Bahá'u'lláh AND THE NEW ERA, by Dr. J. E. Esslemont
Published by: Bahá'í Publishing Trust USA, Reprinted edition 1990
Text: Albanian, fourth revised edition13. Profeci të plotësuara nga Lëvizja Bahá'í 189
14. Profeci të Bahá'u'lláh-ut dhe të 'Abdu'l-Bahá-it 208
15. Retrospektiva dhe perspektiva 223I Premtuari i të gjithë popujve të botës u shfaq. Gjithë popujt dhe komunitetet po prisnin një Revelacion, dhe Ai, Bahá'u'lláh-u, është më i madhi mësues dhe edukator i mbarë njerëzimit. 'Abdu'l-Bahá.
Ngjarja më e madhe e historisëPo të studiojmë historinë e "ngjitjes së njeriut","ngjitjes së njeriut", ashtu siç përshkruhet në faqet e historisë, del në shesh se faktori kryesor në përparimin njerëzor është dalja herë pas here e njerëzve që shkojnë tej ideve të pranuara në kohën e tyre dhe që bëhen revelues e shfaqës të të vërtetave, të cilat deri në atë kohë ishin të panjohura për njerëzimin. Shpikësi, novatori, gjeniu, profeti - këta janë njerëzit nga të cilët, në radhë të parë, varet shndërrimi i botës. Siç thotë Karlaili [Carlyle]:
E vërteta e qartë, fare e qartë, mendojmë ne, është se...njëse ... një njeri që ka në veten e tij një Urti më të lartë, një të vërtetë deri atëherë të panjohur, është më i fortë jo se dhjetë njerëz ose se dhjetë mijë njerëz që atë të vërtetë nuk e kanë, por edhe më i fortë se të gjithë njerëzit që nuk e kanë atë; dhe qëndron midis tyre me një fuqi krejt jotokësore, engjëllore, sikur të kishte një shpatë nga vetë arsenali i Qiellit, së cilës nuk i reziston dot në fund të fundit asnjë mburojë, asnjë kullë bronzi. - Shenjat e kohëve [Signs of the Times].
Në historinë e shkencës, të artit, të muzikës gjejmë mjaft shembuj të kësaj të vërtete, por në asnjë fushë rëndësia sipërore e njeriut të madh dhe e mesazhit të tij nuk revelohet aq qartë sa në fushën e fesë. Gjithmonë gjatë epokave, kurdoherë që jeta shpirtërore e njerëzve ka degjeneruar dhe morali i tyre është zvetënuar, shfaqet Profeti, njeriu më i mahnitshëm e më i mistershëm. I vetëm kundër botës, pa asnjeri që të jetë në gjendje të mësojë, të prijë, që ta kuptojë plotësisht Atë, as që të ndajë përgjegjësinë me Të, Ai ngrihet, si njeriu që sheh në mes të të verbërve, për të shpallur Ungjillin e Vet të Drejtësisë e të së vërtetës.
Midis Profetëve disa shquhen për epërsinë e tyre të veçantë. Në çdo disa shekuj një Revelator i madh Hyjnor - një Krishnë, një Zoroastër, një Moisi, një Jesu, një Muhamet del në Lindje, si një Diell shpirtëror, për të ndriçuar mendjet e errësuara të njerëzve dhe për të zgjuar shpirtrat e tyre të fjetur. Cilado qoftë pikëpamja jonë sesa i madh është ky apo ai ndër këta themelues të fesë, duhet ta pranojmë se ata kanë qenë faktorët më të fuqishëm për edukimin e njerëzimit. Këta Profetë shpallin, në pajtim me njëri-tjetrin, se fjalët që ata thonë nuk i kanë nga vetja, por janë një revelacion që bëhet nëpërmjet tyre, një mesazh hyjnor që ata përçojnë. Fjalët e thëna prej tyre përmbajnë, gjithashtu, mjaft aluzione e premtime për një mësues të madh botëror që do të shfaqet "në kohën e caktuar", për të vazhduar veprën e tyre e për ta çuar atë deri në fund, për Një që do të vendosë një mbretëri të paqes e të drejtësisë mbi tokë, që do të bashkojë në një familje të vetme të gjitha racat, fetë, kombet e fiset, që "të ketë vetëm një grigjë e një bari" dhe që të gjithë njerëzit, "i vogël e i madh", ta njohin e ta duan Perëndinë.
Me të vërtetë, ardhja e këtij "Edukatori të Njerëzimit" duhet të jetë, në kohën që Ai do të shfaqet, ngjarja më e madhe në historinë njerëzore. Dhe Lëvizja Bahá'í po i shpall botës lajmin e gëzuar se ky Edukator në fakt është shfaqur, se Revelacioni i Tij është dhënë e regjistruar dhe çdo kërkues i zellshëm mund ta studiojë, se "Dita e Zotit" tashmë ka aguar dhe se "Dielli i Drejtësisë" ka lindur. Drita e këtij Dielli Madhështor bie ende vetëm mbi pak maja mali, por rrezet e tij kanë filluar të ndriçojnë qiell e tokë dhe së shpejti ai do të ngrihet sipër maleve e do të ndriçojë me fuqi të plotë edhe fushat e luginat, duke u dhënë të gjithëve jetë e udhëheqje.
Bota po ndryshonPër të gjithë është e qartë se bota, gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe pjesës së parë të shekullit të njëzetë,1 ka kaluar nëpër dhembjet e vdekjes të një epoke të vjetër dhe nëpër dhembjet e lindjes të një epoke të re. Parimet e vjetra të materializmit e të interesit vetjak, paragjykimet e mëritë e vjetra sektare e patriotike janë duke u zhdukur, të diskredituara midis gërmadhave që ato vetë i kanë shkaktuar, dhe në të gjitha vendet ne shohim shenja të një fryme të re të besimit, të vëllazërimit, të internacionalizmit, e cila po shkallmon lidhjet e vjetra dhe po vërshon sipër kufijve të vjetër. Shndërrime revolucionare të një rëndësie të pashembullt po ndodhin në çdo sferë të jetës njerëzore. Epoka e vjetër ende nuk ka vdekur. Ajo është kapërthyer në një luftë për jetë a vdekje me epokën e re. Të këqia ka plot, kolosale e të tmerrshme, por ato po nxirren në shesh, po hetohen, po kundërshtohen e sulmohen fuqimisht e me një shpresë të re. Ka plot re, të mëdha e kërcënuese, por drita po çan përmes tyre, po ndriçon shtegun e përparimit dhe po i zbulon pengesat e kurthet që zënë rrugën përpara.
Në shekullin e tetëmbëdhjetë gjendja ishte ndryshe. Në atë kohë errësira shpirtërore e morale që mbështillte botën zor se ndriçohej nga ndonjë rreze drite. Ajo i ngjante orës më të errët para agimit, kur ato pak llamba e qirinj që qëndrojnë të ndezur vetëm e bëjnë të dukshme errësirën. Në librin e tij Frederiku i Madh [Frederick the Great], Karlaili shkruan kështu për shekullin e tetëmbëdhjetë:
Një shekull që nuk ka histori dhe që mund të ketë pak ose aspak. Një shekull kaq i begatë në gënjeshtra të grumbulluara ... sa asnjë shekull i mëparshëm nuk ka qenë. I cili nuk ka më vetëdijen se është i rremë, kaq i rremë është bërë ai; dhe aq i zhytur në gënjeshtër e i ngopur deri në palcë me të ishte, sa që në fakt kupa qe mbushur e iu desh një Revolucioni Francez t'i jepte fund kësaj.... Një përfundim shumë i përshtatshëm, siç e ndiej unë me mirënjohje, për një shekull të tillë.... Sepse nevojitej edhe një herë një Revelacion Hyjnor për bijtë apatikë e mendjelehtë të njerëzve, që ata, të gjithë bashkë, të mos binin në nivelin e majmunëve. - Frederiku i Madh, Libri I, Kreu 1.
E krahasuar me shekullin e tetëmbëdhjetë, koha e sotme është si agimi pas natës ose si pranvera pas dimrit. Bota po lëvrin gjithë jetë të re dhe është plot drithmë prej idealesh e shpresash të reja. Gjëra që pak vite më parë dukeshin si ëndrra të pamundura, sot janë fakte të kryera. Gjëra të tjera, të cilat dukej sikur do të duheshin shekuj për t'i arritur, janë bërë tashmë objekt i "politikës praktike". Fluturojmë në ajër e lundrojmë nën ujë. Dërgojmë lajme rreth e qark botës me shpejtësinë e rrufesë. Brenda pak dhjetëvjeçarësh kemi parë aq shumë mrekulli, sa që nuk mund t'i përmendim.
Dielli i ndershmërisëCili është shkaku i këtij zgjimi të papritur anembanë botës? Bahá'í-të besojnë se kjo rrjedh nga një vërshim i madh i Shpirtit të Shenjtë nëpërmjet Profetit Bahá'u'lláh, i cili lindi në Persi më 1817 dhe vdiq në Tokën e Shenjtë më 1892.
Bahá'u'lláh-u mësonte se Profeti ose "Manifestimi i Perëndisë" është Dritëdhënësi i botës shpirtërore, ashtu si dielli është dritëdhënësi i botës natyrore. Ashtu si dielli material ndrit mbi tokë dhe bën që të rriten e zhvillohen organizmat materialë, po kështu ndrit, nëpërmjet Manifestimit Hyjnor, Dielli i së Vërtetës mbi botën e zemrave e të shpirtrave dhe edukon mendimet, zakonet e karakteret e njerëzve. E ashtu si rrezet e diellit natyror ushtrojnë një ndikim, që depërton në anët më të errëta e më me hije të botës, duke u dhuruar ngrohtësi e jetë edhe krijesave që kurrë nuk e kanë parë vetë diellin, po kështu vërshimi i Shpirtit të Shenjtë, nëpërmjet Manifestimit të Perëndisë, ndikon mbi jetën e të gjithëve dhe frymëzon mendjet e hapura edhe në vende e midis popujsh ku emri i Profetit është krejt i panjohur. Ardhja e Manifestimit i ngjan ardhjes së pranverës. Ajo është ditë e Ringjalljes, kur të vdekurit në shpirt zgjohen për një jetë të re, kur Realiteti i Feve Hyjnore përtërihet e rivendoset dhe kur shfaqen "qiej të rinj e një tokë e re".
Por në botën e natyrës pranvera nuk sjell vetëm rritje e zgjim të jetës së re, por edhe shkatërrimin e largimin e së vjetrës e të së kalburës; sepse i njëjti diell që bën të lulëzojnë pemët, shkakton edhe shpërbërjen e prishjen e asaj që është e vdekur dhe e padobishme; ai çan akullin, shkrin borën e dimrit dhe çliron vërshimin e ujrave e stuhinë, që lan e pastron tokën. Kështu është edhe në botën shpirtërore. Drita e diellit shpirtëror shkakton po të tillë tronditje e ndryshim. Kështu, Dita e Ringjalljes është edhe dita e Gjyqit, në të cilën zvetënimet e shtrembërimet e së vërtetës dhe idetë e zakonet e vjetëruara flaken e shkatërrohen, në të cilën akulli e dëbora e paragjykimit dhe e bestytnisë, të grumbulluara në kohë dimri, shkrihen e transformohen dhe energjitë e ngrira e të ndrydhura për një kohë të gjatë çlirohen që të vërshojnë e të përtërijnë botën.
Misioni i Bahá'u'lláh-utBahá'u'lláh-u ka deklaruar qartë shumë herë se Ai ishte Edukatori dhe mësuesi i të gjithë popujve i pritur prej kohësh, ndërmjetësi i një Hiri të mrekullueshëm, i cili do të kapërcente të gjitha vërshimet e mëparshme e në të cilin do të derdheshin të gjitha format e mëparshme të fesë, ashtu si lumenjtë derdhen në oqean. Ai hodhi themelet që japin një bazë të qëndrueshme për Unitet në mbarë botën dhe për përurimin e asaj epoke të lavdishme të paqes mbi tokë, të vullnetit të mirë midis njerëzve, për të cilën kanë folur profetët e kanë kënduar poetët.
Kërkimi i së vërtetës, njëshmëria e njerëzimit, bashkimi i feve, i racave, i popujve, i Lindjes e i Perëndimit, pajtimi i fesë me shkencën, çrrënjosja e paragjykimeve dhe e bestytnive, barazia e burrave dhe grave, vendosja e drejtësisë dhe e ndershmërisë, ngritja e një gjykate supreme ndërkombëtare, adoptimi i një gjuhe botërore ndihmëse, përhapja e detyrueshme e dijeve - këto e shumë mësime të tjera si këto kanë dalë nga penda e Bahá'u'lláh-ut gjatë gjysmës së dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, në libra e letra të panumërta, disa prej të cilave u drejtoheshin mbretërve e sundimtarëve të botës.
Mesazhi i tij, i pashoq për nga kuptueshmëria e horizonti, përputhet në mënyrë të mahnitshme me shenjat e me nevojat e kohës. Problemet e reja që njerëzit duhet të përballojnë nuk kanë qenë kurrë kaq gjiganteske e të ndërlikuara sesa sot. Zgjidhjet e propozuara nuk kanë qenë kurrë kaq të shumta e kontradiktore. Nevoja për një mësues të madh botëror kurrë nuk ka qenë kaq urgjente dhe e ndier kaq gjerë. Edhe pritja për një mësues të tillë nuk ka qenë ndoshta kurrë e shoqëruar me kaq besim apo kaq e përgjithshme.
Përmbushja e profeciveKur u shfaq Krishti, njëzet shekuj më parë, megjithëse hebrenjtë e pritnin me padurim Ardhjen e Tij dhe luteshin çdo ditë me lot në sy, duke thënë: "O Zot, shpejtoje Revelimin e Mesisë", prapëseprapë, kur Dielli i së Vërtetës agoi, ata e mohuan Atë e u çuan kundër Tij me armiqësinë më të madhe dhe, më në fund, e kryqëzuan atë Shpirt hyjnor, Fjalën e Perëndisë, e quajtën Belzebul, i ligu, siç thuhet në Ungjill. Shkaku ishte se ata thanë: "Revelacioni i Krishtit, sipas tekstit të qartë të Torahut,2 do të vërtetohet me shenja të sigurta e, derisa këto shenja nuk janë dukur, kushdo që pretendon të jetë Mesia është mashtrues. Njëra nga këto shenja është se Mesia duhet të vijë prej një vendi të panjohur, por ne të gjithë ia dimë shtëpinë këtij njeriu në Nazaret, dhe a mund të dalë ndonjë gjë e mirë nga Nazareti? Shenja e dytë është se ai duhet të sundojë me një shkop hekuri, dmth duhet të kryejë vepra me shpatë, por ky Mesi nuk ka as shkop prej druri. Kusht e shenjë tjetër është se Ai duhet të rrijë në fronin e Davidit e të sjellë mbretërinë e Davidit. Mirëpo ky njeri jo vetëm nuk është ulur në fron, por nuk ka as rrogoz ku të rrijë. Kusht tjetër është shpallja e të gjitha ligjeve të Torahut, mirëpo ky njeri i ka anuluar të gjitha ligjet, madje ka prishur edhe sabatin,3 megjithëse, sipas tekstit të qartë të Torahut, kush pretendon se është profet dhe kryen mrekulli por prish ditën e sabatit duhet të vritet. Një shenjë tjetër është se nën sundimin e Tij drejtësia do të përparonte aq shumë, sa që ndershmëria e mirësia do të shtriheshin nga bota njerëzore edhe në botën shtazore - gjarpri e miu do të jetojnë në të njëjtën vrimë, shqiponja dhe thëllëza në të njëjtën çerdhe, luani e gazela do të rrinë në të njëjtën kullotë dhe ujku e qengji do të pinë në të njëjtin krua. Mirëpo padrejtësia e tirania në kohën e tij u bënë aq të mëdha, sa që ata e kryqëzuan atë! Një kusht tjetër është se në ditët e Mesisë hebrenjtë do të përparojnë e do të triumfojnë mbi të gjithë popujt e botës; por tani ata po jetojnë në poshtërimin e robërinë më të keqe në Perandorinë e Romakëve. Atëherë si mund të jetë ky njeri Mesia i premtuar në Torahun?
Në këtë mënyrë iu kundërvunë ata atij Dielli të së Vërtetës, megjithëse ai Shpirt i Perëndisë ishte me të vërtetë i Premtuari në Torahun. Por ata nuk e kuptuan domethënien e këtyre shenjave, ata e kryqëzuan Fjalën e Perëndisë. Tani, Bahá'í-të mendojnë se shenjat e shënuara dolën e u shprehën në Manifestimin e Krishtit, por jo në atë mënyrë që i kuptonin hebrenjtë, sepse përshkrimi i dhënë në Torahun është alegorik. Për shembull, një nga shenjat është ajo e mbretërisë. Bahá'í-të thonë se mbretëria e Krishtit ishte mbretëri qiellore, hyjnore, e përjetshme, dhe jo sundim napoleonik që merr fund pas një kohe të shkurtër. Në fakt, kjo mbretëri e Krishtit u themelua pothuaj dy mijë vjet më parë e vazhdon ende, dhe kjo Qenie e Shenjtë do të lartësohet mbi një fron të përjetshëm.
Po kështu të gjitha shenjat e tjera janë shfaqur, por hebrenjtë nuk i kuptuan. Edhe pse kanë kaluar afro njëzet shekuj që kur Krishti u shfaq me shkëlqim hyjnor, përsëri hebrenjtë vazhdojnë të presin ardhjen e Mesisë dhe e konsiderojnë veten si të vërtetë, ndërsa Krishtin si të rremë. - Shkruar nga 'Abdu'l-Bahá-i për këtë kapitull.
Në qoftë se do t'i ishin drejtuar Krishtit, Ai do t'ua kishte shpjeguar atyre kuptimin e vërtetë të profecive që kishin të bënin me vetë Atë. Le të mësojmë nga shembulli i tyre dhe, para se të arrijmë në gjykimin se profecitë për Manifestimin e Mësuesit të Ditës Më të Fundit nuk janë plotësuar, le t'i drejtohemi asaj që ka shkruar Vetë Bahá'u'lláh-u për interpretimin e tyre, sepse shumë nga profecitë janë, siç e dinë të gjithë, thënie "të ndryme" dhe Vetë Edukatori i Vërtetë është i Vetmi që mund t'i deshifrojë e të tregojë kuptimet e vërteta që përmban urna e fjalëve.
Bahá'u'lláh-u ka shkruar shumë për shpjegimin e profecive të lashta, por Ai nuk mbështetet në to për të provuar profetërinë e Vet. Dielli është prova e vetvetes për të gjithë ata që kanë aftësinë e perceptimit. Kur ai del, nuk na nevojitet asnjë profeci e lashtë që të na sigurojë për shkëlqimin e tij. Kështu është edhe me Manifestimin e Perëndisë, kur Ai vjen. Edhe sikur të gjitha profecitë e dikurshme të ishin harruar, Ai përsëri do të ishte provë e pasur dhe e mjaftueshme e vetvetes për të gjithë ata që i kanë të hapura shqisat shpirtërore.
Provat e profetërisëBahá'u'lláh-u nuk i kërkonte askujt të pranonte në mënyrë të verbër deklaratat dhe shenjat e Tij. Përkundrazi, vinte në ballë të mësimeve të veta paralajmërimin këmbëngulës për t'u ruajtur nga pranimi i verbër i autoritetit dhe i nxiste të gjithë të hapin sy e veshë dhe të përdorin në mënyrë të pavarur e pa frikë gjykimin e vet për të gjetur të vërtetën. Ai kërkonte hetimin më të plotë, kurrë nuk e fshihte Veten dhe parashtronte si provën më të lartë të profetërisë së Tij fjalët dhe veprat e Veta, si dhe efektin e tyre në transformimin e jetës e të karakterit të njerëzve. Provat që propozonte Ai janë po ato të paraardhësve të Tij të mëdhenj. Moisiu ka thënë:
Kur një profet flet në emër të Zotit, në qoftë se ajo që thotë nuk i pason këto fjalë, ose nuk ndodh, kjo është diçka që Zoti nuk e ka thënë, por profeti ka folur me mendjemadhësi: nuk duhet të druheni prej tij. - Deut. xviii, 22.4
Krishti e shtron po kaq qartë provën e Tij dhe u mbështet në të për të vërtetuar drejtësinë e rivendikimit të vet. Ai ka thënë:
Ruhuni nga profetët e rremë, të cilët vijnë te ju me lëkurë qingji, por përbrenda ata janë ujqër grabitqarë. Ju do t'i njihni ata nga frytet që japin. A mbledhin njerëzit rrush nga gjembat, ose fiq nga hithrat? Çdo pemë e mirë jep fryte të mira, por një pemë e prishur jep fryte të këqia.... Pra do t'i njihni ata nga frytet e tyre. - Mateu 7, 15-17, 20.
Në kapitujt që vijojnë do të përpiqemi të tregojmë nëse rivendikimi i Bahá'u'lláh-ut për Profetërinë qëndron apo rrëzohet kur zbatohen këto prova: nëse gjërat për të cilat ka folur Ai janë bërë e kanë ndodhur dhe nëse frytet e Tij kanë qenë të mira apo të këqia; me fjalë të tjera, nëse profecitë e tij janë përmbushur e porositë e Tij janë zbatuar dhe nëse vepra e jetës së Tij ka ndihmuar në edukimin e ngritjen e njerëzimit dhe në përmirësimin e moralit, apo ka ndodhur e kundërta.
Vështirësitë e hulumtimitKa, natyrisht, vështirësi në rrugën e kërkuesit që përpiqet të arrijë të vërtetën për këtë çështje. Si të gjitha reformat e mëdha morale e shpirtërore, edhe Besimin Bahá'í e kanë shtrembëruar në mënyrë të trashë. Përsa u përket përndjekjeve e vuajtjeve të tmerrshme që kanë pësuar Bahá'u'lláh-u e pasuesit e Tij, si miqtë dhe armiqtë janë plotësisht të një mendjeje. Ndërsa për vlerën e Lëvizjes e për karakterin e Themeluesve të saj, pohimet e besimtarëve janë krejt të ndryshme nga versionet e atyre që e mohojnë atë. Është njëlloj si në kohën e Krishtit. Për kryqëzimin e Jesuit dhe për përndjekjen e martirizimin e pasuesve të Tij, si historianët e krishterë dhe ata hebrenj janë të një mendjeje, por ndërsa besimtarët thonë se Krishti i përmbushi e i zhvilloi mësimet e Moisiut e të profetëve, ata që e mohojnë Krishtin thonë se Ai shkeli ligjet e porositë dhe e bëri hak vdekjen.
Në fe, si dhe në shkencë, e vërteta ia zbulon të fshehtat e veta vetëm kërkuesit të përunjur e gjithë respekt, që është i gatshëm të lërë mënjanë çdo paragjykim e bestytni - të shesë çdo gjë që ka, që të mundë të blejë "të vetmin margaritar me vlerë të madhe". Për ta kuptuar Besimin Bahá'í në domethënien e tij të plotë, duhet t'i futemi studimit të tij me përkushtim të sinqertë e vetmohues për të vërtetën, duke u treguar këmbëngulës në rrugën e kërkimit dhe duke u mbështetur në udhëheqjen hyjnore. Në shkrimet e Themeluesve të tij do të gjejmë çelësin universal për misteret e këtij zgjimi të madh shpirtëror dhe kriterin themelor për vlerën e tij. Për fat të keq, këtu ka sërish vështirësi në rrugën e kërkuesit që nuk njeh gjuhën persiane e atë arabe, në të cilat janë shkruar mësimet. Vetëm një pjesë e vogël e shkrimeve janë përkthyer në gjuhën angleze, dhe shumë përkthime që kanë dalë, lënë shumë për të dëshiruar, si nga pikëpamja e saktësisë, ashtu edhe nga ajo e stilit. Por megjithë pasaktësitë e mungesat e tregimeve historike dhe të përkthimeve, të vërtetat e mëdha thelbësore, që formojnë themelin e gjerë e të qëndrueshëm të kësaj Kauze, ngrihen si male midis mjegullës së pasigurisë.5
Qëllimi i këtij libriNë kapitujt që vijojnë do të përpiqemi të tregojmë, sa më ndershmërisht e pa paragjykime, aspektet kryesore të historisë e, sidomos, të mësimeve të Kauzës Bahá'í, në mënyrë që lexuesit të mund të formojnë një gjykim të mençur për rëndësinë e tyre dhe, ndoshta, që të shtyhen të bëjnë vetë kërkime më të thelluara për këtë subjekt. Mirëpo kërkimi i së vërtetës, sado i rëndësishëm, nuk është tërë qëllimi e synimi i jetës. E vërteta nuk është diçka e vdekur që, pasi gjendet, vendoset në muze - etiketohet, klasifikohet, katalogohet, ekspozohet e lihet atje, e tharë e shterpë. Ajo është diçka e gjallë, që duhet të hedhë rrënjë në zemrat e njerëzve dhe të sjellë fryte në jetën e tyre, para se të korrin shpërblimin e plotë për kërkimin e kryer.
Prandaj qëllimi i vërtetë i përhapjes së një revelacioni profetik është që ata që binden për të vërtetën e tij, të mund të vazhdojnë të praktikojnë parimet e tij, "të bëjnë jetën e tij" dhe të përhapin lajmin e gëzuar, duke shpejtuar kështu ardhjen e asaj dite të bekuar, kur Vullneti i Perëndisë do të bëhet në tokë si dhe në qiell.
2. Báb-I: PARARENDËSIMe të vërtetë, shtypësi e vrau të Dashurin e botëve, që të shuante kështu Dritën e Perëndisë midis krijesave të Tij e ta mbante njerëzimin larg Rrymës së Jetës Qiellore në ditët e Zotit të saj, Hirplotit, Zemërgjerit. - Bahá'u'lláh, Tabela për Reis-in.
Vendlindja e Revelacionit të riPersia, vendlindja e Revelacionit Bahá'í, ka zënë një vend unikal në historinë e botës. Në ditët e madhështisë së saj të lashtë, ajo ishte një mbretëreshë e vërtetë midis kombeve, që nuk njihte rivalë për qytetërim, fuqi e shkëlqim. Ajo i dha botës mbretër e burra shteti, profetë e poetë, filozofë e artistë të mëdhenj. Zoroastri, Kiri, Dari, Hafizi e Firdusiu, Sadiu dhe Omar Khajami janë vetëm disa prej shumë bijve të saj famëmëdhenj. Zejtarët e saj ishin të pakrahasueshëm për shkathtësi, qilimat e saj të pashoq, tehet e saj të çelikta të pashembullta, poçeritë e saj të famshme në mbarë botën. Në të katër anët e Lindjes së Afërme e të Mesme ajo ka lënë gjurmë të madhështisë së saj të dikurshme.
Mirëpo në shekullin e tetëmbëdhjetë e të nëntëmbëdhjetë Persia ishte zhytur në një gjendje rënieje të vajtueshme. Fama e saj e lashtë dukej e humbur në mënyrë të pandreqshme. Qeveria e saj ishte e korruptuar e në vështirësi financiare të dëshpëruara; disa nga sundimtarët e saj ishin të dobët, kurse disa të tjerë ishin përbindësha mizorie. Klerikët e saj ishin fanatikë e hipokritë, njerëzit e saj injorantë e bestytnorë. Më të shumtët ishin të sektit mysliman të shiitëve,6 por kishte edhe shumë zoroastrianë, hebrenj e të krishterë të sekteve të ndryshme e kundërshtare. Të gjithë shpallnin se ata ndiqnin mësues sublimë, të cilët i mësonin të adhuronin Perëndinë e vetëm dhe të jetonin në dashuri e bashkim; e megjithatë ata i shmangeshin njëri-tjetrit, urrenin e përbuznin njëri-tjetrin, sepse çdo sekt i shihte të tjerët si të papastër, si qen ose si paganë. Njerëzit ishin dhënë pas sharjeve e mallkimeve deri në një shkallë të tmerrshme. Për një hebre a një zoroastrian ishte e rrezikshme të kalonte rrugës në një ditë me shi, sepse po të prekte rrobat e tij të lagura një muhamedan, myslimani ishte ndotur e tjetrit mund t'i duhej ta lante këtë fyerje me jetën e vet. Në rast se një muhamedan merrte të holla nga një hebre, një zoroastrian ose një i krishterë, duhej t'i lante ato e pastaj t'i fuste në xhep. Në rast se një hebre shihte të birin t'i jepte një gotë ujë një lypësi muhamedan, ia hidhte të birit gotën nga dora, sepse të pabesëve u takonin mallkimet e jo mirësia! Vetë myslimanët ishin të ndarë në sekte të shumta, midis të cilave kishte shpesh grindje të hidhura e të egra. Zoroastrianët nuk përziheshin shumë në këto sulme e kundërsulme, por jetonin në komunitete më vete dhe refuzonin të bashkoheshin me bashkatdhetarët e vet që u përkisnin feve të tjera.
Punët shoqërore e fetare ndodheshin në gjendje rënieje të pashpresë. Arsimi ishte lënë pasdore. Shkenca dhe arti perëndimor konsideroheshin si të papastra e në kundërshtim me fenë. Drejtësia ishte bërë një tallje. Plaçkitja e grabitja ishin bërë një gjë e zakonshme. Rrugët ishin të këqia e të pasigurta për të udhëtuar. Mjetet shëndetësore ishin tmerrësisht të gjymtuara.
E megjithatë, drita e jetës shpirtërore në Persi nuk ishte shuar. Aty-këtu, midis shekullarizmit e bestytnisë mbizotëruese, gjendeshin ende shpirtra të shenjtë e shumë zemra ushqenin mall për Perëndinë, si zemrat e Anës e të Simonit para shfaqjes së Jesuit. Shumë prisnin me dëshirë të zjarrtë ardhjen e një Lajmëtari të premtuar të Perëndisë dhe ishin plot besim se koha e shfaqjes së tij ishte e afërt. E tillë ishte gjendja e punëve në Persi, kur Báb-i, lajmëtari i një epoke të re, me mesazhin e Tij shkaktoi tronditje në gjithë vendin.
RiniaMirza 'Alí Mu(ammad, i cili më pas mori titullin Báb (dmth Portë), lindi në Shiraz, në Jug të Persisë, më 20 tetor 1819 A.D.7 Ai ishte Siyyid, dmth stërnip i Profetit Muhamet. I ati, një tregtar shumë i njohur, vdiq pak kohë pasi lindi djali dhe Ky atëherë u la nën kujdesin e një daje, tregtar në Shiraz, i cili e rriti. Në fëmijëri Ai mësoi shkrim e këndim dhe mori arsimin e zakonshëm fillor për fëmijë.8 Në moshën pesëmbëdhjetë vjeç iu kushtua tregtisë, në fillim bashkë me kujdestarin e Tij, pastaj me një dajë tjetër që jetonte në Búshihr, në brigjet e Gjirit Persik.
Në rini Ai dallohej për bukurinë e tij të madhe e sjellje të hijshme, për besimtari të jashtëzakonshme e karakter fisnik. Ai nuk i shmangej kurrë kryerjes së lutjeve, të agjërimit e të porosive të tjera të fesë muhamedane, e jo vetëm i zbatonte ato në mënyrë të përpiktë, por edhe jetonte në frymën e mësimeve të Profetit. U martua kur ishte rreth njëzet e dy vjeç. Nga kjo martesë lindi një djalë, që vdiq ende foshnjë, në vitin e parë të misionit publik të Báb-it.
ShpalljaKur mbushi njëzet e pesë vjeç, duke iu përgjigjur një urdhëri hyjnor, Ai shpalli se "Perëndia i Lavdëruar e kishte zgjedhur për të qenë Báb". Në "Tregimin e një udhëtari" lexojmë: "Me shprehjen Báb ai nënkuptonte se ishte kanali i hirit që rridhte nga një Njeri i madh, që ende qëndronte prapa perdes së lavdisë, që zotëronte përsosuri të panumërta e të pakufishme, përmes vullnetit të të cilit ai vepronte dhe prej lidhjes së dashurisë së të cilit varej". - Tregimi i një udhëtari (Episodi i Báb-it), f. 3.
Në ato ditë, besimi në shfaqjen e afërt të një Lajmëtari Hyjnor ishte i përhapur sidomos midis një sekti të njohur si Shaykhís, dhe Báb-i ia deklaroi për herë të parë misionin e vet një teologu të shquar të këtij sekti, të quajtur Mullá (usayn Bushrú'í. Koha e saktë e këtij njoftimi jepet në Bayan-in, një ndër shkrimet e Báb-it, si ora dy e pesëmbëdhjetë minuta pas perëndimit të diellit, në vigjiljen e ditës së pestë të muajit Jamádíyu'l-Avval të vitit 1260 A.H.9 'Abdu'l-Bahá-i lindi po atë natë, por ora e saktë e lindjes së tij nuk është përcaktuar. Pas disa ditësh hetimi e studimi të ethshëm, Mullá (usayn-i u bind në mënyrë të patundur se Lajmëtari i pritur prej kohësh nga Shiitët ishte shfaqur me të vërtetë. Disa nga miqtë e tij shpejt u bashkuan me entuziazmin e tij të zjarrtë për këtë zbulim. Pa kaluar shumë kohë, shumica e sheihëve e pranuan Báb-in dhe u bënë të njohur si Bábí; dhe fama e Profetit të ri filloi të përhapej me shpejtësi të mbinatyrshme në gjithë vendin.
Përhapja e Lëvizjes BábíTetëmbëdhjetë dishepujt e parë të Báb-it (me gjithë Atë vetë nëntëmbëdhjetë) u bënë të njohur si "Shkronjat e të Gjallit". Këta dishepuj Ai i dërgoi në anë të ndryshme të Persisë e të Turkestanit për të përhapur lajmin e ardhjes së Tij. Ndërkohë Ai vetë u nis për pelegrinazh në Mekë, ku arriti në dhjetor 1844, dhe atje deklaroi haptazi misionin e vet. Kur u kthye në Búshihr, njoftimi se Ai ishte Báb shkaktoi një trazim të madh. Gojëtaria e Tij e zjarrtë, mrekullia e shkrimeve të Tij të shpejta e të frymëzuara, mençuria dhe dituria e Tij e jashtëzakonshme, guximi dhe zelli i Tij si reformator ngjallën entuziazmin më të madh midis pasuesve të Tij, por shkaktuan gjithashtu një shqetësim e armiqësi po aq të madhe midis myslimanëve fanatikë. Doktorët shiitë e sulmuan Atë egërsisht dhe e bindën Guvernatorin e Fársit, (usayn Khán-in, një sundimtar fanatik e despot, ta shtypte herezinë e re. Atëherë për Báb-in filloi një seri e gjatë burgimesh, syrgjynosjesh, nxjerrjesh para gjyqit, fshikullimesh e poshtërimesh, që morën fund vetëm me martirizimin e Tij më 1850.
Rivendikimet e Báb-itArmiqësia që shkaktoi rivendikimi se ishte Báb u dyfishua kur i riu reformator filloi të deklaronte se Ai ishte Vetë Mahdi-u, ardhjen e të Cilit e kishte paralajmëruar Muhameti. Shiitët mendonin se ky Mahdi ishte Imami i Dymbëdhjetë,10 i cili, sipas besimit të tyre, u zhduk misteriozisht nga sytë e njerëzve njëmijë vjet më parë. Ata besonin se ai ishte ende gjallë e se do të shfaqej përsëri me të njëjtin trup si më parë; dhe ata i interpretonin në një kuptim material profecitë për sundimin e tij, për lavdinë e tij, për pushtimet e tij dhe për "shenjat" e ardhjes së tij, ashtu si hebrenjtë në kohën e Krishtit patën interpretuar të tilla profeci për Mesinë. Ata prisnin që ai të shfaqej me pushtet tokësor e me një ushtri të panumërt për të shpallur revelacionin e vet, që ai të ngrinte të vdekurit e t'i sillte përsëri në jetë, e të tjera. Duke qenë se këto shenja nuk ishin dukur, shiitët e hodhën poshtë Báb-in me të njëjtën përbuzje të egër që hebrenjtë kishin shfaqur ndaj Krishtit. Bábí-të, nga ana e tyre, shumë profeci i interpretonin në mënyrë figurative. Pushtetin e të Premtuarit, ashtu si atë të "Njeriut të Vuajtjeve" nga Galileja, ata e shihnin si pushtet mistik, lavdinë e Tij si shpirtërore e jo si lavdi të kësaj bote; pushtimet e Tij i shihnin si fitore mbi qytetet e zemrave njerëzore. Ata gjetën mjaft prova për rivendikimin e Báb-it në jetën e në mësimet e Tij të mrekullueshme, në besimin e Tij të palëkundur, në qëndrueshmërinë e Tij të pamposhtur e në fuqinë e Tij për të ngritur në risinë e jetës shpirtërore ata që ishin në varret e gabimit e të injorancës.
Por Báb-i nuk ndaloi as te rivendikimi se ishte Mahdi-u. Ai mori titullin e shenjtë "Nuq(iyiúlá" ose "Pika Parësore". Ky ishte një titull që qe përdorur për vetë Muhametin nga pasuesit e Tij. Madje edhe Imamët ishin dytësorë nga rëndësia, në krahasim me "Pikën", nga e cila ata merrnin frymëzimin dhe autoritetin e vet. Duke marrë këtë titull, Báb-i rivendikonte të zinte vend, si dhe Muhameti, në radhën e Themeluesve të mëdhenj të Fesë dhe, për këtë arsye, në sytë e shiitëve mbahej për mashtrues, ashtu siç kishte ndodhur me Jesuin e Moisiun para Tij. Ai madje nisi edhe një kalendar të ri, duke rivendosur vitin diellor e duke e shënuar fillimin e Epokës së Re nga viti i Deklarimit të Vet.
Përndjekjet shtohenPër shkak të këtyre deklaratave të Báb-it dhe të shpejtësisë, me të cilën njerëz të të gjitha klasave, të pasur e të varfër, të mësuar e injorantë, i përgjigjeshin me zell mësimit të Tij, orvatjet për ta shtypur u bënë gjithnjë e më të egra e të vendosura. U plaçkitën e u rrënuan shtëpi. U kapën e u grabitën gra. Në Teheran, Fárs, Mazendaran e në qytete të tjera një numër i madh besimtarësh u ekzekutuan. Shumë njerëzve u prenë kokën, shumë të tjerë u varën, u hodhën në erë nga grykat e topave, u dogjën ose u copëtuan. Por, megjithë përpjekjet për ta shtypur, lëvizja shkoi përpara. Madje për shkak të vetë kësaj shtypjeje, siguria e besimtarëve u rrit, sepse në këtë mënyrë shumë nga profecitë për ardhjen e Mahdi-ut u përmbushën fjalë për fjalë. Kështu, në një traditë të evidentuar nga Jábir, të cilën Shiitët e mbajnë për të vërtetë, lexojmë:
Në të do të jetë përsosuria e Moisiut, vlera e Jesuit dhe durimi i Jovit; shenjtorët e Tij do t'i poshtërojnë në kohën e tij dhe kokat e tyre do t'i shkëmbejnë si dhurata, ashtu si kokat e turqve e të dejlamitëve shkëmbehen si dhurata; ata do t'i vrasin e do t'i djegin, e ata do të frikësohen, do të tmerrohen e do të hutohen; toka do të ngjyroset me gjakun e tyre dhe të qarët do të sundojë midis grave të tyre: këta janë me të vërtetë shenjtorët e mi. - Historia e re e Báb-it [New History of the Báb], përkthyer nga Prof. E. G. Brauni [E. G. Browne], f. 132.
Martirizimi i Báb-itMë 9 korrik 1850,11 Vetë Báb-i, që atëherë ishte tridhjetë e një vjeç, ra viktimë e tërbimit fanatik të përndjekësve të Tij. Bashkë me një pasues të ri të devotshëm, të quajtur Áqá Mu(ammad 'Alí, i cili kishte kërkuar me pasion që të lejohej edhe ai t'i nënshtrohej bashkë me Të martirizimit, Báb-in e çuan në vendin e ekzekutimit, në sheshin e vjetër të kazermave të Tabrizit. Rreth dy orë para mesditës, ata i varën të dy me litarë nga sqetullat në mënyrë të tillë që koka e Muhamet Aliut mbështetej mbi kraharorin e Mësuesit të tij të dashur. Një regjiment ushtarësh armenë u radhit dhe mori urdhër të qëllonte. Menjëherë krisi batareja, por kur u shpërnda tymi panë se Báb-i dhe shoku i Tij ishin gjallë. Plumbat kishin këputur vetëm litarët me të cilët ishin varur, kështu që ata ranë në tokë pa u dëmtuar. Báb-i shkoi në një dhomë aty afër, ku e gjetën që bisedonte me një nga shokët e Vet. Rreth mesditës i varën përsëri. Armenët, që e konsideronin rezultatin e bataresë së tyre si një mrekulli, nuk donin të qëllonin përsëri, kështu që sollën një regjiment tjetër ushtarësh, të cilët qëlluan sapo u dha urdhëri. Këtë herë batareja pati efekt. Plumbat i bënë shoshë e i gjymtuan në mënyrë të tmerrshme trupat e të dy viktimave, megjithëse fytyrat e tyre mbetën gati krejt të paprekura.
Me këtë veprim të poshtër, Sheshi i Kazermave në Tabriz u bë një Kalvar i dytë. Armiqtë e Báb-it provuan një ndjenjë të ankthshme triumfi, duke menduar se e kishin prerë nga rrënjët atë pemë të urrejtur të besimit Bábí dhe se çrrënjosja e plotë e tij do të ishte e lehtë! Por triumfi i tyre e pat jetën të shkurtër! Ata nuk e kuptuan se Pema e së Vërtetës nuk mund të pritet me asnjëlloj sëpate materiale. Sikur ta kishin ditur ata se vetë ky krim i tyre ishte mjeti për t'i dhënë Kauzës një fuqi edhe më të madhe! Martirizimi i Báb-it përmbushi dëshirën e Tij të shtrenjtë e i frymëzoi pasuesit e tij me një zell edhe më të madh. Zjarri i entuziazmit të tyre shpirtëror ishte i tillë, që erërat e hidhura të përndjekjeve e frynë dhe e bënë atë një flakë edhe më të furishme: Sa më të mëdha ishin përpjekjet për t'i shuar, aq më lart ngjiteshin flakët.
Varri në Malin KarmelPas martirizimit të Báb-it, trupi i Tij dhe ai i shokut të Tij të devotshëm ishin hedhur buzë hendekut jashtë murit të qytetit. Natën e dytë trupat u morën në mesnatë nga disa Bábí dhe, pasi u mbajtën për disa vjet në vende të fshehta në Persi, më në fund, me vështirësi e rrezik i sollën në Tokën e Shenjtë. Tani ata ndodhen të varrosur në një varr-përmendore të vendosur bukur në shpatin e Malit Karmel, jo larg nga shpella e Elias dhe vetëm pak milje nga vendi ku Bahá'u'lláh-u kaloi vitet e Tij të fundit e ku prehen eshtrat e Tij. Të gjithë pelegrinët që vijnë me mijëra nga të katër anët e botës për të bërë homazh në Varrin e Shenjtë të Bahá'u'lláh-ut, nuk mungojnë të bëjnë një lutje edhe në varrin e dashuruesit të devotshëm e pararendësit të tij, Báb-it.
Shkrimet e Báb-itShkrimet e Báb-it ishin të vëllimshme dhe shpejtësia me të cilën Ai, pa studiuar e pa i paramenduar, ka hartuar komente të përpunuara, parashtrime të thella ose lutje kuptimplote, është parë si një ndër provat e frymëzimit hyjnor të Tij.
Brendia e shkrimeve të ndryshme të Tij është përmbledhur në këtë mënyrë:
Disa nga këto [nga shkrimet e Báb-it] ishin komente e interpretime të sureve të Kuranit; disa ishin lutje, predikime e sugjerime [për domethënien e vërtetë] lidhur me pasazhe të ndryshme; disa të tjera ishin paralajmërime, këshillime, studim për degë të ndryshme të doktrinës së Unitetit Hyjnor ... inkurajime për ndreqjen e karakterit, për heqjen dorë nga gjërat e kësaj bote dhe për varësi nga frymëzimi i Perëndisë. Por thelbi e kuptimi i veprës së Tij ishin lartësimi e përshkrimet e atij Realiteti që do të shfaqej së shpejti e që ishte i vetmi objekt e qëllim i tij, e vetmja dashuri e dëshirë e tij. Sepse ai e shihte shfaqjen e vet si atë të një njoftuesi të lajmit të mirë dhe e konsideronte natyrën e vet të vërtetë thjesht si një mjet të shfaqjes së përsosurive më të mëdha të Atij. E me të vërtetë, ai ditë e natë nuk pushonte së lavdëruari Atë, por i paralajmëronte pasuesit e vet se duhej të prisnin daljen e Tij: aq sa në shkrimet e veta deklaron "Unë jam një shkronjë e atij më të fuqishmi libër e një pikë vese nga ai oqean i paanë, dhe kur të shfaqet Ai, natyra ime e vërtetë, misteret, enigmat e shenjat e mia do të bëhen të qarta dhe embrioni i kësaj feje do të zhvillohet përmes shkallëve të qenies e të ngjitjes së saj, do të arrijë pozitën e "formës më të hijshme" e do të stoliset me rrobën "bekuar qoftë Perëndia, më i Miri i Krijuesve" ... dhe kaq i ndezur me flakën e Tij ishte ai, sa që përkujtimi i Tij ishte qiriu i ndritshëm i netëve të tij të errëta në fortesën e Mákú-së, dhe të kujtuarit e Tij ishte më i miri shok në angështitë e burgut të Chihrík-ut. Përmes kësaj ai fitonte zgjerime shpirtërore, me verën e Tij ishte dehur; dhe duke kujtuar Atë ngazëllehej. Tregimi i një udhëtari (Episodi i Báb-it), f. 54-56.
Ai që Perëndia do ta shfaqëBáb-in e kanë krahasuar me Gjon Pagëzorin, por pozita e Báb-it nuk është thjesht ajo e njoftuesit ose e pararendësit. Báb-i ishte edhe vetë një Manifestim i Perëndisë, Themeluesi i një feje të pavarur, edhe pse kjo fe ishte e kufizuar në kohë në një periudhë të shkurtër vitesh. Bahá'í-të besojnë se Báb-i dhe Bahá'u'lláh-u kanë qenë bashkëthemelues të Besimit të tyre, dhe fjalët e mëposhtme të Bahá'u'lláh-ut dëshmojnë për këtë të vërtetë: "Fakti që një interval kaq i shkurtër do të ndante këtë Revelacion kaq të fuqishëm e të mrekullueshëm nga vetë Manifestimi Im i mëparshëm është një e fshehtë që asnjeri nuk mund ta zbulojë e një mister që asnjë mendje nuk mund ta kuptojë. Kohëzgjatja e këtij intervali ishte paraurdhëruar dhe asnjeri nuk do t'i gjejë kurrë arsyet e saj, veçse kur të jetë vënë në dijeni të përmbajtjes së Librit Tim të Fshehur". Megjithatë, në referencat e tij për Bahá'u'lláh-un, Báb-i tregonte një vetëflijim të lartë, duke deklaruar se në ditën e "Atij që Perëndia do ta shfaqë": - "Në qoftë se ndonjëri do të dëgjonte e të recitonte një varg të vetëm të Tij, kjo është më mirë sesa të recitonte njëmijë herë Bajan-in [dmth Revelacionin e Báb-it]" - Tregimi i një udhëtari (Episodi i Báb-it), f. 349.
Ai e quante veten të lumtur të duronte çdo hidhërim, nëse kështu do të sheshonte sadopak rrugën për "Atë që Perëndia do ta shfaqë", për Atë që ishte, thoshte Ai, i vetmi burim i frymëzimit të Tij si dhe i vetmi objekt i dashurisë së Tij.
Ringjallja, Parajsa dhe FerriNjë pjesë me rëndësi të mësimit të Báb-it e përbën shpjegimi që u jep Ai termave Ringjallje, Dita e Gjykimit, Parajsë dhe Ferr. Me Ringjallje, ka thënë Ai, kuptohet dukja e një Manifestimi të ri të Diellit të së Vërtetës. Ngritja e të vdekurve do të thotë zgjimi shpirtëror i atyre që flenë në varret e injorancës, të moskokëçarjes e të epshit. Dita e Gjykimit është dita e Manifestimit të ri, me pranimin ose mospranimin e revelacionit të së cilës ndahen dhentë nga dhitë, sepse dhentë e njohin zërin e Bariut të Mirë e i shkojnë pas. Parajsa është gëzimi që të njohësh e të duash Perëndinë, ashtu siç revelohet përmes Manifestimit të tij, duke arritur kështu përsosurinë më të lartë që secili është i aftë të arrijë dhe duke fituar pas vdekjes të drejtën për të hyrë në Mbretërinë e Perëndisë e në jetën e pasosur. Ferri është thjesht privimi nga kjo njohje e Perëndisë, gjë që sjell me vete mosarritjen e përsosurisë hyjnore dhe humbjen e Favorit të Përjetshëm. Ai deklaroi në mënyrë të prerë se këta terma nuk kanë kuptim tjetër real veç këtij dhe se idetë mbizotëruese për ringjalljen e trupit material, për një qiell e një ferr material, e të tjera si këto, janë vetëm pjellë e fantazisë. Ai mësonte se njeriu ka një jetë pas vdekjes dhe se në jetën e përtejme përparimi drejt përsosurisë është i pafundmë.
Mësimet sociale dhe etikeNë Shkrimet e Tij Báb-i u thotë pasuesve të Vet se ata duhet t'i shquajë dashuria vëllazërore dhe mirësjellja. Arte e zeje të dobishme duhen kultivuar. Arsimi fillor duhet të jetë i përgjithshëm. Në Dispensacionin e ri e të mahnitshëm që po fillon tani, gratë duhet të kenë liri më të plotë. Të varfërve duhet t'u plotësohen nevojat nga pasuria e përbashkët, por lypja është rreptësisht e ndaluar, ashtu si dhe përdorimi i lëndëve dehëse si pije.
Motivi udhëheqës i një Bábí-u të vërtetë duhet të jetë dashuria e kulluar, jo e frymëzuar nga shpresa për shpërblim apo nga frika e dënimit. Kështu, në Bajan-in Ai thotë:
Adhuroje Perëndinë në mënyrë të tillë që, edhe sikur shpërblimi për adhurimin tënd të ishte zjarri, të mos kishte asnjë ndryshim në adhurimin tënd për Të. Nëse ti e adhuron Perëndinë nga frika, kjo është e padenjë për pragun e shenjtërisë së Perëndisë.... Po e njëjta gjë është në qoftë se shikon me ngulm nga Parajsa dhe e adhuron me këtë shpresë; sepse kështu e ke bërë krijesën e Perëndisë një Partner të Tij. - Bábí-të e Persisë [ Bábís of Persia] II, nga Prof. E.G. Brauni, J.R.A.S., vëll. xxi, f. 931.
Pasioni dhe triumfiKy citat i fundit tregon frymën që përshkonte tërë jetën e Báb-it. Të njihte e të adhuronte Perëndinë, të pasqyronte vazhdimisht atributet e Tij dhe të përgatiste rrugën për Manifestimin e Tij të ardhshëm - ky ishte i vetmi qëllim e i vetmi objekt i qenies së Tij. Për të jeta nuk kishte tmerre dhe vdekja nuk kishte dhembje, sepse dashuria kishte shuar frikën dhe vetë martirizimi ishte vetëm ekstaza për ta hedhur gjithë qenien e Vet në këmbët e të Shumëdashurit të Tij.
Sa e çuditshme që ky shpirt i kulluar e i bukur, ky mësues i frymëzuar i së Vërtetës Hyjnore, ky adhurues i devotshëm i Perëndisë dhe i njerëzve do të urrehej aq shumë e të vritej nga klerikët e kohës së Tij! Me siguri asgjë veç paragjykimeve të pamenduara ose të qëllimta nuk mund të verbonte njerëzit para faktit që këtu ishte me të vërtetë një profet, një Lajmëtar i Shenjtë i Perëndisë. Ai nuk kishte as madhështi e as lavdi të kësaj bote, por si mund të provohen Fuqia dhe Sundimi Shpirtëror veçse me aftësinë për të hequr dorë nga çdo ndihmë tokësore e për të triumfuar mbi çdo kundërvënie të kësaj bote, edhe mbi më të fuqishmet e më të fortat? Si mund t'i provohet Dashuria Hyjnore një bote jobesimtare veçse me aftësinë për të duruar sa më gjatë goditjet e fatkeqësive dhe shigjetat e hidhërimit, urrejtjen e armiqve dhe tradhtinë e miqve të rremë, veçse me aftësinë për t'u ngritur i qetë mbi të gjitha këto dhe, pa frikë e zemërim, të falësh e të bekosh?
Báb-i duroi dhe Báb-i triumfoi. Mijëra vetë kanë dëshmuar dashurinë e tyre të sinqertë për Të, duke flijuar jetën e vet e gjithçka në shërbim të Tij. Mbretërit mund ta kishin zili pushtetin e Tij mbi zemrat dhe jetët e njerëzve. Për më tepër, "Ai që Zoti do ta shfaqë" ka ardhur, ka konfirmuar rivendikimet, ka pranuar devotshmërinë e pararendësit të Tij dhe e ka bërë Atë pjesëtar të Lavdisë së Vet.
3. Bahá'u'lláh-U: LAVDIA E PERËNDISË"O ti që po pret, mos u vono më gjatë, se Ai ka ardhur. Shikoje Faltoren e Tij të Shenjtë dhe Lavdinë që ndodhet në të. Është Lavdia e Lashtë me një Manifestim të ri. - Bahá'u'lláh
Lindja dhe riniaMirza (usayn 'Alí-u, i cili më pas mori titullin Bahá'u'lláh (dmth Lavdia e Perëndisë), ishte djali i madh i Mirza 'Abbás-it nga Núr-i, që ishte vezir apo ministër shteti. Familja e tij ishte e pasur dhe e shquar, shumë ndër pjesëtarët e saj kishin pasur pozita me rëndësi në qeveri dhe në shërbimet civile e ushtarake të Persisë. Ai lindi në Teheran, kryeqytetin e Persisë, midis agimit dhe lindjes së diellit, më 12 nëntor 1817.12 Ai nuk ndoqi kurrë shkollë ose universitet, dhe atë arsim të paktë që pati e mori në shtëpi. Megjithatë, që në fëmijëri ai tregoi mençuri e dije të mahnitshme. Ishte ende i ri, kur i ati vdiq e i la përgjegjësinë që të përkujdesej për motrat e vëllezërit më të vegjël dhe për administrimin e pronave të gjera të familjes.
Në një rast, 'Abdu'l-Bahá-i, djali i madh i Bahá'u'lláh-ut, i tregoi autorit të këtij libri hollësitë e mëposhtme për kohët e hershme të t'Et:
Që në fëmijëri Ai ishte tepër i sjellshëm e bujar. E donte shumë jetën në natyrë dhe kohën më të madhe e kalonte në kopsht ose në fusha. Kishte një fuqi tërheqëse të jashtëzakonshme, që e ndienin të gjithë. Rreth tij gjithmonë grumbulloheshin njerëz. Ministra dhe ofiqarë të Oborrit e rrethonin Atë dhe fëmijët e donin shumë. Kur ishte vetëm trembëdhjetë ose katërmbëdhjetë vjeç, u bë i njohur për diturinë e Tij. Ai mund të bisedonte për çdo subjekt dhe të zgjidhte çdo problem që i parashtrohej. Në mbledhje të gjera ai hynte në diskutim me ulamatë (mullahë kryesorë) dhe shpjegonte çështje të ndërlikuara fetare. Të gjithë ata e dëgjonin atë me interesin më të madh.
Kur Bahá'u'lláh-u ishte njëzet e dy vjeç, i vdiq i ati dhe, siç ishte zakon në Persi, qeveria donte që Ai të zinte vendin e t'et në ministri, por Bahá'u'lláh-u nuk e pranoi këtë ofertë. Atëherë kryeministri tha: "Lëreni të qetë. Një pozitë e tillë s'është e denjë për të. Ai synon ndonjë qëllim më të lartë. Unë nuk e kuptoj dot atë, por jam i bindur se është i destinuar për ndonjë karrierë më të lartësuar. Mendimet e tij nuk janë si tonat. Lëreni të qetë."
I burgosur si BábíKur Báb-i shpalli misionin e vet më 1844, Bahá'u'lláh-u, që atëherë ishte njëzet e shtatë vjeç, mbështeti me guxim Kauzën e Besimit të ri dhe shpejt u bë i njohur si një ndër përfaqësuesit më të fuqishëm e më të patrembur të tij.
Ai ishte burgosur dy herë për Kauzën dhe në një rast kishte pësuar torturën e rrahjes me dajak, kur në gusht 1852 ndodhi një ngjarje plot pasoja të tmerrshme për Bábí-të. Një ndër pasuesit e Báb-it, një i ri i quajtur (ádiq, qe prekur aq shumë nga martirizimi i mësuesit të dashur, ku kishte qenë dëshmitar i ngjarjes, sa që mendja e tij u çrregullua e, për hakmarrje, i bëri pritë Shahut dhe e qëlloi me pistolë. Veçse armën e kishte mbushur jo me plumb, por me saçma të vogla dhe, megjithëse pak saçma e goditën Shahun, ky nuk pësoi ndonjë dëmtim serioz. I riu e rrëzoi Shahun nga kali, por shoqëruesit e Madhërisë së tij e kapën dhe e vranë në vend. Të gjithë Bábí-të në tërësi u quajtën padrejtësisht përgjegjës për këtë veprim dhe një masakër e tmerrshme e pasoi këtë ngjarje. Tetëdhjetë prej tyre u vranë menjëherë në Teheran nën tortura tepër revoltuese. Shumë të tjerë i kapën e i futën në burg, ndër ta edhe Bahá'u'lláh-un. Më pas Ai ka shkruar:
Për drejtësinë e të madhit Zot! Ne kurrsesi nuk kishim asnjë lidhje me atë veprim të keq dhe gjykatat konfirmuan në mënyrë të padiskutueshme pafajësinë Tonë. Megjithatë Na kapën e nga Níyávarán, që ishte atëherë selia e Madhërisë së Tij, Na sollën, në këmbë e të lidhur me pranga, kokëjashtë e zbathur, në burgun e nëndheshëm të Teheranit. Një njeri brutal që na shoqëronte me kalë, Na rrëmbeu shapkën, ndërsa një togë xhelatësh e oficerësh Na shtynin përpara. Na dorëzuan e na mbajtën katër muaj në një vend jashtëzakonisht të qelbur. Përsa i përket birucës, në të cilën ky i Munduar dhe të munduarit e tjerë ishin burgosur, një pus i errët e i ngushtë mund të ishte më i preferueshëm nga ky burg. Sapo arritëm, në fillim Na çuan nëpër një korridor katran të zi dhe që këtej zbritëm poshtë nëpër tri palë shkallë deri në vendin e burgimit që Na kishin caktuar. Burgu i nëndheshëm ishte i zhytur në errësirë të thellë dhe të bashkëburgosur bëheshin rreth njëqind e pesëdhjetë frymë: hajdutë, vrasës e kusarë rrugësh. Megjithëse ishte i mbushur plot e përplot, nuk kishte asnjë dalje tjetër veç kalimit nëpër të cilin u futëm. Nuk ka pendë që mund ta pikturojë atë vend, nuk ka gjuhë që mund ta përshkruajë atë erë të pështirë. Më të shumtët e këtyre njerëzve nuk kishin as rroba as pajime shtrati për t'u shtrirë. Vetëm një Zot e di se ç'hoqëm në atë vend aq të errët e të qelbur!
Natë e ditë, ndërsa ishim të mbyllur atje, përsiatnim për punët, për kushtet dhe sjelljen e Bábí-ve, duke vrarë mendjen se çfarë mund t'i kishte çuar njerëz me mendime kaq të larta, kaq fisnikë e kaq të mençur të kryenin një veprim kaq kokëkrisur e mizor kundër personit të Madhërisë së Tij. Menjëherë ky i Munduar vendosi që, pas lirimit nga burgu, të ngrihej e të ndërmerrte me energjinë më të madhe detyrën për t'i ripërtërirë këta njerëz.
Një natë, në ëndërr, këto fjalë të ekzaltuara u dëgjuan në të katër anët: "Me të vërtetë, Ne do të të bëjmë Ty fitimtar me anë të Vetes Sate e të Pendës Sate. Mos u brengos për atë që të ka ndodhur dhe as mos ki frikë, sepse je në siguri. Së shpejti Perëndia do të nxjerrë thesaret e botës - njerëz që do të të ndihmojnë Ty me anë të Vetes Sate e nëpërmjet Emrit Tënd, me të cilin Perëndia ka ringjallur zemrat e atyre që E kanë njohur". - Letër për të Birin e Ujkut [Epistle to the son of the Wolf], f. 20-21.
Internimi në BagdadKy burgim i tmerrshëm vazhdoi katër muaj, por Bahá'u'lláh-u dhe shokët e Tij mbetën plot zell e entuziastë, në lumturinë më të madhe. Pothuaj çdo ditë një ose më shumë se një prej tyre torturohej ose vritej, duke u kujtuar të tjerëve se pas kësaj mund të ishte radha e tyre. Kur xhelatët vinin për të kërkuar njërin nga shokët, ai që i thirrej emri kërcente tërë gaz në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, i puthte duart Bahá'u'lláh-ut, përqafonte bashkëbesimtarët e tjerë e pastaj shpejtonte me dëshirë e gjithë qejf për në vendin e martirizimit.
U provua përfundimisht se Bahá'u'lláh-u nuk kishte gisht në komplotin kundër Shahut dhe ministri rus dëshmoi për dëlirësinë e karakterit të Tij. Veç kësaj, Ai ishte aq i sëmurë sa mendohej që do të vdiste. Prandaj, në vend që ta dënonin me vdekje, Shahu urdhëroi që ta internonin në 'Iráq-i-Arab në Mesopotami; dhe pas dy javësh u nis për atje, i shoqëruar nga familja dhe një numër besimtarësh të tjerë. Ata vuajtën tmerrësisht nga të ftohtët e nga privacione të tjera në këtë udhëtim të gjatë dimëror dhe arritën në Bagdad në gjendje mjerimi pothuaj të plotë.
Sapo e lejoi shëndeti, Bahá'u'lláh-u filloi të mësonte ata që i bënin pyetje dhe të inkurajonte e nxiste besimtarët, kështu që shpejt paqja e lumturia mbretëruan midis Bábí-ve.13 Por kjo e pati jetën të shkurtër. Gjysmëvëllai i Bahá'u'lláh-ut, Mirza Ya(yá, i njohur edhe si (ub(-i-Azal, arriti në Bagdad dhe shpejt filluan të dalin në pah mospajtime, të nxitura fshehtazi prej tij, po ashtu si mospajtime të ngjashme patën lindur midis dishepujve të Krishtit. Këto mospajtime (të cilat më vonë, në Adrianopojë, dolën haptazi e morën karakter të dhunshëm) ishin të dhimbshme për Bahá'u'lláh-un, gjithë qëllimi i të cilit në jetë ishte nxitja e bashkimit midis njerëzve të botës.
Dy vjet në një vend të shkretëNjë vit pas ardhjes në Bagdad, Ai u largua, i vetëm, në vendin e shkretë të Sulaymáníyyih, pa marrë me vete asgjë veç një palë ndërresave. Për këtë periudhë, Ai shkruan në Librin e Íqán-it: 14
Në ditët e para të arritjes Sonë në këtë vend, kur dalluam shenjat e ngjarjeve që po afroheshin, vendosëm të tërhiqeshim para se ato të ndodhnin. Shkuam në shkretëtirë dhe atje, të izoluar e të vetmuar, për dy vjet bëmë një jetë vetmie të plotë. Nga sytë Tanë ranë lot hidhërimi e në zemrën Tonë të përgjakur u ngrit një oqean dhimbjesh agonie. Për shumë netë trupi ynë nuk njohu prehje. Për Atë që e ka qenien Time në dorën e Vet! Me gjithë ato rrebeshe hidhërimesh e fatkeqësish të pareshtura, shpirti Ynë ishte gjithë gëzim e lumturi dhe tërë qenia Jonë shfaqte një hare të parrëfyeshme. Sepse në vetminë Tonë nuk ishim në dijeni as për dëm e as për fitim, as për shëndet e as për sëmundje, të cilitdo shpirti qoftë. Të vetmuar, Ne komunikonim me shpirtin Tonë, duke harruar botën dhe gjithçka gjendet në të. Por Ne nuk e dinim se rrjeta e fatit hyjnor shkon tej konceptimeve të vdekshme më të gjera dhe shtiza e dekretit të Tij kapërcen edhe qëllimin njerëzor më të guximshëm. Askush nuk mund t'u shpëtojë grackave që Ai ngren dhe asnjë shpirt nuk mund të gjejë çlirim veçse duke iu nënshtruar vullnetit të Tij. Për drejtësinë e Perëndisë! Largimi Ynë nuk shihte asnjë kthim dhe ndarja Jonë nuk shpresonte për asnjë ribashkim. I vetmi qëllim i vetmisë Sonë ishte të evitonim që të bëheshim objekt përçarjeje për besimtarët, burim shqetësimi për shokët Tanë, mjet dëmtimi për çdo shpirt ose shkak brenge për çdo zemër. Tej kësaj Ne nuk ushqenim asnjë synim tjetër dhe jashtë kësaj nuk kishim parasysh asnjë qëllim. Megjithatë, secili mendonte sipas qejfit dhe shkonte pas fantazisë së vet boshe, deri në çastin kur nga Burimi Mistik erdhi thirrja që Na urdhëronte të ktheheshim andej nga erdhëm. Duke ia nënshtruar Atij vullnetin Tonë, Ne iu bindëm urdhërit të Tij.
S'ka pendë që të mund të tregojë gjërat që pamë kur u kthyem! Kishin kaluar dy vjet, gjatë të cilëve armiqtë Tanë ishin përpjekur pareshtur e me këmbëngulje të Na zhduknin, siç mund ta shohin të gjithë. - Kitáb-i-Iqán, bot. shqip, f. 127-128.
Kundërvënia e mullavePas kthimit nga kjo tërheqje, fama e Tij u bë edhe më e madhe, sa që njerëz vinin grumbuj-grumbuj në Bagdad nga larg e nga afër, për ta takuar Atë e për të dëgjuar mësimet e Tij. Hebrenj, të krishterë, zoroastrianë, si dhe myslimanë, treguan interesim për mesazhin e ri. Mirëpo mullatë (doktorë muhamedanë) mbajtën një qëndrim armiqësor dhe komplotuan me këmbëngulje për Ta përmbysur. Një herë ata dërguan një njeri nga grupi i tyre për ta intervistuar e për t'i bërë Atij disa pyetje. I dërguari i gjeti përgjigjet e Bahá'u'lláh-ut aq bindëse dhe mençurinë e Tij aq mahnitëse, megjithëse shihej qartë që ato nuk ishin të fituara nga studimi, saqë u detyrua të pohonte se Bahá'u'lláh-u nuk kishte shok nga pikëpamja e dijes dhe e të kuptuarit. Por, me qëllim që mullatë, të cilët e kishin dërguar, të mund të mbeteshin të kënaqur përsa i përket vërtetësisë së profetërisë së Bahá'u'lláh-ut, i dërguari kërkoi që Ai si provë të kryente ndonjë mrekulli. Bahá'u'lláh-u u tregua i gatshëm ta pranonte këtë sugjerim me disa kushte, duke deklaruar që, në qoftë se mullatë do të ishin dakord të bëhej një mrekulli dhe do të nënshkruanin e vulosnin një dokument, ku të thuhej se me kryerjen e kësaj mrekullie ata pranonin vërtetësinë e misionit të Tij dhe hiqnin dorë nga kundërvënia ndaj Tij, Ai do ta jepte provën e kërkuar, ndryshe do të pranonte fajësinë e Vet si mashtrues. Sikur qëllimi i mullave të ishte zbulimi i së vërtetës, ky ishte padyshim rasti i volitshëm për ta; por qëllimi i tyre ishte krejt tjetër. Ata kishin për qëllim të siguronin, me të drejtë ose pa të drejtë, një vendim në favor të tyre. Ata i trembeshin së vërtetës dhe i bënë bisht kësaj sfide të guximshme. Por ky dështim vetëm i nxiti ata të thurnin komplote të reja për ta çrrënjosur sektin e shtypur. Konsulli i Përgjithshëm i Persisë në Bagdad u erdhi atyre në ndihmë dhe i dërgoi Shahut mesazhe të përsëritura, ku thuhej se Bahá'u'lláh-u po fyente fenë myslimane më shumë se kurrë, se Ai ushtronte një ndikim të keq në Persi dhe se për këtë arsye duhej internuar në ndonjë vend të largët.
Për Bahá'u'lláh-un ishte karakteristike që në këtë krizë, kur Qeveria Persiane dhe Qeveria Turke, me nxitjen e mullave myslimanë, po bashkonin përpjekjet e tyre për ta çrrënjosur Lëvizjen, ai qëndroi i qetë e i kthjellët, duke inkurajuar e frymëzuar pasuesit e vet dhe duke shkruar fjalë të pavdekshme ngushëllimi e udhëheqjeje. 'Abdu'l-Bahá-i tregon se si janë shkruar në këtë kohë Fjalët e Fshehura [Hidden Words]. Bahá'u'lláh-u dilte shpesh për shëtitje bregut të Tigrit. Kur kthehej, dukej shumë i lumtur dhe shkruante ata margaritarë lirikë këshillash të urta, të cilat u kanë sjellë ndihmë e shërim mijëra zemrave të vuajtura e të trazuara. Për shumë vjet ekzistonin vetëm kopje të pakta të Fjalëve të Fshehura, të kopjuara me dorë, dhe ato duheshin fshehur me kujdes, që të mos binin në duart e armiqve të shumtë, por sot ky vëllim i vogël është, ndoshta, më e njohura ndër veprat e Bahá'u'lláh-ut dhe lexohet në të gjitha anët e botës. Libri i Íqán-it është një vepër tjetër shumë e njohur, që Bahá'u'lláh-u e shkroi afërsisht në të njëjtën kohë, aty nga fundi i qëndrimit të tij në Bagdad (1862-1863 A.D.).
Deklarimi në Ri(ván pranë BagdaditPas shumë bisedimesh, me kërkesën e Qeverisë Persiane, Qeveria Turke nxori një urdhër që Bahá'u'lláh-u të çohej në Konstantinopojë. Kur arriti ky urdhër, pasuesit e Bahá'u'lláh-ut u tmerruan. Ata rrethuan shtëpinë e udhëheqësit të tyre të dashur, dhe ishin aq shumë, saqë familja për dymbëdhjetë ditë qëndroi në kopshtin e Najíb Páshá-it jashtë qytetit, në kohën që përgatitej karvani për atë udhëtim të gjatë. Në të parën prej këtyre dymbëdhjetë ditëve (22 prill deri 3 maj 1863, dmth nëntëmbëdhjetë vjet pas Deklarimit të Báb-it), Bahá'u'lláh-u u njoftoi disa prej pasuesve të Tij lajmin e gëzuar se ishte Ai vetë që Báb-i pat paralajmëruar se do të vinte - i Zgjedhuri i Perëndisë, i Premtuari nga të gjithë Profetët. Kopshti ku ndodhi ky deklarim i paharrueshëm është bërë i njohur për Bahá'í-të si "Kopshti i Ri(ván-it" [Garden of Ri(ván], dhe ditët që Bahá'u'lláh-u kaloi atje kremtohen në "Festën e Ri(ván-it", e cila zhvillohet çdo vit në përvjetorin e këtyre dymbëdhjetë ditëve. Gjatë atyre ditëve, Bahá'u'lláh-u, në vend që të ishte i trishtuar apo i dëshpëruar, shfaqte shenja të gëzimit, të dinjitetit e të fuqisë më të madhe. Pasuesit e Tij u bënë të lumtur e entuziastë dhe turma të mëdha njerëzish vinin për t'i shprehur Atij nderimin e tyre. Të gjithë njerëzit e shquar të Bagdadit, madje edhe vetë Guvernatori, erdhën për të nderuar të burgosurin që po nisej.
Konstantinopoja dhe AdrianopojaUdhëtimi për në Konstantinopojë vazhdoi tre-katër muaj, grupi përbëhej nga Bahá'u'lláh-u me pjesëtarët e familjes së Tij dhe njëzet e gjashtë dishepuj. Me të arritur në Konstantinopojë, ata i mbajtën të burgosur në një shtëpi të vogël, ku për aq shumë njerëz ishte ngushticë e madhe. Pas disa kohësh u dhanë banesa disi më të mira, por pas katër muajsh i lëvizën përsëri, kësaj here për në Adrianopojë. Udhëtimi për në Adrianopojë, megjithëse zgjati vetëm pak ditë, qe më i tmerrshmi që kishin bërë deri atëherë. Pothuaj gjithë kohën binte borë e madhe dhe, duke qenë pa ushqime e pa rroba të përshtatshme, vuajtën shumë. Gjatë dimrit të parë në Adrianopojë, Bahá'u'lláh-u me familjen e Tij prej dymbëdhjetë vetash u strehuan në një shtëpi të vogël me tri dhoma, pa komoditete e plot parazitë. Në pranverë u dhanë një banesë më komode. Ata mbetën në Adrianopojë më se katër vjet e gjysmë. Këtu Bahá'u'lláh-u rifilloi mësimin dhe mblodhi rreth Vetes një numër të madh pasuesish. Ai njoftoi botërisht misionin e Tij dhe me entuziazëm u pranua nga shumica e Bábí-ve, të cilët më pas u bënë të njohur si Bahá'í. Por, një pakicë, nën drejtimin e gjysmëvëllait të Bahá'u'lláh-ut, Mirza Ya(yá-it, e kundërshtuan egërsisht dhe u bashkuan me armiqtë e vet të mëparshëm, shiitët, në komplotet për përmbysjen e Tij. Rrodhën trazime të mëdha dhe, më në fund, Qeveria Turke i dëboi të dy palët, Bábí-të e Bahá'í-të, nga Adrianopoja, duke i internuar Bahá'u'lláh-un e pasuesit e Tij në 'Akká, Palestinë, ku ata arritën (sipas Nabíl-it) 15 më 31 gusht 1868, kurse Mirza Ya(yá-i dhe grupi i tij u dërguan në Qipro.
Letrat për mbretëritRreth kësaj kohe, Bahá'u'lláh-u u shkroi letrat e Tij të famshme Sulltanit të Turqisë, shumë prej kokave të kurorëzuara të Evropës, Papës dhe Shahut të Persisë. Më pas, në Kitáb-i-Aqdas-in 16 e Tij, Ai u është drejtuar sovranëve të tjerë, sundimtarëve e presidentëve të Amerikës, udhëheqësve të fesë në përgjithësi dhe gjithë njerëzimit. Ai u njoftonte të gjithëve misionin e Tij dhe u bënte thirrje t'i përqëndronin përpjekjet për të vendosur fenë e vërtetë, një qeveri të drejtë dhe paqen ndërkombëtare. Në letrën për Shahun, Ai mbronte fuqimisht kauzën e Bábí-ve të shtypur dhe kërkonte të ballafaqohej me ata që kishin nxitur persekutimin e Bábí-ve. Është e tepërt të themi se kjo kërkesë nuk u plotësua; Badí'-u, një Bábí i ri e i devotshëm që dorëzoi letrën e Bahá'u'lláh-ut, u kap dhe u martirizua me tortura të tmerrshme, duke i vënë mbi trup tulla të nxehta!
Në po atë letër, Bahá'u'lláh-u jep një përshkrim shumë prekës për vuajtjet dhe dëshirat e Veta që e mundonin:
O Mbret, unë kam parë në rrugën e Perëndisë atë që asnjë sy nuk e ka parë e asnjë vesh nuk e ka dëgjuar. Miq më kanë mohuar; rrugët janë ngushtuar për mua; liqeni i shpëtimit është tharë; lëndina e qetësisë është përcëlluar e zverdhur. Sa fatkeqësi kanë zbritur e sa do të zbresin! Unë eci, duke shkuar drejt të Fuqishmit, Zemërgjerit, ndërsa prapa meje rrëshqet gjarpri. Nga sytë e mi rrjedhin lotë, derisa shtrati im bëhet qull; por vuajtjet e mia nuk janë për mua. Për Perëndi, koka ime pret me dëshirë të zjarrtë shtizat për dashurinë e Zotit të saj, dhe unë nuk kaloj kurrë pranë një druri, pa i drejtuar atij me zemrën time fjalët: "O të prefshin në emër tim dhe trupin tim mbi ty e kryqëzofshin në rrugën e Zotit tim"; vërtet, sepse e shoh që njerëzimi, në dehjen e tij, po shkon në rrugë të shtrembër dhe njerëzit nuk e dinë këtë: ata kanë ekzaltuar epshet e veta dhe Perëndinë e tyre e kanë lënë mënjanë, sikur të kishin marrë urdhër nga Perëndia për tallje, dëfrim e lodra; dhe ata mendojnë se veprojnë mirë e se janë strehuar në kështjellën e sigurisë. Puna nuk qëndron siç e pandehin ata: nesër do ta shohin atë që [tani] e mohojnë.
Kanë ndërmend të na çojnë nga ky vend dëbimi shumë i largët [Adrianopojë] në burgun e Akrës. Dhe, siç thonë, ky është me siguri më i shkreti i qyteteve të botës, më i shëmtuari nga pamja, më i neveritshmi për klimën e më i qelburi për ujin; ai sikur është metropoli i kukuvajkës; atje s'dëgjohet asgjë veç thirrjes së saj. Aty brenda kanë ndërmend ta burgosin shërbëtorin dhe të na mbyllin para fytyrës dyert e butësisë e të na heqin gjërat e mira të jetës së kësaj bote për ditët që na mbeten. Për Perëndi, edhe pse lodhja do të më dobësonte e uria do të më shkatërronte, edhe sikur shtrati im të ishte prej shkëmbi të fortë e shokët e mi bisha të pyllit, unë nuk do të tërhiqem, por do të jem i durueshëm, siç janë të durueshëm të palëkundurit e të vendosurit, në fuqinë e Perëndisë, të Mbretit të Paraqenies, të Krijuesit të kombeve; e në çfarëdo rrethane unë falënderoj Perëndinë. Dhe ne shpresojmë në dashamirësinë e Tij (i lartësuar është Ai) ... se Ai do t'i bëjë fytyrat [e të gjithë njerëzve] të sinqerta ndaj Tij, të Fuqishmit, Zemërgjerit. Me të vërtetë, Ai i përgjigjet atij që e lut dhe i qëndron pranë atij që e thërret. E ne i lypim Atij që këtë fatkeqësi të zezë ta bëjë mburojë për trupin e shenjtorëve të Tij dhe kështu t'i mbrojë ata nga shpatat e mprehta e nga tehet shpuese. Përmes hidhërimit drita e Tij ka ndriçuar dhe lavdërimi i Tij ka qenë përherë i ndritshëm: kjo ka qenë metoda e Tij gjatë epokave të kaluara e kohëve të shkuara. - Tregimi i një udhëtari (Episodi i Báb-it), f. l45-l47.
Burgimi në 'AkkáNë atë kohë 'Akká (Akra) ishte një qytet-burg, ku dërgoheshin kriminelët më të këqinj nga të gjitha anët e Perandorisë Turke. Sapo arritën atje, pas një udhëtimi plot vuajtje nëpër det, Bahá'u'lláh-un dhe pasuesit e Tij, rreth tetëdhjetë deri tetëdhjetë e katër vetë, duke përfshirë burra, gra e fëmijë, i burgosën në kazermat e ushtrisë. Vendi ishte i zymtë dhe pis sa s'ka. Nuk kishte as shtretër as orendi të çdo lloji qoftë. Ushqimi ishte aq i keq e i pamjaftueshëm, sa që pak kohë më pas të burgosurit kërkuan t'i lejonin që ta blenin vetë ushqimin e tyre. Ditët e para fëmijët qanin vazhdimisht dhe ishte pothuajse e pamundur të flije. Shpejt shpërthyen malaria, dizenteria e sëmundje të tjera dhe të gjithë u sëmurën, me përjashtim të dy vetave. Tre vetë vdiqën për shkak të sëmundjes dhe vuajtjet e atyre që mbijetuan ishin të papërshkrueshme.17
Ky burgim i rëndë vazhdoi mbi dy vjet, dhe gjatë kësaj kohe asnjëri prej Bahá'í-ve nuk lejohej të dilte jashtë derës së burgut, përveç katër burrave, të cilët, të ruajtur me kujdes, dilnin çdo ditë për të blerë ushqime.
Gjatë burgimit në kazermat, ndaloheshin rreptësisht vizitorët. Disa prej Bahá'í-ve nga Persia e bënë në këmbë gjithë rrugën, që të shihnin prijësin e tyre të dashur, por ata i ndaluan të futeshin brenda mureve të qytetit. Ata zakonisht shkonin në një vend në rrafshinën tej hendekut të tretë, prej nga mund të shihnin dritaret e shtëpisë së Bahá'u'lláh-ut. Ai dilte në një prej dritareve dhe, pasi e shikonin Atë nga larg, ata qanin e ktheheshin në shtëpitë e veta, të mbushur me zell të ri për flijim e për të shërbyer.
Kufizimet zbutenMë në fund, burgimi u zbut. U bë një mobilizim i ushtrisë turke dhe kazermat nevojiteshin për ushtarët. Bahá'u'lláh-un dhe familjen e tij i transferuan në një shtëpi më vete, ndërsa të tjerët i strehuan në një han në qytet. Bahá'u'lláh-un e mbajtën të mbyllur edhe për shtatë vjet të tjerë në këtë shtëpi. Në një dhomë të vogël pranë asaj ku ishte i burgosur Bahá'u'lláh-u, ishin të detyruar të strehoheshin si të mundnin trembëdhjetë vetë të shtëpisë së Tij, të të dy sekseve! Kohët e para të qëndrimit në këtë shtëpi, ata vuajtën shumë për shkak të ngushticës së vendit, të ushqimit të papërshtatshëm dhe për mungesë të komoditeteve më të rëndomta të jetesës. Por pas një kohe u vunë në dispozicion disa dhoma suplementare dhe ata mund të jetonin në kushte relativisht të mira. Që nga koha që Bahá'u'lláh-u dhe shokët e Tij lanë kazermat, u lejuan vizitorë të vinin t'i shihnin dhe, pak nga pak, kufizimet e rrepta që impononin fermanët perandorakë u lanë pezull gjithnjë e më shumë, megjithëse herë pas here riimponoheshin për ca kohë.
Dyert e burgut hapenEdhe kur burgimi ishte i keq sa s'ka, Bahá'í-të nuk ishin të trembur dhe besimi i tyre i kthjellët kurrë nuk u trondit. Kur ishte në kazermat e 'Akká-së, Bahá'u'lláh-u u shkruante disa miqve: "Mos kini frikë. Këto dyer do të hapen. Tenda ime do të ngrihet në Malin Karmel dhe hareja më e madhe do të vijë". Kjo deklaratë qe një burim i madh ngushëllimi për pasuesit e Tij, dhe kur erdhi koha ajo u përmbush fjalë për fjalë. Historia se si u hapën dyert e burgut, më mirë se kudo është treguar në fjalët e 'Abdu'l-Bahá-it, siç i ka përkthyer ato në anglisht i nipi, Shoghi Effendiu:
Bahá'u'lláh-ut i pëlqenin bukuria dhe gjelbërimi i natyrës. Një ditë, Ai bëri këtë vërejtje: "Nuk kam parë gjelbërim prej nëntë vjetësh. Fshati është bota e shpirtit, qyteti është bota e trupave". Kur mora vesh tërthorazi këto fjalë, kuptova se e kishte marrë malli për fshatin dhe isha i sigurt se çfarëdo që të bëja për ta plotësuar dëshirën e Tij, do të kishte sukses. Në atë kohë në 'Akká ishte një njeri i quajtur Mu(ammad Páshá (afwat, i cili ishte shumë kundër nesh. Ai kishte një pallat të quajtur Mazra'ih, rreth katër milje në veri të qytetit, një vend i bukur, i rrethuar me kopshte e me një rrëke uji të rrjedhshëm. Unë vajta e vizitova këtë pasha në shtëpinë e tij. I thashë: "Pasha, ju e keni lënë bosh pallatin dhe banoni në 'Akká". Ai u përgjigj: "Unë jam invalid e nuk mund ta lë qytetin. Po të shkoj atje, vendi është i vetmuar e unë ndahem nga miqtë e mi". Unë i thashë: Sakohë ju nuk banoni atje dhe vendi është bosh, na e jepni neve me qira". Ai u çudit me propozimin, por shpejt dha pëlqimin. Unë e mora shtëpinë me një qira shumë të ulët, rreth pesë stërlina në vit, e pagova për pesë vjet dhe bëra një kontratë. Dërgova punëtorë që të riparonin vendin, të rregullonin kopshtin e të ndërtonin një banjo. Kisha përgatitur edhe një karrocë që ta përdorte Bukuria e Bekuar.18 Një ditë vendosa të shkoja për ta parë vetë vendin. Me gjithë urdhërat e përsëritur në fermanë të njëpasnjëshëm, se neve nuk na lejohej në asnjë mënyrë të kalonim kufijt e mureve të qytetit, unë dola në këmbë jashtë portës së qytetit. Kishte xhandarë roje, por ata nuk bënë ndonjë vërejtje, kështu që unë vazhdova deri te pallati. Të nesërmen, bashkë me disa miq e disa zyrtarë, dola përsëri i patrazuar e pa hasur kundërshtim, megjithëse në të dy anët e portës së qytetit kishte roje. Një ditë tjetër organizova një gosti, shtrova një tryezë nën pishat e Bahjí-së, mblodha përreth njerëzit e shquar e zyrtarët e qytetit. Në mbrëmje u kthyem të gjithë bashkë në qytet.
Një ditë shkova te Prania e Shenjtë e Bukurisë së Bekuar dhe i thashë: "Pallati në Mazra'ih është gati për Ju, si dhe një karrocë për të shkuar atje". (Në atë kohë nuk kishte karroca as në 'Akká as në Haifa). Ai refuzoi të shkonte, duke thënë: "Unë jam i burgosur". Më vonë e pyeta përsëri, por mora po atë përgjigje. Unë e teprova aq, saqë i thashë për të tretën herë, por Ai përsëri tha: "Jo!" dhe unë nuk guxova të ngulja këmbë më tej. Mirëpo në 'Akká ishte një sheh muhamedan, njeri shumë i njohur e me ndikim të madh, i cili e donte Bahá'u'lláh-un dhe gëzonte shumë favorin e Tij. Unë i bëra një vizitë këtij shehu dhe i shpjegova gjendjen. I thashë: "Ju jeni i guximshëm. Shkoni sonte te Prania e Tij e Shenjtë, bjerini ndër gjunjë, i kapni duart e mos ia lëshoni derisa të premtojë ta lërë qytetin!" Ai ishte arab... Ai shkoi drejt e te Bahá'u'lláh-u, u ul pranë gjunjëve të Tij. I kapi duart Bukurisë së Bekuar, ia puthi dhe e pyeti: "Pse nuk e lini qytetin?" Ai tha: "Unë jam i burgosur". Shehu u përgjigj: "Mos e dhëntë Zoti! Kush ka fuqi t'ju burgosë Ju? Ju qëndruat vetë në burg. Me vullnetin Tuaj ju burgosën dhe tani ju lutem të dilni e të shkoni në pallat. Është i mrekullueshëm e i gjelbëruar. Pemët janë të bukura dhe portokallet duken si topa të zjarrtë!" Sa herë që Bukuria e Bekuar thoshte: "Unë jam i burgosur, s'ka mundësi", aq herë shehu i kapte duart e ia puthte. Një orë të tërë ai vazhdoi t'i lutej. Më në fund Bahá'u'lláh-u tha: "Khaylí khub (për hajër qoftë)" dhe durimi e këmbëngulja e shehut u shpërblyen. Ai erdhi tek unë gjithë qejf të më jepte lajmin e gëzuar për pëlqimin e Shenjtërisë së Tij. Me gjithë fermanin e rreptë të Abdyl Azizit, që më ndalonte të takohesha e të kisha marrëdhënie me Përsosurinë e Bekuar, të nesërmen mora karrocën dhe shkova me Të në pallat. Askush nuk kundërshtoi. E lashë atje dhe vetë u ktheva në qytet.
Dy vjet Ai qëndroi në atë vend të këndshëm e të bukur. Pastaj u vendos të transferoheshim në një vend tjetër, në Bahjí. Ndodhi që në Bahjí shpërtheu një sëmundje epidemike dhe pronari i shtëpisë iku i pikëlluar me gjithë familjen dhe ishte gati t'ia ofronte shtëpinë falas kujtdo që do ta kërkonte. Ne e morëm shtëpinë me një qira shumë të ulët dhe atje u hapën gjerësisht dyert e madhështisë e të sovranitetit të vërtetë. Bahá'u'lláh-u sa për emër ishte i burgosur (sepse fermani i rreptë i Sulltan Abdyl Azizit kurrë nuk ishte anuluar), por në të vërtetë ai tregonte një fisnikëri e një dinjitet të tillë në jetën e në sjelljen e Tij, saqë të gjithë e nderonin dhe sundimtarët e Palestinës ia kishin zili fuqinë. Guvernatorë e mytesarifë, gjeneralë e ofiqarë të vendit kërkonin me përunjësi nderin që të ndodheshin në praninë e Tij, kërkesë që Ai rrallë e pranonte.
Në një rast, një guvernator i qytetit u lut që t'i bëhej ky favor, sepse autoritete më të larta e kishin urdhëruar që, bashkë me një gjeneral, të vizitonte Përsosurinë e Bekuar. Kërkesa u pranua dhe gjeneralit, një evropian shumë i shëndoshë nga trupi, i bëri aq përshtypje pamja madhështore e Bahá'u'lláh-ut, saqë mbeti në gjunjë afër derës. Të dy vizitorët ishin aq të druajtur, saqë vetëm pas ftesash të përsëritura të Bahá'u'lláh-ut filluan të thithnin nargjilenë që u kishin servirur. Por edhe atëherë vetëm sa e vunë në buzë dhe, duke e lënë mënjanë, kryqëzuan duart në kraharor dhe u ulën me një sjellje përunjësie e respekti të tillë, që i habitën të gjithë të pranishmit.
Nderimi plot dashuri i miqve dhe respekti që tregonin të gjithë ofiqarët e njerëzit e shquar, dyndja e pelegrinëve dhe e kërkuesve të së vërtetës, fryma e devotshmërisë dhe e të shërbyerit që shfaqej rreth e rrotull, paraqitja madhështore e mbretërore e Përsosurisë së Bekuar, efektiviteti i udhëheqjes së Tij, numri i besnikëve të zellshëm të Tij - gjithçka dëshmonte se Bahá'u'lláh-u nuk ishte në të vërtetë një i burgosur, por një Mbret i Mbretërve. Dy sovranë despotë ishin kundër Tij, dy sundimtarë të fuqishëm autokratë, por megjithatë, edhe kur ndodhej i mbyllur në burgjet e tyre, Ai u drejtohej atyre me fjalë shumë të rrepta, si mbret që u drejtohet nënshtetasve të vet. Më pas, me gjithë fermanët e rreptë, Ai jetonte në Bahjí si princ. Shpesh Ai thoshte: "Me të vërtetë, me të vërtetë, burgu më i keq është kthyer në Parajsë të Edenit".
Me siguri, një gjë e tillë nuk është parë kurrë që nga krijimi i botës.
Jeta në BahjíPasi tregoi, në vitet e mëparshme të sprovave të rënda, se si i thuret lavdi Perëndisë në gjendje varfërie e poshtërimi, Bahá'u'lláh-u, në vitet e Tij të mëvonshme në Bahjí, tregoi se si i thuret lavdi Perëndisë në gjendje nderimi e begatie. Dhurimet e qindra mijë pasuesve të devotshëm vunë në dispozicion të Tij fonde të shumta, duke iu lutur që t'i administronte. Megjithëse jeta e Tij në Bahjí është cilësuar si vërtet mbretërore, në kuptimin më të plotë të fjalës, nuk duhet menduar se atë e karakterizonin shkëlqimi material ose ekstravaganca. Përsosuria e Bekuar dhe familja e Tij jetonin në mënyrë shumë të thjeshtë e modeste; shpenzimet për luks vetiak ishin të panjohura në ekonominë e asaj familjeje. Afër shtëpisë së Tij, besimtarët ngritën një kopsht të bukur të quajtur Ri(ván, ku ai shpesh herë kalonte shumë ditë ose edhe javë radhazi, dhe natën flinte në një vilë të vogël në kopsht. Nganjëherë Ai shkonte më tej nëpër fusha. Ai bëri disa vizita në 'Akká e në Haifa dhe më se një herë e vendosi tendën e Tij mbi Malin Karmel, siç e kishte parathënë kur ishte i burgosur në kazermat e 'Akká-së. Pjesën më të madhe të kohës Bahá'u'lláh-u e kalonte në lutje e përsiatje, ose duke shkruar Librat e Shenjtë, duke reveluar Tabela e duke edukuar shpirtërisht miqtë. Për t'i krijuar Atij liri të plotë për këtë vepër të madhe, 'Abdu'l-Bahá-i mori përsipër rregullimin e të gjitha punëve të tjera, madje edhe takimet me mullahë, poetë e anëtarë të Qeverisë. Të gjithë ishin të gëzuar e të lumtur të takonin 'Abdu'l-Bahá-in dhe krejt të kënaqur me shpjegimet e bisedat e tij e, megjithëse nuk kishin takuar vetë Bahá'u'lláh-un, ushqenin ndjenja shumë miqësore për Të nëpërmjet njohjes me të birin, sepse qëndrimi i 'Abdu'l-Bahá-it i bënte të kuptonin pozitën e të Atit.
Orientalisti i shquar, i ndjeri profesor Eduard G. Brauni, i Universitetit të Kembrixhit, e vizitoi Bahá'u'lláh-un në Bahjí në vitin 1890 dhe i ka pëshkruar si vijon përshtypjet e veta:
... shoqëruesi im u ndal një çast, ndërsa unë zbathja këpucët. Pastaj, me një lëvizje të shpejtë të dorës, hapi perden e, pasi kalova unë, e mbylli; dhe unë u gjenda në një sallon të madh, në fund të të cilit ishte një divan i ulët, ndërsa në anën përballë derës ishin dy-tre karrige. Megjithëse e merrja disi me mend se ku po vija e cilin do të takoja (me që nuk më kishin dhënë asnjë njoftim të përcaktuar), kaluan një ose dy sekonda para se, me një drithmë habie e nderimi, të bëhesha përfundimisht i vetëdijshëm se ai sallon nuk ishte pa njeri. Në qoshen ku divani puqej me murin ishte ulur një figurë e mahnitshme dhe e nderuar, me një kësulë shajaku në kokë, nga ato që dervishët i quajnë taç (por të një lartësie e forme jo të zakontë), përreth fundit të së cilës ishte mbështjellur një çallmë e vogël e bardhë. S'do ta harroj kurrë fytyrën e atij që po admiroja, megjithëse nuk jam në gjendje ta përshkruaj. Ata sy depërtues dukej sikur të lexonin vetë shpirtin; balli i gjerë tregonte fuqi e autoritet; ndërsa rrudhat e thella të ballit e të fytyrës tregonin një moshë që flokët e zinj korb dhe mjekrra madhështore e dendur, që i zbriste deri në mes, e përgënjeshtronin. S'ishte nevoja të pyesja në praninë e kujt ndodhesha, ndërsa përkulesha para atij që është objekt i një devocioni e dashurie të tillë, që mbretërit do ta kishin zili dhe perandorët do ta shpresonin më kot!
Një zë i ëmbël e plot dinjitet më ftoi të ulesha e pastaj vazhdoi: "Lavdi Zotit që erdhe!... Ke ardhur të shohësh një të burgosur e një syrgjyn... Ne duam vetëm të mirën e botës dhe lumturinë e kombeve; e megjithatë na konsiderojnë nxitës konfliktesh e revoltash që meritojnë burgim e syrgjynosje... Që të gjitha kombet të kenë një besim e të gjithë njerëzit të jenë si vëllezër; që lidhjet e dashurisë e të unitetit midis bijve të njeriut të forcohen; që të mos ketë më dallime fesh dhe të zhduken kundërshtitë midis racave - ç'të keqe kanë këto?... Dhe kështu do të bëhet; këto konflikte të pafrytshme, këto luftëra shkatërrimtare do të marrin fund dhe dita e "Paqes së Madhe" do të vijë... A nuk keni nevojë për këtë edhe ju atje në Evropë? A nuk është kjo që parashikoi Krishti?... E megjithatë, shohim që mbretërit e sundimtarët tuaj i shpenzojnë pakursim thesaret e tyre më me dëshirë për mjete të shkatërrimit të gjinisë njerëzore, sesa për mjete që do t'i sillnin lumturi njerëzimit... Këto konflikte, kjo gjakderdhje e kjo përçarje duhet të marrin fund dhe të gjithë njerëzit duhet të jenë si një fis e një familje... Le të mos lavdërohet njeriu se do vendin e vet, por të lavdërohet se do gjininë njerëzore..."
Këto, me sa më kujtohet, qenë fjalët që, midis shumë të tjerave, dëgjova nga Bahá-i. Ata që i lexojnë, le të gjykojnë vetë nëse të tilla doktrina meritojnë vdekjen e prangat dhe nëse bota mund të ketë përfitim apo humbje nga përhapja e tyre. - Hyrje në Tregimi i një udhëtari (Episodi i Báb-it), f. xxxix-xl.
Ngjitja në qiellKështu, në mënyrë të thjeshtë e të qetë, e kaloi Bahá'u'lláh-u mbrëmjen e jetës së Tij mbi tokë, derisa, pas një ataku ethesh, ndërroi jetë më 29 maj 1892, në moshën shtatëdhjetë e pesë vjeç. Midis Tabelave të fundit që Ai reveloi ishte Vullneti e Testamenti i Tij, që Ai e shkroi me dorën e vet e që e nënshkroi dhe e vulosi me kujdes. Nëntë ditë pas vdekjes së Tij, vulat i theu djali i madh në prani të pjesëtarëve të familjes e të disa miqve dhe përmbajtja e këtij dokumenti të shkurtër por të shquar u bë e njohur. Me këtë testament 'Abdu'l-Bahá-i caktohej përfaqësues i të Atit e interpretues i mësimeve të Tij, dhe familjes e farefisit të Bahá'u'lláh-ut, si dhe gjithë besimtarëve, u jepej porosia ta kthenin shikimin nga Ai dhe t'i bindeshin Atij. Kështu u morën masa kundër rrezikut të ndarjes në sekte e të përçarjes dhe u sigurua uniteti i Kauzës.
Profetëria e Bahá'u'lláh-utËshtë me rëndësi të kesh ide të qarta për profetërinë e Bahá'u'lláh-ut. Thëniet e Tij, si dhe ato të "Manifestimeve" të tjera hyjnore, mund të ndahen në dy kategori, në njërën prej të cilave Ai flet a shkruan thjesht si një njeri që Perëndia e kishte ngarkuar me një mesazh për bashkënjerëzit e Tij; ndërsa në kategorinë e dytë fjalët dëshmojnë se janë thënie të drejtpërdrejta të vetë Perëndisë.
Në Librin e Íqán-it Ai shkruan:Në faqet e mëparshme kemi caktuar dy pozita për secilën prej Llambave që dalin nga Agimet e Shenjtërisë së përjetshme. Njërën prej këtyre pozitave, pozitën e unitetit thelbësor, e kemi shpjeguar. "Ne nuk bëjmë asnjë dallim midis tyre". [Kurani 2:136] Pozita tjetër është ajo e dallimit, që i përket botës së krijimit dhe kufizimeve të saj. Nga kjo pikëpamje, çdo Manifestim i Perëndisë ka një individualitet të veçantë, një mision të përcaktuar me saktësi, një Revelacion të paracaktuar dhe kufizime të posaçme. Secili prej tyre njihet me një emër të ndryshëm, karakterizohet nga një atribut i posaçëm, kryen një mision të përcaktuar dhe i është besuar një Revelacion i veçantë. Siç ka thënë Ai: "Kemi bërë që disa prej Apostujve t'ua kalojnë të tjerëve. Me disa ka folur Allahu, disa Ai i ka ngritur e lartësuar. Dhe Isait [Jesuit], të Birit të Merjemes [Marisë], Ne i kemi dhënë shenja të qarta dhe e kemi forcuar me Shpirtin e Shenjtë". [Kurani 2:253]...
Kështu, nga pikëpamja e njëshmërisë dhe e shkëputjes sublime, atributet Qenie Supreme, Hyjni, Veçanësi Absolute dhe Thelbi Më i Thellë kanë qenë e janë të aplikueshme për ato Thelbe të qenies, derisa të gjitha rrinë në fronin e Revelacionit hyjnor dhe qëndrojnë në vendin e Fshehjes hyjnore. Përmes shfaqjes së tyre Revelacioni i Perëndisë bëhet i dukshëm dhe nëpërmjet shprehjes së tyre revelohet Bukuria e Perëndisë. Ja përse fjalët e Vetë Perëndisë janë dëgjuar të shqiptuara nga këto Manifestime të Qenies hyjnore.
Të para në dritën e pozitës së tyre të dytë - të pozitës së dallimit e të diferencimit, të kufizimeve të përkohshme, të karakteristikave e të normave tokësore - ato shfaqin nënshtrim absolut, vetmohim të plotë dhe fshirje totale të vetvetes. Pikërisht siç ka thënë Ai: "Unë jam rob i Allahut.[Kurani 19:30] Unë s'jam veçse një njeri si ju" [Kurani 18:110] ...
Nëse ndonjëri prej Manifestimeve gjithëpërfshirëse të Perëndisë do të deklaronte: "Unë jam Perëndia!", në fakt ai do të thoshte të vërtetën, për këtë nuk ka asnjë dyshim. Sepse është provuar shumë herë që nëpërmjet Revelacionit të tyre, atributeve dhe emrave të tyre shfaqen në botë Revelacioni i Perëndisë, emri dhe atributet e Tij. Kështu, Ai ka reveluar: "Ato shigjeta i lëshonte Allahu, nuk i lëshoje Ti!" [Kurani 8:17] Dhe Ai thotë gjithashtu: "Me të vërtetë, ata që të janë zotuar për besnikëri ty, në fakt i janë zotuar për besnikëri Allahut!" [Kurani 48:10] E në qoftë se ndonjëri prej tyre thotë fjalët: "Unë jam Lajmëtari i Perëndisë", edhe ai thotë të vërtetën, të vërtetën e padyshimtë. Pikërisht siç thotë Ai: "Muhameti nuk është Bábai i asnjërit prej jush, por është i Dërguari i Allahut".[Kurani 33:40] Po t'i shohim në këtë dritë, ata të gjithë janë Lajmëtarë të atij Mbreti ideal, të atij Thelbi të pandryshueshëm. E nëse të gjithë do të shpallnin: "Unë jam Vula e Profetëve", ata në fakt do të shprehnin vetëm të vërtetën, pa fije dyshimi. Sepse të gjithë ata janë një njeri i vetëm, një frymë, një shpirt, një qenie, një revelacion. Ata janë të gjithë shfaqje e "Fillimit" dhe e "Mbarimit", e "të Parit" dhe e "të Fundit", e "të Dukshmit" dhe e "të Fshehurit" - e gjithçkaje që i përket Atij Që është më i thelli Shpirt i Shpirtërave dhe Thelbi i Përjetshëm i Thelbeve. Dhe në qoftë se ata do të thonin: "Ne jemi shërbëtorët e Perëndisë", edhe ky është një fakt i qartë e i padiskutueshëm. Sepse ata janë shfaqur në gjendjen më të plotë të nënshtrimit, të një nënshtrimi të tillë që asnjeri nuk mund ta arrijë. Kështu, në çastet kur këto Thelbe të Qenies ishin zhytur thellë nën oqeanet e shenjtërisë së lashtë e të përjetshme, ose kur fluturonin lart deri në majat sublime të mistereve hyjnore, ata rivendikonin se thëniet e tyre janë Zëri i hyjnisë, Thirrja e Vetë Perëndisë. Në qoftë se do të hapej syri i të kuptuarit, ai do të shihte se në vetë këtë gjendje të tyre ata e kanë parë veten krejt të fshirë e të mosqenë para Atij Që është Gjithëdepërtuesi, i Pashkatërrueshmi. Mua më duket se ata e kanë parë veten e tyre si mosqenie të plotë dhe e kanë konsideruar përmendjen e tyre në atë Oborr si një akt blasfemie. Sepse dhe pëshpëritja më e lehtë për vetveten, brenda një Oborri të tillë, do të thotë afirmim i vetvetes dhe pranim i ekzistencës së pavarur. Në sytë e atyre që kanë arritur në atë Oborr, një supozim i tillë është në vetvete një shkelje e rëndë. Por një shkelje shumë më e rëndë do të ishte sikur diçka tjetër të përmendej në atë Prani, sikur zemra e njeriut, gjuha, mendja ose shpirti i tij të merreshin me dikë tjetër që s'është i Shumëdashuri, sikur sytë e tij të soditnin tjetër shëmbëlltyrë e jo bukurinë e Tij, sikur veshi i tij të prirej nga një melodi tjetër e jo nga Zëri i Tij dhe sikur këmbët e tij të ecnin në ndonjë rrugë tjetër që s'është rruga e Tij.
Në këtë ditë fryn flladi i Perëndisë dhe shpirti i Tij përshkon të gjitha gjërat. I tillë është vërshimi i hirit të Tij, sa penda pushon dhe gjuha nuk flet dot.
Për arsye të kësaj pozite ata kanë rivendikuar për veten e tyre Zërin e Hyjnisë e të tjera si kjo, ndërsa për arsye të pozitës së tyre të Lajmëtarisë e kanë shpallur veten Lajmëtarë të Perëndisë. Në çdo rrethanë ata kanë thënë fjalë që u përshtateshin kërkesave të asaj kohe dhe të gjitha këto deklarime - që shtrihen nga mbretëria e Revelacionit hyjnor deri në mbretërinë e krijimit, dhe nga fusha e Hyjnisë në fushën e ekzistencës tokësore - ia kanë atribuar vetes. Kështu, cilado qoftë fjala e tyre, nëse i përket mbretërisë së Hyjnisë, të Sovranitetit, të Profetërisë, të Lajmëtarisë, të Ruajtësisë, të Apostullarisë apo të Nënshtrimit, gjithçka është e vërtetë, pa asnjë fije dyshimi. Prandaj këto thënie që kemi cituar në mbështetje të argumentit Tonë, duhen vlerësuar me kujdes, me qëllim që thëniet kontradiktore të Manifestimeve të të Padukshmit e të Agimeve të Shenjtërisë të mos trazojnë më shpirtin e të vënë në mëdyshje mendjen. - Kitáb-i-Iqán, bot. shqip, f. 90-93.
Kur Bahá'u'lláh-u flet si njeri, pozita që Ai rivendikon për Veten e Tij është ajo e përunjësisë së plotë, e "asgjësimit në Perëndinë". Ajo që e dallon Manifestimin, në personalitetin e Tij njerëzor, prej njerëzve të tjerë është vetmohimi i plotë i Tij dhe përsosuria e fuqive të Tij. Në të gjitha rrethanat, Ai është në gjendje të thotë, si Jesui në kopshtin e Getsemanit, "megjithatë, u bëftë jo vullneti im, por yti". Kështu, në letrën e Tij për Shahun, Bahá'u'lláh-u thotë:
O mbret! Unë isha njeri si të tjerët, në gjumë mbi divanin Tim, kur papritur flladet e Lavdiplotit frynë mbi Mua dhe Më mësuan dijen e çdo gjëje që ka qenë. Kjo s'është nga Unë, por nga Ai i Vetmi Që është i Gjithëfuqishëm e i Gjithëdijshëm. Dhe Ai Më urdhëroi të ngrej zërin Tim midis tokës e qiejve, e për këtë Më ndodhi ajo që bëri të derdhen lotët e çdo njeriu që kupton. Unë nuk kam studiuar diturinë e përhapur midis njerëzve; unë nuk kam ndjekur shkollat e tyre... Kjo s'është veçse një fletë që erërat e vullnetit të Zotit, të Gjithëfuqishmit, të Gjithëlartësuarit, e kanë vënë në lëvizje. Mund të qëndrojë ajo e palëvizur kur fryjnë erërat e stuhishme? Jo, për atë që është Zoti i të gjithë emrave e i të gjitha atributeve! Ato e lëvizin atë si të duan. Ajo që kalon e shuhet është si asgjëja para Atij që është i Përherëpranishmi. Thirrjet e Tij gjithëdetyruese Më arritën e Më bënë t'i thur Atij lavde midis gjithë njerëzve. Unë isha me të vërtetë si i vdekur kur u dha urdhëri i Tij. Dora e vullnetit të Zotit tënd, të Mëshirshmit, Më transformoi Mua. A mundet ndonjëri të thotë me dëshirën e vet atë, për të cilën të gjithë njerëzit, të lartë e të ulët, do të protestojnë kundër tij? Jo, për Atë Që i mësoi Pendës misteret e përjetshme, veç atij që hiri i Fuqiplotit, të Gjithëpushtetshmit e ka forcuar. - Law(-i-Sul(án (Tabelë për Mbretin e Persisë) [Law(-i-Sul(án (Tablet to the King of Persia)], siç është cituar në Dita e Premtuar ka ardhur [The Promised Day Is Come], f. 40-41.
Ashtu si Jesui u lau këmbët dishepujve të Vet, edhe Bahá'u'lláh-u e kishte zakon të gatuante e të kryente punë të tjera të ulëta për pasuesit e Tij. Ai ishte shërbëtor i shërbëtorëve dhe i lavdëruar vetëm në shërbim, i kënaqur të flinte, po të ishte nevoja, në tokë të zhveshur, të jetonte vetëm me bukë e me ujë, madje ndonjëherë edhe me atë që Ai e quante "ai ushqim Hyjnor që është uria!" Përulësia e Tij e plotë shihej në respektin e Tij të thellë për natyrën, për natyrën njerëzore, sidomos për shenjtorët, profetët e martirët. Atij çdo gjë, nga më e vogla deri te më e madhja, i fliste për Perëndinë.
Personalitetin e tij njerëzor zgjodhi Perëndia që të bëhej Zëdhënësi e Penda Hyjnore. Këtë pozitë plot vështirësi e vuajtje të pakrahasueshme Ai nuk e mori me vullnetin e Vet. Ashtu siç tha Jesui: "Ati im, në qoftë e mundur, largoje prej meje këtë kupë vuajtjesh", edhe Bahá'u'lláh-u ka thënë: "Po të ishte gjetur një përfaqësues ose folës tjetër, nuk do ta kishim bërë Veten Tonë objekt qortimi, përqeshjeje e shpifjesh nga ana e njerëzve" (Tabela e Ishráqát-it) [Tablet of Ishráqát]. Por thirrja hyjnore ishte e qartë e urdhëruese dhe Ai iu bind. Vullneti i Perëndisë u bë vullneti i Tij dhe kënaqësia e Perëndisë u bë kënaqësia e Tij; dhe me një "pranim fytyrëçelur" Ai deklaroi: - "Me të vërtetë Unë them: Çfarëdo që të ndodhë në shtegun e Perëndisë e do shpirti dhe e dëshiron zemra. Helmi vdekjeprurës në shtegun e Tij është mjaltë i kulluar e çdo hidhërim një gllënjkë uji të kristaltë" - Letër për të birin e ujkut, f. 17.
Herë të tjera, siç e kemi përmendur, Bahá'u'lláh-u flet "nga pozita e Hyjnisë". Në këtë të folur personaliteti i Tij njerëzor është aq shumë i nënshtruar, saqë lihet krejt mënjanë. Përmes Tij Perëndia u drejtohet krijesave të Veta, duke shprehur dashurinë e Vet për to, duke u mësuar atyre atributet e Veta, duke u bërë të njohur vullnetin e Vet, duke shpallur ligjet e Veta për udhëheqjen e tyre dhe duke kërkuar dashurinë e tyre, besnikërinë e shërbimin e tyre.
Në shkrimet e Bahá'u'lláh-ut të folurit ndryshon shpesh nga njëra prej këtyre formave në tjetrën. Disa herë është e qartë që flet njeriu, pastaj, pa ndonjë ndërprerje, shkrimi vazhdon sikur flet Perëndia në vetën e parë. Por edhe kur flet si njeri, Bahá'u'lláh-u flet si lajmëtar i Perëndisë, si shembull i gjallë i devotshmërisë së plotë ndaj vullnetit të Perëndisë. Tërë jetën e Tij e vë në lëvizje Shpirti i Shenjtë. Prandaj asnjë vijë e qartë dhe e palëvizshme nuk mund të vihet midis elementeve njerëzore dhe elementeve hyjnore në jetën ose në mësimet e Tij. Perëndia i thotë Atij:
Asgjë nuk shihet në tempullin tim veç Tempullit të Perëndisë, dhe në bukurinë time veç Bukurisë së Tij, dhe në qenien time veç Vetes së Tij, dhe në lëvizjen time veç Lëvizjes së Tij, dhe në pranimin tim veç Pranimit të Tij, dhe në pendën time veç Pendës së Tij, të Gjithëfuqishmit, të Gjithëlavdëruarit. Asgjë nuk ka pasur në shpirtin tim veç së Vërtetës, e në veten time asgjë nuk mund të shihet veç Perëndisë. - Súriy-i-Haykal.
Misioni i TijMisioni i Bahá'u'lláh-ut në botë është të sjellë unitetin - unitetin e mbarë njerëzimit në Perëndinë e përmes Perëndisë. Ai thotë: "Fryti Lavdiplotë i Pemës së Dijes është kjo fjalë e lartësuar: ju jeni frytat e një Peme e fletët e një Dege. Le të mos mburret njeriu se do vendin e vet, por të mburret se do njerëzimin".
Profetë të mëparshëm kanë paralajmëruar një epokë të paqes mbi tokë, të vullnetit të mirë midis njerëzve dhe kanë dhënë jetën e tyre për ta shpejtuar ardhjen e saj, por secili prej Tyre dhe të gjithë bashkë e kanë shpallur qartë se përmbushja e kësaj ndodhie të bekuar do të arrihej vetëm pas "Ardhjes së Zotit" në ditët e mëvonshme, kur i ligu do të dënohej dhe i drejti do të shpërblehej.
Zoroastri paralajmëroi tremijë vjet konflikte para ardhjes së Shah Bahramit, shpëtimtarit të botës, i cili do të mposhtëte Arimanin, shpirtin e së keqes, dhe do të vendoste mbretërinë e drejtësisë e të paqes.
Moisiu paralajmëroi një kohë të gjatë mërgimi, përndjekjeje e shtypjeje për bijtë e Izraelit, para se Zoti i Grupimeve të shfaqej për t'i mbledhur ata nga të gjitha kombet, për të shkatërruar shtypësit e për të vendosur mbi tokë Mbretërinë e Vet.
Krishti ka thënë: "Mos mendoni se erdha që të sjell paqen mbi tokë: nuk erdha që të sjell paqen, por shpatën" [Mateu 10, 34], dhe paralajmëroi një epokë plot luftëra e ushtima luftërash, një epokë fatkeqësish e brengash, e cila do të vazhdonte deri në ardhjen e të Birit të Njeriut "në lavdinë e Atit".
Muhameti ka shpallur se Allahu, për shkak të veprimeve të tyre të padrejta, ka mbjellur midis të krishterëve e hebrenjve armiqësi e urrejtje, të cilat do të vazhdonin deri në Ditën e Ringjalljes, kur Ai do të paraqitej për t'i gjykuar të gjithë ata.19
Bahá'u'lláh-u, nga ana tjetër, njofton se Ai është i Premtuari i të gjithë këtyre Profetëve - Manifestimi Hyjnor në epokën e të Cilit do të vendoset në të vërtetë mbretëria e paqes. Kjo deklaratë është pa precedent e unikale, mirëpo ajo përputhet në mënyrë të mahnitshme me shenjat e kohës dhe me profecitë e të gjithë Profetëve të mëdhenj. Bahá'u'lláh-u reveloi me qartësi e mençuri të pakrahasueshme mjetet për të sjellë paqen e unitetin në gjirin e njerëzimit.
Është e vërtetë se që nga ardhja e Bahá'u'lláh-ut e deri më sot ka pasur luftë e shkatërrim në një shkallë të pashembullt, mirëpo të gjithë profetët kanë thënë se pikërisht kështu do të ndodhë në agimin e "Ditës së madhe e të tmerrshme të Zotit" dhe kjo, pra, s'është veçse një konfirmim i pikëpamjes se "Ardhja e Zotit" jo vetëm është afër, por dhe është tashmë një fakt i kryer. Sipas shëmbëlltyrës së Krishtit, i Zoti i Vreshtit duhet të dërrmojë sa s'ka më keq vreshtarët e këqinj, para se t'ua japë vreshtin të tjerëve, të cilët do t'ia sjellin Atij prodhimin në kohën e të vjelave. A nuk do të thotë kjo se me ardhjen e Zotit një shkatërrim i tmerrshëm i pret ato qeveri despotike, ata priftërinj e mullahë kopracë e intolerantë, ose ata udhëheqës tiranë që për shekuj me radhë, si vreshtarë të këqinj, kanë keqadministruar tokën dhe kanë shpërdoruar frytet e saj?
Për disa kohë mund të ketë ende ngjarje të tmerrshme e fatkeqësi të pakrahasueshme mbi tokë, por Bahá'u'lláh-u na siguron se "këto konflikte shterpe, këto luftëra shkatërrimtare do të marrin fund dhe 'Paqja e Madhe' do të vijë". Lufta e konfliktet, për nga karakteri i tyre shkatërrimtar, janë bërë aq të padurueshme, saqë njerëzimi duhet të gjejë çlirim prej tyre ose të vdesë.
"Koha e caktuar" ka ardhur e, bashkë me të, edhe Shpëtimtari i Premtuar!
Shkrimet e TijShkrimet e Bahá'u'lláh-ut kanë një gamë shumë të gjerë, ato trajtojnë çdo fazë të jetës njerëzore, individuale e shoqërore, merren me gjëra materiale e shpirtërore, me interpretimin e shkrimeve të shenjta të lashta e të sotme dhe me parashikime profetike si për të ardhmen e afërt dhe të largët.
Gjerësia dhe saktësia e dijeve të Tij ishin të habitshme. Ai mund të citonte e të shtjellonte në mënyrë bindëse e me autoritet Shkrimet e Shenjta të feve të ndryshme, të cilat njerëzit që mbanin korrespondencë me të e i drejtoheshin me pyetje i njihnin mirë, megjithëse ishte e qartë që Ai nuk kishte pasur kurrë mjetet e zakonshme për të njohur shumë prej librave që u referohej. Në Letër për të Birin e Ujkut [Epistle to the Son of the Wolf], Ai deklaron se nuk e kishte lexuar kurrë Bayan-in, megjithëse në shkrimet e veta tregon njohjen e kuptimin më të përsosur të Revelacionit të Báb-it. ( Báb-i, siç e kemi parë, kishte deklaruar se Revelacioni i Tij, Bayan-i, ishte frymëzuar e rridhte prej "Atij që Perëndia do ta shfaqë"). Me përjashtim vetëm të një vizite të Profesorit Eduard Grenvil Braun, të cilit në vitin 1980 i dha katër intervista që vazhduan nga 20-30 minuta, Ai nuk pati kurrë rast për marrëdhënie me mendimtarë të kulturuar perëndimorë, e megjithatë Shkrimet e Tij tregojnë kuptim të plotë të problemeve sociale, politike e fetare të botës perëndimore; madje edhe armiqtë e Tij ishin të detyruar ta pranonin se mençuria dhe dijet e Tij ishin të pashoqe. Rrethanat e njohura të burgimit të Tij të gjatë nuk lejojnë të dyshohet se ajo pasuri dijesh që tregojnë Shkrimet e Tij duhet të jetë fituar prej ndonjë burimi shpirtëror, krejt të pavarur nga mjetet normale të studimit ose të arsimimit dhe nga librat ose mësuesit.20
Disa herë Ai ka shkruar në persishte moderne, në gjuhën e zakonshme të bashkatdhetarëve të Tij, e cila është gjerësisht e pleksur me arabishten. Herë të tjera, kur u drejtohej, p.sh., zoroastrianëve, Ai ka shkruar në persishten klasike më të pastër. Ai shkruante po aq rrjedhshëm edhe arabisht, disa herë me një gjuhë shumë të thjeshtë, disa herë në stil klasik, që i afrohet mjaft stilit të Kuranit. Zotërimi i përsosur i këtyre gjuhëve e stileve të ndryshme nga ana e Tij ishte diçka e shquar, duke qenë se Atij i mungonte krejtësisht arsimi letrar.
Në disa prej Shkrimeve të Tij, rruga e shenjtërisë është nxjerrë në pah me fjalë aq të thjeshta, saqë "shtegtarët që bëjnë rrugën, sado të marrë, nuk do të gabojnë" [Isaia 35, 8]. Në shkrime të tjera ka një begati imagjinate poetike, filozofie të thellë dhe referimesh në shkrimet muhamedane, zoroastriane e të tjera, ose në letërsinë e legjendat persiane e arabe, që vetëm poeti, filozofi apo studiuesi mund t'i çmojë si duhet. Shkrime të tjera trajtojnë stade të përparuara të jetës shpirtërore dhe mund t'i kuptojnë vetëm ata që kanë kaluar tashmë nëpër fazat e mëparshme. Veprat e Tij janë si një tryezë e begatë plot ushqime e delikatesa, që u përshtaten nevojave e shijeve të të gjithë atyre që janë kërkues të sinqertë të së vërtetës.
Kjo është arsyeja pse Kauza e Tij pati ndikim midis njerëzve të mësuar e me kulturë, midis poetëve shpirtërorë e shkrimtarëve të mirënjohur. Madje edhe disa prej drejtuesve të sufive e të sekteve të tjera dhe disa nga ministrat politikë që ishin shkrimtarë, u tërhoqën prej fjalëve të Tij, sepse ato ua kalojnë fjalëve të të gjithë shkrimtarëve të tjerë për nga ëmbëlsia e thellësia e kuptimit shpirtëror.
Fryma Bahá'íNga vendi i Tij i burgimit në 'Akká-në e largët, Bahá'u'lláh-u zgjoi vendlindjen e Tij Persinë deri në thellësitë e saj; e jo vetëm Persinë. Ai zgjoi e po zgjon botën. Fryma që u ka dhënë gjallëri Atij e pasuesve të Tij ishte kurdoherë e butë, e sjellshme dhe e duruar, e megjithatë ajo ishte një forcë me vitalitet të habitshëm e me fuqi të jashtëzakonshme. Ajo arriti atë që dukej e pamundur. Ndryshoi natyrën njerëzore. Njerëzit që iu nënshtruan ndikimit të saj u bënë krijesa të reja. Ata u mbushën me një dashuri, besim e entuziazëm, në krahasim me të cilat gëzimet e brengat tokësore ishin vetëm si pluhuri në peshore. Ata ishin gati të përballonin vuajtje gjatë gjithë jetës ose një vdekje të përdhunshme me gjakftohtësi të plotë, madje jo, por me gëzim fytyrëndritur, në saje të forcës së mbështetjes pa druajtje te Perëndia.
Dhe më e habitshmja nga të gjitha, zemrat e tyre ishin aq të mbushura me ngazëllimin për një jetë të re, saqë nuk kishin vend për mendime hidhërimi ose hakmarrjeje kundër shtypësve të tyre. Ata braktisën krejtësisht përdorimin e dhunës në vetmbrojtje dhe, në vend që të vajtonin fatin e vet, e konsideronin veten si njerëzit më të lumtur, duke pasur privilegjin të merrnin këtë Revelacion të ri e të lavdishëm ose të flijonin jetën e tyre apo të derdhnin gjakun për të dëshmuar të vërtetën e tij. Me të drejtë zemrat e tyre mund të këndonin plot hare, sepse ata besonin që Perëndia, Më i Larti, i Përjetshmi, i Adhuruari, kishte folur me ta përmes buzësh njerëzore, u kishte bërë thirrje të jenë shërbëtorët e miqtë e Tij, kishte ardhur të vendoste mbi tokë Mbretërinë e Tij dhe t'i sillte të mirën e paçmuar të paqes një bote të dërrmuar nga lufta e të goditur nga konfliktet.
I tillë ishte besimi i frymëzuar nga Bahá'u'lláh-u. Ai shpalli misionin e Vet, siç e kishte paralajmëruar Báb-i se do të bënte, dhe, në saje të punës plot përkushtim të Pararendësit të Tij të madh, kishte mijëra njerëz të gatshëm të përshëndetnin Ardhjen e Tij - mijëra njerëz që kishin shkundur nga vetja bestytni e paragjykime dhe ishin duke pritur me zemër të pastër e mendje të hapët Manifestimin e Lavdisë së Premtuar të Perëndisë. Varfëria e prangat, rrethanat e neveritshme e poshtërimi i jashtëm nuk mund t'u fshihnin atyre Lavdinë Shpirtërore të Zotit të tyre - jo, ky mjedis i errët tokësor shërbente vetëm për ta shtuar shndritjen e Shkëlqimit të Tij të vërtetë.
4. 'Abdu'l-Bahá-I: SHËRBËTORI I BAHÁ-ITKur oqeani i pranisë Sime të jetë në zbaticë dhe Libri i Revelacionit Tim të ketë mbaruar, e ktheni shikimin tuaj nga Ai që Perëndia e ka caktuar dhe që është degë prej kësaj Rrënje të Lashtë. Bahá'u'lláh, Kitáb-i-Aqdas.
Lindja dhe fëmijëria'Abbás Effendi, i cili më pas mori titullin 'Abdu'l-Bahá (dmth Shërbëtori i Bahá-it), ishte djali i madh i Bahá'u'lláh-ut. Ai lindi në Teheran, pak para mesnatës, në vigjiljen e 23 majit 1844,21 po atë natë që Báb-i shpalli misionin e Vet.
Ishte nëntë vjeç, kur të Atin, me të cilin që atëherë ishte i lidhur në mënyrë të devotshme, e futën në burgun e nëndheshëm të Teheranit. Një bandë hajdutësh plaçkitën shtëpinë e tyre, i grabitën familjes gjithë kamjen dhe e lanë në mjerim. 'Abdu'l-Bahá-i tregon se një ditë i dhanë leje të hynte në oborrin e burgut për të parë atin e Tij të dashur, kur Ai dilte për shëtitjen e përditshme. Bahá'u'lláh-u kishte ndryshuar tmerrësisht, Ai ishte kaq i sëmurë sa mezi ecte, flokët e mjekrën i kishte të pakrehura, qafën të plagosur e të enjtur nga shtrëngimi i një qaforeje të rëndë prej hekuri, trupin të përkulur nga pesha e vargonjve. Kjo pamje la në mendjen e djalit të ndieshëm një mbresë që nuk mund të harrohet kurrë.
Gjatë vitit të parë të qëndrimit të tyre në Bagdad, dhjetë vjet para Deklarimit të hapur të Bahá'u'lláh-ut për Misionin e Tij, intuita e mprehtë e 'Abdu'l-Bahá-it, i cili në atë kohë ishte vetëm nëntë vjeç, e çoi Atë qysh atëherë në zbulimin e rëndësishëm se ati i Tij ishte në të vërtetë i Premtuari, Manifestimin e të Cilit e prisnin të gjithë Bábí-të. Pas rreth gjashtëdhjetë vjetësh, Ai e ka përshkruar kështu çastin kur kjo bindje pushtoi papritur tërë natyrën e Tij:
Unë jam shërbëtori i Përsosurisë së Bekuar. Në Bagdad unë isha fëmijë. Atëherë e atje Ai më njoftoi Fjalën dhe unë i besova Atij. Sapo më shpalli Fjalën, unë rashë në këmbët e Tij të Shenjta dhe iu luta e iu përgjërova të pranonte gjakun tim si flijim në Shtegun e Tij. Flijim! Sa e ëmbël është për mua kjo fjalë! S'ka për mua dhuratë më të madhe se kjo! Ç'lavdi më të madhe mund të përfytyroj, sesa të shoh qafën time të lidhur për hir të Tij, këmbët e mia në pranga për hir të dashurisë së Tij, trupin tim të gjymtuar ose të flakur në thellësitë e detit për hir të Kauzës së Tij! Nëse vërtet e duam Atë, - nëse unë jam shërbëtori i sinqertë i Tij, atëherë duhet të flijoj jetën time, të tërën time në Pragun e Tij të Bekuar. - Ditari i Mirza A(mad Sohrab-it [Diary of Mirza A(mad Sohrab], janar 1914.
Afërsisht në këtë kohë miqtë e Tij filluan ta quanin Atë "Misteri i Perëndisë", një titull që ia dha atij Bahá'u'lláh-u e me të cilin njihej zakonisht Ai gjatë periudhës së qëndrimit në Bagdad.
Kur i ati shkoi për dy vjet në një vend të shkretë, 'Abbás-i ishte zemërthyer. Ngushëllimi i Tij kryesor ishte kopjimi e rrënjosja në kujtesë e Tabelave të Báb-it dhe shumë kohë e kalonte i vetmuar në përsiatje. Kur më në fund i ati u kthye, djali u mbush gjithë gëzim.
RiniaQë nga ajo kohë, Ai u bë shoku më i ngushtë i të atit e, si të thuash, mbrojtësi. Megjithëse ishte vetëm një djalosh, ai tregonte qysh atëherë mendjemprehtësi e aftësi depërtuese të mahnitshme dhe mori mbi vete detyrën që të bisedonte me vizitorët e shumtë që vinin për të takuar të atin. Kur e shihte se ishin kërkues të sinqertë të së vërtetës, i lejonte të kalonin në praninë e të atit, përndryshe nuk i linte të shqetësonin Bahá'u'lláh-un. Në shumë raste, Ai ndihmonte të atin t'u përgjigjej pyetjeve e të zgjidhte vështirësitë e këtyre vizitorëve. Për shembull, kur një nga udhëheqësit sufi, i quajtur 'Alí Shawkat Páshá, kërkonte shpjegimin e shprehjes: "Unë isha një mister i fshehur", që ndodhet në një traditë të mirënjohur muhamedane, Bahá'u'lláh-u u kthye nga "Misteri i Perëndisë", 'Abbás-i, dhe i tha të shkruante shpjegimin. Djaloshi, që atëherë ishte rreth pesëmbëdhjetë ose gjahtëmbëdhjetë vjeç, menjëherë shkroi një letër me rëndësi, duke dhënë një përshkrim aq sqarues, sa që e mahniti Pashanë. Kjo letër është tani gjerësisht e përhapur midis Bahá'í-ve dhe e njohur mirë nga shumë njerëz jashtë besimit Bahá'í.
Në këtë kohë 'Abbás-i vizitonte shpesh xhamitë, ku diskutonte çështje teologjike me doktorë e njerëz të mësuar. Ai nuk ndoqi kurrë as shkollë as universitet, i vetmi mësues i Tij ishte i ati. Çlodhja Tij e preferuar ishte shëtitja me kalë, gjë që i jepte kënaqësi të madhe.
Pas Deklarimit të Bahá'u'lláh-ut në kopshtin jashtë Bagdadit, devocioni i 'Abdu'l-Bahá-it për të atin u bë më i madh se kurrë. Në ditët e udhëtimit të gjatë për në Konstantinopojë, Ai ruante natë e ditë Bahá'u'lláh-un, duke ngarë kalin pranë qerres së Tij dhe duke qëndruar roje afër tendës së Tij. Ai bënte çmos që t'ia lehtësonte të atit gjithë kujdesin e përgjegjësitë shtëpijake, duke u bërë mbështetja kryesore e ngushëllimi i tërë familjes.
Gjatë viteve që kaluan në Adrianopojë, 'Abdu'l-Bahá-i u bë i dashur për të gjithë. Ai merrej shumë me dhënie mësimi dhe u bë i njohur për të gjithë si "Mjeshtri". Në 'Akká, ku pothuaj i gjithë grupi ishin të sëmurë nga tifoja, malaria e dizanteria, Ai lante të sëmurët, kujdesej për ta, i ushqente, i ruante natën, pa bërë pushim, derisa i rraskapitur në kulm mori edhe vetë dizanterinë e për rreth një muaj mbeti në gjendje rreziku. Në 'Akká, si dhe në Adrianopojë, njerëzit e të gjitha klasave, që nga Guvernatori deri te lypësi më i mjerë, mësuan ta donin e ta respektonin Atë.
MartesaHollësitë që vijojnë rreth martesës së 'Abdu'l-Bahá-it ia ka treguar me dashamirësi autorit të këtij libri një historian persian i Besimit Bahá'í:
Gjatë rinisë së 'Abdu'l-Bahá-it, çështja e një martese të përshtatshme për të paraqiste, natyrisht, një interes të madh për besimtarët dhe shumë njerëz ofroheshin, duke e dëshiruar këtë kurorë nderi për familjen e vet. Mirëpo për një kohë të gjatë, 'Abdu'l-Bahá-i nuk tregonte fare prirje për martesë dhe askush nuk e kuptonte urtinë e kësaj. Më pas u bë e ditur se ishte një vajzë, e cila qe paracaktuar të bëhej bashkëshortja e 'Abdu'l-Bahá-it, një vajzë që kishte lindur në saje të Bekimit që Báb-i u kishte dhënë prindërve të saj në Isfahan. I ati ishte Mirza Mu(ammad 'Alí-u, i cili ishte ungji i "Mbretit të Martirëve" dhe i "të Dashurit të Martirëve", dhe ajo i përkiste një familjeje të madhe e fisnike të Isfahanit. Kur Báb-i ndodhej në Isfahan, Mirza Mu(ammad 'Alí-u nuk kishte fëmijë, por e shoqja digjej për një fëmijë. Kur Báb-i e mori vesh, i dha atij nga ushqimi i vet e i tha ta ndante me të shoqen. Si e hëngrën atë ushqim, u bë e qartë se shpresat për t'u bërë prindër, që ata kishin ushqyer për një kohë të gjatë, po përmbusheshin dhe në kohën e duhur atyre u lindi një vajzë, së cilës ia vunë emrin Munírih Khánum.22 Pastaj u lindi një djalë, të cilit ia vunë emrin Siyyid Ya(yá, dhe më vonë ata patën fëmijë të tjerë. Pas disa kohësh i ati i Munírih-es vdiq, kushërinjtë e saj u martirizuan nga Zillu's-Sul(án e mullatë dhe familja pësoi vështirësi të mëdha e përndjekje të egra, sepse ishin Bahá'í. Atëherë Bahá'u'lláh-u i lejoi Munírih-en e të vëllanë, Siyyid Ya(yá-në, të vinin në 'Akká për mbrojtje. Bahá'u'lláh-u dhe e shoqja, Navvab-i, e ëma e 'Abdu'l-Bahá-it, treguan aq dashamirësi e hatër për Munírih-en, saqë të tjerët e kuptuan që ata e donin atë për nuse të 'Abdu'l-Bahá-it. Dëshira e të atit dhe e të ëmës u bë edhe dëshira e 'Abdu'l-Bahá-it. Ai kishte për Munírih-en një ndjenjë të ngrohtë dashurie e dashamirësie që edhe ajo ushqente për Të, dhe shpejt ata u lidhën me martesë.
Martesa e tyre qe shumë e lumtur e plot harmoni. Nga fëmijët që u lindën, katër vajza mbijetuan në kushtet e rënda të burgimit të gjatë, dhe me jetët e tyre të mrekullueshme në shërbim të Kauzës u bënë të dashura për të gjithë ata që patën fatin t'i njihnin.
Qendra e BesëlidhjesBahá'u'lláh-u e tregoi në shumë mënyra se 'Abdu'l-Bahá-i duhej të drejtonte Kauzën pasi të ndërronte jetë Ai Vetë. Shumë vjet para se të vdiste, Ai e shpalli këtë në mënyrë të fshehur në Kitáb-i-Aqdas-in e Tij. Në shumë raste Ai e ka quajtur 'Abdu'l-Bahá-in "Qendra e Besëlidhjes Sime", "Dega Më e Madhe", "Dega prej Rrënjës së Lashtë". Zakonisht Ai e quante Atë "Mjeshtri" dhe kërkonte nga gjithë familja që ta trajtonin me shumë respekt, kurse në Vullnetin e Testamentin e Tij la porosi shprehimisht që të gjithë duhej t'i drejtoheshin e t'i bindeshin Atij.
Pas vdekjes së "Bukurisë së Bekuar" (siç e quanin zakonisht Bahá'u'lláh-un familja dhe besnikët e Tij), 'Abdu'l-Bahá-i mori pozitën që i ati kishte treguar qartë për të, si kreu i Kauzës dhe si interpretuesi kompetent i mësimeve. Por disa nga të afërmit e Tij dhe të tjerë, morën inat për këtë dhe iu kundërvunë 'Abdu'l-Bahá-it po aq egërsisht sa (ub(-i-Azal-i i qe kundërvënë Bahá'u'lláh-ut. Ata u orvatën të mbillnin grindje midis besimtarëve dhe, kur kjo dështoi, filluan të bënin padi të rreme kundër 'Abdu'l-Bahá-it pranë Qeverisë Turke.
Në pajtim me udhëzimet që pat marrë nga i ati, 'Abdu'l-Bahá-i po ngrinte një ndërtesë në shpatin e Malit Karmel, mbi Haifa, që parashikohej të bëhej vendprehja e përhershme e eshtrave të Báb-it, si dhe të kishte një numër ambientesh për takime e shërbime. Ata [kundërshtarët] ia paraqitën autoriteteve sikur kjo godinë do të shërbente si fortesë dhe sikur 'Abdu'l-Bahá-i dhe pasuesit e Tij kishin ndërmend të fortifikoheshin aty, t'i kundërviheshin Qeverisë e të orvateshin të merrnin në zotërim krahinën fqinjë të Sirisë.
Burgimi i rreptë përsëritetPër shkak të kësaj e të padive të tjera po aq të pabazuara, 'Abdu'l-Bahá-in dhe familjen e tij, të cilët ishin lënë të lirë të lëviznin nëpër vend disa milje rreth 'Akká-së, i mbyllën përsëri rigorozisht për më se shtatë vjet brenda mureve të qytetit burg. Por kjo nuk e pengonte Atë të përhapte në mënyrë efektive mesazhin Bahá'í nëpër Azi, Evropë e Amerikë. Zoti Horës Holi [Horace Holley] shkruan kështu për këtë periudhë:
Tek 'Abdu'l-Bahá-i vinin, si te mësuesi e te miku, burra e gra të çdo race, feje e kombi, për t'u ulur rreth tryezës së tij si mysafirë të nderuar, duke e pyetur atë për programin social, shpirtëror ose moral që secili kishte më shumë për zemër; e pas një qëndrimi që zgjaste nga pak orë deri në shumë muaj, ktheheshin në shtëpitë e veta të frymëzuar, të përtëritur e të ndriçuar. Me siguri, bota nuk ka pasur kurrë një shtëpi mysafirësh si kjo.
Brenda dyerve të saj kastat e ngurta të Indisë shkriheshin, paragjykimet raciale të hebrenjve, të të krishterëve e të muhamedanëve bëheshin më pak se një kujtim; dhe çdo konvencion, veç ligjit të zemrave të ngrohta e të mendjeve të etura shembej i dëbuar e i ndaluar nga simpatia bashkuese e të zotit të shtëpisë. Ishte si një Mbret Artur dhe Tryeza e Rrumbullakët ... por një Artur që bënte kalorës gratë si dhe burrat dhe i niste ata të armatosur jo me shpatë, por me Fjalën. - Horace Holley, Feja e sotme sociale [The Modern Social Religion], f. 171.
Gjatë këtyre viteve, 'Abdu'l-Bahá-i mbante një korrespondencë kolosale me besimtarë e kërkues nga të katër anët e botës. Në këtë punë Atë e ndihmonin shumë të bijat, si dhe disa përkthyes e sekretarë.
Një pjesë të madhe të kohës Ai e kalonte duke vizituar të sëmurët e të mjerët në vetë shtëpitë e tyre; dhe në lagjet më të varfëra të 'Akká-së asnjë vizitor nuk ishte aq i mirëpritur sa "Mjeshtri". Një pelegrin, që vizitoi në atë kohë 'Akká-në, shkruan:
'Abdu'l-Bahá-i e ka zakon që çdo javë, të premten në mëngjes, t'u shpërndajë lëmosha të varfërve. Nga rezerva e vet e paktë Ai i jep një çikë secilit prej nevojtarëve që vijnë për të kërkuar ndihmë. Sot në mëngjes, pothuaj njëqind veta ishin në radhë, të ulur përdhe e të përkulur në rrugën e hapur të oborrit ku ndodhet shtëpia e 'Abdu'l-Bahá-it. E ç'grumbullim të papërshkrueshëm njerëzish përbënin ata! Lloj-lloj burrash, grash e fëmijësh - të varfër, të mjerë, të pashpresë në dukje, gjysmë të zhveshur, shumë prej tyre të gjymtuar e të verbër, lypsarë të vërtetë, të varfër sa s'thuhet - duke pritur e pritur - derisa te dera dukej 'Abdu'l-Bahá-i... Duke lëvizur me shpejtësi nga njëri te tjetri, duke u ndalur herë pas here për të thënë një fjalë simpatie e inkurajimi, duke lëshuar monedha të vogla në çdo pëllëmbë që i shtrihej përpara me kërkesë të ethshme, duke prekur fytyrën e një fëmije, duke marrë dorën e një plake që kapej fort pas rrobave të tij kur kalonte pranë, duke u thënë fjalë drite pleqve të verbër, duke pyetur për ata që ishin tepër të dobët e të pamundur për të ardhur të merrnin atë pak ndihmë dhe duke ua dërguar pjesën e tyre bashkë me një mesazh dashurie e inkurajimi. - Pamje të 'Abdu'l-Bahá-it [Glimpses of 'Abdu'l-Bahá], M.J.M., f. 13.
Nevojat vetjake të 'Abdu'l-Bahá-it ishin të pakta. Ai punonte deri natën vonë e që herët në mëngjes. Dy të ngrëna të thjeshta në ditë i mjaftonin. Gardëroba e tij përbëhej nga shumë pak rroba prej cope të lirë. Ai nuk mund t'i lejonte vetes të jetonte në luks, kur njerëz të tjerë ishin nevojtarë.
Ai i donte shumë fëmijët, lulet dhe bukuritë e natyrës. Çdo mëngjes, rreth orës gjashtë ose shtatë, familja e kishte zakon të mblidheshin bashkë për çajin e mëngjesit dhe, ndërsa "Mjeshtri" pinte çajin e Tij, fëmijët e vegjël të shtëpisë këndonin lutje. Zoti Torntën Çeis [Thornton Chase] shkruan për këta fëmijë: "Të tillë fëmijë nuk kam parë kurrë, aq të sjellshëm, joegoistë, tërë kujdes për të tjerët, të pabezdisshëm, të zgjuar e aq të çinteresuar për gjërat e vogla që u pëlqejnë fëmijëve..." - Në Galile [In Galilee], f. 51.
"Shërbimi i luleve" ishte një tipar dallues i jetës në 'Akká, për të cilin çdo pelegrin merrte me vete kujtime tërë aromë. Zonja Lukas [Lucas] shkruan: "Kur Mjeshtri thith erën e luleve, është diçka e mrekullueshme ta shohësh. Duket sikur parfumi i zymbylit i thotë diçka, kur Ai e zhyt fytyrën në lulet. Është si përpjekja e veshit për të dëgjuar një harmoni të bukur, një vëmendje e përqendruar". - Raportim i shkurtër për vizitën time në 'Akká [A Brief Account of My Visit to 'Akká], f. 25-26.
Atij i pëlqente t'u dhuronte vizitorëve të Vet të shumtë lule të bukura e erëmira.
Zoti Torntën Çeis e përmbledh në këtë mënyrë përshtypjen e tij për jetën e burgut në Akka:
Pesë ditë qëndruam brenda atyre mureve, të burgosur bashkë me Atë që jeton në "Burgun Më të Madh". Është një burg paqe, dashurie e shërbimi. Asnjë dëshirë, asnjë kërkesë nuk ka atje, veç të mirës së njerëzimit, paqes në botë, njohjes së Atësisë së Perëndisë dhe të të drejtave të ndërsjella të njerëzve si krijesa të Tij, si fëmijë të Tij. Me të vërtetë, burgu real, atmosfera mbytëse, ndarja nga të gjitha dëshirat e vërteta të zemrës, lidhja me kushtet tokësore, të gjitha këto janë jashtë atyre mureve të gurta, kurse brenda tyre është liria dhe flladi i pastër i Frymës së Perëndisë. Të gjitha trazimet, rrëmujat, shqetësimet ose ankthet për gjëra të kësaj bote janë lënë jashtë që aty. - Në Galile, f. 24.
Shumë njerëzve vuajtjet e jetës në burg do t'u dukeshin fatkeqësi të rënda, por për 'Abdu'l-Bahá-in ato nuk shkaktonin tmerr. Kur ishte në burg, ai ka shkruar:
Mos u brengosni për shkak të burgimit e të fatkeqësisë sime; sepse ky burg është kopshti im i bukur, parajsë-shtëpia ime dhe froni im i sundimit midis njerëzimit. Fatkeqësia ime në burg është për mua një kurorë, me të cilën unë lavdërohem midis të drejtëve.
Cilido mund të jetë i lumtur në gjendje mirëqenieje, qetësie, suksesi, shëndeti, gëzimi e hareje; por në qoftë se njeriu është i lumtur e i kënaqur në kohë trazimi, vuajtjesh e sëmundjeje, kjo është prova e fisnikërisë.
Komisionet turke të hetimitMë 1904 e 1907, Qeveria Turke emëroi komisione për të hetuar lidhur me akuzat kundër 'Abdu'l-Bahá-it, dhe dëshmitarë të rremë dëshmuan kundër Tij. 'Abdu'l-Bahá-i, duke hedhur poshtë akuzat, shprehu gatishmërinë e plotë që t'i nënshtrohej çdo vendimi që do të jepte gjyqi. Ai deklaroi se do të ishte i lumtur edhe sikur ata ta hidhnin në burg, ta tërhiqnin zvarrë rrugëve, ta shanin, ta pështynin, ta qëllonin me gurë, t'i bënin çdo lloj poshtërimi, ta varnin ose ta pushkatonin.
Ndërmjet seancave të komisioneve të hetimit, Ai vazhdonte me qetësinë më të madhe jetën e Tij të zakonshme, duke mbjellur pemë në kopsht e duke kryesuar një dasmë me dinjitetin e gëzimin e lirisë shpirtërore. Konsulli spanjoll i propozoi t'i rregullonte një lejë-kalimi të sigurtë deri në një port të huaj që do të zgjidhte; Ai e refuzoi këtë ofertë me mirënjohje por në mënyrë të vendosur, duke thënë se cilatdo qofshin pasojat, Ai duhej të shkonte në gjurmët e Báb-it e të Përsosurisë së Bekuar, të cilët nuk tentuan kurrë të shpëtonin kokën ose t'ua mbathnin përballë armiqve të Tyre. Megjithatë, Ai nxiti shumicën e Bahá'í-ve të linin afërsitë e 'Akká-së, që ishin bërë tepër të rrezikshme për ta, dhe qëndroi vetëm me pak besimtarë për të pritur fatin e Vet.
Të katër zyrtarët e korruptuar, që përbënin komisionin e fundit hetimor, arritën në 'Akká në fillim të dimrit të vitit 1907, qëndruan një muaj dhe u nisën për në Konstantinopojë, pasi përfunduan të ashtuqujturin "hetim" të tyre, të përgatitur për të raportuar se akuzat kundër 'Abdu'l-Bahá-it ishin provuar dhe për të rekomanduar syrgjynosjen ose ekzekutimin e Tij. Por sapo ata u kthyen në Turqi, atje shpërtheu revolucioni dhe të katër anëtarët e komisionit, që ishin të regjimit të vjetër, u detyruan t'ua mbathnin me të katra për të shpëtuar kokën. Xhonturqit vendosën sundimin e tyre dhe të gjithë të burgosurit politikë e fetarë të Perandorisë Otomane u lanë të lirë. Në shtator 1908 'Abdu'l-Bahá-i u lirua nga burgu dhe vitin tjetër vetë 'Abdu'l-Hamíd-i, Sulltani, u burgos.
Udhëtimet në PerëndimPas lirimit, 'Abdu'l-Bahá-i vazhdoi po atë jetë të shenjtë veprimtarie të pandërprerë të mësimdhënies, të korrespondencës, të kujdesit për të varfërit e të sëmurët, me të vetmin ndryshim që e transferoi atë nga 'Akká në Haifa e nga Haifa në Aleksandri, deri në gusht 1911, kur u nis për të parën vizitë në botën perëndimore. Gjatë udhëtimeve të Tij në Perëndim, 'Abdu'l-Bahá-i takoi njerëz të çdo rryme mendimi dhe plotësoi gjerësisht porosinë e Bahá'u'lláh-ut që: "Të bëhet shoqëri me të gjithë njerëzit, me gëzim e dashamirësi". Ai arriti në Londër në fillim të shtatorit 1911 dhe kaloi atje një muaj, gjatë të cilit, veç bisedave të përditshme me njerëz që i bënin pyetje e shumë veprimtarive të tjera, foli në kongregacionet e të përhirshmit R. J. Kempbell [Rev. R. J. Campbell] në Siti Tempël [City Temple] dhe të arqidhjakut Uilbërfors [Wilberforce] në kishën e Shën Gjonit [St. John], në Uestminstër, dhe hëngri mëngjes me Lord Merin [Kryetarin e Bashkisë]. Pastaj shkoi në Paris, ku çdo ditë mbante ligjërata e fjalime me dëgjues të etur të shumë kombësive e kategorive. Në dhjetor u kthye në Egjipt dhe pranverën tjetër, duke iu përgjigjur lutjeve të zjarrta të miqve amerikanë, u nis për në Shtetet e Bashkuara dhe arriti në Nju Jork në prill 1912. Gjatë nëntë muajve që vijuan, udhëtoi nëpër Amerikë, nga oqeani në oqean, duke iu drejtuar njerëzve të çdo kategorie e pozite, si studentë universitarë, socialistë, mormonë, hebrenj, të krishterë, agnostikë, esperantistë, shoqata për paqen, Klube të Mendimit të Ri, shoqata për të drejtën e votimit për gratë, dhe duke folur në kisha të pothuaj çdo rryme e duke mbajtur kurdoherë ligjërata që i përshtateshin auditorit e rastit. Më 5 dhjetor, u nis me det për në Britaninë e Madhe, ku qëndroi gjashtë javë, duke vizituar Liverpulin, Londrën, Bristolin dhe Edinburgun. Në Edinburg mbajti një fjalim të shquar në Shoqatën Esperanto, ku njoftonte se kishte porositur Bahá'í-të e Lindjes të studionin Esperanton, me qëllim që të arrihej një mirëkuptim më i madh midis Lindjes e Perëndimit. Pas dy muajsh në Paris, që i kaloi, si dhe më parë, me intevista e konferenca të përditshme, u nis për në Shtutgard, ku mbajti një seri takimesh shumë të sukesshme me Bahá'í-të gjermanë; pastaj për në Budapest e Vienë, duke themeluar në këto vende grupe të reja, e më në fund u kthye në Egjipt në maj 1913 dhe në Haifa më 5 dhjetor 1913.
Kthimi në Tokën e ShenjtëNë atë kohë Ai ishte në vitin e shtatëdhjetë të jetës së Vet dhe punët e Tij të gjata e të mundimshme, që arritën kulmin në këto udhëtime të lodhshme në Perëndim, kishin konsumuar trupin e Tij. Pas kthimit, Ai u drejtoi besimtarëve në Lindje e në Perëndim vërejtjet patetike që vijojnë:
Miq, po afrohet koha kur Unë nuk do të jem më me ju. Unë kam bërë gjithçka mund të bëhej. I kam shërbyer Kauzës së Bahá'u'lláh-ut me të gjitha forcat e mia. Kam punuar natë e ditë çdo vit të jetës sime.
Oh, sa shumë dëshiroj të shoh besimtarët të marrin përsipër përgjegjësitë e Kauzës! Tani është koha të shpallet Mbretëria e Abhá-së (dmth e Më të Lavdishmit). Tani është ora e bashkimit dhe e mirëkuptimit! Tani është dita e harmonisë shpirtërore të miqve të Perëndisë!...
Unë po mbaj vesh nga Lindja e nga Perëndimi, nga Veriu e nga Jugu, se mbase dëgjoj këngët e dashurisë e të shoqërisë të ngrihen në takimet e besimtarëve. Ditët e mia janë të numëruara, dhe veç këtij nuk më mbetet gëzim tjetër.
Oh, sa shumë dëshiroj t'i shoh miqtë të bashkuar, si një varg të ndritshëm margaritarësh, si Shenjëzat e shkëlqyeshme, si rrezet e diellit, si gazelat e një luadhi!
Bilbili mistik po këndon për ta; vallë nuk do ta dëgjojnë ata? Zogu i Paradisit po cicëron; vallë nuk do ta ndiejnë ata? Engjëlli i Mbretërisë së Abhá-së po i thërret; vallë nuk do t'ia venë veshin ata? Lajmëtari i Besëlidhjes po mban ligjëratën e tij; vallë nuk do t'i kushtojnë vëmendje ata?
Ah! Unë pres, pres të dëgjoj lajmin e gëzuar se besimtarët janë trupëzimi i sinqeritetit e i besnikërisë, mishërimi i dashurisë e i miqësisë dhe manifestimi i unitetit e i mirëkuptimit!
Vallë nuk do ta gëzojnë zemrën time ata? Vallë nuk do ta plotësojnë dëshirën time të zjarrtë ? Vallë nuk do t'i vënë vesh ligjëratës sime? Vallë nuk do t'i përmbushin shpresat e mia? Vallë nuk do t'i përgjigjen thirrjes sime?
Unë pres, pres me durim!Armiqtë e Kauzës Bahá'í, shpresat e të cilëve qenë rritur shumë kur Báb-i ra fli i tërbimit të tyre, kur Bahá'u'lláh-un e patën laguar nga vendlindja e Tij dhe e patën burgosur përjetë, dhe përsëri kur Bahá'u'lláh-u ndërroi jetë, këta armiq morën zemër edhe një herë kur panë dobësinë dhe rënien trupore të 'Abdu'l-Bahá-it pas kthimit të Tij nga udhëtimet në Perëndim. Por shpresat e tyre ishin dënuar sërish të pësonin zhgënjim. Pas një kohe të shkurtër 'Abdu'l-Bahá-i ishte në gjendje të shkruante:
Padyshim, ky trup fizik e kjo energji njerëzore nuk do të ishin në gjendje të përballonin konsumimin e vazhdueshëm, por ndihma dhe përkrahja e të Dëshiruarit kanë qenë Ruajtësi dhe Mbrojtësi i 'Abdu'l-Bahá-it të dobët e të përunjur.... Disa kanë thënë se 'Abdu'l-Bahá-i është duke i dhënë botës lamtumirën e fundit, se energjitë e tij trupore janë ezauruar e tharë dhe se të gjitha këto së shpejti do t'i japin fund jetës së tij. Kjo është larg së vërtetës. Megjithëse sipas vlerësimit të përciptë të shkelësve të Besëlidhjes e mendjemykurve, trupi është i dobët për shkak të sprovave në Shtegun e Bekuar, por, lavdi Zotit, falë largpamësisë së Përsosurisë së Bekuar, fuqitë shpirtërore janë në përtëritje e forcim të plotë. Shyqyr Zotit që tani, me bekimin e uratën e Bahá'u'lláh-ut, edhe energjitë trupore janë kthyer tërësisht, gëzimi hyjnor është arritur, lajmi i gëzuar më i madh po shndrit dhe lumturia ideale po vërshon.
Si gjatë Luftës Evropiane dhe pas përfundimit të saj, 'Abdu'l-Bahá-i qe në gjendje që, midis veprimtarive të tjera të panumërta, të shkruante një seri letrash të mëdha e frymëzuese, të cilat, kur komunikacionet u hapën përsëri, zgjuan te besimtarët në gjithë botën entuziazëm e zell të ri për shërbim. Nën frymëzimin e këtyre letrave, Kauza shkoi përpara me hapa viganë dhe Besimi tregoi kudo shenja vitaliteti e fuqie të re.
Koha e luftës në HaifaNjë shembull i shquar i parashikimit të 'Abdu'l-Bahá-it ndodhi në muajt menjëherë para luftës. Në kohë paqe, në Haifa kishte zakonisht një numër të madh pelegrinësh nga Persia e nga rajone të tjera të globit. Rreth gjashtë muaj para se të fillonte lufta, një prej Bahá'í-ve të vjetër që jetonte në Haifa paraqiti një kërkesë të disa besimtarëve të Persisë që të lejoheshin të vizitonin Mjeshtrin. 'Abdu'l-Bahá-i nuk ua dha lejen dhe, duke filluar nga ajo kohë, gradualisht ktheu prapë pelegrinët që ndodheshin në Haifa e kështu, nga fundi i korrikut 1914, nuk mbeti asnjë prej tyre. Kur në ditët e para të gushtit, shpërthimi i papritur i Luftës së Madhe tronditi botën, urtia e kësaj mase paraprake doli në shesh.
Kur shpërtheu lufta, 'Abdu'l-Bahá-i, i Cili kishte kaluar në internim e në burg pesëdhjetë e pesë vjet të jetës së Tij, faktikisht u bë përsëri një i burgosur i Qeverisë Turke. Komunikimi me miqtë e besimtarët jashtë Sirisë u pre pothuajse tërësisht dhe Ai e grupi i vogël i pasuesve të Tij iu nënshtruan sërish kushteve të kufizimit, mungesës së ushqimit dhe rrezikut personal e vështirësive të mëdha.
Gjatë luftës 'Abdu'l-Bahá-i ishte mjaft i zënë me kujdesin për nevojat materiale e shpirtërore të njerëzve që kishte pranë Vetes. Ai organizoi personalisht punime bujqësore të gjera afër Tiberias, duke siguruar një sasi të madhe gruri, duke shmangur kështu zinë e bukës jo vetëm për Bahá'í-të, por edhe për qindra njerëz të varfër të çdo feje në Haifa e 'Akká, nevojat e të cilëve i plotësonte me zemërgjerësi. Ai kujdesej për të gjithë dhe lehtësonte vuajtjet e tyre me sa ishte e mundur. Qindra e qindra të varfër merrnin çdo ditë prej Tij një shumë të vogël të hollash. Veç të hollave, Ai shpërndante bukë. Në qoftë se nuk kishte bukë, u jepte hurma ose diçka tjetër. Shpesh herë bënte vizita në 'Akká për të ngushëlluar e ndihmuar atje besimtarët dhe njerëz të varfër. Gjatë kohës së luftës, Ai kishte çdo ditë takime me besimtarë dhe, me ndihmën e Tij, miqtë rrinin të lumtur e të qetë në këto vite plot trazime.
Sër 'Abdu'l-Bahá 'Abbás, K.P.B.I madh qe gëzimi në Haifa kur, më 23 shtator 1918, në orën 3 pasdite, pas njëzet e katër orë luftimesh, kalorësia britanike e indiane mori qytetin dhe tmerret e kushteve të luftës nën Qeverinë Turke morën fund.
Që nga fillimi i pushtimit britanik, një numër i madh ushtarakësh e ofiqarësh të qeverisë të të gjitha rangjeve, edhe të më të lartave, kërkonin të bisedonin me 'Abdu'l-Bahá-in, duke gjetur kënaqësi në bisedat sqaruese, në gjerësinë e mendimeve dhe thellësinë e intuitës, në mirësjelljen plot dinjitet e mikpritjen e mrekullueshme të Tij. Karakteri i Tij fisnik dhe puna e Tij e madhe në interes të pajtimit paqësor dhe për mirëqenien e vërtetë të njerëzve, u lanë përfaqësuesve të Qeverisë mbresa aq të forta, saqë 'Abdu'l-Bahá-it i dhanë titullin Kalorës i Perandorisë Britanike; ceremonia u mbajt në kopshtin e guvernatorit ushtarak në Haifa më 27 prill 1920.
Vitet e funditGjatë dimrit 1919-1920, autori i këtij libri pati fatin e madh të kalonte dy muaj e gjysmë si mysafir i 'Abdu'l-Bahá-it në Haifa e të vëzhgonte nga afër jetën e Tij të përditshme. Në atë kohë, megjithëse pothuaj shtatëdhjetë e gjashtë vjeç, Ai ishte çuditërisht i fuqishëm dhe kryente çdo ditë një sasi pune të pabesueshme. Megjithëse shpesh ishte shumë i lodhur, Ai kishte një fuqi të çuditshme ripërtëritjeje dhe shërbimet e Tij ishin kurdoherë në dispozicion të atyre që kishin më shumë nevojë. Durimi i përhershëm, butësia, mirësia dhe takti i Tij e bënin praninë e Tij një bekim. Ai e kishte zakon të kalonte një pjesë të madhe të çdo nate në lutje e përsiatje. Qysh në mëngjes herët e deri në mbrëmje, përveç një pushimi të shkurtër pas drekës, Ai ishte shumë i zënë duke lexuar, duke iu përgjigjur letrave që i vinin nga shumë vende dhe duke u kujdesur për punët e shumta të ekonomisë familjare e të Kauzës. Pasdite bënte një çlodhje të vogël në formën e një shëtitjeje në këmbë ose me karrocë, por edhe atëherë zakonisht e shoqëronin një, dy ose një grup pelegrinësh, me të cilët bisedonte për tema shpirtërore, ose gjente rastin të vizitonte e të ndihmonte ndonjë të varfër. Pasi kthehej, Ai ftonte miqtë në sallonin e Vet për takimin e zakonshëm të mbrëmjes. Si në drekë dhe në darkë, Ai mbante me muhabet një numër pelegrinësh e miqsh, duke i magjepsur mysafirët e Tij me tregime gazmore e humoristike, si dhe me biseda të çmuara rreth një larmie të madhe temash. "Shtëpia ime është shtëpia e të qeshurit dhe e gëzimit" thoshte Ai, dhe me të vërtetë ashtu ishte. Ai kënaqej kur mblidhte, në bashkim e miqësi të përzemërt rreth tryezës së Tij mikpritëse, njerëz të racave, ngjyrave, kombësive e feve të ndryshme. Ai ishte vërtet një atë i dashur jo vetëm për komunitetin e vogël në Haifa, por edhe për komunitetin Bahá'í në mbarë botën.
Vdekja e 'Abdu'l-Bahá-itMegjithëse dobësia trupore shkonte duke u shtuar, veprimtaritë e shumanshme të 'Abdu'l-Bahá-it vazhduan, me një rënie të vogël, deri në ditën ose dy ditët e fundit të jetës së Tij. Të premten, më 25 nëntor 1921, Ai mori pjesë në lutjen e mesditës në xhaminë e Haifas e pastaj, siç e kishte zakon, u shpërndau të varfërve lëmosha me dorën e Vet. Pas drekës diktoi disa letra. Pasi pushoi, shëtiti në kopsht dhe bëri një bisedë me kopshtarin. Në mbrëmje i dha bekimin e Tij dhe një këshillë një shërbyesi të dashur e besnik të shtëpisë, i cili ishte martuar atë ditë, pastaj mori pjesë në takimin e zakonshëm të miqve në sallonin e Tij. Më pak se tri ditë më vonë, rreth orës një e tridhjetë duke u gdhirë e hënë, më 28 nëntor 1921, Ai vdiq në mënyrë aq të qetë, saqë dy të bijave që ruanin pranë shtratit iu duk se e kishte zënë gjumi qetësisht.
Lajmi i trishtuar u përhap shpejt në qytet, dhe me telegraf në të katër anët e botës. Të nesërmen në mëngjes (të martën, më 29 nëntor), u bë varrimi:
...një varrim si ai Haifa, madje jo, por vetë Palestina, nuk e kishte parë kurrë ... aq e thellë ishte ndjenja që bashkoi aq shumë mijëra njerëz të përzishëm, përfaqësues të aq shumë feve, racave e gjuhëve.
Komisari i Lartë, Sër Hëbët Semjuëll [Sir Herbert Samuel], Guvernatori i Jerusalemit, Guvernatori i Fenikisë, ofiqarët kryesorë të Qeverisë, konsujt e vendeve të ndryshme me qëndrim në Haifa, krerët e komuniteteve të ndryshme fetare personalitetet e shquara të Palestinës, hebrenj, të krishterë, myslimanë, druzë, egjptiane, grekë, turq, kurdë, një turmë e madhe miqsh të Tij amerikanë, evropianë e vendas, burra, gra e fëmijë, si të shtresave të larta dhe të ulëta... gjithsej rreth dhjetë mijë vetë, qanin humbjen e të Dashurit të tyre...
"O Perëndi, Perëndia im!" vajtonin njerëzit të gjithë bashkë, "Ati ynë na la, ati ynë na la!"
...ata u drejtuan ngadalë për në Malin Karmel, Vreshtin e Perëndisë... Pas dy orë ecjeje, arritën në kopshtin e Varrit të Báb-it... Kur turma e madhe u grumbullua përreth ... përfaqësues të feve të ndryshme, myslimanë, të krishterë e hebrenj, me zemrat që u digjeshin nga dashuria e zjarrtë për 'Abdu'l-Bahá-in, disa nga nxitja e momentit, të tjerë të përgatitur, ngritën zërat e tyre me fjalë lavdërimi e keqardhjeje, duke i bërë homazhin e fundit të lamtumirës të dashurit të tyre. Aq të bashkuar ishin ata në thirrjen e vet për të, për edukatorin dhe pajtuesin e mençur të njerëzimit në këtë kohë ngatërresash e hidhërimesh, sa dukej sikur Bahá'í-ve s'u mbetej asgjë tjetër për të thënë. - Vdekja e 'Abdu'l-Bahá-it [The Passing of 'Abdu'l-Bahá], shkruar nga Ledi Blomfild [Lady Blomfield] dhe Shoghi Effendi, f. 11, 12.
Nëntë oratorë, të gjithë përfaqësues të shquar të komuniteteve të krishtera, myslimane dhe hebraike, sollën dëshmi domethënëse e prekëse të dashurisë e të admirimit të tyre për jetën e kulluar e fisnike që sapo kishte arritur fundin. Pastaj arkivolin e futën ngadalë në vendin e thjeshtë e të shenjtëruar të prehjes.
Me siguri, ky ishte një haraç i denjë për kujtimin e Atij që kishte punuar tërë jetën e Vet për unitetin e feve, të racave e të gjuhëve - një haraç e një provë se vepra e tërë jetës së Tij nuk kishte qenë e kotë, se idealet e Bahá'u'lláh-ut, që ishin frymëzimi i Tij, madje jo, por vetë jeta e Tij, po fillonin tashmë të depërtonin në botë dhe të thyenin barrierat e sekteve e të kastave, që për shekuj me radhë kishin bërë të huaj për njëri-tjetrin të krishterë, myslimanë, hebrenj dhe fraksionet e tjera të ndryshme, në të cilat ishte përçarë familja e gjinisë njerëzore.
Shkrimet e ligjëratatShkrimet e 'Abdu'l-Bahá-it janë të shumta dhe kryesisht në formë letrash drejtuar besimtarëve e atyre që bënin pyetje. Gjithashtu një numër i madh bisedash e ligjëratash të Tij janë regjistruar dhe mjaft prej tyre janë botuar. Nga mijëra pelegrinë që e kishin vizituar Atë në 'Akká e Haifa, shumë prej tyre kanë shkruar përshkrime të përshtypjeve të veta dhe mjaft prej këtyre shënimeve gjenden tani të shtypura.
Kështu, mësimet e Tij janë ruajtur të plota dhe përfshijnë një numër të madh temash. Ai u mor në mënyrë më të plotë se i Ati me shumë probleme të Lindjes si dhe të Perëndimit, duke dhënë aplikime më të hollësishme të parimeve të përgjithshme të shkruara nga Bahá'u'lláh-u. Një numër shkrimesh të Tij nuk janë përkthyer ende në asnjë gjuhë perëndimore, por tani gjendet një sasi e mjaftueshme për të dhënë një njohje të plotë e të thellë të parimeve më të rëndësishme të mësimit të Tij.
Ai fliste persisht, arabisht e turqisht. Gjatë udhëtimeve të Tij në Perëndim, bisedat e ligjëratat e Tij bëheshin gjithnjë me përkthim, duke humbur kështu, kuptohet, në procesin e përkthimit shumë nga bukuria, rrjedhshmëria e forca e tyre; megjithatë, fuqia e Frymës që shoqëronte fjalët e Tij ishte e tillë, që u bënte shumë përshtypje të gjithë atyre që e dëgjonin.
Pozita e 'Abdu'l-Bahá-itE vetmja pozitë që Përsosuria e Bekuar i kishte caktuar 'Abdu'l-Bahá-it tregohet në këtë pasazh të shkruar prej Tij [Bahá'u'lláh-ut]: - "Kur Oqeani i Pranisë Sime të jetë në zbaticë dhe Libri i Revelacionit Tim të ketë mbaruar, e ktheni shikimin tuaj nga Ai që Perëndia e ka caktuar dhe që është degë prej kësaj Rrënje të Lashtë". Dhe më tej: - "...për çdo gjë që nuk kuptoni në Librin, drejtohuni Atij që është degë nga ky trung i fuqishëm". Vetë 'Abdu'l-Bahá-i ka shkruar: - "Në pajtim me tekstin e saktë të Qitapi Akdas-it, Bahá'u'lláh-u emëroi Interpretues të Fjalëve të Tij Qendrën e Besëlidhjes - Besëlidhje aq e patundur dhe e fuqishme, saqë qysh nga fillimi i kohëve deri më sot asnjë Dispensacion fetar nuk ka bërë asgjë të tillë".
Vetë përulësia e plotë, në frymën e së cilës 'Abdu'l-Bahá-i shpalli besimin e Bahá'u'lláh-ut në Lindje e në Perëndim, ka shkaktuar disa herë hutim midis besimtarëve lidhur me pozitën e Tij. Duke parë shpirtin e kulluar që frymëzonte fjalët dhe bëmat e Tij, një numër Bahá'í-sh, të rrethuar nga ndikime fetare që shënonin rënien e doktrinave të tyre tradicionale, e ndienin se e nderonin 'Abdu'l-Bahá-in duke e barazuar Atë me një Revelacion, ose duke e përshëndetur Atë si "kthimin e Krishtit". Asgjë nuk i shkaktonte Atij më shumë dhëmbje sesa fakti që ata nuk e kuptonin se aftësia e Tij për t'i shërbyer Bahá'u'lláh-ut buronte nga pastërtia e pasqyrës së kthyer drejt Diellit të së Vërtetës, e jo nga vetë Dielli.
Për më tepër, ndryshe nga Dispensacionet e mëparshme, Besimi i Bahá'u'lláh-ut barte brenda tij fuqinë e një shoqërie njerëzore botërore. Gjatë misionit të 'Abdu'l-Bahá-it, nga viti 1892 deri në vitin 1921, Besimi evoluoi, përmes stadesh të njëpasnjëshme zhvillimi, drejt një rendi me të vërtetë botëror. Zhvillimi i tij kërkonte udhëheqje të vazhdueshme dhe udhëzime të posaçme nga ana e 'Abdu'l-Bahá-it, i cili ishte i vetmi që e njihte në tërësinë e tij atë frymëzim të ri të fuqishëm që ishte sjellë në tokë në këtë epokë. Sa nuk qe hapur ende vetë Vullneti e Testamenti i Tij pas ndarjes së 'Abdu'l-Bahá-it nga trupi, e sakohë Shoghi Effendiu, Ruajtësi i Besimit, nuk kishte shpjeguar ende domethënien e tij, Bahá'í-të në mënyrë pothuaj të pashmangshme i atribuonin udhëheqjes së Mjeshtrit të dashur një shkallë autoriteti shpirtëror të barabartë me atë të Manifestimit.
Pasojat e këtij entuziazmi kaq naiv nuk ndihen më prej kohësh brenda komunitetit Bahá'í; por me një kuptim më të shëndoshë të misterit të atij devocioni e të atij nënshtrimi të pashoq, të gjithë Bahá'í-të mund të çmojnë sot në mënyrë aq më të vetëdijshme karakterin e veçantë të misionit që kreu 'Abdu'l-Bahá-i. Besimi, që në vitin 1892 dukej aq i dobët e i pafuqishëm në kushtet e syrgjynosjes fizike e të burgosjes së Shembullit e të Interpretuesit të tij, ka ngritur qysh atëherë me një forcë të parezistueshme komunitete në shumë vende 23 dhe po sfidon dobësinë e një qytetërimi në kalbëzim e sipër me një varg mësimesh, të cilat janë të vetmet që zbulojnë të ardhmen e një njerëzimi të dëshpëruar.
Vullneti e Testamenti i vetë 'Abdu'l-Bahá-it nxjerr në pah me qartësi të plotë misterin e pozitave të Báb-it e të Bahá'u'lláh-ut, si dhe misionin e Atij vetë:
Ky është themeli i besimit të njerëzve të Bahá-it (u bëftë fli jeta ime për ta): Shenjtëria e Tij, i Lartësuari ( Báb-i), është Manifestimi i Unitetit dhe i Njëshmërisë së Perëndisë dhe Pararendësi i Bukurisë së Lashtë. Shenjtëria e Tij Bukuria Abhá (u bëftë fli jeta ime për shokët e tij të palëkundur) është Manifestimi Më i Lartë i Perëndisë, Agimi i Thelbit më Hyjnor të Tij. Gjithë të tjerët janë shërbëtorë të Tij dhe zbatojnë urdhërin e Tij.
Me anë të kësaj deklarate e të shumë të tjerave, në të cilat 'Abdu'l-Bahá-i theksonte rëndësinë që ka ta mbështetësh dijen për besimin në Tabelat e përgjithshme të Tij, u hodh themeli për unitetin e besimit. Kjo pati si rezultat që kuptimet e ndryshme, të shkaktuara nga referencat në Tabelat e Tij drejtuar individëve, ku Mjeshtri u përgjigjej pyetjeve personale, u zhdukën me shpejtësi. Mbi të gjitha, me vendosjen e një rendi administrativ të përcaktuar, me Ruajtësin në krye, gjithë autoriteti, që më parë ndodhej në duart e Bahá'í-ve individualë në grupet e ndryshme lokale, në formën e prestigjit e të influencës së këtyre individëve, u kaloi tani institucioneve.
Shembull i jetës Bahá'íBahá'u'lláh-u ishte mbi të gjitha Reveluesi i Fjalës. Burgimi dyzetvjeçar i la Atij vetëm mundësi të kufizuara për marrëdhënie me njerëzit e Vet. Prandaj 'Abdu'l-Bahá-it i ra detyra e rëndësishme që të bëhej përfaqësuesi i Revelacionit, Zbatuesi i Fjalës, Shembulli i Madh i jetës Bahá'í në kontakt praktik me botën e sotme, në fazat më të ndryshme të veprimtarive të saj të panumërta. Ai tregoi se edhe në mes të vorbullës e të rrëmujës së jetës moderne, në mes të egoizmit e të rendjes pas mirëqenies materiale, që mbizotërojnë kudo, ende është e mundur të jetohet një jetë plot devotshmëri për Perëndinë e për shërbimin ndaj njerëzve të tjerë, që Krishti, Bahá'u'lláh-u dhe gjithë Profetët kanë kërkuar prej njerëzve. Përmes sprovash e peripecish, shpifjesh e tradhtish, nga njëra anë, dhe përmes dashurisë e lavdërimit, devotshmërisë e adhurimit, nga ana tjetër, Ai qëndronte si fanar i ngritur mbi shkëmb, rreth të cilit stuhi dimri bëjnë kërdinë dhe oqeani luan në verë, por ekuilibri shpirtëror dhe qetësia shpirtërore e Tij mbeteshin kurdoherë të qëndrueshme e të patundura. Ai jetonte jetën e besimit dhe u bënte thirrje pasuesve të Vet të jetonin po ashtu që këtu e qysh tani. Ai ngriti, në mes të një bote në luftë, Flamurin e Unitetit e të Paqes, Flamurin e një Epoke të Re, dhe i siguron ata që radhiten në mbështetje të këtij flamuri se Shpirti i Ditës së Re do t'i frymëzojë. Është po ai Shpirt i Shenjtë që ka frymëzuar Profetët e Shenjtorët e së kaluarës, por ky është një vërshim i ri i atij Shpirti, që u përshtatet nevojave të kohës së re.
5. Ç'ËSHTË NJË Bahá'í ?Njeriu duhet të japë fryte. Njeriu i pafrytshëm, sipas fjalëve të Shenjtërisë së Tij Shpirtit (dmth Krishtit), është si një pemë pa fryte, dhe një pemë pa fryte vlen për zjarr. - Bahá'u'lláh, Fjalët e Parajsës [Words of Paradise].
Herbert Spenseri vuri një herë në dukje se me kurrfarë alkimie politike nuk është e mundur të nxirret një sjellje e artë nga instinkte të plumbta dhe se është po aq e vërtetë që me kurrfarë alkimie politike nuk është e mundur të ndërtohet një shoqëri e artë nga individë të plumbtë. Bahá'u'lláh-u, si të gjithë profetët e tjerë, e shpalli këtë të vërtetë dhe mësonte se për të vendosur Mbretërinë e Perëndisë mbi tokë, ajo duhet të vendoset më parë në zemrat e njerëzve. Prandaj, duke shtjelluar mësimet Bahá'í, ne do të fillojmë me udhëzimet e Bahá'u'lláh-ut për sjelljen individuale dhe do të përpiqemi të japim një pamje të qartë se ç'do të thotë të jesh Bahá'í.
Duke jetuar jetënKur në një rast e pyetën: "Ç'është një Bahá'í?", 'Abdu'l-Bahá-i u përgjigj: "Të jesh Bahá'í do të thotë thjesht të duash gjithë botën, të duash njerëzimin dhe të përpiqesh t'i shërbesh atij; të punosh për paqen e përgjithshme dhe për vëllazërinë universale". Në një rast tjetër, Ai e përcaktoi Bahá'í-në si "njeri të pajisur me të gjitha përsosuritë e njeriut në veprim". Në një nga bisedat e Tij në Londër, Ai ka thënë se njeriu mund të jetë Bahá'í edhe në qoftë se nuk e ka dëgjuar kurrë emrin e Bahá'u'lláh-ut. Ai shtonte:
Njeriu që e jeton jetën sipas mësimeve të Bahá'u'lláh-ut është tashmë Bahá'í. Nga ana tjetër, njeriu për pesëdhjetë vjet mund ta quajë veten Bahá'í, por në qoftë se nuk jeton jetën [si i tillë] ai nuk është Bahá'í. Një njeri i shëmtuar mund ta quajë veten të bukur, por ai nuk mashtron dot askënd; edhe një zezak mund ta quajë veten të bardhë, por nuk mashtron dot asnjeri, madje as veten e tij.
Megjithatë, kush nuk njeh Lajmëtarët e Perëndisë është si një bimë që rritet në hije. Megjithëse nuk e njeh diellin, ajo është, megjithatë, absolutisht e varur prej tij. Profetët e mëdhenj janë diej shpirtërorë, dhe Bahá'u'lláh-u është dielli i kësaj "dite" në të cilën jetojmë. Diejt e ditëve të mëparshme e kanë ngrohur e gjallëruar botën dhe, po të mos kishin ndriçuar ata, toka do të ishte e ftohtë dhe e vdekur; por vetëm dielli i sotëm është ai që mund të pjekë frytet, të cilat diejt e ditëve të mëparshme i kanë sjellë në jetë me puthjen e tyre.
Devotshmëria për PerëndinëPër t'ia arritur jetës Bahá'í në tërë plotësinë e saj, janë të nevojshme marrëdhënie të vetëdijshme e të drejtpërdrejta me Bahá'u'lláh-un, po aq sa ç'është e nevojshme drita e diellit që të çelë zambaku ose trëndafili. Bahá'í nuk adhuron personin njerëzor të Bahá'u'lláh-ut, por Lavdinë e Perëndisë që shfaqet nëpërmjet atij personi. Ai nderon Krishtin e Muhametin dhe të gjithë Lajmëtarët e mëparshëm që Perëndia i ka dërguar njerëzimit, por njeh Bahá'u'lláh-un si bartësin e mesazhit të Perëndisë për epokën e re në të cilën jetojmë, si mësuesin e Madh Botëror, i cili ka ardhur për të vazhduar e përfunduar punën e paraardhësve të Tij.
Pranimi mendor i një bindjeje nuk e bën njeriun Bahá'í, siç nuk e bën as ndershmëria e jashtme e sjelljes. Bahá'u'lláh-u kërkon nga pasuesit e Vet devotshmëri të plotë e me gjithë zemër. Vetëm Perëndia ka të drejtë të bëjë një kërkesë të tillë, por Bahá'u'lláh-u flet si Manifestimi i Perëndisë dhe si Reveluesi i Vullnetit të Tij. Edhe Manifestime të mëparshme janë shprehur qartë për këtë çështje. Krishti ka thënë: "Në dashtë kush të vijë pas meje, le të mohojë vetveten, le të bartë çdo ditë kryqin e vet dhe të më ndjekë. Sepse ai që do të kërkojë të shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë atë: por ai që humbet jetën për mua, do ta gjejë atë". Me fjalë të tjera, të gjitha Manifestimet Hyjnore u kanë bërë të njëjtën kërkesë pasuesve të vet, dhe historia e fesë e tregon qartë që, sakohë kërkesa është njohur e pranuar sinqerisht, feja ka lulëzuar me gjithë kundërvënien tokësore, me gjithë hidhërimet, përndjekjet e martirizimin e besimtarëve. Nga ana tjetër, sa herë që ka depërtuar ujdia dhe "respektueshmëria" ka zënë vendin e përkushtimit të plotë, feja është prishur. Ajo është bërë e modës, por e ka humbur fuqinë e saj për të shpëtuar e transformuar, fuqinë e saj për të bërë mrekullira. Feja e vërtetë nuk ka qenë kurrë e modës. E dhëntë Zoti të bëhet e tillë një ditë; por është ende e vërtetë, si në ditët e Krishtit, që "e ngushtë është dera dhe e shtrënguar është udha që shpie në jetë, dhe të paktë janë ata që e gjejnë". Porta e lindjes shpirtërore, ashtu si dhe porta e lindjes natyrore, lejon që njerëzit të kalojnë vetëm për një dhe në qoftë se nuk ka pengesa. Në qoftë se në të ardhmen më shumë njerëz se në të kaluarën do të kenë mundësi të hyjnë në atë rrugë, kjo nuk do të ndodhë për shkak të zgjerimit të portës, por për shkak të gatishmërisë më të madhe nga ana e njerëzve për të bërë "dorëzimin e madh" që kërkon Perëndia; sepse përvoja e gjatë dhe e hidhur do t'i ketë bërë më në fund ata të shohin marrëzinë e atyre që zgjedhin rrugën e vet në vend të rrugës së Perëndisë.
Kërkimi i së vërtetësBahá'u'lláh-u u urdhëron gjithë pasuesve të Tij drejtësinë dhe e përcakton atë si: "Liria e njeriut nga bestytnia e imitimi, në mënyrë që ai të mundë ta shohë Manifestimin e Perëndisë me syrin e Njëshmërisë dhe t'i vërejë të gjitha punët me mendjemprehtësi" - Fjalë Urtie [Words of Wisdom].
Çdo individ duhet ta shohë e ta kuptojë ai vetë Lavdinë e Perëndisë, të shfaqur në tempullin njerëzor të Bahá'u'lláh-ut, ndryshe Besimi Bahá'í s'do të ishte për të veçse një emër pa kuptim. Profetët gjithmonë i kanë bërë thirrje njerëzimit që njerëzit t'i hapin sytë, e jo t'i mbyllin ata, të përdorin arsyen, e jo ta ndrydhin atë. Janë pamja e qartë e mendimi i lirë, dhe jo besimi servil, që do t'i bëjnë ata të aftë të çajnë retë e paragjykimit, të shkundin prangat e imitimit të verbër dhe të arrijnë të kapin të vërtetën e një Revelacioni të ri.
Ai që dëshiron të jetë Bahá'í, duhet të jetë kërkues i pafrikë i së vërtetës, por nuk duhet ta kufizojë kërkimin e tij në planin material. Aftësitë e tij perceptuese shpirtërore duhet të jenë të zgjuara, si dhe ato trupore. Ai duhet të përdorë të gjitha aftësitë që i ka dhënë Perëndia për të arritur të vërtetën dhe të mos besojë asgjë pa arsye të shëndoshë e të mjaftueshme. Në qoftë se zemra e tij është e pastër dhe mendja e tij e lirë nga paragjykimet, kërkuesi serioz do ta njohë me siguri Lavdinë Hyjnore në cilindo tempull që të shfaqet. Më tej Bahá'u'lláh-u thotë:
Njeriu duhet të njohë vetveten, dhe të njohë ato gjëra që çojnë në lartësim ose në poshtërsi, në turp ose në nder, në begati ose në varfëri. - Tabela e Tarázát-it [Tablet of Tarázát].
Burimi i çdo diturie është dija për Perëndinë, lartësuar qoftë Lavdia e Tij, dhe kjo nuk mund të arrihet veçse përmes dijes së Manifestimit të Tij hyjnor. ( Fjalë Urtie.
Manifestimi është Njeriu i Përsosur, Shembulli i madh për Gjininë Njerëzore, Fryti i Parë i pemës së njerëzimit. Derisa s'e kemi njohur Atë, ne nuk njohim mundësitë e fshehura brenda vetes sonë. Krishti na thotë të shohim se si rriten zambakët dhe deklaron se Sollomoni në tërë lavdinë e tij nuk ishte aq i stolisur sa ndonjë prej tyre. Zambaku rritet nga një zhardhok shumë jotërheqës. Në qoftë se nuk do të kishim parë kurrë zambak të lulëzuar, në qoftë se nuk do të kishim soditur kurrë hirin e pashoq të gjetheve e të lules së tij, si do të mund të njihnim realitetin që përmban ai zhardhok? Ne mund ta copëtonim atë me shumë kujdes e mund ta vëzhgonim shumë imtësisht, por kurrë nuk do të mund të zbulonim bukuroshen e fjetur, të cilën lulishtari di si ta zgjojë. Po kështu, derisa nuk kemi parë Lavdinë e Perëndisë të reveluar në Manifestimin, nuk mund të kemi asnjë ide për bukurinë shpirtërore të fshehur në vetë natyrën tonë dhe në natyrën e njerëzve tanë. Duke njohur e dashuruar Manifestimin e Perëndisë dhe duke ndjekur mësimet e Tij, ne aftësohemi pak nga pak që të kuptojmë përsosuritë e mundshme brenda vetes sonë; atëherë, por jo më parë, bëhen të dukshme për ne domethënia dhe qëllimi i jetës e i gjithësisë.
Dashuria për PerëndinëTë njohësh Manifestimin e Perëndisë do të thotë edhe ta duash Atë. Njëra është e pamundur pa tjetrën. Sipas Bahá'u'lláh-ut, qëllimi i krijimit të njeriut është që ky të mund të njohë Perëndinë dhe ta adhurojë Atë. Në një nga Tabelat e Tij, Ai thotë:
Shkaku i krijimit të të gjitha sendeve të rastësishme ka qenë dashuria, siç thuhet në hadithin e mirënjohur "Isha një thesar i fshehur e doja të bëhesha i njohur. Prandaj krijova krijimin, që të bëhesha i njohur".
Dhe në Fjalët e Fshehura [Hidden Words] Ai thotë:Më duaj, që unë të të dua. Nëse ti nuk Më do, dashuria Ime kurrsesi nuk mund të arrijë tek ti. Dije këtë, o shërbëtor.
O bir i vegimit të mrekullueshëm!Unë kam fryrë brenda teje një frymë të vetë Shpirtit Tim, që ti të më duash Mua. Përse më ke braktisur Mua dhe ke kërkuar një tjetër të dashur?
Të jetë i dashuruar pas Perëndisë! Ky është i vetmi qëllim i jetës për një Bahá'í. Të ketë Perëndinë si shokun më të afërt e mikun më të ngushtë, si të Dashurin e vet të Pashoq, në Praninë e të Cilit ka gëzim të plotë! Dhe të duash Perëndinë do të thotë të duash gjithçka e gjithsecilin, sepse të gjithë janë të Perëndisë. Bahá'í i vërtetë është dashuruesi i përkryer. Ai do të dashurojë çdo njeri, me zemër të pastër e me zjarr. Ai nuk do të urrejë asnjeri. Ai nuk do të përbuzë asnjeri, sepse do të ketë mësuar të shohë Fytyrën e të Dashurit në çdo fytyrë e të gjejë gjurmët e Tij kudo. Dashuria e tij nuk do të njohë asnjë kufi sekti, kombi, klase ose race. Bahá'u'lláh-u thotë: "Në të kaluarën ka qenë reveluar: 'Dashuria për vendin e vet është pjesë e Besimit në Perëndinë'. Gjuha e Madhështisë ... në ditën e shfaqjes së Saj ka shpallur: 'Të mos mburret ai që do vendin e vet, por ai që do botën'" - Tabela e Botës [Tablet of the World]. Dhe më tej: "I bekuar është ai që do vëllanë e tij para vetvetes; një njeri i tillë është nga Bahá'í-të" - Fjalët e Parajsës [Words of Paradise].
'Abdu'l-Bahá-i na thotë se ne duhet të jemi "si një shpirt në shumë trupa, sepse sa më shumë ta duam njëri-tjetrin, aq më pranë Perëndisë do të jemi". Një grupi dëgjuesish amerikanë Ai u tha:
Po kështu fetë hyjnore të Manifestimeve të Perëndisë në të vërtetë janë një, megjithëse ndryshojnë nga emri e renditja. Njeriu duhet ta dojë dritën, pavarësisht se nga ç'burim del ajo. Ai duhet ta dojë trëndafilin, pavarësisht se në ç'dhe mund të rritet ky. Ai duhet të jetë kërkues i së vërtetës, pavarësisht nga ç'burim vjen ajo. Kapja pas fenerit nuk është dashuri për dritën. Kapja pas tokës nuk është diçka e përshtatshme, por kënaqësia nga trëndafili që zhvillohet prej dheut është diçka që ia vlen. Të duash pemën është pa dobi, por të hash frytin është me dobi. Frytet e shijshme, pavarësisht se në ç'pemë rriten apo se ku mund të jenë gjendur, duhen ngrënë. Fjala e së vërtetës, pavarësisht se cila gjuhë e flet, duhet miratuar. Të vërtetat absolute, pavarësisht se në ç'libër janë shënuar, duhen pranuar. Në qoftë se ushqejmë paragjykime, kjo do të sjellë humbje e injorancë. Grindjet midis feve, kombeve e racave rrjedhin nga keqkuptimi. Po të studiojmë fetë për të zbuluar parimet që qëndrojnë në themel të tyre, do të shohim se ato pajtohen me njëra-tjetrën, sepse realiteti themelor i tyre është një i vetëm e jo i shumëllojshëm. Në këtë mënyrë studiuesit e feve të botës do të gjejnë pikën e tyre të unitetit e të pajtimit.
Ai thotë gjithashtu:Çdo shpirt i të dashurve duhet t'i dojë të tjerët, të mos u marrë atyre pasuritë e jetën, dhe me të gjitha mënyrat duhet të përpiqet t'i bëjë të tjerët të gëzuar e të lumtur. Por edhe këta të tjerët duhet të jenë gjithashtu të çinteresuar e vetëflijues. Kështu kjo Lindje e Diellit ndriçoftë horizontet, kjo Melodi gëzoftë e lumturoftë të gjithë njerëzit, ky ilaç hyjnor u bëftë shërim për çdo sëmundje, kjo Frymë e së Vërtetës u bëftë qëllimi i jetës për çdo shpirt.
ShkëputjaDevotshmëria për Perëndinë nënkupton edhe shkëputjen nga çdo gjë që nuk është nga Perëndia, dmth shkëputjen nga çdo dëshirë egoiste dhe e kësaj bote, madje edhe nga dëshirat e botës tjetër. Shtegu i Perëndisë mund të kalojë nëpër begati a varfëri, shëndet a sëmundje, pallate a biruca, lulishte trëndafilash a dhoma torturash. Sido që të jetë, Bahá'í do të mësojë ta pranojë fatin e vet me një "nënshtrim fytyrëçelur". Shkëputje nuk do të thotë indiferencë mospërfillëse ndaj mjedisit që na rrethon, ose nënshtrim pasiv ndaj kushteve të këqia; nuk do të thotë as përçmim i gjërave të mira që ka krijuar Perëndia. Bahá'í-u i vërtetë nuk do të jetë i pandieshëm, as apatik e as asket. Ai do të gjejë interes, punë e gëzim të gjerë në shtegun e Perëndisë, por nuk do të largohet as edhe një qime nga ky shteg për të rendur pas qejfeve ose për të dëshiruar diçka që Perëndia ia ka mohuar. Kur një njeri bëhet Bahá'í, vullneti i Perëndisë bëhet vullneti i tij, sepse mosmarrëveshja me Perëndinë është e vetmja gjë që ai nuk mund ta durojë. Në Shtegun e Perëndisë asnjë gabim nuk mund ta trembë atë, asnjë trazim nuk mund ta hutojë. Drita e dashurisë ndriçon edhe ditët më të errëta të tij, e kthen vuajtjen në gëzim dhe vetë martirizimin në një ekstazë kënaqësie. Jeta është lartësuar në rrafshin heroik dhe vdekja bëhet një aventurë e gëzuar. Bahá'u'lláh-u thotë:
Ai që në zemrën e tij ka qoftë edhe më pak se një farë sinapi dashuri për çdo gjë veç Meje, me të vërtetë nuk mund të hyjë në Mbretërinë Time. - Súriy-i-Haykal.
O bir i njeriut!Në qoftë se më do Mua, largohu nga vetvetja; dhe në qoftë se kërkon kënaqësinë Time, mos shiko tënden; në mënyrë që ti të vdesësh në Mua dhe Unë të rroj në ty përjetë.
O shërbëtori Im!Çliroje veten nga prangat e kësaj bote dhe liroje shpirtin tënd nga burgu i egoizmit. Mos lër të të shpëtojë rasti, sepse ai nuk do të të vijë më kurrë. - Fjalët e Fshehura.
BindjaDevotshmëria për Perëndinë përfshin bindjen absolute ndaj Urdhërave të reveluar të Tij, madje edhe kur arsyeja e këtyre Urdhërave nuk është kuptuar. Detari zbaton me përpikmëri urdhërat e kapitenit të tij edhe kur nuk e di arsyen e tyre, por pranimi i autoritetit nga ana e tij nuk është i verbër. Ai e di fare mirë se kapiteni ka kaluar një stazh të gjatë shërbimi dhe ka dhënë prova të shumta të kompetencës së tij si lundrues. Po të mos ishte kështu, ai do të kishte qenë vërtet i marrë të shërbente nën të. Pra, Bahá'í duhet t'i bindet me përpikmëri Kapitenit të Shpëtimit të tij, por ai do të ishte vërtet i marrë në qoftë se nuk do të ishte siguruar më parë që ky Kapiten ka dhënë prova të shumta se është për t'i besuar. Por pasi prova të tilla janë marrë, të refuzosh t'i bindesh atij do të ishte një marrëzi edhe më e madhe, sepse vetëm me një bindje të zgjuar e syhapur ndaj mjeshtrit të urtë mund të korrim përfitimet e urtisë së tij dhe të fitojmë ne vetë urtí. Po të mos ishte kapiteni aq i urtë dhe po të mos i bindej askush nga ekuipazhi, si do të mundej anija të arrinte në port, ose si do të mundnin detarët të mësonin artin e lundrimit? Krishti e ka vënë në dukje qartë se bindja është shtegu i dijes. Ai ka thënë: "Mësimi që jap unë nuk është imi, por i Atij që më ka dërguar. Në dashtë kush që të bëhet vullneti i Tij, do ta dallojë nga mësimi nëse ky vjen nga Perëndia apo flas unë nga vetja ime" - Gjoni 7: 16-17. Kështu, Bahá'u'lláh-u thotë: "Besimi i vërtetë te Perëndia dhe njohja e Tij nuk mund të jenë të plota, veçse përmes pranimit të asaj që Ai ka reveluar e zbatimit të gjithçkaje që Ai ka urdhëruar dhe që është shkruar në Librin nga Penda e Lavdisë" - Tabela e Tajallíyát-it [Tablet of Tajallíyát].
Bindja pa kushte nuk është një virtyt popullor në këtë kohë demokratike, e me të vërtetë nënshtrimi i plotë ndaj vullnetit të cilitdo njeriu të zakonshëm do të ishte shkatërrimtar. Por Uniteti i Njerëzimit mund të arrihet vetëm nëpërmjet harmonisë së plotë të secilit e të të gjithëve me Vullnetin Hyjnor. Sakohë ky Vullnet nuk do të jetë reveluar qartë dhe njerëzit nuk do të kenë braktisur të gjithë udhëheqësit e tjerë e nuk do t'i binden Lajmëtarit Hyjnor, konflikti e grindja nuk do të reshtin dhe njerëzit do të vazhdojnë t'i kundërvihen njëri-tjetrit, t'ia kushtojnë një pjesë të madhe të energjisë së vet dështimit të përpjekjeve të njerëzve vëllezër të tyre, në vend që të punojnë së bashku në harmoni për Lavdinë e Perëndisë dhe për të mirën e përbashkët.
ShërbimiDevotshmëria për Perëndinë nënkupton një jetë në shërbim të njerëzve të tjerë. Ne nuk mund t'i shërbejmë Perëndisë në asnjë mënyrë tjetër. Në qoftë se u kthejmë kurrizin të tjerëve, i kemi kthyer kurrizin Perëndisë. Krishti ka thënë: "Çdo gjë që nuk e keni bërë për njërin prej këtyre më të vegjëlve, nuk e keni bërë as për Mua". Kështu, Bahá'u'lláh-u thotë: "O bir i njeriut! Në qoftë se sytë e tu janë kthyer drejt mëshirës, atëherë lëri gjërat që të sjellin përfitim ty dhe kapu pas atyre që i sjellin përfitim njerëzimit. Dhe në qoftë se sytë e tu janë kthyer nga drejtësia, atëherë zgjidh për fqinjin tënd atë që ke zgjedhur për veten tënde". - Fjalët e Parajsës.
'Abdu'l-Bahá-i thotë:Në Kauzën Bahá'í artet, shkencat dhe të gjitha mjeshtëritë konsiderohen si adhurim. Njeriu që bën një copë letër shkrimi duke vënë të gjithë aftësinë e vet, me ndërgjegje, duke përqendruar të gjitha forcat e tij për ta përsosur atë, i thur lavdi Peëndisë. Me pak fjalë, çdo përpjekje e mund që njeriu e bën me gjithë zemër është adhurim, në qoftë se niset nga motive të larta e nga dëshira për t'i bërë shërbim njerëzimit. Ky është adhurim për t'i shërbyer njerëzimit dhe për t'u kujdesur për nevojat e njerëzve. Shërbimi është lutje. Një mjek që kujdeset për të sëmurin me të butë, me dashuri, pa paragjykime e me besim në solidaritetin e racës njerëzore, thur lavdërim.
MësimiBahá'í i vërtetë jo vetëm duhet të besojë në mësimet e Bahá'u'lláh-ut, por edhe të gjejë në to udhëheqjen e frymëzimin e tërë jetës së tij dhe ua transmeton me gëzim të tjerëve dijen që është burimi i vetë qenies së tij. Vetëm kështu ai do të marrë në masë të plotë "fuqinë dhe konfirmimin e Shpirtit". Jo të gjithë mund të jenë folës gojëtarë ose shkrues të zotët, por të gjithë mund të japin mësim "duke jetuar jetën". Bahá'u'lláh-u thotë:
Njerëzit e Bahá-it duhet t'i shërbejnë Zotit me mençuri, t'i mësojnë të tjerët me jetën e vet dhe të manifestojnë Dritën e Perëndisë në bëmat e tyre. Efekti i bëmave është me të vërtetë më i fuqishëm se ai i fjalëve. - Fjalët e Parajsës.
Megjithatë, Bahá'í në asnjë mënyrë nuk ua imponon idetë e veta atyre që nuk dëshirojnë t'i dëgjojnë. Ai i tërheq njerëzit në Mbretërinë e Perëndisë, por nuk përpiqet t'i çojë ata atje. Ai është si bariu i mirë, që e udhëheq grigjën e i magjeps delet me muzikën e vet, e jo si ai që i shtyn nga prapa me qen e me shkop.
Bahá'u'lláh-u në Fjalët e Fshehura thotë:Të mençur janë ata që nuk flasin kur nuk i dëgjon njeri, ashtu si kupëdhënësi që nuk e ofron kupën e tij sakohë nuk ka gjetur kërkues, e ashtu si i dashuruari, i cili nuk thërret nga thellësia e zemrës derisa të shohë bukurinë e së dashurës së tij. Prandaj mbill farat e urtisë e të dijes në dheun e dëlirë të zemrës dhe mbaji atje të fshehura derisa zymbylat e urtisë hyjnore të çelin nga zemrat e jo nga balta e argjila.
Ai thotë gjithashtu në Tabelën e Ishráqát-it:O njerëz të Bahá-it! Ju jeni vendagimet e dashurisë dhe dritëburimet e Favorit të Perëndisë. Mos i ndyni gjuhët duke mallkuar e sharë ndonjë njeri, ruajini sytë nga ajo që nuk ia vlen. Tregojeni atë që zotëroni (dmth të Vërtetën). Në qoftë se e pranojnë, ia keni arritur qëllimit. Në qoftë se jo, është e kotë ta qortoni atë që refuzon ose të grindeni me të. Lëreni të qetë e shkoni përpara drejt Perëndisë, Mbrojtësit, të Vetëqenëshmit. Mos u bëni shkak hidhërimesh, aq më pak shkak trazirash e grindjesh! Shpresohet se ju mund të rriteni nën hijen e pemës së Bujarisë Hyjnore e të veproni ashtu si ka dashur Perëndia. Ju të gjithë jeni fletë të një peme e pika uji të një deti.
Mirësjellja e nderimiO njerëz të Perëndisë! Ju këshilloj të keni mirësjellje. Mirësjellja është me të vërtetë ... zoti i të gjitha virtyteve. I bekuar është ai që është stolisur me petkun e Ndershmërisë e i ndriçuar me dritën e Mirësjelljes. Ai që është i pajisur me Mirësjellje (ose Nderim) është i veshur me një pozitë të madhe. Është për t'u shpresuar se Ky i munduar, dhe të gjithë, do ta arrijnë atë pozitë, do ta mbajnë e do ta zbatojnë atë. Ky është Urdhëri i Pakundërshtueshëm që ka buruar nga penda e Emrit Më të Madh. - Tabela e Botës.
Përsëri e përsëri Ai thotë: "Le të miqësohen me njëri-tjetrin të gjitha kombet e botës me gëzim e harmoni. Miqësohuni, o njerëz, me njerëzit e të gjitha feve me gëzim e mirëdashje".
Në një letër drejtuar Bahá'í-ve të Amerikës, 'Abdu'l-Bahá-i thotë:
Ruajuni! Ruajuni! Se mos fyeni ndonjë zemër!Ruajuni! Ruajuni! Se mos veproni me keqdashje ndaj ndonjë person!
Ruajuni! Ruajuni! Se mos jeni shkak dëshpërimi për ndonjë krijesë!
Në qoftë se ndokush bëhet shkak brenge për cilëndo zemër ose dëshpërimi për cilindo shpirt, është më mirë të fshihet në thellësitë më të mëdha të tokës sesa të ecë mbi tokë.
Ai mëson se, ashtu si lulja është e fshehur në gonxhe, po kështu një shpirt nga Perëndia banon në zemrën e çdo njeriu, sado e ashpër dhe e shëmtuar të jetë pamja e tij e jashtme. Prandaj Bahá'í i vërtetë e trajton çdo njeri ashtu si kopshtari kujdeset për një bimë të rrallë e të bukur. Ai e di se kurrfarë ndërhyrje e paduruar nga ana e tij nuk mund ta çelë gonxhen për t'u bërë lule; vetëm drita diellore e Perëndisë mund ta bëjë këtë, prandaj qëllimi i tij është ta çojë këtë dritë diellore jetëdhënëse në të gjitha zemrat e vatrat që ndodhen në errësirë.
Përsëri 'Abdu'l-Bahá-i thotë:Midis mësimeve të Bahá'u'lláh-ut është një, i cili kërkon nga njeriu që në të gjitha rrethanat të falë, të dojë armikun dhe keqdashësin ta shohë si mirëdashës. Jo njeriu ta konsiderojë tjetrin armik e pastaj të pajtohet me të... dhe thjesht ta durojë atë. Kjo është hipokrizi dhe jo dashuri e vërtetë. Jo, përkundrazi, duhet t'i shohësh armiqtë e tu si miq, keqdashësit e tu si mirëdashës dhe të sillesh me ta në pajtim me këtë. Dashuria dhe dashamirësia juaj duhet të jenë të vërteta ... jo thjesht durim, sepse të duruarit, në qoftë se nuk del nga zemra, është hipokrizi.
Një këshillë e tillë duket si e pakuptueshme e kundërshton vetveten, derisa të kemi kuptuar që, ndërsa njeriu i jashtëm trupor mund të jetë plot urrejtje e keqdashës, në çdo person ka një njeri të brendshëm, një natyrë shpirtërore, që është njeriu i vërtetë, nga i cili mund të rrjedhë vetëm dashuri e vullnet i mirë. Pikërisht këtij njeriu të vërtetë, të brendshëm, që ndodhet në secilin prej fqinjëve tanë, duhet t'ia kushtojmë mendimin e dashurinë tonë. Sapo ky njeri i brendshëm të zgjohet e të vihet në lëvizje, ai i jashtmi do të shndërrohet e përtërihet.
Syri që mbulon mëkatinPër asnjë çështje tjetër mësimet Bahá'í nuk janë aq imperative e të papajtueshme sa për kërkesën që t'i shmangemi kërkimit të të metave. Krishti ka folur me shumë forcë për të njëjtën çështje, por tani zakonisht Predikimi në Mal konsiderohet si mishërim i "Këshillave të Përsosurisë", të cilat një i krishterë i rëndomtë nuk pritet t'i zbatojë. Si Bahá'u'lláh-u dhe 'Abdu'l-Bahá-i përpiqen me të madhe ta bëjnë të qartë se për këtë çështje ata mendojnë me të vërtetë atë që thonë. Në Fjalët e Fshehura lexojmë:
O Bir i njeriut!Mos pëshpërit për mëkatet e të tjerëve sakohë ti je vetë mëkatar. Po e shkele këtë porosi, do të jesh i mallkuar dhe Unë dëshmoj për këtë.
O Bir i qenies!Mos i atribuo asnjë shpirti atë që ti nuk do t'ia atribuoje vetes sate, dhe mos thuaj atë që ti nuk e bën. Ky është urdhëri Im, zbatoje atë.
'Abdu'l-Bahá-i na thotë:Ji i heshtur për të metat e të tjerëve, lutu për ta e ndihmoji me dashamirësi të ndreqin të metat e veta.
Shiko gjithmonë të mirën e jo të keqen. Në qoftë se dikush ka dhjetë cilësi të mira e një të keqe, shih ato të dhjeta e harroje atë një; dhe në qoftë se ndokush ka dhjetë cilësi të këqia e një të mirë, shih atë një dhe harroi ato të dhjeta.
Mos i lejo kurrë vetes të thuash një fjalë të keqe për një njeri tjetër, edhe sikur ai tjetri të jetë armik.
Një miku amerikan Ai i shkruan:Cilësia më e keqe njerëzore dhe mëkati më i madh është përgojosja, sidomos kur del nga gjuhët e besimtarëve të Perëndisë. Sikur të shpikej ndonjë mjet për t'ia mbyllur përjetë dyert përgojosjes dhe sikur çdo besimtar i Perëndisë t'i hapte buzët e veta vetëm për të lavdëruar të tjerët, atëherë mësimet e Shenjtërisë së Tij Bahá'u'lláh-ut do të përhapeshin, zemrat do të ndriçoheshin, shpirtërat do të lartësoheshin dhe bota njerëzore do të arrinte lumturinë e përjetshme.
PërulësiaNdërsa urdhërohemi të mos vërejmë të metat e të tjerëve dhe të shohim virtytet e tyre, nga ana tjetër urdhërohemi të njohim të metat tona e të mos marrim parasysh virtytet tona. Bahá'u'lláh-u në Fjalët e Fshehura thotë:
O bir i qenies!Si munde të harrosh gabimet e tua dhe u more me gabimet e të tjerëve? Kush e bën këtë, është i mallkuar prej Meje.
O njerëz endacakë!Ju kam dhënë gjuhën për të më përmendur Mua, mos e ndyeni atë me shpifje. Në qoftë se ju mposht zjarri i egoizmit, kujtoni të metat tuaja e jo të metat e krijesave të Mia, përderisa secili prej jush njeh më mirë veten sesa njeh të tjerët.
'Abdu'l-Bahá-i thotë:Le të burojë jeta juaj nga Mbretëria e Krishtit. Ai nuk erdhi që t'i shërbenin, por që të shërbente.... Në fenë e Bahá'u'lláh-ut të gjithë janë shërbëtorë e shërbëtore, vëllezër e motra. Sapo ndokush e ndien veten pak më të mirë, pak më lart se të tjerët, ai ndodhet në një gjendje të rrezikshme, dhe po të mos e hedhë poshtë farën e një mendimi të tillë të keq, nuk është një instrument i përshtatshëm për t'i shërbyer Mbretërisë.
Pakënaqësia nga vetvetja është shenjë përparimi. Shpirti i kënaqur me vetveten është manifestim i Satanit, ndërsa ai që nuk është i kënaqur me vetveten është manifestim i të Mëshirshmit. Në qoftë se dikush ka njëmijë cilësi të mira, ai nuk duhet t'i shohë ato; jo, përkundrazi duhet të përpiqet të gjejë të metat dhe papërsosuritë e veta.... Sado që të përparojë një njeri, ai përsëri nuk është i përkryer, sepse gjithmonë ka përpara një pikë më të lartë. Sapo i hedh sytë nga ajo pikë, ai bëhet i pakënaqur me gjendjen e vet dhe përpiqet ta arrijë atë. Vetëlavdërimi është shenja e egoizmit. - Ditari i Mirza A(mad Sohrab-it [Diary of Mirza A(mad Sohrab], 1914.
Megjithëse jemi të urdhëruar të njohim mëkatet tona e të pendohemi sinqerisht për to, praktika e të rrëfyerit të mëkateve te priftërinjtë e tek të tjerë është absolutisht e ndaluar. Në Lajmin e Gëzuar [Glad Tidings], Bahá'u'lláh-u thotë:
Mëkatari, kur zemra e tij është e lirë nga çdo gjë veç Perëndisë, duhet të kërkojë ndjesë vetëm nga Perëndia. Rrëfimi para shërbëtorëve (dmth njerëzve) nuk është i lejueshëm, sepse nuk është mjeti ose shkaku i Ndjesës Hyjnore. Një rrëfim i tillë para krijesave çon në poshtërim e përulje të njeriut, dhe Perëndia - lartësuar qoftë Lavdia e Tij - nuk e dëshiron poshtërimin e shërbëtorëve të Vet. Me të vërtetë, Ai është i Mëshirshëm e Mirëbërës. Mëkatari duhet të lutet, midis vetes dhe Perëndisë, për mëshirë nga Deti i Mëshirës e për falje nga Qielli i Ndjesës.
Çiltërsia dhe ndershmëriaMe të vërtetë, Ndershmëria është porta e qetësisë për të gjithë në botë dhe shenja e lavdisë nga prania e të Mëshirshmit. Kushdo që e arrin atë, ka arritur thesaret e pasurisë e të begatisë. Ndershmëria është porta më e madhe për sigurinë dhe qetësinë e njerëzimit. Qëndrueshmëria e çdo pune varet kurdoherë prej kësaj, dhe botët e nderit, të lavdisë e të begatisë i ndriçon drita e saj....
O njerëz të Bahá-it! Ndershmëria është stolia më e mirë për tempujt tuaj dhe kurora më e shkëlqyer për kokat tuaja. Përmbajuni asaj me urdhër të Urdhëruesit të Gjithëfuqishëm.
Ai thotë gjithashtu: "Parimi i besimit është të pakësosh fjalët e të shtosh veprat. Përsa i përket atij që fjalët ua kalojnë veprave, dijeni me të vërtetë se mosqenia e tij është më e mirë se qenia e tij, se vdekja e tij është më e mirë se jeta e tij".
'Abdu'l-Bahá-i thotë:Vërtetësi është themeli i të gjitha virtyteve të njerëzimit. Pa vërtetësi, përparimi e suksesi në të gjitha botët janë të pamundura për një shpirt. Kur ky atribut i shenjtë është vendosur te njeriu, të gjitha cilësitë e tjera hyjnore gjithashtu realizohen.
Le të shkëlqejë drita e së vërtetës dhe e ndershmërisë në fytyrat tuaja, në mënyrë që të gjithë ta dinë se fjala juaj, në punë e në dëfrim, është një fjalë që meriton besim e jep siguri. Harroje veten e puno për të tërën. (Mesazh për Bahá'í-të e Londrës, tetor 1911)
VetërealizimiBahá'u'lláh-u vazhdimisht i shtyn njerëzit t'i kuptojnë e t'u japin shpehje të plotë përsosurive të fshehta brenda tyre - që janë vetja e vërtetë e brendshme, e cila dallohet nga vetja e jashtme e kufizuar që, të shumtën, është vetëm tempulli e, mjaft shpesh, burgu i njeriut të vërtetë. Në Fjalët e fshehura, Ai thotë:
O Bir i qenies!Me duart e fuqisë të bëra ty dhe me gishtat e forcës të krijova; dhe brenda teje kam vendosur thelbin e dritës Sime. Ji i kënaqur me të e mos kërko asgjë tjetër, sepse vepra Ime është e përkryer dhe urdhëri Im i detyrueshëm. Mos e vër atë në pikëpyetje, as mos ki asnjë dyshim për të.
O Bir i shpirtit!Unë të kam krijuar të pasur, përse, pra, do vetë të biesh në varfëri? Fisnik të bëra ty, përse, pra, do vetë të poshtërohesh? Prej thelbit të dijes Unë të dhashë ty qenien, përse, pra, kërkon ndriçim nga dikush tjetër veç Meje? Prej argjilës së dashurisë të artova ty, përse, pra, ti merresh me një tjetër? Ktheje vështrimin ndaj vetes, që të më gjesh Mua që qëndroj brenda teje, i fuqishëm, i pushtetshëm e i vetëqenëshëm.
O shërbëtori im!Ti je si një shpatë e kalitur mirë, e fshehur në errësirën e millit të saj dhe vlera e së cilës është e panjohur për zejtarin. Prandaj dil nga milli i vetvetes dhe dëshiro që vlera jote të bëhet e shkëlqyeshme dhe e dukshme për mbarë botën.
O miku Im!Ti je ylli i ditës i qiejve të shenjtërisë Sime, mos lër të eklipsohet shkëlqimi yt nga shthurja e botës. Grise velin e shkujdesjes, që nga prapa reve të dalësh i ndriçuar dhe t'i veshësh të gjitha gjërat me rrobën e jetës.
Jeta për të cilën Bahá'u'lláh-u u bën thirrje pasuesve të Vet është sigurisht jetë e një fisnikërie të tillë, që në gjithë hapësirën e gjerë të mundësive njerëzore s'ka asgjë më të lartë e më të bukur për të cilën të aspironte njeriu. Realizimi i vetes shpirtërore brenda vetvetes sonë është kuptimi i së vërtetës sublime se ne jemi nga Perëndia e do të kthehemi tek Ai. Ky kthim te Perëndia është synimi i lavdishëm i Bahá'í-ve; por për ta arritur këtë synim ka vetëm një shteg e ky është shtegu i bindjes ndaj Lajmëtarëve të zgjedhur të Tij, e sidomos ndaj Lajmëtarit të Tij për kohën në të cilën jetojmë, Bahá'u'lláh-ut, Profetit të Epokës së Re.
6. LUTJALutja është një shkallë, me anën e së cilës çdo njeri mund të ngjitet në qiell. - MUHAMETI.
Bisedimi me Perëndinë"Lutja", thotë 'Abdu'l-Bahá-i, "është bisedim me Perëndinë". Në mënyrë që Perëndia t'u bëjë të njohur njerëzve Mendimin dhe Vullnetin e Tij, Ai duhet t'u flasë atyre në një gjuhë që ata mund ta kuptojnë, dhe këtë Ai e bën me gojët e Profetëve të Vet të Shenjtë. Sakohë këta Profetë janë gjallë mbi tokë, ata flasin me njerëzit drejtpërsëdrejti e u njoftojnë Mesazhin e Perëndisë, dhe pas vdekjes së Tyre mesazhi që ata sjellin vazhdon të arrijë në mendjet e njerëzve përmes shkrimeve e thënieve të Tyre. Por kjo nuk është e vetmja mënyrë në të cilën Perëndia mund të flasë me njerëzit. Ka edhe një "gjuhë të Shpirtit", që nuk varet nga të folurit ose nga të shkruarit, me të cilën Perëndia mund të komunikojë me njerëzit e të frymëzojë ata njerëz që i kanë zemrat në kërkim të së vërtetës, kudo qofshin ata e cilado qoftë gjuha amtare e tyre. Me anë të kësaj gjuhe Manifestimi vazhdon ta mbajë bisedën me besimtarët pas ikjes së Vet nga bota materiale. Krishti vazhdoi të bisedonte me dishepujt e Vet e t'i frymëzonte ata pas kryqëzimit të Tij. Në fakt, Ai ndikoi mbi ta më me forcë se më parë; edhe me Profetë të tjerë ka ndodhur e njëjta gjë. 'Abdu'l-Bahá-i flet shumë për këtë gjuhë shpirtërore. Për shembull, Ai thotë:
Ne duhet të flasim në gjuhën e qiellit - në gjuhën e shpirtit - sepse ka një gjuhë të shpirtit e të zemrës. Ajo ndryshon nga gjuha jonë aq sa gjuha jonë ndryshon nga ajo e kafshëve, të cilat shprehen me ulërima e me tinguj.
Ajo është gjuha e shpirtit që i flet Perëndisë. Kur jemi në lutje, të çliruar nga të gjitha gjërat e jashtme e të kthyer drejt Perëndisë, kjo është sikur në zemrën tonë ne ndiejmë zërin e Perëndisë. Pa përdorur fjalë, ne flasim, komunikojmë, bisedojmë me Perëndinë dhe dëgjojmë përgjigjen.... Të gjithë ne, kur arrijmë një gjendje me të vërtetë shpirtërore, mund të dëgjojmë Zërin e Perëndisë. (Nga një bisedë e raportuar prej Zonjushës Etel J.Rozenberg [Miss Ethel J.Rosenberg]).
Bahá'u'lláh-u thotë se të vërtetat shpirtërore më të larta mund të komunikohen vetëm me këtë gjuhë shpirtërore. Fjala e folur ose e shkruar është krejt e papërshtatshme. Në një libërth të vogël të quajtur The Seven Valleys [Shtatë luginat], në të cilin përshkruan udhëtimin e shtegtarëve nga vendbanime tokësore në Shtëpinë Hyjnore, Ai, duke folur për fazat më të përparuara të udhëtimit, thotë:
Gjuha është e paaftë t'i përshkruajë këto dhe e folura është krejt e pamjaftueshme. Penda është e padobishme në këtë gjyq dhe boja nuk jep asnjë rezultat por vetëm një njollë të zezë.... Vetëm zemra mund t'i komunikojë zemrës gjendjen e njohësit; kjo nuk është punë e një lajmëtari e as mund të përmbahet në shkronja.
Qëndrimi i devotshëmPër të arritur atë gjendje shpirtërore, në të cilën bisedimi me Perëndinë bëhet i mundur, 'Abdu'l-Bahá-i thotë:
Duhet të përpiqemi ta arrijmë këtë gjendje duke u veçuar nga të gjitha gjërat e nga njerëzit e kësaj bote dhe duke e kthyer fytyrën vetëm drejt Perëndisë. Njeriut i duhet njëfarë mundi për ta arritur këtë gjendje, por ai duhet të punojë e të përpiqet për këtë. Ne mund t'ia arrijmë kësaj duke menduar e duke u kujdesur më pak për gjëra materiale e më shumë për ato shpirtërore. Sa më shumë të largohemi nga njëra, aq më shumë i afrohemi tjetrës. Na takon neve të zgjedhim.
Perceptimi ynë shpirtëror, pamja jonë e brendshme duhet të hapet, në mënyrë që të mund të shohim në çdo gjë shenjat dhe gjurmët e frymës së Perëndisë. Çdo gjë mund të na pasqyrojë neve dritën e Shpirtit. (Nga një bisedë e raportuar prej Zonjushës Etel J. Rozenberg).
Bahá'u'lláh-u ka shkruar: "Ai kërkues ... në agim të çdo dite ... duhet të bisedojë me Perëndinë e, me gjithë shpirt, të ngulë këmbë në kërkimin e të Shumëdashurit të tij. Ai duhet të djegë çdo mendim të mbrapshtë me flakën e përmendjes plot dashuri të Emrit të Tij...." - Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh-ut [Gleanings from the Writings of Bahá'u'lláh], bot. shqip, f. 177.
Po kështu, 'Abdu'l-Bahá deklaron:Kur njeriu, përmes shpirtit të tij lejon frymën të ndriçojë mendjen e tij, atëherë ai bart gjithë krijimin.... Por, nga ana tjetër, kur njeriu nuk ia hap mendjen e zemrën bekimit të frymës, por e drejton shpirtin e vet nga ana materiale, nga ana trupore e natyrës së tij, atëherë ai është rrëzuar nga vendi i tij i lartë dhe ka rënë më poshtë se banorët e mbretërisë shtazore më të ulët.
Bahá'u'lláh-u përsëri shkruan:Çlirojini shpirtrat tuaj, o njerëz, nga zgjedha e egoizmit dhe pastrojini nga lidhja me çdo gjë veç Meje. Të kujtuarit Mua pastron të gjitha gjërat nga kalbëzimi, sikur të mund ta kuptonit këtë....
Këndoji, o shërbëtori Im, vargjet e Perëndisë që ke marrë,... që ëmbëlsia e melodisë sate të ndezë vetë shpirtin tënd e të tërheqë zemrat e të gjithë njerëzve. Kur dikush reciton, në vetminë e dhomës së vet, vargjet e reveluara nga Perëndia, engjëjt e dërguar nga i Gjithëfuqishmi do të përhapin gjithkund aromën e fjalëve të shqiptuara nga goja e tij.... - Qëmtime nga Shkrimet e Bahá'u'lláh-ut, bot. shqip, f. 196-197.
Nevoja e një ndërmjetësiNjë ndërmjetës është i nevojshëm midis njeriut dhe Krijuesit - një i tillë që merr dritën e plotë të Shkëlqimit Hyjnor dhe e rrezaton atë mbi botën njerëzore, ashtu si atmosfera e tokës merr e shpërndan ngrohtësinë e rrezeve të diellit.
Në rast se dëshirojmë të lutemi, duhet të kemi një objekt mbi të cilin të përqendrohemi. Në qoftë se e kthejmë fytyrën drejt Perëndisë, duhet t'i drejtojmë zemrat tona drejt një qendre të caktuar. Në qoftë se njeriu e adhuron Perëndinë në një mënyrë tjetër, e jo përmes Manifestimit të Tij, ai duhet më parë të formojë një koncept të Perëndisë, dhe një koncept të tillë e ka krijuar mendja e tij. Ashtu si e fundmja nuk mund të përfshijë të pafundmen, po kështu Perëndia nuk mund të kapet në këtë mënyrë. Njeriu e përfshin atë që koncepton me mendjen e vet. Ajo që ai përfshin nuk është Perëndia. Ai koncept i Perëndisë që njeriu e formon vetë s'është veçse një fantazëm, një përfytyrim, një imagjinatë, një iluzion. Asnjë lidhje nuk ka midis një koncepti të tillë dhe Qenies Supreme.
Në qoftë se njeriu dëshiron të njohë Perëndinë, ai duhet ta gjejë Atë në pasqyrën e përsosur, në Krishtin ose Bahá'u'lláh-un. Në secilën prej këtyre pasqyrave ai do të shohë të reflektuar Diellin e Hyjnisë.
Ashtu siç njohim diellin material nga shkëlqimi i tij, nga drita e nxehtësia e tij, po kështu ne e njohim Perëndinë, Diellin Shpirtëror, kur Ai ndriçon prej tempullit të Manifestimit, nga atributet e Tij të përsosurisë, nga bukuria e cilësive të Tij dhe nga shkëlqimi i dritës së Tij. (Nga një bisedë me Zotin Persi Udkok [Percy Woodcock], në 'Akká, 1909).
Ai thotë gjithashtu:Po të mos bëhet ndërmjetëse Fryma e Shenjtë, njeriu nuk mund të arrijë drejtpërsëdrejti te bujaritë e Perëndisë. Mos lini pa vënë re të vërtetën e dukshme, sepse vetëkuptohet që fëmija nuk mund të mësohet pa mësues, dhe dija është një nga bujaritë e Perëndisë. Dheu nuk mbulohet me bar e bimësi pa shiun e resë; pra reja është ndërmjetësja midis bujarive hyjnore e dheut.... Drita ka një qendër dhe nëse dikush dëshiron ta kërkojë atë diku tjetër nga qendra, ai nuk mund ta arrijë kurrë atë.... Ktheje vëmendjen te koha e Krishtit; disa njerëz mendonin se mund të arrihej e vërteta pa vërshimin mesianik, por pikërisht kjo u bë shkaku i privimit të tyre nga e vërteta.
Njeriu që përpiqet ta adhurojë Perëndinë pa e kthyer fytyrën drejt Manifestimit të Tij, është si një njeri i mbyllur në një burg të thellë, i cili orvatet me anë të imagjinatës së vet të zbavitet nën rrezet e mrekullueshme të diellit.
Lutja, e domosdoshme dhe e detyueshmePërdorimi i lutjes u urdhërohet Bahá'í-ve në mënyrë të padyshimtë. Në Librin e Aqdas-it, Bahá'u'lláh-u thotë:
Thuajini vargjet e Perëndisë çdo mëngjes e mbrëmje. Ai që nuk e bën këtë, me të vërtetë nuk ka përmbushur betimin e tij ndaj Besëlidhjes së Perëndisë e Testamentit të Tij, dhe kush largohet prej kësaj sot, me të vërtetë është larguar nga Perëndia qysh prej kohësh që s'mbahen mend. Druajuni Perëndisë, o turmë e shërbëtorëve të Mi.
Ruajuni nga leximi i tepërt dhe nga kryerja e shumë veprave bamirësie ditën, që ju bëjnë të jeni mburravecë në mbrëmje. Është më mirë që njeriu të thotë vetëm një varg nga Shkrimet e Shenjta me ngazëllim e fytyrëndritur, sesa të recitojë me lodhje të gjitha shkrimet e Perëndisë, Ndihmës në Rrezik, të Vetëqenëshmit. Përsëritini vargjet e Perëndisë aq sa të mos ju rëndojë lodhja ose Mirzaa. Mos i rëndoni shpirtrat tuaj aq sa të shkaktoni rraskapitje e rënie të tyre, por përpiquni t'i lehtësoni ato, në mënyrë që të mund të fluturojnë mbi krahët e Vargjeve të reveluara drejt vendagimeve të shenjave të Tij. Kjo të çon më pranë Perëndisë; në qoftë se doni ta kuptoni. - Kitáb-i-Aqdas.
'Abdu'l-Bahá-i i thotë një njeriu me të cilin kishte letërkëmbim: "O ti mik shpirtëror!... Dije se lutja është e domosdoshme dhe e detyrueshme dhe se njeriu për asnjë arsye nuk shkarkohet prej saj, veçse kur është i sëmurë nga mendja ose i del një pengesë e pakapërcyeshme".
Një tjetër që i shkruante pyeti: "Përse të lutemi? Cila është domethënia e lutjes, meqenëse Perëndia ka përcaktuar çdo gjë dhe i kryen të gjitha punët më së miri, - prandaj ç'urtí ka të kërkosh, të lutesh, të tregosh nevojat e të lypësh ndihmë?"
'Abdu'l-Bahá-i iu përgjigj:Dije, me të vërtetë, se i ka hije të dobëtit t'i lutet të Fortit, dhe është mirë për atë që kërkon bujari të lutë Zemërgjerin e Lavdëruar. Kur njeriu lut Zotin e vet, e kthen fytyrën drejt Tij dhe kërkon bujari nga Oqeani i Tij, kjo lutje sjell dritë në zemrën e tij, ndriçim në shikimin e tij, i sjell jetë shpirtit të tij dhe lartësim qenies së tij.
Gjatë lutjeve të tua Perëndisë dhe duke kënduar "Emri Yt është shërimi im", shih sesi zemra jote përkëdhelet e shpirti yt kënaqet nga dashuria e Perëndisë, dhe si mendja jote tërhiqet drejt Mbretërisë së Perëndisë! Me këto tërheqje shkathtësia dhe aftësia e njeriut rriten. Kur zmadhohet ena, uji brenda në të shtohet, e kur etja shtohet bujaria e resë bëhet e këndshme për shijen e njeriut. Ky është misteri i të luturit dhe urtia e tregimit të nevojave të njeriut. (Nga një Tabelë për një besimtar amerikan, përkthyer nga 'Alí Kulí Khán, tetor 1908).
Bahá'u'lláh-u ka reveluar tri lutje të përditshme që janë të detyrueshme. Besimtari është i lirë të zgjedhë cilëndo nga këto tri lutje, por është i detyruar të thotë medoemos njërën prej tyre, madje në mënyrën e përcaktuar nga Bahá'u'lláh-u.
Lutja kolektiveLutjet që Bahá'u'lláh-u i ka caktuar si detyrë të përditshme të Bahá'í-ve janë për t'u thënë privatisht. Vetëm në rastin e Lutjes për të Vdekurit Bahá'u'lláh-u ka urdhëruar lutjen kolektive, dhe e vetmja kërkesë është që besimtari që e lexon lutjen me zë të lartë, si dhe gjithë të pranishmit, duhet të qëndrojnë në këmbë. Kjo ndryshon nga praktika myslimane e lutjes kolektive, në të cilën besimtarët qëndrojnë në radhë prapa imamit që drejton lutjen, gjë që në fenë Bahá'í është e ndaluar.
Këto porosi, që janë në pajtim me heqjen e klerit profesionist nga Bahá'u'lláh-u, nuk duan të thonë se Ai nuk u jepte rëndësi takimeve për adhurim. Lidhur me grumbullimet për t'u lutur, 'Abdu'l-Bahá-i ka thënë:
Njeriu mund të thotë: "Unë mund t'i lutem Perëndisë sa herë të dua, kur ndjenjat e zemrës sime priren drejt Perëndisë; kur jam në një vend të shkretë, kur jam në qytet ose kudo që të jem. Përse duhet të shkoj atje ku të tjerë janë mbledhur në një ditë të posaçme, në një orë të caktuar, për të bashkuar lutjet e mia me të tyret, kur unë mund të mos jem në gjendje shpirtërore për t'u lutur?"
Të mendosh kështu është një imagjinatë e kotë, sepse atje ku janë mbledhur bashkë shumë vetë forca e tyre është më e madhe. Ushtarë të veçuar, që luftojnë vetëm e individualisht, nuk e kanë forcën e një ushtrie të bashkuar. Në qoftë se në këtë luftë shpirtërore të gjithë ushtarët grumbullohen së bashku, atëherë ndjenjat e tyre shpirtërore ndihmojnë njëra-tjetrën dhe lutjet e tyre bëhen të pranueshme. (Nga shënimet e mbajtura prej Zonjushës Etel J. Rozenberg).
Lutja gjuhë e dashurisëDikujt që kishte pyetur nëse është e nevojshme lutja, derisa Perëndia, siç supozohet, i njeh dëshirat e të gjitha zemrave, 'Abdu'l-Bahá-i iu përgjigj:
Në qoftë se një mik ndien dashuri për një tjetër, ai do të dojë t'ia thotë këtë. Megjithëse e di që miku është në dijeni që ai e do, përsëri do të ketë dëshirë t'ia thotë.... Perëndia i di dëshirat e të gjitha zemrave. Por shtytja për t'u lutur është diçka e natyrshme, që rrjedh nga dashuria e njeriut për Perëndinë.
...Lutja nuk ka nevojë të jetë me fjalë, por më tepër në mendime e qëndrime. Por në qoftë se kjo dashuri e kjo dëshirë mungojnë, është e kotë t'i sjellësh me zor ato. Fjalët pa dashuri nuk kanë asnjë vlerë. Në qoftë se një njeri flet me ju sikur po kryen një detyrë të papëlqyer, pa dashuri ose gëzim për takimin me ju, a dëshironi ju të bisedoni me të? (Artikull i botuar në Fortnightly Review, janar-qershor 1911, f. 1076, shkruar nga Miss E. S. Stevens).
Në një bisedë tjetër Ai ka thënë:Në lutjen më të lartë njerëzit luten vetëm për hir të dashurisë së Perëndisë, jo sepse kanë frikë prej Tij ose prej ferrit, ose sepse shpresojnë të fitojnë dhunti ose qiellin.... Kur një njeri bie në dashuri me një qenie njerëzore, është e pamundur që ai të përmbahet e të mos përmendë emrin e të dashurës së tij. Është shumë më e vështirë që njeriu të përmbahet e të mos përmendë Emrin e Perëndisë, në qoftë se ka arritur ta dojë Atë.... Njeriu shpirtëror nuk gjen kënaqësi në asgjë veçse duke përmendur Perëndinë. (Nga shënimet e Zonjushës Alma Robertson e të pelegrinëve të tjerë, nëntor e dhjetor 1900).
Shpëtimi nga fatkeqësitëSipas mësimeve të Profetëve, sëmundja dhe çdo formë tjetër fatkeqësie shkaktohen nga mosbindja ndaj Urdhërave Hyjnorë. Madje edhe shkatërrime të shkaktuara nga përmbytje, stuhi e tërmete 'Abdu'l-Bahá-i ia atribuon tërthorazi këtij shkaku.
Megjithatë, vuajtja që pason gabimin nuk është hakmarrëse, por edukative e ndreqëse. Është zëri i Perëndisë që i shpall njeriut se është larguar nga rruga e drejtë. Në qoftë se vuajtja është e tmerrshme, kjo ndodh vetëm nga që rreziku që paraqet gabimi i kryer është edhe më i tmerrshëm, sepse "shpaga e mëkatit është vdekja".
Ashtu si fatkeqësia shkaktohet nga mosbindja, shpëtimi prej fatkeqësisë mund të arrihet vetëm duke u treguar i bindur. Nuk ka rastësi ose pasiguri për këtë çështje. Largimi prej Perëndisë sjell pashmangësisht shkatërrim, dhe kthimi i fytyrës drejt Perëndisë sjell në mënyrë po aq të pashmangshme bekim.
Mirëpo, duke qenë se njerëzimi në tërësi është një organizëm i vetëm, mirëqenia e çdo individi varet jo vetëm nga sjellja e tij, por edhe nga sjellja e fqinjëve të tij. Në qoftë se dikush vepron keq, nga kjo vuajnë kush më shumë e kush më pak të gjithë; ndërsa kur dikush vepron mirë, përfitojnë të gjithë. Çdokujt i takon, në njëfarë shkalle, të mbajë barrën e të afërmëve të vet dhe më të mirët midis gjinisë njerëzore janë ata që mbajnë barrët më të rënda. Shenjtorët gjithmonë kanë vuajtur shumë; Profetët kanë vuajtur në shkallën më të lartë. Bahá'u'lláh-u në Librin e Iqán-it thotë: - "Ju, padyshim, duhet të keni dijeni për të gjitha mynxyrat, varfërinë, të këqiat e poshtërimet që kanë pësuar çdo Profet i Perëndisë e shokët e Tij. Ju duhet të keni dëgjuar sesi kokat e pasuesve të tyre janë dërguar si dhurata në qytete të ndryshme...." - Kitáb-i-Iqán, f. 73.
Kjo nuk do të thotë se Profetët kanë merituar më shumë ndëshkim se njerëz të tjerë. Jo, shpeshherë ata kanë vuajtur për mëkatet e të tjerëve dhe janë zgjedhur që të vuanin për hir të të tjerëve. Ata shqetësohen për mirëqenien e botës, e jo për mirëqenien e vet. Lutja e atij që me të vërtetë e do njerëzimin nuk është që ai vetë si individ të shpëtojë nga varfëria, sëmundja ose rrënimi, por që gjinia njerëzore të shpëtohet nga injoranca e gabimi dhe nga të këqiat që rrjedhin pashmangësisht prej tyre. Në qoftë se ai dëshiron shëndet e pasuri për veten e tij, këtë e bën që të mund t'i shërbejë Mbretërisë, dhe në qoftë se shëndeti fizik e pasuria i mohohen, ai e pranon fatin e vet me "nënshtrim fytyrëndritur", duke e ditur mirë se ka një mençuri të drejtë në çdo gjë që i ndodh atij në Shtegun e Perëndisë.
'Abdu'l-Bahá-i thotë:Mjerimi e brenga nuk na vijnë rastësisht; ato na i dërgon Hiri Hyjnor për të na përsosur. Kur vijnë mjerimi e brenga, atëherë njeriu do të kujtojë Atin e tij që është në Qiell, i Cili është i aftë ta shpëtojë atë nga poshtërimet. Sa më shumë të jetë ndëshkuar njeriu, aq më të mëdha janë frytet e virtyteve shpirtërore që ai shfaq.
Në shikim të parë mund të na duket shumë e padrejtë që i pafajshmi të vuajë për fajtorin, por 'Abdu'l-Bahá-i na siguron se padrejtësia është vetëm në dukje dhe se, në fund të fundit, mbizotëron drejtësia e plotë. Ai shkruan:
Përsa u përket foshnjave, fëmijëve e të dobtëve të munduar nga duart e shtypësve... për këta shpirtëra ka shpërblim në një botë tjetër ... ajo vuajtje është hiri më i madh i Perëndisë. Me të vërtetë, ky hir i Zotit është shumë më i mirë se begatia e kësaj bote dhe se rritja e zhvillimi në këtë vend vdekshmërie.
Lutja dhe ligji natyrorShumë njerëz e gjejnë të vështirë të besojnë në frytshmërinë e lutjes, sepse mendojnë që përgjigjet ndaj lutjeve do të sillnin përplasje arbitrare me ligjet e natyrës. Një analogji mund të na ndihmojë për ta kapërcyer këtë vështirësi. Në qoftë se një magnet mbahet mbi pluhur hekuri, ky i fundit do të ngrihet lart e do të ngjitet pas tij, por këtu nuk ka kundërvënie me ligjin e gravitacionit. Forca e gravitetit vazhdon të veprojë mbi pluhurin njëlloj si më parë. Ajo që ka ndodhur është se ka hyrë në veprim një forcë më e madhe - një forcë, veprimi i së cilës është po aq i rregullt e i llogaritshëm sa dhe ai i gravitacionit. Mendimi Bahá'í është se lutja vë në veprim forca më të larta, deri atëherë relativisht pak të njohura; por duket se nuk ka arsye të besohet që këto forca janë më arbitrare në veprimin e tyre sesa forcat fizike. Ndryshimi është se ato nuk janë hetuar në mënyrë eksperimentale dhe veprimi i tyre duket misterioz e i pallogaritshëm për shkak të injorancës sonë.
Një vështirësi tjetër, që disave u shkakton pikëpyetje, është se lutja duket tepër e dobët për të dhënë rezultatet e mëdha që shpesh herë kërkohen prej saj. Analogjia mund të shërbejë për të sqaruar edhe këtë vështirësi. Një forcë e vogël, kur ushtrohet në portën e digës së një rezervuari, mund të lëshojë e rregullojë një rrymë vigane fuqie ujore, ose kur ushtrohet në mekanizmin e drejtimit të një vapori oqeanik mund të mbajë nën kontroll kursin e një anije gjigande. Sipas pikëpamjes Bahá'í, fuqia që i jep përgjigje lutjes është fuqia e pashtershme e Perëndisë. Roli i lutësit shërben vetëm për të ushtruar atë forcë të dobët që është e nevojshme për të lëshuar rrymën ose për të përcaktuar kursin e Bujarisë Hyjnore, e cila është kurdoherë e gatshme për t'u shërbyer atyre që kanë mësuar sesi mund të vihet në veprim ajo.
Lutjet Bahá'íBahá'u'lláh-u dhe 'Abdu'l-Bahá-i kanë reveluar lutje të panumërta, që pasuesit e tyre mund t'i përdorin në kohë e për qëllime të ndryshme. Madhështia e konceptimit dhe thellësia shpirtërore që revelohen në këto të folura duhet t'i bëjnë përshtypje çdo studiuesi që mendon, por vetëm duke e bërë përdorimin e tyre pjesë të rregullt e të rëndësishme të jetës së përditshme të njeriut mund të vlerësohet plotësisht dhe të realizohet fuqia e tyre për punë të mira. Për fat të keq, për arsye vendi këtu nuk mund të japim veçse fare pak shembuj të këtyre lutjeve. Për shembuj të tjerë lexuesi duhet t'u drejtohet veprave të tjera.
O Zoti im! Bëj që Bukuria Jote të jetë ushqimi im, prania Jote pija ime, Kënaqësia Jote shpresa ime, lartësimi Yt veprimi im, të kujtuarit Ty shoku im, fuqia e sovranitetit Tënd përkrahësja ime, banesa Jote shtëpia ime, vendbanimi im selia që Ti ke spastruar prej kufizimeve imponuar atyre që janë ndarë prej Teje si me perde.
Ti je me të vërtetë i Gjithëfuqishmi, Lavdiploti, i Gjithëpushtetshmi. - Bahá'u'lláh
Unë dëshmoj, o Perëndia im, se Ti më ke krijuar që të të njoh e të adhuroj Ty. Unë dëshmoj në këtë çast pafuqinë time dhe fuqinë Tënde, varfërinë time dhe begatinë Tënde.
Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje, Ndihmës në Rrezik, të Vetëqenëshmit. - Bahá'u'lláh.
Perëndia im, Perëndia im! Bashkoji zemrat e shërbëtorëve të Tu dhe reveloju atyre qëllimin Tënd të madh. Ndjekshin urdhërat Tuaja dhe zbatofshin ligjin Tënd. Ndihmoji ata, O Perëndi, në përpjekjet e tyre dhe jepu fuqi të të shërbejnë Ty. O Perëndi! Mos i lër ata me vetveten, por drejtoji hapat e tyre me dritën e dijes Sate dhe gëzoji zemrat e tyre me dashurinë Tënde. Me të vërtetë, Ti je Përkrahësi i tyre dhe Zoti i tyre. - Bahá'u'lláh
O Zot zemërmirë! Ti ke krijuar gjithë njerëzimin nga i njëjti trung. Ti ke urdhëruar që të gjithë të jenë pjesë e së njëjtës familje. Në praninë Tënde të Shenjtë ata të gjithë janë shërbëtorët e Tu dhe mbarë njerëzimi është strehuar nën Shatoren Tënde; të gjithë janë mbledhur rreth Tryezës Sate Bujare; të gjithë i ndriçon drita e Providencës Sate.
O Perëndi! Ti je i mirë për të gjithë, Ti je kujdesur për të gjithë, të gjithëve u ke dhënë strehë, të gjithëve u ke dhuruar jetë. Ti e ke pajisur gjithsecilin me talente e aftësi, dhe të gjithë janë zhytur në Oqeanin e Mëshirës Sate.
O Ti Zot zemërmirë! Bashkoji të gjithë. Le të pajtohen fetë dhe të njësohen kombet, që ata ta shohin njëri-tjetrin si një familje dhe tërë botën si një shtëpi të vetme. Le të jetojnë ata së bashku në harmoni të plotë.
O Perëndi! Ngreje lart flamurin e njëshmërisë së njerëzimit.
O Perëndi! Vendos Paqen e Madhe. Lidhi bashkë zemrat, o Perëndi!
O Ti Atë zemërmirë, Perëndi! Gëzoji zemrat tona me aromën e dashurisë Sate. Ndriçoji sytë tanë me dritën e Udhëheqjes Sate. Kënaqi veshët tanë me melodinë e Fjalës Sate, dhe na streho të gjithë në kështjellën e Providencës Sate.
Ti je i Fuqishmi e i Pushtetshmi, Ti je i Mëshirshmi dhe Ti je Ai që nuk i vë re të metat e mbarë njerëzimit. - 'Abdu'l-Bahá
O Ti i Gjithëfuqishmi! Unë jam mëkatar, por Ti je Përdëllenjësi! Unë jam plot të meta, por Ti je i Dhembshuri! Unë jam në errësirën e gabimit, por Ti je Drita e Faljes!
O Ti Perëndi Dashamir, m'i fal, pra, mëkatet, më jep dhuntitë e Tua, mos m'i vër re të metat, më siguro strehë, më zhyt në Kroin e Durimit Tënd, më shëro nga çdo sëmundje e lëngatë.
Më dëlir e më spastro. Më jep një pjesë nga vërshimi i shenjtërisë, që mjerimi e brenga të zhduken, që të zbresë gëzimi e lumturia, që rënia shpirtërore e humbja e shpresës të shndërrohen në forcë morale e besim, dhe kurajoja të zërë vendin e frikës.
Me të vërtetë, Ti je Përdëllenjësi, i Dhembshuri, dhe Ti je Shpirtmadhi, i Adhuruari! - 'Abdu'l-Bahá
O Perëndi zemërdhembshur! Të falënderoj, sepse Ti më më ke hapur sytë e më bëre të ndërgjegjshëm. Ti më ke dhënë sy që të shikoj e më ke dhuruar veshë që të dëgjoj; më ke çuar në udhën e Mbretërisë Sate dhe më ke treguar Shtegun Tënd. Ti më ke rrëfyer rrugën e drejtë dhe më ke futur në Arkën e Shpëtimit. O Perëndi! Më mbaj të patundur dhe më bëj të qëndrueshëm e të vendosur. Më mbro nga sprovat e dhunshme dhe më ruaj e më streho në kështjellën e pamposhtur të Besëlidhjes e të Testamentit Tënd. Ti je i Pushtetshmi! Ti je Shikuesi! Ti je Dëgjuesi! O Ti Perëndi Zemërdhembshur! Më dhuro një zemër që, si qelq, të ndriçohet nga drita e dashurisë Sate dhe më jep mendime që mund ta ndryshojnë këtë botë në një lulishte trëndafilash përmes bujarisë shpirtërore. Ti je Zemërdhembshuri, i Mëshirshmi! Ti je Perëndia i Madh Mirëbërës! - 'Abdu'l-Bahá.
Por lutja Bahá'í nuk është e kufizuar me përdorimin e formave të përshkruara më sipër, sado të rëndësishme që janë ato. Bahá'u'lláh-u mëson se tërë jeta e njeriut duhet të jetë lutje, se puna që bëhet në frymë të drejtë është adhurim, se çdo mendim, çdo fjalë e çdo veprim që i kushtohet Lavdisë së Perëndisë e së mirës së të afërmëve është lutje në kuptimin më të vërtetë të fjalës.24
7. SHËNDETI DHE SHËRIMIKthimi i fytyrës drejt Perëndisë u sjell shërim trupit, mendjes dhe shpirtit. - 'Abdu'l-Bahá.
Trupi dhe shpirtiSipas mësimeve Bahá'í, trupi njerëzor i shërben një qëllimi të përkohshëm në zhvillimin e shpirtit dhe, pasi ky qëllim është përmbushur, trupi lihet mënjanë; njëlloj si guaska e vezës, që i shërben një qëllimi të përkohshëm për zhvillimin e zogut dhe, pasi ky qëllim është plotësuar, thyhet e braktiset. 'Abdu'l-Bahá-i thotë se trupi material është i paaftë për pavdekshmëri, sepse është diçka e përbërë, e ndërtuar prej atomesh e molekulash dhe, si të gjitha gjërat e përbëra, duhet, me kohë, të shpërbëhet.
Trupi duhet të jetë shërbëtori i shpirtit e kurrë zoti i tij, por duhet të jetë një shërbëtor me vullnet, i bindur e veprues, dhe duhet trajtuar me vëmendjen që meriton një shërbëtor i mirë. Në qoftë se nuk trajtohet si duhet, shkaktohen sëmundje e fatkeqësi, me pasoja të dëmshme si për të zotin, ashtu edhe për shërbëtorin.
Njëshmëria e çdo jeteNjëshmëria thelbësore e miriada formave e shkallëve të jetës është një ndër mësimet themelore të Bahá'u'lláh-ut. Shëndeti ynë fizik është aq i lidhur me shëndetin tonë mendor, moral e shpirtëror, dhe gjithashtu me shëndetin individual e shoqëror të njerëzve të tjerë rreth nesh, madje edhe me jetën e kafshëve e të bimëve, saqë cilido prej tyre ndikohet prej të tjerëve në një shkallë shumë më të madhe nga ç'përfytyrohet zakonisht.
Prandaj nuk ka asnjë porosi të Profetit, cilitdo aspekti të jetës t'i referohet parësisht Ai, që të mos ketë të bëjë me shëndetin trupor. Por disa nga mësimet lidhen, sidoqoftë, më drejtpërdrejt me shëndetin fizik sesa disa të tjera, dhe pikërisht këto do të shqyrtojmë tani.
Jeta e thjeshtëEkonomia është themeli i mirëqenies njerëzore. Njeriu shkapërdar ndodhet gjithnjë në vështirësi. Shkapërderdhja është për çdo njeri një mëkat i pafalshëm. Ne nuk duhet të jetojmë kurrë në kurriz të të tjerëve, si ndonjë bimë parazite. Secili duhet të ketë një profesion, qoftë ky mendor ose krahu, dhe të jetojë një jetë të pastër, burrërore, të ndershme, shembull dëlirësie që të ndiqet nga të tjerë. Është më mbretërore të jesh i kënaqur me një kore buke të thatë, sesa të shijosh një drekë të pasur me shumë gjellë, të hollat për të cilën vijnë nga xhepat e të tjerëve. Mendja e një njeriu të kënaqur është gjithmonë paqësore dhe zemra e tij e qetë. - Shkrime Bahá'í [Bahá'í Scriptures], f. 453.
Ushqimi me mish nuk është i ndaluar, por 'Abdu'l-Bahá-i thotë: "Frutat e drithërat [do të jenë ushqimet e së ardhmes]. Do të vijë koha kur nuk do të hahet më mish. Shkenca mjekësore ndodhet vetëm në foshnjërinë e saj, megjithatë ajo ka treguar se ushqimi ynë natyror është ai që rritet nga dheu". - Dhjetë ditë në dritën e 'Akká-së [Ten days in the Light of 'Akká], shkruar nga Xhulia M. Grandi [Julia M. Grundy].
Alkooli dhe narkotikëtBahá'u'lláh-u e ndalon rreptësisht përdorimin e narkotikëve e të pijeve dehëse të çdo lloji, me përjashtim vetëm kur përdoren si ilaçe në rast sëmundjeje.
Gëzimet e jetësMësimi Bahá'í bazohet në përkorë, e jo në asketizëm. Të gëzuarit e gjërave të mira e të bukura të jetës, si materiale dhe shpirtërore, jo vetëm inkurajohet, por edhe jepet si porosi. Bahá'u'lláh-u thotë: "Mos i mohoni vetes ato gjëra që janë krijuar për ju". Ai thotë gjithashtu: "Është detyrë e juaj që ngazëllimi e lajmet e gëzuara të duken në fytyrat tuaja".
'Abdu'l-Bahá-i thotë:Gjithçka që ka qenë krijuar është për njeriun, i cili është kulmi i krijimit dhe duhet të jetë mirënjohës për dhuntitë hyjnore. Të gjitha gjërat materiale janë për ne, kështu që me mirënjohjen tonë mund të mësojmë ta kuptojmë jetën si një përfitim hyjnor. Në qoftë se na neveritet jeta, ne jemi mosmirënjohës, sepse ekzistenca jonë materiale e shpirtërore janë provat e dukshme të hirit hyjnor. Prandaj duhet të jemi të lumtur dhe ta kalojmë kohën në lavdërime, duke vlerësuar të gjitha gjërat.
I pyetur nëse ndalimi i lojës zbatohet për lojra të çdo lloji, 'Abdu'l-Bahá-i u përgjigj:
Jo, disa lojra janë pa të keq dhe, nëse bëhen për të kaluar kohën, nuk shkaktojnë asnjë dëm. Por ka rrezik që kalimi i kohës të degjenerojë në humbje kohe. Humbja e kohës nuk është e pranueshme për Kauzën e Perëndisë. Por dëfrimi që mund të përmirësojë forcat trupore, si ushtrim, është i dëshirueshëm. - Pamje qiellore [A Heavenly Vista], f. 9.
PastërtiaTë jeni mishërimi i pastërtisë midis njerëzimit ... në çdo rrethanë përshtatjuni mënyrave të hijshme ... mos lini të duken gjurmë papastërtie në rrobat tuaja.... Zhytuni në ujë të pastër; ujët e përdorur nuk është i lejueshëm. ... Me të vërtetë, Ne kemi dashur të shohim te ju shfaqjet e Parajsës mbi tokë, në mënyrë që prej jush të mund të përhapet ajo që do të gëzojë zemrat e atyre që janë të favorizuar. - Kitáb-i-Aqdas.
Mirza Abu'l-Fa(l, në librin e tij Provat Bahá'í [Bahá'í Proofs],25 vë në dukje rëndësinë shumë të madhe të këtyre porosive, sidomos në disa vende të Lindjes, ku ujët më i pistë përdoret shpesh herë për punët e shtëpisë, për t'u larë e madje edhe për të pirë, dhe ku mbizotërojnë kushte tmerrësisht të pashëndetshme, duke shkaktuar një numër të madh sëmundjesh e mjerim që mund të parandaloheshin. Këto kushte, që shpesh supozohet se janë sanksionuar nga feja mbizotëruese, mund të ndryshohen midis lindorëve vetëm nëpërmjet porosisë së dikujt që besohet se ka autoritet Hyjnor. Edhe në shumë anë të Hemisferës Perëndimore, një shndërrim i çuditshëm do të rezultonte në qoftë se do të pranohej se pastërtia jo vetëm vjen pas devotshmërisë ndaj Perëndisë, por është pjesë thelbësore e kësaj devotshmërie.
Efekti i bindjes ndaj porosive profetikeNdikimi mbi shëndetin i këtyre porosive që kanë të bëjnë me jetën e thjeshtë - i higjenës, i mospërdorimit të alkoholit e të opiumit etj., është tepër i qartë e s'ka nevojë për komente, megjithëse ka prirje që të nënvleftësohet së tepërmi rëndësia jetësore e tyre. Në qoftë se ato do të zbatoheshin nga të gjithë, shumë nga sëmundjet ngjitëse e mjaft të tjera do të zhdukeshin shpejt midis njerëzve. Numri i rasteve të sëmundjeve, të shkaktuara mga moszbatimi i masave të thjeshta higjenike parandaluese dhe nga lëshimet në përdorimin e alkoholit e të opiumit, është kolosal. Për më tepër, bindja ndaj këtyre porosive do të ndikonte jo vetëm mbi shëndetin, po do të kishte një veprim shumë të madh për të mirë mbi karakterin e sjelljen e njerëzve. Alkoholi e opiumi ndikojnë mbi ndërgjegjen e njeriut shumë më parë se të ndikojnë mbi të ecurit apo para se të shkaktojnë sëmundje trupore të dukshme, kështu që përfitimi moral e shpirtëror nga mospërdorimi i tyre do të ishte edhe më i madh se përfitimi fizik. 'Abdu'l-Bahá-i thotë për pastërtinë: "Pastërtia e jashtme, megjithëse është diçka fizike, ndikon shumë mbi gjendjen shpirtërore.... Pasja e një trupi të dëlirë e pa njolla ushtron ndikim mbi shpirtin e njeriut".
Po qe se porositë e Profetëve për dëlirësi në marrëdhëniet seksuale do të zbatoheshin nga të gjithë, atëherë një tjetër shkak pjellor sëmundjesh do të eliminohej. Sëmundjet e neveritshme veneriane, të cilat sot shkatërrojnë shëndetin e mijëra e mijëra njerëzve, të pafajshëm e fajtorë, foshnje e prindër, shumë shpejt do të bëheshin diçka që i përket krejtësisht së kaluarës.
Sikur porositë e Profetëve që kanë të bëjnë me drejtësinë, ndihmën reciproke, dashurinë për tjetrin si për veten tënde të zbatoheshin, si do të mund të vazhdonin të sillnin shkatërrim mendor, moral e fizik mbipopullimi, puna rraskapitëse e varfëria e neveritshme, nga njëra anë, dhe lejimi gjithçka vetvetes, përtacia e luksi i neveritshëm, nga ana tjetër?
Bindja e thjeshtë ndaj porosive higjenike e morale të Moisiut, të Budës, të Krishtit, të Muhametit ose të Bahá'u'lláh-ut do të bënte më shumë për të parandaluar sëmundjet nga sa kanë mundur të kryejnë në botë të gjithë mjekët e të gjitha rregullimet shëndetësore publike. Në fakt, duket e sigurtë se, sikur një bindje e tillë të ishte e përgjithshme, edhe shëndeti i mirë do të ishte i përgjithshëm. Në vend të një jete të brejtur nga sëmundja ose të prerë në mes në foshnjëri, në rini apo në lulëzim, siç ndodh kaq shpesh në kohën e tanishme, njerëzit do të mund të jetonin deri në moshë të thyer, ashtu si frytet e mira piqen e ëmbëlsohen para se të bien nga dega.
Profeti si mjekNe, sidoqoftë, jetojmë në një botë, ku prej kohësh që nuk mbahen mend bindja ndaj porosive të Profetëve më shumë ka qenë përjashtim sesa rregull; ku dashuria për vetveten ka qenë një motiv më mbizotërues sesa dashuria për Perëndinë; ku interesa të kufizuara e partiake kanë marrë përparësi mbi interesat e njerëzimit në tërësi; ku pasuritë materiale dhe kënaqësitë epshore janë preferuar kundrejt mirëqenies shoqërore e shpirtërore të njerëzimit. Këtej kanë rrjedhur konkurencë e përleshje të egra, shtypje e tirani, pasuri e varfëri ekstreme - të gjitha ato kushte që sjellin sëmundje, mendore e fizike. Si rrjedhojë, e gjithë pema e njerëzimit është e sëmurë dhe çdo fletë në pemë merr pjesë në sëmundjen e përgjithshme. Edhe njerëzit më të pastër e më të shenjtë janë të detyruar të vuajnë për mëkatet e të tjerëve. Është i nevojshëm shërimi - shërimi i njerëzimit në tërësi, shërimi i kombeve dhe i individëve. Kështu Bahá'u'lláh-u, si dhe paraardhësit e tij të frymëzuar, jo vetëm tregon sesi duhet ruajtur shëndeti, por edhe si mund të rifitohet ai kur e ke humbur. Ai vjen si Mjeku i Madh, si Shëruesi i sëmundjeve të botës, si të trupit dhe të mendjes.
Shërimi me mjete materialeNë botën e sotme perëndimore duket qartë një rigjallërim i konsiderueshëm i besimit në efektshmërinë e mjekimit me mjete mendore e shpirtërore. Me të vërtetë, shumë njerëz, në revoltën e tyre kundër ideve materialiste për sëmundjet e për mjekimin e tyre, që mbizotëronin në shekullin e nëntëmbëdhjetë, kanë kaluar në ekstremin e kundërt, duke mohuar çdo vlerë të mjeteve materiale ose të metodave higjenike. Bahá'u'lláh-u pranon vlerën si të mjeteve materiale dhe të atyre shpirtërore. Ai mëson se shkenca dhe arti i mjekimit duhen zhvilluar, inkurajuar e përsosur, në mënyrë që të gjitha mjetet e shërimit të mund të përdoren, çdonjëri në sferën e duhur. Kur sëmureshin anëtarë të familjes së Bahá'u'lláh-ut, thirrej një mjek profesionist dhe kjo praktikë u rekomandohet pasuesve të Tij. Ai thotë: "Kur ju zë ndonjë sëmundje a lëngatë, këshillohuni me mjekë të zotë". - Kitáb-i-Aqdas.
Kjo është në pajtim të plotë me qëndrimin Bahá'í ndaj shkencës e artit në përgjithësi. Të gjitha shkencat e artet që janë në të mirë të njerëzimit, qoftë edhe në mënyrë materiale, duhen çmuar e përkrahur. Nëpërmjet shkencës njeriu i zotëron sendet materiale, nëpërmjet injorancës mbetet skllav i tyre.
Bahá'u'lláh-u shkruan:Mos e leni pas dore trajtimin mjekësor kur është i nevojshëm, por e ndërpritni atë kur shëndeti është përtëritur.... Më mirë mjekojeni sëmundjen me dietë dhe rezervohuni në përdorimin e ilaçeve; e nëse e gjeni në një bar të vetëm atë që ju duhet, mos përdorni asnjë ilaç të përzier. Mos përdorni ilaçe kur jeni mirë me shëndet, por i pini kur është e nevojshme. - Tabelë për një mjek [Tablet to a Physician].
Në një prej tabelave të Tij, 'Abdu'l-Bahá-i thotë:
O kërkues i së vërtetës! Ka dy rrugë për të shëruar sëmundjet, mjetet materiale dhe mjetet shpirtërore. Rruga e parë është ajo e përdorimit të ilaçeve materiale. E dyta është t'i lutesh Perëndisë e ta kthesh fytyrën drejt Tij. Të dyja këto mjete duhen përdorur e praktikuar.... Për më tepër, ato nuk janë të papajtueshme me njëri-tjetrin dhe ju duhet t'i pranoni ilaçet fizike, sepse vijnë nga mëshira e favori i Perëndisë, që ka reveluar e bërë të dukshme shkencën mjekësore, në mënyrë që shërbëtorët e Tij të mund të përfitojnë edhe nga ky lloj shërimi.
Ai mëson se, po të mos ishin prishur shijet e instinktet tona natyrore nga mënyra jetese të panatyrshme e të marra, ato do të bëheshin udhëzuese të besueshme për zgjedhjen e dietës së përshtatshme, si dhe të fryteve, të bimëve mjekësore e të ilaçeve të tjera, siç veprojnë kafshët e egra. Në një bisedë interesante për zhvillimin, të përfshirë në Përgjigje për disa pyetje [Some Answered Questions], f. 258-259, në mbyllje Ai thotë:
Shihet, pra, qartë se është i mundur mjekimi me ushqime e me fruta; por duke qenë se sot shkenca e mjekësisë nuk është e përsosur, ky fakt nuk është kuptuar ende tërësisht. Kur shkenca e mjekësisë të arrijë përsosurinë, mjekimi do të bëhet me ushqime, me fruta e perime erëmira dhe me ujëra të ndryshme, me temperaturë të lartë ose të ulët.
Edhe kur mjetet e mjekimit janë materiale, fuqia që shëron është në të vërtetë hyjnore, sepse vetitë e barit ose të mineralit vijnë nga Dhuntitë Hyjnore. "Gjithçka varet nga Perëndia. Mjekësia është thjesht një formë ose mjet i jashtëm, me anën e të cilit ne fitojmë shërim qiellor".
Shërimi me mjete jomaterialeAi mëson se ka edhe shumë metoda shërimi pa mjete materiale. Ka "infektim shëndeti", ashtu siç ka infektim sëmundjeje, megjithëse i pari është shumë i ngadalshëm e me efekt të vogël, kurse i dyti shpeshherë është i furishëm e i shpejtë në veprimin e tij.
Efekte shumë më të fuqishme vijnë nga gjendjet mendore të vetë të sëmurit dhe "sugjestionimi" mund të luajë një rol me rëndësi në krijimin e këtyre gjendjeve. Frika, zemërimi, shqetësimi etj. janë shumë të dëmshme për shëndetin, kurse shpresa, dashuria, gëzimi etj. janë të dobishme për të.
Kështu, Bahá'u'lláh-u thotë:Me të vërtetë, gjëja më e nevojshme është të kënaqurit në të gjitha rrethanat; kjo e ruan njeriun nga gjendje të sëmura e nga kapitja. Mos iu nënshtroni trishtimit e brengës, ato shkaktojnë mjerimin më të madh. Xhelozia konsumon trupin dhe zemërimi djeg mëlçinë: shmangiuni këyre të dyjave si luanit. - Tabelë për një mjek.
Dhe 'Abdu'l-Bahá-i thotë: "Gëzimi na bën me krahë. Kur jemi të gëzuar, fuqia jonë është më jetësore, mendja jonë më e mprehtë.... Por kur na vjen trishtimi, fuqia na lë".
Lidhur me një mënyrë tjetër shërimi mendor, 'Abdu'l-Bahá-i shkruan se ajo vjen:
nga përqendrimi i plotë i mendjes së një personi të fortë mbi një person të dobët, kur ky i fundit ka besim të plotë që shërimi do të vijë nga fuqia shpirtërore e personit të fortë, deri në atë shkallë sa të vendoset një lidhje tonizuese midis personit të fortë dhe invalidit. Personi i fortë bën të gjitha përpjekjet për ta shëruar të sëmurin dhe i sëmuri është atëherë i sigurt se do të shërohet. Këto përshtypje mendore shkaktojnë një ngacmim të nervave dhe kjo përshtypje e ky ngacmim i nervave sjell shërimin e të sëmurit. - Përgjigje për disa pyetje, f. 255.
Të gjitha këto metoda shërimi kanë, sidoqoftë, efekt të kufizuar dhe mund të mos shërojnë dot sëmundje të rënda.
Fuqia e Shpirtit të ShenjtëMjeti më shpëtimprurës i shërimit është fuqia e Shpirtit të Shenjtë.
...Kjo nuk varet nga kontakti, as nga të parët, as nga prania... Qoftë sëmundja e lehtë ose e rëndë, qoftë nëse ka apo jo kontakt të trupave, qoftë nëse vendoset ose jo lidhje personale midis personit të sëmurë e shëruesit, ky shërim kryhet përmes fuqisë së Shpirtit të Shenjtë. - Përgjigje për disa pyetje, f. 256.
Në një bisedë me Zonjushën Etel Rozenberg, në tetor 1904, 'Abdu'l-Bahá-i thotë:
Shërimi me anën e fuqisë së Shpirtit të Shenjtë nuk ka nevojë për përqendrim ose kontakt të veçantë. Ai kryhet përmes dëshirës dhe lutjes që bën personi i shenjtë. Ai që është i sëmurë mund të ndodhet në Lindje e shëruesi në Perëndim, dhe ata mund të mos jenë njohur me njëri-tjetrin, por sapo ky njeri i shenjtë e kthen zemrën e tij drejt Perëndisë e fillon të lutet, i sëmuri shërohet. Kjo është një dhunti që e kanë Manifestimi i Shenjtë dhe ata që kanë arritur pozitën më të lartë.
Siç duket, të këtij lloji kanë qenë veprat e shërimit që kanë kryer Krishti e apostujt e Tij, si dhe vepra të ngjashme që u janë atribuar njerëzve të shenjtë në çdo kohë. Si Bahá'u'lláh-u dhe 'Abdu'l-Bahá-i e kishin dhuntinë e kësaj fuqie, dhe të tilla fuqi u janë premtuar pasuesve të Tyre besnikë.
Qëndrimi i të sëmuritQë fuqia e shërimit shpirtëror të vihet plotësisht në veprim, janë të nevojshme disa kushte paraprake nga ana e të sëmurit, e shëruesit, e miqve të të sëmurit dhe, më gjerë, e komunitetit.
Nga ana e të sëmurit, kushti i parë është që ta kthejë me gjithë zemër fytyrën nga Perëndia, me besim të vetëkuptueshëm në Fuqinë e në Vullnetin e Tij për të bërë atë që është më mirë. Në gusht 1912, 'Abdu'l-Bahá-i i tha një zonje amerikane:
Të gjitha këto halle do të kalojnë dhe ju do të fitoni shëndet të plotë trupor e shpirtëror.... Le të jetë zemra juaj plot besim dhe e sigurt që, nëpërmjet bujarisë së Bahá'u'lláh-ut, çdo gjë do të bëhet e këndshme për ju.... Por ju duhet ta ktheni tërësisht fytyrën drejt Mbretërisë Abhá (Lavdiplotë), duke ia kushtuar tërësisht vëmendjen - po atë vëmendje që Maria Magdalena i kushtoi Shenjtërisë së Tij Krishtit - dhe unë ju siguroj se ju do të fitoni shëndet trupor e shpirtëror. Ju jeni e denjë. Unë ju jap lajmin e gëzuar që jeni e denjë, sepse zemra juaj është e dëlirë.... Kini besim! Jini e lumtur! Gëzohuni! Rrini me shpresë!
Megjithëse në këtë rast të veçantë 'Abdu'l-Bahá-i garantoi arritjen e shëndetit fizik, Ai nuk vepronte kështu në çdo rast, madje edhe kur personi në fjalë kishte besim të madh. Ai ka shkruar:
Lutjet që janë reveluar për të kërkuar shërim, kanë të bëjnë si me shërimin fizik dhe me atë shpirtëror. Në qoftë se shërimi është diçka e drejtë që duhet bërë për të sëmurin, me siguri që do t'i jepet atij; por për disa persona të sëmurë shërimi do të ishte vetëm shkak fatkeqësish të tjera, prandaj urtia nuk lejon t'u jepet përgjigje pozitive disave prej atyre që luten.
O shërbëtore e Perëndisë! Fuqia e Shpirtit të Shenjtë shëron si sëmundjet materiale dhe ato shpirtërore. - Pjesë të zgjedhura nga shkrimet e 'Abdu'l-Bahá-it [Selections from the Writings of 'Abdu'l-Bahá], f. 161-162.
Ai i shkruan gjithashtu një të sëmuri:Me të vërtetë, Vullneti i Perëndisë herë-herë vepron në mënyrë të tillë që njerëzimi nuk ia gjen dot arsyen. Shkaqet dhe arsyet do të dalin. Beso në Perëndinë e hapja zemrën Atij, dorëzoja veten Vullnetit të Perëndisë. Me të vërtetë Perëndia yt është i dhembshur, dashamirës e i mëshirshëm ... dhe do të bëjë që Hiri i Tij të zbresë mbi ty.
Ai mëson se shëndeti shpirtëror sjell shëndetin fizik, por shëndeti fizik varet nga shumë faktorë, disa prej të cilëve janë jashtë kontrollit të individit. Prandaj edhe qëndrimi shpirtëror më shembullor nga ana e individit mund të mos sigurojë në çdo rast shëndet fizik. Edhe burrat e gratë më të shenjtë vuajnë ndonjëherë nga sëmundje.
Megjithatë, ndikimi mirëbërës mbi shëndetin trupor, që vjen nga një qëndrim i drejtë shpirtëror, është shumë më i fuqishëm nga sa mendohet përgjithësisht dhe i mjaftueshëm për të dëbuar shëndetin e lig në një numër të madh rastesh. 'Abdu'l-Bahá-i i shkruante një zonje angleze: "Ju keni shkruar për dobësinë e trupit tuaj. Unë kërkoj nga Bujaria e Bahá'u'lláh-ut që shpirti juaj të bëhet i fortë e që përmes forcës së shpirtit edhe trupi juaj të shërohet".
Ai thotë gjithashtu:Perëndia i ka dhuruar njeriut fuqi të tilla të mahnitshme, sa që ai kurdoherë mund të shikojë lart e të marrë, midis dhuntive të tjera, shërim përmes Bujarisë së Tij hyjnore. Por medet! Njeriu nuk është mirënjohës për këtë mirësi supreme, por bën gjumin e moskokëçarjes duke qenë i pavëmendshëm për hirin e madh që ka treguar Perëndia ndaj tij, duke i kthyer kurrizin dritës e duke shkuar rrugës së vet në terr.
ShëruesiPadyshim, fuqia e shërimit shpirtëror, në një shkallë më të madhe ose më të vogël, është e përbashkët për mbarë njerëzimin, por, ashtu si disa njerëz janë të pajisur me talent të jashtëzakonshëm për matematikë ose muzikë, disa të tjerë duket se janë të pajisur me aftësi të jashtëzakonshme për të shëruar. Këta janë ata njerëz që duhej ta kishin bërë artin e të shëruarit punën e tërë jetës së tyre. Për fat të keq, bota në shekujt e fundit është bërë aq materialiste, saqë vetë mundësia e shërimit shpirtëror ka humbur në një shkallë të madhe nga këndi i vështrimit. Si të gjitha talentet e tjera, dhuntia e të shëruarit duhet të njihet, të ushtrohet e të edukohet, në mënyrë që të mund të arrijë zhvillimin e fuqinë më të lartë. Sot në botë mund të ketë mijëra njerëz të pajisur me aftësi të mëdha natyrore për të shëruar, në të cilët kjo dhunti e çmueshme qëndron e fjetur e jovepruese. Kur mundësitë e mjekimit mendor e shpirtëror të realizohen në mënyrë më të plotë, arti i të shëruarit do të shndërrohet e fisnikërohet dhe efektshmëria e tij do të rritet pamasë. E kur kjo dituri e fuqi e re te shëruesi kombinohet me një besim e shpresë të gjallë te i sëmuri, mund të priten rezultate të mahnitshme.
Te Perëndia duhet të drejtohet besimi ynë. S'ka Perëndi tjetër veç Tij, Shëruesit, Njohësit, Ndihmuesit.... Asgjë në tokë ose në qiell nuk ndodhet jashtë pushtetit të Perëndisë.
O mjek! Kur mjekon të sëmurët, përmend më parë emrin e Perëndisë Tënd, Zotëruesit të Ditës së Gjyqit, dhe pastaj përdor atë që Perëndia ka caktuar për shërimin e krijesave të Veta. Për Jetën Time! Mjeku që ka pirë nga Vera e Dashurisë Sime, vizita e tij është shëruese dhe fryma e tij është hir e shpresë. Kapuni pas tij për të mirën e shëndetit. Në mjekimin e tij atë e mbështet Perëndia.
Kjo dije është më e rëndësishmja nga të gjitha shkencat, sepse është mjeti më i madh që Perëndia, Jetëdhënësi, ka dhënë për pluhurin, për të ruajtur trupat e të gjithë njerëzve, dhe Ai e ka vënë atë në ballë të të gjitha shkencave e diturive. Sepse kjo është dita kur ju duhet të ngriheni për Fitoren Time.
Emri Yt është shërimi im, O Perëndia im, dhe kur të sjell ndërmend Ty, ky është ilaçi im. Afërsia me Ty është shpresa ime dhe dashuria për Ty është shoqëruesja ime. Mëshira Jote për mua është shërimi im e mbështetja ime në këtë botë, si dhe në botën e ardhme. Ti je me të vërtetë Mirësiploti, i Gjithëdijshmi, Urtiploti. - Bahá'u'lláh, Tabelë për një mjek.
'Abdu'l-Bahá-i shkruan:Ai që është plot dashuri për Bahá-in, dhe harron të gjitha gjërat, Fryma e Shenjtë do të dëgjohet nga buzët e tij dhe shpirti i jetës do t'ia mbushë zemrën.... Fjalë si vargje margaritarësh do të dalin nga buzët e tij dhe çdo sëmundje e çdo lëngatë do të shërohen me të prekur ai me dorë.
O ti mjek shpirtëror! Ktheje fytyrën ndaj Perëndisë, me zemrën që të rreh nga dashuria për Të e që i është kushtuar lartësimit të Tij, duke e drejtuar vështrimin nga Mbretëria e Tij dhe duke kërkuar ndihmë nga Fryma e Shenjtë e Tij në gjendje ekstaze, adhurimi, dashurie, gëzimi e kundërmimi, Perëndia do të të ndihmojë me frymën e Pranisë së Vet për të shëruar sëmundje e lëngatë.
Vazhdo të shërosh zemra e trupa dhe kërkoje shërimin për njerëzit e sëmurë duke e kthyer fytyrën nga Mbretëria Supreme dhe duke e drejtuar zemrën nga arritja e shërimit nëpërmjet fuqisë së Emrit Më të Madh e me anë të frymës së dashurisë së Perëndisë.
Si mund të ndihmojnë të gjithëMegjithatë, vepra e shërimit të të sëmurëve është një çështje që u përket jo vetëm të sëmurit e mjekut, por cilitdo. Të gjithë duhet të ndihmojnë, me mirëdashje e me shërbim, duke jetuar e menduar drejt, e sidomos me lutje, sepse nga të gjitha ilaçet lutja është ilaçi më i fuqishëm. "Përgjërimi e lutja në përfitim të të tjerëve", thotë 'Abdu'l-Bahá-i, "me siguri do të jenë frytdhënëse". Miqtë e të sëmurit kanë përgjegjësi të veçantë, sepse ndikimi i tyre, si për të mirë dhe për të keq, është i drejtpërdrejtë e i fuqishëm. Në sa raste sëmundjeje përfundimi varet kryesisht nga pjesëmarrja e prindërve, e miqve ose e fqinjëve të atij që vuan pa shpresë!
Edhe pjesëtarët e bashkësisë më gjerë ushtrojnë ndikim në çdo rast sëmundjeje. Në raste individuale, ky ndikim mund të mos duket i madh, por në masë efekti është i fuqishëm. Secili ndikohet nga "atmosfera" shoqërore në të cilën jeton, në rast se mbizotëron besimi ose materializmi, virtyti ose vesi, gjallëria ose dëshpërimi; dhe çdo individ ka pjesën e vet në krijimin e kësaj "atmosfere" shoqërore. Në gjendjen e sotme të botës, nuk është e mundur që çdo njeri të ketë shëndet të përsosur, por është e mundur që secili të bëhet një "kanal i gatshëm" për fuqinë shëndetdhënëse të Shpirtit të Shenjtë dhe të ushtrojë kështu një ndikim të dobishëm e shërues mbi trupin e vet, si dhe mbi të gjithë ata që vjen në kontakt.
Pak janë detyrat që u përsëriten Bahá'í-ve më me forcë sesa detyra që të shërojnë të sëmurët, dhe qoftë Bahá'u'lláh-u qoftë 'Abdu'l-Bahá-i kanë reveluar shumë lutje të bukura shërimi.
Koha e ArtëBahá'u'lláh-u siguron se nëpërmjet bashkëpunimit harmonik të të sëmurëve, të shëruesve e të komunitetit në përgjithësi, dhe me përdorimin e përshtatshëm të mjeteve të ndryshme për shëndetin, materiale, mendore e shpirtërore, mund të vijë Koha e Artë, kur, me Fuqinë e Perëndisë, "gjithë dëshpërimi do të shndërrohet në gëzim e çdo sëmundje në shëndet". 'Abdu'l-Bahá-i thotë se "kur të jetë kuptuar Mesazhi Hyjnor, të gjitha shqetësimet do të zhduken". Ai thotë gjithashtu:
Kur bota materiale e ajo hyjnore të jenë të ndërlidhura si duhet, kur zemrat të bëhen qiellore dhe aspiratat të kulluara, një lidhje e plotë do të ndodhë. Atëhere kjo fuqi do të japë një manifestim të përsosur. Atëhere sëmundjet fizike dhe shpirtërore do të gjejnë shërim absolut.
Përdorimi i drejtë i shëndetitNë përfundim të këtij kreu, do të jetë mirë të kujtojmë mësimin e 'Abdu'l-Bahá-it për përdorimin e drejtë të shëndetit fizik. Në një nga tabelat e veta për Bahá'í-të e Uashingtonit, Ai thotë:
Në qoftë se shëndeti e mirëqenia e trupit përdoren në shtegun e Mbretërisë, kjo është shumë e pranueshme dhe e lavdërueshme; e nëse ato përdoren në dobi të botës njerëzore në përgjithësi - qoftë edhe për përfitim material të njerëzve - dhe janë kështu një mjet për të bërë mirë, kjo gjithashtu është e pranueshme. Por në qoftë se shëndeti e mirëqenia e njeriut harxhohen për dëshira epshore, për një jetë kafshësh e për synime djallëzore - atëhere sëmundja do të ishte më e mirë se një shëndet i tillë; madje jo, por vetë vdekja duhet preferuar kundrejt një jete të tillë. Në qoftë se ti dëshiron shëndet, dëshiroje për t'i shërbyer Mbetërisë. Shpresoj se ti ke për të arritur intuitë të përsosur, vendosmëri të papërkulur, shëndet të plotë dhe forcë shpirtërore e fizike, në mënyrë që të pish nga kroi i jetës së pasosur dhe të ndihmohesh nga fryma e mbështetjes hyjnore.
8. UNITETI FETARO ju që banoni mbi tokë! Tipari dallues që shënon karakterin e shquar të këtij Revelacioni Suprem është se Ne, nga njëra anë, kemi fshirë nga faqet e Librit të Shenjtë të Perëndisë çdo gjë që ka qenë shkak konflikti, ligësie e dëmesh midis bijve të njerëzve dhe, nga ana tjetër, kemi shtruar parakushtet e marrëveshjes, të kuptimit, të unitetit të plotë e të qëndrueshëm. Lum ata që u përmbahen ligjeve të Mia. - Bahá'u'lláh, Tabela e botës [Tablet of the World].
Ndarja në sekte në shekullin e nëntëmbëdhjetëKurrë ndoshta bota nuk është dukur aq larg unitetit fetar sesa në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Për shekuj me radhë komunitetet e mëdha fetare - zoroastrianë, hebrenj, budistë, të krishterë, muhamedanë e të tjerë - kanë ekzistuar pranë njëri-tjetrit, por, në vend që të shkriheshin bashkë në një tërësi të harmonishme, kanë qenë në armiqësi e konflikt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin. Jo vetëm kaq, por secili prej këtyre besimeve, ndarje pas ndarjeje, është copëtuar në një numër gjithnjë e më të madh sektesh, shpesh herë në kundërshti të ashpër midis tyre. E pra, Krishti ka thënë: "Njerëzit do t'ju njohin që jeni dishepujt e mi, në qoftë se do të keni dashuri për njëri-tjetrin", dhe Muhameti ka thënë: "Kjo fe e juaj është feja e vetme.... Perëndia ju ka paracaktuar juve besimin që Ai i urdhëroi Nojit dhe që Ne të kemi reveluar ty e që Ne i urdhëruam Abrahamit, Moisiut e Jesuit, duke thënë: 'Ruajeni këtë besim dhe mos jini të ndarë në sekte brenda tij!' " Themeluesi i secilës prej feve të mëdha u ka bërë thirrje pasuesve të vet për dashuri e unitet, por në çdo rast qëllimi i Themeluesit është harruar në shkallë të gjerë në një vorbull injorance e fanatizmi, formalizmi e hipokrizie, shthurjeje e shtrembërimi, përçarjeje e kundërvëniesh. Numri total i sekteve pak a shumë armiqësore në botë ka qenë ndoshta më i madh në fillimin e epokës Bahá'í se në çdo periudhë të mëparshme të historisë njerëzore. Dukej sikur në atë kohë njerëzimi po eksperimentonte çdo lloj besimi fetar të mundshëm, zbatimin e çdo lloj riti e ceremonie të mundshme, çdo lloj kodi të mundshëm moral.
Në të njëjtën kohë, një numër gjithnjë e më i madh njerëzish ia kushtonin energjitë e veta studimit të guximshëm dhe shqyrtimit kritik të ligjeve të natyrës e të themeleve të besimit. Dije të reja shkencore fitoheshin me shpejtësi dhe gjendeshin zgjidhje të reja për shumë probleme të jetës. Zhvillimi i shpikjeve të tilla, si avullorja e hekurudha, sistemi postar e shtypi, ndihmuan shumë përhapjen e ideve dhe kontaktin frytdhënës midis tipeve krejt të ndryshme të të menduarit e të jetesës.
I ashtuquajturi "konflikt midis fesë dhe shkencës" u shndërrua në një betejë të ashpër. Në botën e krishterë, kritika e konceptit biblik u kombinua me shkencën e fizikës për të vënë në diskutim e, deri në njëfarë shkalle, për të kundërshtuar autoritetin e Biblës, autoritet që për shekuj me radhë kishte qenë baza e besimit e pranuar nga të gjithë. Një pjesë gjithnjë më e madhe e popullsisë u bë skeptike ndaj mësimeve të kishave. Madje edhe një numër i madh priftërinjsh fetarë ushqente, fshehurazi ose hapur, dyshime ose rezerva lidhur me bindjet e pranuara prej feve të tyre.
Ky tharm e ky vërshim mendimi, që shoqërohej nga pranimi gjithnjë e më gjerësisht se ortodoksitë e dogmat e vjetra ishin të papërshtatshme dhe nga kërkimi e përpjekjet për t'i njohur e kuptuar gjërat në mënyrë më të plotë, nuk kufizoheshin vetëm në vendet e krishtera, por dukeshin, ku më shumë e ku më pak dhe në forma të ndryshme, midis njerëzve të të gjitha vendeve e të të gjitha feve.
Mesazhi i Bahá'u'lláh-utPikërisht kur kjo gjendje konflikti e rrëmuje ishte në kulmin e saj, Bahá'u'lláh-u i trumbetoi njerëzimit thirrjen e Tij të madhe:
Që të gjitha kombet të kenë një besim e të gjithë njerëzit të jenë si vëllezër; që lidhjet e dashurisë e të bashkimit midis bijve të njeriut të forcohen; që të mos ketë më dallime fesh dhe të zhduken kontradiktat midis racave.... Këto konflikte, kjo gjakderdhje e kjo përçarje duhet të marrin fund dhe të gjithë njerëzit duhet të jenë si një fis e një familje.... (fjalë të thëna Profesor Braunit).
Është një mesazh i lavdishëm, por si mund të vihen në jetë propozimet që ai përmban? Profetët kanë predikuar, poetët kanë kënduar e shenjtorët janë lutur për këto gjëra mijëra vjet me radhë, por larmia e feve nuk ka marrë fund dhe as janë zhdukur grindja, gjakderdhja e mosmarrëveshjet. Si mund të provohet që tani mrekullia ka për t'u kryer? A janë shfaqur në këtë gjendje faktorë të rinj? Natyra njerëzore a nuk është po ajo që ka qenë gjithnjë dhe a nuk do të vazhdojë të jetë po ajo sa të jetë bota? Në qoftë se dy veta, ose dy kombe, duan të njëjtën gjë si më parë, a nuk do të luftojnë ata për këtë në të ardhmen, siç kanë bërë në të kaluarën? Në qoftë se Moisiu, Buda, Krishti dhe Muhameti nuk e arritën dot unitetin e botës, a do t'ia dalë në krye kësaj Bahá'u'lláh-u? Në qoftë se të gjitha besimet e mëparshme u shthurën e u përçanë në sekte, a nuk do të ketë po atë fat edhe Besimi Bahá'í? Të shohim se ç'përgjigje u japin mësimet Bahá'í këtyre pyetjeve dhe të tjerave si këto.
A mund të ndryshojë natyra njerëzore?Si edukimi dhe feja bazohen njëlloj në hamendjen se është e mundur të ndryshohet natyra njerëzore. Në fakt, nuk duhet ndonjë studim i madh për të treguar se e vetmja gjë që mund të themi me siguri për çdo qenie të gjallë është se ajo nuk mund të mos ndryshojë. Pa ndryshim nuk mund të ketë jetë. Edhe minerali nuk mund t'i qëndrojë ndryshimit, dhe sa më lart të ngjitemi në shkallën e qenies, aq më të larmishme, të ndërlikuara e të mahnitshme bëhen ndryshimet. Për më tepër, në përparimin e zhvillimin midis krijesave të gjalla të të gjitha shkallëve, ndeshim dy lloj ndryshimesh - një ndryshim të ngadalshëm, të shkallëzuar, shpeshherë pothuajse të pakapshëm; dhe një ndryshim tjetër të shpejtë, të menjëhershëm e dramatik. Ky i fundit ndodh gjatë atyre që quhen "faza kritike" të zhvillimit. Në rastin e mineraleve, këto faza kritike i gjejmë, për shembull, në pikën e shkrirjes dhe në pikën e vlimit, kur trupi i ngurtë papritur bëhet trup i lëngët ose trupi i lëngët bëhet trup i gaztë. Në rastin e bimëve, këto faza kritike i shohim kur fara fillon të mbijë, ose kur sythi çel e bëhet gjeth. Në botën shtazore, shohim kudo të njëjtën gjë, kur larva shndërrohet papritur në flutur, kur zogu del nga guaska ose kur foshnja lind nga mitra e nënës. Në jetën më të lartë, atë të shpirtit, shohim shpesh një shndërrim të ngjashëm, kur një njeri "lind përsëri" dhe tërë qenia e tij ndryshon rrënjësisht në qëllimet, karakterin dhe veprimtaritë e saj. Faza të tilla kritike shpesh ndikojnë mbi një lloj të tërë ose mbi një shumicë llojesh njëkohësisht, siç ndodh kur bimësia e çdo lloji në pranverë shpërthen menjëherë në një jetë të re.
Bahá'u'lláh-u thotë se, ashtu si gjërat e gjalla më të ulëta kanë periudha të lindjes së papritur në një jetë të re e më të plotë, edhe njerëzimi ndodhet në prag të një "faze kritike", të një periudhe "rilindjeje". Atëhere, disa mënyra jetese, të cilat kanë qëndruar që nga agimi i historisë e deri më sot, do të ndryshojnë me shpejtësi e në mënyrë të pashmangshme dhe njerëzimi do të hyjë në një fazë të re të jetës, po aq të ndryshme nga e vjetra sa flutura nga krimbi ose zogu nga veza. Në dritën e Revelacionit të ri, njerëzimi në tërësi do të arrijë një pamje të re të së vërtetës; ashtu sikundër një vend i tërë ndriçohet kur lind dielli dhe të gjithë njerëzit shohin qartë, ndërsa vetëm një orë më parë gjithçka ishte e errët dhe e mjegullt. "Ky është një cikël i ri i fuqisë njerëzore", thotë 'Abdu'l-Bahá-i. "Të gjitha horizontet e botës janë të ndritshme, dhe bota do të bëhet me të vërtetë si një lulishte trëndafilash e një parajsë". Analogjitë e natyrës janë të gjitha në favor të një shikimi të tillë; Profetët e së kaluarës kanë parathënë, në pajtim me njëri-tjetrin, ardhjen e një ditë të tillë të lavdishme; shenjat e kohëve tregojnë qartë se ndryshime të thella revolucionare në idetë e në institucionet njerëzore janë duke ecur përpara edhe tani. Ç'mund të jetë, pra, më e kotë e pa baza sesa arsyetimi pesimist që natyra njerëzore nuk mund të ndrryshojë?
Hapat e parë drejt unitetitBahá'u'lláh-u, si mjet për të nxitur unitetin fetar, këshillon sa më shumë shpirtmadhësi e tolerancë dhe i fton pasuesit e Vet "të miqësohen me gëzim e hare me njerëzit e të gjitha feve". Në Vullnetin e Testamentin e Tij të fundit, Ai thotë:
Konflikti e kundërvënia janë rreptësisht të ndaluara në Librin e Tij. I tillë është urdhri i Perëndisë në këtë Revelacion Më të Madh. Ky urdhër është përjashtuar në mënyrë hyjnore nga çdo anulim dhe është veshur prej Tij me shkëlqimin e konfirmimit të Tij.
O ju që banoni mbi tokë! Feja e Perëndisë është për dashuri e unitet; mos e bëni atë shkak armiqësie e konflikti.... Ne jemi të prirur të shpresojmë se njerëzit e Bahá-it do të udhëhiqen nga fjalët e bekuara: "Thuaj: të gjitha gjërat janë nga Perëndia". Kjo fjalë e lavdëruar është si uji për të shuar zjarrin e urrejtjes e të mërisë, që digjet i mbuluar në zemrat e gjokset e njerëzve. Me këtë fjalë të vetme, popuj e fise në grindje do të gjejnë dritën e unitetit të vërtetë. Me të vërtetë, Ai thotë të drejtën dhe tregon rrugën. Ai është i Gjithëfuqishmi, i Lartësuari, i Hirshmi.
'Abdu'l-Bahá-i thotë:Të gjithë duhet të flakin paragjykimet dhe madje të shkojnë në kishat e xhamitë e të tjerëve, sepse në të gjitha këto vende adhurimi përmendet Emri i Perëndisë. Meqë të gjithë mblidhen për të adhuruar Perëndinë, ç'ndryshim ka? Askush prej tyre nuk adhuron Satanin. Muhamedanët duhet të shkojnë në kishat e të krishterëve e në sinagogat e hebrenjve, dhe vice versa [anasjelltas] të tjerët duhet të shkojnë në xhamitë muhamedane. Ata qëndrojnë larg njëri-tjetrit për shkak të paragjykimeve e të dogmave të pabazuara. Në Amerikë unë vajta në sinagogat e hebrenjve, që janë si kishat e krishtera, dhe pashë se kudo ata adhurojnë Perëndinë.
Në shumë prej këtyre vendeve unë u fola atyre për themelet origjinale të feve hyjnore dhe u shpjegova provat e vlefshmërisë së profetëve hyjnorë e të Manifestimeve të Shenjta. Unë i nxita të flakin imitimet e verbëra. Të gjithë udhëheqësit duhet gjithashtu të shkojnë në kishat e njëri-tjetrit dhe të flasin për themelet e parimet themelore të feve hyjnore. Ata duhet të adhurojnë Perëndinë në unitetin e harmoninë më të madhe në vendet e adhurimit të njëri-tjetrit dhe të heqin dorë nga fanatizmi.
Po të ishin kryer qoftë edhe këta hapa të parë dhe të ishte vendosur një gjendje tolerance të ndërsjellë midis sekteve të ndryshme fetare, ç'shndërrim i mahnitshëm do të kryhej në botë! Por që të mund të arrihet një unitet i vërtetë, kërkohet diçka më tepër se kaq. Toleranca është për sëmundjen e sektarizmit një ilaç i mirë qetësues, por kurrsesi një mjekim rrënjësor. Ajo nuk e zhduk shkakun e së keqes.
Problemi i autoritetitNë të kaluarën, komunitetet e ndryshme fetare nuk janë bashkuar, sepse pasuesit e secilit prej tyre e kanë parë Themeluesin e komunitetit të vet si të vetmin autoritet suprem dhe ligjin e Tij si ligjin hyjnor. Prandaj çdo Profet që shpallte një mesazh të ndryshëm shihej si armik i së vërtetës. Sektet e ndryshme të çdo komuniteti ishin ndarë po për të tilla arsye. Pjesëmarrësit e secilit sekt kanë pranuar ndonjë autoritet të varur, dhe ndonjë version ose interpretim të veçantë të Mesazhit të Themeluesit e kanë parë si të Vetmin Besim të Vërtetë, ndërsa të gjitha të tjerat i kanë shpallur si të gabuara. Është e qartë që, derisa ekziston një gjendje e tillë, nuk është i mundur kurrfarë uniteti i vërtetë. Bahá'u'lláh-u, nga ana tjetër, mëson se të gjithë Profetët kanë qenë sjellës të mesazheve të vërteta nga Perëndia; se secili prej tyre ka dhënë në kohën e Vet mësimet më të larta që njerëzit mund të merrnin atëhere, dhe i ka edukuar ata për të qenë në gjendje të marrin mësime të mëtejshme nga pasardhësit e Tij. Ai u bën thirrje ithtarëve të çdo feje të mos e mohojnë Frymëzimin Hyjnor të Profetëve të vet, por të pohojnë edhe Frymëzimin Hyjnor të të gjithë Profetëve të tjerë, të shohin se mësimet e të gjithëve janë thelbësisht në harmoni, se ato janë pjesë e një plani të madh për ta edukuar e bashkuar njerëzimin. Ai u bën thirrje njerëzve të çdo feje ta tregojnë nderimin për Profetët e tyre duke ia kushtuar jetën e vet arritjes së atij uniteti, për të cilin të gjithë Profetët janë munduar e kanë vuajtur. Në letrën e Tij për Mbretëreshën Viktoria, Ai e krahason botën me një njeri të sëmurë, lëngata e të cilit është rënduar sepse ka rënë në duar të mjekëve të paaftë; dhe Ai tregon sesi mund të kryhet mjekimi:
Ajo që Zoti ka porositur si mjekimin vendimtar e si mjetin më të fuqishëm për shërimin e gjithë botës është bashkimi i të gjithë popujve në një Kauzë të vetme universale, në një Besim të përbashkët. Kjo kurrsesi nuk mund të arrihet ndryshe, veçse përmes fuqisë së një Mjeku me përvojë, të gjithëfuqishëm e të frymëzuar. Kjo është, në fakt, e vërteta, dhe çdo gjë tjetër s'është veçse gabim. - Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh-ut, bot. shqip, f. 170-171.
Revelacioni i shkallëzuarNjë shkëmb i madh që pengon shumë njerëz në rrugën e unitetit fetar është dallimi midis Revelacioneve që janë dhënë nga Profetët e ndryshëm. Ajo që porosit njëri ndalohet nga tjetri. Atëhere si mund të kenë të drejtë të dy, si mund të shpallin edhe njëri edhe tjetri vullnetin e Perëndisë? Me siguri, e vërteta është një e Vetme e nuk mund të ndryshojë. Po, e Vërteta Absolute është një e Vetme e nuk mund të ndryshojë, por e Vërteta Absolute është pafundësisht tej kufirit të sotëm të kuptimit njerëzor, dhe konceptimet tona për të duhet vazhdimisht të ndryshojnë. Nëpërmjet Hirit të Perëndisë, konceptime gjithnjë më të përshtatshme do të zëvendësojnë, me kalimin e kohës, idetë tona të mëparshme të papërsosura. Në një Tabelë për një zoroastrian, Bahá'u'lláh-u thotë:
O njerëz! Fjalët revelohen në përshtatje me aftësinë, në mënyrë që fillestarët të mund të ecin përpara. Qumështi duhet dhënë me masë, në mënyrë që foshnja e botës të mund të futet në Mbretërinë e Madhështisë e të vendoset në Oborrin e Unitetit.
Qumështi e forcon foshnjën që të mundë më pas të tretë ushqim më të ngurtë. Të thuash se një Profet ka të drejtë kur jep një mësim të caktuar në një kohë të caktuar, kurse një Profet tjetër që jep një mësim të ndryshëm në një kohë të ndryshme duhet ta ketë gabim, është njëlloj sikur të thuash se qumështi, që është ushqimi më i mirë për foshnjën e porsalindur, duhet të jetë, për këtë arsye, i vetmi ushqim edhe për njeriun e rritur, dhe se do të ishte gabim të jepej një dietë tjetër! 'Abdu'l-Bahá-i thotë:
Çdo revelacion hyjnor ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë është thelbësore dhe i përket botës së përjetshme. Ajo është parashtrimi i të vërtetave Hyjnore e i parimeve thelbësore. Ajo është shprehja e Dashurisë së Perëndisë. Kjo është një e vetme në të gjitha fetë, e pandryshueshme dhe e paluejtshme. Pjesa e dytë nuk është e përjetshme; ajo ka të bëjë me jetën praktike, me ujdira e punëra të gjithfarshme, dhe ndryshon në përputhje me evoluimin e njeriut e me kërkesat e kohës së çdo Profeti. Për shembull.... Gjatë periudhës së Moisiut për një vjedhje të vogël njeriut i pritej dora; atëhere ekzistonte ligji "sy për sy e dhëmb për dhëmb", por me qenë se këto ligje nuk ishin më të përshtatshme në kohën e Krishtit, ato u shfuqizuan. Po kështu, shkurorëzimi qe bërë aq i përgjithshëm, saqë nuk kishin mbetur ligje të përcaktuara të martesës, prandaj Shenjtëria e Tij Krishti e ndaloi shkurorëzimin.
Në pajtim me kërkesat e kohës, Shenjtëria e Tij Moisiu reveloi dhjetë ligje për dënim me vdekje. Në atë kohë nuk ishte e mundur të mbrohej komuniteti dhe të ruhej sigurimi shoqëror pa këto masa të rrepta, sepse bijtë e Izraelit jetonin në shkretëtirën e Tah-ut, ku nuk kishte as gjykata e as burgje. Por ky kod sjelljeje nuk ishte më i nevojshëm në kohën e Krishtit. Historia e pjesës së dytë të fesë është e parëndësishme, sepse flet vetëm për zakonet e asaj jete; por themeli i fesë së Perëndisë është një i vetëm dhe Shenjtëria e Tij Bahá'u'lláh-u e ka përtëritur këtë themel.
Feja e Perëndisë është Feja e Vetme dhe të gjithë Profetët e kanë predikuar atë, por ajo është diçka e gjallë e që rritet, dhe jo diçka pa jetë e që nuk ndryshon. Në mësimin e Moisiut ne shohim Sythin; në atë të Krishtit Lulen; në atë të Bahá'u'lláh-ut Frytin. Lulja nuk e shkatërron sythin, as fruti nuk e shkatërron lulen. Nuk e shkatërron, por e përkryen. Cipat e sythit duhet të bien që të mund të lulëzojë lulja, dhe petalet duhet të bien që të rritet e të piqet fryti. Atëhere, a janë cipat e sythit dhe petalet të gabuara ose të padobishme, meqë janë për t'u flakur? Jo, në kohën e vet të dyja ishin të drejta e të nevojshme; pa to nuk do të kishte pasur fryte. Kështu është edhe me mësimet e ndryshme profetike; pamja e tyre e jashtme ndryshon nga epoka në epokë, por çdo revelacion është përkryerja e paraardhësve të tij; ato nuk janë as të ndara as të papajtueshme, por faza të ndryshme në historinë e jetës së Fesë së Vetme, e cila është reveluar me radhë si farë, si syth e si lule, dhe tani po hyn në fazën e dhënies së frytit.
Pagabueshmëria e ProfetëveBahá'u'lláh-u mëson se cilitdo që është i pajisur me pozitën e Profetërisë i jepen prova të mjaftueshme për Misionin e Tij, i jepet e drejta të kërkojë nga të gjithë njerëzit që t'i binden, si dhe autoritet që të shfuqizojë, të ndryshojë ose të shtojë mësimet e paraardhësve të Tij. Në Librin e Iqán-it lexojmë:
Sa larg është nga hiri i Bujariplotit, nga providenca e Tij plot dashuri dhe nga mëshira e Tij e dhembshur të zgjedhë një shpirt të vetëm midis të gjithë njerëzve për të udhëhequr krijesat e Tij dhe, nga njëra anë, të mos i japë Atij dëshminë e plotë hyjnore të Tij e, nga ana tjetër, t'i ngarkojë njerëzit e Vet me një shpagë të rreptë sepse i kanë kthyer shpinën të Zgjedhurit të Tij! Përkundrazi, bujaritë e shumta të Zotit të të gjitha qenieve kanë përfshirë, në çdo kohë, përmes Manifestimeve të Thelbit të Tij hyjnor, tokën e gjithçka gjendet në të.
E megjithatë, a nuk është qëllimi i çdo Revelacioni të kryejë një shndërrim në tërë karakterin e njerëzimit, një shndërrim që do të shfaqet si nga brenda dhe nga jashtë e që do të ndikojë si jetën e tij të brendshme dhe kushtet e jashtme? Sepse po të mos ndryshonte karakteri i njerëzimit, atëherë do të dukej sheshit kotësia e Manifestimeve universale të Perëndisë. - Kitáb-i-Iqán, bot. shqip, f. 8, 123.
Perëndia është i Vetmi Autoritet i pagabueshëm, dhe Profetët janë të pagabueshëm sepse Mesazhi i tyre është Mesazhi i Perëndisë, që u jepet njerëzve nëpërmjet Tyre. Ai Mesazh mbetet i vlefshëm derisa zëvendësohet me një Mesazh të mëvonshëm që e jep po ai Profet ose një Profet tjetër.
Perëndia është Mjeku i madh dhe vetëm Ai mund t'ia bëjë drejt diagnozën sëmundjes së botës e mund të japë ilaçin e përshtatshëm. Ilaçi i dhënë në një epokë nuk është i përshtatshëm në një epokë të mëvonshme, kur gjendja e të sëmurit është e ndryshme. Të kapesh pas ilaçit të vjetër, kur mjeku ka urdhëruar një trajtim të ri, do të thotë se ndaj mjekut nuk tregohet besim, por mosbesim. Hebrenjtë mund të tronditen kur u thonë se disa nga ilaçet për sëmundjen e botës, që kishte urdhëruar Moisiu më se tremijë vjet më parë, tani janë të vjetëruara e të papërshtatshme; po kështu të krishterët mund të tronditen kur u thonë se te Muhameti ka diçka të nevojshme ose të vlefshme për t'i shtuar asaj që pat urdhëruar Jesui; kështu edhe myslimanët, kur u kërkohet të pranojnë se Báb-i ose Bahá'u'lláh-u ka autoritet të ndryshojë porositë e Muhametit; por sipas mendimit të Bahá'í-ve, devotshmëria e sinqertë ndaj Perëndisë nënkupton nderim për të gjithë Profetët e Tij dhe bindje të domosdoshme ndaj Porosive të Tij më të fundit, ashtu siç jepen nga Profeti për vetë epokën tonë. Vetëm me një devotshmëri të tillë mund të arrihet uniteti i vërtetë.
Manifestimi SupremAshtu si gjithë Profetët e tjerë, Bahá'u'lláh-u e shpall Misionin e Vet në shprehjet më të padyshimta.
Në Lawh-i-Aqdas, një Tabelë që u drejtohet posaçërisht të krishterëve, Ai thotë:
Me siguri Ati ka ardhur dhe e ka përmbushur atë që ju ishte premtuar në Mbretërinë e Perëndisë. Kjo është fjala që i Biri e fshehu, kur u tha atyre që ndodheshin përreth se në atë kohë ata nuk e bartnin dot atë. Por kur ai deklaroi se koha e caktuar kishte përfunduar dhe Ora kishte ardhur, Fjala ndriçoi nga Horizonti i Vullnetit. Kini mendjen, o Grupim i të Birit (dmth të krishterë)! Mos e hidhni pas kurrizit, përkundrazi mbajeni. Kjo është më e mirë për ju se gjithçka që ndodhet para jush.... Në fakt, Fryma e së Vërtetës ka ardhur për t'ju udhëhequr në tërë të Vërtetën. Me të vërtetë, Ai nuk flet në emër të Vetvetes, jo, përkundrazi flet në emër të të Gjithëdijshmit e Urtiplotit. Është Ai, Që i Biri i ka thurur lavdi. Braktiseni atë që është para jush, o njerëz të tokës, dhe merrni atë që ju ka urdhëruar Ai që është i Fuqishmi, Besniku.
E në një letër për Papën, shkruar nga Adrianopoja më 1867, Ai thotë:
Kujdes që lartësimi të mos ju largojë nga i Lartësuari dhe adhurimi të mos ju largojë nga i Adhuruari! Vështro Zotin, të Fuqishmin, të Gjithëdijshmin! Ai ka ardhur për t'i shërbyer jetës së botës dhe për të bashkuar të gjithë ata që ndodhen aty. Ejani, o ju njerëz, në Vendagimin e Revelacionit! Mos u vononi as edhe një orë! Ju e dini mirë Ungjillin e, megjithatë, nuk jeni në gjendje të shihni Zotin e Lavdisë?
Kjo nuk ju ka hije, o turmë e ditur! Thoni atëhere, në qoftë se e mohoni këtë gjë, me çfarë prove besoni ju në Perëndi? Tregojeni provën tuaj....
Ashtu si në këto letra për të krishterët lajmëron përmbushjen e premtimeve të Ungjillit, po kështu u shpall Ai edhe myslimanëve, hebrenjve, zoroastrianëve dhe njerëzve të besimeve të tjera përmbushjen e premtimeve të Librave të tyre të Shenjtë. Ai i quan të gjithë njerëzit dele të Perëndisë, që deri në atë kohë ishin ndarë në grigja të ndryshme dhe ishin vendosur në vatha të ndryshme. Mesazhi i Tij, thotë Ai, është Zëri i Perëndisë, i Bariut të Mirë, i Cili në kohën e caktuar ka ardhur për t'i mbledhur në një grigjë të vetme delet e Tij të shpërndara, duke hequr pengesat e vendosura midis tyre, në mënyrë që "të ketë një grigjë e një bari".
Një gjendje e rePozita e Bahá'u'lláh-ut ndërmjet Profetëve është e pashembullt e unike, sepse gjendja e botës në kohën e ardhjes së Tij ishte e pashembullt e unike. Në një proces zhvillimi të gjatë e me pengesa në fe, në shkencë, në art e në qytetërim, bota është pjekur për të mësuar Unitetin. Pengesat që në shekujt e mëparshëm e kishin bërë të pamundur unitetin e botës, ishin gati të thërmoheshin kur u duk Bahá'u'lláh-u, dhe që nga lindja e Tij më 1817, e sidomos që nga koha kur filloi shpallja e mësimeve të Tij, këto pengesa kanë qenë duke u rrëzuar në mënyrë të habitshme. Sido që të shpjegohet kjo, nuk mund të ketë asnjë dyshim për këtë fakt.
Në kohën e Profetëve të mëparshëm, qoftë edhe vetëm pengesat gjeografike ishin krejt të mjaftueshme për të mos lejuar unitetin botëror. Tani kjo pengesë është kapërcyer. Për të parën herë në historinë botërore, njerëz që ndodhen në anë të kundërta të rruzullit mund të komunikojnë me njëri-tjetrin shpejt e me lehtësi. Sende të prodhuara dje në Evropë njihen sot në çdo kontinent të botës, dhe një fjalim i mbajtur sot në Amerikë mund të lexohet nesër në Evropë, Azi e Afrikë.
Një pengesë tjetër e madhe ishte vështirësia e gjuhës. Në saje të studimit e të mësimit të gjuhëve të huaja, kjo vështirësi është kapërcyer në një shkallë mjaft të madhe dhe janë të gjitha arsyet të mendohet që brenda pak vitesh një gjuhë ndihmëse ndërkombëtare do të adoptohet e mësohet në të gjitha shkollat e botës. Atëhere edhe kjo vështirësi do të mënjanohet krejtësisht.
Pengesa e tretë e madhe ishte paragjykimi dhe intoleranca fetare. Edhe kjo është duke u zhdukur. Mendjet e njerëzve janë duke u bërë më të hapura. Edukimi i njerëzve po u del gjithnjë më shumë nga duart priftërinjve sektarë, dhe nuk mund të pengohet më që ide të reja më të çlirëta të depërtojnë edhe në qarqet më të mbyllura e më konservatore.
Bahá'u'lláh-u është, pra, i pari nga Profetët e mëdhenj, mesazhi i të Cilit u bë i njohur brenda një periudhe relativisht të shkurtër vitesh në çdo anë të rruzullit. Brenda një kohe të shkurtër, mësimet themelore të Bahá'u'lláh-ut, të përkthyera nga shkrimet e mirëfillta të Tij, do të bëhen të arritshme për çdo burrë, grua e fëmijë të botës që di të lexojë.
Plotësia e Revelacionit Bahá'íRevelacioni Bahá'í është i pashembullt e unik ndërmjet besimeve të botës për arsye të karakterit të plotë e të kompletuar të dokumenteve të vërtetuara të tij. Fjalët e dokumentuara që mund t'u atribuohen me siguri Krishtit, Moisiut, Zoroastrit, Budës, Krishnës, janë shumë të pakta dhe lënë pa përgjigje shumë çështje të sotme me rëndësi të madhe praktike. Shumë nga mësimet që u atribuohen zakonisht këtyre Themeluesve të fesë janë të dyshimta nga pikëpamja nëse janë vërtet të tyret, kurse disa duket qartë që janë shtojca të një kohe të mëvonshme. Muhamedanët kanë në Kuran e në një numër të madh hadithesh të dhëna shumë më të plota për jetën e mësimet e Profetit të tyre, por vetë Muhameti, megjithëse me frymëzim, ishte analfabet, siç ishin edhe shumë prej pasuesve të Tij të hershëm. Metodat e përdorura për të dokumentuar e përhapur mësimet e Tij ishin, në shumë pikëpamje, të pakënaqshme dhe vërtetësia e shumë prej haditheve është tepër e dyshimtë. Si përfundim, interpretime të ndryshme e mendime kontradiktore kanë shkaktuar mosmarrëveshje e divergjenca në Islamin, ashtu si dhe në të gjitha komunitetet e mëparshme fetare.
Nga ana tjetër, si Báb-i dhe Bahá'u'lláh-u kanë shkruar shumë dhe me elokuencë e forcë të madhe. Duke qenë se të dy ata e kishin të ndaluar të flisnin publikisht dhe (pas deklarimit të misionit të Tyre) e kanë kaluar në burg pjesën më të madhe të jetës së Vet, Ata ia kushtuan një pjesë të madhe të kohës së Tyre të shkruarit; si përfundim, nga pikëpamja e pasurisë së shkrimeve të vërtetuara, asnjë prej paraardhësve të tij nuk i afrohet Revelacionit Bahá'í. Në këto shkrime jepen shtjellime të qarta e të plota për shumë të vërteta, të cilat në revelacionet e mëparshme vetëm sa janë paraskicuar në mënyrë të mjegullt, ndërsa parimet e përjetshme të së vërtetës, që i kanë predikuar të gjithë Profetët, janë aplikuar në problemet me të cilat ndeshet sot bota - probleme tepër të vështira e të ndërlikuara, shumë prej të cilave nuk kishin lindur në kohën e Profetëve të mëparshëm. Është e qartë se ky dokumentim i plotë i një revelacioni të mirëfilltë duhet të ketë një veprim të fuqishëm për të parandaluar keqkuptime në të ardhmen dhe për të sqaruar ato keqkuptime të së kaluarës, që i kanë mbajtur të ndara sektet e ndryshme.
Besëlidhja Bahá'íRevelacioni Bahá'í është i pashembullt e unik edhe në një aspekt tjetër. Para se të vdiste, Bahá'u'lláh-u ka bërë disa herë me shkrim një Besëlidhje, duke emëruar si interpretues të autorizuar të mësimeve djalin e Tij të madh, 'Abdu'l-Bahá-in, të Cilin Ai e cilëson shpesh si "Dega" ose "Dega Më e Madhe", dhe duke deklaruar që çfarëdo shpjegimesh e interpretimesh të bëjë Ai duhen pranuar si të barazvlefshme me fjalët e Vetë Bahá'u'lláh-ut. Në Vullnetin e Testamentin e Tij, Ai thotë:
Mbani parasysh atë që kemi reveluar në Librin Tonë Më të Shenjtë: "Kur Oqeani i pranisë Sime të jetë në zbaticë dhe Libri i Revelacionit Tim të ketë mbaruar, e ktheni shikimin tuaj nga Ai që Perëndia e ka caktuar dhe që është degë prej kësaj Rrënje të Lashtë". Synimi i këtij vargu të shenjtë s'është askush tjetër veçse Dega Më e Fuqishme ('Abdu'l-Bahá-i).
Dhe në Tabelën e Degës [Tablet of the Branch], në të cilën shpjegon pozitën e 'Abdu'l-Bahá-it, Ai thotë:
Falënderoni Perëndinë, o njerëz, për daljen e Tij, sepse me të vërtetë Ai është favori më i madh që ju bëhet, bujaria më e madhe që ju jepet; dhe nëpërmjet Tij çdo asht i kalbur ringjallet. Kushdo që e kthen shikimin drejt Tij e ka kthyer drejt Perëndisë, dhe kushdo që i kthen shpinën Atij ia ka kthyer Bukurisë Sime, ka kundërshtuar Provën Time dhe ka kryer mëkat ndaj Meje.
Pas vdekjes së Bahá'u'lláh-ut, 'Abdu'l-Bahá-i pati mjaft raste, si në vendin e Vet dhe në udhëtimet e Tij të gjata, të takonte njerëz nga të gjitha anët e botës dhe të të gjitha ngjyrimeve të mendimit. Ai dëgjoi të gjitha pyetjet, vështirësitë e vërejtjet e tyre dhe dha shpjegime të plota, që janë dokumentuar me kujdes në shkrime. Gjatë shumë vitesh, 'Abdu'l-Bahá-i e vazhdoi këtë vepër, duke sqaruar mësimet e duke treguar zbatimet e tyre në problemet më të ndryshme të jetës së sotme. Divergjenca mendimi që shfaqeshin midis besimtarëve i paraqiteshin Atij dhe zgjidheshin me autoritet, e kështu rreziku i keqkuptimeve në të ardhmen u pakësua më tej.
Veç kësaj, Bahá'u'lláh-u dha porosi që një Shtëpi Universale e Drejtësisë, përfaqësuese e gjithë Bahá'í-ve në mbarë botën, të zgjidhet dhe të marrë përsipër punët e Kauzës, të mbikqyrë e bashkërendojë të gjitha veprimtaritë e saj, të parandalojë ndarjet e përçarjet, të sqarojë paqartësitë e të ruajë mësimet nga zvetënimi e shtrembërimet. Fakti që ky organizëm administrativ suprem jo vetëm mund të nxjerrë legjislacion për të gjitha çështjet e papërcaktuara në Mësimet, por edhe të anulojë dekretet e veta, kur kushte të reja kërkojnë masa që ndryshojnë nga të mëparshmet, i jep Besimit mundësi për t'u përhapur e për t'iu përshtatur, si një organizëm i gjallë, nevojave e kërkesave të një shoqërie në ndryshim.
Për më tepër, Bahá'u'lláh-u ndalonte shprehimisht interpretimin e mësimeve nga cilido qoftë veç interpretuesit të autorizuar. Në Vullnetin e Testamentin e Tij, 'Abdu'l-Bahá-i emëroi Shoghi Effendiun si Ruajtës të Besimit pas vdekjes së Vet dhe e autorizoi të interpretonte Shkrimet.
Pas njëmijë ose më shumë vitesh, një Manifestim tjetër do të dalë, nën hijen e Bahá'u'lláh-ut, me prova të qarta të misionit të Tij, por deri atëhere fjalët e Bahá'u'lláh-ut, të 'Abdu'l-Bahá-it e të Ruajtësit, si dhe vendimet e Shtëpisë Universale të Drejtësisë përbëjnë autoritete, të cilave të gjithë besimtarët duhet t'u drejtohen për udhëheqje. Asnjë Bahá'í nuk mund të themelojë një shkollë apo një sekt që të bazohet në ndonjë interpretim të veçantë të mësimeve ose në ndonjë revelacion hyjnor të supozuar. Çdo njeri që u kundërvihet këtyre urdhërave shihet si shkelës i Besëlidhjes.26
'Abdu'l-Bahá-i thotë:Një nga armiqtë e Kauzës është ai që orvatet të interpretojë fjalët e Bahá'u'lláh-ut dhe ngjyros kështu kuptimin sipas aftësisë së vet, mbledh rreth vetes pasues e formon një sekt të ndryshëm, duke ngritur rangun e vet e duke bërë një përçarje në Kauzën.
Në një Tabelë tjetër Ai shkruan:Këta njerëz (nxitësit e përçarjes) janë si shkuma që mblidhet mbi sipërfaqen e detit; një valë do të ngrihet nga oqeani i Besëlidhjes dhe me fuqinë e Mbretërisë Abhá do ta hedhë në breg këtë shkumë.... Këto mendime të kalbura, që rrjedhin nga qëllime vetjake e të liga, do të zhduken të gjitha, kurse Besëlidhja e Perëndisë do të qëndrojë e patundur dhe e sigurt.
Asgjë nuk mund t'i ndalojë njerëzit të braktisin fenë po të duan. 'Abdu'l-Bahá-i thotë: "Vetë Perëndia nuk e detyron shpirtin të bëhet fetar. Ushtrimi i vullnetit të lirë njerëzor është i nevojshëm". Megjithatë, Besëlidhja shpirtërore e bën përçarjen në sekte brenda komunitetit Bahá'í krejt të pamundur.
Kurrfarë kleri profesionistNjë tipar tjetër i organizimit Bahá'í duhet përmendur në mënyrë të veçantë, e ky është mungesa e klerit profesionist. Kontribute vullnetare lidhur me shpenzimet e nevojshme për mësues janë të lejuara dhe shumë njerëz ia kushtojnë tërë kohën e vet punës për Kauzën, por nga të gjithë Bahá'í-të pritet që të angazhohen në punën e mësimit etj. sipas mundësisë e aftësisë së secilit, dhe nuk ka ndonjë klasë të posaçme që të dallohet nga bashkëbesimtarët e tjerë për ushtrimin e funksioneve e të të drejtave të posaçme priftërore.
Në kohët e mëparshme priftëria ishte e nevojshme, sepse njerëzit ishin pa shkollë e analfabetë, prandaj vareshin nga priftërinjtë për edukimin e tyre fetar, për drejtimin e riteve e të ceremonive fetare, për ushtrimin e drejtësisë etj. Por tani kohët kanë ndryshuar. Shkollimi po bëhet i përgjithshëm me ritme të shpejta, dhe në qoftë se zbatohen porositë e Bahá'u'lláh-ut, çdo djalë apo vajzë në botë do të marrë një arsim të shëndoshë. Atëhere çdo njeri do të jetë në gjendje t'i studiojë vetë Shkrimet, ta marrë vetë drejtpërdrejt nga burimi Ujin e Jetës. Në sistemin Bahá'í nuk kanë vend rite e ceremoni të stërholluara, të cilat të kërkojnë shërbimet e një profesioni ose të një kaste të veçantë; ndërsa ushtrimi i drejtësisë u besohet autoriteteve të krijuara për këtë qëllim.
Për fëmijën mësuesi është i nevojshëm, por qëllimi i mësuesit të vërtetë është ta përgatisë nxënësin që ai të bëjë pa mësues, t'i shohë gjërat me sytë e vet, t'i dëgjojë me veshët e vet e t'i kuptojë me mendjen e vet. Po kështu, në fëmijërinë e njerëzimit prifti është i nevojshëm, por puna e tij e vërtetë është t'i bëjë njerëzit të aftë të veprojnë pa të: t'i shohin me sytë e vet gjërat hyjnore, t'i dëgjojnë me veshët e vet dhe t'i kuptojnë me mendjet e veta. Tani puna e priftit ka përfunduar dhe synimi i mësimit Bahá'í është të çohet deri në fund kjo punë, të bëhen njerëzit të pavarur nga gjithçka veç Perëndisë, në mënyrë që të mund t'i drejtohen drejtpërsëdrejti Atij, domethënë Manifestimit të Tij. Kur të gjithë ta kthejnë fytyrën drejt një Qendre të vetme, atëhere nuk mund të ketë as keqkuptime e rrëmujë, dhe sa më shumë t'i afrohen Qendrës, aq më shumë do t'i afrohen njëri-tjetrit.
9. QYTETËRIMI I VËRTETËO njerëz të Perëndisë! Mos u merrni me veten tuaj. Përkushtojuni përmirësimit të botës dhe përgatitjes së kombeve. - Bahá'u'lláh
Feja baza e qytetërimitSipas pikëpamjes Bahá'í, problemet e jetës njerëzore, si individuale dhe shoqërore, janë aq të ndërlikuara, saqë intelekti i zakonshëm njerëzor është i paaftë t'i zgjidhë drejt ato me forcat e veta. Vetëm i Gjithëdijshmi e njeh plotësisht synimin e krijimit dhe sesi ky synim mund të arrihet. Përmes Profetëve, Ai i tregon njerëzimit qëllimin e vërtetë të jetës njerëzore e shtegun e drejtë të përparimit; dhe ndërtimi i një qytetërimi të vërtetë varet nga aderimi besnik në udhëheqjen e Revelacionit profetik. Bahá'u'lláh-u thotë:
Feja është mjeti më i madh për vendosjen e rendit në botë dhe për qetësinë e të gjitha qenieve ekzistuese. Dobësimi i shtyllave të fesë u ka dhënë zemër injorantëve dhe i ka bërë ata të guximshëm e arrogantë. Me të vërtetë, Unë them se çdo gjë që ul pozitën e lartë të fesë, do të shtojë moskokëçarjen midis njerëzve të ligj dhe, më në fund, do të çojë në anarki...
Shikoni qytetërimin e popujve të Perëndimit - sa trazim e shqetësim u ka shkaktuar ai popujve të botës. Mjete skëterre janë shpikur dhe është përhapur një barbarizëm i tillë për të shkatërruar jetën, që syri i botës s'e kish parë e veshi i kombeve s'e kish dëgjuar. Është e pamundur të reformohen këto të këqia kaq të furishme e tronditëse, veçse duke u bashkuar popujt e botës në një rrugëdalje të sigurt ose nën hijen e një Feje të Vetme....
O njerëz të Bahá-it! Secila prej Porosive të reveluara është një kështjellë e fuqishme për mbrojtjen e botës. - Fjalët e Parajsës [Words of Paradise].
Gjendja e sotme e Evropës dhe e botës në përgjithësi vërteton në mënyrë domethënëse të vërtetën e këtyre fjalëve të shkruara aq vjet më parë. Mospërfillja e porosive profetike dhe mbizotërimi i afetarizmit janë shoqëruar nga trazirat e shkatërrimi më i tmerrshëm, dhe pa ndryshimin e zemrës e të qëllimit, që përbën karakteristikën thelbësore të fesë së vërtetë, reformimi i shoqërisë duket absolutisht i pamundur.
DrejtësiaNë librin e vogël Fjalë të Fshehura [Hidden Words], në të cilin Bahá'u'lláh-u jep shkurtimisht thelbin e mësimeve profetike, këshilla e Tij e parë i referohet jetës individuale: - "Ki një zemër të dëlirë, të sjellshme e rrëzëlluese". Këshilla tjetër tregon parimin themelor të jetës me të vërtetë shoqërore:
O bir i Shpirtit!Më e shumëdashura e të gjitha gjërave në sytë e Mi është Drejtësia, mos u largo prej saj, nëse më do Mua, dhe mos e lër atë pasdore, që Unë të kem besim tek ti. Me ndihmën e saj ti do të shikosh me sytë e tu e jo me sytë e të tjerëve, dhe do të dish me vetë dijen tënde e jo me dijen e fqinjit tënd. Peshoje këtë në zemrën tënde; kështu të ka hije të jesh. Me të vërtetë, drejtësia është dhurata Ime për ty dhe shenja e dashamirësisë Sime. Mbaje, pra, këtë para syve të tu.
Gjëja e parë thelbësore e jetës shoqërore është që individët të bëhen të aftë të dallojnë të vërtetën nga e rrema, të drejtën nga e padrejta dhe t'i shohin gjërat në përmasat e tyre të vërteta. Shkaku më i madh i verbërisë shpirtërore e shoqërore dhe armiku më i madh i përparimit shoqëror është egoizmi. Bahá'u'lláh-u thotë:
O bij të mençurisë! Qepalla e hollë e pengon syrin të shohë botën dhe atë që ajo përmban. Mendo atëhere se ç'ndodh kur perdja e lakmisë mbulon pamjen e zemrës!
O njerëz! Errësira e lakmisë dhe e zilisë errëson dritën e shpirtit, ashtu si reja pengon depërtimin e rrezeve të diellit. - Tabelë për një Zoroastrian [Tablet to a Zoroastrian].
Përvoja e gjatë po i bind, më në fund, njerëzit për të vërtetën e mësimit profetik se mendimet e veprimet egoiste sjellin në mënyrë të pashmangshme rrënim shoqëror dhe, në qoftë se nuk duam që njerëzimi të zhduket pa lavdi, secili duhet t'i shohë gjërat e tjetrit njëlloj të rëndësishme si të vetat e t'ua nënshtrojë interesat e veta interesave të njerëzimit në tërësi. Në këtë mënyrë do t'u shërbehet më mirë, në fund të fundit, interesave të secilit e të të gjithëve. Bahá'u'lláh-u thotë: "O bir i njeriut! Në qoftë se i kthen sytë drejt mëshirës, braktisi gjërat që të sjellin fitim ty dhe mBahá pas asaj që do t'i sjellë përfitim njerëzimit. Dhe në qoftë se i kthen sytë nga drejtësia, zgjidh për të afërmin tënd atë që ke zgjedhur për veten tënde". - Fjalë të Parajsës.
QeverisjaMësimet e Bahá'u'lláh-ut pëmbajnë dy tipe të ndryshme referimi për çështjen e rendit të vërtetë shoqëror. Njëri tip jepet me shembuj në tabelat që Ai u reveloi Mbretërve, në të cilat trajtohet problemi i qeverisjes, ashtu siç ekzistonte gjatë jetës së Bahá'u'lláh-ut mbi tokë; referencat e tjera janë për rendin e ri që duhet zhvilluar brenda vetë komunitetit Bahá'í.
Këtu bie në sy kontrasti i mprehtë midis pasazheve të tilla si: "I vetmi Perëndi i Vërtetë, lartësuar qoftë lavdia e Tij, gjithmonë i ka parë e do t'i shohë zemrat e njerëzve si të Vetat, si zotërim vetëm të Tij. Çdo gjë tjetër, qoftë e tokës ose e detit, qoftë pasuri ose lavdi, Ai ua ka besuar Mbretërve e sundimtarëve të tokës"; dhe: "U ka hije gjithë njerëzve, në këtë Ditë, të mbahen fort pas Emrit Më të Madh dhe të vendosin unitetin e mbarë njerëzimit. Nuk ka vend ku të ikësh, nuk ka strehë ku të futesh, veç Tij". - Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh-ut, bot. shqip, f. 138, 136.
Papajtueshmëria në dukje e këtyre dy pikëpamjeve mënjanohet, kur shohim dallimin që Bahá'u'lláh-u bën midis "Paqes Më të Vogël" dhe "Paqes së Madhe". Në tabelat e Tij për mbretërit, Bahá'u'lláh-u i fton ata të mblidhen e të marrin masa për të ruajtur paqen politike, për të pakësuar armatimet e për t'i shpëtuar të varfërit nga barrët e pasiguria. Por fjalët e Tij e bëjnë krejt të qartë që, në qoftë se nuk do t'u përgjigjeshin nevojave të kohës, kjo do të përfundonte në luftëra e revolucione, të cilat do të çonin në përmbysjen e rendit të vjetër. Prandaj, nga njëra anë, Ai ka thënë: "Ajo që ka nevojë njerëzimi në këtë ditë është bindja ndaj atyre që kanë pushtetin" dhe, nga ana tjetër, "Ata njerëz që, pasi kanë grumbulluar kotësitë e stolitë e tokës, janë larguar me mospërfillje nga Perëndia, - ata kanë humbur si këtë botë dhe botën që do të vijë. Nuk do të kalojë shumë kohë dhe Perëndia, me dorën e Fuqisë, do t'i zhveshë ata nga zotërimet e tyre e do t'i lërë pa rrobën e bujarisë së Tij". "Ne kemi një kohë të caktuar për ju, o popuj. Në qoftë se ju, në orën e caktuar, nuk do ta ktheni shikimin drejt Perëndisë, Ai me të vërtetë do të ushtrojë ndaj jush dhunën dhe do të bëjë që fatkeqësi të rënda të bien mbi ju nga çdo drejtim". "Tani mund të shihen Shenjat kanosëse të konvulsioneve e të kaosit, sepse rendi mbisundues duket se është në mënyrë të vajtueshme i çalë". "Ne jemi zotuar të sigurojmë triumfin Tënd mbi tokë dhe të lartësojmë Kauzën Tonë mbi të gjithë njerëzit, edhe pse nuk gjendet asnjë mbret që ta kthejë shikimin drejt Teje". - Qëmtime nga Shkrimet e Bahá'u'lláh-ut, bot. shqip, f. 138, 140, 143, 145, 166.
Qenia e Madhe, duke dashur të revelonte premisat e paqes e të qetësisë në botë, si dhe të përparimit të popujve të saj, ka shkruar: Duhet të vijë koha, kur nevoja imperative për mbajtjen e një kuvendi të gjerë e gjithpërfshirës njerëzish do të bëhet realitet në shkallë universale. Sundimtarët dhe mbretërit e tokës duhet medoemos të jenë të pranishëm aty dhe, duke marrë pjesë në debatet e tij, të shqyrtojnë mënyra e mjete të tilla që të hedhin themelet e Paqes së Madhe botërore midis njerëzve. Një paqe e tillë kërkon që Fuqitë e Mëdha, për hir të qetësisë së popujve të tokës, të pajtohen plotësisht me njëra-tjetrën. Në qoftë se ndonjë mbret do të rrokte armët kundër një mbreti tjetër, të gjithë së bashku duhej të ngriheshin e ta parandalonin atë. - Qëmtime nga Shkrimet e Bahá'u'lláh-ut, bot. shqip, f. 166.
Me këtë këshillë Bahá'u'lláh-u reveloi kushtet, në të cilat duhet përmbushur në këtë Ditë të Perëndisë përgjegjësia publike. Duke bërë, nga njëra anë, thirrje për solidaritet ndërkombëtar, Ai jo më pak qartë paralajmëroi sundimtarët se vazhdimi i grindjeve do të shkatërronte pushtetin e tyre. Historia moderne e vërteton tani këtë paralajmërim me lindjen e atyre lëvizjeve të dhunshme, të cilat në të gjitha kombet e qytetëruara kanë arritur një energji aq shkatërruese, si dhe me zhvillimin e mënyrës së luftës deri në një shkallë të tillë që asnjëra palë nuk mund të arrijë më fitore. "Tani që ju e keni refuzuar Paqen e Madhe, përmbajuni kësaj, Paqes Më të Vogël, që të mund të përmirësoni ndoshta, deri në njëfarë shkalle, gjendjen tuaj e atë të shtetasve tuaj". "Ajo që Zoti ka porositur si mjekimin vendimtar e si mjetin më të fuqishëm për shërimin e gjithë botës është bashkimi i të gjithë popujve në një Kauzë të vetme universale, në një Besim të përbashkët. Kjo kurrsesi nuk mund të arrihet ndryshe, veçse përmes fuqisë së një Mjeku me përvojë, të gjithëfuqishëm e të frymëzuar". - Qëmtime nga Shkrimet e Bahá'u'lláh-ut, bot. shqip, f. 170, 170-171.
Me Paqen Më të Vogël kuptohet një unitet politik shtetesh, ndërsa Paqja e Madhe është një unitet që përfshin si faktorët shpirtërorë, ashtu edhe faktorët politikë e ekonomikë. "Së shpejti rendi i sotëm do të paloset dhe një rend i ri do të shpaloset në vend të tij". - Qëmtime nga Shkrimet e Bahá'u'lláh-ut, bot. shqip, f. 7.
Në kohët e mëparshme, një qeverisje mund të kishte të bënte me probleme të jashtme dhe me çështje materiale, por sot detyra e të qeverisurit kërkon një cilësi udhëheqjeje, përkushtimi e dije shpirtërore, të cilat janë të mundura vetëm për ata që e kanë kthyer fytyrën drejt Perëndisë.
Liria politikeMegjithëse predikon si kusht ideal një formë përfaqësuese qeverisjeje në shkallë lokale, kombëtare e ndërkombëtare, Bahá'u'lláh-u mëson se kjo është e mundur vetëm kur njerëzit kanë arritur një shkallë mjaft të lartë zhvillimi individual e shoqëror. Do të ishte shkatërrimtare t'u jepej menjëherë vetqeverisja e plotë njerëzve pa shkollë, tek të cilët mbizotërojnë dëshira egoiste dhe që nuk kanë asnjë përvojë për drejtimin e punëve publike. Nuk ka asgjë më të rrezikshme se liria për ata që nuk janë në gjendje ta përdorin atë me urti. Në Qitapi Akdas-it, Bahá'u'lláh-u shkruan:
Shikoni mendjengushtësinë e njerëzve. Ata kërkojnë atë që është e dëmshme për ta dhe refuzojnë atë që do t'u sillte përfitim. Ata janë me të vërtetë ndër ata që enden në rrugë të gabuar. Ne gjejmë njerëz që duan lirinë dhe mburren me të. Njerëz të tillë janë të zhytur në injorancë të thellë.
Liria, në fund të fundit, çon në rebelim, flakët e së cilit askush nuk mund t'i shuajë. Kështu ju paralajmëron Ai Që është Njehsuesi, i Gjithëdijshmi. Dijeni se mishërimi i lirisë e simboli i saj është kafsha. Ajo që i ka hije njeriut është t'u nënshtrohet kufizimeve të tilla që ta mbrojnë atë nga injoranca e vet dhe ta ruajnë nga dëmet e të ligjve. Liria e bën njeriun të kalojë kufijt e korrektesës dhe të shkelë dinjitetin e pozitës së tij. Ajo e ul atë deri në nivelin e zvetënimit e të ligësisë së skajshme.
Shikojini njerëzit si një tufë dhensh, që kanë nevojë për një bari që t'i mbrojë. Kjo është, në fakt, e vërteta, e vërteta e sigurt. Ne e miratojmë lirinë në rrethana të caktuara dhe refuzojmë ta mbështesim atë në disa të tjera. Ne jemi, me të vërtetë, i Gjithëdijshmi.
Thuaj: liria e vërtetë qëndron në nënshtrimin e njeriut ndaj urdhërave të Mi, edhe pse ju e kuptoni aq pak këtë. Sikur njerëzit të zbatonin atë që Ne kemi dërguar nga Qielli i revelacionit, ata, me siguri, do të arrinin liri të plotë. Lum njeriu që ka parë Qëllimin e Perëndisë në çdo gjë që i ka reveluar Ai nga Qielli i Vullnetit të Tij, i cili përshkon të gjitha gjërat e krijuara. Thuaj: Liria që ju sjell përfitim juve nuk gjendet askund, veçse në nënshtrimin e plotë në shërbim të Perëndisë, së Vërtetës së Përjetshme. Kush e ka shijuar ëmbëlsinë e saj, nuk do të pranojë ta shkëmbejë atë me tërë sundimin e tokës e të qiellit - Kitáb-i-Aqdas.
Mësimet hyjnore janë mjeti më i madh për të përmirësuar gjendjen e racave e të kombeve të prapambetura. Kur si popujt dhe burrat e shtetit t'i mësojnë e t'i zbatojnë këto mësime, kombet do të çlirohen nga të gjitha prangat.
Sundimtarët dhe nënshtetasitBahá'u'lláh-u e ndalon me shprehjet më shprehëse tiraninë e shtypjen. Në Fjalë të fshehura Ai shkruan:
O shtypës mbi tokë!Hiqni dorë nga tirania, sepse Unë jam zotuar të mos fal padrejtësinë e askujt. Kjo është besëlidhja Ime, që e kam dekretuar në mënyrë të pakthyeshme në tabelën e ruajtur dhe e kam vulosur me vulën Time të lavdisë.
Ata që u është besuar hartimi dhe administrimi i ligjeve e i rregullave duhet "të kapen fort pas litarit të Konsultimit, dhe të vendosin e zbatojnë atë që u sjell njerëzve siguri, begati, mirëqenie e qetësi; sepse po u bënë punët ndryshe, kjo do të çojë në mosmarrëveshje e trazirë". - Tabela e botës.
Nga ana tjetër, njerëzit duhet t'i nënshtrohen ligjit dhe të jenë besnikë ndaj qeverisë së drejtë. Ata duhet të mbështeten në metodat edukative dhe në forcën e shembullit të mirë, e jo në dhunën, për të përmirësuar gjendjen e punëve e të kombit. Bahá'u'lláhu thotë:
Në çdo vend që jetojnë njerëz të këtij komuniteti, ata duhet të sillen me besnikëri, vërtetësi e bindje ndaj qeverisë së atij vendi". - Lajmi i gëzuar [Glad Tidings].
O njerëz të Perëndisë! Stolisini tempujt tuaj me mantelin e besnikërisë e të ndershmërisë; ndihmojeni, pra, Zotin tuaj me morí veprash e zakonesh të mira. Me të vërtetë, në Librat e Mesazhet e Mia, në Shkrimet e Tabelat e Mia, kemi ndaluar rebelimin e grindjet; e me këtë Ne kemi dashur vetëm ngritjen e lartësimin tuaj. - Tabela e Ishráqát-it.
Emërimi dhe ngritjaEmërimet duhet të bëhen vetëm sipas kriterit të aftësisë për postin. Para kësaj konsiderate supreme, të gjitha konsideratat e tjera, si vjetërsia, gjendja shoqërore ose financiare, lidhjet familjare ose miqësia personale, duhet të flaken. Në Tabelën e Ishráqát-it, Bahá'u'lláh-u thotë:
Ishráq-u [Ishráq - Shkëlqimi] i pestë është që qeveritë të njohin kushtet e të qeverisurve, si dhe emërimin në ofiqe zyrtare sipas vlerës e meritës. Lidhur me këtë çështje, çdo drejtues e sundimtar është rreptësisht i detyruar të mos lejojë që tradhtarë të mundshëm të uzurpojnë postet e njerëzve të besuar, ose që plaçkitës të vendosen në postet e ruajtësve.
Nuk duhet ndonjë filozofi e madhe për të kuptuar që, kur ky parim të pranohet e zbatohet nga të gjithë, jeta jonë shoqërore do të pësojë një shndërrim të mahnitshëm. Kur çdo individi t'i jepet posti që u përshtatet talenteve e mundësive të tij, ai do të jetë në gjendje të punojë me gjithë zemër e të bëhet artist në profesionin e vet, duke i sjellë një përfitim të pallogaritshëm vetes e gjithë botës.
Problemet ekonomikeMësimet Bahá'í ngulin këmbë në mënyrën më të vendosur për nevojën e ndryshimit të marrëdhënieve ekonomike midis të pasurve e të varfërve. 'Abdu'l-Bahá thotë:
Gjendja e njerëzve duhet rregulluar në mënyrë të tillë, që varfëria të zhduket, që secili, me aq sa është e mundur e në përputhje me rangun e pozitën e tij, të ketë pjesë në pasuri e mirëqenie. Ne, nga njëra anë, shohim midis nesh njerëz që janë të mbingarkuar me pasuri dhe, nga ana tjetër, njerëz fatkeqë, që s'kanë asgjë e vuajnë nga uria; shohim ata që zotërojnë disa pallate madhështore dhe ata që nuk kanë ku të mbështesin kokën.... Kjo gjendje e punëve është e padrejtë dhe duhet ndrequr. Por ndreqja duhet bërë me kujdes. Ajo nuk mund të bëhet duke vendosur barazinë absolute midis njerëzve. Barazia është një iluzion! Ajo është krejtësisht e pazbatueshme. Edhe sikur barazia të arrihej, ajo nuk do të vazhdonte; dhe në qoftë se ekzistenca e saj të ishte e mundur, tërë rregulli i botës do të shkatërrohej. Ligji i Rendit duhet të veprojë gjithnjë në botën e njerëzimit. Kështu e ka dekretuar Qielli kur krijoi njeriun.... Njerëzimi, si një ushtri e madhe, ka nevojë për një gjeneral, për kapitenë. për nënoficerë me gradat e tyre dhe për ushtarë, secili me detyrat e tij të përcaktuara. Gradat janë absolutisht të nevojshme për të pasur një organizatë të disiplinuar. Një ushtri nuk mund të përbëhet vetëm prej gjeneralësh, ose vetëm prej kapitenësh, ose vetëm prej ushtarësh, pa asnjë njeri të veshur me autoritet.
Natyrisht, meqenëse disa janë të pasur pamasë e disa të varfër për të ardhur keq, duhet një organizim që të mbajë nën kontroll e të përmirësojë këtë gjendje punësh. Është me rëndësi të kufizohet pasuria, siç është me rëndësi të kufizohet edhe varfëria. Cilido skaj nuk është i mirë.... Kur shohim që varfëria lejohet të arrijë deri në gjendjen e urisë, kjo është shenjë e sigurt se diku do të gjejmë tirani. Njerëzit duhet t'i futen vetë energjikisht kësaj çështjeje dhe të mos e shtyjnë për më tej ndryshimin e atyre kushteve, që u sjellin një numri shumë të madh njerëzish të keqen e varfërisë rraskapitëse.
Të pasurit duhet të japin nga pasuria e tyre; ata duhet t'i zbutin zemrat e veta dhe të kultivojnë një kuptim të mëshirshëm, duke u kujdesur për ata fatkeqë që vuajnë nga mungesa e gjërave më të domosdoshme për jetën.
Duhet të ketë ligje të posaçme që të trajtojnë këto skaje të pasurisë e të varfërisë.... Qeverisja e vendeve duhet t'i përshtatet Ligjit Hyjnor, i cili u jep të gjithëve drejtësi të barabartë.... Derisa nuk është bërë kjo, Ligji i Perëndisë nuk është zbatuar.
Financat publike'Abdu'l-Bahá-i sugjeron që çdo qytet dhe çdo fshat ose distrikt të ngarkohet, brenda mundësive, me administrimin e çështjeve fiskale në zonën e vet dhe të kontribuojë në masën e duhur për shpenzimet e përgjithshme. Një nga burimet kryesore të të ardhurave do të ishte një tatim i shkallëzuar mbi të ardhurat. Në qoftë se të ardhurat e një njeriu nuk i tejkalojnë shpenzimet e tij të nevojshme, ai nuk duhet të paguajë asnjë lloj takse, por në të gjitha rastet kur të ardhurat i tejkalojnë shpenzimet e nevojshme të tij, duhet të merret një taksë, përqindja e së cilës duhet të rritet në atë masë që rritet e ardhura mbi shpenzimet e nevojshme.
Nga ana tjetër, nëse një njeri, për shkaqe shëndetësore, për korrje jo të mbara ose për shkaqe të tjera për të cilat ai nuk ka përgjegjësi, nuk është në gjendje të sigurojë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet e vitit, atëhere ai duhet të ndihmohet nga fondet publike për aq sa i mungon që të mbajë veten dhe familjen.
Do të ketë edhe burime të tjera për të ardhurat publike, p.sh. nga pasuri të palëna trashëgim me testament, nga miniera, nga thesare të zbuluara e nga kontribute vullnetare; ndërsa në shpenzimet publike do të futen mjetet për mbajtjen e të sëmurëve, të jetimëve, të shkollave, të të shurdhërve e të të verbërve, si dhe për shëndetin publik. Kështu do të sigurohen mirëqenia e të mirat për të gjithë.27
Ndarja vullnetare e pasurisëNë një letër drejtuar Organizatës Qendrore për një Paqe të Qëndrueshme, të shkruar më 1919, 'Abdu'l-Bahá-i thotë:
Midis mësimeve të Bahá'u'lláh-ut është edhe ndarja vullnetare e pronës së një personi me njerëz të tjerë. Kjo ndarje vullnetare e pasurisë është diçka më e madhe sesa barazia (e imponuar me ligj); ajo do të thotë që njeriu nuk duhet të preferojë veten kundrejt të tjerëve, përkundrazi duhet të sakrifikojë jetën dhe pasurinë e vet për të tjerët. Por kjo nuk duhet futur me anë të detyrimit e të bëhet kështu një ligj që njeriu është i detyruar ta zbatojë. Jo, përkundrazi, duhet që njeriu vullnetarisht, duke vendosur ai vetë, të sakrifikojë pasurinë dhe jetën e tij për të tjerët, të shpenzojë për të varfërit, pikërisht ashtu siç veprohet midis Bahá'í-ve në Persi.
Punë për të gjithëNjë nga mësimet më të rëndësishme të Bahá'u'lláh-ut lidhur me çështjen ekonomike është që të gjithë duhet të merren me punë të dobishme. Nuk duhet të ketë bletë meshkuj në zgjoin shoqëror, parazitë fizikisht të aftë për punë në shoqëri. Ai thotë:
Cilido prej jush urdhërohet të merret me ndonjë punë - me ndonjë zeje, tregti ose diçka të tillë. Ne e kemi bërë atë - punën tuaj - të njëjtë me adhurimin për Perëndinë, të Vetmin Perëndi të Vërtetë. Mendohuni, o njerëz, për Mëshirën e Perëndisë dhe për hiret e Tij, dhe falënderojeni Atë mëngjez e mbrëmje.
Mos e humbni kohën kot në përtesë e plogështi, merruni me atë që do t'ju sjellë fitim juve e të tjerëve veç jush. Kështu është dekretuar kjo çështje në këtë Tabelë, nga Horizonti i së cilës Dielli i Urtisë e i Fjalës Hyjnore po ndriçon! Më i përçmuari i njerëzve para Perëndisë është ai që rri ulur e lyp. Kapu pas litarit të mjeteve, duke u mbështetur në Perëndinë, Shkakun e Shkaqeve. - Lajmi i gëzuar.
Sa shumë energji e përdorur në botën e sotme shpenzohet thjesht për të fshirë e neutralizuar përpjekjet e njerëzve të tjerë - në grindje e konkurrencë të padobishme! E sa shumë gjëra kryhen në rrugë edhe më të dëmshme! Në qoftë se të gjithë do të punonin e nëse e gjithë puna, qoftë punë mendore ose punë krahu, do të ishte e dobishme për njerëzimin, siç urdhëron Bahá'u'lláh-u, atëherë pajisja me çdo gjë të nevojshme për një jetë të shëndetshme, komode e fisnike, do të ishte gjerësisht e mjaftueshme për të gjithë. Nuk do të kishte më lagje të varfëra, uri, mjerim, skllavëri industriale, punë të rënda që shkatërrojnë shëndetin.
Etika e pasurisëSipas mësimeve Bahá'í, pasuritë e fituara me drejtësi e të përdorura me drejtësi janë të ndershme e të lavdërueshme. Shërbimet e bëra duhet të shpërblehen në mënyrë të përshtatshme. Bahá'u'lláh-u, në Tabelën e Tarázát-it, thotë: "Njerëzit e Bahá-it nuk duhet të refuzojnë t'i paguajnë shpërblimin e duhur çdo njeriu dhe duhet të respektojnë të talentuarit,... Secili duhet të flasë me drejtësi dhe të njohë vlerën e përfitimeve".
Përsa i përket interesit për paranë, Bahá'u'lláh-u, në Tabelën e Ishráqát-it, shkruan si vijon:
Shumica e njerëzve kanë nevojë për këtë; sepse po të mos lejohej interesi, punët (biznesi) do të pengoheshin e do të ndaleshin.... Rrallë gjendet njeri që t'i japë cilitdo të holla hua sipas parimit " Qard-i-hasan" (që fjalë për fjalë do të thotë "hua e mirë", dmth të holla që jepen pa kamatë e që kthehen sipas pëlqimit të huamarrësit). Prandaj, pa u bërë ndonjë favor shërbëtorëve, Ne kemi caktuar që, midis praktikave të tjera të ujdive që përdoren midis njerëzve, të jetë edhe "fitimi nga paratë". Kjo do të thotë se ... interesi mbi të hollat është i lejuar, i ligjshëm e i pastër ... por në këtë gjë duhet vepruar me masë e drejtësi. Penda e Lavdisë nuk ka caktuar kufij në këtë çështje, si shenjë Urtie që vjen nga Prania e Tij dhe duke e konsideruar këtë si më të përshtatshme për shërbëtorët e Vet. U bëjmë thirrje miqve të Perëndisë të veprojnë me ndershmëri e drejtësi dhe në mënyrë të tillë që zemërmirësia e të dashurve të Tij dhe dhembshuria e tyre të mund të manifestohen ndaj njëri-tjetrit....
Zbatimi i këtyre gjërave u është ngarkuar njerëzve të Shtëpisë së Drejtësisë, në mënyrë që ata të veprojnë sipas kërkesave të kohës e me urti.
Ndalimi i skllavërisë industrialeNë Librin e Aqdas-it, Bahá'u'lláh-u e ndalon skllavërinë, dhe 'Abdu'l-Bahá-i e ka sqaruar që jo vetëm skllavëria si plaçkë, por edhe skllavëria industriale është kundër ligjit të Perëndisë. Kur ndodhej në Shtetet e Bashkuara, më 1912, Ai u tha amerikanëve:
Midis viteve 1860 e 1865, ju bëtë një gjë të mahnitshme; ju hoqët skllavërinë sociale; por sot ju duhet të bëni një gjë edhe më të mrekullueshme: duhet të hiqni skllavërinë industriale....
Zgjidhja e çështjeve ekonomike nuk do të arrihet duke vënë kapitalin kundër punës dhe punën kundër kapitalit, në grindje e konflikt midis tyre, por me një qëndrim të vetëdijshëm të vullnetit të mirë nga të dyja palët. Kështu do të sigurohen kushte drejtësie të vërtetë e të qëndrueshme ....
Midis Bahá'í-ve nuk ka praktika grabitqare, lakmitare, të padrejta, as kërkesa rebele, as kryengritje revolucionare kundër qeverive ekzistuese....
Në të ardhmen nuk do të jetë e mundur që njerëzit të grumbullojnë pasuri të mëdha me punën e të tjerëve. Të pasurit do të ndajnë vullnetarisht pasurinë. Natyrisht, ata do t'ia arrijnë kësaj gradualisht, me dashjen e tyre. Kjo kurrë nuk do të shoqërohet me luftë e gjakderdhje.
Me konsultim e kooperim miqësor, me bashkëpjesëmarrje e ndarje të drejtë të fitimeve do t'u shërbehet më mirë interesave si të kapitalit dhe të punës. Armët e ashpra të grevës e të lokautit 28 janë të dëmshme jo vetëm për ato degë të prodhimit që preken drejtpërsëdrejti, por edhe për komunitetin në përgjithësi. Prandaj qeveritë e kanë për detyrë të gjejnë mjetet për të parandaluar përdorimin e këtyre metodave barbare të zgjidhjes së kundërshtive. 'Abdu'l-Bahá-i ka thënë në Dublin, Nju Hempshër [New Hampshire], më 1912:
Tani dua t'ju flas për ligjin e Perëndisë. Në pajtim me ligjin hyjnor, të punësuarit nuk duhet të paguhen thjesht me rrogë. Jo, përkundrazi do të duhej që ata të ishin partnerë në çdo punë. Çështja e shoqërizimit është diçka shumë e vështirë. Ajo nuk do të zgjidhet me greva për pagat. Të gjitha qeveritë e botës duhet të jenë të bashkuara dhe të organizojnë një kuvend, anëtarët e të cilit të zgjidhen nga parlamentet e nga radhët e fisnikëve të kombeve. Këta duhet të planifikojnë me urti e pushtet, në mënyrë që as kapitalistët të mos pësojnë humbje shumë të mëdha dhe as punëtorët të mos bëhen nevojtarë. Do të duhej që, me moderimin më të madh, ata të bënin ligjin dhe pastaj të njoftonin publikun se të drejtat e punonjësve do të mbrohen efektivisht, se edhe të drejtat e kapitalistëve gjithashtu do të mbrohen. Kur një ligj i tillë i përgjithshëm të jetë pranuar me vullnetin e të dyja palëve, në rast se do të ndodhte ndonjë grevë të gjitha qeveritë e botës do ta kundërshtonin atë kolektivisht. Ndryshe puna do të çonte në shkatërrim të madh, sidomos në Evropë. Gjëra të tmerrshme do të ndodhnin.
Një prej shkaqeve të ndryshme të një lufte të përgjithshme evropiane do të jetë kjo çështje. Zotëruesit e pronave, të minierave e të fabrikave do të duhej të ndanin të ardhurat e veta me punëtorët e tyre dhe t'u jepnin këtyre një përqindje të caktuar të përshtatshme të fitimeve të veta, në mënyrë që punëtorët, veç pagës, të merrnin diçka nga të ardhurat e përgjithshme të fabrikës, e kështu punëtori të punonte me gjithë shpirt.
Testamenti dhe trashëgimiaBahá'u'lláh-u thotë se një njeri, sa është gjallë, duhet të jetë i lirë t'i disponojë pasuritë e veta ashtu si i pëlqen, dhe secili e ka për detyrë të shkruajë një testament që të tregojë se si të veprohet me pronën e tij pas vdekjes. Kur një njeri vdes pa lënë testament, duhet çmuar vlera e pasurisë dhe duhet ndarë në pjesë të caktuara midis shtatë kategori trashëgimtarësh, dmth fëmijëve, gruas ose burrit, Bábait, nënës, vëllezërve, motrave e mësuesve, pjesa e trashëgimit të të cilëve shkon duke u zvogëluar nga të parët tek të fundit. Në qoftë se një ose më shumë nga këto kategori mungojnë, pjesa që do t'u përkiste atyre shkon në thesarin publik, për t'u shpenzuar për të varfërit, jetimët e të vejat, ose për vepra të dobishme publike. Në rast se ai që vdes nuk ka trashëgimtarë, atëhere tërë prona shkon në thesarin publik.
Në ligjin e Bahá'u'lláh-ut nuk ka asgjë që ta ndalojë njeriun t'ia lërë trashëgim gjithë pronën e vet një individi, në qoftë se kështu i pëlqen; por Bahá'í-të, kur bëjnë testament, do të ndikohen, natyrisht, nga modeli që ka hartuar Bahá'u'lláh-u për rastin e pasurive pa testament, që siguron ndarjen e pronës midis një numri të madh trashëgimtarësh.
Barazia e burrave dhe graveNjë nga parimet shoqërore, të cilit Bahá'u'lláh-u i atribuon rëndësi të madhe, është se gratë duhet të shihen si të barabarta me burrat dhe duhet të gëzojnë të drejta e privilegje të barabarta, shkollim të barabartë e mundësi të barabarta.
Mjeti i madh, në të cilin mbështetet Ai për të realizuar emancipimin e grave, është shkollimi i përgjithshëm. Vajzat duhet të marrin një arsim po aq të mirë sa dhe djemtë. Në fakt, shkollimi i vajzave është edhe më me rëndësi se ai i djemve, sepse me kohë këto vajza do të bëhen nëna e, si nëna, do të jenë mësueset e para të brezit të ri. Fëmijët janë si degë jeshile e të njoma; në qoftë se edukimi i hershëm është i drejtë ata rriten drejt, në qoftë se është i gabuar ata rriten shtrembër; e deri në fund të jetës së tyre ata ndikohen nga ushtrimi i viteve të hershme. Sa e rëndësishme është, pra, që vajzat të edukohen mirë e me mençuri!
Gjatë udhëtimeve të Tij në Perëndim, 'Abdu'l-Bahá-i pati shpesh rast të shpjegonte mësimet Bahá'í për këtë çështje. Në një takim të Lidhjes për Lirinë e Grave në Londër, në janar 1913, Ai ka thënë:
Njerëzimi është si një zog me të dy krahët e tij - njëri krah është mashkulli, tjetri është femra. Po të mos jenë të dy krahët të fortë e të vënë në lëvizje nga një forcë e përbashkët, zogu nuk mund të flututojë drejt qiellit. Në pajtim me frymën e kësaj epoke, gratë duhet të përparojnë e të kryejnë misionin e tyre në të gjitha fushat e jetës, duke u bërë të barabarta me burrat. Ato duhet të jenë në po atë nivel si dhe burrat e të gëzojnë të drejta të barabarta. Kjo është lutja ime e zjarrtë dhe një nga parimet themelore të Bahá'u'lláh-ut.
Disa shkencëtarë kanë deklaruar se trutë e burrave peshojnë më shumë se të grave dhe pretendojnë se kjo është një provë e epërsisë së burrit. Por kur shikojmë rreth nesh, shohim njerëz me kokë të vogël, trutë e të cilëve duhet të peshojnë pak, por tregojnë inteligjencën më të madhe e forcë të madhe të kuptuari; dhe të tjerë me kokë të madhe, trutë e të cilëve duhet të jenë të rëndë, e megjithatë ata janë kokëtrashë. Pra, pesha e trurit nuk është masa e vërtetë e inteligjencës ose e epërsisë.
Kur burrat sjellin si provë të dytë të epërsisë së tyre pretendimin se gratë nuk kanë pasur aq arritje sa burrat, ata përdorin argumente të dobëta që nuk mbajnë parasysh historinë. Në qoftë se do të ishin të informuar historikisht në mënyrë më të plotë, ata do ta dinin se gra të mëdha kanë jetuar e kanë arritur gjëra të mëdha në të kaluarën, se edhe sot ka shumë gra të mëdha që jetojnë e arrijnë gjëra të mëdha.
Këtu 'Abdu'l-Bahá-i përshkruan arritjet e Zenobias 29 e të grave të tjera të mëdha të së kaluarës, duke përfundur me një elozh elokuent për Maria Magdalenën, besimi i së cilës mbeti i patundur në një kohë që besimi i apostujve u lëkund. Ai vazhdon:
Midis grave të vetë kohës sonë është Qurratu'l-'Ayn, e bija e një hoxhe muhamedan. Në kohën e daljes së Báb-it, ajo tregoi një guxim e një fuqi aq të madhe, saqë të gjithë ata që e kishin dëgjuar qenë mahnitur. Në kundërshtim me zakonin shumë të vjetër të grave të Persisë, ajo flaku çarçafin dhe, megjithëse të folurit me burra konsiderohej si sjellje e panjerzishme, kjo grua trime hyri në debate me burrat më të mësuar e i mposhti ata në çdo takim. Qeveria Persiane e burgosi; atë e gjuajtën me gurë nëpër rrugë, i shpallën anatemën, e internuan nga qyteti në qytet dhe e kërcënuan me vdekje, por ajo asnjëherë nuk hoqi dorë nga vendimi i saj për të punuar për lirinë e motrave të veta. Me heroizëm të madh ajo duroi ndjekje e vuajtje; madje edhe në burg mundi të kthejë njerëz në fenë e saj. Një ministri të Persisë, në shtëpinë e të cilit qe burgosur, ajo i tha: "Ju mund të më vritni kur të doni, por nuk mund të ndaloni emancipimin e grave". Më në fund erdhi fundi i jetës së saj tragjike; atë e çuan në një kopsht dhe e mbytën. Megjithatë ajo veshi rrobat më të zgjedhura, sikur po shkonte në dasmë. Ajo e dha jetën me aq shpirtmadhësi e kurajo, sa preku e tronditi të gjithë ata që e panë. Ajo qe vërtet një heroinë e madhe. Edhe sot në Persi, ka midis Bahá'í-ve gra që tregojnë guxim të patundur e që kanë intuitë të madhe poetike. Ato janë shumë gojëtare dhe flasin para mbledhjesh të gjera.
Gratë duhet të vazhdojnë të ecin përpara; ato duhet të zgjerojnë dijet e tyre në shkencë, letërsi e histori, për përsosjen e njerëzimit. Nuk do të kalojë shumë kohë dhe ato do të fitojnë të drejtat e veta. Burrat do t'i shohin gratë të angazhuara seriozisht, të sillen plot dinjitet, të përmirësojnë jetën civile e politike, të kundërshtojnë luftën, të kërkojnë të drejtën e votës dhe mundësi të barabarta. Unë pres t'ju shoh të bëni përparime në çdo fazë të jetës; atëherë ballin tuaj do ta kurorëzojë diadema e lavdisë së përjetshme.
Gratë dhe epoka e rePo të merret parasysh si duhet pikëpamja e gruas dhe t'i jepet vullnetit të gruas shprehja e përshtatshme në rregullimin e punëve shoqërore, mund të presim përparim të madh në çështje, të cilat në regjimin e vjetër të mbizotërimit të mashkullit shpesh janë lënë krejt pasdore, çështje të tilla si shëndeti, vetëpërmbajtja, paqja dhe kujdesi për vlerën e jetës individuale. Përparimet në këto fusha do të kenë pasoja shumë të avancuara e mirëbërëse. 'Abdu'l-Bahá-i thotë:
Në të kaluarën bota ka qenë qeverisur me anë të forcës dhe burri ka sunduar mbi gruan për arsye të cilësive të tij më të dhunshme e agresive, si të trupit dhe të mendjes. Por ekuilibri është tani duke ndryshuar; forca po e humbet mbizotërimin e vet dhe mprehtësia e mendjes, intiuta e cilësitë shpirtërore të dashurisë e të shërbimit, në të cilat gruaja është e fortë, po shkojnë në ngjitje. Pra, epoka e re do të jetë një epokë më pak mashkullore dhe e përshkuar më shumë nga ideale femërore ose, më saktë, do të jetë një epokë në të cilën elementet mashkullore e femërore të qytetërimit do të jenë më mirë të balancuar. - Ylli i Perëndimit [Star of the West], iii, No.3, f. 4 (nga kronika e shënimeve të bëra në bordin e anijes S. S. Cedric duke arritur në Nju Jork).
Flakja e metodave të dhunësNë kryerjen e emancipimit të grave, si dhe për çështje të tjera, Bahá'u'lláh-u i këshillon pasuesit e Vet t'u shmangen metodave të dhunës. Një ilustrim të shkëlqyer të metodës Bahá'í për reformën shoqërore e kanë dhënë gratë Bahá'í në Persi, Egjipt e Siri. Në këto vende është zakon që gratë muhamedane jashtë shtëpisë së tyre të mbajnë çarçaf që u mbulon fytyrën. Báb-i ka thënë se në Dispensacionin e Ri gratë duhet të lehtësohen nga ky kufizim i Mirzatshëm, por Bahá'u'lláh-u i këshillon pasuesit e vet që, kur nuk është fjala për çështje të rëndësishme të moralit, t'u përmbahen zakoneve të vendosura, derisa njerëzit të sqarohen, në vend që të skandalizojnë ata njerëz midis të cilëve jetojmë, duke shkaktuar një kundërvënie të panevojshme. Prandaj gratë Bahá'í, megjithëse e dinë mirë që për njerëzit e sqaruar zakoni i vjetëruar i mbajtjes së çarçafit është i panevojshëm e i papërshtatshëm, pajtohen qetësisht me këtë gjendje të pavolitshme, në vend që të shkaktojnë një stuhi urrejtjeje fanatike dhe kundërshtime të furishme duke zbuluar fytyrën e vet në publik. Ky pajtim me zakonet nuk vjen aspak nga frika, por nga besimi i sigurt në forcën e edukimit dhe në efektin transformues e jetëdhënës të fesë së vërtetë. Bahá'í-të në këto zona po ua kushtojnë energjitë e veta shkollimit të fëmijëve të tyre, sidomos të vajzave, dhe përhapjes e përparimit të idealeve Bahá'í, sepse e dinë mirë që, krahas rritjes e përhapjes së jetës së re shpirtërore midis njerëzve, zakone e paragjykime të vjetëruara do të bien pak nga pak në mënyrë po aq të natyrshme e të pashmangshme sa ç'bien sythet në pranverë, kur fletët e lulet çelin në dritën e diellit.
EdukimiEdukimi - mësimi e udhëheqja e njerëzve dhe zhvillimi e ushtrimi i aftësive të lindura - ka qenë qëllimi më i lartë i të gjithë Profetëve të Shenjtë që nga fillimi i botës, dhe në mësimet Bahá'í rëndësia themelore e mundësitë e pakufishme të edukimit janë shpallur me qartësinë më të madhe. Mësuesi është faktori më i fuqishëm i qytetërimit dhe puna e tij është aspirata më e lartë që mund të ketë njeriu. Edukimi fillon në mitrën e nënës dhe vazhdon pa ndërprerje gjatë tërë jetës së individit. Ai është një nevojë e përhershme e një jete të drejtë dhe themeli i mirëqenies individuale e shoqërore. Kur arsimi në rrugë të drejtë të bëhet i përgjithshëm, njerëzimi do të transformohet dhe bota do të bëhet parajsë.
Në kohën e tanishme, një njeri i edukuar mirë është dukuria më e rrallë, sepse pothuaj çdo njeri ka paragjykime të rrema, ideale të gabuara, koncepte të padrejta e zakone të këqia, të rrënjosura tek ai qysh në foshnjëri. Sa pak veta mësohen qysh në fëmijërinë e hershme të dashurojnë Perëndinë me gjithë zemër e t'ia kushtojnë Atij jetën e vet; ta shohin shërbimin për njerëzimin si synimin më të lartë të jetës; të zhvillojnë sa më shumë aftësitë e veta në dobi të së mirës së përgjithshme për të tërë! Por, me siguri, këta janë elementet thelbësore për një edukim të mirë. Mbushja thjesht e kujtesës me fakte nga aritmetika, gramatika, gjeografia, gjuhët etj. ushtron një ndikim relativisht të pakët për të bërë një jetë të dobishme e fisnike.
Bahá'u'lláh-u thotë se shkollimi duhet të jetë për të gjithë:
Çdo Bába e ka për detyrë të mësojë djalin e vajzën e vet në mjeshtrinë e të lexuarit dhe të shkruarit, si dhe për çdo gjë që përmban Tabela e Shenjtë. Atij që u bën bisht detyrave të veta në këtë çështje, të Besuarit duhet t'i mbajnë aq para sa nevojiten për shkollimin e fëmijëve, në qoftë se është i pasur, dhe në qoftë se jo çështja i kalon për zgjidhje Shtëpisë së Drejtësisë. Në fakt, Ne e kemi bërë atë [Shtëpinë e Drejtësisë] strehë për të varfërin e nevojtarin. Ai që shkollon të birin ose djalin e një personi tjetër, është njëlloj sikur të kishte mësuar një nga fëmijët e Mi; mbi të qoftë Lavdia Ime, Dashamirësia Ime, Mëshira Ime, që ka rrethuar botën. - Kitáb-i-Aqdas.
Të gjithë, burra a gra qofshin, duhet t'i japin një pjesë të fitimit të tyre nga tregtia, bujqësia ose nga punë të tjera, një personi të besuar, për ushtrimin dhe edukimin e fëmijëve, me dijeninë e të Besuarve të Shtëpisë së Drejtësisë. - Tabela e Botës.
Dallimet e lindura të natyrësSipas mendimit Bahá'í, natyra e fëmijës nuk është si dyllë, të cilit mund t'i jepet çdo trajtë si të dojë mësuesi. Jo, secili që nga fillimi ka karakterin dhe individualitetin e vet, që ia ka dhënë Perëndia e që mund të zhvillohen në mënyrën më të mirë vetëm në një rrugë të veçantë; dhe kjo rrugë, në secilin rast, është e vetme. As dy njerëz nuk kanë tamam të njëjtat aftësi e talente, dhe një edukator i vërtetë nuk provon kurrë të futë me zor dy natyra në të njëjtin kallëp. Madje ai nuk provon kurrë të futë me zor çfarëdo natyrë në çfarëdo kallëp. Përkundrazi kujdeset me përgjërim për aftësitë në zhvillim të natyrës së re, i nxit e i mbron, dhe u siguron ushqimin e ndihmën për të cilat kanë nevojë. Puna e tij i ngjan asaj të një kopshtari që kujdeset për bimë të ndryshme. Njëra bimë do dritën e shkëlqyeshme të diellit, tjetra pëlqen hijen e freskët, njëra do buzë ujit, tjetra në kodrinën e thatë, njëra lulëzon më mirë në tokë me rërë e tjetra në tokë të majme. Secilës duhet t'i plotësohen në mënyrë të përshtatshme nevojat që ka, ndryshe përsosuritë e saj nuk mund të zbulohen kurrë plotësisht. 'Abdu'l-Bahá-i thotë:
Profetët e dinë se edukimi ushtron një efekt të madh mbi gjininë njerëzore, por Ata thonë se mendjet dhe të kuptuarit janë qysh nga fillimi të ndryshme. Ne shohim se disa fëmijë të një moshe, vendlindjeje e race, madje të një familjeje nën drejtimin e të njëjtit mësues, ndryshojnë nga mendja e nga të kuptuarit. Nuk ka rëndësi se si edukohet (apo lustrohet) guaska, ajo nuk mund të bëhet kurrë një margaritar i ndritshëm. Guri i zi nuk bëhet gur i çmueshëm që ndriçon botën. Me stërvitje e zhvillim kaktusi me gjemba kurrë nuk mund të bëhet pemë e bekuar. Kjo do të thotë se ushtrimi nuk mund të ndryshojë natyrën thelbësore të margaritarit njerëzor, por jep një efekt të mrekullueshëm. Falë kësaj fuqie efektive, të gjitha virtytet e mundësitë, që janë të fshehura në personalitetin njerëzor, do të zbulohen.
Stërvitja e karakteritÇështja me rëndësi parësore në edukim është stërvitja e karakterit. Lidhur me këtë duhet thënë se shembulli është më i efektshëm se mësimi dhe se jeta e karakteri i prindërve, i mësuesve e i shokëve të zakonshëm të fëmijëve janë faktorë tepër të rëndësishëm.
Profetët e Perëndisë janë edukatorët e mëdhenj të njerëzimit, prandaj këshillat e tyre dhe historia e jetës së tyre duhen rrënjosur në mendjen e fëmijëve sa më parë që ata mund t'i kuptojnë. Me rëndësi të veçantë janë fjalët e Mësuesit Suprem, Bahá'u'lláh-ut, që revelon parimet bazë, mbi të cilat duhet ndërtuar qytetërimi i së ardhmes. Ai thotë:
U mësoni fëmijëve tuaj atë që është reveluar nga Penda e Lavdisë. Mësojini ata për atë që ka zbritur nga qielli i madhështisë e i fuqisë. Le të ngulitin në mendje Tabelat e të Mëshirshmit dhe le t'i këndojnë me zërat më melodiozë në sallat e Mashriqu'l-Adhkár-it.
Artet, shkencat dhe zejetUshtrimi në arte, shkenca, zeje dhe profesione të dobishme shihet si e rëndësishme dhe e nevojshme. Bahá'u'lláh-u thotë:
Dija është për qenien (e njeriut) si flatra dhe i ngjan një shkalle për t'u ngjitur. Të fituarit e dijes është detyrë e të gjithëve, por të dijes së atyre shkencave nga të cilat mund të kenë përfitim njerëzit e botës, e jo të shkencave të tilla që fillojnë e mbarojnë vetëm me fjalë. Kush zotëron shkencat e artet gëzon një të drejtë të madhe midis njerëzve të botës. Me të vërtetë, thesari real i njeriut është dija e tij. Dija është mjeti që sjell nder, mirëqenie, gëzim, kënaqësi, lumturi dhe ngazëllim. - Tabela e Tajallíyát-it [Tablet of Tajallíyát].
Trajtimi i kriminelëveNë në bisedë për trajtimin e drejtë të kriminelëve, 'Abdu'l-Bahá-i ka thënë kështu:
...gjëja më thelbësore është që njerëzit të edukohen në mënyrë të tillë ... që t'i shmangen e t'i bëjnë bisht kryerjes së krimeve, kështu që vetë krimi do t'u duket atyre si ndëshkimi më i madh, si dënimi e vuajtja më e rëndë. Pra, nuk do të kryhen krime që kërkojnë dënim....
...nëse dikush, shtyp, dëmton e i bën keq një tjetri dhe i keqtrajtuari merr shpagim, kjo është hakmarrje dhe është e dënueshme.... Në qoftë se Amri çnderon Zaidin, ky i fundit nuk ka të drejtë të çnderojë Amrin; po e bëri këtë, kjo është hakmarrje dhe është shumë e dënueshme. Jo, ai, përkundrazi, duhet ta kthejë të keqen me të mirë dhe jo vetëm të falë, por gjithashtu, nëse është e mundur, ta ndihmojë shtypësin e tij. Kjo sjellje është e denjë për njeriun: sepse, ç'përfitim do të ketë ai nga hakmarrja? Të dy veprimet janë njëlloj; në qoftë se njëri veprim është i dënueshëm, të dy janë të dënueshëm. I vetmi ndryshim është se njëri është kryer në fillim dhe tjetri më pas.
Por komuniteti ka të drejtën e mbrojtjes e të vetëmbrojtjes; aq më tepër që komuniteti nuk ushqen urrejtje as armiqësi për vrasësin: ai e burgos ose e dënon atë thjesht për mbrojtjen dhe sigurinë e të tjerëve....
Kështu, kur Krishti tha: "Kujtdo që të godet në faqen e djathtë, ktheji edhe të majtën", kjo kishte për qëllim t'i mësonte njerëzit të mos bënin hakmarrje personale. Ai nuk donte të thoshte që, në qoftë se ujku bie në tufën e deleve dhe kërkon ta asgjësojë atë, ky duhet të inkurajohet që ta bëjë këtë. Jo, po ta dinte Krishti se një ujk kishte hyrë në vathë dhe ishte gati të shqyente delet, Ai me siguri do ta pengonte këtë....
...ndërtimi i komuniteteve mbështetet në drejtësinë.... Pra, ajo që nënkuptonte Krishti me falje e ndjesë nuk do të thotë që, kur kombet të sulmojnë, të djegin shtëpitë, të grabitin pasurinë, të sulmojnë gratë, fëmijët e të afërmit dhe të dhunojnë nderin, t'u nënshtrohesh këtyre armiqve tiranë dhe të lejosh që ata të kryejnë mizori e të ushtrojnë shtypje. Jo, fjalët e Krishtit i referohen sjelljes së dy individëve ndaj njëri-tjetrit: në qoftë se një person sulmon tjetrin, i dëmtuari duhet ta falë atë. Por komunitetet duhet të mbrojnë të drejtat e njeriut....
Mbetet një gjë për t'u thënë: kjo është se komunitetet merren ditë e natë me hartim ligjesh penale dhe me përgatitje e organizim instrumentesh e mjetesh dënimi. Ata ndërtojnë burgje, bëjnë pranga e zinxhirë, përgatitin vende internimi e syrgjynosjeje dhe shpikin gjithfarëlloj mundimesh e torturash, duke menduar që me këto mjete të disiplinojnë kriminelët, ndërsa në të vërtetë shkatërrojnë moralin dhe shkaktojnë zvetënimin e karaktereve. Komuniteti, në të kundërtën, duhet të përpiqet e të mundohet ditë e natë, me zellin më të madh, të përsosë edukimin e njerëzve, të bëjë që ata të përparojnë dita ditës dhe të rriten në pikëpamje të shkencës e të dijes, të pajisen me virytute, të fitojnë moral të mirë dhe të shmangin veset, në mënyrë që të mos ndodhin krime. - Some Answered Questions [Përgjigje për disa pyetje], f. 307-311.
Ndikimi i shtypitBahá'u'lláh-u e pranon plotësisht rëndësinë e shtypit si mjet për të përhapur dijet e për të edukuar njerëzit, si dhe fuqinë e tij si forcë qytetëruese, kur ai drejtohet mirë. Ai shkruan:
Në ditën e sotme misteret e kësaj toke janë shpalosur e janë të dukshme para syve dhe faqet e gazetave, që dalin me shpejtësi, janë me të vërtetë pasqyra e botës; ato tregojnë veprimet e punët e kombeve të ndryshme; ato edhe i ilustrojnë edhe i bëjnë të njohura. Gazetat janë si një pasqyrë e pajisur me dëgjim, shikim e të folur; ato janë një dukuri e mahnitshme dhe një gjë e madhe.
Por kjo i detyron shkruesit e botuesit të spastrohen nga paragjykimi i egotizmit 30 e i dëshirës dhe të zbukurohen me stolinë e paanësisë e të drejtësisë. Ata duhet t'i hetojnë çështjet në mënyrë sa më të plotë, që të jenë të informuar për faktet e vërteta, e po kështu t'i shkruajnë. Përsa i përket këtij të munduari, gazetat kanë shkruar në pjesën më të madhe të pavërteta. Të folurit mirë dhe çiltërsia janë, për lartësinë e pozitës e të rangut, si dielli që është ngritur nga horizonti i qiellit të dijes. - Tabela e Tarázát -it.
10. RRUGA DREJT PAQESSot, ky Shërbëtor me siguri ka ardhur për të gjallëruar botën e për t'i bashkuar të gjithë ata që janë mbi faqen e tokës. Ajo që do Perëndia ka për të ndodhur dhe ti do ta shohësh tokën krejt si Parajsën Abhá (Më të Lavdishme).- Bahá'u'lláh, Tabelë për Ra'is-in [Tablet to Ra'is].
Konflikti kundër mirëkuptimitGjatë shekullit të kaluar, shkencëtarët i kanë kushtuar një numër shumë të madh studimesh luftës për ekzistencë në botën e bimëve e në atë të kafshëve dhe, përballë mëdyshjeve të jetës shoqërore, shumë prej tyre u janë drejtuar për orientim ligjeve që qenë gjetur të përshtatshme për mbretërinë e ulët të natyrës. Në këtë mënyrë, ata kanë arritur në përfundimin se rivaliteti e konflikti janë nevoja të jetës dhe se vrasja e pamëshirshme e pjesëtarëve më të dobët të shoqërisë është një mjet i ligjshëm, madje i nevojshëm për përmirësimin e racës. Bahá'u'lláh-u na thotë, nga ana tjetër, që në qoftë se duam të ngjitim shkallën e përparimit, në vend që të shikojmë prapa drejt botës së kafshëve, duhet ta drejtojmë shikimin përpara e lart dhe të marrim si udhëheqës jo bishat, por Profetët. Parimet e unitetit, të mirëkuptimit e të mëshirës, që u mësonin njerëzve Profetët, janë antiteza vetë e parimeve që mbizotërojnë në luftën shtazore për vetëruajtje, dhe ne duhet të zgjedhim midis tyre, sepse ato nuk mund të pajtohen. 'Abdu'l-Bahá-i thotë:
Në botën e natyrës faktori mbizotërues është lufta për ekzistencë - rezultati i së cilës është mbijetesa e më të përshtatshmëve. Ligji i luftës së më të përshtatshmëve për të mbijetuar është burimi i të gjitha vështirësive. Ai është shkaku i luftës e i konfliktit, i urrejtjes e i armiqësisë midis qenieve njerëzore. Në botën e natyrës ka tirani, egoizëm, agresion, nënshtrim, uzurpim të të drejtave të të tjerëve dhe atribute të tjera të qortueshme, të cilat përbëjnë cene të botës shtazore. Prandaj, sakohë kërkesat e botës natyrore luajnë rol parësor midis bijve të njerëzve, suksesi e mirëqenia janë të pamundura. Natyra është luftëdashëse, natyra është e etur për gjak, natyra është tiranike, sepse natyra është e pavetëdijshme për Perëndinë e Gjithëfuqishëm. Ja përse këto cilësi mizore janë të natyrshme për botën shtazore.
Prandaj Zoti i njerëzimit, i Cili ka dashuri e mëshirë të madhe, ka bërë që të shfaqen profetët dhe të revelohen Librat e Shenjtë, në mënyrë që përmes edukimit hyjnor njerëzimi të mund të çlirohet nga prishja që sjell natyra e nga errësira e injorancës, të mund të forcohet me virtyte ideale e atribute shpirtërore, dhe të bëhet vendagimi i ndjenjave të mëshirshme.
Njëqind mijë herë mjerisht! që kombet e botës ende shfaqin ndaj njëri-tjetrit paragjykime injorante, grindje të panatyrshme e parime antagoniste, duke vonuar kështu përparimin e përgjithshëm. Ky kthim prapa vjen nga që parimet e qytetërimit hyjnor janë braktisur krejtësisht dhe mësimet e Profetëve janë harruar.
Paqja e MadheNë të gjitha kohët Profetët e Perëndisë kanë parathënë ardhjen e epokës së "paqes mbi tokë e të vullnetit të mirë midis njerëzve". Siç e kemi parë më lart, Bahá'u'lláh-u me fjalët më të ndritura e më të besueshme i konfirmon këto profeci dhe deklaron se përmbushja e tyre është e afërt. 'Abdu'l-Bahá-i thotë:
...në këtë cikël të mahnitshëm toka do të transformohet dhe bota e njerëzimit do të stoliset me qetësi e bukuri. E vërteta, paqja e pajtimi do të zëvendësojnë armiqësinë, grindjet e vrasjet; midis kombeve, popujve, racave e vendeve do të shfaqen dashuria e miqësia. Do të vendosen kooperimi e bashkimi dhe, më në fund, lufta do të eliminohet krejtësisht.... Paqja e përgjithshme do ta ngrejë tendën e saj në qendër të tokës dhe Pema e bekuar e Jetës do të rritet e do të shtrihet aq gjerë sa do të mbulojë Lindjen e Perëndimin. Të fortët e të dobëtit, të pasurit e të varfërit, sektet kundërshtare e kombet armike, - që janë si ujku dhe qengji, leopardi dhe keci, luani dhe viçi, - do të sillen ndaj njëri-tjetrit me dashurinë, miqësinë e drejtësinë më të madhe. Bota do të mbushet me shkencë, me njohuri për realitetin e mistereve të qenieve dhe me dije të Perëndisë. - Përgjigje për disa pyetje, f. 74-75.
Paragjykimet fetarePër të parë qartë se si mund të vendoset Paqja e Madhe, le të shqyrtojmë më parë shkaqet kryesore që kanë çuar në luftë në të kaluarën dhe të shohim se si mendon Bahá'u'lláh-u të veprohet me secilin prej tyre.
Një ndër shkaqet më pjellore për luftë ka qenë paragjykimi fetar. Lidhur me këtë, mësimet Bahá'í tregojnë qartë se armiqësia e konflikti midis njerëzish të feve e të sekteve të ndryshme e kanë pasur kurdoherë shkakun jo në fenë e vërtetë, por në mungesën e saj, në zëvendësimin e saj me paragjykime e imitime të rrema dhe me shtrembërime.
Në një nga bisedat e tij të Parisit, 'Abdu'l-Bahá-i ka thënë:
Feja duhej të bashkonte të gjitha zemrat dhe të bënte që luftërat e konfliktet të zhduken nga faqja e dheut; ajo duhej të lindte shpirtësinë dhe t'i sillte çdo shpirti dritë e jetë. Në qoftë se feja bëhet shkak antipatie, urrejtjeje e përçarjeje, do të ishte më mirë të mos kishte fare fe dhe mohimi i një feje të tillë do të ishte një veprim vërtet fetar. Sepse është e qartë se qëllimi i një ilaçi është shërimi, por në qoftë se ilaçi vetëm e keqëson sëmundjen, do të ishte më mirë të bëhej pa të. Çdo fe që nuk sjell dashuri e unitet nuk është fe.
Ai thotë gjithashtu:Që nga fillimi i historisë njerëzore deri në kohën e sotme, fe të ndryshme të botës kanë çkishëruar e kanë akuzuar njëra-tjetrën si të rreme.... Ato i janë larguar njëra-tjetrës me ngurtësinë më të madhe, duke ushqyer armiqësi e mëri të ndërsjellë. Kujtoni historinë e luftërave fetare.... Një nga luftërat fetare më të mëdha, Kryqëzatat, zgjati më shumë se dyqind vjet.... Disa herë Kryqtarët kishin sukses, duke vrarë, plaçkitur e marrë rob muhamedanët; disa herë fitimtarë ishin myslimanët, duke u shkaktuar nga ana e tyre gjakderdhje e rrënim pushtuesve.
Kështu vazhduan ata për dy shekuj, herë duke luftuar me tërbim e herë duke ndaluar të cfilitur, derisa kryqtarët evropianë u tërhoqën nga Lindja, duke lënë prapa hi shkretimi e duke i gjetur kombet e veta në gjendje rrëmuje e rebelimi. E kjo ishte vetëm një nga "luftërat e Shenjta".
Luftëra fetare ka pasur shumë. Nëntëqind mijë martirë të Kauzës Protestante ishte rezultati i konfliktit e i mosmarrëveshjes midis këtij sekti të të krishterëve dhe katolikëve.... Sa njerëz u dergjën nëpër burgje! Sa i pamëshirshëm ishte trajtimi i të burgosurve! E të gjitha këto në emër të fesë!
Të krishterët e muhamedanët i konsideronin hebrenjtë si djallëzorë e armiq të Perëndisë. Prandaj i mallkonin e i përndiqnin ata. Një numër i madh hebrenjsh janë vrarë, shtëpitë e tyre janë djegur e plaçkitur, fëmijët e tyre merreshin robër. Hebrenjtë, nga ana e tyre, i shikonin të krishterët si të pabesë dhe muhamedanët si armiq e shkatërrues të ligjeve të Moisiut; prandaj bënin thirrje për hakmarrje kundër tyre dhe i mallkojnë edhe sot e kësaj dite.
Kur drita e Bahá'u'lláh-ut agoi nga Lindja, Ai shpalli premtimin e njëshmërisë së njerëzimit. Ai iu drejtua mbarë gjinisë njerëzore, duke thënë: "Ju jeni të gjithë fryte të një peme të vetme. Nuk ka dy pemë, një pemë të mëshirës hyjnore dhe një pemë të Djallit".... Prandaj duhet të ushqejmë dashurinë më të madhe për njëri-tjetrin. Ne nuk duhet të shohim askënd si njeri të Djallit, por t'i njohim e t'i pranojmë të gjithë si shërbëtorë të një Perëndie të vetëm. Shumë-shumë është kështu: disa nuk dinë, ata duhen udhëhequr e stërvitur.... Disa janë të paditur dhe duhen informuar. Disa janë si fëmijë dhe duhen ndihmuar për të arritur pjekurinë. Disa janë të sëmurë dhe gjendja e tyre morale është e keqe, këta duhen mjekuar derisa morali i tyre të jetë pastruar. Por një njeri i sëmurë nuk duhet të urrehet pse është i sëmurë; fëmija nuk duhet larguar pse është fëmijë; njeriu i paditur nuk duhet përbuzur pse i mungon dituria. Ata duhen mjekuar, duhen edukuar, duhen stërvitur e duhen ndihmuar me dashuri. Duhet bërë çdo gjë, në mënyrë që mbarë njerëzimi të jetojë nën hijen e Perëndisë në siguri të plotë e në dashurinë më të madhe.
Paragjykimet raciale e patriotikeDoktrina Bahá'í e unitetit të njerëzimit godet në rrënjë një tjetër shkak lufte dhe konkretisht paragjykimin racial. Disa raca pretendojnë se kanë epërsi ndaj disa të tjerave dhe e quajnë si diçka të vetëkuptueshme që, mbi bazën e parimit të "mbijetesës së më të përshtatshmit", kjo epërsi u jep atyre të drejtën të shfrytëzojnë në dobi të vet racat më të dobëta, madje edhe t'i shfarosin. Shumë nga faqet më të zeza të historisë botërore janë shembuj të zbatimit të pamëshirshëm të këtij parimi. Sipas mendimit Bahá'í, njerëzit e çdo race kanë të njëjtën vlerë në sytë e Perëndisë. Të gjithë kanë aftësi të lindura të mahnitshme, të cilat kërkojnë vetëm edukim të përshtatshëm për t'u zhvilluar, dhe çdonjëri mund të luajë një rol, i cili, në vend që ta varfërojë, do ta pasurojë e plotësojë jetën e të gjithë pjesëtarëve të tjerë të organizmit të njerëzimit. 'Abdu'l-Bahá-i thotë:
Përsa i përket paragjykimit racial; ky është një iluzion, një bestytni e kulluar, sepse Perëndia na ka krijuar të gjithë të një race.... Në fillim nuk kishte gjithashtu as caqe e as kufij midis vendeve të ndryshme; asnjë copë e tokës nuk i përkiste më shumë njërit popull se tjetrit. Në sytë e Perëndisë nuk ka asnjë dallim midis racave të ndryshme. Përse njeriu duhej të shpikte një paragjykim të tillë? Perëndia nuk i ka krijuar njerëzit që të zhdukin njëri-tjetrin. Të gjitha racat, fiset, sektet e klasat kanë pjesë të barabartë në bujarinë e Atit të tyre Qiellor.
I vetmi ndryshim real është në shkallën e besnikërisë e të bindjes ndaj ligjeve të Perëndisë. Ka disa që janë si pishtarë të ndezur; ka të tjerë që ndriçojnë si yje në qiellin e njerëzimit.
Ata që e duan njerëzimin janë njerëzit më të lartë, të çdo kombi, bindjeje ose ngjyre qofshin.
Po aq i dëmshëm sa dhe paragjykimi racial është paragjykimi politik ose patriotik. Tani ka ardhur koha, kur patriotizmi i ngushtë kombëtar duhet të shkrihet në atë patriotizëm më të gjerë, vendi i të cilit është gjithë bota. Bahá'u'lláh-u thotë:
Në të kaluarën ka qenë reveluar: "Dashuria për atdheun e vet është element i Besimit në Perëndinë". Gjuha e Madhështisë ... në ditën e shfaqjes së Saj ka shpallur: "Nuk duhet lavdëruar ai që do vendin e vet, por ai që do gjithë botën". Me anë të fuqisë së çliruar nga këto fjalë të frymëzuara, Ai u ka dhënë një shtytje të re e një drejtim të ri zogjve të zemrave njerëzore dhe ka fshirë nga Libri i Shenjtë i Perëndisë çdo gjurmë shtrëngimi e kufizimi. - Tabela e botës.
Ambicjet territorialeTë shumta janë luftërat e zhvilluara për një copë tokë, zotërimin e së cilës e pretendonin dy ose më shumë kombe rivale. Dëshira për zotërime ka qenë një shkak pjellor konfliktesh si midis kombesh dhe midis individësh. Sipas mendimit Bahá'í, toka nuk u përket me të drejtë njerëzve ose kombeve të veçanta, por njerëzimit në tërësi; madje jo, ajo i përket vetëm Perëndisë dhe të gjithë njerëzit janë vetëm qiramarrës.
Me rastin e Betejës së Bengazit,31 'Abdu'l-Bahá-i ka thënë:
Lajmi për Betejën e Bengazit helmon zemrën Time. Habitem me egërsinë njerëzore që ende ekziston në botë: Si është e mundur që njerëzit të luftojnë nga mëngjesi deri natën, duke vrarë njëri-tjetrin e duke derdhur gjakun e njerëzve të tjerë si ata? E për çfarë shkaku? Për të fituar zotërimin e një pjese të tokës! Edhe kafshët, kur luftojnë, kanë një shkak të drejtpërdrejtë e më të arsyeshëm për sulmet e tyre. Sa e tmerrshme është që njerëzit, të cilët i përkasin mbretërisë më të lartë, mund ta ulin veten deri në atë shkallë sa të vrasin e t'u shkaktojnë mjerim qenieve të tjera si ta, për të zotëruar një copë tokë - qeniet më të larta që janë krijuar luftojnë për të fituar formën më të ulët të materies, tokën.
Toka nuk u përket disave, por të gjithë njerëzve. Toka nuk është shtëpia e njeriut, por varri i tij.
Sado i madh të jetë pushtuesi, sado vende të hedhë në skllavëri, ai nuk është i aftë të mbajë asnjë pjesë nga këto vende të rrënuara, por vetëm një copë të vockël - varrin e vet.
Në qoftë se do të duhej më shumë tokë për përmirësimin e gjendjes së popullit, për përhapjen e qytetërimit ... me siguri do të ishte e mundur të sigurohej në mënyrë paqësore zgjerimi i nevojshëm i territorit. Por lufta bëhet për të kënaqur ambicjen e njerëzve. Për hir të fitimit tokësor për pak njerëz, u shkaktohen fatkeqësi të tmerrshme familjeve të panumërta, duke thyer zemrat e qindra burrave e grave....
Unë ju ngarkoj të gjithë që cilido prej jush t'i përqendrojë të gjitha mendimet e zemrës te dashuria e uniteti. Kur ju vjen një mendim për luftë, i kundërvini atij një mendim më të fortë për paqe. Një mendim urrejtjeje duhet të eliminohet me një mendim më të fuqishëm dashurie. Kur ushtarë të kësaj bote zhveshin shpatat për të vrarë, ushtarë të Perëndisë i shtrëngojnë dorën njëri-tjetrit. Kështu le të zhduket, pra, gjithë egërsia e njerëzve me mëshirën e Perëndisë, duke vepruar me zemër të dëlirë e me shpirt të sinqertë. Mos mendoni se paqja në botë është një ideal që nuk mund të arrihet. Asgjë nuk është e pamundur për mirëdashjen hyjnore të Perëndisë. Në qoftë se dëshironi me gjithë zemër miqësi me çdo racë mbi tokë, mendimi juaj, i frymëzuar e pozitiv, do të përhapet; ai do të bëhet dëshira e të tjerëve, duke u forcuar gjithnjë më shumë, derisa të pushtojë mendjet e të gjithë njerëzve.
Gjuha universalePasi pamë shkaqet kryesore të luftës dhe sesi ato mund të mënjanohen, tani mund të vazhdojmë me shqyrtimin e disa propozimeve të dobishme, të bëra nga Bahá'u'lláh-u me synimin që të arrihet Paqja e Madhe.
Propozimi i parë ka të bëjë me vendosjen e një gjuhe universale ndihmëse. Bahá'u'lláh-u i referohet kësaj çështjeje në Librin e Aqdas-it dhe në shumë prej Tabelave të Tij. Kështu, në Tabelën e Ishráqát-it Ai thotë:
Ishráq-u (Shkëlqimi) i gjashtë është bashkimi e mirëkuptimi midis bijve të njerëzve. Qysh nga fillimi i kohërave, drita e unitetit ka përhapur shkëlqimin hyjnor mbi botë, dhe mjeti më i fuqishëm që kanë popujt për arritjen e këtij uniteti është të kuptojnë shkrimet dhe fjalët e njëri-tjetrit. Në Letra të mëparshme, Ne kemi ngarkuar të Besuarit e Shtëpisë së Drejtësisë të zgjedhin një nga gjuhët ekzistuese ose të adoptojnë një gjuhë të re dhe po kështu të adoptojnë një alfabet të përbashkët; dhe të dyja këto duhet të mësohen në të gjitha shkollat e botës. Kështu bota do të shihet si një vend e një shtëpi.
Afërsisht në kohën kur Bahá'u'lláh-u i dha për herë të parë botës këtë propozim, në Poloni lindi një djalë i quajtur Ludovik Zamenhof, i cili ishte i destinuar të luante një rol të dorës së parë për ta vënë në jetë këtë. Pothuaj që nga koha e fëmijërisë, ideali i një gjuhe universale qe bërë motivi mbizotërues në jetën e Zamenhofit, dhe rezultati i punimeve të tij të përkushtuara qe shpikja e adoptimi gjerësisht i gjuhës së njohur si Esperanto, e cila ka kaluar tashmë një provë shumëvjeçare dhe e ka provuar se është një mjet shumë i kënaqshëm marrëdhëniesh ndërkombëtare. Ajo ka avantazhin e madh që mund të mësohet për një të njëzetën e kohës që duhet për të mësuar gjuhë të tilla si anglishtja, frëngjishtja apo gjermanishtja. Në një banket Esperanto në Paris më 1913, 'Abdu'l-Bahá-i ka thënë:
Sot një ndër shkaqet kryesore të mosmarrëveshjeve në Evropë është larmia e gjuhëve. Ne themi se ky njeri është gjerman, tjetri është italian, pastaj gjejmë një anglez e pastaj edhe një francez. Megjithëse i përkasin të gjithë së njëjtës racë, gjuha është, sidoqoftë, një pengesë shumë e madhe midis tyre. Në qoftë se do të ishte në veprim një gjuhë universale ndihmëse, ata do të konsideroheshin të gjithë si një e vetme.
Shenjtëria e Tij Bahá'u'lláh-u ka shkruar për këtë gjuhë ndërkombëtare mëse dyzet vjet më parë. Ai thotë që, derisa nuk është adoptuar një gjuhë ndërkombëtare, uniteti i plotë midis pjesëve të ndryshme të botës do të mbetet i parealizuar, sepse vemë re që keqkuptimet i frenojnë njerëzit nga shoqërimi reciprok, e këto keqkuptime nuk do të flaken veçse nëpërmjet një gjuhe ndërkombëtare ndihmëse.
Duke folur në përgjithësi, tërë popullsia e Lindjes nuk është plotësisht e informuar për ngjarjet në Perëndim, as perëndimorët nuk mund të vihen në kontakt simpatie me lindorët; mendimet e tyre janë të mbyllura në një kuti - dhe gjuha ndërkombëtare do të jetë çelësi universal për ta hapur atë. Po të zotëronim një gjuhë universale, librat e Perëndimit do të mund të përktheheshin me lehtësi në atë gjuhë dhe popujt lindorë do të mund të informoheshin për brendinë e tyre. Po kështu, librat e Lindjes do të mund të përktheheshin në atë gjuhë në dobi të njerëzve të Perëndimit. Mjeti më i fuqishëm drejt bashkimit të Lindjes e të Perëndimit do të jetë një gjuhë e përbashkët. Ajo do ta bëjë mbarë botën një shtëpi të vetme dhe do të jetë shtytja më e fortë për përparimin njerëzor. Ajo do të ngrejë lart flamurin e njëshmërisë së njerëzimit. Ajo do ta bëjë tokën një bashkësi të vetme universale. Ajo do të jetë shkaku i dashurisë midis bijve të njerëzve. Ajo do të sjellë marrëdhënie të mira shoqërore midis racave të ndryshme.
Tani, lavdi Zotit, Dr.Zamenhofi 32 shpiku gjuhën Esperanto. Ajo i ka të gjitha vetitë e mundshme për t'u bërë mjet ndërkombëtar komunikimi. Të gjithë ne duhet t'i jemi vërtet mirënjohës atij për këtë përpjekje fisnike, sepse në këtë mënyrë ai u bëri një shërbim të mirë të gjithë njerëzve. Me përpjekje të palodhura e vetmohim nga ana e përkrahësve të saj, Esperantoja do të bëhet universale. Prandaj secili prej nesh duhet ta studiojë këtë gjuhë e ta përhapë atë sa më shumë, në mënyrë që ajo të fitojë dita-ditës një njohje sa më të gjerë, të pranohet nga të gjitha kombet e qeveritë e botës dhe të bëhet pjesë e programit mësimor në të gjitha shkollat publike. Shpresoj se Esperantoja do të adoptohet si gjuha e të gjitha konferencave dhe kongreseve të ardhme ndërkombëtare, kështu që të gjithë njerëzit të kenë nevojë të mësojnë vetëm dy gjuhë, gjuhën e vet dhe gjuhën ndërkombëtare. Atëhere një bashkim i vërtetë do të vendoset midis të gjithë popujve të botës. Kini parasysh sa vështirë është sot të komunikohet me kombe të ndryshme. Edhe në qoftë se një njeri studion pesëdhjetë gjuhë, ai mund të udhëtojë nëpër një vend dhe të mos e dijë gjuhën e atij vendi. Prandaj shpresoj se ju do të bëni përpjekjet më të mëdha, në mënyrë që gjuha Esperanto të mund të përhapet gjerësisht.
Ndërsa këto thënie për Esperanton janë konkrete e inkurajuese, mbetet e vërtetë që deri kur Shtëpia e Drejtësisë të ketë vepruar në këtë çështje sipas porosisë së Bahá'u'lláh-ut, Besimi Bahá'í nuk është angazhuar as në Esperanton e as në ndonjë gjuhë tjetër të gjallë ose artificiale. Vetë 'Abdu'l-Bahá-i ka thënë: "Dashuria e përpjekja që i janë kushtuar Esperantos nuk do të humbasin, por asnjë nuk mund të krijojë i vetëm një gjuhë universale". - 'Abdu'l-Bahá-i në Londër ['Abdu'l-Bahá in London], f. 95.
Se cila gjuhë duhet adoptuar dhe nëse ajo do të jetë një gjuhë natyrore apo artificiale, ky është një vendim që kombet e botës do të duhet ende ta marrin.
Lidhja Universale e KombeveNjë propozim tjetër, i predikuar shpeshherë e me forcë nga Bahá'u'lláh-u, ishte se duhej krijuar një Lidhje Universale e Kombeve për të ruajtur paqen ndërkombëtare. Në një letër drejtuar Mbretëreshës Viktoria, të shkruar kur ndodhej ende i burgosur në kazermat e 'Akká-së,33 Ai ka thënë:
O sundimtarë të tokës! Pajtohuni me njëri-tjetrin, në mënyrë që të mos keni nevojë për armatime, veçse në një masë që mjafton për të ruajtur territoret dhe dominionet tuaja...
Jini të bashkuar, o mbretër të tokës, sepse kështu stuhia e grindjes do të qetësohet midis jush dhe njerëzit tuaj do të gjejnë qetësi.... Në qoftë se ndonjëri prej jush rrëmben armët kundër një tjetri, ngrihuni të gjithë kundër tij, sepse kjo s'është veçse drejtësi që duket sheshit.
Më 1875, 'Abdu'l-Bahá-i bëri një parashikim për krijimin e një Lidhjeje Universale të Kombeve, që është interesant sidomos në kohën e sotme 34 nga pikëpamja e përpjekjeve këmbëngulëse që po bëhen për të krijuar një lidhje të tillë. Ai ka shkruar:
Qytetërimi i vërtetë do të shpalosë flamurin e vet mu në zemër të botës, kur disa sovranë të saj të shquar e mendjelartë - shembuj të ndritur të përkushtimit e të vendosmërisë - do të ngrihen me një vendim të patundur e me pamje të qartë, në të mirën e për lumturinë e mbarë njerëzimit, për të sendërtuar Kauzën e Paqes Universale. Ata duhet ta bëjnë Kauzën e Paqes objekt të një konsultimi të përgjithshëm dhe të përpiqen me çdo mjet që varet prej tyre të vendosin një Lidhje të kombeve të botës. Ata duhet të përfundojnë një traktat të detyrueshëm e të vendosin një besëlidhje, kushtet e së cilës duhet të jenë reale, të paprekshme e të përcaktuara mirë. Ata duhet ta shpallin atë para tërë botës dhe të marrin miratimin e gjithë gjinisë njerëzore. Këtë synim suprem e fisnik - burim të vërtetë të paqes e të mirëqenies së mbarë botës - duhet ta konsiderojnë si të shenjtë të gjithë ata që jetojnë mbi tokë. Të gjitha forcat e njerëzimit duhet të mobilizohen për të siguruar stabilitetin e qëndrueshmërinë e kësaj Besëlidhjeje Më të Madhe. Në këtë Pakt gjithëpërfshirës do të duhej të përcaktoheshin qartë kufijt e secilit komb, të fiksoheshin saktë parimet që qëndrojnë në themel të marrëdhënieve të qeverive me njëra-tjetrën dhe të sanksionoheshin të gjitha marrëveshjet e detyrimet ndërkombëtare. Po kështu do të duhej të kufizohej në mënyrë të prerë sasia e armatimeve të çdo qeverie, sepse, po të lejohej të shtoheshin përgatitjet për luftë dhe forcat ushtarake të çdo kombi qoftë, kjo do të ngjallte dyshime tek të tjerët. Parimi themelor i vendosur në bazën e këtij Pakti solemn do të duhej të formulohej në mënyrë të tillë që, në rast se më vonë ndonjë qeveri do të shkelte cilindo prej kushteve të tij, të gjitha qeveritë e botës të ngriheshin e ta detyronin atë të pranonte nënshtrimin e plotë, madje jo, por tërë gjinia njerëzore të vendoste ta shkatërronte atë qeveri me të gjitha mjetet e mundshme. Në qoftë se ky ilaç më i madh do të përdorej në trupin e sëmurë të botës, ky me siguri do të shërohej nga të gjitha sëmundjet dhe do të mbetej përjetë i shëndoshë e i sigurt. - Sekreti i qytetërimit hyjnor [The Secret of Divine Civilization], f. 64-65.
Bahá'í-të shohin mungesa të mëdha në strukturën e Lidhjes së Kombeve,35 e cila është larg atij tipi institucioni që Bahá'u'lláh-u e ka cilësuar si thelbësor për vendosjen e paqes botërore. Më 17 dhjetor 1917, 'Abdu'l-Bahá-i deklaronte:
Në kohën e sotme Paqja Universale është një çështje me rëndësi të madhe, por uniteti i ndërgjegjes është thelbësor që themeli i kësaj çështjeje të mund të bëhet i sigurt, vendosja e saj e qëndrueshme dhe ndërtesa e saj e fortë.... Megjithëse Lidhja e Kombeve është krijuar, ajo nuk është në gjendje të vendosë Paqen Universale. Por Gjykata Supreme, që Shenjtëria e Tij Bahá'u'lláh-u ka përshkruar, do ta kryejë këtë detyrë të shenjtë me forcën e fuqinë më të madhe.
Arbitrazhi ndërkombëtarBahá'u'lláh-u ka këshilluar gjithashtu krijimin e një gjykate ndërkombëtare të arbitrazhit, në mënyrë që mospajtimet që lindin midis kombeve të mund të zgjidhen me drejtësi e arsye, në vend që t'i bëhet thirrje provës së rëndë të luftës.
Në një letër drejtuar Sekretarit të Konferencës së Mohonk-ut për Arbitrazhin Ndërkombëtar, në gusht 1911, 'Abdu'l-Bahá-i ka thënë:
Rreth pesëdhjetë vjet më parë, në Librin e Akdas-it, Bahá'u'lláh-u i porosiste njerëzit të vendosin paqen universale dhe i ftonte të gjitha kombet në gostinë hyjnore të arbitrazhit ndërkombëtar, që çështjet e kufijve, të nderit e të pasurisë kombëtare, si dhe çështjet me interes jetësor midis kombeve të mund të rregulloheshin nga një gjykatë arbitrimi të drejtësisë, në mënyrë që asnjë komb të mos guxonte të mos u përmbahej vendimeve të marra në këtë rrugë. Në rast se midis dy kombeve lind ndonjë grindje, ajo duhet të shqyrtohet nga kjo gjykatë ndërkombëtare dhe për këtë çështje të arbitrohet e të vendoset në të njëjtën mënyrë siç vendos gjykatësi midis dy individëve. Në qoftë se ndonjë komb guxon një ditë ta shkelë një vendim të tillë, të gjitha kombet e tjera duhet të ngrihen për ta shtypur këtë rebelim.
Në një nga bisedat e Parisit, më 1911, Ai ka thënë gjithashtu:
Popujt dhe qeveritë e të gjitha kombeve duhet të krijojnë një gjykatë supreme, të përbërë prej përfaqësuesish të zgjedhur nga çdo vend e çdo qeveri. Anëtarët e këtij këshilli të madh duhet të mblidhen në unitet. Të gjitha grindjet me karakter ndërkombëtar duhet t'i paraqiten kësaj gjykate, puna e së cilës duhet të jetë rregullimi me arbitrazh i çdo gjëje që ndryshe mund të ishte shkak lufte. Misioni i kësaj gjykate duhej të ishte parandalimi i luftës.
Gjatë një çerek shekulli para krijimit të Lidhjes së Kombeve, një Gjykatë Arbitrazhi e përhershme u ngrit në Hagë (1900) dhe u nënshkruan shumë marrëveshje arbitrazhi, por shumica e tyre janë shumë larg propozimeve të gjithanshme të Bahá'u'lláh-ut. Nuk u bë asnjë marrëveshje arbitrazhi midis dy Fuqive të mëdha, në të cilën të përfshiheshin të gjitha çështjet në grindje. Mospajtimet që prekin "interesa jetësore", "nderin" dhe "pavarësinë" u përjashtuan shpehimisht. Jo vetëm kaq, por mungonin garanci efektive që kombet do të respektonin kushtet e marrëveshjes në të cilën ato kishin marrë pjesë. Në propozimet Bahá'í, përkundrazi, çështje të kufijve, të nderit kombëtar e me interes jetësor janë përfshirë shprehimisht dhe marrëveshjet do të kenë si mbështetje garancinë supreme të Lidhjes Botërore të Kombeve. Vetëm kur këto propozime të zbatohen plotësisht, arbitrazhi ndërkombëtar do të arrijë horizontin e plotë të mundësive të tij të dobishme dhe nëma e luftës do të zhduket, më në fund, nga bota.
Kufizimi i armatimeveMe një marrëveshje të përgjithshme, të gjitha qeveritë e botës duhet të çarmatosen në të njëjtën kohë. Nuk do të shkonte që njëri të hedhë armët e të tjerët të refuzojnë ta bëjnë këtë. Kombet e botës duhet të bien dakord për këtë çështje me rëndësi absolute, në mënyrë që bashkërisht të heqin dorë prej armëve vdekjeprurëse të gjakderdhjes njerëzore. Përderisa një komb rrit buxhetin ushtarak e të marinës, edhe kombe të tjera do të detyrohen të marrin pjesë në këtë garë të çmendur, për shkak të interesave të tyre të natyrshme ose të supozuara. - Ditari i Mirza A(mad Sohrab-it [Diary of Mirza A(mad Sohrab], 11-14 maj 1914.
MosrezistencaSi organizëm fetar, Bahá'í-të, me urdhër të posaçëm të Bahá'u'lláh-ut, kanë hequr dorë plotësisht nga përdorimi i armëve për interesat e veta, qoftë edhe për qëllime vetëmbrojtjeje. Në Persi mijëra e mijëra Báb-i e Bahá'í janë vrarë mizorisht për shkak të besimit të tyre. Në ditët e para të Kauzës, Bábí-të në raste të ndryshme kanë mbrojtur veten dhe familjet e tyre me shpatë në dorë, me guxim e trimëri të madhe. Mirëpo Bahá'u'lláh-u e ndaloi këtë. 'Abdu'l-Bahá-i shkruan:
Kur Bahá'u'lláh-u u shfaq, ai deklaroi se shpallja e së vërtetës me mjete të tilla në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar, madje as për qëllime vetëmbrojtjeje. Ai shfuqizoi rregullin e shpatës dhe anuloi porosinë e "Luftës së Shenjtë". "Për ju", ka thënë Ai, "është më mirë t'ju vrasin sesa të vritni. Kauza e Zotit duhet përhapur nëpërmjet vendosmërisë e sigurisë së besimtarëve. Kur besimtarët, pa frikë e sypatrembur, të ngrihen me vetmohim absolut për të lartësuar Fjalën e Perëndisë dhe, duke e larguar shikimin nga gjërat e kësaj bote, të angazhohen në shërbim për hir të Zotit e me anë të fuqisë së Tij, ata do të bëjnë që Fjala e së Vërtetës të triumfojë. Këta shpirtëra të bekuar japin prova me gjakun e jetës së vet për të vërtetën e Kauzës dhe e dëshmojnë atë me besimin e tyre të sinqertë, me përkushtimin e me besnikërinë e tyre. Zoti mund të ndihmojë për të përhapur Kauzën e Tij dhe për të mposhtur kundërshtarët. Ne nuk dëshirojmë asnjë mbrojtjës veç Tij, dhe me jetët tona në duart tona përballojmë armikun e përshëndesim martirizimin". (Shkruar nga 'Abdu'l-Bahá-i për këtë libër).
Bahá'u'lláh-u i shkruante një persekutuesi të Kauzës së Tij:
Perëndi Hirplotë! Këta njerëz nuk kanë nevojë për armë shkatërrimi, sepse janë përgatitur për të rindërtuar botën. Ushtritë e tyre janë ushtritë e veprave të bukura dhe armët e tyre janë armët e sjelljes së drejtë, komandanti i tyre është frika e Zotit. Bekuar qoftë ai që gjykon me ndershmëri. Për drejtësinë e Perëndisë! Të tilla kanë qenë durimi, qetësia, nënshtrimi e kënaqësia e këtyre njerëzve, saqë ata janë bërë model i drejtësisë, dhe aq i madh ka qenë durimi i tyre, saqë kanë lejuar të vriteshin ata vetë sesa të vrisnin; dhe kjo megjithëse ata, të cilëve bota u ka bërë kaq të këqia, kanë duruar fatkeqësi të tilla që historia e botës kurrë nuk i ka njohur e nuk i kanë parë sytë e asnjë kombi. Ç'mund t'i shtynte ata t'u nënshtroheshin këtyre sprovave të rënda dhe të refuzonin të ngrinin dorën për t'i larguar ato? Ç'mund ta shkaktonte një nënshtrim e një qetësi të tillë? Shkaku i vërtetë duhet kërkuar në ndalimin që Penda e Lavdisë ka zgjedhur, ditë e natë, për të imponuar, dhe në faktin që Ne kemi marrë në dorë frerin e autoritetit nëpërmjet fuqisë e pushtetit të Atij që është Zoti i mbarë njerëzimit. - Letër për të birin e ujkut [Epistle to the Son of the Wolf], f. 74-75.
Drejtësia e politikës së Bahá'u'lláh-ut për mosrezistencë është vërtetuar tashmë nga rezultatet e saj. Për çdo besimtar të martirizuar në Persi, besimi Bahá'í ka fituar në radhët e veta njëqind besimtarë të tjerë, dhe mënyra plot gëzim e pa frikë me të cilën këta martirë hodhën në këmbët e Zotit të vet kurorën e jetës së tyre i dha botës provën më të qartë se ata kishin gjetur një jetë të re, për të cilën vdekja nuk kishte asnjë tmerr, një jetë të plotë e gjithë gëzim të parrëfyeshëm, në krahasim me të cilat kënaqësitë e tokës janë vetëm pluhur mbi peshore dhe torturat trupore më djallëzore vetëm vogëlsira të lehta si ajri.
Lufta e drejtëMegjithëse Bahá'u'lláh-u, ashtu si Krishti, i këshillon pasuesit e vet të adoptojnë, si individë e si institut fetar, një qëndrim mosrezistence e ndjese ndaj armiqve të tyre, Ai mëson se është detyrë e komunitetit të parandalojë padrejtësinë e shtypjen. Në rast se individë persekutohen e dëmtohen, për ata është më mirë të falin e të mos hakmerren, por për një komunitet nuk është mirë të lejojë që plaçkitja e vrasja të vazhdojnë pa pengesa brenda kufijve të tij. Është detyrë e çdo qeverie të mirë të parandalojë krimet e të ndëshkojë fajtorët.36 Po kështu edhe për bashkësinë e kombeve. Në rast se një komb shtyp ose dëmton një komb tjetër, është detyrë e të gjitha kombeve të tjera të bashkohen për ta parandaluar një shtypje të tillë. 'Abdu'l-Bahá-i shkruan: "Mund të ndodhë që ndonjëherë fise luftëdashëse e të egra të sulmojnë me tërbim shtetin, me synimin për të kryer një masakër të gjerë midis shtetasve të tij; në një rrethanë të tillë mbrojtja është e nevojshme".
Deri tani praktika e zakonshme e njerëzimit ka qenë që, kur një komb sulmonte një komb tjetër, kombet e tjera të botës qëndronin asnjanës e nuk pranonin përgjegjësi për ngjarjen, derisa nuk prekeshin ose kërcënoheshin drejtpërsëdrejti interesat e tyre. Tërë barra e mbrojtjes i lihej kombit të sulmuar, sado i dobët e i pafuqishëm që të ishte. Mësimi i Bahá'u'lláh-ut e përmbys këtë pozitë dhe përgjegjësinë e mbrojtjes nuk ia ngarkon vetëm kombit të sulmuar, por edhe të gjithë të tjerëve, veç e veç e kolektivisht. Meqenëse mbarë njerëzimi është një komunitet i vetëm, një sulm kundër cilitdo kombi është sulm kundër komunitetit dhe i takon gjithë komunitetit të merret me këtë. Në qoftë se ky mësim do të pranohej përgjithësisht e do të veprohej në përputhje me të, çdo komb që do të kishte ndërmend të sulmonte një komb tjetër, do ta dinte që më parë se duhej të priste jo vetëm kundërshtimin e këtij kombi, por edhe kundërshtimin e të gjitha kombeve të tjera të botës. Qoftë edhe vetë të qënit të vetëdijshëm për këtë do të ishte i mjaftueshëm për të frenuar edhe kombet më kokëkrisura e luftëdashëse. Kur një lidhje e fortë kombesh paqedashëse të jetë formuar, atëhere lufta do të bëhet një gjë e së kaluarës. Gjatë periudhës së kalimit nga gjendja e vjetër e anarkisë ndërkombëtare në gjendjen e re të solidaritetit ndërkombëtar, luftërat agresive do të jenë ende të mundura dhe në këto rrethana një veprim ushtarak ose një veprim tjetër detyrimi për kauzën e drejtësisë, të unitetit e të paqes ndërkombëtare mund të jetë një detyrë e domosdoshme. 'Abdu'l-Bahá-i shkruan se në një rast të tillë:
Një pushtim mund të jetë një gjë e lavdërueshme, dhe ka momente kur lufta bëhet baza e fuqishme e paqes, e rrënimi mjet i vërtetë i rindërtimit. Në qoftë se, për shembull, një sovran shpirtmadh radhit trupat e veta për të ndalur sulmin e kryengritësit e të agresorit, ose në qoftë se ai ndërmerr një fushatë e dallohet në luftë për të bashkuar një shtet e një popull të ndarë, me pak fjalë në qoftë se ai bën luftë për një qëllim të drejtë, atëhere ky tërbim në dukje është mëshirë e vërtetë e kjo tirani në dukje është thelbi i vërtetë i drejtësisë, e kjo luftë është gur themeli i paqes. Sot, detyra që u ka hije sundimtarëve të mëdhenj është të vendosin paqen universale, sepse në të bazohet liria e të gjithë popujve. - Sekreti i Qytetërimit Hyjnor, f. 70-71.
Uniteti i Lindjes dhe PerëndimitNjë faktor tjetër që do të ndihmojë për sendërtimin e paqes universale është lidhja ndërmjet Lindjes e Perëndimit. Paqja e Madhe nuk është thjesht reshtja e veprimeve të luftës, por një bashkim i frytshëm e një bashkëpunim i përzemërt i popujve të botës deri më sot të ndarë, gjë që do të sjellë shumë fryte të çmueshme. Në një nga bisedat e Tij në Paris, 'Abdu'l-Bahá-i ka thënë:
Në të kaluarën, si dhe në kohën e tanishme, Dielli Shpirtëror i së Vërtetës ka ndriçuar gjithmonë nga horizonti i Lindjes. Në Lindje doli Moisiu për të udhëhequr e për të mësuar njerëzit. Në horizontin Lindor doli Zoti Krisht. Muhameti i qe dërguar një populli lindor. Báb-i doli në një vend lindor, në Persi. Bahá'u'lláh-u jetoi e predikoi në Lindje. Të gjithë mësuesit shpirtërorë kanë dalë në botën Lindore.
Por megjithëse Dielli i Krishtit agoi në Lindje, ndriçimi i tij ishte i dukshëm në Perëndim, ku shkëlqimi i lavdisë së tij u pa më qartë. Drita hyjnore e mësimit të Tij ndriçoi më me forcë në botën Perëndimore, ku ajo bëri përparime më të shpejta sesa në vendlindjen e saj.
Në kohën e tanishme Lindja ka nevojë për përparim material dhe Perëndimi ka nevojë për një ideal shpirtëror. Do të ishte mirë për Perëndimin të kthehej nga Lindja për ndriçim dhe të jepte në shkëmbim diturinë e vet shkencore. Ky shkëmbim i ndërsjellë dhuratash është i nevojshëm. Lindja dhe Perëndimi duhet të bashkohen për t'i dhënë njëri-tjetrit atë që i mungon. Ky bashkim do të sjellë qytetërim të vërtetë, në të cilin shpirtërorja shprehet e realizohet në materialen. Kështu, duke marrë nga njëri-tjetri, harmonia më e madhe do të mbizotërojë, të gjithë njerëzit do të bashkohen, një gjendje përsosurie të madhe do të arrihet, një çimentim i qëndrueshëm do të fitohet dhe kjo botë do të bëhet një pasqyrë ndriçuese për reflektimin e atributeve të Perëndisë.
Të gjithë ne, kombet lindore dhe perëndimore, duhet të përpiqemi nat'e ditë, me zemër e me shpirt, për t'ia arritur këtij ideali të lartë e për të çimentuar unitetin midis të gjitha kombeve të botës. Kështu, do të freskohet çdo zemër, do të hapen të gjithë sytë, do të jepet fuqia më e mahnitshme, do të sigurohet lumturia e njerëzimit.... Kjo do të jetë parajsa që do të vijë mbi tokë, kur mbarë njerëzimi të mblidhet së bashku nën Tendën e Unitetit në Mbretërinë e Lavdisë.
11. POROSI E MËSIME TË NDRYSHMEDije se në çdo epokë e në çdo dispensacion të gjitha porositë hyjnore ndryshohen e transformohen, në pajtim me kërkesat e kohës, me përjashtim të ligjit të dashurisë që, si një burim, rrjedh përherë e ndryshimi kurrë nuk e kap. - Bahá'u'lláh.
Jeta prej murguSi dhe Muhameti, Bahá'u'lláh-u ua ndalon pasuesve të Vet të bëjnë jetë të mbyllur prej murgu.
Në Tabelën për Napoleonin III lexojmë:O turmë murgjish! Mos u mbyllni në kisha e manastire. Dilni jashtë tyre me lejën Time dhe merruni me gjëra që u sjellin përfitim shpirtërave tuaj dhe shpirtërave të njerëzve.... Martohuni, në mënyrë që pas jush një tjetër të mund të zërë vendin tuaj. Ne ju kemi ndaluar juve veprimet e pabesa dhe jo atë që do të tregojë besnikëri. Mos jeni kapur pas standardeve të caktuara prej vetë jush dhe i keni flakur pas shpine standardet e Perëndisë? Rrini në frikë të Zotit e mos u bëni të marrë. Veç njeriut, kush do të kujtohej për Mua mbi tokën Time, dhe si do të mund të reveloheshin atributet e Mia dhe emri Im? Peshojeni në mendjen tuaj dhe mos jini ndër ata që u janë zënë sytë e kanë rënë në gjumë të thellë. Ai që s'u martua (Jesui) nuk gjeti vend ku të rrinte e as ku të mbështeste kokën, për shkak të asaj që i punuan duart e të pabesëve. Shenjtëria e Tij nuk qëndron në atë që besoni ose përfytyroni ju, por në gjërat që kemi Ne. Lutuni që të mund ta kuptoni pozitën e Tij, e cila ka qenë lartësuar mbi imagjinatën e të gjithë atyre që jetojnë mbi tokë. Të bekuar janë ata që e shohin këtë.
A nuk duket e çuditshme që sektet e krishtera krijuan jetën e murgut dhe beqarinë për klerin, po të kemi parasysh faktin që Krishti zgjodhi për dishepuj të Tij burra të martuar dhe që, si Ai vetë dhe apostujt, bënë një jetë mirëbërësie aktive, në shoqëri të ngushtë e në marrëdhënie familjare me njerëzit?
Në Kuranin muhamedan lexojmë:Isait [Jesuit], të birit të Merjemes [Marisë], Ne i dhamë Ungjillin dhe në zemrat e atyre që i shkuan pas Ne vendosëm mirësi e mëshirë: por përsa i përket jetës së murgut, ata e kanë shpikur vetë atë. Ne u parashtruam atyre vetëm dëshirën që t'i pëlqejnë Allahut, e këtë ata nuk e zbatuan ashtu siç duhej zbatuar. - Kurani, 57:27.
Çfarëdo justifikimi të mund të ketë pasur për jetën e murgut në kohët e lashta e në rrethanat e kaluara, Bahá'u'lláh-u deklaron se një justifikim i tillë nuk ekziston më; dhe, në fakt, duket qartë se tërheqja prej detyrave e përgjegjësisë së atësisë e një numri të madh njerëzish nga më të devotshmit e në frikë të Zotit do të ketë si pasojë varfërimin shpirtëror të racës.
MartesaMësimet Bahá'í urdhërojnë monogaminë,37 dhe Bahá'u'lláh-u vë si kusht për martesën pëlqimin e të dy palëve, si dhe të prindërve të tyre. Në Librin e Aqdas-it Ai thotë:
Me të vërtetë, në Librin e Bajan-it (Revelacioni i Báb-it), çështja është kufizuar me pëlqimin e të dyve (të nuses e të dhëndrit). Meqenëse dëshirojmë të sjellim dashurinë, miqësinë e unitetin midis njerëzve, Ne vumë edhe kushtin e pëlqimit të prindërve, në mënyrë që të shmangen armiqësia e mëritë. - Kitáb-i-Aqdas.
Lidhur me këtë, 'Abdu'l-Bahá-i i ka shkruar një personi që e pyeste: "Për çështjen e martesës, në përputhje me ligjin e Perëndisë: Më parë duhet të zgjidhni një, pastaj martesa varet nga pëlqimi i Bábait e i nënës. Para se ju të zgjidhni, ata nuk kanë asnjë të drejtë të ndërhyjnë".
'Abdu'l-Bahá-i thotë se, si rezultat i kësaj mase paraprake, marrëdhëniet e tendosura midis krushqve, të cilat janë bërë proverbiale në vendet e krishtera e muhamedane, janë pothuaj të panjohura midis Bahá'í-ve dhe shkurorëzime ndodhin shumë rrallë. Ai shkruan lidhur me çështjen e martesës:
Martesa Bahá'í është bashkim e dashuri e përzemërt midis të dy palëve. Megjithatë, ata duhet të tregojnë kujdesin më të madh dhe të njohin karakterin e njëri-tjetrit. Kjo lidhje e përjetshme duhet të sigurohet me një besëlidhje të qëndrueshme, me synimin që të ushqehen harmonia, shoqëria e bashkimi dhe për të arritur jetën e pasosur....
Në një martesë të vërtetë Bahá'í, të dyja palët duhet të bashkohen tërësisht, si nga pikëpamja shpirtërore dhe fizike, në mënyrë që të mund të arrijnë bashkimin e përjetshëm në të gjitha botët e Perëndisë, dhe të përmirësojnë jetën shpirtërore të njëri-tjetrit. Kjo është martesa Bahá'í.
Ceremonia e martesës Bahá'í është shumë e thjeshtë, sepse përmban vetem kërkesën që si dhëndri dhe nusja, në prani të së paku dy dëshmitarëve, të thonë: "Ne të gjithë, me të vërtetë, do t'i bindemi Vullnetit të Perëndisë".
ShkurorëzimiPërsa i përket çështjes së shkurorëzimit, si dhe të martesës, mësimet e Profetëve kanë ndryshuar sipas rrethanave të kohëve. 'Abdu'l-Bahá-i i paraqet në këtë mënyrë mësimet Bahá'í për shkurorëzimin:
Miqtë (Bahá'í-të) duhet të shmangin rigorozisht shkurorëzimin, po të mos ndodhë diçka që t'i detyrojë të ndahen për shkak të neverisë ndaj njëri-tjetrit; në këtë rast ata mund të vendosin të ndahen, me dijeni të Asamblesë Shpirtërore. Atëherë ata duhet të jenë të durueshëm dhe të presin një vit të tërë. Në qoftë se gjatë këtij viti harmonia midis tyre nuk është rivendosur, atëhere shkurorëzimi mund të bëhet.... Themeli i Mbretërisë së Perëndisë mbështetet në harmoni e dashuri, në njëshmëri, lidhje e bashkim, e jo në mosmarrëveshje, sidomos midis burrit e gruas. Në rast se njëri nga të dy bëhet shkak shkurorëzimi, ai do të bjerë me siguri në vështirësi të mëdha, do të bëhet viktimë e fatkeqësive të tmerrshme dhe do të ndiejë pendim të thellë. (Tabelë për Bahá'í-të e Amerikës).
Në çështjen e shkurorëzimit, si dhe për çështje të tjera, Bahá'í-të janë të detyruar, natyrisht, jo vetëm kundrejt mësimeve Bahá'í, por edhe kundrejt ligjeve të vendit ku jetojnë.
Kalendari Bahá'íMidis popujsh të ndryshëm e në kohë të ndryshme janë adoptuar shumë lloj metodash për matjen e kohës, për caktimin e datave dhe disa kalendarë të ndryshëm janë ende në përdorim të përditshëm, si p.sh. Kalendari Gregorian në Evropën Perëndimore, Kalendari Julian në mjaft vende të Evropës Lindore, Kalendari Hebraik midis hebrenjve dhe Kalendari Muhamedan në komunitetet myslimane.
Báb-i e theksoi rëndësinë e dispensacionit për lajmërimin e të cilit Ai kishte ardhur, duke filluar një kalendar të ri. Në të, si dhe në Kalendarin Gregorian, hiqet dorë nga muaji hënor dhe adoptohet viti diellor.
Viti Bahá'í ka 19 muaj prej 19 ditësh secili (dmth 361 ditë) plus disa "Ditë të shtuara" (katër në vitet normale dhe pesë në vitet e brishta) midis muajit të tetëmbëdhjetë e të nëntëmbëdhjetë, në mënyrë që kalendari të përputhet me vitin diellor. Báb-i i ka emërtuar muajt sipas atributeve të Perëndisë. Dita e Vitit të Ri Bahá'í, ashtu si dhe e Vitit të Ri në Persinë e Lashtë, është caktuar astronomikisht, duke filluar nga sanatadita e marsit (zakonisht më 21 mars), dhe epoka Bahá'í fillon nga viti i deklarimit të Báb-it (dmth 1844 A.D., 1260 A.H.).
Në një të ardhme jo të largët, do të jetë e nevojshme që të gjithë popujt e botës të bien dakord për një kalendar të përbashkët.
Pra, duket e arsyeshme që epoka e re e unitetit të ketë një kalendar të ri, të çliruar nga të metat e shoqërimet që i bëjnë kalendarët e vjetër të papranueshëm për pjesë të gjera të popullsisë së botës, dhe është e vështirë të gjesh një rregullim tjetër që të krahasohet për nga thjeshtësia e përshtatësia me atë që ka propozuar Báb-i.
Muajt në Kalendarin Bahá'í janë këta:Nr. Emri arab Përkthimi Dita e parë 1. Bahá Shkëlqim 21 mars 2. Jalál Lavdi 9 prill 3. Jamál Bukuri 28 prill 4. 'Azamat Madhështi 17 maj 5. Núr Dritë 5 qershor 6. Ra(mát Mëshirë 24 qershor 7. Kalimát Fjalë 13 korrik 8. Kamál Përsosuri 1 gusht 9. Asmá' Emra 20 gusht 10. 'Izzat Fuqi 8 shtator 11. Mashíyyat Vullnet 27 shtator 12. 'Ilm Dije 16 tetor 13. Qudrat Pushtet 4 nëntor 14. Qawl Ligjëratë 23 nëntor 15. Masa'il Pyetje 12 dhjetor 16. Sharaf Nder 31 dhjetor 17. Sul(án Sovranitet 19 janar 18. Mulk Sundim 7 shkurt Ditët e Shtuara 26 shkurt - 1 mars (i përfshirë)
19. 'Alá' Lartësi 2 mars Asambletë shpirtërorePara se të plotësonte misionin e Vet tokësor, 'Abdu'l-Bahá-i hodhi bazat për zhvillimin e rendit administrativ që ishte paracaktuar në Shkrimet e Bahá'u'lláh-ut. Për të treguar rëndësinë e madhe që i duhet atribuar institucionit të Asamblesë Shpirtërore, 'Abdu'l-Bahá-i deklaroi në një tabelë se Asambleja Shpirtërore e Kajros duhej të miratonte, para botimit, një përkthim të caktuar, edhe pse tekstin e përkthimit e kishte shqyrtuar e përmirësuar Ai vetë.
Me Asamble Shpirtërore kuptohet organizmi administrativ prej nëntë vetash, i zgjedhur çdo vit nga çdo komunitet lokal Bahá'í, të cilin komuniteti e vesh me pushtet për të marrë vendime rreth të gjitha çështjeve të veprimit reciprok nga ana e komunitetit. Ky emërtim është i përkohshëm, sepse në të ardhmen Asambletë Shpirtërore do të quhen Shtëpi të Drejtësisë.
Ndryshe nga organizimi i kishave, këta organizma Bahá'í janë më tepër institucione sociale sesa kishtare. Kjo do të thotë se ato zbatojnë ligjin e konsultimit për çdo çështje e vështirësi që lind midis Bahá'í-ve, të cilëve u kërkohet të mos i çojnë ato në gjykatat civile, por të përpiqen të mbështesin unitetin, si dhe drejtësinë, në mbarë komunitetin. Asambleja Shpirtërore nuk është në asnjë mënyrë barazvlera e priftit apo klerit, por është përgjegjëse për mbështetjen e mësimeve, nxitjen e shërbimeve aktive, drejtimin e takimeve, ruajtjen e unitetit, administrimin e pronës Bahá'í, që i është besuar në emër të komunitetit, dhe për ta përfaqësuar komunitetin në marrëdhëniet me komunitete publike e me komunitete të tjera Bahá'í.
Natyra e Asamblesë Shpirtërore lokale e kombëtare, përshkruhet në mënyrë më të plotë në pjesën kushtuar Vullnetit e Testamentit të 'Abdu'l-Bahá-it, në kreun e fundit, por funksionet e përgjithshme të saj janë përcaktuar si vijon nga Shoghi Effendiu:
Çështja e mësimit, drejtimi, mënyra e mjetet, shtrirja e konsolidimi i tij, megjithëse janë thelbësore për interesat e Kauzës, nuk përbëjnë aspak të vetmin problem që duhet të tërheqë vëmendjen e këtyre Asambleve. Një studim i kujdesshëm i Tabelave të Bahá'u'lláh-ut e të 'Abdu'l-Bahá-it do të tregojë se detyra të tjera, jo më pak jetësore për interesat e Kauzës, u ngarkohen përfaqësuesve të zgjedhur të miqve në çdo lokalitet.
Ata duhet të jenë të kujdesshëm e vigjilentë, të matur e syhapur, dhe ta mbrojnë kurdoherë Tempullin e Kauzës nga heshtat e keqbërësve dhe nga sulmet e tërbuara të armikut.
Ato duhet të përpiqen të përkrahin miqësinë e mirëkuptimin midis miqve, të fshijnë nga çdo zemër çdo gjurmë të mosbesimit, të ftohtësisë e të largimit që ka mbetur dhe të sigurojnë, në vend të kësaj, një bashkëpunim me gjithë zemër për t'i shërbyer Kauzës.
Ato duhet të bëjnë gjithçka që në çdo kohë t'u zgjatin dorën e ndihmës të varfërve, të sëmurëve, invalidëve, jetimëve, të vejave, pavarësisht nga ngjyra, kasta e bindjet.
Ato duhet të përkrahin me të gjitha mjetet ndriçimin material, si dhe atë shpirtëror, të rinisë, të zhvillojnë mjetet për shkollimin e fëmijëve, të themelojnë, atje ku është e mundur, institucione arsimore Bahá'í, të organizojnë e mbikqyrin punën e tyre dhe të gjejnë metodat më të mira për përparimin e zhvillimin e tyre....
Ato duhet të ngarkohen me organizimin e takimeve të rregullta të miqve, të festave e të përvjetorëve, si dhe të mbledhjeve të posaçme që kanë për qëllim t'u shërbejnë interesave shoqërore, intelektuale e shpirtërore të bashkëqytetarëve të tyre.
Në këto kohë, kur Kauza është ende në foshnjërinë e saj, ato duhet të mbikqyrin të gjitha botimet e përkthimet Bahá'í, dhe në përgjithësi të sigurojnë paraqitjen e denjë e të kujdesshme të gjithë literaturës Bahá'í, si dhe shpërndarjen e saj midis publikut të gjerë.
Mundësitë e brendshme të institucioneve Bahá'í mund të çmohen vetëm në qoftë se njeriu e kupton sesa shpejt qytetërimi modern po shpërbëhet për shkak se i mungon ajo fuqi shpirtërore, e vetmja që mund të japë qëndrimin e nevojshëm të përgjegjësisë e të përuljes ndaj drejtuesve dhe besnikërinë e duhur ndaj anëtarëve individualë të shoqërisë.
Festat, përvjetorët dhe ditët e agjërimit Bahá'íFesta e Ri(ván-it (Deklarimi i Bahá'u'lláh-ut), 21 prill - 2 maj.
Deklarimi i Báb-it, 23 maj.38Periudha e Agjërimit, nëntëmbëdhjetë ditë, duke filluar nga 2 marsi.
FestatGëzimet kryesore të fesë Bahá'í gjejnë shprehje në festa e kremtime të shumta gjatë gjithë vitit.
Në një bisedë për festën e Naw-Rúz-it në Aleksandri, Egjipt, më 1912, 'Abdu'l-Bahá-i ka thënë:
Në ligjet e shenjta të Perëndisë në çdo cikël e në çdo dispensacion ka festa të bekuara, të kremte e ditë pushimi. Në ditë të tilla, çdo lloj pune, si tregti, industri, bujqësi etj., duhet të ndërpritet.
Të gjithë duhet të gëzojnë së bashku, të mbajnë takime të përgjithshme, të bëhen si një kuvend, në mënyrë që njëshmëria, uniteti e harmonia kombëtare të mund të tregohen para syve të të gjithëve.
Meqenëse është një ditë e bekuar, ajo nuk duhet lënë pasdore dhe as pa rezultate, duke e shndërruar në një ditë kushtuar thjesht argëtimit.
Gjatë ditësh të tilla, do të ishte mirë të ngriheshin institucione që mund të kenë dobi e vlerë të përhershme për njerëzit....
Sot nuk ka rezultat e as fryt më të madh sesa të udhëheqësh njerëzit. Padyshim, miqtë e Perëndisë në një ditë të tillë duhet të lënë gjurmë të kapshme bamirësie ose ideale, të cilat të prekin mbarë njerëzimin, e jo vetëm Bahá'í-të. Në këtë dispensacion të mahnitshëm, veprat e bamirësisë janë për gjithë njerëzimin pa përjashtim, sepse kjo është shprehje e shpirtmadhësisë së Perëndisë. Prandaj unë shpresoj se miqtë e Perëndisë, secili prej tyre, mund të bëhen si mëshira e Perëndisë për mbarë njerëzimin.
Festat e Naw-Rúz-it (Viti i Ri) e të Ri(ván it, Përvjetorët e Lindjes së Báb-it e të Bahá'u'lláh-ut dhe të Deklarimit të Báb-it (që është edhe ditëlindja e 'Abdu'l-Bahá-it), janë ditë gëzimi të madh gjatë vitit për Bahá'í-të. Në Persi ato kremtohen me piknikë ose mbledhje festive, në të cilat të pranishmit luajnë muzikë, recitojnë vargje e tabela dhe mbajnë fjalime të shkurtëra që i përshtaten rastit. Ditët e Shtuara midis muajit të tetëmbëdhjetë e të nëntëmbëdhjetë (dmth nga 26 shkurti deri më 1 mars përfshirë) u kushtohen sidomos mikpritjes, dhënies së dhuratave, shërbimit për të varfërit e të sëmurët etj.
Përvjetorët e martirizimit të Báb-it dhe largimi [vdekja] e Bahá'u'lláh-ut dhe e 'Abdu'l-Bahá-it kremtohen solemnisht me mbledhje e fjalime të përshtatshme, me këndim lutjesh e Tabelash.
AgjërimiMuaji i nëntëmbëdhjetë, që vjen menjëherë pas mikpritjes së Ditëve të Shtuara, është muaji i agjërimit. Gjatë nëntëmbëdhjetë ditëve, agjërimi mbahet duke mos ngrënë e mos pirë nga agimi deri në perëndim të diellit. Meqenëse muaji i agjërimit mbaron në sanataditën e marsit, agjërimi bie çdo herë në të njëjtën stinë, domethënë në pranverën e hemisferës veriore e në vjeshtën e hemisferës jugore; kurrë në vapën e madhe të verës e në të ftohtin e madh të dimrit, kur mund të ketë vështirësi. Veç kësaj, në atë stinë ka interval të njëjtë midis agimit e perëndimit të diellit pothuaj në të gjithë pjesën e banuar të globit, domethënë nga ora 6 paradite në orën 6 pasdite. Agjërimi nuk është i detyrueshëm për fëmijët e invalidët, as për udhëtarët, as për ata që janë tepër pleq ose të dobët (duke përfshirë gratë shtatzëna ose me fëmijë gjiri).
Është shumë e lehtë të tregohet se agjërimi periodik, siç e urdhërojnë mësimet Bahá'í, është i dobishëm si masë higjene fizike; mirëpo ashtu si synimi i festave Bahá'í nuk është konsumi i ushqimit fizik, por të kujtuarit e Perëndisë, që është ushqimi ynë shpirtëror, edhe synimi i agjërimit nuk qëndron vetëm në të përmbajturit nga ushqimi fizik, megjithëse kjo mund të ndihmojë për spastrimin e trupit, por në të përmbajturit nga dëshirat e kënaqësitë trupore dhe për shkëputjen nga gjithçka veç Perëndisë. 'Abdu'l-Bahá-i thotë:
Agjërimi është një simbol. Agjërimi ka kuptimin e të përmbajturit nga epshi. Agjërimi fizik është një simbol i këtij të përmbajturi dhe një kujtesë; domethënë, pikërisht ashtu si një person përmbahet prej orekseve fizike, ai duhet të përmbahet prej orekseve e dëshirave të vetvetes. Por përmbajtja thjesht nga ushqimi nuk vepron mbi shpirtin. Ajo është vetëm një simbol, vetëm një kujtesë. Ndryshe nuk do të kishte asnjë rëndësi. Agjërimi për këtë qëllim nuk do të thotë heqje dorë plotësisht nga ushqimi. Rregulli i artë për ushqimin është të mos hash as me tepricë e as tepër pak. Përkorja është e nevojshme. Në Indi ka një sekt, i cili praktikon përmbajtjen e skajshme nga ushqimi dhe, hap pas hapi, e pakëson ushqimin derisa jetojnë pothuajse me asgjë. Por mendja e tyre vuan. Njeriu nuk është në gjendje t'i shërbejë Perëndisë me tru ose me trup, në qoftë se është dobësuar për mungesë ushqimi. Ai nuk mund të shohë qartë. (Cituar nga Zonjusha E. S. Stivens [E. S. Stevens] në Fortnightly Review, qershor 1911).
Mbledhjet'Abdu'l-Bahá-i u kushton rëndësinë më të madhe mbledhjeve të besimtarëve për adhurim të përbashkët, për shpjegimin dhe studimin e mësimeve, si dhe për t'u konsultuar si të çohet përpara Lëvizja. Në një nga Tabelat e Tij, Ai thotë:
Është qëllimi i Perëndisë që në Perëndim bashkimi e harmonia të shtohen dita-ditës midis miqve të Perëndisë dhe shërbëtoreve të të Mëshirshmit. Pa u realizuar kjo, asnjë përparim nuk mund të arrihet. Dhe mjeti më i madh për bashkimin e harmoninë e të gjithëve është grumbullimi i miqve në takime shpirtërore. Kjo është shumë e rëndësishme dhe një magnet për të tërhequr mbështetjen hyjnore.
Në takimet shpirtërore të Bahá'í-ve duhen shmangur çështjet në grindje dhe diskutimi i punëve politike ose tokësore; i vetmi qëllim i besimtarëve duhet të jetë të shpjegojnë e të mësojnë të Vërtetën Hyjnore, t'i kenë zemrat gjithë Dashuri Hyjnore, të arrijnë një bindje më të plotë ndaj Vullnetit Hyjnor dhe të përkrahin ardhjen e Mbretërisë së Perëndisë. Në një fjalë të mbajtur në Nju Jork më 1912, 'Abdu'l-Bahá-i ka thënë:
Shpresoj se mbledhjet e Asamblesë Bahá'í të Nju Jorkut do të bëhen si mbledhje të Grupimit Qiellor. Kur jeni të mbledhur, ju duhet të pasqyroni dritat e Mbretërisë qiellore. Le të jenë zemrat tuaja si pasqyra, në të cilat shihet shkëlqimi i Diellit të së Vërtetës. Çdo kraharor duhet të jetë një central telegrafik - njëri skaj i telit i lidhur te shpirti dhe tjetri te Grupimi Qiellor, - në mënyrë që nga Mbretëria Abhá të zbresë frymëzimi dhe të diskutohen çështjet e së vërtetës. Kështu mendimet do të përputhen me të vërtetën; do të ketë dita-ditës përparim dhe mbledhjet do të bëhen më ndriçuese e shpirtërore. Kjo arritje kushtëzohet nga bashkimi e marrëveshja. Sa më të mëdha të jenë dashuria e marrëveshja, aq më shumë do të zbresin mbështetja e ndihma e Përsosurisë së Bekuar.
Në një nga Tabelat e Tij, Ai ka thënë:Në këto takime nuk duhet të ketë kurrfarë bisedash për gjëra të tjera. Përkundrazi, mbledhja duhet kufizuar me këndim e recitim të Fjalëve të Shenjta, me diskutim të gjërave që kanë të bëjnë me kauzën e Perëndisë, duke parashtruar, p.sh., prova e argumenta bindës, si dhe me Shkrimet e Më të Dashurit të njerëzimit. Ata që vijnë në këto mbledhje, duhet më parë të vishen me rroba krejt të pastra, ta kthejnë fytyrën drejt Mbretërisë Abhá, pastaj të futen me përunjësi e nënshtrim. Gjatë leximit ata duhet të mbajnë heshtje të plotë. Në qoftë se ndonjë dëshiron të flasë, duhet t'i thotë ato që ka me përunjësi të plotë, në mënyrë të saktë e rrjedhshëm.
Festa e Nëntëmbëdhjetë DitëveMe zhvillimin e rendit administrativ Bahá'í që nga ngjitja [vdekja] e 'Abdu'l-Bahá-it, Festa e Nëntëmbëdhjetë Ditëve, që mbahet në ditën e parë të çdo muaji Bahá'í, ka marrë një rëndësi krejt të posaçme, duke shërbyer jo vetëm për lutje të përbashkët dhe për lexim të Librave të Shenjtë, por edhe për konsultim të përgjithshëm rreth të gjitha punëve të zakonshme Bahá'í e për shoqërim të miqve së bashku. Kjo festë është rasti kur Asambleja Shpirtërore i paraqet komunitetit raportet e saj dhe fton si për të diskutuar planet dhe për të propozuar metoda shërbimi të reja e më të mira.
Mashriqu'l-AdhkárBahá'u'lláh-u la udhëzime që pasuesit e Tij të ndërtojnë tempuj adhurimi në çdo vend e qytet. Këta tempuj Ai i quajti "Mashriqu'l-Adhkár",39 që do të thotë "Vendagim i Lartësimit të Perëndisë". Mashriqu'l-Adhkár-i duhet të jetë një godinë nëntëkëndëshe me një kube sipër, sa më e bukur nga pikëpamja e konstruksionit dhe e mjeshtrisë. Duhet të ngrihet në një kopsht të madh të zbukuruar me kroje, pemë e lule, të rrethuar me një numër ndërtesash plotësuese për qëllime arsimore, bamirësie e shoqërore, në mënyrë që adhurimi i Perëndisë në tempull të shoqërohet gjithnjë ngushtë me admirim plot respekt për bukuritë e natyrës e të artit dhe me punë praktike për përmirësimin e kushteve sociale.40
Në Persi, deri më sot, Bahá'í-ve u është ndaluar të ndërtojnë tempuj për adhurim publik, kështu që i pari Mashriqu'l-Adhkár i madh qe ngritur në Ashkabad ['Ishqábád] 41, në Rusi. 'Abdu'l-Bahá-i, gjatë vizitës së Tij në Amerikë, më 1912, vendosi gurin e themelit të së dytës Shtëpi Adhurimi Bahá'í, afër bregut të liqenit Miçigan, pak milje në veri të Çikagos.42
Në Tabela që i referohen këtij "Tempulli Mëmë" të Perëndimit, 'Abdu'l-Bahá-i shkruan:
Lavdi Zotit që në këtë moment, nga çdo vend i botës, në përputhje me mjetet e ndryshme të tyre, po i dërgohen vazhdimisht kontribute fondit të Mashriqu'l-Adhkár-it në Amerikë.... Qysh nga koha e Adamit e deri më sot, njeriu s'ka parë kurrë një gjë të tillë, që nga vendi më i largët i Azisë të dërgohen kontribute në Amerikë. Kjo ndodh përmes fuqisë së Besëlidhjes së Perëndisë. Me të vërtetë, kjo shkakton habi te njerëzit me mend. Shpresohet që besimtarët e Perëndisë do të tregojnë shpirtmadhësi dhe do të mbledhin një shumë të madhe për ndërtesën.... Unë dua që çdo njeri të lihet i lirë të veprojë siç dëshiron. Në qoftë se ndokush dëshiron të japë para për gjëra të tjera, le ta bëjë këtë. Mos ndërhyni në asnjë mënyrë, por të jeni të sigurt se gjëja më e rëndësishme në kohën e tanishme është ndërtimi i Mashriqu'l-Adhkár-it.
... Misteri i ndërtesës është i madh dhe ende nuk mund të zbulohet, por ngritja e saj është ndërmarrja më me rëndësi e kohës së tanishme. Mashriqu'l-Adhkár-i ka shtojca të rëndësishme, të llogaritura qysh në hedhjen e themeleve. Këto janë: shkollë për fëmijë jetimë, spital e farmaci për të varfërit, shtëpi për të paaftët, kolegj për arsimin e lartë shkencor dhe bujtinë. Në çdo qytet duhet themeluar një Mashriqu'l-Adhkár i madh sipas këtij rregulli. Në Mashriqu'l-Adhkár do të kryhen shërbesa çdo mëngjes. Në Tempull nuk do të ketë organo. Në ndërtesat aty pranë do të zhvillohen festa, shërbime, kuvende, takime publike dhe mbledhje shpirtërore, por në Tempull të kënduarit e të recituarit do të jenë pa shoqërim. Ia hapni dyert e Tempullit mbarë njerëzimit.
Kur këto institucione, kolegji, spitali, bujtina dhe instituti për të pashërueshmit, universiteti për studimin e shkencave të larta e që zhvillon kurse pasuniversitare, si dhe godina të tjera filantropike të jenë ngritur, dyert e tyre do t'u hapen të gjitha kombeve e feve. Nuk do të ketë absolutisht asnjë vijë demarkacioni. Bamirësitë do të shpërndahen pavarësisht nga ngjyra e raca. Portat do të jenë të hapura dy kanatësh për njerëzimin; asnjë paragjykim ndaj askujt, dashuri për të gjithë. Godina qendrore do t'i kushtohet qëllimit të lutjes e të adhurimit. Kështu ... feja do të harmonizohet me shkencën dhe shkenca do të jetë shërbëtorja e fesë, dhe të dyja do të derdhin mbi mbarë njerëzimin dhuntitë e tyre, si materiale dhe shpirtërore.
Jeta pas vdekjesBahá'u'lláh-u na thotë se jeta në trupin është vetëm stadi embrional i qenies sonë dhe se ikja nga trupi është si një lindje e re, përmes së cilës shpirti njerëzor hyn në një jetë më të plotë e më të lirë. Ai shkruan:
Dije, me të vërtetë, se shpirti, pas ndarjes së tij nga trupi, do të vazhdojë të përparojë derisa të arrijë praninë e Perëndisë, në një gjendje e në kushte që as rrokullisja e epokave dhe e shekujve, as ndryshimet e ngjarjet e kësaj bote nuk mund t'i ndryshojnë. Ai [shpirti] do të vazhdojë aq gjatë sa vetë Mbretëria e Perëndisë, sovraniteti, sundimi e fuqia e Tij. Ai do të manifestojë shenjat e Perëndisë e atributet e Tij, dhe do të shfaqë mirëdashjen e zemërgjerësinë e Tij. Lëvizja e Pendës Sime ndalet, kur përpiqet të përshkruajë ashtu si duhet fisnikërinë dhe lavdinë e kësaj pozite aq sublime. Nderi, me të cilin Dora e Mëshirës do ta veshë shpirtin, është i tillë sa asnjë gjuhë nuk mund ta revelojë ashtu si duhet, dhe as ndonjë mjet tjetër tokësor nuk mund ta përshkruajë. I bekuar është ai shpirt që në kohën e ndarjes nga trupi është spastruar nga përfytyrimet e kota të njerëzve të kësaj bote. Një shpirt i tillë jeton e lëviz në pajtim me Vullnetin e Krijuesit të Tij dhe hyn në Parajsën më të lartë. Shërbëtoret e Qiellit, banore të pallateve më të larta, do të mblidhen rreth Tij, dhe Profetët e të zgjedhurit e Perëndisë do të kërkojnë shoqërinë e tij. Ai shpirt do të bisedojë lirshëm me ta dhe do t'u tregojë ç'i është dashur të vuajë në shtegun e Perëndisë, Zotit të të gjitha botëve. Po t'i thuhej ndonjë njeriu se ç'i është caktuar një shpirti të tillë në botët e Perëndisë, Zotit të Fronit atje lart e të tokës këtu poshtë, tërë qenia e tij do të ndizej menjëherë nga dëshira e zjarrtë për të arritur këtë pozitë aq sublime, të shenjtëruar e të ndritshme.... Natyra e shpirtit pas vdekjes kurrë nuk mund të përshkruhet, e as është e përshtatshme dhe e lejueshme të zbulohet në sytë e njerëzve tërë karakteri i tij. Profetët dhe Lajmëtarët e Perëndisë janë dërguar për të vetmin qëllim që ta udhëheqin njerëzimin në Shtegun e drejtë të së Vërtetës. Qëllimi që qëndron në themel të Revelacionit të tyre ka qenë të edukojnë të gjithë njerëzit, që ata, në orën e vdekjes, të mund të ngjiten, me çiltërsinë e shenjtërinë më të madhe dhe me shkëputje absolute, te Froni i Më të Lartit. Drita që këta shpirtra rrezatojnë është ajo që çon në progresin e botës e në përparimin e popujve të saj. Ata janë si tharmi që fermenton botën e qenies dhe përbëjnë forcën gjallëruese përmes së cilës shfaqen artet dhe mrekullitë e botës. Përmes tyre retë derdhin bujarinë e tyre mbi njerëzit dhe toka jep frytet e saj. Të gjitha gjërat duhet të kenë një shkak, një fuqi motivuese, një parim që u jep jetë. Këta shpirtra e simbole shkëputjeje kanë dhënë e do të vazhdojnë të japin impulsin lëvizës suprem në botën e qenies. Bota e përtejme ndryshon nga kjo botë po aq sa kjo botë ndryshon nga bota e foshnjës që ndodhet ende në mitrën e nënës. - Qëmtime nga Shkrimet e Bahá'u'lláh-ut, f. 105-106.
'Abdu'l-Bahá-i po kështu shkruan:Misteret për të cilat njeriu është i pavëmendshëm në botën tokësore, ai do t'i zbulojë në botën qiellore dhe atje do të informohet për të fshehtat e së vërtetës; shumë më tepër njerëz do të njohë ose zbulojë ai, me të cilët kish qenë shoqëruar. Padyshim, shpirtërat e shenjtë që kanë sy të kulluar e që gëzojnë intuitë, do të njihen në mbretërinë e dritave me të gjitha misteret dhe do të kërkojnë dhuntinë që të shohin realitetin e çdo shpirti të madh. Ata madje do të soditin haptazi bukurinë e Perëndisë në atë botë. Po kështu do të gjejnë të gjithë miqtë e Perëndisë, si të kohëve të mëparshme dhe të kohëve të fundit, të pranishëm në grumbullimin qiellor.
Ndryshimi e dallimi midis njerëzve, natyrisht, do të realizohet pas largimit të tyre nga kjo botë e vdekshme. Por ky nuk është dallim nga pikëpamja e vendit, por nga pikëpamja e shpirtit dhe e ndërgjegjes. Sepse Mbretëria e Perëndisë është e spastruar (ose e lirë) përsa i përket kohës e hapësirës; ajo është një botë tjetër e një univers tjetër. Dhe ta dish me siguri se në botët hyjnore njerëzit e dashur me frymëzim shpirtëror do ta njohin njëri-tjetrin dhe do të kërkojnë bashkim me njëri-tjetrin, por një bashkim shpirtëror. Po kështu, dashuria që ndonjëri mund të ketë ushqyer për dikë nuk do të harrohet në botën e Mbretërisë, dhe as nuk do të harrosh ti atje jetën që ke pasur në botën materiale.
Qielli dhe ferriBahá'u'lláh-u dhe 'Abdu'l-Bahá-i e shohin përshkrimin e Qiellit e të Ferrit, që jepet në disa prej shkrimeve të feve të vjetra, si diçka simbolike, ashtu si historia e Biblës për Krijimin, dhe jo si të vërtetë fjalë për fjalë. Sipas Tyre, Qielli është gjendja e përsosurisë dhe Ferri ajo e papërsosurisë; Qielli është harmonia me vullnetin e Perëndisë e me shokët tanë dhe Ferri është mungesa e një harmonie të tillë; Qielli është gjendja e jetës shpirtërore dhe Ferri është ajo e vdekjes shpirtërore. Njeriu mund të jetë ose në Qiell ose në Ferr ndërkohë që është ende në trup. Gëzimet e Qiellit janë gëzime shpirtërore; dhe vuajtjet e Ferrit qëndrojnë në privimin prej këtyre gëzimeve.
'Abdu'l-Bahá thotë:Kur ata [njerëzit] çlirohen përmes dritës së besimit nga errësira e këtyre veseve dhe ndriçohen nga rrezatimi i diellit të realitetit, dhe fisnikërohen me të gjitha virtytet, ata e çmojnë këtë si shpërblimin më të madh dhe e dinë se kjo është parajsa e vërtetë. Po kështu, ata mendojnë se dënimi shpirtëror... është t'i nënshtrohesh botës së natyrës; të ndahesh nga Perëndia, të jesh brutal e injorant, të zhytesh në epshet trupore; të biesh në dobësi shtazore, të karakterizohesh nga veti të errëta... këto janë dënimet e torturat më të mëdha....
...Shpërblimet e botës tjetër janë përsosuritë dhe paqja që fitohen në botët shpirtërore pas largimit nga kjo botë... hiret shpirtërore, dhuntitë e ndryshme shpirtërore në Mbretërinë e Perëndisë, plotësimi i dëshirave të shpirtit e të zemrës dhe takimi me Perëndinë në botën e përjetësisë. Po kështu, dënimet e botës tjetër... janë privimi nga bekimet e veçanta hyjnore e nga bujaritë absolute dhe rënia në shkallën më të ulët të ekzistencës. Ai që është i privuar nga këto favore hyjnore, megjithëse vazhdon të jetojë pas vdekjes, konsiderohet si i vdekur nga njerëzit e së vërtetës.
Pasuria e botës tjetër është afërsi me Perëndinë. Për rrjedhojë, është e sigurt se atyre që janë pranë Oborrit Hyjnor u lejohet të ndërhyjnë, dhe kjo ndërhyrje miratohet nga Perëndia.
Është madje e mundur që gjendja e atyre që kanë vdekur në mëkat e mosbesim të ndryshojë; domethënë ata mund të bëhen objekt i ndjesës falë bujarisë së Perëndisë, jo falë drejtësisë së Tij; sepse bujari do të thotë të japësh pa e merituar, ndërsa drejtësi do të thotë të japësh atë që të takon. Ashtu siç e kemi në dorë të lutemi për këta persona këtu, po kështu do ta kemi në dorë në botën tjetër, që është Mbretëria e Perëndisë.... Pra, ata edhe në atë botë mund të përparojnë. Ashtu si mund të marrin dritë këtu me anë të lutjeve të tyre, edhe atje ata mund të lypin ndjesë e të marrin dritë me anë faljesh e lutjesh....
...Si para dhe pas heqjes së kësaj forme materiale, ka përparim në përsosuri por jo në gjendjen.... Nuk ka qenie tjetër që të qëndrojë më lart se një njeri i përkryer. Por njeriu, kur ka arritur këtë gjendje, ende mund të përparojë në përsosuritë, por jo në gjendjen e tij, sepse nuk ka gjendje më të lartë sesa ajo e njeriut të përsosur, në të cilën ai të mund të shndërrohet. Ai vetëm përparon në gjendjen e njerëzimit, sepse përsosuritë njerëzore janë pa fund. Kështu, sado i ditur të jetë një njeri, ne mund të përfytyrojmë një më të ditur.
Pra, duke qenë se përsosuritë e njerëzimit janë pa fund, njeriu mundet gjithashtu të përparojë në përsosuri pas largimit nga kjo botë. - Përgjigje për disa pyetje, f. 260, 261, 268, 269, 274.
Njëshmëria e të dy botëveUniteti i njerëzimit, siç mëson Bahá'u'lláh-u, ka të bëjë jo vetëm me njerëzit ende në trup, por me të gjitha qeniet njerëzore, qofshin ato në trup ose pa trup. Jo vetëm të gjithë njerëzit që jetojnë tani mbi tokë, por edhe të gjithë ata që ndodhen në botën shpirtërore janë pjesë e po të njëjtit organizëm, dhe këto dy pjesë janë ngushtësisht të varura nga njëra-tjetra. Lidhja shpirtërore me njëra-tjetrën, jo vetëm nuk është e pamundur ose e panatyrshme, përkundrazi është e përhershme dhe e pashmangshme. Njerëzit që kanë aftësi shpirtërore ende të nënzhvilluara nuk janë të vetëdijshëm për këtë lidhje jetësore, por me zhvillimin e aftësive të njeriut, komunikimi me ata që ndodhen tej perdes bëhet gradualisht më i vetëdijshëm e më i përcaktuar. Për Profetët e për shenjtorët ky komunikim shpirtëror është aq i njohur e real sa të parët e zakonshëm e bisedimi me pjesën tjetër të njerëzimit.
'Abdu'l-Bahá-i thotë:Vizionet e Profetëve nuk janë ëndrra; jo, ato janë zbulime shpirtërore dhe kanë realitet. Ata thonë, për shembull, "Unë pashë një person në një formë të caktuar dhe i thashë një gjë të tillë dhe ai më dha një përgjigje të tillë". Ky vizion është në botën e vigjilimit e jo në atë të gjumit. Jo, ai është një zbulim shpirtëror....
...Midis shpirtrash të frymëzuar ka kuptime e zbulime shpirtërore, një komunikim shpirtëror të spastruar nga imagjinata e fantazia, një shoqërim të pavarur nga koha e vendi. Kështu, në Ungjill është shkruar se Moisiu dhe Elia shkuan te Krishti në Malin Tabor, dhe është e qartë se ky nuk ishte një takim material. Ishte një gjendje shpirtërore....
...[Komunikime të tilla si] këto janë reale e japin efekte të mahnitshme në mendjet e në mendimet e njerëzve, dhe tërheqin zemrat e tyre.- Përgjigje për disa pyetje, f. 290, 291, 292.
Megjithëse e pranon realitetin e aftësive psiqike "mbinormale", Ai ngrihet kundër orvatjeve për të sforcuar në mënyrë të parakohshme zhvillimin e tyre. Këto aftësi do të shpalosen natyrshëm kur të vijë koha e duhur, në qoftë se do të ndjekim shtegun e përparimit shpirtëror që Profetët kanë hapur për ne. Ai thotë:
Të manipulosh me forcat fizike në këtë botë, kjo bëhet pengesë për gjendjen e shpirtit në botën e ardhme. Këto forca janë reale, por zakonisht nuk janë aktive në këtë plan. Foshnja në mitrën e nënës ka sy, veshë, duar, këmbë etj., por këto nuk janë në veprim. Gjithë qëllimi i jetës në botën materiale është ecja e vazhdueshme përpara drejt botës së realitetit, ku këto forca do të bëhen aktive. Ato i përkasin asaj bote. - (Nga shënimet e Zonjushës Bakton [Buckton], të rishikuara nga 'Abdu'l-Bahá-i).
Komunikimi me shpirtrat e të vdekurve nuk duhet kërkuar për hir të vetvetes, as për të kënaqur kureshtjen e kotë. Por është edhe privilegj edhe detyrë për ata që ndodhen në njërën anë të perdes të duan e të ndihmojnë ata që ndodhen në anën tjetër dhe të luten për ta. Lutjet për të vdekurit janë detyrë për Bahá'í-të. 'Abdu'l-Bahá-i, më 1904, i ka thënë Zonjushës E. J. Rozenberg: "Hiri i ndërhyrjes së efektshme është një nga përsosuritë që u përkasin shpirtrave të përparuar, si dhe Manifestimeve të Perëndisë. Jesu Krishti kishte fuqinë të ndërhynte për t'u dhënë ndjesë armiqve të Tij kur ndodhej mbi tokë, dhe me siguri e ka ende sot këtë fuqi. 'Abdu'l-Bahá-i kurrë nuk përmend emrin e një të vdekuri pa thënë 'Perëndia e ndjeftë!' ose fjalë të tjera si këto. Edhe pasues të Profetëve e kanë këtë fuqi që të luten për ndjesën e shpirtërave. Prandaj nuk duhet të mendojmë se disa shpirtra janë të dënuar të mbeten në një gjendje të përhershme vuajtjeje ose humbjeje, mendim që lind nga mosnjohja absolute e Perëndisë. Fuqia e ndërhyrjes së efektshme për ta ekziston gjithmonë....
"Të pasurit në botën tjetër mund të ndihmojnë të varfërit, ashtu si të pasurit mund të ndihmojnë të varfërit këtu. Në çdo botë të gjithë janë krijesa të Perëndisë. Ata janë gjithmonë të varur prej Tij. Ata nuk janë e nuk mund të jenë kurrë të pavarur. Ndërsa kanë nevojë për Perëndinë, sa më shumë t'i luten Atij, aq më të pasur bëhen. Ç'janë mallrat e tyre, pasuria e tyre? Ç'janë në botën tjetër ndihma e asistenca? Është ndërhyrja. Shpirtrat e nënzhvilluar duhet të fitojnë përparim në fillim nëpërmjet lutjeve të të pasurve në shpirt; më pas mund të përparojnë përmes lutjeve të veta".
Ai thotë gjithashtu: "Ata që janë ngjitur në qiell [që kanë vdekur] kanë atribute të ndryshme nga ata që ndodhen ende mbi tokë, megjithatë ndarje të vërtetë nuk ka.
"Në lutje ka pëzjerje të pozitës, përzjerje të gjendjes. Lutuni për ta, ashtu si ata luten për ju!" - 'Abdu'l-Bahá-i në Londër], f. 97.
Kur e pyetën nëse është e mundur të vihen në dijeni për revelacionin e ri ata që janë ndarë nga kjo jetë pa dëgjuar asgjë për të, 'Abdu'l-Bahá-i iu përgjigj: "Po, sigurisht! derisa lutja e sinqertë gjithmonë bën efekt, dhe ajo ka ndikim të madh në botën tjetër. Ne nuk jemi kurrë të izoluar nga ata që janë atje. Ndikimi i vërtetë e real nuk është në këtë botë, por në atë botën tjetër" - Shënime të Meri Henford Ford [Notes of Mary Hanford Ford]: Paris, 1911.
Bahá'u'lláh-u, nga ana tjetër, shkruan:Kush jeton në pajtim me porositë që i janë dhënë, Grupimi Qiellor, njerëzit e Parajsës Supreme dhe ata që rrinë në Kubenë e Madhështisë do të luten për të, me Urdhër të Perëndisë, Më të Shtrenjtit e të lavdëruarit. (Tabelë e përkthyer nga 'Alí Kulí Khán).
Kur 'Abdu'l-Bahá-in e pyetën, përse shpesh zemra i drejtohet me një thirrje instinktive një miku që ka kaluar në jetën tjetër, Ai u përgjigj: "Është një ligj i krijimit nga Perëndia që i dobëti duhet të mbështetet tek i forti. Ata të cilëve ju u drejtoheni mund të jenë ndërmjetës të fuqisë së Perëndisë për ju, edhe kur ndodhen ende mbi tokë. Por është i Vetmi Shpirt i Shenjtë ai që forcon të gjithë njerëzit". - 'Abdu'l-Bahá-i në Londër, f. 98.
Mosekzistenca e së keqesSipas filozofisë Bahá'í, nga dokrina e njëshmërisë së Perëndisë rrjedh se nuk mund të ketë diçka të tillë si e keqja absolute. Mund të ketë vetëm një të Pafundme. Në qoftë se në gjithësinë do të kishte ndonjë fuqi tjetër jashtë ose kundër të Vetmit, atëhere i Vetmi nuk do të ishte i Pafundëm. Pikërisht ashtu si errësira s'është veçse mungesa ose një shkallë më e ulët e dritës, po kështu edhe e keqja s'është veçse mungesa ose një shkallë më e ulët e së mirës - një gjendje e nënzhvilluar. Njeriu i keq është një njeri, ana më e lartë e natyrës së të cilit është ende e pazhvilluar. Nëse ai është egoist, e keqja nuk qëndron në dashurinë për vetveten - çdo dashuri, edhe dashuria për vetveten, është e mirë, hyjnore. E keqja është se ai ka për vetveten një dashuri të varfër, të pamjaftueshme, të gabuar, dhe mungesë dashurie për të tjerët e për Perëndinë. Ai e shikon veten vetëm si një lloj kafshe më të lartë dhe, si i marrë, llaston natyrën e vet më të ulët siç mund të llastojë një kone - por me rezultate më të këqia në rastin e vet sesa në rastin e qenit.
Në një nga letrat e Tij, 'Abdu'l-Bahá-i thotë:Përsa i përket vërejtjes tënde se 'Abdu'l-Bahá-i u ka thënë disa besimtarëve se e keqja nuk ekziston kurrë, madje është diçka joekzistuese, kjo është fare e vërtetë, meqenëse e keqja më e madhe është kur njeriu shkon në rrugë të shtrembër dhe është i ndarë me një perde nga e vërteta. Gabimi është mungesë udhëheqjeje; errësira është mungesë e dritës; injoranca është mungesë e dijes; e pavërteta është mungesë e vërtetësisë; verbëria është mungesë e të parit; shurdhësia është mungesë e të dëgjuarit. Prandaj gabimi, verbëria, shurdhësia dhe injoranca janë gjëra joekzistuese.
Ai thotë gjithashtu:Në krijim nuk ekziston e keqja; gjithçka është e mirë. Disa veti e natyra të lindura në disa njerëz dhe në dukje të qortueshme, në të vërtetë nuk janë të tilla. Për shembull, që në fillim të jetës së tij, ju mund të vëreni në një fëmijë gjiri shenjat e lakmisë, të zemërimit e të inatit. Pra, mund të thuhet se e mira dhe e keqja janë të lindura në realitetin e njeriut, dhe kjo është në kundërshtim me mirësinë e kulluar të natyrës e të krijimit. Përgjigja është se lakmia, që do të thotë të kërkosh diçka më shumë, është një veti e lavdërueshme po qe se përdoret në mënyrë të përshtatshme. Kështu, në qoftë se një njeri është lakmitar për të fituar shkencë e dije, ose për t'u bërë i mëshirshëm, bujar e i drejtë, kjo është tepër e lavdërueshme. Në qoftë se ai e përdor zemërimin e indinjatën e tij kundër tiranëve gjakpirës, që janë si bisha të egra, kjo është shumë e lavdërueshme; por në qoftë se ai nuk i përdor drejt këto cilësi, ato janë të qortueshme....
...E njëjta gjë është me të gjitha vetitë e natyrshme të njeriut, të cilat përbëjnë kapitalin e jetës; në qoftë se ato përdoren e shfrytëzohen në mënyrë të paligjshme, atëherë bëhen të qortueshme. Shihet, pra, qartë se krijimi është krejt i mirë. - Përgjigje për disa pyetje, f. 250, 251.
E keqja është gjithmonë mungesë jete. Në rast se ana më e ulët e natyrës së njeriut është e zhvilluar në mënyrë të shpërpjesëtuar, ilaçi nuk është më pak jetë për këtë pjesë, por më shumë jetë për pjesën më të lartë, në mënyrë që të rivendoset barazpesha. "Unë erdha", ka thënë Krishti, "që ju të keni jetë e ta keni atë më me bollëk". Ajo që kemi nevojë të gjithë, është të kemi jetë, më shumë jetë, jetë që vërtet është jetë! Mesazhi i Bahá'u'lláh-ut është i njëllojtë me atë të Krishtit. "Sot", thotë Ai, "ky shërbëtor ka ardhur, padyshim, për të gjallëruar botën" (Tabelë për Ra'is-in), dhe pasuesve të Vet u thotë: "Ejani pas Meje, që Ne t'ju bëjmë gjallërues të njerëzimit" (Tabelë për Papën).
12. FEJA DHE SHKENCAAliu, dhëndri i Muhametit, ka thënë: "Ajo që është në pajtim me shkencën është në pajtim edhe me fenë". Çdo gjë që inteligjenca e njeriut nuk mund ta kuptojë, feja nuk duhet ta pranojë. Feja dhe shkenca ecin dorë më dorë, dhe çdo fe në kundërshtim me shkencën nuk përfaqëson të vërtetën. - 'Abdu'l-Bahá, Urtia e 'Abdu'l-Bahá-it [Wisdom of 'Abdu-l-Bahá].
Konflikt i shkaktuar nga gabimiNjë nga mësimet themelore të Bahá'u'lláh-ut është se shkenca e vërtetë dhe feja e vërtetë duhet të jenë gjithnjë në harmoni. E vërteta është një dhe, sa herë që midis tyre shfaqet ndonjë konflikt, atë nuk e shkakton e vërteta por gabimi. Midis së ashtuquajturës shkencë dhe së ashtuquajturës fe ka pasur konflikte të egra gjatë shekujve, por, po t'u hedhim këtyre konflikteve një vështrim në dritën e një të vërtete më të plotë, çdoherë mund të gjejmë në to injorancë, paragjykim, kotësi, lakmi, mendjengushtësi, intolerancë, kokëfortësi ose diçka të tillë - diçka të huaj për frymën e vërtetë si të shkencës dhe të fesë, sepse fryma e të dyjave është një e vetme. Siç na thotë Haksli [Huxley], "Veprat e mëdha të filozofëve kanë qenë jo aq fryti i intelektit të tyre, sesa drejtimi i atij intelekti nga një prirje e theksuar fetare e mendjes. E vërteta ka dalë në shesh më shumë falë durimit, dashurisë, përkushtimit në punë e vetmohimit të tyre, sesa falë logjikës së tyre të mprehtë". Buli [Boole], matematikani, na siguron se "induksioni gjeometrik është thelbësisht një proces lutjeje - një thirrje e mendjes së fundme drejtuar së Pafundmes për dritë lidhur me çështje të fundme". Profetët e mëdhenj të fesë e të shkencës kurrë nuk e kanë sulmuar njëri-tjetrin. Janë pasuesit e padenjë të këtyre mësuesve të mëdhenj botërorë - adhurues të germës, po jo të frymës së mësimeve të tyre, - ata që kanë qenë kurdoherë përndjekësit e Profetëve të mëvonshëm dhe kundërshtarët më të ashpër të përparimit. Ata kanë studiuar dritën e atij revelacioni të veçantë, të cilin ata e konsideronin të shenjtë, dhe kanë përcaktuar me kujdesin e saktësinë më të madhe vetitë e veçoritë e tij, ashtu siç i shihte ato vështrimi i tyre i kufizuar. Ajo është për ta e vetmja dritë e vërtetë. Në qoftë se Perëndia, në mirësinë e Tij të pafundme, dërgon dritë më të plotë nga një seli tjetër dhe pishtari i frymëzimit shkëlqen më ndritshëm se më parë nga një pishtarmbajtës i ri, ata, në vend që ta përshëndesin dritën e re dhe të adhurojnë me mirënjohje të përtëritur Atin e të gjitha dritave, përkundrazi zemërohen e alarmohen. Kjo dritë e re nuk përkon me përkufizimet e tyre. Ajo nuk ka ngjyrën ortodokse dhe nuk ndriçon nga vendi ortodoks, prandaj duhet shuar me çdo kusht, që të mos i çojë njerëzit në shtigjet e herezisë! Shumë armiq të Profetëve janë të këtij tipi - udhëheqës të verbër të të verbërve, të cilët kundërshtojnë një të vërtetë të re e më të plotë, në interes të asaj që ata pandehin se është e vërteta e vetme. Disa të tjerë janë të një natyre më të ulët dhe të shtyrë nga interesa egoiste për të luftuar kundër së vërtetës, ose për të bllokuar shtegun e përparimit për shkak të vdekjes e të inercisë shpirtërore.
Përndjekja e ProfetëveNjerëzit gjithmonë i kanë përçmuar e hedhur poshtë Profetët e mëdhenj kur Këta kanë ardhur. Si Ata vetë dhe pasuesit e Tyre të hershëm kanë përkulur kurrizin para përndjekësve dhe kanë sakrifikuar kamjen e jetët e tyre në shtegun e Perëndisë. Madje edhe në vetë kohën tonë kështu ka ndodhur. Që nga viti 1844 A.D., mijëra e mijëra Bábí e Bahá'í kanë pësuar në Persi vdekje të tmerrshme për besimin e tyre, ndërsa një numër edhe më i madh kanë vuajtur burgim, syrgjynosje, varfëri e poshtërim. Më e fundit ndër fetë e mëdha u "pagëzua me gjak" më shumë se paraardhëset e saj, dhe martirizimet kanë vazhduar deri në ditët e sotme. E njëjta gjë ka ndodhur me profetët e shkencës. Xhordano Bruno u dogj si heretik më 1600 A.D., sepse mësonte, ndër të tjera, që toka lëviz rreth diellit. Pak vjet më vonë, filozofi veteran Galilei u detyrua të hiqte dorë në gjunjë nga e njëjta doktrinë, për t'iu shmangur një fati të ngjashëm. Në kohë të mëvonshme, Darvini dhe pionierët e gjeologjisë moderne u sulmuan me tërbim sepse guxuan të vinin në dyshim mësimet e Shkrimeve të Shenjta se bota u bë brenda gjashtë ditësh dhe më pak se gjashtë mijë vjet më parë! Por kundërvënia ndaj së vërtetës së re shkencore nuk ka ardhur e gjitha nga kisha. Ortodoksët e shkencës kanë qenë po aq armiq të përparimit sa dhe ortodoksët e fesë. Kolombin e tallën deri në përbuzje të ashtuquajturit shkencëtarë të kohës së tij, të cilët provonin me vetëkënaqësi që, në qoftë se anijet do të kishin arritur të zbrisnin poshtë në Antipodet në anë të globit, për to do të ishte absolutisht e pamundur të ngjiteshin përsëri lart! Galvanin, pionierin e shkencës elektrike, e tallën kolegët e tij të mësuar dhe e quajtën "mjeshtër të bretkocave vallzuese". Harvejin [Harvey], i cili zbuloi qarkullimin e gjakut, e tallën dhe e përndoqën kolegët e tij të profesionit për herezi, dhe e dëbuan nga katedra. Kur Stivensoni [Stephenson] shpiku lokomotivën e tij, matematikanë evropianë të kohës, në vend që të hapnin sytë e të studionin faktet, për vite me radhë vazhduan të demonstronin me vetëkënaqësi se një motor mbi shina të lëmuara kurrë nuk do të mund të tërhiqte një ngarkesë, sepse rrotat do të shkisnin duke u rrotulluar dhe treni nuk do të lëvizte përpara. Shembuj si këta mund të shtohen pafund, si nga historia e lashtë dhe nga ajo moderne, madje edhe nga historia e vetë ditëve tona. Dr. Zamenhofit, shpikësit të Esperantos, iu desh të luftonte për gjuhën e tij të mahnitshme ndërkombëtare, kundër të njëjtave tallje, përbuzje e kundërvënie trutharë, me të cilat qenë ndeshur Kolombi, Galvani e Stivensoni. Madje edhe Esperantoja, e cila iu dhurua botës vetëm pak kohë më parë, më 1887, ka pasur martirët e vet.
Agimi i pajtimitMirëpo aty nga gjysma e dytë e shekullit, një ndryshim ka ndodhur në frymën e kohëve, është ngritur një Dritë e Re e së Vërtetës, e cila ka bërë që polemikat e shekullit të fundit të duken çuditërisht të vjetëruara. Ku janë tani materialistët mburracakë dhe ateistët dogmatikë, të cilët vetëm pak vite më parë kërcënonin ta dëbonin fenë nga bota? E ku janë predikuesit, të cilët me aq vetëbesim ua dorëzonin ata që nuk i pranonin dogmat e tyre zjarreve të ferrit dhe torturave të të mallkuarve? Jehona të zhurmës së tyre mund t'i dëgjosh ende, por dita e tyre po ngryset me shpejtësi dhe doktrinave të tyre po u del boja. Tani mund të shohim se doktrinat, rreth të cilave polemikat e tyre ndizeshin më ashpër, nuk ishin as shkencë e vërtetë as fe e vërtetë. Cili shkencëtar, në dritën e kërkimit shkencor psiqik modern, do të mund të pohonte se "truri sekreton mendimin ashtu si mëlçia sekreton vrerin"? Ose se shpërbërjen e trupit e shoqëron medoemos shpërbërja e shpirtit? Ne shohim tani se mendimi, për të qenë vërtet i lirë, duhet të fluturojë lart në sferat e dukurive psiqike e shpirtërore, e jo të kufizohet vetëm në materialen. Ne e kuptojmë se ajo që dimë rreth natyrës është vetëm si një pikë uji në oqean, po ta krahasojmë me atë që mbetet ende për të zbuluar. Prandaj ne e pranojmë lirisht mundësinë e mrekullive, vërtet jo në kuptimin e shkeljes së ligjeve të natyrës, por si shfaqje të veprimit të forcave të pakapshme, ende të panjohura për ne, siç ishin elektriciteti e rrezet X për stërgjyshërit tanë. Nga ana tjetër, cili prej mësuesve fetarë të shquar do të deklaronte ende se për shëlbimin është e nevojshme të besohet se bota qe bërë brenda gjashtë ditësh ose se përshkrimi i plagëve të Egjiptit, siç jepet në Librin e Eksodit, është i vërtetë në kuptimin e fjalëpërfjalshëm, ose se dielli qëndroi në qiell pa lëvizur (dmth se toka ndali rrotullimin e saj) në mënyrë që Jozuei të ndiqte armiqtë e tij, apo që në qoftë se njeriu nuk pranon bindjet e Shën Thanasit "padyshim do të vdesë përgjithmonë"? Të tilla besime mund të përsëriten ende formalisht, por kush i pranon ato në kuptimin e fjalëpërfjalshëm e pa rezerva? Ndikimi i tyre mbi zemrat dhe mendjet e njerëzve ka kaluar ose po kalon me shpejtësi. Bota fetare u detyron mirënjohje njerëzve të shkencës, të cilët ndihmuan që të bëheshin copë e thërrime bindje e dogma të tilla të reckosura dhe i dhanë mundësi së vërtetës të shkonte lirisht përpara. Por bota shkencore u detyron një borxh edhe më të madh shenjtorëve e mistikëve të vërtetë, të cilët në kohë të mira e të këqia kanë ruajtur të vërtetat jetësore të përvojës shpirtërore e i kanë provuar një bote që nuk besonte se jeta është më shumë se të ngrënët dhe e padukshmja më e madhe se e dukshmja. Këta shkencëtarë e këta shenjtorë kanë qenë si majat e maleve që kanë kapur rrezet e para të diellit që po lindte e ia kanë pasqyruar ato botës më poshtë; por tani dielli ka lindur dhe rrezet e tij po ndriçojnë botën. Në mësimet e Bahá'u'lláh-ut kemi një revelacion të lavdishëm të së vërtetës, e cila kënaq si zemrën dhe mendjen e në të cilën feja dhe shkenca janë në pajtim me njëra-tjetrën.
Kërkimi i së vërtetësHarmonia e plotë me shkencën duket qartë në mësimet Bahá'í lidhur me mënyrën se si duhet të kërkojmë të vërtetën. Njeriu duhet të shkëputet nga çdo paragjykim, për të kërkuar pa pengesë të vërtetën.
'Abdu'l-Bahá-i thotë:Për të gjetur të vërtetën, duhet të heqim dorë nga paragjykimet tona, nga nocionet tona të vogla e banale; një mendje e hapur dhe e gatshme është thelbësore. Në qoftë se kupa është plot e përplot me veten tonë, në të nuk ka vend për ujin e jetës. Fakti që ne e përfytyrojmë veten tonë se ka të drejtë dhe se çdo njeri tjetër nuk ka të drejtë, përbën pengesën më të madhe në rrugën e unitetit, dhe uniteti është thelbësor në rast se duam të arrijmë të Vërtetën, sepse e Vërteta është një e vetme....
Asnjë e vërtetë nuk mund të jetë në kundërshtim me një të vërtetë tjetër. Drita është e mirë në çfarëdo llampe që të ndriçojë! Trëndafili është i bukur në çfarëdo lulishte që të lulëzojë! Ylli ka po atë shkëlqim, qoftë nëse ndriçon nga Lindja apo nga Perëndimi! Jini të lirë nga paragjykimet; kështu do të dashuroni Diellin e së Vërtetës, nga cilado pikë e horizontit që të lindë. Ju do ta kuptoni se Drita Hyjnore e së Vërtetës ka ndriçuar te Jesu Krishti, ka ndriçuar edhe te Moisiu e Buda. Kjo është domethënia e kërkimit të së vërtetës.
Kjo do të thotë gjithashtu se duhet të jemi të gatshëm të lëmë mënjanë gjithçka kemi mësuar më parë, gjithçka që do të pengonte hapat tanë në rrugën drejt së vërtetës; ne nuk duhet të kemi frikë, po qe nevoja, ta rifillojmë nga e para shkollimin tonë. Ne nuk duhet të lejojmë që dashuria jonë për ndonjë fe ose për ndonjë personalitet të na verbojë sytë, aq sa bestytnia të na lidhë këmbë e duar. Po të jemi të çliruar nga të gjitha këto pranga dhe po të kërkojmë me mendje të lirë, atëhere do të jemi në gjendje t'ia arrijmë qëllimit tonë.
Agnosticizmi i vërtetëMësimi Bahá'í është në pajtim me shkencën e me filozofinë, kur thotë se natyra thelbësore e Perëndisë është krejtësisht tej të kuptuarit njerëzor. Në mënyrë po aq shprehëse sa Tomas Haksli e Herbert Spenseri na mësojnë se natyra e Shkakut të Madh Parësor është e panjohshme, edhe Bahá'u'lláh-u na mëson se "Perëndia kupton gjithçka; por Ai nuk mund të kuptohet". "Rruga" për te dija Hyjnore "është e mbyllur dhe rruga është e pakalueshme", sepse si mundet e fundmja të kuptojë të pafundmen; si mundet pika e ujit të përmbajë oqeanin, ose si mundet grimca që vallzon në rrezen e diellit të përfshijë mbarë universin? Megjithatë, mbarë universi flet në mënyrë domethënëse për Perëndinë. Në çdo pikë uji fshihen oqeane kuptimesh, e në çdo grimcë fshihet një univers i tërë domethëniesh, që shkon shumë më tej rrethit të njohurive të shkencëtarit më të ditur. Kimisti e fizikanti, duke ndjekur kërkimet e tyre rreth natyrës së materies, kanë kaluar nga masat te molekulat, nga molekulat te atomet, nga atomet te elektronet dhe eteri, por në çdo hap vështirësitë e kërkimit rriten, derisa mendja më e thellë nuk mund të depërtojë më tej dhe vetëm mund të përkulet me një drithmë të heshtur para së Pafundmes së panjohur, që mbetet gjithmonë e fshehur në një mister të padepërtueshëm.
Lule në një mur të çarë,Unë të mbaj këtu, rrënjë e gjithçka, në dorën time,
Lule e vogël - sikur të mund të kuptojaÇfarë je ti, rrënjë e gjithçka, e gjithçka në gjithçka,
Unë do të dija ç'është Perëndia dhe njeriu.Në qoftë se lulja në të çarën e murit, në qoftë se edhe një atom i vetëm lënde paraqesin mistere që edhe mendja më e thellë nuk mund t'i zgjidhë, si është e mundur që njeriu të kuptojë universin? Si mund të guxojë ai të përkufizojë ose të përshkruajë shkakun e pafund të të gjitha gjërave? Të gjitha arsyetimet teologjike rreth natyrës së thelbit të Perëndisë janë fshirë kështu si gjëra të marra e të kota.
Dija për PerëndinëPor në qoftë se thelbi është i panjohshëm, shfaqjet e bujarisë së tij janë kudo të dukshme. Në qoftë se shkaku parësor nuk mund të konceptohet, rrjedhojat e tij i bëjnë thirrje çdo aftësie tonë. Pikërisht ashtu si njohuria për pikturat e një piktori i jep specialistit dije të vërteta për piktorin, kështu edhe dija për universin në çdo aspekt të tij - dije për natyrën ose për natyrën njerëzore, për gjërat e dukshme ose gjërat e padukshme - është dije për punën e duarve të Perëndisë dhe i jep kërkuesit të së vërtetës Hyjnore njohuri reale për Lavdinë e Tij. "Qiejt shpallin lavdinë e Perëndisë; dhe kupa qiellore tregon punën e duarve të Tij. Dita i thotë fjalë ditës, dhe nata i jep dije natës." - Psalmet, 19:1-2.
Manifestimet HyjnoreTë gjitha gjërat shfaqin bujarinë e Perëndisë me një qartësi më të madhe ose më të vogël, ashtu si të gjitha sendet materiale të ekspozuara nën rrezet e diellit e reflektojnë dritën e tij në një shkallë më të madhe ose më të vogël. Një grumbull me blozë reflekton pak, një gur reflekton më shumë, një copë shkumës edhe më shumë, por në asnjërin prej këtyre reflektimeve nuk gjejmë dot trajtën dhe ngjyrën e yllit të lavdishëm. Por një pasqyrë e përsosur reflekton vetë formën dhe ngjyrën e diellit, sa që kur e shikon atë është njëlloj sikur shikon vetë diellin. Kështu është edhe me mënyrën në të cilën sendet na flasin për Perëndinë. Guri mund të na thotë diçka për atributet Hyjnore, lulja mund të na thotë më shumë, kafsha me shqisat e saj të mrekullueshme, me instinktet e me aftësinë e saj të lëvizjes edhe më shumë. Në më të ultin prej njerëzve mund të gjejmë aftësi të mahnitshme që flasin për një Krijues të mahnitshëm. Në poetin, në shenjtin, në gjeniun ne gjejmë një revelacion edhe më të lartë, por Profetët dhe Themeluesit e mëdhenj të feve janë pasqyrat e përsosura, me anën e të cilave dashuria dhe mençuria e Perëndisë i reflektohen pjesës tjetër të njerëzimit. Pasqyrat e njerëzve të tjerë janë të veshura nga njollat e pluhuri i egoizmit dhe i paragjykimit, kurse këto janë të pastra e pa cene - të përkushtuara krejtësisht Vullnetit të Perëndisë. Kështu ata bëhen edukatorët më të mëdhenj të njerëzimit. Mësimet Hyjnore dhe Fuqia e Shpirtit të Shenjtë, që veprojnë përmes tyre, kanë qenë e janë shkaku i përparimit të njerëzimit, sepse Perëndia i ndihmon njerëzit me anë njerëzish të tjerë. Çdo njeri që ndodhet më lart në shkallën e jetës është mjet ndihme për ata që janë më poshtë, dhe ata që qëndrojnë më lart se të gjithë janë ndihmë për mbarë njerëzimin. Është sikur të gjithë njerëzit të ishin të lidhur bashkë me litarë elastikë. Në qoftë se një njeri ngrihet pak mbi nivelin e përgjithshëm, litarët tendosen. Shokët e tij të mëparshëm priren ta tërheqin përsëri poshtë atë, po me të njëjtën forcë që ai i tërheq ata lart. Sa më lart të ngjitet ai, aq më shumë e ndien peshën e tërë botës, që e heq prapa, dhe aq më shumë varet ai nga mbështetja hyjnore, e cila arrin tek ai përmes atyre të paktëve që ndodhen edhe më lart se ai. Më lart se të tërë janë Profetët e Shëlbyesit e mëdhenj, "Manifestimet" Hyjnore - ata njerëz të përsosur që, në kohën e vet, kanë qenë të gjithë të pashoq e të pashembullt dhe kanë mbajtur barrën e tërë botës, të përkrahur vetëm nga Perëndia. "Barra e mëkateve tona ish mbi Të", - kjo ishte e vërtetë për secilin prej tyre. Secili ishte "Rruga, e Vërteta dhe Jeta" për pasuesit e Vet. Secili ishte kanali i bujarisë së Perëndisë për çdo zemër që do ta pranonte atë. Secili kishte rolin e Vet për të luajtur në planin e madh hyjnor për të ngritur lart njerëzimin.
KrijimiBahá'u'lláh-u na mëson se gjithësia nuk ka fillim në kohë. Ajo është një flurim i përhershëm prej Shkakut të Madh Parësor. Krijuesi e ka pasur gjithmonë krijimin e Tij dhe do ta ketë gjithmonë. Botët e sistemet mund të vijnë e të shkojnë, por gjithësia mbetet. Të gjitha sendet që i nënshtrohen përbërjes do t'i nënshtrohen, me kohë, edhe shpërbërjes, por elementet përbërëse mbeten. Krijimi i një bote, i një luleshqerre ose i një trupi njerëzor nuk është "krijim i diçkaje nga asgjëja"; është, përkundrazi, bashkimi i elementeve që më parë ishin të shpërndara, është të bësh të dukshme diçka që më parë ishte e fshehur. Pak nga pak elementet do të shpërndahen përsëri, forma do të zhduket, por në të vërtetë asgjë nuk humbet e nuk asgjësohet; madje kombinime e forma të reja dalin nga rrënojat e së vjetrës. Bahá'u'lláh-u u jep të drejtë shkencëtarëve që historia e krijimit të tokës matet jo me gjashtë mijë vjet, por me miliona e miliarda vjet. Teoria e evolucionit nuk e mohon fuqinë krijuese. Ajo vetëm përpiqet të përshkruajë metodën e shfaqjes së saj; dhe historia e mahnitshme e gjithësisë materiale, të cilën astronomi, gjeologu, fizikani e biologu shpalosin shkallë-shkallë para shikimit tonë, është, po të vlerësohet drejt, shumë më e aftë të na ngjallë respektin e adhurimin më të thellë, sesa tregimi i papërpunuar e primitiv i Krijimit që na japin Shkrimet Hebraike. Por përshkrimi i lashtë në Librin e Zanafillës ka, megjithatë, epërsinë që me pak radhë të guximshme simbolike jep kuptimin shpirtëror thelbësor të kësaj historie, ashtu si një mjeshtër i pikturës me pak viza të penelit mund të skicojë shprehje që një piktor i rëndomtë, duke u kushtuar vëmendjen më të madhe detajeve, nuk është në gjendje t'i portretizojë. Në qoftë se hollësirat materiale na bëjnë të verbër ndaj domethënies shpirtërore, atëhere do të ishte më mirë pa to; por në qoftë se kemi kapur një herë mirë kuptimin thelbësor të tërë skemës, atëhere njohja e hollësirave do t'i shtojë konceptimit tonë një pasuri e shkëlqim të mahnitshëm dhe do ta bëjë atë një pikturë madhështore e jo një skicë-plan të thjeshtë.
'Abdu'l-Bahá-i thotë:Dijeni se një prej të vërtetave më të ndërlikuara shpirtërore është se bota e ekzistencës - domethënë kjo gjithësi e pafundme - nuk ka fillim....
...Dijeni se... një krijues pa krijesë është i pamundur; një drejtues pa të drejtuar nuk mund të konceptohet; sepse të gjithë emrat e atributet hyjnore kërkojnë ekzistencën e qenieve. Po të mund të përfytyronim një kohë kur nuk ekzistonin kurrfarë qeniesh, ky përfytyrim do të sillte mohimin e Hyjnisë së Perëndisë. Për më tepër, mosekzistenca absolute nuk mund të bëhet ekzistencë. Sikur qeniet të ishin absolutisht mosekzistuese, ekzistenca nuk mund të krijohej. Prandaj, meqenëse Thelbi i Unitetit (domethënë ekzistenca e Perëndisë) është i pasosur e i përjetshëm - domethënë nuk ka as fillim as fund - është e sigurt se kjo botë e ekzistencës ... nuk ka as fillim as fund.... mund të ndodhë që një prej pjesëve të gjithësisë, një prej rruzujve, për shembull, të lindë ose të shpërbëhet, por vazhdojnë të ekzistojnë rruzuj të tjerë të panumërt.... Çdo rruzull ashtu siç ka një fillim, patjetër ka edhe një fund, për arsye se çdo gjë e përbërë, kolektive ose e veçantë, medoemos duhet të shpërbëhet. I vetmi ndryshim është se disa gjëra shpërbëhen shpejt dhe të tjera më ngadalë, por është e pamundur që një gjë e përbërë të mos shpërbëhet më në fund. - Përgjigje për disa pyetje, f. 209-210.
Evolucioni i njeriutBahá'u'lláh-u i jep të drejtë edhe biologut që gjen për trupin e njeriut një histori, e cila në zhvillimin e llojeve çon në miliona vjet më parë. Duke u nisur nga një formë shumë e thjeshtë, në dukje e parëndësishme, trupi njerëzor paraqitet se është zhvilluar shkallë-shkallë gjatë breznish të panumërta, duke u bërë gjithnjë më kompleks, gjithnjë më mirë i organizuar, derisa u arrit në njeriun e sotëm. Çdo trup njerëzor individual zhvillohet përmes një serie të tillë fazash: nga një embrion i vockël e i rrumbullakët prej lënde xhelatinoze deri te njeriu plotësisht i zhvilluar. Nëse kjo është e vërtetë për individin, gjë që askush nuk e mohon, përse të mendojmë se është poshtërim i dinjitetit njerëzor të pranosh një zhvillim të tillë edhe për llojin? Kjo është diçka krejt e ndryshme nga pretendimi se njeriu rrjedh prej majmunit. Embrioni njerëzor në një kohë mund t'i ngjajë një peshku me verza e bisht, por nuk është peshk. Është një embrion njerëzor. Kështu, lloji 43 njerëzor, në stade të ndryshme të zhvillimit të tij të gjatë, mund t'u ngjante, në pamje të jashtme, llojeve të ndryshme kafshësh më të ulëta, por ishte po ai lloj njerëzor që zotëronte aftësinë misterioze të fshehtë për t'u zhvilluar, duke u bërë njeriu që njohim sot, madje aq më tepër, për t'u zhvilluar në të ardhmen, besojmë ne, në diçka shumë më të lartë.
'Abdu'l-Bahá-i thotë:...është e qartë se ky rruzull tokësor në formën e tij të tanishme nuk është krijuar menjëherë, por ... ka kaluar gradualisht përmes fazash të ndryshme, derisa është stolisur me përsosurinë e tij të tanishme....
...njeriu, në fillim të ekzistencës së tij e në gjirin e tokës, ashtu si embrioni në barkun e nënës, gradualisht u rrit e u zhvillua, kaloi nga një formë në tjetrën... derisa u shfaq me këtë bukuri e përsosuri, me këtë forcë e fuqi që ka sot. Është e sigurt se në fillim ai nuk kishte këtë bukuri, hir e hijeshi, dhe se vetëm shkallë-shkallë arriti këtë trajtë, këtë formë, këtë bukuri e këtë hir....
...ekzistenca e njeriut mbi këtë tokë, që nga fillimi derisa arrin këtë gjendje, këtë formë e kusht, vazhdon medoemos një kohë të gjatë.... Por që nga fillimi i ekzistencës së njeriut, ai është një specie më vete.... edhe sikur ta zëmë se gjurmët e organeve që janë zhdukur ekzistojnë me të vërtetë, kjo nuk është një provë e mosvazhdimësisë dhe e mosorigjinalitetit të species. Të shumtën kjo provon se forma, pamja dhe organet e njeriut kanë ecur përpara. Njeriu gjithnjë ka qenë një specie e veçantë, njeri e jo kafshë. - Përgjigje për disa pyetje, f. 211, 212, 213, 214.
Lidhur me historinë e Adamit dhe Evës, Ai thotë:Po ta marrim këtë ngjarje në kuptimin e dukshëm, sipas interpretimit popullor, ajo është me të vërtetë e jashtëzakonshme. Logjika nuk mund ta pranojë atë, as ta afirmojë ose ta përfytyrojë, sepse masa të tilla, hollësi të tilla, fjalë e qortime të tilla janë larg atyre të një njeriu të arsyeshëm, aq më tepër të Hyjnisë - të asaj Hyjnie Që ka organizuar këtë gjithësi të pafundme në formën më të përkryer dhe banorët e tij të panumërt me rregull, aftësi e përsosuri absolute....
Prandaj kjo histori e Adamit dhe Evës që hëngrën nga pema dhe e dëbimit të tyre nga Parajsa duhet parë thjesht si një simbol. Ajo përmban mistere hyjnore e domethënie universale dhe ka vetinë e shpjegimeve të mrekullueshme. - Përgjigje për disa pyetje, f. 140.
Trupi dhe shpirtiMësimet Bahá'í lidhur me trupin e shpirtin dhe me jetën pas vdekjes janë në përputhje të plotë me rezultatet e kërkimeve psiqike. Siç e pamë, ato na mësojnë se vdekja është vetëm një lindje e re - ikja e trupit nga burgu në një jetë më të madhe, dhe se përparimi në jetën e përtejme është i pakufi.
Shkallë-shkallë është grumbulluar një numër i madh provash shkencore, të cilat, sipas mendimit të hulumtuesve të paanshëm por tepër kritikë, janë pa asnjë dyshim krejt të mjaftueshme për të vërtetuar faktin e një jete pas vdekjes - të vazhdimit të jetës e të veprimtarisë së "shpirtit" të vetëdijshëm pas shpërbërjes së trupit material. Siç thotë F.U.H.Majërs [F.W.H.Myers] në veprën e tij Personaliteti njerëzor [Human Personality], që përmbledh shumë nga hulumtimet e Shoqatës së Kërkimeve Psiqike [Psychical Research Society]:
Vëzhgimi, eksperimenti e përfundimi i kanë çuar shumë hulumtues, e unë jam një prej tyre, në besimin te ndërkomunikimi i drejtpërdrejtë ose telepatik, jo vetëm midis mendjeve të njerëzve që ndodhen ende mbi tokë, por edhe midis mendjeve ose shpirtrave që ndodhen ende mbi tokë dhe shpirtrave që kanë ikur nga kjo jetë. Një zbulim i tillë i hap derën edhe revelacionit....
Ne e kemi treguar se midis aq mashtrimi e vetëmashtrimi, gënjeshtrash e iluzioni, shfaqje të vërteta arrijnë deri te ne nga përtejvarri....
Përmes zbulimit e revelacionit janë përcaktuar përkohësisht disa teza lidhur me shpirtra të tillë të ikur, që kemi qenë në gjendje t'i takonim. Para së gjithash e kryesisht, së paku unë, kam arsye të besoj se ata shpirtra ndodhen në një gjendje evolucioni të pambarim në urti e dashuri. Dashuria e tyre për tokën vazhdon, e mbi të gjitha ato dashuri më të larta që gjejnë rrugëdalje në adhurim e përgjërim.... E keqja u duket atyre më pak e tmerrshme se një gjë skllavëruese. Ajo nuk është e mishëruar në asnjë Sundimtar të fuqishëm; përkundrazi formon një çmenduri të veçuar, dhe shpirtra më të lartë përpiqen të çlirojnë prej saj shpirtrat e gjymtuar. Nuk ka nevojë për ndëshkim me zjarr; vetëdija është ndëshkimi i njeriut dhe shpërblimi i tij; vetëdija dhe afërsia ose largësia nga shpirtrat shokë. Sepse në atë botë dashuria është në të vërtetë vetëruajtje; Komunikimi i Shenjtorëve jo vetëm e zbukuron, por edhe përbën vetë Jetën e Pasosur. Madje nga ligjet e telepatisë rrjedh se ai komunikim është i vlefshëm edhe për ne këtu e tani. Edhe tani dashuria e shpirtrave të ikur u përgjigjet thirrjeve tona. Edhe tani përkujtimi plot dashuri nga ana jonë - vetë dashuria është lutje - mbështet e forcon ata shpirtra të çliruar në rrugën e tyre në ngjitje.
Masa e pajtimit midis kësaj pikëpamjeje, të bazuar në një kërkim shkencor të kujdesshëm, dhe asaj të mësimeve Bahá'í të bën me të vërtetë përshtypje.
Uniteti i gjinisë njerëzore"Ju të gjithë jeni fryte të një peme, fletë të një dege, lule të një kopshti". Kjo është një nga thëniet më karakteristike të Bahá'u'lláh-ut; dhe një tjetër është e ngjashme me të: "Lavdia nuk i përket atij që do vendin e vet, lavdia i përket atij që do llojin e vet."44 Uniteti - uniteti i njerëzimit, dhe i të gjitha qenieve të krijuara, në Perëndinë - është tema kryesore e mësimit të Tij. Edhe këtu përsëri është e qartë harmonia midis fesë së vërtetë dhe shkencës së vërtetë. Me çdo hap përpara në shkencë, njëshmëria e gjithësisë dhe ndërvarësia e pjesëve të saj kanë dalë në pah më qartë. Fusha e astronomit është e lidhur pazgjidhshmërisht me atë të fizikanit, dhe fusha e fizikanit me atë të kimistit, fusha e kimistit me të biologut, fusha e biologut me të psikologut e kështu me radhë. Pikërisht ashtu si shkenca fizike ka treguar se çdo grimcë e materies në gjithësinë tërheq e ndikon çdo grimcë tjetër, pavarësisht sa e vogël e sa larg është, kështu dhe shkenca psiqike po zbulon se çdo shpirt në univers prek e ndikon çdo shpirt tjetër. Princi Kropotkin, në librin e tij Ndihma e ndërsjellë e tregon shumë qartë se edhe midis kafshëve të ulëta ndihma e ndërsjellë është absolutisht e nevojshme për vazhdimin e jetës, kurse në rastin e njeriut përparimi i qytetërimit varet nga zëvendësimi gjithnjë më i madh i armiqësisë me ndihmën e ndërsjellë. "Një për të gjithë dhe të gjithë për një" është i vetmi parim, mbi të cilin një bashkësi mund të lulëzojë.
Epoka e unitetitTë gjitha shenjat e kohëve tregojnë se jemi në agimin e një epoke të re në historinë e njerëzimit. Deri tani shqiponja e re e njerëzimit qe kapur pas folesë së vjetër mbi shkëmbin e fortë të egoizmit e të materializmit. Orvatjet e saj për të përdorur krahët kanë qenë vetëm prova të druajtura. Ajo gjithmonë ka pasur dëshirë të zjarrtë për diçka ende të paarritur. Gjithnjë më shumë ka shkuar duke u shtuar zemërimi i saj për burgosjen në dogmat e ortodoksitë e vjetra. Por tani epoka e burgimit po merr fund, dhe ajo mund të lëshohet mbi krahët e besimit e të arsyes drejt sferave më të larta të së vërtetës e të dashurisë shpirtërore. Ajo nuk do të jetë më e lidhur përtokë, siç ishte para se t'i rriteshin krahët, por do të fluturojë lart sipas dëshirës, drejt horizonteve të gjera dhe lirisë së lavdishme. Porse një gjë është e nevojshme që fluturimi i saj të jetë i sigurt e i qëndrueshëm. Krahët e saj jo vetëm duhet të jenë të fortë, por edhe të veprojnë në harmoni e bashkërendim të përsosur. Siç thotë 'Abdu'l-Bahá-i: "Ajo nuk mund të fluturojë vetëm me një krah. Në qoftë se do të përpiqet të fluturojë vetëm me krahun e fesë, do të zbresë në moçalin e bestytnisë, dhe në qoftë se do të përpiqet të fluturojë vetëm me krahun e shkencës, do të përfundojë në kënetën e zymtë të materializmit."
Harmonia e plotë midis fesë e shkencës është kusht sine qua non [i domosdoshëm] i një jete më të lartë për njerëzimin. Kur kjo të jetë arritur, dhe çdo fëmijë të ushtrohet në shkencat e artet, por gjithashtu në dashurinë për mbarë njerëzimin e në nënshtrimin fytyrëçelur ndaj Vullnetit të Perëndisë, siç është reveluar në progresin e evolucionit e në mësimet e Profetëve, vetëm atëhere, e jo më parë, do të vijë Mbretëria e Perëndisë e do të bëhet Vullneti i Tij mbi tokë si dhe në Qiell, vetëm atëhere, e jo më parë, Paqja e Madhe do të derdhë bekimet e saj mbi botë.
"Kur feja", thotë 'Abdu'l-Bahá-i, "e spastruar nga bestytnitë, nga traditat e nga dogmat e saj jo të mençura, të tregojë pajtimin e saj me shkencën, atëhere do të ketë në botë një forcë të madhe bashkuese e spastruese, e cila do t'i fshijë të gjitha luftërat, mospajtimet, mosmarrëveshjet e ndeshjet, dhe atëhere njerëzimi do të jetë i bashkuar në fuqinë e dashurisë për Perëndinë".
13. PROFECI TË PLOTËSUARA NGA LËVIZJA BAHÁ'ÍPërsa i përket Manifestimit të Emrit Më të Madh (Bahá'u'lláh-ut): ky është Ai që Perëndia ka premtuar në të gjithë librat dhe Shkrimet e Veta, si Bibla, Ungjijt dhe Kurani. - 'Abdu'l-Bahá.
Interpretimi i profecisëDihet se interpretimi i profecisë është i vështirë, dhe për asnjë subjekt tjetër mendimet e njerëzve të ditur nuk ndryshojnë kaq shumë. Kjo s'është për t'u çuditur, sepse, sipas vetë shkrimeve të reveluara, shumë prej profecive janë dhënë në një formë të tillë, që ato nuk mund të kuptoheshin plotësisht derisa ka ardhur përmbushja e tyre; madje edhe atëhere i kanë kuptuar vetëm ata që kishin zemër të dëlirë e ishin të lirë nga paragjykimet. Kështu, në fund të vegimeve të Danielit, profetit iu tha:
Por ti, o Daniel, mos i nxirr fjalët dhe vulose librin deri kur të vijë fundi: shumë do të vrapojnë lart e poshtë dhe dija do të shtohet.... Dhe unë dëgjova, por nuk kuptova: atëhere thashë "O Zoti im, cili do të jetë fundi i këtyre gjërave?" Dhe ai tha "Shko rrugës tënde, Daniel: sepse fjalët janë mbyllur e vulosur deri kur të vijë fundi." - Danieli 12:4-9.
Meqenëse Perëndia i ka vulosur profecitë derisa të vijë koha e caktuar dhe nuk ua ka zbuluar plotësisht shpjegimin as profetëve që i kanë folur ato, duhet pritur që askush, veç Lajmëtarit të caktuar të Perëndisë, nuk do të jetë në gjendje të thyejë vulën e të zbulojë domethëniet e fshehura në kutitë e shëmbëlltyrave profetike. Përsiatja rreth historisë së profecive dhe keqinterpretimit të tyre në kohët e në dispensacionet e mëparshme, e kombinuar me paralajmërimet serioze të vetë profetëve, duhej të na bënte shumë të matur ndaj pranimit të arsyetimeve të teologëve për domethënien e këtyre thënieve dhe për mënyrën e realizimit të tyre. Nga ana tjetër, kur dikush del e rivendikon se ai i përmbush profecitë, është me rëndësi të shqyrtohet rivendikimi i tij me mendje të hapur e pa paragjykime. Në rast se ai është një mashtrues, mashtrimi shpejt do të dalë në shesh dhe asnjë dëm nuk do të shkaktohet, por mjer ata që e nxjerrin jashtë dere pa kujdes Lajmëtarin e Perëndisë, meqenëse Ai vjen në një formë ose në një kohë të papritur.
Jeta dhe thëniet e Bahá'u'lláh-ut dëshmojnë se Ai është i Premtuari i të gjithë Librave të Shenjtë, i cili ka fuqinë të thyejë vulat e profecive dhe të shtjerë "verën e zgjedhur të Vulosur" të të fshehtave hyjnore. Të shpejtojmë, pra, për t'i dëgjuar shpjegimet e Tij dhe për të rishqyrtuar në dritën e tyre fjalët e njohura, por shpesh të mistershme të thëna nga profetët e së kaluarës.
Ardhja e Zotit"Ardhja e Zotit" në "ditët e fundit" është "ngjarja hyjnore shumë e largët", të cilën të gjithë Profetët e presin dhe për të cilën janë kënduar këngët e Tyre më të lavdishme. Por ç'do të thotë "Ardhja e Zotit"? Sigurisht, Perëndia është në çdo kohë me krijesat e Veta në gjithçka, përmes gjithçkaje e mbi gjithçka; "Ai është më afër se frymëmarrja, më pranë se duart e këmbët." Po, por njerëzit nuk mund ta shohin e ta dëgjojnë Perëndinë, Që është imanent 45 e i lartësuar tej çdo caku, as nuk mund ta kuptojnë praninë e Tij, derisa Ai zbulon Vetveten nëpërmjet një forme të dukshme e u flet atyre në një gjuhë njerëzore. Për revelimin e atributeve të Veta më të larta, Perëndia ka përdorur kurdoherë një mjet njerëzor. Secili prej Profetëve ka qenë një ndërmjetës, me anën e të cilit Perëndia i ka vizituar e u ka folur njerëzve të Vet. Jesui ka qenë një ndërmjetës i tillë, dhe të krishterët me të drejtë e kanë parë shfaqjen e Tij si ardhje të Perëndisë. Ata panë tek Ai Fytyrën e Perëndisë dhe nëpërmjet buzëve të Tij dëgjuan Zërin e Perëndisë. Bahá'u'lláh-u na thotë se "Ardhja" e Zotit të Grupimeve qiellore, e Atit të Përhershëm, e Krijuesit dhe Shëlbuesit të Botës, e cila, sipas të gjithë Profetëve, do të ndodhë "kur të vijë fundi", nuk do të thotë tjetër gjë veç manifestimit të Tij në një tempull njerëzor, siç u manifestua përmes tempullit të Jesuit nga Nazareti, por kësaj here me një revelacion më të plotë e më të lavdishëm, për të cilin Jesui dhe gjithë Profetët e mëparshëm erdhën që të përgatisnin zemrat e mendjet e njerëzve.
Profecitë për KrishtinHebrenjtë nuk e pranuan Krishtin, sepse nuk kuptuan domethënien e profecive për sundimin e Mesisë. 'Abdu'l-Bahá-i thotë:
Hebrenjtë janë ende në pritje të ardhjes së Mesisë dhe i luten Perëndisë ditë e natë që ta shpejtojë ardhjen e Tij. Kur Jesui erdhi, ata e sulmuan dhe e vranë, duke thënë: "Ky s'është Ai që presim. Kini parasysh se kur të vijë Mesia, shenja e mrekulli do të dëshmojnë se Ai është me të vërtetë Krishti. Mesia do të dalë nga një qytet i panjohur. Ai do të rrijë në fronin e Davidit dhe, kini parasysh, do të vijë me një shpatë çeliku e do të sundojë me një skeptër hekuri. Ai do të përmbushë Ligjin e Profetëve. Ai do të pushtojë Lindjen e Perëndimin, dhe do të lartësojë popullin e zgjedhur, hebrenjtë. Ai do të sjellë me vete mbretërinë e Paqes, gjatë së cilës edhe kafshët do të pushojnë së qeni në armiqësi me njeriun. Sepse, kini parasysh, ujku e qengji do të pinë në të njëjtin krua ... dhe të gjitha krijesat e Perëndisë do të jenë në siguri...."
Hebrenjtë menduan e folën kështu, sepse ata nuk kuptuan as Shkrimet as të vërtetat e lavdishme që përmbahen në to. Germën ata e dinin përmendësh, por nuk kuptuan asnjë fjalë të Frymës jetëdhënëse.
Dëgjoni dhe unë do t'ju tregoj domethënien e kësaj: Megjithëse Krishti erdhi nga Nazareti, që është një vend i njohur, Ai erdhi gjithashtu nga qielli. Trupi i Tij lindi nga Maria, por Shpirti i Tij erdhi nga qielli. Shpata që Ai mbante ishte shpata e gjuhës së Tij, me të cilën Ai ndante të mirën nga e keqja, të vërtetën nga gënjeshtra, besimtarin nga i pabesi dhe dritën nga errësira. Fjala e Tij ishte me të vërtetë një shpatë e mprehtë! Froni në të cilin Ai rrinte është Froni i Përjetshëm, nga i cili Krishti sundon përgjithmonë, një fron qiellor, jo një fron tokësor, sepse gjërat e tokës vdesin, por gjërat qiellore nuk vdesin. Ai rishpjegoi e plotësoi Ligjin e Moisiut dhe përmbushi Ligjin e Profetëve. Fjala e Tij pushtoi Lindjen e Perëndimin. Mbretëria e Tij është e pasosur. Ai lartësoi ata hebrenj që e pranuan. Këta ishin burra e gra të shtresës së ulët për nga lindja, por kontakti me të i bëri të mëdhenj dhe u dha atyre dinjitet të përhershëm. Kafshët që do të jetonin me njëra-tjetrën kishin kuptimin që sektet dhe racat e ndryshme, të cilat dikur ishin në gjendje lufte, tani duhej të jetonin në dashuri e zemërgjerësi, duke pirë së bashku Ujin e Jetës nga Krishti, Burimi i Përjetshëm.
Shumë të krishterë i pranojnë këto shpjegime të profecive mesianike përsa i përket Krishtit; por ndaj profecive të ngjashme për Mesinë e mëvonshëm, shumë prej tyre mbajnë të njëjtin qëndrim si hebrenjtë, duke pritur një shfaqje të mrekullueshme në kuptimin material, e cila të përmbushë profecitë fjalë për fjalë.
Profecitë për Báb-in dhe Bahá'u'lláh-unSipas shpjegimit Bahá'í, profecitë që flasin për "kohën e arritjes së fundit", për "ditët e fundit", për ardhjen e "Zotit të Grupimeve Qiellore", për "Atin e Përhershëm", i referohen në mënyrë të posaçme jo ardhjes së Jesu Krishtit, por të Bahá'u'lláh-ut. Merrni, për shembull, profecinë e mirënjohur të Isaisë:
Njerëzit që ecnin në errësirë panë një dritë të madhe; përsa u përket atyre që banonin në vendin e hijes së vdekjes, mbi ta shkëlqeu drita.... Sepse ti e theve zgjedhën e barrës së tyre dhe shtagën mbi supet e tyre dhe shkopin e atij që shtypte, si në ditën e Madianit. Sepse çdo betejë e luftëtarit është me zhurmë tronditëse e me rroba të përgjakura, por kjo do të jetë me flakë e lëndë zjarri. Sepse midis nesh lindi një fëmijë, na u dha një bir: dhe qeverisja do të jetë mbi supet e tij, e me emër do të thirret i Mahnitshëm, Këshilltar, Perëndia i Fuqishëm, Ati i Përjetshëm, Princi i Paqes. Dhe nuk do të ketë fund rritja e qeverisjes së tij e paqja, mbi fronin e Davidit e mbi Mbretërinë e Tij, për ta vënë në rregull e për ta ushtruar atë me gjykim e drejtësi nga dita e sotme për jetë e mot. Zelli i Zotit të grupimeve qiellore do ta bëjë këtë. - Isaia 9:2-7.
Kjo është një ndër profecitë që shpesh është konsideruar se i referohet Krishtit, dhe mjaft gjëra të kësaj profecie mund t'i përshtaten mjaft mirë Atij. Por qoftë edhe një shqyrtim i vogël do të tregonte se ajo i përshtatet në mënyrë shumë më të plotë e të aplikueshme Bahá'u'lláh-ut. Krishti qe me të vërtetë dritësjellës e Shëlbues, por për gati dymijë vjet nga ardhja e Tij shumica dërrmuese e njerëzve të tokës kanë vazhduar të ecin në errësirë, dhe bijtë e Izraelit e shumë bij të tjerë të Perëndisë kanë vazhduar të rënkojnë nën shkopin e shtypësit. Nga ana tjetër, gjatë pak dhjetëvjeçarëve të parë të epokës Bahá'í drita e së vërtetës ka ndriçuar Lindjen e Perëndimin, ungjilli i atësisë së Perëndisë dhe i vëllazërisë së njeriut është çuar në të gjitha vendet e botës, autokracitë e mëdha ushtarake janë përmbysur dhe ka lindur një vetëdije e unitetit botëror, që sjell shpresë për një lehtësim të mundshëm për të gjitha kombësitë e nënshtruara e të shtypura të botës. Lufta e madhe, e cila nga viti 1914 deri më 1918 tronditi botën, me përdorimin e paparë të armëve të zjarrit, të zjarrit të lëngshëm, të bombave zjarrvënëse e të lëndëve djegëse për motorë, qe me të vërtetë "me flakë e lëndë zjarri."46 Bahá'u'lláh-u, duke trajtuar gjatë e gjerë në Shkrimet e Tij çështjet e qeverisjes e të administrimit dhe duke treguar se si të zgjidhen më mirë ato, "e ka marrë mbi supet e Veta qeverisjen" në një mënyrë të tillë që Krishti kurrë s'e bëri. Përsa u përket titujve "Ati i Amshueshëm", "Princi i Paqes", Bahá'u'lláh-u vazhdimisht i referohet Vetvetes si manifestim të Atit, për të cilën kanë folur Krishti e Isaia, ndërsa Krishti i referohet Vetvetes si i Biri; dhe Bahá'u'lláh-u deklaron se Misioni i Tij është të vendosë paqen mbi tokë, ndërsa Krishti ka thënë: "Unë nuk kam ardhur të sjell paqen, por shpatën", dhe është fakt që gjatë gjithë epokës kristiane luftërat e konfliktet e sekteve kanë qenë të shumta.
Lavdia e PerëndisëTitulli Bahá'u'lláh, që është në gjuhën arabe, do të thotë "Lavdi e Perëndisë", dhe pikërisht ky titull përdoret shpesh nga profetët hebraikë për të Premtuarin që do të shfaqet në ditët e fundit. Kështu, në kreun 40 të Isaisë lexojmë:
Ngushëllojeni, ngushëllojeni popullin tim, thotë Perëndia juaj. Folini zemrës së Jerusalemit dhe i shpallni se shërbimi i tij në luftë është përmbushur, se e keqja që ka bërë i është falur: sepse nga dora e Zotit ka marrë dyfishin e ndëshkimit për të gjitha mëkatet e tij. Një zë thërret në shkretëtirë: Përgatitni rrugën e Zotit, bëni në mes të shkretëtirës një udhë të sheshtë për Perëndinë tonë. Çdo luginë do të lartësohet, dhe çdo mal e kodër do të ulet: dhe e shtrembëra do të bëhet e drejtë, dhe vendet e thyera do të sheshohen: Dhe Lavdia e Zotit do të zbulohet e të gjithë trupat do ta shohin atë së bashku. - Isaia 40:1-5.
Ashtu si profecia e mëparshme, edhe kjo qe plotësuar pjesërisht me ardhjen e Krishtit e të pararendësit të Tij, Gjon Pagëzorit, por vetëm pjesërisht, sepse në kohën e Krishtit lufta e Jerusalemit nuk qe kryer; shumë shekuj sprovash e poshtërimesh të hidhura i ishin rezervuar atij për këtë profeci. Mirëpo me ardhjen e Báb-it e të Bahá'u'lláh-ut, përmbushja më e plotë e saj po fillon të duket, sepse edhe kanë aguar tashmë ditë më të ndritshme për Jerusalemin, edhe perspektivat e tij për një të ardhme paqësore e të lavdishme duken tani të siguruara në mënyrë të arsyeshme.
Profeci të tjera flasin për Shëlbuesin e Izraelit, Lavdinë e Zotit, që vjen në Tokën e Shenjtë nga Lindja, andej nga lind dielli. Dhe Bahá'u'lláh-u u shfaq në Persi, e cila gjendet në lindje të Palestinës, në drejtim të lindjes së diellit. Ai erdhi në Tokën e Shenjtë, ku kaloi njëzet e katër vitet e fundit të jetës së Tij. Në qoftë se Ai do të kishte vajtur atje si njeri i lirë, njerëzit mund të kishin thënë se kjo është dinakëri e një mashtruesi për t'iu përshtatur profecive; por Ai erdhi si i syrgjynosur e i burgosur. Atje e dërguan Shahu i Persisë dhe Sulltani i Turqisë, të cilët nuk mund të dyshohen se kishin për qëllim të jepnin prova për rivendikimin e Bahá'u'lláh-ut se ishte "Lavdia e Perëndisë", ardhjen e të cilit e kishin paralajmëruar Profetët.
DegaNë profecitë e Isaisë, të Jeremisë, të Ezekielit e të Zaharisë ka disa referime për një njeri të quajtur "Dega". Shpesh herë këto janë parë nga të krishterët sikur i referohen Krishtit, por për Bahá'í-të ato i referohen në mënyrë të posaçme Bahá'u'lláh-ut.
Profecia më e gjatë e Biblës lidhur me Degën ndodhet në kreun e njëmbëdhjetë të Isaisë:
Dhe një filiz do të dalë nga trungu i Jezeut, dhe një degë do të rritet nga rrënjët e tij. Dhe fryma e Zotit do të qëndrojë mbi të, fryma e urtisë dhe e kuptimit, fryma e këshillës dhe e pushtetit, fryma e dijes dhe e druajtjes së Zotit... Dhe drejtësia do të jetë brezi i ijeve të tij, e besnikëria brezi i vitheve të tij. E në fakt ujku do të jetojë bashkë me qengjin dhe leopardi ... bashkë me kecin; dhe viçi e luani i ri dhe kafsha e majme të gjithë bashkë, e një fëmijë i vogël do t'u prijë.... Ata nuk do të shkaktojnë dëme e rrënime në tërë malin tim të shenjtë: sepse toka do të jetë e mbushur plot me dije për Zotin, ashtu si ujërat mbushin detin.... Dhe atë ditë do të ndodhë që Zoti do të zgjatë përsëri, për të dytën herë, dorën që të rifitojë pjesën që ka mbetur prej popullit të tij nga Asiria e nga Egjipti, e nga Patrosi, e nga Kusi, e nga Elami, e nga Sinari, e nga Hamati, e nga ishujt e detit. Dhe ai do të ngrejë një shenjë për kombet e do të mbledhë të shpërndarët e Izraelit e do të grumbullojë të përhapurit e Judesë nga të katër anët e botës. - Isaia 11:1-12.
Për këtë profeci e për profeci të tjera rreth Degës, 'Abdu'l-Bahá-i vë në dukje:
Një nga ngjarjet e mëdha që do të ndodhë në Ditën e manifestimit të asaj Dege të Pakrahasueshme (të Bahá'u'lláhu-t) është ngritja e Flamurit të Perëndisë midis të gjitha kombeve. Kjo do të thotë se të gjitha kombet e fiset do të mblidhen së bashku nën hijen e këtij Flamuri Hyjnor, që s'është veçse Dega e vetë Zotit, dhe do të bëhen një komb i vetëm. Antagonizmi fetar e sektar, armiqësia e racave dhe popujve, si dhe kontrastet midis kombeve, do të eliminohen. Të gjithë njerëzit do të aderojnë në një fe, do të kenë një besim të përbashkët, do të shkrihen në një racë të vetme dhe do të bëhen një popull i vetëm. Të gjithë do të jetojnë në një atdhe të përbashkët, që është vetë planeti. Paqja e mirëkuptimi universal do të realizohen midis të gjitha kombeve dhe ajo Degë e Pakrahasueshme do të grumbullojë bashkë gjithë Izraelin, që do të thotë se në këtë cikël Izraeli do të mblidhet në Tokën e Shenjtë dhe se populli hebraik, që është shpërndarë në Lindje e Perëndim, në Jug e Veri, do të mblidhet së bashku.
Shihni tani: këto ngjarje nuk ndodhën në ciklin kristian, sepse kombet nuk u mblodhën nën Një Flamur të Vetëm, që është Dega Hyjnore. Por në këtë cikël të Zotit të Ushtrive, të gjithë kombet e popujt do të futen nën hijen e këtij Flamuri. Po kështu, Izraeli, i shpërndarë në të gjithë botën, nuk u mblodh në Tokën e Shenjtë në ciklin kristian; por në fillim të ciklit të Bahá'u'lláh-ut ky premtim hyjnor, i shpallur qartë në të gjithë Librat e Profetëve, ka filluar të realizohet. Ju mund të shihni se nga të gjitha anët e botës fise hebrenjsh po vijnë në Tokën e Shenjtë; ata jetojnë në fshatra e toka që i bëjnë të tyret dhe nga dita në ditë po shtohen në një shkallë të tillë saqë gjithë Palestina do të bëhet shtëpia e tyre. - Përgjigje për disa pyetje, f. 75-76.
Dita e PerëndisëFjala "ditë" në shprehje të tilla si "Dita e Perëndisë" dhe "Dita e Fundit" duhet interpretuar në kuptimin "Dispensacion".47 Secili nga themeluesit e mëdhenj të fesë ka "ditën" e Tij. Secili prej tyre është si një diell. Mësimet e Tij kanë agimin e vet, e vërteta tyre shkallë-shkallë ndriçon gjithnjë e më shumë mendjet dhe zemrat e njerëzve, derisa arrijnë zenitin e ndikimit të tyre. Pastaj ato gradualisht errësohen, shtrembërohen e prishen dhe errësira mbulon tokën, deri sa lind dielli i një dite të re. Dita e Manifestimit Suprem të Perëndisë është dita e fundit, sepse ajo është një ditë që nuk do të mbarojë kurrë e që nuk do të arrihet nga nata. Dielli i saj nuk do të perëndojë kurrë dhe do të ndriçojë shpirtrat e njerëzve si në këtë botë dhe në botën që do të vijë. Në të vërtetë asnjë nga diejt shpirtërorë kurrë nuk ka perënduar. Diejt e Moisiut, të Krishtit, të Muhametit dhe të gjithë Profetëve të tjerë vazhdojnë të ndriçojnë në qiell me të njëjtin shkëlqim si dhe më parë. Por re të lindura në tokë e kanë fshehur ndriçimin e tyre nga njerëzit e tokës. Dielli Suprem i Bahá'u'lláh-ut do t'i largojë përfundimisht këto re të errëta, e kështu njerëzit e të gjitha feve do të gëzohen në dritën e të gjithë Profetëve dhe në marrëveshje të përbashkët do të adhurojnë Perëndinë e Vetëm, dritën e të Cilit e kanë pasqyruar vazhdimisht të gjithë Profetët.
Dita e gjyqitKrishti ka folur shumë me shëmbëlltyra për një Ditë të madhe të Gjyqit, kur "i Biri i njeriut do të vijë në lavdinë e Atit të Tij ... dhe ... do të shpërblejë secilin sipas veprave të tij" [Mateu 16:27]. Ai e krahason këtë ditë me kohën e të korrave, kur barërat e këqia digjen e gruri futet në hambar:
... Kështu do të ndodhë edhe në mbarim të kësaj bote [në përfundim të epokës]. I Biri i njeriut do të dërgojë engjëjt e tij dhe ata do t'i grumbullojnë jashtë mbretërisë së tij të gjitha gjërat që shkaktojnë fyerje dhe ata që bëjnë paligjësi; dhe do t'i hedhin në furrën e zjarrit, e atje do të ketë vajtim e kërcëllitje dhëmbësh. Atëhere të drejtët do të ndritin si dielli në mbretërinë e Atit të vet. - Mateu 10:40-43.
Shprehja "fundi i botës", e përdorur në Versionin e autorizuar të Biblës në këtë pasazh e në të tjerë si ky, i ka bërë shumë njerëz të supozojnë se kur të vijë Dita e Gjyqit, toka papritur do të shkatërrohet, por duket qartë se ky është një gabim. Përkthimi i vërtetë i kësaj shprehjeje, me sa duket, është "përfundimi ose mbarimi i epokës". Krishti mëson se Mbretëria e Atit ka për t'u vendosur mbi tokë si dhe në qiell. Ai na mëson të lutemi: "Ardhtë Mbretëria jote, u bëftë vullneti yt si në tokë dhe në qiell". Në shëmbëlltyrën e Vreshtit, kur Ati, i Zoti i Vreshtit, vjen për të zhdukur vreshtarët e këqinj, nuk zhduk edhe vreshtin (botën), por ua jep atë me qira vreshtarëve të tjerë, që do t'i sjellin atij frytet në kohën e duhur. Toka nuk do të zhduket, por do të përtërihet e do të rilindë. Krishti flet për këtë ditë në një rast tjetër, duke e quajtur "rilindja, kur i Biri i njeriut do të ulet në fronin e lavdisë së tij". Shën Pjetri flet për këtë ditë si për "kohët e freskimit", për "kohët e kthimit të të gjitha gjërave, që Perëndia ka njoftuar përmes gojës së gjithë Profetëve të tij të shenjtë që kur ka filluar bota". Dita e Gjyqit për të cilën flet Krishti shihet qartë se është e njëjta gjë me ardhjen e Zotit të Grupimeve Qiellore, të Atit, që e kanë profetizuar Isaia dhe profetët e tjerë të Dhiatës së Vjetër; një kohë ndëshkimi të tmerrshëm për të ligjtë, por një kohë në të cilën ka për t'u vendosur drejtësia dhe një qeverisje e drejtë mbi tokë dhe në qiell.
Në interpretimin Bahá'í, ardhja e çdo Manifestimi të Perëndisë është një ditë Gjykimi, por ardhja e Manifestimit Suprem të Bahá'u'lláh-ut është Dita e madhe e Gjyqit për ciklin botëror në të cilin jetojmë. Zëri i borive, për të cilin flasin Krishti, Muhameti e shumë profetë të tjerë, është thirrja e Manifestimit, që kumbon për të gjithë ata që janë në qiell e mbi tokë - për të trupëzuarit e të patrupëzuarit. Takimi me Perëndinë, nëpërmjet Manifestimit të Tij është, për ata që dëshirojnë ta takojnë, hyrja në Parajsën e dijes e të dashurisë për Të, si dhe të jetës në dashuri me të gjitha krijesat e Tij. Nga ana tjetër, ata që, në vend të rrugës së Perëndisë të reveluar nga Manifestimi, preferojnë rrugën e vet, ia dorëzojnë veten ferrit të egoizmit, të gabimit e të armiqësisë.
Ringjallja e madheDita e Gjyqit është Dita e Ringjalljes, e ngritjes së të vdekurve. Shën Pavli, ne letrën e tij të parë për Korintianët thotë:
Ja, po ju them një të fshehtë: ne nuk do të biem të gjithë në gjumin e vdekjes, por të gjithë, sa hap e mbyll sytë, do të shndërrohemi, kur të bjerë boria e fundit: sepse do të bjerë boria dhe të vdekurit do të ngrihen të paprishur, e ne do të shndërrohemi. Sepse ky trup që prishet duhet të vishet me atë që nuk prishet, dhe ky trup i vdekshëm duhet të vishet me të pavdekshmen. - I. Korintianëve 15:51-53.
Për domethënien e këtyre pasazheve rreth ngritjes së të vdekurve, Bahá'u'lláh-u shkruan në Librin e Iqán-it:
Me termat "jetë" e "vdekje" që përdoren në shkrimet nënkuptohet jeta e besimit dhe vdekja e mosbesimit. Njerëzit në përgjithësi, duke mos e kapur domethënien e këtyre fjalëve, e kundërshtuan dhe e përbuzën personin e Manifestimit, e privuan veten nga drita e udhëheqjes së Tij hyjnore dhe refuzuan të ndiqnin shembullin e asaj Bukurie të pavdekshme...
Siç ka thënë edhe Jesui: "Ju duhet të lindeni përsëri" [Gjoni 3:7] Ai ka thënë gjithashtu: "Kush nuk ka lindur prej ujit e prej Shpirtit nuk mund të hyjë në Mbretërinë e Perëndisë. Ç'lind prej mishit është mish; e ç'lind prej Shpirtit është shpirt" [Gjoni 3:5-6]. Domethënia e këtyre fjalëve është se në çdo dispensacion kushdo që ka lindur prej Shpirtit e është gjallëruar prej frymës së Manifestimit të Shenjtërisë, është me të vërtetë ndër ata që kanë arritur "jetën" e "ringjalljen" dhe kanë hyrë në "parajsën" e dashurisë së Perëndisë. Dhe kushdo që s'është nga ata, ai është i dënuar me "vdekje" e "privim", me "zjarrin" e mosbesimit e me "zemërimin" e Perëndisë...
Në çdo epokë e shekull, qëllimi i Profetëve të Perëndisë dhe i të zgjedhurve të tyre s'ka qenë veçse të afirmojnë rëndësinë shpirtërore të fjalëve "jetë", "ringjallje" dhe "gjykim".... Sikur të arrije të pije një pikë të vetme të ujërave të kristalta të dijes hyjnore, ti do ta kuptoje menjëherë se jeta e vërtetë nuk është jeta e mishit, por jeta e shpirtit. Sepse jeta e mishit është e përbashkët për njerëzit dhe kafshët, kurse jetën e shpirtit e zotërojnë vetëm zemërkulluarit që kanë pirë nga oqeani i besimit dhe kanë provuar frytin e sigurisë. Kjo jetë nuk njeh vdekje dhe këtë ekzistencë e kurorëzon pavdekësia. Ashtu siç është thënë: "Ai që është besimtar i vërtetë jeton si në këtë botë edhe në botën pas saj". Nëse me "jetë" nënkuptohet kjo jetë tokësore, është e qartë se vdekja duhet ta mposhtë atë. - Kitáb-i-Iqán, bot. shqip, f. 59, 61, 62-63.
Sipas mësimit Bahá'í, ringjallja nuk ka të bëjë aspak me trupin e thjeshtë fizik. Ai trup që vdes, zhduket. Ai shpërbëhet dhe atomet e tij nuk do të ripërbëjnë kurrë po të njëjtin trup.
Ringjallja është lindja e individit në jetën shpirtërore nëpërmjet dhuntisë së Frymës së Shenjtë, të dhënë përmes Manifestimit të Perëndisë. Varri nga i cili ai ngrihet është varri i injorancës e i lënies pasdore të Perëndisë. Gjumi nga i cili ai zgjohet është gjendja e fjetur shpirtërore, në të cilën shumë njerëz presin agimin e Ditës së Perëndisë. Ky agim ndriçon të gjithë ata që kanë jetuar mbi faqen e tokës, që ndodhen qoftë në trup ose jashtë trupit, por ata që janë të verbër nuk mund ta shohin atë. Dita e Ringjalljes nuk është ditë njëzet e katër orëshe, por një epokë që ka filluar tani e që do të vazhdojë aq gjatë sa dhe cikli i tanishëm i botës. Ajo do të vazhdojë edhe kur të gjitha gjurmët e qytetërimit të tanishëm do të jenë fshirë nga sipërfaqja e globit.
Kthimi i KrishtitNë shumë nga bisedat e Tij, Krishti flet në vetën e tretë për Manifestimin e ardhshëm të Perëndisë, por në raste të tjera është përdorur veta e parë. Ai thotë: "Po shkoj t'ju bëj gati një vend. Dhe si të kem vajtur për t'ju bërë gati vendin, do të vij përsëri t'ju marr me vete tek unë" [Gjoni 14:2-3]. Në kreun e parë të Veprave të Apostujve lexojmë se dishepujve në kohën e ngjitjes së Jesuit në qiell iu tha: "Ky Jesu që hypi lart në qiell prej jush, kështu ka për të ardhur siç e patë duke shkuar në qiell". Për shkak të këtyre thënieve e të thënieve të tjera si këto, shumë të krishterë presin që, kur Biri i njeriut të vijë "në retë e qiellit e me lavdi të madhe", ata do të shohin në formë trupore atë Jesu që ecte rrugëve të Jerusalemit dymijë vjet më parë, i përgjakur e i munduar në kryq. Ata presin që të mund të vënë gishtat e tyre në gjurmët e gozhdëve në duart e në këmbët e Tij dhe duart e tyre në plagën e heshtës në brinjë. Por me siguri, edhe një reflektim i shkurtër rreth fjalëve të Krishtit do ta largonte një mendim të tillë. Hebrenjtë e kohës së Krishtit kishin pikërisht këto mendime për kthimin e Elias, por Jesui e shpjegoi gabimin e tyre, duke treguar se profecia "duhet të vijë më parë Elia" u përmbush jo me kthimin e personit e të trupit të Elias së mëparshëm, por në personin e Gjon Pagëzorit, i cili erdhi "me shpirtin e fuqinë e Elias". "Dhe në qoftë se doni ta pranoni këtë fjalë, ky është Elia që kishte për të ardhur. Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë." Prandaj "kthimi" i Elias donte të thoshte shfaqje e një personi tjetër, të lindur nga prindër të tjerë, por që Perëndia e frymëzoi me po atë shpirt e atë fuqi. Këto fjalë të Jesuit mund të merren me siguri se kanë kuptimin që kthimi i Krishtit, po kështu, do të përmbushet me shfaqjen e një personi tjetër, por që vazhdon të ketë Frymën dhe Fuqinë e Perëndisë, pikërisht siç bëri Krishti. Bahá'u'lláh-u shpjegon se "ardhja përsëri" e Krishtit u përmbush me ardhjen e Báb-it dhe me ardhjen e Atij vetë. Ai thotë:
Shikoni diellin. Nëse ai do të thoshte: "Unë jam dielli i djeshëm", ai do të thoshte të vërtetën. E nëse, duke mbajtur parasysh rrjedhën e kohës, do të pretendonte se është diell tjetër, përsëri do të thoshte të vërtetën. Po kështu, në qoftë se thuhet se të gjitha ditët janë e njëjta ditë, kjo është e drejtë dhe e vërtetë. E në qoftë se, duke pasur parasysh emrat e veçoritë e ndryshme të tyre, do të thuhej se ato ndryshojnë nga njëra-tjetra, edhe kjo do të ishte e vërtetë. Sepse, megjithëse janë të njëjta, njeriu përsëri sheh në secilën prej tyre diçka të posaçme, një atribut specifik, një karakter të veçantë. Koncepto në të njëjtën mënyrë dallimin, ndryshimin dhe karakteristikën e përbashkët të Manifestimeve të ndryshme të shenjtërisë, që të mund të kuptosh aluzionet e bëra nga Krijuesi i të gjithë emrave e atributeve për misteret e dallimit e të unitetit dhe që të mund të zbulosh përgjigjen për pyetjen përse ajo Bukuri e përjetshme në kohë të ndryshme e ka thirrur veten me emra e tituj të ndryshëm. - Kitáb-i-Iqán, bot. shqip, f. 12.
'Abdu'l-Bahá-i thotë:Dije se kthimi i Krishtit për të dytën herë nuk do të thotë atë që besojnë njerëzit, përkundrazi ka kuptimin e të Premtuarit që ka për të ardhur pas Tij. Ai do të vijë me Mbretërinë e Perëndisë dhe me Fuqinë e Tij që ka rrethuar botën. Ky sundim është në botën e zemrave e të shpirtrave dhe jo në botën e materies; sepse bota materiale, në shikimin e Zotit, nuk mund të krahasohet as me krahun e një mize, në qofsh ndër ata që kuptojnë! Me të vërtetë, Krishti erdhi me Mbretërinë e Vet qysh nga fillimi që nuk ka fillim, dhe do të vijë me Mbretërinë e Vet në përjetësi të përjetësive, aq më tepër që në këtë kuptim "Krisht" është një shprehje e Realitetit Hyjnor, Thelbi i thjeshtë dhe Qenia qiellore, që nuk ka as fillim as fund. Në secilin prej cikleve ka dukje, ngritje, shfaqje e perëndim.
Koha e mbarimitKrishti dhe apostujt e Tij kanë përmendur mjaft shenja që do të dallonin kohët e "Kthimit" të Birit të Njeriut në lavdinë e Atit të Tij. Krishti ka thënë:
Dhe kur të shihni Jerusalemin të rrethuar me ushtri, atëherë dijeni se rrënimi i tij është afër.... Sepse ato janë ditë shpagimi, në mënyrë që të përmbushen të gjitha ato që janë shkruar.... sepse do të ketë shtrëngesë të madhe mbi dhé e zemërim mbi këtë popull. Dhe do të bien nën tehet e shpatave e do të bëhen skllevër në të gjitha kombet; e Jerusalemi do të shkelet nga paganët, derisa koha e paganëve të marrë fund. - Luka 21:20-24.
Ai ka thënë gjithashtu:Ruajuni mos ju mashtrojë njeri. Sepse shumë vetë do të vinë në emrin tim e do të thonë "unë jam Krishti"; dhe kanë për të mashtruar shumë vetë. Dhe ju do të dëgjoni luftëra e ushtima luftërash: shikoni mos u trembni: sepse të gjitha këto duhet të ndodhin, por ende nuk është fundi. Sepse kombi do të ngrihet kundër kombit e mbretëria kundër mbretërisë: dhe do të ketë uri, e lëngatë, e tërmete, nga një vend në tjetrin. Të gjitha këto do të jenë fillimi i hidhërimeve. Atëhere do t'ju dorëzojnë për t'ju munduar e do t'ju vrasin; dhe të gjitha kombet do t'ju urrejnë për shkak të emrit tim. Dhe atëhere shumë vetë do të shkelin besën, do të tradhtojnë e urrejnë njëri-tjetrin. Dhe do të dalin shumë profetë të rremë, e do të mashtrojnë shumë vetë. E duke qenë se do të shtohet paligjësia, dashuria e shumicës do të ftohet. Por ai që do të durojë deri në fund do të shpëtohet. Dhe ky ungjill i mbretërisë do të predikohet në mbarë botën, si dëshmi për të gjitha kombet; dhe atëherë do të vijë fundi. - Mateu 24:4-14.
Në këto dy pasazhe Krishti, me shprehje të qarta, pa vel ose mbulesë, paralajmëroi për gjërat që duhet të ndodhin para ardhjes së Birit të Njeriut. Gjatë shekujve që kanë kaluar që kur foli Krishti, secila nga këto shenja është përmbushur. Në pjesën e fundit të çdo pasazhi Ai përmend një ngjarje që do të shënojë kohën e ardhjes - në njërin rast mbarimin e mërgimit të hebrenjve dhe rimëkëmbjen e Jerusalemit, e në një tjetër predikin e ungjillit në mbarë botën. Është e habitshme kur sheh se të dyja shenjat janë përmbushur pikë për pikë në kohët tona. Nëse këto pjesë të profecisë janë aq të vërteta si dhe të tjerat, nga kjo rrjedh se tani duhet të jemi duke përjetuar "Kohën e mbarimit", për të cilën ka folur Krishti.
Edhe Muhameti përmend disa shenja që do të vazhdojnë deri në Ditën e Ringjalljes. Në Kuranin lexojmë:
Kur Allahu tha: "O Isa [Jesu]! Me të vërtetë Unë do të bëj që ti të vdesësh, dhe do të të lartësoj drejt Meje, e do të të çliroj nga barrët e atyre që nuk besojnë, dhe do t'i vë ata që të vijnë pas [dmth të krishterët] mbi ata që nuk besojnë [hebrenj e të tjerë] deri në Ditën e Ringjalljes; atëhere ju do të ktheheni tek Unë, dhe Unë do të vendos lidhur me atë që ndryshonit midis jush". - Kurani, Sure 3:54.
"Dora e Allahut", thonë hebrenjtë, "është lidhur me pranga." Të lidhura me pranga qofshin duart e tyre; dhe për atë që kanë thënë, ata janë mallkuar. Jo, të dy duart e Tij janë të shtrira! Ai jep dhunti sipas pëlqimit të vet. Ai që qe dërguar poshtë tek ti nga Zoti, me siguri do të shtojë rebelimin e mosbesimin në shumë prej tyre; dhe ne kemi mbjellur midis tyre armiqësi e urrejtje, që do të vazhdojnë deri në Ditën e Ringjalljes. Sa herë që ata të ndezin një zjarr alarmi për luftë, Perëndia do ta shuajë. - Kurani, Sure 5:69.
Dhe nga ata që thonë "Ne jemi të krishterë" ne kemi pranuar Besëlidhjen. Por edhe ata e kanë harruar një pjesë të asaj që u qe mësuar; prandaj ne kemi nxitur midis tyre armiqësi e urrejtje, që do të vazhdojnë deri në Ditën e Ringjalljes; dhe në fund Perëndia do t'u thotë për bëmat e tyre. - Kurani, Sure 5:17.
Këto fjalë gjithashtu u përmbushën pikë për pikë me nënshtrimin e hebrenjve ndaj popujve të krishterë (e myslimanë), dhe me copëtimin në sekte e grindjet që kanë ndarë mes vetes si hebrenjtë dhe të krishterët gjatë të gjithë shekujve që kur foli Muhameti. Vetëm që nga fillimi i epokës Bahá'í (Dita e Ringjalljes) janë dukur shenja se fundi i këtyre kushteve po afrohet.
Shenjat në qiell e në tokëNë Shkrimet hebraike, kristiane, muhamedane e në shumë të tjera ka ngjashmëri të madhe në përshkrimin e shenjave që do të shoqërojnë ardhjen e të Premtuarit.
Në Librin e Joelit lexojmë:Dhe unë do të bëj mrekullira në qiell e mbi tokë, gjak e zjarr e shtylla tymi. Vetë dielli do të shndërrohet në errësirë dhe hëna në gjak, para se dita e madhe dhe e frikshme e Zotit të vijë.... Sepse, ja, në ato ditë ... kur Unë do të sjell përsëri robërit e Judesë e të Jerusalemit, do të mbledh gjithashtu të gjitha kombet e do t'i zbres në luginën e Josafatit [Jehovaj gjykon], e atje do të bëj gjyqin me ta.... Turma, turma njerëzish do të jenë në luginën e vendimit: sepse Dita e Zotit është afër në luginën e vendimit. Dielli e hëna do të errësohen, dhe yjet do të humbasin shkëlqimin e tyre. Edhe vetë Zoti do të bubullijë nga Sioni e do ta ngrejë zërin nga Jerusalemi; dhe qielli e toka do të tunden; por Zoti do të jetë shpresa e popullit të vet. - Joeli 2:30-31; 3:1-2, 14-16.
Krishti thotë:Menjëherë pas tronditjeve të atyre ditëve, dielli do të errësohet e hëna nuk do të lëshojë më dritën e saj, dhe yjet do të bien nga qielli, dhe fuqitë e qiellit do të lëkunden: e atëhere shenja e të Birit të Njeriut do të duket në qiell, e atëhere të gjitha fiset e tokës do të vajtojnë dhe do të shohin të Birin e Njeriut të vijë mbi retë e qiellit me fuqi e lavdi të madhe. - Mateu 24:29-30.
Në Kuranin lexojmë:Në Librin e Iqán-it Bahá'u'lláh-u shpjegon se këto profeci për diellin, hënën dhe yjet, qiejt e tokën janë simbolike e nuk duhen kuptuar thjesht në mënyrë të fjalëpërfjalshme. Profetët interesoheshin në thelb për gjëra shpirtërore e jo për gjëra materiale; për dritën shpirtërore e jo për dritën fizike. Kur ata përmendin diellin, në lidhje me Ditën e Gjyqit, i referohen Diellit të Drejtësisë. Dielli është burimi më i lartë i dritës, kështu Moisiu qe një diell për hebrenjtë, Krishti për të krishterët e Muhameti për myslimanët. Kur Profetët flasin për diellin që errësohet, me këtë kuptohet që mësimet e pastra të këtyre diejve shpirtërorë u errësuan nga shtembërime, keqkuptime e paragjykime, kështu që njerëzit ndodhen në errësirë shpirtërore. Hëna dhe yjet janë burime më të vogla të ndriçimit, dmth udhëheqësit e mësuesit fetarë, të cilët duhej të udhëhiqnin e të frymëzonin njerëzit. Kur thuhet se hëna nuk do të lëshojë më dritën e vet e do të shndërrohet në gjak, dhe se yjet do të bien nga qielli, me këtë tregohet se udhëheqësit e kishave do të bien poshtë, duke hyrë në grindje e konflikte, dhe priftërinjtë do të rrëmbehen nga mendësi të kësaj bote e do të merren me gjëra tokësore në vend të atyre qiellore.
Por domethënia e këtyre profecive nuk soset me një shpjegim, sepse ka edhe kuptime të tjera, në të cilat këto simbole mund të interpretohen. Bahá'u'lláh-u thotë se në një kuptim tjetër fjalët "dielli", "hëna" e "yjet" u referohen urdhërave e porosive të vendosura në çdo fe. Ashtu si me çdo Manifestim të mëvonshëm ceremonitë, format, zakonet dhe porositë e Manifestimeve të mëparshme ndryshojnë në përputhje me kërkesat e kohëve, po kështu, sipas këtij kuptimi, dielli e hëna ndryshojnë dhe yjet shpërndahen.
Në shumë raste, përmbushja e këtyre profecive fjalë për fjalë në kuptimin e jashtëm do të ishte absurde ose e pamundur; për shembull, hëna që do të shndërrohet në gjak ose yjet që do të bien në tokë. Ylli më pak i dukshëm është shumë mijë herë më i madh se toka dhe, në qoftë se ndonjë prej tyre do të binte në tokë, nuk do të mbetej më tokë që të binte aty një yll tjetër! Por në raste të tjera ka si një përmbushje materiale dhe një përmbushje shpirtërore. Për shembull, Toka e Shenjtë u bë në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës e shkretë dhe e braktisur për shumë shekuj, siç kanë paralajmëruar profetët, por tashmë, në Ditën e Ringjalljes, po fillon "të gëzojë e të lulëzojë si trëndafili", ashtu siç e kishte parathënë Isaia. Kanë filluar të ngrihen koloni të begata, toka ujitet e kultivohet dhe vreshta, ullishta e kopshte po lulëzojnë atje ku gjysmë shekulli më parë kishte vetëm shkretëtirë rëre. Padyshim, kur njerëzit t'i kthejnë shpatat në plugje dhe heshtat në drapinj, vendet e egra dhe shkretëtirat do të vihen në shfrytëzim në të katër anët e botës; erërat përvëluese dhe stuhitë e rërës që fryjnë nga këto shkretëtira, duke e bërë jetën në afërsi të tyre gati të padurueshme, do të jenë gjëra që i përkasin së kaluarës; klima e gjithë botës do të bëhet më e butë e më e njëtrajtshme; qytetet nuk do të ndotin më ajrin me tym e me gazra helmuese, kështu që edhe në kuptimin e jashtëm, material do të ketë "qiej të rinj e një tokë të re".
Mënyra e ardhjesPër mënyrën e ardhjes së Tij në mbarim të epokës, Krishti ka thënë:
Dhe ata do të shohin të Birin e Njeriut të vijë mbi retë e qiellit me fuqi e lavdi të madhe. Dhe Ai do të dërgojë engjëjt e vet me zë të madh borish.... atëherë ai do të rrijë në fronin e lavdisë së vet: dhe do të mblidhen para tij të gjitha kombet: dhe ai do t'i ndajë nga njëri-tjetri, ashtu si bariu ndan dhentë prej dhive. - Mateu 24:30-31; 25:31-32.
Për këto pasazhe e për të tjera si këto, Bahá'u'lláh-u shkruan në Librin e Iqán-it:
...Termi "qiell" tregon lartësi e lavdërim, meqenëse është selia e revelacionit të këtyre Manifestimeve të Shenjtërisë, të këtyre Agimeve të lavdisë së lashtë. Këto Qenie të lashta, edhe pse të lindura nga mitra e nënës së vet, në të vërtetë kanë zbritur nga qiejt e vullnetit të Perëndisë. Edhe pse banojnë mbi këtë tokë, banesat e tyre të vërteta janë strehët e lavdisë në mbretëritë e epërme. Ndërsa ecin midis të vdekshmëve, ata fluturojnë në qiellin e pranisë hyjnore. Pa këmbë ata shkelin shtegun e shpirtit dhe pa krahë ngrihen në lartësitë e lëvduara të unitetit hyjnor. Me çdo frymëmarrje ata kalojnë pafundësinë e hapësirës dhe në çdo moment përshkojnë mbretëritë e së dukshmes e të së padukshmes....
...Me termin "re" nënkuptohen ato gjëra që janë kundër rrugëve e dëshirave të njerëzve. Pikërisht ashtu siç e ka reveluar Ai në vargun e cituar më lart: "Sa herë që një i Dërguar vjen e ju sjell atë që shpirtrat tuaj nuk e dëshirojnë, ju fryheni me krenari dhe disa i akuzoni si mashtrues ndërsa të tjerë i vrisni" [Kurani 2:87]. Këto "re", në njërin kuptim, duan të thonë anulim i ligjeve, abrogim i Dispensacioneve të mëparshme, ndryshim i riteve e i zakoneve të përhapura midis njerëzve, lartësim i besimtarit analfabet mbi kundërshtarët e ditur të Besimit. Në një kuptim tjetër, ato tregojnë shfaqjen e asaj Bukurie të pavdekshme në figurën e njeriut të vdekshëm, me kufizime të tilla njerëzore si të ngrënët e të pirët, varfëria e pasuria, lavdia e poshtërimi, gjumi e zgjimi dhe gjëra të tjera si këto, që ngjallin dyshim në mendjet e njerëzve e i bëjnë ata të largohen. Të gjitha këto perde janë quajtur në mënyrë simbolike "re".
Këto janë "retë" që çajnë qiejt e dijes e të të kuptuarit të të gjithë atyre që banojnë mbi tokë. Siç e ka reveluar edhe Ai: "Atë ditë qielli do të çahet nga retë" [Kurani 25:25]. Ashtu si retë i pengojnë sytë e njerëzve të shohin diellin, këto gjëra pengojnë shpirtrat e njerëzve të njohin dritën e Yllit hyjnor. Për këtë dëshmon ajo që ka dalë nga goja e mosbesimtarëve, siç është reveluar në Librin e shenjtë: "Dhe ata kanë thënë: 'Çfarë lloj i dërguari është ky? Ai ha ushqim dhe ecën rrugëve. Po nuk u dërgua këtu poshtë një engjëll që të marrë pjesë në paralajmërimet e Tij, ne nuk do të besojmë'" [Kurani 25:7]. Profetë të tjerë po kështu u janë nënshtruar varfërisë e hidhërimeve, urisë dhe sëmundjeve e peripecive të kësaj bote. Meqenëse këta Persona të shenjtë u ishin nënshtruar nevojave e mungesave të tilla, njerëzit, për rrjedhojë, kishin humbur në shkretëtirat e shqetësimeve e të dyshimeve dhe ishin prekur nga hutimi e mëdyshjet. E si mund të ishte një person i tillë, habiteshin ata, i dërguar nga Perëndia, si mund të afirmonte ai epërsinë e vet mbi të gjithë popujt e fiset e tokës, dhe të rivendikonte për Veten e tij se ishte qëllimi i çdo krijimi, - pikërisht siç ka thënë Ai: "Po të mos ishte për Ty, nuk do të krijoja gjithçka që është në qiell e mbi tokë", - e megjithatë t'u nënshtrohej gjërave të tilla kaq të rëndomta? Ju, padyshim, duhet të keni dijeni për të gjitha mynxyrat, varfërinë, të këqiat e poshtërimet që kanë pësuar çdo Profet i Perëndisë e shokët e Tij. Ju duhet të keni dëgjuar sesi kokat e pasuesve të tyre janë dërguar si dhurata në qytete të ndryshme, se sa egërsisht janë penguar ata të bënin atë që u ishte urdhëruar. Secili prej tyre u bë pre në duart e armiqve të Kauzës së Tij dhe i është dashur të vuante çdo gjë që ata kishin vendosur.
...Lavdiploti ka dekretuar pikërisht këto gjëra, që janë në kundërshtim me dëshirat e të ligjve, që të jenë guri i provës dhe norma me të cilat Ai provon shërbëtorët e Tij, që i drejti të dallohet nga i ligu dhe besniku nga i pabesi....
E tani lidhur me fjalët e Tij: "Dhe Ai do të dërgojë engjëjt e Tij...." Me "engjëj" kuptohen ata që, të përforcuar nga fuqia e shpirtit, kanë djegur me zjarrin e dashurisë për Perëndinë të gjitha tiparet e kufizimet njerëzore dhe janë veshur me atributet e Qenieve më të lartësuara e të Kerubinit....
Meqenëse pasuesit e Jesuit nuk e kanë kuptuar kurrë domethënien e fshehur të këtyre fjalëve, dhe duke qenë se shenjat që ata dhe udhëheqësit e Besimit të tyre kanë pritur nuk u shfaqën, ata edhe sot e kësaj dite kanë refuzuar të njohin të vërtetën e atyre Manifestimeve të Shenjtërisë që janë bërë të dukshme që nga koha e Jesuit. Kështu e kanë privuar veten nga vërshimet e hirit të shenjtë të Perëndisë dhe nga mrekullitë e fjalës së Tij hyjnore. E tillë është gjendja e tyre e ulët në këtë Ditë të Ringjalljes! Ata nuk kanë mundur as të kuptojnë që, sikur shenjat e Manifestimit të Perëndisë në çdo epokë të shfaqeshin në mbretërinë e dukshme, në përputhje me tekstin e haditheve të vendosura, askush nuk do të mund t'i mohonte e t'u shmangej, dhe as do të mund të dalloheshin të bekuarit nga të poshtrit dhe mëkatarët nga ata që i druhen Perëndisë. Gjyko me drejtësi: sikur profecitë e shënuara në Ungjill të përmbusheshin fjalë për fjalë; sikur Jesui, i Biri i Marisë, i shoqëruar nga engjëjt, të zbriste nga qielli i dukshëm mbi retë, kush do të guxonte të mos besonte, kush do të guxonte të refuzonte të vërtetën e të tregohej mospërfillës? Madje, një shtangie e tillë do të pushtonte menjëherë të gjithë banorët e tokës, saqë asnjë shpirt nuk do të kishte mundësi të thoshte ndonjë fjalë, aq më pak të refuzonte ose të pranonte të vërtetën. - Kitáb-i-Iqán, bot. shqip, f. 34, 37-38, 39, 40-41.
Sipas shpjegimit të mësipërm, ardhja e të Birit të Njeriut në një trajtë të ulët njerëzore, i lindur nga një grua, i varfër, i pashkollë, i shtypur dhe i konsideruar një hiç nga të mëdhenjtë e tokës - kjo mënyrë ardhjeje është guri i vërtetë i provës, me të cilin Ai gjykon njerëzit e tokës dhe i ndan ata nga njëri-tjetri, ashtu si bariu ndan dhentë e tij nga dhitë. Ata që sytë shpirtërorë i kanë të hapur, mund të shohin përmes këtyre reve e mund të ngazëllehen në "fuqinë e lavdinë e madhe" - lavdinë e vërtetë të Perëndisë, - të cilën ai vjen ta revelojë; të tjerët, që sytë i kanë ende të zënë nga paragjykimi e gabimi, mund të shohin vetëm retë e errëta dhe vazhdojnë të enden në errësirë, të privuar nga drita e bekuar e diellit.
Ja, unë do të dërgoj lajmëtarin tim dhe ai do të përgatisë rrugën para meje: e Zoti që ju kërkoni do të vijë papritur në tempullin e tij, madje edhe lajmëtari i besëlidhjes, për të cilin ju keni admirim.... Por kush mund t'i bëjë ballë ditës së ardhjes së tij? E kush do të qëndrojë kur të duket ai? sepse ai është si zjarri i shkrirësve e si finja e rrobalarëseve.... Sepse ja, vjen dita që do të djegë si furrë; e të gjithë krenarët dhe të gjithë ata që bëjnë keq do të bëhen kashtë:... Por mbi ju që i druheni emrit tim do të lindë Dielli i Drejtësisë me shërimin në krahët e tij. - Malahia 3:1-2; 4:1-2.
SHËNIM - Tema e përmbushjes së profecisë është aq e gjerë, saqë për një shtjellim të përshtatshëm do të duheshin shumë vëllime. Në caqet e një kreu të vetëm mund të tregohen shumë-shumë vijat e përgjithshme kryesore të interpretimit Bahá'í. Apokalipsi i hollësishëm, i reveluar nga Danieli e Shën Gjoni, nuk është prekur. Lexuesit do të gjejnë trajtimin e disa krerëve të tij në Përgjigje për disa pyetje. Shpjegime të mëtejshme të profecive mund të gjenden në Librin e Iqán-it të Bahá'u'lláh-ut, në Provat Bahá'í [Bahá'í Proofs] të Mirza Abu'l-Fa(l-it dhe në shumë nga Tabelat e Bahá'u'lláh-ut e të 'Abdu'l-Bahá-it.
14. PROFECI TË Bahá'u'lláh-UT DHE 'Abdu'l-Bahá-ITE në qoftë se ti thua në zemrën tënde, Si mund ta dimë ne fjalën që Zoti nuk e ka thënë? Kur një profet flet në emër të Zotit e asgjë nuk e pason as nuk ndodh asgjë, ajo është fjalë që nuk e ka thënë Zoti, por e ka thënë profeti me mendjemadhësi: prej tij nuk duhet pasur frikë. - Deut. 18:21-22.
Fuqia krijuese e Fjalës së PerëndisëPerëndia, e vetëm Perëndia, ka fuqi të bëjë çdo gjë që Ai do, dhe prova më e madhe e një Manifestimi të Perëndisë është fuqia krijuese e fjalës së Tij - efektshmëria e saj për të ndryshuar e transformuar të gjitha punët njerëzore dhe për të triumfuar mbi çdo kundërvënie njerëzore. Nëpërmjet fjalës së Profetëve, Perëndia shpall vullnetin e Vet, dhe përmbushja e menjëhershme ose e mëvonshme e asaj fjale është prova më e qartë e rivendikimit të Profetit dhe e vërtetësisë së frymëzimit të Tij.
Sepse, ashtu si shiu e bora bien nga qielli e nuk kthehen më atje, por ujitin tokën dhe e bëjnë atë të lulëzojë e pjellore, në mënyrë që t'i japë farë mbjellësit e bukë ngrënësit: Ashtu do të jetë edhe fjala ime që del prej gojës sime: ajo nuk do të kthehet tek unë pa gjë, por do të bëjë atë që më pëlqen mua, dhe do të ketë mbarësi në atë gjë për të cilën e kam dërguar. - Isaia 4:10-11.
Kur dishepujt e Gjon Pagëzorit vajtën te Jesui me pyetjen "Ti je ai që ka për të ardhur, apo duhet të presim një tjetër?", përgjigja e Jesuit kishte thjesht për qëllim të tregonte veprimin e kryer nga fjalët e Tij:
Shkoni e i tregoni Gjonit ato që dëgjoni e që shihni: Të verbërit shohin përsëri e të çalët ecin, lebrozët pastrohen e të shurdhët dëgjojnë, të vdekurit ngjallen dhe të varfërve u tregohet ungjilli. Dhe lum ai që nuk do të braktisë besimin tek unë. - Mateu 11:4-6.
Le të shohim tani ç'provë ka që të tregojë se fjalët e Bahá'u'lláh-ut kanë këtë fuqi krijuese, e cila shquan fjalën e Perëndisë.
Bahá'u'lláh-u i porositi sundimtarët të vendosnin paqen universale, dhe zgjatja prej tyre e politikës së luftës që nga vitet 1869-1870 ka përmbysur shumë dinasti të vjetra, ndërsa çdo luftë e re ka dhënë gjithnjë më pak fryte fitoresh, derisa Lufta Evropiane e viteve 1914-1918 nxorri në shesh faktin historikisht të habitshëm se lufta është bërë njëlloj shkatërrimtare si për fitimtarët dhe për të mundurit.48
Bahá'u'lláh-u u kërkoi, gjithashtu, sundimtarëve të veprojnë si të besuar të atyre që kanë nën kontrollin e vet, duke e bërë autoritetin politik mjet për mirëqenien e vërtetë të të gjithëve. Përparimi në fushën e legjislacionit social ka qenë i pashembullt.
Ai dha porosi për kufizimin e skajeve të pasurisë e të varfërisë, dhe qysh nga ajo kohë legjislacioni për vendosjen e minimumit të nivelit të jetesës dhe për ngarkimin e shkallëzuar të pasurisë me tatime mbi të ardhurat e mbi trashëgiminë është bërë çështje e një kujdesi të vazhdueshëm. Ai porositi heqjen e skllavërisë sociale, si dhe të skllavërisë ekonomike, dhe qysh atëhere përparimi në rrugën e emancipimit ka qenë një tharm në çdo anë të botës.
Bahá'u'lláh-u shpalli barazinë midis burrave e grave, që shprehet në përgjegjësitë, të drejtat e privilegjet e njëjta, e qysh nga ky deklarim, prangat me të cilat gratë ishin të lidhura në shekuj po thyhen dhe gruaja po i siguron me shpejtësi vetes vendin që i takon me të drejtë si e barabartë e si shoqe e burrit.
Ai shpalli njëshmërinë themelore të feve, e koha që ka kaluar dëshmon për përpjekjet më të vendosura të shpirtrave të sinqertë në të katër anët e botës për të arritur një shkallë të re tolerance, mirëkuptimi të ndërsjellë e bashkëpunimi për qëllime mbarëbotërore. Qëndrimi sektar është tronditur kudo dhe pozita e tij historike është bërë gjithnjë e më e papranueshme. Baza e ekskluzivitetit në fe është shkatërruar nga të njëjtat forca që po e bëjnë të paaftë për të mbijetuar nacionalizmin e tipit të mbyllur në vetvete.
Ai dha porosi për arsim për të gjithë dhe e bëri kërkimin e pavarur të së vërtetës provë të jetësisë shpirtërore. Qytetërimi modern u vu në lëvizje deri në thellësitë e tij nga ky tharm i ri. Arsimi i detyrueshëm për fëmijët dhe shtimi i lehtësive të shkollimit për të rritur u bënë politikë parësore për qeveritë. Kombet që përpiqen qëllimisht të kufizojnë pavarësinë e mendjes e të shpirtit midis qytetarëve të tyre, me një politikë të tillë kanë shkaktuar revolucionin brenda dhe mosbesim e frikë jashtë kufijve të vet.
Bahá'u'lláh-u porositi që të adoptohet një gjuhë ndihmëse universale, dhe doktor Zamenhofi e të tjerë iu përgjigjën thirrjes së Tij, duke ia kushtuar jetën e gjeninë e tyre kësaj detyre e këtij rasti të madh.
Mbi të gjitha, Bahá'u'lláh-u rrënjosi në njerëzimin një frymë të re, duke nxitur aspirata të reja në mendjet e zemrat dhe ideale të reja për shoqërinë. Në tërë historinë nuk ka asgjë aq dramatike e aq shprehëse sesa zhvillimi i ngjarjeve qysh nga agimi i epokës Bahá'í më 1844. Nga viti në vit fuqia e një të kaluare të vdekur, e cila ka vazhduar të mbahet nëpërmjet ideve, zakoneve, qëndrimeve e instituteve të vjetëruara, është dobësuar, aq saqë tani çdo burrë e çdo grua inteligjente mbi tokë e kupton se njerëzimi është duke kaluar krizën e vet më të tmerrshme. Nga njëra anë, shohim krijimin e ri që ngrihet, duke qenë se drita e mësimit të Bahá'u'lláh-ut ka reveluar shtegun e vërtetë të evolucionit. Nga ana tjetër, nuk shohim veçse shkatërrim e zhgënjim në të gjitha fushat ku kësaj drite i bëhet qëndresë ose nuk merret parasysh ajo.
Megjithatë, për Bahá'í-të besnikë këto prova të qarta e prova të tjera të panumërta, edhe pse shumë domethënëse, janë të pamjaftueshme për të dhënë përmasat e vërteta të madhështisë së Bahá'u'lláh-ut. Jeta e Tij mbi tokë dhe forca e papërmbajtur e fjalëve të Tij të frymëzuara qëndrojnë si i vetmi kriter i vërtetë i vullnetit të Perëndisë.
Një studim i profecive më të hollësishme të Bahá'u'lláh-ut dhe i përmbushjes së tyre do të jepte një provë të fuqishme që i vërteton ato. Ne do të japim tani disa shembuj të këtyre profecive, për vërtetësinë e të cilave nuk mund të ketë dyshim. Ato ishin shpallur gjerësisht para se të ndodhte përmbushja e tyre. Letrat që Ai u dërgoi kokave të kurorëzuara të botës, në të cilat përmbahen shumë nga këto profeci, qenë përmbledhur në një libër që u botua për herë të parë në Bombei aty nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë. Qysh atëhere janë bërë disa botime të tij. Do të japim gjithashtu disa shembuj profecish të 'Abdu'l-Bahá-it, që meritojnë vëmendje.
Napoleoni IIINë vitin 1869 Bahá'u'lláh-u i shkroi Napoleonit III, duke e qortuar për dëshirën e tij të madhe për luftë dhe për përbuzjen me të cilën kishte trajtuar një letër të mëparshme të Bahá'u'lláh-ut.
Për atë që ke bërë ti, mbretëria jote do të zhytet në pështjellim dhe perandoria jote do të të ikë nga duart, si ndëshkim për atë që ke punuar. Atëherë do ta dish se ke gabuar rëndë. Trazira do të përfshijnë gjithë popullin në atë vend në rast se ti nuk ngrihesh për të përkrahur këtë Kauzë dhe në qoftë se nuk do të ndjekësh atë që është Fryma e Perëndisë (Jesu Krishtin) në këtë Rrugë të Drejtë. Mos vallë madhështia të ka rritur mendjen? Për Jetën Time! Kjo nuk do të vazhdojë gjatë, ka për të kaluar shpejt, në qoftë se nuk kapesh pas këtij Litari të fortë. Ne e shohim poshtërimin që po të ndjek, ndërsa ti je nga të shkujdesurit.
Është e tepërt të thuhet se Napoleoni, i cili atëherë ishte në kulmin e fuqisë, nuk i kushtoi asnjë vëmendje këtij paralajmërimi. Në vitin që pasoi ai hyri në luftë me Prusinë, krejt i bindur se ushtria e tij mund ta merrte me lehtësi Berlinin; por tragjedia e paralajmëruar nga Bahá'u'lláh-u e mposhti. Ai u shpartallua në Saarbruk, në Vaisenburg, në Metz e përfundimisht në katastrofën dërrmuese në Sedan. Pastaj e çuan rob në Prusi dhe pati një fund të mjerueshëm në Angli dy vjet më vonë.
GjermaniaBahá'u'lláh-u u bëri më pas një paralajmërim po aq serioz atyre që mundën Napoleonin, por ky paralajmërim nga njëri vesh u hyri e nga tjetri u doli dhe pati një përmbushje të tmerrshme. Në Librin e Aqdas-it, të cilin Bahá'u'lláh-u e filloi në Adrianopojë dhe e përfundoi gjatë burgimit të Tij në 'Akká, Ai iu drejtua Perandorit të Gjermanisë në këtë mënyrë:
O Mbret i Berlinit! ... Ty të kujtohet ai njeri, fuqia e të cilit ia kalonte fuqisë sate (Napoleoni III) dhe pozita e të cilit ia kalonte pozitës sate. Ku ndodhet ai? Ku kanë shkuar gjërat që zotëronte? Ki kujdes e mos ji ndër ata që bëjnë gjumë të thellë. Ishte ai që flaku Tabelën e Perëndisë, kur Ne i bëmë të ditur se ç'vuajtje Na kishin shkaktuar hordhitë e tiranisë. Prandaj fatkeqësia e sulmoi atë nga të gjitha anët dhe ai u rrëzua në pluhur me humbje të madhe. Mendohu thellë, o Mbret, për të dhe për ata që, si ti, kanë pushtuar qytete e sunduar mbi njerëzit. Mëshirëploti i flaku ata nga pallatet në varret e tyre. Je i paralajmëruar, ji ndër ata që mendojnë....
O brigje të Rinit! Ne ju kemi parë të mbuluara me gjak, sepse shpatat e shpagimit janë zhveshur kundër jush; dhe juve do t'ju vijë radha edhe një herë tjetër. E Ne dëgjojmë rënkimet e Berlinit, megjithëse sot ai ndodhet në një lavdi të dukshme. - Kitáb-i-Aqdas.
Gjatë periudhës së sukseseve gjermane në Luftën e Madhe të viteve 1914-1918, e sidomos gjatë ofensivës së fundit të madhe gjermane në pranverën e 1918-s, këtë profeci shumë të njohur e cituan gjerësisht kundërshtarët e Besimit Bahá'í në Persi, me qëllim që ta diskreditonin Bahá'u'lláh-un; por kur vrulli përpara i gjermanëve ngadhnjimtarë u shndërrua papritur në një shpartallim dërrmues e tronditës, përpjekjet e këtyre armiqve të Kauzës Bahá'í u zmbrapsën dhe zhurma që ata kishin bërë lidhur me këtë profeci u bë një mjet i fuqishëm për të rritur namin e Bahá'u'lláh-ut.
PersiaNë Librin e Aqdas-it, të shkruar kur tirani Ná(iri'd-Dín Sháh ishte në kulmin e fuqisë së tij, Bahá'u'lláh-u bekon qytetin e Teheranit, që është kryeqyteti i Persisë e vendlindja e Tij, dhe thotë për të:
Mos u hidhëro për asgjë, o Tokë e (á-it ((ihrán), sepse Perëndia të ka zgjedhur të jesh burimi i gëzimit të mbarë njerëzimit. Ai, në qoftë ky Vullneti i Tij, ka për ta bekuar fronin tënd me dikë që të sundojë me drejtësi, që të mbledhë grigjën e Perëndisë, të cilën e kanë shpërndarë ujqit. Një sundimtar i tillë do ta kthejë me gëzim e hare shikimin drejt njerëzve të Bahá-it dhe do të shtrijë mbi ta favorin e tij. Ai me të vërtetë konsiderohet në sytë e Perëndisë si një gur i çmuar midis njerëzve. Mbi të qëndron përjetë lavdia e Perëndisë dhe lavdia e të gjithë atyre që banojnë në mbretërinë e Revelacionit të Tij.
Gëzohu me hare të madhe, sepse Perëndia të bëri ty "Ditëburimin e dritës së Vet", përderisa brenda teje lindi Manifestimi i Lavdisë së Tij. Ji i gëzuar për këtë emër që të është dhënë - një emër, përmes të cilit Ylli i Ditës i Mirësisë ka lëshuar shkëlqimin e vet, përmes të cilit janë ndriçuar toka e qielli.
Së shpejti gjendja e punëve brenda teje do të ndryshojë dhe frenat e pushtetit do të bien në duart e popullit. Me të vërtetë Zoti yt është i Gjithëdijshmi. Pushteti i Tij përfshin gjithçka. Të jesh i sigurt për favorin dashamirës të Zotit tënd. Syri i mirëdashjes së Tij do të drejtohet përgjithmonë tek ti. Po afron dita kur trazimi yt do të shndërrohet në paqe e qetësi të plotë. Kështu është dekretuar në Librin e mrekullueshëm. - Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh-ut, f. 77.
Deri tani Persia vetëm sapo ka filluar të dalë nga periudha e pështjellimit, ashtu siç paralajmëronte Bahá'u'lláh-u, por tashmë ka filluar një qeverisje kushtetuese dhe nuk mungojnë shenja që tregojnë se një kohë më e ndritur është afër.
TurqiaSulltanit të Turqisë dhe Kryeministrit të tij, Ali Pashait, Bahá'u'lláh-u u drejtoi disa nga paralajmërimet më të rënda e serioze, kur ndodhej i mbyllur në një burg turk (1868). Sulltanit Ai i shkroi nga kazermat e 'Akka-së:
O ti që e mban veten si më i madhi ndër gjithë njerëzit ... së shpejti emri yt do të harrohet e ti do ta shohësh veten në humbje të madhe. Sipas mendimit tënd, ky Gjallërues i botës e Paqtues i saj është fajtor e kryengritës. Ç'krim kanë kryer gratë, fëmijët dhe foshnjat që vuajnë, për të merituar zemërimin, shtypjen dhe urrejtjen tënde? Ju keni përndjekur një numër shpirtrash që nuk kanë treguar asnjë kundërvënie në vendin tuaj e nuk kanë nxitur ndonjë revolucion kundër qeverisë; jo, përkundrazi, ata natë e ditë janë marrë paqësisht me përmendjen e Perëndisë. Ju keni plaçkitur pronat e tyre dhe përmes veprimeve tuaja tiranike atyre u është marrë çdo gjë që kishin.... Para Perëndisë, një grusht pluhur është më i madh se mbretëria, lavdia, sovraniteti e sundimi juaj dhe, po të dëshironte, Ai do t'ju shpërndante ju si rërën e shkretëtirës. Së shpejti zemërimi i Tij do t'ju arrijë, revolucione do të duken midis jush dhe vendet tuaja do të ndahen! Atëhere ju do të vajtoni e do të rënkoni dhe askund nuk do të gjeni ndihmë e mbrojtje.... Hapni sytë, sepse zemërimi i Perëndisë po përgatitet dhe shpejt keni për ta parë atë që Penda e Urdhërit ka shkruar.
Dhe Ali Pashait i shkruante:O Kryetar, ti ke kryer atë që e ka bërë Muhametin, Apostullin e Perëndisë, të rënkonte në Parajsën Më të Lartësuar. Bota të ka bërë aq krenar, saqë i ke kthyer shpinën Fytyrës, nëpërmjet shkëlqimit të së Cilës është ndriçuar Tubimi atje lart. Shpejt do ta shohësh veten në humbje të dukshme. Ti u bashkove me sundimtarin e Persisë për të më bërë keq Mua, megjithëse Unë kam ardhur te ju nga Vendagimi i Fuqiplotit, i të Madhit, me një Kauzë që freskon sytë e të dashurve të Perëndisë....
Mos ke besuar se mund ta shuaje zjarrin që Perëndia ka ndezur në Gjithësinë? Jo! Unë e deklaroj për Shpirtin e Tij të Vërtetë, në qofsh ndër ata që kuptojnë. Për më tepër, për atë që ke bërë, zjarri e flaka e tij janë shtuar. Së shpejti ato do të përfshijnë botën dhe banorët e saj.... Po afrohet dita kur Vendi i Misterit (Adrianopoja) e gjithçka ndodhet pranë tij do të ndryshojnë e do t'i ikin Mbretit nga duart, dhe do të ketë trazira, dhe do të dëgjohet zëri i vajtimit, dhe nga të gjitha anët do të dalin në shesh provat e punëve të liga, dhe do të përhapet rrëmuja për shkak të asaj që u ka ndodhur këtyre të burgosurve [Bahá'u'lláh-ut e shokëve të Tij] në duart e hordhive të shtypjes. Rrjedha e ngjarjeve do të ndryshojë dhe kushtet do të bëhen aq të rënda, saqë edhe rëra do të rënkojë mbi kodrat e shkreta, e drurët do të vajtojnë mbi male, e nga të gjitha gjërat do të kullojë gjak. Atëhere do t'i shohësh njerëzit në pikëllim të thellë....
Kështu ka vendosur Projektuesi, i Urti, urdhërat e të Cilit grupimet e qiellit e të tokës nuk mund t'i kundërshtojnë, as munden të gjithë mbretërit e sundimtarët ta pengojnë Atë të bëjë çfarë dëshiron. Fatkeqësitë janë vaji i kësaj Llambe dhe përmes tyre Drita e saj shtohet, në qofshi ndër ata që kuptojnë. Të gjitha kundërvëniet që bëjnë shtypësit janë vërtet si lajmëtarë të këtij Besimi, e nëpërmjet tyre shfaqja e Perëndisë dhe Kauza e Tij janë përhapur gjerësisht midis njerëzve të botës.
Në Librin e Aqdas-it, Ai shkruan gjithashtu:O vend [Konstantinopojë] që gjendesh në brigjet e dy deteve! Froni i tiranisë është vendosur me të vërtetë mbi ty dhe flaka e urrejtjes është ndezur brenda kraharorit tënd në mënyrë të tillë, që Grupimi atje lart dhe ata që sillen rreth Fronit të Lartësuar kanë qarë e vajtuar. Ne shohim tek ti të marrin që sundon mbi të urtin dhe errësirën që mburret kundër dritës. Ti je vërtet i mbushur me krenari që bie në sy. Mos të ka bërë mburravec shkëlqimi yt i jashtëm? Për Atë Që është Zoti i njerëzimit! Ky shkëlqim së shpejti do të marrë fund, dhe bijat e vejushat tuaja dhe gjithë të afërmit që jetojnë me ty do të vajtojnë. Kështu të lajmëron i Gjithëdijshmi, Urtiploti.
Fatkeqësitë e mëvonshme që i ranë mbi kokë kësaj perandorie dikur të madhe qysh nga koha e botimit të këtyre paralajmërimeve kanë dhënë një koment elokuent për domethënien e tyre profetike.
AmerikaNë Librin e Aqdas-it, të reveluar në 'Akká më 1873, Bahá'u'lláh-u i bëri Amerikës këtë thirrje:
O Sundimtarë të Amerikës e Presidentë të Republikave të saj ... Mbani vesh për atë që është ngritur prej Ditëburimit të Madhështisë: Me të vërtetë, nuk ka Perëndi tjetër veç Meje, Zotit të Fjalës, të Gjithëdijshmit. Ngjitini të thyerit me duart e drejtësisë dhe shtypeni me shkopin e porosive të Zotit tuaj, Urdhëruesit, Urtiplotit, shtypësin që ka lulëzuar. - Kitáb-i-Aqdas.
'Abdu'l-Bahá-i, në fjalimet e mbajtura në Amerikë e gjetkë, ka shprehur shpesh herë shpresën, lutjen dhe sigurinë që flamuri i paqes ndërkombëtare do të ngrihej më parë në Amerikë. Në Cincinati, Ohajo, më 5 nëntor 1912, Ai ka thënë:
Amerika është një komb fisnik, një flamurtare e paqes në gjithë botën, që shpërndan dritën e saj në të gjitha vendet. Kombe të tjera nuk janë pa pengesa e të lira nga intrigat, si Shtetet e Bashkuara, ato nuk janë në gjendje të sjellin Paqen Universale. Por Amerika, shyqyr Zotit, është në paqe me gjithë botën dhe e denjë të ngrejë flamurin e vëllazërimit e të Paqes Ndërkombëtare. Kur Amerika të ngrejë zërin për Paqen Ndërkombëtare, pjesa tjetër e botës do të thërrasë: "Po, e pranojmë!" Kombet e çdo klime do të bashkohen, duke pranuar mësimet e Bahá'u'lláh-ut, të reveluara mbi pesëdhjetë vjet më parë. Në Letrat e Tij, Ai i ftoi parlamentet e botës të dërgonin njerëzit e tyre më të mirë e më të mençur në një parlament ndërkombëtar botëror, i cili të merrte vendime për të gjitha problemet midis popujve e të vendoste paqen ... atëherë do të kemi Parlamentin e Njeriut, që e kanë ëndërruar profetët.
Thirrjeve të Bahá'u'lláh-ut e të 'Abdu'l-Bahá-it u janë përgjigjur tashmë, në shkallë të gjerë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe në asnjë vend të botës mësimet Bahá'í nuk janë pranuar me aq gatishmëri. Por roli që i është caktuar Amerikës për t'u bërë thirrje kombeve për paqen ndërkombëtare, deri më sot është luajtur vetëm pjesërisht dhe Bahá'í-të presin me interes zhvillimet që bart e ardhmja.49
Lufta e MadheSi Bahá'u'lláh-u dhe 'Abdu'l-Bahá-i kanë paralajmëruar në shumë raste e me saktësi të habitshme ardhjen e Luftës së Madhe të viteve 1914-1918. 'Abdu'l-Bahá-i tha në Sakramento, Kaliforni, më 26 tetor 1912: "Sot Kontinenti Evropian i ngjan një depoje armësh. Ai është një depo eksplozivësh që pret një shkëndijë, dhe një shkëndijë mund t'i verë flakë gjithë Evropës, veçanërisht në këtë kohë kur para botës qëndron çështja e Ballkanit".
Në shumë nga fjalimet e Tij në Amerikë e në Evropë, Ai ka bërë paralajmërime të tilla. Në një fjalim tjetër në Kaliforni, në tetor 1912, Ai tha:
Jemi në vigjilje të Betejës së Armagedonit, për të cilën bëhet fjalë në kreun e gjashtëmbëdhjetë të Revelacionit. Pas dy vjetësh nga sot një shkëndijë e vetme do t'i verë flakën gjithë Evropës.
Turbullirat sociale në të gjitha vendet, skepticizmi fetar gjithnjë më i madh që i paraprin mijëvjeçarit, dhe që tashmë është i pranishëm, do t'i vënë flakën tërë Evropës, siç është profetizuar në Librin e Danielit dhe në Librin (Revelacionin) e Gjonit.
Rreth vitit 1917 mbetëri do të rrëzohen dhe kataklizma do të lëkundin tokën. (Treguar nga Zonja Korinë Tru [Corinne True] në revistën The North Shore Review, 26 shtator 1914, Çikago, SHBA).
Në vigjiljen e konfliktit të madh, Ai ka thënë:Një përleshje e përgjithshme e kombeve të qytetëruara po duket. Një konflikt i llahtarshëm është afër. Bota ndodhet në pragun e një lufte tepër tragjike.... Ushtri të mëdha - miliona njerëz - po mobilizohen e po vendosen në kufijtë e tyre. Ato po përgatiten për ndeshjen e frikshme. Fërkimi më i vogël do t'i çojë ato në një përplasje të tmerrshme, dhe do të shpërthejë një zjarr i madh që nuk është parë ndonjë herë në historinë e kaluar të njerëzimit. (Në Haifa, 3 gusht 1914).
Trazira sociale pas luftësSi Bahá'u'lláh-u dhe 'Abdu'l-Bahá-i kanë parashikuar gjithashtu një periudhë përmbysjeje të madhe sociale, konflikti dhe fatkeqësish, si rezultat i pashmangshëm i afetarizmit e i paragjykimeve, i injorancës e i bestytnisë që mbizotërojnë në botë. Në një Tabelë, që mban datën janar 1920, Ai ['Abdu'l-Bahá-i] ka shkruar:
O ju dashurues të së vërtetës! O ju shërbëtorë të njerëzimit! Kur aroma e ëmbël e mendimeve dhe e qëllimeve tuaja të larta të ketë fryrë mbi mua, unë e ndiej se shpirti im është i gatshëm në mënyrë të papërmbajtur për të komunikuar me ju.
Peshojeni në zemrat tuaja sa për të ardhur keq është pështjellimi në të cilin është zhytur bota; sa të njollosura me gjak njerëzor janë kombet mbi tokë, madje jo, por vetë dheu është bërë gjak i piksur. Flakët e luftës kanë shkaktuar një zjarr aq të furishëm që bota nuk e ka parë kurrë as në kohët e lashta të saj, as në Mesjetë e as në kohët moderne. Gurët e mullirit të luftës kanë bluar e shtypur shumë kokë njerëzish, madje jo, fati i këtyre viktimave ka qenë edhe më i rëndë. Vende të lulëzuara janë shkretuar, qytete janë rrafshuar me tokën e fshatra të gëzuara janë kthyer në rrënoja. Etër kanë humbur bijt, e bij kanë mbetur pa etër. Nëna kanë derdhur lotë gjaku duke vajtuar të rinjtë e tyre dhe fëmijë të vegjël kanë mbetur jetimë, e gra kanë mbetur rrugëve pa plang e pa shtëpi. Me një fjalë, njerëzimi, në të gjitha fazat, është poshtëruar. Të mëdha janë thirrja e vaji i jetimëve dhe të hidhura janë rënkimet e nënave, dhe qiejt u bëjnë jehonë.
Shkaku kryesor i këtyre ngjarjeve është paragjykimi racial, kombëtar, fetar e politik, dhe rrënjët e këtij paragjykimi mbështeten në tradita të vjetëruara të ngulitura thellë, qoftë fetare, raciale, kombëtare apo politike. Sakohë këto tradita mbeten, themeli i ndërtesës njerëzore është i pasigurt dhe vetë njerëzimi ndodhet në rrezik të vazhdueshëm.
Tani në këtë epokë të ndritur, kur thelbi i të gjitha qenieve është bërë i dukshëm dhe sekreti i fshehur i të gjitha gjërave të krijuara është reveluar, kur drita e mëngjesit e së vërtetës ka aguar dhe e ka kthyer në dritë errësirën e botës, a është e hijshme dhe e përshtatshme që një kasaphanë e tillë e tmerrshme, që sjell rrënim të pandreqshëm në botë, të bëhej e mundur? Për Perëndi! kjo nuk duhet të ndodhë.
Krishti u bëri thirrje gjithë popujve të botës për pajtim e paqe. Ai e urdhëroi Pjetrin ta fuste përsëri shpatën në mill. E tillë ishte dëshira e këshilla e Tij, por ata që mbajnë emrin e Tij e kanë zhveshur shpatën! Ç'ndryshim i madh midis veprimeve të tyre dhe fjalëve të qarta të Ungjillit!
Gjashtëdhjetë vjet më parë Bahá'u'lláh-u, ashtu si dielli ndriçues, shkëlqeu në qiellin e Persisë dhe shpalli se bota është zhytur në errësirë, se kjo errësirë është plot pasoja shkatërrimtare dhe do të çojë në një konflikt të frikshëm. Nga qyteti-burg i 'Akká-së, ku e kishin mbyllur, Ai iu drejtua me terma të padyshimtë Perandorit të Gjermanisë, duke deklaruar se një luftë e tmerrshme do të ndodhte e se Berlini do të shpërthente në dënesë e vajtim. Po kështu, kur padrejtësisht ishte i burgosur i Sulltanit të Turqisë në fortesën e 'Akká-së, Ai i shkroi atij në mënyrë të qartë e me fjalë shprehëse se Stambolli do të bëhej pre e trazirave të rënda, saqë gra e fëmijë do të lëshonin klithma vajtimi. Me pak fjalë, Ai u shkroi letra të gjithë sundimtarëve e monarkëve kryesorë të botës, dhe gjithçka që Ai ka parashikuar është përmbushur. Nga penda e Tij e lavdisë rrodhën mësimet për ta parandaluar luftën, dhe ato janë përhapur në të katër anët.
Mësimi i Tij i parë është kërkimi i së vërtetës. Imitimi i verbër, ka thënë Ai, vret shpirtin e njeriut, ndërsa hetimi i së vërtetës e çliron botën nga errësira e paragjykimit.
Mësimi i Tij i dytë është njëshmëria e njerëzimit. Të gjithë njerëzit janë një grigjë e vetme dhe Perëndia është Bariu zemërdhembshur. Ai u dhuron atyre mëshirën e vet më të madhe dhe i shikon të gjithë njëlloj. "Ti nuk duhet të bësh dallime midis krijesave të Perëndisë." Të gjithë janë shërbëtorët e Tij dhe të gjithë kërkojnë bujarinë e Tij.
Mësimi i Tij i tretë është se feja përbën fortesën më të fuqishme. Ajo duhej të çonte në unitet, në vend që të shkaktonte armiqësi e urrejtje. Në qoftë se do të çonte në armiqësi e urrejtje, do të ishte më mirë të mos e kishim fare. Sepse feja është krejt si mjekësia: në rast se ajo do ta keqësonte sëmundjen, braktisja e saj do të ishte e preferuar.
Po kështu, paragjykimet, qofshin fetare, raciale, kombëtare ose politike, të gjitha shkallmojnë themelet e shoqërisë njerëzore, të gjitha çojnë në gjakderdhje, të gjitha i sjellin rrënim njerëzimit. Sakohë këto ruhen, tmerri i luftës do të vazhdojë. I vetmi mjet shërimi është paqja universale. E kjo arrihet vetëm duke krijuar një Gjykatë supreme, që të përfaqësojë të gjitha qeveritë e të gjithë popujt. Të gjitha problemet, kombëtare e ndërkombëtare, do t'i paraqiteshin kësaj gjykate, e cilido që të ishte vendimi i saj duhej zbatuar. Në qoftë se një qeveri ose një popull nuk do të pajtoheshin me të, gjithë bota duhet të ngrihej kundër tyre.
Dhe midis mësimeve të Tij është edhe barazia e të drejtave midis burrave e grave, si dhe shumë mësime të tjera si këto, që janë reveluar nga penda e Tij.
Në kohën e tanishme është bërë e qartë dhe e dukshme se këto parime janë vetë jeta e botës dhe mishërimi i shpirtit të vërtetë të saj. E tani ju, që jeni shërbëtorët e njerëzimit, duhet të vini në veprim veten, zemrën dhe shpirtin për ta çliruar botën nga errësira e materializmit dhe e paragjykimit njerëzor, në mënyrë që atë ta ndriçojë drita e Qytetit të Perëndisë.
Shyqyr Zotit, ju jeni të njohur me shkolla, institute e parime të ndryshme të botës; sot asgjë veç këtyre mësimeve hyjnore nuk mund t'i sigurojë njerëzimit paqen e qetësinë. Po të mos ishin këto mësime, kjo errësirë nuk do të zhdukej kurrë, këto lëngata kronike kurrë nuk do të shëroheshin; jo, ato do të bëheshin çdo ditë e më të egra. Ballkani do të mbetet me trazira dhe gjendja e tij do të keqësohet. Të mundurit nuk do të qëndrojnë të qetë, por do të shfrytëzojnë çdo mjet për të ndezur përsëri flakët e luftës. Lëvizjet universale moderne do të bëjnë gjithçka për të plotësuar qëllimet e planet e veta. Lëvizja e së Majtës do të marrë rëndësi të madhe dhe ndikimi i saj do të përhapet.
Prandaj me zemër të ndriçuar, me shpirt qiellor e me fuqi hyjnore, dhe me ndihmën e hirit të Tij, përpiquni t'i jepni botës dhuratën bujare të Perëndisë... dhuratën e ngushëllimit e të qetësisë për mbarë njerëzimin.
Në një bisedë të mbajtur në nëntor 1919, Ai ka thënë:
Bahá'u'lláh-u e ka parathënë shpesh herë se do të kishte një periudhë, në të cilën afetarizmi e anarkia që e pason do të mbizotëronin. Kaosi vjen nga liria tepër e madhe midis njerëzve që nuk janë të përgatitur për të e, si rrjedhojë, do të ketë një rikthim të përkohshëm në një qeverisje shtrënguese, në interes të vetë njerëzve e me qëllim që të parandalohen çrregullimet e kaosi. Është e qartë se tani çdo komb dëshiron vetvendosje të plotë dhe liri veprimi, por disa prej tyre nuk janë të përgatitura për këtë. Gjendja që mbizotëron në botë është ajo e afetarizmit, e cila çon medoemos në anarki e çrregullime. Unë e kam thënë gjithmonë se propozimet e paqes pas Luftës së Madhe ishin vetëm një vezullim i agimit dhe jo lindja e diellit.
Ardhja e Mbretërisë së PerëndisëMegjithatë, midis këtyre kohëve të turbullta Kauza e Perëndisë do të përparojë. Fatkeqësitë e shkaktuara nga lufta egoiste për ekzistencë individuale ose për përfitime partiake, sektesh apo kombëtare do t'i shtyjnë njerëzit, të dëshpëruar, të drejtohen nga shërimi i dhuruar prej Fjalës së Perëndisë. Sa më shumë fatkeqësi ka, aq më tepër njerëzit do të drejtohen nga i vetmi shërim i vërtetë. Bahá'u'lláh-u, në Letrën e Tij për Shahun, thotë:
Perëndia i ka bërë hidhërimet si një rrebesh mëngjesi për këtë kullotë të gjelbër dhe si një fitil për Llambën e Tij, me të cilën ndriçohen toka e qielli.... Përmes hidhërimit ka ndriçuar drita e Tij dhe Lavdia e Tij ka qenë vazhdimisht e ndritshme; kjo ka qenë metoda e Tij në epokat e kaluara e në kohët e shkuara.
Si Bahá'u'lláh-u dhe 'Abdu'l-Bahá-i kanë parathënë me fjalët më të sigurta triumfin e shpejtë të shpirtërores mbi materialen, dhe vendosjen e Paqes së Madhe që do të pasojë. 'Abdu'l-Bahá-i ka shkruar më 1904:
Dije se mjerimi e privacionet do të shtohen dita-ditës dhe njerëzit do të jenë të brengosur për këtë. Dyert e gëzimit e të lumturisë kanë për t'u mbyllur nga të gjitha anët dhe luftëra të frikshme do të ndodhin. Zhgënjimi e dëshpërimi do t'i rrethojnë njerëzit në çdo anë, derisa ata të detyrohen ta kthejnë shikimin drejt të Vetmit Perëndi të Vërtetë. Atëhere drita e lumturisë së madhe do të ndriçojë horizontet në mënyrë të tillë që thirrja "Yá Bahá'u'l-Abhá" do të dëgjohet nga të gjitha anët. Kjo ka për të ndodhur. - Tabelë për Izabela D. Britingëm [Isabella D. Brittingham].
Kur e pyetën, në shkurt 1914, se cilat prej Fuqive të Mëdha do të bëheshin besimtare, Ai u përgjigj:
Të gjithë njerëzit e botës do të bëhen besimtarë. Po të krahasonit fillimin e Kauzës me pozitën e saj të sotme, do të shihnit se ç'ndikim të shpejtë ka Fjala e Perëndisë, dhe tani Kauza e Perëndisë ka përfshirë botën.... Padyshim, të gjithë do të futen nën hijen e Kauzës së Perëndisë.
Ai ka deklaruar se vendosja e unitetit botëror do të arrihet gjatë shekullit të tanishëm. Në një nga Tabelat e Tij, Ai ka shkruar:
... Të gjithë pjesëtarët e familjes njerëzore, qofshin popuj ose qeveri, qytete ose fshatra, janë bërë gjithnjë e më të ndërvarur. Vetëmjaftueshmëria nuk është më e mundur për askënd, duke qenë se lidhje politike bashkojnë të gjithë popujt e të gjitha kombet, dhe lidhjet e tregtisë e të industrisë, të bujqësisë e të arsimit po forcohen çdo ditë. Kështu, pra, bashkimi i mbarë njerëzimit mund të arrihet në këtë kohë. Me të vërtetë, kjo është një nga çuditë e kësaj epoke të mahnitshme, të këtij shekulli të lavdishëm. Epokat e kaluara kanë qenë të privuara nga kjo, sepse ky shekull - shekulli i dritës - është i pajisur me lavdi unike e të pashembullt, me fuqi e ndriçim. E që këtej, shpalosja e mrekullueshme e një çudie të re çdo ditë. Me kohë do të shihet se me sa shkëlqim do të ndriçojnë qirinjtë e tij midis të gjithë njerëzve.
Në dy vargjet e fundit të Librit të Danielit gjenden fjalët enigmatike: "I lumtur është ai që pret e arrin të njëmijë e treqind e tridhjetë e pesë ditët. Por ec në këtë rrugë deri në fund: sepse ti do të prehesh, por do të ngrihesh për të marrë shpërblimin në mbarim të kohës".
Të shumta kanë qenë përpjekjet e kërkuesve të ditur për të zgjidhur problemin e domethënies së këtyre fjalëve. Në një bisedë rreth tryezës, në të cilin autori i këtij libri kishte i pranishëm, 'Abdu'l-Bahá-i llogariti përmbushjen e profecisë së Danielit nga data e fillimit të epokës muhamedane.
Tabelat e 'Abdu'l-Bahá-it e bëjnë të qartë se kjo profeci i referohet njëqind-vjetorit të Deklarimit të Bahá'u'lláh-ut në Bagdad, ose vitit 1963:
Përsa i përket vargut të Danielit "I lumtur është ai që pret e arrin të njëmijë e treqind e tridhjetë e pesë ditët", për të cilin ti ke bërë pyetje. Këto ditë duhen llogaritur si vite diellore e jo si vite hënore. Sepse në përputhje me këtë llogaritje, një shekull do të ketë kaluar nga agimi i Diellit të së Vërtetës, e atëhere mësimet e Perëndisë do të jenë vendosur në mënyrë të qëndrueshme mbi tokë dhe Drita Hyjnore do të vërshojë në botë nga Lindja deri në Perëndim. Atëhere, në këtë ditë besnikët do të gëzojnë!
'Akká dhe HaifaMirza A(mad Sohrab ka shënuar në ditarin e vet këtë profeci për 'Akká-në e Haifa-në, të thënë nga 'Abdu'l-Bahá-i kur rrinte pranë dritares në një nga Shtëpitë e Pelegrinëve Bahá'í në Haifa, më 14 shhkurt 1914:
Pamja nga Shtëpia e Pelegrinëve është shumë tërheqëse, veçanërisht sepse shikon nga Varri i Bekuar i Bahá'u'lláh-ut. Në të ardhmen hapësira midis 'Akká-së e Haifa-së do të mbushet me ndërtesa dhe të dy qytetet do të bashkohen e do të shtrëngojnë duart, duke u bërë dy skajet e një metropoli të vetëm të fuqishëm. Kur e sodis tani këtë pamje, e shoh shumë qartë se ky vend do të bëhet një nga qendrat e para tregtare të botës. Ky gji i madh në formë gjysmërrethi do të bëhet porti më i bukur, ku anijet e çdo kombi do të kërkojnë strehë e mbrojtje. Anijet e mëdha të popujve më të ndryshëm do të vijnë në këtë port, duke sjellë mbi kuvertat e tyre mijëra e mijëra gra e burra nga çdo anë e rruzullit. Mali e fusha do të mbushen me godina e pallate moderne. Industri do të ngrihen dhe institucione të ndryshme të karakterit filantropik do të themelohen. Lulet e qytetërimit e të kulturës do të sillen këtu nga të gjitha kombet për të përzier aromat e tyre e për të ndriçuar rrugën e vëllazërimit të njerëzve. Kopshte, pemishte, prozhme e parqe të mahnitshme do të ngrihen në të gjitha anët. Natën qyteti i madh do të ndriçohet me dritë elektrike. Gjithë porti, nga 'Akká deri në Haifa, do të jetë një shteg i ndriçuar. Prozhektorë të fuqishëm do të vendosen në të dy anët e Malit Karmel për të drejtuar vaporët. Vetë Mali Karmel, nga maja deri poshtë, do të kridhet në një det dritash. Një njeri që qëndron në majën e Malit Karmel dhe udhëtarët e vaporëve që afrohen, do të shohin pamjen më sublime e më madhështore të mbarë botës.
Nga të gjitha anët e malit simfonia e "Yá Bahá'u'l-Abha!" do të dëgjohet, dhe para agimit një muzikë shpirtrrëmbenjëse, e shoqëruar nga zëra melodiozë do të ngjitet lart drejt fronit të Fuqiplotit.
Me të vërtetë, rrugët e Perëndisë janë të mistershme e të pakapshme. Ç'lidhje e jashtme ekziston midis Shirazit e Teheranit, Bagdadit e Konstantinopojës, Adrianopojës dhe 'Akká-së e Haifas? Perëndia punoi me durim, hap pas hapi, përmes këtyre qyteteve të ndryshme, sipas planit të Vet të përcaktuar e të përjetshëm, në mënyrë që profecitë e parashikimet, ashtu siç janë parathënë nga Profetët, të mund të përmbushen. Ky fill i artë i premtimit lidhur me Mijëvjeçarin Mesianik përshkon tërë Biblën, dhe kështu ishte paracaktuar, që Perëndia në kohën e duhur do ta bënte atë të shfaqej. As edhe një fjalë e vetme nuk do të lihet pa kuptim e pa u përmbushur.
15. RETROSPEKTIVA DHE PERSPEKTIVAUnë dëshmoj, o miq, se favori është i plotë, se argumenti është përmbushur, se prova është e dukshme dhe e vërteta ka dalë në shesh. Le të shihet tani se çfarë do të zbulojë sjellja juaj në shtegun e vetshkëputjes. Kështu ju është dhuruar favori hyjnor juve dhe atyre që janë në qiell e mbi tokë. Çdo lavdi Perëndisë, Zotit të të gjitha botëve. - Bahá'u'lláh, Fjalët e Fshehura.
Përparimi i KauzësFatkeqësisht, nuk është e mundur që, në kaq vend sa kemi në dispozicion, të përshkruhet me hollësi përparimi i Besimit Bahá'í në botë. Shumë kapituj mund t'i kushtoheshin kësaj teme magjepëse dhe tregime të shumta prekëse mund të përmendeshin për pionierët dhe martirët e Kauzës, por një përmbledhje shumë e shkurtër duhet të mjaftojë.
Në Persi besimtarët e hershëm të këtij revelacioni ndeshën kundërvënien, përndjekjen e egërsinë më të madhe nga ana e bashkatdhetarëve të tyre, por ata i përballuan të gjitha fatkeqësitë e sprovat me heroizëm, vendosmëri e durim sublim. Pagëzimi i tyre u bë me vetë gjakun e tyre, sepse mijëra e mijëra nga ata vdiqën si martirë, kurse mijëra të tjerë janë rrahur, burgosur e u janë marrë pronat e tyre, janë dëbuar nga shtëpitë e veta ose janë keqtrajtuar në mënyra të ndryshme. Për gjashtëdhjetë e më shumë vjet ai që guxonte në Persi të shprehte besnikëri ndaj Báb-it ose Bahá'u'lláh-ut, e bënte këtë duke rrezikuar pronën, lirinë dhe jetën e vet. Por kjo kundërvënie e vendosur dhe e egër nuk mund të ndalonte përparimin e Lëvizjes më shumë se një re pluhuri mund të pengojë diellin që të lindë.
Nga njëra anë e Persisë 1 në tjetrën, Bahá'í-të mund të gjenden tani pothuaj në çdo qytet të madh ose të vogël, madje edhe midis fiseve nomade. Në disa fshatra gjithë popullsia është Bahá'í dhe në vende të tjera një pjesë e madhe e banorëve janë besimtarë. Të rekrutuar nga shumë sekte të ndryshme tepër armike ndaj njëri-tjetrit, ata formojnë tani një bashkësi të madhe miqsh, e cila pranon vëllazërimin jo vetëm me njëri-tjetrin, por kudo me të gjithë njerëzit që punojnë për bashkimin e lartësimin e njerëzimit, për zhdukjen e të gjitha paragjykimeve e konflikteve dhe për vendosjen e Mbretërisë së Perëndisë në botë.
Ç'mrekulli mund të jetë më e madhe se kjo? Vetëm një, dhe kjo është pikërisht përmbushja në mbarë botën e detyrës që këta njerëz i kanë vënë vetes. E nuk mungojnë shenjat se edhe kjo mrekulli më e madhe gjithashtu po përparon. Besimi po tregon një forcë jetësore të habitshme dhe po përhapet si tharm në brumin e njerëzimit, duke transformuar gjatë përhapjes së tij njerëz e shoqëri.2
Numri relativisht i vogël i Bahá'í-ve mund të duket ende i parëndësishëm në krahasim me pasuesit e feve të lashta, por Bahá'í-të kanë besim se një Fuqi hyjnore i ka bekuar ata me privilegjin e lartë që t'i shërbejnë një rendi të ri, në të cilin në një ditë jo të largët do të grumbullohen masat e gjera të Lindjes e të Perëndimit.
Prandaj, ndërsa mbetet e vërtetë që Fryma e Shenjtë ka rrezatuar nga zemrat e dëlira në të gjitha vendet ende të pavetëdijshme për Burimin, dhe si dëshmi e rritjes së Besimit mund të shërbejnë përpjekjet e shumta jashtë komunitetit Bahá'í për të përkrahur këtë ose atë prej mësimeve të Bahá'u'lláh-ut; megjithatë, mungesa e çdo themeli të qëndrueshëm në rendin e vjetër është një provë bindëse se idealet e Mbretërisë mund të bëhen frytdhënëse vetëm brenda kuadrit të komunitetit Bahá'í.
Profetëria e Báb-it dhe e Bahá'u'lláh-utSa më shumë i studiojmë jetën dhe mësimet e Báb-it e të Bahá'u'lláh-ut, aq më e pamundur duket të gjesh shpjegim tjetër për madhështinë e tyre, veç Frymëzimit Hyjnor. Ata ishin rritur në një atmosferë fanatizmi e zelli të verbër fetar. Kishin arsim tepër fillestar. Nuk kishin asnjë kontakt me kulturën perëndimore. Nuk kishin asnjë forcë politike a fuqi financiare që t'i mbështeste. Nuk kërkuan asgjë nga njerëzit dhe nuk morën asgjë, veç padrejtësisë e shtypjes. Të mëdhenjtë e tokës i injoruan ose iu kundërvunë. Gjatë kryerjes së misionit të Tyre, i rrahën e i torturuan, i burgosën e ua nënshtruan fatkeqësive të tmerrshme. Ata ishin të vetëm kundër botës, pa asnjë ndihmë, veç ndihmës së Perëndisë, e megjithatë triumfi i Tyre është i dukshëm e madhështor.
Madhështia dhe e madhërishmja e idealeve të tyre, fisnikëria e vetmohimi i jetëve të tyre, guximi dhe bindja e pafrikë e Tyre, mençuria dhe dija e tyre e habitshme, kuptimi i nevojave si të popujve lindorë dhe të atyre perëndimorë nga ana e Tyre, karakteri i kapshëm dhe përshtatshmëria e mësimeve të Tyre, fuqia e Tyre për të frymëzuar devotshmëri e entuziazëm te pasuesit e Vet, depërtimi dhe forca e ndikimit të Tyre, përparimi i Lëvizjes që Ata themeluan - të gjitha këto përbëjnë sigurisht prova Profetërie aq bindëse sa mund të tregojë historia e fesë.
Një perspektivë e lavdishmeLajmi i gëzuar Bahá'í jep një përfytyrim të Bujarisë së Perëndisë dhe të përparimit të ardhshëm të njerëzimit, gjë që me siguri është Revelacioni më i madh e më i lavdishëm që i është bërë ndonjëherë njerëzimit, zhvillimi e përmbushja e të gjitha Revelacioneve të mëparshme. Qëllimi i tij është jo më pak se rilindja e njerëzimit dhe krijimi i "qiejve të rinj e i një toke të re". Është e njëjta detyrë, së cilës Krishti e të gjithë Profetët i kushtuan jetën e vet, dhe midis këtyre mësuesve të mëdhenj nuk ka rivalitet. Jo përmes këtij apo atij Revelacioni, por nëpërmjet të gjithëve së bashku, do të kryhet kjo detyrë.
Siç thotë 'Abdu'l-Bahá-i:Nuk është nevoja të ulet Abrahami për të lartësuar Jesuin. Nuk është nevoja të ulet Jesui për të shpallur Bahá'u'lláh-un. Ne duhet ta mirëpresim të Vërtetën e Perëndisë kudo që ta shohim. Thelbi i çështjes është se të gjithë këta Lajmëtarë të mëdhenj erdhën për të ngritur flamurin Hyjnor të Përsosurive. Të gjithë ata ndriçojnë si yje në të njëjtin qiell të Vullnetit Hyjnor. Të gjithë ata i japin Dritë botës.
Detyra vjen nga Perëndia, dhe Perëndia nuk fton vetëm Profetët, por mbarë njerëzimin, që të jenë bashkëpunëtorë të Tij në këtë proces krijues. Në qoftë se e refuzojmë ftesën e Tij, me këtë nuk pengojmë që puna të vazhdojë, sepse ajo që do Perëndia do të ndodhë medoemos. Në qoftë se nuk do ta luajmë rolin tonë, Ai mund të vërë në lëvizje instrumenta të tjerë për të plotësuar qëllimin e Vet; por ne do të humbasim qëllimin dhe objektin e vërtetë të vetë jetës sonë. Të jemi njësh me Perëndinë - ta duam Atë, të bëhemi shërbëtorë të Tij, kanalet e vullnetit e ndërmjetësit e Fuqisë Krijuese të Tij, në mënyrë që të jemi të vetëdijshëm për kurrfarë jete tjetër brenda nesh veç jetës Hyjnore e të begatë të Tij - ky është, sipas mësimit Bahá'í, përfundimi i lavdishëm e i parrëfyeshëm i ekzistencës njerëzore.
Por njerëzimi, sidoqoftë, e ka zemrën të shëndoshë, sepse ai është krijuar "sipas pamjes e shëmbëlltyrës së Perëndisë", dhe kur të shohë, më në fund, të vërtetën nuk do të ngulë këmbë në rrugën e marrëzisë. Bahá'u'lláh-u na siguron se së shpejti thirrja e Perëndisë do të pranohet nga të gjithë dhe njerëzimi në tërësi do të kthehet kah jeta e drejtë e bindja. "Atëhere çdo brengë do të shndërrohet në gëzim e çdo sëmundje në shëndet" dhe mbretëritë e kësaj bote do të bëhen "mbretëritë e Zotit tonë e të Krishtit të tij; dhe Ai do të sundojë pë jetë të jetëve" (Revelacioni 11:15). Jo vetëm ata që ndodhen mbi tokë, por të gjithë ata që janë në qiej e mbi tokë do të bëhen njësh në Perëndinë e do të gëzojnë në Të përjetë.
Përtëritja e fesëGjendja e botës sot sjell me siguri prova të shumta se njerëzit e të gjitha feve, me përjashtime të rralla, kanë nevojë të rizgjohen për të kuptuar domethënien e vërtetë të fesë së tyre; e ky rizgjim është pjesë e rëndësishme e punës së Bahá'u'lláh-ut. Ai vjen për t'i bërë të krishterët të krishterë më të mirë, për t'i bërë myslimanët myslimanë më të mirë, për t'i bërë të gjithë njerëzit besnikë ndaj shpirtit që ka frymëzuar Profetët e tyre. Ai përmbush edhe premtimin që të gjithë këta Profetë kanë bërë për një Manifestim të ri e më të lavdishëm, që do të dalë "kur të vijë koha", për t'i kurorëzuar e për t'i çuar deri në fund punët e Tyre. Ai jep një shpalosje më të plotë sesa pararendësit për të vërtetat shpirtërore dhe revelon Vullnetin e Perëndisë lidhur me të gjitha problemet e jetës individuale e shoqërore që ndeshim në botën e sotme. Ai jep një mësim universal që ofron një themel të qëndrueshëm, mbi të cilin një qytetërim i ri e më i mirë mund të ndërtohet, një mësim të përshtatur për nevojat e botës në epokën e re që po fillon tani.
Nevoja për një Revelacion të riBashkimi i botës së njerëzimit, shkrirja në një të vetme e feve të ndryshme të botës, pajtimi i Fesë dhe Shkencës, vendosja e Paqes Universale, e Arbitrazhit Ndërkombëtar, e një Shtëpie Universale të Drejtësisë, e një Gjuhe Ndërkombëtare, Emancipimi i Grave, Arsimi Universal, heqja jo vetëm e Skllavërisë Sociale por edhe e Skllavërisë Industriale, Organizimi i Njerëzimit si një e tërë e vetme, duke mbajtur si duhet parasysh të drejtat e liritë e çdo individi - këto janë probleme me rëndësi kolosale e vështirësi të habitshme, për të cilat të krishterët, myslimanët dhe pasuesit e feve të tjera kanë pasur e kanë ende pikëpamjet më të ndryshme, shpesh herë ashpërsisht të kundërta, po Bahá'u'lláh-u ka reveluar parime të përcaktuara qartë, adoptimi i përgjithshëm i të cilave do ta bënte botën në mënyrë të dukshme një parajsë.
E vërteta është për të gjithëShumë njerëz janë krejt të gatshëm të pranojnë se mësimet Bahá'í do të ishin një gjë e shkëlqyer për Persinë dhe Lindjen, por mendojnë se për kombet e Perëndimit ato janë të panevojshme ose të papërshtatshme. Njërit që përmendi këtë mendim, 'Abdu'l-Bahá-i iu përgjigj:
Përsa i përket Kauzës së Bahá'u'lláh-ut, çdo gjë që ka të bëjë me të mirën e përgjithshme është hyjnore, dhe çdo gjë që është hyjnore është për të mirën e përgjithshme. Kjo, po qe e vërtetë, është për të gjithë, ndryshe nuk është për asnjërin; prandaj, një kauzë hyjnore e së mirës së përgjithshme nuk mund të kufizohet as me Lindjen as me Perëndimin, sepse shkëlqimi i Diellit të së Vërtetës ndriçon si Lindjen dhe Perëndimim dhe bën që nxehtësia të ndiehet në Jug e në Veri - nuk ka dallim midis njërit pol e tjetrit. Në kohën e Manifestimit të Krishtit, romakët e grekët mendonin se Kauza e Tij ishte posaçërisht për hebrenjtë. Ata mendonin se kishin një qytetërim të përsosur e se nuk kishin asgjë për të mësuar nga mësimet e Krishtit, dhe për shkak të këtij supozimi të gabuar qenë privuar nga Hiri i Tij. Dijeni gjithashtu se parimet e Krishtërimit dhe Porositë e Bahá'u'lláh-ut janë të njëllojta dhe se shtigjet e tyre janë të njëjta. Çdo ditë ka përparim; ka qenë një kohë kur ky institut hyjnor (i revelacionit të shkallëzuar) ndodhej në embrion, pastaj ishte i porsalindur, pastaj fëmijë, pastaj një i ri i mençur; por sot ai shkëlqen me bukuri dhe ndriçon me vezullimin më të madh.
I lumtur është ai që depërton në misterin dhe zë vendin e vet në botën e të ndriçuarve.
Vullneti e Testamenti i fundit i 'Abdu'l-Bahá-itMe vdekjen e udhëheqësit të tij të shumëdashur, 'Abdu'l-Bahá-it, Besimi Bahá'í hyri në një fazë te re të historisë së vet. Kjo fazë e re përfaqëson një gjendje më të lartë në ekzistencën e të njëjtit organizëm shpirtëror, një shprehje më të pjekur e, për rrjedhojë, më të përgjegjshme, të besimit që ndiejnë pjesëtarët e tij. 'Abdu'l-Bahá-i ia kushtoi energjinë mbinjerëzore dhe aftësinë e vet të pashoqe detyrës së përhapjes së dashurisë për Bahá'u'lláh-un në Lindje e në Perëndim. Ai pat ndezur në shpirtra të panumërt flakën e besimit. Ai i pat stërvitur e udhëhequr ata në atributet e jetës shpirtërore personale. Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe të Vullnetit e Testamentit të Fundit të 'Abdu'l-Bahá-it, seriozitetin e problemeve që ai ngre dhe urtinë e thellë që qëndron në themel të porosive të tij, po japim disa fragmente që portretizojnë në mënyrë të gjallë frymën dhe parimet kryesore që shtytën e udhëhoqën 'Abdu'l-Bahá-in dhe që u transmetohen si një trashëgim i pasur pasuesve të Tij besnikë:
O ju të dashurit e Zotit! Në këtë Dispensacion të shenjtë, konflikti e rivaliteti nuk lejohen në asnjë mënyrë. Çdo agresor i heq vetes hirin e Perëndisë. Është detyrë e të gjithëve të tregojnë dashurinë më të madhe, sjellje të ndershme, drejtësi e dashamirësi të sinqertë ndaj të gjithë popujve e fiseve të botës, qofshin miq ose të huaj. Aq i zjarrtë duhet të jetë shpirti i dashurisë e i mirëdashjes, saqë i huaji ta ndiejë veten si mik e armiku si vëlla i vërtetë, sepse nuk ka kurrfarë ndryshimi midis tyre. Sepse universaliteti është nga Perëndia e të gjitha kufizimet janë tokësore....
Prandaj, o miqtë e mi të dashuruar! Mbani marrëdhënie me të gjithë popujt, fiset e fetë e botës me zemërdëlirësinë, ndershmërinë, besnikërinë, mirësjelljen, vullnetin e mirë e dashamirësinë më të madhe, në mënyrë që gjithë bota e qenies të mbushet me ekstazën e shenjtë të hirit të Bahá-it, që injoranca, urrejtja e mëria të zhduken nga bota dhe që errësira e ftohtësisë midis popujve e fiseve të botës të zmbrapset para Dritës së Unitetit. Në qoftë se popuj e kombe të tjera janë të pabesë ndaj jush, tregojuni atyre besnikërinë tuaj ndaj tyre, në qoftë se ata janë të padrejtë ndaj jush, tregojuni drejtësinë tuaj ndaj tyre, në qoftë se ju rrinë larg, tërhiqini ata drejt jush, në qoftë se ju shfaqin armiqësi, tregohuni miqësorë me ta, në qoftë se helmojnë jetët tuaja, ëmbëlsojini shpirtrat e tyre, në qoftë se ju shkaktojnë një plagë, jini balsam për plagët e tyre. Të tilla janë atributet e të sinqertëve! Të tilla janë atributet e të çiltërve!
O ju të dashurit e Zotit! Është detyrë e juaj t'u nënshtroheni të gjithë monarkëve të drejtë e t'i tregoni besnikërinë tuaj çdo mbreti zemërpastër. U shërbeni sovranëve të botës me çiltërsinë e ndershmërinë më të madhe. Tregojuni të bindur dhe jini mirëdashës ndaj tyre. Mos u përzjeni në punë politike pa lejen e miratimin e tyre, sepse pabesia ndaj sovranëve të drejtë është pabesi ndaj Vetë Perëndisë.
Kjo është këshilla ime dhe porosia e Perëndisë për ju. Lum ata që veprojnë në pajtim me këtë.
O Zot! Ti e sheh se të gjitha gjërat derdhin lot për mua dhe të afërmit e mi gëzohen për fatkeqësitë e mia. Për lavdinë Tënde, o Perëndia im! Edhe midis armiqve të mi ka njerëz që kanë qarë hallet e brengat e mia, dhe midis ziliqarëve ka që kanë derdhur lot për shqetësimet, hidhërimet e mërgimin tim. Ata e kanë bërë këtë, sepse nuk kanë parë tek unë veçse dashuri e kujdes dhe nuk kanë gjetur gjë tjetër veç zemërmirësisë e mëshirës. Kur panë se si më rrëmbeu lumi i fatkeqësisë e i mjerimit dhe se isha ekspozuar si tabelë për shigjetat e fatit, zemrat e tyre u prekën nga dhembshuria, sytë iu mbushën me lot dhe ata dëshmuan duke deklaruar: "Zoti është dëshmitar se ne nuk kemi parë gjë tjetër prej tij, veçse besnikëri, bujari e dhembshuri të pafund". Besëlidhjeshkelësit, ndjellësit e së keqes u bënë, sidoqoftë, më të egër në mërinë e tyre, u gëzuan kur unë u bëra viktimë e mynxyrës më të rëndë, m'u përveshën mua dhe u kënaqën pamasë për ngjarjet tronditëse rreth meje.
Unë të lutem Ty, o Zot Perëndia ime! me gjuhën e me tërë zemrën time, mos ua shpago atyre mizorinë dhe veprat e tyre të këqia, dinakërinë e djallëzinë e tyre, sepse ata janë të marrë, të ulët e nuk dinë ç'bëjnë. Ata nuk dallojnë dot të mirën nga e keqja, as nuk shquajnë të drejtën nga e shtrembëra, as drejtësinë nga padrejtësia. Ata shkojnë pas dëshirave të veta dhe ecin në gjurmët e më të papërsosurit e të më të marrit ndër ta. O Zoti im! Ki mëshirë për ta, ruaji nga të gjitha hidhërimet në këto kohë të turbullta dhe prano që të gjitha sprovat e vuajtjet të jenë fati i këtij shërbëtori Tënd që ka rënë në këtë pus të errët. Më zgjidh mua për çdo mjerim e më bëj fli për të gjithë të dashurit Tuaj. O Zot, Më i Larti! Le të sakrifikohen për ta shpirti im, jeta ime, qenia ime, fryma ime, gjithçka imja! O Perëndi, Perëndia im! Me përunjësi, duke t'u lutur me fytyrë në pluhur, të kërkoj me gjithë zjarrin e thirrjes sime të falësh cilindo që më ka shkaktuar dhembje, të ndjesh atë që ka komplotuar kundër meje e më ka fyer, dhe të lash të gjitha të këqiat e atyre që më kanë bërë padrejtësi mua. Denjo t'u japësh atyre dhuntitë e Tua të bukura, jepu atyre gëzim, lehtësoi nga brengat, dhuroju atyre paqe e mirëqenie, jepu atyre lumturinë Tënde e shtrije mbi ta bujarinë Tënde.
Ti je i Pushtetshmi, i Hirshmi, Ndihma në Rrezik, i Vetëqenëshmi!
Dishepujt e Krishtit harruan veten e të gjitha gjërat tokësore, braktisën të gjitha hallet e kamjen e tyre, u pastruan nga vetvetja e pasioni dhe me shkëputje absolute u shpërndanë në të katër anët e u zotuan t'u bënin thirrje popujve të botës të pranojnë Udhëheqjen Hyjnore, derisa, më në fund, e bënë botën një botë tjetër, ndriçuan sipërfaqen e tokës e, në orën e tyre të fundit, shfaqën vetëflijim në shtegun e të Dashurit të Perëndisë. Në fund, ata pësuan në vende të ndryshme martirizim të lavdishëm. Le të ecin në gjurmët e tyre ata që janë njerëz të veprimit!
O Perëndi, Perëndia im! Unë të drejtohem Ty, u drejtohem Profetëve të Tu dhe Lajmëtarëve të Tu, Shenjtorëve të Tu dhe njerëzve të Tu të shenjtë, të dëshmoni se unë ua kam shpallur në mënyrë bindëse Provat Tuaja të dashurve të Tu dhe ua kam nxjerrë në dritë të gjitha gjërat, me qëllim që të qëndrojnë në roje të Besimit Tënd, të ruajnë Shtegun Tënd të Drejtë dhe të mbrojnë Ligjin Tënd Ndriçues. Ti je me të vërtetë i Gjithëdijshmi, Urtiploti!
Me vdekjen e 'Abdu'l-Bahá-it, erdhi koha të ngrihej rendi administrativ, që është quajtur modeli e bërthama e rendit botëror, vendosja e të cilit përbën misionin e posaçëm të fesë së Bahá'u'lláh-ut. Vullneti e Testamenti i 'Abdu'l-Bahá-it shënon, pra, një kthesë në historinë Bahá'í, duke ndarë epokën e papjekurisë e të papërgjegjësisë nga epoka në të cilën vetë Bahá'í-të janë të paracaktuar të kryejnë detyrën e tyre shpirtërore, duke e zgjeruar sferën e saj nga fusha e përvojës vetjake në fushën e unitetit e të kooperimit shoqëror. Tre elementët kryesorë në planin administrativ të lënë nga 'Abdu'l-Bahá-i janë:
1. "Ruajtësi i Kauzës së Perëndisë",3. "Shtëpitë e Drejtësisë, Lokale, Kombëtare e Ndërkombëtare".3
Ruajtësi i Kauzës së Perëndisë'Abdu'l-Bahá-i caktoi nipin e Tij më të madh, Shoghi Effendiun, në pozitën me përgjegjësi të "Ruajtësit të Kauzës" - Valíyy-i-Amru'lláh. Shoghi Effendiu është djali i madh i (íyá'íyyih Khánum-it, vajzës së madhe të 'Abdu'l-Bahá-it. I ati, Mirza Hádí, është një i afërm i Báb-it (por jo pasardhës i drejtpërdrejtë, meqenëse djali i vetëm i Báb-it vdiq foshnjë). Shoghi Effendiu ishte njëzet e pesë vjeç dhe studionte në Kolegjin Boliëll [Balliol College], në Oksford, kur gjyshi i tij vdiq. Njoftimi për caktimin e tij është bërë në Testamentin e 'Abdu'l-Bahá-it si vijon:
O miqtë e mi të dashur! Pas largimit nga kjo jetë të këtij njeriu të vuajtur, Aghsán-ët (Degët) e Afnán-ët (Degëzat) e Pemës së Shenjtë të Lotosit, Duart (shtyllat) e Kauzës së Perëndisë dhe të dashurit e Bukurisë Abhá duhet të kthehen nga Shoghi Effendiu - dega e re që mbiu prej dy Pemëve të bekuara e të shenjta të Lotosit dhe fryti që u rrit nga bashkimi i dy lastarëve të Pemës së Shenjtërisë, - sepse ai është shenja e Perëndisë, dega e zgjedhur, Ruajtësi i Kauzës së Perëndisë, është ai ndaj të cilit duhet të kthehen të gjithë Aghsán-ët, Afnán-ët, Duart e Kauzës së Perëndisë dhe të dashurit e Tij. Ai është shpjeguesi i fjalëve të Perëndisë dhe pas tij do të pasojë fëmija i parë i pasardhësve të tij të drejtpërdrejtë.
Dega e shenjtë e rinore, Ruajtësi i Kauzës së Perëndisë, si dhe Shtëpia Universale e Drejtësisë, që duhet zgjedhur e vendosur në mënyrë universale, janë të dy nën kujdesin e mbrojtjen e Bukurisë Abhá, nën strehën e udhëheqjen e pagabueshme të Shenjtërisë së Tij, të të Lartësuarit (u flijoftë jeta ime për ata të dy). Çdo gjë që të vendosin ata është nga Perëndia....
O ju të dashurit e Zotit! Ruajtësi i Kauzës së Perëndisë duhet të caktojë gjatë jetës së vet atë që do të bëhet pasardhësi i tij, në mënyrë që pas vdekjes së tij të mos lindin divergjenca. Ai që caktohet duhet të shfaqë në veten e tij shkëputje nga të gjitha gjërat e kësaj bote, duhet të jetë thelbi i dëlirësisë, të tregojë në veten e vet frikë të Perëndisë, dije, urti e kulturë. Kështu, në qoftë se fëmija i parë i Ruajtësit të Kauzës së Perëndisë nuk shfaq në veten e tij të vërtetën e fjalëve - "Fëmija është thelbi i fshehtë i të atit", domethënë në qoftë se ai nuk trashëgon nga vetitë shpirtërore brenda tij (Ruajtësit të Kauzës së Perëndisë) dhe në qoftë se prejardhja e tij e lavdishme nuk shoqërohet me një karakter të hijshëm, atëhere ai (Ruajtësi i Kauzës së Perëndisë) duhet të zgjedhë një degë tjetër që të zërë vendin e tij.
Duart e Kauzës së Perëndisë duhet të zgjedhin midis tyre nëntë veta që në çdo kohë do të merren me shërbimet e rëndësishme të punës së Ruajtësit të Kauzës së Perëndisë. Zgjedhjen e këtyre nëntë vetave duhet ta bëjë, njëzëri ose me shumicë votash, shoqata e Duarve të Kauzës së Perëndisë, dhe këta, qoftë njëzëri ose me shumicë votash, duhet të japin pëlqimin e tyre për zgjedhjen e atij që Ruajtësi i Kauzës së Perëndisë ka zgjedhur si pasardhësin e vet. Ky pëlqim duhet dhënë në mënyrë të tillë, që votat pro e kundër të mos dallohen nga njëra-tjetra (dmth me votim të fshehtë).
Duart e Kauzës së PerëndisëGjatë jetës së vet, Bahá'u'lláh-u caktoi disa miq të sprovuar e të besuar për të ndihmuar në drejtimin e zhvillimin e punës së Lëvizjes dhe u dha atyre titullin Ayádíyi-Amru'lláh - fjalë për fjalë "Duart e Kauzës së Perëndisë". 'Abdu'l-Bahá-i në Testamentin e Vet dha porosi për vendosjen e një grupi të përhershëm punonjësish për t'i shërbyer Kauzës e për të ndihmuar Ruajtësin e Kauzës. Ai shkruan:
O miq! Duart e Kauzës së Perëndisë duhet të emërohen e të caktohen nga Ruajtësi i Kauzës së Perëndisë....
Detyrat e Duarve të Kauzës së Perëndisë janë që të përhapin Aromat Hyjnore, të ndërtojnë shpirtrat e njerëzve, të inkurajojnë pajisjen me kulturë, të përmirësojnë karakterin e të gjithë njerëzve dhe që të jenë, në çdo kohë e në të gjitha rrethanat, të spastruar e të shkëputur nga gjërat e kësaj bote. Ata duhet të tregojnë se rrinë në frikë të Perëndisë me sjelljen e tyre, me qëndrimet e tyre, me veprimet e tyre dhe me fjalët e tyre.
Ky grup i Duarve të Kauzës së Perëndisë është nën drejtimin e Ruajtësit të Kauzës së Perëndisë. Ky duhet vazhdimisht t'i nxitë ata të përpiqen e të orvaten me të gjitha forcat për të përhapur shijet e ëmbla të Perëndisë dhe për të udhëhequr të gjithë popujt e botës, sepse është drita e Udhëheqjes Hyjnore ajo që bën të ndriçohet gjithë universi.4
Rendi Administrativ 5Tipar i përgjithshëm i feve ka qenë se organizimi shënon ndërprerjen e ndikimit të vërtetë shpirtëror dhe pengon që shtytja fillestare e tyre të ushtrohet në botë. Organizimi kurdoherë ka zëvendësuar fenë, në vend që të ishte një metodë ose një mjet për ta bërë fenë efektive. Ndarja e popujve në tradita të ndryshme, të palidhura me marrëdhënie paqësore ose konstruktive, e ka bërë të pashmagshme një gjë të tillë. Në fakt, deri më sot asnjë Themelues i një feje të reveluar nuk ka formuluar shprehimisht parimet që duhet të drejtojnë mekanizmin administrativ të Besimit që Ai ka vendosur.
Në Kauzën Bahá'í, parimet e administrimit botëror janë shprehur nga Bahá'u'lláh-u dhe janë zhvilluar në shkrimet e 'Abdu'l-Bahá-it, veçanërisht në Vullnetin e Testamentin e Tij.
Qëllimi i këtij organizimi është që të bëhet i mundur një unitet i vërtetë e i qëndrueshëm midis njerëzve të racave, klasave, interesave, karaktereve e bindjeve të trashëguara jo të njëjta. Një studim i vëmendshëm e dashamirës i këtij aspekti të Kauzës Bahá'í do të tregojë se qëllimi dhe metoda e administrimit Bahá'í i është përshtatur në mënyrë aq të plotë frymës themelore të Revelacionit, saqë ndodhet në të njëjtin raport si trupi me shpirtin. Nga pikëpamja e karakterit të tyre, parimet e administrimit Bahá'í përfaqësojnë shkencën e bashkëpunimit; nga pikëpamja e zbatimit, ato kërkojnë një tip të ri e më të lartë morali me përmasa botërore....
Një komunitet Bahá'í ndryshon nga grumbullime të tjera vullnetare, sepse themeli i tij është hedhur aq thellë dhe është shtrirë aq gjerë, saqë mund të përfshijë çdo shpirt të sinqertë. Ndërsa shoqata të tjera kanë karakter eksluziv [përjashtimor], në praktikë nëse jo nga qëllimi i tyre, në metodë nëse jo nga ideali, shoqata Bahá'í ka karakter inkluziv [përfshirës] dhe nuk ia mbyll derën asnjë shpirti të sinqertë. Në çdo grumbullim ka një bazë të fshehtë ose të zhvilluar seleksionimi. Në fe një bazë të tillë e përbëjnë bindjet e kufizuara nga natyra historike e prejardhjes së saj; në politikë kjo bazë është partia ose programi; në ekonomi është një fat i keq i përbashkët ose një pushtet i përbashkët; në art e shkencë këtë bazë e përbëjnë ushtrimi, veprimtaria ose interesa të posaçme. Në të gjitha këto çështje, sa më përjashtimore të jetë baza e seleksionimit, aq më e fortë është lëvizja - një kusht diametralisht i kundërt me gjendjen që ekziston në Kauzën Bahá'í. Prandaj Kauza, megjithë shpirtin e saj të rritjes e të përparimit, zhvillohet ngadalë përsa i përket numrit të pasuesve aktivë të saj. Sepse njerëzit janë mësuar me karakterin përjashtimor dhe ndarjen në të gjitha punët. Sanksionet e rëndësishme kanë qenë gjithnjë autorizime e justifikime të ndarjes. Për të hyrë në Lëvizjen Bahá'í, duhen flakur këto sanksione - një përvojë kjo, e cila në fillim e vë gjithmonë njeriun para sprovash e vuajtjesh të reja, sepse egoja njerëzore revoltohet kundër sanksionit suprem të dashurisë universale. Shkencëtari duhet të shoqërohet me njeriun e thjeshtë e të pashkolluarin, i pasuri me të varfërin, i bardhi me zezakun, mistiku me atë që i merr gjërat fjalë për fjalë, i krishteri me hebreun, myslimani me parsin:6 dhe me kushte që i japin fund mbisundimit të mendjemadhësisë e të privilegjeve, të vendosur prej kohësh.
Por për këtë përvojë të vështirë ka shpërblime të lavdishme. Le të kujtojmë se arti bëhet shterp kur largohet nga ndjenja e përbashkët e humanitetit, se filozofia po kështu humbet vizionin e saj kur zhvillohet në vetmi, dhe se politika e feja nuk kanë kurrë sukses të shkëputura nga nevojat e përgjithshme të njerëzimit. Natyra njerëzore nuk është njohur ende, sepse të gjithë kemi jetuar në një gjendje mbrojtjeje mendore, morale, emocionale ose shoqërore, dhe psikologjia e mbrojtjes është psikologjia e ndalimit. Por dashuria e Perëndisë e largon frikën; largimi i frikës ngjall aftësitë e fshehura dhe shoqërimi me të tjerë në dashurinë shpirtërore u jep këtyre aftësive shprehje jetësore efektive. Një komunitet Bahá'í është një grumbullim në të cilin ky proces në këtë epokë mund të ndodhë në fillim ngadalë, kur shtytja e re është duke fituar forcë, më me shpejtësi kur anëtarët të bëhen të vetëdijshëm për fuqitë që çelin lulen e unitetit midis njerëzve....
Përgjegjësinë për mbikqyrjen e punëve lokale Bahá'í e ushtron një organizëm i njohur si Asambleja Shpirtërore. Ky organizëm (i kufizuar në nëntë anëtarë) zgjidhet çdo vit më 21 prill, ditën e parë të Ri(ván-it (Festa që kremton Deklarimin e Bahá'u'lláh-ut), nga besimtarët e rritur të deklaruar të komunitetit, kurse listën e votimit e përpilon Asambleja Shpirtërore e deriatëhershme. Për karakterin dhe detyrat e këtij organizmi 'Abdu'l-Bahá-i ka shkruar:
Është e detyrueshme që secili [çdo besimtar] të mos bëjë asnjë hap [në veprimtarinë Bahá'í] pa u konsultuar me Asamblenë Shpirtërore dhe ata, natyrisht, duhet t'u binden me zemër e me shpirt urdhërave të saj e t'i nënshtrohen, në mënyrë që gjërat të rregullohen ashtu si duhet. Ndryshe, çdo njeri do të veprojë në mënyrë të pavarur e sipas kokës së vet, do të shkojë pas dëshirës së vet e do të dëmtojë Kauzën.
Kërkesat kryesore për ata që këshillohen bashkërisht janë pastërtia e qëllimit, ndriçimi i shpirtit, shkëputja nga çdo gjë tjetër veç Perëndisë, tërheqja ndaj Aromave të Tij Hyjnore, përulja e nënshtrimi midis të dashurve të Tij, durimi e vuajtja e gjatë në vështirësi dhe shërbesa Pragut të Tij të lavdëruar. Po qe se ndihmohen me dashamirësi për të fituar këto atribute, atyre do t'u falet fitorja prej Mbretërisë së padukshme të Bahá-it. Në kohën e sotme, mbledhjet për t'u këshilluar janë me rëndësi shumë të madhe dhe një nevojë jetësore. Bindja ndaj tyre është thelbësore dhe e detyrueshme. Pra, anëtarët duhet të këshillohen së bashku në mënyrë të tillë që të mos lindë asnjë rast keqdashjeje ose mosmarrëveshjeje. Kjo arrihet kur çdo anëtar shpreh me liri absolute mendimin e tij dhe e bën të qartë argumentin e vet. Po qe se ndonjëri kundërvihet, ai nuk duhet kurrsesi ta ndiejë veten të lënduar, sepse mënyra e drejtë mund të zbulohet vetëm mbasi të gjitha çështjet të jenë diskutuar plotësisht. Shkëndia ndriçuese e së vërtetës vjen vetëm pas përplasjes së mendimeve të ndryshme. Në qoftë se pas diskutimit, një vendim merret njëzëri, kjo është shumë mirë; por në qoftë se, mos e dhëntë Zoti, lindin divergjenca mendimesh, atëhere duhet të mbizotërojë shumica e votave....
Kushti i parë është dashuria e harmonia absolute midis anëtarëve të asamblesë. Ata duhet të jenë krejt të zhveshur nga çdo ndjenjë ftohtësie ndaj njëri-tjetrit dhe të shprehin në veten e tyre Unitetin e Perëndisë, sepse ata janë valë të një deti, pika uji të një lumi, yje të një qielli, rreze të një dielli, pemë të një kopshti, lule të një lulishteje. Në qoftë se nuk ka harmoni mendimi e unitet absolut, ai grumbullim duhet shpërndarë dhe ajo asamble duhet reduktuar në hiç. Kushti i dytë: Kur mblidhen bashkë, ata duhet ta kthejnë shikimin ndaj Mbretërisë atje Lart dhe të kërkojnë ndihmë nga Sfera e Lavdisë.... Diskutimet duhen kufizuar në çështje shpirtërore që kanë të bëjnë me ushtrimin e shpirtrave, shkollimin e fëmijëve, ndihmën për të varfërit, përkrahjen e të dobtëve përmes të gjitha klasave të botës, dashamirësinë ndaj të gjithë popujve, përhapjen e aromave të Perëndisë dhe lartësimin e fjalës së Tij të shenjtë. Në qoftë se do të përpiqen t'i përmbushin këto kërkesa, Hiri i Shpirtit të Shenjtë do të zbresë mbi ta dhe ajo asamble do të bëhet qendra e bekimeve Hyjnore, grupimet e konfirmimit Hyjnor do t'u vinë në ndihmë dhe ata do të marrin ditë për ditë një vërshim të ri të Shpirtit.
Duke shpjeguar këtë temë, Shoghi Effendiu shkruan:
...asgjë, çfarëdo qoftë, nuk duhet bërë publike nga cilido prej miqve, para se të jetë shqyrtuar e miratuar tërësisht nga Asambleja Shpirtërore e lokalitetit të tij; dhe në qoftë se (siç është, padyshim, rasti) është diçka që ka të bëjë me interesin e përgjithshëm të Kauzës në atë vend, atëhere Asambleja Shpirtërore duhet t'ia paraqesë për shqyrtim e miratim organizmit kombëtar që përfaqëson të gjitha asambletë e ndryshme lokale të vendit. Jo vetëm për botimin, por pa asnjë përjashtim edhe për të gjitha punët që kanë të bëjnë me interesat e Kauzës në atë lokalitet, i duhet drejtuar, individualisht ose kolektivisht, vetëm Asamblesë Shpirtërore të atij lokaliteti për të vendosur, veçse po qe çështje e interesit kombëtar, e në këtë rast çështja i duhet paraqitur organizmit kombëtar [Bahá'í]. Këtij organizmi kombëtar i takon gjithashtu e drejta e vendimit qoftë nëse një çështje e dhënë është me interes lokal apo kombëtar. (Punë kombëtare nuk do të thotë punë e karakterit politik, sepse miqve të Perëndisë në mbarë botën u ndalohet rreptësisht të përzihen, në çdo mënyrë qoftë, në punë politike, përkundrazi fjala është për gjëra që kanë të bëjnë me veprimtaritë shpirtërore të bashkësisë së miqve në atë vend).
Por harmonia e plotë, si dhe kooperimi midis asambleve të ndryshme lokale dhe midis vetë anëtarëve, sidomos midis çdo asambleje dhe organizmit kombëtar, është me rëndësi shumë të madhe, sepse nga kjo varen uniteti i Kauzës së Perëndisë, solidariteti i miqve dhe funksionimi i plotë, i shpejtë e efektiv i veprimtarive shpirtërore të të dashurve të Tij....
Asambletë e ndryshme, lokale e kombëtare, përbëjnë sot themelin e parë shkëmbor, në bazë të të cilit Shtëpia Universale [e Drejtësisë] do të vendoset e të ngrihet në mënyrë të qëndrueshme në të ardhmen. Para se këto të veprojnë fuqishëm e harmonikisht, shpresa e përfundimit të kësaj periudhe kalimi nuk mund të bëhet realitet....
....mbani parasysh se koncepti themelor i Kauzës së Perëndisë nuk është autoriteti diktatorial por shoqëria e përunjur, nuk është pushteti arbitrar por fryma e konsultimit të sinqertë e plot dashuri. Asgjë, veç frymës së një Bahá'í të vërtetë, nuk mund të shpresojë të pajtojë parimet e mëshirës e të drejtësisë, të lirisë e të nënshtrimit, të së drejtës së shenjtë të individit e të vetëdorëzimit, të vigjilencës, të maturisë e të urtisë, nga njëra anë, dhe të shoqërisë, të çiltërsisë e të guximit, nga ana tjetër.
Asambletë Shpirtërore lokale të një vendi janë të lidhura së bashku e të bashkërenduara me njëra-tjetrën përmes një organizmi tjetër të zgjedhur, të përbërë prej nëntë anëtarësh: Asambleja Shpirtërore Kombëtare. Ky organizëm krijohet me anë zgjedhjesh vjetore, që zhvillohen nga delegatë të zgjedhur, përfaqësues të komuniteteve lokale Bahá'í.... Kuvendi Kombëtar, në të cilin delegatët mblidhen së bashku, përbëhet prej një grupi elektoral, të bazuar në parimet e përfaqësimit proporcional.... Këto Kuvende Kombëtare parapëlqehet të mbahen në periudhën e Ri(ván-it, në ato dymbëdhjetë ditë duke filluar nga 21 prilli, që përkujtojnë Deklarimin e bërë nga Bahá'u'lláh-u në Kopshtin e Ri(ván-it afër Bagdadit. Delegatëve u jepet mandati në Asamblenë shpirtërore Kombëtare të deriatëhershme.
Kuvendi Kombëtar është një rast për të thelluar kuptimin e veprimtarive Bahá'í dhe për të dëgjuar raporte rreth veprimtarive kombëtare e lokale për vitin që kaloi.... Funksioni i delegatit Bahá'í kufizohet me kohëzgjatjen e Kuvendit Kombëtar dhe me pjesëmarrjen në zgjedhjen e Asamblesë së re shpirtërore Kombëtare. Kur janë të mbledhur, delegatët janë një trupë konsultative e këshillimore, rekomandimet e së cilës anëtarët e Asamblesë shpirtërore Kombëtare që zgjidhet duhet t'i mbajnë parasysh me kujdes....
Marrëdhëniet e Asamblesë shpirtërore Kombëtare me Asambletë shpirtërore Lokale e me tërësinë e besimtarëve të vendit janë përcaktuar në këtë mënyrë në letrat e Ruajtësit të Kauzës:
Për ngritjen e Asambleve Kombëtare është me rëndësi jetësore që në çdo vend ku kushtet janë të favorshme dhe numri i miqve është shtuar e ka arritur një sasi të konsiderueshme, të ngrihet pa vonesë një asamble shpirtërore kombëtare, përfaqësuese e miqve në mbarë vendin.
Synimi i saj i ngutshëm është të nxitë, të unifikojë e të bashkërendojë, me konsultime të shpeshta personale, veprimtaritë e shumëllojshme të miqve, si dhe ato të Asambleve lokale; dhe duke mbajtur kontakte të ngushta e të vazhdueshme me Tokën e Shenjtë, të ndërmarrë masa e të udhëheqë në përgjithësi punët e Kauzës në atë vend.
Ajo shërben edhe për një qëllim tjetër, jo më pak thelbësor se i pari, duke qenë se me kalimin e kohës do të evoluojë e do të bëhet Shtëpia Kombëtare e Drejtësisë (që në Testamentin e 'Abdu'l-Bahá-it përmendet si "Shtëpia dytësore e Drejtësisë"), e cila, siç thuhet shprehimisht në tekstin e Testamentit, së bashku me Asambletë e tjera Kombëtare në gjithë botën Bahá'í, do të zgjedhë drejtpërsëdrejti anëtarët e Shtëpisë Ndërkombëtare të Drejtësisë, të atij Këshilli Suprem që do të udhëheqë e unifikojë punët e Lëvizjes në mbarë botën....
Kjo Asamble Shpirtërore Kombëtare, e cila, sakohë mbetet pezull ngritja e Shtëpisë Universale të Drejtësisë duhet të rizgjidhet çdo vit, natyrisht merr përsipër përgjegjësi të rënda, sepse duhet të ushtrojë autoritet të plotë mbi të gjitha Asambletë lokale në vendin e saj dhe të udhëheqë veprimtaritë e miqve, të ruajë me vigjilencë Kauzën e Perëndisë dhe të kontrollojë e mbikqyrë punët e Lëvizjes në përgjithësi.
Probleme jetësore që ndikojnë mbi interesat e Kauzës në atë vend, si për shembull çështja e përkthimit dhe e botimit, Mashriqu'l-Adhkár-i, Puna e Mësimit dhe çështje të tjera si këto, që dallohen prej punëve vërtet lokale, duhet të jenë nën juridiksionin e plotë të Asamblesë Kombëtare.
Secilën prej këtyre çështjeve ajo duhet t'ia paraqesë, ashtu si dhe Asambletë lokale, një Komiteti të Posaçëm, që e zgjedhin anëtarët e Asamblesë Shpirtërore Kombëtare midis të gjithë miqve të atij vendi dhe i cili mban me të [me Asamblenë Kombëtare] të njëjtat marrëdhënie që mbajnë komitetet lokale me Asambletë lokale përkatëse.
Asaj i takon gjithashtu të vendosë nëse një pikë e caktuar që diskutohet është rreptësisht lokale nga natyra e saj dhe duhet t'i mbetet për shqyrtim e vendim Asamblesë lokale, apo duhet të hyjë në kompetencën e Asamblesë Kombëtare e të shihet si një çështje që meriton vëmendjen e posaçme të saj....
... në interes të Kauzës që ne të gjithë e duam e i shërbejmë, është detyrë e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare që vjen në fuqi që, pasi zgjidhen nga delegatët gjatë mbajtjes së Kuvendit, të kërkojnë e të kenë, individualisht e kolektivisht, konsideratën më të lartë për këshillën, pikëpamjet e pranuara dhe ndjenjat e çiltëra të delegatëve të mbledhur. Duke flakur nga mjedisi i tyre çdo gjurmë fshehtësie, heshtjeje të pavend, ftohtësue diktatoriale, ata duhet të shpalosin me gëzim e gjerësisht para delegatëve që i kanë zgjedhur planet, shpresat dhe shqetësimet e veta. Ata duhet t'i njohin delegatët me çështjet e ndryshme që duhen mbajtur parasysh gjatë vitit dhe, me qetësi e kujdes, të shqyrtojnë e peshojnë mendimet e gjykimet e delegatëve. Gjatë atyre pak ditëve që Kuvendi është i mbledhur dhe pas shpërndarjes së delegatëve, Asambleja Kombëtare e porsazgjedhur duhet të kërkojë rrugë e mjete për të kultivuar kuptimin, për të lehtësuar e për të mbajtur shkëmbimin e mendimeve, për të thelluar besimin e për të treguar me çdo provë të prekshme dëshirën e tyre të vetme në shërbim të së mirës së përbashkët e të përparimit të saj....
Por, për shkak të kufizimeve të pashmangshme për mbajtjen e sesioneve të shpeshta e të gjata të Kuvendit, Asambleja Shpirtërore Kombëtare duhet të ruajë në duart e veta vendimin përfundimtar për të gjitha punët që kanë të bëjnë me interesat e Kauzës, si për shembull të drejtën për të vendosur nëse ndonjë Asamble lokale punon në pajtim me parimet e shtruara për drejtimin e përparimin e Kauzës....
Lidhur me paraqitjen e listës së votimit që duhet përdorur në zgjedhjet e përvitshme lokale Bahá'í, përgjegjësia për këtë i ngarkohet çdo Asambleje Shpirtërore Lokale. Si udhëzim për këtë çështje, Ruajtësi ka shkruar:
... për të paraqitur shumë shkurt, e në mënyrë aq të përshtatshme sa e lejojnë rrethanat e sotme, faktorët kryesorë që duhen mbajtur parasysh para se të vendoset nëse një person mund të konsiderohet ose jo besimtar i vërtetë: Pranimi i plotë i pozitës së Pararendësit, të Autorit dhe të Shembullit të Vërtetë të Kauzës Bahá'í, siç është përcaktuar në Testamentin e 'Abdu'l-Bahá-it; pranimi pa rezerva i çdo gjëje që ka reveluar Penda e tyre dhe nënshtrimi ndaj saj; aderimi i sinqertë e i qëndrueshëm në çdo klauzolë të Testamentit të Shenjtë të të Dashurit tonë; lidhja e ngushtë me frymën, si dhe me formën e administrimit të sotëm Bahá'í në botë - mendoj se këto janë konsideratat themelore e parësore që duhen vënë në provë me paanësi, me kujdes e mençuri para se të merret një vendim i tillë jetësor.
Udhëzimet e 'Abdu'l-Bahá-it parashikojnë hapa për zhvillimin e mëtejshëm të organizimit Bahá'í:
Dhe tani, përsa i përket Shtëpisë së Drejtësisë, që Perëndia e ka paracaktuar si burimin e të gjitha të mirave dhe e ka çliruar nga çdo gabim, ajo duhet të zgjidhet me votim universal, domethënë nga besimtarët. Anëtarët e saj duhet të jenë model i të jetuarit në frikë të Perëndisë dhe agime të dijes e të të kuptuarit, duhet të jenë të patundur në besimin te Perëndia dhe dashamirës të mbarë njerëzimit. Me këtë Shtëpi kuptohet Shtëpia Universale e Drejtësisë, domethënë në çdo vend duhet ngritur një Shtëpi dytësore e Drejtësisë dhe këto Shtëpi dytësore të Drejtësisë duhet të zgjedhin anëtarët e asaj Universale.7 Këtij organizmi i duhen paraqitur të gjitha gjërat. Ai nxjerr të gjitha urdhërat e rregullat që nuk gjenden shprehimisht në Tekstin e Shenjtë. Ky organizëm duhet të zgjidhë të gjitha problemet e vështira dhe Ruajtësi i Kauzës së Perëndisë është kryetari i tij i shenjtë e anëtar i shquar i përjetshëm i atij organizmi. Po qe se ai nuk merr pjesë personalisht në debatet, atëhere duhet të caktojë një njeri që ta përfaqësojë.... Kjo Shtëpi e Drejtësisë nxjerr ligjet dhe qeveria i vë ato në zbatim. Organizmi legjislativ duhet të forcojë ekzekutivin, kurse ekzekutivi duhet të ndihmojë e të përkrahë organizmin legjislativ, në mënyrë që përmes bashkimit të ngushtë e harmonisë së këtyre dy forcave, themeli i çiltërsisë e i drejtësisë të mund të bëhet i qëndrueshëm e i fortë dhe të gjitha rajonet e botës të mund të bëhen tamam si vetë Parajsa....
... Secili duhet t'i drejtohet Librit Më të Shenjtë dhe çdo gjë që nuk është shënuar shprehimisht aty duhet t'i paraqitet Shtëpisë Universale të Drejtësisë. Ajo që vendos ky organizëm, njëzëri ose me shumicë votash, është në fakt e vërteta dhe synimi i vetë Perëndisë. Cilido që devijon nga kjo, është me të vërtetë ndër ata që duan mosmarrëveshjen, tregojnë ligësi dhe janë larguar nga Zoti i Besëlidhjes.
Edhe në kohën e sotme, Bahá'í-të në të katër anët e botës, mbajnë shoqëri të ngushtë e të përzemërt përmes korrespondencës së rregullt e vizitave personale. Ky kontakt anëtarësh të racave, kombësive e traditave fetare të ndryshme është provë konkrete se barra e paragjykimit dhe faktorët historikë të ndarjes mund të kapërcehen tërësisht nëpërmjet frymës së njëshmërisë të vendosur nga Bahá'u'lláh-u.
Rendi Botëror i Bahá'u'lláh-utImplikimet më të gjera të këtij rendi i ka shpjeguar Shoghi Effendiu me njoftime të njëpasnjëshme që ai i ka drejtuar komunitetit Bahá'í, duke filluar nga shkurti i vitit 1929:
Nuk kam si të mos u bëj thirrje atyre që njëjtësohen me Besimin që të mos marrin parasysh mendimet mbizotëruese e modat kalimtare të ditës, dhe të kuptojnë si kurrë ndonjëherë më parë se teoritë e falimentuara dhe institucionet e lëkundura të qytetërimit të sotëm duhet të duken në kontrast të mprehtë me institucionet e dhëna nga Perëndia, që janë të paracaktuara të ngrihen mbi rrënojat e të parave....
Sepse Bahá'u'lláh-u ... jo vetëm e ka mbruajtur njerëzimin me një Frymë të re e ripërtëritëse. Ai nuk ka shpallur thjesht disa parime të përgjithshme ose propozuar një filozofi të veçantë, sado të fuqishme, të drejta e universale qofshin këto. Veç këtyre, Ai, ashtu si dhe 'Abdu'l-Bahá-i pas Tij, ndryshe nga Dispensacionet e së kaluarës, përpunoi një seri ligjesh, ngriti institucione të caktuara dhe parashikoi gjërat thelbësore të një Ekonomie Hyjnore. Këto janë paracaktuar të jenë një model për shoqëritë e ardhshme, një mjet suprem për të vendosur Paqen e Madhe dhe i vetmi faktor për të bashkuar botën e për të shpallur mbretërinë e ndershmërisë e të drejtësisë mbi tokë....
Ndryshe nga Dispensacioni i Krishtit, ndryshe nga Dispensacioni i Muhametit, ndryshe nga të gjitha Dispensacionet e së kaluarës, apostujt e Bahá'u'lláh-ut, në çdo vend ku punojnë e përpiqen, kanë para tyre, në një gjuhë të qartë, të përcaktuar e shprehëse, të gjitha ligjet, rregullat, parimet, institucionet dhe udhëheqjen që u nevojiten për të zhvilluar e kryer detyrën e vet.... Ky është tipari dallues i Revelacionit Bahá'í. Në këtë qëndron forca e unitetit të Besimit, e vlerës së një Revelacioni që pretendon të mos shkatërrojë e as të zvogëlojë Revelacionet e mëparshme, por t'i lidhë, t'i bashkojë e t'i përmbushë ato....
Megjithëse Besimi ynë mund të duket tani i dobët në sytë e njerëzve, të cilët ose e denoncojnë atë si një degëzim të Islamit, ose e injorojnë me përbuzje, si një tjetër nga ato sekte të fshehta me të cilat është plot Perëndimi, - ky margaritar i paçmuar i Revelacionit Hyjnor, tani ende në gjendje embrionale, do të zhvillohet brenda guaskës së ligjit të vet dhe do të shkojë përpara me ngulm, i pandarë e i padëmtuar, derisa të përfshijë mbarë njerëzimin. Vetëm ata që e kanë njohur tashmë pozitën supreme të Bahá'u'lláh-ut, vetëm ata, zemrat e të cilëve janë prekur nga dashuria e Tij e që janë njohur me fuqinë e Shpirtit të Tij, mund ta çmojnë si duhet vlerën e kësaj Ekonomie Hyjnore, që është dhurata e paçmuar e Tij për njerëzimin. - 21 mars 1930.
Drejt këtij qëllimi - qëllimit të një Rendi të Ri Botëror, Hyjnor nga prejardhja, gjithëpërfshirës nga përmasat, të drejtë nga parimi, energjik nga tiparet e tij - duhet të përpiqet të shkojë përpara njerëzimi i trazuar....
Sa mjerane janë, me të vërtetë, përpjekjet e atyre udhëheqësve të instituteve njerëzore, të cilët, duke mos marrë fare parasysh frymën e kohës, orvaten t'ia përshtasin proceset kombëtare, që u përkasin kohëve të kaluara të kombeve të mbyllura në vetvete, një kohe, e cila duhet ose të arrijë bashkimin e botës, siç e ka skicuar Bahá'u'lláh-u, ose të vdesë. Në një orë kaq kritike të historisë së qytetërimit, udhëheqësve të të gjitha kombeve, të mëdha e të vogla, në Lindje a në Perëndim qofshin, ngadhnjimtare apo të mundura, u takon t'i kushtojnë vëmendje thirrjes së borisë së Bahá'u'lláh-ut dhe, të mbruajtur tërësisht me ndjenjën e solidaritetit botëror, si kushti i domosdoshëm i besnikërisë ndaj Kauzës së Tij, të ngrihen me guxim për të zbatuar në tërësinë e saj të vetmen skemë shëruese që Ai, Mjeku Hyjnor, ka parashkruar për njerëzimin e sëmurë. Le të flakin ata, një herë e përgjithmonë, çdo ide të paravendosur, çdo paragjykim kombëtar dhe le t'i kushtojnë vëmendje këshillës së madhërishme të 'Abdu'l-Bahá-it, interpretuesit të autorizuar të Mësimeve të Tij. Ju mund t'i shërbeni më së miri vendit tuaj - qe përgjigja 8 e 'Abdu'l-Bahá-it një zyrtari të lartë në shërbim të qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili e kishte pyetur se cila ishte mënyra më e mirë për të mbështetur interesat e qeverisë e të popullit të tij, - në qoftë se, si qytetar i botës, përpiqeni të ndihmoni për zbatimin e mundshëm të parimeve të federalizmit, që qëndrojnë në themel të qeverisjes së vetë vendit tuaj, në marrëdhëniet ekzistuese midis popujve e kombeve të botës....
Është i domosdoshëm zhvillimi i njëfarë Supershteti botëror, në favor të të cilit të gjitha kombet e botës do të dorëzojnë vullnetarisht çdo pretendim për të bërë luftë, disa të drejta për tatime dhe të gjitha të drejtat për të pasur armatime, me përjashtim të një sasie të nevojshme për ruajtjen e rendit të brendshëm në zotërimet përkatëse të tyre. Një shtet i tillë do të përfshijë në orbitën e vet: një Ekzekutiv Ndërkombëtar, të përshtatshëm për të bërë që çdo pjesëtar i pabindur i federatës të respektojë autoritetin e pakundërshtueshëm e suprem; një Parlament botëror, pjesëtarët e të cilit duhet t'i zgjedhë populli në vendet përkatëse dhe zgjedhja e të cilëve të konfirmohet nga qeveritë përkatëse; një Gjykatë Supreme, gjykimi i së cilës do të ketë veprim detyrues edhe në ato raste kur palët e interesuara nuk kanë qenë vullnetarisht dakord për t'ia paraqitur çështjen e tyre kësaj Gjykate. Një komunitet botëror, në të cilin të gjitha pengesat ekonomike janë shembur vazhdimisht dhe ndërvarësia midis Kapitalit e Punës është pranuar përfundimisht; në të cilin zhurma e fanatizmit dhe e konfliktit fetar pushojnë përgjithmonë; në të cilin flaka e armiqësisë raciale më në fund është shuar; në të cilin një kod i vetëm ligji ndërkombëtar - produkt i gjykimit të përfaqësuesve të federuar të botës - do të ketë si sanksion ndërhyrjen e menjëhershme e të detyrueshme të forcave të bashkuara të njësive të federuara; dhe, më në fund, një komunitet botëror, në të cilin furia e një nacionalizmi tekanjoz e luftarak është shndërruar në një ndërgjegje të qëndrueshme qytetarie botërore - i tillë duket vërtet, në vijat e tij të përgjithshme më të gjera, Rendi i parashikuar nga Bahá'u'lláh-u, një Rend që ka për t'u parë si fryti më i bukur i një epoke që dalngadalë po piqet....
Le të mos ketë asnjë dyshim përsa i përket synimit frymëzues të Ligjit të përbotshëm të Bahá'u'lláh-ut. Ky ligj nuk ka kurrsesi për qëllim të përmbysë themelet ekzistuese të shoqërisë, por kërkon të zgjerojë bazën e saj, të reformojë insitucionet e saj në harmoni me nevojat e një bote në ndryshim të përhershëm. Ai nuk mund të vijë në konflikt me kurrfarë besnikërish të ligjshme, as nuk mund të minojë besnikëritë thelbësore. Qëllimi i tij nuk është as të shuajë flakën e patriotizmit të shëndoshë e të mençur në zemrat e njerëzve, as të asgjësojë sistemin e autonomisë kombëtare, që është aq thelbësor për të shmangur të këqiat e një centralizimi të tepruar. Ai nuk injoron e as do të përpiqet të shtypë larminë e prejardhjeve etnike, të klimës, të historisë, të gjuhës e të traditës, të mendimit e të zakonit që dallojnë popujt e botës. Ai bën thirrje për një besnikëri e një aspiratë më të gjerë në krahasim me të gjitha ato që kanë frymëzuar racën njerëzore....
Thirrja e Bahá'u'lláh-ut drejtohet, para së gjithash, kundër të gjitha formave të provincializmit, kundër të gjitha veçimeve e paragjykimeve.... Sepse standardet ligjore, teoritë politike dhe ekonomike kanë për qëllim vetëm mbrojtjen e interesave të njerëzimit në tërësi, e jo kryqëzimin e njerëzimit për të ruajtur tërësinë e një ligji a të një doktrine të veçantë....
Parimi i Njëshmërisë së njerëzimit - boshti rreth të cilit vërtiten të gjitha Mësimet e Bahá'u'lláh-ut - nuk është shpërthim i një emocionalizmi injorant, as shprehje e një shprese të mjegullt fetare.... Implikimet e tij janë më të thella, rivendikimet e tij më të mëdha nga çdo gjë që Profetët e vjetër ishin të lejuar të paraqitnin. Mesazhi i tij është i aplikueshëm jo vetëm për individin, por ka të bëjë në radhë të parë me natyrën e atyre marrëdhënieve thelbësore që duhet të lidhin të gjitha shtetet e kombet si pjesëtarë të një familjeje të vetme njerëzore....
Ai përfaqëson përfundimin e evolucionit njerëzor....
Mjerisht, po bëhet gjithnjë e më e qartë se vetëm forcat e një katastrofe botërore mund ta përshpejtojnë një fazë të tillë të re të mendimit njerëzor....
Asgjë tjetër veç një sprove të rëndë, nga e cila njerëzimi do të dalë i dëlirur e i përgatitur, nuk mund të ketë sukses në rrënjosjen e asaj ndjenje përgjegjësie, që udhëheqësit e një epoke të porsalindur duhet ta mbajnë mbi supe....
A nuk e ka theksuar Vetë 'Abdu'l-Bahá-i me fjalë shumë të qarta se "një luftë tjetër, më e egër se ajo e fundit, me siguri do të shpërthejë"? - 28 nëntor 1931.
Ky Rend Administrativ ... si dhe pjesët përbërëse të tij, institucionet e tij organike, do të fillojë të funksionojë me efektshmëri e fuqi, do të afirmojë rivendikimet e tij dhe të tregojë aftësinë e vet për t'u parë jo vetëm si bërthama por si vetë modeli i Rendit të Ri Botëror, të paracaktuar të përfshijë, kur të vijë koha, mbarë njerëzimin....
Nga të gjitha Revelacionet e mëparshme, vetëm ky Besim ia ka ... arritur qëllimit në ngritjen e një strukture, së cilës pasuesit e hutuar të bindjeve të falimentuara e të copëtuara mund t'i qasen lehtë e ta shqyrtojnë me sy kritik dhe, para se të jetë tepër vonë, të kërkojnë sigurinë e paprekshme që ofron streha e saj e përbotshme....
Për ç'gjë tjetër mund të bëjnë aluzion këto thënie të Bahá'u'lláh-ut, veç fuqisë e madhështisë që ky Rend Administrativ - themel i komunitetit të ardhshëm gjithpërfshirës Bahá'í - është i paracaktuar të shfaqë: "Drejtpeshimi botëror është prishur nga ndikimi drithërues i këtij Rendi Botëror më të madh e të ri. Jeta e organizuar e njerëzimit është revolucionarizuar nga veprimi i këtij Sistemi të pashoq, të mahnitshëm - të ngjashëm me të cilin sy të vdekshëm kurrë s'kanë parë"....
Konfederata Bahá'í e së ardhmes, kuadrin e vetëm të së cilës e jep ky Rend Administrativ i gjerë, është, si në teori dhe në praktikë, jo vetëm e pashoqe në tërë historinë e institucioneve politike, por nuk mund të gjejë asgjë të ngjashme as në analet e secilit prej sistemeve fetare të njohura në botë. Asnjë formë qeverisjeje demokratike; asnjë sistem autokracie a diktature, monarkik apo republikan qoftë; asnjë skemë e ndërmjetme e një rendi thjesht aristokratik; as ndonjë nga tipet e njohura të teokracisë, qoftë Konfederata Hebraike, ose organizatat e ndryshme kishtare të krishtera, ose Imamatet apo Kalifatet në Islamin - asnjë nga këto nuk mund të njëjtësohet e as mund të thuhet se është në pajtim me Rendin Administrativ që ka krijuar dora mjeshtërore e Arkitektit të tij të përkryer....
Sakohë ky sistem ndodhet ende në foshnjëri, mos lejoni askënd të keqkuptojë karakterin e tij, as të ulë rëndësinë e as të shtrembërojë qëllimet e tij. Themeli shkëmbor, mbi të cilin ngrihet ky Rend Administrativ, është synimi i pandryshueshëm i Perëndisë për njerëzimin në kohën e sotme. Burimi, nga i cili rrjedh frymëzimi i tij, është vetë Bahá'u'lláh-u.... Qëllimi qendror e themelor që i jep jetë është vendosja e Rendit të Ri Botëror, siç e ka skicuar atë Bahá'u'lláh-u. Metodat që ai përdor, standardi që ai ngulit nuk e pririn atë as nga Lindja as nga Perëndimi, as nga hebreu as nga pagani, as nga i pasuri as nga i varfëri, as nga të bardhët as nga zezakët. Parulla e tij është bashkimi i njerëzimit; flamuri i tij është "Paqja e Madhe".... 8 shkurt 1934.
Kontrasti midis provave të qarta, që po grumbullohen rreth konsolidimit të pareshtur që shoqëron ngritjen e Rendit Administrativ të Besimit të Perëndisë, dhe forcave shpërbërëse, të cilat rrahin ndërtesën e një shoqërie që lëngon në dhimbjet e lindjes, është sa i qartë dhe tërheqës. Si brenda ashtu edhe jashtë botës Bahá'í po rriten e po shumohen dita-ditës shenjat e treguesit që lajmërojnë në mënyrë misterioze lindjen e atij Rendi Botëror, ngritja e të cilit duhet të sinjalizojë Moshën e Artë të Kauzës së Perëndisë....
"Së shpejti", fjalët e vetë Bahá'u'lláh-ut e shpallin këtë, "Rendi i sotëm do të paloset dhe një rend i ri do të shpaloset në vend të tij"....
Revelacioni i Bahá'u'lláh-ut ... duhet ... parë si ai që me ardhjen e tij shënon mbushjen e moshës të mbarë gjinisë njerëzore. Ai nuk duhet parë thjesht si një rilindje tjetër shpirtërore në fatet në ndryshim të vazhdueshëm të njerëzimit, as vetëm si një stad i mëtejshëm në një varg Revelacionesh të shkallëzuara, as edhe si kulmi i njërit prej serisë së cikleve të përsëritura profetike, por si ai që shënon stadin e fundit e më të lartë në evolucionin e mahnitshëm të jetës kolektive të njeriut në këtë planet. Lindja e një komuniteti të përbotshëm, vetëdija për qytetarinë botërore, themelimi i një qytetërimi e i një kulture botërore ... duhet ... parë, përsa i përket kësaj jete planetare, si caku më i largët në organizimin e shoqërisë njerëzore, megjithëse njeriu si individ do të vazhdojë, ose më mirë duhet të jetë i detyruar, të përparojë e të zhvillohet pafund, si rezultat i një përkryerje të tillë....
Uniteti i racës njerëzore, siç e ka përfytyruar Bahá'u'lláh-u, nënkupton krijimin e një konfederate botërore, në të cilën të gjitha kombet, racat, bindjet e klasat janë të bashkuara ngushtë e përgjithmonë dhe ku autonomia e shteteve anëtare, si dhe liria e iniciativa personale e individëve që i përbëjnë ruhen në mënyrë përfundimtare e të plotë. Kjo konfederatë, me aq sa jemi në gjendje ta përfytyrojmë, duhet të përbëhet prej një organi legjislativ botëror, anëtarët e të cilit, si të besuarit e mbarë gjinisë njerëzore, do të kontrollojnë, në fund të fundit, të tëra burimet e të gjitha kombeve përbërëse dhe do të nxjerrin ligjet e nevojshme për të rregulluar jetën, për të plotësuar nevojat e për të ndërtuar marrëdhëniet e të gjitha racave e të të gjithë popujve. Një pushtet ekzekutiv botëror, i mbështetur nga një Forcë e armatosur ndërkombëtare, do të vërë në zbatim vendimet që janë arritur, do të zbatojë ligjet e nxjerra nga organi legjislativ botëror dhe do të ruajë unitetin organik të gjithë konfederatës. Një gjykatë botërore do të gjykojë e do të japë verdiktin e saj të detyrueshëm e përfundimtar në të gjitha grindjet që mund të lindin midis elementëve të ndryshëm që përbëjnë këtë sistem universal. Do të shpiket një mekanizëm ndërlidhjeje botërore, i cili do të përfshijë gjithë planetin dhe, i çliruar nga pengesat e kufizimet kombëtare, do të punojë me shpejtësi të habitshme e rregull të përsosur. Një metropol botëror do të veprojë si qendra nervore e një qytetërimi botëror, si fokusi drejt të cilit do të konvergojnë forcat bashkuese të jetës e prej të cilit do të rrezatojnë ndikimet e tij gjallëruese. Një gjuhë botërore do të shpiket ose do të zgjidhet midis gjuhëve ekzistuese dhe do të mësohet në shkollat e të gjitha kombeve të federuara, si gjuhë ndihmëse e gjuhëve të tyre amtare. Një shkrim botëror, një letërsi botërore, një sistem uniform e universal monedhe, peshash e matjeje do të thjeshtojë e lehtësojë shkëmbimet dhe mirëkuptimin midis kombeve e racave të gjinisë njerëzore. Në një shoqëri të tillë botërore, shkenca dhe feja, dy forcat më të fuqishme në jetën njerëzore, do të pajtohen, do të bashkëpunojnë e do të zhvillohen harmonikisht. Në këtë sistem, shtypi, ndërsa do t'i lerë hapësirë të plotë shprehjes së pikëpamjeve e të bindjeve të larmishme të njerëzimit, nuk do të manipulohet më për të keq nga interesat e forcave të veshura me pushtet, private a publike qofshin, dhe do të çlirohet nga ndikimi i qeverive e i popujve në grindje. Burimet ekonomike të botës do të organizohen, burimet e lëndëve të para do të çelen e do të shfrytëzohen plotësisht, tregjet do të bashkërendohen e zhvillohen dhe shpërndarja e prodhimeve do të rregullohet me drejtësi.
Rivalitetet, mëritë e intrigat kombëtare do të pushojnë dhe armiqësia e paragjykimi racial do të zëvendësohen nga miqësia, mirëkuptimi e kooperimi racial. Shkaqet e grindjeve fetare do të mënjanohen përgjithmonë, barrierat e kufizimet ekonomike do të hiqen tërësisht dhe dallimet e tepruara midis klasave do të eliminohen. Skamja, nga njëra anë, dhe grumbullimi i madh i pronës, nga ana tjetër, do të zhduken. Energjia kolosale që harxhohet e humbet për luftë, ekonomike a politike qoftë, do t'u kushtohet qëllimeve të tilla që synojnë të zgjerojnë hapësirën e shpikjeve njerëzore e të zhvillimit teknik, rritjes së prodhueshmërisë së njerëzimit, likuidimit të sëmundjeve, shtrirjes së kërkimit shkencor, ngritjes së nivelit të shëndetit fizik, mprehjes e rafinimit të trurit njerëzor, shfrytëzimit të rezervave ende të papërdorura e të panjohura të planetit, zgjatjes së jetës së njeriut, si dhe përkrahjes së çdo faktori tjetër që mund të stimulojë jetën intelektuale, morale e shpirtërore të mbarë gjinisë njerëzore.
Një sistem federal botëror që drejton gjithë tokën dhe ushtron autoritet të pakundërshtueshëm mbi të gjitha rezervat e saj të mëdha aq sa s'merren dot me mend, që gërsheton e mishëron idealet si të Lindjes dhe të Perëndimit, që është çliruar nga mallkimi i luftës e nga fatkeqësitë që sjell ajo dhe është i prirur të shfrytëzojë të gjitha burimet e mundshne të energjisë mbi sipërfaqen e planetit, një sistem në të cilin Forca është bërë shërbëtorja e Drejtësisë dhe jetën e të cilit e mbështet njohja e përgjithshme prej tij e të vetmit Perëndi dhe besnikëria e tij ndaj një Revelacioni të vetëm - i tillë është objektivi, drejt të cilit po lëviz njerëzimi nën shtytjen e forcave bashkuese të jetës....
Mbarë njerëzimi po rënkon, po vdes nga dëshira që të çohet drejt unitetit dhe që t'i japë fund martirizimit të tij që shtrihet në shekuj. E megjithatë, ai refuzon me këmbëngulje të përqafojë dritën e të pranojë autoritetin sovran të së vetmes Fuqi që mund ta nxjerrë atë nga ngatërresat e të shmangë gjëmën e tmerrshme që kërcënon ta përpijë....
Bashkimi i mbarë njerëzimit është shenja dalluese e stadit, të cilit shoqëria njerëzore po i afrohet tani. Uniteti i familjes, i fisit, i qytetit-shtet dhe i kombit u provuan njëri pas tjetrit e u vendosën plotësisht. Uniteti botëror është qëllimi, drejt të cilit po çan njerëzimi i cfilitur. Formimi i kombeve ka marrë fund. Anarkia, si veti e pandarë e sundimit shtetëror, po shkon drejt kulmit. Një botë që po arrin pjekurinë, duhet ta flakë këtë idhull, të njohë njëshmërinë dhe karakterin tërësor të marrëdhënieve njerëzore dhe të vendosë një herë e përgjithmonë mekanizmin që mund ta mishërojë sa më mirë këtë parim themelor të jetës së saj. - 11 mars 1936.
[Letrat e mësipërme janë botuar në një vëllim me titull Rendi Botëror i Bahá'u'lláh-ut (The World Order of Bahá'u'lláh).]
16. EPILOGNën udhëheqjen e frymëzuar të Shoghi Effendiut, Kauza Bahá'í është rritur gjithnjë më shumë në përmasa dhe në ngritjen e Rendit Administrativ të saj, kështu që më 1951 kishte në funksionim njëmbëdhjetë Asamble Shpirtërore Kombëtare. Në atë moment, Ruajtësi e drejtoi vëmendjen nga zhvillimi i institucioneve të Besimit në nivelin ndërkombëtar, duke emëruar Këshillin Ndërkombëtar Bahá'í, pararendësin e Shtëpisë Universale të Drejtësisë, dhe pak kohë më vonë grupin e parë të Duarve të Kauzës së Perëndisë. Deri atëherë Shoghi Effendiu pat ngritur disa Bahá'í të shquar në rangun e Duarve të Kauzës pas vdekjes, e ndër ta ishte edhe Dr. Xhon E. Eslemont [Dr. John E. Esslemont], por vetëm në vitin 1951 ai gjykoi se ishte pjekur koha për të filluar zhvillimin e plotë të këtij institucioni të rëndësishëm. Shpejt njëri pas tjetrit, midis viteve 1951 e 1957, ai emëroi tridhjetë e dy Duar dhe zgjeroi fushën e veprimtarive të tyre, duke ngritur në çdo kontinent trupa Ndihmëse, të përbëra nga besimtarë të caktuar prej Duarve si zëvendës, asistentë e këshilltarë. Njëzet e shtatë nga këto Duar jetonin ende kur ai vdiq.
Nëpërmjet një serie letrash që u drejtoi Bahá'í-ve në gjithë botën e në të tjera dërguar atyre që ndodheshin në vende të caktuara, Ruajtësi thelloi të kuptuarit e mësimeve nga ana e tyre, ngriti institucionet administrative të Besimit, ushtroi besimtarët në përdorimin e tyre të drejtë e të efektshëm dhe më 1937 vuri në lëvizje Komunitetin Amerikan Bahá'í për të kryer Planin Hyjnor të përhapjes së Mesazhit të Bahá'u'lláh-ut. Ky Plan Hyjnor është reveluar nga 'Abdu'l-Bahá-i në një numër Tabelash të shkruara gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, të cilat përbëjnë kartën e përhapjes së Besimit.
Brenda kuadrit të kësaj karte, një numër planesh mësimore ishin vënë në zbatim, më parë në hemisferën Perëndimore, pastaj edhe në Evropë, Azi, Australazi e Afrikë, derisa më 1953 Ruajtësi bëri thirrje për "një kryqëzatë shpirtërore dhjetëvjeçare të përbotshme, për ta çuar Besimin në të gjitha shtetet e pavarura dhe në vendet e varura kryesore që kishin mbetur në botë.
Më 1957, kur fushata ndodhej pothuaj në gjysmë të rrugës, Ruajtësi, i rraskapitur nga tridhjetë e gjashtë vjet pune të pandërprerë, vdiq gjatë një vizite në Londër.
Duke qenë se Shoghi Effendiu nuk kishte trashëgimtar, punën e Besimit pas nëntorit 1957 e bashkërenduan dhe e drejtuan njëzet e shtatë Duart e Kauzës, deri në plotësimin me sukses të kryqëzatës në prill 1963, kur anëtarët e pesëdhjetë e gjashtë Asambleve Shpirtërore Kombëtare, të thirrur në kuvend nga Duart e Kauzës në Qendrën Botërore Bahá'í në Haifa, zgjodhën të parën Shtëpi Universale të Drejtësisë.
Menjëherë pas kësaj zgjedhjeje historike, Bahá'í nga të gjitha anët e globit u mblodhën në Londër në të parin Kongres Botëror të Besimit, për të kremtuar Njëqindvjetorin e Deklarimit të Bahá'u'lláh-ut dhe për t'u gëzuar për përhapjen e Besimit të Tij në gjithë botën.
Sot institucioni suprem i Besimit është Shtëpia Universale e Drejtësisë, e krijuar nga Bahá'u'lláh-u në Librin Më të Shenjtë dhe e veshur me kompetenca për të nxjerrë ligje për çdo çështje që nuk preket në Shkrimet Bahá'í, si dhe për të siguruar udhëheqje hyjnore në vetë Tekstin e Shenjtë. Në Vullnetin e Testamentin e Vet, 'Abdu'l-Bahá-i shtjellon metodën e zgjedhjes së Shtëpisë Universale të Drejtësisë, përcakton më qartë pozitën dhe detyrat e saj, thekson se ajo ndodhet nën udhëheqjen e drejtpërdrejtë të Báb-it e të Bahá'u'lláh-ut dhe se është organizmi tek i cili duhet të drejtohen të gjithë.
Tipari unik e dallues i Besimit Bahá'í është Besëlidhja e Bahá'u'lláh-ut, themeli i parë shkëmbor, mbi të cilin ky Besim ngren të gjitha strukturat e veta dhe mbështet zhvillimin e vet. Karakteri unik i tij qëndron në faktin që, për herë të parë në historinë e fesë, Manifestimi i Perëndisë, me një gjuhë të qartë e të padyshimtë, merr masa për interpretimin e autorizuar të Fjalës së Vet dhe siguron vazhdimësinë e autoritetit të emëruar në mënyrë hyjnore, që rrjedh nga Burimi i Besimit.
Interpretimi i Shkrimeve ka qenë gjithmonë në fetë e mëparshme një burim shumë pjellor përçarjeje. Bahá'u'lláh-u, në Librin e Besëlidhjes së Tij, veshi djalin e Tij të madh, 'Abdu'l-Bahá-in, me fuqi të plota për të interpretuar Shkrimet e Tij dhe për të drejtuar Kauzën e Tij. Në Vullnetin e Testamentin e Vet, 'Abdu'l-Bahá-i emëroi të nipin më të madh, Shoghi Effendiun, si Ruajtës të Besimit dhe si të vetmin interpretues të Shkrimeve. Në Besimin Bahá'í nuk ka kler dhe asnjë individ nuk mund të pretendojë për ndonjë pozitë ose udhëheqje të veçantë; me kompetenca janë veshur institucionet e krijuara në kuadrin e Shkrimeve Bahá'í.
Në saje të këtyre masave të pashoqe, Besimi i Bahá'u'lláh-ut është ruajtur nga përçarja, nga veprimet shkatëruese të një udhëheqjeje të paautorizuar e sidomos nga depërtimi i mësimeve e i teorive të krijuara nga njerëzit, të cilat në të shkuarën kanë tronditur unitetin e feve. E pastër dhe e paprekur, Fjala e reveluar e Bahá'u'lláh-ut, me interpretimin e saj të autorizuar qëndron gjatë gjithë Dispensacionit burimi i pandotur e i pandotshëm i jetës shpirtërore të njerëzve.
Më 1968, Shtëpia Universale e Drejtësisë mori masa për të siguruar zbatimin në të ardhmen të funksioneve të posaçme të mbrojtjes e të përhapjes, që janë në kompetencë të Duarve të Kauzës, duke krijuar Grupe Kontinentale Këshilltarësh. Çdo grup përbëhet nga një numër Këshilltarësh të emëruar prej Shtëpisë Universale të Drejtësisë, dhe ata punojnë në bashkëpunim të ngushtë me Duart e Kauzës së Perëndisë. Emërimi dhe drejtimi i Trupave Ndihmëse janë tani detyrë e Grupeve të Këshilltarëve, dhe veprimtaritë e Duarve, nëntë prej të cilëve jetojnë ende, janë zgjeruar e shtrirë në mbarë botën. Në qershor 1973, Shtëpia Universale e Drejtësisë ngriti në Tokën e Shenjtë një Qendër Mësimore Ndërkombëtare dhe i caktoi asaj si detyra kryesore të bashkërendojë, të stimulojë e të drejtojë veprimtaritë e Grupeve Kontinentale të Këshilltarëve, si dhe të shërbejë si ndërlidhëse midis tyre e Shtëpisë Universale të Drejtësisë.
Ruajtësi ka shkruar për plane mësimore globale, që duhen zbatuar në të ardhmen nën drejtimin e Shtëpisë Universale të Drejtësisë, e i pari nga këto, një Plan Nëntëvjeçar, filloi më 1964. Ky u pasua nga një Plan Pesëvjeçar (1974-1979), një Plan Shtatëvjeçar (1979-1986) dhe një Plan Gjashtëvjeçar, që do të përfundojë në Ridvan më 1992. Në kohën e tanishme, më 1989, Besimi Bahá'í është vendosur në 168 territore të pavarura dhe në 49 territore të varura të rajoneve të tejdetit. Bahá'í-të jetojnë në mbi 116,700 lokalitete në gjithë botën; literatura Bahá'í është përkthyer në mbi 802 gjuhë; Tempulli i tetë Bahá'í u përfundua në Indi më 1986; janë blerë troje për 126 Tempuj të tjerë; ka 151 Asamble Shpirtërore Kombëtare dhe mbi katër milionë Bahá'í. Bahá'í-të po vënë tani në jetë energjikisht një Plan Gjashtëvjeçar, me synimin për të përhapur e konsoliduar më tej rritjen e Besimit në mbarë botën.
Më premtuese nga të gjitha ka qenë përgjigja e popujve të Afrikës, të Indisë, të Azisë Juglindore e të Amerikës Latine, ku masa të gjera njerëzish kanë filluar të futen në Kauzën, duke sjellë një fazë të re në zhvillimin e veprimtarive administrative e shoqërore të komunitetit të përbotshëm Bahá'í.
TREGUES TEMATIK 9'Abdu'l-'Azízi, Sulltan i Turqisë, III 11, XIII 5, XIV 5
'Abdu'l-Bahá-i, IV 1-15caktoi Shoghi Effendiun si Ruajtës, VIII 11, XV 8, XVI
i emëruar nga Bahá'u'lláh-u si përfaqësues i Tij, III 13, IV 4
fuqia shëruese e, VII 11karakteristikat e, IV 1, 2, 5-6, 10, 11, 14, 15, XV 7
kurrë nuk ka ndjekur ndonjë shkollë ose kolegj, IV 2
letërkëmbimi i, IV 5, 8, 11, 13punonte për ta liruar Bahá'u'lláh-un në të shkruar, III 12, IV 2
rregulloi që Bahá'u'lláh-u të shkonte në Mazraih, III 11
si Qendra e Besëlidhjes, IV 4, 14, VIII 11Shkrimet dhe fjalimet e, I 7 shën., IV 2, 7, 13, VIII 11, XIV 6-7
Tabelat e Planit Hyjnor, XVIVullneti e Testamenti i, IV 14, VIII 11, XV 7-10, XVI
'Abdu'l-Hamidi, Sulltan i Turqisë, IV 6metoda e konsultimit e përdorur në, IX 5, 12, XI 5, 9, XV 10
mungesa e klerit në, VI 5, VIII 13, XVIi zhvilluar nga 'Abdu'l-Bahá-i, IV 14, XI 5, XV 7, 10
Shih gjithashtu Shtëpia e Drejtësisë; Asambleja Shpirtërore
Lokale; Asambleja Shpirtërore KombëtareAdhurimi, II 12, V 2, 7, VI 3, 9, VIII 4, 8, IX 10, XI 9, 11, XII 8
Aftësitë fizike, XI 14'Akká, III 7, 8, 9, 12, 17, IV 5, 6, 7, 9, X 7, XIV 10
Aliu, dhëndri i Muhametit, II 1 shën., 5 shën., XII cit.
Ali Muhamet. Shih Báb-iAsambleja Shpirtërore Kombëtare, XI 5, XV 7, 7 shën., 10, XVI
Asambleja Shpirtërore Lokale, XI 3, 5, 10, XV 7, 7 shën., XV 10, XVI
Asketizmi, V 5, VII 5i rendit administrativ, IV 14, VIII 11, IX 11, XI 5, XV 10,
BMësimet dhe Shkrimet e, II 9-13, III 16, VIII 10, XI 2
përndjekjet e, II 4Profetëria e, II 5, 10, 13, IV 14, VIII 7, X 12, XV 2, 10
provat dhe rivendikimet e, II 6, 9, 13, XV 2si Pararendës i Bahá'u'lláh-ut, II 2, 8, 10, III 17, IV 14, XV 10
si Pika Parësore, II 5Bagdadi, III 3, 4, 5, 6, IV 1, XIV 9, XIV 10, XV 10
Besimi Bahá'ípërparimi i, III 17, IV 8, 12, 14, 14 shën., X 10, XV 1, 7, 10, 11, XVI
porositë e, VIII 6, XI 1-11Shih gjithashtu Báb-i, Administrimi Bahá'í, Bahá'u'lláh-u
Bahá'í-tëmartirizimi dhe përndjekja e, I 7, III 17, V 5, X 10, XII 2, XIV 5, XV 1
Bahá'u'lláh-ucaktoi 'Abdu'l-Bahá-in si përfaqësues të Tij, III 13, IV 4
Deklarimi i, në Ridvan, III 6, XI 6, XIV 9, XV 10, XVI
ditëlindja e, XI 6, 7hodhi bazat për unitetin botëror, I 4, III 15, VIII cit.
i internuar në 'Akká, III 7, 8, 9, 17, XIII 5interpretimi i Shkrimeve nga, I 5, III 16, XI 13, XIII 1-13
kaloi një periudhë vetmie në një vend të shkretë, III 4, IV 1
karakteristikat e, III 1, 5, 6, 11, 12, 14, 16, XV 2
kishte dije të brendshme, III 1, 14, 16lindja dhe jeta e hershme, I 3, III 1-2, XI 6, 7, XV 2
Lutjet e, VI 9, VII 13misioni i, I 4, III 8, 15, VII 8, VIII 2, 8, X cit., XI 15, XIII 5, XV 3, 4, 11
në Bahxhi, III 11, 12profecitë e përmbushura nga, III 15, VIII 8, XIII 2, 4-6, 10, XIV 10, XV 4
profecitë e, III 11, 12, 15, X cit., XIV 1-10Profetëria e, I 3, III 14, IV 14, V 1-2, 13, VI 3, VIII 8, X 12, XIII 6, 7,
8, XV 2provat e Profetërisë së, I 6, III 16, VIII 7, 10, XIV 1, XV cit.
si "Ai Që Perëndia do ta shfaqë", II 10, 13, III 16
si Ati, III 15, VIII 8, XIII 2, 4, 8si Lavdia e Perëndisë, III 1, 17, V 2, 3, VIII 8, XIII 5, 13, XIV 4
si Mjek i Madh, VII 8si i Premtuari, I cit., 1, 4, III 6, 15, VIII 8, XIII cit., 1, 4, 5, XV 4
si Revelues i vullnetit të Perëndisë, V 2, 8, XV 4
si Shpirti i së Vërtetës, VIII 8Shkrimet e, I 4, 7, III 5, 12, 16, 16 shën., VIII 9, 10, XVI
dy kategori të, III 14, IX 3vizituar nga Prof. E. G. Brauni, III 12, 16 VIII 2
Vullneti e Testamenti i, III 13, IV 4, VIII 4, 11ndaj Profetëve, V 6, 13, VI 7, VII 7, VIII 7, IX 1, X 4, XI 9
ndaj qeverisë, IX 3, 5, XV 7Ciklet, VIII 3, X 2, XI 7, XIII 6, 8, 9, 10, XV 11
Çpër njerëzimin, II 11, 13, V 1, 4, 7, 9, VIII 1, 4, X 2, 3, 4, 5, XII 11, XV 7
për Perëndinë, I 1, II 12, 13, V 4, VII 8Devotshmëria, IV 15, V 2, 4, 6, 7, VI 2, 4, VIII 7
Dëlirësia, VII 3, 7ardhja e Bahá'u'lláh-ut inauguron, I 1, 3, III 15, V 1, IX 3, XIII 7, 8,
XIV 1si ditë e Rilindjes, I 3, II 11, III 15, XIII 9, 11, 12, 13
shenjat e, I 5, XIII 6, 11-12administrimi i, VIII 12, IX 7, 21, X 7, 11, XI 13, XV 11
dhe vuajtja e të pafajshmëve, VI 7e urdhëruar në Shkrimet Bahá'í, V 3, 7, IX 2, 7, 11, XV 7
vendosja e, I 1Duart e Kauzës së Perëndisë, XV 7, 9, 9 shën., XVI
Ei detyrueshëm, I 4, VIII 12, IX 14, 17, 19, XI 5, XIV 1
elementet thelbësore, IX 17parimet e, VIII 3, 12, IX 5, 17-21, X 3, 6, XII 12
përmes vuajtjes, VI 7, XV 11si qëllim i Profetëve, I 1, 3, VIII 5, IX 17, X 1, XI 12
universal, VIII 12, IX 14, 17, X 6, XIV 1, XV 11dhe ritet e ceremonitë, VIII 1, 8, 12, XI 2, XIII 12
dhe shkenca, VII 9, 13, VIII 1, X 2, XI 11, XII cit., 1, 3-5, 12, XV 5, 11
është e shkallëzuar, VIII 6-11, X 1, XI cit., XII 2, 12, XIII 12, XV 4, 6
kërkon bindje, V 2, VIII 7, IX 1si baza e qytetërimit, I 1, VIII 2, IX 1, 3, 17, 19, X 1, 3
Themeluesit e, I 1, II 5, 10, VIII 1, 5, 7, XII 7, XIII 7
uniteti i, I 1, V 4, VIII 1-12, IX 3edukimi i, VIII 12, IX 14, 16, 17, 19, XI 5, XII 12, XIV 1
vuajtja e, VI 7dhe pasuria e përbashkët, II 12, IX 8, 13, 17, XI 5
për Mashrikul Azkarin, XI 11Gjon Pagëzori, II 10, IV 3 shën., XIII 5, 10, XIV 1
GjuhaHebrenjtë, II 1, III 5, 15, VIII 1, 4, 7, 8, X 3, XIII 6, 11, XV 6, 10
keqkuptuan profecitë, I 5, II 5, XIII 3i pavarur, I 6, 7 shën., 8, V 3, 4, VIII 1, 12, IX 2, XII 4, XIV 1, 8
vështirësitë, I 7"Të jetosh jetën", I 8, IV 15, V 1, 3, 8, VII 3, XI 15
KKonflikti, III 15, V 6, VII 8, VIII 1, 2, 4, IX 3, 5, 12, X 1, 3, XII 1, XIV 8, XV 7
Kongresi Botëror, XVIKooperimi, IX 12, 2, X 12, XI 5, XII 11, XIV 1, XV 10, 11
Krijimi, V 4, 13, VII 5, IX 1, XI 15, XII 8Krishti, II 1, V 11, VI 1, 3, VII 7, 11, 12, VIII 1, 2, 8, 10, X 11, 12, XI 1,
XV 7mësimet e, I 6, III 14, 15, V 2, 6, 7, 10, VIII 1, 6, IX 21, XI 15, XIII 7,
8, 10, XIV 8pozita e, I 1, 5, III 14, V 2, VI 3, VIII 6, XII 4, XIII 3-6, 7-8, 12,
XIV 1, XV 6Të krishterët, I 7, II 1, III 5, 15, VIII 1, 4, 8, X 3, XI 1, XIII 11, XV 4,
7, 10Kurani, III 14, 16, VIII 10, XI 1, XIII 11, 12, 13
Kurratul Ajn, IX 14Lavdia e Perëndisë, III 1, 17, V 2, 3, VIII 8, XII 6, XIII 5, 13, XIV 4
Lënia trashëgim, IX 13Lindja dhe Perëndimi, IV 7, 8, X 3, 6, 12, XIII 4, XV 6, 7, 11
Liria, IX 4, 12, XIV 8Moisiu, I 1, 6, 7, II 5, 6, III 15, VII 7, VIII 1, 2, 6, 7, 10, X 3, 12,
XII 4, XIII 7, 12, XV 11Muhamedanët, II 1, 4, III 5, VIII 1, 4, 7, 8, 10, IX 16, X 3, XV 4, 10.
Muhameti, II 1 shën., 2, 5, VIII 2, 7, 10, X 12, XIII 11, XIV 9, XV 11
mësimet e, III 14, 15, VI cit., VII 7, VIII 1, XI 1, XIII 11, 12
pozita e, I 1, V 1, XIII 7Ndarja në sekte, II 1, IV 12, VIII 1-2, 4-5, 10, XIII 3, 4, 11, XVI
e pamundur në Besimin Bahá'í, III 13, IV 14, VIII 1, 11, XIV 1
Nderimi, V 2, 9, VIII 5, 7, XII 7përparimi i, është i pakufizuar, II 11, V 11, XI 13, XV 3, XV 11
përparimi i, nëpërmjet hidhërimit, VI 7është një organizëm i vetëm, VI 7, IX 7, 14, XI 14, XV 5
ilaçi për sëmundjet shpirtërore të, I 1, V 4, VI 7, VII 8, VIII 5, 7, IX 2,
3, 4, XI 15, XIV 8, 9, XV 3, 11dhe gjykata ndërkombëtare, X 7-8, XIV 6, 8, XV 5, 11
dhe kodi ndërkombëtar i ligjeve, XV 11e Madhe, III 12, 15, IX 3, X 2, 6, 12, XII 12, XIV 9, XV 11
Më e Vogël, IX 3vendosja e, I 1, 4, III 15, V 1, IX 3, 15, X 3, 5, 7, 11, 12, XIII 6, XIV 8
Paragjykimet, II 13, VIII 9, X 3-4, XIV 8, XV 11braktisja e, I 2, 8, V 3, 4, VIII 4, X 4, XII 4, XIV 8, XV 1, 11
ParajsaPasuria, V 3, VI 7, VII 7, IX 7-8, 11, XIV 1, XV 11
Pelegrinët, III 9, 11, IV 5, 9, 11, 13atributet e, të reveluara përmes Profetëve, III 14, V 3, VI 3, XII 7, XIII 2
autoriteti i, V 2, 6, VIII 7, IX 1, 3, XIV 4flet përmes Profetëve, I 1, III 14, 17, IV 15, V 2, VI 1, VIII 5, 7, 8,
IX 1, XIII 2, 8, 9, XIV cit., 1Mbretëria e, II 11, III 15, 17, V hyrje, 8, VI 7, VIII 8, XI 9, 12, XII 12,
XIII 8, 9, 10, XIV 9, XV 3vullneti i, I 8, V 2, 5, 6, 8, VII 12, VIII 6, IX 4, XII 7, 12, XIII 13,
XIV 1, 10, XV 3, 4Persia, II 1, 2, 4, 8, III 1, 17, IX 9, 14, X 10, 12, XI 7, 11, XII 2, XIII 5,
XIV 3, 4, XV 6dëshmi e, I 1, 2, III 17, V 11, VIII 1, 3, 9, XII 3, XIV 1
faktori numur një në, I 1e përmbushura nga Bahá'u'lláh-u, III 15-17, IV 1-3, VIII 8, XIII 2, 4-6,
10, XIV 10, 5janë dërguar njëri pas tjetrit, I 1, VIII 6, XII 1, XV 3
misioni i, I 1, V 2-3, 13, VII 7, VIII 5, IX 1, 17, 19, X 1, XII 7, XIII 10,
XV 3pozita e njëshmërisë së, III 14, IV 15, VIII 1, 4, 6, XIII 10, XV 3
pozita e shquarsisë së, III 14, VIII 6, XIII 10të refuzuar nga njerëzimi, I 5, II 5, XII 2, XIII 3, 11, 13
revelojnë atributet e Perëndisë, III 14, V 3, VI 2, 3, XII 7, XIII 2
revelojnë Fjalën e Perëndisë, I 1, III 14, 17, IV 15, V 2, VI 1, VIII 6, 7, 8,
IX 1, XIII 2, 8, XIV 1, 9si diej shpirtërorë, I 1, 3, V 1, VI 3, X 12, XII 4, XIII 7, 12, 13, XV 6
si Diej të së Vërtetës, I 3, II 11, XI 9, XV 6si Mjekë të Mëdhenj, VII 8, 11, 13, VIII 5, 7, IX 3, XV 11
si ndërmjetës, VI 3, XI 14, XIII 2marrëdhëniet e, sundimtarëve ndaj nënshtetasve, IX 3, 4, 5, X 7, 11,
XIV 1, XV 7Qielli, I 3, II 11, VI cit., XI 12, 13, XIII 7, 8, 13
Qytetaria Botërore, XV 11feja si baza e, I 1, VIII 2, IX 1, 3, 17, 19, X 1, 2
qëllimi i, XV 11rënia e rendit të vjetër, I 2, VIII 3, IX 2, 3, 15, 16, XI 5, XIII 9, XV 10, 11
Retë, I 2, XIII 7, 10, 13shenjat që dëshmojnë për, I 4-5, II 5, III 15, XIII 3, 6, 11-13
Ridvani, III 6Shenjat e kohëve, I 1, 2, 3, III 15, VIII 3, IX 3, XII 3, 11, XIII 11, XIV 1,
9, XV 1, 5, 11dhe fuqia e Profetëve, VII 8, 11, VIII 7, XIV 8, XV 11
dhe qëndrimi i të sëmurit, VII 12Shkencat, V 7, VII 9, VIII 1, IX 20, X 12, XII 1-5, 11, XV 11
mjekësore, VII 3, 9, 13shpjegimi i pasazheve të vështira në, II 9, 11, IV 16, XI 13
Shih gjithashtu ProfecitëShoghi Effendiu, I 7 shën., IV 12, 14, VIII 11, XI 5, XV 8, 10, 11, XVI
Shpërblimet, II 12, XI 13, XII 10Profetët si kanale të, I 3, III 14, IV 15, VI 3, XIII 9
Shtëpia e Adhurimit. Shih Mashrikul AzkarShtëpia e Drejtësisë, VIII 11, IX 11, 17, X 6, XI 5, XV 5, 7, 8, 10, XVI
Shtëpia Universale e Drejtësisë, XVIbaza për, që solli Bahá'u'lláh-u, I 4, III 15, VIII cit., 2
i besimtarëve, IV 8faktorët që e vonojnë, II 1, VIII 1, 4, 6, 9, X 1, 4, 6
i gjithë jetës, VII 2, VIII 8, XII 11hapa përpara, VII 15, VIII 4, 8, 9, 10, IX 1, 2, X 5-6, 7-8, 11-12,
XIII 4, XIV 9, XV 7, 11i njerëzimit, III 15, IV 15, V 4, 6, 9, VI 7, VIII cit., 2, 5, 9, IX 2, 3, 14,
X 1, 4, 12, XI 9, 14, XII 11, XIV 8, 9, XV 5, 11Vullneti e Testamenti. Shih 'Abdu'l-Bahá-i; Bahá'u'lláh-u
ZEmrat me prejardhje arabe ose persiane janë shkruar sipas një standardi të njohur botëror që përdoret në shumë vende të botës.
Këtu më poshtë jepet një listë me shkronjat e përdorura dhe tingujt e tyre respektivë në gjuhën tonë.
Shkronja Tingulli në shqip2 Torah [Mësimi] është titulli i librit të shenjtë të fesë hebraike. - Shënim i përkth.
3 Sabat quhet e shtuna hebraike. - Shënim i përkth.
4 Deut.: Deutoronomia [Ligji i Përtërirë], një nga librat e Biblës (të Dhiatës së Vjetër). - Shënim i përkth.
5 Tani kemi përkthimet e pashoqe në anglisht të shkrimeve të Bahá'u'lláh-ut e të 'Abdu'l-Bahá-it, që ka bërë nga persishtja e arabishtja Shoghi Effendi-u. Këto përkthime, bashkë me shkrimet e shumta të atij vetë, të cilat përfshijnë historinë e Besimit, deklaratat dhe shpjegimet për të vërtetat themelore të këtij besimi, si dhe zhvillimin e Rendit Administrativ të tij, e bëjnë sot kërkimin pafundësisht më të lehtë sesa në kohën e Dr. Esslemontit.
6 Njëri ndër dy grupet e mëdha - Shiitët e Sunitët, në të cilat u përça Islami pas vdekjes së Muhametit. Shiitët pretendojnë se Aliu, dhëndri i Muhametit, ishte pasardhësi i parë i ligjshëm i Profetit dhe se vetëm stërnipat e tij janë kalifë me të drejtë.
7 Dita e parë e Mu(arram-it, 1235 A.H.8 Lidhur me këtë, një historian vë në dukje: "Shumë njerëz në Lindje, sidomos ata që besonin në Báb-in, ishin të bindur se Báb-i nuk pat marrë kurrfarë arsimi, por mullatë, për ta ulur atë në sytë e njerëzve, thonin se dijet e mençuria që zotëronte ai shpjegoheshin me arsimin që kishte marrë. Pas hulumtimesh të thella të së vërtetës për këtë çështje, ne kemi gjetur prova të qarta që tregojnë se në fëmijëri, për një kohë të shkurtër, Ai shkonte në shtëpinë e Shaykh Mu(ammad-it (i njohur edhe me emrin 'Ábid), ku mësoi të shkruante e të lexonte persisht. Atij i referohej Báb-i, kur në librin e Bajan-it shkruante: 'O Mu(ammad, O mësuesi im!...'
Por ajo që të bën përshtypje në këtë, është se ky Sheih, i cili qe mësuesi i tij, u bë një dishepull i devotshëm i nxënësit të vet; edhe daja i Báb-it, që quhej (ájí Siyyid 'Alí, të cilin ai e kishte si atin e vet, u bë gjithashtu një besimtar i devotshëm e u martirizua si pasues i Báb-it.
Të kuptuarit e këtyre mistereve u jepet kërkuesve të së vërtetës, por ne e dimë se shkollimi që pat marrë Báb-i ishte krejt fillestar dhe se të gjitha shenjat e madhështisë e të dijes që dukeshin tek ai ishin të lindura e vinin nga Perëndia."
9 dmth 23 maj 1844 A.D.10 Imami i Shiitëve është trashëgimtari hyjnisht i urdhëruar i Profetit, të cilit të gjithë besimtarët duhet t'i binden. Njëmbëdhjetë veta njëri pas tjetrit kryen detyrën e Imamit, e i pari qe Aliu, kushëriri dhe dhëndri i Profetit. Shumica e shiitëve mendonin se Imami i Dymbëdhjetë, që ata e quajnë Imam Mahdi, ishte zhdukur kur ishte fëmijë në një kalim të nëndheshëm, në vitin 329 A.H., dhe se ai, në kohën e caktuar, do të dalë përsëri, do të përmbysë të pafetë e do të hapë një epokë të bekimit.
11 Të premten, më 28 Sha'bán, 1266 A.H.13 Kjo ka ndodhur nga fillimi i vitit 1853, ose nëntë vjet pas deklarimit të Báb-it, duke përmbushur kështu disa profeci të Báb-it lidhur me "vitin nëntë".
14 Libri i Iqán-it, Iqán-i, Kitáb-i-Íqán dhe Libri i Sigurisë, i referohen të gjithë të njëjtit libër.
15 Autor i një historie të hershme të Besimit, The Dawn-Breakers [Agimsjellësit], Nabíl-i ishte pjesëmarrës i disa prej skenave që ai përshkruan dhe njihte personalisht shumë prej besimtarëve të hershëm.
5 Aqdas-i, Kitáb-i-Aqdas, Libri i Aqdas-it dhe Libri Më i Shenjtë i referohen të gjithë të njëjtit libër.
17 Për të varrosur dy prej të vdekurve, Bahá'u'lláh-u dha qilimin e vet për ta shitur për shpenzimet e varrimit, por në vend që t'i përdornin të hollat për këtë qëllim, ushtarët i përvetësuan ato dhe kufomat i hodhën në një gropë.
18 Jamál-i-Mubárak (fjalë për fjalë Bukuri e Bekuar) ishte një titull që pasuesit e miqtë e Tij e përdornin shpesh për Bahá'u'lláh-un.
19 Shih citate nga Kurani, në Kreun e 13-të, në sythin "Koha e mbarimit" të këtij libri.
20 Kur e pyetën nëse Bahá'u'lláh-u kishte studiuar në mënyrë të veçantë shkrimet perëndimore dhe nëse i kishte mbështetur mësimet e Veta në to, 'Abdu'l-Bahá-i tha se librat e Bahá'u'lláh-ut, të shkruara e të shtypura qysh në dhjetëvjeçarin 1870-1880, përmbanin idealet aq të njohura tani në Perëndim, megjithëse në atë kohë këto ide ende nuk ishin botuar ose menduar në Perëndim.
21 E enjte, 5 Jamádíyu'l-Avval, 1260 A.H.22 Është interesante të krahasohet ky tregim me tregimin për lindjen e Gjon Pagëzorit; shih Ungjillin sipas Lukës, Kreu I.
23 Më 1989, në 168 vende të pavarura dhe në 49 territore të varura e departamente të tejdetit. (Shih Epilogun).
24 Për temën e Lutjes me Ndërmjetësi shih Kreun 11.
25 Mirza Abu'l Fa(l, The Bahá'í Proofs [Hujaja'l-Bahíyyih], përkthyer në anglisht nga. 'Alí Kulí Khán, fasc. of 1929 ed. (Wilmette, III.:Bahá'í Publishing Trust, 1983), f. 85-89.
26 Për sqarime të mëtejshme lidhur me Ruajtësin dhe me Shtëpinë Universale të Drejtësisë, shih në kreun "Retrospektiva dhe perspektiva".
27 Për hollësi të mëtejshme, shih fjalimet e botuara të 'Abdu'l-Bahá-it, sidomos ato të mbajtura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
28 Mbyllje e fabrikës nga pronari. - Shën. i përkth.
29 Zenobia, mbretëreshë e Palmirës, që gjatë sundimit të saj të shkurtër (267-272) konsiderohej si kryeqyteti i Lindjes. - Shën. i përkth.
30 Egotizëm quhet kulti i Unit, i mbivlerësimit të vetvetes (nuk duhet ngatërruar me egoizmin, edhe pse janë dy kuptime të afërta). - Shën. i përkth.
31 Betejë e Luftës Italo-Turke, që shpërtheu më 29 shtator 1911.
32 Është interesante të dihet që e bija e Zamenhofit, Lidia, u bë një Bahá'í aktive.
33 Nga viti 1868 deri në vitin 1870.35 Po këto mendime vlejnë edhe për Kombet e Bashkuara.
36 Shih edhe pjesën për trajtimin e kriminelëve.38 Kjo datë përkon me ditëlindjen e 'Abdu'l-Bahá-it.
39 Në persisht shqiptohet Azkar.40 Lidhur me Mashriqu'l-Adhkár-in është interesant të kujtojmë këto radhë të Tenisonit [Tennyson]:
"M'u shfaq në ëndërrPër çdo frymëzim të qiellit, dhe e Vërteta e Paqja
Dashuri' e Drejtësia shtëpinë aty e bënë."41 Kjo Shtëpi e parë Adhurimi qe dëmtuar rëndë nga një tërmet më 1948 dhe u desh ta shembnin pas disa vjetësh.
42 Ky tempull u përfundua më 1953. Që nga kjo kohë, Tempuj të tjerë Bahá'í janë ndërtuar në Kampala, Ugandë; në Sidnej, Australi; afër Frankfurtit, në Gjermani; në Panama Siti, Panama; në Apia, Samoa Perëndimore; dhe në Nju Deli, Indi. Në kohën e tanishme (1989), janë blerë troje ndërtimi për 126 tempuj të tjerë (shih Epilogun).
43 Fjala "lloj" përdoret këtu për të treguar dallimin që ka ekzistuar gjithmonë midis njerëzve e kafshëve, pavarësisht nga dukjet e jashtme. Ai nuk duhet marrë në kuptimin e sotëm të specializuar biologjik.
44 dmth gjininë njerëzore - shën. i përkth.45 Term filozofik, që përdoret për diçka që e përmban vetë sendi a dukuria, që është në natyrën e vetë sendit a të vetë dukurisë, që buron e që kushtëzohet nga vetë kjo natyrë e nga ligjet e brendshme, pavarësisht nga rrethanat, kushtet e ndikimet e jashtme. - Shën. i përkth.
46 Lufta e Dytë Botërore dëshmoi më tej për përmbushjen e kësaj profecie, duke arritur kulmin me përdorimin e bombës atomike.
47 Termi "dispensacion" përdoret në kuptimin e një sistemi fetar mbisundues në një epokë të caktuar. Kështu, flitet për Dispensacionin e Moisiut, Dispensacionin e Krishtit, të Bahá'u'lláh-ut etj. - Shën. i red.
48 Kjo u vërtetua më tej me Luftën e Dytë Botërore.
49 Është me interes të vihet në dukje se konferenca themeluese e Organizatës së Kombeve të Bashkuara u mbajt në San Francisko.
1 Lordi Kurzon [Curzon], në librin e tij Persia dhe çështja persiane [Persia and the Persian Question], të botuar më 1892, në vitin e vdekjes së Bahá'u'lláh-ut, shkruan:
"Vlerësimi më i ulët e çmon numrin e tanishëm të Bábí-ve në Persi në gjysmë milioni. Nga bisedime me njerëz të kualifikuar mirë për të gjykuar, jam gati të besoj se numri i përgjithshëm i afrohet milionit. Ata i gjen në çdo shtresë shoqërore, nga ministrat e fisnikët e oborrit deri te pastruesi i rrugëve ose stallieri, dhe vetë kleri mysliman nuk është arena më e vogël e veprimtarisë së tyre....
"Në qoftë se Bábizmi vazhdon të rritet me ritmin e tanishëm, mund të merret me mend një kohë kur ai do ta dëbojë Muhamedanizmin nga Persia. Kjo, mendoj unë, nuk do të kishte të ngjarë të ndodhte, në qoftë se Bábizmi do të hynte në luftë me flamurin e një feje armike. Por, duke qenë se rekrutët e tij janë fituar nga ushtarët më të mirë të garnizonit që ai po sulmon, ka më shumë arsye të besohet se më në fund ai do të fitojë".(Vëll.i, f.449-503).
2 Numri i Bahá'í-ve po rritet çdo vit dhe më 1989 popullsia Bahá'í në botë kapte mbi katër milionë vetë. (Shih Epilogun).
3 Siç e kemi treguar më lart, Shtëpia Lokale dhe Shtëpia Kombëtare e Drejtësisë në kohën e sotme quhen Asamble Shpirtërore Lokale e Kombëtare.
4 Nga Duart e Kauzës që kishte caktuar Shoghi Effendiu gjatë ushtrimit tridhjetë e gjashtë vjeçar të funksionit të tij, njëzet e shtatë ishin gjallë kur ai vdiq. Më 1954, ai krijoi gjithashtu institutin e Trupave Ndihmëse, që duhet të caktohen nga Duart dhe të jenë të dërguar, ndihmës e këshilltarë të tyre.
5 Kjo pjesë për Rendin Administrativ është marrë nga artikulli The Present-Day Administration of the Bahá'í Faith [Administrimi i sotëm i Besimit Bahá'í] i Horas Holi [Horace Holley], botuar më 1933 në The Bahá'í World, Vëll.V, f.191 e tutje. Pasazhe të këtij artikulli, ku ka citate nga shkrime Bahá'í, janë zëvendësuar me përkthime më të reja, kur ka pasur të tilla.
6 Pars: pjesëtar i një sekti zoroastrian në Indi, me prejardhje nga refugjatët persianë të vendosur pranë Bombejt. - Shën. i përkth.
7 Shtëpia Universale e Drejtësisë u zgjodh për herë të parë në prill 1963, nga anëtarët e pesëdhjetë e gjashtë Asambleve Shpirtërore Kombëtare.
8 Në vitin 1912.9 Për lehtësi të lexuesit, në Treguesin Tematik me numra romakë janë shënuar krerët e librit, ndërsa me numra arabë janë shënuar nënkrerët. - Shën. i red.
---------------------------------------------------------------------------
---------------------------------------------------------------------------
34