____________________________________________________
Përmbledhur nga Trupa Kontinentale e Këshilltarëve në Evropë
P ë r m b l e d h j e_____________________________________________________
Përmbledhur nga Trupa Kontinentale e Këshilltarëve në Evropë
Titulli në origjinal:Compiled by the Continental Board of Councellors for Europe
Published in photocopy formUnë dëshmoj, O Perëndia im, se Ti më ke krijuar që unë të të njoh dhe të të adhuroj Ty. Unë dëshmoj, në këtë çast, për pafuqinë time dhe për fuqinë Tënde, për varfërinë time dhe për begatinë Tënde. Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje, Ndihmës në Rrezik, Të Vetqenshmit.
(Bahá'u'lláh)Ti ke pyetur lidhur me bazat e fesë dhe porositë e saj: Dije se gjëja e parë e më e rëndësishme në fe është njohja e Perëndisë. Kjo arrin përmbushjen me njohjen e unitetit hyjnor të Tij, që nga ana e vet plotësohet duke shpallur me brohori se Altari i Tij i shenjtë e i lartësuar, Froni i madhështisë së Tij të përkryer, është shenjtëruar me të gjitha atributet. Dhe dije se në këtë botë të qenies njohja e Perëndisë nuk mund të arrihet kurrë, veçse përmes dijes së Atij që është Agimi i Realitetit hyjnor.
(Selections from the Writings of the Báb [Pjesë të zgjedhura nga shkrimet e Báb-it], f.117)
2. NGA SHKRIMET E Bahá'u'lláh-UTDetyra e parë që Perëndia ka përcaktuar për shërbëtorët e Vet është njohja e Atij që është Agimi i Revelacionit të Tij dhe burimi i ligjeve të Tij, që përfaqëson Kryeperëndinë si në Mbretërinë e Kauzës së Tij dhe në botën e krijimit. Kush kryen këtë detyrë, ka siguruar të gjitha të mirat; dhe kush heq dorë prej saj, shkon në rrugë të gabuar edhe në qoftë se është autor i çdo vepre të drejtë. Është detyrë e kujtdo që ka arritur këtë pozitë kaq sublime, këtë kulm të lavdisë së përkryer, të zbatojë çdo porosi të Atij që është Dëshira e botës. Këto detyra binjake janë të pandara. Asnjëra nuk është e pranueshme pa tjetrën. Kështu është dekretuar prej Atij që është Burimi i frymëzimit Hyjnor.
(Kitáb-í-Aqdas [Qitapi Akdas], 1,f.1)Fillimi i të gjitha gjërave është njohja e Perëndisë, dhe fundi i të gjitha gjërave është zbatimi rigoroz i gjithçkaje është dërguar nga lartësia qiellore e Vullnetit Hyjnor, që përshkon çdo gjë që ndodhet në qiell e mbi tokë.
(Gleanings from the Writings of Bahá'u'lláh [Qëmtime nga Shkrimet e Bahá'u'lláh-ut], f.156)
Burimi i çdo të mësuari është njohja e Perëndisë, u lartësoftë Lavdia e Tij, dhe kjo nuk mund të arrihet veçse përmes njohjes së Manifestimit të Tij Hyjnor.
(Tablets of Bahá'u'lláh [Tabelat e Bahá'u'lláh-ut], f.156)
Askush nuk do të arrijë në brigjet e oqeanit të kuptimit të vërtetë, veç në qoftë se shkëputet nga gjithçka është në qiell e mbi tokë. Shenjtëroni shpirtrat tuaj, o ju popuj të botës, që të mund të arrini lumturisht atë pozitë që Perëndia ka caktuar për ju dhe të hyni kështu në faltoren që, në përputhje me porositë e Providencës, është ngritur në kupën qiellore të Bajan-it.
(Kitáb-i-Íqan [Libri i Ikan-it], f.3)...Feja është një dritë rrezatuese dhe një kështjellë e papushtueshme për mbrojtjen dhe mirëqenien e popujve të botës, sepse frika e Perëndisë e bën njeriun të kapet fort pas së mirës dhe të ruhet nga gjithë të këqijat. Po të errësohej llampa e fesë, kjo do të sillte kaos e pështjellim dhe drita e ndershmërisë dhe e drejtësisë, e qetësisë dhe e paqes nuk do të ndriçonte më. Për këtë do të bëjë dëshmi çdo njeri me mendje të shëndoshë.
(Tablets of Bahá'u'lláh [Tabelat e Bahá'u'lláh-ut], f.125)
Pozita e destinuar për besimtarin e vërtetë është e tillë që, sikur lavdia e asaj pozite të zbulohej për njerëzimin qoftë edhe sa një vrimë gjilpëre, çdo vëzhgues do të digjej nga dëshira e zjarrtë për ta arritur atë.
(Nga World Order of Bahá'u'lláh [Rendi Botëror i Bahá'u'lláh-ut], f.108)
Pozita që do të arrihet prej atij që e ka njohur me të vërtetë këtë Revelacion, është e njëjtë me atë të destinuar për profetë të tillë të Izraelit që nuk shihen si Manifestime të pajisura me qëndrueshmëri.
(Nga World Order of Bahá'u'lláh [Rendi Botëror i Bahá'u'lláh-ut], f.111)
Është e qartë dhe e dukshme se kur të hapen perdet që mbulojnë realitetet e shfaqjeve të Emrave e të Atributeve të Perëndisë, madje të të gjitha gjërave të krijuara, të dukshme ose të padukshme, asgjë tjetër nuk do të mbetet veç Shenjës së Perëndisë ... Kjo shenjë do të qëndrojë aq gjatë sa është dëshira e Zotit Perëndisë tënd, e Zotit të qiejve e të tokës.
Në qoftë se të tilla janë bekimet që u dhurohen të gjitha krijesave, sa superior duhet të jetë fati i besimtarit të vërtetë, qenia dhe jeta e të cilit duhen parë si qëllimi fillestar i çdo krijimi.
(Gleanings from the Writings of Bahá'u'lláh [Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh-ut], LXXIII)
Ti ke fituar pranimin në Parajsën e Kujtesës së Perëndisë përmes njohjes së Atij që është Mishërimi i asaj Kujtese midis njerëzve.
Prandaj i ji mirënjohës Perëndisë, që të ka dhënë fuqi të ndihmosh Kauzën e Tij, që i ka bërë lulet e dijes e të të kuptuarit të çelin në kopshtin e zemrës tënde. Kështu të ka mbështjellë ty, dhe ka mbështjellë tërë krijimin, mirësia e Tij. Hap sytë, mos lejo asgjë të të dëshpërojë. Hiq qafe çdo tërheqje prej aluzioneve vanitoze të njerëzve dhe hidh pas shpine fjalët e kota e dredharake të atyre që janë të ndarë me një perde nga Perëndia. Shpall, pra, atë që Shpirti Më i Madh do të të frymëzojë të thuash në shërbim të Kauzës së Zotit tënd, që kjo të mund të ngrejë peshë shpirtrat e të gjithë njerëzve dhe t'i anojë zemrat e tyre nga ky Oborr më i shenjtë e i Gjithlavdishëm...
(Gleanings from the Writings of Bahá'u'lláh [Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh-ut], 139)
A nuk është synimi i çdo Revelacioni të kryejë një shndërrim në tërë karakterin e gjinisë njerëzore, një shndërrim që do të shfaqet si nga brenda dhe nga jashtë e që do të ndikojë si jetën e saj të brendshme dhe kushtet e jashtme? Sepse po të mos ndryshonte karakteri i gjinisë njerëzore, atëhere do të dukej sheshit kotësia e Manifestimeve universale të Perëndisë.
(Kitáb-i-Iqan [Qitapi Ikan], f.240-241)Përmirësimi i botës mund të arrihet përmes veprave të pastra e të mira, përmes një sjelljeje të hijshme e të përshtatshme.
Jini të ndershëm ndaj vetes e ndaj të tjerëve, që faktet e drejtësisë të shfaqen përmes veprave tuaja midis shërbëtorëve Tanë besnikë.
(Nga The Advent of Divine Justice [Ardhja e drejtësisë hyjnore], f.20)
Bashkudhëtarët e Perëndisë janë në këtë ditë grupimi i atyre që duhet të venë në lëvizje popujt e botës. Ata duhet të tregojnë një besueshmëri, besnikëri e këmbëngulje të tillë, të tilla vepra e të tillë karakter, saqë mbarë njerëzimi të përfitojë nga shembulli i tyre.
... Brenda në vetë frymëmarrjen e shpirtrave të tillë janë të fshehura potenciale të pastra e të shenjtëruara që shkojnë larg. Aq të mëdha janë këto potenciale, saqë mund të ushtrojnë ndikimin e tyre mbi të gjitha krijesat.
(Nga The Advent of Divine Justice [Ardhja e drejtësisë hyjnore], f.19)
3. NGA SHKRIMET DHE THËNIET E 'ABDUL'L-BAHÁ-IT... Me të vërtetë, drita juaj do të ndriçojë mbarë botën, spiritualiteti juaj do të prekë zemrat e gjërave. Ju do të bëheni me të vërtetë pishtarët e ndezur të globit. Mos kini frikë e as mos rrini në ankth, sepse drita juaj do të përshkojë edhe errësirën më të thellë. Ky është premtimi i Perëndisë...! Ngrihuni e i shërbeni Fuqisë së Perëndisë!
(Paris Talks [Bisedat e Parisit], f.168)... Shpirtrat e mençur, që janë të vetëdishëm për marrëdhëniet thelbësore që burojnë nga realitetet e gjërave, e kuptojnë se një çështje e vetme nuk mund të ndikojë vetë ajo ashtu siç duhet mbi realitetin njerëzor, sepse derisa mendjet e njerëzve nuk janë bashkuar asgjë e rëndësishme nuk mund të arrihet. Tani paqja universale është një çështje me rëndësi të madhe, por uniteti i ndërgjegjes është thelbësor, në mënyrë që themeli i kësaj çështjeje të jetë i sigurtë, ndërtimi i saj i qëndrueshëm dhe godina e saj e fortë.
(Pjesë të zgjedhura ngaVendosja e paqes nuk mund të arrihet, veçse nëpërmjet fuqisë së fjalës së Perëndisë.
(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #226:1)
4. NGA SHKRIMET E SHOGHI EFFENDIUT... Funksioni suprem e dallues i Revelacionit të Tij, ... s'është tjetër veçse sjellja në ekzistencë e një race të re njerëzore....
(The Advent of Divine Justice [Ardhja e drejtësisë hyjnore], f.14)
Gjendja e tanishme, madje edhe e ardhmja e afërt, është e errët, deri në dëshpërim e errët. Por e ardhmja e largët është e ndritur, e ndritur deri në lavdi, - aq e ndritur sa asnjë sy nuk mund ta shohë atë.
(The Promised Day is Come [Dita e premtuar ka ardhur], f.116)
5. NGA SHTËPIA UNIVERSALE E DREJTËSISËTani ai [komuniteti Bahá'í - shën. i përkth.] duhet të zgjerohet me shpejtësi nga përmasat, të rritë kompaktësinë dhe aftësinë ekzekutive, të zhvillojë institucionet e tij dhe të shtrijë ndikimin e vet në të gjitha shtresat e shoqërisë. Ne, anëtarët e tij, duhet që, me studim të vazhdueshëm të Fjalës jetëdhënëse e me shërbim të devotshëm, të thellohemi në të kuptuarit shpirtëror dhe t'i tregojmë botës një mënyrë jetese të pjekur, të përgjegjshme, krejt të sigurt e të lumtur, larg pasioneve, paragjykimeve e marrëzive të shoqërisë së sotme. Duke u mbështetur vetëm te Perëndia, ne mund të çojmë përpara Kauzën e Tij dhe të vendosim Mbretërinë e Tij mbi tokë. Vetëm kështu mund të provojmë ne dashurinë tonë për Ata që sollën në jetë këtë Ditë të re. Vetëm kështu mund të provojmë ne të vërtetën e Misionit të Tyre Hyjnor dhe të tregojmë sesa e vlefshme ishte flijimi i Tyre.
(Wellspring of Guidance [Burimi i udhërröfimit], f.17-18)
Komuniteti Bahá'í duhet të tregojë në një masë gjithnjë më të madhe aftësinë e tij për të çrrënjosur çrregullimin, mungesën e kompaktësisë, frymën e lëshimeve dhe largimin nga Perëndia, që mbizotërojnë në shoqërinë e sotme; ligjet, detyrimet fetare, zbatimi i kërkeseve të jetës Bahá'í, parimet morale dhe normat e dinjitetit Bahá'í, mirësjellja dge nderimi duhet të rrënjosen thellë në ndërgjegjen e Bahá'í-ve dhe të informojnë e karakterizojnë gjithnjë më shumë këtë komunitet. Një proces i tillë do të kërkojë një zhvillim të madh të pjekurisë e të efektivitetit të Asambleve Shpirtërore Lokale. Synimet dhe standartet e Kauzës duhet të kuptohen gjithnjë më shumë dhe të mbështeten me guxim.
(Ridvan, 1972)Punët e njerëzimit kanë arritur në atë stad, që komunitetit tonë do t'i bëhet thirrje gjithnjë më shumë për të ndihmuar, me këshilla e me masa praktike, në zgjidhjen e problemeve sociale kritike. Ky është një shërbim të cilim ne do ta kryejmë me kënaqësi, por kjo do të thotë se Asambletë tona Shpirtërore Lokale e Kombëtare duhet t'u përmbahen më me përpikmëri parimeve. Me përqëndrimin gjithnjë më të madh të vëmendjes publike te Kauza e Perëndisë, për institucionet Bahá'í bëhet një kërkesë imperative që të përmirësojnë veprimtarinë e vet përmes një identifikimi më të afërt të tyre me të vërtetat themelore të Besimit, përmes një përshtatjeje më të madhe me frymën e me formën e administrimit Bahá'í dhe përmes një mbështetjeje më të zellshme në efektin e dobishëm të konsultimit të mirëfilltë, në mënyrë që komunitetet që ato drejtojnë të pasqyrojnë një model jete, i cili do t'u ngjallë shpresë pjesëtarëve të zhgënjyer të shoqërisë.
(Ridvan, 1990)Qëllimi im i vetëm ka qenë t'u sjell njerëzve atë që më
kishte urdhëruar Perëndia, i Hirshmi, i Pakrahasueshmi.
(Bahá'u'lláh, Gleanings from the Writings of Bahá'u'lláh [Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh-ut], 54)
I. I PREMTUARIKjo është Mbreti i Ditëve, Dita që ka parë ardhjen e Më të Shumëdashurit, të Atij që përmes gjithë përjetësisë është brohoritur si Dëshira e Botës ... Bota e qenies ndriçon në këtë Ditë me shkëlqimin e këtij Manifestimi Hyjnor. Të gjitha krijesat lartësojnë hirin e tij shpëtimtar dhe i thurin lavde. Universi është përfshirë nga një ekstazë gëzimi e hareje. Shkrimet e Dispensacioneve të shkuara kremtojnë jubileun e madh që duhet të përshëndesë këtë më të madhen Ditë të Perëndisë. Lum ai që ka jetuar për ta parë këtë Ditë dhe ka njohur pozitën e saj.
(Bahá'u'lláh, nga World Order of Bahá'u'lláh [Rendi Botëror i Bahá'u'lláh-ut], f.106)
Me të vërtetë, Unë them, kjo është dita në të cilën gjinia njerëzore mund të sodisë Fytyrën dhe të dëgjojë Zërin e Të Premtuarit. Thirrja e Perëndisë është shpallur dhe drita e Fytyrës së Tij është ngritur mbi njerëzit. Çdo njeri duhet të fshijë çdo gjurmë fjale të kotë nga tabela e zemrës së vet dhe të shohë me mendje të hapur shenjat e Revelacionit të Tij, provat e Misionit të Tij dhe simbolet e lavdisë së Tij.
E madhe është me të vërtetë kjo Ditë! Aluzionet që janë bërë për të në të gjitha Shkrimet e shenjta, si Ditë e Perëndisë, vërtetojnë madhështinë e saj. Shpirti i çdo profeti të Perëndisë, i çdo Lajmëtari Hyjnor, ka qenë i etur për këtë Ditë të mahnitshme. Edhe të gjitha fiset e ndryshme të tokës gjithashtu digjeshin nga dëshira për t'ia arritur kësaj Dite. Megjithatë, sapo Ylli i Ditës i Manifestimit të Tij u shfaq në qiellin e Vullnetit të Perëndisë, të gjithë, me përjashtim të atyre që i Gjithfuqishmi kishte dashur t'i udhëheqë, mbetën pa mend e pa gojë.
O ti që më ke kujtuar Mua! Perdja më e llahtarshme i ka ndarë popujt e tokës nga Lavdia e Tij dhe i ka penguar ata që të dëgjojnë thirrjen e Tij. Perëndia ka lejuar që drita e unitetit të mbështjellë tokën mbarë dhe që vula "Mbretëria është e Perëndisë" të stampohet në ballin e të gjithë popujve të Tij.
(Bahá'u'lláh, Gleanings from the Writings of Bahá'u'lláh [Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh-ut], VII)
... Kërkoni të Vetmin Perëndi të vërtetë - lartësuar qoftë Lavdia e Tij - që të mos privohet gjinia njerëzore nga oqeani i të kuptuarit të vërtetë, sepse po t'i kushtojnë vëmendje, njerëzit do ta vlerësojnë se gjithçka ka buruar e është shkruar nga Penda e Lavdisë është si dielli për mbarë botën dhe në të qëndrojnë mirëqenia, sigurimi dhe interesat e vërtetë të gjithë njerëzve; ndryshe, toka do të cfilitet nga një fatkeqësi e re çdo ditë dhe tronditje të pashembullta do të shpërthejnë....
(Bahá'u'lláh, Tablets of Bahá'u'lláh [Tabelat e Bahá'u'lláh-ut], f.166)
II. KTHEJINI FYTYRAT DREJT UNITETITQenia e Madhe thotë: O ju bij të njerëzve! Qëllimi themelor që frymëzon Besimin e Perëndisë dhe Fenë e Tij është të mbrojë interesat dhe t'i japë shtytje unitetit të racës njerëzore, si dhe të farkëtojë frymën e dashurisë e të miqësisë midis njerëzve. Mos vuani për t'u bërë burim dizarmonie e mosmarrëveshjeje, urrejtjeje e armiqësie. Ky është Shtegu i drejtë, themeli i përhershëm e i patundur. Çfarëdo që të ngrihet mbi këtë themel, ndryshimet e mundësitë e botës kurrë nuk mund t'ia dobësojnë fuqinë, as mundet revolucioni i shekujve të panumërt t'ia shkatërrojë strukturën. Shpresa jonë është që prijësit fetarë dhe sundimtarët e botës do të ngrihen të bashkuar për ta reformuar këtë epokë dhe për të rimëkëmbur fatet e saj. Pasi të jenë menduar për nevojat e saj, le të këshillohen ata së bashku dhe, përmes një debati të kujdeshëm e të plotë, t'i japin botës së sëmurë rëndë kurën e duhur.
(Bahá'u'lláh, Tablets of Bahá'u'lláh [Tabelat e Bahá'u'lláh-ut], f.168)
Qenia e Madhe, duke dashur të revelonte premisat e paqes e të qetësisë në botë, si dhe të përparimit të popujve të saj, ka shkruar: Duhet të vijë koha kur nevoja imperative për mbajtjen e një kuvendi të gjerë e gjithpërfshirës njerëzish do të bëhet realitet në shkallë universale. Sundimtarët dhe mbretërit duhet medoemos të jenë të pranishëm aty dhe, duke marrë pjesë në debatet e tij, të shqyrtojnë mënyra e mjete të tilla që të hedhin themelet e Paqes së Madhe botërore midis njerëzve. Një paqe e tillë kërkon nga Fuqitë e Mëdha që, për hir të qetësisë së popujve të tokës, të jenë plotësisht të pajtuara me njëra-tjetrën. Në qoftë se ndonjë mbret do të rrokte armët kundër një mbreti tjetër, të gjithë së bashku duhej të ngriheshin e ta parandalonin atë. Po të bëhet kjo, kombet e botës nuk do të kenë më nevojë për armatime, veçse aq sa duhen për mbrojtjen e sigurisë së mbretërive të tyre dhe për ruajtjen e rendit të brendshëm brenda territoreve të veta. Kjo do të sigurojë paqen dhe qetësinë e çdo populli, qeverie e kombi....
(Bahá'u'lláh, Tablets of Bahá'u'lláh [Tabelat e Bahá'u'lláh-ut], f.165)
Njeri me të vërtetë është ai që sot ia përkushton veten shërbimit të mbarë racës njerëzore. Qenia e Madhe thotë: I bekuar e i lumtur është ai që ngrihet për të përkrahur interesat më të mirë të popujve e të fiseve të tokës. Në një pasazh tjetër Ai ka shpallur: Nuk duhet të lavdërohet ai që do vendin e vet, por ai që do gjithë botën. Toka është një vend i vetëm dhe gjinia njerëzore janë shtetasit e tij.
(Bahá'u'lláh, Tablets of Bahá'u'lláh [Tabelat e Bahá'u'lláh-ut], f.167)
Prandaj i ji mirënjohës Perëndisë, që të ka dhënë fuqi të ndihmosh Kauzën e Tij, që i ka bërë lulet e dijes e të të kuptuarit të çelin në kopshtin e zemrës tënde. Kështu të ka mbështjellë ty , dhe ka mbështjellë tërë krijimin, mirësia e Tij. Hap sytë, mos lejo asgjë të të dëshpërojë. Hiq qafe çdo tërheqje prej aluzioneve vanitoze të njerëzve dhe hidh pas shpine fjalët e kota e dredharake të atyre që janë të ndarë me një perde nga Perëndia. Shpall, pra, atë që Shpirti Më i Madh do të të frymëzojë të thuash në shërbim të Kauzës së Zotit tënd, që kjo të mund të ngrejë peshë shpirtrat e të gjithë njerëzve dhe t'i anojë zemrat e tyre nga ky Oborr më i shenjtë e i Gjithlavdishëm....
(Bahá'u'lláh, Gleanings from the Writings of Bahá'u'lláh [Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh-ut], 139)
III. E MADHE ËSHTË ME TË VËRTETË KJO DITË!Shekuj, madje epoka, duhet të kalojnë para se Ylli i Ditës i së Vërtetës të ndritë përsëri me Shkëlqimin e mesverës, ose të shfaqet edhe një herë me rrezatimin e lavdisë së tij pranvrore ... Sa mirënjohës duhet të jemi ne që në këtë Ditë jemi bërë përfituesit e një favori kaq të madh! Edhe sikur dhjetë mijë jetë të kishim, do t'i jepnim ato si falënderim për një privilegj kaq të rrallë, për një arritje kaq të lartë, për një Mirësi kaq të çmuar!
('Abdu'l-Bahá, nga World Order of Bahá'u'lláh [Rendi Botëror i Bahá'u'lláh-ut], f.110)
Sakohë ky sistem ndodhet ende në foshnjëri, mos lejoni askënd të keqkuptojë karakterin e tij, as të zvogëlojë rëndësinë e të shtrembërojë qëllimin e tij. Themeli shkëmbor, mbi të cilin ngrihet ky Rend Administrativ është Synimi i pandryshueshëm i Perëndisë për gjininë njerëzore në kohën e sotme. Burimi nga i cili rrjedh frymëzimi i tij është Vetë Bahá'u'lláh-u.... Qëllimi qendror e themelor që i jep jetë është vendosja e Rendit të Ri Botëror, siç e ka skicuar atë Bahá'u'lláh-u. Metodat që ai përdor, standarti që ai ngulit nuk e pririn atë as nga Lindja as nga Perëndimi, as nga çifuti as nga pagani, as nga i pasuri as nga i varfëri, as nga të bardhët as nga zezakët. Parulla e tij është bashkimi i gjinisë njerëzore; flamuri i tij është "Paqja Më e Madhe"; përmbushja e tij është ardhja e mijëvjeçarit të artë ... Dita kur mbretëritë e kësaj bote do të bëhen Mbretëria e Vetë Perëndisë, mbretëria e Bahá'u'lláh-ut.
(Shoghi Effendi, nga World Order of Bahá'u'lláh [Rendi Botëror i Bahá'u'lláh-ut], f.156-157)
TË MËSUARIT E KAUZËSPredikoje Kauzën e Perëndisë me një të folur që do t'i bëjë shkurret të ndizen zjarr dhe nga to të ngrihet thirrja "Me të vërtetë nuk ka Perëndi tjetër, veç Meje, të Gjithfuqishmit, të Padetyruarit".
Thuaj: Të folurit njerëzor është një thelb që priret të ushtrojë ndikim dhe duhet të moderohet. Sa për ndikimin e tij, ai kushtëzohet nga delikatesa që, nga ana e saj, varet nga zemrat e çinteresuara e të kulluara. Përsa i përket moderimit, ai duhet të kombinohet me taktin e urtinë, siç tregohet në Shkrimet e Tabelat e Shenjta.
(Nga një Tabelë e papërkthyer më parë)... Në qoftë se ai do të frymëzohet me zjarrin e dashurisë së Tij, në qoftë se ai do të harrojë të gjitha gjërat e krijuara, fjalët që ai flet do të ndezin zjarr të gjithë ata që e dëgjojnë.
(In The Advent of Divine Justice [Ardhja e drejtësisë hyjnore], f.42)
Shoqërohuni me të gjithë, o njerëz të Bahá-it, në një frymë miqësie e shoqërie. Në qoftë se dini ndonjë të vërtetë, në qoftë se zotëroni një gur të çmuar që të tjerë nuk e kanë, ndajeni atë me ta me fjalët më të sjellshme e me vullnet të mirë. Në qoftë se e pranojnë, qëllimi është përmbushur dhe objektivi juaj është arritur. Në qoftë se dikush e refuzon atë, lëreni të qetë dhe lutjuni Perëndisë që ta drejtojë. Ruhuni se mos silleni keq me të. Një gjuhë mirëdashëse është magnet për zemrat e njerëzve. Ajo është buka e shpirtit, ajo i vesh fjalët me kuptim, është burimi i dritës së urtisë e të mirëkuptimit.
(Bahá'u'lláh)... Thuaj: O njerëz të Perëndisë! Ajo që mund të sigurojë fitoren e Atij Që është e Vërteta e Përjetshme, ushtritë e ndihmësat e Tij mbi tokë, janë të shkruara në Librat e Shkrimet e shenjta, dhe këto janë të qarta e të dukshme si dielli. Këto ushtri janë vepra të tilla të mira, një sjellje e një karakter i tillë, që janë të pranueshme në sytë e Tij. Ai që ngrihet, në këtë Ditë, për të ndihmuar Kauzën Tonë, dhe i shton kësaj ndihme ushtritë e një karakteri të lavdërueshëm e të një sjelljeje të drejtë, me një veprim të tillë ushtron një ndikim që me siguri do të përhapet në mbarë botën.
(Bahá'u'lláh)Qëllimi është ky: Synimi i mësuesit duhet të jetë i pastër, zemra e tij e pavarur, shpirti i tij i tërhequr, mendimi i tij në paqe, vendosmëria e tij e patundur, shpirtmadhësia e tij e lartësuar dhe një pishtar i ndritshëm në dashurinë e Perëndisë. Po të bëhet i tillë, fryma e tij e shenjtëruar do të prekë edhe shkëmbin; ndryshe nuk do të ketë kurrfarë rezultati. Sakohë një shpirt nuk është i përsosur, si mund të fshijë ai të metat e të tjerëve. Në qoftë se nuk është i shkëputur nga çdo gjë tjetër veç Perëndisë, si mund t'ua mësojë ai këtë të tjerëve!
(Tablets of the Divine Plan [Tabelat e planit hyjnor], f.20)
Në qoftë se dëshiron të udhëheqësh shpirtrat, e ke për detyrë të jesh i vendosur, i mirë dhe i pajisur me atribute të lavdërueshme e cilësi hyjnore në të gjitha rrethanat. Ji shenjë dashurie, shprehje e mëshirës, burim zemërmirësie, i mirë e i sjellshëm me shërbëtorët e Perëndisë, sidomos me ata që kanë të bëjnë me ty, burra ose gra qofshin. Përballoje vetë e mbaje larg nga të tjerët çdo sprovë që bie mbi ty dhe trajtoi ata vetëm me mirësjellje, me dashuri të madhe e dëshira të mira.
(Tablets of 'Abdu'l-Bahá [Tabelat e 'Abdu'l-Bahá-it], f.619-620)
...Mesazhi duhet çuar me çdo kusht, por me mençuri. Në qoftë se nuk është e mundur të bëhet haptazi, atëherë duhet bërë urtë e butë. Miqtë duhet të merren me edukimin e shpirtrave dhe të bëhen instrumenta për të ndihmuar botën njerëzore që ajo të fitojë gëzim e aromë shpirtërore. Për shembull: Nëqoftëse cilido nga miqtë (besimtarët) do të vendoste marrëdhënie miqësie e raporte të drejta me një prej shpirtrave të shkujdesur, do të shoqërohej e do të jetonte me të në dashamirësi të plotë, e ndërkaq, përmes një sjelljeje të mirë e të moralshme do ta udhëhiqte atë drejt njohurive hyjnore, drejt këshillave e mësimeve qiellore, ai me siguri do ta ngrinte gradualisht këtë person të shkujdesur e do ta shndërronte në dije injorancën e tij.
Shpirtrat janë të prirur të krijojnë ftohje. Duhen adoptuar metoda të tilla, në mënyrë që në fillim të mënjanohet ftohja, pastaj Fjala do të ketë efekt.
Në qoftë se një nga besimtarët sillet me përzemërsi ndaj një të shkujdesuri dhe tërë dashuri e bën gradualisht atë të kuptojë realitetin e Kauzës së Perëndisë, në një mënyrë të tillë që ai të njohë se në ç'mënyrë është themeluar Feja e Perëndisë dhe cili është objekti i saj, ai padyshim do të ndryshojë; përjashtim bëjnë ata shpirtra anormalë që janë reduktuar në shkrumb dhe zemra e të cilëve është e ashpër si guri, madje edhe më keq.
(Tablets of 'Abdu'l-Bahá [Tabelat e Abdu'l-Bahá-it], f.391)
Kur jep mësim, mësuesi duhet të jetë vetë tërë frymëzim, në mënyrë që fjala e tij, si flaka e një zjarri, të ushtrojë ndikim e ta djegë perden e egos e të pasionit. Ai duhet gjithashtu të jetë tepër i përunjur e i thjeshtë, që të tjerëve t'u hapen sytë, të zhvishet krejt nga vetvetja e të bjerë në sy, në mënyrë që të ketë mundësi t'i mësojë ata me melodinë e Tubimeve atje lart, ndryshe mësimet e tij nuk do të kenë efekt.
(Nga një Tabelë e papërkthyer më parë)Në përputhje me mësimet hyjnore, në këtë Dispensacion të lavdishëm ne nuk duhet të nënvleftësojmë asnjeri dhe të mos e quajmë atë injorant duke i thënë: "Ti nuk di, kurse unë di." Përkundrazi, ne duhet t'i shohim të tjerët me respekt dhe, kur përpiqemi të shpjegojmë e të provojmë diçka, duhet të flasim sikur jemi duke hetuar të vërtetën, duke thënë: "Ja, këto fakte kemi përpara. Le t'i shqyrtojmë që të vendosim se ku e në ç'formë mund të gjendet e vërteta."
Mësuesi nuk duhet ta konsiderojë veten njeri të mësuar dhe të tjerët injorantë. Një mendim i tillë ngjall kryelartësi dhe kryelartësia nuk sjell ndikim. Mësuesi nuk duhet ta shohë veten si superior; ai duhet të flasë me dashamirësinë më të madhe, me përunjësi e thjeshtësi, sepse kjo mënyrë të foluri ushtron ndikim dhe edukon shpirtrat.
(Nga një Tabelë e papërkthyer më parë)Pikërisht në kohë të tilla miqtë e Perëndisë përfitojnë nga rasti, shfrytëzojnë mundësinë dhe hidhen përpara e fitojnë çmimin. Në qoftë se detyra e tyre do të kufizohej me sjelljen e mirë dhe me dhënie këshillash, atëherë asgjë nuk do të arrihej. Ata duhet të flasin me zë të lartë, të shtjellojnë provat, të parashtrojnë argumenta të qartë, të nxjerrin përfundime të pakundërshtueshme që tregojnë të vërtetën e manifestimit të Diellit të Realitetit...
(Nga një Tabelë e papërkthyer më parë)Kur balli i një folësi, gjatë kohës që parashtron një subjekt, shkëlqen me ndriçimin e dashurisë së Perëndisë dhe ai gjallërohet nga vera e mirëkuptimit të vërtetë, ai bëhet qendra e një force të fuqishme, e cila do të tërheqë zemrat si magnet. Ja përse parashtruesi duhet të jetë në një gjendje frymëzimi të lartë.
(Nga një Tabelë e papërkthyer më parë)Flisni pra; shprehni mendimet me kurajo të madhe në çdo mbledhje. Para se të nisni fjalën tuaj, në fillim kthehuni nga Bahá'u'lláh-u dhe kërkoni mbështetjen e Shpirtit të Shenjtë, pastaj hapni gojën dhe thoni atë që ju sugjeron zemra; kjo, sidoqoftë, duhet bërë me kurajon, dinjitetin dhe bindjen më të madhe.
(Bahá'í Meetings/The Nineteen Day Feast [Mbledhjet Bahá'í/Festa e Nëntëmbëdhjetë Ditëve], f.8-9)
Puna e mësimit duhet të ndiqet në mënyrë aktive nga besimtarët në çfarëdolloj kushtesh, sepse nga kjo varen konfirmimet hyjnore. Në qoftë se një besimtar Bahá'í nuk do të impenjohej tërësisht, energjikisht e me gjithë shpirt në punën e mësimit, ai padyshim do të privohej nga bekimet e Mbretërisë Abhá. Por edhe në rast se e bën këtë, kjo veprimtari duhet përforcuar me urtinë - jo me atë urti që kërkon të jesh i heshtur e harraq ndaj një detyre të tillë, por me atë urti që kërkon të shfaqësh tolerancë hyjnore, dashuri, shpirtmirësi e durim, karakter të mirë dhe vepra të shenjta. Me pak fjalë, i inkurajoni individualisht miqtë, që ata t'u mësojnë të tjerëve Kauzën e Perëndisë dhe tërhiqni vëmendjen e tyre në këtë kuptim të urtisë që përmendet në shkrimet, i cili është në vetvete thelbi i të mësuarit të Besimit. Por e gjithë kjo duhet bërë me tolerancën më të madhe, në mënyrë që përkrahja qiellore dhe konfirmimi hyjnor të mund t'i ndihmojnë miqtë.
(Nga një Tabelë e papërkthyer më parë)Miqtë e Perëndisë duhet të thurin lidhje miqësie me të tjerët dhe të tregojnë dashuri e afeksion absolut ndaj tyre. Këto lidhje kanë një ndikim të thellë mbi njerëzit dhe ata do të dëgjojnë. Kur miqtë ndiejnë shenja pranimi ndaj Fjalës së Perëndisë, atëherë duhet ta përhapin Mesazhin me urti. Më parë ata duhet të përpiqen të largojnë çdo shqetësim te njerëzit që ata mësojnë. Në fakt, secili prej besimtarëve duhet të zgjedhë çdo vit nga një person dhe të përpiqet të vendosë lidhje miqësie me të, në mënyrë që atij t'i dalë gjithë frika. Vetëm atëherë, e në mënyrë graduale, ai duhet ta mësojë atë person. Kjo është metoda më e mirë.
(Nga një Tabelë e papërkthyer më parë)Ndiq rrugën e Zotit tënd dhe mos thuaj gjëra që veshët s'mund t'i durojnë, sepse fjalë të tilla janë si një ushqim i rëndë që u jepet fëmijëve të vegjël. Sado i shijshëm, i rallë e i pasur të jetë ky ushqim, ai nuk mund të asimilohet nga organet tretëse të një fëmije gjiri. Prandaj, kujtdo që ka një të drejtë, le t'i jepet në masën e duhur.
Jo çdo gjë që di njeriu mund të tregohet, jo çdo gjë që ai mund të tregojë mund të jetë në kohën e duhur, dhe jo çdo gjë e folur në kohën e duhur mund të konsiderohet si e përshtatëshme për aftësinë e atyre që e dëgjojnë. E tillë është urtia e përkryer që duhet të zbatosh në veprimtarinë tënde. Mos e harro këtë, në qoftë se dëshiron të jesh njeri i veprimit në të gjitha rrethanat. Në fillim bëji diagnozën së keqes dhe përcakto sëmundjen, pastaj jep recetën e mjekimit, sepse kjo është metoda e përsosur e një mjeku të aftë.
(Nga një Tabelë e papërkthyer më parë)... Pasi ... të kemi fituar një kuptim të qartë të karakterit të vërtetë të misionit tonë, të metodave që duhen zbatuar, të rrugës që duhet ndjekur, dhe pasi të jetë arritur përtëritja individuale e mjaftueshme, që përbëjnë kërkesat thelbësore të të mësuarit, le të ngrihemi atëherë e t'u mësojmë njerëzve Kauzën e Tij me drejtësi, bindje, mirëkuptim dhe energji. Le të jetë kjo detyra më e lartë e më urgjente e çdo Baha'i. Le ta bëjmë atë pasionin mbizotërues të jetës sonë. Le ta përhapim atë deri në skajet më të largëta të tokës, të flijojmë interesat tona vetiake, rehatinë, shijet dhe kënaqësitë; të përzjehemi me fiset e popujt e ndryshëm të botës; ta familjarizojmë veten me doket, traditat, mendimet dhe zakonet e tyre; të ngrejmë, të stimulojmë e të mbajmë të gjallë interesin universal për Lëvizjen dhe, në të njëjtën kohë, të përpiqemi me çdo mjet që kemi, me një vëmendje të përqëndruar e këmbëngulëse, të sigurojmë besnikërinë pa rezerva dhe mbështetjen aktive të dëgjuesve më shpresëdhënës e më të hapur. Le të mbajmë gjithashtu parasysh shembullin që na e ka dhënë të qartë Mësuesi ynë i shtrenjtë. I mençur e me takt në qëndrimin e Tij, i zgjuar e i vëmendshëm në fillimin e marrëdhënieve të Tij, i gjerë e liberal në të gjitha ligjëratat e Tij publike, i kujdesshëm e gradual në shpalosjen e të vërtetave thelbësore të Kauzës, i pasionuar në thirrjen e Tij e megjithatë i arsyeshëm në argumentim, me ton të sigurt, i patundur në bindje, dinjitoz në sjelljet e Tij - të tilla ishin tiparet dalluese të përfaqësuesit të Shumëdashur fisnik të Kauzës së Bahá'u'lláh-ut.
(Bahá'í Administration [Administrimi Bahá'í], f. 69-70)
Çdo punonjës i këtyre fushave, qoftë ky mësues udhëtues ose i vendosur diku, e ndiej se duhet të bëjë objekt kryesor e të vazhdueshëm të kujdesit të tij që të përzjehet, në mënyrë miqësore, me të gjitha kategoritë e popullsisë, pa dallim klase, bindjesh, kombësie apo ngjyre, dhe ta familjarizojë veten me idetë, shijet e zakonet e tyre, të studiojë mënyrën e afrimit që u përshtatet më mirë atyre, të përqëndrohet, me durim e takt, në disa që tregojnë aftësi e gatishmëri të theksuar dhe të përpiqet, me dashamirësi të madhe, të mbjellë një dashuri, zell e devocion të tillë në zemrat e tyre, që t'i aftësojë ata për t'u bërë vetë nismëtarë të pavarur të Besimit në lokalitetet e tyre përkatëse.
(The Advent of Divine Justice [Ardhja e drejtësisë hyjnore], f. 54)
Në përhapjen e Kauzës duhet të tregohemi të kujdesshëm që të mos ulim prestigjin e saj, si dhe të përpiqemi që njerëzit të cilëve u afrohemi të tërhiqen me të vërtetë. Shoghi Effendi e ka përmendur shpesh në letrat e tij rëndësinë e punës që ndiqet hap pas hapi. Fara e mbjellë, por që nuk ujitet e kultivohet, nuk piqet e nuk jep fryte.
(13 gusht 1928, dërguar një besimtari në emër të tij)
... Të mësuarit e Kauzës varet shumë nga personaliteti i mësuesit dhe nga metoda që ai zgjedh për të parashtruar mesazhin. Personalitete të ndryshme dhe klasa e tipa të ndryshëm individësh kanë nevojë për metoda të ndryshme trajtimi. Dhe është tregues i aftësisë së mësuesit, kur ai di sesi t'ua përshtasë më mirë metodat e tij tipave të ndryshëm të njerëzve me të cilët i ndodh të takohet. Nuk ka një metodë të vetme që një njeri mund ta ndjekë gjithmonë. Duhet të ketë aq mënyra trajtimi sa ç'ka tipa të ndryshëm kërkuesish individualë. Lakueshmëria dhe larmia e metodave është, pra, një kusht thelbësor për të pasur sukses në çdo veprimtari mësimore.
(31 maj 1934, dërguar një besimtari në emër të tij)
... Pikërisht në rrethe intelektuale si ky (një rreth universitar) besimtarët duhet të përpiqen të japin mësim, të bindur se, sado e kufizuar që të jetë aftësia e tyre, përpjekjet që ata bëjnë udhëhiqen e përforcohen vazhdimisht nga lart. Kjo frymë e shpresës dhe e bindjes, e kurajos optimiste dhe e një entuziasmi të guximshëm në vetvete, pavarësisht se ç'rezultat konkret mund të arrihet, vetëm ajo mund të sigurojë suksesin përfundimtar të përpjekjeve tona mësimdhënëse.
(31 Tetor 1936, dërguar një besimtari në emër tij)
JETA Bahá'íPërpiquni të bëheni të aftë për t'u shfaqur njerëzve të tokës shenjat e Perëndisë dhe për të pasqyruar porositë e Tij. Le të pasqyrojnë veprat tuaja porositë e Tij ... Pikërisht përmes veprave tuaja ju mund të dalloheni nga të tjerët....
(Gleanings from the Writings of Bahá'u'lláh [Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh-ut], f.305)
Le të jetë çdo mëngjes më i mirë se vigjilja e tij dhe çdo e nesërme më e pasur se e djeshmja e saj. Merita e njeriut qëndron te shërbimi e virtyti, dhe jo në shkëlqimin e begatisë e të pasurive.
(Tablets of Bahá'u'lláh Revealed after the Kitáb- í-Aqdas [Tabelat e Bahá'u'lláh-ut të reveluara pas Qitapi Akdas-it], f.138)
Tendos çdo nerv për të fituar si përsosuri të brendshme dhe të jashtme, sepse fryti i pemës njerëzore ka qenë e do të jetë gjithmonë përsosuria si nga brenda dhe nga jashtë....
Shikoje besimin si një pemë. Frutat, gjethet, degët e degëzat e saj gjithnjë kanë qenë, janë e do të jenë besueshmëria, vërtetësia, drejtësia dhe durimi.
Qëllimi i të vetmit Perëndi të vërtetë në shfaqjen e tij është t'i bëjë thirrje mbarë gjinisë njerëzore për vërtetësi e sinqeritet, për devotshmëri e besueshmëri, për nënshtrim e bindje ndaj Vullnetit të Perëndisë, për durim e dashamirësi, për drejtësi e urti.
Objekti i Tij është të veshë çdo njeri me mantelin e një karakteri të shenjtë dhe ta stolisë atë me ornamentin e veprave të shenjta e të bukura.
(Gleanings from the Writings of Bahá'u'lláh [Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh-ut], f.298-299)
I thoni atij: Askush në këtë botë nuk mund të pretendojë për lidhje me Mua, veç atyre që me të gjitha veprat e sjelljet e tyre ndjekin shembullin Tim....
(Nga God Passes By [Perëndia kalon pranë], f.133)O ushtri e Perëndisë! Nëpërmjet mbrojtjes dhe ndihmës së dhuruar nga Bukuria e Bekuar ... duhet të silleni në mënyrë të tillë, që të mund të shquheni e të shkëlqeni si dielli në mes shpirtrave të tjerë. Në qoftë se ndonjëri prej jush hyn në një qytet, ai, në saje të sinqeritetit, të çiltërsisë e të dashurisë, të ndershmërisë e të besnikërisë, të vërtetësisë e të dashamirësisë së tij ndaj të gjithë popujve të botës, duhet të bëhet një qendër tërheqëse, në mënyrë që njerëzit e atij qyteti të thonë: "Ky njeri është pa diskutim një Bahá'í, sepse figura e tij, sjellja e qëndrimi i tij, morali, natyra dhe prirjet e tij pasqyrojnë atributet e Bahá'í-ve". Para se të keni arritur këtë pozitë, ju nuk mund të thoni se i jeni përmbajtur me besnikëri Besëlidhjes dhe Testamentit të Perëndisë....
(Pjesë të zgjedhura nga shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #35:5)
Bëni, pra, një përpjekje të madhe, që pastërtia dhe shenjtëria, që mbi çdo gjë tjetër ushqehen nga 'Abdu'l-Bahá-i, të shquajnë njerëzit e Bahá-it; që në çdo lloj përsosurie qoftë, njerëzit e Perëndisë t'ua kalojnë të gjitha qenieve të tjera njerëzore; që si nga ana e jashtme dhe nga ana e brendshme ata të provojnë se janë superiorë ndaj të tjerëve; që në pikëpamje të dlirësisë, të pastërtisë, të përsosurisë e të ruajtjes së shëndetit, ata të jenë drejtues në pararojën e atyre që i njohin. Dhe që me çlirimin e tyre nga skllavërimi, me dijet, me vet-kontrollin e tyre, ata të jenë të parët midis njerëzve të kulluar, të lirë e të mençur.
(Pjesë të zgjedhura nga shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, # 129:14)
Le të jenë të dashurit e Perëndisë, secili prej tyre, thelbi i pastërtisë, vetë jeta e shenjtërisë, në mënyrë që në çdo vend ata të bëhen të famshëm për shenjtërinë, pavarësinë e shpirtit dhe butësinë e tyre...
(Pjesë të zgjedhura nga shkrimet e 'Abdu'l-Bahá-it, #174:4)
... ata në çdo aspekt të jetës së tyre duhet të jenë shembull i atributeve e virtyteve të lindura nga Perëndia dhe duhet të përpiqen që të shquhen për sjelljen e tyre të hijshme. Ata duhet ta provojnë qenien e tyre Bahá'í me vepra e jo thjesht nga emri. Bahá'í i vërtetë është ai që lufton ditë e natë për të përparuar e avancuar në shtegun e përpjekjes njerëzore, ai që ushqen si dëshirën e vet më të bukur të jetojë e të veprojë për të pasuruar e ndriçuar botën, ai që ka si burim të frymëzimit të tij thelbin e virtytit Hyjnor, ai që qëllim të tij në jetë ka të sillet në mënyrë të tillë që të çojë në përparim të pafund. Vetëm kur të ketë arritur dhunti të tilla të përkryera, mund të thuhet se ai është një Bahá'í i vërtetë. Sepse në këtë Dispensacion të shenjtë, kurorë e lavdisë e epokave dhe e cikleve të shkuara, Besimi i vërtetë nuk është thjesht njohje e Unitetit të Perëndisë, por sidomos të jetuarit e një jete që do të shfaqë të gjitha përsosuritë e virtytet që nënkupton një bindje e tillë....
(Bahá'í Year Book {The Bahá'í World} [Vjetari Bahá'í {Bota Bahá'í}], Vol.1, f.5)
Kështu, O të dashurit e Perëndisë, përpiquni me mish e me shpirt që të pajiseni me moralet dhe atributet e Përsosurisë së Bekuar dhe përfitoni nga dhuntitë e shenjtërisë së Tij; që ju të bëheni shenja të unitetit e flamuj të njëshmërisë, të zbuloni thelbin e të qënit një, të këndoni harmoni e këngë në këtë kopsht hyjnor, me melodi mëshire; që ju të bëheni si zogj të mirënjohjes dhe të këndoni një këngë në trëndafilishten e ekzistencës, e cila të mahnitë mendjet dhe shqisat; që ju të ngrini lart në zenitin e Universit një flamur, i cili të valëvitet në erërat e favorit, dhe të mbillni një pemë në fushën e botës së dukshme, e cila të sjellë fruta të një freskie e shije të shkallës më të lartë.
(Tablets of 'Abdu'l-Bahá [Tabelat e 'Abdu'l-Bahá-it], Vol.2, f.374)
3. NGA SHKRIMET E SHOGHI EFFENDIUTSa herë e kanë dëgjuar Mjeshtrin tonë të shumëdashur të thotë: Sikur secili nga miqtë të merrte përsipër të zbatonte, në tërësinë e me të gjitha ndërlikimet e tij, vetëm një prej mësimeve të besimit me devotshmëri, ç'interesim për veten, qëndrueshmëri e këmbëngulje dhe ta bënte atë shembull në të gjitha veprat e rrjedhat e jetës së tij, atëherë bota do të bëhej një botë tjetër dhe faqja e tokës do të pasqyronte shkëlqimet e Parajsës Abhá. Mendoni se ç'ndryshime të mrekullueshme do të kryheshin në rast se të shumëdashurit e të Mëshirshmit do të silleshin, si në aftësitë individuale dhe në ato kolektive, në përputhje me këshillat e porositë që kanë buruar nga Penda e Lavdisë.
(Shoghi Effendi, nga një letër që mban datën 12 janar 1923, drejtuar Bahá'í-ve të Persisë, përkthyer nga persishtja)
Mendoni se në ç'shkallë janë inkurajuar e këshilluar miqtë e Perëndisë në Vullnetin e Testamentin, si dhe në Tabelat e Shkrimet, për të treguar ndershmëri, vullnet të mirë, tolerancë, shenjtëri, shkëputje nga të gjitha gjërat veç Perëndisë e largim nga gjithçka që ka të bëjë me këtë botë, dhe për të dhënë shembull të cilësive e të tipareve hyjnore. Para së gjithash e mbi të gjitha, i duhet drejtuar çdo mjeti të mundshëm për spastrimin e zemrës e të motiveve të njeriut, ndryshe do të ishte e kotë ndërmarrja e çdo veprimi. Është gjithashtu thelbësore të shmangen hipokrizia e imitimi i verbër, përderisa era e keqe e tyre do të diktohej shpejt nga çdo njeri me mend e që kupton. Për më tepër, miqtë duhet të zbatojnë kohën e posaçme për kujtimin e Perëndisë, për meditim, përkushtim e lutje, sepse ka fare pak të ngjarë, madje është krejt e pamundur që çfarëdo veprimtari të shkojë mbarë e të zhvillohet pa dhuntitë e konfirmimet hyjnore. Është vështirë të imagjinohet se ç'ndikim të madh ushtrojnë mbi shpirtrat e njerëzve dashuria e vërtetë, vërtetësia dhe pastërtia e motiveve. Por këto tipare nuk mund të fitohen në qoftë se çdo besimtar nuk bën përpjekje të përditshme për t'i arritur ato...
Në radhë të parë nëpërmjet fuqisë së veprave e të karakterit fisnik, si dhe nëpërmjet forcës së parashtrimit e të provave, miqtë e Perëndisë duhet t'i tregojnë botës se ajo që është premtuar nga Perëndia do të ndodhë patjetër, se ajo tashmë ka filluar të bëhet dhe se lajmet e gëzuara hyjnore janë të qarta, të kuptueshme e të plota. Me të vërtetë, derisa disa shpirtra të shquar të dalin në arenën e shërbimit dhe të rrezatojnë shkëlqimin e tyre në grumbullin e njerëzve, detyra për të konfirmuar të vërtetën e kësaj Kauze në sytë e njerëzve të kulturuar të botës do të jetë një detyrë e mundimshme. Sidoqoftë, në rast se miqtë e Perëndisë do të bëheshin mishërime të karakterit e të virtytit të hijshëm, fjalët dhe argumentat nuk do të ishin të nevojshëm. Vetë veprat e tyre do të shërbenin si dëshmi bindëse dhe sjellja e tyre fisnike do të siguronte ruajtjen, integritetin dhe lavdinë e Kauzës së Perëndisë.
(19 dhjetor 1923, Bahá'í-ve të Lindjes, përkthyer nga persishtja)
Të zgjedhurit e Perëndisë ... nuk duhet të shikojnë gjendjen e shthurur të shoqërisë në të cilën jetojnë dhe as faktet e degradimit moral e të jetës boshe që vihen re në njerëzit rreth e rotull tyre. Ata nuk duhet t'i bëjnë qejfin vetes thjesht me këtë dallim relativ dhe epërsi që kanë. Përkundrazi, ata duhet ta ngulitin vështrimin në lartësi më fisnike, duke i bërë këshillat dhe porositë e Pendës së Lavdisë qëllimin e vet më të lartë. Atëherë do të jetë e lehtë të kuptohet se sa të shumta janë stadet që mbeten për t'u kapërcyer dhe sa larg ndodhet objektivi i dëshiruar - një objektiv që s'është tjetër veçse dhënia e shembullit të virtyteve e të moraleve hyjnore.
(30 tetor1924, Asamblesë Shpirtërore Lokale të Teheranit, përkthyer nga persishtja)
Është detyra dhe privilegji ynë ta kthejmë dashurinë dhe devocionin që kemi për Kauzën tonë të shtrenjtë në bëma e veprime që të çojnë në të mirën më të lartë për gjininë njerëzore.
(20 nëntor 1924, drejtuar një besimtari)Në qoftë se i lexoni thëniet e Bahá'u'lláh-ut e të 'Abdu'l-Bahá-it duke harruar vetveten e me kujdes, të përqëndruar mbi to, do të zbuloni të vërteta që më parë nuk i dinit dhe do të fitoni intuitë për probleme që kanë vënë në vështirësi mendimtarët e mëdhenj të botës.
(30 janar 1925, drejtuar një besimtari)Çështja e madhe është ta "jetosh jetën" - t'i kemi jetët aq të mbushura me mësimet Hyjnore e me Frymën Bahá'í, sa që njerëzit të shohin në karakterin e në punën tonë një gëzim, fuqi, dashuri, pastërti, ndriçim, efektshmëri, që do të na dallojë nga njerëzit me mendime tokësore dhe do t'i bëjë njerëzit të vrasin mendjen se cila është tek ne kjo e fshehtë e jetës së re. Ne duhet të harrojmë krejtësisht vetveten dhe t'i përkushtohemi Perëndisë në mënyrë të tillë që çdo ditë e çdo çast të kërkojmë të bëjmë vetëm atë që Perëndia do të dëshironte të bënim ne dhe ashtu siç do të donte Ai që ta bënim. Në qoftë se e bëjmë këtë me sinqeritet, atëherë ne do të kemi një unitet e harmoni të përsosur me njëri-tjetrin. Atje ku mungon harmonia, mungon Fryma e vërtetë Bahá'í. Po qe se nuk tregojmë dot këtë transformim në jetën tonë, këtë fuqi të re, këtë dashuri e harmoni të ndërsjelltë, atëherë mësimet Bahá'í janë vetëm një emër për ne.
(14 shkurt 1925, dërguar një besimtari në emër të tij)
JETA NË FAMILJEËshtë e përshtatshme që pas çdo lutjeje shërbëtori t'i lypë Perëndisë që t'i dhurojë mëshirë e falje për prindët e tij. Menjëherë pas kësaj do të ngrihet thirrja e Perëndisë: "Njëmijë e njëmijë herë më shumë se ajo që ti ke kërkuar për prindët e tu do të jetë shpërblimi yt". I bekuar është ai që kujton prindët e tij kur komunikon me Perëndinë. Me të vërtetë, nuk ka tjetër Perëndi veç Atij, të Fuqishmit, të Shumëdashurit.
(Family Life [Jeta në familje], Përmbledhje, f.3)E bekuar është shtëpia që ka fituar mëshirën Time të dhembshur, ku kremtohet kujtesa Ime dhe që fisnikërohet nga prania e të dashurve të Mi, të cilët kanë shpallur lavdinë Time, janë kapur fort pas litarit të mirësisë Sime dhe janë nderuar përmes këndimit të vargjeve të Mija. Me të vërtetë, ata janë shërbëtorët e lavdëruar, që Perëndia i ka lartësuar në Kajumul Asma-në [Qayyumu'l-Asmá] dhe në shkrime të tjera. Me të vërtetë, Ai është Gjithdëgjuesi, Përmbushësi, Ai që kupton gjithçka.
(Family Life [Jeta në familje], përmbledhje, f.1)Frytet e pemës së ekzistencës janë besueshmëria, besnikëria, vërtetësia dhe pastërtia. Pas njohjes së njëshmërisë së Perëndisë, lëvduar qoftë Ai, më e rëndësishmja e të gjitha detyrave është të respektosh të drejtat e prindëve. Kjo çështje përmendet në të gjithë Librat e Perëndisë.
(Family Life [Jeta në familje], përmbledhje, f.1)Prindërit duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet për t'i edukuar fëmijët e tyre që të jenë fetarë, sepse po nuk e arritën këtë stoli më të madhe, trashëgimtarët nuk do t'u binden prindërve të vet, gjë që në njëfarë mënyre do të thotë se ata nuk do t'i binden Perëndisë. Në të vërtetë, fëmijë të tillë nuk do të kenë konsideratë për askënd dhe do të bëjnë tamam ç'u do qefi.
(Bahá'í Education [Edukimi Bahá'í], përbledhje, f.4)
Një nga karakteristikat dalluese të këtij Dispensacioni më të madh është se familja e atyre që kanë njohur e përqafuar të vërtetën e këtij Revelacioni dhe, në lavdi të Emrit të Tij, Zotit Sovran, kanë pirë verën e zgjedhur e të vulosur, nga kupa e dashurisë së të Vetmit Perëndi të Vërtetë, pas vdekjes, në qoftë se në dukje janë jobesimtarë, do t'u dhurohet dashamirësisht falje hyjnore dhe do të marrin pjesë në oqeanin e Mëshirës së Tij.
(Family Life [Jeta në familje], përmbledhje, f.2)Hapni sytë se mos bëni ndonjë gjë që do të trishtonte zemrat e Báballarëve e të nënave tuaja. Ndiqni shtegun e së Vërtetës që është, sigurisht, një shteg i drejtë. Në qoftë se dikush do t'ju jepte mundësinë të zgjidhni ndërmjet punës për të më shërbyer Mua ose për t'u shërbyer të tjerëve, zgjidhni shërbimin ndaj të tjerëve dhe le të jetë ky shërbim një shteg që ju çon tek Unë. Kjo është porosia dhe urdhëri Im për ty. Zbato, pra, atë që të porosit Zoti yt, i Fuqishmi, i Mëshirshmi.
(Family Life [Jeta në familje], përmbledhje, f.2)Për masën e njerëzve, martesa është lidhje fizike, dhe ky bashkim mund të jetë vetëm i përkohshëm përderisa kjo lidhje është e paradestinuar të përfundojë me një ndarje fizike.
Midis njerëzve Bahá'í sidoqoftë, martesa duhet të jetë një bashkim si i trupit ashtu dhe i shpirtit, sepse si burri dhe gruaja janë eksituar nga e njëjta verë, të dy janë dashuruar pas së njëjtës Fytyrë të pashoqe, të dy jetojnë e veprojnë përmes së njëjtës frymë, të dy janë të ndriçuar nga e njëjta lavdi. Kjo lidhje midis tyre është shpirtërore, për rrjedhojë është një lidhje që do të vazhdojë përgjithmonë. Po kështu, ata gëzojne lidhje të forta e të qëndrueshme në botën fizike, sepse meqë martesa është e bazuar si në shpirt dhe në trup, ky është një bashkim i vërtetë dhe si i tillë do të jetë i vazhdueshëm. Në rast se kjo lidhje është thjesht fizike e asgjë më shumë, është e sigurtë që ajo do të jetë vetëm e përkohshme dhe do të përfundojë në mënyrë të pashmangshme në ndarje.
Prandaj kur njerëzit e Bahá-it vendosin të martohen, bashkimi duhet të jetë një marrëdhënie e vërtetë, një përputhje si shpirtërore ashtu edhe fizike, në mënyrë që gjatë çdo faze të jetës dhe në të gjitha botët e Perëndisë bashkimi i tyre të jetë i qëndrueshëm; sepse kjo njëshmëri reale është një rrezatim i dashurisë së Perëndisë.
(Pjesë të zgjedhura nga shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #84:2-4)
Martesa Bahá'í është angazhimi i të dy palëve ndaj njëri-tjetrit dhe lidhja e ndërsjelltë e mendjes dhe e zemrës midis tyre. Secili duhet, sidoqoftë, të ushtrojë kujdesin më të madh për t'u njohur plotësisht me karakterin e tjetrit, që besëlidhja e tyre të vazhdojë përgjithmonë. Qëllimi i tyre duhet të jetë : të bëhen shokë jete të dashur dhe të shkrihen në njëri-tjetrin si një trup i vetëm në jetë të jetëve ...
Martesa e vërtetë e Bahá'í-ve është që burri dhe gruaja të jenë të bashkuar si fizikisht dhe shpirtërisht, që ata vazhdimisht të përmirësojnë jetën shpirtërore të njëri-tjetrit dhe të gëzojnë unitet të përjetshëm në të gjitha botët e Perëndisë. Kjo është martesa Bahá'í.
(Pjesë të zgjedhura nga shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #86)
O ju nëna të dashura, dijeni se në sytë e Perëndisë mënyra më e mirë për ta adhuruar Atë është të edukoni fëmijët dhe t'i ushtroni ata në të gjitha përsosuritë e gjinisë njerëzore; një vepër më fisnike se sa kjo as që mund të përfytyrohet.
(Pjesë të zgjedhura nga shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #114)
Vini re se sa lehtë rregullohen punët në një familje ku ka unitet, se çfarë përparimi bëjnë pjestarët e kësaj familjeje dhe si atyre u shkon mbarë në botë. Punët e tyre janë në rregull, ata gëzojnë rehati e qetësi, janë të sigurtë, kanë një pozitë të garantuar, të gjithë i kanë zili. Një familje e tillë përmirëson nga dita në ditë gjendjen dhe nderin e saj.
(Pjesë të zgjedhura nga shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #221:9)
Unë i lutem Perëndisë që me dashamirësi ta bëjë shtëpinë tënde një qendër për shpërndarjen e dritës së udhërrëfimit hyjnor, për përhapjen e Fjalës së Perëndisë dhe për të ndezur në çdo kohë zjarrin e dashurisë në zemrat e shërbëtorëve e të shërbëtoreve të Tij besnike. Ta dish me siguri se çdo shtëpi ku himni i lavdërimit i ngrihet Mbretërisë së Lavdisë për të kremtuar Emrin e Perëndisë, është me të vërtetë një shtëpi qiellore dhe një nga kopshtet e kënaqësisë në Parajsën e Perëndisë.
(Family Life [Jeta në familje], përmbledhje, f.8)Në qoftë se në një familje ka dashuri e marrëveshje, kjo familje do të përparojë, do të ndriçohet dhe do të bëhet shpirtërisht e pasur; por në qoftë se brenda saj ka armiqësi e urrejtje, shkatërrimi dhe shpërbërja janë të pashmangshme.
(The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], f.136)
Sipas mësimeve të Bahá'u'lláh, familja duke qënë një njësi njerëzore duhet të edukohet në përputhje me rregullat e shenjtërisë. Familjes i duhen mësuar të gjitha virtytet. Paprekshmëria e lidhjes familjare duhet mbajtur vazhdimisht parasysh dhe të drejtat e pjesëtarëve të familjes nuk duhet të shkelen. Të drejtat e djalit, të Bábait, të nënës nuk duhet të shkelen asnjëra prej tyre, dhe asnjë prej tyre nuk duhet të jetë arbitrare. Ashtu si djali ka detyrime të caktuara ndaj të atit, edhe Bábai ka detyrime të caktuara ndaj të birit. Edhe nëna, motra dhe pjesëtarët e tjerë të familjes kanë prerogativat e tyre të caktuara. Të gjitha këto të drejta e prerogativa duhet të ruhen, e megjithatë uniteti i familjes duhet mbajtur. Dëmtimi i njërit duhet parë si dëmtim i të gjithëve; rehatia e njërit si rehati e të gjithëve; nderi i njërit si nder i të gjithëve.
(The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale,f.163)
Kur doni një pjesëtar të familjes suaj ose një bashkatdhetar, le të bëhet kjo me një rreze të Dashurisë së Pafund! Le të jetë kjo në Perëndinë e për Perëndinë! Kudo që të gjeni atributet e Perëndisë, duajeni atë person, qoftë ai pjesëtar i familjes suaj ose i një tjetre.
(Paris Talks [Bisedat e Parisit], f.38)Shtëpia ime është shtëpia e paqes. Shtëpia ime është shtëpia e gëzimit dhe e kënaqësisë. Shtëpia ime është shtëpia e të qeshurave dhe e ekstazës. Cilido që hyn në portat e kësaj shtëpie duhet të dalë që andej me zemër të gëzuar. Kjo është shtëpia e dritës; kushdo që hyn këtu, duhet të ndriçohet.
(Star of the West [Ylli i Perëndimit], Vol.20, No.2, f.52)
Për njeriun është tepër e rëndësishme të krijojë familje. Për sakohë është i ri, për shkak të vetkënaqësisë rinore, ai nuk e kupton rëndësinë e saj, por kjo do të jetë burim keqardhje kur ai të plaket.... Në këtë Kauzë të lavdishme, jeta e një çifti të martuar duhet t'i ngjajë jetës së engjëjve në qiell - një jetë plot gëzim e kënaqësi shpirtërore, një jetë uniteti e harmonie, një miqësi si mendore dhe fizike. Shtëpia duhet të ketë rregull e organizim të mirë. Idetë dhe mendimet e tyre duhet të jenë si rrezet e diellit të së vërtetës dhe si shkëlqimi i yjeve të ndritshëm në qiell. Si dy zogj, ata duhet të cicërojnë melodi mbi degët e pemës së miqësisë e të harmonisë. Ata duhet të jenë gjithmonë plot gëzim e kënaqësi dhe burim lumturie për zemrat e të tjerëve. Ata duhet të bëhen shëmbull për miqtë e tyre, të shfaqin dashuri të vërtetë e të sinqertë për njëri-tjetrin dhe t'i edukojnë fëmijët e tyre në mënyrë të tillë, që të përhapin famën e lavdinë e familjes së tyre.
(Family Life [Jeta në familje], përmbledhje, f.13-14)
4. NGA SHKRIMET E SHOGHI EFFENDISigurisht, Shoghi Effendiu do të dëshironte t'ju shikonte ju dhe miqtë e tjerë t'ia kushtonit tërë jetën dhe energjitë tuaja Kauzës, sepse ne kemi nevojë të madhe për punonjës të aftë, por shtëpia është një institucion që Bahá'u'lláh-u erdhi për ta forcuar e jo për ta dobësuar. Shumë gjëra të padëshirueshme kanë ndodhur në shtëpitë Bahá'í vetëm për shkak të mospërfilljes së kësaj pike. I shërbeni Kauzës, por mos harroni detyrat tuaja ndaj shtëpisë. Ju takon juve të gjeni një ekuilibër dhe të kujdeseni që asnjëra të mos ju bëjë të lini pasdore tjetrën. Ne do të kishim shumë më tepër burra në Kauzën, në qoftë se gratë do të ishin më të kujdesshme e të moderuara në veprimtaritë Baha'i.
(Family Life [Jeta në familje], përmbledhje, f.16)
Përsa u përket planeve tuaja, Ruajtësi e miraton plotësisht pikëpamjen tuaj që, sado urgjente e jetësore janë kërkesat për punën mësimore, ju nuk duhet kurrsesi të nënvleftësoni edukimin e fëmijëve tuaj, duke qenë se ndaj tyre ju keni një detyrim jo më pak të shenjtë se sa ndaj Kauzës.
Në çdo plan apo rregullim tuajin, në të cilin do të kombinoheshin detyrat tuaja të dyfishta si ndaj familjes dhe ndaj Kauzës, duke ju lejuar të rifillonit punën aktive të pionierit në fushën e mësimdhënies dhe, në të njëjtën kohë, të kujdeseshit si duhet për fëmijët tuaj, në mënyrë që të mos vinit në rrezik të ardhmen e tyre, ju do të gjenit miratimin me gjithë zemër të Ruajtësit.
(Family Life [Jeta në familje], përmbledhje, f.18)
Detyra e edukimit të një fëmije Bahá'í, siç theksohet shpesh herë në Shkrimet Bahá'í, është përgjegjësia kryesore e nënës, privilegji i vetëm i së cilës është me të vërtetë të krijojë në shtëpinë e saj kushte të tilla që të ndihmojnë sa më shumë për mbarëvajtjen dhe përparimin material e shpirtëror të fëmijës. Përgatitja që fëmija e merr në fillim nga nëna e vet, përbën themelin më të shëndoshë për zhvillimin e tij të ardhshëm, dhe për këtë arësye preokupacioni më i madh i gruas suaj duhet të jetë ... të përpiqet qysh tani për t'i dhënë djalit të saj të porsalindur një ushtrim të tillë shpirtëror, që do ta bënte atë më vonë të aftë të marrë plotësisht mbi vete e të kryejë si duhet të gjitha përgjegjësitë e detyrat e jetës Bahá'í.
(Family Life [Jeta në familje], përmbledhje, f.19-20)
Ai e ndien se ju, me çdo kusht, duhet të bëni të gjitha përpjekjet për ta ruajtur së bashku martesën tuaj, sidomos për hir të fëmijëve, të cilët, si të gjithë fëmijët e prindëve të ndarë, vetëm do të vuajnë për shkak të besnikërisë kontradiktore, sepse janë të privuar nga bekimet e Bábait e të nënës së tyre në një shtëpi, të cilët të kujdeseshin për interesat e tyre dhe t'i donin bashkarisht.
Tani që e kuptoni se burri juaj është i sëmurë, ju duhet të jeni në gjendje të pajtoheni me vështirësitë emocionale që keni kaluar me të dhe të mos mbani një qëndrim mosfalës, sado që të vuani.
Ne e dimë se Bahá'u'lláh-u nuk e shihte aspak me sy të mirë divorcin; dhe është me të vërtetë detyrë e Bahá'í-ve të bëjnë një përpjekje gati mbinjerëzore për të mos lejuar prishjen e martesës.
(Family Life [Jeta në familje], përmbledhje, f.25)
Kudo që ka një familje Bahá'í, ata që i përkasin asaj duhet të bëjnë ç'është e mundur për ta ruajtur, sepse divorci dënohet me forcë në Mësimet, ndërsa harmonia, unteti e dashuria ngrihen si idealet më të larta në marrëdhëniet njerëzore. Kjo gjë duhet të gjejë kurdoherë zbatim te Bahá'í-të, pavarësisht nëse shërbejnë ose jo në fushën e pionierizmit.
(9 nëntor 1956, një Asambleje Shpirtërore Kombëtare)
5. NGA SHTËPIA UNIVERSALE E DREJTËSISËMarrëdhëniet midis burrit e gruas duhen parë në kontekstin e idealit Bahá'í të jetës familjare. Bahá'u'lláh erdhi për të sjellë unitet në botë, dhe një unitet themelor është ai i familjes. Prandaj duhet menduar se Besimi ka për qëllim ta forcojë familjen e jo ta dobësojë atë, dhe një prej kyçeve për forcimin e unitetit është konsultimi dashamirës. Atmosfera brenda një familjeje Bahá'í, si dhe brenda komunitetit në tërësi, duhet të shprehë "idenë themelore të Kauzës së Perëndisë", e cila, ka thënë Ruajtësi i dashur, "nuk është autoritet diktatorial, por miqësi e përunjur, nuk është pushtet arbitrar, por fryma e konsultimit të sinqertë e dashamirës." ...
... Të gjithë pjesëtarët e një familjeje kanë detyra e përgjegjësi ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj familjes në tërësi, dhe këto detyra e përgjegjësi ndryshojnë nga njëri pjesëtar te tjetri, për shkak të natyrës së këtyre marrëdhënieve. Prindërit kanë detyrën e pashmangshme që të edukojnë fëmijët e tyre - dhe jo anasjelltas. Fëmijët kanë për detyrë t'u binden prindërve të tyre - dhe jo prindërit t'u binden fëmijëve; nëna - e jo Bábai - i mban në barkun e saj fëmijët, i rrit ata në periudhën e foshnjërisë, dhe bëhet kështu edukatorja e parë e tyre, prandaj vajzat kanë përparësi ndaj djemve në të drejtën për arsim dhe, siç ka shkruar sekretari i Ruajtësit në emër të tij, "Detyra e edukimit të një fëmije Bahá'í, siç theksohet shpesh në Shkrimet Bahá'í, është përgjegjësia kryesore e nënës, privilegji i vetëm i së cilës është me të vërtetë të krijojë në shtëpinë e saj kushte të tilla që të ndihmojnë sa më shumë për mbarëvajtjen dhe përparimin material e shpirtëror të fëmijës. Përgatitja që fëmija e merr në fillim nga nëna e vet përbën themelin më të shëndoshë për zhvillimin e tij të ardhshëm." Një përfundim i kësaj përgjegjësie të nënës është e drejta e saj që të ketë mbështetjen e burrit të vet, - kurse burri nuk ka ndonjë të drejtë të përcaktuar që të mbështetet nga gruaja e tij....
(Family Life [Jeta në familje], përmbledhje, f.31)
Në çdo grup, sado dashamirëse të jenë konsultimet, ka megjithatë pika, për të cilat nuk mund të arrihet marrëveshje. Në një Asamble Shpirtërore kjo dilemë zgjidhet me shumicë votash. Por nuk mund të bëhet fjalë për shumicë votash kur janë vetëm dy palë, siç ndodh në rastin e burrit e të gruas. Prandaj ka momente kur gruaja duhet t'i hapë rrugë burrit të saj, siç ka momente kur burri duhet t'i hapë rrugë gruas së tij, por asnjeri prej tyre nuk duhet të dominojë në mënyrë të padrejtë mbi tjetrin.
(Family Life [Jeta në familje], përmbledhje, f.32)
JETA E KOMUNITETITNe jemi si lëruesit, që kanë secili për të ngarë pendën e qeve e për të drejtuar plugun, dhe për të mbajtur drejtimin e brazdës së vet, ai duhet t'i mbajë sytë drejt objektivit e të përqëndrohet në punën e tij. Në qoftë se ai hedh sytë anash për të parë ç'bëjnë Tomi e Harri dhe për të kritikuar plugimin e tyre, atëherë brazda e atij vetë me siguri do të bëhet e shtrembër.
(Shoghi Effendi, 12 maj 1925, Living the Life [Të jetosh jetën], f.6)
... Prandaj "fitorja" e sotme nuk ka qenë e nuk do të jetë kundër askujt, dhe as në konflikt me askënd;... Cilido që dëshiron "fitore", duhet në radhë të parë të nënshtrojë qytetin e zemrës së tij me shpatën e së vërtetës shpirtërore e të Fjalës, dhe duhet ta mbrojë atë nga të kujtuarit e çdo gjëje tjetër veç Perëndisë....
(Shoghi Effendi, The Divine Art of Living [Arti hyjnor i të jetuarit], f.74)
II. BASHKËQYTETARËT TANËPo kështu, kur takon njerëz mendimet e të cilëve ndryshojnë nga tuajat, mos u ktheni shpinën atyre. Të gjithë janë në kërkim të vërtetës dhe ka shumë rrugë që të çojnë atje.
('Abdu'l-Bahá, Paris Talks [Bisedat e Parisit], f.53)
Disa njerëz janë të paditur; ata duhen përgatitur dhe edukuar. Dikush është i sëmurë; ai duhet shëruar. Ndërsa Një tjetër është fëmijë; atë duhet ta ndihmojmë të arrijë pjekurinë. Ne nuk duhet ta urrejmë atë që është i "sëmurë," as ta shmangim, ta përbuzim ose mallkojmë, por të kujdesemi për të me dashamirësinë e ngrohtësinë më të madhe. Një fëmijë nuk duhet trajtuar me mospërfillje thjesht pse është fëmijë. Detyra jonë është që ta përgatisim, ta edukojmë e ta zhvillojmë, në mënyrë që ai të përparojë drejt pjekurisë.
(Shoghi Effendi, The Divine Art of Living [Arti hyjnor i të jetuarit], f.111)
III. KOMUNITETIShumë keqkuptime vijnë nga lidhja e pasionuar e miqve me Besimin, si dhe nga papjekuria e tyre.
(Shoghi Effendi, Living the Life [Të jetosh jetën], f.24)
Ju nuk duhet të bëni gabimin e madh që të gjykoni për Besimin tonë nga një komunitet i cili duket sheshit se ka nevojë t'i studiojë dhe t'u bindet mësimeve Bahá'í. Dobësitë dhe veçantitë njerëzore mund të jenë një sprovë e madhe. Por rruga e vetme ose ndoshta, do të thoja, rruga e parë e më e mira për të ndrequr situata të tilla është të bësh vetë atë që është e drejtë. Një shpirt mund të jetë shkaku i ndriçimit shpirtëror të një kontinenti.
(Shoghi Effendi, Living the Life [Të jetosh jetën], f.39)
Sakohë miqtë grinden me njëri-tjetrin, përpjekjet e tyre nuk do të bekohen, sepse ata nuk po i binden Perëndisë.
(Shoghi Effendi, Living the Life [Të jetosh jetën], f.41)
Kur kritika e fjalë të ashpra shfaqen brenda një komuniteti Bahá'í, nuk ka ilaç tjetër, veçse ta lësh prapa të kaluarën e t'i bindësh të gjithë ata që janë përfshirë në këtë të hapin një faqe të re në marrëdhëniet e tyre dhe, për hir të Perëndisë e të Besimit të Tij, të mos i përmendin gjërat që kanë çuar në keqkuptime e dizarmoni. Sa më shumë që miqtë të hahen me njëri-tjetrin dhe secila palë të ngulë këmbë se mendimi i saj është i drejtë, aq më tepër tërë situata do të keqësohet.
(Shoghi Effendi, Living the Life [Të jetosh jetën], f.43)
Ka një prirje për t'i ngatërruar funksionet e Administrimit dhe për t'i zbatuar ato përmes marrëdhëniesh individuale, e cila është dështake, sepse Asambleja është një Shtëpi e Drejtësisë që po lind dhe supozohet që ajo t'i administrojë punët e komunitetit në përputhje me Mësimet. Por individët në marrëdhëniet me njëri-tjetrin udhëhiqen nga dashuria, uniteti, ndjesa dhe mbyllja e një syri ndaj mëkatit të tjetrit.
(Shoghi Effendi, Living the Life [Të jetosh jetën], f.42-43)
Ne nuk duhet kurrë të vemë re shumë ndjenjat dhe qëndrimet e bashkëbesimtarëve ndaj nesh.
(Shoghi Effendi, Living the Life [Të jetosh jetën], f.36)
IV. SI TË PËRBALLOJMË VËSHTIRËSITË: METODAT NË BESIMIN TONË
LutjaA ka ndonjë Largues të vështirësive, veç Perëndisë? Thuaj: Lëvduar qoftë Perëndia! Ai është Perëndia! Të gjithë janë shërbëtorë të Tij, dhe të gjithë u binden urdhërave të Tij!
( Báb-i)Fakti që ne e imagjinojmë veten se kemi të drejtë dhe se çdo njeri tjetër e ka gabim, është një nga pengesat më të mëdha në rrugën drejt unitetit, dhe uniteti është i nevojshëm në qoftë se duam të arrijmë të vërtetën, sepse e vërteta është një e vetme.
('Abdu'l-Bahá, Paris Talks [Bisedat Parisit], f.136)
ShërbimiShërbimi është magneti që tërheq konfirmimet hyjnore.
(Shoghi Effendi, Living the Life [Të jetosh jetën], f.44)
Fuqia e mendimitKur ju vjen një mendim për luftë, i kundërvini atij një mendim më të fortë për paqe. Një mendim urrejtjeje duhet të eliminohet me një mendim më të fuqishëm dashurie.
(Shoghi Effendi, The Divine Art of Living [Arti hyjnor i të jetuarit], f.111)
Mos shikoni gabimetNë qoftë se në gjirin tuaj lindin divergjenca, më vështroni mua duke qëndruar para jush, dhe mos shikoni gabimet e njëri-tjetrit, për hir të emrit Tim e të dashurinë suaj për Kauzën Time të dukshme e të ndritëshme. Ne duam t'ju shohim ju të mbani gjithnjë marrëdhënie të miqësisë e të harmonisë brënda parajsës së kënaqësisë Sime, dhe të thithni me veprimet tuaja aromën e miqësisë e të unitetit, të dashurisë e të shoqërisë.
(Bahá'u'lláh, Gleanings from the Writings of Bahá'u'lláh [Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh-ut], 146
Thuaj: O shërbëtorë! Mos e ktheni kauzën e rregullit në një kauzë çrregullimi, dhe as mjetet e unitetit në mjete të përçarjes. Shpresohet se njerëzit e Bahá-it do t'i përmbahen vargut të shenjtë: "Thuaj, të gjithë janë krijuar nga Perëndia." Kjo thënie e lartë është si uji që shuan zjarrin e urrejtjes e të armiqësisë, i cili është i fshehur e ruhet në mendjet dhe zemrat e njerëzve. Kjo thënie e vetme do të bëjë që sektet dhe besimet e ndryshme të fitojnë dritën e unitetit të vërtetë. Në realitet, Ai flet të vërtetën dhe udhëheq në rrugën e drejtë; dhe Ai është i Fuqishmi, i Lavdishmi, i Gjithpushtetshmi.
Bahá'í World Faith [Besimi botëror Bahá'í], f.210)
Kërkuesi kurrë nuk duhet të kërkojë të lartësojë veten e tij mbi të tjerët, duhet të spastrojë nga tabela e zemrës së tij çdo gjurmë krenarie e mendjemadhësie, duhet të tregojë durim e përunjësi, të qëndrojë në heshtje dhe të shmangë fjalët e kota.
(The Divine Art of Living [Arti hyjnor i të jetuarit], f.87)
Të qënit të drejtëNjë veprim i drejtë mbart një fuqi të tillë, që mund ta ngrejë pluhurin aq sa ta çojë atë tej qiellit të qiejve. Ai mund të copëtojë çdo lloj prangash dhe ka fuqinë të ripërtërijë forcën që është vetkonsumuar e zhdukur.
(The Divine Art of Living [Arti hyjnor i të jetuarit], f.78)
Dashuria dhe faljaJini në unitet të plotë. Kurrë mos u zemëroni me njëri-tjetrin.... I dashuroni krijesat për hir të Perëndisë dhe jo për vetë ato. Ju nuk do të zemëroheni dhe nuk do të bëheni kurrë i padurueshëm nëqoftëse i doni ato për hir të Perëndisë. Njerëzimi nuk është i përsosur. Në çdo qenie njerëzore ka papërsosuri dhe ju do të jeni gjithmonë të trishtuar në rast se shikoni nga vetë njerëzit. Por në qoftë se shikoni nga Perëndia, ju do t'i doni e do të silleni mirë me ta, sepse bota e Perëndisë është bota e përsosurisë dhe e mëshirës së plotë. Prandaj mos shikoni të metat e askujt; shikoni me syrin e faljes. Syri i papërsosur shikon papërsosuritë. Syri që nuk vështron gabimet sheh nga Krijuesi i shpirtërave. Ai i ka krijuar ata, i ushtron e kujdeset për ta, u dhuron atyre fuqi e jetë....
(The Divine Art of Living [Arti hyjnor i të jetuarit], f.115-116)
Në botë ka shumë të këqia. Në qoftë se, kur dikush na dëmton, ne reagojmë me urrejtje, me zemërim, atëhere s'bëjmë tjetër veçse e hedhim përsëri në botë të keqen, duke e shtuar atë me vetë reagimet tona. Por në qoftë se e falim atë që ka bërë keq, ne e kthejmë veprimin e tij në një provë, me anë të së cilës shpirti ynë ka qenë në gjendje të zhvillohet. Kështu, pra, ne do ta kemi absorbuar efektin negativ të veprimit të keq dhe do ta kemi kthyer atë në një drejtim të mirë.
(Shtëpia Universale e Drejtësisë, nga një letër drejtuar një besimtari)
FisnikëriaCilido mund të jetë i lumtur në gjendje mirëqenieje, qetësie, suksesi, shëndeti, gëzimi e hareje; por në qoftë se njeriu është i lumtur e i kënaqur në kohë trazimi, vuajtjesh e sëmundjeje, kjo është prova e fisnikërisë.
(The Divine Art of Living [Arti hyjnor i të jetuarit], f.92)
DhembshuriaO ju të dashurit e Zotit! Mbretëria e Perëndisë është e bazuar në paanësi e drejtësi, si dhe në mëshirë, dhembshuri e mirësi ndaj çdo shpirti të gjallë. Përpiquni, pra, me gjithë zemër të trajtoni me dhembshuri mbarë gjininë njerëzore, me përjashtim të atyre që kanë motive egoiste, vetjake ose janë të sëmurë në shpirt. Nuk mund të tregohet dashamirësi për tiranin, mashtruesin, vjedhësin, sepse kjo, në vend që t'i bëjë ata të kuptojnë sa të gabuara janë sjelljet e tyre, i bën të vazhdojnë si më parë në dashaligësinë e vet. Sado dashamirësi të tregoni ndaj një gënjeshtari, ai do të gënjejë edhe më shumë, sepse beson që ju ka mashtruar, ndërsa ju e kuptoni atë shumë mirë, por qëndroni në heshtje vetëm për shkak të dhembshurisë suaj ekstreme.
(Pjesë të zgjedhura nga shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #138:1)
Shmangni përgojimin dhe thashethemetO të shumëdashurit e Zotit! Në qoftë se ndonjëri flet keq për dikë që nuk është i pranishëm, i vetmi rezultat do të jetë sigurisht ky: ai do të fashitë vrullin e miqve dhe do t'i bëjë ata indiferentë. Ngaqë përgojimi sjell përçarje, ai përbën shkakun parësor të prirjes për t'u tërhequr që shfaqet midis miqve. Në qoftë se dikush do të flasë keq për dikë që nuk është i pranishëm, është detyrë e atyre që e dëgjojnë ta ndalojnë atë në mënyrë miqësore e dashamirëse dhe t'i thonë: a do t'i shërbente ky përgojim ndonjë qëllimi të dobishëm? A do t'i pëlqente kjo gjë Bukurisë së Bekuar, a do të ndihmonte për të ruajtur nderin e miqve, a do të shërbente për të çuar përpara Besimin e shenjtë, a do të mbështeste Beslidhjen, ose a do t'i sillte përfitim ndonjë shpirti? Jo, kurrë! Përkundrazi, kjo do të bënte që shtresa e pluhurit të trashej aq shumë në zemër, saqë veshët nuk do të dëgjonin më dhe sytë nuk do të shihnin më dritën e së vërtetës.
Ndërsa kur një person flet mirë për një tjetër, duke e hapur gojën për të lavdëruar atë, ai do të prekë një telë reagimi në dëgjuesit e tij dhe ata do të gjallërohen nga fryma e Perëndisë. Zemrat dhe shpirtrat e tyre do të gëzohen kur të mësojnë se këtu, lavdi Zotit, ka në Besimin një shpirt që është fokusi i përsosurive njerëzore, mishërim i vërtetë i dhuntive të Perëndisë, një që ka gjuhë elokuente dhe me fytyrën që i shkëlqen kudo që të ndodhet, një që ka të shkruar në ballë fitoren, një qënie që mbart shijet e ëmbla të Perëndisë.
(Pjesë të zgjedhura nga shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #193:8-9)
V. SHËNDETI SHPIRTËRORNjë artikull i shkruar nga Dora e Kauzës së Perëndisë,
Z. Horës Holi [Mr. Horace Holly]Shenja e besimit të vërtetë është shëndeti shpirtëror - shëndeti i individit Bahá'í dhe i komunitetit Bahá'í. Në këto kushte, mendimet dhe veprimtaritë lartësohen mbi personin dhe karakterizohen nga atribute e qëllime universale. Individi besimtar e sheh veten të plotësuar në unitetin me miqtë e tij Bahá'í: komuniteti plotësohet në shërbimin ndaj njerëzimit nëpërmjet demonstrimit të fuqisë së Mësimeve Hyjnore.
Në të kundërtën, sëmundja shpirtërore, duke përçarë mendjet dhe zemrat, e burgos individin brënda kufijve të ngushtë të impulseve të paqëndrueshme e që ndryshojnë, qofshin agresive ose të ndrojtura, në marrëdhëniet e tij me të tjerët.
Në këto kushte, ai nuk mund të gjykojë drejt si për veten dhe për miqtë e tij besimtarë. Për t'u çliruar nga trysnia e shqetësimit që e mundon, ai bëhet i prirur për t'i ekzagjeruar fjalët dhe veprimet e të tjerëve, duke rënë kështu në mëkatin e thashethemeve e të përgojimit. Për më tepër, ai është i prirur t'u besojë pa fakte thashethemeve e dyshimeve të përhapura nga shpirtra negativë. Rezultati është një komunitet, i cili bëhet i paaftë për t'u shërbyer programeve konstruktivë të Mësimeve Baha'i.
Thashethemet dhe përgojimi mbeten si të këqiat më të kobshme e shkatërrimtare të çdo shoqërie. Ato duhet të eliminohen me çdo kusht nga komuniteti Bahá'í. Por ne shtrojmë pyetjen: si mund të arrihet kjo?
Ilaçi është i dyfishtë: lutja për shëndet shpirtëror dhe zbatimi i parimeve të vërteta që na jepen për mbrojtjen e komunitetit.
Kur ndonjë besimtar di se një besimtar tjetër sillet në një mënyrë që e dëmton Besimin, ai duhet të informojë Asamblenë Shpirtërore Lokale dhe të japë prova e fakte. Pasi e ka bërë këtë, ai nuk ka përgjegjësi më tej dhe mund të përqëndrohet përsëri në detyrat e detyrimet e tij Bahá'í.
Pastaj i takon Asamblesë t'a ftojë besimtarin në fjalë të marrë pjesë në një takim për konsultim, dhe atij i jepen të gjitha mundësitë për të provuar se është i pafajshëm për akuzat që i bëhen. Në qoftë se Asambleja i pranon provat e tij, atëherë çështja bie dhe nuk diskutohet më. Në rast se akuzat nuk mund të mohohen ose të hidhen poshtë, Asambleja ia parashtron çështjen Asamblesë Shpirtërore Kombëtare për këshillim ose veprim të mëtejshëm; pas kësaj, Asambleja Shpirtërore Kombëtare mban përgjegjësi të plotë për të vendosur nëse është fajtor ose i pafajshëm dhe, në qoftë se fajësia provohet, për të vendosur se ç'veprim duhet ndërmarrë për të mbrojtur Kauzën.
Ne duhet të mbajmë parasysh faktin që për çdo Bahá'í është e detyrueshme të raportojë në mënyrë konfidenciale përmes kanaleve administrative për çdo rrethanë të dëmshme e shkatërrimtare. Këto nuk janë thashetheme ose përgojim. Këto të këqia shfaqen vetëm kur Bahá'í-të jepen pas fjalëve e thashethemeve.
Fjalët dhe thashethemet varen nga dëgjuesi i gatshmëm. Bahá'í-të që dëgjojnë thënie negative për besimtarët e tjerë duhet të refuzojnë t'i dëgjojnë dhe duhet t'i thonë thashethemexhiut që dyshimet e tij t'ia paraqesë një organi administrativ. Kjo praktikë do të eliminojë shpejt qarkullimin e deklaratave negative. Në rast se nuk e arrin këtë, atëhere vetë besimtari që jepet pas thashethemeve duhet të raportohet në Asamblenë Shpirtërore.
O Bir i Shpirtit! Këshilla ime e parë është kjo: Zotëro një zemër të pastër, të mirë e të qeshur, që të jesh një sovranitet i lashtë, i pavdekshëm e i përjetshëm.
(Bahá'u'lláh) Riprodhuar nga United States Bahá'í News
BARAZIA E GRAVE ME BURRATDrejtësia Hyjnore kërkon që të drejtat e të dy sekseve të respektohen njëlloj, përderisa asnjëri prej tyre nuk është superior ndaj tjetrit në sytë e Perëndisë. Dinjiteti para Perëndisë nuk varet nga seksi, por nga zemra e pastër dhe e ndritur. Virtytet njerëzore u përkasin të gjithëve njëlloj!
(Abdu'l-Bahá, Paris Talks [Bisedat e Parisit], f. 10)
Në këtë Revelacion të Bahá'u'lláh, gratë ecin krah për krah me burrat. Ato nuk do të mbeten mbrapa në asnjë lëvizje. Të drejtat e tyre janë të barabarta me ato të burrave. Ato do të futen në të gjitha degët aministrative të politikës. Në çdo gjë ato do të arrijnë një nivel të tillë, që do të shihet si pozita më e lartë e botës njerëzore, dhe do të marrin pjesë në të gjitha çështjet. Për këtë të jeni të sigurtë. Mos shikoni kushtet e sotme; në një të ardhme jo të largët, bota e grave do të bëhet .... e shndritshme dhe e gjithlavdishme, sepse Shenjtëria e Tij Bahá'u'lláh ka Urdhëruar Kështu ... në kohën e zgjedhjeve e drejta e votës është e drejta e patjetërsueshme e grave, dhe hyrja e grave në të gjithë fushat e veprimtarisë njerëzore është e pakundërshtueshme e .....
Shtëpia e Drejtësisë sugjeron që të gjitha thëniet në Shkrimet e Shenjta që kanë të bëjnë me fusha të veçanta të marrëdhënieve midis burrave e grave duhen parë në dritën e parimit të përgjithshëm të barazisë së sekseve, i cili është shpallur me autoritet e në mënyrë të përsëritur në Librat e Shenjtë. Në një nga Tabelat e Tij, 'Abdu'l-Bahá thotë: "Në këtë epokë hyjnore, bota e gruas është mbështjellë nga dhuntitë e Perëndisë. Barazia e burrit me gruan është shpallur në mënyrë kategorike e të plotë, me përjashtim të disa instancave të papërfillshme. Dallimet janë hequr krejtësisht."Që burri e gruaja ndryshojnë nga njëri-tjetri në disa karakteristika e funksione, ky është një fakt i pakundërshtueshëm i natyrës. E rëndësishme është se `Abdu'l-Bahá i konsideron këto ndryshime që mbeten midis sekseve si " të papërfillshme"!...
(Shtëpia Universale e Drejtësisë, Family Life [Jeta në familje], përmbledhje, f.30)
Emancipimi i grave, arritja e barazisë së plotë midis dy sekseve është një nga kërkesat më të rëndësishme, edhe pse më pak të njohura, të paqes. Mohimi i një barazie të tillë përbën një padrejtësi ndaj gjysmës së popullsisë së botës dhe ushqen te burrat qëndrime e shprehi të dëmshme, që barten nga familja në vendin e punës, në jetën politike dhe, më në fund, në marrëdhëniet ndërkombëtare. Nuk ka asnjë bazë - morale, praktike ose biologjike, që mund të justifikojë një mohim të tillë. Vetëm kur gratë të mirëpriten si partnere të plota në të gjitha fushat e përpjekjes njerëzore, do të krijohet klima psikologjike e morale, nga e cila do të lindë paqja ndërkombëtare.
(Shtëpia Universale e Drejtësisë, Women [Gratë], përmbledhje, f. 33)
I CILËSITË KARAKTERISTIKE TË GRAVENë të kaluarën bota ka qenë qeverisur me anë të forcës dhe burri ka sunduar mbi gruan për arsye të cilësive të tij më të dhunshme e agresive, si të trupit dhe të mendjes. Por ekuilibri tashmë është duke ndryshuar, forca po e humbet mbizotërimin e vet dhe mprehtësia e mendjes, intuita e cilësitë shpirtërore të dashurisë e të shërbimit, në të cilat gruaja është e fortë, po shkojnë në ngjitje. Pra, epoka e re do të jetë një epokë më pak mashkullore dhe e përshkuar më shumë nga ideale femërore, ose më saktë, do të jetë një epokë në të cilën elementët mashkullorë e femërorë të qytetërimit do të jenë më mirë të balancuar.
('Abdu'l-Bahá, Women [Gratë], përmbledhje, f.11-12)
Gruaja me të vërtetë ka rëndësi shumë të madhe për racën njerëzore. Mbi të bie barra më e madhe dhe puna më e madhe. Shikoni botën bimore e atë shtazore. Palma që mbart frutin është pema më e çmuar për pronarin e hurmave. Arabi e di se pela është më rezistente për një udhëtim të gjatë. Luanesha, duke qenë më e fuqishme dhe më e egër, i fut gjuetarit më shumë frikë sesa luani... Gruaja ka kurajë morale më të madhe se burri; ajo ka gjithashtu dhunti të veçanta që e bëjnë atë të aftë ta zotërojë veten në momente rreziku e krize.
('Abdu'l-Bahá, 'Abdu'l-Bahá in London ['Abdu'l-Bahá-i në Londër], f. 102-103)
Në disa aspekte gruaja ka epërsi ndaj burrit. Ajo është më zemërbutë, më e hapur dhe ka një intuitë më të zhvilluar.
('Abdu'l-Bahá, Women [Gratë], përmbledhje, f. 10)O shërbëtore e Perëndisë! Në këtë dispensacion të mahnitshëm, në të cilin Bukuria e Lashtë dhe Drita e Shfaqur - u bëftë theror shpirti im për të dashurit e Tij - është ngritur në horizontin e shpresave shumëshekullore, gratë kanë marrë atributet e burrave, duke treguar vendosmëri në Kauzën e Perëndisë dhe duke shfaqur heroizmin e forcën e burrave trima. Ato pushtuan arenën e njohurive mistike dhe ngritën lart flamurin në majat e sigurisë. Edhe ti duhet të bësh një përpjekje të fuqishme dhe të tregosh kurajën më të madhe. Ushtroje veten dhe shijo ëmbëlsinë e një gllënke qiellore, sepse shija e ëmbël e dashurisë së Perëndisë do të zgjasë deri në fundin që s'ka fund.
('Abdu'l-Bahá, Women [Gratë], përmbledhje, f. 4)Le të bëhet edhe një herë e ditur që derisa gruaja dhe burri të mos njohin e kuptojnë barazinë, përparimi politik e shoqëror nuk do të jetë i mundur në asnjë vend të botës...
('Abdu'l-Bahá, Women [Gratë], përmbledhje, f. 29)Lufta me rrënimet e saj e kanë dëmtuar botën; shkollimi i gruas do të jetë një hap i fuqishëm përpara drejt zhdukjes e fundit të kësaj të keqeje, sepse ajo do ta përdorë të gjithë ndikimin e saj kundër luftës. Gruaja rrit fëmijën dhe edukon të riun deri në pjekuri. Ajo do të refuzojë të japë bijtë e saj për t'u flijuar në fushën e betejës. Ajo do të jetë faktori më i madh në vendosjen e paqes universale e të arbitrazhit ndërkombëtar. Me siguri, gruaja do ta zhdukë luftën midis gjinisë njerëzore....
('Abdu'l-Bahá, Women [Gratë], përmbledhje, f.30)Shkurt, arroganca e superioritetit te burri do të vazhdojë të jetë shtypëse për ambicjen e gruas, sikur arritja e barazisë nga ana e saj të ishte e pamundur që në krijim; aspirata e gruas për përparim do të pengohet nga kjo gjë dhe ajo do të bëhet gradualisht e pashpresë. Ne, në të kundërtën, duhet të shpallim se zotësia e saj është e njëjtë me atë të burrit, madje më e madhe se e tij. Kjo do ta frymëzojë atë me shpresë e ambicje, dhe aftësia e gruas për përparim do të shkojë vazhdimisht duke u rritur. Asaj nuk i duhet thënë e mësuar se është më e dobët e inferiore në pikëpamje të aftësisë e të kualifikimit. Në qoftë se një nxënësi do t'i thuhej se është më pak inteligjent se shokët e tij, kjo do të ishte diçka negative e një pengesë shumë e madhe në përparimin e tij. Ai duhet inkurajuar të ecë përpara duke i thënë: "Ti je shumë i aftë, dhe në qoftë se bën përpjekje, do të arrish nivelin më të lartë."
('Abdu'l-Bahá, The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], f. 76-77)
'Abdu'l-Bahá ka vënë në dukje se: "Midis mrekullive që e shquajnë këtë dispensacion të shenjtë është se gratë kanë treguar një guxim më të madh se burrat, kur ato kanë hyrë në radhët e Besimit." Ndërsa Shoghi Effendi ka deklaruar më pas se: "ky guxim, me kalimin e kohës, duhet të shfaqet në mënyrë më bindëse dhe të arrijë për Kauzën e dashur fitore më frymëzuese nga çdo fitore e arritur prej saj deri më sot."
(Shtëpia Universale e Drejtësisë, 25 maj 1975, gjithë Asambleve Shpirtërore Kombëtare)
U BËJMË THIRRJE VEÇANËRISHT GRAVE BAHA'I, AFTËSITË E TË CILAVE NË SHUMË VENDE TË BOTËS JANË ENDE GJERËSISHT TË PASHFRYTËZUARA DHE POTENCIALI I TË CILAVE NË SHËRBIM TE KAUZËS ËSHTË KAQ I MADH, TË NGRIHEN E TË TREGOJNË ROLIN E RËNDËSISHËM QË U TAKON TË LUAJNË NË TË GJITHA FUSHAT E SHËRBIMIT TË BESIMIT.
(Shtëpia Universale e Drejtësisë, 24 mars 1974, gjithë Asambleve Shpirtërore Kombëtare)
II GRATË NË BOTËN E GJERËGruaja duhet t'ua kushtojë në mënyrë të veçantë energjitë dhe aftësitë e veta shkencave industriale e bujqësore, duke u përpjekur për t'i ardhur në ndihmë njerëzimit në atë që është më e nevojshme. Kështu ajo do të tregojë aftësi dhe do të sigurojë njohjen e barazisë në sferën ekonomike e shoqërore. Padyshim, Perëndia do ta mbështesë atë në përpjekjet dhe orvatjet e saj, sepse në këtë shekull të ndritur Bahá'u'lláh ka shpallur realitetin e njëshmërisë së botës njerëzore dhe ka deklaruar se të gjitha kombet, popujt, dhe racat janë një....
('Abdu'l-Bahá, The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], f. 283-284)
Derisa të mos jetë vendosur plotësisht realiteti i barazisë ndërmjet burrit e gruas, zhvillimi më i lartë shoqëror i njerëzimit nuk është i mundur. Po të pranohet që gruaja është deri diku inferiore kundrejt burrit në pikëpamje të cilësive e të arritjeve, ky ose çdo dallim tjetër do të vazhdojë të jetë burim mosmarrveshjeje e shqetësimesh. I vetmi shërim është shkollimi; sepse barazi do të thotë kualifikim i barabartë... Le të bëhet e ditur edhe një herë që derisa gruaja dhe burri të mos njohin e kuptojnë barazinë, përparimi shoqëror e politik këtu e kudo gjetkë nuk do të jetë i mundur.
('Abdu'l-Bahá, Selections from the Writings of 'Abdu'l-Bahá [Pjesë të zgjedhura nga shkrimet e 'Abdu'l-Bahá-it], f.33-34)
... ka një sferë shumë më të gjerë marrëdhëniesh midis burrit e gruas sesa në shtëpi, e këtë gjithashtu do ta shohim në kontekstin e shoqërisë Baha'i, dhe jo në bazë të normave shoqërore të së kaluarës ose të së tashmes. Për shembull, megjithëse nëna është edukatorja e parë e fëmijës dhe ka një ndikim të rëndësishëm në formimin e karakterit të saj, Bábai ka gjithashtu përgjegjësi për edukimin e fëmijëve të tij, dhe kjo përgjegjësi është kaq e rëndësishme, saqë Bahá'u'lláh ka deklaruar se ai Bába që nuk e ushtron atë humbet të drejtat e tij të atësisë. Po kështu, megjithëse përgjegjësia kryesore për të mbajtur familjen nga ana financiare bie mbi burrin, kjo nuk do të thotë aspak se vendi i gruas është brenda mureve të shtëpisë. Përkundrazi, Abdu'l Bahá ka thënë:
"Në Dispensacionin e Bahá'u'lláh, gratë ecin krah për krah me burrat. Nuk ka asnjë sferë ose instancë ku ato të mbeten mbrapa: Ato kanë të drejta të barabarta me burrat dhe në të ardhmen do të futen në të gjitha degët e administrimit të shoqërisë. Ngjitja e tyre do të jetë e tillë, që në çdo sferë të veprimtarisë ato do të arrijnë nivelet më të larta të botës njerëzore."
(Paris Talks [Bisedat e Parisit], f. 182)"Kështu, pra, kur gratë të marrin pjesë plotësisht e në mënyrë të barabartë në punët e botës, kur ato të hyjnë me besim e aftësi në arenën e madhe të ligjeve e të Politikës, lufta do të pushojë..."
(The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], f. 135)
(Shtëpia Universale Drejtësisë)Vendosja e një mbledhjeje të grave për përhapjen e dijeve është krejtësisht e pranueshme, por diskutimet duhet të kufizohen në çështjet mësimore. Kjo duhet bërë në mënyrë të tillë që divergjencat, hap pas hapi, të zhduken krejtësisht, por jo që kjo, mos e dhëntë Perëndia, të përfundojë në grindje midis burrave e grave. Ashtu si në çështjen e perçes, asgjë nuk duhet bërë në kundërshtim me urtinë. Secila grua duhet të ndjekë sot një mënyrë veprimi të tillë, e cila do t'i sjellë lavdi të përjetshme botës së grave, kështu që të gjitha gratë do të ndriçohen. Dhe e gjithë kjo arrihet duke u mbledhur për të mësuar si të edukojnë, duke bërë takime për të recituar vargjet, për t'i ofruar lutje mbretërisë së Zotit të shenjave të qarta dhe për të krijuar arsimin për vajza. Mendoni për mënyrën sesi mësonte Xhinabi Tahireja [Jináb-i-Táhirih]. Ajo ishte e çliruar nga çdo shqetësim, dhe për këtë arësye ishte e shkëlqyer...
Unë po përpiqem, me ndihmën dhe mbështetjen e Bahá'u'lláh-ut, të përmirësoj botën e shërbëtoreve {1} dhe të gjithë do të mbeten të mahnitur. Ky progres synon të kryhet në sferën shpirtërore, në virtytet, në përsosuritë njerëzore dhe në dijen hyjnore... Me pak fjalë, tani ju duhet të merreni me çështje thjesht shpirtërore dhe jo të bëni fjalë me burrat. 'Abdu'l-Bahá do të ndërmarrë me takt hapat e duhur. Të jeni të sigurta. Në fund, ju vetë do të thërrisni: "Kjo ishte me të vërtetë urtia më e lartë!" Ju bëj thirrje ta mënjanoni këtë grindje ndërmjet burrave dhe grave...
('Abdu'l-Bahá, Women [Gratë], përmbledhje, f. 5)O shërbëtore e Perëndisë!... Nënave duhet t'u jepen Mësimet hyjnore dhe këshilla efektive Ato duhet të inkurajohen e të bëhen të zellshme për të mësuar fëmijët e tyre, sepse nëna është edukatorja e parë e fëmijës. Është ajo që duhet qysh në fillim ta ushqejë fëmijën në gjirin e Besimit të Perëndisë e të Ligjit të Perëndisë, që dashuria hyjnore të hyjë tek ai edhe përmes qumështit të nënës dhe të jetë me të deri në frymëmarrjen e fundit.
Sakohë nëna nuk merret me edukimin e fëmijëve të saj dhe nuk i fut ata në një rrugë të drejtë jetese, edukata që ata do të marrin më vonë nuk do të ketë efekt të plotë. Asambleve Shpirtërore u del për detyrë t'u sigurojnë nënave një program të planifikuar mirë për edukimin e fëmijëve të tyre, duke u treguar sesi duhet qysh në foshnjëri të rritet e të mësohet fëmija. Këto udhëzime duhet t'i jepen çdo nëne, që t'i shërbejnë si udhëheqje, në mënyrë që secila prej tyre t'i përgatisë e t'i rritë fëmijët e vet sipas Mësimeve.
('Abdu'l-Bahá, Selections from the Writings of 'Abdu'l-Bahá [Pjesë të zgjedhura nga shkrimet e 'Abdu'l-Bahá-it], f, 138)
Përsa i përket pyetjes suaj, nëse nënat duhet të punojnë ose jo jashtë shtëpisë, është mirë që kjo çështje të shihet në perspektivën e konceptit të familjes Baha'i. Ky koncept bazohet në parimin që burri ka përgjegjësinë kryesore për të mbajtur familjen nga ana financiare, ndërsa gruaja është edukatorja kryesore e parësore e fëmijëve. Kjo nuk do të thotë aspak se këto funksione janë përcaktuar në mënyrë të palejueshme dhe nuk mund të ndryshohen e rregullohen për t'iu përshtatur gjendjes së familjeve të veçanta, dhe as do të thotë se vendi i gruas është i kufizuar brenda katër mureve të shtëpisë. Përkundrazi, kur caktohet përgjegjësia parësore e prindërve, parashikohet që etërit mund të luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve dhe gratë mundet gjithashtu të mbajnë familjen. Siç e vini me të drejtë në dukje ju, `Abdu'l-Bahá i inkurajonte gratë që "të marrin pjesë tërësisht e në mënyrë të barabartë në punët e botës."....
Në lidhje me pyetjet tuaja specifike përsa i përket kohës që një nënë mund t'i kushtojë punës së saj jashtë shtëpisë, kjo varet nga rrethanat ekzistuese brenda në shtëpi, të cilat mund të ndryshojnë nga koha në kohë. Konsultimi familjar do të ndihmojë për të gjetur zgjidhjen.
(Shtëpia Universale e Drejtësisë, 9 gusht 1984)Rëndësia e madhe që i kushtohet rolit të nënës rrjedh nga fakti që ajo është edukatorja e parë e fëmijës. Qëndrimi i saj, lutjet e saj, madje edhe çfarë ha dhe gjendja e saj fizike kanë një ndikim të madh mbi fëmijën kur ai është ende në barkun e nënës. Kur fëmija lind, pikërisht nëna është e pajisur nga Perëndia me qumështin, që është ushqimi i parë i fëmijës, dhe nënkuptohet që, po të jetë e mundur, ajo duhet të qëndrojë me fëmijën për ta rritur e për ta mësuar atë qysh në ditët dhe muajt e parë. Kjo nuk do të thotë se edhe Bábai nuk e do, ose nuk lutet e nuk kujdeset për fëmijën e tij, por meqë ai ka si përgjegjësi kryesore të mbajë familjen, koha që ai ndodhet pranë fëmijës është zakonisht e kufizuar, kurse nëna zakonisht qëndron pranë fëmijës gjatë kësaj periudhe intensive të formimit të saj, kur kjo rritet e zhvillohet më shpejt se në çdo periudhë tjetër gjatë gjithë jetës së saj. Ndërsa fëmija rritet e bëhet më i pavarur, natyra e marrdhënieve të tij me nënën e me Bábanë ndryshon dhe Bábai mund të luajë një rol më të madh.
(Shtëpia Universale e Drejtësisë, 23 gusht 1984)Njeriu është Hajmalia supreme. Por mungesa e edukimit të përshtatshëm i ka hequr atij atë që zotëron në mënyrë të qenësishme. Nëpërmjet një fjale që doli nga goja e Perëndisë, ai u soll në ekzistencë; me anë të një fjale tjetër, ai u udhëhoq për të njohur Burimin e edukimit të tij, dhe përsëri përmes një fjale u ruajtën pozita dhe fati i tij. Qenia e Madhe ka thënë: "Shiheni njeriun si një minierë të pasur në xhevahirë me vlerë të paçmuar. Vetëm edukimi mund t'i zbulojë thesaret e tij dhe t'i japë mundësi njerëzimit të përfitojë prej tyre.
(Gleanings from the Writings of Bahá'u'lláh [Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh-ut], CXXII)
Kushtojani mendjen dhe vullnetin tuaj edukimit të popujve e të fiseve të tokës, që mosmarrëveshjet që e përçajnë atë të fshihen nga fytyra e tij nëpërmjet fuqisë së Emrit Më të Madh, dhe mbarë njerëzimi të bëhet mbartësi i një Rendi dhe banori i një Qyteti.
(Gleanings from the Writings of Bahá'u'lláh [Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh-ut], CLVI)
Të gjithë, burra ose gra qofshin, duhet t'i japin një pjesë të fitimit të tyre nga tregtia, bujqësia ose nga punë të tjera, një personi të besuar, për ushtrimin dhe edukimin e fëmijëve, me dijeninë e të Besuarve të Shtëpisë së Drejtësisë.
(Tablets of Bahá'u'lláh revealed after the Kitáb- í-Aqdas [Tabelat e Bahá'u'lláh-ut të reveluara pas Qitapi Akdas-it], f. 90)
Tendosni çdo nerv për të fituar si përsosuri të brendshme dhe të jashtme, sepse fryti i pemës njerëzore gjithmonë ka qënë e do të jetë përsosuria si nga brenda dhe nga jashtë. Nuk është e dëshirueshme që një njeri të lihet pa njohuri ose mjeshtëri, sepse kështu ai s'është veçse një pemë shterpë. Atëherë, aq sa e lejojnë aftësitë e mundësitë tuaja, kjo pemë e qënies duhet të mbushet me frytet e dijes, të urtësisë, të kuptimit shpirtëror e të fjalës elokuente.
(Bahá'í Education [Edukimi Bahá'í], përmbledhje, f.3)
Është detyra thelbësore e prindërve t'i rritin fëmijët e tyre që të jenë besnikë ndaj Besimit. Kjo për arsye se një fëmijë që largohet prej besimit të Perëndisë, nuk do të sillet në atë mënyrë që të kënaqë prindët dhe Zotin e tij. Sepse çdo vepër e lavdërueshme lind nga drita e fesë, dhe mungesa e kësaj dhuntie supreme do të bëjë që fëmija të mos i largohet së keqes dhe as të priret drejt së mirës.
(Bahá'í Education [Edukimi Bahá'í], përmbledhje, f.3)
Shkollat duhet në radhë të parë t'i ushtrojnë fëmijët në parimet e fesë, në mënyrë që Premtimi dhe Kërcënimi i shkruar në Librat e Perëndisë t'i ndalojë ata të kryejnë vepra të palejuara dhe t'i stolisë me mantelin e porosive të Perëndisë; por kjo duhet bërë në një masë të tillë që të mos dëmtojë fëmijët, duke i çuar ata në fanatizëm e besim të verbër injorant.
(Tablets of Bahá'u'lláh revealed after the Kitáb- í-Aqdas [Tabelat e Bahá'u'lláh-ut të reveluara pas Qitapi Akdas-it], f.68)
Artet, zejtaritë dhe shkencat e ngrejnë botën e qënies, çojnë në lartësimin e saj. Dijet janë si krahë në jetën e njeriut dhe si një shkallë për ngjitjen e tij. Përvetësimi i tyre është detyrë e çdo njeriu. Dija e shkencave të tilla, sidoqoftë, duhet të fitohet kur u sjell përfitim popujve të botës dhe jo atyre që me fjalë fillojnë e me fjalë mbarojnë...
Në fakt, njohuria është një thesar i vërtetë për njeriun dhe një burim lavdie, bujarie, gëzimi, lartësimi, inkurajimi e kënaqësie për të. Lum ai që i përkushtohet asaj, dhe mjerë ai që nuk i kushton vëmendje.
(Epistle to the Son of the Wolf [Letër për të Birin e Ujkut], f.26-27)
U mësoni fëmijëve fjalët e dërguara nga Perëndia, që ata t'i recitojnë këto me tonet më të ëmbëla. Kjo është reveluar në një Libër të fuqishëm.
(Bahá'í Education [Edukimi Baha'i], përmbledhje, f.6)
Përsa u përket fëmijëve: Ne kemi treguar se në fillim ata duhet të ushtrohen në rregullat dhe ligjet e fesë; më pas në fusha të tilla të dijes që janë të dobishme, në veprimtari tregtare të ndershme dhe në vepra që do të çojnë më tej fitoren e Kauzës së Perëndisë, ose do të kenë si rezultat ta afrojnë besimtarin më pranë Zotit të tij.
(Bahá'í Education [Edukimi Bahá'í], përmbledhje, f.6)
2.NGA SHKRIMET DHE THËNIET E 'Abdu'l-Bahá-ITNjë shqyrtim i hollësishëm do të tregojë se shkaku kryesor i shtypjes e i padrejtësisë, i sjelljes së keqe, i çrregullsisë e i rrëmujës është mungesa e besimit fetar dhe fakti që njerëzit janë të paarsimuar. Kur, për shembull, njerëzit janë me të vërtetë fetarë dhe të mësuar e të shkolluar si duhet, dhe ndodh që shfaqet një vështirësi, atëherë ata mund t'u drejtohen autoriteteve lokale; në qoftë se nuk gjejnë drejtësi dhe nuk sigurojnë të drejtat e tyre, dhe në rast se e shohin që qëndrimi i pushtetit lokal nuk pajtohet me pëlqimin Hyjnor e me drejtësinë mbretërore, atëherë ata mund ta shpien çështjen në instanca më të larta dhe atje të parashtrojnë shmangien e administratës lokale nga ligji shpirtëror. Këto instanca mund të kërkojnë të dhënat e organeve lokale lidhur me rastin në fjalë dhe të zbatojnë kështu drejtësinë. Në kohën e tanishme, sidfoqoftë, për shkak të shkollimit të papërshtatshëm, shumicës së njerëzve u mungon madje edhe fjalori për të shpjeguar atë që duan.
(The Secret of Divine Civilization [Sekreti i qytetërimit hyjnor], f.18)
Por ka tre lloje edukimi: material, njerëzor dhe shpirtëror. Edukimi material ka të bëjë me përparimin dhe zhvillimin e trupit, duke siguruar jetesën, komfortin dhe rehatinë e saj. Ky edukim është i njëjtë si te njerëzit dhe te kafshët.
Edukimi njerëzor është qytetërim e përparim: kjo nënkupton qeverisjen, administrimin, veprat e bamirësisë, tregtinë, artet e zejet, shkencat, zbulimet e shpikjet e mëdha dhe institutet e përpunuara, të cilat janë veprimtaritë thelbësore që e dallojnë njeriun nga kafshët.
Edukimi Hyjnor është ai i Mbretërisë së Perëndisë: ky konsiston në fitimin e përsosurive hyjnore dhe është edukimi i vërtetë; sepse në këtë stad njeriu bëhet fokusi i bekimeve hyjnore, manifestimi i fjalëve "Le ta bëjmë njeriun sipas shembëlltyrës Sonë dhe ngjashmërisë Sonë." Ky është qëllimi i botës njerëzore.
(Some Answered Questions [Përgjigje për disa pyetje], f.8-9)
Midis garancive të Besimit Hyjnor është përgatitja e fëmijëve, dhe kjo përbën një nga parimet më të rëndësishme midis të gjitha Mësimeve Hyjnore. Kështu, qysh në fillim nënat duhet t'i rrisin fëmijët e vet në djepin e moraleve të mira, - sepse nënat janë edukatoret e para, - në mënyrë që kur fëmija arrin pjekurinë, ai të provojë se është i pajisur me të gjitha virtytet dhe cilësitë që ia vlen të çmohen.
Dhe më tej, sipas porosive Hyjnore, çdo fëmijë duhet të mësojë shkrim e këndim dhe të përvetësojë degë të tilla të dijes që janë të dobishme e të nevojshme, si edhe të mësojë një art ose zeje. Këtyre çështjeve duhet t'u kushtohet kujdesi më i madh. Çdo mospërfillje e tyre e çdo mosveprim në përputhje me to janë të palejueshme.
(Bahá'í Education [Edukimi Bahá'í], përmbledhje, f. 16)
Individi duhet të edukohet në një shkallë aq të lartë, sa të preferojë më mirë të theret sesa të thotë një gënjeshtër, dhe t'i duket më e lehtë të vritet me shpatë ose të goditet me heshtë sesa të nxjerrë nga goja shpifje ose të rrëmbehet nga zemërimi.
Kështu do të ndizet ndjenja e dinjitetit dhe e krenarisë njerëzore, e cila do të djegë produktet e orekseve lakmitare. Atëherë, secili nga të shumëdashurit e Perëndisë do të shkëlqejë si një hënë e ndritshme me cilësitë e shpirtit, dhe marrëdhëniet e secilit prej tyre me Pragun e Shenjtë të Zotit të tij nuk do të jenë iluzore por të vlefshme e reale; ato do të jenë si vetë themelet e godinës, e jo një zbukurim në fasadën e saj.
(Pjesë të zgjedhura nga shkrimet e 'Abdu'l- Baháit, #111:2-3)
Ti ke shkruar lidhur me fëmijët: Qysh në fillim fëmijët duhet të marrin një edukatë hyjnore dhe duhet t'u kujtohet vazhdimisht që të kenë ndërmend Perëndinë e tyre. Le të përshkojë dashuria e Perëndisë qënien e tyre të brendshme bashkë me qumështin e nënës.
(Pjesë të zgjedhura nga shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #99)
Çdo fëmijë është potencialisht drita e botës - dhe në të njëjtën kohë terri i saj; prandaj çështja e edukimit duhet parë si çështje e rëndësisë parësore. Që nga foshnjëria, fëmija duhet mëkuar në gjirin e dashurisë së Perëndisë dhe duhet rritur i rrethuar nga dija e Tij, që ai të mund të rrezatojë dritë, të rritet shpirtërisht, të mbushet me urti e dituri dhe të fitojë tiparet e ushtrisë engjëllore.
(Pjesë të zgjedhura nga shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #103:5)
Kur fëmijët bëhen gati për të fjetur, nëna le t'u lexojë ose këndojë atyre Odet e Bukurisë së Bekuar, në mënyrë që ata të edukohen qysh në vitet e para me këto vargje udhërrëfyese...
(Bahá'í Education [Edukimi Bahá'í], përmbledhje, f.3)
... Kështu do të ushqehen këta fëmijë të njomë nga gjiri i dijes së Perëndisë e i dashurisë së Tij. Kështu do të rriten e do të lulëzojnë ata, dhe do t'u mësohen atyre drejtësia e dinjiteti njerëzor, vendosmëria dhe vullneti për t'u përpjekur e për të qenë të qëndrueshëm. Kështu do të mësojnë ata të jenë këmbëngulës në çdo gjë, të kenë vullnet për të përparuar, të jenë zemërgjerë e të vendosur, të dlirë e të pastër në jetë. Kështu do të bëhen të aftë ata për të përfunduar me sukses çdo gjë që ndërrmarrin.
(Pjesë të zgjedhura nga shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #95:1)
O shërbëtore të të Mëshirshmit! Është detyra juaj t'i ushtroni fëmijët qysh në ditët e para të foshnjërisë! Është detyra juaj të hijeshoni moralin e tyre! Është detyra juaj të kujdeseni për ta në të gjitha aspektet e rrethanat, sepse Perëndia - i lëvduar e i lartësuar qoftë Ai! - ka urdhëruar që nënat të jenë stërvitëset kryesore të fëmijëve. Kjo është një punë e madhe dhe e rëndësishme, është një pozitë e lartë dhe e lavdëruar, prandaj nuk është aspak e lejueshme që të neglizhohet.
Në qoftë se ecën në këtë rrugë të drejtë, ti do të bëhesh një nënë e vërtetë për fëmijët, si shpirtërisht dhe materialisht.
(Tablets of 'Abdu'l-Bahá [Tabelat e 'Abdu'l- Bahá-it], Vëll. III, f. 606)
I edukoni fëmijët qysh në vegjëli në mënyrë të tillë, që ata të bëhen tepër të dashur e të mëshirshëm ndaj kafshëve. Në qoftë se një kafshë është e sëmurë, ata duhet të përpiqen ta shërojnë; në qoftë se është e uritur, ata duhet ta ushqejnë atë; në qoftë se ka etje duhet t'ia shuajnë etjen; në qoftë se ajo është e lodhur, ata duhet t'a çlodhin.
Përgjithësisht njeriu është i mëkatshëm, kurse kafsha është e çiltër. Kafshët e dëmshme, të tilla si ujku gjaksor, gjarpëri helmues dhe kafshët e tjera dëmtuese bëjnë përjashtim, sepse mëshira ndaj tyre është mizori ndaj njeriut dhe ndaj kafshëve të tjera.
(The Bahá'í World [Bota Bahá'í], Vëll. IX, f.544)Ai shpalli adoptimin e të njëjtit kurs edukimi si për burrin dhe për gruan. Bijat dhe bijtë duhet të ndjekin të njëjtin program studimi, duke përkrahur kështu unitetin midis sekseve. Kur gjithë njerëzimi të ketë të njëjtat mundësi për edukim dhe barazia ndërmjet burrave e grave të jetë arritur, atëherë themelet e luftës do të shkatërrohen tërësisht. Pa barazi kjo do të jetë e pamundur, sepse të gjitha ndryshimet e dallimet çojnë në mosmarrëveshje e grindje. Barazia ndërmjet burrave e grave çon në zhdukjen e luftës, për arsye se gratë kurrë nuk do të kenë dëshirë ta sanksionojnë atë. Nënat kurrë nuk do pranojnë të flijojnë fëmijët e tyre në fushën e betejës pas njëzet vjetësh ankthi e përkushtimi plot dashuri për rritjen e tyre që nga foshnjëria, pavarësisht se çfarë kauze ata janë thirrur për të mbrojtur. Nuk ka asnjë dyshim se kur gratë të kenë fituar të drejta të barabarta, lufta do të pushojë krejtësisht në gjirin e njerëzimit.
(The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], f. 175)
3.NGA SHKRIMET E SHOGHI EFFENDIUTMjeshtri i kushtonte një rëndësi të madhe mësimit përmendësh të Tabelave të Bahá'u'lláh e të Báb. Në kohën e Tij, ishte e zakonshme që fëmijët e familjes të mësonin përmendësh Tabelat; tani, sidoqoftë, këta fëmijë janë rritur dhe nuk kanë kohë për një gjë të tillë. Por kjo praktikë është shumë e dobishme për të mbjellë idetë dhe frymën që përmbajnë këto fjalë në mendjet e fëmijëve.
Duke pasur në dorë "Lajmëtarët e Agimit" [The Dawn-Breakers], ju mund të përgatisni, për fëmijët që dëshirojnë të dëgjojnë, tregime interesante rreth ditëve të hershme të lëvizjes. Ka gjithashtu tregime për jetën e Krishtit, të Muhametit e të Profetëve të tjerë, të cilat, po t'u tregohen fëmijëve, do të thyejnë çdo paragjykim fetar që ata mund të kenë mësuar nga njerëz më të moshuar, por që kuptojnë pak.
(19 Tetor 1932, letër një besimtari, shkruar në emër të tij)
Ju fëmijë dhe të rinj Bahá'í keni përpara si privilegje dhe detyrime të mëdha, sepse brezi juaj do të jetë ai që do të ndihmojë për të ndërtuar një botë të re, më të mirë e më të bukur pasi vitet e errëta të kësaj lufte kanë kaluar. Ju duhet ta përgatisni veten për këtë detyrë të madhe, duke u përpjekur të kapni kuptimin e vërtetë të mësimeve, dhe jo duke i pranuar ato thjesht si diçka që ju është mësuar. Ato janë si një botë e re e mahnitshme e të menduarit, e cila sapo ka filluar të eksplorohet, dhe kur të kemi kuptuar se Bahá'u'lláh-u ka sjellë mësime e ligje për njëmijë vjetët e ardhshëm, atëherë do ta shohim me lehtësi se çdo brez i ri mund të gjejë në Shkrimet një kuptim më të madh sesa kanë gjetur ata që kanë qenë më parë.
(14 Tetor 1942, letër drejtuar disa besimtarëve individualë, shkruar në emër të tij)
DISA LIGJE Bahá'íAta që Perëndia i ka pajisur me intuitë do ta pranojnë me lehtësi se porositë e dhëna nga Perëndia përbëjnë mjetin suprem për mbajtjen e rendit në botë dhe për sigurimin e popujve të saj....
O ju popuj të botës! Dijeni me siguri se porositë e Mia janë llampat e largpamësisë Sime dashamirëse midis shërbëtorëve të Mi dhe kyçet e mëshirës Sime për krijesat e Mia...
Thuaj: Nga ligjet e Mia mund të nuhatet aroma e ëmbël e rrobës Sime dhe me ndihmën e tyre flamurët e Fitores do të mbillen në majat më të larta. Gjuha e pushtetit Tim i drejton prej qiellit të lavdisë Sime të gjithfuqishme Krijimit Tim këto fjalë: "Zbatoni porositë e Mia, për dashurinë ndaj bukurisë Sime"....
(Synopsis of the Kitáb-i-Aqdas [Paraqitje e shkurtër e Qitapi Akdas-it], f.11-12)
2. Moderim në të gjitha gjëratÇdo gjë që i kalon kufijt e moderimit nuk ushtron më një ndikim të dobishëm. Pa mendoni, për shembull, të tilla gjëra si liria, qytetërimi e të tjera si këto. Sidoqë mjaft njerëz të arësyeshëm mund t'i shohin këto në mënyrë të favorshme, nëqoftëse kalohet në teprime, ato mund të ushtrojnë një ndikim të dëmshëm mbi njerëzit.
(Tablets of Bahá'u'lláh [Tabelat e Bahá'u'lláh-ut], f.169)
Thuaj: Liria që ju sjell përfitim juve nuk gjendet asgjëkundi veçse në nënshtrimin e plotë ndaj Perëndisë, të Vërtetës së Përjetshme...
(Gleanings from the Writings of Bahá'u'lláh [Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh-ut], f. 335)
3.Pastërtia e veprave dhe dlirësiaPastërtia shpirtërore dhe dlirësia kanë qënë dhe vazhdojnë të jenë stolitë më të mëdha për shërbëtoret e Perëndisë. Perëndia është Dëshmitari Im! Shkëlqimi i dritës së dlirësisë e lëshon ndriçimin e vet mbi botët e shpirtit, dhe aroma e tij përhapet madje edhe në Parajsën Më të Lartë.
(Bahá'u'lláh, në The Advent of Divine Justice [Ardhja e drejtësisë hyjnore], f.32)
Janë të ndaluara tradhtia bashkëshortore, homoseksualizmi dhe shthurja. Shmangini këto, O tubim i besnikut. Për drejtësinë e Perëndisë! Ju jeni thirrur për të pastruar botën nga fëlliqësitë e pasioneve të këqia. Kjo është ajo që Zoti i mbarë njerëzimit kërkon nga ju, nëse e kuptoni këtë.
(Bahá'u'lláh, nga një Tabelë e përkthyer prej arabishtes)
4.Pastërtia e gjuhësError! Reference source not found.(The Hidden Words [Fjalët e fshehura], Nr.27, arabisht)
...përgojimi shuan dritën e zemrës dhe fik jetën e shpirtit...
(Kitáb-i-Íqán [Qitapi Ikan], f.193)Zbukurojini gjuhët tuaja, O njerëz, me vërtetësinë dhe stolisini shpirtrat tuaj me ornamentin e ndershmërisë. Ruhuni, O njerëz, se mos silleni pabesisht me cilindo qoftë. Jini të besuarit e Perëndisë midis krijesave të Tij dhe emblemat e bujarisë së Tij në mes njerëzve të Tij. Ata që jepen pas epsheve e prirjeve të shthurura kanë gabuar e i kanë humbur kot përpjekjet e tyre. Ata janë me të vërtetë nga të humburit.
(Gleanings from the Writings of Bahá'u'lláh [Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh-ut], f. 296-297)
Qenia e Madhe thotë: Të folurit njerëzor është një thelb që priret të ushtrojë ndikim dhe duhet të moderohet. Sa për ndikimin e tij, ai kushtëzohet nga delikatesa që, nga ana e saj, varet nga zemrat e ç'interesuara e të kulluara. Përsa i përket moderimit, ai duhet të kombinohet me taktin e urtësinë, siç tregohet në Shkrimet e Tabelat e Shenjta.
(Tablets of Bahá'u'lláh [Tabelat e Bahá'u'lláh-ut], f.172)
5. Shmangia e drogës, e pijeve alkolike etj.Dehuni me verën e dashurisë së Perëndisë, sesa me atë që vdes mendjet tuaja, O ju që e adhuroni Atë! Me të vërtetë, kjo i është ndaluar çdo besimtari, burrë apo grua qoftë.
(The Advent of Divine Justice [Ardhja e drejtësisë hyjnore], f.33)
Ju është ndaluar të pini opium: Me të vërtetë, Ne e kemi ndaluar këtë praktikë me anë të një ndalimi shumë të detyrueshëm që jepet në libër. Nëse ndokush do të pijë, ai me siguri nuk është Imi. Rrini në frikë të Zotit, o ju që kuptoni!
(Kitáb-i-Aqdas [Qitapi Akdas], përkthim jozyrtar)Shkarkojeni veten nga barra e dhënies pas kësaj bote e pas kotësive të saj. Kini kujdes të mos jepeni pas tyre, sepse ato ju shtyjnë të rendni pas epsheve e dëshirave tuaja lakmonjëse dhe ju pengojnë të hyni në Rrugën e drejtë e të lavdishme.
(Gleanings from the Writings of Bahá'u'lláh [Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh-ut], f.276)
7. LutjaThuajini vargjet e Perëndisë çdo mëngjes e mbrëmje. Ai që nuk i thotë ato, me të vërtetë nuk ka përmbushur betimin e tij ndaj Besëlidhjes së Perëndisë.
(Kitáb-i-Aqdas [Qitapi Akdas], përkthim jozyrtar)Zhytuni në oqeanin e fjalëve të Mia, që të gjeni sekretet e tij dhe të zbuloni të gjithë margaritarët e urtësisë që fshihen në thellësitë e tij.
(Kitáb-i-Aqdas [Qitapi Akdas], përkthim jozyrtar)Kujtimi për Mua është ilaç shërues për shpirtrat dhe dritë për zemrat e njerëzve.
(Nga një Tabelë e Bahá'u'lláh-ut e përkthyer rishtas)
8. Besnikëria ndaj qeverisëNë çdo vend që banojnë këta njerëz, ata duhet të sillen ndaj qeverisë së këtij vendi me besnikëri, ndershmëri e vërtetësi. Kjo është reveluar me kërkesën e Atij që është Urdhëruesi, i Lashti i Kohëve.
(Tablets of Bahá'u'lláh [Tabelat e Bahá'u'lláh-ut], f.22-23)
Tipari dallues që shënon karakterin e shquar të këtij Revelacioni Suprem është se Ne, nga njëra anë, kemi fshirë nga faqet e Librit të Shenjtë të Perëndisë çdo gjë që ka qenë shkak konflikti, ligësie e dëmesh midis bijve të njerëzve dhe, nga ana tjetër, kemi shtruar premisat e marrëveshjes, të kuptimit, të unitetit të plotë e të qëndrueshëm. Lum ata që u përmbahen ligjeve të Mia.
(Tablets of Bahá'u'lláh [Tabelat e Bahá'u'lláh-ut], f.94)
9. Shërbimi ndaj njerëzveO bir i njeriut! Në qoftë se i kthen sytë drejt mëshirës, braktisi gjërat që të sjellin fitim ty dhe qëndroi besnik asaj që do t'i sjellë përfitim njerëzimit. Dhe në qoftë se i kthen sytë nga drejtësia, zgjidh për të afërmin tënd atë që zgjedh për veten tënde...
(Tablets of Bahá'u'lláh [Tabelat e Bahá'u'lláh], f.64)
Ti duhet të tregosh atë që i siguron paqen e mirëqënien të mjerit dhe të shtypurit. Shtoi përpjekjet se mos çliron nga zinxhirët të robëruarin dhe i jep atij mundësinë të arrijë lirinë e vërtetë.
(Tablets of Bahá'u'lláh [Tabelat e Bahá'u'lláh], f.84)
O njerëz të Perëndisë! Mos u merrni me hallet tuaja; le të përqëndrohen mendimet tuaja në atë që do të rimëkëmbë fatet e njerëzimit e do të shenjtërojë zemrat dhe shpirtrat e njerëzve. Kjo mund të arrihet më së miri përmes veprash të pastra e të shenjta, përmes një jete të virtytshme e një sjelljeje të hijshme.
(Tablets of Bahá'u'lláh [Tabelat e Bahá'u'lláh], f.86)
Ky është me të vërtetë një njeri që sot ia përkushton veten shërbimit të mbarë racës njerëzore. Qenia e Madhe thotë: "I bekuar e i lumtur është ai që ngrihet për të çuar përpara interesat më të mira të popujve e të fiseve të tokës.
(Tablets of Bahá'u'lláh [Tabelat e Bahá'u'lláh-ut], f.167)
10. Flakja e monasticizmit dhe rekomandimi i martesës
Veprat e devotshme të murgjve e të priftërinjve midis pasuesve të Shpirtit - mbi Të qoftë paqja e Perëndisë - përmenden në praninë e Tij. Sidoqoftë, në këtë Ditë ata le të heqin dorë nga jeta e mbyllur dhe të shkojnë drejt botës së hapur, të merren me atë që do t'u sjellë përfitim atyre dhe të tjerëve. Ne u kemi dhënë atyre lejë të lidhen me martesë, që ata të lindin dikë që do të përmendë Perëndinë, Zotin e të dukshmes e të së padukshmes, Zotin e Fronit të Lartësuar.
(Tablets of Bahá'u'lláh [Tabelat e Bahá'u'lláh-ut], f.24)
11. Detyrimi për edukimin e fëmijëvePenda e Lavdisë këshillon secilin lidhur me shkollimin dhe edukimin e fëmijëve. Shih atë që Vullneti i Perëndisë reveloi kur ne arritëm në Qytetin Burg dhe që është shkruar në Librin Më të Shenjtë. Çdo Bába e ka për detyrë të mësojë djalin dhe vajzën e vet në mjeshtrinë e të lexuarit dhe të shkruarit, si dhe për çdo gjë që përmban Tabela e Shenjtë. Atij që u bën bisht detyrave të veta në këtë çështje, të Besuarit duhet t'i mbajnë aq para sa nevojitet për shkollimin e fëmijëve, në qoftë se është i pasur, dhe në qoftë se jo çështja i kalon Shtëpisë së Drejtësisë. Në fakt, Ne e kemi bërë atë [Shtëpinë e Drejtësisë] strehë për të varfërin e nevojtarin. Ai që shkollon të birin ose djalin e një personi tjetër, është njëlloj sikur të kishte mësuar një nga fëmijët e Mi; mbi të qoftë Lavdia Ime, Dashamirësia Ime, Mëshira Ime, që ka rrethuar botën.
(Tablets of Bahá'u'lláh [Tabelat e Bahá'u'lláh-ut], f.128)
Shkollat duhet në radhë të parë t'i ushtrojnë fëmijët në parimet e fesë, në mënyrë që Premtimi dhe Kërcënimi i shkruar në Librat e Perëndisë t'i ndalojë ata të kryejnë vepra të palejuara dhe t'i stolisë me mantelin e porosive të Perëndisë; por kjo duhet bërë në një masë të tillë që të mos dëmtojë fëmijët, duke i çuar ata në fanatizëm e besim të verbër injorant.
(Tablets of Bahá'u'lláh [Tabelat e Bahá'u'lláh-ut], f.68)
ZGJEDHJET Bahá'íNë ditën e zgjedhjeve, miqtë duhet të marrin pjesë në zgjedhjet me gjithë shpirt, në unitet e miqësi, duke i kthyer zemrat nga Perëndia, të shkëputur nga gjithçka veç Tij, duke kërkuar udhëheqjen e Tij dhe duke u lutur për ndihmën e bujarinë e Tij...
(Bahá'í-ve të Lindjes, datë 27 shkurt 1923, përkthyer nga persishtja)
Përsëri i bëj thirrje me vendosmëri secilit prej jush dhe ripërsëris me tërë zjarrin e bindjes sime kërkesën time të vetme, që para dhe gjatë Kuvendit të ardhshëm të bëni edhe një orvatje tjetër, kësaj radhe më spontane e më vetmohuese se më parë, dhe të përpiqeni të përmbushni detyrën tuaj - të zgjidhni delegatët tuaj si dhe përfaqësuesit tuaj kombëtarë e lokalë - me atë pastërti shpirtërore, vetëm e cila mund të plotësojë dëshirën më të flaktë të të Shumëdashurit tonë....
(Bahá'í-ve të Amerikës, datë 23 shkurt 1924)Vëmendje serioze duhet t'u kushtohet aftësisë së vërtetë dhe arritjeve të tanishme të tyre, dhe vetëm ata që janë më mirë të kualifikuar për të qenë anëtarë, burra ose gra qofshin dhe pavarësisht nga pozita shoqërore, duhet të zgjidhen në detyrën me aq përgjegjësi të anëtarit të Asamblesë Bahá'í.
(Asamblesë Shpirtërore Kombëtare të Indisë dhe Birmanisë, 27 dhjetor 1923)
Le të kujtojmë sigurimet e Tij të qarta e të përsëritura shpesh herë, se çdo Asamble e zgjedhur në atë atmosferë të rallë vetmohimi e përkushtimi është në fakt e emëruar nga Perëndia, se gjykimi i saj është me të vërtetë i frymëzuar, se të gjithë duhet t'i nënshtrohen vendimit të saj pa rezerva e me gëzim.
(Bahá'í-ve të Amerikës, botuar në Bahá'í Administration [Administrimi Bahá'í], f.65)
Do të ishte e pamundur në këtë stad të... mbivlerësohej rëndësia e pashembullt e institutit të Asamblesë Shpirtërore Kombëtare...Pozita e tyre është supreme, përgjegjësia e tyre është e rëndë, detyrat e tyre janë të shumanshme e të guximshme. Sa i madh është privilegji e sa delikate detyra e delegatëve të mbledhur, që kanë si funksion të zgjedhin të tillë përfaqësues kombëtarë, të cilët me dëshminë e shërbimit të tyre të fisnikërojnë e të pasurojnë analet e Kauzës! ...u takon delegatëve të zgjedhur që, pa gjurmën më të vogël të pasionit e të paragjykimit dhe larg çdo konsiderate materiale, të kenë parasysh vetëm emrat e atyre që mund të kombinojnë më mirë cilësitë e nevojshme të ndershmërisë së padiskutueshme, të devocionit vetmohues, të një mendjeje të stërvitur, të aftësisë së njohur e të një përvoje të pjekur.
(Kuvendit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, datë 3 qershor 1925)
... zgjedhësit ... i bëhet thirrje të votojë vetëm për ata që lutja e meditimi e kanë frymëzuar t'i mbështesë....
(Asamblesë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe Kandasë, datë 27 maj 1927
Nëse do të lejohej ndonjë diskriminim, ai duhej të ishte jo kundër por në favor të minoritetit, qoftë ky racial ose ndonjë tjetër. Çdo komunitet i organizuar që radhitet nën flamurin e Bahá'u'lláh, duhet ta ndiejë si detyrimin e vet të parë e të pashmangshëm të kujdeset, të inkurajojë e të mbrojë çdo minoritet të çfarëdo besimi, race, klase ose kombi brenda tij. Ky parim është aq i madh e jetësor, saqë në rrethana të tilla, kur për të zgjedhur dikë jepet një numër i barabartë votash, ose kur cilësitë e kërkuara për ndonjë funksion janë të ekuilibruara midis racave, besimeve ose kombësive brenda komunitetit, përparësia duhet t'i jepet pa ngurrim palës që përfaqëson minoritetin, dhe kjo për të vetmen arsye që të stimulohet e inkurajohet ai, si dhe që t'i jepet atij një mundësi për të çuar më tej përpara interesat e komunitetit...
(25 dhjetor 1938, The Advent of Divine Justice [Ardhja e drejtësisë hyjnore], f. 35)
Zgjedhësit,... duhet që me lutje e devotshmëri dhe pasi të kenë medituar e reflektuar, të zgjedhin njerëz besnikë, të sinqertë, me përvojë, të aftë e kompetentë, që e meritojnë të jenë anëtarë...
(Asamblesë Shpirtërore Kombëtare të Persisë, datë korrik 1943, përkthyer nga persishtja)
Përsa i përket pyetjes suaj rreth cilësive të delegatëve e të anëtarëve të Asamblesë: cilësitë që ka përcaktuar ai janë realisht të zbatueshme për cilindo që zgjedhim në një funksion Bahá'í, të çdo natyre qoftë. Por këto janë vetëm një orientim dhe nuk duan të thonë se personat që nuk i përmbushin ato nuk mund të zgjidhen në ndonjë funksion. Ne duhet të synojmë sa më lart që të mundim. Ai nuk mendon se miqtë duhet t'i kushtojnë kaq shumë rëndësi kufizimeve - të tilla si për njerëzit që ndoshta nuk kanë mundësi të ndjekin mbledhjet e Asamblesë ose të Kuvendit; sepse po të pranonin një kufizim të tillë, kjo do të dobësonte konceptin themelor të cilitdo që dëshiron të shërbejë në organizmat administrativë Bahá'í, dhe miqtë do të prireshin t'ua jepnin votën atyre që, për shkak se kanë mjete të pavarura ose për shkak të rrethanave të jetës së tyre, janë më të lirë të venë e të vinë, por më pak të kualifikuar për të shërbyer.
(Asamblesë Shpirtërore Kombëtare të Ishujve Britanikë, datë 24 tetor 1947)
Kujdes, kujdes se mos era e keqe e partive dhe e njerëzve të vendeve të huaja në Perëndim dhe metodat e tyre të rrezikshme, si intrigat, politikat dhe propaganda partiake - praktika të urryera edhe nga emri i tyre, - arrijnë ndonjëherë edhe në komunitetin Bahá'í dhe ushtrojnë ndonjëfarë ndikimi mbi miqtë, duke çuar kështu në shkatërrim shpirtëror...
(Një Asambleje Shpirtërore, datë 30 janar 1923, përkthyer nga persishtja)
Vota e çdo zgjedhësi duhet të mbahet e fshehtë. Nuk lejohet të bëhen referenca, të çdo lloji qoftë, për emra personash. Miqtë duhet t'i shmangin metodat e mbrapshta dhe praktikat e neveritshme të politikanëve. Ata duhet ta kthejnë fytyrën tërësisht drejt Perëndisë dhe të marrin pjesë në zgjedhje me motive të pastra, me shpirt të lirë e me zemër të shenjtëruar...
(Një Asambleje Shpirtërore, datë 16 janar 1932, shkruar në emër të tij, përkthyer nga persishtja)
Ata le të ushtrojnë vigjilencën më të madhe që zgjedhjet të zhvillohen të lira, të përgjithshme e me votim të fshehtë. Çdo formë intrige, mashtrimi, marrëveshjeje e fshehtë e detyrimi duhet të pushojë dhe është e ndaluar.
(Një Asambleje Shpirtërore, datë 8 mars 1932, shkruar në emër të tij, përkthyer nga persishtja)
Forca dhe përparimi i Komunitetit Bahá'í varet nga zgjedhja e shpirtrave të pastër, besnikë e aktivë... Mbledhja e votave është e neveritshme...
(Një Asambleje Shpirtërore, datë 9 prill 1932, shkruar në emër të tij, përkthyer nga persishtja)
Unë e ndiej se referimi ndaj personaliteteve para zgjedhjeve do të shkaktonte keqkuptime e diferencime. Ajo që duhet të bëjnë miqtë është të njihen mirë me njëri-tjetrin, të shkëmbejnë mendime, të takohen lirisht midis tyre dhe të diskutojnë kërkesat e cilësitë për një anëtarësi të tillë, pa bërë referime e pa shprehur dëshira me emër, qoftë edhe tërthorazi, për individë të caktuar. Ne nuk duhet të ndikojmë mbi opinionin e të tjerëve...
(Asamblesë Shpirtërore të Akronit, Shtetet e Bashkuara, datë 14 maj 1927)
Përsa i përket praktikës së emërimit {2} në zgjedhjet Bahá'í, Ruajtësi është vendosmërisht i bindur se kjo është në mospërputhje themelore me frymën që duhet t'u japë jetë e t'i drejtojë të gjitha zgjedhjet që zhvillojnë Bahá'í-të, qofshin këto me karakter e rëndësi lokale ose kombëtare. Është në fakt mungesa e një praktike të tillë që përbën tiparin dallues dhe epërsinë e theksuar të metodave elektorale Bahá'í mbi ato që përdoren zakonisht prej partive e fraksioneve të ndryshme politike. Praktika e emërimit, duke qënë pra në kundërshtim me frymën e Administrimit Bahá'í, duhet flakur krejtësisht nga të gjithë miqtë. Përndryshe, liria e zgjedhësit Bahá'í në zgjedhjen e anëtarëve të çdo Asambleje Bahá'í do të rrezikohej seriozisht, duke e lënë shtegun hapur për dominimin e personaliteteve. Jo vetëm kaq, por thjesht akti i emërimit çon në fund të fundit në formimin e partive, gjë që është krejt e huaj për frymën e Kauzës.
Veç këtyre rreziqeve serioze, praktika e emërimit ka dizavantazhin e madh që mbyt te besimtari shpirtin e iniciativës e të vetzhvillimit. Procedurat dhe metodat elektorale Bahá'í kanë në fakt si një nga qëllimet e tyre thelbësore zhvillimin e frymës së përgjegjësisë te çdo besimtar. Duke e vënë theksin te nevoja e ruajtjes së lirisë së plotë të tij në zgjedhjet, ato e bëjnë të detyrueshme që ai të bëhet anëtar aktiv e i mirëinformuar i komunitetit Bahá'í në të cilin jeton. Që të jetë i aftë për të vendosur me urti në kohën e zgjedhjeve, është e nevojshme që ai të jetë në kontakt të ngushtë e të vazhdueshëm me të gjithë bashkëbesimtarët e tij, të mbahet në korrent të të gjitha veprimtarive lokale, qofshin këto mësimore, administrative ose të tjera, dhe të marrë pjesë me gjithë zemër në punët e komiteteve e të Asambleve si lokale dhe kombëtare në vendin e tij. Vetëm në këtë mënyrë besimtari mund të zhvillojë një ndërgjegje të vërtetë shoqërore dhe të fitojë një ndjenjë të vërtetë përgjegjësie në çështje që kanë të bëjnë me interesat e Kauzës. Jeta e komunitetit Bahá'í shtron kështu si detyrë që çdo besimtar i ndershëm e besnik ndaj Kauzës të bëhet një zgjedhës inteligjent, i mirëinformuar e i përgjegjshëm, si dhe i jep atij mundësinë që të ngrihet edhe vetë ai në një pozitë të tillë. Dhe duke qenë se praktika e emërimit e pengon zhvillimin e cilësive të tilla te besimtari, për më tepër çon në korrupsion e partijësí, ajo duhet flakur krejtësisht në të gjitha zgjedhjet Bahá'í.
(Një besimtari individual, datë 4 shkurt 1935, shkruar në emër të tij)
Këto Asamble Shpirtërore lokale duhet të zgjidhen drejtpërdrejt nga miqtë, dhe çdo besimtar i deklaruar me moshë 21 vjeç e lart, në vend që të veçohet e të mbajë një qëndrim indiferent ose të pavarur, duhet ta shohë si detyrë të tij të shenjtë të marrë pjesë me ndërgjegje e zell në zgjedhjen, konsolidimin dhe funksionimin efektiv të Asamblesë së vet lokale.
Bahá'í-ve të Perëndimit, të Japonisë e të Australazisë, datë 12 mars 1923)
Mua më duket gjithashtu e pakundërshtueshme që t'u bëhet e mundur, madje në fund të fundit t'u kërkohet, delegatëve të tillë që nuk kanë mundësi të udhëtojnë për në selinë e Kuvendit Bahá'í, të dërgojnë votat e tyre... Sidoqoftë, çdo delegati të zgjedhur i duhet bërë e qartë - dhe i duhet kujtuar vazhdimisht - se pjesëmarrja në votime është një përgjegjësi e shenjtë dhe se do të ishte e preferueshme që brenda mundësive ai të shkojë personalisht në sesionet e Kuvendit, të marrë pjesë aktive në të gjitha procedurat e tij dhe, kur të kthehet, t'i informojë shokët që punojnë bashkë me të për arritjet, vendimet dhe aspiratat e përfaqësuesve të mbledhur të besimtarëve amerikanë.
(Asamblesë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë, datë 24 tetor 1925)
II. NGA SHTËPIA UNIVERSALE E DREJTËSISËQëllimi do të jetë gjithmonë të edukohen besimtarët Bahá'í gjatë vitit në mënyrë të tillë, që ta konsiderojnë pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet Bahá'í jo vetëm si një të drejtë që ata ushtrojnë, por si një detyrim shpirtëror, i cili, kur kryhet në një frymë të vërtetë Bahá'í, kontribuon në forcimin dhe rritjen e komunitetit Bahá'í.
(Nga një memorandum i datës 18 qershor 1980, drejtuar Qendrës Ndërkombëtare të Mësimit)
Siç e dini fare mirë, metoda e zgjedhjeve Bahá'í ndryshon kryekëput nga metodat e praktikat e zgjedhjeve në sistemet politike. Ruajtësi i dashur na ka vënë në dukje se po të ndiqnim metodat e politikanëve në zgjedhjet tona Bahá'í, do të lindnin keqkuptime e diferencime, do të shkaktohej kaos e konfuzion, do të shtohej e keqja dhe mbështetja e Perëndisë do të largohej nga komunitet Bahá'í. Duke pasur parasysh këto paralajmërime të rënda, duhet treguar gjithmonë kujdesi më i madh që të ruhen e të mbrohen pastërtia dhe karakteri shpirtëror i zgjedhjeve Bahá'í. Kur ndonjëri sheh se disa Bahá'í pa përvojë ose të papjekur i lejojnë vetes të bëjnë fushatë elektorale, qoftë hapur ose fshehurazi, ai në vend që të priret për t'i imituar ata duhet të ngrihet me vendosmëri dhe, përmes kanaleve e procedurave të duhura administrative, të ndihmojë për t'i çrrënjosur tendenca të tilla dhe për ta pastruar komunitetin Bahá'í nga këto ndikime të këqia.
(Një besimtari individual, datë 6 dhjetor 1971)Ndryshimi themelor ndërmjet sistemit të kandidaturave dhe sistemit Bahá'í është se në të parin individë të ndryshëm, ose ata që i emërojnë, vendosin që këta duhen të vihen në një pozitë autoriteti e të propozohet që këtyre t'u jepen votat. Në sistemin Bahá'í është masa e zgjedhësve ajo që vendos. Nëqoftëse ndonjë individ e ekspozon veten para publikut me qëllimin e dukshëm për të fituar vota, pjesëmarrësit në zgjedhje e shohin këtë si mendjemadhësi dhe ndjehen të fyer nga kjo; ata mësojnë të bëjnë dallimin ndërmjet atij që është bërë i njohur në saje të një shërbimi publik aktiv të paqëllimtë dhe ndonjerit që e ekspozon veten e tij thjesht për të fituar vota.
(Qendrës Ndërkombëtare të Mësimit, datë 16 nëntor 1988)
KONSULTIMIQenia e Madhe thotë: "Qielli i urtisë hyjnore ndriçohet nga dy yjet e konsultimit e të dhembshurisë. Këshillohuni së bashku për të gjitha çështjet, sepse konsultimi është llampa e udhërrëfimit që ndriçon rrugën dhe dhuruesi i të kuptuarit.
("Tablets of Bahá'u'lláh" [Tabelat e Bahá'u'lláh-ut], f.168)
Thuaj: Askush nuk mund të arrijë pozitën e tij të vërtetë, veçse përmes drejtësisë së tij. Asnjë pushtet nuk mund të ekzistojë, veçse përmes unitetit. Asnjë mirëqënie e mbrothësi nuk mund të arrihet, veçse përmes konsultimit.
Konsultimi jep një vetëdije më të madhe dhe e shndërron hamendjen në siguri. Ai është një dritë që shkëlqen, e cila në një botë të errët tregon rrugën e udhëheq. Prandaj gjithçka është e do të vazhdojë të jetë një gjendje përsosurie e pjekurie. Pjekuria e dhuntisë së të kuptuarit manifestohet përmes konsultimit.
Çështje të tilla duhen vendosur përmes konsultimit, dhe çdo gjë që del nga konsultimi i atyre të zgjedhurve është me të vërtetë porosia e Perëndisë, e Ndihmës në Rrezik, e të Vetqenëshmit.
Konsultimi është i nevojshëm në gjithçka. Kjo duhet të theksohet me forcë prej teje, në mënyrë që konsultimi të zbatohet nga të gjjithë. Synimi i asaj që ka reveluar Penda e Më të Lartit, është që konsultimi të ushtrohet plotësisht midis miqve, meqenëse ai është e do të jetë gjithmonë shkak vetëdije e zgjimi dhe një burim mirësie e mirëqenieje.
...atyre u takon të jenë të besuarit e të Mëshirshmit midis njerëzve dhe ta konsiderojnë veten si ruajtës të caktuar nga Perëndia për gjithçka që jeton mbi tokë. Atyre u bie për detyrë të këshillohen së bashku dhe t'u kushtojnë vëmendje interesave të shërbëtorëve të Perëndisë, për hir të Tij, ashtu siç u kushtojnë vëmendje interesave të veta. Kështu ju ka urdhëruar Zoti Perëndia juaj (i Hirshmi, Falësi). Hapni sytë, se mos braktisni atë që është reveluar qartë në Tabelën e Tij. Rrini në frikë të Zotit, O ju që kuptoni!
(Nga Kitáb-í-Aqdas, Bahá'í Administration [Qitapi Akdas, Administrimi Bahá'í], f.21)
2. NGA SHKRIMET DHE THËNIET E `Abdu'l-Bahá'-ITKërkesat kryesore për ata që këshillohen bashkërisht janë pastërtia e qëllimit, ndriçimi i shpirtit, shkëputja nga çdo gjë tjetër veç Perëndisë, tërheqja ndaj Aromave të Tij Hyjnore, përulja e nënshtrimi midis të dashurve të Tij, durimi e vuajtja e gjatë në vështirësi dhe shërbesa Pragut të Tij të Lavdëruar. Po qe se ndihmohen me dashamirësi për të fituar këto atribute, atyre do t'u falet fitorja prej Mbretërisë së padukshme të Bahá-it.... Pra, pjesëtarët duhet të këshillohen së bashku në mënyrë të tillë që të mos lindë asnjë rast keqdashjeje ose mosmarrëveshjeje. Kjo arrihet kur çdo pjesëtar shpreh me liri absolute mendimin e tij dhe e bën të qartë argumentin e vet. Po qe se ndonjëri kundërvihet, ai nuk duhet kurrsesi ta ndiejë veten të lënduar, sepse mënyra e drejtë mund të zbulohet vetëm mbasi të gjitha çështjet të jenë diskutuar plotësisht. Shkëndia ndriçuese e së vërtetës vjen vetëm pas përplasjes së mendimeve të ndryshme. Në qoftë se pas diskutimit një vendim merret njëzëri, kjo është shumë mirë; por në qoftë se, mos e dhëntë Zoti, lindin divergjenca mendimesh, atëherë duhet të mbizotërojë shumica e votave.
("Bahá'í Administration" [Administrimi Bahá'í], f 21-22)
të një lumi, yje të një qielli, rreze të një dielli, pemë të një kopshti, lule të një lulishteje. Në qoftë se nuk ka harmoni mendimi e unitet absolut, ai grumbullim duhet shpërndarë dhe ajo asamble duhet reduktuar në hiç. Kushti i dytë: Kur mblidhen bashkë, ata duhet ta kthejnë shikimin ndaj Mbretërisë atje Lart dhe të kërkojnë ndihmë nga Sfera e Lavdisë. Ata duhet pastaj të shprehin pikëpamjet e tyre me devocionin, mirësjelljen, dinjitetin, kujdesin e moderimin më të madh. Në çdo çështje ata duhet të kërkojnë të vërtetën e jo të ngulin këmbë në mendimin e vet, sepse kokëfortësia e këmbëngulja në pikëpamjen që ka një njeri çon në fund të fundit në mosmarrëveshje e grindje dhe e vërteta mbetet e fshehur. Anëtarët e nderuar duhet t'i shprehin krejt lirisht mendimet e veta, dhe nuk është e lejueshme të nënvleftësosh mendimin e tjetrit; jo, secili duhet të parashtrojë të vërtetën me moderim, dhe në qoftë se lindin divergjenca, atëherë duhet të mbisundojë shumica e votave dhe të gjithë duhet t'i binden shumicës. Nuk është e lejuar, gjithashtu, që cilido nga anëtarët e nderuar të kundërshtojë ose të censurojë, në mbledhje ose jashtë saj, një vendim që është arritur më parë, edhe në qoftë se mendimi nuk është i drejtë, sepse një kritikë e tillë do të pengonte çdo vendim që të bëhet i detyrueshëm. Me pak fjalë, çdo gjë që rregullohet në frymën e harmonisë dhe me dashuri e motive të pastra, sjell dritë, ndërsa po të mbizotërojë edhe gjurma më e vogël e ftohtësisë rezultati do të jetë errësira mbi errësirë.... Po ta shohë çështjen në këtë mënyrë, kjo asamble do të jetë e Perëndisë, në të kundërtën ajo do të çojë në ftohje e tjetërsim që vjen nga i Mallkuari... Në qoftë se do të përpiqen t'i përmbushin këto kërkesa, Hiri i Shpirtit të Shenjtë do të zbresë mbi ta dhe ajo asamble do të bëhet qendra e bekimeve Hyjnore, grupimet e konfirmimit Hyjnor do t'u vinë në ndihmë dhe ata do të marrin ditë për ditë një vërshim të ri të Shpirtit.
("Bahá'í Administration" [Administrimi Bahá'í], f.22-23)
Në qoftë se disa shpirtra mblidhen së bashku me dashuri në një takim, të mbushur me ndjenjat e Mbretërisë, me tërheqje hyjnore, me zemra të kulluara dhe me pastërti e shenjtëri absolute, për t'u shkrirë në shpirt e aroma, kjo mbledhje do të ketë efekt mbi mbarë botën. Kushtet, fjalët dhe veprat e kësaj mbledhjeje do ta çojnë botën në lumturi të përjetshme dhe do të jenë një dëshmi e favoreve të Mbretërisë. Shpirti i Shenjtë do t'i forcojë ata dhe mikpritësit e Grupimit Suprem do t'i bëjnë fitimtarë, dhe engjëjt e Abhá-së do të vijnë njëri pas tjetrit.
(Tablets of 'Abdu'l-Bahá [Tabelat e 'Abdu'l-Bahá], f.508)
Kështu ata (anëtarët) duhet të bisedojnë e të konsultohen në një mënyrë të tillë, që të mos ndodhë asnjë mosmarrëveshje ose urrejtje. Kur të takohen për t'u konsultuar, secili duhet me liri të plotë të shprehë pikëpamjet e veta dhe të paraqesë provat e asaj që thotë. Në rast se një tjetër e kundërshton atë, ai nuk duhet të nxehet, sepse po nuk pati hetim ose verifikim të hollësishëm të çështjes e të problemit, nuk do të zbulohet e as do të kuptohet pikëpamja e kënaqshme. Drita e shkëlqyer që del nga përplasja e mendimeve është "ndriçuesja" e fakteve.
(Bahá'í World Faith [Besimi botëror Bahá'í], f.406)
...Në rast se ata bien dakord për një çështje, edhe në qoftë se e kanë gabim, kjo është më mirë sesa të mos bien dakord e të kenë të drejtë, sepse kjo divergjencë do të çojë në shkatërrimin e themelit hyjnor. Megjithëse njëra nga palët mund ta ketë drejt dhe ata të mos bien dakord, kjo do të shkaktojë njëmijë të këqia, por në qoftë se bien dakord dhe të dyja palët e kanë gabim, me qenë se ka unitet e vërteta do të zbulohet dhe e gabuara do të ndreqet.
(Bahá'í World Faith [Besimi botëror Bahá'í], f.411)
Çështja e konsultimit ka rëndësi shumë të madhe dhe është një nga instrumentet më të fuqishme që sigurojnë qetësinë dhe lumturinë e njerëzve. Për shembull, kur një besimtar është i pasigurtë rreth punëve të tij, ose kur kërkon të ndjekë një projekt ose të merret me tregti, miqtë duhet të mblidhen së bashku dhe të mendojnë një rrugëzgjidhje për të. Ai, nga ana e vet, duhet të veprojë në përshtatje me këtë. Po kështu edhe për çështje më të gjera, kur lind një problem ose shfaqet ndonjë vështirësi, të urtët duhet të mblidhen, të konsultohen dhe të mendojnë një rrugëzgjidhje. Pastaj duhet të mbështeten në të vetmin Perëndi të vërtetë dhe t'i nënshtrohen largpamësisë së Tij, në çdo rrugë që të revelohet ajo, sepse përkrahjet hyjnore padyshim do të ndihmojnë. Prandaj konsultimi është një nga urdhërat më të qartë të Zotit të njerëzimit.
(Consultation [Konsultimi], përmbledhje, f.5)Njeriu duhet të konsultohet për të gjitha çështjet, të vogla ose të mëdha qofshin, në mënyrë që të mundë të njohë atë që është e mirë. Konsultimi i jep atij intuitë për gjërat dhe e bën të aftë të gërmojë në çështje që janë të panjohura. Në fytyrat e atyre që angazhohen në konsultim shkëlqen drita e së vërtetës. Të tilla konsultime bëjnë që ujërat e gjalla të rrjedhin në livadhet e realitetit të njeriut, që rrezet e lavdisë së lashtë të shkëlqejnë mbi të dhe pema e qënies së tij të stoliset me fryte të mrekullueshme. Por anëtarët që marrin pjesë në konsultim duhet të sillen me dashurinë më të madhe, në harmoni e me sinqeritet ndaj njëri-tjetrit. Parimi i konsultimit është një nga elementët më themelorë të godinës hyjnore. Madje edhe në gjërat e tyre të zakonshme, anëtarët individualë të shoqërisë duhet të konsultohen.
(Consultation [Konsultimi], përmbledhje, f.5)Është e detyrueshme që secili të mos bëjë asnjë hap pa u konsultuar me Asamblenë Shpirtërore dhe ata, natyrisht, duhet t'u binden me zemër e me shpirt urdhërave të saj e t'i nënshtrohen, në mënyrë që gjërat të rregullohen ashtu si duhet. Ndryshe, çdo njeri do të veprojë në mënyrë të pavarur e sipas kokës së vet, do të shkojë pas gjykimit të vet e do të dëmtojë Kauzën.
(Bahá'í Administration [Administrimi Bahá'í], f.21)
Secili nga miqtë duhet të ngrejë lart tjetrin dhe secili duhet ta shohë veten si shumë të vogël e si hiç në prani të të tjerëve. Të gjitha çështjet duhen konsultuar në mbledhje dhe cilido qoftë vendimi i shumicës, ai duhet zbatuar. Unë betohem për të vetmin Perëndi të vërtetë, se është më mirë që të gjithë të jenë dakord për një vendim të gabuar, sesa të veçohet një votë e vetme e drejtë, sepse votat e veçuara mund të jenë burime divergjencash që çojnë në shkatërrim. Ndërsa në qoftë se në një rast ata marrin një vendim të gabuar, në njëqind raste të tjera do të marrin vendime të drejta dhe kështu uniteti e harmonia do të ruhen. Kjo do të kompensojë çdo të metë dhe do të çojë më në fund në korigjimin e gabimit.
Synimi i konsultimit është të tregojë se pikëpamjet e disa individëve janë me siguri të preferueshme në krahasim me ato të një njeriu, ashtu si fuqia e një numri njerëzish është sigurisht më e madhe se fuqia e një njeriu të vetëm. Pra, konsultimi është i pranueshëm në praninë e të Gjithfuqishmit dhe u është urdhëruar besimtarëve, në mënyrë që ata të mund të këshillohen si për çështje të zakonshme e vetiake dhe për çështje të një natyre të përgjithshme e universale.
Për shembull, kur një njeri ka një projekt për të kryer, në rast se ai do të konsultohej me disa nga vëllezërit e tij, ajo që nevojitet me siguri do të hetohej e zbulohej para syve të tij dhe e vërteta do të dilte në shesh. Po kështu, në një shkallë më të lartë, në rast se banorët e një fshati do të konsultoheshin me njëri-tjetrin për problemet e tyre, zgjidhja e drejtë me siguri do të gjendej. Në të njëjtën mënyrë, pjesëtarët e çdo profesioni, bie fjala në industri, duhet të konsultohen, dhe ata në tregti gjithashtu duhet të konsultohen për çështje të biznesit. Me pak fjalë, konsultimi është i dëshirueshëm e i pranueshëm në të gjitha gjërat e për të gjitha çështjet.
(Cituar në një letër të datës 15 shkurt 1922, që Shoghi Effendiu i drejton një Asambleje Shpirtërore Kombëtare)
...konsultimi duhet të ketë si objekt hetimin e së vërtetës. Ai që shpreh një mendim nuk duhet ta shpallë atë si korrekt e të drejtë, por ta parashtrojë si një ndihmesë për arritjen e mendimit të përbashkët; sepse drita e së vërtetës bëhet e dukshme kur dy mendime puqen. Shkëndia del kur stralli dhe çeliku përplasen me njëri-tjetrin. Njeriu duhet t'i peshojë mendimet e veta pa u ngutur, me qetësinë e gjakftohtësinë më të madhe. Para se të shprehë pikëpamjet e veta, ai duhet të ketë parasysh me kujdes pikëpamjet e shtruara më parë nga të tjerët. Në qoftë se sheh që një mendim i shprehur nga të tjerët para tij është më i vërtetë e i vlefshëm, ai duhet ta pranojë atë menjëherë dhe të mos ngulë këmbë me kokëfortësi në pikëpamjen e vet. Përmes kësaj metode të shkëlqyer ai përpiqet të shkojë drejt unitetit e së vërtetës. Kundërvënia dhe përçarja janë për të ardhur keq. Është më mirë t'i nënshtrohesh mendimit të një njeriu të urtë e mendjemprehtë; përndryshe kontradikta e grindja që shoqërojnë paraqitjen e mendimeve të ndryshme e divergjente mund të bëjnë të nevojshëm formimin e një trupi gjykues që të vendosë për çështjen në fjalë. Edhe një vendim i shumicës ose një konsensus mund të jetë i gabuar. Njëmijë vetë mund të jenë të një mendimi dhe ta kenë gabim, ndërsa një njeri i vetëm mendjemprehtë mund ta ketë drejt. Pra, konsultimi i vërtetë është një bashkëbisedim shpirtëror në një atmosferë dashurie. Anëtarët duhet ta duan njëri-tjetrin në frymën e miqësisë, në mënyrë që të mund të ketë rezultate të mira. Dashuria dhe miqësia janë themeli.
Rasti më i paharruar i konsultimit shpirtëror ishte takimi i dishepujve të Jezu Krishtit në mal pas ngritjes së Tij në qiell. Ata thanë: "Jezu Krishti u kryqëzua dhe ne nuk kemi më lidhje e kontakt me të në trupin e Tij fizik; prandaj ne duhet t'i qëndrojmë besnikë Atij, duhet t'i jemi mirënjohës e ta vlerësojmë Atë, sepse Ai na ngjalli së vdekurish, Ai na bëri të mençur, Ai na dha përjetësinë. Çfarë duhet të bëjmë ne për t'i qëndruar besnikë Atij?" Dhe kështu ata u këshilluan. Njëri prej tyre tha: "Ne duhet ta shkëpusim veten nga zinxhirët e vargonjtë e kësaj bote; përndryshe ne nuk mund të jemi besnikë." Të tjerët u përgjigjën: "Kështu është". Dikush tjetër tha: "Ne ose duhet t'u qëndrojmë besnikë grave e fëmijëve tanë, ose t'i shërbejmë Zotit tonë duke qenë të çliruar nga këto lidhje. Ne nuk mund të kujdesemi e të mbajmë familjet tona dhe, në të njëjtën kohë, të lajmërojmë ardhjen e Mbretërisë në shkretëtirë. Prandaj ata që janë të pamartuar le të mbeten të tillë, kurse ata që janë të martuar le t'u sigurojnë familjeve të tyre mjetet e jetesës e komoditetet dhe pastaj të shkojnë për të përhapur lajmin e gëzuar." Nuk pati kundërshtime, të gjithë qenë në një mendje dhe thanë: "Kjo është e drejtë." Një dishepull i tretë tha: "Për të kryer vepra me vlerë në Mbretërinë, ne duhet të jemi më vetmohues. Që tash e tutje ne duhet t'a lemë mënjanë qetësinë e rehatinë trupore, të pranojmë çdo vështirësi, të harrojmë vetveten dhe t'u mësojmë njerëzve Kauzën e Perëndisë." Kjo u pranua e u miratua nga gjithë të tjerët. Më në fund, një dishepull i katërt tha: "Ka edhe një aspekt tjetër të besimit e të unitetit tonë. Për hir të Jezuit ne do të rrihemi, do të burgosemi e do të syrgjynosemi. Ata mund të na vrasin. Le ta marrim këtë mësim që tani. Le ta kuptojmë e ta vendosim që megjithëse do të rrihemi, të dëbohemi, të mallkohemi, të pështyhemi e të çohemi për të na vrarë, ne do t'i pranojmë të gjitha këto me gëzim, do t'i duam ata që na urrejnë e na plagosin." Të gjithë dishepujt u përgjigjën: "Sigurisht që po - jemi dakord; kjo është e drejtë." Pastaj ata zbritën nga maja e malit dhe të gjithë u larguan në drejtime të ndryshme për të kryer secili misionin e vet hyjnor.
Ky ishte konsultim i vërtetë. Ky ishte konsultim shpirtëror e jo thjesht një shprehje e pikëpamjeve personale në një debat apo opozitë parlamentare.
3. NGA SHKRIMET E SHOGHI EFFENDIUT....Jo rrallë, madje shpesh herë, më kokëunjuri, më i thjeshti, më i pamësuari e ai më pa përvojë midis miqve, në saje të forcës frymëzuese absolute të vetmohimit e të përkushtimit të zjarrtë, jep një ndihmesë të çmuar e të paharruar gjatë një diskutimi tepër të ndërlikuar në një Asamble të caktuar.
(Bahá'í Administration [Administrimi Bahá'í], f.79)
Përmes ndeshjes së mendimeve personale, siç ka thënë 'Abdu'l-Bahá, shpesh ndizet shkëndia e së vërtetës dhe revelohet udhëheqja Hyjnore. Prandaj miqtë nuk duhet të dekurajohen nga ndryshimet në mendime që mund të mbizotërojnë midis anëtarëve të një Asambleje, sepse këto, siç e ka treguar përvoja dhe siç e vërtetojnë fjalët e Mjeshtrit, kryejnë një funksion me vlerë në të gjitha këshillimet e Asamblesë. Por sapo të jetë përcaktuar mendimi i shumicës, të gjithë anëtarët duhet automatikisht e pa rezerva t'i binden atij dhe ta zbatojnë me besnikëri. Sidoqoftë, durimi e përmbajtja duhen të karakterizojnë në çdo kohë diskutimet e këshillimet e përfaqësuesve të zgjedhur të komunitetit lokal, dhe nuk duhen lejuar, në çfarëdo rrethanash, diskutime të pafrytshme e meskine.
(18 prill 1939)(Kjo përmbledhje u përgatit kohët e fundit në Qendrën Botërore)
I. THEMELIMI DHE POZITA...Zoti ka porositur që në çdo qytet të ngrihet një Shtëpi e Drejtësisë, ku do të mblidhen këshilltarë që kapin numrin e Bahá-it {3}, dhe në qoftë se ky numër kalohet nuk ka rëndësi. Atyre u takon të jenë të besuarit e të Mëshirshmit midis njerëzve dhe ta konsiderojnë veten si ruajtësit e caktuar nga Perëndia për gjithçka që jeton mbi tokë...
(Bahá'u'lláh, në Bahá'í Administration [Administrimi Bahá'í], f. 21)
Këto Asamble Shpirtërore ndihmohen nga Fryma e Perëndisë. Mbrojtësi i tyre është 'Abdu'l-Bahá. Ai shtrin Krahët e Tij mbi to. A ka bujari më të madhe se kjo? Këto Asamble Shpirtërore janë llampa të ndritshme e kopshte qiellore, prej nga aromat e shenjtërisë përhapen mbi të gjitha vendet dhe drita e dijes derdhet mbi të gjitha krijesat. Prej tyre rrjedh në çdo drejtim shpirti i jetës. Ato janë me të vërtetë burimet e fuqishme të përparimit njerëzor në çdo kohë e në të gjitha kushtet.
('Abdu'l-Bahá, në God Passes By [Perëndia kalon pranë], f.332)
... ka rëndësi shumë të madhe që, në përputhje me atë që thuhet shprehimisht në "Qitapi Akdas" [Kitáb-i-Aqdas], në Librin Më Të Shenjtë, në çdo lokalitet, qoftë ky qytet ose fshat, ku numri i besimtarëve të rritur (21 vjeç e lart) është mbi nëntë {4}, të ngrihet pavonesë një "Asamble Shpirtërore" Lokale. Asaj duhet t'i paraqiten drejtpërdrejt e menjëherë për shqyrtim të plotë e vendim të gjitha çështjet lokale që kanë të bëjnë me Kauzën. Rëndësia, madje nevoja absolute, e këtyre Asambleve lokale bëhet e dukshme kur kuptojmë se në ditët që do të vijnë ato do të shndërrohen në Shtëpi lokale të Drejtësisë...
(Shoghi Effendi, Bahá'í Administration [Administrimi Bahá'í], f. 37)
2. KËSHILLIMI I PËRBASHKËT - FUNKSIONETAto e kanë për detyrë të këshillohen së bashku dhe të kujdesen për interesat e shërbëtorëve të Perëndisë, për hir të Tij, ashtu siç kujdesen për interesat e veta, dhe të zgjedhin atë që është e përshtatshme dhe e pëlqyeshme. Kështu ju ka urdhëruar Zoti Perëndia juaj... Hapni sytë se mos shmangni atë që është reveluar qartë në Tabelat e Tij. Rrini në frikë të Zotit, o ju që kuptoni!
(Bahá'u'lláh, në Bahá'í Administration [Administrimin Bahá'í], p.21)
Një lexim i vëmendshëm i fjalëve të Bahá'u'lláh-ut e të 'Abdu'l-Bahá-it për detyrat dhe funksionet e Asamblesë Shpirtërore në çdo vend (që më pas do të emërtohet si Shtëpi lokale e Drejtësisë), zbulon me theks emfatik natyrën e tyre të shenjtë, fushën e gjerë të veprimtarisë së tyre dhe përgjegjësinë e madhe që bie mi to.
Duke iu drejtuar anëtarëve të Asamblesë Shpirtërore në Çikago, Mjeshtri thotë: "Sa herë që hyni në dhomën e këshillit, thuajeni këtë lutje me zemrën që ju rreh nga dashuria për Perëndinë dhe me gjuhën të pastruar nga gjithçka veç kujtimit të Tij, që i Gjithpushtetshmi t'ju ndihmojë me dashamirësi për të arritur fitoren më të lartë. 'O Perëndi, Perëndia ime! Ne jemi shërbëtorë të Tu që janë kthyer me përkushtim nga Fytyra Jote e Shenjtë, që e kanë shkëputur veten nga gjithçka veç Teje në këtë Ditë të lavdishme. Ne jemi mbledhur në këtë Asamble Shpirtërore, të bashkuar në pikëpamjet e mendimet tona, me qëllimet tona të harmonizuara për të lartësuar Fjalën Tënde midis gjinisë njerëzore. O Zot, Perëndia Ynë! Bëna ne shenjat e Udhërrëfimit Tënd Hyjnor, Flamujt e Besimit Tënd të lavdëruar midis njerëzve, shërbëtorë të Besëlidhjes Tënde të fuqishme. O Ti Zoti ynë Më i Lartë, Bëna ne shfaqje të Unitetit Tënd Hyjnor në Mbretërinë Tënde Abhá, bëna yje vezullues që shkëlqejnë mbi të gjitha vendet. Zot! Ndihmona të bëhemi detra që ngrihen me valët e Mirësisë Tënde mahnitëse, rrëke që rrjedhin nga Lartësitë e Tua të gjithlavdishme, fryte të mira në pemën e Kauzës Tënde qiellore, pemë që tunden në flladet e Bujarisë Tënde në Vreshtin Tënd qiellor. O Perëndi! Bëji shpirtrat tanë të varur prej Vargjeve të Unitetit Tënd Hyjnor, gëzoji zemrat tona me vërshimet e Mirësisë Tënde, që ne të bashkohemi si dallgët e një deti dhe të shkrihemi së bashku si rrezet e Dritës Tënde të shkëlqyeshme; që mendimet tona, pikëpamjet tona, ndjenjat tona të bëhen si një realitet, të manifestojnë shpirtin e unitetit në mbarë botën. Ti je i Hirshmi, Bujari, Dhuruesi, i Gjithfuqishmi, i Mëshirshmi, Zemërdhembshuri'".
...Veç kësaj, 'Abdu'l-Bahá revelon këto që vijojnë: "Është e detyrueshme që secili të mos bëjë asnjë hap pa u konsultuar me Asamblenë Shpirtërore dhe ata, natyrisht, duhet t'u binden me zemër e me shpirt urdhërave të saj e t'i nënshtrohen, në mënyrë që gjërat të rregullohen ashtu si duhet. Ndryshe, çdo njeri do të veprojë në mënyrë të pavarur e sipas kokës së vet, do të shkojë pas gjykimit të vet e do të dëmtojë Kauzën."
"Kërkesat kryesore për ata që këshillohen bashkërisht janë pastërtia e qëllimit, ndriçimi i shpirtit, shkëputja nga çdo gjë tjetër veç Perëndisë, tërheqja ndaj Aromave të Tij Hyjnore, përulja e nënshtrimi midis të dashurve të Tij, durimi e vuajtja e gjatë në vështirësi dhe shërbesa ndaj Pragut të Tij të Lavdëruar. Po qe se ndihmohen me dashamirësi për të fituar këto atribute, atyre do t'u falet fitorja prej Mbretërisë së padukshme Bahá-i.... Pra, pjesëtarët duhet të këshillohen së bashku në mënyrë të tillë që të mos lind asnjë rast keqdashjeje ose mosmarrëveshjeje. Kjo arrihet kur çdo pjesëtar shpreh me liri absolute mendimin e tij dhe e bën të qartë argumentin e vet. Po qe se ndonjëri kundërvihet, ai nuk duhet kurrsesi ta ndiejë veten të lënduar, sepse mënyra e drejtë mund të zbulohet vetëm mbasi të gjitha çështjet të jenë diskutuar plotësisht. Shkëndia ndriçuese e së vërtetës vjen vetëm pas përplasjes së mendimeve të ndryshme. Në qoftë se pas diskutimit një vendim merret njëzëri, kjo është shumë mirë; por në qoftë se, mos e dhëntë Zoti, lindin divergjenca mendimesh, atëherë duhet të mbizotërojë shumica e votave."
Duke numëruar detyrimet e anëtarëve të këshillave konsultativë, i Shumëdashuri ['Abdu'l-Bahá ] revelon këto që vijojnë: "Kushti i parë është dashuria e harmonia absolute midis anëtarëve të asamblesë. Ata duhet të jenë krejt të zhveshur nga çdo ndjenjë ftohtësie ndaj njëri-tjetrit dhe të shprehin në veten e tyre Unitetin e Perëndisë, sepse ata janë valë të një deti, pika uji të një lumi, yje të një qielli, rreze të një dielli, pemë të një kopshti, lule të një lulishteje. Në qoftë se nuk ka harmoni mendimi e unitet absolut, ai grumbullim duhet shpërndarë dhe ajo asamble duhet reduktuar në hiç. Kushti i dytë: Kur mblidhen bashkë, ata duhet ta kthejnë shikimin ndaj Mbretërisë atje Lart dhe të kërkojnë ndihmë nga Sfera e Lavdisë. Ata duhet pastaj të shprehin pikëpamjet e tyre me devocionin, mirësjelljen, dinjitetin, kujdesin e moderimin më të madh. Në çdo çështje ata duhet të kërkojnë të vërtetën e jo të ngulin këmbë në mendimin e vet, sepse kokëfortësia e këmbëngulja në pikëpamjen që ka një njeri çon në fund të fundit në mosmarrëveshje e grindje dhe e vërteta mbetet e fshehur. Anëtarët e nderuar duhet t'i shprehin krejt lirisht mendimet e veta, dhe nuk është e lejueshme të nënvleftësosh mendimin e tjetrit; jo, secili duhet të parashtrojë të vërtetën me moderim, dhe në qoftë se lindin divergjenca, atëherë duhet të mbisundojë shumica e votave dhe të gjithë duhet t'i binden shumicës. Nuk është e lejuar, gjithashtu, që cilido nga anëtarët e nderuar të kundërshtojë ose të censurojë, në mbledhje ose jashtë saj, një vendim që është arritur më parë, edhe në qoftë se mendimi nuk është i drejtë, sepse një kritikë e tillë do të pengonte çdo vendim që të bëhet i detyrueshëm.
Me pak fjalë, çdo gjë që rregullohet në frymën e harmonisë dhe me dashuri e motive të pastra, sjell dritë, ndërsa po të mbizotërojë edhe gjurma më e vogël e ftohtësisë rezultati do të jetë errësira mbi errësirë.... Po ta shohë çështjen në këtë mënyrë, kjo asamble do të jetë e Perëndisë, në të kundërtën ajo do të çojë në ftohje e tjetërsim që vjen nga i Mallkuari..."
(Shoghi Effendi, Bahá'í Administration [Administrimi Bahá'í], f.20-23)
Çështja e mësimit, drejtimi, mënyra e mjetet, shtrirja e konsolidimi i tij, megjithëse janë thelbësore për interesat e Kauzës, nuk përbëjnë aspak të vetmin problem që duhet të tërheqë vëmendjen e këtyre Asambleve. Një studim i kujdesshëm i Tabelave të Bahá'u'lláh e të 'Abdu'l-Bahá do të revelojë se detyra të tjera, jo më pak jetësore për interesat e Kauzës, u ngarkohen përfaqësuesve të zgjedhur të miqve në çdo lokalitet.
Ata duhet të jenë të kujdesshëm e vigjilentë, të matur e syhapur, dhe ta mbrojnë kurdoherë Tempullin e Kauzës nga heshtat e keqbërësve dhe nga sulmet e tërbuara të armikut.
Ata duhet të përpiqen të përkrahin miqësinë e mirëkuptimin midis miqve, të fshijnë nga çdo zemër çdo gjurmë të mosbesimit, të ftohtësisë e të largimit që ka mbetur dhe të sigurojnë, në vend të kësaj, një bashkëpunim me gjithë zemër për t'i shërbyer Kauzës.
Ata duhet të bëjnë gjithçka që në çdo kohë t'u zgjatin dorën e ndihmës të varfërve, të sëmurëve, invalidëve, jetimëve, të vejave, pavarësisht nga ngjyra, kasta e bindjet.
Ato duhet të përkrahin me të gjitha mjetet ndriçimin material, si dhe atë shpirtëror, të rinisë, të zhvillojnë mjetet për shkollimin e fëmijëve, të themelojnë, atje ku është e mundur, institucione arsimore Bahá'í, të organizojnë e mbikqyrin punën e tyre dhe të sigurojnë metodat më të mira për përparimin e zhvillimin e tyre.
...Ato duhet të ngarkohen me organizimin e takimeve të rregullta të miqve, të festave e të përvjetorëve, si dhe të mbledhjeve të posaçme që kanë për qëllim t'u shërbejnë interesave sociale, intelektuale e shpirtërore të bashkëqytetarëve të tyre.
...Këto radhiten ndërmjet detyrimeve më të rëndësishme të anëtarëve të çdo Asambleje Shpirtërore. Për të siguruar efikasitetin dhe për të shmangur konfuzionin, në çfarëdo lokaliteti ku Kauza është shtrirë në mënyrë të mjaftueshme, secili prej këtyre funksioneve të shumëfishta duhet t'i paraqitet një Komiteti të posaçëm, që përgjigjet para asaj Asambleje, të zgjedhur prej saj nga radhët e miqve në atë lokalitet, mbi punën e të cilit Asambleja duhet të ushtrojë një mbikqyrje të vazhdueshme e të përgjithshme.
Këto Asamble Shpirtërore lokale duhet të zgjidhen drejtpërdrejt nga miqtë, dhe çdo besimtar i deklaruar me moshë 21 vjeç e lart, në vend që të veçohet e të mbajë një qëndrim indiferent ose të pavarur, duhet ta shohë si detyrë të tij të shenjtë të marrë pjesë me ndërgjegje e zell në zgjedhjen, konsolidimin dhe funksionimin efektiv të Asamblesë së vet lokale.
(Shoghi Effendi, Bahá'í Administration [Administrimi Bahá'í], f.37-39)
Bahá'u'lláh-u ka premtuar se në çdo Asamble ku zotëron uniteti dhe harmonia Shpirti i Tij i lavdishëm jo vetëm do të jetë i pranishëm, por do të frymëzojë, mbështesë e udhëheqë të gjithë miqtë në të gjitha konsultimet e tyre.
Pikërisht për unitet Ruajtësi u ka bërë vazhdimisht thirrje miqve. Sepse atje ku ka një vullnet unik, efektivisht asgjë nuk mund të kundërshtojë e të pengojë forcat e zhvillimit konstruktiv...
(Shoghi Effendi, dy Asambleve Shpirtërore Lokale, datë 17 nëntor 1933, shkruar në emër të tij)
Prandaj miqtë nuk duhet të dekurajohen nga ndryshimet në mendime që mund të mbizotërojnë midis anëtarëve të një Asambleje, sepse këto, siç e ka treguar përvoja dhe siç e vërtetojnë fjalët e Mjeshtrit, kryejnë një funksion me vlerë në të gjitha këshillimet e Asamblesë. Por sapo të jetë përcaktuar mendimi i shumicës, të gjithë anëtarët duhet automatikisht e pa rezerva t'i binden atij dhe ta zbatojnë me besnikëri. Sidoqoftë, durimi e përmbajtja duhen të karakterizojnë në çdo kohë diskutimet e këshillimet e përfaqësuesve të zgjedhur të komunitetit lokal, dhe nuk duhen lejuar, në çfarëdo rrethanash, diskutime të pafrytshme e meskine.
(Shoghi Effendi, një besimtari individual, datë 18 prill 1939, shkruar në emër të tij)
3. ASAMBLEJA - RAPORTI ME BESIMTARËTLe të mbajmë gjithashtu parasysh se koncepti themelor i Kauzës së Perëndisë nuk është autoriteti diktatorial por shoqëria e përunjur, nuk është pushteti arbitrar por fryma e konsultimit të sinqertë e plot dashuri. Asgjë, veç frymës së një Bahá'í të vërtetë, nuk mund të shpresojë të pajtojë parimet e mëshirës e të drejtësisë, të lirisë e të nënshtrimit, të shenjtërisë së të drejtës së individit e të vetëdorëzimit, të vigjilencës, të maturisë e të urtisë, nga njëra anë, dhe të shoqërisë, të çiltërsisë e të guximit, nga ana tjetër.
Detyrat e atyre që miqtë i kanë zgjedhur në mënyrë të ndërgjegjshme e lirisht si përfaqësues të vet, nuk janë më pak jetësore e imponuese se detyrimet e atyre që i kanë zgjedhur ata. Funksioni i tyre nuk është të diktojnë, por të konsultohen, dhe të konsultohen jo vetëm me njëri-tjetrin, por sa më shumë që të jetë e mundur me miqtë që ata përfaqësojnë. Ata s'duhet ta shohin veten ndryshe veçse si instrumenta të zgjedhur për një paraqitje më efektive e dinjitoze të Kauzës së Perëndisë. Ata kurrë nuk duhet të priren të supozojnë se janë stolitë qendrore të trupit të Kauzës, qenësisht superiorë ndaj të tjerëve në aftësi ose merita, dhe promotorët e vetëm të mësimeve e të parimeve të saj. Ata duhet ta kryejnë detyrën e tyre me përunjësi ekstreme dhe të përpiqen që me transparencën e tyre, me ndjenjën e tyre të lartë të drejtësisë e të detyrës, me çiltërsinë, thjeshtësinë e tyre, me përkushtimin e plotë ndaj mbarëvajtjes e interesave të miqve, ndaj Kauzës e njerëzimit, të fitojnë jo vetëm besimin, mbështetjen e respektin e vërtetë të atyre që ata duhet t'u shërbejnë, por edhe stimën e dashurinë e vërtetë të tyre. Ata kurdoherë duhet të shmangin frymën e ekskluzivitetit, atmosferën e fshehtësisë, ta çlirojnë veten nga qëndrimi dominues dhe të flakin çdo formë paragjykimi e pasioni në diskutimet e tyre. Ata duhet që, brenda kufijve të pjekurisë, të bisedojnë në konfidencë me miqtë, t'i njohin ata me planet e tyre, të ndajnë me ta problemet e shqetësimet që kanë dhe të kërkojnë mendimin e këshillën e tyre. Dhe kur u kërkohet të marrin një vendim të caktuar, ata duhet që, pas një konsultimi të paanshëm, plot preokupacion e të përzemërt, të kthehen nga Perëndia me lutje dhe, me zell, bindje e guxim, të japin votën e tyre e t'i binden zërit të shumicës, i cili, siç na ka thënë Mjeshtri ynë, është zëri i së vërtetës, që kurrë nuk duhet kundërshtuar, por gjithmonë duhet mbështetur me gjithë zemër. Miqtë duhet t'i përgjigjen përzemërsisht këtij zëri dhe ta shohin atë si të vetmin mjet që mund të sigurojë mbrojtjen dhe përparimin e Kauzës.
(Shoghi Effendi, Bahá'í Administration [Administrimi Bahá'í], f.63-64)
Administruesit e Besimit të Perëndisë duhet të jenë si barinjtë. Qëllimi i tyre duhet të jetë të largojnë të gjitha dyshimet, keqkuptimet dhe dallimet e dëmshme që mund të shfaqen në komunitetin e besimtarëve. Dhe ata mund ta arrijnë këtë në mënyrë të përshtatshme po qe se janë të frymëzuar nga një sens i vërtetë dashurie për sivëllezërit e tyre, të shoqëruar me një vendosmëri të patundur për të vepruar me drejtësi në të gjitha rastet që u paraqiten për të shqyrtuar.
(Shoghi Effendi, një besimtari individual, datë 9 mars 1934, shkruar në emër të tij)
Nuk ka detyrë më urgjentisht të nevojshme sesa sigurimi i harmonisë e i miqësisë së plotë ndërmjet miqve, veçanërisht midis Asambleve Lokale dhe besimtarëve individualë. Asabletë Lokale duhet të ngjallin besim te besimtarët individualë, dhe këta, nga ana e vet, duhet të shprehin gatishmërinë për t'iu bindur plotësisht vendimeve e orientimeve të Asamblesë Lokale. Të dyja palët duhet të mësojnë të bashkëveprojnë dhe ta kuptojnë se vetëm përmes një bashkëveprimi të tillë institucionet e Kauzës mund të funksionojnë në mënyrë efektive e të përhershme. Ndërsa bindja ndaj Asamblesë Lokale duhet të jetë e padiskutueshme e me gjithë zemër, ky organ duhet t'i mbështesë vendimet e veta në mënyrë të tillë që të shmangë përshtypjen sikur frymëzohet nga motive diktatoriale. Fryma e Kauzës është ajo e bashkëveprimit të ndërsjelltë, dhe jo fryma e një diktature.
(Shoghi Effendi, një besimtari individual, datë 28 tetor 1935, shkruar në emër të tij)
Ne të gjithë kemi të drejtë të kemi mendimet tona, ne jemi të detyruar të mendojmë në mënyra të ndryshme; por një Bahá'í duhet të pranojë vendimin e shumicës në Asamblenë e tij, duke e kuptuar se pranimi e harmonia - edhe në qoftë se është bërë ndonjë gabim - janë gjërat me të vërtetë të rëndësishme, dhe kur Kauzës i shërbehet si duhet, sipas mënyrës Bahá'í, në fund Perëndia do të ndreqë çdo gabim që është bërë.
Bahá'í-ve nuk u kërkohet të votojnë në një Asamble kundër ndërgjegjes së tyre. Është më mirë në qoftë se ata i nënshtrohen pikëpamjes së shumicës dhe e bëjnë atë unanime. Por ata nuk janë të detyruar të veprojnë kështu. Ajo që ata duhet të bëjnë është t'i përmbahen vendimit të shumicës , sespse është ky që bëhet efektiv. Ata nuk duhet të sillen vërdallë e të minojnë Asamblenë duke thënë se nuk janë dakord me vendimin e shumicës. Me fjalë të tjera, ata duhet të venë të parën Kauzën e jo mendimet e veta. Ai (anëtari i Asamblesë Shpirtërore) mund t'i kërkojë Asamblesë ta rishqyrtojë çështjen, por nuk ka të drejtë t'i detyrojë ata ose të krijojë dizarmoni meqë ata nuk ndryshojnë...
(Shoghi Effendi, një besimtari individual, datë 19 tetor 1947, shkruar në emër të tij)
Unë miratoj plotësisht dhe mbështes me gjithë zemër e pa rezerva parimin që i referoheni ju, se personalitetet nuk duhet të bëhen qendra rreth së cilave të vërtitet komuniteti, por t'i nënshtrohen e të varen nga komuniteti në çdo rrethanë e sado të mëdha që të jenë meritat e tyre ndaj Asambleve të ndërtuara drejt. Ju dhe bashkëpunëtorët tuaj kurrë nuk mund të mbivlerësoni ose të mbitheksoni këtë parim kardinal të Administrimit Bahá'í.
(Shoghi Effendi, Principles of Bahá'í Administration: A Compilation [Parimet e administrimit Bahá'í :Përmbledhje], f. 58)
4. POZITA E ASAMBLESË SHPIRTËRORE KOMBËTARE... Ruajtësi dëshiron që unë të afirmoj përsëri pikëpamjen e tij se autoriteti i Asamblesë Shpirtërore Kombëtare është i pandarë e i pakundërshtueshëm në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me administrimin e Besimit... dhe se prandaj bindja e Bahá'í-ve individualë, e delegatëve, e grupeve dhe e Asambleve ndaj këtij autoriteti është imperative, se ajo duhet të burojë nga zemra dhe të jetë e padiskutueshme. Ai ka bindjen se pranimi pa rezerva dhe zbatimi i plotë i këtij kushti jetësor të Administrimit është thelbësor për të ruajtur shkallën më të lartë të unitetit midis besimtarëve dhe se është i domosdoshëm për funksionimin efektiv të makinës administrative të Besimit në çdo vend.
(Shënim në dorëshkrimin e Shoghi Effendiut, që i është bashkangjitur letrës së mësipërme, datë 11 qershor 1934)
Të përcaktuara nga 'Abdu'l-Bahá-i në Testamentin e Tij si "Shtëpi Dytësore të Drejtësisë", ato përbëjnë organizmat elektoralë në formimin e Shtëpisë Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe janë të plotfuqishme të drejtojnë, të unifikojnë, të bashkërendojnë e të stimulojnë veprimtaritë si të individëve dhe të Asambleve lokale brenda juridiksionit të tyre. Të ngritura mbi bazën e gjerë të komuniteteve të organizuara lokale, duke qenë ato vetë shtylla mbajtëse të insitucionit që duhet kosideruar si kulmi i Rendit Administrativ Bahá'í, këto Asamble zgjidhen, sipas parimit të përfaqësimit propocional, nga delegatë përfaqësues të komuniteteve lokale Bahá'í të mbledhur në Kuvend gjatë periudhës së Festës së Rizvanit; ato kanë autoritetin e nevojshëm që u jep mundësinë të sigurojnë zhvillimin e harmonishëm e efektiv të veprimtarisë Bahá'í brenda sferës së tyre përkatëse; janë të çliruara nga çdo përgjegjësi e drejtpërdrejtë ndaj elektoratit të vet për politikat dhe vendimet e tyre; janë të ngarkuara me detyrën e shenjtë që të shqyrtojnë pikëpamjet, të kërkojnë rekomandimet, të sigurojnë konfidencën e bashkëpunimin e delegatëve dhe t'i njohin ata me planet, problemet e veprimet e veta; ato mbështeten nga burimet e fondeve kombëtare, për të cilat duhet të kontribuojnë besimtarët e të gjitha rangjeve...
(Shoghi Effendi, God Passes By [Peröndia kalon pranö], f.332-333)
FORCA JETËSORE E KAUZËSI. PJESËMARRJA UNIVERSALE, SAKRIFICA, MBËSHTETJA NË BUJARINË
E PERËNDISË, NJË PRIVILEGJ SHPIRTËROR...Të japësh dhe të jesh zemërgjerë janë atributet e Mia; lum ai që e stolis veten me virtytet e Mia.
(Bahá'u'lláh, The Hidden Words [Fjalët e fshehura] (Persisht), Nr.49)
...Perëndia nuk kërkon nga askush, veçse sipas aftësive të tij. Ky kontribut duhet të vijë nga të gjitha qytetet e fshatrat nga të gjithë besimtarët e Perëndisë...
Cilitdo që kryen një vepër të mirë Perëndia do t'i japë dhjetëfishin. Nuk ka asnjë dyshim se Zoti që jeton do ta ndihmojë e mbështesë shpirtin bujar.
('Abdu'l-Bahá, Star of the West [Ylli i Perëndimit], Vëll. 6, Nr. 17, f. 139)
Me pak fjalë, O ju miq të Perëndisë, të jeni të sigurtë se si shpërblim për këtë kontribut tregtia juaj, bujqësia e industria juaj do të bekohet shumë herë...
('Abdu'l-Bahá, Star of the West [Ylli i Perëndimit], Vëll. 6, Nr. 17, f.139)
Ne duhet të jemi si çezma ose burimi që e zbraz vazhdimisht veten nga çdo gjë që ka dhe që vazhdimisht rimbushet nga një burim i padukshëm. Të japësh vazhdimisht për të mirën e njerëzve, pa pasur frikë nga varfëria dhe duke u mbështetur në bujarinë e pashtershme nga Burimi i çdo begatie e i çdo pasurie - ky është sekreti i jetesës së drejtë.
(Shoghi Effendi, Bahá'í News [Lajme Bahá'í], 13)Shoghi Effendiu beson se metoda më e mirë e më fisnike është të kesh dhurata që bëhen në mënyrë të lirë, spontane e me një ndjenjë sakrifice për të çuar përpara Kauzën e Perëndisë. Ky Tempull duhet të ngrihet me sakrifica. Kjo është metoda me të vërtetë e vlefshme.
(Shoghi Effendi, 14 prill 1932, shkruar në emër të tij)
... Kontributet në këtë fond përbëjnë, veç kësaj, një mënyrë praktike e të efektshme, përmes së cilës çdo besimtar mund të provojë masën e karakterin e besimit të tij dhe të provojë me vepra intensitetin e përkushtimit e të lidhjes së tij me Kauzën.
(Shoghi Effendi, 25 shtator 1934, shkruar në emër të tij)
... Nuk mund të ketë kufi për kontributin e dikujt në fondin kombëtar. Sa më shumë të japësh aq më mirë është, veçanërisht kur dhurime të tilla kërkojnë sakrifikimin e nevojave e të dëshirave të tjera nga ana e dhuruesit. Sa më e madhe të jetë sakrifica, aq më e merituar do të jetë ajo, natyrisht në sytë e Perëndisë. Sepse në fund të fundit, nuk ka aq rëndësi sasia e asaj që dhuron personi, sesa masa e privacionit që sjell ajo për të, gjë që gjithmonë duhet ta mbajmë parasysh kur theksojmë nevojën e një mbështetjeje universale e me gjithë zemër për fondet e ndryshme të Kauzës.
(Shoghi Effendi, 31 dhjetor 1935, shkruar në emër të tij)
... Çdo besimtar që nuk u trembet lidhjeve të pasigurta, rreziqeve e vështirësive financiare që mundojnë kombin, duhet të ngrihet e të sigurojë, me të gjitha mundësitë e tij ose të saj, vërshimin e vazhdueshëm të fondeve në Thesarin kombëtar, nga të cilat duhet të varet kryesisht zbatimi me sukses i Planit.
(Shoghi Effendi, Messages to America [Mesazhe drejtuar Amerikës]: 1932-1946, f.11, shkruar në emër të tij)
Asgjë tjetër nuk i sjell sukses Besimit si shërbimi. Shërbimi është magneti që tërheq mbështetjet hyjnore. Kështu, kur një person është aktiv, ato janë bekuar nga Shpirti i Shenjtë. Kur ata janë joaktivë, Shpirti i Shenjtë nuk mund gjejë hapësirë në qenien e tyre, kështu ata privohen nga rrezet e tij shëruese e gjallëruese.
(Shoghi Effendi, 12 korrik 1952, një besimtari individual, shkruar në emër të tij)
Ka një aspekt të thellë në raportin midis një besimtari dhe Fondit, që mbetet i vërtetë pavarësisht nga kushtet ekonomike të tij ose të saj. Kur një shpirt njerëzor e pranon Bahá'u'lláh-un si Manifestimim e Perëndisë për këtë epokë dhe futet në Beslidhjen Hyjnore, ky shpirt duhet që tërë jetën e tij ose të saj ta sjellë gjithnjë e më shumë në harmoni me synimin Hyjnor - ai bëhet bashkëpunëtor në Kauzën e Perëndisë dhe merr bujarinë që i lejohet t'ia kushtojë pasuritë e tij materiale, sado të pakta qofshin, punës së Besimit.
(Shtëpia Universale e Drejtësisë, 7 gusht 1985, gjithë Asambleve Shpirtërore Kombëtare)
...Kontributi për Fondin është një shërbim që mund ta kryejë çdo besimtar, qoftë i varfër ose i pasur, pasi kjo është një përgjegjësi shpirtërore në të cilën nuk ka rëndësi sasia që jepet. Janë shkalla e sakricës së atij që jep, dashuria me të cilën ai e bën dhuratën dhe uniteti i të gjithë miqve në këtë shërbim ato që sjellin konfirmime shpirtërore...
(Shtëpia Universale e Drejtësisë, Wellsprings of Guidance [Burime Udhërrëfimi], f. 19-20)
Prandaj dhënia për Fondin është një privilegj shpirtëror, të cilin nuk e gëzojnë ata që nuk e kanë pranuar Bahá'u'lláh-un, por që asnjë besimtar nuk duhet t'ia mohojë vetes. Ajo është si përgjegjësi ashtu edhe burim bujarie. Ky është një aspekt i Kauzës, i cili ne e ndjejmë se është pjesë thelbësore e mësimeve bazë dhe e thellimit të besimtarëve të rinj. Rëndësia e kontributit qëndron në shkallën e sakrificës së dhënësit, në shpirtin e përkushtimit me të cilin është dhënë kontributi dhe në unitetin e miqve në këtë shërbim; janë këto që tërheqin mbështetjet e Perëndisë dhe rrisin dinjitetin e vetrespektin e individëve e të komunitetit.
(Shtëpia Universale e Drejtësisë, 7 gusht 1985, gjithë Asambleve Shpirtërore Kombëtare)
II. NATYRA VULLNETARE E KONFIDENCIALE E KONTRIBUTEVE
... E ndjej për detyrë t'ju kujtoj se është e nevojshme të keni gjithmonë parasysh parimin kardinal se të gjitha kontributet për Fondin duhet të jenë thjesht e rigorozisht vullnetare nga karakteri i tyre. Të gjithëve duhet t'i bëhet e qartë se çdo formë detyrimi, sado e lehtë e indirekte, godet vetë themelin e parimit mbi të cilin është ngritur Fondi qysh prej fillimit të tij. Ndërsa thirrje të një karakteri të përgjithshëm, të përgatitura me kujdes e prekëse dhe me ton dinjitoz, janë të mirëpritura në çfarëdo lloj rrethanash, duhet lënë krejtësisht në gjykimin e çdo besimtari të ndërgjegjshëm të vendosë për natyrën, sasinë dhe qëllimin e kontributit të tij ose të saj për përhapjen e Kauzës.
(Shoghi Effendi, Bahá'í Administration [Administrimi Bahá'í], f.101)
Përsa i përket çështjes së kontributeve, ne nuk duhet të përdorin asnjë lloj detyrimi dhe të sigurohemi mirë për dëshirën e dhuruesit.
(Shoghi Effendi, 9 korrik 1926)...Nuk ka ndonjë kundërshtim....që Asmbleja Shpirtërore të regjistrojë emrat e kontribuesve dhe shumat që ata kanë dhënë; por asnjë presion nuk u duhet bërë kurrë Bahá'í-ve që ata të kontribuojnë; kjo duhet bërë vullnetarisht dhe të konsiderohet si diçka konfidenciale, përveç rasteve kur vetë miqtë dëshirojnë që kjo të përmendet hapur.
(Shoghi Effendi, 26 tetor 1945, një besimtari indibvidual, shkruar në emër të tij)
III VETEM BAHÁ'Í-TË MUND TË KONTRIBUOJNË NË FONDET Bahá'í
... Arsyeja për këtë është e dyfishtë: Së pari, sepse institucionet që Bahá'í-të po ndërtojnë gradualisht kanë natyrën e dhurimeve që Bahá'u'lláh-u i jep botës; dhe së dyti, pranimi i fondeve nga jobesimtarë për përdorim specifik Bahá'í, shpejt a vonë do t'i përfshinte Bahá'í-të në komplikime të paparashikuara e vështirësi me të tjerë, duke i shkaktuar kështu një dëm të pallogaritshëm trupit të Kauzës.
(Shoghi Effendi, 14 prill 1934, një besimtari individual, shkruar në emër të tij)
... Çdo besimtar Bahá'í, i rritur ose fëmijë qoftë, mund të japë në fondet e Kauzës. Për këtë nuk kërkohet ndonjë deklaratë; fëmijët Bahá'í kanë dhënë gjithmonë për Kauzën, kudo.
(Shoghi Effendi, 18 gusht 1949, një Asambleje Shpirtërore Kombëtare, shkruar në emër të tij)
IV FONDI BAHA'I: GURI THEMELTAR I ARRITJEVE... I kam nxitur ata që të mbështesin vazhdimisht e me gjithë zemër institucionet shumë thelbësore e jetësore të Fondit Kombëtar e të Asamblesë Kombëtare. Të gjithë atyre u duhet bërë e qartë se mbështetja e vazhdueshme për këto dy institucione binjake është guri themeltar i të gjitha arritjeve të ardhshme, burimi kryesor prej nga do të rrjedhin të gjitha bekimet e ardhshme.
(Shoghi Effendi, dorëshkrim i tij, nga një letër e datës 7 shtator 1926)
E duke qenë se përparimi dhe shtrirja e veprimtarive shpirtërore varet e kushtëzohet nga mjetet materiale, është absolutisht e nevojshme që menjëherë pas ngritjes së Asambleve Shpirtërore lokale si edhe kombëtare, të krijohet një Fond Bahá'í, i cili të jetë nën kontrollin e vetëm të Asamblesë Shpirtërore. Të gjitha dhurimet e kontributet duhet t'i ofrohen Arkëtarit të Asamblesë, posaçërisht për të përkrahur interesat e Kauzës, në tërë atë lokalitet ose vend. Është detyrë e shenjtë e çdo shërbëtori të ndërgjegjshëm e besnik të Bahá'u'lláh-ut që dëshiron të shohë përparimin e Kauzës, të kontribuojë lirisht e bujarisht për rritjen e Fondit. Anëtarët e Asasmblesë Shpirtërore, sipas gjykimit të tyre, do ta shpenzojnë atë për të zhvilluar Fushatën e të Mësuarit, për të ndihmuar nevojtarët, për të ngritur institucione edukative Bahá'í, për të shtrirë me të gjitha rrugët e mundshme sferën e tyre të shërbimit. Unë ushqej shpresën se të gjithë miqtë, duke e kuptuar nevojën e kësaj mase, do të vihen në lëvizje e do të kontribuojnë, në mënyrë sado modeste në fillim, për krijimin e shpejtë dhe rritjen e këtij Fondi.
(Shoghi Effendi, 12 mars 1923, në Bahá'í Administration [Administrimi Bahá'í])
... ne duhet të kemi gjithmonë parasysh, se në botë ka kaq pak Bahá'í në krahasim me popullatën botërore dhe kaq shumë njerëz nevojtarë, që edhe sikur ne të jepnim gjithçka kemi, kjo nuk do të lehtësonte as edhe një thërrime të papërfillshme të vuajtjeve. Kjo nuk do të thotë që ne të mos i ndihmojmë nevojtarët, ne duhet t'i ndihmojmë ata; por kontributet tona për Besimin janë rruga më e sigurtë për të hequr një herë e përgjithmonë barrën e urisë e të mjerimit të njerëzimit, sepse vetëm nëpërmjet Sistemit të Bahá'u'lláh-ut - Hyjnor në origjinën e Tij - bota do të mund të qëndrojë mbi këmbët e veta dhe skamja, frika, uria, lufta etj. të eliminohen. Jo-bahá'í-të nuk mund të kontribuojnë në punën tonë ose ta bëjnë atë për ne; kështu, pra, me të vërtetë detyra jonë e parë është të mbështesim punën tonë mësimore, pasi kjo do të çojë në shërimin e kombeve.
(Shoghi Effendi, 8 dhjetor 1947, Bahá'í News [Lajme Bahá'í], Nr.210, shkruar në emër të tij)
... Ruajtësi do ta këshillonte Asamblenë tuaj të vazhdonte t'u ngulitë besimtarëve domosdoshmërinë e kontributit të rregullt për fondin kombëtar, pavarësisht nëse ka ndonjë nevojë të ngutshme ose jo. Vetëm kontributet e vazhdueshme për këtë fond mund të sigurojnë me të vërtetë stabilitetin financiar, nga i cili varet kaq shumë tani në mënyrë të pashmagshme përparimi i institucioneve të Besimit.
(Shoghi Effendi, 29 korrik 1935, në Bahá'í News [Lajme Bahá'í], Nr.95, shkruar në emër të tij)
... Furnizimi i fondeve, në mbështetje të Thesarit kombëtar, përbën në kohën e tanishme forcën jetësore të këtyre institucioneve që lindin, të cilat ju po punoni për t'i ngritur. Rëndësia e saj sigurisht nuk mund të mbivlerësohet. Unë pres me padurim e duke u lutur lajmet për një shtrirje të paparë në një organ kaq jetësor të Rendit Administrativ të Besimit tonë.
(Shoghi Effendi, dorëshkrim i tij, bashkangjitur letrës së mësipërme)
BESËLIDHJA...Një besëlidhje në kuptimin fetar është një marrëveshje ndërmjet Perëndisë dhe njeriut, me anë të së cilës Perëndia kërkon nga njeriu një qëndrim të caktuar dhe si shkëmbim i garanton atij bekime, ose i jep njeriut disa dhunti dhe si shkëmbim merr nga ata që e pranojnë këtë një premtim për t'u sjellë në një mënyrë të caktuar. Kemi, për shembull, Besëlidhjen e Madhe që çdo Manifestim i Perëndisë bën me pasuesit e Tij, duke u premtuar se kur të vijë koha do të dërgohet një Manifestim i ri dhe duke marrë prej tyre premtimin se ata do ta pranojnë Atë kur kjo të ndodhë. Ka gjithashtu një Beslidhje të Vogël që Manifestimi i Perëndisë bën me pasuesit e Tij, që ata të pranojnë pasardhësin e caktuar që do të vijë pas Tij. Në qoftë se ata e bëjnë këtë, Besimi mund të mbetet i bashkuar e i kulluar. Në qoftë se jo, Besimi përçahet dhe forca e tij humbet. Një Besëlidhje të këtij lloji bëri Bahá'u'lláh me pasuesit e Tij lidhur me 'Abdu'l-Bahá, të cilën 'Abdu'l-Bahá e përjetësoi nëpërmjet Rendit Administrativ...
(Shtëpia Universale e Drejtësisë, një besimtari individual, datë 23 mars 1975)
I. NATYRA E BESËLIDHJES...Detyra e parë që Perëndia u ka caktuar shërbëtorëve të Vet është të njohin Atë Që është Agimi i Revelacionit të Tij dhe Burimi i ligjeve të Tij, si në Mbretërinë e Kauzës së Tij dhe në botën e krijimit. Kushdo që e kryen këtë detyrë ka arritur gjithë të mirat... I takon cilitdo që arrin këtë rang më sublim, këtë majë lavdie të lartë, të zbatojë çdo porosi të Atij Që është Dëshira e botës. Këto detyra binjake janë të pandashme. Asnjëra nuk është e pranueshme pa tjetrën.
Ata që Perëndia i ka pajisur me intuitë, do të pranojnë me lehtësi se porositë e dhëna nga Perëndia përbëjnë mjetin suprem për mbajtjen e rendit në botë dhe për sigurimin e popujve të saj... Nxitoni të pini gotën tuaj, O ju njerëz me arsye! Ata që kanë dhunuar Besëlidhjen e Perëndisë duke shkelur porositë e Tij dhe që i kanë kthyer shpinën, kanë gabuar rëndë në sytë e Perëndisë, të Gjithzotëruesit, të Më të Lartit.
(Gleanings from the Writings of Bahá'u'lláh [Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh], f. 330-331)
... ju duhet të silleni në mënyrë të tillë, që të mund të shquheni e të shkëlqeni si dielli në mes shpirtrave të tjerë. Në qoftë se ndonjëri prej jush hyn në një qytet, ai, në saje të sinqeritetit, të çiltërsisë e të dashurisë, të ndershmërisë e të besnikërisë, të vërtetësisë e të dashamirësisë së tij ndaj të gjithë popujve të botës, duhet të bëhet një qendër tërheqëse, në mënyrë që njerëzit e atij qyteti të thonë: "Ky njeri është pa diskutim një Bahá'í, sepse figura e tij, sjellja e qëndrimi i tij, morali, natyra dhe prirjet e tij pasqyrojnë atributet e Bahá'í-ve". Para se të keni arritur këtë pozitë, ju nuk mund të thoni se i jeni përmbajtur me besnikëri Besëlidhjes dhe Testamentit të Perëndisë. Sepse Ai, nëpërmjet Teksteve të pakundërshtueshme, ka hyrë në një Besëlidhje të detyrueshme me të gjithë ne, duke na kërkuar të sillemi në përputhje me udhëzimet dhe këshillat e Tij të shenjta.
(Pjesë të zgjedhura nga shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #35:5)
II. BESËLIDHJA E MADHEAbrahami, paqja qoftë me Të, bëri një Besëlidhje lidhur me Mojsiun dhe dha lajmin e gëzuar të ardhjes së Tij. Mojsiu bëri një besëlidhje lidhur me Krishtin e premtuar dhe shpalli lajmin e mirë të ardhjes së Tij në botë. Krishti bëri një besëlidhje për Paraklitin dhe dha lajmin e ardhjes së Tij. Profeti Muhamet bëri një besëlidhje lidhur me Báb-in, dhe Báb-i ishte i Premtuari nga Muhameti, sepse Muhameti dha lajmin e ardhjes së Tij. Báb-i bëri një Besëlidhje për Bukurinë e Bekuar, Bahá'u'lláh, dhe dha lajmin e gëzuar të ardhjes së Tij, sepse Bukuria e Bekuar ishte i Premtuari i Báb. Bahá'u'lláh bëri një Besëlidhje lidhur me Një të Premtuar, i Cili do të shfaqet pas njëmijë ose disa mijë vjetësh. Ky Manifestim është i Premtuari i Bahá'u'lláh dhe do të shfaqet pas njëmijë vjetësh, ose pas mijëra vjetësh. Ai, për më tepër, me Pendën e Tij Supreme hyri në një Besëlidhje e Testament të madh me të gjithë Bahá'í-të, me anë të të cilit ata u porositën të gjithë të ndjekin Qendrën e Besëlidhjes pas ngjitjes në qiell e largimit të Tij, pa iu shmangur as edhe një fije floku urdhërave të Tij.
('Abdu'l-Bahá, në Bahá'í World Faith [Besimi botëror Bahá'í], f.358)
Ardhja e Bahá'u'lláhKjo është dita, O Zoti im, të cilën Ti ia shpalle gjithë njerëzimit si dita kur Ti do të reveloje Veten Tënde dhe do të derdhje rrezatimin Tënd, e do të vezulloje me shkëlqim mbi të gjitha krijesat Tuaja. Veç kësaj, Ti ke hyrë në një besëlidhje me ta në Librat Tuaja, në Shkrimet Tuaja, në Pergamentet Tuaja dhe në Tabelat Tuaja lidhur me Atë Që është Agimi i Revelacionit Tënd, dhe ke caktuar Bajan-in si Lajmëtarin e këtij Manifestimi më Të Madh e të gjithlavdishëm, të kësaj Shfaqjeje më të shkëlqyer e më sublime.
(Bahá'u'lláh, Prayers and Meditations by Bahá'u'lláh [Lutje e meditime nga Bahá'u'lláh], f.275)
Besëlidhja e Bahá'u'lláh lidhur me Manifestimin e ardhshëm
Cilido që pretendon për një Revelacion të drejtpërdrejtë nga Perëndia ... më parë se të kenë kaluar plot njëmijë vjet, është pa dyshim një mashtrues që gënjen ... Në qoftë se do të dilte dikush ... para se të kenë kaluar plot njëmijë vjet, duke pasur çdo vit dymbëdhjetë muaj sipas Kuranit dhe nëntëmbëdhjetë muaj nga nëntëmbëdhjetë ditë sipas Bajan-it, dhe në qoftë se ky njeri do të revelonte përpara syve tuaj të gjitha shenjat e Perëndisë, refuzojeni atë pa ngurrim!
(Bahá'u'lláh, në The World Order of Bahá'u'lláh [Rendi Botëror i Bahá'u'lláh], f.132)
III. BESËLIDHJA E VOGËL... U bie për detyrë Agsan-it [Aghsan], Afnan-it dhe farefisit Tim ta kthejnë, secili e të gjithë, fytyrën nga Dega Më e Lartë. Mbani parasysh atë që kemi reveluar në Librin Tonë Më të Shenjtë: "Kur oqeani i pranisë Time të jetë në zbaticë dhe Libri i Revelacionit Tim të ketë mbaruar, e ktheni shikimin tuaj nga Ai që Perëndia e ka caktuar dhe që është degë prej kësaj Rrënje të Lashtë." Synimi i këtij vargu të shenjtë s'është askush tjetër veçse Dega Më e Fuqishme ('Abdu'l-Bahá ). Kështu, Ne ju kemi reveluar me dashamirësi Vullnetin tonë të Fuqishëm, dhe Unë me të vërtetë jam i Hirshmi, i Gjithpushtetshmi.
(Bahá'u'lláh, në The World Order of Bahá'u'lláh [Rendi Botëror i Bahá'u'lláh], f.134)
Meqenëse gjatë tërë së kaluarës janë shfaqur dallime e divergjenca të mëdha midis besimeve fetare dhe çdo njeri me një ide të re ia atribuonte atë Perëndisë, Bahá'u'lláh dëshironte që të mos kishte bazë ose arsye për mosmarrëveshje midis Bahá'í-ve. Prandaj Ai shkroi me pendën e Vet Librin e Besëlidhjes së Tij, duke iu drejtuar farefisit të Vet dhe gjithë njerëzve të botës me këto fjalë: "Me të vërtetë, Unë kam caktuar Një Që është Qendra e Besëlidhjes Sime. Të gjithë duhet t'i binden Atij; të gjithë duhet të kthehen nga Ai; Ai është Interpretuesi i Librit Tim dhe është në dijeni të qëllimit Tim. Të gjithë duhet të kthehen nga Ai. Çdo gjë që thotë Ai është e drejtë, sepse me të vërtetë Ai e njeh përmbajtjen e Librit Tim. Askush tjetër, veç Tij, nuk e njeh Librin Tim." Qëllimi i kësaj deklarate është se kurrë nuk duhet të ketë mosmarrëveshje e divergjenca midis Bahá'í-ve, përkundrazi ata duhet të jenë gjithmonë të bashkuar e në harmoni... Prandaj, cilido që i bindet Qendrës së Besëlidhjes të caktuar nga Bahá'u'lláh i është bindur Bahá'u'lláh, dhe cilido që nuk i bindet Atij nuk i është bindur Bahá'u'lláh...
Kujdes! Kujdes! Se mos ndonjëri flet me autoritetin e mendimeve të veta, ose krijon diçka të re nga mendja e vet. Kujdes! Kujdes! Sipas Besëlidhjes së qartë të Bahá'u'lláh, ju nuk duhet t'ia vini veshin aspak një njeriu të tillë. Bahá'u'lláh u ruhet shpirtrave të tillë.
('Abdu'l-Bahá, The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], f. 322-323)
IV. BESËLIDHJA E VOGËL E PËRJETËSUAR NGA 'Abdu'l-Bahá
Pasardhës binjakëO miqtë e mi të dashur! Pas vdekjes së këtij njeriu të vuajtur, Aghsan-ët (Degët) e Afnan-ët (Degëzat) e Pemës së Shenjtë të Lotosit, Duart (shtyllat) e Kauzës së Perëndisë dhe të dashurit e Bukurisë Abhá duhet të kthehen nga Shoghi Effendi - dega e re që mbiu prej dy Pemëve të bekuara e të shenjta të Lotosit dhe fryti që u rrit nga bashkimi i dy lastarëve të Pemës së Shenjtërisë, - sepse ai është shenja e Perëndisë, dega e zgjedhur, ruajtësi i Kauzës së Perëndisë, është ai ndaj të cilit duhet të kthehen të gjithë Aghsan-ët, Afnan-ët, Duart e Kauzës së Perëndisë dhe të dashurit e Tij. Ai është shpjeguesi i fjalëve të Perëndisë dhe pas tij do të pasojë fëmija i parë i pasardhësve të tij të drejtpërdrejtë.
('Abdu'l-Bahá, The Will and Testament of 'Abdu'l-Bahá [Vullneti e Testamenti i 'Abdu'l-Bahá], f. 11)
...Secili duhet t'i drejtohet Librit Më të Shenjtë dhe për atë që nuk është shënuar atje t'i drejtohet Shtëpisë Universale të Drejtësisë. Ajo që do të vendosë ky organ, njëzëri ose me shumicë votash, është padyshim e Vërteta dhe Synimi i Vetë Perëndisë.
('Abdu'l-Bahá, The Will and Testament of 'Abdu'l-Bahá [Vullneti e Testamenti i 'Abdu'l-Bahá], f.19)
AutoritetiDega e shenjtë e rinore, ruajtësi i Kauzës së Perëndisë, si dhe Shtëpia Universale e Drejtësisë, që duhet zgjedhur e vendosur në mënyrë universale, janë të dy nën kujdesin e mbrojtjen e Bukurisë Abhá, nën strehën e udhëheqjen e pagabueshme të Shenjtërisë së Tij, të të Lartësuarit (u flijoftë jeta ime për ata të dy). Çdo gjë që të vendosin ata është nga Perëndia. Kush nuk i bindet atij, nuk u bindet atyre, nuk i është bindur Perëndisë; kush ngren krye kundër tij dhe kundër tyre, ka ngritur krye kundër Perëndisë; kush kundërshton atë, ka kundërshtuar Perëndinë; kush ndeshet me ta, është ndeshur me Perëndinë; kush polemizon me të, ka polemizuar me Perëndinë; kush e mohon atë, ka mohuar Perëndinë; kush nuk beson në të, nuk ka besuar në Perëndinë; kush devijon, veçon veten e largohet prej tij, në të vërtetë ka devijuar, ka veçuar veten e është larguar nga Perëndia.
('Abdu'l-Bahá, The Will and Testament of 'Abdu'l-Bahá [Vullneti e Testamenti i 'Abdu'l-Bahá], f. 11)
...Në drejtimin e çështjeve administrative të Besimit, në futjen e legjislacionit të nevojshëm për plotësimin e ligjeve të Qitapi Akdas [Kitáb-í-Aqdas], duhet mbajtur parasysh se anëtarët e Shtëpisë Universale të Drejtësisë, siç e tregojnë qartë thëniet e Bahá'u'lláh, nuk janë përgjegjës ndaj atyre që përfaqësojnë, as u lejohet të sundohen nga ndjenjat, nga opinioni i përgjithshëm, madje as nga bindjet e masës së besimtarëve, ose të atyre që i zgjedhin ata drejtëpërsëdrejti. Ata duhet të ndjekin, në një qëndrim lutjeje, diktatet dhe shtytjet e ndërgjegjes së tyre. Ata mund, në të vërtetë duhet, të njihen me kushtet që mbizotërojnë në gjirin e komunitetit, duhet të peshojnë pa pasion në mendjen e tyre të dhënat e çdo rasti që i jepet për shqyrtim, por duhet t'i rezervojnë vetes të drejtën e një vendimi të lirë. "Perëndia me të vërtetë do t'i frymëzojë ata me atë që dëshiron Ai," ky është sigurimi i pakundërshtueshëm që jep Bahá'u'lláh. Ata, dhe jo trupa e atyre që i zgjedh ata drejtpërsëdrejti ose tërthorazi, janë bërë kështu bartësit e udhërrëfimit hyjnor, që është në të njëjtën kohë burimi jetësor dhe garancia përfundimtare e këtij Revelacioni.
(Shoghi Effendi, The World Order of Bahá'u'lláh [Rendi botëror i Bahá'u'lláh-ut], f. 153)
Vdekja e Shoghi EffendiPas një studimi në lutje e të kujdesshëm të Shkrimeve të Shenjta lidhur me çështjen e emërimit të pasardhësit të Shoghi Effendi si Ruajtës i Kauzës së Perëndisë, dhe pas një konsultimi të gjatë që përfshinte marrjen parasysh të pikëpamjeve të Duarve të Kauzës së Perëndisë me qëndrim në Tokën e Shenjtë, Shtëpia Universale e Drejtësisë erdhi në përfundimin se nuk është e mundur të caktohet ose të përligjet mundësia e caktimit të një Ruajtësi të dytë për të zëvendësuar Shoghi Effendi.
(Shtëpia Universale e Drejtësisë, në Wellspring of Guidance [Burimi i udhërrëfimit], f.11)
Shtëpia Universale e DrejtësisëShtëpia Universale e Drejtësisë, për të cilën Ruajtësi tha se do të shihet nga brezat e ardhshëm si "streha e fundit e një qytetërimi të lëkundur," është tani, në mungesë të Ruajtësit, i vetmi institucion i pagabueshëm në botë, nga i cili duhet t'i kthejnë sytë të gjithë, dhe mbi të bie përgjegjësia për të siguruar unitetin e përparimin e Kauzës së Perëndisë në përputhje me Fjalën e Reveluar.
(Shtëpia Universale e Drejtësisë, në Wellspring of Guidance [Burimi i udhërrëfimit], f. 90)
Në Besimin Bahá'í ka dy qendra autoriteti të caktuara, tek të cilat duhet të drejtohen besimtarët, sepse në realitet Interpretuesi i Fjalës është një shtrirje e asaj qendre që është vetë Fjala. Libri është regjistrimi i thënieve të Bahá'u'lláh, ndërsa Interpretuesi me frymëzim hyjnor është Gjuha e gjallë e atij Libri- është ai dhe vetëm ai që mund të shpallë me autoritet domethënien e Librit. Pra, njëra qendër është Libri me Interpretuesin e tij dhe tjetra është Shtëpia Universale e Drejtësisë, e udhëhequr nga Perëndia për të vendosur për çdo gjë që nuk është reveluar shprehimisht në Libër. Ky model i qendrave e i marrëdhënieve të tyre është i dukshëm në çdo stad të shpalosjes së Kauzës. Në Kitáb-i Aqdas, Bahá'u'lláh u thotë besimtarëve që, pas vdekjes së Tij, t'i referohen Librit dhe "Atij Që Perëndia ka zgjedhur për këtë Qëllim, i Cili është degëzim i kësaj Rrënje të Lashtë." Në Kitáb-í-Ahdí (Libri i Besëlidhjes së Bahá'u'lláh), Ai e bën të qartë se kjo referencë është për 'Abdu'l-Bahá. Në Aqdas Bahá'u'lláh urdhëron gjithashtu krijimin e Shtëpisë Universale të Drejtësisë dhe i jep asaj pushtetin e nevojshëm për të ushtruar funksionet e dhëna. Mjeshtri, në Vullnetin e Testamentin e Tij, krijon shprehimisht Ruajtësinë, për të cilën Shoghi Effendiu deklaron se ishte parashikuar qartë në vargjet e Kitáb-i Aqdas, riafirmon e sqaron autoritetin e Shtëpisë Universale të Drejtësisë dhe i referon edhe një herë besimtarët te Libri: "Secili duhet t'i drejtohet Librit Më të Shenjtë dhe çdo gjë që nuk është shënuar shprehimisht aty duhet t'i paraqitet Shtëpisë Universale Të Drejtësisë," dhe në fund të Testamentit të Tij thotë: "Të gjithë duhet të kërkojnë udhëheqje e t'a kthejnë fytyrën nga Qendra e Kauzës dhe Shtëpia e Drejtësisë. Dhe kushdo që vështron nga çdo gjë tjetër, bën me të vërtetë një gabim të rëndë."
(Messages from the Universal House of Justice [Mesazhe nga Shtëpia Universale e Drejtësisë], f. 42-43)
V. PËRGJIGJA JONË PËR BESËLIDHJEN E VOGËL... fuqia e Besëlidhjes do ta mbrojë Kauzën e Bahá'u'lláh nga dyshimet e njerëzve të gabuar. Ajo është kështjella e fortifikuar e Kauzës së Perëndisë dhe shtylla e qëndrueshme e fesë së Perëndisë. Sot asnjë fuqi nuk mund ta ruajë njëshmërinë e botës Bahá'í veç Besëlidhjes së Perëndisë; përndryshe dallimet, si një shtrëngatë tronditëse, do të përfshijnë botën Bahá'í. Është e qartë se boshti i njëshmërisë së botës së njerëzimit është fuqia e Besëlidhjes dhe asgjë tjetër... Prandaj në fillim besimtarët duhet t'i hedhin hapat të sigurtë në Besëlidhje, në mënyrë që konfirmimet e Bahá'u'lláh t'i rrethojnë ata nga të gjitha anët, që mikpritësit e Grupimit Suprem të bëhen mbështetësit e përkrahësit e tyre dhe që shtytjet e këshillat e 'Abdu'l-Bahá, si piktura të gdhendura në gur, të mbeten të përhershme e të pashlyeshme në tabelat e të gjitha zemrave.
('Abdu'l-Bahá, Tablets of the Divine Plan [Tabelat e planit hyjnor], f. 49)
VI. FUQIA E BESËLIDHJESSot fuqia që rreh në arteriet e trupit të botës është fryma e Besëlidhjes - fryma që është shkaku i jetës. Kushdo që gjallërohet me këtë frymë, freskia dhe bukuria e jetës bëhen të dukshme tek ai, ai pagëzohet me Shpirtin e Shenjtë, ai lind përsëri, çlirohet nga shtypja e tirania, nga moskokëçarja e ashpërsia, që vdesin shpirtin, dhe arrin përjetësinë.
Lavdëro Perëndinë që je i vendosur në Besëlidhjen e Testamentin dhe që e ke kthyer fytyrën drejt Yllit të botës, Lartësisë së Tij Bahá'u'lláh
('Abdu'l-Bahá, në Star of the West [Ylli i Perëndimit], Vëll 14, Nr.7, tetor 1923, f.225)
...Është padyshim e qartë... se boshti i njëshmërisë së njerëzimit s'është tjetër veçse fuqia e Besëlidhjes.
Fuqia e Besëlidhjes është si ngrohtësia e diellit, që gjallëron e ndihmon zhvillimin e të gjitha krijesave mbi tokë. Drita e Besëlidhjes është, po kështu, edukatorja e mendjeve, e frymës, e zemrave dhe e shpirtrave të njerëzve.
('Abdu'l-Bahá, në God Passes By [Perëndia kalon pranë], f.238-239)
Po të mos ishte fuqia mbrojtëse e Besëlidhjes, që ruan kështjellën e pamposhtur të Kauzës së Perëndisë, brenda një dite midis Bahá'í-ve do të shfaqeshin njëmijë sekte të ndryshme, siç ka ndodhur në epokat e shkuara. Por në këtë Dispensacion të Bekuar, për hir të vazhdimësisë së Kauzës së Perëndisë dhe të shmangies së përçarjes midis njerëzve të Perëndisë, Bukuria e Bekuar (u flijoftë shpirti im për Të) ka shkruar me anë të Pendës Supreme Besëlidhjen dhe Testamentin...
('Abdu'l-Bahá, në Bahá'í World Faith [Besimi botëror Bahá'í], f.357-358)
FESTA E NËNTËMBËDHJETË DITËVENga ju është kërkuar që një herë në muaj të ofroni mikpritje, qoftë edhe vetëm me ujë, sepse Perëndia dëshiron të bashkojë zemrat tuaja, megjithëse kjo duhet të kombinohet me mjete qiellore e tokësore.
(Kitáb-i-Aqdas [Qitapi Akdas] - përkthim i përkohshëm)
2. NGA SHKRIMET DHE THËNIET E 'Abdu'l-BaháO ti i patundur në Besëlidhje! Ti ke shkruar ... lidhur me Festën. Ky kremtim, që mbahet në një ditë të muajit nëntëmbëdhjetë-ditësh, qe vendosur nga Shenjtëria e Tij Báb-i, dhe Bukuria e Bekuar orientoi, konfirmoi e inkurajoi me ngrohtësi mbajtjen e saj. Prandaj ajo është e një rëndësie shumë të madhe. Ju padyshim duhet të tregoni për të kujdesin më të madh dhe t'i bëni të njohura vlerat e saj, që ajo të vendoset në mënyrë të qëndrueshme mbi një bazë të përhershme. Le të mblidhen së bashku të dashurit e Perëndisë dhe të shoqërohen me njëri-tjetrin me shumë dashuri, shpirtmirësi e lumturi, duke u sjellë me kortezinë e vetpërmbajtjen më të madhe. Le të lexojnë ata vargjet e shenjta, ese të dobishme, si dhe letrat e 'Abdu'l-Bahá-it; le të inkurajojnë e të frymëzojnë njëri-tjetrin që të ushqejnë dashuri për cilindo e për të gjithë; të këndojnë lutjet me qetësi shpirtërore e gëzim; të mbajnë fjalë elokuente dhe të lavdërojnë Zotin e pashoq.
Mikpritësi, pa rënë fare në sy, duhet të tregojë mirësjellje ndaj të gjithëve, të jetë mbështetje për secilin dhe t'u shërbejë miqve me duart e veta.
Në qoftë se festa bëhet si duhet, ashtu siç e përshkruam, atëherë kjo darkë do të jetë me të vërtetë Darka e Zotit, sepse frytet e saj do të jenë frytet e vërteta të asaj Darke dhe ndikimi i saj do të jetë po ai.
(Nga një Tabelë e pabotuar më parë, drejtuar një besimtari individual)
Përsa i përket Festës së Nëntëmbëdhjetë Ditëve, ju duhet t'i kushtoni asaj vëmendjen më të madhe dhe ta themeloni mbi baza të shëndosha. Sepse kjo Festë sjell bekim, unitet e dashuri për ata që e duan Perëndinë.
(Nga një Tabelë e pabotuar më parë, drejtuar një besimtari individual)
Ju keni shkruar për kremtimet e Festës së Nëntëmbëdhjetë Ditëve. Kjo Festë sjell gëzim. Ajo është themeli i marrëveshjes e i unitetit. Ajo është kyçi i dashurisë e i miqësisë. Ajo përhap njësishmërinë e njerëzimit.
(Nga një Tabelë e pabotuar më parë, drejtuar një besimtari individual)
3. NGA SHKRIMET E SHOGHI EFFENDINë lidhje me natyrën e Festës së Nëntëmbëdhjetë Ditëve: Në Aqdas, Bahá'u'lláh ka reveluar qartë karakterin shpirtëror e shoqëror të këtij instituti. Rëndësia administrative e saj është theksuar, sidoqoftë, nga Ruajtësi në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj nevojave gjithnjë më të mëdha të komunitetit Bahá'í në këtë periudhë formimi të Epokës Bahá'í për një ushtrim më të mirë në parimet e në praktikën e administrimit Bahá'í.
(29 Korrik 1935, një Asambleje Shpirtërore Kombëtare, nga një letër e shkruar në emër të tij)
Pyetja juaj e tretë ka të bëjë me ditën në të cilën duhet mbajtur Festa çdo muaj. Në përgjigje e tij, Ruajtësi thotë se nuk është caktuar ndonjë ditë e veçantë, por do të ishte e preferueshme e më e përshtatshme në qoftë se miqtë do të mblidheshin në ditën e parë të çdo muaji Bahá'í.
(1 dhjetor 1936, një besimtari individual, nga një letër e shkruar në emër të tij)
Pjesëmarrja në Festën e Nëntëmbëdhjetë Ditëve nuk është e detyrueshme, por shumë e dëshirueshme, dhe miqtë duhet të bëjnë përpjekje për të mos e privuar veten nga ky takim shpirtëror e i përbashkët një herë në çdo muaj Bahá'í.
(23 dhjetor 1948, shkruar në emër të tij)Përsa i përket pyetjes suaj në lidhje me përdorimin e muzikës në Festën e Nëntëmbëdhjetë Ditëve, ai dëshiron që ju t'i siguroni të gjithë miqtë se ai jo vetëm e miraton një praktikë të tillë, por mendon se madje është e këshillueshme që miqtë në takimet e tyre të përdorin himne të kompozuar nga vetë Bahá'í-të, si dhe himne, poema e psalme të bazuara në Fjalët e Shenjta.
(7 prill 1935, shkruar në emër të tij)Përsa i përket pyetjes që ju i keni bërë rreth shkrimeve të shenjta Bahá'í: këto duhen parë si shkrime të Báb, të Bahá'u'lláh e të 'Abdu'l-Bahá, dhe vetëm këto duhet të lexohen gjatë pjesës thjesht devocionale të Festës.
(Botuar në Letters from the Guardian to Australia and New Zealand [Letra të Ruajtësit drejtuar Australisë dhe Zelandës së Re], 1932-57, f.71)
...Rasti kryesor që kanë miqtë për të diskutuar rreth çështjeve administrative është gjatë Festave të Nëntëmbëdhjetë Ditëve, gjatë të cilave anëtarët e Asamblesë mund të takojnë me besimtarët e të diskutojnë së bashku çështjet e Kauzës, si dhe të sugjerojnë politika e metoda të reja. Por edhe atëherë nuk u duhet referuar individëve.
(27 mars 1938, botuar në Dawn of a New Day [Agimi i një Dite të Re], f.201)
4. NGA SHTËPIA UNIVERSALE E DREJTËSISËPërsa i përket Festës së Nëntëmbëdhjetë Ditëve, parimi i përgjithshëm që zbatohet është se ata që nuk janë Bahá'í nuk ftohen për të marrë pjesë, dhe në qoftë se ju pyesin për këtë, ju mund t'u shpjegoni se kjo Festë ka një natyrë thelbësisht të brendshme e administrative.
(12 gusht 1981, një besimtari individual)Festa e Nëntëmbëdhjetë Ditëve, kuadri, qëllimi dhe mundësitë e saj janë bërë në vitet e fundit temë e kërkimeve në rritje midis miqve. Ajo zuri një pjesë të mirë të konsultës në Kuvendin e Gjashtë Ndërkombëtar Bahá'í vitin e kaluar dhe ne e ndjejmë se ka ardhur koha që të japim sqarime.
Rendi i Botëror i Bahá'u'lláh përfshin të gjitha njësitë e shoqërisë njerëzore; integron proceset shpirtërore, administrative e shoqërore të jetës; dhe kanalizon shprehjen njerëzore në format e saj të ndryshme drejt ndërtimit të një qytetërimi të ri. Festa e Nëntëmbëdhjetë Ditëve i përfshin të gjitha këto aspekte që në vetë themelin e shoqërisë. Duke funksionuar në fshat e në qytet, ajo është një institut ku të gjithë njerëzit e Bahá-it janë anëtarë. Qëllimi i saj është të mbështesë unitetin, të sigurojë përparimin dhe të ngjallë gëzim.
"Në qoftë se kjo festë do të mbahet si duhet," thotë 'Abdu'l-Bahá, "një herë në nëntëmbëdhjetë ditë miqtë do ta ndiejnë veten të përtërirë shpirtërisht nga një fuqi që nuk është e kësaj bote." Për të siguruar këtë rezultat të lavdishëm, është e nevojshme që koncepti i Festës të kuptohet si duhet nga të gjithë miqtë. Dihet se Festa ka tre pjesë të caktuara, por që lidhen me njëra-tjetrën: pjesën devocionale, pjesën administrative dhe atë shoqërore. E para përfshin recitim lutjesh dhe lexime nga Shkrimet e Shenjta. E dyta është një mbledhje e përgjithshme, ku Asambleja Shpirtërore Lokale i raporton komunitetit për veprimtaritë, planet dhe problemet e saj, njofton për të rejat e për mesazhet nga Qendra Botërore e nga Asambleja Kombëtare dhe, përmes një procesi konsultimi, merr mendimet e rekomandimet e miqve. Pjesa e tretë përfshin servirjen e pijeve freskuese dhe pjesëmarrjen në veprimtari të tjera që synojnë forcimin e miqësisë me njëri-tjetrin përmes një larmie të caktuar formash kulturore, të cilat nuk shkelin parimet e Besimit ose karakterin thelbësor të Festës.
Edhe pse zhvillimi i Festës kërkon respektimin rigoroz të të tre aspekteve në renditjen që ato janë përcaktuar, aty ka shumë hapësirë për variacion në përvojën totale. Për shembull, muzika mund të futet në stade të ndryshme, duke përfshirë edhe pjesën devocionale; 'Abdu'l-Bahá rekomandon që të mbahen biseda tërheqëse e frymëzuse; janë të mundura origjinaliteti e larmia në shprehjen e mikpritjes; cilësia dhe niveli i konsultimit janë vendimtare për frymën e rastit. Ndikimet e kulturave të ndryshme në të gjitha këto drejtime janë faktorë të mirëpritur, të cilët mund t'i japin Festës një larmi të shëndetshme, që përfaqëson karakteristikat unike të shoqërive të ndryshme ku zhvillohet festa dhe që, për rrjedhojë, u sjell kënaqësi shpirtërore e gëzim pjesmarrësve.
Bie në sy që koncepti i Festës ka evoluar me faza krahas zhvillimit të Besimit. Në fazën e saj të hershme në Iran, besimtarë individualë, në përgjigje të urdhërave të Bahá'u'lláh-ut, bënin mbledhje në shtëpitë e tyre një herë në çdo nëntëmbëdhjetë ditë për të treguar mikpritje dhe merrnin frymëzim nëpërmjet leximit e diskutimit të Mësimeve. Me rritjen e komunitetit, 'Abdu'l-Bahá përcaktoi e theksoi karakterin devocional e shoqëror të ngjarjes. Pas ngritjes së Asambleve Shpirtërore Lokale, Shoghi Effendi futi pjesën administrative dhe e njohu komunitetin me idenë e Festës së Nëntëmbëdhjetë Ditëve si institut. Kjo ishte si një simfoni me tre kohë, që tani qe kompletuar.
Por evoluimi i Festës duhet parë jo vetëm në kuptimin e shpalosjes graduale si institut; ka edhe një kontekst më të gjerë. Festa mund të shihet fare mirë, me kombinimin e saj unik të mënyrave, si pika kulmore e një procesi të madh historik, në të cilin elementët parësorë të jetës së komunitetit - akti i adhurimit, i festimit dhe forma të tjera grupimi - në hapësira të gjera kohe kanë arritur një konvergjencë të mahnitshme. Festa e Nëntëmbëdhjetë Ditëve përfaqëson stadin e ri në këtë epokë të ndriçuar, ku ka evoluar shprehja themelore e jetës së komunitetit. Shoghi Effendiu e ka cilësuar atë si themelin e Rendit të Ri Botëror, dhe në një letër të shkruar në emër të tij thotë se ajo përbën "një mjet jetësor për të mbajtur kontakte të ngushta e të vazhdueshme midis vetë besimtarëve, si dhe midis këtyre e trupës së përfaqësuesve të zgjedhur të tyre në komunitetin lokal."
Për më tepër, për shkak të mundësisë që krijon për transmetimin e mesazheve nga nivelet kombëtare e ndërkombëtare të administrimit, si dhe për komunikimin e rekomandimeve të miqve në adresë të këtyre niveleve, Festa bëhet një hallkë që lidh komunitetin lokal në një marrëdhënie dinamike me krejt strukturën e Rendit Administrativ. Por e parë vetëm në sferën e saj lokale, ka shumë gjëra që ngazëllojnë e mahnitin zemrën. Këtu ajo lidh proceset individuale me ato kolektive, me anë të të cilave një shoqëri ndërtohet ose përtërihet. Këtu, për shembull, Festa është një arenë e demokracisë në vetë rrënjët e shoqërisë, ku Asambleja Shpirtërore Lokale dhe pjesëtarët e komunitetit takohen mbi një bazë të përbashkët, ku individët janë të lirë të ofrojnë dhuntitë e tyre të mendimit, qofshin këto ide të reja ose kritika konstruktive, për proceset ndërtimtare të një qytetërimi që shkon përpara. Pra mund të shihet që, krahas rëndësisë së tij shpirtërore, ky institut i përbashkët kombinon një varg disiplinash shoqërore parësore, të cilat i edukojnë pjesëmarrësit me bazat e qytetarisë së vetëdishme.
Që Festa të bëhet ashtu si duhet, veç kuptimit të saj si koncept, është gjithashtu e nevojshme përgatitja e saj dhe përgatitja për të. Megjithëse Asambleja Shpirtërore Lokale përgjigjet nga ana administrative për zhvillimin e Festës, ajo shpesh herë i drejtohet një individi ose një grupi individësh që të bëjnë përgatitjet - praktikë kjo që është në harmoni me frymën e mikpritjes, kaq jetësore në këto raste. Individë të tillë mund të vihen në rolin e mikpritësit dhe ndonjëherë merren edhe me zgjedhjen e lutjeve e të teksteve për lexim për pjesën devocionale; ata mund të merren gjithashtu me pjesën shoqërore. Në komunitete të vogla, aspekti i mikpritjes personale është i lehtë për t'u zbatuar, por në komunitete të mëdha Asambletë Shpirtërore Lokale, duke e ruajtur konceptin e mikpritjes, mund ta shohin të nevojshme të marrin edhe masa të tjera.
Aspekte të rëndësishme të përgatitjes së Festës janë zgjedhja e teksteve të përshtatshme për lexim, caktimi që më parë i lexuesve të mirë dhe një sens dekori si në paraqitjen dhe në mënyrën si pritet programi devocional. Kujdesi për mjedisin ku do të mbahet Festa, qoftë brenda ose jashtë në natyrë, ndikon shumë në zhvillimin e saj. Pastërtia, rregullimi i hapësirës në mënyrë praktike e bukur - të gjitha luajnë një rol të rëndësishëm. Përpikmëria është gjithashtu tregues i një përgatitjeje të mirë.
Në një masë të madhe, suksesi i Festës varet nga cilësia e përgatitjes dhe e pjesëmarrjes së individit. Mjeshtri i shumëdashur jep këtë këshillë: "Kushtojini rëndësi të madhe mbledhjeve të Nëntëmbëdhjetë Ditëve, në mënyrë që në këto raste të dashurit e Zotit dhe shërbëtoret e të Mëshirshmit të mund ta kthejnë fytyrën drejt Mbretërisë, të këndojnë bashkimin shpirtëror, të kërkojnë ndihmën e Perëndisë, të mbushen me gëzim e dashuri për njëri-tjetrin, të rriten në pikëpamje të pastërtisë e të shenjtërisë, dhe në frikë të Perëndisë, dhe në rezistencën ndaj pasioneve e vetvetes. Kështu ata do ta ndajnë veten nga kjo botë lëndore dhe do të zhyten në vrullet e shpirtit."
Për ta asimiluar këtë këshillë, është me të vërtetë domethënëse që Festa e Nëntëmbëdhjetë Ditëve të shihet në kontekstin në të cilin ajo qe konceptuar. Në Qitapi Akdas-in ajo është porositur me këto fjalë: "Nga ju është kërkuar që një herë në muaj të ofroni mikpritje, qoftë edhe vetëm me ujë, sepse Perëndia dëshiron të bashkojë zemrat tuaja, megjithëse kjo duhet të kombinohet me mjete qiellore e tokësore." Është e qartë, pra, se Festa i ka rrënjët te mikpritja, me të gjitha ato që kjo nënkupton - miqësinë, mirësjelljen, shërbimin, bujarinë dhe atmosferën gazmore. Vetë idea e mikpritjes, si shpirti mbështetës i një instituti kaq të rëndësishëm, sjell një qëndrim të ri revolucionar në drejtimin e çështjeve njerëzore në të gjitha nivelet, një qëndrim që është aq jetësor për atë unitet të botës, të cilin Figurat Qendrore të Besimit tonë e përpunuan për një kohë aq të gjatë dhe pësuan aq shumë mizori për ta sjellë në jetë. Pikërisht në këtë festim hyjnor është hedhur themeli për realizimin e një realiteti aq të paparë. Që ju të gjithë të mund të merrni notën më të lartë të caktuar për Festën, si "sjellës të gëzimit", "themeli i mirëkuptimit e i unitetit", "kyçi i dashurisë e i miqësisë", kjo mbetet objekt i lutjeve tona të zjarrta Pragut të Shenjtë.
(Pasuesve të Bahá'u'lláh-ut, 27 gusht 1989)Recitoni vargjet e Perëndisë çdo mëngjes e mbrëmje. Ai që nuk i thotë ato, me të vërtetë nuk ka përmbushur betimin e tij ndaj Besëlidhjes së Perëndisë e Testamentit të Tij, dhe kush largohet prej kësaj sot, me të vërtetë është larguar nga Perëndia qysh prej kohësh që s'mbahen mend. Druajuni Perëndisë, o turmë e shërbëtorëve të Mi.
(Kitáb-í-Aqdas [Qitapi Akdas])Çdo njeri, po të shijonte ëmbëlsinë e fjalëve që buzët e Mëshirëplotit kanë dashur të shqiptojnë, ai, edhe sikur të zotëronte të gjitha thesaret e tokës, do të hiqte dorë nga të gjitha këto për të fituar të drejtën qoftë edhe të vetëm një prej porosive të Tij, që shkëlqejnë mbi Agimet e kujdesit bujar e të mirëdashjes së Tij.
(A Synopsis and Codification of the Laws and Ordinances of the Kitáb-í-Aqdas [Një përmbledhje e kodifikim i ligjeve dhe porosive të Kitáb-i Aqdas-it], f.12)
Zhytuni në oqeanin e fjalëve të Mia, që të gjeni sekretet e tij dhe të zbuloni të gjithë margaritarët e urtisë që fshihen në thellësitë e tij. Kujdes se mos lëkundeni në vendosmërinë tuaj për të përqafuar të vërtetën e kësaj Kauze - Kauzë, nëpërmjet së cilës potencialet e fuqisë së Perëndisë janë reveluar e është vendosur sovraniteti i Tij. Me fytyrat që ju shkëlqejnë nga gëzimi, nxitoni drejt Tij. Ky është Besimi i pandryshueshëm i Perëndisë, i përjetshën në të shkuarën, i përjetshëm në të ardhmen. Ai që e kërkon le ta gjejë atë; dhe sa për atë që ka refuzuar ta kërkojë - me të vërtetë, Perëndia është i Vetmjaftueshëm, mbi çdo nevojë të krijesave të Tij.
(A Synopsis and Codification of the Laws and Ordinances of the Kitáb-í-Aqdas [Një përmbledhje e kodifikim i ligjeve dhe porosive të Qitapi Akdas-it], f.27-28)
Mblidhuni së bashku me gëzimin e miqësinë më të madhe dhe recitoni vargjet e reveluara nga Zoti i mëshirshëm. Duke bërë kështu, dyert e dijes së vërtetë do t'u hapen qenieve tuaja të brendshme, dhe ju do të do të ndjeni pastaj sesi shpirtrat tuaj do të fitojnë vendosmëri dhe zemrat tuaja do të mbushen me gëzim ndriçues.
(Nga një Tabelë e Bahá'u'lláh e përkthyer rishtas)
Është detyrë e çdo njeriu me intuitë e të arsyeshëm të përpiqet ta kthejë në realitet e veprim atë që është shkruar...
(Gleanings from the Writings of Bahá'u'lláh [Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh], f.250)
Këndoji, O shërbëtori Im, vargjet e Perëndisë, që janë marrë prej teje, ashtu siç i këndojnë ata që janë afruar pranë Tij, në mënyrë që ëmbëlsia e melodisë tënde të frymëzojë vetë shpirtin tënd dhe të tërheqë zemrat e të gjithë njerëzve. Cilido që reciton, në vetmimë e dhomës së vet, vargjet e reveluara nga Perëndia, engjëjt e lëvizshëm të të Gjithfuqishmit do të përhapin gjerësisht aromën e fjalëve të shqiptuara nga goja e tij, duke e bërë të rrahë fort zemrën e çdo njeriu të drejtë. Edhe pse, në fillim, ai mund të mos e kuptojë efektin e tyre, virtyti i mirësisë që i është dhuruar atij shpejt a vonë do të ushtrojë patjetër ndikimin e vet mbi shpirtin tij. Kështu janë vendosur misteret e Revelacionit të Perëndisë në saje të Vullnetit të Atij që është Burimi i fuqisë e i urtisë.
(Gleanings from the Writings of Bahá'u'lláh [Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh-ut], f.295)
2. NGA SHKRIMET DHE THËNIET E 'Abdu'l-BaháËshtë imperative të fitohet dija e provave dhe e dëshmive hyjnore që demonstrojnë revelacionin e Dritës së shkëlqyer të Perëndisë. Grupi studimor që ke organizuar ti ka ngjallur gëzim e lumturi të madhe në zemrën e 'Abdu'l-Bahá. Ti duhet të bësh shumë përpjekje dhe të tregosh vendosmëri e qëndrueshmëri, në mënyrë që, dashtë Perëndia, përmes frymës gjallëruese të mëshirës së Tij të edukohen shpirtrat, që të bëhen si qirinj rrezatues të cilët ndrisin në tërësinë e dijeve e të kuptimit hyjnor. Kjo çështje është tepër e rëndësishme. Ajo është imponuese për gjithsecilin dhe duhet parë si një detyrim.
(Nga një Tabelë e 'Abdu'l-Bahá e përkthyer rishtas)
Metoda e mësimit që keni menduar ju, konkretisht duke filluar me provën e ekzistencës e të njëshmërisë së Perëndisë, Zotit të Përjetësisë, pastaj duke provuar vlefshmërinë e misionit të shpallur nga profetët e lajmëtarët dhe, më në fund, duke shpjeguar shenjat, mrekullitë dhe çuditë e universit, është shumë e pranueshme dhe ju duhet të veproni në përputhje me të. Me siguri, Zoti i Lavdisë do t'ju japë mbështetjen e Tij. Mësimi përmendësh i Tabelave të shenjta, si dhe i fjalëve e i thënieve të kuptueshme është shumë i vlefshëm. Ju duhet të tregoni këmbënguljen më të madhe në përpjekjet tuaja për të edukuar, për të shpjeguar e për të instruktuar.
(Nga një Tabelë e 'Abdu'l-Bahá e përkthyer rishtas)
Secili e të gjithë ne duhet të recitojmë ditë e natë Fjalët e Fshehura [Hidden Words] në persisht e arabisht, të falemi me gjithë shpirt e të lutemi me lot në sy që të jemi në gjendje të sillemi në përputhje me këto këshilla hyjnore. Këto Fjalë të shenjta nuk janë reveluar për t'u dëgjuar, por për t'u zbatuar në praktikë.
(Nga një Tabelë e 'Abdu'l-Bahá-it e përkthyer rishtas)
Ne duhet t'i mësojmë përmendësh Fjalët e Fshehura [Hidden Words], të ndjekim këshillat e Zotit të Pashoq dhe të sillemi siç i përshtatet shërbimit tonë në pragun e të Vetmit Perëndi të Vërtetë.
(Nga një Tabelë e 'Abdu'l-Bahá e përkthyer rishtas)
Drejtoje vëmendjen nga Tabelat e shenjta; lexo: "Ishrakat-in" [Ishráqát], "Tazhalijat-in" [Tajallíyyát], "Fjalët e Parajsës" [the Words of Paradise], "Lajmin e Gëzuar" [Glad Tidings], "Tarazat [(arázát]", Librin Më të Shenjtë [the Most Holy Book]. Atëherë do ta shohësh se sot këto Mësime hyjnore janë ilaçi për një botë të sëmurë e që vuan, dhe një balsam shërues për plagët në trupin e njerëzimit. Ato janë shpirti i jetës, arka e shpëtimit, magneti që tërheq lavdinë e përjetshme, forca dinamike që vë në lëvizje veten e brendshme të njeriut.
(Pjesë të zgjedhura nga shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #29:11)
Sa herë që një grup njerëzish do të mblidhen në një vend takimi, do të lartësojnë Perëndinë dhe do të flasin me njëri-tjetrin për misteret e Perëndisë, pa pikë dyshimi frymëmarrja e Shpirtit të Shenjtë do të dihasë butësisht mbi ta, duke i dhënë secilit pjesën e vet.
(Pjesë të zgjedhura nga shkrimet e `Abdu'l-Baháit, #56)
Unë jam informuar se qëllimi i mbledhjeve tuaja në klasë është të studjoni domethëniet e mistereve të Shkrimeve të Shenjta dhe të kapni kuptimin e Testamenteve hyjnore. Për mua është një lumturi e madhe që ju po e ktheni vështrimin nga Perëndia, që ju keni dëshirë t'i afroheni pranisë së Perëndisë dhe të informoheni për realitetet dhe porositë e Perëndisë. Unë shpresoj se ju do të bëni përpjekjet më të vendosura për ta përmbushur këtë qëllim, se ju do t'i shqyrtoni e studjoni Shkrimet e Shenjta fjalë për fjalë, që të mund të fitoni njohuri për misteret që fshihen atje. Mos u kënaqni me fjalë, por kërkoni të kuptoni domethënien shpirtërore që fshihet në zemër të fjalëve.
(The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], f.458-459)
Është gjë shumë e mirë të mësosh përmendësh pikat logjike dhe provat e Librave të Shenjtë. Ato janë prova e dëshmi të cilat vërtetojnë faktin që Bahá'u'lláh është përmbushja e Premtimeve të Librave të Shenjtë. Këto prova duhet të mblidhen dhe të mbahen mend. Kështu, kur dikush do t'ju pyesë - Cilat janë provat tuaja? - ju mund të thërrisni me zë të lartë e të thoni: "Ja ku janë!"
(Star of the West [Ylli i Perëndimit], Vëll.3, Nr.11, 27 Shtator 1912)
Kauza e Perëndisë i ngjan një kolegji. Besimtarët u ngjajnë studentëve. Kolegji ngrihet për të fituar shkencë, arte e letërsi. Në qoftë se shkencat aty mungojnë dhe studentët nuk edukohen, objektivi i kolegjit nuk është arritur. Studentët duhet të tregojnë rezultatet e studimit të tyre me sjelljen dhe veprat e veta; përndryshe ata e kanë harxhuar kot jetën e vet. Kështu, miqtë duhet të jetojnë e të sillen në mënyrë të tillë, që t'i sjellin lavdi e rezultate më të mëdha fesë së Perëndisë. Për ta kauza e Perëndisë duhet të jetë një forcë dinamike që transformon jetën e njerëzve dhe jo çështje mbledhjesh, komitetesh, diskutimesh të kota, debatesh të panevojshme e intrigash politike.
(Star of the West [Ylli i Perëndimit], Vëll.7, Nr.18, 7 shkurt 1917)
3. NGA SHKRIMET E SHOGHI EFFENDINdërsa proceset, të cilat venë në lëvizje një Rend që evoluon me shpejtësi në rrugën e gjerë të fatit të tij, shtohen në numër e përshpejtohen, duhet t'i kushtohet një vëmendje gjithnjë e më e madhe nevojës jetësore për të siguruar me çdo mjet të mundshëm thellimin e besimit, kuptimin dhe jetën shpirtërore të individëve, të cilët, si pjesëtarë të privilegjuar të këtij komuniteti, e kanë për detyrë të marrin pjesë në këtë zhvillim të lavdishëm dhe janë duke dhënë ndihmesën e tyre në këtë evolucion historik. Një studim i thellë i Besimit që kanë përqafuar, i historisë së tij, i parimeve të tij shpirtërore si dhe administrative; një kuptim i plotë i Besëlidhjes së Bahá'u'lláh dhe i Testamentit të 'Abdu'l-Bahá; një kuptim më i thellë i përmbajtjes së rivendikimeve të parashtruara nga Themeluesit e Besimit; një besnikëri rigoroze ndaj ligjeve e parimeve që Ata kanë vendosur; një përkushtim më i madh ndaj parimeve themelore e të vërtetave që ruhen në Mësimet e tyre - këto përbëjnë, jam i bindur unë, nevojën e ngutshme të pjesëtarëve të këtij komuniteti që zgjerohet me shpejtësi. Sepse mbi këtë themel shpirtëror duhet të mbështetet qëndrueshmëria e institucioneve që ata po i ngrejnë tani me kaq mundime. Çdo shtytje e jashtme në fusha të reja, çdo shtim i institucioneve Bahá'í, duhet të shkojë paralel me një thellim më të madh të rrënjëve që mbështesin jetën shpirtërore të komunitetit dhe sigurojnë zhvillimin e shëndoshë të tij. Për asnjë çast nuk duhet të shmnaget vëmendja nga kjo nevojë jetësore e gjithnjë e pranishme; dhe në kurrfarë rrethanash nuk duhet të neglizhohet kjo vëmendje dhe as t'i nënshtrohet ajo detyrës jo më pak jetësore e të ngutshme të sigurimit të shtrirjes së jashtme të institucioneve administrative Bahá'í.
(30 dhjetor 1948, një Asambleje Shpirtërore Kombëtare)
Ai e miraton plotësisht idenë e klasave studimore, sepse sa më thellë të depërtojnë miqtë në kuptimin e mësimeve, aq më të vendosur e të qëndrueshëm do të bëhen ata, aq më të patundur do të jenë në mbështetjen e tyre ndaj instituteve të Besimit. Libra të tillë si Ikan [Iqan], Përgjigje për disa Pyetje [Some Answered Questions] dhe Lajmëtarët e Agimit [The Dawn-Breakers] duhet të zotërohen nga çdo Bahá'í. Ata duhet t'i lexojnë këta libra vazhdimisht. Dy librat e parë do t'u zbulojnë atyre domethënien e këtij revelacioni hyjnor, si edhe unitetin e të gjithë Profetëve të së kaluarës. Libri i fundit do t'u tregojë atyre sesi u fut Besimi në botë dhe si pasuesit e tij të hershëm përballuan me heroizëm martirizimin e vuajtjet në dëshirën e tyre për ta përhapur Kauzës në mbarë botën. Njohja e jetës së këtyre heronjve do të ngjallë tek ne shtytjen për të ndjekur rrugën e tyre dhe për të arritur të njëjtën gjë.
(9 qershor 1932, një besimtari individual, shkruar në emër të tij)
Ai e ndjen, me të vërtetë, se për besimtarët gjermanë ka ardhur koha të marrin njohuri të plotë, si edhe një kuptim të tërësishëm të Tabelave të tilla të rëndësishme si "Libri i Besëlidhjes Time" [Book of My Covenant] i Bahá'u'lláh dhe Vullneti e Testamenti [Will and Testament] i 'Abdu'l-Bahá, të cilët përbëjnë që të dy vetë themelin shkëmbor mbi të cilin është ngritur e vendosur tërë sistemi administrativ i Besimit. Përsa i përket "Dispensacionit të Bahá'u'lláh" [Dispensation of Bahá'u'lláh], ai përbën gjithashtu një shtojcë të paçmuar të Tabelave të lartpërmendura.
(10 janar 1935, një besimtari individual, shkruar në emër të tij)
FUQIA E NDIHMËS HYJNOREFlak nga vetja devocionin për gjithçka veç Perëndisë dhe pasuroje vetveten në Perëndinë, duke hequr dorë nga çdo gjë tjetër veç Tij, dhe recito këtë lutje:
Thuaj: Perëndia është i mjaftueshëm në gjithçka e mbi gjithçka, dhe asgjë në qiell ose mbi tokë, por veç Perëndia, Zoti, është i mjaftueshëm. Me të vërtetë, Ai është në Vetvete Njohësi, Mbështetësi, i Gjithfuqishmi.
Mos e konsidero fuqinë e gjithmjaftueshme të Perëndisë si një imagjinatë boshe. Ajo është ai besim i vërtetë që ti ushqen për Manifestimin e Perëndisë në çdo Dispensacion. Është një besim i tillë që mjafton mbi të gjitha gjërat që ekzistojnë mbi tokë, ndërsa asgjë e krijuar mbi tokë veç besimit nuk është e mjaftueshme për ty. Në qoftë se nuk je besimtar, Pema e së Vërtetës Hyjnore do të të dënojë ty me shuarje. Në qoftë se je besimtar, besimi yt do të jetë i mjaftueshëm për ty mbi çdo gjë tjetër që ekziston mbi tokë, edhe sikur ti të mos zotërosh asgjë.
(Selections from the Writings of the Báb [Pjesë të zgjedhura nga shkrimet e Báb-it], f.123)
... Mos u bëni merak për dobësinë e brishtësinë tuaj; mbërthejini sytë te fuqia e pathyeshme e Zotit, Perëndisë tuaj, të Gjithëfuqishmit. A nuk bëri Ai në të kaluarën që Abrahami, megjithëse i dobët në dukje, të triumfonte mbi forcat e Nimrodit? A nuk e bëri Ai të aftë Mojsiun që, duke pasur për shok vetëm një shkop, të mposhtëte Faraonin dhe hordhitë e tij? A nuk vendosi Ai ngritjen e Jezuit, të varfër e të përunjur siç ishte Ai në sytë e njerëzve, mbi forcat e kombinuara të çifutëve? A nuk ia nënshtroi Ai fiset barbare e militante të Arabisë disiplinës së shenjtë e transformuese të Muhametit, profetit të Tij? Ngrihuni në emër të Tij, mbështeteni krejtësisht besimin tek Ai dhe të jeni të sigurtë për fitoren perfundimtare.
(Në The Dawn-Breakers [Lajmëtarët e Agimit], f.65)
2. NGA SHKRIMET E Bahá'u'lláhLe të mos shqetësohen zemrat tuaja, O njerëz, kur lavdia e Pranisë Time të jetë tërhequr dhe oqeani i fjalëve të Mia të jetë qetësuar. Në praninë Time midis jush ka një urti, dhe në mungesën Time përsëri ka një tjetër, që është e padukshme për të gjithë veç Perëndisë, të Pakrahasueshmit, të Gjithditurit. Me të vërtetë, Ne ju vështrojmë nga mbretëria Jonë e lavdisë, dhe do të ndihmojmë cilindo që do të ngrihet për triumfin e Kauzës Sonë, me aradhat e Grupimit qiellor dhe me një kompani të ëngjëjve Tanë të favorizuar.
(Gleanings from the Writings of Bahá'u'lláh [Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh], f.139)
Për drejtësinë e Perëndisë! Cilido që hap gojën në këtë Ditë dhe përmend emrin e Zotit të tij, aradhat e frymëzimit Hyjnor do të zbresin mbi të nga qielli i emrit Tim, të Gjithditurit, të Urtiplotit. Mbi të do të zbresë gjithashtu Tubimi i lartësisë, duke mbajtur lart secili një kupë drite të kulluar. Kështu ka qenë paraurdhëruar në mbretërinë e Revelacionit të Perëndisë, me urdhër të Atij Që është i Gjithlavdishmi, Më i Fuqishmi.
(Gleanings from the Writings of Bahá'u'lláh [Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh], f.279)
Ata që e kanë braktisur vendin e tyre për të përhapur mësimin e Kauzës Sonë, ata Shpirti i Besimit do t'i forcojë me fuqinë e tij. Një grup i engjëjve Tanë të zgjedhur do të shkojnë me ta, siç ka urdhëruar Ai që është i Gjithfuqishmi, Urtiploti. Ç'bekim i madh e pret atë që ka arritur nderin t'i shërbejë të Gjithfuqishmit.
(Gleanings from the Writings of Bahá'u'lláh [Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh], f.333)
Fakti i thjeshtë që ju mblidheni së bashku është i mjaftueshëm për të shpërndarë forcat e këtyre njerëzve të kotë e pa vlerë.
(Tablets of Bahá'u'lláh Revealed After the Kitáb-í-Aqdas [Tabela të Bahá'u'lláh, të reveluara pas Kitáb-i Aqdas-it], f.84-85)
Burimi i kurajës e i fuqisë është përhapja e Fjalës së Perëndisë dhe qëndrueshmëria në Dashurinë për Të.
(Tablets of Bahá'u'lláh Revealed After the Kitáb-í-Aqdas [Tabela të Bahá'u'lláh-ut, të reveluara pas Kitáb-i Aqdas], f. 156)
Çdo gërmë e vetme që del nga goja Jonë ka një fuqi të tillë ripërtëritëse, sa që të sjellë në jetë një krijesë të re - një krijesë, madhështia e së cilës është e padukshme për të gjithë veç Perëndisë. Ai me të vërtetë ka dijeni për gjithçka.
(Në The Advent of Divine Justice [Ardhja e drejtësisë hyjnore], f.67-68)
Thuaj: Hapni sytë, O njerëz të Bahá-it, se mos të fuqishmit e tokës ju grabisin forcën, ose ata që sundojnë botën ju kallin frikën. Mbështeteni besimin te Perëndia dhe i leni veprimet tuaja në dorën e Tij. Ai, vërtet, përmes fuqisë së të vërtetës do t'ju bëjë fitimtarë, dhe Ai me të vërtetë është i fuqishëm të bëjë atë që dëshiron, dhe në duart e Tij janë frerët e forcës së gjithfuqishme.
(Në The Advent of Divine Justice [Ardhja e drejtësisë hyjnore], f.69)
3. NGA SHKRIMET DHE THËNIET E 'Abdu'l-BaháKëta shpirtra janë ushtritë e Perëndisë dhe pushtuesit e Lindjes e të Perëndimit. Në qoftë se ndonjëri prej tyre do ta kthejë fytyrën në ndonjë drejtim dhe do t'i ftojë njerëzit në Mbretërinë e Perëndisë, të gjitha forcat ideale dhe konfirmimet hyjnore do të vërshojnë në mbështetje e në përforcim të tij. Ai do t'i shohë të gjitha dyert të hapura dhe të gjitha fortesat e fuqishme e kështjellat e pathyeshme të rrafshuara për tokë. I vetëm ai do të sulmojë ushtritë e botës, do të mundë krahët e majtë e të djathtë të hordhive të të gjitha vendeve të botës, do të depërtojë përmes rreshtave të legjioneve të të gjitha kombeve dhe do ta çojë sulmin e tij deri në vetë qendrën e fuqive të tokës. Ky është kuptimi i Ushtrive të Perëndisë.
(Tablets of the Divine Plan [Tabelat e planit hyjnor], f.47-48)
... Në qoftë se një grup i vogël njerëzish mblidhen së bashku me dashuri, me pastërti e shenjtëri absolute, me zemrat e tyre të çliruara nga bota, duke përjetuar emocionet e Mbretërisë dhe forcat e fuqishme magnetike të Hyjnores, dhe duke qenë të bashkuar në miqësinë e tyre të lumtur, ky grup njerëzish do të ushtrojë një ndikim mbi të gjithë tokën. Natyra e këtij grushti njerëzish, fjalët që ata thonë, veprat që bëjnë, do të lëshojnë dhuntitë e Qiellit dhe do të sjellin parashijën e lumturisë së përjetëshme. Aradhat e Ushtrisë qiellore do t'i mbrojnë ata dhe ëngjëjt e Parajsës Abhá do të zbresin njëri pas tjetrit në ndihmë të tyre.
(Pjesë të zgjedhura nga shkrimet e 'Abdu'l-Baháit], #39:2)
Mos u dëshpëroni për shkak të numrit tuaj të vogël dhe falënderoni Perëndinë për fuqinë e shpirtrave tuaj. Ai do t'ju ndihmojë me një konfirmim të tillë që mendjet do të habiten dhe shpirtrat do të mahniten.
(Tablets of 'Abdu'l-Bahá [Tabelat e 'Abdu'l-Bahá], f.80)
Për Zotin e Mbretërisë! Në qoftë se dikush ngrihet për të përkrahur Fjalën e Perëndisë me zemër të pastër, të mbushur plot dashuri për Perëndinë e të shkëputur nga kjo botë, Zoti i Aradhave do ta ndihmojë atë me një fuqi të tillë që do të depërtojë në thelbin e qenieve ekzistuese.
(Tablets of 'Abdu'l-Bahá [Tabelat e 'Abdu'l-Bahá], f.348)
... Është e ditur dhe e qartë se sot ndihma hyjnore e padukshme i rrethon ata që sjellin Mesazhin. Dhe në qoftë se puna për sjelljen e Mesazhit lihet pasdore, ndihma do të pritet krejtësisht, sepse është e pamundur që miqtë e Perëndisë të marrin ndihmë kur ata nuk angazhohen në sjelljen e Mesazhit.
(Tablets of 'Abdu'l-Bahá [Tabelat e 'Abdu'l-Bahá-it], f.390-391)
Sa e madhe, sa e madhërishme është Kauza; sa i egër është sulmi i të gjithë popujve e fiseve të botës! Së shpejti do të dëgjohet nga larg e nga afër zhurma e turmave anembanë Afrikës, anembanë Amerikës, britma e evropianit dhe e turkut, rënkimi i Indisë e i Kinës. Që të gjithë ata do të ngrihen për t'i rezistuar Kauzës së Tij. Atëherë Kalorësit e Zotit, të ndihmuar prej Hirit nga lart, të forcuar nga besimi, të përkrahur nga fuqia e mirëkuptimit dhe të përforcuar nga legjionet e Besëlidhjes, do të ngrihen dhe do ta bëjnë të dukshme të vërtetën e vargut: "Shikoni ç'konfuzion i ka pushtuar fiset e të mundurve!"
(Në Bahá'í Administration [Administrimi Bahá'í], f.123)
Báb ka thënë: "Po të dëshironte, në këtë ditë, një milingonë e vogël të zotëronte një fuqi fuqi të tilë sa të ishte në gjendje të zbërthente vargjet më të pakapshme e më të ngatërruara të Kuranit, dëshira e saj padyshim do të përmbushej, meqenëse misteri i fuqisë së përjetshme lëvrin në brendësinë më të fshehtë të të gjitha gjërave të krijuara." Në qoftë se një krijesë kaq e pafuqishme mund të pajiset me një aftësi kaq të hollë, sa më efikase duhet të jetë fuqia që çlirohet përmes vërshimeve bujare të mirësisë së Bahá'u'lláh!
(Në The Advent of Divine Justice [Ardhja e drejtësisë hyjnore], f.39)
4. NGA SHKRIMET E SHOGHI EFFENDI`Abdu'l-Bahá ka dëshmuar: "Pjetri, sipas historisë së Kishës, ishte gjithashtu i paaftë të llogariste ditët e javës. Sa herë shkonte për të peshkuar, ai përgatiste ushqimin e tij javor në shtatë pako dhe çdo ditë hante njërën prej tyre, dhe kur arrinte në ditën e shtatë ai e kuptonte se kishte ardhur Sabathi, kështu që e zbatonte atë." Në qoftë se Biri i Njeriut ishte në gjendje të fuste në një instrument kaq të pagdhendur e të pafuqishëm një fuqi të tillë, e cila të bënte, sipas fjalëve të Bahá'u'lláh, "që misteret e urtisë e të fjalës të rrjedhin nga goja e tij," dhe ta ngrinte atë mbi dishepujt e tjerë të tij, duke e bërë të përshtatshëm për të qenë pasardhësi i Tij dhe themeluesi i Kishës së Tij, sa herë më shumë mundet Ati, që është Bahá'u'lláh, të fuqizojë më të dobëtin e më të parëndësishmin midis pasuesve të tij për të kryer, në zbatim të qëllimit të Tij, mrekulli të tilla që do të eklipsonin madje arritjet më të fuqishme edhe të apostullit të parë të Jezu Krishtit!
(The Advent of Divine Justice [Ardhja e Drejtësisë Hyjnore], f.38)
Fusha është me të vërtetë kaq e gjerë, periudha kaq kritike, Kauza kaq e madhe, punëtorët kaq të paktë, koha kaq e shkurtër, privilegji kaq i paçmuar, sa asnjë pasues i Besimit të Bahá'u'lláh, i denjë për të mbajtur emrin e Tij, nuk mund të ketë asnjë moment ngurrimi. Ajo Forcë e lindur nga Perëndia, e papërballueshme në fuqinë e saj fshirëse, e pallogaritshme në potencën e saj, e paparashikueshme në rrugën e saj, misterioze në veprimin e saj dhe tmerruese në shfaqjet e saj - një forcë, për të cilën Báb ka shkruar "ajo lëvrin në brendësinë më të fshehtë të të gjitha gjërave të krijuara," dhe që, sipas Bahá'u'lláh, përmes "ndikimit vibrues" të saj "ka përmbysur ekuilibrin e botës dhe ka revolucionarizuar jetën e rregulluar të saj" - një Forcë e tillë, që vepron si një shpatë me dy tehe, para syve tanë, nga njëra anë po copëton lidhjet e vjetra të epokave të shkuara, të cilat për shekuj me radhë kanë mbajtur në këmbë strukturën e shoqërisë së civilizuar dhe, nga ana tjetër, po këput prangat që ende mbajnë të lidhur foshnjën deri më sot të paemancipuar të Besimit të Bahá'u'lláh.
(The Advent of Divine Justice [Ardhja e drejtësisë hyjnore], f.39)
... Nuk ka kohë për të humbur. Nuk ka vend për ngurrime. Turmat janë të uritura për Bukën e Gojës. Skena është ngritur. Premtimi i vendosur e i parevokueshëm është dhënë. Plani i vetë Perëndisë është vënë në lëvizje. Ai po përshpejtohet nga dita në ditë. Fuqitë e qiellit e të tokës ndihmojnë në mënyrë misterioze zbatimin e tij. Një mundësi e tillë është e pazëvendësueshme. Le të ngrihet ai që dyshon e të verifikojë vetë të vërtetën e pohimeve të tilla. Të përpiqesh, të këmbëngulësh do të thotë të sigurosh fitoren e plotë e përfundimtare.
(Mesages to America [Mesazhe për Amerikën], 1932-1946, f.17)
...Koha është e shkurtër. Mundësitë, megjithëse shtohen çdo orë, nuk do të përsëriten, disa për një shekull të tërë, ndërsa të tjera kurrë më. Sado e ashpër është sfida, sado të shumta detyrat, sado e shkurtër koha, sado e zymtë pamja e botës, sado të kufizuara burimet materiale të një komuniteti adoleshent nën trysni të fortë, burimet e paçliruara të fuqisë qiellore, nga të cilat ai mund të marrë, janë të pamatshme në potencën e vet dhe do të derdhin pa ngurrim ndikimet e tyre energjike në qoftë se bëhet përpjekja ditore e nevojshme dhe pranohen me dëshirë sakrificat e kërkuara.
(Citadel of Faith [Kështjella e Besimit], f.85)Ndoshta arsyeja që ju nuk keni bërë aq shumë në fushën e mësimit [të Kauzës] është shkalla e konsideratës suaj për dobësinë e paaftësitë tuaja për të përhapur Mesazhin. Si Bahá'u'lláh dhe Mjeshtri, që të dy na kanë shtytur vazhdimisht të mos i përfillim shumë të metat tona dhe të mbështetemi tërësisht te Perëndia. Ai do të na vijë në ndihmë, mjafton që ne të ngrihemi e të bëhemi një kanal aktiv i hirit të Perëndisë. A mendoni se janë mësuesit ata që kthejnë njerëzit dhe ndryshojnë zemrat njerëzore? Jo, sigurisht jo. Ata janë vetëm shpirtra të pastër që bëjnë hapin e parë, dhe pastaj lenë frymën e Bahá'u'lláh t'i verë në lëvizje e t'i përdorë ata. Në rast se ndonjëri prej tyre mendon, qoftë edhe për një çast, se arritjet e tij i detyrohen vetë aftësive të tij, atëherë puna e tij ka marrë fund dhe fillon rënia e tij. Kjo është, në fakt, arsyeja që kaq shumë njerëz kompetentë, pasi kanë bërë shërbime të mrekullueshme, papritur e kanë parë veten absolutisht të pafuqishëm, e ndoshta edhe të flakur mënjanë nga Shpirti i Kauzës si njerëz të pavlefshëm. Kriteri është shkalla që ne jemi të gatshëm të pranojmë vullnetin e Perëndisë të veprojë nëpërmjet nesh.
Prandaj mos vini re më dobësitë tuaja; mbështetuni tërësisht te Perëndia; le të digjet zemra juaj nga dëshira për t'i shërbyer Misionit të Tij dhe për të shpallur thirrjen e Tij; dhe do ta shikoni sesi elokuenca dhe fuqia për të ndryshuar zemrat e njerëzve do të vinë në fakt.
Shoghi Effendi, sigurisht, do të lutet për suksesin tuaj, në qoftë se ju do të ngriheni e të filloni të jepni mësim. Në fakt, thjesht akti i ngritjes do t'ju sigurojë ndihmën dhe bekimet e Perëndisë.
(31 mars 1932, një besimtari individual, shkruar në emër të tij)
Numri i vogël, mungesa e mësuesve me përvojë dhe mjetet e pakta nuk duhet t'i dekurajojnë ose t'i pengojnë ata. Ata duhet të kujtojnë historinë e lavdishme të Kauzës, e cila si në Lindje dhe në Perëndim u vendos nga shpirtra të përkushtuar, të cilët në shumicën e tyre nuk ishin as të pasur, të famshëm ose aq të shkolluar, por përkushtimi, zelli dhe vetmohimi i të cilëve mposhtën çdo pengesë dhe arritën fitore të mrekullueshme për Besimin e Perëndisë... Le t'ia përkushtojnë veten ata po kështu - të rij e pleq, burra e gra - dhe të shkojnë përpara, të vendosen në krahina të reja, të udhëtojnë e të mësojnë të tjerët pavarësisht nga mungesa e përvojës, dhe të jenë të sigurtë se Bahá'u'lláh ka premtuar t'i ndihmojë të gjithë ata që ngrihen në Emër të Tij. Fuqia e Tij do t'i mbështesë ata; dobësia e vetë atyre është e parëndësishme.
(Dawn of a New Day [Agimi i një dite të re], f.89-90)
Në qoftë se miqtë do të prisnin gjithnjë derisa të ishin plotësisht të kualifikuar për të kryer një detyrë të caktuar, puna e Kauzës do të ishte pothuajse në një pikë të vdekur! Por vetë akti i përpjekjes për të shërbyer, sado i pavlefshëm që të ndjehet njeriu, tërheq bekimet e Perëndisë dhe e aftëson atë për t'u bërë më i përshtatshëm për detyrën.
(4 maj 1942, një besimtari individual)Edhe vetëm një njeri i pjekur, me kuptim shpirtëror e me njohuri të thella për Besimin, mund të ndezë flakë një vend të tërë - kaq e madhe është fuqia e Kauzës për të vepruar nëpërmjet një kanali të pastër e vetmohues.
(6 nëntor 1949, një besimtari individual)Sot, me hyrjen e Besimit në skenën botërore, ne u bëjmë thirrje besimtarëve kudo që janë të mos ia lejojnë vetes, qoftë edhe për një çast, të shqetësohen nga çdo rritje e opozitës ndaj Kauzës. Ata, përkundrazi, le të thellojnë kuptimin e ndërveprimit krijues midis krizës e fitores në evolucionin e Besimit, dhe të rritin vetëdijen për fuqinë e brendëshme të Kauzës për të kapërcyer të gjitha pengesat që kërcënojnë përparimin e saj.
(Shtëpia Universale e Drejtësisë, 27 tetor 1987)Në fillim të çdo Revelacioni kanë mbizotëruar fatkeqësi, të cilat më pas janë shndërruar në mbarësi të madhe.
(Bahá'u'lláh, në The Advent of Divine Justice [Ardhja e drejtësisë hyjnore], f.82)
Shihni brezat e shkuar. Vëreni se,sa herë që Ylli i Ditës i mirësisë Hyjnore ka hedhur dritën e Revelacionit të Tij mbi botë, njerëzit e Ditës së Tij janë ngritur kundër Tij dhe kanë hedhur poshtë të vërtetën e Tij. Ata që konsideroheshin si udhëheqësit e njerëzve janë përpjekur vazhdimisht të pengonin pasuesit e tyre që ta kthenin fytyrën drejt Atij Që është Oqeani Mirësisë së pakufishme të Perëndisë...
(Bahá'u'lláh, Gleanings from the Writings of Bahá'u'lláh [Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh], 23)
Është e qartë e evidente që, sa herë janë reveluar Manifestimet e Shenjtërisë, teologët e asaj kohe i kanë penguar njerëzit të ecnin në rrugën e së vërtetës. Për këtë dëshmojnë tekstet e të gjitha shkrimeve e librave të shenjtë. Nuk ka asnjë Profet të Perëndisë që të jetë shfaqur pa rënë viktimë e urrejtjes së pamëshirshme, e denoncimit, e mohimit dhe e mallkimit të klerikëve të kohës së Tij!...
(Bahá'u'lláh, Kitáb-í-Íqan [Kitáb-i Iqan], f.106)Me të vërtetë, Perëndia e ka bërë Kauzën e Tij fitimtare një herë nëpërmjet ndihmës së armiqve të Tij dhe një herë tjetër me anë të virtytit të ndihmës së të zgjedhurve të Tij...
(Bahá'u'lláh, Crisis & Victory [Kriza dhe fitorja], përmbledhje, e papërkthyer më parë)
Të gjithë ata që ngrihen për t'i shërbyer Kauzës së Perëndisë do të përndiqen e keqkuptohen. Kështu ka qenë e do të jetë gjithmonë. Mos lejoni asnjë armik ose mik të prishë gjakftohtësinë tuaj, të shkatërrojë lumturinë tuaj, t'ju trembë nga vepra juaj. Mbështetuni tërësisht te Perëndia. Atëherë përndjekja dhe shpifjet do t'ju bëjnë më të gëzuar. Planet e armiqve tuaj do të kthehen kundër tyre. Jo ju, por ata do të vuajnë...
('Abdu'l-Bahá, Star of the West [Ylli i Perëndimit], Vëll.4, Nr.5, f.88, 5 qershor 1913, përkthim i rishikuar)
Ju duhet të qëndroni të patundur në kohën që do të merren vesh këto gjyqe dhe të tregoni vetpërmbajtje e durim. Ju duhet t'i përballoni ato me dashurinë e përzemërsinë më të madhe; shikojeni shtypjen dhe përndjekjen nga ana e tyre si një kapriço fëmijësh, dhe mos i kushtoni ndonjë rëndësi çfarëdo që të bëjnë ata. Sepse në fund ndriçimi i Mbretërisë do ta mposhtë errësirën e botës dhe lartësimi e madhështia e pozitës suaj do të bëhet e dukshme e do të dalë në shesh;... Të jeni të sigurtë.
('Abdu'l-Bahá, Bahá'í News {Star of the West} [Lajme Bahá'í {Ylli i Perëndimit}], Vëll. 1, Nr.10, 8 shtator 1910, f.1-2)
Dhe tani, në qoftë se ju veproni në përputhje me mësimet e Bahá'u'lláh, të jeni të sigurtë se do të ndihmoheni e mbështeteni. Ju do të dilni fitimtarë në çdo gjë që do të ndërmerrni dhe të gjithë banorët e tokës nuk do të jenë në gjendje t'ju bëjnë ballë. Ju jeni fitimtarë, sepse fuqia e Shpirtit të Shenjtë ju ndihmon. Mbi e tej të gjitha forcave fizike e fenomenale, vetë Shpirti i Shenjtë do t'ju ndihmojë.
('Abdu'l-Bahá, Star of the West [Ylli i Perëndimit], Vëll.8, 1 gusht 1917, f.103, përkthim i rishikuar)
Si munden fillimet e një përmbysjeje botërore, të cilat çlirojnë forca që po çrregullojnë kaq rëndë ekuilibrin social, fetar, politik e ekonomik të shoqërisë së organizuar, duke hedhur në kaos e konfuzion sisteme politike, doktrina raciale, koncepte sociale, standarte kulturore, shoqata fetare e marrëdhënie tregtare, - si mundet që tronditje të tilla, në një shkallë kaq të gjerë, kaq pa precedent, të mos shkaktojnë reperkusione në institucionet e një Besimi në moshë kaq të njomë, mësimet e të cilit kanë lidhje të drejtpërdrejta e jetësore me çdonjërën prej këtyre sferave të jetës e të sjelljes njerëzore?
Nuk është ndonjë çudi e madhe, pra, në qoftë se ata që po mbajnë lart flamurin e një Besimi kaq të përhapur, të një Kauze kaq sfiduese, e shohin veten të ndikuar nga shtytja e këtyre forcave që trondisin botën.
(Shoghi Effendi, The Advent of Divine Justice [Ardhja e drejtësisë hyjnore], f. 2-3)
Më e shumta që armiqtë e hapur e të fshehtë mund të shpresonin të arrinin ishte të pengonin rritjen e tij dhe të errësonin përkohësisht qëllimin e tij. Ajo që ata kryen në të vërtetë ishte që e spastruan dhe e bënë më të kulluar jetën e tij, e vunë atë në lëvizje në thellësi edhe më të mëdha, galvanizuan shpirtin e tij, krasitën institucionet e tij dhe çimentuan unitetin e tij. Por ata nuk krijuan dot kurrë një përçarje, një ndarje të përhershme në trupën e gjerë të aderentëve të tij.
(Shoghi Effendi, The World Order of Bahá'u'lláh [Rendi Botëror i Bahá'u'lláh-ut], f.195-196)
Ai ju porosit të mos dekurajoheni ose dëshpëroheni, por të jeni të sigurtë se Bahá'u'lláh do t'ju ndihmojë. Çdo zmbrapsje që pëson Kauza është kurdoherë një mjet për të siguruar një fitore të ardhme, sepse Perëndia kurrë nuk do të lejojë që Besimi i Tij të shuhet ose të çrrënjoset.
(Shoghi Effendi, 26 janar 1950, një Asambleje Shpirtërore Lokale, shkruar në emër të tij)
...Megjithëse të paktë në numër, të kufizuar në përvojë, fuqi e burime, Forca që i jep energji misionit tuaj është e pakufishme në hapësirën e saj dhe e pallogaritshme në fuqinë e vet. Megjithëse armiqtë, të cilët çdo përshpejtim në përparimin e misionit tuaj duhet t'i ngrejë në këmbë, janë të ashpër, të shumtë në numër e të pamëshirshëm, megjithatë Aradhat e padukshme, të cilat, në rast se këmbëngulni, duhet, siç është premtuar, të nxitojnë për t'ju ardhur në ndihmë, do t'ju bëjnë, më në fund, të aftë të shuani shpresat e armiqve dhe të asgjësoni forcat e tyre. Edhe pse bekimet më të mëdha që duhet të kurorëzojnë kryerjen e misionit tuaj janë të sigurta dhe premtimet që ju janë dhënë të vendosura e të padiskutueshme, megjithatë masa e shpërblimit të konsiderueshëm që secili prej jush do të marrë duhet të varet nga shkalla që përpjekjet tuaja të përditshme do të kenë kontribuar në shtrirjen e këtij misioni dhe në shpejtimin e triumfit të tij.
(Shoghi Effendi, The Advent of Divine Justice [Ardhja e drejtësisë Hyjnore], f.16)
II. SIGURIMI I BESIMIT TONË TË ÇMUARDhe Ai po kështu tha: "U thoni atyre që e kanë zemrën plot frikë: bëhuni të fortë, mos kini frikë, shikoni Perëndinë tuaj." Ky varg i bekuar është një provë e madhështisë së Revelacionit, dhe e madhështisë së Kauzës, sepse zhurma e borisë përhap medoemos rrëmujë në mbarë botën dhe frikë e të dridhura midis të gjithë njerëzve. Lum ai që është ndriçuar me dritën e besimit e të shkëputjes. Fatkeqësitë e asaj Dite nuk do ta pengojnë e as ta alarmojnë atë. Kështu ka thënë Gjuha e të Folurit, siç është urdhëruar nga Ai që është i Gjithmëshirshmi. Ai me të vërtetë është i Forti, i Gjithpushtetshmi, Gjithnënshtruesi, i Gjithfuqishmi.
(Bahá'u'lláh, Epistle to the Son of the Wolf [Letër për të Birin e Ujkut], f.147)
O ju të dashurit e Zotit! Gjëja më e madhe është mbrojtja e Besimit të Vërtetë të Perëndisë, ruajtja e Ligjit të Tij, mbrojtja e Kauzës së Tij dhe shërbimi ndaj Fjalës së Tij...
('Abdu'l-Bahá, Will and Tetament of 'Abdu'l-Bahá [Vullneti e Testamenti i 'Abdu'l-Bahá-it], f.4)
Kauza e Perëndisë duhet të mbrohet nga armiqtë e Besimit dhe nga ata që mbjellin farën e dyshimit në zemrat e besimtarëve, dhe mbrojtja më e madhe është dija...
(Shoghi Effendi, Light of Divine Guidance [Drita e udhërrëfimit hyjnor], Vëll.1, f.134, shkruar në emër të tij)
...besimtarët kanë nevojë të thellojnë njohuritë dhe vlerësimet e tyre për Besëlidhjen si të Bahá'u'lláh-ut dhe të 'Abdu'l-Bahá-it. Kjo është fortesa e Besimit për çdo Bahá'í, dhe kjo e bën atë të aftë të përballojë çdo provë dhe sulmet e armiqve jashtë Besimit, si dhe njerëzit shumë më të rrezikshëm, të pabesë, indiferentë brenda Besimit, të cilët nuk kanë devocion të vërtetë për Besëlidhjen dhe, për rrjedhojë, nga njëra anë, mbështesin aspektin intelektual të mësimeve e, në të njëjtën kohë, minojnë themelin shpirtëror mbi të cilin qëndron tërë Kauza e Perëndisë.
(Shoghi Effendi, Light of Divine Guidance [Drita e udhërrëfimit hyjnor], Vëll. 2, f.84, shkruar në emër të tij)
...Qëndrueshmëria dhe stabiliteti i arritur nga çdo shoqatë, grup ose komb, është rezultat i - dhe ndodhet në varësi të - faktit se sa të shëndosha e me vlerë janë parimet, mbi të cilat bazohet administrimi i punëve dhe drejtimi i veprimtarive të tij. Parimet udhëheqëse të Bahá'í-ve janë : ndershmëria, dashuria, bamirësia dhe çiltërsia; vënia e së mirës së përgjithshme mbi interesin privat; praktikimi i besimtarisë, i virtytit e i moderimit. Kështu, ruajtja dhe lumturia e tyre janë të siguruara përfundimisht. Çfarëdo fatkeqësish që ata mund të ndeshin, të shkaktuara nga dredhitë e komplotistëve e të keqdashësve, të gjitha do të kalojnë si dallgë dhe pas vuajtjeve do të ketë gëzim. Miqtë janë nën mbrojtjen e fuqisë së pamposhtur e nën kujdesin e padepërtueshëm të Perëndisë. Nuk ka dyshim se çdo shpirt i bekuar që e sjell jetën e tij në harmoni me këtë fuqi gjithsunduese do t'u japë shkëlqim veprave të tij dhe do të fitojë një shpërblim të madh. Veprimet e atyre që e venë veten kundër saj nuk duhet të ngjallin nga ana jonë antipati, por lutje që ata të vihen në rrugë të drejtë. I tillë ka qenë qëndrimi i Bahá'í-ve në ditët e shkuara, dhe i tillë duhet të jetë ai sot e përgjithmonë.
(Shoghi Effendi, 18 dhjetor 1928, një Asambleje Shpirtërore Kombëtare)
TRUPAT KONTINENTALE TË KËSHILLTARËVEKjo shtesë e fundit në grupin e ofiqarëve të lartë të një Rendi Administrativ Botëror në zhvillim të shpejtë, që përfshin një zgjerim të mëtejshëm të institucionit të nderuar të Duarve të Kauzës së Perëndisë, kërkon që, duke pasur parasysh marrjen përsipër nga ana e tyre të përgjegjësisë së shenjtë si mbrojtës të Besimit, pikërisht këto Duar të caktojnë, në çdo kontinent të veçantë, një Trupë Ndihmëse shtesë, të barabartë në anëtarësi me atë ekzistuesen dhe të ngarkuar me detyrën e posaçme për të mbikqyrur sigurimin e Besimit, duke plotësuar kështu funksionin e Trupës origjinale, detyrë e së cilës tani e tutje do të jetë vetëm të ndihmojë për zbatimin e Planit Dhjetëvjeçar.
(Botës Bahá'í, tetor 1957)Anëtarët e Trupave, nga ana e tyre, duhet të inkurajojnë miqtë-individë, si dhe Asambletë - përmes korrespondencës e me anë vizitash, dhe t'u ngulitin atyre se themeli i të gjitha veprimtarive tona është uniteti; ata duhet t'i inkurajojnë miqtë të jenë të bashkuar në të gjitha rrethanat, në mënyrë që puna të ecë përpara me mbështetjen e Shpirtit të Shenjtë. Anëtarët e Trupave duhet gjithashtu t'i inkurajojnë miqtë që të kontribojnë vullnetarisht për Fondet e ndryshme që janë krijuar, sepse Fondet janë gjaku jetësor i komunitetit, dhe puna nuk mund të ecë përpara në qoftë se ky gjak nuk qarkullon në mënyrë të vazhdueshme.
(Duarve të Kauzës së Perëndisë, datë 7 qershor 1954, shkruar në emër të tij)
II. NGA SHTËPIA UNIVERSALE E DREJTËSISË...Ka rëndësi të madhe që midis jush dhe institutit shumë të rëndësishëm të Trupës Kontinentale të Këshilltarëve të zhvillohen vazhdimisht marrëdhënie të përzemërta e bashkëpunimi... Trupa Kontinentale e Këshilltarëve ka për detyrë të këshillojë Asambletë Shpirtërore Kombëtare në çdo stad të punës së Kauzës në zonën e tyre për ato gjëra që Këshilltarët mendojnë se duhet t'u kushtohet vëmendje nga ana e Asamblesë Shpirtërore Kombëtare; Asambleja Shpirtërore Kombëtare është e vetmja që ka kompetencë për të vepruar e për të marrë vendime. Të dy këta trupa së bashku, duke punuar në harmoni e në konsultim të plotë, do të sigurojnë mbarëvajtjen dhe shtrirjen e Kauzës.
(Një Asambleje Shpirtërore Kombëtare, datë 21 janar 1971)
Pikërisht në nivelin lokal të jetës së komunitetit Bahá'í, që është vetë themeli i strukturës administrative të Besimit, vihet re shpesh herë mungesë force dhe efektshmërie. Dhe pikërisht në këtë nivel Ruajtësi ynë i dashur i nxiste anëtarët e Trupave Ndihmëse të vendosin kontakte me Asamble Shpirtërore Lokale, me grupe, me qendra të izoluara dhe, përmes vizitash periodike e sistematike në lokalitete, si dhe me anë të korrespondencës, të ndihmojnë për të çuar përpara interesat e Planit, për plotësimin efektiv e të shpejtë të objektivave, të mbikqyrin sigurimin e Besimit, të stimulojnë e të forcojnë mësimin e Kauzës dhe punën e pionierëve, t'u ngulitin miqve rëndësinë e përpjekjes, të iniciativës e të sakrificës individuale, t'i inkurajojnë ata të marrin pjesë në veprimtaritë Bahá'í dhe të jenë të bashkuar në çfarëdo rrethanash.
Detyra të tilla të mëdha e gjithnjë në rritje, siç i shihte ato Ruajtësi i dashur, mund të kryhen si duhet vetëm kur Anëtarët e Trupave Ndihmëse janë në gjendje të mbajnë lidhje me Asambletë Lokale e me komunitetet në zonat që u janë caktuar.
...ne kemi vendosur të bëjmë një hap të mëtejshëm në zhvillimin e institucionit, duke i dhënë çdo Trupe Kontinentale të Këshilltarëve të drejtën për të autorizuar anëtarë individualë të Trupave Ndihmëse që të caktojnë asistentë. Një autorizim i tillë nuk u duhet dhënë të gjithë anëtarëve të Trupave Ndihmëse në një zonë, dhe as duhet që numri i të caktuarve të jetë i njëjtë për të gjithë anëtarët e Trupave; në fakt, disa Trupa të Këshilltarëve mund të arrijnë në përfundimin që rrethanat ekzistuese në zonat e tyre nuk kërkojnë që ata ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Çështje të tilla lihen krejtësisht në kompetencë të çdo Trupe Kontinentale të Këshilltarëve.
Natyra e saktë e detyrave dhe kohëzgjatja e emërimit të asistentëve gjithashtu i lihet çdo Trupe Kontinentale për të vendosur vetë ajo. Qëllimi i tyre duhet të jetë të aktivizojnë e të inkurajojnë Asambletë Shpirtërore Lokale, të tërheqin vëmendjen e anëtarëve të Asambleve Shpirtërore Lokale për rëndësinë e mbajtjes së mbledhjeve të rregullta, të inkurajojnë komunitetet lokale që të takohen për Festën e Nëntëmbëdhjetë Ditëve dhe në Ditët e Kremte për të ndihmuar që të thellohet kuptimi i Mësimeve nga ana e bashkëbesimtarëve, dhe përgjithësisht për të ndihmuar anëtarët e Trupave Ndihmëse në kryerjen e detyrave të veta. Emërimet mund të bëhen për një periudhë të kufizuar, p.sh. për një ose dy vjet, duke pasur mundësinë e riemërimit. Besimtarë të ndryshëm mund të shërbejnë në të njëjtën kohë si asistentë të anëtarëve të Trupave Ndihmëse dhe në institucione administrative.
(Bahá'í-ve të botës, datë 7 tetor 1973)Ndërsa bota Bahá'í përjeton ndërveprimet e shumëfishta të këtyre dy krahëve plotësues të Rendit Aministrativ të Bahá'u'lláh, të mirat e pashembullta të këtij Sistemi të paracaktuar në mënyrë hyjnore bëhen gjithnjë e më të dukshme. Ndërveprimi harmonik dhe kryerja si duhet e detyrave të këtyre institucioneve, që përfaqësojnë drejtuesit dhe të diturit midis njerëzve të Bahá-it, është baza thelbësore në këtë kohë për mbrojtjen e Kauzës së Bahá'u'lláh-ut dhe për përmbushjen e mandatit të tij të dhënë nga Perëndia.
Ngjarje të një rëndësie shumë të madhe po ndodhin në botë. Lumi i historisë njerëzore po rrjedh me një shpejtësi marramendëse. Institutet e vjetra po shemben. Mënyra tradicionale po harrohen dhe ideologji të porsalindura, që priteshin me besim të zinin vendin e tyre, po veniten e kalben para syve të aderentëve të tyre të zhgënjyer. Në mes të këtij kalbëzimi e të kësaj shpërbërjeje, i sulmuar nga të gjitha anët nga pështjellimi i epokës, Rendi i Bahá'u'lláh, i themeluar në mënyrë të patundur nga Fjala e Perëndisë, i mbrojtur nga mburoja e Besëlidhjes Hyjnore dhe i ndihmuar nga aradhat e Grupimit të Lartësisë, po ngrihet në çdo anë të botës. Çdo institucion i këtij Rendi të krijuar në mënyrë hyjnore është një strehim tjetër për një popullsi që ka humbur arsyen; çdo shpirt i ndriçuar nga drita e Mesazhit të shenjtë është edhe një hallkë tjetër në njëshmërinë e njerëzimit, edhe një shërbëtor tjetër që kujdeset për nevojat e një bote që lëngon. Edhe sikur komunitetet Bahá'í, në vitet që pasojnë menjëherë, të izolohen nga Qendra Botërore ose nga njëri-tjetri - siç ka ndodhur me disa prej tyre, - Bahá'í-të kurrë nuk do të ndalen, as do të ngurrojnë; ata do të vazhdojnë të ndjekin objektivat e tyre, të udhëhequr nga Asambletë e tyre Shpirtërore e të prirë nga Këshilltarët, nga anëtarët e Trupave Ndihmëse dhe asistentët e tyre. Ne i lutemi Pragut të Shenjtë që zhvillimi i ri e sfidues që po ndodh në evolucionin e institucionit të Këshilltarëve të çlirojë energji të mëdha për përparimin e Kauzës së Perëndisë në çdo vend.
(Bahá'í-ve të botës, datë 3 nëndor 1980)Duart e Kauzës së Perëndisë, Këshilltarët dhe anëtarët e Trupave Ndihmëse përfshihen në emërtimin "të diturit", që u ka dhënë atyre Ruajtësi i dashur. Kështu, të gjithë ata janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin dhe nuk është gabim t'u referohesh të tre këtyre rangjeve bashkërisht si një institucion i vetëm.
Megjithatë, secili prej tyre është gjithashtu në vetvete një institucion i veçantë. Institucioni i Duarve të Kauzës së Perëndisëu u krijua në kohën e Bahá'u'lláh dhe, kur Rendi Administrativ u shpall e u vendos zyrtarisht nga 'Abdu'l-Bahá në Testamentin e Tij, ai u bë një institucion ndihmës i Ruajtësisë.
Kur pas vdekjes së Shoghi Effendi, Shtëpia Universale e Drejtësisë vendosi se ajo nuk mund të përligjte mundësinë për të emëruar të tjerë Duar të Kauzës, u bë e nevojshme të krijohej një institucion i ri, i emëruar nga ajo vetë, për ta shtrirë në të ardhmen funksionin e mbrojtjes e të përhapjes që u qe ngarkuar Duarve të Kauzës dhe, duke pasur parasysh këto, për ta zhvilluar në mënyrë të tillë institucionin e Duarve që ai të mund të kujdesej për institucionin e ri dhe të funksiononte në bashkëpunim të ngushtë me të sa më gjatë. Ishte gjithashtu jetësore të rregulloheshin punët në mënyrë të tillë, që të përdoreshin sa më efektivisht shërbimet unikale të vetë Duarve.
Hapi i parë në këtë zhvillim u bë në nëndor 1964, kur Shtëpia Universale e Drejtësisë e lidhi zyrtarisht Institucionin e Duarve me veten e saj, duke deklaruar se: "Përgjegjësia e marrjes së vendimeve për çështje të politikës së përgjithshme që kanë të bëjnë me institucionin e Duarve të Kauzës, të cilën më parë e kishte Ruajtësi i dashur, i kalon tani Shtëpisë Universale të Drejtësisë, si institucioni suprem e qendror i Besimit, nga i cili duhet të kthehen të gjithë". Në atë kohë numri i anëtarëve të Trupave Ndihmëse u rrit nga 72 në 135 dhe Duarve të Kauzës në çdo kontinent iu kërkua të caktonin një ose më shumë anëtarë të Trupave të veta Ndihmëse që të vepronin me kompetencë ekzekutive në emër të secilës Dorë, duke e ndihmuar kështu atë të kryejë punën e vet.
Në qershor 1968 u ngrit Institucioni i Trupave Kontinentale të Këshilltarëve, duke plotësuar qëllimin e shtrirjes së funksioneve të lartpërmendura të Duarve në të ardhmen, dhe ky vendim i rëndësishëm u shoqërua me hapin tjetër në zhvillimin e Institucionit të Duarve të Kauzës: Duart kontinentale tani e tutje do të shërbenin mbi një bazë të përbotshme dhe do të vepronin individualisht në marrëdhënie të drejtpërdrejta me Shtëpinë Universale të Drejtësisë; Duart pushuan së qëni përgjegjës për drejtimin e Trupave Ndihmëse, të cilat u bënë një institucion ndihmës i Trupave Kontinentale të Këshilltarëve; Duarve të Kauzës me qëndrim në Tokën e Shenjtë iu dha detyra që të vepronin si ndërlidhës midis Shtëpisë Universale të Drejtësisë dhe Trupave të Këshilltarëve; kështu u vendos ndërlidhja vepruese midis Duarve dhe Trupave të Këshilltarëve. U përmend gjithashtu ngritja në të ardhmen nga Shtëpia Universale e Drejtësisë, me ndihmën e Duarve me qëndrim në Tokën e Shenjtë, e një qendre ndërkombëtare të mësimit në Tokën e Shenjtë.
Në korrik 1970 dhe në Ridvanin e vitit 1970 u rrit më tej numri i Këshilltarëve dhe i anëtarëve të Trupave Ndihmëse. Në të ardhmen, padyshim, do të ndodhin zhvillime të tjera në institucionin e Duarve të Kauzës dhe në institucionin e Trupave Kontinentale të Këshilltarëve, me ngritjen e qendrës ndërkombëtare të mësimit dhe me zgjerimin e punës së Këshilltarëve. Ne kemi vënë në dukje se Duart, Këshilltarët dhe Trupat Ndihmëse cilësohen disa herë prej miqve si "krahu i emëruar" i Rendit Administrativ, në dallim nga Shtëpia Universale e Drejtësisë dhe Asambletë Kombëtare e lokale, që përbëjnë "krahun e zgjedhur". Ndërsa ka një të vërtetë në këtë cilësim kur është fjala për metodën që përdoret në krijimin e këtyre institucioneve, miqtë duhet ta kuptojnë se nuk është vetëm fakti i emërimit që i dallon në mënyrë të veçantë institucionet e Duarve, të Këshilltarëve dhe të Trupave Ndihmëse. Ka, për shembull, shumë më tepër besimtarë të emëruar në komitete në "krahun e zgjedhur" sesa ata që shërbejnë në të ashtuquajturin "krah të emëruar". Një dallim edhe më domethënës është që, ndërsa "sundimtarët" në Kauzën funksionojnë si organizma korporativë, të "diturit" veprojnë kryesisht si individë.
Në një letër të shkruar më 14 mars 1927, drejtuar Asamblesë Shpirtërore të Bahá'í-ve të Stambollit, Sekretari i Ruajtësit shpjegonte në emër të këtij të fundit parimin e Kauzës për veprim me shumicë votash. Ai vinte në dukje se, në të kaluarën, kishte disa individë që "e konsideronin veten superiorë në dije dhe të lartë në pozitë", të cilët shkaktonin përçarje, dhe se pikërisht ata "që pretendonin të ishin më të shquarit nga të gjithë" "gjithmonë e kanë provuar se kanë qenë burimi i grindjeve". "Por shyqyr Zotit" vazhdonte ai, "që Penda e Lavdisë u ka dhënë fund pikëpamjeve kokëforta diktatoriale të të diturve e të të urtëve, ka flakur marrjen e thënieve të individëve si një kriter autoritar, edhe pse ata njiheshin si më të kompletuarit e më të diturit midis njerëzve, dhe ka urdhëruar që të gjitha çështjet t'u parashtrohen qendrave të autorizuara e asambleve të posaçme. Megjithë këtë, asnjë asmble nuk është e veshur me autoritet absolut për t'u marrë me çështje të tilla të përgjithshme që kanë të bëjnë me interesat e kombeve. Jo, përkundrazi Ai i mblodhi të gjitha asambletë së bashku nën hijen e një Shtëpie të vetme të Drejtësisë, të një qendre të emëruar hyjnisht, në mënyrë që të ketë vetëm një Qendër dhe të gjitha të tjerat të integrohen në një organizëm të vetëm, i cili vërtitet rreth një strumbullari të caktuar posaçërisht, duke i bërë të gjitha të padepërtueshme nga intriga e përçarja." (Përkthyer nga persishtja).
Duke përjashtuar përgjithmonë të këqiat e njohura që bartnin institucionet e të "diturve" në dispensacionet e së kaluarës, Bahá'u'lláh-u megjithatë mishëroi në Rendin Administrativ të Tij elementët e dobishëm që ekzistonin në institucione të tilla, elementë që kanë vlerë fundamentale për përparimin e Kauzës, siç mund të gjykohet qoftë edhe nga një lexim i shpejtë i mesazhit të Ruajtësit të datës 4 qershor 1957. Ekzistenca e institucioneve të një rangu kaq të lartë, duke përfshirë individë që luajnë një rol aq jetësor, të cilët megjithatë nuk kanë kompetenca legjislative, administrative ose juridike dhe janë krejtësisht të zhveshur nga funksionet priftërore ose nga e drejta për të bërë interpretime kompetente, është një tipar i administrimit Bahá'í që nuk ka precedent në fetë e së kaluarës. E reja dhe e veçanta e këtij koncepti e bën atë të vështirë për t'u kapur; vetëm me rritjen e komunitetit Bahá'í dhe kur besimtarët të bëhen gjithnjë më në gjendje ta vëzhgojnë strukturën e tij administrative pa u ndikuar nga koncepte të epokave të shkuara, ndërvarësia jetësore e "sundimtarëve" dhe e të "diturve" në Besimin do të kuptohet me të vërtetë dhe vlera e paçmuar e ndërveprimit të tyre do të njihet.
(Trupës Kontinentale të Këshilltarëve dhe të gjitha Asambleve Shpirtërore Kombëtare, datë 24 1972)
Nganjëherë asambletë nuk e kuptojnë drejt domethënien e afirmimit se Këshilltarët dhe anëtarët e Trupave Ndihmëse merren me punën e mësimit e jo me administrimin. Merret sikur kjo do të thotë se ata nuk mund të japin këshilla për çështje administrative. Kjo është krejt e gabuar. Një nga gjërat që Këshilltarët dhe anëtarët e Trupave Ndihmëse duhet të vëzhgojnë e të raportojnë është fuksionimi i mirë i institucioneve administrative. Afirmimi se ato nuk kanë të bëjnë fare me administrimin do të thotë thjesht se ata nuk administrojnë. Ata nuk drejtojnë ose organizojnë punën e mësimit dhe as gjykojnë në çështje konfliktesh personale ose për probleme personale. Të gjitha këto veprimtari përfshihen në sferën e përgjegjësisë së asambleve shpirtërore. Por në qoftë se një anëtar i Trupës Ndihmëse vëren që një Asamble shpirtërore Lokale nuk funksionon drejt, ai duhet të tërheqë vëmendjen e saj rreth Teksteve përkatëse; po kështu, në qoftë se në punën e tij me komunitetin, një anëtar i Trupës Ndihmëse vëren që puna e mësimit pengohet për shkak të paaftësisë së komiteteve kombëtare, ai duhet t'ua raportojë me hollësi këtë Këshilltarëve, të cilët pastaj vendosin nëse i duhet paraqitur kjo Asamblesë Shpirtërore Kombëtare përkatëse. Në mënyrë të ngjashme, në qoftë se këshilltarët vërejnë që një Asamble Shpirtërore Kombëtare nuk funksionon mirë, ata nuk duhet të ngurrojnë të konsultohen me atë Asamble Shpirtërore Kombëtare për këtë çështje, hapur e me dashamirësi.
Janë Asambletë Shpirtërore ato që planifikojnë e drejtojnë punën, por këto plane duhet të njihen mirë nga Këshilltarët e nga anëtarët e Trupave Ndihmëse, sepse një prej rrugëve me të cilën ata mund të ndihmojnë Asambletë është që t'i nxitin vazhdimisht besimtarët të mbështesin planet e Asambleve. Në qoftë se një Asamble Shpirtërore Kombëtare ka shtruar një qëllim si kryesorin gjatë një viti, anëtarët e Trupave Ndihmëse duhet ta kenë parasysh këtë në të gjitha kontaktet e tyre me besimtarët dhe ta drejtojnë vëmendjen e tyre nga planet e Asamblesë Shpirtërore, duke i stimuluar këta t'i mbështesin ato me entusiazëm.
Këshilltarët në çdo zonë kontinentale kanë hapësirë të gjerë për të kryer punën e tyre, ashtu siç duhet t'i lenë çdo anëtari të Trupave Ndihmëse liri të gjerë veprimi brenda zonës që i është caktuar. Megjithëse Këshilltarët duhet ta drejtojnë rregullisht punën e anëtarëve të Trupave Ndihmëse, këta të fundit duhet ta kuptojnë se nuk ka nevojë të presin direktiva; natyra e punës së tyre është e tillë që ata duhet të jenë vazhdimisht të impenjuar në të ashtu siç e gjykojnë më mirë, edhe në qoftë se nuk u janë dhënë detyra të posaçme për të kryer. Mbi të gjitha, anëtarët e Trupave Ndihmëse duhet të ndërtojnë marrëdhënie të ngrohta e dashamirëse me besimtarët në zonën e vet, në mënyrë që Asambletë Shpirtërore Lokale vetvetiu t'u drejtohen atyre për këshilla e ndihmë.
Është detyrë e Asambleve Shpirtërore, të ndihmuara prej komiteteve të tyre, të organizojnë e të drejtojnë punën e mësimit, dhe duke vepruar kështu ato, natyrisht, duhet gjithashtu të bëjnë gjithçka për të stimuluar e frymëzuar miqtë. Megjithatë, është e pashmangshme që Asambletë dhe komitetet, duke qenë të ngarkuara me drejtimin e punës së mësimit, si dhe me të gjitha aspektet e tjera të jetës së komunitetit Bahá'í, nuk do të kenë mundësi të harxhojnë aq kohë sa do të dëshironin për të stimuluar besimtarët.
Autoriteti dhe drejtimi vijnë nga Asambletë, ndërsa fuqia për të kryer detyrat qëndron kryesisht në të gjithë besimtarët. Është detyra kryesore e Trupave Ndihmëse të ndihmojnë për stimulimin dhe çlirimin e kësaj fuqie. Kjo është një veprimtari jetësore dhe, në qoftë se duan ta kryejnë atë siç kërkohet, ato duhet të mos përzjehen në punën e administrimit. Për shembull, kur anëtarë të Trupave Ndihmëse inkurajojnë besimtarë që të angazhohen në pionierizëm, çdo besimtar që shpreh dëshirën për këtë duhet t'i paraqitet komitetit përkatës, i cili pastaj e organizon këtë projekt. Këshilltarët dhe anëtarët e Trupave Ndihmëse nuk duhet të organizojnë ato vetë pionerizmin ose projekte udhëtimesh mësimi. Shihet, pra, që Trupat Ndihmëse duhet të punojnë nga afër me bazën e komunitetit: me besimtarët individualë, me grupe e Asamble Shpirtërore Lokale, duke i këshilluar, stimuluar e ndihmuar ato. Këshilltarët përgjigjen për stimulimin , për këshillimin dhe për ndihmën e Asambleve Shpirtërore Kombëtare, si dhe punojnë me individë, me grupe e me Asamble Lokale.
(Përkthyer nga persishtja)Bota është në mundim dhe trazimi i saj shtohet dita ditës. Fytyra e saj është e kthyer drejt mosbindjes e mosbesimit. Gjëma do të jetë e tillë, sa që ta zbulosh atë tani nuk do të ishte e përshtatshme. Zvetënimi i saj do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Dhe kur të vijë ora e caktuar, papritur do të duket ajo që do t'i bëjë gjymtyrët e njerëzimit të dridhen. Atëherë e vetëm atëherë do të shpaloset Flamuri Hyjnor dhe Bilbili i Parajsës do të cicërojë melodinë e tij.
(Gleanings from the Writings of Bahá'u'lláh [Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh-ut], f.118-119)
Sa gjatë do të këmbëngulë njerëzimi në mosbindjen e tij? Sa gjatë do të vazhdojë padrejtësia? Sa gjatë do të sundojnë midis njerëzve kaosi e konfuzioni? Sa gjatë dizarmonia do të trazojë fytyrën e shoqërisë?... Erërat e dëshpërimit, mjerisht, po fryjnë nga çdo drejtim dhe grindjet që përçajnë e brengosin racën njerëzore po shtohen nga dita në ditë. Tani mund të shihen shenjat kanosëse të konvulsioneve e të kaosit, sepse rendi mbisundues duket se është në mënyrë të vajtueshme i çalë.
(Gleanings from the Writings of Bahá'u'lláh [Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh-ut], f.173)
... Së shpejti rendi i sotëm do të mbështillet dhe një rend i ri do të shpaloset në vend të tij. Me të vërtetë Zoti thotë të vërtetën dhe është Njohësi i gjërave të padukshme.
(Gleanings from the Writings of Bahá'u'lláh [Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh-ut], f.7)
... gjithë bota ndodhet tani në një gjendje shtatzanie. Po afrohet dita kur ajo do të japë frytet e saj më fisnike, kur prej saj do të rriten pemët më të larta, lulet më magjepëse, bekimet më qiellore....
(Në The Promised Day is Come [Dita e premtuar ka ardhur], f.5)
...Ekuilibri botëror është tronditur nga ndikimi drithërues i këtij Rendi Botëror më të madh e të ri. Jeta e organizuar e gjinisë njerëzore është revolucionarizuar nga veprimi i këtij Sistemi unikal, të mahnitshëm, të ngjashëm me të cilin sy të vdekshëm kurrë s'kanë parë...
(Gleanings from the Writings of Bahá'u'lláh [Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh], f.136)
...Qytetërimi, i lavdëruar aq shpesh nga eksponentët e shkolluar të arteve e të shkencave, do t'u sjellë njerëzve të këqia të mëdha, nëse do të lejohet të kapërcejë kufijt e moderimit.... Në qoftë se çohet në ekces, qytetërimi do të jetë një burim po aq pjellor i së keqes, sa ç'ka qenë burim i së mirës kur është mbajtur brenda kufijve të moderimit.... Po afrohet dita kur flaka e tij do të gllabërojë qytetet, kur Gjuha e Madhështisë do të shpallë: Mbretëria është e Perëndisë, të Gjithfuqishmit, të Gjithlavdëruarit.
(Bleanings from the Writings of Bahá'u'lláh [Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh-ut], f.342)
(Drejtuar Sundimtarëve të Tokës): Tani që ju e keni refuzuar Paqen Më të Madhe, përmbajuni kësaj Paqeje të Vogël, që të mund të përmirësoni ndoshta deri në njëfarë shkalle gjendjen tuaj e atë të vartësve tuaj.... Pajtohuni me njëri-tjetrin, në mënyrë që të mos keni më nevojë për armatime, veçse në një masë që mjafton për të ruajtur territoret dhe dominionet tuaja.... Jini të bashkuar, O Mbretër të tokës, sepse kështu stuhia e grindjes do të pushojë midis jush dhe njerëzit tuaj do të gjejnë qetësi.... Në qoftë se ndonjëri prej jush rrëmben armët kundër një tjetri, ngrihuni të gjithë kundër tij, sepse kjo s'është veçse drejtësi që duket sheshit.
(Gleanings from the Writings of Bahá'u'lláh [Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh-ut], f.254)
Ajo që Zoti ka porositur si mjekimin vendimtar e si mjetin më të fuqishëm për shërimin e gjithë botës është bashkimi i të gjithë popujve në një Kauzë të vetme universale, në një Besim të përbashkët. Kjo kurrsesi nuk mund të arrihet ndryshe, veçse përmes fuqisë së një Mjeku me përvojë, të gjithfuqishëm e të frymëzuar. Kjo është, në fakt, e vërteta, dhe çdo gjë tjetër s'është veçse gabim... Shikoni këto ditë, në të cilat Bukuria e Lashtë, Ai që është Emri Më i Madh, është dërguar për të ripërtëritur e për të bashkuar njerëzimin. Vëreni se si me shpata të zhveshura ata u ngritën kundër Tij dhe kryen atë që do të bëjë të dridhet Shpirti i Besimit. Dhe kur Ne u thamë atyre: 'Shikoni, Reformatori i Botës ka ardhur,' ata u përgjigjën: 'Ai, në të vërtetë, është njëri prej nxitësve të së keqes.' U ka hije gjithë njerëzve në këtë Ditë....të mbahen fort pas Emrit Më të Madh dhe të vendosin unitetin e mbarë njerëzimit. Nuk ka vend ku të ikin, nuk ka strehim ku të futen, veç Tij.
(Gleanings from the Writings of Bahá'u'lláh [Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh-ut], f.255)
Faltorja e unitetit është ngritur, mos e shikoni njëri-tjetrin si të huaj,.... ju jeni fryti i një peme dhe gjethet e një dege..... Bota është një vend i vetëm dhe njerëzimi qytetarët e tij.... Le të mos lëvdohet njeriu pse do vendin e vet, por të lëvdohet pse do gjininë e vet....
(Gleanings from the Writings of Bahá'u'lláh [Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh-ut], f.218)
1. NGA SHKRIMET E 'Abdu'l-BaháNë ciklet e shkuara, megjithëse qe vendosur harmonia, për shkak të mungesës së mjeteve, uniteti i mbarë njerëzimit nuk mund të arrihej. Kontinentet mbetën shumë të ndara, madje edhe midis popujve të të njëjtit kontinent afrimi e shkëmbimi i mendimeve ishin gati të pamundura. Për rrjedhojë, lidhjet, mirëkuptimi dhe uniteti midis të gjithë popujve e fiseve të tokës ishin të paarritshme. Por sot mjetet e komunikimit janë shumëfishuar dhe të pesë kontinentet e tokës praktikisht janë shkrirë në një.... Po kështu të gjithë pjesëtarët e familjes njerëzore, qofshin popuj ose qeveri, qytete ose fshatra, janë bërë gjithnjë e më të ndërvarura. Vetmjaftueshmëria nuk është më e mundur për askënd, duke qenë se lidhje politike bashkojnë të gjithë popujt e të gjitha kombet, dhe lidhjet e tregtisë e të industrisë, të bujqësisë e të arsimit po forcohen çdo ditë. Kështu, pra, bashkimi i mbarë gjinisë njerëzore mund të arrihet në këtë kohë. Me të vërtetë, kjo është një nga çuditë e kësaj epoke të mahnitshme, të këtij shekulli të lavdishëm. Epokat e kaluara kanë qenë të privuara nga kjo, sepse ky shekull - shekulli i dritës - është i pajisur me lavdi, fuqi e ndriçim, unikale e të pashembullta. E që këtej, shpalosja e mrekullueshme e një çudie të re çdo ditë. Me kohë do të shihet se me sa shkëlqim do të ndriçojnë qirinjtë e tij midis të gjithë njerëzve.
Shikoni se si drita po agon tani mbi horizontin e errësuar të botës. Qiriu i parë është uniteti në sferën politike, vezullimet e të cilit tani mund të dallohen. Qiriu i dytë është uniteti i mendimit në veprimtaritë botërore, arritja e të cilit së shpejti do të dëshmohet. Qiriu i tretë është uniteti në liri, i cili me siguri do të vijë. Qiriu i katërt është uniteti në fe, i cili është guri i qoshes i vetë themelit dhe që, me fuqinë e Perëndisë, do të shfaqet me të gjithë shkëlqimin e vet. Qiriu i pestë është uniteti i kombeve - një unitet që në këtë shekull me siguri do të vendoset, duke bërë që të gjithë njerëzit e botës ta shikojnë veten si qytetarë të të njëjtit atdhe. Qiriu i gjashtë është uniteti i racave, duke i bërë të gjithë ata që banojnë mbi tokë popuj e fise të një race. Qiriu i shtatë është uniteti i gjuhës, dmth zgjedhja e një gjuhe universale, në të cilën do të shkollohen e do të flasin të gjithë popujt. Secili prej këtyre do të ndodhë në mënyrë të pashmangshme, sepse fuqia e Mbretërisë së Perëndisë do të ndihmojë në realizimin e tyre.
(Pjesë të zgjedhura nga shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #15:6-7)
Qytetërimi i vërtetë do ta shpalosë flamurin e tij mu në zemër të botës, kur disa sovranë të saj të shquar e mendjelartë - shembuj të ndritur të përkushtimit e të vendosmërisë - do të ngrihen me një vendim të patundur e me vizion të qartë, në të mirën e për lumturinë e mbarë njerëzimit, për të ndërtuar Kauzën e Paqes Universale. Ata duhet ta bëjnë Kauzën e Paqes objekt të një konsultimi të përgjithshëm dhe të përpiqen me çdo mjet që varet prej tyre të krijojnë një Bashkim të kombeve të botës. Ata duhet të përfundojnë një traktat të detyrueshëm dhe të vendosin një besëlidhje, kushtet e së cilës të jenë reale, të paprekshme e të përcaktuara mirë. Ata duhet ta shpallin atë para tërë botës dhe të marrin miratimin e gjithë racës njerëzore. Kjo ndërmarrje supreme e fisnike - burimi i vërtetë i paqes e i mirëqenies së mbarë botës - duhet parë si e shenjtë nga të gjithë ata që banojnë mbi tokë. Të gjitha forcat e njerëzimit duhet të mobilizohen për të siguruar stabilitetin e qëndrueshmërinë e kësaj Besëlidhjeje Më të Madhe. Në këtë Pakt gjithpërfshirës do të duhej të përcaktoheshin qartë kufijt e çdo kombi, të fiksoheshin saktë parimet që qëndrojnë në themel të marrëdhënieve të qeverive me njëra-tjetrën dhe të sanksionoheshin të gjitha marrëveshjet e detyrimet ndërkombëtare. Po kështu, sasia e armatimeve të çdo qeverie duhet të jetë rreptësisht e kufizuar, sepse po të lejohej që përgatitjet për luftë dhe forcat ushtarake të çdo kombi të shtoheshin, ato do të ngjallnin dyshime tek të tjerët. Parimi themelor i vendosur në bazën e këtij Pakti solemn do të duhej të formulohej në mënyrë të tillë që, në rast se më vonë ndonjë qeveri do të shkelte ndonjë prej kushteve të tij, të gjitha qeveritë e tokës të ngriheshin e ta detyronin atë të pranonte nënshtrimin e plotë, madje jo, por raca njerëzore në tërësi të vendoste ta shkatërronte atë qeveri me të gjitha mjetet e mundshme. Në qoftë se ky ilaç më i madh do të përdorej në trupin e sëmurë të botës, ky me siguri do të shërohej nga të gjitha sëmundjet dhe do të mbetej përjetë i shëndoshë e i sigurt....
Disa që nuk e njohin fuqinë që fshihet në përpjekjen njerëzore, e konsiderojnë këtë gjë si krejt të pazbatueshme në praktikë, madje tej kufijve të përpjekjeve më të mëdha të njeriut. Megjithatë, nuk është kështu. Përkundrazi, falë hirit të përhershëm të Perëndisë, dashamirësisë së të preferuarve të Tij, përpjekjeve të papara të shpirtrave të mençur e të zot, si dhe mendimeve e ideve të udhëheqësve të pashoq të kësaj epoke, asgjë, çfarëdo qoftë ajo, nuk mund të konsiderohet e paarritshme. Kërkohen përpjekje, përpjekje të pareshtura. Vetëm me vendosmëri të pamposhtur kjo mund të arrihet. Shumë gjëra që epokat e kaluara i shihnin thjesht si vizione, në kohën e sotme janë bërë shumë të lehta e të praktikueshme. Përse kjo Kauzë më e madhe e më e lartë - ylli i ditës i horizontit të qytetërimit të vërtetë dhe shkaku i lavdisë, i përparimit, i mirëqenies e i suksesit të mbarë njerëzimit - u dashka parë si diçka e paarritshme? Me siguri do të vijë dita kur drita e saj e bukur do të hedhë ndriçim mbi të gjithë njerëzit.
(The Secret of Divine Civilization [Sekreti i qytetërimit hyjnor])
3. NGA SHKRIMET E SHOGHI EFFENDILe të mos ketë asnjë dyshim përsa i përket synimit frymëzues të Ligjit të përbotshëm të Bahá'u'lláh. Ky ligj nuk ka kurrsesi për qëllim të përmbysë themelet ekzistuese të shoqërisë, por kërkon të zgjerojë bazën e saj, të riformojë insitucionet e saj në harmoni me nevojat e një bote në ndryshim të përhershëm. Ai nuk mund të vijë në konflikt me kurrfarë besnikërish të ligjshme, as nuk mund të minojë besnikëritë thelbësore. Qëllimi i tij nuk është as të shuajë flakën e patriotizmit të shëndoshë e të mençur në zemrat e njerëzve, as të asgjësojë sistemin e autonomisë kombëtare, që është aq thelbësor për të shmangur të këqiat e një centralizimi të tepruar. Ai nuk injoron e as do të përpiqet të shtypë diversitetin e prejardhjeve etnike, të klimës, të historisë, të gjuhës e të traditës, të mendimit e të zakonit që dallojnë popujt dhe kombet e botës. Ai bën thirrje për një besnikëri e një aspiratë më të gjerë në krahasim me të gjitha ato që kanë frymëzuar racën njerëzore. Ai ngul këmbë për nënshtrimin e shtytjeve e të interesave kombëtare ndaj kërkesave imperative të një bote të bashkuar. Ai hedh poshtë centralizimin e tepruar, nga njëra anë, dhe mohon çdo orvatje për uniformitet, nga ana tjetër. Parulla e tij është uniteti në diversitet....
Thirrja e Bahá'u'lláh drejtohet, para së gjithash, kundër të gjitha formave të provincializmit, kundër të gjitha veçimeve e paragjykimeve. Në qoftë se ideale të ushqyera për një kohë të gjatë dhe institute dikur të nderuara, në qoftë se disa supozime sociale dhe formula fetare kanë pushuar së çuari përpara mirëqenien e njerëzimit në përgjithësi, në qoftë se ato nuk u përshtaten më nevojave të një njerëzimi në evolucion të vazhdueshëm, le të flaken tutje ato dhe të futen midis doktrinave të vjetëruara e të harruara. Sepse standartet ligjore, teoritë politike dhe ekonomike kanë për qëllim vetëm mbrojtjen e interesave të njerëzimit në tërësi, e jo kryqëzimin e njerëzimit për të ruajtur tërësinë e një ligji a të një doktrine të veçantë.
Të mos gabojmë. Parimi i Njësishmërisë së gjinisë njerëzore - boshti rreth të cilit vërtiten të gjitha Mësimet e Bahá'u'lláh - nuk është shpërthim i një emocionalizmi injorant, as shprehje e një shprese të mjergullt fetare. Thirrja e tij nuk duhet identifikuar thjesht me një rizgjim të shpirtit të vëllazërisë e të vullnetit të mirë midis njerëzve, dhe as ka ai për qëllim vetëm të nxisë bashkëpunimin harmonik midis popujve e kombeve të veçantë. Implikimet e tij janë më të thella, rivendikimet e tij më të mëdha nga çdo gjë që Profetët e vjetër ishin të lejuar të paraqitnin. Mesazhi i tij është i aplikueshëm jo vetëm për individin, por ka të bëjë në radhë të parë me natyrën e atyre marrëdhënieve thelbësore që duhet të lidhin të gjitha shtetet e kombet si pjesëtarë të një familjeje të vetme njerëzore. Ai nuk përbën thjesht shpalljen e një ideali, por shoqërohet në mënyrë të pandashme me një institut të përshtatshëm për të mishëruar të vërtetën e tij, për të treguar vlerën e tij dhe për të përjetësuar ndikimin e tij. Ai nënkupton një ndryshim organik në strukturën e shoqërisë së sotme, një ndryshim të tillë që bota ende nuk e ka provuar. Ai përbën një sfidë, njëkohësisht të guximshme e universale, ndaj tabelave të vjetëruara të dogmave kombëtare - dogma që i përkasin së shkuarës dhe që, në rrjedhën e zakonshme të ngjarjeve, siç i formon e i kontrollon ato Perëndia, duhet t'i lëshojnë vendin një ungjilli të ri, rrënjësisht të ndryshëm dhe pafundësisht më të lartë nga ai që ka njohur bota deri më sot. Ai kërkon jo më pak se rindërtimi e çmilitarizimi i gjithë botës së qytetëruar - një botë organikisht e bashkuar në të gjitha aspektet thelbësore të jetës së saj, në makinën e saj politike, në aspiratën e saj shpirtërore, në tregtinë e financën e saj, në shkrimin e në gjuhën e saj e, megjithatë, të pafund në diversitetin e karakteristikave kombëtare të njësive të saj të federuara.
Ai përfaqëson përfundimin e evolucionit njerëzor - një evolucion që i ka pasur fillimet e veta më të hershme në lindjen e jetës familjare, zhvillimin e mëtejshëm në arritjen e solidaritetit fisnor, që nga ana e vet çoi në krijimin e qytetit-shtet dhe që më pas u shtri në krijimin e kombeve të pavarura e sovrane.
Parimi i Njësishmërisë së Njerëzimit, siç e ka shpallur Bahá'u'lláh, mbart me vete as më shumë e as më pak sesa një pohim solemn se arritja e këtij stadi final në këtë evolucion të mahnitshëm është jo vetëm e nevojshme, por e pashmangshme, se realizimi i tij po afrohet me shpejtësi dhe se vetëm një fuqi e lindur nga Perëndia mund ta vendosë atë me sukses.
(Nga The World Order of Bahá'u'lláh [Rendi Botëror i Bahá'u'lláh-ut])
Uniteti i racës njerëzore, siç e ka përfytyruar Bahá'u'lláh, nënkupton krijimin e një komënuellthi botëror, në të cilin të gjitha kombet, racat, bindjet e klasat janë të bashkuara ngushtë e në mënyrë të përhershme dhe ku autonomia e shteteve anëtare të tij, si dhe liria e iniciativa personale e individëve që i përbëjnë janë përfundimisht e plotësisht të mbrojtura. Me sa mund ta përfytyrojmë ne, ky komënuellth duhet të përbëhet prej një legjislature të përbotshme, pjesëtarët e së cilës, si të besuarit e mbarë njerëzimit, do të kontrollojnë në fund të fundit të tëra burimet e të gjitha kombeve përbërëse dhe do të nxjerrin ligjet e nevojshme për të rregulluar jetën, për të plotësuar nevojat e për të ndërtuar marrëdhëniet e të gjitha racave e të të gjithë popujve. Një ekzekutiv botëror, i mbështetur nga një Forcë e armatosur ndërkombëtare, do të vejë në zbatim vendimet që janë arritur, do të zbatojë ligjet e nxjerra nga kjo legjislaturë botërore dhe do të ruajë unitetin organik të tërë komënuellthit. Një gjykatë botërore do të gjykojë e do të japë verdiktin e saj të detyrueshëm e përfundimtar në të gjitha grindjet që mund të lindin midis elementëve të ndryshëm që përbëjnë këtë sistem universal. Do të shpiket një mekanizëm ndërlidhjeje botërore, i cili do të përfshijë të gjithë planetin dhe, i lirë nga pengesat e kufizimet kombëtare, do të punojë me shpejtësi të habitshme e rregull të përsosur. Një metropol botëror do të veprojë si qendra nervore e një qytetërimi botëror, si fokusi drejt të cilit do të konvergojnë forcat bashkuese të jetës e prej të cilit do të rrezatojnë ndikimet e tij gjallëruese. Një gjuhë botërore do të shpiket ose do të zgjidhet midis gjuhëve ekzistuese dhe do të mësohet në shkollat e të gjitha kombeve të federuara si ndihmëse e gjuhëve të tyre amtare. Një shkrim botëror, një letërsi botërore, një sistem uniform e universal paraje, peshe e matjeje do të thjeshtojë e lehtësojë shkëmbimet dhe mirëkuptimin midis kombeve e racave të gjinisë njerëzore. Në një shoqëri të tillë botërore, shkenca dhe feja, dy forcat më të fuqishme të jetës njerëzore, do të pajtohen, do të bashkëpunojnë e do të zhvillohen harmonikisht. Në këtë sistem, shtypi, ndërsa do t'i lerë fushë të plotë shprehjes së pikëpamjeve e të bindjeve të larmishme të njerëzimit, nuk do të manipulohet më për të keq nga interesat e forcave të veshura me pushtet, private apo publike qofshin, dhe do të çlirohet nga ndikimi i qeverive e i popujve në grindje. Rezervat ekonomike të botës do të organizohen, burimet e lëndëve të para do të çelen e do të shfrytëzohen plotësisht, tregjet do të bashkërendohen e zhvillohen dhe shpërndarja e prodhimeve do të rregullohet me drejtësi.
Rivalitetet, mëritë e intrigat kombëtare do të pushojnë dhe armiqësia e paragjykimi racial do të zëvendësohen nga miqësia, mirëkuptimi e kooperimi racial. Shkaqet e grindjeve fetare do të mënjanohen përgjithmonë, barrierat e kufizimet ekonomike do të hiqen tërësisht dhe dallimet e tepruara midis klasave do të eliminohen. Skamja, nga njëra anë, dhe akumulimi i madh i pronës, nga ana tjetër, do të zhduken. Energjia vigane që harxhohet e humbet për luftë, qoftë ekonomike ose politike, do t'u kushtohet qëllimeve të tilla që synojnë të zgjerojnë hapësirën e shpikjeve njerëzore e të zhvillimit teknik, rritjes së prodhueshmërisë së njerëzimit, likuidimit të sëmundjeve, shtrirjes së kërkimit shkencor, ngritjes së standartit të shëndetit fizik, mprehjes e rafinimit të trurit njrëzor, shfrytëzimit të rezervave ende të papërdorura e të panjohura të planetit, zgjatjes së jetës njerëzore, si dhe përkrahjes së çdo faktori tjetër që mund të stimulojë jetën intelektuale, morale e shpirtërore të mbarë racës njerëzore.
Një sistem federal botëror që drejton gjithë tokën dhe ushtron autoritet të pakundërshtueshëm mbi të gjitha rezervat e saj të mëdha e të paimagjinueshme, që gërsheton e mishëron idealet si të Lindjes dhe të Perëndimit, që është i çliruar nga mallkimi i luftës e nga fatkeqësitë që sjell ajo dhe që është i prirur për të shfrytëzuar të gjitha burimet e arritshme të energjisë mbi sipërfaqen e planetit, një sistem në të cilin Forca është bërë shërbëtorja e Drejtësisë dhe jetën e të cilit e mbështet njohja universale prej tij e Perëndisë së vetëm e besnikëria e tij ndaj një Revelacioni të vetëm - i tillë është objektivi, drejt të cilit po lëviz njerëzimi nën shtytjen e forcave bashkuese të jetës.
(Nga The World Order of Bahá'u'lláh [Rendi Botëror i Bahá'u'lláh])
RINIAI bekuar është ai që në lulen e rinisë e në ditët më të bukura të jetës së tij do të ngrihet për t'i shërbyer Kauzës së Zotit të fillimit e të mbarimit dhe do ta stolisë zemrën e vet me dashurinë për Të. Shfaqja e një mirëdashjeje të tillë është më e madhe se krijimi i qiejve e i tokës. Të bekuar janë të qëndrueshmit dhe lum ata që janë të vendosur.
(Bahá'u'lláh, Unrestrained as the Wind [Të papërmbajtur si era], f.X)
Kur një person bëhet Bahá'í, ajo që ndodh praktikisht është se fara e shpirtit fillon të rritet në qenien njerëzore. Kjo farë duhet të ujitet nga vërshimet e Shpirtit të Shenjtë. Këto dhunti të shpirtit merren nëpërmjet lutjes, meditimit, studimit të Thënieve të Shenjta dhe shërbimit për Kauzën e Perëndisë. Çështja është se shërbimi për Kauzën i ngjan plugut që plugon tokën kur mbillet fara. Është e nevojshme që toka të plugohet, në mënyrë që të pasurohet dhe t'i sigurojë farës një rritje më të fuqishme. Po kështu, evolucioni i shpirtit kryhet duke pluguar tokën e zemrës, në mënyrë që ajo të jetë një pasqyrim konstant i Shpirtit të Shenjtë. Në këtë mënyrë shpirti njerëzor rritet e zhvillohet me hapa të shpejtë.
(Shoghi Effendi, Unrestrained as the Wind [Të papërmbajtur si era], f.10, shkruar në emër të tij)
Ai ju shtyn të vendosni të bëni vepra të mëdha, shumë të mëdha për Besimin; kushtet e botës po keqësohen gjithnjë më shumë, dhe brezi juaj duhet të sigurojë shenjtorët, heronjtë, martirët dhe administratorët e viteve të ardhshme. Me përkushtim e me forcë vullneti ju mund të ngriheni në lartësi të mëdha!
(Shoghi Effendi, 2 tetor 1951, një Sesioni të Rinisë në Shtetet e Bshkuara, shkruar në emër të tij)
Sikur të mund të dallonim realitetin e gjërave, do të shihnim se ndër betejat që bëjnë kërdinë sot në botë më e madhja është beteja shpirtërore. Në qoftë se besimtarë si ju vetë, të rinj, të zellshëm e plot jetë, dëshirojnë të fitojnë dafina për heroizëm të vërtetë e të pavdekshëm, le të angazhohen në betejën shpirtërore, që përfshin vetë shpirtin e njeriut, cilado qoftë puna e tyre tokësore. Detyra më e vështirë e më fisnike sot në botë është të jesh një Bahá'í i vërtetë; kjo kërkon që ne të mposhtim jo vetëm të këqiat e tanishme që mbizotërojnë në gjithë botën, por edhe dobësitë, lidhjet me të kaluarën , paragjykimet dhe egoizmin që mund të jenë trashëguar e fituar brenda karaktereve tona; që ne t'u japim njerëzve të tjerë një shembull të ndritur e të pashuar.
(Shoghi Effendi, Excellence in All Things [Të shkëlqyer në çdo gjë], përmbledhje, f.15, shkruar në emër të tij)
Që nga fillimi i epokës Bahá'í, rinia ka luajtur një rol jetësor në përhapjen e Revelacionit të Perëndisë. Vetë Báb ishte njëzet e pesë vjeç kur Ai deklaroi Misionin e Tij, ndërsa shumë prej Shkronjave të të Gjallit ishin edhe më të rinj. Mjeshtri, kur ende ishte djalë fare i ri, u thirr për të mbajtur mbi supe përgjegjësi të rënda në shërbim të Atit të Tij në Irak e në Turqi; dhe vëllai i Tij, Dega Më e Kulluar, dha jetën e vet për Perëndinë në Burgun Më të Madh në moshën njëzetedy-vjeçare, që shërbëtorët e Perëndisë të mund "të gjallëroheshin dhe të gjithë ata që banojnë mbi tokë të bashkoheshin." Shoghi Effendi ishte student në Oksford, kur u thirr për të zënë fronin e Ruajtësit, dhe shumë prej kalorësve të Bahá'u'lláh, që fituan emër të pavdekshëm gjatë Kryqëzatës Dhjetëvjeçare, ishin të rinj. Prandaj kurrë të mos mendohet se të rinjtë duhet të presin vitet e pjekurisë para se të mund të bëjnë shërbime të paçmuara për Kauzën e Perëndisë.
(Shtëpia Universale e Drejtësisë, [Wellspring of Guidance [Burimi i udhërrëfimit], f.92)
II. PËRGATITJE PËR NJË JETË NË SHËRBIMIndividi duhet që, para se t'i futet studimit të një subjekti, t'i bëjë vetes pyetjen se ç'fryt e ç'rezultat do të dalë prej tij. Në qoftë se është një degë e dobishme e dijes, dmth në qoftë se shoqëria do të ketë përfitime të rëndësishme prej saj, atëherë ai, sigurisht, duhet ta ndjekë atë me gjithë zemër. Në qoftë se jo, në qoftë se ajo konsiston në debate boshe e pa përfitim dhe një zinxhir i kotë imagjinatash që nuk çojnë në kurrfarë rezultati veç acarimit, përse t'ua kushtosh jetën pedantizmave e sherreve të tilla të padobishme.
('Abdu'l-Bahá, The Secret of Divine Civilization [Sekreti i qytetërimit hyjnor], f.106)
Unë ju kërkoj me forcë që, ndërsa ndiqni studimet, t'i kushtoni sa më shumë kohë që të mundni studimit të kujdesshëm të historisë e të mësimeve të Kauzës sonë të Dashur. Kjo është premisa për një karrierë të ardhshme të suksesshme në shërbim të Besimit Bahá'í, në të cilin unë shpresoj e lutem që ju të shquheni në ditët që do të vinë.
(Shoghi Effendi, The Importance of Deepening [Rëndësia e thellimit], përpilim, f.21)
Tre fusha të mëdha të shërbimit janë të hapura para të rinjve Bahá'í, në të cilat ata në të njëjtën kohë të merren me ndreqjen e karakterit të shoqërisë njerëzore dhe të përgatisin vetveten për punën që mund të ndërmarrin më pas gjatë jetës së tyre.
Së pari, baza e të gjitha veprimtarive të tjera të tyre është studimi i mësimeve nga ata, shpirtëzimi i jetës së tyre dhe formimi i karakterit të tyre sipas standarteve të Bahá'u'lláh.
Fusha e dytë e shërbimit , që lidhet me të parën, është t'u mësojnë Besimin, sidomos shokëve të vet të rinj, midis të cilëve disa janë nga mendjet më të hapura e kërkuese në botë.
Fusha e tretë e shërbimit është përgatitja nga të rinjtë për vitet që do të vinë. Është detyrë e Bahá'í-t të edukojë fëmijët e vet; po kështu është detyrë e fëmijëve të fitojnë njohuri për artet e shkencat dhe të mësojnë një zanat ose profesion, nga i cili ata, nga ana e tyre, mund të sigurojnë jetesën dhe të mbështesin familjet e veta. Kjo për një të ri Bahá'í është në vetvete një shërbim ndaj Perëndisë, një shërbim që, për më tepër, mund të kombinohet me mësimin e Besimit të tjerëve dhe me pionierizmin. Komuniteti Bahá'í do të ketë nevojë për burra e gra që zotërojnë mjeshtri e kualifikime të shumta; sepse duke u rritur në përmasa, sfera e veprimtarive të tij në jetën e shoqërisë do të shtohet e do të bëhet e larmishme. Prandaj të rinjtë Bahá'í le të gjejnë rrugët më të mira në të cilat ata mund të përdorin e zhvillojnë aftësitë e tyre të lindura në shërbim të njerëzimit e të Kauzës së Perëndisë, qoftë si fermerë, mësues, mjekë, zejtarë, muzikantë, ose në cilëndo prej mënyrave të shumta të sigurimit të jetesës që janë të hapura para tyre.
(Shtëpia Universale e Drejtësisë, 10 qershor 1966, Të Rinjve Bahá'í të Botës)
Të rinjtë Bahá'í duhet të inkurajohen që të mendojnë për studimet e për ushtrimin e tyre në ndonjë zanat ose profesion, si pjesë e shërbimit të tyre ndaj Kauzës së Perëndisë dhe në kuadrin e një jete që do t'i kushtohet çuarjes përpara të interesave të Besimit.
Në të njëjtën kohë, gjatë viteve të tyre të studimit, të rinjtë janë shpesh në gjendje të ofrojnë periudha prej disa javësh ose muajsh, madje edhe një vit ose më shumë, gjatë të cilave ata mund t'ua kushtojnë veten udhëtimeve për punë mësimore ose për t'i shërbyer komunitetit Bahá'í në rrugë të tjera, siç është organizimi i klasave për fëmijë në fshatra të largët. Ata duhen inkurajuar për të ofruar një shërbim të tillë, i cili do të jetë në vetvete një përvojë e admirueshme për të ardhmen, dhe Asambleja Kombëtare duhet të udhëzojë një komitet të posaçëm që të mbledhë kërkesa të tilla dhe të organizojë realizimin e tyre, në mënyrë që prej tyre të arrihet një përfitim sa më i madh.
(Shtëpia Universale e Drejtësisë, Novruz [Náw-Rúz] 1974, gjithë Asambleve Shpirtërore Kombëtare)
III. MODELI I JETES Bahá'íUnë dëshiroj që ju të bëheni të shquar. Bahá'í-të duhet të shquhen nga njerëzit e tjerë. Por kjo nuk duhet të vijë nga pasuria - dmth që ata të jenë më të begatë se të tjerët. Unë nuk dëshiroj që ju të shquheni nga pikëpamja financiare. Ajo që dua unë nuk është një shquarje e zakonshme; jo shquarje në shkencë, në tregti, në industri. Unë dëshiroj që ju të shquheni shpirtërisht - dmth ju duhet të bëheni të shquar e të dalluar në moral. Ju duhet të shquheni nga gjithë të tjerët në dashurinë tuaj për Perëndinë. Ju duhet të bëheni të shquar në dashurinë për njerëzimin, për unitet e mirëkuptim, për dashuri e drejtësi. Me një fjalë, ju duhet të bëheni të shquar në të gjitha virtytet e botës njerëzore - për besnikësi e sinqeritet, për drejtësi e besë, për vendosmëri e moslëkundje, për vepra bamirësie e për shërbim ndaj botës njerëzore, për dashuri ndaj çdo qenieje njerëzore, për unitet e mirëkuptim me të gjithë njerëzit, për eliminimin e paragjykimeve dhe përkrahjen e paqes ndërkombëtare. Më së fundi, ju duhet të bëheni të shquar për ndriçim qiellor dhe për fitimin e dhuntive të Perëndisë. Këtë shquarje dëshiroj unë për ju. Ky duhet të jetë thelbi i shquarjes në gjirin tuaj.
('Abdu'l-Bahá, The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], f.190)
... Një jetë e dëlirë dhe e shenjtë, që nënkupton modestinë, pastërtinë, të përmbajturit, mirësjelljen dhe sinqeritetin, kërkon moderim në çdo gjë që ka të bëjë me veshjen, gjuhën, dëfrimet dhe me zbavitjet artistike e letrare. Ajo kërkon vigjilencë të përditshme për të mbajtur nën kontroll epshet dhe prirjet e çoroditura të njeriut. Ajo kërkon të hiqet dorë nga sjelljet mendjelehta dhe rendja pas qejfeve të tepruara banale e shpesh në rrugë të shtrembër. Ajo kërkon mospërdorim total të çfarëdo pijeve alkoolike, të opiumit dhe të drogave të tjera si këto, që bëhen shprehi. Ajo dënon prostituimin e artit e të letërsisë, praktikat e nudizmit e të bashkëjetesës jashtë martese, tradhtinë në marrëdhëniet bashkëshortore dhe çdo formë shthurjeje, lirie të tepruar e vesesh seksuale. Ajo nuk mund të pranojë kompromis me teoritë, normat, shprehitë dhe ekceset e një epoke dekadente. Përkundrazi, ajo përpiqet, përmes forcës dinamike të shembullit të saj, të provojë karakterin destruktiv të teorive të tilla, falsitetin e normave të tilla, zbrazëtinë e pretendimeve të tilla, perversitetin e shprehive të tilla dhe sakrilegjin e ekceseve të tilla.
(Shoghi Effendi, The Advent of Divine Justice [Ardhja e drejtësisë hyjnore], f.30)
Fjalët, veprat, qëndrimet, mungesa e paragjykimeve, fisnikëria e karakterit, ndjenja e lartë e shërbimit ndaj tjetrit - me një fjalë ato cilësi e veprime që e dallojnë një Bahá'í duhet të karakterizojnë medoemos jetën e tij të brendshme dhe sjelljen e jashtme, si dhe marrëdhëniet e tij me mikun ose armikun.
Duke flakur pamjet e ulta të mediokritetit, le të ngjiten ata në lartësitë e përsosurisë në çdo gjë që aspirojnë të bëjnë. Le të lartësojnë ata vetë atmosferën në të cilën lëvizin, qoftë në klasat e shkollës ose në auditorët e studimeve të larta, në punën e tyre, në kohën e lirë, në veprimtaritë Bahá'í ose në shërbimin shoqëror.
Me të vërtetë, le të përshëndesin me besim ata sfidat që i presin. Të mbushur me këtë përsosuri e me përunjësinë përkatëse, me këmbëngulje e me një ndjenjë shërbimi plot dashuri, të rinjtë e sotëm duhet të dalin në radhët e para të profesioneve, të prodhimit, të arteve e të zejeve që janë të nevojshme për përparimin e mëtejshëm të njerëzimit - për të siguruar kështu që fryma e Kauzës të ushtrojë ndiçimin e saj në të gjitha këto fusha të rëndësishme të përpjekjes njerëzore. Për më tepër, ndërsa synojnë të zotërojnë konceptet unifikuese dhe teknologjitë në avancim të shpejtë të kësaj epoke të komunikacioneve, të rinjtë munden, në të vërtetë duhet, gjithashtu, të garantojnë transmetimin së ardhmes të atyre mjeshtrive që ruajnë arritjet e mrekullueshme, të domosdoshme të së kaluarës. Shndërrimi që do të kryhet në funksionimin e shoqërisë do të varet me siguri në një shkallë të madhe nga efektiviteti i përgatitjeve që bëjnë të rinjtë për botën që do të trashëgojnë.
Ne jua rekomandojmë këto mendime për shqyrtim privat dhe për konsultimet që ju zhvilloni rreth së ardhmes suaj.
(Shtëpia Universale e Drejtësisë, 8 maj 1985, Të Rinjve Bahá'í të Botës)
IV. MËSIMI DHE PIONIERIZMI PËR KAUZËN E PERËNDISËThuaj: Mësoni Kauzën e Perëndisë, o njerëz të Bahá-it, sepse Perëndia i ka caktuar secilit detyrën që të shpallë Mesazhin e Tij dhe e shikon këtë si më të merituarën nga të gjitha veprat. Një vepër e tillë është e pranueshme vetëm kur ai që shpjegon Kauzën është besimtar i vendosur në Perëndinë, Mbrojtësin Suprem, të Hirshmin, të Gjithfuqishmin.
(Bahá'u'lláh, Gleanings from the Writings of Bahá'u'lláh [Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh-ut], f.278)
Detyrimi për të dhënë mësim u takon në thelb besimtarëve të rinj. Prandaj gjithë përgatitja e tyre duhet drejtuar në mënyrë të tillë që ata të bëhen mësues të zot. Pikërisht për këtë qëllim shkollat verore Bahá'í, të cilat përbëjnë vetë themelin mbi të cilin do të ngrihen universitetet Bahá'í të së ardhmes, duhet të ndiqen gjerësisht nga besimtarët e rinj.
(Shoghi Effendi, Unrestrained as the Wind [Të papërmbajtur si era], f.83-84, shkruar në emër të tij)
Ata që marrin pjesë në një fushatë të tillë, qoftë si organizatorë ose si punëtorë të ngarkuar të kujdesen për zbatimin e vetë detyrës, duhet, si kusht thelbësor paraprak për kryejen e detyrave të tyre, të njihen imtësisht me aspektet e ndryshme të historisë e të mësimeve të Besimit të vet. Në përpjekjet për t'ia arritur kësaj, ata duhet të studiojnë vetë, me ndërgjegje e zell, literaturën e Besimit të tyre, të gërmojnë në mësimet e tij, të përvetësojnë ligjet e parimet e tij, të thellohen në porositë, doktrinat e qëllimet e tij, të mbajnë mend disa prej predikimeve e lutjeve të tij, të zotërojnë bazat e administrimit të tij dhe të ecin në një hap me çështjet e kohës e me zhvillimet e reja.
(Shoghi Effendi, The Advent of Divine Justice [Ardhja e drejtësisë hyjnore], f.41)
Të rinjtë, duke qenë - në pjesën më të madhe - më të lirë se besimtarët e vjetër, janë në gjendje të ngrihen si pionierë dhe të shkojnë e të vendosen në qytete të reja. Një numër i madh pionierësh në Amerikë, që lanë qytetet e veta, shpesh edhe atdheun e tyre, për të plotësuar Planin Shtatëvjeçar, ishin të rinj - disa prej tyre aq të rinj sa që ata vetë nuk kishin ende moshën për t'u zgjedhur në Asambletë Shpirtërore që kishin ndihmuar për të ngritur!
(Shoghi Effendi, Unrestrained as the Wind [Të papërmbajtur si era], f.106, shkruar në emër të tij)
Të gjithë ju qofshi këmbëngulës në përpjekjet tuaja individuale për të shpjeguar Besimin, por me më shumë zjarr, për të studiuar Shkrimet, por me zell më të madh. Të vazhdoni edukimin dhe përgatitjen tuaj për shërbimin e ardhshëm ndaj njerëzimit, duke i kushtuar sa më shumë nga koha juaj e lirë veprimtarive në emër të Kauzës. Le të përpiqen ata prej jush, që tashmë e kanë zgjedhur punën e jetës së tyre dhe që mund të kenë krijuar tashmë familje, të bëhen mishërime të gjalla të idealeve Bahá'í, si në ushqimin shpirtëror të familjeve tuaja dhe në përfshirjen tuaj aktive në përpjekjet në fushën e pionierizmit brenda vendit ose në botën e jashtme. Le t'u përgjigjen të gjithë kërkesave të kohës, duke shfaqur në një shkallë të re përkushtimin ndaj detyrave që shtrohen.
Tej këtyre aspiratave, nevojitet një mobilizim i fuqishëm veprimtarish mësimore që pasqyrojnë rregullsinë në modelet e shërbimit që kryejnë të rinjtë Bahá'í. Shtytja e lindur e të rinjve për të lëvizur nga një vend në tjetrin, e kombinuar me zellin e tyre të madh, tregon se ju mund të përfshiheni në mënyrë më të qëllimshme e në një numër më të madh në këto veprimtari si mësues udhëtues. Një model i këtij mobilizimi mund të jenë projektet afatshkurtëra, të zbatuara në atdhe ose në vende të tjera, kushtuar si mësimit të Besimit dhe përmirësimit të kushteve të jetesës së njerëzve. Një tjetër mund të ishte që, sakohë jeni ende të rinj e pa barrën e përgjegjësive familjare, ju t'i kushtoni vëmendje idesë së impenjimit vullnetar për një periudhë të caktuar, të themi për një ose dy vjet, në ndonjë shërbim Bahá'í, brenda vendit ose jashtë, në fushën e mësimit ose të zhvillimit. Forca dhe stabiliteti i komunitetit do të shtoheshin, në qoftë se modele të tilla do të ndiqeshin nga brezat e mëvonshëm të të rinjve. Sidoqoftë, pavarësisht nga mënyrat e shërbimit, rinia duhet të jetë tërësisht e angazhuar, në çdo kohë, në të gjitha klimat e në çfarëdo kushtesh.
(Shtëpia Universale e Drejtësisë, 3 janar 1984, Të Rinjve Bahá'í të Botës)
UDHËTIMI I SHPIRTITBota e përtejme ndryshon nga kjo botë po aq sa kjo botë ndryshon nga bota e foshnjës që ndodhet ende në mitrën e nënës...
(Bahá'u'lláh, Gleanings from the Writings of Bahá'u'lláh [Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh-ut], f.157)
Është e qartë dhe evidente që të gjithë njerëzit, pas vdekjes së tyre fizike, do ta vlerësojnë rëndësinë e veprave të tyre dhe do të kuptojnë gjithçka kanë bërë duart e tyre... Ata që janë pasuesit e të vetmit Perëndi të vërtetë do të ndiejnë, qysh në çastin e ndarjes nga kjo jetë, një gëzim e një ngazëllim të tillë që nuk mund të përshkruhet, ndërsa ata që jetojnë në gabim do të kapen nga një frikë e të dridhura të tilla dhe do të mbushen me një trishtim të tillë që s'kanë të krahasuar.
(Bahá'u'lláh, Gleanings from the Writings of Bahá'u'lláh [Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh-ut], f.171)
Me të vërtetë Unë them, shpirti njerëzor është, në thelbin e vet, një prej shenjave të Perëndisë, një mister midis mistereve të Tij.
(Bahá'u'lláh, Gleanings from the Writings of Bahá'u'lláh Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh-ut], f.160)
Shpirti që i ka mbetur besnik Kauzës së Perëndisë dhe ka qëndruar i patundur në Shtegun e Tij, do të zotërojë pas vdekjes një fuqi të tillë, saqë të gjitha botët që i Gjithfuqishmi ka krijuar mund të përfitojnë nëpërmjet tij.
(Bahá'u'lláh, Gleanings from the Writings of Bahá'u'lláh [Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh], f.161)
Për më tepër, shiko sesi fruti, para se të formohet, gjendet në potencë brenda pemës. Sikur të pritej ajo pemë copa copa, asnjë shenjë e as ndonjë pjesë, sado e vogël, e frutit nuk mund të zbulohet. Megjithatë, kur shfaqet, ai e manifeston veten, siç e keni vënë re, në bukurinë e vet të mahnitshme e përsosurinë e tij të lavdishme. Disa fruta, me të vërtetë, e arrijnë zhvillimin e tyre më të plotë vetëm pasi janë ndarë nga pema.
(Bahá'u'lláh, Gleanings from the Writings of Bahá'u'lláh Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh-ut], f.155)
Shpirti është i pandryshueshëm, i pashkatërrueshëm. Përparimi dhe zhvillimi i shpirtit, gëzimi dhe hidhërimi i shpirtit janë të pavarura nga trupi fizik...
Kështu, kur shpirti ushqehet me virtyte të shenjta, atëherë trupi është i gëzuar; në qoftë se shpirti bie në mëkat, trupi vuan!
Kur ndeshim të vërtetën, qëndrueshmëri, besnikëri e dashuri, ne jemi të lumtur; por në qoftë se ndeshim gënjeshtra, pabesi e mashtrim, ne jemi të mjerë...
... Por në qoftë se trupi pëson ndryshim, shpirti nuk preket. Kur thyen një pasqyrë në të cilën ndriçon dielli, pasqyra thyhet por dielli përsëri ndriçon! Në qoftë se një kafaz ku ndodhet një zog shkatërrohet, zogu nuk dëmtohet! Në qoftë se një llambë thyhet, flaka mund të vazhdojë të ndriçojë!
E njëjta gjë ndodh me shpirtin e njeriut. Megjithëse vdekja e shkatërron trupin e tij, ajo nuk ka pushtet mbi shpirtin e tij - ky është i përjetshëm, i përhershëm, as nuk lind e as nuk vdes.
('Abdu'l-Bahá, Paris Talks [Bisedat e Parisit], f.65-66)
Prandaj në këtë botë ai duhet ta përgatisë veten për botën e përtejme. Ato që i duhen në botën e Mbretërisë duhen fituar këtu. Ashtu siç e përgatit veten në botën e mitrës së nënës, duke fituar forcat e nevojshme për të ekzistuar, po kështu forcat e domosdoshme për ekzistencën hyjnore duhen fituar potencialisht në këtë botë.
Për çfarë ka nevojë ai në Mbretërinë që shkon tej jetës e kufizimeve të kësaj sfere të vdekshme? Bota e përtejme është një botë shenjtërie e ndriçimi; prandaj është e nevojshme që në këtë botë ai t'i fitojë këto atribute hyjnore. Në atë botë ka nevojë për shpirtësí, besim, siguri, për dije e dashuri për Perëndinë. Këto ai duhet t'i arrijë në këtë botë, në mënyrë që pas ngjitjes nga Mbretëria tokësore në atë qiellore ai të gjejë gjithçka i nevojitet në atë jetë të amshueshme që e pret.
Ajo botë hyjnore është qartë një botë dritash; prandaj njeriu ka nevojë për ndriçim këtu. Ajo është një botë e dashurisë; dashuria për Perëndinë është thelbësore. Është një botë përsosurie; virtytet ose përsosuritë duhen fituar. Ajo botë gjallërohet nga frymëmarrjet e Shpirtit të Shenjtë; në këtë botë duhet t'i kërkojmë ne ato. Ajo është Mbretëria e jetës së përhershme; ajo duhet arritur gjatë kësaj ekzistence që zhduket.
Me ç'mjete mund t'i fitojë njeriu këto gjëra? Si mund t'i arrijë ai këto dhunti e fuqi të mëshirshme? Së pari, nëpërmjet dijes për Perëndinë. Së dyti, nëpërmjet dashurisë për Perëndinë. Së treti, nëpërmjet Besimit. Së katërti, nëpërmjet veprave bamirëse. Së pesti, nëpërmjet vetsakrifikimit. Së gjashti, nëpërmjet shkëputjes nga kjo botë. Së shtati, nëpërmjet shenjtërisë.
('Abdu'l-Bahá, The Divine Art of Living [Arti hyjnor i të jetuarit], f.19)
...Disa e përcaktojnë ekzistencën si shprehje të realitetit ose të qenies, dhe mosekzistencën si mosqenie, duke e përfytyruar vdekjen si asgjësim. Kjo është një ide e gabuar, sepse asgjësimi total është diçka e pamundur...
...Prandaj asgjësimi total është diçka e pamundur dhe ekzistenca kurrë nuk mund të bëhet mosekzistencë.
('Abdu'l-Bahá, Bahá'í World Faith [Besimi botëror Bahá'í], f.263)
Koncepti i asgjësimit është faktor degradimi të njeriut, shkak poshtërimi e vetmie, burim frike e nënshtrimi të tij. Ai ka çuar në hallakatjen e dobësimin e mendimit njerëzor, kurse kuptimi i ekzistencës e i vazhdimësisë e ka lartësuar njeriun në ideale sublime, ka hedhur themelet e përparimit njerëzor dhe ka stimuluar zhvillimin e virtyteve qiellore; prandaj njeriu duhet t'i flakë mendimet e mosekzistencës e të vdekjes, që janë krejt imagjinare, dhe ta shohë veten se jeton gjithmonë, i përjetshëm në qëllimin hyjnor të krijimit të tij...
Në qoftë se jeton me mendimin e mosekzistencës, ai do të bëhet krejt i paaftë; duke pasur vullnet të dobësuar, dëshira e tij për përprarim do të pakësohet dhe përfitimi i virtyteve njerëzore do të pushojë.
('Abdu'l-Bahá, Bahá'í World Faith [Besimi botëror Bahá'í], f.265-266)
Mos u dëshpëroni për sprovat hyjnore; mos u tronditni për shkak të vështirësive e të mundimeve; kthejeni fytyrën nga Perëndia, duke u përkulur me përunjësi e duke iu lutur Atij, ndërsa duroni çdo mundim, të kënaqur në të gjitha kushtet dhe mirënjohës në çdo vështirësi.
('Abdu'l-Bahá, Tablets of 'Abdu'l-Bahá [Tabelat e 'Abdu'l-Bahá], Vëll.I, f.51)
Thuhet se njeriu është përfaqësuesi më i madh i Perëndisë, dhe ai është Libri i Krijimit, sepse të gjitha misteret e qenieve ekzistojnë tek ai. Në qoftë se futet nën hijen e Edukatorit të Vërtetë dhe ushtrohet si duhet, ai bëhet thelbi i thelbeve, drita e dritave, shpirti i shpirtrave; ai bëhet qendra e shfaqjeve hyjnore, burimi i cilësive shpirtërore, vendngritja e dritave qiellore dhe bartësi i frymëzimeve hyjnore.
('Abdu'l-Bahá, Some Answered Questions [Përgjigje për disa pyetje])
Po qe se në këtë ditë një shpirt do të veprojë sipas porosive e këshillave të Perëndisë, ai do të jetë si një mjek hyjnor për njerëzimin...
(Pjesë të Zgjedhura nga shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #8:4)
Guri i themelit i fesë së Perëndisë është pajisja me përsosuri hyjnore dhe marrja e dhuntive të Tij të shumëfishta. Synimi thelbësor i fesë e i besimit është të fisnikërojë qenien e brendshme të njeriut me vërshimet e bujarisë nga lart...
Prandaj të gjithë Bahá'í-të e kanë për detyrë ta peshojnë këtë çështje delikate e jetësore në zemrat e tyre, në mënyrë që, ndryshe nga fe të tjera, të mos kënaqen me zhurmën, me britmat, me zbrazëtinë e doktrinës fetare. Jo, në të kundërtën, ata në çdo aspekt të jetës së tyre duhet të jenë shembull i atributeve e virtyteve të lindura nga Perëndia dhe duhet të përpiqen që të shquhen për sjelljen e tyre të hijshme. Ata duhet ta provojnë qenien e tyre Bahá'í me vepra e jo thjesht nga emri.
(Glad Tidings of Bahá'u'lláh [Lajmi i gëzuar i Bahá'u'lláh], f.41)
II. KËRKESAT THELBESORE PËR RRITJE SHPIRTËROREBahá'u'lláh i ka shpallur fare qartë në Shkrimet e Tij kërkesat qenësore për rritjen tonë shpirtërore, dhe këto janë theksuar vazhdimisht nga 'Abdu'l-Bahá në bisedat dhe Tabelat e Tij. Ato mund të përmblidhen shkurtimisht në këtë mënyrë:
1. Thënia çdo ditë e njërës prej Lutjeve të Detyrueshme me devocion e zemërdlirësi.
2. Leximi i rregullt i Shkrimeve të Shenjta, posaçërisht të paktën çdo mëngjes e mbrëmje, me nderim, vëmendje e meditim.
3. Meditim mbi lutjen e mësimdhënies, në mënyrë që të mund t'i kuptojmë ato më thellë, t'i plotësojmë ato më me devocion dhe t'ua transmetojmë më saktë të tjerëve.
4. Të përpiqemi çdo ditë për ta bërë sjelljen tonë të jetë më tepër në përputhje me standartet e larta që janë formuluar në mësimet.
5. T'u mësojmë njerëzve Kauzën e Perëndisë.6. Shërbimi me vetmohim në punën e Kauzës dhe për të zhvilluar zanatin ose profesionin tonë.
(Shtëpia Universale e Drejtësisë, 1 shtator 1983, një Asambleje Shpirtërore Kombëtare)
III. LUTJA E MEDITIMIO vëlla, ne duhet t'i hapim sytë, të meditojmë për Fjalën e Tij dhe të kërkojmë strehë nën hijen e Manifestimeve të Perëndisë, që të mund të paralajmërohemi nga këshillat e pagabueshme të Librit dhe t'u kushtojmë vëmendje porosive të shënuara në Tabelat e Shenjta...
(Bahá'u'lláh, Kitáb-í-Íqan [Kitáb-i Ikan], f.217)Cilido që reciton, në vetmimë e dhomës së vet, vargjet e reveluara nga Perëndia, engjëjt e lëvizshëm të të Gjithfuqishmit do të përhapin gjerësisht aromën e fjalëve të shqiptuara nga goja e tij, duke e bërë të rrahë fort zemrën e çdo njeriu të drejtë. Edhe pse, në fillim, ai mund të mos e kuptojë efektin e tyre, virtyti i mirësisë që i është dhuruar atij, shpejt a vonë do të ushtrojë patjetër ndikimin e vet mbi shpirtin e tij. Kështu janë vendosur misteret e Revelacionit të Perëndisë në saje të Vullnetit të Atij që është Burimi i fuqisë e i urtisë.
(Bahá'u'lláh, Gleanings from the Writings of Bahá'u'lláh [Qëmtime nga shkrimet e Bahá'u'lláh-ut], 136)
Thuajini vargjet e Perëndisë çdo mëngjes e mbrëmje. Ai që nuk i thotë ato, me të vërtetë nuk ka përmbushur betimin e tij ndaj Besëlidhjes së Perëndisë e Testamentit të Tij, dhe kush largohet prej kësaj sot, me të vërtetë është larguar nga Perëndia qysh prej kohësh që s'mbahen mend. Druajuni Perëndisë, o turmë e shërbëtorëve të Mi.
Për një Bahá'í është më mirë të lexojë një rresht të vetëm nga Shkrimet e Shenjta, por me shpirt të ndriçuar, sesa të lexojë shumë dhe pakuptuar nga Shkrimet e Perëndisë, të Ndihmës në Rrezik, të të Vetqenëshmit. Recitojini vargjet e Perëndisë aq sa të mos ju rëndojë lodhja ose Mirzaa. Mos i rëndoni shpirtërat tuaj aq sa të shkaktoni rraskapitje e rënie të tyre, por përpiquni t'i lehtësoni ato, në mënyrë që të mund të fluturojnë mbi krahët e Vargjeve të reveluara drejt vend-agimeve të shenjave të Tij. Kjo të çon më pranë Perëndisë; në qoftë se doni ta kuptoni.
(Bahá'u'lláh, Kitáb-í-Aqdas [Kitáb-i Akdas])Lutjet e detyrueshme janë të tilla, sepse çojnë në përunjësi e nënshtrim, e bëjnë njeriun ta kthejë fytyrën drejt Perëndisë e të shprehë përkushtim ndaj Tij. Përmes lutjesh të tilla njeriu mban lidhje me Perëndinë, kërkon t'i afrohet pranë Atij, bisedon me të Shumëdashurin e vërtetë të zemrës së vet dhe ngrihet në pozita spirituale.
('Abdu'l-Bahá, Tablets of 'Abdu'l-Bahá [Tabelat e 'Abdu'l-Bahá], Vëll.I, f.85)
Gjendja e përkushtimit në lutje është gjendja më e mirë, sepse në një gjendje të tillë njeriu komunikon me Perëndinë, veçanërisht kur lutja ofrohet në vetmi dhe në një kohë që mendja e tij është e lirë, si në mesnatë. Me të vërtetë, lutja sjell jetë.
('Abdu'l-Bahá, Tablets of 'Abdu'l-Bahá [Tabelat e 'Abdu'l-Bahá], Vëll.I, f.85)
Duhet të përpiqemi ta arrijmë këtë gjendje duke u veçuar nga të gjitha gjërat e nga njerëzit e kësaj bote dhe duke e kthyer shikimin vetëm drejt Perëndisë. Njeriut i duhet njëfarë mundi për t'ia arritur kësaj gjendjeje, por ai duhet të punojë e të përpiqet për këtë. Ne mund ta arrijmë këtë duke menduar e duke u kujdesur më pak për gjëra materiale e më shumë për gjëra shpirtërore.
Perceptimi ynë shpirtëror, intuita jonë e brendshme duhet të hapet, në mënyrë që të mund të shohim shenjat dhe gjurmët e frymës së Perëndisë në gjithçka. Çdo gjë duhet të pasqyrojë tek ne dritën e Shpirtit.
('Abdu'l-Bahá, në Bahá'u'lláh and the New Era [Bahá'u'lláh-u dhe Epoka e Re], f.86)
Sidoqoftë, disa mendime janë të padobishme për njeriun; ato janë si dallgë që lëvizin në det pa rezultat. Por në qoftë se aftësia e meditimit lahet në dritën e brendshme dhe karakterizohet nga atribute hyjnore, rezultati do të vijë.
Aftësia e meditimit i ngjan pasqyrës; në qoftë se e vendos atë para objektesh tokësore, ajo i pasqyron ato. Pra, në qoftë se shpirti i njeriut sodit objekte tokësore, ai informohet për to.
Por në qoftë se e ktheni pasqyrën e shpirtit tuaj në drejtim të qiellit, yllësitë qiellore dhe rrezet e Diellit të Realitetit do të pasqyrohen në zemrat tuaja dhe virtytet e Mbretërisë do të fitohen.
('Abdu'l-Bahá, Paris Talks [Bisedat e Parisit], f.175-176)
O shërbëtore e Perëndisë! Këndoji Fjalët e Perëndisë dhe, duke peshuar kuptimin e tyre, ktheji ato në veprime! Unë i kërkoj Perëndisë të bëjë që ti të arrish një pozitë të lartë në Mbretërinë e Jetës përherë e përgjithmonë.
('Abdu'l-Bahá, Tablets of 'Abdu'l-Bahá [Tabelat e 'Abdu'l-Bahá], Vëll.I, f.85)
grave - shën. i për1. dmth të kthyesit.2. Është fjala për praktikën e emërimit apo të caktimit të kandidaturave në zgjedhjet - Shënim i përkthyesit.
3. Nëntë.4. Kur numri i besimtarëve është tamam nëntë, ata vetë, me anë të një deklarate të përbashkët, përbëjnë Asamblenë Shpirtërore Lokale.
---------------------------------------------------------------------------
---------------------------------------------------------------------------
178