Announcing: BahaiPrayers.net


More Books by Përmbledhje

Asambletë Shpirtërore Lokale
Besueshmëria
Besëlidhja
Direktiva për mësimin
Edukimi Bahá'í
Fondet dhe kontributet Bahá'í
Fuqia e Ndihmës Hyjnore
Gratë
Hukukullahu, e Drejta e Perëndisë
Hukukullahu, Ligji social-ekonomik e shpirtëror i Kitáb-i-Aqdasit (Dr. A.-M. Varqá)
Hukukullahut, Ligji i (Cyrus Alá'í)
Hukukullahut, Një kodifikim i Ligjit të (Departamenti i Kërkimeve)
Jeta e familjës
Konsultimi
Krisa dhe fitorja
Lutje Bahá'í (i vogël)
Lutje Bahá'í
Muzikë
Mësimet për rendin e ri botëror
Mësimi i masave
Ndalimi i pijeve të dëmshme
Njerëzit e shquar
Një jetë e ndershme dhe e shenjtë
Opozitë
Paqe
Përmbledhja e përmbledhjeve
Përmbledhje e Trupës Kontinentale në Evropë
Përsosmëri në të gjitha gjerat
Radio
Rini
Ruajtja e Martesave Bahá'í
Rëndësia e arteve në përhapjen e Besimit
Rëndësia e lutjes, e përsiatjes, dhe e qëndrimit devocional
Shenjtëria dhe natyra e zgjedhjeve
Takimet Bahá'í & Festa e 19 Ditëve
Tek Ai do të kthehemi
Thashetheme; Stimulimi dhe Zhvillimi e Komuniteteve Bahá'í
Transformimi shpirtëror
Të jetosh jetën
Të çojmë përpara hyrjen me trupa
Varrimi Bahá'í
Free Interfaith Software

Web - Windows - iPhone








Përmbledhje : Mësimet për rendin e ri botëror

Bahá'í MËSIMET PËR RENDIN E RI BOTËROR "Bota është një vend i vetëm

dhe njerëzimi qytetarët e tij."
- Bahá'u'lláh

Bahá'í MËSIMET PËR RENDIN E RI BOTËROR "Bota është një vend i vetëm

dhe njerëzimi qytetarët e tij."
- Bahá'u'lláh
Original Title:

Bahá'í Teachings for the New World Order, compiled by Mouhebat Sobhani.

Published by: Waldorf Enterprises, New York 1997
Text: Albanian
(c) Asambleja Shpirtërore Kombëtare
e Bahá'íve të Shqipërisë
Rruga e Dibrës 59 - Tiranë
Botimi i parë 2003 - 159 E.B.
NJOFTIM

Miliona njerëz me prejardhje të ndryshme raciale, shoqërore, kulturore, fetare e etnike janë të bashkuar përsa u përket parimeve për kooperim ndërkombëtar, të cilat Besimi Bahá'í i mbështet si bazë për një Rend të Ri Botëror të qëndrueshëm. Midis tyre ka personalitete të tilla të shquara të së kaluarës e të sotme si Mbretëresha Maria e Rumanisë, mbesë e Mbretëreshës Viktoria; Madhëria e Tij Malietoa Tanumafili II, Mbret i Samoas Perëndimore; shkencëtari dhe entomologu i famshëm zviceran Dr. August Forel; dhe muzikanti amerikan i xhazit me famë botërore Xhon Bërks "Dizi" Xhilespi [John Birks "Dizzy" Gillespie]. Ndër të tjerë që kanë vlerësuar Besimin bëjnë pjesë shkrimtari i madh rus Konti Leon Tolstoi, orientalisti i njohur anglez Profesor Eduard G. Braun [Edward G. Browne], dhe diplomati i shquar e shkrimtar i shkëlqyer francez Konti dë Gobino [Comte de Gobineau].

Faqet që vijojnë përfshijnë një përmbledhje të shkurtër nga mësimet e shkrimet, administrimi dhe historia e Besimit Bahá'í, i cili është përhapur tani në mbi 218 vende, ishuj e territore dhe ka pasues në mbi 116.000 qendra anembanë botës.

Dëshiroj t'u shpreh falënderimet dhe vlerësimin tim të sinqertë Amatu'l-Bahá Rú(íyyih Khánum, që ka shkruar pjesën për jetën e Shoghi Effendiut, Ruajtësit të Kauzës; Trustit Botues Bahá'í të Shteteve të Bashkuara, që rishikoi materialet e përfshira në këtë broshurë; Trustit Botues Anglez Bahá'í; dhe Asamblesë Shpirtërore Lokale të Bahá'íve të Qytetit të Nju-Jorkut. I detyrohem gjithashtu shumë Dr. Suheil Bushrui-t, Z. Pitër Stërling [Peter Sterling], Znj. Bahá Uiljams [Bahá Williams] dhe Z. Shahab Fatheazam për këshillat dhe ndihmën për mjaft çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me botimin e kësaj broshure.

Mouhebat Sobhani
PARIMET E BESIMIT BAHÁ'Í

Parimet e Besimit Bahá'í janë vendosur nga Bahá'u'lláhu, Themeluesi i Besimit, në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, dhe janë shpallur nga Djali dhe pasardhësi i emëruar i Tij, 'Abdu'l-Bahái, gjatë një misioni 29-vjeçar veprimtarie të palodhur. Ndërsa kryente një udhëtim historik për përhapjen e Besimit më 1912 në mbarë Shtetet e Bashkuara e Kanadanë, 'Abdu'l-Bahái ua shpjegoi Mësimet e Bahá'u'lláhut dëgjuesve me prejardhje pafundësisht të ndryshme. Shumë prej bisedave të tij përfshinin diskutime për të tilla parime Bahá'í si:

( Njëshmëria e njerëzimit.
( Paqja universale e mbështetur nga një
qeveri botërore.
( Hetimi i pavarur i së vërtetës.
( Baza e përbashkët e të gjitha feve.
( Harmonia thelbësore e shkencës dhe fesë.
( Barazia e burrave dhe grave.
( Eliminimi i paragjykimeve të çdo lloji.
( Edukimi universal i detyrueshëm.
( Një zgjidhje shpirtërore për problemet
ekonomike.
( Një gjuhë ndihmëse universale.

Shpjegimi i këtyre parimeve në pjesët që vijojnë janë pasazhe nga bisedat publike të 'Abdu'l-Baháit në Amerikë më 1912, të botuara në Shpallja e Paqes Universale [The Promulgation of Universal Peace].

NJËSHMËRIA E NJERËZIMIT

( Një mësim themelor i Bahá'u'lláhut është njëshmëria e botës së njerëzimit. Duke iu drejtuar gjinisë njerëzore, Ai thotë: "Ju të gjithë jeni fletë të një peme dhe frytet e një dege". Kjo do të thotë se bota e njerëzimit i ngjan një peme, kombet ose popujt janë gjymtyrët apo degët e ndryshme të kësaj peme dhe krijesat njerëzore individuale janë frytet dhe lulet e saj.1

( Edhe pse në shekuj e kohë të mëparshme kjo çështje është përmendur e marrë në konsideratë në njëfarë mase, tani ajo është bërë tema dhe çështja më e rëndësishme në kushtet fetare e politike të botës. Historia tregon se gjatë gjithë së kaluarës ka pasur luftë e konflikt të vazhdueshëm midis kombeve, popujve e sekteve të ndryshme, por tani, ... në këtë shekull të ndriçuar, zemrat janë të prirura drejt marrëveshjes e miqësisë dhe mendjet të vëmendshme ndaj çështjes së bashkimit të njerëzimit.2

( Ç'dobi e bekime të pallogaritshme do të binin mbi familjen e madhe njerëzore në qoftë se do të vendoseshin uniteti dhe vëllazëria! Në këtë shekull, kur rezultatet dobiprurëse të unitetit dhe efektet e këqia të mosmarrëveshjes duken kaq qartë, mjetet për arritjen dhe realizimin e miqësisë njerëzore janë shfaqur në botë.3

PAQJA UNIVERSALE E MBËSHTETUR
NGA NJË QEVERI BOTËRORE

( Bota ka nevojë të madhe për paqe ndërkombëtare. Sakohë ajo nuk është vendosur, njerëzimi nuk do të ketë prehje e qetësi. Është e nevojshme që kombet dhe qeveritë të organizojnë një gjykatë ndërkombëtare, së cilës t'i referohen të gjitha grindjet e mosmarrëveshjet. Vendimi i asaj gjykate duhet të jetë përfundimtar.4

( Ai (Bahá'u'lláhu) u ka bërë atyre (sundimtarëve të botës) thirrje për paqe e marrëveshje ndërkombëtare, duke u ngarkuar detyrën të krijojnë një këshill ndërkombëtar arbitrazhi; që nga të gjitha kombet e qeveritë e botës të ketë delegatë të zgjedhur për një kongres të kombeve, i cili të krijojë një gjykatë universale arbitrazhi të drejtësisë për të sheshuar grindjet ndërkombëtare.5

( Lufta dhe konfliktet duhet të çrrënjosen, mosmarrëveshjet dhe grindjet të zhduken dhe Paqja Universale të bashkojë kombet e popujt e botës. Gjithë njerëzimi duhet të jetojnë së bashku si një familje, të shkrihen si valët e një deti, të shkëlqejnë si yjet e një qielli dhe të duken si fryte të së njëjtës pemë.6

( Qytetërimi i vërtetë do të shpalosë flamurin e tij mu në zemër të botës kurdo që një numër i caktuar sovranësh të tij të shquar e të virtytshëm - shembuj të shkëlqyer të përkushtimit e të vendosmërisë, - për hir të së mirës e të lumturisë së mbarë njerëzimit, do të ngrihen me vendosmëri të patundur e me një vizion të qartë për të hedhur themelet e Kauzës së Paqes Universale. Ata duhet ta bëjnë Kauzën e Paqes objekt konsultimi të përgjithshëm dhe të përpiqen me të gjitha mjetet që kanë në dorë të krijojnë një Bashkim të kombeve të botës.

Ata duhet të përfundojnë një traktat të detyrueshëm dhe të vendosin një besëlidhje, kushtet e së cilës të jenë reale, të paprekshme e të përcaktuara mirë. Ata duhet ta shpallin atë para tërë botës dhe të marrin miratimin e mbarë gjinisë njerëzore. Kjo ndërmarrje supreme e fisnike - burimi i vërtetë i paqes e i mirëqenies së mbarë botës - duhet parë si një gjë e shenjtë nga të gjithë ata që banojnë mbi tokë. Të gjitha forcat e njerëzimit duhet të mobilizohen për të siguruar stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e kësaj Besëlidhjeje Më të Madhe. Në këtë Pakt gjithëpërfshirës do të përcaktoheshin qartë sinoret e kufijtë e çdo kombi, do të fiksoheshin saktë parimet që qëndrojnë në themel të marrëdhënieve të qeverive me njëra-tjetrën dhe do të sanksionoheshin të gjitha marrëveshjet e detyrimet ndërkombëtare. Po kështu do të kufizohej rreptësisht sasia e armatimeve të çdo qeverie, sepse po të lejoheshin të rriten përgatitjet për luftë dhe forcat ushtarake të cilitdo kombi, kjo do të ngjallte dyshimin e të tjerëve. Parimi themelor i vendosur në bazën e këtij Pakti solemn do të formulohej në mënyrë të tillë që, në rast se më vonë ndonjë qeveri do të shkelte ndonjë prej kushteve të tij, të gjitha qeveritë e tokës do të ngriheshin e ta detyronin atë të pranonte nënshtrimin e plotë, madje gjinia njerëzore si një e tërë do të vendoste ta shkatërronte atë qeveri me të gjitha mjetet e mundshme. Në qoftë se ky ilaç më i madh do të përdorej në trupin e sëmurë të botës, ky me siguri do të shërohej nga të gjitha sëmundjet dhe do të mbetej përjetë i shëndoshë e i sigurt.7

HETIMI I PAVARUR I SË VËRTETËS

( Perëndia i ka dhënë njeriut syrin e hetimit, me anën e të cilit ai të mundë të njohë të vërtetën. Ai e ka pajisur njeriun me veshë, që të mundë të dëgjojë mesazhin e realitetit, dhe i ka dhuruar atij dhuntinë e arsyes, me anë të së cilës të mundë të zbulojë ai vetë sendet. Kjo është dhuntia e pajisja e tij për hetimin e realitetit. Nuk është parashikuar që njeriu të shohë me sytë e tjetrit, të dëgjojë me veshët e tjetrit dhe as të kuptojë me trurin e tjetrit. Çdo krijesë njerëzore ka dhunti, aftësi e përgjegjësi individuale në planin krijues të Perëndisë.8

BAZA E PËRBASHKËT E TË GJITHA FEVE

( Baza e të gjitha feve hyjnore është një. Të gjitha janë të bazuara në realitetin. Realiteti nuk e pranon shumësinë, e megjithatë në gjirin e njerëzimit kanë lindur dallime lidhur me Manifestimet e Perëndisë. Disa kanë qenë zoroastrianë, disa janë budistë, disa hebrenj, të krishterë, muhamedanë e kështu me radhë. Kjo është bërë burim divergjence, ndërsa mësimet e shpirtrave të shenjtë që kanë themeluar fetë hyjnore janë në thelb e në realitet një. Të gjitha ato i kanë shërbyer botës së njerëzimit. ... Të gjitha kanë udhëhequr shpirtra për të arritur përsosuri, por midis kombeve janë shfaqur disa imitime të formave stërgjyshore të adhurimit. Këto imitime nuk janë themeli dhe thelbi i feve hyjnore. Meqenëse ato ndryshojnë nga realiteti dhe nga mësimet thelbësore të Manifestimeve të Perëndisë, kanë lindur mosmarrëveshje e janë zhvilluar paragjykime. Paragjykimi fetar bëhet kështu shkak luftërash e betejash.

Në qoftë se i braktisim këto imitime të vjetëruara dhe hetojmë realitetin, të gjithë ne do të jemi të bashkuar. Nuk do të mbeten mosmarrëveshje; antagonizmi do të zhduket. Të gjithë do të shoqërohen miqësisht. Të gjithë do të gëzojnë lidhjet e përzemërta të miqësisë. Atëherë bota e krijimit do të arrijë qetësinë. Retë e zeza e të zymta të imitimeve të verbëra e të mospërputhjeve dogmatike do të shpërndahen e largohen; Dielli i Realitetit do të shkëlqejë me lavdi të madhe.9

HARMONIA THELBËSORE E
SHKENCËS DHE FESË

( Feja duhet t'i përshtatet shkencës dhe arsyes, përndryshe ajo është bestytni. Perëndia e ka krijuar njeriun që ai të shohë vërtetësinë e ekzistencës dhe e ka pajisur atë me mendje e arsye që të zbulojë të vërtetën. Prandaj dija shkencore dhe besimi fetar duhet të jenë në pajtim me analizën e kësaj aftësie hyjnore te njeriu.10

BARAZIA E BURRAVE DHE GRAVE

( Duhet të ketë barazi të drejtash midis burrave dhe grave. Grave duhet t'u jepet një privilegj i barabartë për shkollim. Kjo do t'u japë atyre mundësinë të kualifikohen e të përparojnë në të gjitha shkallët e punës e të mjeshtrisë. Sepse bota e njerëzimit ka dy krahë, burrin dhe gruan. Në qoftë se njëri krah mbetet i paaftë e i mangut, ai do të kufizojë fuqinë e tjetrit dhe fluturimi i plotë do të jetë i pamundur. Prandaj plotësia dhe përsosuria e botës njerëzore varet nga zhvillimi i barabartë i këtyre dy krahëve.11

ELIMINIMI I PARAGJYKIMEVE
TË ÇDO LLOJI

( Paragjykimet e çdo lloji, fetare, raciale, patriotike a politike qofshin, janë shkatërrimtare për themelet hyjnore te njeriu. Të gjitha luftërat e gjakderdhjet në historinë njerëzore kanë qenë rezultat i paragjykimeve. Kjo tokë është një shtëpi e një vendlindje e vetme. Perëndia e ka krijuar njerëzimin me dhunti e të drejtë të barabartë për të jetuar mbi tokë. Ashtu si një qytet është vendbanimi i të gjithë banorëve të tij, megjithëse secili mund të ketë vendin ose selinë e tij individuale në të, po kështu sipërfaqja e tokës është një vendlindje apo shtëpi e vetme e madhe për të gjitha racat e njerëzimit.12

EDUKIMI UNIVERSAL I DETYRUESHËM

( ...duke qenë se mosdija dhe mungesa e arsimimit janë barriera ndarjeje midis njerëzimit, të gjithë duhet të shkollohen e të marrin arsim. Falë kësaj mase mungesa e mirëkuptimit të ndërsjellë do të ndreqet dhe uniteti i njerëzimit do të çohet përpara. Arsimi universal është një ligj universal. Prandaj është detyrë e çdo Bábai të mësojë e arsimojë fëmijët e tij sipas mundësive që ka. Në qoftë se ai nuk është në gjendje t'i arsimojë ata, organet e pushtetit, përfaqësues të popullit, duhet të sigurojnë mjetet për shkollimin e tyre.13

NJË ZGJIDHJE SHPIRTËRORE
PËR PROBLEMET EKONOMIKE

( Ndër rezultatet e shfaqjes së forcave shpirtërore do të jetë edhe që bota njerëzore do t'i përshtatet një forme të re shoqërore, drejtësia e Perëndisë do të shfaqet në të gjitha punët njerëzore dhe barazia njerëzore do të vendoset në mbarë botën. Të varfërit do të marrin një shpërblim të madh dhe të pasurit do të arrijnë lumturinë e përjetshme. Sepse, megjithëqë në kohën e tanishme të pasurit gëzojnë lluksin e komoditetet më të mëdha, atyre megjithatë u është mohuar lumturia e përjetshme; sepse lumturia e përjetshme varet nga dhënia dhe të varfërit janë gjithandej në gjendje të mjerueshme. Falë shfaqjes së drejtësisë së madhe të Perëndisë, të varfërit e botës do të shpërblehen e ndihmohen plotësisht dhe do të ketë një rregullim në kushtet ekonomike të njerëzimit, kështu që në të ardhmen nuk do të ketë më të pasur jashtë mase dhe as të varfër në gjendje të mjerueshme. Të pasurit do të gëzojnë privilegjin e kësaj gjendjeje të re ekonomike po aq sa dhe të varfërit, sepse falë disa masave e kufizimeve ata nuk do të jenë në gjendje të grumbullojnë aq shumë pasuri sa të jenë të mbingarkuar me administrimin e saj, ndërsa të varfërit do të jenë të çliruar nga trysnia e varfërisë dhe e mjerimit. I pasuri do të gëzojë pallatin e tij dhe i varfëri do të ketë shtëpizën e vet të rehatshme.14

NJË GJUHË NDIHMËSE UNIVERSALE

( Bahá'u'lláhu ka shpallur adoptimin e një gjuhe universale. Duhet rënë dakord për një gjuhë, me anën e së cilës të vendoset uniteti në botë. Do të kërkohet që çdo njeri të përgatitet në dy gjuhë, në gjuhën e vet amëtare dhe në formën ndihmëse universale të gjuhës. Kjo do të lehtësojë komunikimin e ndërsjellë dhe do të zhdukë keqkuptimet që kanë shkaktuar në botë pengesat e gjuhës.15

NGA FJALËT E FSHEHURA
TË Bahá'u'lláhUT
O BIR I SHPIRTIT!

Këshilla Ime e parë është kjo: ki një zemër të dëlirë, të sjellshme e rrëzëlluese, që yti të jetë një sovranitet i lashtë, i pavdekshëm e i përjetshëm.16

O BIR I SHPIRTIT!

Më e shumëdashura e të gjitha gjërave në sytë e Mi është drejtësia; mos u largo prej saj, nëse më do Mua, dhe mos e lër atë pasdore, që Unë të kem besim tek ti. Me ndihmën e saj ti do të shohësh me sytë e tu e jo me sytë e të tjerëve, dhe do të dish me dijen tënde e jo me dijen e fqinjit tënd. Peshoje këtë në zemrën tënde; kështu të ka hije të jesh. Me të vërtetë drejtësia është dhurata Ime për ty dhe shenja e dashamirësisë Sime. Mbaje, pra, këtë para syve të tu.17

O BIR I NJERIUT!

Mbuluar në qenien Time aq të hershme sa s'mbahet mend dhe në përjetësinë e lashtë të thelbit Tim, Unë ndjeva dashurinë Time për ty; prandaj të krijova ty, gdhenda tek ti shëmbëlltyrën Time, dhe të zbulova ty bukurinë Time.18

O BIR I NJERIUT!

Unë e doja krijimin tënd, pra të krijova ty. Prandaj të më duash Mua, që Unë të të jap emrin tënd dhe ta mbush shpirtin tënd me frymën e jetës.19

O BIR I QENIES!

Më duaj, që Unë të të dua. Nëse ti nuk më do, dashuria Ime kurrsesi nuk mund të arrijë tek ti. Dije këtë, o shërbëtor.20

O BIR I QENIES!

Me duart e fuqisë të bëra ty dhe me gishtat e forcës të krijova; dhe brenda teje kam vendosur thelbin e dritës Sime. Ji i kënaqur me të e mos kërko asgjë tjetër, sepse vepra Ime është e përkryer dhe urdhëri Im i detyrueshëm. Mos e vër atë në pikëpyetje, as mos ki asnjë dyshim për të.21

O BIR I NJERIUT!

Ti je mbretëria Ime dhe mbretëria Ime nuk vdes kurrë, përse pra ke frikë nga vdekja jote? Ti je drita Ime dhe drita Ime kurrë nuk do të shuhet, përse ti i trembesh shuarjes? Ti je lavdia Ime dhe lavdia Ime nuk venitet; ti je rroba Ime dhe rroba Ime kurrë nuk do të vjetërohet. Qëndro, pra, në dashurinë për Mua, që të më gjesh Mua në mbretërinë e lavdisë.22

O BIR I NJERIUT!

Mos pëshpërit për mëkatet e të tjerëve sakohë ti je vetë mëkatar. Po e shkele këtë porosi, do të jesh i mallkuar dhe Unë dëshmoj për këtë.23

O BIR I SHPIRTIT!

Dije me të vërtetë se ai që i urdhëron njerëzit të jenë të drejtë dhe vetë bën padrejtësi nuk është nga të Mitë, edhe nëse mban emrin Tim.24

O BIR I QENIES MË TË LARTË!

Unë e kam bërë vdekjen lajmëtare gëzimi për ty. Përse, pra, brengosesh? Unë bëra që drita të derdhë mbi ty shkëlqimin e saj. Përse i fshihesh asaj? 25

O BIR I QENIES!

Përmende Emrin Tim në tokën Time, që Unë në qiejt e Mi të të kujtoj ty, kështu do të ngushëllohen sytë e Mi dhe të tutë.26

O BIR I NJERIUT!

Për çdo gjë ka një shenjë. Shenja e dashurisë është qëndrueshmëria nën urdhërin Tim dhe durimi nën sprovat e Mia.27

O BIR I NJERIUT!

Në të buzëqeshtë fati mos u gëzo, dhe në të ardhtë fatkeqësia mos u hidhëro, sepse të dyja do të kalojnë e s'do të jenë më.28

O BIJ TË PLUHURIT!

U tregoni të pasurve për psherëtimat e të varfërve në mesnatë, që shkujdesja të mos i çojë ata në rrugën e rrënimit e të mos i privojë nga Pema e Pasurisë. Të japësh e të jesh bujar janë tipare të Miat; lum ai që stoliset me virtytet e Mia.29

O BIR I QENIES!

Mos u merr me gjërat e kësaj bote, sepse arin Ne e provojmë me zjarr, dhe me ar Ne vëmë në provë shërbëtorët Tanë.30

O BIR I BUKURISË!

Për shpirtin Tim dhe për mirësinë Time! Për mëshirën Time dhe për bukurinë Time! Gjithçka që të kam reveluar ty me gjuhën e pushtetit, dhe që kam shkruar për ty me pendën e fuqisë, ka qenë në përputhje me aftësinë e me të kuptuarit tënd, dhe jo me gjendjen Time e as me melodinë e zërit Tim.31

O BIJ TË NJERËZVE!

Nuk e dini pse ju kemi krijuar të gjithë nga i njëjti pluhur? Që askush të mos e lëvdojë veten mbi tjetrin. Peshojeni gjithnjë në zemrat tuaja sesi jeni krijuar. Derisa Ne ju kemi krijuar të gjithë nga i njëjti brumë, ju takon të jeni të barabartë si një shpirt i vetëm, të ecni me të njëjtin hap, të hani me të njëjtën gojë dhe të banoni në të njëjtin vend, në mënyrë që nga qenia juaj më e thellë, me bëmat e veprat tuaja, të dalin në pah shenjat e njëshmërisë dhe thelbi i shkëputjes. Kjo është këshilla Ime për ju, o tubim drite! I vini veshin kësaj këshille, që të fitoni frytin e shenjtërisë nga pema e lavdisë së mahnitshme.32

O MIK!

Në kopshtin e zemrës sate mos mbill asgjë veç trëndafilit të dashurisë, dhe mos e lësho bilbilin e simpatisë e të dëshirës. Ruaje si thesar shoqërinë e të drejtëve dhe shmangiu çdo shoqërimi me të pafetë.33

O SHOK I FRONIT TIM!

Mos dëgjo e mos shih asnjë të keqe, mos e poshtëro veten, as mos psherëti e vajto. Mos fol keq, që të mos dëgjosh të flasin keq për ty, dhe mos i zmadho të metat e të tjerëve, që të mos duken të mëdha të metat e tua; mos dëshiro poshtërimin e askujt, që të mos dalë në shesh poshtërimi yt. Jetoji, pra, ditët e jetës sate, që janë më të shkurtëra sesa një çast kalimtar, me mendje të pastër, me zemër të panjollë, me mendime të kulluara dhe me karakter të shenjtëruar, në mënyrë që, i lirë e i kënaqur, të flakësh tutje këtë trup të vdekshëm dhe të shkosh në parajsën mistike e të jetosh përgjithmonë në mbretërinë e përjetshme.34

O JU TË SHKUJDESUR!

Mos pandehni se sekretet e zemrave janë të fshehura. Aspak. Dijeni me siguri se ato janë të gdhendura me germa të dukshme dhe shfaqen hapur në Praninë e shenjtë.35

O SHTYPËS MBI TOKË!

Hiqni dorë nga tirania, sepse Unë jam zotuar të mos fal padrejtësinë e askujt. Kjo është besëlidhja Ime, që e kam dekretuar në mënyrë të pakthyeshme në tabelën e ruajtur dhe e kam vulosur me vulën Time.36

O SHËRBËTORI IM!

Më të mirët e njerëzve janë ata që sipas prirjeve të tyre fitojnë mjetet e jetesës dhe i shpenzojnë për vete e për të afërmit për hir të dashurisë së Perëndisë, Zotit të të gjitha botëve.37

FJALË URTIE TË Bahá'u'lláhUT

Burimi i të gjitha të mirave është besimi në Perëndinë, nënshtrimi ndaj urdhërit të Tij dhe të kënaqurit me vullnetin e pëlqimin e Tij të shenjtë.

Thelbi i urtisë është frika e Perëndisë, tmerri nga ndëshkimi e dënimi i tij, druajtja nga drejtësia e vendimi i Tij.

Thelbi i fesë është të dëshmosh atë që Perëndia ka reveluar dhe të zbatosh atë që ka urdhëruar Ai në Librin e Tij të fuqishëm.

Burimi i çdo lavdie është pranimi i çdo gjëje që ka dhuruar Zoti dhe të kënaqurit me atë që ka urdhëruar Perëndia.

Thelbi i dashurisë është për njeriun ta kthejë zemrën ndaj të Shumëdashurit, të shkëputet nga çdo gjë veç Tij dhe të mos dëshirojë asgjë veç asaj që është dëshira e Zotit të tij.

Përkujtimi i vërtetë është përmendja e Zotit, të Gjithëlëvduarit, dhe harrimi i gjithçkaje tjetër veç Tij.

Shpresa e vërtetë për shërbëtorin është të ndjekë profesionin dhe prirjen e tij në këtë botë, të mbahet fort pas Zotit, të mos kërkojë asgjë veç favorit të tij, sepse në duart e Tij është fati i të gjithë shërbëtorëve të Tij.

Thelbi i shkëputjes për njeriun është ta kthejë shikimin ndaj oborrit të Zotit, të hyjë në Praninë e Tij, të sodisë Fytyrën e Tij dhe të qëndrojë para tij si dëshmitar.

Thelbi i të kuptuarit është të shohësh varfërinë tënde dhe t'i nënshtrohesh vullnetit të Zotit, Sovranit, të Hirshmit, Fuqiplotit.

Burimi i guximit e i fuqisë është përhapja e fjalës së Perëndisë dhe qëndresa në Dashurinë e Tij.

Thelbi i bamirësisë është për shërbëtorin të tregojë bekimet e Zotit të tij dhe ta falënderojë Atë në çdo kohë e në çdo rrethanë.

Thelbi i besimit është të jesh fjalëpakë e punëshumë; dije me të vërtetë se, përsa i përket atij që ka më shumë fjalë se vepra, vdekja e tij është më e mirë se jeta e tij...

Thelbi i sigurisë së vërtetë është të heshtësh, të shohësh fundin e gjërave dhe të heqësh dorë nga bota.

Fillimi i shpirtgjerësisë është kur njeriu e harxhon pasurinë e tij për veten, për familjen e tij dhe për të varfërit midis sivëllezërve në Besimin e tij.

Thelbi i pasurisë është dashuria për Mua; kush më do Mua zotëron të gjitha gjërat, dhe kush nuk më do Mua është vërtet i varfër e nevojtar. Këtë ka reveluar Gishti i Lavdisë e i Shkëlqimit...

Burimi i çdo të keqeje për njeriun është të largohet nga Zoti i tij dhe t'ua kushtojë zemrën gjërave të liga.

Zjarri që djeg më fort është të vësh në dyshim shenjat e Perëndisë, të kundërshtosh më kot atë që ka reveluar Ai, ta mohosh Atë dhe të sillesh me mendjemadhësi para Tij.

Burimi i çdo diturie është dija për Perëndinë, lartësuar qoftë lavdia e Tij, dhe kjo nuk mund të arrihet veçse përmes dijes së Manifestimit të Tij hyjnor.

Thelbi i poshtërimit është të dalësh nga hija e të Mëshirshmit dhe të kërkosh strehë tek i Ligu.

Burimi i gabimit është mosbesimi në të vetmin Perëndi të vërtetë, mbështetja në diçka tjetër që s'është Ai dhe largimi nga urdhri i Tij.

Humbje të vërtetë pëson ai që i ka kaluar ditët e veta në injorancën e plotë të vetes së tij.

Thelbi i të gjitha gjërave që Ne kemi reveluar për ty është drejtësia, është që njeriu të çlirohet nga imagjinatat e kota e imitimi, të shohë me syrin e njëshmërisë veprat e lavdishme të duarve të Tij dhe t'i vëzhgojë të gjitha gjërat me sy kërkues.38

NJOFTIMI I MADH PËR NJERËZIMIN

( Koha e paracaktuar për njerëzit dhe fiset e botës ka ardhur. Premtimet e Perëndisë, që përmbahen në Shkrimet e shenjta, janë plotësuar. Prej Sionit ka dalë Ligji i Perëndisë dhe Jeruzalemi e kodrat e toka rreth e qark janë mbushur me lavdinë e Revelacionit të Tij. Lum njeriu që në zemrën e tij peshon ato që janë reveluar në Librat e Perëndisë, që është Ndihma në Rrezik, i Vetëqenëshmi. Meditoni për këtë, o ju të shumëdashurit e Perëndisë, dhe le t'i kushtojnë vëmendje veshët tuaj Fjalës së Tij, në mënyrë që, nëpërmjet hirit e mëshirës së Tij, të mund të pini pa kursim nga ujërat e kristalta të besnikërisë dhe të bëheni të qëndrueshëm e të patundur si mali në Kauzën e Tij.39

( "Thirre Sionin, O Karmel, dhe shpalli lajmin e gëzuar: Ai që ishte i fshehur prej syve të të vdekshmëve ka ardhur! Sovraniteti i Tij gjithëpushtues u shfaq; shkëlqimi i Tij gjithëpërfshirës u revelua. Hap sytë se mos ngurron ose ndalesh. Nxito dhe bjeri përqark Qytetit të Perëndisë që ka zbritur nga qielli, Qabesë [Kaaba] qiellore, rreth së cilës janë mbledhur në adhurim të preferuarit e Perëndisë, të dëlirët në zemër, dhe aradhja e engjëjve më të lartë. Oh, sa dëshiroj të shpall në çdo vend mbi sipërfaqen e tokës dhe të çoj në secilin prej qyteteve të saj lajmin e gëzuar të këtij Revelacioni - një Revelacion që ka tërhequr zemrën e Sinait dhe në emër të të cilit Driza e Përflakur po thërret: "Perëndisë, Zotit të Zotave, i përkasin mbretëritë e qiellit e të tokës". Me të vërtetë, kjo është Dita në të cilën toka e deti gëzohen për këtë lajm, Dita për të cilën janë përgatitur gjërat që Perëndia, me një bujari të pakonceptueshme nga mendja ose zemra e të vdekshmëve, ka vendosur të revelojë. Shumë shpejt Perëndia do të bëjë që Arka e Tij të lundrojë mbi ty dhe do të shfaqë njerëzit e Baháit që janë përmendur në Librin e Emrave."40

POZITA E PERËNDISË DHE E PROFETËVE

( Për çdo zemër të ndieshme e të ndriçuar është e qartë se Perëndia, Thelbi i panjohshëm, Qenia Hyjnore, është pafundësisht i lartësuar tej çdo atributi njerëzor, si ekzistenca trupore, ngjitja e zbritja, shkuarja përpara e zmbrapsja. Është larg lavdisë së Tij ajo që gjuha njerëzore mund të shprehë për Ta lartësuar ose ajo që zemra njerëzore mund të kuptojë nga misteri i Tij i padepërtueshëm. Ai është, dhe gjithmonë ka qenë, i veshur me përjetësinë e lashtë të Thelbit të Tij dhe do të mbetet, në realitetin e Vet, përjetësisht i fshehur nga shikimi i njerëzve.41

( Larg, shumë larg lavdisë Sate qoftë ajo që njeriu i vdekshëm mund të pohojë për Ty ose të të atribuojë Ty, ose lavdërimi me të cilin ai mund të të lartësojë Ty! Çdo detyrë që Ti u ke caktuar shërbëtorëve të Tu për të lartësuar sa më shumë madhështinë dhe lavdinë Tënde s'është veçse një shenjë e hirit Tënd mbi ta, që ata të mund të ngjiten në rangun që i është dhuruar vetë qenies së tyre më të thellë, në rangun e njohjes së vetes së tyre.42

( Manifestimet e Perëndisë kanë secili një pozitë të dyfishtë. Njëra është pozita e abstraksionit të kulluar dhe e unitetit thelbësor. Nga kjo pikëpamje, nëse ti i thërret të gjithë ata me të njëjtin emër dhe u jep atyre të njëjtat atribute, ti nuk je larguar nga e vërteta...

Pozita tjetër është ajo e dallimit, që i përket botës së krijimit dhe kufizimeve të saj. Nga kjo pikëpamje, çdo Manifestim i Perëndisë ka një individualitet të veçantë, një mision të përcaktuar me saktësi, një Revelacion të paracaktuar dhe kufizime të posaçme. Secili prej tyre njihet me një emër të ndryshëm, karakterizohet nga një atribut i posaçëm, kryen një mision të përcaktuar...

Të para në dritën e pozitës së tyre të dytë - të pozitës së dallimit e të diferencimit, të kufizimeve të përkohshme, të karakteristikave e të normave tokësore - ato shfaqin nënshtrim absolut, vetmohim të plotë dhe fshirje totale të vetvetes. Pikërisht siç ka thënë Ai: "Unë jam shërbëtori i Perëndisë. Unë s'jam veçse një njeri si ju."...

Nëse ndonjëri prej Manifestimeve gjithëpërfshirëse të Perëndisë do të deklaronte: "Unë jam Perëndia!", në fakt ai do të thoshte të vërtetën, për këtë nuk ka asnjë dyshim. Sepse ... nëpërmjet Revelacionit të tyre, atributeve dhe emrave të tyre shfaqen në botë Revelacioni i Perëndisë, emri dhe atributet e Tij... E në qoftë se ndonjëri prej tyre thotë fjalët: "Unë jam Lajmëtari i Perëndisë", edhe ai thotë të vërtetën, të vërtetën e padyshimtë...Po t'i shohim në këtë dritë, ata të gjithë janë Lajmëtarë të atij Mbreti ideal, të atij Thelbi të pandryshueshëm....Dhe në qoftë se ata do të thoshin: "Ne jemi shërbëtorët e Perëndisë", edhe ky është një fakt i qartë e i padiskutueshëm. Sepse ata janë shfaqur në gjendjen më të plotë të nënshtrimit, të një nënshtrimi të tillë që asnjeri nuk mund ta arrijë...

Kështu, cilado qoftë fjala e tyre, nëse i përket mbretërisë së Hyjnisë, të të Qenit Zot, të Profetërisë, të Lajmëtarisë, të Ruajtësisë, të Apostullarisë apo të Nënshtrimit, gjithçka është e vërtetë, pa asnjë fije dyshimi. Prandaj këto thënie që Ne kemi cituar në mbështetje të argumentit Tonë, duhen vlerësuar me kujdes, me qëllim që thëniet kontradiktore të Manifestimeve të të Padukshmit e të Agimeve të Shenjtërisë të mos trazojnë më shpirtin e të vënë në mëdyshje mendjen.43

( Perëndia Më është dëshmitar, o njerëz! Unë po flija në shtratin Tim, kur ja, Flladi i Perëndisë fryu mbi Mua dhe Më zgjoi nga gjumi. Fryma e Tij gjallëruese Më përtëriu dhe gjuha Ime u zgjidh për të lëshuar thirrjen e Tij. Mos Më akuzoni se kam bërë mëkat kundër Perëndisë. Mos Më shikoni me sytë tuaj, por me të Mitë. Kështu ju paralajmëron Ai që është i Hirshmi, i Gjithëdijshmi. Mos mendoni vallë, o njerëz, se Unë mbaj në dorën Time kontrollin e Vullnetit e të Qëllimit të fundit të Perëndisë? Larg Meje qoftë një pretendim i tillë. Dëshmoj për këtë para Perëndisë, Atij që është i Gjithëfuqishmi, i Lavdëruari, i Gjithëdijshmi, Urtiploti. Sikur fati i fundit i Besimit të Perëndisë të kishte qenë në duart e Mia, Unë kurrë nuk do të pranoja, qoftë edhe për një çast, të shfaqja veten Time para jush, as do të kisha lejuar qoftë edhe një fjalë të vetme të dilte prej buzëve të Mia. Për këtë Vetë Perëndia është, me të vërtetë, dëshmitar.44

( Shihni të kaluarën. Sa njerëz, të fuqishëm e të përvuajtur, kanë pritur me dëshirë të zjarrtë në të gjitha kohët ardhjen e Manifestimeve të Perëndisë në personat e bekuar të të Zgjedhurve të Tij. Sa shpesh kanë pritur ata ardhjen e Tij, sa dendur janë lutur që flladi i mëshirës hyjnore të frynte dhe Bukuria e premtuar të dilte nga prapa perdes që e fshihte e të shfaqej para gjithë botës. Dhe sa herë që portat e mirësisë janë hapur dhe retë e bujarisë hyjnore janë zbrazur mbi njerëzimin, dhe drita e të Padukshmit ka shkëlqyer mbi horizontin e fuqisë qiellore, ata të gjithë e kanë mohuar Atë dhe janë larguar nga fytyra e Tij - fytyra e Vetë Perëndisë. Referojuni, për ta verifikuar këtë të vërtetë, asaj që është shkruar në çdo Libër të shenjtë.45

( Në Librin e Isaisë është shkruar: "Hyr në shkëmb dhe fshihu në pluhur nga frika e Zotit dhe para lavdisë e madhështisë së Tij." Cilido që mediton për këtë varg nuk mund të mos e njohë madhështinë e kësaj Kauze, ose të vërë në dyshim karakterin e lartë të kësaj Dite - të Ditës së Vetë Perëndisë. I njëjti varg pasohet prej këtyre fjalëve: "Dhe vetëm Zoti do të lartësohet atë Ditë." Kjo është Dita, së cilës Penda e Më të Lartit i ka thurur lavdi në të gjitha Shkrimet e shenjta. Nuk ka në to asnjë varg që nuk shpall lavdinë e Emrit të Tij të shenjtë dhe asnjë Libër që nuk dëshmon për lartësinë e kësaj teme kaq sublime. Sikur të Na duhej të përmendnim të gjitha ato që janë reveluar në këta Libra qiellorë e Shkrime të shenjta lidhur me këtë Revelacion, kjo Tabelë do të merrte përpjesëtime të pamundura. Në këtë Ditë, çdo njeriu i bie detyra ta mbështesë gjithë besimin e tij në mirësitë e shumta të Perëndisë dhe të ngrihet për të përhapur me urtinë më të madhe të vërtetat e Kauzës së Tij. Atëherë dhe vetëm atëherë, gjithë toka do të rrethohet nga drita e mëngjesit e Revelacionit të Tij.46

( Megjithëse kjo çështje është e qartë në sytë e atyre që kanë pirë verën e dijes e të sigurisë, por sa të shumtë janë ata që, duke mos qenë të aftë të kapin domethënien e saj, kanë lejuar që termi "Vulë e Profetëve" të errësojë mendjen e tyre dhe t'i privojë ata nga favori i dhuntive të shumëfishta të Tij! A nuk ka deklaruar Vetë Muhameti: "Unë jam të gjithë Profetët?" A nuk ka thënë Ai, siç e kemi përmendur më lart: "Unë jam Adami, Noji, Moisiu dhe Jesui?" Përse Muhameti, ajo Bukuri e pavdekshme, i Cili ka thënë: "Unë jam Adami i parë" të mos mund të thoshte gjithashtu: "Unë jam Adami i fundit?" Përderisa e ka konsideruar Veten se ishte "i Pari i Profetëve" - domethënë Adami, - po kështu "Vula e Profetëve" është edhe ajo e përshtatshme për atë Bukuri Hyjnore. Është padyshim e qartë se, duke qenë "i Pari i Profetëve", Ai është gjithashtu "Vula" e tyre.

Misteri i kësaj çështjeje ka qenë, në këtë Dispensacion, një provë e vështirë për gjithë njerëzimin. Shih sa të shumtë janë ata që, duke u kapur pas këtyre fjalëve, nuk kanë besuar tek Ai Që është Reveluesi i tyre i vërtetë. Çfarë kuptimi, pyesim Ne, mund të supozonin këta njerëz se kanë termat "i pari" dhe "i fundit", kur i referohen Perëndisë - lëvduar qoftë emri i Tij? Në qoftë se ata thonë që këta terma i referohen këtij universi material, si është e mundur kjo, kur rendi i dukshëm i gjërave ekziston ende haptazi? Jo, në këtë rast "i pari" nuk do të thotë gjë tjetër veçse "i fundit", ndërsa "i fundit"asgjë tjetër veçse "i pari".47

( Thuaj, O pasues të Birit! (Jesuit) A jeni mbyllur ju ndaj Meje për arsye të emrit Tim? Përse nuk e peshoni në zemrat tuaja? Ditë e natë jeni lutur duke kërkuar Zotin tuaj, Fuqiplotin, por kur Ai erdhi nga qielli i përjetësisë me lavdi të madhe, ju i kthyet shpinën Atij dhe mbetët të zhytur në shkujdesje.

Shihni ata që refuzuan Shpirtin (Jesuin) kur Ai erdhi tek ata me sovranitet të qartë. Sa e sa farisenj u mbyllën në sinagoga në emër të Tij, duke vajtuar për ndarjen e tyre prej Tij, e megjithatë, kur portat e bashkimit u hapën dykanatësh dhe Ylli Hyjnor shkëlqeu i ndritshëm nga Agimi i Bukurisë, ata nuk besuan te Perëndia, i Lartësuari, i Fuqishmi. Ata nuk u qasën në praninë e Tij, megjithëse ardhja e Tij u qe premtuar atyre në Librin e Isaisë, si dhe në librat e Profetëve e të Lajmëtarëve. Asnjëri nga ata nuk e ktheu fytyrën ndaj Agimit të bujarisë hyjnore, veç atyre që u ishte mohuar çdo pushtet midis njerëzve. E mejithatë, sot çdo njeri i veshur me pushtet e sovranitet mburret në emër të Tij. Për më tepër, sillni ndërmend atë që e dënoi Jesuin me vdekje. Ai ishte më i dituri i kohës së Tij në vetë vendin e Tij. Kini shumë kujdes dhe jini ndër ata që e vënë re paralajmërimin.48

( Thuaj, ky është Ai Që ka madhëruar Birin dhe ka lartësuar Kauzën e Tij. Flakeni, o popuj të botës, atë që keni dhe kapuni fort pas asaj që ka urdhëruar i Gjithëpushtetshmi, Ai Që është bartësi i Besimit të Perëndisë. Pastroni veshët tuaj dhe kthejini zemrat tuaja ndaj Tij, që të mund të dëgjoni Thirrjen më të mahnitshme që është ngritur nga Sinai, banesa e Zotit tuaj, Më të Lavdishmit. Ajo, me të vërtetë, do t'ju qasë ju pranë Vendit që nga do të shihni shkëlqimin e dritës së fytyrës së Tij, që ndriçon mbi këtë Horizont të ndritshëm.49

RENDI I RI BOTËROR

( Ekuilibri botëror është tronditur nga ndikimi drithërues i këtij Rendi Botëror madhështor e të ri. Jeta e organizuar e gjinisë njerëzore është revolucionarizuar nga veprimi i këtij Sistemi unikal, të mahnitshëm, të ngjashëm me të cilin, sy të vdekshëm kurrë s'kanë parë.

Zhytuni në oqeanin e fjalëve të Mia, që të gjeni sekretet e tij dhe të zbuloni të gjithë margaritarët e urtisë që fshihen në thellësitë e tij. Kujdes se mos lëkundeni në vendosmërinë tuaj për të përqafuar të vërtetën e kësaj Kauze - Kauzë, nëpërmjet së cilës potencialet e fuqisë së Perëndisë janë reveluar e është vendosur sovraniteti i Tij. Me fytyrat që ju shkëlqejnë nga gëzimi, nxitoni drejt Tij. Ky është Besimi i pandryshueshëm i Perëndisë, i përjetshën në të shkuarën, i përjetshëm në të ardhmen. Bëj që ai që e kërkon ta gjejë atë; dhe sa për atë që ka refuzuar ta kërkojë - me të vërtetë, Perëndia është i Vetëmjaftueshëm, mbi çdo nevojë të krijesave të Tij.

Thuaj: Kjo është Peshorja e pagabueshme që e mban Dora e Perëndisë, me të cilën të gjithë ata që janë në qiell dhe të gjithë ata që janë mbi tokë peshohen e përcaktohet fati i tyre, në qofshi ndër ata që e besojnë dhe e njohin këtë të vërtetë. Thuaj: përmes saj të varfërit janë pasuruar, të diturit janë ndriçuar dhe kërkuesit kanë mundur të ngjiten në praninë e Perëndisë. Kujdes mos e bëni atë shkak grindjeje në mes jush. Nguluni, të palëvizshëm si malet, në kauzën e Zotit tuaj, të Fuqishmit, të Dashuruesit.50

( Mjeku i Gjithëdijshëm e ka gishtin mbi pulsin e njerëzimit. Ai e sheh sëmundjen dhe, me urtinë e Tij të pagabueshme, jep ilaçin. Çdo epokë ka problemin e vet dhe çdo shpirt aspiratën e vet të veçantë. Ilaçi për të cilin ka nevojë bota në fatkeqësitë e saj të sotme nuk mund të jetë kurrë e njëjtë me atë që mund të kërkojë një epokë e mëvonshme. Interesohuni me kujdes për hallet e epokës në të cilën jetoni dhe i përqëndroni diskutimet tuaja në kërkesat e nevojat e saj.

Ne mund ta shohim fare mirë sesi gjithë racën njerëzore e kanë përfshirë fatkeqësi të mëdha e të pallogaritshme. Ne e shohim atë të dergjet në shtratin e sëmundjes, të dërrmuar e të zhgënjyer rëndë. Ata që janë helmuar nga mendjemadhësia janë futur ndërmjet saj dhe Mjekut Hyjnor e të pagabueshëm. Shihni sesi ata i kanë ngatërruar të gjithë njerëzit, duke përfshirë edhe veten e tyre, në rrjetën e sajimeve të tyre. Ata nuk munden as të zbulojnë shkakun e sëmundjes, as kanë dijeni për ilaçin. Ata kanë përfytyruar si të shtrembër atë që është e drejtë, dhe kanë konsideruar si mik një armik.51

( Një jetë e re po bulon në këtë epokë brenda të gjithë popujve të tokës; e megjithatë, askush nuk e ka zbuluar shkakun ose nuk e ka parë motivin e saj. Shiko popujt e Perëndimit. Vëre sesi ata, duke rendur pas diçkaje të kotë e krejt të rëndomtë, kanë sakrifikuar, dhe ende sakrifikojnë, jetë të panumërta për ta vendosur e çuar më tej atë... 52

( Në çdo gjë moderimi është i dëshirueshëm. Në qoftë se diçka çohet deri në skaj, ajo bëhet burim i së keqes...Gjëra të çuditshme e të habitshme ekzistojnë mbi tokë, por ato janë të fshehura për mendjet dhe të kuptuarit e njerëzve. Këto gjëra janë në gjendje të ndryshojnë gjithë atmosferën e tokës dhe infektimi prej tyre mund të jetë vdekjeprurës...53

PASAZHE NGA TABELAT E
Bahá'u'lláhUT

( Dhe shkëlqimi i parë që ka aguar nga horizonti i Librit Mëmë është se njeriu duhet të dijë vetveten dhe të njohë atë që e çon në lartësim ose ulje, në lavdi ose poshtërim, në pasuri ose varfëri. Pasi ka arritur fazën e përmbushjes dhe pjekurinë e tij, njeriu ka nevojë për pasuri, dhe ajo pasuri që fitohet me anë të zejeve ose profesioneve është e rekomandueshme dhe e lavdërueshme në vlerësimin e njerëzve të urtë, e sidomos në sytë e shërbëtorëve që i përkushtohen edukimit të botës dhe përmirësimit të popujve të saj. Ata janë, me të vërtetë, kupëmbajtës të ujit jetëdhënës të dijes dhe udhërrëfyes në rrugën ideale. Ata i drejtojnë popujt e botës në shtegun e drejtë dhe i njohin me atë që çon në ngritjen e lartësimin njerëzor. Shtegu i drejtë është ai që e shpie njeriun në agimin e të dalluarit e në vendlindjen e të kuptuarit të vërtetë, që e çon drejt asaj që do t'i kthejë lavdinë, nderin e madhështinë.

Ne ushqejmë shpresën se, falë dashamirësisë së Urtiplotit, të Gjithëdijshmit, pluhuri errësues do të shpërndahet dhe fuqia e të të kuptuarit do të rritet, se njerëzit do të zbulojnë qëllimin për të cilin janë thirrur në jetë. Në këtë Ditë, kushdo që shërben për të pakësuar verbërinë dhe për të zgjeruar të parët ia vlen të merret në konsideratë. Ky vizion vepron si faktor e udhëheqje për dije të vërtetë. Me të vërtetë, në vlerësimin e njerëzve të urtë mprehtësia e të kuptuarit i detyrohet mprehtësisë së të parit. Njerëzit e Baháit, në të gjitha rrethanat duhet t'i përmbahen asaj që është e përshtatshme dhe e hijshme dhe, në përputhje me këtë t'u bëjnë thirrje njerëzve.54

( Njeriu është Hajmalia supreme. Por mungesa e edukimit të përshtatshëm i ka hequr atij atë që zotëron në mënyrë të qenësishme. Nëpërmjet një fjale që doli nga goja e Perëndisë, ai u soll në ekzistencë; me anë të një fjale tjetër, ai u udhëhoq për të njohur Burimin e edukimit të tij; dhe përsëri përmes një fjale iu siguruan pozita dhe fati i tij. Qenia e Madhe thotë: Shihe njeriun si një minierë të pasur në gurë të çmuar me vlerë të pamatur. Vetëm edukimi mund t'i zbulojë thesaret e tij dhe t'i japë mundësi njerëzimit të përfitojë prej tyre. Sikur çdo njeri të mendonte për ato që kanë reveluar Shkrimet e dërguara nga qielli i Vullnetit të shenjtë të Perëndisë, ai fare lehtë do të shihte se qëllimi i tyre është që të gjithë njerëzit të konsiderohen si një shpirt i vetëm, në mënyrë që vula me fjalët "Mbretëria do të jetë e Perëndisë" të mund të gdhendej në çdo zemër dhe drita e bujarisë Hyjnore, e mirësisë dhe e mëshirës të përfshinte gjithë njerëzimin. I vetmi Perëndi i vërtetë, lartësuar qoftë lavdia e Tij, nuk ka dashur asgjë për vete. Besnikëria e njerëzimit nuk i sjell Atij përfitim, dhe as e dëmton Atë mbrapshtia e tij. Zogu i Mbretërisë së Thënieve lëshon pareshtur këtë thirrje: "Gjithçka e kam dashur për ty, dhe ty, gjithashtu, për vetë veten tënde." Në qoftë se të diturit dhe të urtët e kësaj epoke do ta lejonin njerëzimin të nuhaste aromën e miqësisë e të dashurisë, çdo zemër e ndjeshme do ta kuptonte domethënien e lirisë së vërtetë dhe do të zbulonte sekretin e paqes së paturbulluar e të qetësisë absolute. Në qoftë se toka do të arrinte këtë stad dhe do të ndriçohej nga drita e tij, atëherë me të vërtetë për të do të mund të thuhej: "Ti nuk do të shohësh tek ajo as gremina, as kodra!"55

( Mos lini t'ju mbështjellin perdet e trasha të dëshirave tuaja egoiste, sepse te secili prej jush Unë kam përsosur krijesën Time, në mënyrë që përsosuria e veprës Sime t'u revelohet plotësisht njerëzve. Që këtej rrjedh, pra, se çdo njeri ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë vetë i aftë të vlerësoje Bukurinë e Perëndisë, të Lavdishmit. Po të mos e kishte këtë aftësi, si mund të thirrej Ai për të dhënë llogari për dështimin e tij?56

( Rikthehuni në hapat tuaj, o shërbëtorë të Mi, dhe i mbështetni zemrat tuaja tek Ai që është Burimi i krijimit tuaj. Çlirohuni nga dëshirat tuaja të liga e të mbrapshta, dhe nxitoni të përqafoni dritën e Zjarrit të pavdekshëm që skuq mbi Sinain e këtij Revelacioni misterioz e të përkryer. Mos e prishni Fjalën e shenjtë, gjithpërfshirëse e parësore të Perëndisë, dhe mos kërkoni të përdhosni shenjtërinë e saj ose të poshtëroni karakterin e saj të lartësuar.57

( Të gjithë njerëzit janë krijuar për të çuar përpara një qytetërim që është në progres të vazhdueshëm. I Gjithëfuqishmi Më është dëshmitar: Nuk i ka hije njeriut të sillet si kafshët e pyllit. Virtytet që i shkojnë dinjitetit të tij janë vetpërmbajtja, mëshira, dhembshuria dhe dashamirësia ndaj të gjithë popujve e fiseve të tokës.58

( Virtytet e atributet që i përkasin Perëndisë janë të gjitha të qarta e të dukshme, dhe janë përmendur e përshkruar në të gjithë Librat qiellorë. Ndër to janë besnikëria, vërtetësia, zemërdëlirësia në komunikimin me Perëndinë, vetëpërmbajtja, nënshtrimi ndaj çdo gjëje që urdhëron i Gjithëfuqishmi, kënaqja me gjërat që jep Vullneti i Tij, durimi, madje falënderimi edhe në kulmin e mjerimit, mbështetja e plotë, në të gjitha rrethanat, tek Ai. Këto renditen, sipas vlerësimit të Perëndisë, ndër veprimet më të larta e më të lavdërueshme. Të gjitha veprimet e tjera janë, dhe do të mbeten gjithmonë, të dorës së dytë e të nënshtruara ndaj këtyre.59

( O shërbëtorë të Mi! Mos u hidhëroni në qoftë se, në këtë ditë e në këtë tokë, nga Perëndia janë urdhëruar e manifestuar gjëra që janë në kundërshtim me dëshirat tuaja, sepse ditë gëzimi të hareshëm, kënaqësie qiellore janë ruajtur në mënyrë të sigurt për ju. Botë, të shenjta e shpirtërisht të lavdishme, do të zbulohen para syve tuaj. Ju jeni destinuar prej Tij, në këtë botë dhe në atë të ardhme, të jeni pjesëtarë në përfitimet e tyre, të merrni pjesë në gëzimet e tyre dhe të fitoni një sasi të mirësisë së tyre mbështetëse. Në secilën e te cilado prej tyre ju, padyshim, do të arrini.60

( Shikojini njerëzit si një kope dhensh, që kanë nevojë për një bari që t'i mbrojë. Kjo është, në fakt, e vërteta, e vërteta e padiskutueshme. Ne e miratojmë lirinë në rrethana të caktuara dhe refuzojmë ta mbështesim atë në disa të tjera. Ne jemi, me të vërtetë, i Gjithëdijshmi.

Thuaj: liria e vërtetë qëndron në nënshtrimin e njeriut ndaj urdhërave të Mi, edhe pse ju e kuptoni aq pak këtë. Sikur njerëzit të zbatonin atë që Ne kemi dërguar nga Qielli i revelacionit, ata, me siguri, do të arrinin liri të plotë. Lum njeriu që ka parë Qëllimin e Perëndisë në çdo gjë që i ka reveluar Ai nga Qielli i Vullnetit të Tij, i cili përshkon të gjitha gjërat e krijuara. Dijeni: Liria që ju sjell përfitim juve nuk gjendet askund, veçse në nënshtrimin e plotë në shërbim të Perëndisë, së Vërtetës së Përjetshme. Kush e ka shijuar ëmbëlsinë e kësaj, nuk do të pranojë ta shkëmbejë atë me tërë sundimin e tokës e të qiellit.61

( Dije se shpirti i njeriut qëndron më lart dhe është i pavarur nga sëmundjet e trupit ose të mendjes. Që një person i sëmurë tregon shenja dobësie, kjo u detyrohet pengesave që futen në mes shpirtit dhe trupit të tij, sepse vetë shpirti nuk preket nga çfarëdo sëmundje e trupit. Shih dritën e llambës. Megjithëse një trup i jashtëm mund të ndërhyjë me ndriçimin e tij, vetë drita vazhdon të ndriçojë me jo më pak fuqi. Po kështu, çdo sëmundje që mundon trupin e njeriut është një pengesë që nuk e lë shpirtin të manifestojë forcën e fuqinë e tij të brendshme. Megjithatë, kur të largohet nga trupi, shpirti do të tregojë një ngjitje të tillë dhe do të shfaqë një ndikim të tillë, me të cilat asnjë forcë në botë nuk mund të barazohet. Çdo shpirt i kulluar, i pastër e i shenjtëruar do të pajiset me një fuqi të pamasë dhe do të gëzohet me ngazëllim të madh.62

( Vitaliteti i besimit të njerëzve te Perëndia po shuhet në çdo vend; asgjë tjetër veç ilaçit të Tij universal nuk mund ta rikthejë atë. Gërryerja e afetarisë po bren organet jetësore të shoqërisë njerëzore; ç'gjë tjetër, veç Eliksirit të Revelacionit të Tij të fuqishëm, mund ta pastrojë e gjallërojë atë? 63

( Dhe tani, lidhur me pyetjen tënde për krijimin e njeriut. Dije se të gjithë njerëzit janë krijuar në natyrën e bërë prej Perëndisë, Ruajtësit, të Vetqenëshmit. Për secilin prej tyre është porositur një masë e paracaktuar, sipas Tabelave të fuqishme e të ruajtura të Perëndisë. Por çdo gjë që zotëroni si mundësi, mund të manifestohet vetëm si rezultat i vullnetit tuaj.63a

( I treti Tajallí ka të bëjë me artet, zejet dhe shkencat. Dijet janë si flatrat për jetën e njeriut dhe si një shkallë për ngjitjen e tij. Të fituarit e tyre është detyrë e të gjithëve. Por duhen mësuar ato shkenca nga të cilat mund të kenë përfitim popujt e botës, e jo të tilla që fillojnë e mbarojnë vetëm me fjalë. E madhe është me të vërtetë merita e shkencëtarëve dhe e zejtarëve midis popujve të botës. Për këtë dëshmon Libri Amë në ditën e kthimit të Tij. Lum ai që ka vesh të vëmendshëm. Me të vërtetë, dija është një thesar i njëmendtë për njeriun dhe burim lavdie, bujarie, gëzimi, lartësimi, kënaqësie e ngazëllimi pë të. Kështu ka folur Gjuha e Madhështisë në Burgun Më të Madh.63b

( Qenia e Madhe thotë: O ju bij të njerëzve! Qëllimi themelor që i jep jetë Besimit të Perëndisë dhe Fesë e Tij është të mbrojë interesat e t'i japë shtytje unitetit të racës njerëzore, si dhe të ushqejë frymën e dashurisë e të miqësisë midis njerëzve. Mos lejoni që të bëheni burim përçarjeje e mosmarrëveshjeje, urrejtjeje e armiqësie. Ky është Shtegu i drejtë, themeli i palëvizshëm e i patundur. Çdo gjëje që ngrihet mbi këtë themel nuk mund t'ia dobësojnë kurrë fuqinë ndryshimet e ngjarjet e botës, as mund t'ia minojë strukturën rrokullisja e shekujve të panumërt.63c

( Qëllimi Im s'është tjetër veçse përmirësimi i botës dhe qetësia e popujve të saj. Mirëqenia e njerëzimit, paqja dhe siguria e tij janë të paarritshme, në qoftë se e përderisa nuk do të jetë vendosur në mënyrë të patundur uniteti i saj. Ky unitet nuk mund të arrihet kurrë sa kohë do të lejohet që këshillat e reveluara prej Pendës së Më të Lartit të kalojnë pa u vënë re.63d

( Drita e njeriut është Drejtësia. Mos e shuani atë më erërat e kundërta të shtypjes e të tiranisë. Qëllimi i drejtësisë është shfaqja e unitetit midis njerëzve. Oqeani i urtisë hyjnore dallgëzon brenda këtyre fjalëve të lartësuara, ndërsa librat e botës nuk mund të përmbajnë domethënien e brendshme të tij.63e

( Thuaj: asnjeri nuk mund të arrijë pozitën e vet të vërtetë, veçse përmes drejtësisë së tij. Asnjë fuqi nuk ekziston, veçse përmes unitetit. Asnjë mirëqenie e begati s'mund të arrihet, veçse përmes konsultimit.63f

( Konsultimi dhuron vetëdije më të madhe dhe e shndërron hamendjen në siguri. Ai është një dritë shkëlqyese e cila, në një botë të errët, prin udhën dhe udhëheq. Për çdo gjë ka dhe do vazhdojë të ketë një shkallë përsosmërie e pjekurie. Pjekuria e dhuntisë së mirëkuptimit manifestohet përmes konsultimit. 63g

( Ji bujar në mirëqenie dhe mirënjohës në mjerim. Ji i denjë për besimin e fqinjit tënd dhe shihe atë me fytyrë të qeshur e miqësore. Ji thesar për të varfërin e paralajmërim për të pasurin, përgjigjju thirrjes së nevojtarit dhe ruaje si gjë të shenjtë premtimin që jep. Ji i ndershëm në gjykim e i kujdesshëm në fjalë. Mos ji i padrejtë ndaj askujt dhe tregohu i butë me të gjithë njerëzit. Ji si një llambë për të gjithë ata që enden në errësirë, gëzim për të brengosurit, det për të eturit, qiell për të vuajturit, mbështetje e mbrojtje për atë që është viktimë e shtypjes. Le të shquajnë ndershmëria e drejtësia të gjitha veprimet e tua. Ji shtëpi për jabanxhiun, balsam për atë që vuan, kullë e sigurt për të arratisurin. Ji sy për të verbërin dhe dritë udhëheqëse në këmbët e atij që endet. Ji stoli në shëmbëlltyrën e së vërtetës, kurorë në ballin e besnikërisë, shtyllë në tempullin e jetës së drejtë, frymë jete për trupin e gjinisë njerëzore, flamur i ushtrive të drejtësisë, yll ndriçues mbi horizontin e virtytit, vesë në tokën e zemrës njerëzore, anije në oqeanin e dijes, diell në qiellin e bujarisë, gur i çmuar në diademën e urtisë, dritë e shkëlqyer në kupën qiellore të brezit tënd, fryt në pemën e përunjësisë. 64

DEKLARATË PËR MJEDISIN

( Natyra në thelbin e saj është trupëzimi i emrit tim, artuesit, krijuesit. Manifestimet e tij janë të shumëllojta për shkaqe të ndryshme dhe në këtë shumëllojshmëri ka shenja për njerëzit që kuptojnë. Natyra është vullneti i Perëndisë dhe shprehje e tij në botën e rastësishme e nëpërmjet saj. Ajo është një përhapje e provanisë e urdhëruar nga urdhëruesi, urtiploti. Sikur ndokush të thoshte se ajo është vullneti i Perëndisë ashtu siç shfaqet në botën e qenies, askush nuk do ta vinte në pikëpyetje këtë pohim. Ajo është e pajisur me një fuqi, realitetin e së cilës asnjë njeri i dijeve nuk e kap dot. Me të vërtetë, një njeri me intuitë nuk mund të dallojë asgjë në të veç shkëlqimit të ndritshëm të emrit tonë, krijuesit. kjo është një ekzistencë që nuk njeh prishje, dhe vetë natyra mbetet e hutuar para revelacioneve të saj, provave të saj absolute dhe lavdisë së saj të ndritshme që ka pushtuar gjithësinë. 64a

'Abdu'l-BaháI PËR
NJËSHMËRINË E NJERËZIMIT

Pasazhe nga biseda e 'Abdu'l-Baháit në Konferencën e Katërt Vjetore të Shoqatës Kombëtare për përparimin e Njerëzve me Ngjyrë; Hendël Holl [Handel Hall], Çikago, Illinois, 30 prill 1912.

( Çdo mbretëri e krijimit është e pajisur me tërësinë e nevojshme të atributeve e aftësive. Minerali zotëron cilësi të brendshme të mbretërisë së vet në shkallën e ekzistencës. Bima zotëron vetitë e mineralit plus një cilësi të shtimit apo aftësinë e rritjes. Kafsha është e pajisur me cilësitë si të planit mineral dhe të atij bimor plus aftësinë e intelektit. Mbretëria njerëzore është e mbushur me përsosuritë e të gjitha mbretërive poshtë saj, duke u shtuar këtyre aftësi të posaçme që i zotëron vetëm njeriu. Njeriu është, pra, superior ndaj të gjitha krijesave poshtë tij, është qenia më e lartësuar e më e lavdishme e krijimit.65

( Çdo njeri i mbushur me veti hyjnore, që pasqyron moralshmëri e përsosuri qiellore, që është shprehje e atributeve ideale e të lavdërueshme, është në të vërtetë shëmbëlltyrë e ngjasim i Perëndisë. Në qoftë se një njeri zotëron pasuri, a mund ta quajmë atë një shëmbëlltyrë të Perëndisë? Ose, a janë nderi e nami i njeriut kriteri i afrisë hyjnore? A mund të zbatojmë ne provën e ngjyrës së racës dhe të themi se një njeri i një ngjyre të caktuar - i bardhë, i zi, i murrmë, i verdhë, i kuq - është shëmbëlltyra e vërtetë e krijuesit të tij? Ne duhet të arrijmë në përfundimin se kriteri e vlerësimi i gjykimit nuk është ngjyra dhe se ajo nuk ka rëndësi, sepse ngjyra në natyrë është diçka e rastësishme. Thelbësorja janë shpirti dhe inteligjenca e njeriut; dhe këto janë shfaqje e vetive hyjnore, dhuntitë e mëshirshme të Perëndisë, jeta e pasosur dhe pagëzimi me Shpirtin e Shenjtë. Pra, duhet ditur se ngjyra ose raca nuk ka rëndësi. Ai që është shëmbëlltyrë e ngjasim i Perëndisë, që është shfaqje e dhuntive të Perëndisë, pranohet në pragun e Perëndisë; nëse ngjyra e tij është e bardhë, e zezë ose e murrme, kjo nuk ka rëndësi. Njeriu nuk është njeri thjesht për shkak të atributeve trupore. Standardi i masës e i gjykimit hyjnor janë inteligjenca dhe shpirti i tij.66

Pasazhe nga biseda e 'Abdu'l-Baháit në Kishën e Ngjitjes në Fifth Avenue dhe Tenth Street, Nju-Jork, më 14 prill 1912.

( Bota e njerëzimit ka sot nevojë për unitet ndërkombëtar e pajtim. Për të vendosur këto parime të mëdha themelore është e nevojshme një fuqi shtytëse. Duket vetiu se uniteti i botës njerëzore dhe Paqja e Madhe nuk mund të realizohen me mjete materiale. Ato nuk mund të vendosen me anë të pushtetit politik, sepse interesat politike të kombeve janë të ndryshme dhe politikat e popujve janë divergjente e në konflikt. Ato nuk mund të ngrihen me anë të fuqisë raciale ose patriotike, sepse këto janë fuqi njerëzore, egoiste e të dobëta. Vetë natyra e dallimeve raciale dhe e paragjykimeve patriotike bëhet pengesë për realizimin e këtij uniteti e të kësaj marrëveshjeje. Është, pra, e qartë se mbështetja e njëshmërisë së mbretërisë së njerëzimit, e cila përbën thelbin e mësimeve të të gjitha Manifestimeve të Perëndisë, është e pamundur ndryshe, veçse përmes fuqisë hyjnore dhe frymës së Shpirtit të Shenjtë. Fuqitë e tjera janë tepër të dobëta e jo në gjendje që ta kryejnë këtë.

Për njeriun janë të nevojshëm dy krahë. Njëri krah është fuqia fizike dhe qytetërimi material; tjetri është fuqia shpirtërore dhe qytetërimi hyjnor. Fluturimi është i pamundur vetëm me një krah. Të dy krahët janë thelbësorë. Prandaj nuk ka rëndësi sesa përparon qytetërimi material, ai nuk mund të arrijë përsosuri, veçse përmes frymëzimit të qytetërimit shpirtëror.67

SHOGHI EFFENDIU PËR
RENDIN BOTËROR

( Besimi Bahá'í njeh unitetin e Perëndisë dhe të Profetëve të Tij, mbështet parimin e kërkimit pa pengesa të së vërtetës, dënon të gjitha format e paragjykimit, mëson se qëllimi themelor i fesë është të përkrahë marrëveshjen e harmoninë, se ajo duhet të ecë dorë për dore me shkencën dhe se ajo përbën bazën e vetme e përfundimtare të një shoqërie paqësore, të rregullt e përparimtare. Ai ngulit parimin e mundësive, të drejtave e privilegjeve të barabarta për të dy sekset, mbështet arsimin e detyrueshëm, abrogon varfërinë dhe pasurinë e skajshme, lartëson në rangun e adhurimit punën e kryer në frymën e shërbimit, rekomandon adoptimin e një gjuhe ndërkombëtare ndihmëse dhe parashikon mjetet e nevojshme për vendosjen dhe ruajtjen e një paqe të përhershme e universale.68

( Sepse Bahá'u'lláhu ... jo vetëm e ka frymëzuar njerëzimin me një Shpirt të ri e përtëritës. Ai jo thjesht ka shpallur disa parime universale ose ka parashtruar një filozofi të veçantë, sado të fuqishme, të bazuara e universale qofshin ato. Veç këtyre, Ai, si dhe 'Abdu'l-Bahái pas Tij, ndryshe nga Dispensacionet e së kaluarës, formuloi qartë e posaçërisht një tërësi Ligjesh, krijoi institucione të caktuara dhe parashikoi elementet thelbësore të një Ekonomie Hyjnore. Këto janë të destinuara të jenë një model për shoqërinë e ardhme, një instrument suprem për vendosjen e Paqes së Madhe dhe i vetmi mjet për bashkimin e botës e për shpalljen e mbretërisë së virtytit e të drejtësisë mbi tokë.69

( Thirrja e Bahá'u'lláhut drejtohet kryesisht kundër të gjitha formave të provincializmit, të ngushtësisë mendore e të paragjykimeve.... Sepse standardet legale, teoritë politike dhe ekonomike janë të caktuara vetëm të mbrojnë interesat e njerëzimit në tërësi, dhe jo që njerëzimi të kryqëzohet për ruajtjen e paprekshmërisë së çfarëdo ligji ose doktrine të veçantë.70

( Parimi i njëshmërisë së njerëzimit - boshti rreth të cilit sillen të gjitha mësimet e Bahá'u'lláhut - nuk është thjesht një shpërthim emocionalizmi injorant ose shprehje e një shprese të paqartë e të përshpirtshme... Implikimet e tij janë më të thella, kërkesat e tij më të mëdha se çdo kërkesë që ishin të lejuar të parashtronin Profetët e së kaluarës. Mesazhi i tij është i zbatueshëm jo vetëm për individin, por ka të bëjë para së gjithash me natyrën e atyre marrëdhënieve thelbësore që duhet t'i bashkojnë të gjitha shtetet e kombet si pjesëtarë të një familjeje të vetme njerëzore ... ai përfaqëson plotësimin e evolucionit njerëzor...71

( Ligjet e reveluara nga Bahá'u'lláhu në Akdasin janë krejt të detyrueshme për çdo besimtar ose institucion Bahá'í në Lindje a Perëndim qoftë, sa herë janë të zbatueshme dhe nuk vijnë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Ligjin Civil të vendit. Disa ... ligje duhen parë nga të gjithë besimtarët si universale e jetësore për t'u zbatuar në kohën e tanishme. Disa të tjera janë formuluar në parashikim të një shoqërie të paracaktuar të lindë nga kushtet kaotike që mbisundojnë sot... Ato që nuk janë formuluar në Akdas, krahas çështjeve që kanë të bëjnë me hollësi e që janë të një rëndësie dytësore, të cilat dalin nga zbatimi i ligjeve të formuluara më parë nga Bahá'u'lláhu, duhet të vendosen nga Shtëpia Universale e Drejtësisë. Ky organ mund të bëjë shtesa, por kurrë të shfuqizojë ose ndryshojë qoftë edhe një fije atë që është formuluar tashmë nga Bahá'u'lláhu.71a

( Gjithçka që mund të marrim guximin të bëjmë është të përpiqemi t'u hedhim një vështrim të shpejtë shenjave të para të Agimit të premtuar që, kur të vijë koha, duhet të shpërndajnë terrin që ka rrethuar njerëzimin. Gjithçka që mund të bëjmë është të vemë në dukje, në vijat e tyre më të përgjithshme, ato që na duket se janë parimet udhëheqëse që qëndrojnë në themel të Rendit Botëror të Bahá'u'lláhut, ashtu siç i ka plotësuar e shpallur 'Abdu'l-Bahái, Qendra e Besëlidhjes së Tij me gjithë njerëzimin dhe Interpretuesi e Shpjeguesi i emëruar i Fjalës së Tij.72

( Unifikimi i mbarë njerëzimit është shenja dalluese e stadit të cilit po i afrohet tani shoqëria njerëzore. Uniteti i familjes, i fisit, i qytetit-shtet dhe i kombit janë provuar njëri pas tjetrit dhe janë ngritur tërësisht. Uniteti botëror është objektivi drejt të cilit po përpiqet një njerëzim i trazuar. Krijimi i kombeve ka përfunduar. Anarkia e lindur e sovranitetit shtetëror po shkon drejt një pike kulmore. Bota, që po arrin pjekurinë, duhet ta braktisë këtë fetish, të njohë njëshmërinë dhe tërësinë e marrëdhënieve njerëzore dhe të krijojë një herë e mirë mekanizmin që mund të mishërojë më mirë këtë parim themelor të jetës së saj.

Uniteti i racës njerëzore, siç e ka përfytyruar Bahá'u'lláhu, nënkupton krijimin e një konfederatë botëror, në të cilin të gjitha kombet, racat, bindjet e klasat janë të bashkuara ngushtë e përgjithmonë dhe ku autonomia e shteteve anëtare, si dhe liria e iniciativa personale e individëve që i përbëjnë, mbrohen në mënyrë të padyshimtë e të plotë. Ky konfederatë, me aq sa jemi në gjendje ta përfytyrojmë, duhet të përbëhet prej një organi legjislativ botëror, anëtarët e të cilit, si të besuarit e mbarë gjinisë njerëzore, do të kontrollojnë, në analizë të fundit, të tëra burimet e të gjitha kombeve përbërëse dhe do të nxjerrin ligjet e nevojshme për të rregulluar jetën, për të plotësuar nevojat e për të ndërtuar marrëdhëniet e të gjitha racave e të të gjithë popujve. Një pushtet ekzekutiv botëror, i mbështetur nga një Forcë e armatosur ndërkombëtare, do të verë në zbatim vendimet në të cilat është arritur, do të aplikojë ligjet e nxjerra nga organi legjislativ botëror dhe do të ruajë unitetin organik të mbarë konfederatës. Një gjykatë botërore do të gjykojë e do të japë verdiktin e saj të detyrueshëm e përfundimtar në të gjitha grindjet që mund të lindin midis elementëve të ndryshëm që përbëjnë këtë sistem universal. Një mekanizëm i ndërkomunikimit botëror, që do të përfshijë gjithë planetin, të çliruar nga pengesat e kufizimet kombëtare, do të shpiket dhe do të funksionojë me shpejtësi të mahnitshme e me rregullsi të përsosur. Një metropol botëror do të veprojë si qendra nervore e një qytetërimi botëror, si fokusi drejt të cilit do të konvergojnë forcat unifikuese të jetës dhe nga i cili do të rrezatojnë ndikimet e tij energjidhënëse. Një gjuhë botërore, ose do të shpiket ose do të zgjidhet midis gjuhëve ekzistuese dhe do të mësohet në shkollat e të gjitha kombeve të federuara si ndihmëse e gjuhës së tyre amtare. Një alfabet botëror, një letërsi botërore, një sistem uniform e universal paraje, peshash e matjeje do të thjeshtojë e lehtësojë shkëmbimet dhe mirëkuptimin midis kombeve e racave të gjinisë njerëzore. Në një shoqëri të tillë botërore shkenca dhe feja, dy forcat më të fuqishme në jetën njerëzore, do të pajtohen, do të bashkëpunojnë dhe do të zhvillohen në mënyrë të harmonizuar. Shtypi, në një sistem të tillë, ndërsa do t'i japë një fushë të gjerë shprehjes së pikëpamjeve e të bindjeve të ndryshme të njerëzimit, do të pushojë së qëni i manipuluar në mënyrë të djallëzuar nga interesat e njerëzve, qofshin private ose publike, dhe do të çlirohet nga ndikimi i qeverive e i popujve rivalë. Rezervat ekonomike të botës do të organizohen, burimet e saj të lëndëve të para do të zbulohen e shfrytëzohen plotësisht, tregjet e saj do të bashkërendohen e zhvillohen dhe shpërndarja e produkteve të saj do të rregullohet në mënyrë të drejtë.

Rivalitetet, mëritë e intrigat kombëtare do të pushojnë dhe armiqësia e paragjykimi racial do të zëvendësohen nga miqësia, mirëkuptimi e kooperimi racial. Shkaqet e grindjeve fetare do të mënjanohen përgjithmonë, barrierat e kufizimet ekonomike do të hiqen tërësisht dhe dallimet e tepruara midis klasave do të eliminohen. Skamja, nga njëra anë, dhe akumulimi i madh i pronësisë, nga ana tjetër, do të zhduken. Energjia kolosale që harxhohet e shkon dëm për luftë, qoftë ekonomike ose politike, do t'u kushtohet të tilla synimeve që do të zgjerojnë kufijtë e shpikjeve njerëzore e të zhvillimit teknik, rritjes së prodhimtarisë së njerëzimit, eliminimit të sëmundjeve, shtrirjes së kërkimit shkencor, ngritjes së standardit të shëndetit fizik, mprehjes e përsosjes së trurit njerëzor, shfrytëzimit të rezervave të papërdorura e të panjohura të planetit, zgjatjes së jetës së njeriut dhe mbështetjes së çdo faktori tjetër që mund të stimulojë jetën intelektuale, morale e shpirtërore të mbarë gjinisë njerëzore.

Një sistem federal botëror që drejton gjithë tokën dhe ushtron autoritet të pakundërshtueshëm mbi të gjitha rezervat e saj të mëdha e të paimagjinueshme, që gërsheton e mishëron idealet si të Lindjes dhe të Perëndimit, që është i çliruar nga mallkimi i luftës e nga fatkeqësitë që sjell ajo dhe që është i prirur për të shfrytëzuar të gjitha burimet e arritshme të energjisë mbi sipërfaqen e planetit, një sistem në të cilin Forca është bërë shërbëtore e Drejtësisë dhe jetën e të cilit e mbështet njohja universale prej tij e një Perëndie të vetëm e besnikëria e tij ndaj një Revelacioni të vetëm - i tillë është objektivi, drejt të cilit po lëviz njerëzimi nën shtytjen e forcave bashkuese të jetës. 72a

SHOGHI EFFENDIU PËR
REVELACIONIN E SHKALLËZUAR

( Revelacioni i shpallur nga Bahá'u'lláhu, mendojnë pasuesit e Tij, është hyjnor për nga prejardhja, gjithëpërfshirës për nga shtrirja, i gjerë në botëkuptimin e tij, shkencor në metodën e tij, humanitar në parimet e tij dhe dinamik në ndikimin që ushtron mbi mendjet dhe zemrat e njerëzve. Misioni i Themeluesit të Besimit të tyre ata mendojnë se është të shpallë që e vërteta fetare nuk është absolute por relative, që Revelacioni hyjnor është i vazhdueshëm e i shkallëzuar, që Themeluesit e të gjitha feve të së kaluarës, edhe pse kanë ndryshime në aspektet jo-thelbësore të mësimeve të tyre, "banojnë në të njëjtën shatorre, fluturojnë në të njëjtin qiell, qëndrojnë në të njëjtin fron, thonë të njëjtat fjalë dhe shpallin të njëjtin Besim". Kauza e Tij, kanë provuar tashmë ata, është e njëjtësuar me dhe sillet rreth parimit të unitetit organik të njerëzimit, që përfaqëson plotësimin e gjithë procesit të evolucionit njerëzor. Ata thonë se ky stad i fundit në këtë evolucion të mahnitshëm është jo vetëm i nevojshëm, por edhe i pashmangshëm, se ai po afrohet hap pas hapi dhe se asgjë tjetër, veç fuqisë hyjnore, me të cilën një Mesazh hyjnisht i urdhëruar pretendon se është i pajisur, mund të arrijë ta vendosë.73

LUTJE BAHÁ'Í

( Mendoni thellë, që sekreti i gjërave të padukshme të zbulohet para jush, që ju të mund të thithni ëmbëlsinë e një arome shpirtërore të pavdekshme dhe të mund të njihni të vërtetën që, qysh prej kohësh që s'mbahen mend e deri në përjetësi, i Gjithëfuqishmi ka vënë e do të vazhdojë të verë në provë shërbëtorët e Tij, në mënyrë që drita të dallohet nga errësira, e vërteta nga gënjeshtra, e drejta nga e shtrembëra, rruga e drejtë nga e gabuara, lumturia nga fatkeqësia, trëndafilat nga gjembat. 73a

( Këndoji, o shërbëtori Im, vargjet e Perëndisë që ke marrë, siç i këndojnë ata që janë afruar pranë Tij, që ëmbëlsia e melodisë sate të ndezë vetë shpirtin tënd e të tërheqë zemrat e të gjithë njerëzve. Kur dikush reciton, në vetminë e dhomës së vet, vargjet e reveluara nga Perëndia, engjëjt e dërguar nga i Gjithëfuqishmi do të përhapin gjithkund aromën e fjalëve të shqiptuara nga goja e tij, duke bërë të rrahin fort zemrat e njerëzve të drejtë. Edhe pse, në fillim, ai mund të mos e kuptojë efektin e tyre, por virtuti i mirësisë që i është dhuruar atij shpejt a vonë do të ushtrojë patjetër ndikimin e vet mbi shpirtin e tij. Kështu janë vendosur misteret e Revelacionit të Perëndisë në saje të Vullnetit të Atij që është Burimi i fuqisë e i urtisë.73b

( I bekuar është trualli, dhe shtëpia, edhe vendi, dhe qyteti, edhe zemra, edhe mali, edhe streha, edhe guva, dhe lugina, edhe toka, edhe deti, edhe ishulli, dhe livadhi, ku emri i Perëndisë është përmendur dhe lëvdimi i Tij është lartësuar.74

- Bahá'u'lláh
LUTJA E SHKURTËR E DETYRUESHME

Të thuhet një herë në njëzet e katër orë, midis mesditës dhe perëndimit të diellit.

Unë dëshmoj, O Perëndia im, se Ti më ke krijuar që të të njoh e të të adhuroj Ty. Unë dëshmoj në këtë çast pafuqinë time dhe fuqinë Tënde, varfërinë time dhe begatinë Tënde.

Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje, Ndihmës në Rrezik, të Vetëqenëshmit.75

- Bahá'u'lláh
NDIHMA

A ka ndonjë largues të vështirësive veç Perëndisë? Thuaj: Lëvduar qoftë Perëndia! Ai është Perëndia! Të gjitha janë shërbëtorët e Tij dhe të gjithë ndjekin urdhrat e Tij.76

- Bábi

O ti që po e kthen fytyrën ndaj Perëndisë! Mbylli sytë për të gjithë gjërat dhe hapi ata ndaj mbretërisë së Lavdiplotit. Kërko çdo gjë që dëshiron vetëm prej Tij; për çdo gjë që synon drejtoju vetëm Atij. Me një shikim Ai dhuron njëqind mijë shpresa, me një vështrim Ai shëron njëqind mijë sëmundje të pashërueshme, me një të parë Ai hedh balsam mbi çdo plagë, me një të tundur të kokës Ai çliron zemrat nga prangat e hidhërimit. Ai bën ashtu si do, dhe kujt mund t'i drejtohemi ne? Ai zbaton vullnetin e Tij. Ai urdhëron atë që i pëlqen. Më e mira për ty është të ulësh kokën në nënshtrim dhe t'i varësh shpresat te Zoti Mëshirëplotë.77

- 'Abdu'l-Bahá
FËMIJËT DHE TË RINJTË

O Ti Zot i pashoq! Le të mëkohet kjo foshnjë e vogël nga gjiri i dashamirësisë Sate, ruaje atë brenda djepit të sigurisë e të mbrojtjes Sate dhe bëj që ajo të rritet në krahët e dashurisë Sate të dhembshur.78

- 'Abdu'l-Bahá

O Perëndi, më udhëhiq, më mbro, më bëj një llambë ndriçuese e një yll me shkëlqim. Ti je i Fuqishmi e i Pushtetshmi.79

- 'Abdu'l-Bahá

O Zot! Bëje këtë të ri të shkëlqyer dhe dhuroji bujarinë Tënde kësaj krijese të shkretë. Dhuroji atij dije, shtoja fuqinë në agim të çdo dite dhe ruaje atë nën strehën e mbrojtjes Sate, që ai të çlirohet nga gabimet, t'i përkushtohet shërbimit për Kauzën Tënde, të drejtojë kokëfortin, të udhëheqë të pafatin, të çlirojë robërit dhe të zgjojë të shkujdesurit, që të gjithë të bekohen duke të kujtuar e lëvduar Ty. Ti je i Fuqishmi e i Pushtetshmi.80

- 'Abdu'l-Bahá
PËR TË VDEKURIT

(Lutja për të vdekurit duhet përdorur nga Bahá'í-t mbi moshën pesëmbëdhjetë vjeç. "Është e vetmja lutje e detyrueshme Bahá'í që duhet thënë në grumbullime; duhet të thuhet nga një besimtar, ndërsa gjithë të pranishmit qëndrojnë në këmbë. Nuk kërkohet të kthehet fytyra ndaj Kiblës kur thuhet kjo lutje." - Qitapi Akdas)

O Perëndia im! Ky është shërbëtori Yt e bir i shërbëtorit Tënd, që ka besuar në Ty e në shenjat e Tua dhe e ka kthyer fytyrën ndaj Teje, krejt i shkëputur nga gjithçka veç Teje. Ti je, me të vërtetë, më i mëshirshmi ndër ata që tregojnë mëshirë.

Merru me të, O Ti Që i fal mëkatet e njerëzve dhe i fsheh gabimet e tyre, siç i ka hije qiellit të bujarisë Sate dhe oqeanit të mirësisë Sate. Lejoje atë të hyjë brenda kufijve të mëshirës Sate të lartë, që ka qenë para themelimit të tokës e të qiellit. Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje, Gjithmonëfalësit, Më Fisnikut.

Pastaj le të përsërisë gjashtë herë përshëndetjen "Allah-u-Abhá",* dhe pastaj të përsërisë nëntëmbëdhjetë herë secilin prej vargjeve që vijojnë:

Ne të gjithë, me të vërtetë,
adhurojmë Perëndinë.
Ne të gjithë, me të vërtetë,
përulemi para Perëndisë.
Ne të gjithë, me të vërtetë,
jemi të përkushtuar te Perëndia.
Ne të gjithë, me të vërtetë,
i thurim lavde Perëndisë.
Ne të gjithë, me të vërtetë,
falënderojmë Perëndinë.
Ne të gjithë, me të vërtetë,
jemi të duruar në Perëndinë.

(Në qoftë se e ndjera është grua, ai të thotë: Kjo është shërbëtorja jotë dhe bijë e shërbëtores Sate, etj...) 81

- Bahá'u'lláh
* shih Bahá'u'lláh, Qitapi Akdas, f. 170, n. 11

O Perëndia im! O Perëndia im! Me të vërtetë, shërbëtori yt, i përunjur para madhështisë së epërsisë Sate hyjnore, kokulur në derën e njëshmërisë Sate, ka besuar në Ty dhe në vargjet e Tua, ka dëshmuar fjalën Tënde, është ndezur me zjarrin e dashurisë Sate, është zhytur në thellësitë e oqeanit të dijes Sate, është tërhequr nga flladet e Tua, është mbështetur tek Ti, e ka kthyer fytyrën ndaj Teje, të ka paraqitur Ty lutjet e tij dhe është siguruar për faljen e ndjesën Tënde. Ai e ka braktisur këtë jetë të vdekshme dhe ka fluturuar në mbretërinë e pavdekësisë, i djegur nga dëshira që t'i jepet favori të të takojë Ty.

O Zot, lartësoje pozitën e tij, strehoje atë nën tendën e mëshirës Sate supreme, bëj që ai të hyjë në parajsën Tënde të lavdishme dhe përjetësoje ekzistencën e tij në trëndafilishten tënde të lavdëruar, që ai të zhytet në detin e dritës në botën e mistereve.

Me të vërtetë, Ti je Bujari, i Fuqishmi, Falësi dhe Dhuruesi.82

- 'Abdu'l-Bahá
SHËRIMI

Emri Yt është shërimi im, O Perëndia im, dhe kujtimi Yt është ilaçi im. Afërsia ndaj Teje është shpresa ime dhe dashuria për Ty është bashkudhëtarja ime. Mëshira Jote për mua është shërimi im dhe shpëtimi im në këtë botë e në botën që do të vijë. Ti, me të vërtetë, je Bujaripoti, i Gjithëdijshmi, Urtiploti.83

- Bahá'u'lláh
MARTESA

"Martesa Bahá'í është bashkim dhe dashuri e përzemërt midis të dyja palëve. Ata, sidoqoftë, duhet të tregojnë kujdesin më të madh dhe të njihen me karakterin e njëri-tjetrit. Kjo lidhje e përjetshme duhet siguruar me një besëlidhje të qëndrueshme dhe synimi duhet të jetë të ushqehet harmonia, shoqëria e uniteti dhe të arrihet jeta e pasosur."

- 'Abdu'l-Bahá

Zotimi i martesës, vargjet duhen thënë individualisht nga nusja dhe dhëndri në praninë e të paktën dy dëshmitarëve të pranueshëm për Asamblenë Shpirtërore, siç përcaktohet në Qitapi Akdas: "Ne të gjithë, me të vertetë, i bindemi vullnetit të Perëndisë."

Ai është Dhuruesi, Dorëhapuri!

Lëvduar qoftë Perëndia, i Lashti, i Përherëpranishmi, i Pandryshueshmi, i Përjetshmi! Ai Që ka dëshmuar në Vetë Qenien e Tij se me të vërtetë Ai është i Vetmi, Uniku, i Palidhuri, i Lartësuari. Ne dëshmojmë se nuk ka Perëndi tjetër veç Tij, njohim njëshmërinë e Tij, pohojmë se Ai është i Vetmi. Ai gjithmonë ka qëndruar në lartësi të paarritshme, në majat e madhështisë së Tij, i spastruar nga përmendja e asgjëje veç Vetes së Tij, i lirë nga përshkrimi i asgjëje veç Tij.

Dhe kur ka dëshiruar të shfaqë hir e dashamirësi ndaj njerëzve dhe të vendosë rregull në botë, Ai ka reveluar zakone e ka krijuar ligje; ndër to ai ka vendosur ligjin e martesës, e ka bërë atë si një fortesë për mirëqenie e shëlbim dhe na e ka urdhëruar neve përmes asaj që është dërguar nga qielli i shenjtërisë në Librin e Tij Më të Shenjtë. Ai thotë, e madhe është lavdia e Tij: "Martohuni, o njerëz, që nga ju të shfaqet ai që do të më përmendë Mua midis shërbëtorëve të Mi; kjo është një prej porosive të Mia për ju; bindjuni asaj që të ndihmoni veten tuaj." 84

- Bahá'u'lláh
Ai është Perëndia!

O Zot i pashoq! Me urtinë Tënde të gjithëfuqishme Ti u ke urdhëruar martesën njerëzve, që brezat e njerëzve të pasojnë njëri-tjetrin në këtë botë të përkohshme dhe që gjithmonë, sa të jetë bota, të angazhohen në Pragun e njëshmërisë Sate me nënshtrim e adhurim, nderim, devocion e lavdërim. "Unë nuk kam krijuar shpirtra e njerëz, veçse që ata të më adhuronin mua". Prandaj martoji në qiellin e mëshirës sate këta dy zogj të çerdhes së dashurisë Sate dhe bëji ata mjetet për të tërhequr mirësi të përhershme; që nga bashkimi i këtyre dy deteve të dashurisë të vijë një valë dashurie dhe të nxjerrë në breg margaritarë gjërash të kulluara e të hijshme. "Ai i ka lënë të lira të dy detet që të takojnë njëri-tjetrin: Midis tyre ka një pengesë që ata nuk e kapërcejnë. Atëherë cilën nga bujaritë e Zotit do të mohojmë ne? Nga secili Ai nxjerr margaritarë të mëdhenj e të vegjël."

O Ti Zot i mirë! Bëj që kjo martesë të nxjerrë korale e margaritarë. Ti je me të vërtetë Fuqiploti, Më i Madhi, Gjithmonëfalësi." 85

- 'Abdu'l-Bahá
PRINDËRIT

Ti i sheh, O Zot, duart tona të ngritura me lutje drejt qiellit të favorit e të bujarisë Sate. Bëj që ato të mbushen me thesaret e zemërgjerësisë Sate e të favoreve Tuaja bujare. Ndjena ne, dhe etërit tanë, dhe nënat tona, dhe përmbush çdo gjë që kemi dëshiruar nga oqeani i mirësisë Sate e i bujarisë Hyjnore. Prano, O i shumëdashuri i zemrave tona, të gjitha veprat tona në shtegun Tënd. Ti je, me të vërtetë, Më i Pushtetshmi, Më i Lavdëruari, i Pakrahasueshmi, i Vetmi, Përdëllenjësi, i Miri.86

- Bahá'u'lláh
LËVDIM E MIRËNJOHJE

Madhëruar qoftë emri Yt, O Zot Perëndia im! Ti je Ai Që të gjitha gjërat e adhurojnë dhe Që nuk adhuron askënd, Që është Zoti i të gjitha gjërave dhe nuk është vasali i askujt, Që njeh të gjitha gjërat dhe asgjë nuk Të njeh. Ti dëshirove të bëhesh i njohur midis njerëzve; prandaj Ti, me një fjalë të gojës Sate, solle në jetë krijimin dhe artove gjithësinë. Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje, Artuesit, Krijuesit, Fuqiplotit, Më të Fuqishmit.

Të përgjërohem Ty, që me vetë atë fjalë që ka ndritur mbi horizontin e vullnetit Tënd, të më japësh mundësinë të pi thellë nga ujërat e gjalla, me të cilat Ti ke gjallëruar zemrat e të zgjedhurve të Tu dhe ke vënë në lëvizje shpirtrat e atyre që Të duan, që unë në çdo kohë e në të gjitha rrethanat ta kthej tërësisht fytyrën ndaj Teje.

Ti je Perëndia i fuqisë, i lavdisë e i mirësisë. Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje, Sundimtarit Suprem, Lavdiplotit, të Gjithëdijshmit.87

- Bahá'u'lláh
VETITË SHPIRTËRORE

Krijo tek unë një zemër të dëlirë, O Perëndia im, dhe ripërtërit një ndërgjegje të qetë brenda meje, O Shpresa ime! Përmes shpirtit të fuqisë përforcomë në Kauzën Tënde, O i Shumëdashuri im, dhe me dritën e lavdisë Sate revelo tek unë shtegun Tënd, O Ti Qëllimi i dëshirës sime! Me fuqinë e pushtetit Tënd transhendent ngremë në qiellin e shenjtërisë Sate, O burim i qenies sime, dhe me flladet e përjetësisë Sate kënaqmë, O Ti Që je Perëndia im! Futshin në mua qetësi meloditë e Tua të përjetshme, O Bashkudhëtari im, dhe më çlirofshin thesaret e fytyrës Sate të lashtë nga çdo gjë veç Teje, O Mjeshtri im, dhe më sjellshin lajmet e revelacionit të Thelbit Tënd të pavdekshëm gëzim, O Ti Që je më i dukshmi i të dukshmëve e më i fshehuri i të fshehurve! 88

- Bahá'u'lláh

Nga rrymat erëmira të përjetësisë Sate jepmë të pi, O Perëndia im, dhe nga frytet e pemës së qenies Sate jepmë mundësi të shijoj, O Shpresa ime! Nga gurrat e kristalta të dashurisë Sate bëmë të pi, O Lavdia ime, dhe nën hijen e provanisë Sate të pasosur të banoj, O Drita ime! Në luadhet e afrisë Sate, para pranisë Sate bëmë të endem, O i Dashuri im, dhe në krah të djathtë të mëshirës Sate ulmë, O Dëshira ime! Nga flladet kundërmonjëse të gëzimit Tënd një puhizë kaloftë mbi mua, O Qëllimi im, dhe në lartësitë e parajsës së realitetit Tënd u pranofsha përsëri, O i Adhuruari im! Meloditë e pëllumbit të njëshmërisë Sate bëmë të dëgjoj, O i Imi, dhe me anë të shpirtit të fuqisë e të pushtetit Tënd gjallëromë, O Kujdestari im! Në frymën e dashurisë Sate mbamë të patundur, O Ndihmëdhënësi im, dhe në shtegun e pëlqimit Tënd mbaji fort hapat e mi, O Krijuesi im! Brenda kopshtit të pavdekësisë Sate, para fytyrës Sate, bëmë të banoj përgjithmonë, O Ti Që je i mëshirshëm ndaj meje, dhe në ndenjësen e lavdisë Sate vendosmë, O Ti Që je zotëruesi im! Në qiellin e dashamirësisë Sate ngjitmë, O Gjallëruesi im, dhe tek Ylli i Ditës i udhërrëfimit Tënd çomë, O Ti Joshësi im! Para revelacioneve të shpirtit Tënd të padukshëm thirrmë të jem i pranishëm, O Ti Që je Prejardhja ime dhe Dëshira ime Më e Lartë, dhe te thelbi i aromës së Bukurisë Sate, që Ti do ta shfaqësh, bëmë të kthehem, O Ti Që je Perëndia im!

Ti je i fuqishëm të bësh atë që Të pëlqen. Ti je, me të vërtetë, Më i Lavdëruari, Lavdiploti, Më i Larti.89

- Bahá'u'lláh

O Perëndi! Fresko e kënaq shpirtin tim. Dëlire zemrën time. Ndriço aftësitë e mia. Unë i lë të gjitha punët e mia në dorën Tënde. Ti je Udhëheqja ime dhe Streha ime. Unë nuk do të jem më i hidhëruar e i brengosur; unë do të jem një qenie e lumtur dhe e gëzuar. O Perëndi! Unë nuk do të jem më tërë ankth, as nuk do të lejoj që shqetësimet të më ngacmojnë. Unë nuk do të flas për gjërat e pakëndshme të jetës.

O Perëndi! Ti je më mik për mua sesa jam unë për veten time. Unë të përkushtohem Ty, O Zot.90

- 'Abdu'l-Bahá
UDHETIMI DHE MBROJTJA

O Perëndi, Perëndia im! Unë dola nga shtëpia ime duke u mbajtur fort pas fillit të dashurisë Sate dhe ia besova veten tërësisht kujdesit Tënd e mbrojtjes Sate. Unë të lutem për pushtetin Tënd, përmes të cilit Ti i mbron të dashurit e Tu nga i pabinduri e i mbrapshti, nga çdo shtypës kokëfortë e nga çdo keqbërës që ka qëndruar larg Teje, më ruaj shëndoshë e mirë me bujarinë e hirin Tënd. Jepmë, pra, mundësi të kthehem në shtëpi, për pushtetin Tënd e fuqinë Tënde. Ti je, me të vërtetë, Fuqiploti, Ndihma në rrezik, i Vetëqenëshmi.90a

- Bahá'u'lláh
UNITETI

O Perëndia im! O Perëndia im! Bashkoji zemrat e shërbëtorëve të Tu dhe zbuloju atyre qëllimin Tënd të madh. Zbatofshin ata porositë e Tua dhe iu bindshin ligjit Tënd. Ndihmoji ata, O Perëndi, në përpjekjen e tyre dhe jepu fuqi të të shërbejnë Ty. O Perëndi! Mos i lër ata me vetveten, por drejtoi hapat e tyre me dritën e dijes Sate dhe gëzoi zemrat e tyre me dashurinë Tënde. Me të vërtetë, Ti je Përkrahësi i tyre dhe Zoti i tyre.91

- Bahá'u'lláh
NJË HISTORI E SHKURTËR
E BESIMIT BAHÁ'Í
BábI
(Lajmëtari i Besimit)
20 tetor 1819 - 9 korrik 1850

( Besimi Bahá'í sillet rreth tri Figurave qendrore, i pari prej të cilëve ishte një djalë i ri, lindur në Shiraz, që quhej Mirza Ali Muhamet [Mirza 'Alí-Mu(ammad], i njohur si Bábi (Porta), i cili në maj 1844, në moshën 25 vjeç, doli me rivendikimin se është Lajmëtari Që, sipas Shkrimeve të shenjta të Dispensacioneve të mëparshme, duhet të njoftojë e të përgatisë rrugën për ardhjen e Dikujt më të madh se Ai Vetë, misioni i të Cilit, sipas po këtyre Shkrimeve, do të ishte përurimi i një epoke të re të drejtësisë e të paqes, epokë që do të përshëndetej si plotësimi i të gjitha dispensacioneve të mëparshme dhe fillimi i një cikli të ri në historinë fetare të njerëzimit. Përndjekja e shpejtë dhe e ashpër, e ndërmarrë nga forcat e organizuara kishtare e nga shteti në vendlindjen e Tij, përshpejtoi shkallë-shkallë arrestimin e Tij, syrgjynosjen e Tij në malet e Azerbajxhanit [Adhirbáyján], burgosjen e Tij në fortesën e Mahku-së [Máh-Kú] e në Çihrik [Chihríq] dhe ekzekutimin e Tij në korrik 1850 nga një repart pushkatarësh në sheshin publik të Tabrizit. Jo më pak se njëzet mijë pasues të Tij u vranë me një egërsi të tillë barbare, saqë ngjalli simpatinë e ngrohtë dhe admirimin e pakufishëm të një numri shkrimtarësh, diplomatësh, udhëtarësh e studiuesish perëndimorë, disa prej të cilëve ishin dëshmitarë të këtyre dhunimeve të urryera dhe u shtynë të shkruajnë për to në librat e ditarët e tyre.92

Që Bábi, nismëtari i Dispensacionit Bábí, gëzon plotësisht të drejtën të renditet si një prej Manifestimeve të vetëmjaftueshme të Perëndisë, që Ai ka qenë veshur me pushtet e autoritet sovran dhe ushtron të gjitha të drejtat e prerogativat e Profetësisë së pavarur, është edhe kjo një tjetër e vërtetë themelore, të cilën Mesazhi i Bahá'u'lláhut e shpall me këmbëngulje dhe që pasuesit e tij duhet ta mbështesin pa mëdyshje.93

Bahá'u'lláhU
(Lavdia e Perëndisë)
12 nëntor 1817 - 29 mars 1892

Mirza Hysen Aliu [Mirza (usayn-'Alí], i mbiquajtur Bahá'u'lláh (Lavdia e Perëndisë), lindur në Mazindaran [Mázindarán], ardhjen e të Cilit kishte paralajmëruar Bábi, u sulmua nga të njëjtat forca të injorancës e të fanatizmit, u burgos në Teheran, u syrgjynos më 1852 nga vendlindja e Tij në Bagdad e prej andej në qytetin-burg të Akrës ['Akká], ku qëndroi i burgosur jo më pak se njëzet e katër vjet, dhe në rrethinat e të cilit ndërroi jetë më 1892. Gjatë kohës së syrgjynosjes së Tij, sidomos në Adrianopojë e në Akër, Ai formuloi ligjet dhe dekretet e Dispensacionit të Tij, shtjelloi, në mbi njëqind vëllime, parimet e Besimit të Tij, ua shpalli Mesazhin e Tij mbretërve e sundimtarëve si të Lindjes dhe të Perëndimit, si të krishterë dhe myslimanë, iu drejtua Papës, Kalifit të Islamit, zyrtarëve të republikave të Kontinentit Amerikan, gjithë urdhërit priftëror të Krishterë, prijësve të Islamit Shiit e Sunit dhe kryepriftit të fesë Zoroastriane. Në këto shkrime Ai shpalli Revelacionin e Tij, u tërhoqi vëmendjen atyre të cilëve iu drejtua që t'i vënë veshin thirrjes së Tij dhe të mbështesin Besimin e Tij, i paralajmëroi ata për pasojat e refuzimit të tyre dhe, në disa raste, denoncoi arrogancën e tiraninë e tyre.94

POZITA E Bahá'u'lláhUT

( Ai Që në rrethana të tilla dramatike u ngarkua të mbante peshën dërrmuese të një Misioni kaq të lavdishëm ishte pikërisht Ai Që brezat e ardhshëm do ta brohorasin dhe pasuesit e panumërt të të Cilit e njohin tashmë si Gjykatësin, Ligjvënësin dhe Shëlbuesin e mbarë njerëzimit, si Organizatorin e gjithë planetit, si Unifikuesin e bijve të njerëzve, si Përuruesin e mijëvjeçarit të shumëpritur, si Nismëtarin e një "Cikli Universal" të ri, si Vendosësin e Paqes së Madhe, si Burimin e Drejtësisë së Madhe, si Shpallësin e arritjes së pjekurisë të gjithë gjinisë njerëzore, si Krijuesin e një Rendi të ri Botëror dhe si frymëzuesin e Themeluesin e një qytetërimi botëror.

Për Izraelin Ai ishte as më shumë e as më pak sesa mishërimi i "Atit të Përjetshëm", zbritja e "Zotit të Ushtrive" "me dhjetë mijë shenjtorë"; për Krishtërimin Krishti i kthyer "në Lavdinë e Atit"; për Islamin Shiit kthimi i Imam Hysenit; për Islamin Sunit zbritja e "Shpirtit të Perëndisë" (Jesu Krishtit); për Zoroastrianët Shah-Bahrami i premtuar; për Indusët ritrupëzimi i Krishnës; për Budistët Buda i pestë.95

'Abdu'l-BaháI
(Qendra e Besëlidhjes)
23 maj 1844 - 28 nëntor 1921

( Djali i tij i madh, Abas Efendi ['Abbás Effendi], i njohur si 'Abdu'l-Bahá (Shërbëtori i Baháit), i caktuar prej Tij si pasardhësi i Tij i ligjshëm dhe Interpretuesi i autorizuar i mësimeve të Tij, i Cili që nga vitet e hershme të fëmijërisë ishte i lidhur ngushtë me të Atin dhe ndau me të syrgjynosjen e vuajtjet, qëndroi i burgosur deri më 1908, kur si rezultat i Revolucionit Xhonturk, u lirua nga burgu. Pasi e vendosi selinë e tij në Haifa, Ai së shpejti u nis për udhëtimin e Tij trevjeçar në Egjipt, Evropë dhe Amerikën e Veriut, gjatë të cilit shtjelloi para auditoresh të gjera mësimet e të Atit dhe parashikoi afrimin e asaj katastrofe që shpejt do t'i binte mbi kokë njerëzimit. Ai u kthye në shtëpi në vigjiljen e Luftës I Botërore, gjatë së cilës ishte nën rrezik të vazhdueshëm, deri në çlirimin e Palestinës nga forcat e komanduara prej Gjeneral Alenbaj-it [General Allenby], i cili kishte konsideratën më të lartë për Të dhe për atë grusht shokësh të Tij të Syrgjynit në Akër e Haifa. Më 1921 Ai ndërroi jetë dhe u varros në një varr në mauzoleun e ngritur në Malin Karmel, me porosi të drejtpërdrejtë të Bahá'u'lláhut, për vendosjen e eshtrave të Bábit, të cilat që më parë qenë çuar nga Tabrizi në Tokën e Shenjtë, pasi u ruajtën të fshehura për jo më pak se gjashtëdhjetë vjet.96

SHOGHI EFFENDIU
(Ruajtësi i Kauzës)
1 mars 1897 - 4 nëntor 1957

( Shoghi Effendiu ishte stërnipi i Bahá'u'lláhut, Themeluesit të Besimit Bahá'í, i caktuar në Vullnetin e Testamentin e gjyshit të Tij, 'Abdu'l-Baháit, djalit e pasardhësit të Bahá'u'lláhut, si pasardhësi e Kryetari i bashkësisë së Bahá'íve në mbarë botën. Gjatë njëmbëdhjetë viteve të para të jetës së tij, ai qëndroi me 'Abdu'l-Baháin në qytetin-burg të Akrës, koloninë penale kryesore të Perandorisë Otomane, ku familja e Bahá'u'lláhut qëndroi e burgosur për dyzet vjet, nga 1868 deri më 1908, si të burgosur politikë vetëm për shkak të natyrës liberale e përparimtare të mësimeve të Bahá'u'lláhut. Revolucioni i Xhonturqve më 1908 i liroi të gjithë të burgosurit politikë dhe 'Abdu'l-Bahái shkoi bashkë me familjen e Tij në qytetin e Haifasë, dymbëdhjetë milje prej andej, ku nipat e Tij mund të merrnin arsim të përshtatshëm. Shoghi Effendiu ndoqi "Collège des Frères" në Haifa, Universitetin Amerikan në Bejrut dhe më pas Balliol College në Universitetin e Oksfordit në Angli. Para se ai të mbaronte studimet, 'Abdu'l-Bahái ndërroi jetë dhe Shoghi Effendiu zbuloi se 'Abdu'l-Bahái e kishte caktuar atë si pasardhësin e Tij.

Tridhjetë e gjashtë vitet e shërbimit të Shoghi Effendiut për Besimin, si Ruajtësi i Kauzës, përbëjnë gurin e themelit të përparimit e të zhvillimit të Besimit në këtë shekull. Si interpretuesi, administratori dhe prijësi shpirtëror, ai qe ndërtuesi i Komunitetit Ndërkombëtar Bahá'í dhe i shoqërisë botërore që ky përfaqëson. Ai punoi pa u lodhur për të zhvilluar qendrën administrative e shpirtërore të Besimit dhe për ta bërë atë të pranuar në mbarë botën si fe e pavarur, që synon unifikimin e njerëzimit dhe vendosjen e një rendi administrativ botëror.97

SHTËPIA UNIVERSALE E DREJTËSISË

( "Mbretëria e dashurisë, drejtësisë e urtisë hyjnore në botën këtu poshtë e në përputhje me Ligjin Hyjnor"98

( "Rendi administrativ i Bahá'u'lláhut ... është i destinuar të evoluojë në Konfederatën Botërore Bahá'í ... e cila si në teori dhe në praktikë jo vetëm është unike në gjithë historinë e institucioneve politike, por nuk gjen paralel as në analet e secilit prej sistemeve fetare të njohura të botës".99

( "Ky Rend Administrativ, ndryshe nga sistemet e zhvilluara pas vdekjes së Themeluesve të feve të ndryshme, është hyjnor për nga origjina, mbështetet i sigurtë mbi ligjet, porositë, urdhërat dhe institucionet që Vetë Themeluesi i Besimit ka formuluar posaçërisht e ka vendosur në mënyrë të qartë, dhe funksionon në përputhje të plotë me interpretimin e interpretuesve të autorizuar të shkrimeve të shenjta. Edhe pse i sulmuar egërsisht, madje qysh në fillimet e tij, ai, falë karakterit të tij, të pashoq në analet e historisë fetare të botës, ka arritur të ruajë unitetin e trupit të larmishëm e tepër të përhapur të mbështetësve të tij dhe i ka bërë ata të aftë të ndërmarrin të bashkuar e sistematikisht nisma në të dy hemisferet, që synojnë të shtrijnë kufijtë e të konsolidojnë institucionet e tij administrative.

Besimi të cilit ky rend i shërben, e ruan dhe e çon përpara, është, duhet vënë në dukje lidhur me këtë, thelbësisht i mbinatyrshëm, mbikombëtar, krejtësisht jo-politik, jo i partishëm dhe diametralisht i kundërt me çdo politikë ose shkollë mendimi që përpiqet të lartësojë ndonjë racë, klasë ose komb të veçantë. Ai është i lirë nga çdo formë klerikalizmi, nuk ka as priftërinj e as rite dhe mbështetet tërësisht vetëm në kontributet vullnetare që bëjnë aderentët e tij të deklaruar. Megjithëse besnikë ndaj qeverive të tyre përkatëse, megjithëse tërë dashuri për vendin e vet dhe të etshëm për të mbështetur në çdo kohë interesat e tij më të mira, pasuesit e Besimit Bahá'í, megjithatë, duke e parë njerëzimin si një të tërë të vetme dhe të lidhur thellësisht me interesat jetësore të tij, nuk do të ngurrojnë t'ua nënshtrojnë çdo interes të veçantë, personal, rajonal a kombëtar qoftë, interesave mbizotëruese të tërësisë së njerëzimit, duke e ditur fare mirë se në një botë popujsh e kombesh të ndërvarura është më mirë që përfitimi i pjesës të arrihet me anë të përfitimit të së tërës dhe se asnjë rezultat i qëndrueshëm nuk mund të arrihet nga cilado prej pjesëve përbërëse në qoftë se interesat e përgjithshme të vetë së tërës lihen pasdore."100

( Duke mos pasur as priftërinj e as rite, Besimi Bahá'í mbështetet në një model administrimi lokal, kombëtar e ndërkombëtar të krijuar nga Bahá'u'lláhu. Për shembull, çdo lokalitet ku ka nëntë ose më shumë Bahá'í të rritur, 21 vjeç e sipër, zgjedh çdo vit më 21 prill një këshill të quajtur Asamble Shpirtërore Lokale. Të gjitha zgjedhjet Bahá'í bëhen me votim të fshehtë, pa kandidatura e fushatë elektorale. Në kohën e tanishme ka mbi njëzet mijë Asamble në gjithë botën.

Asambletë Shpirtërore Kombëtare zgjidhen gjithashtu çdo vit nga delegatë të zgjedhur sipas rajoneve, të cilët mblidhen së bashku në një kuvend kombëtar vjetor. Në kohën e sotme ka rreth 180 Asamble Shpirtërore Kombëtare të formuara deri tani. Një herë në pesë vjet, në një kuvend ndërkombëtar, këto Asamble Shpirtërore Kombëtare mblidhen për të zgjedhur Shtëpinë Universale të Drejtësisë, institucionin suprem të Besimit Bahá'í. Zgjedhja e së parës Shtëpi Universale të Drejtësisë u bë më 1963. Edhe këtu, të gjitha zgjedhjet bëhen me votim të fshehtë, pa kandidatura e fushatë elektorale. Lidhur me procesin e zgjedhjeve, Shoghi Effendiu, Ruajtësi i Kauzës, ka thënë se besimtarët duhet të bëjnë gjithçka varet prej tyre që me lutje të sigurohen për cilësitë e atyre që zgjedhin për të shërbyer. "Është detyrë...të mbahen parasysh, pa as më të voglën gjurmë pasioni ose paragjykimi, emrat vetëm të atyre që kombinojnë më mirë cilësitë e besnikërisë së padyshimtë, të përkushtimit vetëmohues, të një mendjeje të ushtruar, të aftësisë së njohur e të përvojës së pjekur".101

( Ndër detyrat më të shquara e të shenjta të atyre që janë të thirrur të fillojnë, drejtojnë e bashkërendojnë punët e Kauzës së Perëndisë si anëtarë të Asambleve Shpirtërore të saj janë: të fitojnë me të gjitha mjetet në dispozicion besimin dhe dashurinë e atyre të cilëve kanë privilegjin t'u shërbejnë; të studiojnë e të njihen me pikëpamjet e ndeshura, me ndjenjat mbisunduese dhe bindjet personale të atyre mbarë vajtjen e të cilëve e kanë për detyrë solemne të mbështesin; të spastrojnë diskutimet e tyre dhe kryerjen e përgjithshme të punëve të tyre nga ftohtësia e mbyllur, dyshimi për fshehtësi, atmosfera mbytëse e vetëbesimit diktatorial dhe nga çdo fjalë e veprim që mund të ketë shijën e njëanësisë, të egocentrizmit e të paragjykimit; dhe duke mbajtur në duart e tyre të drejtën e shenjtë të vendimit përfundimtar, të ftojnë për diskutim, të parashtrojnë ankesat, të mirëpresin këshillat dhe të ushqejnë ndjenjën e ndërvarësisë e të bashkëpjesëmarrjes, të mirëkuptimit e të besimit të ndërsjellë midis tyre dhe gjithë Bahá'íve të tjerë.101a

Në komunitetin botëror Bahá'í ka gjithashtu institucione të emëruara. Ndër to janë Duart e Kauzës, Këshilli Kontinental i Këshilltarëve e i Anëtarëve të Këshillit Ndihmës dhe asistentët e tyre. Pjesëtarët e këtyre institucioneve nuk kanë kompetenca, por shërbejnë për të edukuar, për të frymëzuar e për të mbrojtur unitetin e komunitetit Bahá'í.

KALENDARI Bahá'í &
DITËT E SHENJTA BAHÁ'Í

Çdo fe e madhe, dhe qytetërimi që rrjedh prej saj e krijon atë, ka kalendarin e vet të posaçëm që organizon e shënon veprimtaritë e ithtarëve të saj gjatë vitit. Kalendari Bahá'í, prejardhja e të cilit nis që në misionin e Bábit (1844-1853), është një kalendar diellor i ndarë në 19 muaj prej 19 ditësh secili. Viti Bahá'í fillon më 21 mars, në ditën e parë të pranverës.

Përgjithësisht, në ditën e parë të çdo muaji, ose çdo 19 ditë, komunitetet lokale mblidhen së bashku në atë që njihet si Festa e Nëntëmbëdhjetë Ditëve. Gjatë kësaj mbledhjeje lutjeje, shoqërie e konsultimi, preken punët shpirtërore e shoqërore të komunitetit.

Më poshtë vijon lista e 19 muajve në vitin Bahá'í.

MUAJI EMRI DITA E PARË
muaji i parë Shkëlqim 21 mars
muaji i dytë Lavdi 9 prill
muaji i tretë Bukuri 28 prill
muaji i katërt Madhështi 17 maj
muaji i pestë Dritë 5 qershor
muaji i gjashtë Mëshirë 24 qershor
muaji i shtatë Fjalë 13 korrik
muaji i tetë Përsosuri 1 gusht
muaji i nëntë Emra 20 gusht
muaji i 10të Fuqi 8 shtator
muaji i 11të Vullnet 27 shtator
muaji i 12të Dije 16 tetor
muaji i 13të Pushtet 4 nëntor
muaji i 14të Ligjëratë 23 nëntor
muaji i 15të Pyetje 12 dhjetor
muaji i 16të Nder 31 dhjetor
muaji i 17të Sovranitet 19 janar
muaji i 18të Sundim 7 shkurt
muaji i 19të Lartësi 2 mars

Për të plotësuar 365 ditët e vitit (duke përfshirë ndryshimet që lidhen me vitet e brishtë) janë katër ditë të shtuara nga 26 shkurti deri më 1 mars, që i paraprijnë muajit të fundit Bahá'í, i cili është muaj agjërimi. Agjërimi është nga lindja deri në perëndim të diellit, kohë gjatë së cilës nuk hahet e nuk pihet asgjë.

Gjatë vitit ka nëntë Ditë të Shenjta gjatë të cilave Bahá'ít nuk punojnë. Këto ditë shënojnë përvjetoret kyçe të figurave qendrore të Besimit. Më poshtë renditen Ditët e Shenjta Bahá'í:

1. Novruzi (Dita e Vitit të Ri) 21 mars
2. Dita e parë* e Ri(vánit 21 prill
3. Dita e nëntë e Ri(vánit 29 prill
4. Dita e dymbëdhjetë e Ri(vánit 2 maj
5. Deklarimi i Bábit 23 maj
6. Ngjitja e Bahá'u'lláhut 29 maj
7. Martirizimi i Bábit 9 korrik
8. Lindja e Bábit 20 tetor
9. Lindja e Bahá'u'lláhut 12 nëntor

*Deklarimi i Bahá'u'lláhut në Kopshtin e Ri(vánit.

Këto janë dy ditë që Bahá'ít i përkujtojnë, por që nuk konsiderohen Ditë të Shenjta. Këto janë 26 nëntori, si Dita e Besëlidhjes, dhe 28 nëntori, kur 'Abdu'l-Bahái ndërroi jetë.

(
REFERIMET

1 'Abdu'l-Bahá, The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], Trusti Botues Bahá'í, Wilmette, Illinois, 1982, f. 454.

2 Po aty, f. 228-9.
3 Po aty, f. 230.
4 Po aty, f. 301.
5 Po aty, f. 203.
6 Po aty, f. 145.

7 'Abdu'l-Bahá, The Secret of Divine Civilization [Sekreti i Qytetërimit Hyjnor], Asambleja Shpirtërore Kombëtare e Bahá'íve të Sh.B.A., 1957, f. 64.

8 'Abdu'l-Bahá, The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], f. 293.

9 Po aty, f. 344-5.
10 Po aty, f. 287.
11 Po aty, f. 318.
12 Po aty, f. 287.
13 Po aty, f. 300.
14 Po aty, f. 132.
15 Po aty, f. 300.

16 Bahá'u'lláh, Fjalët e Fshehura dhe Fjalë Urtie, Asambleja Shpirtërore Kombëtare e Bahá'íve të Shqipërisë, 1996, Pjesa 1 - nga arabishtja, nr. 1

17 Po aty, nr. 2.
18 Po aty, nr. 3.
19 Po aty, nr. 4.
20 Po aty, nr. 5.
21 Po aty, nr. 12.
22 Po aty, nr. 14.
23 Po aty, nr. 27.
24 Po aty, nr. 28.
25 Po aty, nr. 32.
26 Po aty, nr. 43.
27 Po aty, nr. 48.
28 Po aty, nr. 52.

29 Bahá'u'lláh, Fjalët e Fshehura, Pjesa 2 - nga persishtja, nr. 49.

30 Bahá'u'lláh, Fjalët e Fshehura, Pjesa 1 - nga arabishtja, nr. 55.

31 Po aty, nr. 67.
32 Po aty, nr. 68.

33 Bahá'u'lláh, Fjalët e Fshehura, Pjesa 2 - nga persishtja, nr. 3.

34 Po aty, nr. 44.
35 Po aty, nr. 59.
36 Po aty, nr. 64.
37 Po aty, nr. 82.
38 Bahá'u'lláh, Fjalët e Fshehura, Fjalë Urtie,
f. 61-64

39 Bahá'u'lláh, Qëmtime nga Shkrimet e Bahá'u'lláhut, Asambleja Shpirtërore Kombëtare e Bahá'íve të Shqipërisë, 1995, nr. 10.

40 Po aty, nr. 11.

41 Bahá'u'lláh, Kitáb-i-Íqán - Libri i Sigurisë, Asambleja Shpirtërore Kombëtare e Bahá'íve të Shqipërisë, 1998, nr. 104.

42 Bahá'u'lláh, Qëmtime, nr. 1.
43 Po aty, nr. 22.
44 Po aty, nr. 41.
45 Bahá'u'lláh, Kitáb-i-Íqán, nr. 4.
46 Bahá'u'lláh, Qëmtime, nr. 10.
47 Bahá'u'lláh, Kitáb-i-Íqán, nr. 162.

48 Bahá'u'lláh, Tablets of Bahá'u'lláh [Tabelat e Bahá'u'lláhut], Trusti Botues Bahá'í, Wilmette, Illinois, 1988, f. 9-10.

49 Po aty, f. 12-13.
50 Bahá'u'lláh, Qëmtime, nr. 70.
51 Po aty, nr. 106.
52 Po aty, nr. 96.
53 Bahá'u'lláh, Tablets [Tabelat], f. 69.
54 Po aty, f. 34-35.
55 Bahá'u'lláh, Qëmtime, nr. 122.
56 Po aty, nr. 75.
57 Po aty, nr. 153.
58 Po aty, nr. 109.
59 Po aty, nr. 134.
60 Po aty, nr. 153.
61 Po aty, nr. 159.
62 Po aty, nr. 80.
63 Po aty, nr. 99.
63a Po aty, nr. 77.
63b Bahá'u'lláh, Tablets [Tabelat], f. 51-52.
63c Po aty, f. 168.
63d Bahá'u'lláh, Qëmtime, nr. 131.
63e Bahá'u'lláh, Tablets [Tabelat], f. 66-67.

63f Përmbledhur nga Departamenti i Kërkimeve i Shtëpisë Universale të Drejtësisë, Konsultimi, Asambleja Shpirtërore Kombëtare e Bahá'íve të Shqipërisë, Tiranë, 1996, nr. 167.

63g Po aty, nr. 168.
64 Bahá'u'lláh, Qëmtime, nr. 122, nr. 130.
64a Bahá'u'lláh, Tablets [Tabelat], f. 142.

65 'Abdu'l-Bahá, ThePromulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], f. 69.

66 Po aty, nr. 70.
67 Po aty, nr. 11-12.

68 Bahá'u'lláh, 'Abdu'l-Bahá, Bahá'í Revelation [Revelacioni Bahá'í], Trusti Botues Bahá'í, Asambleja Shpirtërore Kombëtare e Bahá'íve të Ishujve Britanikë, Londër, MB, 1970, f. xiii-xiv.

69 Shoghi Effendi, The World Order of Bahá'u'lláh [Rendi Botëror i Bahá'u'lláhut], Trusti Botues Bahá'í, Wilmette, Illinois, 1974, f. 19.

70 Po aty, f. 42.
71 Po aty, f. 42-43.

71a Bahá'u'lláh, Kitáb-i-Aqdas [Qitapi Akdas], Trusti Botues Bahá'í, Wilmette, Illinois, 1982, f. 35.

72 Shoghi Effendi, The World Order of Bahá'u'lláh [Rendi Botëror i Bahá'u'lláhut], f. 35.

72a Po aty, p. 202-204.

73 Bahá'u'lláh, 'Abdu'l-Bahá, Bahá'í Revelation [Revelacioni Bahá'í], f. xiii.

73a Bahá'u'lláh, Kitáb-i-Íqán, nr. 9.
73b Bahá'u'lláh, Qëmtime, nr. 136.

74 Bahá'u'lláh, Bábi, 'Abdu'l-Bahá, Lutje Bahá'í (Një Përzgjedhje Lutjesh Bahá'í), Asambleja Shpirtërore Kombëtare e Bahá'íve të Shqipërisë, bot. i dytë, 2001, f. 3.

75 Po aty, f. 14.
76 Po aty, nr. 47.

77 'Abdu'l-Bahá, Selected Writings [Pjesë të zgjedhura], Shtëpia Universale e Drejtësisë, 1978, nr. 22.

78 Bahá'u'lláh, Bábi, 'Abdu'l-Bahá, Lutje Bahá'í (Një Përzgjedhje Lutjesh Bahá'í), nr. 11.

79 Po aty, nr. 13.
80 Po aty, nr. 18.
81 Po aty, nr. 55.

82 Bahá'u'lláh, Bábi, 'Abdu'l-Bahá, Bahá'í Prayers [Lutje Bahá'í], Trusti Botues Bahá'í, Wilmette, Illinois, 1982, f. 46-47.

83 Bahá'u'lláh, Bábi, 'Abdu'l-Bahá, Lutje Bahá'í (Një Përzgjedhje Lutjesh Bahá'í), nr. 73.

84 Bahá'u'lláh, Bábi, 'Abdu'l-Bahá, Bahá'í Prayers [Lutje Bahá'í], f. 104-105.

85 Po aty, f. 105-106.
86 Bahá'u'lláh, Qëmtime, nr. 138.

87 Bahá'u'lláh, Bábi, 'Abdu'l-Bahá, Bahá'í Prayers [Lutje Bahá'í], f. 122-123.

88 Bahá'u'lláh, Bábi, 'Abdu'l-Bahá, Lutje Bahá'í (Një Përzgjedhje Lutjesh Bahá'í), nr. 60.

89 Bahá'u'lláh, Bábi, 'Abdu'l-Bahá, Bahá'í Prayers [Lutje Bahá'í], f. 141-142.

90 Bahá'u'lláh, Bábi, 'Abdu'l-Bahá, Lutje Bahá'í (Një Përzgjedhje Lutjesh Bahá'í), nr. 61.

90a Po aty, nr. 79.
91 Po aty, nr. 81.

92 Shoghi Effendi, Guidance for Today and Tomorrow [Udhëheqje për sot e për nesër], Trusti Botues Bahá'í, Londër, MB, f. 4-5.

93 Po aty, f. 24.
94 Po aty, f. 5-6.
95 Po aty, f. 11-12.
96 Po aty, f. 6-7.

97 Amatu'l-Bahá Rú(íyyih Khánum, botuar me lejë, 1991.

98 Shoghi Effendi, Guidance for Today and Tomorrow [Udhëheqje për sot e për nesër],

f. 110.
99 Po aty, f. 7, 91.
100 Po aty, f. 8-9.

101 Shoghi Effendi, Bahá'í Administration [Administrimi Bahá'í], Komiteti Botues Bahá'í, Wilmette, Illinois, 1953, f. 88.

101a Shtëpia Universale e Drejtësisë, Constitution of the Universal House of Justice [Kushtetutë e Shtepisë Universale së Drejtësisë], Qendër Botërore Bahá'í, Haifa, 1972, f. 10.

DISA LIBRA BAHÁ'Í
Bahá'u'lláhU DHE EPOKA E RE.
J. E. Esslemont. Bot. i katërt, Tiranë, 1999.
PËRGJIGJE PËR DISA PYETJE.
'Abdu'l-Bahá. Tiranë, 2000.
QËMTIME NGA SHKRIMET E Bahá'u'lláhUT.
Bahá'u'lláh. Tiranë, 1995.
BESIMI BAHÁ'Í, FEJA GLOBALE QË PO NGRIHET.
William Hatcher, Douglas Martin. Tiranë, 2000.
(

Komunitetet Bahá'í zhvillojnë takime jo-zyrtare dhe mbledhje shoqërore, ku të gjithë janë shumë të mirëpritur. Në qoftë se jeni të interesuar të mësoni më tepër për Besimin Bahá'í ose të merrni pjesë në një takim, lutemi merrni kontakt me Qendrën Bahá'í të vendit.

Qendra Kombëtare Bahá'í
Tiranë, Rruga e Dibrës Nr. 59
Tel./Faks 240463/240464
---------------

------------------------------------------------------------

---------------

------------------------------------------------------------

90
1
91

Table of Contents: Albanian :Arabic :Belarusian :Bulgarian :Chinese_Simplified :Chinese_Traditional :Danish :Dutch :English :French :German :Hungarian :Íslenska :Italian :Japanese :Korean :Latvian :Norwegian :Persian :Polish :Portuguese :Romanian :Russian :Spanish :Swedish :Turkish :Ukrainian :