Announcing: BahaiPrayers.net


More Books by Përmbledhje

Asambletë Shpirtërore Lokale
Besueshmëria
Besëlidhja
Direktiva për mësimin
Edukimi Bahá'í
Fondet dhe kontributet Bahá'í
Fuqia e Ndihmës Hyjnore
Gratë
Hukukullahu, e Drejta e Perëndisë
Hukukullahu, Ligji social-ekonomik e shpirtëror i Kitáb-i-Aqdasit (Dr. A.-M. Varqá)
Hukukullahut, Ligji i (Cyrus Alá'í)
Hukukullahut, Një kodifikim i Ligjit të (Departamenti i Kërkimeve)
Jeta e familjës
Konsultimi
Krisa dhe fitorja
Lutje Bahá'í (i vogël)
Lutje Bahá'í
Muzikë
Mësimet për rendin e ri botëror
Mësimi i masave
Ndalimi i pijeve të dëmshme
Njerëzit e shquar
Një jetë e ndershme dhe e shenjtë
Opozitë
Paqe
Përmbledhja e përmbledhjeve
Përmbledhje e Trupës Kontinentale në Evropë
Përsosmëri në të gjitha gjerat
Radio
Rini
Ruajtja e Martesave Bahá'í
Rëndësia e arteve në përhapjen e Besimit
Rëndësia e lutjes, e përsiatjes, dhe e qëndrimit devocional
Shenjtëria dhe natyra e zgjedhjeve
Takimet Bahá'í & Festa e 19 Ditëve
Tek Ai do të kthehemi
Thashetheme; Stimulimi dhe Zhvillimi e Komuniteteve Bahá'í
Transformimi shpirtëror
Të jetosh jetën
Të çojmë përpara hyrjen me trupa
Varrimi Bahá'í
Free Interfaith Software

Web - Windows - iPhone








Përmbledhje : Jeta e familjës
JETA E FAMILJËS
Janar 1982
Përmbledhur nga: Departamenti i Kërkimeve
të Shtëpisë Universale të Drejtësisë
Nga Shkrimet e Bahá'u'lláhut:

818. I bekuar është trualli, dhe shtëpia, dhe vendi, dhe qyteti, dhe zemra, dhe mali, dhe streha, dhe guva, dhe lugina, dhe toka, dhe deti, dhe ishulli, dhe livadhi, ku emri i Perëndisë është përmendur, dhe lëvdata e Tij është lartësuar.

(Një përzgjedhje: Lutje Bahá'í, Shkrime të Shenjta, f. 3)

819. Prindërit duhet të bëjnë çdo përpjekje për t'i rritur fëmijët e tyre që të jenë fetarë, sepse po të mos e arrijnë fëmijët këtë stoli më të madhe, ata nuk do t'u binden prindërve të tyre, që në njëfarë kuptimi do të thotë të mos i binden Perëndisë. Me të vërtetë, fëmijë të tillë nuk do të kenë konsideratë për askënd dhe do të bëjnë ashtu si t'u dojë qejfi.

(Edukimi Bahá'í, #14:2)

820. Unë ia këshilloj çdo biri t'i shërbejë atit të tij. Kështu e dekretova Unë këtë komandë në Libër.

(Nga Pyetje dhe Përgjigje - përkthyer nga Arabishtja)

821. Frutet e pemës së ekzistencës janë besueshmëria, besnikëria, vërtetësia dhe pastërtia. Pas njohjes së njëshmërisë së Sundimtarit, i lartësuar qoftë Ai, më e rëndësishmmja e të gjithë detyrave është të kesh konsideratën e duhur për të drejtat e prindërve të tu. Kjo çështje është përmendur në të gjithë Librat e Zotit. ...

(Nga një Tabelë - e përkthyer nga Persishtja dhe Arabishtja)

822. E bekuar është shtëpia që e ka arritur Mëshirën Time të brishtë, në të cilën festohet Kujtimi Im, dhe e cila fisnikërohet nga prezenca e të dashurve të mi, që e kanë shpallur lavdërimin Tim, mbahen fort pas kordës së mirësisë Sime dhe nderohen duke kënduar vagjet e Mia. Në të vërtetë ata janë shërbëtorët e ekzaltuar të cilët Zoti i ka lartësuar në Qayy£mu'l-Asm ' dhe në shkrime të tjera. Në të vërtetë Ai është Gjithë-dëgjuesi, Përgjigje-kthyesi, Ai i Cili i percepton të gjitha gjërat.

(Nga një Tabelë - e përkthyer nga Arabishtja)

823. Këto fjalë të bekuara u shqiptuan prej gjuhës së Madhështisë në Tokën e Misterit,1 e lartësuar dhe e glorifikuar është ligjërata e Tij:

Njëra prej karakteristikave më dalluese të këtij Dispensacioni kaq të madh është ngjashmëria e atyre që e kanë njohur dhe e kanë përqafuar të vërtetën e kësaj Shfaqjeje dhe, në lavdinë e emrit të Tij, të Sundimtarit sovran, kanë pirë verën e zgjedhur nga kupa e dashurisë së Zotit të vetëm të vërtetë, të cilët pas vdekjes, nëse janë në dukje jobesimtarë, do të vishen mirësisht me faljen hyjnore dhe do të marrin pjesë në oqeanin e Mëshirës së Tij.

Kjo bujari, sidoqoftë, do t'u garantohet vetëm personave të tillë që nuk i kanë shkaktuar dëme Atij, i Cili është e Vërteta Sovrane, as nuk i kanë dëmtuar të dashurit e Tij. Kështu u përcaktua prej Atij i Cili është Sundimtari i Fronit në Lartësi dhe Sundues i kësaj bote dhe i botës që vjen.

(Nga një Tabelë - përkthyer nga Persishtja)

824. Unë bëra që ti të kthehesh në shtëpinë tënde, si dhuratë e mëshirës Time për nënën tënde, përderisa Unë e gjeta atë të pushtuar nga mjerimi. Unë të kam këshilluar ty në Libër "të mos adhurosh asnjë përveç Zotit dhe të tregosh mirësi kundrejt prindërve të tu".2 Kështu ka folur Zoti i vetëm i vërtetë dhe dekreti u plotësua nga i Gjithëfuqishmi, nga i Gjithëmençuri. Si rrjedhim Unë bëra që ti të kthehesh tek ajo dhe tek motra jote, që sytë e nënës tënde të çeleshin dhe që ajo të ishte mirënjohëse.

Them, O njerëzit e mi! Tregoni nderim ndaj prindërve tuaj dhe u bëni homazhe atyre. Kjo do të bëjë që bekimet të zbresin mbi ju prej reve të bujarisë së Sundimtarit tuaj, i Lartësuari, i Madhi.

Kur unë mësova për trishtimin e saj, Unë të drejtova ty të kthehesh tek ajo, si shenjë mëshire për ty prej prezencës Sime dhe, si një qortim për të tjerët.

Kujdes se mos ju bëni atë që do t'i trishtojë zemrat e nënave dhe të etërve tuaj. Ndiqni ju shtegun e së Vërtetës i cili me të vërtetë është një shteg i drejtë. Nëse dikush do t'iu linte të zgjidhni midis për të më bërë një shërbim Mua apo atyre, zgjidhni t'i shërbeni atij, dhe një shërbimi tillë le të jetë një rrugë që të çon tek unë. Ky është këshillimi Im dhe komanda për ju. Zbatoje, pra, atë që Sundimtari i Fuqishmi, i Miri e ka përshkruar për ty.

(Nga një Tabelë - e përkthyer nga Arabishtja)
Nga Shkrimet e Bábit:

825. Eshtë e mirë që shërbëtori, pas çdo lutje, t'i lypë Zotit që t'u japë falje dhe mëshirë prindërve të tij. Kështu që thirrja e Zotit do të ngrihet:"Mijëra e mijëra prej atyre që ke kërkuar për prindërit e tu do të bëhen rikompensimet e tua!" I bekuar është ai që i kujton prindërit e tij kur komunikon me Zotin. Nuk ka, në fakt, tjetër Zot, përveç Atij, i Fuqishmi, i Shumëdashuri.

(Selections from the Writings of the Báb [Seleksione nga Shkrimet e Bábit], bot. i. rev. (Haifa: Qendra Botërore Bahá'í, 1982), f. 94)

826. O Zoti im! Vërshimi i bujarisë dhe i bekimeve të tua le të zbresë mbi shtëpitë e personave që e përqafuan Besimin Tënd, si simbol e Mirësisë tënde dhe si shenjë e dashamirësisë të Prezencës tënde,

(Selections from the Writings of the Báb [Seleksione nga Shkrimet e Bábit], f. 200)

Nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit:

827. Për sa i përket terminologjisë që Unë përdor në letrën time, duke të ftuar të shenjtërosh veten në shërbim të Kauzës së Perëndisë, kuptimi i saj është ky: Përqendro mendimet e tua në mësimin e Besimit. Vepro ditë e natë sipas mësimeve, këshillave dhe udhëzimeve të Bahá'u'lláhut. Kjo nuk e pengon martesën. Ti mund të marrësh një burrë dhe në të njëjtën kohë t'i shërbesh Kauzës së Perëndisë; njëra nuk e përjashton tjetrën. Dije vlerën e këtyre ditëve; mos e lër këtë rast të të ikë nga duart. Lutju Zotit të të bëjë një qiri të ndritshëm, që të udhëheqësh një mori të madhe njerëzish përmes kësaj bote të errët.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e `Abdu'l-Baháit, #64:3)

828. Për masën e njerëzve, martesa është lidhje fizike, dhe ky bashkim mund të jetë vetëm i përkohshëm përderisa kjo lidhje është e paradestinuar të përfundojë me një ndarje fizike.

Midis njerëzve Bahá'í sidoqoftë, martesa duhet të jetë një bashkim si i trupit ashtu dhe i shpirtit, sepse si burri dhe gruaja janë eksituar nga e njëjta verë, të dy janë dashuruar pas së njëjtës Fytyrë të pashoqe, të dy jetojnë e veprojnë përmes së njëjtës frymë, të dy janë të ndriçuar nga e njëjta lavdi. Kjo lidhje midis tyre është shpirtërore, për rrjedhojë është një lidhje që do të vazhdojë përgjithmonë. Po kështu, ata gëzojne lidhje të forta e të qëndrueshme në botën fizike, sepse meqë martesa është e bazuar si në shpirt dhe në trup, ky është një bashkim i vërtetë dhe si i tillë do të jetë i vazhdueshëm. Në rast se kjo lidhje është thjesht fizike e asgjë më shumë, është e sigurtë që ajo do të jetë vetëm e përkohshme dhe do të përfundojë në mënyrë të pashmangshme në ndarje.

Prandaj kur njerëzit e Baháit vendosin të martohen, bashkimi duhet të jetë një marrëdhënie e vërtetë, një përputhje si shpirtërore ashtu edhe fizike, në mënyrë që gjatë çdo faze të jetës dhe në të gjitha botët e Perëndisë bashkimi i tyre të jetë i qëndrueshëm; sepse kjo njëshmëri reale është një rrezatim i dashurisë së Perëndisë.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e `Abdu'l-Baháit, #84:2-4)

829. Martesa Bahá'í është angazhimi i të dy palëve ndaj njëri-tjetrit dhe lidhja e ndërsjelltë e mendjes dhe e zemrës midis tyre. Secili duhet, sidoqoftë, të ushtrojë kujdesin më të madh për t'u njohur plotësisht me karakterin e tjetrit, që besëlidhja e tyre të vazhdojë përgjithmonë. Qëllimi i tyre duhet të jetë : të bëhen shokë jete të dashur dhe të shkrihen në njëri-tjetrin si një trup i vetëm në jetë të jetëve ...

Martesa e vërtetë e Bahá'íve është që burri dhe gruaja të jenë të bashkuar si fizikisht dhe shpirtërisht, që ata vazhdimisht të përmirësojnë jetën shpirtërore të njëri-tjetrit dhe të gëzojnë unitet të përjetshëm në të gjitha botët e Perëndisë. Kjo është martesa Bahá'í.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e `Abdu'l-Baháit, #86:1-2)

830. Dhe mbi gjithë bashkimet e tjera është ai midis qenieve njerëzore, veçanërisht kur ndodh me dashurinë për Perëndinë. Në këtë mënyrë bëhet e dukshme njëshmëria kryesore, kështu shtrihet themeli i dashurisë në shpirt.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e `Abdu'l-Baháit, #87:2)

831. Gruaja tënde nuk është në harmoni me ty, por qoftë lavdërimi me Perëndinë, Bukuria e Bekuar është e kënaqur me ty dhe po derdh përmbi ty bujari dhe bekimet më të mëdha. Por, megjithatë, provo të jesh i duruar me gruan, që ndoshta transformohet dhe zemra e saj ndriçohet.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e `Abdu'l-Baháit, #89:2)

832. Për sa i përket burrit tënd të respektuar: është detyra tënde ta trajtosh me mirësi të madhe, të marrësh parasysh dëshirat e tij dhe të jesh pajtuese me të gjatë gjithë kohës, deri sa ai të shohë që për shkak se ti e ke drejtuar veten drejt Mbretërisë së Perëndisë, ëmbëlsia për të dhe dashuria për Perëndinë veçse është shtuar, ashtu si interesimi yt për dëshirat e tij në çdo rrethanë.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e `Abdu'l-Baháit, #91:2)

833. O ju dy besimtarë të Perëndisë! Zoti, i pashoq është Ai, ka bërë gruan dhe burrin të rrojnë me njëri-tjetrin në shoqërinë më të ngushtë dhe për të qenë, bile, si një shpirt i vetëm. Ata të dy ndihmojnë njëri-tjetrin, janë dy miq të ngushtë, që duhet të shqetësohen për mirëqenien e njeri-tjetrit.

Në qoftë se jetojnë kështu, ata do të kalojnë përmes kësaj bote me kënaqësi të përkryer, të lumtur, me paqe në zemër dhe do të bëhen objekt i hirit e pëlqimit hyjnor të Mbretërisë së qiellit. Por në qoftë se veprojnë ndryshe, ata do ta kalojnë jetën e tyre me hidhërim të madh, duke dëshiruar çdo çast vdekjen e do të jenë faqenxirë në mbretërinë qiellore.

Përpiquni, atëherë, të rroni me njëri-tjetrin shpirt e zemër si dy pëllumba në fole, sepse kjo do të thotë të jesh i bekuar në të dyja botët.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e `Abdu'l-Baháit, #92:1-3)

834. O ju nëna të dashura, dijeni se në sytë e Perëndisë mënyra më e mirë për ta adhuruar Atë është të edukoni fëmijët dhe t'i ushtroni ata në të gjitha përsosuritë e gjinisë njerëzore; një vepër më fisnike se sa kjo as që mund të përfytyrohet.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e `Abdu'l-Baháit, #114:1)

835. O i shtrenjti i 'Abdu'l-Baháit! Qofsh bir i Bábait dhe qofsh fryt i asaj peme. Qofsh bir që është lindur prej shpirtit dhe zemrës së tij dhe jo vetëm prej uji dhe balte. Një bir i vërtetë është i tillë pasi është degëzuar nga pjesa shpirtërore e njeriut. Unë i kërkoj Perëndisë që ti gjatë gjithë kohës qofsh i provuar dhe i forcuar.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e `Abdu'l-Baháit, #117:1)

836. Vini re se sa lehtë rregullohen punët në një familje ku ka unitet, se çfarë përparimi bëjnë pjestarët e kësaj familjeje dhe si atyre u shkon mbarë në botë. Punët e tyre janë në rregull, ata gëzojnë rehati e qetësi, janë të sigurtë, kanë një pozitë të garantuar, të gjithë i kanë zili. Një familje e tillë përmirëson nga dita në ditë gjendjen dhe nderin e saj.

(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e `Abdu'l-Baháit, #221:9)

837. Qetësoje nënën tënde dhe përpiqu të bësh atë që e çon në lumturi zemrën e saj. ...

(Tablets of `Abdu'l-Bahá Abbas [Tabela të `Abdu'l-Bahá Abbasit], vëll. 1 (Çikago: Komiteti Botues Bahá'í, 1930), f. 74)

838. Jepi mallin dhe përshëndetjet e mia për ngushëllimin e syrit tënd,3 në fakt unë i dua ata që të dy, ashtu si një Bába i dhembshur i do fëmijjët e tij. Sa për ty. të kesh për ta një dashuri të madhe dhe të bësh maksimumin për t'i mësuar ata kështu që ata të mund të rriten nëpërmjet qumshit të dashurisë së Zotit,sepse është detyra e prindërve që t'i mësojnë mirë dhe në tërësi fëmijët e tyre.

Ka gjithashtu disa detyra të shenjta për fëmijët kundrejt prindërve, detyra që janë shkruar në Librin e Zotit, që i përkasin Zotit. Mirëqenia [e fëmijëve] në këtë botë dhe në Mbretëri varet nga kënaqësia e mirë e prindërve, dhe pa këtë ata do të jenë në humbje të dukshme.

(Tablets of `Abdu'l-Bahá Abbas [Tabela të `Abdu'l-Bahá Abbasit], vëll. 2 (Çikago: Komiteti Botues Bahá'í, 1930), f. 362-63)

839. Sa për pyetjen tënde në lidhje me burrin dhe gruan, lidhja në mes tyre dhe fëmijëve u jepet atyre prej Zotit: Dije ti, me të vërtetë, bashkëshorti është i kthyer sinqerisht nga Zoti, i zgjuar prej thirrjes së mrekullisë së El-Bahá dhe i këndon vargjet e Njëshmërisë në asambletë e mëdha; gruaja është një qënie që dëshiron të mbulohet dhe i kërkon atributet e Zotit dhe emrat e Tij; dhe lidhja në mes tyre nuk është gjë tjetër veç Fjala e Zotit. Në të vërtetë, ajo [Fjala e Zotit] bën që turmat të mblidhen dhe të veçuarit të bashkohen. Kështu burri dhe gruaja çohen në afinitet, bashkohen dhe harmonizohen, tamam sikur të ishin një person. Nëpërmjet bashkimit të tyre të dyanshëm; sjoqërisë dhe dashurisë prodhohen rezultete të mëdha në botën materiale dhe shpirtërore. Materiali shpirtëror është dalja e mrekullive hyjnore. Rezultati material janë fëmijët që lindin në djepin e dashurisë së Zotit, që ushqehen nga gjiri i dijenisë së Zotit, që rriten në gjoksin e dhuntisë së Zotit dhe që forcohen në gjunjët e Zotit që i stërvit. Fëmijë të tillë janë ata për të cilët Krishti tha, "Në të vërtetë ata janë fëmijët e Mbretërisë!"

(Tablets of `Abdu'l-Bahá Abbas [Tabela të `Abdu'l-Bahá Abbasit], vëll. 3 (Çikago: Komiteti Botues Bahá'í, 1930), f. 605-06)

840. Miqtë e Zotit duhet të jenë kaq të gjallë dhe të sjellshëm dhe të tregojnë qartë një karakter dhe qëndrim të tillë të shkëlqyer, sa t'i habisin të tjerët. Dashuria në mes burrit e gruas nuk duhet të jetë thjesht fizike, por, më mirë, duhet të jetë shpirtërore dhe qiellore. Këta dy persona duhet të konsiderohen si një i vetëm. Sa e vështirë do të ishte ta ndaje një person të vetëm! Jo vetëm kaq, por e madhe do të ishte vështirësia!

Shkurtimisht, themeli i Mbretërisë së Zotit bazohet mbi harmoninë dhe dashurinë, njëshmërinë, marrëdhënien dhe bashkimin, jo vetëm mbi diferencat, veçanërisht midis burrit e gruas....

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

841. Ju keni pyetur nëse një burrë mund të jetë i aftë ta pengojë gruan e tij nga përqafim i dritës hyjnore, apo një grua ta largojë bashkëshortin e saj nga fitimi i hyrjes për në Mbretërinë e Zotit. Në të vërtetë, asnjëri prej tyre nuk mund ta pengojë tjetrin nga hyrja në Mbretëri, në qoftë se burri nuk ka një lidhje të tepruar me gruan dhe gruaja e bashkëshortin. Në të vërtetë, kur ndonjëri prej të dyve e adhuron tjetrin gjer në përjashtimin e Perëndisë, atëhere secili mund ta pengojë tjetrin nga kërkimi i pranimit i hyrjes në Mbretërinë e Tij.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Arabishtja)

842. Unë i kërkoj Zotit që mirësisht ta bëjë shtëpinë tënde qendër për përhapjen e dritës së udhëzimit hyjnor, për përhapjen e Fjalëve të Zotit dhe për ndezjen gjithmonë të zjarrit të dashurisë në zemrat e shërbëtorëve dhe të shërbetëtoreve të tij besnikë. Dije ti me siguri se çdo shtëpi në të cilën himni i lavdërimit është ngritur për Mbretërinë e Lavdisë në festim të Emrit të Zotit, është me të vërtetë një shtëpi qiellore dhe njëri prej kopshteve të zbavitjes në parajsën e Zotit.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Arabishtja)

843. Nëse ti do të tregoje mirësi dhe konsideratë ndaj prindërve të tu kështu që ata të ndihen të kënaqur në përgjithësi, kjo gjithashtu do të më kënaqë Mua, sepse prindërit duhet të respektohen shumë dhe është esenciale që ata të jenë të kënaqur, me kusht që ata të mos të të pengojnë nga hyrja në Pragun e të Gjithëfuqishmit, as të të ndalojnë nga ecja në rrugën e mbretërisë. Në të vërtetë u përket atyre të të inkurajojnë të të nxisin ty në këtë drejtim.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

844. O Sundimtar! Në këtë Dispensacion më të Madh, ti e pranon lutjen e fëmijëve në emër të prindërve të tyre. Kjo është njëra prej dhuratave të pafundme speciale të këtij Dispensacioni. Si rrejdhim, O ti Sundimtar i mirë, pranoje kërkesën e Shërbëtorit tënd në pragun e njëshmërisë Tënde dhe zhyte atin e tij në oqeanin e mirësisë Tënde, sepse ky bir u ngrit të të bëjë Ty shërbim dhe po bën përpjekje vazhdimisht në shtegun e dashurisë Tënde. Në të vërtetë, Ti je Dhënësi, Falësi dhe i Miri!

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

845. Trajtoi të gjithë miqtë dhe kushërinjtë bile dhe të huajt me shpirtin e dashurisë dhe të mirësisë më të madhe.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

846. Ushtrojeni vetveten, që ju të aftësoheni të kërkoni virtute të tilla që do t'iu nderojnë dhe do t'iu veçojnë ju në mes të të gjitha grave. Me siguri, nuk ka kryelartësi dhe lavdi më të madhe për një grua sesa të jetë shërbëtore në Oborrin e madhështisë së Zotit; dhe cilësitë që do t'ia bëjnë të merituar këtë pozitë janë zemra e gatshme dhe e zgjuasr; një bindje e fuqishme në unitetin e Zotit, i Pashoku, një dashuri e ndjerë zemre për të gjitha shërbëtoret e Tij; pastërtia e panjollë dhe ndershmëria; bindja dhe konsiderata për burrin e saj; kujdesi për edukimin dhe ushqimin e fëmijëve të saj; gjakftohtësia, qetësia, dinjiteti dhe vetëkontrolli; zelli në lavdëriomin e Zotit dhe adhurimi i Tij, natën dhe ditën; qëndrueshmëria dhe palëkundshmëria në Besëlidhjen e Tij të shenjtë; dhe zjarri i madh; entuziasmi dhe përkushtimi ndaj Kauzës së Tij....

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

847. Në lidhje me pyetjen tënde rreth konsultimit të Bábait me të birin, ose të birit me atin e tij, në çështjet e zanatit dhe të tregëtisë, konsultimi është njëri prej elementëve bazë të themelit të Ligjit të Zotit. Një konsultim i tillë sigurisht që është i pranueshëm, qoftë në mes atit dhe birit, apo në mes të të tjerëve. Nuk ka asgjë më të mirë se kjo. Njeriu do të konsultohet në të gjitha gjërat, sepse kjo do ta çojë atë në thellësitë e secilit problem dhe do ta aftësojë atë që ta gjejë zgjidhjen e drejtë.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

848. Vëllai yt i dashur shkruan dhe i përmend emrat tuaj dhe të lavdëron dhe të ngre lart ty. Vër re sesa të adhuron ai dhe se ai të do ty. Kështu duhet të jetë një vëlla, kaq i dashur dhe shpirtngritës, ndryshe nga vëllai i 'Abdu'l-Baháit, që është më i hidhur.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

849. Ati, Bábai gjithmonë duhet ta edukojë birin e tij dhe ta njohë atë me mësimet qiellore. Ai duhet ta këshillojë dhe ta nxisë atë vazhdimisht, t'i mësojë atij sjelljen dhe karakterin e duhur ta aftësojë atë për të marrë edukim në shkollë, që të instruktohet në arte dhe shkenca siç është e dobishme dhe e nevojshme. Shkurtimisht, le të instalojë në mendjen e tij virtutet dhe perfeksionet e njerëzimit të botës. Mbi të gjitha ai duhet t'ia përsërisë mendjes së tij kujtimin e Zotit, kështu që venat e tij trokitëse dhe arteret të mund të pulsojnë me dashurinë e Zotit.

Biri, nga ana tjetër, duhet të tregojë bindjen më të madhe kundrejt atit të tij, dhe duhet të sillet si një shërbëtor i përulur dhe i nënshtruar.Ditë dhe natë ai duhet të kërkojë me zell të sigurojë rehatinë dhe mirëqenien e Bábait të tij të dashur dhe të sigurojë kënaqësinë e tij të mirë. Ai duhet ta lërë rehatinë dhe gëzimin e tij dhe të përpiqet vazhdimisht t'u sjellë kënaqësi zemrave të atit dhe të nënës së tij, që prej saj ai të mund të arrijë kënaqësinë e të gjithëfuqishmit dhe të ndihmohet mirësisht nga ushtritë e papara.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

850. Mbaje burrin tënd të dashur dhe gjithmonë paraqit një temperament miqësor kundrejt tij, nuk ka rëndësi sesa i nxehur është ai. Edhe nëse dashamirësia jote e bën atë edhe më të ashpër; manifesto edhe më shumë mirësi, butësi, ji më e dashur dhe toleruese ndaj veprimeve mizore dhe keqtrajtimit të tij.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)
Nga Fjalët e 'Abdu'l-Baháit:

851. Larmia e cilësive të trashëguara vjen nga forca ose dobësia e konstruktit - domethënë kur të dy prindërit janë të dobët, fëmijët do të jenë të dobët; në qoftë se ata janë të fortë, fëmijët do të jenë të fuqishëm. Po kështu, pastërtia e gjakut ka ndikim të madh; sepse fara e pastër është si lloji më i zgjedhur që ekziston në bimët e në kafshët. Për shembull, ju e shihni se fëmijët e lindur nga Bába e nënë të dobët e të pafuqishëm do të kenë nga natyra konstrukt të brishtë e nerva të dobët; ata do të sëmuren e nuk do të kenë as durim, as qëndrueshmëri, as vendosmëri, as këmbëngulje, dhe do të jenë të nxituar; sepse fëmijët trashëgojnë dobësinë e pafuqinë e prindërve të tyre.

Veç kësaj, një bekim i veçantë u jepet disa familjeve e disa brezave. Kështu, është një bekim i veçantë që të gjithë Profetët e bijve të Izraleit kanë ardhur nga pasardhësit e Abrahamit. Ky është një bekim që Perëndia ia ka dhuruar kësaj breznie: Moisiut nga i ati dhe e ëma, Krishtit në linjën e nënës së tij; po kështu Muhametit e Bábit dhe të gjithë Profetëve e Manifestimeve të Shenjta të Izraelit. Bukuria e Bekuar4 është gjithashtu një pasardhës i linjës së Abrahamit, sepse Abrahami kishte edhe djem të tjerë veç Ishmaelit e Isakut, të cilët në ato kohë emigruan në tokat e Persisë e të Afganistanit, dhe Bukuria e Bekuar është një prej pasardhësve të tyre.

Nga kjo shihet qartë se karakteri i trashëguar gjithashtu ekziston dhe në një shkallë të tillë saqë, në rast se karakteret nuk janë në pajtim me origjinën e tyre, ata megjithëse i përkasin fizikisht asaj linje, shpirtërisht nuk konsiderohen anëtarë të familjes, si Kanaani5, që nuk llogaritej se ishte i racës së Nojit.

('Abdu'l-Bahá, Përgjigje për disa pyetje, #57:5-7)

852. Edhe Bábai e nëna përballojnë shqetësimet e vështirësitë më të mëdha për fëmijët e tyre; dhe shpesh, kur fëmijët kanë arritur moshën e pjekurisë, prindërit shkojnë në botën tjetër. Rrallë ndodh që një Bába e një nënë ta shohin në këtë botë shpërblimin për kujdesin e shqetësimet që kanë përjetuar për fëmijët e tyre. Prandaj fëmijët, në këmbim të këtij kujdesi e shqetësimi, duhet të tregohen bamirës e shpirtmirë dhe të kërkojnë ndjesë e falje për prindërit e tyre. Kështu, në këmbim të dashurisë e të mirësisë së treguar nga ati juaj, ju duhet t'u jepni të varfërve për hir të tij dhe, me nënshtrimin e përulësinë më të madhe, të luteni për ndjesë e falje të mëkateve dhe të kërkoni mëshirën supreme.

('Abdu'l-Bahá, Përgjigje për disa pyetje, #62:5)

853. Nëse dashuria dhe marrëveshja manifestohen në një familje të vetme, kjo familje do të avancojë, do të bëhet e ndriçuar dhe shpirtërore; por nëse armiqësia dhe urretja ekzistojnë përbrenda saj, shkatërrimi dhe shpërndarja janë të pa evitueshme. ...

('Abdu'l-Bahá, The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], bot. i dytë, (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1982), f. 144-45)

854. Sipas mësimeve të Bahá'u'lláhut, familja, duke qenë një njësi njerëzore, duhet të edukohet sipas rregullave të shenjtërisë. Të gjitha virtutet duhet të mësohen në familje. integriteti i lidhjes familjare duhet të kihet vazhdimisht parasysh, dhe të drejtat e anëtarëve individualë nuk duhet të shkelen. Të drejtat e birit, të atit, të nënës - asnjëra prej tyre nuk duhet shkelur, asnjëra prej tyre nuk duhet të jetë arbitrare. Ashtu si i biri ka detyrime të caktuara ndaj të atit të vet, Bábai ka, po ashtu, detyrime të caktuara ndaj të birit të vet. Nëna, motra dhe anëtarët e tjerë të shtëpisë kanë privilegjet e tyre të caktuara. Të gjitha këto të drejta dhe privilegje duhet të respektohen, kështu që do të mbahet uniteti i familjes. Dëmtimi i njërit do të konsiderohet dëmtimi i të gjithave; rregullimi i njërit - rregullimi i të gjithave; nderimi ndaj njërit - nderimi ndaj të gjithave.

('Abdu'l-Bahá, The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], f. 168)

855. Fëmija nuk duhet të shtypet apo të censurohet ngaqë është i pazhvilluar; por duhet stërvitur me durim...

('Abdu'l-Bahá, The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], f. 180-81)

856. Kur ju doni një pjesëtar të familjes suaj ose një bashkatdhetar, le të bëhet kjo me një rreze të Dashurisë së Pakufishme! Le të jetë kjo në Perëndinë dhe për Perëndinë! Kudo që gjeni atributet e Perëndisë duajeni atë person, i familjes suaj apo i një tjetre qoftë. ...

('Abdu'l-Bahá, Bisedat e Parisit, #9:21)

857. Kjo është me të vërtetë një shtëpi Bahá'í. Sa herë gjendet një shtëpi, ose vend-takimi, e tillë, i jepet një ndihmë shumë e madhe zhvillimit të përgjithshëm të qytetit e të vendit të cilit i përket. Ajo inkurajon rritjen e diturisë e të shkencës dhe është e dobishme për frymën shpirtërore intensive e për dashurinë që përhap midis popujve.

('Abdu'l-Bahá, Bisedat e Parisit, #24:1)

858. Konsidero efektete e dëmshme të mosharmonisë dhe të sherrit në një familje; pastaj reflekto për favoret dhe bekimet që zbresin mbi atë familje, kur uniteti ekziston në mes të anëtarëve të saj të ndryshëm. Çfarë përfitimesh dhe bekimesh të pallogaritshme do të zbresin mbi familjen e madhe njerëzore, nëse uniteti dhe vëllazëria vendoseshin! Në këtë shekull, kur rezultatet dobiprurëse të unitetit dhe efektet e këqia të mosharmonisë janë qartësisht të dukshme, mjetet për arritjen dhe përsosjen e miqësisë njerëzore kanë dalë në botë. Shenjtëria e tij Bahá'u'lláhu shpalli dhe solli rrugën nëpërmjet së cilës armiqësia dhe sherri mund të hiqen nga bota njerëzore. Ai nuk la mundësi apo kushte për përleshje dhe mosmarrëveshje. Së pari ai shpalli njëshmërinë e njerëzimit dhe mësimet e specializuara fetare për kushtet ekzistuese njerëzore.

(Nga një Tabelë e botuar në Star of the West [Ylli i Perëndimit], vëll. 17, nr. 7 (Tetor 1926), f. 232)

859. Shtëpia ime është një shtëpi e paqes. Shtëpia ime është shtëpia e gëzimit dhe e zbavitjes. Shtëpia ime është shtëpia e të qeshurës dhe e emocioneve. Cilido që hyn nëpër portat e kësaj shtëpie, duhet të dalë me zemër të kënaqur. Kjo është shtëpia e dritës; cilido që hyn këtu duhet të bëhet i ndriçuar....

(Nga një Tabelë e botuar në Star of the West [Ylli i Perëndimit], vëll. 9, nr. 3 (28 prill 1918), f. 40)

860. Eshtë shumë e rëndësishme për njeriun që të rrisë një familje. Për sa kohë sa ai është i ri, për shkak të vetëkënaqësisë ai nuk e kupton rëndësinë e saj, por kjo do të bëhet një veprim keqardhjeje kur ai do të plaket... Në këtë Kauzë të lavdishme, jeta e një çifti të porsamartuar duhet t'i ngjasojë jetës së engjëjve në qiell - një jetë plot me gëzim dhe me zbavitje shpirtërore; një jetë e unitetit dhe e harmonisë, një miqësi edhe mendore edhe fizike. Shtëpia duhet të jetë e rregulluar dhe e mirë organizuar. Idetë e mendimet e tyre duhet të jenë si rrezet e diellit të së vërtetës dhe ndriçimi i yjeve të shkëlqyeshëm në qiej. Ashtu si dy zogj, ata duhet të cicërojnë meloditë përmbi degët e pemës së shoqërisë dhe të harmonisë. Ata gjithmonë duhet të jenë të mbushur me gëzim dhe kënaqësi dhe të jenë një burim lumturie për zemrat e të tjerëve. Ata duhet t'u japin shembull shokëve të tyre, të manifestojnë një dashuri të vërtetë dhe të sinqertë kundrejt njëri-tjetrit dhe të edukojnë fëmijët e tyre në një mënyrë të tillë që ta rrisin famën dhe lavdinë e familjes së tyre.

(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)

Nga letrat e shkruara prej Shoghi Effendiut për besimtarët individuale:

861. Unë iu nxis ju që të përqëndroheni për njëfarë kohe mbi ato mjete që ju mendoni se përfundimisht do të sigurojnë vullnetin e mirë, tolerancën dhe simpatinë e bashkëshortit tuaj. Trego ndaj tij dashamirësinë dhe konsideratën më të madhe, dhe përpiqu, në momentin e duhur që ta bësh atë ta kuptojë qëllimin dhe shpirtin e Besimit. Unë do të lutem për suksesin e përpjekjeve tua në lidhje me këtë dhe e dëshiroj lumturinë tuaj me gjithë zemër.

(Në dorëshkrimin e Shoghi Effendiut, shtuar në letrën e datës 20 mars 1928, shkruar në emër të një besimtari individual)

862. Unë nuk përmbahem, prej dashurisë sime të madhe dhe prej simpatisë për ty, pa shtuar vetë disa fjalë me qëllim që të ta ngulisë në mendje nevojën për të treguar vazhdimisht, vëmendje, konsideratë dhe dashuri të madhe për bashkëshortin tënd të dashur dhe të respektuar. Unë kam shpresë të madhe se nga qëndrimi dhe konsiderata jote për të do të varet pranimi i tij përfundimtar i Kauzës të cilën ju e doni kaq shumë dhe i shërbeni kaq mirë. Simpatia ime e thellë është me ju në punët tuaja shtëpiake të cilat unë e di se peshojnë rëndë mbi zemrën tënde. Unë do të vazhdoj të lutem për ju nga thellësitë e zemrës time. Unë lutem që ju të mund të arrini në aktivitetet tuaja të shumëfishta atë që dëshiron më shumë zemra juaj.

(Në dorëshkrimin e Shoghi Effendiut, shtuar në një letër të datës 20 dhjetor 1928, shkruar në emër të tij për një besimtar individual)

Nga letrat e shkruara në emër të Shoghi Effendiut:

(Ato që pasojnë janë nga letrat për besimtarët individualë nëse nuk deklarohet ndryshe.)

863. Kur një diferencë e tillë në opinione dhe në besim ndodh në mes të burrit e gruas, është një fat i keq, sepse pa dyshim ai largon atë lidhje shpirtërore që është forca e lidhjes familjare, veçanërisht në kohë vështirësish. Rruga, sidoqoftë, për ta kuruar atë nuk bëhet duke vepruar në mënyrë të tillë që të largohesh nga ana tjetër. Njëri prej objekteve të Kauzës është, në fakt, ta shtosh afërsinë e lidhjes midis shtëpive. Në të gjitha rastet e tillla, pra, zotëria këshillonte bindjen ndaj dëshirave të grupit tjetër dhe lutjen. Lutu që burri yt të mund ta shikojë gradualisht dritën dhe në të njëjtën kohë vepron në mënyrë të tillë që ta tërheqësh atë më pranë, në vend që të paragjykosh për të. Sapo harmonia sigurohet, atëhere ti do të jesh e aftë të shërbesh e pa penguar.

(15 korrik 1928)

864. Nën rrethanat e tilla Mjeshtri u kërkonte mikeshave të ishin të bollshme në dashurinë e tyre dhe të bëheshin jashtëzakonisht të bindura ndaj bashkëshortëve të tyre. Individë të tillë duhet të shikojnë nëpërmjet veprave se Kauza nuk ka ardhur për të thyer lidhjet familjare, por për t'i forcuar ato; nuk ka ardhur për të eliminuar dashurinë, por për ta forcuar atë; nuk u krijua për t'i dobësuar institucionet shoqërore, por për t'i forcuar ato.

(14 tetor 1928)

865. Sigurisht Shoghi Effendi do të dëshirojë t'iu shikojë ju dhe miqtë e tjerë duke ia dedikuar tërë kohën e tyre dhe energjinë Kauzës, sepse ne kemi shumë nevojë për punonjës kompetentë, por shtëpia është një institucion që Bahá'u'lláhu erdhi ta fuqizojë dhe jo ta dobësojë. Shumë gjëra të gabuara kanë ndodhur në shtëpitë Bahá'í pikërisht nga neglizhimi i kësaj çështjeje. Shërbejini Kauzës por gjithashtu kujtoni detyrat tuaja ndaj shtëpive tuaja. U përket ju të gjeni balancën dhe të shikoni dhe të kujdeseni që asnjëra të mos iu bëjë ju ta neglizhoni tjetrën. Ne do të kishin shumë më tepër burra në Kauzë nëse gratë do të ishin më të menduara e më të moderuara në veprimtaritë e tyre Bahá'í.

(14 maj 1929)

866. Shtëpia e një Bahá'í të vërtetë është një fortesë e vërtetë mbi të cilën Kauza mund të mbështet ndërsa planifikohen fushatat e saj. Nëse... dhe ... e duan njëri-tjetrin dhe do të dëshirojnë të martohen, Shoghi Effendiu nuk dëshiron që ata të mendojnë se duke bërë kështu do t'ia mohojnë vetvetes privilegjin e të shërbyerit; në fakt një bashkim i tillë do ta çojë më tej aftësinë e tyre për të shërbyer. Nuk ka asgjë më të mrekullueshme sesa martesa e Bahá'íve të rinj dhe formimi i shtëpive të vërteta Bahá'í, të tipit që Bahá'u'lláhu i dëshironte. Iu lutem jepuni atyre të dyve, përshëndjet e dashura të Ruajtësit.

(6 nëntor 1982)

867. Një Zot është vetëm i dashur ose jo vetëm një Zot i përsosur. Hyjnoriteti duhet t'i poseidojë që të dyja këto aspekte, ashtu siç duhet të shprehë çdo Bába të dy qëndrimet e tij kundrejt fëmijëve të vet. Nëse ne mendohemi për një çast, ne do ta kuptojmë se mirëqenia jonë mund të sigurohet vetëm kur të dy këto atribute njerëzore të praktikohen me barazi.

(29 prill 1933)

868. Nuk ka kufi për ofertat tona për Tempullin. Sa më shumë ne japim, më mirë është për Kauzën dhe për veten tonë. Por rasti juaj është një rast i veçantë, meqënëse bashkëshorti juaj nuk është një besimtar. Dhe ju mund t'ia dilni mbanë ta bindi atë për rëndësinë e donacioneve tuaja për Kauzën, aq më mirë. Por ju kurrë nuk duhet ta kundërshtoni atë për këtë çështje dhe të lejoni që kjo ta shqetësojë paqen dhe unitetin e familjes suaj. ...

(21 shtator 1933)

869. Ruajtësi dëshiron që unë t'iu nxis ju veçanërisht që të mbeteni të duruar e të keni besim, dhe mbi të gjitha t'i tregoni burrit tuaj mirësinë dhe dashurinë më të madhe, në kthm për të gjithë kundërshtimin dhe urrejtjen që ju merrni prej tij. Një qëndrim pajtues dhe miqësor në raste të tilla nuk është vetëm detyra e çdo Bahá'í, por është gjithashtu mënyra më efektive për të fituar Kauzën, simpatinë dhe admirimin e armiqve të saj të mëparshëm. Dashuria është, me të vërtetë, eliksiri më i fuqishëm që mund t'i transoformojë më të egrit dhe më të këqijtë e njerëzve në persona qiellorë. Shembulli yt shërbeftë për ta konfirmuar më tej të vërtetën e këtij mësimi të mrekullueshëm të besimit tonë.

(6 dhjetor 1935)

870. Ruajtësi ... ka mësuar me shqetësim të madh për vështirësitë dhe telashet e familjes suaj. Ai dëshiron që unë t'iu siguroj ju për lutjet e tij të zjarrta në emrin tuaj dhe në emrin e të dashurve të shtëpisë tënde që ju të udhëzoheni dhe të ndihmoheni nga Lart për t'i rrafshuar diferencat tuaja dhe për ta restauruar harmoninë e plotë dhe shoqërinë në mesin tuaj. Ndërsa ai do t'iu nxiste ju që të bënit çdo sakrificë, me qëllim që të sillni unitetin në familjen tuaj, ai dëshiron që ju të mos ndiheni të inkurajuar, nëse përpjekjet tuaja nuk do t'iu japin ndonjë rezultat imediat. Ju duhet të bëni tuajën me besim absolut se duke vepruar kështu ju po plotësoni detyrën tuaj si Bahá'í. Pjesa tjetër sigurisht është në dorën e Zotit.

Përsa i përket qëndrimit të burrit tuaj kundrejt Kauzës: megjithëse mund të jetë jo miqësor, ju duhet të që gjithmonë të shpresoni, që nëpërmjet mjeteve miqësore dhe pajtuese, dhe me mençuri, takt dhe përpjekje të duruara ju mund ta arrini graduakisht për të fituar simpatinë e tij për Besimin. Në asnjë rast ju nuk duhet të përpiqeni t'ia diktoni dhe t'ia impononi atij me forcë bindjet tuaja personale fetare. As nuk duhet ta lejoni kundërshtimin e tij për Kauzën t'i pengojë seriozisht aktivitetet tuaja...Ju duhet të veproni me durim, me takt dhe me konfidencë se përpjekjet tuaja udhëzohen dhe përforcohen prej Bahá'u'lláhut

(23 korrik 1937)

871. Ai është shumë i lumtur kur mori vesh për konfirmimin e mikeshës...suaj dhe për dëshirën e saj serioze për t'i shërbyer dhe për ta përparësuar Besimin. Ai me siguri që do të lutet në emër të saj, që ajo, pavarësisht nga kundërshtimi i prindërve dhe i kushurinjve të saj, të fitojë në rritje dijeninë dhe kuptimin e mësimeve, e të gjallërohet me një zell të tillë sa të ngrihet dhe të kthejë për Kauzën një numër të madh të bashkëbesimtarëve të saj të mëparshëm.

Në asnjë rrethanë, sidoqoftë, ajo nuk duhet të lejojë që prindërit e saj të ndahen tërësisht nga ajo, por është detyra e saj të përpiqet, nëpërmjet përpjekjeve të durara, të vazhdueshme dhe dashamirëse, të fitojë simpatinë e tyre për Besimin, dhe bile, ndoshta, të marrë konfirmimin e tyre...

(6 korrik 1938)

872. Përsa u përket planeve tuaja: Ruajtësi i aprovon tërësisht pikëpammjen tuaj se nuk ka rëndësi sesa urgjente dhe jetësore mund të jenë kërkesat e punës mësimore, ju në asnjë lloj rrethane nuk duhet ta neglizhoni edukimin e fëmijëve tuaj, pasi kundrejt tyre ju keni një detyrim jo më pak të shenjtë sesa kundrejt Kauzës.

Çdo plan apo marrëveshje që ju mund të arrini sipas së cilës ju mund t'i kombinoni detyrat e dyfishta kundrejt familjes suaj dhe Kauzës, do t'u lejonin ju të rifilloni punën aktive në fushën e përhapjes së mësimeve, dhe gjithashtu të kujdesini mirë për fëmijët tuaj që të mos e rrezikoni të ardhëshmen e tyre për Kauzën, duke marrë dhe aprovimin e përzemërt të Ruajtësit.

(17 korrik 1938)

873. Institucioni i martesës, siç u vendos prej Bahá'u'lláhut, ndërsa i jep rëndësinë e duhur aspektit fizik të bashkimit martesor, konsideron atë të nënshtruar ndaj qëllimeve morale dhe shpirtërore dhe funksioneve me të cilat ai u vesh nga Providenca e gjithëmençur dhe e dashur. Vetëm kur këto vlera të ndryshme marrin rëndësinë e tyre të duhur, dhe vetëm mbi bazën e nënshtrimit të fizikes ndaj morales, dhe të trupores ndaj shpirtërores mund të shmangen ekseset e shthurrjes në marrdhëniet martesore, siç po i dëshmon kaq trishtueshëm epoka jonë dekadente, ndërsa jeta familjare restaurohet në pastërtinë e vet origjinale, duke plotësuar funksionet e vërteta për të cilat u krijua prej Zotit.

(8 maj 1939)

874. Ndërsa Ruajtësi e vlerëson lart dëshirën tënde për të marrë pjesë aktive në fushën mësimore, ai e kupton gjithashtu se ndryshimi me dëshirat e bashkëshorti tuaj, kundrejt të cilit ju keni detyra jo më pak të shenjta dhe lidhëse sesa ato që ju përballoni si një besimtare, duhet të bëjnë që ju të përpiqeni të rregulloni planet tuaja duke mos u larguar shumë prej tij, veçanërisht meqë ai vetë është i shqetësuar që ju të mos ndaheni, sado përkohësisht, nga jeta juaj shtëpiake.

(5 qershor 1939)

875. Ruajtësi, megjithatë, është mirënjohës se ai nuk ka kundërshtim me principine vajtjes në takimin Bahá'í dhe u jep juve liri të plotë që të merrni pjesë në të gjitha aktivitet lokale Bahá'í. Edhe pse ai mund të instistojë që ju të merrni miratimin e tij për çështje të tilla, ju nuk duhet të ndiheni e Mirzatur apo e dekurajuar por duhet të vazhdoni, në një mënyrë miqësore dhe pajtuese, të përpiqeni të fitoni simpatinë e tij kundrejt Kauzës. Ju nuk mund të knei ndonjë shkak serioz për ndonjë inat të vërtetë kundër tij, nëse ai ndërhyn pa vend në punën tuaj Bahá'í, duke iu penguar ju nga zbatimi i detyrimve tuaja jetësore shpirtëroe dhe administrative kkundrejt Besmit.

Ruajtësi do të lutet ndërkohë që shpresat tuaja për ta parë atë të konfirmuar mirë dhe aktiv në Kauzë të plotësohen, dhe se gjithashtu ju mund të udhëzoheni të adaptoni kundrejt tij një qëndrim të tillë të vërtetë Bahá'í, që do të shërbejë për t'i zgjuar edhe më tej simpatitë e tij për Besimin dhe për t'i gjallëruar energjitë shpirtërore të fshehura përbrenda zemrës së tij të fshehura, gjer në pikën e sjelljes së konfirmimit të tij të plotë për Kauzën rri e e sigurtë dhe këmbëngul me besim në përpjekjet tuaja.

( 5 gusht 1939)

876. Detyra e rritjes së një fëmije Bahá'í, siç theksohet shpesh herë në shkrimet Bahá'í, është përgjegjësia kryesore e nënës, privilegji unik i së cilës është në të vërtetë që të krijojë në shtëpinë e saj kondita të tilla që do të çonin në avancimin dhe në mirëqenien e tij materiale dhe shpirtërore. Edukimi të cilin një fëmijë e merr fillimisht nëpërmjet nënës së tij, përbën themelin më të fuqishëm për zhvillimin e tij të ardhshëm dhe ky, pra, duhet të jetë shqetësimi më i madh i gruas suaj...Të përpiqet që tani për t'i dhënë birit të saj të porsalindur një edukim të tillë shpirtëror, që do ta aftësonte atë më pas për t'i marrë përsipër dhe për t'i zbatuar siç duhet të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e jetës Bahá'í.

(16 nëntor 1939)

877. Ai i ka vënë re ndjenjat e admirmit të vërtetë të dashurisë suaj për të shërbyer në fushën e përhapjes së mësimeve, por i vjen keq të dëgjojë se rrethanat tuaja shtëpiake nuk ju lejojnë që ta zbatoni këtë dëshirë të zemrës suaj.

Nëse ai megjithë zemër e vlerëson zellin tuaj për të punuar për Besmin, në territore të largëta dhe të pashkelura gjer tani, ai e ndjen, se në kuadrin e kundërshtimit të burrit tuaj dhe gjithashtu duke konsideruar nevojën e fëmijëve tuaj për ndihmën dhe udhëzimin tuaj nga afër, ju, tani për tani, duhet të punoni në lokalitet e pashkelura në afërsi të...apo në qytet pranë.

( 7 nëntor 1940)

878. Çështja e stërvitjes dhe e edukimit të fëmijëve në rastet kur njëri prej prindërve është jo Bahá'í u përket vetë prindërve, që duhet të vendosin për rrugën që atyre iu duket më e mira dhe që çon në ruajtjen e unitetit të familjes së tyre dhe në mirëqenien e ardhëshme të fëmijëve të tyre. Sapo fëmija mbush moshën, sidoqoftë, ai duhet t'i jepet liri të plotë për të zgjedhur fenë e tij, pavarësisht nga dashjet dhe dëshirat e prindërve të tij.

(14 dhjetor 1940 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Bahá'íve të Indisë dhe të Burmës)

879. ...tani që ju që të dy ndiheni një dëshirë të sinqertë për t'i bashkuar përpjekjet tuaja që ta bëni jetën tuaj martesore të lumtur, Shoghi Effendi iu këshillon ju që të bëni gjithçka që keni në dorë me anë të dashurisë dhe të mirësisë, për ta kthyer bashkëshortin nga ana juaja dhe për t'ia hequr pargjykimet e tij kundër Kauzës.

(27 nëntor 1941)

880. Asaj sigurisht që nuk do t'i vijë keq, nëse ajo vë re se familja e saj nuk i dëgjon mësimet-sepse jo çdo person ndriçohet shpirtërisht. Në të vërtetë, shumë anëtarë të familjeve të vetë Profetëve mbetën të pakonvertuar, bile edhe përpara shembullit e bindjes së vet të Manifestimit të Zotit; si rrjedhim, miqtë nuk duhet të shqetësohen nga gjëra të tilla, por në vend të kësaj ta lënë të ardhëshmen e atyre që ata duan në duart e Zotit, dhe me shërbimet dhe devocionet e tyre për Besimin, të fitojnë të drejtën për t'u lutur për rilindjen e tyre përfundimtare shpirtërore. ...

(9 mars 1942)

881. Të thella siç janë lidhjet familjare, ne duhet të kemi parasysh gjithmonë se lidhjet shpirtërore janë edhe më të thella; ato janë të përjetshme dhe e mbijetojnë vdekjen, ndërsa lidhjet fizike, nëse nuk mbështeten nga lidhjet shpirtërore, janë të kufizuara në këtë jetë. Ju duhet të bëni gjithçka në pushtetin tuaj, nëpërmjet lutjes dhe shembujve, për t'i hapur sytë e familjes suaj për Besimin Bahá'í, por mos u shqetësoni më tepër seç duhet për veprimet e tyre. Kthehuni tek vëllezërit dhe motrat tuaja Bahá'í që jetojnë me ju në dritën e Mbretërisë.

(8 maj 1942)

882. Besimi ynë është i njëjtë edhe për fëmijët, si për njerëzit e rritur, dhe zerma e tij gëzohet kur ai i shikon të dyja palët duke punuar sëbashku për t'ia çuar Mesazhin e tij të madh të mirësisë,të gjithë njerëzimit.

(30 nëntor 1942 për dy besimtarë)

883. Në lidhje me deklaratën e Ruajtësit se mësimdhënia kondicionohet nga kombinimi i prindërve dhe se duhet të jetë e nevojshme për ta të bien dakord, ju pyesni nëse ky rregull aplikohet njëlloj tek fëmijët që janë në moshë apo jo. Përgjigja e Ruajtësit është se kjo rregull zbatohet vetëm për ata që nuk e kanë mbushur ende moshën.

(Nga një letër e datës 18 janar 1943 shkruar në emër të Shoghi Effendiut për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Persisë)

884. Bahá'u'lláhu e ka nxitur martesën në mes të gjithë njerëzve si natyrale dhe një rrugë e drejtë për jetën. Ai gjithashtu, sidoqoftë, e ka theksuar fort natyrën e saj shpirtërore, e cila, edhe pse në asnjë mënyrë nuk e përjashton një jetë fizike normale, është aspekti më esencial i martesës. Që dy persona të jetojnë jetën e tyre në dashuri dhe harmoni ka një rëndësi më të madhe sesa ata të konsumohen nga pasioni për njëri-tjetrin. Njëra është një shkëmb i madh fuqie mbi të cilin mbështetesh në kohë nevoje; tjetra është diçka krejt e përkohshme e cila mund të vdesë në çdo kohë.

( 20 janar 1943)

885. Ruajtësi, në vërejtjet e tij...rreth marrëdhënieve mes prindërve dhe fëmijëve, grave dhe bashkëshortit në Amerikë, fliste për një tendencë në atë vend që fëmijët janë tepër të pavarur prej dëshirave të prindërve të tyre dhe nuk e kanë respektin e duhur kundrejt tyre. Gjithashtu gratë në disa raste, kanë tendencë të ushtrojnë një shkallë të padrejtë dominimi mbi bashkëshortët e tyre, e cila, sigurisht nuk është e drejtë, po ashtu si edhe burri nuk duhet ta dominojë padrejtësisht gruan e vet.

(22 korrik 1943)

886. Ai e ndjen se ju duhet që patjetër të tregoni ndaj burrit tuaj dashurinë dhe simpatinë më të madhe; nëse ne kurrë nuk kemi dyshim sesi duhet të sillemi si Bahá'í, ne duhet të mendojmë për 'Abdu'l-Baháin dhe të studiojmë jetën e Tij dhe të pyesim vetveten sesi do të kishte vepruar Ai sepse ai është shembulli ynë i përsosur në çdo mënyrë sesa i mirë ishte Ai dhe sesi ngrohtësia dhe mirësia e Tij ndriçonin si drita e diellit mbi të gjithë.

Bashkëshorti juaj dhe djali juaj kanë të drejtë mbi dashurinë tënde dhe të japin ty mundësinë e mrekullueshme për ta demostruar besimin tuaj në Kauzë.

Gjithashtu ju duhet t'i luteni Bahá'u'lláhut që të ndihmojë të bashkoheni me bashkëshortin tënd dhe ta bësh shtëpinë tënde një shtëpi të vërtetë dhe të lumtur.

(9 mars 1946)

887. Atij i erdhi shumë keq kur të pa ty që ke telashe në shtëpinë tënde, për shkak të Besimit Bahá'í. Ai e ndien se ju do të bëni gjithçka në pushtetin tuaj për ta çuar më tej dashurinë dhe harmoninë ndërmjet bashkëshortit tuaj dhe vetvetes, për hatrin tuaj dhe për hatrin e fëmijëve tuaj. Ju, sidoqoftë, duhet t'i theksoni atij se çdo njeri është i lirë ta kërkojë Zotin vetë, dhe se, megjithëse, ju kurrë nuk do të kërkoni ta influenconi atë apo të diskutoni besimin Bahá'í me të, nëse ai nuk do, ai duhet të të lerë të lirë t'i mdjekësh mitingjet. Ruajtësi shpreson se nëpërmjet durimit, taktit dhe lutjes, ju do ta mposhtni gradualisht paragjykimin e tij.

(16 mars 1946)

888. Një Bahá'í kurrë nuk detyrohet të qëndrojë në një vend të caktuar; nëse ju nuk mund ta siguroni jetesën atje ... dhe dëshironi të shkoni pranë prindërve tuaj të moshuar, ju keni të drejtë të plotë të niseni. ...

(1 prill 1946)

889. Shoghi Effendiu dëshiron që unë të shtoj këtë shënim në lidhje me martesën tuaj:ai nuk e ndien se çdo besimtar, në të gjitha rrethanat ciladoqofshin, mund ta përdorë ndonjëherë Kauzën apo shërbimin ndaj saj si shkak për braktisjen e martesës; divorci, siç e dimë, dënohet shumë me forcë prej Bahá'u'lláhut dhe vetëm rrethanat e rëndësisë së jashtëzakonshme e justifikojnë atë. ...

(7 prill 1947)

890. Ai e ndien në lidhje me problemet tuaja familjare, se ju duhet t'i parashtroni këto çështje në Asamblenë tuaj, nëse ju kërkoni këshilla; njëra prej detyrave të këtyre Asambleve është t'i këshillojnë dhe t'i ndihmojnë miqtë, dhe është privilegji tuaj t'i drejtoheni Asamblesë tuaj...

(10 prill 1947 për dy besimtarë )

891. Ai ishte shumë i lumtur kur dëgjoi për dëshirën tuaj që të ndihmojë në punën mësimdhënëse ...

Ai nuk mendon se aktivitet tuaja në këtë fushë, sidoqoftë, duhet të jenë burim mosharmonie në mes jush dhe burrit tuaj të dashur, dhe ai iu siguron ju se ai do të lutet për të në Faltoret e Shenjta, që Zoti të zgjojë tek ai logjikën e kuptimin e Besimit tonë dhe ta gjallërojë atë në shërbimin e tij.

(30 prill 1947)

892. Bahá'u'lláhu e ka deklaruar qartë se miratimi i të gjithë prindërve që jetojnë kërkohet për një martesë Bahá'í. Kjo zbatohet nëse prindërit janë Bahá'í apo jo Bahá'í, të divorcuar prej vjetësh apo jo. Këtë ligj të madh, Ai e ka krijuar për ta forcuar gjendjen shoqërore, për t'i thurrur më ngushtë lidhjet shtëpiake, për të vendosur njëfarë mirënjohje dhe respekti në zemrat e fëmijëve për ata që iu kanë dhënë atyre jetë dhe për t'i dërguar shpirtat e tyre në udhëtimin e përjetshëm drejt Krijuesit të tyre. Ne Bahá'ít duhet ta kuptojmë se në shoqërinë e tanishme procesi krejt i kundërt po ndodh: të rinjtë merakosen gjithnjë e më pak për dëshirat e prindërve të tyre, divorci konsiderohet e drejtë natyrale dhe fitohet me pretekstet më të lehta dhe më të palejueshme dhe të mjera. Njerëzit e ndarë nga njëri-tjetri, veçanërisht nëse njëri prej tyre ka kujdestari të plotë mbi fëmijët, dëshirojnë pastaj të zvogëlojnë rëndësinë e partnerit në martesë, për përgjegjësinë si prind për rritjen e këtyre fëmijëve në këtë botë. Bahá'ít duhet, duke i pasuar me rreptësi ligjet dhe mësimet Bahá'í, të luftojnë me këto forca korruzive të cilat po e shkatërrojnë me shpejtësi jetën shtëpiake dhe mrekullinë e marrëdhënieve familjare, duke e copëtuar strukturën morale të shoqërisë.

(25 tetor 1947 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe të Kanadasë)

893. Në lidhje me pyetjet që i drejtoi atij: ai ndihet i sigurt se, megjithëse në disa mënyra ju mund të jenë një barrë financiare për fëmijët tuaj, është një privilegj i tyre që ata të kujdesen për ju; ju jeni nëna e tyre dhe u keni dhënë atryre jetë, dhe nëpërmjet bujarisë së Bahá'u'lláhut ata tani tërhiqen drejt Besimit të Tij. Çdo gjë që ata bëjnë për ju është rikompesim për ato që ju keni bërë për ta.

(20 shtator 1948)

894. Përgjegjësia juaj kundrejt birit dhe bashkëshortit tuaj është shumë e madhe, dhe Ruajtësi shpreson se puna juaj së shpejti do të arrijë pikën ku ju mund të ktheheni të paktën për disa kohë, tek ata, dhe t'u jepni atyre atë dashuri dhe inkurajim që është kontributi i madh i gruas për jetën shtëpiake.

(5 gusht 1949)

895. Ai ishte veçanërisht i kënaqur kur dëgjoi se marrdhëniet tuaja familjare janë kaq të kënaqëshme dhe e ndien se ju po bëni gjënë e duhur duke iu nënshtruar dëshirave të burrit tuaj duke qëndreuar jashtë më gjatë.

Ruajtësi për një kohë të gjatç e ka ndierë se Bahá'ít Amerikanë, në disa raste, nuk jetojnë në lartësinë e martesës ideale të parashtruar prej Bahá'u'lláhut. Ata ndikohen nga influencat e qëndrimit të tanishëm të lehtë dhe egoist të njerëzve kundrejt lidhjeve martesore. Si rrjedhim, kur ai shikon se ju jetoni me sukses në lartësinë e standardit Bahá'í, duke bërë maksimumin tuaj për ta ruajtur këtë lidhje të shenjtë që keni me bashkëshortin tuaj, ai është shumë i lumtur me të vërtetë. Ai shpreson se ju do të jeni në gjendje që të bëheni shembull për të tjerët. Sepse ai nuk është dakord me disa Bahá'í. që në emër të shërbimit për Kauzën, ndahen nga bashkëshortët e tyre dhe shkojnë e marrin të tjerë!

(2 prill 1950)

896. Eshtë njëri prej mësimeve esenciale të Besimit që uniteti të ruhet në shtëpi. Sigurisht kjo nuk do thotë se çdo anëtar i familjes ka të drejtë të influencojë besimin e ndonjë anëtari tjetër; dhe nëse kjo kuptohet nga të gjithë anëtarët, atëhere duket e sigurt se uniteti do të jetë i qëndrueshëm.

(6 korrik 1952)

897. Ruajtësi do të lutet që nëna juaj të mund të bëhet një Bahá'í dhe t'i shërbejë shumë aktivisht Kauzës së Zotit. Duhet patur parasysh se nëse ti jeton një jetë të përkushtuar Bahá'í, nëna jote do të ndikohet ndoshta po aq shumë nga studimi dhe leximi. Kur ajo e shikon efektin e Mësimeve Bahá'í në jetën e një personi, që shumë shpesh ka një efekt shumë të madh.

(12 korrik 1952)

898. Ai e ndien se ju duhet me të gjitha mjete të bëni çdo përpjekje për ta ruajtur martesën tuaj, veçanërisht për hatër të fëmijëve tuaj, të cilët, si të gjithë fëmijët e prindërve të divorcuar, vetëm vuajnë nga këto konflikte, sepse atyre u mohohet bekimi i Bábait dhe i nënës në të njëjtën shtëpi, që kujdesen për interesat e tyre bashkërisht.

Tani që ju e kuptoni se bashkëshorti juaj është i sëmurë, ju duhet të jnei e aftë ta pajtoni vetveten me vështirësitë që ju keni hasur me të emocionalisht dhe jo të merrni një qëndrim mosfalës, sado që kjo u bën të vuani.

Ne e dimë se Bahá'u'lláhu vrenjtej shumë përpara divorcit; dhe është me të vërtetë detyra e Bahá'íve që të bëjnë një përpjekje gati mbinjerëzore të mos e lejojnë një martesë Bahá'í të shpërbëhet.

(6 mars 1953)

899. Ruajtësi e vlerëson tërësisht dëshirën tuaj për të shkuar si mësimdhënës në këtë kohë dhe për të ndihmuar Besimin në zonat e pashkelura, por ju nuk do të shkoni kundër dëshirës së bashkëshortit tuaj dhe ta detyroni atë që të sakrifikojë gjithçka me qëllim që ju të mund t'i shërbeni Besimit në këtë mënyrë. Ne duhet të kemi parasysh edhe dëshirat dhe të drejtat e tyre që janë të lidhura ngushtë me jetën tonë.

Nëse burri juaj dëshiron të mbetet atje ku jeni, sigurisht ka një fushë të gjerë për mësimdhënie atje...

(31 korrik 1953)

900. Bijtë tuaj, megjithëse ata nuk janë të aftë në fillim për të shërbyer me ju në mësimdhënie, sigurisht ju ndihmojnë, për shkak të shpirtit të tyre të devotshëm dhe bashkëpunimit të tyre të plotë. Jeta në rastin më të mirë është plotë me kthesa të papritura sepse t'i lesh djemtë e tu në shtëpi, ai e ndien se nuk paraqet ndonjë rrezik të mëtejshëm. Ata janë dedikuar Kauzës dhe padyshim që do të frymëzohen nga shembulli juaj.

(10 gusht 1953 për dy besimtarë)

901. Në lidhje me pyetjen tuaj se ju po niseni si një mësimdhënës... Ruajtësi e ndien, në kuadrin e kundërvënies së Bahá'u'lláhut ndaj divorcit, se nuk është mirë për një Bahá'í, edhe për qëllime mësimdhënie, të prishë martesën. Ai. si rrjedhim, ju nxit ju të përpiqeni megjithë fuqitë tuaja për t'u pajtuar me bashkëshortin tuaj, ndërsa ia e konsideron këtë më të rëndësishme sesa largimi juaj për në një vend të pashkelur për mësimdhënie.

(27 gusht 1953)

902. ...ai dëshiron që unë të them se ai është dakord me nisjen tuaj për mësimdhënie. Sidoqoftë, nëse ju e konsideroni se shkuarja juaj në ishujt e Paqësorit për mësimdhënie do t'i shkatërrojë marrdhëniet tuaja me Bábian tuaj, atëhere ai do të sugjeronte se ndoshta gruaja juaj mund të shkojë tani, dhe pastaj, ju mund të shikoni sesi mund të rregullohen gjërat që ju të bashkoheni me të më pas.

(27 shtator 1953)

903. Ruajtësi, në kuadrin e faktit se bashkëshorti juaj nuk dëshiron me të vërtetë të ndahet prej jush, por përkundrazi dëshiron ta ruajë martesën, e ndien se ju, si një Bahá'í, nuk keni të drejtë ta shkatërroni atë për shakak se ju dëshironi t'i shërbeni Besimit.

Martesa është një insitucion shumë i shenjtë. Bahá'u'lláhu thoshte se qëllimi i tij është ta çojë përpara unitetin. Nëse miqtë për hatër të Kauzës e neglizhojnë këtë institucion, ata e vendosin Besimin në një ekspozim të keq përpara publikut. Në ditët e sotme njerëzit e botës po bëhen imoralë dhe e trajtojnë institucionin e martesës kaq lehtë; ndërsa ne, si Bahá'í, në kontrast me njerëzit e botës, po përpiqemi që të krijojmë një standard të lartë moral dhe të theksojmë shenjtërinë e martesës.

Nëse burri juaj do t'iu lejojë të bëni një sasi pune mësimore dhe me raste të udhëtoni për interesat e Besimit, aq më mirë; por ai nuk mendon se Besimi duhet të bëjë një gjë që e shkatërron jetën tuaj familjare.

(6 korrik 1954)

904. Ai e ndjen, në kuadrin e rrethanave dhe të ndjenjave të burrit tuaj, dhe gjithashtu duke marrë parasysh se dy fëmijët e tu të rritur natyrisht do të dëshironin të të shikonin, dhe me të vërtetë duhet të të shikojnë në mënyrë që ti t'i ndihmosh ata në jetën e tyre Bahá'í, kështu që gjëja më e zgjuar për ty do të ishte të jepje mësim me burrin tuaj diku në Sh.B.A., ku shërbimet e tua do të kishin të një vlere më të madhe.

(29 korrik 1954)

905. Ai i vlerëson shumë shërbimet mësimdhënëse që ju keni kryer. Ai shpreson se që tani ju dhe burri juaj i dashur do të jeni të aftë për t'i shërbyer Besimit të bashkuar dhe me devocion sëbashku, pasi kjo është forma më e lartë e koooperimit Bahá'í në martesë.

(3 mars 1955)

906. Në rastin e shëndetit të prindërve tuaj, kur prezenca juaj nevojitet patjetër, atëhere ju nuk duhet t'i lini ata. Nëse. sidoqoftë, ka ndonjë të afërt tjetër që mund të kujdeset për ta, atëhere ju mund të ndihmoni me punën tuaj në...dhe t'i ndihmoni miqtë në vendosjen e Besimit me një themel solid atje.

(28 tetor 1955)

907. Ai do të lutet që kundërshtimi i bashkëshortit dhe i motrës suaj të ndryshojë, nëpërmjet veprimeve të tua të dashurisë, mirësisë dhe të durimit dhe të tolerancës që ti tregon ndaj tyre.

(20 mars 1956)

908. Sa herë që ka familje Bahá'í, ata që janë të interesuar duhet që me të gjitha rrugët të bëjnë gjithçka për ta ruajtur atë, sespe divorci dënohet me forcë nga Mësimet, ndërsa harmonia, uniteti dhe dashuria mbahen lart si idealet më të larta në marrdhëniet njerëzore. Kjo dhet zbatuar gjithmonë për Bahá'ít, nëse ata shërbejnë në fushën e mësimdhënies apo jo.

(9 nëntor 1956 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare e Amerikës Qëndrore.)

909. Ai ndien se, tani që ju e keni gjetur gjënë që kërkonit nga përbrenda, dhe e keni këtë gëzim shtojcë në jetën tuaj të Besimit të lavdishëm, ju duhet të jeni më i mirë me bashkëshortin tuaj dhe më e kujdesshme se kurrë, duke vënë gjithçka në dorën tënde për ta bërë atë që ta ndiejë se kjo nuk të ka larguar ty prej tij, por të ka bërë vetëm ta duash atë, dhe dëshira juaj për të qënë një grua e mirë për të është bërë më e madhe. Nëse ai përfundimisht do të jetë i aftë të bëhet një Bahá'í apo jo, është diçka që vetëm koha mund ta tregojë; por nuk ka dyshim për detyrat e tua, dhe kjo duhet ta bëjë atë ta vlerësojë faktin se veprimtaria jote e re nuk ka ndërhyrë në ndonjë mënyrë me jetën shtëpiake apo martesën e tij, por, në të kundërtën, i ka fuqizuar të dyja.

Eshtë e vështirë, kur dikush e ka gjetur atë që e di që është e vërtetë, dhe qëndron duke e parë një të afërt dhe të dashur që është tërësisht i verbër ndaj saj. Tundimi është të përpiqesh dhe "t'i nxisësh ata që ta shikojnë dritën", por kjo shpesh është shkatërruese. Heshtja,dashuria dhe durimi do të arrijnë fitore më të mëdha në raste të tilla. Sidoqoftë, burri juaj nuk ka të drejtë t'u kërkojë ju që të mos jeni një Bahá'í. Kjo shkon shumë larg. Askush nuk duhet të spekullojë me lidhjen e shenjtë që çdo qenie njerëzore ka të drejtë ta ketë me Krijuesin e vet.

(20 prill 1957)

910. Sdioqoftë, siç e di padyshim, Bahá'u'lláhu e ka theksuar se qëllimi i martesës do ta çojë më tej unitetin, kështu që ju do ta keni parasyhs kur keni të bëni me të afërmit tuaj jo Bahá'í; ata nuk mund të presësh të mendojnë ashtu siç mendojmë ne për çështjet e miqësisë raciale, dhe ne nuk duhet t'ua imponojmë pikëpamjet tona atyre, por më mirë të kërkojmë t'i edukojmë ata me mençuri dhe me dashuri.

(30 gusht 1957)
Nga mesazhet e Shtëpisë Universale të Drejtësisë:

(Ata u adresohen besimtarëve individualë, nëse nuk deklarohet ndryshe)

911. Në lidhje me pyetjen tënde lidhur me marrdhëniet e acaruara në mes teje dhe vjehrrës tënde dhe se çfarë duhet bërë për ta përmirësuar situatën, ne e ndiejmë se ti, me ndihmë dhe konsultimin e bashkëshortit tënd, duhet të këmbëngulësh në përpjekjet e tua për ta arritur unitetin në familje. Nga përshkrimi juaj i qëndrimit jo miqësor që vjehrra juaj shfaq kundrejt jush është e qartë se nuk keni një detyrë të lehtë. Sidoqoftë, gjëja e rëndësishme është që ju, si një Bahá'í, është që ta dini këshillën e 'Abdu'l-Baháit për t'u përqëndruar në cilësitë e mira të individit dhe që kjo mënyrë afrimi me vjehrrën t'ua fuqizojë vendosmërinë për të arritur unitetin. Dhe për më tepër, këmbëngulja në lutje do t'u japë ju fuqinë për të të vazhduar me përpjekjet tuaja.

(6 shtator 1970)

912. Një Bahá'í i cili ka një problem mund të dëshirojë të vendosë vetë për të pas lutjes e pasi t'i ketë peshuar të gjitha aspektet e tij në mendjen e vet; ai mund të preferojë të kërkojë këshillën e miqve individualë apo të këshilltarëve profesionistë të tillë si doktori apo avokati i ij, kështu që ai mund ta konsiderojë këshillën e tyre kur merr vendim; ose në rastin kur disa njerëz implikohen, siç është situata familjare, ai mund të dëshirojë t'i mbledhë sëbashku ata që janë të ndikuar, kështu që ata të mund të arrijnë në një vendim kolektiv....

(19 mars 1973 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Bahá'íve të Kanadasë)

913. Që mësuesi i parë i fëmijës është nëna, kjo nuk duhet të jetë habitëse, sespe orientimet primare për foshnjen janë të nënës së tij. Ky fakt i natyrës në asnjë mënyrë nuk e minimizon rolin e Bábait në familjen Bahá'í. Përsëri, barazia e gjendjes nuk do të thotë identitet i funksionit.

(23 korrik 1974)

914. Duke i konsideruar problëemet që ti dhe gruaja juaj po kaloni, Shtëpia e Drejtësisë thekson se uniteti i familjes suaj duhet të marrë prioritet mbi çdo konsideratë tjetër. Bahá'u'lláhu erdhi që të sillte unitet për botën dhe një unitet fundamental është ai i familjes. Si rrjedhim, ne duhet të besojmë se Besimi ka për qëllim ta fuqizojë familjen, e jo ta dobësojë atë. Për shembull, shërbimi për Kauzën nuk duhet të, prodhojë neglizhim për familjen. Eshtë e rëndësishme që ju ta rregulloni kohën tuaj në mënyrë të tillë që jeta juaj familjare të jetë harmonike dhe që shtëpia juaj ta marrë kujdesin që e kërkon.

Bahá'u'lláhu gjithashtu theksonte rëndësinë e konsultimit. Ne nuk duhet të mendojmë se kjo metodë e vlefshme e kërkimit të zgjidhjeve kufizohet vetëm në institucionet administrative të Kauzës. Konsultimi familjar, shfrytëzimi i diskutimit të plotë dhe të hapur, dhe i gjallëruar nga ndjenja e nevojës për moderim dhe balancë, mund të jetë balsami për konfliktin shtëpiak. ...

(1 gusht 1978)

915. Megjithë shërbimet Bahá'í duhet të ndërmerren me shpirtin e sakrificës, askush nuk duhet të humbë nga shikimi rëndësinë që u jepet në Shkrimet tona të Shenjta përgjegjësive që kanë prindërit në marrdhëniet me fëmijët e tyre, si dhe për detyrat e fëmijëve kundrejt prindërve të tyre.

(19 nëntor 1978)

916. Shtëpia e Drejtësisë sugjeron se të gjitha deklaratat në Shkrimet e Shenjta në lidhje me zonat specifike të marrëdhënieve mes burrave dhe grave, duhet të konsiderohen nën dritën e principit të barazisë në mes të sekseve që ka qenë e deklaruar me autoritet dhe vazhdimisht në Tekstet e Shenjta. Në Tabelat e Tij, 'Abdu'l-Bahái afirmon:"Në këtë epokë hyjnore, bujaritë e Zotit e kanë përfshirë botën e grave. Barazia në mes të burrave dhe grave, me përjashtim të disa rasteve të neglizhueshme, është shpallur tërësisht dhe kategorisht. Dallimet janë hequr krejtësisht." Që burrat dhe gratë ndryshojnë nga njëri-tjetri në disa karakteristika dhe funksione të caktuara është një fakt i pandryshueshëm i natyrës; gjëja e rëndësishme është se 'Abdu'l-Bahái i konsideron pabarazi të tilla që mbeten ndërmjet sekseve si "të neglizhueshme".

Marrdhëniet në mes burrit dhe gruas duhet të shikojnë konteksin e idelit Bahá'í të jetës familjare. Bahá'u'lláhu erdhi që të sillte unitetin e botës dhe një unitet fundamental është ai i familjes. Si rrjedhim, ne duhet të besojmë se Besimi ka për qëllim ta fuqizojë familjen, dhe jo ta dobësojë atë, dhe njëri nga kyçet për fuqizimin e unitetit është konsultimi dashamirës. Atmosfera përbrenda një familjeje Bahá'í, si dhe përbrenda komunitetit në përgjithësi, duhet të shprehë "kyçin e Kauzës së Zotit" i cili, deklaronte Ruajtësi i shumëdashur, "nuk është autoriteti diktatorial, por miqësia e përulur, jo pushteti arbitrat pro shpirti i sinqertë dhe konsultimi dashamirës."

Një familje, sidoqoftë, është një lloj shumë i veçantë "komuniteti". Departatmenti i kërkimeve nuk ka ndeshur ndonjë deklaratë që ta cilësojë specifikisht Bábain si përgjegjës për "sigurimin, progresin dhe unitetin e familjes" siç deklarohet në librin e Bah¡yyih Nakhjav nit, por mund të merret me një numër përgjegjësish që ka mbi vete, prej të cilave Bábai mund të konsiderohet si "koka" e familjes. Anëtarët e familjes të gjithë kanë detyra dhe përgjegjësi kundrejt njëri-tjetrit dhe për familjen në përgjithësi, dhe këto detyra dhe përgjegjësi ndryshojnë nga anëtari në anëtar, për shkak të marrëdhënieve të tyre natyrale. Prindërit kanë detyrën padiskutueshme për të edukuar fëmijët e tyre - por jo anasjelltas; fëmijët kanë për detyrë t'u binden prindërve të tyre - prindërit nuk u binden fëmijëve; nëna - jo Bábai, i mbart fëmijët, kujdeset për ta në fëmijëri, dhe kështu është edukatori i parë, si rrjedhim bijat knaë një të drejtë më të madhe për edukim mbi fëmijët dhe, siç e ka shkruar sekretari i Ruajtësit në emër të tij, "detyra e rritjes së një fëmije Bahá'í, siç theksohet shpesh herë në shkrimet Bahá'í, është përgjegjësia kryesore e nënës, privilegji unik i së cilës është në të vërtetë të krijojë në shtëpinë e saj kondite të tilla, të cilat do të çonin në mirëqenien dhe avancimin material dhe shpirtëror. Edukimi që një fëmijë merr së pari me anë të nënës së tij përbën themelin më të fuqishëm për zhvillimin e tij të mëpastajmë..." Një rezultat i kësaj përgjegjësie të nënës është e drejta e saj që të mbështet nga burri i saj-një burrë nuk ka të drejtë të kulluar për t'u mbështetur nga gruaja e vet. Ky princip i përgjegjësisë së burrit për ta furnizuar dhe për ta mbrojtur familjen mund të shihet i aplikuar gjithashtu në ligjin ku u mungon testamenti, i cili bën kalimin e vendbanimit të familjes, pas vdekjes së Bábait, jo tek e veja e tij por tek djali i tij më i madh; djali në të njëjtën kohë ka përgjegjësinë për t'u kujdesur për nënën e tij.

Në këtë kontekst të detyrave të dyanëshme dhe plotësuese, dhe të përgjegjësive që gjithkush duhet t'i lexojë në Tabelën në të cilën 'Abdu'l-Bahái jep këshillat pasuese:

O Shërbëtore të Zotit Gjithëmjaftues!

Ushtrojeni vetveten që të aftësoheni të keni virtuete të tilla që do t'u nderojnë dhe do t'u dallojnë në mes të të gjitha grave. Me siguri, nuk ka kryelartësi dhe lavdi më të madhe për një grua sesa të jetë një shërbëtore e oborrit të Madhërisë së Zotit; dhe cilësitë që do të bëjnë që ajo ta meritojë këtë post janë zemra vigjëlente dhe e zgjuar; një besimi palëkundur në unitetin e Zotit, i Pashoku; një dashuri e ndjerë zemre për të gjitha shërbëtoret e Tij; një pastërti e panjollë dhe ndershmëri; besim dhe konsideratë për burrin e saj; kujdesi për edukimin dhe ushqimin e saj; gjakftohtësia, qetësia, dinjiteti dhe vetkontrolli; zelli në lavdërimin e Zotit, dhe adhurimi i Tij ditë dhe natë, qëndrueshmëria dhe palëkundshmëria në Besëlidhjen e Tij të shenjtë; dhe zjarrmia, entuziasmi dhe afërsi më e madhe me Kauzën e Tij. ...6

Kjo këshillë për shkallën më të lartë të spiritualitetit dhe të vetë mohimit nuk duhet të shikohet si një përcaktim legal që i jep burrit autoritet absolut mbi gruan e tij, sepse, në një letër të shkruar për një besimtar individual në 22 korrik 1943, sekretari i shumëdashuri Ruajtësit shkruante në emër të tij:

Ruajtësi, në vërejtjet e tij ... rreth marrëdhënieve mes prindërve dhe fëmijëve, grave dhe bashkëshortëve në Amerikë, fliste për një tendencë në atë vend që fëmijët janë tepër të pavarur prej dëshirave të prindërve të tyre dhe nuk e kanë respektin e duhur kundrejt tyre. Gjithashtu gratë në disa raste, kanë tendencë të ushtrojnë një shkallë të padrejtë dominimi mbi bashkëshortët e tyre, e cila, sigurisht nuk është e drejtë, po ashtu si edhe burri nuk duhet ta dominojë padrejtësisht gruan e vet.

Në çdo grup, sado dashamirës të jetë konsultimi, ka megjithatë çështje mbi të cilat, nga koha në kohë, marrëveshja nuk mund të arrihet. Në një Asamble Shpirtërore kjo dilemë zgjidhet me shumicë votimi. Sidoqoftë, nuk mund të ketë maxhorancë kur vetëm dy grupe implikohen siç është rasti i burrit dhe i gruas. Si rrjedhim, ka raste kur një grua duhet t'i nënshtrohet burrit të saj, dhe raste kur një burrë duhet t'i nënshtrohet gruas së tij, por asnjëri nuk duhet të dominojë padrejtësisht tjetrin. Shkurtimisht, marrdhëniet ndërmjet burrit e gruas duhet të mbahen lart me lutjet e paraqitura nga 'Abdu'l-Bahái e cila shpesh lexohet në martesat Bahá'í: "Në të vërtetë, ata janë martuar në bindje të Komandës tënde. Bëj që ata të bëhen shenja të harmonisë dhe të unitetit gjer në fund të kohës."

Këto janë të gjitha marrdhëniet përbrenda familjes, por ka një sferë edhe më të gjerë të marrëdhënieve midis burrave dhe grave sesa shtëpia dhe këtë gjithashtu ne duhet ta konsiderojmë në konteksin e shoqërisë Bahá'í, jo në normat shoqrërore të së shkuarës apo të së tashmes. Për shembull, megjithëse nëna është edukatoree parë e fëmijës dhe influencë shumë e rëndësishme formuese për zhvillimin e tij, Bábai gjithashtu ka përgjegjësinë e edukimit të tij dhe përgjegjësia e tij është kaq me peshë sa Bahá'u'lláhu e deklaronte se një Bába që nuk e bën këtë i humbet të drejtat e tij të atësisë. Po ashtu, megjithëse përgjegjësia primare për mbështetjen e familjes financiarisht vendoset mbi burrin, kjo nuk do të thotë në asnjë mënyrë se vendi i grave kufizohet vetëm në shtëpi. Përkundrazi, 'Abdu'l-Bahái deklaronte:

Në Dispensacionin e Bahá'u'lláhut, gratë përparojnë krah për krah me burrat. Nuk ka zonë apo rast ku ato të mbeten prapa:ato kanë të drejta të barabarta me burrat, dhe do të hyjnë në të ardhëshmen në të gjitha degët e administrimit të shoqërisë. E tillë do të jetë ngritja e tyre sa, në çdo sferë të përpjekjeve të tyre, ato do të arrijnë nivelet më të larta në botën njerëzore. ...7

dhe përsëri:

Kështu do të ndodhë që kur gratë të marrin pjesë tërësisht dhe me barazi në çështjete e botës, kur ato të hyjnë me besim dhe me aftësi në arenën e madhe të ligjeve dhe të politikës lufta do të marrë fund; ...

(The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], f. 135)

Në Tabelën e Botës, Vetë Bahá'u'lláhu parashikonte se gratë si dhe burrat do ta nxjerrin bukën, duke thënë:

Të gjithë, burra ose gra qofshin, duhet t'i japin një personi të besuar një pjesë të asaj që fitojnë nga tregtia, bujqësia ose nga punë të tjera, të destinuar për përgatitjen dhe shkollimin e fëmijëve, e cila të shpenzohet për këtë qëllim me dijeninë e të Besuarve të Shtëpisë së Drejtësisë.

(Tabela të Bahá'u'lláhut, të reveluara pas Qitapit Akdas, #7:22)

Një element shumë i rëndësishëm për arritjen e një barazie të tillë është thënia e Bahá'u'lláhut se djemtë dhe vajzat duhet të pasojnë esencialisht të njëjtin kurrikulum në shkolla.

(28 dhjetor 1980 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Bahá'íve të Zelandës së Re)

(Përmbledhur në një letër të datës 18 shkurt 1982, e shkruar në emër të Shtëpisë Universale e Drejtësisë për të gjitha Asambletë Shpirtërore Kombëtare)

Revizionuar në korrik 1990
1 Adrianopoja.
2 Kuran 46:15

3 "Ngushëllimi i syrit tënd" - shprehje idiomatike Persiane që do të thotë "bir".

4 Bahá'u'lláh
5 Shih Zanafilla 9:25

6 Citati në letrën origjinale u zëvendësua nga ky përkthim i revizionuar.

7 Citati në letrën origjinale u mor nga Bisedat e Parisit, #59:5, duke u zëvendësuar nga ky përkthim i revizonuar.

---------------

------------------------------------------------------------

---------------

------------------------------------------------------------


Table of Contents: Albanian :Arabic :Belarusian :Bulgarian :Chinese_Simplified :Chinese_Traditional :Danish :Dutch :English :French :German :Hungarian :Íslenska :Italian :Japanese :Korean :Latvian :Norwegian :Persian :Polish :Portuguese :Romanian :Russian :Spanish :Swedish :Turkish :Ukrainian :