Announcing: BahaiPrayers.net


More Books by Përmbledhje

Asambletë Shpirtërore Lokale
Besueshmëria
Besëlidhja
Direktiva për mësimin
Edukimi Bahá'í
Fondet dhe kontributet Bahá'í
Fuqia e Ndihmës Hyjnore
Gratë
Hukukullahu, e Drejta e Perëndisë
Hukukullahu, Ligji social-ekonomik e shpirtëror i Kitáb-i-Aqdasit (Dr. A.-M. Varqá)
Hukukullahut, Ligji i (Cyrus Alá'í)
Hukukullahut, Një kodifikim i Ligjit të (Departamenti i Kërkimeve)
Jeta e familjës
Konsultimi
Krisa dhe fitorja
Lutje Bahá'í (i vogël)
Lutje Bahá'í
Muzikë
Mësimet për rendin e ri botëror
Mësimi i masave
Ndalimi i pijeve të dëmshme
Njerëzit e shquar
Një jetë e ndershme dhe e shenjtë
Opozitë
Paqe
Përmbledhja e përmbledhjeve
Përmbledhje e Trupës Kontinentale në Evropë
Përsosmëri në të gjitha gjerat
Radio
Rini
Ruajtja e Martesave Bahá'í
Rëndësia e arteve në përhapjen e Besimit
Rëndësia e lutjes, e përsiatjes, dhe e qëndrimit devocional
Shenjtëria dhe natyra e zgjedhjeve
Takimet Bahá'í & Festa e 19 Ditëve
Tek Ai do të kthehemi
Thashetheme; Stimulimi dhe Zhvillimi e Komuniteteve Bahá'í
Transformimi shpirtëror
Të jetosh jetën
Të çojmë përpara hyrjen me trupa
Varrimi Bahá'í
Free Interfaith Software

Web - Windows - iPhone








Përmbledhje : Ruajtja e Martesave Bahá'í
RUAJTJA E MARTESAVE BAHÁ'Í

Një përmbledhje e përgatitur nga Departamenti i Kërkimeve

të Shtëpisë Universale të Drejtësisë
Dhjetor 1990
Nga Shkrimet e Bahá'u'lláhut:

2302. Me të vërtetë, Zoti i do bashkimin e harmoninë dhe i urren ndarjen e shkurorëzimin.

(Qitapi Akdas, Q70)

2303. Në qoftë se nga ana e burrit ose e gruas lind antipati ose neveri, shkurorëzimi lejohet, por vetëm pasi të ketë kaluar plot një vit.

(Qitapi Akdas, f. 152)
Nga Shkrimet dhe e 'Abdu'l-Baháit

2304. Për masën e njerëzve, martesa është lidhje fizike, dhe ky bashkim mund të jetë vetëm i përkohshëm përderisa kjo lidhje është e paradestinuar të përfundojë me një ndarje fizike.

Midis njerëzve Bahá'í sidoqoftë, martesa duhet të jetë një bashkim si i trupit ashtu dhe i shpirtit, sepse si burri dhe gruaja janë eksituar nga e njëjta verë, të dy janë dashuruar pas së njëjtës Fytyrë të pashoqe, të dy jetojnë e veprojnë përmes së njëjtës frymë, të dy janë të ndriçuar nga e njëjta lavdi. Kjo lidhje midis tyre është shpirtërore, për rrjedhojë është një lidhje që do të vazhdojë përgjithmonë. Po kështu, ata gëzojne lidhje të forta e të qëndrueshme në botën fizike, sepse meqë martesa është e bazuar si në shpirt dhe në trup, ky është një bashkim i vërtetë dhe si i tillë do të jetë i vazhdueshëm. Në rast se kjo lidhje është thjesht fizike e asgjë më shumë, është e sigurtë që ajo do të jetë vetëm e përkohshme dhe do të përfundojë në mënyrë të pashmangshme në ndarje.

Prandaj kur njerëzit e Baháit vendosin të martohen, bashkimi duhet të jetë një marrëdhënie e vërtetë, një përputhje si shpirtërore ashtu edhe fizike, në mënyrë që gjatë çdo faze të jetës dhe në të gjitha botët e Perëndisë bashkimi i tyre të jetë i qëndrueshëm; sepse kjo njëshmëri reale është një rrezatim i dashurisë së Perëndisë.

Në të njëjtën mënyrë, kur ata shpirtra rriten për të qenë besimtarë të vërtetë, ata do të arrijnë një marrëdhënie shpirtërore me njëri-tjetrin e do të tregojnë një dhembshuri që nuk është e kësaj bote. Ata të gjithë, do të ngazëllehen me një gllënjkë nga dashuria hyjnore dhe bashkimi i tyre, ajo lidhje, do të rrojë, gjithashtu, përgjithmonë. Kjo do të thotë se shpirtrat që do të lënë veten në harresë, që zhvishen prej mangësive të njerëzimit dhe çlirohen prej skllavërisë njerëzore, pa asnjë dyshim që do të ndriçohen me shkëlqimet qiellore të njëshmërisë dhe do të arrijnë në një bashkim real në botën që nuk vdes.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #84:2-5)

2305. Për sa i përket pyetjes në lidhje me martesën nën Ligjin e Perëndisë: e para ti duhet të zgjedhësh një që është i kënaqur me ty dhe pastaj çështja është subjekt i pëlqimit nga Bábai e nëna. Para se të bësh zgjedhjen tënde, ata nuk kanë të drejtë të të ndërhyjnë.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #85)

2306. Martesa Bahá'í është angazhimi i të dy palëve ndaj njëri-tjetrit dhe lidhja e ndërsjelltë e mendjes dhe e zemrës midis tyre. Secili duhet, sidoqoftë, të ushtrojë kujdesin më të madh për t'u njohur plotësisht me karakterin e tjetrit, që besëlidhja e tyre të vazhdojë përgjithmonë. Qëllimi i tyre duhet të jetë : të bëhen shokë jete të dashur dhe të shkrihen në njëri-tjetrin si një trup i vetëm në jetë të jetëve ...

Martesa e vërtetë e Bahá'í-ve është që burri dhe gruaja të jenë të bashkuar si fizikisht dhe shpirtërisht, që ata vazhdimisht të përmirësojnë jetën shpirtërore të njëri-tjetrit dhe të gëzojnë unitet të përjetshëm në të gjitha botët e Perëndisë. Kjo është martesa Bahá'í.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #86:1-2)

2307. O ju dy besimtarë të Perëndisë! Zoti, i pashoq është Ai, ka bërë gruan dhe burrin të rrojnë me njëri-tjetrin në shoqërinë më të ngushtë dhe për të qenë, bile, si një shpirt i vetëm. Ata të dy ndihmojnë njëri-tjetrin, janë dy miq të ngushtë, që duhet të shqetësohen për mirëqenien e njeri-tjetrit.

Në qoftë se jetojnë kështu, ata do të kalojnë përmes kësaj bote me kënaqësi të përkryer, të lumtur, me paqe në zemër dhe do të bëhen objekt i hirit e pëlqimit hyjnor të Mbretërisë së qiellit. Por në qoftë se veprojnë ndryshe, ata do ta kalojnë jetën e tyre me hidhërim të madh, duke dëshiruar çdo çast vdekjen e do të jenë faqenxirë në mbretërinë qiellore.

Përpiquni, atëherë, të rroni me njëri-tjetrin shpirt e zemër si dy pëllumba në fole, sepse kjo do të thotë të jesh i bekuar në të dyja botët.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #92:1-3)

2308. Më parë në Persi divorci arrihej me lehtësi. Në mes njerëzve të Dispensacionit të shkuar një gjë e vogël do të shkaktonte divorc. Megjithatë, ndërsa drita e Mbretërisë shkëlqeu, personat u gjallëruan nga shpirti i Bahá'u'lláhut, pastaj ata totalisht e shmangën divorcin. Në Persi, divorci nuk ndodh në mes të miqve, nëse nuk ka një arsye detyruese që e bën të pamundur harmoninë. Në rrethana të tilla të rralla ndodhin disa raste divorcesh.

Tani miqtë në Amerikë duhet të jetojnë dhe të sillen në këtë mënyrë. Ata duhet të kufizohen rreptësisht nga divorci nëse nuk del diçka që i detyron ata për t'u ndarë, për shkak të urrejtjes së tyre për njëri-tjetrin, në atë rast me dijneninë e Asamblesë Shpirtërore, ata mund të vendosin të ndahen. Ata duhet të jenë të duruar dhe të presin një vit të plot. Nëse gjatë këtij viti nuk do të vendoset harmonia, atëhere mund të realizohet divorci i tyre. Nuk duhet të ndodhë që me rastin e një fërkimi të lehtë apo panëqasëie ndërmjet burrit e gruas, burri të mendojë të bashkohet me ndonjë grua tjetër, apo Perëndia e ndaloftë, gruaja të mendojë për një burrë tjetër. Kjo është kundër standardit të vlerave qiellore dhe të ndershmërisë së vërtetë. Miqtë e Perëndisë duhet të jetojnë dhe të sillen kështu, dhe të paraqesin një sjellje dhe karakter të tillë të shkëlqyer sa t'i habisin të tjerët. Dashuria ndërmjet burrit e gruas nuk duhet të jetë thjesht fizike, përkundrazi, duhet të jetë shpirtërore dhe qiellore. Këta dy persona duhet të konsiderohen si një shpirt, Sa e vështirë do të jetë të ndahet një shpirt i vetëm! Bile sa e madhe do të jetë kjo vështirësi!

Shkurtimisht, themelimi i mbretërisë së Perëndisë bazohet mbi harmoninë dhe dashurinë, njëshmërinë, marrëdhëniet dhe bashkimin jo bi dallimet, veçanërisht ndërmjet burrit e gruas. Nëse njëri prej këtyre të dyve bëhet shkak për divorc, pa dyshim që k do të ketë vështirësi të mëdha, do të bëhet viktimë e fatkeqësive dhe e kesperiencës së tmerrshme duke u bërë pishman thellësisht.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

Nga letrat e shkruara në emër të Shoghi Effendiut:1

2309. Kur një ndryshim i tillë opinioni dhe besimi ndodh ndërmjet burrit dhe gruas, kjo është fatekeqësi sepse pa dyshim tërhiqet prej lidhjeve shpirtërore të cilat janë fortesa e lidhjeve familjare, veçanërisht në kohë vështirësish. Sidoqoftë, mënyra se si kurohet nuk është veprimi në mënyrë të tillë sa ta largojmë palën tjetër. Një prej objekteve të Kauzës është në fakt vendosja e një lidhje më të ngushtë në shtëpi. Në raste të tilla, pra, Mjeshtri këshillonte bindje ndaj dëshirave të palës tjetër dhe lutjen. Lutu që burri juaj të mund ta shikojë gradualisht dritën dhe në të njëtjën kohë vepron në mënyrë të tillë që ta tërheqësh atë më pranë në vend që ta paragjykosh. Sapo sigurohet harmonia atëhere ju do të jeni në gjendje të shërbeni pa u ndaluar.

(15 korrik 1928)

2310. Divorci, sipas Akdasit është i lejueshëm. Por nuk inkurajohet. Të dy, burri dhe gruaja kanë të drejtë të barabartë të kërkojnë divorc, kurdoherë që njëri prej tyre e ndjen që është absolutisht thelbësore që të veprohet kështu. Divorci bëhet i vlefshëm edhe nëse njëra nga palët refuzon ta pranojë atë, edhe pasnjë viti ndarjeje, periudhë gjatë të cilës bashkëshorti është nën detyrimn e mbajtjessë gruas dhe të fëmijëve.

(6 korrik 1935)

2311. Ruajtësi e mori letrën tuaj ... dhe mësoi me shqetësim të madh për vështirësitë dhe telashet e familjes suaj. i dëshiron që t'iu sigurojë për lutjet e tij të zjarrta në emrin tuaj dhe në emër të të dashurve tuaj në shtëpi, që ju të mund të udhëzoni dhe të ndihmoni nga Lart për t'i qetësuar kontradiktat tuaja dhe për ta rikthyer harmoninë dhe shoqërinë e plotë në mesin tuaj. Ndërsa ai do t'u nxiste ta bënit çdo sakrificë me qëllim që ta sillte unitetin në familjen tuaj, ai dëshiron të os ndjeheni të dekuruajuar, nëse përpjekjet tuaj nukjapin ndonjë frut të menjëhershëm. Ju duhet të bëni atë që ju takon me besim absolut se duke vepruar kështu ju do të plotësoni detyrën tuaj si Bahá'í. Pjesa që mbetet është sigurisht në dorën e Perëndisë.

(23 korrik 1937)

2312. Vlefta e martesës Bahá'í varet nga miratimi i lirë dhe i plotë i të katër prindërve. Liria e prindërve në ushtrimin e kësaj të drejte është e pakufizuar dhe e pakushtëzuar. Ata mund ta refuzojnë miratimin me çdo arsye dhe mbajnë përgjegjësi vetëm përpara Perëndisë për vendimine tyre.

(19 mars 1938)

2313. Përsa i përket divorcit, Ruajtësi e deklaronte se ai dekurajohet, shihet me përçmim dhe është kundër kënaqsësisë së mirë të Perëndisë. Asambleja duhet të qarkullojë në mes të miqve ato që shfaqen nga Pend e 'Abdu'l-Baháit lidhur me këtë, kështu që të gjithë të kujtohen mirë. Divorci kushtëzohet vetëm nga aprovimi dhe leja e Asamblesë Shpirtërore. Anëtarët e Asamblesë duhet që në raste të tilla të studiojnë veças dhe me kujdes duke studiuar çdo rast. Nëse ka arsye të vlefshme për divorc dhe vihet re se pajtimi është krejtësisht i pamundur se antipatia është intensive dhe ajo nuk mund të hiqet, atëhere Asambleja mund ta aprovojë divorcin.

(7 korrik 1938 për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

2314. Ruajtësi e mori letrën tuaj ... dhe mësoi me shqetësim të thellë për gjendjen e disharmonisë që ekziston në mes tuaj dhe të burrit tuaj.

Ndërsa ai ju siguron se ai do të lutet për zgjidhjen e telasheve tuaja shtëpiake, ai do t'ju nxiste të përpiqeni me të gjitha mjetet në dorën tuaj, t'i qetësoni kontraditat tuaja dhe të mos i lejoni ato të arrijnë përmasa të tilla sa të çojnë ë ndarjne tuaj të plotë dhe vendimtare nga bashkëshorti.

Se megjithëse, sipas Ligjit Bahá'í, divorci lejohet, përsëri ai inkurajohet aspak dhe duhet të përdoret vetëm kur çdo pëpjekje për ta ndaluar atë provohet se është e kotë dhe jo efektive.

Ju dhe z. ... gjithashtu, duhet të mendoheni me kujdes për pasojat shpirtërore që do të sillte çdo akt divorci nga secila palë dhe të fuqizoheni nga forca e besimit duke besuar në bekimet që do t'u japë pasimi me rreptësi i ligjeve dhe principeve të Bahá'u'lláhut të gjithë besimtarëve të Tij besnikë, duke bërë një përpjekje të re për t'i zgjidhur mosmarrëveshjet tuaja të përbashkëta dhe për ta rikthyer harmoninë, paqen dhe lumturinë në jetën tuaj familjare.

(11 shtator 1938)

2315. Unë dëshiroj t'iu siguroj ju, në veçanti, për ndërhyrjet e tij për t'u udhëzuar lidhur me planin tuaj për t'u bashkuar në martesë me Dr. ... I Shumëdashuri ju ndihmoftë në marrjen e vendimit të drejtë dhe t'ua heqë ju shqetësimin dhe vuajtjet që krijon në mënyrë të paevitueshme një veprim tepër i shpejtë në çështje të tilla. Ju duhet t'i kushtoni kësaj çështjeje, që është e një rëndësije të tillë jetësore, konsideratën tuaj të plotë që e meriton, duke i shqyrtuar të gjitha aspektet e saj me kujdes dhe pa pasion. Vendimin përfundimtar e keni ju dhe Dr. ... .

(17 janar 1939)

2316. Mësimet Bahá'í jo vetëm që e inkurajojnë jetën martesore, duke e konsideruar atë një mënyrë natyrale dhe normale të ekzistencës për çdo person të rregullt, të shëndetshëm dhe me ndërgjegje shoqërore dhe me përgjegjësi, por e ngrenë martesën gjer në statusin e institucionit hyjnor, duke patur si qëllim kryesor dhe të shenjtë përjetësimin e racës njerëzore, që është pikërisht lulja e të gjithë krijimit - dhe ngritja e saj në pozitën e vërtetë të destinuar për të prej Perëndisë.

(15 prill 1939)

2317. Situata që përballoni ju2 pranohet se është e vështirë dhe delikate por jo më pak të rënda dhe me të vërtetë jetësore janë përgjegjësitë që e pasojnë dhe që, si besimtarë besnik dhe i palëkundur, ju duhet t'i konsideroni me ndërgjegjë dhe me përgjegjësi. Ruajtësi, si rrjedhim, duke patur plotësisht dijeni të veçanta të rastit tuaj dhe edhe pse ka simpati të thellë ju në këtë çështje kontradiktore të cilën ju po e përballoni kaq me trishtim, nuk mundet, në kuadrin e këshillave të rrepta që përmbahen në Mësimet, as ta sanksionojë kërkesën tuaj për t'u lidhur në një martesë të dytë, ndërsa gruaja e parë është ende e gjallë dhe e lidhur me ju me lidhjen e shenjtë të martesës, as bile nu ju sugjeron apo ua aprovon që ta ndani atë pikërisht që të lejoheni të martoheni me një tjetër.

Sepse Mësimet Bahá'í nuk e përfshijnë mundësinë e bigamisë, por gjithashtu, duke lejuar divorcin e konsiderojnë atë një akt të urryer, që duhet lejuar vetëm në rrethana të jashtëzakonshme dhe ku të përfshihen çështje të rënda që kalohet në konsiderata të tilla si tërheqja fizike apo përshtatja dhe harmonia seksuale. Institucioni i martesës, siç përcaktohet prej Bahá'u'lláhut, ndërsa i jep rëndësinë e duhur aspektit fizik të bashkimit martesor e konsideron atë si të nënshtruar ndaj qëllimeve morale dhe shpirtëroresi dhe funksioneve me të cilat ajo është veshur nga Providenca e gjithëmençur dhe dashamirëse. Vetëm kur këto vlera të ndryshm e marrin secila rëndësinë e duhur dhe vetëm mbi bazën e nënshtrimit të fizikes ndaj morales dhe të trupores ndaj shpirtërores, mund të shmangen eksese dhe liberalizma të tilla në marrëdhëniet martesore, si ato të epokës tonë dekadente që ne po i dëshmojmë me trishtim, në këtë mënyrë jeta martesore mund të rikthehet në pastërtinë e vet origjinale dhe ta plotësojë funksionin e vërtetë për të cilin u themelua prej Perëndisë.

Ruajtësi do të lutet me shumë zjarr, që, të frymëzuar dhe të udhëhequr nga një flamur i tillë hyjnor dhe të fuqizuar prej ndihmesës dhe konfirmimeve të sigurta të Bahá'u'lláhut, ju të mund të jeni i aftë t'i rregulloni marrëdhëniet tuaja në mënyrë të kënaqshme me personat në fjalë, kështu do të arrini një zgjidhje të drejtë për këtë problem të jetës suaj, që shtë sigurisht shumë i vështirë.

(8 maj 1939)

2318. Ai i kushtoi vëmendje pyetjes që bëni lidhur me problemin e martesës dhe se ajo është e rrallë në mes të besimtarëve në përgjithësi. Kjo është me të vërtetë një çështje shqetësimi të thellë për të, që disa prej besimtarëve tanë të rinj nuk i kushtojnë rëndësi çështjes së martesës dhe duket, siç e deklaroni ju të jenë nën përshtypjen se jeta martesore nuk inkurajohet në Kauzë. Ky sigurisht që është një koncept i gabuar dhe cilido që merr mundimin t'i lexojë me vëmendje dhe inteligjencë fjalët e Bahá'u'lláhut, duke vrarë mendjen për nënkuptimet e tyre, patjetër që do të bindet për të vërtetën se në Besimin Bahá'í martesa, dhe jeta familjare në veçanti, jo vetëm që janë të lavdërueshme, por përbëjnë një funksion shoqëror të rëndësisë së lartë dhe me të vërtetë jetësore, pasi vetëm nëpërmjet tyre raca njerëzore përjetësoghet.

Besimtarët duhet ta dinë mirë se edhe pse Bahá'u'lláhu nuk e bëri martesën një detyrim të pandarë, Ai, megjithatë, i atribuoi asaj një rëndësi të tillë shpirtërore dhe shoqërore sa asnjë besimtar individual, në rrethana normale, nuk mund të justifikohet duke e neglizhuar atë. Në fakt, në Librin e Tij të Ligjeve (në Qitapin Akdas), Ai thekson fuqimisht rëndësinë e saj dhe e përcakton qëllimin e saj thelbësor, që është krijimi i fëmijëve dhe edukimi i tyre në fenë e Perëndisë që ata të mund ta njohin dhe ta adhurojnë Atë duke e përmendur dhe e lavdëruar Emrin e Tij.

(17 shkurt 1940)

2319. ...ai ndihet me të vërtetë i gëzuar nga lajmet e reja të zgjidhjes të kontradiktave tuaja shtëpiake me zj. ... dhe veçnërisht kur mësoi se ju keni ndërmarrë së bashku një turne shumë të suksesshëm mësimdhënës... Kjo lidhje e përbashkët në shërbim të Kauzës, që po i bashkon kaq shumë zemrat tuaja dhe u provua se ishte zgjidhje efektive e problemeve tuaja personale, bën që ai të shpresojë dhe me të vërtetë do të lutet me zjarr, që të çimentohet më tej me kalimin e viteve edhe nëpërmjet pjesëmarrjes suaj të përbashkët dhe në rritje në punën tuaj mësimore...

(16 dhjetor 1940)

2320. Lidhur me pyetjen nëse është e nevojshme të merret pranimi i prindërve i një pjesmarrësi jo Bahá'í me një Bahá'í: siç e deklaronte Bahá'u'lláhu kërkohet miratimi i prindërve të të dyja palëve, me qëllim që të forcohet uniteti dhe të shmangen fërkimet, ndërsa Akdasi nuk specifion ndonjë specifikim nga ky rregull, prandaj Ruajtësi e ndjen se në të gjitha rrethanat kërkohet pranimi i prindërve të të dyja palëve.

(12 gusht 1941 për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

2321. Bahá'u'lláhu e ka theksuar shumë shenjtërinë e martesës dhe besimtarët duhet të bëjnë maksimumin e tyre për të krijuar harmoni në shtëpinë e tyre dhe një situatë që të paktën nuk është e keqe për fëmijët e tyre, por, nëse pas lutjes dhe përpjekjeve vetësakrifikuese kjo provon të jetë krejt e pamundur, atëhere ata mund t'i kthehen divorcit.

(10 nëntor 1943)

2322. Martesa në Akdas, parashtrohet si lidhja më e shenjtë dhe e pazgjidhshme, dhe Bahá'ít duhet ta kuptojnë se divorci shikohet si mjet i fundit, që duhet shmangur me të gjitha mënyrat, nëse është e mundur, por jo të jepet me lehtësi.

(17 tetor 1944)

2313. Ai e ndjen se ju dhe gruaja jaj duhet të bëni gjithçka që të mundfeni për të krijuar një marrëdhënie harmonike ndërmjet jush dhe për ta shmangur me të gjitha mjetet divorcin, nëse është e mundur. Qëndrimi Bahá'í shtë se martesa është një marrëdhënie shumë serioze dhee shenjtë, ndërsa divorci një mjet i fundit që duhet shmangur, nëse nga ana njerëzore kjo është e mundëshme.

(10 gusht 1945)

2324. Atij i erdhi shumë keq kur mësoi se ju dhe bashkëshorti juaj nuk jeni ende të lumtur. Është gjithnjë burim mjerimi në jetë, kur njerëzit nuk shkojnë dot mirë sëbashku, por Ruajtësi e ndjen se ju dhe bashkëshorti juaj, kur shqyrtoni duhet të mendoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj dhe se si ky hap i rëndësishëm i bërë prej jush të influencojë në jetën dhe në lumturinë e tyre.

Nëse ju e ndjeni nevojën e këshillë si dhe të konsultimit, ai ju këshillon të konsultoheni në Asamblenë Lokale; Bahá'ít e tjerë me siguri do të bëjnë gjithçka që të munden për t'iu këshilluar dhe ndihmuar, për t'i mbrojtur interesat tuaja dhe atotë Kauzës.

(16 nëntor 1945)

2325. Ruajtësi ka përshtypjen se bashkëshorti juaj është një burrë i shkëlqyer dhe ai u kënaq shumë kur mësoi se ju të dy po ribashkoheni. Aie ndjen fuqimisht se Bahá'ít, nëse është e mundur më veçanërisht Bahá'ít që i shëbejnë Kauzës aq aktivisht dhe dukshëm sa ju dhe failja juaj duhet të japin një shembull të lartë për besimtarët më të rinj dhe Bahá'ít e rinj, në të gjitha drejtimet. Meqë Bahá'u'lláhu ishte kaq shumë kundër divorcit (edhe pse ai e lejon atë) dhe e konsideronte martesën si një përgjegjësi shumë të shenjtë, besimtarët duhet të bëjnë gjithçka që të munden për t'i ruajtur martesat që kanë bërë për t'i kthyer ato në bashkime shembullore, të drejtuar nga motivet më fisnike.

(19 tetor 1947)

2326. Bahá'u'lláhu e ka deklaruar qartë se kërkohet miratimi i të gjtihë prindërve që jetojnë për një martesë Bahá'í. Kjo nënkupton edhe kur prindërit janë Bahá'í apo jo-Bahá'í, të ndarë për vite me rradhë apo jo. Këtë ligj të madh, ai e ka parashtruar për ta fuqizuar lidhjen shoqërore, për t'i thurrur më ngushtë fijet e shtëpisë për të vendosur një farë mirënjohjeje dhe respekti në zemrat e fëmijëve për ata që u kanë dhënë atyre jetë dhe i dërgojnë shpirtërat e tyre në udhëtimin e tyre të përjetshëm drejt kirjuesit të tyre. Ne Bahá'ít duhet ta kuptojmë se në shoqërinë e ditëve të sotme po ndodh procesi ekzaktësisht i kundërt: të rinjtë merakosen më pak dhe më pak për dëshirat e prindërve të tyre, divorci konsiderohet si e drejtë natyrale dhe fitohet me pretekset më të vogla të padrejta dhe të mjera. Njerëzit që janë ndarë nga njëri-tjetri, veçanërisht nëse njëri prej tre ka të drejta të plota për t'i mbajtur fëmijët, dëshirojnë së tepërmi ta zvogëlojnë rëndësinë e partnerit në martesë, që është gjithashtu përgjegjës si prind për rritjen e këtyre fëmijëve në këtë botë. Kështu Bahá'í, nëpërmjet pasimit të rreptë të ligjeve dhe të mësimeve Bahá'í, duhet t'i luftojnë këto forca gërryese që po e shkatërrojnë me kaq shpejtësi jetën shtëpiake dhe bukurinë e marrëdhënieve familjare, duke e shqyer strukturën morale të shoqërisë.

(23 tetor 1947 për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

2327. Nuk ka dyshim se besimtarët në Amerikë, ndoshta të influencuar pa ndërgjegje nga morali tepër i shthurrur që mbizotëron dhe qëndrimi i lehtë kundrejt divorcit që duket se po mbizotëron në rritje, nuk po marrin divorcin seriozisht dhe nuk duket ta kuptojnë faktin se megjithëse Bahá'u'lláhu e ka lejuar atë, ai e lejon atë si mjet të fundit dhe e dënon atë fuqimisht.

Prezenca e fëmijëve si një faktor në divorc nuk mund të injorohet, sepse sigurisht kjo i shton një peshë më të madhe përgjegjësisë morale të burrit dhe të gruas që e konsiderojnë një hap të tillë. Divorci në rrethana të tilla nuk u përket më vetëm atyre dhe dëshirave apo ndjenjave të tyre, porgjithashtu i përket të gjithë së ardhmes së fëmijëve dhe qëndrimit të tyre kundrejt martesës. Sa për atë që ju dhe Mr. ... tani duhet të ndaheni: kjo është një çështje që intimisht ju përket ju të dyve, fëmijëve tuaj dhe së ardhmes suaj, kështu që ai nuk e ndjen se mund të bëjë më shumë se sa të theksojë atë që ju tha më sipër. Vendimi ju mbetet ju të dyve.

(19 dhjetor 1947)

2328. Divorci duhet të shmanget me mjaft rreptësi prej besimtarëve, dhe duhet përdorur vetëm në rrethana të rralla dhe urgjente. Shoqëria moderne është tepër e shturrur përsa i përket natyrës së shenjtë të martesës, por besimtarët duhet ta luftojnë fuqimisht këtë prirje.

(5 janar 1948)

2329. Atij i erdhi keq kur dëgjoi për mungesën e harmonisë dhe të lumturisë që është krijuar në shtëpinë tuaj dhe ju sigueron se ai do të lutet që kjo të vijë.

Ai sugjeron se ndoshta ju nuk i jepni bashkëshortit dashuri të mjaftueshe, fizikisht dhe shpirtërisht, për ta ruajtur të përqëndruar tek ju interesin e tij. Problemet e martesës shpesh janë shumë të komplikuara dhe të mprehta dhe ne Bahá'ít, duke qenë njerëz të ndriçuar dhe përparimtarë nuk duhet të hezitojmë, nëse duket e nevojshme apo e dëshirueshme, t'i drejtohemi shkencës për ndihmë në çështje të tilla. Nëse ju dhe bashkëshorti i diskutoni përsëri problemet, sëbashku apo veças - me një mjek të mirë, ju mund ta shihni se mund ta kuroni bashkëshortin tuaj apo të paktën do të përpiqeni që ta bëni këtë. Është për të ardhur shumë keq që dy besimtarë të bashkuar në këtë Kauzë të lavdishme dhe të bekuar me një familje, nuk do të jenë të aftë të jetojnë sëbashku me të vërtetë në harmoni dhe, ai e ndjen se ju duhet të ndërmerrni veprime konstruktive për të mos e lejuar situatën të bëhet më keq. Kur hija e ndarjes rri pezull mbi një burrë dhe një grua ata duhet të mos lenë gur pa kthyer në përpjkjet e tyre për ta shmangur këtë gjë që të bëhet realietet. Ai ju nxit ju të dyve që t'u kushtoni më shumë nga koha juaj Mësimeve të Kauzës dhe të luteni sëbashku që Bahá'u'lláhu të mund t'ju japë ju një dashuri reale dhe të qëndrueshme për njëri-tjetrin.

(5 korrik 1989)

2330. Atij i erdhi shumë keq kur dëgjoi se ju po mendoheni të ndaheni nga burri juaj. Siç e dini, Bahá'u'lláhu e konsideron lidhjen martesore shumë të shenjtë; ndërsa vetëm nën rrethana shumë të jashtëzakonshme dhe të padurueshme divorci këshillohet për Bahá'ít.

Ruajtësi nuk ju tregon ju se nuk duhet të ndaheni nga burri juaj; por ai ju nxit ta mendoni këtë me lutje, jo vetëm sepse ju jeni një besimtare dhe dëshironi t'u bindeni ligjeve të Perëndisë, por për hatër të lumturisë së fëmijëve tuaj, nëse nuk është e mundur që ju të ngriheni mbi kufizimet që keni ndjerë gjer tani në martesë dhe e bëni ndarjen.

Ne shpesh e ndjejmë se lumturia jonë është në një drejtim të caktuar; por, megjithatë, nëse ne duhet të paguajmë një çmim shumë më të lartë për të, më në fund, ne mund të zbulojmë se ne në të vërtetë nuk kemi blerë as liti as lumturi, por vetëm një situatë të re shqetësimi dhe deziluzionimi.

(5 prill 1951)

2331. Ai e ndjen se ju duhet që me të gjitha mjetet të bëni përpjekje për ta ruajtur martesën tuaj, veçanërisht për atë të fëmijëve tuaj, që si të gjithë fëmijët e prindërve të divrocuar, vetëm do të vuajnë nga besnikëria e paqëndrueshme, sepse janë privuar nga bekimi i atit dhe i nënës në shtëpinë e tyre, që duhet të kujdesen për interesat e tyre dhe që duhet t'i duan ata sëbashku. Tani e kuptoni se burri juaj është i sëmurë, ju duhet të jeni e aftë ta këshilloni vetveten për vështirësitë që keni përballuar me të emocionalisht dhe të mos merrni një qëndrim mosfalës, sado shumë që mund të vuani.

Ne e dimë se Bahá'u'lláhu vrenjtej shumë përpara divorcit; dhe është me të vërtetë detyrë e Bahá'íve që të bëjnë pothuajse një përpjekje supernjerëzore për të mos e lejuar martesën Bahá'í të shpërbëhet.

(6 mars 1953)

2332: Bahá'ít nuk duhet të thyejnë martesën nëse janë të martuar dhe të largohen nga intimiteti seksual përpara martesës. Nuk është mëkat në besimin Bahá'í nëse ju nuk martoheni, por martesa rekomandohet për besimtarët prej Bahá'u'lláhut. Nuk ka asnjë mësim në Besimin Bahá'í se ekzistojnë "shokët e shpirtit". Ajo që nënkuptohet është që martesa duhet të çojë në një miqësi të tillë të shpirtit që duhet të zgjasë gjer në botën tjetër, ku nuk ka seks dhe marrëdhënie në martesë; shtu siç ne duhet të vendosim me prindërit, fëmijët, vëllezërit dhe motrat dhe miqtë tanë një lidhje të tillë shpirtërore që duhet të jetë e përjetshme dhe jo të kemi thjesht lidhje fizike të marrëdhënieve njerëzore.

(4 dhjetor 1954)

2333. Atij i erdhi shumë keq kur dëgjoi se martesa juaj duket të ketë dështuar krejtësisht. Unë duhet t'ju them si Bahá'í se duhet bërë çdo përpjekje për ta shpëtuar martesën për hatër të Perëndisë, jo për hatër të vetvetes. Në rastin e pionierëve, kjo është bile më e rëndësishme, sepse ata janë përpara syve të publikut. Megjithatë, në çështje të tilla nuk është as e duhur as e drejtë që Ruajtësi të ushtrojë presion mbi individin, ai vetëm mund t'ju bëjë thirrje dhe...të përpiqeni përsëri; por, nëse nuk mund ta kaloni këtë sprovë kjo është natyrisht një çështje personale.

(13 janar 1956)

2334. Ruajtësi do të lutet për zgjidhjen e problemeve tuaja. Ai do të lutet për shërimin e birit tuaj dhe për lumturinë dhe unitetin e familjes suaj. Bazat e vërteta të unitetit janë shërbimi dhe ai beson se të gjtiha anëtarët do të ngrihen me përpjekje të rinovuara për ta shpjeguar Besimin.

(6 shtator 1956)

2335. Kudo ku ka një familje Bahá'í, të gjithë duhet të bëjnë gjithçka që munden për ta ruajtur atë sepse divorci divorci dënohet ashpërsisht në Besime, ndërsa harmonia, uniteti dhe dashuria mbahen lart si idealet më të larta në marrëdhëniet njerëzore. Kjo duhet të zbatohet gjithnjë për Bahá'ít, nëse ata shërbejnë në fushën e pionierizimit apo jo.

(9 nëntor 1956, për Asamble Shpirtërore Kombëtare)

Ekstrakte nga letrat e shkruara në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë 3

2336. Duke shqyrtuar problemet që ju dhe gruaja juaj po kaloni Shtëpia e Drejtësisë thekson që se uniteti i familjes suaj duhet të marrë prioritet mbi çdo konsideratë tjetër. Bahá'u'lláhu erdhi për të sjellë një unitet mbi botë dhe një unitet themelor është ai i familjes. Prandaj, ne duhet të besojmë se Besimi ka për qëllim që ta forcojë familjen jota dobësojë atë. Për shembull, sërbimi ndaj Kauzës nuk duhet të sjellë neglizhimin e familjes. Është e rëndësishme për ju ta sistemoni kohën tuaj, kështu që jet juaj familjare të jetë harmonike dhe shtëpia juaj të marrë vëmendjen që kërkon.

Bahá'u'lláhu gjithashtu e theksonte rëndësinë e konsultimit. Ne nuk duhet të mendojmë se kjo metodë e vlefshme e kërkimit të zgjidhjeve kufizohet vetëm për institucionet administrative të Kauzës. Konsultimi familjar me diskutime të plota dhe të hapura dhe i gjallëruar nga dijenia e nevojës për moderim dhe balancë, mund të jetë ilaçi për konfliktet shëtiake. Gratë nuk duhet të përpiqen t'i dominojnë burrat, as burrat gratë e tyre ...

(1 gusht 1978)

2337. Letra juaj ... që përshkruante vështirësitë që përballon familja juaj, e shqetësoi Shtëpinë Universale të Drejtësisë dhe ne po kërkojmë t'u përçojmë sa vijon. Duke theksuar se ju dhe burri juaj jeni konsultuar për problemet e familjes suaj e Asamblenë tuaj Shpirtërore, por nuk morët ndonjë këshillë gjithashtu e diskutuat situatën tuaj me një këshilltar familjar pa sukses, Shtëpia e Drejtësisë e ndjen se është tepër e rëndësishme për bashkëshortin tuaj dhe për ju ta kuptoni që martesa është një burim mirëqenieje, që sjell një sens sigurie dhe lumturie shpirtërore. Megjithatë, kjo nuk vjen thjesht. Që martesa të bëhet një strehë e kënaqësisë kërkohet kooperimi i vetë partnerëve në martesë dhe ndihmesa e familjeve të tyre. Ju përmendni shqetësimin tuaj për bijën tuaj më të madhe. Sugjerohet që ju ta përfshini atë dhe ndoshta edhe fëmijën tuaj më të ri në konsultimet familjare. Si Bahá'í ne e kuptojmë rëndësinë e procesit konsultativ dhe ne nuk duhet të mendojmë se kjo duhet të përdoret vetëm nga Asambletë Shpirtërore.

(24 qershor 1979)

2338. Antipatia e papajtueshme që krijohet midis dy palëve të një martesë nuk është thjesht një mungesë dashurie për të martuarin, por një antipati që nuk mund të zgjidhet. I takon Asamblesë Shpirtërore të vendosë nëse kjo konditë ekziston përpara se ajo të vendosë datën për fillimin e vitit të pritjes dhe kjo mund të bëhet me kërkesën e njërës prej palëve. Kjo nuk ndikohet nga mosdashja e palës tjetër për të kërkuar divorc.

Pas fiksimit të datës për fillimin e pritjes, është detyrimi i palëve të bëjnë çdo përpjekje për t'i pajtuar dallimet e tyre dhe për t'u përpjekur ta ruajnë martesën. Asambleja Shpirtërore e ka për detyrë t'u afrojë atyre çdo ndihmesë në këtë drejtim.

...

Sigurisht, kërkimi i ndihmesës në Asamblenë Shpirtërore është pjesë e procedurës Bahá'í të divorcit dhe palët në fjalë duhet të konsultohen me Asamblenë rreth problemit të tyre. Lihet në gjykimin e palëve, të secilës prej tyre, që gjithashtu të kontaktojnë këshilltarët profesionalë të martesave.

(12 korrik 1979)

2339. Letra juaj e... për Shtëpinë Universale të Drejtësisë e bën të qartë se ju po kërkoni ta rivendosni martesën tuaj nëpërmjet studimit të Shkrimeve dhe metodave të shumta të konsultimit dhe të ndihmesës. Ne na duhet t'ju përçomë këshillat e tyre për këtë subjekt jetësor të pajtimit të partnerëve në martesë në kontekstin e të kuptuarit të vetes suaj dhe të marrëdhënieve me të tjerët. Ju nxiteni t'i vazhdoni studimet tuaja, të luteni për zgjidhjen e problemeve tuaja dhe të meditoni, gjë që mund të japë udhëzim dhe siguri, sepse të kuptuarit të vetvetes dhe të marrëdhënieve të të tjerëve përmbajnë Shkrime dhe në shembujt e Mjeshtrit 'Abdu'l-Bahá. As ju as burri juaj nuk duhet të hezitoni të vazhdoni të konsultoheni me këshilltarët profesionalë të martesave individualisht dhe sëbashku, nëse është e mundur, dhe, gjithashtu, ta shfrytëzoni këshillimin mbështetës që mund tëvijë nga miq të mençur dhe të pjekur. Këshillimi jo-Bahá'í mund të jetë i dobishëm, por zakonisht është e nevojshme të kalitet me këndvështrimin Bahá'í.

Ju pyesni si mund të veproni ku zemëroheni. Shtëpia e Drejtësisë sugjeron që të kujtoni qortimet në Shkrimet për nevojën për të mos i parë mangësitë e të tjerëve; për t'i falur dhe harruar gabimet e tyre; për të mos i ekspozuar cilësitë e tyre të këqija, por t'i kërkojmë dhe t'i afirmojmë ato të vlefshmet dhe të përpiqemi të jemi gjithnjë të duruar, të urtë dhe të mëshirshëm. Fragmente të tilla si ato që pasojnë janë marrë nga letrat e shkruara në emër të Ruajtësit të shumëdashur dhe do t'ju ndihmojnë.

Ka cilësi tek gjithkush që ne mund t'i vlerësojmë dhe admirojmë dhe për të cilat ne mund t'i duam ata, dhe, ndoshta, nëse ju vendosni të mendoni vetëm për këto cilësi që zotëron burri juaj kjo mund t'ju ndihmojë ta përmirësoni situatën.... Ju duhet t'i largoni endimet nga gjërat që ju shqetësojnë dhe t'i luteni vazhdimisht Bahá'u'lláhut që mund t'ju ndihmojë. Pastaj ju do ta shihni se si dashuria e kulluar, e ndezur prej Perëndisë, që e djeg shpirtin kur ne i lexojmë dhe i studiojmë Mësimet, do të ngrohë dhe shërojë, më tepër se çdo gjë tjetër, secili prej nesh ka përgjegjësi vetëm për një jetë dhe kjo është jeta e tij. Secili prej nesh është larg në mënyrë të pamatshme nga të qënit "i përsosur siç është i përsosur ati ynë qiellor" dhe detyra e përsosjes së jetës dhe e karakterit tonë kërkon gjithë vëmendjen tonë, fuqinë e vullnetit dhe energjinë....

(17 korrik 1979)

2340. Marrëdhëniet në mes burrit dhe gruas duhet të shikohet në konteksin e idealit Bahá'í të jetës familjare. Bahá'u'lláhu erdhi për të sjellë unitet në botë, dhe një unitet themelor është ai i familjes. Prandaj duhet menduar se Besimi ka për qëllim ta forcojë familjen e jo ta dobësojë atë, dhe një prej kyçeve për forcimin e unitetit është konsultimi dashamirës. Atmosfera brenda një familjeje Bahá'í, si dhe brenda komunitetit në tërësi, duhet të shprehë "idenë themelore të Kauzës së Perëndisë", e cila, ka thënë Ruajtësi i dashur, "nuk është autoritet diktatorial, por miqësi e përunjur, nuk është pushtet arbitrar, por fryma e konsultimit të sinqertë e dashamirës."

...

Në çdo grup, sado dashamirës qoftë konsultimi, megjithatë ka pika për të cilat, nga koha në kohë nuk mund të arrihet mirëkuptim. Në Asamblenë Shpirtërore kjo dilemë zgjidhet me shumicë votash.Megjithatë nuk mund të ketë maxhoritet dy palësh, në rastin e burrit dhe të gruas. Prandaj ka raste kur një grua duhet t'i bindet burrit të saj dhe raste kur burri duhet 'i bindet gruas së saj. Asnjëri nuk duhet ta dominojë padrejtësisht tjetrin...

(28 dhjetor 1980 për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

2341. Megjithatë ju pyesni për rregullat specifike që drejtojnë qeverisjen e marrëdhënieve të burrave dhe grave. Kjo Shtëpi e Drejtësisë nuk dëshiron ta bëjë këtë dhe e ndjen se ka udhëzime tashmë të mjaftueshme të përfshira në përmbledhjen e këtij subjekti; për shembull, principi se të drejtat e secilit dhe të të gjithëve në njësinë familjare duhet të mbahen lart dhe këshilla se konsultimi dashamirës duhet të jetë "nota kyçe", se të gjitha çlëshjtet duhet të zgjidhen me harmoni dhe dashuri dhe se ka raste kur burri e gruaja duhet t'i nënshtrhen dëshirave të njëri-tjetrit. se në çfarë rrethana duhet të ndodhë ky nënhstrim, ekzaktësisht, është një çështje që e përcakton secili çift. Nëse Perëndia i ndaloftë, ata nuk arrijnë të bien dakord dhe moskuptimi i tyre çon në largimm ata duhet të kërkojnë këshilla prej atyre që u besojnë dhe në sinqeritetin dhe gjykimin e shëndoshë të të cilave ata kanë besim, me qëllim që t'i ruajnë dhe t'i fuqizojnë lidhjet e tyre si një familje e bashkuar.

(16 maj 1982)

2342. Lidhur me përcaktim e termit "urrejtje" në lidhje me ligjin Bahá'í të divorcit Shtëpia Universale e Drejtësisë thekson se nuk ka "arsye" specifike për divorc Bahá'í të tilla si në disa kode të ligjit civil. Ligji Bahá'í e lejon divorcin, por, siç e bënin shumë të qartë edhe Bahá'u'lláhu edhe 'Abdu'l-Bahái, divorci urrehet. Kështu, nga këndëvështrimi i besimtarit individual. ai duhet të bëjë gjithçka që të mundet për t'i qëndruar larg divorcit. Bahá'ít duhet ta dinë mirë shenjtërinë e martesës dhe duhet të përpiqen t'i bëjnë martesat e tyre një lidhje të përjetshme të unitetit dhe të harmonisë. Kjo kërkon përpjekje dhe sakrifica dhe mençuri dhe vetëmohim. Një Bahá'í duhet ta shqyrtojë mundësinë e divorcit vetë nëse situata është e padurueshme dhe ai ose ajo ka një urrejtje të madhe për qenien në martesë me partnerit tjetër. Ky është një standard i individit, ky nuk është një ligj por një këshillim. Ky është qëllimi për të cilin ne duhet të përpiqemi. Nga pikëpamja e Asamblesë Shpirtërore, megjithatë, çështja është pakëz ndryshe. Asambleja Shpirtërore gjithnjë duhet të shqetësohet që besimtarët në komunitetin e saj po thellohen në kuptimin e tyre Bahá'í të martesës, veçanërisht të rinjtë, kështu që vetëm mendimi i divorcit do të jetë i urryer për ta...

Si rrjedhim mund të shihet se "urrejtja" është termi i veçantë legal që duhet përcaktuar. Në të vërtetë janë nxjerrë një numër tjetër termash që mund të përshkruajnë situatën që mund të çojë në divorcin e ligjit Bahá'í. Të tilla si "antipati", "zemërim", "largim", pa mundësi për vendosjen e harmonisë dhe "papajtueshmëri". Tekstet, megjithatë theksojnë se divorci dënohet ashpërsisht, duhet të shihet, "si një mjet i fundit" kur ekzistojnë "rrethana të rralla dhe urgjente", dhe se partneri që është shkak i "divorcit "do të bëhet padyshim "viktimë e fatkeqësive të tmerrshme".

(3 nëntor 1982)

2343. Kur Asamblesë Shpirtërore i bëhet një kërkesë për divorc, mendimi dhe veprimi i saj i parë është për ta pajtuar çiftin për t'u siguruar se ata i dinë mësimet Bahá'í mbi këtë çështje. Zoti dashtë, Asambleja është e suksesshme dhe s'ka nevojë të fillojë viti i pritjes. Megjithatë, nëse Asambleja e sheh se është e paaftë për ta bindur palën në fjalë që ta tërheqë kërkesën për divorc, ajo duhet të nxjerrë përfundimin se, sipas pikëpamjes së saj duket se ka një antipati të papajtueshme dhe se nuk ka alternativë tjetër përveçse përcaktimit të vitit të pritjes. Gjatë vitit çifti ka përgjegjësi për t'u përpjekur t'i pajtojë kontradiktat e veta dhe Asambleja ka për detyrë t'i inkurajojë dhe t'i ndihmojë ata. Por, nëse viti i pritjes përfundon pa u arritur pajtimi, duhet të jepet divorci Bahá'í në datën e dhënies së divorcit civil nëse ky tashmë nuk është kryer.

(6 maj 1987)

2344. Është e qartë se mësimet Bahá'í bëjnë thirrje për një standard absolut të besnikërisë në marrëdhëniet në mes të burrit e gruas. Një fragment nga një letër e datuar 28 shtator 1941 për një besimtar individual e shkruar në emër të Shoghi Effendi, cituar në Messages of the Universal House of Justice 1968-1973 [Mesazhe nga Shtëpia Universale e Drejtësisë 1968-1973], f. 108, deklaron:

Çështja që ju ngrini për vendin që zë në jetën e dikujt një lidhje e thellë dashurie me dikë që takon përveç burrit apo gruas mund të përcaktohet me lehtësi në pikëpamjen e mësimeve. Panjollësia nënkupton edhe përpara edhe pas martese një jetë të ndershme, të panjollosur seksuale. Përpara martese absolutisht të panjollë, pas martese absolutisht besnike ndaj shokut të zgjedhur. Besnik në të gjtiha veprimet e seksit besnik në fjalë dhe vepra.

Gjithashtu është evidente nga mësimet Bahá'í se asnjë bashkëshort nuk duhet ta nënshtrojë gruan e tij ndaj abuzimieve të çdo lloji dhe se një veprim i tillë i urryer është antiteza e marrëdhënieve të respektit të dyanshëm dhe e berazisë që urdhërohet prej shkrimeve Bahá'í - marrëdhënie të qeverisura nga principe të konsultimit dhe t privuara nga përdorimi i forcës për ta detyruar bindjen ndaj vullnetit të tjetrit.

(22 korrik 1987)

2345. Shtëpia e Drejtësisë iu këshilllon të vazhdoni përpjekjet e sforcuara që p bëni për t'i mposhtur vështirësitë në martesën tuaj. Ai u kënaq kur ju dhe burri juaj i jeni drejtuar Asamblesë Shpirtërore Lokale për udhëzime dhe keni kërkuar mendime nga një Bahá'í që është këshilltar martesor. Përpjekje të tilla kur kombinohen me një përpjekje të fuqishme dhe të ndjeshme i përmirësojnë shumë perspektivat e ruajtjes së martesës suaj. Megjithatë duhet patur parasysh se fakti që Bahá'u'lláhu e lejonte divorcin, është pa dyshim një tregues se në rrethana të caktuara është i pashmangshëm. Nëse përpjekjet tuaja serioze për ruajtjen e martesës nuk japin frutin e dëshiruar, ju duhet të vendosni.

(28 prill 1989)

2346. Shtëpia e Drejtësisë u shqetësua kur mësoi se ju dhe bashkëçshorti juaj po vazhdoni të kaloni vështirësi martesore. Shpesh u këshillohet besimtarëve në rrethana të tilla t'u drejtohen për këshillimin Asambleve Shpirtërore dhe këshillit duke e pasuar këtë këshillë në përpjekjet e tyre për ta ruajtur unitetin në marrëdhëniet e tyre martesore. Është parë e dobishme në shumë raste që gjithashtu të kërkohet ndihmesa e këshilltarëve kompetentë profesionale të martesave që mund të japin ide të dobishme dhe udhëzime për përpdorimin e metodave konstruktive që sjellin një shkaëllë më të madhe të unitetit.

(17 korrik 1949)

2347. ...asnjë bashkëshort nuk duhet ta nënshtrojë gruan e tij ndaj abuzimeve të ndonjë lloji, qoftë emocionale, mendore apo fizike...

Kur një grua Bahá'í e sheh vetveten në një situatë të tillë dhe nuk mund të zgjidhet nëpërmjet konsultimit me bashkëshortin e vet ajo duhet t'i kthehet Asamblesë Shpirtërore Lokale për këshilla dhe udhëzime dhe gjithashtu mund të jetë shumë pozitive kërkimi i ndihmesës së këshilltarëve kompetentë profesionalë. Nëse bashkshorti është gjithashtu Bahá'í, Asambleja Shpirtërore Lokale mund t'ia tërheqë vëmendjen për nevojën e shmangjes së sjelljes abuzive, dhe nëse është nevoja, mund të marrë masa të ashpra për ta nxitur atë t'u bindet qortimeve të mësimeve. Ka patur shumë raste në të cilat një çift nëpërmjet një përpjekje të shenjtë dhe të vendosur, të ndihmuar nga fuqia e lutjes dhe këshilla e ekspertëve, kaloi pengesa në dukje të pakalueshme gjer në pajtimin e tyre dhe rindërtimin e një themeli të të fuqishëm të martesës së tyre. ka gjithashtu raste të panumërta të individëve që kanë qenë të aftë të kryejnë ndryshime të mëdha dhe të qëndrueshme në sjelljen e tyre, nëpërmjet marrjes së fuqive shpirtërore që vijnë prej bujarisë së Perëndisë.

Siç e dini, në Besimin Bahá'í divorci dekurajohet dhe duhet të përdoret vetëm kur përpjekjet e stërzgjatura për të sjellë pajtim nuk janë të suksesshme. Megjthatë, duhet theksuar se divorci është i lejueshëm, kur ekziston një antipati e papranueshme ndërmjet dy palëve në martesë.

(6 gusht 1989)

1 Për besimtarët individualë nëse nuk shënohet ndryshe.

2 Një besimtar që, pasi u martua me gruan e tij të parë prej dhembshurisë tani kërkonte të martohej me një grua me të cilën kishte rënë në dashuri, duke thënë se gruaja e tij ishte dakord që ai të merrte gruan e dytë.

3 Për besimtarët individualë nëse nuk shënohet ndryshe.

---------------

------------------------------------------------------------

---------------

------------------------------------------------------------

12
11

Table of Contents: Albanian :Arabic :Belarusian :Bulgarian :Chinese_Simplified :Chinese_Traditional :Danish :Dutch :English :French :German :Hungarian :Íslenska :Italian :Japanese :Korean :Latvian :Norwegian :Persian :Polish :Portuguese :Romanian :Russian :Spanish :Swedish :Turkish :Ukrainian :