Announcing: BahaiPrayers.net


More Books by Shoghi Effendi

Ardhja e Drejtësisë Hyjnore
Dispensacioni i Bahá'u'lláh·ut
Nabíl, Lajmëtarët e Agimit
Free Interfaith Software

Web - Windows - iPhone








Shoghi Effendi : Nabíl, Lajmëtarët e Agimit

LAJMËTARËT E AGIMIT TREGIMI I NABILIT PËR DITËT E HERSHME TË REVELACIONIT Bahá'í ************* "Jam gati, me jetën në dorë; ndoshta, falë mirësisë e hirit të Perëndisë, kjo Shkronjë e reveluar dhe e dukshme bën fli jetën e vet në shtegun e Pikës Parësore, të Fjalës Më të Lartësuar". - Bahá'u'lláh ************* Përkthyer nga botimi origjinale persisht në anglisht, dhe redaktuar pranë SHOGHI EFFENDI-UT Original Title: The Dawn-Breakers, Nabíl's Narrative of the Early Days of the Bahá'í Revelation Published by: Bahá'í Publishing Trust, Wilmette, Illinois, USA, 1970 (c) 1932, National Spiritual Assembly of the Bahá'ís of the United States of America Text: Albanian Përkthyer e botuar nën kujdesin e Komitetit të përkthimeve e botimeve Bahá'í (c) Asambleja Shpirtërore Kombëtare e Bahá'íve të Shqipërisë Rruga e Dibrës 59 - Tiranë Botimi i parë 2006 - 163 E.B . Fletës së Shenjtë Më të Madhe të mbijetuartit të fundit të një epoke të lavdishme e heroike ia kushtoj këtë vepër në shenjë të një detyrimi të madh mirënjohjeje e dashurie PËRMBAJTJA paragrafi Hyrje 1 Çelësi për Gjenealogjinë e Báb-it 74 Dinasti Kaxhar 75 Falendërim 77 Parathënie e Nabilit 78 PJESA E PARË: DITËT PARA REVELACIONIT KAPITULLI I: MISIONI I SHEIK AHMET AHSAIT paragrafi Largimi i tij nga Bahrejni për në Irak 81 Vizita e tij në Naxhaf dhe Qerbela 82 Udhëtimi i tij për në Shiraz 83 Qëndrimi i tij në Jazd 84 (a) Letërkëmbimi i tij me Shah Ali Fat'hun 84 (b) Marrëdhëniet e tij me Haxhi Abdul Vahabin 85 (c) Anekdota e Mirza Mahmud Kamsarit 86 (d) Ardhja e Sejed Kazem Rashtit 89 Pelegrinazhi i tij në Mashhad 91 Hyrja e tij triumfale në Teheran 92 Largimi i tij për në Kermanshah 93 Kthimi i tij në Qerbela 99 Udhëtimi i tij në Mekë e Medinë dhe vdekja e tij 101 KAPITULLI II: MISIONI I SEJED KAZEM RASHTIT paragrafi Marrëdhëniet e tij me Haxhi Sejed Muhamet Baker Rashtin 102 Aluzionet e tij për të Premtuarin 106 Anekdota e Sheik Hasan Zonuzit 108 (a) Vizita e Sejed Kazemit te Báb-i 108 (b) Pjesëmarrja e Báb-it në leksionet e Sejed Kazemit 108 (c) Vizita e Báb-it te tyrbja e Imam Hysenit 109 (d) Vizita e Sheik Hasanit në Shiraz dhe Mah-Ku 110 (e) Takimi i tij me Bahá'u'lláh-un në Qerbela 114 Referencat për të Premtuarin në veprat e Sejed Kazemit 114 Rrethimi i Qerbelasë 116 Aluzionet e Sejed Kazemit për dishepujt e tij të pabesë 118 Tregimi i bërë nga Sheik Abu Torabi 123 Qortimet e Sejed Kazemit për dishepujt e tij 125 Takimi i Sejed Kazemit me bariun arab 126 Vdekja e Sejed Kazemit 127 PJESA E DYTË: REVELACIONI I Báb-IT KAPITULLI III: DEKLARIMI I MISIONIT TË Báb-IT paragrafi Ardhja e Mulla Hysenit në Qerbela 129 Domethënia e vitit 60 130 Largimi i Mulla Hysenit për në Najaf e Busher 131 Biseda e Mulla Hysenit me Báb-in në Shiraz 135 Ardhja e Mulla Ali Bastamit dhe e shokëve të tij në Shiraz 148 Ardhja e Kodusit në Shiraz 154 Ditët e hershme të Báb-it 157 (a) Lindja e Tij 157 (b) Mosha shkollore 158 (c) Martesa e Tij 159 (d) Qëndrimi i Tij në Busher 160 Shkronjat e të Gjallit 163 Referenca për Tahiren 164 Shpjegimi i termit Bala-Sari 166 Ndarja e Mulla Hysenit 167 Largimi i Mulla Ali Bastamit nga Shirazi 168 Historia e Abdul Vahabit 169 Vuajtjet e Mulla Ali Bastamit 171 Ndarja e Báb-it me Shkronjat e të Gjallit 176 Fjalët e ndarjes të Báb-it me Mulla Hysenin 178 KAPITULLI IV: UDHËTIMI I MULLA HYSENIT PËR NË TEHERAN paragrafi Vizita e Mulla Hysenit në Isfahan 179 (a) Marrëdhëniet e tij me dishepujt e Haxhi Sejed Muhamet Bakerit 179 (b) Historia e Shosharit të Grurit 182 (c) Kthimi i Mulla Sadek Horasanit 183 Qëndrimi i tij në Kashan dhe Kom 184 Ngjarjet e përjetuara prej tij në Teheran 186 (a) Marrëdhëniet e tij me Haxhi Mirza Muhamet Horasanin 186 (b) Takimet e tij me Mulla Muhamet Nuriun dhe mesazhi i tij për Bahá'u'lláh-un 187 KAPITULLI V: UDHËTIMI I Bahá'u'lláh-UT PËR NË MAZENDARAN paragrafi Njoftimet e Tij për Mirza Bozorgun 191 Vizita e Tij në Nur para ardhjes së Mulla Hysenit në Teheran 192 (a) Takimi i Tij me Mirza Muhamet Taki Nuriun 192 (b) Dy ëndrrat e Mirza Muhamet Taki Nuriut 193 Vizita e Tij në Nur pas ardhjes së Mulla Hysenit në Teheran 195 (a) Marrëdhëniet e Tij me ungjin e Tij Azizin 196 (b) Takimi i Tij me Mulla Muhametin 197 (c) Biseda e Tij me një dervish 201 (d) Efektet e vizitës së Bahá'u'lláh-ut në Nur 202 Ëndrra e Vezirit për Bahá'u'lláh-un 203 Marrëdhëniet e Bahá'u'lláh-ut me Haxhi Mirza Agasiun 206 KAPITULLI VI: UDHËTIMI I MULLA HYSEN PËR NË HORASAN paragrafi Udhëzimet e Báb-it për Shkronjat e të Gjallit 209 Besimtarët e parë të Horasanit 211 Letra e Mulla Hysenit për Báb-in 213 KAPITULLI VII: PELEGRINAZHI I Báb-IT NË MEKË E MEDINË paragrafi Ndodhia e treguar prej Haxhi Abul Hasan Shirazit 218 Referenca për Udhëtimin në Bajanin Persisht 219 Ardhja në Xhadeh dhe një ndodhi rrugës për në Mekë 221 Báb-i i bie përqark Kabës 224 Deklarimi i Tij në prani të Mirza Mohit Kermanit 225 Mesazhi i Tij drejtuar Sherifit të Mekës dhe tregimi i Haxhi Nijaz Bagdadit 231 Vizita e Tij në Medinë 232 KAPITULLI VIII: QËNDRIMI I Báb-IT NË SHIRAZ PAS PELEGRINAZHIT - I paragrafi Kthimi i Báb-it në Busher dhe ndarja me Kodusin 233 Vizita e Kodusit tek ungji i Báb-it nga e ëma në Shiraz 234 Takimi i Kodusit me Mulla Sadek Horasanin 235 Vuajtjet që i ranë Kodusit dhe Mulla Sadekut 236 (a) Hysen Kani merr në pyetje Mulla Sadekun 237 (b) Tregimi i një dëshmitari të drejtpërdrejtë për persekutimin 239 Kthimi i Báb-it në Shiraz 241 (a) Ndodhia e treguar nga drejtuesi i shoqëruesve të Báb-it 241 (b) Takimi i Báb-it me Hysen Kanin 241 (c) Deklarimi i Báb-it në Xhaminë Vakil 243 Njoftime për ata që përqafuan Besimin në Shiraz 246 Njoftimi i Báb-it për besimtarët në Qerbela 252 Ardhja e besimtarëve në Kangavar dhe takimi i tyre me Mulla Hysenin 253 Largimi i tyre me Mulla Hysenin për në Isfahan 255 Largimi i Mulla Hysenit për në Shiraz 256 Ardhja e gjashtë besimtarëve në Shiraz 257 Tregimi i Mulla Abdul Qerim Kazvinit 258 Takimi i Nabilit me Mulla Abdul Qerim Kazvinin 270 KAPITULLI IX: QËNDRIMI I Báb-IT NË SHIRAZ PAS PELEGRINAZHIT - II paragrafi Largimi i Mulla Hysenit për në Horasan 271 Biseda e Sejed Jahjait me Báb-in 277 Mulla Muhamet Ali Zanxhani përqafon besimin e ri 286 Vizitat e Kodusit në Kerman, Teheran dhe Mazendaran 289 (a) Marrëdhëniet e tij me Haxhi Sejed Xhevad Kermanin 289 (b) Vizita e tij në Teheran 293 (c) Qëndrimi i tij në Barfurush 294 Vizita e Mulla Sadekut në Jazd 297 (a) Marrëdhëniet e tij me Mirza Ahmet Azgandin 297 (b) Ndodhia e tij në Xhaminë e Jazdit 301 Vuajtjet e Mulla Jusuf Ardebilit dhe të tjerëve 303 Shënim për Haxhi Sejed Xhevad Qerbelanë 309 Tregimi i Sheik Sulltan i Qerbelasë 312 Ardhja e Nevruzit të dytë 314 Shënim për nënën dhe gruan e Báb-it 315 Veprimet e Hysen Kanit 318 (a) Raporti i kryetarit të emisarëve 319 (b) Udhëzimet e Hysen Kanit për Abdul Hamid Kanin 320 Arrestimi i Báb-it dhe shpërthimi i murtajës 322 (a) Ikja e Hysen Kanit 323 (b) Shërimi i djalit të Abdul Hamid Kanit 324 (c) Lirimi i Báb-it 326 Ndarja e Báb-it me familjarët dhe largimi i Tij nga Shirazi 328 KAPITULLI X: QËNDRIMI I Báb-IT NË ISFAHAN paragrafi Letra e Tij drejtuar Manuçer Kanit 329 Mirëseardhja e Imam-Xhomehut 329 (a) Nderimet e popullsisë për Báb-in 330 (b) Respekti i treguar nga Imam-Xhomehu për Báb-in 330 (c) Komenti i Báb-it për Surenë e Val Asrit 331 (d) Biseda e Báb-it me Manuçer Kanin 332 Druajtjet e Haxhi Mirza Agasit 334 Vizita e Báb-it te Manuçer Kani 335 Shënim për Mulla Muhamet Taki Haratin 337 Gostia e shtruar për Báb-in nga Mirza Ibrahimi 338 Dënimi me vdekje i Báb-it nga ulamatë e Isfahanit 340 Plani i Manuçer Kanit për largimin dhe kthimin e Báb-it në Isfahan 340 Takimi i besimtarëve me Báb-in 341 Báb-i parashikon vdekjen së shpejti të Manuçer Kanit 342 Ditët e fundit të Manuçer Kanit 343 Shpërndarja e besimtarëve 344 Njoftimi i Gorgin Kanit për Shah Muhametin 346 Largimi i Báb-it për në Kashan 347 KAPITULLI XI: QËNDRIMI I Báb-IT NË KASHAN paragrafi Ëndrra e Haxhi Mirza Xhaniut 348 Tri ditët që kaloi Báb-i në shtëpinë e Haxhi Mirza Xhaniut 349 (a) Shënim për Sejed Abdul Bakiun 350 (b) Takimi i Mehdiut me Báb-in 352 KAPITULLI XII: UDHËTIMI I Báb-IT NGA KASHANI NË TABRIZ paragrafi Arritja e Tij pranë Komit 353 Qëndrimi i Tij në fshatin Komrud 354 Mbërritja e Tij në fortesën Kenar Gerd 355 Qëndrimi i Tij në fshatin Kolejn 355 (a) Mbërritja e një numri besimtarësh 355 (b) Gëzimi i Báb-it për dhuratën dhe mesazhin e Bahá'u'lláh-ut 355 (c) Një episod i udhëtimit 357 (d) Letra e Shah Muhametit drejtuar Báb-it 358 (e) Druajtjet, planet dhe shtysat Haxhi Mirza Agasiut 359 Faza e fundit e udhëtimit të Báb-it për në Tabriz 360 (a) Mbërritja e besimtarëve në fshatin Sijah Dehan 360 (b) Ndërhyrja e Hoxhat Zanxhaniut 362 (c) Ndarja e Báb-it me rojet e Tij 363 (d) Një dishepull i ri i uron Báb-it mirëseardhjen 364 Mbërritja e Báb-it në Tabriz 365 (a) Pritja entuziaste e popullsisë së Tabrizit 365 (b) Takimi i Báb-it me Haxhi Muhamet Taki Milaniun dhe Haxhi Ali Askarin 366 (c) Tregimi i Haxhi Ali Askarit 366 KAPITULLI XIII: BURGOSJA E Báb-IT NË KËSHTJELLËN E MAH-KUIT paragrafi Tregimi i Sejed Hysen Jazdit 368 Vendndodhja e Mah-Kuit dhe karakteri i popullatës së saj 369 Simpatia e banorëve të Mah-Kuit për Báb-in 370 Mbërritja e Sheik Hasan Zonuzit dhe mesazhi i Báb-it për të 371 Ëndrra e Ali Kan i Mah-Kuit 372 Ndryshimi i qëndrimit të Ali Kanit 373 Shënim për Bajanin Persisht 375 Vizita e dishepujve të Báb-it në Mah-Ku 377 Episode të jetës së Báb-it në Mah-Ku 378 Ëndrra e Báb-it para shpalljes së Misionit të Tij 379 Fatkeqësitë e Shah Muhametit e të qeverisjes së tij 380 Largimi i Mulla Hysenit nga Mashhadi gjatë pelegrinazhit të tij në Mah-Ku 381 (a) Shkaku i largimit të tij 381 (b) Vizita e tij në Teheran 382 (c) Mbërritja e tij në Mah-Ku dhe ëndrra e Ali Kanit 383 Fjalët që i tha Báb-i Mulla Hysenit 386 Akuzat kundër Ali Kanit dhe transferimi i Báb-it pas kësaj në Çehrik 387 Ndarja e Báb-it me Mulla Hysenin 389 KAPITULLI XIV: UDHËTIMI I MULLA HYSENIT PËR NË MAZENDARAN paragrafi Largimi i Mulla Hysenit për në Teheran 391 Qëndrimi i tij në shtëpinë e Kodusit në Barfurush 393 Mendime lidhur me Haxhi Mirza Agasiun dhe Mulla Hysenin 396 Porositë e Kodusit për Mulla Hysenin 398 Biseda e Mulla Hysenit me Saedol Ulamanë 399 Largimi i Mulla Hysenit dhe mbërritja e tij në Mashhad 400 KAPITULLI XV: UDHËTIMI I TAHIRES NGA QERBELAJA NË HORASAN paragrafi Aluzioni për Bahá'u'lláh-un 401 Letra e Báb-it drejtuar besimtarëve 402 Përgjigjja e Tahires thirrjes së Báb-it 403 (a) Veprimtaria e saj në Qerbela 404 (b) Veprimtaria e saj në Bagdad 405 (c) Qëndrimi i saj në Kermanshah dhe Hamadan 408 (d) Internimi i saj në Kazvin 408 (1) Përgjigjja e saj Mulla Muhametit 409 (2) Mbërritja e Mulla Abdullahut dhe vrasja e Mulla Takiut 411 (3) Burgosja e të akuzuarve në Teheran dhe ndërhyrja e arrestimi i Bahá'u'lláh-ut 415 (4) Thirrja drejtuar Shah Muhametit 419 (5) Ekzekutimi i martirit të parë Bahá'í në Persi 420 (6) Qëndrimi i Haxhi Mirza Agasiut dhe ndërhyrja e Sadr Ardebilit 421 (7) Masakra e Kazvinit 429 (8) Pasojat e masakrës në Teheran 426 (e) Lirimi i saj nga Bahá'u'lláh-u 428 (1) Çuarja e saj në Teheran 428 (2) Pasojat e largimit të saj nga Kazvini 429 (3) Qëndrimi i saj ndaj Báb-it dhe Bahá'u'lláh-ut 430 (f) Largimi i saj për në Horasan 431 (1) Porositë e Bahá'u'lláh-ut për Aga Kalimin 432 (2) Largimi i saj nga Teherani 433 KAPITULLI XVI: KONFERENCA E BADASHTIT paragrafi Largimi i Bahá'u'lláh-ut nga Teherani 435 Turbullirat në Mashhad 436 Largimi i Kodusit për në Mazendaran 443 Takimi i Bahá'u'lláh-ut me Kodusin në Shah Rud 447 Mbërritja e tyre në Badasht 448 (a) Domethënia e mbledhjes së Badashtit 449 (b) Episodi i treguar nga Sheik Abu Torabi 450 (c) Divergjencat midis besimtarëve 455 (d) Pajtimi i arritur nga Bahá'u'lláh-u 456 (e) Largimi nga Badashti 458 Episodi në Nijala i treguar nga Bahá'u'lláh-u 459 Pasojat e atij episodi 461 KAPITULLI XVII: BURGOSJA E Báb-IT NË KËSHTJELLËN E ÇEHRIKUT paragrafi Qëndrimi i popullatës së Çehrikut ndaj Báb-it 465 Porositë e Báb-it dhënë një shërbëtori 466 Pranimi i Mesazhit nga ulamatë dhe nëpunësit shtetërorë 467 (a) Mirza Muhamet Ali u dhe vëllai i tij 467 (b) Mirza Asadollahu 468 (c) Një dervish nga India 472 Besimtarët e larguar nga Çehriku 473 Episodi i Mirza Muhamet Aliut 475 KAPITULLI XVIII: MARRJA NË PYETJE E Báb-IT NË TABRIZ paragrafi Vizita e Tij në Orumijeh 478 Mbërritja e Tij në Tabriz 482 Marrja e Tij në pyetje nga ulamatë 485 Fyerjet që iu bënë Atij 487 Kthimi i Tij në Çehrik dhe Letra e Tij për Haxhi Mirza Agasiun 493 KAPITULLI XIX: TRAZIRAT E MAZENDARANIT - I paragrafi Largimi i Mulla Hysenit nga Mashhadi 496 Vdekja e Shah Muhametit 501 Thirrja e Saedol Ulamave drejtuar popullsisë së Barfurushit 502 Sulmi i popullsisë së Barfurushit kundër Mulla Hysenit dhe shokëve të tij 503 Zmbrapsja e sulmit nga Mulla Hyseni 505 Tregimi i Mirza Muhamet Forugit 508 Dorëzimi i popullsisë së Barfurushit 513 Përpjekjet e përsëritura të shokëve të Mulla Hysenit për të kënduar Azanin 516 Mësymja nga hani i Sabzeh Majdanit 517 Ndërhyrja e parisë së Barfurushit 518 Udhëzimet që iu dhanë Kosrou Kadi Kalait 518 Episodi në pyllin e Mazendaranit 522 Mbërritja te tyrbja e Sheik Tabarsiut 526 Ëndrra e rojtarit të tyrbes së Sheik Tabarsiut 527 Sulmi dhe zmbrapsja e kalorësve të Kadi Kalait 528 Vizita e Bahá'u'lláh-ut në fortesën e Sheik Tabarsiut 533 Lirimi i Kodusit 534 Shënim për Flamurët e Zinj 538 Burgosja e Kodusit në shtëpinë e Mirza Muhamet Takiut 539 Mbërritja e Kodusit në fortesën e Sheik Tabarsiut 540 Tregimi i Mirza Muhamet Forugit 541 Episodet e Kodusit në fortesën e Sheik Tabarsiut 545 Thirrja e Saedol Ulamasë drejtuar Shah Nasered Dinit 549 Fushimi i ushtrisë së Abdullah Kan Turkamanit afër fortesës së Sheik Tabarsiut 551 Mësymja e parë nga fortesa e Sheik Tabarsiut 552 Mesazhi i Princit Mehdi Koli Mirza drejtuar Mulla Hysenit 558 Mësymja e dytë nga fortesa e Sheik Tabarsiut 561 Plagosja e Kodusit 564 Përpjekja e Bahá'u'lláh-ut për t'u bashkuar me mbajtësit e fortesës së Sheik Tabarsiut 566 Shënim për veprimtaritë e Bahá'u'lláh-ut para shpalljes së Misionit të Tij 570 KAPITULLI XX: TRAZIRAT E MAZENDARANIT - II paragrafi Mësymja e tretë dhe rënia e Mulla Hysenit 580 Çastet e fundit të Mulla Hysenit 582 Shënim për varrimin dhe trimëritë e tij 584 Paralajmërimi i Kodusit shokëve të tij 588 Tradhtia e Sejed Hysen Motavallit 589 Sulmi i Abas Koli Kan Larixhanit 591 Mësymja e katërt dhe shpartallimi i plotë i armikut 592 Dërgimi i artilerisë nga Teherani 594 Vuajtjet e të rrethuarve 595 Qortimet e Kodusit shokëve të tij 598 Mësymja e pestë dhe vdekja e Xhafer Koli Kanit 602 Shtimi i vuajtjeve të shokëve 603 Një deklaratë e Kodusit 604 Mësymja e gjashtë dhe e fundit 605 Diskutimi i princit me shefat e shtabit të tij 606 Episodi i treguar nga Aga Kalimi 608 Largimi dhe kapja e një numri shokësh 609 Betimi i princit për të garantuar paprekshmërinë e të rrethuarve 611 Braktisja e fortesës 613 Kapja e një numri shokësh 618 Masakra e përgjithshme 620 Fati i tre shokëve 621 Martirizimi i Kodusit 629 Lista e martirëve 634 KAPITULLI XXI: SHTATË MARTIRËT E TEHERANIT paragrafi Pasojat e katastrofës së Mazendaranit për Báb-in 638 Dërgimi i Sajahut te tyrbja e Sheik Tabarsiut 642 Vizita e Sajahut në Teheran dhe takimi me Bahá'u'lláh-un 645 Historia e moshës së rinisë të Nabilit 646 Ekzekutimi i Shtatë Martirëve 666 (a) Haxhi Mirza Sejed Ali 667 (b) Mirza Kurban Ali 671 (c) Haxhi Mulla Ismail Komi 678 (d) Sejed Hysen Torshizi 680 (e) Haxhi Muhamet Taki Kermani 682 (f) Sejed Myrteza 683 (g) Muhamet Hysen Maragej 684 Episode të treguara nga Bahá'u'lláh-u 687 Varrimi i Shtatë Martirëve 696 KAPITULLI XXII: TRAZIRAT E NEJRIZIT paragrafi Udhëtimi i Vahidit në Teheran dhe Jazd 700 Kremtimi i Festës së Nevruzit në Jazd 701 Veprimtaria e Navab Razavit 702 Trazirat dhe disfata e armikut 706 Deklarata e Vahidit popullsisë së Jazdit 707 Zmbrapsja e forcave pranë fortesës së Narinit 708 Shpallja e Vahidit bërë banorëve të Jazdit 712 Mësymja e urdhëruar nga Vahidi 712 Largimi i gruas së Vahidit për në shtëpinë e atit të saj 718 Udhëzimet e Vahidit shërbëtorit të tij Hasanit 719 Largimi i Vahidit për në Nejriz 721 Mësymja e parë nga fortesa e Haxhehut 735 Mësymja e dytë nga fortesa e Haxhehut 739 Ndarja e punës në fortesë 740 Kapja e mesazhit të Zajnol Abedin Kanit 742 Thirrje e re drejtuar Princit Firuz Mirza 743 Mësymja e tretë nga fortesa e Haxhehut 746 Emrat e martirëve 747 Armiku betohet se do të bëjë paqe 749 Përgjigjja e Vahidit ftesës së armikut 750 Mesazhi i Vahidit shokëve të tij dhe tradhtia e Haxhi Sejed Abedit 750 Kapja e shokëve 756 Martirizimi i Vahidit 760 Fati i shokëve të Vahidit 761 KAPITULLI XXIII: MARTIRIZIMI I Báb-IT paragrafi Motivet që e shtynë Emir Nezamin të ekzekutonte Báb-in 765 Urdhri i Emir Nezamit dhënë Navab Hamzai Mirzait 768 Báb-i ia beson dokumentet e Tij Mulla Bakerit 769 Mbërritja e Báb-it në Tabriz 771 Urdhri i dhënë nga Emir Nezami 772 Burgosja e Báb-it në kazermë 773 Episodi i treguar nga Sejed Hyseni 774 Paralajmërimi i Báb-it për Farrash Bashiun 775 Mirza Muhamet Ali u refuzon të mohojë 776 Dhënia e dënimit me vdekje për Báb-in 777 Kërkesa që Báb-i i bëri Sam Kanit 782 Báb-i i shpëton mrekullisht vdekjes 783 Dorëheqja e Farrash Bashiut 783 Dorëheqja e Sam Kanit 785 Atentati i ri e përfundimtar kundër jetës së Báb-it 786 Tregimi i Haxhi Ali Askarit 790 Çuarja e eshtrave të Báb-it në Teheran 791 Shënim për Mirza Aga Kan Nurin 794 Pasojat e martirizimit të Báb-it 797 KAPITULLI XXIV: TRAZIRAT E ZANXHANIT paragrafi Shënim për vuajtjet e Báb-it 802 Veprimtaria e Hoxhatit para se të përqafonte besimin e ri 803 Hoxhati pranon mesazhin e Báb-it 805 Hoxhati akuzohet dhe thirret në Teheran 806 Mesazhi i Báb-it për Hoxhatin 809 Ankimet e reja për Hoxhatin dhe transferimi i tij në Teheran 811 Mbërritja e Báb-it në Zanxhan dhe largimi për në Tabriz 813 Burgimi i Hoxhatit në Teheran 819 Ikja e Hoxhatit në Zanxhan 826 Preteksti i sulmit të armikut kundër Hoxhatit dhe shokëve të tij 827 Përgatitja e armikut për një sulm të ri 835 Hyrja e Hoxhatit në fortesën e Ali Mardan Kanit 838 Orvatja e një Sejedi për të sulmuar 840 Paralajmërimet e Hoxhatit shokëve të tij 841 Sadrod Doulehu ngarkohet nga Emir Nezami të bëjë rrethimin e fortesës 842 Vuajtjet, mundimet dhe tundimet e rrethuarve 843 Heroizmi i Zenepes, një vajze të fshatit 847 Pasojat e lutjeve të shokëve të thëna me zë të lartë 853 Peticioni i Hoxhatit drejtuar Shah Nasered Dinit 857 Arrestimi i sjellësit të mesazhit dhe dërgimi i përforcimeve 859 Efekti që pati te shokët njoftimi i martirizimit të Báb-it 861 Dërgimi i Emir Tumanit me përforcime të tjera 862 Takimi i Aziz Kan Mukriut me Hoxhatin 863 Sulmi kundër fortesës 864 Paralajmërimi i Emir Tumanit nga Emir Nezami 865 Zmbrapsja e forcave të kombinuara të armikut 866 Vdekja e Muhsenit 867 Ceremonitë e martesës në fortesë 870 Vdekja e pesë djemve të Qerbelai Abdul Bakiut 872 Heroizmi i Om Ashrafit 873 Ndihma e dhënë nga gratë 874 Orvatja e Emir Tumanit për të mashtruar shokët 876 Këshilla e Hoxhatit shokëve të tij 884 Rifillimi i ofensivës së armikut 887 Plagët e marra nga Hoxhati 890 Marrja e fortesës dhe pasojat për të rrethuarit 892 Zmbrapsja e sulmeve të tjera kundër shokëve 893 Konsultimi i Emir Tumanit me shtabin e tij 894 Gërmimi i galerive të nëndheshme 895 Vdekja e gruas dhe e fëmijës së Hoxhatit 896 Vdekja dhe varrimi i Hoxhatit 899 Beteja e fundit 901 Trajtimi i të mbijetuarve 903 Fyerjet mbi trupin e Hoxhatit dhe fati i familjarëve të tij 909 Numri i martirëve 911 Burimet e informacionit 912 KAPITULLI XXV: UDHËTIMI I Bahá'u'lláh-UT NË QERBELA paragrafi Episode të treguara nga Bahá'u'lláh-u 917 Takimi i Nabilit me Mirza Ahmetin dhe Bahá'u'lláh-un në Kermanshah 926 Shënim për Sejed Basir Hendin 928 Arsyeja e largimit të Bahá'u'lláh-ut për në Qerbela 933 Largimi i Nabilit me Mirza Ahmetin për në Teheran 935 Veprimtaria e Bahá'u'lláh-ut në Qerbela 936 KAPITULLI XXVI: ATENTATI KUNDËR JETËS SË SHAHUT DHE PASOJAT E TIJ paragrafi Vdekja e Emir Nezamit 941 Kthimi i Bahá'u'lláh-ut në Teheran 941 Takimi i Bahá'u'lláh-ut me Azimin 944 Atentati kundër jetës së Shahut 945 Burgimi i Bahá'u'lláh-ut në Sijah Çal 955 Fati i gjoja vrasësve 957 Regjimi i terrorit 958 Shënim për Haxhi Sulejman Kanin 958 Shënim për pendimin e Emir Nezamit 960 Episod i treguar nga Dega Më e Madhe 962 Martirizimi i Haxhi Sulejman Kanit 964 Martirizimi i Tahires 974 Martirizimi i Sejed Hysenit 981 Episodet në Sijah Çal të treguara nga Bahá'u'lláh-u 982 Orvatjet për të provuar bashkëfajësinë e Bahá'u'lláh-ut 987 Pranimi i fajit nga Azimi dhe vdekja e tij 995 Plaçkitja e pronave të Bahá'u'lláh-ut në Mazendaran 996 Pasojat e trazirave në Jazd dhe Nejriz 1007 Lirimi i Bahá'u'lláh-ut dhe syrgjynosja e tij në Bagdad 1018 EPILOGU 1020 SHTOJCA faqe Lista e veprave më të njohura të Báb-it 564 Veprat e konsultuara nga përkthyesi 564 Ndarja administrative e persisë në shekullin e nëntëmbëdhjetë 567 Provincat ose distriktet më të mëdha 567 Përfaqësuesit britanikë dhe rusë në oborrin e persisë, 1814-1855 567 Lista e muajve të kalendarit mysliman, dhe raporti i datave myslimane dhe gregoriane gjatë periudhës që trajton ky libër 568 Udhëzues për shqiptimin e emrave të përveçëm transliteruar në tregim 569 FJALORTH 570 HARTË E PERSISË 573 TREGUES 574 TRANSLITERIMI E EMRAVE PERSIANË DHE ARABË NË SHQIP 582 LISTA E ILUSTRIMEVE FRONTISPIC Mauzoleumi më i brendshëm i Báb-it FAKSIMILE TË TABELAVE E Báb-IT, TË SHKRUAR NËNTËMBËDHJETË SHKRONJAVE E GJALLIT DHE Bahá'u'lláh-UT Shkronja e Parë e Gjallit: Mulla Hysen Boshrui [Ḥusayn-i-Bushrú'í] Shkronja e Dytë e Gjallit: Mohamed Hasan [Muḥammad Ḥasan] (vëllai i tij) Shkronja e Tretë e Gjallit: Mohamed Baker [Muḥammad-Báqir] (nipi i tij) Shkronja e Katërt e Gjallit: Mulla Ali Bastami ['Alíy-i-Bastámí] Shkronja e Pestë e Gjallit: Mulla Hoda Bahsh Kuçani [Khudá-Bakhsh-i-Qúchání] (më vonë quhet Mulla Ali ['Alí]) Shkronja e Gjashtë e Gjallit: Mulla Hasan Baxhistani [Ḥasan-i-Bajistání] Shkronja e Shtatë e Gjallit: Sejed Hysen Yazdi [Ḥusayn-i-Yazdí] Shkronja e Tetë e Gjallit: Mirza Mohamed Roudeh Kan Yazdi [Muḥammad Rawḍih-Khán-i-Yazdí] Shkronja e Nëntë e Gjallit: Sa Id Hendi [Sa 'Íd-i-Hindí] Shkronja e Dhjetë e Gjallit: Mulla Mahmud Hui [Mullá Maḥmud-i-Khu'i] Shkronja e Njëmbëdhjetë e Gjallit: Mulla Xhalil Orumi [Jalil-i-Urúmí] Shkronja e Dymbëdhjetë e Gjallit: Mulla Ahmad Ebdal Marari [Aḥmad-i-Ibdál-i-Marághí'í] Shkronja e Trembedhjete e Gjallit: Mulla Baker Tabrizi [Báqir-i-Tabrizí] Shkronja e Katërmbëdhjetë e Gjallit: Mulla Jusef Ardibili [Yúsif-i-Ardibílí] Shkronja e Pesëmbëdhjetë e Gjallit: Mirza Hadi [Hádí] (djal i Mulla Abdul Vahhab Kazvini) Shkronja e Gjashtëmbëdhjetë e Gjallit: Mirza Mohamet Ali Kazvini [Muḥammad-i-Alíy-i-Qazvíní] Shkronja e Shtatëmbëdhjetë: Tahere [Ṭáhirih] Shkronja e Tetëmbëdhjetë e Gjallit: Kodus [Quddús] Shkronja e Nëntëmbëdhjetë e Gjallit: Báb-i Vetë Shkronja e Njëzetë e Gjallit: Bahá'u'lláh "Ai Që Do Të Bëhej Manifest" paragrafi 77 Muhamet Zarandi, mbiquajtur Nabil Azam 80 Sheik Ahmet Ahsai 83 Pamje e përgjithshme e Naxhafit 84 Shah Fat'h Ali dhe bijtë 90 Pikturë e Mirza Bozorgut (Babai i Bahá'u'lláh-ut) 108a Pamje e Qerbelasë 108b Faltorja e Imam Hysenit në Qerbela 108c Faltorja e Imam Hysenit në Qerbela 124 Pamje e Kazemejnit 125 Pjesë e Xhamisë Barasa 126 Vendprehja e Sejed Kazemit (Guri i varrit tashmë i lëvizur) 130 Shtëpia e Mulla Hysenit në Boshrujeh 136a Pamje të Xhamisë Ilhani 133b Pamje e përgjithshme e Shirazit 138 Dhomë në Xhaminë Ilhani, Shiraz, ku u takuan Báb-i me Mulla Hysenin 139a Pemë portokalli e mbjellë nga Báb-i në kopshtin e shtëpisë së Tij në Shiraz 139b Mangalli dhe samovari i Báb-it 139c Dhoma (Majtas) ku lindi Báb-i në Shiraz 139d Periferi të Shirazit ku Báb-i shkonte shpesh për të shëtitur 139e Pamje të dhomës së sipërme të shtëpisë së Báb-it në Shiraz, ku deklaroi misionin e Tij 140 Pamje të Shtëpisë së Báb-it në Shiraz: 140a Dhoma e Tij e gjumit 140b Dhoma e nënës së Tij 140c Dhoma e Tij e ndenjies 144 Pamje të shtëpisë së Báb-it në Shiraz, ku Ai deklaroi misionin e Tij: 144a Kornizë dritareje dhe derë origjinale 144b Shkallët që të çojnë në dhomën e deklarimit 144c Hyrja 155 Pamje të banjës publike të Shirazit, ku Báb-i shkonte që fëmijë 158a Rënojat e Kahvejeh-Ouliyasë, ku shkonte Báb-i në Shiraz 158b Dera e hyrjes e rënojave të Kahvejeh-Ouliyasë 158c Pemë që tregon vendprehjen e birit të mitur të Báb-it në Bábi-Dohtaran, Shiraz 158d Varri i gruas së Báb-it në Shah Çerag, Shiraz 160 Faksimile e shkrimit të dorës së Tahires 167a Vendi i portës së Kazeranit, Shiraz 167b Rruga e tregut, Vakil, Shiraz 176 Medreseja e Nim Avardit, Isfahan 183 Pamje të Teheranit 186 Aga Kalim, vëllai i Bahá'u'lláh-ut 187 Pamje të shtëpisë së Bahá'u'lláh-ut në Teheran 192 Rruga, dhe rënojat e shtëpisë origjinale të Bahá'u'lláh-ut në Takor, Mazendaran 195 Gdhendje e vendosur nga Veziri, Mirza Bozorg, mbi derën e hyrjes të shtëpisë së tij në Takor 197a Pamje e jashtme e dhomës që mbahej nga Bahá'u'lláh-u në Takor, Mazendaran 197b Pamje e brendshme e dhomës së Bahá'u'lláh-ut, mbajtur në formën origjinale 197c Pamje e jashtme e dhomës që mbahej nga 'Abdu'l-Bahá-i në Takor, Mazendaran 197d Pamje e brendshme e dhomës së mbajtur nga 'Abdu'l-Bahá-i 212 Pamje e Xhamisë së Gouhar Shadit në Mashhad, që tregon mimbanin ku predikoi Mulla Hyseni 213 Pamje e "Babijeh" në Mashhad 215 Pamje e "Babijeh" në Mashhad 216 Vizatim i Mekës 225a Veshje e mbajtur nën xhybe, veshur nga Báb-i (veshje e jashtme) 225b Qylaf rreth të cilit mbështillej çallma. Mbajtur nga Báb-i. 227 Rrobe e mbajtur nga Báb-i, kur qarkonte Kabehun 231 Vizatim i Medinës 236 Pamje të Xhamisë Nou 242 Pamje të Xhamisë Vakil, Shiraz: 242a Pamje e pjesëshme, e brendshme 242b Mimbani prej nga ku Báb-i iu drejtua grigjës 242c Dera e hyrjes 294 Pamje të shtëpisë së Bábait të Kodusit, në Barfurush 310 Sejed Xhevad Qerbela 312 Pamje e brendshme e shtëpisë së Haxhi Mirza Aliut në Shiraz 314 Shtëpia e Haxhi Mirza Sejed Aliut në Shiraz (dajoja i Báb-it) 328 Pamje të Isfahanit 329 Pamje e shtëpisë së Imam-Xhomehut në Isfahan: 329a Hyrja 329b Oborri 334 Pamje të Xhamisë Xhomeh në Isfahan, që tregon mimbanin prej ku predikoi Báb-i 336 Pamje të shtëpisë së Motamedod Doulehut në Isfahan 341a Pamje e Emarat Horshidit në Isfahan 341b Pamje e rënojave të pjesës që zinte Báb-i 341c Manuçer Kan, Motamedod Douleh 347 Pamje e Kashanit 349 Porta e Atarit, Kashan 352a Pamje të shtëpisë së Haxhi Mirza Xhanit në Kashan, që tregon dhomën ku qëndroi Báb-i 352b Pamje të Komit që tregojnë Haram Masumehun 357a Fshati Komrud 357b Rënojat e fortesës Kenar Gerd 357c Pamje të fshatit Kolejn 358 Shah Muhamet 359 Haxhi Mirza Agasi 362 Pamje e Tabrizit 364 Strehimi (Kështjella) e Tabrizit ku u burgos Báb-i, që tregon pamjen e brendshme dhe të jashtme të dhomës që zinte Báb-i 367 Kështjella Mah-Ku 384 Pamje e Milanit në Azerbajxhan 409a Shtëpitë ku jetoi Tahirja në Kazvin 409b Biblioteka e Tahires në shtëpinë e të atit në Kazvin, që tregon dhe një nga të afërmit e saj 442 Fshati Shah-Rud 448 Katundi Badasht 454 Houdahu Pers 462 Kështjella e Çehrikut 479 Shtëpia që mbante Báb-i në Uromijeh. Bala-Haneh (dhoma e sipërme), shënuar X, është dhoma në të cilën qëndronte Báb-i 481 Shah Nasered Din kur ishte fëmijë, në të djathtë të tij Mirza Abul Kazem, Kaim Makami, kurse në të majtë Haxhi Mirza Agasi, the në qoshë majtas me shenjën X qëndron Manuçer Kan, Motamedod Douleh 484 Shah Nasered Din 485 Shah Nasered Din 486a Moxhtahedë të shquar persë 486b Namaz Khaneh i Sheikol Islamit të Tabrizit 486c Tregon vendin shënuar me X ku u rrah Báb-i me thupër 501 Fshati Nishapur 502a Pamje e fshatit Mijamaj 502b E jashtme e Xhamisë 502c E brendshme e Xhamisë ku u lutën Mulla Hyseni dhe shokët e tij 509 Shtëpia e Saedol Ulamait në Barfurush, Mazendaran 514 Pamje të Hanit të Sabzeh-Majdanit në Mazendaran 523 Faltorja e Sheik Tabarsit 524 Varri i Sheik Tabarsit 525 Vendi i fortesës që rrethonte faltoren 527 Hyrja e Faltores së Sheik Tabarsit në Mazendaran 535 Plane dhe skica të fortesës së Sheik Tabarsit 539 Shtëpia e Mirza Muhamet Takiut, Moxhtahed, në Sari, Mazendaran 551 Fshati Afra 553 Fshati Shir-Gah 558a Fshati Riz-Ab 558b Fshati Firuz-Kuh 558c Fshati Vas-Kas 568a Fshati Amol 568b Shtëpia e Guvernatorit të Amolit 576a Shenja X tregon vendin ku u hap muri 576b Pamje të Xhamisë së Amolit 583 Pema prej nga u qëllua Mulla Hyseni 616 Fshati Dizva 631 Pamje të Medresesë së Mirza Zakit, në Barfurush, vendprehja e Kodusit 634 Muhamet Reza, një nga shokët e Kodusit që i mbijetoi luftës së Sheik Tabarsit 635 Mirza Abu Taleb, një nga shokët e Kodusit, që i mbijetoi luftës së Sheik Tabarsit 650 Pamje të Xhamisë së Shahut në Teheran 651 Medreseja e Mirza Salehut në Teheran 658 Medreseja e Sadrit në Teheran (shenja X tregon dhomën që mbante Bahá'u'lláh-u) 659 Medreseja e Darosh Shafajit të Xhamisë së Shahut në Teheran 684 Sabzeh Majdani i Teheranit ku u martirizuan shumë besimtarë 685 Porta Nou, Teheran 697 Pamje e Jazdit 702 Shtëpia e Vahidit në Jazd 712 Pamje të Fortesës Narin, Jazd 729 Pamje e Nejrizit 731 Shtëpia e Vahidit në Nejriz 732 Fortesa Haxheh 733 Dhoma e Vahidit në fortesë 754 Xhamia Xhame në Nejriz, ku Vahidi iu drejtua grigjës 761a Vende martirizimi në Nejriz 761b Varre martirësh në Nejriz 761c Vendprehja e Vahidit në Nejriz 764 Mirza Taki Kan, Emir Nezam 767 Rruazat e lutjes së Báb-it dhe unaza me vulën personale 767 Kurani që i përkiste Báb-it 776 Rënojat e shtëpisë së Mulla Muhamet Mamakanit, Moxhtahed i Tabrizit 786 Sheshi i Gazermave në Tabriz, ku u martirizua Báb-i. Kollona në të djathtë shënuar me X është vendi ku Ai u var dhe u qëllua 789 Vendi i hendekut që rrëthonte Tabrizin, ku u flak trupi i Báb-it 792 Pamje të Imam Zadeh Hasanit në Teheran, ku u mbajt trupi i Báb-it 801 Pamje e Zanxhanit 802 Pamje e Xhamisë që shokët e tij ndërtuan për Hoxhatin 818 Hani i Mirza Masum Tabibit në Zanxhan, shenja X tregon dhomën që mbante Báb-i 872 Varret e Ashrafit (1) dhe nënës së tij (2) 893 Hyrja e shtëpisë së shkatërruar të Hoxhatit në Zanxhan 909a Sheshi në Zanxhan, ku trupi i Hoxhatit u la i ekspozuar për tri ditë 909b Haxhi Imani (shënuar me X), një nga të mbijetuarit e luftës së Zanxhanit 943a Fshati Afçeh, afër Teheranit. Shtëpia e Bahá'u'lláh-ut dihet përmes pemëve (prapa majtas) 943b Shtëpia e Bahá'u'lláh-ut në Afçeh, afër Teheranit 947 Morg-Mahalleh, banimi veror i Bahá'u'lláh-ut në Shimiran 948 Pamje e Nijavaranit afër Teheranit 953 Legata Ruse në Fshatin Zarkandeh 954 Pjesa jugore e Teheranit ku vareshin kriminelët dhe ku u martirizuan shumë Bahá'í (shenja X tregon vendin e Sijah Çalit) 957 Familje Bahá'í martirizuar në Persi 958 Besimtarë të mbledhur rreth trupit të një martiri 972 Shtëpia e Kalantarit në Teheran, ku u burgos Tahirja (dhoma e sipërme prapa pemës ishte dhoma që mbante ajo) 973 Kostume të veshura nga zonjat perse në mes të shekullit të nëntëmbëdhjetë: 973a Veshje e brendshme 973b Veshje e jashtme 976 Vendi i kopshtit Ilhani ku u martirizua Tahirja 997 Pamje e përgjithshme e Takorit në Mazendaran 1001 Rënojat e Shtëpisë së Bahá'u'lláh-ut, Që Fillimisht i Përkisnin Bábait të Tij, Vezirit, në Takor, Mazendaran 1007 Pamje e Abadehut 1011 Hadikatori Rahman, ku u varrosën kokat e martirëve të Nejrizit 1017 Pamje të Bagdadit 1026 Shtëpia e Bahá'u'lláh-ut në Bagdad 1032 Pamje e Faltores së shkëlqyer të Báb-it në Malin Karmel FAKSIMILE E AUTOGRAFIT TË Báb-IT TABELA DREJTUAR SHKRONJAVE TË TË GJALLIT DHE Bahá'u'lláh-UT FAKSIMILE E TABELËS SË Báb-IT DREJTUAR SHKRONJËS SË PARË TË TË GJALLIT FAKSIMILE E TABELËS SË Báb-IT DREJTUAR SHKRONJËS SË DYTË TË TË GJALLIT FAKSIMILE E TABELËS SË Báb-IT DREJTUAR SHKRONJËS SË TRETË TË TË GJALLIT FAKSIMILE E TABELËS SË Báb-IT DREJTUAR SHKRONJËS SË KATËRT TË TË GJALLIT FAKSIMILE E TABELËS SË Báb-IT DREJTUAR SHKRONJËS SË PESTË TË TË GJALLIT FAKSIMILE E TABELËS SË Báb-IT DREJTUAR SHKRONJËS SË GJASHTË TË TË GJALLIT FAKSIMILE E TABELËS SË Báb-IT DREJTUAR SHKRONJËS SË SHTATË TË TË GJALLIT FAKSIMILE E TABELËS SË Báb-IT DREJTUAR SHKRONJËS SË TETË TË TË GJALLIT FAKSIMILE E TABELËS SË Báb-IT DREJTUAR SHKRONJËS SË NËNTË TË TË GJALLIT FAKSIMILE E TABELËS SË Báb-IT DREJTUAR SHKRONJËS SË DHJETË TË TË GJALLIT FAKSIMILE E TABELËS SË Báb-IT DREJTUAR SHKRONJËS SË NJËMBËDHJETË TË TË GJALLIT FAKSIMILE E TABELËS SË Báb-IT DREJTUAR SHKRONJËS SË DYMBËDHJETË TË TË GJALLIT FAKSIMILE E TABELËS SË Báb-IT DREJTUAR SHKRONJËS SË TREMBËDHJETË TË TË GJALLIT FAKSIMILE E TABELËS SË Báb-IT DREJTUAR SHKRONJËS SË KATËRMBËDHJETË TË TË GJALLIT FAKSIMILE E TABELËS SË Báb-IT DREJTUAR SHKRONJËS SË PESËMBËDHJETË TË TË GJALLIT FAKSIMILE E TABELËS SË Báb-IT DREJTUAR SHKRONJËS SË GJASHTËMBËDHJETË TË TË GJALLIT FAKSIMILE E TABELËS SË Báb-IT DREJTUAR SHKRONJËS SË SHTATËMBËDHJETË TË TË GJALLIT FAKSIMILE E TABELËS SË Báb-IT DREJTUAR SHKRONJËS SË TETËMBËDHJETË TË TË GJALLIT FAKSIMILE E TABELËS SË Báb-IT DREJTUAR SHKRONJËS SË NËNTËMBËDHJETË TË TË GJALLIT FAKSIMILE E TABELËS SË Báb-IT DREJTUAR "ATIJ QË DO TË SHFAQET" (Bahá'u'lláh-UT) HYRJE L ËVIZJA Bahá'í është e njohur tani në mbarë botën dhe ka ardhur koha kur tregimi i pakrahasueshëm i fillimeve të saj në Persinë e errët, i shkruar nga Nabili, mund të interesojë shumë lexues. Dokumentacioni që ai ka mbajtur shënim me një kujdes aq të përkushtuar është në shumë aspekte i jashtëzakonshëm. Ai përmban pasazhe prekëse dhe shkëlqimi i temës qendrore i jep kronikës jo vetëm një vlerë të madhe historike, por edhe një forcë të lartë morale. Dritat e tij janë të forta; dhe ky efekt është më intensiv sepse ato shfaqen si dritë dielli në mesnatë. Është një histori lufte e therorie; skenat e dhunës dhe episodet tragjike janë të shumta. Korrupsioni, fanatizmi dhe mizoritë bashkohen kundër kauzës së reformimit për ta shkatërruar atë, dhe ky vëllim përfundon me momentin kur një shpërthim urrejtjeje duket sikur ia ka arritur qëllimit dhe ka çuar syrgjyn ose ka vrarë çdo burrë, grua e fëmi në Persi që guxonte të shprehte një prirje drejt mësimeve të Báb-it. 2 Nabili, i cili ishte vetë pjesëmarrës i disa prej skenave që rrëfen, mori penën e tij të vetmuar për të treguar të vërtetën për gratë e burrat e përndjekur aq egërsisht dhe për një lëvizje të përgojuar aq rëndë. 3 Ai shkruan me lehtësi, dhe në çastet e emocioneve të mëdha stili i tij bëhet i fuqishëm e i mprehtë. Ai nuk i paraqit në mënyrë sistematike pohimet e mësimet e Bahá'u'lláh-ut dhe të Pararendësit të Tij. Qëllimi i tij është thjesht të shtjellojë fillimet e Revelacionit Bahá'í dhe të përçojë kujtimin e bëmave të dalzotësve të hershëm të tij. Ai tregon një seri episodesh, duke cituar me skrupolozitet burimin pothuajse për çdo temë informacioni. Për rrrjedhojë, punimi i tij, edhe pse më pak artistik e filozofik, fiton vlerë si tregim i saktë i asaj që ai dinte ose që kishte arritur të zbulonte nga dëshmitarë të besueshëm lidhur me historinë e hershme të Kauzës. 4 Tiparet dalluese kryesore të tregimit (figura e shenjtë heroike e Báb-it, një prijës aq i ëmbël e i qetë, e megjithatë aq i zjarrtë, i vendosur e mbizotërues; devotshmëria e pasuesve të Tij që përballojnë shtypjen me guxim të papërkulur dhe shpesh me ekstazë; tërbimi i një kleri xheloz, që për qëllimet e veta ndez pasionet e një turme të etur për gjak) - këto flasin në një gjuhë që të gjithë mund ta kuptojnë. Por nuk është e lehtë ta ndjekësh tregimin në hollësitë e tij ose të vlerësosh se sa e mahnitshme ishte detyra që morën përsipër Bahá'u'lláh-u dhe Pararendësi i Tij, pa pasur disa njohuri për gjendjen e kishës e të shtetit në Persi, si dhe për zakonet e mendësitë e njerëzve e të padronëve të tyre. Nabili i mori këto njohuri si diçka të natyrshme. Ai vetë kishte udhëtuar pak ose aspak tej kufijve të perandorive të Shahut e të Sulltanit dhe nuk i shkonte ndërmend të bënte krahasime midis qytetërimit të vendit të tij dhe qytetërimeve të huaja. Madje ai nuk i drejtohej lexuesit perëndimor. Edhe pse ishte i ndërgjegjshëm se materiali që kishte mbledhur ishte i një rëndësie më tepër se kombëtare ose islamike dhe se shpejt ai do të përhapej si në lindje dhe në perëndim derisa të qarkonte gjithë globin, prapëseprapë ai ishte një njeri i Lindjes dhe shkruante në një gjuhë të Lindjes për ata që e përdornin atë gjuhë, dhe vepra e pakrahasueshme që ai kreu me aq besnikëri ishte në vetvete një punë e madhe dhe e lodhshme. 5 Ekziston, sidoqoftë, një literaturë për Persinë në shekullin e nëntëmbëdhjetë, që mund t'i japë lexuesit perëndimor një informacion të gjerë për këtë temë. Nga shkrime persishte tashmë të përkthyera, ose nga libra udhëtarësh evropianë si Lord Kërzën, Sër J. Mallkëm e jo pak të tjerë, mund të merret një kuadër i saktë e i gjallë, edhe pse i pakëndshëm, i kushteve të kalbëzimit e të degjenerimit që iu desh të përballonte Báb-it kur inauguroi Lëvizjen në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë. 6 Të gjithë vëzhguesit janë të një mendjeje kur e paraqesin Persinë si një komb të dobët e të prapambetur, të përçarë nga brenda prej praktikash të korruptuara e prej fanatizmash të egra. Paefektshmëria dhe poshtërsia, fryt i dekadencës morale, mbushnin vendin. Midis të fuqishmëve, si dhe në shtresat e ulëta, jo vetëm mungonte aftësia për të zbatuar metoda reforme, por as nuk kishte ndonjë vullnet serioz për t'i filluar ato. Mendjemadhësia kombëtare predikonte një vetëkënaqësi të fryrë. Një perde palëvizshmërie mbulonte çdo gjë dhe një paralizë e përgjithshme mendore bënte të pamundur çdo zhvillim. 7 Studiuesit të historisë dekadenca e një kombi dikur aq të fuqishëm e të shquar i duket diçka krejt e vajtueshme. 'Abdu'l-Bahá-i që, me gjithë mizoritë e ushtruara kundër Bahá'u'lláh-ut, kundër Báb-it dhe kundër Atij Vetë, e donte sidoqoftë vendin e vet, e ka quajtur këtë degradim "tragjedi të një populli" dhe në veprën "Forcat misterioze të qytetërimit", në të cilën përpiqej të nxiste zemrën e bashkatdhetarëve të Tij për të ndërmarrë reforma radikale, shprehte një keqardhje prekëse për fatin e athershëm të një populli që dikur i kishte shtrirë zotërimet e veta në lindje e në perëndim dhe që qëndronte në krye të qytetërimit njerëzor. "Në kohët e shkuara", shkruan Ai, "Persia ishte me të vërtetë zemra e botës dhe shkëlqente midis kombeve si një pishtar i ndezur. Lavdia dhe begatia e saj dukeshin në horizontin e njerëzimit si agimi që përhap dritën e dijes dhe ndriçonte kombet e Lindjes e të Perëndimit. Fama e mbretërve të saj ngadhnjimtarë kishte arritur deri te veshët e njerëzve të krahinave më të largëta të tokës. Madhështia e Mbretit të Mbretërve të saj poshtëronte monarkët e Greqisë e të Romës. Urtia e saj në qeverisje ngjallte nderim te mendimtarët, dhe sundimtarët e kontinenteve i hartonin ligjet e tyre sipas sistemit shtetëror të saj. Persët u shquan midis kombeve të tokës si një popull pushtuesish dhe admiroheshin me të drejtë për qytetërimin e dijet e tyre, vendi i tyre u bë qendra e të gjitha shkencave dhe arteve, një minierë kulture dhe burim virtytesh. ... Si vallë ky vend i shkëlqyer, për shkak të plogështisë, të kotësisë e të moskokëçarjes, për mungesë dijesh e organizimi, për zell e ambicie të pakët të popullit të saj, ka lejuar që rrezet e begatisë së tij të errësohen e gati të shuhen?" 8 Shkrimtarë të tjerë shtjellojnë me hollësi ato kushte fatkeqe të cilave u referohet 'Abdu'l-Bahá-i. 9 Në kohën që Báb-i shpalli Misionin e Tij, qeverisja e vendit përfaqësonte, sipas shprehjes së Lordit Kërzën, "një shtet-kishë". Duke qenë i korruptuar, mizor e imoral, ai ishte formalisht fetar. Ortodoksia myslimane ishte baza e tij dhe përshkonte deri në palcë si shtetin dhe jetën shoqërore të popullit. Përsa u përket të tjerave, nuk ekzistonin as ligje, as statute e kushtetuta që të udhëhiqnin drejtimin e punëve publike. Nuk kishte as Senat, as Këshilltë Kurorës, as Sinod, as Parlament. Shahu ishte një despot dhe sundimi i tij arbitrar reflektohej në tërë hierarkinë zyrtare, që nga çdo ministër e guvernator, deri te nëpunësi më i vogël dhe prijësi i fisit më të largët. Nuk ekzistonte asnjë gjykatë civile që të mbikqyrte apo të ndryshonte pushtetin e monarkut ose kompetencat që ai mund të vendoste t'ua delegonte vartësve të tij. Në qoftë se kishte ligj, ky ishte fjala e tij. Ai mund të bënte çfarë të donte. Ishte e drejta e tij të emëronte ose të shkarkonte cilindo ministër, funksionar, oficer e gjykatës. Ai kishte pushtet të pakufizuar mbi jetën dhe vdekjen për të gjithë pjesëtarët e familjes së tij, dhe të oborrit të tij, qofshin civilë ose ushtarakë. E drejta për të marrë jetën i takonte vetëm atij; dhe kështu për të gjitha funksionet e shtetit: ligjvënëse, ekzekutive e gjyqësore. Prerogativat e tij mbretërore nuk ishin të kufizuara nga asnjëfarëlloj detyrimi i shkruar. 10 Pasardhësit e Shahut sistemoheshin në postet më fitimprurëse në gjithë vendin dhe me pasimin e brezave zinin gjithkund edhe poste më të vogla, derisa vendi u mbush plot me këtë skotë dembelësh të fisit mbretëror, që ia detyronin pozitën vetëm e vetëm gjakut të tyre dhe që u bënë shkas për lindjen e thënies persiane se "gamile, pleshta e princa ka gjithandej". 11 Për një Shah ishte e vështirë të merrte një vendim të drejtë e të urtë për një çështje që i parashtrohej për gjykim, edhe kur dëshironte ta bënte këtë, sepse nuk mund të kishte besim te informacioni që i jepej. Fakte vendimtare mund të mbaheshin të fshehura, ose faktet e paraqitura mund të ishin shtrembëruar nën ndikimin e dëshmitarëve të interesuar ose të ministrave të korruptuar. Në Persi sistemi i korrupsionit kishte arritur një pikë të tillë saqë ishte shndërruar në një institucion të njohur, që Lordi Kërzën e përshkruan me këto fjalë: 12 "Vij tani tek ajo që përbën tiparin themelor e dallues të administratës iraniane. Mund të thuhet se qeverisja, madje edhe vetë jeta, në këtë vend qëndrojnë më tepër në një shkëmbim dhuratash. Në aspektin social mund të supozohet se kjo praktikë flet për ndjenjat bujare të një populli të përzemërt; megjithëse edhe nga kjo pikëpamje ajo paraqet një anë të ftohtë e të pakëndshme, si për shembull kur, duke u gëzuar në vetvete që keni marrë një dhuratë, e ndieni se jo vetëm duhet t'ia shlyeni këtë duke i bërë dhuruesit një dhuratë me vlerë të barabartë, por duhet gjithashtu të shpërbleni bujarisht sjellësin e dhuratës (për të cilin ka shumë të ngjarë që shpërblimi që i jepni të jetë i vetmi mjet jetese) në përputhje me përmasat e vlerës në para të vetë dhuratës. Në aspektin politik, praktika e bërjes së dhuratave, edhe pse e konsakruar në traditat e patundshme të Lindjes, është një sinonim i atij sistemi që gjetkë cilësohet me emra më pak të këndshëm. Ky është sistemi me të cilin është bërë qeverisja e Persisë në shekuj, mbajtja e të cilit përbën një pengesë të madhe për çdo reformë të vërtetë. Duke filluar nga Shahu e poshtë vështirë se ka ndonjë funksionar që të mos jetë i prirur për të marrë dhurata, vështirë se ka ndonjë post që të mos jetë dhënë në shkëmbim të një dhurate dhe të ardhur prej tij që të mos jetë grumbulluar përmes marrjes së dhuratave. Çdo individ në hierarkinë zyrtare të lartpërmendur, me ndonjë përjashtim të rrallë, e ka blerë postin e tij me anë të një dhurate në të holla që i ka dhënë ose Shahut, ose një ministri, ose guvernatorit epror nga i cili është emëruar. Në qoftë se ka disa kandidatë për një post, sipas të gjitha gjasave fiton ai që bën ofertën më të mirë. 13 "... 'Madakeli' është një institucion kombëtar i mbajtur gjallë në Persi, marrja e të cilit, në mijëra forma të ndryshme, zgjuarsia e të cilave mund të krahasohet vetëm me shumëllojshmërinë e tyre, përbën interesin dhe kënaqësinë supreme të gjithë jetës së persianit... Kjo fjalë jo e zakonshme, për të cilën z. Uatson thotë se nuk ka ekiuvalent të saktë në anglisht, mund të përkthehet sipas rastit me fjalë të tilla si shpërblim, bakshish, ryshfet, sarafllëk, zhvatje, përfitim, sipas kontekstit në të cilin përdoret. Në vija të trasha ajo tregon atë përfitim personal, të shprehur zakonisht në formë parash, që mund të nxirret nga çdo transaksion. Në Persi nuk mund të ketë bisedime, në të cilat të përfshihen dy palë, njëra që jep dhe tjetra që merr, njëra eprore dhe tjetra e varur, ose edhe si agjente kontraktuese të barabarta, ku pala që paraqitet si autore e favorit apo e shërbimit të mos pretendojë ose të mos marrë një shpërblim të caktuar në para për atë që ka bërë ose që ka dhënë. Mund të thuhet, sigurisht, se natyra njerëzore është e njëjtë në të gjithë botën, se një sistem i tillë ekziston me një emërtim tjetër në vetë vendet tona ose në vende të tjera dhe se kritik i paanshëm do ta përshëndeste persianin si njeri e si vëlla. Kjo deri në njëfarë shkalle është e vërtetë. Por në asnjë vend të botës që kam parë ose kam dëgjuar të flitet ky sistem nuk është aq i hapur, aq i paturpshëm ose aq i përgjithshëm sesa në Persi. Kështu, në vend që të kufizohej në sferën e ekonomisë shtëpiake ose në shkëmbimet tregtare, ai përshkon çdo hap dhe frymëzon pjesën më të madhe të veprimeve të jetës. Për shkak të tij, bujaria dhe shërbimet falas në Persi mund të thuhet se janë fshirë nga kategoria e virtyteve shoqërore, ndërsa lakmia është ngritur në parimin udhëheqës të sjelljes njerëzore... Në këtë mënyrë kemi një progresion aritmetik vjedhjesh që nga sovrani deri te nënshtetasi, ku çdo njësi e shkallës zbritëse merr shpërblimin e vet nga njësia që vjen poshtë saj, dhe fshatari fatkeq është viktima bazë. Nuk është për t'u çuditur, në këto kushte, që postet janë rruga e zakonshme drejt pasurimit dhe që janë të shpeshta rastet kur njerëz që janë nisur nga hiçi i sheh të banojnë në shtëpi madhështore, të rrethuar nga turma vartësish e të bëjnë jetë princash. 'Bëj ç'të mundesh sa mundesh' është rregulli që shumë njerëz i venë vetes kur hyjnë në jetën publike. Dhe fryma popullore nuk indinjohet për këtë gjë. Ndërsa gjykimi për atë që, duke pasur mundësi, nuk i mbush xhepat, nuk është aspak i mirë përsa i përket aftësisë mendore të tij. Askush nuk e vret mendjen për viktimat nga të cilat është marrë, në analizë të fundit, materiali për këta 'madakelë' të shkallëzuar dhe nga djersa e ballit të duruar të të cilëve është shtrydhur pasuria që harxhohet në vila luksoze në fshat, për sende të rralla të ardhura nga Evropa e për shpura të stërmëdha". 14 Të lexosh ato që thuhen më sipër, do të thotë të kuptosh një pjesë të vështirësive që paraqiste misioni i Báb-it; të lexosh ato që thuhen më poshtë do të thotë të kuptosh rreziqet me të cilat Ai u përball dhe të jesh i përgatitur për një histori dhune e mizorie rrëqethëse. 15 "Para se ta lë temën e ligjit persian e të administrimit të tij, dua të shtoj disa fjalë lidhur me çështjen e dënimeve e të burgjeve. Nuk ka gjë më tronditëse për lexuesin evropian që ndjek faqet plot krime e gjak të historisë persiane të shekullit të kaluar e, në një shkallë fatmirësisht më të vogël, të këtij shekulli1, sesa dëshmitë e dënimeve të egra e të torturave të urryera, që flasin përkatësisht për mizori shtazarake dhe për mendjemprehtësi djallëzore. Karakteri persian ka qenë kurdoherë pjellor për marifete dhe i pandieshëm ndaj vuajtjeve; dhe në kuadrin e ekzekutimit të dënimeve ka gjetur fushë të gjerë për ushtrimin e të dyja këtyre vetive. Deri në kohë mjaft të afërta, brenda kufijve të regjimit aktual, kriminelët e dënuar me vdekje kryqëzoheshin, qëlloheshin me top të lidhur në grykë të tij, varroseshin të gjallë, nguleshin në hu, mbatheshin si kuaj, çaheshin më dysh duke i lidhur në majat e dy pemëve të përkulura të lidhura bashkë që pastaj liheshin të ktheheshin në pozicionet e tyre të natyrshme, shndërroheshin në pishtarë njerëzorë, ripeshin të gjallë. 16 "... Me një sistem të dyfishtë qeverisjeje, si ai që sapo ia plotësova përshkrimin - d.m.th. një administrim në të cilin çdo aktor është njëkohësisht, në aspekte të ndryshme, ai që jep ryshfet dhe ai që merr ryshfet; dhe një procedurë gjyqësore pa ligje e pa gjykata - kuptohet lehtë se është e vështirë të ekzistojë besimi te Qeveria, se nuk ka kurrfarë ndjenje personale të detyrës e të nderit, nuk ka asnjëlloj besimi të ndërsjellë ose bashkëpunimi (përveçse në shërbim të atij që bën keq), nuk ka shnderim kur ekspozohesh, nuk ka ndonjë vlerë virtyti, mbi të gjitha nuk ka kurrfarë fryme kombëtare ose patriotizmi". 17 Báb-i duhet ta ketë marrë me mend qysh në fillim se si do t'i prisnin bashkatdhetarët e Tij mësimet e Tij dhe se ç'fat do ta priste Atë në duart e mullave. Por Ai nuk lejoi që ndruajtjet e Tij të ndikonin mbi shpalljen e çiltër të rivendikimeve të Tij dhe as mbi paraqitjen e hapur të Kauzës së Tij. Risitë që Ai shpalli, edhe pse krejtësisht të karakterit fetar, ishin drastike; njoftimi i vetë identitetit të Tij ishte befasues e i hatashëm. Ai e bëri Veten të njohur si Kaimi, Profeti i Madh ose Mesia i premtuar prej shumë kohësh, i pritur me aq padurim nga bota muhamedane. Ai i shtoi kësaj deklaratën se ishte gjithashtu Porta (d.m.th. Báb-i), përmes të cilit një Manifestim edhe më i madh se Ai Vetë duhej të hynte në mbretërinë njerëzore. 18 Duke e vënë kështu Veten në linjë me traditat e Islamit dhe duke u shfaqur si përmbushja e profecisë, Ai hyri në konflikt me ata që kishin ide fikse e të paprekshme (të ndryshme nga të Tijat) lidhur me domethënien e këtyre profecive e traditave. Dy sektet e mëdha persiane të Islamit, ai shiit dhe ai sunit, i kushtonin si njëri dhe tjetri rëndësi thelbësore trashëgimisë së lashtë të besimit të tyre, por nuk ishin në pajtim përsa i përket përmbajtjes dhe vlerës së saj. Shiitët, nga doktrinat e të cilëve doli Lëvizja Bábí, thonin se, pas ngjitjes në qiell të Profetit të Madh Muhametit, Ai u pasua nga një varg prej dymbëdhjetë Imamësh. Secili prej tyre, thonin ata, ishte pajisur nga Perëndia me dhunti e aftësi shpirtërore të posaçme dhe gëzonte të drejtën që të kishte bindjen absolute të besnikëve. Secili nga ata ia detyronte caktimin e tij jo zgjedhjes popullore, por emërimit të tij nga paraardhësi i vet në këtë detyrë. I dymbëdhjeti dhe i fundit prej këtyre prijësve të frymëzuar ishte Muhameti, i quajtur nga shiitët "Imam Mehdi, Hoxhatollah (Prova e Perëndisë), Bakijatollah (Mbetja e Perëndisë) dhe Kaim Ali Muhametit (Ai që do të dalë nga familja e Muhametit)". Ai mori funksionet e Imamit në vitin 260 të Hexhirës, por papritur u zhduk dhe komunikonte me pasuesit e tij vetëm me anë të një ndërmjetësi të zgjedhur, të njohur si Porta. Katër prej këtyre Portave pasuan njëri-tjetrin, i caktuar secili prej paraardhësit të tij me miratimin e Imamit. Por kur të katërtit, Abul Hasan Aliut, iu kërkua nga besnikët para se të vdiste që të caktonte pasardhësin e tij, ai nuk pranoi ta bënte këtë. Ai tha se Perëndia kishte një plan tjetër. Prandaj me vdekjen e tij, çdo komunikim midis Imamit dhe kishës së tij u ndërpre. Dhe megjithëse, i rrethuar nga një grup pasuesisht, ai vazhdon të jetojë dhe pret në ndonjë vend të fshehtë misterioz, nuk do të rivendosë lidhje me njerëzit e tij derisa të shfaqet me tërë fuqinë e vet për të vendosur një mijëvjeçar në mbarë botën. 19 Sunitët, nga ana tjetër, kanë një pikëpamje më pak të ekzaltuar për funksionin e pasardhësve të Profetit të Madh. Ata e konsiderojnë mëkëmbësinë më tepër si një çështje praktike sesa shpirtërore. Në sytë e tyre, Kalifi është Mbrojtësi i Besimit dhe ia detyron caktimin e tij zgjedhjes e miratimit nga ana e Popullit. 20 Por sado të rëndësishme që janë këto dallime, të dyja palët janë të një mendjeje se pritet një Manifestim i dyfishtë. Shiitët presin Kaimin, që duhet të vijë kur të mbushet koha, si dhe kthimin e Imam Hysenit. Sunitët presin shfaqjen e Mihdíut, si dhe "kthimin e Jezu Krishtit". Kur, në fillimin e Misionit të Tij, Báb-i, duke vazhduar traditën e shiitëve, shpalli funksionin e Tij me titullin e dyfishtë, së pari si Kaimi dhe, së dyti, si Porta apo Báb-i, disa prej muhamedanëve e keqkuptuan emërtimin e dytë. Ata menduan se ai nënkuptonte Portën e pestë, pasardhësin e Abul Hasan Aliut. Por kuptimi i tij i vërtetë, siç e njoftoi qartë Ai Vetë, ishte krejt ndryshe. Ai ishte Kaimi; por Kaimi, edhe pse Profet i Madh, ishte në raport me një Manifestim të mëpasëm e më të madh, siç ishte Gjon Pagëzori në raport me Krishtin. Ai ishte pararendësi i një tjetri edhe më të fuqishëm se Vetë Ai. Ai duhej të zvogëlohej; ai i Fuqishmi duhej të rritej. Dhe ashtu si Gjon Pagëzori kishte qenë Lajmëtari apo Porta e Krishtit, edhe Báb-i ishte Lajmëtari apo Porta e Bahá'u'lláh-ut. 21 Ka shumë hadithe të mirëfillta që tregojnë se Kaimi, kur të shfaqej, do të sillte me Vete ligje të reja dhe kështu do të shfuqizonte Islamin. Por nuk ishte ky mendimi i hierarkisë që qe vendosur. Pjesëtarët e saj pritnin me besim që Ardhja e premtuar nuk do të zëvendësonte revelacionin e vjetër me një të ri e më të pasur, por do të mbështeste e përforconte sistemin, funksionarët e të cilit ata ishin. Ai do të rriste në mënyrë të pallogaritshme prestigjin e tyre personal, do ta shtrinte gjerësisht autoritetin e tyre midis kombeve dhe do t'u siguronte atyre nderimin ngurrues por të plotë të njerëzimit. Kur Báb-i reveloi Bajanin e Tij, shpalli një kod të ri ligjesh fetare dhe, me anë të mësimeve e të shembullit, nisi një reformë të thellë morale e shpirtërore, priftërinjtë nuhatën menjëherë një rrezik vdekjeprurës. Ata panë monopolin e tyre të minohej, ambiciet e tyre të kërcënoheshin dhe vetë jetën e sjelljen e tyre të mbërtheheshin në shtyllën e turpit. Ata u ngritën kundër Tij me indinjim fanatik, deklaruan para Shahut dhe popullit se ky harbut ishte armik i kulturës së shëndodhë, ishte një shkatërrues i Islamit, tradhtar i Muhametit dhe një rrezik jo vetëm për kishën e shenjtë, por edhe për vetë rendin shoqëror dhe shtetin. 22 Shaku i mospranimit e i përndjekjes së Báb-it ishte në thelb po ai i mospranimit e i përndjekjes së Krishtit. Sikur Krishti të mos kishte sjellë një Libër të Ri, sikur Ai jovetëm të kishte ripohuar parimet shpirtërore të predikuara nga Moisiu, por edhe të kishte vazhduar ligjet dhe rregullat e Moisiut, atëherë thjesht si reformator do të kish mundur t'u shpëtonte hakmarrjes së Skribëve2 e të Farisejve. Por të pretendoje që cilado pjesë e ligjit të Moisiut, madje edhe porosi të tilla materiale si ato që kishin të bënin me divorsin dhe mbajtjen e Sabathit, mund të ndryshoheshin - dhe të ndryshoheshin prej një predikuesi laik nga fshati i Nazaretit - kjo donte të thoshte të viheshin në rrezik interesat e vetë skribëve dhe farisejve dhe, përderisa ata ishin përfaqësues të Moisiut e të Perëndisë, kjo ishte një blasfemi kundër Më të Lartit. Sapo u kuptua pozita e Jezusit, filloi përndjekja e Tij. Dhe meqë Ai refuzoi të hiqte dorë, atë e vranë. 23 Për arsye krejt të njëjta, Báb-it qysh në fillim iu kundërvunë interesat e vendosura të Kishës mbisunduese si shkatërrues i Besimit. Megjithatë, edhe në atë vend të errët e fanatik, mullatë (ashtu si skribët në Palestinë tetëmbëdhjetë shekuj më parë) nuk e patën aq të lehtë të nxirrnin një sebep të besueshëm për të zhdukur Atë që ata e konsideronin armik të tyre. 24 Dëshmia e vetme e njohur që Báb-i të jetë parë nga një evropian i takon periudhës së përndjekjes së Tij, kur një mjek anglez me qëndrim në Tabriz, Dr. Kormik, e thirrën autoritetet persiane që të jepte mendim për gjendjen mendore të Báb-it. Letra që doktori i dërgonte një kolegu pranë misionit amerikan në Persi, është riprodhuar në "Materiale për studimin e fesë Bábí" të Profesor E.G. Braun. "Ju më pyesni", shkruan doktori, "lidhur me disa hollësi të bisedës sime me themeluesin e sektit të njohur si Bábí. Gjatë kësaj bisede nuk doli asgjë e rëndësishme, sepse Báb-i e dinte që unë isha dërguar bashkë me dy mjekë persianë për të parë nëse ai ishte i shëndodhë nga mendja apo thjesht i çmendur, për të vendosur kështu për çështjen nëse duhej vrarë ose jo. Duke e ditur këtë, ai ngurronte t'u përgjigjej pyetjeve që i bëheshin. Pas çdo pyetjeje ai mjaftohej duke na hedhur një vështrim të butë, dhe recitonte me zë të ulët e melodioz disa himne, besoj. Ishin gjithashtu të pranishëm dy Sejedë të tjerë, shokë të ngushtë të tij, të cilët më pas i vranë bashkë me të, si dhe nja dy funksionarë shtetërorë. Ai denjoi të më përgjigjej vetëm kur i thashë se nuk isha mysliman dhe dëshiroja të mësoja diçka lidhur me fenë e tij, duke qenë se ndoshta mund të isha i prirur ta adoptoj atë. Ai më pa me shumë vëmendje kur i thashë këtë dhe u përgjigj se nuk dyshonte që të gjithë evropianët do të vinin te feja e tij. Raporti që ne i paraqitëm Shahut në atë kohë synonte që atij t'i falej jeta. Atë e vranë pas njëfarë kohe me urdhër të Emir Nezamit, Mirza Taki Kan. Në bazë të raportit tonë, atë thjesht e rrahën me shkop, operacion gjatë të cilit një farrash, me ose pa qëllim, e goditi në fytyrë me shkopin e destinuar për këmbët, duke i shkaktuar një plagë të madhe dhe ënjtjen e fytyrës. Kur e pyetën nëse duhej të sillnin një mjek persian për ta kuruar, ai shprehu dëshirën që të më thërrisnin mua që të më thërrisnin mua dhe e kurova për disa ditë, por në bisedat që pasuan ai nuk munda asnjëherë të kem një bisedë konfidenciale me të, duke qenë se ishin gjithnjë të pranishëm njerëz të qeverisë dhe ai ishte i burgosur. Ai ishte një njeri shumë i butë e me pamje delikate, shtatvogël e me flokë ngjyrë të çelët për një pers, me një zë të ëmbël e melodioz që më bëri shumë përshtypje. Duke qenë Sejed, ishte i veshur me rroba të atij sekti, ashtu si dhe dy shokët e tij. Në fakt, tërë pamja dhe qëndrimi i tij të bënin për vete. Për doktrinën e tij unë nuk dëgjova prej vetë gojës së tij, megjithatë pata përshtypjen se në fenë e tij kishte njëfarë afrie me Krishtërimin. Disa marangozë armenë, që ishin dërguar për të bërë disa meremetime në burgun e tij, e kishin parë të lexonte Biblën dhe ai nuk bëri përpjekje për ta fshehur, përkundrazi u foli atyre për këtë. Me siguri, fanatizmi mysliman ndaj të krishterëve nuk ekziston në fenë e tij dhe as ato kufizime për femrat që ekzistojnë tani". 25 Kjo ishte përshtypja që pati nga Báb-i një anglez me kulturë. Dhe megjithëse ndikimi i karakterit e i mësimeve të Tij është përhapur në Perëndim që nga ajo kohë, nuk ka ndonjë dëshmi tjetër që të provojë se Ai është vëzhguar e parë nga sy evropianë. 26 Vetitë e Tij ishin aq të rralla për nga fisnikëria e bukuria, personi i Tij aq i ëmbël e megjithatë aq i fuqishëm, nuri i Tij i natyrshëm ishte i kombinuar me aq takt e gjykim, saqë pas Deklarimit të Tij Ai shpejt u bë në Persi një figurë shumë popullore. Ai i bënte për vete gati të gjithë ata që takonte drejtpërsëdrejti, dhe shpesh i kthente rojtarët e burgut në Besimin e Tij dhe i shndërronte keqdashësit në miq që e admironin. 27 Ta bëje të heshtë një njeri të tillë pa përdorur në njëfarë mënyre urrejtjen publike, nuk ishte e lehtë as në Persinë e mesit të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Por me pasuesit e Báb-it puna qëndronte ndryshe. 28 Mullatë nuk kishin këtu ndonjë shkak për vonesë dhe as nevojë për intriga. Fanatizmi i myslimanëve, nga Shahu e poshtë, mund të nxitej menjëherë kundër çdo zhvillimi fetar. Bábí-të mund të akuzoheshin për pabesi ndaj Shahut dhe veprimtarive të tyre mund t'u visheshin qëllime të errëta politike. Për më tepër, pasuesit e Báb-it ishin tashmë të shumtë; mjaft prej tyre ishin në gjendje të mirë, disa ishin të pasur dhe midis tyre kishte që zotëronin të tilla prona që fqinjë lakmitarë mund të dëshironin t'i rrëmbenin. Duke shfrytëzuar frikën e pushtetarëve dhe pasionet e ulta kombëtare të fanatizmit e të lakmisë, mullatë filluan një fushatë dhune e plaçkitjesh, që e vazhduan me egërsi të pamëshirshme derisa iu duk se qëllimi i tyre ishte arritur plotësisht. 29 Shumë prej ngjarjeve të kësaj historie të dhimbshme jepen në tregimin e Nabilit, dhe midis tyre ngjarjet në Mazendaran, Nejriz dhe Zanxhan shquhen për shkak të episodeve të heroizmit të Bábí-ve të vënë në gjendje të dëshpëruar. Në këto tre raste, një numër Bábí-sh, të shtyrë nga dëshpërimi, largoheshin së bashku nga shtëpitë e tyre dhe shkonin në një vend të zgjedhur, bënin rreth tij punime mbrojtëse dhe u kundërviheshin me armë sulmeve të mëtejshme. Për çdo dëshmitar të paanshëm ishte e qartë se thëniet e mullave për ndonjë qëllim politik të tyre ishin të rreme. Bábí-të u treguan gjithmonë të gatshëm - po t'u jepej siguri se nuk do t'u bihej më tej në qafë për besimet e tyre fetare - të ktheheshin në mënyrë paqësore në punët e tyre civile. Nabili nënvizon kujdesin e tyre për të mos bërë asnjëlloj sulmi. Ata luftonin pët jetën e tyre me zotësi e forcë të papërkulur; por nuk sulmonin. Edhe në mes të një beteje të ashpër, ata nuk nxirrnin përfitime dhe nuk qëllonin pa qenë nevoja. 30 Në librin "A Traveller's Narrative [Tregim i një udhëtari]", f. 34-35, citohet kjo thënie e 'Abdu'l-Bahá-it lidhur me aspektin moral të veprimit të tyre: 31 "Ministri (Mirza Taki Kan), në mënyrë krejt arbitrare, pa marrë ndonjë udhëzim dhe pa kërkuar lejë, dërgoi gjithandej urdhra për të dënuar e ndëshkuar Bábí-të. Guvernatorët dhe gjykatësit kërkonin shkas për të grumbulluar pasuri, kurse funksionarët mjete për të nxjerrë fitime; doktorë të famshëm nga katedrat e tyre të larta e nxisnin popullin të bënte një kasaphanë; forcat e ligjit fetar e civil ishin lidhur dorë më dorë dhe orvateshin t'i çrrënjosnin e zhduknin këta njerëz. E pra, këta njerëz ende nuk kishin fituar dijet e drejta e të nevojshme për parimet themelore e doktrinat e fshehura të mësimeve të Báb-it dhe nuk i njihnin detyrat e veta. Konceptet dhe idetë e tyre ishin sipas mënyrës së vjetër dhe qëndrimet e sjellja e tyre në përputhje me zakonin e vjetër. Rruga për te Báb-i ishte, për më tepër, e mbyllur dhe flaka e trazirave dukej qartë gjithandej. Me dekret të doktorëve më në zë, qeveria, në fakt edhe njerëzit e zakonshëm, kishin nisur, me forcë të papërmbajtshme, në të katër anët një valë plaçkitjesh e grabitjesh dhe ishin turrur për të dënuar e torturuar, për të vrarë e plaçkitur, me qëllim që të shuanin këtë zjarr e të thanin këta shpirtra të mjerë. Në qytetet ku ata ishin në numër të kufizuar, me duar të lidhura u therën me shpata, kurse në qytetet ku ishin të shumtë, u ngritën për t'u mbrojtur sipas besimeve të tyre të mëparshme, sepse nuk kishin mundësi të hetonin se cila ishte detyra e tyre dhe të gjitha dyert ishin të mbyllura". 32 Bahá'u'lláh-u, kur shpalli disa vite më pas Misionin e Tij, nuk la vend për pasiguri përsa i përket ligjit të Dispensacionit të Tij lidhur me një gjendje të tillë, kur pohonte : "Është më mirë të të vrasin sesa të vrasësh". 33 Çdo rezistencë që bënë Bábí-të, këtu ose gjetkë, doli se ishte e kotë. Ata u mposhtën nga numri. Vetë Báb-in e morën nga qelia e Tij dhe e ekzekutuan. Nga dishepujt e Tij kryesorë që shpallën hapur besimin e tyre tek Ai, asnjë nuk u la i gjallë veç Bahá'u'lláh-ut, i cili bashkë me familjen e me një grusht pasuesish të devotshëm, i zhveshur nga çdo mjet jetese u çua syrgjyn e i burgosur në një tokë të huaj. 34 Por zjarri, edhe pse i mbuluar, nuk u shua. Ai digjej në zemrat e syrgjynëve, që duke udhëtuar e çonin atë nga një vend në tjetrin. Edhe në atdheun e tij, Persi, ai ishte rrënjosur shumë thellë dhe nuk mund të shuhej me anë të dhunës fizike, ai digjej ende në zemrat e njerëzve dhe donte vetëm një fryrje të shpirtit që të shndërrohej në një zjarr të furishëm gllabërues. 35 Manifestimi i Dytë e Më i Madh i Perëndisë u shpall, në përputhje me profecinë e Báb-it në datën që Ai kishte paralajmëruar. Nëntë vjet pas fillimit të Dispensacionit të Báb-it, d.m.th. më 1853, Bahá'u'lláh-u, në disa prej odeve të Tij, bënte aluzion për identitetin e Tij dhe Misionin e Tij dhe dhjetë vjet më vonë, kur ishte me qëndrim në Bagdad, u deklaroi shokëve të Vet se ishte i Premtuari. 36 Atëherë Lëvizja e madhe për të cilën Báb-i kishte përgatitur udhën filloi të shfaqte tërë rëndësinë dhe madhështinë e fuqisë së saj. Megjithëse Vetë Bahá'u'lláh-u jetoi e vdiq i syrgjynosur e i burhosur dhe njihej nga pak evropianë, letrat e Tij që shpallnin Ardhjen e re iu çuan sundimtarëve të mëdhenj të të dy hemisfereve, që nga Shahu i Persisë deri te Papa e te Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas vdekjes së Tij, djali i Tij 'Abdu'l-Bahá-i e çoi ai vetë lajmin e mirë në Egjipt e gjithandej në botën perëndimore. 'Abdu'l-Bahá-i vizitoi Anglinë, Francën, Zvicrën, Gjermaninë dhe Amerikën, duke njoftuar kudo se edhe një herë qiejt ishin hapur dhe se një Dispensacion i ri kishte ardhur për të bekuar bijtë e njerëzve. Ai vdiq në nëntor 1921; dhe sot zjarri që dikur dukej i shuar përgjithmonë digjet përsëri në çdo anë të Persisë, ka zënë vend në kontinentin amerikan dhe ka pushtuar çdo vend në botë. Rreth shkrimeve të shenjta të Bahá'u'lláh-ut dhe shpjegimeve kompetente të 'Abdu'l-Bahá-it po grumbullohet një sasi e madhe shkrimesh komentimi ose dëshmie. Parimet humanitare e shpirtërore, të shpallura dekada më parë në Lindjen më të errët nga Bahá'u'lláh-u dhe të shkrira prej Tij në një skemë koherente, po pranohen njëri pas tjetrit si tregues të qytetërimit e të progresit nga një botë e pavetëdijshme për burimin e tyre. Dhe ndjenja se njerëzimi është shkëputur nga e kaluara e se normat e vjetra nuk mund ta udhëheqin atë përmes të papriturave të kohës së sotme ka mbushur me pasiguri e zhgënjim të gjithë njerëzit me logjikë, përveç atyre që kanë mësuar të gjejnë në historinë e Bahá'u'lláh-ut domethënien e të gjitha mrekullive e çudive të kohës sonë. 37 Afro tre breza kanë kaluar që nga fillimi i Lëvizjes. Të gjithë pjesëtarët e hershëm të saj që u shpëtuan shpatës e torturave ka kohë që kanë vdekur në mënyrë të natyrshme. Porta e informacionit bashkëkohor përsa i përket prijësve të saj të mëdhenj dhe dishepujve të tyre është e mbyllur përgjithmonë. Kronika e Nabilit si mbledhje e kujdesshme e fakteve, e bërë për hir të së vërtetës dhe e plotësuar gjatë jetës së Bahá'u'lláh-ut, ka tani vlerë unikale. Autori ishte trembëdhjetë vjeç kur Báb-i u deklarua, dhe kishte lindur në fshatin Zarand në Persi në ditën e tetëmbëdhjetë të Safarit, 1247 A.H. Gjatë gjithë jetës së tij, ai ka qëndruar pranë udhëheqësve të Kauzës. Megjithëse në atë kohë ishte një djalë i vogël, ai përgatitej të nisej për në Sheik Tabarsi dhe të bashkohej me grupin e Mulla Hysenit, kur lajmet për masakrën e pabesë të Bábí-ve bënë që të dështonte qëllimi i tij. Në tregimin e tij ai shkruan se takoi në Teheran Haxhi Mirza Sejed Ali un, një vëlla të nënës së Báb-it, që në atë kohë sapo ishte kthyer pasi kishte vizituar Báb-in në fortesën e Çehrikut; dhe për shumë vite me radhë ai ishte shok i ngushtë i sekretarit të Báb-it, Mirza Ahmet. 38 Ai hyri në prani të Bahá'u'lláh-ut në Kermanshah e në Teheran para syrgjynosjes në Irak dhe më pas ishte midis shoqëruesve të Tij në Bagdad e Adrianopojë, si dhe në qytetin burg të Ákasë. Më se një herë atë e dërguan me mision në Persi për të mbështetur Kauzën e për t'u dhënë zemër besimtarëve të shpërndarë e të përndjekur, dhe ai jetonte në Áka kur Bahá'u'lláh-u ndërroi jetë në vitin 1892 A.D. Mënyra sesi vdiq ai ishte patetike dhe e dhimbshme: ai un prek aq shumë nga vdekja e të Dashurit të Madh, saqë i mposhtur nga hidhërimi u mbyt në det dhe trupi i tij u gjend i nxjerrë në breg afër qytetit të Ákasë. 39 Ai e nisi kronikën e tij më 1888, duke pasur ndihmën personale të Mirza Musait, të vëllait të Bahá'u'lláh-ut. Ajo u përfundua në rreth një vit e gjysmë dhe një pjesë e dorëshkrimeve ishin rishikuar e miratuar, disa nga Bahá'u'lláh-u e disa të tjera nga 'Abdu'l-Bahá-i. 40 Vepra e plotë tregon historinë e Lëvizjes deri në vdekjen e Bahá'u'lláh-ut më 1892. 41 Gjysma e parë e këtij tregimi, që mbyllet me dëbimin e Bahá'u'lláh-ut nga Persia, përfshihet në këtë vëllim. Rëndësia e saj është e qartë. Ajo do të lexohet jo aq për pasazhet prekëse të veprimit që përmban dhe as për kuadrot e shumta të heroizmit e të besimit të pamposhtur, sesa për domethënien që bartin ato ngjarje, për të cilat ai jep një dokumentim aq unikal. GJENDJA E DEKADENCËS SË PERSISË NË MESIN E SHKULLIT TË NËNTËMBËDHJETË A. MBRETËRIT KAXHAR 42 "Në teori mbreti mund të bëjë ç'të dojë; fjala e tij është ligj. Thënia se 'ligji i medëve dhe i persëve nuk ndryshon' ishte thjesht një perifrazim i lashtë për të treguar absolutizmin e mbretit. Ai emëron dhe mund të shkarkojë të gjithë ministrat, funksionarët, oficerët e gjykatësit. Ka pushtet jete e vdekjeje mbi familjen e tij, mbi shoqëruesit e tij dhe mbi funksionarët civilë e ushtarakë në shërbim të tij, pa qenë nevoja t'i drejtohet asnjë gjykate. Pronat e këtyre personave, kur bien në fatkeqësi ose kur ekzekutohen, i përkasin atij. E drejta për të dënuar me vdekje, në çdo rast, i takon vetën atij, por mund t'u delegohet guvernatorëve ose të dërguarve. Çdo pronë që nuk i është falur më parë nga kurora ose nuk është fituar, në fakt çdo pronë së cilës nuk mund t'i atribuohet një cilësim legal, i takon atij dhe ai mund ta disponojë atë si t'i pëlqejë. Të gjitha të drejtat e privilegjet, si kryerja e puinimeve publike, shfrytëzimi i minierave, ngritja e telegrafit, ndërtimi i rrugëve, i hekurudhave, i tramvajeve etj., shfrytëzimi në thelb i çdo burimi të vendit i takojnë atij dhe duhet të merren prej tij para se të blihen nga të tjerë. Në personin e tij janë përqëndruar të tri funksionet e qeverisjes - ligjvënës, ekzekutiv e gjyqësor. Atij nuk i imponohet asnjë detyrim, veç respektimit të jashtëm të formave të fesë kombëtare. Ai është strumbullari rreth të cilit vërtitet gjithë mekanizmi i jetës publike. 43 "I tillë është në teori, dhe ka qenë deri në kohët e vona në praktikë, karakteri i monarkisë persiane, që kurrë nuk ka hequr dorë haptazi qoftë edhe nga një prej këtyre pretendimeve të mëdha. Gjuha me të cilën Shahu u drejtohet nënshtetasve të tij dhe ata i drejtohen atij të kujtojnë fjalët fodulle që Artakserksi ose Dari u drejtonin miliona haraçpaguesve dhe që mund t'i lexosh edhe sot e kësaj dite në dokumentet e gdhendura mbi muret shkëmbore e mbi varre. Ai vazhdon të jetë Shahinshahu, ose Mbreti i Mbretërve; Zellollahu, ose Hija e Perëndisë; Kibla e Alamit, ose Qendra e Gjithësisë; 'i Lartë si planeti Saturn; Pus i Shkencës; Shteg i Qiellit; Sovrani Sublim, flamuri i të cilit është Dielli dhe shkëlqimi i të cilit është ai i kupës së qiellit; Monark i ushtrive të panumërta si yjet'. Nënshtetasi persian i përmbahet ende mësimit të Sadiut: 'Vesi i miratuar nga mbreti bëhet virtyt; të kërkosh një këshillë të kundërt do të thotë t'i lyesh duart me gjakun tënd'. Kalimi i kohës nuk i ka imponuar as një këshill fetar as një këshill laik, as ulama as senat. Institucionet e zgjedhura ose përfaqësuese nuk kanë futur ende karakteristikat e tyre mosrespektuese. Nuk ekziston asnjë kontroll i shkruar mbi prerogativat mbretërore. 44 "...E tillë është aureola e shenjtërisë që rrethon fronin në Persi, saqë jovetëm Shahu nuk merr pjesë kurrë në bankete zyrtare dhe nuk ha në një tryezë me shtetasit e vet, me përjashtim vetëm të një banketi që jepet për farefisin e tij kryesor të gjinisë mashkullore në Nevruz, por edhe qëndrimi e gjuha që përdoren ndaj tij edhe nga ministrat e tij më të afërt mbajnë vulën e një bindjeje e lajkatimi servil. 'T'u bëfsha kurban, o Strehë e Gjithësisë' është një mënyrë e zakonshme për t'iu drejtuar atij edhe nga shetas të rangjeve më të larta. Në rrethin e tij nuk ka asnjeri që t'i thotë të vërtetën ose që t'i japë një këshillë të paanshme. Ambasadorët e huaj janë, ndoshta i vetmi burim nga i cili ai mëson faktet ashtu siç janë ose nga merr këshilla të sinqerta, edhe pse me interes. Edhe pse ka qëllimet më të mira në botë që të ndërmarrë plane të mëdha për përmirësimin e vendit të tij, ai ka pak ose aspak kontroll për zbatimin e një ndërmarrjeje kur kjo ka dalë nga dora e tij dhe ka rënë në duart e funksionarëve të korruptuar e egoistë. Gjysma e parave të caktuara me miratimin e tij nuk arrin kurrë në destinacion, por ngec në çdo xhep me të cilin mjeshtria profesionale e vë në kontakt; gjysma e programeve të autorizuara prej tij kurrë as që i qasen zbatimit, ndërsa ministri ose funksionari i ngarkuar ka besim se harresa kapriçioze e sovranit do të bëjë që të kalojë pa u vënë re shkujdesja e tij në detyrë. 45 "...Vetëm një shekull më parë ishte në fuqi sistemi i urrejtshëm i qorrimit të pretenduesve të mundshëm të fronit dhe zakoni i gjymtimeve të egra e i burgimit të përjetshëm, i masakrave të panevojshme e i gjakderdhjeve sitematike. Ishte po aq e lehtë të bije në fatkeqësi sa dhe të bëje karrierë dhe vdekja ishte një fakt që shpesh bashkëshoqëronte rënien në fatkeqësi. 46 "...Shah Fat'h Aliu ... dhe ata që erdhën pas tij kanë qenë aq pjellorë në fëmijë meshkuj saqë vazhdimësia e dinanstisë ishte e garantuar; dhe nuk ka ndoshta ndonjë familje mbretërore në botë që gjatë njëqind vjetëve të jetë shtuar aq sa të arrinte përmasa kaq të mëdha sa familja mbretërore e Persisë... Dhe Shahu, megjithëse është padyshim një njeri familjar, nuk mund të krahasohet me stërgjyshin, Shah Fat'h Aliun, as për nga numri i grave as për nga madhësia e sojit të tij. Mendoj se i duhen atribuar mendimit të lartë që kanë shumica e njerëzve për aftësitë familjare të atij monarku vlerësimet e ndryshme që gjenden në veprat për Persinë përsa i përket numrit të konkubinave e të djemve të tij. Koloneli Druvil, në vitin 1813, i atribuon atij 700 gra, 64 djem dhe 125 vajza. Koloneli Stuart, që ishte në Persi vitin tjetër pas vdekjes së Shah Fat'h Aliut, i atribuon atij 1000 gra dhe 105 djem... Madam Djëlafoa flet për 5000 pasardhës, madje jep edhe emrat, por i referohet një epoke pas pesëdhjetë vjetësh (prandaj vlerësimi i saj duket si më i besueshëm). ... Vlerësimi që jepet në Nasehot Tavarik, një vepër e madhe moderne rreth historisë persiane, e çon numrin e grave të Shah Fat'h Aliut në më shumë se 1000 dhe të djemve të tij në 260, nga të cilët 110 jetuan pas Bábait. Që këtej vjen proverbi persian: 'Deve, pleshta dhe princa ka gjithandej'. ...Asnjë familje mbretërore nuk e ka përmbushur në mënyrë më shembullore premtimin e shkrimeve: 'Në vend të etërve do të kesh djem, që të bësh princa në çdo tokë'; e me të vërtetë nuk kishte në Persi guvernatorate ose poste fitimprurëse që të mos i zinin pjesëtarë të asaj bletoreje princërash; dhe deri sot e kësaj dite soji i pafund i Shahzadihëve, apo pasardhësve të mbretit, është një fatkeqësi e vërtetë për vendin, edhe pse sot shumë prej këtyre pinjollëve mbretërorë të pafat, që konsumojnë një pjesë të madhe të të ardhurave shtetërore si kompensime vjetore e pensione, mbajnë poste shumë të ulëta, si nëpunës telegrafie, sekretarë etj. Fraseri jep një kuadër të gjallë të vuajtjeve që i sillte vendit pesëdhjetë vjet më parë (1842) ky 'soj përtacësh mbretërorë' që mbanin postet komanduese jo vetëm në çdo provincë, por edhe në çdo bylyk ose distrikt, qytet e lagje; dhe secili prej tyre mbante oborr dhe një harem të madh, duke shkretuar bendin si një mizëri karkalecash. ... Fraseri, duke kaluar nëpër Azerbajxhan më 1834 dhe duke parë rezultatet rrënuese të sistemit të ndjekur nga Shah Fat'h Aliu për të vendosur sojin e tij kolosal të gjinisë mashkullore në çdo post sundues në të gjithë mbretërinë,vërente: 'Pasoja më e dukshme e kësaj gjendjeje është një urrejtje e thellë dhe e përgjithshme për familjen Kaxhar, që është ndjenjë e përbashkët e çdo zemre dhe e çdo gjuhe'. 47 " ... Ashtu si gjatë udhëtimeve të tij [të Shah Nasered Dinit] nëpër Evropë, ai ka mbledhur një numër të madh sendesh, që një mendjeje lindore i dukeshin si mrekulli të rralla, por që janë grumbulluar në apartamentet e ndryshme të pallatit, ose që janë vënë mënjanë e janë harruar, - po kështu në fushën më të gjerë të politikës e të administrimit publik ai ndërmerr vazhdimisht e kërkon të imponojë skema të reja ose të rigjetura që, kur trilli i tij është kënaqur, janë hedhur mënjanë ose janë lënë të vdesin. Një javë është gazi, një javë tjetër është drita elektrike. Tani është një trupë universitare, në një rast tjetër një spital ushtarak. Sot është një uniformë ruse; dje ishte një luftanije gjermane për Gjirin Persik. Një dekret i ri për ushtrinë është nxjerrë këtë vit; njo kod i ri ligjesh është premtuar për vitin e ardhshëm. Nga këto skema të shkëlqyera nuk del asgjë dhe skutat e pallatit janë po aq të mbushura me mekanizka të thyer e rrangullina të hedhura sa ç'janë edhe skedarët e zyrave qeveritare me reforma të dështuara e me pèrojekte të lindura të vdekura. 48 " ... Në një dhomë në katin e sipërm të të njëjtit pavijon, Mirza Abul Kazemin, Kaimi Makamin, apo vezirin e madh të Shah Muhametit (babait të mbretit të tanishëm), e mbytën më 1835 me urdhër të padronit të tij mbretëror, i cili ndoqi kështu shembullin e dhënë nga paraardhësi i tij, duke dhënë edhe ai vetë një shembull të tillë që u ndoq me zell nga i biri. Duhet të jetë diçka e rrallë në histori të gjesh njërin pas tjetrit tre sovranë që të kenë vrarë, vetëm për shkak xhelozie, tre ministrat që i kishin vendosur në fron dhe që në momentin e rënies zinin postin më të lartë të shtetit. Kjo është merita e trifishtë e Fat'h Aliut, e Muhametit dhe e Shah Nasered Dinit". B. QEVERISJA 49 "Në një vend kaq të prapambetur për nga progresi konstitucional, kaq të privuar nga forma, statute e struktura dhe të rrënjosur në mënyrë aq shabllone në traditat e lashta të Lindjes, elementi personal, siç mund të pritet, mbizotëron qartë; dhe qeverisja e Persisë është vetëm diçka më pak se ushtrimi arbitrar i pushtetit prej një vargu njësish në një shkallë që shkon nga mbreti deri te kryetari i fshatit më të humbur. I vetmi kontroll që vepron mbi funksionarët me gradë më të ulët është frika nga ata me gradë më të lartë, që zakonisht gjendet mënyra për ta zbutur; mbi ata me gradë më të lartë është frika nga mbreti, i cili nuk është gjithnjë i mbyllur për metoda të tilla paqëtimi; dhe mbi vetë mbretin është frika nga opinioni jo i vendasve, por i të huajve, të përfaqësuar nga kritika kundërshtare e shtypit evropian... Në fakt, Shahu mund të konsiderohet në këtë moment ndoshta si shembulli më i mirë ekzistues i despotit të moderuar; sepse brenda kufijve që treguam është praktikisht i papërgjegjshëm dhe i gjithëfuqishëm. Ai ka pushtet absolut mbi jetën dhe pronat e të gjithë shtetasve të tij. Fëmijët e tij nuk kanë asnjë pushtet të pavarur dhe sa të hapësh e të mbyllësh sytë mund të katandisen në gjendje pafuqie e në lypësa. Ministrat ngrihen e ulen sipas dëshirës së mbretit. Sovrani është i vetmi që ka pushtet ekzekutiv dhe të gjithë funksionarët janë të dërguar të tij. Nuk ekzistojnë gjykata civile që të kontrollojnë ose të modifikojnë prerogativat e tij. 50 "... Për karakterin e përgjithshëmdhe për cilësitë e ministrave të oborrit persian, Sër J. Mallkëm, në fillim të shekullit, shkruante në historinë e tij këto që vijojnë: 'Ministrat dhe funksionarët kryesorë të oborrit janë pothuajse gjithmonë njerëz me sjellje të rafinuara, shumë të kualifikuar për problemet e dikastereve të tyre përkatëse, të ëmbël në bisedë, me temperament të nënshtruar dhe me ndjenjë vrojtimi shumë të mprehtë; por këto cilësi të këndshme e të dobishme janë, në përgjithësi, gjithçka ata kanë. Dhe as duhen pritur virtyte e dije liberale te njerëz, jeta e të cilëve shpenzohet në ruajtjen e formave; mjetet e jetesës të të cilëve vijnë nga burimet më të korruptuara; puna e të cilëve qëndron në thurjen e intrigave që kanë gjithnjë të njëjtin përfundim: të shpëtojnë veten ose të rrënojnë të tjerët; të cilët nuk munden, pa rrezik, të flasin gjuhë tjetër veç asaj të lajkave e të falsitetit; dhe që janë, me një fjalë, të dënuar nga gjendja e tyre të jenë të korruptuar, dinake e tëgënjeshtërt. Ka pasur, padyshim, shumë ministra të Persisë që do të ishte e padrejtë të përfshiheshin në këtë përshkrim të përgjithshëm; por edhe ata që janë shquar më shumë për virtyte e talente kanë qenë të detyruar brenda kufijsh të caktuar t'ia përshtasin parimet e tyre rangut që kanë pasur; dhe, me përjashtim të rasteve kur besimi i sovranit i ka vënë tej frikës nga rivalët, nevoja i ka detyruar të praktikojnë një servilizëm e një hipokrizi krejt të ndryshme nga e vërteta e nga pastërtia, të vetmet cilësi që mund të përbëjnë një pretendim për respekt që të gjithë janë të predispozuar t'u njohin njerëzve të mirë e të mëdhenj'. Këto vërejtje janë shquar nga intuita e nga drejtësia e autorit të tyre të ndritur, dhe duket se qëndrojnë në një shkallë të gjerë si për brezin e sotëm dhe për atë të kaluar". C. POPULLI 51 "Vij tani tek ajo që përbën tiparin themelor e dallues të administratës iraniane. Mund të thuhet se qeverisja, madje edhe vetë jeta, në këtë vend qëndrojnë më tepër në një shkëmbim dhuratash. Në aspektin social mund të supozohet se kjo praktikë flet për ndjenjat bujare të një populli të përzemërt; megjithëse edhe nga kjo pikëpamje ajo paraqet një anë të ftohtë e të pakëndshme, si për shembull kur, duke u gëzuar në vetvete që keni marrë një dhuratë, e ndieni se jo vetëm duhet t'ia shlyeni këtë duke i bërë dhuruesit një dhuratë me vlerë të barabartë, por duhet gjithashtu të shpërbleni bujarisht sjellësin e dhuratës (për të cilin ka shumë të ngjarë që shpërblimi që i jepni të jetë i vetmi mjet jetese) në përputhje me përmasat e vlerës në para të vetë dhuratës. Në aspektin politik, praktika e bërjes së dhuratave, edhe pse e konsakruar në traditat e patundshme të Lindjes, është një sinonim i atij sistemi që gjetkë cilësohet me emra më pak të këndshëm. Ky është sistemi me të cilin është bërë qeverisja e Persisë në shekuj, mbajtja e të cilit përbën një pengesë të madhe për çdo reformë të vërtetë. Duke filluar nga Shahu e poshtë vështirë se ka ndonjë funksionar që të mos jetë i prirur për të marrë dhurata, vështirë se ka ndonjë post që të mos jetë dhënë në shkëmbim të një dhurate dhe të ardhur prej tij që të mos jetë grumbulluar përmes marrjes së dhuratave. Çdo individ në hierarkinë zyrtare të lartpërmendur, me ndonjë përjashtim të rrallë, e ka blerë postin e tij me anë të një dhurate në të holla që i ka dhënë ose Shehut, ose një ministri, ose guvernatorit epror nga i cili është emëruar. Në qoftë se ka disa kandidatë për një post, sipas të gjitha gjasave fiton ai që bën ofertën më të mirë. 52 "...'Madakeli' është një institucion kombëtar i mbajtur gjallë në Persi, marrja e të cilit, në mijëra forma të ndryshme, zgjuarsia e të cilave mund të krahasohet vetëm me shumëllojshmërinë e tyre, përbën interesin dhe kënaqësinë supreme të gjithë jetës së persianit... Kjo fjalë jo e zakonshme, për të cilën Z. Uatsën thotë se nuk ka ekiuvalent të saktë në anglisht, mund të përkthehet sipas rastit me fjalë të tilla si shpërblim, bakshish, ryshfet, sarafllëk, zhvatje, përfitim, sipas kontekstit në të cilin përdoret. Në vija të trasha ajo tregon atë përfitim personal, të shprehur zakonisht në formë parash, që mund të nxirret nga çdo transaksion. Në Persi nuk mund të ketë bisedime, në të cilat të përfshihen dy palë, njëra që jep dhe tjetra që merr, njëra eprore dhe tjetra e varur, ose edhe si agjente kontraktuese të barabarta, ku pala që paraqitet si autore e favorit apo e shërbimit të mos pretendojë ose të mos marrë një shpërblim të caktuar në para për atë që ka bërë ose që ka dhënë. Mund të thuhet, sigurisht, se natyra njerëzore është e njëjtë në të gjithë botën, se një sistem i tillë ekziston me një emërtim tjetër në vetë vendet tona ose në vende të tjera dhe se kritik i paanshëm do ta përshëndeste persianin si njeri e si vëlla. Kjo deri në njëfarë shkalle është e vërtetë. Por në asnjë vend të botës që kam parë ose kam dëgjuar të flitet ky sistem nuk është aq i hapur, aq i paturpshëm ose aq i përgjithshëm sesa në Persi. Kështu, në vend që të kufizohej në sferën e ekonomisë shtëpiake ose në shkëmbimet tregtare, ai përshkon çdo hap dhe frymëzon pjesën më të madhe të veprimeve të jetës. Për shkak të tij, bujaria dhe shërbimet falas në Persi mund të thuhet se janë fshirë nga kategoria e virtyteve shoqërore, ndërsa lakmia është ngritur në parimin udhëheqës të sjelljes njerëzore. ... Në këtë mënyrë kemi një progresion aritmetik vjedhjesh që nga sovrani deri te nënshtetasi, ku çdo njësi e shkallës zbritëse merr shpërblimin e vet nga njësia që vjen poshtë saj, dhe fshatari fatkeq është viktima bazë. Nuk është për t'u çuditur, në këto kushte, që postet janë rruga e zakonshme drejt pasurimit dhe që janë të shpeshta rastet kur njerëz që janë nisur nga hiçi i sheh të banojnë në shtëpi madhështore, të rrethuar nga turma vartësish e të bëjnë jetë princash. 'Bëj ç'të mundesh sa mundesh' është rregulli që shumë njerëz i venë vetes kur hyjnë në jetën publike. Dhe fryma popullore nuk indinjohet për këtë gjë. Ndërsa gjykimi për atë që, duke pasur mundësi, nuk i mbush xhepat, nuk është aspak i mirë përsa i përket aftësisë mendore të tij. Askush nuk e vret mendjen për viktimat nga të cilat është marrë, në analizë të fundit, materiali për këta 'madakelë' të shkallëzuar dhe nga djersa e ballit të duruar të të cilëve është shtrydhur pasuria që harxhohet në vila luksoze në fshat, për sende të rralla të ardhura nga Evropa e për shpura të stërmëdha. 53 "... Ndër karakteristikat e jetës publike në Persi që tërheqin më tepër vëmendjen e të huajit, dhe që tërthorazi rrrjedhin nga vetë kushtet, është numri i stërmadh i shërbëtorëve e i vartësve që gëlojnë rreth ministrave dhe funksionarëve të çdo lloji. Kur është fjala për një funksionar të rangut të lartë ose me pozitë të lartë shoqërore, numri i tyre shkon nga 50 deri në 500. Benjamin thotë se Kryeministri në kohën e vet mbante 3000. Teoria e etiketës sociale e ceremoniale e përhapur në Persi, në të vërtetë në gjithë Lindjen, është deri diku shkaktare e kësaj dukurie, duke qenë se rëndësia personale vlerësohet në një pjesë të madhe nga salltaneti publik që mund të shfaqë personi dhe nga sasia e shërbëtorëve që mund të paraqesë në disa raste. Por rrënja e së keqes është institucioni i 'madakelit' dhe i vjedhjeve të paligjshme. Në qoftë se guvernatorët dhe ministrat do të duhej t'i paguanin rrogën gjithë kësaj turme shërbëtorësh, radhët e tyre do të rralloheshin me shpejtësi. Pjesa më e madhe e kësaj turme nuk paguhet; ata lidhen pas padronit për hir të mundësisve të zhvatjes që kjo lidhje u ofron atyre dhe pasurohen e majmen përmes plaçkitjes. Kuptohet lehtë se çfarë zhvatjeje përfaqëson kjo tufë shushunjash për burimet e vendit. Ata janë prototipa punonjësish joprodhues, të cilët thithin por kurrë nuk prodhojnë të mira; dhe ekzistenca e tyrte është vetëm diçka më pak se një fatkeqësi kombëtare. ... Është një pikë themelore e etiketës persiane të sjellësh me vete, kur shkon për vizitë, një numër sa më të madh njerëzish të shtëpisë, me kal ose në këmbë, duke qenë se numri i kësaj skorte konsiderohet si tregues i rangut të padronit". D. RENDI KLERIKAL 54 "I përshtatur në mënyrë të mahnitshme si ndaj klimës dhe ndaj karakterit e punëve të atyre vendeve të cilëve u ka imponuar ndikimin e tij të papërkulur, Islami sundon plotësisht mbi pasuesit e tij që nga djepi deri në varr. Për ta ai nuk është vetëm fe: është qeverisje, filozofi dhe shkencë. Koncepti mysliman nuk është aq koncept i një kishe shtetërore sesa, nëse më lejohet kjo shprehje, i një shteti-kishë. Themeli mbi të cilin ndërtohet shoqëria nuk është i prodhimit civil, por klerikal; dhe, i mbështjellë në këtë besim madhështor, edhe pse paralizues, myslimani jeton në një dorëheqje të kënaqur nga çdo vullnet, konsideron si parim të tij të adhurojë Perëndinë dhe të detyrojë ta bëjnë këtë ata që nuk e adhurojnë në shpirt ose, po qe se kjo është e pamundur, t'i përbuzë ata dhe, më në fund vdes duke pasur një shpresë të sigurt në parajsën. 55 "... Këta Sejedë, apo pasardhës të Profetit, janë një bezdi e padurueshme për vendin; ata nxjerrin nga trashëgimia e supozuar e tyre dhe nga prerogativa e turbanit të gjelbër të drejtën e një sjelljeje të pavarur e të pafytyrë, që duhet ta durojnë si bashkëqytetarët e tyre dhe të huajt. 56 "... Si komunitet, çifutët persianë janë të zhytur në varfëri e injorancë të madhe. ... Në të gjitha vendet myslimane të Lindjes ky popull fatkeq u është nënshtruar përndjekjeve, që zakoni ka mësuar si atë dhe botën t'i konsiderojnë si fatin e tij normal. Të detyruar si rregull të jetojnë të veçuar në një geto, apo lagje të ndarë të qytetit, ata prej kohësh që s'mbahen mend kanë vuajtur nga kufizimet në punë, në veshje e në zakone dhe kjo i ka damkosur si pariahë socialë para njerëzve të tjerë... Në Isfahan, ku thuhet se ka 3.700 dhe ku ata gëzojnë një gjendje sociale relativisht më të mirë sesa kudo gjetkë në Persi, atyre nuk u lejohet të mbajnë 'kulah'3 apo feste persiane, të kenë dyqane në pazar, t'i ndërtojnë muret e shtëpisë po aq të larta sa ato të fqinjit të tyre mysliman, ose të shkojnë kaluar nëpër rrugë. ... Por sa herë ka ndonjë shpërthim fanatizmi në Persi, ose gjetkë, çifutët janë gjithmonë viktimat e para. Atëherë të gjitha duart ngrihen kundër tyre; dhe mjer çifuti fatzi që ndesh i pari me fundërrinën persiane në rrëmujë rrugëve. 57 "... Ndoshta karakteristika më e habitshme e jetës së Mashhadit, para se të përfundojmë temën e mauzoleut e të haxhilerëve, është masa e marrë për rehatinë materiale të këtyre të fundit gjatë qëndrimit të tyre në qytet. Duke marrë parasysh udhëtimin e gjatë që kanë bërë, vështirësitë që u është dashur të përballojnë dhe largësinë që i ndan nga familja e nga shtëpia, atyre u lejohet, me miratimin e heshtur të ligjit kishtar e të zbatuesve të tij, të lidhin martesa të përkohshme gjatë qëndrimit në qytet. Ka një popullatë të madhe e të përhershme grash që i përshtaten këtij qëllimi. Gjendet një mulla, me miratimin e të cilit bëhet një kontratë që vuloset formalisht nga të dyja palët, paguhet një taksë dhe bashkimi kryhet në mënyrë të ligjshme. Pasi kalojnë dy javë ose një muaj, apo periudha që është caktuar, kontrata skadon; burri i përkohshëm kthehet në vendin e vet në ndonjë rajon të largët dhe zonja, pas një beqarie të detyrueshme prej katërmbëdhjetë ditësh, rifillon karrierën e saj të martesave të vazhdueshme. Me fjalë të tjera, në Mashhad funksionon një sistem gjigand prostitucioni, me pëlqimin e kishës. Nuk ka ndoshta qytet më imoral në Azi; dhe them me keqardhje që kushedi sa prej haxhilerëve të përvuajtur që kapërcejnë toka e dete për të puthur kafazin e dritareve të varrit të Imamit mund të jenë inkurajuar e ngushëlluar në marshimin e tyre nga perspektiva e një pushimi të këndshëm e të asaj që mund të cilësohej si një 'zdërhallje e bukur'". KONKLUZION 58 "Para se ta lë temën e ligjit persian e të administrimit të tij, dua të shtoj disa fjalë lidhur me çështjen e dënimeve e të burgjeve. Nuk ka gjë më tronditëse për lexuesin evropian që ndjek faqet plot krime e gjak të historisë persiane të shekullit të kaluar e, në një shkallë fatmirësisht më të vogël, të këtij shekulli,4 sesa dëshmitë e dënimeve të egra e të torturave të urryera, që flasin përkatësisht për mizori shtazarake dhe për mendjemprehtësi djallëzore. Karakteri persian ka qenë kurdoherë pjellor për marifete dhe i pandieshëm ndaj vuajtjeve; dhe në kuadrin e ekzekutimit të dënimeve ka gjetur fushë të gjerë për ushtrimin e të dyja këtyre vetive. Deri në kohë mjaft të afërta, brenda kufijve të regjimit aktual, kriminelët e dënuar me vdekje kryqëzoheshin, qëlloheshin me top të lidhur në grykë të tij, varroseshin të gjallë, nguleshin në hu, mbatheshin si kuaj, çaheshin më dysh duke i lidhur në majat e dy pemëve të përkulura të lidhura bashkë që pastaj liheshin të ktheheshin në pozicionet e tyre të natyrshme, shndërroheshin në pishtarë njerëzorë, ripeshin të gjallë. 59 "... Me një sistem të dyfishtë qeverisjeje, si ai që sapo ia plotësova përshkrimin - d.m.th. një administrim në të cilin çdo aktor është njëkohësisht, në aspekte të ndryshme, ai që jep ryshfet dhe ai që merr ryshfet; dhe një procedurë gjyqësore pa ligje e pa gjykata - kuptohet lehtë se është e vështirë të ekzistojë besimi te Qeveria, se nuk ka kurrfarë ndjenje personale të detyrës e të nderit, nuk ka asnjëlloj besimi të ndërsjellë ose bashkëpunimi (përveçse në shërbim të atij që bën keq), nuk ka shnderim kur ekspozohesh, nuk ka ndonjë vlerë virtyti, mbi të gjitha nuk ka kurrfarë fryme kombëtare ose patriotizmi. Kanë të drejtë ata filozofë që thonë se në Persi reforma morale duhet t'i paraprijë asaj materiale dhe reforma e brendshme asaj të jashtme. Është e kotë të shartosh fidanë të rinj në një trug ku linfa është tharë ose është e helmuar. Mund t'i japim Persisë rrugë e hekurudha; mund të vemë në punë minierat e saj dhe të shfrytëzojmë burimet e saj; mund të stërvisim ushtrinë e saj dhe të veshim zejtarët e saj; por nuk do ta çojmë në mjedisin e kombeve të qytetëruara sakohë nuk do të kemi arritur në zemrën e popullit dhe nuk do t'i kemi dhënë një kthesë të re e rrënjësore karakterit dhe institucioneve kombëtare. E shtjellova këtë pasqyrë të administrimit persian, që mendoj se është i saktë, në mënyrë që lexuesit anglezë të mund të kuptojnë sistemin kundër të cilit reformatorët, të huaj ose vendas, duhet të luftojnë dhe të njohin murin e hekurt të rezistencës, të ndërtuar nga instinktet më egoiste të natyrës njerëzore, i cili u kundërvihet ideve përparimtare. Vetë Shahu, sado e sinqertë të jetë dëshira e tij për risi, militon brenda disa kufijsh të caktuar nga ky sistem kaq i dëmshëm, duke pasur parasysh se këtij sistemi ia detyron ai fatin e tij privat; ndërsa ata që me zë më të lartë e dënojnë atë privatisht, jo më pak se bashkëqytetarët e vet përkulin nga jashtë kokën në tempulllin e vesit të përbashkët. Në çdo rang më të ulët se ai i mbretit, mungon krejtësisht iniciativa për të ngritur krye kundër tiranisëso një zakoni shumë të lashtë; dhe në qoftë se një njeri i fortë si mbreti i tanishëm mundet vetëm të tentojë ta bëjë, ku është ai që do të predikojë kryqëzatën?" (Pjesë të zgjedhura nga: Lord Curzon, "Persia and the Persian Question") HOMAXHI I Bahá'u'lláh-UT PËR Báb-IN DHE DISHEPUJT E TIJ KRYESORE PJESË TË ZGJEDHURA NGA QITAP IKANI 60 "Edhe pse i ri në moshë e megjithëse Kauza që Ai reveloi i kundërvihej dëshirës së të gjithë njerëzve të tokës, me pozitë a të vegjël, të pasur a të varfër, të lartësuar a të përulur, mbretër a nënshtetas qofshin, Ai u ngrit dhe e shpalli atë pa u lëkundur. Të gjithë e kanë mësuar dhe e kanë dëgjuar këtë. Ai nuk i trembej askujt; nuk u druhej pasojave. A mund të manifestohej një gjë e tillë ndryshe, veçse përmes forcës së një Revelacioni hyjnor e në saje të fuqisë së Vullnetit të pamposhtur të Perëndisë? Për drejtësinë e Zotit! Sikur ndokush të bartëte në zemër një Revelacion kaq të madh, vetëm mendimi për ta shpallur atë do ta trondiste! Sikur zemrat e të gjithë njerëzve të mblidheshin në zemrën e tij, ai përsëri do të ngurronte të ndërmerrte një vepër të tillë aq madhështore. Ai do të mund ta kryente atë vetëm me lejen e Perëndisë, vetëm në qoftë se kanali i zemrës së tij do të ishte i lidhur me Burimin e hirit hyjnor dhe shpirti i tij do të kishte sigurinë e mbështetjes së pagabueshme të Fuqiplotit. Çfarë gjëje, pyesim Ne, ia atribuojnë ata një guxim kaq të madh? Mos e akuzojnë Atë si të marrë, siç kanë akuzuar Profetët e së kaluarës? Apo mendojnë se qëllimi i Tij s'ishte, veçse të merrte në dorë udhëheqjen e të siguronte pasuri tokësore? QI 258 61 "Zot i Hirshëm! Në Librin e Tij, të cilin e ka titulluar 'Kajumul Asma' - i pari, më i madhi e më i fuqishmi i gjithë librave - Ai profetizoi martirizimin e Vet. Në të është ky pasazh: 'O ti Gjurmë e Perëndisë! Unë kam flijuar veten tërësisht për Ty; kam pranuar mallkime për hirin Tënd; dhe nuk kam dëshiruar gjë tjetër veç martirizimit në shtegun e dashurisë Sate. Dëshmitar i mjaftueshëm për mua është Perëndia, i Lartësuari, Mbrojtësi, i Lashti i Kohëve!' QI 259 62 "... A mund të mendohet që Reveluesi i një thënieje të tillë të ecte në një rrugë të ndryshme nga ajo e Perëndisë dhe të dëshironte tjetër gjë, veç vullnetit hyjnor? Në këtë varg fshihet një frymë shkëputjeje, që po të frynte në mbarë botën, të gjitha qeniet do të hiqnin dorë nga jeta dhe do të flijonin shpirtin e tyre. QI 261 63 "... Dhe tani shih sesi ky Sadrih i Ridvanit të Perëndisë u ngrit në lulen e rinisë për të shpallur Kauzën e Perëndisë. Shih çfarë qëndrueshmërie ka treguar ajo Bukuri e Perëndisë. Gjithë bota u ngrit për ta penguar Atë, por dështoi krejtësisht. Sa më të egra bëheshin përndjekjet kundër atij Sadrihu të Bekimit, aq më shumë rritej zelli i Tij e më i ndritshëm digjej zjarri i dashurisë së Tij. E gjithë kjo është e qartë dhe askush nuk e kundërshton vërtetësinë e kësaj. Më në fund, ai dha Shpirtin e Tij dhe mori fluturimin për në mbretëritë e epërme. QI 263 64 "... Sapo kjo Bukuri e përjetshme e shfaqi Veten në Shiraz, në vitin gjashtëdhjetë, dhe çau perden e fshehjes, shenjat e ndikimit, të fuqisë, të sovranitetit e të pushtetit, që përhapeshin nga ky Thelb i Thelbeve e Det i Deteve, u manifestuan në çdo vend. Aq saqë në çdo qytet u shfaqën shenjat, provat, simbolet, dëshmitë e këtij Ylli hyjnor. Sa zemra të dëlira e të dashura pasqyruan me besnikëri dritën e atij Dielli të përjetshëm dhe sa flurime të shumëllojta të dijes nga Oqeani i urtisë hyjnore përfshinë të gjitha qeniet! Në çdo qytet, të gjithë teologët e ofiqarët u ngritën për t'i penguar e për t'i shtypur ato, dhe vunë në veprim keqdashjen, zilinë e tiraninë për t'i mbytur. Sa shumë nga ata shpirtra të shenjtë, nga ato thelbe të drejtësisë, të akuzuar për tirani, i vranë! Dhe sa shumë mishërime të dëlirësisë, që nuk shprehnin veçse dije të vërtetë e vepra të papërlyera, pësuan një vdekje plot agoni! Megjithatë, secila prej këtyre qenieve të shenjta, deri në çastin e fundit, përmendi Emrin e Perëndisë dhe fluturoi në mbretërinë e nënshtrimit e të përulësisë. Të tilla ishin fuqia dhe ndikimi transformues Që Ai ushtronte mbi ta, saqë ata nuk kishin më asnjë dëshirë veç vullnetit të Tij dhe e martuan shpirtin e tyre me kujtimin e Tij. QI 264 65 "Reflekto: Cili në këtë botë mund të manifestojë një pushtet kaq transhendent, një ndikim kaq depërtues? Të gjitha këto zemra të papërlyera e këta shpirtra të shenjtëruar iu përgjigjën me përulësi të plotë thirrjes së dekretit të Tij. Në vend që të ankoheshin, ata falënderonin Perëndinë dhe në mes të errësirës së agonisë nuk shfaqën veçse nënshtrim të gëzueshëm ndaj vullnetit të Tij. Duket sheshit sa e pamëshirshme duhej të ishte urrejtja dhe sa e hidhur keqdashja e armiqësia që ushqenin të gjithë popujt e tokës ndaj këtyre shokëve. Përndjekjen dhe vuajtjet që u shkaktuan këtyre qenieve të shenjta e shpirtërore ata i konsideronin mjete shpëtimi, mirëqenieje e suksesi të vazhdueshëm. A ka parë bota, që nga koha e Adamit, një trazirë të tillë, një tronditje kaq të dhunshme? Veç torturave që pësuan dhe vuajtjeve të panumërta që përballuan, ata u bënë objekt poshtërimi e përbuzjeje të përgjithëshme. Mund të thuhet se durimi u shfaq vetëm në saje të forcës së tyre shpirtërore, dhe vetë besnikëria lindi vetëm nga veprat e tyre. QI 265 66 "Peshoi këto ngjarje të rëndësishme në zemrën tënde, që të kuptosh madhështinë e këtij Revelacioni dhe të shohësh lavdinë e saj të mahnitshme." QI 266 TIPARET DALLUESE TË ISLAMIT SHIIT 67 "Çështja themelore ku Shiitët (si dhe sektet e tjera që përfshihen në termin më të përgjithshëm të Imamitëve) ndryshojnë nga Sunitët është doktrina e Imamatit. Sipas besimit të këtyre të fundit, mëkëmbësia e Profetit (Khiláfati) është një çështje që duhet zgjidhur sipas pëlqimit dhe zgjedhjes që bëjnë pasuesit e tij, dhe kryetari i dukshëm i botës Myslimane vlerësohet lidhur me pozitën e lartë që ai mban jo aq nga ndonjë dhunti e posaçme hyjnore sesa nga një kombinim i ortodoksisë dhe i aftësisë administrative. Sipas pikëpamjes imamite, përkundrazi, mëkëmbësia është një çështje edhe shpirtërore, një detyrë e ngarkuar vetëm nga Perëndia, në fillim përmes Profetit të Tij dhe pastaj nga pasardhësit e tij, gjë që nuk ka të bëjë fare me zgjedhjen ose miratimin popullor. Me një fjalë, Kalifi i Sunitëve është thjesht Mbrojtësi i jashtëm e i dukshëm i Besimit: Imami i Shiitëve është pasardhësi i Profetit i caktuar në mënyrë hyjnore, i pajisur me të gjitha përsosmëritë e dhuntitë shpirtërore, të cilit të gjithë besnikët duhet t'i binden, vendimi i të cilit është absolut e përfundimtar, urtia e të cilit është mbinjerëzore dhe fjalët e të cilit janë autoritare. Termi i përgjithshëm Imamat është i aplikueshëm për të gjithë ata që i përmbahen kësaj pikëpamjeje të fundit pavarësisht nga mënyra sesi ata e përcaktojnë pasardhësinë, prandaj ai përfshin sekte të tilla si Bakeritët dhe Ismailitët, po ashtu edhe Shiitët ose 'Kishën e të Dymbëdhjetëve' (Maz'hab Esna Asharijeh), siç i quajnë ata më saktë, të vetmit që na interesojnë këtu. Sipas këtyre, dymbëdhjetë vetë kanë ushtruar njëri pas tjetrit detyrën e Imamit. Këta të dymbëdhjetë janë: 68 1. Ali Ibn Abi Talebi, kushëriri dhe dishepulli i parë i Profetit, i vrarë nga Ibn Molxhami në Kufeh më 40 A.H. (661 A.D.). 2. Hasani, i biri i Aliut dhe i Fatimesë, lindur në 2 A.H., helmuar me urdhër të Moavisë I në 50 A.H. (670 A.D.). 3. Hyseni, i biri i Aliut dhe i Fatimesë, lindur në 4 A.H., vrarë në Qerbela më 10 të Muharremit, A.H. (10 tetor 680 A.D.). 4. Ali, i biri i Hysenit dhe i Shahrebanusë (e bija e Jazdigirdit, mbretit të fundit Sasanid), i quajtur përgjithësisht Imam Zajnol Abedin, helmuar nga Validi. 5. Muhamet Bakeri, i biri i të lartpërmendurit Zajnol Abedin dhe i kushërirës së tij Om Abdullah, të bijës së Imam Hasanit, helmuar nga Ibrahim ibn Validi. 6. Xhafer Sadeku, i biri i Imam Muhamet Bakerit, helmuar me urdhër të Mansurit, Kalifit Abasid. 7. Musa Kazemi, i biri i Imam Xhafer Sadekut, lindur në 129 A.H., i helmuar me urdhër të Harun Rashidit, në 183 A.H. 8. Ali ibn Musa Rezai, i quajtur përgjithësisht Imam Rezai, lindur në 153 A.H., i helmuar pranë Tusit, në Horasan, me urdhër të Kalifit Mamun, në 203 A.H., dhe i varrosur në Mashhad, që ia detyron atij emrin dhe shenjtërinë e vet. 9. Muhamet Takiu, i biri i Imam Rezait, lindur në 195 A.H., helmuar nga Kalifi Motasem në Bagdad, në 220 A.H. 10. Ali Nakiu, i biri i Imam Muhamet Takiut, lindur në 213 A.H., helmuar në Surra-man-Ra'a, në 254 A.H. 11. Hasan Askariu, i biri i Imam Ali Nakiut, lindur në 232 A.H., helmuar në 260 A.H. 12. Muhameti, i biri i Imam Hasan Askariut dhe i Nargis Hatunit, i quajtur nga Shiitët 'Imam-Mehdi', 'Hoxhatollah' (Prova e Perëndisë), 'Bakijatollah' (Mbetja e Perëndisë), dhe 'Kaim Al Muhamet' (Ai që do të lindë nga familja e Muhametit). Ai kishte jo vetëm të njëjtin emër por edhe të njëjtin konjeh - Abul Qasim - si dhe Profeti, dhe sipas Shiitëve nuk është e ligjshme për askënd tjetër të mbajë së bashku këtë emër dhe këtë kunih. Ai kishte lindur në Surra-man-Ra'a, në 255 A.H., dhe pasoi të atin e tij në Imamat, në 260 A.H. 69 "Shiitët thonë se ai nuk vdiq, por u zhduk në një vendkalim të nëndheshëm në Surra-man-Ra'a, në 329 A.H.; se ai ende jeton, i rrethuar nga një grup i zgjedhur pasuesish të tij, në një prej qyteteve misterioze, Xhabolka dhe Xhabolsa; se kur të vijë koha, kur toka të mbulohet nga padrejtësia dhe besnikët të zhyten në dëshpërim, ai do të vijë, i paraprirë nga Jezu Krishti, do të përmbysë të pabesët, do të vendosë paqen universale e drejtësinë dhe do të çelë një mijëvjeçar lumturie. Gjatë gjithë periudhës së Imamatit të tij, d.m.th. nga viti 260 A.H. deri në kohën e sotme, Imam Mehdiu ka qenë i padukshëm dhe i paarritshëm për masën e pasuesve të tij, dhe pikërisht ky është kuptimi i termit 'Fshehje' (Gajbat). Pasi mori funksionet e Imamit dhe kryesoi varrimin e atit dhe paraardhësit të tij, Imam Hasan Askarit, ai u zhduk nga sytë e të gjithëve me përjashtim të disa të zgjedhurve, të cilët, njëri pas tjetrit, vazhduan të shërbenin si kanale komunikimi midis tij dhe pasuesve të tij. Këta persona njiheshin si 'Portat' (Abvab). I pari prej tyre ishte Abu Omar Osman ibn Said Omari; i dyti Abu Xhafer Muhamet ibn Osmani, i biri i të lartpërmendurit; i treti Hysen ibn Ruh Nou bahti; i katërti Abul Hasan Ali ibn Muhamet Simari. Nga këto 'Porta' i pari u caktua prej Imam Hasan Askarit, të tjerët prej 'Portës' në detyrë me vendim e miratim të Imam Mehdiut. Kjo periudhë - që vazhdoi 69 vjet - gjatë të cilëve Imami ishte ende i arritshëm nëpërmjet 'Portave', është e njohur si 'Fshehja e Vogël' (Gajbat Sogra). Kjo u pasua nga 'Fshehja e Madhe' (Gajbat Kobra). Kur Abul Hasan Aliu, i fundmi i 'Portave', iu avit fundit, besnikët (të cilët shihnin me dëshpërim perspektivën e një shkëputjeje të plotë nga Imami) e nxitën atë të emëronte një pasardhës. Por ai refuzoi ta bënte këtë, duke thënë 'Perëndia ka një qëllim të cilin do ta përmbushë'. Kështu që me vdekjen e tij çdo komunikim midis Imamit dhe Kishës së tij u ndërpre dhe filloi 'Fshehja e Madhe', e cila do të vazhdojë deri në Kthimin e Imamit kur të vijë koha". (Fragment nga "A Traveller's Narrative", shën. O, f. 296-99). GJENEALOGJIA E PROFETIT MUHAMET 70 Korajsh | Abd Manaf ┌─────────────────────┴─────────────────────┐ Hashem Abdul Shams | | Abdul-Motaleb Omajeh ┌────┴──────┬──────┐ | Abdullah Abu Taleb Abas Kalifët Umajadë | | | MUHAMET | Kalifët Abasidë | | Fatimeh Ali ┌────┴────┐ Hasan Hysen Kalifët Umajadë, 661-749 A.D. Kalifët Abasidë, 749-1258 A.D. Kalifët Fatimitë, 1258-1517 A.D. Kalifët Otomanë, 1517-1519 A.D. Lindja e Muhametit, 20 gusht, 570 A.D. Shpallja e Misionit të Tij, 613-14 A.D. Arratisja e Tij në Medinë, 622 A.D. Abu Bakri Sedik ibn Abi Kohafeh, 632-34 A.D. Omar ibn al Katab, 634-44 A.D. Osman ibn Afan, 644-56 A.D. Ali ibn Ali Taleb, 656-61 A.D. TEORIA DHE ADMINISTRIMI I LIGJIT NË PERSI NË MESIN E SHEKULLIT TË NËNTËMBËDHJETË 71 "... Ligji në Persi dhe, në të vërtetë, midis popujve myslimanë në përgjithësi, përfshin dy degë: ligjin fetar dhe ligjin zakonor; atë që bazohet në Shkrimet muhamedane dhe atë që bazohet në zakonet e mëparshme; atë që ushtrohet nga gjykata klerikale dhe atë që ushtrohet nga gjykata civile. Në Persi i pari njihet si Shar' dhe i dyti si 'Urf. Nga këto dy degë është zhvilluar një jurisprudencë që, megjithëse nuk është kurrsesi shkencore, është në mënyrë të arsyeshme praktike në zbatim dhe në vija të trasha u përshtatet nevojave e rrethanave të atyre për të cilët ushtrohet. Bazën e autoritetit në rastin e Shar', apo të Ligjit Klerikal, e përbëjnë: thëniet e Profetit në Kuranin; mendimet e Dymbëdhjetë Imamëve të Shenjtë, zëri i të cilëve sipas gjykimit të muhamedanëve shiitë ka një peshë vetëm fare pak më të vogël; dhe komentet e një shkolle juristësh të shquar klerikalë. Këta të fundit kanë luajtur në shtimin e vëllimit të jurisprudencës kombëtare të njëjtin rol të juris consulti të famshëm kundrejt së Drejtës Zakonore të Romës, ose të komentuesve Talmudistë kundrejt sistemit Hebraik. Tërësia e ligjit të ndërtuar në këtë mënyrë është kodifikuar në vija të trasha dhe është ndarë në katër krerë, që merren respektivisht: me ritet e detyrat fetare, me kontratat e detyrimet, me çështjet personale, me rregullat kufizuese dhe procedurën gjyqësore. Ky ligj administrohet prej një gjykate klerikale, që përbëhet nga mullahë, d.m.th. priftërinj laikë, dhe muxhtahidë, d.m.th. doktorë të ditur të ligjit, të ndihmuar ndonjëherë nga kadinj ose gjyqtarë, nën drejtimin e një zyrtari të njohur si Sheikol Islami, dhe një i tillë, si rregull, emërohet nga sovrani në çdo qytet të madh. Në kohët e vjetra, kryetari i kësaj hierarkie klerikale ishte Sadros Sodur, apo Pontifex Maximus (Kryeprifti), një funksionar i lartë që zgjidhej nga mbreti dhe vendosej mbi të gjithë klerikët e gjithë magjistraturën e mbretërisë. Por ky post u hoq nga Nadir Shahu në fushatën e tij antiklerikale dhe kurrë nuk u ripërtërit. Në qendra më të vogla e në fshatra, vendi i kësaj gjykate është marrë nga mullai ose mullatë lokalë, që kundrejt një shpërblimi kanë kurdoherë gati një tekst nga Kurani. Në rastin e gjykatave më të larta, vendimi jepet gjithmonë i shkruar, bashkë me citimin nga Shkrimet ose nga komentuesit, mbi të cilat ai vendim bazohet. Rastet tepër të rëndësishme u besohen muxhtahidëve më të shquar, që kurrë nuk janë të shumtë, që e fitojnë pozitën e tyre vetëm falë diturisë ose aftësive të tyre të spikatura, të ratifikuara nga miratimi popullor, vendimet e të cilëve rrallë herë rrëzohen. ... Në veprat rreth teorisë së ligjit në Persi zakonisht shkruhet se rastet kriminale shqyrtohen nga gjykatat klerikale, kurse rastet civile nga ato shekullare. Por në praktikë nuk ka një dallim kaq të qartë; funksionet dhe prerogativat e magjistraturave të bashkërenduara ndryshojnë në epoka të ndryshme dhe duken si diçka e rastit ose e preferencës sesa si domosdoshmëri; dhe në kohën e sotme, megjithëse rastet kriminale të vështira mund t'i parashtrohen një gjykate klerikale, megjithatë këto merren sidomos me çështje civile. Rastet e herezisë ose të sakrilegjit natyrisht u paraqiten këtyre; janë në kompetencën e tyre edhe rastet e shkeljes së kurorës e të divorcit; edhe të dehurit si fyerje jo kundër ligjit zakonor (në të vërtetë, po të ishte çështje zakoni, të dehurit mund të paraqiste kredencialet më të mira në Persi), por kundër Kuranit, hyn në kuadrin e juridiksionit të tyre. ... 72 "Nga Shar' vijmë te 'Urf, apo Ligji Zakonor. Siç e thotë emërtimi, ky bazohet në traditat gojore, në doket e zakonet. Si i tillë, ai ndryshon në pjesët e ndryshme të vendit. Por, duke qenë se nuk ka asnjë kod të shkruar ose të njohur, ai ndryshon akoma më shumë në praktikë sipas karakterit ose kapriços së personit që e ushtron atë.... Administruesit e 'Urf janë gjyqtarët civilë në të gjithë mbretërinë, duke qenë se nuk ka një gjykatë shekullare ose magjistraturë sipas modelit perëndimor. Në fshat rasti i parashtrohet kad-khudáit, apo shefit; në qytet i parashtrohet dárúghihut, apo funksionarit të policisë. Gjykimit të tyre i nënshtrohen të gjitha shkeljet e vogla që në Angli i takojnë një gjykate të shkallës së parë ose një magjistrature të provincës. Dënimi në rast vjedhjeje ose goditjeje të dikujt, apo për shkelje të ngjashme, është, si rregull, kthimi, qoftë në natyrë ose në vlerë monetare; ndërsa kur mungesa e mjeteve e bën këtë të pamundur, shkelësi fshikullohet rëndë. Të gjitha rastet e krimeve ordinere i paraqiten hakimit, apo guvernatorit të qytetit; më të rëndësishmet i paraqiten guvernatorit provincial ose guvernatorit të përgjithshëm. Gjykata e fundit e apelit në çdo rast është mbreti, kundrejt autoritetit sovran të të cilit këto ushtrime të nënshtruara të juridiksionit janë thjesht një delegim, megjithëse rrallë herë ndodh që një njeri që bën lutje nga jashtë kryeqytetit të arrijë të dëgjohet ankesa e tij kaq larg.... Drejtësia, e ushtruar në këtë mënyrë nga funksionarët e qeverisë në Persi, nuk i bindet asnjë ligji dhe nuk ndjek asnjë sistem. Publiciteti është garancia e vetme e paanësisë; por janë të mëdha mundësitë, sidomos në shkallët e ulta, për píshkash e ryshfet. Dárúghihtë kanë reputacionin se janë edhe të rreptë edhe të korruptuar, madje disa prej tyre shkojnë aq larg sa thonë se nuk ka vendim të ndonjë funksionari në Persi, madje edhe të shkallës më të lartë, që të mos ndikohet nga konsiderata paraje." (Fragmente nga: Lord Curzon, "Persia and the Persian Question", vëll. 1, f. 452-55). ÇELËSI PËR GJENEALOGJINË E Báb-IT 74 1. Pasardhës i Imam Hysenit, me qëndrim në Shiraz. 2. Gruaja e Báb-it. 3. I mbiquajturi "Afnan Kabir". 4. Gruaja e Mirza Zajnol Abedinit. 5. I njohur si "Saka Kani". 6. Gruaja e Haxhi Mirza Sejed Hasanit, i biri i Mirza Aliut. 7. Vdekur gjatë lindjes. 8. I mbiquajtur "Kal Asgar", të cilit i drejtohej Qitapi Ikan. 9. I mbiquajtur "Kal Azam", një prej Shtatë Martirëve të Teheranit. 10. I mbiquajtur "Vakilod Douleh" kryendërtuesi i Mashrikul Azkarit në Ashkabad. 11. I mbiquajtur "Vazir", lindur në Núr të Mazendaranit; i quajtur Abas. 12. I quajtur Abaz. 13. I quajtur Ali Muhamet. 14. I quajtur Hysen Ali. 15. Gruaja e Vakilod Doulehut, Haxhi Mirza Muhamet Takiut. 16. Djali i vetëm i Haxhi Mirza Muhamet Takiut. 17. Dhëndri i 'Abdu'l-Bahá-it. 18. Pasardhës i Imam Hysenit, tregtar, lindur në Shiraz. 19. Dhëndri i 'Abdu'l-Bahá-it. 20. Fëmija i vetëm i Mirza Abul Fat'h. DINASTI KAXHAR 75 Shah Fat'h Ali, 1798-1834 A.D. Shah Muhamet, 1835-1848 A.D. Shah Nasered Din, 1848-1896 A.D. Shah Mozafared Din, 1896-1907 A.D. Shah Muhamet Ali, 1907-1909 A.D. Shah Ahmet, 1909-1925 A.D. Mirza Abul Qasim Kaim Makam Haxhi Mirza Agasi Mirza Taki Kan Emir Nezam Mirza Aga Kan Nuri FALËNDERIM 77 Falënderohen Lejdi Blomfild për sugjerimet e saj të vyera; një korrespondent anglez për ndihmën e tij në përgatitjen e Hyrjes; zonja E. Hoag për shtypjen e dorëshkrimit; zonjusha Efi Bejkër për fotografitë e përdorura si ilustrime të këtij libri. - PËRKTHYESI. MUḤAMMAD-I-ZARANDÍ, I QUAJTUR NABÍL-I-A'ẒAM PARATHËNIE K am ndërmend, me ndihmën e përkrahjen e Perëndisë, t'ua kushtoj faqet hyrëse të kësaj historie atyre tregimeve që kam qenë në gjendje të mbledh për dy dritat e mëdha binjake, Sheik Ahmet Ahsait dhe Sejed Kazem Rashtit, e pas kësaj shpresoj të tregoj, në rend kronologjik, ngjarjet kryesore që kanë ndodhur qysh nga viti 605, vit që pa deklarimin e Besimit nga Báb-i, e deri në kohën e tanishme, viti 1305 A.H.6. 79 Në disa raste do të futem në hollësi, në raste të tjera do të mjaftohem me një përmbledhje të shkurtër të ngjarjeve. Do të përshkruaj episode në të cilat kam qenë dëshmitar unë vetë, si dhe të tilla që më janë treguar nga informues të besueshëm e të mirënjohur, duke specifikuar në secilin rast emrin dhe rangun e tyre. Personat të cilëve u kam një detyrim mirënjohjeje janë sidomos këta: Mirza Ahmet Kazvin, sekretari i Báb-it; Sejed Ismail Dhabih; Sheik Hasan Zonuzi; Sheik Abu Torab Kazvini; dhe i fundit, por jo më pak i rëndësishëm, Mirza Musa, Aga Kalim, vëllai i Bahá'u'lláh-ut. 80 Falënderoj Perëndinë që më ndihmoi të shkruaj këto faqefillestare dhe që i bekoi e nderoi ato me miratimin e Bahá'u'lláh-ut, i cili denjoi me dashamirësi t'i shohë ato dhe përmes sekretarit të Tij Mirza Aga Xhanit, që ia lexoi Atij, shfaqi kënaqësinë dhe pëlqimin e Tij. I lutem Fuqiplotit të më mbështesë e të më udhëheqë, në mënyrë që të mos gaboj e të mos lëkundem në detyrën që kam marrë përsipër të përmbush. MUHAMET ZARANDI7 'Akká, Palestinë. 1305 A.H. SHEIK AHMET AHSAI LAJMËTARET E AGJIMIT PJESA I - DITËT PARA REVELACIONIT KAPITULLI I MISIONI I SHEIK AHMET AHSAIT N ë një kohë që realiteti i ndritur i Besimit të Muhametit ishte errësuar nga injoranca, fanatizmi dhe mbrapshtia e sekteve kundërshtarë në të cilat ky ishte ndarë, në horizontin e Lindjes8 doli Sheik Ahmet Ahsai9, Yll i ndritshëm i Udhërrëfimit Hyjnor. Ai vuri re sesi ata që ushtronin Besimin e Islamit kishin përçarë unitetin e tij, kishin dobësuar forcën e tij, kishin zvetënuar qëlllimin e tij dhe kishin poshtëruar emrin e tij të shenjtë. Shpirti i tij ishte mbushur me ankth duke parë korruptimin dhe konfliktet që karakterizonin sektin shiit të Islamit. I frymëzuar nga drita që shkëlqente brenda tij10, ai u ngrit me një vizion të qartë, me një qëllim të vendosur e me një shkëputje sublime për të shprehur protestën e tij kundër tradhtisë së Besimit nga këta njerëz të ulët. Me zell të zjarrtë dhe i vetëdijshëm për karakterin sublim të prirjes së tij, ai u drejtoi një thirrje plot pasion jo vetëm Islamit shiit, por të gjithë pasuesve të Muhametit në tërë Lindjen, për t'i zgjuar ata nga gjumi i shkujdesjes dhe për t'i përgatitur rrugën Atij që do të shfaqej domosdoshmërisht kur të vinte koha, veç drita e të Cilit do të mund të shpërndante mjegullën e paragjykimit e të injorancës që kishte mbështjellë atë Besim. Duke braktisur shtëpinë dhe familjarët e tij në një prej ishujve të Bahrejnit, në jug të Gjirit Persik, ai u nis, siç ishte vendosur nga Perëndia i gjithëfuqishëm, për të zgjidhur misteret e atyre vargjeve të Shkrimeve Islamike që parashikonin ardhjen e një Manifestimi të ri. Ai ishte krejt i vetëdijshëm për riskun dhe rreziqet që qëndronin në shtegun e tij; ai e kuptonte plotësisht përgjegjësinë e rëndë të detyrës së tij. Në shpirtin e tij kishte zënë vend bindja e zjarrtë se asnjë reformë, sado drastike, në gjirin e vetë Besimit të Islamit nuk mund të çonte në përtëritjen e këtij popullit të mbrapshtë. Ai e dinte, dhe ishte destinuar nga Vullneti i Perëndisë që ta provonte, se vetëm një Revelacion i ri e i pavarur, siç dëshmonin e parashikonin Shkrimet e shenjta të Islamit, mund të ringjallte fatet dhe të rivendoste pastërtinë e atij Besimi në rënie11. 82 I zhveshur prej çdo lloj zotërimesh tokësore dhe i shkëputur nga gjithçka veç Perëndisë, ai, në fillim të shekullit të trembëdhjetë të Hexhirës, kur ishte në moshën dyzet vjeç, u ngrit për t'ia kushtuar ditët e jetës që i mbeteshin detyrës që ndihej i prirur të merrte mbi vete. Në fillim ai shkoi në Najaf dhe në Qerbela12, ku brenda pak vitesh u njoh nga afër me mendimet dhe me normat mbizotëruese të përhapura midis njerëzve të ditur të Islamit. Këtu arriti të njihej si një prej interpretuesve më me autoritet të Shkrimeve të shenjta islamike, u shpall mujtahid dhe shpejt fitoi epërsi mbi kolegët e tij që vizitonin këto qytete ose rrinin aty. Këta arritën ta konsideronin atë si njohës të mistereve të Revelacionit Hyjnor dhe kompetent për të shpjeguar thëniet e errëta të Muhametit dhe të imamëve të Besimit. Me rritjen e ndikimit dhe zgjerimin e shtrirjes së autoritetit të tij, atë e rrethonin nga çdo anë një numër gjithnjë e më i madh kërkuesish të përkushtuar, që i kërkonin t'i sqaronte për problemet e vështira të Besimit, të cilat ai i shtjellonte me aftësi e në mënyrë të plotë. Me dijet dhe guximin e tij, ai kalli tmerrin në zemrat e sufive, të neo-platonikëve e të mendimtarëve të shkollave të tjera të ngjashme,13 që e kishin zili për njohuritë e tij dhe ia kishin frikën për qëndrimin e tij të rreptë. Kështu ai fitoi më tej favorin e teologëve të ditur, të cilët i konsideronin këto sekte si përhapëse të doktrinave të errëta e heretike. Megjithatë, edhe pse fama e tij ishte madhe dhe respekti që gëzonte i përgjithshëm, ai i përbuzte të gjitha nderimet që i bënin pa kursim admiruesit e tij. Ai habitej për devocionin e tyre servil ndaj titujve e rangut dhe refuzonte në mënyrë të vendosur të përziehej me objektivat e qëllimeve e të dëshirave të tyre. 83 Pasi përmbushi qëllimin e tij në ato qytete dhe duke nuhatur aromën që vinte tek ai nga Persia, ndjeu në zemër një dëshirë të papërmbajtshme për të shkuar sa më parë në atë vend. Megjithatë ua fshehu miqve të tij motivin e vërtetë që e shtynte t'i drejtonte hapat drejt asaj toke. Nëpërmjet Gjirit Persik, ai nxitoi për në vendin e dëshirës së zemrës së tij, në dukje për të vizituar mauzoleun e Imam Rezait në Mashhad14. Dëshironte me padurim të lehtësonte shpirtin dhe kërkonte me zell njerëzit të cilëve të mund t'u besonte të fshehtën që deri atëherë nuk ia kishte treguar asnjeriu. Me të arritur në Shiraz, qytetin që ruante atë Thesar të fshehur të Perëndisë dhe nga i cili ishte e destinuar të proklamohej zëri i Lajmëtarit të një Manifestimi të ri, ai vajti në Xhami Xhomeh, një xhami që për nga stili e forma kishte një ngjashmëri të habitshme me tempullin e shenjtë të Mekës. Shumë herë, duke soditur atë ndërtesë, ai ka vërejtur: "Me të vërtetë, kjo shtëpi e Perëndisë paraqet disa shenja që vetëm njerëzit e pajisur me intuitë mund t'i dallojnë. Duket se ai që e ka konceptuar ka qenë i frymëzuar nga Perëndia".15 Sa shpesh e me sa pasion e ka lavdëruar ai atë qytet! Lavdërimet që ai i thurte pa kursim atij ishin të tilla saqë dëgjuesit e tij, që e njihnin shumë mirë mediokritetin e atij qyteti, habiteshin nga toni i gjuhës së tij. "Mos u çuditni", u thoshte ai atyre që habiteshin, "sepse shpejt sekreti i fjalëve të mia do t'ju zbulohet. Midis jush do të ketë disa që do të jetojnë për të qenë dëshmitarë të lavdisë së një Dite që Profetët e lashtësisë kanë pasur dëshirë të zjarrtë ta shihnin". Aq i madh ishte autoriteti i tij në sytë e ulamave që e takonin dhe bisedonin me të, saqë ata e pranonin se nuk ishin në gjendje të kuptonin domethënien e aluzioneve të tij misterioze dhe ia atribuonin këtë paaftësi të metave të të kuptuarit të vet. PAMJE E PËRGJITHSHME E NAXHAFIT 84 Pasi mbolli farën e dijes Hyjnore në zemrat e atyre që i gjeti të ndieshëm ndaj thirrjes së tij, Sheik Ahmeti u nis për në Jazd, ku qëndroi për njëfarë kohe, duke iu kushtuar vazhdimisht përhapjes së atyre të vërtetave që ndihej i prirur t'i revelonte. Pjesën më të madhe të librave e të letrave të tij i shkroi në atë qytet.16 Ai fitoi një famë të tillë,17 saqë sundimtari i Persisë, Shah Fat'h Aliu, u shty t'i drejtonte atij nga Teherani një mesazh të shkruar,18 duke e ftuar të shpjegonte disa çështje të posaçme lidhur me mësimet e errëta të Besimit Mysliman, domethënien e të cilave nuk kishin ditur ta shpalosnin ulamatë kryesorë të mbretërisë së tij. Ai iu përgjigj pa vonesë këtij mesazhi në formën e një letre që e titulloi "Resalej Sulltanijeh". Shahut i pëlqyen kaq shumë toni dhe subjekti i letrës, saqë menjëherë i dërgoi atij një mesazh të dytë, duke e ftuar këtë radhë të vizitonte oborrin e tij. Duke iu përgjigjur këtij mesazhi të dytë, ai shkroi këto që vijojnë: "Duke qenë se qysh kur u nisa nga Najafi e Qerbelaja kisha si synim të vizitoj e të bëj homazhe në mauzoleun e Imam Rezait në Mashhad, guxoj të shpresoj se Madhëria juaj Perandorake do të ketë mirësinë të më lejojë ta përmbush zotimin që mora. Më vonë, dashtë Perëndia, shpresoj e synoj të përfitoj nga nderi që Madhëria juaj Perandorake denjuat të më bënit". SHAH FAT'H ALI DHE BIJTË 85 Ndër ata që, në qytetin e Jazdit, u zgjuan nga mesazhi i atij bartësi të dritës së Perëndisë ishte edhe Haxhi Abdul Vahabi, një njeri shumë i përshpirtshëm, i drejtë e në frikë të Perëndisë. Ai shkonte çdo ditë për vizitë te Sheik Ahmeti, i shoqëruar nga njëfarë Mulla Abdul Halek Jazdi, i njohur për autoritetin dhe diturinë e tij. Por në disa raste, për të biseuar në mënyrë konfidenciale me Abdul Vahabin, Sheik Ahmeti, për çudinë e madhe të të diturit Abdul Halek, i kërkonte këtij të fundit të largohej dhe ta linte vetëm me dishepullin e tij të zgjedhur e të preferuar. Kjo preferencë e spikatur për një njeri aq të thjeshtë e analfabet si Abdul Vahabi shkaktonte një habi të madhe tek shoku i tij, i cili ishte tepër i vetëdijshëm për epërsinë dhe kulturën e vet. Më pas, kur Sheik Ahmeti ishte larguar nga Jazdi, Abdul Vahabi u tërhoq nga shoqëria e njerëzve dhe u hap fjala se ai ishte sufi. Por drejtuesit ortodoksë të atij komuniteti, si Nematollahiu dhe Zahabiu, e denoncuan atë si element të huaj dhe dyshonin se ai kishte për qëllim t'u rrëmbente udhëheqjen. Abdul Vahabi, të cilin doktrina e sufive nuk e tërhiqte aspak, i përçmoi akuzat e tyre të rreme dhe iu shmang shoqërisë së tyre. Ai nuk shoqërohej me asnjeri veç Haxhi Hasan i Najenit, që e kishte zgjedhur si mikun e vet të ngushtë dhe të cilit i kishte treguar të fshehtën që i kishte besuar mjeshtri i tij. Kur Abdul Vahabi vdiq, ky mik, duke ndjekur shembullin e tij, vazhdoi rrugën që i kishte treguar ai dhe i njoftonte çdo shpirti të ndieshëm lajmin e mirë të Revelacionit të Perëndisë që do të vinte së shpejti. 86 Mirza Mahmud Kamsari, të cilin e takova në Kashan dhe që në atë kohë ishte plak nëntëdhjetë vjeç, shumë i dashur e i nderuar prej të gjithë atyre që e njihnin, më tregoi këtë histori: "Më kujtohet që në rininë time, në kohën që jetoja në Kashan, dëgjova për një njeri në Najen që kishte dalë për të njoftuar lajmin e mirë të një Revelacioni të ri, nga i cili ishin magjepsur të gjithë ata q e kishin dëgjuar, qofshin studiues, funksionarë shtetërorë ose njerëz pa shkollë. Ai ushtronte një ndikim të tillë saqë ata që e takonin hiqnin dorë nga bota dhe përbuznin pasuritë e saj. Kureshtar për të zbuluar të vërtetën, unë, pa ditur gjë miqtë e mi, shkova në Najen, ku munda të vërtetoj zërat që qarkullonin lidhur me të. Tiparet e tij rrëzëllore tregonin dritën që ishte ndezur në shpirtin e tij. Unë e dëgjova atë një ditë, pasi kishte bërë lutjen e mëngjesit, të thoshte fjalë të tilla: 'Së shpejti bota do të shndërrohet në parajsë. Së shpejti Persia do të bëhet vendi i shenjtë rreth të cilit do të sillen popujt e botës'. Një mëngjes në agim, e gjeta atë të përkulur me fytyrë në tokë, duke përsëritur me devocion të thellë fjalët 'Allahu-Akbar'.19 Për habinë time të madhe, ai u kthye nga unë dhe tha: 'Ajo që të kam njoftuar, tani është reveluar. Pikërisht në këtë orë drita e të Premtuarit ka dalë dhe po ndriçon botën. O Mahmud, të them me të vërtetë se ti do të jetosh dhe do të shohësh atë Ditë të ditëve'. Fjalët që ai njeri i shenjtë më drejtoi mua, vazhduan të tingëllonin në veshët e mi deri ditën që, në vitin gjashtëdhjetë, pata privilegjin të dëgjoja Thirrjen që doli nga Shirazi. Por fatkeqësisht, për shkak të sëmundjes, unë nuk isha në gjendje të nxitoja për në atë qytet. Më pas, kur Báb-i, lajmëtari i Revelacionit të ri, erdhi në Kashan dhe për tri net radhazi ishte mysafir në shtëpinë e Haxhi Mirza Xhaniut, unë nuk dija gjë për vizitën e Tij dhe kështu nuk pata nderin të vija në praninë e Tij. Pas njëfarë kohe, ndërsa bisedoja me disa pasues të Besimit, mësova se ditëlindja e Báb-it binte në ditën e parë të muajit të Muharramit të vitit A.H. 1235 20. Unë e kuptova se dita së cilkës i ishte referuar Haxhi Hasan Najeni nuk korrespondonte me këtë datë, se në fakt kishte një diferencë prej dy vitesh midis tyre. Ky mendim më shastisi mjaft. Por shumë kohë më vonë unë takova një person të quajtur Haxhi Mirza Kamalod Din Naraki, i cili më njoftoi Revelacionin e Bahá'u'lláh-ut në Bagdad dhe që më citoi një numër vargjesh nga 'Kasidej Varkaijeh', si dhe disa pasazhe nga 'Fjalët e Fshehura' persisht e arabisht. Unë u preka thellë në shpirt kur e dëgjova të citonte ato fjalë të shenjta. Dhe ende me kujtohen qartë këto që vijojnë: 'O Bir i Qenies! Zemra jote është banesa Ime; spastroje atë për zbritjen Time. Shpirti është vendi Im i revelacionit; spastroje atë për manifestimin Tim. O Bir i Tokës! Në qoftë se më ke Mua, mos kërko asnjë tjetër veç Meje; dhe në qoftë se sodit bukurinë Time, mbylli sytë për botën e për gjithçka që ndodhet aty; sepse vullneti Im dhe vullneti i dikujt tjetër, ashtu si uji dhe zjarri, nuk mund të bashkëjetojnë në të njëjtën zemër'. Unë e pyeta atë për datëlindjen e Bahá'u'lláh-ut. 'Agimi i ditës së dytë të Muharramit i vitit A.H. 123321, u përgjigj ai. Unë menjëherë solla ndërmend fjalët e Haxhi Hasanit dhe kujtova ditën në të cilën ato u thanë. Instinktivisht unë rashë përmbys mbi tokë dhe thirra: 'Lëvduar qofsh Ti, O Perëndia im, që më lejove t'ia arrij kësaj Dite të premtuar. Tani po më thirre tek Ti, do të vdes i gëzuar e i sigurt'". Po atë vit, në vitin A.H. 127422, ai njeri i ndëruar e rrezatues ia dha shpirtin Perëndisë. 87 Ky tregim, që unë e kam dëgjuar nga goja e vetë Mirza Mahmud Kamsarit dhe që ende qarkullon midis njerëzve, është padyshim një provë bindëse e mendjemprehtësisë së të ndjerit Sheik Ahmet Ahsai dhe një dëshmi elokuente e ndikimit që ai ushtronte mbi dishepujt e tij më të afërt. Premtimi që ai u dha atyre, më në fund u përmbush dhe misteri me të cilin ndezi shpirtrat e tyre u shpalos në të gjithë lavdinë e tij. 88 Në ditët që Sheik Ahmeti përgatitej për t'u larguar nga Jazdi, Sejed Kazem Rashti23, ylli tjetër ndriçues i udhërrëfimit Hyjnor, u nis nga provinca e tij e lindjes Gílán, duke pasur si synim të takonte Sheik Ahmetin, para se ky të shkonte në haxhillëk në Horasan. Gjatë bisedës së parë me të, Sheik Ahmeti foli këto fjalë: "Mirëseardhe, o miku im! Sa gjatë e me sa padurim kam pritur që të vish për të më çliruar nga arroganca e këtyre njerëzve të mbrapshtë! Më rëndon pafytyrësia e veprimeve dhe zvetënimi i karakterit të tyre. 'Me të vërtetë ne u kemi propozuar qiejve, dhe tokës, dhe maleve, të marrin dëshminë e Perëndisë, por ato refuzuan ta mbajnë këtë peshë dhe patën frikë ta marrin atë. Njeriu mori përsipër ta mbajë atë; dhe është provuar që njeriu është i padrejtë e nuk di ligj'". 89 Sejed Kazemi, qysh në fëmijëri, kishte shfaqur shenja të shquara aftësie mendore e intuite shpirtërore. Ai nuk kishte shoq ndër ata të rangut e të moshës së tij. Në mëshën njëmbëdhjetë vjeç ai kishte mësuar përmendsh gjithë Kuranin. Në moshëm katërmbëdhjetë vjeç dinte përmendsh një numër të jashtëzakonshëm lutjesh e hadithesh të njohura të Muhametit. Në mëshën tetëmbëdhjetë vjeç kishte shkruar një koment për një varg të Kuranit, të njohur si Ajatol Korsi, që kishte ngjallur habinë dhe admirimin e njerëzve më të mësuar të asaj kohe. Përshpirtshmëria, butësia e karakterit dhe përvuajtja e tij ishin të tilla saqë u bënte përshtypje të thellë të gjithë atyre që e njihnin, të rinj ose pleq. 90 Në vitin 1231 A.H.24, kur ishte vetëm njëzet e dy vjeç, ai, duke braktisur shtëpinë, të afërmit e miqtë, u largua nga Gilani, i vendosur të vinte në praninë e atij që në mënyrë aq fisnike ishte ngritur për të lajmëruar agimin e afërm të një Revelacioni Hyjnor. Ishte me Sheik Ahmetin prej pak javësh, kur një ditë ky i fundit, duke u kthyer ndaj tij, i drejtoi këto fjalë: "Qëndro në shtëpi dhe mos hajde më në leksionet e mia. Ata dishepuj të mi që do të kenë dyshime, tani e tutje do të të drejtohen ty dhe do të kërkojnë drejtpërsëdrejti prej teje çdo ndihmë që mund të kenë nevojë. Ti, falë dijes që të ka dhuruar Zoti Perëndia yt, do t'u zgjidhësh problemet dhe do t'u qetësosh zemrat. Me fuqinë e fjalës sate, do të bësh që të ringjallet Besimi aq keq i neglizhuar i Muhametit, stërgjyshit tënd të ndritur". Këto fjalë drejtuar Sejed Kazemit shkaktuan zemëratën dhe ngjallën zilinë e dishepujve më në zë të Sheik Ahmetit, midis të cilëve ishin Mulla Muhamet Mamakani dhe Mulla Abdul Halek Jazdi. Por kaq i madh ishte dinjiteti i Sejed Kazemit dhe kaq të dukshme provat e dijeve e të urtisë së tij, saqë ata dishepuj, të frikësuar, e ndien veten të detyruar të nënshtroheshin. PIKTURË E Mirza BOZORGUT (BABAI I Bahá'u'lláh-UT) 91 Sheik Ahmeti, pasi ia besoi kështu dishepujt e tij kujdesit të Sejed Kazemit, u nis për në Horasan. Atje ai qëndroi për njëfarë kohe, në afërsi të varrit të shenjtë të Imam Rezait në Mashhad. Në rrathinat e tij ai vazhdoi me zell të pashuar veprën e tij. Duke zgjidhur çështjet e ngatërruara që turbullonion mendjet e kërkuesve, ai vazhdonte të përgatiste rrugën për ardhjen e Manifestimit të afërt. Në atë qytet atij erdhi duke iu shtuar bindja se dita që do të shihte lindjen e të Premtuarit nuk mund të ishte shumë e largët. Ai e ndiente se ora e premtuar po afrohej me shpejtësi. Në drejtim të Nurit, në provincën e Mazendaranit, ai qe në gjendje të dallonte vezullimet e para që i paraprinin agimit të Dispensacionit të premtuar. Për të Revelacioni që parashikonin traditat gojore të mëposhtme ishte tashmë te porta: "Së shpejti ju do të sodisni fytyrën e Zotit tuaj, të ndritshme si hëna në shkëlqim të plotë. Megjithatë, ju nuk do të bashkoheni në njohjen e së vërtetës së Tij dhe për të përqafuar Besimin e Tij". Dhe: "Një nga shenjat më të fuqishme që do të sinjalizojë ardhjen e Orës së premtuar është kjo: 'Një grua do të lindë Një që do të jetë Zoti i saj'". 92 Prandaj Sheik Ahmeti iu drejtua Nurit dhe, i shoqëruar nga Sejed Kazemi e disa prej dishepujve të tij të shquar, u nis për në Teheran. Shahu i Persisë, i vënë në dijeni se Sheik Ahmeti po i afrohej kryeqytetit, u dha urdhër dinjitarëve e funksionarëve të lartë të Teheranit t'i dilnin përpara dhe në emër të tij t'i shprehnin një mirëseardhje të përzemërt. Vizitori i shquar dhe shokët e tij u trajtuan në mënyrë mbretërore prej Shahut, i cili e vizitoi atë personalisht dhe i deklaroi se ishte "lavdia e kombit të vet dhe një stoli për popullin e tij".25 Në ato ditë, në një familje të vjetër e fisnike të Nurit26 lindi një Djalë, Bábai i të cilit ishte Mirza Abbasi, i njohur më shumë me emrin Mirza Bozorg, ministër i nderuar i Kurorës. Ky Djalë ishte Bahá'u'lláh-u.27 Në orën e agimit, në ditën e dytë të Muharramit, në vitin 1233 A.H.28, bota, e pavetëdijshme për domethënien e kësaj ngjarjeje, qe dëshmitare e lindjes së Atij që ishte i destinuar të reshë mbi të bekime të pallogaritshme. Sheik Ahmeti, i cili e kuptonte tërësisht rëndësinë e kësaj ngjarjeje të gëzueshme, digjej nga dëshira që t'i kalonte ditët që i kishin mbetur brenda kufijve të oborrit të këtij Mbreti Hyjnor, të porsalindur. Por nuk do të ndodhte kështu. Me etjen të pashuar e me dëshirë të paplotësuar, ai e ndjeu veten të detyruar t'i nënshtrohej vendimit të prerë të Perëndisë dhe, duke i kthyer krahët qytetit të të Dashurit të tij, të vihej në rrugë për në Kermanshah. 93 Guvernatori i Kermanshahut, Princi Muhamet Ali Mirza, djali i madh i Shahut dhe pjesëtari më i aftë i shtëpisë së tij, i kishte kërkuar leje Madhërisë së tij Perandorake t'i jepte mundësinë të priste e t'i shërbente Sheik Ahmetit.29 Favori që Princi gëzonte pranë Shahut ishte i tillë saqë kërkesa e tij u lejua menjëherë. I nënshruar krejtësisht ndaj fatit të tij, Sheik Ahmeti i dha lamtumirën Teheranit. Para se të nisej nga qyteti, ai tha një lutje që bashkëqytetarët e tij, midis të cilëve kishte lindur ai Thesar i fshehur i Perëndisë, ta ruanin Atë e të kujdeseshin për Të, që ata të njihnin plotësisht hirësinë e lavdinë e Tij, dhe të lejoheshin t'u shpallnin përsosurinë e Tij të gjitha kombeve e të gjithë popujve. 94 Me të arritur në Kermanshah, Sheik Ahmeti vendosi të zgjidhte disa prej dishepujve të tij shiitë më të mprehtë dhe, duke i kushtuar vëmendje të veçantë edukimit të tyre, t'u jepte atyre mundësinë të bëheshin përkrahës aktivë të Kauzës së Revelacionit të premtuar. Në vargun e librave e të letrave që ai mori përsipër të shkruante, ndër të cilat përfshihet vepra e tij e njohur Sharhoz Zijareh, ai lartësoi me një gjuhë të qartë e të gjallë virtytet e Imamëve të Besimit dhe vuri një theks të veçantë mbi aluzionet që ata kishin bërë lidhur me ardhjen e të Premtuarit. Me referencat e tij të përsëritura për Hysenin, ai nuk kishte parasysh tjetërkënd veç Hysenit që ende duhej të shfaqej; dhe me aluzionet e herëpashershme për emrin Ali ai kishte parasysh jo Ali un që e patën vrarë, por Ali un e porsalindur. Atyre që e pyesnin për shenjat që duhej të paralajmëronin ardhjen e Kaimit, u pohonte energjikisht pashmangësinë e Dispensacionit të premtuar. Në po atë vit që kishte lindur Báb-i, Sheik Ahmeti pësoi vdekjen e djalit të tij që quhej Sheik Ali. Dishepujve të tij që vajtonin këtë humbje ai u tha këto fjalë ngushëllimi: "Mos u hidhëroni, miqtë e mi, sepse unë ofrova djalin tim, Ali un tim, si fli për atë Ali, ardhjen e të cilit ne të gjithë e presim. Për këtë qëllim e kam rritur dhe përgatitur atë". 95 Báb-i, emri i të cilit ishte Ali Muhamet, lindi në Shiraz, ditën e parë të muajit Muharram, në vitin 1235 A.H.30. Ai vinte nga një familje e shquar për fisnikërinë e saj, e cila e kishte prejardhjen nga Vetë Muhameti. I ati i Tij, Sejed Muhamet Reza, si dhe e ëma e Tij, ishin pasardhës të Profetit dhe u përkisnin familjeve me famë. Data e lindjes së Tij konfirmonte të vërtetën e thënies që i atribuohej Imam Aliut, Komandantit të Besnikëve: "Unë jam dy vjet më i ri se Zoti im". Por misteri i këtyre fjalëve mbeti i fshehur për të gjithë, me përjashtim të atyre që kërkonin dhe njohën të vërtetën e Revelacionit të ri. Ishte Ai, Báb-i, i cili në Librin e Tij të parë, më të rëndësishmin e më të madhërishmim, reveloi këtë pasazh lidhur me Bahá'u'lláh-un: "O Ti Gjurmë e Perëndisë! Unë kam flijuar gjithë veten time për Ty; kam pranuar të mallkohem për hir Tënd; dhe nuk kam dëshiruar tjetër veçse të martirizohem në shtegun e dashurisë Sate. Mua më mjafton dëshmia e Perëndisë, të Lartësuarit, Mbrojtësit, të Lashtit të Kohëve!" 96 Gjatë qëndrimit në Kermanshah, Sheik Ahmeti pati aq shumë prova devocioni të zjarrtë nga ana e Princit Muhamet Ali Mirza, saqë në një rast arriti të thoshte për Princin këto fjalë: "Muhamet Ali un e konsideroi si djalin tim edhe pse ai është pasardhës i Fat'h Aliut". Një numër i konsiderueshëm kërkuesish e dishepujsh mbushnin shtëpinë e tij dhe frekuentonin me zell mësimet që jepte. Por ndaj askujt ai nuk ishte i prirur të shfaqte atë konsideratë e dashuri që shquanin qëndrimin e tij ndaj Sejed Kazemit. Duket se ai e kishte veçuar atë nga të gjithë ata që grumbulloheshin për ta takuar dhe se po e përgatiste për të vazhduar me energji të pashtershme veprën e tij pas vdekjes së tij. Një ditë, njëri prej dishepujve të tij e pyeti Sheik Ahmetin lidhur me Fjalën që supozohej se i Premtuari do të thoshte kur të vinte koha, një Fjalë aq tmerrësisht tronditëse saqë të treqind e trembëdhjetë krerët e fisnikët e tokës pa përjashtim do t'ia mbathnin të lemerisur sikur t'i shtypte pesha e saj e pamatur. Atij Sheik Ahmeti iu përgjigj: "Si mund të pretendosh ti të mbash peshën e Fjalës që krerët e tokës nuk janë në gjendje ta mbajnë? Mos kërko të kënaqësh një dëshirë të pamundur. Mos më pyet më për këtë çështje dhe i kërko ndjesë Perëndisë". Ky njeri fodull që pyeste e nxiste përsëri atë të zbulonte natyrën e asaj Fjale. Më në fund Sheik Ahmeti iu përgjigj: "Sikur ti t'ia arrije asaj Dite, sikur të të thonin të mohoje autoritetin e Ali ut dhe të hidhje poshtë vlefshmërinë e tij, çfarë do të thonit ju?". "Mos e dhëntë Zoti!" thirri ai. "Gjëra të tilla nuk mund të ndodhin kurrë. Që fjalë të tilla të dalin nga goja e të Premtuarit, për mua kjo është e pakonceptueshme". Ç'gabim të rëndë bëri ai, dhe në ç'gjendje të vajtueshme u ndodh! Besimi i tij u vu në peshore dhe u gjend i mangët, përderisa nuk arriti të kuptonte se Ai që doemos do të shfaqet është i pajisur me fuqinë sovrane për të cilën askush nuk guxon të bëjë pyetje. Atij i përket e drejta "të urdhërojë çdo gjë që dëshiron dhe të vendosë çfarë t'i pëlqejë". Cilido që ngurron, cilido që, qoftë edhe sa të hapësh e të mbyllësh sytë ose edhe më pak, vë në dyshim autoritetin e Tij privohet nga hiri i Tij dhe numërohet ndër të humburit. E megjitatë vetëm pak veta, në qoftë se kishte të tillë, midis atyre që dëgjuan Sheik Ahmetin në atë qytet të shpaloste misteret e aluzioneve që përmbaheshin në Shkrimet e Shenjta qenë në gjendje të vlerësonin domethënien e fjalëve të tij dhe të kuptonin qëllimin e tyre. Vetëm Sejed Kazemi, mëkëmbësi i zoti e i shquar i tij, mund të pretendonte se e kishte kuptuar atë që ai donte të thoshte. 97 Pas vdekjes së Princit Muhamet Ali Mirza,31 Sheik Ahmeti, i çliruar nga kërkesat e ngutshme të Princit për të zgjatur qëndrimin e tij në Kermanshah, e transferoi selinë e vet në Qerbela. Megjithëse në dukje ai sillej rreth mauzoleut të Sejedush Shuhadait32, Imam Hysenit, zemra e tij, ndërsa kryente ato rite, ishte drejtuar ndaj Hysenit të vërtetë, i vetmi objekt i devocionit të tij. Një turmë ulamash e muxhtahidësh nga më të shquarit grumbulloheshin për ta parë. Shumë filluan t'ia kishin zili reputacionin dhe disa u përpoqën të minonin autoritetin e tij. Por sado që u orvatën, nuk arritën të lëkundnin pozitën e tij të epërsisë midis njerëzve më të ditur të qytetit. Më në fund, ajo dritë e shkëlqyeshme u thirr të përhapte rrezet e saj në qytetet e shenjta të Mekës e të Medinës. Ai vajti atje dhe aty vazhdoi me përkushtim të pashuar veprën e tij, dhe atje u vu të prehej nën hijen e varrit të Profetit, për kuptimin e Kauzës së të Cilit kishte punuar me aq besnikëri. 98 Para se të largohej nga Qerbelaja, ai i besoi Sejed Kazemit, pasardhësit që kishte zgjedhur, sekretin e misionit të tij33 dhe e udhëzoi atë të përpiqej të ndizte në çdo zemër të ndieshme atë zjarr që ishte djegur aq ndritshëm brenda tij. Megjithëse Sejed Kazemi nguli këmbë për ta shoqëruar atë deri në Najaf, Sheik Ahmeti refuzoi ta pranonte kërkesën e tij. "Ti nuk ke kohë për të humbur", qenë qenë fjalët e fundit që i drejtoi atij. "Çdo çast që kalon duhet përdorur plotësisht e me urti. Duhet të përgatitesh për të vepruar dhe të përpiqesh ditë e natë për të grisur, me hirin e Perëndisë dhe me dorën e urtisë e të mirësisë, perdet e moskokëçarjes që kanë veshur sytë e njerëzve. Sepse me të vërtetë të them se po afrohet Ora, ajo Orë që i jam lutur Perëndisë të më kursejë e të mos e shoh, sepse tërmeti i Orës së fundit do të jetë i llahtarshëm. Duhet t'i lutesh Perëndisë të t'i shmangë sprovat e papërballueshme të asaj Dite, sepse as unë as ti nuk jemi në gjendje t'i qëndrojmë forcës së saj të papërmbajtur. Të tjerë, të pajisur me vendosmëri e fuqi më të madhe, janë paracaktuar të mbajnë atë peshë të tmerrshme, njerëz zemrat e të cilëve janë të spastruara nga çdo gjë tokësore, forca e të cilëve është e mbështetur nga fuqia e pushtetit të Tij". 99 Pasi tha këto fjalë, Sheik Ahmeti i dha atij lamtumirën, e porositi të përballonte me kurajë sprovat që do t'i shkaktonin vuajtje dhe e ia besoi kujdesit të Perëndisë. Në Qerbela, Sejed Kazemi iu përkushtua punës që kishte filluar mësuesi i tij, shtjelloi mësimet e tij, mbrojti Kauzën e tij dhe iu përgjigj të gjitha pyetjeve që shkaktonin mëdyshje në mendjet e dishepujve të tij. Energjia me të cilën ai kreu detyrën e tij nxiti armiqësinë e injorantëve e të ziliqarëve. "Për dyzet vjet", thërrisnin ata, "kemi duruar të përhapeshin mësimet pretencioze të Sheik Ahmetit pa asnjë kundërshtim nga ana jonë. Ne nuk mund të tolerojmë më gjatë pretendime të tilla nga ana e pasardhësit të tij, që hedh poshtë besimin në ringjalljen e trupit, që kundërshton interpretimin e fjalëpërfjalshëm të 'Miraxh',34 që i konsideron si alegorike shenjat e Ditës që do të vijë dhe që predikon një doktrinë heretike për nga karakteri e subversive ndaj kanuneve më të mira të Islamit ortodoks". Sa më të mëdha bëheshin zhurma dhe pretendimet e tyre, aq më shumë rritej vendosmëria e Sejed Kazemit për të vazhduar misionin e për të përmbushur detyrën e tij. Ai i drejtoi Sheik Ahmetit një letër, në të cilën shtjellonte me hollësi shpifjet që ishin bërë kundër tij dhe e informonte për natyrën e për shkallën e kundërvënies së tyre. Në këtë letër ai merrte guximin ta pyeste se për sa kohë akoma ishte i destinuar t'i nënshtrohej fanatizmit të pamëshirshëm të njerëzve kryeneçë e injorantë dhe i lutej ta sqaronte se kur do të shfaqej i Premtuari. Kësaj letre Sheik Ahmeti iu përgjigj: "Ki besim në hirin e Perëndisë. Mos u brengos për ç'ka bëjnë ata. Misteri i kësaj Kauze medoemos do të shfaqet dhe sekreti i këtij Mesazhi duhet patjetër t'u revelohet tëgjithëve.35 Unë nuk mund të them më shumë, nuk mund të përcaktoj ndonjë kohë. Kauza e Tij do të bëhet e njohur pas Hinit.36 'Mos më pyet për gjëra që, po të të revelohen ty, vetëm do të të shkaktojnë vuajtje'". 100 Sa e madhe, sa e madhe vërtet, është Kauza e Tij, saqë një personazhi aq të shquar si Sejed Kazemi mund t'i drejtoheshin fjalë të tilla! Kjo përgjigje e Sheik Ahmetit i dha lehtësim e forcë zemrës së Sejed Kazemit, i cili me vendosmëri të dyfishuar vazhdoi t'i qëndronte sulmit të një armiku ziliqar e të pabesë. 101 Sheik Ahmeti vdiq pak kohë më pas37, në vitin 1242 A.H., në moshën tetëdhjetë e një vjeç, në rrethinat e Medinës, dhe u vu të prehet në varrezat e Baki38, në afërsi të vendprehjes së Muhametit në qytetin e shenjtë të Medinës. KAPITULLI II MISIONI I SEJED KAZEM RASHTIUT L ajmi i vdekjes së mësuesit të tij të dashur e hidhëroi aq sa s'tregohet Sejed Kazemin. I frymëzuar nga vargu i Kuranit "Ata me gjithë qejf do ta shuanin dritën e Perëndisë me gojën e tyre; por Perëndia dëshiron vetëm ta përsosë dritën e Tij, megjithëse të pabesët e urrejnë atë", ai iu përkushtua me synim të patundur kryerjes së detyrës që i kishte besuar Sheik Ahmeti. Pas humbjes së një mbrojtësi aq të shquar, ai e pa veten viktimë të gjuhës therëse e të armiqësisë së pamëshirshme të njerëzve që e rrethonin. Ata sulmuan personin e tij, u tallën me mësimet e tij dhe poshtëruan emrin e tij. Me nxitjen e një kreu të fuqishëm e të njohur shiit, Sejed Ibrahim Kazvini, armiqtë e Sejed Kazemit u lidhën së bashku dhe vendosën ta eliminonin atë. Prandaj Sejed Kazemi konceptoi një plan për të siguruar mbështetjen dhe dashamirësinë e njërit prej dinjitarëve klerikalë më autoritarë e më të shquar të Persisë, të famshmit Haxhi Muhamet Baker Rashti, që jetonte në Isfahan, por që autoriteti i tij shtrihej shumë më tej kufijve të atij qyteti. Kjo miqësi e simpati, mendonte Sejed Kazemi, do ta lejonte atë të vazhdonte pa pengesa rrrjedhën e veprimtarive të tij dhe do të rriste në mënyrë të konsiderueshme ndikimin që ai ushtronte mbi nxënësit e vet. "Ah, sikur ndonjëri prej jush", e kishin dëgjuar shpesh të thoshte, "të dilte dhe, duke hequr dorë prej çdo gjëje, të nisej për Isfahan e t'i çonte atij të dituri Sejed këtë mesazh nga ana ime: 'Pse në fillim ti shfaqe aq konsideratë e dashuri për të ndjerin Sheik Ahmet dhe tani papritur je shkëputur nga radhët e dishepujve të tij të zgjedhur? Përse na ke braktisur në mëshirën e kundërshtarëve tanë?'. Të donte qielli që ky lajmës, duke e mbështetur besimin te Perëndia, të merrte përsipër të zbulonte misteret që kanë vënë në mëdyshje mendjen e të diturit Sejed dhe të shpërndante dyshimet që na kanë larguar simpatinë e tij. Sikur të arrinte ai të merrte prej tij një deklaratë solemne që të dëshmonte autoritetin e padiskutueshëm të Sheik Ahmetit dhe të vërtetonte vlefshmërinë e mësimeve të tij. Dhe sikur pastaj, pasi të kishte siguruar një dëshmi të tillë, të shkonte në Mashhad dhe atje të merrte një deklaratë si kjo nga Mirza Askari, kreu fetar më i shquar në atë qytet të shenjtë, dhe pastaj, pasi të kishte kryer misionin e tij, të kthehej triumfator këtu". Shumë e shumë herë Sejed Kazemi gjeti mënyrën ta përsëriste thirrjen e tij. Por askush nuk guxoi t'i përgjigjej thirrjes së tij, me përjashtim të njëfarë Mirza Mohit Kermani, që shprehu gatishmërinë të merrte përsipër këtë mision. Sejed Kazemi iu përgjigj: "Kujdes mos ngacmo luanin që fle. Mos e nënvleftëso natyrën delikate dhe vështirësinë e një misioni të tillë". Pastaj duke e drejtuar shikimin nga nxënësi i tij i ri Mulla Hysen Boshrui, Bábol Báb-i,39 i tha atij këto fjalë: "Çohu dhe kryeje këtë mision, sepse unë deklaroj se je në lartësinë e tij. Fuqiploti do të të ndihmojë me dashamirësi dhe do të kurorëzojë me sukses përpjekjet e tua". 103 Mulla Hyseni brofi në këmbë gjithë gëzim, puthi cepin e rrobës së mësuesit të vet, e siguroi për besnikërinë e tij dhe pa vonesë u vu në udhëtim. Me shkëputje të plotë e me vendosmëri fisnike, ai mori rrugën për t'ia arritur qëllimit. Me të arritur në Isfahan, kërkoi menjëherë të takonte të diturin Sejed. I veshur me rroba të vjetra dhe i mbuluar nga pluhuri i udhëtimit, u duk në takimin e gjerë të dishepujve të veshur me rroba të pasura të atij drejtuesi të shquar, si një person i parëndësishëm e i papërfillshëm. Pa rënë në sy e i paepur, vajti deri në një vend që ndodhej përballë mësuesit të shquar. Duke thirrur në ndihmë gjithë kurajon e tij dhe besimin që i kishin frymëzuar udhëzimet e Sejed Kazemit, ai iu drejtua Haxhi Muhamet Baker Rashtin me këto fjalë: "Dëgjo fjalët e mia, o Sejed, sepse po iu përgjigje thirrjes simë do të shpëtosh Besimin e Profetit të Perëndisë, ndërsa po të refuzosh të marrësh parasysh mesazhin tim do t'i shkaktosh atij një dëm të madh". Këto fjalë të fuqishme e të guximshme, të thëna me çiltërsi e forcë, shkaktuan një përshtypje të habitshme te Sejedi. Ai menjëherë ndërpreu fjalën e tij dhe, duke injoruar auditorin, dëgjoi me vëmendje të madhe mesazhin që kishte sjellë ky vizitor i çuditshëm. Nxënësit e tij, të habitur nga kjo sjellje e pazakontë, e qortuan këtë të paftuar dhe dënuan pretendimet e tij të paturpshme. Me mirësjellje, por me një gjuhë të vendosur e dinjitoze, Mulla Hyseni vuri në dukje sjelljen e pahijshme e cektësinë që treguan dhe shprehu habinë për arrogancën e mendjemadhësinë e tyre. Sejedi i pëlqyen shumë sjellja e vizitorit dhe argumentat që ai parashtroi në mënyrë aq të prerë. Ai shprehu keqardhjen dhe kërkoi ndjesë për sjelljen e pahijshme të nxënësve të tij. Për të larë qëndrimin e tyre trashanik, ai tregoi gjithë përzemërsinë e mundshme ndaj atij të riu, e siguroi atë për mbështetjen e tij dhe e nxiti të parashtronte mesazhin që kishte. Atëherë Mulla Hyseni e vuri në dijeni të natyrës e të qëllimit të misionit që i ishte besuar. Kësaj Sejedi i ditur iu përgjigj: "Në fillim ne besonim se si Sheik Ahmeti dhe Sejed Kazemi nxiteshin vetëm nga dëshira për të çuar përpara kauzën e njohjes dhe të mbrojtjes së interesave të shenjta të Besimit, prandaj e ndienim veten të prirur t'u jepnim atyre mbështetjen tonë më të sinqertë dhe të ngrinim lart mësimet e tyre. Por në vitet që pasuan vumë re se në shkrimet e tyre kishte shumë pohime kontradiktore dhe aluzione të errëta e misterioze, saqë e pamë të arsyeshme që për njëfarë kohe të heshtim dhe as të mos i dënojmë as të mos i duartrokasim". Lidhur me këtë Mulla Hyseni u përgjigj: "Nuk mundem veçse të shpreh keqardhjen për këtë heshtje nga ana jote, sepse kam bindjen e patundur që kështu lihet të humbasë një rast i shkëlqyer për të çuar përpara kauzën e së Vërtetës. Shtjello me hollësi ato pasazhe të shkrimeve të tyre që të duken misterioze ose në kundërshtim me mësimet e Besimit, dhe unë, me ndihmën e Zotit, marr përsipër të shpjegoj domethënien e tyre të vërtetë". Vetëpërmbajtja, dinjiteti dhe besimi që karakterizonin sjelljen e këtij lajmëtari të papritur i bënë përshtypje të madhe Haxhi Sejed Muhamet Bakerit. Ai iu lut atij të mos ngulte këmbë në atë moment, por të priste një ditë tjetër, kur, në një bisedë private, ai ta vinte në dijeni të dyshimeve e të druajtjeve të tij. Mirëpo Mulla Hyseni, duke e ndier se shtyrja mund të ishte e dëmshme për kauzën që kishte për zemër, nguli këmbë që të kishte pavonesë një bisedë me të lidhur me problemet që e ndiente për detyrë e që ishte në gjendje t'i zgjidhte. Sejedi, i prekur deri në lot nga entuziazmi rinor, sinqeriteti dhe besimi i qetë që pamja e Mulla Hysenit i shprehte në mënyrë aq të admirueshme, dërgoi menjëherë të sillnin disa prej veprave të shkruara nga Sheik Ahmeti e Sejed Kazemi. Ai filloi ta pyeste Mulla Hysenin për ato pasazhe që kishin ngjallur mosaprovimin e habinë e tij. Secilës pyetjeje i dërguari i përgjigjej me gjallëri të jashtzakonshme, me dije mjeshtërore e me modestinë e duhur. 104 Ai vazhdoi në këtë mënyrë, në prani të dishepujve të mbledhur aty, të shtjellonte mësimet e Sheik Ahmetit e të Sejed Kazemit, të mbështeste të vërtetën dhe të mbronte kauzën e tyre, deri në çastin që muezini, i cili i ftonte besimtarët në lutje, ndërpreu papritur rrrjedhën e argumentimeve të tij. Të nesërmen, ai po kështu, në prani të një kuvendi të gjerë e përfaqësues, përballë Sejedit, rifilloi mbrojtjen e tij elokuente të misionit të lartë që i ishte besuar nga Perëndia fuqiplotë Sheik Ahmetit dhe pasardhësit të tij. Një heshtje e thellë ra mbi ata që e dëgjonin, që ishin pushtuar nga habia përpara forcës bindëse të argumentimit dhe tonit e mënyrës së fjalës së tij. Sejedi premtoi publikisht se ditën tjetër do të do të formulonte ai vetë një deklaratë me shkrim, në të cilën do të dëshmonte për pozitën e shquar të Sheik Ahmetit e të Sejed Kazemit dhe do të shpallte se kushdo që devijonte nga shtegu i tyre largohej nga Besimi i Vetë Profetit. Po kështu ai do të dëshmonte për intuitën e mprehtë dhe kuptimin e tyre të drejtë e të thellë të mistereve që përmbante Besimi i Muhametit. Sejedi e mbajti fjalën dhe shkroi me dorën e vet deklaratën e premtuar. Ai shkroi me hollësi dhe në kontekstin e dëshmisë së tij i bëri homazh karakterit dhe diturisë së Mulla Hysenit. Ai foli fjalë të ngrohta për Sejed Kazemin, kërkoi ndjesë për qëndrimin e tij të mëparshëm dhe shprehu shpresën se në të ardhmen do të ndreqte sjelljen e qortueshme të mbajtur kundrejt tij në të kaluarën. Ai ua lexoi me gojën e vet dishepujve të tij tekstin e kësaj deklarate të shkruar dhe ia dha atë të hapur Mulla Hysenit, duke e autorizuar t'ia tregonte përmbajtjen e saj kujtdo që të dëshironte, në mënyrë që të gjithë të mësonin shkallën e devocionit të tij ndaj Sejed Kazemit. 105 Sapo Mulla Hyseni u largua, Sejedi ngarkoi njërin prej shërbëtorëve të vet të besuar të ndiqte gjurmët e vizitorit dhe të gjente vendin ku ai kishte qëndruar. Shërbëtori e ndoqi atëderi në një ndërtesë e thjeshtë, që shërbente si medrese,40 dhe e pa të hynte në një dhomë që, veç një rrogozi të vjetër që mbulonte dyshemenë, nuk kishte asnjë orendi. E pa atë që arriti aty, tha një lutje falënderimi për Perëndinë dhe u shtri mbi atë rrogoz, i mbuluar vetyëm me Abanë e tij.41 Kur ia referoi të zotit ato që kishte parë, ai e ngarkoi shërbëtorin t'i çonte Mulla Hysenit një shumë prej njëqind tumanësh42 dhe t'i thoshte se i zoti i kërkonte sinqerisht ndjesë që nuk kishte mundur t'i ofronte një të dërguari kaq të shquar një mikpritje të denjë për rangun e tij. Kësaj oferte Mulla Hyseni iu përgjigj kështu: "I thuaj tët zoti se dhurata e vërtetë që më bëri ishte fryma e drejtësisë me të cilën më priti dhe mospasja e paragjykimeve që e shtyu atë, pavarësisht nga rangu i tij i lartë, t'i përgjigjej mesazhit që i solla unë, një i huaj i përvuajtur. Ktheja këto para tët zoti, sepse unë, si i dërguar, nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi a çmimi. 'Ne ju ushqejmë vetëm për hir të Perëndisë dhe nuk duam prej jush as shpërblim as falënderime'43. Unë lutem që udhëheqja tokësor të mos e pengojë tët zot të njohë e të dëshmojë të vërtetën".44 Haxhi Sejed Muhamet Bakeri vdiq para vitit 1260 a.h. (1844 a.d.), vitit që qe dëshmitar i lindjes së Besimit të shpallur nga Báb-i. Ai mbeti deri në çastin e fundit një mbështetës i patundur dhe një admirues i zjarrtë i Sejed Kazemit. 106 Pasi kreu pjesën e parë të misionit të tij, Mulla Hyseni i dërgoi dëshminë e shkruar të Haxhi Sejed Muhamet Bakerit mësuesit të tij në Qerbela dhe mori rrugën për në Mashhad, i vendosur për t'i paraqitur sa më mirë Mirza Askariut mesazhin që ishte ngarkuar t'i çonte. Sapo letra që përmbante deklaratën e shkruar të Sejedit iu dorëzua Sejed Kazemit, ky u gëzua aq shumë saqë menjëherë i nisi Mulla Hysenit përgjigjen e tij, duke i shprehur vlerësimin e vet mirënjohës për mënyrën shembullore me të cilën e kishte kryer detyrën e ngarkuar. Ai ishte kaq i kënaqur me përgjigjen që mori saqë, duke ndërprerë mësimin, u lexoi dishepujve të vet si letrën e Mulla Hysenit dhe dëshminë e shkruar që ishte futur në të. Pastaj i vuri në dijeni të letrës që ai vetë i kishte shkruar Mulla Hysenit, duke njohur shërbimin e shquar që ai i kishte bërë. Në të Sejed Kazemi lavdëronte me aq zjarr arritjet e larta, aftësinë dhe karakterin e tij, saqë disa prej dëgjuesve dyshuan se mos Mulla Hyseni ishte i Premtuari për të cilin aludonte vazhdimisht mësuesi i tyre, Ai që ky aq shpesh kishte deklaruar se jetonte midis tyre e megjithatë nuk ishte njohur prej asnjerit prej tyre. Ajo letër e porosiste Mulla Hysenin t'i druhej Perëndisë, e nxiste ta konsideronte këtë si mjetin më të fuqishëm për t'i qëndruar sulmit të armikut dhe tiparin dallues të çdo pasuesi të vërtetë të Besimit. Ajo ishte konceptuar në terma të tillë dashurie të ngrohtë, saqë të gjithë ata që e lexuan e kuptuan se shkruesi i saj po i jepte lamtumirën dishepullit të vet të dashur dhe se ai nuk shpresonte ta shihte atë përsëri në këtë botë. 107 Në ato ditë Sejed Kazemi po bindej gjithnjë më shumë se po afrohej ora kur i Premtuari do të shfaqej.45 Duke e kuptuar sesa të dendura ishin perdet që i pengonin kërkuesit të perceptonin lavdinë e Manifestimit të fshehur, ai bëri të gjitha përpjekjet për të larguar pak nga pak, me kujdes e urti, të gjitha pengesat që qëndronin në rrugën e njohjes së plotë të atij Thesari të Perëndisë. Ai vazhdimisht i nxiste dishepujt e tij të kishin kurdoherë parasysh se Ai, ardhjen e të cilit prisnin, nuk do të shfaqej as nga Xhabolka as nga Xhabolsa.46 Madje aludoi për praninë e Tij në vetë gjirin e tyre. "Ju e shihni atë me vetë sytë tuaj", vinte në dukje shpesh ai, "e megjithatë nuk e njihni!". Dishepujve që e pyesnin për shenjat e Manifestimit, ai u thoshte: "Është me prejardhje fisnike. Është pasardhës i Profetit të Perëndisë, nga familja Hashem. Është i ri në moshë dhe zotëron dije të lindura. Doktrina e Tij nuk rrrjedh nga mësimet e Sheik Ahmetit, por nga Perëndia. Dijet e mia janë vetëm një pikë në krahasim me paanësinë e dijeve të Tij; kultura ime është një grusht pluhur para mrekullive të hirit e të pushtetit të Tij. Madje aq i madh është dallimi saqë nuk mund të bëhen krahasime. Është me trup mesatar, nuk pi duhan, është tepër i devotshëm e i përshpirtshëm"47. Disa prej dishepujve të Sejedit, pavarësisht nga thëniet e mësuesit të tyre, besonin se ai është i Premtuari, sepse tek ai ata shihnin shenjat për të cilat ai aludonte. Ndër ta ishte njëfarë Mulla Mehdi Hoi, i cili shkoi deri atje sa ta bënte publike bindjen e tij. Sejedi u inatos aq shumë për këtë, saqë do ta kishte përzënë nga shoqëria e pasuesve të tij, sikur ky të mos i kishte kërkuar të falur dhe të mos ishte penduar për veprimin që bëri. 108 Sheik Hasan Zonuzi më ka thënë vetë se edhe ai kishte dyshime të tilla dhe se luti Zotin që ta mbështeste në mendimin e tij, nëse supozimi ishte i bazuar, në rast të kundërt ta çlironte nga një fantazi e tillë boshe. "Isha aq i turbulluar", më tha ai një herë, "saqëpër ditë të tëra nuk mundja as të haja as të PAMJE E QERBELASË fija. Kisha kaluar tërë jetën në shërbim të Sejed Kazemit, të cilin e doja shumë. Një ditë, herët në mëngjes, më zgjoi papritur Mulla Nevruzi, një prej shërbëtorëve të tij më besuar, i cili tepër i emocionuar më tha të ngrihesha e t'i shkoja pas. Shkuam te shtëpia e Sejed Kazemit, ku e gjetëm atë krejt të veshur, me Abanë e tij, gati për të dalë nga shtëpia. Ai më kërkoi ta shoqëroja. 'Ka ardhur', më tha, 'një Person shumë i nderuar e i shquar dhe e quaj për detyrë që ne të dy t'i bëjmë Atij një vizitë'. Sapo kishte zbardhur drita e agimit kur u gjenda duke ecur me të nëpër rrugët e Qerbelasë. Shpejt arritëm në një shtëpi, te dera e së cilës qëndronte një i Ri, që sikur ishte në pritje për të na dhënë mirëseardhjen. Mbante në kokë një turban jeshil dhe pamja e tij tregonte një përunjësi e mirësjellje të tillë, që nuk i përshkruaj dot. Na u afrua i qetë, shtriu krahët nga Sejed Kazemi dhe e përqafoi me dashuri. Përzemërsia dhe dashamirësia e tij ishin në një kontrast të çuditshëm me ndjenjën e nderimit të thellë që karakterizonte qëndrimin e Sejed Kazemit ndaj Tij. Pa thënë asnjë fjalë dhe me kokën ulur, ai dëgjoi shprehjet e shumta të dashurisë e të respektit me të cilat e përshëndeti i Riu. Ai na priu menjëherë në katin e sipërm të shtëpisë; hymë në një dhomë të stolisur me lule dhe që kundërmonte nga aromat më të këndshme. Na ftoi të uleshim. Por ne nuk e dinim se ku ishim ulur, aq ishim të rrëmbyer nga ndjenja e kënaqësisë që na kishte pushtuar. Pamë një kupë argjendi të vendosur në mes të dhomës, që Mikpritësi ynë i ri, menjëherë sapo u ulëm, e mbushi deri në buzë dhe ia zgjati Sejed Kazemit me këto fjalë: 'Dhe një pije të kulluar do t'u japë Zoti të pinë'48. Sejed Kazemi e mori kupën me të dyja duart dhe e piu. Një ndjenjë gëzimi plot nderim e pushtoi qenien e tij, ndjenjë që nuk e fshiste dot. Edhe mua m'u dha një kupë nga ajo pije, por nuk m'u drejtua ndonjë fjalë. Gjithçka u tha në atë takim të paharruar ishte vargu i Kuranit që citova më sipër. Menjëherë pas kësaj, Mikpritësi u ngrit, na shoqëroi deri te pragu i derës së shtëpisë dhe u nda me ne. Mbeta pa gojë nga çudia dhe nuk dija si ta shprehja përzemërsinë e mirëseardhjes që na dha, dinjitetin e sjelljes së Tij, nurin e asaj fytyre dhe aromën e këndshme të asaj pije. U habita pamasë kur pashë mësuesin tim të pijë pa ngurrimin më të vogël pijen e shenjtë nga një kupë argjendi, përdorimi i së cilës, sipas rrgullave të Islamit, u ndalohet besnikëve. Nuk dija si ta shpjegoja arsyen që mund ta kishte shtyrë Sejedin të shfaqë një nderim aq të thellë në praninë e atij të Riu, një nderim që as pamja e mauzoleut të Sejedush Shuhadait nuk ia kishte shkaktuar. Tri ditë më vonë, e pashë atë të Ri të vinte e të zinte vend midis dishepujve të mbledhur të Sejed Kazemit. Ai u ul pranë portës dhe me të njëjtën modesti e qëndrim dinjitoz dëgjoi fjalën e Sejedit. Sapo vështrimi i tij ra mbi atë të Ri, Sejedi e ndërpreu fjalën dhe heshti. Atëherë njëri prej nxënësve iu lut të vazhdonte fjalën e tij që e kishte ndërprerë. 'Ç'mund të them tjetër?' u përgjigj Sejed Kazemi, duke kthyer fytyrën ndaj Báb-it. 'Ja, e Vërteta është më e dukshme se rrezja e dritës që ka rënë mbi atë prehër!'. Vura re menjëherë se rrezja së cilës i referohej Sejedi kishte rënë mbi prehrin e atij të Riu që i kishim bërë vizitë pak kohë më parë. 'Përse', pyeti i njëjti nxënës, 'ti as nuk tregon emrin dhe as e identifikon personin e Tij?'. Kësaj Sejedi iu përgjigj duke drejtuar gishtin nga fyti i vet, duke dashur të thotë FALTORJA E IMAM HYSENIT NË QERBELA se po të përhapte emrin e Tij, që të dy menjëherë do të vdisnin. Kjo e shtoi akoma më shumë hutimin tim. E kisha dëgjuar mësuesin tim të vërente se kaq e madhe ishte mbrapshtia e këtij brezi saqë po t'i vinte ai gishtin të Premtuarit e të thoshte: 'Ai me të vërtetë është i Premtuari, Dëshira e zemrave tuaja dhe simes', akoma askush nuk do ta njihte Atë. Dhe tani pashë me të vërtetë Sejedin të tregonte me gisht rrezen e diellit që kishte rënë mbi atë prehër, e megjithatë askush nga të pranishmit nuk u duk se e kapi domethënien. Unë për veten time isha i bindur se vetë Sejedi nuk mund të ishte kurrë i Premtuari, por se një mister i padepërtueshëm për të gjithë ne fshihej në atë të Ri të çuditshëm e tërheqës. Disa herë mora guximin t'i afrohem Sejed Kazemit për t'i kërkuar një shpjegim të këtij misteri. Por sa herë që i afrohesha, më pushtonte një ndjenjë druajtjeje që të ngjallte aq fort personaliteti i tij. Shpesh e kam dëgjuar të thoshte: 'O Sheik Hasan, gëzohu që emri yt është Hasan (i lavdërueshëm); Hasan është fillimi yt dhe Hasan fundi. Ke pasur privilegjin të jetosh në kohën FALTORJA E IMAM HYSENIT NË QERBELA e Sheik Ahmetit, ke qenë shumë pranë meje dhe në ditët që do të vinë do të kesh gëzimin e paçmuar të shohësh "atë që asnjë sy kurrë s'e ka parë, asnjë vesh s'e ka dëgjuar dhe asnjë zemër s'e ka konceptuar"'. 109 "Shpesh kam ndier shtytjen për të kërkuar ta takoja vetëm atë të Ri Hashemit dhe të përpiqesha të zbuloja misterin e Tij. E kisha parë shumë herë tek rrinte në pozë lutjeje në hyrje të mauzoleut të Imam Hysenit. Ishte aq i rrëmbyer nga lutja sa dukej se kishte harruar të gjithë ata që ndodheshin rreth Tij. Sytë i kullonin lot dhe nga buzët e Tij dilnin fjalë madhërimi e lavdërimi aq të fuqishme e të bukura saqë as pasazhet më fisnike të Shkrimeve tona të shenjta nuk mund të shpresonin t'ua kalojnë. Fjalët 'O Perëndi, Perëndia im, i Dashuri im, Dëshira e zemrës sime' thuheshin aq shpesh e me aq zjarr saqë pelegrinët që vizitonin mauzoleun e që ndodheshin mjaft pranë Tij sa ta dëgjonin ndërprisnin instinktivisht lutjet e tyre dhe çuditeshin për shprehjet e përshpirtnisë e të nderimit që përhapeshin nga fytyra rinore e Tij. Ashtu si Ai, ata prekeshin deri në lot dhe prej Tij merrnin mësimin e adhurimit të vërtetë. Pasi mbaronte lutjet, ai i Ri, pa e kapërcyer pragun e mauzoleut dhe pa u përpjekur t'u fliste atyre që ndodheshin rreth Tij, kthehej i heshtur në shtëpi. Unë ndieja nxitjen për t'i folur, por sa herë që merrja guximin t'i afrohesha një forcë që nuk e shpjegoja e as e mposhtja dot më mbante. Nga hetimet që bëra rreth Tij mësova se rrinte në Shiraz, se merrej me tregti dhe se nuk bënte pjesë në asnjë prej urdhrave klerikalë. U informova më tej se Ai, si dhe ungjërit e të afërmit e Tij, ishte ndër ata që i donin e i admironin Sheik Ahmetin dhe Sejed Kazemin. Shpejt pas kësaj mësova se ishte nisur për në Najaf gjatë rrugës për në Shiraz. Ai i Ri ma kishte ndezur zemrën flakë. Kujtimi i asaj vizite më mbeti në mendje. Shpirti im mbeti i bashkuar me Të deri ditën kur më erdhi në vesh thirrja e një të Riu nga Shirazi, që kishte shpallur se ishte Báb-i. Menjëherë në mendje më shkrepi mendimi se një person i tillë nuk mund të ishte kush tjetër veç vetë të Riut që kisha parë në Qerbela, të Riut që më kishte magjepsur. 110 "Kur më pas shkova nga Qerbelaja në Shiraz, mësova se Ai ishte nisur për haxhillëk në Mekë dhe Medinë. Unë e takova Atë pasi u kthye dhe bëra gjithçka, me gjithë pengesat e shumta, për t'i qëndruar shumë pranë. Më vonë, kur ai u burgos në fortesën Mah-Ku, në provincën e Azerbajxhanit, unë u ngarkova të kopjoja në të pastër vargjet që Ai i kishte diktuar sekretarit të Tij. Çdo natë, për një periudhë prej nëntë muajsh që ishte i burgosur në atë fortesë, Ai, pasi bënte lutjen e mbrëmjes, revelonte një koment për një xhuz.49 Në fund të çdo muaji plotësohej kështu një koment i tërë Librit të Shenjtë. Gjatë burgimit të Tij në Mah-Ku, prej Tij u reveluan nëntë komente të tërë Kuranit. Tekstet e këtyre komenteve iu besuan në Tabriz për t' ruajtur një të quajturi Sejed Ibrahim Halil, i cili u udhëzua t'i fshihte ato deri kur të vinte koha për t'i botuar. Fati i tyre ende nuk dihet. 111 "Lidhur me njërin prej këtyre komenteve, Báb-i një ditë më pyeti: 'Çfarë preferon, këtë koment që kam reveluar, apo Ahsanol Kesas, komentin Tim të mëparshëm për Surenë e Josifit? Cili qëndron më lart, sipas gjykimit tënd?' 'Mua', iu përgjigja, 'më duket se Ahsanol Kesas ka më shumë forcë e magjepsje'. Ai buzëqeshi për vërejtjen time dhe tha: 'Ti ende nuk je mësuar me tonin dhe domethënien e këtij komenti të fundit. Të vërtetat që fshihen në të do t'i lejojnë kërkuesit të arrijë më shpejt e më efektivisht objektin e kërkimit të tij'. 112 "Unë vazhdova të qëndroja shumë pranë Tij deri në betejën e madhe të Sheik Tabarsisë. Kur mësoi për këtë ngjarje, Báb-i u dha urdhër të gjithë shokëve të Tij të nxitonin në atë vend dhe t'i jepnin Kodusit, dishepullit të Tij heroik e të shquar, gjithë ndihmën që mundnin. Duke m'u drejtuar mua, një ditë Ai tha: 'Po të mos ishte për burgosjen Time në Xhabal Shadid, fortesën e Çehrikut, do ta kisha për detyrë të ndihmoja personalisht ta dashurin Kodus. Por pjesëmarrja në atë luftë nuk të është urdhëruar. Ti duhet të shkosh në Qerbela dhe të qëndrosh në atë qytet të shenjtë, sepse je caktuar të shohësh me sytë e tu tiparet e bukura të Hysenit të premtuar. Kur të vështrosh atë fytyrë rrezëlluese, më kujto edhe Mua. Shprehi Atij ndjenjat e devocionit Tim të përzemërt'. Pastaj shtoi me forcë këto fjalë: 'Me të vërtetë të them se të kam besuar një mision të madh. Kujdes se mos të lë guximi, se mos harron lavdinë me të cilën të kam rrethuar'. 113 "Pas pak kohësh shkova në Qerbela dhe jetova, siç më ishte urdhëruar, në atë qytet të shenjtë. Duke pasur frikë se mos qëndrimi im i zgjatur në atë qendër pelegrinazhi mund të ngjallte dyshime, vendosa të martohem. Fillova të siguroja jetesën duke punuar si shkrues. Ç'vuajtje më shkaktuan Sheikitë, ata që e shpallnin veten pasues të Sheik Ahmetit e megjithatë nuk e njohën Báb-in! Duke mbajtur parasysh këshillat e atij të Riu, unë iu nënshtrova me durim fyerjeve që më bëheshin. Jetova në atë qytet dy vjet. Ndërkohë ai i Ri i shenjtë u lirua nga burgu i Tij tokësor dhe, përmes martirizimit të Tij, u çlirua nga mizoritë e egra që shoqëruan vitet e fundit të jetës së Tij. 114 "Kishin kaluar gjashtëmbëdhjetë muaj hënorë, pa njëzet e dy ditë, që nga dita e martirizimit të Báb-it, kur, në ditën e Arafehut,50 në vitin 1267 A.H.51, ndërsa po kaloja pranë portës së oborrit të brendshëm të mauzoleut të Imam Hysenit, sytë e mi për herë të parë panë Bahá'u'lláh-un. Ç'mund të them për fytyrën që sodita? Bukuria e asaj fytyre, tiparet e hijshme që asnjë penë ose penel nuk është në gjendje t'i përshkruajë, shikimi i Tij depërtues, fytyra e Tij e ëmbël, madhështia e paraqitjes së Tij, ëmbëlsia e buzëqeshjes së Tij, harlisja e flokëve të Tij të zi si abanozi, më lanë në shpirt një përshtypje të pashlyeshme. Unë isha atëherë një plak i ngarkuar nga vitet. Me sa dashuri Ai u drejtua nga unë! Më zuri nga dora dhe me, një ton që tregonte në të njëjtën kohë forcë e bukuri, më tha këto fjalë: 'Sot i kam vënë Vetes si qëllim t'i bëj të ditur gjithë Qerbelasë se je një Bábí'. Duke e mbajtur dorën time në të Vetën, vazhdoi të bisedonte me mua. Përshkoi bashkë me mua gjithë rrugën e tregut dhe më në fund tha: 'Lavdi Zotit që qëndrove në Qerbela dhe pe me sytë e tu fytyrën e Hysenit të premtuar'. Menjëherë më erdhi ndërmend premtimi që më kishte bërë Báb-i. Fjalët e Tij, që unë mendoja se i referoheshin një të ardhmeje të largët, nuk ia kisha thënë askujt. Këto fjalë të Bahá'u'lláh-ut më prekën thellë në zemër. Ndjeva shtytjen t'u shpallja njerëzve të shkujdesur, që në atë çast me tërë shpirtin e forcat e mia, ardhjen e Hysenit të premtuar. Por Ai më ftoi t'i ndrydhja ndjenjat dhe t'i shihja emocionet e mia. 'Ende jo', më pëshpëriti në vesh; 'ora e caktuar po afrohet. Akoma nuk ka rënë. Rri i qetë dhe ki durim'. Qysh nga ai çast të gjitha brengat e mia u zhdukën. Shpirti m'u mbush gjithë gëzim. Në atë kohë isha aq i varfër, saqë në shumicën e rasteve vuaja nga uria. Por e ndieva veten aq të pasur, saqë të gjitha thesaret e tokës bëheshin një hiç në krahasim me atë që unë zotëroja. 'I tillë është hiri i Perëndisë; atij që Ai dëshiron i jep: me të vërtetë, mirësia e Tij është e paanë'". 115 Po kthehem tani, pas kësaj shmangieje, në temën time. Po flisja për zellin me të cilin Sejed Kazemi kishte vendosur të griste perdet që qëndronin midis njerëzve të kohës së tij dhe njohjes së Manifestimit të premtuar. Në pjesën hyrëse të veprave të tij me titull Sharh Kasideh dhe Sharh Hotbej,52 ai, me një gjuhë alegorike, bën aluzion për emrin e bekuar të Bahá'u'lláh-ut. Në një broshurë, të fundit që shkroi, ai përmend drejtpërsëdrejti emrin e Báb-it duke cituar termin "Zekrollah Azam". Aty ai shkruan: "Duke iu referuar këtij 'Zekr'53 fisnik, këtij zëri të fuqishëm të Perëndisë, unë them: 'Kam frikë nga njerëzit, se mos të bëjnë keq. Kam frikë nga vetja ime, se mos të të shkaktoj dhimbje, dridhem para autoritetit tënd, tmerrohem nga koha në të cilën ti jeton. Sikur të të ruaja si beben e syrit deri në Ditën e Ringjalljes, përsëri nuk do të kisha dhënë një provë të mjaftueshme të devocionit tim për ty'".54 116 Sa shumë vuajti Sejed Kazemi nga duart e njerëzve të ligj! Sa fyerje i bëri atij ai brez i ndyrë! Për vite me radhë ai vuajti në heshtje dhe përballoi me durim heroik të gjitha keqtrajtimet, shpifjet, denoncimet kundër tij. Por ai ishte i destinuar të shihte, në vitet e fundit të jetës së tij, sesi dora hakmarrëse e Perëndisë "shkatërronte tërësisht" ata që iu kundërvunë, që e përgojuan dhe që komplotuan kundër tij. Në ato ditë pasuesit e Sejed Ibrahimit, të atij armiku të njohur të Sejed Kazemit, u bashkuan me synimin për të nxitur rebelim e ligësi dhe për të vënë në rrezik jetën e kundërshtarit të tyre të fuqishëm. Me të gjitha mjetet që dispononin, ata u përpoqën të helmonin mendjet e admiruesve e të miqve të tij, të rrëzonin autoritetin e tij dhe të diskreditonin emrin e tij. Askush nuk u ngit që të protestonte kundër trazirave që po përgatiteshin me këmbëngulje nga ata njerëz të mbrapshtë e tradhtarë, çdonjëri prej të cilëve e shpallte veten përkrahës të dijes së vërtetë dhe bartës të mistereve të Besimit të Perëndisë. Askush nuk u përpoq që t'i paralajmëronte ose t'u hapte sytë atyre. Ata grumbulluan një forcë të tillë dhe nxitën një konflikt të tillë saqë arritën të dëbonin nga Qerbelaja në mënyrë poshtëruese përfaqësuesin zyrtar të qeverisë Otomane, dhe përvetësuan për qëllimet e tyre të ulëta të gjitha të ardhurat që i takonin atij. Qëndrimi i tyre kërcënues e irritoi qeverinë qendrore në Konstantinopojë, e cila dërgoi një zyrtar ushtarak në vendin e trazirave, me urdhër që të shuante zjarrin e mosmarrëveshjeve. Me forcat që kishte nën komandë, ky zyrtar rrethoi qytetin dhe i dërgoi Sejed Kazemit një njoftim, në të cilin i lutej atij të qetësonte mendjet e banorëve të nxitur. Ai i bënte thirrje atij t'i këshillonte banorët e qytetit të tregoheshin të përmbajtur, t'i bindëte ata të hiqnin dorë nga kokëfortësia dhe t'i nënshtroheshin vullnetarisht urdhrit të tij. Në qoftë se ata do t'i vinin veshin këshillave të tij, ai premtoi se do të impenjohej të siguronte sigurinë e mbrojtjen e tyre dhe do të përpiqej të favorizonte mirëqenien e tyre. Në qoftë se do të refuzonin të nënshtroheshin, ai i paralajmëroi se jetët e tyre do të viheshin në rrezik dhe se një gjëmë e madhe do t'u binte mbi kokë. 117 Me të marrë këtë njoftim zyrtar, Sejed Kazemi mblodhi në prani të tij nxitësist kryesorë të lëvizjes dhe me urtinë e përzemërsinë më të madhe i këshilloi ata të pushonin trazirat dhe të dorëzonin armët. Ai foli me një gojëtari aq bindëse, me aq sinqeritet e çinteresim, saqë zemrat e tyre u zbutën dhe rezistenca e tyre u nënshtrua. Ata u zotuan solemnisht të hapnin, të nesërmen në mëngjes, portat e qytezës dhe të paraqiteshin, të shoqëruar nga Sejed Kazemi, tek oficeri që komandonte forcat rrethuese. U morën vesh që Sejedi do të ndërhynte në favor të tyre dhe do të kërkonte që t'u sigurohej atyre ajo që do t'u sillte qetësi e mirëqenie. Por sapo ata u larguan nga prania e Sejedit, ulamatë, nxitësit kryesorë të rebelimit, u ngritën njëzëri për ta prishur këtë plan. Duke qenë krejt të vetëdijshëm se një ndërhyrje e tillë nga ana e Sejedit, i cili qysh më parë kishte ngjallur zilinë e tyre, do të shërbente për të rritur prestigjin e për të konsoliduar autoritetin e tij, ata vendosën të bindnin një numër elementësh të eksitueshëm e të marrë midis banorëve të bënin një dalje natën dhe të sulmonin forcat e armikut. Ata i siguruan këta elementë për fitoren mbi bazën e një ëndrre, në të cilën njëri prej tyre kishte parë Abbasin55, që e kishte ngarkuar t'i nxiste pasuesit e tij të ndërmerrnin luftën e shenjtë kundër rrethuesve dhe i kishte premtuar atij fitoren përfundimtare. 118 Të mashtruar nga ky premtim bosh, ata hodhën poshtë këshillën që u dha ai këshilltar i urtë e i mençur dhe u ngritën për të zbatuar synimet e udhëheqësve të tyre të marrë. Sejed Kazemi, i cili ishte plotësisht i vetëdijshëm për ndikimin keqdashës që e nxiste atë rebelim, i dërgoi një raport të hollësishëm të gjendjes komandantit turk, i cili i shkroi përsëri Sejed Kazemit, duke përsëritur thirrjen e tij për një rregullim paqësor të çështjes. Ai deklaronte, për më tepër, se në një kohë të caktuar do të hapte me forcë portat e qytezës dhe se do të konsideronte shtëpinë e Sejedit si të vetmin vend strehimi për armikun e mundur. Sejedi e shpërndau këtë deklaratë në të gjithë qytetin. Ajo shkaktoi vetëm talljen e përçmimim e banorëve. Kur mori vesh sesi u prit ajo deklaratë, Sejedi vërejti: "Me të vërtetë, ajo që i kërcënon është për në mëngjes. Dhe a nuk është mëngjesi afër?"56 119 Në të gdhirë, në orën e caktuar, forcat armike bombarduan fortifikatat e qytezës, shembën muret e saj, hynë në qytet dhe grabitën e masakruan një numër të madh banorësh të tij. Shumë njerëz, të tmerruar, shkuan me vrap në oborrin e varrit të Imam Hysenit. Të tjerë kërkonin strehë në faltoren e Abbasit. Ata që donin e nderonin Sejed Kazemin, vajtën në shtëpinë e tij. Aq e madhe ishte turma që nxitoi të strehohej në banesën e tij, sa që qe e nevojshme të ziheshin edhe një numër shtëpijash ngjitur për të rregulluar refugjatët e shumtë që grumbulloheshin te porta e tij. Kaq e madhe dhe e eksituar ishte turma që dyndej në shtëpinë e tij, saqë kur trazirat morën fund, u mësua që jo më pak se njëzet e dy persona u shtypën e vdiqën. 120 Çfarë tmerri i pushtoi banorët dhe vizitorët e atij qyteti të shenjtë! Me çfarë ashpërsie fitimtarët i trajtuan armiqtë e tyre të tmerruar! Me ç'guxim ata injoruan ato të drejta e prerogativa të shenjta, me të cilat devotshmëria e pelegrinëve të panumërt myslimanë kishte veshur vendet e shenjta të Qerbelasë! Ata refuzuan të njihnin qoftë varrin e Imam Hysenit, qoftë mauzoleun e shenjtë të Abbasit si shenjtërore të paprekshme për ata mijëra njerëz që ikën me vrap para zemërimit hakmarrës të të huajve. Në trojet e shenjta të të dy këtyre varreve rrodhi rrëke gjaku i viktimave. Një vend, dhe vetëm një, mundi të mbronte të drejtën e paprekshmërisë për njerëzit e pafajshëm e besnikë midis banorëve. Ky vend ishte banesa e Sejed Kazemit. Shtëpia e tij, me anekset e saj, konsiderohej se kishte dhuntinë e një shenjtërie të tillë, që as varri i shenjtë i Shiit Islamit nuk e ruajti dot. Ai manifestim i çuditshëm i zemërimit hakmarrës të Perëndisë ishte një mësim i qartë për ata që prireshin të nënvleftësonin pozitën e atij njeriu të shenjtë. Ajo ngjarje e paharruar57 ndodhi më tetë të Zel Hexhehut në vitin 1258 A.H.58 121 Është e qartë se në çdo epokë e dispensacion, ata që kanë si mision të shpallin të Vërtetën ose të përgatisin rrugën për pranimin e saj, janë kundërshtuar kurdoherë nga një numër kundërshtarësh të fuqishëm, që kanë sfiduar autoritetin e tyre dhe janë orvatur të shtrembërojnë mësimet e tyre. Këta, me mashtrim e simulim, me shpifje ose shtypje, kanë arritur për një kohë të mashtrojnë të painformuarit e të futin në rrugë të shtrembër të dobëtit. Duke dashur të ruanin ndikimin e tyre mbi mendjen dhe ndërgjegjen e njerëzve, ata kanë mundur, për aq kohë sa Besimi i Perëndisë ka mbetur i fshehur, të gëzojnë frytet e një epërsie kalimtare e të paqëndrueshme. Por sapo Besimi është shpallur, ata kanë parë, me ankthin më të madh, se komplotet e tyre të errëta janë zbehur para dritës së agimit të Ditës së re të Perëndisë. Para rrezeve të zjarrta të atij Ylli, të gjitha makinacionet dhe punët e liga të tyre janë shndërruar në hiç e shpejt janë bërë diçka e harruar. 122 Rreth Sejed Kazemit ishin mbledhur po ashtu një numër njerëzish të kotë e të ulët, që shtireshin si të përkushtuar e të dashur ndaj personit të tij, që thonin se janë të devotshëm e të përshpirtshëm, dhe që pretendonin se janë të vetmit bartës të mistereve të ruajtura në thëniet e Sheik Ahmetit e të pasardhësit të tij. Ata zinin vendet e nderit në mbledhjet e dishepujve të Sejed Kazemit. Atyre ua drejtonte ai fjalën e tij, dhe ndaj tyre tregonte një konsideratë e përzemërsi të theksuar. E megjithatë, ai shpesh, me fraza të mbuluara e të holla, bënte aluzion për verbërinë, vetëmburrjen dhe paaftësinë e tyre të madhe për të kuptuar misteret e fjalës Hyjnore. Ndër aluzionet e tij ishin edhe këto: "Askush nuk mund ta kuptojë gjuhën time veç atij që ka lindur nga unë". Shpesh herë ai citonte këtë thënie: "Jam i magjepsur nga ajo që shoh. Mbetem pa gojë nga habia dhe e shoh botën i privuar nga ndija e të dëgjuarit. Jam i pafuqishëm të hap misterin dhe i gjej njerëzit të paaftë për të mbajtur peshën e tij". Në një rast tjetër ai vërente: "Të shumtë janë ata që pretendojnë se kanë arritur bashkimin me të Shumëdashurin, megjithatë ai i Shumëdashur refuzon të njohë pretendimin e tyre. Nga lotët që derdh për të Dashurin e tij mund të dallohet dashuruesi i vërtetë nga i rremi". Shumë herë ai ka vërejtur: "Ai që është i destinuar të shfaqet pas meje është me prejardhje të kulluar, me origjinë të ndritur, nga fara e Fatimesë. Ai është me shtat mesatar dhe nuk ka të meta trupore".59 123 Unë kam dëgjuar Sheik Abu Torabin60 të tregojë këtë: "Unë, bashkë me disa prej nxënësve të Sejed Kazemit, mendonim se aluzionet për këto të meta, që Sejedi thoshte se i Premtuari nuk kishte të tilla, kishin të bënin në mënyrë specifike me tre individë midis shokëve tanë bashkënxënës. Ne madje u kishim vënë atyre nofka sipas të metave të tyre trupore. Njëri prej tyre ishte Haxhi Mirza Qerim Kani,61 i biri i Ibrahim Kan Kaxhar Kermaniut, i cili ishte edhe me një sy edhe me mjekër të rrallë. Një tjetër ishte Mirza Hasan Gouhari, një burrë jashtëzakonisht i shëndoshë. I treti ishte Mirza Mohet Shaer Kermani, që ishte jashtëzakonisht i hollë e i gjatë. Ne kishim bindjen se këta ishin pikërisht ata për të cilët aludonte vazhdimisht Sejedi se ishin njerëz të kotë e pa besë, që më në fund do të tregonin veten e tyre të vërtetë dhe do të shfaqnin mosmirënjohjen e marrëzinë e vet. Përsa i përket Haxhi Mirza Qerim Kanit, i cili për vite rrinte ulur pranë këmbëve të Sejed Kazemit dhe mësoi prej tij të gjithë të ashtuquajturën dituri, më në fund mori prej mjeshtrit të tij lejën për t'u vendosur në Kerman dhe atje u angazhua në përkrahje të interesave të Islamit dhe në përhapjen e atyre traditave që kishin lulëzuar rreth kujtimit të shenjtë të Imamëve të Besimit. 124 "Isha i pranishëm në bibliotekën e Sejed Kazemit kur, një ditë, arriti një shërbëtor i Haxhi Mirza Qerim Kanit, duke mbajtur në dorë një libër, të cilin ia dha Mjeshtrit në emër të të zotit, me kërkesën që ta lexonte dhe të shprehte, të shkruar me dorën e vet, miratimin për përmbajtjen e tij. Sejedi lexoi copa të shkëputura të librit dhe ia ktheu atë shërbëtorit me këtë mesazh: 'Thuaji tët zoti se ai, më mirë se kushdo tjetër, mund të çmojë vlerën e librit të vet'. Shërbëtori ishte larguar kur Sejedi, me zë të pikëlluar, vërejti: 'Mallkuar qoftë! Për vite të tëra ka qenë pranë meje, dhe tani që ka ndërmend të ndahet nga unë qëllimi i tij i vetëm, pas kaq vjet studimi e shoqërie, është të përhapë me anë të këtij libri doktrina të tilla heretike e ateiste, të cilat kërkon që unë t'i mbështes. Ai ka rënë në ujdi me një numër hipokritësh egoistë, me synimin që të vendoset në Kerman për të marrë, pas largimit tim nga kjo botë, frenat e një parësie të padiskutueshme. Sa shumë ka gabuar në gjykimin e tij! Sepse flladi i Revelacionit hyjnor, që fryn nga Ylli i Mëngjesit i udhërrëfimit, me siguri do ta shuajë dritën e tij dhe do të shkatërrojë ndikimin e tij. Pema e përpjekjeve të tij nuk do të prodhojë asgjë veç frytit të zhgënjimit të hidhur e të pendimit brejtës. Me të vërtetë ju them se do ta shihni këtë me sytë tuaj. Unë lutëm që ju të jeni të mbrojtur nga ndikimi keqdashës që ai, antikrishti i Revelacionit të premtuar, do të ushtrojë në të ardhmen'. Ai më porositi ta mbaj të fshehur këtë parashikim deri në Ditën e Ringjalljes, Ditën kur Dora e Plotfuqisë do të ketë zbuluar sekretet që tani janë të fshehura në gjoksin e njerëzve. 'Atë Ditë', më porositi ai, 'ngreu me synim e vendosmëri të patundur për triumfin e Besimit të Perëndisë. Shpall kudo atë që ke dëgjuar e ke parë'". Pikërisht ai Sheik Abu Torab, i cili në ditët e hershme të Dispensacionit të shpallur preh Báb-it gjykoi se ishte më e urtë e më mirë të mos bashkohej me Kauzën e Tij, ushqente në zemrën e tij dashurinë më të zjarrtë për Manifestimin e reveluar dhe qëndroi i vendosur e i patundur si shkëmbi në besimin e tij. Më në fund, ai zjarr i fshehur shpërtheu në shpirtin e tij dhe bëri që ai të sillet në mënyrë të tillë sa të burgoset në Teheran në të njëjtën qeli të nëndheshme ku qe mbyllur Bahá'u'lláh-u. Ai qëndroi i patundur deri në fund dhe e kurorëzoi një jetë plot sakrifica të devotshme me lavdinë e therorisë. 125 Dhe ndërsa ditët e tij i afroheshin fundit, ai, kurdo që takonte nxënësit e vet, qoftë në bisedë private ose në ndonjë fjalim publik, i paralajmëronte duke u thënë: "O shokët e mi të dashur! Kini mendjen, kini mendjen, që pas meje kotësitë kalimtare të botës të mos ju mashtrojnë. Kujdes se mos bëheni kryelartë dhe harroni Perëndinë. Duhet të hiqni dorë nga çdo rehati, nga të gjitha të mirat tokësore e nga të afërmit, në kërkim të Atij që është Dëshira e zemrave tuaja dhe e simes. Shpërndahuni gjithandej, shkëputuni nga të gjitha gjërat tokësore dhe, me përunjësi e devotshmëri lutjuni Zotit tuaj t'ju mbështesë e t'ju drejtojë. Mos u lëkundni kurrë në vendosmërinë tuaj për të kërkuar e për të gjetur Atë që është i fshehur prapa perdeve të lavdisë. Këmbëngulni derisa Ai, që është Udhërrëfyesi e Mjeshtri juaj i vërtetë, t'ju ndihmojë me dashamirësi dhe t'ju lejojë ta njihni. Jini të vendosur deri në ditën që kur Ai do t'ju zgjedhë ju si shokë të Tij dhe si përkrahës heroikë të Kaimit të premtuar. Lum cilido prej jush që do të pijë nga kupa e therorisë në shtegun e Tij. Ata prej jush, që Perëndia, me urtinë e Tij, do t'i ruajë e do t'i mbajë për të parë perëndimin e Yllit të udhërrëfimit Hyjnor, të Atij Pararendësi të Diellit të Revelacionit Hyjnor, duhet të kenë durim dhe të mbeten të sigurt e të patundur. Ata nuk duhet as të ngurrojnë e as të frikësohen. Sepse shpejt pas buçitjes së parë të borisë që do të godasë tokën me shfarosje e e vdekje, do të buçasë përsëri një thirrje tjetër, me të cilën të gjitha gjërat do të përtërihen e ringjallen. Atëherë do të revelohet domethënia e këtyre vargjeve të shenjta: 'Dhe pati një buçitje borie dhe të gjithë ata që janë në qiej e ata që janë mbi tokë mbaruan, përveç atyre që Perëndia u lejoi të jetonin. Pastaj pati një tjetër buçitje borie, dhe ja! duke u ngritur ata panë rreth e rrotull. Dhe atëherë toka ndriçoi me dritën e Zotit të saj, dhe Libri u hap, dhe u sollën Profetët e dëshmitarët; dhe u dha gjykimi midis tyre me paanësi; dhe askujt nuk iu bë padrejtësi'.62 Me të vërtetë ju them, pas Kaimit do të shfaqet Qayyúmi63. Sepse kur ylli i të Parit të ketë perënduar, do të dalë e do të ndriçojë gjithë botën dielli i bukurisë së Hysenit. Atëherë do të shpaloset në gjithë lavdinë e tij 'Misteri' dhe 'sekreti', për të cilin ka folur Sheik Ahmeti, që ka thënë: 'Misteri i kësaj Kauze duhet të shfaqet, dhe sekreti i këtij mesazhi duhet të përhapet'. Të arrish atë Ditë të ditëve do të thotë të kesh arritur lavdinë kurorëzuese të brezave të kaluar, dhe një vepër e mirë e bërë në atë epokë është baras me adhurimin e devotshëm të shekujve të panumërt. Sa shpesh ai shpirt i nderuar, Sheik Ahmeti, recitonte ato vargje të Kuranit të cilave iu referuam. Ç'rëndësi i jepte ai domethënies së tyre, si parashikim i ardhjes së atyre dy Revelacioneve binjake që do të vinë menjëherë njëri pas tjetrit, i destinuar çdonjëri prej tyre të mbulojë botën me tërë lavdinë e saj! Sa herë ka thirrur ai: 'Lum ai që do të njohë rëndësinë e tyre dhe do të shohë shkëlqimin e tyre!' Sa herë, duke m'u drejtuar mua, ai ka vërejtur: 'Asnjeri prej nesh nuk do të jetojë për të soditur lavdinë e tyre të shndritshme. Por shumë prej besnikëve midis nxënësve tuaj do të shohin Ditën, të cilën ne, mjerisht, nuk mund të shpresojmë kurrë ta shohim!' O shokët e mi të dashur! E madhe, shumë e madhe është Kauza! Sa e lartë është pozita ku ju ftoj! I madh është misioni për të cilin ju kam stërvitur e përgatitur! Përgatituni për të vepruar dhe pëqëndrojeni vështrimin te prmtimi i Tij. I lutem Perëndisë t'ju ndihmojë me dashamirësi t'u bëni ballë stuhive të provave e sprovave që do t'ju mësyjnë, t'ju bëjë të aftë të dilni të pacenuar e triumfues prej tyre dhe t'ju udhëheqë në fatin tuaj të lartë". PJESË E XHANISË BARASA 126 Çdo vit, në muajin e Zel Kadehut, Sejedi e kishte zakon të shkonte nga Qerbelaja në Kazemajn64 për të vizituar varret e imamëve. Ai kthehej në Qerbela në kohë për të vizituar, në ditën e Arafehut, mauzoleun e Imam Hysenit. Në atë vit, viti i fundit i jetës së tij, ai, duke i qëndruar besnik zakonit të vet, u nis nga Qerbelaja në ditët e para të muajit të Zel Kadehut, në vitin 1259 A.H.65, i shoqëruar nga disa prej shokëve e miqve të tij. Në ditën e katërt të atij muaji ai arriti në Xhami Barasa, që ndodhet në xhadenë midis Bagdadit dhe Kazemajnit, në kohë për të thënë lutjen e mesditës. Ai i tha muezinit të ftojë besnikët të mblidhen e të luten. Duke qëndruar nën hijen e një palme që ndodhej përballë xhamie, ai u bashkua me ata që ishin grumbulluar dhe sapo kishte përfunduar lutjen kur u shfaq papritur një arab, që iu afrua Sejedit dhe e përqafoi. "Tri ditë më parë", tha ai, "isha duke kullosur tufën time, kur papritur VENDPREHJA E SEJED KAZEMIT (GURI I VARRIT TASHMË I LËVIZUR) më zuri gjumi. Pashë në ëndërr Muhametin, Apostullin e Perëndisë, që m'u drejtua me këto fjalë: 'Vëru vesh, o bari, fjalëve të Mia, dhe ruaji ato në zemrën tënde. Sepse këto fjalë të Miat janë dëshmi e Perëndisë, të cilën po ta besoj ty. Në qoftë se do t'u qëndrosh besnik atyre, i madh do të jetë shpërblimi yt. Në qoftë e i lë pasdore, një ndëshkim i madh do të bjerë mbi ty. Më dëgjo; kjo është dëshmia që po të besoj ty: qëndro në oborrin e Xhami Barasasë. Ditën e tretë pas kësaj ëndrre, një pasardhës i derës sime, emri i të cilit është Sejed Kazem, bashkë me miq e shokë të tij do të zbresë nga kali, në orën e mesditës, nën hijen e një palme pranë xhamie. Aty do të bëjë lutjen e tij. Sapo vështrimi yt të bjerë mbi të, shko në prani të tij dhe jepi përshëndetjen time të përzemërt. Thuaji atij nga ana Ime: "Gëzohu, sepse ora e ikjes sate është afër. Pasitë të kesh kësaj Ai që është e Vërteta do të shfaqet.. Atëherë bota do të ndriçohet nga drita e fytyrës së Tij"'". Një buzëqeshje u duk në fytyrën e Sejed Kazemit kur përfundoi tregimi i ëndrrës së bariut. Ai tha: "Nuk ka asnjë dyshim për vërtetësinë e ëndrrës që ke parë". Shokët e tij u hidhëruan shumë. Duke iu drejtuar atyre, ai tha: "Vallë a nuk mëdoni ju mua për hir të atij të Vetmi të vërtetë, ardhjen e të cilit ne të gjithë e presim? A nuk doni ju që unë të vdes, në mënyrë që të shfaqet i Premtuari?". Ky episod, më është treguar në tërësinë e tij nga të paktën dhjetë persona, të gjithë të pranishëm në atë rast, të cilët konfirmuan hollësitë e tij. E megjithatë, shumë prej atyre që i panë me sytë e vet këto shenja të mrekullueshme kanë hedhur poshtë më pas të Vërtetën dhe nuk e kanë pranuar Mesazhin e Tij! 127 Lajmi për këtë ngjarje të çuditshme u përhap gjerësisht. Ai solli hidhërim në zemrat e atyre që e donin me të vërtetë Sejed Kazemin. Këtyre ai, me dashuri e gëzim të pamatur, u drejtoi fjalë ngushëllimi e shprese. Ai qetësoi zemrat e tyre të turbulluara, forcoi besimin e tyre dhe ndezi zellin e tyre. Me dinjitet e qetësi ai përfundoi pelegrinazhin dhe u kthye në Qerbela. Ditën që arriti ra i sëmurë dhe zuri shtratin. Armiqtë e tij përhapën fjalë se e kishte helmuar guvernatori i Bagdadit. Kjo ishte një shpifje e mirëfilltë e një gënjeshtër e plotë, sepse vetë Guvernatori kishte besim të plotë te Sejed Kazemi dhe e kishte konsideruar gjithnjë atë si një udhëheqës shumë të talentuar, të pajisur me intuitë të mprehtë e me karakter të paqortueshëm.66 Në ditën e Arafehut, në vitin 1259 A.H., para kohe në moshën gjashtëdhjetë vjeç, Sejed Kazemi, siç e kishte parë në ëndërr ai bari i thjeshtë, i la lamtumirën kësaj bote, duke lënë pas një grup dishepujsh të zjarrtë e të devotshëm, të cilët, të spastruar nga çdo dëshirë tokësore, u nisën në kërkim të të premtruarit të tyre të Shumëdashur. Trupi i tij i shenjtë u varros brenda oborrit të mauzoleut të Imam Hysenit.67 Vdekja e tij shkaktoi trazira në Qerbela, të ngjashme me ato që pushtuan popullsinë e saj një vit më parë,68 në vigjiljen e ditës së Arafehut, kur armiku fitimtar sulmoi portat e kështjellës dhe masakroi një numër të madh të banorëve të rrethuar të saj. Një vit më parë, atë ditë, shtëpia e tij u bë e vetmja strehë e paqes dhe e sigurisë për të braktisurit e njerëzit pa shtëpi, ndërsa tani ajo u bë një shtëpi e hidhërimit, ku ata që ai i kishte bërë shokë e i kishte ndihmuar vajtonin vdekjen e tij dhe mbanin zi për humbjen e tij.69 PJESA II - REVELACIONI I Báb-IT KAPITULLI III SHPALLJA E MISIONIT TË Báb-IT V dekja e Sejed Kazemit ishte sinjal për rigjallërimin e veprimtarisë në kampin armik. Të etur për karierë, të trimëruar nga ikja e tij dhe nga dëshpërimi që përfshiu pasuesit e tij, ata ripohuan pretendimet e u përgatitën të realizojnë ambiciet e tyre. Për një kohë, frika dhe ankthi mbushën zemrat e dishepujve besnikë të Sejed Kazemit, por me kthimin e Mulla Hysen Boshruit nga misioni tepër i suksesshëm, të cilin ia kishte besuar mësuesi i tij, trishtimi i tyre u davarit.1 129 Mulla Hyseni u kthye përsëri në Qerbela ditën e parë të Muharremit, të vitit 1260 Hixhri2. Ai mbushi me gëzim dhe forcë dishepujt e dëshpëruar të udhëheqësit të tij të shtrenjtë, ju kujtoi atyre premtimin e tij të patundur, ju lut për vigjilencë të parreshtur dhe përpjekje të pasosura në kërkimin e tyre për të Shumëdashurin e fshehur. Duke jetuar në fqinjësinë e ngushtë të shtëpisë që kishin okupuar Sejedët, ai, gjatë tri ditëve, ishte i zënë vazhdimisht me pranimin e vizitave nga një numër i konsiderueshëm i ngushëlluesve që nxituan t'i shprehin atij, si përfaqësues udhëheqës i dishepujve Sejedë, hidhërimin dhe brengosjen e tyre. Më pas ai thirri një grup nga bashkëpuntorët e tij më të shquar e më të besuar dhe u kërkoi të shpreheshin rreth dëshirave dhe amaneteve që la prijësi i tyre i ndjerë. Ata i treguan atij, që Sejed Kazemi, në mënyrë të përsëritur dhe me zjarr, i kishte urdhëruar të linin shtëpitë e tyre, të shpërndaheshin nga të gjitha anët, të spastronin zemrat nga çdo dëshirë boshe dhe t'i dedikoheshin kërkimit të Atij, ardhjen e të cilit ai e kishte përmendur aq shpesh. "Ai na tregoi, thoshin ata, që Objekti i kërkimit tonë tashmë ishte reveluar. Perdet që qëndruan midis jush dhe Atij janë të tilla që vetëm ju mund t'i hiqni nëpërmjet kërkimit tuaj të devotshëm. Asgjë nuk do t'u bëjë të aftë për t'i bërë copë-copë këto perde, përpos përpjekjeve të devotshme, pastërtisë së motiveve dhe mendjes së mbushur top. A nuk e ka reveluar Perëndia në Librin e Tij: 'Kush bën përpjekje për Ne, në rrugët Tona Ne do ta udhëheqim'?"3 "Përse, atëhere, vërejti Mulla Hyseni, ju kini zgjedhur të vonoheni në Qerbela? Ç'është kjo që nuk jini shpërndarë dhe nuk jini ngritur për të plotësuar amanetin e tij të hershëm?" "Ne e njohim dështimin tonë dhe dëshmojmë të gjithë para madhështisë tënde", ishte përgjigja e tyre. Besimi ynë tek ti është i tillë,që nëse ti pretendon të jesh i Premtuari, ne të gjithë do të të nënshtrohemi me qejf dhe padiskutim. Ne këtu premtojmë besnikërinë dhe bindjen tonë ndaj çdo gjëje që ti na urdhëron të kryejmë." "Mos e dhëntë Perëndia!", klithi Mulla Hyseni. "Qoftë larg nga lavdia e Tij që unë, që jam veç pluhur, të krahasohesha me Atë që është Zot i Zotërve! Nëse ju jini në një mendje me tonin dhe gjuhën e Sejed Kazemit, ju kurrë nuk duhet tu nxërë goja të tilla fjalë. Detyrimi juaj i parë, po ashtu edhe timi, është të zgjohemi e të plotësojmë me fjalë e me vepra amanetin e fundit të prijësit tonë të shtrenjtë." Ai u ngrit menjëherë nga vendi e shkoi drejt e te Mirza Hasan Gouhari, Mirza Mohiti dhe të tjera figura të mirënjohura mes dishepujve të Sejed Kazemit. Tek secili ai çoi pa frikë mesazhin e lamtumirës të prijësit të tij, theksoi karakterin e ngutshëm të detyrës së tyre dhe i nxiti ata të ngrihen e ta përmbushin atë. Njëri prej tyre vuri në dukje: "Armiqtë tanë janë shumë e të fuqishëm. Ne duhet të rrimë në këtë qytet dhe të ruajmë vendin vakant të prijësit tonë të ndjerë." Një tjetër tërhoqi vërejtjen: "Është detyra ime të qëndroj dhe kujdesem për fëmijët që Sejedi ka lënë pas". Mulla Hyseni e kuptoi menjëherë se përpjekjet e tij ishin pa bereqet. Duke kuptuar shkallën e budallallëkut, verbërisë dhe mosmirënjohjes së tyre, ai nuk foli më me ta. Ai u tërhoq duke i lënë ata në kërkimet e tyre boshe. 130 Pasi viti gjashtëdhjetë, viti që dëshmoi lindjen e Revelacionit të premtuar, sapo kishte aguar mbi botë, do të ishte me vend që, në këtë moment, të devijonim nga tema dhe të përmendnim traditat e natyrshme të Muhametit dhe imamëve të Besimit që bartin referime specifike ndaj këtij viti. Imam Xhaferi, i biri i Muhametit, kur u pyet në lidhje me vitin në të cilin Kaimi do të bëhej manifest, përsëriti si vijon: "Me të vërtetë, në vitin gjashtëdhjetë Kauza e Tij do të revelohet dhe emri i Tij do të përhapet kudo." Në veprat e të diturit famëmadh Mohjed Din Arabi, gjenden shumë referime në lidhje me vitin e ardhjes dhe emrin e Manifestimit të premtuar. Ndër to janë të mëposhtmet: "Ministrat dhe përkrahësit e Besimit të Tij do të jenë prej popullit të Persisë." "Në emrin e Tij, emrin e Ruajtësit [Ali] paraprin ai i Profetit [Muhametit]." "Viti i Revelimit të Tij është i barabartë me gjysmën e atij numri që plotpjestohet me nëntë [2520]." Mirza Muhamet Akbari, në poemat e tij që lidhen me vitin e Manifestimit, bën predikimet e mëposhtme: "Në vitin Gars [vlera numerike e shkronjave të të cilit është 1260] toka do të ndriçohet nga drita e Tij dhe në vitin Garaseh [1265] bota do të mbulohet me lavdinë e tij. Nëse ju jetoni deri në vitin Garasi [1270] ju do të dëshmoni se si kombet, sundimtarët, popujt dhe Besimi i Perëndisë do të jenë përtërirë të gjithë." Në një traditë të përshkruar nga Imam Aliu, Komandanti i Besnikëve, thuhet gjithashtu: "Në Gars do të mbillet Pema e udhëheqjes Hyjnore". SHTËPIA E MUJLLA HYSENIT NË BOSHRUJEH 131 Mulla Hyseni, pasi e çliroi veten nga detyrimi që ai ndjente për të nxitur dhe zgjuar bashkëdishepujt e tij, u nis nga Qerbelaja për Naxhaf. Me të ishte vëllai i tij, Muhamet Hasani dhe i nipi, Muhamet Bakeri, të cilët e kishin shoqëruar atë gjithmonë, që nga vizita e tij në qytetin e lindjes Boshruji, në provincën e Horasanit. Pasi arriti në Xhami Kufehun, Mulla Hyseni vendosë të rrijë atje dyzet ditë, i tërhequr nga jeta dhe i dhënë pas lutjes. Nëpërmjet agjërimit dhe lutjeve natën, ai pregatiti veten për veprën e shenjtë, që së shpejti do të ndërmerrte. Në ushtrimin e këtyre akteve adhuruese atë e shoqëronte vetëm vëllai i tij, kurse i nipi, që kujdesej për kërkesat e tyre ditore, ndiqte agjërimin dhe në kohën e lirë bashkohej me devocionet e tyre. 132 Heshtja e varrit, që i rrethonte ata, u prish papritur pas pak ditësh me mbërritjen e Mulla Ali Bastamit, një nga dishepujt më të shquar të Sejed Kazemit. Ai, së bashku me dymbëdhjetë shokë, mbërriti në Xhami Kufehun, ku gjeti bashkëdishepullin e tij Mulla Hysen të zhytur në mendime e lutje. Mulla Aliu ishte i paisur me një dituri aq të gjerë dhe ishte aq thellë i familjarizuar me mësimet e Sheik Ahmetit sa shumë vetë e vlerësonin atë superior edhe ndaj Mulla Hysenit. Në disa raste ai u përpoq të mësonte nga Mulla Hyseni destinacionin e tij pas përfundimit të kësaj periudhe devocionesh. Por çdo moment që matej t'i afrohej atij, ai e gjente aq të zhytur në devocionet e tij sa e shihte të pamundur të bënte një pyetje. Atëhere ai vendosi të tërhiqej nga shoqëria e njerëzve, si ai, për dyzet ditë. Të gjithë shokët ndoqën shembullin e tij, me përjashtim të tre vetëve, që vepruan si ndihmës personalë të tyre. 133 Sapo plotësoi dyzet ditët e veçimit, Mulla Hyseni me dy bashkudhëtarët e tij u nis për Naxhaf. Ai la me natë Qerbelanë, gjatë rrugës vizitoi faltoren e Naxhafit dhe vazhdoi drejt Busherit, në Gjirin Persik. Atje filloi lutjen për të Shumëdashurin e dëshirës së tij të zemrës. Atje, për herë të parë, ai ndjeu aromën e Atij, që për vite kishte udhëhequr në atë qytet jetën e qytetarëve tregtarë e të qytetarëve të thjeshtë. Atje thithi aromën e ëmbël të shenjtërisë, me të cilën muzat e panumërta të të Shumëdashurit me aq begati kishin mbarsur atmosferën e atij qyteti. 134 Megjithatë, ai nuk mund të qëndronte gjatë në Busher. I tërhequr si me një magnet, që dukej sikur e tërhiqte atë papërmbajtshëm drejt veriut, ai vazhdoi drejt Shirazit. Pasi arriti portën e qytetit, ai udhëzoi të vëllanë dhe të nipin të shkojnë drejt e te Xhamia Ilhani dhe të qëndronin atje deri sa të vinte ai. Ai kishte shpresë që, me vullnetin e Perëndisë, do të arrinte në kohë për t'u bashkuar me ta në lutjen e mbrëmjes. 135 Pikërisht atë ditë, pak orë para perëndimit të diellit, ndërsa ishte duke ecur jashtë portës së qytetit, sytë e tij ndeshën papritur tek një i Ri me pamje të shkëlqyer, që mbante një çallmë jeshile dhe që, duke ecur drejt tij, e përshëndeti me një buzëqeshje dashamirëse mirëseardhjeje. Ai e përqafoi Mulla Hysenin me dashamirësi sikur të ishte një mik i tij i ngushtë e i vjetër. Mulla Hyseni në fillim e mendoi atë si një dishepull të Sejed Kazemit, që duke ditur ardhjen e tij në Shiraz, kishte dalë ta mirëpriste. 136 Mulla Ahmet Kazvini, martiri, që në shumë raste kishte dëgjuar Mulla Hysenin t'u rrëfente besimtarëve të hershëm historinë e lëvizjes së tij dhe intervistën historike me Báb-in, më ka treguar si vijon: "Unë kam dëgjuar Mulla Hysenin në mënyrë të përsëritur dhe të gjallë, të përshkruajë rrethanat e këtij takimi të shquar: 'I Riu që më takoi mua jashtë portës së Shirazit më mbuloi me dashuri e përzemërsi. Ai më bëri një ftesë miqësore për të vizituar shtëpinë e Tij dhe atje më freskoi pas udhëtimit tim të lodhshëm. Unë kërkova të falur, duke pohuar se dy shokët e mi tashmë e kishin organizuar qëndrimin tim në atë qytet dhe se ishin duke më pritur. "Lëri ata nën kujdesin e Perëndisë", ishte përgjigja e Tij, "Sigurisht që Ai do t'i mbrojë dhe ruajë ata". Pasi tha këto fjalë Ai më ftoi ta ndiqja.Unë isha thellësisht i prekur nga ëmbëlsia e sjelljes akoma imponuese me të cilën ai i Ri i panjohur foli me mua. Pasi e pasova Atë, ecja e Tij, hijeshia e zërit të Tij, dinjiteti i qëndrimit të Tij, shërbyen për të shtuar përshtypjet e mia të para për këtë takim të papritur. PAMJE TË XHAMISË ILHANI PAMJE E PËRGJITHSHME E SHIRAZIT 137 "'Ne shpejt e pamë veten duke qëndruar tek porta e një shtëpie me pamje modeste. Ai trokiti në derë, që u hap shpejt nga një shërbëtor etiopian. "Hyr këtu në paqe, i sigurt"70, ishin fjalët e Tij, ndërsa kaloi pragun dhe më bëri shenjë ta pasoja. Ftesa e Tij, e shprehur me pushtet e madhështi, përshkoi shpirtin tim. Unë e konsiderova një ogur të mirë pritjen me të tilla fjalë, qëndrimin që bëra në pragun e shtëpisë së parë që bujta në Shiraz, qyteti, atmosfera e thellë e të cilit kishte shkaktuar një përshtypje të papërshkrueshme tek mua. A nuk më bën të zotin, mendova me vete, vizita në këtë shtëpi për t'ju afruar më tepër Objektit të kërkimit Tim? A nuk e shpejton fundin e periudhës së mallit të madh, të kërkimit të zellshëm, të ankthit të shtuar, që një kërkim i tillë përfshin? Pasi hyra në shtëpi dhe ndoqa Mikpritësin në dhomën e Tij, një ndjenë e gëzimit të patreguar pushtoi qenien time. Sapo u ulëm, Ai porositi të sillej një ibrik me ujë dhe më ftoi të pastroja duart e këmbët nga pisllëku i udhëtimit. Unë i kërkova lejë të mos isha në praninë e Tij dhe ta bëja pastrimin në një dhomë fqinje. Ai refuzoi të pranonte kërkesën time dhe vazhdoi të hedhë ujë mbi duart e mia. Më pas Ai më dha të pija nga një pije freskuese, pas së cilës kërkoi samovarin71 dhe e përgatiti Vetë çajin që më ofroi mua. 138 "'I befasuar nga veprimet e Tij me mirësi të jashtëzakonshme, unë u ngrita për t'u nisur. "Koha për lutjen e mbrëmjes po afrohet", guxova të them unë. "Unë ju kam premtuar shokëve të jem me ta në atë orë në Xhaminë Ilhani." Me mirësjellje dhe qetësi absolute Ai u përgjigj: "Ju sigurisht duhet ta realizoni orën tuaj të kthimit të kushtëzuar nga vullneti dhe pëlqimi i Perëndisë. Duket se vullneti i Tij ka urdhëruar ndryshe. Ju s'kini pse të trëmbeni se mos kini thyer fjalën e dhënë." Dinjiteti dhe vetsiguria e Tij më bënë të heshtja.Unë u pastrova përsëri dhe u pregatita për lutje. Ai, gjithashtu, qëndroi pranë meje dhe u lut. Duke u lutur, unë çlirova shpirtin tim, që ishte shumë i ndrydhur, si nga misteri i kësaj bisede ashtu dhe nga tendosja e stresi i kërkimit tim. Unë mërmërita këtë lutje: "Unë jam përpjekur me gjithë shpirt, O Perëndia im dhe deri tani nuk kam mundur ta gjej Lajmëtarin Tënd të premtuar. Unë dëshmoj që fjala Jote nuk shuhet dhe premtimi Yt është i sigurt." DHOMË NË XHAMINË ILHANI, SHIRAZ, KU U TAKUAN Báb-I ME MULLA HYSENIN 139 "'Ajo natë, ajo natë e paharrueshme, ishte mbrëmja që paraprinte ditën e pestë të Xhamadijol Avalit, të vitit 1260 Hixhri72. Një orë para perëndimit të diellit, Mikpritësi filloi të bisedojë më mua. "Pas Sejed Kazemit", më pyeti Ai, "cilin vlerësoni ju si pasardhës të tij dhe udhëheqësin tuaj?" "Në çastin e vdekjes së tij", iu përgjigja, "mësuesi ynë, që po na linte, na këshilloi me këmbëngulje të linim shtëpitë tona, të shpërndaheshim nga të gjitha anët, në kërkim të të Shumëdashurit të Premtuar. Prandaj, unë kam udhëtuar drejt Persisë, jam ngritur të plotësoj amanetin e tij dhe akoma jam i angazhuar me kërkimin tim." "A ju ka dhënë mësuesi juaj", pyeti Ai më pas, "detaje të hollësishme për tiparet dalluese të Njeriut të premtuar?" "Po", ju përgjigja unë, PEMË PORTOKALLI E MBJELLË NGA Báb-IT NË KOPSHTIN E SHTËPISË SË TIJ NË SHIRAZ "Ai është me prejardhje të kulluar, me parardhës të famshëm dhe pinjoll i Fatimesë. Përsa i përket moshës, Ai është më shumë se njëzet dhe më pak se tridhjet vjeç. Ai është i pajisur me dije të lindura. Është me shtat mesatar, ka lënë duhanin dhe nuk ka mangësi trupore". Ai heshti një çast dhe më pas zëri i tij drithërues deklaroi: "Shiko, të gjitha këto shenja manifestohen tek Unë!" Më pas Ai shqyrtoi më vete secilën prej shenjave të sipërpërmendura dhe si konkluzion provoi që secila prej tyre gjente zbatim në personin e Tij. Unë isha tepër i befasuar dhe sjellshëm vërejta: "Ai, ardhjen e Të Cilit ne presim, është një Njeri i shenjtërisë së paarritshme dhe Kauza që Ai do revelojë, Kauzë e fuqisë së jashtëzakonshme. Të shumta dhe të ndryshme janë kërkesat që duhet të plotësojë Ai, që pretendon të jetë mishërimi i dukshëm i saj. Sa shpesh i ishte referuar Sejed Kazemi pafundësisë së dijes së Njeriut të premtuar! Sa shpesh ai thoshte: 'Dija ime s'është veçse një pikë po të krahasohet me dijen me MANGALLI DHE SAMOVARI I Báb-IT të cilën është pajisur Ai. Të gjitha njohuritë e mija janë veçse një grimcë pluhuri përballë pafundësisë së dijes së Tij. Pra, ndryshimi është i pamatshëm.'" Sapo këto fjalë dolën nga goja ime, më mbërtheu një frikë dhe pendim i tillë sa nuk mund as ta fshihja e as ta shpiegoja. E qortova rëndë veten dhe vendosa në moment të ndërroja qëndrimin dhe të zbutja tonin. Ju betova Perëndisë që nëse Mikpritësi im do të dilte përsëri në temë, unë do t'i përgjigjesha me përulje të madhe duke thënë: "Nëse ti je i gatshëm të provosh pretendimin tënd, ti me siguri absolute do të më çlirosh nga ankthi e tensioni që kaq rëndë shtypin shpirtin tim.Unë me të vërtetë do të jem borxhli ndaj teje për një çlirim të tillë." Kur fillova kërkimin tim, unë vendosa të marr parasysh dy standartet e mëposhtme nëpërmjet të cilëve të mund të vlerësoja vërtetësinë e kujtdoqoftë që mund të pretendonte të ishte i premtuari i Kaimit. I pari ishte një traktat, që e kisha hartuar vetë, duke u mbështetur mbi mësimet e thella e të fshehura të parashtruara nga Sheik Ahmeti dhe Sejed Kazemi. Kujtdo që do të DHOMA (MAJTAS) KU LINDI Báb-I NË SHIRAZ PERIFERI TË SHIRAZIT KU Báb-I SHKONTE SHPESH PËR TË SHËTITUR PAMJE TË DHOMËS SË SIPËRME TË SHTËPISË SË Báb-IT NË SHIRAZ, KU DEKLAROI MISIONIN E TIJ më dukej mua i aftë për të zbuluar aluzionet misterioze që bëheshin në atë traktat, unë do t'i paraqitja kërkesën e dytë dhe do t'i kërkoja të zbulonte, pa hezitimin dhe reflektimin më të vogël, një koment mbi Suren e Jozefit, me një gjuhë dhe stil krejt të ndryshëm nga standartet ekzistuese të kohës. Unë paraprakisht i kisha kërkuar Sejed Kazemit më vete, të shkruante një koment rreth së njëjtës Sure, të cilin ai e refuzoi duke thënë: "Kjo, në të vërtetë, është jashtë mundësive të mija. Ai, Njeriu i madh, që vjen pas meje, papyetur, do ta zbulojë atë për ty. Ai koment do të përbëjë një nga testimonitë më me peshë të vërtetësisë së Tij dhe një nga faktet më të qartë të lartësisë së pozitës së Tij."73 140 "'Unë isha duke tjerrë këto gjëra në mendjen time, kur Mikpritësi im i shquar nënvizoi përsëri: "Këqyr me vëmendje. A mund të jetë Personi që kishte ndërmend Sejed Kazemi një tjetër, përveç se Unë?" Paskëtaj unë u ndjeva i detyruar të paraqitja para Tij një kopje të traktatit që e kisha me vete. "A do ta lexoni këtë libër timin", e pyeta unë, "e të shihni faqet e tij me sy tolerues? Unë ju lutem të mos i vini re dobësitë dhe mangësitë e mia." Ai hijshëm u pajtua me dëshirën time. E hapi librin, shikoi pasazhe të caktuara, e mbylli dhe filloi të më drejtohej mua. Brenda pak minutash, Ai kishte zbuluar, me fuqi dhe joshje karakteristike, të gjitha misteret e tij dhe kishte zgjidhur të gjitha problemet e tij. Pasi plotësoi me gjithë dëshirën time, brenda një kohe aq të shkurtër, detyrën që unë kisha pritur ta përmbushte, Ai më pas shtjelloi për mua të verteta të caktuara që nuk mund të gjendeshin as në thëniet e njohura të imamëve të Besimit, as në shkrimet e Sheik Ahmetit dhe Sejed Kazemit. Këto të vërteta, të cilat unë kurrë nuk i kisha dëgjuar më parë, dukeshin të pajisura me gjallëri e forcë ripërtëritëse. "Sikur të mos ishe miku Im", pohoi Ai më pas, "pozicioni tënd në të vërtetë do të kishte qenë i hidhur. Hiri gjithpërfshirës i Perëndisë të ka shpëtuar ty. Është e drejtë e Perëndisë të provojë shërbëtorët e Tij dhe jo e shërbëtorëve të Tij ta gjykojnë Atë sipas standarteve të tyre të mangëta. Sikur Unë të mos zgjidhja enigmat e tua, a mund të vlerësohej Realiteti që shkëlqen brenda Meje si i pafuqishëm ose dija Ime të akuzohej si e gabuar? Jo, për drejtësinë e Perëndisë!, në këtë ditë, popujt dhe kombet e Lindjes dhe të Perëndimit duhet të nxitojnë tek ky prag dhe të kërkojnë të pajisen këtu me hirin rigjallërues të të Plotmëshirshmit. Kush ngurron do të jetë në të vërtetë në një humbje të plotë. A nuk dëshmojnë popujt e botës se qëllimi kryesor i krijimit të tyre është dija dhe adhurimi i Perëndisë? Ajo i bën ata të ngrihen, aq herët dhe spontanisht sa ju jini ngritur, e të kërkojnë me vendosmëri DHOMA E TIJ E GJUMIT DHOMA E NËNËS SË TIJ DHOMA E TIJ E NDENJIES PAMJE TË SHTËPISË SË Báb-IT NË SHIRAZ e qëndrueshmëri të Shumëdashurin e tyre të premtuar." Ai pastaj vijoi: "Tani është koha për të reveluar komentin mbi Suren e Jozefit." Ai mori penën e Tij dhe me një shpejtësi të pabesueshme reveloi gjithë Suren e Mulkut, kapitulli i parë i komentit të Tij mbi Suren e Jozefit. Efekti shfrenues i mënyrës me të cilën Ai shkruante ngrihej nga intonacioni i ëmbël i zërit të Tij, që shoqëronte të shkruarit. Ai, për asnjë moment, nuk e ndërpreu lumin e vargjeve që ridhte nga pena e Tij. Ai nuk pushoi asnjëherë derisa e përfundoi Suren e Mulkut. Unë rrija i ngazëllyer nga magjia e zërit dhe nga forca gjithpërfshirëse e revelacionit të Tij. Më në fund u ngrita padashur nga vendi dhe ju luta të më lejonte të nisesha. Ai duke buzëqeshur më ofroi të rrija ulur dhe tha: "Nëse ti ikën në një gjendje të tillë, kushdo që të shikon me siguri do të thotë: 'I gjori djalë, e ka humbur toruan'". Në atë moment ora shënonte dy e njëmbëdhjetë minuta pas perëndimit të diellit74. Ajo natë, Mbrëmja e ditës së pestë të Xhamadijol Avalit, e vitit 1260 Hixhri, korespondonte me mbrëmjen që parapriu ditën e gjashtëdhjetëepestë pas Nevruzit, që ishte gjithashtu mbrëmja e ditës së gjashtë të Hordadit, të vitit Nahang. "Kjo natë", deklaroi Ai, "pikërisht kjo orë, do të festohet në ditët që vijnë si një nga më të mëdhatë e më të rëndësishmet e të gjitha festave. Falëndero Perëndinë që të ka ndihmuar me hir për të plotësuar dëshirën e zemrës tënde dhe të ka dhënë të pish me fund nga vera e taposur e fjalës së Tij. 'Lum ata që ja arrijnë kësaj dite.'"75 141 "'Orën e tretë pas perëndimit të diellit, Mikpritësi im porositi të shtrohej darka. I njëjti shërbëtor etiopian u duk përsëri dhe shtroi para nesh ushqimin më të zgjedhur. Ai vakt i shenjtë përtëriti si trupin ashtu edhe shpirtin tim. Në praninë e Mikpritësit tim, në atë orë, unë ndjeva sikur isha duke ngrënë nga frutat e Parajsës. Unë nuk mund veçse të mrekullohesha nga sjelljet e përkujdesjet e devotshme të atij shërbëtori etiopian, jeta e të cilit dukej se ishte transformuar nga ndikimi ripërtëritës i Mjeshtrit të tij. Atëhere, për herë të parë, unë kuptova rëndësinë e asaj shprehjeje të mirënjohur tradicionale atribuar ndaj Muhametit: "Unë kam përgatitur për besimtarët dhe të drejtët midis shërbëtorëve të Mi atë që syri nuk e ka parë, veshi s'e ka dëgjuar dhe zemra njerëzore nuk e ka konceptuar." Nëse Mikpritësi im i ri nuk kishte tjetër pohim ndaj madhështisë, kjo ishte e mjaftueshme - se Ai më priti mua me aq mikpritje e dashamirësi sa që unë isha i bindur se ato nuk mund t'i shfaqte asnjë qenie tjetër njerëzore. 142 "'Unë mbeta gojëhapur nga fjala e Tij, duke harruar orën dhe ata që më prisnin. Papritur thirrja e Muezinit, që ftonte besimtarët për lutjen e mëngjesit, më zgjoi nga gjendja e ekstazës, në të cilën dukej se kisha rënë. Të gjitha kënaqësitë, të gjitha lavditë e parrëfyeshme, të cilat Urtiploti i ka numëruar në Librin e Tij si pasuri të paçmuara të njerëzve të Parajsës - këto më dukej se po i provoja atë natë. Më duket se isha në një vend për të cilin vërtetësisht mund të thuhej: "Aty s'ka mundim që të na kapë dhe s'ka dobësi ta na prekë"; "As diskutime pa bukë, as ndonjë falsitet nuk do të dëgjohet atje, por vetëm thirrja: 'Paqe! Paqe!'; "Tirrja e tyre atje do të jetë: 'Lavdia qoftë me Ty, O Perëndi!', dhe përshëndetja e tyre atje do të jetë: 'Paqe!' Dhe mbyllja e thirrjes së tyre: 'Lëvduar qoftë Perëndia, Zoti i gjithë krijesave!'"76 143 "'Atë natë më iku gjumi. Unë isha i magjepsur nga muzika e atij zëri që ulej e ngrihej sikur Ai këndonte; tani ngrihej pasi Ai revelonte vargjet e Kajumol Asmait77, përsëri merrte harmoninë eterike e të butë pasi Ai shqiptonte lutjet që po revelonte.78 Në lutjet fund të çdo lutjeje, Ai do të përsëriste këtë varg: "Qoftë larg nga lavdia e Zotit, Lavdiplotit, ajo që krijesat e Tij pohojnë për Të! Qoftë paqja mbi Lajmëtarët e Tij! Qoftë lëvduar Perëndia, Zoti i të gjitha qenieve!"79 144 "'Pastaj Ai m'u drejtua mua me këto fjalë: "O ti që je i pari që Më besove! Me të vërtetë Unë them, Unë jam Báb-i, Porta e Perëndisë dhe ti je Bábol Báb-i, porta e kësaj Porte. Në fillim, tetëmbëdhjetë shpirt duhet që, spontanisht e me pëlqimin e tyre, të më pranojnë Mua dhe të njohin të vërtetën e Revelacionit Tim. Të paftuar dhe të paparalajmëruar, secili prej tyre, në mënyrë të pavarur, duhet të kërkojë për të më gjetur Mua. Dhe kur numri i tyre të jetë plotësuar, një prej tyre duhet të zgjidhet për të më shoqëruar Mua gjatë pelegrinazhit Tim në Mekë e Medinë. Atje unë do të shpërndaj Mesazhin e Perëndisë tek Sharifi i Mekës. Pastaj do të kthehem në Kufeh, ku përsëri, në Xhaminë e atij qyteti të shenjtë, do të manifestoj Kauzën e Tij. Është detyra KORNIZË DRITAREJE DHE DERË SHKALLET QE TË ÇOJNË NË ORIGJINALE DHOMËN E DEKLARIMIT HYRJA PAMJE TË SHTËPISË SË Báb-IT NË SHIRAZ, KU AI DEKLAROI MISIONIN E TIJ tënde të mos zbulosh as tek shokët e tu, as tek ndonjë shpirt tjetër, atë që ke parë e dëgjuar. Qofsh i zënë me lutje dhe mësime në Xhaminë Ilhani. Unë, gjithashtu, do të jem atje me ju në lutje grigje. Kujdes se mos qëndrimi yt ndaj Meje tradhton sekretin e besimit tënd. Ti duhet të vazhdosh këtë detyrë dhe të mbash këtë qendrim deri sa të nisesh për Hixhaz. Para se të nisemi, ne do të caktojmë për secilin nga tetëmbëdhjetë shpirtët misionin e tij të veçantë dhe do t'i dërgojmë ata përpara për të plotësuar detyrën e tyre. Ne do t'i udhëzojmë ata të mësojnë Fjalën e Perëndisë dhe të ngjallin shpirtërat e njerëzve". Pasi më tha këto fjalë, Ai më largoi nga prania e Tij. Duke më shoqëruar drejt derës së shtëpisë, Ai më besoi nën kujdesin e Perëndisë. 145 "'Ky Revelacion, që kaq papritur dhe vrullshëm u fut tek mua, erdhi si një vetëtimë që, për një kohë, u duk se mpiu aftësitë e mia.80 Unë isha i verbuar nga shkëlqimi marramendës dhe i pushtuar nga forca e tij dërmuese. Eksitimi, gëzimi, ankthi dhe çudia trazoheshin në thellësitë e shpirtit tim. Mbizotërues ndaj këtyre emocioneve ishte një ndjenjë kënaqësie dhe force, e cila ngjante se më kishte shndërruar mua. Sa i dobët dhe i pafuqishëm ndjehesha më parë, sa i brengosur dhe i druajtur! Atëhere, aq shumë më dridheshin duart e këmbët sa nuk mundja as të shkruaja, as të ecja. Ndërsa tani njohja e këtij Revelacioni e kishte elektrizuar tërë qenien time. Ndjeja se zotëroja një guxim dhe forcë të atillë sa që edhe sikur bota, të gjithë njerëzit dhe diktatorët e saj, të ngriheshin kundër meje, unë, i vetëm dhe i patrembur, do t'i qëndroja sulmit të tyre të furishëm. Universi nuk dukej veçse një dorë dhé në grushtin tim. Unë ngjaja të isha mishërimi i Zërit të Gavrilit, që thërriste për gjithë njerëzimin: "Hej, zgjohuni! se Drita e mëngjesit ka aguar. Ngrihuni,se Kauza e tij u bë manifest. Portali i hirit të Tij është hapur plotësisht, hyni atje, o njerëz të botës! Sepse Ai që është i Premtuari juaj ka ardhur!" 146 "'Në një gjendje të tillë unë lashë shtëpinë e tij dhe u bashkova me vëllanë e nipin im. Një numër i madh i pasuesve të Sheik Ahmetit, që kishin dëgjuar për mbërritjen time, ishin grumbulluar në Xhaminë Ilhani për të më takuar. Besnik ndaj orientimeve të të Shumëdashurit tim të ri që gjeta, e vura veten menjëherë për të përmbushur dëshirat e Tij. Pasi fillova të organizoj klasat e të kryej devocionet e mia, një turmë e madhe njerëzish u mblodh gradualisht rreth meje. Krerë të fesë dhe ofiqarë të qytetit erdhën për të më vizituar. Ata u mrekulluan nga shpirti që shfaqnin leksionet e mia, duke mos ditur që Burimi nga rridhte kjo dije nuk ishte tjetër veçse Ai, ardhjen e të cilit shumica e tyre po e prisnin me padurim. 147 "'Gjatë atyre ditëve, Báb-i më ftoi ta vizitoja në shumë raste. Ai do të dërgonte natën në xhami, të njëjtin shërbëtor etiopian, për të më sjellë mesazhin e Tij të mirëpritjes aq të përzemërt. Çdo herë që e vizitoja e kaloja gjithë natën në prani të Tij. I magjepsur nga hijeshia e shprehjes së Tij, i shkëputur nga bota, kujdesjet e kënaqësitë e saj, rrija zgjuar tek këmbët e Tij deri në agim. Sa shpejt që fluturonin ato orë të vyera! Në agim, me gjysmë zemre, largohesha nga prania e Tij. O sa me padurim prisja të vinte ora e mbrëmjes! Me ç'ndjenjë trishtimi dhe keqardhjeje e shihja ditën që agonte! Në një prej këtyre vizitave të natës, Mikpritësi im m'u drejtua me këto fjalë: "Nesër do të mbërrijnë trembëdhjetë nga shokët e tu. Trego perzemërsinë më të madhe për secilin prej tyre. Mos i ler vetëm, sepse ata ia kanë dedikuar jetën kërkimit të të Shumëdashurit të tyre. Lutju Perëndisë i bëftë të zot për të ecur të sigurtë në shtegun që është më i ngushtë se një fije floku dhe më i mprehtë se shpata. Disa prej tyre do të konsiderohen, me syrin e Perëndisë, si dishepuj të Tij të zgjedhur e të preferuar. Sa për të tjerët, ata do të mbeten në mes të rrugës. Fati i pjesës së mbetur do të mbetet i padeklaruar deri sa gjithçka që është e fshehur të bëhet manifest."1 148 "'Po atë mëngjes, me lindjen e diellit, kur sapo isha kthyer nga shtëpia e Báb-it, Mulla Ali Bastami, i shoqëruar nga aq shokë sa më kishte thënë Báb-i, mbërriti në Xhaminë Ilhani. Unë menjëherë fillova të siguroj paisjet për rehatimin e tyre. Një natë, pak ditë pas mbërritjes së tyre, Mulla Aliu, si zëdhënës i shokëve të vet, shprehu ndjenja që ai nuk mund t'i ndrydhte më gjatë. "Ti e di mirë", tha Ai, "se sa i madh është besimi ynë tek ti. Ne të sjellim kaq besnikëri, sa nëse ti do të pretendoje të ishe i premtuari Kaim, ne të gjithë pa hezitim do të të nënshtroheshim. Të bindur ndaj thirrjeve të tua, ne kemi braktisur shtëpitë tona dhe kemi ecur përpara në kërkim të të Shumëdashurit të premtuar. Ti ishe i pari që na dhe këtë shembull fisnik. Ne kemi ecur në gjurmët e tua. Ne kemi vendosur të mos i rreshtim përpjekjet deri sa të gjejmë Objektin e kërkimit tonë. Ne të kemi ndjekur në këtë vend, të gatshëm për të pranuar këdo që pranon ti, me shpresën e kërkimit të strehës mbrojtëse të Tij dhe të kalimit me sukses përmes gurgulesë dhe trazimit që duhet të sinjalizojë Orën e fundit. Përse ndodh që ne të shohim ty tani duke mësuar njerëzit e duke drejtuar lutjet e devocionet e tyre me qetësi të jashtëzakonshme? Shenjat e trazimit dhe pritjes duket se janë zhdukur nga fytyra tënde. Të lutemi na trego arsyen, që edhe ne të çlirohemi nga gjendja jonë e tanishme e ankthit dhe e dyshimit." "Shokët e tu", thashë unë më mirësi, "natyrshëm mund t'ia atribuojnë paqen dhe vetëpërmbajtjen time lartësimit që unë duket të kem marrë në këtë qytet. Por e vërteta është larg prej kësaj. Unë të siguroj se bota, me gjithë salltanetet dhe joshjet e saj, nuk mund ta largojë kurrë këtë Hysen e Boshrujehut nga i Shumëdashuri i tij. Unë jam betuar që me fillimin e kësaj ndërmarrjeje të shenjtë të vulos me gjak destinacionin tim. Për hir të Tij kam mirëpritur zhytjen në një oqean dertesh. Unë nuk kam mall për gjërat e kësaj bote, por digjem vetëm për kënaqësinë e plotë të të Shumëdashurit tim. E derisa të derdh gjakun në emër të Tij, zjarri që flakëron brenda meje nuk do të shuhet. Lus Perëndinë, rrofsh ti për të dëshmuar atë ditë. Mos kanë menduar vallë shokët e tu se për shkak të thellësisë së mallit dhe qëndrueshmërisë së përpjekjeve të mia, Perëndia, me mëshirën e Tij të pafundme, ka denjuar me mirësjellje të hapë Portën e hirit të Tij para fytyrës së Mulla Hysenit dhe, duke dashur të fsheh këtë fakt, me urtinë e Tij të padepërtueshme më ka urdhëruar të angazhohem në të tilla kërkime?" Këto fjalë e trazuan shpirtin e Mulla Aliut. Ai e thithi menjëherë kuptimin e tyre. Me sy të përlotur ai m'u përgjërua t'i zbuloj identitetin e Atij, që kishte kthyer trazimin tim në paqe e kishte shndruar ankthin tim në siguri. "Të betohem", u lut ai, "më jep një çikë nga ajo gllënkë e shenjtë, që Dora e mëshirës të ka dhënë për të pirë, sepse ajo me siguri do të shuajë etjen time dhe do të më lehtësojë dhimbjen e mallit në zemrën time." "Mos m'u lut mua të ta bëj këtë favor", iu përgjigja unë. Qoftë besimi yt me Të, sepse Ai me siguri do t'i udhëheqë hapat e tu dhe do ta qetësojë gurgulenë e zemrës sate."'" 149 Mulla Aliu nxitoi te shokët e tij dhe i njohu me natyrën e bisedës që pati me Mulla Hysenin. Flakëruar nga zjarri që kishte ndezur në zemrat e tyre përmbajtja e asaj bisede, ata u shpërndanë menjëherë dhe, duke kërkuar vetminë e strehëzave të tyre, u lutën, përmes agjërimit dhe faljeve, të hiqej sa më parë perdja që qëndronte midis tyre dhe njohjes së të Shumëdashurit. Ata u lutën në heshtje: "O Perëndi, O Perëndia ynë! Ne të falemi vetëm Ty dhe vetëm Ty të kërkojmë ndihmë. Na udhëhiq, të lutemi, në Shtegun e drejtë, O Zot, Perëndia Ynë! Përmbush çfarë na ke premtuar nëpërmjet Apostujve të Tu dhe mos na turpëro në Ditën e Ringjalljes. Me të vërtetë, Ti nuk do ta thyesh premtimin Tënd." 150 Në ditën e tretë të faljes, ndërsa ishte i zhytur në lutje, Mulla Ali Bastami pati një vegim. Para iu shfaq një dritë dhe, hej! ajo dritë filloi të lëvizë para syve të tij. I bërë për vete nga shkëlqimi i saj ai e ndoqi derisa më në fund ajo e çoi tek i Shumëdashuri i tij i premtuar. Pikërisht në atë orë, në orën e mesnatës, ai u ngrit e, i ngazëllyer prej haresë dhe i dehur prej kënaqësisë, hapi derën e dhomës dhe nxitoi te Mulla Hyseni e iu hodh në krahë shokut të tij të respektuar. Mulla Hyseni e përqafoi me shumë përzemërsi dhe i tha: "Lëvduar qoftë Perëndia Që na ka drejtuar këtu! Ne nuk do ishim drejtuar sikur të mos na udhëhiqte Perëndia!" 151 Pikërisht në agimin e atij mëngjesi, Mulla Hyseni, i ndjekur dhe nga Mulla Aliu, nxitoi në rezidencën e Báb-it. Në hyrje të shtëpisë së Tij takuan shërbëtorin besnik etiopian, që, sa i pa, i njohu dhe i përshëndeti me këto fjalë: "Para agimit, u thirra në prani të Mjeshtrit tim, që më udhëzoi të hapja derën e shtëpisë e të prisja në pragun e saj. 'Dy miq', tha Ai, 'do të mbërrijnë këtë mëngjes herët. Shprehu atyre një mirëseardhje të ngrohtë në emrin Tim. Thuaju nga Mua: "Hyni këtu në emër të Perëndisë."'" 152 Takimi i parë i Mulla Aliut me Báb-in, që ishte analog me takimin e Mulla Hysenit, ndryshonte vetëm në këtë pikë: ndërsa në takimin e mëparshëm dëshmitë dhe testimonitë e misionit të Báb-it ishin kqyrur e shtjelluar me kujdes, këtë radhë të gjitha argumentet ishin lënë mënjanë dhe asgjë nuk mbizotëronte, përveç ndjenjës së adhurimit të madh, miqësisë së ngushtë dhe të zjarrtë. E tërë dhoma dukej sikur ishte gjallëruar nga fuqia hyjnore që buronte prej fjalës së Tij frymëzuese. Çdo gjë në atë dhomë dukej sikur drithërohej nga kjo testimoni: "Me të vërtetë, me të vërtetë, agimi i Ditës së re ka aguar. Njeriu i premtuar është kurorëzuar në zemrat e njerëzve. në dorën e Tij Ai mban kupën mistike, kupën e pavdekësisë. Qofshin bekuar ata që pinë prej saj!" 153 Secili nga dymbëdhjetë shokët e Mulla Aliut, gjatë kthimit dhe me përpjekjet e veta, kërkoi dhe gjeti të Shumëdashurin. Disa në gjumë, disa zgjuar, një pakicë gjatë lutjes dhe të tjerë në momente të zhytjes në mendime, provuan dritën e këtij Revelacioni Hynor dhe u udhëhoqën të njohin fuqinë e lavdisë së saj. Sipas shembullit të Mulla Aliut, këta e një pakicë tjetër, të shoqëruar nga Mulla Hyseni, arritën praninë e Báb-it e u deklaruan "Shkronjat e të Gjallit". Shtatëmbëdhjetë Shkronjat gradualisht u regjistruan në Tabelën e Perëndisë dhe u emëruan si Apostujt e zgjedhur të Báb-it, ministrat e Besimit të Tij, përhapësit e dritës së Tij. 154 Një natë, gjatë bisedës me Mulla Hysenin, Báb-i tha këto fjalë: "Shtatëmbëdhjetë Shkronjat deri tani janë marrë në shërbim sipas standartit të Besimit të Perëndisë. Mbetet akoma edhe një për të plotësuar numrin. Këto Shkronja të të Gjallit do të ngrihen për të shpallur Kauzën Time dhe për të krijuar Besimin Tim. Nesër mbrëma do të mbërrijë Shkronja që mungon dhe do të kompletojë numrin e dishepujve Tim të zgjedhur." Ditën tjetër, kur binte mbrëmja, ndërsa Báb-i, i pasuar nga Mulla Hyseni, po kthehej në shtëpinë e Tij, atje u duk një i ri i shpupurisur dhe me pluhur udhëtimi. Ai iu afrua Mulla Hysenit, e përqafoi dhe e pyeti nëse e kishte arritur qëllimin e tij. Mulla Hyseni, në fillim provoi të qetësonte trazimin e tij dhe e këshilloi të pushonte për një çast, duke i premtuar se do ta sqaronte më pas. Megjithatë, i riu refuzoi të ndjekë këshillën e tij. Duke e ngulur shikimin e tij te Báb-i, ai i tha Mulla Hysenit: "Përse do ta fshehësh Atë prej meje? Unë mund ta njoh Atë nga ecja. Me siguri dëshmoj se asnjë, përveç Tij, qoftë në Lindje, qoftë në Perëndim, nuk mund të pretendojë të jetë E Vërteta. Askush tjetër nuk mund të manifestojë fuqinë dhe madhështinë që rrezaton personaliteti i Tij i Shenjtë." Mulla Hyseni u mrekullua nga fjalët e tij.I kërkoi falje dhe e bindi të përmbante ndjenjat e tij deri sa ai të ishte gati për ta njohur me të vërtetën. Ndërsa e la të priste, vetë nxitoi të takojë Báb-in dhe e informoi rreth bisedës që pati me të riun. "Nuk mrekullohem", vërejti Báb-i, "me sjelljen e tij të çuditshme. Ne jemi bashkuar me këtë të ri në botën e shpirtit. Ne e njohim atë që më parë. Ne, në të vërtetë po prisnim ardhjen e tij. Shko te ai dhe ftoje menjëherë në praninë Tonë". Këto fjalë të Báb-it i kujtuan menjëherë Mulla Hysenit shprehjen tradicionale që vijon: "Ditën e fundit, Njerëzit dhe të Padukshmit, mbi krahët e shpirtit, do të përshkojnë pafundësinë e tokës, do të arrijnë praninë e të premtuarit Kaim dhe do të kërkojnë prej Tij sekretin, që do të zgjidhë problemet e do t'i shpëtojë nga hallet." 155 Megjithëse të ndryshëm nga trupi, këta shpirtëra heroikë u angazhuan në komunikimin e përditshëm me të Shumëdashurin e tyre, morën pjesë nga begatia e fjalës së Tij dhe ndanë privilegjin suprem të shoqërisë me Të. Përndryshe si mund të kishin njohur Báb-in Sheik Ahmeti dhe Sejed Kazemi? Si mundet ata të kishin kuptuar rëndësinë e sekretit që qëndronte i fshehur te Ai? Si mundet që Báb-i Vetë, si mundet që Kodusi, dishepulli i Tij i shtrenjtë, të kishin shkruar me të tilla terma, sikur marëdhënia e shpirtit mistik të mos i lidhte shpirtërat e tyre së bashku? A nuk aludoi Báb-i, në ditët e hershme të Misionit te Tij, me pasazhin e hapjes së Kajumol Asmasë, koment i Tij mbi Suren e Jozefit, për lavdinë dhe rëndësinë e Revelacionit të Bahá'u'lláh-ut. Duke shtjelluar mosmirënjohjen dhe mëritë, që karakterizuan trajtimin e Jozefit nga vëllezërit e tij, a nuk kishte Ai për qëllim të predikonte se Bahá'u'lláh-u ishte destinuar të vuante nga duart e vëllait dhe farefisit të Tij? A nuk ishte Kodusi, që megjithëse i rrethuar brenda fortesës së Sheik Tabarsit nga batalionet dhe zjarri i një armiku të pamëshirshëm, u angazhua ditën edhe natën, në plotësimin e panegjirizmit të tij për Bahá'u'lláh-un - nëpërmjet atij komenti të pavdekshëm mbi Sadin e Samadit, që ka arritur pothuajse madhësinë e pesëqindmijë vargëzimeve? Çdo vargëzim i Kajumol Asmasë, çdo fjalë e komentit të sipërpermendur të Kodusit, nëse shihet pa pasione, do të sjellë testimoni elokuente ndaj kësaj të vërtete. 156 Pranimi nga Kodusi i së vërtetës mbi Revelacionin e Báb-it kompletoi numrin e caktuar të dishepujve të Tij të zgjedhur. Kodusi, emri i të cilit ishte Muhamet Ali, nga nëna ishte pasardhës direkt i Imam Hasanit, nipit të PAMJE TË BANJËS PUBLIKE TË SHIRAZIT, KU Báb-I SHKONTE QË FËMIJË profetit Muhamet.81 Ai kishte lindur në Barfurush, në provincën e ranit. Thuhet, nga ata që ndiqnin leksionet e Sejed Kazemit, se në vitet e fundit të moshës pjekurisë, Kodusi e radhiste veten si një nga dishepujt e Sejedit. Ai ishte i fundit që mbërriti dhe gjithmonë zinte vendin më modest në asamble. Ai ishte i pari që largohej nga konkluzionet e çdo mbledhjeje. Qetësia që zotëronte dhe modestia e sjelljes së tij e shquanin nga pjesa tjetër e shokëve të vet. Sejed Kazemi shpesh dëgjohej të vinte në dukje se, midis dishepujve të tij, disa të veçantë, megjithëse zinin vendet më modeste dhe tregonin heshtje të plotë, nuk ishin më pak të lartësuar në sytë e Perëndisë, sa të ndjeheshin pa vlerë për t'u radhitur midis shërbëtorëve të Tij. Dishepujt e tij, megjithëse e vinin re modestinë e Kodusit dhe e njihnin karakterin e shkëlqyer të sjelljes së tij, nuk e morën vesh qëllimin e Sejed Kazemit. Kur Kodusi mbërriti në Shiraz dhe përqafoi Besimin e deklaruar nga Báb-i ishte vetëm njëzet e dy vjeç. Megjithëse i ri nga mosha, ai shfaqte një kurajo dhe besim të paepur, të cilin nuk mund ta kalonte asnjë nga dishepujt e mësuesit të tij., Me jetën dhe martirizimin e tij të lavdishëm ai simbolizoi të vërtetën e kësaj tradite: "Kush Më kërkon do të Më gjejë. Kush Më gjen, do të tërhiqet drejt Meje. Kush më afrohet Mua, do të Më dojë. Atë që më do Mua do ta dua dhe Unë. Atë që është i shtrenjti im, Unë do ta vras. Atij që vritet prej Meje, Unë Vetë do t'i bëhem peng." 157 Báb-i, emri i të cilit ishte Sejed Ali Muhamet82, kishte lindur në qytetin e Shirazit, në ditën e parë të Muharremit, në vitin 1235 Hixhri [20 Tetor 1819 A.D.] Ai i përkiste një dere që shquhej për fisnikërinë e saj dhe që e kishte origjinën nga Vetë Muhameti. Dita e lindjes së Tij konfirmon vërtetësinë e profecisë që tradicionalisht i atribuohet Imam Aliut: "Unë jam dy vjet më i ri se Zoti im." Kishin kaluar njëzet e pesë vjet, katër muaj e katër ditë që nga lindja, kur Ai shpalli Misionin e Tij. Në fëmijërinë e hershme, Ai humbi Bábanë, Sejed Muhamet Rezanë83, një burrë që ishte i njohur në provincën e Farsit për virtytin dhe besimin e thellë, që vlerësohej me respekt e nderim të madh. Të dy, nëna e Bábai i tij, ishin pasardhës të Profetit, të dy duheshin e respektoheshin nga njerëzit. Ai u edukua nga dajua i Tij, Haxhi Mirza Sejed Aliu, një dëshmor i Besimit, që e vuri, që kur ishte fëmijë, nën kujdesin e një tutori të quajtur Sheik Abedi.84 Báb-i, megjithëse nuk u prir pas studimit, iu nënshtrua vullnetit dhe udhëzimeve të dajos së Vet. 158 Sheik Abedi, i njohur nga nxënësit e tij si Sheikona, ishte një njeri i besimit të thellë dhe i diturisë. Ai kishte qenë dishepull si i Sheik Ahmetit, ashtu edhe i Sejed Kazemit. "Një herë", tregon ai, "i kërkova Báb-it të recitojë fjalët e hapjes së Kuranit: 'Besmellaher-Rahmaner-Rahim'.85 Ai hezitoi, duke kërkuar se po të mos i tregohej ç'kuptim kishin këto fjalë, Ai në asnjë mënyrë nuk do të përpiqej t'i thoshte. Unë u hoqa sikur nuk e dija kuptimin e tyre. 'Unë e di ç'kuptim kanë këto fjalë, tha nxënësi im, e me lejën tuaj do ta shpjegoj.' Ai RËNOJAT E KAHVEJEH-OULIYASË, KU SHKONTE Báb-I NË SHIRAZ DERA E HYRJES E RËNOVAJE TË KAHVEJEH-OULIYASË PEMË QË TREGON VENDPREHJEN E BIRIT TË MITUR TË Báb-IT NË BábI-DOHTARAN, SHIRAZ VARRI I GRUAS SË Báb-IT NË SHAH ÇERAG, SHIRAZ foli me të tillë njohje e lirshmëri sa unë shtanga nga habia. Ai shtjelloi kuptimin e 'Allahut', të 'Rahmanit' dhe 'Rahimit', me terma të tilla që kurrë s'i kisha lexuar e dëgjuar. Akoma qëndron në kujtesën time ëmbëlsia e shprehjes së Tij. U ndjeva i detyruar ta çoj përsëri tek dajua e t'i dorëzoja Besimin, që ai e kishte lënë nën kujdesin tim. Vendosa t'i tregoj se sa i pavlerë u ndjeva për të mësuar një fëmijë kaq të mrekullueshëm. E gjeta dajon e Tij në zyrën e vet. 'E kam sjellë Atë përsëri tek ty', i thashë unë, 'ndaj besoja Atë mbrojtjes tënde vigjilente. Ai nuk duhet trajtuar si një fëmijë i thjeshtë, sepse tek Ai unë kam shquar faktet e asaj fuqie misterioze, që mund t'i revelojë vetëm Revelacioni i Saheboz Zamanit.86 Është detyra tënde ta rrethosh me kujdesin më dashamirës. Mbaje në shtëpi, sepse Ai, me të vërtetë, nuk ka nevojë për mësues të tillë si Unë.' Haxhi Mirza Sejed Aliu e qortoi ashpër Báb-in. 'I ke harruar porositë e mia?', i tha ai. 'A nuk të kam këshilluar të ndjekësh shembullin e bashkënxënësve të Tu, të mbash heshtje dhe të dëgjosh me vëmendje çdo fjalë që thotë mësuesi Tënd?' Pasi mori premtimin e Tij për t'iu bindur besnikërisht porosive të marra, ai e urdhëroi Báb-in të rikthehej në shkollë. Megjithatë, shpirti i atij fëmije nuk mund të përmbahej nga qortimet e ashpra të dajos së Vet. Asnjë rregull nuk mund ta shtypte rrrjedhën e dijes së tij intuitive. Ditë pas dite Ai vazhdoi të manifestojë aq fakte të dallueshmë të mençurisë mbinjerëzore sa që unë nuk jam në gjendje t'i numëroj." Më në fund dajua i Tij u bind ta heqë nga shkolla e Sheik Abedit dhe ta mbajë me vete në profesionin e tij.87 Atje, Ai shfaqi, gjithashtu, shenja të një fuqie e madhështie që një pakicë mund t'i afrohej dhe askush nuk mund ta rivalizonte. 159 Disa vjet më vonë88 Báb-i u martua me motrën e Mirza Sejed Hasanit dhe Mirza Abul Kazemit.89 Fëmijën që lindi nga kjo martesë, Ai e quajti Ahmet.90 Ai vdiq në vitin 1259 Hixhri,91 viti që parapriu shpalljen e Besimit nga Báb-i. Bábai nuk e vajtoi humbjen e tij. Ai i kushtoi vdekjes së tij fjalë të tilla si këto: "O Perëndi, Perëndia im! Sikur njëmijë Ismailë të Më ishin dhënë, ky Abraham i Yti, do t'i ofronte ata të gjithë, si një flijim të përzemërt ndaj Teje. O i Shumëdashuri im, O Dëshirë e zemrës! Flijimi i Ahmetit, të cilin shërbëtori Yt Ali Muhamet e ka ofruar në altarin e dashurisë Tënde kurrë nuk mund të jetë i mjaftueshëm për të shuar flakën e përgjërimit në zemrën e Tij. Gurguleja e shpirtit të Tij nuk do të qetësohet derisa Ai të flijojë zemrën e Vet në këmbët e Tua, derisa i tërë trupi i Tij të bjerë viktimë në shtegun Tënd kundër tiranisë mizore, derisa gjoksi i Tij për hir Tënd të bëhet një tabelë e shigjetave të panumërta. O Perëndia im, O Dëshira ime e vetme! Bëfsh që flijimi i birit Tim, birit Tim të vetëm, të jetë i pranueshëm për Ty. Dhurofsh që ajo të jetë një prelud për flijiminTim personal, për gjithë qenien Time, në shtegun e kënaqësisë Tënde të plotë. E bëfsh atë të ujitë e të mbajë gjallë farat e Besimit Tënd. I dhënç fuqinë tënde hyjnore, që kjo farë foshnje e Perëndisë mbiftë në zemrat e njerëzve, lulëzoftë e përparoftë, u rrittë për t'u bërë një pemë madhështore, nën hijen e së cilës u mbledhçin gjithë popujt dhe fiset e tokës. I dhënç përgjigje lutjes Sime, O Perëndi, e plotësofsh dëshirën Time më të zjarrtë. Ti je, me të vërtetë, Fuqiploti, Bujariploti."92 160 Ditët që Báb-i ju kushtua aktivitetit tregtar, i ka kaluar kryesisht në Busher.93 Nxehtësia e padurueshme e verës nuk e frenoi Atë për t'ju kushtuar vazhdimisht adhurimeve çdo të premte, disa orë, mbi çatinë e shtëpisë së Tij. Megjithëse i ekspozuar ndaj rrezeve të forta të diellit të mesditës, Ai, duke kthyer zemrën ndaj të Shumëdashurit të Tij, vazhdoi të shkrihej me të, pa pyetur për intensitetin e nxehtësisë dhe krejt i harruar për botën rreth Tij. Herët FAKSIMILE E SHKRIMIT TË DORËS SË TAHIRES në agim e deri në lindjen e diellit, nga mesdita e deri vonë pasdite, Ai ju kushtua meditimit dhe adhurimit fetar. Duke e kthyer vështrimin nga veriu, në drejtim të Teheranit, Ai në çdo agim të ditës, përshëndeste me zemrën mbushur plot dashuri e gëzim, lindjen e diellit, që për Të ishte një shenjë dhe simbol i Diellit të së Vërtetës që së shpejti do të agonte për botën. Si një i dashur që shikon fytyrën e të shtrenjtës së vet, Ai shikonte me vendosmëri e mall mbi syrin diellor që lindte. Ai dukej sikur i drejtohej me një gjuhë mistike asaj drite shkëlqimtare, sikur i jepte asaj mesazhin e mallit dhe të dashurisë për të Shumëdashurin e Tij të padukshëm. Me aq ngazëllime kënaqësie përshëndeste Ai rrezet vezulluese diellore, sa që moskokëçarësit dhe injorantët përreth mendonin se Ai ishte i dashuruar me diellin.94 161 Unë kam dëgjuar Haxhi Sejed Xhevad Qerbelanë95 duke rrëfyer si vijon: "Kur udhëtoja për Indi, kaloja përmes Busherit. Duke qenë se isha i njohur me Haxhi Mirza Sejed Alinë, unë kisha mundësi të takoja Báb-in në shumë raste. Sa herë që e takoja, Ai më dukej aq i thjeshtë e modest sa që fjalët e mia nuk e përshkruajnë dot. Sy-ulur, me mirësjellje të jashtëzakonshme e me një shprehje engjëllore të fytyrës, Ai linte një përshtypje të pashlyeshme në shpirtin tim.96 Unë dëgjoja shpesh ata që lidheshin ngushtë me Të, të dëshmonin për karakterin e Tij të pastër, për hijeshinë e sjelljes së Tij, për vetëmohimin, ndershmërinë e madhe dhe devocionin e Tij të jashtëzakonshëm ndaj Perëndisë.97 Njëherë, një burrë i besoi Atij një mall, duke i kërkuar ta hiqte qafe me një çmim të caktuar. Kur Báb-i i dërgoi atij vlerën e atij artikulli, burri pa se shuma që i ishte afruar atij tejkalonte në mënyrë të konsiderueshme limitin që ai kishte fiksuar. Ai i shkroi menjëherë Báb-it duke i kërkuar arsyen. Báb-i iu përgjigj: 'Ç'të kam dërguar është i tëri haku yt. Nuk ka qoftë edhe një çerek leku më tepër se sa të takon ty. Ishte një kohë kur amanetit që më kishe lënë i ishte rritur vlera. Duke mos e shitur dot me atë çmim, Unë tani e ndjej për detyrë të të ofroj të tërën e asaj shume.' Klienti iu përgjërua Báb-it kushedi sa herë që të pranonte përsëri shumën shtesë, por Báb-i refuzoi me këmbëngulje. 162 "Me çfarë përkushtimi ndoqi Ai ato grumbullime, në të cilat ngriheshin në qiell virtytet e Sejedosh Shohadas, Imam Hysenit! Me ç'vëmendje dëgjoi Ai të kënduarit panegjirik! Ç'brishtësi e devocion tregoi Ai në ato skena të vajit e lutjes! Kur buzët e Tij, që dridheshin, murmurisnin fjalët e lutjes dhe të lavdërimit, lotët i rridhnin çurg nga sytë. Sa imponues ishte dinjiteti i Tij, sa të brishta ndjenjat që frymëzonte pamja e Tij!" 163 Emrat e atyre, privilegji suprem i të cilëve ishte të regjistroheshin nga Báb-i në Librin e Revelacionit të Tij si të zgjedhur Shkronjat e të Gjallit, janë si vijon: Mulla Hysen Boshrui, Muhamet Hasan, vëllai i tij, Muhamet Baker, nipi i tij, Mulla Ali Bastami, Mulla Koda Bakhsh Kuçani, më vonë i quajtur Mulla Aliu, Mulla Hasan Baxhestani, Sejed Hysen Jazdi, Mirza Muhamet Rouzeh Kan Jazdi, Said Hendi, Mulla Mahmud Hoi, Mulla Xhalil Orumi, Mulla Ahmet Ebdal Maragej, Mulla Baker Tabrizi, Mulla Jusuf Ardebili, Mirza Hadi, i biri i Mulla Abdul Vahab Kazvinit, Mirza Muhamet Ali Kazvini98, Tahire2, Kodus.99 164 Të gjithë këta, me përjashtim vetëm të Tahires, arritën praninë e Báb-it dhe u mveshën personalisht prej Tij me veçorinë e këtij rangu. Ajo duke mësuar për ikjen e qëllimshme nga Kazvini të kunatit të saj, Mirza Muhamet Aliut, i besoi atij një letër të vulosur, duke i kërkuar që t'ia dorëzonte Njeriut të premtuar, të cilin, i tha ajo, ti me siguri do ta takosh gjatë udhëtimit tënd. "Thuaji Atij nga mua", vijoi ajo më tej, "'Shkrepëtima e fytyrës Tënde flakëron përpara dhe rrezet e pamjes Tënde ngrihen në qiell. Pastaj thuaji këto fjalë: "A nuk jam Unë Zoti yt?" dhe "Ti je, Ti je!"ne të gjithë do të përgjigjemi'".100 165 Mirza Muhamet Aliu më në fund takoi e njohu Báb-in dhe i çoi Atij edhe letrën, edhe mesazhin e Tahires. Báb-i e shpalli menjëherë atë një nga Shkronjat e të Gjallit. Bábai i saj, Haxhi Mulla Saleh Kazvini dhe vëllai i tij, Mulla Taki, ishin të dy Moxhtahedë të famshëm101, të kualifikuar në traditat e ligjit mysliman e përgjithësisht të respektuar nga njerëzit e Teheranit, Kazvinit dhe qyteteve të tjera kryesore të Persisë. Ajo u martua me Mulla Muhametin, djalin e Mulla Takiut, xhaxhai i saj, të cilin shiitët e cilësuan Shahid Sales102. Megjithëse familja e saj i përkiste Bala-Sarive, Tahirja e vetme shfaqi që në fillim një simpati e devocion të veçantë për Sejed Kazemin. Si fakt të admirimit të saj personal për të, ajo shkroi një apologji në mbrojtje dhe justifikim të mësimeve të Sheik Ahmetit dhe ja paraqiti atij. Për këtë ajo mori shpejt një përgjigje, shkruar me fjalët më të dashura, në pasazhin e fillimit të së cilës Sejedi i drejtohej kështu: "O ti që je ngushëllim i syve të mi (Ja Korratol Ejni!) dhe kënaqësia e zemrës sime!" Që atëhere ajo është njohur si Korratol Ejn. Pas mbledhjes historike të Badashtit, një numër i atyre që morën pjesë mbetën aq të habitur me guximin dhe fjalën e sinqertë të asaj heroine, sa e ndjenë për detyrë t'i bënin të njohur Báb-it karakterin e sjelljes së saj të pazakontë e të pashembullt. Ata u përpoqën të nxinin pastërtinë e emrit të saj. Báb-i iu përgjegj kështu akuzave të tyre: "Çfarë duhet të them Unë për atë që Gjuha e Pushtetit dhe e Lavdisë e ka quajtur Tahire (e Dëlira)?" Këto fjalë treguan se ishin të mjaftueshme për të qetësuar ata që ishin munduar të nënvleftësonin pozitën e saj. Që prej asaj kohe ajo u emërtua nga besimtarët si Tahire.103 166 Diçka duhet thënë tani në shpjegim të termit Bala-Sari. Sheik Ahmeti dhe Sejed Kazemi, si dhe pasuesit e tyre, kur vizitonin faltoren e Imam Hysenit në Qerbela, për shenjë nderimi zinin pandryshim anën e poshtme të sarkofagut. Ata kurrë nuk shkonin përtej saj, ndërsa adhuruesit e tjerë, Bala-Saritë, recitonin lutjet e tyre në seksionin e sipërm të asaj faltoreje. Sheikitë, duke besuar që "çdo besimtar i vërtetë jeton si në këtë botë edhe në tjetrën", e shihnin të pahijshme e të gabuar të kalonin përtej limiteve të seksioneve të poshtme të faltores së Imam Hysenit, që në sytë e tyre ishte mishërimi më i plotë i besimtarit më të përsosur.104 167 Mulla Hyseni, që pritej të ishte bashkudhëtar i zgjedhur i Báb-it gjatë pelegrinazhit të Tij në Mekë e Medinë, sapo ky i fundit vendosi të niset nga Shirazi, u thirr në prani të Mjeshtrit të tij, që i dha udhëzimet e mëposhtme: "Ditët e bashkëudhëtimit tonë po i afrohen fundit. Besëlidhja Ime me ty tani është lidhur. Shtrëngo rripat dhe ngrihu të përhapësh Kauzën Time. Mos u tut nga degjenerimi dhe mbrapështia e këtij brezi, se Zoti i Besëlidhjes sigurisht do të të ndihmojë. Me të vërtetë, Ai do të të rrethojë me përkrahjen e tij të përzemërt e do të të udhëheqë nga fitorja në fitore. Ashtu si reja që derdh begatinë e saj mbi tokë, qarkoje tokën cep më cep e derdh mbi njerëzit e saj bekimet që i Plotfuqishmi, me mëshirën e Tij, ka denjuar të t'i akordojë ty. Shmangu prej ulemave dhe bindju vullnetit të Perëndisë. Ngrije thirrjen: "Hej! Zgjohuni, zgjohuni se Porta e Perëndisë është hapur dhe Drita e mëngjesit po derdh rrezatimin e saj mbi gjithë njerëzimin! I Premtuari u bë manifest; shtroni udhën për Të, o njerëz të tokës! Mos e privoni veten nga hiri i saj shpëtimtar e mos mbyllni sytë para lavdisë së saj verbuese." Ndaj letrat dhe tabelat që Ne të kemi reveluar me ata që i përgjigjen thirrjes tënde, se ndofta, këto fjalë mahnitëse i bëjnë të largohen nga bataku i moskokëçarjes dhe të fluturojnë në mbretërinë e pranisë Hyjnore. Në këtë pelegrinazh, në të cilin Ne kemi shpejt për t'u nisur, Ne kemi zgjedhur Kodusin si bashkudhëtarin Tonë. Ne të kemi lënë ty prapa për të përballur furinë e një armiku të egër e të papajtueshëm. Megjithatë, fli i qetë se një bujari lavdie e papërshkrueshme do të derdhet mbi ty. Ndiq rrugën drejt veriut dhe vizito gjatë udhëtimit Isfahanin, Kashanin, Komin e Teheranin. Lusim Providencën e plotfuqishme, që me hir të Tij, të dhëntë mundësinë, që në atë kryeqytet, të arrish vendin e sovranitetit të vërtetë e të hysh në shtëpinë e të Shumëdashurit. Një sekret gjendet i fshehur në atë kryeqytet. Kur të manifestohet, ai do ta kthejë tokën në parajsë. Unë shpresoj se ti do të marrësh nga hiri i tij e do të njohësh shkëlqimin e tij. Nga Teherani shko në Horasan dhe shpalle Thirrjen përsëri atje. Prej aty kthehu në Nazhaf e Qerbela dhe prit atje thirrjet e Zotit tënd. Ji i sigurt se misioni i lartë për të cilin je krijuar, do të kryhet plotësisht prej teje. Deri sa të kryesh detyrën, edhe sikur të gjitha shigjetat e një bote jobesimtare të drejtohen kundër teje, ato do të jenë të pafuqishme që të prekin ty qoftë edhe një fije floku. Të gjitha gjërat janë nën VENDI I PORTËS SË KAZERANIT, RRUGA E TREGUT, VAKIL, SHIRAZ SHIRAZ kontrollin e Tij të fuqishëm. Ai, me të vërtetë është i Plotfuqishmi, Gjithënënshtruesi." 168 Pastaj Báb-i thirri në praninë e Tij Mulla Ali Bastamin dhe i adresoi atij fjalë inkurajimi dhe dashamirësie. Ai e udhëzoi atë të shkojë drejt e në Naxhaf dhe Qerbela, i përmendi sprovat e vuajtjet e rënda që do të binin mbi të dhe e uroi të ishte i patundur deri në fund. "Besimi yt", i tha Ai, "duhet të jetë i palëkundur si një shkëmb, duhet të mposhtë çdo stuhi dhe të përballojë çdo fatkeqësi. Mos lejo që akuzat e mendjelehtëve dhe shpifjet e klerit të të prekin e të të largojnë nga qëllimi yt. Sepse ti je thirrur të marrësh nga banketi qiellor, i përgatitur për ty në Mbretërinë e pavdekshme.Ti je i pari që duhet të lësh Shtëpinë e Perëndisë dhe të vuash për hir të Tij. Nëse ti vritesh në shtegun e Tij, kujto se shpërblimi yt do të jetë i madh dhe e bukur dhurata që do të të jepet." 169 Sapo u thanë këto fjalë, Mulla Aliu u ngrit nga vendi e u nis të kryejë misionin e tij. Një farsang larg nga Shirazi atë e arriti një i ri që, flakëruar nga emocioni, kërkoi me padurim të fliste me të. Emri i tij ishte Adul Vahab. "Të lutem", iu përgjërua ai Mulla Aliut me lot në sy, "më lër të të shoqëroj në udhën tënde. Pikëpyetjet e mbytin zemrën time, të lutem më udhëhiq në udhën e së Vërtetës. Natën e kaluar, unë dëgjova në ëndërr thirrjen e tellallit sikur në rrugën e pazarit të Shirazit u shfaq Imam Aliu, Komandanti i Besnikëve. Ai i thirri mizërisë së njerëzve: 'Ngrihuni dhe kërkojeni atë. Shihni, ai nxjerr nga zjarri përvëlues kartat e lirisë dhe po i shpërndan tek njerëzit. Nxitoni tek ai, se kush i merr ato nga dora e tij do të shpëtojë nga vuajtjet dhe kush nuk i merr ato prej tij do të mbetet pa bekimet e Parajsës.' Sapo dëgjova zërin e tellallit, u ngrita dhe, pasi lashë dyqanin tim, vrapova përmes pazarit të Vakilit deri në një vend ku sytë e mi të panë ty duke qëndruar e shpërndarë të njëjtët karta tek njerëzit. Secilit që afrohej për të marrë ato nga dora jote, ti i pëshpërisje ca fjalë në vesh, që e bënin atë të ikte nga sytë këmbët me tmerr e duke thirrur: 'Bobo ç'më gjeti belaja, se jam privuar nga bekimet e Aliut e të fisit të tij! Oh, unë i mjeri, që llogaritem mes të flakurve dhe të rrëzuarve!' U zgjova nga gjumi e, i zhytur në një oqean mendimesh, mbërrita sërish në dyqan. Papritur të pashë tek kaloje me një burrë që mbante një çallmë dhe që po bisedonte me ty. Brofa nga vendi dhe, i shtyrë nga një forcë që nuk mund ta përmbaja, nxitova të të arrij. Për çudinë time të madhe, të gjeta duke ndenjur pikërisht në vendin që të kisha parë në ëndërr, i zënë me recitimin e traditave dhe vargëzimeve. Pasi qëndrova mënjanë, po të vështroja nga larg, pa u vënë re prej teje dhe mikut tënd. Unë dëgjova burrin me të cilin ti po flisje, të protestonte rrëmbyer: 'Më mirë të më përfshijnë flakët e ferrit se sa të pranoj thëniet e tua, peshën e të cilave nuk e mbajnë dot as malet!' Kundërshtimit të tij përçmues ti i dhe këtë përgjigje: 'Sikur i gjithë universi të hedhë poshtë të vërtetën e Tij, ai kurrë nuk mund të zbehë dëlirësinë e panjollë ta asaj robe të madhështisë.' Pasi u largove prej tij, ti ece drejt portës së Kazeranit. Unë vazhdova të të ndjek deri sa të arrita në këtë vend." 170 Mulla Aliu provoi të qetësonte zemrën e tij të trazuar dhe ta bindë të kthehej në dyqanin e tij e të rifillonte punën ditore. "Shoqërimi me ty", i tha ai, "do të më fuste në vështirësi. Kthehu në Shiraz e fli i qetë, se ti llogaritesh në njerëzit e shpëtimit. Qoftë larg nga drejtësia e Perëndisë të mbajë kupën e lavdisë së Tij për një kërkues kaq të flaktë e të devotshëm ose të privojë një shpirt kaq të etur nga tallazet e oqeanit të Revelaciont të Tij." Fjalët e Mulla Aliut ranë në vesh të shurdhër. Sa më tepër këmbëngulte ai për kthimin e Abdul Vahabit, aq më tepër ngihej të qarët dhe kuja e tij. Më në fund, Mulla Aliu, duke iu bindur vullnetit të Perëndisë, ndjeu se duhet ta përmbushte dëshirën e të riut. 171 Haxhi Abdul Maxhidi, Bábai i Abdul Vahabit, shpesh është dëgjuar të kujtojë, me lot në sy, këtë histori: "Sa më vjen keq", thota ai, "për veprën që kam kryer. Lus Perëndinë, më dhëntë shplarjen nga mëkati. Unë isha një nga të privilegjuarit në oborrin e bijve të Farman Farmasë, Guvernator i provincës së Farsit. Kisha një pozitë të tillë sa askush nuk do të guxonte të më kundërshtonte apo të më dëmtonte. Askush nuk e vinte në diskutim autoritetin tim apo të guxonte të ndërhynte në lirinë time. Sapo dëgjova që im bir, Abdul Vahabi, kishte lënë dyqanin dhe qytetin, vrapova jashtë në drejtim të portës së Kaziranit që ta arritja. I armatosur me një kopaçe, me të cilën doja ta rrihja, pyeta për rrugën nga kishte ikur. Më thanë që një burrë me çallmë sapo kishte kaluar rrugën dhe që djali im ishte parë duke e ndjekur. Ata dukej sikur kishin rënë dakord të iknin nga qyteti së bashku. Kjo ma ndezi më tej zemërimin dhe indinjatën. Si mud të toleroj, mendova me vete, një sjellje kaq të pahijshme të djalit tim, unë që mbaj një pozitë kaq të privilegjuar në oborrin e djemve të Farman Farmasë? Asgjë, thashë, përveç drurit, nuk mund ta fshijë të keqen e sjelljes së pahijshme të tim biri. 172 "Vazhdova ta kërkoj derisa i arrita. I mbërthyer nga një furi e egër e bëra Mulla Alinë për ujë të ftohtë. Goditjeve, që binin pa mëshirë mbi të, ai me një kthjelltësi të jashtëzakonshme, u dha këtë përgjigje: 'Mbaje dorën, o Abdul Maxhid, se syri i Perëndisë po të shikon. Unë e kam dëshmitar Atë se në asnjë mënyrë nuk kam përgjegjësi për sjelljen e djalit tënd. Unë s'çaj kokë për torturat që po më bën, se jam i përgatitur për të këqiat më të zeza në rrugën që kam zgjedhur të ndjek. Plagosjet e tua, krahasuar me ato që janë të destinuara të më bien në të ardhmen, janë si një pikë në oqean. Me të vërtetë, unë them se duhet të më lësh gjallë dhe do ta sjellë rasti të njohësh pafajësinë time. Atëhere, pendimi yt do të jetë i madh dhe hidhërimi i thellë.' Duke përçmuar vërejtjet e tij e moskokëçarës ndaj apelit të tij, vazhdova ta rrah sa u kapita. Me qetësi e heroizëm ai duroi drurin më të pamerituar nga duart e mia. Më në fund, urdhërova tim bir të më ndjekë dhe e lashë Mulla Alinë vetëm. 173 "Gjatë rrugës për në Shiraz, biri im më tregoi ëndërrën që kishte parë. Një ndjenjë e thellë keqardhjeje më mbërtheu gradualisht. Pafajësia e Mulla Aliut ishte e qartë në sytë e mi dhe kujtimi i mizorisë sime ndaj tij, vazhdoi të më ndrydhte shpirtin për një kohë të gjatë. Farmaku i saj qëndroi në zemrën time deri sa unë u ndjeva i detyruar të ndërroj banimin tim nga Shirazi në Bagdad. Nga Bagdadi lëviza në Kazemejn, ku Abdul Vahabi vendosi biznesin e tij. Fytyra e tij e re tirrte një mister të çuditshëm. Ai dukej sikur më fshihte një sekret, që dukej se kishte transformuar jetën e tij. Kur në vitin 1267 Hixhri105 Bahá'u'lláh-u udhëtoi në Irak e vizitoi Kazemejn, Abdul Vahabi u dorëzua menjëherë nën magjinë e hirit të Tij dhe i premtoi devocionin e tij të pavdekshëm. Pak vjet më vonë, kur im bir u martirizua në Teheran dhe Bahá'u'lláh-u u syrgjynos në Bagdad, Ai, me dashamirësinë e mëshirën e Tij pakufi, më zgjoi nga gjumi i moskokëçarjes dhe më mësoi Vetë mesazhin e Ditës së Re, duke i shplarë me ujrat e ndjesës Hyjnore njollat e atij akti barbar." 174 Ky episod shënon dhimbjen e parë që pësoi një dishepull i Báb-it pas shpalljes së misionit të Tij. Nga kjo përvojë, Mulla Aliu kuptoi se sa të përpjeta, tatëpjeta e ferra kishte shtegu që të çonte në arritjen përfundimtare të premtimit të dhënë nga Mjeshtri i tij. I bindur plotësisht ndaj vullnetit të Tij e i gatshëm për të derdhur gjakun për Kauzën e Tij, ai rifilloi udhëtimin deri sa arriti në Naxhaf. Në prani të Sheik Muhamet Hasanit, një nga klerikët më të famshëm të Islamit shiit dhe përballë një shoqërie të shquar të dishepujve të tij, Mulla Aliu shpalli pa frikë manifestimin e Báb-it, të Portës, ardhjen e të cilit ata mezi po e prisnin. "Dëshmia e Tij", deklaroi ai, "është fjala e Tij; testimonia e Tij, asgjë tjetër përveçse testimonia me të cilën Islami kërkon t'i japë të drejtë të vërtetës së tij. Nga pena e këtij Të Riu Hashemeti të pashkolluar nga Persia, kanë rrrjedhur, brenda dyzet e tetë orëve, një numër aq i madh vargëzimesh lutjeje, predikimesh e traktatesh shkencore, sa mund ta barazohen me tërë Kuranin, që për ta reveluar i mori Muhametit, Profetit të Perëndisë, njëzet e tre vjet!" Lideri kryelartë e fanatik, në vend të mirëpriste këto fakte jetësore mbi një Revelacion të sapolindur në një kohë errësire e paragjykimi, në çast e shpalli Mulla Aliun heretik dhe e përjashtoi atë nga asambleja. Dishepujt dhe pasuesit e tij, bile edhe Sheikitë, të cilët që më parë dëshmonin për besimin e thellë, sinqeritetin e diturinë e Mulla Aliut, pranuan pa hezitim gjykimin kundër tij. Dishepujt e Sheik Muhamet Hasanit, duke u bashkuar me kundërshtarët e tyre, i bënë atij një keqtrajtim të patreguar. Përfundimisht e dorëzuan atë, me duar të lidhura me zinxhirë, tek një zyrtar i qeverisë otomane, duke e paditur si prishës të Islamit, shpifës ndaj Profetit, nxitës të shejtanit, turp të Besimit dhe që meritonte dënimin me vdekje. Ai u çua në Bagdad nën ekskortën e zyrtarëve qeveritarë dhe u flak në burg nga guvernatori i atij qyteti. 175 Haxhi Hashemi, i mbiquajtur Atar, një tregtar i shquar, që ishte i mirëditur në Shkrimet e Shenjta të Islamit, kujtonte si vijon: "Unë isha i pranishëm në Shtëpinë Qeveritare në një rast kur Mulla Aliu u thirr në praninë e zyrtarëve të shquar të asamblesë së atij qyteti. Ai u akuzua publikisht si i pafe, anulues i ligjeve të Islamit e mohues i ritualeve dhe normave të tij të pranuara. Pasi u renditën shkeljet e akuzës dhe veprat e tij të këqia, Myftiu, eksponenti kryesor i ligjit të Islamit në qytet, iu kthye e i tha: 'O armik i Perëndisë!' Duke qenë se unë kisha zënë një vend pranë Myftiut, i pëshpërita atij në vesh: 'Ti e njeh kaq pak këtë të huaj të pafat. Pse i drejtohesh me fjalë të tilla? A nuk e kupton se këto fjalë që i thua do të ndezin zemërimin e turmës kundër tij? Është detyra tënde të zhvlerësosh akuzat e pabazuara, që këta njerëz të bezdisshëm kanë ngritur kundër tij, ta pyesësh vetë e ta gjykosh sipas normave të pranuara të drejtësisë së rrënjosur nga Besimi Islam.' Myftiu mbeti shumë i pakënaqur, u ngrit nga vendi dhe la mbledhjen. Mulla Aliu u flak përsëri në burg. Pak ditë më vonë, unë pyeta për të, me shpresë se mos arrija lirimin e tij. Më thanë se natën, që sapo kishte kaluar, ai ishte dëbuar për në Kostandinopojë. Bëra kërkime të mëtejshme e u përpoqa të zbuloj ç'pësoi ai përfundimisht. Megjithatë, nuk munda ta zbuloj të vërtetën. Një pakicë besoi se gjatë rrugës për në Kostandinopojë ai ishte sëmurur dhe vdiq. Të tjerë këmbëngulën se ai u martirizua."106 Çfarëdo të ishte fundi i tij, Mulla Aliu, me jetën dhe vdekjen e tij, kishte fituar epërsinë e pavdekshme të të qënit i pari vuajtës në shtegun e Besimit të ri të Perëndisë, i pari që dha jetën e tij si dhuratë mbi Altarin e Flijimit. 176 Pasi nisi Mulla Aliun për misionin e tij, Báb-i thirri para Tij Shkronjat e tjera të të Gjallit dhe për secilin dha porosi të veçanta e caktoi detyra speciale. Ai iu drejtoi atyre këto fjalë ndarjeje: "O miqtë e Mi të shtrenjtë! Ju jeni bartësit e emrit të Perëndisë në këtë Ditë. Ju jeni zgjedhur si thesaret e misterit të Tij. Është detyra e secilit prej jush të manifestojë atributet e Perëndisë e të shëmbëlleni me fjalë e me vepra shenjat e drejtësisë, të fuqisë e të lavdisë së Tij. Pikërisht anëtarët e grupit tuaj duhet të dëshmojnë për lartësinë e qëllimit, ndershmërinë e jetës suaj, realizmin e besimit dhe karakterin e lartë të devocionit tuaj. Se, me të vërtetë, Unë them, që kjo është Dita e treguar nga Perëndia në Librin e Vet:107 'Atë ditë nëse Ne u vulosim gojët, duart e tyre do të flasin me Ne dhe këmbët do të dëshmojnë për atë që do të kishin bërë.' Peshoni fjalët e Jezusit drejtuar dishepujve të Tij, ndësa i dërgonte përpara për të propaganduar Kauzën e Perëndisë. Ai i ftoi ata të ngrihen e të përmbushin misionin e tyre me fjalë si këto: 'Bile ju jini si zjarri që, në errësirën e natës, është ndezur mbi majën e malit. Le të shkëlqejë drita juaj para syve të njerëzve. Dëlirësia e karakterit tuaj dhe shkalla e kundërshtimit duhet të jetë e tillë, sa njerëzit e tokës të njohin e të afrohen nëpërmjet jush tek Ati qiellor që është burimi i dëlirësisë dhe i hirit. Sepse askush nuk e ka parë Atin që është në qiell. Ju që jini fëmijët e Tij shpirtërorë, me veprat tuaja, duhet të shëmbëlleni virtytet e Tij e të dëshmoni lavdinë e Tij. Ju jeni kripa e tokës, por nëse kripa humbet shijen e saj, me se do të kriposet ajo? Në çdo qytet ku hyni për të shpallur e mësuar Kauzën e Perëndisë, shkalla e mënjanimit tuaj duhet të jetë e tillë, sa që ju në asnjë mënyrë nuk duhet të prisni as mish, as shpërblim nga njerëzit e tij. Madje, kur të largoheni nga qyteti, ju duhet të shkundni edhe pluhurin nga këmbët tuaja. Ashtu siç kini hyrë të dëlirë e të pafëlliqur, ashtu duhet të ikni nga qyteti. Se, me të vërtetë Unë them, Ati qiellor është gjithnjë me ju dhe kujdeset për ju. Nëse jeni besnikë ndaj Tij, Ai me siguri do të shpërndajë në duart tuaja të gjitha thesaret e tokës e do t'ju lartësojë ju mbi të gjithë sundimtarët dhe mbretërit e botës.' O Shkronjat e Mia! Me të vërtetë Unë them, e lartësuar pafundësisht është kjo Ditë mbi ditët e Apostujve të së shkuarës. Madje, i pamatë është ndryshimi. Ju jeni dëshmitarët e Agimit të Ditës së premtuar të Perëndisë. Ju jeni pjestarët e kupës mistike të Revelacionit të Tij. Shtrëngoni rripat dhe qofshi të vetëdijshëm për fjalët e Perëndisë, siç revelohen në Librin e Tij:108 'Hej, Zoti, Perëndia juaj po vjen dhe me Të është kompania e engjëjve të Tij rreshtuar para Tij!' Pastroni zemrat nga dëshirat tokësore e le të jenë virtytet engjëllore adhururimi juaj. Luftoni që me veprat tuaja ju qofshi dëshmitarë të së vërtetës së këtyre fjalëve të Perëndisë e hapni sytë se, s'ka 'kthim prapa' e Ai 'ju bëftë të tjerë njerëz', që 'nuk do të jenë si ju' e do të marrin prej jush Mbretërinë e Perëndisë. Ditët, kur adhurimet boshe mendoheshin të mjaftueshme, kanë mbaruar. Ka ardhur koha, kur asgjë përveç motiveve të pastra, të mbështetur nga veprat e dëlirësisë së panjollë, mund të ngrihen në fronin e Më Të Lartit e të jenë të pranueshme për Të. 'Fjala e mirë ngrihet lart tek Ai dhe veprat e drejta do ta bëjnë atë të lartësohet para Tij.' Ju jeni modestët, për të cilët Perëndia ka folur kështu në Librin e Tij:109 'Dhe Ne dëshërojmë të shfaqim pëlqim ndaj atyre që u sollën modestë në tokë, t'i bëjmë ata udhëheqës shpirtërorë mes njerëzve, t'i bëjmë ata trashëgimtarët Tanë.' Ju jeni thirrur për këtë stacion, ju do ta arrini atë vetëm nëse ngriheni e të shkelni me këmbë çdo dëshirë tokësore dhe të përpiqeni të bëheni ata 'shërbëtorë të nderuar të Tij, që nuk flasin deri sa Ai të ketë folur, që plotësojnë urdhëratën e Tij.' Ju jeni Shkronjat e para që janë përtëritur nga Pika Kryesore110, Pranverat e para që kanë shpërthyer nga Gurra e këtij Revelacioni. Lus Zotin, Perëndinë tuaj, dhëntë të mos ketë asnjë pengesë tokësore, asnjë dashuri të kësaj bote, asnjë kërkim kalimtar, që të zbehë dëlirësinë apo të hidhërojë ëmbëlsinë e atij hiri që rrrjedh përmes jush. Unë po ju përgatis për ardhjen e Ditës së madhe. Bëni përpjekjet tuaja maksimale që, në botën që vjen, Unë, që po ju udhëzoj tani, u gëzofsha para vend-mëshirës së Perëndisë me veprat tuaja dhe paça lavdi në arritjet tuaja. Sekreti i Ditës që do të vijë tashmë është i fshehtë. Ai tani as mund të zbulohet, as mund të vlerësohet. Bebja e sapolindur për këtë Ditë lë pas njerëzit më të mençur e më të nderuar të kësaj kohe dhe më modestët e më të pamësuarit e asaj periudhe do t'i tejkalojnë në mirëkuptim edhe teologët më eruditë e më të përkryer të kësaj periudhe. Shpërndahuni anë e kënd kësaj toke e me këmbë të forta dhe zemra të shenjtëruara, shtroni udhën për ardhjen e Tij. Mos i vini veshin dobësisë e brishtësisë suaj, përqëndroni shikimin mbi fuqinë e pathyeshme të Zotit, Perëndisë suaj, Të Plotfuqishmit. A nuk e bëri Ai Abrahamin, në kohën e shkuar, të triumfojë mbi forcat e Nimrodit, pavarësisht se dukej sikur nuk po e ndihmonte atë? A nuk e bëri Ai Moisiun, shkopi i të cilit ishte i vetmi shok i Tij, të aftë të mundë Faraonin dhe ushtritë e tij? A nuk e ngriti Ai përmbi forcat e bashkuara të popullit izraelit Jezusin, që ishte i varfër e i ulët në sytë e njerëzve? A nuk i nënshtroi Ai fiset barbare dhe militante të Arabisë ndaj disiplinës së shenjtë e transformuese të Muhametit, Profetit të Tij? Ngrihuni në emër të Tij, Vini tërë besimin tuaj te Ai dhe jini të sigurt për fitoren përfundimtare."111 177 Me fjalë të tilla Báb-i gjallëroi besimin e dishepujve të tij dhe i nisi ata për misionin e tyre. Ai i caktoi secilit si fushë pune provincën e vendlindjes së tyre. Ai orientoi secilin t'i përmbahej referencave të veçanta ndaj emrit dhe personit te Tij.112 Ai i udhëzoi ata të ngrejnë thirrjen se Porta për të Premtuarin është hapur, se dëshmia e Tij është e pakundërshtueshme dhe testimonia e Tij është plotësuar. Ai i urdhëroi ata të deklarojnë se kushdo që beson Atë ka besuar të gjithë profetët e Perëndisë dhe kushdo që mohon Atë ka mohuar të gjithë shenjtorët e të zgjedhurit e Tij. Me të tilla udhëzime Ai i liroi ata prej pranisë së Tij dhe i besoi ndaj kujdesit të Perëndisë. Prej Shkronjave të të Gjallit, të cilëve Ai iu drejtua në këtë mënyrë, qëndruan me Të në Shiraz, Mulla Hyseni, i pari i këtyre Shkronjave dhe Kodusi, i fundmi. Pjesa tjetër, katërmbëdhjetë vetë, u nisën nga Shirazi në agim me vendosmërinë për të kryer tërësisht detyrën që u ishte besuar. 178 Mulla Hysenit, kur iu afrua ora e nisjes, Báb-i i drejtoi këto fjalë: "Mos u pikëllo që nuk je zgjedhur të më shoqërosh Mua për pelegrinazhin Tim në Hexhaz. Në vend të tij, Unë do të udhëheq hapat e tua në atë qytet që ruan një Mister të një shenjtërie kaq të jashtëzakonshme sa as Hexhazi, as Shirazi nuk mund të shpresojnë ta rivalizojnë. Shpresa Ime është që ti, me ndihmën e Perëndisë, qofsh i zoti të heqësh perdet nga sytë e të pabindurve dhe të pastrosh mendjet e keqdashësve. Vizito, gjatë rrugës, Isfahanin, Kashanin, Teheranin e Horasanin. Prej andej shko në Irak e atje prit thirrjet e Zotit tënd që do të të ruajë ty dhe do të të drejtojë ndaj çdo gjëje që është vullneti e dëshira e Tij. Përsa më takon Mua, i shoqëruar nga Kodusi dhe shërbëtori Im etiopian, unë do të vazhdoj pelegrinazhin Tim në Hexhaz. Unë do të bashkohem me grupin e pelegrinëve të Farsit, që së shpejti do të vozitin drejt asaj toke. Unë do të vizitoj Mekën e Medinën dhe atje do të përmbush misionin, që më ka besuar Perëndia. Me vullnetin e Perëndisë, Unë do të kthehem këndej nga udha e Kufehit, ku shpresoj të të takoj ty. Nëse është shkruar ndryshe, Unë do të të kërkoj të më takosh në Shiraz. Ji i sigurt se Ushtritë e Mbretërisë së padukshme do të mbështesin e përforcojnë përpjekjet e tua. Thelbi i fuqisë tashmë po banon tek ty dhe shoqëria e engjëjve të Tij të zgjedhur vërtitet rreth teje. Krahët e Tij fuqiplotë do të të rrethojnë e Shpirti i Tij i pavdekshëm përherë do të vazhdojë të udhëheqë hapat e tu. Ai që të do ty, do Perëndinë e kushdo që të kundërvihet ty, i kundërvihet Perëndisë. Kush miqësohet me ty, do të jetë i miqësuar nga Perëndia dhe kush të kundërshton ty, do të kundërshtohet nga Perëndia." KAPITULLI IV UDHËTIMI I MULLA HYSENIT NË TEHERAN M e këto fjalë fisnike që tingëllonin në veshët e tij, Mulla Hyseni filloi ndërrmarjen e tij të rrezikshme. Kudo që shkoi, te cilitdo grup njerëzish, ku u drejtua, ai shpërndau pa frikë e pa rezervë Mesazhin që i kishte besuar Mjeshtri tij i shtrenjtë. Kur arriti në Isfahan, ai u vendos në medresenë e Nim-Avardit. Rreth tij u mblodhën ata që në vizitën e tij të mëparshme në atë qytet e kishin njohur tek moxhtahedi i shquar Haxhi Sejed Muhamet Baker, si lajmëtarin e preferuar të Sejed Kazemit.113 I biri i Muhamet Bakerit, i cili tashmë kishte vdekur, sapo kishte ardhur nga Naxhafi dhe kishte zënë vendin e të atit. Haxhi Muhamet Ibrahim Kalbasi ishte gjithashtu seriozisht i sëmurë, në prag të vdekjes. Dishepujt e të ndjerit Haxhi Sejed Muhamet Baker, tashmë të çliruar nga ndikimi kufizues i mësuesit të tyre të ndjerë dhe të alarmuar nga doktrinat e çuditshme që po propagandonte Mulla Hyseni, e denoncuan atë me nxitim tek Haxhi Sejed Asadollahu, i biri i të ndjerit Haxhi Sejed Muhamet Baker. "Mulla Hyseni", u ankuan ata, "gjatë vizitës së tij të fundit, në çështjen e Sheik Ahmetit kishte fituar mbështetjen e Bábait tënd të nderuar. Asnjë nga dishepujt e paaftë të Sejedit nuk guxoi ta kundërshtonte atë. Tashmë, ai vjen si përkrahës i një kundërshtari akoma më të shquar dhe po mbron Kauzën e Tij me vrull e guxim akoma më të madh. Ai po pretendon me këmbëngulje se Ai, Kauzën e të cilit ai përkrah, është Reveluesi i Një Libri me frymëzim hyjnor dhe që ka ngjashmëri të çuditshme me tonin dhe gjuhën e Kuranit. Ai u përplasi në surrat njerëzve të këtij qyteti këto fjalë sfiduese: 'Nëse jini me të vërtetë burra, bëni një si ky.' Nuk do të jetë e largët dita, kur tërë Isfahani do të ketë përqafuar Kauzën e Tij!" Haxhi Sejed Asadollahu ktheu përgjigje të paqarta ndaj ankesave të tyre. "Ç'tu them unë?," tha ai më në fund nga zori. "A nuk e pranuat vetë që Mulla Hyseni me elokuencën dhe forcën e tij bindëse, i ka mbyllur gojën një burri jo më pak të madh se Bábai im i nderuar? Atëhere, si mund unë, që jam kaq inferior ndaj tij në merita e dituri, të mendoj për të sfiduar atë që ka parapëlqyer ai? Çdonjerile t'i shqyrtojë pa pasione pretendimet e tij. Nëse ai kënaqet, mirë, nëse nuk kënaqet, le të heshtë e të mos ngjallë rrezikun e diskretitimit të emrit të mirë të Besimit tonë." 180 Pasi panë që, përpjekjet e tyre për të influencuar mbi Haxhi Sejed Asadollahun kishin dështuar, dishepujt e tij e referuan çështjen te Haxhi Muhamet Ibrahim Kalbasi. "Na gjeti belaja, kundërshtuan ata me zë të lartë, se armiku është ngritur për të prishur Besimin e shenjtë të Islamit!" Me një gjuhë të ndezur dhe egzagjeruese, ata theksuan karakterin sfidues të ideve të shpallura nga Mulla Hyseni. "Ruani qetësinë", u përgjigj Haxhi Muhamet Ibrahimi. "Mulla Hyseni nuk është një njeri që mund të mashtrohet nga ndokush, as të bjerë viktimë e herezive të rrezikshme. Nëse pretendimi juaj është i vërtetë, nëse Mulla Hyseni ka përqafuar me të vërtetë një Besim të ri, është e padiskutueshme që detyrimi juaj fillestar është të pyesni, pa pasione, për karakterin e mësimeve të tij e të mos bëni denoncimin e tij pa e kqyrur punën paraprakisht e në mënyrë të kujdesshme. Nëse shëndeti dhe fuqia ime rikthehen, me vullnetin e Perëndisë, synimi im është ta hetoj çështjen personalisht e të gjej të vërtetën." 181 Ky qortim i ashpër, i bërë nga Haxhi Kalbasi, i hutoi shumë dishepujt e Haxhi Sejed Asadollahut. Në pështjellimin e sipër ata i apeluan Manuçer Kanit, Motamedod Douleh, guvernator i qytetit. Ai sundimtar i urtë e i matur refuzoi të ndërhyjë në këto çështje, të cilat sipas tij ishin vetëm brenda juridiksionit të ulemave. Ai i paralajmëroi ata të heqin dorë nga prapësia dhe të pushonin prishjen e qetësisë e të paqes së lajmëtarit. Fjalët e tij të prera i davaritën shpresat e ngatërrestarëve. Nga kjo, Mulla Hyseni u çlirua prej makinacioneve të armiqve të tij e, për një kohë, vazhdoi të ndjekë i papenguar vazhdimin e punës së vet. 182 I pari që përqafoi Kauzën e Báb-it në atë qytet ishte një burrë, sitës i grurit, që sapo mori vesh Thirrjen, pranoi Mesazhin pa rezerva. Ai i shërbeu Mulla Hysenit me devocion të shkëlqyer e në sajë të shoqërisë së ngushtë me të u bë avokat i zellshëm i Revelaciont të ri. Pak vjet më vonë, kur atij po i tregonin rreth ngjarjeve në fortesën e Sheik Tabarsit detaje që të këputin shpirtin, ai ndjeu një shtytje të parezistueshme për t'u bashkuar me gjithë shpirt me shokët heroikë të Báb-it, që ishin ngritur për mbrojtjen e Besimit të tyre. U ngrit menjëherë dhe me sitë në dorë u nis të arrijë skenën e asaj ndeshjeje të paharrueshme. "Përse nxiton kaq shumë?" e pyetën shokët e tij, kur e panë duke vrapuar përmes pazarit të Isfahanit në gjë gjendje të fortë emocionale. "Unë jam ngritur", u përgjegj ai, "për t'u bashkuar në shoqërinë e lavdishme të mbrojtësve të fortesës së Sheik Tabarsit! E në çdo qytet ku do kaloj, synoj të kaloj njerëzit nëpër këtë sitë, që kam me vete. Cilindo që gjej gati për të përkrahur Kauzën, që kam përqafuar unë, do t'i kërkoj të bashkohet me mua dhe të nxitojmë menjëherë drej fushës së martirizimit." I tillë ishte përkushtimi i këtij të riu, që Báb-i, në Bajanin Persisht, i drejtohet me këto fjalë: "Isfahani, ai qytet i shquar, dallohet nga entuziazmi fetar i banorëve të tij shiitë, nga dituria e teologëve të tij e nga mirëpritja, që tregonin njësoj të mëdhenj e të vegjël, për ardhjen e shpejtë të Saheboz Zamanit. Institucione fetare janë vendosur në çdo lagje të atij qyteti. E, megjithatë, kur Lajmëtari i Perëndisë ishte bërë manifest, ata që pretendonin të ishin thesare diturie dhe shpjegues të mistereve të Besimit të Perëndisë, e kundërshtuan Mesazhin e Tij. Nga të gjithë banorët e atij vendi të dijes, vetëm një njeri, një sitës gruri, u gjet për të njohur të Vërtetën dhe u vesh me roben e virtytit Hyjnor!"114 183 Midis sejedëve të Isfahanit, të paktë, si Mirza Muhamet Ali Nahri, vajza e të cilit u martua më pas me Degën Më Të Madhe,115 Mirza Hadi, vëllai i Mirza Muhamet Aliut e Mirza Muhamet Reza Pa Kaleji, njohën të vërtetën e Kauzës. Mes besimtarëve të parë që e njehsuan veten me Mesazhin e shpallur nga Báb-i ishte edhe Mulla Sadek Horasani, më parë i njohur si Mokadas e i mbiquajtur nga Bahá'u'lláh-u Ismollahol Asdak, i cili, sipas udhëzimeve të Sejed Kazemit kishte banuar pesë vjetët e fundit në Isfahan dhe ishte duke përgatitur udhën për ardhjen e Revelacionit të ri.116 Sapo mësoi për ardhjen e Mulla Hysenit në Isfahan, ai nxitoi për ta takuar. Ai jep përmbledhjen e mëposhtme rreth takimit të parë, që u zhvillua natën në shtëpinë e Mirza Muhamet Ali Nahrit: "Unë i kërkova Mulla Hysenit të zbulonte emrin e Atij që pretendonte të ishte Manifestimi i premtuar. Ai u përgjigj: 'Të pyesësh për atë emër dhe ta zbulosh atë, që të dyja janë të ndaluara.' 'Atëhere', e pyeta unë, 'a do të ishte e mundur për mua që, si Shkronjat e të Gjallit, të kërkoj në mënyrë të pavarur hirin e Mëshirëplotit dhe të zbuloj identitetin e Tij nëpërmjet lutjesh?' 'Dera e hirit të Tij', u përgjigj ai, 'kurrë nuk mbyllet para fytyrës së atij që kërkon ta gjejë Atë.' Unë u tërhoqa menjëherë nga prania e tij dhe i kërkova mikpritësit të më lejonte vetëm në një dhomë të shtëpisë së tij, ku mënjanë e i pashqetësuar, të mund të shkrihesha me Perëndinë. I zhytur thellë në mendime, papritur m'u kujtua fytyra e një Të Riu, që shpesh e kisha vënë re kur isha në Qerbela, në hyrje të faltores së Imam Hysenit, i cili qëndronte në pozicion lutjeje me fytyrën të mbytur në lot. E njëjta fytyrë u rishfaq tashmë para syve të mi. Në vegim më dukej sikur shihja të njëjtën fytyrë, të njëjtat tipare, që shprehnin kaq hare sa nuk mund ta përshkruaj dot kurrë. Ai më buqëqeshi e më nguli sytë. Shkova drejt Tij, gati për t'iu hedhur ndër këmbë. Po përulesha drejt tokës, kur, ou! ajo figurë rrezatues u zhduk prej meje. I tejmbushur me gëzim e kënaqësi, vrapova të takoj Mulla Hysenin, që i emocio- PAMJE TË TEHERANIT nuar më pranoi dhe më siguroi se unë kisha arritur më në fund objektin e dëshirës sime. Megjithatë, ai më urdhëroi të përmbaj ndjenjat e mia. 'Mos ia trego askujt vegimin tënd', më tha ai, 'sepse ende nuk ka ardhur koha. Duke pritur në Isfahan ti ke vjelë frutin e durimit tënd. Tashmë ti duhet të shkosh në Kerman e t'i bësh të njohur këtë Mesazh Haxhi Mirza Qerim Kanit. Prej andej duhet të udhëtosh në Shiraz e të përpiqesh të zgjosh prej moskokëçarjes njerëzit e atij qyteti. Unë shpresoj të bashkohem me ty në Shiraz e të ndaj me ty bekimet e ribashkimit të hareshëm me të Shumëdashurin tonë." 117 184 Nga Isfahani, Mulla Hyseni shkoi në Kashan. I pari që u regjistrua në atë qytet midis shoqërisë së besnikëve ishte një farë Haxhi Mirza Xhani, i mbiquajtur Par Pa, i cili ishte një tregtar i rëndësishëm.118 Midis miqve të njohur të Mulla Hysenit ishte dhe teologu i mirënjohur Sejed Abdul Bakiu, banor i Kashanit dhe anëtar i komunitetit Sheiki. Megjithëse shoqërohej në intimitet me Mulla Hysenin gjatë qëndrimit të tij në Naxhaf e Qerbela, Sejedi ndjehej i pazoti për të sakrifikuar rangun dhe udheheqjen për Mesazhin, që i kishte sjellë miku i tij. 185 Pasi arriti në Kom, Mulla Hyseni pa se njerëzit e tij ishin krejt të papërgatitur për të dëgjuar thirrjen e tij. Farat që mbolli midis tyre nuk mbinë deri sa Bahá'u'lláh-u u syrgjynos në Bagdad. Ato ditë, Haxhi Mirza Musai, një vendali nga Komi, përqafoi Besimin, udhëtoi në Bagdad e atje takoi Bahá'u'lláh-un. Ai përfundimisht piu kupën e martirizimit në shtegun e Tij. 186 Nga Komi, Mulla Hyseni shkoi drejt e në Teheran. Gjatë qëndrimit në kryeqytet, ai jetoi në një nga dhomat e medresesë së Mirza Salehut, e njohur më mirë si medreseja e Pai Menarit. Haxhi Mirza Muhamet Horasani, udhëheqësi i komunitetit shiit të Teheranit, që vepronte si instruktor në atë institucion, u afrua me Mulla Hysenin, por nuk iu përgjigj thirrjes së tij për të pranuar Mesazhin. "Ne kishim mbajtur gjallë shpresën", i tha ai Mulla Hysenit, "që pas vdekjes së Sejed Kazemit ti do të përpiqeshe për të përkrahur interesat më të mira të komunitetit Sheiki e do ta çlironit atë nga errësira ku ishte fundosur. Megjithatë ti dukesh të kesh tradhtuar kauzën e tij. Ti i ke davaritur shpresat tona të mira. Nëse ti këmbëngul në përhapjen e këtyre doktrinave armiqësore, ti përfundimisht do t'i shuash gjurmët e Sheikive në këtë qytet." Mulla Hyseni e siguroi se ai nuk synonte ta zgjaste qëndrimin e tij në Teheran dhe se qëllimi i tij nuk ishte në asnjë mënyrë që të ulte apo të shuante mësimet e ngulitura nga Sheik Ahmeti e Sejed Kazemit.119 AGA KALIM, VËLLAI I Bahá'u'lláh-UT 187 Gjatë qëndrimit në Teheran, Mulla Hyseni, çdo ditë, do të linte dhomën e tij herët në mëngjes e do të kthehej atje vetëm një orë pas perëndimit të diellit. Gjatë kthimit do të hynte në dhomë i vetëm e, pasi mbyllte derën qetësisht, qëndronte në vetminë e dhomëzës së tij deri ditën tjetër.120 Mirza Musai, Aga Kalimi, vëllai i Bahá'u'lláh-ut, rrëfente si më poshtë: "Unë e kam dëgjuar Mulla Muhamet Moallemin, një vendali nga Nuri, në provincën e Mazendaranit, që ishte një admirues i zjarrtë i Sheik Ahmadit dhe i Sejed Kazemit, që tregonte këtë histori: 'Në ato kohë unë njihesha si një nga dishepujt e privilegjuar të Haxhi Mirza Muhametit dhe jetoja në të njëjtën shkollë ku mësonte ai. Dhoma ime ishte ngjitur me të tijën e ne shoqëroheshim shumë me njeri tjetrin. Ditën që ai ishte i zënë në diskutim me Mulla Hysenin, më kapi veshi bisedën e tyre nga fillimi deri në fund dhe isha thellësisht i prekur nga hovi, lirshmëria e dituria e atij të riu të çuditshëm. Unë u befasova PAMJE TË SHTËPISË SË Bahá'u'lláh-UT NË TEHERAN nga përgjigjet e paqarta, arroganca dhe sjellja përbuzëse e Haxhi Mirza Muhametit. Atë ditë, e ndjeva veten të tërhequr forcërisht nga joshja e atij të riu dhe nuk e duroja dot sjelljen e paturpshme të mësuesit tim ndaj tij. Megjithatë, i fsheha ndjenjat e mia dhe u shtira sikur injoroja diskutimet e tij me Mulla Hysenin. Isha mbërthyer nga dëshira e zjarrtë për të takuar këtë të fundit e guxova të shkoj në mesnatë për ta vizituar. Ai nuk më priste, por unë trokita në derë dhe e gjeta zgjuar të ulur pranë llampës. Më priti me dashuri e foli me mua me mirësjellje e butësi të jashtëzakonshme. E lehtësova zemrën time para tij e ndërsa po i drejtohesha, më rodhën lotë, që nuk mund t'i mbaj. "Tani e kuptoj", tha ai, "arsyen përse unë kam zgjedhur të banoj në këtë vend. Mjeshtri tënd ka kundërshtuar me përbuzje këtë Mesazh dhe ka përçmuar Autorin e tij. Shpresoj që nxënësit e tij, pa i ngjarë mësuesit të tyre, të njohin këtë të vërtetë. Si quhesh dhe nga cili qytet je?" "Emri im është Mulla Muhamet", iu përgjigja unë, "dhe mbiemri Moallem. Jam nga Nuri, në provincën e Mazendaranit." "Më trego", pyeti më tej Mulla Hyseni, "a ka njeri sot atje nga familja e Mulla Bozorg Nurit, që ishte aq me nam për karakterin, hijeshinë dhe arritjet e tij intelektuale e artistike, ndonjeri që trashëgon traditat e larta të asaj shtëpie të shquar?" "Po", iu përgjigja, "mes bijve të tij të gjallë, njeri e ka bërë Veten të njohur pikërisht me veçoritë që karakterizonin atin e Tij. Me jetën e Tij të virtytshme, me arritjet e larta, me mirëdashjen dhe bujarinë, Ai e ka provuar veten pasardhës fisnik i Bábait të tij fisnik." "Cili është profesioni i Tij?", më pyeti ai. "Asnjë", thashë unë, "përveç miqësimit me të varfërit dhe të huajt." "Cili është emri i Tij?" "Hysen Ali." "Cilin nga shkrimet e të atit lë pas Ai?" "Shkrimi i Tij i preferuar është shekasteh-nastalik." "Si e kalon kohën Ai?" "Bredh nëpër pyjet dhe kënaqet me bukuritë e fshatit."121 "Ç'moshë ka?" "Njëzet e tetë." Etja me të cilën Mulla Hyseni më pyeste mua dhe sensi i kënaqësisë me të cilën ai mirëpriste çdo përgjigje të veçantë që i jepja, më befasuan shumë. Pasi u kthye nga mua, me fytyrën që ndriste nga kënaqësia dhe gëzimi, ai më pyeti përsëri: "Them se ti e takon shpesh Atë?" "E vizitoj herë pas here," iu përgjigja unë. "A i dorëzon në dorë", më tha ai, "një amanet nga mua?" "Pa tjetër," ishte përgjigja ime. Pastai ai më dha një dorëshkrim të mbështjellë në në një copë rrobë e më kërkoi t'ia dorëzoja Atij ditën tjetër në agim. "Nëse denjon të më përgjigjet", shtoi ai, "a do të kishe mirësinë të më vësh në dijeni me përgjigjen e Tij?" Mora dorëshkrimin e mbështjellë e, në të gdhirë, u ngrita për të përmbushur dëshirën e tij. 188 "'Kur iu afrova shtëpisë së Bahá'u'lláh-ut, njoha vëllanë e Tij Mirza Musai, që po rrinte tek porta dhe i tregova për qëllimin e vizitës sime. Ai u fut në shtëpi e u rishfaq përsëri me një mesazh mirëseardhjeje. Mirza Musai më ftoi në prani të Tij, ndërsa unë i dhashë dorëshkrimin, që e vendosi para Bahá'u'lláh-ut. Ai na ftoi të dyve të uleshim. Pasi e çmbështolli dorëshkrimin, i hodhi një sy përmbajtjes së tij e filloi të lexojë me zë të lartë disa nga pasazhet. Unë rrija i ngazëllyer kur dëgjoja tingullin e Zërit dhe ëmbëlsinë e melodisë së tij. Ai kishte lexuar një faqe të dorëshkrimit, kur duke iu kthyer të vëllait i tha: "Musa, ç'ke për të thënë? Me të vërtetë, Unë them se kush beson Kuranin e njeh origjinën e tij Hyjnore, por që, megjithatë nguron, qoftë edhe për një moment, të pranojë se këto fjalë shpirt-drithëruese janë të pajisura me të njëjtën fuqi ripërtëritëse, sigurisht që ka gabuar në gjykimin e tij dhe ka humbur larg nga shtegu i drejtësisë." Ai nuk foli më. Pasi më lejoi të largohem prej pranisë së Tij, më ngarkoi t'i çoj Mulla Hysenit, si dhuratë prej Tij, një masë sheqeri rus me një pako çaji122 dhe t'i shprehja vlerësimin e dashurinë e Tij. 189 "'U ngrita e, i mbushur me gëzim, nxitova tek Mulla Hyseni, të cilit i dhashë dhuratën dhe mesazhin e Bahá'u'lláh-ut. Me ç'gëzim e triumf i pranoi ai ato prej meje! Fjalët e mia nuk janë të afta të përshkruajnë thellësinë e emocionit të tij. Ai bëri një hap, mori dhuratën nga dora ime me kokë të përulur dhe e puthi atë me zjarr. Pastaj më mori në krahë, puthi sytë e mi e tha: "Miku im shumë i shtrenjtë! Lutem që pasi ke gëzuar zemrën time, dhëntë Perëndia për ty një lumturi të përjetshme dhe e mbushtë zemrën tënde me kënaqësi të pavdekshme." Unë isha i mrekulluar nga sjellja e Mulla Hysenit. Ç'mund të jetë, mendova unë, natyra e lidhjes që i bashkon këta dy shpirtra? Çfarë mund të ketë ndezur me kaq zjarr miqësinë në zemrat e tyre? Përse duhet që Mulla Hyseni, në vështrimin e të cilit salltanetet dhe kushtet e mbretërisë ishin çikërrimat më të vogla, të ketë shfaqur kaq kënaqësi në vlerësimin e një dhurate kaq të thjeshtë nga duart e Bahá'u'lláh-ut? Unë vrisja mendjen me këtë mendim e nuk mund ta zbuloja misterin e tij. 190 "'Pak ditë më vonë, Mulla Hyseni u nis për Horasan. Pasi më dha lamtumirën, më tha: "Mos nxir zë tek askush për çke parë e çke dëgjuar. Le të jetë ai një sekret brenda gjoksit tënd. Mos e zbulo emrin e Tij, se ata që e kanë zili pozitën e Tij do të ngrihen ta dëmtojnë. Në momentet e tua të meditimit, lutu që i Plotfuqishmi e ruajtë Atë e, nëpërmjet Tij, lartësoftë të shtypurit, pasuroftë të varfërit e shpëtoftë të rënët. Sekreti i gjërave fshihet nga sytë e tu. Detyra jonë është të ngrejmë thirrjen e Ditës së Re e të shpallim këtë Mesazh Hyjnor para njerëzve. Nga ky qytet, shumë shpirtra do të derdhin gjakun në shtegun e Tij. Ky gjak do të ujisë Pemën e Perëndisë, do ta bëjë atë të lulëzojë e te hijesojë gjithë njerëzimin."'" KAPITULLI V UDHËTIMI I Bahá'u'lláh-UT NË MAZENDARAN U dhëtimi i parë që Bahá'u'lláh-u ndërmori me qëllim të promovimit të Revelacionit të shpallur nga Báb-i, ishte në qytetin eTij stërgjyshor të Nurit, në provincën e Mazendaranit. Ai u nis për në fshatin e Takorit, pronë private e të atit, ku Ai zotëronte një shtëpi të madhe, mobiluar në mënyrë mbretërore dhe e ngritur në mënyrë madhështore. Ishte privilegji im, të dëgjoj një ditë Bahá'u'lláh-un duke rrëfyer si vijon: "Veziri i fundit, Im atë, gëzonte një pozitë tepër të admirueshme mes bashkëatdhetarëve të vet. Pasuria e tij e madhe, trashëgimia fisnike, arritjet artistike, prestigji i tij i pakrahasueshëm dhe rangu i lartë e bënin atë objekt admirimi për të gjitha ata që e njihnin. Për mëse njëzet vjet, askush nga rrethi i tij i gjerë familjar e farefisnor, që shtrihej nga Nuri në Teheran, nuk pati halle, lëndime apo sëmundje. Ata gëzuan për një periudhë të gjatë e të pandërprerë, bekime të pasura e të shumanshme. Megjithatë, krejt papritur, kjo mirëqenie e lavdi i lanë vendin një sërë fatkeqësish, që tronditën rëndë themelet e mirëqenies së tij materiale. Humbja e parë që pësoi u shkaktua nga një përmbytje e madhe e cila, pasi u ngrit nga malet e Mazendaranit, përfshiu me forcë të madhe fshatin e Takorit dhe shkatërroi plotësisht gjysmën e shtëpisë së Vezirit, e ngritur mbi fortesën e atij fshati. Pjesa më e mirë e shtëpisë, që njihej për qëndrueshmërinë e themeleve të saj, u përla e gjitha nga furia e rrëmetit ulëritës. Mobiljet e tij të çmuara u shkatërruan dhe ornamentika e zgjedhur u prish në mënyrë të pandreqshme. Kjo shpejt u pasua nga humbja e një sërë postesh të ndryshme Shtetërore, që Veziri mbante dhe nga sulmet e përsëritura, që kundërshtarët ziliqarë ndërmorën kundër tij. Pavarësisht nga ky ndryshim i papritur i fatit, Veziri ruajti dinjitetin e qetësinë dhe, brenda kufizimeve të shtrënguara të mjeteve të veta, vazhdoi aktet e dashamirësisë dhe bamirësisë. Ai vazhdoi të tregojë ndaj shokëve të vet besnikë atë mirësjellje e përzemërsi, që ishte karakteristike në marëdhëniet e tij me ta. Ai u përfyt me kundërshtarët, që shkelën aq rëndë mbi të, me vendosmëri të shkëlqyer, deri në minutën e fundit të jetës së tij." 192 Bahá'u'lláh-u, para deklarimit të Báb-it, kishte vizituar distriktin e Nurit, kur moxhtahedi i shquar Mirza Muhamet Taki Nuri ishte në kulm të autoritetit e ndikimit të tij. Kaq e shquar ishte pozita e tij sa ata që rrinin në këmbët e tij e vlerësonin veten si eksponentë të autorizuar të Besimit e të Ligjit Islam. Moxhtahedi drejtonte një grup prej më se dyqind dishepujsh të tillë e po RRUGA DHE RËNOJAT E SHTËPISË ORIGJINALE TË Bahá'u'lláh-UT NË TAKOR, MAZINDARAN zbërthente një shteg të errët të shprehjeve të thëna nga imamët, kur Bahá'u'lláh-u, i pasuar nga një grup shokësh, kaloi pranë atij vendi e pushoi për pak që të dëgjonte diskutimet e tij. Moxhtahedi u kërkoi dishepujve të tij të hedhin dritë në një teori të vështirë, që lidhej me aspektet metafizike të mësimeve islamike. Pasi të gjithë ata pohuan paaftësinë për ta shpjeguar atë, Bahá'u'lláh-u lëvizi për të dhënë shkurtimisht, por me një gjuhë bindëse, një paraqitje të qartë të asaj teorie. Moxhtahedi u zemërua shumë nga pazotësia e dishepujve të tij. "Unë ju kam mësuar me vite", bërtiti ai me zemërim, "e me durim jam përpjekur të rrënjos në mendjet tuaja të vërtetat më të thella dhe parimet më fisnike të Besimit. E megjithatë, ju, pas kaq vitesh studimi të vazhdueshëm, lejoni këtë të ri, që mbante qylaf123, që nuk ka patur formim shkollor e që s'është aspak familjar me studimin tuaj akademik, të demonstrojë epërsinë e tij mbi ju!" 193 Më vonë, pasi Bahá'u'lláh-u ishte larguar, moxhtahedi u tregoi dishepujve të tij dy nga ëndërrat e tij të fundit, rrethanat e të cilave, besonte ai, ishin me rëndësi të jashtëzakonshme. "Në ëndërrën e parë", tha ai, "unë po qëndroja në mes të një turme të madhe njerëzish, të cilët, të gjithë dukej sikur po tregonin me gisht një farë shtëpie në të cilën, siç thoshin ata, banonte Saheboz Zamani. I çmendur nga gëzimi, nxitova në ëndërr të arrij praninë e Tij. Kur arrita në shtëpi, për çudinë time të madhe, mu kundërshtua hyrja. 'I premtuari Kaim', më njoftuan mua, 'është i zënë në një bisedë private më një Person tjetër. Hyrja tek ata është e ndaluar plotësisht.' Nga rojet që qëndronin pranë derës, unë kuptova që ai Person nuk ishte tjetër, veçse Bahá'u'lláh-u. 194 "Në ëndërrën e dytë", vazhdoi moxhtahedi, "e pashë veten në një vend, ku shihja rreth meje një shumicë sëndyqësh, që u deklarua, se i përkisnin të gjithë Bahá'u'lláh-ut. Pasi i hapa, zbulova se ata ishin mbushur me libra. Çdo fjalë e shkronjë shkruar në këto libra ishte vendosur me xhevahire jashtëzakonisht të bukur. Vezullimi i tyre më verboi. Unë isha kaq i mposhtur nga shkëlqimi i tyre sa u zgjova menjëherë nga gjumi." 195 Kur në vitet '60, Bahá'u'lláh-u arriti në Nur, Ai zbuloi se moxhtahedi i shquar, që në vizitën e Tij të parë kishte përdorur pushtet aq të madh, kishte vdekur. Numuri i madh i të përkushtuarve të tij ishin mbledhur një grusht dishepujsh të brengosur që, nën udhëheqjen e pasardhësit të tij, Mulla Muhametit, po luftonin të mbanin traditat e udhëheqësit të tyre të ndjerë. Entuziazmi me të cilin u përshëndet ardhja e Bahá'u'lláh-ut kontrastoi thellë me Mirzanë që kishte përfshirë të mbeturit e këtij komuniteti, dikur të lulëzuar. Një numër i madh zyrtarësh e njerëzish të shquar në atë rrethinë e ftuan atë dhe, në shenjë dashurie e respekti, i bënë pritjen e duhur. Ata ishin të etur, në sajë të pozitës sociale që Ai zinte, të mësonin prej Tij gjithë të rejat në lidhje me jetën e Shahut, veprimtaritë e ministrave të tij dhe marëdhëniet e qeverisë. Pyetjeve të tyre, Bahá'u'lláh-u iu përgjigj me indiferencë të jashtzakonshme dhe dukej sikur shfaqte shumë pak interes e shqetësim. Me elokuencë bindëse Ai mbrojti kauzën e Revelacionit të ri dhe e drejtoi vëmendjen e tyre ndaj përfitimeve të pamatshme, të destinuara për t'iu akorduar vendit të tyre.124 Ata që e dëgjuan u mrekulluan me interesin e madh që një njeri i pozitës e moshës GDHENDJE E VENDOSUR NGA VEZIRI, Mirza BOZORG, MBI DERËN E HYRJES TË SHTËPISË SË TIJ NË TAKOR së Tij shfaqte ndaj të vërtetave që shqetësonin kryesisht klerin dhe teologët e Islamit. Ata ndjeheshin të pafuqishëm të sfidonin tingëllimin e argumenteve të Tij apo të zvogëlonin Kauzën që Ai e parashtroi me aq zotësi. Ata admiruan lartësinë e entuziazmit, thellësinë e mendimeve të Tij dhe u prekën thellësisht nga objektiviteti e modestia i tij. 196 Asnjeri nuk guxoi të debatojë me pikëpamjet e Tij, përveç xhaxhait të Tij Aziz, që filloi ta kundërshtojë, duke sfiduar deklaratat e Tij e duke shpifur ndaj së vërtetës së tyre. Kur ata që e dëgjuan, kërkuan ta qetësojnë kundërshtarin e tyre e ta lëndojnë atë, Bahá'u'lláh-u ndërhyri në emër të tij dhe i këshilloi ta lënë atë në dorë të Perëndisë. I alarmuar, ai kërkoi ndihmën e moxhtahedit të Nurit, Mulla Muhametit e i bëri thirrje atij t'i japë ndihmë të menjëhershme. "O mëkëmbës i Profetit të Perëndisë!" i tha ai. "Shiko ç'i ka ndodhur Besimit. Një i ri, një diletant, veshur me roben e fisnikërisë, ka ardhur në Nur, ka sulmuar shtyllat e orthodoksisë e ka shprishur Besimin e shenjtë të Islamit. Ngrihu e bëji ballë furisë së tij. Kushdo që arrin praninë e tij bie menjëherë nën magji e skllavërohet nga fuqia e shprehjes së tij. Unë nuk e di nëse është magjistar apo nëse përzjen me çajin disa substanca misterioze që bëjnë çdo njeri, që e pi atë çaj, të bjerë viktimë e hijeshisë së tij." Moxhtahedi, pavarësisht nga mungesa e formimit të tij, ishte i aftë të kuptonte budallallëkun e të tilla përcaktimeve. Ai i tha me shaka: "Ti s'paske pirë nga çaji i tij apo s'e paske dëgjuar t'u drejtohet shokëve të tij?" "Unë kam pirë", iu përgjigj ai, "por në sajë të mbrojtjes tënde dashamirëse, kam mbetur i imunizuar nga efekti i fuqisë së tij misterioze." Moxhtahedi, duke e parë veten inferior ndaj detyrës për të ngritur popullsinë kundër Bahá'u'lláh-ut e për të luftuar direkt idetë, që një kundërshtar kaq i fuqishëm po shpërndante pa frikë, e kënaqi veten me një deklaratë të shkruar në të cilën ai deklaroi: "O Aziz, mos ki frikë, askush nuk do guxojë të të ngasë ty." Në shkrimin e saj, moxhtahedi, me një gabim gramatikor, e kishte shtrembëruar aq shumë kuptimin e deklaratës së tij, sa që, mes të të shquarve të Takorit, ata që e lexuan atë u skandalizuan me kuptimin e saj dhe e përgojuan si sjellësin ashtu edhe autorin e deklaratës. 197 Ata që arritën praninë e Bahá'u'lláh-ut dhe e dëgjuan duke shtjelluar Mesazhin e shpallur nga Báb-i, ishin aq shumë të prekur me seriozitetin e thirrjes së Tij, sa u ngritën menjëherë ta përhapnin atë Mesazh mes njerëzve të Nurit dhe të lartësojnë virtytet e Përkrahësit të tij të shquar. Ndërkohë dishepujt e Mulla Muhametit u përpoqën të bindin mësuesin e tyre, të shkojnë në Takor, të takojnë Bahá'u'lláh-un personalisht, të dëgjojnë prej Tij natyrën e këtij Revelacioni të ri e të sqarojnë pasuesit e tyre në lidhje me karakterin dhe qëllimin e tij. Lutjes së tyre të zellshme moxhtahedi i dha një përgjigje të paqartë. Megjithatë, dishepujt e tij, kundërshtuan të pranojnë vlefshmërinë e kundërshtimeve që ai ngrinte. Ata i thanë se detyrimi i parë që i imponohet një njeriu të pozitës së tij, funksioni i të cilit ishte të mbronte integritetin e shiitëve Islamikë, ishte të pyesë për natyrën e çdo lëvizjeje që priret të prekë interesat e Besimit të tyre. Mulla Muhameti përfundimisht vendosi të delegojë dy nga zëvendësit e tij të shquar, Mulla Abazin e Mirza Abul Kazemin, të dy dhendurë dhe dishepuj të besuar të moxhtahedit të fundit, Mirza Muhamet Takiut, për të vizituar Bahá'u'lláh-un e për të përcaktuar karakterin e vërtetë të Mesazhit që Ai kishte sjellë. Moxhtahedi u zotua për të pranuar pa rezerva konkluzionet në të cilat do arrinin të dërguarit e tij e të njihte si përfundimtar vendimin e tyre për këtë çështje. PAMJE E JASHTME E DHOMËS QË MBAHEJ NGA Bahá'u'lláh-U NË TAKOR, MAZENDARAN PAMJE E BRENDSHME E DHOMËS SË Bahá'u'lláh-UT, MBAJTUR NË FORMEN ORIGJINALE PAMJE E JASHTME E DHOMËS QË MBAHEJ NGA 'Abdu'l-Bahá-I NË TAKOR, MAZENDARAN PAMJE E BRENDSHME E DHOMËS SË MBAJTUR NGA 'Abdu'l-Bahá-I 198 Pas mbërritjes së tyre në Takor, të informuar se Bahá'u'lláh-u ishte larguar në strehimin e tij dimëror, përfaqësuesit e Mulla Muhametit vendosën për t'u nisur në atë vend. Kurr arritën atje, Bahá'u'lláh-un e gjetën të angazhuar në revelimin e një komenti mbi Suren hyrëse të Kuranit, e titulluar "Shtatë Vargjet e Përsëritjes." Pasi u ulën dhe dëgjuan ligjëratën e Tij, atyre u bëri përshtypje të thellë lartësia e temës, elokuenca bindëse që karakterizonte paraqitjen e saj, si dhe mënyra e jashtëzakonshme e trasmetimit. Mulla Abazi, duke mos e mbajtur dot veten, u ngrit nga vendi e i nxitur prej një shtytjeje, së cilës nuk mundi t'i rezistonte, eci prapa e qëndroi pranë derës në pozicion përuljeje nderuese. Hijeshia e ligjëratës që dëgjoi e kishte magjepsur. "Shiko gjendjen time," i tha ai shokut të vet, ndërsa dridhej nga emocioni e me sy të mbushur me lot. "Unë nuk jam i zoti ta pyes Bahá'u'lláh-un. Pyetjet që kisha përgatitur t'i bëja, u zhdukën papritur nga kujtesa ime. Ti je i lirë ose të vazhdosh me pyetjen tënde ose të kthehesh i vetëm te mësuesi ynë e ta informosh për gjendjen time. Thuaji atij prej meje se Abazi kurrë nuk do të kthehet më tek ai. Ai nuk mund ta braktisë më këtë faltore." Mirza Abul Kazemi lëvizi po ashtu për të ndjekur shembullin e shokut të vet. "Unë kam hequr dorë nga njohja e mësuesit tim," ishte përgjigja e tij. "Pikërisht këtë moment unë i jam betuar Perëndisë t'i kushtoj ditët që më kanë mbetur nga jeta ime në shërbim të Bahá'u'lláh-ut, Mjeshtri im i vetëm e i vërtetë." 199 Lajmi i shndërrimit të papritur të të dërguarve të zgjedhur të moxhtahedit të Nurit u shpërnda me shpejtësi marramendase përmes distriktit. Ai zgjoi njerëzit nga letargjia. Udhëheqësit fetarë, zyrtarët e Shtetit, tregtarët e fshatarët, të gjithë u mlodhën tufë tek Bahá'u'lláh-u. Një numër i konsiderueshëm i tyre përqafuan vullnetarisht Kauzën e Tij. Në admirimin ndaj Tij, një numër i më të shquarve mes tyre i vuri në dukje: "Ne e shohim se si njerëzit e Nurit janë ngritur e mbledhur përreth teje. Ne dëshmojmë në çdo drejtim faktet e ngazëllimit të tyre. Sikur Mulla Muhameti të bashkohej, gjithashtu, me ta, triumfi i këtij Besimi do të sigurohej plotësisht." "Unë kam ardhur në Nur," u përgjigj Bahá'u'lláh-u, "vetëm për qëllimin e shpalljes së Kauzës së Perëndisë. Unë nuk i gëzohem synimi tjetër. Sikur të më thoshin se njëqind lega larg një kërkues digjet për Të Vërtetën dhe është i paaftë për të më takuar, Unë, me kënaqësi e pa ngurim, do të nxitoja në strehën e tij e do ta kënaqja Vetë urinë e tij. Mulla Muhameti, siç më kanë thënë, jeton në Sadat Abad, një fshat jo shumë larg prej këtu. Qëllimi im është ta vizitoj atë e t'i transmetoj Mesazhin e Perëndisë." 200 I dëshiruar për të vënë në jetë fjalët e Tij, Bahá'u'lláh-u, i shoqëruar nga një grup shokësh, shkoi menjëherë në atë fshat. Mulla Muhameti e priti me shumë ceremoni. "Unë nuk kam ardhur këtu", tha Bahá'u'lláh-u, "t'iu nderoj me një vizitë zyrtare apo ceremoniale. Qëllimi im është t'u sqaroj në lidhje me një Mesazh të ri e të mahnitshëm, i frymëzuar në mënyrë hyjnore e që përmbush premtimin e dhënë ndaj Islamit. Kushdo që i ka vënë veshin këtij Mesazhi ka ndjerë fuqinë e tij të papërballueshme, dhe është transformuar prej fuqsë së hirit të tij. Më trego çdo gjë që mundon mendjen tënde apo që të fsheh nga njohja e së Vërtetës." Mulla Muhameti vërejti me nënçmim: "Unë nuk ndërmarr veprime po të mos konsultohem fillimisht me Kuranin. Unë, në mënyrë të pandryshueshme, në të tilla raste kam ndjekur praktikën e kërkimit të ndihmës prej Perëndisë e të bekimeve të Tij; të hapjes kuturu të Librit të tij të Shenjtë e duke u konsultuar me vargun e parë të një faqeje të veçantë mbi të cilin venë rastësisht sytë e mi. Nga natyra e atij vargu mund të gjykoj urtinë dhe çfarë është e këshillueshme për veprimin tim të mëtejshëm." Pasi pa që Bahá'u'lláh-u nuk kishte ndërmend ta kundërshtonte kërkesën e tij, moxhtahedi kërkoi një kopje të Kuranit, e hapi dhe e mbylli përsëri, duke kundërshtuar të zbulojë për të pranishmit natyrën e vargut, që pa. Gjithçka që tha ishte kjo: "Unë kam konsultuar Librin e Perëndisë dhe jam i mendimit se është e pakëshillueshme të vazhdoj më tej me këtë çështje." Një pakicë ra dakord me të, pjesa tjetër, shumica, kuptoi frikën që lihej të kuptohej nga këto fjalë. Bahá'u'lláh-u, duke mos patur ndërmend ta vinte në siklet të mëtejshëm, u ngrit e, duke kërkuar falje, i dha një lamtumirë të perzemërt. 201 Një ditë, gjatë njërit prej udhëtimeve me kalë nëpër vend, Bahá'u'lláh-u, i shoqëruar nga shokët e Tij, pa një të ri ulur buzë rrugës. Flokët i kishte të shpupurisur dhe mbante veshjen e një dervishi. Kishte ndezur një zjarr pranë një përroi, gatoi ushqimin e ishte duke ngrënë. Pasi iu afrua, Bahá'u'lláh-u e pyeti me shumë përzemërsi: "Më trego o dervish, ç'je duke bërë?" "Jam i angazhuar në ngrënien e Perëndisë," u përgjigj ai hapur. "Jam duke gatuar Perëndinë e duke e djegur Atë." Thjeshtësia e natyrshme e sjelljes dhe çiltërsia e përgjigjes së tij e kënaqi pa masë Bahá'u'lláh-un. Ai buzëqeshi me pohimin e tij e filloi të bisedojë me të me butësi dhe shumë lirshëm. Brenda një hapësire të shkurtër kohe, Bahá'u'lláh-u e ndryshoi atë plotësisht. I sqaruar mbi natyrën e vërtetë të Perëndisë e me një mendje të spastruar nga fantazitë boshe të njerëzve të vet, ai njohu menjëherë Dritën që i kishte sjellë kaq papritur ky i Huaj i dashur. Dervishi, emri i të cilit ishte Mustafa, u bë aq i dhënë pas mësimeve që u rrënjosën në mendjen e tij sa la enët e gatimit prapa, u ngrit menjëherë dhe ndoqi Bahá'u'lláh-un. Më këmbë, prapa kalit të Tij, i përflakur me zjarrin e dashurisë për Të, këndonte gëzueshëm ca vargje të një këngë dashurie, që i kushtohej të Shumëdashurit. "Ti je Dielli udhërrëfyes," dëgjohej refreni i saj gazmor. "Ti je Drita e Së Vërtetës. Zbuloje Veten tek njerëzit, o Revelues i së Vërtetës." Megjthëse në vitet e mëvonshme ajo vjershë fitoi përhapje të gjerë midis njerëzve të tij, dhe u bë e njohur që njëfarë dervishi, i mbiquajtur Maxhzub, emri i të cilit ishte Mustafa Bej Sanandaxhi, e kishte kompozuar spontanisht atë në lavdërim të të Shumëdashurit, asnjë nuk dukej të ishte në dijeni se kujt i referohej ajo në të vërtetë, asnjë nuk dyshonte, në një kohë kur Bahá'u'lláh-u ishte akoma i mbuluar për sytë e njerëzve, se ky dervish i vetëm kishte njohur pozitën e Tij dhe kishte zbuluar lavdinë e Tij. 202 Vizita e Bahá'u'lláh-ut në Nur kishte dhënë rezultate maksimale e i kishte dhënë një shtytje të fuqishme përhapjes se Revelacionit të sapolindur. Me elokuencën e Tij magnetike, me dëlirësine e jetës së Tij, me dinjitetin e sjelljes, me logjikën e pakundërshtueshme të argumentit dhe me shumë fakte të dashamirësisë së Tij, Bahá'u'lláh-u kishte fituar zemrat e popullit të Nurit, kishte rrëmbyer shpirtrat e tyre dhe i kishte regjistruar ata nën flamurin e Besimit. Ndikimi i fjalëve dhe i veprave të Tij, pas vajtjes te bashkëfshatarët e Nurit për të predikuar Kauzën e për të reveluar lavdinë e saj, ishte i tillë sa edhe gurët e pemët e atij distrikti dukej sikur ishin gjallëruar nga dallgët e fuqisë shpirtërore që buronte nga personi i Tij. Të gjitha gjërat dukeshin të pajisura me një jetë të re më të begatë, të gjitha gjërat dukeshin se shpallnin me zë të lartë: "Shihni, Bukuria e Perëndisë është bërë manifest! Ngrihuni, se Ai ka ardhur me gjithë lavdinë e Tij." Edhe kur u largua Bahá'u'lláh-u njerëzit e Nurit vazhduan të propagandojnë Kauzën e të konsolidojnë themelet e saj. Një numër prej tyre, për hir të Tij, duruan dhimbjet më të forta, të tjerë, në shtegun e Tij, e pinë me kënaqësi kupën e martirizimit. Mazendarani në përgjithësi dhe Nuri në veçanti, u dalluan nga provincat dhe distriktet e tjerë të Persisë, se ishin të parët që përqafuan me etje Mesazhin Hyjnor. Distrikti i Nurit, që fjalë për fjalë do të thotë "dritë", shtrihet i futur midis maleve të Mazendaranit dhe ishte i pari që kapi rrezet e Diellit që kishte lindur në Shiraz, i pari që shpalli ndaj pjesës tjetër të Persisë, që akoma shtrihej e mbështjellë nga mjegulla e luginës së moskokëçarjes, se Dielli i udhërrëfimit qiellor kishte lindur me kohë për të ngrohur e për të ndriçuar tërë dheun. 203 Kur Bahá'u'lláh-u ishte akoma fëmijë, i ati, Veziri, pa një ëndërr. Bahá'u'lláh-u iu shfaq duke notuar në një oqean madhështor, të pafund. Trupi i Tij lëshonte mbi valë rrezatimin që ndriçonte detin. Rreth kokës, që mund të shquhej qartë përmbi valë, përhapeshin në të gjitha drejtimet flokët e Tij të gjatë, sterrë të zez, që lundronin në një hapësirë të madhe përmbi valë. Një mizëri peshqish u grumbulluan përreth tij, secili duke u mbajtur fort në fundin e një floku. Të magjepsur nga nuri i fytyrës së Tij ata e ndiqnin në çdo drejtim nga notonte Ai. Kaq i madh ishte numri i tyre e, megjithëse kapeshin me vendosmëri pas flokëve të Tij, dukej sikur asnjë fije floku nuk iu këput nga koka dhe as lëndimi më i vogël nuk preku personin e Tij. I lirë e i papërmbajtur, Ai lëvizte përmbi ujra, ndërsa të gjithë ata e ndiqnin. 204 Veziri, shumë i çuditur nga kjo ëndërr, thirri një fallxhor, që kishte marrë nam në atë rajon e i kërkoi t'i shpjegonte ëndërrën që pa. Ky njeri, sikur të ishte frymëzuar nga parandjenja e lavdisë së ardhshme të Bahá'u'lláh-ut, deklaroi: "Oqeani i pafund që ti ke parë në ëndërr, o Vezir, s'është gjë tjetër, veçse bota e qenies. I vetëm dhe i vetmi, djali tënd do të arrijë mbi të lartësinë supreme. Ai do të shkojë i papenguar kudo që i pëlqen. Askush nuk do t'i rezistojë marshimit të Tij, askush nuk do të ndalojë përparimin e Tij. Mizëria e peshqve tregon pështjellimin që ai do të ngrejë mes njerëzve dhe fiseve të tokës. Ata do të mblidhen rreth Tij e do të mbahen pas Tij. I sigurt nga mbrojtja e pavdekshme e Fuqiplotit, kjo gurgule nuk do ta dëmtojë kurrë personin e Tij dhe vetmia mbi detin e jetës nuk do ta rrezikojë sigurinë e Tij." 205 Fallxhorin më pas e çuan të shihte Bahá'u'lláh-un. Ai i pa qëllimisht fytyrën dhe kqyri me kujdes tiparet e Tij. U hijeshua prej pamjes së Tij dhe i lavdëroi çdo tipar të fytyrës. Në sytë e tij, çdo shprehje e asaj fytyre zbulonte një shenjë të lavdisë së Tij të pafshehur. Aq i madh ishte admirimi e aq i shumtë lavdërimi i tij për Bahá'u'lláh-un, sa, që nga ajo ditë, Veziri u bë akoma më me zjarr i përkushtuar ndaj të birit. Fjalët që tha fallxhori i shërbyen për të fuqizuar shpresat dhe besimin ndaj Tij. Ashtu si Jakovi, ai dëshironte të siguronte vetëm mirëqenien e Jozefit të tij të shtrenjtë e ta rrethonte Atë me kujdesin e tij të përzëmërt. 206 Haxhi Mirza Agasi, Veziri i Madh i Shah Muhametit, megjithëse tërësisht i armiqësuar me të atin e Bahá'u'lláh-ut, i shfaqi birit të Vezirit çdo shenjë konsiderate e pëlqimi. Aq i madh ishte vlerësimi që Haxhiu pohonte për Të, sa Mirza Kan Aga Nuri, Itemadod Douleh, që më pas trashëgoi postin e Haxhi Mirza Agasit, ndjehej ziliqar. Ai nuk e duronte dot superioritetin që, në krahasim me të, i akordohej Bahá'u'lláh-ut, që në moshë kaq të re. Që prej asaj kohe në gjoksin e tij u ngulitën farat e xhelozisë. Atij, mendonte Aga Nuri, i jepet përparësi në prani të Vezirit të Madh, kur ende është i ri e kur Bábai i tij është ende gjallë. Vras mendjen, po kur ky djalë i ri të trashëgojë postin e të atit, çdo të ndodhë me mua? 207 Pas vdekjes së Vezirit, Haxhi Mirza Agasi vazhdoi të tregojë konsideratën më të madhe për Bahá'u'lláh-un. Ai do ta vizitonte Atë në shtëpi e do t'i drejtohej si birit të tij. Megjithatë, sinqeriteti i devocionit të tij u vu shumë shpejt në provë. Një ditë, kur po kalonte përmes fshatit të Kuç Hesarit, që i përkiste Bahá'u'lláh-ut, atij i la aq shumë mbresa hijeshia, bukuria e begatia e ujit të atij vendi, sa ushqeu idenë të bëhej pronar i tij. Bahá'u'lláh-u, të cilin e kishte thirrur për të ndikuar në shitjen e atij fshati, i tha: "Sikur kjo pronë të ishte personalisht e imja, unë vullnetarisht do ta plotësoja dëshirën tënde. Kjo jetë tranzitore, me të gjitha gjërat e saj të pista, për mua s'vlen asgjë, aq më pak kjo pronë e vogël dhe e parëndësishme. Si gjithë njerëzit e tjerë, të pasur e të varfër, të vegjël e të mëdhenj, që kanë pjesë me mua në këtë pronë, do t'ju kërkoja ta përcillnit këtë çështje tek ta e të kërkonit pëlqimin e tyre." I pakënaqur nga kjo përgjigje, Haxhi Mirza Agasi kërkoi të arrinte qëllimin e tij me mjete mashtruese. Sapo mësoi qëllimet e tij të mbrapshta, Bahá'u'lláh-u, me pëlqimin e të gjthë të interesuarve, e transferoi menjëherë të drejtën e pronësisë në emër të së motrës së Shah Muhametit, që kishte shprehur gjithashtu dëshirën ta kishte pronë të sajën. Haxhiu, i tërbuar nga kjo ujdi, urdhëroi që prona të rrëmbehej me forcë, duke pretenduar se gjoja e kishte blerë nga pronari i saj i parë. Përfaqësuesit e Haxhi Mirza Agasit u qortuan ashpër nga agjentët e motrës së Shahut dhe iu kërkua të njoftonin ustanë e tyre për vendosmërinë e kësaj zonje në mbrojtje të të drejtave të saj. Haxhiu e përcolli rastin te Shah Muhameti e u ankua për trajtimin e padrejtë, që po i bëhej. Pikërisht atë natë, motra e Shahut e kishte vënë atë në dijeni për natyrën e ujdisë. "Shumë herë", i tha ajo vëllait të vet, "Madhëria juaj Perandorake ka shprehur hirshëm dëshirën që unë duhet të heq qafe xhevahiret me të cilat kam zakon të stolisem në praninë tënde e me të ardhurat të blej ndonjë pronë. Unë më në fund e kam plotësuar dëshirën tënde. Por tani, Haxhi Mirza Agasi është plotësisht i vendosur të ma rrëmbejë atë forcërisht." Shahu e qetësoi të motrën dhe e urdhëroi Haxhinë ta harronte pretendimin e tij. Ky i fundit, në dëshpërim e sipër, thirri para tij Bahá'u'lláh-un e u përpoq të diskretitojë emrin e Tij me çdo dredhi. Akuzave, që ai ngriti kundër Tij, Bahá'u'lláh-u iupërgjigj energjikisht, duke provuar me sukses pafajësinë e Tij. Me inatin e tij impotent, Veziri i Madh bërtiti: "Cili është qëllimi i gjithë kësaj darke e banketi në të cilin ti dukesh se kënaqesh? Unë, që jam Kryeministri i Shahanshahit të Persisë, kurrë nuk kam sasinë e llojshmërinë e miqve që mblidhet rreth sofrës tënde çdo natë. Përse gjithë ky teprim e kotësi? Ti sigurisht po thur komplot kundër meje." "I hirshmi Perëndi!", u përgjigj Bahá'u'lláh-u. "Mos duhet të akuzohet se fsheh qëllime kriminale njeriu që, me zemër të bardhë, ndan bukën e tij me shokët?" Haxhi Mirza Agasi e humbi krejt. Ai nuk guxoi të përgjigjej. Megjithëse i mbështetur nga forcat e kombinuara civile e fetare të Persisë, përfundimisht ai e pa veten plotësisht të dështuar në çdo sherr që ndezi kundër Bahá'u'lláh-ut. 208 Epërsia e Bahá'u'lláh-ut ndaj kundërshtarëve të Tij ishte njësoj e suksesshme dhe e njohur dhe në shumë raste të tjera. Këto fitore shërbyen për të lartësuar pozitën e për të përhapur famën e Tij jashtë shtetit. Gjithë shtresat njerëzore u mrekulluan me suksesin e Tij të mbinatyrshëm, se si Ai dilte i padëmtuar nga ndeshjet më të rrezikshme. Asgjë përveç mbrojtjes Hyjnore, mendonin ata, nuk mund ta kishte garantuar sigurinë e Tij në të tilla raste. Megjithëse i rrethuar nga rreziqet më madhore, Bahá'u'lláh-u, asnjëherë nuk u nënshtrua ndaj arrogancës, Bábëzisë e tradhtisë rreth Tij. Gjatë atyre ditëve, në shoqërinë e Tij të përhershme me udhëheqësit më të lartë të mbretërisë, qofshin klerikë apo zyrtarë shtetërorë, Ai kurrë nuk ishte i kënaqur thjesht të binte dakord me pikëpamjet që ata shprehnin apo pretendimet që ata ngrinin. Në takimet me ta, Ai do të mbronte pa frikë kauzën e së vërtetës, do të afirmonte të drejtat e të shtypurve, mbrojtjen e të dobtëve dhe përkrahjen e të pafajshmëve. KAPITULLI VI UDHËTIMI I MULLA HYSENIT NË HORASAN P asi iu dha lamtumirën Shkronjave të të Gjallit, Báb-i i udhëzoi të gjithë të regjistronin më vete emrin e çdo besimtari që përqafonte Besimin dhe njehsonte veten me mësimet e tij. Ai i porositi ta mbyllnin listën e besimtarëve në letra të vulosura e t'ja dërgonin dajës së Tij, Haxhi Mirza Sejed Aliut, në Shiraz, i cili do t'ja përcillte Atij. "Unë do t'i klasifikoj këto lista", u tha Ai, "në tetëmbëdhjetë grupe me nëntëmbëdhjetë emra secili. Çdo grup do të caktojë një vahid.125 Të gjithë këta emra, në të tetëmbëdhjetë grupet, së bashku me vahidin e parë, që përmban emrin Tim dhe të tetëmbëdhjetë Shkronjave të të Gjallit do të formojnë numrin e Koll Shajt.126 Të gjithë këta besimtarë Unë do t'i përmend në Tabelën e Perëndisë, me qëllim që mbi secilin prej tyre i Shumëdashuri i zemrave tona, në Ditën kur Ai do të ketë ngjitur fronin e lavdisë, të japë bekimet e Tij të paçmueshme e t'i shpallë banorët e Parajsës së Tij." 210 Báb-i, në mënyrë të veçantë, i dha Mulla Hysenit urdhëra të përcaktura për t'i dërguar një raport të shkruar mbi natyrën dhe progresin e veprimtarive të tij në Isfahan, Teheran e Horasan. I kërkoi atij ta informonte mbi ata që pranonin dhe i nënshtroheshin Besimit, po ashtu dhe për ata që e kundërshtonin dhe hidhnin poshtë të vërtetën e tij. "Derisa të marr letrën tënde nga Horasani", i tha Ai, "Unë nuk do të jem gati për t'u nisur nga ky qytet për pelegrinazhin Tim drejt Hexhazit." 211 Mulla Hyseni, i përtërirë e i fuqizuar me eksperiencën e komunikimit me Bahá'u'lláh-un, nisi udhëtimin për Horasan. Gjatë vizitës në atë provincë, ai shfaqi në mënyrë mahnitëse efektet e asaj force ripërtëritëse, me të cilën e kishin pajisur fjalët e ndarjes me Báb-in.127 I pari që përqafoi Besimin në Horasan ishte Mirza Ahmet Azgandi, më i dituri, më i urti e më i shquari midis ulemave të asaj province. Ai ishte pandryshueshmërisht i vetmi folës kryesor në çdo mbledhje ku mori pjesë, pavarësisht sa i madh ishte numri ose sa përfaqësues ishte karakteri i teologëve që ishin të pranishëm. Veçoritë e larta të karakterit si dhe devotshmëria e tij e madhe, kishin fisnikëruar reputacionin që ai kishte fituar përmes erudicionit, aftësisë e urtisë së tij. Njeriu tjetër mes Sheikëve të Horasanit, që përqafoi Besimin, ishte Mulla Ahmet Moallemi, i cili kur ishte në Qerbela, kishte qenë instruktor i fëmijve të Sejed Kazemit. Pas tij erdhi Mulla Sheik Aliu, të cilin Báb-i e mbiquajti Azim, e pastaj Mulla Mirza Muhamet Furugi, dituria e të cilit ishte e patejkalueshme, përveç prej asaj të Mirza Ahmetit. Askush tjetër, përveç këtyre figurave të shquara nga radhët e udhëheqësve fetarë të Horasanit, nuk mund të ushtronte autoritet të mjaftueshëm apo të zotëronte njohuri të nevojshme për të sfiduar argumentet e Mulla Hysenit. 212 Mirza Muhamet Baker Kaeni, që kishte vendosur residencën e tij në Mashhad vitet e fundit, ishte një tjetër, që përqafoi Mesazhin. Dashuria për Báb-in flakëroi shpirtin e tij me një pasion aq djegës sa askush nuk mund t'i rezistonte asaj force apo ta zvogëlonte ndikimin e saj. Guximi, energjia e pashtershme, besnikëria e patundur dhe tërësia e jetës së tij, u kombinuan të gjitha për ta bërë atë tmerr për armiqtë e burim frymëzimi për shokët e vet. Ai e vuri shtëpinë në dispozicion të Mulla Hysenit, organizoi takimet e veçanta midis tij dhe ulemave të Mashhadit dhe vazhdoi të përpiqej me tërë fuqinë për të hequr çdo pengesë që mund të ndalonte përparimin e Besimit. Ai ishte i palodhur në përpjekjet e tij, i palëkundur në qëllimin e tij e i pashtershëm në energjitë e tij. Ai vazhdoi të punojë pa u epur për Kauzën e tij të shtrenjtë deri në momentin e fundit të jetës, kur ra martir në fortesën e Sheik Tabarsit. Ditët e fundit, pas vdekjes tragjike të Mulla Hysenit, ai u urdhërua prej Kodusit të marrte udhëheqjen e mbrojtësve heroikë të fortesës. Ai e kreu detyrën e tij me lavdi. Shtëpia e tij, ngritur në Bala Kijaban, në qytetin e Mashhadit, njihet edhe sot me emrin Báb-ijeh. Kushdo që hyn atje kurrë nuk mund t'i shpëtojë akuzës së të qënit Báb-i. U prehtë shpirti i tij në paqe! PAMJE E XHAMISË SË GOUHAR SHADIT NË MASHHAD, QË TREGON MIMBANIN KU PREDIKOI MULLA HYSENI 213 Mulla Hyseni, sapo kishte fituar për Kauzën ata mbështetës të aftë e të devotshëm, vendosi t'i dërgojë Báb-it një raport të shkruar mbi veprimtaritë e tyre. Në këtë letër ai iu referua gjatë udhëtimit të tij në Isfahan e Kashan, përshkroi rezultatet e përvojës së tij me Bahá'u'lláh-un, njoftoi largimin e këtij të fundit për Mazendaran, iu referua ngjarjeve të Nurit dhe e informoi për sukseset që kishin arritur përpjekjet e tij personale në Horasan. Brenda saj ai përfshiu një listë emrash të atyre që i ishin përgjigjur thirrjes së tij, për vendosmërinë e sinqeritetin e të cilëve ishte i sigurtë. Letrën e dërgoi për në Jazd, me anën e partnerëve të besueshëm të dajos së Báb-it që në atë kohë banonin në Tabas. Këtë letër Báb-i e mori një natë para ditës së njëzet e shtatë të Ramadanit,128 një natë që nderohet shumë nga të gjitha sektet e Islamit dhe vlerësohet nga shumica se rivalizon në shenjtëri vetë Lejlatol Kadrin, nata, që me fjalët e Kuranit "lë pas njëmijë muaj."129 Atë natë që mbërriti letra, Kodusi ishte i vetmi shok i Báb-it që u ndodh atje e me të cilin Ai lexoi një pjesë fragmentesh të saj. PAMJE E "BABIJEH" NË MASHHAD 214 Unë kam dëgjuar Mirza Muhametin që rrëfente si vijon: "Vetë dajua i Báb-it më ka përshkruar rrethanat që shoqëruan marrjen nga Báb-i të letrës së Mulla Hysenit: 'Atë natë, në fytyrëne Báb-it e të Kodusit pashë kaq gëzim e kënaqësi sa unë nuk mund ta përshkruaj. Ato ditë, dëgjoja shpesh Báb-in që me ngazëllim përsëriste fjalët: "Sa e mrekullueshme, sa madhërisht e mrekullueshme është ajo që ka ndodhur midis muajve të Xhamadit e Raxhabit!" Duke lexuar letrën që i drejtonte Mulla Hyseni, Ai kthehej nga Kodusi e, duke i treguar atij pasazhe të ndryshme nga ajo letër, i shpjegonte arsyen e befasimit të tij të hareshëm. Unë, për veten time, mbeta tërësisht i paditur për natyrën e atij shpjegimi.'" 215 Mirza Ahmeti, mbi të cilin përshkrimi i kësaj ngjarjeje kishte lënë mbresa të thella, ishte i vendosur të zbardhte misterin e saj. "Unë nuk isha i zoti të shuaja kuriozitetin tim", më ka thënë ai, "derisa takova Mulla Hysenin në Shiraz. Kur ia përsërita përshkrimin që më kishte bërë dajua i Báb-it, ai buzëqeshi e më tha se e mbante mend mirë që midis muajve të Xhamadit e Raxhabit ai kishte qëlluar të ishte në Teheran. Ai nuk dha shpjegime të mëtejshme e u ndje i kënaqur me këtë pohim të shkurtër. Megjithatë, kaq ishte e mjaftueshme për mua, të bindeshe se në qytetin e Teheranit ndodhej fshehur një Mister që, kur iu zbulua botës, do të sillte gëzim të patreguar në zemrat e të dyve, Báb-it e Kodusit." PAMJE E "BABIJEH" NË MASHHAD 216 Referimet e letrës së Mulla Hysenit për përgjigjen e menjëhershme të Bahá'u'lláh-ut ndaj Mesazhit Hyjnor, ndaj fushatës së fuqishme që Ai kishte nisur personalisht në Nur e për suksesin e mahnitshëm që kishte arritur në përpjekjet e Tij, e gëzuan, e kënaqën Báb-in dhe përforcuan besimin e Tij për fitoren përfundimtare të Kauzës së Tij. Ai ndjehej i sigurt se nëse tani do të binte papritur viktimë e tiranisë së armiqve e do të ikte nga kjo botë, Kauza që Ai kishte reveluar do të jetonte, nën drejtimin e Bahá'u'lláh-ut, do të vazhdonte të zhvillohej e lulëzonte, do të jepte përfundimisht frytet e saj më të zgjedhura. Dora mjeshtërore e Bahá'u'lláh-ut do ta orientonte kursin e saj dhe forca pushtuese e dashurisë së Tij do t'i bënte vend në zemrat e njerëzve. Një bindje e tillë i fuqizoi shpirtin dhe e mbushi Atë me shpresë. Që nga ai moment frika nga një kërcënim i rrezikshëm apo serioz u largua tërësisht prej Tij. Si Feniksi Ai mirëpriti me hare zjarrin e kundërshtarit dhe u mbulua me lavdi në zjarrminë e përvëlimin e flakës së tij. VISATIM I MEKËS KAPITULLI VII PELEGRINAZHI I Báb-IT NË MEKË E NË MEDINË L etra e Mulla Hysenit i lejoi Báb-it të ndërmerrte pelegrinazhin e paramenduar për në Hexhaz. Pasi i besoi nënës së Vet gruan dhe pastaj të dyja ato kujdesit e mbrojtjes së dajos, Ai u bashkua me grupin e pelegrinëve të Farsit që po përgatiteshin të linin Shirazin për në Mekë dhe Medinë.130 Kodusi ishte i vetmi bashkudhëtar i Tij dhe shërbëtori etiopian shoqëruesi i Tij personal. Fillimisht Ai shkoi në Busher, vendi i biznesit të dajos, ku në ditët e mëparshme, në bashkëpunim të ngushtë me të, kishte bërë jetën e një tregtari të thjeshtë. Atje, ndërsa bënë parapërgatitjet për udhëtimin e gjatë e të lodhshëm, Ai hipi mbi një anije, që pas dy muajsh të një lundrimi të ngadaltë, të stuhishëm e të pasigurt, e zbarkoi në brigjet e asaj toke të shenjtë.131 Detrat e dallgëzuar dhe mungesa e plotë e komoditetit nuk e penguan as rregullsinë e devocioneve të Tij, as nuk e turbulluan qetësinë e meditimeve e lutjeve të Tij. Duke harruar stuhinë që turfullonte përreth e i patrazuar nga të vjellat që kishin mbërthyer bashkë-pelegrinët, Ai vazhddoi të zinte kohën duke i diktuar Kodusit kaq predikime e letra, kur ndihej i frymëzuar për t'i reveluar. 218 Unë kam dëgjuar Haxhi Abul Hasan Shirazin, i cili ishte duke udhëtuar me Báb-in në të njëjtën anije, të përshkruante atë udhëtim që mbahet mend: "Gjatë gjithë periudhës prej afro dy muajsh", pohonte ai, "që nga dita kur ne hipëm në Busher e deri sa zbarkuam në Xhadeh, porti i Hexhazit, qoftë ditën apo natën, kur qëllonte të takoja ose Báb-in, ose Kodusin, unë gjithmonë i gjeja ata së bashku, të dy të zhytur në punën e tyre. Báb-i dukej se diktonte e Kodusi ishte shumë i angazhuar për të shënuar çdo gjë që dilte nga goja e tij. Bile edhe në një kohë kur dukej se pasagjerët i kishte zënë frika nga që anija troshitej nga stuhia, ata do ti shihje duke vazhduar punën e tyre me qetësi e siguri të pacenuar. As dhuna e forcave të natyrës, as gurguleja e njerëzve përreth tyre nuk mund as t'u thartonin kthjelltësinë e fytyrës, as t'i kthente prej qëllimit të tyre." 219 Për vuajtjet e atij udhëtimi Báb-i rrëfen Vetë në Bajanin Persisht.132 "Për ditë të tëra", shkruante Ai, "ne vuajtëm nga mungesa e ujit. Unë duhet të kënaqja veten me lëngun e limonit të ëmbël." Për shkak të kësaj eksperience, ai luti të Plotfuqishmin të bënte që mjetet e udhëtimit oqeanik së shpejti të përmirësoheshin me shpejtësi, të pakësoheshin vuajtjet e të eleminoheshin tërësisht rreziqet e tij. Brenda një kohe të shkurtër, kur kjo lutje u bë, faktet e një përmirësimi të shënuar në të gjitha format e transportit detar janë shumëfishuar shumë dhe Gjiri Persik, që në ato kohë zor se kishte ndonjë anije me avull, tashmë mburret me me një flotë të linjave oqeanike, që, brenda pak ditëve e me komoditet maksimal, transporton njerëzit e Farsit në pelegrinazhin e tyre vjetor në Hexhaz. 220 Popujt e Perëndimit, ku u shfaqën faktet e para të këtij Revolucioni të madh Industrial, megjithatë, mjerisht, janë tërësisht të paditur për Burimin prej nga vjen kjo rrymë e fuqishme, kjo forcë e madhe shtytëse - një forcë që ka revolucionarizuar çdo aspekt të jetës së tyre materiale. Historia e tyre dëshmon faktin se në vitin që shënoi agimin e këtij Revelacioni të lavdishëm, atje shfaqen papritur faktet e një revolucioni ekonomik e industrial që vetë njerëzit deklarojnë të ketë qenë i pashembullt në historinë e njerëzimit. Në interesimin e tyre për detajet e punimit e rregullimeve të kësaj makinerie të krijuar sërishmi, ata gradualisht humbën vështrimin ndaj Burimit e objektit të kësaj force të pamatë që Fuqiploti kishte dhënë në ngarkim të tyre. Ata duket se e kanë keqpërdorur seriozisht këtë fuqi dhe e kanë keqkuptuar funksionin e saj. Përcaktuar për të derdhur mbi popujt e Perëndimit bekimet e paqes e të lumturisë, ajo është përdorur prej tyre për të nxitur interesat e shkatërrimit e të luftës. 221 Me mbërritjen në Xhadeh, Báb-i veshi roben e pelegrinit, i hipi një deveje e filloi udhëtimin për në Mekë. Kurse Kodusi, pa marrë parasysh dëshirën e përsëritur të shprehur nga Mjeshtri i tij, preferoi ta shoqëronte më këmbë gjatë gjithë rrugës nga Xhadehu në qytetin e shenjtë. Duke mbajtur në dorë kapistrën e devesë mbi të cilën udhëtonte Báb-i, ai ecte karshi me gëzim e devotshmëri, duke shërbyer ndaj kërkesave të Mjeshtrit të tij e pa vënë re fare stërmundimin e atij marshimi të rëndë. Çdo natë, nga mbrëmja deri në agim, Kodusi, duke sakrifikuar rehatinë e gjumin, do të vazhdonte me vigjilencë të parreshtur të ruante pranë të Shumëdashurit të tij, i gatshëm për të plotësuar dëshirat e Tij e për të siguruar mjetet e mbrojtjes e sigurisë së Tij. 222 Një ditë, kur Báb-i kishte ndalur pranë një burimi me qëllim që të bënte lutjen e mëngjesit, shfaqet në horizont një nomad beduin, që iu afrua, i rrëmbeu hejben, që ishte mbi tokë pranë Tij mbushur me shkrimet e letrat, dhe u zhduk në shkretëtirën e panjohur. Shërbëtor i Tij etiopian u nis ta kërkonte, por u ndalua nga Mjeshtri, që, meqë ishte duke u lutur, i bëri shenjë me dorë për ta lënë kërkimin. "Sikur të të kisha lejuar", i tha më vonë Báb-i atij me dshamirësi, "ti sigurisht do ta kishe arritur dhe ndëshkuar atë. Por kjo nuk duhet të ndodhte. Letrat e shkrimet që përmbante ajo hejbe janë destinuar të arrijnë, nëpërmjet dobisë së këtij arabi, vende të tilla që ne kurrë nuk mund t'i kishim shkelur. Prandaj, mos u brengos nga veprimi i tij, se ai është dekretuar nga Perëndia, Urdhëruesi, i Plotfuqishmi." Shumë herë paskësaj, në raste të tilla, Báb-i kërkoi t'i qetësonte miqtë e Tij me të tilla reflektime. Me fjalë të tilla si këto Ai kthente hidhërimin e keqardhjes e të fyerjes në pranimin e heshtur rezatues të qëllimit Hyjnor e në nënshtrimin e gëzuar ndaj vullnetit të Perëndisë. 223 Ditën e Arafatit,133 duke kërkuar qoshen e qetë të qelës së Tij, Báb-i i kushtoi tërë kohën meditimit dhe faljes. Ditën tjetër, ditën e Nahrit, pasi kishte kryer lutjen e ditës agjëruese, Ai shkoi në Mona, ku, sipas zakonit të lashtë, bleu nëntëmbëdhjetë qingja të racës më të zgjedhur, prej të cilëve bëri kurban nëntë në emër të Tij, shtatë në emër të Kodusit dhe tre në emër të shërbëtorit të Tij etiopian. Ai refuzoi të marrë mish nga ky kurban i shenjtë, por preferoi ta shpërndante atë gratis për të varfërit e nevojtarët e asaj rrethine. 224 Megjithëse muaji i Zel Hexheh,2 muaji i pelegrinazhit në Mekë e në Medinë, në atë vit koincidoi me muajin e parë të stinës dimërore, nxehtësia në atë rajon ishte akoma aq e madhe sa pelegrinët që bënin xhiron e faltores së shenjtë ishin të pazot ta kryenin këtë ritual me tallaganet e tyre të zakonshme. Mbuluar në dritë me tunikën përkatëse të çlirët, ata u bashkuan me kremtimin e festës. Megjithatë, Báb-i refuzoi, për shenjë nderimi, të heqë qoftë çallmën, qoftë tallaganen e Tij. Veshur me petkun e Tij të zakonshëm, Ai, me dinjitet e qetësi absolute, me thjeshtësi e nderim të pashoq, qarkoi Kabehun dhe i kreu të gjitha ritet e përshkruara të adhurimit. 225 Ditën e fundit të pelegrinazhit të Tij në Mekë, Báb-i takoi Mirza Mohit Kermanin. Ai qëndronte përballë Gurit të Zi, kur Báb-i iu afrua e pasi i dha dorën, iu drejtua me këto fjalë: "O Mohit! Ti e vlerëson veten si një nga figurat më të shquara të komunitetit Sheiki e si një eksponent i njohur i mësimeve të tij. Bile në zemrën tënde ti pretendon të jesh një nga pasardhësit e VESHJE E MBAJTUR NËN XHYBE, VESHUR NGA Báb-I (VESHJE E JASHTME) drejtpërdrejtë dhe trashëgimtarët legalë të dy Dritave të mëdha binjake, i Yjve që kanë lajmëruar agimin e udhërrëfimit Hyjnor. Shiko, ne të dy tani po qëndrojmë brenda kësaj faltoreje kaq të shenjtë. Brenda mureve të saj të shenjtëruar, Ai, shpirti i të cilit banon në këtë vend, mund të bëjë që e Vërteta të njihet menjëherë e të dallohet nga gënjeshtra, e drejta të njihet nga gabimi. Me të vërtetë, Unë deklaroj, që në këtë ditë, qoftë në Lindje, qoftë në Perëndim, askush përveç Meje nuk mund të pretendojë të jetë Porta që udhëheq njerëzit ndaj dijes së Perëndisë. Dëshmia Ime nuk është gjë tjetër veçse dëshmia me anën e së cilës u krijua e vërteta e Profetit Muhamet. Më pyet çfardo që të pëlqen, pikërisht në këtë moment, e Unë premtoj të reveloj Vetë aq vargëzime sa mund të të demostroj të vërtetën e misionit Tim. Ti duhet të zgjedhësh ose t'i nënshtrohesh pa rezerva Kauzës Time ose ta hedhësh tërësisht poshtë. Ti nuk ke alternativë tjetër. Nëse zgjedh të kundërshtosh mesazhin Tim, Unë s'ta lëshoj dorën për të shkuar deri sa të japësh fjalën për të deklaruar publikisht kundërshtimin tënd ndaj së Vërtetës, që Unë kam shpallur. Kështu do të bëhet i njohur Ai që thotë të Vërtetën, kurse ai që flet dokra do të dënohet me mjerim e turp të përjetshëm. Atëhere do të revelohet udha e së Vërtetës e do të bëhet manifest për të gjithë njerëzit." 226 Kjo sfidë e rëndë, që Báb-i i bëri kaq papritur Mirza Mohit Kermanit, e shkatërroi atë nga themelet. Ai u mposht nga çiltërsiae saj, nga madhështia e fuqia e saj. Para këtij Të Riu, ai, megjithë moshën, autoritetin e diturinë e tij, u ndje si një zog i mjerë që mbërthehet nga kthetrat e një shqiponje të fuqishme. I hutuar e gjithë frikë, ai u përgjigj: "Zoti im, Mjeshtri im! Që ditën kur sytë e mi të panë Ty në Qerbela, unë kuptova të paktën se kisha gjetur e njohur Atë që kishte qenë objekt i kërkimit tim. Unë mohoj këdo që nuk të ka njohur Ty dhe përbuz atë që në zemër ka akoma edhe dyshimin më të vogël ndaj dëlirësisë e shenjtërisë Tënde. Të lutem të mbikqyrësh dobësinë time, Të përgjërohem të më japësh përgjigje në pështjellimin tim. Të lutem o Perëndi, pikërisht në këtë vend, brenda mureve të këtij vendi të shenjtë, bëfsha be për Ty e u ngriça për triumfin e Kauzës Tënde. Në qofsha i pasinqertë në atë që po deklaroj, në paça mosbesim në zemrën time në atë që po e thotë goja, e pafsha veten tërësisht të padenjë ndaj hirit të Profetit të Perëndisë, e pafsha veprën time si një akt pabesie ndaj Aliut, pasardhësit të Tij të zgjedhur." 227 Báb-i, që i dëgjoi me vëmendje fjalët e tij, që ishte mirë në dijeni të mjerimit e varfërisë së shpirtit të tij, iu përgjigj e i tha: "Me të vërtetë Unë them se e Vërteta pikërisht tani njihet dhe dallohet nga gënjeshtra. O vakëf i Profetit të Perëndisë dhe ti, o Kodus, që më ke besuar Mua! Këtë moment, ju të dy ju kam dëshmitarët e Mi. Ju kini parë e dëgjuar çka ardhur për të kaluar midis Meje dhe atij. Unë ju ftoj të dëshmoni për këtë dhe Perëndia, me të vërtetë, përtej e mbi ju, është Dëshmitari Im i sigurt e i fundit. Ai është Gjithëshikuesi, Dijeploti, Urtiploti. O Mohit! Thuaj ç'të mundon dhe unë, me ndihmën e Perëndisë, do të zgjidh gjuhën Time e do të ndërmarr zgjidhjen e problemeve të tua, që ti të dëshmosh për përsosmërine e fjalës Sime e të kuptosh që askush veç Meje nuk është i aftë të manifestojë mençurinë Time." RROBE E MBAJTUR NGA Báb-I, KUR QARKONTE KABEHUN 228 Mirza Mohiti iu përgjigj ftesës së Báb-it e i paraqiti Atij pyetjet e veta. Duke lypur ndjesë për domosdoshmërinë e largimit të tij të menjëhershëm për Medinë, ai shprehu shpresën e marrjes së tekstit të përgjigjes së premtuar, para largimit nga ai qytet. "Unë do ta plotësoj kërkesën tënde", e siguroi Báb-i. "Gjatë rrugës për Medinë, Unë, me ndihmën e Perëndisë, do të reveloj përgjigjen ndaj pyetjeve të tua. Nëse s'të takoj në atë qytet, përgjigja Ime sigurisht do të mbërrijë menjëherë sapo të jesh kthyer në Qerbela. Unë pres nga ty të bësh atë që të urdhëron drejtësia e ndershmëria. 'Nëse bën mirë, do të bësh mirë për veten tënde, nëse bën keq, i bën keq kokës tënde.' 'Perëndia është me të vërtetë e pavarur nga gjithë krijesat e Tij.'" 134 229 Mirza Mohiti, para largimit, shprehu përsëri vendimin e tij të patundur për të mbajtur premtimin e tij solemn. "Çfardo që të bëhet", siguroi ai Báb-in, "unë nuk lëviz kurrë nga Medina pa përmbushur besëlidhjen me Ty." Ashtu si grimca e pluhurit, që fluturon prej tufanit, ai, i paaftë për t'i qëndruar madhështisë gjithpërfshirëse të Revelacionit të shpallur nga Báb-i, fluturoi prej Tij nga sytë këmbët. Ai priti një copë herë në Medinë dhe, bukëshkalë ndaj fjalës së dhënë e mosmirënjohës ndaj këshillave të ndërgjegjes së vet, u nis për Qerbela. 230 Báb-i, besnik ndaj premtimit të Tij, reveloi, gjatë rrugës nga Meka në Medinë, përgjigjen e shkruar për pyetjet që kishin munduar mendjen e Mirza Mohitit e i dha asaj emrin e Sahifej Bajnol Haramajnit.135 Mirza Mohiti, që e mori atë sapo kishte mbërritur në Qerbela, qëndroi i patundur nga avazi i tij dhe refuzoi të njihte parimet që ajo nguliste. Qëndrimi i tij ndaj Besimit ishte kundërshtimi i fshehur e i vazhdueshëm. Me kohë ai pohoi se ishte pasues e mbështetës i kundërshtarit famëkeq të Báb-it, Haxhi Mirza Qerim Kanit e herë pas here pretendoi se ishte në pozitën e një udhëheqësi të pavarur. Kur po i vinte fundi, ndërsa banonte në Irak, ai, duke u shtirur si i nënshtruar ndaj Bahá'u'lláh-ut, shprehu nëpërmjet një princeshe persiane që banonte ne Bagdad, dëshirën për ta takuar Atë. Ai kërkoi që takimi i propozuar të vlerësohej si tepër konfidencional. "I thuaj atij", u përgjigj Bahá'u'lláh-u, "që ditët e prehjes sime në malet e Sulejmanies, Unë, në një ode që hartova, paraqes kërkesat themelore për çdo udhëtar që shkel shtegun e kërkimit për gjetjen e së Vërtetës. Përdoreni bashkë këtë vargëzim të asaj ode: 'Nëse qëllimi tënd është të mbash gjallë veten tënde, mos iu afro oborrit tonë; por nëse sakrifica është dëshira e zemrës tënde, eja e le të vinë me ty edhe të tjerë. Sepse e tillë është udha e Besimit, nëse në zemrën tënde ti kërkon ribashkimin me Bahá-in, por nëse ti refuzon të shkelësh këtë shteg, përse na shqetëson? Qërrohu!' Nëse është i gatshëm, ai, hapur e pa rezerva, do të nxitojë të më takojë Mua, në se jo, Unë refuzoj ta shoh atë." Përgjigja pa ekuivoke e Bahá'u'lláh-ut e turbulloi Mirza Mohitin. I paaftë për të rezistuar dhe i pavullnetshëm për t'u pajtuar, ai u largua nga shtëpia e tij në Qerbela pikërisht ditën që mori këtë mesazh. Sapo arriti, u sëmur dhe, pas tri ditësh, vdiq. 231 Sapo realizoi të fundmin e riteve në lidhje me pelegrinazhin në Mekë, Báb-i i dërgoi një letër Sherifit të atij qyteti të shenjtë, ku Ai paraqiti, me terma të qarta e të padyshimta, tiparet dalluese të misionit të Tij dhe e ftoi atë të ngrihej e përqafonte Kauzën e Tij. Këtë letër, së bashku me përzgjedhje nga shkrimet e Tij të tjera, ia dorëzoi Kodusit duke e porositur t'ja paraqiste Sherifit. Megjithatë, ky i fundit ishte tepër i zënë me kërkimet e tij materiale që të prirej t'u vinte veshin fjalëve që i kishte dërguar Báb-i e nuk arriti t'i përgjigjej thirrjes së Mesazhit Hyjnor. Haxhi Nijaz Bagdadi është dëgjuar të rrëfejë si vijon: "Në vitin 1267 Hixhri [1850-1851 A.D.], unë ndërmora pelegrinazhin në atë qytet të shenjtë, ku kisha privilegjin të takoj Sherifin. Gjatë bisedës së tij me mua, ai tha: 'Unë kujtoj që në vitet '60, gjatë stinës së pelegrinazhit, erdhi e më vizitoi një i ri. Ai më paraqiti një libër të vulosur të cilin e pranova me dëshirë, por në atë kohë isha shumë i zënë e s'munda ta lexoj. Pak ditë më vonë e takova përsëri të riun, që më pyeti nëse kisha për të dhënë ndonjë përgjigje ndaj ofertës së tij. Tensioni i punës më kishte shkëputur përsëri nga vlerësimi i përmbajtjes së atij libri. Për këtë arsye, nuk isha në gjendje t'i jepja atij një përgjigje të kënaqshme. Kur stina e pelegrinazhit mbaroi, një ditë, ndërsa po seleksionoja letrat e mia, aksidentalisht më vajtën sytë tek ai libër. E hapa e pashë, në faqet e parathënies, një fjalim prekës i shkruar me elegancë, që pasohej nga vargëzime, gjuha e toni i të cilave bartte një ngjashmëri të habitshme me Kuranin. Gjithçka që mësova nga leximi i librit ishte se mes njerëzve të Persisë, një njeri nga fara e Fatimesë e pasardhës i familjes së Hashimit, kishte ngritur një thirrje të re e po bënte të ditur për gjithë njerëzit, shfaqjen e të premtuarit Kaim. Megjithatë, une mbeta i paditur për emrin e autorin e atij libri, as nuk u informova mbi rrethanat që shoqëruan atë thirrje.' 'Një gurgule e madhe', thashë unë, 'ka mbërthyer në të vërtetë këtë tokë gjatë pak viteve të fundit. Një i Ri, një pasardhës i Profetit e tregtar nga profesioni, ka pretenduar që fjala e Tij ishte Zëri i frymëzimit Hyjnor. Ai ka pohuar publikisht se, brenda pak ditëve, nga gjuha e Tij mund të rrjedhin vargëzime të tilla në numër e përsosmëri sa do të tejkalonin në vëllim dhe bukuri edhe vetë Kuranin, një punë që i mori Muhametit për ta reveluar jo më pak se njëzet e tre vjet. Një mori njerëzish, të lartë e të ulët, civilë e klerikë, nga njerëzit e Persisë, janë grumbulluar rreth flamurit të Tij dhe me vullnet kanë sakrifikuar veten në shtegun e Tij. Ai i Ri, gjatë vitit të shkuar në ditët e fundit të muajit Shaban136 u martirizua në Tabriz, në provincën e Azerbajxhanit. Ata që e persekutuan kërkuan në këtë mënyrë të shuanin dritën që Ai ndezi në këtë tokë. Megjithatë, që prej martirizimit ndikimi i Tij është përhapur te gjithë klasat e njerëzve.' Sherifi, që ishte duke dëgjuar me vëmendje, shprehu indinjatën e tij ndaj sjelljes së atyre, që kishin persekutuar Báb-in. 'Mallkimi i Perëndisë rëntë mbi këta njerëz të liq', thirri ai, 'njerëz, që në kohët e para, trajtuan në të njëjtën mënyrë stërgjyshërit tanë të shenjtë e të famshëm!' Me këto fjalë Sherifi e mbylli bashkëbisedimin me mua." VIZATIM I MEDINËS 232 Nga Meka Báb-i shkoi në Medinë. Ishte dita e parë e muajit Muharrem, e vitit 1261 Hixhri,137 kur Ai mori rrugën për në atë qytet të shenjtë. Kur iu afrua atij, Ai solli ndërmend ngjarjet tronditëse që e bënë të pavdekshëm emrin e Atij, që kishte jetuar e vdekur brenda atyre mureve. Ato skena që sillnin dëshmi të qarta për forcën krijuese të atij Gjeniu të pavdekshëm dukej sikur po riluheshin para syve të Tij me shkëlqim të plotë. Ai u lut ndërsa u afrua tek sarkofagu i shenjtë që ruan eshtrat e vdekshme të Profetit të Perëndisë. Pasi shkeli atë truall të shenjtë, Ai kujtoi, gjithashtu, atë Lajmëtar shkëlqimtar të Dispensacionit të Tij. Ai e dinte që në varrezën e Bakiut, në një vend jo larg nga vakëfi i Muhametit, shtrihej në paqe Sheik Ahmet Ahsai, dallëndyshja e Revelacionit të Tij, që, pas një jete shërbimi të rëndë, kishte vendosur t'i kalonte mbrëmjet e ditëve të tij brenda mureve të këtij vendi të shenjtëruar. Atje erdhën gjithashtu para vizionit të Tij ata njerëz të shenjtë, ata pionierë e martirë të Besimit, që kishin rënë me lavdi në fushën e betejës e që me gjakun e tyre kishin vulosur triumfin e Kauzës së Perëndisë. Pluhuri i shenjtë i tyre dukej sikur mori jetë nga prekja e butë e këmbës së Tij. Hijet e tyre dukej sikur ishin tronditur nga fryma rigjallëruese e pranisë së Tij. Ata shikonin drejt Tij sikur të ishin ngritur me afrimn e Tij, po nxitonin drejt Tij e po ngrinin zërat e tyre të mirëseardhjes. Ata dukej sikur i adresonin Atij këtë premtim të zjarrtë: "Mos shko në tokën Tënde amtare, të lutemi ne, O Ti i Shumëdashuri i zemrave tona! Jeto mes nesh, sepse këtu, larg nga rrëmeti i armiqve të Tu, që po shtrihen në pritë për Ty, do të jesh i parrezikuar e i sigurt. Ne jemi të trembur për Ty. Ne tmerrohemi nga komplotet dhe makinacionet e armiqve të Tu. Ne dridhemi nga mendimi që veprat e tyre mund të sjellin mallkim të përjetshëm në shpirtrat e tyre." "Mos ki frikë", u përgjigj Shpirti i paepur i Báb-it: "Unë kam ardhur në këtë botë të dëshmoj për lavdinë e sakrificës. Ju jeni në dijeni për intensitetin e mallit Tim, ju e kuptoni shkallën e mospranimit tim. Pra, lusni Zotin, Perëndinë Tuaj të shpejtojë orën e martirizimit e të pranojë sakrificën Time. Gëzoni, se Unë e Kodusi, të dy do të vritemi në altarin e devocionit tonë ndaj Mbretit të Lavdisë. Gjaku, që ne kemi caktuar të derdhim në shtegun e Tij, do të vaditë e gjallërojë kopshtin e lumturisë sonë të pavdekshme. Pikat e këtij gjaku të shenjtëruar do të jenë farat mbi të cilat do të rritet Pema madhështore e Perëndisë, Pema që do të mbledhë nën hijen gjithpërfshirëse të saj njerëzit dhe fiset e tokës. Pra, mos u brengos, nëse Unë largohem nga kjo tokë, sepse po nxitoj të përmbush destinacionin Tim." KAPITULLI VIII QËNDRIMI I Báb-IT NË SHIRAZ PAS PELEGRINAZHIT V izita e Báb-it në Medinë shënoi fazën e fundit të pelegrinazhit të Tij në Hexhaz. Prej andej Ai u kthye në Xhadeh e me rrugë detare mbërriti në tokën e Tij amtare. Ai zbarkoi në Busher pas nëntë muajsh hënorë që nga fillimi i pelegrinazhit nga ky port. Në të njëjtën bujtinë138 që kishte zënë atëhere, Ai takoi miqtë e të afërmit që kishin ardhur ta përshëndesnin e t'i uronin mirëseardhjen. Ndërkohë që ishte në Busher, thirri Kodusin para Tij dhe me mirësi të përzemërt e ftoi të nisej për Shiraz. "Ditët e shoqërimit tënd me Mua", i tha Ai, "janë duke shkuar drejt fundit. Ora e ndarjes ka trokitur, një ndarje që nuk do të ketë ribashkim përveç se në Mbretërinë e Perëndisë, në prani të Mbretit të Lavdisë. Në këtë botë pluhuri, për ty ishin caktuar jo më shumë se nëntë muaj shoqërimi me Mua, që fluturuan. Megjithatë, në brigjet e së Botës së Madhe të Përtejme, në mbretërinë e pavdekësisë, na pret gëzimi i ribashkimit të përjetshëm. Përpara dora e fatit do të të kredhë gjatë në një oqean mundimesh për hir të Tij. Unë, gjithashtu, do të të pasoj ty; Unë, po ashtu, do të zhytem poshtë thellësive të tij. Gëzohu me kënaqësi të paparë, se ti je zgjedhur si standart-duruesi i aradhës së vuajtjeve e po qëndron në pararojë të ushtrisë fisnike që do të martirizohet në emër të Tij. Poshtërime do të mbulojnë në rrugët e Shirazit e lëndime të rënda do të vuajë trupi tënd. Ti do t'i mbijetosh sjelljes poshtëruese të armiqve tënd e do të arrish praninë e Atij që është i vetmi objekt i adhurimit e dashurisë tënde. Në praninë e Tij do të harrosh dëmin dhe poshtërsitë që kanë rënë mbi ty. Ushtritë e Të Padukshmit do të nxitojnë përpara të të ndihmojnë e do t'i shpallin gjithë botës heroizmin e lavdinë tënde. Gëzimi i patreguar për pirjen e kupës së martirizimit për hir të Tij do të jetë i yti. Unë, gjithashtu, do të shkel në shtegun e sakrificës e do të bashkohem me ty në mbretërinë e përjetësisë." Pastaj, Báb-i i dorëzoi atij në dorë një letër, që e kishte shkruar për Haxhi Mirza Sejed Aliun, dajon e Tij, në të cilën e informonte për kthimin e Tij të sigurt në Busher. Ai, gjithashtu, i besoi atij një kopje të Kasael Sabehut,139 një traktat në të cilin Ai kishte paraqitur kërkesat themelore ndaj atyre që kishin dijeni për Revelacionin e ri e kishin njohur thirrjen e tij. Pasi i dha Kodusit lamtumirën e fundit, i kërkoi t'i transmetonte përshëndetjet e Tij secilit prej njerëzve të dashur të Tij në Shiraz. 234 Kodusi, me ndjenjën e vendosmërisë së patundur për të plotësuar dëshirat e shprehura nga Mjeshtri i tij, u nis nga Busheri. Pasi arriti në Shiraz, ai u prit përzemërsisht nga Haxhi Mirza Sejed Aliu, që e mori në shtëpinë e tij e me padurim pyeti për shëndetin dhe punët e Nipit të tij të shtrenjtë. Duke e parë atë mirëpritës ndaj thirrjes së Mesazhit të ri, Kodusi e njohu me natyrën e Revelacionit me të cilin ky i Ri kishte ndezur tanimë shpirtin e tij. Dajua i Báb-it, si rezultat i përpjekjeve të ushtruara nga Kodusi, ishte i pari që, pas Shkronjave të të Gjallit përqafoi Kauzën në Shiraz. Meqë rëndësia e plotë e Besimit të sapolindur kishte mbetur akoma e pazbuluar, ai nuk ishte në dijeni mbi hapësirën e plotë të përfshirjes e lavdisë së tij. Megjithatë, biseda me Kodusin e hoqi velin nga sytë e tij. Kaq i patundur u bë besimi i tij e kaq e thellë u rrit dashuria e tij për Báb-in, sa ai ia kushtoi tërë jetën shërbimit të Tij. Me vigjilencë të parreshtur ai u ngrit të mbronte Kauzën e Tij e të ruante personin e Tij. Në përpjekje të vazhdueshme, ai shpërfilli lodhjen e përçmoi vdekjen. Megjithëse njihej si një figurë e shquar midis njerëzve të biznesit të atij qyteti, ai kurrë nuk lejoi që konsideratat materiale të pengojnë përgjegjësinë e tij shpirtërore për mbrojtjen e personit të Nipit të tij të shtrenjtë dhe përparimin e Kauzës. Ai këmbënguli në detyrë deri në momentin kur, duke u bashkuar në shoqërinë e Shtatë Martirëve të Teheranit, në rrethana të heroizmit të jashtëzakonshëm, ai dha jetën për Të. 235 Personi tjetër që Kodusi takoi në Shiraz ishte Ismollahol Asdaki, Mulla Sadek Horasani, të cilit i besoi një kopje të Kasael Sabehut dhe theksoi domosdoshmërine e vënies menjëherë në veprim të të gjithë kushteve të saj. Mes parimeve të saj ishte urdhëri i rreptë i Báb-it ndaj çdo besimtari besnik për të shtuar fjalët e mëposhtme në formulën tradicionale të azanit:140 "Unë dëshmoj se Ai emri i të cilit është Ali Kabl Muhamet141 është shërbëtor i Bakijatollahut."142 Mulla Sadeku që ato ditë ishte duke lavdëruar nga froni i lartë tek audiencat e mëdha virtytet e imamëve të Besimit, ishte kaq i ngazëllyer nga tema dhe gjuha e atij traktati sa që ai vendosi pa hezitim të mbajë të gjitha ritet që ai porosiste. I shtyrë nga forca detyruese që përmbante ajo Tabelë, një ditë kur në Xhaminë Nou po drejtonte grigjën e tij në lutje, ai papritur shpalli, kur po këndonte azanin, fjalët shtesë përshkruar nga Báb-i. Turma që dëgjoi atë u shushat nga thirrja e tij. Frika e tmerri mbërthyen tërë grigjën. Teologët e shquar që zinin vendet e para e që ishin shumë të nderuar për orthodoksinë e tyre fanatike, ngritën poteren duke protestuar me zë të lartë: "Na zëntë mallkimi, ne ruajtësit e mbrojtësit e Besimit të Perëndisë! Shikoni, ky njeri ka ngritur flamurin e heresizë. Poshtë ky tradhtar i poshtër! Ai ka folur blasfemi. Arrestojeni, se ai është turpi i Besimit tonë." "Kush guxoi", bërtisnin ata me zemërim, "të autorizojë një largim kaq madhor nga parimet e vendosura të Islamit? Kush ka menduar t'ja atribuojë vetes këtë të drejtë supreme?" 236 Turma ripërsëriti protestat e teologëve e u ngrit të përforcojë zhurmën e tyre. Ishte ngritur tërë qyteti dhe, si rezultat, rendi publik u kërcënua seriozisht. Guvernatori i provincës së Farsit, Hysen Kan Iravani, i mbiquajtur Axhudan Bashi e, përgjithësisht i quajtuar në ato ditë si Saheb Ektijar,143 e pa të PAMJE TË XHAMISË NOU domosdoshme të ndërhyjë e të kërkojë shkakun e kësaj trazire të papritur. Ai u informua se një dishepull i një djali të ri quajtur Sejed Báb-i, që sapo ishte kthyer nga pelegrinazhi i tij në Mekë e Medinë e që tani po jetonte në Busher, kishte mbërritur në Shiraz dhe po propagandonte mësimet e Mjeshtrit të tij. "Ky dishepull", e informuan më tej Hysen Kanin, "pretendon se mësuesi i tij është autor i një revelacioni të ri dhe është reveluesi i librit që ai pohon se është me frymëzim hyjnor. Mulla Sadek Horasani ka përqafuar këtë besim dhe pa frikë po fton një mori njerëzish për pranimin e atij mesazhi. Ai deklaron se njohja e tij duhet të jetë detyrimi i parë për çdo pasues besnik e të devotshëm të shiitëve Islamë." 237 Hysen Kani urdhëroi arrestimin e të dyve, Kodusit e Mulla Sadekut. Autoritetet policore, tek të cilat ata u dorëzuan, u porositën t'i sillnin ata nën pranga para guvernatorit. Policia, gjithashtu, dorëzoi në duart e Hysen Kanit kopjen e Kajumol Asmasë, që ata e kishin rrëmbyer nga Mulla Sadeku, kur ai ishte duke lexuar me zë të lartë pasazhet e saj ndaj një grigje të eksituar. Kodusi, me pamjen e tij rinore dhe veshjen origjinale, në fillim u injorua nga Hysen Kani, që preferoi të drejtojë pyetje ndaj shokut të tij më të vjetër e më dinjitoz. "Më trego", pyeti me zëmërim guvernatori, "pasi iu kthye Mulla Sadekut, nëse ti je në dijeni për pasazhin e fillimit të Kajumol Asmasë ku Sejed Báb-i u drejtohet sundimtarëve dhe mbretërve të tokës me këto fjalë: 'Zhvishni veten nga rroba e sovranitetit, sepse Ai që është Mbret në të vërtetë, është bërë manifest! Mbretëria është e Perëndisë, Më Madhështorit. Kështu ka dekretuar Pena e Më Të Lartit!' Nëse kjo është e vërtetë, ajo duhet patjetër të gjejë zbatim dhe ndaj sovranit tim, Shah Muhametit, nga dinastia Kaxhar,144 të cilin unë e përfaqësoj si zyrtari kryesor i kësaj province. Mos vallë Shah Muhameti duhet, sipas këtij urdhëri, të dorëzojë kurorën e të braktisë sovranitetin e tij? Unë, gjithashtu, mos vallë duhet të heq dorë nga pushteti e të lë pozitën time?" Mulla Sadeku iu përgjigj pa hezitim: "Sapo e vërteta e Revelacionit që bën të ditur Autori i këtyre fjalëve do të vendoset përfundimisht, e vërteta e gjithçkaje që ka dalë nga buzët e Tij po ashtu do të përligjet. Nëse këto fjalë janë Fjala e Perëndisë, largimi nga froni i Shah Muhametit e homologëve të tij nuk ka rëndësi shumë. Ajo, në asnjë mënyrë, nuk mund të pengojë qëllimin Hyjnor, as të ndryshojë sovranitetin e Mbretit të plotfuqishëm e të përjetshëm."145 238 Qeveritari mizor e i pashpirt ishte tepër i pakënaqur me një përgjigje të tillë. Ai e shau dhe e mallkoi atë, urdhëroi shoqëruesit ta zhvishnin lakuriq e t'i jepnin dajak njëmijë kamzhikë. Më pas urdhëroi t'u digjej mjekra të dyve, Kodusit e Mulla Sadekut, t'u çpoheshin hundët e t'u vendosej në të nga një hallkë, ku të lidhej kapistra prej së cilës të hiqeshin nëpër rrugët e qytetit.146 "Ky", deklaroi Hysen Kani, "do të jetë një mësim për popullin e Shirazit, që do të mësojë se cili do të jetë dënimi për herezinë." Mulla Sadeku, i qetë e i vetpërmbajtur, me sy të ngritur nga qielli, u dëgjua të recitonte këtë lutje: "O Zot, Perëndia Ynë! Ne në të vërtetë kemi dëgjuar zërin e Atij që thirri. Ai na ftoi tek Besimi - 'Besoni në Zotin, Perëndinë tuaj!' - e ne kemi besuar. O Perëndi, Perëndia Ynë! Falna, pra, mëkatet tona, mbulona të metat e bëna të vdesim me të drejtët."147 Me guxim të jashtëzakonshëm ata e lanë veten në dorë të fatit. Ata që ishin udhëzuar të impononin këtë ndëshkim barbar e bënë detyrën me zell e entuziazëm. Askush nuk ndërhyu në emër të të persekutuarve, askush nuk ishte i prirur të mbronte kauzën e tyre. Shpejt pas kësaj, ata të dy u përzunë nga Shirazi. Para se të dëboheshin, u paralajmëruan të mos përpiqeshin herë tjetër të ktheheshin në atë qytet, se ndryshe të dy do kryqëzoheshin. Me vvuajtjet e tyre ata fituan epërsinë e pavdekshme të të qënit të parët që u persekutuan në tokën persiane për hir të Besimit të tyre. Mulla Ali Bashtami, megjithëse ishte viktima e parë e urrejtjes së papajtueshme të armikut, iu nënshtrua persekutimit të tij në Irak, që shtrihet përtej kufijve të Persisë. Askush nuk ka hequr siç hoqën ata, krahasuar me mizorinë e pashoqe e barbare, që karakterizoi torturat që u ushtruan ndaj Kodusit e Mulla Sadekut. 239 Një dëshmitar okular i këtij episodi revoltues, një jobesimtar që banonte në Shiraz, më ka treguar si vijon: "Unë isha prezent kur Mulla Sadeku ishte nën dajak. Shihja persekutorët e tij, që e godisnin me radhë me kamzhik mbi shpatulla, që i kullonin gjak, ndërsa vazhdonin ta gjuanin deri sa kapitej. Askush nuk e besonte që Mulla Sadeku, aq i vjetër në moshë e aq i brishtë nga trupi, do t'u mbijetonte qoftë edhe pesëdhjetë gjuajtjeve të tilla barbare. Ne u mrekulluam nga burrëria e tij kur pamë që, megjithëse ai kishte pësuar mbi nëntëqind goditje kamzhiku, fytyra e tij e ruante akoma kthjelltësinë e qetësinë e mëparshme. Mbi fytyrën e tij kishte buzëqeshje, ndërsa dorën e mbante para gojës. Dukej krejt indiferent ndaj breshërit që po derdhej mbi të. Kur po dëbohej nga qyteti, unë munda t'i afrohem e ta pyes pse e mbante dorën para gojës. U befasova nga buzëqeshja e pamjes së tij. Ai u përgjigj prerazi: 'Shtatë gjuajtjet e para ishin tmerrësisht të dhimbshme, ndaj të tjerave unë dukej se isha indiferent. Po vrisja mendjen nëse gjuajtjet që pasuan jepeshin apo nuk jepeshin mbi trupin tim. Një ndjenjë ngazëllimi e hareshme më kishte pushtuar shpirtin. Po përpiqesha të përmbaj ndjenjat e të mbaj të qeshurit. Tani e kuptoj se si Shpërndarësi i plotfuqishëm është i aftë, sa të hapësh e të mbyllësh sytë, të kthejë dhimbjen në rehati e hidhërimin në gëzim. Fuqia e Tij, pafundësisht e lartësuar, është përmbi e përtej fantazive boshe të krijesave të Tij të vdekshme.'" Mulla Sadeku, të cilin e kam takuar vite më pas, më konfirmoi çdo hollësi të këtij episodi të gjallë. 240 Zemërimi i Hysen Kanit nuk u kënaq me dhënien e dajakut të egër e të pamerituar. Mizoria e tij e pajustifikuar e kapriçioze gjeti shprehjen e mëtejshme në sulmin që drejtoi kundër personit të Báb-it.148 Ai dërgoi në Busher një shpurrë të ngritur me rojet e tij të besuara, me urdhër të prerë për të arrestuar Báb-in e për ta sjellë në Shiraz nën zinxhirë. Drejtuesi i kësaj shpurre, një anëtar i komunitetit Nosajri, të njohur më mirë si sekti i Alijollahit, rrëfente si vijon: "Pasi plotësuam fazën e tretë të udhëtimit tonë për Busher, ne vumë re në mes të shkretëtirës, një të ri që mbante një pelerinë jeshile e një çallmë të vogël sipas zakonit të sejedëve që janë me profesion tregtari. Ai ishte mbi kalë e pasohej nga një shërbëtor etiopian, që kujdesej për sendet e tij. Pasi iu afruam, na përshëndeti e na pyeti për ku shkonim. Mendova më mirë mos i thoshim të vërtetën dhe iu përgjigja që në këtë rrethinë ne kishim marrë urdhër nga guvernatori i Farsit të kryejmë një lloj kërkimi. Ai duke buzëqeshur tha: 'Guvernatori ju ka dërguar të më arrestoni Mua. Ja ku jam, bëni me Mua ç'të doni. Duke dalë jashtë për t'ju takuar, unë kam shkurtuar gjatësinë e marshimit tuaj dhe ia u bëra më të lehtë për të më gjetur.' U tremba paksa nga thëniet e tij dhe u mahnita me çiltërsinë e qartësinë e tyre. Megjithatë, nuk munda ta shpjegoj gatishmërinë e tij për të dorëzuar vetvehten me dëshirë nën disiplinën e ashpër të zyrtarëve qeveritarë e për pasojë të rrezikonte jetën e sigurinë e tij. Provova të mos e vlerësoj e isha përgatitur ta lija, kur m'u afrua e më tha: 'Të betohem me drejtësinë e Atij që krijoi njeriun, që e dalloi atë nga pjesa tjetër e krijesave të Tij dhe e bëri zemrën e tij të bëhet vend i dijes e sovranitetit të Tij, që gjithë jetën time nuk kam thënë asnjë fjalë, përveç të vërtetës e nuk kisha dëshirë tjetër, përveç mirëqenies e përparimit të racës njerëzore. Kam braktisur rehatinë personale e jam shmangur nga të qënit shkak i dhimbjes apo hidhërimit për ndonjeri. Unë e di që po më kërkoni. Preferoj të dorëzohem në dorën tënde, se sa ty dhe shokët e tu, për hir Tim, t'ju gjejë belaja e panevojshme.' Këto fjalë më tundën nga themelet. I zbrita kalit instiktivisht e duke puthur yzengjitë e tij, iu drejtova me këto fjalë: 'O dritë e syve të Profetit të Perëndisë! Të zë be për Atë që të ka krijuar e të ka pajisur me kaq madhështi e pushtet, të plotësosh kërkesën time e t'i përgjigjesh lutjes sime. Të përgjërohem të arratisesh nga ky vend e të zhdukesh nga faqja e Hysen Kanit, guvernatorit mizor e djallëzor të kësaj province. Unë i trëmbem makinacioneve të tij kundër teje, unë tmerrohem nga idea e të qënit një instrument i qëllimeve të tij të poshtra kundër një pasardhësi kaq të pafajshëm e fisnik të Profetit të Perëndisë. Shokët e mi janë të gjithë njerëz të ndershëm. Ata nuk e hapin gojën. Ata betohen me kokë të mos tradhtojnë fluturimin tënd. Të lutem, shko në qytetin e Mashhadit në Horasan e mos bjer viktimë e brutalitetit të këtij ujku të pamëshirshëm.' Përgjërimit tim të vërtetë ai i dha këtë përgjigje: 'Të shpërbleftë Zoti, Perëndia Yt për shpirtmadhësinë e qëllimin fisnik. Askush nuk e di misterin e Kauzës Sime, askush nuk mund të kuptojë sekretet e saj. Kurrë nuk do kthej fytyrën prapa ndaj dekretit të Perëndisë. Vetëm Ai është Fortesa Ime e sigurtë, Qëndrimi Im e Streha Ime. Përderisa ora Ime e fundit po troket, askush nuk guxon të më sulmojë, askush nuk mund të zhbëjë planin e Të Plotfuqishmit. Dhe kur të vijë ora Ime, sa i madh do të jetë gëzimi im për të pirë kupën e martirizimit në emër të Tij! Ja ku jam, më dorëzo në duart e ustait tënd. Mos ki frikë, se askush nuk të fajëson ty.' E lashë pëlqimin tim dhe plotësova dëshirën e tij." 241 Aty për aty, Báb-i rifilloi udhëtimin për Shiraz. I lirë e i paprangosur, Ai shkonte para shpurrës, që e ndiqte duke treguar përkushtim të respektueshëm. Me fjalët e Tij magjike, Ai kishte çarmatosur armiqësinë e rojeve e kishte transformuar arrogancën e tyre kryelartë në thjeshtësi e dashuri. Pasi arritën qytetin ata shkuan drejt e në zyrat qendrore. Kushdo që vinte re varganin që marshonte përmes rrugëve nuk kish ç'bënte, përveçse të çuditej me këtë spektakël shumë të pazakontë. Sapo u informua për mbërritjen e Báb-it, Hysen Kani e thirri përpara tij. Ai e priti me mungesë të plotë respekti dhe e urdhëroi të zinte një vend që ishte përballë tij në mesin e dhomës. E qortoi publikisht e, me një gjuhë abuzive, dënoi sjelljen e Tij. "A e kupton ti", protestoi ai me zemërim, "çfarë dëmi të madh që ke shkaktuar? A e di ti çfarë turpi i ke bërë Besimit të shenjtë të Islamit dhe personit mbretëror të sovranit tonë? A nuk je ti njeriu që pretendon të jetë autori i një revelacioni të ri që anulon parimet e shenjtëruara të Kuranit?" Báb-i iu përgjigj qetësisht: "Nëse ndonjë njeri i lig vjen para teje me lajme, sqaroje çështjen menjëherë, që të mos lëndosh të tjerët nga padija e të mos bëhesh shpejt pishman për çfarë ke bërë." Këto fjalë e ndezën tërbimin e Hysen Kanit. "Çfarë?", klithi ai. "Guxoke ti të na veshësh ne të ligën, padijen e budallallëkun?" Pasi u kthye nga shoqëruesi i tij e urdhëroi atë të qëllonte Báb-in në fytyrë. Aq e fortë ishte goditja sa çallma e Báb-it ra përdhe. Sheik Abu Torabi, Imami Xhomeh i Shirazit, që ishte i pranishëm në atë takim e që nuk miratoi aspak sjelljen e Hysen Kanit, urdhëroi që Báb-it t'i vihej çallma në kokë dhe e ftoi atë të ulej nga ana e tij. Duke u kthyer nga guvernatori, Imami Xhomeh i shpjegoi atij rrethanat që lidheshin me revelacionin e vargëzimit të Kuranit të cilat Báb-i kishte cituar e kërkoi në këtë mënyrë të qetësonte furinë e tij. "Ky vargëzim që citoi ky i ri", i tha ai, "ka bërë një përshtypje të thellë mbi mua. Rruga e mençur, siç ndjej unë, është të pyesim për këtë çështje me kujdes të madh e ta gjykojmë atë sipas parimeve të Librit të shenjtë." Hysen Kani gati ra dakord, ndërsa Sheik Abu Torabi pyeti Báb-in në lidhje me natyrën e karakterin e Revelacionit të Tij. Báb-i e mohoi pretendimin e të qënit ose përfaqësues i të premtuarit Kaim apo ndërmjetës midis Tij dhe besimtarëve. "Ne jemi plotësisht të kënaqur", u përgjigj Imami Xhomeh, "ne do t'ju kërkonim të prezantoni veten të Premte në Xhaminë Vakil e të shpallni publikisht mohimin tuaj." Pasi Sheik Abu Torabi u ngrit të largohej me shpresën e përfundimit të proçedurave, Hysen Kani ndërhyri e tha: "Ne duhet të kërkojmë një person të njohur të japë garanci e siguri për të, të garantojë fjalët e tij me shkrim e nëqoftëse në të ardhmen do të përpiqet ndonjëherë me fjalë e me vepra të paragjykojë ose interesat e Besimit të Islamit, ose interesat e qeverisë në këtë vend, ai duhet ta dorëzojë menjëherë në duart tona e të ngarkojë veten në çdo rrethanë me përgjegjësi për sjelljen e tij." Haxhi Mirza Sejed Aliu, dajua i Báb-it, që ishte i pranishëm në takim, ra dakord të veprojë si sponsor i Nipit të vet. Me dorën e tij ai shkrojti premtimin, vulosur me vulën e tij, të konfirmuar nga disa dëshmitarë dhe e dorëzoi atë tek guvernatori. Pas kësaj Hysen Kani urdhëroi që Báb-i të besohej nën kujdesin e dajos së Vet, me kusht që në çdo kohë që guvernatori e shihte të arsyeshme, Haxhi Mirza Sejed Aliu ta dorëzonte menjëherë Báb-in në duart e Tij. 242 Haxhi Mirza Sejed Aliu me zemrën e mbushur me mirënjohje për Perëndinë, e çoi Báb-in në shtëpi dhe ia besoi Atë kujdesit të përzemërt të nënës së Tij të nderuar. Ai u gëzua nga ky ribashkim familjar e u çlirua plotësisht nga lirimi i Nipit të tij të shtrenjtë e të çmuar prej kthetrave të atij tirani të poshtër. Në qetësinë e shtëpisë së vet, Báb-i për një kohë bëri një jetë të qetë. Askush, përveç gruas, nënës e dajllarëve të Tij, nuk kishte lidhje me Të. Ndërkohë dhelpërakët po ushtronin presion të vazhdueshëm ndaj Sheik Abu Torabit për të thirrur Báb-in në Xhaminë Vakil e ta ftonte Atë për të përmbushur premtimin e dhënë. Sheik Abu Torabi njihej si njeri që prirej nga e mira, me temperament e natyrë që ngjasonte si dy pika uji me të ndjerin Mirza Abul Kazem, Imami Xhomeh i Teheranit. Ai ishte shumë kundërshtues ndaj trajtimit me një gjuhë fyese të personave me pozitë të njohur e në mënyrë të veçantë kur ata ishin banorë të Shirazit. Instiktivisht Ai e ndjente këtë detyrë të tijën, e kryente me ndërgjegje dhe, si rezultat, vlerësohej nga të gjithë njerëzit e atij qyteti. Prandaj kërkoi që, nëpërmjet përgjigjeve evazive e shtyrjeve të vazhdueshme, të shuante indinjatën e turmave. Megjithatë, ai zbuloi se fajtorët e dhelpërive dhe nxitësit e rebelimit po bënin çdo përpjekje për të ndezur ndjenjat e një irritimi të përgjithshëm, që kishte mbërthyer masat. Më pas u ndje i detyruar t'i drejtonte një mesazh konfidencional Haxhi Mirza Sejed Aliut, duke i kërkuar atij të vinte të Premte me Báb-in në Xhaminë Vakil, që Ai PAMJE E PJESËSHME, E BRENDSHME MIMBANI PREJ NGA KU DERA E HURJES Báb-I IU DREJTUA GRIGJËS PAMJE TË XHAMISË VAKIL, SHIRAZ të mund të përmbushte premtimin e dhënë. "Unë shpresoj", shtonte ai, "që me ndihmën e Perëndisë, deklaratat e nipit tuaj mund të qetësojnë situatën e tensionuar e mund të çojnë në qetësimin tuaj e tonin gjithashtu." 243 Báb-i, i shoqëruar nga Haxhi Mirza Sejed Aliu, arriti në Xhami në kohën kur Imami Xhomeh sapo kishte ngjitur mimbanin dhe po pregatiste të jepte predikmin e tij. Sapo i zunë sytë Báb-in, ai publikisht i uroi mirëseardhjen, i kërkoi të ngjitej në mimban dhe e ftoi t'i drejtohej grigjës. Báb-i, duke iu përgjigjur ftesës, eci drejt tij e, duke qëndruar në shkallën e parë të shkallares, u përgatit t'u drejtohej njerëzve. "Ngjitu më lart," ndërhyri Imami Xhomeh. Duke i plotësuar dëshirën, Báb-i ngjiti dy shkallë të tjera. Pasi qendroi, koka e Tij fshehu gjoksin e Sheik Abu Torabit, që zinte majën e mimbanit.Ai filloi duke perifrazuar deklaratën e Tij publike me një fjalë hyrëse. Pa thënë akoma mirë fjalët e hapjes "Qoftë lëvduar Perëndia, që në të vërtetë ka krijuar qiejt dhe tokën," një farë sejedi i njohur si Sejed Shesh Pari, funksioni i të cilit ishte të mbante skeptrin para Imamit Xhomeh, paturpësisht thirri: "Boll me këto dërdëllisje të kota! Shpalle tani e menjëherë çfarë synon të thuash." Imami Xhomeh nuk e duroi aspak vrazhdësinë e sjelljes së sejedit. "Mbaje veten", e qortoi ai, "e të kesh turp nga harbutëria tënde." Pastaj iu kthye Báb-it e i kërkoi të fliste shkurt, pasi kjo, tha ai, do të zbuste eksitimin e njerëzve. Báb-i, pasi u kthye përballë grigjës, deklaroi: "Mallkimi i Perëndisë qoftë mbi atë që më shikon mua ose si përfaqësues të Imamit ose si portë e tij. Mallkimi i Perëndisë qoftë po ashtu mbi këdo që më fajëson mua me akuzën e mohimit të unitetit të Perëndisë, e kundërshtimit të profetërisë së Muhametit, Vulës së Profetëve, e kundërshtimit të së vërtetës së ndonjerit nga lajmëtarët e moçëm apo të refuzimit të njohjes së kujdestarisë së Aliut, Komandanti i Besnikëve, apo të ndonjë imami që ka pasuar atë." Pastaj, Ai u ngjit në majë të mimbanit, përqafoi Imamin Xhomeh e, duke zbritur në dyshemenë e Xhamisë, u bashkua me grigjën për të ndjekur lutjen e së Premtes. Imami Xhomeh ndërhyri e i kërkoi Atij të shkonte. "Familja", i tha ai, "po pret me ankth kthimin tënd. Të gjithë e kanë kuptuar të mos të të shkaktojnë ty ndonjë dëm. Kthehu në shtëpi e atje ofro lutjen tënde, me vlerë të lartë do të jetë kjo vepër në sytë e Perëndisë." Imami Xhomeh i kërkoi, gjithashtu, Haxhi Mirza Sejed Aliut, të shoqëronte të nipin në shtëpi. Kjo masë paraprake, të cilën Sheik Abu Torabi e mendoi me zgjuarësi, u vu në veprim nga frika se mos, pas shpërndarjes së grigjës, një pakicë, nga mendje-liqtë midis turmës, mund të tentonin përsëri për të lënduar personin e Báb-it apo ta rrezikonin jetën e Tij. Por po të ishte për mendjemprehtësinë, simpatinë e vëmendjen e kujdesshme që Imami Xhomeh kishte shfaqur kaq hapur në shumë raste, turma e egërsuar pa dyshim do të kishte shkuar të kënaqte dëshirën e saj të egër e do të kishte kryer teprime nga më të neveritshmet. Ky rast ngjante të ishte instrumenti i Dorës së padukshme i caktuar që t'i mbronte të dy, personin dhe Misionin e atij të Riu.149 244 Báb-i mbërriti sërish në shtëpi e për një kohë jetoi një jetë relativisht të qetë, në intimitet në shtëpinë e Tij e në lidhje të ngushtë me familjen e farefisin. Në këto ditë ai kremtoi ardhjen e Nevruzit të parë, që nga koha kur kishte deklaruar Misionin e Tij. Kjo festë, atë vit ra ditën e dhjetë të muajit Rabiol Aval, viti 1261 Hixhri.150 245 Një pakicë nga ata që ishin të pranishëm në atë rast që mbahet mend, në Xhaminë Vakil dhe kishin dëgjuar deklaratat e Báb-it, patën një përshtypje të thellë nga mënyra mjeshtërore me të cilën ky i Ri, me përpjekjet e veta, ia doli me sukses qetësimit të kundërshtarëve të Tij të mëdhenj. Shpejt, pas kësaj ndodhie, secili prej tyre u drejtua të kuptonte realitetin e Misionit të Tij e të njihte lavdinë e tij.Midis tyre ishte Sheiku Ali Mirza, nipi i Imamit Xhomeh, një djalë i ri që sapo kishte arritur moshën e pjekurisë. Fara e rrënjosur në zemrën e tij u rrit e u zhvillua, deri sa në vitin 1267 151 Hixhri ai pati privilegjin të takojë Bahá'u'lláh-un në Irak. Ajo vizitë e mbushi me gëzim e entuziazëm. Pasi u kthye krejt i freskët në tokën amtare, rifilloi me energji të shumëfishtë punën e tij për Kauzën. Që nga ai vit e deri tani, ai kishte ngulmuar në detyrën e tij e ishte shquar me drejtësinë e karakterit të tij dhe devocionin me gjithë zemër ndaj qeverisë e vendit të tij. Kohët e fundit, kishte mbërritur në Tokën e Shenjtë një letër që ai i drejtonte Bahá'u'lláh-ut, ku shprehte kënaqësinë e plotë për progresin e Kauzës në Persi. "Unë kam mbetur pa gojë nga habia", shkruan ai, "kur shoh faktet e fuqisë së pakonkurueshme të Perëndisë të shfaqura mes njerëzve të vendit tim. Në tokën, që ka persekutuar kaq egërsisht Besimin me vite, një njeri që për dyzet vjet është njohur nëpër Persi si Báb-i, është bërë arbitri i vetëm në një rast të diskutueshëm që përfshin, nga njëra anë, Sulltanin Zilu, të birin tiran të Shahut e një armik i betuar i Kauzës e, nga ana tjetër, Mirza Fat'h Ali Kanin, Saheb Divan. Është njoftuar publikisht se ç'fardo të jetë verdikti i këtij Báb-i, do të pranohet pa rezerva njëlloj nga të dy palët e do të zbatohet pa hezitim." 246 Një farë Muhamet Qerimi që ishte midis pjesëmarrësve të grigjës atë të Premte ishte tërhequr po ashtu nga sjellja e mrekullueshme e Báb-it në atë rast. Çfarë pa e dëgjoi ai atë ditë çoi në shndërrimin e tij të menjëhershëm. Persekutimi e shtyu jashtë Persisë për në Irak, ku në prani të Bahá'u'lláh-ut, ai e thelloi vazhdimisht arsyetimin e tij dhe besimin. Më pas u urdhërua nga Ai të kthehej në Shiraz e të jepte maksimumin e aftësive të tij për propagandimin e Kauzës. Atje ai qëndroi e punoi deri në fund të jetës së vet. 247 Një tjetër ishte Mirza Aga Rekab Sazi. Ai ishte kaq i dashuruar pas Báb-it atë ditë sa asnjë persekutim, sado i egër e i gjatë, nuk ishte në gjendje as të lëkundte bindjet e tij, as të errësonte rrezatimin e dashurisë së tij. Ai, gjithashtu, arriti praninë e Bahá'u'lláh-ut në Irak. Në përgjigje të pyetjeve që i bëri në lidhje me interpretimin e Letrave Të Shkëputura të Kuranit dhe kuptimin e Vargëzimit të Nurit, ai u favorizua me një Tabelë të shkruar apostafat, që u revelua nga pena e Bahá'u'lláh-ut. Ai përfundimisht u martirizua në shtegun e Tij. 248 Midis tyre ishte gjithashtu Mirza Rahim Kabazi, që e dalloi veten me guximin e vrullin e zjarrtë. Ai nuk i rreshti përpjekjet e tij deri në momentin e vdekjes. 249 Haxhi Abul Hasan Bazazi, që si bashkudhëtar i Báb-it gjatë pelegrinazhit të Tij në Hexhaz, kishte njohur, por turbullt, madhështinë e jashtëzakonshme të Misionit të Tij, ishte në atë të Premte që mbahet mend, i tronditur thellësisht e i transformuar plotësisht. Ai i solli kaq dashuri Báb-it sa lotët e një devocioni të fuqishëm rodhën vazhdimisht nga sytë e tij. Të gjithë që e njohën atë, admiruan drejtësinë e sjelljes dhe lavdëruan mirësinë e çiltërsinë e tij. Ai, si të dy bijtë e tij, provoi me vepra këmbënguljen ndaj besimit e fitoi vlerësimin e shokëve të tij besimtarë. 250 Një tjetër nga ata që u magjepsën nga Báb-i atë ditë, ishte edhe i ndjeri Haxhi Muhamet Besat, një njeri që njihte mirë vargëzimet në mësimet metafizike të Islamit e një admirues i madh i të dyve, Sheik Ahmetit e Sejed Kazemit. Ai ishte i prirur për të mira e me dhunti për një sens të hollë humori. Ai kishte fituar miqësinë e Imamit Xhomeh, kishte shoqëri të ngushtë me të e ishte një ndjekës besnik në lutjen e grigjës së të Premtes. 251 Nevruzi i atij viti, që njoftoi ardhjen e një pranvere të re, ishte gjithashtu simbol i asaj rilindjeje shpirtërore, trazimet e para të së cilës tashmë mund të dalloheshin an' e mbanë tokës. Një numër nga më të shquarit e të diturit e njerëzve të atij vendi dolën nga vetmia dimërore e moskokëçarjes e u gjallëruan nga flladi ripërtëritës i Revelacionit të sapolindur. Farat që Dora e Plotfuqishme kishte rrënjosur në zemrat e tyre shpërthyen në lulëzim me aromë të pastër e nga më të kënaqshmet.152 Kur flladi i mëshirës së Tij të përzemërt e të brishtë u përhap mbi këtë lulëzim, fuqia depërtuese e parfumit të tyre u shpërnda gjatë e gjerë mbi faqen e gjithë tokës. Bile, ajo u përhap edhe përtej kufivë të Persisë. Ajo arriti në Qerbela e ringjalli shpirtrat e atyre që po prisnin me besim rikthimin e Báb-it në atë qytet. Shpejt, pas Nevruzit, tek ta mbërriti një letër nga drejtimi i Basrehut, në të cilën Báb-i, që kishte synuar të rikthehej nga Hexhazi në Persi nga rruga e Qerbelasë, i informoi për ndryshimin e planit të Tij e mbi pamundësinë për të përmbushur premtimin e Tij. Ai i drejtoi të shkonin në Isfahan e të qëndronin atje deri sa të merrnin udhëzime të tjera. "Sikur të mendohej e këshillueshme", shtoi Ai, "Ne do t'ju kërkojmë ju të shkoni në Shiraz, në se jo vononi në Isfahan për aq kohë sa Perëndia t'ju bëjë të ditur vullnetin dhe udhërrëfimin e Tij." 252 Marrja e këtij informacioni të papritur krijoi një trazim të konsiderueshëm midis atyre që mezi po prisnin arritjen e Báb-it në Qerbela. Ajo shkundi mendjet e tyre e testoi besnikërine e tyre. "Ku e ka premtimin që na dha ne?" pëshpëritën një pakicë të pakënaqurish mes tyre. "Mos vallë Ai e vlerëson thyerjen e premtimit të Tij si një ndërhyrje të vullnetit të Perëndisë?" Të tjerët, ndryshe nga këta të lëkundur, u bënë më të patundur në besimin e tyre e u kapën me vendosmëri akoma më të madhe ndaj Kauzës. Besnikë ndaj Mjeshtrit të tyre, ata iu përgjigjën me gëzim ftesës së Tij, duke injoruar tërësisht kriticizmin e kundërshtimet e atyre që ishin ligështuar në besimin e tyre. Ata u nisën në Isfahan, të vendosur për t'u pajtuar me çdo gjë që do të ishte vullnet e dëshirë e të Shumëdashurit të tyre. Me ta u bashkuan një pakicë nga shokët, që, megjithëse u tronditën fort në besimin e tyre, i fshehën ndjenjat. Mirza Muhamet Ali Nahri, vajza e të cilit u martua më vonë me Degën Më Të Madhe e Mirza Hadi, vëllai i Mirza Muhamet Aliut, të dy banorë të Isfahanit, ishin midis atyre shokëve, vizionin e të cilëve për lavdinë e madhështinë e Besimit nuk mund ta errësonin dyshimet e shprehura nga pëshpëritjet djallëzore. Midis tyre ishte, gjithashtu, një farë Muhamet Hana Sabi, po ashtu banor i Isfahanit, që tashmë po shërbente në shtëpinë e Bahá'u'lláh-ut. Një numër nga këtë shokë të patundur të Báb-it, morën pjesë në luftën e madhe të Sheik Tabarsit e, mrekullisht, i shpëtuan fatit tragjik të vëllezërve të tyre të rënë. 253 Gjatë rrugës për në Isfahan ata takuan në qytetin e Kangavarit, Mulla Hysenin me të vëllanë e të nipin, që ishin bashkudhëtarët e tij gjatë vizitës së mëparshme në Shiraz e që po shkonin në Qerbela. Ata u kënaqën shumë nga ky takim e i kërkuan Mulla Hysenit ta zgjaste qëndrimin në Kangavar, kërkesë të cilën ai e plotësoi me qejf. Mulla Hyseni, që, ndërkohë në atë qytet udhëhiqte shokët e Báb-it në lutjen e grigjës së të Premtes, shikohej me kaq vlerësim e nderim nga bashkëdishepujt e tij sa një pjesë nga të pranishmit, që më vonë, në Shiraz, shfaqën pabesinë e tyre ndaj Besimit, plasën nga marazi. Midis tyre ishin Mulla Xhevad Baragani dhe Mulla Abdul Ali Harati, të cilët të dy u shtirrën të nënshtruar ndaj Revelacionit të Báb-it me shpresë për të kënaqur ambiciet e tyre për udhëheqje. Ata të dy u përpoqën fshehtazi për të minuar pozitën e lakmueshme të arritur nga Mulla Hyseni. Nëpërmjet aluzioneve e insinuatave të tyre, ata u përpoqën vazhdimisht të sfidojnë autoritetin e të njollosin emrin e tij. 254 Unë kam dëgjuar Mirza Ahmet Qatibin, i njohur më mirë ato kohë si Mulla Abdul Qerimi, që kishte qenë bashkudhëtar i Mulla Xhevadit nga Kazvini, duke rrëfyer si vijon: "Mulla Xhevadi në biseda me mua aludonte shpesh për Mulla Hysenin. Vërejtjet e tij të përsëritura e nënçmuese, të mbështjella me një gjuhë dhelpërie, më detyruan t'i jap fund shoqërisë me të. Sa herë që vendosja të ashpërsoja marëdhëniet e mia me Mulla Xhevadin, më kishte penguar Mulla Hyseni, që duke zbuluar qëllimin tim, më këshillonte të isha i durueshëm me të. Lidhja e Mulla Hysenit me shokët besnikë të Báb-it e shtoi shumë entuziazmin e zellin e tyre. Ata u edukuan me shembullin e tij e ishin të përpirë nga admirimi për cilësitë e shkëlqyera të mendjes e zemrës që e bënin kaq të shquar një bashkëdishepull." 255 Mulla Hyseni vendosi me shoqërinë e miqve të tij të shkojë me ta në Isfahan. Duke udhëtuar i vetëm, rreth një distancë farsaki153 përpara shokëve të tij, ai sapo pushonte në mbrëmje për të bërë lutjen e tij, do të arrihej nga shokët e tij e, në shoqërinë e tyre, do të plotësonte devocionet e tij. Ai do të ishte i pari për të rifilluar udhëtimin e do të ndiqej përsëri nga ai grup i devotshëm në orën e agimit, kur përsëri do të ndërpriste marshimin për të bërë lutjen.Vetëm kur detyrohej nga miqtë e tij ai do të jepte pëlqim të zbatonte formën tubimore të adhurimit. Në të tilla raste ai disa herë do të ndiqte drejtimin e lutjes nga njëri prej shokëve të vet. Devocioni që ai kishte ndezur në zemrat e tyre ishte i tillë, sa një numër nga bashkudhëtarët e tij do të zbrisnin nga kuajt e do t'ua ofronin atyre që ecnin më këmbë, do të pasonin atë, pa pyetur fare për ngarkesën dhe lodhjen e marshimit. 256 Pasi iu afruan rrethinave të Isfahanit, Mulla Hyseni, i trembur se mos një hyrje e papritur e një grupi kaq të madh njenëzish mund të ngjallte kuriozitet e dyshime tek banorët e tij, i këshilloi ata që po udhëtonin me të të shpërndaheshin e të hynin nëpër portat me grupe të vogla që nuk binin në sy. Pak ditë pas mbërritjes së tyre, ata morën lajmin se Shirazi ishte në gjendjen e një trazimi të dhunshëm, se të gjitha mënyrat e komunikimit me Báb-in ishin ndaluar e se vizita e tyre e planifikuar për në atë qytet do të ishte me rrezik shumë të madh. Mulla Hyseni, krejt i patrembur nga ky lajm, vendosi të eci drejt Shirazit. Ai vuri në dijeni për qëllimin e tij vetëm një pakicë prej shokëve të tij të besuar. Pasi hoqi roben e çallmën e tij, veshi xhobehun154 e kolahin e njerëzve të Horasanit dhe, duke e maskuar veten si një kalorës të Hezarahit e Kuçanit, i shoqëruar nga vëllai e nipi i tij, u nis në një moment të befasishëm për në qytetin e të Shumëdashurit të tij. Pasi iu afrua portës së qytetit, udhëzoi të vëllanë për të shkuar në mesnatë në shtëpinë e dajos së Báb-it e t'i kërkonte atij që t'i njoftonte Báb-it mbërritjen e tij. Të nesërmen, Mulla Hyseni mori lajmin e mirëseardhur që Haxhi Mirza Sejed Aliu e priste atë në portën jashtë qytetit, një orë pas perëndimit të diellit. Mulla Hyseni e takoi në orën e caktuar dhe u drejtua për në shtëpinë e tij. Disa herë gjatë natës, Báb-i e nderoi atë shtëpi me praninë e Tij e qëndroi në shoqërinë e ngushtë të Mulla Hysenit deri në të gdhirë. Shpejt pas kësaj, Ai u dha lejë shokëve të Tij që ishin grumbulluar në Isfahan, të niseshin gradualisht për Shiraz e atje të prisnin deri sa të ishte e mundur për Të që t'i takonte. Ai i këshilloi ata të tregojnë vigjilencë të lartë, i porositi të hyjnë pak e nga pak nëpër portën e qytetit e i urdhëroi që, sapo të mbërrinin në qytet të shpërndaheshin nëpër lagjet që rezervoheshin për udhëtarët e të pranonin çdo lloj punësimi që mund të gjenin. 257 Grupi i parë që erdhi në qytet dhe takoi Báb-in, pak ditë pas mbërritjes së Mulla Hysenit, përbëhej nga Mirza Muhamet Ali Nahri, Mirza Hadi, vëllai i tij, Mulla Abdul Qerim Kazvini, Mulla Xhevad Baragani, Mulla Abdul Ali Harati e Mirza Ibrahim Shirazi. Gjatë shoqërimit të tyre me Të, tre të fundit e grupit treguan verbërinë e zemrës së tyre dhe shfaqën poshtërsinë e karakterit të tyre. Faktet e shumta të favorit në rritje të Báb-it ndaj Mulla Hysenit, rritën zemërimin dhe nxitën zjarrin e brendshëm të xhelozisë së tyre. Të pafuqishëm në furinë e tyre, ata iu drejtuan armëve të mjera të mashtrimit e shpifjes. Në fillim, të paaftë për të manifestuar hapur armiqësinë e tyre ndaj Mulla Hysenit, ata kërkuan me çdo mjet dinakërie të gënjejnë mendjet e të ftohin dashurinë e admiruesve të tij të devotshëm. Sjellja e tyre e pahijshme tjetërsoi simpatinë e besimtarëve dhe solli ndarjen e tyre nga shoqëria e besnikëve. Të përjashtuar nga gjiri i Besimit pikërisht prej veprimeve të tyre, ata u lidhën me armiqtë e tij të hapur dhe shpallën kundërshtim të plotë ndaj thirrjeve e parimeve të tij. Aq e madhe ishte prapësia që nxitën mes njerëzve të atij qyteti sa përfundimisht ata u përzunë prej autoriteteve civile, që përbuzën e u frikësuan njësoj nga intrigat. Báb-i, në një Tabelë, ku shkruan hollësisht mbi makinacionet e prapësitë e tyre, i ka krahasuar ata me viçin e Samerit, viçin që s'kishte as zë, as shpirt, që ishte si një punë dore e ndyrë, ashtu edhe një objekt adhurimi për njerëzit udhëtarë. "Rëntë dënimi Yt, O Perëndi!" shkroi Ai, duke iu drejtuar Mulla Xhevadit e Mulla Abdul Aliut, mbi Xhebtin e Tagutin155, "idolet binjake të këtij populli të mbrapshtë." Të tre këta shkuan më pas në Kerman e u bashkuan me Haxhi Muhamet Qerim Kanin, qëllimet e të cilit ata i frynë më tej dhe furinë e akuzave të të cilit ata u përpoqën ta përforcojnë. 258 Një natë, pas dëbimit të tyre nga Shirazi, Báb-i, që po vizitonte shtëpinë e Haxhi Mirza Sejed Aliut, ku Ai kishte thirrur për të takuar Mirza Muhamet Ali Nahrin, Mirza Hadin e Mulla Abdul Qerim Kazvinin, iu kthye papritur këtij të fundit dhe e pyeti: "Abdul Qerim, a po kërkon Manifestimin?" Këto fjalë, të thëna me qetësi e mirësi ekstreme, patën një ndikim befasues për të. Ai u zbeh nga kjo pyetje e papritur e u mbyt në lotë. Ai, tepër i tronditur, u ul në gjunjë para Báb-it. Báb-i e mori në krahë me përzemërsi, i puthi ballin dhe e ftoi të ulej në anën e Tij. Me një ton të butë e dashamirës, Ai arriti të qetësojë trazimin e zemrës së tij. 259 Sapo arritën në shtëpinë e tyre, Mirza Muhamet Aliu dhe vëllai i tij, i kërkuan Mulla Abdul Qerimit arsyen e turbullimit, që e mbërtheu atë papritur. "Dëgjoni", u përgjigj ai, "unë do t'ju rrëfej historinë e një përvoje të çuditshme, një histori që nuk ia kam treguar askujt deri më sot. Kur arrita moshën e pjekurisë, ndërsa jetoja në Qavzin, ndjeja një dëshirë të zjarrtë për të zbuluar misterin e Perëndisë e të kuptoja natyrën e shënjtorëve e profetëve të saj. E kuptova se asgjë tjetër, përveç studimit të suksesshëm, nuk mund të më bënte të aftë për të arritur qëllimin tim. Ia arrita të marr pëlqimi e Bábait e të xhaxhallarëve për të braktisur biznesin tim e të ngulesha menjëherë në studim e kërkime. Zura një dhomë në një nga medresetë e Kazvinit e i përqëndrova përpjekjet në përvetësimin e çdo dege të mundshme të dijes njerëzore. Shpesh diskutoja me shokët e mi njohuritë që përvetësoja e kërkoja me çdo mjet të pasuroja përvojën time. Natën, do të tërhiqesha në dhomën time e, në vetminë e bibliotekës sime, do t'i kushtoja shumë orë studimit të qetë. Isha kaq i zhytur në punën time sa nuk pyesja as për gjumë e as për të ngrënë. Brenda dy vjetëve kisha arritur të diplomohesha në jurisprudencë e teologji. Unë isha një ndjekës besnik i leksioneve të Mulla Abdul Qerim Iravanit, që në atë kohë mbahej si teologu më i shquar i Kazvinit. Admiroja shumë erudicionin e tij të madh, besimin e thellë dhe virtytin e tij. Kur isha dishepull i tij, çdo natë, ja kushtoja kohën shkrimit të një traktati që ja paraqita atij, të cilin ai e pa me kujdes e interes. Ai dukej se ishte shumë i kënaqur me përparimin tim dhe shpesh lavdëronte arritjet e mia. Një ditë, në prani të dishepujve të tij të mbledhur, ai deklaroi: 'Mulla Abdul Qerimi i ditur e i mprehtë, është diplomuar për të shpjeguar me kompetencë Shkrimet e shenjta të Islamit. Ai nuk ka më nevojë të ndjekë klasën time apo të tjera simotra të saj. Unë, i lutem Perëndisë, të festoj ngjitjen e tij në shkallën e moxhtahedit në mëngjesin e së Premtes tjetër e t'i dorëzoj atij çertifikatën pas lutjes së grigjës.' 260 "Sapo tha këto fjalë, Mulla Abdul Qerimi u largua, ndërsa dishepujt e tij erdhën e më uruan përzemërsisht për arritjet e mia. U ktheva në shtëpi duke fluturuar nga gëzimi. Kur arrita në shtëpi, vura re se Bábai dhe xhaxhai i madh, Haxhi Hysen Aliu, që të dy tepër të vlerësuar në gjithë Kazvinin, po përgatisnin një darkë për nderin tim, me të cilën ata kishin qëllim të festonin përfundimin e studimeve të mia. Unë iu kërkova t'i shtynin ftesat që kishin shpërndarë tek njerëzit e shquar të Kazvinit deri në një njoftim të dytë nga ana ime. Ata pranuan me kënaqësi, duke besuar që unë isha i etur për një festë të tillë e nuk do ta shtyja atë së tepërmi. Atë natë u ktheva në bibliotekë e në intimitetin e qoshezës sime, peshoja në zemër mendimet që vijojnë: A nuk e ke imagjinuar vërtet, i thosha vetes, se vetëm i shenjtëruari në shpirt mund të shpresojë dikur të arrijë pozitën e një shpjeguesi me autoritet për Shkrimet e shenjta të Islamit? Mos vallë nuk beson që kush arrrin këtë pozitë do të jetë i imunizuar nga gabimi? A nuk llogaritesh tashmë ti midis atyre që e gëzojnë këtë gradë? A nuk të kanë njohur e shpallur ty të tillë teologët më të shquar të Kazvinit? Ji i ndershëm. A e vlerëson në zemrën tënde sikur ke arritur gjendjen e dëlirësisë e veçimit madhështor, të cilin në kohën e shkuar, e ke konsideruar si kërkesë për atë që aspiron të arrijë atë pozitë të lartë? Thirri mendjes të jesh i lirë nga çdo njollë e dëshirës egoiste? Pasi qetësova frymëzimin, më pushtoi gradualisht një ndjenjë që s'vleja një lek. E shihja veten akoma si një viktimë të përkujdesjeve dhe trazimeve, e ngasjeve dhe dyshimeve. Më mundonin mendime të tilla, se si të sillem në klasë, si të drejtoj grigjën time në lutje, si të përforcoj ligjet dhe parimet e Besimit. Ndjehesha vazhdimisht në ankth se si të shkarkoja detyrat e mia, si të siguroja superioritetin e arritjeve ndaj atyre që më kishin paraprirë. Isha i pushtuar nga një ndjenjë poshtërimi sa ndjehesha i detyruar të kërkoja falje nga Perëndia. Qëllimi tënd në përvetësimin e tërë kësaj diturie, mendoja unë, ka qenë të zbulosh misterin e Perëndisë e të arrish pozitën e bindjes së plotë. Ji i ndershëm. A je i sigurtë për interpretimin që i bën Kuranit? A je i sigurt se ligjet që ti përhap reflektojnë vullnetin e Perëndisë? Vetëdija e gabimit papritur më vuri poshtë. Për herë të parë kuptova se si ndryshku i studimit kishte më gërryer shpirtin e më kishte errësuar pamjen. E qava të shkuarën dhe më erdhi keq për kotësinë e përpjekjeve të mia. E dija që njerëz të rangut tim vuanin nga të njëjtat mundime. Sapo bëheshin të vetëdijshëm për këtë të ashtuquajtur studim, ata do të pretendonin të ishin eksponentët e ligjit të Islamit e do t'i atribuonin vetes privilegjin e jashtëzakonshëm të deklarimit të doktrinës së tij. 261 "Mbeta i zhytur në mendime deri në agim. Atë natë as hëngra e as fjeta. Here pas here do të shkrihesha shpirtërisht me Perëndinë: 'Ti më shikon, O Zoti im e Ti e vë re gjendjen time të vështirë. Ti e di që unë nuk i gëzohem tjetër dëshire, përveç vullnetit e kënaqësisë Tënde të shenjtë. Kam humbur toruan me mendimin e morisë së sekteve në të cilat Besimi Tënd i shënjtë ka rënë. Unë ngatërrohem shumë kur shikoj fraksionet që kanë shqyer fetë e së shkuarës. A do më udhëheqësh në përpëlitjet e mia e të më lirosh nga dyshimet? Ku duhet të shkoj për ngushëllim e udhërrëfim?' Qava me aq ngashërim atë natë sa m'u duk se humba vetëdijen, kur papritur, më erdhi një vegim i një grumbullimi të madh njerëzish, shprehja e ndriçuar e fytyrës të të cilëve më bëri përshtypje të madhe. Një figurë fisnike, veshur me roben e një sejedi, zuri vend në mimbanin përballë grigjës. Ai po shtjellonte kuptimin e këtij vargëzimi të shenjtë të Kuranit: 'Kush përpiqet për ne, në rrugët tona ne do ta udhëheqim.' Isha i magjepsur pas fytyrës së tij. U ngrita, eca drejt tij e isha në një pikë sado hidhja veten në këmbët e tij kur vegimi m'u zhduk papritur. Zemra ime u mbush me dritë. Gëzim im ishte i papërshkrueshëm. 262 "Vendosa menjëherë të konsultohem me Haxhi Allah Vardin, të atin e Muhamet Xhevad Ferhadit, një njeri i njohur në Kazvin për mprehtësinë e thellë shpirtërore. Kur i rrëfeva vegimin tim, ai buzëqeshi dhe me saktësi të jashtëzakonshme më përshkroi tiparet dalluese të sejedit, që më ishte shfaqur mua. 'Ajo figurë fisnike', shtoi ai, 'nuk ishte tjetër veçse Haxhi Sejed Kazem Rashti, që tani është në Qerbela e mund të gjendet çdo ditë duke shtjelluar tek dishepujt e tij, mësimet e shenjta të Islamit. Ata që i dëgjojnë ligjëratën freskohen e edukohen nga fjala e tij. Unë kurrë nuk mund të përshkruaj përshtypjen që lënë mbi dëgjuesit fjalët e tij.' U ngrita me gëzim e duke i shprehur ndjenjat e një vlerësimi të thellë, u tërhoqa drejt shtëpisë e fillova menjëherë udhëtimin për Qerbela. Bashkëdishepujt e mi të vjetër erdhën e m'u lutën ose të ftoja personalisht të diturin Mulla Abdul Qerim, që kishte shprehur një dëshirë për të më takuar ose të lejoja atë të vinte në shtëpinë time. 'Unë', iu përgjigja, 'ndjej një shtytje të brendshme për të vizituar vakëfin e Imam Hysenit në Qerbela. Jam betuar të filloj menjëherë këtë pelegrinazh. Nisjen time nuk mund ta spostoj. Nëse është e mundur, do ta vizitoj për pak momente kur të filloj të lë qytetin. Nëse nuk mundem, do t'i lutem të më falë e të lutet në emër tim që të drejtohem në udhë të drejtë.' 263 "Vura në dijeni konfidencialisht të afërmit e mi me natyrën e vegimit tim dhe interpretimin e tij. I informova ata për vizitën e planifikuar për Qerbela. Fjalët e mia, pikërisht atë ditë ngulitën në zemrat e tyre dashurinë për Sejed Kazemin. Ata u ndjenë thellësisht të tërhequr ndaj Haxhi Allah Vardit, u lidhën lirisht me të e u bënë admiruesit e tij të zjarrtë. 264 "Vëllai im, Abdul Hamiti [që më vonë piu kupën e martirizimit në Teheran], më shoqëroi gjatë udhëtimit tim për Qerbela. Atje takova Sejed Kazemin e u mahnita nga dëgjimi i ligjëratës së tij me dishepujt të mbledhur egzaktësisht nën të njëjtat rrethana siç më ishin fanitur në vegimin tim. Kur mbërrita atje, u shastisa fare kur zbulova që ai po shtjellonte kuptimin e të njëjtit vargëzim, të cilin po u shpjegonte dishepujve të tij, kur m'u fanit mua. Pasi u ula e po e dëgjoja, më la përshtypje të thellë forca e argumentit dhe thellësia e mendimeve të tij. Më priti me mirësjellje e tregoi ndaj meje dashamirësi të madhe. Ndjemë, të dy me tim vëlla, një gëzim të brendshëm, që kurrë s'e kishim provuar më parë. Kur po agonte do të nxitonim për në shtëpinë e tij e do ta shoqëronim për vizitë në vakëfin e Imam Hysenit. 265 "Gjithë dimrin e kalova në shoqëri të ngushtë me të. Gjatë gjithë asaj periudhe, ndoqa besnikërisht klasat e tij. Çdo herë që dëgjoja fjalimet e tij, e dëgjoja të përshkruante një aspekt të veçantë të manifestimit të të premtuarit Kaim. Kjo temë përbënte subjektin e vetëm të ligjëratave të tij. Cilindo vargëzim apo traditë që ndodhte të shtjellonte ai, pandryshueshmërisht do të konkludonte komentin e tij me një referencë të veçantë për ardhjen e Revelacionit të premtuar. 'I Premtuari', do të shpallte ai hapur e vazhdimisht, 'jeton në mesin e këtij populli. Koha e caktuar për shfaqjen e Tij po afrohet shpejt. Bëni gati udhën për Të e pastroni veten me qëllim që të njihni bukurinë e Tij. Pamja e Tij nuk do të zbulohet para se unë të kem ikur nga kjo botë. Është detyra juaj, që pas ikjes sime të ngriheni e ta kërkoni. Ju nuk duhet të pushoni për asnjë moment deri sa ta gjeni Atë.' 266 "Pas kremtimit të Nevruzit, Sejed Kazemi më urdhëroi të largohesha nga Qerbelaja. 'Fli i qetë, o Abdul Qerim', më tha pasi më dha lamtumirën, 'se ti je nga ata që Ditën e Revelacionit, do të ngrihesh për triumfin e Kauzës së Tij. Unë shpresoj se do të më kujtosh në atë Ditë të bekuar.' Iu përgjërova të më lejonte të rrija në Qerbela, duke i qarë hallin se kthimi im në Kazvin mund të shtonte armiqësinë e mullave të atij qyteti. 'Qoftë besimi tënd i tëri në Perëndinë', ishte përgjigja e tij. 'Injoroji tërësisht makinacionet e tyre. Merru me punë e fli i qetë se kundërshtimet e tyre kurrë nuk do të arrijnë të të dëmtojnë ty.' Ndoqa këshillën e tij e, së bashku me vëllanë, u nisëm për Kazvin. 267 "Sapo mbërrita atje, mora përsipër të zbatoj këshillën e Sejed Kazemit. Me udhëzimet që më kishte dhënë isha i aftë për të bërë të heshtte çdo kundërshtar keqdashës. Ditët ia kushtova veprimeve të biznesit tim, natën do të kthehesha sërish në shtëpi e, në qetësinë e dhomës sime, do të shënjtëroja kohën me meditim e lutje. Me lot në sy, do të shkrihesha shpirtërisht me Perëndinë e do t'i lutesha Atij, duke thënë: 'Me gojën e shërbëtorit Tënd të frymëzuar, Ti ke premtuar që unë do të arrij Ditën Tënde e do të shoh Revelacionin Tënd. Nëpërmjet tij, Ti më ke siguruar që unë do të jem mes atyre që do të ngrihen për Kauzën Tënde. Përsa kohë Ti do ta fshehësh prej meje premtimin Tënd? Kur, dora e mirësisë Tënde të përzemërt, do ta hapë për mua Derën e hirit Tënd e do të derdhë mbi mua bujarinë Tënde të përjetëshme?' Çdo natë do ta bëja sërish këtë lutje e do të vazhdoja me përgjërimet e mia deri në të gdhirë. 268 "Një natë të vitit 1255 Hixhri,156 në mbrëmjen e ditës së Arafehut, isha kaq i përpirë në lutje sa më dukej sikur kisha rënë në ekstazë. Përpara m'u fanit një zog, i bardhë si dëbora, që më rrinte pezull mbi kokën, duke qëndruar në degëzën e një peme pranë meje. Me një theks ëmbëlsie të papërshkrueshme, zogu kumboi këto fjalë: 'O Abdul Qerim, mos vallë po kërkon Manifestimin? Hap sytë në vitet '60.' Menjëherë pas kësaj, zogu fluturoi e u zhduk. Misteri i këtyre fjalëve më tronditi. Kujtimi i bukurisë së atij vegimi më mbeti në mendje për një kohë të gjatë. Më dukej sikur kisha shijuar të gjitha kënaqësitë e Parajsës. Gëzimi im ishte i papërmbajtshëm. 269 "Mesazhi mistik i atij zogu më hyri thellë në shpirt dhe e kisha vazhdimisht në majë të gjuhës. E vërtisja atë nëpër kokë vazhdimisht. Nuk ia tregova askujt, nga frika se mos më braktiste ëmbëlsia e tij. Pak vjet më vonë, më kapi veshi Thirrjen nga Shirazi. Ditën që e dëgjova, nxitova për në atë qytet. Gjatë rrugës takova në Teheran, Mulla Muhamet Moallemin, që më vuri në dijeni me natyrën e kësaj thirrjeje e më informoi se ata, që kishin marrë dijeni për të, ishin mbledhur në Qerbela e po prisnin Udhëheqësin e tyre nga Hexhazi. U nisa menjëherë për në atë qytet. Mulla Xhevad Baragani, për fatkeqësinë time të madhe, më shoqëroi nga Hamadani deri në Qerbela, ku pata privilegjin të të takoj ty si dhe pjesën tjetër të besimtarëve. Unë vazhdoja ta ruaja në zemër si thesar, mesazhin e çuditshëm që më përcolli ai zog. Kur më pas arrita praninë e Báb-it dhe nga buzët e Tij dëgjova të njëjtat fjalë, të thëna me të njëjtin ton e të njëjtën gjuhë, siç i kisha dëgjuar nga zogu, kuptova rëndësinë e tyre. Isha i pushtuar aq shumë nga fuqia e lavdia e tyre sa që, instiktivisht, rashë te këmbët e Tij e madhërova emrin e Tij." 270 Në ditët e para të vitit 1265 Hixhri,157 në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare, u nisa nga fshati im i lindjes Zarand për në Kom, ku pata rastin të takoj Sejed Ismail Zavarin, i mbiquajtur Zabih, që më pas, kur ishte në Bagdad, dha jetën si flijim në shtegun e Bahá'u'lláh-ut. Nëpërmjet tij u drejtova për të njohur Revelacionin e ri. Më pas, ai po përgatitej të ikte për Mazendaran e kishte vendosur të bashkohej me mbrojtësit heroikë të fortesës së Sheik Tabarsit. Ai kishte synuar të më merrte me vete, së bashku me Mirza Fat'hollah Hakakin, një djalë i moshës sime, që ishte banor i Komit. Pasi rrethanat e prishën planin e tij, ai, para largimit na premtoi që do të lidhej me ne nga Teherani e do ta na kërkonte të shkonim me të. Gjatë bisedës me mua e Mirza Fat'hollahun, ai na rrëfeu përmbledhjen e përvojës së shkëlqyer të Mulla Abdul Qerimit, që në atë kohë jetonte në të njëjtën medrese. Ato ditë ne na informuan se lufta e Sheik Tabarsit kishte mbaruar e se shokët e Báb-it, që ishin mbledhur në Teheran e që po mendonin të bashkoheshin më vëllezërit e tyre, ishin kthyer secili në provincën e vet, pa arritur qëllimin. Mulla Abdul Qerimi qëndroi në kryeqytet, ku i kushtoi kohën kopjimit të Bajanit Persisht. Në atë kohë, shoqëria e ngushtë me të, më shërbeu për të thelluar dashurinë e admirimin ndaj tij. Edhe pse kanë kaluar tridhjet e tetë vjet që nga takimi ynë i parë në Teheran, akoma ndjej ngrohtësinë e miqësisë së tij dhe afshin e zjarrtë të besimit të tij. Ndjenjat e mia të dashurisë për të më nxitën të jetoj gjatë me kushtet e jetës së tij të hershme, që arriti kulmin në atë që mund të vlerësohet si pikë kthese e gjithë karrierës së tij. Pastë shërbyer ajo për të zgjuar lexuesin drejt lavdisë së këtij Revelacioni monumental. KAPITULLI IX QENDRIMI I Báb-IT NË SHIRAZ PAS PELEGRINAZHIT (Vazhdim) M enjëherë pas mbërritjes së Mulla Hysenit në Shiraz, njerëzit ngritën zërat në protestë kundër tij. Frika dhe indinjata e turmës u nxit nga fakti i bashkëpunimit të tij të ngushtë e të vazhdueshëm me Báb-in. "Ai ka ardhur përsëri në qytetin tonë," çirreshin ata; "ai ka ngritur përsëri flamurin e revoltës e, së bashku me shefin e tij, po thurin një sulm akoma më të egër kundër institucioneve tona tradicionalisht të respektuara." Situata u bë aq e rrezikshme e kërcënuese sa që Báb-i e porositi Mulla Hysenin të kthehej sërish në provincën e tij të lindjes, Horasan, nëpërmjet rrugës së Jazdit. Ai, po ashtu, la pjesën tjetër të shokëve të Tij, që ishin grumbulluar në Shiraz, e i urdhëroi ata të ktheheshin në Isfahan. Ai mbajti vetëm Mulla Abdul Qerimin, të cilit i ngarkoi si detyrë të kopjonte shkrimet e Tij. 272 Këto masa paraprake, të cilat Báb-i i mendoi t'i ndërmerrte me urti, e shpëtuan Atë nga rreziku i drejtpërdrejtë i dhunës së njerëzve të xhindosur të Shirazit dhe shërbyen për t'i dhënë një shtytje të re propagandimit të Besimit të Tij përtej caqeve të atij qyteti. Dishepujt e Tij, që ishin shpërndarë an' e kënd vendit, shpallnin pa frikë forcën ripërtëritëse të Revelacionit të sapolindur tek moria e bashkatdhetarëve të tyre. Fama e Báb-it kishte kapërcyer kufijtë e vendit dhe kishte arritur në veshët e atyre që mbanin poste të larta shtetërore si në kryeqytet dhe nëpër provinca.158 Vala e kërkimit pasionant tundi mendjet e zemrat si të udhëheqësve ashtu edhe të masës së popullit. Ata, që nga goja e lajmëtarëve të drejtpërdrejtë të Báb-it kishin dëgjuar tregimet për shenjat e dëshmitë, që lajmëronin lindjen e Manifestimit të Tij, ishin mbërthyer nga habia e thagma. Personalitetet e Shtetit e të Fesë ose e takuan personalisht ose deleguan përfaqësuesit e vet më të aftë të pyesin për të vërtetën e karakterin e kësaj Lëvizjeje të jashtzakonshme. 273 Vetë Shah Muhameti159 lëvizi për të vlerësuar vërtetësinë e këtyre raporteve e të hetojë rreth natyrës së tyre. Ai delegoi Sejed Jahja Darabin,160 njeriun më të ditur, më elokuent e më me ndikim nga nënshtetasit e vet, për të pyetur Báb-in e të raportonte për rezultatet e hetimeve të tij. Shahu kishte besim të patundur në paanshmërinë e tij, në kompetencën e tij e në vizionin e tij të thellë shpirtëror. Ai zinte midis figurave udhëheqëse të Persisë një pozitë kaq të shkëlqyer sa në çdo mbledhje ku ndodhte të ishte i pranishëm, pavarësisht sa i madh ishte numri i udhëheqësve fetarë që ndiqnin mbledhjen, ai ishte përherë kryefolësi i saj. Askush nuk do të guxonte të pohonte pikëpamjet e tij në praninë e Sejedit. Ata të gjithë mbanin me nderim heshtje para tij; të gjithë dëshmonin për mendjemprehtësinë e tij, dijen e tij të pakalueshme e urtinë e tij të thekur. 274 Ato ditë, Sejed Jahjai, si mik i nderuar i Madhërisë së tij Perandorake, banonte në Teheran në shtëpinë e Mirza Lutfi Aliut, Mjeshtër i Ceremonive të Shahut. Shahu në mirëbesim përcolli nëpërmjet Mirza Lutfi Aliut dëshirën e kënaqësinë e tij, që Jahjai të shkonte në Shiraz e të hetonte çështjen personalisht. "Thuaji atij nga ne," urdhëroi sovrani, "se përderisa ne mbështesim besimin më të madh në ndershmërinë e tij, admirojmë parametrat e tij morale e intelektuale dhe e vlerësojmë atë si më të përshtatshmin midis teologëve të mbretërisë sonë, ne presim që ai të shkojë në Shiraz, të hetojë me themel episodin e Sejed Báb-it e të na informojë rezultatet e hetimeve të tij. Atëhere ne do të jemi në gjendje të përcaktojmë masat që na takon të marrim." 275 Nga ana e tij Sejed Jahjai dëshironte të siguronte njohuri të dorës së parë rreth pretendimeve të Báb-it, por, për shkak të rrethanave të ndryshme, s'kishte qenë i aftë të ndërmerrte një udhëtim në Fars. Mesazhi i Shah Muhametit e bëri atë të realizonte synimin e tij të kah-pritshëm. Pasi e siguroi sovranin për gatishmërinë e tij për t'i përmbushur dëshirën, ai u nis menjëherë për Shiraz. 276 Gjatë rrugës formuloi pyetje të ndryshme që mendonte t'ja parashtronte Báb-it. Sipas mendimit të tij, nga përgjigjet që do të jepte ky i fundit, varej e vërteta dhe vlefshmëria e misionit të Tij. Me të mbërritur në Shiraz, ai takoi Mulla Sheik Aliun, i mbiquajtur Azim, me të cilin kishte lidhje të ngushta që kur ishte në Horasan. Ai e pyeti atë nëse ishte i kënaqur nga takimi me Báb-in. "Ti duhet ta takosh Atë", u përgjegj Azimi, "e kërko në mënyrë të pavarur të bëhesh i njohur me Misionin e Tij. Si mik, unë të këshilloj që në bisedat me Të të shfaqësh besimin më të madh, që në fund të mos jesh i detyruar të të vijë keq për ndonjë akt mosmirësjelljeje ndaj Tij." 277 Sejed Jahjai e takoi Báb-in në shtëpinë e Haxhi Mirza Sejed Aliut dhe shfaqi ndaj Tij atë mirësjellje që i këshilloi Azimi. Për më shumë se dy orë ai e drejtoi vëmendjen e Báb-it në temat më të thella e të ndërlikuara të mësimeve metafizike të Islamit, në pasazhet më të errta të Kuranit e ndaj gojëdhënave e profecive më misterioze të imamëve të Besimit. Báb-i në fillim dëgjoi referencat e ligjit e profecive të tij të mësuara të Islamit, i shënoi të gjitha pyetjet e tij e filloi t'i japë secilës një përgjigje të shkurtër, por bindëse. Konçiziteti e qartësia e përgjigjeve të Tij nxiti mrekullimin e admirimin e Sejed Jahjait. Ai u pushtua nga një ndjenjë poshtërimi ndaj pompozitetit e krenarisë së tij. Ndjenja e tij e superioritetit u zhduk plotësisht. Ndërsa u ngrit për të ikur, ai iu drejtua Báb-it me këto fjalë: "Lus Perëndinë, që në takimin tjetër, të paraqes pjesën tjetër të pyetjeve të mia e me to do të përfundoj hetimin." Sapo u largua, ai takoi Azimin, të cilit i rrëfeu përmbledhjen e bisedës së tij. "Në praninë e Tij", i tha ai, "unë padrejtësisht kam paraqitur hollësisht të mësuarit tim. Ai ishte i zoti t'u përgjigjej pyetjeve të mia e të zgjidhte kompleksitetet e mia me pak fjalë. U ndjeva aq i poshtëruar para Tij sa iu luta me nxitim të ikja për të pushuar." Azimi i kujtoi këshillën e tij e iu lut të mos e harronte këtë herë këshillën që i kishte dhënë. 278 Gjatë intervistës së dytë, Sejed Jahjai, për habinë e tij, vuri re se gjithë pyetjet që kishte menduar t'ja parashtronte Báb-it, ishin zhdukur nga kujtesa e tij. Ai e kënaqi veten me çështje që dukeshin të palidhura me objektin e hetimit të tij e, për çudinë e tij akoma më të madhe, zbuloi shpejt se Báb-i po u përgjigjej, me të njëjtën qartësi e konçizitet që kishte karakterizuar përgjigjet e mëparshme, të njëjtave pyetje që ai i kishte harruar momentalisht. "M'u duk se kisha rënë shpejt në gjumë," vuri në dukje ai më vonë. "Fjalët e Tij, përgjigjet e Tij ndaj pyetjeve që unë kisha harruar t'i bënja, më rizgjuan. Një zë mbeti akoma duke pëshpëritur në veshin tim: 'Mbi të gjitha, a mund të ketë qenë kjo një koincidencë e rastit?' Isha tepër i tronditur për të mbledhur mendjen e përsëri i kërkova lejë për të ikur. Azimi, të cilin e takova më pas, më priti me indiferencë të plotë e vërejti ashpër: 'Ah sikur të ishin hequr tërësisht shkollat, që asnjeri nga ne mos kishte ndjekur shkollë! Nëpërmjet mendjengushtësisë e mendjemadhësisë sonë, ne po i ndalojmë vetes hirin shpëtimtar të Perëndisë e po i shkaktojmë dhimbje Atij, që është Shatërvani i Perëndisë. A nuk do t'i lutesh këtë herë Perëndisë të dhëntë të bëhesh i zoti të arrish praninë e Tij me modesti e çlirim të hijshëm e të çliroftë hirshëm nga brenga e pasigurisë dhe dyshimit?' 279 "Vendosa që në intervistën e tretë me Báb-in, do t'i kërkoja Atij me gjithë zemër për të më reveluar një koment mbi Suren e Kousarit161 e vendosa të mos e bëja atë kërkesë në prani të Tij. Nëse, pa e pyetur, Ai do të revelonte këtë koment në mënyrë të atillë që ta shquante menjëherë në sytë e mi nga parametrat ekzistuese, aktuale në mes të komentatorëve të Kuranit, atëhere do të bindesha për karakterin Hyjnor të Misionit të Tij e do ta përqafoja me vullnet Kauzën e Tij. Në të kundërtën, unë do të refuzoja ta njihja Atë. Sapo u çova në praninë e Tij, më mbërtheu papritur një ndjenjë frike, të cilën nuk mund ta përshkruaja. Kur pashë fytyrën e Tij filluan të më dridheshin gjunjët. Unë, që në shumë raste isha prezantuar para Shahut e që kurrë nuk kisha parë as gjurmën më të vogël të druajtjes në veten time, tashmë isha kaq i emocionuar e i tronditur sa nuk mund të qëndroja më këmbë. Báb-i, duke parë gjendjen time, u ngrit nga vendi, m'u afrua e duke më mbajtur për dore, më uli pranë Tij. 'Më kërko', tha Ai, 'çdo gjë që të do zemra e Unë do ta reveloj me qejf për ty.' Mbeta pa gojë nga çudia. Si një fëmijë që as kupton e as flet, u ndjeva i pafuqishëm për t'u përgjigjur. Ai buzëqeshi e, pasi më pa, më tha: 'Sikur të reveloja për ty Suren e Kousarit, a do ta pranoje që fjalët e Mia kanë lindur nga Shpirti i Perëndisë? A do të njihje që fjala Ime në asnjë mënyrë nuk mund të jetë e lidhur me fallin apo magjinë?' Pasi dëgjova të thoshte këto fjalë, më rodhën lotë nga sytë. Gjithçka që mund të shprehja ishte ky vargëzim i Kuranit: 'O Zoti Ynë, ne jemi sjellë padrejtësisht me veten tonë: nëse Ti nuk na fal e nuk ke mëshirë për ne, ne me siguri do të jemi prej atyre që do kalben.' 280 "Ishte akoma pasdite herët kur Báb-i i kërkoi Haxhi Mirza Sejed Aliut t'i sillte kutinë e penës e ca letër. Pastaj Ai filloi të revelojë komentin e Tij mbi Suren e Kousarit. E si mund ta përshkruaj unë këtë skenë madhështie të pashprehshme? Vargjet ridhnin nga pena e Tij me një shpejtësi që me të vërtetë të shastiste. Shpejtësia e pabesueshme e të shkruarit të Tij,162 mërmërima e butë dhe e ëmbël e zërit të Tij dhe forca e jashtzakonshme e stilit të Tij, më mrekulloi e më trullosi. Ai vazhdoi kështu deri sa u afrua perëndimi i diellit e nuk pushoi deri sa përfundoi komentarin e plotë të Sures. Atëhere la penën e kërkoi një çaj. Pas pak, në praninë time Ai filloi ta lexojë atë me zë të lartë. Zemra ime hidhej si e çmendur kur dëgjova prej Tij, me një theks ëmbëlsie të patreguar, të derdhte ato thesare të mbështjella në atë koment madhështor.163 Isha kaq i magjepsur nga bukuria e tij sa përmbi tre herë isha në prag të të fiktit. Ai, me ca pika uji-trëndafili, që m'i spërkati mbi fytyrë, kërkoi të rigjallëronte forcën time të dobësuar. Kjo më risolli forcën e më aftësoi të ndjek leximin e Tij deri në fund. 281 "Kur kishte përfunduar recitalin, Báb-i u ngrit për të ikur. Para se të ikte, mua më besoi nën kujdesin e dajos së Tij. "Ky do të jetë miku yt, i tha Ai, derisa ai, në bashkëpunim me Mulla Abdul Qerimin, do të kenë përfunduar kopjimin e këtij komenti të saporeveluar e do të kenë verifikuar saktësinë e kopjes së shkruar. Mulla Abdul Qerimi dhe unë i kushtuam kësaj pune tri ditë e tri netë. Ne me radhë do t'i lexonim njeri tjetrit me zë një pjesë të komentit deri sa i gjithë ai ishte shkruar. Ne verifikuam të gjitha gojëdhënat në tekst e pamë se ato ishin plotësisht të sakta. Gjendja e sigurisë, që kisha arritur ishte e tillë, sa edhe nëse të gjitha fuqitë e tokës të ishin lidhur kundër meje, do të ishin të pafuqishme të trondisnin këte sigurinë për madhështinë e Kauzës së Tij.164 282 "Meqë, pas mbërritjes sime në Shiraz, unë kisha jetuar në shtëpinë e Hysen Kanit, guvernator i Farsit, ndjeva se mungesa ime e gjatë në shtëpinë e tij mund të nxiste dyshime e t'i ndizte zemërimin. Prandaj vendosa t'i marr lejë Haxhi Mirza Sejed Aliut e Mulla Abdul Qerimit, për t'u rikthyer në shtëpinë e guvernatorit. Sapo mbërrita atje, pashë që Hysen Kani, që ndërkohë ishte duke më kërkuar, ishte i zellshëm për të ditur nëse kisha rënë viktimë e influencës magjike të Báb-it. 'Askush', iu përgjigja unë, 'veçse Perëndia, që vetëm mund të ndryshojë zemrat e njerëzve, është i aftë të pushtojë zemrën e Sejed Jahjait. Kush mund të zërë në grackë zemrën e tij është i Perëndisëdhe fjala e tij padiskutim zëri i së Vërtetës.' Përgjigja ime e bëri të heshtë guvernatorin. Nga biseda e tij me të tjerët, unë mësova më pas, se ai kishte shprehur pikëpamjen që unë, gjithashtu kisha rënë viktimë e pashpresë nga hijeshia e atij të Riu. Bile ai i kishte shkruar Shah Muhametit e ishte ankuar që gjatë qëndrimit tim në Shiraz unë kisha refuzuar gjithë rrugët e bashkëpunimit me ulematë e qytetit. 'Megjithëse formalisht miku im', i shkruante ai sovranit, 'ai mungoi shpesh në shtëpinë time për disa ditë e netë rresht. Që ai është bërë një Báb-i, që zemra e shpirti i tij është skllavëruar nga vullneti i Sejed Báb-it, për mua s'ka pikë dyshimi.' 283 "Vetë Shah Muhameti, në një nga pritjet shtetërore në kryeqytet, raportohet t'i ketë drejtuar këto fjalë Haxhi Mirza Agasit: 'Ne kohët e fundit jemi informuar165 që Sejed Jahja Darabi është bërë Báb-i. Nëse kjo është e vërtetë, është detyra jonë të ndërpresim nënvleftësimin e kauzës së atij sejedi.' Nga ana e tij, Hysen Kani mori këtë urdhër perandorak: 'Është rreptësisht e ndaluar për këdo nga subjektet tona të shprehë fjalë të tilla që do të prireshin të cenonin rangun e lartë të Sejed Jahja Darabit. Ai ka një prejardhje fisnike, është një njeri i dijes së madhe, i virtytit të përsosur e të përkryer. Ai në asnjë rrethanë nuk do t'i vinte veshin ndonjë kauze po të mos e besonte atë të favorshme për përparimin e interesave më të mira të mbretërisë sonë e për mirëqenien e Besimit të Islamit.' 284 "Pas marrjes së këtij urdhëri perandorak, Hysen Kani, i paaftë për të më kundërshtuar mua hapur, u përpoq fshehtazi të minojë autoritetin tim. Fytyra e tij tregonte një armiqësi e urrejtje të papajtueshme. Megjithatë, në raport me favoret e dukshme që Shahu më bënte mua, ai nuk mundi as të dëmtojë personin tim, as të diskretitojë emrin tim. 285 "Unë u urdhërova më pas nga Báb-i të udhëtoja në Boruxherd e atje vura në dijeni atin166 tim me Mesazhin e ri. Ai më nxiti të ushtroja ndaj tij vetëpërmbajtjen e konsideratën maksimale. Nga bisedat e mia intime me të, kuptova që ai nuk ishte i gatshëm të pranonte të vërtetën e Mesazhit që i kisha sjellë. Megjithatë, ai preferoi të lihej i qetë e të lejohej të ndiqte rrugën e vet personale." 286 Një tjetër funksionar i mbretërisë që hetoi pa pasione dhe përfundimisht përqafoi Mesazhin e Báb-it ishte Mulla Muhamet Aliu,167 një vendali nga Zanxhani, të cilin Báb-i e mbiquajti Hoxhat Zanxhani. Ai ishte një kokë më vete, që shquhej për origjinalitetin e lirinë ekstreme nga të gjitha format e kufizimeve tradicionale. Ai dënoi gjithë jerarkinë e udhëheqësve fetarë të vendit të tij që nga Abvabi Arbaih168 deri tek mullai më i thjeshtë mes bashkëkohësve të tij. Ai përbuzi karakterin e tyre, vajtoi degjenerimin e tyre e i zbërtheu veset e tyre. Bile Ai, para bisedës së tij, shfaqi një qëndrim mospërfilljeje të hapur për Sheik Ahmet Ahsain e Sejed Kazem Rashtin.169 Ai ishte aq i mbushur me inat nga prapësitë që kishin njollosur historinë e shiitëve Islamë, saqë kushdo që i përkiste këtij sekti, pavarësisht sa të larta ishin arritjet e tij personale, për mendimin e tij vlerësohej si i padenjë. Rastet e kundërshtimeve të egra që ngriheshin jo rrallë midis tij e klerikëve të Zanxhanit, pa ndërhyrjen personale të Shahut, do të kishin çuar në çrregullime e gjakderdhje serioze. Ai përfundimisht u thirr në kryeqytet e në prani të kundërshtarëve të tij, përfaqësues të krerëve fetarë të Teheranit e të qyteteve të tjera, iu bë thirrje të përligjte pretendimin e tij. Edhe i vetëm ai do të vendoste superioritetin e tij mbi kundërshtarët e do t'u mbyllte gojën britmave të tyre. Megjithëse me zemër ata nuk pajtoheshin me pikëpamjet e tij dhe dënonin sjelljen e tij, nga jashtë ishin të detyruar të njihnin autoritetin e tij e të konfirmonin opinionin e tij. 287 Sapo i mbërriti në vesh thirrja nga Shirazi, Hoxhati delegoi një nga dishepujt e tij, Mulla Skënderin, tek i cili kishte besimin më të plotë, të hetonte gjithë problemin e t'i raportonte atij rezultatin e hetimeve. Krejt indiferent ndaj lavdërimit e çensurës së bashkëatdhetarëve të tij, integritetin e të cilëve ai e shihte me dyshim dhe gjykimin e të cilëve ai e përçmonte, ai dërgoi delegatin e tij në Shiraz me udhëzime të qarta për të zhvilluar një hetim të pavarur e të shpejtë. Mulla Skënderi arriti në praninë e Báb-it e menjëherë ndjeu forcën ripërtëritëse të ndikimit të Tij. Ai u vonua në Shiraz dyzet ditë, kohë në të cilën ai thithi parimet e Besimit e përftoi, sipas kapacitetit të tij, një dije mbi përmasën e lavdisë së tij. 288 Me miratimin e Báb-it, ai u kthye në Zanxhan. Ai arriti në një kohë kur të gjithë ulematë udhëheqës të qytetit ishin mbledhur në praninë e Hoxhatit. Sapo e pa atë, Hoxhati e pyeti nëse e besoi apo e kundërshtoi Revelacionin e ri. Mulla Skënderi i paraqiti shkrimet e Báb-it, që kishte marrë me vete e pohoi se cilido të ishte vendimi i mjeshtrit të tij, ai e mendonte njësoj detyrimin e tij për të ndjekur Revelacionin. "Çfarë!", bërtiti Hoxhati me zemërim. "Sikur të mos isha në mes kësaj shoqërie të shquar unë do të të shaja ashpër. Si guxon ti të mendosh që çështjet e besimit varen nga miratimi apo kundërshtimi i të tjerëve?" Pasi mori nga dora e kasnecit të tij kopjen e Kajumol Asmasë, ai, pasi kishte lexuar një faqe të atij libri, ra më gjunjë në tokë e thirri: "Unë dëshmoj se këto fjalë që kam lexuar vijnë nga i njëjti Burim si ai i Kuranit. Kush ka njohur të vërtetën e Librit të shenjtë duhet të dëshmojë për origjinën Hyjnore të këtyre Fjalëve e duhet t'u nënshtrohet këshillave të rrënjosura nga Autori i tyre. Unë ju kam ju, anëtarë të kësaj asambleje, si dëshmitarët e mi: Unë premtoj kaq lidhje me Autorin e këtij Revelacioni sa edhe sikur Ai ndonjëherë të shpallë natën ditë e të deklarojë diellin hije, unë do t'i nënshtrohem gjykimit të Tij e do të vlerësoj vendimin e Tij si zërin e së Vërtetës. Kush mohon Atë, do të vlerësohet prej meje si mohues i Vetë Perëndisë." Me këto fjalë ai mbylli punimet e asaj mbledhjeje.170 289 Në faqet e mëparshme, ne kemi treguar për dëbimin e Kodusit e Mulla Sadekut nga Shirazi e jemi përpjekur të përshkruajmë, megjithëse në mënyrë të pamjaftueshme, ndëshkimin që ushtroi kundër tyre tirani e makuti Hysen Kan. Tani duhet thënë një fjalë lidhur me natyrën e veprimeve të tyre pas dëbimit nga ai qytet. Për pak ditë, ata vazhduan të udhëtonin së bashku, pas kësaj u ndanë, Kodusi drejt Kermanit me qëllim që të takonte Haxhi Mirza Qerim Kanin, kurse Mulla Sadeku u drejtua nga Jazdi me synimin për të vazhduar mes ulemave të asaj province punën, të cilën në Fars ishte i detyruar ta braktiste aq barbarisht. Sapo mbërriti, Kodusi u prit në shtëpinë e Haxhi Sejed Xhevad Kermanit, të cilin ai e kishte njohur në Qerbela, dituria, aftësia e kompetenca e të cilit universalisht njihej nga njerëzit e Kermanit. Në gjithë mbledhjet që u mbajtën në shtëpinë e tij, ai vazhdimisht i dha mikut të ri vendin e nderit dhe e trajtoi atë me respekt e mirësjellje të jashtëzakonshme. Një preferencë kaq e shquar për një person kaq të ri e në dukje mediokër, ngjalli zilinë e dishepujve të Haxhi Mirza Qerim Kanit, që, duke përshkruar me një gjuhë të ndezur e egzagjeruese nderet që po i bëheshin Kodusit, kërkuan të zgjojnë armiqësinë e fjetur të shefit të tyre. "Shiko", i pëshpëritën ata në vesh, "ai që është shoku më i shtrenjtë, më i besuar e më i ngushtë i Sejed Báb-it, tashmë është mik i nderuar i atij që siç pranohet është banori më i fuqishëm i Kermanit. Nëse ai do të lejohet të jetojë në shoqëri të ngushtë me Haxhi Sejed Xhevadin, ai pa dyshim që do të futë helmin në shpirtin e tij e do ta përdorë atë si instrument prej ku ai do të ketë sukses për të shkatërruar autoritetin tënd e të shuajë famën tënde." I alarmuar nga këto pëshpërima djallëzore, burracaku Haxhi Mirza Qerim Kan iu drejtua guvernatorit dhe e nxiti të thërresë personalisht Haxhi Sejed Xhevadin e t'i kërkonte për t'i dhënë fund asaj shoqërie të rrezikshme. Përfaqësuesit e guvernatorit ndezën zemërimin e të papërmbajturit Haxhi Sejed Xhevad. "Sa herë iu kam këshilluar", kundërshtoi ai dhunshëm, "të injoroni pëshpëritjet e këtij komplotisti të poshtër! Vetpërmbajtja ime e ka trimëruar atë. Hapni sytë se mos e kapërcejë kufirin. Mos dëshiron të uzurpojë pozitën time? A nuk është ai njeriu që pranon në shtëpinë e tij mijëra njerëz të mjerë e të ulët e i shastis me lajka servile? A nuk është përpjekur ai gjithnjë për të lartësuar të pafetë e për t'u mbyllur gojën të pafajshmëve? A nuk ka kërkuar ai vit pas viti, duke shtrënguar dorën e keqbërësit, të lidhë veten me të e të kënaqë dëshirat e tij fizike? A nuk ka vazhduar ai deri më sot të zbrazë sharjet e tij kundër gjithçkaje që është e dëlirë dhe e shenjtë në Islam? Heshtja ime duket se ka shtuar tek ai guximin dhe paturpësinë. Ai i jep vetes liri për të kryer veprat më të pista e nuk më lejoka mua të pranoj e nderoj në shtëpinë time një njeri aq të pavarur, aq të ditur e fisnik. Nëse ai refuzon të mos heqë dorë nga praktika e tij, pralajmërojeni atë se elementët më të liq të vullnetit të këtij qyteti, me nxitjen time, do ta përzënë nga Kermani." I turbulluar nga këto akuza të furishme, guvernatori kërkoi falje për veprimin e tij. Para se të ikte, ai e siguroi Haxhi Sejed Xhevadin që ai s'kishte pse të shfaqte frikë, se ai vetë do të përpiqej për të zgjuar Haxhi Mirza Qerim Kanin nga budallallëku i sjelljes së tij e do ta bindte atë për t'u penduar. 290 Mesazhi i sejedit e thumboi Haxhi Mirza Qerim Kanin. Duke u dridhur nga ndjenja e fyerjes së madhe, të cilën ai as nuk mund ta ndrydhte, as ta shplante, ai i humbi të gjitha shpresat për të kapur udhëheqjen e padiskutueshme të popullit të Kermanit. Ajo sfidë e hapur tingëlloi si këmbanë vdekjeje për ambiciet e tij të forta. 291 Në vetminë e shtëpisë së tij, Haxhi Sejed Xhevadi dëgjonte Kodusin që i numëroi të gjitha hollësitë e veprimeve të tij prej ditës së ikjes nga Qerbelaja e deri sa mbërriti në Kerman. Rrethanat e bisedës së tij dhe pelegrinazhi i mëvonshëm me Báb-in tronditën imagjinatën e ndezën flakën e besimit në zemrën e mikpritësit të tij, që, megjithatë preferoi të fshehë besimin e tij, me shpresën për të qenë i aftë të ruante më efektivisht interesat e komunitetit të sapokrijuar. "Vendimi yt fisnik", e siguroi atë Kodusi me përzemërsi, "do të vlerësohet si një shërbim i shquar që i bëhet Kauzës së Perëndisë. I Plotfuqishmi do të përforcojë përpjekjet e tua e do të vendosë gjatë gjithë kohës ngjitjen tënde përmbi kundërshtarët e tu." 292 Episodi më është rrëfyer nga një farë Mirza Abdullah Gouga, i cili, ndërkohë që ishte në Kerman, e kishte dëgjuar atë nga goja e vetë Haxhi Sejed Xhevadit. Sinqeriteti i synimve të hapura të sejedit u përligjën plotësisht me sjelljen e shkëlqyer nëpërmjet së cilës, si rezultat i përpjekjeve të tij, ai pati sukses në kundërshtimin e shkeljeve të tinzarit Haxhi Mirza Qerim Kan, që po të mos ishte sfiduar do t'i kishte shkaktuar Besimit një dëm të pallogaritshëm. 293 Nga Kermani, Kodusi vendosi të nisej për Jazd e prej andej të vijonte në Ardekan, Najen, Ardestan, Isfahan, Kashan, Kom e Teheran. Në secilin nga këto qytete, pavarësisht nga pengesat që hasi në rrugën e tij, ai pati sukses tek dëgjuesit e tij në rrënjosjen e kuptimit të parimeve, për të cilat ishte ngritur t'i mbronte aq trimërisht. Unë kam dëgjuar Aga Kalimin, vëllanë e Bahá'u'lláh-ut, të përshkruante me fjalët që pasojnë, takimin e tij me Kodusin në Teheran: "Hijeshia e atij njeriu, dashamirësia e tij pa kufi e kombinuar me një dinjitet durimi, tërhiqnin vëmendjen edhe të vëzhguesit më moskokëçarës. Kushdo që ishte i lidhur ngushtë me të mbërthehej nga një admirim i pangopur për hijeshinë e atij të riu. Ne e pamë atë një ditë duke marrë avdes e u shtangëm nga hijeshia e plotë që e dallonte atë nga pjesa tjetër e adhuruesve në kryerjen e një riti kaq të zakonshëm. Ai dukej në sytë tanë si mishërimi i vërtetë i dëlirësisë e hirit." 294 Në Teheran, Kodusi u lejua në praninë e Bahá'u'lláh-ut, pas së cilës ai shkoi në Mazendaran, ku në qytetin e tij të lindjes Barfurush, në shtëpinë e të atit, jetoi për rreth dy vjet, gjatë të cilëve u rrethua nga përkushtimi i përzemërt i familjes e farefisit të tij. Pas vdekjes së gruas së parë, i ati i tij ishte martuar me një zonjë që e trajtoi Kodusin me një mirësi e kujdes që asnjë nënë nuk shpreson ta kalojë. Ajo mezi priste të gëzonte dasmën e tij e shpesh ishte dëgjuar të thoshte se kishte frikë se mos merrte me vete në varr "gëzimin e jashtëzakonshëm të zemrës së saj." "Dita e dasmës sime", thoshte Kodusi, "s'ka PAMJE TË SHTËPISË SË BábAIT TË KODUSIT, NË BARFURUSH ardhur akoma. Ajo ditë do të jetë aq e lavdishme sa s'mund të thuhet. Jo brenda mureve të kësaj shtëpie, por nën kupolën e qiellit të hapur, në mes të Sabzeh Majdanit, para syve të morisë së njerëzve, unë do të festoj dasmën time e do të dëshmoj përmbushjen e shpresave të mia." Tre vjet më vonë, kur kjo zonjë mësoi rrethanat e martirizimit të Kodusit në Sabzeh Majdan, kujtoi fjalët e tij profetike dhe mori vesh kuptimin e tyre.171 Kodusi qëndroi në Barfurush deri sa u bashkua me Mulla Hysenin, kur ky i fundit u kthye nga vizita e tij me Báb-in në kështjellën e Mah-Kuit. Nga Barfurushi ata u nisën për Horasan, një udhëtim që mbeti në kujtesë për veprat aq heroike me të cilat asnjeri nga bashkatdhetarët e tyre nuk besonte të hahej. 295 Sa për Mulla Sadekun, ai sapo arriti në Jazd, pyeti një mik të besuar, banor i Horasanit, rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me përparimin e Kauzës në atë provincë. Ai ishte veçanërisht në ankth për të hedhur dritë mbi veprimet e Mirza Ahmet Azgandit e shprehu habinë e tij rreth pasivitetit në dukje të atij njeriu, që në kohën kur misteri i Besimit ishte akoma i pazbuluar, kishte shfaqur aq zell të spikatur në përgatijen e njerëzve për pranimin e Manifestimit të pritur. 296 "Mirza Ahmeti", i thanë atij, "u mbyll në shtëpi për një periudhë kohe të konsiderueshme e atje i përqëndroi energjitë në përgatitjen e një përpilimi mësimor e voluminoz të traditave e profecive islamike që lidheshin me kohën e karakterin e Dispensacionit të premtuar. Ai mblodhi më tepër se dymbëdhjetë mijë gojëdhëna me karakter më të spikatur, vërtetësia e të cilave përgjithësisht njihej e vendosi të ndërmerrte çdo hap të duhur për kopjimin dhe përhapjen e atij libri. Duke nxitur bashkdishepujt e tij të citojnë publikisht nga përmbajtja e tij në gjithë mbledhjet e tubimet, ai shpresonte se do të ishte i aftë për të hequr të tilla gardhe që mund të pengonin përparimin e Kauzës që ai kishte në zemër. 297 "Kur arriti në Jazd ai u prit ngrohtësisht nga dajua i vet, Sejed Hysen Azgandi, moxhtahedi më i shquar i atij qyteti, që, pak ditë përpara mbërritjes së të nipit, i kishte dërguar atij një kërkesë me shkrim për të nxituar në Jazd e ta çlironte nga makinacionet e Haxhi Mirza Qerim Kanit, të cilin ai e vlerësonte si një armik të rrezikshëm, megjithëse të pashpallur, të Islamit. Moxhtahedi e ftoi Mirza Ahmetin të luftojë me çdo mjet që dispononte kundër ndikimit të dëmshëm të Haxhi Mirza Kanit e i shprehu atij dëshirën për të vendosur rezidencën e tij në atë qytet përgjithmonë, që, nëpërmjet thirrjeve të vazhdueshme, të mund të kishte sukses në ndriçimin e mendjeve të njerëzve për synimet e qëllimet e vërteta që ushqente ai armik i keq. 298 "Mirza Ahmeti, duke i fshehur dajos së vet synimin e tij të fillimit për të shkuar drejt Shirazit, vendosi të zgjatë qëndrimin e tij në Jazd. Ai i tregoi atij librin që kishte përpiluar e u tregoi përmbajtjen e tij ulemave që u derdhën nga çdo lagje e qytetit për ta takuar. Të gjithëve u bëri përshtypje të madhe zotësia, erudicioni e zelli që kishte demonstruar përpiluesi i kësaj vepre të shquar. 299 "Midis atyre që vizituan Mirza Ahmetin ishte dhe njëfarë Mirza Takiu, një njeri mistrec, ambicioz e kapadai, që kohët e fundit ishte kthyer nga Naxhafi, ku kishte përfunduar studimet e ishte ngritur në rangun e moxhtahedit. Gjatë bisedës së tij me Mirza Ahmetin, ai shprehu dëshirën për ta lexuar atë libër e t'i lejohej ta mbante për pak ditë, që të mund të njihej plotësisht me kuptimin e përmbajtjes së tij. Sejed Hyseni e nipi i tij, të dy ia miratuan dëshirën. Mirza Takiu që duhej të kthente librin, nuk e mbajti premtimin. Mirza Ahmeti, që kishte dyshuar që më parë për mossinqeritetin e synimeve te Mirza Takiut, e shtyu dajon t'i kujtonte borxhliut premtimin që kishte dhënë. 'Thuaji mjeshtrit tënd', ishte përgjigja e pacipë ndaj kasnecit të dërguar për të kërkuar librin, 'se pasi e binda veten për karakterin djallëzor të atij përpilimi, unë vendosa ta shkatërroj atë. Natën e shkuar e flaka atë në pellg pasi i fshiva faqet e tij.' 300 "Lojtur nga zëmërimi i papërmbajtur e i thellë ndaj një mashtrimi e paturpësie të tillë, Sejed Hyseni vendosi të shfrejë urrejtjen kundër tij. Megjithatë, Mirza Ahmeti, me këshillat e tij, mundi ta zbutë zemërimin e dajos së xhindosur e i ktheu atij mendjen për të mos marrë masat që kishte propozuar. 'Ky ndëshkim', i tha ai, 'që t'i mendon të bësh do të nxitë trazimin e njerëzve e do të shaktojë dëm e rebelim. Ai do të binte ndesh seriozisht me përpjekjet, që ti dëshiron të ushtroj unë për të shuar ndikimin e Haxhi Mirza Qerim Kanit. Ai padyshim do të shfrytëzojë rastin për të të kallzuar ty si një Báb-i e do të më bëjë mua përgjegjës si shkaktar të zënkës tënde. Në këtë mënyrë ai do të minojë autoritetin tënd e do të fitojë vlerësimin dhe mirënjohjen e njerëzve. Lëre atë në duart e Perëndisë.'" 301 Mulla Sadeku u kënaq shumë kur mësoi nga përshkrimi i këtij incidenti, që Mirza Ahmeti aktualisht po banonte në Jazd e që nuk kishte pengesa në rrugën e tij për ta takuar atë. Ai shkoi menjëherë në xhami ku Sejed Hyseni po drejtonte lutjen e grigjës dhe ku Mirza Ahmeti bënte predikimin. Pasi u ul në radhën e parë të adhuruesve, ai u bashkua me lutjet e tyre e më pas shkoi drejt e te Sejed Hyseni duke e përqafuar atë publikisht. I paftuar, ai menjëherë pas kësaj ngjiti mimbanin e u përgatit t'u drejtohej besimtarëve. Sejed Hyseni, megjithëse në fillim u tremb, preferoi të mos shfaqë kundërshtim, duke qenë kurioz të zbulonte motivin e të vlerësonte shkallën e diturisë së këtij ndërhyrësi të papritur. Ai i bëri shenjë të nipit të mos e kundërshtonte. 302 Mulla Sadeku e filloi ligjëratën me një nga predikimet e shkruara më të mirënjohura e më elegante të Báb-it, pas së cilës ai iu drejtua grigjës me këto fjalë: "Falënderoni Perëndinë, o njerëz të diturisë, se, shikoni, Porta e Dijes Hyjnore, që ju mendonit se ishte e mbyllur, është tani e hapur kat më kat. Lumi i jetës së përjetëshme po rrjedh nga qyteti i Shirazit e po derdh bekime të parrëfyera mbi njerëzit e kësaj toke. Kushdo që ka marrë një pikë nga ky Oqean i hirit qiëllor, pavarësisht sa i humbur e i paditur, ka zbuluar në vetvete fuqinë për të zbuluar misteret më të thella e është ndjerë i aftë për të shtjelluar temat më të errëta të urtisë së moçme. E kushdo që, megjithëse mund të jetë shpjeguesi më i ditur i Besimit të Islamit, ka zgjedhur të besojë në kompetencën e forcën e tij dhe nuk ka përfillur Mesazhin e Perëndisë, ka dënuar veten me degradim e humbje të pariparueshme." 303 Një valë zemërimi e drojtjeje përfshiu gjithë grigjën kur fjalët e Mulla Sadekut zbuluan këtë shpallje monumentale. Xhamia kumboi nga thirrjet "Mallkim!" që një grigjë e egërsuar bërtiste me tmerr kundër folësit. "Zbrit nga mimbani", ngriti zërin Sejed Hyseni mes rrëmujës e gurgulesë së njerëzve, pasi ai i bëri shenjë Mulla Sadekut të mbante qetësinë e të tërhiqej. Ai s'kishte arritur mirë në dyshemenë e xhamisë kur e gjithë turma e adhuruesve të mbledhur u derdh kundër tij dhe e mbuloi me të goditura. Sejed Hyseni ndërhyri menjëherë, e shpërndau turmën energjikisht e pasi rrëmbeu dorën e Mulla Sadekut, e tërhoqi atë forcërisht në krahun e tij. "Mbani duart", i bëri ai thirrje turmës, "lëreni atë nën kujdesin tim. Unë do ta çoj në shtëpinë time e do ta hetoj çështjen nga afër. Një moment i papritur çmendurie mund t'i ketë shkaktuar atij të nxjerrë këto fjalë. Unë do ta ekzaminoj vetë. Nëse zbuloj se shprehjet e tij janë të paramenduara e që vetë ai beson vendosmërisht në gjërat që ka deklaruar, unë me durat e mia, do të derdh mbi të ndëshkimin që detyron ligji i Islamit." 304 Me këtë siguri solemne, Mulla Sadeku shpëtoi nga sulmet e egra të turmës. I zhveshur nga abaja172 e çallma e tij, i mbetur pa sandale e pa shkop, i nxirë e i tronditur nga lëndimet që kishte pësuar, ai u la nën kujdesin e shoqëruesve të Sejed Hysenit, që pasi çanë kalimin mes turmës, përfundimisht arritën ta çonin atë në shtëpinë e mjeshtrit të tyre. 305 Mulla Jusuf Ardebili, po ashtu, iu nënshtrua ato ditë një persekucioni më të egër e më të vendosur se sa sulmi barbar që njerëzit e Jazdit kryen kundër Mulla Sadekut. Pa ndërhyrjen e Mirza Ahmetit dhe ndihmën e dajos së tij, ai do kishte rënë viktimë e zëmërimit të një armiku mizor. 306 Kur Mulla Sadeku e Mulla Jusuf Ardebili mbërritën në Kerman, ata përsëri do t'u nënshtroheshin zëmërimeve të njëjta e do të hiqnin vuajtje të njëjta nga duart e Haxhi Mirza Qerim Kanit e kolegëve të tij.173 Përpjekjet e vazhdueshme të Haxhi Sejed Xhevadit i liruan ata përfundimisht nga dora e persekutorëve të tyre e u krijuan mundësi të nisen për Horasan. 307 Megjithëse të ndjekur e të munduar nga armiqtë e tyre, dishepujt e afërt të Báb-it, së bashku me shokët e tyre në pjesë të ndryshme të Persisë, ishin të papërmbajtur prej të tilla akteve kriminale në përmbushjen e detyrës së tyre. Të qëndrueshëm në qëllimin e tyre e të patundur në bindjet e tyre, ata vazhduan të luftojnë me forcat e errëta që sulmonin në çdo hap të shtegut të tyre. Me përkushtimin e tyre të pakufishëm e vendosmërinë e pashembullt, ata ishin të aftë për të demonstruar tek shumica e bashkatdhetarëve të tyre ndikimin fisnikërues të Besimit, për të cilin ata ishin ngritur ta përkrahnin. 308 Ndërsa Vahidi174 ishte akoma në Shiraz, Haxhi Sejed Xhevadi i Qerbelasë175 arriti dhe u prezantua para Báb-it nga Haxhi Mirza Sejed Aliu. Në një Tabelë që ai ja drejtoi Vahidit dhe Haxhi Sejed Xhevadit, Báb-i lavdëroi qëndrueshmërinë e besimit të tyre e theksoi karakterin e pandryshueshëm të përkushtimit të tyre. I dyti e kishte takuar e njohur Báb-in para deklarimit të Misionit të Tij e kishte qenë një admirues i zjarrtë i tipareve të jashtzakonshme të karakterit të tij që e dallonin Atë që në fëmijëri. Në një kohë të mëvonshme, ai e takoi Bahá'u'lláh-un në Bagdad e gëzoi preferencën e Tij të veçantë. Kur, disa vjet më pas, Bahá'u'lláh-u u syrgjynos në Adrianopojë, ai shumë i avancuar në vite, u kthye në Persi, duke qëndruar për një kohë në provincën e Irakut e që andej shkoi në Horasan. Natyra e tij e sjellshme, vetpërmbajtja e madhe e thjeshtësia e çiltër i siguroi atij titullin e Sejedit të Nurit176. 309 Haxhi Sejed Xhevadi, një ditë, duke kaluar një rrugë në Teheran, papritur pa Shahun kur po kalonte mbi kalë. I pashqetësuar nga prania e sovranit të tij, ai me qetësi ju afrua dhe e përshëndeti. Figura e tij e nderuar dhe dinjiteti i sjelljes e kënaqën Shahun pa masë. Ai e vlerësoi përshëndetjen e tij dhe e ftoi të vinte e ta shihte atë. Pritja që ju rezervua atij ishte e tillë sa që oborrtarët e Shahut lojtën nga zilia. "A nuk e di Madhëria juaj Perandorake", protestuan ata, "që Haxhi Sejed Xhevadi nuk është gjë tjetër veçse një njeri, që para deklaratës së Báb-it, e kishte shpallur veten një Báb-i e kishte premtuar besnikërinë e tij të pavdekshme ndaj personit të tij?" Shahu, duke kuptuar ligësinë e akuzave të tyre, ishte tepër i pakënaqur e i qortoi ata për guximin e tepruar e mendësinë e dobët. "Sa e çuditshme!" thuhet të ketë bërtitur ai, "këdo që dallohet për drejtësinë e qendrimit të tij e bukurinë e sjelljes së tij, njerëzit e mi e kallzojnë si një Báb-i dhe e vlerësojnë si një objekt të denjë për t'u dënuar prej meje!" 310 Haxhi Sejed Xhevadi i kaloi ditët e fundit të jetës së vet në Kerman e mbeti deri në orën e fundit një mbështetës i fortë i Besimit. Ai kurrë nuk u lëkund në bindjet e tij as nuk i rreshti përpjekjet për përhapjen e Kauzës. 311 Sheik Sulltan Qerbelaja, stërgjyshërit e të cilit radhiteshin midis ulemave udhëheqës të Qerbelasë e që vetë kishte qenë një mbështetës i vendosur e shok i ngushtë i Sejed Kazemit, ishte gjithashtu mes atyre që, ato ditë, e takuan Báb-in në Shiraz. Ai, në një kohë të mëvonshme, shkoi në Sulejmanije në kërkim të Bahá'u'lláh-ut, kurse vajza e tij më pas u martua me Aga Kalimin. Kur arriti në Shiraz, ai shoqërohej nga Sheik Hasan Zonuzi, për të cilin ne kemi folur në faqet e mëparshme të këtij tregimi. Báb-i atij i ngarkoi detyrën e kopjimit të Tabelave, që kishte reveluar së fundmi, në bashkë- punim me Mulla Abdul Qerimin. Sheik Sulltani, që kishte qenë shumë i sëmurë, në kohën e mbërritjes së tij për të takuar Báb-in, ndërsa ishte ende i sëmurë në shtrat, një natë mori një mesazh nga i Shumëdashuri i tij, që e informonte atë se dy orë pas perëndimit të diellit Ai Vetë do ta vizitonte. Atë natë, shërbëtori etiopian, që mbante fenerin për mjeshtrin e tij, u udhëzua të ecte përpara në një distancë që do ta mbante Atë larg vëmendjes së njerëzve e të shuante fenerin sapo të mbërrinin në destinacion. 312 Unë e kam dëgjuar vetë Sheik Sulltanin duke përshkruar atë vizitë nate: " Báb-i që më kishte urdhëruar të shuaja llambën e dhomës sime para se të arrinte Ai, erdhi drejt e te krevati im. Në mes të errësirrës që na mbështillte, unë po mbahesha fort në cepin e robes së Tij e po i përgjërohesha: 'Plotësoma dëshirën, o i Shumëdashuri i zemrës sime e më lejo të sakrifikoj veten time për Ty, se askush tjetër veç Teje nuk është i aftë të ma bëjë mua këtë favor.' 'O Sheik,' u përgjigj Báb-i, 'Unë gjithashtu digjem për t'u flijuar në altarin e sakrificës. Është detyra e ne të dyve të kapemi pas robes të të Shumëdashurit Më të Mirë e të kërkojmë prej Tij gëzimin e lavdinë e martirizimit në shtegun e Tij. Fli i qetë se, në emrin tënd, Unë do t'i lutem të Plotfuqishmit të të aftësojë të arrish praninë e Tij. Më kujto Mua atë ditë, një Ditë e tillë që bota kurrë s'e ka parë më parë.' Pasi ora e ndarjes u afrua, ai vuri në dorën time një dhuratë, të cilën ma kërkoi ta harxhoja për vete. Unë provova ta refuzoja, por Ai m'u lut ta pranoja. Më në fund unë e plotësova dëshirën e Tij, ndërsa Ai u ngrit e iku. 313 "Aluzioni i Báb-it atë natë për 'Të Shumëdashurin Më të Mirë të Tij' nxiti habinë e kuriozitetin tim. Në vitet që pasuan, shpesh herë besova se njeriu që i ishte referuar Báb-i nuk ish tjetër veçse Tahirja. Unë bile mora me mend Sejed Ulovin të ishte ai person. U përpoqa shumë e nuk e dija si ta zbuloja këtë mister. Kur arrita në Qerbela e arrita para Bahá'u'lláh-ut, u binda plotësisht se vetëm Ai mund ta pretendonte këtë dashuri nga Báb-i, se Ai e vetëm Ai, mund të ishte i denjë për një adhurim të tillë." 314 Nevruzi i dytë pas deklarimit të Misionit të Báb-it, që ra ditën e njëzet e njëtë të muajit Rabiol Aval, në vitin 1262 Hixhri177, e gjeti Atë në Shiraz duke gëzuar, në kushtet e një rehatie e qetësie relative, bekimet e shoqërimit të patrazuar me familjen dhe të afërmit. Qetësisht e pa ceremoni, Ai kremtoi festën e Nevruzit në shtëpinë e Tij e, në përputhje me zakonin e Tij të pandryshuar, me bujari i shfaqi nënës e gruas së Tij shenjat e dashurisë e të pëlqimit. Me urtinë e këshillave të Tij e brishtësinë e dashurisë së Tij, Ai u gëzoi zemrat e u davariti frikën. Ai u la trshëgim atyre gjithë zotërimet e transferoi në emër të tyre të drejtën e pronësisë. Në një dokument, që Ai Vetë e shkroi dhe e firmosi, autorizoi që shtëpia e mobiljet e saj, po ashtu dhe pjesa tjetër e pronës së Tij, duhej të vlerësohej si pronësi e veçantë e nënës dhe e gruas së Tij dhe me vdekjen e së parës, pjesa e saj e pronësisë duhet t'i kalohej gruas së Tij. SHTËPIA E HAXHI Mirza SEJED ALIUT NË SHIRAZ (DAJOJA I Báb-IT) 315 Nëna e Báb-it, në fillim nuk arriti të kuptojë rëndësinë e Misionit të shpallur nga i Biri. Ajo për një kohë mbeti e paditur rreth shtrirjes së forcave që fshiheshin në Revelacionin e Tij. Megjithatë, kur po i afrohej fundit të jetës së saj, ajo ishte e aftë të kuptonte cilësinë e pallogaritshme të atij Thesari, që ajo kishte ngjizur e ia kishte dhënë botës. Ishte Bahá'u'lláh-u që përfundimisht e aftësoi atë të zbulonte vlerën e atij Thesari të fshehur që kishte qenë për kaq vjet i fshehur nga sytë e saj. Ajo po jetonte në Irak, ku shpresonte të kalonte ditët e mbetura nga jeta, kur Bahá'u'lláh-u porositi dy nga pasuesit e Tij të devotshëm, Haxhi Sejed Xhevad Qerbelanë dhe gruan e Haxhi Abdul Maxhid Shirazit, që të dy njiheshin nga afër me të që më parë, për ta instruktuar me parimet e Besimit. Ajo e njohu të vërtetën e Kauzës e mbeti deri në vitet e fundit të shekullit të trembëdhjetë Hixhri178, kur e mbylli jetën e saj, plotësisht në dijeni të dhuratave bujare që i Plotfuqishmi kishte zgjedhur për t'i akorduar. 316 Gruaja e Báb-it, ndryshe nga nëna e Tij, kuptoi që në fillim të agimit të Revelacionit të Tij lavdinë dhe veçorinë e Misionit të Tij, ndjeu që në fillim fare intensitetin e forcës së tij. Asnjë mes grave të brezit të saj, përveç Tahires, nuk e tejkaloi atë për karakterin spontan të përkushtimit e nuk e la pas për entuziazmin e besimit. Báb-i i pohoi sekretin e vuajtjeve të Tij të ardhme e shpalosi në sytë e saj rëndësinë e ngjarjeve që do të ndodhnin në Ditën e Tij. Ai e urdhëroi të mos e zbulonte këtë sekret tek nëna e Tij dhe e këshilloi të ishte e duruar e t'i dorëzohej vullnetit të Perëndisë. Ai i besoi një lutje të veçantë, reveluar e shkruar nga Ai Vetë, leximi i së cilës, e siguroi Ai atë, do t'i hiqte vështirësitë e do t'i lehtësonte barrën e mjerimeve. "Sa herë të jesh në hall", e udhëzoi Ai, "recito këtë lutje para se të shkosh të flesh. Unë Vetë do të shfaqem tek ty e do të dëboj ankthin tënd." Besnike ndaj këshillës së Tij, sa herë që i kthehej Atij me lutje, drita e drejtimit të Tij të vërtetë ndriçonte shtegun e saj e i zgjidhte problemet.179 317 Pasi kishte rregulluar çështjet e shtëpisë dhe kishte siguruar mbarëvajtjen e ardhme të nënës e gruas së Vet, Báb-i e transferoi residencën nga shtëpia e Vet në atë të Haxhi Mirza Sejed Aliut. Atje priti orën e vuajtjeve, që po i afrohej. Ai e dinte se vuajtjet që e prisnin, nuk mund të vonoheshin gjatë, se Ai së shpejti do të kapej në vorbullën e kundërshtarit që do ta çonte me shpejtësi në fushën e martirizimit, objekti kurorëzues i jetës së Tij. I urdhëroi dishepujt e Tij, që ishin në Shiraz, midis të cilëve Mulla Abdul Qerimin dhe Sheik Hasan Zonuzin, të vazhdonin për Isfahan e atje të prisnin udhëzimet e Tij të mëtejshme. Sejed Hysen Jazdi, një nga Shkronjat e të Gjallit, që kishte arritur së fundi në Shiraz, u udhëzua njësoj për të vazhduar në Isfahan e të bashkohej me shoqërinë e bashkdishepujve të tij në atë qytet. 318 Ndërkohë, Hysen Kani, guvernator i Farsit, ishte duke bërë çdo përpjekje për ta futur Báb-in në siklete të reja e ta poshtëronte më tej në sytë e publikut. Zjarri i fshehur i armiqësisë së tij mori flakë, kur mori vesh se Báb-i u lejua të ndiqte i pangacmuar drejtimin e veprimeve të Tij, që Ai ishte akoma i aftë të lidhej me një pjesë të shokëve të Tij e që vazhdonte të gëzonte përfitimet e lidhjes së pakufizuar me familjen e të afërmit e Tij.180 Me ndihmën e agjentëve të tij sekretë, ai mundi të sigurojë informacion të saktë në lidhje me karakterin e ndikimin e Lëvizjes që Báb-i kishte nisur. Ai kishte parë fshehurazi lëvizjet e Tij, kishte vlerësuar shkallën e entuziazmit që Ai kishte ngritur e kishte kqyrur motivet, sjelljen e numrin e atyre që kishin përqafuar Kauzën e Tij. 319 Një natë, te Hysen Kani vajti kreu i emisarëve të tij, me raportimin që numri i atyre që ishin dyndur të shihnin Báb-in kishte arritur përmasa të tilla sa u bë e domosdoshme të ndërmerrej një veprim i menjëhershëm nga ana e atyre që ruanin sigurinë e qytetit. "Turma e etur që mblidhet çdo natë për të parë Báb-in", vërejti ai, "e kalon numrin e morisë së njerëzve, që dynden çdo ditë para portave të godinës qeveritare. Midis tyre do të shihen njerëz që shquhen për rangun e tyre të lartë dhe diturinë e gjerë.181 Takti dhe bujaria e tepruar që dajua i Tij shfaq në qëndrimet ndaj zyrtarëve të qeverisë suaj është i tillë sa asnjë nga vartësit e tu nuk priret të të njohë me realitetin e situatës. Nëse do më lejonit, unë, me ndihmën e një pjese prej shoqëruesve të tu, do ta kap Báb-in në befasi në mesnatë e do të të dorëzoj duarlidhur disa nga shokët e tij, që do të shpjegojnë aktivitetin e tij e do të konfirmojnë të vërtetën e deklaratave të mia." Hysen Kani refuzoi të pajtohej me dëshirën e tij. "Unë mund të tregoj më mirë se ty", u përgjigj ai, "çfarë kërkojnë interesat e Shtetit. Më shiko nga larg, unë do të di si të merrem me të." 320 Pikërisht atë moment, guvernatori thirri Abdul Hamit Kanin, kryepolicin e qytetit. "Shko menjëherë", e urdhëroi ai, "në shtëpine e Haxhi Sejed Mirza Aliut. Qetësisht e pa u vënë re, ngjit murin, hidhu në çati e prej andej, në mënyrë të befasishme, hyr në shtëpi. Arresto menjëherë Sejed Báb-in e sille këtu së bashku me çdo vizitor që mund të jetë present me të në atë kohë. Konfisko çdo libër e dokument që do jesh i zoti të zbulosh në atë shtëpi. Sa për Haxhi Mirza Sejed Aliun synimi im është që ditën tjetër, t'i japim një gjobë me arsyen se nuk ka mundur të mbajë premtimin e dhënë. Betohem për diademën perandorake të Shah Muhametit se pikërisht këtë natë unë do të duhet të ekzekutoj Sejed Báb-in me shokët e tij të këqinj. Vdekja e tyre e turpshme do të shuajë flakën që kanë ndezur e do të zgjojë çdo pasues të mundshëm të atij besimi për rrezikun që e pret çdo turbullues të paqes së kësaj mbretërie. Me këtë akt do të çrrënjos një herezi, pamja e së cilës përbën kërcënimin më serioz për interesat e Shtetit." 321 Abdul Hamit Kani u tërhoq për të përmbushur detyrën e tij. Ai, së bashku me ndihmësit, shpërthyen shtëpinë e Haxhi Mirza Sejed Aliut182 ku gjetën Báb-in në shoqërinë e dajos së Vet e të njëfarë Sejed Kazem Zanxhani, që më vonë u martirizua në Mazendaran, kurse vëllai i tij, Sejed Myrteza, ishte një nga Shtatë Martirët e Teheranit. Ai i arrestoi ata menjëherë, mblodhi çdo dokument që mundi të gjejë, urdhëroi Haxhi Mirza Sejed Aliun të qëndronte në shtëpi, kurse të tjerët i çoi në godinën qeveritare. Báb-i, i patrembutr e i vetpërmbajtur, u dëgjua të përsëriste këtë vargëzim të Kuranit: "Ajo nga e cila ata kërcënohen do ndodhë në mëngjes. A nuk është mëngjesi afër?" 322 Kur sapo kishte arritur në sheshin e tregut, për çudinë e tij, polici pa që njerëzit e qytetit po vraponin nga çdo anë me tmerr, sikur të ishin përfshirë nga një bela e tmerrshme. Ai u shtang nga tmerri kur pa një tren të gjatë me arkivole, që transportoheshin me nxitim nëpër rrugë, secili i ndjekur nga një proçesion burrash e grash, që shprehnin me zë të lartë britmat e agonisë e dhimbjes. Kjo gurgule e papritur, vajtimet, fytyrat e frikësuara e mallkimet e turmës e trembën dhe e trullosën fare. Pyeti se ç'po ndodhte. "Pikërisht këtë natë", i thanë atij, "ka shpërthyer me egërsi të jashtëzakonshme murtaja183. Ne jemi goditur nga forca e saj shkatërruese. Që nga mesnata ajo ka shuar jetët e mëse njëqind njerëzve. Alarmi e dëshpërimi mbretëron në çdo shtëpi. Njerzit po braktisin shtëpitë e nga e keqja po i luten për ndihmë të Plotfuqishmit." 184 323 Abdul Hamit Kani, i tmerruar nga ky informacion i tmerrshëm, vrapoi në shtëpinë e Hysen Kanit. Një burrë i vjetër që ruante shtëpinë e tij e shërbente si portier e informoi që shtëpia e të zotit ishte shkretuar, se rënia e murtajës i kishte shkatërruar shtëpinë e i kishte vrerosur pjestarët e shtëpisë. "Dy nga shërbëtoret e tij etiopiane", i thanë atij, "e një shërbëtor kishin rënë viktima të kësaj të keqeje dhe anëtarët e familjes tani ishin të sëmurë rëndë. Në dëshpërim e sipër, imzot ka braktisur shtëpinë e pasi la të vdekurit pavarrosur, ka ikur me pjesën tjetër të familjes në Bagdad."185 324 Abdul Hamit Kani vendosi ta çonte Báb-in në shtëpinë e vet e ta mbante atë nën kujdestarinë e tij duke pritur udhëzimet nga guvernatori. Kur po i afrohej shtëpisë, ai u shtang nga tingujt e vajit e të kujes në shtëpinë e tij. Të birin e kishte goditur murtaja e po përpëlitej në krahët e vdekjes. Në dëshpërim e sipër, ai u hodh në këmbët e Báb-it e duke qarë iu lut t'i shpëtonte jetën e të birit dh iu përgjërua t'i falte mëkatet e të këqiat e së shkuarës. "Të betohem", i foli ai Báb-it pasi u kap pas cepit të robes së Tij, "për Atë që të ka ngritur në këtë pozitë të lartësuar, të më dalësh krah e të bësh një lutje për shpëtimin e tim biri. Mos e lër ta rrëmbejë vdekja në lulen e rinisë. Mos e ndëshko atë për fajet që ka bërë i ati. Pendohem për ç'kam bërë e që në këtë moment jap dorëheqjen nga posti im. Jap fjalën solemnisht se kurrë më nuk do të pranoj një post të tillë edhe sikur të vdes nga uria." 325 Báb-i, që ishte duke marë avdes e po përgatitej për lutjen e agimit, e dërgoi atë të merrte ca ujë me të cilin lau fytyrën e ia dha për të pirë fëmijës së sëmurë. Kjo, i tha Ai, do ta shpëtojë jetën e tij. 326 Sapo pa shenjat e përmirësimit të të birit, Abdul Hamit Kani i shkroi letër guvernatorit, nëpërmjet së cilës e vinte në dijeni me tërë situatën e i lutej të pushonte sulmet kundër Báb-it. "Ki mëshirë për veten", i shkroi ai, "po ashtu e për ata që Providenca i ka lënë nën kujdesin tënd. Sikur furia e kësaj murtaje të vazhdojë kursin e saj fatal, unë kam frikë se, në fund të kësaj dite, askush në këtë qytet nuk do t'i ketë mbijetuar sulmit të saj të tmerrshëm." Hysen Kani u përgjigj se Báb-i duhet të lirohej menjëherë e t'i jepej liri të shkonte kudo që i pëlqente.186 327 Sapo një përmbledhje e këtyre ngjarjeve arriti në Teheran e iu përcoll Shahut, një dekret perandorak shkarkoi Hysen Kanin nga posti dhe e dërgoi në Shiraz. Nga dita e shkarkimit, ky tiran i turpshëm ra viktimë e fatkeqësive të panumërta e më në fund nuk ishte i zoti të nxirrte as bukën e gojës. Askush nuk dukej të ish i gatshëm apo i zoti ta shpëtonte atë nga telashi i mjerë. Më vonë, kur Bahá'u'lláh-u ish dëbuar në Bagdad, Hysen Kani i dërgoi një letër ku shprehte pendesën e premtonte të lante gjynahet e të këqiave të së shkuarës me kusht që të merrte sërish postin e mëparshëm. Bahá'u'lláh-u refuzoi t'i përgjigjej. I zhytur në mjerim e turp, ai u hoq zvarrë deri sa vdiq. 328 Báb-i që rrinte në shtëpinë e Abdul Hamit Kanit, dërgoi Sejed Kazemin t'i kërkonte Haxhi Mirza Sejed Aliut të vinte e ta shihte. Ai e njoftoi dajon se synonte të largohej nga Shirazi, besoi nën kujdesin e tij nënën e gruan dhe e ngarkoi atë t'i transmetonte secilës shprehjen e dashurisë së Tij e të sigurisë për ndihmën e paprerë të Perëndisë. "Kudo që të jenë", i tha Ai dajos, "kur po i jepte lamtumirën, ato do t'i rrethojë dashuria e mbrojtja gjithpërfshirëse e Perëndisë. Ty do të të takoj përsëri mes maleve të Azerbajxhanit, prej nga do të të dërgoj për të marrë kurorën e martirizimit. Unë Vetë do të të ndjek ty, së bashku me një nga dishepujt e Mi besnikë dhe do të bashkohemi në mbretërinë e përjetësisë." PAMJE TË ISFAHANIT KAPITULLI X QËNDRIMI I Báb-IT NË ISFAHAN P o mbyllej vera e vitit 1262 Hixhri187 kur Báb-i i dha lamtumirën e fundit qytetit të lindjes, Shirazit e u nis për në Isfahan. Në atë udhëtim Ai shoqërohej nga Sejed Kazem Zanxhani. Kur po i afrohej rrethinave të qytetit Ai i shkroi një letër guvernatorit të provincës Manuçir Kanit, Motamedod Douleh,188 ku i kërkonte që t'i shprehte dëshirën e tij për vendin në të cilin Ai mund të banonte. Letra, të cilën Ai ia besoi Sejed Kazemit, shprehte aq shumë mirësjellje e tregonte një bukurshkrim aq elegant sa Motamedodi lëvizi për të njoftuar Sultanol Ulamanë, Imamin Xhomeh të Isfahanit,189 autoriteti më shquar fetar i asaj province, për ta pranuar Báb-in në shtëpinë e tij e t'i ofronte Atij një pritje të përzemërt e bujare. Përveç mesazhit, guvernatori i dërgoi Imamit Xhomeh dhe letrën që kishte marrë nga Báb-i. Prandaj Sultanol Ulamaja ftoi vëllanë e vet, që, në vitet e mëvonshme, për shkak të mizorisë së tij barbare u emërtua nga Bahá'u'lláh-u Raksha190, të shkonte te porta e qytetit me një numër shokësh të preferuar, për të takuar e shoqëruar Vizitorin e pritur. Kur Báb-i u afrua, Imami Xhomeh doli jashtë për t'i shprehur personalisht mirëseardhjen e, në mënyrë ceremoniale, e drejtoi te shtëpia e tij. HYRJA OBORRI PAMJE E SHTËPISË SË IMAM XHOMEHUT NË ISFAHAN 330 Kaq nderime i bënë Báb-it ato ditë sa një të Premte, kur Ai po kthehej nga banja publike për në shtëpi, një mori njerëzish u panë duke u zënë për ujin që Ai kishte përdorur për avdes. Admiruesit e Tij të zjarrtë besonin vendosmërisht në virturtin e fuqinë e tij të vërtetë për shërimin e sëmundjeve të tyre. Vetë Imami Xhomeh u bë, që natën e parë, kaq i dhënë pas Tij sa duke marrë funksionet e një shoqëruesi, mori përsipër t'u shërbejë nevojave e dëshirave te Mikut të tij të shtrenjtë. Duke marrë ibrikun nga dora e kryeshërbyesit e duke injoruar dukshëm dinjitetin zakonor të rangut të tij, ai vazhdonte t'u hidhte ujë duarve të Báb-it. 331 Një natë pas darke, Imami Xhomeh, kurioziteti i të cilit ishte nxitur nga vetitë e jashtzakonshme të karakterit, që kishte shfaqur Miku i tij i ri, guxoi t'i kërkojë Atij të revelonte një koment mbi Suren e Val-Asrit.191 Kërkesa iu plotësua me qejf. Pasi kërkoi penë e letër, Báb-i, me një shpejtësi marramendase e pa u menduar fare, filloi të revelonte në praninë e mikpritësit interpretimin më të shndritshëm të Sures së lartpërmendur. Ishte afërsisht mesnatë kur Ai e pa Veten të angazhuar me shpjegimin e ndërlikimeve të shumanshme që përmbante gërma e parë e asaj Sureje. Ajo gërmë, gërma vav, për të cilën Sheik Ahmet Ahsai kishte vënë theksin në shkrimet e tij, simbolizonte për Báb-in ardhjen e një cikli të ri të Revelacionit Hyjnor e nga Bahá'u'lláh-u është përmendur në "Qitapi Akdas" në pasazhe të tilla si "misteri i Ndryshimit të Madh" e "Shenja e Sovranit". Më pas, në prani të mikpritësit e shokëve të tij, Báb-i filloi të këndojë predikimin me të cilin kishte filluar komentin e Tij mbi Suren. Ato fjalë të fuqishme i mrekulluan dëgjuesit e Tij. Ata dukeshin të magjepsur nga magjia e zërit të Tij. U ngritën instiktivisht më këmbë e, së bashku me Imam Xhomehun, filluan të puthnin cepin e robes së Tij. Mulla Muhamet Taki Harati, një moxhtahed i shquar, papritur shpërtheu me ngazëllim e lavdërime. "Siç janë të pashoqe e unike fjalët që kanë rrjedhur nga kjo penë, thirri ai, të jesh i aftë të revelosh brenda një kohe kaq të shkurtër e me një shkrim kaq të lexueshëm kaq shumë vargëzime të barabarta me një të katërtën, jo, një të tretën e Kuranit, në vetvete është një arritje siç është e pavdekshme e që nuk mund të besohet të realizohet pa ndërhyrjen e Perëndisë. As ndarja e hënës më dysh e as ngjallja e guralecave të detit, nuk mund të krahasohen me një akt kaq të fuqishëm." 332 Ndërsa fama e Báb-it po përhapej gradualisht në tërë qytetin e Isfahanit, një rrjedhë e paprerë vizitorësh derdhej nga çdo lagje e qytetit për në shtëpinë e Imamit Xhomeh: një pakicë për të shuar kuriozitetin, të tjerë për të patur një kuptim më të thellë për të vërtetat themelore të Besimit të Tij e një pjesë për të kërkuar shpëtim nga sëmundjet e vuajtjet e tyre. Vetë Motamedi vajti një një ditë për të vizituar Báb-in e, ndërsa ishte ulur mes një grupi klerikësh nga më të shkëlqyerit e më të përkryerit e Isfahanit, i kërkoi Atij të shtjellonte natyrën e të demonstronte vlerën e Nobovat Hasehut.192 Ai edhe më parë, në të njëjtin grumbullim, i kishte ftuar të pranishmit të sillnin të tilla dëshmi e fakte në mbështetje të këtij neni themelor të Besimit të tyre që do të përbënin një dëshmi të padiskutueshme ndaj atyre që prireshin të hidhnin poshtë të vërtetën e tij. Megjithatë, asnjë nuk dukej i aftë t'i përgjigjej ftesës së tij. "Cilën preferon ti", pyeti Báb-i, "një përgjigje me gojë apo me shkrim rreth pyetjes tënde?" "Një përgjigje e shkruar", u përgjigj ai, "jo vetëm do të kënaqte të pranishmit në këtë takim, por do të udhëzonte e mësonte si brezat e tanishëm ashtu edhe të së ardhmes." 333 Báb-i mori menjëherë penën e filloi të shkruajë. Në më pak se dy orë, ai kishte mbushur rreth 50 faqe me kërkimet më të reja e më të hollësishme për orgjinën, karakterin e ndikimin bindës të Islamit. Origjinaliteti i këtij disertacioni, forca e gjallëria e stilit të tij, saktësia e detajeve më të imta të tij, e mvishnin trajtimin e kësaj teme fisnike me një shkëlqim që askush nga të pranishmit në atë rast nuk mund të mbetej pa e kuptuar. Me një vizion mjeshtëror, Ai lidhte idenë qendrore në pasazhet e mbylljes të kësaj trajtese me ardhjen e të premtuarit Kaim e të "Rikthimit" të pritur të Imam Hysenit.193 Ai argumentonte me me një forcë e guxim të tillë sa ata që e dëgjonin të recitonte vargëzimet e tij mbetën të shastisur nga gjerësia e revelacionit të Tij. Askush nuk guxoi të bënte edhe kundërshtimin më të vogël e aq më pak të sfidonte hapur deklaratat e Tij. Motamedi nuk mund të rrinte pa e nxjerrë gëzimin dhe entuziazmin e tij. "Më dëgjoni!" thirri ai. "Anëtarë të kësaj asambleje të nderuar, ju kam dëshmitarë. Kurrë deri më sot unë nuk kam qenë i bindur vendosmërisht në zemrën time mbi të vërtetën e Islamit. Për këtë duhet të falënderoj këtë shpjegim nga pena e këtij të Riu e mund ta deklaroj veten një besimtar të vendosur në Besimin e shpallur nga Apostulli i Perëndisë. Unë me besimin tim dëshmoj solemnisht për realitetin e fuqisë mbinjerëzore me të cilën është pajisur ky i Ri, një fuqi që nuk mund të ta japë asnjë përmasë e të mësuarit." Me këto fjalë ai e mbylli takimin. 334 Popullariteti në rritje i Báb-it rriti pakënaqësinë e autoriteteve fetare të Isfahanit, që e shihnin me shqetësim e zili ngjitjen që dalngadalë po fitonte në mendimet e ndërgjegjen e pasuesve të tyre ky i Ri i pashkollë. Ata besonin plotësisht se po të mos ngriheshin të frenonin rrymën e entuziazmit popullor, mund të minoheshin pikërisht themelet e ekzistencës së tyre. Një pakicë nga më të mprehtët e tyre mendonin se ishte e mençur të mënjanoheshin nga aktet e armiqësisë direkte qoftë ndaj personit, qoftë ndaj mësimeve të Báb-it, pasi një veprim i tillë, siç ndjenin ata, do të shërbente vetëm për të rritur prestigjin e për të konsoliduar pozitën e Tij. Megjithatë, intrigantët ishin tepër të zënë në përhapjen e raporteve më të egra lidhur me karakterin dhe thirrjet e Báb-it. Këto raporte mbërritën shpejt në Teheran e iu paraqitën Haxhi Mirza Agasit, Veziri i Madh i Shah Muhametit. Ky ministër mendjemadh e imponues e shikonte me frikë mundësinë që një ditë sovrani i tij mund të prirej për t'u miqësuar me Báb-in, një prirje që ai e ndjente të sigurt se do të precipitonte rënien e tij. Haxhiu për më tepër ishte i shqetësuar se mos Motamedi, që PAMJE TË XHAMISË XHOMEHUT NË ISFAHAN, QË TREGON MIMBANIN PREJ KU PREDIKOI Báb-I gëzonte besimin e Shahut, mund të kishte sukses për të organizuar një takim midis sovranit e Báb-it. Ai e dinte mirë se po të bëhej një takim i tillë, Shah Muhameti i ndikueshëm e zemër butë, do të fitohej komplet prej besimit të ri tërheqës. I çpuar nga të tilla mendime, ai i drejtoi Imam Xhomehit një letër fort të ngarkuar, në të cilën e qortonte për mospërfilljen e tij serioze lidhur me detyrimin që ai kishte në ruajtjen e interesave të Islamit. "Ne kemi pritur që ti", i shkruante Haxhi Mirza Agasi, "të kundërshtosh me gjithë fuqi çdo kauzë që vjen ndesh me interesat më të mira të qeverisë e popullit të këtij vendi. Kurse ti dukesh se je miqësuar, bile t'i kesh thurur lavde autorit të kësaj lëvizjeje të errët e të përbuzshme." Ai po ashtu shkroi një numër letrash nxitëse për ulematë e Isfahanit, të cilët më parë i kishte injoruar, por që tani u derdhte me tepri preferencat e tij të veçanta. Imami Xhomeh, ndërsa kundërshtoi të ndryshonte qëndrimin e tij respektues ndaj Mikut, u shty prej tonit të mesazhit që kishte marrë nga Veziri i Madh, për t'i udhëzuar shoqëruesit e tij të shpiknin mjete të tilla që do të prireshin drejt zvogëlimit të numrit gjithnjë në rritje të vizitorëve që dyndeshin çdo ditë në praninë e Báb-it. Muhamet Mehdiu, i mbiquajtur Safihol Ulama, biri i të ndjerit Haxhi Kalbasi, me dëshirën për të kënaqur e për të fituar vlerësimin e Haxhi Mirza Agasit, filloi të përflasë Báb-in nga mimbani me një gjuhë shumë të paturpshme. 335 Sapo Motamedi u njoftua për këto zhvillime, ai i dërgoi një mesazh Imam Xhomehut në të cilin i kujtonte vizitën që ai si guvernator kishte bërë te Báb-i dhe i ftoi në shtëpi atë dhe Mikun e tij. Motamedi ftoi edhe Haxhi Sejed Asadollahun, birin e të ndjerit Haxhi Sejed Muhamet Baker Rashti, Haxhi Muhamet Xhafer Abadejin, Muhamet Mehdiun, Mirza Hasan Nurin e pak të tjerë, për të marrë pjesë në takim. Haxhi Sejed Asadollahu e refuzoi ftesën e u përpoq t'u kthente mendjen edhe të ftuarve të tjerë për të mos marrë pjesë në atë mbledhje. "Unë për vete kam kërkuar falje", u njoftoi ai atyre, "e do të doja sigurisht shumë që dhe ju të bëni si unë. Unë e quaj si gjënë tuaj më pak të mençur të takoni Sejed Báb-in ballë për ballë. Ai, padyshim, do të ripohojë pretendimin e vullnetin e tij dhe, në mbështetje të argumentit të tij, do të sjellë çdo dëshmi që ju mund të dëshironi e, pa ngurimin më të vogël, do të revelojë si dëshmi të së vërtetës që sjell, vargëzime aq shumë në numër sa do të barazonin gjysmën e Kuranit. Më në fund ai do t'u sfidojë me këto fjalë: 'Krijoni njëlloj, nëse jeni burra të vërtetë.' Ne nuk mundemi në asnjë mënyrë t'i kundërshtojmë atij me sukses. Nëse ne nuk denjojmë t'i përgjigjemi, do të tregojmë dobësinë tonë. Nga ana tjetër, nëse ne i nënshtrohemi thirrjes së tij, ne jo vetëm do të humbim emrin, privilegjet e të drejtat, por do ta angazhojmë veten në njohjen e thirrjeve të tjera që ai mund të ndjehet i prirur për t'i bërë në të ardhmen." 336 Haxhi Muhamet Xhaferi i vuri veshin kësaj këshille dhe refuzoi të pranonte ftesën e guvernatorit. Muhamet Mehdiu, Mirza Hasan Nuri e pak të tjerë që nuk dëgjuan një këshillë të tillë, u paraqitën në orën e caktuar në shtëpinë e Motamedit. Në shtëpinë e mikpritësit, Mirza Hasani, një Platonist i shquar, i kërkoi Báb-it të ndriçonte doktrina të caktuara filozofike, të thella, të PAMJE TË SHTËPISË SË MOTAMEDOD DOULEHUT NË ISFAHAN lidhura me Arshijehun e Mulla Sadras,194 kuptimin e së cilës vetëm një pakicë ishin të zot ta zbulonin.195 Me një gjuhë të thjeshtë e origjinale, Báb-i iu përgjigj secilës prej pyetjeve të tij. Mirza Hasani, megjithëse jo i aftë për të kuptuar kuptimin e përgjigjeve që kishte marrë, e kuptoi se sa inferior ishte të mësuarit e të ashtuquajturve eksponentë të shkollave të mendimit Platonik e Aristotelian të kohës së tij, në krahasim me dijen që shfaqte ky i Ri. Muhamet Mehdiu, nga ana e tij, guxoi të pyesë Báb-in në lidhje me aspekte të caktuara të ligjit Islamik. I pakënaqur me shpjegimin që mori, ai filloi të hahet kot me Báb-in. Ai u qetësua shpejt nga Motamedi, që duke i rënë bisedës shkurt, iu kthye një ndihmësi e, pasi e urdhëroi të ndezë fenerin, i dha urdhër që Muhamet Mehdiu të përcillej në shtëpinë e tij menjëherë. Më pas, Motamedi i tregoi në mirëbesim Imam Xhomehit frikën e tij. "Unë u trembem makinacioneve të armiqve të Sejed Báb-it", i tha ai. "Shahu e ka thirrur Atë në Teheran e unë jam komanduar të organizoj nisjen e Tij. Por e mendoj më të këshillueshme për Të qëndrimin në shtëpinë time, deri sa të lerë qyetetin." Imam Xhomehu e miratoi kërkesën e tij e u kthye i vetëm në shtëpi. 337 Báb-i qëndroi dyzet ditë në rezidencën e Imam Xhomehut. Ndërkohë që ende ishte atje, një farë Mulla Muhamet Taki Harati, që kishte privilegjin të takonte Báb-in çdo ditë, me pëlqimin e tij mori përsipër të përkthente në persisht nga origjinali arabisht një nga veprat e Tij, titulluar Resalej Foru Adlijeh. Megjithatë, shërbimi që ai u bënte besimtarëve persë u gjymtua nga sjellja e tij e mëpasme. Atë e mbërdheu papritur frika dhe përfundimisht u detyrua të presë lidhjet me bashkëbesimtarët e tij. 338 Para se Báb-i të transferonte rezidencën në shtëpinë e Motamedit, Mirza Ibrahimi, Bábai i Sulltanosh Shohadas e vëllai më i madh i Mirza Muhamet Ali Nahrit, për të cilin kemi folur më parë, e ftoi Báb-in një natë në shtëpinë e tij. Mirza Ibrahimi ishte mik i Imam Xhomehut, lidhej ngushtë me të e kontrollonte administrimin e gjithë lidhjeve të tij. Banketi që u shtrua për Báb-in atë natë ishte i një madhështie të patejkalueshme. Përgjithësisht u vu re se as zyrtarëve e as fisnikëve të qytetit nuk u ishte ofruar një gosti e një madhësie e shkëlqimi të tillë. Sulltanosh Shohada e vëllai i tij, Mahbubosh Shohada, që ishin respektivisht nëntë e njëmbëdhjetë vjeç, shërbyen në banket dhe patën vëmendjen e veçantë të Báb-it. Atë natë, gjatë darkës, Mirza Ibrahimi iu kthye Mikut e i tha: "Vëllai im, Mirza Muhamet Aliu, nuk ka fëmijë. Të lutem të ndërmjetësosh në emër të tij e t'i plotësosh dëshirën e zemrës." Báb-i mori një racion ushqimi që i ishte shërbyer, e vendosi me duart e Tij në një dhisk e ia dorëzoi të zotit të shtëpisë, duke i kërkuar t'ja çonte Mirza Muhamet Aliut dhe gruas së tij. "Le të marrin të dy nga ky ushqim", tha Ai, "e dëshira e tyre do të përmbushet." Në saj të atij racioni që Báb-i e kishte zgjedhur për t'ja dhënë asaj, gruaja e Mirza Muhamet Aliut konceptoi e në kohën e duhur lindi një vajzë, që përfundimisht u martua me Degën Më Të Madhe,196 një bashkim që vlerësohet si një përmbushje e shpresave të shfaqura nga prindërit e saj. 339 Nderet e mëdha që i bëheshin Báb-it shërbyen për të ndezur më tej armiqësinë e ulemave të Isfahanit. Me ndjenjat e pakënaqësisë, ata panë nga çdo anë fakte të ndikimit të Tij gjithëdepërtues që pushtonte fortesat e ortodoksisë e që shkatërronte themelet e tyre. Ata thirrën një mbledhje, ku lëshuan një dokument të shkruar, të nënshkruar e vulosur nga gjithë udhëheqësit fetarë të qytetit, duke e dënuar Báb-in me vdekje.197 Të gjithë u pajtuan me këtë dënim me përjashtim të Haxhi Sejed Asadollahut e Haxhi Muhamet Xhafer Abadejit, që të dy refuzuan ta lidhin veten me përmbajtjen e një dokumenti kaq hapur fyes. Imami Xhomeh, megjithëse mohoi të nënshkruante urdhër-vdekjen e Báb-it, u detyrua për shkak të burracakërisë e ambicjes së tij ekstreme, të shtonte në këtë dokument me dorën e tij, dëshminë e mëposhtme: "Unë dëshmoj që gjatë lidhjes sime me këtë të ri nuk kam qenë i zoti të zbuloj ndonjë akt që në ndonjë farë mënyre do të tradhtonte mospranimin e tij për doktrinat e Islamit. Përkundrazi, unë e kam njohur atë si një vëzhgues fetar e besnik i normave të tij. Megjithatë, ekstravaganca e thirrjeve të tij e mospërfillja përbuzëse për gjërat e botës, më shtyjnë të besoj që ai është i lirë nga arsyeja e gjykimi." 340 Sapo u informua për dënimin e shpallur nga ulematë e Isfahanit, Motamedi, me një plan që e konceptoi vetë, vendosi të anulojë efektet e këtij vendimi mizor. Ai lëshoi udhëzime të menjëhershme që para orës së perëndimit të diellit, Báb-i, i shoqëruar nga pesëqind kalorës të truprojes kalorsiake të guvernatorit, duhet të linin portën e qytetit e të shkonin në drejtim të Teheranit. U dhanë urdhra urgjente që me plotësimin e çdo farsangu198 njëqind kalorës të eskortës duhet të ktheheshin direkt në Isfahan. Shefit të kontigjentit të mbetur, një njeri tek i cili ai kishte besim të patundur, Motamedi i përcolli në mirëbesim dëshirën e tij që në çdo majdan199 njëzet nga njëqind të mbeturit duhet të urdhëroheshin prej tij që të ktheheshin në qytet. Prej njëzet kalorësve të mbetur, Motamedi porositi që dhjetë duhet të shpërndaheshin në Ardestan me qëllim të mbledhjes së taksave të vëna nga qeveria, kurse pjesa tjetër, të cilët duhet të ishin nga njerëzit e tij më të sprovuar e më të besueshëm, duhet të sillnin Báb-in të maskuar përsëri në Isfahan, nëpërmjet një rruge të pa rrahur.200 Për më tepër ata ishin udhëzuar të rregullonin marshimin e tyre në mënyrë që para agimit të ditës së ardhshme Báb-i të arrinte në Isfahan e të dorëzohej nën kujdestarinë e tij. Ky plan u mor menjëherë në dorë e u zbatua siç duhet. Në një orë të papritur, Báb-i rihyri në qytet e u çua direkt në rezidencën private të Motamedit, i njohur me emrin e Imarat Hurshidit201 e u prezantua, përmes një dere anësore të rezervuar për vetë otamedin, në apartamentet e tij private. Guvernatori e priti Báb-in personalisht, i shërbeu ushqimin e i garantoi çdo gjë që kërkohej për rehatinë e sigurinë e Tij.202 341 Ndërkohë hamendje nga më të shfrenuarat qarkullonin në qytet në lidhje me udhëtimin e Báb-it në Teheran, vuajtjet që Ai u detyrua të duronte gjatë rrugës për në kryeqytet, vendimin që ishte shpallur kundër Tij dhe dënimin që Ai kishte vuajtur. Këto thashetheme hidhëruan shumë besimtarët që banonin në Isfahan. Motamedi, që ishte mirë në dijeni rreth brengës e ankthit të tyre, ndërmjetësoi për ta tek Báb-i e iu lut ta lejonte për t'i prezantuar para Tij. Báb-i i drejtoi pak fjalë me shkrim Mulla Abdul Qerim Kazvinit, që kishte marrë apartament në medresenë e Nim Avardit dhe e udhëzoi Motamedin për t'ja dërguar me një korier të besuar. Një orë më vonë, Mulla Abdul Qerimi u PAMJE E EMARAT HORSHIDIT NË ISFAHAN PAMJE E RËNOJAVE TË PJESËS QË ZINTE Báb-I ftua në praninë e Báb-it. Për mbërritjen e tij nuk u njoftua askush, përveç Motamedit. Ai mori nga Mjeshtri disa nga shkrimet e Tij e u udhëzua t'i kopjonte në bashkëpunim me Sejed Hysen Jazdin e Sheik Hasan Zonuzin. Sapo u kthye, ai u çoi lajmin e mirëpritur se Báb-i ishte shëndoshë e mirë dhe në siguri. Nga të gjithë besimtarët që banonin në Isfahan, vetëm këta të tre u lejuan ta shihnin Atë. 342 Një ditë, ndërsa ishte ulur me Báb-in në kopshtin e tij privat brenda oborrit të shtëpisë, Motamedi, duke i treguar Mikut të fshehtën e vet, i drejtoi këto fjalë: "Dhuruesi i plotfuqishëm më ka pajisur me pasuri të mëdha.203 Unë nuk e di si t'i përdor ato më mirë. Tashti që, me ndihmën e Perëndisë, jam udhëhequr për të njohur këtë Revelacion, dëshira ime e zjarrtë është të shkrij gjithë pasuritë e mia ndaj përparimit të interesave e të përhapjes së famës së tij. Synimi im është të shkoj, me lejën Tënde, në Teheran e të bëj të pamundurën për të fitur ndaj kësaj Kauze Shah Muhametin, që ka besim të madh e të patundur tek mua. Jam i sigurt se ai do ta përqafojë atë me etje e do të ngrihet për ta përhapur an' e kënd. Do të përpiqem, gjithashtu, ta bind Shahun të përzërë plangprishësin Haxhi Mirza Agasi, që me budallallëkun e drejtimit të tij e ka sjellë këtë vend pothuajse në prag të shkatërrimit. Pastaj, do të përpiqem të siguroj për Ty, dorën e njërës nga motrat e Shahut e do të marr vetë përsipër përgatitjen e dasmës Tënde. Më në fund, shpresoj të jem i aftë të anoj zemrat e sundimtarëve e mbretërve të tokës ndaj kësaj Kauze shumë të mahnitshme e të çrënjos çdo gjurmë të qëndrueshme të kësaj hierarkie fetare të korruptuar që ka njollosur emrin e mirë të Islamit." "Perëndia të shpërbleftë për synimet e tua fisnike," iu përgjigj Báb-i. "Për Mua qëllimi është tepër i lartë, bile edhe më i çmuar se vetë akti. Megjithatë, ditët e tua e të Miat janë të numëruara; ato janë shumë të pakta për të më dhënë Mua mundësi të dëshmoj e ty të të lejojnë të arrish realizimin e shpresave të tua. Providenca e plotfuqishme nuk do të përmbushë triumfin e Besimit Të Tij me mjetet që ti i përfytyron me dëshirë. Nëpërmjet të varfërve e modestëve të këtij vendi, me gjakun që ata do të kenë derdhur në shtegun e Tij, Sovrani i plotfuqishëm do të sigurojë ruajtjen e do të konsolidojë themelin e Kauzës së Tij. Po Ai Perëndi, në botën që vjen, do të vendosë mbi kokën tënde kurorën e lavdisë së pavdekshme e do të derdhë mbi ty bekimet e Tij të paçmuara. Në harkun kohor të jetës tënde tokësore kanë mbetur vetëm tre muaj e nëntë ditë, pas të cilave ti, me besim e siguri, do të nxitosh në banësën tënde të përjetshme." Motamedi u gëzua pa masë nga këto fjalë. Duke iu nënshtruar vullnetit të Perëndisë, ai përgatiti veten për ikjen, të cilën fjalët e Báb-it e kishin paralajmëruar aq qartë. Ai shkroi testamentin, rregulloi çështjet private e i la trashëgim Báb-it çdo gjë që zotëronte. Megjithatë, menjëherë pas vdekjes së tij, i nipi, makuti Gorgin Kan, e zbuloi dhe ia shkatërroi testamentin, rrëmbeu pronat e me përbuzje injoroi dëshirat e tij. 343 Ndërsa ditët e jetës së tij tokësore po shkonin drejt fundit, Motamedi kërkonte, gjithnjë e më shumë, praninë e Báb-it e, në orët e shoqërisë së ngushtë me Të, ai fitonte një kuptim më të thellë të shpirtit që i jepte jetë Besimit të Tij. "Meqë ora e largimit tim po afron", i tha ai një ditë Báb-it, "ndjej një gëzim të papërcaktuar që mbush shpirtin tim. Por nuk jam i qetë për Ty, dridhem nga mendimi që jam i detyruar të të lë në mëshirën e një pasardhësi kaq të pashpirt si Gorgin Kani. Ai, pa dyshim, do ta zbulojë praninë Tënde në këtë shtëpi e kam frikë se do të të keqtrajtojë seriozisht." "Mos ki frikë", e bindi Báb-i, "se Unë e kam lënë Veten në dorën e Perëndisë. Besimi im është tek Ai. Aq e madhe është fuqia që Ai ka derdhur mbi Mua sa nëse dëshiroja, Unë mund t'i shndërroj pikërisht këta gurë në margaritarë me vlerë të pallogaritshme e mund të ngul në zemrën e kriminelit më të egër konceptet më të larta të drejtësisë e detyrës. Me vullnetin Tim kam zgjedhur të vuaj prej armiqve të Mi, 'që Perëndia të përfundojë gjërat e caktuara për t'u bërë'".204 Ndërsa ato orë të vyera fluturuan, zemra e Motamedit u mbush me një ndjenjë përkushtimi të pamasë, me vetdijen e plotë për afërsinë ndaj Perëndisë. Salltaneti e madhështia e botës, në sytë e tij u shkri në një gjë kot, kur e vuri përballë realiteteve të përjetshme që ruheshin në Revelacionin e Báb-it. Vizioni i tij për lavditë e tij, mundësitë e tij të pafundme, bekimet e tij të panumërta bëheshin të gjalla kur ai kuptonte gjithnjë e më shumë kotësinë e ambicjeve tokësore e të kufizimeve të përpjekjes njerëzore. Ai vazhdoi t'i peshonte këto mendime në zemër, deri sa një afsh i lehtë zjarrmije, që nuk zgjati veçse një natë, mbylli papritur jetën e tij. I kthjellët e plot besim, ai mori fluturimin për në Botën e Madhe të Përtejme.205 344 Meqë jeta e Motamedit po i afrohej fundit, Báb-i thirri Sejed Hysen Jazdin e Mulla Abdul Qerimin dhe, pasi i njohu me natyrën e predikimit të Tij për të zotin e shtëpisë, i ftoi t'u thoshin besimtarëve të mbledhur në qytet të shpërndaheshin nëpër Kashan, Kom e Teheran dhe të prisnin çfarë mund të zgjidhte për të dekretuar, me urtinë e Tij, Providenca. 345 Pak ditë pas vdekjes së Motamedit, një farë personi që ishte në dijeni të projektit që kishte konceptuar e zbatuar ai për mbrojtjen e Báb-it, informoi pasardhësin e tij, Gorgin Kan206, për rezidencën aktuale të Báb-it në Imarat Hurshid e i përshkroi atij nderet që i ishin bërë Mikut në fshehtësi në shtëpinë e tij. Me marrjen e këtij informacioni të papritur, Gorgin Kani dërgoi korierin e tij në Teheran dhe e porositi t'i dorëzonte personalisht Shah Muhametit mesazhin e mëposhtëm: "Katër muaj më parë në Isfahan përgjithësisht besohej se në zbatim të thirrjeve të tua perandorake, Motamedod-Douleh, paraardhësi im, kishte dërguar Sejed Báb-in në godinën qeveritare të Madhërisë Suaj. Tashmë është e qartë se aktualisht ky sejed jeton në Imarat Hurshid, rezidenca private e Motamedod-Douleh. Tashmë dihet që vetë paraardhësi im e zgjati mikpritjen për Sejed Báb-in në shtëpinë e tij dhe me zell e ruajti këtë sekret nga njerëzit dhe zyrtarët e atij qyteti. Unë premtoj të zbatoj pa hezitim çdo gjë që pëlqen të dekretojë Madhëria juaj." 346 Shahu, që ishte i bindur plotësisht për besnikërinë e Motamedit, kur pranoi këtë mesazh, kuptoi se synimi i sinqertë i guvernatorit të ikur kishte qenë të priste një moment të veçantë, kur ai mund të organizonte një takim midis atij dhe Báb-it, por vdekja e papritur e kishte ndërprerë ekzekutimin e atij plani. Ai lëshoi një mandat perandorak që ftonte Báb-in në kryeqytet. Në mesazhin e tij me shkrim për Gorgin Kanin, Shahu e komandonte të dërgonte në Teheran Báb-in, të maskuar e nën shoqërimin e një eskorte kalorsiake207 të udhëhequr nga Muhamet Çaparçi Beu208, nga sekti Alijollahi, të tregonte për Të, gjatë udhëtimit, vëmendjen më të madhe e të ruante rigorozisht sekretin e nisjes së Tij.209 347 Gorgin Kani shkoi menjëherë te Báb-i e i dha mandatin e shkruar të sovranit. Pastaj thirri Muhamet Beun, i trasmetoi urdhërat e Shah Muhametit dhe e porositi të ndërmerrte përgatitjet e menjëhershme për udhëtimin. "Hap sytë", e paralajmëroi ai, "se mos ndonjeri zbulon identitetin e tij ose dyshon për natyrën e misionit tënd. Askush, përveç teje, as edhe pjestarët e grupit të shoqërimit nuk lejohen ta njohin atë. Nëse dikush të pyet lidhur me të, thuaji që është një tregtar, për të cilin jemi porositur ta çojmë në kryeqytet e sa për identitetin e tij jemi plotësisht të paditur." Afër mesnatës, sipas udhëzimeve të marra, Báb-i u nis nga qyteti në drejtim të Teheranit. PAMJE E KASHANIT KAPITULLI XI QËNDRIMI I Báb-IT NË KASHAN N atën e mbërritjes së Báb-it në Kashan, Haxhi Mirza Xhani, i mbiquajtur Parpa, një banor i shquar i atij qyteti, pa në ëndërr sikur po qëndronte në orët e vona të pasdites në portën e Atarit, një nga portat e qytetit, kur papritur sytë i panë Báb-in mbi kalë, që mbante në vend të çallmës së zakonshme, kulahun210 që zakonisht e mbanin tregtarët e Persisë. Para e pas Tij, marshonte një grup kalorësish e Ai dukej sikur ishte dorëzuar nën kujdestarinë e tyre. Pasi iu afruan portës, Báb-i përshëndeti e i tha: "Haxhi Mirza Xhani, Ne do të jemi Miqtë e tu për tri netë. Përgatitu për të Na pritur." 349 Kur u zgjua, ëndërra tepër e gjallë e bindi për të vërtetën e vizionit të tij. Kjo shfaqje e papritur përbënte në sytë e tij një paralajmërim hyjnor, të cilin ai e ndjente për detyrë t'i vinte veshin e ta zbatonte. Prandaj filloi të përgatitë shtëpinë për pritjen e Vizitorit e të siguronte gjithçka të nevojshme për rehatinë e tij. Sapo kishte bërë përgatitjet paraprake për banketin që kishte vendosur t'i shtronte Báb-it atë natë, Haxhi Mirza Xhani shkoi te porta e Atarit e po priste për shenjat e mbërritjes së Báb-it. Në orën e caktuar, kur ishte duke vërejtur horizontin, shquajti nga larg diçka që iu duk si një grup kalorësish, të cilët po i afroheshin portës së qytetit. Ndërsa nxitoi t'i takonte, sytë e tij njohën Báb-in të rrethuar nga grupi i shoqërimit, i veshur me të njëjtat rroba e duke mbajtur të njëjtat shenja që ai kishte parë një natë para në ëndërr. Haxhi Mirza Xhani iu afrua me gëzim e u përkul t'i puthte yzengjitë. Báb-i e parandaloi duke i thënë: "Ne do të jemi Miqtë e tu për tri netë. Nesër është dita e Nevruzit e do ta festojmë së bashku në shtëpinë tënde." Muhamet Beu, që po kalëronte afër Báb-it, mendoi se Ai ishte një i njohur i afërt i Haxhi Mirza Xhanit. Iu kthye atij e i tha: "Unë jam i gatshëm të kem strehë sipas dëshirës së Sejed Báb-it. Megjithatë, do dëshiroja të pyes për të marrë miratimin e kolegut tim që ndan me mua përgjegjësinë për të çuar Sejed Báb-in në Teheran." Haxhi Mirza Xhani iu nënshtrua kërkesës së tij, por u ndesh me një refuzim kategorik nga tjetri. "Unë", i tha ai, "e mohoj sugjerimin tuaj. Jam porositur shumë rigorozisht që të mos e lejoj këtë të ri të hyjë në ndonjë qytet derisa të mbërrijë në kryeqytet. Jam komanduar në mënyrë të veçantë për të kaluar natën jashtë portës së qytetit, të ndërpres marshimin me perëndimin e diellit e të filloj sërish PORTA E ATTARIT, KASHAN në agimin e ditës tjetër. Unë nuk mund t'u shmangem urdhërave që më janë dhënë." Kjo çoi në një sherr, që përfundimish u zgjidh në favor të Muhamet Beut, që mundi ta bindë kolegun e tij për ta dorëzuar Báb-in nën kujdestarinë e Haxhi Mirza Xhanit, me mirëkuptim që në orën tre të mëngjesit ai ta dorëzonte përsëri Mikun në duart e tyre. Haxhi Mirza Xhani, që kishte synuar të ftonte në shtëpi gjithë eskortën e Báb-it, u këshillua prej Tij të hiqte dorë nga ai synim. "Askush tjetër, përveç teje", i tha Ai, "nuk duhet të më shoqërojë në shtëpinë tënde." Haxhi Mirza Xhani i kërkoi të lejohej për të hequr shpenzimet e tre ditë qëndrimi të kalorësve në Kashan. "Nuk është e nevojshme", iu përgjigj Báb-i, "se pa vullnetin Tim, asgjë tjetër nuk mund t'i bindte ata për të më dorëzuar në dorën tënde. Të gjitha gjërat janë të mbyllura në grushtin e fuqisë së Tij. Për Të asgjë nuk është e pamundur. Ai heq çdo vështirësi e kapërcen çdo pengesë." Kalorësit u rregulluan në hanin në afërsi të portës së qytetit, ndërsa Muhamet Beu, duke ndjekur porositë e Báb-it, e shoqëroi Atë deri sa iu afruan shtëpisë së Haxhi Mirza Xhanit. Pasi përcaktoi gjendjen aktuale të shtëpisë ai u kthye e u bashkua me shokët e tij. 350 Nata, kur Báb-i mbërriti në Kashan, koincidoi me mbrëmjen paraprirëse të Nevruzit të tretë, pas deklaratës së Misionit të Tij, që ra ditën e dytë të muajit Rabios Sani, në vitin 1263 Hixhri1. Po atë natë, Sejed Hysen Jazdi, që sipas udhëzimeve të Báb-it kishte ardhur që më parë në Kashan, u ftua në shtëpinë e Haxhi Mirza Xhanit e u paraqit para Mjeshtrit të tij. Báb-i po i diktonte një Tabelë për nder të të zotit të shtëpisë, kur mbërriti një mik i këtij të fundit, një farë Sejed Abdul Bakiu, që shquhej në Kashan për diturinë e tij. Báb-i e ftoi të hynte, e lejoi të dëgjonte vargëzimet që po revelonte, por refuzoi të zbulojë identitetin e Tij. Në pasazhin mbyllës të Tabelës, që po i drejtohej Haxhi Mirza Xhanit, Ai u lut në emër të tij, iu fal të Plotfuqishmit për t'i ndriçuar zemrën me dritën e dijes hyjnore e t'i zgjidhte gjuhën për shërbimin e shpalljen e Kauzës së Tij. Megjithëse ishte i pashkollë dhe analfabet, Haxhi Mirza Xhani, në sajë të kësaj lutjeje, ishte i zoti që me fjalën e tij t'u bënte përshtypje edhe teologëve më të përkryer të Kashanit. Ai u pajis me një forcë të atillë sa ishte i aftë ta bënte të heshtte çdo pretendent jo serioz që guxonte të sfidonte parimet e Besimit të tij. Bile as kryelarti e autoritari Mulla Xhafer Naraki nuk ishte i zoti, megjithë elokuencën e tij të plotë, t'i resistonte forcës së argumentit të tij e ishte i detyruar të pranonte në dukje meritat e Kauzës së kundërshtarit të tij, megjithëse me zemër ishte kundër besimit në të vërtetën e tij. 351 Sejed Abdul Bakiu u ul e dëgjonte Báb-in. Ai dëgjonte zërin e Tij, shihte lëvizjet e Tij, vështronte shprehjen e fytyrës së Tij, vinte re fjalët që rridhnin papushim nga buzët e Tij e megjithatë nuk mund të lëvizte prej fuqisë e madhështisë së tyre. I mbështjellë me velin e fantazisë boshe të të mësuarit, ai ishte i pafuqishëm të vlerësonte kuptimin e fjalës së Báb-it. Bile ai as nuk u merakos të pyeste për emrin e karakterin e Mikut, në praninë e të cilit ishte paraqitur. I patundur nga gjërat që kishte parë e dëgjuar, ai u tërhoq nga prania e Tij, pa marrë vesh rastin unik, të cilin, nëpërmjet apatisë së tij, e kish humbur në mënyrë të pandreqshme. Pak ditë më vonë, kur u iformua për emrin e të Riut, të cilin e kish trajtuar me aq indiferencë të shkujdesur, u mbush me hidhërim e keqardhje. Megjithatë ishte shumë vonë për të kërkuar praninë e Tij e për të ndrequr sjelljen e tij, sepse Báb-i tashmë ishte larguar nga Kashani. Nga hidhërimi, ai hoqi dorë nga shokët dhe shkoi, deri në fund, një jetë të mbyllur, monotone. 352 Midis atyre që patën privilegjin të takojnë Báb-in në shtëpinë e Haxhi Mirza Xhanit ishte një njeri i quajtur Mehdi, i cili në një kohë më të PAMJE TË SHTËPISË SË HAXHI Mirza XHANIT NË KASHAN, QË TREGON DHOMËN KU QËNDROI Báb-I vonë, në vitin 1268 Hixhri211, ishte i caktuar për të qenë martir në Teheran. Gjatë atyre tri ditëve, ai e pak të tjerë u gostitën me dashuri nga Haxhi Mirza Xhani, mikpritja e shkëlqyer e të cilit i dha atij lavdet e lavdërimet e Mjeshtrit të tij. Edhe ndaj pjestarëve të grupit të shoqërimit të Báb-it ai shfaqi të njëjtën dashamirësi të përzemërt dhe me lirshmërinë e hijeshinë e sjelljes, fitoi mirënjohjen e tyre të thellë. Në mëngjesin e ditës së dytë pas Nevruzit, besnik i premtimit të tij, e dorëzoi të Burgosurin në duart e tyre e me zemrën e mbushur plot brengë, i ofroi Atij lamtumirën e fundit prekëse. PAMJE TË KOMIT QË TREGOJNË HARAM MASUMEHUN KAPITULLI XII UDHËTIMI I Báb-IT NGA KASHANI NË TABRIZ I ndjekur nga grupi i Tij i shoqërimit, Báb-i udhëtoi në drejtim të Komit.212 Hijeshia e Tij joshëse, kombinuar me dinjitetin imponues dhe mirësinë e vërtetë kishin çarmatosur e transformuar plotësisht rojet e Tij. Ata dukej sikur kishin hequr dorë nga gjithë të drejtat e detyrat e tyre dhe ia kishin besuar veten vullnetit e kënaqësisë së Tij. Me etjen për t'i shërbyer e kënaqur Atë, një ditë i thanë: "Ne jemi rigorozisht të ndaluar nga qeveria të të lejojmë të hysh në qytetin e Komit e jemi porositur të ndjekim për në drejtim të Teheranit një rrugë të parrahur. Jemi udhëzuar veçanërisht të të mbajmë larg nga Haram Masumehu,213 nga ai vend i shenjtë i padhunueshëm, në strehën e të cilit nuk mund të arrestohen as kriminelët më famëkëqinj. Megjithatë, për hatrin Tënd jemi gati të injorojmë çdo porosi që kemi marë. Nëse Ti dëshiron, ne pa ngurim do të të përcillnim nëpër rrugët e Komit e të të japim mundësi të vizitosh faltoren e saj të shenjtë." "Zemra e besimtarit të vërtetë është froni i Perëndisë", tha Báb-i. "Ai që është arka e shpëtimit dhe fortesa e pathyeshme e Të Plotfuqishmit tani po udhëton me ju nëpër shkretëtirë. Unë preferoj rrugën e fshatit se sa të hyj në këtë qytet jo të shenjtë. E papërlyera, eshtrat e së cilës janë gropsur brenda këtij varri, vëllai i saj dhe stërgjyshërit e saj të famshëm pa dyshim që vajtojnë gjendjen e vështirë të këtij populli mistrec. Me buzët e tyre ata i bëjnë asaj homazhe, por me vepra ata bëjnë kapicë mbi emrin e saj, çnderimin. Nga jashtë i shërbejnë e i përulen varrit të saj, por nga brenda ata fyejnë dinjitetin e saj." 354 Të tilla ndjenja të larta kishin ngulitur aq besim në zemrat e atyre që shoqëronin Báb-in, që edhe sikur Ai në çdo kohë të vendoste për të ikur papritur e t'i linte, askush prej rojeve nuk do të ndjente pikë shqetësimi ose të përpiqej për ta ndjekur Atë. Duke ecur në një rrugë që shkurtonte, nga ana veriore e qytetit të Komit, ata ndaluan në fshatin Komrud, që zotërohej nga një i afërm i Muhamet Beut, kurse banorët i përkisnin të gjithë sektit Alijollahi. Me ftesë të kryeplakut të fshatit, Báb-i qëndroi një natë në atë vend e u prek nga ngrohtësia e spontaniteti i pritjes që i bënë këta njerëz të thjeshtë. Para se të rifillonin udhëtimin, Ai kërkoi në emër të tyre bekimet e Të Plotfuqishmit e u gëzoi zemrat duke i siguruar për vlerësimin dhe dashurinë e Tij. 355 Pas një marshimi dyditor prej atij fshati, në pasditen e ditës së tetë pas Nevruzit, arritën në fortesën e Kenar Gerdit214, që ndodhet gjashtë farsang në jugë të Teheranit. Ata kishin planizuar të mbërrinin në kryeqytet ditën që pasonte e kishin vendosur ta kalonin natën në rrethinat e fortesës, kur papritur mbërriti një korier nga Teherani me një urdhër me shkrim të Haxhi Mirza Agasit për Muhamet Beun. Ai mesazh e porosiste të shkonin menjëherë me Báb-in në fshatin Kolejn215 ku kishte lindur e prehej me të atin, Sheik Kolejni, Muhamet ibn Jakupi, autori i Osul Kafi. Varret e tyre nderohen shumë nga njerëzit e asaj krahine.216 Muhamet Beu, për shkak të papërshtatshmërisë së shtëpive të atij fshati, komandohej të ngrinte një tendë speciale për Báb-in e të mbante grupin e shoqërimit në rrethinat e tij në pritje të marrjes së udhëzimeve të mëtejshme. Në mëngjesin e ditës së nëntë pas Nevruzit, ditën e njëmbëdhjetë të muajit Rabiot Sani, në vitin 1263 Hixhri,217 në rrethinat e atij fshati, që i përkisnin Haxhi Mirza Agasit, një tendë, e cila shërbente për përdorimin e tij personal, kur ai vizitonte atë vend, u ngrit për Báb-in, në faqet e një kodre të vendosur bukur midis luginave të gjera me pemë frytore e livadheve që buzëqeshnin. Qetësia e asaj qoshke, begatia e bimësisë së saj e murmurima e paprerë e rrëkeve të saj e kënaqën Báb-in pa masë. Dy ditë më pas me Të u bashkua Sejed Hysen Jazdi, Sejed Hasani, vëllai i tij, Mulla Abdul Qerimi e Sheik Hasan Zonuzi, të cilët ishin të ftuar të strehoheshin në rrethinat ngjitur me tendën. Ditën e katërmbëdhjetë të muajit Rabiot Sani,218 dita e dymbëdhjetë pas Nevruzit, Mulla Mehdi Hoi dhe Mulla Muhamet Mehdi Kandi mbërritën nga Teherani. Ky i fundit, që ishte i lidhur ngushtë me Bahá'u'lláh-un në Teheran, ishte autorizuar prej Tij t'i jepte Báb-it një letër të vulosur së bashku me disa dhurata që, sapo ranë në duart e Tij, i shkaktuan në shpirt një ndjenjë kënaqësie të jashtëzakonshme. Fytyra i flakëronte nga gëzimi kur Ai pushtoi prurësin, me mirënjohje e preferencë. 356 Ai mesazh, i marrë në një kohë pasigurie e ankthi, i dha Báb-it ngushëllim e forcë. Ai shpërndau bunacën që i rrinte mbi zemër dhe e mbushi me sigurinë e fitores. Trishtimi që i kishte zgjatur gjatë mbi fytyrën e që ishte rritur nga rreziqet e robërimit të Tij, u zhduk në mënyrë të dukshme. Ai nuk derdhi më ata lotë dhimbjeje, që i kishin rrrjedhur lumë prej syve prej ditës së arrestimit e largimit nga Shirazi. Thirrja "I shtrenjti, i shtrenjti Im", që donte ta thoshte nën brengën e vetminë e hidhur, i la vendin shprehjeve të falënderimit e lavdërimit, të shpresës e triumfit. Ngazëllimi që i flakëronte mbi fytyrën, nuk e braktisi kurrë deri ditën kur lajmi i fatkeqësisë së madhe, që ra mbi heronjtë e Sheik Tabarsit, i mjegulloi përsëri shkëlqimin e pamjes dhe i fashiti gëzimin e zemrës. 357 Unë kam dëgjuar Mulla Abdul Qerimin që tregonte episodin e mëposhtëm: "Unë dhe shokët e mi ramë shpejt në gjumë në afërsi të tendës së Báb-it kur papritur na zgjoi trokëllima e kalorësve. U njoftuam menjëherë se tenda e Báb-it ishte bosh dhe ata që kishin dalë për ta kërkuar nuk kishin mundur ta gjenin. Dëgjuam Muhamet Beun që hahej me rojet. 'Përse ndjeheni FSHATI KOMRUD të shqetësuar?,' u deklaronte ai. 'A nuk u mjafton shpirtmadhësia e fisnikëria e shpirtit të Tij që të bindeni se Ai kurrë nuk do të pëlqente që, për hir të sigurisë së Tij, të fuste të tjerët në bela? Ai, pa dyshim, duhet të jetë tërhequr, në heshtjen e kësaj nate me hënë, në një vend ku i pashqetësuar mund të kërkojë shkrirjen me Perëndinë. Ai do të kthehet pa diskutim në tendën e Tij. Ai kurrë nuk do na lërë ne të shkretë.' Me etjen për t'i qetësuar kolegët e vet, Muhamet RËNOJAT E FORTESËS KENAR GERD PAMJE TË FSHATIT KOLEJN Beu u nis më këmbë përgjatë rrugës që të çonte në Teheran. Unë dhe shokët e mi i shkuam pas. Pas pak edhe pjesa tjetër e rojeve, secili mbi kalë, marshoi pas nesh. Kishim bërë rreth një mejdan,219 kur, në dritën e mugët të agimit, shquajtëm nga larg figurën e vetmuar të Báb-it, që po vinte drejt nesh nga rruga e Teheranit. 'Ju besuat se Unë isha arratisur?', ishin fjalët e Tij drejtuar Muhamet Beut kur iu afrua atij. 'Qoftë larg të shkoj ndërmend të tilla mendime', ishte përgjigja e menjëhershme e tij, ndërsa iu hodh Báb-it ndër këmbë. Muhamet Beu ishte tepër i mahnitur nga madhështia e qartë që ajo fytyrë rëzëlluese zbulonte atë mëngjes e s'mund të bënte hap mëtej. Një pamje sigurie i zinte vend në fytyrë, ndërsa fjalët e Tij ishin veshur me një forcë kaq të jashtëzakonshme, sa një ndjenjë nderimi e thellë kishte mbështjellë shpirtrat tanë. Për shkak të një ndryshimi kaq të shquar në Fjalën e sjelljen e Tij, askush nug guxonte të bente qoftë edhe një pyetje. Edhe Ai Vetë nuk peferoi ta shuante kuriozitetin e habinë tonë." 358 Báb-i qëndroi në atë vend për dy javë.220 Qetësia që Ai gëzonte mes atyre rrethinave të dashura u prish papritur nga marrja e një letre, që Shah Muhameti221 ia drejtonte Báb-it e që ishte hartuar me terma222 të tilla: "Sa më SHAH MUHAMET shumë që ne dëshirojmë të të takojmë, e shohim veten të paaftë të të pranojmë në kohën e duhur në Teheran, për shkak të largimit tonë të menjëhershëm nga kryeqyeti. Ne kemi shprehur dëshirën që të të sjellin në Mah-Ku e i kemi dhënë udhëzimet e nevojshme Ali Kanit, komandantit të kështjellës, të të trajtojë me respekt e nderim. Shpresa e synimi ynë është të të ftojmë në këtë vend sapo të kthehemi në selinë e qeverisë sonë, kohë në të cilën ne do të shpallim përfundimisht vendimin. Ne besojmë të mos të të kemi shkaktuar dëshpërim e se në asnjë moment nuk do të ngurosh të na informosh, në rast se ndaj teje ndodh ndonjë fyerje. Ne shpresojmë shumë që do të vazhdosh të lutesh për mirëqenien dhe për mbrothësinë e mbretërisë sonë." (Datuar Rabiot-Tani, 1263 Hixhri)223. 359 Haxhi Mirza Agasi224 besohej, pa dyshim, të ishte nxitësi i Shah Muhametit për t'ju drejtuar Báb-it me një gjuhë të tillë. Ai veproi vetëm nga një frike225 se mos takimi i menduar i grabiste atij pozicionin e famën e padiskutueshme në çështjet e Shtetit e se mos çonte përfundimisht në përmbysjen e tij nga pushteti. Ai nuk i shfaqi ndjenjat e ligësisë apo të fyerjes përpara Báb-it, HAXHI Mirza AGASI por arriti226 më në fund ta bindë sovranin ta transferonte kaq keq kundërshtarin, në një qoshe të largët e të izoluar të mbretërisë e kështu mundi të çlironte trurin e tij nga mendimi që e mundonte vazhdimisht.227 Sa i jashtëzakonshëm ishte gabimi i tij, sa e rëndë ishte verbëria e tij! A nuk e kuptoi ai në moment, që me intrigat e tij të vazhdueshme po i privonte mbretit e vendit të vet përfitimet e pakrahasueshme të Revelacionit Hyjnor, që i vetmi kishte fuqinë për të çliruar vendin nga gjendja e tmerrshme e degradimit në të cilën kishte rënë. Me aktin e tij ky ministër dritëshkurtër, jo vetëm i hoqi Muhamet Shahut instrumentin suprem me të cilin ai mund të kishte rihabilituar një perandori që po rrokullisej me shpejtësi, por e privoi atë nga ajo Agjensi shpirtërore, që do ta kishte bërë atë të aftë për të krijuar ngritjen e tij të padiskutueshme mbi popujt e kombet e tokës. Me marrëzinë, teprimet e këshillat e tij të pabesueshme, ai minoi themelet e Shtetit, uli autoritetin e tij, e shteri besnikërinë e njerëzve të tij e i zhyti ata në greminën e mjerimit228. I paaftë për të përfituar nga shembujt e paraardhësve të tij, ai me përbuzje injoroi kërkesat dhe interesat e njerëzve, ndoqi me zell të palodhur qëllimet e tij për madhështinë personale dhe me shpërdorimet e teprimet e tij e futi vendin në luftëra shkatërrimtare me fqinjët. Sadi Mazi, që nuk ishte as me gjak mbretëror e as i veshur me autoritet, arriti, nëpërmjet drejtësisë së sjelljes së tij e përkushtimit të pakursyer ndaj Kauzës së Muhametit, një pozitë kaq të lartësuar sa edhe në ditët e tanishme, krerët dhe sundimtarët e Islamit vazhdojnë të nderojnë kujtimin e tij e të lavdërojnë virtytet e tij, ndërsa Bozorg Mehri, administratori më i aftë, më i urtë e më me përvojë midis vezirëve të Nushiravan Adilit, pavarësisht nga pozita e tij komanduese, përfundimisht u turpërua publikisht, u gropos e u bë objekt talljeje e përqeshjeje nga njerëzit. Ai e vajtoi gjendjen e tij dhe qau kaq hidhur sa më në fund humbi shikimin. As shembulli i të parit, as fati i të dytit, nuk dukej ta kishin zgjuar këtë ministër mburravec nga rreziqet e pozitës së tij. Ai vazhdoi me mendjen e tij derisa humbi, gjithashtu, rangun e tij, pasuritë229 dhe u fundos në poshtërim e turp. Pronat e shumta që rrëmbeu forcërisht nga njerëzit e thjeshtë e që i bindeshin ligjit të Shahut, mobiljet e kushtueshme me të cilat ai i zbukuroi ato, shpenzimet e mëdha të punës e thesarit që urdhëroi për përmirësimin e tyre - ishin të gjitha humbje të pakthyeshme vetëm dy vjet pasi ai kishte lëshuar dekretin që dënonte Báb-in në një burgosje mizore në malet aspak mikpritës të Azerbajxhanit. Të gjitha zotërimet e tij u konfiskuan nga Shteti. Ai vetë u turpërua nga sovrani, u dëbua me turp nga Teherani e ra pre e sëmundjes dhe varfërisë. I mbetur pa shpresë e i fundosur në mjerim, ai lëngoi në Qerbela deri orën që vdiq.230 360 Báb-i u urdhërua, pra, të shkonte në Tabriz231. I njëjti grup shoqërimi, nën komandën e Muhamet Beut, e shqëroi gjatë udhëtimit për në provincën veriperëndimore të Azerbajxhanit. Gjatë qendrimit në atë provincë Atij iu lejua të zgjedhte nga pasuesit eTij një shok e një ndihmës për të qenë me Të. Ai zgjodhi Sejed Hysen Jazdin dhe vëllanë e tij, Sejed Hasanin. Ai refuzoi të shpenzonte për Vete fondet e siguruar nga qeveria për shpenzimet e atij udhëtimi. Të gjitha ndihmat financiare që iu dhanë nga shteti ua dhuroi të varfërve e nevojtarëve, ndërsa për nevojat e Tij shpenzoi të hollat që, si tregtar, kishte fituar në Busher e Shiraz. Meqë, gjatë dhëtimit për në Tabriz ishin dhënë urdhëra për të shmangur hyrjen në qytete, një numër besimtarësh të Kazvinit, të njoftuar për afrimin e Udhëheqësit të tyre të shtrenjtë, u nisën për në fshatin e Sijah Dehanit232 e atje mundën ta takojnë. 361 Një prej tyre ishte Mulla Skënderi, që ishte deleguar nga Hoxhati për të vizituar Báb-in në Shiraz e të hetonte Kauzën e Tij. Báb-i e autorizoi atë t'i shpërndante mesazhin e mëposhtëm Sulejman Kan Afsharit, që ishte një admirues i madh i të ndjerit Sejed Kazem: "Ai, virtytet e të cilit lartësoi pa pushuar i ndjeri sejed, e për afrimin e Revelacionit të të cilit, ai aludoi vazhdimisht, tashmë është reveluar. Unë jam ai i Premtuar. Ngrihu e Më çliro nga dora e shtypësit." Kur Báb-i i besoi këtë mesazh Mulla Skënderit, Sulejman Kani ishe në Zanxhan e po përgatitej të nisej për Teheran. Mesazhi mbërriti tek ai brenda tre ditëve, por ai nuk mundi t'i përgjigjej asaj thirrjeje. 362 Dy ditë më vonë, një mik i Mulla Skënderit kishte njohur me thirrjen e Báb-it Hoxhatin, që me nxitjen e ulemave të Zanxhanit, ishte mbyllur në kryeqytet. Hoxhati udhëzoi menjëherë besimtarët e qytetit të lindjes të ndërmerrnin çdo lloj përgatitjeje që kërkohej e të mblidhnin forcat e nevojshme për të arritur çlirimin e Mjeshtrit të tyre. Ai i këshilloi ata të ecnin me kujdes e të përpiqeshin, në një moment të përshtatshëm, ta rrëmbenin e ta përcillnin Atë në vendin që dëshironte. Me ta u bashkuan shpejt një numër besimtarësh nga Kazvini e Teherani, që, sipas udhëzimeve të Hoxhatit, nisën të vënë planin në veprim. Ata zunë rojet e mesnatës,që i gjetën në gjumë, iu afruan Báb-it e iu lutën të iknin. "Malet e Azerbajxhanit kanë, gjithashtu, kërkesat e tyre," ishte përgjigja e Tij e sigurt, ndërsa i këshilloi ata me dashuri të braktisnin projektin e tyre e të ktheheshin në shtëpitë e veta.233 PAMJE E TABRIZIT 363 Ndërsa i afroheshin portës së Tabrizit, Muhamet Beu, duke ndjerë që ora e ndarjes më të Burgosurin e tij ishte drejt fundit, kërkoi praninë e Tij dhe me sytë e mbushur me lot iu lut të mbikqyrte të metat e mëkatet e tij. "Udhëtimi nga Isfahani", tha ai, "ka qenë i gjatë dhe i lodhshëm. Unë s'e kam bërë detyrën time e t'ju shërbeja siç duhet. Kërkoj faljen Tënde e Të lus të më japësh bekimet e Tua." "Të jesh i sigurt", iu përgjigj Báb-i, "se të llogaris anëtar të vathës sime. Ata që përqafojnë Kauzën Time do të të bekojnë e do të lavdojnë, do të lavdërojnë sjelljen tënde e do të lartësojnë emrin tënd."234 Pjesa tjetër e rojeve ndoqi shembullin e shefit të tyre, lutën bekimet e të Burgosurit të tyre, puthën këmbët e tij e me lot në sy i dhanë Atij lamtumirën e fundit. Báb-i i shprehu secilit vlerësimin e vëmendjes së Tij të veçantë dhe i siguroi për lutjet e Tij në emër të tyre. Pa dëshiruar, ata e dorëzuan Atë në duart e guvernatorit të Tabrizit, trashëgimtari i fronit të Shah Muhametit. Këta shoqërues të përkushtuar ndaj Báb-it e dëshmitarë të urtisë e fuqisë së tij mbinjerëzore, kujtuan ndaj atyre që patën kontakt, me respekt e nderim, rrëfenjat e çudive që ata kishin parë e dëgjuar e në këtë mënyrë ndihmuan, sipas metodës së tyre, përhapjen e dijen për Revelacionin e ri. 364 Lajmi i afrimit të mbërritjes së Báb-it në Tabriz i ngjalli besimtarët e atij qyteti. Ata u nisën të gjithë ta takonin, të etur për t'i shprehur mikpritjen Udhëheqësit të tyre kaq të shtrenjtë. Zyrtarët qeveritarë, nën kujdesin e të cilëve Báb-i do të dorëzohej, kundërshtuan t'i lejonin që të afroheshin e të merrnin bekimet e Tij. Megjithatë, një i ri, pamundur të mbante veten, nxitoi përpara zbathur, përmes portës së qytetit e me padurimin e tij për të parë fytyrën e Të Shtrenjtit, përshkoi një distancë prej gjysmë farsangu235 drejt Tij. Pasi iu afrua kalorësve që marshonin para Báb-it, ai me hare i mirëpriti ata e duke kapur cepin e rrobës së njerit prej tyre, puthi me përkushtim yzengjitë e tij. "Ju jeni bashkudhëtarët e Të Shumëdashurit tim," thirri ai duke qarë. "Unë ju dua si dritën e syrit." Sjellja e jashtëzakonshme dhe thellësia e emocioneve të tij, i habiti rojet, që i dhanë menjëherë të drejtë kërkesës së tij për të arritur në prani të Mjeshtrit. Sapo i ranë sytë mbi Të, një thirrje gëzimi shpërtheu nga buzët e tij. Uli kokën e po qante me dënesë. Báb-i zbriti nga kali, e përqafoi, i fshiu lotët dhe i zbuti shqetësimin e zemrës. Prej gjithë besimtarëve të Tabrizit, vetëm ai i ri mundi t'i jepte Báb-it nderimin e mundi të bekohej nga prekja e dorës së Tij. Gjithë të tjerët u detyruan të kënaqnin veten me një shikim të largët të të Shtrenjtit dhe me atë shikim kërkuan të kënaqnin mallin e tyre. STREHEMI (KËSHTJELLA) E TABRIZIT KU U BURGOS Báb-I, QË TREGON PAMJEN E BRENDSHME DHE TË JASHTME TË DHOMËS QË ZINTE Báb-I 365 Kur arriti Báb-i në Tabriz, Ai u çua në një nga shtëpitë kryesore të atij qyteti, që ishte rezervuar për burgosjen e Tij.236 Ne hyrje të shtëpisë qëndronte roje një detashment i regjimentit të Naserit. Me përjashtim të Sejed Hysenit e vëllait të tij, as nga publiku, as pasues të Tij nuk u lejuan të takoheshin me Të. Po ky regjiment, që ishte rekrutuar nga banorët e Kamsehut e mbi të cilin ishin akorduar ndere të veçanta, u zgjodh më vonë për të shkrehur breshëritë, që i shkaktuan Atij vdekjen. Lajmet e mbërritjes së Tij, kishin trazuar thellë njerëzit e Tabrizit. Një turmë e potershme njerëzish ishin grumbulluar për të parë hyrjen e Tij në qytet.237 Disa i shtynte kurioziteti, të tjerë ishin tepër të dëshiruar të vlerësonin vërtetësinë e raporteve të egra që ishin përhapur rreth Tij e një grup tjetër shkuan të shtyrë nga besimi e përkushtimi për të arritur në prani të Tij e për t'i shprehur besnikërinë. Ndërsa Ai ecte nëpër rrugë, thirrjet e turmës kumbonin nga çdo anë. Shumica më e madhe e njerëzve që shihte fytyrën e Tij e përshëndeste me thirrjen "Alláh-u-Akbar,"238 të tjerë e lavdëronin me zë të lartë e ngazëlleheshin me Të, një pakicë lusnin për Të bekimet e të Plotfuqishmit, të tjerë u panë të puthnin me nderim pluhurin e hapave të Tij. Kaq zallahi shkaktoi mbërritja e Tij sa u urdhërua një tellall të paralajmëronte popullsinë për rrezikun që i priste ata që do guxonin të kërkonin praninë e Tij. "Kushdo që do të përpiqet t'i afrohet Sejed Báb-it, vazhdonte thirrja, apo do kërkojë ta takojë atë, do t'i merren të gjitha pasuritë dhe do të dënohet me burgim të përjetshëm." 366 Nje ditë pas mbërritjes, Báb-in guxuan ta takojnë Haxhi Muhamet Taki Milani, një tregtar i shquar i qytetit, së bashku me Haxhi Ali Askarin. Ata u paralajmëruan nga miqtë e dashamirësit e tyre që një përpjekje e tillë do t'u rrezikonte jo vetëm humbjen e zotërimeve, por do të fuste në rrezik edhe jetën e tyre. Megjithatë, ata refuzuan t'u vinin veshin këshillave të tilla. E ndërsa po i afroheshin derës së shtëpisë ku ishte mbyllur Báb-i, ata u arrestuan menjëherë, por shpejt nderhyri Sejed Hasani, që në moment po dilte nga prania e Báb-it. "Unë jam komanduar nga Sejed Báb-i", protestoi ai vrullshëm, "t'u përcjell juve këtë mesazh; 'Lejojini këta vizitorë të hyjnë, përderisa Unë Vetë i kam ftuar ata të më takojnë.'" Unë kam dëgjuar Haxhi Ali Askarin të dëshmojë si vijon: "Ky mesazh i bëri të heshtnin menjëherë kundërshtarët. Ne u ftuam drejt e në praninë e Tij. Ai na përshëndeti me këto fjalë: 'Këta qerratenj të mjerë që ruajnë portën e shtëpisë Sime janë të destinuar prej Meje si një mbrojtje kundër dyndjes së turmës që ka mbushur rreth shtëpinë. Ata janë të pafuqishëm të pengojnë ata që dëshiroj Unë të vijnë në takim me Mua.' Qëndruam me Të rreth dy orë. Kur na largoi, Ai më besoi dy gurë të kuqërremtë unaze, duke më udhëzuar të gdhendja mbi to dy vargje që m'i kishte dhënë paraprakisht e, pasi t'i ngjitja, t'ja çoja sapo të ishin gati. Ai na siguroi se në çdo kohë që do të dëshironim ta shihnim, askush nuk mund të pengonte hyrjen tonë në prani të Tij. Unë provova disa herë të shkoja tek Ai që të saktësoja dëshirën e Tij në lidhje me disa hollësi për detyrën që më kishte besuar e asnjëherë nuk vura re, qoftë edhe kundërshtimin më të vogël nga ana e atyre që ruanin hyrjen e shtëpisë së Tij. Ata nuk nxorën kundër meje ndonjë fjalë fyese e as nuk dukej se prisnin qoftë edhe shpërblimin më të vogël për favoret e bëra. 367 "Mua më kujtohet, gjatë lidhjes sime me Mulla Hysenin, se sa përshtypje më bënin faktet e shumta të mendjemprehtësisë e forcës së tij të jashtëzakonshme. Unë kisha privilegjin ta shoqëroja atë në udhëtimin nga Shirazi në Mashhad e të vizitoja me të qytetet e Jazdit, Tabarsit, Boshrujehut e Turbatit. Ato ditë unë vajtoja brengën e dështimit tim për t'u takuar me Báb-in në Shiraz. 'Mos u brengos', më siguroi besueshëm Mulla Hyseni, 'i Plotfuqishmi, pa dyshim, ka mundësi të ta kompensojë në Tabriz, humbjen që ke patur në Shiraz. Ai ka mundësi të të japë gëzimin e pranisë së Tij, si shpërblim të një vizite që t'i e ke humbur, jo vetëm njëherë, po shumë herë.' Unë çuditesha me sigurinë me të cilën ai i shprehte këto fjalë. Deri në kohën e vizitës sime te Báb-i në Tabriz, kur, pavarësisht rrethanave të këqia, u ndodha në praninë e Tij disa herë, unë nuk i kujtova këto fjalë të Mulla Hysenit, që më mrekulluan me forcën e tyre parashikuese. Sa e madhe ishte habia ime kur, në vizitën time të shtatë tek Báb-i e dëgjova Atë të thoshte këto fjalë: 'Lavdia qoftë me Perëndinë, që të dha mundësinë të plotësosh numrin e vizitave e që ka treguar për ty mbrojtjen e Tij të përzemërt.'" KËSHTJELLA MAH-KU KAPITULLI XIII BURGOSJA E Báb-IT NË KËSHTJELLËN MAH-KU S ejed Hysen Jazdi është dëgjuar të rrëfejë si vijon: "Gjatë dhjetë ditëve të burgimit të Báb-it në Tabriz, asnjeri nuk e dinte çdo të ndodhte më tej me të. Në qytet qarkullonin hamendje nga më të shfrenuarat. Një ditë unë guxova ta pyesja nëse do të vazhdonte të qëndronte atje apo do të transferohej në një vend tjetër. 'E paske harruar', ishte përgjigja e tij e menjëhershme, 'pyetjen që ti më bëre në Isfahan? Për një periudhë jo më pak se nëntë muaj, ne do të qëndrojmë të burgosur në Xhabal Baset239, prej nga do të transferohemi në Xhabal Shadid.240 Të dy këta vende ndodhen midis maleve të Kojit e janë vendosur në anën tjetër të qytetit që mban këtë emër.' Pesë ditë pasi Báb-i kishte thënë këtë predikim, u lëshuan urdhërat për ta transferuar Atë dhe mua në kështjellën Mah-Ku e për të na dorëzuar nën kujdestarinë e Ali Kan i Mah-Kuit." 369 Kështjella, një ndërtim solid katër kullësh me gurë, zinte majën e malit, në këmbët e të cilit shtrihet qyteti Mah-Ku. E vetmja rrugë që del prej andej kalon nëpër qytet, duke përfunduar në një portë që prek selinë qeveritare e që vazhdimisht mbahet mbyllur. Kjo portë është e veçantë nga ajo e kështjellës. E vendosur në kufijtë e dy perandorive Otomane dhe Ruse, kjo kështjellë është përdorur, për shkak të pozicionit të saj komandues dhe përparësive strategjike, si një qendër për qëllime zbulimi. Oficeri i shërbimit të atij stacioni, në kohën e luftës vëren lëvizjet e armikut, vëzhgon rajonet rrethuese e i raporton qeverisë për raste të gjendjeve kritike që vërehen gjatë vëzhgimit. Kështjella kufizohet nga perëndimi me lumin Arakses, që ndan kufirin midis territorit të Shahut dhe perandorisë ruse. Në jugë shtrihet territori i Sulltanit të Turqisë me qytetin kufitar të Bajazidit,që ndodhet në një largësi prej vetëm katër farsang241 nga mali Mah-Ku. Oficeri i kufirit, me shërbim në kështjellë, ishte një njeri i quajtur Ali Kan. Banorët e qytetit janë të gjithë kurdë e i përkasin sektit suni të Islamit.242 Shiitët që përbëjnë shumicën më të madhe të popullsisë së Persisë, kanë qenë gjithmonë armiqtë e tyre të deklaruar e të hidhur. Këta kurdë në mënyrë të veçantë urrejnë sejedët e grupit shiit, të cilët i vlerësojnë si udhëheqësit shpirtërorë dhe ngatërrestarët kryesorë midis kundërshtarëve të tyre. Meqë nëna e Ali Kanit ishte kurde, i biri shihej me sy të mirë dhe ishte padyshim i respektuar nga njerëzit e Mah-Kuit. Ata e vlerësonin atë si një pjestar të komunitetit të tyre dhe kishin tek ai besim shumë të madh. 370 Haxhi Mirza Agasi kishte shpikur të dërgonte Báb-in në një qoshe kaq të largët, jomikpritëse e të rrezikshme të territorit të Shahut, me qëllimin e vetëm të frenimit të rrjedhës së ndikimit të Tij në rritje e për të prerë çdo fije që e lidhte Atë me trupin e dishepujve të tij përmes vendit. I sigurt që një pakicë, në mos asnjë, do të guxonte të depërtonte në atë rajon të egër e të trazuar, i zënë nga njerëz kaq rebelë, ai imagjinonte me qejf, që ky izolim i detyruar i Robit të tij nga ndjekja dhe interesat e pasuesve të Tij, do të prirej gradualisht drejt mbytjes së Lëvizjes që në lindje dhe do të çonte në shuarjen e saj përfundimtare.243 Megjithatë, ai do të kuptonte shpejt se kishte gabuar rëndë për natyrën e Revelacionit të Báb-it dhe e kishte nënvleftësuar forcën e ndikimit të tij. Shpirti i trazuar i këtij populli rebel u nënshtrua shpejt nga sjellja njerëzore e Báb-it dhe zemrat e tyre u zbutën nga ndikimi fisnikërues i dashurisë së Tij. Mburrja e tyre u nënshtrua nga modestia e Tij e pashembullt dhe arroganca e tyre e paarsyeshme u zbut nga urtia e fjalëve të Tij. Kaq entuziazëm kishte ndezur Báb-i në zemrat e tyre sa akti i tyre i parë, çdo mëngjes, ishte të kërkonin një vend prej nga mund t'ju zinte syri fytyrën e Tij, ku ata mund të shkriheshin shpirtërisht me të e të kërkonin bekimet e Tij për punën e tyre të përditshme. Në rastet e sherrit, ata do të nxitonin instiktivisht në atë vend e, me shikimin e ngulur nga burgu i Tij, do lusnin emrin e Tij e do t'i bënin be njëri tjetrit për të deklaruar të vërtetën. Ali Kani, disa herë u përpoq t'i bindë të heqin dorë nga kjo praktikë, por e pa veten të pafuqishëm për të kufizuar entuziazmin e tyre. Ai zbatoi detyrat e tij me ashpërsinë më të madhe e kundërshtoi për të lejuar ndonjë nga dishepujt e deklaruar të Báb-it të banonte, qoftë edhe për një natë, në qytetin Mah-Ku.244 371 "Për dy javët e para", ka rrëfyer më tej Sejed Hyseni, "askush nuk u lejua të vizitonte Báb-in. Vetëm unë dhe im vëlla lejoheshim në praninë e Tij. Çdo ditë, Sejed Hasani i shoqëruar nga një prej rojeve, do të zbriste në qytet e të blinte për nevojat tona ditore. Sheik Hasan Zonuzi, që kishte mbërritur në Mah-Ku, i kalonte netët në një xhami jashtë portës së qytetit. Ai veproi si një ndërmjetës midis atyre pasuesve të Báb-it që me raste vizituan Mah-Kunë dhe Sejed Hasanit, vëllait tim, që i paraqiste peticionet e besimtarëve te Mjeshtri dhe i bënte të ditur Sheik Hasanit përgjigjen e Tij. 372 "Një ditë Báb-i ngarkoi tim vëlla të informonte Sheik Hasanin se Ai Vetë do t'i kërkonte Ali Kanit të ndryshonte qëndrimin e tij ndaj besimtarëve që vizitonin Mah-Kunë e të braktiste ashpërsinë e tij. 'Tregoji atij', shtoi Ai, 'Unë nesër do të udhëzoj kështjellarin ta sjellë atë në këtë vend.' Unë isha krejt i befasuar nga një mesazh i tillë. Si mundet që kokëngjeshuri Ali Kan, që tiranizonte, mendova unë me vete, të bindej për të zbutur rreptësinë e disiplinës së vet? Ditën tjetër herët, kur porta e qytetit ishte akoma mbyllur, ne u befasuam nga një trokitje e papritur në derë, pasi e dinim shumë mirë se ishin dhënë urdhëra që asnjeri nuk do të pranohej para lindjes së diellit. Ne njohëm zërin e Ali Kanit, që dukej se po hahej me rojet, një prej të cilëve u fut brenda e më informoi se komandanti i kështjellës këmbëngulte për t'i lejuar hyrjen në praninë e Báb-it. Unë e përcolla këtë mesazh dhe e komandova ta ftonte menjëherë në praninë e Tij. Ndërsa kisha ndalur në derën e paradhomës së Tij, e pashë Ali Kanin që qëndronte tek pragu me një ndjenjë nënshtrimi të plotë, me fytyrën që i kishte marrë një shprehje përulësie e çudie të pazakontë. Vetsiguria e krenaria e tij dukej sikur ishin zhdukur tërësisht. Përunjshëm dhe me mirësjellje shumë të madhe, ai më ktheu përhëndetjen e m'u lut ta lejoja për të hyrë në prani të Báb-it. E çova në dhomën ku rrinte Mjeshtri. Ndërsa më ndiqte mua, Aliut i dridheshin gjunjët. Mbi fytyrën e tij rrinte një trazim i brendshëm, të cilin nuk mund ta fshihte. Báb-i u ngrit nga vendi dhe i uroi mirëseardhjen. Ali Kani iu afrua duke u përkulur me nderim e i ra në gjunjë. 'Më çliro prej shushatjes', iu lut ai. 'Të betohem për Profetin e Perëndisë, Stërgjyshin Tënd të famshëm, më davarit dyshimet, se pesha e tyre pothuajse e ka shtypur zemrën time. Unë po kalëroja përmes shkretëtirës e po i afrohesha portës së qytetit, kur në orën e agimit, sytë e mi Të panë duke qëndruar në buzë të lumit i zënë me kryerjen e lutjes Tënde. Me duart e shtrira dhe sytë përpjetë po i luteshe emrit të Perëndisë. Qëndrova akoma e të shikoja. Po prisja sa të mbaroje devocionet e Tua që të mund të afrohesha dhe Të të qortoja që kishe guxuar të lije kështjellën pa lejën time. Në gjirin e Perëndisë, Ti dukeshe kaq i përfshirë nga adhurimi sa e kishe harruar krejtësisht Veten. T'u afrova me qetësi, ndërsa Ti në gjendje dalldie, qëndrove krejt i pavetëdijshëm për praninë time. Papritur më mbërtheu një frikë e madhe dhe e tërhoqa mendimin për të të zgjuar nga ekstaza. Vendosa të të lë, të shkoj tek rojet dhe t'u heq vërejtjen për qëndriimn e tyre moskokëçarës. Për çudinë time, shpejt vura re se të dyja portat, e brendshmja dhe e jashtmja, ishin mbyllur. Ato u hapën me kërkesën time, unë u ftova në praninë Tënde e tani, për habinë time, Të shoh të ulur para meje. Jam krejt i hutuar. Unë nuk e di që arsyeja më ka humbur.' Báb-i iu përgjigj e i tha: 'Çfarë po dëshmon është e vërtetë dhe e pamohueshme. Ti e zvogëlove këtë Revelacion dhe me përbuzje nuk ke begenisur Autorin e tij. Perëndia, Mëshirëploti, duke mos dashur të të leqendisë me ndëshkimin e Tij, ka vullnetësuar të zbulojë para syve të tu Të Vërtetën. Me ndërhyrjen e Tij Hyjnore, Ai ka ngulitur në zemrën tënde dashurinë për Të Zgjedhurin e Tij e të bëri ty të njohësh forcën e pakonkurueshme të Besimit të Tij.'" 373 Kjo përvojë e mrekullueshme e ndryshoi komplet zemrën e Ali Kanit. Ato fjalë kishin qetësuar trazimin e tij e nënshtruan egërsinë e shpirtit të tij. Ai vendosi të shplahet për sjelljen e tij të shkuar me çdo gjë që kishte në dorë. "Një njeri i ngratë, një Sheik", informoi ai me nxitim Báb-in, "po digjet për të mbërritur praninë Tënde. Ai jeton në një xhami jashtë portës së Mah-Kuit. Të lutem të më lejosh ta sjell vetë atë në këtë vend që të mundë Të të takojë . Me këtë akt unë shpresoj që veprat e mia të këqia më qofshin falur e u bëfsha i zoti të shplaj njollat e sjelljes sime mizore ndaj miqve të tu." Kërkesa e tij u plotësua e paskëtaj ai shkoi drejt e te Sheik Hasan Zonuzi dhe e solli atë në praninë e Mjeshtrit. 374 Ali Kani, brenda caqeve që i imponoheshin, filloi të siguronte çdo gjë që prirej drejt lehtësimit të rreptësisë së burgimit të Báb-it. Natën porta e kështjellës ishte ende e mbyllur, megjithatë, gjatë ditës ata që Báb-i dëshironte t'i takonte, lejoheshin të hynin në praninë e Tij, mund të bisedonin me Të e të merrnin udhëzimet e Tij. 375 Ndërsa gjendej i burgosur brenda mureve të kështjellës, Ai i kushtoi kohë hartimit të Bajanit Persisht, më e rëndësishmja, më e ndritura dhe më e kuptueshmja e gjithë veprave të Tij.245 Në të Ai parashtron ligjet dhe parimet e Dispensacionit të Tij, hapur dhe me zjarr njofton ardhjen e një Revelacioni pasues e në mënyrë të vazhdueshme i nxiti pasuesit e Tij të kërkojnë e ta gjejnë "Atë që Perëndia do ta bëjë manifest,"246 duke i paralajmëruar ata se mos lejonin që misteret e aluzionet në Bajan të ndërhynin në njohjen e Kauzës së Tij.247 376 Unë kam dëgjuar Sheik Hasan Zonuzin të japë dëshminë e mëposhtme: "Zëri i Báb-it, ndërsa diktonte mësimet e parimet e Besimit të Tij, mund të dëgjohej qartë prej atyre që banonin në këmbë të malit. Melodia e himnit të Tij, rrjedha ritmike e vargjeve që buronin nga buzët e Tij, kapnin veshët tanë dhe depërtonin thellë në shpirtrat tanë. Mali e lugina jehonin madhështinë e zërit të Tij. Zemrat tona dridheshin në thellësinë e tyre ndaj thirrjes së fjalës së Tij."248 377 Zbutja graduale e disiplinës së rreptë që i imponohej Báb-it, nxiti një numër në rritje të dishepujve të Tij nga provincat e ndryshme të Persisë për ta vizituar në kështjellën Mah-Ku. Një rrjedhë e pashuar e pelegrinëve të etur e të përkushtuar iu drejtua portave falë njerëzillëkut e butësisë së Ali Kanit.249 Pas një qëndrimi tre ditor, ata pa ndryshim do të largoheshin nga Báb-i, me udhëzimet për t'u kthyer në fushat e tyre respektive të shërbimit e të fillonin sërish punët e tyre për konsolidimin e Besimit të Tij. Vetë Ali Kani nuk mungoi kurrë të shprehte respektet e tij ndaj Báb-it çdo të Premte e ta siguronte Atë për besnikërinë e përkushtimin e tij të qëndrueshëm. Ai shpesh i paraqiste Atij frutat më të rralla e më të zgjedhura në rrethinën e Mah-Kusë dhe do t'i ofronte Atij aq ushqime të zgjedhura sa mendonte se do ishin të pranueshme për shijen e pëlqimin e Tij. 378 Në këtë mënyrë Báb-i e kaloi verën dhe vjeshtën brenda mureve të asaj kështjelle. Më tej pasoi një dimër kaq i ashpër sa edhe mjetet prej bakri u prekën nga thellësia e të ftohtit. Fillimi i asaj stine koincidoi me muajin e Muharremit të vitit 1264 Hixhri.250 Uji që Báb-i përdorte për ritet e tij ishte kaq akull i ftohtë sa pikat e tij shkëlqenin ndërsa ngrinin mbi fytyrën e tij. Ai në mënyrë të pandryshueshme, pas përfundimit të çdo lutjeje, do të thërriste Sejed Hasanin në praninë e Tij dhe do t'i kërkonte atij t'i lexonte me zë të lartë një pasazh nga Mohrekol Kolub, një vepër e hartuar nga i ndjeri Haxhi Mulla Mehdi, stërgjyshi i Haxhi Mirza Kamalod Din Narakit, në të cilën autori lavdëron virtytet, vajton vdekjen e tregon rrethanat e martirizimit të Imam Hysenit. Recitimi i këtyre vuajtjeve do të ngjallnin emocione të thella në zemrën e Báb-it. Lotët i rridhnin parreshtur ndërsa Ai dëgjonte rrëfimin e keqtrajtimeve të patreguara të hedhura mbi Të e dhimbjet e tmerrshme që ai detyrohej të vuante në duart e një armiku të pabesë. Ndërsa rrethanat e asaj jete tragjike shpaloseshin para Tij, Báb-i sillte vazhdimisht ndërmend tragjedinë akoma më të madhe që destinohej të sinjalizonte ardhjen e të premtuarit Hysen. Për Të, këto mizori të shkuara nuk ishin veçse një simbol që paralajmëronte vuajtjet e hidhura që i shtrenjti i Tij Hysen do të vuante së shpejti nga duart e bashkëatdhetarëve të Tij. Ai qante ndërsa vizatonte në mendjen e tij ato bela që ishin destinuar të hiqeshin nga Ai që do të bëhej manifest, belara që si Imam Hysen, edhe mes agonisë, nuk ish bërë kurrë për t'i duruar.251 379 Në një nga shkrimet e Tij, reveluar në vitet '60 Hixhri, Báb-i deklaron si vijon: "Shpirti i lutjes që gjallëronte shpirtin Tim është pasojë direkte e një ëndërre, të cilën e pata në vitin para deklaratës së Misionit Tim. Në vegim e sipër pashë kokën e Imam Hysenit, Sejedosh Shohada, që po varej mbi një pemë. Pika gjaku rridhnin çurk nga fyti i Tij i çjerrë. Iu afrova asaj peme me ndjenjat e një kënaqësie të patreguar e, pasi shtriva para duart e Mia, mblodha disa pika nga ai gjak i shenjtë e i piva me përkushtim. Kur u zgjova, ndjeva se Fryma e Perëndisë kishte depërtuar dhe kishte marrë nën zotërim shpirtin Tim. Zemra ime dridhej nga gëzimi i pranisë së Tij Hyjnore dhe misteret e Revelacionit të Tij u shpalosën para syve të Mi me gjithë lavdinë e tyre." 380 Sapo Shah Muhameti dënoi Báb-in në burgim mes fortesave malore të Azerbajxhanit, ai u prek nga një kthim aq papritur i fatit të vet sa që kurrë nuk e kishte njohur më parë dhe që goditi pikërisht themelet e Shtetit të tij. Fatkeqësia e tmerrshme befasoi forcat e tij që ishin të zëna me ruajtjen e rendit të brendshëm nëpër provinca.252 Flamuri i rebelimit u ngrit në Horasan e aq i madh ishte tmerri që shkaktoi kjo revoltë sa fushata e projektuar nga Shahu kundër Heratit u braktis menjëherë. Moskokëçarja dhe prishjet e Haxhi Mirza Agasit i kishin fryrë flakëve të zjarreve të brendshëm të pakënaqësisë, kishte irrituar masat e i kishte nxitur ato të ndiznin kryengritjen dhe prapësinë. Elementët më turbullues në Horasan, që banonin rajonet e Kuçanit, Boxhnurdit e Shiravanit, u lidhën me Salarin, të birin e Asifod Doulehut, dajoja më i moshuar i Shahut dhe guvernator i provincës, dhe kundërshtuan autoritetin e qeverisë qendrore. Çfardo forcash që u dërguan nga kryeqyteti pësuan disfatë të menjëhershme nga duart e shtytësve kryesorë të rebelimit. Xhafer Koli Kan Namdari dhe Emir Arsllan Kani, i biri i Salarit, që drejtuan operacionet kundër forcave të Shahut, treguan mizori të jashtëzakonshme e pasi sprapsën sulmet e armikut, në mënyrë të pamëshirshme i çuan robërit e tyre drejt vdekjes. 381 Mulla Hyseni në atë kohë po banonte në Mashhad253 e po përpiqej, pavarësisht nga gurguleja që kishte shkaktuar ajo revoltë, për të shpërndarë dijen mbi Revelacionin e ri. Sapo kishte zbuluar që Salari, me dëshirën për ta zgjeruar sferën e rebelimit, kishte vendosur t'i afrohej atij e të siguronte mbështetjen e tij, ai vendosi menjëherë të linte qytetin me qëllim që të shmangte përfshirjen e vet në komplotet e atij kreu mendjemadh e rebel. Në mes të natës, vetëm me Kamber Aliun si shoqërues, ai u nis më këmbë në drejtim të Teheranit, prej nga kishte vendosur të vizitonte Azerbajxhanin, ku shpresonte të takonte Báb-in. Miqtë e tij, kur mësuan për mënyrën e largimit të tij, siguruan menjëherë çdo gjë që do t'i sillte lehtësira për udhëtimin e gjatë e të rëndë dhe nxituan ta arrinin. Mulla Hyseni e mohoi ndihmën e tyre. "Unë kam bërë be", tha ai, "të eci në gjithë largësinë që më ndan nga i Shtrenjti im e nuk do të heq dorë nga vendimi im derisa të kem arritur objektivin." Ai bile provoi të bindë Kamber Aliun të kthehej në Mashhad, por më në fund u detyrua të dorëzohej para përgjërimeve të tij për ta lejuar të vepronte si shërbëtori i tij gjatë pelegrinazhit për në Azerbajxhan. 382 Gjatë rrugës për në Teheran, Mulla Hyseni u përshëndet me entuziazëm nga besimtarë të qyteteve të ndryshme, nëpër të cilët kaloi. Ata i drejtuan të njëjtën kërkesë e morën prej tij të njëjtën përgjigje. Unë kam dëgjuar dëshminë e mëposhtme nga goja e Aga Kalimit: "Kur Mulla Hyseni mbërriti në Teheran, unë së bashku me një numër të madh besimtarësh, shkuam për ta vizituar. Ai na dukej mishërimi i thellë i qëndrueshmërisë, mëshirës e virtytit. Ai na frymëzoi me drejtësinë e sjelljes së tij dhe me besnikërinë e flaktë. Kishte një forcë karakteri e një hov besimi të tillë, sa ne u ndjemë të bindur që ai, pa ndihmë e i vetëm, do të ishte i zoti të arrinte triumfin e Besimit të Perëndisë." Në fshehtësi, ai u ftua në praninë e Bahá'u'lláh-ut e, menjëherë pas takimit me Të, vazhdoi për në Azerbajxhan. 383 Një natë para mbërritjes në Mah-Ku, që ishte nata e Nevruzit të katërt pas deklaratës së Misionit të Báb-it e që ra në atë vit, viti 1264 Hixhri,254 në ditën e trembëdhjetë të muajit Rabiot-Sani, Ali Kani pa një ëndërr. "Në gjumë", rrëfen ai kështu tregimin e tij, "u tremba nga një informacion i papritur sikur Muhameti, Profeti i Perëndisë, kishte për të ardhur shpejt në Mah-Ku, se kishte për të ardhur drejt e në kështjellë me qëllim që të vizitonte Báb-in e t'i jepte Atij urimet e Tij për ardhjen e festës së Nevruzit. Në ëndërr unë vrapova ta takoja Atë, i etur për t'i shprehur një Vizitori kaq të shenjtë mirëseardhjen time të përunjur. Në një gjendje kënaqësie të papërshkrueshme, nxitova më këmbë në drejtim të lumit e kur mbërrita tek ura, që ndodhet në largësinë e një majdani255 nga qyteti Mah-Ku, pashë dy njerëz që vinin drejt meje. Mendova që njëri nga ata të ishte Vetë Profeti, ndërsa tjetri që ecte pranë Tij mendova se ishte një nga bashkudhëtarët e Tij të shquar. Nxitova të hidhem në këmbët e Tij e po përkulesha t'i puthja cepin e robes së Tij, kur papritur u zgjova. Një gëzim i madh kishte mbushur shpirtin tim. Ndjeva sikur vetë Parajsa, me gjithë kënaqësitë e saj, ishte dyndur në zemrën time. I bindur për realitetin e vegimit, kreva pastrimet, ofrova lutjen, stolisa veten me petkun më të pasur, u leva me parfum e shkova në vendin ku një natë më parë kisha parë në ëndërr pamjen e Profetit. I kisha porositur shoqëruesit të shalonin tre nga kuajt e mi më të mirë e më të shpejtë dhe t'i çonin menjëherë tek ura. Dielli sapo kishte lindur, kur, i vetëm e i pashoqëruar, unë eca jashtë qytetit të Mah-Kuit në drejtim të lumit. Kur iu afrova urës, zbulova me dridhje habie, se dy njerëzit që kisha parë në ëndërr po ecnin njeri pas tjetrit dhe po vinin drejt meje. Instiktivisht rashë në këmbët e njerit që unë besova të ishte Profeti dhe e putha atë me përkushtim. Ju luta Atij dhe shoqëruesit të Tij t'u hipnin kuajve që kisha përgatitur për hyrjen e tyre në Mah-Ku. 'Jo', ishte përgjigja e Tij, 'Unë jam betuar të përmbush gjithë udhëtimin tim më këmbë. Do të eci deri në majën e këtij mali e do të vizitoj atje të Burgosurin tënd.'" 384 Përvoja e çuditshme e Ali Kanit shkaktoi thellimin e nderimit në qëndrimin e tij ndaj Báb-it. Besimi i tij në mundësinë e Revelacionit të Tij u bë edhe më i madh dhe përkushtimi ndaj Tij u rrit shumë. Me qëndrimin e një të kapitulluari të përunjur, ai pasoi Mulla Hysenin deri sa mbërritën në portën e kështjellës. Sapo sytë e Mulla Hysenit ranë mbi fytyrën e Mjeshtrit, që u duk duke qëndruar në pragun e portës, u ngrit menjëherë e duke u përunjur shumë para Tij, i qëndroi në krah palëvizur. Báb-i shtriu krahët dhe e përqafoi me dashuri. Pasi e mori përdore, e çoi në dhomën e Tij. Pastaj thirri në praninë e Tij miqtë dhe festoi në shoqërinë e tyre gostinë e Nevruzit. Pjatat me ëmbëlsira e me frutat më të zgjedhura ishin hapur përpara. Ai i shpërndau ato midis miqve të mbledhur dhe pasi ofroi disa nga ftonjtë e mollët te Mulla Hyseni, tha: "Këto fruta shumë të shijshme kanë ardhur për ne nga Milani, Ardi Xhanat256 dhe janë këputur e shenjtëruar për këtë gosti nga Ismollahol Fatiki, Muhamet Taki." PAMJE E MILANIT NË AZERBAJXHAN 385 Deri atëhere asnjë nga dishepujt e Báb-it, përveç Sejed Hysen Jazdit e vëllait të tij, nuk ishin lejuar të kalonin natën brenda kështjellës. Atë ditë Ali Kani shkoi te Báb-i e i tha: "Sikur dëshira Tënde të ishte për ta mbajtur Mulla Hysenin këtu këtë natë, unë jam gati të pajtohem me të, sepse nuk kam vullnet timin. Sado gjatë që Ti dëshiron që ai të qëndrojë më Ty, unë premtoj ta zbatoj komandën Tënde." Dishepujt e Báb-it vazhduan të vinë të shumtë në numër në Mah-Ku dhe menjëhere u pranuan në praninë e Tij pa kufizimin më të vogël. 386 Një ditë, kur Báb-i në shoqëri me Mulla Hysenin, po vështronin, që nga çatia e kështjellës, mbi peizazhin e vendeve që i rrethonin, Ai hodhi sytë drejt perëndimit dhe, ndërsa pa Arakset që gjarpëronin drejtimin shumë larg prej tyre, iu kthye Mulla Hysenit e i tha: "Ai është lumi e ky është bregu i tij, për të cilin poeti Hafiz ka shkruar kështu: 'O zefir, sikur të kalosh nga brigjet e Arakses, jep puthje mbi tokën e asaj lugine e bëje të kundërmojë frymën tënde. Përshëndetje, njëmijë herë përshëndetje, për ty, o banesë e Salmas! Sa i dashur është zëri i devenxhinjve të tu, sa e ëmbël tringëllima e ziles së tyre!'257 Ditët e qëndrimit tënd në këtë vend po i afrohen fundit. Por për kohën e shkurtër të qëndrimit, duhet të të kishim treguar 'banesën e Salmas,' bile siç kemi reveluar para syve të tu 'brigjet e Arakses.'" Me "banesën e Salmës" Báb-i kuptonte qytetin e Salmas, që ndodhet në rrethinat e Çehrikut e të cilën turqit e quajnë Salmas. Duke vazhduar komentet e Tij, Báb-i tha: "Është ndikimi i menjëhershëm i shpirtit të shenjtë i cili shkakton që fjalë si këto të rrjedhin nga gjuha e poetëve, rëndësinë e të cilave ata vetë shpeshherë nuk janë në gjendje ta kuptojnë. Vargu që pason frymëzohet po ashtu prej hyjnisë: 'Shirazi do të kridhet në një gurgule, një i Ri gjuhësheqer do të shfaqet. Unë trembem se mos fryma e gojës së Tij do të nxitë e do të zemërojë Bagdadin.' Misteri që mbështillet brenda këtij vargu tashmë është i fshehur; ai do të zbulohet në vitin pas Hinit."258 Báb-i më pas citoi këtë gojëdhënë të mirënjohur: "Thesaret shtrihen të fshehura nën fronin e Perëndisë; çelësi i këtyre thesareve është gjuha e poetëve." Pastaj Ai, njëra pas tjetrës, i rrëfeu Mulla Hysenit ato ngjarje që duhet të ndodhin në të ardhmen e i kërkoi atij të mos i përmendë ato tek ndonjeri. 259 "Pak ditë pas largimit tënd nga ky vend", e informoi atë Báb-i, "ata do të Na transferojnë në një tjetër mal. Para se të arrish në destinacionin tënd, lajmi i largimit Tonë nga Mah-Ku do të ketë mbërritur tek ty." 387 Parashikimi që kishte bërë Báb-i u përmbush menjëherë. Ata që ishin ngarkuar për të ndjekur fshehtazi lëvizjet e sjelljen e Ali Kanit paraqitën një raport të hollësishëm te Haxhi Mirza Agasi, në të cilin ata shtjellonin përkushtimin e tij ekstrem ndaj të Burgosurit dhe përshkruanin të tilla episode pasi prireshin të konfirmonin deklaratat e tyre. "Ditë e natë", i shkruanin ata atij, "komandanti i kështjellës Mah-Ku shihet i shoqëruar me robin e vet në kushte të lirisë e miqësisë së pakufizuar. Ali Kani, që me kokëfortësi refuzoi të martonte të bijën me trashëgimtarin e fronit të Persisë, duke kryer një akt të tillë që do të kishte xhindosur të afërmit suni të nënës së vet, aq sa ata pa ngurim do të kishin vrarë atë dhe të bijën, tashmë me etjen më të madhe dëshiron që e bija ta martohet me Báb-in. Ky i fundit ka kundërshtuar, por Ali Kani akoma vazhdon lutjen e tij. Pa kundërshtimin e të burgosurit, martesa e vashëzës tashmë do të kishte qenë festuar." Ali Kani në të vërtetë ka bërë një kërkesë të tillë dhe bile i është lutur Mulla Hysenit të ndërmjetësojë tek Báb-i në emër të tij, por nuk ka mundur të sigurojë pëlqimin e Tij. 388 Këto raporte keqdashëse patën një ndikim të menjëhershëm mbi Haxhi Mirza Agasin. Frika dhe fyerja e nxitën përsëri këtë ministër kapriçioz të lëshonte një urdhër të prerë për transferimin e Báb-it në kështjellën e Çehrikut. 389 Njëzet ditë pas Nevruzit, Báb-i u dha lamtumirën njerëzve të Mah-Kuit, që gjatë robërisë së Tij nëntë mujore, kishin njohur në një shkallë të lartë fuqinë e personalitetit të Tij dhe madhështinë e karakterit të Tij. Mulla Hyseni, që sipas urdhërit të Báb-it ishte larguar më parë nga Mah-Ku, ishte në Tabriz kur lajmi i transferimit të predikuar nga Mjeshtri i tij në Çehrik mbërriti tek ai. Ndërsa i dha lamtumirën e fundit Mulla Hysenit, Báb-i iu drejtua atij me këto fjalë: "Ti ke ecur më këmbë gjithë rrugës nga provinca tënde e lindjes për në këtë vend. Më këmbë ti po ashtu duhet të kthehesh deri sa të arrish destinacionin tënd; sepse ditët e tua të kalorësisë nuk kanë ardhur akoma. Ti je i prerë për të shfaqur të tillë guxim, të tillë zotësi e heroizëm sa do eklipsohen veprat më të mëdha të heronjve të së shkuarës. Aktet e tua të guximshme heroike do të fitojnë lavdërimin dhe admirimin e banorëve të Mbretërisë së përjetshme. Ti duhet të vizitosh gjatë rrugës besimtarët e Kojit, Orumijehut, Maragejt, të Milanit, Tabrizit, Zanxhanit, Kazvinit e të Teheranit. Tek secili ti do të përcjellësh shprehjen e dashurisë Sime e të dhembshurisë së brishtë. Ti do të përpiqesh të ndezësh sërish zemrat e tyre me zjarrin e dashurisë së Bukurisë së Perëndisë dhe do të përpiqesh të përforcosh besimin e tyre në Revelacionin e Tij. Nga Teherani duhet të shkosh në Mazendaran, ku thesari i fshehur i Perëndisë do të bëhet për ty manifest. Ti do të ftohesh për të kryer vepra kaq të mëdha sa do të zvogëlohen arritjet më të mëdha të së shkuarës. Natyra e detyrës tënde, në atë vend, do të të zbulohet ty dhe forca e udhërrëfimi do të të dhurohet që të jesh i shëndetshëm për ta dhënë shërbimin tënd ndaj Kauzës së Tij." 390 Në mëngjesin e ditës së nëntë pas Nevruzit, Mulla Hyseni, siç u urdhërua prej Mjeshtrit të tij, u nis për udhëtimin drejt Mazendaranit. Kamber Aliut Báb-i i dërgoi këto fjalë të veçanta: "Kamber Aliu i një kohe të shkuar do të lëvdohet se adashi i tij ka jetuar të dëshmojë një Ditë për të cilën edhe Ai260 që ishte Zoti i zotit të tij pëshpëriste më kot; për të cilën Ai, me dëshirë të madhe ka thënë: 'Ah sikur sytë e Mi të mund të shihnin fytyrat e vëllezërve të Mi, që janë të privilegjuar për të arritur Ditën e Tij!'" KAPITULLI XIV UDHËTIMI I MULLA HYSENIT NË MAZENDARAN A li Kani e ftoi përzemërsisht Mulla Hysenin të qëndronte pak ditë në shtëpinë e tij para largimit nga Mah-Kui. Ai shprehu një dëshirë të fortë për t'i siguruar çdo lehtësi për udhëtimin e tij për në Mazendaran. Megjithatë, ky i dyti refuzoi të vononte largimin apo ta ndihte vetveten me mjetet e lehtësimit që Ali Kani me kaq përkushtim ia kishte vënë në dispozicion. 392 Besnik ndaj udhëzimeve që kishte marrë, ai qëndroi në çdo fshat e qytet ku e kishte drejtuar Báb-i, mblodhi besnikët, u përcolli atyre dashurinë, përshëndetjet dhe garancitë e Mjeshtrit të tyre të shtrenjtë, gjallëroi sërish zellin e tyre dhe i nxiti ata të mbeten të vendosur në rrugën e Tij. Në Teheran ai pati përsëri privilegjin të hynte në praninë e Bahá'u'lláh-ut e të marrë nga duart e Tij atë ushqim shpirtëror që e pajisi me një guxim aq të plotë sa të përballonte rreziqet që aq egërsisht iu turrën ditëve të fundit të jetës së tij. 393 Nga Teherani, Mulla Hyseni shkoi në Mazendaran, me pritje të zjarrtë për të qenë dëshmitar i revelacionit të thesarit të fshehur, premtuar ndaj tij prej Mjeshtrit. Në atë kohë, në Barfurush po jetonte Kodusi, në shtëpinë që i përkiste fillimisht të atit. Ai shoqërohej lirisht me gjithë klasat e njerëzve dhe me mirësinë e karakterit dhe hapësirën e gjerë të diturisë, kishte fituar dashurinë dhe admirimin e pamatë të banorëve të atij qyteti. Me të mbërritur në atë qytet, Mulla Hyseni shkoi direkt në shtëpinë e Kodusit ku u prit me dashuri. Vetë Kodusi priste për mikun e tij e bëri maksimumin për t'i siguruar çdo gjë që dukej e nevojshme për ta rehatuar. I fshiu pluhurin me duart e tij dhe i lau këmbët që i ishin bërë tërë flluska. I ofroi atij vendin e nderit në shoqërinë e miqve të tij të mbledhur dhe ia prezantoi me një nderim shumë të madh secilit nga besimtarët që ishin mbledhur për ta takuar. 394 Natën e mbërritjes, sapo besimtarët, që ishin ftuar në darkë për të takuar Mulla Hysenin, ishin kthyer në shtëpitë e tyre, i zoti i shtëpisë duke u kthyer nga miku i vet, e pyeti nëse do t'i hidhte dritë më me hollësi në lidhje me takimet e tij të afërta me Báb-in në kështjellën Mah-Ku. "Të shumta e të larmishme", u përgjigj Mulla Hyseni, "ishin gjërat që dëgjova e pashë gjatë nëntë ditëve shoqërimi me Të. Ai më foli për gjëra që lidhen si direkt ashtu edhe tërthorazi me Besimin e Tij. Megjithatë, Ai nuk më dha drejtime të përcaktuara për udhën që duhet të ndjek për propagandimin e Kauzës së Tij. Gjithçka që Ai më tha ishte kjo: "Gjatë rrugës për në Teheran, do të vizitosh besimtarët në çdo qytet e fshat nëpër të cilët do të kalosh. Nga Teherani duhet të shkosh në Mazendaran, sepse atje ndodhet një thesar i fshehur që do të zbulohet ndaj teje, një thesar që do të zbulojë para syve të tu karakterin dhe detyrën të cilën je destinuar të kryesh." Me këto aluzione, unë munda të kuptoja, megjithëse turbullt, lavdinë e Revelacionit të Tij e isha i aftë të shquaja shenjat e ngritjes së ardhme të Kauzës së Tij. Nga fjalët e Tij kuptova që përfundimisht duhet të thirrem për të sakrifikuar unin tim të pavlerë në shtegun e Tij. Sepse në rastet e mëparshme, kurdoherë që isha larguar nga prania e tij, Báb-i gjithnjë do më garantonte që do të thirresha përsëri ta takoja. Megjithatë, këtë radhë, ndërsa Ai më tha fjalët e ndarjes, as nuk më dha një premtim të tillë e as nuk aludoi për mundësinë ndonjëherë të takimit ballë për ballë me Të në këtë botë. "Gostia e Sakrificës, ishin fjalët e Tij të fundit për mua, po afrohet shpejt. Ngrihu e shtrëngo rripat e përpjekjes e mos lejo asgjë që të frenon nga arritja e destinacionit tënd. Pasi të kesh arritur destinacionin, përgatite veten të na presësh Ne, sepse edhe ne do të të ndjekim ty shpejt." 395 Kodusi e pyeti nëse kishte sjellë me vete ndonjë nga shkrimet e Mjeshtrit dhe, pasi u informua që ai nuk kishte ndonjë me vete, i paraqiti mikut të vet faqet e një dorëshkrimi që ai e kishte në zotërim e i kërkoi të lexonte disa pasazhe. Sapo kishte lexuar një faqe nga dorëshkrimi, pamja e tij pësoi një ndryshim të papritur e të plotë. Tiparet shfaqën një shprehje të papërcaktuar admirimi e befasie. Lartësia, thellësia - mbi të gjitha ndikimi depërtues i fjalëve që kishte lexuar, i shkaktoi një trazim të thellë në zemër dhe nxori lavdërimin më të madh nga buzët e tij. Pasi e la poshtë dorëshkrimin, ai tha: "Unë mund ta kuptoj mirë se Autori i këtyre fjalëve ka marrë frymëzimin e Tij nga ai Kryeburim që qëndron pamatësisht superior mbi burimet prej të cilave dituria e njerëzve rrjedh në mënyrë të zakonshme. Unë dëshmoj me gjithë zemër njohjen e madhështisë së këtyre fjalëve dhe pranoj padiskutim të vërtetën që ato revelojnë." Nga qetësia që kishte Kodusi, si dhe nga shprehja që tregonte pamja e tij, Mulla Hyseni arriti në përfundim se asnjeri tjetër përveç të zotit të shtëpisë nuk mund t'i kishte shkruar këto fjalë. Ai u ngrit menjëherë nga vendi e duke qëndruar me kokë të përkulur në pragun e derës, deklaroi me nderim: "Thesari i fshehur për të cilin ka folur Báb-i, tashmë ndodhet i zbuluar para syve të mi. Drita e tij ka shpërndarë mjegullën e enigmës dhe të dyshimit. Megjithëse Mjeshtri im ndodhet tani i fshehur mes fortesave malore të Azerbajxhanit, shenja e shkëlqimit të Tij dhe revelacioni i fuqisë së Tij qëndron manifest para meje. Unë kam gjetur në Mazendaran reflektimin e lavdisë së Tij." 396 Sa i rëndë, sa i tmerrshëm gabimi i Haxhi Mirza Agasit! Ky ministër teveqel kishte menduar më kot se duke dënuar Báb-in me jetën pashpresë të syrgjynit në qoshen e largët e të izoluar të Azerbajxhanit, ai do të mund të fshihte nga sytë e bashkëatdhetarëve të tij Flakën e Zjarrit të pavdekshëm të Perëndisë. Nuk e kuptonte që me vënien e Dritës së Perëndisë mbi një kodër, ai po ndihmonte për të shpërndarë vezullimin e saj dhe për të shpallur lavdinë e saj. Me aktet e tij personale, me hesapet e tij të çuditshme të gabuara, në vend të fshehjes nga sytë e njerëzve të kësaj Drite qiellore, ai i dha asaj ngritje të mëtejshme dhe ndihmoi të shtohet flakërima e saj. Sa i drejtë, nga ana tjetër, ishte Mulla Hyseni dhe sa i mprehtë e i sigurt gjykimi i tij! Nga ata që e kishin njohur dhe parë atë, asnjë nuk mund të vinte në dyshim, qoftë edhe për një moment, erudicionin e këtij të riu, hijeshinë e tij, pavarësinë e tij të lartë dhe guximin e çuditshëm. Sikur, pas vdekjes së Sejed Kazemit, të shpallte veten i premtuari Kaim, më të shquarit midis bashkëdishepujve të tij do ta kishin njohur me unanimitet pretendimin e tij dhe do të ishin nënshtruar ndaj autoritetit të tij. A nuk ishte Mulla Muhamet Mamakani, ai dishepull i shquar e i ditur i Sheik Ahmet Ahsait, që pasi ishte vënë në dijeni nga Mulla Hyseni me thirrjet e Revelacionit të ri, kishte deklaruar: "Unë kam Perëndinë dëshmitarin tim! Sikur kjo thirrje që ka bërë Sejed Báb-i të avancohet nga ky Mulla Hysen, unë, nisur nga tiparet e jashtëzakonshme të karakterit e të gjerësisë së dijes së tij, do të kisha qenë i pari për të mbrojtur kauzën e tij dhe t'u a shpall atë gjithë njerëzve. Megjithatë, meqë ai ka zgjedhur ta nënshtrojë veten ndaj një personi tjetër, unë kam pushuar së pasuri besim në fjalët e tij e kam refuzuar t'i përgjigjem apelit të tij." A nuk ishte Sejed Muhamet Baker Rashti, që kur dëgjoi Mulla Hysenin të zgjidhte me aq zotësi enigmat, që për një kohë të gjatë kishin prekur mendjen e tij, kishte dëshmuar me terma të tilla të zjarrta për arritjet e tij të larta: "Unë, që me qejf e imagjinoja veten të aftë për të habitur e ta bëja të heshte Sejed Kazem Rashtin, kur takova për herë të parë e bisedova me atë që pretendonte të ishte vetëm një dishepull i nënshtruar i tij, kuptova sa rëndë kisha gabuar në gjykimin tim. E tillë ishte forca me të cilën dukej se ishte i pajisur ky i ri sa edhe sikur ai të deklaronte që dita të ishte natë, unë akoma do ta besoja atë të aftë për gjetjen e të tilla dëshmive që do të tregonin si përfundim në sytë e teologëve të ditur, të vërtetën e deklaratës së tij." 397 Pikërisht natën që ai kishte rënë në kontakt me Báb-in, Mulla Hyseni, megjithëse fillimisht i vetëdijshëm për superioritetin e tij të pakufishëm e i predispozuar të zvogëlonte pretendimet e avancuara nga biri i një tregtari të panjohur nga Shirazi, nuk mungoi të kuptonte, sapo Mikpritësi i tij kishte filluar të shpaloste temën e tij, përfitimet e pallogaritshme fshehur në Revelacionin e Tij. Ai përqafoi me zjarr Kauzën e Tij dhe me përbuzje braktisi çdo gjë që mund të frenonte përpjekjet e tij për kuptimin e duhur dhe përparimin e efektshëm të interesave të tij. Dhe kur, në kohën e duhur, Mulla Hysenit iu dha mundësia për të vlerësuar madhështinë e jashtëzakonshme të shkrimeve të Kodusit, ai me mendjemprehtësinë e tij të zakonshme dhe gjykimin e pagabueshëm, ishte njësoj i aftë për të vlerësuar vlerën e vërtetë dhe meritën e këtyre dhuntive speciale, me të cilat ishin pajisur si personi ashtu edhe fjala e Kodusit. Gjerësia e dijes së tij të fituar mbeti pa peshë para virtyteve gjithpërfshirëse, të dhëna nga Perëndia, që ky i ri i shfaqi. Pikërisht atë moment ai premtoi besnikërinë e tij të pavdekshme ndaj tij që kaq fuqimisht pasqyronte rrezatimin e Mjeshtrit të tij të shtrenjtë. Ai ndjeu se detyrimi i tij i parë ishte t'i nënshtrohej tërësisht Kodusit, të ndiqte hapat e tij, të pajtohej me vullnetin e tij e të siguronte me çdo mjet të fuqisë së tij mirëqenien e sigurinë e tij. Deri në orën e martirizimit, Mulla Hyseni i qëndroi besnik premtimit të tij. Në nderimin e madh që ai paskëtaj shfaqi ndaj Kodusit ai u shty vetëm nga një bindje e vendosur dhe e pandryshueshme për realitetin e atyre dhuntive të mbinatyrshme që aq qartë e dallonin atë nga pjesa tjetër e bashkëdishepujve të tij. Asnjë konsideratë tjetër nuk e shtyu atë të tregonte një nderim e modesti të tillë në sjelljen e tij ndaj një njeriu që dukej sikur s'ishte veçse i barabartë me të. Vështrimi i mprehtë i Mulla Hysenit kuptoi shpejt madhësinë e fuqisë që ndodhej fshehur tek ai dhe fisnikëria e karakterit të tij e detyronte atë të tregonte siç duhet njohjen e asaj të vërtete. 398 Kaq i lexueshëm ishte transformimi i qëndrimit të Mulla Hysenit ndaj Kodusit sa besimtarët, që u mblodhën mëngjesin tjetër në shtëpinë e tij, u befasuan shumë, kur panë që miku, i cili një natë më parë kishte zënë vendin e nderit e ndaj të cilit kishin shfaqur kaq mirësi e mikpritje, i kishte dhënë vendin e tij të zotit të shtëpisë e po rrinte tashmë, në vendin e tij, tek pragu me një qëndrim krejt të përunjur. Fjalët e para që Kodusi, në shoqërinë e besimtarëve të mbledhur, drejtoi për Mulla Hysenin ishin si vijon: "Tani, pikërisht këtë orë, ti duhet të ngrihesh dhe, i armatosur me shkopin e urtisë e të fuqisë, bëj të heshtë mikpritësi i komploteve të poshtra që përpiqet të diskretitojë emrin e mirë të Besimit të Perëndisë. Ti duhet të përballosh këtë mizëri e të mundësh forcat e tyre. Ti duhet të vësh besimin tënd mbi hirin e Perëndisë e duhet të vlerësosh intrigat e tyre si një përpjekje të kotë për të mbuluar rrezatimin e Kauzës. Ti duhet të takosh Saedol Ulamanë, atë tiran famëkeq dhe zemër-vënë dhe pa frikë të zbulosh para syve të tij tiparet dalluese të këtij Revelacioni. Prej andej duhet të shkosh në Horasan. Në qytetin e Mashhadit, ti duhet të ndërtosh një shtëpi aq të projektuar për të shërbyer si rezidenca jonë private sa edhe për të ofruar, në të njëjtën kohë, lehtësirat e përshtatshme për pritjen e miqve tanë. Së shpejti ne do të udhëtojmë aty e në atë shtëpi do të banojmë. Tek ajo ti do të ftosh çdo shpirt të gatshëm, të cilin ne shpresojmë ta udhëheqim drejt Lumit të jetës së përjetshme. Ne do t'i përgatitim e këshillojmë ata të mblidhen të gjithë së bashku e të shpallin Kauzën e Perëndisë." 399 Të nesërmen, me të lindur dielli, Mulla Hyseni u nis për të takuar Saedol Ulaman. Vetëm e i pashoqëruar, ai kërkoi praninë e tij dhe i përcolli, siç ish i urdhëruar nga Kodusi, Mesazhin e Ditës së re. Pa frikë dhe me elokuencë, ai mbrojti në mes të dishepujve të mbledhur, Kauzën e Mjeshtrit të tij të shtrenjtë, i bëri thirrje të shkatërronte ata idhuj që i kishte gdhendur fantazia e tij e kotë dhe të mbillte mbi coprat e tyre të shpërndara, flamurin e udhërrëfimit Hyjnor. Ai i bëri thirrje të çlironte mendjen e tij nga vargonjtë e besimeve të së shkuarës e të nxitonte, i lirë e i papenguar, në brigjet e shpëtimit të përjetshëm. Me guximin karakteristik, ai hodhi poshtë çdo argument me të cilin ai magjistar mostër kërkonte të përgënjeshtronte të vërtetën e Mesazhit Hyjnor dhe vuri në dukje, me anën e logjikës së vet të pakundërshtueshme, gabimet e çdo doktrine që ai përpiqej të paraqiste. I trembur nga frika se mos tubimi i dishepujve të tij mblidhej unanimisht rreth Mulla Hysenit, Saedol Ulama kish kërkuar dalje me mjete dredhie dhe i shkoi pas qejfit me një gjuhë tepër vulgare me shpresën e ruajtjes së paprekshmërisë së pozitës së tij. Ai hodhi shpifje përballë Mulla Hysenit dhe, duke injoruar me përbuzje provat e dëshmitë e sjella nga kundërshtëri i tij, pohoi me besim, pa kurrfarë justifikimi nga ana e tij, kotësinë e Kauzës që ai ishte thirrur të përqafonte. Sapo Mulla Hyseni kishte kuptuar paaftësinë e tij të plotë për të kuptuar rëndësinë e Mesazhit që ai i kishte sjellë, u ngrit nga vendi dhe i tha: "Argumenti im nuk ka mundur të të ngrejë nga gjumi i moskokëçarjes. Veprat e mia në ditët që vijnë do të të provojnë ty fuqinë e Mesazhit, që ti ke zgjedhur ta përbuzësh." Ai foli me kaq furi dhe emocion sa Saedol Ulama u shastis plotësisht. Kaq i shtangur ishte shpirti i tij sa ai nuk ishte i zoti të përgjigjej. Mulla Hyseni iu kthye pastaj një pjestari të atyre dëgjuesve që dukej sikur kishte ndjerë ndikimin e fjalëve të tij dhe e ngarkoi atë t'i rrëfente Kodusit rrethanat e këtij takimi. "I thuaj', shtoi ai, "përderisa ti nuk do të më komandosh mua posaçërisht për të kërkuar praninë tënde, unë kam vendosur të nisem menjëherë për në Horasan. Unë vazhdoj të përmbush në plotësinë e tyre ato gjëra që ti më ke udhëzuar t'i kryej." 400 I vetëm e me zemër tërësisht të veçuar nga çdo gjë tjetër, përveç Perëndisë, Mulla Hyseni u nis për udhëtim drejt Mashhadit. I vetmi bashkudhëtar i tij, ndërsa shkeli rrugën në Horasan, ishte mendimi i përmbushjes me besnikëri i dëshirave të Kodusit dhe i vetmi ushqim vetëdija e premtimit të tij të pandryshuar. Ai shkoi direkt në shtëpinë e Mirza Muhamet Baker Kaenit e mundi të blejë shpejt, në rrethinat e asaj shtëpie në Bala Kijaban, një copë tokë në të cilën filloi të ngrejë shtëpinë të cilën ishte komanduar ta ndërtonte dhe së cilës ai i dha emrin Báb-ijeh, një emër që ajo e mban deri sot. Shpejt, pasi ajo kishte përfunduar, në Mashhad mbërriti Kodusi dhe banoi në atë shtëpi. Një rrëke e vazhdueshme vizitorësh, të cilët ishin përgatitur për pranimin e Besimit nga energjia e zelli i Mulla Hysenit, u derdhën përpara Kodusit, njohën thirrjen e Kauzës e me gatishmëri u radhitën nën flamurin e tij. Vigjilenca gjithë-vëzhguese me të cilën Mulla Hyseni punoi për të përhapur dijen e Revelacionit të ri dhe mënyra mjeshtërore me të cilën Kodusi lartësonte pasuesit e tij gjithnjë në rritje, lindi një valë entuziazmi që përfshiu tërë qytetin e Mashhadit dhe efektet e të cilit u përhapën me shpejtësi përtej kufijve të Horasanit. Shtëpia e Báb-ijesë u shndërrua shpejt në një qendër grumbullimesh për një mizëri të përkushtuarish që flakëronin nga një vendim i paepur për të treguar, me çdo mjet të fuqisë së tyre, energjitë e mëdha të pandara të Besimit të tyre. KAPITULLI XV UDHËTIMI I TAHIRES NGA QERBELAJA NË HORASAN N dërsa afrohej ora e caktuar kur, sipas dispensacioneve të Providencës, veli që akoma fshihte të vërtetat themelore të Besimit do të grisej copa-copa, në zemër të Horasanit ndizej një flakë me një intensitet kaq përvëlues sa shkrinte e zhdukte edhe pengesat më të pakapërcyeshme.261 Ai zjarr shkaktonte në zemrat e njerëzve kaq zhagalan262 sa që efektet e forcës së tij gjallëruese u ndjenë edhe në provincat më të largëta të Persisë. Ai fshinte çdo gjurmë mosbesimi e dyshimi që rronte akoma në zemrat e besimtarëve dhe që i kishte penguar ata gjer tani të kuptonin madhësinë e plotë të lavdisë së tij. Dekreti i armikut e kishte dënuar me izolim të përhershëm Atë që ishte mishërim i bukurisë së Perëndisë dhe kërkonte me këtë të shuante për gjithë kohën flakën e dashurisë së Tij. Megjithatë, dora e të Gjithëfuqishmit, në kohën kur hordhitë e keqbërësve po komplotonin me egërsi kundër Tij, ishte tepër e zënë me turbullimin e skemave të tyre dhe në zhvlerësimin e përpjekjeve të tyre. Në provincën më lindore të Persisë, i Plotfuqishmi, nëpërmjet dorës së Kodusit, ndezi një zjarr që flakëronte me një flakë përvëluese në zemrat e njerëzve të Horasanit. Dhe në Qerbela, përtej kufijve perëndimorë të asaj toke, Ai kishte ndezur dritën e Tahires, një dritë që ishte caktuar të derdhte shkëlqimin e saj mbi tërë Persinë. Nga lindja dhe perëndimi i atij vendi, zëri i Të Padukshmit thërriste këto dy drita të mëdha binjake të nxitonin në tokën Ta263, agimi i lavdisë, shtëpia e Bahá'u'lláh-ut. Ai urdhëroi secilin nga ata të kërkonin praninë e të vërtiteshin përreth personit të atij Dielli të së Vërtetës, të kërkonin këshillën e Tij, të fuqizonin përpjekjet e tyre dhe të përgatisnin udhën për ardhjen e Revelacionit të Tij. 402 Në ndjekje të dekretit Hyjnor, në ditët kur Kodusi ishte akoma duke banuar në Mashhad, u revelua nga pena e Báb-it një Tabelë që u drejtohej gjithë besimtarëve të Persisë, në të cilën çdo përkrahës besnik i Besimit urdhërohej të "nxitonte në Tokën Kha" të Horasanit.264 Lajmi i këtij urdhëri të lartë u shpërnda me shpejtësi të habitshme dhe ngriti një entuziazëm të përgjithshëm. Ai mbërriti në vesh Tahires, që në atë kohë jetonte në Qerbela dhe po bënte çdo përpjekje për të shtrirë hapësirën e Besimit që kishte përkrahur.265 Ajo kishte lënë qytetin e lindjes Kazvin dhe kishte arritur, pas vdekjes së Sejed Kazemit, në atë qytet të shenjtë, në pritje të etshme për të dëshmuar shenjat që sejedi i ikur kishte parashikuar. Në faqet e mëparshme ne kemi parë se sa instiktivisht ajo ishte drejtuar për të zbuluar Revelacionin e Báb-it dhe sa spontanisht ajo kishte njohur të vërtetën e tij. Paparalajmëruar dhe paftuar, ajo kuptoi dritën aguese të Revelacionit të premtuar që po thyhej mbi qytetin e Shirazit dhe u nxit të shkruajë mesazhin e saj e të deklaronte besnikërinë ndaj Atij që ishte Revelues i asaj drite. 403 Përgjigja e menjëhershme e Báb-it ndaj deklaratës së saj për besimin që ajo, pa arritur praninë e Tij, kishte lëvizur për ta arritur, i nxiti zellin dhe i shtoi shumë guximin. Ajo u ngrit për të përhapur jashtë mësimet e Tij, dënoi me furi korrupsionin dhe çoroditjen e brezit të saj dhe pa frikë mbrojti një revolucion themelor në zakonet dhe sjelljen e popullit të vet.266 Shpirti i saj i paepur u ndez nga zjarri i dashurisë për Báb-in dhe lavdia e vizionit të saj u lartësua më tej nga zbulimi i bekimeve të pallogaritshme fshehur në Revelacionin e Tij. Guximi i lindur dhe forca e karakterit të saj u fuqizuan njëqindfish nga bindja e patundur për fitoren përfundimtare të Kauzës që ajo kishte përqafuar dhe energjitë e saj të pakufishme u rigjallëruan nga njohja e vlerës së qëndrueshme të Misionit, të cilin ajo ishte ngritur ta përkrahte. Të gjithë ata që e takuan në Qerbela binin brenda nga elokuenca e saj magjepëse dhe ndjeheshin të mrekulluar nga fjalët e saj. Asnjeri nuk mund t'i rezistonte hijeshisë së saj, një pakicë mund t'i shmangeshin ngjitjes së besimit të saj. Të gjithë dëshmojnë për tiparet e jashtëzakonshme të karakterit, mrekulloheshin nga personaliteti i saj i mahnitshëm dhe bindeshin nga sinqeriteti i bindjeve të saj. 404 Ajo ishte e zonja të fitonte ndaj Kauzës të venë e nderuar të Sejed Kazemit, që u lind në Shiraz dhe ishte e para midis grave të Qerbelasë që njohu të vërtetën e tij. Unë kam dëgjuar Sheik Sulltanin që përshkruante përkushtimin e saj ekstrem ndaj Tahires, të cilën ajo e nderonte si udhëheqësen e saj shpirtërore dhe e vlerësonte si bashkudhëtaren e saj të dashur. Ai ishte gjithashtu një admirues i zjarrtë i karakterit të së vesë së Sejedit, sjelljes njerëzore të së cilës ai shpesh i kushtoi një nderim të zjarrtë. "E tillë ishte lidhja e saj ndaj Tahires, është dëgjuar shpesh të theksojë Sheik Sulltani, sa ajo nuk donte aspak të lejonte atë heroinë që ishte një mik në shtëpinë e saj t'i mungonte pranisë së saj, qoftë edhe për një orë. Një lidhje kaq e madhe nga ana e saj nuk mungoi të nxitte kuriozitetin e të ngjallte besimin e grave mike të saj, si arabe edhe persiane, që ishin vizitore të përhershme në shtëpi. Vitin e parë të pranimit të Mesazhit, ajo u sëmur papritur dhe pas një intervali tre ditor, siç kishte ndodhur me Sejed Kazemin, ajo iku nga kjo jetë." 405 Midis burrave që në Qerbela, në sajë të përpjekjeve të Tahires, përqafuan me zjarr Kauzën e Báb-it, ishte dhe njëfarë Sheik Salehu, një banor arab i atij qyteti që ishte i pari që derdhi gjakun në shtegun e Besimit, në Teheran. Ajo ishte aq e tepruar në lavdërimin e saj për Sheik Salehun, sa një pakicë dyshonin për të se ishte i barabartë në rangun e Kodusit. Sheik Sulltani ishte gjithashtu nga ata që ranë nën magjinë e Tahires. Gjatë kthimit nga Shirazi ai e njehsoi veten me Besimin, përkrahu interesat e tij qartë e me këmbëngulje dhe bëri maksimumin për të zbatuar udhëzimet e dëshirat e saj. Një tjetër admirues ishte Sheik Muhamet Shebli, Bábai i Muhamet Mustafait, një arab me prejardhje nga Bagdadi, që radhitej lart midis ulemave të atij qyteti. Me ndihmën e grupit të tij të zgjedhur të mbështetësve të fortë e të aftë, Tahirja mundi të ndezë imagjinatën dhe të fitojë besnikërinë e një numri të konsiderueshëm të banorëve arabë e persianë të Irakut, shumica e të cilëve u udhëhoqën prej saj për të bashkuar forcat me vëllezërit e tyre në Persi, që do të thirreshin së shpejti të farkëtonin me veprat e tyre kësmetin dhe të vulosnin me gjakun e tyre triumfin e Kauzës së Perëndisë. 406 Thirrja e Báb-it, që fillimisht u adresohej pasuesve të Tij në Persi, u transmetua shpejt tek përkrahësit e Besimit të Tij në Irak. Tahirja iu përgjigj me lavdi. Shembulli i saj u pasua menjëherë nga një numër i madh i admiruesve të saj besnikë, të cilët të gjithë shprehën gatishmërinë që të udhëtonin drejt Horasanit. Ulamatë e Qerbelasë kërkuan t'i kthenin mendjen asaj nga ndërmarrja e këtij udhëtimi. Duke e kuptuar menjëherë motivin që i nxiste për t'i dhënë asaj një këshillë të tillë dhe në dijeni të qëllimeve të tyre të mbrapshta, ajo i drejtoi secilit prej këtyre sofistëve një letër të gjatë në të cilën ajo motivet e saj dhe zbulon shtirjen e tyre.267 407 Nga Qerbelaja ajo shkoi në Bagdad.268 Një delegacion përfaqësues i përbërë nga udhëheqësit më të shquar të komuniteteve shiitë, suni, kristiane dhe izraelite të qytetit, kërkoi praninë e saj dhe u përpoqën ta bindnin për kotësinë e veprimeve të saj. Megjithatë, ajo mundi të bënte të heshtnin kundërshtimet e tyre dhe i shushati ata me forcën e argumentit të saj. Të zhgënjyer e të hutuar, ata u tërhoqën thellësisht të vetëdijshëm për paaftësinë e tyre.269 408 Ulamatë e Kermanshahut e pritën me respekt dhe i paraqitën asaj gjithfarë shprehjesh të vlerësimit dhe admirimit të tyre.270 Megjithatë, në Hamadan271 udhëheqësit fetarë të qytetit ishin të ndarë në qëndrimet e tyre ndaj saj. Një pakicë kërkoi në mënyrë të fshehtë të nxiste njerëzit e t'i minonte prestigjin, të tjerë u detyruan t'i lavdëronin hapur virtytet dhe duartokitën guximin e saj. "Është detyra jonë", deklaruan këta miq nga mimbanet e tyre, "të ndjekim shembullin e saj fisnik e me nderim t'i kërkojmë të na zbulojë misteret e Kuranit dhe të zgjidhë labirinthet e Librit të shenjtë. Sepse arritjet tona më të larta krahasuar me pafundësinë e dijes së saj nuk janë veçse një pikë." Kur ishte në Hamadan, Tahirja u takua me ata që i ati, Haxhi Mulla Salehu, kishte dërguar nga Kazvini ta ftonin dhe në emër të tij ta nxitnin për të vizituar qytetin e saj të lindjes e të zgjaste qëndrimin mes tyre.272 Ajo dha pëlqimin me gjysmë zemre. Para se të largohej, i ftoi ata që e kishin shoqëruar nga Iraku të shkonin në tokën e tyre amtare. Ndër ta ishin Sheik Sulltani, Sheik Muhamet Shebli dhe biri i tij i ri, Muhamet Mustafa, Abedi dhe i biri i tij Naseri, që më pas iu dha emri i Haxhi Abazit. Ata bashkudhëtarë të saj që kishin jetuar në Persi, si Sejed Muhamet Golpajegani, pseudonimi i të cilit ishte Tair dhe të cilin Tahirja e kishte quajtur Fatal-Malih e të tjerë, u ftuan gjithashtu të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Vetëm dy nga shokët e saj mbetën me të - Sheik Salehu dhe Mulla Ibrahim Golpajegani, të cilët të dy pinë kupën e martirizimit, i pari në Teheran dhe tjetri në Kazvin. Prej të afërmve të saj, Mirza Muhamet Aliu, një nga Shkronjat e të Gjallit dhe kunat i saj, si dhe Sejed Abdul Hadi, që ishte fejuar me të bijën e saj, udhëtuan me të në gjithë rrugën nga Qerbelaja në Kazvin. 409 Me të mbërritur në shtëpinë e të atit, kushëriri i saj, mendjemadhi e zemër-ziu Mulla Muhamet, i biri i Mulla Takiut, që në prani të të atit dhe dajos së vet, e vlerësonte veten si më i përkryeri i gjithë moxhtahedëve të Persisë, dërgoi disa zonja të shtëpisë ta bindnin Tahiren të lëvizte rezidencën e saj nga SHTËPITË KU JETOI TAHIRJA NË KAZVIN BIBLIOTEKA E TAHIRES NË SHTËPINË E TË ATIT NE KAZVIN, QË TREGON DHE NJË NGA TË AFËRMIT E SAJ shtëpia e të atit tek ajo e tija. "I thoni kushërririt tim të parespektueshëm e arrogant", iu përgjigj ajo qartë lajmëtarëve të tij se, "'nëqoftëse dëshira tënde kishte qenë me të vërtetë për të qenë një shok besnik dhe mik me mua, ti duhet të kishe nxituar në Qerbela të më takoje dhe më këmbë do të kishe udhëhequr haudahun273 tim gjatë gjithë rrugës për në Kazvin. Ndërsa do udhëtoja me ty, unë do të të kisha ngritur nga gjumi i moskokëçarjes e do të të kisha treguar udhën e së vërtetës. Por kjo nuk ndodhi. Tre vjet kanë shkuar që nga ndarja tënde. As në këtë botë, as në atë botë unë nuk mund të shoqërohem kurrë me ty. Ty të kam nxjerrë jashtë nga jeta ime përgjithmonë.'" 410 Një përgjigje kaq e ashpër dhe kaq e vendosur i bëri të dy, Mulla Muhametin e të atin të pëlcisnin nga tërbimi. Ata e shpallën atë menjëherë heretike dhe u përpoqën ditë e natë t'i minonin pozitën dhe të njollosnin famën e saj. Tahirja e mbrojti vetveten me furi dhe këmbënguli në zbulimin e shthurjes së karakterit të tyre.274 Bábait të saj, një njeri paqedashës e i drejtë, i vinte keq për këtë debat të hidhur e u përpoq të sillte pajtimin dhe harmoninë midis tyre, por nuk pati sukses në përpjekjet e tij. 411 Kjo gjendje tensioni vazhdoi deri kur një farë Mulla Abdullahu, një vendës nga Shirazi dhe admirues i zjarrtë i të dyve, Sheik Ahmetit dhe Sejed Kazemit, arriti në Kazvin në fillim të muajit të Ramazanit, të vitit 1263 Hixhri.275 Më pas, gjatë gjyqit të tij në Teheran, në prani të Saheb-Divanit, po ky Mulla Abdullah rrëfeu si vijon: "Unë kurrë nuk kam qenë një Báb-i i bindur. Kur mbërrita në Kazvin, gjatë rrugës sime për në Mah-Kunë, u përpoqa të vizitoja Báb-in dhe të hetoja natyrën e Kauzës së Tij. Me të mbërritur në Kazvin, më vunë në dijeni se qyteti ishte në një gjendje të madhe gurguleje. Ndërsa po kaloja nëpër treg, pashë një turmë rrufjanësh që i kishin hequr një burri veshjen e kokës dhe këpucët, i kishin mbështjellë çallmën rreth qafës dhe me të po e tërhiqnin zvarrë nëpër rrugë. Një turmë e egërsuar po e mbulonte atë me kërcënime, sharje dhe mallkime. 'Faji i tij i pafalshëm', iu përgjigjën pyetjes sime, 'është se ai ka guxuar të lavdërojë në publik virtytet e SheikAhmetit dhe Sejed Kazemit. Për pasojë, Haxhi Mulla Takiu, Hoxhatol Islami, e ka shpallur heretik dhe ka dekretuar dëbimin e tij nga qyteti.' 412 "Unë u habita nga shpjegimi që më dhanë. Si mundet një Sheik, mendova unë, të vlerësohet si heretik e të mendohej i denjë një trajtim i tillë mizor? Me dëshirën për të dëgjuar nga vetë Mulla Takiu të vërtetën e këtij raporti, shkova në shkollën e tij dhe pyeta nëse ek ishte shpallur një dënim të tillë kundër tij. 'Po', u përgjegj ai pa vonesë, 'perëndia që adhuronte i ndjeri Sheik Ahmet Bahrejni ishte një perëndi në të cilën nuk mund të besoj kurrë. Atë dhe pasuesit e tij po ashtu, unë i vlerësoj si mishëruesit më të thellë të gabimit.' Pikërsht atë moment u detyrova t'i jepja një shuplakë fytyrës në sy të dishepujve të tij të mbledhur. Megjithatë e mbajta veten dhe u betova që, me vullnetin e Perëndisë, do t'i çpoja buzët me shtizën time që ai të mos ishte i zoti më të shprehte një mallkim të tillë. 413 "U largova menjëherë prej tij e i drejtova hapat nga tregu, ku bleva një kamë dhe një majë shtize çeliku nga më të mprehtat e më të mirat. I fsheha ato në gjoksin tim, i gatshëm për të kënaqur zjarrin që digjej brenda meje. Po prisja të më jepej mundësia, kur një natë, hyra në xhaminë ku do të udhëhiqte grigjën në lutje. Prita deri në agim, kur pashë një grua të moshuar që hyri në xhami, duke mbajtur me vete një sixhade, që e hodhi mbi dyshemenë e mehrabit.276 Pas pak pashë Mulla Takiun që hyri vetëm, eci drejt mehrabit dhe ofroi lutjen e tij. Me kujdes e qetësisht, e ndoqa dhe qëndrova prapa tij. Ai po gjunjëzohej mbi dysheme, kur unë iu derdha, nxora shtizën dhe ia ngula prapa qafës. Ai nxori një klithmë të fortë. E ktheva më kurriz dhe, pasi hoqa kamën nga këllëfi, ia ngula dorezën e saj thellë në gojën. Me po atë kamë, e qëllova në disa vende mbi gjoks dhe në anët, dhe e lashë duke i rrjedhur gjaku në mahreb. 414 "U ngjita menjëherë në çatinë e xhamisë dhe pashë furinë e trazimin e turmës. Një grup u derdh brenda dhe, pasi e vendosi mbi një vig, e transportuan për në shtëpinë e tij. Pamundur të njehsojnë vrasësin, njerëzit shfrytëzuan rastin për të kënaqur instiktet e tyre të më të ulta. Ata iu hodhën njeri tjetrit në fyt, sulmuan dhunshëm dhe akuzuan reciprokisht njeri tjetrin në prani të guvernatorit. Duke parë që një grup i madh njerëzish të pafajshëm ishin ngarë seriozisht dhe u flakën në burg, u detyrova nga zëri i vetëdijes sime të pohoj aktin tim. Për pasojë kërkova praninë e guvernatorit dhe i thashë atij: 'Nëqoftëse dorëzoj në duart e tua autorin e kësaj vrasjeje, a do të më premtosh të lësh të lirë të gjithë njerëzit e pafajshëm që po vuajnë në vend të tij?' Sapo kisha siguruar prej tij garancinë e nevojshme i pohova atij që atë vepër e kisha kryer unë. Në fillim ai nuk ishte i prirur të më besonte. Me kërkesën time thirri gruan e moshuar, që kishte shtrirë sixhaden mbi mehrab, por kundërshtoi të bindej nga faktet që dha ajo. Përfundimisht më çuan pranë shtratit të Mulla Takiut, që ishte në momentin e vdekjes. Sapo më pa, ai i njohu tiparet e mia. Me zemërim, më tregoi me gisht, duke bërë shenjë që unë e kisha sulmuar. Ai bëri të ditur dëshirën e tij që të më largonin nga prania e tij. Pas pak mbaroi. Unë u arrestova menjëherë, u akuzova për vrasje dhe u flaka në burg. Megjithatë, guvernatori nuk e mbajti premtimin dhe kundërshtoi të lironte të burgosurit." 415 Çiltërsia dhe sinqeriteti i Mulla Abdullahut e kënaqën shumë Saheb Divanin. Ai u dha urdhëra sekrete shoqëruesve të vet për t'i dhënë atij mundësi të arratisej nga burgu. Në orën e mesnatës, i burgosuri gjeti strehë në shtëpinë e Reza Kan Sardarit, që kohët e fundit ishte martuar me motrën e Sipah Salarit dhe qëndroi i fshehur në atë shtëpi deri në luftën e madhe të Sheik Tabarsit, kur ai vendosi të lidhte fatin e tij me mbrojtësit heroikë të fortesës. Ai, po ashtu si Reza Kani, që e ndoqi atë në Mazendaran, piu përfundimisht kupën e martirizimit. 416 Rrethanat e vrasjes ndezën furinë e zemërimit të trashëgimtarëve të ligjshëm të Mulla Takiut, që vendosën tashmë të shfryjnë urrejtjen e tyre kundër Tahires. Ata patën sukses për vendosjen e saj në izolim të rreptë brenda shtëpisë së të atit dhe ngarkuan ato gra që ata i kishin zgjedhur të kujdeseshin për të, të mos e lejonin robinën e tyre të linte dhomën e saj përveçse për të kryer pastrimin e saj. Ata e akuzuan atë si nxitësen e vërtetë të krimit. "Askush tjetër, përveç teje", i pohuan ata, "nuk është fajtor për vrasjen e atit tonë. Ti lëshove urdhërin e vrasjes së tij." Ata që ishin arrestuar e burgosur u çuan prej tyre në Teheran dhe u burgosën në një shtëpi të njerit prej kad-hodave277 të kryeqytetit. Miqtë dhe trashëgimtarët e Mulla Takiut u shpërndanë në të gjitha drejtimet, duke denoncuar robërit e tyre si kundërshtarë të ligjit të Islamit dhe duke kërkuar që ata të vriteshin menjëherë. 417 Bahá'u'lláh-u, që në këtë kohë banonte në Teheran, u informua për gjendjen e vështirë të të burgosurve që kishin qenë shokë e mbështetës të Tahires. Meqë Ai njihej me kad-hodan, në shtëpinë e të cilit ishin burgosur ata, vendosi t'i vizitojë dhe të ndërhyjë në emër të tyre. Ai zyrtar koprac e mashtrues, që ishte plotësisht në dijeni të bujarisë sa jashtëzakonshme të Bahá'u'lláh-ut, me shpresën për të fituar një shumë të mirë parash për vete, zmadhoi shumë fatkeqësinë që kishte rënë mbi robërit e mjerë. "Atyre u mungojnë gjërat më minimale të jetesës," foli kad-hoda. "Ata vuajnë për ushqim dhe veshja e tyre është tmerrësisht e pamjaftueshme." Bahá'u'lláh-u dha ndihmë të menjëhershme financiare për lehtësimin e tyre dhe e nxiti kad-hodan të zbuste ashpërsinë e rregullit nën të cilin ata ishin burgosur. Ky i fundit ra dakord të lehtësonte një pakicë që nuk mund të mbante peshën shtypëse të zinxhirave të tyre dhe për pjesën tjetër bëri çfarë mundi të zbuste ashpërsinë e burgimit të tyre. I shtyrë nga Bábëzia, ai informoi eprorët për gjendjen dhe theksoi faktin që si ushqimi ashtu edhe paratë për ata që ishin burgosur në shtëpinë e tij, furnizoheshin rregullisht nga Bahá'u'lláh-u. 418 Këta zyrtarë nga ana e tyre ishin të prirur për të përfituar çdo avantazh të mundur nga bujaria e Bahá'u'lláh-ut. Ata e thirrën në praninë e tyre, protestuan kundër veprimit të tij dhe e akuzuan Atë për bashkëfajësi në aktin për të cilët robërit ishin dënuar. "Kad-hoda", u përgjigj Bahá'u'lláh-u, "mbrojti çështjen e tyre para Meje dhe zmadhoi vuajtjet e nevojat e tyre. Ai vetë solli dëshmi për pafajësinë e tyre e më bëri thirrje Mua për ndihmë. Si shpërblim për ndihmën, që Unë në përgjigje të ftesës së tij, isha i detyruar të jap, ju tani Më ngarkoni me një krim për të cilin Unë jam i pafajshëm." Duke shpresuar ta frikësonin Bahá'u'lláh-un me kërcënimin e ndëshkimit të menjëhershëm, ata kundërshtuan ta lejojnë Atë të kthehej në shtëpiënë e Tij. Izolimi me të cilin Ai u dënua ishte e keqja e parë që ra mbi Bahá'u'lláh-un në shtegun e Kauzës së Perëndisë; i pari burgim që Ai vuajti për hir të njerëzve të Tij të dashur. Ai mbeti në robëri për pak ditë, deri sa Xhafer Koli Kani, vëllai i Mirza Aga Kan Nurit, që në kohë të mëvonshme u emërua Veziri Bej Shah, dhe një numër miqsh të tjerë ndërhynë në emër të Tij dhe, duke e kërcënuar kad-hodan me një gjuhë të ashpër, mundën të ndikonin lirimin e Tij. Ata, që kishin qenë përgjegjës për burgosjen e Tij, kishin shpresuar të merrnin si shpërblim për lirimin e Tij, shumën prej njëmijë tuman,278 por shpejt panë se ishin të detyruar të pajtoheshin me dëshirat e Xhafer Koli Kanit pa shpresën e marrjes, qoftë prej tij apo prej Bahá'u'lláh-ut, të shpërblimit më të vogël. Me ndjesë të thellë dhe me keqardhjen më të madhe, ata e dorëzuan Robin e tyre në duart e tij. 419 Trashëgimtarët e Mulla Takiut, në të njëjtën kohë, ishin duke bërë çdo përpjekje të merrnin gjakun e njeriut të tyre të shquar. Të pakënaqur me atë që tashmë kishin përmbushur, ata i drejtuan ankesën e tyre vetë Shah Muhametit dhe u përpoqën të fitonin simpatinë e tij për çështjen e tyre. Shahu njoftohet të ketë kthyer këtë përgjigje: "Babai juaj, Mulla Takiu, sigurisht nuk mund të kishte pretenduar të ishte superior ndaj Imam Aliut, Komandanti i Besnikëve. A nuk udhëzoi ky i fundit dishepujt e tij se, sikur ai të binte viktimë nga shpata e Ibn Moljamit, vetë vrasësi, me vdekjen e tij, duhet të bëhej të lante gjynahet për këtë akt dhe se askush tjetër, përveç tij, nuk duhej të vritej? Përse të mos shpagohet njësoj vdekja e atit tuaj? Më deklaroni mua vrasësin e tij dhe unë do të lëshoj urdhëra që ai të dorëzohet në duart tuaja me qëllim që ju t'i jepni atij ndëshkimin, që meriton." 420 Qëndrimi pa kompromis i Shahut i bindi të braktisnin shpresat, që kishin ushqyer. Ata deklaruan si vrasës të Bábait të tyre Sheik Salehun, siguruan arrestimin e tij dhe në mënyrë të turpshme e vranë. Ai ishte i pari që derdhi gjakun e tij në tokën persiane në shtegun e Kauzës së Perëndisë, i pari nga ajo shoqëri e lavdishme e destinuar për të vulosur me gjakun e tyre triumfin e Besimit të shenjtë të Perëndisë. Ndërsa ai po çohej drejt skenës së martirizimit, fytyra i flakëronte nga përkushtimi dhe hareja. Nxitoi në këmbët e trekëmbëshit dhe takoi ekzekutuesin e tij ashtu siç mirëpresim një mik të dashur e jetëgjatë. Fjalët e triumfit dhe të shpresës rodhën papushim nga buzët e tij. "Unë i flaka shpresat dhe besimet e njerëzve", thirri ai me emocion, "ndërsa i afrohej fundi, që nga momenti kur të njoha Ty, Ty që je Shpresa dhe Besimi im!" Trupi i tij u gropos në kopshtin e faltores së Imam Zadeh Zeidit në Teheran. 421 Urrejtja e pangopur që frymëzonte ata që ishin përgjegjës për martirizimin e Sheik Salehut i detyroi të kërkojnë instrumente shtesë për avancimin e qëllimeve të tyre. Haxhi Mirza Agasi, të cilin Sahed Divani kishte mundur ta bindte për sjelljen tradhtare të trashëgimtarëve të Mulla Takiut, refuzoi të kënaqë ankesën e tyre. Të papërmbajtur nga kundërshtimi i tij, ata e parashtruan rastin tek Sadr Ardebili, një njeri mendjemadh me nam dhe një nga më arrogantët ndër udhëheqësit fetarë të Persisë. "Shiko", iu lutën ata, "poshtërimin që u është shkaktuar atyre, funksioni suprem i të cilëve është të ruajnë paprekshmërinë e Ligjit. Si mundet ti që je kreu dhe eksponent i famshëm i tij, të lejosh të mbetet e pandëshkuar një fyerje kaq e rëndë ndaj dinjitetit të tij? Jeni ju me të vërtetë i paaftë për shpagimin e gjakut të atij ministri të therur të Profetit të Perëndisë? A nuk e kuptoni se të tolerosh një krim kaq shtazarak do të thotë të lëshosh një valë shpifjesh kundër atyre që janë thesarët kryesorë të mësimeve dhe parimeve të Besimit tonë? A nuk do të trimëronte heshtja juaj armiqtë e Islamit për të shpërndarë strukturën që duart e tua e kanë lartësuar? Si përfundim, a nuk do të rrezikohej jeta jonë?" 422 Sadr Ardebili ishte i trembur keq dhe me pazotësinë e tij kërkoi të mashtrojë sovranin. Ai i drejtoi kërkesën e mëposhtme Shah Muhametit: "I lutem përunjësisht Madhërisë suaj të lejojë robërit të shoqërojnë trashëgimtarët e atij udhëheqësi të maririzuar në kthimin e tyre në Kazvin, që këta, me pëlqimin e tyre, të mund t'u falin publikisht veprimin e tyre dhe të mund të rikthejnë lirinë e tyre. Një gjest i tillë nga ana e tyre do t'u lartësojë në mënyrë të konsiderueshme pozitën dhe ata do të fitojnë vlerësimin e bashkëatdhetarëve të tyre." Shahu, aspak në dijeni të qëllimeve të mbrapshta të këtij komplotisti të thekur, i dha pëlqimin menjëherë kërkesës së tij, me një kusht të caktuar që një deklaratë e shkruar t'i dërgohej atij nga Kazvini për ta siguruar që kushtet e të burgosurve pas lirimit të tyre të ishin tërësisht të kënaqshme dhe që nuk kishte të ngjarë të dëmtoheshin në të ardhmen. 423 Sapo robërit u dorëzuan në duart e intrigantëve ata filluan të kënaqnin kundër tyre ndjenjat e urrejtjes së papajtueshme. Natën e parë që ata u dorëzuan në duart e armiqve u vra pa mëshirë Haxhi Asadollahu, vëllai i Haxhi Allah Vardit dhe xhaxhai i Muhamet Hadit e Muhamet Xhevad Farhadit, një tregtar i shquar i Kazvinit, që kishte fituar emër për mëshirë e drejtësi, e cila ishte aq e lartë sa edhe ajo e vëllait të tij të famshëm. Duke e ditur shumë mirë që në qytetin e tij të lindjes ata nuk do të mundnin t'i shkaktonin atij ndëshkimin që dëshironin, vendosën t'i marrin jetën në Teheran në një mënyrë që do t'i mbronte nga dyshimi për vrasjen. Në orën e mesnatës, ata kryen aktin e turpshëm dhe mëngjesin tjetër, njoftuan se sëmundja kishte qenë shkaku i vdekjes së tij. Miqtë e të njohurit, shumica vendalinj të Kazvinit, prej të cilëve asnjeri nuk kishte mundur të zbulonte krimin që kishte shuar një jetë aq fisnike, i bënë një varrim që i përshtatej pozitës së tij. 424 Pjesa tjetër e shokëve, ndër të cilët ishin Mulla Tahir Shirazi dhe Mulla Ibrahim Mahallati, që të dy vlerësoheshin lart për diturinë dhe karakterin e tyre, u vranë barbarisht menjëherë pas mbërritjes në Kazvin. E tërë popullsia që kishte qenë kurdisur me zell që më parë, çirrej për ekzekutimin e tyre të menjëhershëm. Një bandë horrash faqezinj, të armatosur me thika, shpata, shtiza dhe sopata, u turr mbi ta e i bënë copa-copa. Trupat e tyre i s akatuanme një barbarizëm kaq të pashoq sa asnjë copë e pjesëve të tyre të përhapura nuk mund të gjendej për varrim. 425 Perëndi i Hirshëm! Akte të një barbarie kaq të pabesueshme janë shkatuar në një qytet si Kazvini, i cili mburr veten me faktin që jo më pak se njëqind nga udhëheqësit më të lartë fetarë të Islamit, banojnë brenda portave të tij e, megjithatë nuk mund të gjendej asnjë ndër gjithë banorët e tij të ngrinte zërin e protestës kundër vrasjeve të tilla kaq revoltuese! Asnjeri nuk dukej të pyeste se ku e gjenin të drejtën për të shkaktuar vepra kaq të padrejta e kaq të turpshme. Askush nuk dukej të ishte në dijeni për papajtueshmërinë e plotë midis të tilla veprave mizore kryer nga ata që pretendonin të ishin mbajtësit e vetëm të të fshehtave të Islamit dhe sjelljes shembullore të atyre që të parët manifestuan dritën e tij në botë. Askush nuk lëvizi të thërriste me zemërim: "O brez i poshtër e i mbrapshtë! Në ç'thellësi poshtërimi e turpi je zhytur! A nuk i kanë tejkaluar, me pashpirtësinë e tyre, neveritë që ju kini shkruar, aktet nga më të ultat e njeriut? A nuk do ta njihni se as bishat e fushës dhe as çdo gjë që lëviz në tokë, nuk mund të krahasohet kurrë me egërsinë e akteve tuaja? Sa kohë do të zgjatë moskokëçarja juaj? A nuk e besoni se efikasiteti i çdo lutjeje grigje varet nga ndershmëria e atij që drejton atë lutje? A nuk kini deklaruar ju përsëri e përsëri që një lutje e tillë nuk është e pranueshme në sytë e Perëndisë përderisa imami që drejton lutjen të mos ketë pastruar zemrën e vet nga çdo gjurmë ligësie? E megjithatë ju mendoni se ata që kurdisin e marrin pjesë në kryerjen e mizorive të tilla të jenë udhëheqësit e vërtetë të Besimit tuaj, mishërimet e thella të ndershmërisë dhe drejtësisë. A nuk i kini besuar në duart e tyre frerët e Kauzës suaj dhe i kini vlerësuar ata si mjeshtrat e fatit tuaj?" 426 Lajmi i kësaj mizorie arriti në Teheran dhe u përhap me shpejtësi marramendëse nëpër qytet. Haxhi Mirza Agasi protestoi me vrull. "Në cilin pasazh të Kuranit, njoftohet të ketë thirrur ai, në cilën traditë të Muhametit, ka qenë justifikuar masakrimi i një numri njerëzish me qëllim që të shpaguhet vrasja e një personi të vetëm?" Shah Muhameti shprehu gjithashtu mosaprovimin e tij të fuqishëm për sjelljen tradhtare të Sadr Ardebilit dhe aleatëve të tij. Ai dënoi burracakërinë e tij, e dëboi atë nga kryeqyteti dhe e dënoi me një jetë terri në Kom. Rënia e tij nga zyra kënaqi pamasë Vezirin e Madh, që kishte punuar deri tani më kot të shkaktonte rënien e tij, ndërsa heqja e tij e papritur nga Teherani e lehtësoi nga frika që i kishte ngjallur shtrirja e autoritetit të tij. Dënimi i masakrës së Kazvinit prej tij ishte i menjëhershëm, jo aq shumë nga simpatia për Kauzën e viktimave të pambrojtura, se sa nga shpresa e përfshirjes së Sadr Ardebilit në të tilla siklete që do ta turpëronin atë në mënyrë të pashmangshme në sytë e sovranit. 427 Dështimi i Shahut dhe i qeverisë për të kryer ndëshkimin e menjëhershëm mbi keqbërësit i nxiti ata të kërkonin mjete të tjera për të kënaqur urrejtjen e tyre të pamëshirshme ndaj kundërshtarëve. Ata e drejtuan vëmendjen tek vetë Tahirja dhe vendosën që ajo duhet të vuante nga duart e tyre të njëjtin fat që kishin patur shokët e saj. Ndërsa ishte akoma në izolim, Tahirja, sapo u informua për qëllimet e armiqve, i drejtoi mesazhin e mëposhtëm Mulla Muhametit, që kishte pasuar pozitën e të atit dhe që njihej tashmë si Imami Xhomeh i Kazvinit: "'Ata do të pëlqenin të shuanin dritën e Perëndisë me gojët e tyre: por Perëndia dëshiron vetëm të përsosë dritën e Tij, megjithëse të pafetë e urrejnë atë.'279 Nëse Kauza ime është Kauza e së Vërtetës, nëse Zoti që adhuroj unë nuk është tjetër veçse i vetmi Perëndi i vërtetë, Ai, përpara se të kenë kaluar nëntë ditë, do të më çlirojë nga zgjedha e tiranisë tënde. Sikur Ai të mos arrijë çlirimin tim, ti je i lirë të veprosh si të duash. Ti do të kesh vendosur në mënyrë të pakthyeshmë falsitetin e besimit tim." Mulla Muhameti, duke njohur paaftësinë për të pranuar një sfidë kaq të guximshme, zgjodhi injorimin e plotë të mesazhit të saj dhe kërkoi me çdo mjet dinakërie të përmbushte qëllimin e tij. 428 Ato ditë, para se të trokiste ora që kishte fiksuar Tahirja për çlirimin e saj, Bahá'u'lláh-u bëri të ditur dëshirën e Tij që ajo duhej të çlirohej nga robërimi e të sillej në Teheran. Ai vendosi të krijonte në sytë e kundërshtarit, të vërtetën e fjalëve të saj e të prishte skemat që kishin thurrur armiqtë për vdekjen e saj. Muhamet Hadij Farhadi u thirr paskëtaj prej Tij e iu besua detyra për realizimin e transferimit të saj të menjëhershëm në shtëpinë e Tij në Teheran. Muhamet Hadi u ngarkua të dorëzonte një letër të vulosur tek gruaja e tij, Hatun Xhan e ta udhëzonte atë të shkonte, maskuar si një lypëse, në shtëpinë ku Tahirja ishte izoluar, t'i dorëzonte letrën në dorë e të priste ndërkohë në hyrje të shtëpisë së saj, derisa ajo të bashkohej me të dhe pastaj të nxitonte për ta besouar nën kujdesin e tij. "Sapo Tahirja të bashkohet me ty, i tha Bahá'u'lláh-u të dërguarit, nisuni menjëherë për Teheran. Pikërisht këtë natë, Unë do të dërgoj, në afërsi të portës së Kazvinit një shoqërues me tre kuaj, që ti do t'i marrësh me vete e qëndroi në një vend që do ta caktosh jashtë mureve të Kazvinit. Ti do të çosh Tahiren në atë vend, do t'u hipni kuajve dhe, nëpërmjet një rruge pak të shkelur, përpiquni të arrini në agim rrethinat e kryeqytetit. Sapo të hapen dyert, ju duhet të futeni në qytet e të vijoni menjëherë drejt shtëpisë Sime. Ti duhet të tregosh kujdesin maksimal, që identiteti i saj të mos zbulohet. I Plotfuqishmi me siguri do të udhëheqë hapat e tu dhe do të të rrethojë me mbrojtjen e Tij të përhershme." 429 Fuqizuar nga garancia e Bahá'u'lláh-ut, Muhamet Hadi u nis menjëherë për të zbatuar udhëzimet që kishte marrë. I pandalur nga ndonjë pengesë, ai me zotësi dhe besnikëri, përgatiti veten për detyrën dhe u tregua i zoti ta çonte Tahiren mirë, në orën e caktuar, në shtëpinë e Mjeshtrit. Lëvizja e saj e papritur dhe misterioze nga Kazvini i mbushi me tmerr si miqtë dhe armiqtë. Gjatë tërë natës ata kërkuan nëpër shtëpi, por përpjekjet e tyre për ta gjetur dështuan. Përmbushja e predikimit që ajo kishte shprehur i shushati edhe më skeptikët midis kundërshtarëve të saj. Një pakicë arritën të kuptojnë karakterin e mbinatyrshëm të Besimit që ajo kishte përkrahur dhe iu nënshtruan me vullnet thirrjeve të tij. Mirza Abdul Vahabi, vëllai i saj, pikërisht atë ditë njohu të vërtetën e Revelacionit, por dështoi për të treguar më pas me akte sinqeritetin e besimit të tij.280 430 Ora që Tahirja kishte fiksuar për lirimin e saj e gjeti atë tashmë të vendosur mirë nën hijen mbrojtëse të Bahá'u'lláh-ut. Ajo e dinte shumë mirë se në praninë e kujt ishte lejuar, ajo ishte thellësisht në dijeni për shenjtërinë e mikpritjes që i ishte akorduar me kaq mirësjellje.281 Ashtu siç kishte bërë me pranimin e Besimit të shpallur nga Báb-i kur ajo, pa u paralajmëruar e pa u thirrur, kishte përshëndetur Mesazhin e Tij dhe kishte njohur të vërtetën, po ashtu ajo kuptoi nëpërmjet dijes së vet intuitive lavdinë e ardhme të Bahá'u'lláh-ut. Ishin vitet '60, kur ajo ishte në Qerbela dhe aludoi në odet e saj për nohjen e të Vërtetës që Ai kishte për ta reveluar. Mua vetë më kanë treguar në Teheran, në shtëpinë e Sejed Muhametit, të cilin Tahirja e kishte quajtur Fatal Malih, vargjet që ajo i kishte shkruar me shkrimin e saj të dorës, çdo shkronjë e të cilëve sillte dëshmi elokuente për besimin e saj në Misionin e lartë të të dyve, të Báb-it dhe të Bahá'u'lláh-ut. Në atë ode shkruhen vargjet e mëposhtme: "Shkëlqimi i Bukurisë Abhá ka përshkuar velin e natës; shikoni shpirtërat e të dashurve të Tij që vallzojnë si fluturza, rreth dritës që ka shkrepur nga fytyra e Tij!" Bindja e saj e patundur për forcën e pakonkurueshme të Bahá'u'lláh-ut e shtyu atë të shprehte predikimin e saj me kaq siguri dhe t'ja u përplaste armiqve në fytyrë me aq guxim këtë sfidë. Asgjë më shumë se një besim i patundur në efikasitetin e vërtetë të asaj fuqie nuk mund ta kishte shtyrë atë, në orët e errëta të robërimit, të vlerësonte me aq guxim dhe garanci afrimin e fitores. 431 Pak ditë pas mbërritjes së Tahires në Teheran, Bahá'u'lláh-u vendosi ta dërgojë atë në Horasan me shoqërinë e besimtarëve që po përgatiteshin të niseshin për në atë provincë. Ai gjithashtu, kishte vendosur të linte kryeqytetin e të merrte të njëjtin drejtim pak ditë më vonë. Prandaj thirri Aga Kalimin dhe e udhëzoi të merrte menjëherë masat e nevojshme për të siguruar lëvizjen e Tahires, së bashku me shoqëruesen e saj Kaneteh, në një vend jashtë portës së kryeqytetit, prej nga ato më vonë duhet të shkonin në Horasan. Ai e këshilloi të tregonte kujdesin dhe vigjilencën më të lartë që rojet, të cilët ishin vendosur në hyrje të kryeqytetit dhe që ishin urdhëruar të kundërshtonin kalimin e grave përmes portave pa lejë, të mos zbulonin identitetin e saj dhe të mos pengonin largimin e saj. 432 Unë kam dëgjuar Aga Kalimin që rrëfen si më poshtë: "Duke vënë besimin tonë në Perëndinë, unë, Tahirja dhe shoqëruesja e saj kalëruam në një vend në afërsi të kryeqytetit. Asnjeri nga rojet e stacionuara në portën e Shimiranit nuk pati as kundërshtimin më të vogël, as nuk bënë ndonjë pyetje në lidhje me destinacionin tonë. Në një largësi prej dy farsangësh nga kryeqyteti, ne zbritëm mes një kopshti të pasur me ujë e të vendosur në këmbët e një mali, në qendër të të cilit ishte një shtëpi që dukej krejt e shkretë. Ndërsa i rashë rrotull në kërkim të të zotit, rastësisht ndesha një burrë të moshuar që po ujiste bimët. Në përgjigje të pyetjes sime, ai më shpjegoi se një zënkë kishte nisur midis pronarit dhe qiraxhinjve të tij dhe si pasojë e saj ata që zinin vendin e kishin braktisur atë. 'Mua më ka kërkuar pronari', shtoi ai, 'të ruaj pasurinë deri sa të zgjidhet zënka." Isha tepër i kënaqur me informacionin që më dha dhe i kërkova të rrinte me ne për drekë. Kur, pak më vonë, unë vendosa të largohem për Teheran, e pashë atë të gatshëm të kujdesej dhe të ruante Tahiren dhe shoqëruesen e saj. Pasi i besova nën kujdesin e tij, e garantova atë se ose unë vetë do të kthehesha atë mbrëmje ose do të dërgoja një shoqërues të besuar, të cilin do ta pasoja mëngjesin tjetër për udhëtimin drejt Horasanit. 433 "Me të mbërritur në Teheran i dërgova Mulla Bakerit, njëri nga Shkronjat e të Gjallit, së bashku me një shoqërues, të bashkohen me Tahiren. E informova Bahá'u'lláh-un për largimin e saj të sigurt nga kryeqyteti. Ai ishte shumë i kënaqur me informacionin që i dhashë dhe e quajti atë kopsht 'Bag Xhanat'.282 'Ajo shtëpi', tha Ai, 'ka qenë përgatitur si me porosi për pritjen tuaj, që ti të mund të gostitje në të të dashurit e Perëndisë.' 434 "Tahirja qëndroi shtatë ditë në atë vend, pas të cilave ajo u nis, shoqëruar nga Muhamet Hasan Kazvini, i mbiquajtur Fata, e disa të tjerë, në drejtim të Horasanit. Unë u komandova nga Bahá'u'lláh-u të organizoja largimin e saj dhe të siguroja çdo gjë që mund t'i nevojitej për udhëtimin." KAPITULLI XVI KONFERENCA E BADASHTIT S apo Tahirja kishte nisur udhtëtimin, Bahá'u'lláh-u udhëzoi Aga Kalimin të përfundonte përgatitjet e nevojshme për largimin e Tij të parashikuar për në Korsan. Ai besoi familjen nën kujdesin e tij dhe i kërkoi të siguronte çdo gjë që duhej për mirëqenien e sigurinë e tyre. 436 Kur arriti në Shah Rud, Ai u takua me Kodusin, që kishte lënë Mashhadin, ku kishte banuar e kishte ardhur ta mirëpriste sapo kishte dëgjuar për afrimin e Tij. Veprimet që kishin inicuar Kodusi e Mulla Hyseni, përkushtimi i tyre, guximi dhe gjuha e tyre e sinqertë, kishin zgjuar njerëzit nga letargjia, kishin ndezur në zemrat e disave ndjenjat më fisnike të besimit e përkushtimit dhe kishte shkaktuar në gjokset e të tjerëve instiktet e fanatizmit të zjarrtë e të ligësisë. Një mori kërkuesish shpesh derdheshin nga çdo drejtim për në Mashhad, në kërkim të etshëm për rezidencën e Mulla Hysenit e nëpërmjet tij ishin shoqëruar në prani të Kodusit. 437 Numuri i tyre shpejt u zmadhua aq shumë sa tërhoqi vëmendjen e autoriteteve. Kryekështjellari i pa me shqetësim e droje turmat e njerëzve të trazuar që rridhnin papushim në çdo lagje të qytetit të shenjtë. Me qëllim që të ushtronte të drejtat e tij, të frikësonte Mulla Hysenin e të bindte atë të mbyllte kuadrin e veprimtarive të tij, ai lëshoi urdhër për të arrestuar menjëherë shoqëruesin special të këtij të fundit, emri i të cilit ishte Hasan dhe e dënoi atë me një trajtim mizor e të turpshëm. Atij i çpuan hundën, i shkuan një hallkë përmes vrimës dhe me një kapistër e hoqën zvarrë nëpër rrugë. 438 Mulla Hyseni ishte në prani të Kodusit, kur i mbërriti lajmi i së keqes së turpshme që i kishte ndodhur shërbyesit të tij. I trembur se mos ky njoftim i trishtuar mund të brengoste zemrën e kreut të tij të shtrenjtë, ai u ngrit dhe u tërhoq qetësisht. Shokët u mblodhëm shpejt rreth tij, i shprehën zemërimin për këtë sulm të egër kundër një pasuesi, kaq të pafajshëm, të Besimit të tyre dhe e nxitën të kërkojë shpagim ndaj fyerjes. Mulla Hyseni provoi të zbutë zemërimin e tyre. "Le të mos iu prekë e shqetësojë", u lut ai, "poshtërimi që ka zënë Hasanin, sepse Hyseni është akoma me ju dhe nesër do ta dorëzojë atë përsëri shëndoshë në duart tuaja." 439 Përballë një garancie kaq solemne, shokët e tij nuk guxuan të bëjnë më vërejtje. Megjithatë, zemrat e tyre digjeshin nga padurimi për të ndrequr këtë lëndim të hidhur. Një numër prej tyre vendosi përfundimisht të bashkoheshin së bashku e të ngrinin me zë të lartë, nëpër rrugët e Mashhadit, thirrjen "Ja Saheboz Zaman!"283 si protestë kundër kësaj fyerjeje të papritur ndaj dinjitetit të Besimit të tyre. Kjo thirrje kishte qenë e para e këtij lloji që ngrihej në Horasan në emër të Kauzës së Perëndisë. Qyteti jehoi nga tingujt e atyre zërave. Oshëtima e thirrjeve, që arriti edhe në rajonet më të largëta të asaj province, ngriti një gurgule të madhe në zemrat e njerëzve dhe ishte sinjali për ngjarjet e jashtëzakonshme, që ishin të destinuara të ndodhnin në të ardhmen. 440 Mes rrëmujës që pasoi, ata, që mbanin kapistrën me të cilën tërhiqnin Hasanin zvarrë nëpër rrugë, u zhdukën nga jatagani. Shokët e Mulla Hysenit e çuan robin e liruar përpara udhëheqësit dhe e informuan atë për fatin që e kishte gjetur shtypësin. "Ju", njoftohet të ketë vërejtur Mulla Hyseni, "kini kundërshtuar të toleroni sprovat të cilave iu është nënshtruar Hasani; si mund ta pajtohenini ju me martirizimin e Hysenit?"284 441 Qyteti i Mashhadit, që sapo kishte rivendosur paqen dhe qetësinë pas rebelimit që kishte shkaktuar Salari, u zhyt përsëri në rrëmujë e në ankth. Princi Hamza Mirza ishte stacionuar me njerëzit e tij dhe me municionet në një largësi prej katër farsang285 nga qyteti, i gatshëm për të përballuar çdo gjendje kritike që mund të paraqitej, kur lajmi i këtyre trazimeve të reja arriti papritur tek ai. Ai dërgoi menjëherë një detashment në qytet me urdhërat për të siguruar ndihmën e guvernatorit për arrestimin e Mulla Hysenit e për ta çuar atë përpara tij. Abdul Ali Kan Maragej, kapiteni i artilerisë së princit, ndërhyri menjëherë. "Unë e mendoj veten", deklaroi ai, "ndër dashuruesit dhe admiruesit e Mulla Hysenit. Nëqoftëse ju parashikoni të shkaktoni ndonjë dëm kundër tij, unë të lutem merr jetën time dhe pastaj vazhdo të realizosh qëllimin tënd, sepse, për sa jam gjallë, unë nuk mund të toleroj qoftë edhe mosrespektimin më të vogël ndaj tij." 442 Princi, që e dinte shumë mirë sa ja kishte nevojën atij oficeri, u vu në siklet të madh nga kjo deklaratë e papritur. "Unë, gjithashtu, e kam takuar Mulla Hysenin", ishte përgjigja e tij, ndërsa provoi të shmangte frikën nga Abdul Ali Kani. "Unë, gjithashtu, ushqej përkushtimin maksimal ndaj tij. Duke e thirrur atë në kampin tim shpresoj të kufizoj kuadrin e prapësisë që është ndezur e të siguroj mbrojtjen e personit të tij." Pastaj princi i drejtoi me shkrimin e tij një letër Mulla Hysenit në të cilën ai shprehte dëshirën e madhe për transferimin e rezidencës së tij, për pak ditë, në shtabin e tij dhe e garantonte atë për dëshirën e tij të sinqertë për ta mbrojtur nga sulmet e kundërshtarëve të egërsuar. Ai dha urdhër që tenda e tij personale aq e zbukuruar, të ngrihej në afërsi të kampit e të rezervohej për pritjen e të ftuarit të tij. FSHATI SHAH-RUD 443 Me marrjen e këtij njoftimi, Mulla Hyseni ia paraqiti atë Kodusit, që e këshilloi t'i përgjigjej ftesës së princit. "Asnjë dëm nuk mund të të ndodhë ty, e garantoi atë Kodusi. Sa për mua, pikërisht këtë natë unë do të nisem për Mazendaran në shoqërinë e Mirza Muhamet Ali Kazvinit, një nga Shkronjat e të Gjallit. I lutem Perëndisë, pak më vonë edhe ti të vish, gjithashtu, në krye të një grupi të madh besnikësh dhe të prirë nga 'Flamujt e Zinj' të nisesh për Mashhad e të bashkohesh me mua. Ne do të takohemi në cilindo vend që i Plotfuqishmi ka urdhëruar." 444 Mulla Hyseni u përgjigj me gëzim. Ai u hodh në këmbët e Kodusit dhe e garantoi për vendosmërinë e tij të patundur në zbatimin me besnikëri të detyrimeve që ai i kishte ngarkuar. Kodusi e mori në krahë përzemërsisht dhe, duke i puthur sytë dhe ballin, ia besoi atë mbrojtjes së përhershmë të të Plotfuqishmit. Herët atë mbasdite, Mulla Hyseni shaloi kalin dhe kalëroi me dinjitet e i qetë drejt fushimit të Princit Hamza Mirza, ku u prit me ceremoni nga Abdul Ali Kani, që me nje grup oficerësh, ishte caktuar nga princi të delnin e t'i uronin mirëseardhjen në tendën që ishte ngritur posaçërisht për ta përdorur ai. 445 Pikërisht atë natë, Kodusi thirri para tij Mirza Muhamet Baker Kaenin, që kishte ndërtuar Báb-ijehun, së bashku me një numër nga shokët e tij më të shquar dhe i urdhëroi të tregonin besnikëri të padiskutueshme ndaj Mulla Hysenit dhe t'i bindeshin pa mëdyshje çdo gjëje që ai dëshironte të bënin. "Të tërbuara janë stuhitë që shtrihen para nesh", u tha ai. "Ditët e ankthit dhe të trazimit të dhunshëm po afrohen me shpejtësi. Kapuni pas tij, sepse në bindjen ndaj komandës së tij shtrihet shpëtimi ynë." 446 Me këto fjalë Kodusi u dha lamtumirën shokëve të tij dhe, i shoqëruar nga Mirza Muhamet Ali Kazvini, u nis drejt Mashhadit. Pak ditë më vonë ai ndeshi Mirza Sulejman Nurin, që e informoi mbi rrethanat që shoqëruan çlirimin e Tahires nga izolimi në Kazvin, për udhëtimin e saj në drejtim të Horasanit dhe për largimin e mëvonshëm të Bahá'u'lláh-ut nga kryeqyteti. Mirza Sulejmani, ashtu si Mirza Muhamet Aliu qëndroi në shoqërinë e Kodusit deri në mbërritjen e tyre në Badasht. Ata arritën në atë katund në agim dhe gjetën atje të mbledhur një grumbullim të madh njerëzish që i njihnin si bashkëbesimtarët e tyre. Megjithatë, ata vendosën të rifillojnë udhëtimin e të shkonin direkt në Shah Rud. Ndërsa po i afroheshin atij fshati, Mirza Sulejmani, që po i ndiqte nga pas, ndeshi Muhamet Hana Sabin, që ishte duke shkuar në Badasht. Në përgjigje të pyetjes së tij për objektin e këtij grumbullimi, Mirza Sulejmani u informua se Bahá'u'lláh-u dhe Tahirja, pak ditë më parë, ishin nisur për në atë katund, se një numër i madh besimtarësh kishin arritur tashmë nga Isfahani, Kazvini dhe qytete të tjera të Persisë dhe po prisnin të takonin Bahá'u'lláh-un në udhëtimin e tij të menduar për Horasan. "Thuaji Mulla Ahmet Ibdalit, që tashmë është në Badasht", i tha Mirza Sulejmani, "që pikërisht atë mëngjes një dritë ka shkëlqyer mbi ty, vezullimin e së cilës nuk ke mundur ta njohësh."286 447 Sapo ishte informuar nga Muhamet Hana Sabi për mbërritjen në Shah Rud të Kodusit, Bahá'u'lláh-u vendosi ta takojë atë. I shoqëruar nga Mulla Muhamet Moallem Nuri, Ai u nis mbi kalë po atë mbrëmje për në atë fshat e ishte kthyer me Kodusin në Badasht mëngjesin tjetër, në të lindur të diellit. 448 Ishte fillimi i verës. Me të mbërritur, Bahá'u'lláh-u mori me qira tre kopshte, prej te cilëve njërin ia caktoi për përdorim vetëm Kodusit, një tjetër e ndau më dysh për Tahiren dhe shoqëruesen e saj dhe të tretin e rezervoi për Vete. Ata që ishin mbledhur në Badasht bëheshin tetëdhjetë vetë, të cilët të gjithë, që prej mbërritjes dhe deri ditën e shpërndarjes ishin të ftuar të Bahá'u'lláh-ut. Çdo ditë Ai revelonte një Tabelë, të cilën Mirza Sulejman Nuri KATUNDI BADASHT e këndonte në prani të besimtarëve të mbledhur. Secilit Ai i dha një emër të ri. Ai Vetë që tani e tutje u emërtua me emrin Bahá, Kodusit iu dha titulli Shkronja e Fundit e të Gjallit dhe Korratol Ejn ju dha si titull Tahires. Për secilin nga ata që ishin mbledhur në Badasht, Báb-i reveloi më pas nga një Tabelë speciale dhe secilit prej tyre Ai iu drejtua me emrin që i ishte akorduar së fundmi. Kur, në një kohë më të mëvonshme, një numër bashkëdishepujsh, nga më të sertët e më konservatorët, zgjodhën të akuzojnë Tahiren për kundërshtim pa takt të traditave të respektuara të së shkuarës, Báb-i, të cilit iu drejtuan këto ankesa, iu përgjigj me termat që vijojnë: "E ç'mund të them Unë për atë që Gjuha e Pushtetit dhe e Lavdisë e ka quajtur Tahire [e Dëlira]?" 449 Çdo ditë e asaj mbledhjeje të paharrueshme dëshmoi shfuqizimin e një ligji të ri dhe mohimin e një tradite të krijuar prej kohësh. Perdet që ruanin shenjtërinë e ligjeve të Islamit u çanë ashpër copa-copa dhe idhujt që kaq kohë kishin pretenduar admirimin e adhuruesve të verbër të tyre u shkatërruan me vrazhdësi. Megjithatë, asnjë nuk e dinte Burimin prej nga vinin këto risi të guximshme dhe mospërfillëse, askush nuk dyshonte për Dorën që pa lëkundje e në mënyrë të pagabueshme drejtonte kursin e tyre. Bile edhe identiteti i Tij që kishte dhuruar një emër të ri për secilin nga ata që ishin mbledhur në atë katund mbeti i panjohur për ata që i kishin pranuar emrat. Secili hamendësoi sipas shkallës së tij të të kuptuarit. Pak, në mos asnjeri, pandehën turbull që Bahá'u'lláh-u ishte Autori i këtyre ndryshimeve afatgjata që u prezantuan me kaq guxim. 450 Sheik Abu Torabi, një nga më të informuarit për natyrën e zhvillimeve në Badasht, njoftohet të ketë rrëfyer episodin e mëposhtëm: "Një ditë, sëmundja e mbylli Bahá'u'lláh-un në krevat. Kodusi sapo dëgjoi që Ai ishte zaif, nxitoi ta vizitonte. Kur u ftua në praninë e Tij, ai u ul në krahun e djathtë të Bahá'u'lláh-ut. Pjesa tjetër e shokëve u pranuan gradualisht para tij dhe u grupuan rrotull Tij. Ata sapo ishin mbledhur kur papritur hyri brenda Muhamet Hasan Kazvini, lajmëtari i Tahires, të cilit i ishte akorduar së fundi emri Fatal Kazvin. Ai i përcolli Kodusit një ftesë urgjente nga Tahirja, për ta vizituar në kopshtin e saj. 'Unë jam ndarë tërësisht prej saj', u përgjigj ai qartë dhe me vendosmëri. 'Unë refuzoj ta takoj.'287 Lajmëtari u tërhoq menjëherë e u rikthye së shpejti duke përsëritur të njëjtin mesazh e duke i bërë thirrje atij të dëgjonte kërkesën e saj urgjente. 'Ajo këmbëngul për vizitën tënde', ishin fjalët e tij. 'Nëse ti vazhdon me refuzim, ajo do të vijë vetë tek ty.' Duke e kuptuar qëndrimin e tij të palëkundur, lajmëtari nxori shpatën, e shtriu në këmbët e Kodusit dhe i tha: 'Unë refuzoj të shkoj pa ty. Ose zgjidh të më shoqërosh mua për në praninë e Tahires ose më pri kokën me këtë shpatë.' 'Unë tashmë e kam shpallur synimin tim për të mos e vizituar Tahiren', ia ktheu me zemërim Kodusi. 'Jam i gatshëm të pajtohem me alternativën që t'i ke zgjedhur të vësh para meje.' 451 "Muhamet Hasani, që ishte ulur tek këmbët e Kodusit, kishte shtrirë përpara qafën e tij në pritje të goditjes fatale, kur papritur u shfaq para syve të shokëve të mbledhur figura e Tahires, e zbukuruar dhe pa perçe. Shtangia mbërtheu menjëherë gjithë grumbullimin.288 Të gjithë mbetën të ngrirë para kësaj pamjeje befasuese dhe krejt të papritur. Të shihje fytyrën e saj pa perçe ishte për ta e pakonceptueshme. Edhe një shikim në hijen e saj ishte diçka që ata e mendonin të papërshtatshme, përderisa ata e vlerësonin atë pikërisht si mishërim të Fatimesë289, emblema më fisnike e dëlirësisë në sytë e tyre. 452 "E qetë, heshtur dhe tepër dinjitoze, Tahirja eci përpara dhe duke shkuar në drejtim të Kodusit, qëndroi në krahun e djathtë të tij. Kthjelltësia e saj paqësore ishte në kontrast të thellë me çehret e frikësuara të atyre që shikonin fytyrën e saj. Frika, zemërimi e marramendja trazonte thellë shpirtrat e tyre. Ai zbulim i papritur dukej se kishte shastisur ndjesitë e tyre. Abdul Halek Isfahani ishte tronditur kaq thellë sa këputi gurmazin me duart e tij. I mbuluar me gjak dhe duke sokëllitur nga ngacmimi, ai u zhduk nga sytë e Tahires. Një pakicë ndoqën shembullin e tij, braktisën shokët e tyre dhe Besimin. Disa mbetën para saj pa gojë, të përpirë nga habia. Ndërsa Kodusit, që kishte mbetur i ulur në vendin e vet, duke mbajtur në duart e tij shpatën e zhveshur, i dukej në fytyrë ndjenja e zemërimit të papërshkrueshëm. Dukej sikur po priste momentin për të dhënë goditjen fatale kundër Tahires. 453 "Megjithatë, qëndrimi i tij kërcënues nuk mundi ta luajë atë vendit. Pamja e saj tregonte të njëjtin dinjitet e siguri që e kishte shprehur që kur doli në fillim para besimtarëve të mbledhur. Një ndjenjë hareje dhe triumfi kishte ndriçuar tashmë fytyrën e saj. Ajo u ngrit nga vendi e pa u përmbajtur nga gurguleja që kishte ngritur në zemrat e shokëve të saj, filloi t'u fliste atyre që kishin mbetur nga ajo asamble. Pa u menduar aspak dhe me një gjuhë që ngjaonte në mënyrë të habitëshme me atë të Kuranit, ajo bëri thirrjen e saj me një elokuencë të pashoqe dhe ngrohtësi të thellë. Ajo e përfundoi fjalimin me këto fjalë të Kuranit: 'Me të vërtetë, midis kopshteve dhe lumenjve do të banojë besimtari në vendin e së vërtetës, në prani të Mbretit të fuqishëm.' Pasi tha këto fjalë, ajo hodhi një shikim vjedhurazi drejt Bahá'u'lláh-ut e Kodusit në mënyrë të atillë sa ata që po e shihnin nuk mund të tregonin e cilit prej atyre të dyve po i referohej ajo. Menjëherë pas kësaj ajo deklaroi: 'Unë jam Fjala që Kaimi ka për të thënë, Fjala që do t'i bëjë të fluturojnë krerët dhe fisnikët e tokës!'290 454 "Pastaj ktheu kokën nga Kodusi dhe e qortoi që kishte dështuar t'i kryente në Horasan këto gjëra, që ajo i mendonte thelbësore për mirëqenin e Besimit. 'Unë jam i lirë të pasoj shtytjet që më jep vetëdija ime', ia ktheu Kodusi. 'Unë nuk varem nga vullneti dhe pëlqimi i bashkënxënësve të mi'. Duke hequr sytë prej tij, Tahirja i ftoi të pranishmit të festonin siç duhet këtë ngjarje të madhe. 'Kjo ditë është ditë gëzimi e festimi universal', shtoi ajo, 'dita në të cilën vargonjtë e së kaluarës janë këputur më dysh. Le të ngrihen ata që marrin pjesë në këtë arritje madhështore e të përqafojnë njeri tjetrin.'" HOUDAHU PERS 455 Ajo ditë e paharrueshme dhe ato që e pasuan menjëherë atë, dëshmuan ndryshimet më revolucionare në jetën dhe zakonet e pasueve të mbledhur të Báb-it. Mënyra e tyre e adhurimit pësoi një transformim befasues e themelor. Lutjet dhe ceremonitë me të cilat adhuruesit e përkushtuar ishin disiplinuar u flakën në mënyrë të pakthyeshme. Megjithatë, një pështjellim i madh mbizotëronte ndër ta që me kaq zell ishin ngritur të mbronin këto reforma. Një pakicë e dënoi një ndryshim kaq rrënjësor sikur të ishte thelbi i herezisë dhe kundërshtuan të anulonin gjëra që ata i vlerësonin si parime të padhunueshme të Islamit. Disa e vlerësuan Tahiren si të vetmin gjykatës për çështje të tilla dhe si i vetmi person i kualifikuar që të pretendonte për bindje pa mëdyshje nga besnikët. Të tjerë, që dënuan sjelljen e saj, mbaheshin tek Kodusi, të cilin ata e konsideronin si përfaqësuesin e vetëm të Báb-it, i vetmi që kishte të drejtën për t'u shprehur mbi këto çështje kaq me peshë. Kishte dhe të tjerë që duke njohur autoritetin e të dyve, Tahires dhe Kodusit, e shihnin të gjithë këtë ngjarje si një provë të dërguar nga Perëndia me qëllim për të ndarë të vërtetën nga gënjeshtra dhe për të dalluar besnikët nga jo besnikët. 456 Tahirja nga ana e saj guxoi në disa raste të mohonte autoritetin e Kodusit. "Unë", njoftohet të ketë shpallur ajo, "e mendoj atë një nxënës që Báb-i ma ka dërguar mua ta udhëzoj dhe ta mësoj. Unë nuk e shoh atë nën dritë tjetër." Kodusi, nga ana tjetër, nuk mungoi të dënonte Tahiren si "autor i herezisë" dhe i damkosi ata që mbronin pikëpamjet e saj si "viktima të gabimit". Kjo gjendje tensioni vazhdoi për pak ditë, derisa ndërhyri Bahá'u'lláh-u dhe, me mënyrën e Vet mjeshtërore, krijoi një pajtim të plotë midis tyre. Ai shëroi plagët që kishte shkaktuar ai dikutim i mprehtë dhe i drejtoi përpjekjet e të dyve në rrugën e shërbimit dobiprurës.291 457 Objektivi i asaj mbledhjeje të paharrueshme ishte arritur.292 Thirrja e trumpetës për Rendin e ri kishte tingëlluar. Besëlidhjet e vjetëruara që kishin prangosur ndërgjegjet e njerëzve ishin sfiduar me guxim dhe ishin fshirë pa frikë. Udha ishte e pastrur për shpalljen e ligjeve dhe parimeve që ishin caktuar të shënonin Dispensacionin e ri. Mbetja e shokëve që ishin mbledhur në Badasht, në përputhje me rrethanat, vendosën të nisen për Mazendaran. Kodusi dhe Tahirja ishin ulur në të njëjtin haudah293, që ishte përgatitur nga Bahá'u'lláh-u për udhëtimin e tyre. Gjatë rrugës, Tahirja kompozonte çdo ditë një ode, të cilën ajo ia u mësonte për ta kënduar atyre që e shoqëronin, ndërsa ndiqnin haudahun e saj. Mali e lugina jehonin nga thirrjet me të cilat ai grup entuziast, ndërsa udhëtonte për Mazendaran, brohoriste shuarjen e së vjetrës dhe lindjen e një Dite të re. 458 Qëndrimi i Bahá'u'lláh-ut në Badasht zgjati njëzet e dy ditë. Gjatë udhëtimit për në Mazendaran, një pakicë nga pasuesit e Báb-it kërkonin të shpërdoronin lirinë që kishte akorduar mbi ta hedhja poshtë e ligjeve dhe sanksioneve të një Besimi të madh. Ata e shihnin veprimin e pashoq të Tahires për heqjen e perçes si një sinjal për të kaluar kufijtë e përmbajtjes dhe për të kënaqur dëshirat e tyre egoiste. Teprimi, me të cilin u kënaq një pakicë, shkaktoi zëmëratën e Perëndisë dhe solli shpërndarjen e tyre të menjëhershme. Në fshatin Nijala ata kaluan një provë të hidhur dhe pësuan lëndime nga duart e armiqve të tyre. Kjo shpërndarje e shuajti prapësinë, që kishin kërkuar të ndiznin një pakicë të papërgjegjshëmsh ndër përkrahësit e Besimit dhe ruajti të pazvetënuar nderin dhe dinjitetin e tyre. 459 Unë kam dëgjuar Vetë Bahá'u'lláh-un të përshkruante atë episod: "Ne ishim mbledhur në fshatin Nijala e po çlodheshim në këmbë të malit, kur në agim, u zgjuam papritur nga gurët që po vërtisnin nga maja e malit kundër nesh, njerëzit e rrethinës. Egërsia e sulmit të tyre i shtyu shokët tanë të iknin në terror e tmerr. Unë mbështolla Kodusin me roben time dhe e dërgova në një vend të sigurtë, ku Unë synoja ta takoja. Kur arrita atje pashë se ai kishte shkuar. Asnjë nga shokët tanë nuk qëndroi në Nijala përveç Tahires e një djali të ri nga Shirazi, Mirza Abdullahu. Dhuna me të cilën ne ishim sulmuar kishte sjellë rrënim në kampin tonë. Unë nuk gjeta njeri nën kujdestarinë e të cilit të mund të dorëzoja Tahiren, përveç atij djali, që shfaqi në atë rast një guxim e vendosmëri që ishin me të vërtetë të habitshme. Me shpatë në dorë, i patrembur nga sulmet e egra të banorëve të fshatit, që ishin derdhur të grabisnin gjënë tonë, ai u vërsul përpara për të ndalur dorën e plaçkitësve. Megjithëse u plagos në disa pjesë të trupit, ai rrezikoi jetën e tij për të mbrojtur gjënë tonë. E urdhërova ta ndalte veprimin. Kur gurguleja ishte shuar, iu afrova një numri banorësh të fshatit dhe munda t'i bind për mizorinë dhe turpin e sjelljes së tyre. Më pas Unë munda të kthej një pjesë të pasurisë së grabitur." 460 Bahá'u'lláh-u, i shoqëruar nga Tahirja dhe shoqëruesja e saj, shkuan në Nur. Ai caktoi Sheik Abu Torabin të kujdesej për të dhe të garantonte mbrojtjen e sigurinë e saj. Ndërkohë intrigantët po përpiqeshin të ndiznin zemërimin e Shah Muhametit kundër Bahá'u'lláh-ut dhe, duke e paraqitur Atë si shtytësin kryesor të turbullirave në Shah Rud e Mazendaran, patën përfundimisht sukses në bindjen e sovranit për ta arrestuar Atë. "Unë deri tani", njoftohet të ketë thënë Shahu me zemërim, "kam refuzuar të shoh çdo gjë që është thënë kundër tij. Përmbajtja ime ka qenë shtyrë nga njohja e shërbimeve që i ati ka bërë për vendin tim. Megjithatë, këtë herë, unë jam i vendosur ta vras atë." 461 Prandaj ai urdhëroi një nga oficerët e tij në Teheran të udhëzonte të birin, që po banonte në Mazendaran, për ta arrestuar Bahá'u'lláh-un dhe ta sillte në kryeqytet. I biri i këtij oficeri mori njoftimin pikërisht në ditën paraprirëse të pritjes që ai kishte përgatitur t'i ofronte Bahá'u'lláh-ut, ndaj të cilit ishte dhënë me përkushtim. Ai ishte tepër i tronditur dhe nuk e hapi lajmin tek askush. Megjithatë, Bahá'u'lláh-u e kuptoi brengën e tij dhe e këshilloi të kishte besim te Perëndia. Ditën tjetër, ndërsa Ai po shoqërohej nga miku për në shtëpi të tij, ata ndeshën një kalorës që po vinte nga rruga e Teheranit. "Shah Muhameti ka vdekur!", bërtiti miku me një dialekt mazendaranian, ndërsa nxitoi të bashkohej me Të pas një bisede të shkurtër me lajmëtarin. Ai nxori dekretin perandorak dhe ja tregoi Atij. Dokumenti kishte humbur veprimin e vet. Ajo natë u kalua në shoqërinë e mikut në një atmosferë kanaqësie dhe qetësie të patrazuar. 462 Kodusi ndërkohë kishte rënë në duart e kundërshtarëve të tij dhe ishte burgosur në Sari në shtëpinë e Mirza Muhamet Takiut, moxhtahedi udhëheqës i atij qyteti. Pjesa tjetër e shokëve të tij, pas shpërndarjes në Nijala, ishin shpërndarë në drejtime të ndryshmë, secili duke çuar te bashkëbesimtarët lajmin e ngjarjes monumentale të Badashtit. KËSHTJELLA E ÇEHRIKUT KAPITULL XVII BURGOSJA E Báb-IT NË KËSHTJELLËN E ÇEHRIKUT E pisodi i Nijalasë ndodhi në mes të muajit Shaban, të vitit 1264 Hixhri.294 Nga fundi të atij muaji, Báb-i u soll në Tabriz, ku Ai vuajti në duart e shtypësve një lëndim të ashpër e poshtërues. Ajo fyerje e paramenduar kundër dinjitetit të Tij pothuajse u sinkronizua me sulmin që banorët e Nijalasë drejtuan kundërBahá'u'lláh-ut dhe shokëve të Tij. Njeri u sulmua me gurë nga një turmë injorante dhe agresive; tjetri u leqendis prej kamxhikut të një armiku mizor e të pabesë. 464 Unë do të rrëfej tani rrethanat që çuan në këtë poshtërim të neveritshëm, që persekutorët e Báb-it zgjodhën për t'i shkaktuar Atij. Ai, në zbatim të urdhërave të lëshuar nga Haxhi Mirza Agasi, ishte transferuar në kështjellën e Çehrikut295 dhe u dorëzua nën ruajtjen e Jahja Kan Kurdit, motra e të cilit ishte gruaja e Shah Muhametit, nëna e Najobos Salltaneh. Udhëzime të prera e të qarta ishin dhënë për Jahja Kanin nga Veziri i Madh, që e ndalonin atë të lejonte ndonjeri për të hyrë në prani të të Burgosurit. Ai ishte paralajmëruar veçanërisht të mos ndiqte shembullin e Ali Kan i Mah-Kuit, që gradualisht i kishte zhvlerësuar urdhërat që kishte marrë.296 465 Pavarësisht nga karakteri i zjarrtë i atij urdhëri dhe përballë kundërshtimit të paepur të të plotfuqishmit Haxhi Mirza Agasi, Jahja Kani e pa veten të pafuqishëm të pajtohej me ato udhëzime. Ai, gjithashtu, ndjeu shpejt magjepsjen nga i Burgosuri e sapo ra në kontakt me shpirtin e Tij, ai, gjithashtu, harroi detyrën që pritej të kryente. Që në fillim, dashuria e Báb-it i depërtoi në zemër dhe i bëri thirrje gjithë qenies së tij. Kurdët që jetonin në Çehrik, fanatizmi dhe urrejtja e të cilëve për shiitët e kalonte neverinë që shfaqnin banorët e Mah-Kuit për këtë sekt, iu nënshtruan po ashtu ndikimit transformues të Báb-it. Kaq zjarr kishte ndezur dashuria e Tij në zemrat e tyre sa çdo mëngjes, para se të fillonin punën e përditshme, ata drejtonin hapat nga burgu i Tij dhe duke parë nga larg kështjellën që mbante qenien e Tij të shtrenjtë, i luteshin emrit dhe lusnin bekimet e Tij. Ata do të gjunjëzoheshin në tokë e do të kërkonin të ripërtëritnin shpirtrat e tyre me kujtimin e Tij. Ata do t'i rrëfenin njëri tjetrit çuditë e fuqisë dhe të lavdisë së Tij dhe do të kujtonin kaq ëndërra që sillnin dëshmi për forcën krijuese të ndikimit të Tij. Jahja Kani nuk mund t'i refuzonte askujt hyrjen në kështjellë.297 Meqë vetë Çehriku nuk mund të strehonte numrin në rritje të vizitorëve që dyndeshin në portat e tij, ata mundën të sigurojnë strehimin e nevojshëm në Iski Shahri, Çehriku i vjetër, që ndodhej një orë larg nga kështjella. Çdo lloj furnizimi që duhej për Báb-in, blihej në qytetin e vjetër dhe transportohej drejt burgut. 466 Një ditë Báb-i porositi të blihej për të ca mjaltë. Çmimi me të cilin u ble Atij iu duk i tepruar. E ktheu atë dhe tha: "Mjalti i një cilësie të lartë pa dyshim mund të blihej me një çmim më të ulët. Unë që iu jap këtë shembull kam qenë tregtar në profesion. Është detyra juaj që në të gjitha veprimet të pasoni udhën Time. As ti nuk duhet ta mashtrosh fqinjin, as fqinji nuk duhet të të mashtrojë ty. E tillë është rruga e Mjeshtrit tuaj." Më mendjemprehtët e më të zotët e njerëzve nuk mund ta gënjenin Atë, as Ai nga ana e Vet nuk zgjidhte të vepronte pa bujari ndaj krijesave më të varfëra dhe më të pashpresa. Ai këmbënguli që shoqëruesi që kishte bërë atë blerje duhet ta kthente dhe të sillte përsëri për Të mjaltë me cilësi më të lartë dhe me çmim më të lirë. 467 Gjatë robërimit të Báb-it në kështjellën e Çehrikut, ngjarje me karakter befasues shkaktuan trazime serioze për qeverinë. Shpejt u bë e dukshme se një numër i më të shquarve ndër sejedët, ulematë dhe zyrtarët qeveritarë të Kojit kishin përkrahur Kauzën e të Burgosurit dhe e kishin njehsuar veten me Besimin e Tij. Midis tyre shquheshin Mirza Muhamet Aliu dhe vëllai i tij Bujuk Aga, të dy sejedë me merita të shquara, që ishin ngritur me seriozitet të madh për të shpallur Besimin e tyre ndaj të gjitha kategorive të njerëzve mes bashkatdhetarëve të tyre. Si rezultat i këtyre veprimtarive, një rrëke e vazhdueshme kërkuesish dhe besimtarësh të provuar rridhte para e prapa, midis Kojit dhe Çehrikut. 468 Ndodhi atë kohë që një zyrtar i shquar, një njeri tepër i kënduar, Mirza Asadollahu, që më vonë u mbiquajt Dajan nga Báb-i, dënimet e vrullshme të të cilit për Mesazhin e Tij i kishin hutuar ata që ishin përpjekur ta konvertonin atë, pa një ëndërr. Kur u zgjua, vendosi të mos ia tregojë atë njeriu dhe, duke e mbështetur zgjidhjen e tij në dy vargje të Kuranit, i drejtoi Báb-it kërkesën e mëposhtme: "Unë kam menduar tri gjëra të caktuara në kokën time. Kërkoj të më zbulosh natyrën e tyre." Mirza Muhamet Aliut iu kërkua ta parashtronte këtë kërkesë të shkruar tek Báb-i. Pak ditë më vonë, ai mori një përgjigje të shkruar me dorën e Báb-it, në të cilën Ai paraqiste në tërësinë e tyre rrethanat e asaj ëndërre dhe zbulonte tekstet e sakta të atyre vargjeve. Saktësia e asaj përgjigjeje shkaktoi një konvertm të papritur. Megjithëse i pamësuar të ecte më këmbë, Mirza Asadollahu nxitoi më këmbë përgjatë asaj rruge të thiktë e me gurë, që të çonte nga Koji në kështjellë. Miqtë e tij provuan ta bindnin për të vazhduar me kalë për në Çehrik, por ai e refuzoi ofertën e tyre. Takimi me Báb-in e përforcoi atë në besimin e tij dhe nxiti atë hov të zjarrtë që ai vazhdoi ta shfaqte deri në fund të jetës së tij. 469 Po atë vit Báb-i kishte shprehur dëshirën që secili nga dyzet nga shokët e Tij duhet të ndërmerrte hartimin e një traktati dhe të kërkonin, me ndihmën e vargjeve e gojëdhënave, të vendosnin vlefshmërinë e Misionit të Tij. Dëshirat e Tij u plotësuan menjëherë dhe përfundimi i punëve të tyre u paraqit në kohë para Tij. Traktati i Mirza Asadollahut fitoi admirimin e dukshëm të Báb-it dhe u radhit shumë lart në vlerësimet e Tij. Ai i dha atij emrin Dajan dhe reveloi në nderim të tij Louh Horufat298, në të cilën Ai bëri deklaratën e mëposhtme: "Sikur Pika e Bajanit299 të mos kishte tjetër dëshmi me të cilën të vendoste të vërtetën e Tij, kjo është e mjaftueshme - se Ai ka reveluar një Tabelë si kjo, një Tabelë që asnjë madhësi diturie nuk mund ta prodhojë." 470 Njerëzit e Bajanit, që e keqkuptuan tërësisht qëllimin që bartte ajo Tabelë, menduan se ishte një paraqitje e thjeshtë e shkencës së Xhafrit.300 Kur, në një kohë të mëvonshme, në vitet e para të burgimit të Bahá'u'lláh-ut në burgun e Ákas, Xhenab Moballehi, nga Shirazi, i bëri kërkesën që Ai të zgjidhte misteret e asaj Tabele, atje u revelua nga pena e Tij një shpjegim, të cilin ata që i kishin keqkuptuar fjalët e Báb-it, do të bënin mirë ta peshonin. Bahá'u'lláh-u solli nga deklaratat e Báb-it dëshmi të pakundërshtueshme që provonin se shfaqja e Man Jozherohollahut301 duhet të ndodhte jo më shpejt se nëntëmbëdhjetë vjet pas Deklaratës së Báb-it. Misteri i Mostagathit302 kishte ngatërruar për një kohë të gjatë edhe mendjet më kërkuese ndër njerëzit e Bajanit dhe kishte provuar një pengesë të pakapërcyeshme ndaj njohjes së tyre për të Premtuarin. Vetë Báb-i në atë Tabelë e kishte zgjidhur atë mister, megjithatë, asnjë nuk ishte në gjendje ta kuptonte shpjegimin që Ai i kishte dhënë. I ishte lënë Bahá'u'lláh-ut ta zbulonte atë për sytë e njerëzve. 471 Zelli i palodhur që shfaqte Mirza Asadollahu e shtyu Bábanë e tij, që ishte një mik i ngushtë i Haxhi Mirza Agasit, t'i raportojë rrethanat që çuan në konvertimin e të birit dhe për ta informuar për moskokëçarjen e tij në kryerjen e detyrave që i kishte ngarkuar Shteti. Ai i shkroi rreth etjes, me të cilën një shërbëtor kaq i zoti i qeverisë, ishte ngritur për t'i shërbyer Mjeshtrit të tij të ri dhe suksesin që kishin arritur përpjekjet e tij. 472 Një arsye tjetër për frikë nga ana e autoriteteve qeveritare u shkaktua nga mbërritja në Çehrik e një dervishi që kishte ardhur nga India dhe që, sapo takoi Báb-in, njohu të vërtetën e Misionit të Tij. Gjatë qëndrimit në Iski Shahr, të gjithë ata që e takuan dervishin, të cilin Báb-i e kishte quajtur Kahrollah, ndjenë ngrohtësinë e entuziazmit të tij dhe kishin patur mbresa të thella nga vendosmëria e bindjes së tij. Një numër në rritje njerëzish u dashuruan me hijeshinë e personalitetit të tij dhe vullnetarisht njohën forcën imponuese të Besimit të tij. Kaq ndikim ushtroi ai mbi ta sa një pakicë besimtarësh prireshin ta vlerësonin atë si një eksponent të Revelacionit Hyjnor, megjithëse ai i mohoi tërësisht pretendime të tilla. Shpesh ai dëgjohej të rrëfente si më poshtë: "Ditët kur unë zija pozitën e shkëlqyer të navabit në Indi, mu shfaq në vegim Báb-i. Ai më nguli sytë dhe fitoi plotësisht zemrën time. U ngrita dhe kisha filluar ta ndjek, kur Ai më pa qëllimisht e më tha: 'Zhvish veten nga petku tënd i mrekullueshëm, largohu nga toka tënde amtare dhe nxito më këmbë të më takosh Mua në Azerbajxhan. Në Çehrik ti do të arrish dëshirën tënde të zemrës.' Unë ndoqa drejtimet e Tij dhe kam arritur tani qëllimin tim." 473 Lajmi i gurgulesë që ky dervish modest mundi të shkaktonte ndër udhëheqësit kurdë në Çehrik, mbërriti në Tabriz dhe prej andej iu njoftua Teheranit. Sapo lajmi kishte mbërritur kryeqytetin u lëshua urdhëri për transferimin e menjëhershëm të Báb-it në Tabriz me shpresën e zbutjes së eksitimit që kishte shkaktuar banimi i Tij i përhershëm në atë vendbanim. Para se lajmi i këtij urdhëri të ri të arrinte Çehrikun, Báb-i kishte ngarkuar Azimin të informonte Kahrollahun për dëshirën e Tij që ai të kthehej në Indi dhe atje t'ja kushtonte jetën e tij shërbimit të Kauzës së Tij. "I vetëm dhe më këmbë", e komandoi Ai atë, "ai duhet të kthehet nga ka ardhur. Me të njëjtin hov dhe shkëputje me të cilën kreu pelegrinazhin drejt këtij vendi, ai duhet të shkojë në tokën e tij amtare e të punojë papushuar për përparimin e interesave të Kauzës." Ai gjithashtu e urdhëroi të udhëzonte Mirza Abdul Vahab Torshizin, që jetonte në Koj, të shkonte menjëherë në Orumijeh, ku Ai së shpejti do të bashkohej me të. Vetë Azimi u udhëzua të nisej për Tabriz dhe të informonte atje Sejed Ibrahim Halilin për afrimin e mbërritjes së Tij në atë qytet. "Thuaji atij", shtoi Báb-i, "që zjarri i Nimrodit do të ndizet shpejt në Tabriz, por pavarësisht nga madhësia e flakës së tij, miqve tanë nuk do t'u ndodhin dëmtime." 474 Kahrollahu, sapo mori mesazhin nga Mjeshtri, u ngrit për të plotësuar dëshirat e Tij. Kujtdo që dëshironte ta shoqëronte, ai do t'i thoshte: "Ju nuk mund të duroni sprovat e këtij udhëtimi. Hiqni dorë nga mendimin për të ardhur me mua. Ju me siguri do të shkatërroheshit gjatë rrugës, përderisa Báb-i më ka komanduar të kthehem vetëm në tokën time amtare." Forca imponuese e përgjigjes së tij i qetësoi ata që iu lutën t'i lejonte të udhëtonin me të. Ai refuzoi të pranonte para apo rroba prej ndonjerit. I vetëm, i veshur me petkun më të varfër, me shkop në dorë, eci tërë rrugën për në vendin e vet. Asnjeri nuk e di çfarë ngjau përfundimisht me të. 475 Muhamed Ali Zonuzi, i mbiquajtur Anis, ishte ndër ata që dëgjuan për mesazhin e Báb-it në Tabriz e po digjej nga dëshira të nxitonte në Çehrik për të arritur praninë e Tij. Ato fjalë kishin ndezur tek ai një dëshirë të papërmbajtshme për të sakrifikuar veten në shtegun e Tij. Sejed Ali Zonuzi, njerku i tij, një funksionar i Tabrizit e kundërshtoi fuqishëm largimin e tij nga qyteti dhe më në fund u shty ta mbyllte në shtëpinë e tij dhe ta ruante me rreptësi. Biri i tij lëngoi në izolim deri sa i Shumëdashuri i tij arriti në Tabriz dhe ishte dërguar përsëri në burgun e Tij në Çehrik. 476 Unë këm dëgjuar Sheik Hasan Zonuzin të tregojë si vijon: "Pothuajse në të njëjtën kohë kur Báb-i largoi Azimin nga prania e Tij, unë u udhëzova prej Tij të mbledh të gjitha Tabelat e disponueshme të reveluara nga Báb-i gjatë burgimit në kështjellat e Mah-Kuit e Çehrikut dhe t'ja dorëzoja Sejed Ibrahim Halilit, që në atë kohë jetonte në Tabriz, për t'i fshehur e ruajtur me kujdesin më të madh. 477 "Gjatë qëndrimit tim në atë qytet, ai shpesh vizitonte Sejed Ali Zonuzin, që lidhej me mua dhe shpesh e dëgjoja atë të vajtonte fatin e trishtuar të të birit. 'Ai duket se ka humbur arsyen', ankohej ai hidhur. 'Me sjelljen e tij më kë turpëruar e çnderuar. Provo të qetësosh trazimin e zemrës së tij e nxite atë të fshehë bindjet e tij.' Çdo ditë që e vizitoja, unë i shikoja lotët që i ridhnin vazhdimisht nga sytë. Ndërsa Báb-i ishte larguar për Tabriz, një ditë kur shkova ta shihja atë, u befasova kur pashë gëzimin dhe kënaqësinë që ndriçonte çehren e tij. Fytyra e tij simpatike ishte tërë gaz ndërsa filloi të ecte për të më pritur mua. 'Sytë e Të Shtrenjtit tim', tha ai pasi më përqafoi, 'kanë parë këtë fytyrë dhe këta sy kanë parë fytyrën e Tij'. 'Më lër', shtoi ai, 'të të them sekretin e gëzimit tim. Ndërsa Báb-i u mor përsëri për në Çehrik, një ditë, ndërsa unë shtrihesha në qelinë time, ktheva zemrën ndaj Tij dhe iu përgjërova me këto fjalë: "Ti e shikon, O Shumë i Shtrenjti im, robërinë dhe gjendjen time të pashpresë, e di se sa me etje digjem për të parë fytyrën Tënde. Shpërndaje me dritën e pamjes Tënde errësirën që shtyp zemrën time." Ç'lotë dhimbjeje agonie kam derdhur atë orë! Isha kaq i mbytur nga emocioni sa më dukej sikur kisha humbur vetëdijen. Befas dëgjova zërin e Báb-it dhe, hej! Ai po më thërriste mua. Ai më urdhëroi të ngrihem. Pashë madhështinë e pamjes së Tij ndërsa u shfaq para meje. Ai buzëqeshi ndërsa më shikonte në sy. U derdha përpara dhe iu hodha në këmbë. "Gëzohu", tha Ai, "po afrohet ora, kur pikërisht në këtë qytet, do të qëndroj pezull para syve të mizërisë dhe do të bie viktimë e zjarrit të armikut. Unë nuk do të zgjedh njeri tjetër veç teje për të ndarë me Mua kupën e martirizimit. Ji i sigurt se ky premtim që po të të jap do të përmbushet." U kënaqa së tepërmi nga bukuria e atij vegimi. Kur e rimora veten, pashë se isha zhytur në një oqean gëzimi, një gëzim shkëlqimin e të cilit nuk mund ta errësojnë kurrë të gjitha brengat e botës. Ai zë vazhdon të tringëllijë në veshët e mi. Ai vegim nuk më ndahet as ditën dhe as natën. Kujtimi i asaj buzëqeshjeje të parrëfyeshme ka davaritur vetminë e burgosjes sime. Jam krejt i bindur se ora, kur premtimi i Tij ka për t'u përmbushur, nuk mund të vonohet gjatë.' I bëra thirrje të ishte i durueshëm dhe t'i fshihte emocionet. Ai më premtoi të mos e hapte atë sekret dhe mori përsipër për të treguar vetëpërmbajtje maksimale para Sejed Aliut. Nxitova të garantoj të atin për vendosmërinë e tij dhe pata sukses në sigurimin e lirimit të tij nga burgu. Ai i ri vazhdoi të lidhej me prindërit e të afërmit, në një gjendje qetësie e gëzimi të plotë, deri ditën e martirizimit. Kaq i sjellshëm ishte ai ndaj miqve dhe të afërmëve sa, në ditën që dha jetën për të Shtrenjtin e tij, të gjithë njerëzit e Tabrizit e qanë dhe e vajtuan." KAPITULLI XVIII PROVIMI I Báb-IT NË TABRIZ N ë pritje të orës së dhimbjes që po afrohej, Báb-i kishte shpërndarë dishepujt e Tij që ishin mbledhur në Çehrik dhe priti me qetësi të plotë urdhërin sipas të cilit Ai kishte për t'u paraqitur në Tabriz. Ata, nën ruajtjen e të cilëve Ai ishte dorëzuar, e menduan të pakëshillueshme një rrugë përmes qytetit të Kojit, i cili shtrihej në rrugën e tyre për në kryeqytetin e Azerbajxhanit e vendosën të shkojnë nga rruga e Orumijehut, duke shmangur në këtë mënyrë demostrimet që popullsia e zemëruar e Kojit kishte të ngjarë të bënte si protestë kundër tiranisë së qeverisë. Kur arriti në Orumijeh, Báb-i u prit me ceremoni nga Maliq Kazem Mirzai, që i akordoi Atij një mikpritje shumë të ngrohtë. Në praninë e Tij, princi veproi me nderim të jashtëzakonshëm dhe nuk lejoi as shfaqjen më të vogël të mungesës së respektit prej atyre që u lejuan ta takojnë Atë. 479 Një të Premte, kur Báb-i po shkonte në banjën publike, princi, që ishte kurioz të provonte guximin dhe fuqinë e Mikut të vet, urdhëroi kujdestarin e kuajve t'i ofronte Atij për ta kalëruar një nga kuajt e tij më të egër. I trembur se mos Báb-i pësonte ndonjë dëm, shoqëruesi iu afrua fshehurazi dhe provoi ta bindte Atë për të refuzuar që t'i hipte një kali që deri atëhere kishte përmbysur kalorësit më trima e më të zot. "Mos u tremb", ishte përgjigja e Tij. "Bëj siç je urdhëruar dhe Na beso në kujdesin e Të Plotfuqishmit." Banorët e Orumijehut që ishin iformuar për synimin e princit, kishin mbushur sheshin publik, të etur për të parë se ç'mund t'i ndodhte Báb-it. Sapo i sollën kalin, Ai iu afrua qetësisht, duke e mbajtur nga freri që i kishte ofruar kujdestari, e përkëdheli ëmbël kalin dhe vuri këmbën në yzengji. Kali qëndronte i qetë e palëvizur pranë Tij sikur të ishte i vetëdijshëm për fuqinë që po e zotëronte. Mizëria e njerëzve që po e shikonin këtë spektakël të pazakontë, u mrekulluan nga sjellja e kafshës. Për mendjet e tyre të thjeshta ky episod i jashtëzakonshëm dukej pak sa një mrekulli. Ata, të përfshirë nga entuziazmi, nxituan të puthin yzengjitë e Báb-it, por u penguan nga shoqëruesit e princit, që trembeshin se mos një vërshim kaq i madh i njerëzve mund ta dëmtonte Atë. Vetë princi, që e kishte shoqëruar Mikun më këmbë deri në afërsi të banjës, u urdhërua prej Tij, para se të arrinin hyrjen e saj, të kthehej në rezidencë. Gjatë gjithë rrugës, njerëzit e princit, që ecnin më këmbë, u përpoqën të ndalonin njerëzit që, nga çdo anë, po shtyheshin përpara për të kapur një vështrim të Báb-it. Me të mbërritur, Ai largoi të gjithë ata që e shoqëronin, me përjashtim të shoqëruesit personal të princit dhe Sejed Hasanit, që e pritën në paradhomë dhe e ndihmuan për t'u zhveshur. Pas kthimit nga banja, Ai i hipi përsëri të njëjtit kalë dhe u brohorit nga e njëjta mizëri njerëzish. Princi erdhi më këmbë ta takonte dhe e shoqëroi përsëri për në rezidencë. 480 Sapo Báb-i kishte ikur nga banja, u derdhën atje njerëzit e Orumijehut për të marrë edhe pikën e fundit të ujit, që kishte përdorur Ai për pastrim. Gëzim i madh mbizotëronte atë ditë. Báb-it, që kishte parë këto fakte të një entuziazmi të papërmbajtur, i erdhi ndër mend tradita e mirënjohur, që përgjithësisht i mvishej Imam Aliut, Komandantit të Besnikëve, që i referohej në mënyre të veçantë Azerbajxhanit. Liqeni i Orumijehut, që e njëjta traditë e vlerëson në pasazhet përmbyllëse, do të zjejë, do të dalë nga brigjet e tij dhe do të përmbytë qytetin. Kur Ai më pas u informua se si pjesa më e madhe e njerëzve ishin ngritur spontanisht të shpallnin lidhjen e tyre ta pandashme me Kauzën e Tij, Ai tha me qetësi: "Mos vallë njerëzit mendojnë se kur ata thonë 'Ne besojmë', ata duhet të lihen vetëm dhe të mos vihen në provë?"303 Ky koment ishte plotësisht i justifikuar nga qëndrimi që të njëjtët njerëz mbajtën ndaj Tij, kur tek ta mbërriti lajmi i trajtimit të tmerrshëm që iu bë në Tabriz. Vetëm një grusht prej atyre, që me kaq mburrje kishin pohuar besimin ndaj Tij, ruajtën, në orën e sprovës, besnikërinë ndaj Kauzës së Tij. Më i shquari ndër ta ishte Mulla Imam Vardi, vendosmërinë e besimit të të cilit nuk mund ta kalonte asnjeri, përveç Mulla Xhelil Orumit, një vendës nga Orumijehu dhe një nga Shkronjat e Të Gjallit. Fatkeqësia shërbeu vetëm për të shtuar zjarrin e përkushtimit dhe për të përforcuar besimin e tij në drejtësinë e Kauzës që kishte përqafuar. Më pas ai arriti praninë e Bahá'u'lláh-ut, të vërtetën e Misionit të të cilit tashmë e njihte dhe për përparimin e të cilit ai u përpoq me të njëjtën seriozitet të ethshëm që kishte karakterizuar përpjekjet e tij më të hershme në përkrahje të Kauzës së Báb-it. Në mirënjohje të shërbimeve të tij afatgjata, ai dhe familja e tij, u nderuan me shumë Tableta të penës së Bahá'u'lláh-ut, në të cilat Ai lavdëronte arritjet e tij dhe luste bekimet e të Plotfuqishmit për përpjekjet e tij. Me vendosmëri të patundur, ai vazhdoi të punojë për përparimin e Besimit deri sa kaloi tetëdhjet vjetët, kur iku nga kjo jetë. 481 Rrëfenjat për shenjat dhe çuditë, që admirues të panumërt të Báb-it kishin dëshmuar u përcollën me shpejtësi gojë më gojë dhe i dhanë rritje një vale entuziazmi të pashoq që u përhap me shpejtësi marramendase mbi tërë vendin. Ai përfshiu Teheranin dhe ngriti funksionarët fetarë të mbretërisë në përpjekje të reja kundër Tij. Ata dridheshin nga përparimi i Lëvizjes e cila, po SHAH NASERED DIN KUR ISHTE FËMIJË. NË TË DJATHTË TË TIJ Mirza ABUL KAZEM, KAIM MAKAMI, KURSE NË TË MAJTË HAXHI Mirza AGASI, THE NË QOSHË MAJTAS ME SHENJËN X QËNDRON MANUÇER KAN, MOTAMEDOD DOULEH të lihej të ndiqte rrjedhën e saj, me siguri do të gëlltiste me shpejtësi institucionet nga të cilat varej jo vetëm autoriteti i tyre, por pikërisht edhe ekzistenca e tyre. Ata shihnin nga çdo anë dëshmi në rritje të besimit dhe të përkushtimit, të cilat vetë kishin qenë të pafuqishëm t'i ngjallnin, dëshmi të një besnikërie, që ngulej thellë në rrënjët e themeleve që ata i kishin ngritur me duart e tyre dhe që gjithë burimet nën komandën e tyre deri tani kishin dështuar ta minonin. 482 Tabrizi, në veçanti, ishte nën thonjtë e një zëmërimi të papërmbajtshëm. Lajmi për mbërritjen e afërt të Báb-it, kishte flakëruar fantazinë e banorëve të tij dhe kishte ndezur një armiqësi shumë të egër në zemrat e udhëheqësve fetarë të Azerbajxhanit. Vetëm këta, nga gjithë njerëzit e Tabrizit, munguan të merrnin pjesë në demonstrime me të cilat një popullsi mirënjohëse përshëndeti kthimin e Báb-it në qytetin e tyre. Kaq i zjarrtë ishte entuziazmi popullor që kishte ngjallur ai lajm sa që autoritetet caktuan për ta vendosur Báb-in në një shtëpi jashtë portave të qytetit. Vetëm atyre që donte të takonte Ai iu dha privilegji i afrimit tek Ai. Gjithë të tjerëve iu ndalua rreptësisht hyrja. 483 Natën e dytë, pas mbërritjes së Tij, Báb-i thirri para Tij Azimin dhe, gjatë bisedës me të, i pohoi prerë pretendimin e Tij se nuk ishte gjë tjetër veçse i premtuari Kaim. Megjithatë, nuk e gjeti atë të gatshëm për të pranuar pa rezerva këtë thirrje. Duke e kuptuar trazimin e tij të brendshëm, Ai i tha: "Nesër, në prani të Vali Ahdit304 dhe mes ulemave e funksionarëve të qytetit, do të shpall Misionin Tim. Kush është i prirur për të kërkuar prej Meje ndonjë tjetër dëshmi përveç vargjeve që Unë kam reveluar, le t'ja japim nga Kaimi këtë kënaqësi të fantazisë së tij boshe." 484 Unë kam dëgjuar Azimin të dëshmojë si vijon: "Atë natë isha në gjendje tepër të trazuar. Qëndrova zgjuar dhe pa gjetur qetësi deri sa lindi dielli. Megjithatë, sapo kisha kryer lutjen e mëngjesit, kuptova që një ndryshim i madh kishte ndodhur me mua. Dukej sikur një derë e re ishte çkyçur dhe qëndronte para fytyrës sime. Me shpejtësi agoi mbi mua bindja se nëse unë isha një besnik ndaj besimit tim tek Muhameti, Apostulli i Perëndisë, unë duhet, gjithashtu, të pranoj pa rezerva thirrjet e bëra nga Báb-i e duhet të nënshtrohesha pa frikë ose ngurrim ndaj gjithçkaje që Ai mund të zgjidhte për të dekretuar. Ky përfundim e zbuti trazimin e zemrës sime. Nxitova tek Báb-i dhe i kërkova falje. 'Është dëshmi tjetër e madhështisë së kësaj Kauze', vërejti Ai, 'që edhe Azimi305 duhet të ishte ndjerë kaq jashtëzakonisht i shqetësuar dhe i tronditur nga forca e saj, nga thellësa e thirrjes së saj." 'Fli i qetë', shtoi Ai, 'hiri i Të Plotfuqishmit do të të bëjë të zotin të fuqizosh dobësinë në zemër dhe do ta bëjë të vendosur hapin e njeriut të lëkundur. Aq i madh do të jetë besimi tënd sa edhe sikur armiku ta sakatojë e ta bëjë trupin tënd copa-copa, me shpresën e zvogëlimit çika-çikë të hovit të dashurisë tënde, ai do të dështojë për të arritur qëllimin. Ti, pa dyshim, në ditët që vijnë, do të takosh ballë për ballë Atë, që është Zot i të gjithë botëve dhe do të marrësh nga gëzimi i pranisë së Tij.' Këto fjalë e shpërndanë mjegullën e frikës sime. Që nga ajo ditë e më pas, asnjë gjurmë frike apo turbullimi nuk lëshoi kurrë më hije përmbi mua." 485 Ndalimi i Báb-it jashtë portave të Tabrizit, nuk mundi të zbuste zemërimin që mbretëronte në qytet. Çdo masë paraprake, çdo kufizim, që autoritetet imponuan, shërbeu vetëm për të acaruar situatën që ishte bërë tashmë kërcënuese dhe e rrezikshme. Haxhi Mirza Agasi lëshoi urdhër për mbledhjen e menjëhershme të autoriteteve fetare të Tabrizit në rezidencën zyrtare të guvernatorit të Azerbajxhanit për të shprehur qëllimin e paditjes së Báb-it dhe për gjetjen e mjeteve më efektive për shuarjen e ndikimit të Tij. Haxhi Mulla Mahmuti, i quajtur Nezamol Ulama, që ishte tutori i Vali Ahdit306 Nasered Din Mirza, Mulla Muhamet Mamakani, Mirza Ali Azgari Sheikhol Islam dhe një numër Sheikësh nga më të shquarit e doktorë të teologjisë, ishin ndër ata që ishin mbledhur për atë qëllim.307 Vetë Nasered Din Mirza e ndoqi atë mbledhje. Presidenca i takonte Nezamol Ulamasë, që sapo kish filluar procedura, në emër të asamblesë ngarkoi një oficer të ushtrisë të prezantonte para tyre Báb-in. Një mizëri njerëzish ishin mbledhur ndërkohë te hyrja e hollit që po prisnin me padurim kur mund të kapnin një vështrim të fytyrës së Tij. Ata po shtynin përpara në një numër aq të madh, sa Ai ishte i detyruar të kalonte përmes turmës, që ishte mbledhur para portës. 486 Me të mbërritur atje, Báb-i vuri re se të gjitha vendet ishin zënë, përveç vendit të rezervuar për Vali Ahdin. Ai përshëndeti asamblenë dhe, pa ngurruar aspak, shkoi të zinte atë vend të lirë. Madhështia e ecjes së Tij, shprehja e sigurisë së jashtëzakonshme që rrinte mbi të gjitha në ballin e Tij, shpirti i pushtetit që ndriçonte nga tërë qenia e Tij, u duk për një moment se kishte shtypur shpirtin në trupin e atyre që Ai kishte përshëndetur. Një heshtje e thellë dhe misterioze ra befas mbi ta. Asnjë shpirt në atë asamble nuk guxonte të nxirrte qoftë edhe një fjalë. Më në fund qetësia që i kishte mbuluar u thye nga Nezamol Ulama. "Kush pretendon se je", pyeti ai Báb-in, "dhe cili është mesazhi që ke sjellë?" "Unë jam, Unë jam, Unë jam," thirri tri herë Báb-i, "i Premtuari! Unë jam Ai, emrin e të cilit ju e kini lutur për njëmijë vjet, me vëmendjen e të cilit ju jini ngritur, ardhjen e të cilit ju jini djegur ta dëshmoni dhe orën e Revelacionit të të cilit ju i jini lutur Perëndisë ta shpejtojë. Me të vërtetë Unë them, se është detyrë e popujve si të Lindjes dhe të Perëndimit t'i binden fjalës Sime e të premtojnë besnikëri ndaj personit Tim." Askush nuk guxoi të përgjigjej, përveç Mulla Muhamet Mamakanit, një udhëheqës i komunitetit Sheiki, që vetë kishte qenë dishepull i Sejed Kazemit. Ishte ai, MOXHTAHEDË TË SHQUAR PERSË mossinqeritetin dhe pabesinë e të cilit, sejedi e kishte etiketuar dhimbshëm, ndërsa kish vajtuar prapësinë e natyrës së tij. Sheik Hasan Zonuzi, që kishte dëgjuar Sejed Kazemin të bënte këto kritika, më tregoi mua si vijon : "Unë isha shumë i befasuar me tonin e referimit të tij ndaj Mulla Muhametit dhe isha kurioz të dija si do të ishte sjellja e tij e ardhme për t'u dhënë meritën shprehjeve të tilla të keqardhjes dhe të akuzave publike, që kishte bërë mësuesi i tij. Vetëm atë ditë, kur zbulova qëndrimin e tij para Báb-it, unë kuptova shkallën e arrogancës dhe verbërisë së tij. Po rrija ngjitur me njerëz të tjerë jashtë hollit dhe munda të ndjek bisedën e atyre që ishin brenda. Mulla Muhameti ishte ulur në krahun e majtë të Vali Ahdit. Báb-i zinte vendin midis tyre. Sapo Ai kishte deklaruar Veten se ishte i Premtuari, një ndjenjë ankthi mbërtheu ata që ishin të pranishëm. Kokat e tyre kishin rënë në pështjellim të heshtur. Çehrja e verdhë e fytyrës e tradhtonte trazimin e zemrave të tyre. Mulla Muhameti, ai renegat me një sy e mjekërbardhë, në mënyrë të pacipë e qortoi Atë duke thënë: 'Ti djalosh i mjerë dhe aguridhe i Shirazit! Ti që tashmë ke tundur dhe shkatërruar Irakun, mos do të bësh një gurgule të tillë dhe në Azerbajxhan?' 'Zotëria juaj', u përgjigj Báb-i, 'Unë nuk kam ardhur këtu me dëshirën Time. Unë jam thirrur në këtë vend.' 'Mbaj veten', iu kthye me furi Mulla Muhameti, 'ti pasues i prapë e i neveritshëm i Satanit!' 'Zotëria juaj', u përgjigj përsëri Báb-i, 'Unë i mbahem asaj që tani e kam shpallur.' NAMAZ KHANEH I SHEIKOL ISLAMIT TË TABRIZIT TREGON VENDIN SHËNUAR ME x KU U RRAH Báb-I ME THUPËR 487 "Nezamol Ulama e mendoi më mirë ta sfidonte hapur Misionin e Tij. 'Pretendimi që ti ke ngritur', i tha ai Báb-it, 'është i jashtëzakonshëm, ai duhet të mbështetet nga dëshmitë më të padiskutueshme.' 'Dëshmia më e fuqishme, më bindëse e së vërtetës së Misionit të Profetit të Perëndisë', u përgjigj Báb-i, 'është padyshim Fjala e Tij. Ai Vetë dëshmon për këtë të vërtetë; "A nuk u mjafton atyre që Ne ta kemi dërguar Ty Librin?"308 Fuqia për ta dhënë një dëshmi të tillë më është dhënë Mua nga Perëndia. Unë e shpall Veten të aftë, që brenda dy ditëve dhe dy netëve të reveloj aq vargje sa ka i tërë Kurani.' 'Përshkruaj gojarisht, nëse thua të vërtetën', i kërkoi Nezamol Ulama, 'proçedurën e kësaj mbledhjeje me një gjuhë që t'i ngjasojë frazeologjisë së vargjeve të Kuranit, me qëllim që Vali Ahdi dhe teologët e mbledhur të jenë dëshmitarë për të vërtetën e pretendimit tënd'. Báb-i e plotësoi dëshirën e tij me gatishmëri. Sapo Ai kishte nxjerrë fjalët 'Në emër të Perëndisë, Mëshirëplotit, Ngushëlluesit, qoftë i lavdëruar Ai që ka krijuar qiellin dhe tokën', Mulla Muhamet Mamakani ndërhyri dhe i tërhoqi Atij vëmendjen për një thyerje të rregullave gramatikore. 'Këtë të vetëquajtur Kaimi ynë', këlthiti ai me një neveri arroganti, 'e ka tradhtuar që në fillim të fjalimit të tij injoranca e tij për rregullat më elementare të gramatikës!' 'Vetë Kurani', deklaroi Báb-i, 'në asnjë mënyrë nuk pajtohet me rregullat dhe marrëveshjet aktuale midis njerëzve. Fjala e Perëndisë nuk mund të dënohet kurrë nga kufizimet e krijesave të Tij. Përkundrazi, rregullat dhe kanunet, që njerëzit kanë përshtatur, janë nxjerrë nga teksti i Fjalës së Perëndisë dhe bazohen në të. Këta njerëz, pikërisht në tekstet e atij Libri të shenjtë, kanë zbuluar jo më pak se treqind shembuj të gabimeve gramatikore, si ato që ti kritikon tani. Përderisa ishte Fjala e Perëndisë, ata nuk kishin alternativë tjetër përveç se t'i jepeshin vullnetit të Tij.'309 488 "Pastaj Ai përsëriti të njëjtat fjalë që kishte shprehur, ndaj të cilave Mulla Muhameti ngriti përsëri të njëjtat kundërshtime. Pas kësaj, një person tjetër guxoi t'i bëjë Báb-it këtë pyetje: 'Në cilën kohë është fjala Ishtartana?' Në përgjigje të saj Báb-i citoi këtë varg të Kuranit: 'Qoftë larg lavdia e Zotit tënd, Zotit të të gjithë madhështisë, nga çka ata i mveshin Atij dhe paqja qoftë mbi Apostujt e Tij! Dhe lavdërimi qoftë ndaj Perëndisë, Zoti i botëve.' Menjëherë pas kësaj Ai u ngrit dhe la mbledhjen."310 489 Nezamol Ulama ishte krejt i pakënaqur me mënyrën se si u zhvillua mbledhja. "Sa e turpshme", është dëgjuar të thotë ai më vonë, "ishtë mosmirësjellja e njerëzve të Tabrizit! Cila mund të ishte ndoshta lidhja midis këtyre vërejtjeve të kota dhe shqyrtimit të çështjeve me aq peshë, aq monumentale?" Një pakicë tjetër ishte po ashtu e prirur të dënonte trajtimin e turpshëm që iu bë Báb-it në atë rast. Megjithatë, Mulla Muhamet Mamakani vazhdoi me akuzat e tij të furishme. "Unë iu paralajmëroj", protestoi ai me zë të lartë, "nëse ju lejoni këtë të ri të ndjekë i papenguar rrrjedhën e veprimtarive të tij, do të vijë dita kur tërë popullsia e Tabrizit do të dyndet nën flamurin e tij. Sikur ai, kur të arrijë ajo ditë, të shprehte dëshirën që të gjithë ulematë e Tabrizit, vetë Vali Ahdi, duhet të flakeshin nga qyteti dhe ai i vetëm duhet të merrte frenat e autoriteteve fetare e civile, asnjeri prej jush, që tani shikon kauzën e tij me plogështi, nuk do të ndihej i aftë ta kundërshtonte efektivisht. I tërë qyteti, bile e tërë provinca e Azerbajxhanit, atë ditë do ta mbështeste unanimisht." 490 Akuzat e vazhdueshme të intrigantit djall ngjallën frikë te autoritetet e Tabrizit. Ata që mbanin frenat e pushtetit në duart e tyre diskutuan kokë më kokë se si të merrnin masa nga më efektivet për të kundërshtuar përparimin e Besimit të tij. Disa sugjeruan se në vështrim të mosrespektimit të dukshëm që Báb-i kishte shfaqur ndaj Vali Ahdit me zënien e vendit të tij pa lejë dhe për shkak se Ai mungoi të siguronte pëlqimin e kryetarit të mbledhjes kur u ngrit të largohej, Ai duhet të thirrej përsëri në një mbledhje si ajo dhe duhet të merrte nga duart e pjestarëve të saj një ndëshkim poshtërues. Megjithatë, Nasered Din Mirza kundërshtoi të miratojë propozimin e tyre. Përfundimisht u vendos që Báb-i duhet të çohej në shtëpinë e Mirza Ali Asgarit, që ishte Sheikol Islam i Tabrizit e sejed dhe duhet të merrte nga dora e truprojes së guvernatorit drurin që meritonte. Truproja refuzoi të pajtohej me këtë kërkesë, duke mos preferuar të ndërhynte në një çështje që ata e vlerësonin si shqetësim vetëm të ulemave të qytetit. Vetë Sheikol Islami vendosi të jepte ndëshkimin. Ai thirri Báb-in në shtëpi dhe me dorën e tij i dha Atij njëmbëdhjetë shkopinj në këmbë311. 491 Po atë vit ai tiran i pacipë u godit nga paraliza dhe, pasi provoi dhimbjen më torturuese, pati një vdekje të mjerë. Karakteri i tij i pabesë, koprac dhe egoist njihej gjerësisht nga njerëzit e Tabrizit. I njohur si mizor dhe i neveritshëm, ai ishte i trembur dhe i përbuzur nga njerëzit që rënkonin nën zgjedhën e tij dhe luteshin për çlirim. Rrethanat e mjera të vdekjes së tij, u sollën ndërmend, si miqve edhe kundërshtarëve të tij, ndëshkimin që duhet patjetër t'i priste ata që as frika nga Perëndia, as zëri i vetëdijes, nuk mundi t'i largonte prej një sjelljeje me kaq mizori të pabesë ndaj bashkëpatriotëve të tyre. Pas vdekjes së tij funksionet e Sheikol Islamit në Tabriz u shfuqizuan. Kaq famëkeq ishte ai sa edhe emri i institucionit me të cilin ishte lidhur, u kallte krupën njerëzve. 492 E megjithatë sjellja e tij, e ulët dhe e pabesë siç ishte, ishte vetëm një shkallë e sjelljes së turpshme ndaj Báb-it, që karakterizonte qëndrimin e udhëheqësve fetarë të bashkëvendësve të tij. Sa larg e sa seriozisht janë larguar ata nga rruga e ndershmërisë dhe e drejtësisë! Sa me përbuzje i kanë flakur ata këshillat e Profetit të Perëndisë dhe paralajmërimet e imamëve të Besimit! A nuk deklaruan hapur ata se "sikur një i Ri nga Bani Hashemi312 të bëhej manifest e të thërriste njerëzit tek një Libër i ri dhe tek ligjet e reja, të gjithë do të nxitonin tek Ai dhe do të përqafonin Kauzën e Tij"? Megjithëse po këta imamë kanë deklaruar qartë se "shumica e armiqve të Tij do të jenë ulematë," akoma këta njerëz të verbër dhe të ulët kanë zgjedhur të ndjekin shembullin e udhëheqësve të tyre dhe të vlerësojnë sjelljen e tyre si model të ndershmërisë dhe të drejtësisë. Ata ecin në gjurmët e tyre, u binden absolutisht urdhrave të tyre dhe e mendojnë veten "njerëzit e shpëtimit", "të zgjedhurit e Perëndisë" dhe "ruajtësit e së Vërtetës së Tij." 493 Nga Tabrizi Báb-i u çua përsëri në Çehrik, ku iu besua për ruajtje përsëri Jahja Kanit. Pesekutorët e Tij kishin menduar me qejf se duke e thirrur në praninë e tyre, nëpërmjet kërcënimeve dhe frikësimit, do ta shtynin të braktiste Misionin e Tij. Ajo mbledhje i dha mundësi Báb-it të paraqiste prerë, në prani të funksionarëve më të shquar të mbledhur në kryeqytetin e Azerbajxhanit, tiparet dalluese të thirrjes së Tij dhe të hidhte poshtë, me një gjuhë konçize dhe bindëse, argumentat e kundërshtarëve të Tij. Lajmi i asaj deklarate monumentale, ngarkuar me pasoja kaq të rëndësishme, u shpërnda me shpejtësi nëpër Persi dhe trazoi përsëri akoma më thellë ndjenjat e dishepujve të Báb-it. Ai rigjallëroi zellin e tyre, përforcoi pozitën e tyre dhe ishte sinjal për ngjarjet e jashtëzakonshme që kishin për të tronditur shpejt atë vend. 494 Sapo u kthye në Çehrik, Báb-i shkroi me një gjuhë të guximshme dhe emocionuese një akuzë publike për karakterin dhe veprimin e Haxhi Mirza Agasit. Në pasazhet e fillimit të kësaj letre, që iu dha emri Kotbej Qahrijeh,313 Autori i drejtohet Vezirit të Madh të Shah Muhametit në këto terma: "O ti që nuk ke besim në Perëndia dhe e ke prapësuar fytyrën nga shënjat e Tij!" Ajo letër e gjatë iu përcoll Hoxhatit, që në ato ditë, ishte burgosur në Teheran. Ai u udhëzua t'ja dorëzonte në dorë Haxhi Mirza Agasit. 495 Unë isha i privilegjuar të dëgjoj rrëfimin e mëposhtëm nga goja e Bahá'u'lláh-ut, ndërsa isha në qytetin-burg të Ákas: "Mulla Muhamet Ali Zanxhani, sapo kishte dorëzuar atë Tabelë te Haxhi Mirza Agasi, erdhi e më vizitoi mua. Kur mbërriti ai, Unë isha në shoqërinë e Mirza Masih Nurit dhe një numri besimtarësh të tjerë. Ai rrëfeu rrethanat që shoqëruan dorëzimin e Tabelës dhe recitoi para nesh tërë tekstin, që ishte i gjatë rreth tri faqe e për të cilin ai ishte angazhuar ta mësonte përmendësh." Toni i referencës së Bahá'u'lláh-ut ndaj Hoxhatit tregonte se sa shumë i kënaqur ishte Ai me dëlirësinë dhe fisnikërinë e jetës së tij dhe se sa shumë e admironte Ai guximin e tij të patrembur, vullnetin e tij të pathyeshëm, idealizmin dhe qëndrueshmërinë e tij të palëkundur. KAPITULLI XIX TRONDITJA E MAZENDARANIT N ë të njëjtin muaj, Shaban, kur u dëshmuan poshtërimet që u ushtruan mbi Báb-in në Tabriz dhe të këqijat që i ngjanë Bahá'u'lláh-ut dhe shokëvë të Tij në Nijala, Mulla Hyseni u kthye nga kampi i Princ Hamza Mirza në Mashhad, prej nga kishte për të shkuar shtatë ditë më vonë në Qerbela, i shoqëruar nga cilido që mund të dëshironte ai. Princi i ofroi një shumë për t'i mbuluar shpenzimet e udhëtimit, një ofertë që ai e mohoi, duke ia kthyer paratë me një mesazh që i kërkonte atij t'i shpenzonte ato për lehtësimin e të varfërve dhe nevojtarëve. Abdul Ali Kani po ashtu ishte gati të plotësonte të gjitha kërkesat e pelegrinazhit të planifikuar të Mulla Hysenit dhe shprehu, gjithashtu, dëshirën e tij të zjarrtë për të paguarshpenzimet e kujtdo që mund të vendoste për ta shoqëruar atë. Gjithçka që ai pranoi prej tij ishte një shpatë dhe një kalë, ta cilat ai ishte destinuar t'i përdorte me trimëri e zotësi të përkryer për sprapsejen e sulmeve të armikut të pabesë. 497 Pena ime kurrë nuk mund ta përshkruajë siç duhet përkushtimin që Mulla Hyseni kishte ndezur në zemrat e njerëzve të Mashhadit, as nuk mund të kërkojë të matë thellësinë e shtrirjes së ndikimit të tij. Shtëpia e tij ato ditë rrethohej vazhdimisht nga turmat e njerëzve të etur që i luteshin t'i lejonte ta shoqëronin në udhëtimin e tij të planifikuar. Nënat sollën djemtë e tyre, motrat vëllezërit dhe me lot në sy iu përgjëruan t'i pranonte ata si dhuratat e tyre më të dashura mbi Altarin e Flijimit. 498 Mulla Hyseni ishte akoma në Mashhad, kur mbërriti një lajmëtar, që i solli çallmën e Báb-it dhe i përcolli lajmin që një emër i ri, Sejed Ali, i ishte dhënë atij nga Mjeshtri. "Stolise kokën", thuhej ne mesazh, "me çallmën Time jeshile, emblema e prejardhjes Sime, dhe me Flamur të Zi,314 shpalosur para teje, nxito në Xhazirej Khadra315 dhe jepi ndihmën tënde të shtrenjtit Tim Kodus." 499 Sapo mori mesazhin, Mulla Hyseni u ngrit të vinte në zbatim dëshirat e Mjeshtrit. Pasi la Mashhadin, në një vend që ndodhej në largësinë e një farsangu316 nga qyteti, ai ngriti Flamurin e Zi, vuri në kokë çallmën e Báb-it, mblodhi shokët e vet, i hipi kalit dhe dha sinjalin për marshimin e tyre drejt Xhazirej Khadras. Shokët e tij, që ishin gjithsej dyqind e një, e ndoqën me entuziazëm. Ajo ditë e paharrueshme ishte nëntëmbëdhjetë Shaban, i vitit 1264 Hixhri.317 Kudo që ndalonin, në fshatrat apo katundet që kalonin, Mulla Hyseni dhe bashkëdishepujt e tij do të shpallnin pa frikë mesazhin e Ditës së Re, do të ftonin njerëzit të përqafonin të vërtetën e tij dhe do të zgjidhnin mes atyre, që i përgjigjeshin thirrjes, një pakicë për t'i kërkuar që të bashkohej me ta në udhëtimin e nisur. 500 Në qytetin e Nishapurit u radhit nën flamurin e Mulla Hysenit, Haxhi Abdul Maxhidi, Bábai i Badit,318 që ishte një tregtar me famë. Megjithëse i ati kishte një prestigj të pashoq si pronar i minierës së mirënjohur të safirit në Nishapur, ai, duke braktisur të gjitha nderet dhe të mirat materiale që qyteti i tij i lindjes i kishte dhënë, i premtoi besnikëri të pandashme Mulla Hysenit. Në fshatin Mijamaj, tridhjet ndër banorët deklaruan besimin e tyre dhe u bashkuan me grupin. Të gjithë ata, me përjashtim të Mulla Isait, ranë martirë në kështjellën e Sheik Tabarsit.319 501 Pasi arritën në Çashmish Ali, një vend që ndodhet afër qytetit të Damghanit e mbi rrugën kryesore të Mazendaranit, Mulla Hyseni vendosi të ndalonte udhëtimin e të qëndronin atje për pak ditë. Ai ngriti kampin nën hijen e një peme të madhe, në anë të një përroi. "Ne po qëndrojmë aty ku ndahen FSHATI NISHAPUR rrugët, u tha ai shokëve të vet. Ne do të presim urdhërin e Tij se cilin drejtim duhet të marrim." Nga fundi i muajit Shaval,320 fryu një erë e fortë, që rrëzoi një degë të madhe të asaj peme, prej së cilës Mulla Hyseni vuri në dukje: "Pema e sovranitetit të Shah Muhametit, me vullnetin e Perëndisë, është çrrënjosur dhe është flakur përdhé." Ditën e tretë, pasi ai kishte bërë këtë predikim, mbërriti nga Teherani një lajmëtar, që shkonte rrugës për në Mashhad, e që njoftoi vdekjen e sovranit të tij.321 Ditën tjetër, grupi vendosi të niset për në Mazendaran. Ndërsa u ngrit për t'u nisur, udhëheqësi i tyre tregoi me gisht në drejtim të Mazendaranit dhe tha: "Kjo është rruga që të çon te Qerbelaja jonë. Kush nuk është i përgatitur për sprovat e mëdha që shtrihen para nesh, le të kthehet tani në shtëpi e të heqë dorë nga udhëtimi." Ai e përsëriti disa herë këtë paralajmërim dhe, ndërsa iu afrua Savad Kuhut, deklaroi qartë: "Unë, së bashku me shtatëdhjet e dy nga shokët e mi, do të vdesim për hir të të Shumëdashurit. Kush nuk është i zoti të heqë dorë nga bota, le të largohet tani, pikërisht këtë moment, sepse më vonë ai nuk do të mund të arratiset." Njëzet nga shokët e tij vendosën të kthehen, pasi e ndjenin veten të pafuqishëm për të përballuar sprovat ndaj të cilave aludoi pa ndërprerje kreu i tyre. 502 Lajmi i afrimit të tyre në qytetin e Barfurushit, e alarmoi Saedol Ulaman. Popullariteti i madh dhe në rritje i Mulla Hysenit, rrethanat që shoqëruan largimin e tij nga Mashhadi dhe, mbi të gjitha, Flamuri i Zi që valëvitej para tij, numri, disiplina dhe entuziazmi i shokëve të tij, kombinoheshin për të rritur urrejtjen e papajtueshme ta atij moxhtahedi mizor dhe autoritar. Ai urdhëroi tellallin të thërriste popullin e Barfurushit në xhami e të njoftonte se një predikim për përfundime aq të rëndësishme kishte për t'u mbajtur prej tij dhe asnjë përkrahësi besnik të Islamit në atë komunitet nuk mund t'i lejohej ta injoronte atë. Një turmë e madhe burrash dhe grash u dyndën në xhami, e panë atë që u ngjit në mimban, flaku çallmën në tokë, grisi jakën e këmishës dhe vajtoi gjendjen në të cilën kishte rënë Besimi. "Zgjohuni", bubulloi ai nga mimbani, "sepse armiqtë janë afër dyerve tona, të gatshëm për të fshirë gjithçka që ne e duam të dëlirë e të shenjtë në Islam! Sikur të mos mund t'i kundërshtojmë, asnjë nuk mund t'i mbijetojë masakrës së tyre. Ai që është udhëheqësi i asaj bande, një ditë erdhi vetëm në klasën time. Më injoroi tërësisht dhe më trajtoi me një përbuzje të dukshme në prani të dishepujve të mi të mbledhur. Meqë refuzova t'i jap nderet që priste, ai u ngrit me zemërim PAMJE E FSHATIT MIJAMAJ E JASHTME E XHAMISË E BRENDSHME E XHAMISË KU U LUTËN MULLA HYSENI DHE SHOKËT E TIJ dhe më sfidoi. Ky njeri, në kohën kur Shah Muhameti ishte në fronin dhe në kulmin e fuqisë së tij, pati guximin të më sulmojë me aq vrer. Tani kur dhe dora mbrojtëse e Shah Muhametit është tërhequr papritur, çfarë nuk pritet të bëjë ky trazues i prapësisë, që po përparon në krye të bandës së tij të egër! Është detyra e të gjithë banorëve të Barfurushit, të rinj e të moshuar, gra e burra, të armatosen kundër këtyre prishësve të neveritshëm të Islamit dhe me çdo gjë që kanë në dorën të kundërshtojnë mësymjen e tyre. Nesër, në agim le të ngrihen të gjithë e të marshojmë për të çfarosur forcat e tyre." 503 E tërë grigja u ngrit në përgjigje të kësaj thirrjeje. Elokuenca e tij e zjarrtë, autoriteti i padiskutueshëm që ushtronte mbi ta si dhe frika e humbjes së jetës e pasurisë së tyre, u kombinuan për të shtyrë banorët e atij qyteti të bëjnë çdo përgatitje të mundshme për ndeshjen e ardhme. Ata u armatosën me çdo lloj arme apo mjeti, që mundën të gjenin dhe u nisën në agim nga qyteti i Barfurushit, plotësisht të vendosur të përballojnë dhe vrasin armiqtë e Besimit të tyre, si dhe të grabisnin gjënë e tyre.322 504 Ndërsa Mulla Hyseni kishte vendosur të ndiqte rrugën që të çon në Mazendaran, ai, sapo kishte ofruar lutjen e mëngjesit, i urdhëroi menjëherë shokët e tij ta hidhnin gjithë gjënë. "Lërini pas gjithë sendet tuaja", u tha ai, "e kënaquni vetëm me shpatat dhe kuajt, që të gjithë të mund të dëshmojnë largimin tuaj nga çdo gjë tokësore dhe të mund të kuptojnë që ky grup i vogël i shokëve të zgjedhur të Perëndisë nuk ka dëshirë të ruajë pasurinë e tij private dhe aq më pak të lakmojë pasurinë e të tjerëve." Të gjithë u bindën menjëherë dhe, duke u hequr barrën kuajve, u ngritën dhe e ndoqën atë hareshëm. Bábai i Badit ishte i pari që flaku tutje çantën e shpinës, ku kishte një sasi të konsiderueshme gurësh të çmuar safiri, që i kishte marrë me vete nga miniera që i përkiste të atit. Një fjalë e Mulla Hysenit mjaftoi ta bindë për të flakur anës rrugës atë që pa dyshim ishte pasuria e tij më e çmuar dhe për t'u bashkuar me dëshirën e udhëheqësit të tij. 505 Në një largësi një farsang323 nga Barfurushi, Mulla Hyseni dhe shokët e tij ndeshën armiqtë e tyre. Një mizëri njerëzish, të pajisur mirë me armë e municione, ishin mbledhur dhe kishin bllokuar rrugën. Një shprehje e egër barbarie pushonte mbi çehret e tyre dhe mallkime nga më të ndyrat u dilnin papushim nga goja. Shokët, përballë poteres së kësaj popullsie të inatosur, bënë sikur të nxirrnin shpatat e tyre. "Jo akoma", urdhëroi udhëheqësi i tyre, "vetëm atëhere, kur agresori të na detyrojë të mbrojmë veten, shpatat tona do të dalin nga mylli." Sa kishte shprehur këto fjalë, zjarri i armikut u drejtua kundër nesh. Gjashtë nga shokët u hodhën menjëherë në tokë. "Udhëheqës i shtrenjtë", thirri njëri prej tyre, "ne jemi ngritur e të kemi ndjekur me një dëshirë të vetme, që të flijojmë veten në shtegun e Kauzës që kemi përqafuar." "Nuk ka ardhur akoma koha", u përgjigj Mulla Hyseni, "numri është akoma i paplotësuar." Një plumb sapo përshkoi gjoksin e njërit prej shokëve të tij, një sejedi nga Jazdi,324 që kishte ecur gjithë rrugën nga Mashhadi për në këtë vend e që radhitej ndër mbështetësit e tij më të të fortë. Me vështrimin nga ai shok i devotshëm që ra i vdekur në këmbët e tij, Mulla Hyseni ngriti sytë nga qielli dhe u lut: "Shiko o Perëndi, Perëndia im, gjendjen e shokëve Tënd të zgjedhur dhe dëshmo pritjen që këta njerëz u kanë dhënë të dashurve të Tu. Ti e di që ne nuk kemi dëshirë tjetër përveçse t'i drejtojmë ata në udhën e së Vërtetës e të derdhim mbi ta dijen e Revelacionit Tënd. Ti Vetë na ke urdhëruar të mbrojmë jetën tonë kundër sulmeve të armikut. Besnikë ndaj urdhërit Tënd, unë ngrihem tani me shokët e mi të përballojmë sulmin që e kanë filluar ata kundër nesh."325 506 Pasi nxori shpatën dhe i ra kalit me mamuze drejt mesit të armikut, Mulla Hyseni ndoqi me trimëri të rrallë sulmuesin e shokut të tij të vrarë. Kundërshtari i tij, që kishte frikë të përballej me të, u fsheh pas një peme dhe, duke mbajtur përpjetë mushqetën, kërkoi të mbronte veten. Mulla Hyseni e njohu menjëherë, iu derdh përpara dhe me një goditje të vetme shpate përshkoi trungun e pemës, tytën e mushqetës dhe trupin e kundërshtarit.326 Forca e asaj goditjeje, që të linte pa mend e hutoi armikun dhe i paralizoi përpjekjet e tij. Të gjithë ia mbathën të përfshirë nga paniku përballë një manifestimi kaq të jashtëzakonshëm të zotësisë, forcës dhe guximit. Ky akt heroik ishte i pari i këtij lloji që dëshmonte për trimërinë dhe heroizmin e Mulla Hysenit, një akt heroik që i dha atij lavdërimin e Báb-it. Kodusi po ashtu i shprehu nderimet e tij për guximin e madh që Mulla Hyseni tregoi në atë rast. Ai njoftohet të ketë thënë, pasi u informua me lajmin, vargun e mëposhtëm të Kuranit: "Pra nuk ishit ju që i vratë ata, Por Perëndia i vrau ata; dhe shigjetat ishin të Perëndisë, jo tuajat! Ai do të bënte sprova për besnikët me një sprovë të hirshme nga Vetja: me të vërtetë Perëndia dëgjon, njeh. Kjo ngjau, se Perëndia mundet, gjithashtu, ta shpjerë në hiç rengun e të pafeve." 507 Unë vetë, kur isha në Teheran, në vitin 1265 Hixhri,327 një muaj pas përfundimit të luftës së paharrueshme të Sheik Tabarsit, kam dëgjuar Mirza Ahmetin të rrëfejë rrethanat e ketij episodi në prani të një numri besimtarësh, ndër të cilët ishin Mirza Muhamet Hysen Hakamij Kermani, Haxhi Mulla Ismail Farahani, Mirza Habibollah Isfahani dhe Sejed Muhamed Isfahani. 508 Kur, në një kohë më të mëvonshme, vizitova Horasanin dhe po qëndroja në shtëpinë e Mulla Sadek Horasanit në Mashhad, kur isha ftuar t'u mësoja Kauzën, i kërkova Mirza Muhamet Forugit, në prani të një numri besimtarësh, ndër të cilët ishte Nabil Akbari dhe Bábai i Badit, të më hidhnin dritë në lidhje me karakterin e vërtetë të atij raporti të çuditshëm. Mirza Muhameti deklaroi prerë: "Unë kam qenë vetë dëshmitari këtij akti të Mulla Hysenit. Sikur të mos e kisha parë me sytë e mi, kurrë nuk do ta kisha besuar." Në lidhje me të, po Mirza Muhameti na rrëfeu historinë e mëposhtme: "Pas luftimit në Vas-Kas, kur Princ Mehdi Koli Mirza u shkatërrua plotësisht dhe iku nga sytë këmbët prej shokëve të Báb-it, Emiri Nezam328 e qortoi atë ashpër. 'Unë të kam ngarkuar', i shkroi ai, 'me misionin për të nënshtruar një grusht studentësh të rinj e të përbuzshëm. Kam vënë në dispozicionin tënd ushtrinë e Shahut dhe, megjithatë, ti ke lejuar që ajo të pësojë një disfatë kaq të turpshme. Unë çuditem, çdo të kishte ngjarë me ty sikur të të kisha besuar me mision për të mundur forcat e bashkuara të qeverive ruse dhe otomane?' Princi mendoi se më mirë do ishte të dërgonte një lajmëtar me fragmentet e tytës së asaj pushke që ishte ndarë më dysh nga shpata e Mulla Hysenit dhe ta udhëzonte lajmëtarin t'ja paraqiste ato personalisht Emir Nezamit. 'E tillë është', i shkruante ai në mesazhin e tij për Emirin, 'forca e përbuzëshme e një kundërshtari që, me një të rënë të shpatës, i bëri gjashtë copa pemën, mushqetën dhe mbajtësin e saj.' 509 "Një dëshmi kaq bindëse e forcës së kundërshtarit të tij, përbënte në sytë e Emir Nezamit, një sfidë, që asnjë njeri i pozitës dhe autoritetit të tij nuk mund ta lejonte për ta injoruar. Ai vendosi ta mbajë nën fre forcën që, me një akt kaq të guximshëm, kishte kërkuar të mbronte vetveten kundër forcave të tij. Megjithë numrin e pakalueshëm të njerëzve të tij, i paaftë për të mundur me drejtësi e ndershmërisht Mulla Hysenin dhe shokët e tij, ai poshtërsisht gjeti ngushëllim te pabesia dhe mashtrimi si instrumente për arritjen e qëllimit të tij. Urdhëroi princin të ngulte vulën e tij te Kurani dhe dha fjalën e nderit të oficerëve të tij, që ata, tani e tutje, do të hiqnin dorë nga çdo akt armiqësie ndaj pushtuesve të kështjellës. Në këtë mënyrë ai mundi t'i bindë të dorëzonin armët dhe t'u shkaktonte kundërshtarëve të tij të pambrojtur një disfatë dërmuese dhe të palavdishme." 510 Një shfaqje kaq e shquar e zotësisë dhe e forcës nuk mund të mungonte për të tërhequr vëmendjen e një numri të konsiderueshëm të vëzhguesve, mendjet e të cilëve kishin mbetur deri atëhere të paprishura nga paragjykimi dhe ligësia. Ai ngjalli entusiamin e poetëve që, në qytetetë ndryshme të Persisë, u shtynë të lartësojnë aktet heroike të autorit të një akti aq të guximshëm. Këto poezi ndihmuan për të përhapur dijen dhe për të bërë të pavdekshme kujtesën e kësaj vepre të fuqishme. Ndërmjet atyre që i shprehën nderimin guximit të Mulla Hysenit ishte njëfarë Reza Koli Kan Laleh Bashi, që në Tariki Naseri, ia kushtoi lavdërimin e tij forcës së jashtëzakonshme dhe aftësive të pashoqe që kishin karakterizuar atë goditje. 511 Unë guxova të pyes Mirza Muhamet Forugin nëse ai ishte në dijeni që në "Nasihot Tavarik" i ishte kushtuar vëmendje një fakti që Mulla Hyseni, në fëmijëri, ishte stërvitur në artin e skermës329 dhe se ai kishte fituar përsosmërinë vetëm pas një periudhe të konsiderushme stërvitjeje. "Ky është një trillim i plotë, pohoi Mulla Muhameti. Unë e kam njohur që në fëmijëri dhe kam qenë i lidhur me të për një kohë të gjatë si shok klase dhe si mik. Kurrë nuk e kam ditur se ai zotëronte kaq forcë dhe fuqi. Bile unë e mendoja veten më të fortë dhe më të qëndrueshëm fizikisht. Atij i dridhej dora kur shkruante dhe shpesh shprehte paaftësinë e tij për të shkruar aq shumë dhe aq shpesh sa mund të dëshironte. Në këtë pikëpamje ai ishte me shumë të meta dhe vazhdoi të vuajë nga efektet e tyre deri në udhëtimin për në Mazendaran. Megjithatë, në momentin që nxori shpatën për të sprapsur atë sulm të egër, dukej se atë e transformoi befas një forcë misterioze. Në të gjitha ndeshjet e mëpasme, ai u pa se ishte i pari që vërsulej përpara dhe e nxiste me mamuze kalin e tij drejt kampit të agresorit. Pa ndihmë, ai do të përballonte dhe do të luftonte forcat e bashkuara të kundërshtarëve të tij dhe vetëm do të arrinte fitoren. Ne, që e ndoqëm nga prapa, duhet ta kënaqnim veten me ata që ishin sakatuar që më parë dhe ishin leqendisur nga goditjet që kishin marrë. Vetëm emri i tij mjaftonte për t'u kallur tmerrin zemrave të kundërshtarëve. Ata iknin me të katra sa zihej në gojë emri i tij, dridheshin sapo afrohej ai. Bile edhe ata që ishin shokët e tij të përhershëm mbetën para tij pa gojë nga çudia. U shtangëm nga shprehja e forcës së tij të jashtëzakonshme, nga vullneti i tij i pathyeshëm dhe guximi i madh. Ne të gjithë u bindëm se ai kishte pushuar së qëni Mulla Hyseni që ne kishim njohur dhe se tek ai kishte bërë vend një shpirt që vetëm Perëndia mund ta dhuronte." 512 Mirza Muhamet Forugi më ka rrëfyer, gjithashtu, si vijon: "Sapo Mulla Hyseni kishte dhënë goditjen e tij të paharrueshme na u zhduk nga sytë. Ne nuk e dinim ku kishte shkuar. Vetëm shoqëruesi i tij, Kamber Aliu mundi ta pasonte. Ai na informoi më pas se mjeshtri i tij u sul rrufe ndër armiqtë dhe me një goditje të shpatës së vet mundi të shtrinte përdhe secilin nga ata që guxonin ta sulmonin. Pa pyetur për plumbat që i binin si breshër, çau rrugën përmes armikut dhe u drejtua për Barfurush. Ai kalëroi drejt e te rezidenca e Saedol Ulamas dhe, pasi i ra tri herë rrotull shtëpisë së tij, bërtiti: 'Le të dalë nga vrima ai burracak i poshtër, që ka shtyrë banorët e këtij qyteti të bëjnë luftë të shenjtë kundër nesh dhe që faqenxirë është fshehur brenda mureve të kësaj shtëpie. Le të demonstrojë me shembullin e tij sinqeritetin e thirrjes së vet dhe drejtësinë e kauzës së tij. Mos vallë ka harruar se ai që predikon luftë të shenjtë duhet të marshojë në krye të pasuesve të tij dhe me bëmat e veta të ndezë përkushtimin dhe të ushqejë entuziazmin e tyre?'" 513 Zëri i Mulla Hysenit e mbyti poteren e turmës. Banorët e Barfurushit u rrethuan dhe menjëherë lëshuan britmën "Paqe, paqe!" Sapo u ngrit zëri i të rrethuarve, thirrjet e pasuesve të Mulla Hysenit, që në atë moment po fluturonin me galop drejt Barfurushit, u dëgjuan nga të gjitha anët. Thirrja "Ja Saheboz Zaman!"330 që ata e nxorën me sa kishin në kokë, i bëri të dridheshin zemrat e atyre që e dëgjuan. Shokët e Mulla Hysenit, që e kishin humbur shpresën se do ta gjenin atë përsëri të gjallë, ishin tepër të befasuar kur e panë të hipur mbi kalë, të paplagosur dhe të paprekur nga egërsia e asaj përleshjeje. Të gjithë iu afruan me nderim duke i puthur yzengjitë. 514 Pasditen e asaj dite, paqja që lypën banorët e Barfurushit iu akordua. Mulla Hyseni i tha turmës, që ishte mbledhur para tij, këto fjalë: "O pasues të Profetit të Perëndisë dhe shittë të imamëve të Besimit të Tij! Përse jini ngritur kundër nesh? Përse e konsideroni derdhjen e gjakut tuaj një akt të më merituar në sytë e Perëndisë? A e kemi mohuar ne ndonjëherë të vërtetën e Be- PAMJE TË HANIT TË SABZEH-MAJDANIT NË MAZENDARAN simit tuaj? A është kjo mikpritja që Apostulli i Perëndisë ka urdhëruar t'u japë si besnikëve edhe të pabesëve? Çfarë kemi bërë ne që të meritojmë të tillë dënim nga ana juaj? Shikoni: Unë i vetëm, pa armë tjetër, përveç shpatës sime, isha i zoti të përballoja breshërinë e plumbave që banorët e Barfurushit derdhën mbi mua dhe kam dalë i padëmtuar në mes të zjarrit me të cilin ju më rrethuat. Si kali im, ashtu edhe unë, dolëm të paprekur nga sulmi juaj tronditës. Përveç një çjerrjeje të lehtë që mora në fytyrë, ju nuk kini qenë në gjendje të më plagosni. Perëndia më ka mbrojtur dhe ka vendosur të krijojë në sytë tuaj ngjitjen e Besimit të Tij." 515 Menjëherë pas kësaj, Mulla Hyseni shkoi në hanin e Sabzeh Majdanit. Ai i zbriti kalit dhe, duke ndenjur në hyrje të bujtinës, priti mbërritjen e shokëve të vet. Sapo u mblodhën dhe u strehuan në atë vend, ai dërgoi për bukë dhe ujë. Ata që u dërguan për të sjellë u kthyen duarbosh dhe e njoftuan se nuk kishin mundur të siguronin as bukë nga furxhiu dhe as ujë nga sheshi publik. "Ti na ke këshilluar", i thanë ata, "të kemi besim në Perëndinë e ta lëmë veten në dorën e Tij. Ne nuk mund të na ngjasë gjë, përveç se ç'ka caktuar Perëndia. Ai është Zoti ynë dhe le të besojnë te Perëndia besnikët!"331 516 Mulla Hyseni urdhëroi të mbyllen dyert e hanit. Pasi i mblodhi shokët, ai iu lut atyre të qëndronin të mbledhur para tij deri në perëndim të diellit. Meqë po afrohej mbrëmja, i pyeti nëse ndokush prej tyre do të ishte gati të ngrihej dhe, duke mohuar jetën e tij për hir të Besimit, të ngjitej në çati të hanit dhe të njoftonte azanin.332 Me kënaqësi u përgjigj një i ri. Sapo nga goja e tij kishin dalë fjalët "Allah-o-Akbar" një plumb e goditi atë papritur dhe i shkaktoi vdekjen në vend. "Le të ngrihet një tjetër nga ju", tha Mulla Hyseni, "dhe me të njëjtën vetëmohim, të vazhdojë me lutjen që ai i ri nuk qe në gjendje ta mbyllë." Një i ri tjetër u ngrit më këmbë dhe pa thënë fjalët "Unë dëshmoj se Muhameti është Profet i Perëndisë", u godit, gjithashtu, nga një plumb tjetër i armikut. Një i ri i tretë, sipas urdhërit të kreut të tyre, u përpoq të mbyllte lutjen që shokët e tij martirë ishin detyruar ta linin pa mbyllur. Ai, gjithashtu, pësoi të njëjtin fat. Kur po i afrohej fundit të lutjes dhe po thoshte fjalët "Nuk ka Perëndi tjetër veç Perëndi," ai, në radhë, ra i vdekur. 517 Rënia e shokut të tij të tretë e detyroi Mulla Hysenin të hapte portën e hanit dhe të ngrihet, së bashku me shokët e vet, për të sprapsur këtë sulm të papritur të armikut të pabesë. Pasi i kërceu kalit, ai dha sinjalin të hidhen kundër sulmuesve që ishin dyndur para dyerve e kishin mbushur Sabzeh Majdanin. Me shpatë në dorë dhe i pasuar nga shokët e tij, ai mundi të përçajë forcat që kishin goditur kundër tij. Ata të paktë që kishin flakur shpatat e tyre ia mbathën para tyre në panik, duke u lutur përsëri për paqe, duke kërkuar përsëri mëshirë. Me afrimin e mbrëmjes, e tërë turma ishte zhdukur. Sabzeh Majdani, që pak çaste përpara vlonte nga masa e kundërshtarëve, tashmë ishte shkretuar. Poterja e turmës kishte rënë. I mbushur me trupat e të vrarëve, Majdani dhe rrethinat e tij ngjallnin një pamje të trishtuar dhe tronditëse, një skenë që dëshmonte për fitoren e Perëndisë mbi armiqtë e Tij. 518 Një fitore333 aq befasuse bindi një numër fisnikësh dhe krerësh të popullit të ndërhynin dhe të kërkonin mëshirë nga Mulla Hyseni, në emër të bashkëqytetarëve të tyre. Ata shkuan më këmbë për t'i paraqitur atij kërkesën e tyre. "Perëndia është dëshmitari ynë", iu lutën ata, "që ne nuk kishim qëllim tjetër, përveç se vendosjes së paqes dhe të pajtimit midis nesh. Qëndroni dhe pak mbi kuaj, sa të kemi shpjeguar motivet tona." Duke parë sinqeritetin e kërkesës së tyre, Mulla Hyseni i zbriti kalit dhe i ftoi ata të shkonin me të në han. "Ne, ndryshe nga njerëzit e këtij qyteti, dimë se si ta presim jabanxhinë në mesin tonë", tha ai pasi i ftoi të uleshin pranë tij dhe porositi t'u nxirret atyre çaj. "Saedol Ulama", iu përgjigjën ata, "është i vetmi përgjegjës për ndezjen e një zjarri kaq të mbrapshtë. Njerëzit e Barfurushit, në asnjë mënyrë, nuk duhet të ishin përzierë me krimin që ka kryer ai. Le ta harrojmë tani të shkuarën. Ne do të sugjeronim, në interes të të dy palëve, që ti dhe shokët e tu të iknit nesër për Amol. Barfurushi është mbërthyer nga kthetrat e zemërimit dhe ne kemi frikë se mos shtyhen përsëri për t'iu sulmuar." Mulla Hyseni, megjithëse la të kuptohet mossinqeritetin e njerëzve, u pajtua me propozimin e tyre, nga kjo Abas Koli Kan Larixhani334 dhe Haxhi Mustafa Kani u ngritën së bashku dhe, duke u betuar mbi Kuranin që e kishin sjellë me vete, deklaruan solemnisht qëllimin e tyre për t'i patur ata si miqtë e tyre atë natë dhe të nesërmen të udhëzonin Kosrou Kadi Kalain335 dhe njëqind kalorës për të garantuar kalimin e tyre të sigurt përmes Shir Gahit. "Mallkimi i Perëndisë dhe i Profetit të Tij rëntë mbi ne, në këtë botë dhe në atë botë, shtuan ata, nëqoftëse lejojmë edhe njëherë lëndimin më të vogël kundër teje dhe shokëve të tu." 519 Sapo ata kishin bërë deklaratat e tyre, mbërritën miqtë që kishin shkuar të gjenin ushqim për shokët dhe tagji për kuajt e tyre. Mulla Hyseni i ftoi shokët e vet besimtarë të prishnin agjërimin, derisa asnjë prej tyre atë ditë, që ishte e Premte, dymbëdhjetë Zel Kadeh336, nuk kishte ngrënë mish e nuk kishte pirë që nga agimi. Aq i madh ishte numri i funksionarëve dhe i shoqëruesve të tyre, që ishin dyndur atë ditë në han, sa as ai, as ndonjë nga shokët e tij, nuk morën nga çaji që ata ia ofruan vizitorëve të tyre. 520 Atë natë, rreth katër orë pas perëndimit të diellit, Mulla Hyseni së bashku me miqtë e vet, hëngrën darkë në shoqërinë e Abas Koli Kanit dhe Haxhi Mustafa Kanit. Po atë mesnatë, Saedol Ulama thirri Kosrou Kadi Kalain dhe në mirëbesim i shprehu atij dëshirën që, në çdo orë ose vend që ai mund të vendoste, e tërë pasuria e grupit që i ishte besuar atij në ngarkim duhet të konfiskohej dhe ata vetë, pa asnjë përjashtim duhet të vriteshin. "A nuk janë këta pasues të Islamit?" pyeti Kosrou. "A nuk preferuan po këta njerëz, siç kam mësuar, të sakrifikojnë tre nga shokët e tyre vetëm për të mos lënë pa përfunduar thirrjen e lutjes që ata po bënin? Si mundim ne, që duam qëllime të tilla dhe lavdërojmë të tilla akte, të vlerësohemi si të denjë për atë emër?" Ky pusht faqezi këmbënguli që urdhërat e tij të zbatoheshin me besnikëri. "Therri ata", tha ai, ndërsa i tregoi me gisht qafën, "e mos ki frikë. Unë vetë mbaj përgjegjësi për aktin tënd. Unë, në Ditën e Gjykimit, do t'i përgjigjem Perëndisë në emrin tënd. Ne, që mbajmë skeptrin e pushtetit, jemi sigurisht të informuar më mirë se ty dhe mund të gjykojmë më mirë se si ta çrrënjosim më mirë këtë herezi." 521 Me lindjen e diellit, Abas Koli Kani kërkoi që Kosrou të çohej përpara tij dhe e urdhëroi atë të tregonte konsideratën maksimale ndaj Mulla Hysenit dhe shokëve të vet, të garantonte kalimin e tyre të sigurt përmes Shir Gahit dhe të refuzonte çdo lloj shpërblimi që ata mund t'i ofronin. Kosrou u shtir si i nënshtruar ndaj këtyre porosive dhe e siguroi atë se as ai dhe as kalorësit e tij nuk do ta ulnin vigjilencën, as nuk do të lëkundeshin në përkushtimin ndaj tyre. "Me t'u kthyer", shtoi ai, "ne do të të tregojmë pohimin e tij me shkrim për kënaqësinë ndaj shërbimeve që ne do t'i kryejmë." 522 Kur Kosrou u çua nga Abas Koli Kani, Haxhi Mustafa Kani dhe të tjerë udhëheqës përfaqësues të Barfurushit në prani të Mulla Hysenit dhe iu prezantua atij, ky i fundit vërejti: "Nëqoftëse ti bën mirë, do të jetë mirë për ty dhe nëqoftëse bën keq, e keqja do të kthehet kundër teje."337 Nëqoftëse ky njeri do të na trajtojë mirë, i madh do të jetë shpërblimi për të dhe nëqoftëse ai vepron me pabesi ndaj nesh, i madh do jetë ndëshkimi për të. Ne ia besojmë Kauzën tonë Perëndisë dhe i jemi dorëzuar tërësisht vullnetit të Tij. 523 Mulla Hyseni tha këto fjalë dhe dha sinjalin e nisjes. Kamber Aliu u dëgjua përsëri të bënte thirrjen e mjeshtrit të tij, "Shaloni kuajt, o heronj të Perëndisë!" - një thirrje që e përsëriste njësoj në të tilla raste. Me tingullin e fjalëve të tij, të gjithë vrapuan te kuajt e tyre. Para tyre marshonte një detashment i kalorësve të Kosrout. Ata u pasuan menjëherë nga Kosrou dhe Mulla Hyseni, që kalëronin në qendër të grupit. Prapa pasonte pjesa tjetër e shokëve dhe në krahun e tyre të majtë dhe të djathtë marshonte pjesa tjetër e njëqind kalorësve, të cilët Kosrou i kishte armatosur me instumenta të besueshme për të realizuar qëllimin e tij. Ishte rënë dakord që grupi duhet të nisej nga Barfurushi herët në mëngjes dhe të arrinte në mesditë në Shir-Gah. Dy orë pas lindjes së diellit ata u nisën për në destinacion. Korsou mori me qëllim rrugën e pyllit, një rrugë të cilën ai e mendoi më të mirë për arritjen e qëllimit. FALTORJA E SHEIK TABARSIT 524 Sapo kishin hyrë në pyll, ai dha sinjalin për sulm. Njerëzit e tij u sulën egërsisht kundër bashkudhëtarëve, rrëmbyen gjënë e tyre, vranë disa, midis të cilëve edhe vëllanë e Mulla Sadekut dhe kapën rob disa të tjerë. Sapo i kapi veshi thirrjen e agonisë e të dhimbjes, Mulla Hyseni ndaloi dhe, pasi zbriti nga kali, protestoi kundër sjelljes së pabesë të Kosrout. "Ora e mesditës ka kohë që ka kaluar", i tha ai atij, "e ne akoma nuk kemi arritur destinancionin tonë. Unë refuzoj të vazhdoj më tej me ty. Nuk mund të ndjek drejtimin tënd, shoqërinë tënde dhe atë të njerëzve të tu." Pasi iu kthye Kamber Aliut, i kërkoi të hapte qilimthin e lutjes, që të mund të ofronte devocionet e tij. Ai ishte duke kryer pastrimin, kur Kosrou, që, gjithashtu, i kishte zbritur kalit, thirri një nga shoqëruesit dhe e urdhëroi t'i njoftonte Mulla Hysenit se, nëqoftëse ai dëshironte të arrinte destinacionin e tij i sigurt, duhet t'i dorëzonte atij shpatën dhe kalin e tij. Duke refuzuar t'i jepte një përgjigje, Mulla Hyseni vazhdoi të ofronte lutjen e tij. Pas pak, Mirza Muhamet Taki Xhovajni Sabzevari, një njeri i arritjeve letrare dhe i guximit të madh, shkoi te një shoqërues që po përgatitste qaljanin338 e i kërkoi atij ta lejonte për ta çuar atë personalisht te Kosrou, një kërkesë që iu plotësua me gatishmëri. Mirza Muhamet Takiu po përkulej të ndizte zjarrin e qaljanit, kur, ndërsa futi befas dorën e tij në gjoksin e Kosrout, i rrëmbeu kamën poshtë robes së tij dhe ia nguli thellë në zemër.339 525 Mulla Hyseni ishte akoma në aktin e lutjes kur thirrja "Ja Saheboz Zaman"340 u ngrit përsëri nga shokët e tij. Ata u hodhën mbi sulmuesit e tyre të pabesë dhe me një sulm i shtrinë të gjithë poshtë me përjashtim të shoqëruesit që kishte përgatitur qaljanin. I trembur dhe pa mbrojtje ai i ra ndër këmbë Mulla Hysenit dhe i kërkoi ndihmë. Atij iu dha qaljani i zbukuruar me gurë, që i përkiste ustait të tij, u urdhërua të kthehej në Barfurush e t'i rrëfente Abas Koli Kanit gjthçka që kishte parë. "Thuaji atij, i tha Mulla Hyseni, se sa besnikërisht e kreu Kosrou misionin e vet. Ai pusht gënjeshtar mendoi me budallallëk se misionit tim do t'i vinte fundi, se shpata dhe kali im e kishin përmbushur misionin e tyre. A nuk e dinte ai se puna e tyre tashti sapo kishte filluar, se pa u plotësuar tërësisht shërbimet që do të bëjnë ato, as fuqia e tij, as fuqia e çdo njeriu pranë tij nuk mund t'i rrëmbejë ato prej meje." 526 Ndërsa po afrohej nata, grupi vendosi të qëndronte në atë vend deri në agim. Me t'u thyer dita, pasi kishte ofruar lutjen e tij, Mulla Hyseni mblodhi shokët së bashku dhe u tha: "Ne po i afrohemi Qerbelasë sonë, destinacionit tonë përfundimtar." Menjëherë pas kësaj, ai u nis më këmbë drejt atij vendi, i pasuar nga shokëte tij. Duke parë që një pakicë u përpoqën të merrnin me vete gjërat e Kosrout e të njerëzve të tij, ai i urdhëroi të lënë çdo gjë pas, përveç shpatave dhe kuajve të tyre. "Ju takon juve", u tha ai atyre, "të arrini në atë vend të shenjtë në një gjendje shkëputjeje të plotë, tërësisht të pastruar nga çdo gjë që i përket kësaj bote."341 Ai kishte ecur rreth një majdan342 kur arriti në faltoren e Sheik Tabarsit.343 Sheiku kishte qenë një nga bartësit e traditave që u kushtohen imamëve të Besimit dhe vend varrimi vizitohej nga njerëzit përreth.. Me të mbërritur në atë vend, ai recitoi vargun e mëposhtëm të Kuranit: "O Zoti im, bekoje Ti mbërritjen time në këtë vend, se vetëm Ti mund të japësh të tilla bekime." 527 Natën para mbërritjes së tyre, roja i faltores pa në ëndërr që Sejedosh Shohada, Imam Hyseni, kishte mbërritur në Sheik Tabarsi, i shoqëruar nga jo më pak se shtatëdhjet e dy luftëtarë dhe me një numër të madh shokësh. Ai pa që ata qëndruan në atë vend, u angazhuan në një nga betejat më heroike, duke triumfuar në çdo ndeshje me forcat e armikut dhe se Vetë Profeti i Perëndisë, mbërriti natën dhe u bashkua me këtë grup të bekuar. Kur Mulla Hyseni mbërriti ditën tjetër, roja e njohu menjëherë si heroin që kishte parë në ëndërr, iu derdh ndër këmbë dhe i puthi ato me përkushtim. Mulla Hyseni e ftoi të ulej në krah të tij dhe e dëgjoi të rrëfente historinë e tij. "Gjithçka që ti ke parë, e siguroi ai rojtarin e faltores, do të ndodhë. Ato skena të lavdishme, do të luhen përsëri para syve të tu." Ai shërbëtor u hodh përfundimisht i tëri me mbrojtësit heroikë të fortesës dhe ra martir brenda mureve të saj. HYRJA E FALTORËS SË SHEIK TABARSIT NË MAZENDARAN 528 Pikërisht ditën e mbërritjes, që ishte katërmbëdhjetë Zel-Kadeh,344 Mulla Hyseni i dha Mirza Muhamet Bakerit, që kishte ndërtuar Báb-ijehun, udhëzimet paraprake në lidhje me projektin e kështjellës që duhej të ndërtohej për mbrojtjen e tyre. Rreth mbrëmjes së asaj dite ata befas e panë veten të rrethuar nga një mizëri e çrregullt njerëzh që kishin dalë nga pylli dhe po përgatiteshin të hapnin zjarr kundër tyre. "Ne jemi banorët e Kadi Kalasë", bërtisnin ata. "Ne do të marrim shpagim për gjakun e Kosrout. Ne nuk do të kënaqemi deri sa t'u kemi vënë ju të gjithëve nën shpatë." I rrethuar nga një turmë e egër, gati për t'u vërvitur mbi ta, grupi duhet të nxirrte përsëri shpatat për vetëmbrojtje. Pasi ngritën thirrjen "Ja Saheboz Zaman," ata ecën përpara, sprapsën sulmet dhe i bënë ata të ikin me të katra. Aq e jashtëzakonshme ishte thirrja sa kalorësit më parë u zhdukën se sa u dukën. Mirza Muhamet Taki Xhovajni, me kërkesën e tij, mbajti komandën e asaj ndeshjeje. 529 Duke pasur frikë se mos sulmuesit vinin përsëri dhe kryenin një masakër të madhe, ata i ndoqën deri sa arritën në një fshat, të cilin e menduan të ishte fshati i Kadi Kalasë. Në sytë e tyre, të gjithë njerëzit iknin me të katra të përfshirë nga tmerri. Nëna e Nazar Kanit, pronari i fshatit, u vra padashur në errësirrën e natës, në mes të pështjellimit që vinte pas. Thirrjet e grave, që po protestonin me forcë se ato nuk kishin asnjë lidhje me njerëzit e Kadi Kalasë, shpejt mbërritën në veshët e Mirza Muhamet Takiut, që urdhëroi menjëherë shokët e tij të mbanin dorën derisa të siguroheshin për emrin dhe karakterin e atij vendi. Ata zbuluan shpejt që fshati i përkiste Nazar Kanit dhe gruaja që kishte humbur jetën ishte nëna e tij. Tepër i tronditur nga zbulimi i këtij gabimi fatal që bënë shokët e tij, Mirza Muhamet Takiu thirri me hidhërim: "Ne nuk synonim të ngisnim njerëzit e këtij fshati. Qëllimi ynë i vetëm ishte të kufizonim dhunën e njerëzve të Kadi Kalasë, që ishin gati të na vrisnin të gjithëve." Ai kërkoi falje me sinqeritet për atë tragjedi të dhimbshme që shokët e luajtën pa dashur. 530 Nazar Kani që ndërkohë ishte i fshehur në shtëpi të vet, u bind për sinqeritetin e keqardhjes së shprehur nga Mirza Muhamet Takiu. Megjithëse po vuante nga kjo humbje e hidhur, ai u detyrua ta thërriste dhe ta ftonte atë në shtëpinë e tij. Bile i kërkoi Mirza Muhamet Takiut ta prezantonte te Mulla Hyseni dhe shprehu një dëshirë të fortë të bëhej i njohur me parimet e Kauzës, që mund të ndizte kaq zjarr në gjokset e përkrahësve të saj. 531 Në agim, Mirza Muhamet Takiu, i shoqëruar nga Nazar Kani, arritën në faltoren e Sheik Tabarsit, ku e gjetën Mulla Hysenin duke udhëhequr lutjen e grigjës. Kaq magjepës ishte nuri mbi fytyrën e tij sa Nazar Kani ndjeu një shtytje të papërballueshme për t'u bashkuar me adhuruesit dhe të përsëriste pikërisht ato lutje që dilnin nga buzët e tij. Pas përfundimit të asaj lutjeje, Mulla Hyseni u njoftua për humbjen që kishte pësuar Nazar Kani. Ai i shprehu me një gjuhë shumë prekëse keqardhjen, që ai dhe i tërë grupi i shokëve të tij ndjenin për të në këtë humbje të madhe. "Perëndia e di", e siguroi ai, "se synimi ynë i vetëm ishte të mbronim jetën tonë e jo të prishnim paqen e komunitetit." Mulla Hyseni pastaj rrëfeu rrethanat që kishin çuar në sulmin drejtuar kundër tyre nga njerëzit e Barfurushit dhe i shpjegoi sjelljen e pabesë të Kosrout. Ai shprehu përsëri brengën që i kishte shkaktuar vdekja e nënës së tij. "Mos e mundo zemrën tënde", u përgjigj spantanisht Nazar Kani. "Sikur edhe njëqind djem të më kishte dhënë mua, të gjithë do t'i vendosja me hare ndër këmbët e tua e t'i ofroja si flijim ndaj Saheboz Zamanit!" Ai premtoi, pikërisht atë moment, besnikërinë e tij të pavdekshme ndaj Mulla Hysenit dhe nxitoi përsëri në fshatin e vet me qëllim që të merrte çdo gjë që mund të duhej për grupin. 532 Mulla Hyseni urdhëroi shokët e vet të fillonin ndërtimin e fortesës që ishte projektuar. Çdo grupi i ngarkoi një pjesë pune dhe i nxiti të shpejtonin përfundimin e saj. Gjatë këtyre veprimeve, atyre u binin vazhdimisht në qafë banorët e fshatrave përreth, që me nxitjen e vazhdueshme të Saedol Ulemës, marshuan dhe u derdhën kundër tyre. Çdo sulm i armikut mbaronte me turp dhe dështim. Të patundur nga egërsia e përleshjeve të tyre të përsëritura, shokët i përballuan me trimëri sulmet e kishin mundur të nënshtronin përkohësisht forcat që i kishin rrethuar nga çdo anë. Kur puna e ndërtimit u përfundua, Mulla Hyseni ndërmori përgatitjet e duhura për rrethimin që duhej të përballonte fortesa dhe siguroi, pavarësisht nga pengesat që qëndronin në rrugë, çdo gjë që dukej e rëndësishme për sigurinë e mbajtësve të saj. 533 Puna thuajse kishte përfunduar, kur mbërriti Sheik Abu Torabi që solli lajmin e mbërritjes së Bahá'u'lláh-ut në fshatin e Nazar Kanit. Ai njoftoi Mulla Hysenin se ishte komanduar posaçërisht nga Bahá'u'lláh-u të informonte se të gjithë ata kishin për të qenë atë natë miqtë e Tij dhe se Vetë Ai do të bashkohej me ta atë pasdite. Unë kam dëgjuar Mulla Mirza Muhamet Forugin të rrëfejë si më poshtë: "Lajmi që përcolli Sheik Abu Torabi solli një gëzim të pakufishëm në zemrën e Mulla Hysenit. Ai nxitoi menjëherë te shokët dhe i ftoi të rregulloheshin për pritjen e Bahá'u'lláh-ut. Ai vetë u bashkua me ta në pastrim dhe spërkatjen me ujë të rrethinave të faltores e ndoqi personalisht çdo gjë që ishte e nevojshme për mbërritjen e Vizitorit të shtrenjtë. Sapo e pa Atë të afrohej me Nazar Kanin iu derdh përpara, e përqafoi me dashuri dhe e shoqëroi në vendin e nderit, që e kishte rezervuar për pritjen e Tij. Ne ato ditë ishim tepër të verbër për të njohur lavdinë e Atij, që udhëheqësi ynë e prezantoi mes nesh me aq nderim dhe dashuri. Ç'kishte kuptuar Mulla Hyseni, nuk mund ta kuptonte akoma vizioni ynë i turbullt. Me ç'përkujdesje e mori Atë ai në krahët e tij! Me ç'ndjenja kënaqësie magjepsëse i mbushej zemra, kur shihte Atë! Ishte aq i dhënë pas admirimit sa ishte krejtësisht i dukshëm për secilin nga ne. Shpirti tij ishte aq i zhytur në soditjen e asaj fytyre sa ne që po prisnim lejën e tij për t'u ulur u mbajtëm pranë tij më këmbë për një kohë të gjatë. Vetë Bahá'u'lláh-u, na urdhëroi përfundimisht që të uleshim. Ne, gjithashtu, kishim për të ndjerë së shpejti, megjithëse jo siç duhet, hijeshinë e fjalës së Tij, megjithëse asnjë nga ne, nuk ishte në dijeni, qoftë edhe turbullt, për forcën e pafundme që fshihej në fjalët e Tij. 534 "Gjatë asaj vizite, Bahá'u'lláh-u inspektoi fortesën dhe shprehu kënaqësinë e Tij për punën që ishte kryer. Në bisedë me Mulla Hysenin, Ai shpjegoi me hollësi çështje të tilla që ishin jetësore për mirëqenien dhe sigurinë e shokëve. 'E vetmja gjë që kërkon kjo fortesë dhe ky grup', tha Ai, 'është prania e Kodusit. Lidhja e tij me këtë grup do ta bënte atë të plotë dhe të përsosur.' Ai porositi Mulla Hysenin të dërgonte Mulla Mehdi Kojin me gjashtë njerëz në Sari dhe t'i kërkonin Mirza Muhamet Takiut që ta dorëzonte menjëherë Kodusin në duart e tyre. 'Frika e Perëndisë dhe hataja e ndëshkimit të Tij, e siguroi Ai Mulla Hysenin, do ta bëjë të dorëzojë menjëherë robin e vet.' 535 "Para se të largohej, Bahá'u'lláh-u i këshilloi të ishin të durueshëm dhe t'i dorëzoheshin vullnetit të të Plotfuqishmit. 'Po të jetë vullneti i Tij', shtoi Ai, 'ne do t'u vizitojmë ju përsëri në këtë vend e do t'u japim ndihmën tonë. Ju jini zgjedhur nga Perëndia të jini pararoja e ushtrive të Tij dhe krijuesit e Besimit të Tij. Ushtria e Tij me të vërtetë do të mbretërojë. Çfarëdo që të ndodhë, fitorja është e juaja, një fitore që është e plotë dhe e sigurt.' Me këto fjalë, Ai ia besoi shokët tanë trima kujdesit të Perëndisë dhe u kthye në fshat me Nazar Kanin dhe Sheik Abu Torabin. Prej andej u largua nga rruga e Nurit për në Teheran." PLANE DHE SKICA TË FORTESËS SË SHEIK TABARSIT 536 Mulla Hyseni filloi menjëherë të zbatojë porositë e marra. Pasi thirri Mulla Mehdiun, e urdhëroi atë të shkonte së bashku me gjashtë shokë për në Sari dhe t'i kërkonte Moxhtahedit të lironte të burgosurin e tij. Sapo iu përcoll mesazhi, Mirza Muhamet Takiu u pajtua pa kushte me kërkesën e tyre. Forca me të cilën ishte pajisur ai mesazh dukej se e kishte çarmatosur plotësisht. "Unë e kam vlerësuar atë", nxitoi ai të siguronte lajmëtarët, "vetëm si një mik të nderuar në shtëpinë time. Mua nuk do më shkonte për shtat të pretendoja se e kam larguar apo liruar. Ai është i lirë të bëjë ç'i do qejfi. Edhe sikur të donte ta shoqëroja, unë do ta bëja." 537 Ndërkohë, Mulla Hyseni informoi shokët për afrimin e Kodusit dhe i kishte këshilluar të tregonin ndaj tij një nderim siç do të bënin ndaj Vetë Báb-it. "Sa për mua", shtoi ai, "ju duhet të më konsideroni si shërbëtorin e tij të ulët. Ju duhet t'i ofroni atij aq besnikëri sa që edhe sikur t'u komandonte të merrnit jetën time, ju duhet t'i bindenit pa ngurrim. Nëqoftëse ju lëkundeni apo ngurroni, ju do të shprehnit mungesën e besnikërisë ndaj Besimit. Përderisa nuk u ka thirrur në praninë e tij, ju në asnjë mënyrë nuk duhet të guxoni të përziheni me të. Duhet të harroni dëshirat tuaja dhe të kapeni pas vullnetit dhe pëlqimit të tij. Duhet t'i shmangeni puthjes, qoftë të duarveve apo këmbëve të tij, se zemra e tij e bekuar nuk i pëlqen këto fakte të shprehjes së dashurisë. E tillë duhet të jetë sjellja juaj që unë të ndjehem para tij krenar për ju. Lavdia dhe autoriteti me të cilin është veshur ai duhet të njihen siç duhet edhe nga shokët e tij më të vegjël. Kush largohet nga shpirti dhe shkronja e këshillave të mia, me siguri do ta zërë ndëshkimi i rëndë." 538 Burgimi i Kodusit në shtëpinë e Mirza Muhamet Takiut, Moxhtahedit më të shquar të Sarit, me të cilin ai ishte i lidhur, zgjati nëntëdhjetë e pesë ditë. Megjithëse i burgosur, Kodusi trajtohej me nderim të veçantë dhe lejohej të pranonte shumicën e shokëve që kishin qenë të të pranishëm në mbledhjen e Badashtit. Megjithatë, ai nuk i dha lejë askujt të qëndronte në Sari. Kushdo që e vizitonte ishte nxitur, me terma nga më të të fortat, të radhitej nën Flamurin e Zi të ngritur nga Mulla Hyseni. Ishte i njëjti flamur për të cilin Muhameti, Profeti i Perëndisë kishte thënë kështu: "Sikur sytë tuaj të shikojnë Flamujt e Zinj që shkojnë nga Horasani, nxitoni drejt tyre, edhe sikur të zvarriteni nëpër dëborë, meqenëse ata shpallin ardhjen e të premtuarit Mehdi,345 Mëkëmbës i Perëndisë." Ai flamur u shpalos me komandën e Báb-it, në emër të Kodusit dhe nga duart e Mulla Hysenit. U mbajt lart gjatë gjithë rrugës nga qyteti i Mashhadit deri në faltoren e Sheik Tabarsit. Për njëmbëdhjetë muaj, nga fillimi i Shabanit, i vitit 1264 Hixhri,346 deri në fund të Xhamadijot Sani, në vitin 1265 Hixhri347, kjo emblemë tokësore e një sovraniteti jotokësor u valvit vazhdimisht mbi kokat e atij grupi të vogël e trim, duke i bërë thirrje turmës, që e shihte, të hiqte dorë nga bota dhe të mbështeste Kauzën e Perëndisë. 539 Ndërkohë që ishte në Sari, Kodusi u përpoq shpesh të bindë Mirza Muhamet Takiun për të vërtetën e Mesazhit Hyjnor. Ai bisedonte lirisht me të për çështje me peshë dhe të pazgjidhura, që lidheshin me Revelacionin e Báb-it. Shenjat e tij të guximshme e sfiduese mbështilleshin me një gjuhë kaq të njerëzishme, kaq bindëse dhe me mirësjellje, jepeshin me kaq gjenialitet dhe humor, sa ata që e dëgjonin nuk ndiheshin aspak të ofenduar. Bile ata i keqkuptonin aluzionet e tij ndaj Librit të shenjtë si vëzhgime humoristike që synonin të dëfrenin dëgjuesit e tij. Mirza Muhamet Takiu, pavarësisht nga mizoria dhe egërsia, që ishin të fshehura tek ai dhe të cilat më pas i manifestoi në qëndrimin që mori për të këmbëngulur në asgjësimin e pjesës së mbetur prej mbrojtësve të fortesës së Sheik Tabarsit, mbahej nga një forcë e brendëshme për të mos shfaqur ndaj Kodusit edhe shenjën më të vogël të mosrespektit, ndërkohë që ky i fundit ishte i burgosur në shtëpinë e tij. Bile, ai ishte i gatshëm për të ndaluar banorët e Sarit, që të mos e ofendonin Kodusin dhe ishte dëgjuar shpesh t'i qortonte për lëndimin që donin t'i sillnin. 540 Lajmi për mbërritjen e afërme të Kodusit i vuri në lëvizje mbajtësit e fortesës së Tabarsit. Kur iu afrua destinacionit, ai dërgoi përpara një lajmëtar për të njoftuar afrimin e tij. Lajmi i gëzuar iu dha atyre guxim dhe forcë të re. I ngritur me një entuziazëm shpërthyes, që nuk mund ta përmbante, Mulla Hyseni u nis më këmbë dhe, i shoqëruar nga rreth njëqind shokë të vet, nxitoi të takonte vizitorin e pritur. Ai vuri dy qirinj në duart e çdonjerit, i ndezi ata vetë dhe i ftoi të shkonin për të takuar Kodusin. Errësira e natës çahej nga shkëlqimi që derdhnin ato zemra të hareshme ndërsa marshonin përpara për të takuar të shtrenjtin e tyre. Në mes të pyllit të Mazendaranit, sytë e tyre njohën menjëherë fytyrën për të cilin ishin djegur që ta shihnin. U shtynë me etje rreth kalit të tij dhe me çdo shenjë përkushtimi i shprehën nderimin e tyre me dashuri dhe besnikëri të pavdekshme. Duke mbajtur ende në duart e tyre qirinjtë e ndezur, e ndoqën atë më këmbë drejt destinacionit. Kodusi, ndërsa kalëronte gjatë rrugës mes tyre, dukej si diell që shkëlqen mes satelitëve të tij. Ndërsa grupi iu drejtua me ngadalë rrugës përpara fortesës, shpërthye hymni i lavdërimit, kënduar nga grupi i atyre admiruesve entuziastë. "I Shenjtë, i shenjtë, Zoti Perëndia ynë, Zoti i engjëjve dhe i shpirtit", tingëllonin rreth tij zërat e tyre festive. Mulla Hyseni ngrinte refrenin i kënaqur, ndërsa i gjithë grupi përgjigjej. Pylli i Mazendaranit jehonte nga tingujt e atyre thirrjeve. 541 Në këtë nënyrë ata mbërritën në faltoren e Sheik Tabarsit. Fjalët e para që dolën nga buzët e Kodusit, pasi i kishte zbritur kalit dhe u mbështet në faltore, ishin si vijon: "Bakijatollah348 do të ishte më e mira për ju, nëqoftëse ju jini ndër ata që besojnë."349 Me këtë shprehje u përmbush profecia e Muhametit siç regjistrohet në traditën që vijon: "Dhe kur Mehdiu350 të bëhet manifest, Ai do të mbështetë shpinën e tij në Kabeh dhe do t'u drejtohet treqind e trembëdhjetë pasuesve që do të jenë grupuar rreth tij, me këto fjalë: 'Bakijatollah do të ishte më e mira për ju, nëqoftëse ju jini ndër ata që besojnë.'" Me "Bakijatollah" Kodusi nuk kuptonte njëri tjetër veçse Bahá'u'lláh-un. Për këtë dëshmonte Mulla Mirza Muhamet Forugi, që më ka rrëfyer si më poshtë: "Unë isha vetë i pranishëm kur Kodusi zbriti nga kali. E pashë të mbështetur te faltorja dhe e dëgjova të shprehte po ato fjalë. Sapo i kishte thënë ato, ai përmendi Bahá'u'lláh-un dhe, pasi iu kthye Mulla Hysenit, e pyeti rreth Tij. Ai ishte i informuar se po të mos dekretonte Perëndia ndryshe, Ai kishte bërë të ditur synimin e Tij për t'u rikthyer në këtë vend para ditës së parë të Muharremit.351 542 "Pas kësaj, Kodusi i besoi Mulla Hysenit një numër predikimesh, të cilat ia kërkoi t'i lexonte me zë të lartë për shokët e mbledhur. Predikimi i parë, që ai lexoi, i kushtohej tërësisht Báb-it, i dyti lidhej me Bahá'u'lláh-un dhe i treti i referohej Tahires. Ne guxuam të shprehnim te Mulla Hyseni dyshimet tona, nëse referencat në predikimin e dytë, ishin të zbatueshme ndaj Bahá'u'lláh-ut, që shfaqej i veshur me roben e fisnikërisë. Çështja iu raportua Kodusit, që na siguroi se, me vullnetin e Perëndisë, sekreti i tij do të na zbulohej në kohën e duhur. Krejt të paditur, në ato ditë, për karakterin e Misionit të Bahá'u'lláh-ut, ne nuk ishim të aftë të merrnim vesh kuptimin e atyre aluzioneve dhe më kot hamendësonim se cili do të ishte kuptimi i tyre i mundshëm. Me etjen për të shpleksur çështjet e koklavitura të traditave lidhur me ardhjen e të premtuari Kaim, unë iu afrova disa herë Kodusit dhe i kërkova të më sqaronte lidhur me atë subjekt. Megjithëse jo i gatshëm në fillim, ai përfundimisht u pajtua me dëshirën time. Mënyra e përgjigjes së tij, shpjegimet bindëse dhe gjithë dritë, shërbyen për të lartësuar ndjenjën e respektit dhe të nderimit që frymëzonte prania e tij. Ai shpërndante çdo lloj dyshimi që rrinte në mendjet tona dhe faktet e mprehtësisë së së tij ishin të tilla sa filluam të besojmë se atij i ishte dhënë fuqia për të lexuar mendimet tona më të thella dhe për të qetësuar pështjellimin e egër në zemrat tona. 543 "Shumë netë e shihja Mulla Hysenin që vinte rrotull faltores brenda territorit të së cilës Kodusi shtrihej për gjumë. Sa shpesh e shihja atë në orët e mesnatës të dilte nga dhoma dhe qetësisht drejtohej nga ai vend, ku pëshpëriste të njëjtin varg, me të cilin ne të gjithë kishim përshëndetur mbërritjen e vizitorit të shtrenjtë! Me ndjenja emocioni ende mund të kujtoj atë ndërsa vinte drejt meje, në qetësinë e atyre orëve të errëta dhe të vetmuara, të cilat ia kisha kushtuar meditimit dhe lutjes, duke pëshpëritur në veshët e mi këto fjalë: 'Largo nga mendja tënde, O Mulla Mirza Muhamet, ato gjëra të ndërlikuara dhe, i lirë nga ajo shtrëngesë, ngriu dhe kërko të pish me mua kupën e martirizimit. Atëhere, ndërsa viti '80352 agon mbi botë, ti do të kuptosh sekretin e gjërave që tani për ty janë të fshehura.'" 544 Me të mbërritur në faltoren e Sheik Tabarsit, Kodusi ngarkoi Mulla Hysenin për të vlerësuar numrin e shokëve të mbledhur. Ai i numëroi ata një nga një dhe i kaloi përmes portës së fortesës; treqind e dymbëdhjetë gjithsej. Ai vetë po hynte në fortesë me qëllim që të njihte Kodusin me rezultatin, kur një i ri, që kishte përshkuar më këmbë gjithë rrugën nga Barfurushi, u derdh papritur dhe, duke kapur cepin e robes së tij, iu përgjërua të regjistrohej ndër shokët dhe të lejohej të jepte jetën e tij, kudoherë që i kërkohej, në shtegun e Të Shtrenjtit. Dëshira iu plotësua me gatishmëri. Kur Kodusi u informua mbi numrin e përgjithshëm të shokëve, ai tha: "Çdo gjë që gjuha e Profetit të Perëndisë ka thënë në lidhje me Të Premtuarin duhet të përmbushet,353 që prej saj të plotësohet dëshmia e Tij në sytë e atyre teologëve që e vlerësojnë veten si të vetmit interpretues të ligjit e të traditave të Islamit. Nëpërmjet tyre njerëzit do të njohin të vërtetën dhe të pranojnë përmbushjen e këtyre traditave."354 545 Gjatë atyre ditëve, çdo mbrëmje e çdo mëngjes, Kodusi do të thërriste Mulla Hysenin, si dhe më të shquarit ndër shokët tanë për t'iu kërkuar të këndonin shkrimet e Báb-it. Ulur në Majdan, sheshi i hapur që cekte fortesën, dhe rrethuar nga miqtë e tij të devotshëm, ai do të dëgjonte me vëmendje fjalët e Mjeshtrit dhe herë pas here dëgjohej t'i komentonte ato. As kërcënimet e armikut dhe as egërsia e sulmeve të tyre të njëpasnjëshme, nuk mund ta detyronin atë të ulte hovin apo të thyente rregullsinë e devocioneve të tij. Duke përbuzur gjithë rreziqet dhe i qartë për nevojat e dëshirat e tij, ai vazhdonte, bile edhe në situatat më kërcënuese, shkrirjen e përditshme shpirtërore me të Shtrenjtin e vet, shkruante lutje për Të dhe i ngrinte në përpjekje të reja mbrojtësit e kështjellës. Megjithëse i ekspozuar ndaj plumbave që binin papushim si breshër mbi shokët e rrethuar, ai, pa u ligështuar nga egërsia e sulmit, ndiqte punët në një gjendje qetësie të plotë. "Shpirti im është martuar me vëmendjen ndaj Teje!", e kishte ai zakon të thërriste. "Kujtimi Yt është mbështetja dhe ngushëllimi i jetës sime! E kam për lavdi që, për hir Tënd, i pari kisha për të vuajtur poshtërimin në Shiraz. Digjem të jem i pari, që në shtegun Tënd, të pësoj një vdekje të denjë për Kauzën Tënde." 546 Herë pas here do t'u kërkonte shokëve të tij nga Iraku të këndonin pasazhe të ndryshme nga Kurani, ndaj të cilave ai do të dëgjonte me vëmendje të madhe dhe shpesh do të detyrohej të shpaloste kuptimin e tyre. Në një nga këngët ata u ndeshën me vargun e mëposhtëm: "Ca me frikën dhe urinë, me humbjen e pasurisë, të jetës dhe të frutave, Ne sigurisht do të të provojmë: veç sill lajme të mira për të durueshmit." "Këto fjalë", do të thoshte Kodusi, "janë reveluar fillimisht në lidhje me Jovin dhe të këqijat që i ndodhën atij. Megjithatë, këtë ditë ato janë të zbatueshme për ne, që jemi të destinuar të heqim po ato të zeza. Aq e madhe do të jetë belaja jonë sa askush nuk do të jetë i aftë ta mbijetojë, përveç atij që është i pajisur me qëndrueshmëri e durim." 547 Dija dhe mprehtësia që Kodusi shfaqte në këto raste, siguria me të cilën ai fliste, pasuria dhe iniciativa që tregonte në mësimet që u jepte shokëve, përforconin autoritetin e tij dhe i ngrinin lart prestigjin. Këta në fillim menduan se, nderimi i thellë që tregonte Mulla Hyseni ndaj tij, diktohej aq nga kërkesat e situatës, se sa nga shtytja prej një ndjenje spontane devocioni ndaj personit të tij. Shkrimet e tij dhe sjellja në përgjithësi, gradualisht davaritën të tilla dyshime dhe shërbyen për ta ngritur atë akoma më vendosmërisht në sytë e shokëve. Në kohën e burgimit në qytetin e Sarit, Kodusi, të cilit Mirza Muhamet Takiu i kishte kërkuar t'i shkruante një koment mbi Suren e Eklasit, e njohur më shumë si Sure e Kol Hovallahol Ahadit, hartoi, me interpretimin vetëm të Sad Samadit, një traktat që ishte tre herë më voluminoz se sa vetë Kurani. Ky shtjellim i plotë dhe mjeshtëror i kishte lënë përshtytpje të thellë Mirza Muhamet Takiut dhe ishte bërë shkak për konsideratën e veçantë që ai tregonte ndaj Kodusit, megjithëse në fund ai u bashkua me Saedol Ulaman në qerthullin vdekjprurës për martirët heroikë të Sheik Tabarsit. Ndërkohë që ishte i rrethuar në fortesë, Kodusi vazhdoi të shkruante komentin e vet mbi atë Sure, dhe mundi që, pavarësisht nga furia e sulmeve të armikut, të shkruajë aq shumë vargje sa ç'kishte shkruar më parë në Sari, në interpretimin e po asaj shkronje. Shpejtësia dhe bollëku i krijimit të tij, thesaret e paçmuara që zbulonin shkrimet e tij, i mbushnin shokët me habi dhe justifikonin udhëheqjen e tij në sytë e tyre. Ata lexonin me etje faqet e komentit që Mulla Hyseni i përcillte çdo ditë e ndaj të cilave tregonte pjesën e tij të nderimit. 548 Përfundimi i fortesës dhe marrja e masave për çdo gjë që u mendua thelbësore në mbrojtjen e saj, gjallëroi entuziazmin e shokëve të Mulla Hysenit dhe nxiti kuriozitetin e njerëzve të rrethinës.355 Një pakicë nga kurioziteti i dukshëm, të tjerë të shtyrë nga interesi material dhe një pjesë të shtyrë nga devocioni ndaj Kauzës, që simbolizonte ajo ndërtesë, kërkonin të pranoheshin brenda mureve të saj dhe mrekulloheshin nga shpejtësia me të cilën ajo ishte ngritur. Sapo Kodusi kishte vlerësuar numrin e mbajtësve të saj, ai urdhëroi të mos lejohej për të hyrë në të asnjë vizitor. Lavdërimet që kishin bërë ata që tani e kishin vizituar fortesën, u transmetuan gojë më gojë derisa arritën në veshët e Saedol Ulamas e ndezën në gjoksin e tij flakën e xhelozisë së papajtueshme. Me urrejtje kundër atyre që ishin përgjegjës për ngritjen e saj, ai lëshoi ndalim të rreptë kundër kujtdo që u afrohej rrethinave të saj dhe i nxiti të gjithë për të bojkotuar shokët e Mulla Hysenit. Pavarësisht nga rreptësia e urdhërave të tij, një pakicë u pa se nuk i përfillte dëshirat e tij dhe ofronte sipas fuqisë çdo ndihmë ndaj atyre që ai i kishte persekutuar në mënyrë kaq të pamerituar. Të këqijat, që po iu nënshtroheshin këta vuajtës, ishin të tilla sa hera herës ata ndjenin mungesën e hidhur për nevojat minimale jetësore. Megjithatë, çastet e errëta të mjerimit do të thyheshin befas mbi ta nga drita e çlirimit Hyjnor, që hapte para fytyrës së tyre derën e lehtësimit të papritur. 549 Mënyra fatlume me të cilën mbajtësit e kështjellës lehtësoheshin nga hidhërimi që peshonte mbi ta, i frynte furisë së zemërimit të Saedol Ulamasë, arrogant e kokëmushkë. I mbytur nga urrejtja e papajtueshme, ai i drejtoi një thirrje të zjarrtë Shah Nasered Dinit, që kohët e fundit kishte ngjitur fronin, duke i shkruar me hollësi për rrezikun që kërcënonte dinastinë, bile edhe vetë monarkinë. "Flamuri i revoltës", deklaronte ai, "është ngritur nga sekti i ulët i Bábí-ve. Kjo bandë mjerane agjitatorësh të papërgjegjshëm ka guxuar të godasë pikërisht në themelet e autoritetit me të cilin ështe rrethuar Madhëria e juaj Perandorake. Banorët e një numri fshatrash në rrethinat e afërta të shtabit të tyre tashmë janë derdhur tek flamuri i tyre dhe janë betuar për besnikërinë ndaj kauzës së tyre. Ata kanë ndërtuar vetë një fortesë dhe në atë kështjellë masive, janë mbyllur të gatshëm për të drejtuar një fushatë kundër jush. Me kokëfortësi të patundur kanë vendosur të shpallin sovranitetin e tyre të pavarur, një pavarësi që do ta hidhte në dhé diademën perandorake të stërgjyshërve tuaj të famshëm. Ju jeni në prag të mbretërimit. Ç'triumf më i madh do të sinjalizonte përurimin e sundimit tuaj se sa çrrënjosja e këtij besimi të urrejtshëm që ka guxuar të komplotojë kundër jush. Ai do të shërbejë për të ngritur Madhërinë Tuaj në besimin e popullit tënd. Ai do të ngrejë prestigjin tuaj e do ta mveshë kurorën tuaj me lavdi të pavdekshme. Sikur ju të lëkundeshit në politikën tuaj, sikur ju të tregonit favorin më të vogël ndaj tyre, e ndjej për detyrë t'u paralajmëroj se po afrohet me shpejtësi dita, kur jo vetëm provinca e Mazendaranit, por e tërë Persia, nga një skaj në tjetrin, do të duhet të mohojë pushtetin tuaj dhe do të jetë dorëzuar ndaj kauzës së tyre." 550 Shah Nasered Dini, akoma pa përvojë në çështjet e Shtetit, ia referoi çështjen oficerëve që komandonin ushtrinë e Mazendaranit e që ishin në shërbim të tij.356 Ai i udhëzoi ata të të përdornin të gjitha mjetet që i mendonin të plota për çrrënjosjen e ngatërrestarëve nga mbretëria. Haxhi Mustafa Kan Turkamani i paraqiti sovranit pikëpamjet e tij: "Unë vetë jam nga Mazendarani. Unë mund të vlerësoj forcat në dispozicion të tyre. Një grusht studentësh të pastërvitur dhe delikatë fizikisht, të cilët unë i kam parë, janë krejt të pafuqishëm për t'ju qëndruar forcave që Madhëria juaj mund të urdhërojë. Ushtria që ju mendoni të dërgoni, për mendimin tim, është e panevojshme. Një detashment i vogël i saj do të mjaftonte për t'i spastruar ata. Ata janë krejt të padenjë për kujdesin dhe konsideratën e sovranit tim. Sikur Madhëria juaj të ishte i gatshëm që, nëpërmjet një mesazhi mbretëror drejtuar tim vëllai Abdullah Kan Turkamani, të shprehte dëshirën për t'i dhënë atij autoritet të plotë për ta shkatërruar atë bandë, unë jam i bindur se ai, brenda dy ditëve, do ta shtypte rebelimin e tyre dhe do t'i bënte thërrime shpresat e tyre." 551 Shahu e dha pëlqimin dhe lëshoi ferman357 për Abdullah Kanin, që urdhërohej të rekrutonte pa vonesë, nga çdo anë e mbretërisë, forcat që i duheshin për të zbatuar qëllimin e tij. Me këtë mesazh ai dërgoi dhe një simbol mbretëror, i cili iu dha si shenjë e besimit në aftësitë e tij për të ndërmarë atë detyrë. Pranimi i fermanit perandorak dhe i simbolit të nderit, të cilin sovrani ia akordoi atij, e tendosi atë drejt vendimit të ri për ta kryer misionin e tij siç duhet. Brenda një kohe të shkurtër, ai ngriti një ushtri prej rreth dymbëdhjetë mijë njerëzish, përbërë kryesisht nga komunitetet Osanlu, Afganë dhe Kurdë.358 Ai i pajisi ata me çdo lloj municioni që kërkohej dhe i vendosi në fshatin Afra, që ishte pronë e Nazar Kanit dhe që komandonte fortesën e Tabarsit. Sapo kishte vendosur kampin e tij mbi atë lartësi, ai filloi të ndërpresë bukën që u përcillej çdo ditë shokëve të Mulla Hysenit. Bile, së shpejti do t'u mohonte edhe ujët, ndërsa u bë e pamundur që të rrethuarit të lëviznin nga fortesa nën zjarrin e armikut. FSHATI AFRA 552 Ushtria u urdhërua të vendoste një numër barrikadash përpara fortesës dhe të hapte zjarr kundër kujtdo që provonte të linte portën e saj. Kodusi i ndaloi shokët të delnin për të gjetur ujë jashtë, në zonën e afërt. "Buka na është ndërprerë nga armiku", u ankua Rasul Bahnemiri. "Çdo të ndodhë me ne nëqoftëe na presin edhe ujin?" Kodusi, që së bashku me Mulla Hysenin, në atë orë të perëndimit të diellit, po shikonte ushtrinë e armikut që nga taraca e fortesës, iu kthye dhe i tha: "Shkurtimi i ujit ka shqetësuar shokët tanë. Me vullnetin e Perëndisë, pikërisht kërë natë, rreshje shiu do të pushtojnë kundërshtarët tanë, pasuar nga një borë e madhe, që do të na ndihmojë ne për të sprapsur sulmin e tyre të neveritshëm." 553 Pikërisht atë natë, ushtria e Abdullah Kanit u befasua nga një rrebesh shiu që e përmbyti sinorin e tyre që ndodhej ngjitur me fortesën. Shumica e municionit u shkatërrua në mënyrë të pariparueshme. Brenda mureve të fortesës u grumbullua një sasi uji që, për një kohë të gjatë, ishte i mjaftueshëm për t'u përdorur nga të rrethuarit. Në vazhdim të natës tjetër, një reshje bore, që njerëzit e rrethinës s'e kishin parë as në palcën e dimrit, e shtoi akoma më shumë zemërimin që kishte shkaktuar shiu. Natën tjetër, kur ishte mbrëmja që paraprinte pesë Muharremin, e vitit 1265 Hixhri, 359 Kodusi vendosi të lërë portën e fortesës. "Lavdërimi qoftë ndaj Perëndisë", i tha ai Rasul Bahnemirit ndërsa ecte me hap të qetë në afërsi të portës, "që iu përgjigj bujarisht lutjes sonë dhe bëri të binte edhe shi, edhe dëborë, mbi armiqtë tanë, reshje që ka sjellë rrënim në kampin e tyre dhe ripërtërirjë në fortesën tonë." FSHATI SHIR-GAH 554 Ndërsa afrohej ora e sulmit, për të cilin ajo ushtri e madhe, pavarësisht nga humbjet që kishte pësuar, po përgatitej me zell, Kodusi vendosi të vërsulet dhe të përparojë me forcat e tij. Dy orë pas lindjes së diellit, ai shaloi kalin dhe, i shoqëruar nga Mulla Hyseni dhe tre nga shokët e tij të tjerë, që të gjithë po kalëronin pranë tij, marshun jashta portës, të ndjekur nga pas nga e tërë kompania që ecte më këmbë. Sapo dolën në shesh, gjëmoi thirrja e tyre "Ja Saheboz Zaman!" 360 - një thirrje që kalli tmerrin përmes kampit të armikut. Sokëllima që ngritën këta pasues zemërluanë të Báb-it, në mes të pyllit të Mazendaranit, e shpërndau armikun e trembur, që shtrihej në pritë brenda pozicioneve të tij. Shkrepëtimi i armëve të tyre të zhveshura u turbulloi shikimin dhe kërcënimi ishte i mjaftueshëm për t'i shastisur e mposhtur armiqtë, që para vërshimit të tyre, ia mbathën të shpartalluar me turp duke lënë pas tërë paisjet. Thirrja e fitores ishte ngritur brenda dyzet e pesë minutave. Kodusi dhe Mulla Hyseni patën suskses për të marrë nën kontroll mbetjet e ushtrisë së mundur. Abdullah Kan Turkamani, me dy nga oficerët e tij, Habibollah Kan Afganin dhe Nurollah Kan Afganin e së bashku me jo më pak se katërqind e tridhjetë njerëz të tyre, kishin mbaruar. 555 Kodusi u kthye në fortesë, kurse Mulla Hyseni ishte akoma i angazhuar me vazhdimn e detyrës, që e kishte kryer kaq trimërisht. Në emër të Kodusit, zëri i Sejed Abdul Azim Koit u ngrit menjëherë për ta thirrur atë që të kthehej në fortesë menjëherë. "Ne i kemi sprapsur sulmuesit", tha Kodusi, "e nuk duhet të vazhdojmë më tej ndëshkimin. Qëllimi ynë është të mbrojmë veten tonë, që të jemi të aftë të vazhdojmë punët tona për ripërtëritjen e njerëzve. Ne nuk kemi kurrfarë synimi t'i shkaktojmë dëm ndonjeriu. Çfarë kemi arritur deri tani, është dëshmi e mjaftueshme për forcën e pathyeshme të Perëndisë. Ne, një grup i vogël i pasuesve të Tij, kemi qenë të zot, nëpërmjet hirit të Tij të qëndrueshëm, të mposhtim ushtrinë e organizuar dhe të stërvitur të armiqve tanë." 556 Gjatë kësaj ndeshjeje, pavarësisht nga disfata e armikut, nga pasuesit e Báb-it asnjë nuk humbi jetën e tij. Asnjë nuk u plagos rëndë, përveç një burri të quajtur Koli, që kalëronte para Kodusit. Të gjithë ishin komanduar të mos merrnin asgjë nga gjëja e kundërshtarëve, me përjashtim të shpatave dhe kuajve. 557 Pasi shenjat e rigrumbullimit të forcave, që kishte komanduar Abdullah Kani, u bënë të dukshme, Kodusi urdhëroi shokët e vet të gërmonin një hendek rreth fortesës, si një masë mbrojtëse kundër një sulmi të ri. Kaluan nëntëmbëdhjetë ditë, gjatë të cilave ata e shtrënguan veten në maksimum për përfundimin e detyrës që iu ishte ngarkuar për ta kryer. Punonin me gëzim, ditën dhe natën, me qëllim që ta bënin shpejt punën që u ishte besuar. 558 Sapo kishte përfunduar puna, u njoftua që Princi Mehdi Koli Mirza361 po përparonte drejt kështjellës në krye të një ushtrie të shumtë në numër dhe në të vërtetë kishte ngritur kampin në Shir Gah. Pak ditë më vonë, ai e transferoi shtabin e tij në Vas Kas. Me të mbërritur atje, dërgoi një nga njerëzit e tij të informonte Mulla Hysenin se ai ishte komanduar nga Shahu të vlerësonte qëllimin e veprimeve të tij dhe të pyeste që t'i hidhej dritë edhe për objektin që kishte përpara. "Thuaji ustait tënd", iu përgjigj Mulla Hyseni, "ne nuk kemi aspak qëllim as për të shkatërruar themelet e monarkisë, as për të uzurpuar pushtetin e Shah Nasered Dinit. Kauza jonë lidhet me revelacionin e të premtuarit Kaim dhe lidhet kryesisht me interesat e rendit teologjik të këtij FSHATI RIZ-AB FSHATI FIRUZ-KUH FSHATI VAS-KAS vendi. Ne mund të parashtrojmë argumente të pakundërshtueshme dhe të japim prova të parrëzueshme në mbështetje të së vërtetës së Mesazhit që bartim." Sinqeriteti i zjarrtë me të cilin Mulla Hyseni mbrojti Kauzën dhe hollësitë që dha për të demonstruar vlefshmërinë e pretendimeve të tij, e prekën zemrën e lajmëtarit dhe e bënë atë t'i mbusheshin sytë me lot. "Çfarë duhet të bëjmë ne?," thirri ai. "Le t'i drejtojë Princi", u përgjigj Mulla Hyseni, "ulematë e Sarit dhe Barfurushit të vinë në këtë vend e të na kërkojnë neve t'u demonstrojmë vlefshmërinë e Revelacionit të shpallur nga Báb-i. Le të vendosë Kurani se cili flet të vërtetën. Le të gjykojë vetë princi rastin tonë dhe të shpallë vendimin. Le të vendosë, gjithashtu, se si duhet të na trajtojë, nëqoftëse ne nuk i vërtetojmë, me ndihmën e vargjeve dhe traditave, të vërtetën e kësaj Kauze." Lajmëtari shprehu kënaqësinë e tij të plotë lidhur me përgjigjen që kishte marrë dhe premtoi se brenda tri ditëve funksionarët fetarë do të mblidheshin sipas mënyrës që kishte sugjeruar ai. 559 Premtimi që dha lajmëtari ishte i destinuar të mos përmbushej. Tre ditë më pas, Princi Mehdi Koli Mirza u përgatit të fillonte sulmin kundër mbajtësve të kështjellës, në një shkallë të paparë deri atëhere. Në krye të tri regjimenteve këmbësore dhe disa regjimenteve të kalorësisë, ai e vendosi ushtrinë mbi një lartësi që kontrollonte atë vend dhe dha sinjalin për t'u hapur zjarr në atë drejtim. 560 Dita nuk ishte thyer akoma, kur me sinjalin "Shaloni kuajt tuaj, o heronj të Perëndisë!", Kodusi urdhëroi të hapeshin përsëri portat e fortesës. Mulla Hyseni dhe dyqind e dy nga shokët e tij vrapuan te kuajt e tyre dhe ndoqën Kodusin, ndërsa ai kalëronte në drejtim të Vas Kasit. I patrembur nga forcat e shumta që u rreshtuan kundër tyre dhe të papërmbajtur nga dëbora dhe balta, që ishte grumbulluar nëpër rrugë, ata përparuan pa pushim mes të errësirës që i rrethonte, drejt fortesës që shërbente si bazë për veprimet e armikut. 561 Princi që ishte duke vëzhguar lëvizjet e Mulla Hysenit, e pa që po afrohej nga fortesa e tij dhe urdhëroi njerëzit e tij të hapin zjarr kundër tij. Plumbat që shkrehën ata ishin të pafuqishëm për të ndalur përparimin e tij. Ai shtrëngoi udhën përmes portës dhe u derdh në apartamentet private të princit, që befas kuptoi se jeta e tij ishte në rrezik dhe, pasi u flak në hendek nga një dritare e pasme, u arratis këmbëzbathur.362 Ushtria e tij, e mbetur pa udhëheqës dhe e goditur nga paniku, ia mbathi në shpartallim të turpshëm para atij grupi të vogël, të cilin ata nuk mundën ta nënshtronin, pavarësisht se kishin një numër shumë të madh njerësh e burimesh që thesari perandorak kishte vënë në dispozicion të tyre.363 562 Ndërsa fitimtarët po përballonin udhën përmes seksionit të fortesës rezervuar për princin, dy princër të tjerë të gjakut mbretëror364 ranë në përpjekje për të goditur kundërshtarët. Pasi u futën në apartamentet e tij, në një nga dhomat e tij, ata zbuluan arka të mbushura me ar dhe argjend, të cilat nuk begenisën t'i preknin. Me përjashtim të një poçeje me barut dhe shpatës së preferuar të princit, të cilat i morën t'i paraqitnin si fakte të triumfit të tyre para Mulla Hysenit, shokët e tij injoruan gjërat e kushtueshme që kishte braktisur pronari në dëshpërim e sipër. Kur e çuan shpatën te Mulla Hyseni zbuluan se ai, si rezultat i një plumbi që kishte goditur shpatën e tij, e kishte ndërruar me atë të Kodusit, me të cilën ishte angazhuar në sprapsjen e sulmuesve. 563 Shokët u vërsulën të hapnin portën e burgut, që kishte qenë në duart e armikut, kur dëgjuan zërin e Mulla Jusuf Ardebilit, që ishte kapur rob gjatë rrugës për në fortesë dhe po lëngonte midis të burgosurve. Ai u doli krah bashkëvuajtësve të tij dhe mundi të siguronte lirimin e tyre të menjëhershëm. 564 Mëngjesin e asaj dite që mbahet mend, Mulla Hyseni mblodhi shokët rreth Kodusit në rrethinat e Vas-Kasit, ndërkohë që vetë qëndroi mbi kalë në pritje të një sulmi të ri nga armiku. Ai po shikonte lëvizjet e tyre, kur befas vuri re një ushtri të panumërt, që po derdhej nga të dy anët drejt tij. Të gjithë kërcyen më këmbë dhe duke ngritur thirrjen "Ja Saheboz Zaman!" u hodhën përpara për të përballuar sfidën. Mulla Hyseni çpoi kalin në një drejtim dhe Kodusi e shokët e tij në tjetrin. Detashmenti që po mësynte Mulla Hysenin, befas u shmang nga kursi i tij dhe duke ikur prej tij, bashkoi forcat me pjesën tjetër të armikut duke rrethuar Kodusin dhe ata që ishin me të. Në një moment të caktuar u shkrehën një mijë plumba, një prej të cilëve goditi Kodusin në gojë, duke i thyer disa dhëmbë dhe duke i plagosur gjuhën dhe fytin. Zhurma e fuqishme që shkaktoi shkrehja e njëhershme e një mijë plumbave dhe që mund të dëgjohej në një largësi prej dhjetë farsang365, mbushi me ankth Mulla Hysenin që nxitoi të shpëtonte miqtë e tij. Sapo i arriti, i zbriti kalit, të cilin ia dorëzoi shoqëruesit të tij, Kamber Aliut, e vrapoi drejt Kodusit. Pamja e gjakut që i ridhte çurkë nga goja kreut të tij të shtrenjtë e mbushi me frikë dhe llahtar. Ai ngriti duart me lemeri dhe po godiste kokën me grushta kur Kodusi e urdhëroi të ndalonte. Duke iu bindur menjëherë udhëheqësit të tij, iu lut ta lejonte të merrte shpatën nga dora e tij, të cilën, sapo iu dorëzua, e hoqi nga këllëfi dhe e përdori për të shpërndarë forcat që ishin shtuar rreth tij. I ndjekur nga njëqind e dhjetë bashkëdishepuj, ai përballoi forcat që u rreshtuan kundër. Duke vërtitur në njërën dorë shpatën e udhëheqësit të tij të shtrenjtë dhe në tjetrën atë të kundërshtarit të tij të fëlliqur, ai zhvilloi një betejë të dëshpëruar kundër tyre dhe brenda tridhjetë minutave, gjatë të cilave tregoi një heroizëm të mahnitshëm, ai mundi të vërë tërë ushtrinë në ikje. 565 Tërheqja me turp e ushtrisë së Princit Mehdi Koli Mirza i dha mundësi Mulla Hysenit dhe shokëve të tij të riparonin fortesën. Me dhimbje e keqardhje, ata e çuan udhëheqësin e tyre në strehën e fortesës së tij. Me të mbërritur, Kodusi drejtoi një thirrje të shkruar ndaj miqve të vet që i kishte trazuar plagosja e tij dhe me fjalët e tij gëzuese u zbuti brengën. "Ne duhet të nënshtrohemi", u bëri thirrje ai, "ndaj gjithçkaje që është vullneti i Perëndisë. Ne duhet të qëndrojmë të vendosur e të patundur në orën e sprovës. Guri i të pabesit theu dhëmbin e Profetit të Perëndisë; i imi ka rënë si pasojë e plumbit të armikut. Megjithëse trupi im dhemb, shpirti im është i mbushur me kënaqësi. Mirënjohja ime për Perëndinë nuk njeh kufij. Nëqoftëse më doni, mos u brengosni, që ky gëzim të mos errësohet nga pamja e vajtimit tuaj." 566 Kjo betejë, që nuk harrohet, ndodhi më njëzet e pesë Muharrem, 1265 Hixhri.366 Në fillim të po atij muaji, Bahá'u'lláh-u, besnik ndaj premtimit që i kishte dhënë Mulla Hysenit, i shoqëruar nga një numër miqsh të Tij, u nis nga Nuri për në fortesën e Tabarsit. Midis atyre që e shoqëronin ishin Haxhi Mirza Xhani Kashani, Mulla Baker Tabrizi, një nga Shkronjat e të Gjallit dhe Mirza Jahjai, vëllai i Tij. Bahá'u'lláh-u kishte shprehur dëshirën që të shkonin direkt në destinacion dhe të mos lejonin pushim gjatë udhëtimit. Qëllimi i Tij ishte të arrinin atë vend natën, pasi që kur kishte marrë komandën Abdullah Kani ishin lëshuar urdhëra të rrepta, që në asnjë rrethanë, nuk duhej të jepej ndihmë ndaj mbajtësve të fortesës. Rojet ishin vendosur në vende të ndryshme për të siguruar izolimin e të rrethuarve. Megjithatë, shokët e Tij e imponuan të ndërpriste udhëtimin dhe i kërkuan disa orë pushim. Megjithëse e dinte që kjo vonesë do të vinte në rrezik serioz ruajtjen e befasisë ndaj armikut, Ai u pajtua me kërkesën e tyre ngulmuese. Ndaluan në të vetmen shtëpi ngjitur me rrugën. Pas darke, të gjithë shokët e Tij u tërhoqën të flinin. Vetëm Ai, megjithë mundimet që kishte hequr, qëndroi zgjuar. I dinte gjithë rreziqet ndaj të cilave Ai dhe miqtë e Tij ishin të ekspozuar dhe ishte plotësisht në dijeni për mundësitë që ofronte mbërritja e Tij e hershme në fortesë. 567 Ndërsa ruante pranë tyre, të dërguarit sekretë të armikut informuan rojet e rrethinës për mbërritjen e grupit dhe urdhëruan rrëmbimin e menjëhershëm të gjithçkaje që ata mund të kishin në zotërim. "Ne kemi marrë urdhëra të rrepta", i thanë ata Bahá'u'lláh-ut, "të cilin e njohën menjëherë si udhëheqës të grupit, të arrestojmë çdo person që hasim në këtë afërsi, jemi komanduar ta çojmë atë, pa hetim paraprak, në Amol dhe ta dorëzojmë në duart e guvernatorit." "Çështja është keqparaqitur para jush", u tha Bahá'u'lláh-u. "Ju kini keqinterpretuar qëllimin tonë. Unë do t'u këshilloja të vepronit në atë mënyrë që përfundimisht të mos bëheni pishman." Kjo këshillë, e shprehur me qetësi e dinjitet, e bindi komandantin e rojeve t'i trajtojë të arrestuarit me konsideratë e mirësjellje. Ai i ftoi ata të shalonin kuajt dhe të shkonin me të në Amol. Ndërsa po u afroheshin brigjeve të lumit, Bahá'u'lláh-u iu bëri shenjë shokëve, që po kalëronin në një farë largësie prej rojeve, të hidhnin në ujë çdo dorëshkrim që kishin me vete. 568 Në agim, ndërsa ata po i afroheshin qytetit, guvernatorit të përkohshëm iu dërgua paraprakisht një mesazh, që e informonte për mbërritjen e grupit, i cili ishte kapur gjatë rrugës për në fortesën e Tabarsit. Vetë guvernatori, së bashku me pjestarët e truprojes së vet, ishte caktuar të bashkohej me ushtrinë e Princ Mehdi Koli Mirza dhe për këtë kishte caktuar një farefis të vetin për të vepruar në mungesë të tij. Sapo mori mesazhin, ai shkoi në xhaminë e Amolit, thirri ulematë dhe sejedët udhëheqës të qytetit për t'u mbledhur e për të takuar grupin. Ai u befasua shumë kur sytë e tij njohën Bahá'u'lláh-un dhe u bë pishman shumë për urdhërat që kishte dhënë. Bëri sikur e qortoi Atë për veprimin që kishte marrë, me shpresën e qetësimit të trazimit dhe zbutjes së zemërimit të atyre që ishin mbledhur në xhami. "Ne jemi të pafajshëm", deklaroi Bahá'u'lláh-u, "për fajin që na kanë ngarkuar. Pafajësia jonë përfundimisht do të vërtetohet në sy tuaj.Unë do t'u këshilloja të vepronit në atë mënyrë që përfundimisht të mos bëheni pishman." Guvernatori PAJME E AMOLIT SHTËPIA E GUVERNATORIT TË AMOLIT i përkohshëm u kërkoi ulemave që ishin të pranishëm të bënin pyetjet që dëshironin. Pyetjeve të tyre, Bahá'u'lláh-u u dha përgjigje të prera dhe bindëse. Ndërsa po e pyesnin, ata zbuluan një dorëshkrim që e kishte një nga shokët e Tij, të cilin e njihnin si shkrim të Báb-it dhe që ia dorëzuan kreut të ulemave të pranishëm në atë mbledhje. Sapo kishte lexuar disa rreshta të atij dorëshkrimi, ai e la atë mënjanë dhe, duke u kthyer nga ata që e rrethonin, thirri: "Këta njerëz, që paraqesin kaq pretendime të tepruara, pikërisht në këtë fjali që unë lexova, kanë treguar paditurinë e tyre rreth rregullave më të thjeshta të drejtshkrimit." "Teologë të nderuar dhe të ditur", u përgjigj Bahá'u'lláh-u, "këto fjalë që ju kritikoni nuk janë fjalët e Báb-it. Ato janë shprehur nga një perzonazh jo më i vogël se Imam Aliu, Komandanti i Besnikëve, në përgjigjen e tij ndaj Komajl-ebn-Zijad, të cilin ai e kishte zgjedhur si shokun e tij." 569 Faktet që Bahá'u'lláh-u vazhdoi të tregonte në lidhje me përgjigjen, jo më pak se sa mënyra e paraqitjes prej Tij, e bindën Moxhtahedin arrogant për budallallëkun dhe gafën e tij. I paaftë për të kundërshtuar një deklaratë kaq me peshë, ai preferoi të qëndronte i heshtur. Një sejed ndërhyri me zemërim: "Pikërisht kjo deklaratë tregon përfundimisht se autori i saj është vetë një Bábí dhe jo më pak se një shpjegues udhëheqës i dogmave të atij sekti." Ai me një gjuhë të furishme kërkoi që pasuesit e tij të vriteshin. "Këta sektaristë të errësirrës", bërtiti ai, "janë armiq të betuar të Shtetit dhe të Besimit të Islamit! Ne duhet ta çrrënjosim këtë herezi me çdo lloj çmimi." Nga sejedët që ishin të pranishëm, ai ishte i dyti që kërkoi dënim dhe, duke marrë zemër nga mallkimet që shpreheshin në atë mbledhje, këmbënguli që guvernatori të pajtohej pa ngurim me dëshirat e tyre. 570 Guvernatori i përkohshëm ishte tepër në siklet dhe e kuptoi se çdo lloj favori nga ana e tij do të ishte i mbushur me rrrjedhoja serioze për sigurinë e postit të tij. Me dëshirën për të mbajtur nën kontroll pasionet që ishin ngritur, urdhëroi shoqëruesit të përgatisnin dajakët dhe t'u jepnin menjëherë robërve ndëshkimin e duhur. "Ne paskëtaj do t'i mbajmë ata në burg", shtoi ai, "duke pritur kthimin e guvernatorit, që do t'i dërgojë në Teheran, ku do të marrin nga duart e sovranit, drurin që meritojnë." 571 I pari që u lidh për të ngrënë dajakun ishte Mulla Bakeri. "Unë jam vetëm një kujdestar kuajsh i Bahá'u'lláh-ut", tha ai. "Unë isha në rrugë për në Mashhad, kur befas më arrestuan dhe më sollën në këtë vend." Bahá'u'lláh-u ndërhyri dhe mundi të bindë ndëshkuesit e tij për ta liruar. Ai po ashtu ndërhyri për Haxhi Mirza Xhanin, për të cilin tha se ishte "një tregtar i thjeshtë", të cilin Ai e vlerësoi si "mysafirin" e Tij, ndaj Ai ishte "përgjegjës për çdo akuzë të ngritur kundër tij." Mirza Jahjai, të cilin vazhduan ta lidhnin, u çlirua, gjithashtu, sapo Bahá'u'lláh-u e deklaroi atë si shoqëruesin e Vet. "Asnjë nga këta njerëz", i tha Ai guvernatorit të përkohshëm, "nuk është fajtor për ndonjë krim. Nëqoftëse ti këmbëngul për të dhënë ndëshkim, Unë ofroj Veten Time si një Viktimë të gatshme për drurin tuaj." Guvernatori i përkohshëm u detyrua pa dashur të japë urdhëra që vetëm Bahá'u'lláh-u të zgjidhej për të vuajtur poshtërimin, që fillimisht ai e kishte synuar për shokët e Tij.367 572 Të njëjtin trajtim, që i ishte bërë Báb-it pesë muaj më parë në Tabriz, vuajti Bahá'u'lláh-u në prani të ulemave të mbledhur të Amolit. Burgimi i parë që vuajti Báb-i nga duart e armiqve të Tij ishte në shtëpinë e Abdul Hamit Kanit, kryekështjellar i Shirazit, ndërsa burgimi i parë i Bahá'u'lláh-ut ishte në shtëpinë e një nga kad-hodatë e Teheranit. Burgimi i dytë i Báb-it ishte në kështjellën Mah-Ku, ndërsa i Bahá'u'lláh-ut ishte në rezidencën private të guvernatorit të Amolit. Báb-i u rrah me kamxhik në namaz-hanehun368 të Sheikol Islamit të Tabrizit, ndërsa i njëjti poshtërim u ushtrua mbi Bahá'u'lláh-un në namaz-hanehun e Moxhtahedit të Amolit. Burgimi i tretë i Báb-it ishte në kështjellën e Çehrikut, ndërsa i Bahá'u'lláh-ut ishte në Sijah Çal369 të Teheranit. Báb-i, vuajtjet dhe sprovat e të cilit, pothuajse në çdo rast kishin paraprirë ato të Bahá'u'lláh-ut, kishte ofruar Veten si haraç për të liruar të Shtrenjtin e Tij nga rreziqet që e rrethonin atë Jetë të çmuar, ndërsa Bahá'u'lláh-u, nga ana e Tij, që nuk donte që Ai të ishte i vetmi Vuajtës se e donte aq shumë, ndau kurdoherë me Të kupën që kishin prekur buzët e Tij. Asnjë sy s'kishte parë kaq dashuri dhe asnjë zemër nuk kishte ndjerë kaq devocion reciprok. Sikur gjithë degët e pemëve të bëheshin pena, gjithë detet bojë dhe toka e qielli të mbështjella në një pergamen, pafundësia e kësaj dashurie akoma do të mbetej e pashprehur dhe thellësia e këtij përkushtimi e pazbuluar. 573 Bahá'u'lláh-u dhe shokët e tij mbetën për një kohë të burgosur në një nga dhomat që ishin pjesë e xhamisë. Guvernatori i përkohshëm, që akoma ishte i vendosur të mbronte të Burgosurin nga sulmet e një armiku të regjur, udhëzoi në fshehtësi shoqëruesit e tij për të hapur derën në të cilën ishin burgosur robërit dhe ta transferonin menjëherë Udhëheqësin e tyre në shtëpinë e Tij. Ai po e çonte vetë Bahá'u'lláh-un në rezidencë, kur një sejed u vërsul përpara dhe, duke drejtuar kundër tij sharjet më të ndyra, ngriti dajakun që mbante në dorë për ta goditur Atë. Guvernatori i përkohshëm i doli menjëherë përpara dhe duke i bërë thirrje sulmuesit, "i bëri be për Profetin e Perëndisë" që ta mbante dorën. "Çfarë!", shpërtheu sejedi. "Si guxon ti të lirosh një njeri që është armik i betuar i Besimit të etërve tanë?" Një turmë rrufjanësh ishin mbledhur ndërkohë rreth tij, që me ulërima sharjesh e përqeshjesh, e shtuan poteren që kishte filluar ai. Pavarësisht nga gurguleja në rritje, shoqëruesit e guvernatorit të përkohshëm mundën ta çonin Bahá'u'lláh-un të sigurt në rezidencën e ustait të tyre dhe shfaqën me atë rast një guxim e gjakftohtësi që ishin me të vërtetë befasuese. 574 Pavarësisht nga protestat e turmës, pjesa tjetër e të burgosurve u çuan në godinën qeveritare dhe kështu i shpëtuan rreziqeve prej të cilave ishin kërcënuar. Guvernatori i përkohshëm i kërkoi falje të madhe Bahá'u'lláh-ut për trajtimin që i kishin bërë njerëzit e Amolit. "Pa ndërmjetësimin e Providencës", i tha ai, "asnjë forcë nuk mund të kishte arritur çlirimin tënd nga duart e këtij populli të lig. Po të mos kish zënë beja që bëra unë, duke rrezikuar jetën time për hir tënd, unë, gjithashtu, do të kisha rënë viktimë e dhunës së tyre e do të isha flakur nën këmbët e tyre." Ai u ankua hidhur për sjelljen e egër të sejedëve të Amolit dhe dënoi poshtërsinë e karakterit të tyre. Ai e tregoi veten si i munduar vazhdimisht nga veprimi i qëllimeve të tyre të këqia. Filloi t'i shërbente Bahá'u'lláh-ut me përkushtim e mirësi dhe, në vijim të bisedave me Të, shpesh dëgjohej të thoshte: "Unë nuk mund të të konsideroj si një të burgosur në shtëpinë time. Besoj se kjo shtëpi u ndërtua pikërisht për qëllimin që të të ofronte ty një strehë mbrojtëse përkundër qëllimeve të armiqve të tu." 575 Unë kam dëgjuar Vetë Bahá'u'lláh-un të rrëfente si vijon: "Asnjë të burgosuri nuk i është ofruar një trajtim i tillë si ai që m'u dha Mua nga dora e guvernatorit të përkohshëm të Amolit. Ai më trajtoi me konsideratë e vlerësim të lartë. Unë u prita me bujari prej tij dhe m'u kushtua vëmendja e plotë ndaj çdo gjëje që prekte sigurinë dhe rehatinë Time. Megjithatë, Unë nuk mund të lija portën e shtëpisë. Mikpritësi im kishte frikë se mos guvernatori, që lidhej me Abas Koli Kan Larixhanin, kthehej nga fortesa e Tabarsit dhe më shkaktonte Mua ndonjë dëm. Provova ta largoj frikën e tij. 'I njëjti i Gjithfuqishëm', e sigurova Unë atë, 'që na çliroi nga duart e intrigantëve të Amolit dhe na dha mundësi të pranohemi me kaq mikpritje nga ty në këtë shtëpi, është i zoti të ndryshojë zemrën e guvernatorit dhe ta bëjë atë të na trajtojë me jo më pak konsideratë dhe dashuri.' 576 "Një natë u zgjuam befas nga poterja e njerëzve që ishin grumbulluar jashtë portës së shtëpisë. Dera ishte hapur dhe u njoftua që guvernatori po kthehej në Amol. Shokët tanë, që ishin trembur nga një sulm i ri, ishin krejt të befasuar kur dëgjuan zërin e guvernatorit që po i qortonte se na kishin dënuar aq ashpër që ditën e mbërritjes sonë. 'Për çfarë arsye', dëgjuam atë që protestonte me zë të lartë, 'këta të poshtër kanë zgjedhur të trajtojnë kaq pa respekt një mysafir, duart e të cilit lidhen dhe që nuk i është dhënë mundësia të mbrojë vetveten? Me se justifikohen ata që kërkojnë ta vrasin atë menjëherë? SHENJA X TREGON VENDIN KU U HAP MURI Çfarë faktesh kanë ata për të vërtetuar pakënaqësinë e tyre? Nëqoftëse janë të sinqertë që pretendimet e tyre i bashkëngjiten me përkushtim Islamit dhe se janë ruajtës të interesave të tij, le të nisen në fortesën e Tabarsit dhe atje, le ta tregojnë kapacitetin e tyre për të mbrojtur Besimin, ndaj të cilit pohojnë se janë përkrahës.'" 577 Ç'kishte parë nga heroizmi i mbrojtësve të fortesës, kishte ndryshuar krejt mendjen dhe zemrën e guvernatorit të Amolit. Ai u kthye i mbushur me admirim për një Kauzë, të cilën më parë e kishte përbuzur, ndërkohë që kishte kundërshtuar me zell përparimin e saj. Skenat, për të cilat ai ishte dëshmitar, i kishin çarmatosur zemërimin dhe i kishin ulur mburrjen. Modest dhe i respektueshëm, ai shkoi te Bahá'u'lláh-u dhe i kërkoi falje për pafytyrësinë e banorëve të qytetit, në të cilin ai ishte zgjedhur për të qeverisur. Ai i shërbeu Atij me përkushtim të madh, duke injoruar plotësisht pozitën dhe rangun e tij. I shprehu një nderim të shkëlqyer për Mulla Hysenin dhe i foli hollësisht për mprehtësinë, guximin, zotësinë dhe fisnikërinë e shpirtit të tij. Pak ditë më vonë, ai mundi të organizojë largimin e sigurt të Bahá'u'lláh-ut dhe shokëve të Tij për në Teheran. 578 Synimi i Bahá'u'lláh-ut për ta lidhur fatin e Tij me atë të mbrojtësve të fortesës së Sheik Tabarsit ishte destinuar të mbetej pa u përmbushur. Megjithëse Ai Vetë dëshironte pa masë për të dhënë ndaj të rrethuarve çdo ndihmë të mundshme brenda fuqisë së Tij, Ai, nëpërmjet lejës misterioze të Providencës, i shpëtoi fatit tragjik që së shpejti kishte për t'u rënë pjesëmarrësve kryesorë në atë luftë të paharrueshme. Sikur Ai të kishte mundur të arrinte fortesën, sikur Ai të ishte lejuar të bashkohej me pjestarët e atij grupi heroik, si mundet të kishte luajtur Ai pjesën e Tij në atë dramë madhështore, të cilën ishte destinuar ta shpaloste? Si mundet Ai të përmbushte veprën që ishte ngjizur kaq lavdishëm dhe përuruar kaq mrekullueshëm? Ai ishte në kulmin e jetës së Vet kur tek Ai mbërriti thirrja nga Shirazi. Në moshën njëzet e shtatë vjeçare, Ai u ngrit për të shenjtëruar jetën e Tij ndaj shërbimit të saj, duke e njehsuar Veten pa frikë me mësimet e saj dhe e dalloi Veten nga roli shembullor që luajti në përhapjen e saj. Asnjë përpjekje nuk ishte tepër e madhe për energjinë me të cilën ishte pajisur Ai dhe asnjë sakrificë nuk ishte tepër e madhe për përkushtimin me të cilin besimi i Tij e kishte frymëzuar. Ai flaku tej çdo përkujdesje ndaj famës, pasurisë, pozitës, për zbatimin e detyrës që i kishte vënë për ta arritur zemrës së Vet. As thumbat e miqve dhe as kërcënimet e armiqve të Tij nuk mund ta bënin të pushonte përkrahjen e një Kauze, të cilën ata njësoj e vlerësuan si të një sekti të errët e të ndaluar. 579 Burgimi i parë me të cilin Ai u dënua për shkak të dorës ndihmëse që Ai u shtriu robërve të Kazvinit, aftësia me të cilën Ai arriti çlirimin e Tahires, mënyra shembullore me të cilën Ai manovroi kursin ndaj rrrjedhës së trazuar në Badasht, mënyra me të cilën shpëtoi jetën e Kodusit në Nijala, urtia që shfaqi në kontrollimin e situatës delikate që u krijua me vrullin e Tahires dhe vigjilenca që ushtroi për mbrojtjen e saj, këshillat që u dha mbrojtësve të fortesës së Tabarsit, plani që krijoi për bashkimin e forcave të Kodusit me ato të Mulla Hysenit dhe shokëve të tij, spontaniteti me të cilin u ngrit për të mbështetur përpjekjet e këtyre mbrojtësve trima, shpirtmadhësia që e shtyu Atë për të ofruar Vetveten si rezervë për shokët e Tij që ishin nën kërcënimin e poshtërimit të ashpër, qetësia me të cilën përballoi masat e ashpra që u ushtruan kundër Tij si rezultat i një tentative kundër jetës së Shah Nasered Dinit, poshtërimet që iu bënë gjatë gjithë udhës nga Lavasani në shtabin e përgjithshëm të ushtrisë perandorake e prej andej në kryeqytet, pesha rrëgjuese e zinxhirëve që mbante ndërsa shtrihej në errësirën e Sijah Çalit të Teheranit - të gjitha këto nuk janë veçse pak shembuj që dëshmojnë bukur për pozitën unike që Ai mbante si Lëvizës kryesor i forcave që u destinuan për të riformuar fytyrën e tokës së Tij amtare. Ishte Ai që kishte çliruar këto forca, që manovronte kursin e tyre, harmonizonte veprimin e tyre dhe i çoi ato përfundimisht për përmbushjen më të lartë të Kauzës që Ai Vetë ishte i destinuar ta revelonte në një kohë të mëvonshme. KAPITULLI XX TRONDITJA E MAZENDARANIT (Vazhdim) F orcat e komanduara nga Princi Mehdi Koli Mirza, ndërkohë, kishin dalë nga gjendja e demoralizimit të plotë ku ishin fundosur dhe tashmë po përgatiteshin me kujdes për të rifilluar sulmin kundër mbajtësve të fortesës së Tabarsit. Këta të fundit e panë përsëri veten të rrethuar nga një ushtri e madhe, në krye të së cilës marshonin Abas Koli Kan Larixhani dhe Sulejman Kan Afshar Shahrijari, që, së bashku me disa regjimente këmbësorie e kalorësie, kishin nxituar të përforconin kompaninë e ushtarëve të princit.370 Forcat e tyre të kombinuara ngritën kampin në afërsi të fortesës371, dhe vazhduan të ngrinin një seri prej shtatë barikadash rreth saj. Me arrogancën më të madhe, ata kërkuan fillimisht të ekspozonin zgjerimin e forcave nën komandën e tyre dhe u kënaqën me vrullin e shtuar në stërvitjen e përditshme të ushtrive të tyre. 581 Mungesa e ujit, ndërkohë, i kishte detyruar të rrethuarit të gërmonin një pus brenda rrethimit të fortesës. Ditën që puna do të përfundonte, dita e tetë e muajit Rabiol Aval,372 Mulla Hyseni, që po shikonte shokët e vet duke realizuar detyrën, tha: "Sot ne do të kemi gjithë ujin që kërkojmë për banjë. Të pastruar nga çdo fëlliqësi tokësore, ne do të kërkojmë oborrin e Të Plotfuqishmit dhe do të nxitojmë për në banesën tonë të përjetshme. Kush është i gatshëm të marrë prej kupës së martirizimit, le ta përgatisë veten dhe të presë orën, kur ai mund të vulosë me gjakun e tij besimin në Kauzën e tij. Këtë natë, para agimit, le të jenë gati ata që duan të bashkohen me mua për t'u lëshuar përpara, nga ana e pasme e këtyre mureve dhe duke i shpërndarë edhe njëherë forcat e errëta, që kanë rrethuar shtegun tonë, të ngjitemi të papenguar në lartësitë e lavdisë." 582 Po atë pasdite, Mulla Hyseni u pastrua, u vesh me petka të reja, stolisi kokën me çallmën e Báb-it dhe u përgatit për ndeshjen që po afrohej. Një gëzim i papërcaktuar ndriçonte fytyrën e tij. Ai qetësisht përmendi orën e largimit dhe vazhdoi deri në momentet e fundit të gjallëronte vrullin e shokëve të tij.Vetëm me Kodusin, që aq fuqishëm i kujtonte atij të Shtrenjtin e vet, ai zbrazi gjithçka që një shpirt i ngazëllyer nuk mund ta kufizonte më gjatë, ndërsa u ul, me këmbët e tij, në momente përmbyllëse të jetës së tij tokësore. Menjëherë pas mesnate, sapo u ngrit ylli i mëngjesit, ylli që lajmëronte tek ai dritën e agimit të ribashkimit të përjetshëm me të Shtrenjtin e tij, ai u ngrit më këmbë dhe, pasi shaloi kalin, dha sinjalin që porta e fortesës të hapej. Ndërsa kalëronte në krye të treqind e trembëdhjetë shokëve për t'u ndeshur me armikun, thirrja "Ja Saheboz Zaman!"373 shpërtheu përsëri, një thirrje kaq e thellë dhe e fuqishme sa pylli, fortesa dhe kampi u drodhën nga jehona e saj tingëlluese. 583 Mulla Hyseni mësyu në fillim barrikadën që mbrohej nga Zakarija Kadi Kalai, një nga oficerët më trima të armikut. Brenda një kohe të shkurtër, ai kishte shpërthyer atë pengesë, fshiu komandantin e saj dhe shpërndau njerëzit e tij. Duke u turrur përpara me të njëjtën shpejtësi e guxim, ai mposhti rezistencën e barrikadës së dyte e të tretë, duke përhapur, ndërsa avanconte, dëshpërim dhe tmerr midis armiqve të tij. I papenguar nga plumbat që i binin vazhdimisht si breshër atij dhe shokëve të tij, ata u hodhën përpara derisa barrikadat e mbetura ishin pushtuar e kapërcyer të gjitha. Në mes të gurgulesë që pasoi, Abas Koli Kan Larixhani ishte ngjitur në një pemë dhe, pasi u fsheh në degët e saj, priste i shtrirë në pritë kundërshtarët e tij. I mbrojtur nga errësira që e rrethonte, ai mund të ndiqte nga vendi i fshehur lëvizjet e Mulla Hysenit dhe të shokëve të tij, që i ishin ekspozuar vetëtimës së egër verbuese të përleshjes që kishin ngritur. Kali i Mulla Hysenit u pengua në litarin e një tende të afërt dhe, para se mund të ngrihej, u qëllua në gjoks nga një plumb i sulmuesit të pabesë. Megjithëse goditja ishte e suksesshme, Abas Koli Kani nuk ishte në dijeni të kalorësit që kishte plagosur. Mulla Hyseni, që po i ridhte gjaku çurg, i zbriti kalit, u zvarrit disa hapa dhe, pa mundur të shkonte më tej, ra i kapitur mbi tokë. Dy nga shokët e tij të rinj nga Horasani, Koli dhe Hasan, shkuan për ta shpëtuar dhe e bartën në fortesë.374 584 Unë kam dëgjuar përmbledhjen e mëposhtme nga Mulla Sadeku dhe Mulla Mirza Muhamet Forugi: "Ne ishim ndër ata që kishin mbetur në fortesë me Kodusin. Sapo Mulla Hyseni, që dukej sikur kishte humbur vetëdijen, u soll brenda, ne u urdhëruam të tërhiqeshim. 'Më lini vetëm me të', ishin fjalët e Kodusit ndërsa ai ftoi Mirza Muhamet Bakerin të mbyllte derën dhe t'i ndalonte hyrjen çdonjerit që dëshironte ta shihte. 'Ka disa çështje konfidenciale që që unë dëshiroj t'i dijë vetëm ai.' Ne u çuditëm kur, pak momente më vonë, dëgjuam zërin e Mulla Hysenit që u përgjigjej pyetjeve të Kodusit. Për dy orë ata vazhduan të bisedojnë me njëri tjetrin. Ne u befasuam kur pamë Mirza Muhamet Bakerin aq shumë të tronditur. 'Unë po shihja Kodusin', na informoi ai më pas, 'nëpërmjet një vrime në derë. Sapo ai thirri emrin e tij, pashë Mulla Hysenin të ngrihej e të ulej vetë, me mënyrën e tij të zakonshme, me gjunjë të përkulur para tij. Me kokën e përkulur dhe sytë përdhe, ai dëgjonte çdo fjalë që dilte nga buzët e Kodusit dhe u përgjigjej pyetjeve. "Ti e ke nxituar orën e lërgimit tënd", munda të dëgjoj Kodusin, "dhe më ke lënë mua në mëshirën e armiqve. Lus Perëndinë, dhëntë të bashkohem shpejt me ty dhe të shijoj ëmbëlsinë e kënaqësive të parrëfyeshme qiellore." Unë munda të mbledh fjalët e mëposhtme që tha Mulla Hyseni: "Qoftë jeta ime haraç për ty. A je i ngopur me mua?"' 585 "Shkoi goxha kohë para se Kodusi të urdhëronte Mirza Muhamet Bakerin të hapte derën dhe të pranonte shokët e tij. 'Unë i kam lënë atij lamtumirën e fundit,' tha ai pasi ne hymë në dhomë. 'Gjërat që më parë i mendoja të palejueshme për t'i thënë, tashmë i shkëmbeva me të.' Pamë se, me të mbërritur ne, Mulla Hyseni kishte mbaruar. Një grimë buzëqeshjeje rrinte akoma mbi fytyrën e tij. Kaq paqësore ishte pamja e tij sa dukej se kishte rënë në gjumë. Kodusi shkoi në varrim, e veshi atë me këmishën e vet dhe dha porosi ta shtrinin për t'u prehur në jug dhe ngjitur me faltoren e Sheik Tabarsit.375 'Lum si ti që ke mbetur deri në orën e fundit besnik ndaj Besëlidhjes së Perendisë,' tha ai, ndërsa i dha puthjen e lamtumirës mbi sytë e mbi ballë. 'Lus Perëndinë që të mos ketë më kurrë ndarje midis teje dhe meje.' Ai foli me kaq shpirt sa të shtatë shokët që po qëndronin pranë qanë me ngashërim dhe dëshironin të ishin bërë fli në vend të tij. Kodusi me duart e tij e shtriu trupin në varr dhe i porositi ata që po qëndronin pranë të ruanin sekretin lidhur me vendin që shërbente si vendi i tij i prehjes dhe bile ta fshihnin atë edhe nga shokët e tyre. Ai paskësaj i udhëzoi ata t'i varrosnin trupat e tridhjet e gjashtë martirëve të vrarë gjatë asaj beteje në një varr të përbashkët, në anën veriore të faltores së Sheik Tabarsit. 'Le të marrin shembull të dashurit e Perëndisë nga këta martirë të Besimit tonë', u dëgjua të fliste ai ndërsa i përcolli ata drejt varrit. 'Le të jenë e të mbeten ata aq të bashkuar në jetë sa janë tani këta në vdekje.'" 586 Atë natë u plagosën jo më pak se nëntëdhjetë shokë, shumica e të cilëve u dorëzuan. Nga dita e mbërritjes së tyre në Barfurush deri në ditën që ata u sulmuan për herë të parë, më 12 Zel Kadeh, të vitit 1264 Hixhri376, dhe deri në ditën e vdekjes së Mulla Hysenit, që ndodhi në orët e agimit të nëntë Rabiol Aval, të vitit 1265 Hixhri377, numri i martirëve, sipas llogaritjeve të Mirza Muhamet Bakerit, kishte arritur gjithsej shtatëdhjetë e dy. 587 Nga dita kur Mulla Hyseni u sulmua nga armiqtë e deri në ditën e martirizimit të tij kishin kaluar njëqind e gjashtëmbëdhjetë ditë, një periudhë që mbeti e paharrueshme nga vepra aq heroike, sa bile edhe armiqtë më të egër u detyruan të pohojnë habinë e tyre. Në katër raste të dallueshme, ai u ngrit në aq lartësi guximi e force sa vetën një pakicë në të vërtetë mund ta arrijnë. Ndeshja e parë u zhvillua më 12 Zel Kadeh378, në rrethinat e Barfurushit, e dyta në rrethinën më të afërt të fortesës së Sheik Tabarsit, ditën e pestë të muajit Muharrem,379 kundër forcave të Abdullah Kan Turkamanit, e treta në Vas Kas, ditën e njëzet e pestë të Muharremit380 dhe që ishte e drejtuar kundër ushtrisë së Princit Mehdi Koli Mirza. Beteja e fundit dhe më e paharrueshme e të gjithave u drejtua kundër forcave të kombinuara të Abas Koli Kanit, të Princit Mehdi Koli Mirza dhe të Sulejman Kan Afsharit, ndihmuar nga kompania e dyzet e pesë oficerëve me aftësi të sprovuara dhe me eksperiencë të madhe. Nga secila prej këtyre betejave të flakta e të ashpra Mulla Hyseni, pavarësisht nga forcat e mëdha që rreshtoheshin kundër tij, doli i padëmtuar dhe triumfant. Në çdo ndeshje ai u shqua nga aktet e guximit, kalorsiake, aftësisë dhe forcës, që secili edhe vetëm do të mjaftonte për të vendosur për gjithë kohën mbi karakterin e jashtëzakonshënm të Besimit, për mbojtjen e të cilit ai luftoi me aq trimëri dhe në shtegun e të cilit ai vdiq aq fisnikërisht. Veçoritë e mendjes dhe të karakterit, që shfaqi ai pikërisht që në rini, thellësia e diturisë, vendosmëria e besimit, guximi i tij i madh, sinqeriteti i qëllimit, sensi i lartë i drejtësisë dhe përkushtimi i vendosur, e veçonin atë si një figurë të shquar mes atyre që me jetën e tyre, sillnin dëshmi për lavdinë dhe forcën e Revelacionit të ri. Ai ishte tridhjet e gjashtë vjet kur piu kupën e martirizimit. Në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare ai u njoh me Sejed Kazem Rashtin, në Qerbela. Për nëntë vjet ai u ul në këmbët e tij dhe thithi mësimin që ishte destinuar ta përgatiste atë për pranimin e Mesazhit të Báb-it. Nëntë vjetët e tjerë të jetës së vet i kaloi mes një aktiviteti të ethshëm e të shqetësuar që e çoi përfundimisht në fushën e martirizimit, në rrethana që kanë derdhur shkëlqim të pazvetnuar mbi historinë e vendit të tij.381 588 Një disfatë kaq e madhe dhe poshtëruese paralizoi për një kohë përpjekjet e armikut. Kaluan katër apo pesë ditë para se ata të mblidhnin përsëri forcat dhe të rifillonin sulmin. Gjatë këtyre ditëve ndërmjetëse, që u mbyllën me ditën e Nevruzit, i ftohti i madh që mbizotëroi i bindi ata për ta shtyrë ndërmarrjen kundër një kundërshtari që i kishte mbuluar me aq turp e çnderim. Megjithëse sulmet e tyre ishin pezulluar, oficerët me përgjegjësi të ushtrisë së mbetur perandorake kishin dhënë urdhëra të rrepta që ndalonin vajtjen e të gjitha llojeve të përforcimeve në fortesë. Kur furnizimi i rezervave të tyre ishte drejt harxhimit, Kodusi porositi Mirza Muhamet Bakerin të shpërndante ndër shokët e tij orizin që Mulla Hyseni kishte ruajtur për një ditë të vështirë. Kur secili kishte marrë racionin e vet, Kodusi i thirri dhe u tha: "Kushdo që e ndjen veten tamam të fortë për të përballuar belatë që së shpejti do të na zënë, le të qëndrojë me ne në këtë fortesë. E kushdo që ndjen në vetvete edhe ngurimin e frikën më të vogël, le të largohet vetë nga ky vend. Le të ikë para se armiku të ketë mbledhur përsëri forcat e tij dhe të na sulmojë. Udha do të mbyllet së shpejti para syve tanë e ne do të ndeshemi shumë shpejt me mundimet më të mëdha dhe do të biem viktimë ndaj të këqijave shkatërruese." 589 Pikërisht atë natë që Kodusi kishte bërë këtë paralajmërim, një sejed nga Komi, Mirza Hysen Motavalli, u spostua duke tradhtuar shokët e tij. "Ç'është kjo", i shkroi ai Abas Koli Kan Larixhanit, "që ju kini lënë pa përfunduar detyrën që kini filluar? Ju tani e kini spastruar një kundërshtar të frikshëm. Me largimin e Mulla Hysenit, që ishte forca lëvizëse brenda këtyre mureve, ju kini shkatërruar shtyllën mbi të cilën varej forca dhe siguria e fortesës. Sikur të kishit duruar qoftë edhe për një ditë, ju me siguri do të kishin fituar për vete dafinat e fitores. Me jo më shumë se njëqind njerëz, unë jap fjalën time se brenda dy ditëve ju do të ishit të aftë të pushtonit kështjellën dhe të siguronit dorëzimin pa kushte të mbajtësve të saj. Ata janë të kapitur nga uria dhe po kalojnë sprovën me hidhërim." Letra e vulosur iu besua një farë Sejed Ali Zargari, që, ndërsa mori me vete pjesën e orizit që i kishte dhënë Kodusi, u vodh nga fortesa në mesnatë dhe e çoi atë tek Abas Koli Kani, me të cilin njihej që më parë. Ai e mori mesazhin në një kohë kur po kërkonte strehë në një fshat që ndodhej në një largësi prej rreth katër farsang382 nga fortesa dhe nuk e dinte nëse duhet të kthehej në kryeqytet dhe të paraqitej te sovrani i tij pas një disfatë kaq poshtëruese apo të kthehej në shtëpinë e tij në Larixhan, ku ishte i sigurt se do t'i duhej të përballte turpin, në marëdhëniet edhe me miqtë e tij. 590 Ai sapo ishte ngritur nga shtrati, kur me lindjen e diellit, sejedi i solli letrën. Lajmi i vdekjes së Mulla Hysenit e shtyu për një vendim të ri. I trembur se mos lajmëtari e shpërndante njoftimin në lidhje më vdekjen e një kundërshtari aq të frikshëm, ai e vrau menjëherë atë e pastaj rregulloi disa gjëra të çuditshme për të larguar nga vetja dyshimet për vrasjen. I vendosur për të përfituar plotësisht nga hidhërimi i të rrethuarve dhe zvogëlimi i forcave të tyre, ai ndërmori menjëherë përgatitjet e nevojshme për rifillimin e sulmeve. Dhjetë ditë para Nevruzit, ai kishte ngritur kampin gjysmë farsang larg nga fortesa dhe kishte vlerësuar saktësinë e mesazhit që sejedi tradhtar i kishte sjellë. Me shpresën për të përfituar për vete çdo nderim të mundshëm nga dorëzimi i mundshëm i kundërshtarëve të tij, ai refuzoi ta tregonte informacionin që kishte marrë, bile edhe te oficerët e tij më të afërt. 591 Dita sapo kishte aguar kur ai ngriti flamurin383 e tij dhe duke marshuar në krye të dy regjimenteve të këmbësorisë dhe kalorësisë, rrethoi fortesën e urdhëroi njerëzit e tij të hapnin zjarr kundër rojeve që ruanin bedenat. "Tradhtari", informoi Kodusi Mirza Muhamet Bakerin, "që kishte nxituar të vinte atë në dijeni mbi rëndimin e situatës, ka njoftuar vdekjen e Mulla Hysenit tek Abas Koli Kani. I trimëruar nga ikja e tij, ai tani është i vendosur të mësyjë kalanë tonë dhe t'i sigurojë vetes nderin e të qënit pushtuesi i vetëm i saj. Vërsulu jashtë dhe me ndihmën e tetëmbëdhjetë shokëve që marshojnë në krah tënd, jepini një dru të mirë agresorit dhe ushtrisë së tij. Le ta marrë vesh ai se megjithëse Mulla Hyseni nuk është më gjallë, forca e padukshme e Perëndisë akoma vazhdon të mbajë shokët e tij dhe u jep atyre mundësi të triumfojnë mbi forcat e armikut të tyre." 592 Sapo Mirza Muhamet Bakeri kishte zgjedhur shokët e vet, ai urdhëroi që porta e fortesës të hapej më kat. Pasi u hodhën mbi kuaj dhe ngritën thirrjen "Ja Saheboz Zaman!", ata u sul rrufe mbi kampin e armikut. E tërë ushtria ia mbathi në pështjellim para këtij sulmi kaq të tmerrshëm. Të gjithë, përveç një pakice, mundën të arratiseshin. Ata mbërritën në Barfurush tepër të demoralizuar dhe të mbuluar me turp. Abas Koli Kani ishte aq i tronditur nga frika sa ra nga kali. Duke lënë, në ankth e sipër, një nga çizmet të varur në yzengji, ai u arratis me një çizme dhe i çorientuar, në drejtimin që kishte ikur ushtria. I mbushur me dëshpërim, nxitoi te princi dhe i pohoi disfatën e turpshme që kishte pësuar.384 Mirza Muhamet Bakeri, nga ana e tij, së bashku me tetëmbëdhjetë shokët dolën të padëmtuar nga kjo ndeshje dhe duke mbajtur në dorë flamurin që kishte braktisur armiku i trembur, u kthye me gëzim në fortesë dhe ia paraqiti këtë fakt të fitores së tij kreut të vet, që e kishte mbushur me guxim. 593 Një shkatërrim kaq i shpejtë solli menjëherë lehtësim tek shokët e stresuar. Ajo çimentoi unitetin e tyre dhe u kujtoi atyre sërish për efikasitetin e asaj fuqie me të cilin Besimi i tyre i kishte pajisur. Mjerisht, ushqimi i tyre në këtë kohë kishte përfunduar te mishi i kalit, që e kishin sjellë me vete nga shkretimi i kampit të armikut. Me qëndrueshmëri të patundur ata duruan të këqiat që i mësynin nga çdo anë. Zemrat e tyre u ishin dhënë dëshirave të Kodusit; gjithçka tjetër nuk kishte rëndësi shumë. As ashpërsia e shqetësimit të tyre, as kërcënimet e vazhdueshme të armikut nuk mund t'u shkaktonin atyre shmangien qoftë edhe një fije floku nga shtegu në të cilin kishin ecur kaq heroikisht shokët e tyre të ikur. Vetëm një pakicë u panë që më pas u ligështuan në orën më të errët të fatkeqësisë. Megjithatë, zemërdobësia që u detyruan të shfaqnin këta elementë të pakët zbehej në papërfillshmëri para shkëlqimit që masa e shokëve të tyre zemërguximtarë derdhte në orën e fundit të ditur. 594 Princ Mehdi Koli Mirzai, që ishte stacionuar në Sari, e priti me kënaqësi të madhe lajmin e disfatës që kishin pësuar forcat nën komandën e drejtpërdrejtë të kolegut të tij Abas Koli Kan. Megjithëse dëshironte ta zhdukte atë bandë, që kishte kërkuar strehë pas mureve të fortesës, ai u gëzua kur mori vesh se rivali i tij kishte dështuar për të arritur fitoren që ai lakmonte.385 Ai i shkroi menjëherë Teheranit dhe kërkoi që përforcime në formën e predhave dhe artilerisë me deve, me të gjitha pajisjet e nevojshme, të dërgoheshin pa vonesë në afërsi të fortesës, e se ai këtë radhë ishte i vendosur të kryente nënshtrimin e plotë të mbajtësve të saj kokëfortë. 595 Ndërsa armiqtë po përgatiteshin për një sulm tjetër dhe akoma më të egër kundër kalasë së tyre, shokët e Kodusit, krejt indiferentë ndaj ankthit brejtës që binte mbi ta, brohorisnin me gëzim e mirënjohje afrimin e Nevruzit. Në rrjedhën e asaj feste, ata i shpërthyen të lira ndjenjat e tyre të mirënjohjes dhe lavdërimit në kthim të bekimeve të shumta që i Plotfuqishmi kishte dhuruar mbi ta. Megjithëse nën zgjedhën e urisë, ata të kënaqur nga kënga e argëtimi, e përçmuan krejt rrezikun me të cilin ishin rrethuar. Fortesa tingëllonte nga kushtimet e lavdisë dhe lavdërimit që ngriheshin, ditën dhe natën, nga zemrat e atij grupi të hareshëm. Vargu "I shenjtë, i shenjtë, Zoti Perëndia Ynë, Zoti i engjëjve dhe i shpirtit", që dilte papushim nga buzët e tyre, lartësonte entuziazmin dhe rigjallëronte guximin e tyre. 596 Gjithçka që kish mbetur nga kopeja që kishin sjellë me vete në fortesë, ishte një lopë, të cilën Haxhi Nasirod Din Kazvini e kishte lënë mënjanë dhe me qumështin e së cilës ai bënte puding për çdo ditë për tavolinën e Kodusit. Pa dashur t'u mohonte shokëve të tij, të goditur nga uria, pjesën e tyre nga kjo ëmbëlsirë, që shoku i tij i devotshëm e përgatiste për të, Kodusi, pasi merrte disa lugë çaji prej asaj pjate, vazhdimisht do ta shpërndante pjesën tjetër te shokët e tij. "Unë", dëgjohej ai shpesh të thoshte, "që pas ikjes së Mulla Hysenit, kam filluar të mos e shijoj më mishin e pijen që përgatisin për mua." Pavarësisht nga këto rrethana të këqia, ai pa munguar vazhdonte të ndriçonte më tej në komentin e vet, rëndësinë e Sad Samadit, e t'u bënte thirrje shokëve të vet të këmbëngulnin deri në fund në përpjekjet e tyre heroike. Në mëngjes e në mbrëmje, Mirza Muhamet Bakeri do të këndontë, në prani të besimtarëve të mbledhur, vargje nga ai koment, leximi i të cilit zgjonte entuziazmin dhe ndriçonte shpresat e tyre. 597 Unë kam dëgjuar Mulla Mirza Muhamet Forugin të dëshmonte si vijon: "Perëndia e dinte që ne kishim vdekur nga uria për të ngrënë. Mendimet tona nuk lidheshin më me çështjet që që i përkisnin bukës sonë të përditshme. Ishim kaq të magjepsur nga melodia dalldisëse e këtyre vargjeve sa edhe sikur të vazhdonim me vite në atë gjendje, asnjë gjurmë Mirzae apo lodhjeje nuk mund të zbehte entuziazmin apo të gjymtonte kënaqësinë tonë. Dhe sa herë që mungesa e të ushqyerit, do të prirej për të gërryer gjallërinë e për të dobësuar forcën tonë, Mirza Muhamet Bakeri do të nxitonte te Kodusi dhe e vinte në dijeni me gjendjen. Një shfaqje e fytyrës së tij, magjia e fjalëve të tij ndërsa ecte midis nesh, do ta transformonte dëshpërimin tonë në gëzim të artë. Ne merrnim aq shumë forcë sa, sikur ushtritë e armiqve të shfaqeshin papritur para nesh, ndjeheshim të aftë për t'i nënshtruar forcat e tyre." 598 Ditën e Nevruzit, që ra më njëzet e katër Rabios Sani, në vitin 1265 Hixhri [1849 A.D.], Kodusi, në një mesazh të shkruar për shokët e tij, aludonte për afrimin e të tilla sprovave që do të sillnin në vigjilje të tyre martirizimin e një numri të konsiderueshëm të miqve të tij. Pak ditë më vonë, një ushtri e panumërt,386 e komanduar nga Princ Mehdi Koli Mirzai387 dhe e mbështetur nga forcat e bashkuara të Sulejman Kan Afsharit, të Abas Koli Kan Larixhani dhe të Xhafer Koli Kanit, të ndihmuar me rreth dyzet oficerë të tjerë, ngritën kampin në afërsi të fortesës dhe filluan ndërtimin e një vargu transhesh e barrikadash në afërsinë e saj direkte.388 Në ditën e nëntë të muajit Bahá389, oficeri komandues i dha urdhër artilerisë të hapte zjarr në drejtim të të rrethuarve. Ndërkohë që vazhdonte bombardimi, Kodusi doli nga dhoma e tij dhe eci drejt qendrës së fortesës. Fytyra e tij ishte mbështjellë nga buzëqeshjet dhe sjellja e tij shprehte qetësinë maksimale. Ndërsa po ecte mbi dysheme, një gjyle ra para tij. "Sa të paditur," ai tha qetësisht pasi e rrotulloi atë me këmbë, "janë rreth fuqisë së zemërimit shpagues të Perëndisë këta agresorë mburracakë! E paskan harruar që një krijesë aq e parëndësishme sa një mushkonjëz ishte e zonja të shuante jetën e të gjithëfuqishmit Nimrod? A nuk kanë dëgjuar ata që oshëtimat e stuhisë ishin të mjaftueshme të shkatërronin njerëzit e Adit dhe Tamudit dhe të asgjësonin forcat e tyre? Mos kërkojnë me të tilla fakte të neveritshme të mizorisë së tyre, të frikësojnë heronjtë e Perëndisë, në sytë e të cilëve salltaneti i mbretërisë nuk është veçse një hije e zbrazur?" "Ju jini", ai shtoi pasi u kthye nga miqtë e tij, "po ata shokë për të cilët Muhameti, Apostulli i Perëndisë, ka thënë kështu: 'Oh, sa duhet që të shikoj pamjen e vëllezërve të mi; vëllezërve të mi që do të shfaqen në fund të botës! Bekuar qofshim ne, bekuar qofshin ata, më i madh është bekimi i tyre se i yni.' Kini kujdes se mos lejoni cënimin e vetes dhe dëshirën për të dobësuar një pozitë kaq të lavdishme. Mos ju trembni kënrcënimeve të të ligut, as mos iu druani poteres së të pafeve. Secili nga ju ka orën e caktuar dhe kur kjo orë ka ardhur, as sulmet e armikut, as përpjekjet e miqve nuk mund as ta vonojnë, as ta shtyjnë përpara këtë orë. Edhe sikur forcat e tokës të lidhen së bashku kundër jush, ato, para se të bjerë kjo orë, do të jenë të pafuqishme të zvogëlojnë qoftë edhe një qime riskun e jetës suaj. Sikur të lejoni zemrat të shqetësohen qoftë edhe një moment nga gjëmimi i këtyre armëve, që me forcë më të madhe do të vazhdojnë të derdhin goditjet kundër kësaj fortese, ju do të kini dëbuar veten nga kalaja e mbrojtjes hyjnore." 599 Një thirrje kaq e fuqishme nuk do të mungonte për të frymëzuar besim në zemrat e atyre që e dëgjuan. Megjithatë, një pakicë, fytyra e të cilëve tradhtohej nga lëkundjet dhe frika, u pa të mblidheshin së bashku në një qoshe të mbrojtur të fortesës, duke parë me zili dhe habi përkushtimin që u jepte jetë shokëve të tyre.390 600 Ushtria e Princit Mehdi Koli Mirza vazhdoi për disa ditë zjarrin në drejtim të fortesës. Njerëzit e tij ishin të befasuar që gjëmimet e topave të tyre nuk mund të shuanin zërin e lutjes dhe të brohoritjeve të gëzueshme, që të rrethuarit ngrinin në përgjigje të kërcënimeve të ushtrisë. Në vend të dorëzimit pa kushte që ata prisnin, në veshët e tyre mbërrinte pa pushim thirrja e moazenit391, këndimi i vargjeve të Kuranit dhe kori i zërave gazmorë që këndonin himne të mirënjohjes dhe falënderimit. 601 I xhindosur nga këto fakte të zjarrit të pashuar dhe i shtyrë nga një dëshirë përvëluese për vrarë entuziazmin që zjente në gjokset e kundërshtarëve të tij, Xhafer Koli Kani ngriti një kullë, mbi të cilën vendosi topin392 dhe nga ajo lartësi drejtoi zjarrin në zemër të fortesës. Kodusi thirri menjëherë Mirza Muhamet Bakerin dhe e udhëzoi të vërsulen përsëri dhe t'i jepnin "të porsaardhurit mburravec" një poshtërim jo më pak dërmues se sa ai që kishte pësuar Abas Koli Kani. "Le ta mësojë ai", shtoi Kodusi, "se luftëtarët zemërluanë që shtypen e shtrydhen nga uria, janë të zot të shfaqin vepra të tilla heroizmi sa asnjë njeri tjetër s'mund t'i shfaqë. Le ta mësojë ai se sa më të uritur të jemi, aq më shkatërruese do të jenë përfundimet e zëmërimit tonë." 602 Mirza Muhamet Bakeri urdhëroi përsëri tetëmbëdhjetë nga shokët e tij të nxitonin për të shaluar kuajt e tyre dhe të pasonin atë. Portat e fortesës u hapën më kat dhe thirrja "Ja Saheboz Zaman!" - më e egër dhe më frikësuese se kurrë - u kalli panikun dhe tmerrin radhëve të armikut. Xhafer Koli Kani, me tridhjet njerëz të tij, ra para shpatës së kundërshtarit, që u derdh tek kulla kapi armët dhe i rrokullisi përdhe. Prej andej, ata u hodhën mbi barrikadën e ngritur, shkatërruan një pjesë të saj dhe do të kishin kapur e shkatërruar edhe pjesën tjetër po të mos kishte rënë errësira. 603 Triumfues dhe të pa lënduar, ata u kthyen në fortesë, duke marrë me vete një numër hamshorësh nga më të fortët e më të ushqyerit, që u lanë pas. Kaluan pak ditë gjatë të cilave nuk kishte shenja të ndonjë kundërsulmi.393 Një shpërthim i papritur në një nga depot e municionit të armikut, që kishte shkaktuar vdekjen e disa oficerëve dhe të një numri bashkëluftëtarësh, i detyroi ata të pezullonin për një muaj sulmet kundër garnizonit.394 Ky qetësim u krijoi mundësi një numri shokësh të delnin herë pas here nga kalaja e të mblidhnin aq bar sa ç'mund të gjenin në fushë, si i vetmi mjet me të cilin mund të zbutnin urinë. Në ditë vështira ata kishin përdorur edhe mishin e kuajve, bile edhe lëkurën e shalës së tyre. E zjenin barin dhe e përlanin me pangopësi të dhimbshme.395 Ndërsa forca e tyre binte, ndërsa lëngonin të kapitur brenda mureve të fortesës, Kodusi i shumëfishoi vizitat ndaj tyre dhe përpiqej që me fjalët e tij të gëzimit e të shpresës t'u lehtësonte barrën e agonisë. 604 Muaji i Xhamadijoth Sani396 sapo kishte filluar, kur artileria e armikut u dëgjua përsëri të shkarkonte breshëritë e gjyleve mbi fortesë. Njeherësh me bombardimin e topave, një detashment i ushtrisë, i kryesuar nga një numër oficerësh dhe i përbërë nga disa regjimente të këmbësorisë dhe kalorësisë, u derdh për ta fshirë fortesën. Tingulli i afrimit të tyre e detyroi Kodusin të thërriste menjëherë leitnantin e tij trim, Mirza Muhamet Bakeri dhe ta urdhëronte për të dalë me tridhjet e gjashtë shokë e të sprapste sulmin e armiqve. "Që kurse jemi vendosur në këtë fortesë", shtoi ai, "ne kurrë e në asnjë rrethanë nuk kemi synuar të bëjmë ndonjë mësymje ndaj kundërshtarëve. Jemi ngritur të mbrojmë jetën tonë vetëm pasi ata kanë filluar sulmin kundër nesh. Sikur ne t'i gëzoheshim ambicjes për të bërë kundër tyre luftë të shenjtë, sikur tek ne të gjente strehë edhe synimi më i vogël për të fituar ngritje nëpërmjet forcës së armëve tona kundër jobesimtarëve, ne nuk do të kishim mbetur të rrethuar deri më sot brenda këtyre mureve. Forca e armëve tona do të kishte qenë tani siç ishte në kohën e shkuar rasti me shokët e Muhametit, që tronditi kombet e tokës dhe i përgatiti ata për pranimin e Mesazhit. Megjithatë, kjo nuk është rruga që kemi zgjedhur ne për të ecur. Që kur kemi ardhur në këtë fortesë, shpirti ynë, qëllimi ynë i pandryshuar ka qenë që me anën e veprave dhe me gatishmërinë për të derdhur gjakun në shtegun e Besimit, të përligjim karakterin e shkëlqyer të misionit tonë. Po afrohet me shpejtësi ora kur ne do të jemi në gjendje ta përmbushim këtë detyrë." 605 Mirza Muhamet Bakeri i kërceu edhe njëherë kalit dhe me tridhjet e gjashtë shokë, që i kishte zgjedhur ai, u ndesh e shpërndau forcat që e kishin rrethuar. Duke u rikthyer në fortesë ai mori me vete edhe flamurin, që armiku i alarmuar e kishte braktisur sapo ishte ngritur thirrja kumbuese "Ja Saheboz Zaman!" Në fushën e betejës ranë martirë pesë nga shokët e tij, të cilët ai i solli të gjithë në fortesë dhe i futën në një varr në afërsi të vendit të prehjes së vëllezërve të tyre të rënë. 606 Princi Mehdi Koli Mirza, i shastisur nga ky fakt i mëtejshëm i gjallërisë së pashtershme të kundërshtarëve, u këshillua me shefat e stafit të vet, duke i nxitur të gjejnë ato mjete që mund ta çonin këtë ndërmarrje të kushtueshme drejt një fundi të shpejtë. Për tri ditë ai rrahu mendimet me ta dhe më në fund erdhën në një konluzion se drejtimi më i këshillueshëm që duhet të merrnin ishte që për pak ditë të hiqnin dorë nga të gjitha mënyrat e sjelljes armiqësore, me shpresë se mos të rrethuarit, të dërmuar nga uria dhe të mbytur nga dëshpërimi, do të vendosnin të dilnin nga vendet e tyre dhe do t'i nënshtroheshin dorëzimit pa kushte. 607 Ndërsa princi priste të përmbushej plani që kishte ngjizur, atje mbërriti një lajmëtar nga Teherani që i solli atij fermanin397 e sovranit. Ky njeri ishte një banor nga fshati Kand, një vend jo larg kryeqytetit. Ai mundi të marrë lejë nga princi për t'u futur në fortesë dhe u përpoq të bindë dy nga mbajtësit e saj, Mulla Mehdiun dhe vëllanë e tij Mulla Baker Kandin, të largoheshin nga rreziku i drejtpërdrejtë ndaj të cilit ishte ekspozuar jeta e tyre. Ndërsa iu afrua mureve të saj, ai u thirri rojeve dhe u kërkoi atyre t'i njoftonin Mulla Mehdi Kandit se një i njohuri i tij donte ta takonte. Mulla Mehdiu ia raportoi çështjen Kodusit, që e lejoi atë të takonte mikun e vet. 608 Unë kam dëgjuar Aga Kalimin të jepte përmbledhjen e mëposhtme, si i është rrëfyer atij nga po ky lajmëtar, të cilin e takoi në Teheran: "'Unë e pashë Mulla Mehdiun', më informoi lajmëtari, 'të shfaqej mbi muret e fortesës. Pamja e tij kishte shprehjen e një vendosmërie të rreptë që nuk mund të përshkruhet. Ai dukej aq i egër sa një luan, ndërsa shpata i rrinte mbi një këmishë të gjatë të bardhë sipas mënyrës së Arabëve dhe rreth kokës kishte një shami të bardhë. "Çfarë kërkon?", pyeti ai me ankth. "Thuaje shpejt se kam frikë mos më thërret mjeshtri im dhe më shikon që mungoj." Vendosmëria që flakëronte në sytë e tij më turbulloi. Mbeta gojë hapur nga pamja dhe sjellja e tij. Befas në mendjen time më shkrepëtiu mendimi që të zgjoja në zemrën e tij një ndjenjë të fjetur. I kujtova fëmijën e tij foshnjë, Rahmanin, të cilin e kishte lënë në fshat nga etja për t'u radhitur nën flamurin e Mulla Hysenit. Nga dashuria e madhe për fëmijën, ai kishte krijuar posaçërisht një poezi që e këndonte sikur tundte djepin dhe nanuriste atë për gjumë. "I shtrenjti tënd Rahman", i thashë, "digjet për dashurinë që dikur ti derdhje për të. Ai është i vetëm, i braktisur dhe ka mall të të shikojë." "Thuaji atij prej meje", u përgjigj menjëherë i ati, "se dashuria për Rahmanin398 e vërtetë, një dashuri që i tejkalon të gjitha pasionet tokësore, ka mbushur kaq shumë zemrën time sa nuk ka lënë vend për tjetër dashuri, përveç Tij." Dhimbja me të cilën i shprehu këto fjalë, m'i mbushi sytë me lot. "Mallkuar qofshin", thirra unë me zemërim, "ata që mendojnë për ty dhe bashkëdishepujt e tu sikur kini shkarë nga udha e Perëndisë! Ç'bëhet, e pyeta atë, sikur të guxoj të hyj në fortesë e të bashkohem me ty?" "Nëqoftëse motivi yt do të ishte për të kërkuar dhe gjetur të Vërtetën", u përgjigj ai qetësisht, "unë me kënaqësi do të të tregoja udhën. E nëse ti kërkon të më vizitosh si mik të vjetër prej kohësh do të ofroj mirëseardhjen për të cilën ka folur Profeti i Perëndisë: 'Mirëprisni miqtë tuaj, qofshin ata edhe nga të pafetë.' Besnik ndaj këtij urdhëri, do të të ofroj bar të zjerë dhe kocka të rrahura që i përdor në vend të mishit për vete, më e mira që mund të gjej për ty. Por nëse synimi yt është të më dëmtosh të paralajmëroj se do ta mbroj veten dhe do të të flak nga majat e këtyre mureve në tokë." Kokëfortësia e tij e patundur më bindi për kotësinë e përpjekjeve të mia. Unë munda të ndjej që ai ishte ndezuar me aq entuziazëm sa edhe sikur të mblidheshin teologët e mbretërisë e të përpiqeshin ta devijonin nga kursi që kishte zgjedhur për të ndjekur, ai do t'i dështonte përpjekjet e tyre i vetëm e i pa ndihmuar. U binda se as tërë fuqitë e tokës nuk mund të kishin sukses për ta tërhequr atë nga i Shtrenjti i dëshirës së zemrës së tij. "Të sjelltë kupa me të cilën ti ke shijuar", u detyrova të them unë, "gjithë bekimet që kërkon. Princi, shtova më tej, ka bërë be se kushdo që del jashtë kësaj fortese nuk do të ketë rrezik, bile atij do t'i sigurohet kalimi prej tij, gjithashtu edhe të gjitha shpenzimet e duhura të udhëtimit për në shtëpi." Më premtoi se do ta përcillte mesazhin e princit te shokët e vet. "A ke ndonjë gjë tjetër që do të ma thuash?", shtoi ai. "Se pres me padurim të takoj mjeshtrin tim." "Të ndihtë Perëndia", iu përgjigja unë, "për të përmbushur qëllimin tënd." "Ai, në të vërtetë, më ka ndihur mua!", shpërtheu ai me ngazëllim. "Ndryshe si mund të isha çliruar nga errësira e shtëpisë sime burg në Kand? Si mund të kisha arritur këtë kala të lartësuar?" Sapo tha këto fjalë, duke u kthyer prapa u zhduk prej syve të mi.'" 609 Sapo u bashkua me shokët e tij, Mulla Mehdiu u përcolli atyre mesazhin e princit. Pasdite, Sejed Mirza Motavalli i shoqëruar nga shërbëtori i tij, la fortesën dhe shkoi drejt e te kampi i princit. Ditën tjetër, Rasul Bahnemiri dhe disa shokë të tij, të pa zot për të rezistuar brejtjen e urisë dhe të shtyrë nga garancia e prerë e princit, me brengë e me ngurim u ndanë prej miqve të tyre. Sapo kishin hedhur hapat jashtë fortesës ata u vranë menjëherë me urdhër të Abas Koli Kan Larixhanit. 610 Gjatë pak ditëve, që kishin kaluar nga ky episod, armiku, akoma në kampin në afërsi të fortesës, u përmbajt nga çdo akt armiqësie ndaj Kodusit dhe shokëve të tij. Mëngjesin e së mërkurës, të gjashtëmbëdhjetë Xhamadijoth Sanit,399 arriti në fortesë një emisar i princit, që kërkoi të delegoheshin dy përfaqësues të të rrethuarve për bisedime konfidenciale me ta, me shpresën për të arritur një zgjidhje paqësore të problemeve që qëndronin para tyre.400 611 Për këtë arsye Kodusi udhëzoi Mulla Jusuf Ardebilin dhe Sejed Reza Horasanin, të vepronin si përfaqësues të tij dhe i urdhëroi të informonin princin me gatishmërinë për t'u pajtuar me dëshirën e tij. Mehdi Koli Mirza i priti ata me mirësjellje dhe i ftoi të merrnin nga çaji që kishte përgatitur ai. "Ne", i thanë ata ndërsa i mohuan ofertën, "na duket sikur kryejmë një akt pabesie ndaj shokëve tanë, po qe se hamë mish ose pimë për sa kohë që udhëheqësi ynë i shtrenjtë lëngon i lodhur dhe i uritur në fortesë." "Armiqësitë midis nesh", tha princi, "kanë zgjatur pa qenë nevoja. Ne, nga të dy anët, kemi luftuar gjatë dhe kemi vujtur hidhur. Dëshira ime e zjarrtë është të arrijmë një zgjidhje miqësore midis ndryshimeve tona." Ai mori një kopje të Kuranit që ishte pranë tij dhe, në mbështetje të deklaratës që bëri, shkroi me dorën e tij në anën e Sures së fillimit fjalët e mëposhtme: "Betohem për këtë Libër të shenjtë, për drejtësinë e Perëndisë që e ka reveluar atë dhe Misionin e Atij që u frymëzua nga vargjet e tij, se unë nuk i gëzohem tjetër qëllimi, përveç se arritjes së paqes dhe miqësisë midis nesh. Dil nga kalaja tënde dhe fli i qetë se asnjë dorë nuk do të zgjatet kundër teje. Unë deklaroj solemnisht se ti dhe shokët e tu jini nën strehën mbrojtëse të të Plotfuqishmit, të Muhametit, Profetit të Tij dhe të Shah Nasered Dinit, sovranit tonë. Unë betohem me nderin tim se asnjë njeri, qoftë i kësaj ushtrie apo i kësaj rrethine, nuk do të përpiqet kurrë t'u sulmojë ju. Mallkimi i Perëndisë, Hakmarrja e gjithëfuqishme, rëntë mbi mua nëqoftëse në zemrën time kam dëshirë tjetër, përveç asaj që kam deklaruar." 612 Ai i vuri vulën e tij kësaj deklarate dhe, duke e dorëzuar Kuranin në dorën e Mulla Jusufit, i kërkoi atij t'i përcillte përshëndetjet e tij udhëheqësit të tyre dhe t'i paraqiste këtë garanci të shkruar dhe zyrtare. "Unë", shtoi ai, "në zbatim të deklaratës sime, do të dërgoj këtë pasdite në portat e fortesës një numër kuajsh, të cilët besoj që ai dhe shokët e tij drejtues do t'i pranojnë e do t'i shalojnë, me qëllim që të kalërojnë në afërsi të këtij kampi, ku një tendë e posaçme do të ngrihet për pritjen e tyre. Unë do t'u kërkoj atyre të jenë miqtë tanë deri sa unë të mund të organizoj, me shpenzimet e mia, kthimin e tyre nëpër shtëpi." 613 Kodusi mori nga dora e lajmëtarit Kuranin, e puthi me nderim dhe tha: "O Zoti ynë, gjyko midis nesh dhe midis njerëzve tanë me drejtësi, se më i miri për të gjykuar je Ti."401 Menjëherë pas kësaj, ai i urdhëroi shokët të përgatiteshin për të lënë fortesën. "Duke iu përgjigjur ftesës", u tha ai shokëve, "ne do t'u japim atyre mundësi për të treguar sinqeritetin e synimeve të tyre." 614 Ndërsa ora e largimit po afrohej, Kodusi stolisi kokën me çallmën jeshile që ia kishte dërguar Báb-i, atëhere kur i kishte dërguar një të tillë edhe Mulla Hysenit, që e mbajti ditën e martirizimit të tij. Në portën e fortesës, ndërsa ata shaluan kuajt që u ishin vënë në dispozicion, Kodusi shaloi kalin e preferuar të princit, të cilin ky i fundit e kishte dërguar ta përdorte ai. Shokët e tij kryesorë, ndër të cilët ishin një numër sejedësh dhe teologësh të ditur, kalëruan pas tij dhe u pasuan nga pjesa tjetër, që marshonte më këmbë, duke mbajtur me vete gjithçka që kishte mbetur nga armët dhe gjërat e tyre. Ndërsa kompania, që përbëhej nga dyqind e dy veta, mbërriti tek tenda që princi kishte urdhëruar të ngrihej për Kodusin, në afërsi të banjës publike të fshatit Dizva, që mbikqyrte kampin e armikut, ata u zbritën kuajve dhe shkuan të zinin vendet në afërsi të asaj tende. 615 Menjëherë pas mbërritjes së tyre, Kodusi doli nga tenda dhe, pasi i mblodhi së bashku shokët e tij, iu drejtua atyre me këto fjalë: "Ju duhet të tregoni mohim shembullor, sepse një sjellje e tillë nga ana juaj do të lartësojë Kauzën tonë dhe do të kontribuojë për lavdinë e saj. Çdo mungesë e shkëputjes së plotë do t'i shërbejë veçse zbehjes së dëlirësisë së emrit të saj dhe errësimit të shkëlqimit të saj. Lus Të Plotfuqishmin, dhëntë që edhe në orën tuaj të fundit Ai ju ndihtë me mirësi për të ofruar pjesën tuaj në lartësimin e Besimit të Tij." 616 Pak orë pas perëndimit të diellit atyre iu shërbyen ushqimin që u soll nga kampi i princit. Ushqimi që u ofrua në sini të veçanta, çdonjera e të cilave ishte llogaritur për një grup tridhjetë vetësh, ishte i varfër dhe i pakët. "Nëntë prej nesh", rrëfyen më pas ata që ishin me Kodusin, "u thirrëm nga udhëheqësi ynë për të ngrënë nga darka që ishte shërbyer në tendën e tij. Ndërsa ai refuzoi ta shijonte atë, ne gjithashtu, ndoqëm shembullin e tij, duke u privuar nga të ngrënit. Shërbëtorët që po prisnin mbi ne ishin të kënaqur të hanin nga këto pjata, që ne i kishim refuzuar t'i preknim dhe përlanë ç'kishte në to me kënaqësi dhe etje." Një pakicë shokësh, që po hanin jashtë tendës, u dëgjuan që haheshin me shërbëtorët, duke thënë se ata ishin të gatshëm ta blinin prej tyre, me çfarëdo lloj çmimi, bukën që u nevojitej. Kodusi, dënoi me rreptësi sjelljen e tyre dhe i qortoi për kërkesën që kishin bërë. Sikur mos kish ndërhyrë Mirza Muhamet Bakeri, ai do t'i kishte ndëshkuar ashpër ata për shkak të zhvlerësimit kaq të madh të porosive të tij serioze. FSHATI DIZVA 617 Në agim, mbërriti një lajmëtar, që ftoi Mirza Muhamet Bakerin për në praninë e princit. Me pëlqimin e Kodusit, ai iu përgjigj kësaj ftese dhe, pasi u kthye një orë më vonë, informoi kreun e tij që princi, në prani të Sulejman Kan Afsharit, i kishte ripërsëritur garancitë që kishte dhënë dhe e kishte trajtuar atë me konsideratë të madhe dhe mirësjellje. "'Besa ime', më garantoi ai", shpjegoi Mirza Muhamet Bakeri, "'është e pakthyeshme dhe e shenjtë.' Ai citoi rastin e Xhafer Koli Kanit, që, pavarësisht nga masakra e tij e turpshme ndaj mijëra ushtarëve të ushtrisë mbretërore, gjatë rebelimit të ndezur nga Salari, u fal nga sovrani dhe sakaq mori ndere të reja nga Shah Muhameti. Nesër në mëngjes princi synon të të shoqërojë ty për në banjën publike, prej nga ai do të shkojë në tendën tënde e më pas do të sigurojë kuajt që duhen për të përcjellë tërë grupin në Sang Sar, prej nga ku ata do të shpërndahen, disa duke u kthyer në shtëpitë e tyre në Irak dhe të tjerët duke vazhduar për Horasan. Me kërkesë të Sulejman Kanit, që tha se prania e një grumbulli kaq të madh në një qendër aq të fortifikuar sa Sang Sari do të ishte me rrezik, princi vendosi që në vend të tij, grupi duhej të shpërndahej në Firuz Kuh. Kam mendimin se ç'thotë me gojë, zemra e tij nuk e beson aspak." Kodusi që kishte të njëjtin mendim me të, i urdhëroi shokët të shpërndaheshin që atë natë dhe deklaroi se ai vetë do të shkonte për Barfurush. Ata nxituan ta impononin të mos ndahej prej tyre dhe iu përgjëruan të lejoheshin për të vazhduar të gëzonin bekimet e shoqërimit me të. Ai i këshilloi të ishin të qetë e të duruar dhe i garantoi se, çfarëdo dhimbjesh që do të zbulonte ende e ardhmja, ata do të takoheshin përsëri. "Mos qani", ishin fjalët e tij të ndarjes; "se ribashkimi që do të pasojë këtë ndarje, do të jetë i tillë sa do të zgjatë përjetësisht. Ne e kemi lënë Kauzën tonë nën kujdesin e Perëndisë; cilido qoftë vullneti dhe kënaqësia e Tij, ne do ta pranojmë me hare." 618 Princi nuk e mbajti dot premtimin. Në vend të shkonte në tendën e Kodusit, ai e thirri atë me disa nga shokët në shtabin e vet dhe e informoi se sapo të arrinin tek tenda e Farrash Bashit402, ai do ta thërriste vetë atë në mesditë, në prani të tij. Pas pak, një numër nga shoqëruesit e princit shkuan e i treguan pjesës tjetër të shokëve që Kodusi i lejonte ata të bashkoheshin me të në shtabin e ushtrisë. Disa prej tyre u mashtruan nga ky njoftim, u bënë robër dhe përfundimisht u shitën si skllevër. Këto viktima ta pafat përbënin pjesën e mbetur nga shokët e fortesës së Sheik Tabarsit, që i mbijetuan asaj lufte tragjike dhe u shpëtuan për të transmetuar tek bashkëatdhetarët e tyre rrëfenjën e dhimshme të vuajtjeve dhe sprovave të tyre. 619 Pas kësaj, shoqëruesit e princit ushtruan presion ndaj Mulla Jusufit të informonte pjesën e mbetur të shokëve të tij për dëshirën e Kodusit që ata të çarmatoseshin menjëherë. "Çfarë do t'u thuash konkretisht atyre?", e pyetën ndërsa po e çonin në një vend paksa larg nga shtabi i ushtrisë. "Unë", ishte përgjigja e tij e guximshme, "do t'i paralajmëroj se cilado qoftë natyra e mesazhit që zgjidhni për t'u dorëzuar atyre në emër të udhëheqësit, ai mesazh nuk është gjë, veçse një mashtrim i hapur." Këto fjalë s'kishin dalë akoma nga goja e tij kur ai u vra në mënyrë të pamëshirshme. 620 Pas këtij akti barbar ata e kthyen vëmendjen e tyre ndaj fortesës, për të rrëmbyer gjërat e saj dhe vazhduan ta bombardojnë e shkatërrojnë atë plotësisht.403 Pastaj rrethuan menjëherë shokët që kishin mbetur dhe hapën zjarr kundër tyre. Ndonjeri që iu shpëtoi plumbave, u vra nga shpatat e oficerëve dhe shtizat e njerëzve të tyre.404 Pikërisht nën thonjtë e vdekjes këta heronj të pashoq u dëgjuan të shprehnin fjalët "I shenjtë, i shenjtë, o Zot Perëndia ynë, Zoti i engjëjve dhe i shpirtit," fjalë që kishin dalë nga goja e tyre në momente ngazëllimi dhe tani përsëriteshin, me një zjarr të pashuar, në këtë orë të kurorëzimit të jetës së tyre. 621 Sapo ishin kryer këto mizori, princi urdhëroi të silleshin përpara tij njëri pas tjetrit ata që ishin mbajtur si robër. Prej tyre, ai urdhëroi të çoheshin në Teheran ata që ishin njerëz me pozitë të njohur, si Bábai i Badit,405 Mulla Mirza Muhamet Forugi dhe Haxhi Nasir Kazvini,406 duke siguruar nga secili si shpërblim për ta liruar një haraç në përpjestim të drejtë më kapacitetin dhe pasurinë që kishte. Ndërsa për pjesën tjetër, ai u dha urdhër ekzekutorëve, që të vriteshin menjëherë. Ca u prenë copa-copa me shpatë,407 të tjerë u çanë më dysh, një pjesë u lidhën pas pemësh e u bënë shoshë nga plumbat,kurse pjesa tjetër u copëtuan në grykën e topave dhe u përvëluan nga flakët.408 622 Akoma nuk kishte marrë fund kjo kasaphanë e tmerrshme kur tre nga shokët e Kodusit, që ishin banorë të Sang Sarit, u ftuan në prani të princit. Një prej tyre ishte Sejed Ahmeti, Bábai i të cilit, Mir Muhamet Aliu, një admirues i devotshëm i Sheik Ahmet Ahsait, kishte qenë një njeri i studimit të madh dhe i meritave të shquara. Ai, i shoqëruar nga Sejed Ahmeti dhe vëllai i tij, Mir Abul Qasim, që gjeti vdekjen pikërisht atë natë kur u vra Mulla Hyseni, kishte ikur nga Qerbelaja në atë vit që parapriu deklaratën e Báb-it, me qëllim që t'i prezantonte dy bijtë e tij te Sejed Kazemi, por sejedi kishtë ndërruar jetë para mbërritjes së tij. Atëher ai vendosi të shkojë menjëherë për Naxhaf. Ndërkohë që ishte në atë qytet, iu shfaq në ëndërr Profeti Muhamet, që urdhëronte Imam Aliun, Komandantin e Besnikëve, se pas vdekjes së tij, të dy bijtë, Sejed Ahmeti dhe Mir Abul Qasimi, do të arrinin praninë e të premtuarit Kaim dhe secili do të vuante martirizimin në udhën e Tij. Sapo u zgjua, thirri të birin, Sejed Ahmetin dhe i bëri të njohur vullnetin e dëshirat e tij të fundit. Ditën e shtatë, pas kësaj ëndërre, ai vdiq. 623 Në Sang Sar, dy persona të tjerë, Ali Qerbelaja dhe Abu Muhamet Qerbelaja, të dy të njohur, për mëshirën e tyre dhe vizionin shpirtëror, u përpoqën të përgatisnin njerëzit për pranimin e Revelacionit të premtuar, ardhjen e të cilit ata e ndjenin që po afrohej me shpejtësi. Në vitin 1264 Hixhri, ata njoftuan publikisht se pikërisht në atë vit një njeri i quajtur Sejed Ali, i prirë nga një Flamur i Zi dhe i shoqëruar nga një numër shokësh të tij të zgjedhur, do të nisej nga Horasani dhe do të shkonte në Mazendaran. Ata nxitën çdo trashëgimtar besnik të Islamit të ngrihej e t'i jepte atij çdo lloj ndihme të mundshme. "Flamuri që ai do të ngrejë", deklaruan ata, "nuk do të jetë tjetër, përveç se flamuri i të premtuarit Kaim, ai që do ta shpalosë atë, nuk do të jetë askush tjetër, përveç se zëvendësi i Tij dhe nxitësi kryesor i Kauzës së Tij. Ai që e pason do të shpëtohet dhe ai që i kthen kurrizin do të jetë midis të rëzuarve." Abu Muhamet Qerbelaja u tha dy bijve të vet, Abul Kazemit dhe Muhamet Aliut, të ngrihen për triumfin e Revelacionit të ri dhe të flijojnë çdo gjë materiale për arritjen e atij qëllimi. Të dy, Abu Muhamet Qerbelaja dhe Ali Qerbelaja vdiqën në pranverë të atij viti. 624 Të dy djemtë e Qerbelai Abu Muhamet ishin dy shokë që u çuan, së bashku me Sejed Ahmetin, në prani të princit. Mulla Zajnol Abedin ShahMirzadi, një nga këshilltarët më të besuar dhe më të ditur të qeverisë, e njohu princin me historinë e tyre dhe rrëfeu përvojat dhe veprimtaritë e Báballarëve të tyre. "Për ç'arsye", e pyetën Sejed Ahmetin, "ti ke zgjedhur të ecësh në një rrugë, që të ka futur ty dhe njerëzit e tu në kllapat e fatkeqësisë dhe të turpit? Nuk mund të kënaqeshe ti me numrin e madh të teologëve të mëdhenj e të ditur, që mund të gjenden në këtë vend dhe në Irak?" "Besimi im në këtë Kauzë", iu përgjigj ai pa frikë, "nuk ka lindur si imitim i kotë. Unë kam kërkuar pa pasione në parimet e tij dhe jam i bindur për të vërtetën e tij. Kur isha në Naxhaf, guxova të pyes mojtadedin e shquar të atij qyteti, Sheik Muhamet Hasan Naxhafin, të më shpjegonte disa të vërteta lidhur me parimet dytësore që shtriheshin në mësimet e Islamit. Ai kundërshtoi t'i përgjigjej kërkesës sime. E përsërita kërkesën për të cilën ai më qortoi me zëmërim dhe vazhdoi duke kumdërshtuar. Si mundet, që nën dritën e kësaj përvoje të prirem të kërkoj ndriçim mbi artikujt e errët të Besimit të Islamit nga një teolog, që sado i lavdëruar, refuzon t'i përgjigjet pyetjes sime mbi çështje të tilla të thjeshta dhe të zakonshme dhe që zemërohet vetëm se unë i kam bërë atij pyetje." "Cili është mendimi juaj në lidhje me Haxhi Muhamet Alinë?", pyeti princi. "Ne besojmë", u përgjigj ai, "që Mulla Hyseni të ketë qenë bartës i flamurit, për të cilin Muhameti ka thënë: 'Sikur sytë tuaj të shohin Flamuj të Zinj që vijnë nga Horasani, nxitoni drejt tyre edhe sikur të kini për t'u zvarritur në dëborë.' Për këtë arsye ne kemi hequr dorë nga bota dhe jemi dyndur te flamuri i tij, një flamur që nuk është veçse simbol i Besimit tonë. Nëse doni të më bëni një nder, urdhëroni ekzekutorin të mbarojë punë me mua dhe më krijoni mundësi të mblidhem në shoqërinë e shokëve mi të pavdekshëm. Sepse bota dhe gjithë hijeshitë e saj nuk më tërheqin më. Digjem për të ikur nga kjo jetë dhe të kthehem te Perëndia ime." Princi, që nuk dëshironte të merrte jetën e sejedit, refuzoi të urdhëronte ekzekutimin e tij. Megjithatë, dy shokët e tij, u vranë menjëherë. Ai, me vëllanë e vet Sejed Abu Taleb, u dorëzua në duart e Mulla Zajnol Abedinit, që ishte udhëzuar për t'i çuar ata në Sang-Sar. 625 Ndërkohë, Mirza Muhamet Takiu, i shoqëruar nga shtatë ulema të Sarit, u nis për në atë qytet të kishte pjesë në aktin e merituar për dhënien e ndëshkimit me vdekje mbi shokët e Kodusit. Kur pa se ata ishin vrarë që më parë, Mirza Muhamet Takiu, e shtyu princin të rishikonte vendimin e tij për Sejed Ahmetin dhe të urdhëronte ekzekutimin e menjëhershëm të tij, duke u mbrojtur se mbërritja e tij në Sari do të ishte një sinjal për trazira të reja aq serioze sa ato që ata i kishin hequr që më parë. Princi përfundimisht u dorëzua, me një kusht paraprak që ai të trajtohej si miku i tij deri me mbërritjen në Sari, kohë në të cilën ai do të merrte masat e duhura për ta parandaluar atë nga prishja e paqes në atë rrethinë. 626 Sapo ishte nisur për në Sari, Mirza Muhamet Takiu fillojë të përgojojë Sejed Ahmetin dhe vëllanë e tij. "Përse e keqtrajton një mik", tha robi i tij, "të cilin princi e ka lënë në dorën tënde? Përse e injoron urdhërin e Profetit 'Nderoje mikun tënd edhe sikur të jetë i pafe'?" I xhindosur nga inati, Mirza Muhamet Takiu, së bashku me shtatë shokët e tij, nxorën shpatat dhe e bënë trupin e tij copa-copa. Në frymën e fundit, Sejed Ahmeti u dëgjua të kërkonte ndihmën e Saheboz Zamanit. Sa për vëllanë e tij Sejed Abu Taleb, ai u çua i sigurt në Sang Sar nga Mulla Zajnol Abedini dhe deri më sot jeton me vëllanë e tij, Sejed Muhamet Reza, në Mazendaran. Të dy janë të angazhuar në shërbim të Kauzës dhe numërohen ndër mbështetësit e saj aktivë. 627 Sapo detyra e tij u përmbush, princi i shoqëruar nga Kodusi, u rikthye në Barfurush. Ata arritën të premten pasdite, më tetëmbëdhjetë Xhamadijos Sani.409 Saedol Ulama, së bashku me të gjithë ulematë e qytetit, dolën për t'i uruar mirëseardhjen princit dhe t'i jepnin urime për kthimin e tij triumfal. I tërë qyteti ishte me flamuj për të festuar fitoren dhe zhagalanët që flakëruan natën dëshmonin për gëzimin me të cilin një popullsi mirënjohëse përshëndeti kthimin e princit. Gjatë tri ditëve që zgjatën festimet ai nuk dha shenja përsa i përket synimit të tij në lidhje me fatin e Kodusit. Ai lëkundej në politikat e tij dhe ishte tepër ngurrues për të keqtrajtuar robin e vet. Fillimisht refuzoi të lejonte njerëzit të kënaqnin ndjenjat e tyre me një urrejtje të papajtueshme dhe ishte në gjendje të kufizonte furinë e tyre. Fillimisht ai kishte synuar ta çonte atë në Teheran dhe pasi ta dorëzonte në duart e sovranit, të çlironte veten nga përgjegjësia që i binte. 628 Megjithatë, armiqësia e pashuar e Saedol Ulamas ndërhyri në zbatimin e këtij plani. Urrejtja që i ndizte atij Kodusi dhe Kauza e tij, e xhindosi furinë e tij, ndërsa shikonte faktet në rritje të prirjes së princit për të lejuar t'i rëshqiste nga dora një kundërshtar kaq të frikshëm. Hahej ditë e natë me princin dhe, me çdo marifet që mund të shpikte mëndja e tij femër, kërkonte t'i kthente mendjen nga ndjekja e kësaj politike, të cilën e mendonte se ishte njëherësh katastrofike dhe burracake. Në furinë e dëshpërimit, ai i bëri thirrje turmës dhe kërkoi duke ndezur pasionet e tyre, t'u zgjonte në zemra ndjesitë më të ulta të hakmarrjes. Nga këmbëngulja e thirrjes së tij u ngrit i tërë Barfurushi. Aftësia diabolike i dha atij shpejt simpatinë dhe mbështetjen e masave. "Unë jam betuar", protestonte ai me arrogancë, "të lë ushqimin dhe gjumin derisa të jem në gjendje ti jap fund me duart e mia jetës së Haxhi Muhamet Aliut!" Kërcënimet e një turme të ndezur përforcuan betimin e tij dhe patën sukses për t'i futur frikën princit. I trembur se mos i rrezikohej jeta, ai thirri në prani të tij ulematë udhëheqës të Barfurushit me qëllim që të konsultohej për masat që duhet të merreshin për të zbutur valën e zemërimit popullor. Ftesës iu përgjigjën gjithë të ftuarit, me përjashtim të Mulla Muhamet Hamzait, që kërkoi falje për mos ndjekjen e atij takimi. Ai që më parë gjatë rrethimit të fortesës, në disa raste, ishte përpjekur t'i bindte njerëzit të përmbanin dhunën. Pak ditë para se të braktisnin fortesën, Kodusi i kishte besuar atij, nëpërmjet një shoku të besuar nga Mazendarani, një hejbe të mbyllur, e cila përmbante tekstin e interpretimit prej tij të Sad Samadit, si dhe shkrime e dokumentet e tjera, që kishte në zotërim, fati i të cilave ka mbetur i panjohur deri më sot. 629 Sapo u mblodhën ulematë, princi dha urdhër që të sillej përpara tyre Kodusi. Ai nuk ishte thirrur në prani të princit që nga dita e braktisjes së fortesës, kur u dorëzua nën kujdestarinë e Farash Bashit. Sapo mbërriti Kodusi, princi u ngrit dhe e ftoi të ulej në krah të tij. Ndërsa iu kthye Saedol Ulamas i tha që bisedimet të zhvilloheshin pa pasione dhe me kujdes. "Diskutimet tuaja," pohoi ai, "mund të vërtiten dhe të bazohen mbi vargjet e Kuranit dhe traditave të Muhametit, çka do të thotë që ju vetëm mund të demonstroni të vërtetën ose gënjeshtrën e diskutimeve tuaja." "Për ç'arsye", pyeti paturpësisht Saedol Ulama, "ti, duke zgjedhur të mbash një çallmë jeshile mbi kokë, ke kërkuar t'i japësh vetes një të drejtë, të cilën mund ta pretendojë vetëm ai që është pasardhësi i vërtetë i Profetit? A nuk e di ti se kush nuk e përfill këtë traditë të shenjtë është i mallkuar nga Perëndia?" "Sejed Myrtezai", iu përgjegj qetësisht Kodusi, "të cilin të gjithë ulematë e njohur e lavdërojnë dhe e vlerësojnë, ishte pasardhës i Profetit nga nëna apo nga Bábai?" Një nga të pranishmit e asaj mbledhjeje deklaroi menjëherë se të jesh sejed mjafton edhe nga nëna. "Atëhere përse më kundërshtoni", ia ktheu Kodusi, "kur nëna ime gjithnjë është njohur nga banorët e këtij qyteti si një pasardhëse linje e Imam Hasanit? Mos vallë ajo nuk duhet respektuar, përkundrazi nderuar nga secili prej jush për shkak të pasardhësit të saj?" 630 Anjë nuk guxoi ta kundërshtonte. Vetëm Saedol Ulama shpërtheu i mbushur me zemërim e dëshpërim. Flaku çallmën përdhe nga inati dhe u ngrit të linte mbledhjen. "Ky njeri", bubullonte ai para se të largohej, "ka mundur t'u provojë juve se është një pasardhës i Imam Hasanit. Ai shpejt do të justifikojë dhe pretendimin e tij për të qenë zëdhënës i Perëndisë dhe revelues i vullnetit të Tij!" Princi u detyrua të bënte këtë deklaratë: "Unë i laj duart nga të gjitha përgjegjësitë për çdo lloj dëmi që mund t'i ndodhë këtij njeriu. Ju jini të lirë të bëni me të ç'të doni. Ju vetë do të përgjigjeni para Perëndisë, në Ditën e Gjykimit." Menjëhera sapo tha këto fjalë, ai kërkoi kalin dhe, i shoqëruar nga shërbëtorët e tij, u largua për në Sari. I frikësuar nga mallkimet e ulemave dhe bukëshkalë ndaj besës së tij, ai mjerisht e dorëzoi Kodusin në duart e një armiku të papajtueshëm, të atyre ujqve të pangopur, që gjuanin momentin kur mund të hidheshin kundër presë së tyre, me dhunë të papërmbajtur dhe të çlironin mbi të pasionet shtazarake të hakmarrjes dhe të urrejtjes. 631 Sapo princi i la ata të lirë nga kufizimet që kishte ushtruar, ulematë dhe njerëzit e Barfurushit, duke vepruar nën urdhërat e Saedol Ulamas,410 u ngritën për të ushtruar mbi trupin e viktimës së tyre akte të një mizorie aq barbare sa nuk ka penë që mund t'i përshkruajë. Sipas dëshmisë së Bahá'u'lláh-ut, ky i ri heroik, që ishte akoma në prag të jetës së vet, iu nënshtrua torturave të tilla dhe vuajti një vdekje të tillë, që as Jezusi nuk e kishte përballuar në momentin e agonisë më të madhe të Tij. Mungesa e çdo lloj kontrolli nga ana e autoriteteve qeveritare, barbaria krijuese që me aq zotësi shfaqën fabrikuesit e torturave të Barfurushit, fanatizmi i egër që zjente në gjokset e banorëve të tij shiitë, mbështetja morale që iu dha atyre nga funksionarët e Klerit dhe Shtetit në kryeqytet - mbi të gjitha, aktet e heroizmit që viktima e tyre dhe shokët e tij kishin përmbushur dhe që kishin shërbyer për të ngritur tërbimin kundër tyre, u bashkuan të gjitha për të ngritur dorën e goditësve dhe t'i shtoheshin egërsisë diabolike që shkaktoi martirizimin e tij. PAMJE TË MEDRESESË SË Mirza ZAKIT, NË BARFURUSH, VENDPREHJA E KODUSIT 632 Kaq tronditëse ishin faktet e saj sa Báb-i, që atëhere ishte i burgosur në kështjellën e Çehrikut, nuk ishte në gjendje për një periudhë prej gjashtë muajsh, as të shkruante dhe as të diktonte. Brenga e thellë që kishte ndjerë, pushoi zërin e revelacionit dhe bëri të heshtë penën e Tij. Sa shumë e vajtoi Ai atë humbje! Çfarë thirrje makthi duhet të ketë shprehur Ai, kur rrëfimi për rrethimin, për vuajtjet e patreguara, për tradhtinë faqezezë dhe për masakrimin në masë të shokëve të Sheik Tabarsit, arriti në veshët e Tij dhe u shpalos para syve të Tij! Çfarë brenge therrëse duhet të ketë ndjerë Ai kur mësoi për trajtimin e turpshëm që, në momentin e martirizimit, kishte pësuar nga duart e njerëzve të Barfurushit i shtrenjti i Tij Kodus, si i ishin çjerrë rrobat e tij, si i kishin baltosur çallmën që ia kishte dhuruar Ai, se si, këmbëzbathur, kokëjashtë dhe të ngarkuar me zinxhirë, e nxorën nëpër rrugë, i ndjekur dhe i përçmuar nga e tërë popullsia e qytetit, se si u mallkua dhe u godit me vezë nga një turmë ulëritëse, se si u sulmua me thika dhe sopata nga llumi i femrave të qytetit, se si trupi i tij u çpua dhe u sakataua, gjersa përfundimisht u hodh në flakë! 633 Mes torturave, Kodusi u dëgjua të pëshpëriste ndjesën për armiqtë e tij. "Fali, o Perëndia im", thirri ai, "mëkatarët e këtij populli. Merru vesh me ta me mëshirën Tënde, sepse ata nuk e dinë se çfarë kemi zbuluar e duam ne tani. Unë kam luftuar t'u tregoj atyre shtegun që çon drejt shpëtimit të tyre, shiko se si janë ngritur për të më shkatërruar e për të më vrarë! Tregoju, o Perëndi, udhën e së Vërtetës dhe ktheje paditurinë e tyre në besim." Në orën e agonisë së tij, Sejed Komi, që kishte shkretuar aq pabesisht fortesën, u pa të kalonte në krah të tij. Pasi pa që ishte pa ndihmë e qëlloi në faqe. "Ti pretendoje", thërriti ai me përbuzje arrogante, "se zëri yt ishte zëri i Perëndisë. Nëqoftëse thua të vërtetën, këputi më dysh litarët dhe çliroje veten nga duart e armiqve të tu." Kodusi ia nguli sytë në fytyrë, psherëtiu thellë dhe tha: "U hakmarrtë Perëndia për veprat e tua, meqë ti ke ndihur të shtohet masa e vuajtjeve të mia." Ndërsa iu afrua Sabzeh Majdanit, ngriti zërin e tha: "Ah sikur të ishte me mua nëna ime dhe të mund të shihte me sytë e saj shkëlqimin e dasmës sime!" Ai s'kishte thënë mirë këto fjalë, kur turma e egërsuar u hodh mbi të dhe, duke ia bërë trupin copa-copa, ia flakën pjesët e shpërndara në zjarrin që kishin ndezur për këtë qëllim. Në mes të natës, ç'kishte mbetur nga ato copa të djegura dhe trupit të sakatuar, u mblodhën nga dora e një miku të devotshëm411 dhe u futën në një vend jo shumë larg nga skena e martirizimit.412 634 Do të ishte e përshatshme në këtë vend të vendosim në memoarë emrat e atyre martirëve që morën pjesë në mbrojtjen e fortesës së Sheik Tabarsit, me shpresën se brezat që do të vinë do t'i kujtojnë me krenari e mirënjohje emrat dhe jo më pak edhe veprat e atyre pionierëve që me jetën dhe vdekjen e tyre kanë pasuruar aq madhërisht analet e Besimit të pavdekshëm të Perëndisë. Aq emra sa kam mundur të mbledh nga burime të ndryshme dhe për të cilët u jam në veçanti borxhli Ismollahol Mimit, Ismollahol Xhevadit dhe Ismollahol Asadit, unë do të vazhdoj tani t'i numëroj, duke besuar se nëse në botën e përtejme shpirtërat e tyre janë mbështjellë me dritën e lavdisë së pashuar, emrat e tyre të mbeten njësoj përgjithmonë në gojën e njerëzve, që përmendja e tyre të vazhdojë të evokojë një shpirt të njëjtë entuziazmi dhe përkushtimi në zemrat e atyre tek të cilët është transmetuar ky trashëgim i paçmuar. Prej informuesve të mi jo vetëm kam mundur të mbledh emrat e shumicës së atyre që ranë gjatë atij rrethimi të paharrueshëm, por kam mundur gjithashtu të siguroj një listë përfaqësuese, megjithëse jo të plotë, të atyre martirëve që, nga viti '60413 e deri më sot, pjesa e dytë e muajit Rabiol Aval e vitit 1306 Hixhri,414 e dhanë jetën e tyre në shtegun e Kauzës së Perëndisë. Synimi im është të përmend secilin nga këta emra në lidhje me një ngjarje të veçantë me të cilën ata lidhen kryesisht. Ndërsa për ata që pinë kupën e martirizimit, ndërkohë që mbronin fortesën e Tabarsit, emrat e tyre janë si vijon: 1. I pari dhe më i shquari ndër ta ishte Kodusi, të cilit Báb-i i dha emrin Ismollahol Akar.415 Ai, Shkronja e Fundit e të Gjallit dhe bashkudhëtari i zgjedhur i Báb-it në pelegrinazhin e Tij në Mekë e në Medinë, ishte, së bashku me Mulla Hysenin dhe Mulla Ali Akbar Ardestanin, i pari që vuajti persekucion në tokën persiane për hir të Kauzës së Perëndisë. Ai ishte vetëm tetëmbëdhjetë vjeç kur la qytetin e lindjes Barfurush për në Qerbela. Rreth katër vjet u ul në këmbët e Sejed Kazemit dhe në moshën njëzet e dy vjeçare takoi dhe njohu të Shtrenjtin e tij në Shiraz. Pesë vjet më vonë, më 23 të Xhamadijos Sanit, të vitit 1265 Hixhri,416 ishte i destinuar të binte viktimë e barbarisë më të stërholluar e më të papërmbajtur të duarve të armikut, në Sabzeh Majdan të Barfurushit. Báb-i dhe, në një kohë të mëvonshme, Bahá'u'lláh-u e kanë vajtuar në Tabela dhe lutje të panumërta humbjen e tij dhe kanë derdhur për të panegjirizmin e tyre. Kaq nder i akordoi atij Bahá'u'lláh-u, sa në komentin e Tij mbi vargëzimin Kollot Taam,417 të cilin e reveloi kur ishte në Bagdad, Ai i akordoi atij pozitën e pashoqe të Noktej-Okra,418 një pozitë e mbështetur për asnjë, përveç asaj të Vetë Báb-it.419 2. Mulla Hysen, i mbiquajtur Bábol Báb, ishte i pari që njohu dhe përqafoi Revelacionin e ri. Në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare, ai, gjithashtu, u largua nga qyteti i lindjes Boshrujeh në Horasan, për Qerbela dhe për një periudhë nëntë vjeçare qëndroi në lidhje të ngushtë me Sejed Kazemin. Katër vjet para Deklaratës së Báb-it, duke vepruar sipas udhëzimeve të Sejed Kazemit, ai takoi në Isfahan Moxhtahedin e ditur Sejed Baker Rashti dhe në Mashhad Mirza Askarin, të dy të cilëve u dorëzoi me dinjitet dhe elokuencë mesazhet që i ishin besuar nga udhëheqësi i tij. Rrethanat që shoqëruan martirizimin e tij, shkaktuan brengën e papërshkruar të Báb-it, një brengë që gjeti shprehje në panegjirizma dhe lutje aq të shumta në numër sa do të ishin të barabarta me trefishin e Kuranit. Në një nga Tabelat e Tij të vizitës, Báb-i pohon se vetë pluhuri i tokës ku shtrihen në varr eshtrat e Mulla Hysenit është pajisur me kaq fuqi sa të sjellë gëzim ndaj të pangushëllueshmëve dhe të shërojë të sëmurët. Në Qitapi Ikan, Bahá'u'lláh-u ngre lart, me me një forcë akoma më të madhe, virtytet e Mulla Hysenit. "Pa atë", shkruan Ai, "Perëndia nuk do të ishte vendosur mbi vendin e mëshirës së Tij, as nuk do të ishte ngjitur në fronin e lavdisë së përjetshme!"1 3. Mirza Muhamet Hasan, vëlla i Mulla Hysenit. 4. Mirza Muhamet Baker, nipi i Mulla Hysenit. Ai, ashtu si Mirza Muhamet Hasani, e shoqëroi Mulla Hysenin nga Boshrujeh në Qerbela dhe prej andej në Shiraz, ku ata përqafuan Mesazhin e Báb-it dhe u regjistruan ndër Shkronjat e të Gjallit. Me përjashtim të udhëtimit të Mulla Hysenit për në kështjellën Mah-Ku, ata vazhduan të ishin me të deri në kohën kur u martirizuan në fortesën e Tabarsit. 5. Kunati i Mulla Hysenit, Bábai i Mirza Abul Hasanit dhe Mirza Muhamet Hysenit, të cilët të dy janë tani në Boshrujeh dhe nën kujdesin e të cilëve është besuar Varakatol Ferdousi, motra e Mulla Hysenit. Të dy janë përkrahës të vendosur dhe të devotshëm të Besimit. 6. I biri i Mulla Ahmetit, vëllai më i madh i Mulla Mirza Muhamet Forugit. Ai, ndryshe nga xhaxhai i tij, Mulla Mirza Muhameti, u martirizua dhe, siç dëshmon ky i dyti, ishte një i ri me besim të madh, i shquar për diturinë dhe ndershmërinë e karakterit të tij. 7. Mirza Muhamet Baker, i njohur si Harati, megjithëse me origjinë banor i Kajenit. Ai ishte një i afërm i të atit të Nabil Akbarit dhe ishte i pari në Mashhad që përqafoi Kauzën. Ai ndërtoi Báb-ijehun dhe i shërbeu më përkushtim Kodusit, gjatë qëndrimit të tij në atë qytet. Kur Mulla Hyseni ngriti Flamurin e Zi, ai, së bashku me fëmijën e tij, Mirza Muhamet Kazemin, u rreshtuan me etje nën flamurin e tij dhe shkuan me të drejt Mazendaranit. Ai fëmijë përfundimisht shpëtoi dhe tani është bërë një mbështetës aktiv dhe i zjarrtë i Besimit në Mashhad. Mirza Muhamet Bakeri që veproi si flamur mbajtës i grupit, hartoi planin e fortesës, të mureve, të bedenave dhe hendekut që rrethonte atë, që zuri vendin e Mulla Hysenit në organizimin e forcave të grupit të tij dhe në udhëheqjen e sulmit kundër armikut, që veproi si një shok i ngushtë, zëvendës dhe këshilltar i besuar i Kodusit deri në momentin kur ai ra martir në shtegun e Kauzës. 8. Mirza Muhamet Taki Xhovajni, një vendali nga Sabzevari, që dallohej për arritjet e tij letrare dhe që shpesh iu besua prej Mulla Hysenit detyra e drejtimit të sulmit kundër sulmuesve. Koka e tij dhe ajo e bashkëshokut të tij, Mirza Muhamet Bakeri, u ngul në shtizë dhe u nxor nëpër rrugët e Barfurushit, mes britmave dhe ulërimave të një popullsie të hazdisur. 9. Kamber Ali, shërbëtori i patrembur dhe besnik i Mulla Hysenit, që e shoqëroi atë në udhëtimin e vet për në Mah-Ku dhe që u martirizua pikërisht atë natë, kur mjeshtri i tij ra viktimë e plumbave të armikut. 10. Hasan dhe 11. Koli, që, së bashku me një burrë të quajtur Skënder, një vendali nga Zanxhani, bartën trupin e Mulla Hysenit për në fortesë, natën e martirizimit të tij dhe e vendosën atë në këmbët e Kodusit. Ishte po ky Hasan, që, sipas urdhërave të kryekështjellarit të Mashhadit u zvarrit nëpër rrugët e qytetit hequr me një kapistër. 12. Muhamet Hasan, vëlla i Mulla Sadekut, shokët e të cilit nga Kosrou u vranë në rrugën midis Barfurushit dhe fortesës së Tabarsit. Ai u shqua për qëndrueshmërinë e patundur dhe kishte qenë një prej shërbëtorëve të faltores së Imam Rezait. 13. Sejed Reza, që me Mulla Jusuf Ardebilin, u ngarkuan nga Kodusi të takonin princin dhe që sollën me vete kopjen e vulosur të Kuranit, që bartte betimin që kishte shkruar princi. Ai ishte një nga sejedët e mirënjohur të Horasanit dhe njihej për diturinë si dhe për ndershmërinë e karakterit të tij. 14. Mulla Mardan Ali, një nga shokët e shquar nga Horasani, banor i fshatit Mijamaj, vendi i një kështjelle të mirëfortifikuar, vendosur midis Sabzevarit dhe Shah Rudit. Ai, së bashku me tridhjet e tre shokë, u rreshtuan nën flamurin e Mulla Hysenit ditën kur ai kaloi nëpër fshatin e tyre. Në xhaminë e Mijamajt, Mulla Hyseni kishte shkuar me qëllim që të ofronte lutjen e grigjës së të Premtes, atje ai shpërndau thirrjen që trazoi shpirtërat, atje vuri theksin në përmbushjen e traditës që lidhej me ngritjen e Flamurit të Zi në Horasan dhe ku e deklaroi veten se ishte një bartës i tij. Fjala e tij elokuente u bëri aq shumë përshtypje të thellë dëgjuesve, shumica e të cilëve ishin njerëz me merita të shquara, sa që atë ditë shumica e atyre që e dëgjuan atë, u ngritën dhe e pasuan. Vetëm njëri prej të tridhjetë e tre shokëve, Mulla Isai, mbijetoi, kurse bijtë e tij që sot janë në fshatin e Mijamajt, janë angazhuar aktivisht në shërbim të Kauzës. Emrat e shokëve të martirizuar nga ai fshat janë si vijon: 15. Mulla Muhamet Mehdi, 16. Mulla Muhamet Xhafer, 17. Mulla Muhamet Ibn Mulla Muhamet, 18. Mulla Rahim, 19. Mulla Muhamet Reza, 20. Mulla Muhamet Hysen, 21. Mulla Muhamet, 22. Mulla Jusuf, 23. Mulla Jakub, 24. Mulla Ali, 25. Mulla Zajnol Abedin, 26. Mulla Muhamet, bir i Mulla Zajnol Abedinit, 27. Mulla Baker, 28. Mulla Abdul Muhamet, 29. Mulla Abul Hasan, 30. Mulla Ismail, 31. Mulla Abdul Ali, 32. Mulla Aga Bába, 33. Mulla Abdul Xhevad, 34. Mulla Muhamet Hysen, 35. Mulla Muhamet Baker, 36. Mulla Muhamet, 37. Haxhi Hasan, 38. Qerbelai Ali, 39. Mulla Qerbelai Ali, 40. Qerbelai Nur Muhamet, 41. Muhamet Ibrahim, 42. Muhamet Saem, 43. Muhamet Hadi, 44. Sejed Mehdi, 45. Abu Muhamet. Nga shokët e fshatit të Sang-Sarit, që është pjesë e distriktit të Semnanit, u martirizuan tetëmbëdhjetë veta. Emrat e tyre janë si vijon: 46. Sejed Ahmet, trupi i të cilit u bë copa-copa nga Mirza Muhamet Takiu dhe shtatë ulematë e Sarit. Ai ishte një teolog i shquar dhe i vlerësuar lart për elokuencën dhe besimin e tij të thellë. 47. Mir Abul Kazem, vëlla i Sejed Ahmetit, që fitoi kurorën e martirizimit pikërisht atë natë kur vdekja mori Mulla Hysenin. 48. Mir Mehdi, xhaxhai i Sejed Ahmetit, 49. Mir Ibrahim, kunati i Sejed Ahmetit, 50. Safar Ali, i biri i Qerbelai Aliut, që së bashku me Qerbelai Muhametin, ishte përpjekur me aq zell për të zgjuar nga gjumi i moskokëçarjes popullin e Sang Sarit. Të dy ata, peng ndaj sëmundjeve të tyre, nuk mundën të shkonin në fortesën e Tabarsit. 51. Muhamet Ali, i biri i Qerbelai Abu Muhametit, 52. Abul Kazem, vëlla i Muhamet Aliut, 53. Qerbelai Ibrahim, 54. Ali Ahmet, 55. Mulla Ali Akbar, 56. Mulla Hysen Ali, 57. Abas Ali, 58. Hysen Ali, 59. Mulla Ali Asgar, 60. Qerbela Ismail, 61. Ali Kan, 62. Muhamet Ibrahim, 63. Abdul Azim. Nga fshati i Shah Mirzadit, dy ranë në mbrojtjen e fortesës: 64. Mulla Abu Rahim dhe 65. Qerbela Kazem. Përsa u përket përkrahësve të Besimit në Mazendaran, deri tani janë regjistruar njëzet e shtatë martirë: 66. Mulla Reza Shah, 67. Azim, 68. Qerbelai Muhamet Xhafer, 69. Sejed Hysen, 70. Muhamet Baker, 71. Sejed Razak, 72. Usta Ibrahim, 73. Mulla Saed Zereh Kenari, 74. Reza Arab, 75. Rasul Bahnemiri, 76. Muhamet Hysen, vëlla i Rasul Bahnemirit, 77. Tahir, 78. Shafi, 79. Qasim, 80. Mulla Muhamet Xhani, 81. Masih, vëlla i Mulla Muhamet Xhanit, 82. Ita Bába, 83. Jusuf, 84. Fazlollah, 85. Bába, 86. Safi Koli, 87. Nezam, 88. Ruhollah, 89. Ali Koli, 90. Sulltan, 91. Xhafer, 92. Halil. Nga besimtarët e Savad Kuhut, deri tani janë pohuar pesë emrat e mëposhtëm: 93. Qerbelai Kambar Kalesh, 94. Mulla Nad Ali Motavalli, 95. Abdul Hak, 96. Itabaki Çupan, 97. Djali i Itabaki Çupanit. Nga qyteti i Ardestanit, ranë martirë njerëzit e mëposhtëm: 98. Mirza Ali Muhamet, bir i Mirza Muhamet Saedit, 99. Mirza Abdu Vase, bir i Haxhi Abdul Vahabit, 100. Muhamet Hysen, bir i Haxhi Muhamet Sadekut, 102. Mirza Ahmet, bir i Mohsinit, 103. Mirza Muhamet, bir i Mir Muhamet Takiut. Nga qyteti i Isfahanit, deri tani janë regjistruar tridhjetë veta: 104. Mulla Xhafer, shoshës i grurit, emri i të cilit është përmendur nga Báb-i, në Bajanin Persisht. 105. Usta Aga, i mbiquajtur Bozorg Bana, 106. Usta Hasan, bir i Usta Agës, 107. Usta Muhameti, bir i Usta Agës, 108. Muhamet Hysen, bir i Usta Agës, vëllai më i vogël i të cilit, Usta Xhaferi u shit disa herë nga armiqtë e tij deri sa mbërriti në qytetin e lindjes, ku banon tani. 109. Usta Kurban Ali Bana, 110. Ali Akbar, bir i Usta Kurban Ali Banait, 111. Abdullah, bir i Usta Kurban Ali Banait, 112. Muhamet Baker Naksh, dajua i Sejed Jahjait, bir i Mirza Muhamet Ali Nahrit. Ai ishte katërmbëdhjetë vjeç dhe u martirizua pikërisht atë natë kur vdekja mori Mulla Hysenin. 113. Mulla Muhamet Taki, 114. Mulla Muhamet Reza, të dy vëllezër të të ndjerit Abdos Saleh, kopshtari i Rezvanit në Áka. 115. Mulla Ahmet Safar, 116. Mulla Hysen Meskar, 117. Ahmet Pajvandi, 118. Hasan Shar Baf i Jazdit, 119. Muhamet Taki, 120. Muhamet Atar, vëlla i Hasan Shar Bafit, 121. Mulla Abdul Halek, që preu fytin e tij në Badasht dhe që Tahirja e quajti Zabih. 122. Hysen, 123. Abul Kazem, vëlla i Hysenit, 124. Mirza Muhamet Reza, 125. Mulla Hajdar, vëlla i Mulla Muhamet Rezait, 126. Mirza Mehdi, 127. Muhamet Ibrahim, 128. Muhamet Hysen, i mbiquajtur Dastmal Gereh Zan, 129. Muhamet Hasan Çit Saz, një prodhues tekstili i mirënjohur që arriti në prani të Báb-it. 130. Muhamet Hysen Atar, 131. Usta Haxhi Muhamet Bana, 132. Mahmud Mokarej, një shpërndarës i shquar rrobash. Ai sapo ish martuar dhe kishte arritur në prani të Báb-it në kështjellën e Çehrikut. Báb-i e nxiti të shkonte në Xhazirej Kazra dhe t'i jepte ndihmën e tij Kodusit. Ndërkohë që ishte në Teheran, ai mori një letër nga i vëllai, që i njoftonte lindjen e të birit dhe i përgjërohej të nxitonte në Isfahan për ta parë e më pas të shkonte në çdo vend ku ndjehej i detyruar. "Unë jam aq shumë i ndezur me dashurinë e kësaj Kauze", u përgjigj ai, "sa nuk jam në gjendje t'i kushtoj vëmendje birit tim. Nuk duroj sa të bashkohem me Kodusin dhe të radhitem nën flamurin e tij." 133. Sejed Muhamet Reza Pa Kaleji, një sejed i shquar dhe teolog i vlerësuar lart, qëllimi i deklaruar i të cilit për t'u radhitur nën flamurin e Mulla Hysenit, shkaktoi një gurgule të madhe midis ulemave të Isfahanit. Midis besimtarëve të Shirazit, emrat e mëposhtëm arritën stacionin e martirizimit: 134. Mulla Abdullah, i njohur, gjithashtu, me emrin e Mirza Salehut, 135. Mulla Zajnol Abedin, 136. Mirza Muhamet. Nga përkrahësit e Besimit në Jazd, deri tani janë regjistruar vetëm katër: 137. Sejedi që eci më këmbë gjithë rrugën nga Horasani në Barfurush, ku ai ra viktimë e plumbit të armikut. 138. Sejed Ahmet, Bábai i Sejed Hysen Azizit, sekretari i Báb-it. 139. Mirza Muhamet Ali, bir i Sejed Ahmetit, koka e të cilit u copëtua nga një gjyle topi, ndërsa rrinte në hyrje të fortesës, dhe që, për shkak të moshës së tij të brishtë, duhej e admirohej shumë nga Kodusi. 140. Sheik Ali, bir i Sheik Abdul Halekit e Jazdit, banor i Mashhadit, një i ri, entuziazmi dhe energjia e pashtershme e të cilit ishin lavdëruar shumë nga Mulla Hyseni dhe Kodusi. Nga besimtarët e Kazvinit, u martirizuan të mëposhtmit: 141. Mirza Muhamet Ali, një teolog i shquar, Bábai i të cilit, Haxhi Mulla Abdul Vahab, ishte një nga Moxhtahedët më të shquar në Kazvin. Ai arriti në prani të Báb-it në Shiraz dhe u regjistrua si një nga Shkronjat e të Gjallit. 142. Muhamet Hadi, një tregtar i shquar, bir i Haxhi Abdul Qerimit, i mbiquajtur Bagban-Bashi, 143. Sejed Ahmet, 144. Mirza Abdul Xhalil, një teolog i shquar, 145. Mirza Mehdi. 146. Nga fshati i Lahardit, një njeri i quajtur Haxhi Muhamet Ali, që vuajti shumë si rezultat i vrasjes së Mulla Takiut në Kazvin. Nga besimtarët e Hojit, të mëposhtmit u bënë martirë: 147. Mulla Mehdi, një teolog i shquar, që kishte qenë një nga dishepujt e vlerësuar të Sejed Kazemit. Ai shquhej për diturinë, elokuencën dhe vendosmërinë e besimit të tij. 148. Mulla Mahmud Hoji, vëlla i Mulla Mehdiut, një nga Letrat e të Gjallit dhe teolog i shquar. 149. Mulla Jusuf Ardebili, një nga Letrat e të Gjallit, i shquar për diturinë, entuziazmin dhe elokuencën e tij. Ai ishte që i futi frikën Haxhi Qerim Kanit me të mbërritur në Kerman dhe që u kalli terror në zemra kundërshtarëve të tij. "Ky njeri", u dëgjua të thoshte Haxhi Qerim Kani ndaj grigjës së tij, "duhet të dëbohet nga ky qytet, sepse po të lejohet të qëndrojë, ai sigurisht që do të shkaktojë të njëjtën gurgule në Kerman ashtu siç ka bërë më parë në Shiraz. Dëmi që do të sjellë ai do të jetë i pariparueshëm. Magjia e elokuencës dhe e forcës së personalitetit të tij, megjithëse nuk i tejkalojnë ato të Mulla Hysenit, sigurisht nuk janë inferiore ndaj tyre." Në këtë mënyrë ai mundi ta detyrojë atë të ndërpriste qëndrimin e tij në Kerman dhe ta parandalonte që t'u drejtohej njerëzve nga mimbani. Báb-i i dha atij udhëzimet e mëposhtme: "Ti duhet të vizitosh qytezat dhe qytetet e Persisë dhe fto banorët e tyre ndaj Kauzës së Perëndisë. Ditën e parë të muajit Muharrem, të vitit 1265 Hixhri,420 ti duhet të jesh në Mazendaran dhe duhet të ngrihesh për t'i dhënë Kodusit çdo ndihmë me sa fuqi ke." Mulla Jusufi, besnik ndaj mësimeve të Mjeshtrit të tij, refuzoi që ta zgjaste qëndrimin e tij më shumë se një javë në secilin nga qytezat e qytetet që vizitoi. Me të mbërritur në Mazendaran, u zu rob nga forcat e Princit Mehdi Koli Mirza, që e njohu menjëherë dhe dha urdhër që të burgosej. Ai u lirua përfundimisht, siç kemi vënë tashmë në dukje, nga shokët e Mulla Hysenit, ditën e betejës së Vas Kasit. 150. Mulla Xhelil Orumi, një nga Shkronjat e të Gjallit, i njohur për elokuencën, diturinë dhe këmbënguljen e besimit të tij. 151. Mulla Ahmet, një banor i Maragejt, një nga Shkronjat e të Gjallit dhe dishepull i shquar i Sejed Kazemit. 152. Mulla Mehdi Kandi, një shok i ngushtë i Bahá'u'lláh-ut dhe tutor për fëmijët e shtëpisë së Tij. 153. Mulla Baker, vëlla i Mulla Mehdiut, të cilët të dy ishin njerëz me dituri të konsiderueshme, arritjet e të cilëve i dëshmon Bahá'u'lláh-u në "Kitáb-i-Íqán". 154. Sejed Kazem, një banor i Zanxhanit dhe një nga tregtarët e shquar të tij. Ai arriti në prani të Báb-it në Shiraz dhe e shoqëroi Atë në Isfahan. Vëllai i tij, Sejed Myrteza, ishte një nga Shtatë Martirët e Teheranit. 155. Skënder, gjithashtu banor i Zanxhanit, që së bashku me Hasanin dhe Kolin, bartën trupin e Mulla Hysenit për në fortesë. 156. Ismail, 157. Qerbelai Abdul Ali, 158. Abdul Muhamet, 159. Haxhi Abas, 160. Sejed Ahmet - të gjithë banorë të Zanxhanit. 161. Sejed Hysen Kolah Duz, banor i Barfurushit, koka e të cilit u ngul në një ushtë dhe u nxor nëpër rrugët e tij. 162. Mulla Hasan Rashti, 163. Mulla Hasan Bajaxhmandi, 164. Mulla Nematollah Barfurushi, 165. Mulla Muhamet Taki Karahili, 166. Usta Zajnol Abedin, 167. Usta Kazem, bir i Usta Zajnol Abedinit, 168. Usta Ali Akbar, vëlla i Usta Zajnol Abedinit. Tre të fundit ishin muratorë në profesion, ishin vendës nga Kermani dhe banonin në Kajen, në provincën e Horasanit. 169. dhe 170. Mulla Reza Shah dhe një djalë i ri nga Bahnemiri u vranë dy ditë pas braktisjes së fortesës nga Kodusi, në bazar Panxh-Shanbeh të Barfurushit. Haxhi Mulla Muhamet Hamzai, i mbiquajtur Shariat Madar, mundi t'i varroste trupat e tyre në afërsi të Xhamisë së Kazem Beut dhe të bindë vrasësit e tyre për t'u penduar dhe të kërkonin ndjesë. 171. Mulla Muhamet Moallem Nuri, një shok i ngushtë i Bahá'u'lláh-ut që u lidh ngushtë me Të në Nur, në Teheran dhe në Mazendaran. Ai ishte me famë për inteligjencën e diturinë e tij dhe iu nënshtrua, duke përjashtuar Kodusin, mizorive më të egra që i kishin ngjarë ndonjëherë një mbrojtësi të fortesës së Tabarsit. Princi kishte premtuar se do ta lironte atë me konditë që të mallkonte emrin e Kodusit dhe i kishte dhënë fjalën se, nëse do të ishte i gatshëm të tërhiqej, ai do ta merrte me vete në Teheran dhe do ta bënte tutor të fëmijve të tij. "Kurrë nuk do të pranoj të përgojoj", u përgjigj ai, "të shtrenjtin e Perëndisë prej një oferte të një njeriu si ti. Sikur të më japësh tërë mbretërinë e Persisë, unë për asnjë moment nuk do t'i ktheja shpinën udhëheqësit tim të shtrenjtë. Trupi im është nën mëshirën tuaj, por shpirtin tim ju nuk kini fuqi ta nënshtroni. Më torturoni si të doni, që të jem në gjendje t'u tregoj juve të vërtetën e vargut: 'Atëhere, kërkoni vdekjen, në qofshi njerëz të së vërtetës.'"421 Princi, i tërbuar nga përgjigja e tij, dha urdhër që trupi i t'i bëhej copa-copa dhe asnjë përpjekje nuk u kursye për t'i shkaktuar atij një ndëshkim tepër poshtërues. 172. Haxhi Muhamet Karradi, shtëpia e të cilit ndodhej në një nga korijet me palma, në afërsi të qytetit të vjetër të Bagdadit, një njeri me kurajo të madhe, që kishte luftuar dhe kishte drejtuar njëqind njerëz në luftë kundër Ibrahim Pashës së Egjyptit. Ai kishte qenë një dishepull i zjarrtë i Sejed Kazemit dhe ishte autor i një poezie të gjatë, në të cilën trajtonte virtytet dhe meritat e sejedit. Ai ishte shtatëdhjetë e pesë vjet, kur përqafoi Besimin e Báb-it, të cilin po ashtu e panegjerizoi në një poezi elokuente dhe të hollësishme. Ai e shqoi veten me aktet e tij heroike gjatë rrethimit të fortesës dhe përfundimisht u bë viktimë e plumbave të armikut. 173. Saed Xhabavi, një vëndas nga Bagdadi, që tregoi guxim të jashtëzakonshëm gjatë rrethimit. Ai u godit në bark dhe, megjithëse i plagosur rëndë, mundi të ecë deri sa mbërriti në prani të Kodusit. Ai u hodh me gëzim në këmbët e tij dhe mbaroi. MUHAMET REZA, NJË NGA SHOKET E KODUSIT QË I MBIJETOI LUFTËS SË SHEIK TABARSIT 635 Rrethanat e martirizimit të dy shokëve të fundit u treguan nga Sejed Abu Taleb Sang Sari, një prej atyre që mbijetoi atë rrethim të paharrueshëm, në një njoftim që i drejtoi Bahá'u'lláh-ut. Në të ai tregon, përveç historisë së tij personale, edhe atë të dy vëllezërve të tij, Sejed Ahmetit dhe Mir Abul Kazemit, të cilët u martirizuan të dy, ndërsa mbronin fortesën. "Në ditën që u vra Kosrou", shkruante ai, "unë u ndodha mik i një farë Qerbelai Ali Xhani, kad-hoda422 e një prej fshatrave në afërsinë e fortesës. Ai kishte shkuar në mbrojtje të Kosrout, ishte kthyer dhe më tregoi rrethanat që shoqëruan vdekjen e tij. Pikërisht atë ditë, një lajmëtar më informoi që dy arabët kishin mbërritur në atë fshat dhe mezi prisnin të bashkoheshin me mbajtësit e fortesës. Ata shprehnin frikën e tyre për njerëzit e fshatit Kadi Kala dhe premtonin se do t'i jepnin një shpërblim të majmë kujtdo që do ishte i gatshëm t'i çonte në destinacionin e tyre. Unë kujtova këshillat e Bábait tim, Mir Muhamet Ali, që më bënte thirrje të ngrihesha dhe të ndihmoja në përkrahjen e Kauzës së Báb-it. Vendosa menjëherë të shfrytëzoj rastin që më ishte paraqitur dhe, së bashku me dy arabët e me ndihmën e Kad-hodait, arritëm në fortesë, takuam Mulla Hysenin dhe vendosëm t'i shkrinim ditët e mbetura në shërbim të Kauzës që kishte zgjedhur për të ndjekur ai." Mirza ABU TALEB, NJË NGA SHOKËT E KODUSIT, QË I MBIJETOI LUFTËS SË SHEIK TABARSIT 636 Emrat e disa oficerëve, që u dalluan ndër kundërshtarët e shokëve të Kodusit, janë si vijon: 1. Princ Mehdi Koli Mirza, vëlla i të ndjerit, Shah Muhametit, 2. Sulejman Kan Afshar, 3. Haxhi Mustafa Kan Sur Tixh, 4. Abdullah Kan, vëlla i Haxhi Mustafa Kanit, 5. Abas Koli Kan Larixhani, që qëlloi Mulla Hysenin, 6. Nurollah Kan Afgan, 7. Habibollah Kan Afgan, 8. Zol Fakar Kan Karavoli, 9. Ali Asgar Kan Do Dongei, 10. Koda Murat Kan Kurd, 11. Halil Kan Savad Kuhi, 12. Xhafer Koli Kan Sork Karrej, 13. Sartipi423 i Fouxh Kalbatit, 14. Zakarija Kadi Kala, një kushërir i Kosrout dhe pasues i tij. 637 Sa për besimtarët që morën pjesë në atë rrethim të paharrueshëm dhe i mbijetuan fundit tragjik, unë deri tani nuk kam qenë në gjendje të vlerësoj plotësisht qoftë emrat e tyre, qoftë numrin e tyre. Unë jam kënaqur me paraqitjen e një liste, megjithëse jo të plotë, të emrave të martirëve të tij, duke besuar se në ditët që vijnë, përkrahësit e guximshëm të Besimit, do të ngrihen ta mbushin këtë hapësirë dhe, me kërkimet e zotësinë e tyre, do të jenë në gjendje të ndreqin papërsosmëritë e gjithë këtij përshkrimi të pamjaftueshëm për atë që duhet të qëndrojë kurdoherë si një nga episodet më të gjalla të kohëve moderne. KAPITULLI XXI SHTATË MARTIRËT E TEHERANIT L ajmi i fatit tragjik që u kishte rënë heronjve të Tabarsit shkaktoi një dhimbje të pamatë në zemrën e Báb-it. I burgosur në kështjellën burg të Çehrikut, i ndarë nga grupi i vogël i dishepujve të tij luftëtarë, Ai e shikonte me merak të madh përparimin e punëve të tyre dhe lutej me një zell të palodhur për fitoren. Sa i madh ishte pikëllimi i Tij, kur në ditët e para të muajit Shaban, të vitit 1265 Hixhri424, Ai mësoi për sprovat që kishin goditur shtegun e tyre, për vuajtjet që ata kishin pësuar, për tradhtinë që iu bëri armiku i xhindosur dhe për kasaphanën e tmerrshme, që kishte mbyllur karierën e tyre. 639 " Báb-it iu bë zemra copë", tregon më pas sekretari i Tij, Sejed Hysen Azizi, "nga marrja e këtij njoftimi të papritur. Ai u dërmua nga pikëllimi, pikëllim që meku zërin e Tij dhe bëri të heshtë penën e Tij. Për nëntë ditë refuzoi të takonte cilindo nga miqtë e vet. Edhe mua vetë, që isha shoqëruesi i ngushtë e i përhershëm, m'u ndalua hyrja. Çdo lloj ushqimi apo pije që ne i ofronim nuk ishte i prirur ta prekte. Lotët i ridhnin papushim nga sytë dhe shprehje dhimbjeje dilnin papushim nga buzët e Tij. Unë, mund të dëgjoja nga prapa perdes, se si Ai shprehte ndjenja trishtimi, ndërsa komunikonte me të Shtrenjtin e Tij, në vetminë e qelisë së vet. U përpoqa të mbaj shënim lëngatat e brengës së Tij ashtu siç derdheshin prej zemrës së Tij të plagosur. Pasi dyshoi, që unë po përpiqesha të mbaja vajet që Ai shprehte, më urdhëroi të shkatërroj çdo gjë që kisha regjistruar. Asgjë nuk mbeti nga ofshamat dhe klithmat me të cilat ajo zemër rëndë-ngarkuar rënkonte për të lehtësuar veten nga sëmbimet që e kishin mbërthyer. Për një periudhë prej pesë muajsh Ai lëngoi i zhytur në një oqean dëshpërimi dhe brenge." 640 Me ardhjen e Muharremit të vitit 1266 Hixhri425, Báb-i rifilloi sërish punën që ishte detyruar ta ndërpriste. Fleta e parë që shkroi iu dedikua kujtimit të Mulla Hysenit. Në Tabelën e reveluar për nder të tij, Ai ngriti lart, me terma të gjalla, besnikërinë e tij të patundur me të cilën i shërbeu Kodusit gjatë rrethimit të fortesës së Tabarsit. Ai ia kushtoi panegjirizmin e Tij sjelljes së tij bujare, kujtoi aktet e tij heroike dhe pohoi ribashkimin e tij të padyshimtë në botën e përtejme me udhëheqësin, të cilit ai i kishte shërbyer kaq fisnikërisht. Ai po ashtu, do të bashkohej së shpejti me këta binjakë të pavdekshëm, të cilët, me jetën dhe vdekjen, kishin derdhur mbi Besimin e Perëndisë një shkëlqim, që kurrë nuk venitet. Për një javë të tërë Báb-i vazhdoi të shkruante lavdet e Tij për Kodusin, Mulla Hysenin dhe shokët e Tij të tjerë, që kishin fituar kurorën e martirizimit në Tabarsi. 641 Sapo kishte përfunduar këto lavde për ata që i kishin bërë të pavdekshëm emrat e tyre në mbrojtje të fortesës, Ai thirri në ditën e Ashures426 Mulla Adi Gozalin,427 një nga besimtarët e Maragejt, që për dy muajt e fundit ishte duke vepruar si shoqëruesi i Tij në vend të Sejed Hasanit, vëllai i Sejed Hysen Azizit. Ai e priti atë me dashuri, i dha emrin Sajah, besoi nën kujdesin e tij Tabelë vizitën që kishte reveluar në kujtim të martirëve të Tabarsit dhe e urdhëroi të kryente, në emër të Tij, një pelegrinazh në atë vend. "Ngrihu", e nxiti Ai, "dhe pa devijuar aspak shko, i maskuar si një udhëtar, në Mazendaran dhe atje vizito, në emër Tim, vendin ku prehen trupat e këtyre të pavdekshmëve, që kanë vulosur me gjakun e tyre besimin në Kauzën Time. Pasi të afrohesh në kufijtë e asaj toke të shenjtë, zbath këpucët dhe, duke përkulur kokën në shenjë nderimi të kujtimit të tyre, lutu emrat dhe me përgjërim bëj një rreth ndaj faltores së tyre. Si një kujtim të vizitës tënde, më sill Mua një grusht nga ai dhé i shenjtë që mbulon trupat e të shtrenjtëve të Mi, Kodusit dhe Mulla Hysenit. Përpiqu të kthehesh këtu para ditës së Nevruzit, që të festosh me Mua atë festë, të vetmen që Unë ndoshta nuk kam për ta parë më kurrë." 642 Besnik ndaj udhëzimeve që kishte marrë, Sajahu nisi pelegrinazhin e tij për në Mazendaran. Ai arriti atje ditën e parë të Rabiol Avalit, të vitit 1266 Hixhri,428 dhe ditën e nëntë të atij muaji,429 përvjetori i parë i martirizimit të Mulla Hysenit, ai kishte kryer vizitën e vet dhe sikur e çliroi veten nga misioni me të cilin ishte besuar. Prej andej ai shkoi në Teheran. 643 Unë kam dëgjuar Aga Kalimin, që ka pritur Sajahun në hyrje të shtëpisë së Bahá'u'lláh-ut në Teheran, duke treguar si vijon: "Ishte palca e dimrit kur Sajahu, që kthehej nga pelegrinazhi i tij, erdhi për të vizituar Bahá'u'lláh-un. Pavarësisht nga të ftohtit dhe dëbora e një dimri të ashpër, ai u shfaq i veshur me roben e një dervishi, i veshur keq, këmbëzbathur dhe i shpartalluar. Zemra e tij digjej nga flaka që kishte ndezur ai pelegrinazh. Sapo Sejed Jahja Darabi, i mbiquajtur Vahid, që në atë kohë ishte i ftuar në shtëpinë e Bahá'u'lláh-ut, u informua për kthiniin e Sajahut nga fortesa e Tabarsit, ai, duke harruar salltanetin dhe rrethanat me të cilat një njeri i rangut të tij ishte mësuar, u derdh përpara dhe iu hodh në këmbë pelegrinit. Duke i mbajtur me duar këmbët, që ishin mbuluar me baltë gjer ne gju, ai i puthi ato me devotshmëri. Atë ditë u çudita nga shumë fakte të përkujdesjes dashamirëse të treguar nga Bahá'u'lláh-u ndaj Vahidit. Ai i i bëri atij aq favor sa që nuk e kisha parë t'ja bënte asnjë tjetri më parë. Mënyra e këtij bashkëbisedimi nuk la asnjë dyshim tek mua se po ky Vahid, jo shumë vonë, do ta tregonte veten me vepra jo më pak të shquara se ato që i kishin bërë të pavdekshëm mbrojtësit e fortesës së Tabarsit." 644 Sajahu qëndroi disa ditë në atë shtëpi. Megjithatë, ai nuk ishte në gjendje të kuptonte, siç bëri Vahidi, natyrën e asaj fuqie që gjendej e fshehur te Mikpritësi i tij. Megjithëse iu bënë favoret maksimale prej Bahá'u'lláh-ut, ai nuk mundi të kuptojë rëndësinë e bekimeve që po derdheshin për të. Unë e kam dëgjuar atë të kujtonte përvojat e tij, gjatë qëndrimit të tij në Famagusta: "Bahá'u'lláh-u më mbyti me mirësinë e Tij. Dhe Vahidi, pavarësisht nga lartësia e pozitës të tij, kurdoherë në prani të Mikpritësit të tij, më preferoi mua më tepër se veten. Ditën e mbërritjes sime nga Mazendarani ai shkoi aq larg sa më puthi këmbët. Mbeta i habitur nga pritja që m'u bë në atë shtëpi. Megjithëse i zhytur në një oqean bujarie, unë nuk munda që ato ditë, të vlerësoja pozitën që zinte atëhere Bahá'u'lláh-u, as nuk isha i aftë të dyshoja, qoftë edhe turbullt, natyrën e Misionit që Ai ishte i destinuar të plotësonte." 645 Para largimit të Sajahut nga Teherani, Bahállahu i besoi një letër, tekstin e së cilës Ai ia kishte diktuar Mirza Jahjait430 dhe që e dërgonte me emër të tij. Paskëtaj erdhi përgjigja e shkruar me dorën e Báb-it, ku Ai e besonte Mirza Jahjain nën kujdesin e Bahá'u'lláh-ut dhe nxiste të tregohej vëmendje për edukimin dhe stërvitjen e tij. Këtë letërkëmbim, njerëzit e Bajanit431 e keqkuptuan si një fakt të pretendimeve432 që i kishin shtyrë përpara në favor të udhëheqësit të tyre. Megjithëse teksti i asaj përgjigjeje nuk mbështet absolutisht të tilla pretendime dhe, përveç lavdërimeve që jep për Bahá'u'lláh-un dhe kërkesës që bën për edukimin e Mirza Jahjait, ai nuk përmban ndonjë referencë ndaj pozitës së tij të pretenduar, pasuesit e tij përsëri kanë fantazuar më kot sikur letra përmbante një pohim të pushtetit me të cilin ata e kishin mveshur atë.433 646 Në këtë fazë të tregimit tim, kur kam rrëfyer tanimë ngjarjet e shquara që ndodhën gjatë vitit 1265 Hixhri,434 unë sjell ndërmend se pikërisht atë vit isha dëshmitar i ngjarjes më të rëndësishme të jetës sime, një ngjarje që shënon rilindjen time shpirtërore, çlirimin nga kthetrat e së shkuarës dhe pranimin prej meje të mesazhit të këtij Revelacioni. Unë i kërkoj falje lexuesit nëse qëndroj shumë gjatë në rrethanat e jetës sime të hershme dhe kujtoj me hollësi shumë të madhe ngjarjet që çuan në shndërrimin tim. Bábai im i përkiste fisit të Taherit, që bënte një jetë nomade në provincën e Horasanit. Emri i tij ishte Golam Ali, i biri i Hysen Arabit. Ai u martua me vajzën e Kalb Aliut dhe pati me të tri djem dhe tri vajza. Unë isha djali i dytë dhe m'u dha emri Jar Muhamet. Unë linda më tetëmbëdhjetë Safar, të vitit 1247 Hixhri435, në fshatin e Zarandit. Isha bari dhe në fëmijëri m'u dha një arsimim shumë i pakët. Unë digjesha t'u kushtoja më shumë kohë studimeve të mia, por nuk mund ta bëja këtë për shkak të kushteve të gjendjes sime. Lexova me etje Kuranin, futa në kujtesë shumë pasazhe të tij dhe i këndoja ato ndërsa ndiqja tufën e bagëtive nëpër fusha. E doja vetminë dhe natën shihja yjet me kënaqësi e habi. Në qetësinë e shkretëtirës, recitoja lutje që i atribuoheshin Imam Aliut, Komandantit të Besnikëve dhe, ndërsa ktheja kokën nga Keblehu436, i lutesha Të Plotfuqishmit të më drejtonte dhe të më bënte të aftë të gjeja Të Vërtetën. 647 Bábai më merrte shpesh me vete në Kom, ku u bëra i njohur me mësimet e Islamit si dhe mënyrat e sjelljet e udhëheqësve të tij. Ai ishte një pasues i devotshëm i atij Besimi dhe ishte i lidhur ngushtë me udhëheqësit klerikalë që mblidheshin në atë qytet. E shihja atë si lutej në Xhaminë e Imam Hasanit dhe kryente me kujdes të posaçëm dhe devocion të thellë, të gjitha ritet dhe ceremonitë që parashkruan Besimi i tij. Dëgjoja predikimet e disa Moxhtahedëve të shquar që vinin nga Naxhafi, ndiqja leksionet e tyre dhe dëgjoja diskutimet e tyre. Gradualisht fillova të kuptoj mossinqeritetin e tyre e të urrej poshtërsinë e karakterit të tyre. I etur siç isha për të vlerësuar vërtetësinë e besimeve dhe dogmave, që ata u përpoqën të më impononin, unë as mund të gjeja kohë, as mund të siguroja lehtësira për të kënaqur dëshirën time. Shpesh qortohesha nga im atë për guximin e tepruar dhe mungesën e qetësisë. "Kam frikë", më thoshte ai shpesh, "se pakënaqësitë e tua ndaj këtyre Moxhtahedëve mundet të të futin një ditë në vështirësi të mëdha e të ndjehesh i qortuar dhe i turpëruar." 648 Isha në fshatin Robat Qerim, në një vizitë tek dajoja im, kur në ditën e dymbëdhjetë të Nevruzit, të vitit 1263 Hixhri,437 në xhaminë e fshatit më kapi veshi aksidentalisht bisedën midis dy njerëzve, që për herë të parë më bëri të njohur Revelacionin e Báb-it. "A ke dëgjuar", thotë njeri prej tyre, "që Sejed Báb-i është sjellë në fshatin Kenar Gerd dhe është duke shkuar ne Teheran?" Duke parë se miku i tij nuk dinte gjë për këtë ndodhi, ai vazhdoi t'i rrëfejë gjithë historinë e Báb-it, duke i dhënë një përshkrim të hollësishëm për rrethanat që shoqëruan Deklaratën e Tij, për arrestimin e Tij në Shiraz, largimin e Tij për Isfahan, pritjen që i kishin bërë Atij Imam Xhomehu dhe Manuçer Kani, mrekullitë dhe çuditë që kishte bërë dhe vendimin që ulematë e Isfahanit kishin shpallur kundër Tij. Çdo hollësi e kësaj historie më nxiti kureshtjen dhe më ngjalli një admirim të madh për një Njeri që mund të hidhte kaq magji mbi bashkëatdhetarët e Vet. Drita e Tij u dikur sikur më kishte pushtuar shpirtin e u ndjeva sikur tani isha një i shndërruar ndaj Kauzës së Tij. 649 Nga Robat Qerimi u ktheva në Zarand. Bábai im e vuri re që nuk më mbante vendi dhe shfaqi habi ndaj sjelljes sime. Kisha humbur oreksin, gjumin dhe isha i vendosur ta ruaja nga Bábai sekretin e trazimit tim të brendshëm, se po ta tregoja kisha frikë mos më pengonte realizimin e mundshëm të shpresave të mia. Mbeta në këtë gjendje derisa një farë Sejed Hysen Zavari erdhi në Zarand dhe mundi të më hidhte dritë mbi çështjen që ishte bërë pasioni sundues i jetës sime. Njohja jonë u poq me shpejtësi në një miqësi, që më nxiti të këmbej me të dëshirat e zjarrta të zemrës sime. Për habinë time të madhe e gjeta atë pothuajse të magjepsur nga sekreti i temës të cilën kisha filluar t'i zbuloj. "Një nga kushërinjtë e mi", filloi ai të më tregonte, "që quhet Sejed Ismail Zavari, më bindi për të vërtetën e Mesazhit të shpallur nga Sejed Báb-i. Ai më tha se e kishte takuar disa herë Sejed Báb-in në shtëpinë e Imam Xhomehut të Isfahanit dhe se, në të vërtetë, e kishte parë të revelonte në prani të mikpritësit të Tij një koment mbi Suren e Val-Asrit.438 Shpejtësia e krijimit të Báb-it, forca dhe origjinaliteti i stilit të Tij, i kishin ngjallur habinë dhe admirimin. Ai u shastis kur pa që, ndërsa revelonte komentin dhe pa zvogëluar shpejtësinë e të shkruarit, Ai ishte në gjendje t'i përgjigjej çdo pyetjeje që të pranishmit e atjeshëm u përpoqën t'i bënin. Guximi me të cilin kushëriri im u ngrit për të predikuar Mesazhin, zgjoi armiqësinë e kad-hodas439 dhe sejedëve të Zavarehit, që e detyruan të kthehej në Isfahan, ku kishte banuar kohët e fundit. Unë, gjithashtu, nuk mund të qëndroja në Zavareh, ndaj ika në Kashan, qytet ku kalova dimrin dhe ku takova Haxhi Mirza Xhanin, për të cilin më kishte folur kushëriri im dhe që më dha një traktat të shkruar nga Báb-i, i titulluar 'Resalej Adlijeh', duke më shtyrë ta lexoja me kujdes dhe t'ja ktheja pas pak ditësh. Isha aq shumë i tërhequr pas subjektit dhe gjuhës së traktatit sa fillova menjëherë ta kopjoj tërë tekstin. Kur ia ktheva të zotit, ai, me keqardhje të thellë, më tha se sapo kisha humbur rastin për të takuar Autorin e Tij. 'Vetë Sejed Báb-i', më tha ai, 'mbërriti mbrëmjen e ditës së Nevruzit dhe kaloi tri net si Mik në shtëpinë time. Tashmë është duke udhëtuar për në Teheran dhe nëse nisesh menjëherë, sigurisht që do ta arrish Atë.' U ngrita menjëherë dhe u largova, duke ecur gjatë gjithë rrugës nga Kashani deri në fortesën në afërsi të Kenar Gerdit. Po çlodhesha nën hijen e mureve të saj, kur një njeri i pashëm doli nga fortesa dhe më pyeti kush isha dhe për ku po shkoja. 'Jam një sejed i varfër, iu përgjigja unë, një udhëtar dhe i huaj në këtë vend.' Ai më mori në shtëpi dhe më ftoi të kaloj natën si miku i tij. Gjatë bisedës ai më thotë: 'Dyshoj se ti je një pasues i Sejedit, që ndenji për disa ditë në këtë fortesë, prej nga Ai u transferua në fshatin e Kolejnit e se tri ditë më parë, kishte ikur për në Azerbajxhan. Unë e konsideroj veten si një nga përkrahësit e Tij. Emri im është Haxhi Zejnel Abedini. Nuk synoja të ndahesha prej Tij, por Ai më urdhëroi të qëndroja në atë vend e të përcillja te ndonjë nga miqtë e Tij, që mund të takoja, përshëndetjet e Tij të përzemërta dhe t'u ktheja mendjen për të mos e ndjekur Atë. "Thuaju atyre", më porositi Ai, "të shenjtërojnë jetën e tyre ndaj shërbimit të Kauzës Sime, se ndoshta gjerdhet që pengojnë përparimin e këtij Besimi mund të hiqen, me qëllim që pasuesit e Mi, në siguri e liri, të adhurojnë Perëndinë e tyre dhe të zbatojnë parimet e Besimit të tyre." E braktisa menjëherë planin tim dhe në vend që të kthehesha në Kom, vendosa të vij në këtë vend.'" 650 Historia që më rrëfeu Sejed Hysen Zavarej, më shërbeu për të lehtësuar trazimin tim. Ai më dha kopjen e "Resalej Adlijehut" që e kishte sjellë me vete, leximi i së cilës i dha forcë dhe freski shpirtit tim. Ato ditë kur unë isha një nxënës i sejedit, që më mësoi Kuranin,paaftësia e tij për të hedhur dritë mbi dogmat e Besimit të tij, u bë akoma më e dukshme në sytë e mi. Sejed Hasani, të cilit i kërkova informacion të mëtejshëm rreth Kauzës, më këshilloi të takoja Sejed Ismail Zavarin, praktika e pandryshueshme e të cilit ishte që vizitonte çdo pranverë faltoret e imam-zadehëve440 të Komit. E binda Bábanë, që nuk kishte qejf të ndahej prej meje, të më dërgonte në atë qytet me qëllim që të përsosja dijenitë e mia mbi gjuhën arabe. Isha i kujdesshëm që ta mbaja fshehur prej tij qëllimin tim të vërtetë, nga frika se mos po ta tregoja mund ta futja atë në siklet me Kadiun441 dhe me ulematë e Zarandit e më pengonte për të arritur objektivin tim. PAMJË TË XHAMISË SË SHAHUT NË TEHERAN 651 Kur isha në Kom, erdhën për të më vizituar, me rastin e festës së Nevruzit, nëna, motra e vëllai, të cilët qëndruan me mua rreth një muaj. Gjatë vizitës së tyre, munda t'i shpjegoj nënës dhe motrës për Revelacionin e ri dhe pata sukses për të ndezur në zemrat e tyre dashurinë për Autorin e tij. Pak ditë, pas kthimit të tyre në Zarand, arriti Sejed Ismaili, të cilin po e prisja me padurim dhe munda që, gjatë diskutimit me të, të trajtoja me hollësi gjithçka që kërkohej për t'u dhënë plotësisht i tëri ndaj Kauzës. Ai e vuri theksin në vazhdimësinë e Revelacionit Hyjnor, pohoi njësinë themelore të Profetëve të së shkuarës dhe shpjegoi lidhjen e tyre të ngushtë me Misionin e Báb-it. Ai zbuloi, gjithashtu, natyrën e punës së kryer nga Sheik Ahmet Ahsai dhe Sejed Kazem Rashti, për të cilët nuk kisha dëgjuar më parë. E pyeta për detyrën që i binte çdo përkrahësi besnik të Besimit në kohën e sotme. "Urdhëri i Báb-it", u përgjigj ai, "është që të gjitha ata që kanë pranuar Mesazhin e Tij duhet të shkojnë në Mazendaran e t'i japin ndihmën e tyre Kodusit, që tashmë është rrethuar nga forcat e një armiku të papajtueshëm." Unë shpreha dëshirën time MEDRESEJA E Mirza SALEHUT NË TEHERAN të zjarrtë për t'u bashkuar me të, pasi ai vetë po synonte të udhëtonte për në fortesën e Tabarsit. Megjithatë, deri sa të merrja mesazhin e tij nga Teherani, ai më këshilloi të qëndroja në Kom së bashku me një farë Mirza Fat'hollah Hakaki, një çun i moshës sime, të cilin kohët e fundit ai e kishte udhëhequr ndaj Kauzës. 652 Prita më kot për mesazhin e tij dhe, duke parë se prej tij nuk erdhi asnjë fjalë, vendosa të nisem për në kryeqytet. Miku im Mirza Fat'hollahu më ndoqi mua më pas. Ai përfundimisht u arrestua dhe ndau fatin me ata që u vranë në vitin 1268 Hixhri442 si rezultat i tentativës që u bë kundër jetës së Shahut. Pasi arrita në Teheran, shkova direkt e në Xhaminë e Shahut, që ishte përkarshi një medreseje, në hyrjen e së cilës, më vonë, u ndesha papritur me Sejed Ismail Zavarin, që nxitoi të më informonte se sapo më kishte shkruar një letër dhe ishte në momentin e dërgimit të saj në Kom. 653 Ne po përgatiteshim të niseshim për Mazendaran, kur na mbërriti lajmi se mbrojtësit e kështjellës së Tabarsit ishin therrur pabesisht dhe vetë fortesa ishte bërë njësh me dheun. U mbushëm me pikëllim nga marrja e këtij lajmi të tmerrshëm dhe e vajtuam fatin tragjik të atyre që aq heroikisht kishin mbrojtur Kauzën e tyre të shtrenjtë. Një ditë, u ndesha papritur me dajon tim, Nevruz Aliun, që kishte ardhur të më gjente mua. E informova Sejed Ismailin, që më këshilloi të nisesha për në Zarand e të mos e shtoja më shumë inatin e atyre që kërkonin me këmbëngulje kthimin tim. 654 Me të arritur në fshatin e lindjes, munda të fitoj për Kauzën edhe vëllanë, përveç nënës e motrës që e kishin përqafuar atë që më parë. Ia mbusha, gjithashtu, mendjen edhe Bábait të më linte të shkoja përsëri në Teheran. Atje u vendosa përsëri në po atë medrese ku isha strehuar gjatë vizitës së mëparshme dhe ku takova një farë Mulla Abdul Qerimi, të cilin, siç mësova më vonë, Bahá'u'lláh-u e kishte quajtur Mirza Ahmet. Ai më priti me dashuri dhe më tregoi se Sejed Ismaili, më kishte besuar nën kujdesin e tij, deri sa ky i fundit të kthehej në Teheran. Ditët e shoqërimit tim me Mirza Ahmetin nuk do të harrohen kurrë. Ai ishte mishërimi i vërtetë i dashurisë dhe mirësisë. Fjalët me të cilat ai frymëzoi dhe gjallëroi besimin tim, janë skalitur thellë në zemrën time. 655 Nëpërmjet tij u prezantova me dishepujt e Báb-it, me të cilët u shoqërova dhe prej të cilëve sigurova informacion më të plotë në lidhje me mësimet e Besimit. Mirza Ahmeti ato ditë merrte kënaqësi nga puna si kopjues dhe ia kushtonte mbrëmjet kopjimit të Bajanit Persisht dhe shkrimeve të tjera të Báb-it. Unë vetë kam qenë disa herë bartës i dhuratave të tilla të tij, për gruan e Mulla Mehdi Kandit, që kishte braktisur djalin e saj të mitur dhe nxitoi të bashkohej me mbajtësit e fortesës së Tabarsit. 656 Gjatë atyre ditëve u informova që Tahire, e cila, që prej shpërndarjes së mbledhjes së Badashtit, jetonte në Nur, kishte arritur në Teheran dhe ishte e burgosur në shtëpinë e Mahmud Kan Kalantarit, ku megjithëse e burgosur trajtohej me konsideratë dhe mirësjellje. 657 Një ditë, Mirza Ahmeti më çoi në shtëpinë e Bahá'u'lláh-ut, gruaja e të cilit, Varakatol Olja,443 nëna e Degës Më Të Madhe444, më kishte shëruar më parë sytë me një ilaç që e kishte përgatitur vetë dhe ma kishte dërguar po me Mirza Ahmetin. Të parin që takova në atë shtëpi ishte po Biri i saj i shtrenjtë, që atëhere ishte një fëmijë gjashtëvjeçar. Ai më urdhëroi mirëseardhjen me buzëqeshje, ndërsa unë po qëndroja te dera e dhomës që mbante Bahá'u'lláh-u. Kalova derën dhe u shoqërova në prani të Mirza Jahjait, që ishte krejt i paditur për pozitën e Mbajtësit të dhomës, të cilën unë e kisha lënë pas meje. Kur isha ballë për ballë me Mirza Jahjain, menjëherë sa vura re tiparet dhe bisedën e tij, u befasova nga padenjësia e plotë e tij për pozitën që i kishin pretenduar. 658 Në një rast tjetër, kur vizitova atë shtëpi, isha në momentin që do të hyja në dhomën e Mirza Jahjait, kur Aga Kalimi, të cilin e kisha takur që më parë, m'u afrua dhe më kërkoi, meqë Isfandijari, shërbëtori i tyre, kishte shkuar në treg dhe nuk ishte kthyer akoma, ta çoja "Agan"445 në klasën e tij në Medresenë Mirza Saleh dhe pastaj ta ktheja përsëri. Pranova me kënaqësi dhe ndërsa po përgatitesha të nisesha, pashë Degën Më Të Madhe, një fëmijë me bukuri të jashtëzakonshme, që mbante kolahun446 dhe i veshur me xhobej-hezare447, doli nga dhoma që mbante i Ati dhe zbriti shkallët që të çonin tek MEDRESEJA E SADRIT NË TEHERAN (SHENJA X TREGON DHOMËN QË MBANTE Bahá'u'lláh-UT porta e shtëpisë. Iu afrova dhe zgjata duart ta merrja në krahë. "Ne do të ecim së bashku", tha Ai, pasi më kapi dorën dhe më drejtoi për jashtë shtëpisë. U fjalosëm të dy ndërsa ecnim dorë për dore në drejtim të medresesë, që njihet këto ditë me emrin e Pa-Menarit. Pasi mbërritëm në klasën e Tij, Ai m'u kthye dhe më tha: "Eja përsëri pasdite dhe më ço në shtëpi, sepse Isfandijari nuk është në gjendje të më kthejë. Ai është i zënë sot me Bábanë tim". E pranova me kënaqësi kërkesën dhe u ktheva menjëherë në shtëpinë e Bahá'u'lláh-ut. Atje takova përsëri Mirza Jahjain, që më dorëzoi një letër, të cilën më kërkoi ta çoja në Medresenë Sadri e t'ja dorëzoja Bahá'u'lláh-ut, të cilin siç më thanë do ta gjeja në dhomën që mbante Mulla Baker Bashtami. Ai më kërkoi t'i ktheja përgjigje menjëherë. E plotësova porosinë dhe u ktheva në medrese në kohë, për të çuar Degën Më Të Madhe në shtëpinë e Tij. 659 Një ditë, Mirza Ahmeti më ftoi të takoja Haxhi Mirza Sejed Aliun, dajon e Báb-it, që ishte kthyer kohët e fundit nga Çehriku dhe po qëndronte në shtëpinë e Muhamet Çaparçi Beut, në afërsi të portës së Shimiranit. Kur pashë fytyrën e tij, ndesha fisnikërinë e tipareve dhe qetësinë e pamjes së tij. Vizitat e mia të mëpasme tek ai më shërbyen të lartësoj admirimin për ëmbëlsinë e MEDRESEJA E DAROSH SHAFAJIT TË XHAMISË SË SHAHUT NË TEHERAN natyrës së tij, të besimit mistik dhe forcës së karakterit të tij. Unë kujtoj mirë se si në një rast, në një mbledhje, Aga Kalimi e shtyu atë të linte Teheranin, që në atë kohë ishte në një gjendje tronditjeje të madhe dhe t'i shpëtonte atmosferës së tij të rrezikshme. "Pse ke frikë për mua?", iu përgjigj ai me siguri. "Ah sikur të mund të merrja pjesë në banketin që dora e Providencës po shtron për të zgjedhurit e Tij!" 660 Menjëherë pas kësaj, nxitësit e prapësisë mundën të ndiznin një gurgule serioze në atë qytet. Shakaku i saj i menjëhershëm ishte veprimi i një farë sejedi nga Kashani, që jetonte në Medresenë Darosh Shafa dhe ish marrë me besim nga i mirënjohuri Sejed Muhamet, që pretendonte se e kishte shndërruar me mësimet e Báb-it. Mirza Muhamet Hysen Kermani, që banonte në të njëjtën medrese dhe që ishte një lektor i mirënjohur në doktrinat metafizike të Islamit, u përpoq disa herë të bindë Sejed Muhametin, që ishte një ngë nxënësit e tij, të prishte shoqërinë me sejedin, të cilin ai e quante të pabesueshëm dhe t'i ndalonte atij hyrjen në mbledhjen e besimtarëve. Megjithatë, Sejed Muhameti refuzoi të tërhiqej nga ky paralajmërim dhe vazhdoi të shoqërohej me të deri në fillim të muajit Rabiot Sani, të vitit 1266 Hixhri,448 kohë në të cilën sejedi tradhtar shkoi te një farë Sejed Hyseni, një nga ulematë e Kashanit dhe i dorëzoi në dorë emrat dhe adresat e rreth pesëdhjetë besimtarëve që banonin në Teheran. Kjo listë iu paraqit menjëherë nga Sejed Hyseni, Mahmud Kan Kalantarit, që urdhëroi të arrestoheshin të gjithë. Katërmbëdhjetë prej tyre u kapën dhe u çuan para autoriteteve. 661 Ditën që u kapën ata, unë u ndodha me vëllanë dhe me dajon, që kishin ardhur nga Zarandi dhe kishin gjetur strehim në një han jashtë portës së Nout. Të nesërmen ata ikën për Zarand, ndërsa unë u ktheva në Medresenë Darosh Shafa, ku gjeta në dhomë një pako mbi të cilën ishte një letër që më adresohej mua nga Mirza Ahmeti. Ajo letër më informonte që sejedi tradhtar më në fund na kishte spiunuar dhe kishte ngritur një trazirë të dhunshme në kryeqytet. "Pakoja që të kam lënë në këtë dhomë", shkruante ai, "përmban të gjitha shkrimet e shenjta që janë nën pronësinë time. Nëse ti arrin në këtë vend i sigurt, çoji ato në hanin e Haxhi Nad Aliut, në një nga dhomat e të cilit do të gjesh një njeri që mban këtë emër, një vendali nga Kazvini, të cilit do t'ia dorëzosh pakon së bashku me letrën që e shoqëron. Prej andej ti do të shkosh menjëherë në Xhaminë Shah, ku shpresoj se do të jem në gjendje të të takoj." Duke ndjekur udhëzimet e tij, ia dorëzova pakon Haxhiut dhe vazhdova për të arritur në xhami, ku takova Mirza Ahmetin dhe dëgjova të më rrëfente se si ai ishte sulmuar dhe kishte kërkuar strehë në xhami, brenda së cilës ishte i mbrojtur nga sulmi i mëtejshëm. 662 Ndërkohë, Bahá'u'lláh-u kishte dërguar nga Medreseja Sadri një mesazh për Mirza Ahmetin, që e informonte mbi synimet e Emir Nezamit, që tashmë kishte kërkuar, në tre raste të ndryshme, arrestimin e tij nga Imami Xhomeh. Ai, gjithashtu, paralajmërohej se Emiri, duke injoruar të drejtën e mbrojtjes me të cilën ishte pajisur xhamia, synonte t'i arrestonte ata që kishin kërkuar strehë në atë faltore. Mirza Ahmeti nxitej të nisej i maskuar për në Kom dhe ngarkohej të më porosiste mua të kthehesha në shtëpinë time në Zarand. 663 Ndërsa të afërmit e mi, që më kishin parë në Xhaminë Shah, më shtynë të nisem për Zarand, duke më thënë se Bábai im, që ishte keqinformuar për arrestimin dhe ekzekutimin tim të afërt, ishte në pikëllim të madh dhe se ishte detyra ime të nxitoja dhe ta lehtësoja atë nga andrallat. Duke vepruar sipas këshillës së Mirza Ahmetit, që më tha ta shfrytëzoja këtë mundësi të dërguar nga Perëndia, u nisa për Zarand dhe festova Gostinë e Nevruzit me familjen time, Gosti që ishte dyfish e bekuar përderisa koincidonte me ditën e pesë Xhamadijol Avalit, të vitit 1266 Hixhri,449 përvjetori i ditës në të cilën Báb-i kishte shpallur Misionin e Tij. Nevruzi i atij viti, është përmendur në "Qitapi Panxh Shan," një nga veprat e fundit të Báb-it. "Nevruzi i gjashtë, shkroi Ai në atë Libër, pas Deklaratës së Pikës së Bajanit,450 ka rënë në ditën e pestë të Xhamadijol Avalit, në muajin e shtatë hënor pas së njëjtës Deklaratë." Po në këtë pasazh, Báb-i aludon ndaj faktit që Nevruzi i atij viti do të ishte i fundit që ai do të festonte në këtë tokë. 664 Mes festimeve që të afërmit e mi kremtonin në Zarand, zemra ime kishte ikur në Teheran dhe mendimet e mia vinin rrotull fatit që mund t'u kishte rënë bashkëdishepujve të mi në atë qytet të trazuar. Unë digjesha të dëgjoja rreth sigurisë së tyre. Megjithëse në shtëpinë e Bábait dhe i rrethuar nga përkujdesjet e prindërve të mi, më shtypte mendimi i të qënit i ndarë nga ai grup i vogël, rreziqet e të cilit unë mund t'i merrja mirë me mend dhe vuajtjet e të cilëve digjesha për t'i ndarë me ta. Ankthi i tmerrshëm nën të cilin jetoja, ndërsa i mbyllur në shtëpinë time, u lehtësua papritur me mbërritjen e Sadek Tabrizit, që erdhi nga Teherani dhe u prit në shtëpinë e atit tim. Megjithëse më çliroi nga pasiguritë që po peshonin kaq rëndë mbi mua, ai, për llahtarin tim të thellë, më shpalosi para syve një rrëfenjë me një mizori kaq të tromaksur sa drithmat e ankthit zbehen para dritës së kobshme, të cilën ky tregim tmerrues hodhi në zemrën time. 665 Tashti do të filloj të tregoj rrethanat e martirizimit të vëllezërve të mi të arrestuar në Teheran - sepse i tillë ishte fati i tyre. Të katërmbëdhjetë dishepujt e Báb-it, që ishin kapur, qëndruan të burgosur në shtëpinë e Mahmud Kan Kalantarit nga një deri më njëzet e dy të muajit Rabioth Sani.451 Tahirja ishte po ashtu e burgosur në katin e sipërm të asaj shtëpie. Ndaj tyre u ushtruan të gjitha llojet e keqtrajtimeve. Persekutorët e tyre me çdo mjet kërkonin të bindnin ata t'u jepnin informacionin që ata kërkonin, por dështuan të merrnin një përgjigje të kënaqshme. Midis të burgosurve ishte një farë Muhamet Hysen Maragej, që me kokëfortësi refuzonte të nxirrte qoftë edhe një fjalë, pavarësisht nga presioni i ashpër që duhej të duronte. Atë e torturuan, i bënë çdo gjë që mundnin me qëllim që të nxirrnin prej tij qoftë dhe një grimë që mund t'i shërbente qëllimit të tyre, por nuk e arritën dot objektivin. Kaq e ngulur ishte kokëfortësia e tij sa shtypësit menduan se ai ishte memec. Ata pyetën Haxhi Mulla Ismailin, që e kishte shndërruar atë në Besimin e tij, nëse mund apo nuk mund të fliste ai. "Ai është i heshtur, por jo memec", iu përgjigj ai, "është i lirshëm në të folur dhe i lirë nga çdo pengesë." Sapo ai kishte thirrur emrin e tij, viktima u përgjigj, duke e garantuar me gatishmërinë për t'u pajtuar me vullnetin e tij. 666 Të bindur për pafuqinë e tyre për të përkulur vullnetin e tij, ata iu drejtuan Mahmud Kanit, që, nga ana e tij, e paraqiti rastin te Emir Nezami, Mirza Taki Kani,452 Veziri i Madh i Shah Nasered Dinit. Sovrani ato ditë përmbahej nga ndërhyrja direkte në problemet që i takonin çështjeve të komunitetit të persekutuar dhe shpesh nuk ishte në dijeni për vendimet që bëheshin në lidhje me pjestarët e tij. Veziri i Madh ishte veshur me fuqi të plota për t'u marrë me ta siç ta shikonte ai. Askush nuk i diskutonte vendimet e tij, as nuk guxonte të mos aprovonte mënyrën me të cilën ai e ushtronte autoritetin e tij. Ai lëshoi menjëherë një urdhër të prerë që kërcënonte me vrasje cilindo ndër këta katërmbëdhjetë të burgosur, që nuk ishte i gatshëm për të tërhequr mbrapsht besimin e tij. Shtatë u detyruan të dorëzohen ndaj shtypjes që duhej të duronin dhe u liruan menjëherë. Shtatë të tjerët që mbetën përbëjnë Shtatë Martirët e Teheranit: 667 1. Haxhi Mirza Sejed Aliu, i mbiquajtur Hali Azam,453 dajua i Báb-it dhe një nga tregtarët drejtues të Shirazit. Ishte po ky dajo, nën kujdesin e të cilit u besua Báb-i, pas vdekjes së të Atit dhe që, pas kthimit të Nipit të vet nga pelegrinazhi në Hexhaz dhe arrestimit të Tij nga Hysen Kani, mori përgjegjësinë e plotë për Të duke dhënë fjalën e tij me shkrim. Ishte ai që, ndërsa e kishte nën kujdes, e rrethoi Atë me përkujdesje të vazhdueshme, që i shërbeu Atij me aq përkushtim dhe që veproi si ndërmjetës midis Tij dhe aradhave të pasuesve të Tij, që u dyndën në Shiraz të shihnin Atë. Fëmija i tij i vetëm, Sejed Xhevadi, vdiq në foshnjëri. Nga mezi i vitit 1265 Hixhri,454 po ky Haxhi Mirza Sejed Ali la Shirazin dhe vizitoi Báb-in në kështjellën e Çehrikut. Prej andej ai shkoi në Teheran dhe, megjithëse nuk kishte punë të veçantë, qëndroi në atë qytet deri në shpërthimin e rebelimit që solli përfundimisht martirizimin e tij. 668 Megjithëse miqtë i bënë thirrje të largohej nga trazira që po afrohej me shpejtësi, ai nuk i vuri veshin këshillës së tyre dhe përballoi, deri orën e fundit, me durim të plotë, persekucionin të cilit iu nënshtrua. Një numër i konsiderueshëm ndër tregtarët më të pasur të rrethit të tij ofruan të paguanin haraç për të, një ofertë që ai e kundërshtoi. Përfundimisht atë e çuan para Emir Nezamit. "Krye Gjyqtari i kësaj mbretërie", e informoi atë Veziri i Madh, "nuk ka qejf të shkaktojë as lëndimin më të vogël ndaj pasardhësve të Profetit. Tregtarë të shquar të Shirazit dhe Teheranit janë të gatshëm, bile të etshëm për të paguar haraçin tënd. Malekot Tuxhari ka ndërhyrë po ashtu në emër tënd. Një fjalë tërheqjeje nga ty është e mjaftueshme për të të liruar dhe për të garantuar kthimin tënd me ndere në qytetin e lindjes. Unë të jap fjalën time se, sikur të jesh i gatshëm të pranosh, ditët që të kanë mbetur nga jeta do të kalohen me nder e dinjitet nën hijen mbrojtëse të sovranit tënd." "Shkëlqesia Juaj", u përgjigj guximshëm Haxhi Mirza Sejed Aliu, "nëqoftëse të tjerët para meje, që e pinë me gëzim kupën e martirizimit, kanë zgjedhur të kundërshtojnë një thirrje të njëjtë si ajo që po më bën mua tani, dije me siguri se unë nuk jam më pak i etur për të mohuar një kërkesë të tillë. Hedhja poshtë e të vërtetave që ruhen në këtë Revelacion, do të ishte i barazvlershëm me një kundërshtim të të gjitha Revelacioneve të mëparshme që e kanë paraprirë. Të refuzoj të njoh Misionin e Sejed Báb-it do të thotë të ndërroj Besimin e stërgjyshëve të mi dhe të mohoj karakterin Hyjnor të Mesazhit të Muhametit, Jezusit, Moisiut dhe gjithçkaje që kanë reveluar Profetët e së shkuarës. Perëndia e di që çdo gjë që kam dëgjuar e lexuar në lidhje me fjalët dhe veprat e atyre Lajmëtarëve, unë kam patur privilegjin të dëshmoj të njëjtën gjë nga ky i Ri, ky Njeri i shtrenjtë i imi, që nga djalëria e tij e hershme deri në vitin e tridhjetë të jetës së Tij. Çdo gjë e Tij më sjell ndërmend Stërgjyshët e Tij të shquar dhe imamët e Besimit të Tij, jetët e të cilëve i kanë portretizuar traditat tona të regjistruara. Të kërkoj vetëm që të më lejosh të jem i pari që të jap jetën në shtegun e Njeriut tim të shtrenjtë." 669 Emiri u mpi nga një përgjigje e tillë. Në një furi dëshpërimi dhe pa nxjerrë asnjë fjalë, ai bëri shenjë që të nxirrej jashtë dhe t'i pritej koka. Ndërsa viktima çohej drejt vdekjes, u dëgjua disa herë të përsëriste këto fjalë të Hafezit: "E madhe është mirënjohja ime për Ty, o Perëndia im, që më ke dhënë me kaq bujari gjithçka që kam kërkuar nga Ty." "Më dëgjoni, o njerëz", i thirri ai morisë së njerëzve që shtypeshin rreth tij. "Unë kam ofruar veten time lart si një flijim i besueshëm në shtegun e Kauzës së Perëndisë. E tërë provinca e Farsit, si dhe Irakut, përtej kufijve të Persisë, do të dëshmojnë me gatishmëri për drejtësinë e sjelljes sime, për besimin tim të sinqertë dhe prejardhjen fisnike. Për mbi njëmijë vjet ju jini lutur e lutur përsëri që i premtuari Kaim të bëhet manifest. Me përmendjen e këtij emri, sa herë kini thirrur ju, nga thellësia e zemrës suaj: 'Nxito o Perëndi, ardhjen e Tij, hiq çdo pengesë që qëndron në rrugën e shfaqjes së Tij!' Dhe tani që ai ka ardhur, ju e kini çuar Atë në një syrgjyn pa shpresë në një qoshe të largët dhe të izoluar të Azerbajxhanit dhe jini ngritur të çfarosni shokët e Tij. Sikur unë të derdh mallkimin e Perëndisë mbi ju, jam i sigurt se zemërimi shpagues i Tij do t'u prekte hidhur ju. Megjithatë, kjo nuk është lutja ime. Me frymën time të fundit, lutem që i Plofuqishmi të fshijë njollën e fajit tuaj dhe t'u bëjë të aftë të zgjoheni nga gjumi i moskokëçarjes."455 670 Këto fjalë e tronditën shumë thellë ekzekutorin. Duke u shtirur sikur shpata që po mbante gati në duart e tij, nevojitej të mprihej përsëri, ai u largua me nxitim, i vendosur që kurrë të mos kthehej më përsëri. "Kur më caktuan për këtë shërbim", u dëgjua të ankohej ai, duke qarë përherë me ngashërim, "ata morën përsipër të dorëzonin në duart e mia ata që ishin fajësuar për vrasje dhe për grabitje në rrrugë të madhe. Tashti më urdhërojnë të derdh gjakun e njërit që nuk është më pak i shenjtë se vetë Imam Musa Kazemi!"456 Menjëherë paskësaj, ai u largua për Horasan dhe atje kërkoi të fitonte jetesën e vet si hamall dhe tellall. Ai u tregonte besimtarëve të asaj province historinë e kësaj tragjedie dhe shprehte pendesën e vet për aktin që ishte i detyruar të kryente. Sa herë që kujtonte atë episod, sa herë që përmendej emri i Haxhi Mirza Sejed Aliut, ai nuk mund të mbante lotët që i ridhnin nga sytë, lotë që ishin dëshmitarë të dashurisë që kishte ngulitur në zemrën e tij ai njeri i shenjtë. 671 2. Mirza Kurban Aliu,457 një vendës nga Barfurushi në provincën e Mazendaranit dhe një figurë e shquar në komunitet, njihej me emrin Nematollahi. Ai ishte një njeri i besimit të sinqertë dhe ishte pajisur me fisnikëri të madhe prej natyre. Kaq e dëlirë ishte jeta e tij sa një numër i madh mes fisnikërisë së Mazendaranit, Horasanit dhe Teheranit, i kishin premtuar atij besnikërinë e tyre dhe e vlerësonin si një mishërim të virtytit. Kaq shumë vlerësohej nga bashkëpatriotët e tij sa, me rastin e pelegrinazhit të tij në Qerbela, një turmë shumë e madhe admiruesish të devotshëm u derdhën në rrugë me qëllim që të shprehnin nderimin e tyre për të. Në Hamadan, si dhe në Kermanshah, një numër i madh njerëzish u ndikuan nga personaliteti i tij dhe u bashkuan me grupin e pasuesve të tij. Ai përshëndetej nga thirrjet e njerëzve kudo ku shkonte. Megjithatë këto demonstrime të entuziazmit popullor nuk i kishte qejf. Ai e shmangte turmën dhe i përbuzte ceremonitë e bujshme të udhëheqjes. Gjatë rrugës për në Qerbela, ndërsa kalonte nëpër Mandalixh, një Sheik me ndikim të madh u dha aq shumë pas tij sa hoqi dorë nga gjithçka që kishte dashur më parë dhe, pasi la miqtë e dishepujt e tij, e ndoqi deri në Jakubijeh. Megjithatë, Mirza Kurban Aliu mundi ta bindë të kthehej në Mandalixh dhe të rifillonte punën që kishte braktisur. 672 Gjatë kthimit nga pelegrinazhi, Mirza Kurban Aliu takoi Mulla Hysenin dhe nëpërmjet tij përqafoi të vërtetën e Kauzës. Për shkak të sëmundjes, ai nuk mundi të bashkohej me mbrojtësit e fortesës së Tabarsit, se po të ishte në gjendje të udhëtonte për në Mazendaran, do të kishte qenë i pari që do bashkohej me mbajtësit e saj. Nga dishepujt e Báb-it, përveç Mulla Hysenit, Vahidi ishte një tjetër person me të cilin ai ishte tepër i lidhur. Gjatë vizitës sime në Teheran, më informuan se ky i fundit kishte shenjtëruar jetën e vet në shërbim të Kauzës dhe ishte ngritur me përkushtim shembullor për të lartësuar interesat e saj kudo. E dëgjoja shpesh Mirza Kurban Aliun, që ishte atëhere në kryeqytet, që i vinte keq për sëmundjen. "Sa shumë hidhërohem", e kam dëgjuar atë disa herë të thoshte, "që privohem të marr pjesën time nga kupa me të cilën Mulla Hyseni dhe shokët e tij kanë pirë! Digjem të bashkohem me Vahidin dhe ta rreshtoj veten nën flamurin e tij, që të përpiqem të bëj rregullime për mungesat e mia të mëparshme." Ai po përgatitej të linte Teheranin, kur papritur u arrestua. Petku i tij modest dëshmonte për shkallën e thjeshtësisë së tij. I veshur me një tunikë të bardhë, sipas mënyrës së arabëve, mbuluar me një aba458 të ashpër me pala dhe duke mbajtur çallmën e kokës të njerëzve të Irakut, ai, duke ecur në rrugë, dukej mishërimi i thellë i asketizmit. Ai ndoqi me korrektësi të gjitha ritet e Besimit të tij dhe me besim shembullor kreu devocionet e tij. "Vetë Báb-i zbaton ritet e Besimit të Tij me detajet më të vogla", thoshte shpesh ai. "Si mund t'i nënfleftësoj unë këto gjëra, kur ato zbatohen nga Udhëheqësi im?" 673 Kur Mirza Kurban Aliu u arrestua dhe u çua para Emir Nezamit u bë një gurgule aq e madhe sa Teherani rallë e kishte provuar. Turma të mëdha njerëzish u dyndën afër selisë qeveritare me etje për të mësuar çfarë do të ndodhte me të. "Që natën e kaluar", i tha Emiri sapo e pa atë, "kam qenë i rrethuar nga gjithë klasat e zyrtarëve të Shtetit, që kanë ndërhyrë fuqimisht në favorin tënd.459 Nga ç'kam mësuar rreth pozitës që t'i mban dhe ndikimit që ka fjala tënde, ti nuk je më pak i rëndësishëm se Vetë Sejed Báb-i. Sikur t'i të kishe pretenduar për vete postin e udhëheqjes, do të kishte qenë më mirë se sa të shpallësh besnikërinë tënde ndaj një njeriu që sigurisht është inferior ndaj teje në dije." "Dija që kam fituar unë", iu përgjigj ai me guxim, "më ka mësuar të përulem me besnikëri para Tij, të cilin e kam njohur si Zotin dhe Udhëheqësin tim. Që kur arrita moshën e pjekurisë, e kam vlerësuar drejtësinë dhe ndershmërinë si motive sunduese të jetës sime. E kam gjykuar Atë me drejtësi dhe kam arritur përfundimin se sikur ky i Ri, forcën e jashtzakonshme të të cilit e pohojnë si miqtë edhe armiqtë, të ishte i rremë, çdo Profet i Perëndisë, që prej kohësh që nuk mbahen mend dhe deri më sot, do të ishte dënuar si vetë mishërimi i gënjeshtrës! Unë jam i sigurt për devocionin e padiskutueshëm të mijëra admiruesve dhe, megjithatë, jam i pafuqishëm të ndryshoj zemrat e më të paktëve mes tyre. Kurse ky i Ri, e ka provuar Veten të aftë që, përmes eliksirit të dashurisë së Tij, të shndërrojë edhe shpirtrat e njerëzve më të degraduar rreth Tij. Në mbi një mijë si mua Ai, pa u ndihmuar dhe i vetëm, ka ushtruar kaq ndikim sa edhe pa qenë në praninë e Tij, ata i kanë flakur mënjanë dëshirat e tyre dhe janë ngjitur me zjarr pas vullnetit të Tij. Plotësisht të vetëdijshëm për paplotshmërinë e sakrificës që kanë bërë, ata kanë mall të japin jetën për hir të Tij, me shpresën që kjo dëshmi e mëtejshme e përkushtimit të tyre të jetë e denjë për t'u përmendur në Oborrin e Tij." 674 "Pavarësisht", tha Emir Nezami, "nëse fjalët e tua janë të Perëndisë ose jo, unë nguroj të shpall dënimin me vdekje kundër mbajtësit të një pozite kaq të lartë." "Përse nguron?", shpërtheu viktima e paduruar. "A nuk e di se të gjithë emrat zbresin nga Qielli? Ai, emri i të cilit është Ali,460 në shtegun e të cilit do të jap jetën time, prej kohësh që nuk mbahen mend e ka gdhendur emrin tim Kurban Ali,461 në listën e martirëve të Tij të zgjedhur. Kjo, në të vërtetë, është dita kur unë kremtoj festën e Kurbanit, dita kur do të vulos me gjakun tim besimin në Kauzën e Tij. Ndaj, mos ji pishman dhe fli i qetë, sepse kurrë nuk të fajësoj për aktin tënd. Sa më shpejt të më biesh në kokë, aq më e madhe do të jetë mirënjohja ime për ty." "Ma hiqni tutje nga ky vend!", thirri Emiri. "Edhe njëherë dhe ky dervish do ma ngulë mua magjinë e tij!" "Ti je provë kundër kësaj magjie", iu përgjigj Mirza Kurban Aliu, "e cila mund të robërojë vetëm zemërdëlirët. Ti dhe shokët e tu nuk mund të kuptoni kurrë forcën magjepëse të këtij eliksiri Hyjnor, i cili aq shpejt sa hap e mbyll sytë, shndërron shpirtrat e njerëzve." 675 I xhindosur nga përgjigja, Emir Nezami u ngrit nga vendi dhe, duke u dridhur i tëri nga inati, këlthiti: "Vetëm tehu i shpatës mund ta mbytë zërin e këtyre njerëzve të mashtruar!" "Nuk është nevoja", u tha ekzekutorëve që ishin në prani të tij, "të sillni para meje njeri tjetër nga pjestarët e këtij sekti të urryer. Fjalët nuk kanë fuqi të mposhtin kokëfortësinë e tyre të patundur. Këdo që do të jini në gjendje ta bindni për të hequr dorë nga besimi i tij, lirojeni, të tjerëve prijuni kokat." 676 Ndërsa i afrohej skenës së vdekjes, Mirza Kurban Aliu, i dalldisur nga perspektiva e ribashkimit të afërt me të Shtrenjtin e tij, shpërtheu në shprehje të ngazëllimit të hareshëm. "Nxitoni të më vrisni", thirri me një kënaqësi magjepëse, "se nëpërmjet vdekjes ju do të më kini ofruar kupën e jetës së pavdekshme. Megjithëse do të shuani tani frymën time të fundit, me pafundësi jetësh do të më shpërblejë i Shtrenjti im, jetë që nuk mund t'i ngjizë asnjë zemër e vdekshme!" "Dëgjoni fjalët e mia, ju që pohoni se jini pasuesit e Apostullit të Perëndisë", tha ai, pasi ktheu vështrimin e vet nga turma e spektatorëve. "Muhameti, Dielli i udhëheqjes Hyjnore, që në epokën e mëparshme u ngrit mbi horizontin e Hexhazit, sot ka derdhur në personin e Ali Muhametit, përsëri i ngritur nga Agimi i Shirazit, të njëjtin shkëlqim dhe ka dhënë të njëjtën ngohtësi. Trëndafili është trëndafil në çdo kopsht dhe në çdo kohë që lulëzon." Duke parë nga të katër anët njerëzit që ishin të shurdhër ndaj thirrjes së tij, ai bërtiti fort: "O, mbrapshti e këtij brezi! Sa moskokëçarës ndaj kundërmimit që ka derdhur ky Trëndafil i pazvenitshëm! Megjithëse shpirti im është mbushur plot me ngazëllim, nuk mundem, mjerisht, të gjej një zemër për të ndarë me të hijeshinë e tij, as një mendje që të kuptojë lavdinë e tij." 677 Ndërsa shihte trupin e Haxhi Mirza Sejed Aliut, me kokë të prerë dhe duke i rrjedhur gjak në këmbët, emocioni i tij i zjarrtë arriti kulmin. "Tungjatjeta", thirri ndërsa u hodh mbi trupin e tij, "tungjatjeta, o ditë e gëzimit të përbashkët, ditë e ribashkimit tonë me të Shtrenjtin!" "Afrohu", i thirri ai ekzekutorit, "ndërsa mbante në duart e tij trupin e vrarë, dhe jepe goditjen tënde, se shoku im besnik nuk çlirohet nga përqafimi im dhe më thërret të nxitoj së bashku me të në oborrin e të Shumëdashurit." Goditja e xhelatit ra menjëherë mbi zverkun e tij. Pak çaste më vonë, shpirti i këtij njeriu të madh ndërroi jetë. Ajo goditje mizore trazoi ndjenjat e pjesëmarrësve të përzjera me zemërim e keqardhje. Klithmat e dhimbjes dhe vaji dilnin nga zemrat e turmës dhe shkaktuan një pikëllim, që kujtohej me shpërthimin e hidhërimit me të cilin popullsia përshëndeste çdo vit ditën e Ashures.462 678 3. Më pas i erdhi radha Haxhi Mulla Ismail Komit, që ishte një vendës nga Farahani. Në rininë e tij të hershme, ai iku për Qerbela në kërkim të së Vërtetës, të cilën përpiqej për ta zbuluar me zell. Ai ishte lidhur me gjithë ulematë udhëheqëse të Naxhafit e Qerbelasë, ishte ulur në këmbët e Sejed Kazemit dhe kishte fituar prej tij dije e kuptim që e bënë të aftë, disa vjet më vonë në Shiraz, të njihet me Revelacionin e Báb-it. Ai e dalloi veten me këmbënguljen në besimin dhe zellin e devocionit të tij. Sapo mori vesh për urdhërin e Báb-it, që ftonte pasuesit e Tij të nxitonin në Horasan, ai u përgjegj me entuziazëm, u bashkua me shokët që po shkonin në Badasht dhe atje mori thirrjen e Serrol Voxhudit. Në shoqërinë e tyre, kuptimi i tij për Kauzën u rrit më thellë dhe zelli për përkrahjen e saj iu shtua paralelisht. Ai u rrit për të qenë mishërimi i thellë i shkëputjes dhe ndjehej gjithnjë e më shumë në ankth për të demonstruar me mënyrën e duhur shpirtin me të cilin Besimi i tij e kishte frymëzuar. Në paraqitjen e kuptimit të vargjeve të Kuranit dhe të traditave të Islamit, ai shfaqi një vizion që pak mund ta konkuronin dhe elokuenca me të cilën i parashtronte ato të vërteta e bëri të admiruar nga bashkëdishepujt e tij. Në ditët kur fortesa e Tabarsit u bë një qendër grumbullimi për dishepujt e Báb-it, ai lëngonte i pangushëllueshëm në krevatin e të sëmurit, i pazoti për të dhënë ndihmë dhe për të luajtur rolin e tij për mbrojtjen e saj. Sapo u përmirësua e pa që rrethimi i paharrueshëm kishte marrë fund me masakrimin e bashkëdishepujve të tij, u ngrit me vendosmëri më të madhe, për të kompensuar me punën e tij vetëmohuese humbjen që kishte pësuar Kauza. Ajo vendosmëri e çoi përfundimisht në fushën e martirizimit e i dha kurorën e tij. 679 Pasi u çua në vendin e ekzekutimit, ndërsa priste momentin e ekzekutimit ai hodhi vështrimin nga dy binjakët martirë që shkuan para tij, që akoma shtriheshin të bashkuar në krahët e njeri tjetrit. "Ju lumtë, shokë të shtrenjtë!", thirri ai, "ndërsa nguli vështrimin mbi kokat e tyre të mbytura në gjak. Ju e kini kthyer Teheranin në parajsë! Sikur ta kisha bërë këtë para jush!" Pasi nxori nga xhepi një monedhë, që ia dha ekzekutorit të tij, iu lut të blinte për të diçka me të cilën mund të ëmbëlsonte gojën. Ai mori diçka prej saj dhe duke ia dhënë pjesën tjetër atij i tha: "Ta kam falur aktin tënd, eja dhe jepe goditjen. Për tridhjet vjet jam djegur të jem dëshmitar i kësaj dite të bekuar dhe kisha frikë se mos mos e merrja me vete në varr të papërmbushur këtë dëshirë." "Më prano, o Perëndia im", thirri ai, ndërsa ktheu sytë nga qielli, "sado i padenjë qofsha dhe denjo të gdhendësh emrin tim në listën e atyre të pavdekshmëve që kanë dhënë jetën e tyre në altarin e flijimit." Ai ishte ende duke ofruar devocionet e tij kur xhelati, me kërkesën e tij, papritur i la në mes lutjen.463 680 4. Ai zor se kishte mbaruar kur Sejed Hysen Torshizi, Moxhtahedi, u çua sipas radhës tek blloku. Ai ishte nga Torshizi, një fshat në Horasan dhe vlerësohej lart për besimin e thellë dhe korrektësinë e sjelljes. Ai kishte studjuar për disa vjet në Naxhaf dhe u ngarkua nga shokët e vet Moxhtahedë për të shkuar në Horasan dhe atje të propagandonte parimet që kishte mësuar. Kur arriti në Kazemejn, takoi një të njohurin e tij të vjetër, që radhitej ndër tregtarët më të shquar të Kermanit dhe që kishte hapur një degë të biznesit të tij në Horasan. Ndërsa ishte në rrugë për në Persi, ai vendosi ta shoqërojë. Ky, Haxhi Muhamet Takiu, kishte qenë një mik i ngushtë i Haxhi Mirza Sejed Aliut, dajos së Báb-it, nëpërmjet të cilit ai ishte shndrruar me Kauzën në vitin 1264 Hixhri464, ndërsa përgatitej të linte Shirazin për në pelegrinazhin e Qerbelasë. Kur mori vesh për udhëtimin e planifikuar të Haxhi Mirza Sejed Aliut për në kështjellën e Çehrikut, me qëllim që të takonte Báb-in, ai shprehu dëshirën e tij të zjarrtë për ta shoqëruar atë. Haxhi Mirza Sejed Aliu e këshilloi të ndiqte qëllimin e tij të mëparshëm e të shkonte në Qerbela dhe atje të priste letrën e tij, e cila do ta njoftonte nëse do të ishte e këshillueshme të bashkohej me të. Nga Çehriku, Haxhi Mirza Sejed Aliu u porosit të shkonte në Teheran, me shpresë që pas një qëndrimi të shkurtër në kryeqytet, mund të ishte në gjendje të përsëriste vizitën tek Nipi i vet. Ndërsa ishte në Çehrik, ai shprehu ngurrim për t'u kthyer në Shiraz, përderisa nuk mund të duronte më gjatë arrogancën në rritje të banorëve të tij. Me të mbërritur në Teheran, i kërkoi Haxhi Muhamet Takiut të bashkohej me të. Sejed Hyseni e shoqëroi a nga Bagdadi në kryeqytet dhe nëpërmjet tij u shndërrua për Besimin. 681 Ndërsa ishte përballë turmës që ishte mbledhur për rreth për të dëshmuar martirizimin e tij, Sejed Hasani ngriti zërin dhe tha: "Më dëgjoni, o pasues të Islamit! Emri im është Hysen dhe jam pasardhës i Sejedosh Shohadas, që ka mbajtur, gjithashtu, këtë emër.465 Moxhtahedët e qyteteve të shenjta të Naxhafit dhe Qerbelasë kanë dëshmuar njëzëri pozitën time si një shpjegues i autorizuar i ligjit dhe i mësimeve të Besimit tonë. Unë nuk e kisha dëgjuar deri vonë emrin e Sejed Báb-it. Mjeshtëria që kam fituar rreth përbërësve të mësimeve të Islamit më ka aftësuar të vlerësoj vlerën e Mesazhit që ka sjellë Sejed Báb-i. Jam i bindur se, sikur të mohoj Të Vërtetën që ka reveluar Ai, me këtë akt, do të kisha hequr dorë prej besnikërisë sime ndaj çdo Revelacioni që e ka paraprirë atë. I bëj thirrje secilit nga ju të ftojë ulematë dhe Moxhtahedët e këtij qyteti që të mblidhen në një takim, në të cilin marr përsipër, që në prani të tyre, të paraqes të vërtetën e kësaj Kauze. Atëhere ata le të gjykojnë nëse kam qenë i aftë për të demonstruar vlefshmërinë e thirrjeve të ngritura nga Báb-i. Nëqoftëse ata do të jenë të kënaqur me provat që do të sjell në mbështetje të argumentit tim, atëhere le të heqin dorë nga derdhja e gjakut të të pafajshmëve dhe nëqoftëse dështoj, le të më japin ndëshkimin që meritoj." Këto fjalë sapo kishin dalë nga buzët e tij, kur një oficer në shërbim të Emir Nezamit ndërhyri me arrogancë: "Unë kam me vete dënimin tënd me vdekje, të nënshkruar e vulosur nga shtatë Moxhtahedë të njohur të Teheranit, që me dorën e tyre të kanë shpallur si të pafe. Unë vetë do të përgjigjem ndaj Perëndisë në Ditën e Gjykimit për gjakun tënd dhe përgjegjësia do të shtrihet mbi këta drejtues, në gjykimin e të cilëve ne kemi besuar dhe vendimeve të të cilëve ne jemi të detyruar t'u nënshtrohemi." Me këto fjalë ai nxori kamën dhe ia nguli me aq forcë sa ai ra menjëherë i vdekur në këmbët e tij. 682 5. Pas kësaj, u çua në skenën e ekzekutimit Haxhi Muhamet Taki Kermani. Kobshmëria e kësaj pamjeje nxiti zemërimin e tij të fortë. "Afrohu, ti tiran xhahil i pashpirt, shpërtheu ai ndërsa u kthye nga persekutori i tij, dhe nxito të më vrasësh, se nuk duroj dot sa të bashkohem me të shtrenjtin tim Hysen. Të rroj pas tij është një torturë që nuk e mbaj dot." 683 6. Sapo Haxhi Muhamet Takiu kishte shprehur këto fjalë, Sejed Myrteza, që ishte një nga tregtarët e shquar të Zanxhanit, nxitoi për të ndjekur shembullin e shokëve të vet. Ai u flak mbi trupin e Haxhi Muhamet Takiut dhe tha se duke qenë sejed, martirizimi i tij do të ishte më i merituar në sy të Perëndisë, se sa të Haxhi Muhamet Takiut. Pasi xhelati nxori shpatën e tij, Sejed Myrteza iu lut kujtimit të vëllait të tij martir, që kishte luftuar krah për krah me Mulla Hysenin dhe ky referim mjaftonte që spektatorët të mrekulloheshin me vendosmërinë e patundur të besimit nga i cili ai ishte frymëzuar. 684 7. Mes gurgulesë që kishin ngritur fjalët trazuese të Sejed Mortadës, vrapoi përpara Muhamet Hysen Maragej, që u lut të lejohej të martirizohej menjëherë, para se shokët e tij të viheshin nën shpatë. Sapo sytë i vanë mbi trupin e Haxhi Mulla Ismail Komit, për të cilin ai ushqente një dashuri të madhe, ai iu hodh mbi trup dhe duke e mbajtur në krahë, thirri: "Kurrë nuk do të kënaqesha që ta ndahesha nga miku im shumë i shtrenjtë, tek i cili kam patur besim absolut dhe prej të cilit kam pranuar kaq shumë fakte të një dashurie të sinqertë e me ndjeshmëri të thellë!" SABZEH MAJDANI I TEHERANIT KU U MARTIRIZUAN SHUMË BESIMTARË 685 Etja e tyre për të paraprirë njeri tjetrin në dhënien e jetës për Besimin e tyre e shastisën turmën që habitej cili nga të tre do të preferohej ndaj shokëve të tij. Ata u lutën me aq zjarr sa përfundimisht të treve iu pre koka në të njëjtën kohë. PORTA NOU, TEHERAN 686 Një besim kaq i madh e fakte të një mizorie kaq të shfrenuar, syri i njeriut rrallë ka parë. Megjithëse të paktë në numër, kur kujtojmë rrethanat e martirizimit të tyre, ne jemi të detyruar të njohim karakterin e jashtëzakonshëm të asaj force që mund të ngjallë kaq mrekullisht një shpirt vetëmohimi. Kur ne sjellim ndërmend rangun e lartë që zinin ato viktima, kur shohim shkallën e asketizmit dhe vitalitetin e besimit të tyre, kur kujtojmë shtypjen që u ushtrua nga qarqet me influencë për të mënjanuar rrezikun me të cilin kërcënohej jeta e tyre, e mbi të gjitha kur ne përfytyrojmë në mendjen tonë shpirtin që nuk përfilli mizoritë që një armik i pashpirt shkaktoi mbi ta, jemi të detyruar të shohim këtë ngjarje si një nga ndodhitë më tragjike në analet e kësaj Kauze.466 687 Në këtë fazë të tregimit tim, kisha privilegjin t'i paraqitja Bahá'u'lláh-ut aq seksione të veprës sime që tashmë i kisha rishikuar dhe përfunduar. Sa me bujari është shpërblyer puna ime prej Atij, vetëm pëlqimin e të cilit kërkoj dhe për kënaqësinë e të cilit e angazhova veten me këtë detyrë! Ai me mirësjellje më thirri në praninë e Tij dhe më dha bekimet e Tij. Unë isha në shtëpinë time në qytetin-burg të Ákas dhe jetoja në afërsi të shtëpisë së Aga Kalimit, kur thirrjet e të Shtrenjtit arritën tek mua. Atë ditë, ditën e shtatë të muajit Rabiot-Sani, të vitit 1306 Hixhri,467 nuk do ta harroj kurrë. Këtu po riprodhoj thelbin e fjalëve të Tij për mua, në atë rast të paharrueshëm: 688 "Në një Tabelë që Ne e reveluam dje, Ne kemi shpjeguar kuptimin e fjalëve 'Hiqni sytë'468, në vijim të referencës Sonë ndaj rrethanave që shoqëruan mbledhjen e Badashtit. Ne po kremtonim, në shoqërinë e një numri fisnikësh të shquar, martesën e njërës nga princeshat e gjakut mbretëror në Teheran, kur u duk papritur në derë Sejed Ahmet Jazdi, Bábai i Sejed Hysenit, sekretar i Báb-it. Ai na bëri shenjë dhe dukej sikur ishte sjellës i një mesazhi të rëndësishëm të cilin donte ta dorëzonte menjëherë. Megjithatë, nuk mund ta linim në atë moment takimin dhe i bëmë shenjë atij të priste. Kur mbledhja ishte shpërndarë, ai na informoi që Tahirja ishte futur në burgim të rreptë në Kazvin dhe se jeta e saj ishte në rrezik serioz. Ne thirrëm menjëherë Muhamet Hadi Farhadin dhe i dhamë atij udhëzimet e nevojshme për ta liruar atë nga robërimi dhe ta shoqëronte për në kryeqytet. Meqë armiku kishte mbërthyer shtëpinë Tonë, Ne nuk mund ta strehonim atë përgjithnjë atje. Prandaj organizuam transferimin e saj prej shtëpisë Sonë në atë të Ministrit të Luftës,469 që ato ditë ishte marrë me sy të keq nga sovrani i tij dhe ishte larguar në Kashan. I kërkuam motrës së tij, që akoma numërohet ndër miqtë tanë, të vepronte si mikpritëse e Tahires. 689 "Ajo qëndroi në shoqërinë e saj deri sa thirrja e Báb-it, që na urdhëronte të shkonim në Horasan, mbërriti në veshët tanë. Ne vendosëm që Tahire duhet të shkonte menjëherë në atë provincë dhe ngarkuam Mirzan470 ta çonte atë në një vend jashtë portës së qytetit dhe prej andej në çdo vend që ai e mendonte të arsyeshëm në atë rrethinë. Atë e çuan në një kopsht në afërsi të të cilit ishte një ndërtesë e braktisur, ku gjetën një njeri të moshuar i cili ishte si kujdestar i saj. Mirza Musai u kthye dhe na informoi për pritjen që u ishte dhënë dhe lavdëroi tepër bukurinë e peizashit përreth. Ne më pas organizuam largimin e saj për në Horasan dhe i premtuam se do ta pasonim atë brenda pak ditëve. 690 "Ne shpejt u takuam me të në Badasht, ku Ne morëm me qira një kopsht në përdorim të saj dhe caktuam si roje Muhamet Hadin që kishte kryer lirimin e saj. Rreth shtatëdhjetë vetë nga shokët tanë ishin me Ne dhe banonin në një vend në afërsi të atij kopshti. 691 "Ne një ditë ramë sëmurë dhe u mbyllëm në krevat. Tahire dërgoi një kërkesë për të na ftuar. Ne u befasuam nga mesazhi i saj dhe e kishim humbur se si duhet t'i përgjigjeshim. Papritur pamë atë në derë, me fytyrë të zbuluar para Nesh. Sa mirë e ka komentuar këtë episod Mirza Aga Xhani.471 'Fytyra e Fatimesë', tha ai, 'duhet të zbulohet në Ditën e Gjykimit dhe të shfaqet e zbuluar para syve të njerëzve. Në atë moment zëri i të Padukshmit do të dëgjohet duke thënë: "Hiqni sytë nga kjo që kini parë."' 692 "Sa e madhe ishte shtangia që mbërtheu shokët atë ditë! Frika dhe pështjellimi mbushën zemrat e tyre. Një pakicë, pa mundur të tolerojnë atë që për ta ishte një largim aq revoltues nga zakonet e vendosura të Islamit, ikën me tmerr prej fytyrës së saj. Të llahtarisur, ata kërkuan strehë në një kështjellë të braktisur në atë rrethinë. Ndër ata që u skandalizuan me sjelljen e saj dhe u ndanë prej saj tërësisht ishin Sejed Nahri472 dhe vëllai i tij Mirza Hadi, të dy të cilëve Ne u dërguam fjalë që ishte e panevojshme që të braktisnin shokët e tyre dhe të kërkonin strehë në kështjellë. 693 "Miqtë Tanë përfundimisht u shpërndanë, duke na lënë Ne në mëshirën e armikut. Kur në një kohë të mëvonshme, Ne shkuam në Amol kaq pështjellim krijuan njerëzit sa rreth katër mijë persona ishin mbledhur në xhami dhe ishin dyndur në çatitë e shtëpive të tyre. Mullai udhëheqës i qytetit na dënoi ashpër Ne. 'Ju kini zvetnuar Besimin e Islamit', klithi ai në dialektin e tij mazindarian, 'dhe kini njollosur famën e tij! Natën e kaluar ju pashë në ëndërr duke hyrë në xhami, që ishte plot me një turmë të etur, që ishte mbledhur për të parë mbërritjen tuaj. Ndërsa turma u ngjesh përreth jush, unë pashë, hej, Kaimi po qëndronte në qoshe me vështrimin e Tij të ngulur mbi fytyrën tuaj, ndërsa tiparet e Tij shprehnin habi të madhe. Këtë ëndërr unë e vlerësoj si fakt të devijimit tuaj nga rruga e së Vërtetës.' Ne e garantuam atë se shprehja e habisë në fytyrën e tij ishte shenjë e fortë mosaprovimi nga ana e Kaimit për trajtimin që mullai dhe bashkëqytetarët e tij na kishin bërë Ne. Ai na pyeti në lidhje me Misionin e Báb-it. Ne e informuam se, megjithëse Ne nuk jemi takuar kurrë ballë për ballë, Ne kemi një dashuri të madhe për Të. Ne i shprehëm bindjen Tonë të thellë se Ai, në çdo rrethanë, kishte vepruar në pajtim me Besimin e Islamit. 694 "Megjithatë, mullai dhe pasuesit e tij nuk na besuan dhe e kundërshtuan dëshminë Tonë sikur ishte një shtrembërim i së vërtetës. Ata përfundimisht na futën në burg dhe i ndaluan miqtë Tanë për të na takuar. Guvernatori i përkohshëm i Amolit mundi të arrijë lirimin Tonë nga burgu. Nëpërmjet një hapjeje në mur, të cilën e bënë njerëzit që urdhëroi ai, na u krijua mundësia të iknim nga dhoma e burgimit dhe u çuam në shtëpinë e tij. Sapo banorët u informuan për këtë akt, ata u ngritën kundër nesh, rrethuan rezidencën qeveritare, na qëlluan me gurë dhe lëshuan kundër nesh sharje nga më të ndyrat. 695 "Ndërsa Ne synuam të dërgonim Muhamet Hadi Farhadin në Kazvin, me qëllim që të arrinim çlirimin e Tahires dhe ta çonim atë në Teheran, Sheik Abu Torabi na shkroi duke këmbëngulur se një përpjekje e tillë përmbante rreziqe të mëdha dhe mund të shkaktonte një gurgule të pashoqe. Ne nuk pranuam të tërhiqemi nga qëllimi Ynë. Sheiku ishte një njeri zemërmirë, kishte një natyrë të hapur e modeste dhe sillej me dinjitet të madh. Megjithatë, atij i mungonte guximi e vendosmëria dhe, në raste të caktuara, shprehte dobësi." 696 Diçka duhet shtuar tani në lidhje me fazën përmbyllëse të tragjedisë që dëshmoi për heroizmin e Shtatë Martirëve të Teheranit. Për tri ditë dhe tri netë, ata mbetën të braktisur në Sabzeh Majdan, që ishte afër pallatit perandorak, të ekspozuar ndaj një poshtërimi të patreguar, që një armik i papajtueshëm e bëri kundër tyre. Mijëra shiitë të devotshëm mblidheshin rreth trupave të tyre, i godisnin me këmbë dhe pështynin mbi fytyrat e tyre. Ata u goditën, u mallkuan dhe u përqeshën nga një turmë e inatosur. Male sharjesh u hodhën kundër tyre nga soditësit dhe mizoritë më të ndyra u kryen mbi trupat e tyre. Asnjë zë nuk u ngrit të kundërshtonte, asnjë dorë nuk u ngrit të ndalonte dorën barbare të tiranit. 697 Pasi e zbutën trazimin e pasionit të tyre, ata u varrosën jashtë portës së kryeqytetit, në një vend që shtrihet jashtë kufizimeve të varrezës publike, në afërsi të hendekut midis portave të Nout dhe të Shah Abdul Azimit. Ata u futën të gjithë në një varr, duke mbetur kështu të bashkuar fizikisht, siç kishin qenë shpirtërisht gjatë ditëve të jetës së tyre tokësore.473 PAMJE E JAZDIT 698 Lajmi i martirizimit të tyre erdhi si një goditje tjetër për Báb-in, që ishte zhytur në hidhërim që më parë, për shkak të fatit që u ra heronjve të Tabarsit. Në një Tabelë të hollësishme që reveloi për nder të tyre, çdo fjalë dëshmon për pozitën e lartë që ata zinin në sytë e Tij e u referohet atyre pikërisht si "Shtatë Dhitë" për të cilat flitet në traditat e Islamit, që në Ditën e Gjykimit do "të ecin përpara të premtuarit Kaim." Ato me jetën e tyre do të simbolizojnë shpirtin më fisnik të heroizmit dhe me vdekjen e tyre do të manifestojnë pranimin e vërtetë të vullnetit të Tij. Me paraprirjen e Kaimit, Báb-i shpjegonte, kuptohet që martirizimi i tyre do të paraprijë atë të Vetë Kaimit, që është Bariu i tyre. Çfarë kishte predikuar Báb-i do të përmbushej, përderisa martirizimi i Tij ndodhi katër muaj më vonë në Tabriz. 699 Ai vit i paharrueshëm dëshmoi, përveç martirizimit të Báb-it dhe të shtatë shokëve të Tij në Teheran, ngjarjet monumentale të Najrizit, që arritën kulmin me vdekjen e Vahidit. Nga fundi i atij viti, Zanxhani po ashtu u bë qendra e një stuhie që shpërtheu me një dhunë të jashtëzakonshme nëpër distriktet përrreth, duke sjellë në vazhdën e saj masakrimin e një numri të madh dishepujsh të vendosur të Báb-it. Ai vit u bë i paharrueshëm nga heroizmi i shkëlqyer që treguan këta mbështetës të vendosur të Besimit të Tij, pa folur për rrethanat mahnitëse që shoqëruan martirizimin e tyre dhe gjithmonë duhet të mbetet si një nga kapitujt më të lavdishëm që ndonjëherë ka qenë regjistruar në historinë e Besimit të larë me gjak. E tërë faqja e dheut u nxi nga mizoritë, me të cilat kënaqej, i shfrenuar e këmbëngulës, një armik i egër dhe i pangopur. Nga Horasani, në kufijtë lindorë të Persisë e deri në perëndim, në Tabriz, nga qytetet veriore të Zanxhanit dhe të Teheranit e deri në jug, në Najriz të provincës së Farsit, shtrihej skena e martirizimit të Bábí-ve, ndërsa i tërë vendi ishte përfshirë nga errësira, një errësirë që lajmëronte dritën e agimit të Revelacionit, të cilin Hyseni i pritur kishte për ta manifestuar së shpejti, nje Revelacion më i fuqishëm dhe më i lavdishëm se ai që kishte shpallur Vetë Báb-i.474 KAPITULLI XXII TRONDITJA E NAJRIZIT N ë ditët e para të rrethimit të fortesës së Tabarsit, Vahidi ishte i zënë me përhapjen e mësimeve të Kauzës si në Boruxherd, ashtu dhe në provincën e Kurdistanit. Ai kishte vendosur të fitonte për Besimin e Báb-it, shumicën e banorëve të këtyre rajoneve dhe kishte synuar të shkonte prej andej në Fars, ku do të vazhdonte punën e tij. Sapo mësoi për nisjen e Mulla Hysenit për në Mazendaran, ai nxitoi në kryeqytet dhe ndërmori përgatitjet e nevojshme të udhëtimit për në fortesën e Tabarsit. Ai po bëhej gati të nisej, kur arriti Bahá'u'lláh-u nga Mazendarani dhe e informoi për pamundësinë e bashkimit me vëllezërit e tij. U trishtua shumë nga ky lajm dhe i vetmi ngushëllim i tij ato ditë ishin vizitat e shpeshta te Bahá'u'lláh-u dhe përfitimi prej këshillave të Tij të urta e të vyera.475 701 Përfundimisht Vahidi vendosi të shkonte në Kazvin dhe të rifillonte punën me të cilën ishte i angazhuar. Prej andej shkoi në Kom dhe Kashan, ku takoi bashkëdishepujt e tij dhe mundi t'u nxiste entuziazmin dhe të përforconte përpjekjet e tyre. E vazhdoi udhëtimin për në Isfahan, Ardestan dhe Ardekan, ku shpalli me zell e pa u trembur, mësimet themelore të Mjeshtrit të tij dhe pati sukses në fitimin ndaj Kauzës të një numri të konsiderueshëm mbështetësish të zotë. Arriti në Jazd në kohën e kremtimit të festimeve të Nevruzit me vëllezërit e tij, që shprehën gëzimin e tyre për mbërritjen e tij dhe që morën guxim të madh nga prania e tij mes tyre. Duke qenë një njeri me ndikim të shquar, ai kishte, përveç shtëpisë së tij në Jazd, ku ishin vendosur gruaja dhe katër djemtë, një shtëpi në Darab, që ishte vendbanimi i të parëve të tij dhe një tjetër në Najriz që ishte mobiluar në mënyrë të mrekullueshme. 702 Ai mbërriti në Jazd ditën e parë të muajit Xhamadijol Aval, të vitit 1266 Hixhri,476 dita e pestë e të cilit, që ishte përvjetori i Deklaratës së Báb-it, koincidoi me gostinë e Nevruzit. Atë ditë, ulematë udhëheqës dhe fisnikët e qytetit erdhën të gjithë ta përshëndesnin dhe t'i transmetonin dëshirat e tyre më të mira. Në këtë rast ishte i pranishëm edhe Navab Razavi, më i përmenduri dhe më i shquari midis kundërshtarëve të tij, që u bë keq nga shpenzimet dhe shkëlqimi i asaj pritjeje. "Banketi perandorak i Shahut, u dëgjua të vinte ai në dukje, zor se shpreson të rivalizojë këtë ushqim të kushtueshëm që na ke shtruar përpara. Dyshoj se, përveç kësaj feste kombëtare që po kremtojmë sot, SHTËPIA E VAHIDIT NË JAZD ti feston edhe një tjetër." Përgjigja e guximshme dhe sarkastike e Vahidit shkatoi të qeshura tek të pranishmit. Të gjithë duartrokitën atë vërejtje me vend, në sy të kopracisë dhe ligësisë së Navabit. Navabi, që kurrë nuk kishte ndeshur talljen e një shoqërie kaq të gjerë e të shquar, u fundos nga ajo përgjigje. Zjarri i fshehur që ushqente në mendje kundër kundërshtarit të tij, tani mori flakë me forcë të madhe dhe e shtyu të kënaqte etjen e tij për shpagim. 703 Vahidi e shfrytëzoi rastin për të shpallur në atë mbledhje, pa frikë dhe pa rezerva, parimet bazë të Besimit të tij dhe të demonstrojë vlefshmërinë e tyre. Shumica e atyre që e dëgjuan ishin njohur veç pjesërisht me tiparet dalluese të Kauzës dhe ishin të paditur mbi kuptimin e saj të plotë. Një pjesë prej tyre u tërhoqën fort prej saj dhe e përqafuan me gatishmëri, ndërsa pjesa tjetër, pa mundur të sfidojë thirrjet e saj publikisht, e dënoi me zemër dhe u betua ta çrrënjoste me çdo mjet që kishte në dorë. Elokuenca e tij dhe paraqitja pa frikë e së Vërtetës ndezi armiqësinë e tyre dhe forcoi vendosmërinë për të kërkuar pa vonesë përmbysjen e ndikimit të saj. Pikërisht ajo ditë dëshmonte kombinimin e forcave të tyre kundër tij dhe shënonte fillimin e një ngjarjeje që ishte e destinuar të sillte në agim të saj kaq shumë vuajtje dhe pikëllim.477 704 Shkatërrimi i jetës së Vahidit u bë objekti suprem i aktivitetit të tyre. Ata përhapën lajmin se, ditën e Nevruzit, në mes të funksionarëve civilë dhe klerikalë të mbledhur të qytetit, Sejed Jahja Darabi kish patur guximin të shpalosë tiparet sfiduese të Besimit të Báb-it dhe kishte sjellë, për qëllim të argumentit të tij, dëshmi dhe fakte të grumbulluara nga Kurani dhe traditat Islamike. "Megjithëse dëgjuesit e tij", thanë ata, "radhiten ndër Moxhtahedët më të shquar të qytetit, nuk u gjend asnjë në atë grumbull të guxonte për të protestuar kundër pohimeve të tij të guximshme mbi pretendimet e besimit të tij. Heshtja që mbajtën ata që po e dëgjonin ishte përgjegjëse për valën e entuziazmit që përfshiu qytetin në favor të tij dhe që ka sjellë jo më pak se gjysmën e banorëve të qytetit në këmbët e tij, ndërkohë që pjesa e mbetur po tërhiqet me shpejtësi." 705 Ky raport u shpërnda si rrufe përmes Jazdit dhe distriktit përrreth. Ai, nga njëra anë, ndezi flakën e një urrejtjeje të egër dhe, nga ana tjetër, ishte i dobishëm për shtimin e një numri të konsiderueshëm prej atyre që tashmë e kishin njehsuar veten me atë Besim. Nga Ardekani dhe Manshadi, si dhe nga qytete e fshatra më të largët, turma njerëzish, të etur për të dëgjuar Mesazhin e ri, u dyndën në shtëpinë e Vahidit. "Çfarë duhet të bëjmë ne?", pyesnin ata. "Në ç'mënyrë na këshillon se duhet të shfaqim sinqeritetin e besimit dhe thellësinë e përkushtimit tonë?" Nga mëngjesi në mbrëmje, Vahidi ishte i angazhuar në zgjidhjen e pyetjeve të tyre dhe në drejtimin e hapave të tyre në shtegun e shërbimit. 706 Aktiviteti i tij i vrullshëm vazhdoi, me pjesën e mbështetësve të tij të zellshëm, gra e burra për dyzet ditë. Shtëpia e tij u bë qendër grumbullimesh e një arradhe të panumërt të përkushtuarish që digjeshin për të demonstruar denjësisht shpirtin e Besimit që kishte ndezur zemrat e tyre. Gurguleja që erdhi pas, i dha Navab Razavit një pretekst të ri për të rekrutuar, në përpjekjet ndaj kundërshtarit të tij, mbështetjen e guvernatorit të qytetit,478 që ishte i ri dhe pa përvojë në çështjet e Shtetit. Ai ra shpejt viktimë e intrigave dhe makinacioneve të atij komplotisti të poshtër, që pati sukses për ta bindur guvernatorin që të dërgonte një forcë me njerëz të armatosur të rrethonin shtëpinë e Vahidit. Ndërsa regjimenti i ushtrisë po shkonte drejt atij vendi, një turmë e përbërë nga elementë të mbaruar të qytetit, me nxitjen e Navabit, po drejtohej po ashtu drejt të njëjtit vend, të vendosur për të frikësuar njerëzit e atij vendi me kërcënime dhe mallkime. 707 Megjithëse i rrethuar nga çdo anë prej forcash armiqësore, Vahidi vazhdonte, nga dritarja e katit të sipërm të shtëpisë, të frymëzonte zellin e mbështetësve të tij dhe t'u sqaronte çdo çështje që kish mbetur e errët në mendjen e tyre. Me të parë një regjimet të tërë, që përforcohej nga një turmë e egërsuar dhe që përgatitej për t'i sulmuar, ata iu kthyen Vahidit me dëshpërim dhe iu lutën t'u jepte rrugëdalje. "Pikërisht kjo shpatë që shtrihet para meje", u pëgjigj ai duke qëndruar ulur pranë dritares, "më është dhënë nga Vetë Kaimi. Perëndia e di se, sikur të isha i autorizuar prej Tij të bëj luftë të shenjtë kundër këtyre njerëzve, unë, i vetëm dhe pa u ndihmuar, do t'i kisha përlarë forcat e tyre. Megjithatë, jam i urdhëruar të përmbahem prej një akti të tillë". "Pikërisht këtë kalë", shtoi ai duke hedhur sytë poshtë mbi kalin që shërbëtori i tij, Hasani, e kishte shaluar dhe e kishte sjellë përpara shtëpisë, "ma ka dhënë i ndjeri Shah Muhamet, që me të të ndërmerrja misionin me të cilin më kishte besuar, për të kryer një hetim të drejtë për natyrën e Besimit të shpallur nga Sejed Báb-i. Ai më kërkoi t'i raportoja atij personalisht, rezultatet e kërkimit tim, përderisa unë isha i vetmi midis udhëheqësve fetarë të Teheranit, tek i cili mund të kishte besim të plotë. E ndërmora këtë mision me vendimin e patundur për të përgënjeshtruar argumentet e atij sejedi, për të bindur Atë të braktiste idetë e Tij, të njihte udhëheqjen time dhe për ta çuar Atë në Teheran, së bashku me mua si dëshmitar të triumfit që kisha për të arritur. Megjithatë, kur shkova në prani të Tij dhe dëgjova fjalët eTij, ndodhi e kundërta e asaj që kisha fantazuar. Në vijim të takimit të parë me Të, isha krejt i hutuar dhe i humbur, nga fundi i të dytit, u ndjeva pa shpresë dhe i paditur si një fëmijë, i treti më gjeti aq poshtë sa pluhuri nën këmbët e Tij. Ai, në të vërtetë, kishte pushuar së qëni sejedi i ulët që kisha fantazuar paraprakisht. Për mua Ai ishte manifestimi i Vetë Perëndisë, mishërimi i gjallë i Shpirtit të Shenjtë. Gëzohem që po afrohet me shpejtësi dita të cilën jam djegur ta shoh." 708 Duke parë trazimin që kishte mbërthyer miqtë e tij, ai u bëri thirrje të ishin të qetë, të duruar dhe të flinin rehat se Hakmarrësi i gjithëfuqishëm do t'u shkaktonte shpejt, me dorën e Tij të padukshme, një disfatë dërmuese, forcave që rreshtoheshin kundër të dashurve të Tij. Sapo kishte thënë këto fjalë, mbërriti lajmi se një farë Muhamet Abdullah, që askush nuk e mendonte të ishte akoma gjallë, kishte dalë me një numër shokësh të tij, që po ashtu ishin zhdukur nga sytë dhe, duke ngritur thirrjen "Ja Saheboz Zaman!"479 u hodhën mbi forcat sulmuese dhe i shpërndanë. Ai tregoi aq guxim sa tërë detashmenti, duke braktisur armët, kishte kërkuar strehë, së bashku me guvernatorin, në kështjellën e Narinit. 709 Atë natë, Muhamet Abdullahu kërkoi të paraqitej në prani të Vahidit. Ai e garantoi për besimin e tij në Kauzën dhe e njohu me planin që kishte hartuar për të nënshtruar armikun. "Megjithëse ndërhyrja juaj", u përgjigj Vahidi, "sot ka larguar prej kësaj shtëpie rrezikun e një gjëme të paparë, ti, megjithatë, duhet ta dish se deri tani diskutimi ynë me këta njerëz ishte rreth Revelacionit të Saheboz Zamanit. Megjithatë, Navabi, pas kësaj do të shtyjë njerëzit kundër nesh dhe do të pretendojë sikur unë jam ngritur për të vendosur sovranitetin tim të padiskutueshëm mbi tërë provincën dhe sikur synoj ta zgjeroj atë mbi gjithë Persinë." Vahidi e këshilloi atë të linte qytetin menjëherë dhe t'a besonte veten nën kujdesin dhe mbrojtjen e Të Plotfuqishmit. "Përderisa të vijë koha e caktuar, e garantoi Vahidi, armiku nuk do të jetë në gjendje të na shkaktojë ne as lëndimin më të vogël." 710 Megjithatë, Muhamet Abdullahu preferoi ta injoronte këshillën e Vahidit. "Do të isha frikacak", u dëgjua të thoshte ai pasi u tërhoq, "të lë shokët e mi në mëshirën e një kundërshtari të xhindosur e vrasës. Cili do të ishte atëhere ndryshimi midis meje dhe atyre që e braktisën Sejedosh Shohadën480 ditën e Ashures481 dhe e lanë atë vetëm në fushën e Qerbelasë? Perëndia i plotmëshirshëm, besoj, do të jetë i butë me mua e do të ma falë veprimin tim." 711 Me këto fjalë, ai u drejtua nga fortesa e Narinit dhe u përball me forcat që ishin përhapur në afërsi të saj për të kërkuar një mbrojtje të palavdishme brenda mureve të fortesës dhe mundi të kapte guvernatorin, që e mbylli më vete me ata që ishin rrethuar. Ai vetë ruante, i gatshëm për të kapur çdo përforcim që mund të kërkonte t'u vinte atyre. 712 Ndërkohë Navabi kishte mundur të ngrinte një trazirë të përgjithshme në të cilën morën pjesë shumica e banorëve. Ata po përgatiteshin të sulmonin shtëpinë e Vahidit, kur ai thirri Sejed Abdul Azim Koin, i mbiquajtur Sejed Hal Dar, që kishte marrë pjesë për pak ditë në mbrojtjen e fortesës së Tabarsit, që kishte tërhequr shumë vëmendje me qëndrimin e tij dinjitoz dhe e urdhëroi atë t'i hipte kalit të tij dhe të drejtonte publikisht, nëpër rrugë e në pazar, një thirrje në emër të tij për tërë popullsinë, duke e nxitur të përqafonte Kauzën e Saheboz Zamanit. "Le ta dinë ata", shtoi ai, "se unë hedh poshtë çdo synim për të bërë luftë të shenjtë kundër tyre. Megjithatë, le të jenë të paralajmëruar se nëqoftëse këmbëngulin në rrethimin e shtëpisë sime dhe vazhdojnë sulmet kundër meje, në mbrojtje të vendosur të pozitës dhe prejardhjes sime, unë, si masë vetmbrojtëse do të jem i shtrënguar të rezistoj dhe PAMJE TË FORTESËS NARIN, JAZD t'i shpërndaj forcat e tyre. Nëqoftëse ata zgjedhin të refuzojnë këshillën time dhe jepen pas pëshpëritjeve të Navabit dinak, do të urdhëroj shtatë nga shokët e mi të sprapsin forcat e tyre me turp dhe t'i bëjnë pluhur shpresat e tyre." 713 Sejed Khal Dari i këceu kalit dhe, i shoqëruar nga katër vëllezër të zgjedhur, kalëroi përmes tregut dhe kumboi, me një theks madhështie imponuese, paralajmërimin që ishte porositur për të shpallur. Pa u kënaqur me mesazhin që i ishte besuar, ai guxoi të shtonte, me mënyrën e tij të paimitueshme, disa fjalë me të cilat ai kërkonte të rriste ndikimin që kishte sjellë ajo shpallje. "Kini kujdes", bubulloi ai, "se mos përçmoni kërkesën tonë. Zëri im i fortë, ju paralajmëroj, do të jetë i mjaftueshëm për të bërë që vetë muret e fortesës suaj të dridhen dhe forca e armës sime do të jetë e aftë për të thyer rezistencën e portave të saj!" 714 Zëri i tij buçitës kumbonte si një trumpetë dhe futi frikë në zemrat e atyre që e dëgjonin. Njëzëri, popullsia e frikësuar shpalli synimin për të ulur shpatat dhe të ndalnin ngacmimin e Vahidit, prejardhjen e të cilit ata thoshin se që tani e tutje do ta njihnin dhe respektonin. 715 I shtrënguar nga refuzimi i plotë i popullit për të luftuar kundër Vahidit, Navabi i shtyu të drejtonin sulmin kundër Muhamet Abdullahut dhe shokëve të tij, që ishin stacionuar në afërsi të fortesës. Ndeshja e këtyre forcave e nxiti guvernatorin të dalë nga streha dhe të udhëzonte detashmentin e rrethuar të bashkonte forcat me ata që ishin rekrutuar nga Navabi. Muhamet Abdullahu kishte filluar të shpërndante turmën që ishte derdhur nga qyteti kundër tij, kur u sulmua papritur nga zjarri që trupat hapën kundër tij me urdhër të guvernatorit. Një plumb e goditi në këmbë dhe e rrëzoi për tokë. Një numër nga mbështetësit e tij, gjithashtu u plagosën. Vëllai i tij e rrëmbeu atë me nxitim dhe e çoi në një vend të sigurtë e prej andej, me kërkesën e tij, e çoi në shtëpinë e Vahidit. 716 Armiku e ndoqi deri në shtëpi, plotësisht i vendosur për ta kapur dhe për ta vrarë. Poterja e njerëzve që ishin dyndur rreth shtëpisë e detyroi Vahidin të urdhëronte Mulla Muhamed Reza Manshadin, një nga ulematë më të shkolluar të Manshadit, që kishte hequr çallmën, ta paraqiste veten si portjeri i tij, për të dalë dhe, me ndihmën e gjashtë shokëve, që do t'i zgjidhte ai, të shpërndante forcat e tyre. "Le të ngrejë zërin secili nga ju, i komandoi ata, dhe të përsërisë shtatë herë fjalët 'Alláh-u-Akbar'482 dhe në thirrjen e shtatë vërsuluni përpara të gjithë përnjëherësh në mes të sulmuesve tuaj." 717 Mulla Muhamet Rezai, të cilin Bahá'u'lláh-u e kishte quajtur Razar Ruh, brofi më këmbë dhe, me shokët e tij, shkoi menjëherë të përmbushte porositë që kishte marrë. Ata që e shoqëronin, megjithëse të brishtë nga fiziku dhe pa përvojë në artin e shpatarisë, flakëronin nga besimi që i bëri tmerr për kundërshtarët e tyre. Shtatë nga më të tmerrshmit mes armikut, që mbaroi atë ditë, që ishte njëzet e shtatë Xhamadijot Sani.483 "Sapo e kishim çkulur armikun", rrëfente Mulla Muhamet Rezai, "dhe u kthyem në shtëpinë e Vahidit, kur ne gjetëm Mulla Abdullahun që rrinte shtrirë i plagosur para nesh. Atë e çuan tek udhëheqësi ynë dhe iu dha nga ushqimi me të cilin i shërbyen udhëheqësit. Më pas u çua në një vend të fshehtë, ku qëndroi i fshehur derisa iu shërua plaga. Përfundimisht u kap dhe u vra nga armiku." 718 Pikërisht atë natë, Vahidi urdhëroi shokët e tij të shpërndaheshin dhe të ushtronin vigjilencën më të lartë për të garantuar sigurinë e tyre. Ai këshilloi gruan të lëvizte me fëmijët dhe gjithë gjërat që i përkisnin, për në shtëpinë e të atit dhe të linte gjithçka që ishte pronësi personale e tij. "Këtë rezidencë luksoze", e informoi atë, "e kam ndërtuar me synimin e vetëm që ajo do të shkatërrohej përfundimisht në shtegun e Kauzës dhe mobiljet hijerënda, me të cilat e kam stolisur, janë blerë me shpresën që një ditë do të jem në gjendje t'i sakrifikoj për hir të të Shtrenjtit tim. Atëhere, si miqtë edhe armiqtë, do të kuptojnë se ai që zotëronte këtë shtëpi u pajis me aq trashëgim të madh e të paçmueshëm sa një shtëpi tokësore, megjithëse e stolisur në mënyrë fantastike dhe e pajisur në mënyrë të mrekullueshme, nuk ishte e denjë në sytë e tij, se ajo, sipas vlerësimit të tij, është hedhur si një grumbull kockash ndaj të cilave mund të tërhiqen vetëm qentë e tokës. Ah sikur një fakt i tillë imponues i shpirtit të shpërfilljes të ishte në gjendje t'u hapte sytë këtyre njerëzve të mbrapshtë dhe të trazonte tek ta dëshirën për të ndjekur hapat e atij që shfaqi këtë shpirt!" 719 Në mesnatën e asaj date, Vahidi u ngrit dhe, pasi mblodhi shkrimet e Báb-it që ishin në zotërim të tij, si dhe kopjet e të gjitha traktateve që i kishte hartuar vetë, ia besoi ato shërbëtorit të vet Hasan dhe e porositi t'i çonte në një vend jashtë portës së qytetit ky degëzohet rruga për Mehriz. Ai e urdhëroi të priste sa të mbërrinte ai dhe e paralajmëroi se sikur të mos vlerësonte porositë e tij, ai nuk do të ishte kurrë në gjendje ta takonte. 720 Hasani sapo i hipi kalit dhe po përgatitej të nisej, kur i arritën në vesh thirrjet e rojeve që ruanin hyrjen e fortesës. Nga frika se mos ata e kapnin dhe i rrëmbenin dorëshkrimet e çmuara që kishte me vete, vendosi të ndjekë një rrugë tjetër, të ndryshme nga ajo që e porositi mjeshtri i tij. Ndërsa po kalonte prapa fortesës, rojet e njohën, qëlluan kalin dhe e kapën. 721 Ndërkohë Vahidi po përgatitej të largohej nga Jazdi. Pasi la dy bijtë e tij, Sejed Ismail dhe Sejed Ali Muhamet, nën kujdesin e nënës së tyre, ai u nis, i shoqëruar nga dy bijtë e tij të tjerë, Sejed Ahmeti dhe Sejed Mehdiu, së bashku me dy nga shokët e tij që ishin të dy banorë të Jazdit dhe i kishin kërkuar lejë ta shoqëronin gjatë udhëtimit të tij. I pari, që quhej Golam Reza, ishte një njeri me kurajo të jashtëzakonshme, ndërsa i dyti, Golam Reza Kuçeku, ishte një snajper i vërtetë. Ai zgjodhi rrugën që i kishte këshilluar të merrte shërbëtorit të tij, dhe, pasi arriti i sigurt te vendi, u çudit që Hasani nuk ishte atje. Vahidi e kuptoi menjëherë që ai nuk i kishte vlerësuar drejtimet që i kish dhënë ai dhe ishte kapur nga armiku. I erdhi keq për fatin e tij dhe iu kujtua veprimi i Muhamet Abdullahut, që kishte vepruar në mënyrë të ngjashme kundër vullnetit të tij dhe për pasojë ishte plagosur. Më pas ata u informuan se në mëngjesin e asaj dite Hasani u bë copë nga gryka e një topi484 dhe se ishte kapur, gjithashtu, një orë më vonë dhe pësoi të njëjtin fat si shoku i tij njëfarë Mirza Hasani, që kishte qenë imam në një nga lagjet e Jazdit dhe që ishte një njeri me besim të madh. 722 Largimi i Vahidit nga Jazdi e ngriti armikun në përpjekje të reja. Ata u derdhën në shtëpinë e tij, rrëmbyen gjërat e tij dhe e shkatërruan plotësisht shtëpinë.485 Ai vetë, ndërkohë ishte duke shkuar drejt Nejrizit. Megjithëse nuk ishte i mësuar të ecte më këmbë, atë natë bëri shtatë farsang486 më këmbë, ndërsa djemtë e tij mbaheshin në pjesë rruge prej shokëve të tij. Gjatë ditës së nesërme, ai u fsheh brenda mazgallës së nje mali të afërt. Sapo u informua për mbërritjen e tij i vëllai, që banonte në atë afërsi dhe shfaqte një dashuri të thellë për të, i dërgoi fshehurazi çdo gjë që i kërkonte. Po atë ditë një trupë e kalorësve shoqërues të guvernatorit, që ishin vënë në ndjekje të Vahidit, arritën në atë fshat, kërkuan në shtëpinë e të vëllait, ku ata dyshuan se mos ishte fshehur dhe përvetësuan një shumë të madhe nga prona e tij. Pa mundur ta gjenin, ata ripërshkuan përsëri rrugën për në Jazd. 723 Vahidi, ndërkohë, bënte rrugën përmes maleve deri sa arriti distriktin e Bavanat Farsit. Shumica e banorëve të tij, që numëroheshin ndër admiruesit e tij të zjarrtë, e përqafuan Kauzën me gatishmëri. Midis tyre ishte edhe i mirënjohuri Haxhi Sejed Ismaili, Sheikol Islami i Bavanatit. Një numër i konsiderueshëm prej këtyre njerëzve e shoqëruan deri në fshatin Fasa, ku banorët refuzuan t'i përgjigjen ftesës së tij për të ndjekur Mesazhin. 724 Gjatë gjithë rrugës, kudo ku ndaloi, mendimi i parë i Vahidit sapo zbriste nga kali ishte të kërkonte xhaminë e afërt, ku do të thërriste njerëzit për të dëgjuar prej tij shpalljen e lajmit të Ditës së Re. Tepër i dukshëm nga lodhja e udhëtimit, ai do të ngjitte menjëherë mimbanin dhe pa frikë i shpallte grigjës karakterin e Besimit, të cilin ishte ngritur ta përkrahte. Ai do të kalonte vetëm një natë në çdo vend po të arrinte të fitonte ndaj Kauzës shpirtra, te të cilët mund të besonte për ta propaganduar atë pas largimit të tij. Përndryshe ai do të niste sërish menjëherë marshimin e tij dhe refuzonte të lidhej më tej me ta. "Në çdo fshat që kaloj", vinte ai shpesh në dukje, "dhe nuk mund të thith prej banorëve të tij aromën e besimit, si ushqimi ashtu dhe pija e tij për mua janë pa shije." 725 Pasi arriti në fshatin e Runizit, në distriktin Fasa, Vahidi vendosi të vonohet ca ditë. Ato zemra që i pa se i përgjigjeshin thirrjes së tij, ai luftoi t'i tërhiqte e t'i ndizte me zjarrin e dashurisë së Perëndisë. Sapo lajmi i mbërritjes së tij mbërriti Nejrizin, e tërë popullsia e lagjes së Çenar Suktehit nxitoi ta takonte. Njerëz nga lagjet e tjera, po ashtu, të shtyrë nga dashuria dhe admirimi për të, vendosën të bashkohen me ta. Nga frika se mos Zajnol Abedin Kani, guvernator i Nejrizit, do të kundërshtonte vizitën e tyre, shumica u nisën natën. Vetëm nga lagjia e Çenar Suktehut, mbi njëqind studentë, të paraprirë nga udhëheqësi i tyre Haxhi Sheik Abdul Aliu, vjehërri i Vahidit dhe një gjykatës me pozitë të njohur përmes distriktit, u nisën për t'u bashkuar me një numër nga fisnikët më të shquar të Nejrizit për përshëndetjen e vizitorit të pritur, para se ai të mbërrinte në qytetin e tyre. Midis tyre shquhej Mulla Abdul Hyseni, një njeri i nderuar tetëdhjetë vjeçar, që vlerësohej shumë për besimin e thellë dhe diturinë, Mulla Bakeri, që ishte imami i lagjes së Çenar Suktehit, Mirza Hysen Kotbi, kad-hoda i lagjes së Bazarit me gjithë të afërmit e tij, Mirza Abul Kazemi, një i afërm i guvernatorit, Haxhi Muhamet Takiu, që është përmendur nga Bahá'u'lláh-u në "Suren e Ajubit", së bashku me dhëndërin e tij, Mirza Noura dhe Mirza Ali Rezai, të dy nga lagjia e Sadatit.487 726 Të gjithë këta, disa ditën dhe disa natën, shkuan deri në fshatin e Runizit për t'i shprehur mirëseardhjen vizitorit dhe ta garantonin për përkushtimin e tyre të pandryshueshëm. Megjithëse Báb-i kishte reveluar një Tabelë që drejtohej posaçërisht ndaj atyre që kishin përqafuar Kauzën e tij sërishmi, marrësit e saj ishin akoma të paditur për rëndësinë dhe parimet themelore të saj. I ishte dhënë Vahidit të hidhte dritë mbi to dhe të parashtronte tiparet dalluese të saj. 727 Sapo Zajnol Abedin Kani kishte marrë dijeni për shpërnguljen e madhe që kishte ndodhur me qëllim që t'i uronin mirëseardhjen mbërritjes së Vahidit, ai dërgoi një lajmëtar të posaçëm t'i arrinte dhe t'i informonte ata që kishin ikur lidhur me vendosmërinë e tij për t'u marrë jetën, për t'u robëruar gratë dhe për të konfiskuar pasurinë e çdonjerit që vazhdonte të tregonte besnikëri ndaj tij. Askush nga ata që kishin ikur nuk çau kokën për paralajmërimin, përkundrazi u kapën akoma më me zjarr ndaj udhëheqësit të tyre. Vendosmëria e tyre e patundur dhe shpërfillja përbuzëse ndaj lajmëtarit të tij e mbushën guvernatorin me llahtar. I tromaksur se mos ata mund të ngriheshin kundër tij, vendosi të transferojë rezidencën e tij në fshatin Kotreh, ku kishte qenë shtëpia e tij fillestare, që shtrihej rreth tetë farsang488 larg nga Nejrizi. Ai zgjodhi atë fshat sepse në afërsi të tij ndodhej një fortesë masive, të cilën mund ta përdorte si strehë mbrojtëse në rast rreziku. Për më tepër, ai ishte i sigurtë se banorët e tij ishin stërvitur në artin e të qëlluarit me saktësi dhe mund të ishin të besueshëm kurdoherë që mund t'i thërriste për ta mbrojtur. 728 Ndërkohë Vahidi kishte lënë Runizin për në faltoren e Pir Muradit, që ndodhej jashtë fshatit të Estahbanatit. Pavarësisht nga moslejimi që kishin shpallur ulematë e atij fshati kundër pranimit të tij, jo më pak se njëzet banorë të tij dolën për ta pritur dhe e shoqëruan deri në Nejriz. Kur ata arritën, në paraditen e pesëmbëdhjetë Razhabit,489 gjëja e parë që bëri Vahidi sapo mbërriti në lagjen e tij të lindjes Çenar Sukteh, bile pa shkuar në shtëpinë e vet, ishte hyrja në xhami, ku ftoi grigjën që ishte mbledhur për të njohur dhe përqafuar Mesazhin e Báb-it. Padurimthi për të qenë para morisë së njerëzve që po e prisnin, me petkat akoma të pluhurosura, ai u ngjit në mimban dhe u foli me një elokuencë aq bindëse sa i tërë tubimi u elektrizua nga thirrja e tij.490 Jo më pak se një mijë persona, të gjithë vendalinj të lagjes Çenar Sukteh dhe pesëqind të tjerë nga pjesë të tjera të Nejrizit, që kishin mbushur të gjithë ndërtesën, iu përgjigjen vetvetiu. "Ne kemi dëgjuar dhe ne i bindemi!", thirri me një entuziazëm të shfrenuar moria e ngazëllyer e njerëzve, ndërsa ecën përpara për ta garantuar për nderimin dhe mirënjohjen e tyre. Magjia që fjalimi i zjarrtë hodhi në zemrat e tyre ishte e tillë që Nejrizi kurrë nuk e kishte provuar më parë. 729 "Qëllimi im i vetëm i ardhjes në Nejriz", vazhdoi Vahidi t'u shpjegonte pjesëmarrësve, sapo vrulli i parë i eksitimit kishte rënë, "është të shpall Kauzën e Perëndisë. Unë e falënderoj dhe e lavdoj Atë që më bëri të aftë të prek zemrat tuaja me Mesazhin e Tij. Nuk është nevoja të vonohem më shumë në mes tuaj, sepse nëqoftëse e zgjat qëndrimin tim, kam frikë se mos guvernatori iu keqtrajton për shkakun tim. Ai mund të kërkojë përforcime nga Shirazi dhe mund të shkatërrojë shtëpitë tuaja dhe t'u dënojë me poshtërime të patreguara." "Ne jemi gati dhe i jemi dorëzuar vullnetit të Perëndisë", u PAMJE E NEJRIZIT përgjigj grigja njëzëri. "Perëndia na jep hirin e Tij të durojmë gjëmat që mund të ngjasin akoma mbi ne. Megjithatë, ne nuk mund të pajtohemi të ndahemi prej teje kaq shpejt e kaq nxituar." 730 Sapo këto fjalë ishin shkëputur nga buzët e tij, burra e gra shtrënguan duart për ta çuar Vahidin triumfalisht në shtëpinë e tij. Të tërbuar nga gëzimi dhe të ngazëllyer nga kënaqësia, ata u dyndën përreth tij dhe me thirrje e brohoritje, e shoqëruan deri te dera e shtëpisë së tij. 731 Ato pak ditë që qëndroi në Nejriz, Vahidi i kaloi të shumtat në xhami, ku vazhdoi me elokuencën e tij të zakonshme dhe pa kurrëfarë rezervash, të shtjellojë mësimet themelore që kishte marrë nga Mjeshtri i tij. Çdo ditë dëshmonte një shtim në numrin e auditorit të tij dhe nga çdo anë bëheshin gjithnjë e më të dukshme faktet e ndikimit të tij mahnitës. SHTËPIA E VAHIDIT NË NEJRIZ 732 Magjepsja që ngjalli mbi njerëzit nuk mungoi t'i frynte për ta zgjuar armiqësinë e fjetur të Zajnol Abedin Kanit. Ai u ngrit në përpjekje të reja e dha urdhër që të ngrihej një ushtri me qëllimin e hapur të çrrënjosjes së Kauzës, e cila siç ndjente ai po minonte me shpejtësi pozitën e tij personale. Ai mundi të rekrutojë me shpejtësi rreth një mijë veta, kalorës e këmbësorë, që të gjithë ishin të stërvitur mirë në artin e luftës dhe ishin të pajisur me një sasi të bollshme municioni. Plani i tij ishte që me një sulm të befasishëm ta burgoste Vahidin. FORTESA HAXHEH 733 Sapo u informua për qëllimet e guvernatorit, Vahidi urdhëroi njëzet shokët, që kishin lënë Istahbanatin për të pritur atë dhe që e kishin shoqëruar deri në Nejriz, të zinin fortesën e Haxhehut, që ndodhej në afërsi të lagjes Çenar Sukteh. Ai e emëroi Sheik Hadin, të birin e Sheik Mohsenit, si udhëheqës të grupit dhe i nxiti shokët e tij që banonin në atë lagje të përforconin portat, frëngjitë dhe muret e kalasë. 734 Guvernatori kishte transferuar ndërkohë rezidencën e tij në shtëpinë e vet në lagjen Bazar. Forca që ai kish ngritur e shoqëroi atë dhe zuri fortesën në afërsi të saj. Kullat dhe muret e saj, të cilat filloi t'i përforconte, kontrollonin tërë qytetin. Pasi detyroi kad-hodanin e lagjes, Sejed Abu Talebin dhe një nga shokët e Vahidit të boshatiste shtëpinë e tij, ai fortifikoi çatinë e saj dhe pasi vendosi atje një numër nga njerëzit e tij nën komandën e Muhamet Ali Kanit, dha urdhër të hapej zjarr ndaj kundërshtarit të tij. I pari që ra ishte Mulla Abdul Hyseni që, pavarësisht nga mosha e tij e thyer, kishte dalë përpara për t'i uruar mirëseardhjen Vahidit. Ai po ofronte lutjen në çatinë e shtëpisë së vet kur një plumb i goditi këmbën e djathtë, duke i shkaktuar rrjedhjen e gjakut çurg. Kjo goditje mizore ngjalli keqardhjen e Vahidit, që nxitoi, me një mesazh të shkruar për të plagosurin, t'i shprehte hidhërimin e tij të thellë për plagosjen që kishte pësuar dhe ta gëzonte atë me mendimin se ai, në një fazë të thyer të jetës së tij, ishte i pari që po zgjidhej të binte viktimë në shtegun e Kauzës. 735 Befasia e sulmit i trembi një numër nga shokët e tij që kishin nxituar të përqafonin Mesazhin, por nuk kishin mundur të vlerësonin kuptimin e plotë të tij. Besimi i tyre ishte tronditur aq keq sa një pakicë, në mesnatë, u shtynë të ndaheshin prej shokëve të tyre dhe të bashkoheshin me forcat e armikut. Sapo u informua për aktin e tyre, kur u ngrit në agim, Vahidi i hipi kalit dhe, i shoqëruar nga një numër prej mbështetësve të tij, kalëroi për në fortesën e Kaxhehut, ku nguli rezidencën e tij. 736 Mbërritja e tij ishte sinjali i një sulmi të ri kundër tij. Zajnol Abedin Kani dërgoi menjëherë vëllanë e tij më të madh, Ali Asgar Kanin, së bashku me një mijë veta, të gjithë të armatosur e të stërvitur mirë, të kryenin rrethimin e fortesës, ku kishin gjetur strehë, që më parë, shtatëdhjet e dy shokë. Me lindjen e diellit, një numër prej shokëve, duke vepruar sipas porosive të Vahidit, u vërsulën përpara dhe me shpejtësi të jashtëzakonshme i detyruan rrethuesit të shpërndahen. 737 Jo më shumë se tre shokë gjetën vdekjen gjatë kësaj ndeshjeje. I pari ishte Taxhod Dini, një burrë që nuk e njihte frikën e që merrej me biznesin e prodhimit të kolahëve491 prej leshi, i dyti ishte Zejnili, i biri i Skënderit, që ishte fermer, kurse i treti ishte Mirza Abul Kazemi, që ishte një njeri me merita të shquara. 738 Ky shpartallim i plotë dhe i papritur i shtoi frikën Princit Firuz Mirza, Nosratod Douleh, guvernator i Shirazit, që dha urdhër për asgjësimin e menjëhershëm të mbajtësve të kështjellës. Zajnol Abedin Kani dërgoi një nga shërbëtorët e princit te Vahidi, duke i thënë atij, se për shkak të marëdhënieve të tendosura me të, të largohej nga Nejrizi, me shpresë se prapësia që kishte ndezur mund të shuhej shpejt. "Thuaji atij", iu përgjigj Vahidi, "se fëmijët e mi, së bashku me dy shoqëruesit e tyre, janë i gjithë grupi që unë kam me vete. Nëqoftëse prania ime në këtë qytet do të shkaktojë prapësira, jam i gatshëm të largohem. Përse ndodh kjo që, në vend që të na jepet pritja që i ka hije një pasardhësi të Profetit, ai na ka prerë ujin dhe ka shtyrë njerëzit e tij për të na rrethuar e sulmuar? Nëqoftëse ai këmbëngul në mohimin e gjërave të domosdoshme për jetën tonë, unë e paralajmëroj se shtatë nga shokët e mi, që ai i vlerëson si më të dobtit midis njerëzve, do t'i shkaktojnë forcave të tij të kombinuara një disfatë të turpshme." 739 Duke parë se Zajnol Abedin Kani e injoroi paralajmërimin e tij, Vahidi urdhëroi shokët të dilnin nga kështjella dhe të ndëshkonin sulmuesit e tyre. Me një kurajo dhe besim të admirueshëm, ata, megjithëse tepër të rinj nga mosha dhe krejt pa përvojë në përdorimin e armëve, arritën të demoralizojnë një ushtri të stërvitur dhe të organizuar. Vetë Ali Asgar Kani u zhduk dhe dy djemtë e tij u zunë rob. Zajnol Abedin Kani u tërhoq me turp, me ç'kish mbetur nga forcat e tij të shpartalluara, në fshatin Kotreh, vuri në dijeni princin me acarimin e gjendjes dhe iu lut të dërgonte përforcime të menjëhershme, duke theksuar në veçanti nevojën e artilerisë së rëndë dhe të një detashmenti të madh këmbësorie dhe kalorësie. 740 Vahidi, nga ana e tij, pasi pa që armiku ishte shpartalluar, dha urdhër që mbrojtja të përforcohej, të ndërtohej një çisternë uji brenda rrethimit të saj dhe tendat që kishin transportuar të ngriheshin jashtë portave të saj. Atë ditë disa shokë të tij kishin marrë funksione e detyra të posaçme. Qerbelai Mirza Muhameti u bë mbajtës i portës së fortesës, Sheik Jusufi, kujdestar i fondeve, Qerbelai Muhameti, i biri i Shamsod Dinit, kryintendenti i kopshteve në afërsi të fortesës dhe barrikadave të saj, Mirza Ahmeti, xhaxhai i Ali Sardarit, u caktua oficer përgjegjës i kullës së blojes, njohur me emrin e Çenarit, vendosur në afërsi të fortesës, Mirza Muhamet Xhaferi, kushëriri i Zajnol Abedin Kanit, kronikan, Mirza Fazllollahu si lexues i këtyre regjistrimeve, Mashhadi Taki Bakali si rojtar, Haxhi Muamet Takiu regjistrues, Golam Reza Jazdi kapiten i forcave. Përveç shtatëdhjet e dy shokëve që ishin me të brenda në kështjellë dhe që e kishin shoqëruar atë nga Istahbanati në Nejriz, Vahidi u bind nga këmbëngulja e Sejed Xhafer Jazdit, një teolog i mirënjohur dhe nga Sheik Abdul Aliu, vjehërri i Vahidit, të pranonte në fortesë një numër nga lagja e Bazarit, së bashku me disa nga fisi i vet. 741 Zajnol Abedin Kani përsëriti sërish thirrjen e tij ndaj princit dhe mbylli këtë herë me peticionin e tij, që kërkonte përforcime urgjente dhe të përshtatshme, shumën prej pesë mijë tuman492 si një dhuratë personale për të. Ai ia besoi letrën njerit prej miqve të tij të ngushtë, Mulla Bakerit, të cilit i dha për të shaluar kalin e tij dhe e porositi t'ia dorëzonte letrën princit personalisht. Ai e zgjodhi atë për guximin, lirshmërinë e të folurit dhe taktin e tij. Mulla Bakeri mori një rrugë të rrahur pak dhe pas një dite udhëtimi mbërriti në një vend të quajtur Hodashtak, në afërsi të të cilit ishte një fortesë rreth së cilës fiset që bridhnin nëpër vend, herë pas here ngrinin tendat e tyre. 742 Mulla Bakeri ndaloi pranë njerës prej këtyre tendave dhe ndërsa po fliste me të zotin e saj, mbërriti Haxhi Sejed Ismaili, Sheikol Islami i Bavanatit. Ai kishte marrë lejë nga Vahidi për të shkuar në fshatin e tij të lindjes për një punë urgjente dhe të kthehej menjëherë në Nejriz. Pasi hëngri drekë, ai pa se një kalë i kapardisur shtrenjt ishte lidhur tek litarët e një prej tendave fqinje. Pasi u informua se ai i përkiste njërit prej miqve të Zajnol Abedin Kanit, që kishte mbërritur nga Nejrizi dhe po shkonte për në Shiraz, Haxhi Sejed Ismaili, që ishte një njeri me guxim të jashtëzakonshëm, i hipi kalit dhe, pasi zhveshi shpatën, i foli ashpër këto fjalë të zotit të tendës me të cilin po bisedonte akoma Mulla Bakeri: "Arrestoje këtë zarbanik që ka ikur me të katra para fytyrës së Saheboz Zamanit.493 Lidhja duart e ma dorëzo mua." I frikësuar nga fjalët dhe sjellja e Haxhi Mulla Ismailit, mbajtësit e tendës u bindën menjëherë. Ata e lidhën atë nga duart dhe ia dorëzuan litarin, me të cilin e kishin lidhur, Haxhi Mulla Ismailit, që ngau kalin në drejtim të Nejrizit dhe e detyroi robin e tij që ta ndiqte. Në një largësi prej rreth dy farsang nga qyteti, ai mbërriti në fshatin Rastaq dhe e dorëzoi robin e vet në duart e kad-hodës së tij, emri i të cilit ishte Haxhi Akbar, duke i thënë që ta çonte atë në prani të Vahidit. Kur ia çuan në prani të tij, ky i fundit e pyeti për qëllimin e udhëtimit të tij për në Shiraz, ndaj së cilës robi dha një përgjigje të hapur dhe të hollësishme. Megjithëse Vahidi ishte i gatshëm ta falte, Mulla Bakeri, për shkak të qëndrimit të tij ndaj Vahidit, përfundimisht u vra nga duart e shokëve. 743 Zajnol Abedin Kani, pa mundur të qetësonte vendosmërinë e tij për të kërkuar ndihmën, që kishte nevojë nga Shirazi, këtë rradhë e rriti volumin e furisë ndaj princit, duke i kërkuar atij të dyfishonte përpjekjet për çrrënjosjen e asaj që ai e vlerësonte si kërcënimin më serioz të sigurisë së asaj province. I pakënaqur me lutjen e tij të nxehtë, ai dërgoi në Shiraz një numër nga njerëzit e tij të besuar, të cilët i kishte ngarkuar me dhurata për princin, duke shpresuar që me këto ai të bindej për të vepruar me shpejtësi. Në përçapje të mëtejshme për të siguruar suksesin e përpjekjeve të tij, ai u drejtoi disa thirrje ulemave udhëheqës dhe sejedëve të qytetit të Shirazit, në të cilat shtrembëronte synimet e Vahidit, detajonte veprimet e tij subversive dhe i nxiste ata të ndërhynin te princi e t'i kërkonin atij të niste dërgimin e përforcimeve. 744 Princi e plotësoi kërkesën e tyre me gatishmëri. Ai porositi Abdullah Kanin, Shoxhaol Molk, të nisej menjëherë për Nejriz, i shoqëruar nga regjimentet Hamadani e Silakhori, të drejtuar nga disa oficerë dhe të pajisur me një forcë të përshtatshme artilerie. Për më tepër, ai udhëzoi përfaqësuesit e tij në Nejriz të rekrutonin të gjithë burrat e aftë nga distriktet përreth, përfshi fshatrat Estahbanat, Iraxh, Panxh-Ma'aden, Kotreh, Bashneh, Deh-Çah, Moshkan dhe Rastak. Atyre u shtoi dhe pjestarët e fiseve të njohura me emrin Visbaklarijeh, që i komandoi të bashkoheshin me ushtrinë e Zajnol Abedin Kanit. 745 Një ushtri e panumërt rrethoi befas fortesën, ku Vahidi dhe shokët e tij ishin mbyllur dhe kishin filluar të ndërtonin transhe rreth saj, për të ngritur pengesa rreth këtyre transheve.494 Sapo kishin përmbushur detyrën ata u gjendën nën zjarrin e armikut. Një plumb goditi kalin e një prej shoqëruesve të Vahidit, ndërsa ai po ruante portën. Një tjetër plumb pasoi menjëherë të parin dhe përshkoi frëngjinë përmbi portë. Gjatë bombardimit, një nga shokët, me pushkën e tij, mori në shenjë oficerin që komandonte artilerinë dhe e shtriu atë të vdekur menjëherë, gjë që bëri të heshtë menjëherë oshëtimën e topave. Sulmuesit, ndërkohë, u tërhoqën dhe u fshehën brenda transheve të tyre. Atë natë, as të rrethuarit, as ata që sulmuan, nuk guxuan të lëviznin nga strehimet e tyre. 746 Megjithatë, natën e dytë, Vahidi thirri Golam Reza Jazdin dhe e porositi atë, që me katërmbëdhjetë shokë, të delnin nga kështjella e të derdheshin mbi armikun. Ata që u thirrën për ta kryer këtë detyrë, në pjesën dërrmuese ishin burra me moshë të thyer, për të cilët askush nuk mund të mendonte se ishin të aftë të mbanin barrën e një lufte kaq të egër. Ndër ta ishte një këpucar që, megjithëse më i madh se nëntëdhjetë vjet, tregoi aq entuziazëm dhe guxim sa asnjë i ri nuk shpresonte t'ia kalonte. Pjesa tjetër e të katërmbëdhjetëve ishin çuna të thjeshtë, akoma krejt të papërgatitur për t'u ndeshur me rreziqe dhe të mbanin barrën që u ngarkonte një sulm i tillë. Megjithatë për këta heronj, të cilët i kishte transformuar vullneti i patrembur dhe besimi i patundur në qëllimin e lartë të Kauzës së tyre, mosha kishte pak rëndësi. Ata u udhëzuan prej udhëheqësit të tyre të ndaheshin menjëherë sapo të linin mbulesën e fortesës dhe duke ngritur njëherësh thirrjen "Alláh-u-Akbar!"495 të derdheshin në mes të armikut. 747 Sapo u dha sinjali ata u ngritën dhe, duke nxituar mbi kuajt dhe me pushkët e tyre, marshuan përtej portës së fortesës. Të patrembur nga zjarri që villej nga gryka e topave dhe nga plumbat që binin breshër mbi kokat e tyre, ata u sulën rrufeshëm në mes të kundërshtarëve. Kjo ndeshje e papritur nuk zgjati më shumë se tetë orë, gjatë të cilave ky grup i patrembur ishte në gjendje të demonstronte aq zotësi e trimëri sa i mahniti veteranët në radhët e armikut. Nga qyteti i Nejrizit, si dhe nga fortifikimet përreth, u derdhën përforcime për të ndihmuar grupin e vogël që u kishte qëndruar me aq trimëri forcave të kombinuara të një ushtrie të tërë. Pasi hapësira e luftës u zgjerua, u ngritën nga çdo anë zërat e grave ta Nejrizit, që ishin derdhur në çatitë e shtëpive të tyre për të brohoritur heroizmin, që ishte shfaqur aq dukshëm. Thirrjet e tyre ngazëllyese iu shtuan gjëmimit të topave, që u rrit akoma më tej nga thirrja "Alláh-u-Akbar!", që shokët, akoma më me furi, ngritën mes asaj zallahie. Poterja që shkaktuan zërat e grave, kokëkrisja dhe vetëbesimi i mahnitshëm i shokëve, i demoralizoi krejt kundërshtarët e tyre dhe i paralizoi përpjekjet e tyre. Kampi i armikut i rënuar dhe i braktisur, ofronte një spektakël të trishtuar, ndërsa fitimtarët ripërshkonin rrugën e tyre për në fortesë. Ata mbanin me vete, përveç atyre që ishin plagosur rëndë, jo më pak se gjashtëdhjetë të vdekur, midis të cilëve ishin: 1. Golam Reza Jazdi (Mos konfodohet me kapitenin e forcave që ka të njëjtin emër), 2. Vëlla i Golam Reza Jazdi, 3. Ali, bir i Hajrollahut, 4. Haxheh Hysen Kanad, bir i Haxheh Ganiut, 5. Asgar, bir i Mulla Mediut, 6. Qerbelai Abdul Qerim, 7. Hysen, bir i Mashhadi Muhametit, 8. Zajnol Abedin, bir i Mashhadi Baker Sabahut, 9. Mulla Xhafer Mozaheb, 10. Abdullah, bir i Mulla Musait, 11. Muhamet, bir i Mashhadi Raxhab Hadadit, 12. Qerbelai Hasan, bir i Qerbelai Shamsod Din Maleki Duzit, 13. Qerbelai Mirza Muhamed Zare, 14. Qerbelai Baker Kafsh Duz, 15. Mirza Ahmet, bir i Mirza Hysen Kashi Sazit, 16. Mulla Hasan, bir i Mulla Abdullahut, 17. Mashhadi Haxhi Muhamet, 18. Abu Taleb, bir i Mir Ahmet Nohod Beriz, 19. Akbar, bir i Muhamet Ashurit, 20. Taki Jazdi, 21. Mulla Ali, bir i Mulla Xhaferit, 22. Qerbelai Mirza Hysen, 23. Hysen Kan, bir i Sherifit, 24. Qerbelai Korban, 25. Haxheh Kazem, bir i Haxheh Aliut, 26. Aga, bir i Haxhi Aliut, 27. Mirza Noura, bir i Mirza Moinait. 748 Një dështim kaq i madh e bindi Zajnol Abedin Kanin dhe stafin e tij për kotësinë e përpjekjeve të tyre për të detyruar, me luftë të hapur, nënshtrimin shtrimin e kundërshtarëve të tyre.496 Si në rastin me ushtrinë e Princit Mehdi Koli Mirza, që kishte dështuar mjerisht për të nënshtruar kundërshtarët e tij ndershmërisht në fushë të luftës, tradhtia dhe mashtrimi përfundimisht u provuan si armët e vetme me të cilat një njeri frikacak mund të konkuronte një armik të pathyeshëm. Mjeteve që përfundimisht iu drejtua Zajnol Abedin Kani dhe stafi i tij për të mposhtur çka në dukje të jashtme nuk ishte veçse një grusht njerëzish të pastërvitur dhe të përçmuar, treguan pafuqishmërinë e armiqve, pavarësisht nga burimet e mëdha që kishin në dispozionin dhe nga mbështetja morale që guvernatori i Farsit dhe banorët e tërë provincës u kishin dhënë atyre. Në zemrat e tyre, ata ishin bindur se pas mureve të asaj fortese ishin mbledhur një grup vullnetarësh, që asnjë forcë nën komandën e tyre nuk mund t'u bënte ballë dhe t'i shkatërronte. 749 Me ngritjen e thirrjes për paqe, ata kërkonin, nëpërmjet një dhelpërie kaq të poshtër, të mashtronin ato zemra të dëlira e fisnike. Ata për pak ditë pezulluan çdo sjellje armiqësie, pas të cilave drejtuan një thirrje të shkruar solemne ndaj të rrethuarve, e cila në thelb ishte si vijon: "Deri tani, meqenëse kemi qenë të pa ditur rreth karakterit të vërtetë të Besimit tuaj, ne kemi lejuar intrigantët të na bindin të besojmë se çdonjeri prej jush ka dhunuar parimet e shenjta të Islamit. Prandaj ne u ngritëm kundër jush dhe jemi përpjekur të çrrënjosim Besimin tuaj. Gjatë pak ditëve të fundit, ne jemi vënë në dijeni të faktit që veprimtaritë tuaja nuk janë të lidhura me ndonjë motiv politik, se asnjeri nga ju nuk ka prirje për të shkatërruar themelet e Shtetit. Ne, gjithashtu, jemi bindur nga fakti që mësimet tuaja nuk përmbajnë ndonjë largim serioz nga mësimet themelore të Islamit. Gjithçka ku ju dukeni se mbaheni është pretendimi se është shfaqur një njeri, fjalët e të cilit iu kanë frymëzuar, dëshmia e të cilit është e sigurtë dhe atë duhet ta njohin e mbështesin gjithë pasuesit e Islamit. Ne nuk mund të bindemi në asnjë mënyrë për vlefshmërinë e këtij pretendimi po të mos pëlqeni të mbështesni në sinqeritetin tonë besimin absolut dhe po të mos pranoni kërkesën tonë për të lejuar disa nga përfaqësuesit tuaj të dalin nga fortesa dhe të na takojnë në këtë kamp, ku ne mund të vlerësojmë, brenda pak ditëve, karakterin e besimit tuaj. Nëqoftëse ju e provoni veten të aftë për të demonstruar të vërtetën e pretendimeve të Besimit tuaj, ne gjithashtu do ta përqafojmë atë me qejf, sepse nuk jemi armiq të së Vërtetës dhe asnjë nga ne nuk dëshiron ta mohojë atë. Udhëheqësin tuaj e kemi njohur gjithmonë si një nga kampionët më të zot të Islamit dhe ne e vlerësojmë atë si shembull dhe udhërrëfyesin tonë. Ky Kuran, tek i cili ne vëmë vulat tona, është dëshmitar për ndershmërinë e qëllimit tonë. Le të vendosë ky Libër i shenjtë nëse pretendimi që ju ngrini është i vërtetë apo i rremë. Mallkimi i Perëndisë dhe i Profetit të Tij rëntë mbi ne nëse do të përpiqeshim t'u mashtronim ju. Pranimi juaj për ftesën tonë do të shpëtojë një ushtri të tërë nga shkatërrimi, ndërsa refuzimi do t'i linte ata në ankth e dyshime. Japim fjalën tonë se sapo të të bindemi për të vërtetën e Mesazhit tuaj, ne do të përpiqemi të shfaqim të njëjtin zell dhe përkushtim që ju tashmë kaq fort e kini treguar. Miqtë tuaj do të jenë miqtë tanë dhe armiqtë tuaj armiqtë tanë. Çfarëdo që udhëheqësi juaj mund të zgjedhë për të komanduar, ne premtojme se asaj do t'i bindemi. Nga ana tjetër, nëqoftëse nuk arrijmë të bindemi mbi të vërtetën e pretendimit tuaj, premtojmë solemnisht se ne, në asnjë mënyrë, nuk do të pengojmë që ju të ktheheni të sigurt në fortesë dhe nuk do të jemi të gatshëm të rifillojmë përsëri grindjen me ju. Ne u lutemi të mos pranojmë të derdhet akoma gjak përpara përpjekjeve për të vendosur të vërtetën e Kauzës suaj." 750 Vahidi e mori Kuranin me nderim të madh dhe e puthi me përkushtim. "Ora jonë e caktuar ka rënë", vuri ai në dukje. "Pranimi nga ana jonë i ftesës së tyre sigurisht do t'i bëjë ata të ndjejnë poshtërsinë e tradhtisë së tyre." "Megjithëse jam në dijeni të qëllimeve të tyre", shtoi ai duke u kthyer nga shokët e tij, "e ndjej për detyrë t'i përgjigjem thirrjes së tyre dhe të përdor këtë mundësi për t'u përpjekur edhe njëherë të shpalos të vërtetat e Besimit tim të shtrenjtë." Ai i urdhëroi ata të vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre dhe të mos kenë kurrfarë besimi rreth asaj që kundërshtarët e tyre pohojnë për t'u besuar. Megjithatë, ai i porositi të pezullojnë çdo lloj sjelljeje armiqësore deri në një njoftim të ardhshëm prej tij. 751 Me këto fjalë ai u dha lamtumirën shokëve të vet dhe, i shoqëruar nga pesë vetë, ndër të cilët ishin Mulla Ali Modhahebi dhe tradhtari Haxhi Sejed Abedi, u nis për në kampin armik. Zajnol Abedin Kani, i shoqëruar nga Shoxhaoll Molk dhe të gjithë anëtarët e stafit të vet, doli për ta pritur që jashtë. Ata e pritën me ceremoni, e çuan në një tendë që ishte ngritur posaçërisht për pritjen e tij dhe e prezantuan me pjesën tjetër të oficerëve. Ai u ul mbi një karrige, ndërsa pjesa tjetër e grupit qëndroi më këmbë para tij, me përjashtim të Zajnol Abedin Kanit, Shoxhaol Molkut dhe një oficeri tjetër, të cilit ai i bëri shenjë të ulej. Fjalët që ai u drejtoi atyre ishin të tilla sa që fuqinë e tyre edhe një njeri zemërgur nuk do të mungonte ta ndjente. Bahá'u'lláh-u, në "Suren e Sabrit," ka bërë të pavdekshëm atë thirrje fisnike dhe ka reveluar përmasat e plota të rëndësisë së saj. "Kam ardhur tek ju", deklaroi Vahidi, "i armatosur me dëshminë me të cilën Zoti im më ka besuar. A nuk jam unë pasardhës i Profetit të Perëndisë? Nga kjo ju jini ngritur të më vrisni? Për ç'arsye ju kini shpallur dënimin tim me vdekje dhe refuzoni të njihni të drejtat e pamohueshme me të cilat prejardhja ime më ka mveshur?" 752 Madhështia e qëndrimit të tij e kombinuar me elokuencën depërtuese, i turbulluan dëgjuesit e tij. Për tri ditë dhe tri netë, ata i shfaqën atij një pritje bujare dhe e trajtuan me respekt të dukshëm. Në lutjen e grigjës, ata vazhdimisht pasuan udhëheqjen e tij dhe me vëmendje dëgjonin ligjërimin e tij. Megjithëse nga jashtë dukeshin sikur i përuleshin vullnetit të tij, në fshehtësi po komplotonin kundër jetës së tij dhe për asgjësimin e pjesës tjetër të shokëve të tij. Ata e dinin shumë mirë se, sikur t'i shkaktonin atij edhe lëndimin më të vogël, ndërsa shokët e tij të qëndronin në transhetë pas mureve të fortesës së tyre, ata do ta ekspozonin veten ndaj një rreziku akoma më të madh se sa ai me të cilin ishin detyruar të ndesheshin më parë. Ata dridheshin nga furia dhe hakmarrja e grave jo më pak se sa nga trimëria dhe zotësia e burrave të tyre. Ata e kuptonin se të gjitha burimet e ushtrisë kishin qenë të pafuqishme të nënshtronin një grusht çunash të papjekur dhe pleqsh të thyer në moshë. Asgjë, përveçse një dredhie të guximshme dhe të menduar mirë, nuk mund ta garantonte fitoren e tyre përfundimtare. Frika që mbushte zemrat e tyre në një shkallë të lartë futej nga fjalët e Zajnol Abedin Kanit, që, më vendosmëri të parreshtur, kërkonte të mbante më këmbë urrejtjen me të cilën ai kishte ndezur shpirtrat e tyre. Thirrjet e përsëritura të Vahidit kishin rritur frikën e tij se mos ai, me fjalët e tij magjike, arrinte t'i bindte ata të spostonin besnikërinë e tyre tek një kundërshtar kaq elokuent. 753 Zajnol Abedin Kani dhe miqtë e tij, më në fund, vendosën t'i kërkojnë Vahidit t'u drejtonte shokëve që ishin në fortesë një mesazh të shkruar me dorën e tij dhe t'i informonte se ishte arritur një marëveshje miqësore mbi dallimet e tyre dhe t'i nxiste ata ose të bashkoheshin me të në komandën e ushtrisë, ose të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Megjithëse pa dashur të jepte pëlqimin e tij ndaj një kërkese të tillë, Vahidi përfundimisht u detyrua ta paraqiste. Përveç këtij mesazhi, me nje letër të dytë, ai informoi në konfidencë shokët e tij për qëllimet djallëzore të armikut dhe i paralajmëroi të mos lejonin të mashtroheshin. Ai ia besoi të dy letrat Haxhi Sejed Abedit, duke e porositur të griste mesazhin dhe të dorëzonte letrën e dytë te shokët e tij. Për më tepër, ai e ngarkoi atë të nxiste ata të zgjidhnin më të zotët mes tyre dhe, në mes të natës, të vërsuleshin e të shpërndanin forcat e armikut. 754 Sapo i kishte marrë këto porosi, tradhtari Haxhi Sejed Abedi ia komunikoi ato Zajnol Abedin Kanit. Ky i dyti kërkoi menjëherë ta bindë atë të shtynte mbajtësit e fortesës, në emër të udhëheqësit të tyre, të shpërndaheshin, duke i premtuar se për këtë do t'i jepte atij një shpërblim të majmë. Lajmëtari besëthyer u dorëzoi mesazhin e parë shokëve të Vahidit dhe i informoi ata se udhëheqësi i tyre arriti të fitonte për Besimin e tij tërë ushtrinë dhe se, në vijim të bisedës së tij, ai i këshillonte ata të largoheshin për në shtëpitë e tyre. XHAMIA XHAME NË NEJRIZ, KU VAHIDI IU DREJTUA GRIGJËS 755 Megjithëse të bërë krejt ujem nga një mesazh i tillë, shokët ndjeheshin të pazot të shpërfillnin dëshirat që Vahidi i kish shprehur aq qartë. Ata u shpërndanë pa qejf, duke lënë gjithë fortifikimet pa roje.Të bindur ndaj komandave që shkruante udhëheqësi i tyre, disa prej tyre i hodhën armët dhe u drejtuan për në Nejriz. 756 Zajnol Abedin Kani, që priste evakuimin e shpejtë të fortesës, dërgoi një detashment prej forcave të tij të ndalonin hyrjen e tyre në qytet. Ata u rrethuan shpejt nga një mori njerëzish të armatosur, që po përforcoheshin vazhdimisht nga komanda e ushtrisë. Duke e parë veten të rrethuar papritur, ata vendosën të sprapsin sulmin me çdo mjet që kishin në dorë dhe të kapnin Xhaminë Xhame sa më shpejt që të ishte e mundur. Me ndihmën e shpatave dhe pushkëve që mbanin disa prej tyre, të tjerët vetëm me shkopinj dhe gurë, ata kërkuan të çanin rrugën për në qytet. Thirrja "Alláh-u-Akbar!"497 u ngrit përsëri, më e egër dhe më imponuese se kurrë. Pak prej tyre u martirizuan, ndërsa çanin rrugën përmes rradhëve të sulmuesve të pabesë. Pjesa tjetër, megjithëse të plagosur dhe të ndjekur nga përforcimet e reja që u suleshin nga çdo anë, përfundimisht arriti të gjente strehë në xhami. 757 Ndërkohë, famëkeqi Mulla Hasan, i biri i Mulla Muhamed Aliut, oficer në ushtrinë e Zajnol Abedin Kanit, arriti që, së bashku me njerëzit e tij, t'u dilte përpara kundërshtarëve dhe, pasi u fsheh në një nga minaret e xhamisë, po rrinte në pritë për të ikurit. Sapo grupi i shpartalluar iu afrua xhamisë, ai hapi zjarr kundër tyre. Njëfarë Mulla Hyseni e njohu dhe, pasi ngriti thirrjen "Alláh-u-Akbar!", i hipi minaresë, drejtoi armën kundër oficerit burracak dhe e përplasi atë në tokë. Miqtë e tij e transportuan tutje, në një vend ku mundi të përmirësojë plagën e tij. 758 Shokët, pa mundur të sigurojnë më gjatë strehë në xhami, u detyruan të fshiheshin ku të mundnin, derisa të mund të mësonin për fatin e udhëheqësit të tyre. Mendimi tyre i parë, pas tradhtisë, ishte të kërkonin praninë e tij dhe të ndiqnin çdo porosi që ai do dëshironte t'u jepte atyre. Megjithatë, ata nuk ishin në gjendje të zbulonin çfarë kishte ngjarë me të dhe dridheshin nga mendimi se mos e kishin vrarë. 759 Ndërkohë Zajnol Abedin Kani dhe stafi i tij, të trimëruar nga shpërndarja e shokëve, po kërkonin me zell të gjenin mjetet me të cilat mund të spostonin detyrimet e betimit të tyre solemn dhe të vazhdonin pa u penguar të vrisnin kreun e kundërshtarëve të tyre. Ata u munduan me marifete monstruoze të lënë mënjanë premtimet e tyre të shenjta dhe të nxitonin për të përmbushur dëshirën e shumëkërkuar. Në valën e diskutimeve, Abas Koli Kani, një njeri famëkeq për pashpirtësinë dhe mizorinë e tij, i garantoi shokët e vet se nëqoftëse mendimi i shkeljes së betimit i mundonte ata, ai vetë në asnjë mënyrë nuk kishte marrë pjesë në atë deklaratë dhe ishte gati ta ekzekutonte atë, që ata e ndjenin të pamundur për ta bërë. "Unë mund të arrestoj në çdo kohë", shfryu ai me zëmërim, "dhe të vras këdo që e mendoj fajtor për dhunimin e ligjeve të vendit." Ai, menjëherë pas kësaj, thirri të gjithë ata, të afërmit e të cilëve kishin vdekur, për të ekzekutuar vendimin me vdekje shpallur kundër Vahidit. I pari që u paraqit ishte Mulla Rezai, vëllai i të cilit ishte kapur nga Sheikol Islami i Bavanatit, tjetri ishte një burrë i quajtur Safar, vëllai i të cilit kishte vdekur, i treti ishte Aga Kani, Bábai i të cilit, Ali Asgar Kani, vëllai i madh i Zajnol Abedin Kanit, kishte pësuar të njëjtin fat. 760 Me etjen për të përmbushur sugjerimin e Abas Koli Kanit, këta njerëz i hoqën Vahidit çallmën nga koka, ia lidhën rreth qafës dhe duke e lidhur pas një kali, e hoqën zvarrë poshtërsisht nëpër rrugë.498 Poshtërimet që u hodhën kundër tij u kujtonin atyre që e panë, atë spektakël të tmerrshëm të fundit tragjik të Imam Hysenit, trupi i të cilit u la në mëshirën e një armiku të xhindosur dhe mbi të cilin kapërcyen pa mëshirë një mizëri kalorësish. Gratë e Nejrizit, të ndezura në kulm të ekstazës nga thirrjet e triumfit që kishte ngritur një armik katil, u dyndën nga çdo anë rreth trupit dhe, nën shoqërimin e daulleve dhe pjatave, shfrynin dufin e tyre të fanatizmit pa fre. Ato kërcenin me gëzim përreth tij, përbuzëse ndaj fjalëve që Vahidi kishte thënë në gjendje agonie, fjalë që Imam Hyseni i kishte thënë në një kohë të mëparshme dhe në rrethana të ngjashme: "Ti e di, O i shtrenjti im, se unë e kam braktisur botën për hir Tënd dhe kam besim vetëm tek Ty. Unë mezi pres të nxitoj tek Ty, se bukuria e pamjes Tënde është zbuluar për sytë e mi. Ti i dëshmon qëllimet djallëzore që persekutori im i poshtër ka ushqyer kundër meje. Jo, unë kurrë nuk do të gjunjëzohem për dëshirat e tij apo të ofroj besnikërinë time për të." 761 Në këtë mënyrë iu dha fund një jete fisnike dhe heroike. Një karrierë kaq e pasur dhe e shkëlqyer, me famë për nga dituria,499 me aq guxim të madh dhe aq e rallë për nga shpirti i vetëmohimit, sigurisht që kërkonte për kurorë një vdekje po aq të lavdishme si ajo që përmbushi martirizimin e tij.500 Shuarja e asaj jete ishte sinjali për një sulm të egër kundër jetës dhe pasurisë së atyre që e kishin njehsuar veten me Besimin e tij. Jo më pak se pesëmijë njerëz u ngarkuan me këtë detyrë të turpshme. Njerëzit u kapën, u prangosën, u keqtrajtuan dhe përfundimisht u therrën. Gratë dhe fëmijët u kapën dhe iu nënshtruan brutaliteteve që nuk ka penë të guxojë t'i përshkruajë. Pasuria e tyre u konfiskua dhe shtëpitë iu shkatërruan. Fortesa e Haxhehut u përvëlua nga themelet. Shumica e njerëzve, në fillim, u çua nën zinxhirë në Shiraz dhe atje, shumica vuajtën një vdekje mizore.501 Ata që Zajnol Abedin Kani, për qëllime përfitimesh personale, i kishte ngulur në burgjet e errët nëntokësorë, sapo u arrit objektivi i tij, u lanë në dorë të veglave të tij qorre, që ushtruan kundër tyre aktet e një barbarie të patreguar.502 Ata në fillim u nxorën nëpër rrugët e Nejrizit, më pas iu nënshtruan trajtimit mizor me shpresën për të nxjerrë prej tyre çdo përfitim material që persekutorët mund të fitonin. Pasi e kënaqën grykësinë e tyre, çdo viktimë iu nënshtrua një vdekjeje tepër të dhimbshme. Kundër tyre u përdor çdo lloj torture që mund të shpiknin persekutorët për të kënaque etjen për shpagim. Ata u damkosën, iu hoqën thonjtë, u rrahën me kamxhik, iu hapën vrima në hundë ku iu shkuan lidhëse, iu dërmuan thonjtë e këmbëve dhe duarve me çekan dhe në këtë gjendje të mjerë u hoqën zvarrë nëpër rrugë, si objekte përbuzjeje dhe përqesheje për gjithë popullin. VENDI MARTIRIZIMI NË NEJRIZ VARRE MARTIRËSH NË NEJTIZ VENDRPREHJA E VAHIDIT NË NEJRIZ 762 Ndër ta ishte një farë Sejed Xhafer Jazdi, që në ditët e mëparshme kishte ushtruar një ndikim të madh dhe ishte shumë i nderuar nga njerëzit. Aq i madh ishte respekti që gëzonte ai sa Zajnol Abedin Kani i jepte atij përparësi mbi veten dhe e trajtonte me respekt dhe mirësjellje të madhe. Ai dha urdhër që çallma e po atij njeriu të shpështillej dhe të flakej në zjarr. Pa përfillur mblemën e prejardhjes së tij, ai u ekspozua në sytë e publikut, që shkonin para tij dhe e mbysnin me abuzime dhe përqeshje.503 763 Një tjetër viktimë e tiranisë së tyre ishte Haxhi Muhamet Takiu, që në ditët e shkuara kishte gëzuar aq nam për ndershmëri dhe drejtësi sa opinini i tij vlerësohej nga gjyqtarët në gjyq, në mënyrë konstante, si fjalë vendimmarrëse në gjykimet e tyre. Një njeri kaq të madh e kaq të vlerësuar, pasi i zgjidhën rrobat, e flakën në palcë të dimrit në një hauz, pasi e kishi rrahur keq me kamxhik. Sejed Xhaferi dhe Sheik Abdul Aliu, që ishte vjehërri i Vahidit, teolog udhëheqës i Nejrizit si dhe një gjyqtar me emër të madh, pësuan të njëjtin fat së bashku me Sejed Hysenin, një prej fisnikëve të qytetit. Ndërsa ata ishin ekspozuar ndaj të ftohtit, llumi i popullit u pajtua të kryente mbi trupat e tyre, që dridheshin, barbari të neveritshme. Shumë njerëz të varfër, që nxituan të fitonin shpërblimin që u premtua për këtë vepër të ndyrë, u revoltuan kur morën vesh natyrën e detyrës për të cilën ishin thirrur të kryenin dhe, duke kundërshtuar paratë, u larguan me neveri e përbuzje.504 764 Dita e martirizimit të Vahidit ishte tetëmbëdhjetë Shabani, i vitit 1266 Hixhri.505 Dhjetë ditë më vonë, në Tabriz, u vra Báb-i. Mirza TAKI KAN, EMIR NEZAM KAPITULLI XXIII MARTIRIZIMI I Báb-IT T regimi i tragjedisë që shënuan fazat përmbyllëse të tronditjes së Nejrizit u përhap në të katër anët e Persisë dhe ndezi një entuziazëm befasues në zemrat e atyre që e dëgjuan. Ajo i futi autoritetet e kryeqytetit në frikë dhe i tendosi ata për vendime dëshpëruese. Emir Nezami, Veziri i Madh i Shah Nasered Dinit, ishte veçanërisht i tromaksur nga këto manifestime të përsëritura të një vullneti të paepur, të një ngulmimi besimi të fortë dhe të papërkulur. Megjithëse forcat e ushtrisë perandorake kishin triumfuar kudo, megjithëse shokët e Mulla Hysenit dhe të Vahidit ishin kositur me sukses prej duarve të oficerëve të tij, që bënë kërdinë, prapseprapë për sundimtarët mendjehollë të Teheranit ishte e qartë dhe e dukshme se shpirti përgjegjës për një heroizëm kaq të rrallë në asnjë mënyrë nuk ishte zhdukur, se fuqia e tij ishte larg thyerjes. Besnikëria që shfaqnin mbetjet e këtij grupi të shpërndarë ndaj Udhëheqësit të tyre të burgosur, mbetej akoma e padëmtuar. Asgjë nuk kishte qenë e suksesshme për ta shterrur atë besnikëri ose për ta minuar atë besim, megjithë humbjet e tmerrshme që kishte pësuar. Larg së qëni i shuar, ai shpirt ishte flakëruar më thellë dhe më shkatërrues se kurrë. I nxehur nga kujtimi i poshtërimeve që ata kishin hequr, ky grup i persekutuar u kap akoma më me zjarr ndaj Besimit të tij dhe shikonte me një entuziazëm dhe shpresë gjithnjë në rritje te Udhëheqësi i tij.506 Mbi të gjitha Ai që kishte ndezur atë flakë dhe kishte ushqyer atë shpirt ishte akoma gjallë dhe, pavarësisht nga izolimi i Tij, ishte në gjendje të ushtronte ndikimin e Tij të plotë. Edhe një vigjilencë e pagjumë, kishte qenë e pafuqishme për të ndalur rrjedhën që kishte përfshirë tërë faqen e vendit dhe që kishte si forcë motivuese ekzistencën e vazhdueshme të Báb-it. Të shuaj atë dritë, t'i pres asaj rrugën pikërisht në burim dhe do të thaja rrëkenë që kishte sjellë kaq shumë shkatërrim në vazhdën e saj. Ky ishte mendimi që tirrte Veziri i Madh i Shah Nasered Dinit. Ta çonte Atë në vdekje dukej për këtë ministër miop mjeti më efikas për nxjerrjen e vendit të tij nga turpi më të cilin ai mendonte se ishte mbuluar.507 766 Gati për veprim, ai thirri këshilltarët e tij, shkëmbeu me ta frikën dhe shpresat e tij dhe i njohu me natyrën e planeve të tij. "Shikoni", thirri ai, "stuhinë që ka ngritur në zemrat e bashkëatdhetarëve të mi Besimi i Sejed Báb-it! Asgjë përveç se ekzekutimit të tij publik, sipas mendjes sime, nuk mund ta bëjë këtë vend të trembur të fitojë qetësinë dhe paqen e tij. Kush guxon të llogaritë forcat që kanë humbur gjatë ngjarjeve në Sheik Tabarsi? Kush mund të vlerësojë përpjekjet që u bënë për të siguruar fitoren? Sapo ishte shtypur rebelimi që tronditi Mazendaranin, kur u ndezën flakët një tjetër rebelimi në provincën e Farsit, duke sjellë në vazhdën e saj kaq shumë vuajtje për njerëzit e mi. Ne sapo kishim shtypur revoltën që kishte rënuar jugun, kur një tjetër kryengritje shpërtheu në veri, dukë përfshirë në vorbullën e saj Zanxhanin dhe rrethinat e tij. Nëse ju jini në gjendje të më këshillonin një ilaç, ma thoni atë, sepse qëllimi im i vetëm është të garantoj paqen dhe nderin e bashkëpatriotëve të mi." 767 Asnjë zë i vetëm nuk guxoi të tentonte të përgjigjej, përveç Mustafa Aga Kan Nurit, Ministër i Luftës, që tha se, të vrisje një sejed të dëbuar për veprat që ka kryer një bandë agjitatorësh të papërgjegjshëm, do të ishte një akt i dukshëm mizorie. Ai kujtoi shembullin e të ndjerit Shah Muhamet, praktika e pandryshueshme e të cilit kishte qenë të shpërfillte shpifjet e ulta, me të cilat armiqtë e atij sejedi, tërhiqnin vazhdimisht vëmendjen e tij. Emiri Nezam ishte krejt i pakënaqur. "Të tilla konsiderata", protestoi ai, "janë krejt të palidhura me problemin që ne po diskutojmë. Interesat e Shtetit janë në rrezik dhe ne në RRUAZAT E LUTJES SË Báb-IT DHE UNAZA ME VUËN PERSONALE KURANI QË I PËRKISTE Báb-IT asnjë mënyrë nuk mund të tolerojmë këto tronditje periodike. A nuk ishte Imam Hyseni, po të nisemi nga domosdoshmëria supreme e ruajtjes së unitetit të Shtetit, që u ekzekutua po nga ata persona që e kishin parë atë më shumë se një herë se gëzonte shenjat e dashurisë së veçantë nga Muhameti, Gjyshi i tij? A nuk refuzuan ata, në rrethana të tilla, të mos kosideronin të drejtat që kishte akorduar për të prejardhja e tij? Asgjë tjetër, përveç ilaçit që mbroj unë, nuk mund ta çrrënjosë këtë të keqe dhe të na sjellë paqen për të cilën jemi kaq të dëshiruar." 768 Duke mos përfillur këshillën e këshilltarit të tij, Emir Nezami i dërgoi urdhër Navab Hamza Mirzait, guvernator i Azerbajxhanit, që dallohej ndër princërit e gjakut mbretëror për zemërmirësinë dhe drejtësinë e sjelljes, për të paraqitur Báb-in në Tabriz.508 Ai u tregua i kujdesshëm të mos i zbulonte princit qëllimin e tij të vërtetë. Navabi, duke ditur se qëllimi i ministrit ishte me të vërtetë për t'i dhenë mundësi të Burgosurit të kthehej në shtëpi të Tij, porositi menjëherë një nga oficerët e tij të besuar, së bashku me një grup shoqërimi kalorësie, të shkonin në Çehrik, ku Báb-i mbahej akoma i burgosur dhe ta çonin Atë në Tabriz. Ai e besoi Atë nën kujdesin e tyre, duke i porositur të tregonin ndaj Tij konsideratën më të lartë. 769 Dyzet ditë para mbërritjes së atij oficeri në Çehrik, Báb-i i mblodhi të gjitha dokumentet dhe Tabelat në zotërim të Tij dhe, pasi vendosi me to, në një sëndyk, kutinë e penës, vulat dhe unazat e Tij me gurë, i besoi ato nën kujdesin e Mulla Bakerit, një nga Shkronjat e të Gjallit. Atij Ai i dorëzoi një letër për Mirza Ahmetin, sekretarin e Tij, në të cilën kishte futur çelsin e sëndyqit. E porositi atë të tregonte kujdesin maksimal për amanetin, duke theksuar shenjtërinë e karakterit të tij dhe e urdhëroi t'i fshihte përmbajtjen e tij nga çdonjeriu, përveç Mirza Ahmetit. 770 Mulla Bakeri u largua përpara për Kazvin. Brenda tetëmbëdhjetë ditëve ai arriti në atë qytezë dhe u informua se Mirza Ahmeti kishte ikur për Kom. U nis menjëherë për në atë destinacion dhe mbërriti aty nga mezi i muajit Shaban.509 Unë atëhere isha në Kom, së bashku me një farë Sadek Tabrizi, që Mirza Ahmeti e kishte dërguar për të më marrë mua nga Zarandi. Po jetoja në një shtëpi me Mirza Ahmetin, një shtëpi që ai e kishte marrë me qira, në lagjen Bag Panbeh. Ato ditë, Sheik Azimi, Sejed Ismaili dhe një numër shokësh të tjerë po ashtu jetonin me ne. Mulla Bakeri dorëzoi amanetin në duart e Mirza Ahmetit, që, me këmbënguljen e Sheik Azimit, e hapi atë para nesh. Ne u mrekulluam kur pamë, midis sendeve që përmbante ai sëndyk, një rulon me letër blu, me një përbërje tepër delikate, mbi të cilën Báb-i, me shkrimin e Tij elegant të dorës, një shkrim i shkëlqyer shikasteh, kishte shkruar në formën e një pentagrami, i cili numëronte rreth pesëqind vargëzime e që përbëheshin të gjitha nga derivatet e fjalës "Bahá."510 Ai rulon ishte ruajtur në një gjendje të përsosur, ishte krejt i pastër dhe, në shikim të parë, të jepte përshtypjen sikur ishte i shtypur dhe jo një fletë e shkruar. Aq i bukur dhe i ndërthurur ishte bukurshkrimi sa i parë nga larg, shkrimi ngjante si një cipë e vetme boje mbi letër. Ne ishim të pushtuar nga admirimi ndërsa shikonim një kryevepër, që nuk besonim se kishte kaligrafist që të mund ta konkuronte. Ai rulon u vendos përsëri në sëndyk, pasi ia dorëzuam Mirza Ahmetit, i cili pikërisht ditën që e mori shkoi në Teheran. Para se të largohej, ai na informoi se gjithçka që mundi të zbulonte nga ajo letër ishte urdhëri që amaneti kishte për t'u dorëzuar në duart e Xhenab Baháit511 në Teheran.512 Përsa më përket mua, unë u porosita nga Mirza Ahmeti të shkoja në Zarand dhe të takoj Bábanë, që priste me ankth kthimin tim. 771 Besnik ndaj porosive që kishte marrë nga Navab Hamza Mirza, oficeri që shoqëroi Báb-in në Tabriz tregoi ndaj Tij respekt dhe konsideratë maksimale. Princi kishte porositur një nga miqtë e tij ta strehonte Atë në shtëpinë e vet dhe ta trajtonte me respekt të jashtëzakonshëm. Tri ditë pas mbërritjes së Báb-it, Veziri i Madh dërgoi një urdhër i ri, që komandonte princin të kryente ekzekutimin e të Burgosurit, pikërisht në ditën që do të merrte fermanin513. Kushdo që do ta pohonte vetveten si pasues i Tij do të dënohej, po ashtu, me vdekje. Urdhërin i pushkatimit do të zbatohej në oborrin e kazermave të Tabrizit, që ndodheshin në qendër të qytetit, nga regjimenti armen i Orumijehit, kolonel i të cilit ishte Sam Kan. 772 Princi i shprehu habinë e tij sjellësit të fermanit, Mirza Hasan Kanit, Vezir-Nezam dhe vëllai i Vezirit të Madh. "Emiri", i tha ai, "do bënte më mirë të më ngarkonte shërbime me vlera të mëdha e jo me këtë që më ka ngarkuar tani. Detyra që më bëhet thirrje të kryej është një detyrë që mund ta pranojnë vetëm njerëzit e poshtër. Unë nuk jam as Ebn Zijadi, as Ebn Sadi514 që ai të më ftojë për të vrarë një pasardhës të pafajshëm të Profetit të Perëndisë." Mirza Hasan Kani ia raportoi këto thënie të princit të vëllait, i cili nga kjo urdhëroi atë vetë, të pasonte pa vonesë dhe deri më një, udhëzimet që ai kishte dhënë përpara. "Na çliro", i tha Veziri të vëllait, "nga ky ankth që rëndon mbi zemrat tona dhe le të mbyllet kjo çështje para se të shkelë muaji Ramadan, që të mund të hyjmë në periudhën e agjërimit me qetësi të paprishur." Mirza Hasan Kani u përpoq të vinte në dijeni princin me këto udhëzime të reja, por dështoi në përpjekjet e tij, pasi princi, duke u shtirur i sëmurë, refuzoi ta takonte. Pa u tërhequr nga refuzimi i princit, ai dha porositë e veta për ta tranferuar menjëherë Báb-in dhe shokët që ishin me Të, nga shtëpia ku po qëndronte, tek një nga dhomat e kazermave. Për më tepër ai porositi Sam Kanin të dërgonte dhjetë nga njerëzit e tij për të ruajtur hyrjen e dhomës, në të cilën Ai kishte për t'u burgosur. 773 I privuar nga çallma e brezi, emblemat binjake të prejardhjes së Tij fisnike, Báb-i së bashku me Sejed Hysenin, sekretarin e Tij, u çuan në një burgim tjetër që Ai e dinte se nuk ishte veçse një hap më tej në rrugën që e çonte tek qëllimi që i kishte vënë Vetes për të arritur. Ajo ditë dëshmoi për një pështjellim të jashtëzakonshëm në qytetin e Tabrizit. Tronditja e madhe që lidhej me idetë e banorëve të tij me Ditën e Gjykimit dukej se më në fund kishte ardhur mbi ta. Ai qytet nuk kishte provuar kurrë një trazirë aq të egër dhe aq misterioze si ajo që mbërtheu banorët e tij, ditën që Báb-i po çohej në atë vend që kishte për të qenë skena e martirizimit të Tij. Ndërsa po i afrohej oborrit të kazermave, befas një i ri, që kishte çarë rrugën përmes turmës, këceu përpara Tij, me etjen e madhe për ta arritur, duke injoruar krejt rreziqet dhe ngatërresat që mund të kishte një përpjekje e tillë. Fytyra e tij ishte e drobitur, këmbët të zbathura dhe flokët të shpupurisur. Pa frymë nga emocioni dhe i kapitur nga lodhja, ai u flak në këmbët e Báb-it dhe, pasi kapi cepin e petkut të tij, iu përgjërua Atij me zjarr: "Mos më largo prej Teje, o Mjeshtër. Kudo që të shkosh, më bëj të të ndjek Ty." "Muhamet Ali", iu përgjigj Báb-i, "ngrihu dhe fli i qetë se do të jesh me Mua.515 Nesër ti do të shikosh se çfarë ka dekretuar Perëndia." Dy shokë të tjerë, të pazot të mbanin veten, iu derdhën përpara dhe e garantuan për besnikërinë e tyre të pandryshueshme. Këta, së bashku me Mirza Muhamet Ali Zonuzin, u kapën dhe u futën në të njëjtën qeli, ku ishin burgosur Báb-i dhe Sejed Hyseni. 774 Unë kam dëgjuar Sejed Hysenin të sillte dëshminë e mëposhtme: "Atë natë fytyra e Báb-it ishte ndezur nga gëzimi, një gëzim që kurrë nuk u shua nga pamja e Tij. Indiferent ndaj stuhisë që i vërtitej për rreth, Ai fliste me ne me gëzim dhe hare. Brengat që kishin peshuar kaq rëndë mbi Të dukej se ishin zhdukur krejt. Pesha e tyre dukej se ishte shkrirë në ndërgjegjen e fitores që po afrohej. 'Nesër', na tha Ai, 'do të jetë dita e martirizimit Tim. Ah sikur ndonjë nga ju të ngrihej tani dhe, me duart e tij, t'i jepte fund jetës Sime. Unë preferoj të vritem nga dora e një miku se sa nga ajo e armikut.' Na rodhën lotë nga sytë, kur dëgjuam Atë të shprehte këtë dëshirë. Megjithatë, ne dridheshim nga mendimi i marrjes me duart tona të një jete kaq të çmuar. Refuzuam dhe mbetëm të heshtur. Befas Mirza Muhamet Aliu, këceu më këmbë dhe e shpalli veten të gatshëm për të bërë çdo gjë që dëshironte Báb-i. 'Ky i ri që është ngritur të plotësojë dëshirën Time', deklaroi Báb-i sapo ne kishim ndërhyrë dhe e kishim detyruar të braktiste atë mendim, 'do të vuajë së bashku me Mua martirizimin. Me të Unë do të zgjedh të ndaj kurorën e martirizimit.'" 775 Në mëngjes herët, Mirza Hasan Kani urdhëroi farrash-bashin516 ta çonte Báb-in në prani të Moxhtahedëve udhëheqës të qytetit dhe të merrte prej tyre autorizimin e kërkuar për ekzekutimin e Tij.517 Ndërsa Báb-i po linte kazermat, Sejed Hasani i kërkoi Atij çfarë duhet të bënte ai. "Mos e poho besimin tënd", e këshilloi Ai. "Prej kësaj t'i do të mundësh, kur të vijë ora, t'u transmetosh, atyre që janë të destinuar të të dëgjojnë, gjëra për të cilat je në dijeni vetëm ti." Ai po bënte një bisedë konfidenciale me të kur farash-bashi befas e ndërpreu dhe, duke mbajtur Sejed Hysenin nga dora, e hoqi mënjanë dhe e qortoi ashpër. "Deri sa Unë t'i them atij të gjitha gjërat që dua t'i them", e paralajmëroi Báb-i farash-bashin, "asnjë forcë tokësore nuk mund të më bëjë të hesht. Edhe sikur gjithë bota të armatoset kundër Meje, përsëri do të jetë e pafuqishme të më pengojë nga përmbushja e qëllimit Tim, deri në pikën e fundit." Farash-bashi u çudit nga një pohim kaq i guximshëm. Megjithatë, ai nuk dha përgjigje dhe urdhëroi Sejed Hysenin të shkonte pas tij. 776 Kur Mirza Muhamet Aliu u ftua përpara Moxhtahedëve, atij iu kërkua në mënyrë të përsëritur, për shkak të pozitës që zinte njerku, Sejed Ali Zonuzi, të hiqte dorë nga besimi i tij. "Kurrë", thirri ai, "nuk e mohoj Mjeshtrin tim. Ai është thelbi i besimit tim dhe objekti i adhurimit tim më të vërtetë. Tek Ai kam gjetur parajsën time dhe në zbatimin e ligjit të Tij njoh arkën e shpëtimit tim." "Ruaj qetësinë!", bubulloi Mulla Muhamet Mamakani, para të RËNOJAT E SHTËPISË SË MULLA MUHAMET MAMAKANIT, MOXHTAHED I TABRIZIT cilit ishte çuar ai i ri. "Të tilla fjalë tregojnë çmendurinë tënde, por unë mund të t'i fal fjalët për të cilat t'i nuk je përgjegjës." "Unë nuk jam i çmendur", ia ktheu ai. "Një akuzë e tillë duhet ngritur kundër jush, që kini dënuar me vdekje një njeri jo më pak të shenjtë se sa i premtuari Kaim. Nuk është budalla ai që përqafon Besimin e Tij dhe po digjet të derdhë gjakun në rrugën e Tij." 777 Sipas radhës Báb-i u çua para Mulla Muhamet Mamakanit. Sapo e njohu ai rrëmbeu garanci-vdekjen, që e kishte shkruar vetë dhe, pasi ia dorëzoi shoqëruesit të vet, e urdhëroi atë ta dorëzonte te farrash-bashi. "Nuk është nevoja", klithi ai, "të sillni para meje Sejed Báb-in. Kjo garanci-vdekjeje që e shkrova pikërisht ditën kur e takova në mbledhjen e kryesuar nga Vali-Ahdi mbaroi. Ai sigurisht që është i njëjti njëri që e pashë në atë rast dhe, ndërkohë, nuk ka tërhequr ndonjë nga pretendimet e tij." 778 Prej andej Báb-i u çua në shtëpinë e Mirza Bakerit, i biri i Mirza Ahmetit, tek i cili ai kishte arritur kohët e fundit. Kur mbërritën ata, gjetën shërbëtorin e tij që po rrinte te porta dhe mbante në dorë garanci-vdekjen e Báb-it. "Nuk është nevoja të hyni", u tha ai atyre. "Im zot është tashmë i kënaqur që ati i tij kishte të drejtë në shpalljen e dënimit me vdekje. Ai s'mund të bëjë më mirë se sa të ndjekë shembullin e tij." 779 Mulla Myrteza Koli, duke ecur në gjurmët e dy Moxhtahedëve të tjerë, kishte lëshuar paraprakisht dëshminë e tij të shkruar dhe refuzoi të takonte ballë për ballë kundërshtarin e tij të frikshëm. Sapo farrash-bashi kishte siguruar dokumentet e nevojshme, ai e dorëzoi të Burgosurin në duart e Sam Kanit, duke e siguruar atë se mund të vijonte me detyrën e tij, tani që ishte siguruar leja e autoriteteve civile dhe klerikale të mbretërisë. 780 Sejed Hyseni kish mbetur i burgosur në të njëjtën dhomë, në të cilën ai kishte kaluar natën e mëparshme me Báb-in. Ato po çonin për ta vendosur në të njëjtën dhomë dhe Mirza Muhamet Aliun, kur ai shpërtheu në lotë dhe iu lut atyre ta lejonin të qëndronte me Mjeshtrin e tij. Ai u dorëzua në duart e Sam Kanit, që u urdhërua ta ekzekutonte edhe atë, nëse vazhdonte të mos e mohonte Besimin e tij. 781 Sam Kani, ndërkohë, po e shihte veten në rritje të prekur nga sjellja e të Burgosurit dhe trajtimit që i ishte bërë Atij. E mbërtheu frika e madhe se mos veprimi i tij i sillte zemërimin e Perëndisë. "Unë pohoj Besimin Kristian", i shpjegoi ai Báb-it, "dhe nuk kam vullnet të lig kundër jush. Nëse Kauza tënde është Kauzë e së Vërtetës, më bëj të zot të çliroj veten nga detyrimi për të derdhur gjakun tënd." "Ndiq porositë që ke marrë", iu përgjigj Báb-i, "dhe nëse synimi yt është i sinqertë, i Plotfuqishmi sigurisht që është në gjendje të të çlirojë nga halli." 782 Sam Kani porositi njerëzit e tij të ngulnin një gozhdë në shtyllën që ndodhej midis derës së dhomës që zinte Sejed Hyseni dhe hyrjes së një dhome ngjitur, ku të lidhnin dy litarë, prej së cilëve Báb-i dhe shokët e Tij kishin për t'u varur më vete.518 Mirza Muhamet Aliu iu lut Sam Kanit të vendosej në një mënyrë të tillë që trupi i tij të ishte mburojë për atë të Báb-it.519 Ai përfundimisht u mënjanua në një pozicion të tillë që koka iu mbështet në gjoksin e Mjeshtrit të tij. Sapo u lidhën, një regjiment ushtarësh u radhit në tre rreshta, secili nga dyqind e pesëdhjetë njerëz e secili prej tyre u urdhërua të hapte zjarr sipas radhës derisa i tërë detashmenti të kishte shkarkuar breshëritë e plumbave të tij.520 Tymi i zjarrit të shtatëqind e pesëdhjetë pushkëve e ktheu dritën e diellit të mesditës në errësirë. Çatitë e kazermave si dhe majat e shtëpive të afërme ishin ngarkuar më rreth dhjetë mijë njerëz që të gjithë ishin dëshmitarë të asaj skene të gjallë e të trishtuar. 783 Sapo reja e tymit ishte larguar, mizëria e njerëzve po shikonte një skenë, që sytë e tyre zor se mund ta besonin. Atje, qëndronin para tyre të gjallë e të palënduar shokët e Báb-it, ndërsa Ai Vetë ishte zhdukur prej vështrimit të tyre i pa plagosur. Megjithëse litarët ku ata ishin varur ishin bërë copë nga plumbat, trupat e tyre i kishin shpëtuar mrekullisht breshërive.521 Bile edhe tunika që kishte veshur Mirza Muhamet Aliu megjithë dendësinë e tymit, kishte mbetur e panjollosur. "Sejed Báb-i na është zhdukur prej syve!", kumbuan zërat e mizorisë marramendase. Ata filluan një kërkim të furishëm për Të dhe, përfundimisht e gjetën të ulur në të njëjtën dhomë që mbante një natë më parë, i zënë me plotësimin e bisedës së ndërprerë me Sejed Hysenin. Mbi fytyrën e Tij kishte një shprehje të butë qetësie. Trupi i Tij kish dalë i paprekur nga breshëria e plumbave që regjimenti derdhi kundër Tij. "Unë e kam mbaruar bisedën me Sejed Hysenin", i tha Báb-i farrash-bashit. "Tashti ti mund të vazhdosh të përmbushësh synimin tënd." Ky burrë ishte tepër i tronditur për të rifilluar atë për të cilën ishte përpjekur. Pasi refuzoi të përmbushte detyrën e tij, ai po atë moment, la skenën e dha dorëheqjen nga posti i tij. Ai i tregoi gjithçka që kishte parë fqinjit të vet, Mirza Sejed Mohsini, një prej fisnikëve të Tabrizit që, sapo dëgjoi historinë, u kthye ndaj Besimit. 784 Unë kisha privilegjin të takoj më pas, Mirza Sejed Mohsenin, që më shoqëroi në skenën e martirizimit të Báb-it dhe më tregoi murin ku Ai ishte varur. Më çoi në dhomën ku Ai ishte gjetur duke biseduar me Sejed Hysenin dhe më tregoi edhe vendin ku Ai ishte ulur. Unë pashë edhe gozhdën që kishin ngulur në mur armiqtë e Tij, gozhdë ku u lidh litari që kishte mbajtur trupin e Tij. 785 Sam Kani, po ashtu, u shastis nga forca e këtij zbulimi të jashtëzakonshëm. Ai urdhëroi njerëzit e vet të linin kazermat menjëherë dhe refuzoi përgjithnjë, që ai vetë dhe regjimenti i tij, të angazhohej në çdo lloj akti që përfshinte qoftë edhe lëndimin më të vogël të Báb-it. Ai u betua, ndërsa la oborrin, që kurrë më mos rifillonte atë detyrë edhe sikur refuzimi i tij të detyronte humbjen e jetës së tij. 786 Sapo Sam Kani ishte larguar, Aga Xhan Kan Khamsehu, koloneli i truprojes, i njohur, gjithashtu, me emrin Khamseh dhe Naseri, doli vullnetar për të zbatuar urdhërin e ekzekutimit. Báb-i dhe shokët e Tij u varën përsëri në të njëjtin mur dhe në të njëjtën mënyrë, ndërsa regjimenti u vendos në rresht për të hapur zjarr mbi ta. Ndryshe nga rasti i mëparshëm, kur vetëm lidhësja, me të cilën ata ishin varur, ishte bërë copë, këtë herë trupat e tyre u shpërndanë dhe u përzjenë në një masë mishi e kockash.522 "Sikur të kishit besuar tek Mua, o brez i pabindur", ishin fjalët e fundit të Báb-it ndaj turmës që shikonte, ndërkohë që regjimenti përgatitej të zbraste breshërinë e fundit, "secili prej jush do të kishte ndjekur shembullin e këtij të riu, që ishte në një rang të lartë krahasuar me shumicën tuaj dhe me gatishmëri do të kishit flijuar veten në shtegun Tim. Do të vijë dita, kur ju do të më njihni Mua; atë ditë do të kem pushuar së qëni me ju."523 787 Pikërisht në momentin që të shtënat morën zjarr, u ngrit një tufan me ashpërsi të jashtëzakonshme që përfshiu tërë qytetin. Një stuhi pluhuri me dendësi të pabesueshme zuri dritën e diellit dhe verboi sytë e njerëzve. I tërë qyteti mbeti i mbështjellë në atë errësirë nga mesdita deri natën. E, megjithatë, edhe një fenomen kaq i çuditshëm, që pasoi menjëherë në vijim të dështimit akoma më befasues të regjimentit të Sam Kanit për ta plagosur Báb-in, nuk mundi të tronditë zemrat e popullit të Tabrizit e t'i bindte ata të pushonin dhe të reflektonin mbi kuptimin e ndodhive të tilla kaq monumentale. Ata e panë efektin që kishte arritur mbi Sam Kanin një ndodhi kaq mrekulluese, ata e panë shtangien e farrash-bashit dhe vendimin e tij të pakthyeshëm, ata bile mundën të kqyrin atë tunikë, që pavarësisht nga shkrehja e aq plumbave, kishte mbetur e plotë dhe e panjollosur, ata mund të lexonin në fytyrën e Báb-it, që kish dalë i palënduar nga stuhia, shprehjen e qetësisë së patrazuar ndërsa Ai rifilloi bisedën e Tij me Sejed Hysenin dhe, megjithatë, asnjerin prej tyre s'e zuri meraku të pyeste për kuptimin e këtyre shenjave e çudive të pazakonta. 788 Martirizimi i Báb-it ndodhi në mesditën e së Dielës të njëzet e tetë Shabanit, të vitit 1266 Hixhri,524 tridhjet e një vite hënorë, shtatë muaj dhe njëzet e shtatë ditë prej ditës së lindjes së Tij në Shiraz. 789 Në mbrëmjen e po asaj dite, trupat e përzjerë të Báb-it e të shokëve të Tij u lëvizën nga oborri i gazermave te buza e hendekut jashtë portës së qytetit. Katër kompani, që përbëheshin secila nga dhjetë roje, u urdhëruan të ruanin me radhë mbi ta. Në mëngjesin që pasoi ditën e martirizimit, konsulli rus në Tabriz, i shoqëruar nga një piktor, shkoi në atë vend dhe porositi të bëhej një skicë për trupat, ndërsa ata shtriheshin pranë hendekut.525 VENDI I HENDEKUT QE RRËTHONTE TABRIZIN, KU U FLAK TRUP I Báb-IT 790 Unë kam dëgjuar Haxhi Ali Askarin të tregonte si vijon: "Një zyrtar i konsullatës ruse, me të cilin unë lidhesha, më tregoi të njëjtën skicë pikërisht në ditën që ishte vizatuar. Ishte një portret besnik i Báb-it mbi të cilin po shikoja! Asnjë plumb nuk i kishte qëlluar as ballin, as faqet, as buzët e Tij. Unë shihja një buzëqeshje që dukej sikur akoma shtrihej mbi fytyrën e Tij. Megjithatë, trupi i Tij ishte sakatuar keq. Munda të dalloj duart dhe kokën e shokut të Tij, që dukej sikur po e mbanin Atë të përqafuar. Ndërsa shihja i shtangur nga tmerri atë pikturë të trishtë dhe shihja se si ishin shpërfytyruar ato tipare fisnike, zemra brenda meje më lëngonte. Ktheva kokën mënjanë me dhimbje dhe pasi mbërrita në shtëpi, u mbylla brenda në dhomë. Aq i mbytur isha nga emocioni sa për tri dit e tri net, as mund të haja e as mund të flija. Ajo jetë e shkurtër dhe e trazuar, me gjithë brengat e saj, zallahinë e saj, dëbimet e saj dhe përfundimisht me martirizimin respekt-ngjallës me të cilin ishte kurorëzuar, dukej sikur po luhej përsëri para syve të mi. Vërtitesha mbi krevat, duke u përpëlitur mes agonisë e dhimbjes." 791 Pasditen e ditës së dytë pas martirizimit të Báb-it, mbërriti në Bag Mesheh, një lagje e Tabrizit, Haxhi Sulejman Kani, i biri i Jahja Kanit, që u prit në shtëpinë e Kalantarit,526 një nga shokët dhe të besuarit e tij, që ishte dervish dhe i përkiste komunitetit sufi. Sapo ishte informuar për rrezikun e afërt që kërcënonte jetën e Báb-it, Haxhi Sulejman Kani kishte lënë Teheranin me objekt realizimin e çlirimit të Báb-it. Për fatkeqësnë e tij, ai ishte tepër vonë për të arritur synimin. Sapo miku i vet e kishte informuar për rrethanat që kishin çuar në arrestimin dhe dënimin e Báb-it, sapo i rrëfeu ndodhitë e martirizimit të Tij, ai vendosi menjëherë të transportonte trupat e viktimave edhe sikur jeta e tij të rrezikohej. Kalantari e këshilloi të priste dhe më mirë të ndiqte sugjerimin e tij se sa të ekspozonte veten ndaj diçkaje që për të dukej se do t'i sillte vdekjen e paevitueshme. Ai e nxiti të ndërronte banim në një shtëpi tjetër dhe të priste atë mbrëmje mbërritjen e një farë Haxhi Allah Jari, i cili, i tha ai, do të ishte i gatshëm për të bërë çdo gjë që dëshironte ai. Në orën e caktuar, Haxhi Sulejman Kani takoi Haxhi Allah Jarin, që mundi, në mes të natës, të transportonte trupat nga buza e hendekut tek fabrika e mëndafshit, që ishte pronë e njërit prej besimtarëve të Milanit, ndërsa ditën tjetër i shtriu ata në një arkë të posaçme prej druri dhe, sipas porosive të Haxhi Sulejman Kanit, i transferoi në një vend të sigurt. Ndërkohë rojet kërkuan të justifikojnë veten duke pretenduar se, ndërsa ata flinin, trupat i kishin rrëmbyer egërsirat.527 Nga ana tjetër, eprorët e tyre, pa dashur të kompromentonin nderin e fshehën të vërtetën dhe nuk ia u zbuluan atë autoriteteve.528 792 Haxhi Sulejman Kani ia raportoi menjëherë çështjen Bahá'u'lláh-ut, që në atë kohë ishte në Teheran dhe udhëzoi Aga Kalimin të dërgonte një lajmëtar të posaçëm në Tabriz për t'i transferuar trupat në kryeqytet. Ky vendim pajtohej me dëshirën, që Vetë Báb-i kishte shprehur në "Zijarat Shah Abdul Azimi," Tabelë që Ai e kishte reveluar kur ishte në afërsi të asaj faltoreje dhe të cilën ia dorëzoi një farë Mirza Sulejman Hatibi, i cili u udhëzua prej Tij të shkonte në faltore me një numër besimtarësh dhe ta këndonte Tabelën brenda rrethimit të saj.529 Në pasazhet mbyllëse të asaj Tabele, Báb-i i drejtohej shenjtit të varrosur me të këto fjalë: "Lum ai që është me ty, që ka gjetur vendin e prehjes tënde në Raj, nën hijen e të Shtrenjtit Tim. Ah sikur të varrosesha brenda rrethimit të atij dheu të shenjtë!" PAMJE TË IMAM ZADEH HASANIT NË TEHERAN, KU U MBAJT TRUPI I Báb-IT 793 Unë vetë isha në Teheran, në shoqërinë e Mirza Ahmetit, kur mbërritën trupat e Báb-it dhe shokut të Tij. Ndërkohë, Bahá'u'lláh-u ishte larguar për Qerbela, në ndjekje të udhëzimeve të Emir Nezamit. Aga Kalimi, së bashku me Mirza Ahmetin transferuan trupat e atyre nga Imam Zadeh Hasani,530 ku ishin çuar në fillim, në një vend, që ishte i panjohur për këdo, përveç tyre. Ky vend mbeti sekret deri në largimin e Bahá'u'lláh-ut për në Adrianpojë, kur Aga Kalimi u ngarkua të informonte Monirin, një nga bashkëdishepujt e tij, për vendin e vërtetë, ku shtriheshin ato trupa. Megjithëse ai kërkoi, nuk mundi t'i gjente to. Më pas ato u zbuluan nga Xhemali, një përkrahës i vjetër i Besimit, të cili i ishte thënë ky sekret kur Bahá'u'lláh-u ishte akoma në Adrianopojë. Ai vend deri më tani është i panjohur për besimtarët e askush nuk mund të hamendësojë ku do të transferohen përfundimisht eshtrat. 794 I pari që dëgjoi në Teheran për rrethanat që shoqëruan atë martirizim mizor, pas Vezirit të Madh, ishte Mirza Aga Kan Nuri, i cili ishte dëbuar në Kashan nga Shah Muhameti, kur Báb-i po kalonte përmes atij qyteti. Ai e kishte garantuar Haxhi Mirza Xhanin, që e kishte njohur me parimet e Besimit, se nëse dashuria që sillte për Revelacionin e ri do ta bënte të rifitonte pozitën e humbur, ai do të bënte përpjekjet e tij maksimale për të garantuar mirëqenien dhe sigurinë e komunitetit të persekutuar. Haxhi Mirza Xhani ia raportoi çështjen Mjeshtrit të tij, që e ngarkoi për të garantuar ministrin e turpëruar se pas pak kohe ai do të thirrej në Teheran dhe do t'i akordohej nga sovrani posti, që do të ishte i dyti pas atij të vetë Shahut. Ai u paralajmërua të mos harronte premtimin dhe të përpiqej për të realizuar synimin e tij. Ai ishte i kënaqur me mesazhin dhe ripërsëriti garancinë që kishte dhënë. 795 Kur mbërriti tek ai lajmi i martirizimit të Báb-it, ai tashmë ishte ngritur në pozitë, kishte marrë titullin e Itamadod Douleh dhe po shpresonte të ngrihej në pozitën e Vezirit të Madh. Ai nxitoi të informonte Bahá'u'lláh-un, me të cilin njihej nga afër, për lajmin që kishte marrë, duke shprehur shpresën se zjarri, të cilit ai i trembej se një ditë do të sillte një bela të patreguar për Të, më në fund ishte shuar. "Jo kështu", iu përgjigj Bahá'u'lláh-u. "Nëse kjo ishte vërtetë, ti mund të jesh i sigurtë se flaka që është ndezur, pikërisht nga ky akt, do të digjet akoma më egër se kurrë e do të nisë një zjarr të madh të tillë që forcat e kombinuara shtetërore të kësaj mbretërie do të jenë të pafuqishme për ta shuar." Rëndësinë e këtyre fjalëve Mirza Aga Kani ishte i destinuar ta vlerësonte në një kohë të mëvonshme. Kur u tha ky predikim, ai zor se mendoi, se Besimi, që kishte marrë një goditje kaq shokuese, mund të mbante gjallë Autorin e tij. Ai vetë ishte kuruar në një rast nga Bahá'u'lláh-u prej një sëmundjeje nga e cila i kishte humbur shpresat se do të shërohej. 796 I biri i tij, Nezamol Molk, një ditë e pyeti atë se, a nuk mendonte ai se nga gjithë bijtë e Vezirit të ndjerë, Bahá'u'lláh-u që e kishte treguar Veten më të aftë, nuk kishte mundur të jetonte me traditat e Bábait të Tij dhe i kishte zhgënjyer shpresat që ishin mbështetur tek Ai. "Biri im", iu përgjigj ai, "me të vërtetë ti beson të jetë ai një bir i padenjë për atin e vet? Gjithçka që secili nga ne mund të shpresojë të arrijë nuk është veçse një besnikëri kalimtare dhe e dyshimtë që do të zhduket sapo ditët tona të marrin fund. Jeta jonë e vdekshme nuk mund të jetë kurrë e lirë nga peripecitë që rrethojnë shtegun e ambicjes tokësore. Edhe sikur të mund të garantonim gjatë jetës nderin e emrit tonë, kush mund të na sigurojë se, pas vdekjes, përgojosja mund të mos njollosë kujtimin tonë dhe të asgjësojë veprën që ne kemi arritur? Bile edhe ata që na nderojnë me fjalë, ndërkohë që jemi gjallë, në zemrat e tyre, do na dënonin dhe përgojonin sikur ne, qoftë edhe për një moment, të mos përkrahnim interesat e tyre. Megjithatë, kështu nuk ndodh me Bahá'u'lláh-un. Ndryshe nga të mëdhenjtë e tokës, kushdo qoftë raca dhe rangu i tyre, ai është objekt i një dashurie dhe përkushtimi të tillë që as koha nuk mund ta errësojë, as armiku nuk mund ta shkatërrojë. Sovranitetin e tij nuk mund ta errësojnë kurrë hijet e vdekjes dhe as nuk mund ta minojë gjuha e shpifësit. Kaq i madh është ndikimi i tij sa askush ndër dashamirësit nuk guxon dhe në heshtjen e natës, të shkojë ndërmend edhe dëshirën më të zbehtë që mund të interpretohet, sado pak, si në kundërshtim me dëshirën e tij. Të tillë dashamirës do të shtohen shumë në numër. Dashuria që ata i sjellin atij kurrë nuk do të zvogëlohet dhe do të transmetohet nga brezi në brez deri sa bota do të jetë mbuluar me lavdinë e saj." 797 Këmbengulja mizore, me të cilën një armik barabar kërkoi të keqtrajtojë dhe përfundimisht të shkatërrojë jetën e Báb-it, shkaktoi në vazhdën e saj fatkeqësi të mëdha mbi Persinë dhe banorët e saj. Njerëzit që i kryen këto mizori ranë viktimë e pendimit brejtës dhe në periudhë pabesueshmërisht të shkurtër pësuan vdekje të turpshme. Sa për masën e madhe të popullit të saj, që shikonte me indiferencë të papëlqyeshme tragjedinë që po luhej para syve të tyre dhe që nuk ngriti as gishtin në protestë kundër shëmtisë së këtyre mizorive, ata nga ana e tyre, ranë viktima të një mjerimi që nuk mund ta lehtësonin as gjithë burimet e vendit dhe as shtetarët e tij. Era e fatkeqësisë fryu egër kundër tyre dhe e tronditi nga themelet mirëqenien e tyre materiale. Që ditën kur dora e sulmuesit u zgjat përpara kundër Báb-it dhe kërkoi të jepte goditjen e saj fatale ndaj Besimit të Tij, fatkeqësi pas fatkeqësish shtypën shpirtin e atij populli mosmirënjohës dhe e çuan në pragun e falimentimit kombëtar. Epidemitë, emrat e të cilave ishin pothuajse të panjohura për ta, përveçse si referencë e përciptë në librat e mbuluar nga pluhuri që pak veta çanin kokë për t'i lexuar, ranë mbi ta me një furi që askush nuk mund t'i largohej. Ai mallkim solli shkatërrimin kudo që u përhap. Princi dhe fshatari e ndjenë njësoj thumbin e tij dhe iu përkulën zgjedhës së tij. Ai e mbajti popullsinë nën thonjtë e tij dhe refuzoi të pushonte shtrëngimin e tij kundër tyre. Aq të këqia sa ethet që asgjësuan provincën e Gilanit, këto vuajtje të papritura vazhduan ta shkretojnë vendin. Të mëdha ishin këto belara dhe zemërimi shpagues i Perëndisë nuk i pushoi fatkeqësitë që i ngjanë një populli të mbrapshtë e pabesim. Ai i bëri dhimbjet të ndjehen në çdo qenie të gjallë që rronte mbi sipërfaqen e asaj toke të goditur.Ajo preku njësoj jetën e bimëve dhe kafshëve dhe i bëri njerëzit të ndjenin përmasat e vuajtjeve të tyre. Uria e shtoi tmerrin mbi peshën e jashtëzakonshme të fatkeqësive nën të cilat njerëzit po lëngonin. Spektri pikëllues i të pangrënit u shtri kudo midis tyre, ndërsa u fanitej vdekja e dhimbshme dhe e ngadaltë që i priste. Populli dhe qeveria njësoj, psherëtinin për lehtësim që nuk mund ta gjenin asgjëkundi. Ata pinin kupën e mjerimit me fund, krejt të pavëmendshëm për dorën që e kishte vënë atë në buzët e tyre dhe për Personin, për hir të të cilit ata u detyruan ta pësonin. 798 I pari që ishte ngritur për të keqtrajtuar Báb-in ishte Hysen Kani, guvernator i Shirazit. Trajtimi i turpshëm që ai i bëri Robit të tij, i kushtoi atij jetët e mijërave, që ishin lënë nën mbrojtjen e tij dhe që u bënë bashkëfajtorë në aktet e tij. Kjo provincë u përfshi nga një murtajë që e çoi në prag të shkatërrimit. I varfëruar e i mbaruar, Farsi lëngonte pa shpresë nën peshën e saj, duke kërkuar bamirësinë e fqinjëve të tij dhe ndihmën e miqve të vet. Hysen Kani vetë që dëshmonte me hidhërim xhërdhitjen e gjithë punëve të tij, u detyrua t'i shkonte në errësirë ditët e mbetura të jetës dhe u lëkund drejt varrit të tij, i braktisur dhe i harruar njësoj si nga miqtë ashtu edhe armiqtë. 799 Një tjetër që kërkoi të sfidonte besimin e Báb-it dhe të ndalte progresin e tij ishte Haxhi Mirza Agasi. Ishte ai, që për qëllime egoiste dhe për të kënaqur preferencat e ulemave të mjerë të kohës së vet, u fut ndërmjet Báb-it dhe Shah Muhametit dhe u përpoq të ndalonte takimin e tyre. Ishte ai që shpalli dëbimin e Robit të tij të frikshëm në një qoshe të izoluar të Azerbajxhanit dhe, me vigjilencë të paepur, ruante izolimin e Tij. Ishte ai që u bë pritësi i asaj Tabele dënuese, në të cilën i Burgosuri i tij i parashikonte fatin dhe çnderimin. Mezi kishte kaluar një vit e gjashtë muaj, që Báb-i kishte arritur në afërsi të Teheranit, kur shpagimi hyjnor e fshiu atë nga pushteti dhe e çoi për të kërkuar strehë brenda rrethinave të palavdishme të faltores së Shah Abdul Azimit, si i ikur prej zemërimit të popullit të vet. Prej andej dora e Shpaguesit e çoi atë drejt syrgjynit përtej kufijve të tokës së vet amtare dhe e zhyti në një oqean vauajtjesh derisa gjeti vdekjen në rrethana të varfërisë së mjerueshme dhe dhimbjes së patreguar. 800 Sa për regjimentin që, megjithë dështimin e pashpjegueshëm të Sam Kanit dhe njerëzve të tij për të shkatërruar jetën e Báb-it, kishte dashur të përsëriste përpjekjen e tij dhe që përfundimisht e bëri shoshë trupin e Tij me plumba, dyqind e pesëdhjet prej pjestarëve të tij gjetën vdekjen që atë vit, së bashku me oficerët e tyre, nga një tërmet i tmerrshëm. Ndërkohë që ata po pushonin, në një ditë të nxehtë vere, nën hijen e një muri gjatë rrugës midis Ardebilit dhe Tabrizit, të humbur pas lodrave dhe qejfeve të tyre, e tërë strukturae murit u shemb dhe ra mbi ta duke mos lënë gjallë as edhe një. Pesëqind të tjerët pësuan të njëjtin fat si ai që duart e tyre i kishin shkaktuar Báb-it. Tre vjet pas martirizimit të Tij, ai regjiment ngriti krye dhe prej kësaj, pjestarët e tij u vranë pa mëshirë me komandën e Mirza Sadek Kan Nurit. I pakënaqur me breshërinë e parë, ai urdhëroi të hapej zjarr përsëri për t'u garantuar që asnjë nga kryengritësit të mos mbetej i gjallë. Paskësaj, trupat e tyre të çpuar me heshta e bajoneta u lanë të shiheshin nga populli i Tabrizit. Atë ditë, shumë banorë të qytetit, duke kujtuar rrethanat e martirizimit të Báb-it, u çuditën për fatin e njëjtë që kishin pësuar ata që e kishin vrarë Atë. "Mos është kjo vallë shpaga e Perëndisë", u dëgjua një pakicë që i pëshpërisnin njëri tjetrit, "që i shkaktoi tërë regjimentit një fund kaq të çnderuar dhe tragjik? Sikur ai i ri të kish qenë një mashtrues gënjeshtar, përse duhet të ndëshkoheshin kaq ashpër përsekutorët e tij?" Këto dyshime të shprehura arritën në veshët e Moxhtahedëve udhëheqës të qytetit, që i mbërtheu frika e madhe dhe urdhëruan që të gjitha ata që shfaqnin të tilla dyshime duhet të ndëshkoheshin ashpër. Disa u rrahën, të tjerë u gjobuan, të gjithë u paralajmëruan të pushonin pëshpërima të tilla, që mund të gjallëronin vetëm kujtimin për një kundërshtar të tmerrshëm dhe të rindiznin entuziazmin për Kauzën e Tij. 801 Shtytësi kryesor i forcave që përshpejtuan martirizimin e Báb-it, Emir Nezami dhe, gjithashtu, i vëllai i tij, Vezir Nezami, bashkëfajtori i tij kryesor, brenda dy vjetëve pas këtij akti barbar, u dënuan me një ndëshkim të tmerrshëm, që solli mjerueshëm vdekjen e tyre. Gjaku i Emir Nezamit, pikërisht atë ditë, njollosi murin e banjës së Finit,531 si një dëshmi ndaj mizorive që dora e tij kishte punuar.532 PAMJE E ZANXHANIT KAPITULLI XXIV TRONDITJA E ZANXHANIT S hkëndija që kishte ndezur zjarret e mëdhenj të Mazendaranit dhe Nejrizit, i kishte vënë që më parë flakën Zanxhanit533 dhe rrethinave të tij, kur Báb-i gjeti vdekjen në Tabriz. Siç ishte e thellë brenga e Tij për fatin e trishtuar e të keq që kishte rënë mbi heronjtë e Sheik Tabarsit, lajmi i vuajtjeve jo më pak tragjike, që kishin qenë short i Vahidit dhe shokëve të tij, erdhi si një goditje tjetër në zemrën e Tij, që tashmë shtypej nga pesha e fatkeqësive të shumëfishta. Vetëdija e rreziqeve që u shtuan rreth Tij, kujtimi i poshtërimit që Ai duroi kur u çua së fundi në Tabriz, pesha e një burgosjeje të gjatë e të ashpër mes fortesave malore të Azerbajxhanit, kasaphanat e tmerrshme që u shënuan në fazat përmbyllëse të tronditjeve të Mazendaranit dhe Nejrizit, nëpërkëmbja që i bënë Besimit të Tij persekutorët e Shtatë Martirëve të Teheranit - bile edhe këto nuk ishin gjithë hallet që ranë mbi ditët që i kishin mbetur një jete të ikur shpejt. Ai pothuajse ishte i rraskapitur nga ashpërsia e këtyre goditjeve kur i arriti lajmi i ngjarjeve të Zanxhanit, që sikur filloi atëherë për të kumtuar ndodhitë e trishtuara të tyre dhe shërbeu për të mbushur dhimbjen e ditëve të fundit të Tij. Ç'sëmbime duhet të ketë duruar Ai ndërsa hija e vdekjes po mblidhej me shpejtësi rreth Tij! Në çdo fushë, qoftë në PAMJE E XHAMISË QË SHOKËT E TIJ NDËRTUAN PËR HOXHATIN veri ose në jug, përkrahësit e Besimit të Tij ishin nënshtruar ndaj vuajtjeve të pamerituara, ishin mashtruar turpshëm, u ishin rrëmbyer pasuritë dhe ishin masakruar në mënyrë çnjerëzore. Dhe tani, si për të derdhur kupën e Tij të mjerimit, shpërtheu stuhia e Zanxhanit, më e dhunshmja dhe më shkatërruesja e të gjithave.534 803 Tashmë do të vazhdoj të rrëfej rrethanat që e kanë bërë atë ngjarje një nga episodet më rrënqethëse në historinë e këtij Revelacioni. Figura e tij kryesore ishte Hoxhat Zanxhani, emri i të cilit ishte Mulla Muhamet Aliu,535 një nga funksionarët klerikalë më të aftë të moshës së vet dhe sigurisht një nga përkrahësit më të shkëlqyer të Kauzës. Bábai i tij, Mulla Rahim Zanxhani, ishte një nga Moxhtahedët udhëheqës të Zanxhanit dhe vlerësohej lart për besimin, diturinë dhe forcën e karakterit të tij. Mulla Muhamet Aliu, i mbiquajtur Hoxhat, kishte lindur në vitin 1227 Hixhri.536 Që në djalëri ai shfaqi kaq kapacitet sa Bábai i tij i kushtoi kujdesin maksimal edukimit të tij. Ai e dërgoi në Naxhaf, ku e dalloi vetveten me intuitën, aftësinë dhe hovin e tij të zjarrtë.537 Dituria dhe inteligjenca e tij e mprehtë nxitën admirimin e miqve të vet, ndërsa sinqeriteti dhe forca e karakterit të tij e bënin atë tmerr për kundërshtarët. Bábai i tij e këshilloi që të mos kthehej në Zanxhan, ku armiqtë po konspironin kundër tij. Paskëtaj ai zgjodhi të vendosë rezidencën në Hamadan,538 ku u martua me një grua të gjirisë së vet dhe jetoi atje përreth dy vjet e gjysmë, kur lajmi i vdekjes së Bábait e detyroi të niset për në qytezën e lindjes. Ovacionet që iu dhanë atij me të mbërritur atje, ndezën armiqësinë e ulemave, që pavarësisht nga kundërshtimi i hapur, morën prej tij shenjat e konsideratës dhe të mirësisë.539 804 Nga mimbani i xhamisë, që miqtë e ngritën në nderim të tij, ai nxiste mizërinë e njerëzve që ishin mbledhur për ta dëgjuar, të përmbanin vetëkënaqësinë dhe të karakterizoheshin nga gjakftohtësia në veprimet e tyre.540 Ai goditi pa mëshirë çdo formë abuzimi dhe me shembullin e tij i nxiti njerëzit të mbështeteshin pa u epur në parimet e rrënjosura nga Kurani. Ai i mësoi dishepujt e tij me aq kujdes e zotësi, sa ata ia u kaluan, për nga dija dhe kuptimi, edhe ulemave të njohur të Zanxhanit. Për shtatëmbëdhjetë vjet, ai vazhdoi veprën e vet me vlerë dhe arriti të spastronte mendjet dhe zemrat e bashkëqytetarëve të tij nga çdo gjë që dukej në kundërshtim me shpirtin dhe mësimet e Besimit të tyre.541 805 Kur mbërriti tek Thirrja nga Shirazi, ai dërgoi një lajmëtar të besuar, Mulla Skënderin, të pyeste mbi pretendimet e Revelacionit të ri dhe përgjigja e tij ndaj atij Mesazhi ishte e tillë, sa armiqtë u shtynë për të dyfishuar sulmet kundër tij. Deri atëhere, të paaftë për ta turpëruar atë në sy të qeverisë dhe të popullit, ata u përpoqën tani ta akuzojnë si një mbrojtës të herezisë dhe mohues të gjithçkaje të shenjtë dhe të gjallë në Islam. "Nami i tij për drejtësi, besim, urti e dituri", i pëshpërisnin ata njeri tjetrit, "ka qenë aq sa për ne ishte e pamundur të trondisnim pozitën e tij. A nuk ishte ai që, kur u thirr në Teheran para Shah Muhametit, me elokuencën e tij magnetike, e bëri atë për vete dhe një prej admiruesve të tij të devotshëm? Megjithatë, tani që ai kaq hapur përkrahu kauzën e Sejed Báb-it, ne sigurisht që mund të arrijmë të sigurojmë nga qeveria urdhërin për arrestimin dhe dëbimin e tij nga qyteza jonë." 806 Prandaj ata i nisën një peticion Shah Muhametit, me të cilin kërkonin, me çdo mjet që mund të shpikte mendja e tyre e ligë dhe tinzare, të diskreditonin emrin e tij. "Ndërsa akoma e heq veten si një pasues i Besimit tonë", ankoheshin ata, "ai, me ndihmën e dishepujve të tij, ishte në gjendje të mohonte autoritetin tonë. Tani, që e ka njehsuar veten me kauzën e Sejed Báb-it dhe që ka fituar ndaj këtij besimi të urrejtshëm dy të tretat e banorëve të Zanxhanit, çfarë poshtërimi nuk do të na bënte ne! Turmën që dyndet në portat e tij, e tërë xhamia nuk e nxë dot më. Ndikimi i tij është i tillë sa xhamia që i përkiste Bábait të tij dhe një që është ndërtuar në nderim të tij, janë lidhur dhe bërë një ndërtesë me qëllim që të ujdiset moria e njerëzve, gjithnjë në rritje, që nxiton me etje për të ndjekur lutjen që drejton ai. Po vjen me shpejtësi koha, kur jo vetëm Zanxhani, por edhe fshatrat e afërta, do të deklarohen, gjithashtu, mbështetësit e tij." 807 Shahu u befasua shumë me tonin dhe gjuhën, me të cilën hartuesit e peticionit kërkonin të akuzonin Hoxhatin. Ai ia shfaqi këtë befasim Mirza Nazar Aliut, Heqim Bashit dhe i kujtoi haraçin e madh që shumë vizitorë në Zanxhan kishin paguar ndaj zotësive dhe ndershmërisë së të akuzuarit. Ai vendosi ta thërresë atë, së bashku me kundërshtarët e tij, në Teheran. Në një mbledhje të posaçme ku ishin mbledhur ai vetë, së bashku me Haxhi Mirza Agasin, zyrtarë drejtues të qeverisë, si dhe një numër nga ulematë e njohur të Teheranit, ai i ftoi udhëheqësit klerikalë të Zanxhanit të mbronin pretendimet që kishin shtruar. Çdo pyetjeje, që ata i parashtruan Hoxhatit në lidhje me mësimet e Besimit të tyre, ai iu përgjigj me një mënyrë që nuk mund të mungonte për të tërhequr admirimin e dukshëm të dëgjuesve dhe të krijonte besimin e sovranit për pafajësinë e tij. Shahu shprehu kënaqësinë e tij të plotë dhe e lavdëroi shumë Hoxhatin për mënyrën e shkëlqyer me të cilën kishte arritur për t'i hedhur poshtë thëniet e armiqve të tij. Ai e urdhëroi të kthehej në Zanxhan dhe të rifillonte shërbimet e tij të çmueshme ndaj kauzës së popullit të vet, duke e siguruar se ai, në çdo rrethanë, do ta mbështeste dhe i kërkoi të informohej për çdo vështirësi që ai mund të përballonte në të ardhmen.542 808 Mbërritja e tij në Zanxhan u bë sinjal për një shpërthim të egër nga ana e kundërshtarëve të tij të poshtëruar. Ndërsa faktet e armiqësisë së tyre shumëfishoheshin, shenjat e përkushtimit nga ana e miqve dhe përkrahësve të tij shtoheshin.543 Krejt mosmëpfillës ndaj makinacioneve të tyre, ai vazhdonte veprimatritë e tij me zell të pashuar.544 Parimet liberale, që ai i kishte mbrojtur pa pushuar dhe pa frikë, goditën thellë në rrënjë endjen që kishte thurrur me mundim armiku fanatik. Ata shihnin me furi të ngordhur rënien e autoritetit të tyre dhe dobësimin e institucioneve të tyre. 809 Ato ditë mbërriti në Zanxhan, i dërguari i tij i posaçëm, Mashhadi Ahmet, të cilin e kish dërguar në mirëbesim në Shiraz me një peticion dhe dhurata të tijat për Báb-in. Ndërkohë që ai po u drejtohej dishepujve të tij, i dërguari i dorëzoi në dorë një letër të vulosur nga i Shtrenjti i tij. Në Tabelën që mori, Báb-i i jepte atij një nga titujt e Vet, atë të Hoxhatit dhe e nxiste të shpallte nga mimbani, pa rezervën më të vogël, mësimet themelore të Besimit të Tij. Sapo mori vesh dëshirat e Mjeshtrit, ai shpalli vendimin e tij për ta përkushtuar veten ndaj zbatimit të menjëhershëm të çdo urdhëri që përmbante ajo Tabelë. I largoi menjëherë dishepujt, i urdhëroi ata të mbyllnin librat dhe shpalli synimin e tij të mos vazhdonin kurset e tij të studimit. "Ç'vlerë ka studimi dhe kërkimi", tha ai, "për ata që e kanë gjetur të Vërtetën dhe përse të mundohesh pas të mësuarit, kur Ai që është Objekt i tërë dijes është manifestuar?" 810 Sapo ai u përpoq të drejtonte grigjën në lutjen e së Premtes, sipas urdhërit të Báb-it,545 Imam Xhomehu, që deri atëhere e kishte kryer atë detyrë, protestoi energjikisht, me arsyetimin se kjo e drejtë ishte një privilegj i veçantë i paraardhësve të tij, ajo i ishte dhënë atij nga sovrani dhe se asnjeri, sado e lartë të ishte pozita e tij, nuk mund ta uzurponte atë. "Ajo e drejtë", ia ktheu Hoxhati, "është zëvendësuar nga pushteti me të cilin Vetë Kaimi më ka veshur mua. Unë jam urdhëruar prej Tij të kryej këtë funksion publikisht dhe nuk mund të lejoj ndonjë person të shkelë mbi këtë të drejtë. Nëse sulmohem, unë do të ndërmarr hapat për të mbrojtur vetveten dhe për të ruajtur jetën e shokëve të mi." 811 Këmbëngulja e tij e patrembur për detyrën që i ishte shtruar përpara nga Báb-i bëri që ulematë e Zanxhanit të lidhen me Imam Xhomehun546 dhe t'i paraqesnin ankesat e tyre para Haxhi Mirza Agasit, duke i thënë se Hoxhati kishte sfiduar vlefshmërinë e institucioneve të njohura dhe kishte këcyer mbi të drejtat e tyre. "Ne ose duhet të ikim nga ajo qytezë me gjithë familjet e gjënë tonë", deklaroheshin ata, "dhe ta lëmë atë të vetëm në detyrë për fatet e njerëzve të tij ose të marrim nga Shah Muhameti një dekret për dëbimin e tij të menjëhershëm prej këtij vendi, sepse ne besojmë plotësisht se të lejosh atë të mbetet mbi këtë dhé do të ishte një fatkeqësi ndjellje." Megjithëse Haxhi Mirza Agasi nuk besonte me zemër urdhërin klerikal të vendit të vet dhe kishte një mospëlqim natyral ndaj besimeve dhe praktikave të tyre, ai përfundimisht u detyrua të gjunjëzohej ndaj kërkesave të tyre këmbëngulëse dhe ia parashtroi çështjen Shah Muhametit, që urdhëroi transferimin e Hoxhatit nga Zanxhani në kryeqytet. 812 Një kurd i quajtur Kelij Kan u ngarkua nga Shahu të dorëzonte thirrjen mbretërore tek Hoxhati. Ndërkohë Báb-i kishte arritur në afërsi të Teheranit gjatë rrugës për në Tabriz. Para se të mbërrinte lajmëtari mbretëror në Zanxhan, Hoxhati kishte dërguar një nga miqtë e vet, një farë Kan Muhamet Tub Çi, te Mjeshtri i tij me një peticion ku i lutej ta lejonte për ta shpëtuar Atë nga duart e armikut. Báb-i e garantoi se lirimin e Tij mund ta bënte vetëm i Plotfuqishmi dhe se askush nuk mund t'i shpëtonte dekretit të Tij apo t'i shmangej ligjit të Tij. "Sa për takimin tënd me Mua", shtonte Ai, "ai shpejt do të ndodhë në botën e përtejme, shtëpia e lavdisë së pashuar." 813 Ditën që Hoxhati mori atë mesazh, Kelij Kani mbërriti në Zanxhan, e njohu me urdhërin që kishte marrë dhe u nis, i shoqëruar prej tij, për në kryeqytet. Mbërritja e tyre në Teheran koincidoi me largimin e Báb-it nga fshati i Kolejnit, ku Ai ishte i ndaluar për disa ditë. 814 Autoritetet, nga frika se mos një takim midis Báb-it dhe Hoxhatit mund të çonte në trazira të reja, kishin marrë masat e nevojshme për të garantuar mungesën e këtij të fundit në Zanxhan gjatë kalimit të Báb-it nëpër atë qytezë. Shokët që po ndiqnin Hoxhatin në një farë largësie, ndërsa ai ishte rrugës për në kryeqytet, u shtynë prej tij të ktheheshin e të provonin të takonin Mjeshtrin e tyre dhe ta siguronin Atë për gatishmërinë e tij për të shkuar që ta shpëtonte Atë. Gjatë rrugës për në shtëpitë e tyre, ata ndeshën Báb-in, që përsëri shprehu dëshirën e Tij se asnjë nga miqtë e Tij nuk duhet të përpiqej për ta çliruar Atë prej burgut. Bile Ai i porositi t'u thoshin besimtarëve të qytezës së tyre të mos shtyheshin rreth Tij, përkundrazi t'i shmangeshin Atij kudo që shkonte. 815 Sapo ai mesazh u ishte shpërndarë atyre që kishin shkuar ta prisnin me t'u afruar në qytezën e tyre, ata filluan të brengosen dhe të vajtonin fatin e tyre. Megjithatë, nuk mund t'i rezistonin shtytjes që i vuri përpara për të shkuar që ta takonin, duke harruar dëshirën që kishte shprehur Ai. 816 Sapo u ndeshën me pararojën që marshonte përpara të Burgosurit, ata u shpërndanë pa mëshirë. Me të mbërritur në një degëzim dysh rruge, Muhamet Çaparçi Beu dhe kolegët e tij, që ishin dërguar nga Teherani për të ndihmuar në çuarjen e Báb-it në Tabriz, filluan të grindeshin. Muhamet Beu këmbëngulte se i Burgosuri, para se të rifillonin marshimin drejt Azerbajxhanit, duhet të çohej në qytezë, ku Ai do të lejohej të kalonte natën në hanin e Mirza Masum Tabibit, Bábai i Mirza Muhamet Ali Tabibit, një martir i Besimit. Ai deklaroi se kalimi i natës jashtë portës do të ekspozonte jetën e tyre ndaj rrezikut dhe do të nxiste kundërshtarët të përpiqeshin për të sulmuar kundër tyre. Ai përfundimisht arriti të bindë kolegët e tij që ta çonin Báb-in në atë han. Ndërsa ata po kalonin nëpër rrugë, u çuditën kur panë mizërinë e njerëzve që ishin dyndur nëpër majat e shtëpive me etjen për të kapur ndonjë vështrim të fytyrës së të Burgosurit. 817 Mirza Masumi, ish pronari i hanit, kishte vdekur kohët e fundit dhe djali i tij më i madh, Mirza Muhamet Aliu, doktori kryesor i Hamadanit, që megjithëse nuk ishte besimtar, ishte një dashamirës i vërtetë i Báb-it, kishte mbërritur në Zanxhan dhe ishte në zi për të atin. Ai e priti Báb-in me dashuri në han, të cilin e kish parapërgatitur për pritjen e Tij. Atë natë ai qëndroi deri vonë në prani të Tij dhe, Kauza e Tij, e bëri plotësisht për vete. 818 "Po atë natë që dëshmova shndërrimin tim", e kam dëgjuar unë atë të rrëfejë më pas, "unë u ngrita para agimit, ndeza fenerin dhe, i paraprirë nga shërbëtori i Bábait, u nisa drejt hanit. Rojet që ishin vendosur në hyrje më njohën dhe më lejuan të hyja. Kur u shoqërova në prani të Tij Báb-i po pastrohej. Mua më bëri shumë përshtypje kur e pashë të përpirë ndaj lutjeve të Tij. Një ndjenjë gëzimi adhurues mbushi zemrën time, ndërsa qëndroja pas Tij dhe lutesha. Unë vetë përgatita çajin dhe po ia ofroja kur Ai m'u kthye dhe më urdhëroi të nisesha për në Hamadan. 'Kjo qytezë', tha ai, 'do të përfshihet nga një trazirë e madhe dhe rrugët e saj do të kullojnë gjak.' I shpreha dëshirën time të zjarrtë për të derdhur gjakun tim në shtegun e Tij. Ai më siguroi se ora e martirizimit tim nuk kishte ardhur akoma dhe më urdhëroi t'i dorëzohesha gjithçkaje që Perëndia mund të dekretonte. Me lindjen e diellit, ndërsa Ai i hipi kalit dhe po bëhej gati të largohej, unë iu luta të më lejonte ta pasoja, por Ai më këshilloi të qëndroja dhe më garantoi për bekimet e Tij të përhershme. Duke ia nënshtruar veten vullnetit të Tij, me keqardhje e shikoja që po zhdukej nga shikimi im." HANI I Mirza MASUM TABIBIT NË ZANXHAN, SHENJA X TREGON DHOMËN QË MBANTE Báb-I 819 Me të mbërritur në Teheran, Hoxhati u çua në prani të Haxhi Mirza Agasit, që në emër të Shahut dhe të tijin, shprehu zëmërimin ndaj armiqësisë së thellë, që kishte shkaktuar sjellja e tij, ndër ulematë e Zanxhanit. "Shah Muhameti dhe unë", i tha ai, "rrethohen vazhdimisht nga akuza gojore si dhe të shkruara, që ngrihen kundër teje. Unë zor se mund të besoj se padia e tyre ka lidhje me braktisjen nga ana tënde të Besimit të paraardhësve të tu. As Shahu nuk është i prirur t'u besojë vlerësimeve të tilla. Jam komanduar prej tij të të thërrisja në kryeqytet dhe të të ftoj për të përgënjeshtruar akuza të tilla. Unë hidhërohem kur dëgjoj që një njeri, të cilin e konsideroj pambarimisht superior ndaj Sejed Báb-it në dije e zotësi, të ketë zgjedhur për të njehsuar veten me besimin e tij." "Jo kështu", iu përgjigj Hoxhati, "Perëndia e di se sikur ai Sejed të kishte për të më besuar mua shërbimin më të vogël në shtëpinë e Tij, unë do ta mendoja atë si një nder të tillë sa që preferencat më të larta të sovranit tim kurrë nuk mund të shpresohet ta kalonin." "Kjo nuk mund të ngjasë kurrë!", shpërtheu Haxhi Mirza Agasi. "Bindja ime është e fortë dhe e pandryshueshme", riafirmoi Hoxhati, "se ky Sejed i Shirazit është pikërisht Ai, ardhjen e të cilit ti vetë dhe gjithë popujt e botës po e presin me etje. Ai është Zoti ynë, Çliruesi ynë i premtuar." 820 Haxhi Mirza Agasi ia raportoi çështjen Shah Muhametit, të cilit i shprehu frikën se të lejoje një kundërshtar kaq të frikshëm, të cilin vetë sovrani e besonte se ishte më i kompletuari i ulemave të mbretërisë së tij, të vazhdoje pa e penguar kursin e veprimtarive të tij, do të ishte një politikë e mbarsur me rreziqe tepër serioze për Shtetin. Shahu, pa patur prirje t'u besonte raporteve të tilla, ta cilat ai ia dedikonte të keqes dhe zilisë së armiqve të të akuzuarit, urdhëroi që të mbahej një takim i posaçëm, në të cilin atij do t'i kërkohej të përligjte pozicionin e tij në prani të ulemave të mbledhur të kryeqytetit. 821 Për këtë qëllim u mbajtën disa mbledhje, ku para secilës Hoxhati parashtroi pretendimet bazë të Besimit të tij dhe hodhi poshtë argumentet e atyre që provuan ta kundërshtonin. "A nuk është tradita që pason", deklaroi ai me guxim, "e njohur si nga islamët shiitë dhe ata suni: 'Po lë mes jush dëshmitë e mia binjake, Librin e Perëndisë dhe familjen time?' A nuk ka mbaruar, sipas opinionit tuaj, e dyta e këtyre dëshmive dhe, si përfundim, a nuk është mjeti ynë i vetëm i udhërrëfimit i gjendur në dëshminë e Librit të shenjtë? Ai iu bën thirrje të çmoni çdo pretendim që secili prej nesh do të paraqesë, sipas kriterit të vendosur në atë Libër dhe ta vlerësojmë atë si autoritetin suprem me të cilin do të gjykohet drejtësia e argumenteve tona." Të paaftë për të mbrojtur çështjen e tyre kundër tij, ata si gur të fundit, guxuan t'i kërkonin të kryente një mrekulli me të cilën do të vendoste të vërtetën e pohimit të tij. "Ç'mrekulli më të madhe kërkoni, tha ai, se sa kjo që Ai më ka bërë të aftë të triumfoj, i vetëm dhe pa ndihmë, me forcën e thjeshtë të argumentit tim, përmbi forcat e kombinuara të Moxhtahedëve dhe ulemave të Teheranit?" 822 Mënyra mjeshtërore me të cilën Hoxhati hodhi poshtë pretendimet e shurdhëta të paraqitura nga kundërshtarët e tij, i dha atij pëlqimin e sovranit të vet, që qysh nga ajo ditë e më tej nuk u lëkund më nga dhelpëritë e armiqve të tij. Megjithëse i tërë grupi i ulemave të Zanxhanit, si dhe një numër i udhëheqësve klerikalë të Teheranit, e kishin deklaruar atë si një të pabesë dhe e kishin dënuar me vdekje, Muhamet Shahu ende vazhdonte t'i jepte atij favoret e tij dhe ta garantonte se ai mund të besonte në mbështetjen e tij. Haxhi Mirza Agasi, megjithëse me zemër jomiqësor ndaj Hoxhatit, nuk ishte në gjendje, që përballë fakteve të tilla të pagabueshme të preferencës mbretërore, të kundërshtonte hapur ndikimin e tij dhe me vizitat e vazhdueshme në shtëpinë e tij e me dhuratat që i akordonte, ky ministër mashtrues kërkonte të fshihte inatin dhe zilinë. 823 Hoxhati në të vërtetë ishte një i burgosur në Teheran. Ai nuk mund të shkonte përtej portave të kryeqytetit, as nuk i lejohej komunikimi me miqtë e vet. Besimtarët e qytezës së tij vendosën përfundimisht të dërgonin një delegacion dhe t'i kërkonin udhëzime të reja në lidhje me qëndrimin e tyre ndaj ligjeve dhe parimeve të Besimit. Ai i ngarkoi ata të zbatojnë me besnikëri absolute këshillat që ai kishte marrë nga Báb-i nëpërmjet lajmëtarëve që kishte dërguar për të hetuar Kauzën e Tij. Ai radhiti një sërë ritesh, disa prej të cilave përmbanin një largim përfundimtar nga traditat e vendosura të Islamit. "Sejed Kazem Zanxhani", i siguroi ai ata, "është lidhur ngushtë me Mjeshtrin tim në Shiraz dhe në Isfahan. Ai, si dhe Mulla Skënderi dhe Mashhadi Ahmeti, të dy të cilët unë i kam dërguar te Ai, kanë deklaruar pozitivisht që Ai Vetë është i pari që praktikon ritet që ka urdhëruar ndaj besnikëve. Kjo na ngarkon ne, që jemi mbështetësit e Tij, të ndjekim atë shembull fisnik." 824 Sapo u mbaruan së lexuari ndër shokët e tij këto porosi të qarta, ata u flakëruan nga një dëshirë e papërmbajtur për t'i plotësuar dëshirat. Filluan të punojnë me entuziazëm për të vënë në zbatim ligjet e Dispensacionit të ri dhe, duke braktisur zakonet dhe praktikat e mëparshme, e njehsuan veten pa ngurim me thirrjet e Tij. Bile edhe fëmijët e vegjël u nxitën të pasonin me rreptësi këshillat e Báb-it. "Mjeshtri ynë i shtrenjtë", u mësuan të thoshin ata, "Vetë është i pari që i praktikon ato. Përse ne që jemi dishepujt e Tij të privilegjuar, duhet të ngurojmë për t'i bërë ato parimet sunduese të jetës sonë?" 825 Hoxhati ishte akoma një i burgosur në Teheran, kur i mbërriti lajmi i rrethimit të fortesës së Tabarsit. Ai digjej dhe vajtonte paaftësinë e tij, për ta lidhur fatin me atë të shokëve të vet, që po luftonin me aq heroizëm të shkëlqyer për emancipimin e Besimit të tyre. Ngushëllimi i tij i vetëm, ato ditë, ishte lidhja e ngushtë me Bahá'u'lláh-un, prej të cilit merrte atë forcë të pathyeshme që e bëri të aftë, për ditët që do të vinin, ta shquante veten me vepra jo më pak të shquara se të atyre që ai grup kishte manifestuar në orët e errëta të luftës së tyre të paharrueshme. 826 Ai ishte akoma në Teheran kur Shah Muhameti ndërroi jetë, duke i lënë fronin të birit, Shah Nasered Dinit.547 Emir Nezami, Veziri i Madh i ri, vendosi ta bëjë burgimin e Hoxhatit më të rreptë dhe, ndërkohë, të kërkonte një mënyrë për shkatërrimin e tij. Duke qenë i informuar për afrimin e rrezikut që kërcënonte jetën e tij, i burgosuri vendosi të lërë Teheranin i maskuar dhe të bashkohej me shokët, që mezi prisnin kthimin e tij. 827 Mbërritja e tij në qytezën amtare, të cilën një farë Qerbelai Vali-Atari ua njoftoi shokëve të tij, ishte një sinjal për një demonstrim të jashtëzakonshëm të besnikërisë së devotshme nga ana e admiruesve të tij të shumtë. Ata, gra, burra dhe fëmijë u derdhën jashtë për ta pritur dhe për t'i përsëritur zotimet për dashurinë e qëndrueshme dhe të pashuar.548 Guvernatori i Zanxhanit, Maxhdod Douleh,549 dajoja i Shah Nasered Dinit, u shastis nga spontaniteti i brohoritjeve dhe urdhëroi, në kulm të furisë së tij, t'i pritej gjuha Qerbelai Vali-Atarit. Megjithëse me zemër ai s'e kishte qejf Hoxhatin, hiqej si mik e mirëdashës i tij. Ai e vizitonte shpesh dhe i shfaqte konsideratë të pakufizuar, por në fshehtësi komplotonte kundër jetës së tij dhe po priste momentin kur mund t'i jepte goditjen fatale. 828 Ajo armiqësi e fshehur, kishte për t'u ndezur flakë nga një episod që në vetvete kishte rëndësi të vogël. Rasti u dha kur plasi një sherr midis dy fëmijve nga Zanxhani, një prej të cilëve i përkiste fisit të njërit prej shokëve të Hoxhatit. Guvernatori urdhëroi menjëherë që fëmija të arrestohej dhe të vendosej në burgim të rreptë. Guvernatorit iu ofrua një sasi parash nga besimtarët, për ta bindur të lironte të burgosurin e ri. Ai e refuzoi ofertën e tyre, ndërsa ata u ankuan te Hoxhati, që protestoi energjikisht. "Ai fëmijë", i shkrojti ai guvernatorit, "është tepër i ri që të mbajë përgjegjësi për sjelljen e tij. Nëqoftëse ai meriton ndëshkim, Bábai i tij duhet bërë ta vuajë atë dhe jo ai." 829 Duke parë se thirrja e tij ishte injoruar, ai e përsëriti protestën dhe ia besoi atë në dorë njerit prej shokëve të tij më me influencë, Mir Xhelilit, Bábai i Sejed Ashrafit dhe martir i Besimit, duke e porositur atë t'ia jepte personalisht guvernatorit. Rojet e vendosura në hyrje të shtëpisë, në fillim e ndaluan të hynte. I zemëruar nga refuzimi i tyre, ai i kërcënoi se do të hynte me forcë nëpërmjet portës dhe arriti, me anën e kërcënimit me shpatën e tij të zhveshur, të mposhtte rezistencën e tyre dhe të detyronte guvernatorin e xhindosur të lironte fëmijën. 830 Pajtimi pa kushte i guvernatorit ndaj kërkesës së Mir Xhelilit trazoi zemërimin e vrullshëm të ulemave. Ata protestuan me dhunë dhe dënuan ashpër gjunjëzimin e tij ndaj kërcënimeve me të cilat kundërshtarët e tyre kishin kërkuar ta frikësonin atë. Ata i shprehën frikën e tyre se një dorëzim i tillë nga ana e tij do t'i inkurajonte ata të bënin kërkesa akoma më të mëdha ndaj tij, do t'i bënte të aftë që pas pak të merrnin frenat e pushtetit dhe ta përjashtonin atë nga çdo pjesë në administrimin e qeverisë. Ata përfundimisht e bindën të miratonte arrestimin e Hoxhatit, një akt i cili, sipas bindjes së tyre, do të bënte të mundur kontrollin dhe progresin e ndikimit të tij. 831 Guvernatori e miratoi pa qejf. Ai u sigurua në mënyrë të ripërsëritur nga ulematë se veprimi i tij në asnjë mënyrë nuk do të rrezikonte paqen dhe sigurinë e qytezës. Dy nga mbështetësit e tyre, Pahlavan550 Asadollahu dhe Pahlavan Safar Aliu, të dy famëkëqinj për brutalitetin dhe forcën e pazakontë, dolën vullnetarë të kapnin Hoxhatin dhe ta dorëzonin atë duarlidhur te guvernatori. Secilit iu premtua një shpërblim i majmë për këtë shërbim. Të veshur çelik, me helmeta në kokë dhe të pasuar nga një bandë rrufjanësh të rekrutuar nga më të degraduarit e popullsisë, ata u nisën të përmbushnin qëllimin e tyre. Ndërkohë, ulematë ishin tepër të zënë në nxitjen e popullsisë dhe duke shtyrë për të përkrahur përpjekjet e tyre. 832 Sapo të dërguarit mbërritën në zonën ku jetonte Hoxhati, ata u përplasën papritur me Mir Salahin, një nga mbështetësit e tij më të shkëlqyer, që së bashku me shtatë shokë të armatosur, kundërshtuan fuqimisht përparimin e tyre. Ai pyeti Asadollahun me kë ishte lidhur ai e, duke marrë prej tij një përgjigje fyese, nxori shpatën dhe me thirrjen "Ja Saheboz Zaman!"551 u derdh kundër tij duke e plagosur në ballë. Guximi i Mir Salahit, pavarësisht nga mburoja e rëndë që kishte veshur kundërshtari i tij, i futi frikën tërë bandës dhe i bëri ata të ikin nga sytë këmbët.552 833 Thirrja, që mbrojtësi zemërluan i Besimit ngriti atë ditë u dëgjua për herë të parë në Zanxhan dhe futi panikun nëpër qytet. Guvernatori u tmerrua nga forca e saj e jashtëzakonshme dhe pyeti se ç'kuptim kishte ajo thirrje dhe cili zë kish qenë i aftë për ta ngritur atë. Ai u trondit zeriozisht kur i thanë se ishte motoja e shokëve të Hoxhatit, me të cilën ata kërkojnë ndihmën e Kaimit në rast rreziku. 834 Mbetjet e asaj bande të trembur u ndeshën, pas pak, me Sheik Muhamet Tub Çi, të cilin ata e njihnin si një nga kundërshtarët më të aftë të tyre. Pasi e panë të paarmatosur, ata iu derdhën dhe me një sëpatë që mbante njëri prej tyre, e goditën dhe i thyen kokën. Ata ia çuan atë guvernatorit dhe sapo e kishin shtrirë të plagosurin, njëfarë Sejed Abul Kazemi, një nga Moxhtahedët e Zanxhanit që ishte i pranishëm, kërceu përpara dhe e goditi në gjoks me briskun e tij. Guvernatori, gjithashtu, nxori shpatën dhe ia nguli atij në gojë, duke u pasuar nga shoqëruesit, që me armët që mbanin me vete, e përfunduan vrasjen e viktimës së tyre fatkeqe. Ndërsa goditjet e tyre u derdhën breshër mbi të, ai pa pyetur për dhimbjet u dëgjua të thoshte: "Të falënderoj Ty, o Perëndia im, sepse më ke dhënë kurorën e martirizimit." Ai ishte i pari nga besimtarët e Zanxhanit që dha jetën në shtegun e Kauzës. Vdekja e tij, që ndodhi të Premte, më katër Raxhab, të vitit 1266 Hixhri,553 parapriu me dyzet e pesë ditë martirizimin e Vahidit dhe me dyzet e pesë ditë atë të Báb-it. 835 Gjaku që u derdh atë ditë, në vend të zbutjes së armiqësisë së armikut, shërbeu më tej për të ndezur pasionet e tij dhe të përforconte vendosmërinë e tyre për ta dënuar me të njëjtin fat edhe pjesën tjetër të shokëve. Të nxitur nga miratimi i heshtur i guvernatorit ndaj qëllimeve të tyre të shprehura, ata vendosën t'i vrasin të gjithë ata që do të mund të zgjasnin duart, pa siguruar paraprakisht një autorizim të qartë nga zyrtarët qeveritarë. Ata u betuan mes tyre solemnisht të mos preheshin deri sa të kishin shuar zjarrin e asaj që e mendonin një herezi të turpshme.554 Ata e detyruan guvernatorin të urdhëronte një tellall për të shpallur nëpër Zanxhan se kushdo që ishte gati të rrezikonte jetën e tij, të humbiste pasurinë e tij dhe të ekspozonte gruan dhe fëmijët e tij ndaj mjerimit dhe turpit, duhet ta lidhte fatin e tij me Hoxhatin dhe shokët e tij, ndërsa ata që dëshironin sigurimin e mirëqenies dhe të nderit për veten dhe familjet e tyre, duhet të tërhiqeshin nga komuniteti ku jetonin këta shokë dhe të kërkonin strehë nën mbrojtjen e sovranit. 836 Ky paralajmërim i ndau menjëherë banorët në dy kampe të dallueshme dhe provoi bukur besimin e atyre që ende po lëkundeshin në besnikërinë e tyre ndaj Kauzës. Ai i dha shtytje skenave nga më prekëset, shkaktoi ndarjen e Báballarëve nga bijtë dhe ftohjen e vëllezërve dhe të fafefisit. Çdo lidhje e dashurisë botërore dukej se ishte zgjidhur atë ditë dhe premtimet solemne u braktisën në favor të një besnikërie më të madhe dhe më të shenjtë se çdo besnikëri tokësore. Zanxhani ra pre e eksitimit më të egër. Thirrja e dhimbjes që pjestarët e familjeve të ndara, në valën e dëshpërimit, ngritën drejt qiellit, përzihej me thirrje blasfemie që një armik kërcënues hidhte kundër tyre. Thirrjet e lavdërimit përshëndesnin në çdo radhë ata që, duke u shkëputur nga shtëpitë dhe farefisi, u regjistruan si mbështetës besnikë të Kauzës së Hoxhatit. Kampi i armikut gumëzhinte nga aktiviteti i ethshëm për përgatitjen e luftës së madhe për të cilën kishin vendosur në fshehtësi. Në qytezë u derdhën përforcime nga fshatrat fqinje, nën komandën e guvernatorit dhe me nxitjen e Moxhtahedëve, sejedëve dhe të ulemave që e mbështesnin atë.555 837 I pafrenuar nga gurguleja që rritej, Hoxhati u ngjit në mimban dhe, me zë të lartë, shpalli ndaj grigjës: "Dora e të Plotfuqishmit, në këtë ditë, ka ndarë të vërtetën nga gënjeshtra, ka ndarë dritën e udhërrëfimit nga errësira e gabimit. Unë nuk dua që ju të vuani lëndime për shkakun tim. Qëllimi i vetëm i guvernatorit dhe i ulemave, që e mbështesin atë është të më kapë dhe të më vrasë. Ata nuk kanë ambicje tjetër. Kushdo nga ju që ndjen edhe dëshirën më të vogël për të mbrojtur jetën e tij ndaj rreziqeve që na rrethojnë, kushdo që nguron të japë jetën e tij për Kauzën tonë, le të largohet nga ky vend para se të jetë vonë dhe të kthehet nga ka ardhur."556 838 Atë ditë më shumë se tre mijë veta u rekrutuan nga fshatrat për rreth Zanxhanit. Ndërkohë Mir Salah, i shoqëruar nga një numër shokësh të tij, që po vëzhgonte padurimin në rritje të kundërshtarëve të tij, kërkoi takim me Hoxhatin dhe e nxiti atë, si një masë paraprake, të transferonte banimin në fortesën e Ali Merdan Kanit,557 në afërsi të lagjes në të cilën banonte ai. Hoxhati e dha pëlqimin dhe urdhëroi që edhe gratë e fëmijët, së bashku me furnizimet e duhura, të merreshin në fortesë. Megjithëse ata e gjetën atë të zënë nga pronarët e vet, shokët përfundimisht i bindën ata të tërhiqeshin dhe u dhanë atyre si shkëmbim shtëpitë ku kishin banuar vetë. 839 Ndërkohë armiku po përgatitej për sulmin e dhunshëm kundër tyre. Sapo një detashment i forcave armike, hapi zjarr mbi barrikadat që kishin ngritur shokët, Mir Rezai, një sejed me guxim të jashtëzakonshëm, i kërkoi udhëheqësit të tij ta lejonte të përpiqej të kapte guvernatorin dhe ta sillte në fortesë si një të burgosur. Hoxhati, pa dashur të pajtohej me këtë kërkesë, e këshilloi atë të mos e rrezikonte jetën e tij. 840 Guvernatori ishte pushtuar aq shumë nga frika kur u informua për synimin e sejedit, sa që vendosi ta lërë menjëherë Zanxhanin. Megjithatë, një farë sejedi i ktheu atij mendjen nga ndjekja e këtij kursi e i deklaroi se largimi i tij do të ishte sinjali i shqetësimeve aq serioze sa do ta turpëronte atë në syte e eprorëve. Vetë sejedi, si fakt të sinqeritetit të vet, filloi të hapë një sulm kundër mbajtësve të fortesës. Ai sapo kishte dhënë sinjalin për sulm dhe përparoi në krye të një bande prej tridhjetë vetash nga shokët e tij, kur papritur u ndesh me dy nga kundërshtarët, që ishin duke marshuar kundër tij me shpata të zhveshura. Duke besuar se ata po synonin ta sulmonin, ai me tërë bandën e tij u mbërthye nga paniku, u kthye menjëherë në shtëpi të vet dhe, duke harruar garancitë që i kishte dhënë guvernatorit, qëndroi i mbyllur tërë ditën në shtëpi. Ata që ishin me të u shpërndanë menjëherë, duke hequr dorë nga mendimi për ta vazhduar sulmin. Më pas u informuan se dy burrat, që ata kishin ndeshur nuk kishin qëllime armiqësore kundër tyre e se ata ishin thjesht në rrugë për të plotësuar një porosi, me të cilën ishin besuar. 841 Ai episod poshtërues u pasua së shpejti nga një numër përpjekjesh të ngjashme nga ana e mbështetësve të guvernatorit, të cilët dështuan krejt të gjithë për të arritur qëllimin e tyre. Çdo herë që derdheshin të sulmonin fortesën, Hoxhati do të urdhëronte një pakicë nga shokët e tij, që ishin gjithsej tre mijë veta, të delnin nga pozicionet dhe të shpërndanin forcat armike. Ai kurrë nuk mungoi, sa herë që dha urdhëra të tilla, të porosiste bashkëdishepujt e tij të mos derdhnin pa qenë nevoja gjakun e sulmuesve të tyre. Ai iu kujtonte atyre në mënyrë të vazhdueshme se aksioni i tyre kishte thjesht karakter mbrojtës dhe se i vetmi qëllim i tyre ishte të ruanin mosdhunimin e grave dhe të fëmijve të tyre. "Ne jemi komanduar", dëgjohej shpesh të thoshte ai, "të mos bëjmë luftë të shenjtë në asnjë rrethanë kundër jobesimtarëve, cilidoqoftë qëndrimi i tyre ndaj nesh." 842 Kjo gjendje e punëve vazhdoi558 deri sa urdhëri i Emir Nezamit mbërriti një nga gjeneralët e ushtrisë perandorake, Sadrod Douleh Isfahanin,559 që ishte nisur në krye të dy regjimenteve nga Azerbajxhani. Urdhëri i shkruar i Vezirit të Madh e arriti atë në Khamseh, duke e urdhëruar që të anulonte udhëtimin e planifikuar dhe të shkonte menjëherë në Zanxhan, ku të jepte ndihmë ndaj forcave që ishin mbledhur nga qeveria. "Ti je ngarkuar nga sovrani yt", i shkruante atij Emir Nezami, "të nënshtrosh bandën e intrigantëve brenda dhe jashtë Zanxhanit. Është privilegji tënd të shtypësh shpresat e tyre dhe të asgjësosh forcat e tyre. Ndaj sinjali i shërbimit në një moment kaq kritik, do të të jepte ty preferencën më të lartë të Shahut, jo më pak se duartrokitjet dhe vlerësimin e njerëzve të tij." 843 Ky ferman inkurajues ndezi imagjinatën e ambiciozit Sadrod Douleh. Ai marshoi menjëherë në drejtim të Zanxhanit në krye të dy regjimenteve të tij, organizoi forcat që kishte vënë në dispozicion të tij guvernatori dhe dha urdhër për një sulm të kombinuar kundër fortesës dhe mbrojtësve të saj.560 Konflikti u ndez keq në rrethinat e fortesës për tri ditë e tri netë, gjatë të cilit të rrethuarit, nën drejtimin e Hoxhatit, i rezistuan me guxim të shkëlqyer sulmit të egër të kundërshtarëve. As numri i tyre i madh, as superioriteti në armatim dhe trajnim, nuk u jepte dorë të detyronin shokët guximtarë për një dorëzim pa kushte.561 Të paepur nga zjarri i topave që binte si rrebesh e duke harruar gjumin dhe urinë, ata derdheshin në sulme të rrufeshme jashtë fortesës, krejt pa pyetur për rreziqet që bartnin sulme të tilla. Mallkimeve, që ushtria kundërshtare lëshonte kundër shfaqjes së tyre të papritur, ata i kundërvinin thirrjen e tyre "Ja Saheboz Zaman!" dhe, të rrëmbyer nga magjia që kjo thirrje bënte mbi ta, derdheshin mbi armikun dhe shpërndanin forcat e tij. Dendësia dhe suksesi i këtyre sulmeve i demoralizonte kundërshtarët dhe i bindi për kotësinë e përpjekjeve të tyre. Ata shpejt u detyruan të kuptojnë pafuqishmërinë e tyre për të arritur një fitore përfundimtare. Vetë Sadrod Douleh u detyrua të pohonte se pas një periudhe prej nëntë muajsh luftimi, prej gjithë njerëzve që fillimisht u përkisin dy regjimenteve të tij, nuk kishin mbetur më tepër se tridhjet ushtarë sakatë, që e mbështesnin atë. I poshtëruar, ai përfundimisht u detyrua të pranonte pafuqishmërinë e tij për të shuar shpirtin e kundërshtarëve. Ai u ul prej gradës dhe u qortua ashpër nga sovrani. Shpresat, që i kish ushqyer me aq qejf, u shuan për të mos u përtëritur, për shkak të asaj disfate. 844 Një disfatë kaq e mjerë futi frikë në zemrat e popullit të Zanxhanit. Pak ishin gati, pas kësaj fatkeqësie, që të rrezikonin jetën e tyre në ndeshje të pashpresa. Vetëm ata që ishin të detyruar të luftonin guxuan të përsëritnin sulmet kundër të rrethuarve. Pesha e luftës mbahej kryesisht nga regjimentet që u dërguan për atë qëllim nga Teherani njeri pas tjetrit. Ndërsa banorët e qytezës dhe veçanërisht tregtarët, përfituan shumë nga dyndja e beftë e një numri kaq të madh forcash, shokët e Hoxhatit vuanin varfërinë dhe privacionet brenda mureve të fortesës. Furnizimet e tyre pakësoheshin me shpejtësi, ndërsa shpresa e vetme e tyre për të marrë ndonjë ushqim nga jashtë qëndronte në përpjekjet, shpesh të pasuksesshme, të disa grave që arritën të afroheshin, me pretekste të ndryshme, te muret e fortesës dhe i shisnin me çmime fantastike ushqimet, që të rrethuarve u duheshin aq shumë. 845 Megjithëse nën peshën e urisë dhe të kërcënuar nga sulmet e egra e të befasishme, ata mbanin me vendosmëri të palëkundur mbrojtjen e fortesës. Mbështetur nga shpresa se asnjë sasi kundërshtarësh nuk mund t'i dobësonte, ata arritën të ngrinin jo më pak se njëzet e tetë barrikada, që u besuan nën kujdesin e një grupi prej nëntëmbëdhjetë bashkëdishepujsh për secilën. Në çdo barrikadë, nëntëmbëdhjetë shokë të tjerë u stacionuan si roje, funksioni i të cilëve ishte të vëzhgonin dhe raportonin lëvizjet e armikut. 846 Shpesh ata befasoheshin nga zëri i tellallit, të cilin e dërgonte armiku në afërsi të fortesës për t'i bindur mbajtësit e saj të braktisnin Hoxhatin dhe Kauzën e tij. "Guvernatori i provincës", do të shpallte ai, "dhe komandanti i operacionit, gjithashtu, janë gati të falin dhe të lëshojnë një kalim të sigurtë për këdo nga ju, që do të vendoste të largohej nga kështjella dhe të hiqte dorë nga besimi i tij. Një njeri i tillë do të shpërblehet me bujari nga sovrani dhe, përveç dhuratave të çmuara, do t'i akordohet dinjiteti i rangut fisnik. Si Shahu ashtu dhe përfaqësuesit e tij, kanë dhënë fjalën e nderit që të mos heqin dorë nga premtimi që kanë dhënë." Ndaj kësaj thirrjeje, të rrethuarit njëzëri dhanë përgjigje përçmuese dhe të vendosura. 847 Një fakt tjetër për shpirtin e vetëmohimit sublim që frymëzonte këta shokë trima, u dha me sjelljen e një vashëze fshati, që me dëshirën e saj, e lidhi fatin e saj me atë të grave dhe fëmijve, që ishin bashkuar me mbrojtësit e fortesës. Emri i saj ishte Zenepe, ndërsa shtëpia e saj një katund i vogël në afërsi të rrethinave të Zanxhanit. Ajo kishte një fytyrë të çelur, të lezetshme, të flakëruar nga një besim i lartë dhe ishte e pajisur me një guxim të madh. Duke parë sprovat dhe mundimet që duhet të duronin shokët e saj burra, ndizej tek ajo një dëshirë e papërmbajtshme për t'u maskuar me petka mashkulli dhe të merrte pjesë në sprapsjen e sulmeve të përsëritura të armikut. Pasi veshi një tunikë dhe vuri një çallmë si ajo e shokëve të saj, preu flokët, veshi shpatën dhe pasi rrëmbeu një mushqetë dhe një mburojë, e futi veten në radhët e tyre. Askush nuk dyshoi se ajo ishte një vashë, kur u derdh përpara për të zënë vendin pranë barrikadës. Sapo armiku sulmoi, ajo zhveshi shpatën dhe duke ngritur thirrjen "Ja Saheboz Zaman!" u vërsul me një guxim të pabesueshëm përmbi forcat që ishin rreshtuar para saj. Miq dhe armiq u mrekulluan atë ditë me atë kurajo dhe shkathtësi, që sytë e tyre zor se e kishin parë ndonjëherë. Armiqtë e saj e quajtën atë një mallkim, të cilin Providenca e inatosur e kishte hedhur kundër tyre. Të pushtuar nga dëshpërimi dhe duke braktisur barrikadat e tyre, ata ikën prej saj me disfatë të turpshme. 848 Hoxhati, që nga një prej bedenave po shikonte lëvizjet e armikut, e njohu atë dhe u mrekullua nga mjeshtëria që kishte treguar ajo vashë. Ajo kishte nisur ndjekjen e armikut, kur ai u dha urdhër njerëzve të vet ta kthenin në fortesë, duke hequr dorë nga ndjekja. "Asnjë burrë", u dëgjua të thoshte ai, "pasi pa ngulmimin e saj në zjarrin e drejtuar kundër armikut, nuk ka treguar atë vitalitet dhe guxim si të saj." Kur u pyet prej tij për motivet e sjelljes së saj, ajo shpërtheu në lotë duke i thënë: "Më dhemb zemra nga keqardhja dhe brenga, kur shoh mundimin dhe vuajtjet e bashkëdishepujve të mi. Unë kisha një shtytje të brendshme, së cilës nuk mund t'i rezistoja. Kisha frikë se mos ju më mohonit privilegjin për ta lidhur fatin tim me atë të shokëve të mi." "Ti je sigurisht po ajo Zenepe", e pyeti Hoxhati, "që vullnetarisht u bashkua me mbrojtësit e fortesës?" "Jam", iu përgjigj ajo. "Unë me bindje të siguroj se deri tani asnjë nuk më ka njohur që jam vajzë. Vetëm ju më kini njohur. Të betohem për Báb-in të mos më ndalosh atë privilegj të paçmueshëm, kurorën e martirizimit, të vetmen dëshirë të jetës sime." 849 Hoxhatit i bëri përshtypje të thellë toni dhe mënyra e kërkesë së saj. Ai kërkonte ta qetësonte trazimin e shpirtit të saj, e siguroi për urimet e tij për të dhe i dha emrin Rostam Ali si një shenjë e guximit të saj të fisshëm. "Kjo është Dita e Ringjalljes", i tregoi ai asaj, "dita kur të gjitha të fshehtat do të zbulohen.562 Perëndia nuk i gjykon krijesat e saj, qofshin gra apo burra, nga dukja e tyre e jashtme, por nga karakteri i besimit dhe mënyra e jetesës së tyre. Megjithëse një vashëz me moshë të njomë dhe me përvojë të pakët, ti ke treguar aq vitalitet dhe forcë sa pak burra shpresojnë t'i kalojnë." Ai ia plotësoi kërkesën dhe e paralajmëroi të mos i kalonte kufijtë që Besimi i tyre impononte për ta. "Ne jemi thirrur të mbrojmë jetën tonë", i kujtoi ai asaj, "kundër një sulmuesi të pabesë dhe jo të bëjmë luftë të shenjtë kundër tij." 850 Për një periudhë prej jo më pak se pesë muajsh, ajo vashëz vazhdoi të sprapste me heroizëm të pashoq forcat e armikut. Pa pyetur për ushqimin dhe gjumin, ajo u mundua me sinqeritet të zjarrtë për Kauzën, që e donte aq shumë. Ajo zgjonte, me shembullin e një guximi të shkëlqyer, kurajon e një pakice që lëkundej dhe u kujtonte atyre detyrën që duhet të përmbushnin. Shpata që ajo përdorte mbeti, gjatë kësaj periudhe, pranë saj. Edhe kur mund të siguronte intervale të shkurtëra gjumi, atë e kishin parë me kokën që prehej mbi shpatë dhe me mburojën që ishte si mbulesë për trupin e saj. Çdonjeri nga shokët e saj ishte caktuar në një pozicion të veçantë, të cilin ai duhet ta ruante dhe mbronte, ndërsa vetëm ajo vashëz e patrembur ishte e lirë të lëvizte në çdo drejtim që i pëlqente. Kurdoherë në zemër e në ballë të katrahurës që tërbohej rreth saj, Zejnepja ishte gjithnjë gati për t'u derdhur në shpëtimin e çdo pozicioni, që kërcënohej nga armiku dhe të jepte ndihmë te kushdo që kishte nevojë për nxitjen apo mbështetjen e saj. Ndërsa fundi i jetës së saj po afrohej, armiqtë e zbuluan sekretin e saj e, megjithëse e dinin që ajo ishte një vashë, vazhduan t'i frigoheshin ndikimit të saj dhe të dridheshin kur afrohej ajo. Kumbimi drithërues i zërit të saj mjaftonte për t'u futur armiqve frikën në palcë dhe t'i mbushte ata me dëshpërim. 851 Një ditë, duke parë që shokët e saj befas po rrethoheshin nga forcat e armikut, Zejnepja nxitoi me dhimbje te Hoxhati dhe, duke u flakur në këmbët e tij, iu përgjërua, me sy të mbushur me lot, ta lejonte të hidhej për t'i ndihmuar. "E ndjej se jeta ime po i afrohet fundit", i tha ajo. "Rënça nga shpata e armikut. Të lutem më fal nëse e kam shkelur dhe ndermjetëso për mua te Mjeshtri im, për hir të të cilit digjem të jap jetën time." 852 Hoxhati ishte i mbytur nga emocionet e nuk mundi të përgjigjej. Duke përfituar nga heshtja e tij, që e konsideroi si miratim për kërkesën e saj, ajo u derdh jashtë portës dhe duke ngritur shtatë herë thirrjen "Ja Saheboz Zaman!" u sul për të ndalur dorën që kishte vrarë tashmë shumë nga shokët e saj. "Përse e përdhosni emrin e mirë të Islamit me bëmat tuaja?", thirri ajo, "ndërsa u vërsul kundër tyre. Pse ikni ndyrazi prej nesh, nëqoftëse qënkeni folësit e së vërtetës?" Ajo vrapoi në barrikadat që kishte ngritur armiku, shpartalloi ata që ruanin tre të parat dhe ishte e angazhuar për të kapërcyer të katërtën, kur nën një breshëri plumbash, ajo ra e vdekur në tokë. Asnjë zë i vetëm i kundërshtarëve të saj nuk guxoi të vërë në diskutim dëlirësinë e saj, të injoronte madhështinë e besimit të saj apo tiparet e qëndrueshme të karakterit të saj. Kaq devocion kishte ajo sa pas vdekjes së saj jo më pak se njëzet gra, që e njihnin atë, përqafuan Kauzën e Báb-it. Ajo kishte pushuar së qëni për to një vajzë katundi, që kishin njohur dikur, ajo ishte mishërim i thellë i parimeve më fisnike të sjelljes njerëzore, një trupëzim i gjallë i shpirtit që mund ta manifestonte vetëm një Besim si i saji. 853 Lajmëtarët që vepronin si ndërlidhësa ndërmjet Hoxhatit dhe shokëve të tij një ditë u udhëzuan të informonin rojet e barrikadave të zbatonin urdhërin e Báb-it ndaj pasuesve të Tij dhe, secili të përsëriste çdo natë, nëntëmbëdhjetë herë, thirrjet: "Alláh-u-Akbar"563, "Alláh-u-Azám,"564 "Alláh-u-Ajmal,"565 "Alláh-u-Abhá,"566 dhe "Alláh-u-Athar."567 Pikërisht natën që u mor urdhëri, të gjithë mbrojtësit e barrikadave u bashkuan njëherësh në thirrjen e këtyre fjalëve. Kaq e fortë dhe imponuese ishte ajo thirrje sa që armiku u zgjua nga gjumi i tromaksur, braktisi kampin me tmerr dhe duke nxituar drejt rrethinave të rezidencës së guvernatorit, kërkoi strehë në shtëpitë fqinje. Një pakicë ishin aq të goditur nga llahtari sa mbetën në vend të vdekur. Një numër i konsiderueshëm i banorëve të Zanxhanit të përfshirë nga paniku ia mbathën në fshatrat e afërta. Shumë besuan se ajo sokëllimë mahnitëse ishte një shenjë që lajmëronte Ditën e Gjykimit, për të tjerë ajo kuptonte dërgimin nga ana e Hoxhatit e thirrjeve të reja që ata e ndjenin se do të ishin preludi i një mësymjeje të befasishme kundër tyre, më e tmerrshme se çdo tjetër që ata kishin provuar deri atëhere. 854 "Çdo të ndodhte", u dëgjua të thoshte Hoxhati, "kur u informua për llahtarrin që kishte shkaktuar thirrja e befasishme, sikur të isha lejuar nga Mjeshtri im të bëja luftë të shenjtë kundër këtyre kopukëve burracakë! Unë jam urdhëruar prej Tij të ngulit në zemrat e njerëzve parimet fisnike të bamirësisë dhe dashurisë dhe të përmbahen nga çdo dhunë e panevojshme. Synimi im dhe i shokëve të mi është e do të jetë përgjithmonë t'i shërbejmë sovranit tonë me besnikëri dhe të jemi dashamirës të popullit të tij. Sikur të zgjdhja për të ecur në gjurmët e ulemave të Zanxhanit, unë do të kisha vazhduar, përsa kohë që të jetoja, të mbetesha objekt i adhurimit skllavërues të këtij populli. Unë kurrë nuk do të isha i gatshëm të shkëmbej me të gjitha thesaret dhe nderet që kjo botë mund të më japë, besnikërinë e pavdekshme ndaj Kauzës së Tij." 855 Kujtimi i asaj nate jeton akoma në mendjet e atyre që provuan frikën dhe lebetinë prej saj. Unë kam dëgjuar shumë dëshmitarë okularë të shprehin me terma të gjalla kontrastin midis zallahisë dhe pështjellimit që mbretëronte në kampin e armikut dhe atmosferës së devocionit të admirueshëm që mbushte fortesën. Ndërkohë që mbajtësit e fortesës po lusnin emrin e Perëndisë dhe kërkonin udhërrëfimin e mëshirën e Tij, kundërshtarët e tyre, qofshin oficerë ose jo, u gëlltitën në akte pisllëku dhe turpi. Megjithëse të lodhur e të kapitur, mbajtësit e fortesës vazhdonin të rrinin syhapur dhe të këndonin himne, të cilat Báb-i i kish udhëzuar t'i përsërisnin. Kampi i armikut në të njëjtën orë oshëtinte nga kumbimi i të qeshurave të zhurmshme, nga mallkimet dhe blasfemitë. Në veçanti atë natë, sapo ushtoi thirrja, oficerët e zbërthyer, që mbanin në duar gotat e verës, i flakën ato menjëherë në tokë dhe u derdhën si pa kokë, këmbëzbathur dhe të shastisur nga ajo sokëllimë buçitëse. Tavolinat e bixhozit u përmbysën në mes të rrëmujës që pasoi. Një pjesë vrapuan në shkretëtirë gjysmë të zhveshur dhe kokëjashtë, të tjerë u sulën me rrëmbim në shtëpitë e ulemave duke i zgjuar ata nga gjumi. Të alarmuar e të llahtarisur, ata filluan t'i drejtojnë njëri tjetrit sharje nga më të ndyrat për ndezjen e këtij zjarri kaq shumë të prapë. 856 Sapo armiqtë kishte kuptuar qëllimin e asaj britme të madhe u rikthyen në pozicionet e tyre të qetësuar, megjithëse tepër të poshtëruar, nga ajo që provuan. Oficerët drejtuan një pjesë njerëzish të vendosen në prita dhe të hapnin zjarr në çdo anë nga ku mund të vinin përsëri ato zëra. Me këtë mënyrë ata mundën që çdo natë të vrisnin një numër shokësh. Pa u sprapsur prej humbjeve që po pësonin vazhdimisht, mbështetësit e Hoxhatit vazhdonin të ngrinin, me zjarr të pashuar, thirrjet e tyre, duke përçmuar rreziqet që përfshinte ofrimi i lutjeve. Ndërsa numri i tyre zvogëlohej, ajo lutje ngrihej më e fortë, duke fituar intesitet më të madh.Bile edhe kërcënimi i vdekjes ishte i pafuqishëm të detyronte mbrojtësit trima të fortesës të ndalonin atë që ata e mendonin si kujtesën më fisnike dhe më të fuqishme të të Shtrenjtit të tyre. 857 Konflikti ishte akoma duke u nxehur, kur Hoxhati u shty t'i drejtohet Shah Nasered Dinit. "Njerëzit e Madhërisë Suaj Perandorake", i shkrojti ai, "të vlerësojnë si sundimtar laik dhe si ruajtës suprem të Besimit të tyre. Ata të bëjnë thirrje për drejtësi dhe të shikojnë si mbrojtës suprem të të drejtave të tyre. Diskutimi ynë lidhet kryesisht vetëm me ulematë e Zanxhanit dhe në asnjë rrethanë nuk përfshin as qeverinë, as popullin. Unë vetë u thirra nga paraardhësi yt në Teheran dhe u pyeta prej tij të parashtroja pretendimet bazë të Besimit tim. I ndjeri Shah ishte tërësisht i kënaqur dhe lavdëroi shumë përpjekjet e mia. Unë u nënshtrova për të lënë shtëpinë dhe u vendosa në Teheran, me asnjë synim tjetër, përveçse për të zbutur furinë që vërtitej rreth meje dhe për të shuar zjarrin që kishin ndezur intrigantët. Megjithëse i lirë për t'u kthyer në shtëpi, unë preferova të qëndroja në kryeqytet, duke besuar tërësisht mbi drejtësinë e sovranit tim. Në ditët e para të mbretërimit tënd, ndërkohë që tronditja e Mazendaranit vazhdonte akoma, Emir Nezami më vuri në dyshim për tradhti dhe vendosi të shkatërrojë jetën time. Duke mos gjetur në Teheran njeri të aftë për të më mbrojtur, unë vendosa, për vetëmbrojtje, të iki në Zanxhan, ku rifillova punën dhe u përpoqa me gjithë fuqinë time të përkrah interesin e vërtetë të Islamit. Unë shikoja punën time, kur Maxhdod Douleh u ngrit kundër meje. I bëra thirrje disa herë të ushtronte maturi e drejtësi, por ai refuzoi të përkrahte kërkesën time. I shtytur nga ulematë e Zanxhanit dhe i nxitur nga lajkat që ata i thurnin atij, ai vendosi të më arrestojë. Miqtë e mi ndërhynë dhe u përpoqën të ndalin dorën e tij. Ai vazhdoi të ngrejë njerëzit kundër meje dhe ata nga ana e tyre vepruan në një mënyrë që ka çuar në situatën e tanishme. Madhëria Juaj deri tani është përmbajtur nga ushtrimi i ndihmës suaj shpirtmirë për ne, që jemi viktima të një mizorie kaq të egër. Bile armiqtë tanë kanë kërkuar të paraqesin Kauzën tonë, në sytë e Madhërisë suaj, si një komplot kundër pushtetit me të cilin ju jini veshur. Sigurisht që çdo vëzhgues i paanshëm do të pranojë me gatishmëri se ne nuk gëzojmë në zemrat tona të tilla synime. Synimi ynë i vetëm është të përkrahim interesat më të mira të qeverisë dhe popullit tuaj. Unë dhe shokët e mi kryesorë jemi në gatishmëri të nisemi për në Teheran, që të mundim, në prani tuajën si dhe të kundërshtarëve tanë kryesorë, të vërtetojmë drejtësinë e Kauzës sonë." 858 I pakënaqur vetëm me peticionin e vet, ai urdhëroi mbështetësit e tij kryesorë t'i drejtonin Shahut thirrje të ngjashme dhe të theksonin kërkesën për drejtësi. 859 Sapo lajmëtari që po çonte këto peticione në Teheran u nis për rrugë, ai u kap dhe u çua përpara guvernatorit. I tërbuar nga veprimi i kundërshtarëve të tij, ai urdhëroi që lajmëtari të vritej menjëherë. Ai i grisi peticionet dhe në vend të tyre i shkroi Shahut letra të ngarkuara me fyerje dhe sulme dhe pasi vuri firmat e Hoxhatit dhe të shokëve të tij kryesorë, i dërgoi ato në Teheran. 860 Shahu ishte aq i fyer nga leximi i këtyre peticioneve të paturpshme sa dha urdhër për nisjen e menjëhershme drejt Zanxhanit të dy regjimenteve të pajisura me topa dhe municione, duke urdhëruar që asnjë nga mbështetësit e Hoxhatit të mos mbetej i gjallë. 861 Lajmi i martirizimit të Báb-it kishte arritur ndërkohë tek mbajtësit e sulmuar të fortesës nëpërmjet Sejed Hasanit, vëllai i Sejed Hysenit, sekretar i Báb-it, që kishte mbërritur prej Azerbajxhanit për në Kazvin. Lajmi u përhap edhe midis armikut e u mirëprit prej tyre me britma kënaqësie të pështirë. Ata nxituan të përqeshin dhe të hedhin romuze ndaj përpjekjeve të përkrahësve të tij. "Për ç'arsye", këlthisnin ata me neveri arrogantësh, "do të jini ju tani e tutje gati për të sakrifikuar veten? Ai, në rrugën e të cilit ju digjeni të jepni jetën, ka rënë vetë viktimë e plumbave të armikut triumfues. Bile edhe trupi i tij ka humbur si për miqtë edhe për armiqtë. Përse ngulni këmbë me kokëfortësi kur një fjalë do t'u çlironte nga mjerimet?" Megjithëse u përpoqën shumë të tronditin besimin e komunitetit trim, ata dështuan më në fund për t'i bindur edhe më të dobtit ndër ta si për të braktisur fortesën ashtu edhe për të mohuar Besimin e tyre. 862 Ndërkohë Emir Nezami po shtynte sovranin e tij për të dërguar përforcime të reja në Zanxhan. Emir Tumani Muhamet Kan, në krye të pesë regjimenteve dhe i pajisur me një shumë të konsiderueshme armësh dhe municionesh, u ngarkua përfundimisht të shkatërronte fortesën dhe të fshinte mbajtësit e saj. 863 Gjatë njëzet ditëve që armiqësitë ishin pezulluar, Aziz Kan Mokri, i mbiquajtur Sardar Koll, që ishte në një mision ushtarak në Erevan,568 arriti në Zanxhan dhe mundi të takojë Hoxhatin nëpërmjet mikut të vet Sejed Ali Kan. Ky i fundit i tregoi Aziz Kanit rrethanat e takimit prekës që ai kishte patur me Hoxhatin, ku kishte marrë gjithë informacionin që ai kërkonte në lidhje me synimet dhe propozimet e të rrethuarve. "Sikur qeveria", i kishte thënë atij Hoxhati, "të refuzojë të pranojë kërkesën time, unë jam gati me lejën e saj, të largohem me familjen time në një vend përtej kufijve të këtij vendi. Sikur ajo të refuzojë për të më plotësuar edhe këtë kërkesë dhe të këmbëngulë për të na sulmuar, ne do të ndjehemi të shtrënguar të ngrihemi e të mbrojmë veten tonë." Aziz Kani e siguroi Sejed Ali Kanin se ai do të bënte gjithçka që kishte në dorë për të bindur autoritetet të bëjnë një zgjidhje të shpejtë të këtij problemi. Sapo Sejed Ali Kani u tërhoq, Aziz Kani u befasua nga farrashi569 i Emir Nezamit, që kishte ardhur për të arrestuar Sejed Ali Kanin dhe ta çonte në kryeqytet. Atë e mbërtheu frika e madhe dhe, me qëllim që të largonte çdo dyshim prej vetes, filloi të fyejë Hoxhatin dhe të dënojë atë hapur në sy të farrashit. Në këtë mënyrë ai mundi të shmangë rrezikun që kërcënonte jetën e tij. 864 Mbërritja e Emir Tumanit ishte sinjali për rifillimin e armiqësive të një shkalle që Zanxhani s'i kishte provuar kurrë. Shtatëmbëdhjetë regjimente kavalerie dhe këmbësorie ishin radhitur nën flamurin e tij dhe luftonin nën komandën e tij.570 Nën urdhërat e tij ishin jo më pak se katërmbëdhjetë topa, që ishin drejtuar kundër fortesës. Pesë regjimente shtesë, që Emiri i kishte rekrutuar nga rrethinat, po stërviteshin prej tij për përforcime. Pikërisht natën që mbërriti ai, lëshoi urdhërat që të buçisnin trumpetat si sinjal për rifillimin e sulmit. Oficerat në drejtim të artilerisë u komanduan të hapin menjëherë zjarr kundër të rrethuarve. Gjëmimet e topave, që mund të dëgjoheshin deri në një largësi prej rreth katërmbëdhjetë farsang, thuajse kishin filluar, kur Hoxhati urdhëroi shokët e vet të vinin në përdorim dy topa që ata i kishin ndërtuar vetë. Një prej tyre ishte transportuar në një pozicion të lartë që kontrollonte komandën e Emirit. Një gjyle goditi tendën e tij dhe plagosi për vdekje kalin e tij. Ndërkohë armiku po drejtonte zjarrin e kundër fortesës me furi të parreshtur dhe kish arritur të vriste nja numër të madh nga mbajtësit e saj. 865 Ndërsa ditët kalonin, bëhej gjithnjë e më e dukshme se forcat nën komandën e Emir Tumanit, pavarësisht nga superioriteti i madh në numër, pajisje dhe trajnim, nuk ishin në gjendje të arrinin fitoren që aq shumë e kishin pritur. Vdekja e Faruk Kanit, i biri i Jahja Kanit dhe vëllai i Haxhi Sulejman Kanit, një nga gjeneralët e ushtrisë armike, ngriti zëmërimin e Emir Nezamit, që i dërgoi një urdhër të rreptë oficerit komandues, duke i kujtuar atij dështimin për të detyruar të rrethuarit të dorëzoheshin pa kushte. "Ti ke njollosur emrin e mirë të vendit tonë", i shkruante ai, "ke demoralizuar ushtrinë dhe ke shkretuar jetën e oficerëve më të zot." Ai urdhërohej të forconte disiplinën e ashpër ndër vartësit e tij dhe të spastronte kampin e tij nga çdo shenjë pisllëku e vesi. Për më tepër, ai nxitej për t'u këshilluar me krerët e popullit të Zanxhanit dhe paralajmërohej se, po të dështonte në arritjen e qëllimit, do të shkarkohej nga posti i tij. "Nëqoftëse përpjekjet e tua të kombinuara", shtonte ai, "provohen të pafuqishme për të detyruar nënshtrimin e tyre, unë vetë do të vi në Zanxhan dhe do të urdhëroj një masakër të përgjithshme kundër banorëve të tij, pa pyetur për pozitën dhe besimin e tyre. Një qytezë që sjell kaq poshtërim për Shahun dhe ankth te populli i tij, është krejt e padenjë për mëshirën e sovranit tonë." 866 Në valën e dëshpërimit, Emir Tumani thirri të gjithë kad-hodat571 dhe krerët e popullit, u tregoi atyre letrën dhe me lutjet e tij të sinqerta arriti t'i ngrejë ata për veprim të menjëhershëm. Ditën tjetër çdo njeri i aftë fizikisht në Zanxhan, u radhit nën flamurin e Emir Tumanit. Udhëhequr nga kad-hodat e tyre dhe të paraprirë nga katër regjimente, një mori e madhe njerëzish, nën kushtrimin e trumpetave dhe rënien e daulleve, marshoi drejt fortesës. Të patrembur nga zhurma e tyre, shokët e Hoxhatit ngritën njëherësh thirrjen "Ja Saheboz Zaman!" e pastaj u derdhën jashtë portave dhe u hodhën kundër tyre. Kjo ndeshje ishte përplasja më e egër dhe më e dëshpëruar që ishte provuar ndonjëherë. Lulja e mbështetësve të Hoxhatit, ranë atë ditë viktima të një kërdie të pashpirt. Shumë bij u therrën nën rrethanat e një Mirzarie të shfrenuar para syve të nënave, ndërsa motrat shihnin me tmerr dhe pikëllim kokat e vëllezërve të tyre, që ngriheshin mbi shtiza, të shpërfytyruara brutalisht nga armët e armikut. Në mes të zallahisë në të cilën entuziazmi i papërmbajtur i shokëve të Hoxhatit u përballua me furinë dhe barbarizmin e një armiku të xhindosur, mund të dëgjoheshin herë pas here zërat e grave, që ishin duke luftuar krah për krah me burrat, duke gjallëruar vrullin e bashkëdishepujve të tyre. Fitorja që u arrit mrekullisht atë ditë, në një masë jo të vogël u atribohej thirrjeve ekzaltuese që këto gra ngritën parballë një armiku të fuqishëm, thirrje që patën intesitet të madh me aktet e tyre të heroizmit dhe vetëflijimit. Të maskuar me petka burrash, disa ishin derdhur përpara, me etjen e tyre për të zëvendësuar vëllezërit e tyre të rënë, ndërsa pjesa tjetër u panë duke mbajtur mbi shpatullat e tyre shakuj me ujë, me të cilët përpiqeshin të shuanin etjen dhe rigjallëronin forcën e të plagosurve. Ndërkohë në kampin e armikut mbretëronte pështjellimi. Të privuar nga uji dhe të trembur nga dezertimet në radhët e tyre, ata luftonin për një betejë të humbur, të paaftë për të sprapsur dhe të dobët për të sunduar. Jo më pak se treqind shokë pinë atë ditë kupën e martirizimit. 867 Një nga mbështetësit e Hoxhatit ishte një njeri i quajtur Mohsen, detyra e të cilit ishte të thërriste azanin.572 Zëri i tij ishte i pajisur me aq ngrohtësi e ngjyrë sa asnjë burrë në atë rrethinë nuk mund ta arrinte. Oshëtima e tij, ndërsa ai ftonte besnikët për lutje, mund të shquhej qartë deri në fshatrat e afërta dhe depërtonte në zemrat e atyre që e dëgjonin. Sa herë që adhuruesit e asaj rrethine dëgjonin me veshët e tyre zërin e Mohsenit që tingëllonte, shprehnin zemërimin e tyre kundër akuzave të herezisë që i bëheshin Hoxhatit dhe shokëve të tij. Aq fort rriteshin protestimet e tyre sa përfundimisht i mbërritën në vesh Moxhtahedit drejtues të Zanxhanit, që, vetë i paaftë për të imponuar heshtjen ndaj tyre, shtyu Emir Tumanin të shpikë mjete për çrrënjosjen nga mendjet e njerëzve të besimit se Hoxhati dhe mbështetësit e tij ishin besimtarë të thekur dhe të drejtë. "Ditën dhe natën", u ankua ai, "unë përpiqem nëpërmjet ligjëratave publike, jo më pak se në biseda private më njerëzit, të ngulis në mendjet e tyre bindjen se ajo bandë mjeranësh është armike e betuar e Profetit dhe shkatërrues të Besimit të Tij. Thirrja e atij njeriu djall, Mohsenit, i zhvesh fjalët e mia nga ndikimi dhe i bën pluhur përpjekjet e mia. Asgjësimi i atij qerratai mjeran është sigurisht detyrimi juaj i parë." 868 Në fillim Emiri refuzoi të mirëpriste kërkesën e tij. "Ti dhe shokët e tu", iu përgjigj ai, "mbani përgjegjësi që kini deklaruar domosdoshmërinë e luftës së shenjtë kundër tyre. Ne jemi vetëm shërbëtorë të qeverisë dhe detyra jonë është t'u bindemi urdhërave që marrim. Megjithatë, nëqoftëse ju kërkoni t'i jepni fund jetës së tij, ju duhet të jini të përgatitur të bëni sakrificën e duhur." Sejedi e kuptoi menjëherë qëllimin e aludimit të Emirit. Sapo arriti në shtëpi ai i dërgoi atij, me anën e një lajmëtari, një dhuratë pre njëqind tuman.573 869 Emiri urdhëroi menjëherë disa nga njerëzit e tij, që ishin të famshëm si nishanxhinj, të shtriheshin në pritë për Mohsenin dhe ta qëllonin atë kur të kryente aktin e lutjes. Ishte ora e agimit, kur ndërsa ai po ngrinte thirrjen "La Ilah a Illallah,"574 një plumb e goditi në gojë, duke e shtrirë të vdekur në çast. Hoxhati, sapo u njoftua për atë akt mizor, urdhëroi një tjetër nga shokë e tij të ngjitej në bedenë dhe të vazhdonte lutjen atje ku e kishte lënë Mohseni. Megjithëse ai kishte shpëtuar gjatë ndërprerjes së armiqësive, ai, së bashku me disa nga shokët e tij, përfundimisht duhet të vuante një vdekje jo më pak mizore se ajo e bashkëdishepujve të tij. 870 Ndërsa ditët e rrethimit po i afroheshin fundit, Hoxhati urdhëroi të gjithë ata që ishin të fejuar të kremtonin dasmat e tyre. Për çdo të ri të pamartuar midis të rrethuarve, ai zgjodhi një bashkëshorte dhe brenda kufizimeve të mjeteve në dispozicion të tij, kontriboi nga xhepi i tij çdo gjë që mund të të shtonte rehatinë dhe kënaqësinë e të sapo martuarve. Ai shiti gjithë xhevahiret që kishte gruaja e tij dhe me paratë siguroi çdo gjë që mund të sigurohej për të sjellë gëzim dhe kënaqësi tek ata që u bashkuan me martesë. Këto festime vazhduan gjatë më se tre muajve duke u përzjerë me terrorin dhe mundimet e një rrethimi të gjatë. Sa shpesh që zhurma e armikut përparonte përzihej me thirrjet gazmore me të cilat dhëndërri e nusja përshëndesnin njëri tjetrin! Sa shpesh zëri i lumturisë qetësohej nga thirrja "Ja Saheboz Zaman!" që thërriste besnikët të ngriheshin për të sprapsur pushtuesin! Me çfarë ëmbëlsie do ta priste nusja dhëndërrin të vonohej pak më gjatë pranë saj para se ai të derdhej për të fituar kurorën e martirizimit! "Unë nuk kam kohë", do përgjigjej ai. "Duhet të nxitoj për të fituar kurorën e lavdisë. Ne me siguri do të takohemi përsëri në brigjet e të Shtrenjtit të madh, shtëpia e ribashkimit të bekuar dhe të përjetshëm." 871 Jo më pak se dyqind të rinj u bashkuan me martesë gjatë atyre ditëve trazirash. Disa një muaj, të tjerë pak ditë dhe të tjerë vetëm për një çast të shkurtër, mundën të rrinë të pashqetësuar në shoqërinë e nuseve të tyre dhe askush prej tyre nuk mungoi t'i përgjigjej me gëzim thirrjes, kur rënia e daulles njoftonte orën e largimit. Të gjithë e ofruan veten me dëshirë si flijim për të Shtrenjtin e tyre të vërtetë e përfundimisht të gjithë pinë kupën e martirizimit. Nuk është çudi që një vend, i cili ka qenë teatri i vuajtjeve të patreguara dhe ka dëshmuar kaq heroizëm është quajtur nga Báb-i Ardi Ala,575 një titull që ka mbetur gjatë gjithë kohës i lidhur me emrin e Tij të bekuar. 872 Mes shokëve ishte një farë Qerbelai Abdul Baki, Bába i shtatë djemve, pesë prej të cilëve i martoi Hoxhati. Ceremonitë e dasmës ishin afër fundit kur thirrje shqetësuese njoftuan befas rifillimin e një mësymjeje të re kundër tyre. Ata u ngritën më këmbë dhe duke braktisur të dashurat e tyre, u derdhën në çast për të sprapsur pushtuesin. Të pestë ranë gjatë asaj ndeshjeje me armikun. Më i madhi i tyre, një i ri që çmohej shumë për inteligjencën e tij dhe guximin e tij të famshëm, u kap dhe u çua përpara Emir Tumanit. "Shtriheni për tokë", klithi i xhindosur Emiri, "dhe ndizni mbi gjoksin e tij, që guxon të ushqejë kaq dashuri të madhe për Hoxhatin, një zjarr që ta bëjë shkrumb." "O njeri i mjerë", shpërtheu i riu i patrembur, "nuk ka flakë të ndezur nga duart e njerëzve të tu, që të mund të shkatërrojë dashurinë që flakëron në zemrën time." Lavdërimi për të Shtrenjtin e tij i mbeti atij në buzë deri në momentin e fundit të jetës. VARRET E ASHRAFIT (1) THE NËNËS SË TIJ (2) 873 Midis grave që u dalluan për këmbëngulje në besimin e tyre ishte një që quhej Om Ashraf,576 e cila sapo ishte martuar, kur shpërtheu stuhia e Zanxhanit. Ajo ishte brenda fortesës kur lindi birin e saj Ashraf. Të dy, nënë e bir, mbetën gjallë pas masakrës që shënoi fazën përmbyllëse të asaj tragjedie. Vite më pas, kur biri i saj ishte bërë një i ri që premtonte shumë, ai u përfshi nga persekutimet që iu shkatuan vëllezërve të tij. Të paaftë për ta bindur atë të hiqte dorë, armiqtë u përpoqën të trembin nënën e tij dhe ta bindin për domosdoshmërinë e shpëtimit të tij nga fati i keq, para se të ishte tepër vonë. "Unë do të mohoj si birin tim", i klithi nëna kur ishte ballë par ballë me të, "nëqoftëse zemra jote priret ndaj pëshpëritjeve kaq djallëzore dhe nëse i lejon ato të të largojnë nga e Vërteta." Besnik ndaj këshillave të nënës së vet, Ashrafi priti vdekjen me qetësi të admirueshme. Megjithëse ajo vetë ishte dëshmitare ndaj mizorive që u ushtruan ndaj birit të saj, ajo nuk vajtoi, as nuk derdhi një pikë lot. Kjo nënë e mrekullueshme tregoi një guxim e qëndueshmëri që i habiti autorët e këtij akti të turpshëm. "Unë tani sjell ndërmend", thirri ajo, "pasi i hodhi një vështrim trupit të të birit, benë që bëra ditën e lindjes tënde, kur ishim të rrethuar në fortesën Ali Merdan Kan. Gëzohem që ti, biri i vetëm që më dha Perëndia, më bëre të zonjën ta mbaj premtimin." 874 Pena ime është e pafuqishme të portretizojë e aq më pak t'i japë hakun që i takon, entuziazmit të përsosur që ndizej në zemrat e tyre trime. Megjithëse aq të dhunshme, erërat e kundërshtarit ishin të pafuqishme të shuanin flakën e tij. Burra dhe gra punuan me vrull të pashuar për të forcuar mbrojtjen e fortesës dhe për të rindërtuar çdo gjë që armiku kishte shkatërruar. Atë pak pushim që mund të siguronin, ata ia kushtonin lutjes. Çdo mendim, çdo dëshirë ndërvarej nga nevoja supreme e ruajtjes së kalasë së tyre kundër sulmeve të armikut. Roli që luajtën gratë në këto operacione nuk ishtë më pak i vështirë se sa ai që përmbushën shokët e tyre burra. Çdo grua, pavarësisht nga rangu dhe mosha, u bashkua energjikisht me detyrën e përbashkët. Ato qepën rrobat, poqën bukën, u kujdesën për të sëmurët dhe të plagosurit, riparuan barrikadat, hoqën nga oborri dhe tarracat gjylet dhe shigjetat, që hodhi armiku kundër tyre dhe, më në fund, por jo e fundit, mbushën me gëzim zemrat e të dobtëve dhe gjallëruan besimin tek të lëkundurit.577 Bile edhe fëmijët u bashkuan për të dhënë çdo lloj ndihme që kishin në dorë për çështjen e përbashkët dhe dukeshin sikur kishin marrë zjarr nga një entuziazëm jo më pak i shquar se sa ai që kishin treguar nënat e Báballarët e tyre. 875 Kaq shpirt solidariteti shfaqnin ata në punë dhe kaq heroike ishin aktet e tyre sa armiku ish bindur të besonte se numri i tyre nuk ishte më pak se dhjetë mijë vetë. Është pranuar përgjithësisht që një burim furnizimesh e gjente rrugën për në fortesë, në një mënyrë të pashpjegueshme, dhe se përforcime të reja po dërgoheshin në mënyrë të vazhdueshme nga Nejrizi, Horasani dhe Tabrizi. Forca e të rrethuarve u ngjante atyre më e patundur se kurrë dhe burimet e tyre të pashterrshme. 876 Emir Tumani, i xhindosur nga këmbëngulja e tyre e palëkundur dhe i çpuar nga qortimet dhe deklaratat e autoriteteve në Teheran, vendosi t'u drejtohet mjeteve të ndyra të pabesisë me qëllim për të arritur nënshtrimin e plotë të të rrethuarve.578 Plotësisht i bindur për kotësinë e përpjekjeve të tij për të përballuar kundërshtarët në shesh të burrave, ai me dinakëri njoftoi pezullimin e armiqësive dhe hodhi në qarkullim fjalë se Shahu kishte vendosur të braktiste gjithë këtë ndërmarrje. Ai paraqiti sikur sovrani i tij që në fillim fare nuk e miratoi idenë e mbështetjes së tij për forcat që luftonin në Mazendaran dhe Nejriz, si dhe i vinte keq të derdhej kaq shumë gjak për një çështje kaq pa kuptim. Njerëzit e Zanxhanit dhe të fshatrave përreth u bënë të besonin se Shah Nasered Dini, në të vërtetë, kishte urdhëruar Emir Tumanin për të zhvilluar bisedime për një zgjidhje miqësore të problemeve midis tij dhe Hoxhatit dhe se qëllimi i tij ishte t'i jepte fund, sa më shpejt të ishte e mundur, kësaj gjendje të trishtuar të punëve. 877 I sigurt që njerëzit ishin mashtruar nga dhelpëria e tij, ai propozoi një kërkesë për paqe, me të cilën garantoi Hoxhatin për sinqeritetin e synimit të tij për të arritur një zgjidhje afatgjatë midis tij dhe mbështetësve të Hoxhatit. Ai e shoqëroi atë deklaratë me një kopje të vulosur të Kuranit, si një dëshmi e shenjtërisë së premtimit të tij. "Sovrani im", shtoi ai, "ju ka falur. Unë deklaroj solemnisht se ti dhe përkrahësit e tu jini nën mbrojtjen e Madhërisë së tij Perandorake. Ky Libër i Perëndisë është dëshmitari im se nëqoftëse çdonjeri prej jush vendos të dalë jashtë fortesës, ai do të jetë i siguruar nga çdo rrezik." 878 Hoxhati mori me nderim Kuranin nga dora e lajmëtarit dhe sapo kishte lexuar kërkesën, ftoi bartësin e mesazhit të informonte të zotin se ai do t'i dërgonte përgjigje gjatë ditës së nesërme. Atë natë ai mblodhi bashkë shokët e tij kryesorë dhe foli me ta rreth dyshimeve që kishte për sinqeritetin e deklaratave të armikut. "Tradhtitë e Mazendaranit dhe Nejrizit janë akoma të gjalla në mendjet tona. Atë që kryen kundër atyre, ata synojnë ta kryejnë dhe kundër nesh. Megjithatë, për respekt të Kuranit ne do t'i përgjigjemi ftesës së tyre dhe do të dërgojmë në kampin e tyre disa nga shokët tanë e nga kjo mund të duket dhe mashtrimi i tyre." 879 Unë kam dëgjuar Ostad Mehr Ali Hadadin, që mbeti gjallë nga masakra e Zanxhanit, të rrëfejë si vijon: "Unë isha një nga nëntë fëmijët (asnjë prej të cilëve nuk ishte më shumë se dhjetë vjet) që shoqëruam delegacionin e dërguar nga Hoxhati tek Emir Tumani. Të tjerët ishin burra të moshës mbi tetëdhjetë vjeç. Mes tyre ishin Qerbelai Moula Koli Aga Dadashi, Dervish Salahu, Muhamet Rahimi dhe Muhameti. Dervish Salahu ishte një figurë shumë mbresëlënëse, i gjatë nga trupi, mjekërbardhë dhe me bukuri të pashoqe. Ai vlerësohej shumë për sjelljen e tij të ndershme dhe të drejtë. Ndërhyrja e tij në emër të të të shtypurve fitonte gjithmonë konsideratën dhe simpatinë e autoriteteve përkatëse. Ai mohoi, pas shndërrimit, të gjitha nderet që kishte marrë dhe, megjithëse në moshë të thyer, u radhit ndër mbrojtësit e fortesës. Ai ecte para nesh duke mbajtur Kuranin e vulosur ndërsa po shoqëroheshim për në prani të Emir Tumanit. 880 "Pasi mbërritëm në tendën e tij, ne pritëm në hyrje të saj për urdhërin e tij. Ai nuk iu përgjigj përshëndetjes sonë dhe na trajtoi me mospërfillje të dukshme. Na mbajti më këmbë një gjysmë ore para se të denjonte të na drejtohej me një ton qortimi të ashpër. 'S'kam parë kurrë', bërtiti ai me arrogancë, 'njerëz më të ulët dhe më të turpshëm se ju!' Ai kishte hedhur sharje kundër nesh kur një nga shokët, më i moshuari dhe më i dobti ndër ta, kërkoi të lejohej t'i thoshte atij ca fjalë dhe, pasi mori lejën e tij, foli, edhe megjithëse ishte i pashkolluar, në një mënyrë që nuk mund të mos fitonte admirimin tonë të thellë. 'Perëndia e di', deklaroi ai, 'se ne jemi dhe do të mbetemi gjithmonë njerëz besnikë dhe të bindur ndaj ligjit të sovranit tonë, se ne nuk kemi asnjë dëshirë tjetër veç përkrahjes së interesave të vërteta të qeverisë dhe të popullit të tij. Ne seriozisht jemi keqparaqitur nga dashakeqësit tanë. Asnjë nga përfaqësuesit e Shahut nuk është prirur të na mbrojë apo të na ndihmojë, asnjë nuk ka dalë të deklarojë Kauzën tonë para tij. Ne në mënyrë të përsëritur i kemi kërkuar atij, por ai i ka injoruar lutjet tona dhe ka qenë i shurdhër ndaj thirrjes sonë. Armiqtë tanë, duke marrë zemër nga indiferenca që karakrterizonte qëndrimin e autoriteteve sunduese, na sulmuan nga çdo anë, grabitën pasurinë tonë, dhunuan nderin e grave dhe vajzave tona, robëruan fëmijët tanë. Të pambrojtur nga qeveria jonë dhe të rrethuar nga armiqtë, ne u ndjemë të shtrënguar të ngrihemi për të mbrojtur jetën tonë.' 881 "Emir Tumani iu kthye zëvendësit të vet dhe i kërkoi atij se çfarë veprimi e këshillonte ai të bënte. 'Unë nuk i jap dot përgjigje këtij njeriu', shtoi Emiri. 'Sikur të isha fetar me zemër, unë pa ngurrim do të përqafoja kauzën e tij.' 'Asgjë përveç shpatës', iu përgjegj zëvendësi, 'nuk do të na çlirojë ne nga kjo urrejtje e herezisë.' 'Unë akoma mbaj në dorën time Kuranin', ndërhyri Dervish Salahu, 'dhe kam deklaratën që ju me dëshirën tuaj kini zgjedhur të bëni. A janë fjalët që po dëgjojmë shpërblimi juaj për përgjigjen ndaj kërkesës suaj?' 882 "Emir Tumani, në kulm të zemërimit, urdhëroi që mjekra e Dervish Salahut të çkulej dhe ai, së bashku me ata që e shoqëronin, të flakeshin në burg të nëndheshëm. Unë dhe fëmijët e tjerë u frikësuam dhe u përpoqëm të arratiseshim. Duke ngritur thirrjen 'Ja Saheboz Zaman!' ne nxituam në drejtim të barrikadave tona. Disa nga ne u kapën dhe u burgosën. Ndërsa unë po ia mbathja, njeriu që po më ndiqte kapi cepin e robes sime. E zhvesha atë dhe munda të arrij portën që të çonte në fortesë, në një gjendje krejtësisht të mbaruar. Sa e madhe ishte befasia ime kur unë pashë një nga shokët, një njeri të quajtur Iman Koli, që po sakatohej egërsisht nga armiku. U tmerrova ndërsa shihja këtë skenë, duke ditur se pikërisht atë ditë ishte shpallur ndërprerja e armiqësive dhe ishin bërë betimet më solemne se nuk do të kryheshin akte dhune. U informova shpejt se viktima ishte tradhtuar nga i vëllai, që me pretekstin se donte të fliste me të, ia u kishte dorëzuar persekutorëve. 883 "Nxitova drejt e te Hoxhati, që më priti me dashuri dhe, duke fshirë pluhurin nga fytyra ime, pasi më veshi rrobe të reja, më ftoi të ulesha në krah të tij dhe t'i tregoja fatin e shokëve të vet. I përshkrova gjithçka që kisha parë. 'Është katrahura e Ditës së Ringjalljes, shpjegoi ai, një katrahurë që bota kurrë nuk e ka parë më parë. Kjo është dita në të cilën "njeriu do të fluturojë prej vëllait, nënës, Bábës, gruas dhe fëmijve të tij."579 Kjo është dita kur njeriu, i pakënaqur që ka braktisur vëllanë e tij, flijon thelbin e tij me qëllim që të derdhë gjakun e gjirisë më të afërt. Kjo është dita kur "çdo grua lehonë do të braktisë foshnjën e saj të gjirit dhe çdo grua që është shtatzane do të flakë barrën e saj. Dhe ti do të shikosh njerëz të pirë, bile ata nuk janë të pirë, por ky është ndëshkimi i madh i Perëndisë!"'"580 884 I ulur në qendër të majdanit,581 Hoxhati thirri pasuesit e tij. Me të mbërritur ata, u ngrit dhe, duke qëndruar më këmbë para tyre, u tha këto fjalë: "Jam shumë i kënaqur me përpjekjet tuaja të palëkundura, o shokët e mi të shtrenjtë. Armiqtë tanë synojnë shkatërrimin tonë. Ata nuk ushqejnë tjetër dëshirë. Synimi i tyre ishte t'u mashtronte për të dalë jashtë fortesës dhe pastaj t'u therrte pa mëshirë sipas dëshirës së tyre të zemrës. Duke parë se pabesia e tyre doli në shesh, ata, të xhindosur nga inati, kanë keqtrajtuar dhe burgosur më të moshuarit dhe më të rinjtë mes jush. Është e qartë se ata nuk do t'i hedhin armët apo të ndalin persekutimin kundër nesh para se të pushtojnë kështjellën dhe t'u shpartallojnë ju. Prania juaj e vazhdueshme në këtë kështjellë do t'u bëjë përfundimisht robër të armikut, që me siguri do të çnderojë gratë tuaja dhe do të vrasë fëmijët tuaj. Prandaj, është më mirë për ju që të arratiseni në mes të natës duke marrë me vete gratë dhe fëmijët. Le të kërkojë secili një vend të sigurtë deri sa kjo tirani të jetë kapërcyer. Unë do të qëndroj vetëm, të përballem me armikun. Do të ishte më mirë që të shuante etjen e tyre për hakmarrje vdekja ime, se sa të shuheni të gjithë ju." 885 Shokët u tronditën thellë dhe me lotë në sy, deklaruan vendimin e tyre të patundur për të qëndruar deri në fund parkrah tij. "Ne kurrë nuk mund të pranojmë", thirrën ata, "që të të lëmë ty në mëshirën e një armiku gjakatar! Jeta jonë nuk është më e çmuar se jeta tënde, as familjet tona nuk janë pasardhëse më fisnike se sa gjinia tënde. Çdo gjëmë që mund të bjerë mbi ty, ne do ta mirëpresim dhe për vete." 886 Të gjithë, përveç një pakice, i mbetën besnikë premtimit të tyre. Këta, pa mundur të duronin dhimbjen e një rrethimi të gjatë dhe të nxitur nga këshilla që u kishte dhënë vetë Hoxhati, ikën në një vend të sigurtë jashtë fortesës, duke u ndarë në këtë mënyrë nga pjesa tjetër e bshkëdishepujve të tyre. 887 I tendosur ndaj një vendim të pashpresë, Emir Tumani urdhëroi gjithë njerëzit e aftë fizikisht të Zanxhanit të mblidheshin në afërsi të kampit të tij, të gatshëm për të marrë urdhërat e tij. Ai riorganizoi forcat e regjimenteve, caktoi oficerët e tyre dhe u shtoi ushtrinë e freskët të rekrutëve që kishte marrë në qytet. Ai urdhëroi jo më pak se gjashtëmbëdhjetë regjimente, secili i pajisur me nga dhjetë topa, të marshonin kundër fortesës. Tetë nga këto regjimente u ngarkuan të sulmonin fortesën çdo paradite, kurse forcat e tjera do ta zëvendësonin mësymjen e tyre deri në afrimin e mbrëmjes. Emiri vetë doli në shesh dhe shihej në paraditen e çdo dite duke drejtuar përpjekjet e ushtrisë së tij, duke i garantuar për shpërblimin që e priste suksesin e tyre dhe duke i paralajmëruar për ndëshkimin që i priste nga sovrani në rast disfate. 888 Rrethimi vazhdoi për një muaj të tërë. Të pakënaqur me sulmet e ditës, armiku sulmonte kundër tyre disa herë edhe natën. Egërsia e sulmeve të tyre, superioriteti në numër dhe seria e shpejtë e goditjeve, i holluan rradhët e shokëve dhe e thelluan dhimbjen e tyre. Përforcimet për armikun vazhdonin të vinin nga të gjitha anët, ndërsa të rrethuarit lëngonin në një gjendje mjerimi dhe urie.582 889 Ndërkohë Emir Nezami vendosi të forcojë krahët e Emir Tumanit me caktimin e Hasan Ali Kan Karrusit, që u komandua të marshonte drejt Zanxhanit në krye të dy regjimenteve suni. Mbërritja e tij ishte sinjali i përqëndrimit të artilerisë armike mbi fortesë. Një bombardim i jashtëzakonshëm kërcënoi strukturat me shkatërrim të mënjëhershëm. Ai zgjati për disa ditë, gjatë të cilave kalaja qëndroi e patundur, pavarësisht nga shtimi i zjarrit që ishte drejtuar kundër saj. Miqtë e Hoxhatit, gjatë atyre ditëve, shfaqën një guxim e zotësi të atillë që edhe vetë armiqtë e tyre më të egër u detyruan ta admironin. 890 Një ditë, ndërsa vazhdonte akoma bombardimi, një plumb e goditi Hoxhatin në krahun e djathtë, ndërsa ai po kryente pastrimet. Megjithëse e urdhëroi shërbëtorin e tij të mos e informonte gruan e tij për plagën që kishte marrë, ai ishte aq i hidhëruar sa nuk kishte fuqi të fshihte emocionin e tij. Lotët e tradhtuan dhe sapo gruaja e Hoxhatit kishte mësuar për plagosjen që i ishte shkaktuar të shoqit, ajo vrapoi e tronditur dhe e pa të zhytur në lutje në një gjendje qetësie të plotë. Megjithëse gjaku ridhte çurg nga plaga, fytyra e tij kishte shprehjen e një besimi të patrembur. "Fale këtë popull, o Perëndi", u dëgjua të thoshte ai, "se nuk e dinë se ç'bëjnë. Ki mëshirë për ta se vetëm ata që i kanë çuar në qorrsokak janë të vetmit përgjegjës për të gjitha prapësitë që kanë bërë duart e këtij populli." 891 Hoxhati kërkoi të qetësonte trazimin që kishte mbërthyer gruan dhe të afërmit e tij nga pamja e gjakut që kish mbuluar trupin e tij. "Gëzoni", u tha ai, "se unë jam akoma me ju dhe dëshironi të nënshtrohem i tëri ndaj vullnetit të Perëndisë. Ç'po shihni ju tani nuk është veçse një pikë, krahasuar me oqeanin e dhimbjeve që do derdhen në orën e vdekjes sime. Cilidoqoftë dekreti i Tij, detyra jonë është të pranojmë në heshtje dhe t'i përulemi vullnetit të Tij." 892 Sapo lajmi që ai ishte plagosur mbërriti te shokët e tij, ata lanë armët përdhe dhe vrapuan tek ai. Ndërkohë, armiku duke përfituar nga mungesa momentale e kundërshtarit, i dyfishoi sulmet kundër fortesës dhe krijoi mundësinë të hapë rrugën përmes portës.583 Atë ditë u morën robër jo më pak se njëqind gra dhe fëmijë e u grabitën gjithë gjërat e tyre. Pa marrë parasysh ashpërsinë e atij dimri, këta robër u lanë të ekspozuar për jo më pak se pesëmbëdhjetë ditë e netë ndaj një të ftohti aq të hidhur sa Zanxhani rrallë se kishte provuar ndonjëherë. Të mbetur me petka shumë të holla, pa mbulesa për t'u mbrojtur, ata u braktisën në shkretëtirë pa ushqim dhe pa strehë. E vetmja mbrojtje e tyre ishte dantella që mbulonte kokat e tyre, me të cilën ato kërkonin më kot të mbronin fytyrat nga era e acartë që frynte pa mëshirë mbi ta. Turma grash, shumica e të cilave ishte inferiore për nga pozita shoqërore, u derdhën nga lagje të ndryshme të Zanxhanit në skenën e vuajtjeve të tyre duke derdhur mbi to përçmim e përqeshje. "Ju e kini gjetur tani perëndinë tuaj dhe jini shpërblyer me bujari prej tij," klithnin ato me përbuzje, "ndërsa kërcenin si të çmendura rreth tyre." Ato pështynin fytyrat e tyre dhe lëshuan kundër tyre sharje nga më të ndyrat. 893 Pushtimi i fortesës, megjithëse u rrëmbeu shokëve të Hoxhatit instrumentin kryesor të mbrojtjes, nuk arriti të trondiste shpirtin e tyre apo të shkurajonte përpjekjet e tyre. U rrëmbye gjithë pasuria që mund të arrinte dora e armikut, ndërsa gratë e fëmijët e mbetur pa mbrojtje u bënë robër. Pjesa tjetër e shokëve, së bashku me gratë dhe fëmijët e mbetur, u dyndën në shtëpitë që ndodheshin në afërsi të rezidencës së Hoxhatit. Ata u ndanë në pesë kompani, që përmbanin secila nga nëntëmbëdhjetë herë, nëntëmbëdhjetë shokë. Nga secila prej këtyre kompanive, nëntëmbëdhjetë do të derdheshin së bashku përpara dhe duke ngritur thirrjen "Ja Saheboz Zaman!" do të hidheshin në mes të armikut dhe do të arrinin shpërndarjen e forcave të tij. Zërat e fortë të nëntëmbëdhjetë shokëve do të ishin plotësisht të mjaftueshëm për të paralizuar përpjekjet dhe për të thyer shpirtin e sulmuesve të tyre. HYRJA E SHTËPISË SË SHKATËRRUAR TË HOXHATIT NË ZANXHAN 894 Kjo gjendje e punëve vazhdoi për pak ditë, duke sjellë në vazhdën e saj poshtërim dhe humbje ndaj armikut që e kishte quajtur veten të aftë për të arritur një fitore të menjëhershme dhe të rëndësishme. Gjatë këtyre ndeshjeve u vranë shumë. Oficerët, të dëshpëruar nga eprorët e tyre, kishin filluar të braktisnin postet, kapitenët e artilerisë po braktisnin topat, ndërsa ushtria në masë ishte e demoralizuar dhe krejt e kapitur. Vetë Emir Tumani ishte i lodhur me masat shtrënguese që ishte i detyruar të merrte me qëllim për të mbajtur disiplinën e njerëzve të tij dhe të mbante të padobësuar efektshmërinë e energjinë e tyre. Ai iu drejtua përsëri për këshilla mbetjes së oficerëve të tij dhe për të kërkuar një ilaç të pashpresë për një situatë që ishte e mbarsur me rrezik serioz sa për jetën e tij personale aq dhe për atë të banorëve të Zanxhanit. "Unë jam i lodhur", pohoi ai, "nga rezistenca e ashpër e këtij populli. Ata frymëzohen dukshëm nga një shpirt që asnjë masë inkurajimi nga sovrani ynë nuk mund të shpresojë ta sigurojë në njerëzit tanë. Një vetëmohim i tillë sigurisht që nuk është në gjendje ta manifestojë asnjë nga njerëzit tanë. S'ka fuqi në dorën time që të mund t'i ngrejë ata nga bataku i dëshpërimit ku kanë rënë. Qofshin me triumf apo me dështim, këta ushtarë besojnë se ata janë të dënuar ndaj mallkimit të përjetshëm." 895 Diskutimi i tyre i pjekur erdhi në vendimin për të gërmuar kalime nëntokësore nga vendi që zinte kampi i tyre tek një vend nën lagjen ku ishin vendosur banimet e përkrahësve të Hoxhatit. Ata vendosën të hidhnin në erë ato shtëpi dhe në këtë mënyrë t'i detyronin ata për një dorëzim pa kushte. Për një muaj të tërë ata punuan për t'i mbushur këto kalime nëntokësore me të gjitha llojet e eksplozivit dhe, në të njëjtën kohë, vazhduan të shkatërrojnë me mizori djallëzore aq shtëpi sa kishin mbetur më këmbë. Duke dashur ta shpejtojnë veprën e shkatërrimit, Emir Tumani urdhëroi oficerët përgjegjës të artilerisë të drejtonin zjarrin kundër rezidencës së Hoxhatit, ndërsa ndërtesat që ndodheshin midis saj dhe kampit armik ishin rrafshuar për tokë, duke mos mbetur pengesa të tjera në rrugën e shkatërrimit të saj përfundimtar. 896 Një pjesë e banesës së tij ndërkohë kishte rënë, kur Hoxhati, që jetonte akoma brenda mureve të saj, iu kthye gruas së tij Kadijes, që po mbante në krahë fëmijën e tyre, Hadin, duke e paralajmëruar se dita kur ajo dhe i biri mund të merreshin rrobër po afrohej me shpejtësi, ndaj e ftoi të përgatitej për atë ditë. Ajo po shfrente dhimbjen e saj kur një gjyle topi goditi dhomën ku rrinte ajo dhe e vrau në vend. I biri, që ajo po e mbante në gjoks, ra në mangallin pranë saj dhe pas pak vdiq në shtëpinë e Mirza Abul Kazemit, Moxhtahed i Zanxhanit, nga plagët që kishte marrë. 897 Hoxhati, megjithëse pikë e vrer, nuk e dha veten ndaj brengës së thellë. "Ditën që të gjeta Ty, o i Shtrenjtë, o Perëndia im", thirri ai, "dhe njoha tek Ai Manifestimin e Shpirtit Tënd të përjetshëm, unë i parashikova fatkeqësitë që do të vuaja për Ty. Sado të mëdha që kanë qenë deri tani brengat e mia, ato nuk mund të krahasohen kurrë me agonitë që unë do të isha gati të vuaja në Emrin Tënd. Si mund të krahasohet kjo jetë e mjerë e imja, humbja e gruas dhe e fëmijës tim, si dhe flijimi i grupit të shokëve e farefisit tim me bekimet që ke derdhur mbi mua me njohjen e Manifestimit Tënd! Edhe sikur të kisha një mijë jetë, edhe sikur të zotëroja pasuritë e tërë dheut dhe lavdinë e tij, do t'i jepja ato të gjitha lirisht dhe me gëzim në shtegun Tënd." 898 Humbja tragjike që kishte pësuar udhëheqësi i tyre i shtrenjtë dhe plaga e hidhur që kishte ai, i dëshpëroi shokët e Hoxhatit dhe i mbushi me zemërim përvëlues. Ata vendosën të bëjnë një përpjekje të fundit dhe dëshpëruese për të marrë gjakun e vëllezërve të tyre të masakruar. Megjithatë, Hoxhati duke mos dashur ta bënin atë përpjekje u bëri thirrje të mos nxitohen në problemin e konfliktit. Ai i urdhëroi ata t'i nënshtrohen vullnetit të Perëndisë dhe të mbeteshin të qetë e të vendosur deri në fund, kurdoherë që mund të vinte ky fund. 899 Ndërsa koha shkonte, numri i tyre pakësohej, vuajtjet e tyre shumëfishoheshin dhe zona ku ata mund të ndjeheshin të sigurt u zvogëlua. Mëngjesin e pesë Rabiol Avalit, të vitit 1267 hixhri,584 Hoxhati që, pas nëntëmbëdhjetë ditëve kishte duruar dhimbjet e mprehta që i shkaktonte plaga e marë, po kryente aktin e lutjes dhe, ndërsa kishte rënë i shtrirë me fytyrën poshtë, duke iu lutur Báb-it, papritur ndërroi jetë. 900 Vdekja e tij e papritur erdhi si një goditje e rëndë për farefisin dhe shokët e tij. Hidhërimi i tyre për ikjen e një udhëheqësi aq të aftë, aq ta kompletuar e aq frymëzyes, ishte i thellë, ndërsa humbja ishte e pariparueshme. Dy nga shokët e tij, Din Muhamet Vezir dhe Mir Reza Sardar, para se armiku të merrte vesh vdekjen e tij, ndërmorën menjëherë futjen e trupit të tij në një vend që nuk mund të dyshohej as nga miqtë dhe as nga të afërmit e tij. Në mesnatë trupi u çua tek një dhomë që i përkiste Din Muhamet Vezirit, ku do kryhej varrimi. Ata e shkatërruan atë dhomë me qëllim që të garantonin sigurinë e trupit nga përdhosja dhe treguan kujdes maksimal për të mbajtur sekretin e atij vendi. 901 Më tepër se pesëqind gra që shpëtuan gjallë nga ajo tragjedi e tmerrshme, menjëherë pas vdekjes së Hoxhatit, u mblodhën së bashku në shtëpinë e tij. Shokët e tij, pavarësisht nga vdekja e udhëheqësit të tyre, vazhduan të përballonin, me vrull të pashuar, forcat e sulmuesve të tyre. Prej morisë së madhe që ishte dyndur nën flamurin e Hoxhatit kishin mbetur vetëm dyqind burra trima, ndërsa pjesa tjetër ose kishin vdekur ose ishin krejt të paaftë nga plagët që kishin marrë. 902 Sapo mori vesh për ikjen e një udhëheqësi aq frymëzues, armiku u tendos për të rezistuar dhe vendosi të fshijë gjithçka që kishte mbetur akoma nga forcat e llahtarshme që ata nuk kishin qenë në gjendje t'i nënshtronin. Ata filluan një sulm të përgjithshëm, më të egër dhe më të vendosur se çdo sulm i mëparshëm. Të frymëzuar nga rrahjet e daulleve dhe tingujt e trumpetave, të nxitur nga thirrjet ekzaltuese të ngritura nga popullsia, ata u hodhën kundër shokëve me egërsi të shfrenuar, të vendosur të mos preheshin deri sa tërë kompania të asgjësohej. Përballë këtij sulmi të egër, shokët ngritën edhe njëherë thirrjen "Ja Saheboz Zaman!" dhe u derdhën përpara, të patrembur, për të vazhduar luftën heroike deri sa të vriteshin ose të kapeshin rob të gjithë. 903 Kjo masakër gati ishte kryer kur u dha sinjali për një grabitje, e pashembullt në llojin dhe egërsinë e saj. Sikur Emir Tumani të mos kishte urdhëruar të shpëtohej çfarë kishte mbetur nga shtëpia dhe sendet e Hoxhatit dhe të përmbaheshin nga kryerja e ndonjë akti dhune kundër farefisit të tij, sulme akoma më të poshtra do të ishin bërë nga ushtria e tij makute. Synimi i tij ishte të informonte autoritetet e Teheranit dhe t'u kërkonte atyre çfarë këshilla dëshironin t'i jepnin atij. Megjithatë, ai nuk mundi ta kufizonte pambarimisht shpirtin e dhunës që frymëzonte njerëzit e tij. Ulamatë e Zanxhanit, të ndezur nga fitorja që u kishte kushtuar kaq mund e humbje jetësh, e që e kishte katandisur në një shkallë të pashembullt emrin dhe prestigjin e tyre, u përpoqën të nxitnin popullsinë për të kryer mizori të paimagjinueshme kundër jetës së robërve të tyre burra si dhe kundër nderit të grave të tyre. Rojet që ruanin hyrjen e shtëpisë ku kishte jetuar Hoxhati, u hoqën nga postet e tyre nga katrahura e përgjithshme që pasoi. Popullsia u bashkua me ushtrinë për të grabitur pasurinë dhe për të sulmuar ata pak persona që ende ishin gjallë pas asaj lufte të paharrueshme. As Emir Tumani dhe as guvernatori nuk ishin në gjendje ta zbutnin etjen për plaçkë dhe hakmarrje që kishte mbërthyer tërë qytetin. Rregulli dhe disiplina nuk ekzistonte më mes atij pështjellimi të përgjithshëm. 904 Megjithatë, guvernatori i provincës ishte i aftë të bindte oficerët e ushtrisë të mblidhnin robërit së bashku në shtëpinë e një farë Haxhi Golami dhe t'i mbanin ata nën ruajtje deri në mbërritjen e udhëzimeve të reja nga Teherani. Kompania e tërë u rras së bashku si bagëtitë në atë vend të lig, të ekspozuar ndaj të ftohtit të një dimri të ashpër. Rrethimi, ku ata ishin ngjeshur, ishte pa çati dhe pa mobilje. Për disa ditë ata u lanë pa ushqim. Prej andej gratë u hoqën për në shtëpinë e një Moxhtahedi të quajtur Mirza Abul Kazem, me shpresën se ai do t'i bindte ato të hiqnin dorë e në këmbim të saj atyre do t'u ofrohej liria. Megjithatë, Moxhtahedi grykës, me ndihmën e grave, motrave dhe vajzave të tij, arriti që të rrëmbente gjithçka që atyre u ishte lejuar të merrnin me vete, i kishte zhveshur nga petkat e tyre, u kishte lënë veshjet më të thjeshta dhe kishte përvetësuar për vete çdo gjë të vlefshme që mundi të gjejë mes sendeve të tyre. 905 Pasi hoqën mundime të patreguara, këto gra robina u lejuan të bashkohen me të afërmit e tyre, me kusht që ata të merrnin përgjegjësi të plotë për sjelljen e tyre të ardhme. Pjesa tjetër u shpërnda nëpër fshatrat fqinje, banorët e të cilëve, ndryshe nga njerëzit e Zanxhanit, i mirëpritën të sapoardhurat me atë trajtim që dikur ishte dashamirës dhe i vërtetë. Megjithatë, familja e Hoxhatit ishte e ndaluar në Zanxhan deri në mbërritjen e udhëzimeve përfundimtare nga Teherani. 906 Sa për të plagosurit, ata ishin nën ruajtje deri në një kohë kur autoritetet e kryeqytetit do të dërgonin udhëzime se si duhet të trajtoheshin. Ndërkohë ashpërsia e të ftohtit ndaj të cilit ishin ekspozuar dhe mizoritë që pësuan ishin të tilla që brenda pak ditëve ata mbaruan të gjithë. 907 Pjesa tjetër e robërve u dorëzuan nga Emir Tumani në duart e Karrusit, Kasehu, dhe të regjimenteve irakiane, me urdhërin që ata të ekzekutoheshin menjëherë. Ata u shoqëruan në proçesion të shoqëruar nga daullet dhe trumpetat, në kampin ku ishte stacionuar ushtria.585 Të gjithë këta regjimente u kombinuan për të shtuar tmerrin e urrejtjes që u ushtrua kundër vuajtësve të varfër. Të armatosur me ushta e shtiza, ata u hodhën kundër shtatëdhjetë e gjashtë shokëve që kishin mbetur akoma, duke i çpuar e copëtuar trupat e tyre me një shtazëri të pamëshirshme që tejkaloi edhe veprat e zeza të fabrikuesve të torturave më të stërholluara të llojit të tyre. Shpirti i hakmarrjes, që atë ditë mbizotëronte këta njerëz barbarë, i kaloi të gjitha kufijtë. Regjiment me regjiment haheshin në kryerjen e mizorive nga më të ndyrat, që mendjet e tyre djallëzore mund t'i shpiknin. Ata po përgatiteshin t'u vërsuleshin përsëri viktimave të tyre kur një farë Haxhi Muhamet Hyseni, Bábai i Aba Basirit, brofi më këmbë dhe duke ngritur thirrjen e azanit586 i futi drithmën mizërisë që ishte mbledhur rreth tij. Megjithëse në orën e vdekjes, fjalët e tij "Alláh-u-Akbar"587 kumbuan me aq entuziazëm dhe madhështi sa i tërë regjimenti iraken shpalli menjëherë refuzimin për të vazhduar më tej kryerjen e këtyre veprave kaq të turpshme. Duke braktisur postet e tyre dhe duke ngritur thirrjen "Ja Ali!" ata ia mbathën nga ai vend në tmerr dhe indinjatë. "Mallkuar qoftë Emir Tumani!", u dëgjuan të thërrisnin ata, ndërsa i kthyen shpinën asaj skene gjakderdhjeje dhe tmerri. "Ai i poshtër na ka mashtruar! Me këmbëngulje djallëzore ai kërkoi të na bindë për pabesinë e këtyre njerëzve ndaj Imam Aliut dhe farefisit të tij. Kurrë, edhe sikur të vritemi, ne nuk do të pranojmë të ndihmojmë në vepra kaq kriminale." 908 Një numër prej robërve u goditën nga topat, të tjerë u zhveshën lakuriq, iu hodh ujë i ftohtë akull mbi trup dhe u fshikulluan keq me kamxhik. Të tjerë u lyen me melasë dhe u lanë të vdisnin në dëborë. Pavarësisht nga turpërimi dhe mizoritë që pësuan, asnjë nga robërit nuk u pa as të mallkonte, as të thoshte ndonjë fjalë zemërimi kundër persekutorëve të tyre. Bile nga buzët e tyre nuk doli qoftë edhe një pëshpëritje moskënaqësie, ndërsa pamja e tyre nuk shprehu asnjë grimë keqardhjeje ose hidhërimi. Asnjë mal mjerimesh nuk mund të arrinte të errësonte dritën që ndriçonte në fytyrat e tyre, as edhe një fjalë, sado fyese, nuk mund të shqetësonte kthjelltësine e shprehjes së tyre.588 909 Sapo persekutorët kishin mbaruar veprën e tyre, ata filluan të kërkojnë trupin e Hoxhatit, vendin e varrimit të të cilit shokët e kishin fshehur me kujdes. Tortura nga më çnjerëzoret kishin qenë të pafuqishme për t'i bindur ata të zbulonin identitetin e atij vendi. Guvernatori, i xhindosur nga dështimi i kërkimit të tij, kërkoi të birin shtatë vjeçar të Hoxhatit, që quhej Hysen, të çohej tek ai me qëllim për ta bindur të zbulonte atë sekret.589 "Biri im", i tha ai, ndërsa e përkëdheli atë butësisht, "unë jam mbushur me hidhërim kur mësova për gjithë vuajtjet që kanë hequr prindërit e tu. Jo unë, por Moxhtahedët e Zanxhanit, duhet të mbajnë përgjegjësi për të këqiat që kanë kryer. Unë tashmë jam gati t'i bëj trupit të Bábait tënd varrimin e duhur dhe dëshiroj të laj gjynahet për veprat e turpshme që janë kryer kundër tij." Me metodat e tij dhelpërake, ai arriti t'i marrë djalit zbulimin e sekretit dhe paskëtaj dërgoi njerëzit e tij të gjejnë trupin. Sapo objekti i dëshiruar prej tij iu dorëzua në dorë, ai urdhëroi që ai të tërhiqej me një litar nëpër rrugët e Zanxhanit, nën tingujt e daulleve dhe të trumpetave. Për tri ditë e tri net, lëndime të patreguara SHESHI NË ZANXHAN, KU TRUPI I HOXHATIT U LA I EKSPOZUAR PËR TRI DITË u kryen mbi atë trup, që u shtri i zbuluar për sytë e njerëzve në majdan.590 Natën e tretë, u raportua se një grup kalorësish kishin arritur ta transportonin trupin pa jetë në në një vend të sigurtë në drejtim ta Kazvinit. Përsa u përket të afërmëve të Hoxhatit, u morën urdhëra nga Teherani për t'i çuar në Shiraz dhe t'i dorëzonin në dorë të guvernatorit. Atje ata lënguan në varfëri e mjerim. Çdo pasuri që u kish mbetur ende atyre e rrëmbeu për vete guvernatori, që i dënoi viktimat e pangopësisë së vet të kërkonin strehë në një shtëpi të rënuar, që kishte marrë tatëpjetën. Djali më i vogël i Hoxhatit, Mehdiu, vdiq nga privacionet që ai dhe familja e tij u detyruan të vuajnë dhe u varros në mes të rrënojave që kishin shërbyer si streha e tij. HAXHI IMANI (SHËNUAR ME X), NJË NGA TË MBIJETUARIT E LUFTËS SË ZANXHANIT 910 Unë kisha privilegjin të vizitoja Zanxhanin nëntë vjet pas përfundimit të kësaj lufte të paharrueshme dhe të dëshmoj skenat e kësaj kasaphane të tmerrshme. Shihja me pikëllim e llahtar rrënojat e fortesës së Ali Mardan Kanit dhe shkela tokën që ishte ngopur me gjakun e atyre mbrojtësve të pavdekshëm. Munda të shquaj mbi portat dhe muret e tij gjurmët e kërdisë që shënonte dorëzimin e tyre ndaj armikut dhe munda të zbuloj pikërisht nëpër gurët që kishin shërbyer për barrikada, njollat e gjakut që ishte derdhur lumë në atë rrethinë. 911 Përsa i përket numrit të atyre që ranë gjatë këtyre ndeshjeve, nuk mund të bëhet një numrim i saktë. Aq të shumtë ishin ata që morën pjesë në atë luftë dhe aq i gjatë ishte rrethimi që përballuan ata, sa gjetja e numrit dhe emrave të tyre do të ishte një detyrë që unë do nguroja ta merrja përsipër. Një tentativë për një listë të tillë emrash, që lexuesit do të bënin mirë ta këshillonin, është bërë nga Ismollahol Mim dhe Ismollahol Asad. Të shumta dhe kontradiktore janë raportet lidhur me numrin e saktë të atyre që luftuan dhe ranë nën flamurin e Hoxhatit në Zanxhan. Disa kanë vlerësuar se atje kanë rënë njëmijë martirë, sipas të tjerëve ata kanë qenë më shumë. Unë kam dëgjuar të deklarohej se një nga shokët e Hoxhatit, që mori përsipër të regjistrojë emrat e atyre që u martirizuan, kishte lënë një deklaratë të shkruar në të cilën ai kishte llogaritur se numri i atyre që kishin rënë para vdekjes së Hoxhatit ishte njëmijë e pesëqind e nëntëdhjetë e tetë, ndërsa ata që ranë martirë pas kësaj mendohet të kenë qenë gjithsej dyqind e dy persona. 912 Në përshkrimin që kam dhënë për ngjarjet e Zanxhanit, unë i jam kryesisht borxhli Mirza Muhamet Ali Tabib Zanxhanit, Aba Basirit dhe Sejed Ashrafit, të gjithë martirë të Besimit, me të cilët jam njohur nga afër. Pjesa tjetër e tregimit tim është mbështetur në dorëshkrimin e një farë Mulla Hysen Zanxhani, që e shkroi dhe ia dërgoi Bahá'u'lláh-ut, në të cilin ai regjistroi gjithë informacionin që mundi të qëmtonte nga burime të ndryshme në lidhje me ndodhitë që lidheshin me atë ngjarje. 913 Ajo çka kam rrëfyer për luftën e Mazendaranit është frymëzuar në një masë të madhe në mënyrë të ngjashme nga përmbledhja e shkruar, që u dërgua në Tokën e Shenjtë nga një farë Sejed Abu Taleb ShahMirzadi, si dhe nga vëzhgimet e shkurtëra përgatitur këtu nga një prej besimtarëve i quajtur Mirza Hajdar Ali Ardestani. Për më tepër unë kam shqyrtuar disa fakte në lidhje me atë luftë nga persona që në të vërtetë morën pjesë atje si Mulla Muhamet Sadek Mokadasi, Mulla Mirza Muhamet Forugi dhe Haxhi Abdul Maxhidi, Bábai i Badit dhe martir i Besimit. 914 Sa për ngjarjet që lidhen me jetën dhe veprat e Vahidit, unë e kam siguruar informacionin në lidhje më ato që ndodhën në Jazd nga Reza Ruhu, që ishte një nga shokët e tij të ngushtë. Përsa i përket fazave të mëvonshme të asaj lufte në Nejriz, tregimi im është nxjerrë nga informacioni që mund të mblidhja nga përmbledhjet e hollësishme të dërguara në Tokën e Shenjtë nga një besimtar i atij qyteti, i quajtur Mulla Shafi, që e kishte hetuar problemin me kujdes dhe ia kishte raportuar atë Bahá'u'lláh-ut. Çdo gjë që pena ime ka munguar ta regjistrojë, unë shpresoj do ta mbledhin brezat e ardhshëm dhe do ta ruajnë për ata që vijnë. Unë pohoj se janë të shumta boshllëqet në këtë tregim, për të cilat u kërkoj ndjesë lexuesve të mi. Shpresa ime e sinqertë është se këto hapësira mund të mbushen nga ata që pas meje do të ngrihen për të hartuar një përshkrim të plotë dhe siç duhet për këto ngjarje tronditëse, rëndësinë e të cilave ne ende mund ta shquajmë veçse turbullt. KAPITULLI XXV UDHËTIMI I Bahá'u'lláh-UT NË QERBELA Q ë kur fillova shkrimin e tregimit tim, synimi im i patundur ka qenë të përfshija, në aq përshkrime sa mund të isha inë gjendje të rrëfeja për ditët ë fillimit të këtij Revelacioni, ata margaritarë me vlerë të paçmueshme të cilat kam patur privilegjin t'i dëgjoj, kohë pas kohe, nga goja e Bahá'u'lláh-ut.Këto fjalë, disa prej të cilave më janë drejtuar vetëm mua, të tjera që janë ndarë me shokët e mi dishepuj ndërsa rrinim në prani të Tij, kryesisht lidhen me vetë episodet që unë kam provuar të përshkruaj. Komentet e Bahá'u'lláh-ut në konferencën e Badashtit dhe referencat e Tij ndaj zallamahisë që shënoi fazën përmbyllëse të saj, ndaj të cilave jam referuar në kapitujt e mëparshëm, janë veçse shembuj të pasazheve me të cilat unë shpresoj të pasuroj dhe fisnikëroj tregimin tim. 916 Pas përfundimit të përshkrimit për luftën e Zanxhanit, më shoqëruan në prani të Tij dhe mora, së bashku me një numër të tjerë besimtarësh, bekimet që në dy raste Ai denjoi të më jepte mua. Të dy vizitat u bënë gjatë katër ditëve që Bahá'u'lláh-u qëndroi në shtëpinë e Aga Kalimit. Natën e dytë dhe të katërt, pas mbërritjes së Tij në shtëpinë e të vëllait, që ra ditën e shtatë të muajit Xhamadijol Aval, të vitit 1306 Hixhri,591 unë së bashku me disa pelegrinë të tjerë nga Sarvistani dhe Farani, si dhe një pakicë besimtarësh lokalë, u lejuam në prani të Tij. Fjalët që na tha Ai ndodhen gjithnjë të skalitura në zemrën time dhe unë e ndjej si detyrën time ndaj lexuesit për t'i dhënë thelbin e bisedës së Tij. 917 "Lavdërimi qoftë për Perëndinë", tha Ai, "se çdo gjë që është thelbësore për t'u thënë besimtarëve në këtë Revelacion është reveluar. Detyrat e tyre janë përcaktuar qartë dhe veprat që ata pritet të kryejnë janë parashtruar hapur në Librat Tanë. Tani është koha që ata të ngrihen dhe të përmbushin detyrën e tyre. Le t'i kthejnë në vepra këshillat që Ne u kemi dhënë. Le të hapin sytë se mos dashuria që bartin për Perëndinë, një dashuri që shndrit kaq shkëlqyeshëm në zemrat e tyre, i bën të kapërcejnë kufijtë e masës dhe shkelin caqet që Ne kemi vënë për ta. Në lidhje me këtë çështje, ndërsa ishte në Irak, Ai i shkroi kështu Haxhi Mirza Musa Komit: 'Vetëpërmbajtja që ti duket të tregosh duhet të jetë e tillë që nëqoftëse ti bëhesh për të pirë nga gurra e pashterrshme e besimit dhe e sigurisë gjithë lumenjtë e dijes, buzët e tua nuk duhet të lejohen kurrë të tradhtojnë, qoftë ndaj mikut apo të huajit, mrekullinë e gllënkës prej së cilës t'i ke marrë. Megjithëse zemra jote është flakëruar me dashurinë e Tij, ki kujdes se mos ndonjë sy zbulon trazimin tënd të brendshëm dhe megjithëse shpirti tënd ngre dallgë si një oqean, mos lejo të prishet qetësia e pamjes tënde, as të mos zbulohet thellësia e emocioneve të tua nga mënyra e sjelljes.' 918 "Perëndia e di që Ne asnjë herë nuk u përpoqëm të fshehim Veten Tonë apo të fshehim Kauzën të cilën Ne jemi urdhëruar ta shpallim. Megjithëse nuk kemi mbajtur petkun e njerëzve të diturisë së mësuar, Ne qindra herë jemi përballur, kemi arsyetuar me njerëz të diturisë së madhe në Nur e Mazendaran dhe kemi arritur t'i bindim ata për të vërtetën e këtij Revelacioni. Ne kurrë nuk u sprapsëm në vendosmërinë Tonë, Ne kurrë nuk nguruam të pranojmë sfidën, nga çdo anë që ka ardhur. Me cilindo që kemi folur këto kohë, kemi parë se e ka mirëpritur Thirrjen tonë dhe ka njehsuar veten me parimet e saj. Pa sjelljen e turpshme të njerëzve mbi Bajanin, që njollosën me bëmat e tyre veprën që kishim realizuar Ne, Nuri dhe Mazendarani do të ishin fitur tërësisht për Kauzën dhe do të llogariteshin në këtë kohë ndër kalatë kryesore të saj. 919 "Në kohën kur forcat e Princit Mehdi Koli Mirza kishin rrethuar fortesën e Tabarsit, Ne vendosëm të largohemi nga Nuri dhe t'u japim ndihmën tonë mbrojtëseve heroikë të saj. Ne kishim ndërmend të dërgonim përpara Nesh Abdul Vahabin, një nga shokët Tanë e t'i kërkonim atij të njoftonte të rrethuarit për afrimin Tonë. Megjithëse të rrethuar nga forcat e armikut, Ne kishim vendosur ta lidhnim fatin Tonë me atë të atyre shokëve të patundur dhe të merrnim parasysh rreziqet me të cilat ata po përballeshin. Megjithatë, kjo s'ishte për t'u bërë. Dora e të Plotfuqishmit na veçoi Ne prej fatit të tyre dhe na ruajti për veprën që Ne ishim destinuar të përmbushnim. Në ndjekje të urtisë enigmatike të Perëndisë, synimi që kishim patur para mbërritjes sonë në fortesë iu komunikua nga banorët e Nurit Mirza Takiut, guvernator i Amolit, që dërgoi njerëz dhe na ndaloi. Ndërsa po pushonim dhe po pinim çaj, Ne befas u gjendëm të rrethuar prej një numri kalorësish, që rrëmbyen gjërat tona dhe morën kuajt tanë. Si shkëmbim për kalin, na dhanë një kafshë të samarosur keq që Ne e pamë krejt të papërshtatshme për ta ngarë. Pjesa tjetër e shokëve Tanë u dërguan duarlidhur në Amol. Pavarësisht nga trazimi që kishte ngritur mbërritja Jonë dhe përballë kundërshtimit të ulemave, Mirza Takiu arriti sukses në lirimin Tonë prej dorës së tyre dhe në shoqërimin për në shtëpinë e tij. Ai tregoi ndaj Nesh mikpritjen më të ngrohtë. Nganjëherë ai iu dha presionit të cilin ulematë e ushtronin vazhdimisht kundër tij dhe e ndjeu veten të pafuqishëm të mposhtë përpjekjet e tyre për të na dëmtuar. Ne ishim ende në shtëpinë e tij kur Sardari, që ishte bashkuar me ushtrinë në Mazendaran, u kthye në Amol. Sapo u informua për poshtërimet, që kishim hequr Ne, ai e qortoi ashpër Mirza Takiun për dobësinë që kishte treguar në mbrojtjen Tonë nga armiqtë. 'Ç'rëndësi kanë', pyeti ai me zëmërim, 'denoncimet e këtyre njerëzve injorantë? Përse e lejon veten të ndikohesh prej zallahisë së tyre? Ti duhet të ishe i kënaqur me ndalimin e grupit nga arritja e destinacionit të tij dhe, në vend të ndalimit të tyre në këtë shtëpi, ti duhet të kishe organizuar kthimin e tyre të sigurt e të menjëhershëm për në Teheran.' 920 "Ndërkohë që ishim në Sari, Ne ishim të ekspozuar ndaj sulmeve të njerëzve. Megjithëse pjesa më e madhe e fisnikëve të atij qyteti, ishin miqtë Tanë dhe na kishin takuar në shumë raste në Teheran, sapo banorët e qytezës na kishin njohur, ndërsa ecnim me Kodusin në rrugë, ata filluan të hidhnin sharje të ndyra kundër nesh. Thirrja ' Bábí! Bábí!' na ndoqi Ne kudo që shkuam. Ne nuk ishim në gjendje t'u shpëtonim sharjeve të tyre të hidhura. 921 "Në Teheran Ne u burgosëm dy herë për shkak se ishim ngritur të mbronim kauzën e të pafajshëmve kundër një shtypësi të pamëshirshëm. Burgimi i parë me të cilin u dënuam Ne pasoi vrasjen e Mulla Taki Kazvinit dhe u shkaktua nga ndihma që ne u shtymë të jepnim për ata që i ishin nënshtruar një ndëshkimi të rëndë të pamerituar. Burgimi i dytë, pambarimisht më i ashpër, u përshpejtua nga përpjekja që pasues të papërgjegjshëm të Besimit bënë kundër jetës së Shahut. Kjo ndodhí shkaktoi dëbimin Tonë për në Bagdad. Menjëherë pas mbërritjes Ne na çuan në malet e Kurdistanit ku për një kohë bëmë një jetë krejt të vetmuar. Ne kërkuam strehë në majën e një mali të largët që ndodhej rreth tri ditë larg nga vendbanimi më i afërt njerëzor. Paisjet jetësore mungonin plotësisht. Në mbetëm krejt të izoluar nga shokët Tanë derisa një farë Sheik Ismaili zbuloi strehën tonë dhe na solli ushqimin e duhur. 922 "Me t'u kthyer në Bagdad, për habinë Tonë, Ne pamë se Kauza e Báb-it ishte lënë keq pas dore, se ndikimi i saj ishte zhdukur dhe se vetë emri i saj ishte lënë në harresë. Ne u ngritëm të ripërtëritim Kauzën e Tij dhe ta shpëtonim atë nga kalbëzimi dhe prishja. Në atë kohë, kur frika dhe paqartësitë kishin përfshirë krejt shokët Tanë, Ne ripohuam, pa frikë dhe me vendosmëri, të vërtetët e saj themelore dhe i ftuam të gjithë ata, që ishin të vakur, të përqafonin me entuziazëm Besimin që ata e kishin lënë keq pas dore. Ne i dërguam thirrjen Tonë popujve të botës dhe i ftuam ata ta ngulnin vështrimin e tyre mbi dritën e Revelacionit të Tij. 923 "Pas largimit tonë për në Adrianopojë, mes zyrtarëve qeveritarë në Kostandinopojë u ndez diskutimi nëse duhej që Ne dhe shokët Tanë të flakeshim në det. Raporti për një diskutim të tillë mbërriti në Persi dhe i dha dorë romuzit se Ne në të vërtetë e kishim pësuar atë fat. Veçanërisht në Horasan, miqtë tanë ishin shumë të tronditur. Mirza Ahmet Azgandi, sapo mori vesh këtë lajm, thuhet të ketë pohuar se ai në asnjë mënyrë nuk mund ta besoonte një thashetheme të tillë. 'Nëse kjo është e vërtetë, tha ai, Revelacioni i Báb-it duhet vlerësuar si i shkatërruar plotësisht nga themelet.' Lajmi i mbërritjes sonë të sigurt në qytetin-burg të Ákas, gëzoi zemrat e miqve Tanë, e thelloi admirimin e besimtarëve të Horasanit për besimin e Mirza Ahmetit dhe e shtoi besimin e tyre ndaj tij. 924 "Nga Burgu Ynë Më i Madh u shtymë t'u drejtonim, disa sundimtarëve dhe krerëve mbretërorë të botës, Letra në të cilat i ftonim ata të ngriheshin dhe të përqafonin Kauzën e Perëndisë. Shahut të Persisë i dërguam lajmëtarin Tonë, Badin, në duart e të cilit besuam Tabelën. Ishte ai që e ngriti atë lart para syve të mizërisë së njerëzve dhe, me zë të lartë, i bëri thirrje sovranit të vinte vath në vesh fjalët që përmbante ajo Tabelë. Pjesa tjetër e Letrave, po ashtu, mbërritën destinacionet e tyre. Për Tabelën që i drejtuam Perandorit të Francës, morëm përgjigje nga ministri i tij, origjinalin e së cilës tani e ka në zotërim Dega Më e Madhe.592 Atij ne i dërguam këto fjalë: 'Urdhëro priftin e madh, O Monark i Francës, të mos u bjerë këmbanave të tij, se, hej! Këmbana Më e Madhe, që po i bien duart e vullnetit të Zotit, Perëndisë suaj, është bërë manifest në personin e Të Zgjedhurit të Tij.' Vetëm letra që i drejtuam Carit të Rusisë nuk mbërriti në destinacion. Megjithatë Tabela të tjera mbërritën tek ai dhe ajo Letër përfundimisht iu dorëzua atij në dorë. 925 "Qofshi mirënjohës ndaj Perëndisë që iu ka bërë të njihni Kauzën e Tij. Kushdo që ka marrë këtë bekim duhet, para pranimit të tij, të ketë kryer disa vepra që, megjithëse ai vetë nuk është në dijeni për karakterin e tyre, urdhërohen nga Perënda si një mjet nga i cili është udhëhequr për të gjetur dhe përqafuar të Vërtetëtn. Përsa u përket atyre që kanë mbetur të privuar nga një bekim i tillë, aktet e tyre vetëm se i kanë penguar ata nga njohja e së vërtetës së këtij Revelacioni. Ne i gëzohemi shpresës se ju që kini arritur te kjo dritë do të bëni maksimalen për të dëbuar nga mesi i popullit errësirën e supersticionit dhe mosbesimit. Shpallshin veprat tuaja besimin tuaj dhe ju bëfshin të zot për të udhëhequr të gabuarit në shtigjet e shpëtimit të përjetshëm. Kujtimi i kësaj nate nuk do të harrohet kurrë. Mos u fshiftë kurrë ajo me kalimin e kohës dhe qëndroftë kudoherë gjatë mbi buzët e njerëzve." 926 Nevruzi i shtatë pës deklaratës së Báb-it ra në ditën e gjashtëmbëdhjetë të muajit Xhamadijol Aval, në vitin 1267 Hixhri,593 një muaj e gjysëm pas përfundimit të luftës së Zanxhanit. Po atë vit, nga fundi i pranverës, në ditët e para të muajit Shaban594, Bahá'u'lláh-u la kryqytetin për në Qerbela. Në atë kohë unë banoja në Kermanshah, në shoqërinë e Mirza Ahmetit, sekretarit të Báb-it, që ishte urdhëruar nga Bahá'u'lláh-u të mblidhte dhe të kopjonte gjithë shkrimet e shenjta, origjinalet e të cilave, në pjesën më të madhe, ishin në zotërim të tij. Unë isha në Zarand, në shtëpinë e Bábait, kur Shtatë Martirët e Teheranit pësuan fatin e tyre mizor. Më pas arrita të nisem për në Kom me pretekstin e dëshirës për të vizituar faltoren. Duke mos mundur të gjej Mirza Ahmetin, të cilin doja të takoja, u nisa për në Kashan me këshillën e Haxhi Mirza Musa Komit, që më informoi se i vetmi person që mund të më tregonte se ku ndodhej Mirza Ahmeti, ishte Azimi, që në atë kohë jetonte në Kashan. Me të u ktheva përsëri në Kom, ku u prezantova me njëfarë Sejed Abul Kazem Alakeh Band Isfahani, që e kishte shoqëruar më parë Mirza Ahmetin gjatë udhëtimit për në Kermanshah. Azimi e porositi atë të më çonte mua në portën e qytetit, ku kishte për të më treguar vendin ku banonte Mirza Ahmeti dhe të organizonte largimin tim për në Hamadan. Më tej Sejed Abul Kazemi më drejtoi te Mirza Muhamet Ali Tabib Zanxhani, të cilin më tha ai, unë do ta gjeja me siguri në Hamadan dhe që do më drejtonte në vendin ku mund të takoja Mirza Ahmetin. Unë ndoqa udhëzimet e tij, u nisa për të takuar në Kermanshah, sipas drejtimit që më dha Mirza Muhamet Aliu, një farë tregtari, të quajtur Golam Hysen Shoshtari, që do të më shoqëronte në shtëpinë ku banonte Mirza Ahmeti. 927 Pak ditë pas mbërritjes sime, Mirza Ahmeti më informoi se ai, kur ishte në Kom, kishte arritur t'i mësonte Kauzën Ilderim Mirzas, vëllait të Khanlar Mirzas, të cilit ai dëshironte t'i paraqiste një kopje të "Dalael Sabeh"595 dhe shprehu dëshirën që të isha unë dorëzuesi i saj. Ato kohë Ilderim Mirza ishte guvernator i Khorram Abadit, në provincën e Lorestanit dhe kishte vendosur kampin e ushtrisë së tij në malet e Khaveh Valeshtarit. Unë isha shumë i kënaqur të plotësoja kërkesën e tij dhe shfaqa gatishmërinë për t'u nisur menjëherë për atë udhëtim. Me një kallauz kurd, ne, për gjashtë ditë e gjashtë net, përshkuam male dhe pyje, derisa mbërritëm në komandën e guvernatorit. Unë i dorëzova amanetin në dorë dhe mora me vete në kthim një mesazh të shkruar prej tij për Mirza Ahmetin, në të cilin ai shprehte vlerësimin e tij për dhuratën dhe i garantonte përkushtimin e tij ndaj Kauzës dhe Autorit të saj. 928 Sapo u ktheva, mora nga Mirza Ahmeti lajmin e gëzueshëm të mbërritjes së Bahá'u'lláh-ut në Kermanshah. Ndërsa ishim ftuar në praninë e Tij dhe ishte muaji i Ramazanit, e gjetëm të zënë me leximin e Kuranit dhe ishim të lumturuar duke dëgjuar Atë që lexonte vjershat e atij Libri të shenjtë. Unë i paraqita Atij mesazhin e shkruar të Ilderim Mirzas për Mirza Ahmetin. "Besimi që pohon një pjestar i dinastisë Kaxhar", vuri në dukje Ai, pasi lexoi letrën, "nuk mund të jetë i besueshëm. Deklaratat e tij janë të pasinqerta. Duke pritur që Báb-it do të vrasin një ditë sovranin, ai ushqen në zemrën e tij shpresën se do të thirret prej tyre pasardhësi. Dashuria që pohon ai për Báb-in frymëzohet nga ky motiv." Brenda pak muajve ne njohëm të vërtetën e fjalëve të Tij. Po ku Ilderim Mirza dha urdhër që një farë Sejed Basir Hendi, një përkrahës i zjarrtë i Besimit, duhet të vritej. 929 Do të ishte e përshtatshme në këtë moment të devijonim nga kursi i tregimit tonë e t'u referoheshim shkurtimisht rethanave të konvertimit dhe vdekjes së këtij martiri. Midis dishepujve që kishte udhëzuar Báb-i, në ditët e para të Misionit të Tij, për të përhapur dhe mësuar Kauzën e Tij, ishte edhe një farë Sheik Said Hendi, një nga Shkronjat e të Gjallit, që ishte porositur nga Mjeshtri tij të udhëtonte nëpër Indi dhe t'i shpallte popullit të saj parimet e Revelacionit të Tij. Sheik Saidi, gjatë udhëtimit të tij vizitoi qytezën e Mooltanit, ku ai takoi Sejed Basirin,596 që megjithëse i verbër, ishte në gjendje të kuptonte menjëherë, me syrin e tij të brendshëm, rëndësinë e mesazhit që Sheik Saidi i kishte sjellë atij. Dituria e madhe që ai kishte mësuar, pa e penguar atë në vlerësimin e vlerës së Kauzës, ndaj së cilës ai ishte thirrur, e bënte atë në gjendje të thithte kuptimin e saj dhe të kuptonte madhështinë e fuqisë së saj. Duke hedhur pas solemnitetin e udhëheqjes dhe duke e ndarë veten nga miqtë dhe farefisi i tij, ai u ngrit me një vendim të ngulur për të dhënë pjesën e tij të shërbimit ndaj Kauzës që kishte përqafuar. Akti i tij i parë ishte ndërmarrja e udhëtimit në Shiraz, me shpresën e takimit me të Shtrenjtin e tij. Pasi mbërriti në atë qytet, ai u informua, për befasinë dhe hidhërimin e tij, që Báb-i ishte dëbuar në malet e Azerbajxhanit, ku po bënte një jetë të vetmisë së rëndë. Ai shkoi menjëherë në Teheran dhe prej andej u nis për Nur, ku takoi Bahá'u'lláh-un. Ky takim e lehtësoi zemrën e tij nga barra e brengës që i ishte shkaktuar nga mungesa e takimit me Mjeshtrin e tij. Atyre që takoi më pas, të çdo klase e besimi qofshin, ai u transmetoi gëzimet dhe bekimet që me aq bujari i kish marrë nga dora e Bahá'u'lláh-ut dhe ishte në gjendje t'i pajiste ata me masën e fuqisë me të cilën ishte mveshur qenia e tij e brendshme nga komunikimi me Të. 930 Unë kam dëgjuar Sheik Shahed Mazkanin që tregonte si vijon: "Unë isha i privilegjuar të takoj Sejed Basirin në pikun e verës gjatë kalimit të tij nëpër Kamsar, ku njerëzit drejtues të Kashanit shkonin për t'i shpëtuar vapës së asaj qyteze. Ditën dhe natën, e shihja atë të angazhuar në debate me ulematë që ishin mbledhur në atë fshat. Me zotësi dhe mprehtësi, ai diskutonte me ta hollësitë e Besimit të tyre, shtjellonte me frikë ose rezerva mësimet themelore të Kauzës dhe i përgënjeshtronte plotësisht argumentat e tyre. Asnjeri, pavarësisht nga madhësia e diturisë dhe përvojës së tij, nuk ishte në gjendje të kundërshtonte faktet që ai parashtronte në mbështetje të pohimeve të tij. Mprehtësia dhe dija e tij mbi mësimet dhe ligjet e Islamit ishin të tilla sa që kundërshtarët e tij e shihnin atë si një magjistar, ndikimit fatal të të cilit ata ia kishin frikën se mos i zhdukte nga postet e tyre para kohe." 931 Unë kam dëgjuar në mënyrë të ngjashme Mulla Ibrahimin, i mbiquajtur Mulla Bashi, që u martirizua në Sulltan Abad, duke i kujtuar kështu mbresat e tij për Sejed Basirin: "Aty nga fundi i jetës së tij, Sejed Basiri kaloi nëpër Sulltan Abad, ku unë munda ta takoj. Ai vazhdimisht lidhej me ulematë drejtues. Asnjë nuk mund të kalonte dijet e tij për Kuranin dhe mjeshtërinë e tij për gojëdhënat që i atribuoheshin Muhametit. Ai tregonte një kuptim që e bënte atë tmerr për kundërshtarët e tij. Shpesh kundërshtarët e tij do ta pyesnin për saktësinë e citateve të tij apo do ta kundërshtonin për ekzistencën e gojëdhënës që ai jepte në mbështetje të diskutimit të tij. Me një saktësi të pagabueshme ai do të vendoste të vertëtën e argumentit të tij me referimin ndaj tekstit 'Usul Kafi' dhe 'Beharol Anvar,'597 prej të cilave ai do të sillte menjëherë gojëdhënën e veçantë që demonstronte të vërtetën e fjalës së tij. Ai ishte i pakrahasueshëm po ashtu në rrjedhshmërinë e argumentit të tij dhe në lehtësinë me të cilën sillte dëshmitë më të pakundërshtueshme në mbështetje të temës së tij." 932 Nga Sulltan Abadi, Sejed Basiri shkoi në Lorestan, ku vizitoi kampin e Ilderim Mirzas dhe ku u prit prej tij me respekt dhe konsideratë të veçantë. Gjatë bisedës me të, një ditë sejedi, që ishte një burrë me kurajo të madhe, iu referua Shah Muhametit me terma që rritën zemërimin e egër të Ilderim Mirzas. Ai u tërbua nga toni dhe guximi i vërejtjeve të tij dhe urdhëroi t'i zgjatej gjuha prapa qafës. Sejedi e duroi këtë torturë mizore me një vendosmëri të habitshme, por u dha ndaj dhimbjes që i kishte shkaktuar pa mëshirë shtypësi i tij. Po atë javë, Khanlar Mirza zbuloi një letër në të cilën vëllai i tij Ilderim Mirza e shante atë, që mori menjëherë edhe pëlqimin e Shahut për të bërë ç'të donte me të vëllanë. Khanlar Mirza, që shfaqi një urrejtje të paepur për të vëllanë, urdhëroi që ai të zhvishej nga rrobat dhe e dërgoi lakuriq e nën zinxhirë, në Ardebil, ku u burgos dhe përfundimisht vdiq. 933 Bahá'u'lláh-u kaloi tërë muajin e Ramazanit në Kermanshah. Shokrollah Nuri, një i afërm i Tij, dhe Mirza Muhamet Mazendarani, që kishte mbijetuar nga lufta e Tabarsit, ishin të vetmit shokë që Ai zgjodhi për t'i marrë për në Qerbela. Unë kam dëgjuar Vetë Bahá'u'lláh-un për arsyet e largimit të Tij nga Teherani. "Emir Nezami", na tregoi Ai, "na kërkoi një ditë ta vizitonim. Ai na priti përzemërsisht dhe e zbuloi qëllimin përse na kishte thirrur në prani të tij. 'Unë jam mirë në dijeni', hodhi fjalën ai, 'për natyrën dhe ndikimin e veprimtarive tuaja e jam plotësisht i bindur se sikur ti të mos kishe dhënë mbështetjen dhe ndihmën për Mulla Hysenin dhe shokët e tij, as ai, as banda e tij e studentëve pa përvojë, nuk do të kishin qenë të aftë t'u rezistonin për shtatë muaj forcave të qeverisë mbretërore. Aftësia dhe zotësia me të cilën ti ke mundur të drejtosh dhe nxitësh përpjekjet e tyre nuk mund të mungojë për të ngjallur admirimin tim. Unë nuk kam qenë në gjendje të siguroj ndonjë fakt prej të cilit mund të vendos bashkëfajësinë tënde në këtë çështje. Mua më vjen keq që një person kaq i zoti të lihet kot dhe të mos i jepet një mundësi për t'i shërbyer vendit dhe sovranit të tij. Më ka lindur mendimi të të sugjeroj që ti të vizitosh Qerbelanë në këto ditë kur Shahu po bën një udhëtim për Isfahan. Qëllimi im është që të të krijoj mundësinë, me kthimin e tij, për të të dhënë postin e Emir Divanit, një funksion që ti mund ta kryesh në mënyrë të admirueshme.' Ne me guxim protestuam kundër të tilla akuzave dhe refuzuam të pranojmë postin që ai shpresonte të na ofronte. Pak ditë pas atij takimi Ne lamë Teheranin për në Qerbela." 934 Para se të largohej nga Kermanshahu, Bahá'u'lláh-u thirri Mirza Ahmetin dhe mua në prani të Tij dhe na urdhëroi të niseshim për Teheran. Unë u ngarkova të takoj Mirza Jahjain sapo të mbërrija atje dhe ta merrja atë me vete për në fortesën Dhol Faqar Kan, që ndodhej në afërsi të Shahrudit dhe qëndrova me të deri sa Bahá'u'lláh-u u kthye në kryeqytet. Mirza Ahmeti u porosit të qëndronte në Teheran deri ne mbërritjen e Tij dhe iu besua një kuti sheqerkash dhe një letër për Aga Kalimin, që duhet ta përcillte dhuratën në Mazendaran, ku banonin Dega Më e Madhe dhe nëna e Tij. 935 Mirza Jahjai, të cilit i dorëzova mesazhin, refuzoi të linte Teheranin dhe më porositi mua të nisesha për Kazvin. Ai më detyroi të plotësoja dëshirën e tij dhe të merrja me vete disa letra, të cilat ai më urdhëroi t'ia dorëzoja ca miqve të tij në atë qytet. Me t'u kthyer në Teheran, unë u shtrëngova nga këmbëngulja e dajos tim, të nisesha për në Zarand. Megjithatë, Mirza Ahmeti më premtoi se ai do të organizonte kthimin tim në kryeqytet përsëri, premtim që ai e përmbushi. Dy muaj më vonë, unë po jetoja përsëri me të në një han jashtë portës së Nout, ku së bashku me të kalova tërë dimrin. Ai i kalonte ditët me kopjimin e Bajanit Persisht dhe të "Dalael Sabeh", një punë që e bëri me entuziazëm të admirueshëm. Ai më besoi mua dy kopje të këtij të dytit, duke më kërkuar t'i paraqesja ato në emër të tij tek Mustoufijol Mamalek Ashtijani dhe Mirza Sejed Ali Tafarshi, i mbiquajtur Maxhdol Ashraf. I pari u prek kaq shumë sa u tërhoq komplet pas Besimit. Përsa i përket Mirza Sejed Aliut, pikëpamjet që shfaqi ai ishin tërësisht të një karakteri tjetër. Në një mbledhje ku u paraqit Aga Kalimi, ai i komentoi në një mënyrë të papëlqyeshme veprimet e vazhdueshme të besimtarëve. "Ky sekt", deklaroi ai publikisht, "është akoma gjallë. Emisarët e tij janë të palodhur në punë, duke përhapur mësimet e udhëheqësit të tyre. Një prej tyre, një i ri, erdhi për të më vizituar mua ditën tjetër dhe më paraqiti një traktat, të cilin unë e vlerësoj tepër të rrezikshëm. Çdo njeri i zakonshëm që do të lexojë atë libër me siguri që do të mashtrohet nga toni i tij." Aga Kalimi e kuptoi menjëherë nga aludimet e tij se Mirza Ahmeti i kishte dërguar atij Librin dhe se unë kisha vepruar si lajmëtar i tij. Pikërisht atë ditë, Aga Kalimi më kërkoi mua ta vizitoja dhe më këshilloi të kthehesha në shtëpinë time në Zarand. Mua mu kërkua të bindja Mirza Ahmetin të nisej menjëherë për në Kom, sepse të dy ne, sipas opinionit të tij, ishim të ekspozuar ndaj një rreziku të madh. Duke vepruar sipas porosive të Mirza Ahmetit unë arrita të bind sejedin për të më kthyer Librin që i ishte ofruar atij. Pas kësaj u ndava nga Mirza Ahmeti, të cilin nuk e takova më kurrë. E shoqërova atë deri te Shah Abdul Asimi, prej ku ai iku në Kom ndërsa unë ndoqa rrugën për në Zarand. 936 Muaji i Shavalit, në vitin 1267 Hixhri,598 dëshmoi mbërritjen e Bahá'u'lláh-ut në Qerbela. Gjatë rrugës për në atë qytet të shënjtë, Ai qëndroi disa ditë në Bagdad, vend të cilin ai kishte për ta vizituar shpejt përsëri dhe ku Kauza e Tij ishte destinuar të piqej dhe të shpaloste veten ndaj botës. Kur mbërriti në Qerbela, Ai pa se një numër i banorëve të saj drejtues, midis të cilëve edhe Sheik Sulltani dhe Haxhi Sejed Xhevadi, kishin rënë viktima të ndikimit të dëmshëm të një farë Sejed Olov dhe e kishin deklaruar veten mbështetës të tij. Ata ishin zhytur në paragjykime dhe besonin se udhëheqësi i tyre ishte vetë mishërimi i Shpirtit të Shenjtë. Sheik Sulltani radhitej ndër dishepujt e tij më të zjarrtë dhe e vlerësonte veten, pranë mjeshtrit të tij, si udhëheqësi më i shquar i bashkatdhetarëve të vet. Bahá'u'lláh-u e takoi atë në disa raste dhe arriti, me fjalët e tij ngushëlluese dhe dashamirëse, të spastrojë nga mendja e tij fantazitë e kota dhe ta çlironte nga gjendja e skllavërisë së mjerë ku kishte rënë. Ai e fitoi atë plotësisht ndaj Kauzës së Báb-it dhe ndezi në zemrën e tij dëshirën për të propaganduar Besimin. Bashkëdishepujt e tij, duke parë efektet e shndërrimit të tij të menjëhershëm e të mrekullueshëm, u drejtuan njëri pas tjetrit, të braktisin besnikërinë e mëparshme dhe të përqafonin Kauzën të cilën kolegu i tyre ishte ngritur ta përkrahte. I braktisur dhe i dëshpëruar nga përkrahësit e tij të mëparshëm, Sejed Olovi më në fund u nënshtrua në njohjen e autoritetit të Bahá'u'lláh-ut dhe në njohjen e superioritetit të pozitës së Tij. Bile ai shkoi aq larg sa të shprehë pendesë për aktet e tij dhe të jepte fjalën se ai kurrë përsëri nuk do të mbronte teoritë dhe parimet me të cilat e kishte njehsuar veten. 937 Gjatë asaj vizite në Qerbela, Bahá'u'lláh-u, ndërsa po shëtiste nëpër rrugë, ndeshi Sheik Hasan Zonuzin të cilit i besoi atë sekret, që Ai ishte destinuar ta revelonte në një kohë të mëvonshme në Bagdad. Ai zbuloi se ai po kërkonte me etje të premtuarin Hysen, të cilit i rreferohej Báb-i me aq dashuri dhe të cilit Ai i kishte premtuar se do ta takonte në Qerbela. Ne tashmë kemi treguar në kapitujt e mëparshëm rrethanat që çuan në takimin e tij me Bahá'u'lláh-un. Që nga ajo ditë, Sheik Hasani u magnetizua nga hijeshia e Mjeshtrit të tij të sapogjetur dhe, po të mos kish mbajtur kufizimin që iu tha të tregonte, do t'u kishte shpallur njerëzve të Qerbelasë kthimin e të premtuarit Hysen, shfaqjen e të cilit ata po e prisnin. 938 Ndër ata që ishin bërë ta ndjenin atë forcë ishte dhe Mirza Muhamet Ali Tabib Zanxhani, në zemrën e të cilit ishte mbjellë fara që ishte e destinuar të rritej dhe lulëzonte në një besim kaq të vendosur sa zjarret e persekucionit ishin të pafuqishëm ta shuanin. Për devocionin, mençurinë e madhe dhe unitetin e qëllimit të tij dëshmon Vetë Bahá'u'lláh-u. Ai besim e çoi atë përfundimisht në sheshin e martirizimit. Të njëjtin fat kishte dhe Mirza Abdul Vahab Shirazi, i biri i Haxhi Abdul Maxhidit, që kishte një dyqan në Qerbela dhe që ndjeu shtytjen për të braktisur gjithë pasurinë për të pasuar Mjeshtrin e tij. Megjithatë, ai u këshillua të mos e braktiste punën, por të vazhdonte ta fitonte jetesën e tij deri sa ai të thirrej në Teheran. Bahá'u'lláh-u e nxiti të ishte i duruar dhe i dha një shumë parash me të cilat ai e nxiti të zgjeronte kuadrin e biznesit të tij. Pa qenë në gjendje për të përqëndruar vëmendjen e tij ndaj tregtisë, Mirza Abdul Vahabi nxitoi në Teheran, ku qëndroi deri sa u flak në burg ku ishte futur edhe Mjeshtri i tij dhe atje vuajti për hir të Tij martirizimin. 939 Sheik Ali Mirza Shirazi po ashtu u tërhoq dhe qëndroi deri në frymën e fundit një mbështetës i patundur i Kauzës ndaj së cilës ishte thirrur dhe të cilës ai i shërbeu me vetëmohim dhe devocion të rrallë. Ai u tregonte si miqve edhe armiqve për përvojën e tij nga ndikimi i mrekullueshëm që kishte patur për të prania e Bahá'u'lláh-ut dhe përshkruante me entuziazëm shenjat dhe mrekullitë që ai kishte parë gjatë dhe pas ditëve të shndërrimit të tij. KAPITULLI XXVI PËRPJEKJA KUNDËR JETËS SË SHAHUT, DHE PASOJAT E SAJ N evruzi i tetë pas Deklaratës së Báb-it, që ra në ditën e njëzet e shtatë të muajit Xhamadijol Aval, në vitin 1268 Hixhri,599 e gjeti Bahá'u'lláh-un ende në Irak, i angazhuar me përhapjen e mësimeve dhe duke i bërë të qëndrueshme themelet e Revelacionit të Ri. Duke shfaqur atë entuziazëm dhe zotësi që i kujtonte veprimtaritë e Tij në ditët ë para të Lëvizjes në Nur e Mazendaran, Ai vazhdoi t'i përkushtohej detyrës së rigjallërimit të energjive, të organizimit të forcave dhe të drejtimit të përpjekjeve të shokëve të shpërndarë të Báb-it. Ai ishte drita e vetme mes errësirës që rrethonte dishepujt e çakorduar që kishin parë, nga njëra anë, martirizimin mizor të Udhëheqësit të tyre të shtrenjtë dhe, nga ana tjetër, fatin tragjik të shokëve të tyre. Vetëm Ai ishte në gjendje t'i frymëzonte ata me kurajon e nevojshme dhe qëndresën për të duruar vuajtjet e shumta që kishin rënë mbi ta, vetëm Ai ishte i aftë për t'i përgatitur për barrën e detyrës që ishin destinuar të kryenin dhe për t'i mësuar të mbanin stuhinë dhe rreziqet që do të përballonin së shpejti. 941 Gjatë pranverës së atij viti, Mirza Taki Kani, Emir Nezam, Vezir i Madh i Shah Nasered Dinit, që ishte fajtor për mizoritë e turpshme kundër Báb-it dhe shokëve të Tij, gjeti vdekjen në një banjë publike në Fin, afër Kashanit,600 duke dështuar keq për të penguar vërshimin e Besimit që ai ishte përpjekur ta dërrmonte në mënyrë dëshpëruese. Fama dhe nderi i tij personal përfundimisht u destinuan të kalbeshin me vdekjen e tij dhe të mos ndikonin mbi jetën që kishte kërkuar të shuante. Gjatë tre vjetëve që mbajti postin e Vezirit të Madh të Persisë, kabineti i tij u njollos me vepra të turpit më të zi. Çfarë mizori nuk kryen duart e tij që u zgjatën përpara për të grisur endjen që kishte thurur Báb-i! Ç'mase të pabesë nuk iu drejtua ai, me vrullin e tij të dobët, me qëllim që të thante vitalitetin e Kauzës, që i trembej dhe e urrente! Viti i parë i drejtimit të tij u shqua nga sulmi i egër i ushtrisë perandorake të Shah Nasered Dinit kundër mbrojtësve të fortesës së Tabarsit. Me çfarë pashpirtësie ai shoqëroi fushatën kundër atyre përkrahësve të pafajshëm të Besimit të Perëndisë! Ç'furi dhe elokuencë përdori për të deklaruar asgjësimin e jetës së Kodusit, të Mulla Hysenit dhe të treqind e trembëdhjetë bashkëatdhetarëve të tij, nga më të mirët dhe më fisnikët! Viti i dytë i drejtimit të tij e gjeti duke luftuar me vendosmëri shtazarake për të çrrënjosur Besimin në kryeqytet. Ai ishte që autorizoi e nxiti kapjen e besimtarëve që banonin në atë qytet dhe që urdhëroi ekzekutimin e Shtatë Martirëve të Teheranit. Ai ishte që lëshoi ofensivën kundër Vahidit dhe shokëve të tij, që frymëzoi fushatën e hakmarrjes që u dha zemër persekutorëve të tyre e që i shtyu ata të kryenin të zezat me të cilat do të mbetet e lidhur kurdoherë ajo ngjarje. Po ai vit dëshmoi për një tjetër goditje më të tmerrshme se çdo tjetër që ai kishte bërë deri atëhere kundër atij komuniteti të persekutuar, një goditje që çoi në fundin tragjik të jetës së Atij që ishte Burimi i të gjitha forcave, që ai më kot kish kërkuar t'i shtypte. Vitet e fundit të jetës së atij Veziri do të mbeten kurdoherë të lidhura me më revoltuesen e fushatave të mëdha, që ajo mendje e mbrapshtë kishte shpikur, një fushatë që përfshinte shkatërrimin e jetës së Hoxhatit dhe të jo më pak se njëmijë e tetëqind shokëve të tij. Të tilla ishin tiparet dalluese të një kariere që filloi dhe mbaroi në një mbretërim terrori sa Persia rrallë kishte parë. 942 Ai u pasua nga Mirza Aga Kan Nuri,601 që u përpoq që në fillim të drejtimit të tij, të bënte të mundur pajtimin midis qeverisë, në krye të së cilës ishte, dhe Bahá'u'lláh-ut, të cilin e vlerësonte si dishepullin më të zot të Báb-it. Ai i dërgoi Atij një letër të ngrohtë duke i kërkuar të kthehej në Teheran e duke i shprehur padurimin e tij për ta takuar Atë. Para se të merrte këtë letër, Bahá'u'lláh-u kishte vendosur të linte Irakun për në Persi. 943 Ai arriti në kryeqytet në muajin Raxhab602 dhe u mirëprit nga vëllai i FSHATI AFÇEH, AFËR TEHERANIT. SHTËPIA E Bahá'u'lláh-UT DIHET PËRMES PEMËVE (PRAPA MAJTAS) SHTËPIA E Bahá'u'lláh-UT NË AFÇEH, AFËR TEHERANIT Vezirit të Madh, Xhafer Koli Kani, që ishte udhëzuar posaçërisht të shkonte ta takonte. Për një muaj të tërë Ai ishte Mik i nderuar i Vezirit të Madh, që kishte ngarkuar të vëllanë të vepronte si mikpritës në emër të tij. Kaq i madh ishte numri i fisnikëve dhe funksionarëve të kryeqytetit që u dyndën ta takojnë sa Ai e pa të pamundur për t'u kthyer në shtëpinë e Tij. Ai qëndroi në atë shtëpi deri në largimin e tij për Shimiran.603 944 Unë kam dëgjuar te deklarohet prej Aga Kalimit që gjatë atij udhëtimi, Bahá'u'lláh-u mundi të takojë Azimin, që ishte përpjekur për një kohë të gjatë ta shihte Atë dhe që në atë takim u këshillua, me terma nga më të zjarrtat, të braktiste planin që kishte thurrur. Bahá'u'lláh-u i dënoi qëllimet e tij, e shkëputi tërësisht Veten nga akti që ai synonte të kryente dhe e paralajmëroi që një përpjekje e tillë do të sillte fatkeqësi të tjera të një madhësie të pashoqe. 945 Bahá'u'lláh-u shkoi në Lavasan dhe po qëndronte në fshatin Afçeh, pronë e Vezirit të Madh, kur i mbërriti lajmi për përpjekjen kundër jetës së Shah Nasered Dinit. Xhafer Koli Kani po vepronte akoma si mikpritësi i Tij në emër të Emir Nezamit. Ky akt kriminal u krye nga fundi i muajit Shaval, të vitit 1268 Hixhri,604 nga dy djem të rinj të paqartë e të papërgjegjshëm, njëri i quajtur Sadek Tabrizi dhe tjetri Fat'hollah Komi, të cilët të dy e fitonin jetesën në Teheran. Në kohën kur ushtria perandorake, e kryesuar nga vetë Shahu, kishte ngritur kampin në Shemiran, këta dy djem të paditur, në gjendje dëshpërimi, u ngritën të merrnin gjakun e vëllezërve të tyre të therrur.605 Budallallëku që karakterizoi aktin e tyre u duk nga fakti se në bërjen e një përpjekjeje të tillë kundër jetës së sovranit të tyre, në vend që të merrnin armë efektive që mund të siguronin suksesin e aventurës së tyre, ata i mbushën pistoletat me saçma të atilla që asnjë person i arsyeshëm nuk do të mendonte kurrë për t'i përdorur për një qëllim të tillë. Sikur akti i tyre të ishte nxitur nga një njeri me gjykim të shëndoshë, ai natyrisht nuk do t'i kishte lejuar kurrë ata të realizonin synimin e tyre me gjëra të tilla joefektive qesharake.606 946 Ky akt, megjithëse i kryer nga fanatikë të papërmbajtur e gjykim-dobët dhe, pavarësisht se ishte dënuar që në fillim fare nga një person i tillë si Bahá'u'lláh-u, u bë sinjal për shpërthimin e një sërë persekutimesh dhe masakrash me egërsi aq shtazarake sa mund të krahasohen vetëm me mizoritë e Mazendaranit dhe Zanxhanit. Stuhia së cilës i dha rritje ky akt, i futi frikën dhe tmerrin gjithë Teheranit. Ajo kërcënoi jetën e shokëve kryesorë që u kishin mbijetuar fatkeqësive me të cilat Besimi i tyre ishte dënuar aq mizorisht dhe në mënyrë të përsëritur. Ajo stuhi po tërbohej akoma kur Bahá'u'lláh-u me disa nga kapitenët e Tij më të aftë, u rras në një burg të pistë, të errët, që të fuste ethet, ndërsa iu hodhën mbi qafë zinxhirë aq të rëndë sa vetëm kriminelët fëmëkëqinj ishin dënuar t'i mbanin. Për jo më pak se katër muaj Ai mbajti atë barrë dhe aq e thellë ishte vuajtja e Tij sa shenjat e asaj mizorie i mbetën të shtypura në trup për gjithë jetën. 947 Një kërcënim kaq serioz ndaj sovranit të tyre dhe ndaj institucioneve të mbretërisë së tij nxitën zëmërimin e tërë trupës së urdhërave fetarë në Persi. Një vepër kaq e guximshme bënte ndaj tyre thirrje për ndëshkim të menjëhershëm dhe të merituar. Masat me ashpërsi të pashoqe, që ata kërkuan me zallahi, duhet të ndërmerreshin për të ndalur vërshimin që po gllabëronte si qeverinë ashtu edhe Besimin e Islamit. Pavarësisht nga përmbajtja, të cilën pasuesit e Báb-it e kishin treguar që në fillim të Besimit, në çdo pjesë të vendit, pavarësisht nga detyrat e përsëritura të dishepujve kryesorë ndaj vëllezërve të tyre, për t'i urdhëruar ata të përmbaheshin nga aktet e dhunës, për t'iu bindur qeverisë së tyre besnikërisht dhe të mohonin çdo synim të një lufte të shenjtë, armiqtë ngulmuan në përpjekjet e tyre të qëllimta për të keqprezantuar ndaj autoriteteve natyrën dhe qëllimin e atij Besimi. Tashmë, që një akt me pasoja kaq të rënda, ishte kryer, ç'akuza nuk do t'i atribuonin Kauzës po këta armiq, me të cilat ishin lidhur këta fajtorë të krimit! Dukej sikur kishte ardhur momenti, kur ata të paktën mund të zgjonin sundimtarët e vendit ndaj nevojës për çrrënjosjen, sa më shpejt që të ishte e mundur, të një herezie që dukej se kërcënonte pikërisht themelet e Shtetit. MORG-MAHALLEH, BANIMI VEROR I Bahá'u'lláh-UT NË SHIMIRAN 948 Xhafer Koli Kani, që ishte në Shemiran kur u bë kjo përpjekje kundër jetës së Shahut, i shkroi menjëherë një letër Bahá'u'lláh-ut dhe e vuri në dijeni me ç'kishte ngjarë. "Nëna e Shahut", i shkroi ai, "flakëron nga inati. Ajo po iu dënon hapur para oborrit dhe popullit si 'vrasës i pritshëm' i birit të saj. Ajo, gjithashtu po mundohet të përfshijë Mirza Aga Kanin në këtë çështje dhe e akuzon atë për qënien bashkëfajtor me ju." Ai e nxiti Bahá'u'lláh-un të qëndronte i fshehur për një kohë në atë rrethinë deri sa të ishin zbutur pasionet e popullsisë. Ai dërgoi në Afçeh një lajmëtar të vjetër dhe me eksperiencë, të cilin e porositi të ishte në dispozicion të Mikut të tij dhe të ishte në gatishmëri për ta shoqëruar Atë në çdo vend të sigurt që mund të dëshironte. 949 Bahá'u'lláh-u refuzoi ta shfrytëzonte për Vete mundësinë që i ofroi Xhafer Koli Kani. Duke mos e dëgjuar lajmëtarin dhe pasi kundërshtoi ofertën e tij, mëngjesin tjetër i hipi kalit e me qetësi e besim, u nis nga Lavasani, ku po qëndronte, për në komandën e përgjithshme të ushtrisë mbretërore, që atë kohë ishte stacionuar në Nijavaran, në distriktin e Shemiranit. Pasi arriti në fshatin Zarkandeh, vendi i legatës ruse, që ndodhej në një largësi prej një majdan607 nga Nijavarani, Ai u takua me Mirza Maxhidin, kunatin e Vet, që punonte si sekretar pranë ministrit rus608 dhe e ftoi të qëndronte në shtëpinë e tij, që ishte afër asaj të eprorit të tij. Shoqëruesit e Haxhi Ali Kanit, Haxhebod-Douleh, e njohën atë dhe nxituan menjëherë të informonin të zotin, që nga ana e tij ia kaloi çështjen për vëmendje Shahut. PAMJE E NIJAVARANIT AFËR TEHERANIT 950 Lajmi i mbërritjes së Bahá'u'lláh-ut i befasoi tepër oficerët e ushtrisë perandorake. Vetë Shah Nasered Dini u çudit me hapin e guximshëm dhe të papritur që kishte marrë një njeri, i cili akuzohej si nxitësi kryesor i përpjekjes kundër jetës së tij. Ai dërgoi menjëherë në legatë një nga oficerët e tij të besuar, për të kërkuar që i Akuzuari të dorëzohej në duart e tij. Ministri rus refuzoi dhe i kërkoi Bahá'u'lláh-ut të shkonte në shtëpinë e Mirza Aga Kanit, Vezirit të Mdh, një vend që ai e mendonte të ishte si më i përshtatshmi në ato rrethana. Kërkesa e tij u plotësua, ndaj ministri i komunikoi zyrtarisht dëshirën e tij Vezirit të Madh, që të tregohej kujdes i veçantë për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e Amanetit, që qeveria e tij po i dorëzonte atij në ruajtje, duke e paralajmëruar se do të mbante përgjegjësi nëse do të dështonte për të mosplotësuar dëshirën e tij.609 951 Mirza Aga Kani, megjithëse mori përsipër të jepte garancitë e plota që iu kërkuan dhe e priti Bahá'u'lláh-un në shtëpinë e tij me çdo lloj nderimi, megjithatë, për t'i dhënë Mikut të tij trajtimin që ai pritej ta zgjaste, ishte shumë i trembur se mos cënohej siguria e pozitës së tij. 952 Ndërsa Bahá'u'lláh-u po linte fshatin Zarkandeh, vajza e ministrit, që ndjehej shumë e trembur për rreziqet që e rrethonin jetën e Tij, ishte aq e mbytur nga emocionet sa nuk ishte në gjendje të mbante lotët. "Përse të vlen pushteti, me të cilin je veshur", u dëgjua vajza që diskutonte me të atin, "nëqoftëse je i pafuqishëm t'i japësh mbrojtjen tënde mikut që e ke pranuar në shtëpi?" Ministri, që kishte debulesë të madhe për vajzën e tij, u trondit nga lotët e saj dhe kërkoi ta ngushëllonte duke e siguruar se ai do të bënte çdo gjë që kishte në dorë për ta mënjanuar rrezikun që kërcënonte jetën e Bahá'u'lláh-ut. 953 Atë ditë ushtria e Shah Nasered Dinit u përfshi nga një gjendje trazire të dhunshme. Urdhërat e prera të sovranit, që pasuan menjëherë pas LEGATA RUSE NË FSHATIN ZARKANDEH përpjekjes kundër jetës së tij, shtuan rromuze nga më të të papërmbajturat dhe ndezën në zemrat e njerëzve të rrethinës, pasionet më të egra. Trazimi u përhap në Teheran dhe i ndezi me një furi flakëruese thëngjijtë e mbuluar të urrejtjes, që armiqtë e Kauzës ushqenin akoma në zemrat e tyre. Në kryeqytet mbretëronte pështjellimi, i pashoq për nga shtrirja e tij. Mjaftonte vetëm një fjalë denoncimi, një shenjë ose një pëshpëritje, që të pafajshmit t'i nënshtroheshin një persekucioni që nuk ka penë të guxojë ta përshkruajë. Siguria e jetës dhe e pasurisë ishte zhdukur krejt. Autoritetet më të larta klerikale në kryeqytet u bashkuan me pjestarët më me influencë të qeverisë për të dhënë atë që ata shpresonin të ishte goditja fatale kundër një armiku që, për tetë vjet, kishte tronditur kaq seriozisht paqen e vendit dhe që as dhelpëria apo dhuna nuk kishin qenë në gjendje ta bënin të heshtë.610 954 Tani që Báb-i nuk ishte më, Bahá'u'lláh-u dukej në sytë e tyre armiku kryesor, kapjen dhe burgimin e të cilit e shihnin si detyrën e tyre të parë. Për ta Ai ishte rimishërimi i Shpirtit, që Báb-i e kishte manifestuar aq fuqishëm, Shpirti nëpërmjet të cili Ai kishte qenë në gjendje të përmbushte një transformim kaq të plotë në jetën dhe zakonet e bashkatdhetarëvetë Tij. Masat praprake që kishte marrë ministri rus dhe paralajmërimi që kishte shprehur, nuk mundën të ndalin dot dorën që ishte zgjatur me kaq vendosmëri kundër asaj Jete të çmuar. PJESA JURORE E TEHERANIT KU VARESHIN KRIMINELËT DHE KU U MARTIRIZUAN SHUMË Bahá'í (SHENJA X TREGON VENDIN E SIJAH ÇALIT) 955 Nga Shemrani në Teheran, Bahá'u'lláh-ut iu zhveshën disa herë petkat e Tij dhe e mbuluan me sharje dhe përqeshje. Më këmbë dhe i ekspozuar ndaj rrezeve përvëluese të diellit në kulm vere, ai u detyrua, këmbëzbathur e kokëjashtë, të mbulonte tërë distancën nga Shemrani në burgun për të cilin tani kemi folur. Gjatë gjithë rrugës u godit me gurë dhe shahej nga turmat, që armiqtë kishin arritur t'i bindnin se Ai ishte armik i betuar i sovranit të tyre dhe prishës i mbretërisë së tij. Unë nuk gjej fjalë të përshkruaj të zezat që hoqi Ai, ndërsa po çohej në Sijah-Çal611 të Teheranit. Ndërsa i afrohej burgut, u pa që doli nga turma një plakë kërmë, me një gur në dorë, e etur për ta flakur mbi fytyrën e Bahá'u'lláh-ut. I ndrinin sytë me aq vendosmëri e fanatizëm sa pak gra të moshës së saj do ta bënin. I dridhej tërë trupi nga tërbimi, ndërsa ecte përpara dhe ngriti dorën për të hedhur gurin kundër Tij. "Ju zë be për Sejedosh Shohadën",612 lutej ajo, ndërsa shkoi të kapte ata, në duart e të cilëve ishte dorëzuar Bahá'u'lláh-u, "më jepni një shans t'ja përplas gurin tim në fytyrë!" "Mos e bëni këtë grua të vuajë nga dëshpërimi", ishin fjalët e Bahá'u'lláh-ut drejtuar rojeve të Tij, kur pa atë që po nxitonte pas Tij. "Mos i mohoni asaj atë, që ajo e quan veprim të drejtë në sytë e Perëndisë." 956 Sijah Çali, ku u flak Bahá'u'lláh-u, që në fillim kishte qenë një rezervuar uji për një nga banjat publike të Teheranit, ishte një burg i nëndheshëm në të cilin mbaheshin kriminelët më të këqinj. Errësira, ndyrësia dhe karakteri i të burgosurve, kombinoheshin për ta bërë atë burg vdekjeprurës vendin më të neveritshëm në të cilin mund të dënoheshin qeniet njerëzore. Këmbët e Tij iu futën në tromuk dhe rreth qafës iu lidhën zinxhirët Kara-Gohar, që ishin famëkëqinj në mbarë Persinë për peshën shumë të rëndë.613 Për tri ditë e tri net Bahá'u'lláh-ut nuk iu dha asgjë për të ngrënë ose për të pirë. Pushimi dhe gjumi ishin të pamundura për Të. Vendi ishte i mbushur me parazitë dhe kutërbimi i atij vendi të zymtë ishte i mjaftueshëm pikërisht për të dërmuar shpirtërat e atyre që ishin dënuar ta vuanin tmerret e tij. Kaq poshtë ishin kushtet nën të cilat Ai mbahej sa një nga ekzekutorët që po e ruante u trondit prej keqardhjes. Disa herë, ai njeri u përpoq ta bindë Atë të merrte pak çaj që ai kish mundur ta fuste në burg duke e mbuluar nën petkat e tij. Megjithatë Bahá'u'lláh-u do të refuzonte ta pinte. Shpesh familja e Tij u përpoq të bindë rojet t'i lejonin të çonin ushqimin që kishin përgatitur për Atë për në burg. Megjithëse në fillim asnjë lloj përgjërimi nuk do t'i lëkundte ushtarët të zbutnin rreptësinë e disiplinës së tyre, ata gradualisht u dhanë ndaj këmbënguljes së miqve të Tij. Megjithatë, asnjeri nuk mund të jetë i sigurt, nëse më në fund ai ushqim arrinte tek Ai apo nëse Ai do të miratonte të hante atë ushqim, kur një numër nga të bashkëburgosurit vuanin para syve të Tij nga uria. Sigurisht një mjerim kaq i madh që u kishte rënë këtyre viktimave të pafajshme të zemërimit të sovranit të tyre, zor se mund të merrej me mend.614 957 Sa për të riun Sadek Tabrizi, fati që vuajti ai ishte aq mizor, sa edhe poshtërues. Ai u kap në momentin që u derdh drejt Shahut, të cilin e rrëzoi nga kali, duke shpresuar ta qëllonte me shpatën që mbante në dorën e tij. Shaqir Bashi, së bashku me shoqëruesit e Mostaufijol Mamalekut, u hodhën mbi të dhe, pa u përpjekur ta mësonin se kush ishte, e vranë në vend. Duke dashur të zbutnin zëmërimin e popullsisë, ata e ndanë trupin e tij më dysh, duke varur secilën gjysmë në sy të publikut tek hyrja e portave të Shimeranit dhe Shah Abdul Azimit.615 Dy shokët e tij të tjerë, Fat'hollah Hakah Komi dhe Haxhi Kazem Nejrizi, që kishin arritur t'i shkaktonin plagë të lehta Shahut, iu nënshtruan një trajtimi çnjerëzor, ndaj të cilit ata përfundimisht kishin borxh vdekjen e tyre. Fat'hollahu, megjithëse hoqi mizori të patreguara, me kokëfortësi refuzoi t'u përgjigjej pyetjeve që i bënin ata. Qetësia që ai mbajti përballë torturave të shumëfishta, i bindi persekutorët e tij se ai kishte humbur fuqinë e të folurit. Të xhindosur nga dështimi i përpjekjeve të tyre i hodhën plumb të shkrirë në fyt, nja akt që i dha fund vuajtjeve të tij. FAMILJE Bahá'í MARTITIZUAR NË PERSI 958 Shoku i tij, Haxhi Kazemi, u trajtua me një shtazëri akoma më revoltuese. Pikërisht ditën që Haxhi Sulejman Kani po i nënshtrohej asaj sprove të tmerrshme, ky zavall i mjerë po merrte të njëjtin trajtim nga duart e persekutorëve në Shemiran. Atë e zhveshën, iu vunë qirinj të ndezur në vrimat që iu hapën në trup dhe në këtë gjendje e nxorën para syve të mizërisë së njerëzve që çirreshin dhe e mallkonin. Shpirti i hakmarrjes që shtynte ata që e kishin atë në dorë, dukej se ishte i pangopur. Ditë pas dite viktima të reja po detyroheshin të shlyenin me gjakun e tyre një krim që ato kurrë se kishin kryer dhe për rrethanat e të cilit ato ishin krejt të paditura. Çdo shpikje të mbrapshtë që torturuesit e Teheranit mund ta përdornin, u zbatua mbi trupat e këtyre fatkeqëve me rreptësi të pamëshirshme dhe as u pyetën, as u gjykuan, ndërsa e drejta e tyre për të deklaruar e provuar pafajësinë e tyre, u injorua plotësisht. BESIMTARË TË MBLEDHUR RRETH TRUPIT TË NJË MARTIRI 959 Secila prej atyre ditëve terrori dëshmonte martirizimin e dy shokëve të Báb-it, njëri prej të cilëvëe u vra në Teheran, ndërsa tjetri mbylli fatin e tij në Teheran. Të dy iu nënshtruan të njëjtave tortura, të dy iu dorëzuan publikut për të shfryrë urrejtjen kundër tyre. Ata që u arrestuan, iu shpërndanë klasave të ndryshme të njerëzve, lajmëtarët e të cilëve do ta vizitonin burgun çdo ditë dhe kërkonin viktimat e tyre.616 Duke i çuar në skenën e vdekjes, ata jepnin sinjalin për një sulm të përgjithshëm, pas të cilit gra e burra do t'i vërsuleshin presë së tyre, e bënin trupin copa copa sa nuk i mbetej gjurmë nga forma e tij origjinale. Një pashpirtësi e tillë i habiti bile edhe xhelatët më të vrazhdë, duart e të cilëve, megjithëse ishin mësuar me therrjen e njerëzve, nuk kishin kryer kurrë mizori të tilla ndaj të cilave po e tregonin veten të aftë këta njerëz.617 960 Nga gjithë torturat që një armik i pangopur shkaktoi mbi viktimat e tij, asnjë nuk ishte më revoltuese, në karakterin e saj, se sa ajo që shoqëroi vdekjen e Haxhi Sulejman Kanit. Ai ishte i biri i Jahja Kanit, një nga oficerët në shërbim të Najebos Salltaneh, që ishte Bábai i Shah Muhametit. Ai e mbante këtë pozitë edhe në ditët e para të mbretërimit të Shah Muhametit. Haxhi Sulejman Kani tregoi që në vitet e para një mungesë të theksuar prirjeje ndaj gradave dhe zyrës. Që ditën që pranoi Kauzën e Báb-it, kërkimet e papërfillshme në të cilat ishin zhytur njerëzit përreth tij nxitën keqardhjen dhe neverinë e tij. Kotësia e ambicjeve të tyre dukej qartë në sytë e tij. Që në rininë e hershme, ai ndjente një dëshirë të zjarrtë të largohej nga rrëmeti i kryeqytetit e të kërkonte strehë në qytetin e shenjtë të Qerbelasë. Atje ai takoi Sejed Kazemin dhe u bë një nga mbështetësit e tij më të flaktë. Besimi i tij i sinqertë, përkorja dhe dashuria e tij për veçimin ishin ndër tiparet kryesore të karakterit të tij. Ai qëndroi në Qerbela deri ditën kur Thirrja nga Shirazi mbërriti tek ai nëpërmjet Mulla Jusuf Ardebilit dhe Mulla Mehdi Koit, që të dy ishin ndër miqtë e tij të mirënjohur. Ai e përqafoi me entuziazëm Mesazhin e Báb-it.618 Ai kishte synuar, me kthimin nga Qerbelaja në Teheran, të bashkohej me mbrojtësit e fortesës së Tabarsit, por mbërriti tepër vonë për të realizuar qëllimin e tij. Ai qëndroi në kryeqytet dhe vazhdoi të mbante atë lloj veshje që kishte patur në Qerbela. Çallma e vogël që mbante dhe tunika e bardhë, që e fshihte aba619 e tij e zezë, nuk i pëlqenin Emir Nezamit, që e bindi t'i ndërronte ato rroba dhe të vishte në vend të tyre uniformë ushtarake. Ai u detyrua të mbante kulah,620 një veshje koke që mendohej se ishte më në pajtim me rangun që kishte Bábai i tij. Megjithëse Emiri këmbënguli që ai duhet të pranonte një pozitë në shërbim të qeverisë, ai me kokëfortësi refuzoi të pajtohej me këtë kërkesë. Shumicën e kohës ai e kalonte në shoqërinë e dishepujve të Báb-it, që kishin mbetur gjallë pas luftës së Tabarsit. Ai i rrethonte ata me një kujdes dhe mirësi me të vërtetë befasuese. Megjithëse ai ishte i pranishënm në Teheran, kur u martirizuan shtatë shokët e Báb-it, me të cilët ai shoqërohej ngushtësisht, as zyrtarët qeveritarë, as ndokush nga njerëzit e thjeshtë nuk guxoi të kërkonte arrestimin e tij. Edhe në Tabriz, ku ai kishte udhëtuar me qëllim për të shpëtuar jetën e Báb-it, asnjeri nga banorët e atij qyteti nuk guxoi të ngrinte qoftë edhe një gisht kundër tij. Emir Nezami, që ishte i informuar siç duhet për gjithë shërbimet e tij ndaj Kauzës së Báb-it, preferoi t'i injorojë aktet e tij se sa të ngutej në një konflikt me të dhe atin e tij. 961 Menjëherë pas martirizimit të një farë Mulla Zajnol Abedin Jazdi, u përhap një thashethem sikur ata që qeveria synonte t'i vriste, ndër ta dhe Sejed Hyseni, sekretari i Báb-it dhe Tahirja, kishin për t'u liruar dhe se persekucioni i mëtejshëm i miqve të tyre përfundimisht do të braktisej. U tha an'e mbanë se Emir Nezami, duke menduar se ora e vdekjes së tij po i afrohej, befas ishte mbërthyer nga një frikë e madhe dhe, në agoninë e pendesës, kishte thirrur: "Mua nuk më ndahet fantazma e Báb-it, të cilit i kam shkaktuar martirizimin. Tashmë unë mund të shoh gabimin e frikshëm që kam bërë. Unë duhet ta kisha përmbajtur dhunën e atyre që më shtynin të derdhej gjaku i tij dhe i shokëve të tij. Tani e kuptoj se interesat e shtetit e kërkojnë atë." Pasuesi i tij, Mirza Aga Kani, në ditët e para të aministratës së tij ishte njësoj i prirur dhe po synonte të përuronte drejtimin e tij me një pajtim të zgjatur midis tij dhe pasuesve të Báb-it. Ai po përgatitej të merrte përsipër këtë detyrë kur atentati kundër jetës së Shahut i prishi planet dhe e hodhi kryeqytetin në një gjendje pështjellimi të pashoq. 962 Unë kam dëgjuar Degën Më Të Madhe,621 që ato ditë ishte një fëmijë vetëm tetë vjeçar, të tregonte një nga përvojat e Tij, ndërsa guxonte të dilte nga shtëpia ku Ai banonte atëhere. "Ne kishim kërkuar strehë", na tregonte Ai, "në shtëpinë e xhaxhait, Mirza Ismail. Teherani ishte nën kthetrat e një zëmërimi të papërmbajtur. Tentoja që herë pas here të vërsulesha jashtë shtëpisë dhe të kaloja në rrugën për në treg. Unë zor se kisha kaluar pragun dhe ecja në rrugë, kur djemtë e moshës Sime, që vinin rrotull, mblidheshin rreth Meje duke thirrur ' Bábí! Bábí!' Duke ditur gjendjen e zëmërimit, në të cilën kishin rënë gjithë banorët e qytetit, të rinj e të vjetër, e injoroja qëllimisht zhurmën e tyre dhe qetësisht vidhesha për në shtëpinë time. Një ditë ndodhi të ecja vetëm në rrugën nga tregu për në shtëpinë e xhaxhait. Ndërsa po shihja prapa, pashë një bandë rrufjanësh që po nxitonin të më kapnin Mua. Ata po më gjuanin me gurë dhe bërtisnin kërcënueshëm: ' Bábí! Bábí!' Dukej se e vetmja rrugë, që të shmangia rrezikun me të cilin isha i kërcënuar, ishte t'i frikësoja. U ktheva prapa dhe u derdha drejt tyre me kaq vendosmëri sa ata ia mbathën nga frika dhe u zhdukën. Mund të dëgjoja thirrjen e tyre nga larg: ' Bábí i vogël po na ndjek me shpejtësi! Ai me siguri do të na zërë dhe do të na vrasë të gjithëve!' Ndërsa kisha drejtuar hapat drejt shtëpisë Sime, dëgjova një burrë që me sa kishte në kokë thirri: 'Të lumtë, djalë trim e i patrembur! Asnjeri nga mosha jote, nuk do të ishte kurrë në gjendje, i pa ndihmuar, që të ndalte sulmin e tyre.' Që nga ajo ditë e këtej, kurrë nuk u trazova ndonjëherë nga ndonjë prej fëmijve të rrugës, as nuk dëgjova ndonjë fjalë fyese të delte nga buzët e tyre." 963 Ndër ta që, mes pështjellimit të përgjithshëm, u kapën dhe i hodhën në burg ishte edhe Haxhi Sulejman Kani, rrethanat e martirizimit të të cilit unë vazhdoj t'i tregoj tani. Faktet që po përmend, janë shoshitur me kujdes nga ana ime dhe i jam borxhli, për më të shumtat, Aga Kalimit, që ato ditë ndodhej në Teheran dhe ishte bashkëvuajtës i terrorit e të zezave që hoqën vëllezërit e tij. "Pikërisht, ditën e martirizimmit të Haxhi Sulejman Kanit", më informoi ai, "ndodhi të isha i pranishëm me Mirza Abdul Maxhidin, në një mbledhje në Teheran, në të cilën merrnin pjesë një numër i konsiderueshëm i fisnikëve dhe funksionarëve të kryeqytetit. Midis tyre ishin Haxhi Mulla Mahmudi, Nezamol Ulama, që i kërkoi Kalantarit të përshkruante rrethanat e vërteta të vdekjes së Haxhi Sulejman Kanit. Kalantari tregoi me gisht Mirza Takiun, kad-hoda622 që kishte përcjellë viktimën nga afërsia e pallatit mbretëror te vendi i ekzekutimit të tij, jashtë portës së Nout. Prandaj Mirza Takiut iu kërkua t'u tregonte të pranishmëve gjithçka që kishte parë dhe dëgjuar. 'Unë dhe ndihmësit e mi', tha ai, 'u porositëm të blejmë nëntë qirinj dhe t'i vendosnim vetë në vrimat e thella që ishin bërë në trup të tij. Ne u udhëzuam të ndiznim secilin nga qirinjtë dhe ta përcillnim atë, nën shoqërimin e daulleve dhe trumpetave, nëpërmjet tregut deri te vendi i ekzekutimit. Atje ne ishim porositur ta ndanim trupin e tij në dy gjysma dhe, na kishin kërkuar që secilën prej tyre, ta varnim në çdo anë të portës së Nout. Ai vetë e zgjodhi mënyrën me të cilën dëshironte të maririzohej. Haxhebod Douleh623 u komandua nga Shah Nasered Dini të hetonte për kompleksitetin e të akuzuarit dhe nëqoftëse sigurohej për pafajësinë e tij, ta bindte atë të hiqte dorë. Nëqoftëse ai nënshtrohej, jeta e tij duhet të kursehej dhe ai kishte për t'u ndaluar duke pritur vendimin përfundimtar për rastin e tij. Në rast se ai kundërshtonte, ai kishte për t'u vrarë me mënyrën që do të dëshironte vetë. 964 "'Hetimet e Haxhebod Douleh, e bindën atë për pafajësinë e Haxhi Sulejman Kanit. I akuzuari, sapo ishte informuar për udhëzimet e sovranit të tij, u dëgjua të thërriste me gëzim: "Përsa kohë që në venat e mia vazhdon të rrrjedhë gjaku, unë kurrë nuk do të jem i gatshëm të mohoj besimin në të Shtrenjtin tim! Kjo botë, që Komandanti i Besnikëve624 e ka krahasuar më kalbësirën nuk do të ma heqë dot kurrë Dëshirën time të zemrës." Atij iu kërkua të vendosë mënyrën me të cilën dëshironte të vdiste. "Çponi vrima në mishin tim, ishte përgjigja e vendosur, dhe në çdo plagë vini nga një qiri. Le të ndizen nëntë qirinj mbi trupin tim dhe në këtë gjendje më çoni nëpër rrugët e Teheranit. Thirreni turmën të dëshmojë lavdinë e martirizimit tim, që kujtimi i vdekjes sime të mbetet i ngulitur në zemrat e tyre dhe t'i ndihmojë ata, ndërsa kujtojnë thellësinë e vuajtjeve të mia, të njohin Dritën që kam përqafuar unë. Pasi të kem arritur në këmbët e trikëmbëshit dhe të kem thënë lutjen e fundit të jetës sime tokësore, ndajeni trupin tim më dysh dhe i varni në të dyja anët e portës së Teheranit, që njerëzit duke kaluar nën to dëshmofshin dashurinë që Besimi i Báb-it ka ndezur në zemrat e dishepujve të Tij dhe pafshin dëshmitë e përkushtimit të tyre." 965 "'Haxhebod Douleh i udhëzoi njerëzit e vet të ndiqnin dëshirat e shprehura nga Haxhi Sulejman Kani dhe më ngarkoi mua ta përcjell atë nëpër treg deri në vendin e ekzekutimit të tij. Ndërsa ata shpërndanë te viktima qirinjtë që kishin blerë dhe po përgatiteshin të futnin thikat në gjoksin e tij, ai bëri një përpjekje të beftë për të rrëmbyer thikën nga ekzekutori, që i dridheshin duart, me qëllim që ta ngulte vetë në mish. "Përse trëmbesh dhe nguron?", thirri ai, ndërsa zgjati krahun për t'i rrëmbyer atij thikën ngë dora. "Më lër ta bëj vetë këtë punë dhe të ndez qirinjtë." Nga frika se mos na sulmonte ne, unë i urdhërova njerëzit e mi ta kundërshtonin përpjekjen e tij dhe t'ia lidhnin duart prapa. "Më lër", deklaroi ai, "t'u tregoj me gishtat e mi vendet në të cilat unë dëshiroj që ata të ngulin kamat, sepse nuk kam kërkesë tjetër për të bërë, veç saj." 966 "'Ai u kërkoi atyre të çponin dy vrima në gjoksin e tij, dy në shpatullat, një në zverk dhe katër të tjera në shpinë. Ai i duroi këto tortura me qetësi stoike. Qëndrueshmëria ndrinte në sytë e tij ndërsa mbante një heshtje misterioze dhe të pathyer. I pandjeshëm dhe i qetë, ai mbeti deri sa të nëntë qirinjtë u vendosën nëpër vende dhe u ndezën. 967 "'Kur gjithçka ishte përfunduar për marshimin e tij drejt skenës së vdekjes, ai duke qëndruar ngritur si një shigjetë dhe me të njëjtin qëndresë të paepur që ndriçonte mbi fytyrën e tij, eci përpara për të drejtuar turmën që po shtyhej rreth tij drejt vendit ku kishte për të parë përfundimin e martirizimit të tij. Çdo dy hapa ai do të ndalonte dhe, duke parë soditësit e trullosur, do të thërriste: "Ç'salltanet dhe ç'madhështi më të shkëlqyer se kjo e kësaj ditë do ta shoqëronte ecjen time për të fituar kurorën e lavdisë! Lëvduar qoftë Báb-i, që mund të ndezë kaq devocion në gjokset e dashamirësve të Tij dhe mund t'i pajisë ata me një fuqi më të madhe se fuqia e mbretërve!" Hera-herës, ndërsa përfshihej nga zjarri i këtij devocioni, ai do të thërriste: "Abrahami i kohës së shkuar, në orën e agonisë së hidhur, ndërsa luste Perëndinë t'i dërgonte Atij freskinë për të cilën digjej shpirti i Tij, dëgjoi zërin e Të Padukshmit që shpalli: 'O zjarr! Qofsh i ftohtë dhe shpëtim për Abrahamin!'625 Po ky Sulejman po thërret nga thellësia e zemrës së vet të dërmuar: 'Zot, Zot, le të digjet pashuar brenda meje zjarri Yt dhe lëre flakën e tij të shkrijë qenien time.'" Ndërsa shihte përflakjen e dyllit në plagët e tij, ai shpërtheu në një thirrje kënaqësie të tërbuar: "Ah sikur të ishte këtu e të shihte gjendjen time Ai, që me dorën e Tij ka ndezur shpirtin tim!" "Mos më mendoni të dehem me verën e kësaj toke!", thirri ai për turmën e madhe, që qëndronte e shtangur duke parë qëndrimin e tij. "Dashuria për të Shtrenjtin Tim më ka mbushur shpirtin dhe më bën të ndjehem i pajisur me atë sovranitet, që edhe mbretërit do ta kishin zili!" 968 "'Unë nuk mund të numëroj thirrjet e gëzimit që dilnin nga buzët e tij, ndërsa po i afrohej fundit. Gjithçka që mbaj mend janë veçse ca fjalë tronditëse, që në momentet e ngazëllimit, ai shtyhej t'i nxirrte për tufën e shikueve. Fjalët e mia nuk janë në gjendje të tregojnë shprehjen e asaj pamjeje apo të masin efektin e fjalëve të tij mbi morinë e njerëzve. 969 "'Ai ishte akoma në pazar kur fryu një fllad që shpejtoi djegien e qirinjve që ishin vënë mbi gjoksin e tij. Ndërsa ata shkrinë me shpejtësi, flakët mbërritën tek plagët në të cilat ishin ngulur. Ne që e pasonim pak hapa prapa tij, mundëm të dëgjonim qartë cërcëritjen e mishit të tij. Pamja e gjakut dhe e zjarrit, që i mbulonte trupin, në vend që t'i shuanin zërin, dukej se po ngrinin entuziazmin e tij të pashuar. Ai akoma mund të dëgjohej, këtë herë duke iu drejtuar flakëve, ndërsa ato kafshonin plagët e tij: "O flakë, ju ka humbur prej kohësh therrja juaj dhe u ka shterrur fuqia për të më dhënë mua dhimbje. Nxitoni, se prej vetë gjuhëve të zjarrit tuaj, unë mund të dëgjoj zërin që po më thërret drejt Të Shtrenjtit tim!" 970 "'Dukej se dhimbja dhe vuajtjet ishin tretur larg nga zjarri i entuziazmit të tij. I mbështjellë nga flakët, ai ecte si një perandor që mund të ketë marshuar drejt skenës së fitores së tij. Ai lëvizi nëpër turmën e emocionuar si një flakë drite mes bunacës që e rrethonte. Pasi arriti në këmbët e trekëmbëshit, ai ngriti përsëri zërin e tij për thirrjen e fundit ndaj mizërisë së shikuesve: "A nuk i gëzoi deri ditën e fundit ky Sulejman, që tani ju e shihni para jush si një pre të zjarrit dhe të gjakut, favoret dhe pasuritë që mund të të japë bota? Ç'e ka bërë atë të heqë dorë nga kjo lavdi tokësore dhe të pranojë si shpërblim një rrënim dhe vuajtje të tilla?" I gjunjëzuar në drejtim të faltores së Imam Zadeh Hasanit ai murmuriti disa fjalë arabisht që unë s'munda t'i kuptoj. "Puna ime tani mori fund!", i thirri ai xhelatit, sapo mbaroi lutjen e tij. "Ejani e bëni tuajën!" Ai ishte akoma gjallë, kur trupi i tij u nda në dy gjysma me një naxhake.626 Lavdërimi i të Shtrenjtit të tij, pavarësisht nga dhimbje të tilla, të pabesueshme, mbeti gjatë në buzët e tij deri në momentin e fundit të jetës.'627 971 "Kjo histori tragjike i tronditi dëgjuesit thellë në shpirt. Nezamol Ulama që po dëgjonte qëllimisht për të gjithë hollësirat, shtrëngoi duart me tmerr e dëshpërim. 'Sa e çuditshme, sa shumë e çuditshme është kjo Kauzë!', thirri ai. Pa shtuar asnjë fjalë më tepër, ai, paskësaj, u ngrit dhe u largua mënjëherë."628 972 Ato ditë të trazirës së pashuar dëshmuan martirizimin e një tjetër dishepulli të shquar të Báb-it. Një grua, aq e madhe dhe aq heroike sa Tahirja, u përfshi nga stuhia e tërbuar që me dhunë të papërmbajtur shfrynte nëpër kryeqytet. Atë që po tregoj tani, lidhur me rrethanat e martirizimit të saj, e kam siguruar nga informues të besueshëm, disa prej të cilëve kanë qenë vetë dëshmitarë të ngjarjeve që po përpiqem të përshkruaj. Qëndrimi i saj në Teheran karakterizohet nga dëshmi të shumta të një dashurie të ngrohtë dhe vlerësimi të lartë, që kishin për të gratë kryesore të kryeqytetit. Ajo, në të vërtetë, ato ditë, kishte arritur në kulmin e popullaritetit të saj.629 Shtëpia ku ishte burgosur, rrethohej nga admirueset e saj gra, që dyndeshin në dyert e saj me etje për të hyrë në prani të saj dhe të përfitonin nga të mirat e dijes së saj.630 Ndërmjet atyre grave, shquhej për nderimin e madh që tregonte ndaj Tahires, gruaja e Kalantarit.631 Duke vepruar si mikpritëse e saj, ajo prezantoi përpara saj lulen e grave të Teheranit, i shërbeu me entuziazëm të jashtëzakonshëm dhe nuk mungoi kurrë për të dhënë kontributin në thellimin e ndikimit të saj në masën e grave. Persona me të cilët gruaja e Kalantarit lidhej ngushtë, e kanë dëgjuar atë të rrëfente si vijon: "Një natë, ndërsa Tahirja po qëndronte në shtëpinë time, unë u ftova në prani të saj dhe e pashë shumë të stolisur, veshur me një fustan mëndafshi borë të bardhë. Dhoma e saj kundërmonte nga parfumi më i zgjedhur. I shpreha habinë time ndaj kësaj gjendjeje kaq të pazakontë. 'Unë po përgatitem të takoj të Shtrenjtin tim', tha ajo, 'dhe dëshiroj të të çliroj nga përkujdesjet dhe telashet e burgimit tim.' Në fillim u befasova shumë dhe vajtova nga mendimi i ndarjes prej saj. 'Mos qaj', më tha ajo për të më qetësuar. 'Nuk ka ardhur akoma koha për të vajtuar. Unë dëshiroj të të them dëshirat e mia të fundit, sepse po afrohet me shpejtësi ora, kur do të arrestohem dhe dënohem për të vuajtur martirizimin. Do të kërkoja të lije djalin tënd të më shoqërojë në skenën e vdekjes e të garantohem që rojet dhe ekzekutori, në duart e të cilit do të dorëzohem, nuk do të më detyrojnë të ndërroj këtë fustan. Dëshira ime është që trupi im të hidhet në një pus, i cili të mbushet me dhe e gurë. Tri ditë pas vdekjes sime, ty do të vijë të të takojë një grua, së cilës do t'i japësh këtë pako që po të dorëzoj tani në dorë. Kërkesa ime e fundit është që, tani e tutje, të mos lësh njeri të hyjë në dhomën time. Që tani e deri sa të thirrem për të ikur nga kjo shtëpi, mos lër njeri të më shqetësojë gjatë devocioneve të mia. Këtë ditë dua të agjëroj - një agjërim që nuk do të prishet deri sa të jem ballë për ballë me të Shtrenjtin tim.' Me këto fjalë më ftoi të kyçja derën e saj dhe të mos e hapja deri sa të binte ora e largimit. Ajo, gjithashtu, më tha ta mbaja sekret lajmin e vdekjes së saj, derisa vetë armiqtë ta zbulonin atë. SHTËPIA E KALANTARIT NË TEHERAN, KU U BURGOS TAHIRJA (DHOMA E SIPËRME PRAPA PEMËS ISHTE DHOMA QË MBANTE AJO) 973 "Vetëm dashuria e madhe që ndjeja për të në zemrën time, më bëri të pajtohem me porositë e saj. Pa dëshirën imponuese që ndjeja për të përmbushur dëshirat e saj, kurrë nuk do të kisha rënë dakord të privoja veten time nga prania e saj, për asnjë çast. E kyça derën e dhomës së saj dhe u tërhoqa në timen, në një gjendje hidhërimi të papërmbajtshëm. Vërtitesha mbi shtratin tim pa gjumë dhe nuk gjeja dot ngushëllim. Mendimi i afrimit të martirizimit të saj ma bënte shpirtin tim copë. 'Zot, Zot', lutesha në dëshpërim e sipër, 'hiqja asaj, nëse është dëshira Tënde, kupën që duan të pinë buzët e saj.' Disa herë atë ditë dhe natë, unë, pa mundur të përmbaja veten, ngrihesha dhe vidhesha drejt pragut të derës së saj e qëndroja e heshtur tek dera, me etje për të dëgjuar gjithçka që mund t'i dilte prej buzëve. U magjepsa nga melodia e atij zëri, që këndonte lavdërimet për të Shtrenjtin. Aq i madh ishte trazimi im sa mezi qëndroja më këmbë. Katër orë pas perëndimit të diellit, dëgjova një trokitje në derë. Nxitova menjëherë tek djali im dhe e njoha atë me dëshirat e Tahires. Ai më dha fjalën se do të përmbushte çdo porosi që ajo më kishte dhënë mua. Qëlloi që atë natë burri im nuk ishte në shtëpi. Im bir, që hapi derën, më njoftoi se farrashët632 e Aziz Kan Sardarit po qëndronin tek porta, duke kërkuar që Tahirja të dorëzohet menjëherë në duart e tyre. U shtanga e tmerruar nga ky lajm dhe, ndërsa shkova tek dera e saj, duke m'u marrë këmbët e me duart që më dridheshin hapa derën, e pashë atë me vel dhe të përgatitur për të lënë dhomën e saj. Kur hyra unë ajo po ecte mbi dysheme duke kënduar një litani që shprehte hidhërim dhe triumf. Sapo më pa, m'u afrua dhe më puthi. Ajo më dha çelësin e sëndykut, në të cilin tha se kishte lënë për mua disa gjëra të vogla si një shenjë kujtimi për qëndrimin e saj në shtëpinë time. 'Kurdoherë që ta hapësh këtë sëndyk', më tha ajo, 'dhe të shohësh sendet që janë në të, shpresoj se ti do të më kujtosh dhe do të kënaqesh me kënaqësinë time.' VESHJE E BRENDSHME VESHJE E JASHTME KOSTUME TË VESHURA NGA ZONJAT PERSE NË MES TË SHEKULLIT TË NËNTËMBËDHJETË 974 "Me këto fjalë më dha lamtumirën e fundit dhe, e shoqëruar nga im bir, m'u zhduk prej syve. Ç'kthetra ankthi ndjeva atë moment, ndërsa shihja formën e saj të bukur që gradualisht shuhej në largësi! Ajo i hipi kalit që kishte dërguar për të Sardari dhe, e shoqëruar nga im bir dhe një numër shoqëruesish, që marshonin nga të dy anët e saj, kalëroi drejt kopshtit që kishte për të qenë skena e martirizimit të saj. 975 "Tre orë më vonë, u kthye im bir, me fytyrë të mbuluar me lot e duke mallkuar Sardarin dhe zëvendësit e tij të ndyrë. U përpoqa të qetësoj trazimin e tij dhe, pasi e ula pranë meje, i kërkova të më tregonte, me aq hollësi sa kishte mundësi ai, rrethanat e vdekjes së saj. 'Nënë', u përgjigj ai me ngashërim, 'unë me zor se mund të përpiqem të përshkruaj atë që kanë parë sytë e mi. Shkuam drejt e në kopshtin e Ilhanit,633 jashtë portës së qytetit. Për tmerrin tim, atje pashë Sardarin dhe zëvendësit e tij që gulçonin nga të pirët e turpet, të fryrë me verë dhe që po shqyheshin së qeshuri. Pasi arriti tek porta, Tahirja i zbriti kalit dhe, pasi më thirri mua, më kërkoi të isha si ndërmjetës midis saj dhe Sardarit, të cilit tha ajo nuk kam qejf t'i drejtohem në mes të këtij zullumi. 'Ata duan të më marrin frymën', tha ajo. 'Unë prej kohësh mbaj mënjanë një shami mëndafshi e cila shpresoj se do të përdoret për këtë qëllim. Po ta jap atë ty e do të dëshiroja që t'i të bindësh atë pijanec të shthurrur ta përdorë si një mjet me të cilin mund të marrë jetën time.' 976 "Kur shkova te Sardari, e gjeta në një gjendje plotësisht të dehur. 'Mos e pri gëzimin e festës sonë!', dëgjova të bërtiste atë, ndërsa u afrova. 'Le të mbytet ajo mjerane dhe le të hidhet trupi i saj në pus!' Isha krejt i befasuar nga një urdhër i tillë. Duke e parë të panevojshme për të kërkuar ndonjë gjë prej tij, shkova te dy ndihmësa të tij, me të cilët njihesha që më parë dhe iu dhashë atyre shaminë që më kishte besuar Tahirja. Ata ranë dakord të plotësonin kërkesën e saj. Po ajo shami iu mbështoll rreth qafës dhe u bë mjeti i martirizimit të saj. Menjëherë paskësaj, shkova te kopshtari dhe e pyeta nëse mund të më sugjeronte ndonjë vend ku mund të fshihja trupin e saj. Ai, për kënaqësinë time të madhe, më drejtoi tek një pus që ishte gërmuar së fundmi dhe ishte lënë i papërfunduar. Me ndihmën e ca të tjerëve, e ula atë në varr dhe e mbusha pusin me dhé e gurë, ashtu siç e kish dashur ajo. Ata që e panë atë në momentet e fundit u prekën thellë. Me sytë përdhe dhe të zhytur në heshtje, ata u shpërndanë në zi, pasi e lanë viktimën e tyre, që kishte derdhur një shkëlqim aq të pavenitur mbi vendin e vet, të varrosur nën një masë gurësh që ata me duart e tyre i kishin hedhur mbi të. VENDI I KOPSHTIT ILHANI KU U MARTIRIZUA TAHIRJA 977 "Qaja me lot të nxehtë ndërsa im bir shpaloste përa syve të mi atë fund tragjik. Isha aq e mbytur nga emocionet sa rashë përdhe e kapitur dhe pa ndjenja. Kur erdha në vete, pashë tim bir pre të një agonie jo më të vogël se e imja. Ai kishte ulur kokën mbi jastëk dhe qante me zjarr përkushtimi. Duke parë gjendjen time ai m'u agfrua dhe më ngushëlloi. 'Lotët', më tha ai, 'do të të tradhtojnë në sy të Bábait. Pa dyshim që duke parë rangun e pozitën, ai do të shtyhet të na braktisë e të presë çdo lidhje që e mban atë në këtë shtëpi. Nëqoftëse ne nuk pushojmë lotët, ai do të na akuzojë para Shah Nasered Dinit, si viktima të magjepsjes nga një armik i urryer. Ai do të sigurojë pëlqimin e sovranit për vdekjen tonë dhe, ndoshta do të na vrasë me duart e tij. Përse duhet që ne, që kurrë nuk e kemi përqafuar atë Kauzë, ta lëmë veten të vuajmë nga duart e tij një fat të tillë? Gjithçka që duhet të bëjmë është të mbrojmë atë kundër atyre që e dënuan pikërisht si mohim të dëlirësisë dhe nderit. Ne duhet kurdoherë ta ruajmë dashurinë për të në zemrat tona dhe të ruajmë përballë një armiku shpifarak paprekshmërinë e asaj jete.' 978 "Fjalët e tij e zbutën tronditjen time. Shkova te sëndyku i saj dhe e hapa me çelësin që më kishte lënë në dorë. Atje gjeta një shishkë të vogël parfumi të zgjedhur, pranë së cilës ndodheshin një palë tespije, një gjerdan koralesh dhe tri unaza, të zbukuruara me gurë të çmuar topazi, korneliani dhe rubini. Ndërsa shikoja sendet e saj tokësore, hodha vështrimin tek jeta e saj plot ngjarje dhe solla ndërmend, me emocion të thellë, guximin e saj të paepur, zellin, ndjenjën e saj të lartë ndaj detyrës dhe përkushtimin e padiskutueshëm. Më shkonin ndërmend arritjet e saj letrare të ushqyera nëpër burgje, drojen dhe përgojosjet që ajo kishte përballuar me një qëndrueshmëri të atillë, që nuk mund ta manifestonte asnjë grua tjetër e vendit të saj. Vizatova në mendjen time atë fytyrë tërheqëse që mjerisht tani ndodhej e varrosur nën një masë dheu e gurësh. Kujtimi i elokuencë së saj të zjarrtë ngrohu zemrën time, ndërsa i përsërisja vetes fjalët që kaq shpesh kishin dalë nga buzët e saj. Vetëdija për dijen e saj të jashtëzakonshme dhe mjeshtëria e saj për Shkrimet e shenjta të Islamit, vetëtinin në mendjen time me një befasi që më turbullonte. Mbi të gjitha, besnikëria e saj e zjarrtë ndaj Besimit që kishte përqafuar, zjarri me të cilin e mbrojti kauzën e saj, shërbimet që ajo i dedikoi asaj kauze, mjerimet dhe vuajtjet, që duroi për hir të saj, shembulli që dha për pasuesit e saj, vrullin që i kishte dhënë përparimit të saj, emri që kishte gdhendur në zemrat e bashkatdhetarëve të saj, të gjitha këto më vinin ndërmend, ndërsa qëndroja pranë sëndykut të saj, duke u çuditur se ç'mund ta kishte shtyrë një grua kaq të madhe të braktiste gjithë pasuritë dhe nderet me të cilat ishte rrethuar dhe ta njehsonte veten me kauzën e një njeriu të panjohur nga Shirazi. Cili mund të kishte qenë sekreti, mendoja me vete, që e ndau atë prej shtëpisë dhe farefisit të vet, që e mbajti nëpër një karierë të stuhishme dhe përfundimisht e çoi në varr? A mundet që kjo forcë, mendoja unë, të ishte e Perëndisë? A mundet që dora e të Plotfuqishmit ta kishte drejtuar destinacionin e saj e të manovronte kursin mes rreziqeve të jetës së saj? 979 "Ditën e tretë pas martirizimit634 të saj, erdhi gruaja për të cilën ajo më kishte premtuar se do të vinte. E pyeta për emrin dhe pasi u sigurova që ishte ajo, që më kish thënë Tahirja, i dorëzova në dorë pakon që më ishte besuar. Unë s'e kisha parë kurrë më parë atë grua dhe as e pashë ndonjëherë tjetër atë përsëri."635 980 Emri i asaj gruaje të pavdekshme ishte Fatime, një emër që ia kishtë vënë i ati. Ajo u mbiquajt Om Salmeh nga familja dhe farefisi i vet, që e quante atë edhe Zekije. Ajo lindi në vitin 1233 Hixhri,636 pikërisht atë vit në të cilin lindi edhe Bahá'u'lláh-u. Kur u martirizua në Teheran ajo ishte tridhjet e gjashtë vjeç. Ndoshta brezat e ardhshëm do të jenë në gjendje të japin një përshkrim të denjë për një jetë që bashkëkohësit e saj nuk kanë mundur ta njohin siç duhet. Ndoshta historianët e ardhshëm kuptojnë përmasat e plota të ndikimit të saj dhe të japin shërbimet unike që kjo grua e madhe i ka dhënë vendit dhe popullit të vet. Ndoshta pasuesit e Besimit, të cilit ajo i shërbeu aq bukur do të luftojnë për të pasuar shembullin e saj, të numërojnë veprat e saj, të mbledhin shkrimet e saj, të shpalosin sekretin e talentit të saj dhe ta vendosin atë, gjatë gjithë kohës, në kujtesën dhe dashurinë e popujve dhe fiseve të tokës.637 981 Një tjetër figurë e shquar midis dishepujve të Báb-it që gjeti vdekjen gjatë kohës së trazuar që kishte pushtuar Teheranin ishte dhe Sejed Hasan Jazdi, që ishte sekretar i Báb-it në Mah-Ku dhe Çehrik. Dija e tij mbi mësimet e Besimit ishte e tillë sa që Báb-i, në një Tabelë drejtuar Mirza Jahjait, i thotë këtij të fundit të kërkojë shpjegim prej Sejedit për çdo gjë që lidhej me shkrimet e shenjta. Një njeri i qëndrueshëm dhe me përvojë, tek i cili Báb-i kishte besim maksimal dhe me të cilin ishte i lidhur ngushtë, ai, pas martirizimit të Mjeshtrit të tij në Tabriz, vuajti agoninë e një burgimi të gjatë në burgun e nëndheshëm të Teheranit, burgim që përfundoi me martirizimin e tij. Në një masë më të madhe, Bahá'u'lláh-u e ndihmoi për të lehtësuar mundimet nga të cilat ai vuajti. Ai çdo muaj rregullisht i dërgonte atij çdo ndihmë financiare që i duhej. Ai lavdërohej dhe admirohej bile edhe nga rojtarët që ruanin. Shoqëria e tij e gjatë dhe e ngushtë me Báb-in, gjatë ditëve të fundit dhe më të stuhishme të jetës së Tij, kishte thelluar kuptimin e tij dhe e kishte pajisur shpirtin me një forcë të cilën ai ishte i destinuar ta shfaqte gjithnjë e më tepër ndërsa ditët e jetës së tij tokësore po i afroheshin fundit. Ai ndodhej në burg, djegur nga dëshira kur do të thirrej për të vuajtur një vdekje të ngjashme me atë të Mjeshtrit të tij. Të privuar nga privilegji i martirizimit në të njëjtën ditë me Báb-in, një privilegj që ishte dëshira e tij supreme për ta arritur, ai priste tani me etje orën, kur ai, nga ana e tij, do të zbraste me fund kupën që kishin prekur buzët e Tij. Shumë herë, zyrtarët kryesorë të Teheranit u përpoqën ta bindin të pranonte ofertën e tyre për ta çliruar nga rreptësia e burgimit të tij, si dhe nga perspektiva e një vdekjeje akoma më mizore. Ai refuzoi me vendosmëri. Lotët i ridhnin pa pushim nga sytë - lotë që vinin nga dëshira e tij e zjarrtë për të parë përsëri atë fytyrë, vezullimi i së cilës kishte ndriçuar aq shkëlqyeshëm mes errësirës së një burgimi mizor në Azerbajxhan, flakërimi i të cilit ngrohte të ftohtin e netëve dimërore. Ndërsa mendonte në bunacën e asaj qelie burgu për ato ditë të bekuara të kaluara në prani të Mjeshtrit të tij, atje vinte tek ai Një që i vetëm mund ta zhdukte, me dritën e pranisë së Tij, ankthin që i kishte zënë vend në shpirt. Ngushëlluesi i tij nuk ishte tjetër, veçse Bahá'u'lláh-u Vetë. Në shoqërinë e Tij, Sejed Hyseni ishte i privilegjuar të qëndronte deri orën e fundit të jetës së vet. Dora e Azis Kan Sardarit, që kishte goditur Tahiren, ishte dora që jepte goditjen fatale ndaj sekretarit të Báb-it dhe për një kohë i bashkëburgosur në Azerbajxhan. Unë s'është nevoja të zgjerohem në rrethanat e vdekjes që Sardari vrasës i shkaktoi atij. Është e tepërt të them që edhe ai, si në rastet e atyre që shkuan përpara, piu në rrethana të një mizorie të turpshme, kupën për të cilën po digjej kaq gjatë dhe kaq thellë. 982 Tashmë po vazhdoj të tregoj çfarë ngjau me shokët e Báb-it, që mbetën, ata që ishin të privilegjuar për të ndarë tmerret e burgimit me Bahá'u'lláh-un. Nga goja e Tij unë kam dëgjuar shpesh përshkrimin që vijon: "Të gjitha ata që u goditën nga stuhia e tërbuar e atij viti të paharrueshëm në Teheran ishin shokët Tanë të burgut në Sijah Çal, ku u burgosëm. Ne të gjithë ishim hedhur në një qeli, me këmbët në tromuk dhe rreth qafës na u lidhën zinxhirë nga më të rëndët. Ajri që thithnim ishte i mbushur me papastërtitë më të qelbura, ndërsa trualli ku rrinim ishte mbuluar tërë fëlliqësira dhe parazitë. Asnjë rreze drite nuk mund të penetronte atë burg vdekjeprurës, apo të thyente ftohtësinë e tij të akullt. Ne ishim vendosur në dy sërë përballë njëri tjetrit. Ne u kishim mësuar atyre të përsëritnin vargje të caktuara, të cilat, çdo natë i këndonin me entuziazëm të madh. 'Perëndia është i mjaftueshëm për mua; Ai në të vërtetë është i Plotmjaftueshmi!' ja merrte njëra sërë, ndërsa tjetra do t'i përgjigjej: 'Le të besojnë tek Ai Besimtarët'. Kori i këtyre zërave gazmorë do të vazhdonte të gjëmonte deri në orët e para të mëngjesit. Kumbimi i tyre do të mbushte burgun, do të shponte muret e tij masivë e do të arrinte veshët e Shahut Naser-Din, pallati i të cilit nuk ishte fort larg nga vendi ku ne ishim burgosur. 'Ç'do të thotë ky tingull?', thuhet të ketë bërtitur ai. 'Është himni që Báb-it janë duke kënduar në burgun e tyre', iu përgjigjën. Shahu nuk bëri vërejtje të tjera, as nuk u përpoq të kufizonte entuziazmin, që vazhdonin të shfaqnin të burgosurit e tij, pavarësisht nga tmerret e burgimit të tyre. 983 "Një ditë, në burgun Tonë na sollën një sini me mish të pjekur, të cilin, siç na thanë, e kishte urdhëruar Shahu për t'u shpërnarë ndër të burgosurit. 'Shahu', na thanë, 'besnik ndaj një betimi që ka bërë, ka zgjedhur këtë ditë për t'ju ofruar ju gjithë këtë shqerrë për të përmbushur premtimin e tij.' Një heshtje e thellë ra mbi shokët Tanë, që po më prisnin të jepja përgjigje në emër të tyre. 'Ne ia u kthejmë këtë dhuratë juve', u përgjigjëm Ne, 'Ne mund ta përjashtojmë bukur këtë ofertë.' Përgjigja që dhamë, do të kishte zemëruar keq rojet sikur ata të mos kishin qenë të etur ta përlanin ushqimin që ne kishim refuzuar ta preknim. Pavarësisht nga uria që i kishte marrë shokët Tanë, vetëm njëri prej tyre, njëfarë Mirza Hysen Motaveli Komi shfaqi dëshirë për të ngrënë nga ushqimi, që sovrani kishte zgjedhur të na shtronte. Me një qëndresë që ishte me të vërtetë heroike, shokët Tanë u nënshtruan, pa bërë zë, të duronin gjendjen e mjeruar në të cilën ata u pakësuan. Lavdërim Perëndisë, dilte parreshtur nga buzët e tyre në vend të ankimit për trajtimin që u bënte Shahu, lavdërim me të cilin ata kërkonin të kalonin mundimet e një bugimi mizor. 984 "Çdo ditë, rojet tona, pasi hynin në qelinë Tonë, do të thërrisnin emrin e njerit prej shokëve Tanë, duke e urdhëruar atë të ngrihej dhe t'i pasonte drejt këmbës së trekëmbëshit. Me çfarë dashurie të zjarrtë do të përgjigjej mbajtësi i atij emri asaj thirrjeje solemne! I çliruar nga zinxhirët, ai do kërcente më këmbë dhe me një gjendje kënaqësie të papërmbajtur, do të afrohej e do të na përqafonte. Ne përpiqeshim ta ngushëllonim atë me garancinë për një jetë të përjetshme në botën tjetër dhe, duke e mbushur zemrën e tij me shpresë dhe gëzim, do ta dërgonim atë përpara për të fituar kurorën e lavdisë. Ai do të përqafonte me rradhë pjesën tjetër të shokëve të tij të burgosur dhe pastaj shkonte të vdiste aq pa u trembur siç kishte jetuar. Shpejt pas martirizimit të këtyre shokëve, Ne do të informoheshim nga ekzekutori, që ishte bërë miqësor me Ne, për rrethanat e vdekjes së viktimës së tij dhe për gëzimin me të cilin ai kishte duruar vuajtjet e tij deri në fund fare. 985 "Një natë, pa u thyer akoma dita, ne u zgjuam nga Mirza Abdul Vahab Shirazi, që ishte i lidhur me Ne në të njëjtin zinxhir. Ai kishte lënë Kazemejn dhe na ndoqi ne në Teheran, ku u arrestua dhe u fut në burg. Ai na pyeti a ishim zgjuar dhe vazhdoi të na tregojë ëndërrën e tij. 'Këtë natë', tha ai, 'unë kam qenë duke fluturuar në një hapësirë pambarimisht të madhe dhe të bukur. Më dukej se po fluturoja mbi krahët që më mbanin kudo që kisha dëshirë të shkoja. Një ndjenjë kënaqësie magjepëse mbushte shpirtin tim. Fluturoja mes asaj pafundësie me një shpejtësi e lehtësi që nuk mund ta përshkruaj.' 'Sot', iu përgjigja, 'do të jetë radha jote të flijohesh për këtë Kauzë. Mbeç i vendosur dhe i patundur deri në fund. Ti do ta shikosh pastaj veten duke fluturuar në të njëjtën hapësirë të pakufizuar që ti e ke ëndërruar, duke e përshkuar me të njëjtën shpejtësi e lehtësi mbretërinë e sovranitetit të pavdekshëm dhe duke parë me të njëjtin ngazëllim mbi Horizontin Pambarim.' 986 "Në mëngjes pamë rojtarin që hyri përsëri në qelinë Tonë dhe thirri emrin e Abdul Vahabit. Pasi flaku zinxhirët, ai këceu më këmbë, përqafoi secilin nga shokët e tij dhe duke na marrë në krahë, na shtrëngoi me dashuri drejt zemrës së vet. Atë moment pamë që nuk kishte këpucë për të veshur. I dhashë këpucët e Mia dhe duke i thënë fjalën e fundit të guximit dhe të gëzimit, e dërguam atë në skenën e martirizimit të tij. Më pas, ekzekutori i tij erdhi tek Ne, duke lavdëruar me gjuhë të shkëlqyer shpirtin që kishte shfaqur ai i ri. Sa mirënjohës ishim Ne ndaj Perëndisë për këtë dëshmi që vetë ekzekutori e kishte dhënë!" 987 Gjithë kjo vuajtje dhe hakmarrje mizore që kishin ndërmarrë autoritetet mbi ata që kishin rrezikuar jetën e sovranit të tyre, nuk mundi ta zbuste zemërimin e nënës së Shahut. Ditë e natë ajo këmbëngulte në britmat e saj ndëshkimore, duke kërkuar ekzekutimin e Bahá'u'lláh-ut, të cilin ajo akoma e vlerësonte si autorin e vërtetë të krimit. "Dorëzoja atë ekzekutorit!", thërriste ajo me ngulm ndaj autoriteteve. "A ka poshtërim më të madh se ky, që unë, nëna e Shahut, të bëhem e pafuqishme t'i jap këtij krimineli ndëshkimin që meriton një akt kaq djallëzor!" Klithma e saj për hakmarrje, që një furi e dobët i shërbente për ta shtuar, ishte e dënuar të mbetej pa përgjigje. Pavarësisht nga makinacionet e saj, Bahá'u'lláh-u shpëtohej nga fati që ajo kishte luftuar kaq me këmbëngulje të merrte tatëpjetën. I Burgosuri përfundimisht u lirua nga burgimi dhe ishte në gjendje të shpaloste dhe krijonte, përtej kufijve të mbretërisë të të birit të saj, një sovranitet, mundësinë e të cilit ajo kurrë nuk mund ta kishte ëndërruar kurrë ndonjëherë. Gjaku që u derdh gjatë atij viti fatlum në Teheran, nga ai grup me të cilin Bahá'u'lláh-u kishte qenë i burgosur, ishte haraçi i paguar për çlirimin e Tij nga dora e një armiku që donte ta pengonte nga arritja e qëllimit për të cilin Perëndia e kishte destinuar Atë. Që nga koha, kur Ai përqafoi Kauzën e Báb-it, Ai kurrë nuk kishte nënvleftësuar asnjë rast të vetëm për të përkrahur Besimin që kishte përqafuar. Ai e kishte ekspozuar Veten ndaj rreziqeve që pasuesit e Besimit duhet të përballonin në ditët e tij të para. Ai ishte i pari nga dishepujt e Báb-it të jepte shembullin e shkëputjes dhe shërbimit ndaj Kauzës. Megjithatë, jeta e Tij e rrethuar nga risqet dhe rreziqet që një karierë e tillë si e Tij kishte sigurisht për t'i ndeshur, shpëtohej nga ajo Providencë që e kishte zgjedhur Atë për detyrën, që Ai, me urtinë e Tij, e mendonte akoma shumë shpejt për ta shpallur publikisht. 988 Terrori që drodhi Teheranin ishte vetëm një nga risqet dhe rreziqet ndaj ta cilave ishte e ekspozuar jeta e Bahá'u'lláh-ut. Burra, gra, fëmijë në kryqytet dridheshin nga pashpirtësia me të cilën armiku ndoqi viktimat e tij. Një i ri i quajtur Abas, një ish shërbëtor i Haxhi Sulejman Kanit dhe, për shkak të rrethit të gjerë të miqve që mbante i zoti i tij, ishte plotësisht i informuar mbi emrat, numrin dhe vendbanimet e dishepujve të Báb-it, u rekrutua nga armiku si një instrument gati për të dorëzuar për dënim objektivat e tij. Ai e kishte njehsuar veten me Besimin e të zotit dhe e mbante veten si një nga mbështetësit e tij të zellshëm. Në fillim të asaj katrahure, ai u arrestua dhe u detyrua të tradhtojë të gjithë ata që njihte se ishin të lidhur me Besimin. Ata kërkuan me çdo mënyrë shpërblimi ta bindnin atë të zbulonte ata, që ishin bashkëdishepujt e të zotit të tij dhe e paralajmëruan se, nëqoftëse refuzonte të nxirrte emrat e tyre, ai do t'u nënshtrohej torturave çnjerëzore. Ai dha fjalën se do vepronte sipas dëshirave të tyre dhe do të informonte ndihmësit e Haxhi Ali Kanit, Haxhebod-Doulehut, Farrash Bashit, për emrat dhe banimet e tyre. Ai u çua nëpër rrugët e Teheranit dhe u porosit të tregonte me gisht çdonjerin që ai njihte si pasues të Báb-it. Një numër njerëzish, që ai nuk i kishte takuar e njohur kurrë u dorëzuan në këtë mënyrë në dorën e ndihmësve të Haxhi Ali Kanit - njerëz që nuk kishin patur kurrë ndonjë lidhje me Báb-in dhe Kauzën e Tij. Ata mundën të rifitojnë lirinë vetëm pasi kishin paguar rryshfete të rënda ndaj atyre që i kishin kapur. Kaq grykës ishin ndihmësit e Haxhebod Douleh sa ata posaçërisht i kërkuan Abasit të përshëndeste, si një shenjë tradhtie, çdo person që ai mendonte se do të ishte i gatshëm për të paguar shuma të mëdha për lirimin e tij. Ata bile do ta detyronin atë të tradhtonte të tillë persona, duke kërcënuar që refuzimi i tij do ta fuste veten në rrezik serioz për jetën e tij. Ata shpesh do t'i premtonin t'i jepnin atij një pjesë parash që ata vendosnin t'i nxirrnin prej viktimave të tyre. 989 Abasin e çuan në Sijah Çal dhe e prezantuan te Bahá'u'lláh-u, të cilin ai e kishte takuar që më parë në disa raste në shoqërinë e të zotit të tij, me shpresën që ai do ta tradhtonte Atë. Ata i premtuan se nëna e Shahut do t'i jepte një shpërblim të majmë për një tradhti të tillë. Çdo herë që çohej në prani të Bahá'u'lláh-ut, Abasi, pasi qëndronte pak minuta para Tij dhe shikonte mbi fytyrën e Tij, do të linte vendin, duke mohuar me zjarr se nuk e kishte parë Atë kurrë ndonjëherë. Pasi dështuan në përpjekjet e tyre, ata iu drejtuan helmit, me shpresë për të fituar pëlqimin e nënës së sovranit të tyre. Ata mundën të ndërhynin në ushqimin që i Burgosuri ishte lejuar ta merrte nga shtëpia e Tij dhe ta përzjenin me helmin që ata shpresonin se do të ishte fatal për Të. Kjo masë, megjithëse e dobësoi shëndetin e Bahá'u'lláh-ut, nuk mundi të arrinte qëllimin e saj. 990 Armiku përfundimisht u bind të pushonte së vlerësuari Atë si shtytësin kryesor të asaj përpjekjeje dhe vendosi të transferojë përgjegjësinë për këtë akt te Azimi, të cilin e akuzuan si autorin e vërtetë të krimit. Në këtë mënyraë ata u përpoqën të siguronin pëlqimin e nënës së Shahut, një pëlqim që ata e kishin lakmuar shumë. Haxhi Ali Kani ishte vetëm shumë i lumtur të mbështeste përpjekjet e tyre. Ndërsa ai vetë nuk kishte marrë pjesë në burgosjen e Bahá'u'lláh-ut, ai shfrytëzoi rastin që i erdhi për të dënuar Azimin, të cilin ai kish mundur ta arrestonte që më parë, si shtytësin kryesor dhe përgjegjës. 991 Ministri rus, që nëpërmjet njërit prej agjentëve të tij, po ndiqte zhvillimet e situatës dhe qëndronte në kontakt të ngushtë me gjendjen e Bahá'u'lláh-ut, i dërgoi nëpërmjet përkthyesit të tij një mesazh me fjalë të ashpra Vezirit të Madh, në të cilin ai protestonte kundër veprimeve të tij, duke sugjeruar që një lajmëtar duhet të shkonte, në shoqërinë e njërit nga përfaqësuesit e besuar të qeverisë dhe të Haxhibod Dulehut, në Sijah Çal dhe atje të pyeste kryetarin e njohur sërish të deklaronte publikisht opinionin e tij në lidhje me pozitën e Bahá'u'lláh-ut. "Çdo gjë që kryetari të deklarojë", shkruante ai, "qoftë lavdërim apo dënim, unë mendoj duhet të regjistrohet menjëherë dhe duhet të shërbejë si bazë për gjykimin final që duhet të shpallet në këtë çështje." 992 Veziri i Madh i premtoi përkthyesit se ai do të ndiqte këshillën e ministrit bile caktoi dhe kohën, kur lajmëtari do takonte përfaqësuesin e qeverisë dhe Haxhibod Douleh, për të shkuar me ta në Sijah Çal. 993 Kur e pyetën Azimin nëse e vlerësonte Bahá'u'lláh-un si drejtuesin përgjegjës të grupit që kishte kryer tentativën kundër jetës së Shahut, ai u përgjigj: "Udhëheqësi i këtij komuniteti nuk ishte tjetër njeri, përveç se Sejed Báb-i, që u vra në Tabriz dhe ky martirizim më shtyu mua të ngrihem dhe të hakmerrem për vdekjen e Tij. Unë e hartova këtë plan vetëm dhe u përpoqa ta vija në zbatim. I riu që rrëzoi Shahun nga kali ishte Sadek Tabrizi, një shërbëtor në një dyqan ëmbëlsirash në Teheran, që ka qenë dy vjet në shërbimin tim. Ai flakëronte, me një dëshirë akoma më përveluese se e imja, për të marrë hakun për martirizimin që iu bë Udhëheqësit të tij. Megjithatë, ai veproi me ngut dhe dështoi që ta realizonte me sukses tentativën e tij." 994 Fjalët e deklaratës së tij u regjistruan si nga përkthyesi i ministrit dhe nga përfaqësuesi i Vezirit të Madh, që ia paraqitën shënimet e tyre Mirza Aga Kanit. Dokumentet që ishin përpara tij ishin plotësisht të justifikueshme për lirimin e Bahá'u'lláh-ut nga burgimi. 995 Paskësaj Azimi u dorëzua në duart e ulemave, që, megjithëse vetë mezi e prisnin të shpejtonin vdekjen e tij, u ndaluan prej ngurimit të Mirza Abul Kazemit, Imami Xhomeh i Teheranit. Haxhibod Douleh, për shkak të afrimit të muajit Muharrem, i bindi ulematë të mblidhen në katin e sipërm të kazermave, ku ai mundi të sigurojë praninë e Imam Xhomehut, që akoma këmbëngulte refuzimin e tij për të miratuar vdekjen e Azimit. Ai porositi që i akuzuari të sillej në atë vend dhe atje të priste vendimin që do të shpallej kundër tij. Ai po përcillej me të keq nëpër rrugë, i mbytur nga përqeshjet dhe sharjet e popullsisë. Nëpërmjet një shpikjeje të hollë që armiku e kishte thurur, ata kishin arritur të siguronin një vendim për vdekjen e tij. Një sejed i armatosur me një kopaçe iu derdh atij dhe e goditi në kokë. Shembulli i tij u ndoq nga njerëzit e tjerë, që me shkopinj, gurë dhe kama, iu hodhën përsipër dhe i copëtuan trupin. Haxhi Mirza Xhani, gjithashtu, ishte ndër ata që vuajtën martirizimin gjatë trazirave që pasuan përpjekjen kundër jetës së Shahut. Për shkak të mosprirjes së Vezirit të Madh për ta dëmtuar atë, ai u vra në mënyrë sekrete. 996 Zjarri që u ndez në kryeqytet u përhap në provicat e afërta, duke sjellë në vazhdën e tij shkatërrim dhe mjerim për njerëz të pafajshëm, të panumërt, nënshtetas të Shahut. Ai përfshiu Mazendaranin, shtëpinë e Bahá'u'lláh-ut dhe ishte sinjal për akte dhune që u drejtuan kryesisht kundër zotërimeve të Tij në atë provincë. Dy nga dishepujt e devotshëm të Báb-it, Muhamet Taki Kani dhe Abdul Vahabi, të dy banorë të Nurit, u martirizuan si rezultat i kësaj katrahure. 997 Armiqtë e Besimit, duke parë me dëshpërim se lirimi i Bahá'u'lláh-ut nga burgu pothuajse u garantua, kërkuan që nëpërmjet frikësimit të sovranit të tyre t'i shkaktonin atij probleme të reja dhe në mënyrë që të gardhosnin vdekjen e Tij. Marrëzia e Mirza Jahjait, që, i shtyrë nga shpresat e tij të kota, kishte kërkuar t'i siguronte vetes dhe grupit të mbështetsve të tij teveqelë një epërsi, të cilën deri atëhere ishte munduar më kot që ta siguronte, shërbeu si një pretekst tjetër që armiku të nxiste Shahun të merrte masa drastike për shkatërrimin e ndikimit të të Burgosurit që akoma mbahej në Mazendaran. PAMJE E PËRGJITHSHME E TAKORIT NË MAZENDARAN 998 Raportet alarmuese që merrte Shahu, që akoma nuk ishte përmirësuar nga plagët, i ngjallën atij një etje të tërbuar për hakmarrje. Ai thirri Vezirin e Madh dhe e qortoi që kishte dështuar të mbante rendin dhe disiplinën mes njerëzve të provincë së tij, që lidheshin me të nëpërmjet fijeve të krushqisë. I trembur nga qortimi i sovranit të tij, ai shprehu gatishmërinë për të përmbushur çdo gjë që do të porositej për të bërë. Ai u urdhërua të niste menjëherë në atë provincë disa regjimente, me urdhërin e rreptë për të shtypur me dorë të pamëshirshme prishësit e paqes publike. 999 Veziri i Madh, megjithëse plotësisht në dijeni për karakterin e zmadhuar të raporteve që i ishin paraqitur atij, e pa veten të detyruar, për shkak të ngulmimit të Shahut, të urdhëronte dërgimin e regjimentit Shah-Sun, të kryesuar nga Hysen Ali Kan Shah Suni, në fshatin Takor, në distriktin e Nurit, ku ndodhej shtëpia e Bahá'u'lláh-ut. Ai i dha komandën supreme të nipit, Mirza Abu Taleb Kan, kunati i Mirza Hasanit, që ishte vëllai i Bahá'u'lláh-ut nga Bábai. Mirza Aga Kani e nxiti atë të tregonte kujdes shumë të madh dhe përmbajtje, ndërkohë që vendoste kampin në atë fshat. "Çdo lloj abuzimi që kryejnë njerëzit e tu", i tha ai, "do të shkojnë në disfavor të prestigjit të Mirza Hasanit dhe do të bëhet shkak pikëllimi për motrën tënde." Ai e urdhëroi të hetonte natyrën e këtyre raporteve dhe të mos qëndronte më shumë se tri ditë në afërsi të atij fashati. 1000 Paskësaj Veziri i Madh thirrri Hysen Ali Kanin dhe e këshilloi atë te sillej me maturi dhe urti të madhe. "Mirza Abu Talebi", i tha ai, "është ende i ri dhe pa përvojë. Unë e kam zgjedhur posaçërisht atë për shkak të krushqisë me Mirza Hasanin. Unë besoj se ai, për hir të së motrës, do të përmbahet për të mos shkaktuar lëndime të panevojshme ndaj banorëve të Takorit. Duke qenë se je më i madh nga mosha dhe përvoja, ti duhet t'i japësh atij shembull dhe mbresa fisnike për domosdoshmërinë e shërbimit si ndaj qeverisë ashtu edhe ndaj njerëzve. Ti nuk duhet ta lejosh atë kurrë të ndërrmarë çdo lloj operacioni pa u konsultuar paraprakisht me ty." Ai e garantoi Hysen Ali Kanin, se ai kishte lëshuar udhëzime të shkruara ndaj krerëve të atij distrikti, duke u bërë thirrje të vinin në ndihmë kurdoherë që t'u kërkohej. 1001 Mirza Abu Taleb Kani, i mbushur me krenari dhe entuziazëm, i harroi këshillat e maturisë që i kishte dhënë Veziri i Madh. Ai refuzoi të ndikohej nga thirrjet e Ali Kanit, që e këshilloi të mos shkaktonte konflikte të panevojshme me popullin. sapo kishte mbërritur në qafën që ndan distriktin e Nurit nga provinca fqinje, që nuk ishte shumë larg nga Takori, ai urdhëroi njerëzit e tij të përgatiteshin për një sulm kundër popullit të atij fshati. Hysen Kani nxitoi tek ai i dëshpëruar dhe iu lut të përmbahej nga një akt i tillë. "Më përket mua që jam eprori tënd", ia ktheu me arrogancë Mirza Abu Talebi, "të vendos se çfarë masa duhen marrë dhe në ç'mënyrë duhet t'i shërbej sovranit tim." RËNOJAT E SHTËPISË SË Bahá'u'lláh-UT, QË FILLIMISHT I PËRKISNIN BábAIT TË TIJ, VEZIRIT, NË TAKOR, MAZENDARAN 1002 Një sulm i papritur kishte filluar mbi popullin e pambrojtur të Takorit.Të befasuar nga një sulm kaq i egër dhe i papritur, ata iu drejtuan Mirza Hasanit, i cili kërkoi të praqitej para Mirza Abu Talebit, por nuk u pranua. "Thuaji atij", ishte mesazhi i komandantit, "se unë jam ngarkuar nga sovrani im të kryej një masakër të përgjithshme kundër popullit të këtij fshati, të kap rob gratë e tij dhe të konfiskoj pasurinë e tyre. Megjithatë, për hatrin tënd, jam gati të kursej aq gra sa kërkojnë mbrojtje në shtëpinë tënde." 1003 Mirza Hasani, i zemëruar nga ky kundërshtim, e hodhi poshtë atë me përbuzje dhe, duke dënuar veprimin e Shahut u kthye në shtëpi. Ndërkohë, burrat e fshatit kishin lënë shtëpitë dhe kishin kërkuar strehë në malet fqinjë. Gratë e tyre, duke iu dorëzuar fatit, shkuan në shtëpinë e Mirza Hasanit, të cilit iu përgjëruan t'i mbronte prej armikut. 1004 Akti i parë i Mirza Abu Taleb Kanit u drejtua kundër shtëpisë, që Bahá'u'lláh-u e kishte trashëguar nga Veziri, ati i Tij dhe mbi të cilën ai ishte zotëruesi i vetëm. Ajo shtëpi ishte mobiluar madhërisht dhe ishte stolisur me enë të një vlere të paçmuar. Mirza urdhëroi njerëzit e vet të thyenin gjithë thesaret e saj dhe të rrëmbenin përmbajtjen e tyre. Ato sende që nuk i merrte dot me vete, ai dha urdhër të shkatërroheshin. Disa u shpërndanë, të tjerat u dogjën. Bile edhe dhomat, që ishin më madhështore se ato të pallateve të Teheranit, u shpërfytyruan në pamundësi riparimi, trarët u dogjën dhe zbukurimet u shkatërruan krejt. 1005 Pastaj ai iu kthye shtëpive të popullit, që i bëri njësh me dheun, pasi kishte përvetësuar për vete dhe për njerëzit e vet, çdo gjë të çmuar që ato kishin. I tërë fshati, i mbetur shkretë nga banorët e tij burra, u përfshi i tëri nga flakët. Pa mundur të gjejë në fshat njeri të saktë fizikisht, ai urdhëroi që të bëhej kërkim në malet fqinjë. Kushdo që u gjet u vra ose u mor rob. Të gjithë ata, mbi të cilët njerëzit e Mirzas zgjatën dorën, ishin ca burra dhe barinj të moshuar, që nuk ishin në gjendje të shkonin më tej për t'i shpëtuar armikut. Ata zbuluan dy burra, të shtrirë në largësi mbi shpatet e malit, pranë një përroi që rridhte. Ata i tradhtuan armët e tyre, që shkëlqenin nën rrezet e diellit. Pasi i gjetën në gjumë, i qëlluan të dy përtej përroit që ndodhej midis ndjekësve dhe viktimave të tyre. Ata i njohën që ishin Abdul Vahabi dhe Muhamet Taki Kani. I pari u qëllua për vdekje, kurse i dyti u plagos rëndë. Ata u çuan para Mirza Abu Talebit, që bëri gjithçka mundi të shpëtonte jetën e viktimës, që e donte, për shkak të guximit të tij të famshëm, ta çonte në Teheran si një trofe të fitores së tij. Megjithatë, përpjekjet e tij dështuan sepse dy ditë më pas, Muhamet Taki Kani, vdiq nga plagët që kishte marrë. Pak njerëz që mundën t'i zinin rob, i çuan në Teheran nën zinxhira dhe i flakën në të njëjtin burg të nëndheshëm ku ishte burgosur Bahá'u'lláh-u. Ndër ta ishte edhe Mulla Ali Bába, që së bashku me një numër nga të burgosurit, vdiqën në atë burg si rezultat i mundimeve që kishin hequr. 1006 Një vit më vonë, po Mirza Abu Talebi u godit nga murtaja dhe u çua në një gjendje të mjeruar në Shemiran. I braktisur edhe nga farefisi më i afërt, ai dergjej në shtrat i sëmurë derisa kunati, Mirza Hasani, të cilin e kishte poshtëruar me aq arrogancë, vendosi të kujdesej për plagët e tij dhe t'i bënte shoqëri në ditët e tij të harresës dhe të vetmisë. Ai ishte në buzë të varrit kur e vizitoi Veziri i Madh, që nuk gjeti asnjeri pranë shtratit të tij, përveç kunatit që ai e kishte trajtuar aq vrazhdë. Dhe pikërisht atë ditë, ky tiran i mjerë mbaroi, i dëshpëruar keq nga dështimi i tërë shpresave që kishte ushqyer me qejf. 1007 Trazira që kishte mbërthyer Teheranin, efektet e së cilës u ndjenë keq në Nur dhe në distriktet rrethues, u përhapën deri në Jazd dhe Nejriz, ku u kapën dhe u martirizuan barbarisht një numër i konsiderueshëm dishepujsh të Báb-it. Në të vertetë, e tërë Persia dukej se e kishte ndjerë goditjen e një tronditjeje kaq të madhe. Dallgët e saj përfshinë edhe katundet më të thellë të provincave të largëta dhe sollën në vazhdën e tyre vuajtje të patreguara ndaj mbetjeve të një komuniteti të persekutuar. Guvernatorët, jo më pak se zëvendësit e tyre, të ndezur nga grykësia dhe hakmarrja, e shfrytëzuan rastin për të pasuruar veten dhe të fitonin favoret e sovranit të tyre. Pa mëshirë, maturi apo turp, ata përdorën çdo mjet, sado i ulët dhe i paligjsham, të nxirrnin nga të pafajshmit të mira që i përvetësuan për vete. Duke braktisur çdo parim drejtësie apo njerëzillëku, ata arrestuan, burgosën dhe torturuan cilindo që dyshonin të ishte Báb-i dhe nxituan për ta informuar Shah Nasered Dinin në Teheran për fitoret e arritura kundër një kundërshtari të urryer. PAMJE E ABADEHUT 1008 Në Nejriz, efektet e plota të këtij rrëmeti u zbuluan në trajtimin që qeveritarët dhe njerëzit e tij, iu bënë pasuesve të Báb-it. rreth dy muaj pas përpjekjes kundër jetës së Shahut, një djalë i ri, i quajtur Mirza Ali, që për kurajon e jashtëzakonshme kishte fituar mbiemrin Ali Sardar, u dallua me përkujdesjet e mëdha që shprehu ndaj të mbijetuarve të luftës, që mbaroi me vdekjen e Vahidit dhe mbështetësve të tij. Atë e kishin parë shpesh në errësirën e natës të dilte nga streha e vet, duke çuar tek të vejat dhe jetimët, që kishin vuajtur pasojat e asaj tragjedie, çdo lloj ndihme që ishte në dorën e tij. Ai u shpërndante me bujari të madhe ushqim e veshje atyre që kishin nevojë, kujdesej për plagët e tyre dhe i ngushëllonte për brengat e tyre. Disa shokë të Mirza Aliut, duke parë vuajtjet e vazhdueshme të këtyre të pafajshmëve, u mbushën me zëmërim të thellë dhe vendosën ta shfryjnë urrejtjen e tyre kundër Zajnol Abedin Kanit, që ende banonte në Nejriz dhe të cilin ata e konsideronin si autorin e fatkeqësive të tyre. Duke besuar se, në zemrën e tij gjallonte akoma dëshira për t'u shkaktuar vuajtje të mëtejshme atyre, ata vendosën t'i marrin ymrin. Ata e lanë atë gojëhapur, kur arritën, që në banjën publike, të përmbushin qëllimin e tyre. Kjo çoi në një tronditje që të kujtonte në fazat e saj përmbyllëse tmerrin e kasaphanës së Zanxhanit. 1009 E veja e Zajnol Abedin Kanit shtyu Mirza Naimin, që mbante frenat e pushtetit në duart e tij dhe banonte në Shiraz, të merrte gjakun e të shoqit të saj, duke i premtuar se ajo si shpërblim do t'i jepte të gjitha xhevahiret e saj dhe do të transferonte në emër të tij çdo gjë që do të dëshironte ai prej zotërimeve të saj. Nëpërmjet tradhtisë, autoritetet mundën të kapin një numër të konsiderueshëm pasuesish të Báb-it, shumica e të cilëve u rrahën shtazërisht. Të gjithë u flakën në burg, në pritje të udhëzimeve të mëtejshme nga Teherani. Listën e emrave që i kishin dërguar, së bashku me një raport bashkëngjitur asaj, Veziri i Madh ia paraqiti Shahut, që shprehu kënaqësinë e tij të plotë për suksesin që kishin arritur në përpjekjet e tyre përfaqësuesit e tij në Shiraz dhe e shpërbleu mirë për shërbimin e tij të shquar. Ai kërkoi që të gjithë ata që ishin zënë robër të sillen në kryeqytet. 1010 Unë nuk do të përpiqem të jap gjithfarë rrethanash, të cilat çuan në kërdinë, që shënoi përfundimin e kësaj ngjarjeje. Unë do t'i referoja lexuesit tim përshkrimin e gjallë dhe të hollësishëm, që Mirza Shafi Nejrizi ka shkruar në broshura të veçanta, në të cilat ai i referohet me saktësi dhe forcë çdo hollësie të asaj ngjarjeje tronditëse. Mjafton të thuash që u martirizuan jo më pak se njëqind e tetëdhjetë dishepuj trima të Báb-it. Një numër i njëjtë u plagosën dhe, megjithëse të paaftë për shkak të plagëve të tyre, u urdhëruan të niseshin për në Teheran. Prej mundimeve të atij udhëtimi drejt kryeqytetit mbetën gjallë vetëm njëzet e tetë veta. Prej të njëzet e tetëve, pesëmbëdhjetë u çuan në trikëmbësh që ditën e mbërritjes. Pjesa tjetër u flak në burg, ku, për dy vjet, vuajti mizori nga më të tmerrshmet. Përfundimisht, megjithëse u liruan, shumica e tyre mbaroi gjatë rrugës për në shtëpi, të rraskapitur nga mundimet e një burgimi të gjatë mizor. 1011 Një numër i madh i atyre dishepujve u vra në Shiraz me urdhër të Tahmasb Mirzait. Kokat e dyqind prej këtyre viktimave u vunë mbi bajoneta dhe u parakaluan triumfalisht prej vrasësve të tyre në Abadeh, një fshat në Fars. Ata po synonin t'i çonin ato në Teheran, kur një korier mbretëror i komandoi ta braktisnin projektin e tyre e nga kjo ata vendosën t'i groposnin kokat në atë fshat. HADIKATORI RAHMAN, KU U VARROSËN KOKAT E MARTIRËVE TË NEJRIZIT 1012 Përsa u përket grave, që ishin gjithsej gjashtëqind, gjysma e tyre u liruan në Nejriz, ndërsa pjesa tjetër u transportua, dy në çdo kalë të pasamarosur, drejt Shirazit, ku pasi iu nënshtruan torturave të ashpra, u lanë në mëshirën e fatit. Shumë dhanë shpirt gjatë rrugës për në atë qytet, të tjera iu nënshtruan mundimeve që duhet të duronin para se të rifitonin lirinë e tyre. Pena ime dridhet nga tmerri në përpjekje për të përshkruar se ç'i gjeti ata burra e gra trime, që vuajtën aq keq për Besimin e tyre. Barbaria e papërmbajtur, që karakterizoi trajtimin që u ra atyre në pjesë, arriti kulmin e poshtërsisë, në fazat përmbyllëse të asaj ndodhie të gjëmshme. Çfarë jam përpjekur të tregoj nga tmerret e rrethimit të Zanxhanit, nga poshtërimet që iu bënë Hoxhatit dhe mbështetësve të tij, zbehet para shtazërisë së ndezur të mizorive që u ushtruan pak vjet më vonë në Nejriz dhe Shiraz. Besoj se do të gjendet një penë më e zonja se imja, për të përshkruar në të gjitha hollësite e tyre tragjike ato shtazëri të patreguara, për të shkruar një rrëfim që, megjithëse me tipare të zymta, duhet të mbetet kurdoherë si një nga dëshmitë më fisnike të besimit, që Kauza e Báb-it ishte në gjendje të frymëzonte tek pasuesit e vet.638 1013 Pohimi i Azimit liroi Bahá'u'lláh-un nga rreziku ndaj të cilit ishte e ekspozuar jeta e Tij. Rrethanat e vrasjes së atij që e kishte shpallur veten si nxitësi kryesor i atij krimi shërbeu për të ulur tërbimin me të cilin popullsia e xhindosur gërthiste për ndëshkimin e menjëhershëm të një përpjekjeje kaq të guximshme. Klithmat e tërbimit dhe të hakmarrjes, thirrjet për shpagim të menjëhershëm, që deri atëhere ishin përqëndruar mbi Bahá'u'lláh-un tashmë ishin devijuar prej Tij. Egërsia e akuzave paditëse shkallë-shkallë ishte zbutur. Mes autoriteteve përgjegjëse të Teheranit rritej më e qëndrueshme bindja se Bahá'u'lláh-u, deri tani i vlerësuar si armiku kryesor i Shah Nasered Dinit, nuk ishte përfshirë me asnjë mjet në ndonjë lloj komploti kundër jetës së Shahut. Prandaj, Mirza Aga Kani u shty të dërgonte në Sijah Çal përfaqësuesin e tij të besuar, një njeri të quajtur Haxhi Ali, që do t'i paraqiste të Burgosurit urdhërin e lirimit të Tij. 1014 Ajo çka pa kur mbërriti në burg, e mbushi të dërguarin me hidhërim dhe befasi. Pamja që i ndeshën sytë, ishte një pamje që zor se mund ta besonte. Ai qau kur pa Bahá'u'lláh-un nën zinxhirë tek një truall që ishte mbushur me parazitë, qafa e tij nën peshën e kularëve poshtërues, fytyra e Tij ngarkuar me brengë, pa nur dhe e shprishur, që thithte ajrin vdekjeprurës të një prej burgjeve më të tmerrshëm. "Qoftë mallkuar Mirza Aga Kani!", shpërtheu ai, ndërsa sytë e tij njohën Bahá'u'lláh-un në bunacën që e rrethonte Atë. "Perëndia e di që unë kurrë nuk e kisha imagjinuar që ti mund të kishe qenë dënuar në një burgim kaq poshtërues. Unë kurrë nuk do ta kisha menduar që Veziri i Madh mund të kishte guxuar të kryente një akt kaq të urryer." 1015 Ai hoqi mantelin e tij nga supet dhe ia dha Bahá'u'lláh-ut, duke iu lutur ta mbante, kur të ishte në prani të ministrit apo këshilltarëve të tij. Bahá'u'lláh-u e refuzoi kërkesën e tij dhe, pasi veshi fustanen e të burgosurit, shkoi drejt e te ndërtesa e qeverisë perandorake. 1016 Fjala e parë që nxori Veziri i Madh për t'i u drejtuar Të Burgosurit të vet ishte si vijon: "Po të kishe dëgjuar këshillën time dhe të ishe shkëputur nga besimi i Sejed Báb-it, ti nuk do t'i kishe hequr kurrë dhimbjet dhe poshtërimet që janë hedhur mbi ty." "Sikur ti, nga ana tënde", iu përgjigj Bahá'u'lláh-u, "të kishe ndjekur këshillat e mia, punët e qeverisë nuk do të kishin arritur në këtë pikë kaq kritike." 1017 Atij iu kujtua menjëherë biseda që kishte patur me Të në rastin e martirizimit të Báb-it. Fjalët "flaka që është ndezur do të digjet akoma më egër se kurrë," vetëtiu në mendjen e Mirza Aga Kanit. "Paralajmërimi që the ti, mjerisht, është përmbushur", tha ai. "Çfarë më këshillon të bëj tani?" "Komando guvernatorët e mbretërisë", ishte përgjigja e menjëhershme, "të ndalin derdhjen e gjakut të të pafajshmëve, të ndalin rrëmbimin e pasurisë së tyre, të ndalin çnderimin e grave dhe plagosjen e fëmijve të tyre. Le të ndalin persekucionin e Besimit të Báb-it, le të braktisin shpresën e kotë për fshirjen e pasuesve të tij." PAMJE E BAGDADIT 1018 Po atë ditë u dha urdhëri, nëpërmjet një qarkorejeje drejtuar gjithë guvernatorëve të mbretërisë, që i urdhëronte ata të hiqnin dorë nga aktet e tyre të mizorisë dhe të turpit. "Boll ç'kini bërë deri tani", u shkrojti atyre Mirza Aga Kani. "Ndalni arrestimin dhe ndëshkimin e njerëzve. Mos shqetësoni më paqen dhe qetësinë e bashkëatdhetarëve tuaj." Qeveria e Shahut ishte duke menduar masat më efektive që duhet të merreshin për të shpëtuar vendin njëherë e përgjithmonë, nga drejtimi në të cilin ishte futur. Sapo Bahá'u'lláh-u kishte rifituar lirinë, Atij iu dorëzua vendimi i qeverisë, që e informonte se brenda një muaji nga lëshimi i atij urdhëri, Ai, së bashku me familjen e tij, pritej të linte Teheranin për në një vend përtej kufijve të Persisë. 1019 Ministri rus, sapo mësoi këtë veprim që parashikoi të merrte qeveria, deshi ta merrte vullnetarisht Bahá'u'lláh-un nën mbrojtjen e tij dhe e ftoi atë të shkonte në Rusi. Ai e refuzoi ofertën dhe në vend të saj zgjodhi të largohet për në Irak. Nëntë muaj pas kthimit të tij nga Qerbelaja, ditën e parë të muajit Rabiot Sani, të vitit 1269 Hixhri,639 Bahá'u'lláh-u, i shoqëruar nga pjestarët e familjes së Tij, ndër të cilët ishin Dega Më e Madhe640 dhe Aga Kalimi,641 të shoqëruar nga një pjestar i truprojes perandorake dhe një zyrtar që përfaqësonte legatën ruse, u nisën nga Teherani drejt rrugës për në Bagdad. EPILOG A snjëherë fatet e Besimit të shpallur nga Báb-i, nuk kishin rënë kaq poshtë sa kur Bahá'u'lláh-u u dëbua nga nga toka e tij amtare për në Irak. Kauza për të cilën Báb-i kishte dhënë jetën e Tij, për të cilën Bahá'u'lláh-u ishte munduar dhe kishte vuajtur, dukej sikur ishte në prag të shuarjes. Forca e saj dukej sikur kishte mbaruar dhe rezistenca e saj sikur ishte thyer në mënyrë të pakthyeshme. Dekurajimet dhe fatkeqësitë, njëra më shkatërruese se tjetra, kishin pasuar njëra tjetrën me një shpejtësi marramendase, duke e tharë vitalitetin e saj dhe duke e errësuar shpresën e mbështetësve të saj më të fortë. Në të vërtetë, për një lexues të cekët të faqeve të tregimit të Nabilit, e gjithë historia që nga fillimi duket sikur është një rrëfim i thjeshtë i tatëpjetave dhe i masakrave, i poshtërimeve dhe i dëshpërimeve, njëri më i hidhur se tjetri, që kulmojnë më në fund me dëbimin e Bahá'u'lláh-ut prej vendit të Tij. Për një lexues skeptik, të pa predispozuar për të njohur forcën hyjnore me të cilin ishte pajisur ai Besim, koncepti i plotë që ishte ngjizur në kokën e Autorit të tij duket sikur ishte paradënuar me dështim. Vepra e Báb-it, e menduar aq lavdishëm, e marrë përsipër me aq heroizëm, do të dukej sikur duhet të mbaronte me një fatkeqësi kolosale. Për një lexues të tillë, jeta e të Riut fatkeq të Shirazit do të ngjante, po ta gjykonim nga goditjet e egra që pësoi, si nga më të trishtuarat dhe nga më të pafrytshmet që ka qenë ndonjëherë fat i njerëzve të vdekshëm. Ajo karierë e shkurtër dhe heroike, që shpejt si një meteor, vetëtiu përmes qiellit të Persisë dhe që dukej se për një kohë kishte sjellë dëshirën për dritën e shpëtimit të përjetshëm nëpër bunacën që rrethonte vendin, u zhyt më në fund në humnerën e errësirës dhe të dëshpërimit. 1021 Çdo hap që hodhi Ai, çdo përpjekje që bëri Ai, sikur shërbeu veçse për të thelluar brengat dhe dëshpërimet që rëndonin mbi shpirtin e Tij. Plani që kishte Ai, që në fillim fare të karierës së Tij, i menduar me përurimin e Misionit të Tij me një shpallje publike në qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës, nuk u materializua ashtu siç kishte shpresuar Ai. Sherifi i Mekës, të cilit Kodusi u urdhrua t'i dorëzonte Mesazhi e Tij, i bëri atij një pritje që tregoi, me indiferencën e akullt, mosvlerësimin përbuzës me të cilën u prit Kauza e të Riut të Shirazit nga sundimtari i Hexhazit dhe kujdestar i Kabehut të tij. Projekti që Ai kishte në mendje për t'u rikthyer triumfalisht nga pelegrinazhi drejt qyteteve të Qerbelasë dhe Naxhafit, ku Ai shpresonte të vendoste Kauzën e Tij, pikërisht në zemrën e asaj kalaje të ortodoksisë shiite, u shpërbë njësoj pashpresë. Programi që Ai kishte menduar, themelet e të cilit Ai ia u kishte komunikuar tashmë nëntëmbëdhjetë dishepujve të Tij të zgjedhur, mbeti në pjesën më të madhe i papërmbushur. Maturia që Ai u kishte këshilluar të tregonin ata, u harrua me shkëndijën e parë të entuziazmit që mbërtheu misionarët e hershëm të Besimit të Tij, sjellja e të cilëve ishte në një masë jo të vogël përgjegjëse për dështimin e shpresavë që kishte dashur aq fort. Motamedi, ai sundimtar i zgjuar dhe me nuhatje, që me aq zotësi e kishte shmangur rrezikun me të cilin u kërcënua ajo Jetë e çmuar dhe që kishte provuar kapacitetin e tij për t'i bërë Atij shërbime aq të shquara sa një pakicë e shokëve të Tij më modestë mund të shpresohej t'i ofronin, iu hoq Atij papritur, duke e lënë në mëshirën e besëthyerit Gorgin Kan, më i urryeri dhe më i paskrupullti nga armiqtë e Tij. I vetmi shans i Báb-it për të takuar Shah Muhametin, një takim që Ai Vetë e kishte kërkuar dhe tek i cili Ai kishte ngulur shpresa të shumta, u hodh për tokë nga Haxhi Mirza Agasi burracak e kapriçioz, që dridhej nga mendimi se mos kontakti i Tij me sovranin, tashmë tepër i paprirur të mirëpriste atë Kauzë, do të ishte fatal ndaj interesave të tij. Përpjekjet, të frymëzuara dhe të filluara nga Báb-i, të cilat dy nga dishepujt e Tij më të shquar, Mulla Ali Bashtami dhe Sheik Said Hendi, kishin bërë për të prezantuar Besimin, njëri në territorin e Turqisë dhe tjetri në Indi, përfunduan në dështim të pashpresë. Ndërmarja e parë dështoi që në fillim fare për shkak të martirizimit barbar të përkrahësit të saj, ndërsa e dyta ishte rezultat i asaj që mund të duket si rezultat i pakujdesisë, fryti i vetëm i së cilës ishte biseda e një farë sejedi, kariera e ndërlikuar e shërbimit të të cilit rodhi drejt një fundi të papritur në Loristan nga veprimi i tradhtarit Ilderim Mirza. Burgimi me të cilin Báb-i u dënua në më të shumtën e viteve të shërbesës së Tij, izolimi i Tij nga pjesa e pasuesve të Tij, që po mundoheshin nga një armik i etur, në fortesat malore të Azerbajxhanit e, mbi të gjitha, tragjedia e martirizimit të Tij, aq keq e aq tmerrësisht poshtëruese, do të dukej sikur kishte shënuar thellësitë më të mëdha të poshtërimit, që një Kauzë kaq fisnike ishte dënuar të vuante, pikërisht që me lindjen e saj. Vdekja e Tij, kulmi i një kariere të shpejtë dhe të stuhishme, duket sikur i vuri vulën e dështimit të një detyre, që, megjithëse heroike në përpjekjet që frymëzoi, ishte e pamundur të arrihej. 1022 Sado që vuajti Ai Vetë, agonia që duhet të duronte nuk ishte veçse një pikë e krahasuar me vuajtjet që ranë si breshër mbi shumicën e pasuesve të Tij të deklaruar. Kupa e helmit që kishte prekur buzët e Tij kishte për t'u pirë me fund nga ata që akoma qëndronin pas Tij. Katastrofa e Sheik Tabarsit, që i rrëmbeu atij ndihmësit e Tij më të aftë, Kodusin dhe Mulla Hysenin dhe që përlau jo më pak se treqind e trembëdhjetë nga shokët e tij të vendosur, erdhi si goditja më mizore që kishte rënë deri atëhere mbi Të dhe i mbështolli me qefinin e errësirës ditët përmbyllëse të jetës së Tij, që ikte me shpejtësi. Lufta e Nejrizit, me tmerret dhe barbaritë që e shoqëruan, që shkaktoi humbjen e Vahidit, më të diturit, më të kompletuarit dhe me ndikimin më të madh nga të gjithë pasuesit e Báb-it, ishte një goditje tjetër ndaj fuqive dhe numrit të atyre që vazhdonin të mbanin dritën lart në duart e tyre. Rrethimi i Zanxhanit, që pasoi shpejt në vazhdën e saj fatkeqësinë që i kishte rënë Besimit në Nejriz dhe që u shoqërua me kasaphanën, me të cilën emri i asaj krahine do të lidhet gjithmonë, i sosi akoma më tej radhët e përkrahësve të Besimit dhe i privoi ata nga forca mbajtëse me të cilën i kishte frymëzuar Hoxhati. Bashkë me të kishte shkuar figura e fundit e shquar ndër drejtuesit përfaqësues të Besimit, që u lartësua, në kuptim të autoritetit klerikal, diturisë, guximit dhe forcës së karakterit të tyre, mbi rangun dhe vargun e bashkëdishepujve të tyre. Lulja e pasuesve të Báb-it ishte këputur nga një masakër e pashpirt, duke lënë pas saj një kompani të madhe grash dhe fëmijësh të skllavëruar, që rënkonin nën zgjedhën e një armiku të papajtueshëm. Udhëheqësit e tyre, që, njësoj me shembullin dhe diturinë e tyre, kishin ndezur dhe mbajtur flakën që shkëlqente në zemrat e tyre trime, gjthashtu, ishin vrarë, ndërsa vepra e tyre ishte braktisur njësoj mes pështjellimit që përfshiu një komunitet të persekutuar. 1023 Prej atyre që e kishin treguar veten të aftë për të vazhduar veprën, që u kishte lënë Báb-i pasuesve të Tij, kishte mbetur vetëm Bahá'u'lláh-u.642 Të gjithë të tjerët kishin rënë nga shpata e armikut. Mirza Jahjai, udhëheqësi formal i grupit që kishte mbetur gjallë nga Báb-it, kishte kërkuar pa lavdi strehë në malet e Mazendaranit, për shkak të rreziqeve të katrahurës që kishte përfshirë kryeqytetin. I maskuar si dervish, me kashkulin643 në dorë, ai i braktisi shokët dhe ia mbathi nga skena e rrezikut për në pyjet e Gilanit. Sejed Hasani, sekretari i Báb-it dhe Mirza Ahmeti, bashkëpuntor i tij, të cilët, të dy njihnin mirë mësimet dhe ndërlikimet e Bajanit të sapo reveluar dhe që, për shkak të lidhjeve të ngushta me Mjeshtrin e tyre dhe familjarizimin me parimet e Besimit të Tij, ishin në gjendje të shpjegonin kuptimin dhe të konsolidonin themelet e besimit për shokët e tyre, ndosheshin nën zinxhira në Sijah Çal të Teheranit, tërësisht të shkëputur fizikisht nga besimtarët, që aq shumë kishin nevojë për këshillën e tyre dhe të dy ishin dënuar të vuanin, në një datë të shpejtë, një martirizim mizor. Bile edhe dajua i Tij, i cili që në fëmijërinë e Tij, e rrethoi me një përkujdesje atërore, që zor se mund të tejkalohet, që i bëri Atij shërbime të shquara në ditët e fillimit të vuajtjeve të Tij në Shiraz dhe që, sikur Ai të lejohej të kishte mbijetuar qoftë edhe pak vjet, do t'i kishte dhënë shërbime të paçmuara Kauzës, lëngonte në burg, i harruar dhe pashpresë se do të vazhdonte ndonjëherë veprën që ishte aq e afërt në zemrën e tij. Tahirja, ajo emblemë flakëruese e Kauzës së Tij, që kishte njësoj guxim të pathyeshëm siç kishte karakterin e vrullshëm, besimin e patrembur, hovin e zjarrtë dhe dijen e gjerë, që dukej se për një kohë do të fitonte ndaj Kauzës së të Shtrenjtit të saj gjithë femrat e Persisë, mjerisht ra viktimë ndaj tërbimit të një armiku shpifarak, pikërisht në momentin kur dukej se e kishte në dorë fitoren. Ndikimi i veprës së saj, ecja e së cilës u ndërpre kaq herët, dukej ndaj atyre që qëndronin afër, ndërsa e zbrisnin në pusin, që shërbeu si varri i saj, sikur ishte shuar plotësisht. Shkronjat e të Gjallit të Báb-it, që mbetën, ose u vranë nga shpata, ose u kalbën në burg, ose u degdisën në një jetë të errët në ca qoshe të thella të mbretërisë. Pjesa kryesore e shkrimeve voluminoze të Báb-it pësoi, në më të shumtën, një fat jo më pak humbës se ai që u kishte rënë dishepujve të Tij. Një shumicë e veprave të Tij të kopjuara u zhdukën plotësisht, të tjera u grisën dhe u bënë hi, një pakicë u kalbën, shumë u kapën nga armiku dhe pjesa tjetër që përbëhej nga një masë e dorëshkrimeve të paorganizuara dhe të padeshifruara, u fshehën me rrezik dhe u shpërndanë gjerësisht ndër të mbijetuarit e shokëve të Tij. 1024 Besimi që kishte shpallur Báb-i dhe për të cilin Ai kishte dhënë gjithçka, në të vërtetë kishte arritur në gjendjen e tij më të keqe. Zjarret që u ndezën kundër tij pothuajse kishin përvëluar cohën mbi të cilën varej ekzistenca e tij. Dukej sikur mbi të ishin shtrirë krahët e vdekjes. Dukej sikur asgjësimi i plotë dhe i pashërueshëm po kërcënonte vetë jetën e tij. Mes mjegullës së dendur që po mblidhej me shpejtësi rreth tij ndriçonte vetëm figura e Bahá'u'lláh-ut si Çliruesi i mundshëm i Kauzës, që po shkonte me shpejtësi drejt fundit. Shenjat e vizionit të qartë, të guximit dhe të mendjemprehtësisë, që Ai kishte treguar më shumë se njëherë që kur ishte ngritur për të përkrahur Kauzën e Báb-it, dukej se e cilësonin Atë, sikur të garantohej jeta dhe të vazhdonte qenia e Tij në Persi, për të ringjallur fatet e një Besimi të mbaruar. Por kjo s'ishte e thënë. Gjëma, e pashembullt në tërë historinë e atij Besimi, i hapi shtegun një persekucioni më të egër se të gjithë ata që kishin ndodhur deri tani dhe këtë herë tërhoqi në vorbullën e saj personin e Vetë Bahá'u'lláh-ut. Shpresat e pakta, që akoma ushqenin mbetjet e besimtarëve, u përfshinë nga pështjellimi që erdhi pas. Sepse Bahá'u'lláh-u, e vetmja shpresë e tyre dhe objekti i vetëm i besimit të tyre, u godit me aq ashpërsi nga ajo stuhi sa ripërtëritja nuk mund të mendohej më e mundshme. Pasi ishte zhveshur nga të gjitha zotërimet e Tij në Nur e në Teheran, pasi ishte akuzuar si shtytësi kryesor i një përpjekjeje të frikshme kundër jetës së sovranit të Tij, pasi ishte braktisur nga farefisi dhe i përbuzur nga ish miqtë dhe admiruesit e Tij, pasi ishte flakur në një qeli të sterrosur dhe vdekjeprurëse dhe, më në fund, së bashku me pjestarët e familjes së Tij, u përzu drejt syrgjynit përtej kufijve të tokës së Tij amtare, dukej sikur, për një moment, të gjitha shpresat, që ishin përqëndruar rreth Tij si Shpëtuesi i mundshëm i një Besimi që lëngonte nga dhimbja, të ishin zhdukur plotësisht. 1025 S'është çudi që Shah Nasered Dini, nën hundën e të cilit dhe me shtytjen e të cilit u kryen ato goditje, lavdëronte veten tashmë që ishte prishës i Kauzës, kundër së cilës ai kishte luftuar me aq vazhdimësi dhe të cilën ai më në fund, në dukje të jashtme, kishte qenë në gjendje ta dërrmonte. S'është çudi, që ai imagjinonte, ndërsa sodiste fazat e suksesëshme të kësaj ndërmarrjeje shumë të madhe e të përgjakshme, se me një akt dëbimi që e kishte firmosur me dorën e tij, po dëgjonte këmbanat e vdekjes së asaj herezie të urrejtur që kishte futur kaq tmerr në zemrat e popullit të tij. Shah Nasered Dinit i dukej sikur, në këtë moment të madh, magjia e atij tmerri ishte prishur, batica që kishte vërshuar mbi vendin e tij ishte drejt tërheqjës së fundit dhe drejt sjelljes përsëri të paqes, aq të kërkuar nga bashkëatdhetarët e tij. Tashti që Báb-i nuk ishte më, tani që shtyllat e fuqishme, që mbështesnin Kauzën e Tij, ishin rrafshuar në tokë, tani që masa e të përkushtuarve të saj, zotërimit të tij ishin frikësuar dhe rraskapitur, tani që vetë Bahá'u'lláh-u, e vetmja shpresë e mbetur për një komunitet pa krerë, ishte dërguar drejt syrgjynit dhe që, me dëshirën e Tij, kishte kërkuar mbrojtje në afërsi të kalasë së fanatizmit shiit, lugati që i fanitej atij që kur kishte ngjitur fronin, ishte zhdukur përgjithmonë. Kurrë më, fantazonte ai, nuk do të dëgjonte për atë Lëvizje të urryer që, po qe se duhet të besonte këshilltarët e tij më të mirë, po shpërbëhej me shpejtësi në mjegullën e paaftësisë dhe të harresës.644 1026 Bile edhe për pasuesit e Besimit, që u lanë për t'i mbetur gjallë urrejtjes që u derdh mbi Kauzën e tyre, bile, ndoshta me pak përjashtime, edhe për këtë karvan të vogël, që në palcë të dimrit përshkonte rrugën përmes dëborës së maleve që kufizojnë Irakun,645 çdokush e merr mirë me mend se Kauza e Báb-it, ndoshta dhe për një moment i dukej sikur kishte dështuar në përmbushjen e qëllimit të saj. Forcave të errësirës, që e kishin rrethuar atë nga çdo anë, do t'u dukej sikur më në fund kishin triumfuar dhe e kishin shuar dritën që ai Princ i ri i Lavdisë kishte ndezur në tokën e Tij. SHTËPIA E Bahá'u'lláh-UT NË BAGDAD 1027 Në sytë e Shah Nasered Dinit, sidoqoftë, fuqia që për një kohë ishte dukur sikur kishte përfshirë brenda orbitës së saj tërë forcat e mbretërisë së tij kishte pushuar së qëni. E pafat që në lindje, ajo përfundimisht ishte detyruar të dorëzohej ndaj dhunës së goditjeve që kishte dhënë shpata e tij. Besimi kishte pësuar shkatërrim sigurisht të mirë merituar. I çliruar nga mallkimi i tij, që për shumë net i kishte rrëmbyer atij gjumin, ai tani, me tërë vëmendjën, mund të fillonte detyrën e shpëtimit të vendit të vet nga efektet shkatërruese të atij iluzioni të madh. Tani e tutje misioni i tij i vërtetë, siç e kuptonte ai atë, ishte të aftësonte të dy, Klerin dhe Shtetin, për të konsoliduar themelet e tyre dhe për të përforcuar radhët e tyre kundër depërtimit të herezive të ngjashme, të cilat mundet që në një ditë të ardhme, të helmonin jetën e bashkëatdhetarëve të tij. 1028 Sa të kota ishin fantazitë e tij, sa i madh iluzioni i tij! Kauza që ai me aq qejf e kish menduar të ishte dërmuar, ishte akoma e gjallë, e destinuar për të dalë nga mesi i asaj tronditjeje më e fortë, më e dëlirë dhe më fisnike se kurrë. Kauza që, për mendjen e atij monarku teveqel, dukej sikur po shkonte me shpejtësi drejt shkatërrimit, ishte veçse duke kaluar përmes provave të zjarrit të një faze tranzicioni që kishte për ta çuar atë një hap më tej mbi shtegun e destinacionit të saj të lartë. Po shpalosej një kapitull i ri në historinë e saj, më i lavdishëm se sa çdonjeri që kishte shënuar lindjen apo rritjen e saj. Shtypja, që ai monark kishte besuar se kishte mundur të vuloste vdekjen e saj, ishte veçse shkalla fillestare e një evolucioni të destinuar për të lulëzuar, në plotësinë e kohës, në një Revelacion më të fuqishëm se ai që kishte shpallur Vetë Báb-i. Fara që kishte mbjellë dora e Tij, megjithëse për një kohë e nënshtruar ndaj furisë së një stuhie të një dhune të pashembullt dhe megjithëse më vonë e transplantuar në një tokë të huaj, kishte për të vazhduar të zhvillohej dhe të rritej, në kohën e duhur, në një Pemë që destinohej të shtrinte degët e saj përmbi gjithë fiset dhe popujt e tokës. Megjithëse dishepujt e Báb-it u torturuan dhe u vranë, shokët e Tij u poshtëruan dhe u shtypën, megjithëse pasuesit e Tij u zvogëluan në numër, megjithëse zëri i vetë Besimit u bë të heshtë nga arma e dhunës, megjithëse dëshpërimi u shtri mbi fatet e tij, megjithëse mbrojtësit e tij më të aftë mund të kenë ndërruar besimin e tyre, megjithatë premtimin, që ishte futur brenda guackës së fjalës së Tij, nuk kishte dorë që mund ta rrëmbente dhe asnjë fuqi nuk mund të qëndronte në udhën e rritjes e të zhvillimit të tij. 1029 Në të vërtetë, shkëndijat e para të Revelacionit që po agonte, për të cilin Báb-i kishte shpallur Vehten të ishte Lajmëtar dhe për afrimin dhe sigurinë e të cilit Ai kishte aluduar aq shpesh,646 tashmë mund të shquhej mes bunacës që rrethonte Bahá'u'lláh-un në Sijah Çal të Teheranit.647 Forca që, duke rritur mbi Revelacionin monumental të reveluar nga Báb-i, kishte për ta shpalosur veten, në një kohë të mëvonshme, në tërë lavdinë e saj dhe do të pushtonte globin, tashmë pulsonte në damarët e Bahá'u'lláh-ut, ndërsa Ai shtrihej në qeli i ekspozuar ndaj shpatës së ekzekutorit të Tij. Zëri i qetë që, në orën e agonisë së hidhur, i njoftoi të Burgosurit Revelacionin për të cilin Ai ishte zgjedhur të ishte Zëdhënës, me siguri që nuk mund të ketë arritur veshët e monarkut që tashmë po përgatiste festimin e shuarjes së Besimit që kishte përkrahur i Burgosuri i tij. Ai burgim, për të cilin ai që e kish shkaktuar besonte se e kishte damkosur me turp emrin e mirë të Bahá'u'lláh-ut dhe të cilin ai e vlerësonte si parathënien e një dëbimi akoma më poshtërues në Irak, në të vërtetë ishte, vetë skena që dëshmoi dridhjet e para të asaj Lëvizjeje, Autor i së cilës kishte për të qenë Bahá'u'lláh-u, një Lëvizje që fillimisht ishte për t'u bërë e njohur në qytetin e Bagdadit dhe, në një kohë më të vonë, kishte për t'u shpallur nga qyteti-burg i Ákas për Shahun, jo më pak se sa dhe për sundimtarët dhe krerët e kurorëzuar të botës. 1030 Zor se Shah Nasered Dini e kishte imagjinuar që, pikërisht me aktin e shpalljes së dënimit me dëbim të Bahá'u'lláh-ut, ai po ndihmonte në shpalosjen e Qëllimit të papërmbajtshëm të Perëndisë dhe se ai vetë ishte veçse një instrument në zbatimin e atij Qëllimi. Zor se ai imagjinoi që, ndërsa mbretërimi i tij po i afrohej fundit, ai do të dëshmonte një rigjallërim të vetë atyre forcave që ai i kishte kërkuar t'i çrrënjoste me aq zell, një rigjallërim që do të shfaqte një gjallëri të tillë sa që ai, edhe në momentin e dëshpërimit më të thellë, kurrë nuk e kishte menduar që ta zotëronte ai Besim. Jo vetëm brenda kufijve të mbretërisë së tij,648 jo vetëm përmes territoreve të afërta të Irakut dhe të Rusisë, por deri në Indi në Lindje,649 deri në Egjypt dhe Turqi në Perëndim, një shpërthim i ri i Besimit që ai kurrë nuk e kishte pritur, e zgjoi nga ëndërrat, të cilat po i shkonin pas qejfit. Kauza e Báb-it dukej sikur ishte ngritur nga varri. Ajo shfaqej në një formë pambarimisht më të mrekullueshme se ajo që ishte shfaqur në të shkuarën. Vrulli i ri që i kishte dhënë Kauzës së Báb-it, përkundër llogaritjeve të Shahut, personaliteti i Bahá'u'lláh-ut dhe mbi të gjitha forca e qenësishme e Revelacionit që Ai personifikonte ishte diçka që nuk e kishte imagjinuar kurrë Shah Nasered Dini. Shpejtësia me të cilën ishte rigjallëruar dhe konsoliduar, brenda territorit të tij, një Besim që dremiste, përhapja e tij në shtetet përtej kufijve të tij, pohimet e jashtëzakonshme të bëra nga Bahá'u'lláh-u pothuajse në zemër të kalasë, që Ai kishte zgjedhur për banim, deklarata publike e atij pohimi në Turqinë Europiane dhe shpallja e tij në Letrat sfiduese për krerët mbretërorë të tokës, njërën prej të cilave ishte destinuar ta merrte dhe vetë Shahu, entuziazmi që ngjalli ajo thirrje në zemrat e pasuesve të panumërt, transferimi në Tokën e Shenjtë i qendrës së Kauzës së Tij, qetësimi gradual i ashpërsisë së burgimit të Tij, që shënoi ditët përmbyllëse të jetës së Tij, heqja e ndalimit që kishte imponuar Sulltani i Turqisë për komunikimin e Tij me vizitorët dhe pelegrinët, që dyndeshin nga pjesë të ndryshme të Lindjes tek burgu i Tij, zgjimi i shpirtit të kërkimit nga mendimtarët e Perëndimit, përçarja e plotë e forcave që ishin përpjekur të shkaktonin çarje në radhët e pasuesve të Tij dhe fati që i kishte rënë nxitësit të saj kryesor e, mbi të gjitha, madhështia e atyre mësimeve, të cilën veprat e Tij të botuara e kishin me bollëk dhe që ato po lexoheshin, përhapeshin e mësoheshin nga një numër përkrahësish, gjithnjë në rritje, në Turkistanin rus, në Irak, në Indi, në Siri e deri në Turqinë Europiane, të gjithë këta ishin ndër faktorët kryesorë, që në mënyrë bindëse zbuluan para syve të Shahut, karakterin e pathyeshëm të një Besimi që ai vetë e mendonte se i kishte vënë fre dhe e kishte shkatërruar. Kotësia e përpjekjeve të tij ishte tepër e dukshme, sado që ai mundohej për të fshehur ndjenjat e tij. Kauza e Báb-it, lindjen dhe fatkeqësitë e së cilës ai i kishte dëshmuar vetë dhe përparimin triumfues të së cilës ai po e shikonte tani, ishte ngritur si feniksi nga hiri i saj dhe po çante përpara gjatë rrugës që çonte në arritje, të cilat as mund të ëndërroheshin.650 1031 Vetë Nabili zor se kishte imagjinuar që brenda dy vjetëve nga shkrimi i tregimit të tij, Revelacioni i Bahá'u'lláh-ut, lulja dhe fruti i të gjitha Dispensacioneve të së shkuarës, do të kishte qenë i aftë për të ecur deri tani mbi rrugën që të çon në njohjen dhe triumfin e tij mbarë botëror. Zor se ai e imagjinoi që dyzet vjet pas vdekjes së Bahá'u'lláh-ut, Kauza e Tij, pasi shpërtheeu përtej kufijve të Persisë dhe të Lindjes, do të kishte depërtuar rajonet më të largëta të globit dhe do të kishte qarkuar tërë tokën. Zor se ai do të kishte besuar sikur atij t'i kishin thënë predikimin që Kauza, brenda asaj periudhe, do të kishte ngulitur flamurin e saj në zemër të kontinentit amerikan, do të bëhej të ndihej në kryeqytetet kryesore të Europës, do të kishte arritur në kufijtë jugorë të Afrikës dhe do të kishte krijuar avanpostet e saj deri në Australi. Imagjinata e tij e ndezur nga bindja për destinacionin e Besimit të tij, ndërsa për vendndodhjen përfundimtare të eshtrave të Báb-it i pohonte vetes se nuk dinte gjë, zor se do ta kishte çuar atë në një pikë tek e cila ai mund të kishte vizatuar në mendjen e tij Varrin Monumental të Báb-it të vendosur në zemrën e Karmelit, një vend pelegrinazhi dhe fanar drite për shumë vizitorë nga të gjitha anët e botës. Zor se ai mund të kishte imagjinuar që streha e thjeshtë e Bahá'u'lláh-ut, e humbur në linjat gjarpëruese të Bagdadit të vjetër, një ditë, pas makinacioneve të një armiku të palodhshëm, do t'i imponohej vëmendjes dhe do të bëhej objekt i diskutimeve të sinqerta të përfaqësuesve të mbledhur të Fuqive kryesore të Europës. Zor se ai kishte imagjinuar që, megjithë lavdërimet që ai derdhi për Të në tregimin e tij, nga Dega Më e Madhe651 do të vijonte një fuqi, që brenda një periudhe të shkurtër do të zgjonte Shtetet e veriut të kontinentit amerikan me lavdinë e Revelacionit që ia la trashëgim Bahá'u'lláh-u. Zor se ai imagjinoi që dinastitë e atyre monarkëve, faktet e tiranisë të të cilëve ai i përshkruan me penelata aq të gjalla në tregimin e tij, do të ishin lëkundur drejt rënies së tyre dhe dhe do të pësonin pikërisht fatin që përfaqësuesit e tyre me aq dëshpërim ishin përpjekur t'u sillnin kundërshtarëve të tyre të frikshëm. Zor se ai imagjinoi që e tërë hierarkia klerikale e vendit të tij, shtytësi kryesor dhe instrumenti i gatshëm për urrejtjen që u derdh kundër Besimit të tij, do të pushtohej me shpejtësi dhe lehtësisht nga vetë forcat që ishte përpjekur t'i nënshtronte. Ai kurrë nuk do ta kishte besuar që institucionet e larta të Islamëve suni, Sulltanati dhe Kalifati,652 këta shtypës binjakë të Besimit të Bahá'u'lláh-ut, do të ishin fshirë aq pa mëshirë pikërisht nga duart e përkrahësve të hapur të Besimit të Islamit. Zor se ai mendoi që krah për krah me zgjerimin e Kauzës së Bahá'u'lláh-ut, forcat e konsolidimit dhe të administrimit të brendshëm do të përparonin aq sa t'i paraqisnin botës shfaqjen unike të një Konfederate të Popujve, mbarë botërore në shtrirjen e saj, të bashkuar në qëllimin e saj, të koordinuar në përpjekjet e saj dhe të zjarrtë në zellin dhe entuziazmin që asnjë masë kundërshtimi nuk mund ta shuajë. 1032 E megjithatë kush e di çfarë arritjesh, më madhështore se ato që janë dëshmuar në të shkuarën dhe në të tashmen, nuk janë akoma gati për ata, në duart e të cilëve është besuar një trashëgimi kaq e çmuar? Kush e di, që mbi trazirën që prish fytyrën e shoqërisë së ditëve të sotme, nuk do të dalë, më shpejt seç e presim ne, Rendin Botëror të Bahá'u'lláh-ut, konturi i thjeshtë i të cilit po shquhet, megjithëse turbullt, midis komuniteteve mbarë botërorë, që mbajnë emrin e Tij? Sepse, siç kanë qenë të mëdha e të mrekullueshme arritjet e së shkuarës, lavdia e epokës së artë të Kauzës, premtimi i së cilës ndodhet e futur brenda guackës së fjalës së pavdekshme të Bahá'u'lláh-ut, ka akoma për të reveluar. Sado i egër, që mund të duket sulmi i forcave të errësirës, që akoma mund të hidhërojnë këtë Kauzë, sado e dëshpëruar dhe e gjatë qoftë lufta e tyre, PAMJE E FALTORES SË SHKELQYER TE Báb-IT NË MALIN KARMEL sado të këqia qofshin zhgënjimet që ajo ende mund të provojë, ngjitja që përfundimisht do të sigurojë do të jetë e tillë që asnjë Besim tjetër nuk e ka arritur në historinë e tij. Bashkimi i komuniteteve të Lindjes dhe të Perëndimit në Vëllazërimin mbarë botëror, për të cilin kanë kënduar poetët dhe ëndërrimtarët, premtimi i të cilit ndodhet në vetë zëmrën e Revelacionit të shprehur nga Bahá'u'lláh-u, njohja e ligjit të Tij si lidhja e pazgjidhshme, që bashkon popujt dhe kombet e tokës si dhe shpallja e mbretërisë së Paqes Më Madhështore, janë veçse pak nga kapitujt e rrëfimit të lavdishëm që do të shpalosë përmbushja e Besimit të Bahá'u'lláh-ut. 1033 Megjithatë, kush e di që triumfet, të patejkalueshme për nga shkëlqimi, nuk janë në gatishmëri për masën e pasuesve të palodhshëm të Bahá'u'lláh-ut? Sigurisht, ne qëndrojmë shumë afër ndërtesës madhështore, që dora e Tij e ka ngritur për të qenë e aftë, në kohën e tashme të evolucionit të Revelacionit të Tij, për të kërkuar, të jetë e aftë, bile edhe për të shprehur përmasat e plota të lavdisë së tij të premtuar. Historia e tij e shkuar, e larë me gjakun e martirëve të panumërt, na frymëzoftë me mendimin që, çdo gjë që mund t'i ngjasë kësaj Kauze, sado të frikshme të jenë forcat që mund ta sulmojnë atë, sado të shumta kundërshtitë që ajo mund të hasë, marshimi i saj përpara nuk mund të ndalet kurrë dhe ajo do të vazhdojë të përparojë deri sa të jetë përmbushur plotësisht premtimi i fundit fare, i mbajtur brenda fjalëve të Bahá'u'lláh-ut. SHTOJCË LISTA E VEPRAVE MË TË MIRËNJOHURA TË Báb-IT 1. Bajan Persisht 2. Bajan Arabisht 3. Kajumol Asma 4. Sahifatol-Haramajn 5. Dalael Sabeh 6. Koment mbi Suren e Koutharit 7. Koment mbi Suren e Val Asrit 8. Qitapi Asma 9. Sahifej Makzumijeh 10. Sahifej Xhafarijeh 11. Zijarat Shah Abdul Azim 12. Qitapi Panxh-Shan 13. Sahifej Razavijeh 14. Resalej Adlijeh 15. Resalej Feqhijeh 16. Resalej Zahabijeh 17. Kitábor Ruh 18. Sure Touhid 19. Louh Horufat 20. Tafsir Nobovat Kaseh 21. Resalej Foru Adlijeh 22. Kasael Sabeh 23. Letra për Shah Muhametin dhe Haxhi Mirza Agasin Shënim: Vetë Báb-i, në një pasazh të Bajanit Persisht, deklaron se shkrimet e Tij përmbajnë jo më pak se 500.000 vargje VEPRA TË KONSULTUARA NGA PËRKTHYESI *) 1. Lord Curzon, Persia and the Persian Question [Persia dhe Çështja Persiane] (2 vëllime) (Longmans, Green & Co., Londër, 1892) 2. A. L. M. Nicolas, Essai sur le Shaykhisme I [Ese për sheikizmin I] (Librari Paul Geuthner, Rr. Mazarine, Paris, 1910) 3. A. L. M. Nicolas, Essai sur le Shaykhisme II [Ese për sheikizmin II] (Librari Paul Geuthner, Rr. Mazarine, Paris, 1914) 4. A. L. M. Nicolas, Siyyid 'Ali-Muḥammad dit le Báb [Sejed Ali Muhamet i quajtur Báb-i] (Librari Critique, Rr. Notre-Dame-de-Lorette, Paris, 1908) 5. Comte de Gobineau, Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Central [Fetë dhe filozofitë në Azi Qendrore], (Les Éditions G. Crés et Cie., Rr. de Sèvres, Paris, 1928) 6. Lady Sheil, Glimpses of Life and Manners in Persia [Vështrim mbi jetën dhe sjelljen në Persi] (John Murray, Rr. Albemarle, Londër, 1856) 7. Mirza Ḥusayn Hamadani, The Táríkh-i-Jadíd [Tarik Xhadid], përkthyer nga persishtja prej E. G. Browne (The University Press, Cambridge, 1893) 8. M. Clément Huart, La Religion de Báb [Feja e Báb-it] (Ernest Leroux, Rr. Bonaparte, Paris, 1889) 9. 'Abdu'l-Bahá, A Traveller's Narrative [Tregim i një udhëtari], përkthyer nga persishtja prej E.G. Browne (The University Press, Cambridge, 1891) 10. Báb-i, Le Bayán Persan [Bajani Persisht], përkthyer nga persishtja prej A. L. M. Nicolas (4 vëllime) (Librari Paul Geuthner, Rr. Mazarine, Paris, 1911- 1914) 11. Journal of the Royal Asiatic Society [Revista e Shoqërisë Mbretërore Aziatike], 1889, artikuj 6, 12 12. Journal of the Royal Asiatic Society [Revista e Shoqërisë Mbretërore Aziatike], 1892, artikuj 7, 9, 13 13. Le Livre des Sept Preuves [Libri i Shtatë Provave], përkthim nga A. L. M. Nicolas (J. Maisonneuve, Rr. de Mézières, Paris, 1902) 14. E. G. Browne, A Year amongst the Persians [Një vit midis persianëve] (Messrs. A. and C. Black, Ltd., Londër, 1893) 15. E. G. Browne, A Literary History of Persia [Një histori e letërsisë së Persisë] (4 vëllime) (The University Press, Cambridge, 1924) 16. Lieutenant-Colonel P.M. Sajks, A History of Persia [Një histori e Persisë] (2 vëllime) (Macmillan & Co., Londër, 1915) 17. C. R. Markham, A General Sketch of the History of Persia [Një vështrim i përgjithshëm mbi Historinë e Persisë] (Longmans, Green and Co., Londër, 1874) 18. R. G. Watson, History of Persia [Histori e Persisë] 19. Journal Asiatique [Revista Aziatik], 1866, seri 6, vëll. 7, 8 (" Báb et les Bábís" [ Báb-i dhe Bábí-të"], nga Mirza Káẓim Big) 20. M. J. Balteau, Le Báb-isme [ Báb-izmi] (Lexim nga M. J. Balto, anëtarë titullar, në mbledhja e 22 majit 1896, Akademi Kombëtar e Remzit. Shtëpi botuese e Akademisë, Remz, N. Mons, Drejtor; rr. Pluche, nr. 24, 1897) 21. Gabriel Sacy, Du Règne de Dieu et de l'Agneau connu sous le nom de Báb-isme [Për Mbretërinë e Perëndisë dhe për Qengjin e njohin me emrin Báb-izëm] (12 Qershor, 1902) 22. J. E. Esslemont, Bahá'u'lláh and the New Era (The Bahá'í Publishing Committee, New York, 1927) [Bahá'u'lláh-u dhe Epoka e Re, botimi Tiranë, 1999] 23. Muḥammad Muṣṭafá, Risáliy-i-Amríyyih (Shtëpi botuese Sa'ádih, Kairo, Egjipt) 24. E. G. Browne, Materials for the Study of the Bábí Religion [Materiale për Studimin e Fesë Bábí] (The University Press, Cambridge, 1918) 25. Dorëshkrime dhe shënime të Mirza Abu'l Faḍlit (të pabotuara) 26. Mirza Abu'l Faḍl, The Kashfu'l-Ghiṭá' [Kashfol Gita] (Ashkabad, Rusi) 27. M. H. Phelps, Life and Teachings of 'Abbás Effendi [Jeta dhe Mësimet e Abbas Effendiut] (G. P. Putnam's Sons, Londër, 1912) 28. T. K. Cheyne, The Reconciliation of Races and Religions [Pajtimi i racave dhe feve] (Adam and Charles Black, 1914) 29. Sir Francis Younghusband, The Gleam [Rrezeja] (John Murray, Rr. Albemarle, Londër 1923) 30. Dorëshkrim i Samandarit (i pabotuar) 31. E. G. Browne, The Persian Revolution [Revolucioni persian] (The University Press, Cambridge, 1910) 32. The Christian Commonwealth [Konfederata e krishterë], 22 Janar, 1913 33. G. K. Narimán, Persia and Parsis [Persi dhe Parsis], pjesa I (Lidhja Iran, Bombej, 1925) 34. Valentine Chirol, The Middle Eastern Question [Çëshjta e Lindjes së Mesme] 35. J. Estlin Carpenter, Comparative Religion [Studimet fetare krahasimtare] 36. E. J. W. Gibb Memorial Series [Seri përkujtimore "E. J. W. Gib"], vëll. 15 (Luzac & Co., Londër, 1910) 37. Mirza Taqí Mustawfí, Lisánu'l-Mulk, i njohur si Sipihr, The Násikhu't-Taváríkh (vëll. Qájáríyyih) (botimi litografik, Teheran) 38. Ḥájí Mu'ínu's-Salṭanih, History [Histori] (dorëshkrim) 39. Mirza Abu'l-Faḍl, Kitábu'l-Fará'id [Qitapi Faraed] (botimi Kairo) Vepra të Bahá'u'lláh-ut: Kitáb-i-Íqán [Qitapi Ikan] (botimi Kairo, 1900) [botimi shqip: Tiranë, 1998] Epistle to the Son of the Wolf [Letër për birin i Ujkut] (botimi Kairo, 1920) Ishráqát [Ishrakat] (dorëshkrim) [botimi shqip: nga Tabela të Bahá'u'lláh-ut, Tiranë, 2002] Tabela për Mbretërit (dorëshkrim) Vepra të Báb-it: Ṣaḥífatu'l-Ḥaramayn [Sahifatol Haramajn] (dorëshkrim) Qayyúmu'l-Asmá' [Kajumol Asma] " Bayán [Bajan] Persisht " Bayán [Bajan] Arabisht " Dalá'il-i-Sab'ih [Dalael Sabeh] " Vepra të 'Abdu'l-Bahá-it: A Traveller's Narrative [Tregim i një udhëtari], përkthyer nga persishtja prej E. G. Browne (The University Press, Cambridge, 1891) Some Answered Questions [Përgjigje për disa pyetje] (Bahá'í Publishing Society, Chicago, 1918) [botimi shqip: Tiranë, 2000] Memorials of the Faithful [Përmendoret e besnikëve] (botimi Haifa, 1924) Shënim: Për një bibliografi të përgjithshme dhe më të plotë, referoju: 1. Bahá'í World [Bota Bahá'í], vëll. III, pjesa 3 2. A. L. M. Nicolas, Siyyid 'Ali-Muḥammad dit le Báb [Sejed Ali Muhamet i quajtur Báb-i], f. 22-53 3. E. G. Browne, Materials for the Study of the Bábí Religion [Materiale për Studimin e Fesë Bábí], f. 175-243 4. Journal of the Royal Asiatic Society [Revista e Shoqërisë Mbretërore Aziatik], 1892, f. 433-499, 637-710 5. 'Abdu'l-Bahá, A Traveller's Narrative [Tregim i një udhëtari], f. 173-211 *) Shoghi Effendi, për përkthimin nga persishtja në anglisht NDARJA ADMINISTRATIVE E PERSISË NË SHEKULLIN E NËNTËMBËDHJETË "Nuk ka parime dhe vazhdimësi në nëndarjet administrative të Persisë. Ndarja ose bashkimi i tyre rregullohet nga zotësia dhe emri i guvernatorëve të tyre, si dhe nga hapësira që mund të pranohet për atë vend nga besimi ose frika e sovranit. ... Më tej duhet të nënvizojmë se nuk duket të jenë ndjekur parime gjeografike, etnografike ose politike, në përcaktimin e kufijve dhe sipërfaqes së ndarjeve të ndryshme, që ndryshojnë në shtrirje nga një provincë më e madhe se e tërë Anglia e deri tek një qytet i vogël e i prishur, me rrethinat e tij të afërta." PROVINCAT OSE DISTRIKTET MË TË MËDHA Ndarja Administrative Kryeqyteti Azerbajxhani Tabriz Horasani dhe Sistani Mashhad Teherani dhe Vartësitë Teheran Farsi Shiraz Isfahani dhe Vartësitë Isfahan Kermani dhe Baluçestani Persian Kerman Arabistani Shoshtar Gilani dhe Taleshi Rasht Mazendarani Amol Jazdi dhe Vartësitë Jazd Bregdeti dhe Ishujt e Gjirit Persik Busher (Nga Lord Curzon, "Persia and the Persian Question", vëll. 1, f. 437.) PËRFAQËSUESIT BRITANIKË DHE RUSË NË OBORRIN E PERSISË, 1814-1855 1814 Nëntor Z. Morier dhe z. Ellis 1815 Korrik Sir Henry Willock 1826 Shtator Sir John Macdonald 1830 Qershor Sir John Campbell 1835 Nëntor Sir Henry Ellis 1836 Gusht Sir John McNeill 1842 Gusht Sir Justin Sheil 1847 Tetor Kolonel Farrant (i përkohshëm) 1849 Nëntor Sër Xhastin Shiëll (rikthyer) 1853 Shkurt Z. Taylor Thomson (i përkohshëm) 1855 Prill Hon. A.C. Murray 1817 Gusht Gjeneral Yermoloff 1819 Prill M. Mazarovitch 1823 Janar M. Ambourger (i përkohshëm) 1824 Korrik M. Mazarovitch (rikthyer) 1825 Shtator M. Ambourger 1826 Korrik Princ Menschikoff 1828 M. Grebayadoff 1831 Princ Dolgorouki 1833 Shkurt Kont Simonich 1839 Kont Meden 1846 Janar Princ Dolgorouki 1854 Shtator M. Anitchkoff (Nga Clements R. Markham, C.B., F.R.S., "A General Sketch of the History of Persia", Shtojcë B. Longmans, Green and Co., London, 1874) LISTA E MUAJVE TË KALENDARIT MYSLIMAN Muharram 30 ditë Safar 29 ditë Rabiol Aval 30 ditë Rabios Sani 29 ditë Xhamadiol Aval 30 ditë Xhamadios Sani 29 ditë Raxhab 30 ditë Shaban 29 ditë Ramazan 30 ditë Shaval 29 ditë Zel Kadeh 30 ditë Zel Hexheh 29-30 ditë Muḥarram 1, 1 A.H. 16 Korrik 622 A.D., e premte Muḥarram 1, 1260 A.H. 22 Janar 1844 A.D., e hënë Muḥarram 1, 1261 A.H. 10 Janar 1845 A.D., e premte Muḥarram 1, 1262 A.H. 30 Dhjetor 1845 A.D., e martë Muḥarram 1, 1263 A.H. 20 Dhjetor 1846 A.D., e diel Muḥarram 1, 1264 A.H. 9 Dhjetor 1847 A.D., e enjte Muḥarram 1, 1265 A.H. 27 Nëntor 1848 A.D., e henë Muḥarram 1, 1266 A.H. 17 Nëntor 1849 A.D., e shtunë Muḥarram 1, 1267 A.H. 6 Nëntor 1850 A.D., e mërkurë Muḥarram 1, 1268 A.H. 27 Tetor 1851 A.D., e hënë Muḥarram 1, 1269 A.H. 15 Tetor 1852 A.D., e premte Muḥarram 1, 1270 A.H. 4 Tetor 1853 A.D., e martë (nga "Wüstenfeld-Mahler'sche Vergleichungs-Tabellen", Leipzig, 1926) UDHËZUES PËR SHQIPTIMIN E EMRAVE TË PËRVEÇËM TRANSLITERUAR NË TREGIM ﺎ á ﺏ b ﭗ p ﺕ t ﺙ th ﺝ j ﭺ ch ﺡ ḥ ﺥ kh ﺪ d ﺫ dh ﺭ r ﺯ z ﮋ zh ﺱ s ﺵ sh ﺹ ṣ ﺾ ḍ ﻁ ṭ ﻅ ẓ ﻉ ' ﻍ gh ﻑ f ﻕ q ﻙ k  g ﻝ l ﻡ m ﻥ n ﻭ v ﻫ h ﻱ y ﺀ th shqiptohet si s a shqiptohet si a, ë dh shqiptohet si z á shqiptohet si a zh shqiptohet si zh i shqiptohet si e ṣ shqiptohet si s í shqiptohet si i ḍ shqiptohet si z u shqiptohet si o ṭ shqiptohet si t ú shqiptohet si u ẓ shqiptohet si z aw shqiptohet si ou Letra "í" e shtuar në emrin e qytetit do të thotë "që i përket atij", kështu "Shírazí" do të thotë "vendës i Shirazit". Shënim: Drejtshkrimi i fjalëve orientale dhe emrave bazohet në sistemin e transliterimit të vendosur në një nga Kongreset Ndërkombëtare Orientale. FJALORTH Aba ['Abá]: Tallagan ose mantel. Aga [Áqá]: "Mjeshtër". Titull i dhënë nga Bahá'u'lláh-u për 'Abdu'l- Baháin. A.H.: Pas Hexhirahut [Hijírah]). Data e shtegtimit të Muhametit nga Meka në Medinë dhe baza e krologjisë muhamedane. Akbar: "Më i Madh". Azam [A'ẓam]: "Më i Madhi". Azan [Adhán]: Thirrja myslimane për lutje. Báb: "Portë" Titull i marrë nga Mirza Ali Muhameti pas deklarimit të Misionit të Tij në Shiraz në maj 1844. Bahá: "Lavdi," "shkëlqim," "dritë." Bajan [Bayán]: "Shprehje," "shpjegim." Titulli i dhënë nga Báb-i ndaj Revelacionit të Tij, veçanërisht ndaj Librave të Tij. Bakijatollah [Baqíyyatu'lláh]: "Gjurmë e Perëndisë". Titulli i zbatuar edhe për Báb-in edhe për Bahá'u'lláh-un. Bej [Big]: Titull nderi, më i ulët se Kani. Darugeh [Dárúghih]: Kryekështjellar Douleh [Dawlih]: "Shtet", "qeveri". Emir [Amír]: "Zot," "princ," "komandant", "guvernator". Farrash [Farrásh]: "Këmbësor," "liktor," "shoqërues" Farrash Bashi [Farrásh Báshí]: Kreu i farrashëve. Farsakh [Farsakh]: Njësi gjatësie. Gjatësia e saj ndryshon në pjesë të ndryshme të vendit sipas natyrës së tokës, inerpretimi lokal i termit është distanca që një mushkë e ngarkuar do të përshkojë në një orë, që varion nga tre në katër milje. Vjen nga persishtja e vjetër "parsang," dhe supozohet të rrjedhë prej copave të gurit (sang) të vendosur anës rrugës. Ferman [Farmán]: "Urdhër," "komandë," "dekret mbretëror." Haxhi [Ḥájí]: Muhamedan që ka kryer pelegrinazhin në Mekë. Houdah [Howdah]: Shtroje që mban gamilja, mushka, kali ose elefanti për qëllime udhëtimi. Il [Íl]: Klan. Imam [Imám]: Titulli i dymbëdhjetë shiitëve pasues të Muhametit. Përdoret gjithashtu për udhëheqësit fetarë muslimanë. Imam Xhomeh [Imám-Jum'ih]: Imami udhëheqës i një qyteti, kreu i mullave. Imam Zadeh [Imám-Zádih]: Pasardhës i një imami ose faltorja e tij. Kabeh [Ka'bih]: Faltore e lashtë në Mekë. Tashmë e njohur si faltorja më e shenjtë e Islamit. Kad-Hoda [Kad-Khudá]: Kreu i një lagjeje në një qytezë, kryeplaku i fshatit. Kadi [Qáḍí]: Gjyqtar civil, krimesh dhe klerikal. Kaim [Qá'im]: "Aiqë do të ngrihet". Titull i dhënë ndaj Të Premtuarit të Islamit. Kalantar: "Kryetar bashkie". Kalim [Kalím]: "Një që ligjëron". Kaljan [Qalyán]: Një llullë për të pirë duhan në ujë. Kan [Khán]: "Princ", "zot", "fisnik", "prijës". Kebleh [Qiblih]: Drejtimi nga kthehen njerëzit në lutje, posaçërisht Meka, Keblehu i gjithë muhamedanëve. Kulah [Kuláh]: Kapele lëkure gjengji perse, mbajtur nga të punësuarit qeveritarë dhe civilët. Qylaf. Kurban [Qurbán]: Flijim. Man-Joz'herohollah [Man-Yuẓhiruhu'lláh]: "Ai që Perëndia do ta bëjë manifest". Titull i dhënë nga Báb-i të Premtuarit. Mashhadi [Mashhadí]: Muhamedan që ka kryer pelegrinazhin në Mashhad. Medrese [Madrisih]: Shkollë fetare. Mehdi [Mihdí]: Titull i Manifestimit të pritur nga Islami. Mehrab [Miḥrab]: Vendi kryesor në një xhami, ku imami lutet me fytyrë të kthyer nga Meka. Majdan [Maydán]: Nëndarje e farsakhit. Shesh ose vend i hapur. Meraxh [Mi'ráj]: "Ngjitje", përdoret me refrencë ndaj ngjitjes së Muhametit në qiell. Mirza: Shkurtim i Emir Zadeh, që do të thitë bir i Emirit. Kur i ngjitet emrit pas, ajo nënkupton princ, kurse para thjesht Zoti...X. Moazen [Mu'adhdhin]: Personi që thëret Azanin. Moxhtahed [Mujtahid]: Doktor muhamedan i ligjit. Shumica e moxhtahedëve të Persisë i kishin marrë diplomat nga juristët më të shquar të Qerbelasë dhe Naxhafit. Mostagas [Mustagháth]: "Ai që kërkohet". vlera numerike e të cilit është caktuar nga Báb-i si kufiri kohor caktuar për ardhjen e Manifestimit të premtuar. Mulla [Mullá]: Klerik Muhamedan. Nabil [Nabíl]: "I ditur," "fisnik." Nevruz [Naw-Rúz]: "Ditë e Re." Emër që përdoret për Ditën e Vitit të Ri Bahá'í, sipas kalendarit pers, dita në të cilën dielli hyn në shenjën e Dashit. Nokteh [Nuqṭih]: Pikë Pahlavan [Pahlaván]: "Atlet", "kampion", "burrë trim e muskulor." Qerbelai [Karbilá'í]: Muhamedan që ka kryer pelegrinazhin në Qerbela. Saheboz Zaman [Ṣáhibu'z-Zamán]: "Zot i Epokës." Një nga titujt e të premtuarit Kaim. Shahed [Shahíd]: "Martir". Shumësi i martirit është "Shohada" [Shuhadá]. Sheikol-Islam [Shaykhu'l-Islám]: Kreu i gjyqit fetar, emëruar nga Shahu në çdo qytet të madh. Sejed [Siyyid]: Pasardhës i Profetit Muhamet. Sure [Súrih]: Emra të kapitujve të Kuranit. Suriti [Súrití]: Ushtarë me pushkët tytëshkurtër. Tufangçi [Tufang-chí]: Pushkatar i këmbësorisë. Tuman [Túmán]: Shumë parash baraz me një dollar. Vali-Ahd [Valí-'Ahd]: "Trashëgimtar i Fronit". Xhami [Masjid]: Tempull, vend adhurimi. Xhobeh [Jubbih]: Xhybe. Zadeh [Zádih]: "Bir". HARTA A PERSISË TREGUES Aba Basir (i biri i Haxhi Muhamet Hysenit, që sprapsi regjimentin e Irakut në Zanhan), Nabili jep falënderime në përshkrimin e tij për tronditjen e Zanxhanit, 912 Abas Mirza, shih Mirza Bozorg Abas Koli Kan, kurdisi martirizimin e Vahidit në Nejriz, 759 Abas Koli Kan Larixhani, 518, 522, 575, 591, 598 Abdul Haxhi Ali Sheik (Vjehrri i Vahidit, i shquar midis fisnikëve të Nejrizit), 725, 763 Abdul Ali Harati (Armik i Mulla Hysenit), 253, 257 Abdul Ali Kan Maragej (Kapiteni artilerisë së Princit Hamza dhe mik besnik i Mulla Hysenit në Mashhad), 441, 496 Abdul Qerim Kazvini, Mulla i Kazvinit, i quajtur gjithashtu Mirza Ahmet nga Bahá'u'lláh-u, 254, 258, 259, 270, 271, 281, 341, 355, 654 Abdul Azim Koi, Sejed (i mbiquajtur Sejed Khal Dari) një nga të mbijetuarit e Tabarsit, 555, 712 Abdul Baki, Sejed, i shquar për diturinë e tij, (i pranishëm kur Báb-i diktoi Tabelën për Haxhi Mirza Xhanin në Kashan, më pas u bë besimtar), 350, 351 Abdul Hamit Kani (i biri të cilit u shërua nga Báb-i), 320, 326, 572 Abdul Kazem Alakeh Band Isfahani, 926 Abdul Vahab, Haxhi, 85, historia e, 169 Abdul Maxhid, Haxhi (Babai i Badit, korieri i Tabelës së Bahá'u'lláh-ut për Shah Nasered Dinin), 500, 913 Abdullah Mulla, banor i Shirazit (rrëfen vrasjen e Mulla Takiut), 411 Abdullah Kan Turkaman (Komandant i ushtrisë të urdhëruar nga Shahu kundër Tabarsit), 550, 551 (shënimi 2) Abul Hasan Bazaz, Haxhi, (Udhëtar me Báb-in në Hexhaz), 249 Abul Hasan Shirazi, Haxhi, 218 Abu Taleb, Sejed (kad khoda i distriktit të Nejrizit dhe një nga shokët e Vahidit) 624, 626, 734 Abul Kazem, Mirza (dhëndër dhe dishepull i besuar i Moxhtahedit, Mirza Muhamet Taki) hetoi mesazhin e Bahá'u'lláh-ut, 197, 198 Abu Torab, Sheik (banor i Eshtehardit, një nga dishepujt e Sejed Kazemit) (Shih shënimin f. 39), 450, 460, 533 Abu Taleb Kan, Mirza (kunati i Mirza Hasanit, vëlla i Bahá'u'lláh-ut nga Bábai), 999 Abed Haxhi, Sejed (një nga shoqëruesit e Vahidit në kampin armik dhe në martirizimin e tij), 751 Ahmet Ahsai, Sheik, 1 (shënimet 1, 2, 3), 81-101, 232, 331 Ahmet Azgandi, Mirza (Ulama i ditur i Horasanit), 211, 215, 216, 769, 927 Áka (referim ndaj Burgut më të madh) konoli turke dënimesh, tani në shtetin e Izraelit, 470 Allah Jar, Haxhi (që me Sulejman Kanin transferuan eshtrat e Báb-it ne Teheran), 791 Ali Kan, Sejed, arrestimi në Zanxhan, 863 Ali Haxhi, Mirza, Sejed (mbiquajtur Khal Azam) dajo i Báb-it, gjithashtu një nga shtatë martirët e Teheranit, 233, 241, 280, 659, 667 Ali Mirza, Mulla, Sheik (mbiquajtur Azim), nip i Imam Xhehut të xhamisë Vakil, 211, 245, 276, 473, 484, 770, 926, 944 Ali Askar, Haxhi (viziton Báb-in në Tabriz kur ishte në burg), 366 rrëfen Martirizimin e Báb-it, 790 Ali Merdan Kan (fortesa e), (Hoxhat, transferuar te), 838, (shënimi 1) Ali Kan i Mah-Kuit (kështjellari i Kështjellës Mah-Ku), 358, 368, 372, 383, 464 Ali Bastami, Mulla (një nga Shkronjat e të Gjallit), mbërritja me shokët në Shiraz, 148,168; vuajtjet e, 172 Ali Mozaheb, Mulla (një nga shoqëruesit që çoi Vahabin në martirizimin e tij), 751 Ali Zonuzi, Sejed (fisnik i Tabrizit, njerku i Muhamet Alij Zonuzit) 477, 776 Aga Kan Nuri, Mirza (Itemadod Douleh që pasoi Mirza Agasin), 206, 418, 767, 794, 942, 1018 Agasi, Haxhi, Mirza (Veziri i Madh i Shah Muhametit), 206, 207, 334, 355, 359, 370, 380, 387, 421, 464, 799, 807 Aga Xhan, Mirza (Sekretari Bahá'u'lláh-ut), 691 Aga Xhan Kan Hamseh (njohur, gjithashtu, me emrin Hamseh dhe Naseri, koloneli i truprojës, ekzekutor i Báb-it), 786 Aga Kalim (Vëlla i Bahá'u'lláh-ut), 293, 382, 431, 435, 608, 643, 658, 916 Aga Rekab Saz, Mirza (një nga të pranishmit në xhaminë Vakil, që dëgjoi Báb-in, më vonë u martirizua), 247 Asadollah, Haxhi (tregtar i shquar i Kazvinit), një nga të parët, që u martirizua në Kazvin, 423 Asadollah, Mirza (mbiquajtur Dajan nga Báb-i), 468 Ajatol Korsi, (varg i Kuranit, koment mbi, nga Sejed Kazemi), 89 Azim, shih Ali, Mirza, Sheik Aziz (dajo i Bahá'u'lláh-ut), 196 Aziz Kan Mokri (mbiquajtur Sardar Koli), takimi i tij me hoxhatin, 863 Báb (Ali Muhamet, Mirza, i Shirazit), 108, 109, 136 ditët e hershme të, 156 lindja e Tij, 157 ditët e shkollës, 158 martesa, 159 qëndrimi në Busher, 160 lamtumira dhënë Shkronjave të të Gjallit, 176 referenca ndaj nënës dhe gruas së Tij, 315 arrestimi i Tij dhe shpërthimi kolerës, 324 lirimi i, 325 lamtumira ndaj të afërmëve dhe largimi nga Shirazi, 328 letra e Tij për Manuçer Kanin, 329 ndere të akorduara nga njerëzit ndaj, 332 komenti i Tij mbi Suren e Val-Asrit, 331-333 mandati i vdekjes së Báb-it lëshuar nga ulematë e Isfahanit, 339, 340, 341 predikimi i Tij për afrimin e vdekjes së Manuçer Kanit, 342 tre ditët e Tij në shtëpinë e Haxhi Mirza Xhanit në Kashan, 350 gëzimi i Tij për dhuratën dhe mesazhin nga Bahá'u'lláh-u, 355 Shahu Muhamed, letër nga, 358 faza e fundit e udhëtimit të tij në Tabriz, 360 lamtumira ndaj rojeve të Tij, 363 mikpritja nga një dishepull i ri me mbërritjen në Tabriz, 364, 365 burgimi në kështjellën Mah-Ku, 368 episodi në jetën e, në Mah-Ku, 378 ëndërra e, para deklarimit të misionit të Tij, 379 fjalët e Tij ndaj Mulla Hysenit, 386 lamtumira e Tij për Mulla Hysenin, 389 letra për besimtarët, 403 burgimi në kështjellën e Çehrikut, 465, 466 provimi i Tij në Tabriz, 486 poshtërimet që iu bënë Atij, 488 rikthimi në Çehrik dhe letra për Haxhi Mirza Agasin, 494 efekti i fatkeqësisë së Mazendaranit tek Ai, 638 mbledhja e dokumenteve të tij, 768 mbërritja në Tabriz, 771 burgimi i Tij në kazermat, 773 paralajmërimi i Tij për farash bashin, 774 lëshimi i mandatit të vdekjes së Tij, 777 kërkesa e Sam Kanit, 781 mrekullia e shpëtimit, 783 përpjekja e ripërsëritur dhe finale kundër jetës së Tij, 784 transferimi i trupit të Tij në Teheran, 791 efektet e martirizimit të Tij, 797 Badasht (katundi i), konferenca e, 435, 448 rëndësia e mbledhjes, 449, 457 largimi i Bahá'u'lláh-ut nga, 458 Bagdad, 405, 1019 Bahá'u'lláh (Mirza Hysen Aliu i Nurit), 92, 114, 587,201, 205, 401, 428, 430, 446, 456 episodi në Nijala siç tregohet nga, 460 vizita e Tij në Fortesën e Sheik Tabarsit, 533, 566 referenca ndaj veprimtarive të Tij para deklarimit të misionit të Tij, 571, 645, 687 udhëtimi i Tij në Qerbela, episodet e lidhura me, 915, 924, 933, 936, 941 takimi i Tij me Azimin, 944 burgimi i Tij në Sijah Çal, 955 episodi në Sijah Çal, treguar nga, 981, 989 pasuritë që iu rrëmbyen në Mazendaran, 996 lirimi dhe dëbimi në Bagdad, 1019 Bajan, persisht, referim për udhëtimin e Báb-it në Mekë e në Medinë tek, 219 Bali-Sari, shpjegim i termit, 166 Baker, Mulla (imami i Çenar Sukteh), 725 Baker Tabrizi, Mulla (një nga Shkronjat e të Gjallit), 566, 770 Barfurush, 294, 393, 513, 518, 627 Basir Hendi, Sejed (konvertuar në besim nga Sheik Saed Hendi në Indi), 929 (shënimi 1) Behije Kanom, "Fleta e Shenjtë Më e Madhe," shih faqen e dedikuar Busher, 133, 233, Bozorg Nuri, Mirza (Mirza Abas, Bábai i Bahá'u'lláh-ut, një nga administratorët më të urtë ndër Vezirët e Mbretit), 91, 191, 359 Çehrik, Kështjella e, transferimi i Báb-it në, 388, 463 qëndrimi i njerëzve ndaj Báb-it, 465, 467 besimtarët e përzënë nga, 473 rikthimi i Báb-it në, 494 "Dega Më e Madhe" (Titull i dhënë 'Abdu'l-Bahá-it, Abas Efendiut që ishte djali më i madh i Bahá'u'lláh-ut, të cilin Ai e la si interpretues të Kauzës së Tij), 338, 657 episodi i rrëfyer prej, 962 Emir Nezam Taki Kan, Mirza (Veziri i Madh i Shah Nasered Dinit) 509, 765, 767, 772, 801, 826, 842, 941 Emir Toman, Shih Muhamet Kan Farrash Bashi, paralajmërimi i Báb-it ndaj, 775, 783 Fat'h Ali, Shah, 84 Firuz, Mirza, Princ (Nosratod-Douleh i Nejrizit), 738 Gjenealogjia e Báb-it, 75 Gjenealogjia e Muhametit, 72 Golam Reza Jazdi (shoqëroi Vahidin në Nejriz, një nga martirët e Khazehit), 721, 746 Golam Reza Kuçeku (shoqëron Vahidin në Nejriz), 721 Gorgin Kan (pasardhës i Manuçer Kanit), 343 komunikimi i tij me Shah Muhametin, 345, 346 Hadi (foshnja e Hoxhatit, vrarë në Zanxhan), 896 Hadi, Mirza (vëllai i Princ Mirza Muhamet Aliut), 252, 257, 692 Hasan, Aga, Sejed, i Jazdit (vëllai i Sejed Hysen Jazdit), 355, 371, 385 Hasan Zonuzi, Sheik, 108, 109, 341, 371, 476, 937 Hoxhat Zanxhani (Muhamet Ali Zanxhani, Mulla) konvertimi i, 286 veprimtaritë para konvertimit, 803 pranimi i mesazhit ta Báb-it, 807, 811 burgimi në Teheran, 819, 825, 827 peticioni i tij për Shah Nasered Dinin, 856 vdekja e djalit dhe e gruas së tij, 895 vdekja dhe varrosja e tij, 899 poshtërsitë e kryera mbi trupin e tij dhe fati i njerëzve të tij, 909 Hysen Boshrui, Mulla (Babol Báb, Shkronja e Parë e të Gjallit), 128, 129 takimi me Báb-in në Shiraz, 136 lirimi i, 167 fjalët e ndarjes së Báb-it me, 177, 179, 209 letra e tij për Báb-in, 213 nisja e tij për Horasan, 271 largimi nga Masdhhadi dhe pelegrinazhi në Mah-Ku, 381 vizita në Teheran, 382 mbërritja në Mah-Ku, 383 fjalët e Báb-it për, 386 lamtumira e Báb-it ndaj, 390 mbërritja e tij në Mashhad, 400 sulmi nga populli i Barfurushit, 504 sprapsja nga, 506, 517, 558, 581 momentet e fundit të, 582 vdekja e, 585 referenca për varrimin dhe arritjet e tij, 587, 590-91 radhitur i dyti i martirëve të Fortesës së Sheik Tabarsit, 636 Hysen Jazdi, Sejed (sekretar i Báb-it në Mah-Ku dhe Çehrik, një nga Shkronjat e të Gjallit), 317, 341, 350, 355, 368; përshkrim i jetës dhe martirizimit të tij, 385, 773, 775, 783; në Teheran, 981 Hysen Kan Irvani (Guvernator i provincës së Farsit, mbiquajtur Axhudan Bashi dhe përgjithësisht ato ditë i quajtur si Saheb Ekhtijar), 236, 238 takimi i Báb-it me, 241, 319, 323 Hysen Motavalli, Sejed (tradhton tek armiku Kodusin), 589, 609 Hysen Torshizi, Sejed (banor i Torzhizit, fshat në Horasan) dhe një nga të shtatë martirët, 680 Ibrahim, Mirza (vëllai i Mirza Muhamet Alij Nahrit), 338 Imam-Xhomeh, 330, 332 Isfahan vizita e Mulla Hysenit në, 179 qëndrimi i Báb-it në, 329 Ismail Komi, Haxhi, Mulla (vendas nga Farahani dhe një nga shtatë martirët), 678 Jahja Darabi, Sejed (mbiquajtur Vahid) takimi me Báb-in, 277, 283 udhëtimi në Teheran dhe Jazd, 700 deklarimi i, ndaj njerëzve të Jazdit, 707, 715, 721 largimi për Nejriz, 722, 733, 740, 746, 750 martirizimi i, 760, 761 (shënimi 2) përshkrimi i vdekjes, 761 (shënimi 3) Jazd, 84, 70l-2, 1007. Shih shtojcën Jusuf Ardebili, Mulla, 305, 563, 611 Kangavar (mbërritja e besimtarëve dhe takimi tyre me Mulla Hysenin), 253 Kashan, 86, 184, 348, 353 Kenar Gerd (Fortesa e), 355 Kermanshah, 92, 408, 926. Shih shtojcën Kosrou Kadi Kalai (një horr faqezi), 518, 525 Kodus ( Báb-i i dha atij emrin Ismollaholl Akhar - "Emri i Fundit i Perëndisë," Shkronja e fundit e të Gjallit) mbërritja në Shiraz, 154 viziton dajon e Báb-it në Shiraz, 234 takimi me Sadek Horasanin, 237 viziton Kermanin, Teheranin dhe Mazendaranin, 289, 293, 294 vizitë nga Mulla Hyseni në Barfurush, 393 porosia për Mulla Hysenin, 398 largimi për Mazendaran, 443 takimi me Bahá'u'lláh-un në Shah Rud, 447 burgimi i, 539 mbërritja e Kodusit në Fortesën e Sheik Tabarsit, 540, 545 plagosja e, 562 asiston në momentet e fundit të Mulla Hysenit, 584 martirizimi i, 630 Kolejn (Fshati i), 355 Kom, 186, 359 Horasan ("Toka Kha"), 88, besimtarët e parë të, 211, 380, 400, 401, 431, 454. Shih shtojcën Kurban Ali, Mirza (vendali nga Barfurushi, një nga të shtatë martirët), 671 Mah-Ku (Kështjella e) burgimi i Báb-it, 110, 294, 368, 369, 377 episode nga jeta e Báb-it në, 378, 383 Mahmud Kamsari, Mirza, 86 Manuçer Kan, Motamedod Douleh, 329, 333, 335, 340, 342,344 Martirët Bahá'í ekzekutimi i të parit në Persi, 420 maskra e Kazvinit, 425 lista e martirëve në Mazendaranit, 635 ekzekutimi i shtëtë martirëve të Teheranit, 667 varrimi shtatë martirëve, 697 emrat e martirëve në Nejriz (Fortesa e Kaxhehut), 747 martirët e Zanxhanit, 911-912 Martirëve (Lista e), 635. Shih shtojcën Mashhad, 91, 400, 436, 496. Shih shtojcën Mazendaran tronditja e, 460, 496 masakra e përgjithshme, 621 Meka, 221, 231 Medina, 101, 232 Mehdi Koli, Mirza, Princ, 508, 558, 565, 594, 600, 611, 919 Mohet Kermani, Mirza ( deklarata e Báb-it ndaj), 225, 228, 229, 230 Muhamet, Mulla (biri i Mulla Takiut dhe bashkëshorti i Tahires), 196, 198, 199, 409, 410 Muhamet Ali, Mirza (vëllai i Bujuk Agas dhe Sejed i shquar i Kojit), 468 Muhamet Ali Mirza i Tabrizit (që u martirizua me Báb-in), 776, 780, 782,783 Muhamet Ali Nahri, Mirza, Princ (vajza e të cilit, Monire Kanom, u martua me Degën Më të Madhe ('Abdu'l-Bahá), 252, 257, 338, 692 Muhamet Ali Kazvini, Mirza (një nga Shkronjat e të Gjallit), 408, 443 Muhamet Ali Zanxhani, Mulla ( Báb-i e quajti atë Hoxhat Zanxhani). Shih Hoxhat Zanxhani Muhamet Baker Rashti, Haxhi, Sejed (njohur si Harati), 102, 179, 396 Muhamet Baker (nipi i Mulla Hysenit dhe një nga Shkronjat e të Gjallit), 433 Muhamet Çaparçi Bej, 346, 355, 659, 816 Muhamet Hasan Kazvini (emri i dhënë Fatal Kazvini), 434 çon mesazhin nga Tahirja te Kodusi, 451 Muhamet Hysen Maragej (një nga shtatë martirët), 684 Muhamet Kan (Emir Tuman), 862 Muhamet Forugi, Mirza, Mulla, 211, 508, 512, 541, 621, 913 Muhamet Golpajegani, Sejed (pseudonimi Tair, të cilin Tahirja e quan Fatal Malih), 408 Muhamet Mamakani, Mulla (dishepull i shquar dhe i ditur i Sheik Ahmet Ahsait), 90, 485, 776 Muhamet Mehdi, mbiquajtur Safehol Ulama, 334 Muhamet Mehdi Kandi, Mulla (përcjellësi i mesazhit nga Bahá'u'lláh-u te Báb-i), 355, 655 Muhamet Mustafa (arab me origjinë nga Bagdadi), 405, 408 Muhamet Nuri, Mulla (mbiquajtur Moallem Nuri) takimi i tij me Mulla Hysenin, mesazhi i tij për Bahá'u'lláh-un, 587 Muhamet Reza, Sejed (Ati i Báb-it), 95 Muhamet Reza Manshadi, Mulla (një nga ulematë e ndritur të Manshadit), Bahá'u'lláh-u i dha emrin Radar Ruh, 716 Muhamet Taki, Mirza (Moxhtahed drejtues në Sari, Mazendaran), 462, 528, 539, 547, 625 Muhamet Taki Harati, 331, 337 Muhamet Taki Milani, 366 Muhamet Taki Nuri, Mirza (Moxhtahed i shquar i Nurit) takimi i tij me Bahá'u'lláh-un, 192 dy ëndërrat e, 193, 194 Muhamet Taki Kermani, Haxhi (një nga shtatë martirët), 682 Mustafa Bej Sanandaxhi (dervish, mbiquajtur Maxhzub, një nga të parët që njohu pozitën e Bahá'u'lláh-ut), 201 Myrteza, Sejed (tregtar i shquar i Zanxhanit dhe një nga shtatë martirët), 683 Nabil Azam, Muhamet Zarandi, 270, 646, 911, 925, 935 Najriz (tronditja e), 700, 728, 1007 Navab Hamzai Mirza (Guvernator i Azerbajxhanit). 768 Navab Razavi (kundërshtari më i shquar i Vahidit), 702, 712 Naxhaf, 82, 84, 131 Nijala (episod treguar nga Bahá'u'lláh-u), 459, 463, 496 Nevruz (gostia e), 314, 350, 383, 702 Nur (në provincën e Mazendaranit), 195, efektet e vizitës së Bahá'u'lláh-ut në, 202 Om Ashrafi (një nga gratë që u shqua për besnikërinë ndaj besimit në Zanxhan) heroizmi i, 873 Kahrollah (emri që i dha Báb-i dervishit nga India në Eski-Shahr), 472, 473 Kazem Rashti, Sejed, 89 misioni i, 102 aludimi i tij për të premtuarin, 107 vizita te Báb-i, 108 Báb-i ndjek klasën e tij, 108 vdekja e tij, 127 Kazvin, 389, 402, 403, masakra e, 424 Qerbela, 82, 99, 113, 401, 915 Qerbelai Abdul Bagi (vdekja e pesë bijve të tij), 872 Sadek Horasani, Mulla (më parë njohur si Mokadas dhe mbiquajtur nga Bahá'u'lláh-u Ismollahol Asdaq), biseda e, 183, 237, 295 Sadrod Douleh Isfahani (nip i Haxhi Muhamet Hysen Kan Isfahanit dhe gjeneral në ushtrinë perandorake), 842 Saedol Ulama (teologu kryesor i Barfurushit), 398,399, 549 Sajah (Mirza Alij Sajah Maragej), 641 (shënimi 3), 642,645 Saleh, Haxhi Mulla (ati i Tahires), 408 Sam Kan (koloneli i regjimentit kristian të Orumejas), 781, 782, 785, 787 Sijah Çal (pusi i zi) referencë për, 572, 579 burgimi i Bahá'u'lláh-ut në, 955, 982 Sijah Dehan (fshati i, afër Kazvinit), 361, shënimi 2 Sulejman Kan Afshari, 361, 598, 617 Sulejman Kan, Haxhi, 958, martirizimi i, 963, 964 Sulltan Qerbelai, Sheik, 312, 404, 936 Sure e Val Asrit (koment i Báb-it), 331, 333 Shah Rud (fshati i), 446, 460 Shah Muhameti, 207, 273, 283, 346, 357, 380, 799, 805, 819, 826 Shah Nasered Dini (Vali Ahd, shih fjalorthin), 485 (shënimi 1), 549, 558, 611, 765, 826 peticioni i Hoxhatit për, 857 përpjekja për ta vrarë, 945 Shiraz, 83, 109 qëndrimi i Báb-it në, 233 referenca ndaj atyre që përqafuan besimin në, 246. Shih shtojcën Shkronjat e të Gjallit, shih Tabelat për, në kopertinën e Librit emrat e, 163, 165 lamtumira që u dha Báb-i, 165 porositë e Báb-it për, 209 Tahire (njohur, gjithashtu, si Korratol Ejni dhe Zarrin Taxhe) referencë për, 163 përgjigja ndaj apelit të Báb-it, 402 aktiviteti në Qerbela, 404 aktiviteti në Bagdad, 407 qëndrimi në Kermanshah, 408 burgimi në Kazvin, 408-9 lirimi nga Bahá'u'lláh-u, 428 lëvizja në Teheran, 428 qëndrimi i saj ndaj Báb-it e Bahá'u'lláh-ut, 430, 431, 434 Taki, Mulla (dajo i Tahires), 409, 411, 413, 416 Teheran, 93, 186, 392, 433, 594, 645. Shih shtojcën Xhafer Koli Kan Namdari, 380, 418, 598, 602 Xhani Kashani, Haxhi, Mirza (mbiquajtur Parpa), 348, 349, 566, 649 Xhevad Kermani, Haxhi, Sejed, 289, 935 Xhevad Qerbelai, Haxhi, Sejed (quhej Sejed Nuri), 308 (shënimi 2 dhe 3) Zanxhan (tronditja e), 389, 802, 807-8, 835 Zenepe (një vashë fshati), heroizmi i, 847 Zajnol Abedin Kan (guvernator i Nejrizit), 725, 741, 751 Transliterimi e emrave persianë dhe arabë (Shqip ←→ Sistemi i transliterimit adoptuar nga një kongres ndërkombëtar) Libra dhe shkrime Ahsanol Kesas Aḥsanu'l-Qiṣaṣ Avalem Aválim Axhvebatol Masael Ajvibatu'l-Masá'il Bajan Bayán Beharol Anvar Biḥáru'l-Anvár Dalael Sabeh Dalá'il-i-Sab'ih Dalelol Motahajerin Dalilu'l-Mutaḥayyirín Dar Asrar Shehadat Imam Hysen Dar Asrár-i-Shihádat-i-Imám Ḥusayn Fotuhat Makijeh Futúḥát-i-Makkíyyih Iz'hakol Batel Izháqu'l-Báṭil Janbu Yanbú Kafi Kafí Kahvejeh Oulija Qahviyih-Awlíyá Kashfol Gita Kashfu'l-Ghiṭá' Kol Hovallah Ahad Qu'l Huválláh-u-Aḥad Kollot Taam Kullu't-Ṭa'ám Masnavi Mathnaví Meratol Boldan Mir'átu'l-Buldán Mutanab Bejin Mutanab-Biyyín Nasehot Tavarik Násikhu't-Taváríkh Qitapi Haramajn Kitábu'l-Ḥaramayn Qitapi Ikan Kitáb-i-Íqán Qitapi Majlesi Kitáb-i-Majlisí Rouzatos Safa Rawḍatu'ṣ-Ṣafa Resalej Adlijeh Risáliy-i-'Adlíyyih Resalej Fekhijeh Risáliy-i-Fiqhíyyih Resalej Hakanijeh Risáliy-i-Kháqáníyyih Resalej Sulltanijeh Risáliy-i-Sulṭáníyyih Ruhol Maani Rúḥu'l-Ma'ání Sure e Abdit Súrih 'Abd Sure e Karabatit Súrih Qarábat Sure e Val Asrit Súrih-i-Va'l-'Aṣr Sure e Kousarit Súratu'l-Kawthar Sharh Hotbej Sharḥ-i-Khuṭbih Sharh Hotbej Totunxhijeh Sharḥ-i-Khuṭbiy-i-Ṭutúnjíyyih Sharh Kasideh Sharḥ-i-Qaṣídih Shavahed Robubijeh Shaváhid-i-Rubúbíyyih Tafsireh Ajatol Korsi Tafsírih Áyatu'l-Kursi Tarik Xhadid Táríkh-i-Jadíd Tarikat Taríqat Zijaratol Xhameatol Kabireh Zíyáratu'l Jámi'atu'l-Kabírih Zijarat Shah Abdul Azim Zíyárat-i-Sháh-'Abdu'l-'Aẓím Terme orientale Abzhad Abjad Abvab Abváb Azan Adhán Ashhad-o-an-la-elah-a-ellallah Ashhad-u-an-lá-iláh-a-illa'lláh Ashhad-o-enna-Muhamedan- Ashhad-u-inna-Muḥammadan- Rasullah Rasú'lláh Báb Báb Bala-haneh Bálá-Khánih Bala-Sari Bálá-Sarí Bejlërbeg Biglíyirbigí Besmellahol-Amnaol-Akdas Bismi'lláhu'l-Amna'u'l-Aqdas Besmellaher-Rahmaner-Rahim Bismi'lláhi'r-Raḥmáni'r-Raḥím Douleh Dawlih Gajbat Ghaybat Gajbat Sogra Ghaybat-i-Ṣughrá Gajbat Kobra Ghaybat-i-Kubrá Hakim Ḥakím Kad-Hoda Kad-Khudá Kanum Khánum Kergan Khirghán Konjeh Kunjih Kulah Kuláh Kur Qur Madakel Madákhil Mirpanxh Mír-panj Rahman Raḥmán Sar-gishmeh Sar-ghishmih Sigeh-haneh Ṣíghih-khánih Suriti Surítí Tagut Ṭághút Tijol Arz Ṭiyyu'l-Arḍ Tufangçi Tufang-chí Tollab Tulláb Vahed Váḥid Xhafar Tajar Ja'far-i-Ṭayyár Xhebt Jibt Xhism Hureklija Jism-i-Húriqlíyá Xhuz Juz' Kalendari, festa, ditë të shenjte Kadr Qadr Kolle Shaj Kull-i-Shay' Laylatu'l-Qadr Lajlatol Kadr Muharram Muḥarram Rabiol Aval Rabí'u'l-Avval Rabios Sani Rabí'u'th-Thání Ramazan Ramaḍán Raxhab Rajab Safar Ṣafar Shaban Sha'bán Shaval Shavvál Vahed Váḥid Xhamadiol Aval Jamádíyu'l-Avval Xhamadijol Ula Jamádíyu'l-Úlá Xhamadios Sani Jamádíyu'th-Thání Zel Kadeh Dhi'l-Qa'dih Zel Hexheh Dhi'l-Ḥijjih Tituj Aba 'Abá Aga Áqá Abdul Zekr 'Abdu'dh-Dhikr Bábol Báb Bábu'l- Báb Bakijatollah Baqíyya-tu'lláh Bej Big Emir Nezam Amír-Niẓám Eshik Agasi Ishíq Ághásí Fars Nameh Fárs-Námih Hazrat Ala Ḥaḍrat-i-A'lá Hazrat Kodus Ḥaḍrat-i-Quddús Kanom Khánum Mulla Mullá Nezamod Douleh Nizámu'd-Dawlih Noktej Bajan Nuqṭiy-i-Bayán Noktej Ula Nuqṭiy-i-Úlá Noktej Okra Nuqṭiy-i-Ukhrá Pishnamaz Pish-namáz Rab Ala Rabb-i-A'lá Raza Ruh Raḍa'r-Rúḥ Sadros Sodur Ṣadru'ṣ-Ṣudúr, Saheboz Zaman Sáḥibu'z-Zamán Saidol Ulama Sa'ídu'l-'Ulamá' Sejed Siyyid Sejed Báb Siyyid-i- Báb Sejed Zekr Siyyid-i-Dhikr Shahzadeh Sháhzádih Sharifol Ulama Sharífu'l-'Úlamá Sheik Shaykh Shoxhaol Molk Shujá'u'l-Mulk Ulama 'Ulamá Vezir Nezam Vazír-Niẓám Vende Áka 'Ákká Ardibil Ardibíl Azerbajxhan Ádhirbáyján Báb-ijeh Bábíyyih Bábi-Dohtaran Bábí-Dukhtarán Badasht Badasht Bagdad Baghdád Bahrejn Baḥrayn Bajtul Hazan Baytu'l-Ḥazan Baki Baqí' Bala-Rastak Bálá-Rastáq Bala-Kijaban Bálá-Khíyábán Barfurush Bárfúrúsh Bashneh Bashnih Boshrujeh Bushrúyih Boxhnurd Bujnúrd Busher Búshihr Çah Qilan Cháh Qílán Çinar Suktehut Chinár-Súkhtih Deh-Çah Dih-Cháh Dudankeh Dúdánkih Eshtehard Ishtihárd Estahbanat Iṣṭahbánát Hadeh Ḥaddih Hamseh Khamsih Hijaban Bala Khíyábán-Bálá Ilhani Ílkhání Iraxh Iráj Isfahan Iṣfáhán Jazd Yazd Kadi-Kala Qádí-Kalá Kaflan Kuh Kaflán-Kúh Kanlek Khánliq Karabag Karabágh Kenar Gerd Kinár-Gird Kom Qum Kufeh Kúfih Hoj Khuy Horasan Khurásán Jaft Abad Yaft-Ábád Kashan Káshán Kazvin Qazvín Kerman Kirmán Kermanshah Kirmánsháh Kolah Farangi Kuláh-i-Farangí Kolejn Kulayn Kotreh Quṭrih Mah-Ku Máh-Kú Mashhad Mashhad Mazendaran Mázindarán Medinë Medina Mehrab Miḥráb Mekë Mecca Moshkan Mushkán Mustoufi Mustawfí Najriz Nayríz Naxhaf Najaf Nur Núr Panxh-Ma'aden Panj-Ma'ádin Pirmurad Pir-Murád Qerbela Karbilá Qerbela Vali Karbilá'i Valí Raj Rayy Rastak Rastáq Samad Ṣamad Sari Sárí Savad-Kuh Savád-Kúh Serat Ṣiráṭ Sijah Çal Síyáh-Chál Sheik Tabarsi Shaykh Ṭabarsí Shiraz Shíráz Tabas Tábas Taxh Abad Táj-Ábád Teheran Ṭihrán Xhabal Baset Jabal-i-Básiṭ Xhabal Shadid Jabal-i-Shadíd Xhabolka Jábulqá Xhabolsa Jábulsá Xhami Barasa Masjid-i-Baráthá Xhami Ilhan Masjid-i-Ílkhání Xhami Kufeh Masjid-i-Kúfih Xhami Xhame Masjid-i-Jámi' Xhami Xhomeh Masjid-i-Jum'ih Emra orientale Abas 'Abbás Abas Koli Kan 'Abbás-Quli Khán Abas Koli Kan Larixhani 'Abbás-Quli-Khán-i-Láríjání Abas Koli Kan Sardar Larixhani 'Abbás-Qulí Khán Sardár-i-Lárijání Abdul Ali Harati 'Abdu'l-'Alíy-i-Harátí Abdul Ali Kan Maragej 'Abdu'l-'Alí-Khán-i-Marághiyí Abdul Azim 'Abdu'l-'Aẓím Abdul Azim Koi 'Abdu'l-'Aẓím-i-Khu'í Abdul Baki 'Abdu'l-Báqí Abdul Halik 'Abdu'l-Kháliq Abdul Hamit Kan 'Abdu'l-Hamíd-Khán Abdul Hysen Shushtari 'Abdu'l-Ḥusayn-i-Shushtarí Abdul Maxhid 'Abdu'l-Majíd Abdul Maxhid Nishaburi 'Abdu'l-Majíd-i-Níshábúrí Abdul Qasim 'Abdu'l-Qasím Abdul Qasim Alakeh Band Isfahani 'Abdu'l-Qasím-i-'Aláqih-Band-i- Iṣfáhání Abdul Qerim Kazvini 'Abdu'l-Karím-i-Qazvíní Abdul Vahab 'Abdu'l-Vahháb Abdul Vahab Kazvini 'Abdu'l-Vahháb-i-Qazvíní Abdullah 'Abdu'lláh Abdullah Mulla 'Abdu'lláh-Mullá Abdullah Navaj 'Abdu'lláh-Navayy Abdullah Kan Turkaman 'Abdu'lláh Khán-i-Turkamán Abdul Sali 'Abdu's-Sáliḥ Abed 'Ábid Abu Bakr Abú-Bakr Abu Bakri Sedik ibn Abi Kohafeh Abú-Bakri'ṣ-Ṣiddíq-ibn-i-Abí- Quḥáfih Abu Taleb Abú-Ṭálib Abu Taleb Kan Abú-Ṭálib Khán Abu Torab Abú-Turáb Abul Fazl Abu'l-Faḍl Abul Hasan Ali Abu'l-Ḥasan-'Alí Abul Hasan Bazaz Abu'l-Ḥasan-i-Bazzáz Abul Hasan Shirazi Abu'l-Ḥasan-i-Shírazí Abul Qasim Abu'l-Qasím Afnan Kabir Afnán-i-Kabír Afshar Suleyman Kan Afshár Sulaymán Khán Aga Kalim Áqáy-i-Kalím Aga Rekab Saz Áqáy-i-Rikáb-Sáz Agasi Áqásí Ahmet Aḥmad Ahmet Ahsai Aḥmad-i-Aḥsá'í Ahmet Azgandi Aḥmad-i-Azghandí Ahmet Jazdi Aḥmad-i-Yazdi Ahmet ibn Zejnod Din ibn Aḥmad-ibn-i-Zaynu'd-Dín-ibn-i- Ibrahim ibn Sahr ibn Ibrahim Ibráhím-ibn-i-Ṣakhr-ibn-i-Ibráhím- ibn Zaher ibn Ramazan ibn ibn-i-Ẓáhir-ibn-i-Ramaḍán-ibn-i- Rashid ibn Dahim ibn Rashíd-ibn-i-Dahím-ibn-i- Shemruh ibn Suleh Shimrúkh-ibn-i-Súlih Ajatol Korsi Áyatu'l-Kursí Ajub Ayyúb Aka Kan Nuri Áká Khan-i-Núrí Akbari Akhbárí Ahund Mulla Ali Ákhúnd Mullá 'Alí Ahund Mulla Abdul Halik Ákhúnd Mullá 'Abdu'l-Kháliq Ahund Mulla Abdul Ramin Ákhúnd Mullá 'Abdu'r-Rahim Alaod Douleh 'Alá'u'd-Dawlih Ali 'Alí Ali Abad 'Alí-Ábád Ali Askar 'Alí-Askar Ali Haxhi 'Alí-Ḥájí Ali Ibn Abi Taleb 'Alí-ibn-i-Abí-Ṭálib Ali Kateb 'Alí Kátib Ali Kan 'Alí-Khán Ali Kan i Mah-Kuit 'Alí-Khán-i-Máh-Kú'í Ali Mardan Kan 'Alí-Mardán Khán Ali Muhamet 'Alí-Muḥammad Ali Naki Mirza Rokno Douleh 'Alí-Naqí Mirza Ruknu'd-Dawlih Ali Bastami 'Alíy-i-Bastámí Ali Mozaheb 'Alíy-i-Mudhahhib Ali Zonuzi 'Alíy-i-Zunúzí Ali Sajah Maragej 'Alíy-i-Sayyáh-i-Marághiyí Allah Jar Alláh-Yár Amol Ámul Arafeh 'Arafih Asadollah Asadu'lláh Asefod Douleh Áṣifu'd-Dawlih Askari 'Askarí Atar 'Aṭṭár Avalim Avalím Axhudan Bashi Ájúdán Bashi Azim 'Azím Aziz 'Azíz Aziz Kan Mokri 'Azíz Khán-i-Mukrí Báb Báb Bábi-Dohtaran Bábí Dukhtarán Badri Pasha Badrí Páshá Bahá'u'lláh Bahá'u'lláh Bahá'í Bahá'í Bahijeh Kanom Bahíyyih Khánum Bani Umajeh Baní-Umayyih Bakijatollah Baqíyya-tu'lláh Baker Báqir Baker Rasht Báqir-i-Rasht Baker Tabrizi Báqir-i-Tabrízí Barasa Baráthá Barki Barkí Basir Baṣír Basir Hendi Baṣír-i-Hindí Bozorg Nuri Buzurq-i-Núrí Çaparçi Chápárchí Çehrik Chihríq Dalilol Motahajerin Dalílu'l-Mutaḥayyirín Daxahl Dajjál Dar Asrar Shehadat Imam Hysen Dar Asrár-i-Shihádat-i-Imám Ḥusayn Darosh Shafa Dáru'sh-Shafáy Dou'ud Dawúd Dizva Dízvá Dust Mohamet Dúst Muḥammad Emarat Horshid 'Imárat-i-Khurshíd Emir Arslan Kan Maxhdod-Douleh Amír Arslán Khán Majdu'd-Dawlih Emir Toman Amír-Tuman Enver Efendi Anvar Effendi Esna Ashar Ithná-'Ashar Fahrod Din Abdos Samad Hamadani Fakhru'd-Dín 'Abdu'ṣ-Ṣamad-i- Hamadaní Farhad Farhád Farrash Bashi Farrásh-Báshí Fatal-Malih Fata'l-Malíḥ Fat'hollah Hakak Fatḥu'lláh-i-Ḥakkák Firuz Fírúz Gars Ghars Garasi Gharasí Garaseh Gharasih Golam Reza Jazdi Ghulám-Riḍáy-i-Yazdí Golam Reza Kuçek Ghulám-Riḍáy-i-Kúchik Gorgin Kan Gurgín Khán Hadi Ḥádí Hadi Nahri Hádíy-i-Nahrí Halek Jazd Kháliq-i-Yazdí Halil Kan Khalíl Khán Hamseh Khamsih Haram Masumeh Haram-i-Ma'ṣúmih Harun Rashid Hárúnu'r-Rashíd Hasan Ḥasan Hasan Askari Ḥasan-i-'Askarí Hasan Gouhar Ḥasan-i-Gowhar Hasan Najeni Ḥasan-i-Náyiní Hasan Zonuzi Ḥasan-i-Zunúzí Hashem Háshim Haxheh Khájih Hazrat Ala Ḥaḍrat-i-A'lá Hedajatot Talebin Hidáyatu'ṭ-Ṭálibín Hordad Khurdád Hoxhat Ḥujjat Hoxhat Zanxhani Ḥujjat-i-Zanjání Hoxhatol Islam Ḥujjatu'l-Islám Hoxhatollah Ḥujjatu'lláh Hysen Ḥusayn Hysen Ali Ḥusayn-'Alí Hysen Boshrui Ḥusayn-i-Bushrú'í Hysen Jazdi Ḥusayn-i-Yazdí Hysen Kan Irvani Ḥusayn Khán-i-Írvání Hysen Motavalli Ḥusayn-i-Mutavallí Hysen Motavalli Kumi Ḥusayn-i-Mutavallíy-i-Qumí Hysen Torshizi Ḥusayn-i-Turshízí Hysen Zavarej Ḥusayn-i-Zavári'í Ibn Molxham Ibn-i-Muljam Ibrahim Ibráhím Ibrahim Halil Ibráhím-i-Khalíl Ibrahim ibn Valid Ibráhím ibn-i-Valíd Ibrahim Kan Kaxhar Kermani Ibráhím-Khán-i-Qájár-i-Kirmání Ibrahim Mahallati Ibráhím-i-Maḥallatí Imam Mehdi Imám-Mihdí Imam Musa Kazem Imám Músá Káẓim Imam Reza Imám Riḍá Imam Xhomeh Imám-Jum'ih Imam Zadeh Hamzeh Imam-Zadeh Hamseh Imam Zajnol Abedin Imám Zaynu'l-'Ábidín Ismail Komi Ismá'íl-Qumí Ismail Zabih Ismá'íl-i-Dhabíḥ Ismail Zavari Ismá'íl-i-Zavári'í Ismollahol Akar Ismu'lláhu'l-Ákhar Itizados Saltaneh I'tiḍ'ádu's-Salṭanih Itamadod Douleh I'timádu'd-Dawlih Jaft Abad Yaft-Ábád Jahja Yaḥyá Jahja Darabi Yaḥyáy-i-Dárábí Jusuf Ardebili Yúsuf-i-Ardibílí Kahrollah Qahru'lláh Kaim Qá'im Kaim al Muhamet Qá'im-i-Ál-i-Muḥammad Kaim Makam Qa'im-Makam Kajen Qáyin Kajumol Asma Qayyúmu'l-Asmá' Kal Asgar Khál-i-Aṣghar Kal Azam Khál-i-A'ẓám Kalifi Mamun Khalífih Ma'mún Kalifi Motasem Khalífih Mu'taṣim Kamalod Din Naraki Kamálu'd-Dín-i-Naráqíájí Kan Bába Kan Khán Bába Khán Kan Nuri Khán-i-Núrí Kangavar Kangávar Kasidej Varkaijeh Qaṣídiy-i-Varqá'íyyih Kashfi Kashfí Kaxhar Qájár Kazem Geltugi Káẓim Giltúghí Kazem Rashti Káẓim-i-Rashtí Kazemajn Káẓimayn Kazeran Kázirán Kesasol Ulama Qiṣaṣu'l-'Ulamá Kibla Alam Qibliy-i-'Álam Kodus Quddús Komrud Qumrúd Korban Ali Qurban-'Alí Korratol Ejn Qurratu'l-'Ayn Kosrou Kad-Kalai Khusraw-i-Qádí-Kalá'í Kotëb Quṭb Kuç-Hesar Qúch-Ḥisár Mah-Ku Máh-Kú Mahmud Alusi Maḥmúd-i-Álúsí Mahmud Kamsari Maḥmúd-i-Qamsarí Majmaol Fosaha Majma'u'l-Fuṣaḥá Malek Mansur Mirza Shoa'os Saltaneh Malik Manṣúr Mirza Shu'á'u's- Salṭanih Manuçer Kan Manúchihr Khán Masum Tabib Ma'ṣúm-i-Ṭabíb Maxhdod Douleh Majdu'd-Dawlih Maz'hab Esna Asharijeh Madhhab-i-Ithná-'Asharíyyih Mehdi Asterabadi Mihdíy-i-Astirábádí Mehdi Koli Mihdí-Qulí Mehdi Hoi Mihdíy-i-Khu'í Mehr Ali Kan Miḥr 'Alí Khán Milan Mílán Miraxh Mi'ráj Mir Salah Mír Ṣaláḥ Mijamaj Míyámay Moajadod Douleh Mu'ayyadu'd-Dawlih Moavi I Mu'ávíyih I Mohit Kermani Muḥít-i-Kirmání Mohit Shaer Kermani Muḥít-i-Shá'ir-i-Kirmání Mohjed Din Arabi Muḥyi'd-Dín-i-'Arabí Mohrekol Kolub Muḥriqu'l-Qulúb Moinos Saltaneh Mu'ínu's-Salṭanih Morg Mahalleh Murgh-Maḥallih Mostoufi Mirza Abdul Baki Mustawfí Mirza 'Abdu'l-Báqí Motamedod Douleh Mu'tamidu'd-Dawlih Motasem Bellah Mu 'taṣim-Bi'lláh Moxhtahed Mujtahid Mufaddal Mufaḍḍal Muhamet Muḥammad Muhamet Akbari Muḥammad-i-Akhbárí Muhamet Ali Muḥammad-'Alí Muhamet Ali Kazvini Muḥammad-'Alíy-i-Qazvíní Muhamet Ali Nahri Muḥammad-'Alíy-i-Nahrí Muhamet Ali Zanxhani Muḥammad-'Alíy-i-Zanjání Muhamet Bajegani Muḥammad-i-Báyigání Muhamet Baker Muḥammad-Báqir Muhamet Baker Kaeni Muḥammad-Báqir-i-Qá'iní Muhamet Baker Rashti Muḥammad-Báqir-i-Rashtí Muhamet Bej Çaparçi Muḥammad-Big-i-Cháparchí Muhamet Bik Muḥammad-Bik Muhamet Forugi Muḥammad-i-Furúghí Muhamet Golpajegani Muḥammad-i-Gulpáyigání Muhamet Hasan Kazvini Muḥammad-Ḥasan-i-Qazvíní Muhamet Hysen Maragej Muḥammad-Ḥusayn-i-Marághi'í Muhamet ibn Shiblol Araki Muḥammad-ibn-i-Shiblu'l-'Aráqí Muhamet Kan Muḥammad-Khán Muhamet Kazvini Muḥammad-i-Qazvíní Muhamet Mahvalati Dug Abadi Muḥammad-i-Mahvalátíy-i-Dúgh- Abádí Muhamet Mamakani Muḥammad-i-Mámáqání Muhamet Mehdi Muḥammad-Mihdí Muhamet Mehdi Kandi Muḥammad-Mihdíy-i-Kandí Muhamet Mustafa Muḥammad-Muṣṭafá Muhamet Nuri Muḥammad-i-Núrí Muhamet Qerim Kan Ashrafi Muḥammad-Karím Khán-i-Ashrafí Muhamet Reza Muḥammad-Riḍá Muhamet Reza Manshadi Muḥammad-Riḍáy-i-Manshádí Muhamet Reza Pa Kaleji Muḥammad-Riḍáy-i-Pá-Qal'iyí Muhamet Taki Muḥammad-Taqí Muhamet Taki Harati Muḥammad-Taqíy-i-Harátí Muhamet Taki Kermani Muḥammad-Taqíy-i-Kirmání Muhamet Taki Milani Muḥammad-Taqíy-i-Milání Muhamet Taki Nuri Muḥammad-Taqíy-i-Núrí Muhamet Taki Xhovajni Sabzevari Muḥammad-Taqíy-i-Juvayníy-i- Sabzivárí Muhamet Zare Muḥammad-i-Zári' Muhit, Mirza Muḥíṭ, Mirza Muhsen Kazemi Muḥsin-i-Káẓimí Muhsen Kan Suriti Muḥsin Khán-i-Ṣúrití Mukadas Muqqaddas Murat Murád Myrteza Murtaḍá Myrteza Koli Murtaḍa-Qulí Musa Kazem Músá-Káẓim Musa Qasim Músá-Qasím Musa Bahrejni Músáy-i-Baḥrayní Mustafa Bej Sanandaxhi Muṣṭafa Big-i-Sanandají Motamed Mu'tamid Motamedod Douleh Mu'tamidu'd-Dawlih Nabil Nabíl Nabil Azam, Muhamet Zarandi Nabíl-i-A'ẓam, Muḥammad-i-Zarandí Naib Kas Ná'ib-i-kháṣṣ Namaz Haneh Namáz-Khánih Nargis Hatun Nargis-Khátún Narin Nárín Nasehot Tavarik Násikhu't-Taváríkh Nasered Din Násiri'd-Dín Nasrollah Kan Bandibi Naṣru'lláh Khán-i-Bandibi Navab Hamzeh Navvab Ḥamzih Navab Razavi Navvab-i-Raḍaví Naxhashi Najáshí Naxhib Pasha Najíb Páshá Nematollahi Ni'matu'lláhí Nematollah Amoli Ni'matu'lláh-i-Ámulí Nevruz Naw-Rúz Nim Avard Ním-Ávard Nishapur Níshápúr Nijala Níyálá Nijavaran Níyávarán Nijaz Bagdadi Níyáz-i-Baghdádí Nosjari Nuṣayrí Nou Naw Noura Nawrá Nuri Núrí Om Abdullah Umm-i-'Abdu'lláh Om Ashraf Umm-i-Ashraf Om Salmeh Umm-i-Salmih Omar ibn al Katab 'Umar-ibn-i'l-Khaṭṭáb Orumijeh Urúmíyyih Osman ibn Afan 'Uthmán-ibn-i-'Affán Qasim Qasím Qerbelai Abdul Baki Karbilá'í 'Abdu'l-Baqí Qerbelai Abdul Bagi Karbilá'í 'Abdu'l-Bagí Qerbelai Vali-Atar Karbilá'í Valí-'Aṭṭár Qerim Karím Qerim Kan Karím Khán Qerim Kan Kaxhar Kirmani Karím Khán-i-Qajár-i-Kirmání Rasul Bahnemiri Rasúl-i-Bahnimírí Reza Riḍa Reza Ruh Riḍa'r-Rúh Sabzeh Majdan Sabzih-Maydán Sad Sád Sadek Ṣádiq Sadek Horasani Ṣádiq-i-Khurásání Sadi Sa'dí Sadr Ṣadr Sadr Ardebili Ṣadr-i-Ardibílí Sadr Azam Ṣadr-i-A'ẓám Sadra Ṣadrá Sadrod Douleh Isfahani Ṣadru'd-Dawlíy-i-Iṣfáhání Sadros Sodur Ṣadru'ṣ-Ṣudúr Saedol Ulama Sa'idu'l-'Ulamá Safiod Din Is'hak Ṣafi'u'd-Dín Isḥaq Sahife Bajnol Haramajn Ṣaḥífiy-i-Baynu'l-Ḥaramayn Sajah Sayyáh Saka Kani Saqqá-Khání Salar Sálár Saleh Ṣalih Saleh Barakani Ṣáliḥ-i-Baraqání Saleh Qerimi Ṣáliḥ-i-Karímí Sam Kan Sám Khán Sara Ṣárá Sari Sárí Sartip Sartíp Sejah Dehan Síyáh-Dihán Sejed Hal Dar Siyyid-i-Khál-Dár Sejedush Shuhada Siyyidu'sh-Shuhadá' Serat Ṣiráṭ Sulejman Hatib Sulaymán-i-Khaṭíb Sulejman Kan Sulaymán Khán Sulejman Kan Afshar Sulaymán Khán-i-Afshar Sulltan Qerbelai Sulṭán-i-Karbilá'í Surra-man-Ra'a Surra-man-Ra'á Shah Ahmet Aḥmad Sháh Shah Çerag Sháh-Chirágh Shah Fat'h Ali Fatḥ-'Alí Sháh Shah Mozafared Din Muẓaffari'd-Dín Sháh Shah Muhamet Muḥammad Sháh Shah Muhamet Ali Muḥammad-'Alí Sháh Shah Nasered Din Násiri'd-Dín Sháh Shah Rud Sháh-Rúd Shahid Sales Shahíd-i-Thálith Shahrebanu Shahribánú Sharhoz Zijareh Sharḥu'z-Zíyárih Shavahed Robubijeh Shaváhid-i-Rubúbíyyih Shekasteh-nastalik Shikastih-nasta'líq Shimiran Shímírán Shir-Gah Shír-Gáh Tahereh Ṭáhirih Tahmasp Ṭahmásp Tair Ṭá'ir Taki Taqí Taki Kan Taqí Khán Taki Kan Amir Nezam Taqí Khán Amír-Niẓám Taki Kan Farahani Taqí Khán-i-Faráhání Takor Tákur Talat Ala Ṭal'at-i-A'lá Vahid Vaḥíd Vakilod Douleh Vakílu'd-Dawlih Vali Ahd Valí-'Ahd Varakatol Ferdous Varaqatu'l-Firdaws Vazir Vazír Velajat Viláyat Visbaklarijeh Vísbaklaríyyih Xadeh Jaddih Xhafer Ja'far Xhafer Kan Moshirod Douleh Ja'far Khán Mushíru'd-Dawlih Xhafer Koli Kan Namdar Ja'far-Qulí Khán-i-Námdár Xhafer Sadek Ja'far-i-Sadik Xhame Jámi' Xhan Ján Xhani Jání Xhani Kashani Jáníy-i-Káshání Xhevad Qerbela Javád-i-Karbilá'í Xhevad Kermani Javád-i-Kirmaní Xhuz Juz' Zahabi Dhahabí Zanxhan Zanján Zarkandeh Zarkandih Zarrin Taxh Zarrín-Táj Zajnol Abedin Zaynu'l-'Abidín Zajnol Abedin Kan Zaynu'l-'Abidín Khán Zajnol Abedin ShahMirzadi Zaynu'l-'Ábidín-i-ShahMirzadí Zekr Dhikr Zekrollah Azam Dhikru'lláh-i-A'ẓam Zello Sulltan Ẓillu's-Sulṭán Zellollah Ẓillu'lláh Zenepe Zaynab Zijaratol Xhameatol Kabireh Zíyáratu'l-Jámi'atu'l-Kabírih Emra perëndimorë Balteau, M. J. Balto, M. J. Baker, Effie Bejkër, Efi Blomfield, Lady Blomfild, Lejdi Browne, E. G. Braun, E. G. Cheyne, T. K. Çejn, T. K. Chirol, Valentine Çirrël, Valëntajn Dieulafoy, Madame Djëlafoa, Madam Drouville, Colonel Druvil, Kolonel Esslemont, J. E. Esëlmont, J. E. Phelps, M. H. Felps, M. H. Gibb, E. J. W. Gib, E. J. W. Gobineau, Comte de Gobino, Kont Hoagg, E. Hoag, E. Huart, M. Clément Hyar, M. Kleman Younghusband, Sir Francis Janghasbënd, Sër Frencis Carpenter, J. Estlin Karpënter, J. Estlin Cormick, Dr. Kërmik, Dr. Curzon, Lord Kërzën, Lord Malcolm, Sir J. Mallkëm, Sër J. Markham, C. R. Markhëm, C. R. Nicolas, A. L. M. Nikola, A. L. M. Sykes, P. M. Sajks, P. M. Sacy, Gabriel Sasi, Gabriel Stuart, Colonel Stuart, Kolonel Sheil, Lady Shiëll, Lejdi Watson, R. G. Uatson, R. G. 1 Dmth të shekullit të njëzetë. (Shën. i shqipëruësit) 2 Skribët: interpretuesit e Biblës tek izraelitët e lashtë. (Shën. i shqipëruësit) 3 Shih fjalorthin. 4 Dmth të shekullit të njëzetë. (Shën. i shqipëruësit) 5 1260 A.H., 1844 A.D. 6 1887-1888 A.D. 7 Titulli i tij i plotë është Nabil Azam. 8 Gjenealogjia e tij, sipas djalit të tij Sheik Abdullait, është kjo që vijon: "Sheik Ahmet ibn Zejnod Din ibn Ibrahim ibn Sahr ibn Ibrahim ibn Zaher ibn Ramazan ibn Reshit ibn Dahim ibn Shimruh ibn Suleih". (A. L. M. Nicolas, "Essai sur le Shaykhisme", I, f. 1). 9 Lindur në Raxhab 1166 A.H. (24 prill-24 maj, 1753), në qytetin Ahsá, distriktin Ahsá, në verilindje të gadishullit Arabik. (A. L. M. Nicolas, "Essai sur le Shaykhisme", I, f. 1). I lindur shiit, megjithëse paraardhësit e tij ishin sunitë. (Po aty, f. 2) Sipas E. G. Braunit ("A Traveller's Narrative", shënimi E, f. 235), Sheik Ahmeti lindi në vitin 1157 A.H. dhe vdiq më 1242. 10 Sejed Kazem, në librin e tij me titull "Dalilol Motahajerin" shkruan sa vijon: "Mësuesi ynë pa një natë Imam Hasanin, shpëtimi qoftë mbi të! Lartësia e tij i vuri në gojë gjuhën e tij të bekuar. Nga pështyma e adhurueshme e Lartësisë së tij ai mori shkencat dhe ndihmën e Perëndisë. Për nga shija ajo ishte e ëmbël, më e ëmbël se mjalti, më kundërmonjëse se myshku: ajo ishte mjaft e ngrohtë. Kur erdhi në vete dhe u zgjua nga gjumi, ai në thellësinë e vet filloi të rrezatonte dritat e soditjes së Perëndisë, u përmbyt nga vërshimi i mirësive të tij dhe u shkëput tërësisht nga gjithçka veç Perëndisë. Bindja dhe besimi i tij te Perëndia u rritën bashkë me nënshtrimin e tij ndaj Vullnetit të Më të Lartit. Për shkak të një dashurie të pamasë, të një dëshire të vrullshme që lindi në zemrën e tij, ai harroi të hante, të vishej, veçse aq sa duhej që të mos vdiste". (A. L. M. Nicolas, "Essai sur le Shaykhisme", I, f. 6). 11 "Ai [Sheik Ahmet] e dinte fare mirë se ishte zgjedhur nga Perëndia që të përgatiste zemrat e njerëzve për të marrë një të vërtetë më të plotë, që do të revelohej brenda një kohe të shkurtër, dhe se përmes tij ishte rihapur rruga e arritjes tek Imami i dymbëdhjetë i fshehur, Imam Mehdiu. Por ai nuk e shprehu këtë në terma të qartë e të pagabueshëm, përndryshe 'të ligjtë' do ta sulmonin papritur". (Dr. T. K. Cheyne, "The Reconciliation of Races and Religions", f. 15). 12 "Qerbelaja ndodhet rreth 55 milje në jug-perëndim të Bagdadit, në brigjet e Eufratit. Varri i Hysenit, në qendër të qytetit, dhe i vëllait të tij Abasit, në lagjen jug-lindore, janë ndërtesat kryesore." (C. R. Markham, "A General Sketch of the History of Persia, f. 486). Naxhafi nderohet nga shiitët sepse atje ndodhet varri i Imam Aliut. 13 "Karakteristikat e spikatura të mendimit të Sheik Ahmetit duket se kanë qenë këto: Ai thoshte se të gjitha dijet dhe të gjitha shkencat përmbahen në Kuran dhe se, prandaj, për të kuptuar domethënien e brendshme të këtij të fundit në tërësinë e tij duhen fituar dije për të parat. Për ta zhvilluar këtë doktrinë, ai përdorte metoda kabalistike interpretimi për tekstet e shenjta dhe përpiqej t'u futej shkencave të ndryshme të njohura në botën myslimane. Ai ushqente një nderim të ekzagjeruar për Imamët, veçanërisht për Imam Xhafer Sadekun, të gjashtin për nga radha, fjalët e të cilit shpesh i citonte. ... Lidhur me jetën e ardhme dhe me ringjalljen e trupit, ai, siç e kemi përmendur, kishte ide që përgjithësisht konsideroheshin si heterodokse. Ai thoshte se trupi i njeriut përbëhet prej pjesësh të ndryshme, që rrrjedhin nga secili prej të katër elementeve e të nëntë qiejve, dhe se trupi me të cilin do të ringjallet do të përmbajë vetëm komponentët e fundit, ndërsa të parët me vdekjen rikthehen në burimet e tyre fillestare. Këtë trup të hollë, të vetmin që do t'i shpëtojë shkatërrimit, ai e quante Xhism Hureklija, fjalë kjo që supozohej se është greke. Ai thoshte se ai trup ekziston potencialisht në trupat tanë të tanishëm, "si xhami në gurin". Thoshte gjithashtu që, në rastin e ngjitjes Natën të Profetit në Qiell, ishte ky dhe jo trupi material ai që e kishte bërë këtë udhëtim. Për shkak të këtyre pikëpamjeve ai u shpall jo-ortodoks nga shumica e ulamave dhe u akuzua se u përmbahej doktrinave të Mulla Sadrait, filozofit më të madh persian të kohëve moderne". (Journal of the Royal Asiatic Society, 1889, art. 12, f. 890-91). 14 Në shekullin e nëntë, eshtrat e Imam Rezait, të birit të Imam Musait dhe të tetë nga të dymbëdhjetë Imamët, u varrosën në Mashhad. 15 "Në tokën e Fasë (e Farsit) ndodhet një xhami, në mes të së cilës ngrihet një ndërtesë e ngjashme me Kaabën (Xhami Xhomeh). Kjo është ngritur vetëm si një shenjë për këtë tokë para manifestimit të rendit të Perëndisë në ngritjen e shtëpisë në këtë tokë [Aluzion për Mekën e re, d.m.th. shtëpinë e Báb-it në Shiraz]. Lum ai që adhuron Perëndinë në atë tokë: në të vërtetë, edhe ne kemi adhuruar Perëndinë atje dhe jemi lutur për atë që e ka ngritur këtë ndërtesë". ("Bajani Persian", vëll. 2, f. 151). 16 A. L. M. Nikolas, në kapitullin 5 të librit të tij "Essai sur le Shaykhisme" jep një listë prej nëntëdhjetë e gjashtë vëllimesh, që përfaqësojnë prodhimin e plotë letrar të këtij shkrimtari pjellor. Ndër to, më të rëndësishmet janë: 1. Koment i Zijaratol Xhameatol Kabireh të Sheik Hadit. 2. Koment i vargut Kol Hovallah Ahad. 3. Resalej Hakanijeh, në përgjigje të pyetjes së Shah Fat'h Aliut për epërsinë e Kaimit mbi stërgjyshërit e tij. 4. Për ëndrrat. 5. Përgjigje Sheik Musa Bahrejniut lidhur me rangun dhe thëniet e Saheboz Zamanit. 6. Përgjigje sufive. 7. Përgjigje Mulla Mehdi Asterabadiut lidhur me njohjen e shpirtit. 8. Lidhur me gëzimet dhe dhimbjet e jetës së ardhme. 9. Përgjigje Mulla Ali Akbarit lidhur me rrugën më të mirë për të arritur te Perëndia. 10. Mbi ringjalljen. 17 "Lajmi i mbrritjes së tij shkaktoi shumë zhurmë dhe disa Ulama, ndër më të famshmit, e pritën me nderim. Ata e rrethuan me shumë konsideratë dhe banorët e qytetit i imituan. Të gjithë ulamatë erdhën ta takojnë. U pranua se ai ishte më i dituri ndër më të diturit". (A.L.M. Nicolas, "Essai sur le Shaykhisme", f. 18) 18 A. L. M. Nikolas, në librin e tij "Essai sur le Shaykhisme" (f. 19-20), përmend një letër të dytë që Shahu i drejtonte Sheik Ahmetit: "Shahu, i njoftuar, i shkroi përsëri, duke i thënë se, sigurisht, ishte detyrë e tij, e Mbretit, të merrte mundimin e të vinte në Jazd për të takuar personin e famshëm e të shenjtë, këmbët e të cilit ishin një bekim për provincën ku ai pranonte të shkelte, por se, për arsye politike shumë të rëndësishme, ai nuk mund të largohej në atë moment nga Kryeqyteti. Dhe veç kësaj, në rast lëvizjeje nga ana e tij, ai ishte i detyruar të merrte me vete një trupë prej dhjetë mijë vetësh: por qyteti i Jazdit është shumë i vogël, fushat e tij shumë të varfëra për të përballuar një shtim të tillë të popullsisë: arritja e kaq shumë trupave do të shkaktonte sigurisht zi buke: 'Ju nuk do ta dëshironit një fatkeqësi të tillë, jam i sigurt, dhe besoj që, megjithëse unë s'jam gjë para jush, ju do të pranonit megjithatë të vini të më takoni'". 19 "Perëndia është Më i Madhi". 20 20 tetor 1819 A.D. 21 12 nëntor 1817 A.D. 22 1857-1858 A.D. 23 Familja e tij [e Sejed Kazemit] ishin tregtarë me emër. I ati i tij quhej Aga Sejed Qasim. Kur ishte dymbëdhjetë vjeç, ai jetonte në Ardibil pranë varrit të Sheik Safiod Din Is'hakut, pasardhësit të Imamit të Shtatë Musa Kazemit dhe paraardhësit të mbretërve Ṣafaví. Një natë në ëndërr, një prej paraardhësve të famshëm të shenjtorit të varrosur i tha atij se duhet të vihej nën udhëheqjen shpirtërore të Sheik Ahmet Ahsait, i cili në atë kohë banonte në Jazd. Prandaj ai shkoi atje dhe u bashkua me dishepujt e Sheik Ahmetit, në doktrinën e të cilit fitoi një shquarsi të tillë saqë me vdekjen e Sheikut u njoh nga të gjithë si udhëheqësi i shkollës së Sheikëve". ("A Traveller's Narrative", shënimi E, f. 238). 24 1815-1816 A.D. 25 "Shahu e ndiente se nga dita në ditë rritej tek ai dashamirësia e respekti për Sheikun. Ai mendonte se e kishte për detyrë t'i bindej dhe do ta konsideronte blasfemi t'i kundërvihej atij. Përveç kësaj, në atë kohë ranë njëri pas tjetrit disa tërmete në Raj dhe u shkatërruan shumë shtëpi. Shahu pa një ëndërr, në të cilën atij i thanë se po të mos kishte qenë atje Sheik Ahmeti, gjithë qyteti do të qe përmbysur dhe të gjithë banorët e tij do të ishin vrarë. Ai u zgjua i tmerruar dhe besimi i tij te Sheiku u rrit akoma më shumë". (A. L. M. Nicolas, "Essai sur le Shaykhisme", I, f. 21). 26 Mirza Abul Fazl thotë në shkrimet e tij se gjenealogjia e Bahá'u'lláh-ut mund të ndiqet që nga Profetët e lashtë të Persisë, si dhe nga mbretërit e saj që sundonin në këtë vend para pushtimit arab. 27 Emri i tij ishte Mirza Hysen Ali. 28 12 nëntor 1817 A.D. 29 "Kermanshahu e priste me padurim të madh. Princi Guvernator Muhamet Ali Mirza kishte nxjerrë tërë qytetin për t'i dalë përpara dhe kishin ngritur tenda në Çah Qilan për ta pritur. Princi i doli përpara deri në Taxh Abad, që është katër farsakë nga qyteti". (A. L. M. Nicolas, "Essai sur le Shaykhisme", I, f. 30). 30 20 tëtor 1819 A.D. 31 1237 A.H. 32 "Princi të Martireve". 33 A. L. M. Nikolá, në parathënien e "Essai sur le Shaykhisme", I, citon këto fjalë si të thëna nga Sheik Ahmeti për Sejed Kazemin: "Vetëm Sejed Kazem Rashti e kupton qëllimin tim dhe askush tjetër veç tij nuk e kupton atë. ... Pas meje, kërkojeni dijen te Sejed Kazem Rashti, që e ka fituar drejtpërsëdrejti prej meje, që e ka prej Imamëve, të cilët e kanë mësuar prej Profetit, të cilit ia kishte dhënë Perëndia. ... Ai është i vetmi që më kupton!" 34 "Ngjitja" e Muhametit në Qiell. 35 Vetë Báb-i i referohet këtij pasazhi dhe konfirmon në "Dalael Sabeh": "Janë një gjë e njohur fjalët e të respektuarit Sheik Ahmet Ahsai. Në to ka njoftime të panumërta lidhur me Manifestimin. Për shembull, ai i ka shkruar me dorën e tij Sejed Kazem Rashtit: 'Ashtu si për ndërtimin e një shtëpie duhet një truall, edhe për këtë Manifestim duhet të paraqitet momenti. Por këtu nuk mund të jepet një përgjigje që ta caktojë këtë moment. Së shpejti ai do të njihet në mënyrë të sigurt'. Ajo që ti vetë ke dëgjuar shpesh nga Sejed Kazemi a nuk është një shpjegim? A nuk përsëriste ai në çdo cast: 'A nuk doni ju që unë të iki dhe të shfaqet Perëndia?'" ("Le Livre des Sept Preuves", përkthyer nga A. L. M. Nicolas, f. 58). "Është edhe anekdota lidhur me Sheik Ahmet Ahsain rrugës për në Mekë. Është provuar që kjo anekdotë është autentike dhe qysh nga ajo kohë ka diçka të sigurt. Dishepuj të të ndjerit kanë raportuar fjalët që kishin dëgjuar, dhe midis tyre ishin personazhe të tilla si Mulla Abdul Halik dhe Myrteza Koli. Mulla Abdul Halik raporton se një ditë Sheiku u tha: 'Lutuni që të mos jeni në fillim të Manifestimit dhe të Kthimit, sepse do të ketë shumë luftëra civile'. Ai shtoi: 'Në qoftë se ndonjëri prej jush do të jetojë në atë kohë, ai do të shohë gjëra të çuditshme midis viteve 60 e 67. Dhe ç'gjë e çuditshme mund të jetë më e çuditshme se vetë Qenia e Manifestimit. Ti do të jesh dhe do të shohësh edhe një fakt të jashtëzakonshëm: Perëndia, për ta bërë fitimtar këtë Manifestim, do të nxjerrë një Qenie që do të flasë nga vetja, pa pasë mësuar kurrë asgjë nga të tjerët'". (Po aty, f. 59-60). 36 Sipas komentit Abzhad, vlera numerike e fjalës "ḤḤin" është 68. Në vitin 1268 A.H. (1851-1852 A.D.), kur ishte i mbyllur në burgun Sijah Çal të Teheranit, Bahá'u'lláh-u mori njoftimin e parë për Misionin e Tij Hyjnor. Ai bën aluzion për këtë në odat që reveloi atë vit. 37 Ai vdiq në një vend që quhet Hadeh, në rrethinat e Medinës. (A. L. M. Nicolas, "Essai sur le Shaykhisme", I, f. 60) 38 "Trupi i tij u soll në Medinë, ku u varros në varrezën Baki prapa murit të kubesë së Profetit nga ana e Jugut, nën ullukun e Mehrabit. Thuhet se atje ndodhet gjithashtu varri i Fatimesë përballë Bajtul Hazanit". (A. L. M. Nicolas, "Essai sur le Shaykhisme", I, f. 30). "Vdekja e Sheik Ahmetit i dha fund, gjatë disa ditëve, Luftës, pasionet u duk se u qetësuan. Veç kësaj, pikërisht në këtë epokë Islami mori një goditje të tmerrshme dhe forca e tij u thye. Perandori rus i mundi kombet myslimane dhe shumica e provincave të banuara nga njerëz të kësaj feje ranë në duart e ushtrisë Moskovite". (A. L. M. Nicolas, "Essai sur le Shaykhisme", II, f. 5). "Nga ana tjetër mendohej se me vdekjen e Sheik Ahmetit doktrina e tij do të zhdukej pa kthim, dhe paqja vazhdoi rreth dy vjet. Por myslimanët u rikthyen shpejt në ndjenjat e mëparshme sapo panë që drita e doktrinës së të ndjerit ndiçonte ende mbi botë, falë Sejed Kazem Rashtit, nxënësit më të mirë, më besnik të Sheik Ahmetit dhe pasardhës i tij". (Po aty, f. 5-6). 39 Ai qe i pari që besoi te Báb-i, i cili i dha këtë titull. 40 "Medresetë apo kolegjet persiane janë tërësisht në duart e klerit dhe në çdo qytet të madh ka disa të tilla. Ato përbëhen përgjithësisht nga një oborr, i rrethuar me godina ku ka dhoma për nxënësit e për mësuesit, me një portë nga një anë, shpesh me një kopsht e me një pus në mes të oborrit. ... Shumë prej medreseve janë themeluar e financuar nga mbretër ose nga persona të përshpirtshëm". (C. R. Markham, "A General Sketch of the History of Persia", f. 365). 41 Një lloj rrobe e gjerë, si pelerinë, e bërë zakonisht prej lëkure deveje. 42 Me vlerë rreth njëqind dollarë, shumë kjo e konsiderueshme për atë kohë. 43 Kurani, 76:9. 44 Báb-i, në "Dalael Sabeh", i referohet Mulla Hysenit me këto fjalë: "Ti e di se cili është besimtari i parë i këtij Besimi: ti e di se pjesa më e madhe e doktorëve sheikë, Sejedë e të sekteve të tjera admironin dijen dhe talentin e tij. Kur ai hyri në Isfahan, fëmijët e qytetit bërtisnin kur ai kalonte: 'Oh! oh! po vjen një student zhelan!'. E pra, ky njeri, me provat dhe argumentet e tij, bindi një Sejed të sprovuar për dijet e veta: Muhamet Bakerin! Me të vërtetë kjo është një nga provat e këtij Manifestimi sepse, pas vdekjes së Sejedit, ky person vajti të takonte pjesën më të madhe të doktorëve të Islamit dhe e gjeti të vërtetën vetëm te Mjeshtri i së Vërtetës; pikërisht atëherë ai përmbushi fatin që i ishte caktuar. Me të vërtetë, krijesat e fillimit e të fundit të këtij Manifestimi e kanë dhe do ta kenë zili deri në ditën e Gjyqit. Dhe kush mund ta akuzojë këtë mjeshtër të inteligjencës për dobësi mendore e mendjelehtësi?" ("Le Livre des Sept Preuves", përkthyer nga A. L. M. Nicolas, f. 34). 45 Lidhur me këtë Báb-i reveloi sa vijon në "Dalael Sabeh": "A nuk tregojnë se ç'thoshte akoma ai në kohën e udhëtimit të tij të fundit, që e ke dëgjuar edhe ti vetë? Po historia e Mirza Muhamet Akbariut që tregon Abdul Hysen Shushtariu? Mirza Muhamet Akbariu pyeti një ditë, kur ndodhej në Kazemejn, Sejedin e nderuar se kur do të shfaqej Imami. Sejedi hodhi vështrimin mbi njerëzit e mbledhur aty dhe tha: 'Ti do ta shohësh'. Edhe Mulla Muhamet Taki Harati e tregonte gjithashtu këtë histori në Isfahan". ("Le Livre des Sept Preuves", përkthyer nga A. L. M. Nicolas, f. 58). 46 Qytete misterioze, nga njëri prej të cilëve do të shfaqet Imam Mehdiu. Shih edhe para. 69. 47 Duket se ka prova vendimtare që Sejed Kazemi aty nga fundi i jetës së vet e hidhte fjalën shpesh për Manifestimin hyjnor që ai besonte se do të vinte së shpejti. Atij i pëlqente të thoshte 'E shoh atë si diellin që lind'". (Dr. T. K. Cheyne, "The Reconciliation of Races and Religions", f. 19). 48 Kurani, 76:21 49 Një xhuz është një e tridhjeta e Kuranit. 50 Dita e nëntë e muajit të Zel Hexheh. 51 5 tetor 1851 A.D. 52 Kapitulli i dytë i "Essai sur le Shaykhisme", II, i A. L. M. Nikolas i kushtohet tërësisht renditjes së hollësishme të njëqind e tridhjetë e pesë veprave të shkruara nga Sejed Kazemi, ndër të cilat këto që viojojnë paraqesin interes të veçantë: 1. Sharh Hotbej Totunxhijeh. 2. Sharh Kasideh. 3. Tafsireh Ajatol Korsi. 4. Dar Asrar Shehadat Imam Hysen. 5. Kozmografi. 6. Dalilol Motahajerin. Thonë se veprat e tij zenë më shumë se treqind vëllime ("A Traveller's Narrative", shënimi E, f. 238). 53 "Zekr" do të thotë "përmendje", "kujtim". 54 A. L. M. Nikolas citon në kreun e tretë të "Essai sur le Shaykhisme", II, f. 43, këtë pasazh nga Sharh Kasidehu i Sejed Kazemit: "E kam thënë, në çdo periudhë prej njëqind vjetësh ka të zgjedhur që përhapin e mbjellin mësimet që shpjegojnë se ç'është e paligjshme dhe ç'është e ligjshme, që thonë gjërat që qëndronin të fshehura gjatë njëqind vjetëve të mëparshëm. Me fjalë të tjera, në çdo njëqind vjet takohet një personazh i ditur e i përsosur, i cili bën që të gjelbërojë e të lulëzojë pema e ligjit fetar, rigjeneron trungun e saj aq sa më në fund libri i Krijimit arrin në mbarim të tij, në një periudhë prej një mijë e dyqind vjetësh. Në atë moment, do të dalin një numër i caktuar njerëzish të përsosur që do të shfaqin disa gjëra shumë intime e që ishin të fshehura. ... Pra, kur mbarojnë të një mijë e dyqind vjetët, kur përfundon cikli i parë që varej nga shfaqja e Diellit të Profetit, e Hënës së Velajat, atëherë kanë marrë fund ndikimet e këtij cikli dhe fillon një cikël i dytë, për shpjegimin e parimeve të brendshme e të sekreteve të fshehura". Pastaj ai vetë shton këto fjalë: "Me fjalë të tjera, dhe për ta bërë edhe më të qartë këtë gjuhë të habitshme, që në të vërtetë nuk ka nevojë për shpjegim, Sejed Kazemi na thotë se cikli i parë që vazhdon një mijë e dyqind vjet shërben vetëm për edukimin e trupave dhe të shpirtrave që varen prej këtyre trupave. Është si fëmija në barkun e nënës. Cikli i dytë shërben për edukimin e shpirtrave të shëndetshëm, e shpirtrave të vetëm, që nuk kanë asnjë lidhje me botën e trupave. Është sikur Perëndia të donte t'i ngrinte shpirtrat përmes detyrës në këtë botë. Pra, kur ka përfunduar cikli i parë, shfaqja e të cilit është emri i Muhametit, vjen cikli i edukimit të gjërave të brendshme. Në këtë cikël, shfaqjet e jashtme u binden parimeve të brendshme, ashtu si në ciklin e parë të brendshmet u bindeshin shfaqjeve të jashtme. Pra, në këtë cikël të dytë, emri qiellor i Profetit, që është Ahmet, është vendi i shfaqjes, Mjeshtri: 'Por ky emër duhet gjetur prej tokës më të mirë, prej ajrit më të kulluar'". Nikolas shton pastaj, në një shënim, fjalët që vijojnë: "Emri i Ahmetit, që përmendet më lart, synonte gjoja të bënte të besohej që këtu është fjala për Sheik Ahmetin. Por, ndërkaq, nuk mund të thuhet aspak, duke folur për Lahçanë, se është toka më e mirë. Dihet, përkundrazi, se të gjithë poetët e Persisë bashkohen për t'i kënduar Shirazit dhe klimës së tij ideale. Dhe mjafton të shohësh ajo që vetë Sheik Ahmeti thoshte për vendin e tij". 55 Një vëlla i Imam Hysenit. 56 Kurani, 11:81. 57 A. L. M. Nikolas, në librin e tij "Essai sur le Shaykhisme", II, f. 29-30, e përshkruan ngjarjen si vijon: "Kjo ngjarje ndodhi në vitin 1258 (1842), në ditën e festës së Kadrit. Ushtritë e Bagdatit, nën drejtimin e Naxhib Pashait, morën Qerbelanë, masakruan banorët dhe plaçkitën xhamitë e pasura. Afro nëntëmijë veta u vranë, dhe shumica ishin persë. Shah Muhameti ishte i mjaft i sëmurë kur ndodhën këto ngjarje, kështu që funksionarët e lartë ia fshehën atij. "Kur Shahu, më pas, i mori vesh, atë e rrëmbeu një zemërim i madh dhe u betua të bënte një hakmarrje të bujshme. Por përfaqësuesit rus e anglez ndërhynë për t'i qetësuar gjërat. Si përfundim, Mirza Xhafer Kan Moshirod Doulehu, kur u kthye nga misioni i tij në Konstantinopojë, u çua në Erzerum për t'u takuar me të dërguarit anglezë, rusë e otomanë. "Kur arriti në Tabriz, i dërguari fuqiplotë persian ra i sëmurë. Atëherë Haxhi Mirza Agasi emëroi në vend të tij Mirza Taki Kan Farahanin, Vezir Nezamin: ky shkoi në Erzerum me 200 oficerë. "I dërguari turk ishte Enver Efendiu, që u tregua i sjellshëm e pajtues, por një prej njerëzve të Emir Nezamit kreu një veprim që cenonte fenë sunite; popullsia vrapoi në kampin e Ambasadorit; dy ose tre persë u vranë, gjithçka u plaçkit dhe Emir Nezamit iu shpëtua jeta vetëm falë ndërhyrjes së Badri Pashait. "Qeveria Turke kërkoi ndjesë dhe pagoi 15,000 tumanë për dëmet e interesat. "Në Hedajatot Talebinin e tij, Qerim Kani e paraqet se gjatë plaçkitjes së Qerbelasë trupat fitimtare respektuan shtëpitë e Sheikëve. Ai thotë se të gjithë ata që kërkuan strehim në to u shpëtuan dhe atje u grumbulluan objekte të çmueshme. Askush nga shokët e Sejed Kazemit nuk u vra, ndërsa ata që u strehuan në varret e shenjta u masakruan pa mëshirë. Pashai, thotë ai, hyri me kalë në oborrin e shenjtë". 58 10 janar 1843 A.D. 59 A. L. M. Nicolas, në librin e tij "Essai sur le Shaykhisme", II, f. 60-61, jep pasazhin që vijon nga shkrimet e Sejed Kazemit: "Ti e ke kuptuar, mendoj unë, se Ligji fetar dhe rregullat e moralit janë ushqimi i Shpirtit. Është, pra, e detyrueshme që këto ligje fetare të jenë të ndryshme: duhet që ndonjëherë rregullat e mëparshme të anulohen, duhet që ato të përbëhen prej gjërash të dyshimta dhe prej gjërash të sigurta, prej gjërash të përgjithshme dhe prej veçorish, prej absolutesh e prej gjërash të fundme, prej pamjes e prej të brendshmes, në mënyrë që fëmija të arrijë kohën e adoleshencës dhe të jetë i përsosur në fuqinë dhe aftësinë e tij. "Pikërisht në atë moment duhet të shfaqet Kaimi dhe, pas manifestimit të tij, duhet të përmbushet koha e jetës së tij dhe ai duhet të vritet; e pikërisht kur ai të vritet, bota do të arrijë moshën 18 vjeç". 60 Sipas Samandarit (f. 32), Sheik Abu Torabi kishte lindur në Eshtehard dhe radhitej midis dishepujve më të shquar të Sejed Kazemit. Ai u martua me motrën e Mulla Hysenit. Vdiq ndërsa ndodhej në burg në Teheran. 61 " Báb-i i shkroi Haxhi Muhamet Qerim Kanit ... dhe e ftoi atë të njohë autoritetin e tij. Ky i fundit jo vetëm refuzoi në mënyrë absolute ta bënte këtë, por më pas shkroi edhe një traktat kundër Báb-it e doktrinave të tij" (f. 910). "Haxhi Muhamet Qerim Kani ka shkruar të paktën dy traktate të tilla. Njëri prej tyre u hartua në një kohë të mëvonshme, me sa duket pas vdekjes së Báb-it, me kërkesë të posaçme të Shah Nasered Dinit. Nga këta të dy, njëri u shtyp dhe quhet 'Shembja e së rremes' (Iz'hakol Batel)." (shënimi 1, f. 910). (Journal of the Royal Asiatic Society, 1889, art. 12). 62 Kurani, 39:68 63 Referime për Báb-in dhe Bahá'u'lláh-un, përkatësisht. 64 Varret e "dy Kazemëve", të Imamit të shtatë Musa Kazem dhe të Imamit të nëntë Muhamet Taki, rreth tri milje në veri të Bagdadit. Rreth tyre është rritur një qytet i konsiderueshëm, i banuar kryesisht nga persë të njohur si "Kazemajn". 65 23 nëntor - 23 dhjetor 1843 A.D. 66 "Qerim Kani, i cili, lidhur me çështjen e marrjes së Qerbelasë, ngul këmbë për respektin që sulmuesit treguan ndaj Sheikëve e ndaj Sejed Kazem Rashtit, nuk druhet aspak të deklarojë se është shumë e mundshme 'që Sejed Kazemi të jetë helmuar në Bagdad nga i poshtri Naxhib Pasha, i cili, thotë ai, i dha të gëlltitë një pije, pas absorbimit të së cilës atë e kapi një etje shumë e fortë dhe vdiq'. Kështu e shkruajnë historinë persianët!" (A. L. M. Nicolas, "Essai sur le Shaykhisme", II, f. 30-31) 67 "Ai u varros prapa dritares së korridorit të varrit të Zotit të Predikuesve. Ky varr u gërmua shumë thellë me pendencë në fundin e tij drejt pjesës së brendshme të oborrit të ndaluar". (Po aty, f. 31). 68 "Gjatë jetës së Sejed Kazemit, doktrina e Sheikëve u përhap në mbarë Persinë, aq sa vetëm në provincën e Irakut kishte më shumë se njëqind mijë murídë". (Journal Asiatique, 1866, vëll. 7, f. 463) 69 "Këtu përfundon historia e Sheikizmit, ose të paktën e Unitetit të tij. Në fakt, pas vdekjes së Sejed Kazem Rashtit ai do të ndahej në dy degë. Njëra, me emrin Báb-izmi, do t'i jepte atij lulëzimin që dukej se i premtonte forca e lëvizjes së krijuar nga Sheik Ahmeti dhe të cilin dukej se e prisnin të dy mësuesët, në qoftë se u beson predikimeve të tyre; tjetra, nën drejtimin e Qerim Kan Kaxhar Kirmanit, do të vazhdojë luftërat kundër elementit shiit, por do të përpiqet kurdoherë të mbulohet duke paraqitur në mënyrë të shtirë nga pamja e jashtme një Isna-Asharizëm të plotë. Në qoftë se për Qerim Kanin Báb-i dhe pjesëtarët e sektit të tij janë të pafe të poshtër, për Bábí-të Qerim Kani është Antikrishti apo Daxhali i parashikuar prej Muhametit". (A. L. M. Nicolas, "Essai sur le Shaykhisme", II, f. 31). 1 "Mulla Hysen Boshrui ishte një njeri të cilit vetë kundërshtarët e tij i njihnin se zotëronte dije të mëdha dhe një karakter tepër energjik. Ai i ishte kushtuar studimit qysh në fëmijëri dhe kishte bërë në teologji e në jurisprudencë përparime që i kishin siguruar atij konsideratë". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 128). 2 22 janar 1844, A.D. 3 Kurani, 29:69 70 Kurani, 15:46 71 Ibrik çaji. 72 Që korespondon me mbrëmjen e 22 majit 1844. 23 maji binte të enjten. 73 "Mulla Hyseni raportohet të ketë thënë si vijon: 'Një ditë, kur unë isha vetëm me të ndjerin Sejed [Kazemin] në bibliotekën e tij, unë i kërkova arsyen përse Suri Jusufi ishte quajtur në Kuran "Më i Miri i Tregimeve", ndërsa ai u përgjegj se atëhere nuk ishte rasti i përshtatshëm për të shpjeguar arsyen. Ky episod mbeti i fshehur në mendjen time dhe unë nuk kisha për t'ja zënë në gojë njeriu.'" ("Tarik Xhadidi", f. 39) 74 Data e Manifestimit fiksohet nga pasazhi vijues në Bajanin persisht (vahed 2, Báb 7): "Fillimi i saj ishte kur [kishin shkuar] dy orë e njëmbëdhjetë minuta nga mbrëmja që paraprinte datën pesë të Xhamadijol Ulait, 1260 [A.H.] që është viti 1270 i misionit [të Muhametit]". (Nga kopja e dorëshkrimit të Bajanit shkruar me dorën e Sejed Hysenit, sekretar dhe shoqërues i Báb-it). 75 A. L. M. Nikolas citon sa vijon nga Qitapi Haramajn: "Në të vërtetë, dita e parë që Shpirti zbriti në zemrën e këtij Skllavi ishte data 15 e muajit të Rabiol Avalit". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 206). 76 Cituar nga Kurani. 77 Komenti i Báb-it mbi Suren e Jozefit. 78 "Në të parin prej këtyre librave, ai ishte sidomos i përshpirtshëm e mistik; në të dytin zinin një vend të madh polemika e dialektika, dhe dëgjuesit vërenin me habi se ai zbulonte, në kreun e Librit të Perëndisë që kishte zgjedhur, kuptime të reja që deri atëherë askush s'i kishte vënë re, dhe se nxirrte sidomos doktrina e njohuri krejtësisht të papritura. Ajo që ata nuk lodheshin së admiruari ishte eleganca dhe bukuria e stilit arab të përdorur në këto kompozicione. Ato patën shpejt admirues të ekzaltuar që nuk ngurronin t'i preferonin edhe para pasazheve më të bukura të Kuranit". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 120). 79 Kurani, 37:180 80 "Në Beharol Anvar, në Avalem dhe në Janbu tregohet për Sadekun, të birin e Muhametit, që se është shprehur me këto fjalë: 'Dija përbëhet prej njëzet e shtatë germash. Të gjitha ato që kanë reveluar Profetët janë vetëm dy germa. Deri tani asnjeri nuk ka njohur më shumë se këto dy germa. Por kur të ngrihet Kaimi, Ai do të bëjë që njëzet e pesë germat e tjera të manifestohen'. Mendo: Ai ka thënë se Dija përbëhet prej njëzet e shtatë germash dhe i konsideronte të gjithë Profetët, që nga Adami deri te 'Vula', si Shpjegues vetëm të dy germave, me të cilat kanë qenë dërguar. Ai tha gjithashtu se Kaimi do t'i revelojë të gjitha njëzet e pesë germat që mbeten. Shih nga kjo thënie sesa e madhe dhe e lartë është pozita e Tij! Rangu i Tij ia kalon atij të të gjithë Profetëve dhe Revelacioni i Tij i kapërcen kufijt e të kuptuarit e të mendjes së të gjithë të zgjedhurve të tyre." ("Kitáb-i-Íqán", # 273) 1 "Shih në të njëjtën mënyrë fillimin e manifestimit të Bajanit: gjatë dyzet ditëve askush tjetër veç shkronjës Sín nuk besoi te B. Vetëm pak nga pak format e shkronjave të Besmellahol Amnaol-Akdas veshën këmishën e besimit, derisa Uniteti i Parmë u bë i plotë. Shih pastaj sesa ai është shumuar deri më sot". ("Bajani Persian", vëll. 4, f. 119) 81 Bábai i Kodusit, sipas "Kashfol Gitait", vdiq disa vjet përpara Manifestimit të Báb-it. Në kohën e vdekjes së Bábait të tij, Kodusi ishte akoma një djalë që studjonte në Mashhad, në shkollën e Mirza Xhaferit. (f. 227, shënimi 1.) 82 Ai është gjithashtu i njohur me përcaktimet e mëposhtme: Sejed Zekr, Abdul Zekr, Bábu'lláh, Nokteji Ula, Talat Ala, Hazrat Ala, Rab Ala, Nokteji Bajan, Sejed Báb. 83 Sipas Mirza Abul Fazlit (dorëshkrim i historisë së Kauzës, f. 3), Báb-i ishte ende një fëmijë dhe nuk ishte hequr akoma nga gjiri, kur Báb-i i Tij e la. 84 Sipas Mirza Abul Fazlit (dorëshkrim, f. 41), Báb-i ishte gjashtë ose shtatë vjeç kur hyri në shkollën e Sheik Abedit. Shkolla njihej me emrin "Kahvejeh Oulija". Báb-i qëndroi pesë vjet në atë shkollë, ku Atij ju mësuan njohuri fillestare të persishtes. Ditën e parë të muajit Rabiol Aval, të vitit 1257 Hixhri, Ai iku në Naxhaf dhe Qerbela, duke u kthyer shtat muaj më pas në provincën amtare të Farsit. 85 Në emër të Perëndisë, Përdëllyesit, Mëshirëplotit. 86 "Zoti i Lashtësisë", një nga titujt e Kaimit të premtuar. 87 Sipas tregimit të Haxhi Moinos Saltanehut (f. 37), Báb-i mori në moshën njëzet vjeç drejtimin e pavarur të punëve të tregtisë së tij. "I mbetur jetim që herët, ai u vu nën kujdestarinë e të ungjit nga e ëma, Aga Sejed Aliut, dhe nën drejtimin e tij u mor me të njëjtën tregti si dhe i ati (d.m.th. si çikërrimtar)". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 189). 88 Sipas tregimit të Haxhi Moinos Saltanehut (f. 37), martesa e Báb-it u bë kur Ai ishte njezet e dy vjeç. 89 Báb-i i referohet asaj në komentin e Tij për Suren e Josefit (Surja e Karabatit). Kjo që vijon është përkthimi i pasazhit në fjalë nga A. L. M. Nicolas: "Me të vërtetë! Unë jam fejuar në fronin e Perëndisë me Sarën, d.m.th. me të shumëdashurën. Sepse e shumëdashur vjen nga i Shumëdashuri (I Shumëdashuri është Muhameti. Kjo do të thotë se Sara ishte një Sejed). Me të vërtetë, unë kam caktuar engjëjt e qiejve dhe banorët e Parajsës dëshmitarë të kësaj fejese. Dije se dashamirësia e Zekrit Sublim është e madhe, O e Shumëdashur! Sepse është një dashamirësi që vjen nga Perëndia! i Dashuri! Ti nuk je si një grua e zakonshme, në qoftë se i bindesh Perëndisë, lidhur me Dikrin Sublim! Njihe të vërtetën e paanë të Fjalës Sublime dhe krenohu që ulesh me mikun që është i Dashuri i të Lartit Perëndi! Sigurisht lavdia të vjen nga ana e Perëndisë, të Urtit. Ki durim për urdhrin që vjen nga Perëndia lidhur me Báb-in dhe familjen e tij. Dhe, me të vërtetë, yt bir Ahmeti ka një strehë në Parajsën e bekuar, pranë së madhes Fatime". (Parathënie për "Bajanin Persian" të A. L. M. Nicolas, vëll. 2, f. 10-11) "E veja e Báb-it mbijetoi deri në vitin 1300 Hixhri (1882-1883)". (Journal of the Royal Asiatic Society, 1889, art. 12, f. 993) Të dy ishin bijtë e Mirza Aliut, që ishte xhaxhai i nënës së Báb-it. Mirza Mohseni dhe Mirza Hadi, respektivisht i biri dhe i nipi i Mirza Sejed Hasanit dhe Mirza Abul Kazemit, u bënë dhëndurë të 'Abdu'l-Bahá-it. 90 Báb-i i referohet djalit të Vet në komentin e Tij për Surenë e Josifit. Kjo që vijon është përkthimi i A. L. M. Nicolas: "Me të vërtetë, yt bir Ahmeti ka një strehë në Parajsën e bekuar, pranë së madhes Fatime". (Surja e Karabatit) "Lavdi Perëndisë që, me të vërtetë, i dha Freskisë së Syve në rininë e saj një fëmijë të quajtur Ahmet. Dhe me të vërtetë, këtë fëmijë ne e kemi rritur drejt Perëndisë!" (Surja e Abdit) (Parathënie për "Bajanin Persian" të A. L. M. Nicolas, vëll. 2, f. 11). 91 1843 A.D. 92 "Ai la Shirazin për Busher në moshën 17 vjeçare dhe qëndroi atje pesë vjet i angazhuar me punë tregtie. Gjatë kësaj kohe ai, me integritetin dhe devocionin e tij, fitoi respektin e gjithë tregtarëve me të cilët kishte kontakt. Ai ishte jashtëzakonisht i vëmendshëm ndaj detyrave të veta fetare dhe dhuronte shuma të mëdha për bamirësi. Në një rast ai i dha 70 tuman [rreth £22] një fqinji të varfër. (Shtojcë 2 e, Tarik Xhadid: Historia e Haxhi Mirza Xhanit, f. 343-44). 93 Tani ai ishte i zhytur në mendime e disi i heshtur, ndërsa pamja e tij e bukur, shkëlqimi i syve të tij ashtu si dhe qëndrimi i tij modest e i kredhur në soditje shpirtërore tërhiqnin qysh atëherë vëmendjen e bashkëqytetarëve të tij. Edhe pse shumë i ri, çështjet fetare e tërhiqnin në mënyrë të parezistueshme, sepse në moshën 19 vjeç ai shkroi veprën e tij të parë 'Resalej Fekhijeh', në të cilën ai tregon një besimtari të vërtetë dhe një shprehje ndjenjash të zjarrta islamike që dukej sikur lajmëronin për të një të ardhme të shkëlqyer në rrethin e ortodoksisë Shiite. Ka të ngjarë që kjo vepër të jetë shkruar në Busher, sepse në moshën 18 ose 19 vjeç atë e dërgoi atje i ungji për nevojat e tregtisë së tij". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 189-90). 94 "Në shoqëri ai kuvendonte me më shumë dëshirë me njerëzit e ditur dhe dëgjonte tregimet e udhëtarëve që vërshonin në këtë qytet tregtar; kështu që me kënaqësi e renditnin atë midis pjesëtarëve të sektit të Tarikatit, që gëzonin një respekt të madh në popull". (Jourmal Asiatique, 1866, vëll. 7, f. 335). 95 "Kashfol Gitai" jep hollësitë që vijojnë në vlerësimin e këtij personi të shquar: "Haxhi Sejed Xhevadi më ka thënë vetë se ai ishte banor i Qerbelasë, se kushërinjtë e tij ishin të mirënjohur midis ulemave e doktorëve me famë të ligjit në atë qytet dhe i përkisnin sektit Esna Ashari të Islamëve Shiitë. Në rininë e tij ai takoi Sheik Ahmet Ahsain, por kurrë nuk u quajt si dishepull i tij. Megjithatë, ai ishte një pasues e mbështetës i hapur i Sejed Kazemit dhe radhitej midis përkrahësve të tij të shquar. Ai e takoi Báb-in në Shiraz shumë kohë përpara Manifestimit të vonë. Ai e pa atë në shumë raste, kur Báb-i ishte vetëm tetë apo nëntë vjeç, në shtëpinë e dajos së Vet. Ai, më pas, e takoi Atë në Busher dhe qëndroi për rreth gjashtë muaj në të njëjtin han, ku banonin Báb-i dhe dajua i Tij. Mulla Ali Bastami, një nga Shkronjat e të Gjallit, e njohu atë me Mesashin e Báb-it, kur ishte në Qerbela, prej nga ai vazhdoi për Shiraz me qëllim që të informohej më shumë mbi natyrën e Revelacionit të Tij." (f. 55-57) 96 " Báb-i kishte një pamje të butë e dashamirëse, sjellja e Tij ishte e qetë dhe dinjitoze, elokuenca e Tij ishte mbreslënëse, Ai shkruante shpejt dhe bukur." (Lady Sheil, "Glimpses of Life and Manners in Persia", f. 178) 97 I mbyllur në vetvete, i zënë gjithmonë me praktika të përshpirtshme, me sjellje tejet të thjeshtë, me një ëmbëlsi tërheqëse, dhunti që i nxirrnin në pah mosha e tij shumë e re dhe nuri i mrekullueshëm i pamjes së tij, ai tërhoqi rreth vetes një numër personash të virtytshëm. Atëherë filluan të kuvendonin për dijet e tij dhe për elokuencën e mprehtë të fjalëve të tij. Sapo hapte gojën, thonë njerëzit që e kanë njohur, ai të prekte thellë në zemër. Në fakt, duke u shprehur me nderim të thellë për Profetin, Imamët dhe shokët e tyre të shenjtë, ai kënaqte së tepërmi ortodoksët e rreptë dhe, të në njëjtën kohë, në biseda më intime shpirtrat e flaktë e kërkues gëzoheshin që në shfaqjen e mendimeve të pranuara nuk shihnin tek ai një ngurtësi që do t'u rëndonte. Përkundrazi, biseda e tij u hapte atyre të gjitha ato horizonte të pafund, të larmishme, të ndryshme, misterioze, plot hije e aty-këtu gjithë dritë verbuese, që ngrejnë peshë nga kënaqësia imagjinatat e atij vendi". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 118). 98 Sipas Samandarit, që ishte një nga besimtarët e hershëm të Kazvinit (dorëshkrim, f. 15), motra e Tahires, Mirzajeh, ishte gruaja e Mirza Muhamet Aliut, që ishte një nga Shkronjat e të Gjallit dhe që u martirizua te Sheik Tabarsi. Mirzajeh duket të këtë njohur dhe përqafuar Mesazhin e Báb-it (f. 5). Mirza Muhamet Aliu ishte biri i Haxhi Mulla Abdul Vahabit, të cilit Báb-i i drejtoi një Tabelë kur ishte në rrethinat e Kavzinit. 99 Sipas "Memorials of the Faithful" (f. 291-98), Tahirja kishte dy djem dhe një vajzë, të cilët nuk e njohën të vërtetën e Kauzës. E tillë ishte shkalla e njohurive dhe arritjeve të saj, sa i ati, Haxhi Mulla Salehu, shpesh shprehte keqardhjen e tij me termat që vijojnë: "Sikur të kishte qenë djalë, se do të kishte derdhur dritën mbi familjen time dhe do të më kishte pasuar mua!" Ajo u njoh me shkrimet e Sheik Ahmetit kur po qëndronte në shtëpinë e kushëririt, Mulla Xhevadit, nga biblioteka e të cilit ajo huajti këto libra dhe i mori ata në shtëpinë e saj. Bábai i saj ngriti kundërshtime të dhunshme ndaj veprimit të saj dhe në debate të nxehta me të, denoncoi e kritikoi mësimet e Sheik Ahmetit. Tahirja refuzoi t'i merrte parasysh këshillat e të atit dhe pati korespondencë të fshehtë me Sejed Kazemin, që i dha asaj emrin "Korratol Ejn". Titulli "Tahirja" në fillim lidhej me emrin e saj, kur ajo qëndronte në Badasht e më pas u miratua nga Báb-i. Nga Kazvini ajo shkoi në Qerbela, me shpresën për të takuar Sejed Kazemin, por arriti tepër vonë, Sejedi kishte vdekur dhjetë ditë para mbërritjes së saj. Ajo u bashkua me shokët e liderit të ndjerë dhe kaloi kohën me lutje e meditime, duke pritur me etje shfaqjen e Atij, ardhjen e të cilit Sejed Kazemi e kishte parashikuar. Ndërkohë që ishte në qytet ajo pa një ëndërr. Një i ri, një Sejed, veshur me një tallagan të zi dhe me një çallmë jeshile, i shfaqet asaj në qiej me duar përpjetë duke recituar vargje të caktuara, njërin prej të cilëve ajo e shënoi në librin e saj. Ajo u zgjua nga ëndrra me mbresa të thella nga përvoja e saj e çuditshme. Kur, më vonë, një kopje e "Ahsanol Kesas ", koment i Báb-it mbi Suren e Jozefit, ra në dorën e saj, ajo, me kënaqësi të pakufishme, zbuloi në atë libër të njëjtin vargëzim që kishte dëgjuar në ëndërr. Ky zbulim e siguroi atë për të vërtetën e Mesazhit, që autori i asaj vepre kishte shpallur. Ajo vetë ndërmori përkthimin e "Ahsanol Kesas" në persisht dhe bëri përpjekjet maksimale për përhapjen dhe interpretimin e tij. Gjatë tre muajve, shtëpia e saj në Qerbela ishte rrethuar nga rojet, që Guvernatori i kishte caktuar për të ruajtur e për të ndaluar atë të lidhej me njerëzit. Nga Qerbelaja ajo shkoi në Bagdad, ku jetoi për një kohë në shtëpinë e Sheik Muhamet Sheblit, prej nga u transferua në një tjetër lagje dhe përfundimisht u mor në shtëpinë e Myftiut, ku ajo qëndroi rreth tre muaj. 100 Sipas "Kashfol Gitait" (f. 93), Tahirja u informua mbi mesazhin e Báb-it nga Mulla Ali Bastami, që vizitoi Qerbelanë në vitin 1260 Hixhri, pas kthimit të tij nga Shirazi. 101 Një ndër familjet më të mëdha të Kazvinit, dua të them ndër më të mëdhatë si për nga pozita e lartë që pjesëtarët e ndryshëm të saj zinin në hierarkinë kishëtare, ashtu dhe për nga reputacioni i dijeve që i rrethonin, ishte, pa dyshim, familja e Haxhi Mulla Saleh Barakanit. Ai kishte një vëlla, Mulla Muhamet Taki Barakani, që pas vdekjes mori titullin 'Shahid Sales', d.m.th. martiri i tretë. Ne do ta kapim pak më herët historinë e tyre, për të bërë të kuptueshme qartë si rolin e tyre në mosmarrëveshjet fetare të Persisë, ashtu edhe katastrofën që do të sillte në mënyrë fatale karakteri arrogant dhe mendjemadhësia e të vëllait të Mulla Salehut. Kur i madhi Muxhtahid Aga Sejed Muhamet arriti në Kazvin, dikush e pyeti nëse Haxhi Mulla Saleh Barakani ishte një Muxhtahid. 'Sigurisht', iu përgjigj Sejedi, dhe këtë e tha aq më tepër që Salehu ishte ndër nxënësit e tij të vjetër, i cili, më vonë, kishte ndjekur mësimet e Aga Sejed Aliut. 'Shumë mirë', iu përgjigj bashkëbiseduesi i tij, po vëllai i tij, Muhamet Takiu, a është edhe ai i denjë për këtë titull të shenjtë? Aga Sejed Muhameti iu përgjigj duke lavdëruar cilësitë dhe dijen e Takiut, por evitoi t'i jepte një përgjigje të qartë pyetjes së drejtpërdrejtë që i ishte bërë. Kjo nuk e pengoi atë që bëri pyetjen që të përhapte në qytet fjalë se Vetë Sejed Muhameti njihte zotësinë e Takiut, se ai kishte quajtur atë Muxhtahid në praninë e tij. Mirëpo Sejed Muhameti kishte shkuar të banonte te një prej kolegëve të tij, Haxhi Mulla Abdul Vahabi: ky shpejt mori vesh fjalët e përhapura dhe, pasi thirri në shtëpi bashkëbiseduesin e Sejedit, e qortoi atë ashpër në prani të dëshmitarëve. Natyrisht fjalët për këtë ndërhyrje, të shtuara duke kaluar nga goja në gojë, arritën deri në veshët e Takiut, i cili i xhindosur përbrenda mjaftohej duke thënë çdoherë që i vinte në vesh emri i Mulla Abdul Vahabit: 'Unë e respektoj atë vetëm sepse është i biri i mësuesit tim të dashur'. Sejed Muhameti, i vënë në dijeni të të gjitha këtyre incidenteve e të të gjitha këtyre fjalëve, duke e kuptuar se kishte hidhëruar shpirtin e Takiut, erdhi një ditë dhe i kërkoi të hanin drekë bashkë, e trajtoi me shumë nderim, i shkruajti diplomën e Muxhtahidit dhe po atë ditë e shoqëroi në xhami e, pasi mbaroi lutja, u ul në shkallët e predikimit që nga i bëri elozhe Takiut dhe e konfirmoi, para të gjithëve, në titullin e ri të lartë. Mirëpo pas pak kohësh kaloi nga Kazvini Sheik Ahmet Ahsai. Ky personazh, thotë autori shumë i devotshëm i Kesasol-Ulama, u shpall i pafe sepse donte të pajtonte filozofinë me ligjin fetar, 'dhe të gjithë e dinë se, në shumicën e rasteve, të duash të përziesh inteligjencën dhe ligjin fetar është diçka e pamundur'. Sidoqoftë, Sheik Ahmeti u ngrit shumë më lart se bashkëkohësit e tij dhe shumë njerëz mendonin si ai. Ai kishte pjesëtarë të sektit të tij në të gjitha qytetet e Persisë, dhe Shah Fat'h Aliu e trajtonte me shumë konsideratë, megjithëse Ahund Mulla Aliu duket kishte thënë për të: 'Është një injorant me zenër të kulluar'. Gjatë kalimit në Kazvin, ai vajti të banonte në shtëpinë e Mulla Abdul Vahabit, tashmë armik i familjes Barakani. Ai vajti të falet në Xhaminë e famullisë, ku Ulamatë e Kazvinit vinin të faleshin nën drejtimin e tij. Natyrisht ai u bëri këtyre personave të shenjtë të gjitha vizitat e u shfaqi gjithë mirësjelljen që kishte marrë prej tyre: ai e ndiente veten shumë mirë me ta, dhe shpejt nuk ishte më ndonjë mister për askënd që mikpritësi i tij ishte një prej dishepujve të tij. Një ditë ai vajti te Haxhi Mulla Taki Barakani, i cili nga pamja e jashtme e priti me respektin më të madh, por përfitoi nga prania e tij për t'i bërë disa pyetje tinzare: 'Përsa i përket ringjalljes së të vdekurve në ditën e gjyqit, e pyeti ai, mendimi i juaj është ai i Mulla Sadrait?' 'Jo', iu përgjigj Shaik Ahmeti. Atëherë Takiu thirri vëllain e tij më të vogël, Haxhi Mulla Aliun dhe i tha: 'Shko në bibliotekën time dhe më sill Shavahed Robubijehun e Mulla Sadrait'. Pastaj, me qenë se Haxhi Mullai po vonohej të kthehej, i tha bashkëbiseduesit të tij: 'Unë nuk hyj në diskutim me ju për këtë çështje, por jam kureshtar të di mendimin tuaj lidhur me të'. Sheiku u përgjigj: 'Është fare e thjeshtë. Sipas meje, ringjallja nuk do të bëhet me trupin tonë material, por me thelbin e tij: dhe unë quaj thelb, për shembull, xhamin që ekziston në potencial në gurin'. 'Më fal, ia ktheu ashpër Takiu, por ky thelb është i ndryshëm nga trupi material, dhe ju e dini se është një dogmë në fenë tonë të shenjtë besimi në ringjalljen e vetë këtij trupi material'. Sheiku natyrisht mbeti keq dhe më kot një prej nxënësve të tij, nga Turkestani, u përpoq ta ndërronte muhabetin nga një diskutim që kishte rrezik të zgjatej, goditja ishte dhënë dhe Sheik Ahmeti u tërhoq, i bindur që ishte komprometuar. Ai shpejt mori vesh se biseda e tij ishte raportuar me kujdes nga Takiu, spse po atë ditë ai vajti në xhami për t'u falur dhe e ndoqi vetëm Abdul Vahabi. Pra punët kishte rrezik të merrnin për keq, dhe Abdul Vahabi besoi se kishte gjetur mënyrën si të sheshoheshin të gjitha vështirësitë, duke iu lutur mësuesit të tij të shkruante e të botonte një traktat në të cilin të afirmonte ringjalljen e trupit material. Por ai i kishte bërë hesapet pa urrejtjen e Takiut. Në fakt, Sheik Ahmeti e shkroi atë traktat, që gjendet ende në vëllimin e tij të titulluar Axhvebatol Masael, por askush nuk deshi ta lexonte dhe zhurma për blasfeminë e tij rritej nga dita në ditë. Kjo deri në atë pikë saqë Guvernatori i qytetit Princ Ali Naki Mirza Rokno Douleh, duke mbajtur parasysh rëndësinë e personazheve të angazhuar në luftë dhe duke pasur frikë se mos e akuzojnë që kishte lejuar të lindë përçarja, vendosi të bënte një përpjekje për marrëveshje. Ai ftoi një natë, në një darkë të madhe të gjithë ulamatë e shquar të qytetit. Sheik Ahmeti zinte vendin e parë dhe pranë tij, i ndarë vetëm nga një person, ishte ulur Takiu. Sollën tabakatë e përgatitura për tre vetë, në mënyrë që dy armiqtë të ishin të detyruar të hanë së bashku. Por Takiu, i paepur, u kthye nga tabakaja e fqinjëve nga e djathta dhe, në prani të Princit krejt të skandalizuar, vuri dorën e tij të majtë para anës së majtë të fytyrës, në mënyrë që shikimi i tij të mos ndeshte, qoftë edhe padashur, personin e Sheik Ahmetit. Pas darkës, që kaloi mjaft zymtë, Princi, duke këmbëngulur në idenë e tij për të pajtuar dy kundërshtarët, i bëri një elozh të madh Sheik Ahmetit, duke thënë se ai ishte më i madhi ndër doktorët arabë e persianë, se Takiu duhej të tregonte për të respektin më të madh dhe se nuk ishte e përshtatshme që ai t'u vinte veshin fjalëve të njerëzve që donin të nxisnin luftën midis dy inteligjencave të elitës. Ai u ndërpre me ashpërsi nga Takiu, i cili deklaroi me tonin e një përbuzjeje të skajshme: 'Nuk mund të ketë kurrfarë paqeje midis sakrilegjit dhe besimit: Sheiku ka, lidhur me ringjalljen, një doktrinë që është e kundërt me ligjin islamik. Dhe ai që mbështet këtë doktrinë është një i pafe. Ç'mund të ketë të përbashkët midis një rebeli dhe meje?' Princi më kot këmbënguli, u lut, Takiu nuk deshi të lëshonte pe dhe seanca mori fund". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 263-67). 102 Martiri i Tretë 103 "Mulla Salehu kishte, midis fëmijëve të tij, një vajzë, Zarrin Taxh - kurora e artë - që tërhoqi vëmendjen e tij qysh nga fëmijëria e saj më e njomë. Në vend që t'i kushtohej si moshatarët e saj lodrave e dëfrimeve, ajo kalonte orë të tëra duke dëgjuar bisedat e prindërve të saj rreth dogmës. Inteligjenca e saj e gjallë përvetësoi shpejt frazat e shkenës islamike, pa u mbytur në to, dhe shpejt ajo arriti edhe të diskutonte për çështjet më të errta e më të ngatërruara: traditat gojore (hadithet) s'kishin më sekrete për të. Fama e saj u përhap shpejt në qytet dhe bashkëqytetarët e konsideronin atë, me të drejtë, si një mrekulli. Mrekulli e shkencës, por edhe mrekulli e bukurisë; sepse fëmija duke u rritur ishte bërë një vajzë e re, fytyra e së cilës ndriste nga një bukuri kaq rrezëlluese saqë i kishin dhënë emrin Korratol Ejn, të cilin Z. Gobino e përkthen 'ngushëllimi i syve'. I vëllai, Abdul Vahab Kazvini, që trashëgoi shkencën dhe famën e të atit, tregonte vetë, megjithëse mbeti, të paktën në dukje, mysliman: 'Ne të gjithë, vëllezërit e saj, kushërinjtë e saj, nuk guxonim të flisnim në prani të saj, kaq na trembëte dija e saj, dhe në qoftë se merrnim guximin të shprehnim ndonjë hipotezë për ndonjë çështje të kontestuar të doktrinës, ajo na provonte në mënyrë kaq të prerë, kaq të saktë e kaq kategorike se e kishim gabim, saqë ne tërhiqeshim të turpëruar'. Ajo asistonte në kurset e zhvilluara nga i ati dhe i ungji në të njëjtën sallë bashkë me dyqind ose treqind dëgjues, por e fshehur prapa një perdeje, dhe mëse një herë kundërshtoi shpjegimet që këta dy pleq bënin për këtë ose atë çështje. Fama e saj mori dhenë në Persinë e ditur dhe ulamatë më kryelartë pranuan të adoptonin disa prej hipotezave ose prej mendimeve të saj. Ky fakt bie në sy aq më tepër që feja myslimane shiite e vendos gruan gati në rangun e kafshës: ajo nuk ka shpirt dhe ekziston vetëm e vetëm për riprodhimin. Ende fare e re, ajo u martua me djalin e të ungjit, Muhamet Kazvinin, i cili ishte Imam Xhomehu i qytetit, dhe më pas shkoi në Qerbela ku ajo asistonte në mësimet e Sejed Kazem Rashtit. Ajo mbështeti me pasion idetë e mësuesit të saj, ide që në fakt tashmë i njihte, duke qenë se Kazvini ishte bërë vatër e doktrinave të Sheikëve. Ajo, siç do ta shohim më vonë, zotëronte një temperament të flaktë, një inteligjencë të qartë e të saktë, një gjakftohtësi të habitshme dhe një kurajo të pamposhtur. Të gjitha këto cilësi së bashku do të bënin që ajo të interesohej për Báb-in, për të cilin dëgjoi të flitej qysh prej kthimit të saj në Kazvin. Ajo që mësoi i ngjalli aq shumë interes saqë hyri në korrespondencë me Reformatorin dhe, e bindur shpejt prej tij, shpalli konvertimin e saj urbi et orbi. Skandali që shpërtheu qe shumë i madh dhe kleri u shtang. Më kot i shoqi, i ati, të vëllezërit i përgjëroheshin të hiqte dorë nga kjo marrëzi e rrezikshme, ajo qëndroi e paepur dhe shpalli me zë të lartë kredon e saj". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 273-74). 104 Ky emër vjen, thotë Haxhi Qerim Kani në veprën e tij Hidajatut Talebin, nga fakti që i ndjeri Sheik Ahmet kur ishte në Qerbela, gjatë pelegrinazheve të tij në varret e shenjtë, dhe në shenjë respekti për Imamët, i thoshte lutjet e tij duke qëndruar prapa Imamit, d.m.th. te këmbët e tij. Në të vërtetë, për të nuk kishte dallim, përsa i përket respektit që duhet treguar, midis një Imami të vdekur dhe një Imami të gjallë. Persianët, përkundrazi, kur hyjnë te varri, qëndrojnë sipër kokës së Imamit dhe, pra, kur luten i kthejnë atij kurrizin, duke qenë se shenjtorët e vdekur janë varrosur me kokën në drejtim të Kiblës. Kjo është një turp e një gënjeshtër! Apostujt e Jezusit që pretendojnë se i kanë ardhur në ndihmë Perëndisë i kanë quajtur 'Nasárá', emër ky që u është dhënë të gjithë atyre që shkuan në gjurmët e tyre. Kështu emri Bala Sari u shtri mbi të gjithë ata që ndjekin dokstrinën e atyre që luten duke qëndruar mbi kokën e Imamit". (A. L. M. Nicolas, "Essai sur le Shaykhisme", I, parathënie, f. 5-6). 105 1850-1851 A.D. 106 Sipas Muhamet Mustafës (f. 106), Mulla Aliu vuajti gjashtë muaj burg në Bagdad me urdhër të Naxhib Pashës, guvernator i qytetit. Ai prej aty u urdhërua të nisej për Kostandinopojë, sipas udhëzimeve të marra nga qeveria otomane. Ai kaloi përmes Mosulit, kur ai ishte i zoti të zgjonte interesin në Revelacionin e ri. Megjithatë, miqtë e Tij ishin të paaftë për të zbuluar nëse ai përfundimisht arriti destinacionin e tij. 107 Kurani 108 Kurani 109 Kurani 110 Një nga titujt e Báb-it. 111 Báb-i në Bajanin Persian (Váḥid 1, Báb 2) u referohet Shkronjave të të Gjallit me këto fjalë: "Të gjithë ata formojnë emrin e të Gjallit, sepse këta janë emrat më pranë Perëndisë: ata që ndryshojnë prej tyre udhëhiqen nga veprimi i tyre tregues, sepse Perëndia e filloi me ta krijimin e Bajanit, dhe drejt tyre do të bëjë të rikthehet ky krijim i Bajanit. Këta janë drita që përjetësisht në të shkuarën janë përkulur dhe do të përkulen përjetësisht në të ardhmen përpara kubesë [fronit] qiellore". ("Bajani Persian", vëll. 1, f. 24-25). 112 A. L. M. Nicolas në parathënien e tij për vëllimin 1 të "Bajanit Persian" (f. 3-5), shkruan sa vijon: "Të gjithë puqen në mendimin për të pranuar që ai e kishte krejt të pamundur të shpallte me zë të lartë doktrinën e tij dhe ta përhapte atë midis njerëzve. Ai duhet të vepronte si mjeku i fëmijëve, që e mbështjell një ilaç të hidhur me një cipë sheqeri për të marrë me të mirë të sëmurët e tij të vegjël. Dhe populli në mes të të cilit ai ka dalë ishte dhe mjerisht! është ende më fanatik nga ç'ishin hebrenjtë në kohën e Jezusit, dhe madhështia e paqes Romake nuk ekzistonte më për të ndalur shpërthimet e tërbuara të çmendurisë fetare të një populli të eksituar tej mase. Pra, në qoftë se Krishti, me gjithë butësinë, natyrisht tepër relative, të mjedisit ku ai predikonte, mendoi se duhej të përdorte paravolinë, Sejed Muhameti, a fortiori, duhej ta mbulonte mendimin e tij me një varg mënyrash të tërthorta dhe ta lëshonte pikë-pikë filtrin e të vërtetave të tij hyjnore. Ai e rrit fëmijën e tij, Njerëzimin; ai e udhëheq atë, duke u përpjekur të mos e trembë; ai i hedh hapat e tij të parë në një rrugë që do ta çojë mengadalë por me siguri, e sa kohë që do të mundë të avancojë vetëm, te qëllimi që i është caktuar që prej shumë kohësh". 113 "Shtyheshin me turma për të dëgjuar predikuesin. Ai zinte, njërën pas tjetrës, të gjitha katedrat e Isfahanit, ku bënte lirisht atë që ishte ndaluar në Shiraz. Ai nuk kishte frikë të fliste publikisht dhe të lajmëronte se Mirza Ali Muhameti ishte Imami i dymbëdhjetë, Imam Mehdiu; ai tregonte e lexonte librat e mësuesit të tij; ai vinte në dukje elokuencën dhe thellësinë e tij, nxirrte në pah moshën fare të re të Shikuesit, tregonte mrekullitë". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 130) 114 "Shih tokën Sád (Isfahan) që në këtë botë të sipërfaqshme është më e madhja tokë. Në çdo qoshe të shkollave të saj gjenden skllevër të shumtë të veshur me emrin e dijetarëve e të luftëtarëve. Në momentin kur bëhet zgjedhja e krijesave, një sitës gruri vesh këtë këmishë të përparësisë (mbi të tjerët). Pikërisht këtu shpërthen sekreti i fjalës së Imamëve lidhur me manifestimin: 'Më të ulëtat ndër krijesat do të bëhen më të lartat, dhe më të lartat do të bëhen më të poshtëruarat'". ("Bajani Persian", vëll. 4, f. 113). 115 Referencë ndaj martesës së 'Abdu'l-Bahá-it me Monireh Kanomin. 116 Gobino (f. 129) përmend Mulla Muhamet Taki Haratin, një jurist i mirënjohur, si një nga konvertuesit më të hershëm të Besimit. 117 Qëndrimi i Boshrujehut në Isfahan qe një triumf për Báb-in. Konvertimet që ai kreu ishin të shumta e të shkëlqyera, por ngjallën ndaj tij, - tamam kthim i gjërave të botës së këtushme, - urrejtjen e egër të klerit zyrtar, - para së cilës ai u detyrua të përulej dhe të largohej nga qyteti. Në fakt, konvertimi i Mulla Muhamet Taki Haratit, juriskonsult i shkallës së lartë, e mbushi kupën e zemërimit të tyre, për më tepër që ky i fundit hipte çdo ditë gjithë zell në vendin e predikimit që nga u fliste troç njerëzve për madhështinë e Báb-it, të cilit i atribuonte rangun e Naib Kasit të Imamit të 12të". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 255). 118 Sipas "Kashfol Gitait" (f. 42-45), Haxhi Mirza Xhani ishte i njohur nga njerëzit e Kashanit si Haxhi Mirza Xhani Bozorgu, me qëllim që të dallohej nga adashi i tij, që ishte gjithashtu një tregtar i Kashanit, i njohur me emrin Haxhi Mirza Xhani Turku, ose Kuçeku. I pari kishte tre vëllezër, më i madhi i të cilëve quhej Haxhi Muhamet Ismail Zabihi, i dyti Haxhi Mirza Ahmeti e i treti Haxhi Ali Akbari. 119 "Ai kaloi disa ditë në këtë kryeqytet, por nuk u shfaq në publik dhe u mjaftua të kishte me personat që erdhën ta vizitonin biseda që mund të merreshin si konfidenciale. Ai nuk la pa pritur kështu shumë njerëz dhe tërhoqi në pikëpamjet e tij një numër mjaft të madh kureshtarësh. Secili donte ta shihte ose ta kish parë, dhe Muhamet Shahu e ministri i tij Haxhi Mirza Akasi, si persianë të vërtetë që ishin, nuk munguan ta bënin të vinte. Ai u parashtroi atyre doktrinat e tij dhe u dha librat e mësuesit". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 131). 120 Sipas Samandarit (dorëshkrim, f. 2), Mulla Hyseni gjatë rrugës nga shirazi në teheran në vitin 1260 Hixhri, ishte sjellësi i Tabelës së reveluar nga Báb-i për Shah Muhametin. 121 "Në një rast", shkruan Dr. J.E. Esëlmont, "'Abdu'l-Bahá-i, djali më i madh i Bahá'u'lláh-ut, i tregoi shkrimtarit veçoritë që pasojnë rreh ditëve të hershmë të atit të Tij: 'Që në fëmijëri Ai ishte tepër i sjellshëm e bujar. Ai e donte shumë jetën në natyrë, duke kaluar shumicën e kohës në kopsht ose në fusha. Kishte një fuqi tërheqëse të jashtzakonshme, që e ndjenin të gjithë. Rreth tij grumbulloheshin gjithmonë njerëz. Ministra e Ofiqarë të oborrit e rrethonin Atë dhe fëmijët e donin shumë. Kur Ai ishte trembëdhjetë apo katërmbëdhjetë vjeç, u bë i njohur për diturinë e Tij. ... Kur Bahá'u'lláh-u ishte njëzet e dy vjeç, i vdiq i ati dhe, siç ishte zakon në Persi, qeveria donte që Ai të zinte vendin e t'et në ministri, por Bahá'u'lláh-u nuk e pranoi këtë ofertë.Atëhere kryeministri tha: "Lëreni të qetë. Një pozitë e tillë s'është e denjë për të. Ai synon për një qëllim më të lartë. Unë nuk e kuptoj dot Atë, por jam i bindur se është i destinuar për ndonjë karierë më të lartësuar. Mendimet e Tij nuk janë si tonat. Lëreni të qetë."'" ("Bahá'u'lláh-u dhe Epoka e Re", #3, f. 25-26) 122 Çaji dhe llojet e sheqerit, në atë kohë në Persi ishin shumë të rralla e përdoreshin të dy si dhurata midis klasave të larta të popullsisë. 123 Qylafi [kuláh], një kapele prej lëkure qengji, dallonte laikët nga kleri dhe e mbanin gjithmonë funksionarët e shtetit. 124 "Fjalimi i Tij [i Bahá'u'lláh-ut] ishte si 'një rrëmet që vërsulet' dhe qartësia e tij në parashtrim i bëri shumicën e teologëve të ditur t'i bien më gjunjë." (Dr. T. K. Cheyne, "The Reconciliation of Races and Religions", f. 120) 125 Vlera numerike e fjalës "vahid", që do të thotë "unitet" është 19. 126 Vlera numerike e "koll shajt", që do të thotë "të gjitha gjërat", është 361, ose 19x19. 127 "Pelegrini përfitonte, sipas zakonit të tij, një qëndrim, të cilin e zgjaste sipas nevojës, në të gjitha fshatrat, qytezat e qytetet gjatë rrugës, për të mbajtur konferenca, për të argumentuar kundër mullave, për të bërë të njohura librat e Báb-it dhe për të predikuar doktrinat e tij. Kudo e thërrisnin, e prisnin me padurim; atë e kërkonin me kureshtje, e dëgjonin me etje, e besonin pa shumë vështirësi. Sidomos në Nishapur ai bëri dy konvertime të rëndësishme, në personat e Mulla Abdul Halikut nga Jazdi dhe të Mulla Aliut të Riut. I pari nga këta doktorë kishte qenë nxënës i Sheik Ahmet Ahsait. Ishte një personazh i famshëm për dijet, për gojëtarinë dhe për ndikimin e tij mbi popullin. Tjetri, sheiki si i pari, me zakone të rrepta e që gëzonte konsideratë të madhe, mbante postin e rëndësishëm të muxhtahidit kryesor të qytetit. Që të dy u shndërruan në Bábí të flaktë e bënë të kumbonin katedrat e xhamive nga predikimet më të furishme kundër Islamit. Gjatë disa javëve mund të besohej se feja e vjetër ishte mposhtur përfundimisht. Kleri, i demoralizuar nga dezertimi i kryetarit të tij, i trembur nga fjalimet publike që e trajtonin me aq pak respekt, ose nuk guxonte të dukej ose kishte marrë arratinë. Kur Mulla Hysen Boshrui arriti në Mashhad, ai gjeti, nga njëra anë, popullatën të prekur e të ndarë lidhur me të; nga ana tjetër, klerin në dijeni, shumë të shqetësuar, por të çuar deri ku s'mban e të vendosur për t'u bërë një rezistencë të fuqishme sulmeve, objekt i të cilave kishte qenë". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 139-40). 128 Korespondon me natën që paraprin 10 tetorin 1844 A.D. 129 Lajlatol Kadri, fjalë për fljalë do të thotë "Nata e Fuqisë", është një nga dhjetë ditët e fundit të Ramadanit, e, siç besohet përgjithësisht, e shtata e këtyre ditëve duke e numëruar përsëprapi. 130 Sipas tregimit të Haxhi Moinos Saltanehut (f. 72), Báb-i u nis për pelegrinazhin në Mekë e në Medinë në muajin e Shavalit, viti 1260 Hixhri (tetor 1844 A.D.) 131 "Ai ruajti nga udhëtimi i tij përshtypjen më të keqe. 'Dije se rrugët e detit janë të vështira: ne nuk i duam ato për besnikët tanë: udhëtim në rrugë tokësore', shkruan ai në Qitapi Bajnul Haramajn, duke iu drejtuar të ungjit, siç do ta shohim tani. Ai do t'i rikthehet shumë herë kësaj teme në Bajanin. Mos mendoni se këtu kemi të bëjmë me një axhamillëk: ndjenja që udhëheq Báb-in në këtë tmerr të detit është më fisnikja e më e larta. I habitur nga egoizmi i pelegrinëve, egoizëm i acaruar nga zori dhe rreziqet e një udhëtimi në det, i habitur gjithashtu nga pisllëku në të cilin janë të detyruar të jetojnë udhëtarët në kuvertë, ai do që t'u evitojë njerëzve të lënë të shpërthejnë instinktet e tyre të këqia dhe të sillen ashpër me njëri-tjetrin. Dihet se Apostulli rekomandon shprehimisht politesën, mirësjelljen më të rafinuar në marrëdhëniet shoqërore: 'Mos hidhëroni cilindo qoftë për çfarëdo qoftë'. Gjatë këtij udhëtimi, ai konstatoi gjithashtu ligësinë e njeriut dhe brutalitetin e tij kur ai ndodhet para rrethanash të vështira: 'Sepse gjëja më e trishtueshme që unë pashë gjatë pelegrinazhit tim në Mekë ishin sherret e vazhdueshme të pelegrinëve midis tyre, sherre që i privonin nga përfitimet morale të pelegrinazhit të tyre' (Bajani, 4:16). Ai arriti pra në Maskat, ku pushoi disa ditë, gjatë të cilave u përpoq të konvertonte njerëzit e vendit, por pa ia dalë mbanë. Ai iu drejtua njërit prej tyre, duket një fetari, madje të një rangu të lartë, konvertimi i të cilit do të mund të sillte atë të bashkëqytetarëve të tij; unë e supozoj së paku, sepse ai nuk na jep për këtë çështje asnjë hollësi; është e qartë që ai nuk duhet të jetë përpjekur të konvertonte të parin njeri që takoi, i cili nuk do të kishte kurrfarë ndikimi mbi banorët e tjerë të qytetit. Që ai u orvat të bënte një konvertim dhe nuk ia arriti, kjo është e padiskutueshme, sepse e pohon ai vetë: 'Përmendja e Perëndisë, me të vërtetë, zbriti mbi tokën e Maskatit dhe bëri të vijë urdhri i Perëndisë te njëri prej banorëve të vendit: mundet që ai t'i kuptonte vargjet tona dhe të bëhej një ndër ata që udhëhiqen. Thuaj: ky njeri u bindet pasioneve të tij pasi ka lexuar vargjet tona: dhe me të vërtetë, ky njeri është, sipas urdhrit të Librit, ndër Shkelësit. Thuaj: Ne nuk pamë në Maskat njerëz të Librit që ta kenë ndihmuar, sepse ata janë injorantë të humbur. Dhe po kështu për të gjithë ata që ndodheshin në anije, derisa nuk pati as edhe një prej tyre që të besonte në vargjet tona dhe të bëhej ndër ata që rrinë në frikë të Perëndisë'". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 207-8). 132 "Kështu që unë vetë kam parë në udhëtimin e Mekës një person që shpenzonte shuma të konsiderueshme, por ngurronte të harxhonte një gotë uji për shokun e tij bashkudhëtar që jetonte me të. Kjo ndodhte në anije, dhe uji atje ishte i rrallë, edhe unë vetë në udhëtimin nga Bushihri në Maskat, që vazhdoi dymbëdhjetë ditë, gjatë të cilave nuk gjenim ujë, u detyrova të kënaqem me limona të ëmbël". ("Bajani Persian", vëll. 2, f. 154). "Në det nuk mund të imagjinosh gjë tjetër veç zorit: nuk mund të kesh të gjitha gjërat e nevojshme si për një udhëtim me tokë. ... Njerëzit e detit janë të detyruar (të jetojnë aty), por me veprat e tyre afrohen më tepër te Perëndia, dhe Perëndia i shpërblen veprat e mira si në tokë dhe në det, por e dyfishon shpërblimin e atyre veprave të kryera nga një prej skllevërve të tij në det për arsye se puna e tyre është më e vështirë". (Po aty, f. 155-6). "Unë kam parë (në rrugën për Mekë) veprime më të poshtra se çdo veprim në sytë e Perëndisë, dhe kjo bënte që vepra e tyre e mirë (duke shkuar në pelegrinazh) të ishte e kotë. Kishte sherre midis pelegrinëve! Në çdo gjendje këto lloj sherresh janë të ndaluara. ... Me të vërtetë shtëpia e Perëndisë nuk ka nevojë që njerëz të tillë të vijnë e të sillen rreth saj!" (Po aty, f. 155). 133 Dita që paraprin festën. 2 Dhjetor 1844 A.D. 134 Vargje të Kuranit. 135 "Letra midis Dy Vendeve të Shenjta" 136 Korrik 1850 A.D. 137 E premte, 10 janar 1845 A.D. 138 I ngjashëm me hanin. 139 Fjalë për fjalë do të thotë "Shtatë Kualifikimet". 140 Referoju fjalorthit. 141 Referencë ndaj emrit të Báb-it. 142 Referencë ndaj Bahá'u'lláh-ut. Referoju fjalorthit. 143 Sipas "Tarek Xhadidit" (f. 204), ai, gjithashtu, u quajt "Nezamod Douleh". 144 "Një nga fiset e Turanit, një familje turke, quajtur Kaxhar, që u shfaq për herë të parë në Persi me ushtrinë pushtuese të Çengiz Kanit." (C. R. Markhëm, "A General Sketch of the History of Persia", f. 339). 145 Sipas A. L. M. Nikolasit, "Siyyid 'Ali-Muḥammad dit le Báb" (shënimi 175, f. 225), ky takim u bë më 6 gusht 1845 A.D. 146 Sipas "A Traveller's Narrative" (f. 5), një farë Mulla Ali Akbar Ardestani ishte, së bashku me ta, i dënuar mtë njëjtin ndëshkim. 147 Kurani, 3:193 148 "Ky qytet ishte bërë teatër i diskutimeve plot pasion, që trazuan thellësisht paqen e përgjithshme. Kureshtarët, pelegrinët, amatorët e skandaleve takoheshin, komentonin të rejat, miratonin ose qortonin, lavdëronin të riun Sejed ose në të kundërtën e mbulonin me mallkime apo sharje: të gjithë eksitoheshin, nervozoheshin, shastiseshin. Mullatë shihnin gjithnjë e më të shqetësuar të rritej numri i e pjesëtarëve të sektit të doktrinës së re: klientela e tyre, për rrjedhojë të ardhurat e tyre, pakësoheshin po aq. Duhej parë, një tolerancë më e gjatë mund t'i zbrazte xhamitë nga besnikët e tyre të bindur që, derisa Islami nuk mbrohej, kjo donte të thoshte se e pranonte që ishte mposhtur. Nga ana tjetër Hysen Hani, Nezamod Douleh, guvernatori i Shirazit, druhej se mos duke i lënë gjërat të ecnin kështu skandali mund të arrinte deri në një pikë sa më pas të bëhej e pamundur të shtypej: kjo sillte rrezikun e rënies në fatkeqësi, dhe Báb-i nuk mjaftohej të predikonte: ai u bënte thirrje njerëzve me vullnet të mirë. 'Dhe ai që njeh fjalën e Perëndisë dhe nuk i vjen në ndihmë në momentin e dhunës është tamam si ai që është larguar nga dëshmia e Shenjtërisë së tij Hysenit të birit të Aliut në Qerbela. Këta janë të pafetë'. (Qitapi Bajnul Haramajn). Kështu duke u puqur interesat civile me ato të qiellit, Nezamod Doulehu dhe Sheik Abu Torabi, Imam Zhomehu, qenë të mendimit se i duhej bërë novatorit një poshtërim që ta diskreditonte në sytë e popullsisë. Kështu ndoshta do të arrinin t'i qetësonin punët". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 229-30). 149 "Pas kësaj seance publike të provokuar nga marrëzia e mullave dhe që tërhoqi në favor të tij përkrahës të shumtë, trazira qe e thellë në të gjitha provincat e Persisë, debati mori një karakter të një rëndësie të tillë që Muhamet Shahu dërgoi në Shiraz një person tek i cili kishte besim të plotë, për t'i bërë një raport të asaj që do të shihte e të kuptonte. Ky i dërguar ishte Sejed Jahja Darabi". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 232-33). 150 Mars, 1845 A.D. 151 1850-51 A.D. 152 "Sido që të jetë, përshtypja që u la qe shumë e madhe në Shiraz dhe të gjithë njerëzit me kulturë e fetarë u grumbulluan rreth Ali Muhametit. Sapo ai dukej në xhami, atë e rrethonin. Sapo ai ulej në katedër, bëhej qetësi për ta dëgjuar. Në fjalimet e tij publike nuk sulmohej kurrë thelbi i Islamit dhe respektohej pjesa më e madhe e formave: me një fjalë, Kitmáni dominonte. Megjithatë, ishin fjalime të guximshme. Kleri nuk kursehej; veset e tij fshikulloheshin pa mëshirë. Fati i hidhur e i dhimbshëm i njerëzimit ishte në përgjithësi tema e këtyre fjalimeve dhe, aty-këtu, bëheshin disa aluzione, karakteri i errët i të cilave ngacmonte pasionet kureshtare të disave, ndërsa miklonte krenarinë e të tjerëve, tashmë në brendi të çështjes tërësisht ose pjesërisht, ato u jepnin këtyre predikimeve një shije e mprehtësi të tillë që turma sa vinte shtohej çdo ditë dhe në të gjithë Persinë filloi të flitet për Ali Muhametin. Mullatë e Shirazit nuk kishin pritur gjithë këtë zhurmë për t'u mbledhur kundër denigruesit të ri të tyre. Që prej daljeve të tij të para në publik, ata i kishin dërguar më të aftit ndër ta, për të hedhur argumenta kundër tij e për ta ngatërruar, dhe këto luftëra publike që zhvilloheshin qoftë në xhamitë, qoftë në kolegjet, në prani të guvernatorit, të shefave ushtarakë, të klerit, të popullit, me një fjalë të të gjithëve, në vend që t'u sillnin dobi priftërinjve, kontribuan jo pak për të përhapur e lartësuar në kurriz të tyre famën e predikuesit të flaktë. Është e sigurt që ai i mposhti kundërshtuesit e tij; i dënoi ata, gjë që s'ishte shumë e vështirë, me Kuranin në dorë. Për të ishte një lodër të tregonte përpara këtyre turmave, që e njihnin mirë këtë, se deri në ç'shkallë sjellja e tyre, deri në ç'shkallë parimet e tyre, deri në ç'shkallë vetë dogmat e tyre ishin në kundërshtim flagrant me Librin, gjë që që ata nuk e hidhnin dot poshtë. Me një guxim e një ekzaltim të jashtëzakonshëm, ai bënte të fishkeshin, pa i kursyer, pa u bërë fare merak për konvencionet e zakonshme, veset e kundërshtarëve të tij dhe, pasi u provonte që ata ishin të pafe përsa i përket doktrinës, i poshtëronte në jetën e tyre dhe i hidhte turrë a jazë nën indinjatën e përbuzjen e dëgjuesve. Skenat e Shirazit, këto fillime të predikimit të tij qenë aq tronditëse saqë myslimanët e mbetur ortodoksë që kanë asistuar kanë ruajtur një kujtim të pashlyeshëm dhe flasin për këtë vetëm me njëfarë tmerri. Ata e pohojnë njëzëri se gojëtaria e Ali Muhametit ishte e një natyre të pakrahasueshme dhe e tillë që pa pasur qenë vetë dëshmitar nuk mund të përfytyrohet. Shpejt teologu i ri nuk u duk më në publik veçse i rrethuar nga një numër i madh ithtarësh. Shtëpia e tij ishte gjithmonë plot. Ai jo vetëm predikonte në xhamitë e në kolegjet, por sidomos në shtëpinë e tij, e në mbrëmje, i veçuar në një dhomë me elitën e admiruesve të tij, ai hapte për ta perdet e një doktrine që ende nuk ishte përfunduar krejtësisht për atë vetë. Me sa duket, në kohët e para ishte sidomos pjesa polemike që e tërhiqte sesa ajo e dogmës, dhe kjo është krejt e natyrshme. Në këto biseda sekrete, gjërat e guximshme, shumë më të mëdha se në publik, shtoheshin çdo ditë, dhe prireshin po aq qartë drejt një përmbysjeje të plotë të Islamit, sa dhe shërbenin si hyrje në një aktbesim të ri. Kisha e vogël ishte e zjarrtë, e guximshme, e vrullshme, e gatshme për gjithçka, e fanatizuar në kuptimin e vërtetë e më të lartësuar të fjalës, d.m.th. që secili prej pjesëtarëve të saj nuk merrte kurrgjë parasysh dhe digjej nga dëshira për të sakrifikuar gjakun e paratë për kauzën e së vërtetës". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 120, 122). "Atëherë Báb-i filloi të mbledhë rreth vetes një grup pasuesish të devotshëm. Duket se ai kishte rënë në sy për thjeshtësinë e skajshme në sjellje, për butësinë joshëse dhe për hijeshinë e mahnitshme në pamje. Njerëzve u bënë përshtypje dijet e tij dhe gojëtaria e tij depërtuese. Edhe shkrimet e tij, megjithëse Gobinos i dukeshin të shpëlara, admiroheshin së tepërmi nga persët për bukurinë e stilin elegant, dhe bënë bujë të madhe në Shiraz. Sapo ai hynte në xhami, ajo rrethohej nga njerëzit. Sapo ai hipte në predikatore, bëhej qetësi". (Sir Francis Younghusband, "The Gleam", f. 194). "Morali i predikuar nga një djalë i ri në moshën kur pasionet ziejnëvepron në mënyrë të jashtëzakonshme mbi një auditor të përbërë prej njerëzish fetarë deri në fanatizëm, sidomos kur fjalët e predikuesit janë në harmoni të plotë me veprat e tij. Askush nuk vinte në dyshim vetëpërmbajtjen e as ngurtësinë e Qerbela Sejed Ali Muhametit: ai fliste pak, ishte vazhdimisht në ëndërrim dhe më shpesh u bënte bisht njerëzve, gjë që ngacmonte akoma më tepër kureshtjen; atë e kërkonin gjithandej". (Journal Asiatique, 1866, vëll. 7, f. 341). "Për nga sjellja morale e jetës së tij, Sejedi i ri shërbente si shembull për ata që e rrethonin. Gjithashtu atë e dëgjonin me dëshirë kur, në fjalime të dykuptimshme e të ndërprera, ai fliste për abuzimet që mbretërojnë në të gjitha klasat e shoqërisë. Fjalët e tij i përsëritnin duke i amplifikuar; për të flitej si për mësuesin e vërtetë dhe jepeshin pas tij pa rezerva". (Po aty). 153 Shih fjalorthin 154 Shih fjalorthin 155 Kurani, 4:50 156 Nata që paraprin 13 shkurtin 1840 A.D. 157 1848 A.D. 158 " Báb-izmi kishte ithtarë të shumtë në të gjitha klasat e shoqërisë, dhe shumë prej tyre kishin rëndësi të madhe; zotër të mëdhenj, pjesëtarë të klerit, ushtarakë e tregtarë kishin përqafuar këtë doktrinë". (Journal Asiatique, 1866, vëll. 8, f. 251) 159 Referoju "Gjenealogjisë së Dinastisë Kaxhar" në fillim të librit (paragrafi 76) 160 Lidhur me të, 'Abdu'l-Bahá-i ka shkruar sa vijon: "Ky njeri i shquar, ky shpirt i vyer i kishte besuar kujtesës jo më pak se tridhjetë mijë tradita gojore dhe çmohej e admirohej së tepërmi nga të gjitha klasat e popullit. Ai kishte arritur nam të përgjithshëm në Persi dhe autoriteti e erudicioni i tij ishin gjerësisht të pranuara". (Nga një dorëshkrim lidhur me martirizimet në Persi). "Ky personazh, siç e tregon edhe emri, kishte lindur në Darab, pranë Shirazit. I ati, Sejed Xhaferi, i mbiquajtur Kashfí, ishte një prej ulamave më të mëdhenj e më të dëgjuar të asaj kohe. Vlera e lartë morale e tij, karakteri i tij, zakonet e tij të kulluara i kishin siguruar atij respektin dhe konsideratën e përgjithshme: për diturinë e tij i ishte ngjitur ofiqi i lavdishëm kashfí, që do të thotë ai që zbulon, në këtë rast ai që zbulon e shpjegon të fshehtat hyjnore. I rritur prej tij, i biri nuk vonoi të barazohet me të në të gjitha gjërat: ai ndante tashmë favorin që gëzonte i ati dhe vajti në Teheran, i paraprirë nga fama e popullariteti i tij. Ai u bë shoku i tryezës i princit Tahmasp Mirza, Moajadod Doulehut, të nipit të Shah Fat'h Aliut nga i ati Muhamet Ali Mirza. Vetë guvernatori i bëri homazh diturisë e meritave të tij dhe me të u konsultuan më se një herë në rrethana të vështira. Për të menduan Shah Muhameti dhe Haxhi Mirza Agasi kur deshën të gjenin një emisar të ndershëm e me besnikëri të padyshimtë". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 233). "Ndërsa këto ngjarje zhvilloheshin në Veri të Persisë, provincat e qendrës e të jugut ishin thellësisht të tronditura nga predikimet e zjarrta të misionarëve të doktrinës së re. Populli, i lehtë, i padjallëzuar, injorant, supersticioz në kulm, ishte shtangur nga habia për mrekullitë e vazhdueshme që dëgjonte të tregoheshin në çdo çast; mullatë të shqetësuar, duke e ndier kopenë e tyre të lëkundur e gati për t'u dalë nga duart, lëshonin gjithnjë e më shumë shpifje e akuza poshtëruese; gënjeshtrat më të trasha, imagjinatat më të përgjakshme përhapeshin prej tyre, duke ngjallur lemeri ose admirim. ... Sejed Xhaferi ishte i huaj për doktrinat e Sheikëve si ato të Mulla Sadrait. Por zelli i tij i rrëmbyer, imagjinata e tij e flaktë e kishin bërë, andej nga fundi i jetës së tij, të largohej ca nga shtigjet e ortodoksisë shiite. Ai i komentonte hadithet ndryshe nga kolegët e tij, madje thonë se pretendonte të kishte depërtuar në të shtatëdhjetë domethëniet e brendshme të Kuranit. ... I biri, që më pas do t'i tejkalonte këto gjëra të çuditshme, ishte në atë kohë një burrë rreth 35 vjeç, i cili, pasi përfundoi studimet, kishte ardhur të vendosej në Teheran, ku ishte lidhur me të gjithë ata që oborri i konsideronte personazhe të mëdhenj e njerëz të shquar. Pikërisht mbi të ra zgjedhja e Madhërisë së Tij. Ai u ngarkua, pra, të shkonte në Shiraz, të vihej në kontakt me Báb-in dhe të vinte në dijeni - aq saktë sa të mundej - autoritetin qendror për pasojat politike që mund të nxirreshin nga një reformë e cila dukej sikur do t'ia përmbyste faqen vendit". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 187-88). 161 Kurani, 108 162 Sipas "Kashfol Gitait" (f. 81), në këtë rast u reveluan nga Báb-i jo më pak se dymijë vargëzime. Shpejtësia marramendase e këtij revelacioni nuk ishte më i jashtëzakoshëm në sytë e Sejed Jahjait se sa bukuria e pashoqe e kuptimi i thellë i vargëzimeve që parmban ai koment. "Brenda pesë orësh, dymijë bejte (vargje) dalin prej tij, apo me shpejtësinë e mjaftueshme që shkruesi të arrijë t'i shkruajë. Nga kjo mund të gjykohet që, në qoftë se do ta kishin lënë të prodhonte, kushedi sa vepra të tilla, qysh nga fillimi i manifestimit të tij e deri më sot, do të ishin përhapur midis njerëzve". ("Bajani Persian", vëll. I, f. 43). "Perëndia i ka dhënë atij një fuqi (të tillë) dhe një aftësi të foluri (të tillë), që sikur një shkrues i shpejtë të shkruante me shpejtësinë më të madhe, brenda dy netësh e dy ditësh, pa ndërprerje, ai do të manifestonte nga kjo minierë e fjalës barazvlerën e një Kurani". (Po aty, vëll. 2, f. 132). "E nëse ndokush do të reflektojë me shfaqjen e kësaj Peme ( Báb-i), ai pa dyshim do të pranojë lartësinë e Perëndisë. Sepse për një që kishte kaluar vetëm 24 vjetët, që ishte larg prej atyre shkencave prej të cilave mësohen të gjithë, që tashmë reciton vargëzime me aq bukuri pa shqetësim e hezitim, që gjatë pesë orëve shkruan njëmijë vargëzime lutjesh pa e lëshuar penën, që jep komente e traktate diturie të një shkalle kaq të lartë urtie e kuptimi të Unitetit Hyjnor, ndaj të cilave doktorët e filozofët pohojnë paaftësinë për t'i kuptuar, pa dyshim që e gjithë kjo vjen prej Perëndisë." (Bajan, Vahid 2, Báb 1). ("A Traveller's Narrative", shënimi C, f. 219). 163 "Sigurisht fakti që ai shkruan currente calamo një koment të ri për një sure kuptimi i së cilës është aq i errët, duhet të ketë shtangur nga habia Sejed Jahjanë, por ajo që e habiti akoma më shumë ishte se në këtë koment ai gjeti shpjegimin që ai vetë kishte gjetur në meditimet e veta për këto tri vargje. Kështu ai puqej me Reformatorin në një interpretim të cilin ai kujtonte se kishte qenë i vetmi që e kishte imagjinuar e që nuk ia kishte komunikuar askujt". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 234). 164 "Ishte një rrethanë e çuditshme", shkruan Lejdi Shiëll, "që midis atyre që adoptuan doktrinën e Báb-it kanë qenë një numër i madh i mullave e bile i mujtahidëve, që mbanin një pozitë të lartë në shtjellimin e ligjit në fenë Muhametane. Shumë prej këtyre njerëzve e vulosën besimin e tyre me gjak." (Lady Sheil, "Glimpses of Life and Manners in Persia", f. 178-79). 165 Sipas "A Traveller's Narrative" (f. 8), Sejed Jahjai "i shkroi pa frikë ose kokëçarje Mirza Lutfi Aliut, ministër i oborrit, një përshkrim të hollësishëm të vëzhgimeve të tij, me qëllim që t'ja parashtronte atë në vëmendje të mbretit, ndërkohë që ai vetë udhëtoi në gjithë pjesët e Persisë e, në çdo qytet e stacion i grishte njerëzit nga maja e mimbanëve në mënyrë të atillë sa doktorët e tjerë të ditur vendosën që ai duhet të ishte çmendur, duke e numëruar atë një rast të sigurt të magjepsjes." 166 Emri i tj ishte Sejed Xhafer, i njohur si Kashfi, "Zbuluesi", për shkak të zotësisë së tij në interpretimin e Kuranit dhe vizioneve që ai pretendonte të kishte. 167 Ai quhej Hoxhatol Islam. 168 Fjalë për fjalë d.m.th. "Katër Portat", secili prej tyre pretendonte të ishte një ndërmjetës midis Imamit që mungonte dhe pasuesve të tij. 169 Ai ishte Akbari. Për një përmbledhje të Akbarive shih Gobino, "Les Religions et Les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 23 e në vijim. 170 "'Unë e takova atë [Mulla Muhamet Aliun]', thotë Mirza Xhani, 'në Teheran, në shtëpinë e Mahmud Kanit, kalantarit, kur ai ishte burgosur për shkak të përkushtimit të tij ndaj Shenjtërisë së Tij. Ai tha: "Unë isha mulla, aq krenar e autoritar sa nuk do ta ulja veten ndaj askujt, bile as ndaj të ndjerit Haxhi Sejed Bakerin e Rashtit, që u vlerësua si 'Dëshmi e Islamit' dhe më i dituri i doktorëve. Duke qenë se doktrnat e mia ishin të shkollës Akbari, unë ndryshoja në mjaft çështje me masën e klerit. Njerëzit u ankuan për mua e Shah Muhameti më thirri në Teheran. Unë i kërkova atij të thërriste edhe sejedin [psh Sejed Bakerin e Rashtit], që ne mund të diskutonim. Në fillim ai tentoi ta bënte këtë, por më pas, duke menduar dëmin që mund të sillte, anuloi diskutimin e propozuar. Shkurtimisht, pavarësisht nga e gjithë kjo pavarësi, sapo lajmi i Manifestimit të Shenjtërisë së Tij mbërriti tek mua e unë kisha lexuar një faqe të vogël nga vargëzimet e Pikës së Forkanit, unë u bëra si një i humbur e padashur, akoma me plot zgjidhje, pohova të vërtetën e thirrjes së Tij e u bëra skllavi i Tij i përkushtuar, sepse unë pashë tek Ai mrekullinë më fisnike të Profetit e, sikur të kisha kundërshtuar, do të kisha kundërshtuar të vërtetën e fesë së Islamit."'" (Historia e Haxhi Mirza Xhanit: Shtojcë 2 e "Tarik Xhadidit", f. 349-50). 171 Një deklaratë e ngjashme është raportuar në "Kashfol Gita" (f. 227). Një deklaratë e tillë, deklaron autori, i është bërë atij nga disa banorë të provincës së Mazendaranit. 172 Referoju fjalorthit. 173 "Atje pati një luftë të rreptë midis Mukadasit dhe Qerim Kanit, i cili siç dihet kishte marrë rangun e shefit të sektit të Sheikëve pas vdekjes së Kazemit. Diskutimi u bë në prani të një auditori të shumtë dhe Qerimi i kërkoi kundërshtarit të tij të provonte të vërtetën e misionit të Báb-it. 'Në qoftë se ti e bën, i tha ai, unë konvertohem, dhe nxënësit e mi bashkë me mua; por në qoftë se nuk e bën dot, do të nxjerr të thërrasin pazareve: ja ai që shkel me këmbë ligjin e shenjtë të Islamit'. 'Unë e di cili je ti, Qerim, iu përgjigj Mukadasi. A nuk të kujtohet ty mësuesi yt Sejed Kazemi dhe ç'ka thënë ai: "Qen a nuk do ti që unë të vdes dhe që pas meje të shfaqet e vërteta absolute!" Dhe ja sot, i shtyrë nga pasioni yt për pasuri e lavdi, ti gënjen vetveten'. E filluar me një ton të tillë, diskutimi duhet të ish i shkurtër. Në fakt, nxënësit e Qerimit nxorrën thikën dhe u sulën mbi atë që fyente shefin e tyre. Fatmirësisht ndërhyri guvernatori i qytetit, arrestoi Mukadasin dhe e dërgoi në pallatin e tij. Ai e mbajti atje për njëfarë kohe dhe, kur pasionet u qetësuan ca, e nisi natën, të shoqëruar për disa etapa nga 10 kalorës". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 228-29). 174 Titull i dhënë nga Báb-i për Sejed Jahja Barabin. 175 Rrethanat e jashtzakonshme, që shoqëruan konvertimin e Haxhi Sejed Xhevadit të Qerbelasë, rrëfehen plotësisht në "Kashfol Gita" (f. 70-77) dhe referimi bëhet në një Tabelë të rëndësishme reveluar ndaj tij nga Bahá'u'lláh-u (f. 63), në të cilën theksohet plotësisht rëndësia e Qitapi Akdasit e domodoshmëria e ushtrimit të kujdesit të madh e maturisë në zbatimin e vënien në jetë të rregullave të tij të theksuara. Teksti i kësaj Tabele në faqet 64-70 të të njëjtit libër. Pasazhi i Dalael Sabehut që pason i referohet shndrimit të Haxhi Sejed Xhevadit: "Aga Sejed Xhevad Qerbelai ka thënë se para manifestimit, një indian i kishte shkruar emrin e atij që do të manifestohej". ("Le Livre des Sept Preuves", përkthim i A. L. M. Nicolas, f. 59). 176 Fjalë për fjalë do të thotë "sejedi i ndritshëm". 177 1846 A.D. 178 Shekulli i trembëdhjetë Hixhri përfundoi në tetor 1882 A.D. 179 "E veja e Báb-it mbijetoi deri në në vitin 1300 Hixhri, vetëm gjashtë vjet më parë. Ajo ishte motra e gjyshit nga nëna të mikut tim. Pjestarët e mësipërm rrjedhin nga një zonjë e moshuar e së njëjtës familje, ndaj janë të gjitha arsyet për t'i vlerësuar ata si të besueshëm." ("Journal of the Royal Asiatic Society", 1889, f. 993.) 180 "Ndërkohë trazirat, diskutimet e flakta dhe skandali vazhdonin në Shiraz, kaq sa Haxhi Mirza Agasi, i bezdisur nga gjithë kjo zhurmë dhe i shqetësuar për pasojat që mund të kishte, i dha urdhër Hysen Kan Nezamod Doulehut t'i jepej fund me Reformatorin dhe të vritej ai fshehurazi". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 235). 181 "Tepër të irrituar, të pakënaqur e të shqetësuar, Mullatë e Farsit, që edhe nuk mund ta parashikonin se ku do të ndalej lëvizja që shprehej aq fort kundër tyre, nuk ishin të vetmit që e ndienin veten në telash. Autoritetet e qytetit e të provincës e kuptonin fare mirë se populli që u ishte besuar e që nuk ishte kurrë sa duhet në duart e tyre, këtë herë nuk ishte më aspak. Njerëzit e Shirazit, të lehtë, tallës, të zhurmshëm, të prapë, gjithmonë të gatshëm për revoltë, harbutë në kulm, aspak të lidhur me dinastinë Kaxhar, kurrë nuk kanë qenë të lehtë për t'i drejtuar dhe administratorët e tyre kalojnë shpesh ditë të vështira. Cila do të ishte gjendja e administratorëve të tij, në qoftë shefi i vërtetë i qytetit dhe i vendit, arbitri i ideve të të gjithëve, idhulli i secilit do të ishte një djalë i ri që asgjë s'e nënshtronte, s'e lidhte ose s'e bënte për vete, që bëhej një piedestal i pavarësisë së vet dhe që përfitonte shumë duke sulmuar çdo ditë pa i hyrë ferrë në këmbë e publikisht gjithçka që gjer atëherë konsiderohej si e fuqishme dhe e respektuar në qytet? Ç'është e vërteta, njerëzit e mbretit, politika, administrata në kuptimin e mirëfilltë të fjalës nuk ishin bërë ende objekt i asnjërës prej kritikave plot helm të novatorit; por duke e parë aq të ngurtë në zakonet e tij, aq të pamëshirshëm ndaj mashtrimit të shpirtit e ndaj shpirtit të grabitjes të klerit, ishte tepër e dyshimtë që ai të mund të miratonte në thelb të njëjtën frymë grabitjeje, të njëjtin mashtrim që lulëzonte aq shumë te funksionarët publikë, nuk mund të besohej që ditën kur shikimi i tij do të binte mbi ta, ai nuk do të mungonte të vinte re e të qortonte ashpër atë që nuk ishte e mundur ta fshihnin". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 122-23). 182 23 shtator 1845 A.D., shih "Tarik Xhadid", f. 204. 183 Epideme kolere. 184 Báb-i i referohet këtij incidenti në Dalael Sabeh me këto fjalë: "Sill ndërmend ditët e para të manifestimit: sa shumë njerëz vdiqën nga kolera! Ishte një prej çudive të manifestimit dhe askush nuk e kuptoi. Gjatë katër vjetëve gjëma bëri kërdinë midis myslimanëve shiitë dhe askush nuk e kapi dot domethënien". ("Le Livre des Sept Preuves", përkthim i A. L. M. Nicolas, f. 61-62). 185 Një kopsht në rrethinat e Shirazit. 186 Sipas "A Traveller's Narrative" (f. 11), Hysen Kani e liroi Báb-in me kusht që të linte qytetin. 187 1846 A.D. 188 "Ai [Manuçir Kani] ishte një burrë energjik e guximtar dhe në vitin 1841 theu plotësisht fiset Bakstijari, që ishin rebeluar. Drejtimi i tij i fortë, megjithëse i ashpër, u siguronte njerëzve të Isfahanit një farë drejtësie." (C.R. Markham, "A General Sketch of the History of Persia", f. 487) 189 Sipas Mirza Abul Fazlit (dorëshkrim, f. 66), emri i Imamit Xhomeh të Isfahanit ishte Mir Sejed Muhamet e titulli i tij "Sulltanol Ulama." "Zyra e Sadros Sodurit, ose kryekleriku i kohëve Safavi, u shfuqizua nga Shah Naderi, dhe Imam Xhomehu ishte tani funksionari kryesor fetar i Persisë." (C.R. Markham, "A General Sketch of the History of Persia", f. 365). 190 Do të thotë gjarpër femër. 191 Kurani, 103. 192 "Misioni Specifik" i Muhametit 193 Referenca ndaj Misionit të Tij dhe ndaj Revelacionit pasues të Bahá'u'lláh-ut. 194 Shih shënimin K, "A Traveller's Narrative", dhe Gobino, f. 65-73. 195 "Pikërisht kur Muhameti pushoi së foluri, Mirza Muhamet Hasani, i cili ndiqte doktrinën filozofike të Mulla Sadrait, i bëri pyetje Báb-it për ta nxitur të shpjegonte tri mrekulli që mjafton të parashtrohen për t'i hapur sytë lexuesit. E para është Tijol Arz, ose me fjalë të tjera transportimi i menjëhershëm i një personi cilido qoftë nga një pikë e botës në një pikë tjetër që ndodhet shumë larg: shiitët janë të bindur se Imami i tretë, Xhevadi, kishte adoptuar këtë mënyrë të thjeshtë e ekonomike të udhëtuari: për shembull sa të hapësh e të mbyllësh sytë ai vajti nga Medina në Arabi në Tus të Horasanit. Mrekullia e dytë është prania e shumëfishtë dhe e njëkohshme e të njëjtit person në shumë vende të ndryshme. Aliu, ndër të tjera, ishte në të njëjtin çast mysafir i gjashtëdhjetë personave të ndryshëm. Më në fund e treta, është një problem kozmografie që unë u shtroj astronomëve tanë, të cilët me siguri do t'ia çmojnë shijen. Në hadithet thuhet se gjatë mbretërimit të një tirani qielli vërtitet me shpejtësi, ndërsa gjatë atij të një Imami vërtitet me ngadalë. Para së gjithash, si mundet qielli të ketë dy lloj lëvizjesh; dhe pasatj ç'bënte ai gjatë mbretërimit të Umajadëve dhe të Abasidëve. Pra Báb-it i propozohej zgjidhja e këtyre marrëzive. Unë nuk do të ndalem më gjatë në këtë, por besoj se duhet të vë në dukje mentalitetin e dijetarëve myslimanë të Persisë. Dhe në qoftë se mbahet parasysh që qysh prej afro njëmijë vjetësh shkenca e Iranit mbështetet në dokrra të tilla, që njerëzit lodhen në kërkime të vazhdueshme për çështje të tilla, do të kuptohet me lehtësi boshllëku e arroganca e të gjithë këtyre truve. Sido që të jetë, mbledhja u ndërpre nga njoftimi për të ngrënë darkë, ku secili mori pjesë për t'u kthyer pastaj në shtëpi". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 239-40). 196 Referencë për martesën e Monireh Kanomit me 'Abdu'l-Bahá-in. 197 Sipas Mirza Abul Fazlit, rreth shtatëdhjet ulema dhe njerëz të shquar kishin vënë vulën e tyre në një dokument që dënonte Báb-in si heretik e që e deklaronte Atë se meritonte dënimin me vdekje. 198 Referoju fjalorthit. 199 Referoju fjalorthit. 200 Sipas "A Traveller's Narrative" (f. 13), Motamedi dha urdhra sekretë që kur Báb-i të arrinte në Murçeh Harin (faza e dytë jashtë Isfahanit mbi rrugën veriore, 35 milje larg prej andej) Ai duhej të kthehej në Isfahan. 201 "Kështu kjo kthinë (në të cilën ndodhem), që nuk ka as dyer e as kufij të saktë, është sot më e larta kthinë e Parajsës, sepse aty banon pema e së vërtetës. Mund të thuhej se të gjitha atomet e kësaj dhome këndojnë të gjitha me zërin që thotë: 'Me të vërtetë! Unë jam Perëndia! Nuk ka perëndi tjetër veç meje, Zotit të të gjitha gjërave'. Dhe ato e këndojnë mbi të gjitha kthinat e tokës, madje edhe mbi ato që janë të stolisura me pasqyra e me stoli ari. Por në qoftë se pema e së vërtetës banon në njërën prej këtyre kthinave të stolisura, atëherë atomet e këtyre pasqyrave këndojnë (këtë frazë), ashtu siç bënin e bëjnë atomet dhe pasqyrat e Pallatit Ṣadrí, sepse në kohën e ditëve të Ṣádit (Isfahanit) banonte ai". ("Bajani Persian", vëll. 1, f. 128). 202 Sipas "A Traveller's Narrative", f. 13, Báb-i qendroi katër muaj në atë shtëpi. 203 "Më 4 mars, 1847, Z. de Bonnière i shkruan Ministrit të punëve të jashtme të Francës: 'Motamedod Doulehu, guvernatori i Isfahanit, vdiq, duke lënë një pasuri që e çmojnë në 40 millionë franga'". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 242, shënim 192). 204 Kurani, 8:42 205 Sipas E. G. Braunit ("A Traveller's Narrative", shënimi L, f. 277), ai vdiq në muajin Rabiol Aval të vitit 1263 Hixhri (shkurt-mars 1847 A.D.). 206 Sipas "A Traveller's Narrative", f. 13, ai ishte nipi i Motamedit. 207 Sipas "A Traveller's Narrative", f. 14, anëtarë të eskortës ishin kalorës të Nosajriut. Shih shën 1, f. 14. 208 "Çaparçi" do të thotë "korier". 209 "Ky, tuhaf e tekanjoz, duke harruar që pak kohë më parë kishte urdhëruar vrasjen e Reformatorit, ndieu t'i lindë dëshira për të parë më në fund njeriun që bënte të flitej aq shumë për të: ai i dha urdhër Gorgin Kanit që t'ia dërgonte në Teheran". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 242). 210 Shih fjalorthin 1 1847 A.D. 211 1851-1852 A.D. 212 Vendi i faltores së dytë më të shenjtëruar në Persi dhe vend-varrimi i shumë prejmbretërve të saj, midis të cilave Fat'h Aliu e Shah Muhameti. 213 "Në Kom janë depozituar eshtat e motrës së tij [të Imam Rezait], Fatime Masumeh d.m.th. e Papërlyera, që sipas një rrëfenje, jetoi e vdiq atje, pasi kishte ikur nga Bagdadi për t'i shpëtuar persekutimit nga Kalifët; sipas një tjetre, u sëmur e vdiq në Kom, gjatë rrugës për të parë të vëllanë në Tuz. Ai, nga ana e tij, besohej nga Shiitët fanatikë se i kthnte përshëndetjen duke e nderuar me një vizitë çdo të Premte nga varri i tij në Mashhad." (Lord Curzon, "Persia and the Persian Question", vëll. 2, f. 8) 214 Një stacion në rrugën e vjetër të Isfahanit, rreth 28 milje nga Teherani. ("A Traveller's Narrative", f. 14, shën. 2) 215 Shih "A Traveller's Narrative", f. 14, shënimi 3. 216 "Duke qenë se ishin hapur fjalët, qe e pamundur të zbatohej urdhri i kryeministrit Haxhi Mirza Agasi. Nga Isfahani në Teheran nuk flitej për tjetër gjë veçse për padrejtësinë e klerit e të qeverisë kundrejt Báb-it; kudo pëshpëritej, ngrihej zëri kundër padrejtësisë". (Journal Asiatique, 1866, vëll. 7, f. 355). 217 29 mars 1847 A.D. 218 1 prill 1847 A.D. 219 Shih fjalorthin. 220 Sipas "A Traveller's Narrative" (f. 14), Báb-i qëndroi në fshatin e Kolejnit për njëzet ditë. 221 "Shah Muhameti", shkruan Gobino, "ishte një mbret me karakter krejt të veçantë, gjë jo e rrallë në Azi, por e tillë që evropianët nuk kanë ditur aspak ta shohin e aq më pak ta kuptojnë. Megjithëse ka mbretëruar në një kohë kur zakonet dhe politika e vendit ishin ende mjaft të ashpra, ai ishte i butë e i durueshëm, dhe toleranca e tij shtrihej deri atje sa të shihte me një sy mjaft të qetë çrregullimet e haremit të tij, të cilat duhej me njëfarë të drejte ta zemëronin; sepse madje edhe nën Shah Fat'h Aliun shpengimi dhe trillet e fantazive kurrë nuk kanë qenë çuar aq larg. Atij i atribuojnë këtë fjalë, të denjë për shekullin tonë të 18-të: 'A nuk fshiheni ju pak, zonjë? Unë nuk dua t'ju pengoj të dëfreheni'. Por tek ai kjo nuk ishte shtirje indiference, ishte lodhje e Mirza. Shëndeti i tij kishte qenë gjithnjë i vajtueshëm; i sëmurë nga cerma deri në gradë të fundit, ai vuante nga dhimbje të vazhdueshme dhe mezi gjente pak qetësim. Karakteri i tij, natyrisht i dobët, ishte bërë shumë melankolik dhe, duke qenë se ai kishte nevojë të madhe për dashuri e nuk gjente aspak ndjenja të tilla në familjen e tij, te gratë e tij, te fëmijët e tij, ai e kishte përqendruar tërë dashurinë e tij tek Mullai plak, mësuesi i tij. Ai e kishte bërë atë mikun e tij të vetëm, njeriun e tij të besueshëm, pastaj ministrin e tij të parë e të gjithëfuqishëm, dhe më në fund, pa ekzagjerim e as si mënyrë të shprehuri, Perëndinë e tij. I edukuar nga ky idhull me ide fort mospërfillëse për Islamizmin, ai nuk ua varte dogmave të Profetit dhe vetë Profetit. Ai ishte shumë indiferent ndaj Imamëve, dhe në qoftë se kishte njëfarë respekti për Aliun, kjo për shkak të atij veprimi të çuditshëm të mendjes falë të cilit persët e njejësojnë këtë personazh të nderuar me kombësinë e tij. Por, me një fjalë, Shah Muhameti nuk ishte mysliman, dhe as i krishterë, mazdeist ose hebre. Ai e quante të sigurt që substanca hyjnore mishërohej në të Urtët me tërë fuqinë e saj; dhe duke qenë se e konsideronte Haxhi Mirza Agasin si të Urtë tipik, ai nuk dyshonte që ai ishte Perëndia dhe i kërkonte me devocion ndonjë mrekulli. Shpesh ai arrinte t'u thoshte oficerëve të tij me një ton që shpehte bindje e besim: 'Haxhiu më ka premtuar një mrekulli për sonte, do ta shihni!' Me përjashtim të Haxhiut, Shah Muhameti shquhej, pra, nga një indiferencë e mahnitshme për suksesin ose disfatat e kësaj apo asaj doktrine fetare; atij, përkundrazi, i pëlqente të shihte të shpërthenin konflikte mendimesh, që në sytë e tij dëshmonin për verbimin e përgjithshëm". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 131-32). 222 Sipas "A Traveller's Narrative" (f. 14), Báb-i "i drejtoi një letër Pranisë Mbretërore duke iu lutur ta priste për të parashtruar të vërtetën e gjendjes së Tij, me shpresën se ky do të ishte një mjet për arritjen e avantazheve të mëdha". Lidhur me këtë letër, Gobino shkruan sa vijon: "Ali Muhameti i shkroi vetë Oborrit, dhe letra e tij arriti në të njëjtën kohë me akuzat e kundërshtarëve të tij. Pa mbajtur aspak qëndrim agresiv ndaj mbretit, duke u mbështetur, në të kundërtën, tek autoriteti dhe drejtësia e tij, ai ritregonte se prej shumë kohësh shthurja e klerit ishte në Persi një fakt i njohur nga të gjithë; se jo vetëm ishin prishur zakonet e mira dhe ishte prekur së tepërmi mirëqenia e kombit, por edhe se vetë feja, e ndotur për gabimin e kaq shumë fajtorëve, ishte në rrezik të zhdukej, duke e lënë popullin në errësirën më të keqe; se ai, i thirrur nga Perëndia, për arsye të një misioni të veçantë, për të mënjanuar fatkeqësi të tilla, kishte filluar tashmë të sqaronte popullin e Farsit, se doktrina e shëndoshë kishte bërë përparime shumë të dukshme e të shpejta, se të gjithë kundërshtarët e tij ishin hutuar dhe jetonin tashmë në pamundësi për të vepruar e nën përbuzjen publike; por se ky ishte vetëm fillimi dhe se Báb-i, me besim te shpirtmadhësia e mbretit, lutej të lejohej të vinte në kryeqytet me nxënësit e vet kryesorë dhe atje të bënte konferenca me të gjithë Mullatë e Perandorisë, në prani të sovranit, të të mëdhenjve e të popullit; se me siguri ai do t'i mbulonte ata me turp; do t'u provonte atyre pabesinë e tyre; do t'i detyronte të heshtnin, siç kishte bërë me Mullatë e mëdhenj e të vegjël që kishin pretenduar të ngriheshin kundër tij; dhe në qoftë se ai, në kundërshtim me atë që priste, do të mposhtej në këtë luftë, do të nënshtrohej që më parë ndaj gjithçkaje që do të urdhëronte mbreti, dhe se ishte gati të linte kokën e tij dhe atë të secilit prej përkrahësve të tij". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 124). 223 19 mars-17 prill 1847 A.D. 224 Sipas Hidajatit në "Majmaol Fosaha", emri i Haxhi Mirza Agasit ishte Abas Ali. Ai ishte i biri i Mirza Myslimit, një nga teologët e njohur të Iravanit. I biri, Abas Aliu, kur ishte në Qerbela, ishte nxënës i Fahrod Din Abdos Samad Hamadanit. Nga Qerbelaja ai shkoi në Hamadan, vizitoi Azerbajxhanin e prej andej ndërmori pelegrinazhin në Mekë. Pasi u kthye, në kushtet e mjerimit të plotë, në Azerbajxhan, ai përparoi në përmirësimin gradual të pozitës së tij e u bë tutori i fëmijve të Mirza Musa Kanit, vëllai i të ndjerit Mirza Abul Kazem, Kaim Mekami. Muhamet Mirzai, të cilit ai i kishte shpallur ardhjen e tij të mundshme në fronin e Persisë, ishte shumë i përkushtuar ndaj tij. Ai përfundimisht u caktua kryeministër i tij e pushoi, pas vdekjes së monarkut, në Qerbela, ku vdiq në Ramadan, 1265 Hixhri. (Shënime të Mirza Abul Fazlit). Sipas tregimit të Haxhi Moinos Saltanehut (f. 120), Haxhi Mirza Agasi lindi në Mah-Ku, ku jetonin prindërit e tij, pas largimit të tyre nga Iravani, në Kaukaz. "Haxhi Mirza Agasi, lindur në Iravan, arriti ndikim të pakufizuar përmbi të zotin e tij mendjengushtë, dikur tutori i tij e u deklarua për doktrinën Sufi. Një zotëri i vjetër ironik, me një hundë të gjatë, pamja e të cilit tregonte veçantinë dhe pavarësinë e karakterit të tij." (C. R. Markham, "A General Sketch of the History of Persia", f. 473.) "Haxhiu, nga ana e tij, ishte një Perëndi i një lloji të veçantë. Nuk është krejt e sigurt që ai vetë nuk besonte në atë gjë për të cilën Muhamet Shahu ishte i bindur. Sidoqoftë, ai u përmbahej të njëjtave parime të përgjithshme si dhe mbreti, dhe ia kishte rrënjosur ato me mirëbesim. Por kjo nuk e pengonte të bënte karagjozllëqe. Karagjozllëku ishte sistemi, rregulli, zakoni i sjelljes e i jetës së tij. Ai asgjë nuk merrte seriozisht, duke filluar nga vetvetja: 'Unë nuk jam kryeministër, u përsëriste ai vazhdimisht e sidomos atyre që keqtrajtonte; unë jam një mulla plak, pa prejardhje të shquar e pa merita, dhe në qoftë se gjendem në vendin ku jam është se këtë e ka dashur mbreti'. Ai nuk fliste kurrë për djemtë e tij pa i quajtur bir zuske e bir qeni. Pikërisht me terma të tillë pyeste se ç'të reja ka nga ata ose u transmetonte ndonjë urdhër me anë të oficerëve të tij kur ata nuk ndodheshin aty. Kënaqësia e veçantë e tij ishte të kalonte në revistë kalorësit, ku ai grumbullonte, me ekipazhet e tyre më madhështore, të gjithë Hanët nomadë të Persisë. Kur këto fise luftarake ishin të mbledhura në fushë, shihej të vinte Haxhiu, i veshur si varfanjak, me një shapkë të vjetër të rrjepur e të shtypur, me një kordhë të ngjeshur shtrembër sipër rrobës së tij dhe hipur mbi një gomar të vogël. Atëherë ai bënte të rrjeshtoheshin pjesëmarrësit rreth tij, i quante hajvanë, vinte në lojë pajisjet e tyre, u provonte se ata s'janë të zotët për asgjë, dhe i kthente në vendet e tyre me dhurata, sepse tekat e tij sarkastike ndërtoheshin me bujari". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 132-33). 225 "Një anekdotë tregon se ç'ndjenjave u bindej kryeministri kur përcaktoi në atë drejtim vullnetin e Shahut. Princi Farhad Mirza, ende i ri, ishte nxënësi i Haxhi Mirza Agasit. Ai ka treguar më vonë: 'Kur Madhëria e Tij pat marrë mendimin e kryeministrit të tij dhe i pat shkruar Báb-it të shkonte në Máh-Kú, ne shkuam me Haxhi Mirza Agasin për të kaluar disa ditë në parkun që ai vetë e kishte mbjellur në Jaft Abad, në rrethinat e Teheranit. Unë kisha dëshirë të madhe ta pyesja mësuesin tim për ngjarjet që po precipitonin, por nuk guxoja ta bëja këtë para njerëzve. Një ditë që po shëtisja me të në kopësht dhe që ai ishte në humor të mirë, unë mora zemër deri sa i bëra pyetjen: "Haxhi, përse e dërguat Báb-in në Mah-Ku?" Ai m'u përgjigj: "Ti je ende i ri dhe nuk mund t'i kuptosh disa gjëra, por dije se po të vinte ai në Teheran, ne, unë e ti, nuk do të ishim në këtë çast duke shëtitur të lirë nga çdo lloj shqetësimesh nën këto hije të freskëta"'". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 243-44). Sipas tregimit të Haxhi Moinos Saltanehut (f. 129), motivi kryesor që e shtyu Haxhi Mirza Agasin të nxiste Muhamet Shahun që të urdhëronte syrgjynosjen e Báb-it në Azerbajxhan ishte frika se ky, nëse do të lejohej ta pritnin në Teheran, do ta mbante premtimin e dhënë sovranit se do ta shëronte atë nga sëmundja. Ai ishte i sigurt që në rast se Báb-i do të ishte në gjendje ta shëronte, Shahu do të binte nën ndikimin e të burgosurit të tij dhe nuk do t'i akordonte më kryeministrit të tij nderimet e privilegjet që vetëm ai i gëzonte. 226 Sipas Mirza Abul Fazlit, Haxhi Mirza Agasi kërkoi, duke ju referuar rebelimit të Muhamet Hasan Kanit, Salarit, në Horasan dhe revoltës së Aga Kan Ismailit, në Kerman, të shtynte sovranin për të braktisur projektin e thirrjes së Báb-it në kryeqytet e në vend të saj të dërgonte Atë në provincën e largët të Azerbajxhanit 227 "Ndërkaq, në ato rrethana, llogaritë e Vezirit të madh dolën krejt të gabuara. Duke pasur frikë se mos prania e Báb-it në Teheran shkakton trazira të reja (dhe të tilla kishte mjaft, për shkak të fantazive të tij dhe të sistemit të tij të keq të administrimit), ai i ndryshoi vendimet e tij, dhe shpura shoqëruese që e çonte Báb-in nga Isfahani në Teheran mori, nja tridhjetë kilometra larg nga kryeqyteti, urdhrin të mos hynte në të dhe ta çonte të burgosurin në Máh-Kú, një qytet ku, sipas mendjes së kryeministrit, mashtruesi s'mund të shpresonte asgjë, sepse banorët e saj, në shenjë mirënjohjeje për të mirat e për mbrojtjen që kishin pasur prej tij, do të merrnin masa për të shtypur trazirat që mund të lindnin". (Journal Asiatique, 1866, vëll. 7, f. 356). 228 "Megjithatë, gjendja e Persisë nuk ishte e kënaqshme, sepse Haxhi Mirza Agasi, që kishte qenë sundimtari i saj i vërtetë për trembëdhjetë vjet, 'ishte krejt i paditur për qeverisjen dhe shkencën ushtarake, për më keq tepër mendjemadh për të pranuar udhëzime e tepër xheloz për të pranuar një ndihmës; brutal në gjuhën e tij, i pacipë në sjelljen e tij, i plogët në zakonet e tij, ai i solli financat në pragun e falimentimit dhe vendin në buzë të revolucionit. Pagesat e ushtrisë ishin përgjithësisht tre deri pesë vjet të prapambetura. Kalorësia e fiseve ishte pothuajse e asgjësuar.' E tillë ishte, me fjalët plot peshë të Rolinsonit [Rawlinson], gjendja e Persisë në mes të shekullit të nëntëmbëdhjetë." (P. M. Sykes, "A History of Persia", vëll.2, f. 439-40). 229 "Haxi Mirza Agasi, Kryeministri i moshuar gjysmë i çmendur, kishte në duart e tij gjithë administrimin e siguroi kontroll të plotë mbi Shahun. Keqqeverisja e vendit u bë keq e më keq, ndërsa njerëzit vdisnin urie dhe mallkonin dinastinë Qajar. ... Kushtet e provincave ishin të mjerueshme e çdo njeri me pretendime talenti e patriotizmi u nis drejt drejt syrgjynit nga Haxhiu i vjetër, që po grumbullonte me zell pasuri për vete në Teheran, në kurriz të vendit fatkeq. Qeverisja e provincave iu shit ofruesve më të lartë, që shtypnin popullin në mënyrë të tmerrshme." (C. R. Markham, "A General Sketch of the History of Persia", f. 486-87). 230 Gobino shkruan lidhur me rënien e tij: "Haxhi Mirza Agasi, i dëbuar nga një pushtet gjatë të cilit ai e kishte kaluar kohën duke u tallur, ishte tërhequr në Qerbela dhe i përdorte ditët e tij të fundit për t'u bërë ndonjë rreng mullave dhe një çikë gjithashtu edhe kujtimit të martirëve të shenjtë". ("Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 160). "Ky njeri dinak e kishte pushtuar aq mirë vullnetin e Shahut të ndjerë sa që mund të thuhej me të drejtë se ministri ishte sovrani i vërtetë; kështu ai nuk mundi të mbijetojë pas fatit të tij të vjetër. Me vdekjen e Muhamet Shahut ai ishte zhdukur dhe kishte marrë rrugën e Qerbelasë, ku, nën mbrojtjen e shumë të shenjtit Imam, madje edhe një kriminel shtetëror gjen një strehë të paprekshme. Ai vdiq së shpejti nën peshën e një brenge brejtëse që shumë më tepër se pendimi ia shkurtoi jetën". (Journal Asiatique, 1866, vëll. 7, f. 367-68). 231 Sipas "A Traveller's Narrative" (f. 16), Báb-i "shkroi një letër, gjatë udhëtimit, për Kryeministrin, duke i thënë: 'Ju më thirrët nga Isfahani të takoj doktorët e për arritjen e një vendosjeje përfundimtare. Çfarë ka ndodhur tani që ky synim i shkëlqyer është ndryshuar për Mah-Ku e Tabriz?'" 232 Sipas Samandarit (dorëshkrim, f. 4-5), Báb-i qëndroi në fshatin e Sijah Dehanit, në rrethinat e Kazvinit, gjatë rrugës për në Azerbajxhan. Gjatë këtij udhëtimi, raportohet që Ai të ketë reveluar disa Tabela drejtuar ulemave udhëheqës të Kazvinit, midis të cilëve ishin si vijon: Haxhi Mulla Abdul Vahabi, Haxhi Mulla Salehu, Hazhi Mulla Takiu e Haxhi Sejed Takiu. Këto Tabela u përcollën tek marrësit e tyre nëpërmjet Haxhi Mulla Ahmet Ibdalit. Disa besimtarë, midis të cilëve edhe dy bijtë e Haxhi Mulla Abdul Vahabit, mundën të takonin Báb-in gjatë natës që Ai kaloi në atë fshat. Njoftohet se nga ky fshat, Báb-i ka nisur letrën e Tij për Haxhi Mirza Agasin. 233 Në "Tarik Xhadid", Muhamet Bej njoftohet të ketë dërguar përmbledhjen e mëposhtme te Haxhi Mirza Xhani: "Ne ngarkuam e kalëruam derisa mbërritëm në një han me tulla, dy farsang larg nga qyteti. Prej andej shkuam në Milan, ku shumë nga banorët erdhën të shihnin Shenjtërinë e Tij e u çuditën nga madhështia e dhe dinjiteti i Zotit të njerëzimit. Në mëngjes, kur ne po niseshim për Milan, një grua e moshuar solli një fëmijë që i përvëlohej koka, që ishte e mbuluar me aq dregëza sa ishte zbardhur deri në qafë dhe ju përgjëruan Shenjtërisë së Tij ta shëronte. Rojet do ta kishin ndalur atë, por Shenjtëria e Tij i ndaloi ata dhe thirri djalin. Pastaj fërkoi një shami mbi kokën e Tij e përsëriti disa fjalë, që pa i thënë akoma mirë, e shëruan djalin. Dhe në atë vend rreth dyqind veta besuan e patën një konvertim të vërtetë e të sinqertë." (f. 220-21). 234 Mirza Abul Fazli deklaron në shkrimet e tij se ai vetë, kur ishte në Teheran, takoi djalin e Muhamet Beut, emri i të cilit ishte Ali Akbar Beu dhe e dëgjoi atë të tregonte përshtypjet e thella që i ati kishte patur gjatë udhëtimit për Tabriz në shoqërinë e Báb-it. Ali Akbar Beu ishte një besimtar i zjarrtë në Kauzën e Bahá'u'lláh-ut e njihej si i tillë nga Bahá'í-t e Persisë. 235 Shih fjalorthin. 236 Sipas "A Traveller's Narrative" (f. 16), Báb-i qëndroi në Tabriz dyzet ditë. Sipas dorëshkrimit të Haxhi Moinos Saltanehut (f. 138), Báb-i e kaloi natën e parë të mbërritjes në Tabriz, në shtëpinë e Muhamet Beut. Prej andej Ai u transferua në një dhomë në Kështjellë (Harku), që ishte ngjitur me Xhaminë e Shah Aliut. 237 "Përparimet e këtij njeriu energjik [Mulla Jusuf Ardebilit qenë aq të mëdha e aq të shpejta saqë te portat e Taurisit [Tabrizit] edhe banorët e një fshati shumë të populluar iu hapën atij dhe morën emrin Bábí. Kuptohet vetvetiu që edhe në vetë qytetin Bábí-të ishin goxha shumë, ndërsa qeveria merrte masa për ta bërë Báb-in publikisht fajtor për mashtrim, për ta dënuar e për t'u justifikuar kështu para popullit". (Journal Asiatique, 1866, vëll. 7, f. 357-58). 238 "Perëndia është Më i Madhi". 239 Fjalë për fjalë "Mali i Hapur", aluzion për Mah-Kunë. Vlera numerike e "Jabal-i-Básiṭ" [Xhabal Baset] është e barabartë me atë të "Máh-Kú" [Mah-Ku]. 240 Fjalë për fjalë "Mali i Brengosur," aluzion për Çehrikin. Vlera numerike e "Jabal-i-Shadíd" [Xhabal Shadid]" është e barabartë me atë të "Chihríg" [Çehrik]." 241 Shih fjalorthin. 242 "Ai jeton në një mal, banorët e të cilit nuk dinë as të shqiptojnë emrin Xhenet (Parajsë), që është një fjalë arabe: si atëherë mund të kuptojnë ata domethënien. Shih pra se ç'bëhet për të vërtetën e ekzistencave". ("Bajani Persian", vëll. 4, f. 14). 243 "Atdhe i kryeministrit, në kufirin e Azerbajxhanit, ky qytet ka dalë nga errësira nën administrimin e këtij ministri, dhe shumë njerëz të Mah-Kusë qenë ngritur në vendet e para të shtetit falë servilizmit të tyre ndaj Haxhi Mirza Agasit". (Journal Asiatique, 1866, vëll. 7, f. 356, shënim 1). 244 "Vetë Báb-i na tregon si e kalonte jetën në burgun ku e kishin mbyllur. Ankesat e tij, aq të shpeshta në Bajanin, duhet të kenë pasur si shkak, mendoj unë, shtrëngesat e disiplinës sipas urdhrave që vinin herë pas here nga Teherani. Në fakt, të gjithë historianët, si Bábí dhe myslimanë, na thonë se, me gjithë urdhrat e rreptë për të penguar komunikimin e të burgosurit me botën e jashtme, Báb-i priste një turmë nxënësish e të huajsh në burgun e tij. (Autori i Mutanab Bejin shkruan: ' Bábí-të nga të gjitha anët e tokës shkonin në Azerbajxhan, në pelegrinazh te shefi i tyre'). ... 'O! Sa e verbër je, o krijesa ime! Atë që bën, ti e bën duke menduar të më kënaqësh! Dhe me gjithë këto vargje që më provojnë mua vetë, këto vargje që rrjedhin nga fuqia ime, thesari i të cilave është vetë qenia e këtij personazhi ( Báb-it), me gjithë këto vargje që nuk dalin nga goja e tij veçse me lejën time, ja që ju, pa asnjë lloj të drejte, e keni vendosur në majë të një mali, banorët e të cilit nuk janë të denjë as që të zihen në gojë. Pranë tij, që do të thotë pranë meje, nuk ka asnjeri, përveç njërës prej Shkronjave të Jetës të librit tim. Midis dy duarve të tij, që janë dy duart e mia, nuk ka qoftë edhe një shërbëtor që natën të ndezë llambën. Dhe ja që njerëzit që ndodhen mbi tokë s'janë krijuar veçse për ekzistencën e tij: falë mirësisë së tij ata gëzojnë dhe nuk i japin as edhe një dritë!' (Njësia 2, porta 1). 'Fryti (i fesë islamike) është të besojë në Manifestimin (e Báb-it) dhe atë e burgosin në Mah-Ku!' (Njësia 2, porta 7). 'Çdo gjë që i takon njeriut të Parajsës është në Parajsë. Kjo dhomë e veçuar (në të cilën unë jam) dhe që nuk ka as portë është sot më i madhi kopsht i Parajsës, sepse në të është mbjellë pema e së vërtetës. Të gjitha atomet që e përbëjnë thërrasin: 'Me të vërtetë, nuk ka perëndi tjetër veç Perëndisë! Me të vërtetë, unë jam Perëndia, dhe nuk ka perëndi tjetër veç meje Zotit të Gjithësisë!' (Njësia 2, porta 16) 'Fryti i kësaj porte është se njerëzit, duke e parë se është e lejuar të bëhet gjithë kjo për Bajanin (të shpenzojnë aq shumë para), që s'është veçse gjurma e Atij që Perëndia duhet ta manifestojë, duhet ta kuptojnë se ç'duhet bërë për Atë që Perëndia duhet ta manifestojë kur ai të shfaqet, në mënyrë që të mos i ndodhë (atij) ajo që më ndodh (mua) sot. Domethënë se ka nëpër botë Kuranë që vlejnë njëmijë tumanë, ndërkohë që Ai që dërgon këtu poshtë vargje ( Báb-i) është vendosur në një mal, në një dhomë të ndërtuar me qerpiç. E pra kjo dhomë është Kubeja (qielli i 9-të, vendbanimi i Hyjnisë) vetë. Le t'u shërbejë kjo si shembull njerëzve të Bajanit që ata të mos bëjnë ndaj Atij atë që njerëzit e Kuranit kanë bërë ndaj meje'. (Njësia 3, porta 19)". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 365-67). "Të gjithë besojnë tek Ai, dhe e kanë burgosur në një mal! Të gjithë janë të gëzuar falë Tij, dhe e kanë braktisur krejt vetëm! Nuk ka zjarr më përvëlonjës për ata që kanë vepruar kështu sesa vetë veprat e tyre; po kështu, për besimtarët nuk ka Parajsë më të lartë sesa vetë besimi i tyre". ("Bajani Persian", vëll. 1, f. 126-27). 245 "Kaq shumë njerëz vazhdonin të vinin nga gjithë lagjet të vizitonin Báb-in dhe shkrimet që buronin nga pena e Tij e frymëzuar gjatë kësaj periudhe ishin aq të shumta sa ato arritën në total në më shumë se njëqind mijë vargje." ("Tarik Xhadidi", f. 238.) "Shikoni, rreth njëqind mijë vargje të ngjashme me këto janë përhapur midis njerëzve, pa llogaritur lutjet e zjarrta dhe çështjet e dijes e të filozofisë". ("Bajani Persian", vëll. 1, f. 43). "Shiko gjithashtu lidhur me Pikën e Bajanit. Ata që e njohin, e dinë cili ishte rangu i tij para manifestimit; por pas manifestimit, dhe megjithëse deri më sot ai ka prodhuar më shumë se pesëqind mijë bejte (vargje) për tema të ndryshme, nuk thuhen kundër tij më pak fjalë që pena refuzon t'i përsëritë". ("Bajani Persian", vëll. 3, f. 113). "Vargjet që kanë reshur nga kjo Re e mëshirës hyjnore [ Báb-i] kanë qenë kaq të shumta sa ende askush nuk ka qenë në gjendje të vlerësojë numrin e tyre. Tani bëhen ndonja njëzet vëllime. Sa të tjerë mbeten ende të paarritshëm për ne! Sa shumë janë grabitur dhe kanë rënë në duart e armikut, fatin e të cilave askush nuk e di!" ("Kitáb-i-Íqán", # 241) 246 Aluzion për Bahá'u'lláh-un. "Mulla Bakerit, njëri nga Shkronjat e Të Gjallit - lavdia e pëlqimi i Perëndisë qoftë mbi të - Ai [ Báb-i] i drejton këto fjalë: 'Fatmirësisht, në vitin e tetë, Ditën e Manifestimit të Tij, ti arrifsh praninë e Tij.'" (Bahá'u'lláh, "The Epistle to the Son of the Wolf [Letër për të Birin e Ujkut]", f. 129). 247 "Është gjithmonë në të njëjtën natyrë idesh që, pasi e mbyllën në Mah-Ku ai i drejton një letër të gjatë Shahut (Shah Muhametit), të cilën do ta analizojmë këtu. Dokumenti fillon, si pothuajse në të gjitha dokumentet letrare të Báb-it, me një lëvdatë të flaktë të Unitetit Hyjnor. Báb-i vazhdon duke lëvduar, ashtu siç duhet, Muhametin dhe dymbëdhjetë imamët, që, siç do ta shohim në vëllimin e dytë të kësaj vepre, janë gurët e themelit të ndërtesës së Bajanit. 'Dhe unë pohoj, thërret ai, që në këtë botë mundësish çdo gjë që është ndryshe prej tyre s'është pranë tyre veçse hiçi absolut, dhe në qoftë se mund të përmendet, e gjithë kjo s'është veçse si hija e një hijeje. I kërkoj ndjesë Perëndisë për këta kufij që u caktova, sepse në të vërtetë shkalla e fundit e lëvdatave që mund t'u bëhen është të pranosh në sy të tyre që nuk mund t'i lëvdosh. ... Ja përse Perëndia më ka krijuar prej një balte të tillë që askush prej një balte të tillë nuk është krijuar. Dhe Perëndia më ka dhënë atë që dijetarët me dijen e tyre nuk mund ta kuptojnë, atë që askush nuk mund ta njohë sepse përndryshe do të asgjësohej plotësisht përballë një shenje ndër shenjat e mia. ... Dije se në të vërtetë unë jam një shtyllë e fjalës së parë: të asaj fjale që kushdo që e njeh ka njohur gjithë Perëndinë dhe ka hyrë në të mirën universale. Ai që nuk ka dashur ta njohë ka mbetur i paditur për Perëndinë dhe ka hyrë në të keqen universale. Betohem për Perënndinë tënd, Zotin e të dy botëve, ai që jeton këtu poshtë mjaft gjatë sa e lejon natyra, dhe mbetet gjatë tërë jetës së tij skllav i Perëndisë në të gjitha veprat e mira që përfshin dija e Perëndisë, në qoftë se ka në zemrën e tij armiqësi ndaj meje, qoftë edhe aq pak sa vetëm Perëndia të mundë ta kuptojë, atëherë të gjitha veprat e tij të mira dhe gjithë devocioni i tij janë pa dobi dhe Perëndia s'e shikon atë veçse me një shikim ndëshkues, dhe ai është ndër ata që vdesin. Perëndia e ka përcaktuar gjithë të mirën që ai vetë e njeh si të mirë në veprën që të më bindet mua, dhe të keqen që ai njeh në veprimin që të mos më bindet mua. Me të vërtetë, unë shoh sot, me rangun që mbaj, gjithçka që thashë dhe njerëzit e dashurisë sime e të bindjes sime në banesat më të larta të qiejve, ndërsa armiqtë e mi janë zhytur në thellësitë e zjarrit! Betohem, për qenien time, në qoftë se nuk do të isha i detyruar të jem Hoxhati i Perëndisë, nuk do të të kisha lajmëruar...'. Siç shihet, Báb-i vazhdon këtu në mënyrë fare të qartë dhe përsërit pohimet e tij të Qitapi Bajnul Haramajnit. Ai nuk i shton asgjë, por as i heq asgjë. 'Unë, pra, thotë ai, jam ajo Pikë nga e cila gjithçka që ekziston ka gjetur ekzistencën. Unë jam ajo faqe e Perëndisë që nuk vdes, unë jam ajo Dritë që nuk shuhet. Atë që më njeh e shoqëron gjithë e mira, ai që më refuzon ka prapa gjithë të keqen. Me të vërtetë, Moisiu, kur i kërkoi Perëndisë atë që i kërkoi (ai deshi të shihte Perëndinë), Perëndia ndriçoi në mal, me dritën e njërit prej pjesëtarëve të sektit të Aliut, dhe, siç e shpjegon hadithi, "kjo dritë, betohem për Perëndi, ishte drita ime". A nuk e sheh ti se vlera numerike e shkronjave që formojnë amrin tim është e barabartë me vlerën numerike të atyre që formojnë fjalën Rabb (Zot)? Por a nuk ka shkruar Perëndia në Kuran: Dhe kur Rabb-i yt ndriçoi në mal'. Báb-i vazhdon të studiojë profecitë e bëra lidhur me manifestimin e Mehdiut në Kuran dhe pastaj në disa hadithe. Ai tregon hadithin e famshëm të Mufaddalit që është një prej argumenteve më të fortë për të vërtetën e misionit të tij. Në Kuran thuhet, Kreu 32, vargu 4: Perëndia i drejton punët (e botës) nga qielli në tokë pastaj (gjithçka) kthehet prapë tek ai në një ditë që zgjat njëmijë vjet të kohës sonë. Nga ana tjetër, Imami i fundit u zhduk në vitin 260 të Hexhirës, dhe në atë moment manifestimi profetik ka përfunduar dhe 'dera e dijes është mbyllur'. Mufaddali e pyeti Imam Sadekun për shenjat e ardhjes së Mehdiut, dhe Imami iu përgjigj: 'Ai do të shfaqet në vitin 60 dhe emri i tij do të jetë i lartë'. Kjo do të thotë në vitin 1260, që është pikërisht viti i manifestimit të Báb-it. 'Betohem për Perëndi, thotë lidhur me këtë Sejed Ali Muhameti, unë nuk kam marrë mësime dhe arsimi im ka qenë ai i një tregtari. Në vitin 60 zemra ime u mbush me vargje të fuqishme, me dije të sigurta dhe me dëshminë e Perëndisë. Dhe unë shpalla misionin tim po atë vit. ... Dhe po atë vit ju dërgova një lajmëtar (Mulla Hysen Boshruin), që sillte një Libër, në mënyrë që Qeveria të mund të bënte atë duhej të bënte ndaj Hoxhatit. Por duke qenë vullneti i Perëndisë që të shpërthenin luftëra civile që shurdhojnë veshët, verbojnë sytë dhe i bëjnë zemrat më pak të ndieshme, për këtë arsye nuk e lejuan lajmëtarin tim të arrinte deri te ju. Ata që konsiderohen si patriotë u kundërvunë dhe deri më sot - kanë kaluar afro katër vjet - askush nuk ju ka thënë asgjë për të vërtetën e çështjes. Dhe tani, duke qenë se koha ime është e afërt, duke qenë se vepra ime është vepër hyjnore e jo njerëzore, ja përse ju kam shkruar shkurtimisht. Betohem për Perëndi! Sikur ti ta dije se ç'kam pësuar gjatë këtyre katër vjetëve nga funksionarët e të dërguarit e tu! Sikur ti ta dije, frika e Perëndisë do të të pengonte të nxirrje frymën që del prej buzëve të tua, veç po qe se i shtron vetes si qëllim të hysh nën bindjen e urdhrit të Hoxhatit dhe të ndreqësh menjëherë atë që ka ndodhur. Unë isha në Shiraz dhe prej atij guvernatori të keq e të mallkuar kam pësuar tirani të tilla, që sikur ti të dije qoftë edhe më të voglën, me drejtësinë tënde do të ushtroje mbi të dënimin sy për sy e dhëmb për dhëmb, sepse dhuna e tij ka sjellë ndëshkimin e qiellit deri në ditën e gjyqit mbi tërë Perandorinë. Ky njeri shumë fodull e gjithnjë i pirë nuk jepte asnjë urdhër që të shquhej për zgjuarësi. Unë u detyrova të dilja nga Shirazi dhe u drejtova për në Teheran për të të takuar, por i ndjeri Motamedod Douleh e kuptoi të vërtetën e misionit tim dhe bëri atë që kërkonte respekti ndaj të zgjedhurva të Zotit. Njerëz injorantë të qytetit filluan një rebelim, dhe kjo është arsyeja që unë u fsheha në pallatin Sadr deri në momentin që Mutamidi vdiq. Perëndia e shpërbleftë! Nuk ka dyshim se shkaku i shëndetit të tij si zjarri i ferrit ishte ajo që ai bëri për mua. Pastaj Gorgini më bëri të udhëtoja për shtatë net me pesë persona, pa pasur asgjë që është e nevojshme për udhëtim dhe me njëmijë gënjeshtra e njëmijë dhunime. Sa keq! Sa keq! për atë që më ndodhi! Më në fund Sulltani urdhëroi të më çojnë në Mah-Ku, pa më dhënë as edhe kafshë për t'i hipur! Sa keq! Sa keq! më ndodhi ajo që më ndodhi! Më në fund arrita në atë fshat, banorët e të cilit janë të gjithë injorantë e të trashë. Ah! betohem për Perëndi, sikur ta dije ti se në ç'vend banoj unë, i pari që do t'i vinte keq për mua do të ishe ti vetë! Është një fortesë, në majë të një mali, dhe mirëdashjes sate ia detyroj unë një banesë të tillë! Ata që banojnë aty janë dy njerëz dhe katër qen! Mendo se me çfarë e kaloj kohën! Falënderoj Perëndinë, siç duhet falënderuar, dhe betohem për Perëndi se ai që më ka burgosur atje është i kënaqur me atë që ka bërë. E pra, po ta dinte ai se me cilin ka vepruar kështu, nuk do të ishte më kurrë i gëzuar. Dhe tani, të lajmëroj për një sekret: ky njeri ka burgosur (në personin tim) të gjithë profetët, të gjithë shenjtorët dhe atë që dija e Perëndisë e ka përqafuar. Dhe nuk ka mbetur mëkat i asnjë lloji nën të cilin unë nuk kam rënkuar. ... Kur unë mësova urdhrin që ti kishe dhënë (për të më çuar në Mah-Ku), i shkrova Sadr Azamit: "më vrit dhe çoje kokën time ku të duash, sepse të jetoj pa mëkat dhe të shkoj ku janë mëkatarët nuk më ka hije". Ai nuk më dha asnjë përgjigje: dhe unë jam i bindur që ai nuk e njihte të vërtetën e çështjes, sepse të brengosësh pa arsye zemrat e besimtarëve e të besimtareve është më keq sesa të shkatërrosh shtëpinë e Perëndisë. Dhe unë betohem për Perëndi se sot unë jam shtëpia e vërtetë e Perëndisë. Gjithë e mira lidhet me atë që dikush të më bëjë mirë mua, sepse kjo është njëlloj sikur t'i bënte mirë Perëndisë, engjëjve të tij, miqve të tij. Por ndoshta Perëndia dhe miqtë e tij janë shumë të lartësuar që të arrijë deri te pluhuri i pragut të tyre e mira ose e keqja e dikujt, por ajo që arrin te Perëndia ndodh tek unë. Betohem për Perëndi, ai që më ka burgosur mua ka burgosur vetveten, dhe mua më ndodh vetëm ajo që Perëndia ka urdhëruar. Atëherë sa keq! sa keq! për atë dora e të cilit lë t'i shpëtojë e keqja, lum ai që derdh të mirën'. Më në fund, për ta përmbledhur këtë letër tepër të gjatë: 'Çështja tjetër është punë e kësaj bote të ulët. I ndjeri Mutamid, një natë largoi të gjithë ndihmësit e tij, madje edhe vetë Haxhi Mulla Ahmetin, pastaj më tha: "Unë e di fort mirë se çdo gjë që kam fituar e kam fituar me anë të dhunës dhe kjo i përket Sahibuz Zamanit. Unë po ta jap, pra, të tërë, sepse ti je Zoti i së Vërtetës dhe unë të kërkoj leje të bëhem zotëruesi i saj". Madje ai hoqi edhe një unazë që kishte në gisht dhe ma dha. Unë e mora unazën, ia ktheva dhe e dërgova në zotërim të të gjithë pasurisë së tij. Perëndia është dëshmitar se ç'kam thënë unë atje, dhe dëshmia e tij mjafton. Unë nuk dua asnjë dinar nga gjithë kjo pasuri, por ju takon juve të urdhëroni si t'ju mbushet mendja. Por duke qenë se për çdo kundërshtim vetë Perëndia ka kërkuar dëshminë e dy dëshmitarëve, midis të gjithë dijetarëve, dërgoni Sejed Jahjanë dhe Ahund Mulla Abdul Halikun. Ata do t'ju tregojnë dhe do t'ju shpjegojnë vargjet e mia dhe nga kjo bisedë nuk do të mbesë veçse një gjë, përsosuria e dëshmisë sime. Nga këto dy personazhe, njëri më ka njohur para manifestimit, tjetri pas; që të dy më njohin shumë mirë, prandaj i kam zgjedhur'. Dhe letra përfundon me prova kabalistike e me hadithe. Kështu, pra, Báb-i nuk ishte aspak i kënaqur në burgun e tij dhe ai ndenji atje mjaft gjatë, duke qenë se në fakt dokumenti që cituam është i vitit 1264 dhe ekzekutimi i martirit nuk ndodhi veçse në muajin e Shabanit të vitit 1266 (8 korrik, 1850)". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 367-73). 248 Kjo është lutja që Vetë Báb-i citon në "Dalael Sabeh" si lutje të Tij gjatë muajve të burgosjes në kështjellën e Mah-Kusë: "O Perëndia im! Jepu me anë të personit të tij atij vetë, pasardhësve të tij, familjes së tij, miqve të tij, subjekteve të tij, të afërmëve të tij, të gjithëve dhe të gjithë banorëve të tokës, një rreze që të ndriçojë shikimin e tyre, të lehtësojë detyrën e tyre, bëji që ata të arrijnë te veprat më të mira në këtë botë e në tjetrën. Me të vërtetë, Ti e ke në dorë të bësh atë që do. O Perëndia im! Ringjall tek ai atë përmes së cilës ai mund të përtërijë fenë tënde dhe bëj që të jetojë përmes tij atë që ka ndryshuar në librin tënd; shfaq me anë të tij atë që ti ndryshon në urdhrat e tua, në mënyrë që me anë të tij feja jote të ngrihet përsëri; jepi atij në dorë një libër të ri, të kulluar e të shenjtë; që asnjë dyshim, asnjë ngurrim të mos ketë në këtë libër dhe që askush të mos mundë të dalë që ta zhdukë ose ta ndryshojë. O Perëndia im! Ndriço me shkëlqimin tënd çdo gjë që është e errët dhe, me fuqinë e saj të forcuar zhduki ligjet e vjetra. Me mbizotërimin tënd rrënoi ata që nuk kanë ndjekur rrugën e Perëndisë. Me anë të tij bëj që të marrin fund të gjithë tiranët, që me shpatën e tij të shuhen të gjitha grindjet, fshi me drejtësinë tënde të gjitha shtypjet, bëj që t'u binden urdhrave të tij ata që komandojnë; nën perandorinë e tij përmbys të gjitha perandoritë. O Perëndia im! Poshtëro cilindo që kërkon të të poshtërojë, vrit cilindo që është armik i tij; moho cilindo që e mohon dhe prish cilindo që hedh poshtë të vërtetën e tij, që mohon urdhrat e tij, që përpiqet të errësojë dritën e tij dhe të shuajë emrin e Tij". Pastaj Báb-i shton këto fjalë: "Këto bekime përsëriti shpesh, dhe në qoftë se nuk ke kohë t'i përsëritësh të plota, mos mungo të thuash pjesën e fundit. Ji i zgjuar ditën e shfaqjes së atij që Perëndia duhet ta shfaqë, sepse kjo lutje ka zbritur nga qielli për të, megjithëse unë kam shpresë që asnjë brengë të mos e presë: unë kam udhëzuar njerëzit e fesë sime të mos gëzohen për fatkeqësinë e askujt. Gjithashtu, është e mundur që në kohën e shfaqjes së këtij dielli të së vërtetës, asnjë vuajtje të mos e prekë". ("Le Livre des Sept Preuves", përkthyer nga A. L. M. Nicolas, f. 64-65). 249 "Autori i Mutanab Bejinit shkruan: ' Bábí-të nga të gjitha anët e tokës shkonin në Azerbajxhan, në pelegrinazh te shefi i tyre'".(Princi Ali Koli Mirza, Itidadus Saltanehu është autori). (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 365, shënimi 227). 250 9 dhjetor 1847-8 janar 1848 A.D. 251 "Gjatë qëndrimit të Tij në Mah-Ku, Báb-i hartoi një numër të madh veprash, midis të cilave më e rëndësishmja mund të përmendet Bajani Persisht dhe Shtatë Dëshmitë ("Dalael Sabeh"), të cilat të dyja përmbajnë fakte të brendshme të bollshme që kanë qenë shkruar në atë periudhë. Në të vërtetë, nëse mund të besojmë një deklaratë të bërë në "Tarik Xhadid", me autoritetin e Mirza Abdul Vahabit, shkrimet e ndryshme të Báb-it në vazhdim të Tabrizit vetëm e ngritën shumën në jo më pak se një milion vargje!" ("A Traveller's Narrative", shënimi L, f. 200). Në lidhje me "Dalael Sabehun", Nikolas shkruan si vijon: "Libri i Shtatë Provave është më e rëndësishmja ndër veprat polemike që kanë dalë nga pena e Sejed Ali Muhametit, të mbiquajtur Báb-i". (Parathënie, f. 1). "Korrespondenti i tij me sa duket i ka kërkuar të gjitha provat e misionit të tij dhe përgjigja që mori është e admirueshme për nga saktësia e përpikmëria. Ajo mbështetet mbi dy vargje të Kuranit: sipas të parit askush nuk mund të bëjë vargje, edhe sikur të ketë si bashkëpunëtorë të gjithë njerëzit dhe të gjithë djajtë, - sipas të dytit askush nuk e kupton domethënien e vargjeve të Kuranit, veç Perëndisë dhe njerëzve me dije të shëndoshë". (Parathënie, f. 5). "Siç shihet, argumentimi i Báb-it është i ri e origjinal, dhe nga ky shikim i shpejtë mund të merret me mend interesi i madh që paraqet leximi i veprës së tij letrare. Kuadri i kësaj pune nuk më jep aspak lirinë për të shtjelluar, qoftë edhe shkurtimisht, dogmat kryesore të një doktrine padyshim të guximshme, fasada e së cilës është sigurisht e shkëlqyer e simpatike. Shpresoj ta bëj këtë në të ardhmen, por tani për tani kam për të paraqitur edhe një vërejtje lidhur me Librin e Shtatë Provave. Në fakt, aty nga fundi i veprës së tij, Báb-i bën fjalë për mrekullitë që kanë shoqëruar menifestimin e tij. Kjo do ta habisë padyshim lexuesin, sepse do të shohë gjatë përgjigjes së tij apostullin tonë të mohojë qartë mrekullitë materiale që imagjinata myslimane i vesh Muhametit. Ai pohon se për atë vetë, si dhe për Profetin Arab, e vetmja provë e misionit të tij është zbritja e vargjeve. Ai nuk ka të tjera, jo se nuk është në gjendje të bëjë mrekulli - sepse Perëndia bën atë që dëshiron - por thjesht sepse mrekullitë materiale qëndrojnë më poshtë sesa mrekullitë jomateriale". Parathënie, f. 12-13). ("Le Livre des Sept Preuves", përkthyer nga A. L. M. Nicolas). 252 "Kjo provincë prej disa kohësh ishte pushtuar nga trazira të njëfarë rëndësie. Në fund të vitit 1844 dhe në fillim të vitit 1845, qeveria e Boxhnurdit ishte rebeluar kundër autoritetit të Shahut dhe kishte bërë aleancë me Turkomanët kundër Persisë. Princ Asefod Doulehu, guvernator i Horasanit, i kërkoi ndihma kryeqytetit. Gjenerali Kan Bába Kan, kryekomandant i ushtrisë persiane, mori urdhër të dërgonte dhjetëmijë trupa kundër rebelëve, por kriza e thesarit e pengoi të bindet. Shahu përgatiti qysh atëherë për në pranverë projektin e një ekspedite, në krye të së cilës do të vihej vetë. Përgatitjet për këtë ekspeditë u zhvilluan fuqishëm. Pas pak kohe dhjetë batalione prej njëmijë vetësh secili u përgatitën dhe pritnin vetëm arritjen e princit Hamzih Mirza, të emëruar kryekomandant i ekspeditës. Përnjëherë guvernatori i Horasanit, Asefod Douleh, i vëllai i nënës së mbretit, duke u ndier i kërcënuar në sigurinë e tij nga dyshimi që ngrihej në Teheran kundër tij, erdhi në oborr t'i binte ndër këmbë mbretit, ta siguronte për besnikërinë e plotë ndaj personit të tij dhe të kërkonte drejtësi kundër akuzuesve të tij. Por kundërshtari kryesor i tij ishte Haxhi Mirza Agasi, kryeministri i gjithëfuqishëm. Lufta qe, pra, e gjatë, por përfundoi me disfatën e guvernatorit, i cili mori urdhër të shkonte, bashkë me nënën e mbretit, për të bërë pelegrinazh në Mekë. Djali i Asefod Doulehut, Salari, konservator i xhamisë së Mashhadit, i pasur vetë, i fortë për aleancën e tij me shefin kurd Xhafer Koli Kan, Ilhani i fisit Kaxhar, mori qysh atëherë një qëndrim mjaft armiqësor, gjë që shkaktoi dërgimin e menjëhershëm të tremijë trupave dhe të dymbëdhjetë topave, ndërkohë që qeverisja e Horasanit iu dha Hamzi Mirzait. Lajmi se Xhafer Koli Kani, në krye të trupave të shumta kalorësish kurdë e turkomanë, kishte prerë me shpata disa detashmente të ushtrisë mbretërore shkaktoi dërgimin e menjëhershëm të pesë regjimenteve të tjera dhe të 18 topave. Andej nga 28 tetori i vitit 1847 u duk që ky rebelim u shtyp plotësisht me fitoren e Shahrudit (15 shtator) dhe me shpartallimin e ikjen e Xhafer Koli Kanit e të Salarit". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 257-58). 253 "Mashhadi është vendi më i madh i pelegrinazhit i gjithë Persisë, duke qenë se Qerbelaja ishte, siç dihet, në territor otoman. Atje prehet Imam Rezai. Nuk do të ndalem për qindra mrekulli që Varri i shenjtë ka bërë dikur dhe vazhdon të bëjë çdo ditë; mjafton të dihet se çdo vit mijëra pelegrinë shkojnë te ky varr dhe nuk kthehen në shtëpi veçse pasi janë lehtësuar nga qindarkat e fundit prej shfrytëzuesve të shkathët të këtij zanati fitimprurës. Lumi i arit rrjedh pa ndërprerje në duart e funksionarëve të kënaqur. Por këta kanë natyrisht kanë nevojë për një numër të pafund figurantësh për të zënë në rrjetat e tyre viktimat e tyre të panumërta të mashtrimit. Ajo është me siguri administrata më mirë e organizuar e gjithë Persisë. Del që në qoftë se gjysma e qytetit jeton me xhaminë, gjysma tjetër gjithashtu është e interesuar për vërshimin e vizitorëve: e kam fjalën për tregtarët, pronarët e restoranteve, hotelxhinjtë, madje edhe vajzat që për një orë ose një ditë gjejnë aq burra sa dëshirojnë. Të gjithë këta njerëz natyrisht do të bashkoheshin kundër misionerit, doktrinën e të cilit nuk e njihnin, por që u dukej megjithatë se përbënte një kërcënim për zanatin e tyre. Të ngrije zërin kundër shpërdorimeve ishte shumë mirë në çdo qytet tjetër, por nuk zinte vend aspak atje ku të gjithë, të vegjël e të mëdhenj, s'jetonin veçse me vetë këto shpërdorime. Që Imam Mehdiu u shfaq, kjo ishte sigurisht e drejta e tij, por ishte mjaft e bezdisshme. Sigurisht, ishte shumë bukur të bridhje botën me të dhe ta pushtoje, por ishte mjaft e lodhshme e mjaft e rrezikshme, e pastaj mund të merrje goditje të rënda. Ndërsa aktualisht ishin mjaft të qetë, në një qytet të mirë ku fitoheshin para pa rrezik". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 258-59). 254 1848 A.D. 255 Shih fjalorthin. 256 Fjalë për fjalë "Vendi i Parajsës". 257 Sipas tregimit të Haxhi Moinos Saltanehut (f. 67-68), Mirza Habib Shirazi i njohur më mirë me emrin e Kaenit, një nga poetët më të shquar të Persisë, ishte i pari që do këndonte lavdërimin e Báb-it e do lartësonte majën e pozitës së Tij. Një kopje e dorëshkrimit të Kaenit, që përmban këto vargje, ju tregua autorit të tregimit. Fjalët që pasojnë, thotë ai, u shkruan në krye të kushtimit: "Në Lavdërim të manifestimit të Sejed Báb-it." 258 Shih shënimin e tretë, para. 99. 259 Në "Dalael Sabehu", Báb-i revelon sa vijon: "Hadithi 'Azerbajxhan' ka të bëjë edhe me këtë pikë: 'Ajo që do të ndodhë në Azerbajxhan është krejt e nevojshme për ne; asgjë nuk mund ta pengojë atë që do të ndodhë. Rrini, pra, në shtëpitë tuaja; por në qoftë se dëgjoni se del një agitator, atëherë vraponi tek ai'. Dhe ky hadith vazhdon kështu: 'Sa keq për Arabët, sepse lufta civile është afër'. Në qoftë se duke thënë këto fjalë të fundit, Profeti kishte dashur të bënte aluzion për misionin e vet, ato do të kishin qenë të kota e pa vlerë". ("Le Livre des Sept Preuves", përkthyer nga A. L. M. Nicolas, f. 47). 260 Referencë ndaj Profetit Muhamet. 261 "Nuk do të habitet njeri", shkruan Clément Huart, "duke vënë në dukje se sekti i ri u përhap në Horasan më shpejt se kudo gjetkë. Horasani ka pasur fatin e veçantë që idetë e reja kanë gjetur gjithmonë aty fushën më të përshtatshme; pikërisht nga kjo provincë kanë nisur mjaft revolucione që ia kanë ndryshuar faqen gjërave në Lindjen myslimane; mjafton të përmendim që pikërisht në Horasan pati fillimin ideja e përtëritjes persiane pas pushtimit arab, dhe po atje u formua ushtria që, nën urdhrat e Abu Moslemit, i solli Abasidët në fronin e Kalifëve duke përmbysur aristokracinë e Mekës që e mbante atë qysh nga ardhja e Umajadëve". (Clément Huart, "La Religion de Báb", f. 18-19). 262 Zjarr shumë i madh. (Shën. i shqipëruësit). 263 Teheran. 264 "Besohet", shkruan Leitnant-Kolonel P. M. Sykes, "që Imami i dymbëdhjetë nuk ka vdekur kurrë, por në vitin 260 Hixhri (873) u zhduk në fshehje të mbinatyrshme, prej së cilës ai do të rishfaqet në Ditën e Gjykimit në xhaminë e Gouhar-Shadit në Mashhad, për t'u përshëndetur si Mehdi ose 'Kallauzi' e të mbushë tokën me drejtësi." ("Histori e Persisë", vëll. 2, f. 45.) 265 Sipas Muhamet Mustafës (f. 108), Tahirja arriti në Qerbela në vitin 1263 Hixhri. Ajo vizitoi Kufehun e distriktin rrethues dhe ishte e angazhuar në përhapjen e mësimeve të Báb-it. Ajo këmbeu me njerëzit që takoi shkrimet e Mjeshtrit të saj, midis të cilëve ishte komenti i Tij mbi Suren e Kautharit. 266 "Ishte në familjen e saj që ajo dëgjoi për herë të parë të flitej për predikimet e Báb-it në Shiraz dhe për natyrën e doktrinave që ai predikonte. Ajo që mësoi, sado e paplotë dhe e mangut që ishte, i pëlqeu së tepërmi. Ajo hyri në letërkëmbim me Báb-in dhe së shpejti përqafoi të gjitha idetë e tij. Ajo nuk u mjaftua me një simpati pasive; ajo shpalli publikisht aktbesimin e mësuesit të saj; ajo u ngrit jo vetëm kundër poligamisë, por edhe kundër përdorimit të perçes, dhe doli me fytyrë të zbuluar në vende publike, për frikën e madhe dhe skandalin e madh të njerëzve të saj dhe të të gjithë myslimanëve të sinqertë, por duke pasur duartrokitjet e personave tashmë të shumtë që mbështetnin entuziazmin e saj dhe që predikimet e saj publike ua kishin zgjeruar shumë rrethin. I ungji, doktori, i ati, juristi, i shoqi, bënë gjithçka për ta bindur të paktën për një sjellje më gjakftohtë e më të rezervuar. Ajo i kundërshtoi me argumentet e saj të pareplikueshme të besimit që nuk duron prehje". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 137-38). 267 Sipas Samandarit (dorëshkrim, f. 9) arsyeja kryesore për trazimin e njerëzve të Qerbelasë, që i shtyu ata për të akuzuar Tahiren para guvernatorit të Bagdadit ishte aksioni i saj i fortë në mosvlerësimin e përvjetorit të martirizimit të Hysenit që përkujtohej në ditët e para të muajit Muharrem në shtëpinë e të ndjerit Sejed Kazem në Qerbela dhe për festimin në vend të tij të përvjetorit të datlindjes së Báb-it, që ra në ditën e parë të atij muaji. Njoftohet se ajo i kërkoi së motrës dhe të afërmëve të zhvishnin rrobat e zisë dhe të vishnin petka gëzimi, në kundërshtim të hapur me zakonet e traditat e popullit në të tilla raste. 268 Sipas Muhamet Mustafës (f. 108-9) me Tahiren, kur ajo mbërriti në Bagdad, ishin dishepujt dhe shokët e mëposhtëm: Mulla Ibrahim Mahallati, Sheik Saleh Qerimi, Sejed Ahmet Jazdi (babai i Sejed Hysenit, sekretarit të Báb-it), Sejed Muhamet Bajegani, Sheik Sulltan Qerbelaja, nëna e Mulla Hysenit dhe vajza e saj, gruaja e Mirza Hadi Nahrit dhe nëna e tij. Sipas "Kashfol Gitait" (f. 94), nëna dhe motra e Mulla Hysenit ishin mes zonjave dhe dishepujve që shoqëronin Tahiren në udhëtimin e saj nga Qerbelaja në Bagdad. Pasi mbërritën, ato u vendosën në shtëpinë e Sheik Muhamet Ibn Shiblol Araki, pas së cilës ato u transferuan me urdhër të guvernatorit të Bagdadit, në shtëpinë e Myftiut, Sejed Mahmud Alusi, autori i mirënjohur i komentit të dëgjuar të titulluar "Ruhol Maani", që mbeti pezull në pritje të udhëzimeve të reja nga Sulltani në Kostandinopojë. "Kashfol Gita" më tej (f. 96) shton se në "Ruhol Maani" referencat njoftohet të jenë gjetur nga bisedat që Myftiu kishte patur me Tahiren, të cilës, siç njoftohet ai i drejtoi këto fjalë: "O Korratol Ejn! Të betohem për Perëndi që unë bëj pjesë në besimin tënd. Megjithatë, unë jam i shqetësuar nga jataganët e familjes së Osmanit." "Ajo shkoi direkt në shtëpinë e krye Myftiut, para të cilit ajo mbrojti me zotësi të madhe, besimin dhe sjelljen e saj. Çështja nëse ajo duhet të lejohej për të vazhduar mësimin e saj u parashtrua fillimisht tek Pashai i Bagdadit e pastaj në qeverinë qendrore dhe si përfundim ajo u urdhërua të linte territorin turk." ("A Traveller's Narrative", shënimi Q, f. 310) 269 Sipas Muhamet Mustafës (f. 11) Tahiren e shoqëruan nga Khaniqi (në kufirin persian) për në Kermanshah njerëzit e mëposhtëm: Sheik Saleh Qerimi, Sheik Muhamet Shibli, Sheik Sulltan Qerbelaja, Sejed Ahmet Jazdi, Sejed Muhamet Bajegani, Sejed Muhsen Kazemi, Mulla Ibrahim Mahallati dhe rreth tridhjet besimtarë arabë. Ata u vonuan tri ditë në fshatin Karand, ku Tahirja pa frikë shpalli mësimet e Báb-it dhe ishte shumë e suksesshme në zgjimin e interesit të të gjitha klasave të njerëzve për Revelacionin e ri. Dyqind vetë njoftohet të kenë dalë vullnetarë për të ndjekur atë dhe për të zbatuar urdhërin e saj. 270 Sipas Muhamet Mustafës (f. 112), një pritje entuziaste ju bë asaj me të mbërritur në Kermanshah. Princër, ulema dhe zyrtarë qeveritarë nxituan të vizitonin atë dhe u bëri përshtypje të thellë elokuenca e saj, guximi i saj, dija e saj e gjerë dhe forca e karakterit të saj. Komenti mbi Suren e Kousarit, reveluar nga Báb-i, u lexua publikisht dhe u përkthye. Gruaja e Emirit, guvernatorit të Kermanshahut, ishte ndër zonjat që takuan Tahiren dhe dëgjuan shtjellimin e saj për mësimet e shenjta. Emiri vetë, së bashku me familjen e tij, njohën të vërtetën e Kauzës dhe dëshmuan admirimin dhe dashurinë e tyre për Tahiren. Sipas Muhamet Mustafës (f. 116), Tahirja qëndroi dy ditë në fshatin Sahneh gjatë rrugës për në Hamadan, ku asaj ju dha një pritje jo më pak entuziaste se sa pritja që ju rezervua në fshatin Karand. Banorët e fshatit ju lutën të lejoheshin që pjestarët e komunitetit të tyre të mblidheshin së bashku dhe të bashkëpunonin me trupin e pasuesve të saj për përhapjen dhe ngritjen e Kauzës. Megjithatë, ajo i këshilloi ata të qëndrojnë, lavdëroi e bekoi përpjekjet e tyre dhe shkoi në Hamadan. 271 Sipas "Memorials of the Faithful" (f. 275), Tahirja qëndroi në Hamadan për dy muaj. 272 Sipas Muhamet Mustafës (f. 117) midis tyre që ishin dërguar nga Kazvini ishin dhe vëllezërit e Tahires. 273 Shih fjalorthin. 274 "Sesi një grua, krijesë aq e dobët në Persi, dhe sidomos në një qytet si Kazvini, ku kleri ka një ndikim aq të madh, ku ulamatë, për nga numri e rëndësia e tyre, tërheqin vëmendjen e qeverisë e të popullit, si është e mundur që pikërisht atje, në kushte aq pak të favorshme, një grua mundi të organizojë një parti aq të fuqishme heretikësh! Kjo është një pyetje që habit disi edhe vetë historianin e Persisë, Sipihr; kjo ishte në fakt e pashembullt në të kaluarën". (Journal Asiatique, 1866, vëll. 7, f. 474). 275 13 gusht-12 shtator 1847 A.D. 276 Shih fjalorthin 277 Shih fjalorthin. 278 Shih fjalorthin. 279 Kurani, 9:33 280 Sipas "Kashfol Gitait" (f. 110), Mulla Hyseni siç njoftohet nga Mulla Xhafer Vaez Kazvini, ka takuar Tahiren në Kazvin, në shtëpinë e Aga Hadit, ku me sa duket nuk kishte njeri tjetër veç Muhamet Hadi Farhadit, që ishte caktuar nga Bahá'u'lláh-u të çonte Tahiren në Teheran. Takimi deklarohet të ketë ndodhur para vrasjes së Mulla Takiut. 281 'Abdu'l-Bahá rrëfen në "Memorials of the Faithful [Përmendoret e Besnikëve]" (f. 306) rrethanat e vizitës së bërë nga Vahidi tek Tahirja, ndërkohë që kjo e fundit po qëndronte në shtëpinë e Bahá'u'lláh-ut në Teheran. "Tahirja", shkruan Ai, "po dëgjonte prapa perçes fjalët e Vahidit, që po ligjëronte me zjarr dhe elokuencë mbi shenjat dhe vargjet që sillnin dëshmi për ardhjen e Manifestimit të ri. Unë atëhere isha fëmijë e po rrija në prehrin e saj, ndërsa ajo pasoi recitimin e një dëshmie të jashtëzakonshme që rodhi papushim nga buzët e asaj gruaje të ditur. Unë mbaj mend mirë se si ajo e ndërpreu atë papritur e duke ngritur zërin e saj, deklaroi me vrull: 'O Jahja! Le të dëshmojnë veprat dhe jo fjalët, për besimin tënd, nëse ti je një njeri i diturisë së vërtetë. Pusho përsëritjen e kotë të traditave të së shkuarës, se dita e shërbimit, e veprimit të patundur, ka ardhur. Tani është koha të tregojmë shenjat e vërteta të Perëndisë, të bëjmë copë-copë velin e fantazisë boshe, të përkrahim Fjalën e Perëndisë dhe të sakrifikojmë veten tonë në shtegun e Tij. Le të jenë stolitë tona veprat dhe jo fjalët.'" 282 "Kopshti i Parajsës" 283 "O Zot i Epokës!", një nga titujt e të premtuarit Kaim. 284 Aluzion për martirizimin e tij. 285 Shih fjalorthin. 286 Aluzion për Kodusin. 287 Sipas "Kashfol Gitait", një vendim ishte arritur që më parë midis kodusit e Tahires, sipas të cilit kjo e fundit duhet të shpallte publikisht karakterin e pavarur të Revelacionit të Báb-it e të theksonte shfuqizimin e ligjeve dhe dekreteve të Dispensacioneve të mëparshme. Kodusi, nga ana tjetër, pritej të kundërshtonte pëlqimin e saj dhe me ashpërsi të kundërshtonte pikëpamjet e saj. Kjo marrëveshje ishte bërë me qëllim që të zbuteshin efektet e një shpalljeje të tillë sfiduese dhe afatgjatë dhe për mënjanimin e rreziqeve dhe kanosjeve që një risi e sapofilluar ishte e sigurt që do t'i jepte. (f. 11) Bahá'u'lláh-u duket të ketë marrë një qëndrim neutral në këtë diskutim, megjithëse në të vërtetë ishte Ai lëvizësi kryesor dhe ndikimi konrollues e drejtues nëpër shkallë të ndryshme të kësaj ngjarjeje të paharueshme. 288 "Por efekti i shkaktuar kishte qenë i rrufeshëm. Disa mbuluan fytyrat me duar, të tjerë ranë përmbys, të tjerë akoma mbuluan kokën me rrobat e tyre për të mos parë fytyrën e Lartësisë së saj të Kulluarës. Në qoftë se të shihje fytyrën e jë gruaje të panjohur e në kalim është një mëkat i rëndë, ç'krim ishte t'i hidhje sytë shenjtores që ishte ajo. ... Seanca u mbyll midis një zallahie të papërshkrueshme. Fyerjet binin si shi në adresë të gruas aq të paturpshme që dilte kështu me fytyrë të pambuluar, disa thonin se ajo ishte çmendur papritur, të tjerë se ishte një e pacipë, disa mjaft të rrallë i dolën në mbrojtje". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 283-84). 289 Vajza e Muhametit dhe gruaja e Imam Aliut. 290 Referoju para. 96. 291 "Ishte ky akt i guximshëm i Korratol Ejn që tronditi themelet e një besimi strikt në doktrinat islamike ndër Persianët. Mund të shtohet që frutat e para të mësimeve të Korratol Ejn nuk ishin më të vogla se Kodusi heroik dhe se vetë mësuesja elokuente ia detyronte mprehtësinë e saj ndoshta Bahá'u'lláh-ut. Natyrisht, supozimi që miku i saj më i madh mund ta çensuronte atë është thjesht një pjesë e kënaqshme e ironisë." (Dr. T. K. Cheyne, "The Reconciliation of Races and Religions", f. 103-4) 292 "Është sugjeruar se shkaku i vërtetë i thirrjes së asaj asmbleje ishte meraku për Báb-in dhe dëshira për ta çuar atë në një vend të sigurt. Por pikëpamja më e pranuar-që lënda para Këshillit ishte marëdhënia e Bábí-ve me ligjet islamike- është gjithashtu më e mundshmja." (Po aty, f. 80) "Objekti i konferencës ishte të korrigjonte një keqkuptim të mbarëpërhapur. Kishte shumë që mendonin se udhëheqësi i ri erdhi, në kuptimin më figurativ, të përmbushte Ligjin Islamik. Ata, në të vërtetë, kuptuan që objekti i Muhametit ishte të krijonte një mbretëri universale të drejtësisë dhe paqes, por ata mendonin se kjo kishte për t'u arritur duke çarë përmes lumenjsh gjaku dhe me ndihmën e gjykimeve hyjnore. Báb-i, nga ana tjetër, megjithëse jo gjithmonë konsekuent, po lëvizte me disa dishepuj të tij në drejtim të bindjes morale; arma e tij e vetme ishte 'shpata e Shpirtit, që ishte fjala e Perëndisë.' Kur u duk Kaimi të gjitha gjërat do të rinovoheshin. Por Kaimi ishte në pikën e shfaqjes dhe gjithçka që mbetej ishte të përgatiteshin për Ardhjen e tij. Nuk do të kishte më atje dallime midis racave të larta dhe të ulta ose midis meshkujve dhe femrave. Nuk do të ishte më mbështjellja me ferexhe simboli i inferioritetit të grave. Gruaja e talentuar para nesh kishte zgjidhjen e saj karakteristike të problemit. ... Në formë gojëdhëne thuhet se vetë Korratol Ejn e ndoqi konferencën me ferexhe. Nëse është kështu, ajo nuk humbi kohë për ta hedhur atë dhe shpërtheu (siç thuhet) në një thirrje të zjarrtë: 'Unë jam shpërthimi i trupetës, unë jam kushtrimi i borisë', d.m.th. 'si Gavrili unë do të zgjoja shpirtrat që flenë.' Thuhet, gjithashtu, që ky fjalim i shkurtër i gruas trime u pasua me recitimin e Sures së Ringjalljes (75) nga Bahá'u'lláh-u. Të tilla recitime shpesh kanë një efekt tepër të fuqishëm. Kuptimi i brendshëm i saj ishte se njerëzimi ishte rreth kalimit në një cikël të ri kozmik, për të cilin një komplet i ri ligjesh e zakonesh do të ishte i domosdoshëm." (Dr. T. K. Cheyne, "The Reconciliation of Races and Religions", f. 101-3) 293 Shih fjalorthin. 294 3 korrik - 1 gusht 1848 A.D. 295 Sipas "A Traveller's Narrative" (f. 18), Báb-i qëndroi tremuaj në kështjellën e Çehrikut para se Ta çonin në Tabriz për Ta marrë në pyetje. 296 " Báb-i u dënua me burgim më të rrepte e më të shtrënguar në Çehrik se çkishte qenë në Mah-Ku. Prandaj ai quante të parin 'Mali i Brengosur' (Xhabal Shadid, vlera numerike e fjalës 'Shadid' - 318 - që është njësoj si ajo e emrit Çehrik) dhe të dytin 'Mali i Hapur' (Xhabal Baset)." ("A Traveller's Narrative", shënimi L, f. 276). 297 "Atje, si kudo, populli nxitoi tek ai. M. Mochenin thotë në kujtimet e tij për Báb-in: 'Në muajin qershor 1850 (apo mos ishte më 1849?) shkova në Çehrik për punët e shërbimit tim, dhe pashë atje Bala Kanehun, nga lartësia e të cilit Báb-i shpjegonte doktrinën e tij. Grumbullimi i njerëzve ishte aq i madh dhe, meqenëse oborri nuk ishte aq i gjerë sa t'i merrte të gjithë dëgjuesit, pjesa më e madhe rrinin në rrugë dhe dëgjonin me vëmendje vargjet e Kuranit të ri. Pas pak kohe, Báb-i u transferua në Tabriz për t'u dënuar me vdekje'". (Journal Asiatique, 1866, vëll. 7, f. 371). 298 Fjalë për fjalë "Tabela e Shkronjave". 299 Një nga titujt e Báb-it. 300 Shkenca e parashikimeve. 301 Referencë ndaj Bahá'u'lláh-ut. Shih fjalorthin. 302 Shih fjalorthin. 303 Kurani, 29:2 304 Trashëgimtari i fronit. 305 Fjalë për fjalë "i madh". 306 Lindi më 17 korrik 1831; filloi të mbretërojë në shtator 1848; vdiq më 1896. "Ky princ u largua nga Teherani për t'u bashkuar me qeverinë e tij më 23 janar 1848, duke qenë se i ati kishte vdekur më 4 shtator, dhe për t'u rikthyer në datën 18 të të njëjtit vit në cilësinë e Shahut". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 243, shënimi 195). 307 "A Traveller's Narrative" (f. 19), përmend edhe emrin e Mirza Ahmetit, Imam-Xhomehu. 308 Kurani, 29:51 309 "Në qoftë se bëhet një qortim kundër gramatikës ose sintaksës (së këtyre vargjeve), ky qortim është më kot, sepse janë rregullat (gramatikore) që duhen nxjerrë nga vargjet dhe jo të ndërtohen vargjet sipas tyre. Dhe nuk ka asnjë dyshim që Mësuesi i vargjeve i ka mohuar këto rregulla, ka mohuar t'i ketë ditur, dhe këtë e ka bërë vetë ai". ("Bajani Persian", vëll. 1, f. 45-66). 310 "Dhe sa për përshkrimet Myslimane, ato që ne kemi përpara nuk bartin vulën e së vërtetës: ato ngjajnë të jenë fallsifikime. Duke e ditur çfarë bëjmë ne për Báb-in, ka mundësi që ai kishte argumentin më të mirë dhe se doktorët dhe funksionarët që ndiqnin mbledhjen nuk ishin të gatshëm të regjistronin në memoarë fiaskon e tyre." (Dr. T. K. Cheyne, "The Reconciliation of Races and Religions", f. 62) "Është e vështirë të vendosësh në ç'masë besueshmërie tregimtari i mësipërm [versioni Muhamedan i provimit të Báb-it në Tabriz) mund të emërtohet. Ka shumë mundësi që të tilla pyetje siç tregohen - sigurisht që disa prej tyre janë krejt pa vlerë dhe bile episodike - të jenë bërë, por, edhe sikur Báb-i të mos ishte në gjendje t'u përgjigjej atyre, ka të ngjarë më shumë, siç deklarohet në "Tarik Xhadid", ai mbajti një heshtje dinjitoze se sa të fliste për absurditetet që iu atribuan Atij nga shkrimtarët muhamedanë. Këta, në të vërtetë, prishën rastin e tyre, sepse, duke dashur të provojnë se Báb-i nuk ishte i pajisur me urti mbinjerëzore, e paraqitën Atë sikur shfaqte injorancë, që ne vështirë se mund ta besojmë. I tërë ai provim ishte krej një farsë, se dënimi ishte një rezultat i pashmangshëm, se asnjë përpjekje serioze nuk u bë për të kuptuar natyrën dhe dëshminë e thirrjes dhe të doktrinës së Báb-it, se nga fillimi në fund u ndoq një vazhdë sistematike kërcënimi, ironie dhe përqeshjeje, që mua më duken të jenë fakte për procedura inkuizicioni, që provohen jo më pak nga përshkrimet muhamedane se sa nga ato të Báb-it." ("A Traveller's Narrative", shënimi M, f. 290). 311 Përmbledhja e mëposhtme është e Dr. Kormik, rreth përshtypjeve të tij personale për Mirza Ali Muhamet Báb-i, nxjerrë nga letrat e tij dërguar Rev. Benjamin Labare, D.D. (Dr. Kormik ishte një doktor anglez banues për një kohë të gjatë në Tabriz, ku ai respektohej shumë. Dokumenti iu njoftua Profesor E. G. Braun, i Universitetit të Kejmbrixhit, nga z. W. A. Shed, që i shkroi në lidhje me të në një letër të datuar më 1 mars 1911: "I dashur Profesor Braun, Duke parë dokumentet e Bábait tim (i ndjeri Rev. J.H. Shed, D.D., i Misionit Amerikan në Orumijeh, Persi, i të njëjtit mision si Dr. Benjamin Labare), gjeta diçka që mendoj se mund të jetë me vlerë nga pikëpamja historike. Unë këtu nuk kam libra, as ka këtu ndonjë të lejuar, për të qenë i sigurt nëse kjo copë dëshmie ëstë përdorur ose jo. Unë mendoj, ndoshta jo dhe jam i sigurt se nuk mund të bëj asgjë më të mirë se sa ti dërgoj ato tek ju, me dëshirën që ju mund t'i përdorni siç e mendoni më mirë ju. Përsa i përket vërtetësisë së dokumenteve nuk ka asnjë dyshim.") "Ju më pyesni për disa veçori nga takimi im me themeluesin e sektit të njohur si Báb-i. Asgjë me rëndësi nuk ndodhi në këtë takim, pasi Báb-i ishte në dijeni për dërgimin tim me dy doktorë të tjerë persianë për të parë nëse ai ishte në rregull nga trutë apo ishte thjesht një i çmendur, për të vendosur rreth çështjes nëse ai duhej vrarë apo jo. Duke e ditur këtë ai nuk ishte i gatshëm t'i përgjigjej çdo pyetjeje që i bëhej atij. Gjatë gjithë pyetjeve ai na shikonte ne thjesht me një shikim të butë, duke kënduar me një zë të ulët, melodioz disa hymne, mendoj. Dy sejedë të tjerë, miq të tij të ngushtë, ishin po ashtu të pranishëm, që më pas u vranë me të, përveç disa zyrtarëve qeveritarë. Ai denjoi vetëm njëherë të më përgjigjej, mbi pohimin tim që, unë nuk isha mysliman e isha i gatshëm të njihja diçka rreth fesë së tij, pasi ndoshta mund të priresha ta pranoja atë. Ai e vlerësoi me shumë vëmendje këtë pohim timin dhe u përgjigj se ai nuk kishte asnjë dyshim për ardhjen e gjithë europianëve tek feja e tij. Në atë kohë raporti ynë për Shahun ishte për ta shpëtuar jetën e tij. Ai u vra pak kohë më vonë me një urdhër të Emir Nezamit, Mirza Taki Kani. Nga raporti ynë ai mori thjesht një rrahje me thupër, gjatë së cilës, me qëllim ose jo, një farrash e goditi atë në fytyrë me shkopin që ishte destinuar për këmbët e tij, gjë që i shkaktoi një plagë të madhe dhe enjtje të fytyrës. I pyetyr nëse ndonjë mjek persian duhet të sillej për ta trajtuar atë, ai shprehu dëshirën që të më dërgonin mua dhe prandaj e trajtova atë pak ditë, por gjatë takimeve unë kurrë nuk munda të kem me të një bisedë konfidencionale, për shkak se disa njerëz të qeverisë ishin gjithnjë të pranishëm dhe ai ishte i burgosur. Ai ishte shumë mirënjohës për vëmendjen që kisha treguar me të. Ai ishte një njeri shumë i butë e që dukej delikat, disi i vogël në trup dhe tepër bjond për një persian, me një zë të butë melodioz, që më bënte shumë përshtypje. Duke qenë Sejed, ai vishej sipas zakoneve të atij sekti, siç ishin, gjithashtu, dy shokët e tij. Në fakt tërë pamja e qëndrimi i tij shkonin larg për të renditur çdonjeri në krah të tij. Përsa i përket doktrinës së tij unë nuk kam dëgjuar gjë nga goja e tij, megjithëse ekzistonte idea se në të gjendej një farë afrimi me kristianizmin. Atë e kishin parë duke lexuar Biblën ca marangozë armenë, që ishin dërguar të bënin disa riparime në burgun e tij dhe ai nuk u druajt ta fshihte atë, përkundrazi u tregoi atyre rreth saj. Me shumë siguri që fanatizmi mysliman nuk ekziston në fenë e tij, ashtu si te kristianët, as nuk ka atje kufizim të femrave që tashmë ekzistojnë." Në lidhje me këtë dokument Profesor Braun shkruan si vijon: "I pari i këtyre dy dokumenteve është shumë i çmuar sepse jep mbresa personale të shkaktuara nga Báb-i, gjatë periudhës së tij të burgimit e vuajtjeve, mbi një mendje të kultivuar e të paanshme Perëndimore. Shumë pak kristianë perëndimorë mund të kenë patur rastin për të parë dhe aq më pak të kenë biseduar me Báb-in dhe unë nuk di ndonjë që të ketë shkruar përshtypjet e tij." (E. G. Braun, "Materials for the Study of the Báb-i Religion", 260-262, 264). 312 Hashemi ishte stërgjysh i Muhametit. 313 Fjalë për fjalë "Predikimi i Zemërimit" 314 Referoju para. 538. 315 Fjalë për fjalë "Ishulli i Blertë". 316 Shih fjalorthin. 317 21 korrik 1848 A.D. 318 Korieri i Tabelës së Bahá'u'lláh-ut për Shah Nasered Dinin. 319 "Ai (Mulla Hyseni) arriti në fillim në Mijamaj, ku shtoi tridhjetë Bábíj, shefi i të cilëve, Mirza Zajnol Abedin, nxënës i të ndjerit Sheik Ahmet Ahsai, ishte një plak i përshpirtshëm e i respektuar. Zelli i tij ishte aq i flaktë saqë tërhoqi me vete dhëndrin e vet, djalë i ri 18 vjeç, i cili vetëm pak ditë më parë ishte martuar me të bijën. 'Eja', i tha ai, 'eja me mua të bëjmë udhëtimin e fundit. Eja, sepse unë dua të jem për ty një atë i vërtetë dhe të bëj të marrësh pjesë në gëzimet e shëndetit'. Ata u nisën, pra, dhe plaku deshi t'i bënte në këmbë etapat që do ta çonin në martirizim". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 290). 320 31 gusht-29 shtator 1848 A.D. 321 Shah Muhameti vdiq në vigjilje të gjashtë Shavalit (4 shtator 1848 A.D.). "Pati një kohë midis dy mbretërimesh pa mbret prej rreth 2 muajsh. U organizua një qeveri e përkohshme e përbërë prej 4 anëtarësh administratorë, nën kryesinë e së vesë së Shahut të ndjerë. Më në fund, dhe pas shumë trazirash, trashëgimtari i ligjshëm, princi i ri, guvernator i Azerbajxhanit, Nasered Din Mirza, u ngjit në fron". (Journal Asiatique, 1866, vëll. 7, f. 367). 322 "Ministri [Mirza Taki Kani] me arbitraritetin maksimal, pa marrë ndonjë udhëzim dhe pa kërkuar lejë, dërgoi urdhëra në të gjitha drejtimet për të ndëshkuar dhe rrahur Báb-it. Qeveritarët dhe gjyqtarët kërkonin një pretekst për grumbullimin e pasurisë dhe zyrtarët një mjet për shtimin e fitimeve, doktorë të njohur nga majat e mimbanëve të tyre nxitën njerëzit të kryenin një masakër të përgjithshme; forcat e fesë dhe të ligjit civil bashkuan duart dhe luftuan për ta shkatërruar zhdukur e këta njerëz. Atëhere këta njerëz nuk kishin fitur akoma dijen e duhur dhe të nevojshme mbi parimet themelore dhe doktrinat e fshehura të mësimeve të Báb-it dhe nuk njihnin detyrat e tyre. Konceptet dhe idetë e tyre ishin sipas modeleve të mëparshme dhe sjellja e qëndrimi i tyre në lidhje me zakonet e lashta. Rruga e afrimit me Báb-in ishte, gjithashtu, e mbyllur dhe flaka e shqetësimit digjej dukshëm nga çdo anë. Me urdhërin e doktorëve më të shquar, qeveria dhe, në të vërtetë, njerëzit e zakonshëm, me forcë të papërmbajtshme, kishin filluar vjedhjen dhe grabitjen nga të gjitha anët dhe ishin angazhuar në ndëshkimin, torturimin, vrasjen dhe plaçkitjen, me qëllim që të shuanin këtë zjarr dhe të thanin këta shpirtra të varfër. Në qytete ku ata nuk ishin veçse në numër të kufizuar, të gjithëve iu lidhën duart dhe i shkuan të gjithë nën shpatë, ndërsa në qytetet e mëdha ku ata ishin të shumtë, u ngritën në vetëmbrojtje në përputhje me besimet e tyre të mëparshme, përderisa ishte e pamundur për ta të bënin analiza për detyrën e tyre dhe të gjitha dyert ishin të mbyllura." ("A Traveller's Narrative", f. 34-35) 323 Shih fjalorthin. 324 "Plumbi kapi në gjoks dhe shtriu për tokë të vdekur të quajturin Sejed Reza. Ai ishte një njeri me zakone të kulluara, me bindje të flakë e i sinqertë. Për respekt ndaj shefit të tij, ai ecte gjithnjë në këmbë pranë kalit të tij, i gatshëm për t'i shërbyer edhe për gjënë më të vogël". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 294). 325 "Askush nuk duhet të vritet se nuk beson, sepse vrasja e një shpirti është jashtë fesë së Perëndisë; .... dhe nëse ndonjeri urdhron për vrasje, ai nuk ka qenë e nuk është nga të Bajanit dhe nuk ka mëkat më të madh për të se sa ky." ("Bajani". Shih Revista e Shoqërisë Mbretërore Aziatike, Tetor 1889, art. 12, f. 927-28). 326 "Por dhimbja dhe zemërimi i dhjetëfishuan forcat e këtij të fundit [Mulla Hysenit], i cili, me një goditje të vetme të armës së tij e ndau më dysh pushkën, njeriun dhe pemën". (Mirza Xhani shton se Boshrui përdori në këtë rast dorën e majtë. Vetë myslimanët nuk e venë në dyshim vërtetësinë e kësaj anekdote). (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 295 dhe shënimi 215). "Atëhere Xhenab Bábol Báb-i ju kthye duke i thënë: 'Tani që ata e bënë atë, është detyra jonë të mbrojmë veten'; kapi tunin e shpatës së vet dhe duke pranuar në heshtje atë që providenca e Perëndisë kishte urdhëruar, filloi të mbrojë veten. Pavarësishit nga trupi i tij i pakët e i brishtë dhe dora që i dridhej, kaq guxim e trimëri kishte ai atë ditë sa kushdo, që kishte sy të dallonte të vërtetën, mund të shihte qartë se kaq forcë e guxim mund të ishte vetëm nga Perëndia, pasi ishte përtej kapacitetit njerëzor. ... Pastaj unë pashë Mulla Hysenin që zhvshi shpatën e tij, e ngriti fytyrën e tij drejt qiellit dhe e dëgjova atë të thërriste; 'O Perëndi, unë e kam plotësuar dëshminë ndaj kësaj ushtrie, veçse ajo nuk bëri punë.' Pastaj ai filloi të na sulmojë ne nga e djathta dhe nga e majta. Betohem për Perëndi se ai atë ditë e vërtiste shpatën në një mënyrë të atillë që e tejkalonte fuqinë e njeriut. Vetëm kalorësit e Mazendaranit mbajtën vendin dhe refuzuan të iknin. Dhe kur Mulla Hyseni ishte në valën e përleshjes, ai arriti një ushtar të arratisur. Ushtari u strehua pas një peme dhe u përpoq të mbrohej me mushqetën e tij. Mulla Hyseni i dha atij një goditje me shpatën e tij sa e çau atë, pemën dhe mushqetën në gjashtë copa." ("Tarik Xhadid", f. 49, 107-8). 327 1848-1849 A.D. 328 Mirza Taki Kani, Itimadod Douleh, Vezir i Madh dhe pasardhës i Haxhi Mirza Agasit. Referenca e mëposhtme është bërë për të në "A Traveller's Narrative" (f. 32-33): "Mirza Taki Kan Emir Nezam, që ishte Kryeministër dhe Krye Mëkëmbës, mbërtheu në dorën e pushtetit të tij despotik frenat e lidhjeve të komënuelthit dhe e ngau kalin e tij të ambicjes në arenën e kokëfortësisë dhe absolutizmit. Ky shtetar ishte një person që i mungonte përvoja dhe që merrte ne konsideratë rrjedhojat e veprimeve, gjakpirës dhe faqezi, i shpejtë dhe i gatshëm për të derdhur gjak. Rreptësinë e ndëshkimit ai e quante si një administrim të urtë dhe keqtrajtimin e rëndë, trëmbjen, frikësimin dhe kalljen e datës ndaj njerëzve, i shikonte si strumbullar për përparimin e monarkisë. Dhe meqë Madhëria e Tij Mbreti ishte në vitet e para të rinisë së vet, shtetari ra në manira të çuditshme dhe i ra daulles së absolutizmit. në (qëndrimin ndaj) problemet: me vendimin e tij të prerë, pa kërkuar lejë nga Prania Mbretërore apo të këshillohej me shtetarë të matur, ai lëshoi urdhëra për persekutimin e Bábí-ve, duke menduar se duke ushtruar forcën ai mund të shkulte nga rrënjët dhe i jepte fund çështjeve të kësaj natyre dhe se ashpërsia do të sillte fryte të mira; ndërsa (në fakt) të ndërhysh në çështjet e ndërgjegjes është thjesht t'u japësh atyre kredi e forcë më të madhe; sa më shumë që përpiqesh t'i shuash, aq më shumë do të ndizet flaka e tyre, e më në veçanti në çështjet e fesë dhe të besimit, që përhapen dhe fitojnë ndikim aq shpejt saç derdhet gjaku dhe fuqimisht prek zemrat e njerëzve." 329 Mësimi i shpatës. (Shën. i shqipëruësit) 330 Shih fjalorthin. 331 Kurani 9:52 332 "Babol Báb-i", thotë autori ynë, "duke dashur krahas kryerjes së një detyre fetare të jepte një shembull të qëndrueshmërisë së bindjeve të pjesëtarëve të sektit, të mospërfilljes së tyre për jetën, dhe t'i provonte botës mosdevotshmërinë e afetarinë e atyre që e quajnë veten myslimanë, urdhëroi njërin prej të vetëve të hipte në një terracë dhe të këndonte adanin". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 295-96). "Isha në Marand", shkruan Lejdi Shiëll, "kur dëgjova për herë të parë azanin ose thirrjen myslimane për falje, aq solemne dhe mbresëlënëse, veçanërisht kur këndohet mirë, sepse në fakt është një këngë. ... Ai kthehej drejt Mekës dhe duke vënë duart e tij të hapura para kokës, shpallte me një zë tingëllues 'Alláh-u-Akbar', të cilën e përsëriste katër herë; pastaj dy herë 'Ashhad-o-an-la-elah-a-ellallah' - (Unë dëshmoj që nuk ka Perëndi tjetër veç Perëndi), dy herë; pastaj 'Ashhad-o-enna-Muhamedan-Rasullah' - (Unë dëshmoj që Muhameti është Profeti i Perëndisë), dy herë; pastaj 'Unë dëshmoj që Aliu, Komandanti i Besnikëve, është mik i Perëndisë.' ... Kombimi i vetëm i këmbanës gjatë transportimit të të vdekurit për në banesën e tij të fundit krijon, ndoshta nga shoqërimi, idenë e një solemniteti të thellë., po kështu bën trumpeta që jehon përmes kampit kur ajo fton draguan për në varr, por mbi të dyja, në një nderim solemn, është ftohtësia që përfshin nga larg luginat dhe kodrat e Monsterit, që njofton se një Skocez është mbledhur te etërit e tij. Azani krijon një përshtypje tjetër. Ai krijon në mendje një kombinim ndjenjash, të dinjitetit, solemnitetit dhe përkushtimit, që krahasuar me tingëllimin e këmbanës, kjo e fundit është e parëndësishme. Është diçka imponuese të dëgjosh në mes të natës tingujt e parë të moadhinit që shpall 'Alláh-u-Akbar - i Madh është Zoti - Unë dëshmoj që ka Perëndi veç Perëndi!' Shën Pjetri dhe Shën Pali së bashku nuk mund të japin asgjë të barabartë me të." (Lady Sheil, "Glimpses of Life and Manner in Persia", f. 84, 85.) 333 "Saedol Ulamai duke dashur t'i jepte fund me çdo kusht, grumbulloi aq njerës sa mundi dhe e vendosi sërish selinë para hanit: beteja vazhdonte që prej pesë ose gjashtë ditësh, kur u duk Abas Koli Kan Sardar Larixhani. Ndërkohë, në fakt, dhe që nga fillimi i veprimit, ulamatë e Barfurushit, të dëshpëruar për konvertimet e shumta që Kudusi kishte mundur të bënte në qytet - 300 brenda një jave, konstatojnë me njëfarë humori të keq historianët myslimanë - i kishin referuar Guvernatorit të provincës, Princit Kanlar Mirza; ky nuk u kushtoi asnjë vëmendje ankesave të tyre, duke pasur në kokë shqetësime krejt të tjera. Vdekja e Shah Muhametit e shqetësonte shumë më tepër për veten e tij sesa çirrjet e mullave dhe ai përgatitej të shkonte në Teheran për të përshëndetur sovranin e ri, favorin e të cilit shpresonte të fitonte. Duke mos ia arritur qëllimit nga kjo anë dhe duke qenë se ngjarjet po precipitonin, ulamatë i shkruan një letër shumë të ngutshme shefit ushtarak të provincës, Abas Koli Kan Larixhanit. Ky i fundit, duke e gjykuar të kotë të shqetësohej ai vetë, dërgoi Muhamet Bikun, javar (kapiten), në krye të 300 trupave për t'i vënë gjërat në vend. Pikërisht atëherë myslimanët erdhën për të rrethuar hanin. Lufta u organizua, por, në qoftë se u vranë dhjetë Bábí, një numër pafundësisht më i madh sulmuesish kafshuan dheun. Duke qenë se gjërat u zgjatën, Abas Koli Kani mendoi se duhej të vinte ai vetë për ta parë gjendjen me sytë e tij". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 296-97). 334 Gobino e përshkruan atë me këto fjalë: "Nomadët turq e persianë e kalojnë jetën në gjueti, shpesh edhe duke bërë luftë, dhe sidomos duke folur për gjueti e luftë. Ata janë trima, por jo përditë, dhe ata do të përfshiheshin në vërejtjen e Brantôme, i cili, nga përvoja e luftërave të kohës së tij, kishte ndeshur shumë kurajo të tilla, që ai i quan mjaft mirë të ditës. Por se çfarë janë këta nomadë në mënyrë të njëllojtë e të përhershme, ata janë folës të mëdhenj, shkatërrues të mëdhenj qytetesh, masakrues të mëdhenj heronjsh, asgjësues të mëdhenj turmash; me një fjalë, naivë, që i tregojnë sheshit ndjenjat e tyre, shumë të gjallë në shprehjen e asaj që ngacmon kokat e tyre, tepër zbavitës. Abas Koli Kan Larixhani, njeri sigurisht nga derë shumë e fisme, ishte një tip i përkryer nomadi". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 171). 335 Një maskara i mirënjohur, i cili shumë herë ishte rebeluar kundër qeverisë. 336 10 tetor 1848 A.D. 337 Kurani, 17:7. 338 Shih fjalorthin. 339 Sipas "A Traveller's Narrative" (f. 36), ishte Mirza Lutfi Aliu, sekretari, që hoqi kamën e tij dhe ia nguli Kosrout. 340 Shih fjalorthin. 341 "Pastaj duke u kthyer nga shokët e tij: 'Në këto pak ditë që na mbeten për të jetuar, të shmangim që pasuri të vdekshme të na ndajnë e përçajnë. E gjithë kjo le të jetë e përbashkët dhe të përfitojë secili'. Bábí-të pranuan me gëzim, dhe është kjo sakrificë e mrekullueshme, ky vetmohim i përkryer që kanë bërë që ata t'i akuzojnë se duan bashkësinë e pasurive e të grave!" (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 299). 342 Shih fjalorthin. 343 Faltorja e Sheik Ahmet-ibn-i-Abi-Taleb-e-Tabarsiut, ndodhet rreth katërmbëdhjetë milje në jugëlindje të Barfurushit. Profesor Braun, i Universitetit të Kembrrixhit, e vizitoi atë vend më 26 shtator 1888 dhe pa emrin e shenjtit të varrosur gdhendur mbi një tabelë me formën e fjalëve përdorur për "vizitimin" e tij, një tabelë që varrej pezull në parmakët që rrethojnë varrin. "Ai tani ka, shkruan ai, një rrethim të sheshtë, me bar që kufizohet nga një parmak dhe që ka, përveç ndërtesës së faltores dhe një tjetër ndërtesë tek porta (përballë së cilës, por jashtë rrethimit, ngrihet shtëpia e myteveliut ose e kujdestarit të faltores), asgjë tjetër, përveç dy apo tri pemë portokalli dhe një pakice pllakash të ashpra varresh mbuluar me gurë të sheshtë, vend-prehjet e fundit, ndoshta, të disa prej mbrojtësve të Báb-it. Ndërtesa tek porta, që është e lartë dy katëshe, përshkohet nga kalimi që të jep mundësi të hysh në rrethim dhe është e mbuluar me tjegulla. Ndërtesat e faltores, që ngrihen në fundin e tejmë të rrethimit, janë disi më të punuara. Gjatësia e tyre më e madhe (rreth 20 hapa) shtrihet nga lindja në perëndim, gjerësia e tyre është rreth dhjetë hapa dhe, përveç çardakut të mbuluar në hyrje, ato përmbajnë dy dhoma të ndriçuara mjaftueshëm nga grillat e drurit përmbi dyert. Varri i Sheikut, prej të cilit vendi merr emrin, ngrihet i rrethuar nga parmakë druri në qendër të dhomës së brendëshme, hyrja në të cilën mund të sigurohet ose nga një derë që komunikon me dhomën e jashtme, ose nga një derë që hapet në dalje të rrethimit." (Për planin dhe skicat shih përkthimin e autorit të "Tarik Xhadid") (E.G. Browne, "A Year Amongst the Persians", f. 565). 344 12 tëtor 1848 A.D. 345 Shih fjalorthin. 346 3 korrik - 1 gusht 1848 A.D. 347 24 prill - 23 maj 1849 A.D. 348 Fjalë për fjalë "Mbetja e Perëndisë". 349 Kurani, 11:85. 350 Shih fjalorthin. 351 27 nëntor 1848 A.D. 352 Referim ndaj viti 1280 Hixhri (1863-1864), në të cilin Bahá'u'lláh-u deklaroi Misionin e Tij në Bagdad. 353 Mbledhja e treqind e trembëdhjetë mbështetësve të zgjedhur të imamit në Taliqan të Horasanit është një nga shënjat që duhet të lajmërojë ardhjen e të premtuarit Kaim. (E. G. Browne, "A History of Persian Literature in Modern Times" [1500-1924 A.D.], f. 399). 354 "Midis tyre ishte, gjithashtu Reza Kani, biri i Muhamet Kanit Turkaman, Mjeshtër i Kalit të Madhërisë së tij, të ndjerit Shah Muhamet. Ai ishte një i ri i hijshëm nga forma, i lezetshënm nga fytyra, i pajisur me të gjitha llojet e talenteve dhe virtyteve, dinjitoz, i përmbajtur, njerëzor, bujar, i guximshëm dhe burrëror. Për dashurinë dhe shërbimin ndaj Shenjtërisë së Tij Supreme, ai braktisi postin dhe pagën e tij, i mbylli sytë ndaj rangut dhe emrit, famës dhe çnderimit, qortimeve të miqve dhe fyerjeve të armiqve. Si hap të parë ai la pas dinjitetin e tij, pasurinë, pozitën dhe gjithë fuqinë e konsideratën që ai gëzonte, shpenzoi shuma të mëdha parash (të paktën katër apo pesë mijë tuman) për Kauzën dhe në mënyrë të përsëritur tregonte gatishmërinë e tij për të dhënë lirisht jetën e tij. Një nga këto raste ishte kur Shenjtëria e Tij Supreme mbërriti në fshatin e Khanleqit, afër Teheranit dhe, për të provuar besnikërinë e pasuesve të Tij tha: 'Sikur atje të ishin veçse pak kalorës që do të më çlironin Mua nga lidhjet e tersit dhe mjetet e tyre, nuk ishin gabim.' Me të dëgjuar këto fjalë, disa provuan dhe kalorës ekspertë, plotësisht të pajisur dhe të armatosur, menjëherë u përgatitën të nisen dhe, duke hequr dorë nga gjithçka që kishin, me nxitim e vunë veten para Shenjtërisë së Tij. Midis tyre ishte dhe Mirza Kurban Aliu i Astarabadit dhe Reza Kani. Kur ata kishin për të shkuar para Shenjtërisë së Tij, Ai buzëqeshi e tha: 'Mali i Azerbajxhanit ka, gjithshtu, një pretendim mbi Mua,' dhe i urdhëroi ata të kthehen prapa. Pas kthimit të tij, Reza Kani iu përkushtua shërbimit të miqve të Perëndisë dhe shtëpia e tij ishte shpesh vend për mbledhjen e besimtarëve, midis të cilëve edhe Xhenab Kodusi dhe Xhenab Bábol Báb ishin për një kohë miqtë e tij të nderuar. Në të vërtetë, ai as e kurseu veten, as as nuk dështoi në shërbimin e ndonjerit prej këtij rrethi, por, pavarësisht nga pozita e tij e lartë, luftoi me mish e me shpirt për të çuar më tej objektet e shërbëtorëve të Perëndisë. Për shembull, kur Xhenab Kodusi filloi i pari të predikojë doktrinën në Mazendaran dhe Saedol Ulama, i informuar për këtë, bëri përpjekje të fuqishme për ta dëmtuar atë, Reza Kani nxitoi menjëherë në Mazendaran dhe, kurdoherë që Xhenab Kodusi shkonte nga shtëpia e tij, pavarësisht nga pozita e tij e lartë dhe respekti me të cilin ai rrethohej, ecte më këmbë para tij, me shpatën e zhveshur përmbi supe, që sapo e shikonin, keqbërësit kishin frikë të bënin ndonjë paturpësi. ... Për ca kohë, Reza Kani qëndroi pas këtij modeli në Mazendaran, deri sa e shoqëroi Xhenab Kodusin në Mashhad. Me t'u kthyer prej andej, ai ishte i pranishën në shqetësimet e Badashtit, ku ai kreu shërbimet më të çmuara dhe iu besuan komisionet më të rëndësishme dhe delikate. Pasi u shpërnda mbledhja e Badashtit, ai u sëmur dhe, në shoqëri me Mirza Sulejman Kolin e Nurit (i biri i të ndjerit Shaqir Bashi, gjithashtu i spikatur për virtytet, diturinë dhe përkushtimin e tij), erdhi në Teheran. Sëmundja e Reza Kanit zgjati për ca kohë dhe me përmirësimin e tij rrethimi i kështjellës së Tabarsit ishte bërë tashmë serioz. Ai vendosi të shkojë menjëherë në ndihmë të garnizonit. Megjithatë, duke qenë një njeri i shquar dhe i mirënjohur, ai nuk mund ta linte kryeqytetin pa dhënë ndonjë arsye të besueshme. Nga kjo ai u shti sikur u pendua për veprimin e deritanishëm dhe kërkoi të dërgohej në merrte pjesë në luftë në Mazendaran dhe kështu bënte përmirësim për të shkuarën. Mbreti e miratoi kërkesën e tij dhëe ai u caktua të shoqëronte forcat që shkonin nën Princ Mehdi Koli Mirza kundër kështjellës. Gjatë marshimit, ai po i thoshte vazhdimisht princit, 'Unë bëj këtë', e 'Unë bëj atë', me qëllim që princi të kishte shpresa të mëdha tek ai e t'i premtonte ati një post në përshtatje me shërbimet e tij, sepse që nga dita që beteja ishte e paevitueshme dhe paqja e pamundshme më tej, ai ishte gjithnjë kryesor në ushtri dhe më aktivi në rregullimin e çështjeve të saj. Por në ditën e parë të betejës ai filloi të ngasë kalin me galop dhe të praktikonte ushtrime të tjera luftarake, derisa pa zgjuar dyshime, ai befas lëshoi frerin dhe u bashkua me Vëllezërit e Dëlirësisë. Me të mbërritur mes tyre, ai i puthi gjunjët Xhenab Kodusit dhe e gjunjëzoi veten para tij me mirënjohje. Pastaj ai u kthye përsëri në fushën e betejës dhe filloi të shante e mallkonte princin duke thënë: 'Kush është burrë tamam të hedhë nën këmbë salltanetin dhe faktet e botës, të çlirojë veten nga lidhjet me epshet fizike e të bashkohet, siç bëra unë, me shenjtët e Perëndisë? Unë, nga ana ime, do të kënaqem me kokën time vetëm kur ajo të bjerë njollosur me pluhur e gjak në këtë fushë.' Pastaj, si një luan grabitqar, ai u derdh mbi ta me shpatë zhveshur dhe e lëshoi veten kaq burrërisht sa gjithë oficerët mbretërorë u shtangën, duke thënë: 'Kaq trimëri duhet t'i jetë dhënë atij sërish nga qielli ose ndryshe një shpirt i ri është fryrë në trupin e tij.' Sepse ndodhi mëse njëherë që ai preu një pushkatar ndërsa ai ishte gati të hapte zjarr, ndërkohë që shumë nga krye oficerët e ushtrisë mbretërore ranë nga dora e tij dhe se princi dhe oficerët e tjerë komandues dëshironin më me etje të hakmerreshin kundër tij, se sa ndaj ndonjë tjetri prej Bábí-ve. Për këtë arsye, në mbrëmjen e ditës së caktuar për Xhenab Kodusin për ta dorëzuar veten në kampin mbretëror, Reza Kani, duke e ditur se për shkak të urrejtjes së egër të cilën bartnin, ata do ta vrisnin atë me torturat më mizore, shkoi natën në vendqëndrimin e një oficeri të kampit që ishte një mik i vjetër e besnik. Pas masakrimit të Bábí-ve të tjerë, u kërkua Reza Kani, që u zbulua më vonë. Oficeri që e kishte strehuar atë propozoi të lirohej për një shumë prej dymijë tuman në monedhë, por propozimi i tij u kundërshtua dhe megjithëse ai propozoi të shtonte shumën dhe luftoi me sinqeritet të shpëtonte mikun, kjo ishte pa vlerë për princin, që për shkak të urrejtjes së madhe që ai kishte për Reza Kanin, urdhëroi të pritej copa-copa." ("Tarik Xhadid", f. 96-101) 355 "Sipas përshkrimeve që kam dëgjuar të bëhen, kështjella e ndërtuar nga Mulla Hyseni nuk mund veçse të shndërrohej në një ndërtesë mjaft të fortë. Muri që e rrethonte ishte rreth dhjetë metra i lartë. Ai ishte prej gurësh të mëdhenj. Mbi këtë bazë ngritën konstruksione prej druri të bëra me trungje drurësh shumë të mëdha, në mes të të cilave kishin sajuar një numër të përshtatshëm frëngjish; pastaj e rrethuan të gjithë me një hendek të thellë. Me një fjalë ishte një lloj kalaje e madhe që e kishte bazën mbështetëse prej gurësh dhe katet e sipërme prej druri, e pajisur me tri radhë frëngjish njëra mbi tjetrën, dhe ku mund të vendoseshin aq tufangçi sa të donin, ose më mirë sa të kishin. U hapën shumë porta e portiçka për të pasur nga të hynin e të dilnin me lehtësi; bënë puse dhe kishin ujë me bollëk; u gërmuan kalime të nëndheshme për t'i krijuar vetes në rast fatkeqësie disa vende strehimi, u ngritën magazina që menjëherë u furnizuan e u mbushën me gjithfarëlloj ushqimesh të blera ose ndoshta të marra në fshatrat e rrethinave; më në fund krijuan garnizonin e kështjellës prej Bábí-ve më energjikë, më të devotshëm, më të sigurt që kishin aty". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 156). 356 "Kështu, i tërbuar pas rregullit të mirë, Emir Nezami u vu shpejt në dijeni të punëve të Mazendaranit, dhe kur të mëdhenjtë e kësaj province, që kishin ardhur në Teheran për t'i hyrë në zemër mbretit, ishin në momentin e nisjes, iu besua të merrnin masa të tilla që rebelimi i Bábí-ve të mos zgjatej më tej. Ata premtuan se do të vepronin si është më mirë. "Në fakt, sapo u kthyen, këta shefa u vunë në lëvizje për të mbledhur forcat e tyre e për t'u organizuar bashkërisht. Secili u shkroi të afërmëve të vet që të vinin tek ai. Haxhi Mustafa Kani dërgoi të vëllain Abdullain. Abas Kuli Kan Larixhani thirri Muhamet Sulltanin dhe Ali Kanin nga Savad-Kuh. Të gjithë këta fisnikë me njerëzit e tyre ranë në një mendje të sulmonin Bábí-të në kështjellën e tyre para se këta të mendonin për të ndërmarrë ata vetë sulmin. Oficerët mbretërorë, duke i parë shefat e tyre në një predispozicion aq të mirë, mblodhën nga ana e tyre një këshill të madh, ku shpejtuan të kërkonin që zotërit të emëroheshin menjëherë, pastaj Mirza Aga, Mustoufiu i Mazendaranit ose kontrollori i financave, shefi i ulamave dhe shumë persona të tjerë që gëzonin konsideratë të madhe". (Po aty, f. 160-61). 357 Shih fjalorthin. 358 "Nga ana e tij, kontrollori i financave përgatiti një forcë prej afganësh me banim në Sari dhe shtoi disa njerëz të fiseve turke që ishin nën administrimin e tij. Ali Abad, fshati i dënuar aq ashpër nga Bábí-të dhe që aspironte për një revansh, dha ç'mundi dhe u forcua me një numër njerëzish të Kadiut, që, për arsye të afërsisë, lejuan t'i pajtojnë". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 161). 359 1 dhjetor 1848 A.D. 360 Shih fjalorthin. 361 "Emir Nezamin e pushtoi një zemërim i madh kur mësoi atë që po ndodhte. Ai u indinjua për tmerret që i tregonin. Duke qenë tepër larg teatrit të veprimeve për të çmuar si duhet entuziazmin e egër të rebelëve, ajo që kuptoi ishte se duhej medoemos t'u jepej fund atyre para se energjia e tyre të nxitej më tej nga suksese tepër reale. Princi Mehdi Kuli Mirza, i emëruar mëkëmbës i mbretit në provincën e rrezikuar, u nis me pushtete të jashtëzakonshme. U dha urdhër të bëhej lista e të vdekurve të rënë në betejën para kështjellës së Bábí-ve e në thesin e Ferra, dhe të mbijetuarve iu premtuan pensione. Haxhi Mustafa Kani, i vëllai i Abdullait, mori shenja të sigurta të favorit mbretëror; më në fund u bë ajo që ishte e mundur për të ngritur kurajon dhe për t'u dhënë myslimanëve pak besim në vetvete". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 163-64). 362 "Ne e lamë Mehdi Koli Mirzain duke rendur larg shtëpisë së tij të djegur dhe duke u endur vetëm në fushë, përmes borës e errësirës. Në agim ai u gjend në një grykë të panjohur, i humbur në vende të tmerrshme, por në të vërtetë larg vetëm pak më tepër se një gjysmë lege nga vendi i kasaphanës. Era sillte në veshët e tij zhurmën e shkrehjes së batareve të pushkëve. "Në këtë gjendje të vajtueshme dhe duke mos ditur se ç'do të bëhej, atë e takoi një mazendaranas hipur mbi një kalë mjaft të mirë, i cili duke kaluar pranë tij e njohu. Ky njeri zbriti nga kali, hipi princin në vend të tij dhe u ofrua t'i shërbente si kallauz. Ai e çoi në një shtëpi fshatarësh, ku e vendosi në haur; ky nuk është një vendqëndrim i përbuzur në Persi. Ndërkohë që Princi hante e çlodhej, mazendaranasi i hipi kalit dhe duke i rënë vendit poshtë e përpjetë vajti t'u japë të gjithë ushtarëve që mundi të takojë lajmin e gëzuar që princi ishte shëndoshë e mirë. Kështu, grup pas grupi, ai i solli atij të gjithë njerëzit e vet, ose të paktën një grumbull mjaft të madh. "Nëse Mehdi Koli Mirzai do të kishte qenë një prej atyre shpirtrave fodullë që dështimet nuk i mposhtin aspak, ai ndoshta do ta kish gjykuar gjendjen e tij pak të ndryshuar nga fatkeqësia e natës së mëparshme, do ta kishte konsideruar çështjen si një të papritur dhe, me trupat që i mbeteshin, do të ishte përpjekur të shpëtonte së paku dukjen e jashtme duke ruajtur terrenin e tij, sepse, në fakt, Bábí-të ishin tërhequr dhe nuk shiheshin më gjëkundi. Por Shahzadehu, në vend që të tregonte kaq vendosmëri, ishte një karakter i dobët dhe, sapo e pa veten aq mirë të mbrojtur, shpejtoi të dilte nga hauri për t'u drejtuar në fshatin Kadi Kala, prej ku shkoi me nxitim të madh në Sárí. Kjo sjellje pati si pasojë që rriti më tej në të gjithë provincën përshtypjen e shkaktuar nga lajmi i parë i të papriturës së Vaskasit. Gjithandej e humbën torruan: qytetet e hapura menduan se janë të ekspozuara para të gjitha rreziqeve dhe, me gjithë acarin e stinës, u panë karvane banorësh paqësorë, por shumë të brengosur, që çonin gratë dhe fëmijët e tyre në vetminë e Damavandit, për t'i shpëtuar nga rreziqet e pashmangshme që tregonte qartë për të gjithë sjellja e matur e Shahzadihut. Kur aziatikët e humbasin një herë torruan, këtë s'e bëjnë përgjysmë". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 169-70). 363 "Brenda pak çastesh, ushtria e tij, tashmë në çrregullim të plotë, u shpërnda nga të treqind vetat e Mulla Hysenit. A nuk ishte kjo shpata e Zotit dhe e Gedeonit?" (Po aty, f. 167). 364 Sipas Gobinosë (f. 167) ata ishin Sulltan Hysen Mirza, i biri i Shah Fat'h Aliut dhe Dou'ud Mirza, i biri i Zello Sulltanit, xhaxhai i Shahut. A. L. M. Nicolas, në "Siyyid 'Ali-Muḥammad dit le Báb" (f. 308), shton Mostoufi Mirza Abdul Baki. 365 Shih fjalorthin. 366 21 dhjetor 1848 A.D. 367 "O Sheik! Këtij të munduari i kanë ndodhur gjëra, simotrat e të cilave nuk ka sy t'i ketë parë. Me kënaqësi dhe me pasivitet maksimal Unë kam pranuar të vuaj, që prej kësaj të ndriçohen shpirtrat e njerëzve dhe të vendoset Fjala e Perëndisë. Kur u burgosëm në Tokën e Mim (Mazendaran), ata një ditë na dorëzuan në duart e ulemave. Ç'ngjau pas saj, ti nuk e merr dot me mend!" ("Epistle to the Son of the Wolf", f. 57). 368 Fjalë për fjalë "shtëpi lutjesh". 369 Fjalë për fjalë "gropa e zezë", burgu i nëndheshëm kështjellar në të cilin Bahá'u'lláh-u u burgos. 370 "Kështu në mëdyshje dhe duke mos ditur nga të kthehet, Shahzadehu, i mjeri, dha urdhra që të grumbulloheshin forca të reja dhe të ngrihej një ushtri tjetër. Zelli ishte i dobët nga ana e popullsisë së qyteteve që të shkonin të shërbenin nën një shef të cilit ia panë në provë meritën e trimërinë. Megjithatë, duke përdorur ca para e shumë premtime, sidomos mullatë, që nuk e humbnin nga këndvështrimi kauzën e tyre dhe që sigurisht ishin më të interesuarit në të gjitha këto punë, me shumë përpjekje u arrit të grumbullonin një numër të konsiderueshëm tufançish. Përsa u përket kalorësve të fiseve, sapo shefat e tyre u hipin kuajve ata bëjnë të njëjtën gjë dhe nuk pyesin më tej. Abas Kuli Kan Larixhani iu bind pa ngurruar urdhrit për të dërguar një kontingjent të ri. Vetëm se, këtë herë, qoftë për mosbesim se mos idiotësia e princit shkaktonte rreziqe të panevojshme për të afërmit dhe njerëzit e tij, qoftë për njëfarë ambicjeje për t'u dalluar ai vetë, ai nuk ia besoi më askujt drejtimin e njerëzve të vet. Ai u vu në krye të tyre dhe, me një veprim të guximshëm, në vend që të bashkohej me ushtrinë mbretërore, shkoi drejt e të sulmonte Bábí-të në strehën e tyre, pastaj njoftoi princin se kishte mbërritur përpara kështjellës së Sheik Tabarsiut dhe e kishte rrethuar. Veç kësaj ai njoftonte se nuk kishte fare nevojë as për ndihmë as për mbështetje, se njerëzit e tij i mjaftonin dhe më tej, se vetëm po qe se ia donte qejfi Lartësisë së tij Mbretërore t'i dhurojë vetes spektaklin e mënyrës sesi ai, Abas Koli Kan Larixhani, do t'i trajtonte rebelët, kjo do të ishte një nder e një kënaqësi për të". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 170-71). 371 "Mehdi Koli Mirzai nuk mund të shitej si luftëtar sypatrembur, siç do ta shohim; por teprinë e trimërisë ai e zëvendësonte me një cilësi gjithashtu të dobishme për një gjeneral: ai nuk i merrte fort seriozisht fanfaronatat e mëkëmbësve të tij. Duke pasur frikë, pra, se mos i ndodhte ndonjë fatkeqësi nomadit të pakujdesshëm, ai i dërgoi menjëherë përforcime. Kështu u nisën me ngut Muhsen Kan Suriti me kalorësit e tij, një trupë afganësh, Muhamet Qerim Kan Ashrafi me tufangçitë të qytetit dhe Halil Kani i Savad-Kuhut me njerëzit e Kadi Kalasë". (Po aty, f. 171). 372 1 shkurt 1849 A.D. 373 Shih fjalorthin. 374 "Ashtu i plagosur, shefi Bábí vazhdoi të jepte urdhra dhe të udhëhiqte e aktivizonte lëvizjet e të tijve deri në momentin kur, duke parë se shuma e rezultateve të mundshme ishte arritur, dha sinjalin e tërheqjes, duke qëndruar ai vetë në praparojë". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 174). 375 "Eshtrat e tij [Mulla Hysenit] të vdekshme akoma prehen në dhomën e vogël të brendshme të faltores së Sheik Tabarsit ku, nën drejtimin e Mulla Muhamet Ali Barfurushit, ato u shtrinë me nderim nga duart e shokëve të tij të brengosur, në fillim të vitit 1849 A.D." ("A Traveller's Narrative", shën. F, f. 245) 376 10 tetor 1848 A.D. 377 2 shkurt 1849 A.D. 378 10 tetor 1848 A.D. 379 1 dhjetor 1848 A.D. 380 21 dhjetor 1848 A.D. 381 "Ndër ta ishte Mulla Hyseni, që u bë bartësi i lavdisë së shndritshme të Diellit të Revelacionit hyjnor. Po të mos ishte ai, Perëndia nuk do të ishte vendosur në selinë e mëshirës së Tij, as nuk do të ishte ngjitur në fronin e lavdisë së përjetshme." ("Qitapi Ikan", # 249) Shih shën. 5, para. 105. "I brishtë nga trupi, por një ushtar fisnik dhe dashurues i flaktë i Perëndisë, ai kombinonte cilësi dhe karakteristika që edhe në aristokracinë shpirtërore të Persisë gjenden rrallë të shkrira në të njëjtin person." (Dr. T. K. Cheyne, "The Reconciliation of Races and Religions", f. 83) "Më në fund", shkruan Gobino, "ai dha shpirt, dhe feja e re, që pati me të proto-martirin e saj, humbi në të njëjtën kohë një njeri, forca e karakterit dhe aftësia e të cilit do t'i kishin sjellë shërbime shumë të dobishme, në qoftë se jeta e tij do të mund të zgjatej. Myslimanët ndiejnë natyrisht një tmerr të thellë për kujtimin e këtij shefi; Bábí-të i kushtojnë atij një nderim po aq të madh. Ata kanë të drejtë nga të dyja anët. Është e sigurt që Mulla Hysen Boshrui është i pari që i dha Báb-izmit, në Perandorinë Persiane, atë situatë që një parti fetare ose politike e fiton në shpirtin e popujve vetëm pasi ka treguar burrëri luftarake". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 176). "I ndjeri Haxhi Mirza Xhani shkruan: 'Unë vetë e takova atë [Mirza Muhamet Hasanin, vëllanë më të vogël të Mulla Hysenit] kur ai po sillte nënën dhe motrën e tij nga Qerbelaja në Kazvin dhe nga Kazvini në Teheran. Motra e tij ishte gruaja e Sheik Abu Torabit të Kazvinit, që ishte një studjues e filozof që mund të takohet rrallë dhe që besonte me sinqeritet dhe pastërti maksimale për qëllimin, ndërsa dashuria dhe përkushtimi i tij ndaj Báb-it ishte i tillë sa nëqoftëse dikush do të përmendte emrin e Shenjtërisë së Tij Supreme (shpirtrat e të gjithëve pranë tij qofshin flijimi i Tij) ai nuk mund të mbante lotët. Unë e kam parë shpesh atë, kur angazhohej me leximin e shkrimeve të Shenjtërisë së Tij Supreme, të bëhej pothuajse i çmendur nga magjepsja dhe pothuaj i mekur nga gëzimi. Për gruan e tij ai thoshte: "U martova me të tre vjet të shkuara në Qerbela. Ajo ishte atëhere veçse një studjuese indiferente edhe në persisht, por tani ajo mund të shpjegojë tekste nga Kurani e t'u japë përgjigje pyetjeve më të vështira dhe pikave më delikate të doktrinës së Unitetit Hyjnor në një mënyrë të tillë që unë kurrë nuk kam parë një burrë, që ka vlefshmërinë e saj për këtë ose në mprehtësinë e kuptimit. Këto dhunti ajo i ka siguruar nga bekimet e Shenjtërisë së Tij Supremit dhe nëpërmjet bisedës me shenjtërinë e saj e Dëlira (Korratol Ejn). Unë kam parë tek ajo një durim dhe qetësi që është e rrallë edhe në burrat më vetëmohues, sepse gjatë këtyre tre vjetëve, megjithëse nuk i kam dërguar qoftë edhe një dinar për shpenzimet e saj dhe ajo e ka mbështetur veten me vështirësi shumë të mëdha, ajo kurrë nuk tha një fjalë, dhe tani që ajo ka ardhur në Teheran, ajo i shmanget gjithçkaje që zë në gojë të kaluarën dhe megjithëse, në përputhje me dëshirat e Xhenab Bábol Báb-it, ajo tani dëshiron të shkojë në Horasan dhe megjithëse nuk ka asgjë për të veshur, përveç një fustani të përdorur që ajo mban, ajo kurrë nuk pyet për rroba apo para udhëtimi, por gjithnjë kërkon falje të arsyeshme me të cilën do të më vërë mua në rehat dhe të më parandalojë nga të ndjerit i turpëruar. Dëlirësia, thjeshtësia dhe virtyti janë të pakufishëm dhe gjatë gjithë kësaj kohe asnjë person i paprivilegjuar nuk ka patur aq sa të dëgjonte zërin e saj." Por virtytet e bijës tejkaloheshin nga ato të nënës, që zotëronte aftësi e mjeshtëri të rralla dhe që kishte krijuar shumë poezi dhe elegji të bukura mbi të këqiat e bijve të saj. Megjithëse Xhenab Bábol Báb e kishte paralajmëruar atë për afrimin e martirizimit të saj dhe i kishte parashikuar të gjitha belatë e afërta, ajo vazhdoi të shfaqë të njëjtin përkushtim të etshëm dhe pajtim të vullnetshëm, duke gëzuar që Perëndia kishte pranuar flijimin e bijve të saj dhe bile duke u lutur që ata të mund të arrinin te ky dinjitet i madh e të mos privoheshin nga një bekim kaq i madh. Në të vërtetë është e mrekullueshme të mendosh mbi këtë familje virtuoze dhe të shenjtëruar, për bijtë aq të shquar për përkushtimin dhe vetëflijimin e tyre të sinqertë, për nënën e motrën aq të durueshme dhe të pajtueshme. Kur unë, Mirza Xhani, takova Mirza Muhamet Hasanin, ai ishte vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç, e megjithatë unë vura re tek ai një dinjitet, drejtpeshim, qetësi e virtyt që më habitën. Pas vdekjes së Xhenab Bábol Báb-it, Hazrat Kodusi i dha atij shpatën dhe çallmën e atij martiri të lavdishëm dhe e bëri atë kapiten të trupave të Mbretit të Vërtetë. Përsa i përket martirizimit të tij, ka një ndryshim në variante sikur ai u vra në tavolinën e mëngjesit në kamp apo vuajti martirizimin me Xhenab Kodusin në sheshin e Barfurushit.'" ("Tarik Xhadid", f. 93-95) Motra e Mulla Hysenit u mbiquajt "Varakatol Ferdous," dhe shoqërohej ngushtë me Tahiren, sa ishte në Qerbela. ("Memorials of the Faithful," f. 270). 382 Shih fjalorthin. 383 "Këtë herë terrori arriti kulmin në provincë; populli i ngacmuar së tepërmi nga disfatat e njëpasnjëshme të Islamit, filloi të anonte nga feja e re; shefat ushtarakë e ndienin se autoriteti i tyre po lëkundej, shefat fetarë e shihnin se po u shpëtonin nga duart ndërgjegjet, situata ishte e nderë deri ku s'mban dhe incidenti më i vogël mund ta hidhte Mazendaranin në këmbët e Reformatorit". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 315). "Por kur Saedol Ulama u informua për këtë, ai (nga frika se mos Báb-it hynin në Barfurush dhe i jepnin atij ndëshkimin që meritonte) u përfshi nga shqetësimi e tmerri dhe shkroi disa letra njëra pas tjetrës te Abas Koli Kani, duke i thënë: "Të uroj për guximin dhe maturinë, por sa për të ardhur keq është, kur pasi ju kini patur kaq shumë dhimbje, kini humbur kaq shumë nga njerëzit tuaj dhe pas kaq kohe siguruat një fitore kaq të rëndësishme, nuk e vazhduat atë. Ti ke bërë një sasi të madhe preje për shpatën dhe je kthyer duke lënë si mbijetues vetëm një pakicë njerëzish të plakur. Medet, sikur, pas gjithë këtyre përpjekjev e ngulmimeve tuaja, princi që përgatitet tani të marshojë kundër kështjellës e të kapë ata pak gërmuqë të mjerë, me qëllim që të përvetësojë gjithë nderet e kësaj fitoreje të rëndësishme dhe të marrë për vete gjithë paranë e gjënë e të mundurve! T'i duhet të bësh çështje tënde të parën dhe më të rëndësishmen kthimin në kështjellë, para se të niset ai, sepse qeveria e një province si Mazendarani nuk është një gjë me të cilën mund të bëhet shaka. Atëhere, përpiqu për të fituar gjthë nderet e kësaj fitoreje dhe le të përputhen përpjekjet tuaja me atë që vrulli yt ka filluar." Ai i shkroi gjatë, gjithshtu, klerit të Amolit, duke u bërë thirrje urgjente atyre për të bërë të gjitha përpjekjet që ta detyronin Sartipin Abas Koli Kan të fillonte menjëherë pa vonesë të mëtejshme. Prandaj ata vazhduan t'i kujtonin atij vazhdimisht që detyra e tij ishte të marshonte me gjithë shpejtësine drejt kështjellës dhe Sartipi, megjithëse e dinte se gjithçka që kishte shkruar Saedol Ulama ishte krejt fallco dhe pa baza, ishte i etshëm, nëqoftëse do të kishte mundësi, të bënte disa ndreqje nga e kaluara dhe në këtë mënyrë të çlironte veten nga një pjesë e turpit në sy të grave të Larixhanit, burrat e të cilave ai i kishte sakrifikuar, dhe të qeverisë. Veçse brenda ai ishte mbushur me ankth e frikë se mos, si në fushatën e mëparshme, dështonte për të arritur diçka. Shumica e njerëzve të tij ishin, po ashtu, të plagosur, ndërsa shumë kishin ikur e ishin fshehur në fshatrat përrreth që ishin katër apo pesë farsang larg nga qyteti. Prandaj, si një masë të perkohshme, ai i shkrojti klerit të Amolit, duke i thënë: "Nëqoftëse kjo në të vërtetë është një luftë fetare, ju, që jini kaq përkrahës të zellshëm të Besimit e që njerëzit u shohin si shembull, duhet të merrni udhëheqjen dhe duhet të lëvizni të parët, që të tjerët t'u pasojnë ju." Kleri, i papërgatitur për përgjigjen e duhur dhe duke mos parë mënyrë për të justifikuar veten, u detyruan të dërgonte një mesazh me pohimin që lufta ishte luftë fetare. Një grup i madh tregtarësh, njerëzish të zakonshëm e rrugaçë u mblodhën dhe, së bashku me klerin dhe studentët, u hoqën sikur kërkonin përmbushjen e një detyre fetare, por në të vërtetë anonin nga plaçka dhe grabitja. Shumica e tyre shkuan në Barfurush dhe atje u bashkuan me përparimin e Princ Mehdi Koli Mirzai, që, me të mbërritur në një fshat me largësi një farsang nga kështjella, dërgoi një trupë nga njerëzit e tij që të zbulonin dhe mblidhnin informacion rreth lëvizjeve të garnizonit të Báb-it." ("Tarik Xhadid", f. 72-73). 384 "Teologët e nderuar që kishin ardhur me nxënësit e tyre të merrnin pjesë në luftën e shënjtë, ishin krejt të paaftë të flinin natën nga frika (megjithëse vendosjet e tyre ishin në një vend dy farsang larg nga kështjella) dhe vazhdimisht në bisedat e tyre do të shanin rreth princit dhe Abas Koli Kanit dhe do mallkonin Saedol Ulaman, sepse, thoshin ata, "ata na hoqën ne, pa arsye të justifikuara, nga mësimi, nga diskutimet e nga të gëzuarit e jetës sonë, për më tepër na çuan drejt rreziqeve të llahtarshme, meqenëse na çuan të luftojmë me njerëz si këta, që kanë hequr dorë nga bota dhe kanë jetën në duart e tyre, gjë që na shkakton rreziqe serioze. Prandaj, vargu i shenjtë: "Mos e fut veten në rrezik me duart tënde", u bë shprehja e tyre e përditshme. Njëri tha: "Rrethana të caktuara më shkarkojnë mua nga detyra e pjesëmarrjes në këtë luftë të tanishme." Një tjetër (duke nxjerrë tridhjet pretekste të ndryshme) tha: "Unë kërkoj falje publikisht dhe jam i detyruar të kthehem prapa." Një i tretë tha: "Unë kam fëmijë të vegjël që varen nga mua, çfarë mund të bëj?" Një i katërt tha: "Unë s'kam marrë masa për gruan time, prandaj unë duhet të iki, por sikur të jetë domosdoshmëri, unë do të kthehem prapë." Një i pestë tha: "Llogaritë e mia me persona të caktuar akoma nuk janë zgjidhur, sikur unë të bie martir, pasuria ime do shkretohet dhe një padrejtësi do të bëhet ndaj gruas e fëmijve të mi dhe të dyja, shkatërrimi dhe padrejtësia dënohen si të pështira nga feja jonë e shënjtë dhe nuk e kënaqin Perëndinë." Një i gjashtë tha: "Unë u kam borxh para të tjerëve dhe nuk kam njeri të merret me borxhin tim. Sikur të bie, borxhi nuk do më lërë të kaloj Urën e Seratit." Një i shtatë tha: Unë erdha pa dijeninë e nënës dhe ajo më kishte thënë: "Sikur të shkosh, të qoftë harram qumështi me të cilin të kam ushqyer." Unë kam frikë, nga kjo, mund të flakem prej nënës sime si paplotësuar detyrën." Një i tetë qante duke thënë: "Unë kam bërë be të vizitoj Qerbelanë këtë vit, një rrotullim rreth varrit të shenjtë të Kreut të Martirëve është e barabartë në meritë me njëqind mijë martirizime ose njëmijë pelegrinazhe në Mekë. Unë trembem se nuk do ta mbaj dot benë time e në këtë mënyrë do të jem i privuar nga ky bekim i madh." Të tjerë thanë: "Ne, nga ana jonë, as nuk kemi parë dhe as nuk kemi dëgjuar nga këta njerëz diçka që ata të na duken jo besimtarë, se ata gjithashtu thonë: "Nuk ka zot por Perëndi, Muhameti është Apostull i Perëndisë dhe Aliu është Miku i Perëndisë." Të shumtën, ata përkrakin që ardhja e Imam Mehdiut ka ndodhur. Le të ndodhë.e tyrja, se në të gjitha gjërat ata nuk janë më të këqinj se sunitë, që kundërshtojnë dymbëdhjetë Imamët dhe katërmbëdhjetë shenjtët e përsosur, njohin një të tillë si Omari si kalif, preferojnë Otman te Ali Ibn Abi Taleb dhe pranojnë Abu Bakrin si pasardhës të Profetit të shenjtë. Përse teologët tanë duhet t'i lënë ata vetëm dhe të luftojnë kundër tyre për çështje që nuk janë akoma vendosur se ç'është e drejtë e ç'është gabim?" Me një fjalë, nëpër kamp, u ngritën mumërima nga çdo gjuhë dhe ankesa nga çdo gojë, secili duke luajtur avazin e tij dhe duke nxjerrë pretekste të ndryshme, e të gjithë pritën veçse një justifikim bindës për t'ju shmangur luftimit. Prandaj, kur Abas Koli Kani kuptoi që kjo ishte arsyeja, ai, nga frika se mos sëmundja e tmerrit të tyre shpërndahej në ushtarët e tij, u detyrua të pranojë justifikimet e këtyre teologëve të nderuar, si dhe të dishepujve e ndjekësve të tyre, që u larguan në çast, duke u gëzuar shumë dhe duke u lutur për suksesin e Sartipit. ("Tarik Xhedad", f. 74-76) 385 "Mehdi Koli Mirzai mbeti ca i çuditur. Nuk ishte kjo që ai priste. Por, me një fjalë, ajo që e habiti edhe më shumë ishte se Serdari mund të konsiderohej që ishte mundur po ashtu si ai vetë, dhe ky mendim, i shoqëruar me të gjitha pasojat ngushëlluese për sedrën e tij, ia bëri çështjen shumë të këndshme. Jo vetëm ai nuk kishte më frikë që ndonjë prej mëkëmbësve të tij do të stolisej me lavdinë e lakmueshme të marrjes së kështjellës së Bábí-ve, por edhe fakti se nuk ishte vetëm ai që kishte dështuar: ai kishte një shok dhe një shok të cilit ai shpresonte t'i ngarkonte përgjegjësinë e të dyja disfatave. Shumë i kënaqur, ai mblodhi shefat e tij, të mëdhenj e të vegjël, dhe i vuri në dijeni të të rejave, duke shprehur, kuptohet, keqardhjen për fatin e keq të Serdarit dhe duke shprehur urime të zjarrta që një herë tjetër ky ushtar trim të kishte fat më të mirë". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 179). 386 "Princi shpërndau postet që do të mbante secili në zhvillimin e kësaj linje investimesh; ngarkoi me furnizimin e trupave Haxhi Kan Nuriun dhe Mirza Abdulla Navajin. Si oficerë kryesorë mori Serdar Abas Kuli Kan Larixhanin, për të cilin pas suksesit të pakët të këtij tregonte më shumë interes; pastaj Nasrollah Kan Bandibin, tjetër kryetar fisi, dhe Mustafa Kanin, nga Ashrafi, të cilit i dha komandën e tufangçive trima të atij qyteti dhe atë të suritive. Zotër të tjerë më pak të rëndësishëm komanduan njerëzit e Dudankehut dhe të Bala Rastakut, si dhe një numër nomadësh turq e kurdë që nuk ishin përfshirë në bandat e shefave të mëdhenj. Këta nomadë turq e kurdë u ngarkuan më posaçërisht me mbikqyrjen e armikut. Po fillohej, pas përvojash mjaft të shumta, të pranohej që nuk do të ishte keq të ruheshin pak më mirë se në të kaluarën. Turq dhe kurdë u ngarkuan pra të mos ia ndanin sytë, qoftë ditën qoftë natën, asaj që do të bëhej nga ana e armikut dhe të përgjonin për të parandaluar të papriturat". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 180-81). 387 "Mehdi Koli Mirzai, megjithatë, deshi t'u shtojë mjeteve të vjetra diçka nga shpikjet moderne, për të mos lënë pas dore asgjë, dhe solli nga Teherani dy topa dhe dy mortaja me municionet e nevojshme. Ai siguroi në të njëjtën kohë ndihmën e një njeriu nga Hirati, i cili kishte sekretin e një lënde eksplozive që, pasi ndizej, hidhej në shtatëqind metra largësi dhe digjte gjithçka. U bë prova dhe rezultatet ishin të kënaqshme. Kjo lëndë u hodh në kështjellë dhe u dha flakën e shpejt shndërroi në hi të gjitha banesat prej druri, kallami ose kashte që Bábí-të kishin ndërtuar brenda, si në oborr dhe në ledhin. Ndërsa bëhej ky shkatërrim, bombat e hedhura nga mortajat dhe gjylet i shkaktonin një dëm të konsiderueshëm një godine të ngritur me ngut nga njerëz që nuk ishin arkitektë, aq më pak inxhenierë, dhe që nuk u kishte shkuar mendja se do t'i sulmonin me artileri. Brenda një kohe të shkurtër mbrojtjet e kështjellës u shkatërruan; ato nuk ishin më veçse trarë të shembur nën veprimin e zjarrit, mbeturina druri të nxira që lëshonin tym, grumbuj gurësh të përmbysur". (Po aty, f. 181-82). 388 "Pasi u morën këto masa, u gërmuan vrima e hendeqe për të vendosur tufançitë, të cilët morën urdhër të qëllonin mbi të gjithë Bábí-të që do të dukeshin. Ndërtuan kulla të mëdha, me lartësi të njëjtë ose edhe më të larta se katet e ndryshme të fortesës dhe me anë të një zjarri pingul të vazhdueshëm ua bënë akoma më të vështirë armiqve të qarkullonin mbi muret e tyre ose edhe të përshkonin oborrin e brendshëm. Ky ishte një avantazh i konsiderueshëm. Por pas disa ditësh, shefat Bábí, duke përfituar nga gjatësia e netëve, i ngritën fortifikatat e tyre në mënyrë të tillë që i tejkaluan kullat e sulmit". (Po aty, f. 181). 389 Dita e nëntë pas Nevruzit. 390 "Në të vërtetë, disa prej tyre, menjëherë shkuan jashtë për të provuar të siguronin pak çaj e sheqer për Xhenab Kodusin. Më i shquari i tyre ishte Mulla Saed i Zarkanadit. Ai tashmë ishte një njeri aq i kompletuar në shkencë sa kur disa të ditur nga farefisi i Mulla Muhamet Takiut nga Nuri i drejtuan Xhenab Kodusit disa pyetje me shkrim, që preknin shkencën e parashikimit dhe astrologjisë, ky i fundit i tha Mulla Saedit: 'A shkruan ti me shpejtësi një përgjigje të shkurtër e të përmbledhur për ta, që të mos e mbajmë të presë lajmëtarin e tyre, dhe më pas do t'u shkruhet një përgjigje më të hollësishme.' Kështu, Mulla Saedi, megjithëse i nxituar nga prania e lajmëtarit dhe i shqetësuar nga gurguleja e rrethimit, shkroi me shpejtësi një ligjëratë shumë të bukur, ku ndërsa i përgjigjej pyetjes së kërkuar, ndërfuti edhe rreth njëqind tradita me vërtetësi të madhe, që bartnin të vërtetën e Manifestimit të ri për Dëshminë e premtuar, përveç disave që parashikonin ndalimin e atyre që kishin besuar në Zotin rreth Tabarsit dhe martirizimit të tyre. Njerëzit e ditur të Nurit u çuditën pa masë nga erudicioni i tij dhe i thanë: 'Çiltërsia na detyron të pohojmë se një paraqitje e tillë e këtyre çështjeve është një mrekulli e madhe dhe një erudicion dhe elokuencë e tillë, janë përtej Mulla Saedit që njihnim ne. Sigurisht që ky talent është dhënë nga lart dhe ai e bëri manifest për ne.' Ndërkohë që Mulla Saedi dhe shokët e tij ishin jashtë kështjellës, ranë në duart e trupave mbretërore dhe u çuan prej tyre para princit. Princi u përpoq me çdo mjet të nxirrte prej tyre ndonjë informacion rreth gjendjes së garnizonit Báb-i, numrit të tyre dhe sasisë së municioneve, por, megjithëse ai bëri ç'deshi, ai nuk mund të nxirrte gjë. Prandaj, kur u bind se Mulla Saedi ishte një njeri me talent dhe dituri, ai i tha atij: 'Pendohu dhe unë do të të liroj që të mos vritesh.' Mulla Saedi iu përgjigj: 'Kurrë ndonjeri nuk është penduar për bindjen ndaj komandave të Perëndisë, përse duhet ta bëj unë? Më shumë pendohen, kur po veprojnë në përputhje me kënaqësinë e Tij të plotë apo për të zezat që ndokush ka bërë më parë?' Dhe ai foli akoma më shumë me të njëjtën gjuhë. Prandaj më në fund atë e çuan me zinxhira dhe vargonj në Sari, ku, përkrah shokëve të tij, që ishin pesë vetë, e vranë në mënyrën më mizore." ("Tarik Xhadid", f. 79-80). 391 Shih fjalorthin. 392 Kështu ky i fundit ngriri katër kulla në të katër anët e kështjellës dhe i bëri aq të larta sa ata ishin në gjendje të kontrollonin me pushkët e tyre territorin e brendshëm të fortesës dhe ta bënin garnizonin tabelë për plumbat e tyre. Atëhere, duke parë këtë, besnikët filluan të gërmojnë kalime nëntokësore dhe të tërhiqeshin atje. Por toka e Mazendaranit shtrihet afër ujit dhe ështe e ngopur me lagështirë, që shtohet sa herë që bie shi, duke e shtuar dëmtimin, prandaj këta vuajtës të gjorë banuan mes baltës e ujit derisa petkat e tyre u kalbën nga lagështia. ... Kurdoherë që ndonjë nga shokët pinte gllënkën e martirizimit para syve të tyre, ata në vend të hidhëroheshin, gëzoheshin. Në këtë mënyrë, për shembull, në një rast kur një predhë ra mbi çatine e një kasolleje, që mori zjarr, Sheik Salehu nga Shirazi shkoi për të shuar zjarrin. Një plumb e goditi atë në kokë, duke e copëtuar kafkën e tij. Ndërsa ata po e ngrinin trupin e tij, një plumb tjetër mori dorën e Aga Mirza Muhamet Aliut, i biri i Sejed Ahmetit, që ishte Bábai i Aga Sejed Hasanit, "i shtrenjti". Po kështu, Aga Sejed Hyseni, "i shtrenjti", një djalë dhjetë vjeçar, u vra para syve të të atit dhe ai ra duke u rrokullisur mbi baltë e gjak, me krahët që i dridheshin si ato të një zogu gjysmë të plagosur." ("Tarik Xhadid", f. 81-83). 393 "Kjo vazhdonte prej katër muajsh; kështu Shahu filloi ta humbasë durimin; sukseset Bábí ndezën zemërimin e tij, që u shpreh me këto fjalë, sipas historianit persian: 'Ne mendonim që ushtria jonë ishte e gatshme të hidhej pa ngurrim në ujë e në zjarr, të luftonte pa frikë kundër luanit e balenës. Ne e dërguam të luftojë një grusht njerëzish të dobët e pa forcë dhe ajo nuk bën asgjë! Të mëdhenjtë e Mazendaranit mos mendojnë vallë që këto vonesa na pëlqejnë? Mos vallë ata e lënë zjarrin të rritet për të rritur sukseset e tyre? Epo mirë le ta dinë, unë do të bëj sikur Allahu të mos e kishte krijuar Mazendaranin dhe do t'i shfaros banorët e tij deri tek i fundit'". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muhammad dit le Báb", f. 322). 394 "Rrethimi vazhdonte që prej katër muajsh dhe nuk bëheshin përparime të ndieshme. Fortifikimet fillestare ishin shembur; por me një energji që nuk mund të mohohet, Bábí-të i kishin zëvendësuar me të tjera dhe, ditë e natë, i riparonin e i shtonin. Nuk mund të parashikohej si do të përfundonte kjo, aq më tepër që, siç do ta tregoj tani, Mazendarani nuk ishte më e vetmja pjesë e Persisë ku mbështetësit e fesë së re jepnin prova kaq të tmerrshme të besimit të tyre, të zellit të tyre dhe të trimërisë së tyre. Mbreti dhe kryeministri, të shqetësuar nga një situatë e tillë, lanë të shpërthente zemërimi i tyre kundër shefave të dërguar prej tyre. Ata nuk u kufizuan t'i qortonin për paaftësinë e tyre me fjalët më të hidhura, por i kërcënuan, ata dhe të gjithë popujt e provincës, se do t'i trajtonin si Bábí në qoftë se gjithçka nuk merrte fund sa më parë. Atëherë iu hoq komanda Mehdi Koli Mirzait dhe iu dha Afshar Sulejman Kanit, njeri me vendosmëri të njohur e me ndikim të madh, jo vetëm mbi fisin e vet, një prej më fisnikëve të Persisë, por edhe për të gjitha llojet e luftërave, të cilin e njihnin dhe e kishin në konsideratë të madhe. Ai mori udhëzimet më rrepta". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 183-84). "Ata që qëndronin të palëkundur kishin mbaruar së ngrëni jo vetëm zahiretë e tyre të fundit, por edhe barërat e pakta që kishin mundur të mblidhnin në vendin e rrethuar dhe të gjithë koren e drurëve. Atyre u mbetej lëkura e brezave të tyre dhe millet e shpatave. Ata përdornin gjithashtu mënyrën e treguar dikur nga ambasadori i Spanjës anëtarëve të ligës të rrethuar në Paris: ata bluanin kocka të vdekurish dhe bënin një lloj mielli. Më në fund, të detyruar nga e keqja, ata vendosën të bënin një lloj përdhosjeje. Kali i Mulla Hysenit kishte ngordhur nga plagët që kishte marrë natën e përgjakshme kur i zoti ishte vrarë. Bábí-të e kishin varrosur në shenjë respekti për kujtimin e shënjtorit të tyre, dhe disa rreze të lavdisë së tij, diçka nga nderimi i thellë që ai frymëzonte, valëviteshin mbi varrin e kafshës së varfër. U mblodh një këshill lufte dhe, duke shprehur keqardhjen rreth nevojës për të diskutuar çështje të tilla, bëri një diskutim për të ditur nëse gjendja tejet e rrezikshme mund t'i autorizonte besnikët ta çvarrosnin kalin e shenjtëruar dhe ta përdornin si ushqim. Me hidhërim të thellë ata vendosën që ky veprim ishte i falshëm. Ia morën pra tokës atë që i kishin dhënë, ndanë copat e kalit dhe, pasi i poqën me miell kockash, i hëngrën, pastaj kapën përsëri pushkët". (Po aty, f. 186-87). 395 'Abdu'l-Bahá tregon, në "Memorials of the Faithful" (f. 16-17), për vuajtjet dhe mundimet që hoqën mbrojtësit heroikë të fortesës së Sheik Tabarsit. Ai u bëri një nderim të shkëlqyer qëndrueshmërisë, përkushtimit dhe guximit të të rrethuarve, duke përmendur veçanërisht Mulla Sadek Mokadasin. "Për tetë ditë, thotë Ai, ata mbetën pa ushqim. Ata jetonin me lëkurën e këpucëve të tyre. Ajo u harxhua po ashtu shpejt dhe ata nuk kishin asgjë, përveç ujit. Ata pinin një gllënkë çdo mëngjes dhe shtriheshin të urritur e të kapitur në fortesën e tyre. Megjithatë, kur sulmonin, ata do të gjallëroheshin menjëherë mbi këmbët e tyre dhe tregonin në sy të armikut një guxim të mrekullueshëm dhe një rezistencë befasuese. ... Të mbash në të tilla rrethana një besim e durim të palëkundur është tepër e vështirë dhe të durosh të tilla dhimbje të llahtarshme është një fenomen i rrallë." 396 24 prill - 23 maj 1849 A.D. 397 Shih fjalorthin. 398 Referim ndaj Perëndisë, fjala Rahman do të thotë "i plotmëshirshëm". 399 9 maj 1849 A.D. 400 "Kjo kurajo e zymtë dhe e dëshpëruar, ky zell i pamposhtur, ky entuziazëm i paepur i bënin të mendonin shumë shefat e ushtrisë perandorake. Duke mos shpresuar të arrinin të shkallmonin fortifikimet nga të cilat i kishin zmbrapsur aq shpesh, ata menduan një dredhi. Princi ishte natyrisht i prirur për këtë, dhe Sulejman Kan Afshari, i dërguar i fundit nga Shahu për të kontrolluar veprimet ushtarake, e nxiste me të gjitha forcat, duke menduar se vonesa më të gjata do të dëmtonin fatin dhe jetën e tij". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 325). 401 Kurani, 7:88. 402 Shih fjalorthin. 403 "Rrafshuan të gjitha ndërtesat e ngritura nga Bábí-të, niveluan tokën që të mos mbetej asnjë gjurmë e mbrojtjes heroike të atyre që kishin vdekur për besimin e vet, duke menduar kështu t'i vinin shtupën historisë". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 327). 404 "I vendosën në një radhë dhe u dëfryen duke u çarë barkun: operacion aq më tepër i gëzueshëm sepse nga zorrët e çara dilte bar, ende i patretur, dëshmi e shkëlqyer e vuajtjeve që ata kishin hequr, por edhe e besimit që i kishte mbështetur. Disa, por shumë të rrallë, arritën të iknin në pyll". (Po aty). 405 Haxhi Abdul Maxhid Nishaburi, që përfundimisht u martirizua në Horasan. 406 "Ishte në atë kohë, shkruan Mirza Xhani, që Islami i dha botës një shfaqje të turpshme. Fitimtarët, nëse mund t'u jepet ky titull, deshën t'i dhurojnë vetes dehjet e triumfit. I mbuluan me zinxhirë Kudusin, Mirza Muhamet Hasan Kanin të vëllain e Bábol Báb-it, Ahund Mulla Muhamet Sadek Horasanin, Mirza Muhamet Sadek Horasanin, Haxhi Mirza Hasan Horasanin, Sheik Nematollah Amolin, Haxhi Naser Kazvinin, Mulla Jusuf Ardibilin, Aga Sejed Abdul Azim Kuin dhe disa të tjerë. I vendosën në mes të kortezhit, që u vu në lëvzje nën goditjet e tamburëve e tingujt e muzikës: dhe i goditnin sa herë që kalonin në një vend të banuar". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 327-28). "Atje nuk u kursyen skenat e egërsisë. Nëse disa i shpëtuan vdekjes, duke qenë se i shitën si skllevër, të tjerë u martirizuan. Ata që gjetën blerës dashamirës qenë Ahund Mulla Muhamet Sadek Horasani, Mulla Muhamet Mahvalati Dug Abadi, Aga Sejed Azim Kui, Haxhi Naser Kazvini, Haxhi Abdul Maxhid Nishaburi, Mirza Hysen Motavalli Kumi. Katër Bábí vuajtën martirizimin në Barfurush. Dy u dërguan në Amul: midis këtyre të fundit Mulla Nimatulla Amuli, tjetri Mirza Muhamet Baker Horasani Kaeni, kushëri i autorit tonë Bábí. Kaeni më parë banonte në Mashhad, në shëtitoren e quajtur Hijaban Bala, dhe shtëpia e tij, që e kishin quajtur Báb-ijeh, ishte vendi i pikëpjekjeve të sekretarëve dhe në të njëjtën kohë banesa e besimtarëve në udhëtimin e tyre për në Horasan. Veç shkencës së tij fetare, Kaeni ishte fort i shkathët nga duart dhe atij i detyroheshin fortifikimet e Sheik Tabarsisë". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 329). 407 "Veç kësaj, ai bëri të shtrihen përtokë, pranë njëri-tjetrit, të gjithë robërit, dhe njërit pas tjetrit u çanë barkun. Vunë re se shumë prej këtyre fatkeqëve i kishin zorrët të mbushura me bar të gjallë. Pas përfundimit të këtij ekzekutimi, panë se mbetej ende diçka për të bërë dhe vranë dezertorët që i kishin falur. Kishte edhe fëmijë e gra; i therën edhe ato. Kjo qe një ditë e përkryer. Vranë shumë dhe nuk rrezikuan asgjë". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 189). "Kur arritën në Amul, Mulla Nematollahun e torturuan me një egërsi të pamëshirshme. Ndoshta kjo pamje e çoi zemërimin e Kaenit deri në kulm. Sidoqoftë, kur xhelati iu afrua atij, Kaeni i këputi litarët që e mbështillnin, iu sul ekzekutuesit, ia rrëmbeu shpatën dhe e goditi me aq forcë sa koka e tij u rrokullis 15 hapa larg. Turma iu sul atij, por, i tmerrshëm, ai vrau te këmbët e tij të gjithë ata që i afroheshin sa i zinte shpata. U detyruan ta vrasin nga larg me të shtëna pushke. Pas vdekjes së tij, i gjetën në xhep një copë mish kali të pjekur, kujtim i mjerimeve që ai kishte duruar për besimin e tij". (Po aty, f. 329-30). 408 "Mbarë bota u mahnit për mënyrën sesi ata u flijuan. ... Mendja shtanget nga bëmat e tyre dhe shpirti mrekullohet nga burrëria e qëndresa trupore e tyre. ... Këto drita të shenjta kanë duruar heroikisht për tetëmbëdhjetë vjet me radhë rrebeshet e vuajtjeve, që kanë reshur mbi ta nga çdo anë. Me ç'dashuri, ç'devocion, ç'ngazëllim e ekstazë të shenjtë flijuan ata jetën e tyre në shtegun e Lavdiplotit! Të gjithë dëshmojnë për këtë të vërtetë. E, pra, si munden ata të ulin rëndësinë e këtij Revelacioni? A ka qenë ndonjë epokë dëshmitare ngjarjesh kaq të rëndësishme? Në qoftë se këta shokë nuk janë ithtarët e vërtetë të Perëndisë, kush tjetër do të mund të thirrej me këtë emër? A kanë rendur këta shokë pas pushtetit apo lavdisë? A kanë aspiruar ndonjëherë për pasuri? A kanë ushqyer dëshirë tjetër, veç pëlqimit të Perëndisë? Në qoftë se këta shokë, me të gjitha dëshmitë e tyre të mahnitshme e bëmat e mrekullueshme, janë mashtrues, cili atëherë është i denjë të pretendojë për vete të vërtetën? Betohem për Perëndi! Vetë veprat e tyre janë një dëshmi e mjaftueshme dhe një provë e pakundërshtueshme për të gjithë popujt e botës, sikur njerëzit të gjykonin në zemrat e veta për misteret e Revelacionit Hyjnor. 'Dhe ata që veprojnë padrejtësisht shpejt do të mësojnë se ç'fat i pret!'" ("Kitáb-i-Íqán, # 250, 251, 252). 409 11 maj 1849 A.D. 410 " Bábí-të vunë re me interes se disa kohë më pas Saidol Ulamanë e kapi një sëmundje e çuditshme. Me gjithë gëzofët me të cilët mbështillej, me gjithë zjarrin që digjej vazhdimisht në dhomën e tij, ai dridhej nga të ftohtit, e pra zjarri i brendshëm që e përvëlonte ishte kaq intensiv saqë asgjë nuk e qetësonte dot etjen e tij të pashuar. Ai vdiq, dhe shtëpia e tij që ishte aq e bukur mbeti e braktisur. Ajo u rrënua dhe pak nga pak u bë zakon të shkonin të hidhnin plehrat në vendin ku ajo ngrihej më parë. Këto fakte janë skalitur aq thellë në kujtesën e mazendaranasve, saqë ata kur shajnë njëri-tjetrin, gjithmonë përfundojnë duke thënë: pastë shtëpia jote fatin e asaj të Saidol Ulamait". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 330). 411 "Të gjitha gjasat janë që pas martirizimit të Xhenab Kodusit, një teolog fanatik, me emrin Haxhi Muhamet Ali Hamzai, cilësitë e të cilit në shpjegimet dhe dhuntitë shpirtërore njiheshin nga të gjithë, dërgoi fshehurazi disa persona të varrosnin pjesët e sakatuara në kolegjin e rënuar, të përmendur që më parë. Dhe ai, duke mos aprovuar sjelljen e Saidol Ulamas, e mallkoi, e shau atë dhe kurrë nuk shpalli vetë ndonjë dënim me vdekje ndaj ndonjë Báb-i, por, përkundrazi, siguroi varrim modest për ata që u vranë nga Saidol Ulama. Kur njerëzit e pyesnin atë për garnizonin e kështjellës, ai do t'u përgjigjej: "Unë nuk i dënoj dhe nuk flas keq për ta." Për këtë arsye gjysma e Barfurushit mbeti neutral, sepse në fillim ai i ndaloi njerëzit të përgojonin apo të ngisnin Báb-it, megjithëse më vonë, kur shqetësimi u bë i madh, ai e mendoi maturi të rrinte i heshtur dhe u mbyll në shtëpi të vet. Atëhere asketizmi i jetës, mëshira, dituria dhe virtyti ishin aq të mirënjohura nga njerëzit e Mazendaranit, siç ishin antifeja, antimorali dhe vdekshmëria e Saidol Ulamas." ("Tarik Xhadid", f. 92). 412 "Ai që e kishte njohur dhe që bëri pelegrinazhin me të [Kodusi] është vetë ai mbi të cilin kanë kaluar tetë njësi dhe që Perëndia e nderoi pranë engjëjve të tij në qiellin më të lartë, për shkak të mënyrës sesi ai u nda nga gjithçka dhe për veprën e tij të paqortueshme në pëlqim të Perëndisë". ("Bajani Persian", vëll. 2, f. 164). "Akoma më e mrekullueshme se sa ngjarjet e përshkruara më sipër, është përmbledhja e tyre dhënë nga Abas Koli Kani, me shumë shprehje admirimi, për Princ Ahmet Mirza. I ndjeri Haxhi Mirza Xhani shkruan: 'Rreth dy vjet pas fatkeqësisë së Sheik Tabarsit, unë dëgjova një që, megjithëse jo besimtar, ishte i ndershëm, i vërtetë, i denjë për t'u besuar dhe që rrëfente si vijon: "Ne po rrinim së bashku kur u aludua për luftën që bënin disa nga të pranishmit kundër Hazratit Kodus dhe Xhenab Bábol Báb-it. Princ Ahmet Mirzai dhe Abas Koli Kani ishin mes grupit. Princi e pyeti Abas Koli Kanin rreth problemit dhe ai iu përgjigj kështu: 'E vërteta e problemit është që nëse dikush nuk e ka parë Qerbelanë, ai, nëqoftëse ka parë Tabarsin, jo vetëm do të kuptonte çfarë ka ndodhur atje, por do të kishte pushuar së menduari për të dhe, sikur të kishte parë Mulla Hysenin e Boshrujehut, ai do të kishte qenë bindur se Kreu i Martirëve ishte kthyer në tokë dhe, sikur të kish parë veprat e mia, ai me siguri do të kishte thënë: "Ky është Shemri i kthyer përsëri me shpatë e ushtë." Unë betohem për pendën e shenjtë të Madhërisë së Tij, Qendra e Universit, se një ditë Mulla Hyseni, që kishte në kokë një çallmë jeshile dhe rreth supeve një qefin, vinte drejt nga kështjella, qëndronte përpara në fushë të hapur dhe, duke u mbështetur në ushtën që mbante në dorën e tij, tha: "O njerëz, përse, pa pyetur dhe nën ndikimin e pasionit dhe keqparaqitjeve të paragjykuara, ju veproni kaq mizorisht ndaj nesh dhe luftoni pa shkak të derdhni gjak të pafajshëm? Qofshi faqezinj para Krijuesit të Universit dhe të paktën na jipni kalimin, që ne të mund të ikim nga ky vend." Duke parë që ushtarët u spostuan, unë hapa zjarr dhe urdhërova trupat të qëllonin me qëllim të mbytnin zërin e tij. Përsëri e pashë atë të mbështetur te ushta e tij dhe dëgjova tri herë thirrjen e tij: "A ka njeri atje të më ndihmojë mua?", me qëllim që të gjithë ta dëgjonin atë. Në atë moment të gjithë ushtarët heshtën, disa filluan të qajnë dhe shumë nga kalorësit ishin dukshëm të prekur. I trembur se mos ushtria tërhiqej nga besnikëria e saj, unë i urdhërova ata përsëri të hapnin zjarr dhe të qëllojnë. ... Pastaj unë pashë Mulla Hysenin që zhveshi shpatën e tij, e ngriti fytyrën e tij drejt qiellit dhe e dëgjova atë të thërriste; "O Perëndi, unë e kam plotësuar dëshminë ndaj kësaj ushtrie, veçse ajo nuk bëri punë." Pastaj ai filloi të na sulmojë ne nga e djathta dhe nga e majta. Betohem për Perëndi se ai atë ditë e vërtiste shpatën në një mënyrë të atillë që e tejkalonte fuqinë e njeriut. Vetëm kalorësit e Mazendaranit mbajtën vendin dhe refuzuan të iknin. Dhe kur Mulla Hyseni ishte në valën e përleshjes, ai arriti një ushtar të arratisur. Ushtari u strehua pas një peme dhe u përpoq të mbrohej me mushqetën e tij. Mulla Hyseni i dha atij një goditje me shpatën e tij sa e çau atë, pemën dhe mushqetën në gjashtë copa. Dhe gjatë gjithë luftës, asnjëherë shpata e tij nuk bëri gabim, por çdo goditje që ai jepte binte vërtet. Nga natyra e plagëve të tyre, unë mund t'i njihja të gjitha ata që kishte rrëzuar Mulla Hyseni me shpatën e tij dhe që kur kisha dëgjuar e njohur se asnjë nuk mund ta përdorte shpatën siç duhet, përveç Kreut të Besimtarëve dhe se ishte pothuajse e pamundur për shpatën të priste kaq mirë, prandaj unë i ndalova të gjithë, që ishin në dijeni për këtë gjë, të mos ia u përmendnin të tjerëve, se mos trupat dekurajoheshin dhe u binte të fikët në luftim. Por në të vërtetë unë nuk e di çfarë u ishte treguar apo çfarë kishin parë ata, që erdhën për të luftuar me kaq zell e gëzim dhe të angazhuar aq me etje dhe kënaqësi në përpjekje, pa shfaqur në pamjen e tyre ndonjë gjurmë trëmbjeje apo frike. Çdonjeri mund ta imagjinojë se në sytë e tyre shpata e mprehtë dhe kama gjakderdhëse ishin veçse mjete për arritjen e jetës së përjetshme, prandaj qafat dhe gjokset e tyre i mirëpritën me aq etje ato, ndërsa ata dredhonin si salamandrat, rreth breshërit të egër të plumbave. Dhe gjëja që të habiste ishte se të gjithë këta njerëz ishin studjues dhe njerëz të diturisë, oshënarë të ndenjur të kolegjit dhe hajateve, të ushqyer me delikatesë dhe me trupa të dobët, të mësuar në të vërtetë me asketizmin, por të çuditshëm ndaj oshëtimit të topit, krismave të mushqetës dhe fushës së betejës. Gjatë tre muajve të fundit të rrethimit, megjithëse, ata ishin pa bukë e pa ujë, u mpakën nga kulmi i dobësisë për shkak të mungesës, bile edhe të aq pak ushqimi që të ishte i mjaftueshëm për të mbajtur frymën. Pavarësisht nga kjo, dukej sikur në kohën e betejës një shpirt i ri ishte fryrë në trupat e tyre, aq sa imagjinata e njeriut nuk mund ta konceptojë furinë e guximit dhe trimërisë. Ata i ekspozonin trupat e tyre ndaj plumbave dhe gjyleve të topit jo vetëm pa frikë dhe me guxim,por me etje dhe gëzim, që dukej sikur e vlerësonin fushën e betejës si një gosti e të përthyheshin për të braktisur jetën e tyre.'"'" ("Tarik Xhadid", f. 106-9) 413 1844 A.D. 414 Nëntor - dhjetor 1888 A.D. 415 Fjalë për fjalë "Emri i Fundit i Perëndisë". 416 16 maj 1849 A.D. 417 Kurani, 3:93. 418 Fjalë për fjalë "Pika e Fundit". 419 Referoju shënimit e dytë, para. 633. 1 Referoju shënimit e katërt, para. 587. 420 27 nëntor 1848 A.D. 421 Kurani, 2:94. 422 Shih fjalorthin. 423 Gjeneral brigade. (Shën. i shqipëruësit) 424 22 qershor - 21 korrik 1849 A.D. 425 17 nëntor - 17 dhjetor 1849 A.D. 426 Dhjetë Muharrem, përvjetori i martirizimit të Imam Hysenit, që atë vit ra më 26 nëntor 1849 A.D. 427 Sipas "Kashfol Gitait" (f. 41), emri i tij i plotë ishte Mirza Ali Sajah Maragehi. Ai kishte shërbyer si shërbëtor i Báb-it në Mah-Ku, radhitej ndër shokët e Tij drejtues dhe që më pas përqafoi Mesazhin e Bahá'u'lláh-ut. 428 15 janar 1850 A.D. 429 23 janar 1850 A.D. 430 I mbiquajtur Sobh Azal. 431 Pasuesit e Mirza Jahjait. 432 "Pretendimet e këtij të riu u bazuan mbi një dokument propozimi, tashmë në zotërim të Prof. Braun dhe është mbështetur nga një letër e dhënë në variantin frëngjisht nga Mons. Nikolas. Megjithatë, fallciteti ka luajtur një rol kaq të madh në dokumentet e shkruara të Lindjes sa që unë kam ngurruar të njoh vërtetësinë e atij propozimi. Dhe unë e shoh shumë të pamundur që ndonjë grup i njerëzve shumë të sinqertë duhet ta kishte pranuar dokumentin si pëlqim ndaj faktit të njohjes së tyre personale në lidhje me cilësitë e papërshtatshmë të Sobh Azalit. ... Eziston mundësia që ujdia e bërë që më parë, u sanksionua më tej, d.m.th. që Bahá'u'lláh-u kishte për të marrë për të tanishmen drejtimin privat të marrëdhënieve dhe të ushtronte talentin e tij të madh si mësues, ndërsa Sobh Azali (një i ri pavlerë) t'i jepte emrin e tij si kreu i pretenduar, veçanërisht në sy të të jashtëmve dhe agjentëve të qeverisë." (Dr. T. K. Cheyne, "The Reconciliation of Races and Religions", f. 118-19). 433 "Të betohem për Perëndinë, të Vetmin, të Fuqishmin, Gjithëbërësin, të peshosh në zemrën tënde këto shkrime që u dërguan me emër të tij [të Mirza Jahjait] për Pikën Fillestare [ Báb-i], që ti të mund të njohësh e dallosh, aq qartë sa dielli, shenjët e Të Vërtetit." ("Epistle to the Son of the Wolf", f. 125.) 434 1848-1849 A.D. 435 29 korrik 1831 A.D. 436 Shih fjalorthin. 437 1847 A.D. 438 Kurani, 103. 439 Shih fjalorthin. 440 Shih fjalorthin. 441 Shih fjalorthin. 442 1851-1852 A.D. 443 Fjalë për fjalë "Fleta Më e Lartësuar". 444 Titull i 'Abdu'l-Bahá-it. 445 "Aga" do të thotë "Mjeshtër", titull me të cilin ishte quajtur 'Abdu'l-Bahá-i. 446 Shih fjalorthin. 447 Një lloj xhybeje. 448 14 shkurt - 15 mars 1850 A.D. 449 1850 A.D. 450 Një nga titujt e Báb-it. 451 14 shkurt - 15 mars 1850 A.D. 452 Ai ishte i biri i Kurbanit, kryeguzhineri i Kaem Magamit, paraardhësi i Haxhi Mirza Agasit. 453 Fjalë për fjalë "Dajua Më i Madh". 454 1848 - 1849 A.D. 455 "Ai hoqi çallmën e tij dhe pasi ngriti fytyrën nga qielli, thirri: 'O Perëndi, Ti je dëshmitar se si ata po e vrasin birin e Profetit Tënd më të nderuar, pa gabime nga ana e tij.' Pastaj iu kthye xhelatit dhe i tha këto fjalë: 'Për sa kohë ndarja e brengës prej Tij do më vrasë mua? Prima kokën, që Dashuria të më japë një kokë.'" ("Masnavi", Libri 6, f. 649, 1, 2; bot. Alaod-Douleh) ("A Traveller's Narrative", shënimi B, f. 174). 456 Imami i Shtatë. 457 Sipas tregimit të Haxhi Moinos Saltanehut (f. 131), dervishi Mirza Kurban Ali e takoi Báb-in në fshatin e Kanlekut. 458 Shih fjalorthin. 459 "Mirza Kurban Aliu ishte i famshëm ndër mistikët dhe dervishët, kishte shumë miq e dishepuj në Teheran, përveçse ishte i mirënjohur nga shumica e fisnikëve dhe e njerëzve të rëndësishëm, bile edhe nga motra e Shahut. Ajo, për shkak të miqësisë me të dhe keqardhjen që ndjente për gjendjen e tij, i tha Madhërisë së tij, mbretit: 'Ai nuk është Bábí, por është akuzuar padrejtësisht.' Ndaj ata dërguan dhe e morën atë duke i thënë: 'Ti je dervish, studjues dhe njeri i diturisë, ti nuk i përket këtij sekti të keqorientuar; një dënim i padrejtë është diktuar kundër teje.' Ai iu përgjigj: 'Unë e quaj veten një nga pasuesit dhe shërbëtorët e Shenjtërisë së Tij, megjithëse unë nuk e di nëse më ka pranuar apo jo Ai si të tillë.' Kur ata vazhduan për ta bindur atë, duke u mbajtur me shpresën e një pensioni ose page, ai u tha: 'Kjo jetë dhe këto pika të gjakut tim nuk janë veçse një sasi e vogël, sikur të ishte imja perandoria e botës dhe të kisha njëmijë jetë, unë do t'i flakja ato në këmbët e miqve të Tij: "Të jap dhe kokën për të Shtrenjtin, Për mua është e thjeshtë sigurisht, Mbyll buzët, mos fol për meditimin, Për të s'kanë nevojë të dashurit me shpirt."' Kështu, më në fund ata, mbetën pa shpresë dhe vendosën që ai duhet të vdiste." ("Tarik Xhadid", f. 254.) 460 Referim ndaj Báb-it. 461 Kurban do të thotë "Flijim", pra, "Flijim për Báb-in." 462 "Kur ai u çua tek shtylla e ekzekutimit, xhelati ngriti shpatën dhe e goditi nga prapa. Goditja vetëm përkuli kokën e tij dhe bëri që çallma e dervishit, që ai mbante të rotullohej në tokë disa hapa para tij. Në moment, ndërsa ishte në frymën e fundit, ai dërgoi një sëmbim të ri për çdo zemër që emocionohet me recitimin e këtyre vargjeve: 'Lum ai që me dehje dashurie Ka fituar aq pak sa e di Nëse koka apo çallma duhet hedhur Në këmbët e të Shtrenjtit!' " ("Tarik Xhadid", f. 254-55). 463 "Atëhere kur ata u bënë gati për të filluar kasaphanën e prerjes së kokave dhe ishte radha që të vdiste Haxhi Mulla Ismaili, dikush shkoi tek ai duke i thënë: 'Sikur një nga miqtë e tu të jepte aq e kaq para për të të shpëtuar nga vdekja, me kusht që të heqësh dorë nga besimi, sepse kështu mund t'i bindë të të shpëtojë ty. Kur të pret vdekja e sigurt dhe ka një pyetje që shpëton jetën tënde, çfarë të keqe ka po të thuash "Unë nuk jam Báb-i" si një pretekst për të të liruar?' Ai iu përgjigj: 'Sikur të isha i gatshëm për të hequr dorë, edhe pa para, askush nuk do të më prekte mua." I shtyrë akoma më tej dhe shumë i kërkuar, ai lëvizi mbi turmën dhe thirri me qëllim që ta dëgjonin të gjithë: Zefir, të lutem, më ço një mesazh Te Ishmaeli që nuk është vrarë: "Të gjallë në rrugën e të Shtrenjtit Dashuria s'të lë të kthehesh prapë."'" ("Tarik Xhadid", f. 253-54) 464 1847-1848 A.D. 465 Imam Hyseni. 466 "Pasi jep me hollësi ndodhitë e parashtruara shkurtimisht më sipër, historiani Báb-i vazhdon të theksojë vlerën e veçante dhe karakterin unik të dëshmisë së dhënë me 'Shtatë Martirët'. Ata ishin njerëz që përfaqësonin klasat më të rëndësishme në Persi-teologë, dervishë, tregtarë, dyqanxhinj dhe zyrtarë qeveritarë, ata ishin njerëz që kishin gëzuar respektin dhe konsideratën e të gjithëve, ata vdiqën të patrembur, të gatshëm, pothuajse të etur, duke mohuar të shkëmbenin jetën me atë shtrembërim të lehtë buzësh që, nën emrin ketman ose takijeh, njihet nga shiitët si një hile përsosmërisht e justifikueshme në rast rreziku, ata nuk u shtynë në shpresën e mëshirës siç ishin ata që vdiqën në Sheik Tabarsi dhe Zanxhan, ata vulosën fatin e tyre me gjakun e tyre në sheshin publik të kryeqytetit Persian, ku ishte streha e ambasadorëve të huaj të akredituar në oborrin e Shahut. Dhe në këtë çështje historiani Báb-i ka të drejtë: edhe ata që që flasin ashpër për lëvizjen Báb-i në përgjithësi, duke e karakterizuar atë si një komunizëm shkatërrues të të gjitha rregullave dhe gjithë moraleve, shprehin përdëllimin për këto viktima të pafajshme. Ditës së tyre të martirizimit ne mund t'i përshtatim bukur refleksionin elokuent të Gobino mbi një tragjedi të luajtur dy vjet më vonë: 'Kjo ditë i dha Báb-it më shumë ithtarë të fshehur sesa mund të kishin bërë shumë nga predikimet. Unë sapo e thashë se përshtypja që la në popull gjaktfohtësia e tmerrshme e martirëve qe e thellë dhe jetëgjatë. Unë kam dëgjuar shpesh të tregohen skenat e kësaj dite nga dëshmitarë që i kanë parë me sytë e vet, nga njerëz pranë qeverisë, disa prej të cilëve zinin poste të rëndësishme. Duke i dëgjuar, mund të besohej me lehtësi se të gjithë ishin Bábí, aq të rrëmbyer tregoheshin nga admirimi për kujtime ku Islami nuk luante më rolin më të bukur dhe nga mendimi i lartë që ata shprehnin për burimet, shpresat dhe mënyrat e suksesit të sektit të tyre'". ("A Traveller's Narrative", shënimi B, f. 175-76). 467 11 dhjetor 1888 A.D. 468 Sipas traditave islamike, Fatimeja, vajza e Muhametit, do të shfaqet zbuluar ndërsa përshkon urën "Serat" në Ditën e Gjykimit. Me shfaqjen e saj një zë nga qielli do të deklarojë: "Hiqni sytë, o turmë njerëzish!" 469 Mirza Aga Kan Nuri, që pasoi Emir Nezamin si Vezir i Madh i Shah Nasered Dinit. 470 Aga Kalim, vëllai i Bahá'u'lláh-ut. 471 Sekretari i Bahá'u'lláh-ut. 472 Mirza Muhamet Ali Nahri. 473 "Kur ekzekutorët kishin përfunduar veprën e tyre të përgjakshme, shikues nga turma, të tronditur për një kohë nga guximi i matur i martirëve, përsëri shfrynë fanatizmin e tyre të egër duke shpërthyer në sulme ndaj trupave të vdekur të atyre, shpirtrat e të cilëve kishin kaluar përtej pushtetit të mërisë së turmës. Ata hodhën gurë dhe ndyrësi mbi trupat e pajetë, duke i dhunuar ata e duke klithur: 'Ky është çmimi për njerëzit e dashurisë dhe të tillëve që ndjekin Shtegun e Urtisë dhe të Vërtetës!' Ata nuk lejuan që trupat e tyre të futeshin në një tokë-varrimi, por i futën ata në një gropë jashtë Portës së Shah Abdul Azimit, që pastaj e mbushën." ("A Traveller's Narrative", shënimi B, f. 174-75.) 474 "Ndërsa këto ngjarje zhvilloheshin në Veri të Persisë, provincat e qendrës e të jugut ishin thellësisht të tronditura nga predikimet e zjarrta të misionarëve të doktrinës së re. Populli, i lehtë, i padjallëzuar, injorant, supersticioz në kulm, ishte shtangur nga habia për mrekullitë e vazhdueshme që dëgjonte të tregoheshin në çdo çast; mullatë të shqetësuar, duke e ndier kopenë e tyre të lëkundur e gati për t'u dalë nga duart, lëshonin gjithnjë e më shumë shpifje e akuza poshtëruese; gënjeshtrat më të trasha, imagjinatat më të përgjakshme përhapeshin prej tyre, duke ngjallur lemeri ose admirim". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 387). 475 "Kur pas një kohe", shkruan Mirza Xhani, "unë pata përsëri nderin të takoj Aga Sejed Jahjain në Teheran, unë vura re në pamjen e tij mbretërore shenjat e lavdisë dhe të pushtetit, të cilat nuk i kisha vënë re as gjatë udhëtimit tim të parë me të në kryeqytet, as në rastet e tjera të takimeve dhe e dija se këto shenja Komtonin afrimin së shpejti të ikjes së tij nga kjo botë. Më pas, gjatë bisedave, ai në shumë raste thoshte: 'Ky është udhëtimi im i fundit dhe paskëtaj ti nuk do të më shohësh më', dhe shpesh, me qëllim apo pa qëllim, ai i kthehej këtij mendimi. Herë pas here, kur ishim bashkë dhe biseda merrte rrjedhën e duhur, ai do të vinte në dukje: 'Shenjtët e Perëndisë janë të zot të parashikojnë ngjarjet që vijnë dhe unë betohem për Të dashurin, në dorën e të cilit ndodhet shpirti im, se e di e mund të them jo vetëm se ku dhe si do të vritem, po edhe se kush do të më vrasë mua. Po sa gjë e lavdishme dhe e bekuar është që gjaku im të derdhet për lartësimin e Fjalës së të Vërtetës!'" ("Tarik Xhadid", f. 115) 476 1850 A.D. 477 "Zelli i tij e nxiste dhe, i mbushur me dashuri për Perëndinë, ai donte t'i bënte të njohur gjithë Persisë lavdinë dhe gëzimin e së Vërtetës së pashoqe e të përjetshme. 'Të dashurosh dhe ta fshehësh sekretin është gjë e pamundur' ka thënë poeti: edhe Sejedi ynë filloi të predikonte hapur, në xhamitë, në rrugë, në pazare, në sheshet publike, më në fund kudo që takonte dëgjues. Një entuziazëm i tillë dha frytet e veta dhe konvertimet erdhën tek ai, të shumta e të çinteresuara: mullatë u prekën dhe e denoncuan me forcë sakrilegjin te Guvernatori i qytetit". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 390). 478 Emri i tij ishte Aga Kan. 479 Shih fjalorthin. 480 Imam Hyseni. 481 E dhjeta e Muharremit, dita kur Imam Hyseni u martirizua. 482 "Perëndia është Më i Madhi". 483 10 maj 1850 A.D. 484 "Kur ata do ta lidhnin me shpinë nga topi, ai tha: 'Ju lutem, më lidhni me fytyrë përpara topit, që të mund ta shoh zjarrin. Topçinjtë dhe dhe ata që po shikonin mbetën të shastisur me qëndrimin dhe gëzimin e tij dhe, në të vërtetë, një që mund të gëzohet në të tillë gjendje duhet të ketë besim dhe burrëri të madhe.'" ("Tarik Xhadid", f. 117) 485 "Kur u konstatua zhdukja e rebelit, Aga Kani lëshoi një psherëtimë lehtësimi. Veç kësaj, ai gjykoi se ndjekja e të arratisurve mund të paraqiste njëfarë rreziku dhe se ishte shumë më praktike, më e dobishme, më e leverdishme dhe më pak e rrezikshme të torturonin - me kusht që të ishin të pasur - Bábí-të ose gjoja të tillë që mbeteshin në qytet. Ai vuri të gjenin më të pasurit, i vrau dhe konfiskoi pasuritë e tyre, duke u hakmarrë kështu për fenë e turpëruar, gjë që ndoshta i interesonte pak, por mbushte kështu arkat e tij, gjë që i pëlqente së tepërmi". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 391). 486 Shih fjalorthin. 487 "Najrizitasit e pritën Sejed Jahjanë me entuziazmin më të madh; ai s'kishte veçse dy ditë që kishte arritur, kur një turmë njerëzish vinin ta takonin natën, nga frika e Qeverisë, thotë Fars Namehu, dhe u vunë në dispozicion të tij nga urrejtja për autoritetet. Të tjerë, në numër tepër të madh dhe që banonin sidomos në lagjen e Çenar Suktehut, u konvertuan në masë. Kjo tërhoqi të tjerë dhe shpejt Bábí-të numëronin në radhët e tyre tollabët e Çenar Suktehut që ishin rreth njëqind, kryetarin e tyre Haxhi Sheik Abdul Aliun - i ati i gruas së Sejed Jahjait - të ndjerin Ahund Mulla Abdul Hysenin, njeri fort i moshuar e i ditur në letërsinë fetare, Ahund Mulla Bakerin, pishnamaz i lagjes Mulla Ali Kateb, një tjetër Mulla Ali bashkë me katër vëllezërit e tij, dhe Kad Hodanë, dhe Rish Safidë, dhe njerëz të lagjes së quajtur Pazar, të tillë si i ndjeri Mashhadi Mirza Hyseni i mbiquajtur Kotëb, me gjithë familjen e të afërmit e tij, i ndjeri Mirza Abul Qasim që ishte i nipi i Guvernatorit, i ndjeri Haxhi Muhamet Taki i mbiquajtur Ajub dhe dhëndri i tij, Mirza Hyseni e mjaft të tjerë nga lagjja e Sadatëve [Sejedëve], dhe i biri i Mirza Nourait, dhe Mirza Ali Rezai, i biri i Mirza Hysenit, dhe i biri i Haxhi Aliut etj., etj. Të gjithë u konvertuan, disa natën e duke u dridhur, të tjerët pa frikë e në mes të ditës". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 393). 488 Shih fjalorthin. 489 27 maj 1850 A.D. 490 "Ai hipi në katedër dhe thirri: 'A nuk jam unë pra ai që ju gjithmonë e keni konsideruar si bariun dhe udhëheqësin tuaj? A nuk është me këshillën time dhe urdhrat e mi që ju i keni drejtuar ndërgjegjet tuaja në rrugën e shpëtimit? A nuk jam unë ai që ju gjithmonë ia keni dëgjuar fjalën e këshillat? Ç'ka ndodhur, pra, që ju më trajtoni sot si armik të fesë suaj dhe të juve vetë? Ç'gjë të ligjshme paskam ndaluar unë? Ç'gjë të ndaluar paskam lejuar? Çfarë sakrilegji paskam bërë? Në çfarë gabimi ju paskam futur? Dhe ja, për arsye se kam thënë të vërtetën, se ndershmërisht jam përpjekur t'ju mësoj, më shtypin e më torturojnë! Zemra ime digjet nga dashuria për ju, dhe ju më martirizoni. Mbani mend, mbani mend mirë se cilido që më hidhëron mua, hidhëron stërgjyshin tim, Muhametin Profetin e ndritur, dhe cilido që më vjen në ndihmë mua, i vjen në ndihmë atij. Në emër të asaj që keni më të shenjtë, cilido që dashuron Profetin le të më ndjekë pas!'". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 395). 491 Shih fjalorthin. 492 Shih fjalorthin. 493 Shih fjalorthin. 494 "Autori i Nasehot Tavarikut konstaton pa keqardhjen më të vogël se trupat perandorake ishin të stërvitura keq dhe kishin pak dëshirë të luftonin: kështu, pa menduar për asnjë çast që të sulmonin, ato ngritën një kamp që shpejtuan ta fortifikonin sa më shumë". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 401). 495 Shih fjalorthin. 496 "Megjithëse humbjet këtë herë ishin pak a shumë të barabarta, trupat perandorake nuk kishin më pak frikë: gjërat po zgjateshin, dhe për më tepër mund të çonin në hutimin e myslimanëve. Këta vendosën pra të përdorin dredhinë". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 403). 497 Shih fjalorthin. 498 "Ai rrëmbeu brezin jeshil të Jahjait, simbol i prejardhjes së tij të shenjtë, ia lidhi rreth qafës me një nyje dhe filloi ta tërhiqte përtokë. Pastaj erdhi Safari, vëllai i të cilit Shabani kishtë rënë viktimë e luftës, pastaj Aga Xhani, i biri i Ali Asgar Kanit, i vëllai i Zajnol Abedin Kanit. Dhe myslimanët, të nxitur nga këto skena, e goditën me gurë fatkeqin dhe e vranë duke e rrahur me shkop. Atëherë atij i prenë kokën, i ropën lëkurën, e mbushën me kashtë dhe e dërguan këtë trofe në Shiraz". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 406). 499 Sipas dëshmisë së 'Abdu'l-Bahá-it, ai ruante në kujtesë jo më pak se tridhjet mijë gojëdhëna (dorëshkrim i titulluar "Martirët Bahá'í"). 500 Bahá'u'lláh-u i referohet atij si "ajo figurë unike dhe e pashoqe e kohës së tij." ("Kitáb-i-Íqán", # 249) Báb-i në "Dalael Sabeh" i referohet atij me të tilla terma: "Shih edhe numrin e emrit të Perëndisë (Sejed Jahja). Ky njeri jetonte i qetë e i drejtë saqë askush, mik ose armik, nuk i mohon talentet dhe shenjtërinë e tij; të gjithë admirojnë madhështinë e tij në dije dhe lartësinë në të cilën ai ishte ngritur në filozofi. Referoju komenteve të Sures së Kousarit (Kurani: S. 108) dhe traktateve të tjera që janë shkruar për të dhe që provojnë rangun e lartë që ai mban pranë Perëndisë!". ("Libri i Shtatë Provave", përkthyer nga A. L. M. Nicolas, f. 54-55) 501 "Sejed Jahjai u mbyt me brezin e tij nga njëri, vëllezërit e të cilit ishin vrarë në rrethim dhe të tjerë Báb-i vdiqën njësoj nga duart e xhelatëve. Kokat e viktimave u mbushën me kashtë dhe duke marrë me vete këto trofe të trishta të trimërisë së tyre, së bashku me rreth dyzet ose pesëdhjet gra Báb-i dhe një fëmijë të moshës së re si robër, ushtria fitimtare u kthye në Shiraz. Hyrja e tyre në qytet shërbeu si rast për festime të përgjithshëme, robërit u parakaluan nëpër rrugë dhe pazare dhe më në fund u çuan para Princ Firuz Mirzait, që po kremtonte në një shtëpi vere të quajtur Kolah Farangi. Në prani të tij Mehr Ali Kani, Mirza Naimi dhe të tjerë oficerë numëruan hollësitë e fitores së tyre dhe morën urime e lavdërime. Gratë robina përfundimisht u burgosën në një han të vjetër jashtë portës së Isfahanit. Ç'pësuan ato nga duart e rrëmbuesve të tyre le të merret me mend." ("A Traveller's Narrative", shënimi H, f. 190.) "Atë ditë ishte ditë feste, tregon një dëshmitar që e kishte parë me sytë e tij. Banorët ishin shpërndarë në fushat afër, duke marrë me vete ushqimet dhe shumë prej tyre pinin, vjedhurazi, shishe plot me verë. Ajri kumbonte nga tinguj muzike, nga këngët e muzikantëve, nga thirrjet e të qeshurat e vajzave publike: pazari ishte stolisur, kudo shpërthente gëzimi. Përnjëherësh u bë qetësi e madhe. Njerëzit panë 32 deve, të ngarkuara secila me një rob fatkeq, me një grua ose një fëmi, të lidhur e të hedhur mbi samar si ndonjë pako. Rreth e qark ushtarë mbanin heshta të gjata, në majë të të cilave ishin vendosur kokat e Bábí-ve të vrarë në Najriz. Shëmtia e kësaj pamjeje shtangu së tepërmi popullsinë e paqëndrueshme të Shirazit dhe secili u kthye i hidhëruar në shtëpi. Karvani i llahtarshëm përshkoi pazarin dhe arriti deri te pallati i Guvernatorit. Ky ndodhej në kopshtin e tij dhe kishte mbledhur në qoshkun e tij, të mbiquajtur Kulah Farangi, të gjithë ata që Shirazi i numëronte si njerëz të pasur ose të shquar. Muzika pushoi vetvetiu, kërcimtarët ndaluan dhe Ali Kani si dhe Mirza Naimi, dy kryetarë të vegjël fisi që kishin marrë pjesë në fushatën, erdhën të tregojnë bëmat e tyre të larta dhe të përmendin robërit një nga një". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 407). 502 Duket, ah! sikur gjithë ky gjak i derdhur duhej të kish mjaftuar për të fashitur urrejtjen dhe egërsinë e myslimanëve; por nuk ndodhi kështu. Mirza Zajnol Abedin Kani, duke u ndier i kërcënuar nga dëshira për hakmarrje e njerëzve që ai kishte mashtruar e mundur, nuk u la as prehje as qetësi të mbijetuarve të sektit: urrejtja e tij kishte shpërthyer, ajo nuk do të merrte fund veçse bashkë me jetën e tij. Në fakt, të varfërit ishin dërguar në Shiraz, kurse të pasurit i kishin mbajtur. Zajnol Abedin Kani ia besoi një personi të ngarkuar që t'i shëtiste duke i rrahur me shkop përmes qytetit. Dëfreheshin në Najriz në ato momente. I varnin Bábí-të me katër gozhdë dhe secili vinte të ngopej me ankthin e fatkeqit që torturohej, u futnin kallama të ndezur nën thonjtë, i digjnin me hekur të nxehtë, i linin pa ujë e pa bukë, u bënin një vrimë në hundë, u futnin një spango në të dhe i shëtisnin kështu si arinj". (Po aty, f. 408). 503 "Aga Sejed Xhafer Jazdi i pa xhelatët që i dogjën turbanin, pastaj që e shëtitën atë vetë nga porta në portë duke u kërkuar para pronarëve". (Po aty, f. 408). 504 "Aga Sejed Abu Talebi, që ishte shumë i pasur, u ngarkua me zinxhirë, u dërgua prej Guvernatorit nga Najrizi në Madan dhe atje u helmua prej Haxhi Mirza Naserit, atij që në Shiraz e kishte urdhëruar Bábín t'i puthte dorën Sheik Abu Torabit. Dy gra Bábí, para se të kapeshin rob u hodhën në një pus dhe u vranë. Disa Bábí, duke dashur të hakmerren ndaj Mirza Zainol Abedin Kanit, u drejtuan për në Teheran për t'u ankuar te Lartmadhëria e Tij për mizoritë që ishin kryer. Ata kishin arritur deri në dy ose tri stacione nga kryeqyteti dhe po çlodheshin nga mundimi i udhëtimit kur kaloi andej një karvan me njerëz të Shirazit që i njohën, i arrestuan të gjithë, përveç njëfarë Zainul Abedini që mundi të arrinte në Teheran. Të tjerët i çuan në Shiraz, ku princi i ekzekutoi menjëherë. Atje vdiqën Qerbela Abul Hasani, tregtar fajanse, Aga Sheik Hadi, ungji i gruas së Vahidit, Mirza Aliu dhe Abul Qasim ibn Haxhi Zajna, Akbar ibn Abidi, Mirza Hasani dhe i vëllai Mirza Bábai". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 408-9). 505 29 qershor 1850. 506 " Bábí kishte gjithandej, kjo dihej shumë mirë. Persia ishte plot, dhe në qoftë se mendjet e shqetësuara për gjëra të përkryera, në qoftë se filozofët në kërkim të kombinimeve të reja, në qoftë se shpirtrat e lënduar, të cilëve padrejtësitë dhe dobësitë e kohës u ngjallnin neveri, deri atëherë i ishin kushtuar me zell idesë dhe premtimeve për një gjendje të re më të kënaqshme të punëve, me të drejtë mund të mendohej se imagjinatat e zhurmshme, amatore të veprimit, qoftë edhe me çmimin e një gjëme, se shpirtrat trima e të pasionuar për beteja dhe, më në fund, ambiciozët e guximshëm do të kishin një prirje të madhe për t'u sulur në radhët që dukeshin të pasura me shumë ushtarë të përshtatshëm për të formuar falanga trimash. Mirza Teki Kani, duke mallkuar butësinë me të cilën paraardhësi i tij Haxhi Mirza Agasi kishte lënë të lindë e të rritet një rrezik i tillë, e kuptoi se nuk duhej zgjatur më tej ky gabim dhe deshi ta priste të keqen që në rrënjë. Ai u bind se burimi ishte vetë Báb-i, autori i parë i të gjitha doktrinave që turbullonin vendin, dhe deshi ta zhdukte këtë burim". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 210-11). 507 "Megjithatë, Haxhi Mirza Takiu vendosi të godiste në kokë përbindëshin e Báb-izmit, ai u bind se duke dhënë këtë goditje, duke e larguar nga skena nxitësin e çrregullimeve dhe duke mos ushtruar ai më veprim, gjithçka do të futej në rrjedhën e vet të natyrshme. Sidoqoftë - gjë mjaft e shquar në një qeverisje aziatike, sidomos te një burrë shteti si Mirza Taki Kani, që nuk ishte shumë i prirur për një ekzagjerim të ashpërsisë - ky ministër pikësëpari nuk u ndal me urdhrin për ta vrarë novatorin. Ta nxirrte atë nga skuta e Çehrikut, ku një aureolë vuajtjeje, shenjtërie, dije, gojëtarie e rrethonte dhe e bënte të shkëlqejë si diell; t'ua tregonte popullatës ashtu siç ishte, domethënë ashtu si e përfytyrinte ai, ishte mënyra më e mirë për ta penguar të dëmtonte, duke asgjësuar prestigjin e tij. Ai, në fakt, e përfytyronte atë si një sharlatan vulgar, një ëndërrues të drojtur që nuk kishte pasur kurajon të konceptonte, aq më pak të drejtonte ndërmarrjet e guximshme të tre apostujve të tij, ose edhe të merrte pjesë në to. Një njeri i këtij lloji, i sjellur në Teheran dhe i vënë përballë dialekticienëve më të aftë të Islamit, nuk do të mund veç të thyhej me turp dhe kredia e tij do të shuhej shumë më mirë me këtë mënyrë sesa duke suprimuar trupin e duke lënë ende të valëvitet në mendjet e njerëzve fantazma e një epërsie që vdekja do ta bënte të pamohueshme. U bë pra projekti që ai të arrestohej, të sillej në Teheran dhe, gjatë rrugës, të nxirrej në publik, i lidhur me zinxhirë, i poshtëruar; të vihej të diskutonte kudo me mullatë, duke i imponuar heshtjen kur bëhej kokëkrisur: me një fjalë, t'i nxirreshin përpara një varg betejash të pabarabarta ku ai medoemos do të mposhtej, duke qenë qysh më parë i demoralizuar nga aq shumë mjete të përshtatshme për të thyer kurajon e tij. Ishte një luan që donin ta nevrikosnin, ta mbanin lidhur me zinxhir dhe ta çarmatosnin nga thonjtë e dhëmbët, pastaj t'ua linin qenve për të treguar se këta mund të triumfonin me lehtësi. Pasi të ishte mposhtur, pak rëndësi kishte se ç'do të vendosnin të bënin me të. Ky plan kishte rëndësinë e vet; por ai mbështetej në supozime, kryesoret e të cilave nuk ishin provuar aspak. Nuk mjaftonte ta përfytyroje Báb-in pa guxim e pa vendosmëri; duhej që ai të ishte realisht i tillë. Por qëndrimi i tij në fortesën e Çehrikut nuk jepte shkak për ta menduar. Ai lutej dhe punonte pa pushim. Ëmbëlsia e tij ishte e pandryshueshme. Ata që i afroheshin pësonin padashur ndikimin joshës të fytyrës së tij, të sjelljeve të tij, të gjuhës së tij. Ushtarët që e ruanin nuk kishin mbetur të gjithë të përjashtuar nga kjo dobësi. Vdekja atij i dukej e afërt. Ai fliste shpesh për këtë si për një ide që jo vetëm ishte e njohur, por edhe tërheqëse për të. Por po sikur i shëtitur kështu në të gjithë Persinë ai nuk do të mposhtej? Sikur ai të mos tregohej as arrogant, as frikacak, por shumë më lart se fati i tij i tanishëm? Sikur ai t'i vinte në pozitë të vështirë mrekullitë e dijes, të aftësisë e të gojëtarisë të ngritur në këmbë kundër tij? Sikur ai të mbetej më tepër se kurrë Báb-i për pjesëtarët e vjetër të sektit dhe të bëhej i tillë për indiferentët ose edhe për armiqtë e tij? Ishte të rrezikoje shumë për të fituar shumë pa dyshim, por edhe për të humbur shumë dhe, duke i menduar të gjitha këto, nuk guxuan ta sfidonin këtë mundësi". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 211-13). 508 "Kryeministri, pasi dërgoi Sulejman Kanin, Afsharin, e ngarkoi atë t'i çonte në Tabriz princit Hamzeh Mirza, që ishte bërë guvernator i Azerbajxhanit, urdhrin për ta nxjerrë Báb-in nga fortesa e Çehrikut dhe për ta dërguar në kalanë e Tabrizit, ku ai do të mësonte më vonë se ç'duhej të bënte". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 213). 509 12 qershor - 11 korrik 1850 A.D. 510 Sipas "A Traveller's Narrative" (f. 42), Báb-i ka krijuar jo më pak se treqind e gjashtëdhjetë derivate nga fjala "Bahá." 511 Titull që kishte Bahá'u'lláh-u ato ditë. 512 "Fundi i Manifestimit tokësor të Báb-it tashmë po mbyllet për ne. Ai Vetë e dinte atë para se të ndodhte dhe nuk ishte i pakënaqur me shpejtimin. Ai tashmë e 'kishte lënë shtëpinë në rregull', ndërsa vlerëson lidhjet shpirtërore të komunitetit Báb-i, të cilin Ai e kishte lënë, nëse nuk gabohem, në urtinë intuitive të Bahá'u'lláh-ut. ... Është e pamundur të mos ndjesh që kjo është shumë më e mundshme se sa pikëpamja që e bën Sobhi Azalin kujdestar të shkrimeve të shenjta dhe organizator të një vend-prehjeje për eshtrat e shenjta. Unë kam shumë frikë se Azalët e kanë manipuluar gojëdhënën në interes të partisë së tyre." (Dr. T. K. Cheyne, "The Reconciliation of Races and Religions", f. 65-66.) 513 Shih fjalorthin. 514 Persekutorë të pasardhësve të Muhametit 515 "Është pa dyshim një konçidencë e pazakontë që të dy, Ali Muhameti dhe Jezu Krishti raportohet të kenë adresuar këto fjalë ndaj një dishepulli: 'Sot ti do të jesh me mua në Parajsë.'" (Dr. T. K. Cheyne, "The Reconciliation of Races and Religions", f. 185) 516 Shih fjalorthin. 517 "Të nesërmen, herët në mëngjez, njerëzit e Hamzeh Mirzait, pasi hapën portat e burgut, e nxorrën Báb-in dhe dy nxënësit e tij. U siguruan se hekurat që ata kishin në qafë e në duart ishin të fortë; shtrëngicës së secilit prej tyre i shtuan një litar të gjatë, fundin e të cilit e mbante një farrash, pastaj, me qëllim që kushdo të mund t'i shihte e t'i njihte, i shëtitën kështu nëpër qytet, në të gjitha rrugët e në të gjitha pazaret, duke i mbuluar me sharje e me të goditura. Turma mbushte rrugët dhe njerëzit hipnin mbi supet e njëri-tjetrit për të parë sa më mirë njeriun për të cilin ishte folur aq shumë. Bábí-të, gjysmë Bábí-të, të përhapur në të gjitha anët, përpiqeshin të ngjallnin tek disa prej spektatorëve pak mëshirë ose ndonjë ndjenjë tjetër që të mund ta shfrytëzonin për të shpëtuar mësuesin e tyre. Indiferentët, filozofët, Sheikët, sufitë, i kthenin krahët kortezhit me neveri dhe ktheheshin në shtëpi, ose në të kundërtën e prisnin në qoshet e rrugëve, e sodisnin me një kureshtje të heshtur dhe asgjë më tepër. Masa reckamane, e zhurmshme, e ndieshme, u bërtiste me zë të lartë fjalë të ndyra tre martirëve; por ajo ishte gati të ndërronte mendim sapo ndonjë rrethanë çfarëdo t'i shtynte mendjet e tyre në një drejtim të ndryshëm. Më në fund, myslimanët, zotër të ditës, ndiqnin me fyerje robërit, përpiqeshin të çanin shpurën shoqëruese për t'i goditur në fytyrë ose në kokë, dhe kur nuk i largonin në kohë ose kur ndonjë copë xham i thyer godiste Báb-in ose ndonjë prej shokëve të tij në fytyrë, shpura dhe turma shkriheshin në gaz". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 220). 518 " Báb-i heshtëte; fytyra e tij e zbehtë dhe e bukur që e rrethonin një mjekër e zezë dhe mustaqe të vogla, pamja dhe sjellja e tij e shquar, duart e bardha e delikate, rrobat e tij të thjeshta, por të një pastërtie të këndshme, me një fjalë gjithçka në personin e tij ngjallte simpati e mëshirë". (Journal Asiatique, 1866, vëll. 7, f. 378). 519 "Dëshmi përkushtimi dhe vendosmërie të këtij njeriu fisnik jepen në një letër me shkrimin e tij të bekuar, e cila ishte në zotërim të vëllait të tij Mulla Abdullahu, që jeton akoma në Tabriz. Kjo letër, që ai e shkroi nga burgu, dy apo tre ditë para martirizimit të tij, në përgjigje të vëllait të tij, që i kishte shkruar e këshilluar të rrinte mënjanë nga përkushtimi dhe skllavëria; dhe prej kësaj ai bën apologjinë e tij. Dhe meqë martiri ishte më i riu nga dy vëllezërit, ai prej kësaj përshtat në letrën e tij një ton respektues. Teksti i përgjigjes së kësaj letre është si vijon: 'Ai është Ngushëlluesi. O Kibla ime! Falënderimet qofshin ndaj Perëndisë, unë s'kam gabim për të gjetur në gjendjen time, dhe "pas çdo dhimbjeje vjen qetësimi". Përsa më shkruan, që kjo çështje nuk ka fund, cila çështje, atëhere, ka një fund? Ne, të paktën nuk kemi pakënaqësi për këtë; duke qenë, në të vërtetë, të paaftë për të shprehur mjaftueshëm mirënjohjen tonë për këtë bekim. E shumta që mund të bëjmë, veç të vritemi për hir të Perëndisë, dhe, oh, sikur të ishte kjo ajo që ndodh! Vullneti i Zotit duhet të përmbushet nëpërmjet shërbëtorëvve të Tij, as maturia nuk mund ta evitojë fatin e paracaktuar. Ç'dëshiron Perëndia bëhet: nuk ka forcë përveç se në Perëndinë. O Kibla ime! Fundi i jetës së botës është vdekja: "çdo shpirt do të shijojë vdekjen." Nëse fati i caktuar, që Zoti (i madh e i lavdishëm është Ai) ka dekretuar duhet të më kapë mua, atëhere Perëndia është ruajtësi i familjes sime dhe ti je amaneti im, vepro me atë mënyrë që pajtohet me kënaqësinë e mirë të Perënsdisë. Harro çdo mungesë në respektin ose detyrën që kam ndaj një vëllai më të madh për të cilin unë mund të kem qenë fajtor, kerko falje për mua ndaj të gjithëve të familjes sime dhe më dorëzo te Perëndia. Perëndia është risku im dhe sa i mirë është ai si ruajtës!'" ("Tarik Xhadid", f. 301-3.) 520 "Në Persi kur pushkatojnë të dënuarit i lidhin pas një shtylle, me kurriz nga spektatorët dhe në mënyrë që ata të mos mundin të shikojnë shenjat e komandës". (Journal Asiatique, 1866, vëll. 7, f. 377). 521 "Një britmë e madhe doli nga turma në atë çast. Puna është se spektatorët panë Báb-in, të çliruar nga litarët, të shkonte i lirë drejt tyre. Një rastësi e mahnitshme kishte bërë që asnjë plumb s'e kish goditur të dënuarin; përkundrazi, litarët e tij ishin këputur dhe ai ishte liruar. Ishte një mrekulli e vërtetë dhe Perëndia e di ç'do të kish ndodhur po të mos ishte besnikëria dhe gjakftohtësia që regjimenti i krishterë tregoi në atë rrethanë. Ushtarët, për të qetësuar tronditjen e turmës që filloi të ngrinte krye, e gatshme të besonte të vërtetën e një feje që paraqiste kështu provat e veta, i treguan asaj litarët e këputur nga plumbat, demonstrim i dukshëm i kotësisë së mrekullisë. Në të njëjtën kohë e kapën Báb-in dhe e lidhën përsëri në shtyllën fatale. ... Këtë radhë ekzekutimi qe siç duhet; drejtësia myslimane dhe ligji kanonik kishin rifituar të drejtat e tyre. Por turma, e prekur gjallërisht nga pamja që kishte ndodhur para syve të saj, u tërhoq ngadalë, pak e bindur që Báb-i ishte një kriminel. Gabimi i saj, në fund të fundit, ishte i tillë vetëm për njerëzit e ligjit, dhe bota është zemërgjerë për krimet që nuk i kupton aspak". (M. C. Huart, "La Religion de Báb", f. 3-4). "Atëherë ndodhi diçka e çuditshme, e pashoqe në analet e njerëzimit.... Plumbat kishin këputur litarët që mbanin Báb-in dhe ai ra në këmbë pa asnjë gërvishtje". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 375). "Për një rastësi të jashtëzakonshme, plumbat prekën vetëm litarët që e mbanin të lidhur Báb-in; ata u këputën dhe ai u ndie i lirë. Zhurmë, shpërthime zërash kumbuan nga të gjitha anët, pa e kuptuar në fillim se si ishte puna". (Po aty, f. 379). 522 Sipas "A Traveller's Narrative" (f. 45), "gjokset [e viktimave] u bënë shoshë dhe gjymtyrët e tyre u bënë plotësisht copë, përveç fytyrave, që ishin veçse pak të dëmtuara." 523 "Lëvduar qoftë Perëndia, Që shfaqi Pikën [ Báb-in] dhe shpalosi që këtej dijen e të gjitha gjërave, të shkuara e të ardhme .... Kjo është Pika që Perëndia vendosi të jetë një oqean drite për të sinqertët midis shërbëtorëve të Tij dhe një Flakë Zjarri për rebelët midis krijesave të Tij e për të pafetë midis njerëzve të Tij." (Bahá'u'lláh, "Ishrakat", nga "Tabela të Bahá'u'lláh-ut", #8:6) "Në interpretimin që i ka bërë germës 'Há', Ai ka lakmuar martirizimin, duke thënë: 'M'u duk se dëgjova një Zë që më thërriste brenda qenies sime më intime: "Flijo në shtegun e Perëndisë gjënë që Ti do më shumë, ashtu si Hyseni, paqja qoftë mbi të, që ofroi jetën e tij për hirin Tim". Dhe po të mos i kushtoja vëmendje këtij misteri të pashmangshëm, për Atë që e ka qenien time në duart e Tij, sikur të gjithë mbretërit e tokës të bashkoheshin, ata do të ishin të pafuqishëm të merrnin nga unë qoftë edhe një thërrime të vetme, aq më pak munden këta shërbëtorë që nuk meritojnë asnjë vëmendje e që në të vërtetë janë mjeranë. ... Le ta dinë të gjithë shkallën e durimit Tim, nënshtrimin Tim dhe vetëmohimin Tim në shtegun e Perëndisë". ("Kitáb-i-Íqán", #260) " Báb-i, Zoti më i lartësuari - u flijoftë jeta e të gjithëve për Të, - u ka reveluar posaçërisht teologëve të çdo qyteti një Letër, në të cilën ka parashtruar tërësisht karakterin e mohimit e të refuzimit të secilit prej tyre. 'Prandaj hapni sytë mirë ju që jeni njerëz me intuitë!'" (Po aty, #257) "Ky Shpirt i shquar u ngrit me një fuqi të tillë saqë lëkundi shtyllat e fesë, të moralit, kushtet, doket e zakonet e Persisë dhe vendosi rregulla të reja, ligje të reja dhe një fe të re. Edhe pse personalitetet e mëdha të shtetit, pothuajse të gjithë klerikët dhe ofiqarët publikë u ngritën për ta shpartalluar e për ta zhdukur Atë, Ai u bëri ballë atyre i vetëm dhe tronditi gjithë Persinë. ... Ai i dha edukim hyjnor një shumice të pandriçuar dhe arriti rezultate të mrekullueshme në fushën e mendimeve, të moralit, të zakoneve e të kushteve të persëve." ('Abdu'l-Bahá, "Përgjigje për disa Pyetje", #8:1,3) "Të krishterët janë në fakt të bindur që në qoftë se Jezu Krishti do të kishte dashur të zbriste i gjallë nga kryqi, ai do ta kish bërë pa vështirësi: ai vdiq vullnetarisht, sepse duhej të vdiste për të përmbushur profecitë. E njëjta gjë është për Báb-in, thonë Bábí-të, që donin gjithashtu t'i jepnin një sanksionim të dukshëm fjalëve të tij. Edhe ai vdiq vullnetarisht, sepse vdekja e tij duhej të shpëtonte njerëzimin. Kush do të thotë ndonjëherë fjalët që Báb-i mundi të shqiptonte në mes të gjurulldisë së paparë që priti ikjen e tij: kush do ta dijë se çfarë kujtimesh trazonin shpirtin e tij të bukur, kush do të na tregojë ndonjëherë sekretin e kësaj vdekjeje. ... Pamja e poshtërsive, e turpeve, e veseve, e gënjeshtrës së atij kleri revoltonin shpirtin e tij të pastër e të sinqertë: ai ndiente nevojën e një reforme të thellë që duhej bërë në zakonet publike dhe iu desh, më se një herë, të ngurronte përpara perspektivës së revolucionit që i duhej të shpërthente për t'i çliruar trupat dhe inteligjencat nga zgjedha e trullosjes dhe e dhunës që rëndonte mbi të gjithë Persinë për përfitimin e madh të një elite ... kërkuesish të kënaqësive dhe për turpin më të madh të fesë së vërtetë të Profetit. Mëdyshja e tij duhet të ishte e madhe, ankthet e tij të tmerrshme, dhe atij iu desh bronzi i trefishtë për të cilin flet Horaci për t'u hedhur pa u menduar gjatë në oqeanin e bestytnive e të urrejtjeve që duhej fatalisht ta përpinte. Është një prej shembujve më të madhërishëm të kurajos që ai i dha të sodiste njerëzimit, dhe është gjithashtu një provë e admirueshme e dashurisë që heroi ynë u sillte bashkëqytetarëve të tij. Ai u sakrifikua për njerëzimin: për të ai dha trupin dhe shpirtin e tij, për të ai pësoi privacionet, poshtërimet, sharjet, torturën dhe martirizimin. Ai vulosi me gjakun e tij paktin e vëllazërimit universal, dhe si Jezusi ai pagoi me jetën e tij lajmërimin e mbretërisë së mirëkuptimit, të drejtësisë e të dashurisë për të afërmin. Më shumë se kushdo tjetër ai e dinte ç'rreziqe të mëdha grumbullonte mbi kokën e tij, ai kishte mundur të gjykonte vetë për acarimin që mund të arrijë fanatizmi i nxitur me zgjuarsi: por të gjitha reflektimet që ai mund të ketë bërë për këtë çështje nuk ishin mjaft të fuqishme për ta kthyer nga rruga në të cilën kishte vendosur tashmë të hynte: frika nuk pati asnjë ndikim mbi shpirtin e tij dhe i qetë, pa denjuar të hedhë një vështrim prapa, pa u turbulluar, në zotërim të plotë të vetvetes, ai u fut në zjarr". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 203-4, 376). "Kryetari i fesë së re kishte vdekur, dhe duke ndjekur llogaritë e Mirza Taki Kanit, kryeministrit, paqja më e thellë do të rivendosej në shpirtrat dhe nuk do të turbullohej më, të paktën nga kjo anë. Por urtia politike u gjend këtë herë në gabim dhe në vend që ta shuanin zjarrin, në të kundërtën kishin nxitur furinë e tij". "Do ta shohim tani, kur të shqyrtoj dogmat fetare të predikuara nga Báb-i: vazhdimësia e sektit nuk mbështetej aspak në praninë e tij; gjithçka mund të ecte e të zhvillohej pa të. Në qoftë se kryeministri do të kishte dijeni për këtë çështje themelore të fesë armike, ai ndoshta nuk do të ishte ngutur aq për të zhdukur një njeri, ekzistenca e të cilit, në fund të fundit, nuk kishte më për të rëndësi si dhe vdekja e tij". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 224, 225). "I tillë profet", shkruan Rev. Dr. T. K. Cheyne, "ishte Báb-i; ne e quajmë atë 'profet' se na mungon një emër më i mirë; 'po, unë ju them juve, profet dhe më shumë se profet.' Kombinimi i butësisë dhe fuqisë së Tij është aq e rrallë sa ne duhet ta vendosim atë në një vijë me njerëzit super-normalë. ... Ne dimë, që në momentet madhështore të karierës së tij, pasi ai kishte qenë në ekstazë, kaq shkëlqim force dhe madhështie rridhte nga pamja e tij sa asnjeri nuk mund të duronte të shikonte mbi shkrepëtimën e lavdisë dhe të bukurisë së tij. A nuk ishte një ngjarje e pazakontë që jobesimtarët vetvetiu përuleshin me nderim të thellë sa shikonin Shenjtërinë e Tij; ndërsa bashkëvuajtësit e kështjellës, megjithëse pjesa më e madhe Kristianë dhe Suni, gjunjëzoheshin me nderim kudo që shikonin fytyrën e Shenjtërisë së Tij. Një shndërrim i tillë është i mirënjohur te shenjtorët. Ai është vlerësuar si ngulitje e vulës qiellore në realitetin dhe plotësinë e veçimit të Báb-it." ("Pajtimi i Racave dhe Feve", f. 8-9) "Kush nuk mund të mos tërhiqet nga shpirti bujar i Mirza Ali Muhametit? Jeta e tij e brengosur dhe e persekutuar, dëlirësia e sjelljes së tij dhe rinia, guximi i dhe durimi absolut nën fatkeqësi, vetëmohimi i tij i plotë, ideali i paqartë për një gjendje më të mirë të gjërave që mund të shquhen nëpërmjet shprehjeve të errëta e mistike të Bajanit, por mbi të gjitha vdekja e tij tragjike, të gjitha shërbejnë për të radhitur simpatitë tona për Profetin e ri të Shirazit. Magjepsja e papërballueshme që i dha atij aq përkushtim gjatë jetës së tij, akoma është e gjallë dhe akoma vazhdon të ndikojë në mendjet e popullit persian." (Art. i E. G. Browne, "The Bábís of Persia", Journal of the Royal Asiatic Society, 1889, p. 933.) "Pak besojnë se me këto masa gjakatare do të ndalet përhapja e doktrinës së Báb-it. Ekziston një shpirt ndryshimesh kudo ndër persët, që do ta mbrojë këtë sistem nga shuarja, përveç që, doktrinat e tij kanë një natyrë tërheqëse për persët. Megjithëse tashmë i nënshtruar dhe i detyruar të përgjojë i fshehur në qyteza, merret me mend që besimi i Báb-it, larg dobësimit, po përhapet çdo ditë." (Lady Sheil, "Glimpses of Life and Manners in Persia", f. 181). "Historia e Báb-it, siç e quante veten Mirza Ali Muhameti, ishte historia e heroizmit shpirtëror të patejkalueshëm në përvojën e Svabhavas dhe shpirti i tij aventuroz u dogj prej saj. Që një i ri pa ndikim shoqëror dhe pa arsim, me forcën e dukshme të intuitës, do të ishte në gjendje të futej në zemër të gjërave dhe të shihte të vërtetën reale, pastaj të mbahej tek ajo me kaq vendosmëri bindjeje dhe ta paraqiste atë me aq forcë sa të ishte i aftë të bindte njerëzit se ai ishte Mesia e t'i fitonte ata ta pasonin drejt vetë vdekjes, është një nga ato fakte të shkëlqyera në historinë njerëzore mbi të cilën Svabhava donte të meditonte. ... Sinqeriteti i zjarrtë i Báb-it nuk mund të dyshohet, sepse ai dha jetën e tij për besimin e tij. Dhe që duhet të ketë diçka në mesazhin e tij që u bën thirrje njerëzve dhe kënaq shpirtrat e tyre, ajo dëshmohet nga fakti që mijëra dhanë jetën për kauzën e tij dhe miliona tani pasojnë atë. Nëse një djalë i ri, vetën në gjashtë vjet shërbim, me sinqeritetin e qëllimit të tij dhe me personalitetin e tij tërheqës, mund të frymëzojë njësoj të pasur e të varfër, të kulturuar e analfabetë me besim tek vetja dhe doktrinat e tij, që ata të qëndrojnë të patundur, megjithëse ndiqen dhe, pa gjyq, dënohen me vdekje, grihen copë-copë, mbyten, qëllohen, copëtohen nga topat; dhe nëse njerëz me pozitë e kulturë të lartë në Persi, Turqi dhe Egjypt me shumicë tërhiqen ndaj doktrinave të tij, jeta e tij duhet të jetë një nga ato ngjarje të njëqind vjetëve të fundit, që me të vërtetë ia vlen të studiohet." (Sir Francis Junghusband, "The Gleam", f. 183-84.) "Kështu, në vitin 1850, kur ishte vetëm tridhjetë vjeç, përfundoi kariera heroike e një njeriu-Perëndi i vërtetë. Për sinqeritetin e bindjes së tij se ai ishte i caktuar nga Perëndia, mënyra e vdekjes së tij është dëshmia ndoshta më e mjaftueshme. Me besimin se me atë do të shpëtonte të tjerët nga gabimet e besimeve prezente të tyre, ai sakrifikoi me dëshirë jetën e vet. Dhe dëshmi bindëse në forcën e tij për të tërhequr njerëzit është përkushtimi i zjarrtë i qindrave dhe bile mijërave që dhanë jetën e tyre për çështjen e kauzës." (Po aty, f. 210) " Báb-i vdiq, por jo Báb-izmi. Ai nuk ishte as i pari dhe as i fundit në vargun e gjatë të martirëve që kanë dëshmuar se, edhe në një vend të gërryer nga korrupsioni dhe të atrofizuar nga indiferentizmi si Persia, shpirti i një kombi mbijeton, i paqartë, ndoshta dhe në një mënyrë të pashpresë, por ende e aftë për hove të vrullshme të gjallërisë." (Valentine Chirol, "The Middle Eastern Question", f. 120.) 524 9 korrik 1850 A.D. 525 "'Perandori i Rusisë', thotë ai [Haxhi Mirza Xhani], 'dërgoi konsullin në Tabriz, duke e urdhëruar atë të hetojë plotësisht dhe të raportojë gjendjen e Shenjtërisë së Tij, Báb-it. Sapo mbërriti ky lajm, ata, d.m.th. autoritetet persiane, e vranë Báb-in. Konsulli rus thirri, në prani të tij, Aga Sejed Muhamet Hysenin, sekretarin e Báb-it, që ishte i burgosur në Tabriz, dhe e pyeti në lidhje me shënjat dhe rrethanat e Shenjtërisë së Tij. Aga Sejed Hyseni, meqë kishte prezent muslimanë, nuk guxoi të flasë hapur rreth Mjeshtrit të tij, por mundi me mjete të tërthorta të përcillte disa çështje dhe i dha atij [konsullit rus] edhe disa shkrime të Báb-it.' Që kjo deklaratë, të paktën pjesërisht, është e vërtetë provohet nga dëshmia e Dornit, që, duke përshkruar një dorëshkrim mbi një nga 'Komentet e Báb-it mbi Emrat e Perëndisë' (të cilën ai e quan 'Kurani i Bábí-ve'), thotë në faqen 248 të vëllimit 8 të Buletin i Akademisë Perandorake të Shkencave të Shën Petërburgut, se ai ishte 'marrë direkt nga sekretari i Báb-it, që, gjatë burgimit të tij në Tabriz, e dorëzoi atë në duart evropiane.'" ("Tarik Xhadid", f. 395-96). 526 Shih fjalorthin. 527 "Në Lindje është një zakon i vjetër sa s'mbahet mend, zakon në përdorim në rrethimin e Betylisë, sesi rreth varrit të Zotit Tonë, roje është një luftëtar që fle për shtatë palë qejfe pranë postit që i është ngarkuar të ruajë". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 166). "Nga kjo histori mund të shihet se ç'janë rojet persiane: funksioni i tyre është kryesisht të flenë pranë depos që janë të ngarkuar të ruajnë". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 378). 528 "Z. de Gobino, që është dakord për këtë me autorët e Nasehot Tavarikut, të Rouzatos Safa, të Meratol Boldan, me një fjalë me të gjithë historianët zyrtarë, tregon se pas ekzekutimit, kufoma e Báb-it u hodh në hendeqet e qytetit dhe u shqye nga qentë. Në të vërtetë nuk ndodhi kështu, dhe ne do ta shohim përse këto fjalë u përhapën si nga autoritetet e Taurizit pak të merakosura se mos merrnin qortime nga qeveria për një vetëkënaqësi të shitur shtrenjtë, ashtu dhe nga Bábí-të që donin të parandalonin kështu kërkimet e policisë. Dëshmitë më të sigurta të vetë spektatorëve të dramës ose të aktorëve të saj nuk më lënë asnjë fije dyshimi që trupi i Sejed Ali Muhametit të jetë marrë nga duar të mëshirshme dhe më në fund, pas peripecive që do të tregoj, të ketë pasur një varrim të denjë për të". (Po aty, f. 377). 529 "Teherani është pajisur kështu me respektin e një mauzoleumi dhe faltoreje për Shah Abdul Azimin. Të prehura nën një kube të artë, xixëllimat e së cilës unë i kam parë nga larg kur po kalëroja drejt qytetit, eshtrat e këtij individi të shenjtë thuhet se tërheqin rreth 300 mijë vizitorë në vit. Unë pashë që shumë shkrimtarë pa u matur zbulonin paditurinë e tyre për identitetin e shenjtit, duke e përshkruar atë si 'një musliman të shenjtë, faltorja e të cilit është shumë e frekuentuar nga besimtarët teheranas.' Megjithatë, duket se shumë para ardhjes së Islamit, kjo kishte qenë një vend i shenjtë, si sarkofag i një zonje tepër të shenjtë, në lidhje me të cilën mund të vihet re që faltorja është përkrahur nga gratë. Këtu, pas perandorisë muslimane, u varros Imam-Zadeh Hamzeh, i biri i Imamit të shtatë, Musa Kazem; dhe këtu, pasi iku nga Kalif Motavakeli, erdhi një personazh i shenjtë i quajtur Abul Qasim Abdul Azim, që jetonte në fshehtësi në Raj deri me vdekjen e tij më 861 A.D. (Ky është një përshkrim i dhënë nga Qitapi Majlesi Persisht, që citohet nga Sheik Naxhashi, citur Barki.) Më pas fama e tij errësoi atë të parardhësve të tij më të famshëm. Sovranët pasues, veçanërisht ata të dinastisë mbretërore, e kanë zgjeruar dhe zbukuruar togun e ndërtesave të ngritura mbi varin e tij, populllariteti gjithnjë në rritje i të cilit ka bërë që një fshat i konsiderueshëm të shtrihet rreth vendit të shenjtë. Xhamia ndodhet në shesh, rreth gjashtë milje në jugë-juglindje të kryeqytetit, sapo përtej rrënojave të Rajt dhe në largësi nga degëzimi malor që rrethon fushën e Teheranit në jugëlindje." (Lord Curzon, "Persia and the Persian Question", f. 345-47) 530 Një faltore lokale në Teheran. 531 "Është e vërtetë", shkruan Lord Kërzën, "që mbretërimi i tij [i Shah Nasered Dinit] u shpërfytyrua nga një apo dy akte dhune të vajtueshme; më i ligu i të cilëve ishte vrasja e Kryeministrit të tij, Mirza Taki Kanit, Emiri Nezam. ... Kunat i Shahut dhe njeriu i parë në mbretëri, ai i detyrohej hakmarrjes së intrigave të oborrit dhe xhelozisë së nxitur keq të sovranit të tij të ri, një mllef me të cilin armiqtë e tij nuk kënaqeshin deri sa kishin arritur vdekjen e viktimës së tyre të rënë, por akoma të frikshme." (Lord Curzon, "Persia and the Persian Question", vëll. 1, f. 402.) 532 "Të gjithë e dinin që Bábí-të kishin paralajmëruar fundin e afërm të kryeministrit dhe kishin njoftuar mënyrën e vdekjes së tij. Thuhet se kjo ndodhi tamam siç e kishin paralajmëruar martirët e Zanxhanit, Mirza Rezai, Haxhi Muhamet Aliu dhe Haxhi Muhseni. Ministri, i rënë nga fuqia dhe i ndjekur nga urrejtja mbretërore, hapi venat në fshatin Fin, pranë Kashanit, siç kishte ndodhur me të martirizuarit e tij. Pasardhës i tij qe Mirza Aga Kan Nuriu, prej një fisi fisnik të Mazendaranit, që deri atëherë kishte qenë ministër i luftës. Ky mbajtës i ri i pushtetit mori titullin Sadrazem, që mbajnë vezirët e mëdhenj të perandorisë otomane. Ishte viti 1852". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 230). 533 Kryeqyteti i distriktit të Hamsehut. "Hamsehu është një provincë e vogël në lindje të Kaflan Kuh, ose mali i Tigrit, midis Irakut dhe Azerbajxhanit. Kryeqyteti i saj, Zanxhani, me pamje të bukur, është i rrethuar me një mur me bedena e me kulla, si të gjitha qytetet persiane. Popullata aty është e racës turke dhe, po të mos ishte për nëpunësit e qeverisë, persishtja flitet pak. Rrethinat e qytetit kanë shumë fshatra, që nuk janë të varfëra; fise të fuqishme vijnë aty shpesh, sidomos në pranverë dhe në dimër". (Po aty, f. 191). 534 "Atëherë në ato vite [1266 dhe 1267 Hixhri] nëpër tërë Persinë iu vu zjarri shtëpive të Bábí-ve dhe secili prej tyre, në çdo katund që të ishte, qoftë edhe me dyshimin më të vogël, u shkua nën shpatë. U vranë më tepar se katër mijë shpirt dhe një shumicë e madhe gra e fëmijë, mbetur pa mbrojtje dhe parkrahje, të marrosur dhe pa mend, u shtypën dhe u shkatërruan." ("A Traveller's Narrative", f. 47-48). 535 "Ishte në këtë qytet një muxhtahid i quajtur Mulla Muhamet Ali Zanxhani. Ai ishte nga Mazendarani dhe kishte studiuar me një mësues të famshëm, të dekoruar me titullin Sharifol Ulama. Muhamet Aliu ishte i dhënë sidomos pas teologjisë dogmatike dhe jurisprudencës; ai kishte fituar reputacion. Myslimanët thonë se në funksionet e tij të muxhtahidit ai tregonte se kishte një shpirt të shqetësuar e të zhurmshëm. Asnjë çështje nuk i dukej atij as e studiuar në mënyrë të mjaftueshme dhe as e zgjidhur siç duhet. Fatvaset e tij të shumëzuara turbullonin ndërgjegjen dhe zakonet e besnikëve. I etur për gjëra të reja, ai nuk ishte as tolerant në diskutim, as i moderuar në debat. Herë-herë ai zgjaste pa të drejtë agjërimin e Ramazanit për arsye që askush nuk i kishte dhënë para tij; herë-herë rregullonte format e lutjes në një mënyrë fare të pazakontë. Ai ishte i pakëndshëm për njerëzit paqësorë, që e urrenin rutinën. Por, thonë gjithashtu, ai kishte shumë ithtarë që e konsideronin si një shenjtor, çmonin zellin e tij dhe betoheshin për të. Për të pasur një mendim krejt të paanshëm, mund të shihje tek ai një nga myslimanët e shumtë që, në vërtetë, nuk janë aspak të tillë, por që i nxit një taban shumë i gjerë e shumë i gjallë besimi e zelli fetar, të cilin kërkojnë me pasion ta vënë në përdorim. Fatkeqësia e tij qëndronte në faktin që ai ishte muxhtahid dhe gjente, ose më mirë besonte se gjente, një përdorim të natyrshëm të forcave të tij në përmbysjen e ideve trashëguara për çështje që nuk e përmbajnë këtë shqetësim". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 191-92). 536 1812-1813 A.D. 537 "Midis ulamave të qytetit ndodhej një personazh i quajtur Ahund Mulla Abdul Rahim, i famshëm për devotshmërinë e tij. Ai kishte një djalë që gjendej në Naxhaf e në Qerbela, ku ndiqte mësimet e të famshmit Sharifol Ulama i Mazendaranit. Ky djalë i ri ishte shpirt shqetësuar dhe e ndjente veten ca si ngushtë në kufijt e Shiizmit". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 332). 538 "Kur u kthye nga vendet e shenjta, ai kaloi nga Hamadani, ku banorët e pritën në mënyrë të admirueshme dhe iu lutën të qëndronte në qytetin e tyre". (Po aty, f. 336). 539 "Të gjithë ulamatë e qytetit erdhën t'i bënin vizitë dhe u larguan të shqetësuar për disa fjalë që ai kishte thënë dhe që tregonin një mënyrë të pari të gjërave pak të zakonshme. Në fakt, qëndrimi i të porsaardhurit nuk vonoi t'u tregonte këtyre personave të përshpirtshëm se nuk ishin gabuar në vlerësimet e tyre". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 336). 540 "Ekzistonte një han, që nga koha e Shah Abazit, që pak nga pak ishte transformuar në sigeh-haneh: për të mos lejuar shkeljen e ligjit shiit, njëfarë Mulla Dust Muhamet ishte vendosur aty me banim dhe bekonte bashkimet e përkohëshme midis burrave të ardhur nga jashtë dhe banueseve të këtij institucioni. Hoxhatol Islami - sepse këtë titull kishte marrë heroi ynë - e mbylli shtëpinë, martoi pjesën më të madhe të këtyre grave dhe të tjerat i dërgoi të shërbenin pranë familjeve të nderuara. Ai gjithashtu urdhëroi të fshikullohej një i quajtur Murat, tregtar verërash, shtëpinë e të cilit e shkatërroi". (Po aty, f. 332-33). 541 "Por veprimi i tij nuk kufizohej me kaq. Gjithmonë i shqetësuar për problemet që ngren një fe e bazuar mbi hadithe pothuajse gjithmonë kontradiktore, ai trazoi ndërgjegjen e besnikëve me fatvase të çuditshme që përmbysnin të gjitha idetë e trashëguara. Kështu ai nxorri përsëri një hadith sipas të cilit Muhameti paska thënë: 'Muaji i Ramazanit është gjithmonë i plotë'. Pa kërkuar origjinën e kësaj tradite gojore, pa u shqetësuar të dinte nëse ata që e kishin treguar ishin të denjë për t'u besuar, ai urdhëroi që ajo të ndiqet pikë për pikë, duke i nxitur kështu ata që e dëgjonin të agjëronin ditën e Fitr-it, gjë që përbën një mëkat të rëndë. Ai lejoi gjithashtu të bëhej përulja e thellë e lutjes duke e mbështetur kokën mbi një guriçkë kristali. Të gjitha këto risi tërhoqën ndaj tij një numër të madh ithtarësh që admironin dijen dhe veprimtarinë e tij; por ato nuk i pëlqyen klerit zyrtar, urrejtja e të cilit, e ngjallur nga shqetësimi, nuk njohu më kufij". (Po aty, f. 333). 542 "Ky erdhi dhe, me mirësjelljen e tij, me nurin që shprehte personi i tij, nuk vonoi të bënte për vete të gjithë ata që vinin në kontakt me të, madje edhe vetë Madhërinë e Tij. Tregojnë se një ditë që ai ndodhej te Shahu me disa prej kolegëve të tij, njëri prej tyre, një Ulama nga Kashani, nxorri nga gjiri një letër dhe ia dha Mbretit që ta nënshkruante. Ishte fjala për një firman që akordonte rroga. Huxhati që e kuptoi u ngrit dhe, me zjarr, damkosi klerin që kërkonte të paguhej nga Qeveria. Me hadithe e me Kuran në dorë, ai tregoi sesa i turpshëm ishte një kompromis i tillë, prejardhja e të cilit shkonte prapa në kohë te Bani Umajët. Kolegët e tij u zemëruan shumë, por Shahu, të cilit i pëlqeu kjo çiltëri, u kthye nga heroi ynë, i dha një bastun e një unazë dhe e autorizoi të kthehej në Zanxhan". (Po aty, f. 333-34). 543 "Njerëzit e Zanxhanit erdhën të shumtë para tij, duke bërë fli qe, deshë e pula. Dymbëdhjetë fëmijë dymbëdhjetë vjeç, që kishin në qafë nga një shami të kuqe për të treguar se ishin të gatshëm të bëheshin fli në rrugën e tij, qëndronin në mes të kortezhit. Kjo qe një hyrje triumfale". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 334). 544 "Ai i bëri dishepujt e tij model të virtytit e të vetëpërmbajtjes: tashmë njerëzit kishin shuar etjen me kupën e domethënieve fetare. Ata agjëronin gjatë tre muajve, i zgjatnin lutjet duke shtuar çdo ditë atë të Xhafar Tajarit, duke marrë një herë në ditë avdes me ujë të Kurit (masë legale e dëlirësisë), dhe më në fund të premten njerëzit mbushnin Xhamitë". (Po aty, f. 334). 545 "Më në fund, ai filloi të thoshte me zë të lartë lutjen e së premtes, që duhet të zëvendësojë atë të çdo dite kur shfaqet Imami. Atëherë ai komentoi disa prej fjalëve të Báb-it dhe përfundoi kështu: 'Qëllimi që ka ndjekur bota është sot në duart tona, pa perde, pa pengesa. Dielli i së Vërtetës ka dalë dhe dritat e imagjinatave e të imitimit janë shuar. Le të drejtohen sytë tuaj nga Báb-i e jo nga unë që jam më i përunjuri i skllevërve të tij. Dija ime para të tijës është si një qiri i shuar pranë yllit të ditës. Njiheni Perëndinë nga Perëndia dhe diellin nga rrezet e tij. Pra, sot është shfaqur Saheboz Zamani, Sulltani i Mundësive është gjallë'. Mendojeni vetë ç'përshtypje të thellë la ky fjalim tek ata që e dëgjuan. Pothuajse të gjithë u bindën dhe nuk diskutuan më me njëri-tjetrin veçse për cilësinë e vërtetë të Báb-it". (Po aty, f. 335). 546 "Në fakt konvertimi i Mulla Muhamet Aliut dhe i ithtarëve të shumtë të tij i kishte bërë edhe një herë të humbnin durimin Imam Xhomehun dhe Sheikol Islamin. Ata i shkruan letra të tërbuara Madhërisë së Tij, i cili iu përgjigj duke bërë që fajtori të arrestohej". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 336). 547 "Ai ishte në Teheran deri në momentin kur, me të vdekur Muhamet Shahu, Naseredin Mirzai që ishte bërë Naseredin Shah, emëroi Guvernator të Zanxhanit një prej dajallarëve të tij, Emir Arslan Kan Maxhdod Doulehun që ishte Eshik Agasi i Pallatit". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 337). 548 "Ai bëri aty një hyrje triumfale dhe të tillë që nuk do ta kishte pasur disa muaj më parë. Në fakt, i bërë Bábí, ai pa t'u shtohen të gjithë miqve të tij të vjetër ata të doktrinës së re. Një numër i madh njerëzish të pasur e me konsideratë, ushtarakë, tregtarë, madje edhe mullahë, i dolën përpara ta prisnin në një distancë prej një ose dy etapash dhe e çuan në banesën e tij, jo si ndonjë të mërguar që kthehet, jo si ndonjë lutës që s'kërkon veçse prehje, madje as si ndonjë rival mjaft të fortë për të bërë që ta kenë frikë: ishte një mësues që u shfaq". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 193). "Autori i 'Nasehot Tavarikut' e pranon edhe vetë se një numër i madh banorësh të Zanxhanit, e ndër ta funksionarë të lartë të qytetit, erdhën deri në dy etapa distancë për t'i dalë përpara të arratisurit. Ai u prit si një fitimtar, dhe u flijuan një numër i madh deshësh për nder të tij. Askush nga kampi kundërshtar nuk guxoi t'i kërkonte llogari për ikjen e tij nga Teherani dhe për kthimin e tij në Zanxhan. Por për Islamin qe e vështirë, sepse Zanxhani nuk e pati aspak për bezdi të predikonte haptazi pazareve doktrinën e re. Autori mysliman vë në dukje se të gjithë zanxhanasit, duke qenë hajvanë, ranë brenda menjëherë; por, duke përgënjeshtruar vetveten, ai deklaron se vetëm varfanjakët, ziliqarë për pasuritë e kësaj bote, dhe njerëzit e pafe u grumbulluan rreth kryetarit të ri. Ata ishin të shumtë në numër, po t'i besosh, sepse ai i çmon deri në pesëmbëdhjetë mijë veta, gjë që më duket ca e ekzagjeruar". (Po aty, f. 337-38). 549 "Maxhdod Doulehu, guvernatori i qytetit, njeri mizor e i ashpër, shumë i zemëruar që pa të kthehet një person aq i bezdisur si Hoxhati, dha urdhër të fshikullohet Muhamet Biku dhe t'i pritet gjuha në Qerbela Vali." (Po aty, f. 337). 550 Shih fjalorthin. 551 Shih fjalorthin. 552 "Myslimanët ua mbathën para kësaj pamjeje dhe të plagosurin e kuroi tezja e vet nga Mir Salahu, në shtëpinë e saj". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 341). 553 16 maj 1850 A.D. 554 "Guvernatori dhe ulamatëi i shkruan Madhërisë së Tij raporte ku linin të kuptohej frika dhe halli i tyre. Shahu, që sapo ishte çliruar nga lufta e Mazendaranit, shumë i zemëruar që shihte një rebelim tjetër në një pikë tjetër të perandorisë së tij, i shtyrë veç kësaj nga Sadrazemi i tij dhe nga ulamatë që kishin shpallur luftën e shenjtë, dha urdhër të vriteshin Bábí-të dhe të plaçkiteshin pasuritë e tyre. Urdhri arriti në Zanxhan të premten më 3 të Raxhabit". (Po aty, f. 341-42). 555 "U bë një rrëmujë e madhe. Myslimanët të shastisur vraponin nga të gjitha anët, duke kërkuar gratë e tyre, fëmijët e tyre, këtë ose atë pjesë të pronës së tyre. Ata shkonin e vinin, si të çmendur, të shkalluar, duke qarë ato gjëra që nuk mund t'i merrnin. Mund të shihje familje që ndaheshin, etër që dëbonin djemtë e tyre, gra që dëbonin burrat e tyre, fëmijë që dëbonin nënat e tyre. Shtëpi të tëra mbetën të braktisura, kaq e madhe ishte ngutja, dhe Guvernatori dërgoi në fshatrat aty afër për të mbledhur me forcë njerëz për luftën e shenjtë". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 342). 556 " Bábí-të, nga ana e vet, nuk qëndronin inaktivë: ata organizoheshin dhe përgatitnin mbrojtjen e tyre. Huxhati i këshillonte që kurrë të mos sulmonin: 'O vëllezër, u thoshte ai, mos kini turp nga unë. Mos mendoni që meqë ju jeni shokët e Sahiboz Zamanit duhet të pushtoni botën me majën e shpatës suaj. Jo, betohem për Perëndi. Do t'ju vrasin, do t'ju djegin, do t'i çojnë kokat tuaja nga qyteti në qytet. E vetmja fitore që ju mbetet është të sakrifikoni, veten tuaj, gratë tuaja dhe pasurinë tuaj. Perëndia ka dashur gjithmonë që në çdo epokë gjaku i shpallësve të besimit të jetë vaji i llambës së fesë. Ju keni dëgjuar të flitet për torturat midis të cilave vdiqën martirët e Mazendaranit. I vranë sepse pohonin që Mehdiu i premtuar ishte shfaqur. Unë ju them, cilido që nuk ka forcën për të përballuar vuajtjet, të ikë në anën tjetër, sepse ne do të na martirizojnë: mësuesi ynë a nuk është në duart e tyre?'". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 342-43). 557 "Imagjinoni një qytet persian. Rrugët janë të ngushta, me një gjërësi prej katër, pesë ose dhjetë këmbësh e shumta. Toka, e pashtruar me kalldrëm, është plot gropa të thella, kështu që mund të ecet vetëm me kujdesin më të madh për të mos thyer këmbët. Shtëpitë, pa dritare mbi rrugë, japin në të dyja anët pamjen e një vazhdimësie muresh, në shumicën e rasteve të lartë nja pesëmbëdhjetë këmbë dhe me një terracë pa parmakë mbi to, ndonjëherë aty-këtu të dominuara nga ajo që quhet një bala haneh ose vilë pothuajse e ndriçuar, që zakonisht është shtëpi e një njeriu të pasur. Të gjitha këto janë prej balte, me qerpiç, me tulla të pjekura në diell, me parvaze tullash të pjekura në furrë. Ky lloj ndërtimi, tepër i vjetër dhe që para kohëve historike ishte në përdorim në qytetet e lashta të Mesopotamisë, ka me të vërtetë avantazhe të mëdha: ai kushton lirë, është i shëndetshëm, është i përdorshëm si për përmasa të vogla dhe për përmasat më të mëdha; mund të bësh një kasolle të lyer pak me gëlqere: mund të bësh gjithashtu një pallat, të mbuluar nga lart deri poshtë me mozaike vezulluese prej fajance, me piktura e me prarime të çmuara. Por, siç ndodh me të gjitha gjërat në botë, të gjitha këto avantazhe kompensohen një çikë nga lehtësia me të cilën banesa të tilla shemben me përpjekjen më të vogël. Nuk ka nevojë për top; shiu, po të mos tregohesh i kujdesshëm, mjafton. Kështu mund të kuptohet fizionomia e veçantë e këtyre trojeve të famshme, ku kujtimi dhe tradita tregojnë qytete shumë të mëdha, nga të cilat nuk duken më veçse disa mbeturina tempujsh, pallatesh dhe tumula të shpërndarë në rrafshinë. Në fakt, brenda disa vitesh lagje të tëra zhduken pa lënë gjurmë, në qoftë se shtëpitë nuk mirëmbahen. Duke qenë se të gjitha qytetet e Persisë janë ndërtuar mbi bazën e të njëjtave të dhëna dhe të formuara nga të njëjat elemente, mund të përfytyrohet Zanxhani, me rrethimin e tij me bedena e të pajisur me kulla, pa hendeqe, me rrugët e tij të shtrembëra, të ngushta e gropa-gropa. Në mes ekzistonte njëfarë fortese e punuar trashë që quhej 'Pallati i 'Ali Mardan Kanit'". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 197-98). 558 "Ai [guvernatori i Zanxhanit], duke patur frikë për vehte, mori menjëherë masa për mbrojtjen e pushtetit të tij dhe nisi te Mirza Muhamet Taki Kani një përmledhje të ngatërruar të punëve, sepse ai kishte frikë se mos dikush tjetër fitonte më shumë ndikim se sa ç'kishte ai dhe në këtë mënyrë pushteti i tij dhe konsiderata për të do të dobësoheshin. Në vijim të raportimeve të tij, nënkoloneli Sejed Ali Kani i Firuz Kuhut, mori komandën mbretërore për të shkuar me një trupë kalorësie dhe këmbësorie në Zanxhan, ku të arrestonte Mulla Muhamet Alinë, që ishte tërhequr me pasuesit e tij (afërsisht pesëmijë veta) në fortesë. Me të mbërritur, Sejed Ali Kani bëri rrethimin e kështjellës dhe, në këtë mënyrë, ishte ndezur zjarri i luftimit e ditë për ditë rritej numri i atyre që vriteshin nga të dy palët, derisa pas një kohe ai pësoi një disfatë të turpshme dhe u detyrua të kërkonte përforcime nga kryeqyteti. Qeveria dëshironte të dërgonte nënkolonel Xhafer Koli Kanin, vëllai i Itemadod Douli, por ai e justifikoi veten dhe i tha Emir Kabir Mirza Taki Kanit: 'Unë nuk jam Ebn-Zijad të shkoj e të bëj luftë me një grup sejedësh dhe njerëz të diturisë, për parimet e të cilëve unë nuk di asgjë, pavarësisht se do të isha plotësisht gati për të luftuar rusët, çifutët ose të tjerë të pafe.' Përveç tij edhe oficerë të tjerë nuk treguan prirje për të marrë pjesë në këtë luftë. Mes tyre ishte Mir Sejed Hysen Kani i Firuz Kuhut, të cilin Emiri, Mirza Taki Kani, e përzuri dhe e poshtëroi sapo mori vesh mendimet e tij. Po ashtu, shumë oficerë të sektit Alijollahi, megjithëse shkuan në luftë, u tërhoqën prej saj, kur mësuan më shumë rreth problemit. Kreu i tyre i kishte ndaluar të luftonin dhe ata, për këtë arsye, ikën. Sepse në librat e tyre shkruhet që kur të vinë ushtarët e Guranit në kryeqytetin mbretëror, atëhere Zoti i Epokës (të cilin ata e quajnë Perëndi) do të shfaqet dhe profecia e tij tashmë u përmbush. Ata kanë edhe disa vjersha që përmbajnë datën e Manifestimit dhe këto, gjithashtu, u bënë realitet. Prandaj u bindën se kjo ishte e Vërteta që u bë manifest dhe kërkuan falje për pjesëmarrje në luftë, gjë të cilën ata, deklaruan, nuk ishin në gjendje ta bënin. Dhe Bábí-ve ata u thanë: 'Në konfliktet vijuese, kur struktura e fesë suaj do të ketë marrë forcë, ne do t'u ndihmojmë.' Shkurtimisht, kur oficerët e ushtrisë kuptuan që kundërshtarët e tyre s'kishin asgjë, përveçse se devocion, besim dhe nderim, disa u lëkundën fshehurazi dhe nuk e shprehën forcën e tyre të plotë në luftë." ("Tarik Xhadid", f. 138-43). 559 Sipas Gobinosë (f. 198), ai ishte nipi i Haxhi Muhamet Hysen Kan Isfahanit. 560 "Ditën e katërt, myslimanët panë me gëzim të madh të hynte në lagjen e qytetit që zinin ata Sadrod Doulehun, të nipin e Haxhi Muhamet Hysen Kanit, prej Isfahani, në krye të kalorësve të fiseve të Hamsehut, që vinte nga Sulltania. Edhe të nesërmen e në ditët që vijuan erdhën përforcime. Këta ishin pikësëpari Sejed Ali Kani dhe Shahbar Kani, njëri nga Firuz-Kuh, tjetri nga Marageh, me dyqind kalorës dhe fiset e tyre përkatëse; Muhamet Ali Kan Shah Suni me dyqind kalorës afsharë; pastaj pesëdhjetë artilierë me dy topa e dy mortaja; kështu që guvernatori u gjend i pajisur me të gjitha rezervat e dëshirueshme dhe i rrethuar nga një numër i madh shefash ushtarakë, shumë prej të cilëve me reputacion". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 198-99). "Një prej ditëve më të tmerrshme që përmend ditari i rrethimit, është dita 5 e Ramazanit. Mustafa Kani, Kaxhar, me regjimentin e pesëmbëdhjetë të Shegagisë; Sadrod Doulehu me kalorësit e tij të Hamsehut; Sejed Ali Kani nga Firuz-Kuhu, me regjimentin e vet; Muhamet Agai, kolonel, me regjimentin e Naserit, të quajtur ndryshe regjimenti i mbretit; Muhamet Ali Kani me kalorësit Afsharë; Nabi Beu, majori, me kalorësit e fisit të tij dhe një grup njerëzish të Zanxhanit që kishin mbetur besnikë. Të gjithë këta u sulën, që para se të lindë dita, kundër veprave të Bábí-ve. Qëndresa qe e tmerrshme, por shkatërruese. Anëtarët e sektit panë të binin njëri pas tjetrit shefa që nuk i zëvendësonin dot, shefa trima dhe, në sytë e tyre, shenjtorë: Nur Aliu, gjahtari; Baksh Aliu, karpentieri, Hodadadi dhe Fat'hollah Beu, të gjithë të rëndësishëm për Kauzën. Ata ranë, disa në mëngjes, të tjerët në mbrëmje". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 200). 561 "Unë kam parë në Zanxhan gërmadha të kësaj dite të ashpër: lagje të tëra ende nuk kanë mundur të rindërtohen dhe ndoshta nuk do të rindërtohen kurrë. Disa aktorë të kësaj tragjedie më kanë treguar në vend episode, Bábí-të që hipnin e zbrisnin në terracat dhe që çonin duke i mbajtur me krahë topat e tyre. Shpesh dyshemeja jo e shëndoshë, prej dheu të shtypur, shembej; e ngrinin dhe e ngjitnin përsëri topin me krahë; e përforconin vendin nga poshtë me trarë. Kur arrinte armiku, turma i rrethonte topat me pasion, të gjithë krahët shtriheshin për t'i ngritur, dhe kur mbajtësit binin nën plumbat, njëqind konkurrentë ndesheshin kush të kishte lumturinë t'i zëvendësonte. Ky sigurisht ishte besim". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 200-201). 562 Kurani, 86:9. 563 "Perëndia i Madhi." 564 "Perëndia Më i Madhi." 565 "Perëndia Më i Bukuri." 566 "Perëndia Më i Lavdishmi." 567 "Perëndia Më i Dëliri." 568 Sipas Gobinosë (f. 202), Aziz Kani ishte "kryegjerali i trupave të Azerbajxhanit, dhe në atë kohë ndihmësi i parë ushtarak i mbretit: ai kalonte nëpër Zanxhan rrugës për në Tiflis për të përgëzuar dukën e madh trashëgimtar të Rusisë, me rastin e ardhjes së tij në Kaukaz". 569 Shih fjalorthin. 570 "Muhamet Kani, atëherë Bejlerbej dhe Mirpanxh, ose gjeneral divizioni, që sot është bërë Emir Tuman, u bashkua me trupat që vepronin tashmë që qytet; ai u sillte tremijë veta të regjimenteve të Shigagisë dhe të regjimentit të gardës, si dhe dhjetë topa e dy mortaja. Pothuajse në të njëjtën kohë hynë në Zanxhan nga një anë tjetër Qasim Kani, që vinte nga kufiri i Karabahut; Arslan Kani, majori, me kalorësit e Kerganit, dhe Ali Akbari, kapiten nga Hoj, me këmbësori. Të gjithë kishin marrë, secili në vendet e tyre përkatëse, urdhra nga mbreti dhe vinin me të shpejtë". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 201). 571 Shih fjalorthin. 572 Shih fjalorthin. 573 Shih fjalorthin. 574 Nuk ka Perëndi veç Perëndisë. 575 "Vend Madhështor," titull i dhënë Zanxhanit nga Báb-i. 576 "Nëna e Ashrafit." 577 "Rezistenca e skajshme e Bábí-ve nuk i duhet atribuar epërsisë së pozicionit që ata zinin se sa guximit të jashtëzakonshëm me të cilin ata mbronin vetveten. Bile edhe gratë morën pjesë në mbrojtje dhe unë më pas kam dëgjuar nga një burim i besueshëm se, si gratë kartagjenase të së shkuarës, ato prenë flokët e tyre të gjata dhe i lidhën rreth topave të plasur për t'u dhënë atyre mbështetjen e nevojshme." (E. G. Browne, "A Year amongst the Persians", f. 74) 578 "Me të vërtetë gjërat po shkonin keq për myslimanët dhe dukej sikur nuk do të arrinin kurrë t'i jepnin fund një qëndrese të tillë. Për më tepër, përse të mundoheshin aq shumë, përse të rrezikonin kot jetën, jo të ushtarëve, që janë mish për top, por të oficerëve e të gjeneralëve; përse të bëheshin përditë qesharakë dhe t'i nënshtroheshin rrezikut të disfatave të mëtejshme? A nuk kishin ata shembullin e Sheik Tabarsisë? a nuk mund të përdorej dredhia? a nuk mund të jepeshin të gjitha betimet e imagjinueshme, për të masakruar pastaj budallenjtë që do t'u besonin?" (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 350). 579 Kurani, 80:34 580 Kurani, 22:2 581 Shih fjalorthin. 582 "Më në fund, kërcënimet e oborrit, inkurajimet dhe përforcimrt erdhën njëra pas tjetrës me një shpejtësi të tillë, u vendos një disproporcion aq dërrmues midis Bábí-ve dhe kundërshtarëve të tyre, përsa u përket numrit dhe rezervave, saqë rezultati përfundimtar u bë i qartë e shumë i afërt". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 203). 583 Regjimenti i Karrusit, i komanduar nga kryetari i fisit Hasan Ali Kani, sot ministër në Paris, e mori fortesën e Ali Mardan Kanit; regjimenti i 4-rt zuri shtëpinë e Aga Azizit, një ndër pikat më të fortifikuara të qytetit, dhe e bëri pluhur; regjimenti i gardës hodhi në erë hanin që ndodhej pranë portës së Hamadanit; ai humbi një kapiten dhe mjaft ushtarë nga shpërthimi, por më në fund mbeti zot i sheshit". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 203). 584 8 janar 1851 A.D. 585 "Atëherë Muhamet Kani, Bejlerbegu, Emir Arslan Kani, guvernatori, dhe komandantët e tjerë, fjala e të cilëve u kishte garantuar Bábí-ve se do ta kishin jetën të falur, pasi i mblodhën këta të fundit në prani të trupave bënë të binin boritë e tamburet dhe dhanë urdhër që njëqind ushtarë të zgjedhur në çdo regjiment të vinin dorë mbi robërit dhe t'i rendisnin në një vijë të vetme para tyre. Pasi u bë kjo, dhanë urdhër të masakroheshin këta njerëz me goditje bajonetash, gjë që u bë. Pastaj morën shefat, Sulejmanin këpucarin dhe Haxhi Kazem Geltugin dhe i hodhën në erë në grykën e një mortaje. Ky operacion, një shpikje aziatike, por që është praktikuar nga autoritetet angleze në kryengritjen e Indisë, me atë superioritet që shkenca dhe inteligjenca evropiane sjellin në çdo gjë që bëjnë, konsiston në lidhjen e të dënuarit në grykën e një topi të mbushur vetëm me barut; sipas sasisë së barutit me të cilën është mbushur, shpërthimi hedh në erë në copa pak a shumë të mëdha trupin e copëtuar të viktimës. Pasi kjo mbaroi, bënë edhe një zgjedhje tjetër midis robërve. Mbajtën Mirza Rezain, mëkëmbësin e Mulla Muhamet Aliut, si dhe të gjithë ata që kishin njëfarë shquarsie ose rëndësie dhe, pasi u vunë këtyre fatkeqëve zinxirin në fyt e në kyçet e duarve, vendosën, me gjithë ndalimin nga ana e oborrit, t'i çonin në Teheran për të stolisur triumfin. Përsa u përket atyre pak të gjorëve, jeta ose vdekja e të cilëve nuk i interesonte askujt, i braktisën, dhe ushtria fitimtare u kthye në kryeqytet, duke tërhequr pas robërit e saj, që ecnin para kuajve të gjeneralëve ngadhënjyes. Kur arritën në Teheran, Emir Nezami, kryeministri, e pa të nevojshme që edhe disa të bëheshin shembull, dhe Mirza Rezai, Haxhi Muhamet Aliu dhe Haxhi Muhseni u dënuan t'u hapeshin venat. Tre të dënuarit e mësuan këtë lajm pa treguar emocion; vetëm deklaruan se mosmbajtja e fjalës që kishin përdorur ndaj shokëve të tyre dhe atyre vetë nuk ishte ndër ato krime që i Larti Perëndi kënaqet t'i dënojë me ndëshkime të drejtësisë së zakonshme; duhej diçka më solemne e më e shquar për përndjekësit e këtyre shenjtorëve; në vazhdim i thanë kryeministrit se shpejt, shumë shpejt do të vdiste ai vetë nga ajo torturë që po u bënin atyre. Unë kam dëgjuar të përmendet kjo profeci; unë nuk dyshoj për asnjë çast se ata që ma kanë treguar ishin thellësisht të bindur për realitetin e saj. Por duhet të vë në dukje këtu që kur ma treguan, kishte të paktën katër vjet që Emir Nezamit iu prenë damarët me urdhër të mbretit. Unë pra unë nuk mund të afirmoj tjetër veçse që më siguruan se kjo ngjarje ishte lajmëruar nga martirët e Zanxhanit". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 207-9). 586 Shih fjalorthin. 587 "Perëndia është Më i Madhi". 588 "Pasi u krye ekzekutimi, spektatorët mbushën kampin e vdekjes, disa për të kërkuar e varrosur trupin e ndonjë miku, të tjerë të shtyrë nga një kureshtje jo e shëndoshë. Tregojnë se një mysliman i quajtur Vali Muhamet arriti pranë trupit të njërit prej fqinjëve të tij të quajtur Aga Reza dhe pa se ai nuk kishte vdekur krejtësisht. Ai i thirri dhe i tha: 'Në qoftë se ke nevojë për ndonjë gjë, ma thuaj, unë jam fqinji yt Vali Muhameti'. Tjetri i la të kuptonte se kishte etje. Menjëherë myslimani ynë vajti të kërkonte një gur të madh dhe, duke u kthyer te fatkeqi i tha: 'Hape gojën, po të sjell ujë', dhe kur ai iu bind i shtypi kokën. Më në fund Bejlerbegu u nis për në Teheran duke marrë me vete 44 robër, ndër të cilët ndodheshin djali i Mirza Rezait, Haxhi Muhamet Aliu, Haxhi Muhseni kirurgu. Këta tre persona u ekzekutuan sapo arritën, të tjerët u kalbën në burg". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 363). 589 "Atyre nuk u mjaftonte që ishin fitimtarë, atyre u duhej të fyenin kufomën e armikut të tyre. Menduan të merrnin në pyetje Bábí-të, por çfarëdo torturash që u bënë, ata refuzuan të flisnin. Aga Din Muhametit i lagën kokën me vaj të nxehtë, por ai heshti. Më në fund Sardari solli vetë djalin e shefit të ndjerë, shtatë veç e që quhej Aga Hysen: me anë kërcënimesh të shkathta e me lajka mashtruese, arriti ta bënte të flasë". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 361). 590 Shih fjalorthin. 591 9 janar 1889 A.D. 592 Titull i 'Abdu'l-Bahá-it. 593 1851 A.D. 594 1-30 qershor 1851 A.D. 595 Një nga veprat e mirënjohura të Báb-it. 596 "Që në fëmijëri, Sejed Basiri tregoi shenja të vetive të mrekullueshme që i manifestoi më pas. Për shtatë vjet ai gëzoi të mirat e të parit, por më pas, edhe pse vizioni i shpirtit të tij u bë më i qartë, një vel errësire mbuloi sytë e tij. Që i mitur ai kishte treguar prirje të mirë dhe një karakter miqësor, si me fjalë ashtu edhe me vepra, e më pas i shtoi atyre edhe besimin e vetëm dhe kthjelltësinë e jetës. Me kohë, në moshën njëzet e një vjeçare, ai u nis me salltanet të madh e në gjendje (sepse ai kishte shumë pasuri në Indi) për të kryer pelegrinazhin dhe, me të mbërritur në Persi, filloi të lidhet me çdo sekt dhe grup (sepse ai ishte i mirë informuar me doktrinat dhe parimet e të gjithave) e filloi të dhurojë shuma të mëdha parash si bamirësi për të varfërit, duke e nënshtruar veten gjatë ndaj disiplinës me të rreptë fetare. Dhe qëkur stërgjyshërit e tij kishin parashikuar që ato kohë një Njeri i Përsosur do të shfaqej në Persi, ai vazhdimisht ishte i zënë duke kryer hetime. Ai vizitoi Mekën dhe pas kryerjes së riteve të pelegrinazhit, shkoi në faltoret e shenjta të Qerbelasë dhe Naxhafit, ku ai takoi të ndjerin Haxhi Sejed Kazem, me të cilin ai krijoi një miqësi të sinqertë. Ai pastaj u kthye në Indi, por me të mbërritur në Bombei, ai dëgjoi se një që pretendonte të ishte Báb-i idhte shfaqur në Persi, prandaj ai u kthye menjëherë përsëri atje." ("Tarik Xhadid", f. 245-246) 597 Përmbledhje të traditave Muhamedane. 598 30 korrik - 28 gusht 1851 A.D. 599 1852 A.D. 600 "Rreth katër milje në jugëperëndim të Kashanit, në faqet e maleve ndodhet pallati i Finit, burimet e të cilit e kanë bërë atë një kënd të pëlqyer të mbretërisë që prej kohësh. ... .Në kohë të mëvonshme, një kujtim i trishtuar iu ngjit pallatit të Finit, sepse këtu, më 1852, u vra me urdhër Mbretëror, pasi iu hapën venat në banjë, Mirza Taki Kani, ministri i parë i madh i mbretërimit të Shahut dhe kunat i mbretit. Vendi tani është i shkretuar." (Lord Curzon, "Persia and the Persian Question", vëll.2, f. 16.) "Një zonjëz e haremit u dërgua te Princesha, duke i treguar t'i fshijë lotët, sepse Shahu ishte zbutur dhe Emiri kishte për t'u kthyer në Teheran ose të shkonte në Qerbela, qielli i zakonshëm për persët që kanë humbur favoret e oborrit. 'Khalati ose rroba e nderit,' tha ajo, 'është rrugës dhe do të vijë brenda një ose dy orësh, prandaj shko dhe përgatit banjën për ta pritur atë.' Emiri gjatë gjithë kësaj kohe nuk kishte guxuar asnjëherë të linte sigurinë që i jepej nga apartamenti i Princeshës dhe prania e saj. Megjithatë, me të marrë lajmin e gëzuar, ai vendosi të këshillohet me këtë grua e të kënaqej në luksin e banjës. Ai e la Princeshën dhe ajo se pa më kurrë atë. Kur arriti në banjë, atij iu zbulua urdhëri vdekjeprurës dhe krimi u realizua. Farrash-bashi dhe ekipi i tij i ndyrë u paraqitën dhe atij iu la zgjedhja e mënyrës së vdekjes. Thuhet se ai e suportoi fatin e tij me durim e qëndrueshmëri. Atij iu çanë venat dhe më në fund mbaroi." (Lady Sheil, "Glimpses of Life and Manners in Persia", f. 251-52) 601 Titulli i tij ishte Itemadod Douleh, i Besuari i Shtetit. (Po aty, f. 249.) 602 21 prill - 21 maj 1852 A.D. 603 "Shimiran ose Shemran (disa herë i përdorur në shumës Shemranat) është emri që u jepet në përgjithësi fshtarave dhe shtëpive të ndodhura në shpatet e ulëta që zbresin nga Elburzi, që shërbejnë si rezidenca verore për banorët më të pasur të Teheranit." ("A Traveller's Narrative", f. 81, shënimi 1.) 604 28 Shaval; 15 gusht 1852 A.D. 605 "Në mëngjes, mbreti, duke dalë nga pallati, i hipi kalit për të bërë një shëtitje. Atij i prinin, siç e kishin zakon, njerëz të stallës që mbanin heshta të gjata, kujdestarë kuajsh që tërhiqnin kuaj rezervë, të mbuluar me mbulesa të qindisura, dhe një grup kalorësish nomadë me pushkë krahut e me shpata në shalë të kalit. Për të mos shqetësuar mbretin me pluhurin që ngrinin këmbët e kuajve, kjo pararojë kishte shkuar pak përpara dhe mbreti vinte vetëm, duke ecur me hap, në njëfarë distance nga shpura e madhe e zotërinjve të mëdhenj, e shefave dhe e oficerëve që e shoqërojnë kudo. Ai ishte ende fare pranë pallatit dhe sapo kishte kaluar portën e vogël e të ulët të kopshtit të Muhamet Hasanit, sëndyqtarit apo thesarmbajtësit të Kursimeve, kur pa anës së rrugës tre vetë, tre punëtorët e kopshtit, në këmbë, dy në të majtë një në të djathtë të tij e që dukej se e prisnin. Ai nuk dyshoi për asgjë dhe vazhdoi të ecte. Kur arriti aty ku ndodheshin ata, i pa që e përshëndesnin përunjësisht dhe i dëgjoi të thërrisnin të gjithë përnjëherësh: 'Ne jemi flija juaj! Ne bëjmë një lutje! 'Kjo është formula e zakonshme. Por në vend që të qëndronin aty ku ishin, siç është zakoni, ata shkuan shpejt drejt tij duke përsëritur me ngut: 'Ne bëjmë një lutje!' Pak i habitur, mbreti thirri: 'Tuhafë! çfarë doni?' Në atë çast njeriu i vendosur në të djathtë kapi frerin e kalit me dorën e majtë dhe me dorën e djathtë të armatosur me një pistoletë qëlloi kundër mbretit. Në të njëjtën kohë, dy njerëzit në të majtë qëlluan edhe ata. Një prej të shtënave këputi xhufkën e perlave të varur nën qafën e kalit, një tjetër bëri shoshë me saçme të mëdha krahun e djathtë të mbretit dhe belin e tij. Menjëherë njeriu nga e djathta u var te këmba e Madhërisë së Tij, duke e tërhequr mbretin në tokë, dhe ai padyshim do të kish arritur ta hidhte poshtë nga shala, por duke qenë se dy vrasësit në të majtë bënin edhe ata të njëjetën përpjekje, mbreti u mbajt në shalë prej tyre. Ndërkaq, mbreti qëllonte me grusht kokat e tyre dhe kërcimet anash ose lëvizje të tjera të kalit të trembur paralizonin përpjekjet e Bábí-ve dhe bënin që të kalonte koha. Njerëzit e shpurës, në fillim të habitur, arritën me të shpejtë. Asadollah Kani, stallieri i madh, dhe një kalorës nomad vranë me shpata njeriun në të djathtë. Ndërkaq, zotërinj të tjerë kapën të dy njerëzit në të majtë, i rrëzuan dhe i lidhën. Doktori Kloké, mjeku i mbretit, i ndihmuar nga disa persona, e futi me të shpejtë mbretin në kopshtin e Muhamet Hasanit, sëndyqtarit; sepse nuk po kuptonin asgjë se ç'kishte ndodhur, dhe në qoftë se kishin një ide sesa i madh ishte rreziku, nuk kishin asnjë nocion për shtrirjen e tij. Gjatë një ore pati një rrëmujë të tmerrshme në të gjithë Nijavaranin. Ndërsa ministrat, me Sadrazemin në krye, nxitonin në kopshtin ku kishin çuar mbretin, boritë, tamburet, trumpetat dhe fyejt thërrisnin trupat nga të gjitha anët; gulamët u hipnin kuajve ose arrinin me të katra; të gjithë jepnin urdhra; askush nuk shihte, nuk dëgjonte, nuk kuptonte dhe as dinte gjë. Në mes të kësaj rrëmuje, nga Teherani arriti një korrier, i dërguar nga Ardeshir Mirzai, guvernatori i qytetit, për të pyetur nëse po ndodhte ndonjë gjë dhe se ç'duhej bërë në kryeqytet. Në fakt, nga mëngjesi në mbrëmje, zhurma se mbreti ishte vrarë kishte marrë ngjyrën e sigurisë. Pazaret, të përshkuar nga grupe njerëzish të armatosur me pamje kërcënuese, ishin braktisur nga tregtarët. Gjithë natën dyqanet e furxhinjve ishin rrethuar, duke qenë se secili përpiqej të siguronte ushqime për shumë ditë. Kjo është zakon kur parashikohen turbullira. Më në fund, në agim, duke qenë se rrëmuja vinte duke u shtuar, Ardeshir Mirzai kishte mbyllur portat e kalasë dhe të qytetit, i kishte vënë regjimentet nën armë dhe kishte vendosur topat e tij në bateri, me fitil të ndezur, megjithëse në të vërtetë nuk e dinte se me ç'armik kishte të bënte, dhe kërkonte urdhra". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 231-33). 606 Lord Kërzëni, që e vlerëson këtë ngjarje si "gabimi më i madh për një komplot revolucionar dhe anarkik", shkruan si vijon: "Nga fakti që Báb-izmi në vitet e tij të para e pa veten në konflikt me pushtetet civile dhe një përpjekje kundër jetës së Shahut u bë nga Báb-it, është konkluduar gabimisht që lëvizja ishte politike në origjinë dhe Nihiliste në karakter. Nga një shikim i shkrimeve qofta të Báb-it, qoftë të pasuesve të tij, nuk duket se atje ka ndonjë bazë për dyshime të tilla. Persekucioni i qeverisë i shtyu shumë herët përkrahësit e besimit të ri në një qëndrim rebelimi dhe për nervozizmin e dalë nga lufta dhe nga vrazhdësia e egër me të cilën u ushtruan nga fituesit të drejtat e përandorisë, nuk ishte surprizë nëse duar fanatike ishin gati të godisnin sovranin e tyre. Në kohën e tanishme Báb-it janë besnikë njësoj me çdo subjekt tjetër të Kurorës. Nuk duket të ekzistojë ndonjë drejtësi e madhe në akuzat për socializmin, komunizmin dhe imoralitetin qa janë niveluar lirisht në bindjen rinore. Natyrisht asnjë ide e tillë si komunizmi në sensin europian, d.m.th., një shpërndarje e detyruar e pronës, ose si socializmi në kuptimin e shekullit të nëntëmbëdhjetë, d.m.th., disfata e kapitalit nga punëtorët, nuk kanë hyrë ndonjëherë në trurin e Báb-it dhe të dishepujve të tij. I vetmi komunizëm i njohur dhe i rekomanduar prej tij ishte ai i Dhjatës së Re dhe i Kishës së hershme Kristiane, d.m.th., ndarja e të mirave në mënyrë të përbashkët midis pjestarëve të besimit si dhe dhënia e lëmoshës dhe ushtrimi i bamirësisë në mënyrë të mjaftueshme. Akuza e imoralitetit duket se është ngritur pjesërisht nga shpikjet e këqia të kundërshtarëve, pjesërisht nga një liri më e madhe kërkuar për gratë nga Báb-i, që në mendjen Orientale zor se është e pashoqërueshme me një shthurrje të sjelljes. ... I parë gjerësisht, Báb-izmi mund të përcaktohet si një besim i bamirësisë dhe pothuajse i njerëzimit të përbashkët. Dashuria vëllazërore, mirësia ndaj fëmijve, mirësjellja e komninuar me dinjitetin, shoqërinë, mikpritjen, çlirimin nga fanatizmi, miqësia edhe me kristianët, përfshihen në parimet e tij. Që çdo Báb-i i di dhe zbaton këto parime do të ishte një pohim i trashë, veç le të gjykohet një profet, nëse ungjilli i tij është në diskutim, nga predikimi i tij personal." (Lord Curzon, "Persia and the Persian Question", f. 501-2.) 607 Shih fjalorthin. 608 Princ Dolgorouki. 609 "Kur isha i lidhur kokë e këmbë me zinxhirë, në burgun e Tá, një nga ambasadorët tuaj më ndihmoi. Prandaj Perëndia ka porositur për ju një pozitë të cilën dija e askujt nuk mund ta kuptojë përveçse dija e Tij. Kujdes se mos e shkëmbesh këtë pozitë sublime." (Bahá'u'lláh, Tabelë për Carin e Rusisë.) 610 Renan, në veprën e vet të titulluar "Les Apôtres" (f. 378), karakterizon masakrën e madhe në Teheran, që pasoi përpjekjen që u bë kundër jetës së Shahut, si "një ditë që ndoshta s'ka shoqe në historinë botërore." (E. G. Browne, Hyrje për "A Traveller's Narrative", f. 45) "Numuri i martirizimeve që ndodhën në Persi është vlerësuar në dhjetë mijë. [Ky vlerësim është i matur. Shumica e vendosin numrin nga njëzet deri në tridhjetë mijë dhe disa edhe më të lartë.] Shumica e tyre ndodhën në historinë e fillimit të besimit, por ato vazhduan me shpeshtësi të pa zvogëluar, bile edhe deri në kohën e tashme." (M. H. Phelps, "Life and Teachings of 'Abbas Effendi", hyrje, f. 36). "Ndër dokumentet që u referohen Bábí-ve, unë kam edhe një kopje dorëshkrimi të një artikulli në gjermanisht botuar më 17 tetor 1852, në Nr. 291 të disa gazetave gjermane dhe austriake për të cilin, fatkeqësisht, nuk shënohet emri. Unë mendoj se e kam marrë atë shumë vjet përpara nga e veja e të ndjerit Dr. Polak, një doktor austriak, që ishte doktor te Shah Nasered Dini në fillim të mbretërimit të tij dhe që është autor i një libri të çmuar dhe disa traktateve më të vogla mbi Persinë dhe çështjet që lidhen me të. Ajo bazohet kryesisht në një letër të shkruar më 29 gusht 1852, nga një oficer austriak, Kapiten fon Goumoensi, që ishte në shërbim të Shahut, por që ishte aq i pakënaqur dhe i tmerruar nga mizoritë sa ishte i detyruar të dëshmonte se kjo çoi në dorëheqjen e tij. Përkthimi i këtij artikulli është si vijon: 'Disa ditë më parë ne përmendëm përpjekjen që u bë kundër jetës së Shahut të Persisë me rastin e një mbëmjeje-gjuetie. Komplotistët, është e mirënjohur që u përkasin Bábí-ve, një sekt fetar. Në lidhje me këtë sekt dhe masat shtypëse të marra kundër tyre, letra e Kapitenit austriak fon Gounoens e publikuar së fundi në "Miku u Ushtarit" (Soldatenfreund) përmban zbulime interesante dhe ndriçon në një farë mase përpjekjen në diskutim. Kjo letër vazhdon si vijon: "Teheran, 29 Gusht 1852. I dashur Mik, Letra ime e fundit më 20 të vazhduesit përmend atentatin kundër Mbretit. Unë tashmë do të të tregoj rezultatin e hetimit, për të cilin janë dënuar dy kriminelët. Pavarësisht nga torturat e tmerrshme që u janë bërë, ekzaminimi nuk nxori pohime të kuptueshme. Buzët e fanatikëve mbetën mbyllur edhe kur me mjete të çpimeve me hekur të skuqur dhe me përdredhjen e gjymtyrëve ata deshën të zbulonin kreun e komplotistëve. ... Por, më ndiq, miku im, ti që i bën thirrje një zemre dhe etiketave europiane, më ndiq mua te fatkeqët që me sy të nxjerrë jashtë, duhet të hanin, në skenën e veprës, veshët e tyre të prerë; ose dhëmbët e të cilëve janë hequr me dhunë çnjerëzore nga dora e xhelatit; ose kafkat e tyre të zhveshura janë shtypur thjesht me një çekan, ose ku pazari ndriçohet me viktima fatkeqe, sepse nga e majta dhe nga e djathta njerëzit hapin vrima të thella mbi gjokset e shpatullat e tyre dhe pastaj vendosin fitila të ndezur nëpër plagë. Unë pashë ca që, të praprirë nga një bandë ushtarake, u zvarritën nën zinxhirë në pazar, ndërsa fitilat i kishin djegur aq thellë sa pastaj dhjami përflakej duke u dridhur në plagë si një llambë e sapondezur. Ndodh jo rrallë që zotësia e palodhur e Orientalëve çon në tortura të reja. Ata do t'i rrjepin shputat e këmbëve të Báb-it, i ngjyejnë plagët me vaj të përvëluar, u mbathin këmbët si thembrat e kalit dhe i detyrojnë viktimat të vrapojnë. Asnjë thirrje nuk del nga gjoksi i viktimave, mundimi durohet në heshtjen e errët nga ndjenja e mpirjes së fanatikut; tani ai duhet të vrapojë; trupi nuk mund të durojë atë që duron shpirti; ai bie. Jepi atij coupe de grâce! Çliroje atë nga dhimbja e tij! Jo! Xhelati vërtit kamxhikun dhe unë duhet të shikoj atë- viktima fatkeqe e njëqindfish torturave vrapon! Ky është fillimi i fundit. Përsa i përket vetë fundit, ata varin kokëposhtë në një pemë, nga duart dhe këmbët, trupat e përzhitur dhe të biruar dhe tani çdo pers mund të provojë me qejf aftësinë për të goditur në shenjë nga një largësi e afërt fikse, me plaçka fisnike të vena në dispozicion të tij. Unë pashë trupat të bërë shoshë nga rreth 150 plumba. ... Kur lexoj përsëri çfarë kam shkruar unë pushtohem nga mendimi që ata që janë me ty në Austrinë tonë të shtrenjtë mund të dyshojnë të vërtetën e plotë të kësaj pamjeje dhe më akuzojnë mua për ekzagjerime. Sikur të desh Perëndia mos kisha jetuar t'i shihja ato! Por për detyrat e profesionit tim una shpesh fatkeqësisht, shumë shpesh, isha një dëshmitar i këtyre llahtarive. Tani unë nuk iki nga shtëpia ime se nuk dua të ndeshem me skena të reja tmerri. Pas vdekjes së tyre, Báb-it priten në dy pjesë dhe, ose mbërthehen në portën e qytetit, ose flaken në fushë si ushqim për qentë e çakajtë. Në këtë mënyrë ndëshkimi shtrihet bile përtej caqeve që kufizon kjo botë e hidhur, sepse muslimanët që nuk varrosen nuk kanë të drejtë të hyjnë në Parajsën e Profetit. Qëkur tërë shpirti im ngrihet kundër një turpi të tillë, kundër të tilla llahtarive si në kohët e fundit, pas gjykimit të të gjithave, tani, unë nuk do të mbaj më gjatë lidhje me të tilla skena krimesh."' (Ai vazhdon të thotë se ai tashmë ka kërkuar shkarkimin e tij, por nuk ka marrë akoma një përgjigje.)" (E. G. Browne, "Materials for the Study of the Báb-i Religion", f. 267-71). "Ardeshir Mirzait iu desh të vepronte sipas rrethanave. Ai i mbajti portat të mbyllura dhe vendosi në to piketa këmbësorie, u dha urdhër rojeve të shihnin me kujdes fytyrat e atyre që paraqiteshin për t'u larguar nga qyteti; dhe ndërsa e nxisnin popullatën të ngjitej në ledhin, pranë portës së Shimiranit, për të parë në ledhin para urës që përshkon hendekun trupin e gjymtuar të Sadikut, princi-guvernator mblodhi Kalantarin ose prefektin e policisë, Vezirin e qytetit, Darugehun ose gjyqtarin e policisë dhe shefat e lagjeve , dhe u dha urdhër të kërkonin e të arrestonin të gjithë njerëzit e dyshuar për Báb-izëm. Duke qenë se askush nuk mund të largohej nga qyteti, pritën natën për të filluar këtë gjueti qelbësish, ku kërkohej sidomos shkathtësi e dredhi. Policia në Teheran, si dhe në të gjitha qytetet e Azisë, është shumë mirë e organizuar. Është një trashëgimi e Sasanidëve, që Kalifët arabë e kanë ruajtur si diçka të çmuar; dhe duke qenë se ishte në interesin e drejtpërdrejtë të të gjitha qeverive, sado të këqia që të kenë qenë, dhe të atyre më të këqijave më shumë sesa e të tjerave, që ta ruanin, ajo ka mbetur, si të thuash, e paprekur në mes të rrënojave të shumë institucioneve të tjera po aq të mira që kanë marrë tatëpjetën. Duhet ditur pra se çdo shef lagjeje, që lidhej drejtpërsëdrejti me Kalantarin, ka nën urdhrat e veta një numër personash të quajtur sar-gishmehë, rreshterë qyteti, që pa kostume të posaçme e pa ndonjë shenjë dalluese, nuk largohen kurrë nga rrugët mbikqyrja e të cilave u është ngarkuar. Ata përgjithësisht shihen me sy të mirë nga banorët dhe jetojnë pa teklif me popullin. Ata i bëjnë gjithfarë shërbimesh secilit, dhe natën, të shtrirë, dimër e verë, nën strehën e të parit dyqan që u del përpara, pa u merakosur për shiun e as për dëborën, ruajnë pronat dhe i bëjnë vjedhjet tepër të rralla, sepse i bëjnë tepër të vështira. Veç kësaj, ata i njohin zakonet dhe klientët e të gjitha shtëpive, në mënyrë që t'i drejtojnë pa vonesë kërkimet në rast nevoje; ata dinë mendimet, opinionet, marrëdhëniet, lidhjet e secilit; dhe kur dikush fton për drekë tre miq, sar-gishmihu, pa përdorur spiunazhin, kaq i familjarizuar është ai me të gjithë, e di se në ç'orë arrijnë të ftuarit, ç'kanë ngrënë, ç'kanë bërë e ç'kanë thënë dhe në ç'orë janë larguar. Kad-hodatë ose shefat e lagjeve i paralajmëruan këta agjentë se duhej të mbikqyrnin Bábí-të e zonave të tyre përkatëse, dhe pritën". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 234-35). 611 Emri i burgut të nëndheshëm, që do të thotë "Pusi i Zi" 612 Imam Hyseni. 613 "Nëse ju ndodh ndonjëherë të vizitoni burgun e nëndheshëm të Madhërisë së Tij Shahut, pyesni drejtorin dhe shefin e rojeve të burgut t'u tregojë këto dy pranga, njëra prej të cilave njihet si Kara-Gohar dhe tjetra si Salasel. Unë betohem për Diellin e Drejtësisë që për katër muaj ky i Munduar u torturua dhe u prangos me njërën apo tjetrën e këtyre prangave. 'Hidhërimi Im kapërceu të gjitha mjerimet ndaj të cilave shfryu Jakovi dhe të gjitha pikëllimet e Jovit s'janë veçse një pjesë e hidhërimeve të Mia!'" ("Epistle to the Son of the Wolf", f. 57) "Në lidhje me mënyrën perse të burgimit, praktika është aq e ndryshme nga e jona si në rastin e dënimeve. Nuk ka ndonjë gjë të tillë si skllavëria penale e përjetshme, bile as për disa vjet, puna e rëndë është e panjohur si dënim dhe burgimi për një kohë të gjatë është i rrallë. Zakonisht ka një qëllim lirimi në fillim të vitit të ri dhe, kur emërohet një guvernator i ri, ai boshatis në mënyrë të pazakontë burgun që mund të jetë mbushur nga paraardhësi i tij, një apo dy raste nga më të këqiat, ndoshta që janë dënuar me vdekje, me qëllim që të krijojë një përshtypje të mirë për forcën. Nuk ka gjëra të tilla si repartet e femrave, por në shtëpi kleriku ka gra të ndaluara si dhe kriminelë meshkuj të rangut të lartë. Thuhet se në Teheran ka tre lloj burgjesh: qelitë nëntokësore poshtë Arkës, ku thuhet se burgosen kriminelët fajtorë për komplote ose tradhti të lartë, burgu-qytet, ku kriminelët ordinerë mund të shihen me hallka hekuri rreth qafës, disa herë dhe këmbët nën tromuk e të lidhur me njeri tjetrin me zinxhirë dhe, shtëpitë-roje private, që shpesh është një aneks i shtëpive më të mëdhaja. Siç do të shihet, teoria perse e së drejtës, e shprehur si në dënimet gjyqësore, në dhënien e dënimeve dhe në kodin e burgimit, është një nga proçedurat më të mprehta dhe më të shpejta, objekti i së cilës është ndëshkimi (në një mënyrë sa më shumë të barabartë që të jetë e mundur me krimin fillestar), por në asnjë kuptim reformimi i fajtorit." (Lord Curzon, "Persia and the Persian Question", vëll. I, f. 458-59.) 614 "Ne kurrsesi nuk kishim lidhje me këtë vepër të ligë dhe pafajësia jonë u konfirmua në mënyrë të padiskutueshme nga gjykatat. Megjithatë Na kapën dhe nga Nijavarani, që atëhere ishte selia e Madhërisë së Tij, Na sollën më këmbë e nën pranga, kokëjashtë e këmbëzbathur, në burgun e nëndheshëm të Teheranit. Një njeri brutal, që na shoqëronte mbi një kalë, Na rrëmbeu shapkat, ndërsa një togë xhelatësh dhe zyrtarësh na shtynin përpara. Na dorëzuan dhe na mbajtën katër muaj në një vend jashtëzakonisht të qelbur. Përsa i përket birucës, në të cilën ky i Munduar dhe të munduarit e tjerë ishin burgosur, një pus i errët e i ngushtë do të ishte më i preferuar. Sapo arritëm, në fillim na çuan nëpër një korridor katran të zi dhe që andej zbritëm poshtë nëpër tri palë shkallë deri në vendin e burgimit, që Na kishin caktuar. Burgu i nëndheshëm ishte zhytur në errësirë të thellë dhe të bashkëburgosur bëheshim rreth njëqind e pesëdhjetë frymë: hajdutë, vrasës e kusarë rrugësh. Megjithëse i mbingarkuar, nuk kishte asnjë dalje tjetër përveç kalimit nëpër të cilin hymë. Nuk ka penë që mund ta pikturojë atë vend, as gjuhë që mund ta përshkruajë atë erë të pështirë. Shumica e këtyre njerëzve nuk kishin as rroba, as shtroje krevati për t'u shtrirë. Vetëm një Zot e di se ç'hoqëm ne në atë vend të errët e të qelbur! Natë e ditë, ndërsa ishim mbyllur në atë burg, Ne meditonim për bëmat, kushtet dhe sjelljen e Bábí-ve, duke vrarë mendjen se çfarë mund t'i kishte shtyrë këta njerëz me mendime kaq të larta, kaq fisnikë dhe kaq inteligjentë, të kryenin një akt kaq të krisur e mizor kundër personit të Madhërisë së Tij. Për këtë arsye, Ky i Munduar vendosi, që pas lirimit të Tij nga burgu, të ngrihet dhe të ndërmarrë me forcë të jashtëzakonshme detyrën e ripërtëritjes së këtyre njerëzve. Një natë, në ëndërr, këto fjalë të ekzaltuara u dëgjuan në të katër anët: 'Me të vërtetë, Ne do të bëjmë Ty fitimtar me anën e Vetes Sate e Pendës Sate. Mos u brengos për atë që ka ndodhur, as mos ki frikë, se Ti je i sigurtë. Së shpejti Perëndia do të nxjerrë thesaret e botës, njerëz që do të të japin Ty fitoren me anë të Vetes Sate dhe nëpërmjet Emrit Tënd, me të cilin Perëndia ka ringjallur zemrat e atyre që e dinë." (Referencë e Bahá'u'lláh-ut për Sijah Çalin në "Epistle to the Son of the Wolf".) "'Abdu'l-Bahá-i," shkruan Dr. J. E. Esëlmont, " tregon se një ditë i dhanë leje të hynte në oborrin e burgut për të parë atin e Tij të dashur, kur Ai dilte për shëtitjen e përditshme. Bahá'u'lláh-u kishte ndryshuar tmerrësisht, Ai ishte kaq i sëmurë sa mezi ecte, flokët e mjekrën i kishte të pakrehura, qafën të plagosur e të enjtur nga shtrëngimi i një qaforeje të rëndë prej hekuri, trupin të përkulur nga pesha e vargonjve. Kjo pamje la në mendjen e djalit të ndieshëm një mbresë që nuk mund të harrohet kurrë." ("Bahá'u'lláh-u dhe Epoka e Re", #4, f. 49) 615 "E lidhën trupin e Sadikut, Bábíut që qe vrarë, pas bishtit të një mushke, dhe e tërhoqën përmes gurëve deri në Teheran, në mënyrë që gjithë popullsia të mund të shihte se komplotistët kishin dështuar. Në të njëjtën kohë, u dërguan lajmëtarë te Ardeshir Mirzai për t'i diktuar se ç'duhej të bënte". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 234). 616 "Me këtë rast Mirza Aga Kani, Veziri i Madh, me qëllim që të shpërndante përgjegjësinë e ndëshkimit dhe për të zvogëluar mundësitë e gjakmarrjes, mendoi idenë e jashtëzakonshme për t'i dhënë për ekzekutim disa kriminelë te ministrat, gjeneralët dhe oficerët kryesorë të Oborrit, si dhe te përfaqësuesit e klerit dhe të klasës tregtare. Ministri i jashtëm vrau një, Ministri i Brendshëm një tjetër, Mjeshtëri i Kavalerisë një tjetër e kështu me radhë." (Lord Curzon, "Persia and the Persian Question", f. 402, shënimi 2) 617 "Shkëlqesia e Tij vendosi të ndajë ekzekutimin e viktimave ndër departamentet e ndryshme të shtetit, i vetmi person që u përjashtua ishte vetë ai. I pari erdhi te Shahu, që i ishte dhënë Kisas, ose shpagim ligjor, për plagosjen e tij. Për të ruajtur dinjitetin e kurorës, kujdestari i shtëpisë, si përfaqësues i Shahut, dha gjuajtjen e parë kundër komplotistit të zgjedhur si viktima e tij dhe zëvendësit e tij, farrashët, e përfunduan punën. I biri i Kryeministrit kryesonte Ministrinë e Brendshme dhe vrau një tjetër Báb-i. Pastaj erdhi Ministria e Jashtme. Ministri i Punëve të Jashtme, një njeri fanatik e mendjelehtë, që e harxhonte kohën në vrojtimin e traditave të Muhametit, me fytyrën mënjanë bëri prerjen e parë me shpatë dhe pastaj Zëvendës Ministri dhe nëpunësit e tjerë të Ministrisë së Jashtme e ndanë viktimën në copa. Kleri, tregtarët, artileria, këmbësoria, kishin secila Báb-in e tyre të caktuar. Bile edhe doktori francez i admiruar i Shahut, i ndjeri i vajtuar Dr Kloké, u ftua të tregonte besnkërinë e tij duke pasuar shembullin e pjesës tjetër të Oborrit. Ai kërkoi falje dhe hijshëm tha se ai vriste shumë njerëz profesionalisht, që s'e lejonin të shtonte numrin e tyre me çdo vetvrasje vullnetare nga ana e tij. Sadrit i shkoi ndërmend se këto proçedura barbare dhe të padëgjuara nuk ishin vetëm revoltuese në vetvete, por do të shkaktonin lemeri dhe neveri në Europë. Për këtë arsye ai u zemërua shumë dhe pyeti i inatosur: 'A dëshironi ju që hakmarrja e gjithë Bábí-ve të përqëndrohet vetëm mbi mua?' Pjesa që pason është nxjerrë nga 'Gazeta e Teheranit,' të asaj dite dhe do të shërbente si një model i një 'udhëheqësit' pers: 'Disa individë plangprishës, paparim, shkatërrues të fesë, u bënë dishepuj të të mallkuarit Sejed Ali Muhamet Báb, që disa vjet më parë shpiku një fe të re dhe për pasojë gjeti fundin e tij. Ata nuk ishin në gjendje të provonin të vërtetën e besimit të tyre, gënjeshtra e të cilit është e dukshme. Psh, shumë prej librave të tyre, që kanë rënë në duart tona janë parë që nuk përmbajnë asgjë, veçse afetarizmin e pastër. Në argumentet me gojë, gjithashtu, ata asnjëherë nuk kanë qenë në gjendje të mbështesin fenë e tyre, e cila duket se është e përshtatshme vetëm për të bërë sherr me të Plotfuqishmin. Pastaj ata filluan të mendojnë ndaj sovranitetit dhe të përpiqen të ngrenë krye, me shpresën e përfitimit nga rrëmuja dhe për të rrëmbyer pasurinë e fqinjëve të tyre. Një bandë e poshtër mjeranësh, kreu i të cilëve, Mulla Sheik Aliu i Torshizit, e quajti veten zëvendës te Báb-it, i dha titullin vetes Naltmadhëni dhe mblodhi rreth vetes disa shokë të Báb-it. Ata joshën ndaj parimeve të tyre disa prishës të shthurur, një prej të cilëve ishte Haxhi Sulejman Kani, i biri i të ndjerit Jahja Kan nga Tabrizi. Në shtëpinë e Haxhiut ata e kishin zakon që mblidheshin për konsultime dhe të planizonin atentat kundër jetës së mbarë të Madhërisë së tij. Dymbëdhjetë prej tyre, që ishin vullnetarë për këtë vepër, u zgjodhën për të ekzekutuar qëllimin e tyre dhe secilit iu dhanë pistoleta, kama, etj. Ishte vendosur që ata të shkonin në rezidencën e Shahut në Nijavaran dhe të prisnin rastin.' Pastaj pasuan një ndërmarrje sulmi, që unë e kam dhënë tashmë në hollësi të mjaftueshme. 'Gjashtë persona, krimet e të cilëve nuk janë provuar aq qartë, u dënuan me burgim të përjetshëm, të tjerët janë ndarë midis klerit, doktorëve të ligjit, shërbyesve kryesorë të oborrit, njerëzve të qytetit, dyqanxhinj, tregtarë, artizanë, që iu dhanë atyre pjesët e veta në mënyrën që vijon: mullatë, klerikët dhe trupi i të diturve vranë Mulla Sheik Alinë, zëvendës i Báb-it, që i dha vetes titullin Madhëria Perandorake dhe që ishte autor i kësaj mizorie. Princërit vranë me pistoleta, shpata e kama, Sejed Hasanin e Horasanit, një njeri i shquar për prishje. Ministri i Punëve të Jashtme, me zell të madh fetar e moral, i dha goditjen e parë Mulla Zajnol Abedinit të Jazdit dhe sekretari departamentit të tij e mbaroi atë duke e prerë në copa. Nezamol Molku (djali i Kryeministrit) vrau Mulla Hysenin. Mirza Abdul Vahabi i Shirazit, që ishte një nga dymbëdhjetë vrasësit, u vra nga vëllai dhe bijtë e Kryeministrit, ndërsa të afërmit e tij e bënë copa-copa. Mulla Fat'hollahu i Komit, që hapi zjarr e plagosi Shahun, u vra kështu: Në mes të kampit mbretëror u vendos trupi i tij me qirinj të ndezur në vrimat e hapura. Kujdestari i oborrit e plagosi atë në atë vend që kishte plagosur Shahun dhe pastaj shërnbëtorët e mbuluan me gurë. Fisnikët e oborrit dërguan në ferr Sheik Abazin e Teheranit. Shërbëtorët personalë të Shahut vranë Muhamet Bakerin, një nga të dymbëdhjetët. Mjeshtri i kuajve të Shahut dhe shërbëtorët e stallave vranë Muhamet Takiun e Shirazit dhe më pas e dërguan të bashkohet me shokët e tij. Mjeshtri i ceremonive dhe fisnikë të tjerë, me zëvendësit e tyre, vranë Muhametin e Naxhaf-Abadit me sopata e hanxharë dhe e dërguan në thellësi të ferrit. Artilierët në fillim i nxorën sytë Muhamet Aliut të Naxhaf-Abadit dhe pastaj e bënë copë nga gryka e një topi. Ushtarët e bënë copë me bajoneta Sejed Hysenin e Milanit dhe e dërguan në ferr. Kalorësit vranë Mirza Rafin." Ndihmës gjeneralë, gjeneralë dhe kolonelë vranë Sejed Hysenin." (Lady Sheil, "Glimpses of Life and Manners in Persia", f. 277-81.) "Panë, panë atëherë, panë atë ditë, në rrugët e pazaret e Teheranit, skena që popullsia duket se nuk ka për t'i harruar kurrë. Kur biseda, edhe sot akoma, vjen te kjo çështje, mund të gjykohet për admirimin e llahtarshëm që provoi turma dhe që vitet nuk e kanë pakësuar. Panë të ecnin, midis xhelatëve, fëmijë dhe gra, me mishrat të hapura në gjithë trupin, me fitila të ndezur të futur në plagët. I tërhiqnin viktimat me litarë dhe i bënin të ecnin me goditje kamxhiku. Fëmijë e gra ecnin duke kënduar një varg që thotë: 'Me të vërtetë, ne vijmë nga Perëndia dhe kthehemi tek Ai!' Zërat e tyre ngriheshin kumbues mbi heshtjen e thellë të turmës, sepse popullsia e Teheranit nuk është as e keqe dhe as shumë besimtare në Islamin. Kur ndonjëri prej të torturuarve binte dhe e bënin të ngrihej me goditje kamxhiku ose bajonetash, për aq sa humbja e gjakut, që rridhte në gjithë trupin e tij, i linte ende pak forcë, ai fillonte të vallëzonte dhe thërriste me një entuziazëm të shtuar: 'Me të vërtetë, ne vijmë nga Perëndia dhe kthehemi tek Ai!' Disa prej fëmijëve vdiqën gjatë udhës. Xhelatët i hopdhën trupat e tyre nën këmbët e etërve e të motrave të tyre, që ecën krenarë mbi ta dhe nuk ua hodhën fare shikimin. Kur arritën në vendin e ekzekutimit, pranë Portës së Re, iu premtua përsëri viktimave jeta kundrejt heqjes dorë nga besimi i tyre, dhe, gjë që dukej e vështirë, u gjendën edhe mënyra frikësimi për të aplikuar. Një xhelati i shkoi ndërmend t'i thotë një Bábai që, në qoftë se nuk lëshonte pe, ai do t'u priste fytin të dy djemve të tij mbi vetë gjoksin e tij. Ishin dy djem të vegjël, i madhi 14 vjeç, që të kuq nga gjaku i vet, me mishrat të shkrumbëzuar, dëgjonin ftohtë dialogun; Bábai u përgjigj, duke u shtrirë përtokë, se ishte gati, dhe më i madhi prej fëmijëve, duke pretenduar me zjarr të drejtën e tij të parësisë, kërkoi të therej i pari. Nuk është e pamundur që xhelati t'ia ketë refuzuar këtë kënaqësi të fundit. Më në fund, gjithçka mbaroi; nata ra mbi një grumbull mishrash të paformë; kokat ishin lidhur në pako në shtyllën e drejtësisë dhe qentë e rrethinave drejtoheshin me tufa për andej. Kjo ditë i dha Báb-it më shumë ithtarë të fshehur sesa mund të kishin bërë shumë nga predikimet. Unë sapo e thashë se përshtypja që la në popull gjaktfohtësia e tmerrshme e martirëve qe e thellë dhe jetëgjatë. Unë kam dëgjuar shpesh të tregohen skenat e kësaj dite nga dëshmitarë që i kanë parë me sytë e vet, nga njerëz pranë qeverisë, disa prej të cilëve zinin poste të rëndësishme. Duke i dëgjuar, mund të besohej me lehtësi se të gjithë ishin Bábí, aq të rrëmbyer tregoheshin nga admirimi për kujtime ku Islami nuk luante më rolin më të bukur dhe nga mendimi i lartë që ata shpehnin për burimet, shpresat dhe mënyrat e suksesit të sektit të tyre". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 248-50). "Këto ekzekutime nuk ishin thjesht kriminale, por budallallëk. Barbaria e persekutorëve dështoi dhe në vend që të frymëzonte terrorin, iu dha martirëve një rast për të ekspozuar një qëndrim heroik, që ka bërë më tepër se sa çdo propagandë, për sigurimin e triumfit të kauzës për të cilën ata vdiqën. ... Mbresat që lanë këto shprehje të guximit dhe durimit ishin aq të thella e që mbeten, bile, besimi që frymëzonte martirët ishte më ngjitës, ndërsa dukeshin episodet që pasuan. Një farë Jazdi, i njohur për jetën e ashpër, të egër e të çregullt, shkoi të shihte ekzekutimin e disa Bábí-ve, ndoshta për t'u tallur me ta. Por kur pa se me çfarë qetësie dhe sa të patundur e prisnin ata torturën dhe vdekjen, ndjenjat e tij u prekën aq shumë sa, bëri një kthesë të madhe të menjëhershme dhe u derdh përpara duke thirrur: 'Më vrisni mua! Unë, gjithashtu, jam Báb-i!' E kështu vazhdoi të thërriste deri sa u bë një pjestar i gjyqit të fundit, të cilin kishte dalë vetëm ta shihte." (E. G. Browne, "A Year amongst the Persians", f. 111-12.) 618 Sipas Samandarit (dorëshkrim, f. 2), Sulejman Kani arriti në prani të Báb-it gjatë pelegrinazhit të Tij në Mekë dhe në Medinë. 619 Shih fjalorthin. 620 Shih fjalorthin. 621 Titull i 'Abdu'l-Bahá-it. 622 Shih fjalorthin. 623 Emri i tij ishte Haxhi Ali Kan. (Shih "A Traveller's Narrative", f. 52, shënimi 1). 624 Imam Aliu. 625 Kurani, 21:69 626 Sopatë e vogël me bisht të shkurtër. (Shën. i shqipëruësit) 627 "Heroizmi i jashtëzakonshëm, me të cilin Sulejman Kani duroi këto tortura të frikshme, është i famshëm dhe unë e kam dëgjuar në mënyrë të përsëritur të më tregojnë se si ai nuk mbaroi gjatë agonisë së gjatë, të cilën ai e duroi për të dëshmuar gëzimin e tij, që do të llogaritej i denjë për t'u martirizuar për kauzën e Mjeshtrit të tij. Ai bile këndoi dhe recitoi vargje poezish, mes të cilave të mëposhtmet: "Unë jam kthyer! Unë jam kthyer! Unë kam ardhur nga udha e Shirazit! Unë kam ardhur me flladet dhe hiret joshëse! E tillë është çmenduria e të dashurit!" "Përse ti nuk kërcen, e pyeti xhelati me tallje, përderisa e sheh vdekjen kaq të dashur?" "Kërcej!", thirri Sulejman Kani. "Në një dorë kupën e verës, në tjetrën kaçurelat e Mikut. Një kërcim i tillë në mes të tregut është dëshira ime!" ("A Traveller's Narrative", shënimi T, f. 333-34). Ai u martirizua në gusht 1852. "Kur e arrestuan Sulejman Kanin dhe u përpoqën, duke vlerësuar shërbimin dhe besnikërinë e tij të plotë, ta bindnin, duke i premtuar shpërblime nga mbreti, të braktiste besimin që kishte pranuar, ai nuk do të grindej, por u përgjigj me vendosmëri: 'Madhëria e tij Mbreti ka të drejtë të kërkojë nga shërbëtorët e tij besim, besnikëri dhe drejtësi, por ama ai nuk ka të drejtë të përzihet me bindjet e tyre fetare.' Si pasojë e këtij fjalimi të guximshëm, u urdhërua që trupi i tij të bëhej me plagë dhe në secilën prej tyre të futeshin qirinj të ndezur, si një shembull për të tjerët. Një tjetër viktimë ishte trajtuar në mënyrë të ngjashme. Në këtë gjendje, me trumpetat dhe daullet që binin përpara, ata e çuan atë përmes pazarit dhe ai, me nje pamje të qeshur, qëndronte duke përsëritur këto vargje: 'Lum ai që me dehje dashurie Ka fituar aq pak sa e di Nëse koka apo çallma duhet hedhur Në këmbët e të Shtrenjtit!' Kurdoherë që ndonjë nga qirinjtë i binte nga trupi, ai do ta ngrinte me dorën e tij, e ndizte nga të tjerët dhe e rivendoste. Xhelatët, duke e parë atë aq të ngazëllyer dhe të mrekulluar, i thanë: 'Nëqoftëse je kaq i etur për martirizim, përse nuk kërcen?' Atë moment ai filloi të kërcejë dhe të këndojë, me vargjet që i përshtateshin gjendjes së tij: 'Me padije nuk shurdhohet më një vesh Po je zot i vetes, kërcen edhe qesh Loçot përdridhen nuk i ha meraku Burrat kërcejnë kur u valon gjaku Kur vriten përplasin dhe duart nga gazi Lozin se janë të lirë nga djalli.' Në këtë mënyrë i çuan këta të dy nëpër portën e Shah Abdul Azimit. Kur ata po përgatiteshin të shihnin atë burrë trim të ndarë më dysh, ai shtriu këmbët pa frikë apo droje, ndërsa recitoi vargjet: 'E mbaj këtë trup pa vlerë të plotë Shpirt i trimit nuk do shtëpinë në tokë Borziloku me erë më duket kjo shpatë Jo lulet plot shkëlqim në drekën e ngratë'." ("Tarik Xhadid", f. 228-30) 628 "Nëqoftëse në shkrimin tonë është imponuar një përfundim më shumë se një tjetër me prapavështrimin me të cilin unë kam plotësuar, ai është se nga ky besim i ri është ngulitur një devocion madhështor dhe pa qarje. Unë besoj se ekziston veçse një rast i një Báb-i, që ka qenë tërhequr mbrapsht nën shtypjen apo kërcënimin e vuajtjeve, por që u rikthye te besimi dhe u ekzekutua brenda dy vjetëve. Tregimet e heroizmit të mrekullueshëm ndriçojnë fletët e lara me gjak të historisë së Bábí-ve. Megjithëse një shumicë e ithtarëve të tij kanë qenë dhe janë të paditur dhe të pa shkolluar, megjithatë, ata janë të përgatitur të vdesin për fenë e tyre dhe zjarret e Smithfilldit nuk ndezën një guxim më fisnik se sa ai që ndeshet dhe që ka sfiduar autorët e torturave nga më të paimagjinueshmet të Teheranit. Nuk duhet të jenë, pra, me të dhëna të pakta parimet e një besimi që mund të zgjojë te pasuesit e tij një shpirt kaq të rrallë dhe të bukur vetëmohimi. ... Këto episode të vogla, që tregojnë herë pas here tiparet e tyre të shëmtuara, provojnë që Persia, megjithatë, të mos jetë krejt e shlyer dhe se diku lëkunden fjalamanët rreth qytetërimit iranian." (Lord Curzon, "Persia and the Persian Question", vëll. 1, f. 501) 629 "Ajo qëndroi atje një kohë të gjatë, duke pritur vizita të shumta si burrash dhe grash: ajo i bënte për vete këto të fundit duke u treguar rolin e neveritshëm që u caktonte atyre Islami: ajo i tërhiqte duke u treguar lirinë dhe respektin që u akordonte feja e re, dhe pati mjaft skena debati midis çiftesh, nga të cilat burrat nuk dolën kurdoherë fitimtarë. Këto diskutime mund të kishin vazhduar gjatë sikur Mirza Aga Han Nuriu të mos ishte emëruar Sadrazem. Kryeministri, në fakt, u dha urdhër Haxhi Mulla Mirza Muhamet Andermanit dhe Haxhi Mulla Ali Kinit të shkonin ta takonin për të analizuar besimet e saj. Pati shtatë biseda midis dy burrave dhe të burgosurës: ajo diskutoi me pasion dhe afirmoi se Báb-i ishte Imami i premtuar e i pritur. Kundërshtarët e saj i vunë në dukje asaj se sipas profecive Imami i premtuar do të vinte nga Xhabolkaja dhe Xhabolsaja. Ajo iu përgjigj ashpër se kjo ishte e gënjeshtërt dhe e shpikur nga tradicionistë të gënjshtërt; se këto dy qytete nuk ekzistonin dhe se kjo nuk mund të ishte veçse një bestytni e denjë për një tru të sëmurë. Ajo parashtroi doktrinën e re dhe bëri të dalë e vërteta, por gjithmonë ndeshej me të njëjtin argument të Xhabolkasë. Duke humbur durimin, ajo u tha: 'Arsyetimet që bëni ju janë ato të një fëmije të paditur e budalla. Deri kur do të ndaleni ju në këto marrëzi, në këto gënjeshtra: Kur pra do ta ngrini ju shikimin deri te Dielli i së Vërtetës?' I revoltuar nga kjo blasfemi, Haxhi Mulla Aliu u ngrit dhe tërhoqi shokun e vet duke i thënë: 'Ç'diskutime mund të kemi ne më gjatë me një të pabesë'. Ata shkuan në shtëpinë e njërit prej tyre dhe formuluan vendimin që, duke konstatuar apostazinë dhe refuzimin për t'u penduar, e dënonte atë me vdekje në emër të Kuranit!". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 446-47). 630 "Ndërkohë që ajo ishte e burgosur, në shtëpi u bë martesa e të birit të Kalantarit. Të gjitha gratë e personazheve të mëdha ishin natyrisht të ftuara. Por, megjithëse u bënë shpenzime të mëdha për të mbledhur të gjitha argëtimet e zakonshme për rastin, ato kërkuan me zë të lartë që të sillnin Korratol Ejnin. Sapo ajo u paraqit dhe filloi të fliste, i larguan muzikantet e vallëtaret, dhe duke harruar ëmbëlsirat për të cilat ato janë aq grykëse, këto zonja nuk patën më sy e vëmendje veçse për Korratol Ejnin". (Po aty, f. 448). 631 Mahmud Kan Kalantar, nën ndalimin e të cilit ajo ishte vendosur. 632 Shih fjalorthin. 633 "Përballë Legatës së Anglisë dhe Ambasadës së Turqisë shtrihej një shesh mjaft i madh që është zhdukur qysh prej vitit 1893. Aty nga mesi i këtij sheshi, por duke u futur në rrjeshtimin e shtëpive, qëndronin pesë ose gjashtë pemë të veçuara që shënojnë vendin ku vdiq heroina Bábí, sepse në atë kohë kopshti i Ilhanit shtrihej deri atje. Kur unë u ktheva, më 1898, sheshi ishte zhdukur, i pushtuar nga ndërtime moderne, dhe unë nuk e di nëse blerësi i tanishëm i ka respektuar këto pemë që një dorë e përshpirtshme i kishte mbjellur". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 452). 634 Gusht 1852 A.D. 635 Shih Journal of the Royal Asiatic Society, 1889, art. 6, f. 492. 636 1817-1818 A.D. 637 "Bukuria dhe seksi femër, gjithashtu, iu përkushtuan besimit të ri dhe heroizmi i poeteshës së dashur, por fatkeqe, të Kazvinit, Zarrin Taxh (Kurora e Artë), ose Korratol Ejn (Ngushëllim i Syve), që pasi flaku perçen, përhapi dritën e misionit an' e kënd, është një nga momentet më prekëse në historinë moderne." (Lord Curzon, "Persia and the Persian Question", vëll. 1, f. 497, shënimi 2) "Asnjë kujtim nuk është më thellësisht i nderuar apo të ketë ndezur entuziazëm më të madh se i saji dhe ndikimi që ajo kishte gjatë jetës së saj, akoma vepron tek seksi femër." (Valentine Chirol, "The Middle Eastern Question", f. 124) "Shfaqja e një gruaje të tille si Korratol Ejn është për çdo vend dhe në çdo kohë një fenomen i rrallë, kurse në një vend si Persia ajo është një talent-bile, pothuajse mrekulli. Si nga bukuria e mrekullueshme e saj, si nga dhuntitë e veçanta intelektuale, elokuenca e zjarrtë, përkushtimi i patrembur dhe martirizimi i lavdishëm, ajo nuk ka të krahasuar dhe është e pavdekshme mes bashkatdhetareve të saj. Edhe sikur feja Báb-i të mos kishte tjetër pretendim për madhështinë, do të mjaftonte kjo-që ajo nxori një heroinë si Korratol Ejn." ("A Traveller's Narrative", shënimi Q, f. 213). "Figura pothuajse më e shquar në tërë lëvizjen ishte poetesha Korratol Ejn. Ajo njihej për virytet e saj, besimin e thellë e diturinë dhe përfundimisht ishte konvertuar me leximin e disa prej vargjeve dhe porosive të Báb-it. Ajo u bë aq e fortë në besimin e saj sa megjithëse ishte edhe e pasur, edhe fisnike, ajo la pasurinë, fëmijën, emrin dhe pozitën për shërbimin ndaj Mjeshtrit të saj dhe e vuri veten për të shpallur dhe për të vendosur doktrinën e tij. ... Bukuria e ligjërimit të saj ishte e tillë sa që tërhiqte të ftuarit nga gostia e dasmës, në vend që të dëgjonin muzikën që u siguronte i zoti i shtëpisë. Vargjet e saj ishin ndër më tronditëset në gjuhën perse." (Sir Francis Junghusband, "The Gleam", f. 202-3). "Duke parë përsëri mbi karrierën e shkurtër të Korratol Ejn, çdonjeri goditet kryesisht nga entuziazmi i zjarrtë i saj dhe nga idealizmi i saj. Kjo botë për të, në fakt ishte siç kishte thënë Kodusi, një grusht dhé. Ajo ishte, gjithashtu një folëse elokuente dhe me përvojë në masat e ndërlikuara të poezisë perse. Një nga poemat e saj, që deri tani nuk ka qenë bërë njohur, ka një interes të veçantë, për besimin që ajo shpreh në karakterin njerëzor-hyjnor të dikujt (këtu quajtur Zot), thirrjet e të cilit, sapo të citohen, do të kenë njohje të përgjithshme. Kush ishte ky Personazh? Duket se Korratol Ejn e mendoi Atë ngadalshëm në avancimin e këtyre thirrjeve. A ka njeri që të ketë menduar veçse për Bahá'u'lláh-un? Poetesha ishte një Bahá'í e vërtetë. (Dr. T. K. Cheyne, "The Reconciliation of Races and Religions", f. 114, 115) "Të korrat e mbjella në vendet islamike nga Korratol Ejn ka filluar tani të duken. Një letër që i drejtohej 'Bashkësisë Kristiane' qershorin e kaluar na informon se dyzet militante turke po dërgohen nga Kostandinopoja në Áka (kaq kohë burgu i Bahá'u'lláh-ut): 'Gjatë pak vjetëve të fundit idetë për të drejtën e votës janë përhapur qetësisht prapa haremeve. Burrat janë të paditur për të, çdonjeri është i paditur për të dhe befas tani porta e përmbytjes është hapur dhe njerëz nga Kostandinopoja e kanë menduar të domosdoshme t'u kthehen masave drastike. Klubet e votës janë organizuar, janë zgjedhur dhe qarkulluar përmbledhje informative të kërkesave të grave, janë çelur gazetat dhe revistat e grave, që botojnë artikuj të shkëlqyer dhe janë mbledhur metingje publike. Pastaj një ditë anëtarët e këtyre klubeve - katërqind prej tyre - hoqën perçet. Klasa e vjetëruar, e fosilizuar u shokua, muslimanët e mirë u alarmuan dhe qeveria u detyrua të veprojë. Këto katërqind gra dashamirëse të lirisë u ndanë në shtatë grupe. Një grup që përbëhej nga dyzet është syrgjynosur në Áka dhe do të mbërrijë për pak ditë. Çdonjeri është duke folur rreth saj, dhe në të vërtetë është befasuese të shikosh se sa shumë është numri i atyre që janë për heqjen e ferexhesë nga fytyra e gruas. Shumë njerëz me të cilët unë kam folur mendojnë se ky zakon është jo vetëm arkaik, por edhe mbytje-mendimi. Autoritetet turke që mendojnë ta shuajnë këtë dritë lirie, e kanë shtuar akoma më tepër flakën dhe veprimi i tyre i dorës së fortë ka ndihmuar materialisht krijimin e një opinioni më të gjerë publik dhe kuptim më të mirë të këtij problemi kritik.'" (Po aty, f. 115-16). "Misionarja tjetër, gruaja për të cilën flas, kishte ardhur në Kazvin, dhe është padyshim, krahas objektit të preferuar të nderimit të thellë të Bábí-ve, një nga shfaqjet më mbresëlënëse e më interesante të kësaj feje". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 136). "Shumë njerëz që e kanë njohur dhe dëgjuar në faza të ndryshme të jetës së saj gjithmonë më kanë vënë në dukje se, përkundrazi, për një person aq të ditur e të pasur në lexime, natyra krysore e të folurit të saj ishte një thjeshtësi pothuajse fyese; dhe kur ajo fliste, shtonin, njeriu megjithatë ndiehesh i prekur gjer thellë në shpirt, plot admirim, dhe sytë kullonin lotë". (Po aty, f. 150). "Megjithëse myslimanë e Bábí shprehin sot elozhe të jashtëzakonshme për bukurinë e Ngushëllimit të Syve, është e pakundërshtueshme që mendja dhe karakteri i kësaj gruaje të re ishin edhe më të shquara. Duke marrë pjesë shpesh, si të thuash çdo ditë, në biseda shumë shkencore, duket se qysh herët ajo kishte treguar interes të madh dhe një ditë doli se ajo ishte plotësisht në gjendje të ndiqte diskutimet e holla të atit të saj, të ungjit të saj, të kushëririt të saj, që u bë i shoqi, e madje edhe të arsyetonte me ta e shpesh t'i habiste me forcën dhe mprehtësinë e inteligjencës së saj. Në Persi nuk është diçka e zakonshme të shohësh gra që e përdorin mendjen për punë të tilla, por nuk është as edhe një fenomen fare i rrallë; ajo që atje, si dhe gjetkë, është me të vërtetë e jashtëzakonshme, është të takosh një grua të barabartë me Korratol Ejnin. Ajo jo vetëm e çoi njohjen e arabishtes deri në një përsosuri të pazakontë, por u bë e shquar edhe në dijen e traditave gojore dhe në atë të kuptimeve të ndryshme që mund të aplikohen në pasazhet e diskutuara të Kuranit e të autorëve të mëdhenj. Së fundi, ajo merrej në Kazvin, dhe me plot të drejtë, si një mrekulli". (Po aty, f. 137). 638 "Gjë kurioze, i respektuan gratë që grumbulluan e që i çuan në malin Bijaban. Kishte midis tyre dy pleq që nuk kishin forca për të luftuar: Mulla Muhamet Musai, mjeshtër dërstile, dhe Mashhadi Baker, ngjyrues pëlhurash. I vranë. Mashhadi Beqirin e vrau Ali Big-u, kapiten i ushtarëve Naiziri. Ai i preu kokën dhe ia dha një fëmije: pastaj mori të mbesën e viktimës së tij, i vuri mbi kokë një copë të zezë dhe, duke hipur në kalë, e shtyu deri afër Mirza Naimit. Ky ndodhej në malin Bijaban, në një kopsht, i ulur mbi një gur. Kur Ali Beu arriti pranë tij i hodhi kokën e Beqirit, dhe duke i dhënë një të shtyrë të fortë vajzës së vogël që ra përmbys në tokë thirri: 'Ne bëmë atë që deshe ti, Bábí-të nuk ekzistojnë më'. Ahund Mulla Abdul Hysenit, me urdhër të Mirza Naimit, i mbushën gojën me dhe; pastaj një gulam e qëlloi me një të shtënë pushke në kokë por pa e vrarë. Pati rreth 603 gra të arrestuara. U vunë në rrugë me robërit deri te mulliri i quajtur Taht që ndodhet fare pranë Najrizit. Autori ynë tregon anekdotën që vijon, si provë të egërsisë së fitimtarëve: 'Unë isha fare i ri atëherë, thotë ai, dhe ndiqja nënën time që kishte një djalë tjetër më të ri se unë. Një i quajtur Abdullah kishte marrë vëllain tim mbi supe dhe e mbante. Fëmija kishte një kapele me disa zbukurime. Një kalorës që na shoqëronte e pa kapelen, u afrua dhe ia rrëmbeu me aq brutalitet saqë kapi bashkë me të edhe beben për flokësh. Fëmija u rrokullis dhjetë metra larg. Nëna ime e shkretë e gjeti pa ndjenja'. Nuk do të ndalem në tmerret që pasuan këtë fitore. Mjafton të dimë se Mirza Naimi hipi në kalë, i paraprirë e i ndjekur nga njerëz që mbanin heshta në majë të të cilave ishin vendosur kokat e martirëve. I shtynin robërit me goditje kamxhiku ose shpatash. I hidhnin gratë në hendeqet plot ujë. Natën e kaluan në hanin Shirazi. Në mëngjes i nxorrën gratë krejt lakuriq dhe u dëfryen duke i goditur me shqelma, me gurë, me shkopinj, i pështynin. Kur u lodhën me këtë lojë, i çuan në shkollën e vendit, ku ato ndenjën 20 ditë midis sharjeve e poshtërimeve. Tetëdhjetë Bábí të lidhur për dhjetë ua besuan 100 ushtarëve për t'i çuar në Shiraz. Sejed Mir Muhamet Abdi vdiq nga të ftohtët në kaneh gird, të tjerë vdiqën pak më tej. U prisnin kokat njërit pas tjetrit. Më në fund hynë në Shiraz nga porta e Sadiut. I shëtitën në të gjithë qytetin, pastaj i lidhën me zinxhirë në burg. Gratë pas 20 ditësh dolën nga kolegji ku i kishin mbyllur dhe i ndanë në dy grupe. Një grup u la i lirë, tjetri u drejtua për në Shiraz me robër të tjerë, burra që ishin arrestuar gjatë kësaj kohe. Pasi arriti në Shiraz, karvani u nda edhe një herë më dysh: gratë i drejtuan për në hanin Shah Mir Ali Hamzeh, kurse burrat i çuan në burg te bashkëfetarët e tyre. Të nesërmen ishte ditë feste. Guvernatori, me pjesëmarrjen e të gjithë atyre që në Shiraz i mbanin për të mëdhenj e fisnikë, dha urdhër të sjellin para tij robërit. Një Najrizi i quajtur Xhelal, dhe që Naimi e kishte mbiquajtur Bilbil, u ngarkua të denonconte bashkatdhetarët e tij. I pari që u duk qe Mulla Abdul Hyseni: e urdhëruan të mallkonte Báb-in; ai refuzoi dhe koka e tij u rrokullis në tokë. Haxhiu i biri i Asgarit, Ali Garm Siriu, Hyseni i biri i Hadi Hajriut, Sadeku i biri i Salehut, Muhamet ibn Muhseni u ekzekutuan. Gratë u liruan dhe burrat që mbetën u çuan në burg. Duke qenë se Shahu kishte kërkuar dërgimin e robërve, 73 i nisën për në Teheran. Njëzet e dy vdiqën rrugës dhe ndër ta Mulla Abdul Hyseni që vdiq në Sajdan, Aliu i biri i Qerbela Zamanit, në Abadeh; Akbari i biri i Qerbela Muhametit në Kinareh; Hasani i biri i Abdul Vahabit, Mulla Ali Akbari, në Isfahan; Qerbela Bakeri i biri i Muhamet Zamanit, Hasani dhe i vëllai Zol Fakari, Qerbela Nakiu dhe Aliu i biri, Vali Kani, Mulla Qerimi, Akbar Raizi, Golam Aliu i biri i Pir Muhametit, Naki dhe Muhamet Aliu të bijtë e Muhametit, gjatë rrugës. Të tjerët arritën në Teheran, dhe që ditën e mbrritjes 15 prej tyre u ekzekutuan, ndër të tjerë Aga Sejed Aliu, ai që ishte lënë si i vdekur, Qerbela Raxhabi, berberi; Sajfod Din, Sulejmani i biri i K. Salmanit, Xhafari, Murat Hajriu, Hyseni i biri i K. Bakerit, Mirza Abul Hasani i biri i Mirza Takiut, Mulla Muhamet Aliu i biri i Aga Mehdiut. Njëzet e tre vetë vdiqën në burg, trembëdhjetë u liruan pas tre vjetësh, i vetmi që mbeti në Teheran, ku vdiq pak kohë më pas, ishte Qerbela Zajnol Abedini". (A. L. M. Nicolas, "Siyyid 'Alí-Muḥammad dit le Báb", f. 421-24). "Persekutorët e tyre, pasi kishin kapur dhe vrarë burrat, kapën dhe i vdiqën dyzet gra e fëmijë në mënyrën e mëposhtme: Ata i futën ata në mes të një shpelle, e mbushën shpellën me një sasi të madhe drush zjarri, derdhën naftë përmbi shkarpat e hedhura përreth dhe u vunë zjarrin. Një nga ata që mori pjesë në këtë bëmë tregon si vijon: 'Pas dy apo tri ditësh unë u ngjita në mal dhe hoqa derën e shpellës. Unë pashë që zjarri ishte shuar e bërë hi, por po sikur të gjitha gratë me fëmijët e tyre të ishin ulur, secila në ndonjë qoshe, duke shtrënguar të vegjëlit në gjokset e tyre dhe të ulura në formë rrethi, ashtu siç ishin kur i lamë ne. Disa, si në dëshpërim apo vaj, të kishin provuar të ulnin kokat mbi gjunjë në hidhërim dhe të gjitha të mbanin qëndrimet që kishin supozuar. Unë habitesha, kur mendoja që zjarri nuk i kishte djegur. Plot me ankth e frikë, hyra brenda. Atëhere pashë se të gjitha ishin djegur e bërë shkrumb, por si të mos kishin bërë kurrë një lëvizje, që do të kishte shkërmoqur trupat e tyre. Megjithatë, sapo i prekja me dorë, ato shkërmoqeshin e bëheshin hi. Dhe, pasi kishim parë këtë, të gjithë ne u penduam për atë që kishim bërë. Po ç'vlerë kishte kjo tani?'" ("Tarik Xhadid", f. 128-31) "Autori i "Tarik Xhadidit", në përfundim të tregimit të tij, shfrytëzon rastin të tregojë se sa pikë për pikë u përmbush me këto ngjarje profecia që përmban një gojëdhënë që u referohet shënjave që do të tregojnë shfaqjen e Imam Mehdiut: 'Tek Ai (do të jetë) përsosmëria e Moisiut, saktësia e Jezusit dhe durimi i Jovit; shenjtët e Tij do të poshtërohen në kohën e Tij dhe kokat e tyre do të këmbehen si dhurata, ashtu si koka e Turkut dhe Dejlametit janë këmbyer si dhurata; ata do të vriten dhe digjen e do të trëmben, frikësohen e llahtarisen; toka do të lahet me gjakun e tyre, vaj dhe kuje do të ngrenë gratë e tyre, në të vërtetë këta janë shenjtët e mi.' [Kjo gojëdhënë e quajtur Hadit Xhaber, citohet, gjithashtu nga 'Kafi,' një nga përmbledhjet themelore të gojëdhënave shiite, në "Ikan".) Kur unë isha në Jazd në fillim të verës së 1888-ës, u njoha me një Báb-i që kishte një pozitë me një farë rëndësie qeveritare, dy prej stërgjyshërve të të cilit kishin luajtur një pjesë të rëndësishme në shtypjen e rebelimit të Nejrizit. Pjesa që vijon është një përmbledhje rreth asaj që më tregoi ai për këtë, marrë nga ditari im për 18 majin e 1888-ës: 'Gjyshi im nga nëna Mir Ali Kan Shoxhaol Molk dhe xhaxha-madhi Mirza Naimi, të dy morën pjesë në luftën e Najrizit, por në anën e gabuar. Kur në Shiraz erdhën urdhërat për të shtypur rebelimin, gjyshi im ishte udhëzuar të merrte komandën e ekspeditës të dërguar për këtë qëllim. Ai nuk e pëlqente detyrën e ngarkuar dhe u njoftoi mosdashjen e tij dy prej ulemave, që, megjithatë, e siguruan atë, pasi i deklaruan se lufta në të cilën ai do të angazhohej sa afërmi ishte një ndërmarje e shënjtë e sanksionuar nga Feja dhe prej saj ai do të merrte shpërblimin në Parajsë. Kështu ai shkoi dhe ajo që u bë, u bë. Pasi kishin vrarë 750 burra, ata morën gratë dhe fëmijët, i zhveshën pothuajse lakuriq, i hipën mbi gomerë, mushka dhe gamile, i çuan drejt Shirazit nëpërmjet rreshtave të kokave të hequra nga trupat e pajetë të Báballarëve, vëllezërve, bijve dhe burrave të tyre. Me të mbërritur atje, i vendosën në një han të rënuar sapo jashtë portës së Isfahanit dhe përkarshi një Imami zadeh, kapësit e tyre morën vendet e tyre nën ca pemë aty afër. Ata qëndruan aty për një farë kohe, të nënshtruar ndaj shumë fyerjeve e mundimeve, prej të cilave vdiqën shumë prej tyre. Tashti shih gjykimin e Perëndisë kundër shtypësve të tyre, sepse prej atyre që ishin përgjegjës kryesorë për këto mizori jo vetëm njëri pësoi një fund të keq dhe vdiq me vuajtje. Gjyshi im Mir Ali Kani ra menjëherë i sëmurë dhe mbeti pa gojë deri sa vdiq. Ndërsa ishte duke mbaruar ata që ishin rrotull tij e panë që po lëvizte buzët se po pëshpëriste diçka. Ata u ulën poshtë të kapnin fjalët e tij të fundit dhe dëgjuan tri herë murmurimën e tij të vakur " Bábí! Bábí! Bábí!" Pastaj ra i vdekur. Xhaxha-madhi im, Mirza Naimi u turpërua me qeverinë dhe u gjobua dy herë, herën e parë dhjetë mijë tuman dhe herën e dytë pesëmbëdhjetë mijë tuman. Por ndëshkimi i tij nuk mbaroi me kaq, sepse ai duhej të vuante tortura të larmishme. Duart iu vunë në "el-çek" (tortura konsiston në vendosjen e copave të drurit midis gishtave të viktimës duke i lidhur ato shtërnguar me kordon. Pastaj kordonit i hidhet ujë të ftotë për ta shtrënguar akoma më shumë) dhe këmbët në "tang Kaxhar" (ose "shtrydhje Kaxhar", një mjet torture që i ngjante "këpucës" që dikur përdorej në Angli [një mjet druri për të shtrënguar këmbët gjatë torturës - shën. i shqipëruësit], për futjen e së cilës Persia i është borxhli dinastisë që në atë kohë mbante fronin); ai duhet të qëndronte në diell kokëzbuluar, të lyer me sherbet me qëllim që t'i mbidheshin mizat dhe, pasi hoqi të tjera vuajtje dhe tortura akoma më të dhimbshme dhe poshtëruese, ai u qërua si një njeri i turpëruar dhe i rënuar.'" ("A Traveller's Narrative", shënimi H, f. 191-93.) 639 12 janar 1853 A.D. 640 'Abdu'l-Bahá. 641 Mirza Musai, zakonisht quajtur Aga Kalim, më i zoti ndër motrat e vëllezërit e Bahá'u'lláh-ut dhe mbështetës i Tij i vendosur dhe i çmuar. 642 Mirza Abul Fazli në "Faraed" (f. 50-51) citon gojëdhënën e famshme nga Muhameti, që njihet si një shprehje autentike e Profetit dhe që Sejed Abdul Vahab Sharani e referon në veprën e tij të titulluar "Ketabol Javakit val Xhavaher": "Të gjithë ata [shokët e Kaimit] do të vriten përveç Njerit që do të mbërrijë fushën e Ákas, Hollin e Banketeve të Perëndisë." Teksti i plotë përmendet, gjithashtu, sipas Mirza Abul Fazlit, nga Sheik Ebnol Arabi në "Fotuhat Makijeh" e tij. 643 "Një qeskë bosh me madhësinë dhe formën e një arre-kokosi, përreth grykës së të cilës dy zinxhirë kapen në katër pika për të shërbyer si dorezë. Përdorej nga dervishët si një shportë lëmoshe." 644 "Shkëlqesi, pas marrjes së masave energjike nga ana e qeverisë perse për asgjësimin dhe çrrënjosjen e sektit të keqdrejtuar dhe të urryer të Bábí-ve, me hollësitë e së cilës Shkëlqesia Juaj është plotësisht në dijeni [aludohet për persekutimin e madh të Bábí-ve në Teheran në verë të vitit 1852], qoftë lavdëruar Perëndia, me kujdesin e mendjen perandorake të Madhërisë së Tij më të fuqishëm, rangu i të cilit është si ajo e Xhamshidit, mbrojtësi i Fesë së Vërtetë - u bëfshin jetët tona kurban për të! -, rrënjët e tyre u çkulën." (Nxjerrë nga një letër që Mirza Said Kani, ish ministri i jashtëm i Persisë, i dërgoi ambasadorit pers në Kostandinopojë, e datuar më 12 Zol Hexheh, 1278 [10 maj 1862]. Faksimilja dhe përkthimi i dokumentit riprodhohet në E. G. Browne, "Materials for the Study of the Bábí Religion", f. 283.) 645 "Ishte një udhëtim i tmerrshëm në një vend të ashpër malor dhe udhëtarët vuajtën shumë nga qëndrimi jashtë." (Dr. T. K. Cheyne, "The Reconciliation of Races and Religions", f. 121.) 646 "Por aq i jashtëzakonshëm sa guximi i tij në kërkimin e autoritetit Hyjnor është përmbajtja e tij në këmbënguljen që autoriteti i tij nuk ishte final. Ai ndjehej kompetent dhe i ngarkuar për të reveluar, por ai e ndjente me siguri të njëllojtë që ekzistonte megjithatë pambarimisht akoma më shumë për t'u reveluar. Këtu qëndronte madhështia e tij. Dhe këtu qëndronte flijimi i tij më i madh. Nëpërmjet kësaj ai riskonte uljen e famës së tij personale. Por ai garantonte vazhdimësinë e misionit të tij. ... Ai garantonte se lëvizja që kishte filluar ai do të rritej dhe zgjerohej. Ai vetë ishte veçse 'një gërmë e atij libri shumë të madh, një pikë nga ai oqean i pakufishëm.' ... Ky ishte modestia e mprehtësisë së vërtetë. Dhe ai kishte efektin e tij. Lëvizja e tij është rritur dhe zgjeruar dhe ka akoma një të ardhme të madhe para saj." (Sir Francis Junghusband, "The Gleam", f. 210-11) 647 "Gjatë ditëve që shtrihesha në burgun e Teheranit, megjithëse pesha plumb e prangave dhe ajri i qelbur nuk më lejonin veçse një sy gjumë, i qetë, në ato momente të rralla të dremitjes Unë ndjeva sikur diçka vërshoi nga maja e kokës përmbi gjoksin tim, ashtu si një rrëke e vrullshme sulet rrëmbimthi mbi tokë nga maja e një mali kryelartë. Për pasojë, çdo qelizë e trupit tim do të ndizej flakë. Në këto momente gjuha ime recitoi çka asnjë burrë nuk është i zoti për ta dëgjuar". ("Epistle to the Son of the Wolf", f. 17) 648 Gobino, duke shkruar rreth vitit 1865, dëshmon për sa vijon: "Opinioni i përgjithshëm është se Bábí-të janë shtrirë në të gjitha klasat e popullsisë dhe midis të gjithë pjesëtarëve të rrymave fetare të Persisë, me përjashtim të Nusajrive dhe të të Krishterëve; por janë sidomos klasat e kulturuara, njerëzit që merren me shkencat e vendit, ata që mbahen si shumë të dyshimtë. Mendohet, dhe me arsye duket, që shumë mullahë, e ndër ta muxhtahidë të rëndësishëm, funksionarë të një rangu të lartë, njerëz që mbajnë në oborr funksione të rëndësishme dhe që kontaktojnë nga afër personin e mbretit, janë Bábí. Sipas një llogarie të bërë kohët e fundit, në Teheran ka pesë mijë pjesëtarë të kësaj feje të reformuar në një popullsi prej tetëdhjetë mijë frymësh afërsisht. Por argumentet mbi të cilat e mbështesin këtë llogaritje nuk duken shumë solide, dhe unë prirem të besoj që nëse Bábí-të ishin më pak në Persi, numri i tyre në kryeqytet do të ishte shumë më i madh. Sepse në të njëjtën kohë numrit të të zellshmëve, cilido që të ishte ai në atë moment, do të duhet t'i shtohej ndihmesa e një numri të madh njerëzish që priren drejt doktrinave sot të dënuara, të cilëve fitorja do t'u jepte kurajon të shpreheshin". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 251). "Nuk kishte kaluar akoma gjysmë shekulli që kur Mirza Muhamet Aliu, Profeti i ri i Shirazit, filloi i pari të predikojë fenë që tani numëron me qindra martirë të saj dhe me qindra mijë përkrahës të saj, që një kohë dukej sikur kërcënonte epërsinë si të dinastisë Kaxhar si dhe të besimit muhamedan në Persi dhe ndoshta sikur akoma nuk tregonte pa diskutim një faktor të rëndësishëm në historinë e Azisë Perëndimore." (Hyrje e E. G. Browne për "Tarik Xhadidin", f. 7) " Báb-izmi", shkruan Profesor Xhejms Darmesteter, "që u përhap në jo më pak se pesë vjet nga njëra anë e Persisë në tjetrën, që u la më 1852 me gjakun e martirëve të tij, po përparon me qetësi dhe po propagandon vetveten. Nëqoftëse Persia ka për t'u ripërtërirë e tëra, kjo do të bëhet nëpërmjet këtij besimi të ri." (Nxjerrë nga "Persia: A Historical and Literary Sketch", përkthyer nga G. K. Narimán.) "Nëqoftëse Báb-izmi vazhdon të rritet në shkallën e tanishme të përparimit, do të vijë në mënyrë të besueshme një kohë kur ai do nxjerrë jashtë loje Muhamedanizmin në Persi. Kjo, mendoj unë, që nuk kishte të ngjarë të ndodhte, e bëri atë të dukej mbi dhé nën flamurin e një besimi armiqësor. Por, përderisa rekrutët e tij janë fituar nga ushtarët më të mirë të garnizoneve që ai po sulmon, ka një arsye të madhe të besojmë se ai ndoshta përfundimisht do triumfojë. Për ata që njohin diçka nga karakteri pers, se sa shumë i prekshëm është ai për ndikimet fetare, do të ishte e qartë se sa shumë klasave në atë vend u bënte thirrje të suksesshme besimi i ri. Sufitë ose mistikët prej kohësh janë mbajtur pas asaj që duhet gjithmonë të ketë një Pir ose Profet, i dukshëm fizikisht dhe thithen shumë lehtë në vathën e Bábí-ve. Bile dhe për myslimanin e zakonit, që me sytë e mendjes është kthyer me etje në pritje të Imamit të zhdukur, është i dëgjueshëm arsyetimi bindës, me të cilin kërkohet të provohet që ose Báb-i, ose Bahá-i është, sipas të gjitha predikimeve të Kuranit dhe gojëdhënave, Mehdiu. Jeta e dëlirë dhe e vuajtur e Báb-it, vdekja e tij poshtëruese, heroizmi dhe martirizimi i pasuesve të tij, do të bënte thirrje ndaj shumë të tjerëve që nuk mund të gjenin fenomene të ngjashme në regjistrimet bashkëkohore të Islamit." (Lord Curzon, "Persia and the Persian Question", vëll. 1, f. 503) Autori, në të njëjtin kapitull, duke komentuar mbi shpresat e ndërmarjeve misionare kristiane në Persi, shkruan si vijon: "Persia, bile, është përshkruar si më shpresëdhënësja ndër sferët e punës misionare në Lindje. Megjithëse i ndërgjegjshëm për punën e çmuar që është bërë dhe po bëhet nga përfaqësuesit e shoqërive Misionare angleze, franceze dhe amerikane në atë vend, me përhapjen e arsimit, me shfaqjen e bamirësisë, me dhuratat e asistencës mjekësore, me forcën e shembullit dhe megjithëse, në asnjë mënyrë nuk sugjeroj që këto punë fetare duhet të pakësohen, unë nuk jam në gjendje, me aq njohuri sa kam unë, të marr pjesë në një një parashikim kaq optimist për të ardhmen." (f. 504) "... Megjithatë, në Persi, asnjë nga pengesat me të cilat ndeshen komunitetet kristiane nuk ngrihet nga ndryshimet sektare të tyre dhe myslimanët janë tamam të përsosur të tallen me ata që i ftojnë për të hyrë në një grigjë pjestarë të ndryshëm të së cilës e duan njeri tjetrin kaq thekshëm. Protestantët grinden me katolikët romanë, presbiterianët me episkopalianët, nestorianët protestantë nuk i shikojnë me sy të mirë nestorianët tipikë dhe këta, po ashtu, nuk janë në harmoni të plotë me kaldeanët ose nestorianët katolikë. Armenët i shikojnë vëngër amenët e bashkuar (ose katolikë) dhe të dy bashkohen për të vonuar punën e misioneve protestante. Përfundimisht, dhe armiqësia e izraelitëve, si rregull, mund të merret në konsideratë. Në vende të ndryshme të Lindjes, në të cilat unë kam udhëtuar, nga Siria në Japoni, unë jam jam tronditur nga fenomeni i çuditshëm dhe, për mua, i dhimshëm që bandat misionare i kryejnë luftërat më fisnike nën flamurin e Mbretit të Paqes me armë vëllavrasëse në duart e tyre." (f. 507-8) "... Nëqoftëse, atëhere, kriteri i ndërmarjeve misionare në Persi është numri i të konvertuarve që ai ka bërë nga Islami, unë nuk nguroj të them që shpenzimet e mëdha të parave, të përpjekjeve të ndershme dhe mundimi i sakrifikuar që janë derdhur mbi këtë vend është ndeshur me një kompensim krej të papërshtatshëm. Muhamedanët e rinj disa herë janë pagëzuar nga misionarët kristianë. Por kjo nuk duhet të konfondohet me konvertimin, përderisa pjesa kryesore e të sapoardhurve rikthehen në besimin e etërve të tyre dhe unë pyes nëse, që ditën që Henri Martin vuri këmbën në Shiraz deri në momentin e tanishëm, a ka gjysëm duzine muhamedanë persë që kanë përqafuar me të vërtetë besimin kristian. Unë vetë kam pyetur shpesh, por kurrë nuk kam parë, një mysliman të konvertuar (unë natyrisht përjashtoj ata të braktisur ose jetimë të prindërve myslimanë që janë edukuar që nga fëmijëria në shkollat kristiane). Unë nuk jam dobësuar as nga demonstrimet më të plota të dështimit. Duke lënë mënjanë supozimet dogmatike të kristianizmit (psh doktrina e Trinisë dhe Hyjnizimi i Krishtit) që janë aq të pështira për konceptin muhamedan të unitetit të Perëndisë, ne nuk mund të vlerësojmë mosdashjen e një myslimani të lërë besimin e vet me kaq habi, kur ne kujtojmë që dënimi për një akt të tillë është vdekja. Shanset e konvertimit, në të vërtetë janë larg sa kohë që si trupi edhe shpirti i të konvertuarit hidhen në peshore. Por frika personale, megjithëse e rëndësishme, nuk është faktor determinues për situatën. Valët e përpjekjeve të misionarëve rrahin ujë në havan kundër murit shkëmbor të pathyeshëm të Islamit, si një sistem që përfshin çdo sferë, edhe detyrën, edhe aktin e jetës. Të përshtatur mrekullisht njësoj ndaj klimës, karakterit dhe pushtimit të këtyre vendeve mbi të cilat ai ka shtrirë sundimin e tij të fortë, Islami e mban ithtarin e tij në skllavëri të plotë nga djepi deri në varr. Për të nuk është vetëm fe, është qeveri, filozofi dhe, po ashtu, edhe shkencë. Koncepti muhamedan nuk është aq shumë për një fe shtetërore, nëse kjo frazë mund të lejohet, se sa për një shtet fetar. Litarët me të cilat vetë shoqëria tërhiqet nuk janë shpikje civile, por klerikale dhe, të mbështjellë në këtë besim madhështor, nëse paralizues, jeta myslimane në dorëzimin konkurues me gjithë vullnet, e sheh detyrën e saj të lartë të adhurojë Perëndinë dhe të detyrojë, ose kur është e mundur të përbuzë ata që nuk adhurojnë Atë me shpirt dhe atëhere vdes me shpresën e sigurt e të garantuar të Parajsës. Sa kohë që ky kod gjithë-detyrues, gjithë-përfshirës i jetës mban një popull Lindor nën zgjedhën e tij, duke përcaktuar çdo detyrë, duke rregulluar çdo akt ekzistence dhe përfundimisht duke gjetur një shpëtim të sigurt, thesari misionar dhe vullneti vetëmohues misionar do të harxhohet gjerësisht më kot. Në të vërtetë, një propagandë aktive, sipas gjykimit tim, është më e keqja e politikave, që një mision kristian mund të përshtatë në një vend fanatik mysliman dhe pikërisht toleranca të cilën unë i kam atribuar qeverisë perse është në një masë të madhe për shkak të abstenimit të matur të misionarëve kristianë prej ndërrimit të hapur." (f. 508-9) 649 Gobino, duke shkruar rreth vitit 1865, jep dëshminë që vijon: "Kështu, Báb-izmi ka fituar një ndikim të konsiderueshëm mbi inteligjencën e kombit persian, dhe, duke u shtrirë madje edhe tej kufijve të vendit, ka vërshuar në pashallëkun e Bagdadit dhe ka kaluar gjithashtu në Indi. Midis fakteve që kanë të bëjnë me të, duhet vënë në dukje si ndër më të çuditshmit se, edhe kur vetë Báb-i ishte gjallë, shumë doktorë të fesë së re, shumë prej pjesëtarëve më të bindur, më të përkushtuar të këtij sekti, nuk e kanë njohur kurrë personalisht profetin e tyre dhe nuk duket t'i kenë kushtuar ndonjë rëndësi të dorës së parë që të merrnin udhëzime nga vetë goja e tij. Megjithatë, ata tregonin plotësisht e pa asnjë rezervë për të nderimet dhe respektin e thellë për të cilat, nga këndvështrimi i tyre, ai kishte sigurisht të drejtë". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 255). 650 "Ajo përparon me shpejtësi, dhe ja sesi, matematikisht, u zhvillua një lëvizje fetare krejt e veçantë, për të cilën Azia qendrore, domethënë Persia, disa pika të Indisë dhe një pjesë e Turqisë Aziatike, në rrethinat e Bagdadit, është sot shumë e preokupuar, lëvizje e shquar dhe e denjë të studiohet për të gjitha arsyet. Ajo lejon të asistohet në zhvillime të fakteve, në shfaqje, në katastrofa të tilla që nuk mund të përfytyrohen veçse në kohët e largëta kur janë formuar fetë e mëdha. ... Unë madje pohoj që sikur të shihja në Evropë një sekt të një natyre të ngjashme me Báb-izmin i cili të paraqiste avantazhe të tilla si të tijat - besim të verbër, entuziazëm të skajshëm, kurajo e përkushtim të sprovuar, respekt që u ngjallet indiferentëve, tmerr i thellë që u shkaktohet kundërshtarëve të saj, dhe për më tepër, siç e kam thënë, një proselitizëm i pandalshëm, sukseset e të cilit janë të qëndrueshme në të gjitha klasat e shoqërisë; në qoftë se do të shihja, them unë, të gjithë këtë të ekzistonte në Evropë, nuk do të ngurroja të paralajmëroja se, në një kohë të caktuar, pushteti dhe skeptri do t'u përkisnin medoemos zotëruesve të këtyre avantazheve të mëdha". (Comte de Gobineau, "Les Religions et les Philosophies dans l'Asie Centrale", f. 293-94). "Tashmë mua më duket se historia e lëvizjes Báb-i duhet të jetë interesante, në mënyra të ndryshme, edhe për të tjerët, përveç atyre që janë të angazhuar në studimin e persishtes. Për studentin e fesë mendohet se ajo do të ofrojë jo pak lëndë për reflektim, sepse këtu ai mund të sodisë, akoma të paerrësuar nga miti dhe legjenda, personalitete të tillë, që me kalimin e kohës shndërrohen në heronj dhe gjysmë-perëndi, ai mund të shqyrtojë nën dritën e dëshmive krahasuese dhe të pavarura një nga këto shpërthime të çuditshme të entuziazmit, besimit, përkushtimit të zjarrtë dhe heroizmit të paepur - ose fnatizmit, po të duash - të cilin ne jemi mësuar ta lidhim me historinë më të hershme të racës njerëzore, me një fjalë, ai mund të dëshmojë lindjen e një besimi, i cili nuk mund të mos fitojë një vend midis feve të mëdha të botës. Për etnografin ai, gjithashtu, mund të japë ushqim për mendimin rreth karakterit të një populli që, është stigmatizuar sikur ka qenë shpesh egoist, mercenar, dorështrënguar, kult individi, i pistë dhe burracak dhe që, megjithatë, është i aftë të tregojë, nën ndikimin e shtytjes së një feje të fortë, shkallën e përkushtimit, ndershmërinë, bujarinë, joegoizmin, fisnikërinë dhe guximin që mund të gjejë paralelet e veta në histori, por zor se mund të tejkalohet. Për politikanin, gjithashtu, çështja nuk mund të jetë e parëndësishme, sepse cilat ndryshime nuk mund të influencohen, në një vend tashmë i llogaritur pothuajse zero në balancimin e forcave kombëtare, nga një fe e aftë për të ngjallur një shpirt kaq të fuqishëm? Le ta mendojnë mirë ata që e dinë çfarë i bëri Muhameti arabët, çfarë mund t'u bëjë akoma Báb-i persëve." (Hyrje e E. G. Browne për "A Traveller's Narrative", f. 8-9). "Në Bahxhi, pra, unë u vendosa si mik, pikërisht në mes të gjithçkaje që Báb-izmi e konsideron shumë fisnike dhe shumë të shenjtë; këtu unë kalova pesë nga ditët më të paharrueshme, gjatë të cilave unë shijova të pakrahasueshmen dhe të paimagjinueshmen- për mundësitë e komunikimeve të mbajtura me ata që janë pikërisht gurra e atij shpirti të fuqishëm e të mrekullueshëm, i cili punon me një forcë të padukshme, por gjithnjë në rritje për transformimin dhe zgjimin e njerëzve që dremitin në një gjumë si për vdekje. Në të vërtetë ishte një eksperiencë e panjohur dhe prekëse, prej së cilës unë nuk kisha shpresë të bartja ndonjë gjë, përveç përshtypjeve shumë të vakura. Unë, në të vërtetë, mund të përpiqem të përshkruaj në detaje të hollësishme fytyrat dhe format që më rrethonin, bisedat të cilat unë kisha privilegjin të dëgjoja, leximin melodioz, solemn. të librave të shenjta, sensin e përgjithshëm të harmonisë dhe kënaqësisë që përshkonte vendin dhe kopshtet aromatikë, me hije, ku ne shkonim shpesh mbasdite; por e gjithë kjo ishte zero në krahasim me atmosferën shpirtërore, në të cilën unë isha përfshirë. Myslimanët persë shpesh do të të tregojnë se Báb-it i magjepsin ose i drogojnë miqtë e tyre me qëllim që ata, të detyruar nga magjepsja së cilës nuk mund t'i rezistojnë, të ndikohen në mënyrë të ngjashme nga ajo, që myslimanët e sipërpërmendur e vlerësojnë çmenduri të çuditshme dhe të pakuptueshme. I plogët dhe absurd siç është ky besim, megjithatë ai prehet mbi një bazë fakti më të fortë se sa ajo që mbështet pjesa më e madhe e atyre që pohojnë se lidhet me këtë popull. Shpirti që përshkon Báb-it është i tillë sa zor se mund të dështojë për të vepruar në mënyrën më të fuqishme mbi të gjithë ata që i nënshtrohen ndikimit të tij. Ai mund të të tronditë ose tërheqë: ai nuk mund të injorohet apo të mosvlerësohet. Ata që nuk e kanë parë, nëse duan le të mos më besojnë mua; por sapo ky shpirt do të zbulonte vetveten ndaj tyre, ata do të provojnë një emocion të cilin nuk ka të ngjarë ta harrojnë." (Po aty, f. 38-39) "Kështu do të shihet që, në organizimin e tij të jashtëm, Báb-izmi ka pësuar ndryshime të mëdha dhe radikale që kurse u shfaq në fillim si një forcë fetare gjysmë shekulli më parë. Megjithatë, këto ndryshime në asnjë mënyrë nuk kanë dobësuar propagandimin e tij, përkundrazi, veç duket ta kenë stimuluar atë, që ka ecur me shpejtësi, të pashpjegueshme për ata që mund të shohin prej kësaj vetëm një formë bruto të fermentimit politik ose, bile metafizik. Shifrat më të ulta e vlerësojnë numrin e tanishëm te Bábí-ve në Persi në gjysëm milion. Unë jam i predispozuar të them, nga bisedat me persona të mirë qualifikuar për të gjykuar, që totali është afërsisht një milion. Ata gjenden në çdo sektor të jetës, nga ministrat dhe fisnikët e Oborrit tek fshesari apo grazhduesi dhe nuk është më e vogël arena e tyre se sa e vetë klerikalizmit musliman. Do të jetë vënë re që lëvizja u fillua nga sejedët, haxhitë dhe mullatë, d.m.th. personat që, ose nga prejardhja, nga prirja fetare ose nga profesioni, ishin lidhur ngushtë me besimin mysliman, bile ata vazhdojnë të konvertojnë nga ithtarët më të flaktë të besimit. Shumë Bábí-të janë të mirënjohur të jenë të tillë, por sa kohë që ata ecin në mënyrë të kujdesshme, janë të lirë nga imponimet dhe persekucioni. Në rrugët më të varfëra të jetës, si rregull, fakti fshihet nga frika e kërkimit të faljes për mllefet paragjykuese të eprorëve. Tash së fundi Bábí-të kanë patur sukses të madh kundër një tjetër armiku, duke pas siguruar shumë të konvertuar nga popullsia izraelite e qyteteve perse. Unë dëgjoj që gjatë vitit të kaluar ata raportojnë të kenë konvertuar 150 izraelitë në Teheran, 100 në Hamadan, 50 në Kashan dhe 75 për qid të izraelitëve në Golpajegan." (Lord Curzon, "Persia and the Persian Question", vëll. 1, f. 499-500) "Nga ajo racë e mprehtë", shkruan Dr. J. Estlin Karpënter, "del lëvizja më e shquar që ka dhënë muhamedanizmi modern. ... Dishepujt u mblodhëm rreth tij dhe lëvizja nuk u frenua nga arrestimi i tij, nga burgimi i tij për afërsisht gjashtë vjet dhe ekzekutimi i tij final më 1850. ... Ajo, gjithashtu, pretendon të jetë një mësim universal, ajo ka ushtrinë e saj fisnike të martirëve dhe librat e saj të shenjta, mos vallë Persia ka dhënë, mes mjerimeve të saj, lindjen e një feje që do të shkojë për rreth botës?" ("Comparative Religion", f. 70, 71.) "Edhe njëherë", shkruan Profesor E. G. Braun, "në historinë e botës Lindja ka përligjur kërkesën e saj për të mësuar fenë në Perëndim dhe të mbajë në Botën Shpirtërore atë epërsi që kombet Perëndimore mbajnë në atë Materiale." (Hyrje në M. H. Phelps, "Life and Teachings of 'Abbas Effendi", f. 15) "Duket e sigurt që nga pikëpamja fetare, dhe sidomos nga pikëpamja morale, Báb-izmi shënon një progres kundrejt Islamit lindor; mund të thuhet, bashkë me M. Vambéry (Académie, 12 Mars, 1892), se kryetai i tij ka nxjerrë doktrina të denja për mendimtarët më të mëdhenj. ... Sidoqoftë, zhvillimi i Báb-izmit është një episod interesant i historisë së feve e të qytetërimeve moderne. Pastaj, në fund të fundit, ata që e mburrin kanë ndoshta të drejtë; mundet që Báb-izmi të bëjë një ditë ripërtëritjen e popujve persianë, madje edhe të Islamit në tërësi, i cili ka nevojë; dhe fatkeqësisht nuk ka ripërtëritje të popujve që të mos shoqërohen nga një gjakderdhje e madhe". (M. J. Balteau, "Le Bábísme", f. 28). 651 Titulli i 'Abdu'l-Bahá-it. 652 "Kalifati filloi me zgjedhjen e Abu Bakrit në vitin 632 dhe zgjati deri në vitin 1258, kur Holago Kan përjashtoi Bagdadin dhe vrau Motasem Bellahun. Për afërsisht tre shekuj pas kësaj katastrofe, titulli i Kalifit u fut në Egjypt nga pasardhësit e Shtëpisë së Abasit që jetoi nën mbrojtjen e sundimtarëve të tij Mamlokë, deri në vitin 1517, kur Osmanlliu Sulltan Selimi, pasi kishte pushtuar dinastinë Mamloke, e bëri Kalifin e pashpresë t'i transferone atij titullin dhe simbolet." (P. M. Sykes, "A History of Persia", vëll. 2, f. 25)


Table of Contents: Albanian :Arabic :Belarusian :Bulgarian :Chinese_Simplified :Chinese_Traditional :Danish :Dutch :English :French :German :Hungarian :Íslenska :Italian :Japanese :Korean :Latvian :Norwegian :Persian :Polish :Portuguese :Romanian :Russian :Spanish :Swedish :Turkish :Ukrainian :