Announcing: BahaiPrayers.net


More Books by Përmbledhje

Asambletë Shpirtërore Lokale
Besueshmëria
Besëlidhja
Direktiva për mësimin
Edukimi Bahá'í
Fondet dhe kontributet Bahá'í
Fuqia e Ndihmës Hyjnore
Gratë
Hukukullahu, e Drejta e Perëndisë
Hukukullahu, Ligji social-ekonomik e shpirtëror i Kitáb-i-Aqdasit (Dr. A.-M. Varqá)
Hukukullahut, Ligji i (Cyrus Alá'í)
Hukukullahut, Një kodifikim i Ligjit të (Departamenti i Kërkimeve)
Jeta e familjës
Konsultimi
Krisa dhe fitorja
Lutje Bahá'í (i vogël)
Lutje Bahá'í
Muzikë
Mësimet për rendin e ri botëror
Mësimi i masave
Ndalimi i pijeve të dëmshme
Njerëzit e shquar
Një jetë e ndershme dhe e shenjtë
Opozitë
Paqe
Përmbledhja e përmbledhjeve
Përmbledhje e Trupës Kontinentale në Evropë
Përsosmëri në të gjitha gjerat
Radio
Rini
Ruajtja e Martesave Bahá'í
Rëndësia e arteve në përhapjen e Besimit
Rëndësia e lutjes, e përsiatjes, dhe e qëndrimit devocional
Shenjtëria dhe natyra e zgjedhjeve
Takimet Bahá'í & Festa e 19 Ditëve
Tek Ai do të kthehemi
Thashetheme; Stimulimi dhe Zhvillimi e Komuniteteve Bahá'í
Transformimi shpirtëror
Të jetosh jetën
Të çojmë përpara hyrjen me trupa
Varrimi Bahá'í
Free Interfaith Software

Web - Windows - iPhone








Përmbledhje : Një jetë e ndershme dhe e shenjtë
NJË JETË E NDERSHME DHE E SHENJTË

Një përmbledhje e përgatitur nga Departamenti i Kërkimeve

i Shtëpisë Universale të Drejtësisë

Një jetë e tillë e virtytshme dhe e shenjtë, me modestinë, dëlirësinë, përkoren, dinjitetin dhe pastërtisë mendore që nënkupton, kërkon moderim në çdo gjë që ka të bëjë me veshjen, gjuhën, argëtimet dhe në çdo lloj veprimtarie artistike e letrare. Ajo kërkon vigjilencë të përditshme për të mbajtur nën kontroll dëshirat mërshore dhe prirjet e shthurura. Ajo kërkon të hiqet dorë nga sjellja me mendjelehtësi, nga rendja e tepruar pas kënaqësive banale e shpesh të zvetënuara. Ajo kërkon mospërdorim të plotë të çfarëdolloj pijeve alkoolike, të opiumit e të drogave të tjera që bëhen ves. Ajo dënon prostituimin e artit e të letërsisë, praktikat e nudizmit e të bashkëjetesës jashtë martese, pabesinë në marrëdhëniet bashkëshortore dhe çdo lloj sjellje të shthurrur, intimiteti të tepruar e vesi seksual.

(Shoghi Effendi, Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 35-36)

Faqet
- Standardi Bahá'í 46 - 49
- Një jetë e ndershme dhe e shenjtë 50 - 60
- Fuqia e shembullit 60 - 64
STANDARDI BAHÁ'Í
Natyra e Ligjit Bahá'í:

116. ... Ata që Perëndia i ka pajisur me intuitë do ta pranojnë me lehtësi se porositë e dhëna nga Perëndia përbëjnë mjetet supreme për ruajtjen e rendit në botë dhe për sigurinë e popujve të saj. ...

O ju popuj të botës! Dijeni me siguri se porositë e Mia janë llampat e kujdesit Tim dashamirës midis shërbëtorëve të Mi dhe kyçet e mëshirës Sime për krijesat e Mia. Kjo është dërguar nga qielli i Vullnetit të Zotit tuaj, Zotit të Revelacionit....

Thuaj: Nga ligjet e Mia mund të nuhatet aroma e ëmbël e rrobës Sime dhe me ndihmën e tyre flamurët e fitores do të ngulen në majat më të larta. Gjuha e fuqisë Sime i ka drejtuar nga qielli i lavdisë Sime të gjithëfuqishme krijimit Tim këto fjalë: "Zbato porositë e Mia, për hir të bukurisë Sime." Lum dashuruesi që ka thithur aromën hyjnore të të Shumëdashurit të tij prej këtyre fjalëve, të ngarkuara me parfumin e një mirësie që asnjë gjuhë s'e përshkruan dot. Për jetën Time! Ai që ka pirë verën e zgjedhur të drejtësisë nga duart e favorit Tim bujar, do të sillet rreth porosive të Mia, që shkëlqejnë mbi Agimin e krijimit Tim.

Mos mendoni se Ne ju kemi reveluar një kod të thjeshtë ligjesh. Jo, përkundrazi, Ne kemi hapur Verën e zgjedhur me gishtat e fuqisë e të pushtetit. Për këtë dëshmon ajo që ka reveluar Penda e Revelacionit. Mendoni për këtë, o njerëz me intuitë!...

(Bahá'u'lláh, Qëmtime nga Shkrimet e Bahá'u'lláhut, #155:2-5)

117. Ashtu siç ka ligje që e qeverisin jetën tonë fizike, duke kërkuar që ne ta furnizojmë trupin tonë me ushqime të caktuara, t'i ruajmë ato përbrenda një shkalle të caktuar temperaturash e kështu me rradhë, nëse ne dëshirojmë të shmangim paaftësitë mendore, kështu gjithashtu ka ligje për qeverisjen e jetës sonë shpirtërore. Këto ligje i janë zbuluar njerëzimit në çdo epokë prej Manifestimit të Zotit, dhe bindja ndaj tyre është e njër rëndësie jetësore, nëse qenia njerëzore, dhe njerëzimi në përgjithësi, do të zhvillohet siç duhet dhe harmonikisht. Për më tepër, këto aspekte të ndryshme janë të ndërvarura. Nëse një individ i shkel ligjet shpirtërore të zhvillimit të vet, ai do të dëmtojë jo vetëm vetveten por edhe shoqërinë në të cilën ai jeton. Në mënyrë të ngjashme, kushtet shoqërore kanë një efekt të drejt për drejtë individët që duhet të jetojnë përbrenda tyre.

(Nga një letër e datës 6 shkurt 1973 e shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë për të gjitha Asambletë Shpirtërore Kombëtare, botuar tek Mesazhe nga Shtëpia Universale e Drejtësisë 1968-1973 (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1976), f. 105-106)

118. Ne kemi marrë parasysh disa nga letrat tuaja dhe i kemi shënuar pyetjet tuaja dhe pikëpamjen tuaj se shumë të rinj Bahá'í në ... janë në konfuzion, dhe po luten për udhëzime me gjuhë të qartë sesi të përballojnë situatat e përditshme, veçanërisht ato që lidhen me seksin.

Nuk është as e mundëshme as e dëshirueshme për Shtëpinë Universale të Drejtësisë që të parashtrojë rregulla që mbulojnë çdo situatë. Më mirë të jetë detyra e besimtarit individual që të vendosë, sipas nënkuptimit të tij me lutje të Shkrimeve, cila do të jetë rruga preçize e sjelljes së tij në lidhje me situatat që ai has në jetën e tij të përditshme. Nëse ai do ta plotësojë misionin e tij të vërtetë në jetë si pasues i Perfeksionit të Bekuar, ai do t'i japë formë jetës së tij sipas Mësimeve. Besimtari nuk mund ta arrijë objektivin e tij thjesht duke jetuar në një grumbull rregullash rigoroze. Kur jeta e tij orientohet drejt shërbimit të Bahá'u'lláhut, dhe kur çdo veprim i ndërgjegjshëm kryhet brenda këtij kuadri referencash, ai nuk do të dështojë për ta arritur qëllimin e vërtetë të jetës së tij.

Si rrjedhim, çdo besimtar duhet që të studiojë vazhdimisht Shkrimet e shenjta dhe instruksionet e Ruajtësit të shumëdashur, duke u përpjekur gjithmonë të arrijë një kuptim të ri dhe më të mirë të rëndësisë së tyre për të dhe për shoqërinë e tij. Ai duhet të lutet me zjarr për Udhëzimin Hyjnor, mençurinë dhe fuqinë për të bërë atë që është e kënaqshme për Zotin dhe për t'i shërbyer Atij në të gjitha kohërat dhe me maksimumin e aftësive të tij.

(Nga një letër e datës 17 tetor 1967 e shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë për një besimtar individual)

119. Sa për panjollësinë, ky është njëri prej koncepteve më të vështira për t'u sqaruar në këtë epokë me liri të tepërta, por Bahá'ít duhet të bëjnë përpjekjet më të mëdha për t'i mbajtur lart standardet Bahá'í, s'ka rëndësi sesa e vështirë mund të duket kjo në fillim. përpjekje të tilla do të bëhen më të lehta, nëse të rinjtë do ta kuptojnë se ligjet dhe standardet e Besimit duan t'i çlirojnë ata nga vështirësitë e patreguara shpirtërore dhe morale, në të njëjtën mënyrë si një vlerësim i duhur i ligjeve të natyrës që e aftëson dikë për të jetuar në harmoni me forcat e planetit.

(Nga një letër e datës 14 janar 1985 shkruar në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë për një besimtar individual)

Liria e vërtetë:

120. Shikoni mendjengushtësinë e njerëzve. Ata kërkojnë atë që është e dëmshme për ta dhe refuzojnë atë që do t'u sillte përfitim. ...

... Dijeni se mishërimi i lirisë e simboli i saj është kafsha. Ajo që i ka hije njeriut është t'u nënshtrohet kufizimeve të tilla që ta mbrojnë atë nga padija e vet dhe ta ruajnë nga goditjet e të ligjve. Liria e bën njeriun të kalojë kufijtë e korrektësisë dhe të shkelë dinjitetin e pozitës së tij. Ajo e ul atë deri në nivelin e shthurjes e të ligësisë së skajshme.

Shikojini njerëzit si një kope dhensh, që kanë nevojë për një bari që t'i mbrojë. Kjo është, në fakt, e vërteta, e vërteta e padiskutueshme. Ne e miratojmë lirinë në rrethana të caktuara dhe refuzojmë ta mbështesim atë në disa të tjera. Ne jemi, me të vërtetë, i Gjithëdijshmi.

Thuaj: liria e vërtetë qëndron në nënshtrimin e njeriut ndaj urdhërave të Mi, edhe pse ju e kuptoni aq pak këtë. Sikur njerëzit të zbatonin atë që Ne kemi dërguar nga Qielli i revelacionit, ata, me siguri, do të arrinin liri të plotë. Lum njeriu që ka parë Qëllimin e Perëndisë në çdo gjë që i ka reveluar Ai nga Qielli i Vullnetit të Tij, i cili përshkon të gjitha gjërat e krijuara. Dijeni: Liria që ju sjell përfitim juve nuk gjendet askund, veçse në nënshtrimin e plotë në shërbim të Perëndisë, së Vërtetës së Përjetshme. Kush e ka shijuar ëmbëlsinë e kësaj, nuk do të pranojë ta shkëmbejë atë me tërë sundimin e tokës e të qiellit.

(Bahá'u'lláh, Qëmtime, #159:1-4)

121. ... në lidhje me popujt që zhurmojnë për liri: liria e përkorë që garanton mirëqenien e botës njerëzore, që mban e ruan lidhjet universale, gjendet me fuqinë dhe shtrirjen e saj më të plotë në mësimet e Bahá'u'lláhut.

(Pjesë të zghedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #227:27)

Standardi Bahá'í i panjollësisë:

122. Të zgjedhurit e Zotit...nuk duhet të vënë re konditat e shturrjes së shoqërisë në të cilën ato jetojnë as evidencat e degratimit moral dhe të sjelljes së lehtë të cilën shfaqin njerëzit rreth tyre. Ata nuk duhet të kënaqen thjesht me dallimin relativ dhe përsosmërinë. Për më tepër ata do ta fiksojnë vështrimin e tyre mbi lartësitë më fisnike të përcaktuara nga këshillat dhe qortimet e Pendës së lavdisë si qëllimi i tyre suprem. Pastaj do të kuptohet lehtësisht sesa të shumta janë fazat që do të mbeten për t'u kaluar dhe sesa larg është qëllimi i dëshiruar-një qëllim i cili nuk është gjë tjetër, veçse bërja shembull e moralit dhe e virtutit qiellor.

(Nga një letër e datës 30 tetor 1924 e shkruar nga Shoghi Effendiu për Asamblenë Shpirtërore Lokale të Teheranit, përkthyer nga Persishtja)

123. Duhet pasur, sidoqoftë, parasysh se mbajtja e një standardi të tillë të lartë sjelljeje morale nuk duhet të shoqërohet ose të ngatërrohet me ndonjë formë asketizmi ose puritanizmi të tepruar e fanatik. Standardi i ngulitur nga Bahá'u'lláh-u kërkon që në asnjë rrethanë të mos i mohojë askujt të drejtën dhe privilegjin e ligjshëm për të pasur avantazhin e përfitimin më të plotë nga gëzimet, bukuritë e kënaqësitë, me të cilat e ka pasuruar aq shumë botën Krijuesi Gjithëdashës. "Po qe se një njeri", na siguron Vetë Bahá'u'lláh-u, "dëshiron ta zbukurojë veten me stolitë e botës, të veshë rrobat e saj ose të marrë pjesë në përfitimet që ajo mund të japë, atij nuk do t'i ndodhë asgjë e keqe, në qoftë se ai nuk lejon që ndonjë gjë të ndërhyjë midis tij dhe Perëndisë, sepse Perëndia ka urdhëruar çdo gjë të mirë, të krijuar qoftë në qiell apo në tokë, për shërbëtorët e Tij që me të vërtetë besojnë tek Ai. Hani, o ju njerëz, gjërat e mira që ju ka lejuar Perëndia dhe mos ia mohoni vetes dhuratat e Tij të mahnitshme. Falënderojeni e lavdërojeni Atë, dhe jini ndër ata që janë me të vërtetë mirënjohës".

(Shoghi Effendi, Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 38-39)

124. Standardi Bahá'í është shumë i lartë, veçanërisht kur krahasohet me moralin krejtësisht të kalbëzuar të botës së tanishme. Por ky standard i yni do të krijojë njerëz më të shëndetshëm, më fisnikë dhe do të nxisë martesa më të stabilizuara.

(Nga një letër e datuar 19 tetor 1947 shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual)

NJË JETË E PANJOLLË DHE E SHENJTË
Përcaktimi:

125. Një jetë e tillë e virtytshme dhe e shenjtë, me modestinë, dëlirësinë, përkoren, dinjitetin dhe pastërtisë mendore që nënkupton, kërkon moderim në çdo gjë që ka të bëjë me veshjen, gjuhën, argëtimet dhe në çdo lloj veprimtarie artistike e letrare. Ajo kërkon vigjilencë të përditshme për të mbajtur nën kontroll dëshirat mërshore dhe prirjet e shthurura. Ajo kërkon të hiqet dorë nga sjellja me mendjelehtësi, nga rendja e tepruar pas kënaqësive banale e shpesh të zvetënuara. Ajo kërkon mospërdorim të plotë të çfarëdolloj pijeve alkoolike, të opiumit e të drogave të tjera që bëhen ves. Ajo dënon prostituimin e artit e të letërsisë, praktikat e nudizmit e të bashkëjetesës jashtë martese, pabesinë në marrëdhëniet bashkëshortore dhe çdo lloj sjellje të shthurrur, intimiteti të tepruar e vesi seksual. Ajo nuk mund të pranojë kompromis me teoritë, kriteret, zakonet dhe tepritë e një epoke dekadente. Përkundrazi, ajo përpiqet të demonstrojë, përmes forcës dinamike të shembullit të saj, karakterin shkatërrimtar të teorive të tilla, falsitetin e kritereve të tilla dhe kotësinë e kërkesave të tilla, zvetënimin e zakoneve të tilla dhe karakterin dhunues të teprive të tilla.

(Shoghi Effendi , Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 35-36)

Panjollësia:

126. ... Pasues i vërtetë i Imi është ai që, sikur të shkonte përmes një lugine prej ari të kulluar do ta kalonte atë si një re e vetmuar, pa u kthyer prapa e pa u ndalur. Një njeri i tillë është, me siguri, nga të mitë. Nga rrobat e tij Tubimi i epërm mund të thithë aromën e shenjtërisë. ... Dhe sikur të takonte më të bukurën e më të hijshmen grua, ai nuk do ta ndiente zemrën e tij të tërhequr as nga hija më e vogël e dëshirës për bukurinë e saj. Një njeri i tillë është, me të vërtetë, mishërimi i dëlirësisë së papërlyer. Kështu ju mëson Penda e të Lashtit të Kohëve, siç është urdhëruar prej Zotit tuaj, të Fuqiplotit, Bujariplotit.

(Bahá'u'lláh, Qëmtime, #60:3)

127. "Pastërtia dhe dëlirësia kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë stolitë më të mëdha për shërbëtoret e Perëndisë. Perëndia Më është Dëshmitar! Shkëlqimi i dritës së dëlirësisë derdh ndriçimin e vet mbi botët e shpirtit, dhe aroma e tij përhapet madje edhe në Parajsën Më të Lartësuar". ...

(Cituar nga Shoghi Effendi, Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 37-38)

128. Në lidhje me aspektet pozitive të panjollësisë, Shtëpia Universale e Drejtësisë deklaron se Besimi Bahá'í e njeh vlerën e impulsit seksual dhe e thekson se institucioni i martesës u zgjodh si rruga për shprehjen e tij të drejtë. Bahá'it nuk besojnë se impulsi i seksit mund të shtypet, por se ai duhet të rregullohet dhe të kontrollohet.

Ndershmëria në asnjë mënyrë nuk nënkupton shkëputjen nga marrdhëniet njerëzore. Ajo i çliron njerëzit nga tirania dhe kudondodhja e seksit. Një person që i kontrollon impulset e tij seksuale aftësohet që të ketë miqësi të thella dhe të qëndruehdme me shumë njerëz edhe burra edhe gra, pa e nxirë ndonjëherë atë lidhje unike dhe të paçmuar që duhet ta bashkojë burrin dhe gruan.

(Nga një letër e datur 8 maj 1979 e shkruar në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë për një besimtar individual)

Moderimi:

128a. Çdo gjë që i kalon kufijtë e moderimit pushon së ushtruari një ndikim mirëbërës. Merrni, për shembull, gjëra të tilla si liria, qytetërimi e të tjera si këto. Sado që shumë njerëz të mençur mund t'i shikojnë këto në mënyrë të favorshme, por po të çohen në ekstrem ato ushtrojnë mbi njerëzit një ndikim dëmprurës.

(Bahá'u'lláh, Tabela të Bahá'u'lláhut, të reveluara pas Qitapit Akdas, #11:19)

129. Zgjedhja e robeve dhe prerja e mjekrës si dhe veshja personale lihen në gjykimin e njerëzve, por kujdes, O njerëz, se mos ju e bëni vetveten lodra të injorantit.

(Bahá'u'lláh, Tabela të Bahá'u'lláhut, #3:12)

130. Fjala njerëzore është një realitet që synon të ushtrojë ndikimin e vet dhe që kërkon moderim. Përsa i përket ndikimit të saj, ai kushtëzohet nga përsosuria, e cila nga ana e saj varet nga shkëputja dhe dëlirësia e zemrave. Ndërsa moderimi i saj duhet kombinuar me taktin e urtinë, siç porositet në Shkrimet dhe Tabelat e Shenjta.

(Bahá'u'lláh, Tabela të Bahá'u'lláhut, #11:30)

131. Ne iu kemi lejuar ju që të dëgjoni muzikë dhe këngë. Kujdes se mos një dëgjim i tillë iu bën t'i kaloni kufijtë e rregullsisë dhe të dinjitetit. Gëzohuni me harenë e Emrit Tim Më të Madh nëpërmjet të cilit zemrat magjepsen dhe mendjet e të mirëfavorizuarve tërhiqen.

(Bahá'u'lláh, nga një Tabelë e përkthyer nga Arabishtja)

132. ...Në mësime atje nuk ka asgjë kundër vallëzimit, por miqtë duhet ta kenë parasyhs se standardi i Bahá'u'lláhut është modestia dhe ndershmëria. Atmosfera e holleve moderne të vallëzimit, ku lejohet aq shumë duhan dhe pije dhe mospërmbajtje, është shumë e keqe, ndërsa vallëzimet e rregullta nuk janë të dëmshme në vetvete. Sigurisht nuk ka ndonjë të keqe nga vallëzimi klasik apo nga mësimi i të kërcyerit në shkolla. Gjithashtu nuk ka të keqe në pjesëmarrjen në drama. Po ashtu edhe në interpretimin në kinema. Gjëja e keqe, në ditët e sotme, është se arti në vetvete, nuk është veçse kurrupsioni fatkeq, që shpesh i rrethon këto arte. Si Bahá'í ne nuk kemi nevojë të shmangim asnjërin prej arteve, por veprimet dhe atmosferën që ngadonjëherë krijohet në këto profesione, ne duhet ta shmangim.

(Nga një letër e datuar 30 qershor 1952 e shkruar në emër të Shoghi Effendiut për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Indisë, Pakistanit dhe Burmës.)

Vigjilenca e përditshme e veprimëve:

133. Ngrihuni, o njerëz, dhe, me pushtetin e fuqisë së Perëndisë, vendosni të triumfoni mbi vetveten, në mënyrë që gjithë bota të mund të çlirohet e të spastrohet nga nënshtrimi ndaj perëndive të fantazive të saj boshe - perëndi që i kanë shkaktuar humbje të mëdha dhe janë përgjegjëse për mjerimin e adhuruesve të tyre të pafat. Këta idhuj formojnë pengesën që e ndalon njeriun në përpjekjet e tij për të ecur përpara në shtegun e përsosurisë.

(Bahá'u'lláh, Qëmtime, #43:3)

134. O BIR I QENIES! Gjyko vetveten çdo ditë para se të thirresh për të dhënë llogari; sepse vdekja do të vijë tek ti pa paralajmërim dhe ti do të thirresh të japësh llogari për bëmat e tua.

(Bahá'u'lláh, Fjalët e Fshehura, nga Arabishta, #31)

135. Sepse dëshira është një flakë që ka bërë shkrumb frytet e jetëve të panumërta të të diturve, një zjarr përpirës që as deti i gjerë i dijeve të grumbulluara prej tyre s'e shuan dot. Shumë herë ka ndodhur që një person i pajisur me të gjitha atributet njerëzore e që mbante margaritarin e të kuptuarit të vërtetë, ka rendur megjithatë pas pasioneve të veta, derisa cilësitë e tij të shkëlqyera e kanë kapërcyer kufirin e moderimit, duke e çuar atë në tepri. Qëllimet e tij të kulluara janë shndërruar në të liga, atributet e tij nuk janë përdorur më në mënyrë të denjë dhe forca e dëshirave të tij e ka larguar nga rruga e drejtë e shpërblimet e saj drejt rrugësh të rrezikshme e të errëta. Një karakter i mirë është në sytë e Perëndisë, të të zgjedhurve të Tij e të atyre që kanë intuitë më e shkëlqyera e më e lavdërueshmja e të gjitha gjërave, por gjithnjë me kusht që qendra e rrezatimit të tij të jenë arsyeja e dija dhe baza e tij moderimi. ...

(Bahá'u'lláh, Sekreti i qytetërimit hyjnor, #109)
Braktisja e sjelljes së lehtë:

136. O MIKU IM! Ti je ylli i ditës i qiejve të shenjtërisë Sime, mos lër të eklipsohet shkëlqimi yt nga shthurja e botës. Grise velin e shkujdesjes, që nga prapa reve të dalësh i ndriçuar dhe t'i veshësh të gjitha gjërat me rrobën e jetës.

(Bahá'u'lláh, Fjalët e Fshehura, nga Persishtja, #73)

137. ... Çlirojeni veten nga lidhjet e kësaj bote e kotësitë e saj. Kini mendjen të mos jepeni pas tyre, sepse ato ju shtyjnë të rendni pas epsheve e dëshirave tuaja lakmitare, dhe ju pengojnë të hyni në Shtegun e drejtë e të lavdishëm.

(Bahá'u'lláh, Qëmtime, #128:3)

138. Në faqen [35 dhe 36] të Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, Ruajtësi i shumëdashur i përshkruan jo vetëm kërkesat e ndershmërisë, por të një "jete të ndershme dhe të shenjtë" - që të dy epitetet janë të rëndësishme. Njëra prej shenjave të shoqërisë dekadente, një shenjë që është shumë evidente në botën e sotme, është një devocion gati frenetik pas kënaqësisë dhe zbavitjes, një etjen e pangopur për zbavitje, një devocion fanatik pas lojrave dhe sportit, një mosdashje për t'i trajtuar çështjet seriozisht, dhe një qëndrim përbuzës denigrues kundrejt virtutit dhe vlerave solide. Braktisja e "sjelljes së lehtë" nuk nënkupton se një Bahá'í duhet të jetë fytyrë thartuar apo përjetësisht solemn. Humori, lumturia, gëzimi janë karakteristika të një jete të vërtetë Bahá'í. Sjellja e lehtë lodh dhe përfundimisht çon në Mirzatje dhe boshësi, ndërsa lumtuaria dhe gëzimi i vërtetë dhe humori që janë pjesë të një jete të balancuar që përfshin mendimin serioz, zemërbutësinë dhe qëndrimin e nënshtruar ndaj Zotit, janë karakteristika që e pasurojnë jetën dhe e shtojnë shkëlqimin e saj.

Zgjedhja e fjalëve të Shoghi Effendiut është gjithnjë e rëndësishme, dhe se cila është e rëndësishme për ta kuptuar udhëzimin e tij. Në këtë fragment të veçantë, ai nuk i ndalon kënaqësitë "e parëndësishme", por ai paralajmëron ndaj "përkushtimit të tepruar" ndaj tyre dhe tregon se ato shpesh mund të jenë "të keqdrejtuara". Pesoni vihet në dijeni për kujdesin e 'Abdu'l-Baháit që ne të mos e lejojmë kalimin e kohës të bëhet harxhim i kohës.

(Nga një letër datuar 8 maj 1979 e shkruar në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë për një besimtar individual)

Alkooli:

139. Helmatisuni me verën e dashurisë së Perëndisë, dhe jo me atë që bën të vdesin mendjet tuaja, o ju që e adhuroni Atë! Me të vërtetë, ajo i është ndaluar çdo besimtari, burrë a grua qoftë.

('Abdu'l-Bahá, cituar në: Shoghi Effendi, Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 38)

140. Pirja e verës, sipas tekstit të Librit Më Të Shenjtë, është e ndaluar; sepse ajo është shkak i sëmundjeve kronike, dobëson nervat dhe konsumon mendjen.

(Bahá'u'lláh, cituar në: Shoghi Effendi, Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 38)

Drogat:

141. Përsa i përket opiumit, ai është i urrejtshëm e i mallkuar. Ruajna Zot nga ndëshkimi që ai u sjell atyre që e përdorin. Teksti i Librit Më të Shenjtë e ndalon shprehimisht dhe e dënon kryekëput atë. Arsyeja tregon se të pish opium është njëfarë çmendurie, dhe përvoja dëshmon se kush e përdor atë del krejtësisht jashtë mbretërisë njerëzore. Na ruajtë Zoti të gjithëve nga kryerja e një veprimi kaq të tmerrshëm, që shkatërron vetë themelin e gjithçkaje që është njerëzore dhe që shpronëson përgjithmonë prej saj atë e kryen këtë veprim. Sepse opiumi mbërthen shpirtin në mënyrë të tillë që ndërgjegjja e atij që e përdor shuhet, mendja e tij fshihet, perceptimet e tij gërryhen. Ai e bën të gjallin të vdekur. Ai shuan nxehtësinë e natyrshme. Nuk mund të përfytyrohet dëm më i madh sesa ai që shkakton opiumi. Lum ata që nuk kanë dëgjuar kurrë as të përmendet emri i tij; atëherë mendoni sa fatzi është ai që e përdor.

('Abdu'l-Bahá, Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #129:10)

142. Në lidhje me hashashin, ju theksoni se disa Persianë janë mësuar me përdorimin e Tij. Zot i Mirë! Ky është më i keqi i të gjithë intoksikantëve, dhe ndalimi i tij jepet qartë. Përdorimi i tij shkakton desintegrimin e mendimit dhe apati të plotë shpirtërore. Si mundet që dikush ta kërkojë frutin e pemës së ferrit dhe të provojë prej tij, të udhëhiqet për të marrë cilësitë e një monstre? Si mundet që dikush ta përdorë këtë drogë të ndaluar, duke ia hequr kështu vetvetes bekimet e të Gjithëmëshirshmit?...

Akooli e konsumon mendjen dhe e bën njeriun të kryejë akte absurditeti, por...ky hashash i keq e shuan mendjen, e ngrin shpirtin, e bën gur karakterin, e shkatërron trupin dhe e bën njeriun të turbulluar dhe të humbur.

('Abdu'l-Bahá, nga një Tabelë-e përkthyer nga Persishtja)

143. Në lidhje me të ashtëquajturat virtute "shpirtërore" të haluçinogenit,...stimulimi shpirtëror duhet të vijë nga kthimi i zemrës së dikujt drejt Bahá'u'lláhut, dhe jo nëpërmjet mjeteve fizike të tilla si droga dhe reagentët.

Nga përshkrimi i dhënë në letrën tuaj duket se reagentët haluçinogenikë janë një formë intoksikanti. Ndërsa miqve, duke përfshirë të rinjtë, u kërkohet që të abstenojnë rigorozisht nga të gjitha format e intoksikantëve dhe më tej parashikohet që t'i binden ligjit qytetar të vendit të tyre, është e qartë se ata duhet të kufizohen duke mos i poërdorur këto droga.

Një përgjegjësi shumë e madhe për paqen e së ardhëshmes dhe për mirëqenien e botës mbetet tek rinia e sotme. Rinia Bahá'í me fuqinë e Kauzës me të cilën ata janë lidhur le të jetë një shembull ndriçues për shokët e tyre.

(Nga një letër e datuar 15 prill 1965 e shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara)

144. ... Bahá'ít nuk duhet të përdorin reagentë haluçinogjenikë, duke përfshirë LSD, dhe substanca të tjera të ngjashme, veçse kur përshkruhen për kurim mjekësor. As ata gjithashtu nuk duhet të implikohen me eksperimente me të tilla substanca.

(Nga një letër e datuar 11 janar 1967 e shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë për një Asamblenë Shpirtërore Kombëtare)

Qëndrimi Bahá'í kundrejt seksit:

145. I deklaruar shkurtimisht koncepti Bahá'í i seksit bazohet në besimin se ndershmëria duhet të praktikohet strikt në të dy sekset jo vetëm se është në vetvete mjaft i lavdërueshëm nga etika, por gjithashtu sepse në sajë të ekzistencës së tij kemi rrugën e vetme për një jetë martesore të lumtur e të suksesshme. Marrdhëniet e seksit të çdo forme jashtë martese, si rrjedhim nuk janë të lejuashme, dhe cilido që e thyen këtë rregull jo vetëm që do të jetë përgjegjës para Zotit, por do të marrë edhe dënimin e nevojshëm nga shoqëria.

Besimi Bahá'í e njeh vlerën e impulsit seksual, por e dënon shprehjen e tij të paligjshme dhe të parregullt si dashuri e lirë, bashkëjetesë e të tjera, të cilat i konsideron të gjitha të dëmshme për njeriun dhe për shoqërinë në të cilën ai jeton. Përdorimi i duhur i instikti seksual është e drejta natyrale e çdo individi, dhe është pikërisht për këtë shkak që institucioni i matresës është vendosur. Bahá'ít nuk besojnë në shtypjen e impulsit seksual, por në rregullimin dhe kontrollimin e tij.

(Nga një letër datur 5 shtator 1938 e shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual)

146. Në lidhje me pyetjen tuaj nëse ka ndojnë formë legjitime të shprehjes së instiktit seksual jashtë martesës; sipas Mësimeve Bahá'í asnjë veprim seksual nuk mund të kosiderohet i ligjshëm nëse nuk kryhet në mes të personave të martuar me ligj. Jashtë jetës martesore nuk mund të ketë përdorim të ligjshëm apo të rregullt të impulsit seksual. Rinia Bahá'í duhet, nga njëra anë, të mësojë mësimin e vetëkontrollit, i cili, kur ushtrohet, pa dyshim ka një efekt forcues mbi zhvillimin e karakterit dhe të personalitetit në përgjithësi, dhe nga ana tjetër duhet të këshillohet, bile edhe të inkurajohet, të lidhet me martesë ndërsa janë ende të rinj dhe në posedim të plotë të energjisë së tyre fizike. Faktorët ekonomikë pa dyshim, janë shpesh një pengesë serioze për martesën e hershme, por në shumicën e rasteve janë një justifikim dhe si të tilla, nuk duhet të mbitheksohen.

(Nga një letër e datuar 13 dhjetor 1940, e shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual)

147. Ndershmëria nënkupton, edhe para edhe pas martesës, një jetë seksuale të pastër dhe të ndershme. Para martesës absolutisht të ndershme, pas martesës absolutisht besnike ndaj shokut të zgjedhur. Besnike në të gjitha veprimet e seksit, besnike në fjalë dhe në vepra.

Bota e sotshme është zhytur përveç gjërave të tjera, në një mbi egzagjerim të rëndësisë së dashurisë fizike dhe në një pakësim të vlerave shpirtërore. Sa të jetë e mundur besimtarët duhet të përpiqen ta kuptojnë këtë dhe të ngrihen mbi nivelin e shokëve të tyre që janë, tipikë të të gjitha periudhave dekadente në histori, duke mbivlerësuar anën thjesht fizike të çiftimit. Jashtë jetës së tyre normale të ligjëshme të martuar ata duhet të kërkojnë të vendosin lidhje shoqërie dhe dashurie që janë të bazuara mbi jetën shpirtërore të njeriut, jo mbi jetën e tij fizike. Kjo është njëra prej fushave të shumta në të cilat është detyra e Bahá'íve që të japin shembuj dhe të hapin rrugën për një standard të vërtetë njerëzor të jetës. kur shpirti i njeriut lartësohet dhe trupi i tij mbetet vetëm instrument për ndriçimin e shpirtit. Nuk ka nevojë të themi se kjo nuk e përjashton një jetë krejt normale seksuale në kanalin e vet legjitim të martesës.

(Nga një letër e datuar 28 shtator 1941 e shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besiomtar individual)

Praktikat imorale janë të dënuara:

148. Juve iu ndalohet të kryheni adulteri, pederasti dhe shthurrje. Shmangini ato, O grupim i besnikëve. Për drejtësinë e Zotit! Ju jeni thirrur në qenie për të pastruar botën nga ndyrësia e pasioneve të këqia. Kjo është ajo që Sundimtari i të gjithë njerëzimit ua urdhëroi ju, të mund ta kuptoni këtë. Ai që e lidh veten me të Gjithëmëshirshmin dhe që kryen vepra satanike, në të vërtetë nuk është i Imi. Për këtë dëshmon çdo atom, gur, pemë dhe frut, dhe përtej tyre kjo Gjuhë gjithmonëshpallëse, e vërtetë dhe e besueshme.

(Bahá'u'lláhu nga një Tabelë - e përkthyer nga Arabishtja)

149. Kur ne e kuptojmë se Bahá'u'lláhu thotë se adulteria e pengon progresin e shpirtit në jetën e përtejme-kaq për të ardhur keq është kjo-dhe se pijet e shkatërrojnë mendjen, ndaj të mos u afrohemi atyre, ne e shikojmë sesa të qarta janë mësimet në këto subjekte.

(Nga një letër e datuar 30 shtator 1949 e shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual)

150. Në mes të shumë të këqijave ë tjera që veprojnë në shoqëri në këtë pikë të ulët shpirtëroe në histori është çështja e imoralitetit dhe e mbitheksimit të seksit. Homoseksualiteti, sipas Shkrimeve të Bahá'u'lláhut, dënohet shpirtërisht. Kjo nuk do thotë se njerëzit në një situatë të tillë nuk duhet të ndihmohen dhe nuk duhet të këshillohen dhe nuk duhet të simpatizohen. Por kjo do të thotë se ne nuk besojmë se ajo është një mënyrë e lejueshme jetese; e cila, për fat të keq, shpesh ka një qëndrim të pranueshëm sot.

Ne duhet të luftojmë kundër të këqiave të shoqërisë me mjete njerëzore dhe me ato mjekësore dhe shoqërore gjithashtu.Ne duhet të jnmi tolerantë, por pa kompromis, të logjikshëm por të palëkundshëm në pikëpamjen tonë.

(Nga një letër e datuar 21 maj 1924 e shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar indivual)

151. Një numër problemesh seksuale, si homoseksualiteti dhe transeksualiteti mund të kenë aspekte mjekësore dhe në raste të tilla sigurisht duhet t'i kthehemi më mirë ndihmës mjekësore. Por është e qartë nga mësimet e Bahá'u'lláhut se homoseksualiteti nuk është një konditë me të cilin personi duhet të pajtohet, por një shtrembërim i natyrës së tij apo të saj që duhet të kontrollohet dhe të mposhtet. Kjo mund të kërkojë një luftë të madhe, por gjithashtu e tillë mund të jetë lufta e një personi heteroseksual për të kontrolluar dëshirat e tij ose të saj. Ushtrimi vetëkomtroll në këtë, si në kaq shumë aspekte të tjera të jetës, ka një përpjekje dobiprurëse për progresin e personit. Ai duhet për më tepër, të ketë parasysh se megjithëse të jesh i martuar është mjaft e dëshirueshme dhe Bahá'u'lláhu e rekomandonte me forcë këtë, ky nuk është qëllimi qëndror i jetës, Nëse një person duhet të presë për një periudhë të kosiderueshme përpara se të gjejë një bashkëshort, ose nëse përfundimisht, ai ose ajo duhet të mbeten beqarë, kjo nuk do të thotë se ai apo ajo, për këtë arsye, mbetet i paaftë për të plotësuar qëllimin e jetës së tij apo të saj.

(Nga një letër e datuar 6 shkurt 1973 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë për të gjitha Asambletë Shpirtërore Kombëtare, botuar në Messages of the Universal House of Justice 1968-1973 [Mesazhe nga Shtëpia Universale e Drejtësisë 1968-1973], f. 110-11)

152. Letra juaj që pyeste për referencat direkte apo inderekte në shkrimet e Besimit për përdhunimin apo sulmin seksual i referohet Departamentit të kërkimeve dhe ne jemi përpjekur të të dërgojmë komentet e mëposhtëme.

"Shthurja" ndalohet qartësisht prej Bahá'u'lláhut (shih Epistle to the Son of the Wolf [Letër për të Birin të Ujkut], f. 49) dhe Shoghi Effendi deklaronte se një "jetë e shenjtë dhe e ndershme", sipas mësimeve të Besimit, nënkupton dënimin e të gjitha llojeve të "veseve seksuale". (Shih Ardhja e Drejtësisë Hynjore", f. 36)

Sa për përmbajtjen e Qitap Akdasit, një prej të dhënave të këtij Libri Kaq të Shenjtë është "të mos jepemi pas pasioneve tona" (shih Qitapi Akdas, f. 161). Për më tepër, duhet t'u referohemi një nga "ndalimet" të përmendura në faqen 157 të Qitap Akdasit, domethënë "marrëdhëniet intime jashtë kurore". Kjo fjalë paraqitet në këtë libër, sepse fjalët në një përmbledhje është e nevojshme të jenë të shkurtëra dhe nga fjala origjinale e përdorur nga Bahá'u'lláhu në Akdas, d.m.th., "ziná", kihet parasysh në përgjithësi marrëdhëniet intime jashtë kurore. Sidoqoftë, kjo në asnjë mënyrë nuk i mbulon të gjitha kuptimet e konceptit të "ziná" në gjuhën legale të përdorur në Arabisht dhe Persisht. Njëra nga format e "ziná" - domethënë kur marrdhëniet e paligjshme seksuale kryhen me forcë dhe me dhunë - janë përdhunimi apo sulmi seksual.

Sa për dënimet për veprime të tilla përdhunimesh, ato do të vendosen në të ardhëshmen nga Shtëpia Universale e Drejtësisë.

(Nga një letër e datuar 8 qershor 1982 e shkruar në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë për një besimtar individual)

Aplikimi i një jete të ndershme dhe të shenjtë:

153. ...[ndershmëria absolute] ka të bëjë kryesisht e drejtpërsëdrejti me rininë Bahá'í, e cila mund të japë një ndihmesë vendimtare për pjekurinë, pastërtinë dhe forcën shtytëse të jetës së komunitetit Bahá'í, dhe nga e cila duhet të varet se ç'rrugë do të marrë në të ardhmen fati i saj, si dhe shpalosja e plotë e potencialeve që i ka dhuruar Perëndia....

...

Përsa i përket një jete të virtytshme e të shenjtë, ajo duhet parë si një faktor jo më pak thelbësor, që duhet të ketë pjesën e vet në fuqizimin dhe gjallërimin e komunitetit Bahá'í, nga i cili varet pastaj suksesi i çdo plani ose ndërmarrjeje Bahá'í. Në këto ditë, kur forcat e ateizmit po dobësojnë indin moral dhe po gërryejnë themelet e moralitetit individual, detyra e dëlirësisë dhe e shenjtërisë duhet të kërkojë gjithnjë e më shumë vëmendjen e besimtarëve amerikanë, qoftë si individë, qoftë si kujdestarë përgjegjës të interesave të Besimit të Bahá'u'lláhut. Në kryerjen e një detyre të tillë, së cilës rrethanat e veçanta që rrjedhin nga një materializëm i tepruar e kapitës, që mbizotëron tani në vendin e tyre, i japin një rëndësi të veçantë, ata duhet të luajnë një rol të dukshëm e dominues. Të gjithë ata, burra a gra qofshin, duhet që, në këtë orë plot kërcënim, kur dritat e fesë po shuhen dhe kufizimet që vë ajo po hiqen njëri pas tjetrit, të ndalen për të ekzaminuar vetveten, për të vëzhguar sjelljen e vet dhe, me një vendosmëri të veçantë, të ngrihen për ta spastruar jetën e komunitetit të tyre nga çdo gjurmë e shthurjes morale që mund t'ia njollosë emrin ose të dobësojë integritetin e një Besimi kaq të shenjtë e të çmuar.

Kjo jetë e virtytshme dhe e shenjtë duhet të bëhet parimi rregullues në sjelljen dhe veprimet e të gjithë Bahá'íve, si në marrëdhëniet e tyre shoqërore me anëtarët e komunitetit të vet dhe në kontaktet e tyre me botën në përgjithësi. Ajo duhet të stolisë e të përforcojë orvatjet e pareshtura dhe përpjekjet e merituara të atyre që kanë misionin e lakmueshëm të përhapjes së Mesazhit e të administrimit të punëve të Besimit të Bahá'u'lláhut. Ajo duhet mbrojtur në tërësinë e me të gjitha ato që nënkupton, në çdo fazë të jetës së atyre që mbushin radhët e atij Besimi, qoftë në vendet e tyre, ose në udhëtimet e tyre, në klubet e tyre, në shoqatat e tyre, në argëtimet e tyre, në shkollat e në universitet e tyre. Asaj i duhet kushtuar vëmendje e veçantë në zhvillimin e veprimtarive shoqërore të çdo shkolle verore Bahá'í dhe në çdo rast tjetër mbi të cilin organizohet e inkurajohet jeta e komunitetit Bahá'í. Ajo duhet njejësuar ngushtësisht e vazhdimisht me misionin e rinisë Bahá'í, qoftë si element i jetës së komunitetit Bahá'í, qoftë si faktor i përparimit e i orientimit të së ardhmes së rinisë së vendit të vet.

(Shoghi Effendi, Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 28; f. 34-35)

PUSHTETI I SHEMBULLIT
Një karakter i vlefshëm:

154. Kush ngrihet, në këtë Ditë, për të ndihmuar Kauzën Tonë dhe thërret në ndihmë ushtritë e një karakteri të denjë e një sjelljeje të drejtë, me një veprim të tillë do të shkaktojë një ndikim që, me siguri, do të përhapet në botën mbarë.

(Bahá'u'lláh, Qëmtime, #131:4)

155. Një Bahá'í njihet për atributet e manifestruara prej tij, jo nga emri i tij: ai njihet nga karakteri i tij, jo nga personi i tij.

(`Abdu'l-Bahá'í nga një Tabelë-e përkthyer nga Persishtja)

156. ...duke mbajtur lart ligjin Bahá'í përballë të gjitha vështirësive, ne jo vetëm që i fuqizojmë karakteret tona, por i influencojmë dhe ata përreth nesh.

(Nga një letër e datuar 6 shkurt 1973 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë për të gjitha Asambletë Shpirtërore Kombëtare, botuar tek Messages of the Universal House of Justice 1968-1973 [Mesazhe nga Shtëpia Universale e Drejtësisë 1968-1973], f. 107)

Rëndësia e Veprave

157. O BIR I SHËRBËTORES SIME! Udhëheqja gjithmonë është dhënë me fjalë, por tani jepet me vepra. Secili duhet të kryejë vepra të kulluara e të shenjta, sepse fjalët janë pronë e të gjithëve, kurse vepra të tilla u përkasin vetëm të dashurve Tanë. Prandaj përpiquni me mish e me shpirt të dalloheni përmes veprave tuaja. Kështu ju këshillojmë Ne në këtë tabelë të shenjtë e të shkëlqyer.

(Bahá'u'lláh, Fjalët e Fshehura, nga Persishtja, #76)

158. Një akt i vetëm drejtësie ka fuqi të tillë sa mund ta ngrejë pluhurin lart tej qiellit të qiejve. Ai mund të këpusë çdo lidhje dhe ka fuqinë që të përtërijë forcën që është shuar e zhdukur...

Jini të çiltër, o njerëz të Perëndisë, jini të çiltër; jini të drejtë, jini të drejtë...

(Bahá'u'lláh, Qëmtime, #131:3,4)

159. Ruajtësi ka nxitur herë pas here për nevojën tepër të madhe që rinia Bahá'í të bëhet shembull i mësimeve, më veçanërisht në aspektin moral të tyre. Nëse ata nuk dallohen për sjelljen e tyre të mirë ata nuk mund të presin që të rinj të tjerë të hyjnë në Kauzë me seriozitet.

Ai me gjithë zemër bie dakord me ju se nëse ne i praktikojmë mësimet, ne mund të presim që Besimi të rritet, sepse qëllimi i të gjitha feve - duke përfshirë edhe tonën - është që ta çojë njeriun më pranë Zotit dhe ta ndryshojë karakterin e tij, i cili është i një rëndësie maksimale. Shumë theksim u është bërë aspekteve ekonomike dhe shoqërore të Mësimeve; por aspekti moral nuk mund të theksohet dot së tepërmi.

(Nga një letër e datuar në 6 shtator 1946 e shkruar në emët të Shoghi Effendiut për një besimtar individual)

Fuqia e Shembullit:

160. Përmirësimi i botës mund të arrihet me anë të veprave të kulluara e të mëdha, me një sjellje të lavdërueshme e të hijshme.

(Bahá'u'lláh, cituar te Shoghi Effendi, Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 30)

161. Le të bëhen veprimet tuaja udhëheqje për mbarë njerëzimin, sepse fjalët e shumicës së njerëzve, qofshin me pozitë të lartë ose të ulët, ndryshojnë nga sjellja e tyre. Pikërisht përmes veprave tuaja ju mund të dalloheni nga të tjerët. Përmes tyre shkëlqimi i dritës suaj mund të përhapet mbi gjithë tokën. Lum njeriu që e dëgjon këshillën Time dhe i zbaton porositë e dhëna prej Atij që është i Gjithëdijshmi, Urtiploti.

(Bahá'u'lláh, Qëmtime, #139)

162. Këto janë ditët që do bëjnë Kauzën hyjnore fitimtare dhe një ndihmë efektive! Fitorja e Besimit të Zotit varet nga mësimet; ndërsa mësimi kondicionohet nga drejtësia e veprimeve dhe bëmat dhe sjellja e mirë. Guri themelor i jetës së jetuar në rrugën e Zotit është ndjekja e përsosmërisë morale dhe arritja e një karakteri të pajisur me cilësitë që janë të kënaqëshme në sytë e Tij. Bahá'ít duhet ta stolisin vetveten e tyre me këtë veshje të shenjtë; me këtë shpatë të fuqishme ata duhet t'i pushtojnë kështjellat e zemrave të njerëzve. Njerëzit janë lodhur dhe nuk e durojnë retorikën dhe leksionet e predikimit dhe të referateve. Në këtë ditë, e vetmja gjë që mund ta shpëtojë botën nga vështirësitë dhe t'i tërheqë zemrat e njerëzve të saj, janë veprat, jo fjalët; shembulli, jo këshilla; virtutet prej shenjtori, jo deklarat dhe kodet e botuara nga qeveritë dhe kombet për çështjet sociale dhe politike. Në të gjitha çështjet, të mëdha apo të vogla, fjala duhet të jetë plotësuese e veprës, ndërsa vepra shoqja e fjalës: Secila duhet të plotësojë, ta mbështesë dhe ta përforëcojë tjetrën. Në këtë drejtim Bahá'ít duhet të kërkojnë të dallohen...

(Nga një letër e datuar 8 dhjetor 1923 e shkruar nga Shoghi Effendi për Bahá'ít në Bombei - e përkthyer nga Persishtja)

163. Eshtë në radhë të parë nëpërmjet fuqisë së veprave fisnike dhe karakterit jo nga pushteti i ekspozimit dhe i provave, që miqtë e Zotit, duhet t'i demonstrojnë botës se ajo që u premtua prej Zotit do të ndodhë, se tashmë po kryhet dhe se lajmet e gëzuara hyjnore janë të qarta, evidente dhe të plota. Dhe pse nëse disa persone të ndritshëm nuk dalin në arenën e shërbimit duke ndriçuar me shkëlqim në grupin e njerëzve, detyra e mbrojtjes së të vërtetës të kësaj Kauze përpara syve të njerëzve të ndriçuar do të ishte me të vërtetë e vështirë. Sidoqoftë, nëse miqtë bëhen trupëzime të karakterit dhe të virtutit të mirë, fjalët e argumentat do të jenë sipërfaqësore. Vetë veprat e tyre do të shërbejnë si dëshmi elokuente, dhe sjellja e tyre fisnike do të sigurojë ruajtjen, integritetin dhe lavdinë e Kauzës së Zotit.

(Nga një letër e datuar 19 dhjetor 1923 e shkruar në emër të Shoghi Effendiut për Bahá'ít e Lindjes - e përkthyer nga Persishtja)

164. Nuk ka dyshim se standardi i panjollësisë së kulluar të theksuar nga Bahá'u'lláhu në mësismet e Tij mund të arrihet nga miqtë, vetëm kur ata qëndrojnë të palëkundur dhe me kurajo si pasues pa kompromis të mënyrës së jetesës Bahá'í, tërësisht të ndërgjegjshëm se ata përfaqësojnë mësimet që janë vetë antiteza e forcave shkatërruese të cilat në mënyrë kaq tragjike po prishin thurrjen e vlerave morale të njeriut. Tendenca e tanishme në shoqërinë moderne dhe konflikti i saj me principet tona sfiduese të sjelljes morale, në vend që të influencojë mbi besimtarët, ta rrisë vendosmërinë e tyre për t'i pasuar pa devijim standardet e pastërisë dhe të panjollësisë të parashtruara për ta nga besimi i tyre, duke i stimuluar ata t'i plotësojnë detyrimet e tyre të shenjta me vendosmëri për t'i luftuar kështu forcat e këqia që sabotojnë themelet e moralit individual.

(Nga një letër e datuar 22 maj 1966 e shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë për dy besimtarë)

165. Eshtë detyra sfiduese e Bahá'íve që t'i binden ligjit të Zotit në jetën e tyre, duke fituar gradualisht miratimin e pjesës tjetër të njerëzimit.

Në konsiderimin e efektit të bindjes ndaj ligjeve mbi jetën individuale, gjithkush duhet të ketë parasysh se qëllimi i kësaj jete është ta përgatisë personin për tjetrën. Këtu gjithkush duhet të mësojë të kontrollojë dhe të drejtojë impulset shtazarake, jo të bëhet skllav i tyre. Jeta në këtë botë është vazhdimësi e provave dhe e arritjeve, e gabimeve dhe e përparimeve të reja shpirtërore. Nganjëherë rruga mund të duket shumë e vështirë, por gjithkush mund të dëshmojë përsëri dhe përsëri, se personi që i bindet pa u lëkundur ligjit të Bahá'u'lláhut, sado e vështirë që të duket, rritet shpirtërisht, ndërsa ai që bën kompromis me ligjin për hatër të lumturisë së tij të dukshme del se ka qenë duke pasuar një ëndër boshe: Ai nuk e arrin lumturinë që ai kërkonte, ai e vonon përparimin e tij shpirtëror dhe shpesh krijon probleme të reja mbi vetvten.

(Nga një letër e datuar 6 shkurt 1973 e shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë për të gjitha Asambletë Shpirtërore Kombëtare, botuar në Messages of the Univesal House of Justice 1968-1973 [Mesazhe nga Shtëpia Universale e Drejtësisë 1968-1973], f. 106)

Revizionuar në korrik 1990
12
11

Table of Contents: Albanian :Arabic :Belarusian :Bulgarian :Chinese_Simplified :Chinese_Traditional :Danish :Dutch :English :French :German :Hungarian :Íslenska :Italian :Japanese :Korean :Latvian :Norwegian :Persian :Polish :Portuguese :Romanian :Russian :Spanish :Swedish :Turkish :Ukrainian :