Announcing: BahaiPrayers.net


More Books by Përmbledhje

Asambletë Shpirtërore Lokale
Besueshmëria
Besëlidhja
Direktiva për mësimin
Edukimi Bahá'í
Fondet dhe kontributet Bahá'í
Fuqia e Ndihmës Hyjnore
Gratë
Hukukullahu, e Drejta e Perëndisë
Hukukullahu, Ligji social-ekonomik e shpirtëror i Kitáb-i-Aqdasit (Dr. A.-M. Varqá)
Hukukullahut, Ligji i (Cyrus Alá'í)
Hukukullahut, Një kodifikim i Ligjit të (Departamenti i Kërkimeve)
Jeta e familjës
Konsultimi
Krisa dhe fitorja
Lutje Bahá'í (i vogël)
Lutje Bahá'í
Muzikë
Mësimet për rendin e ri botëror
Mësimi i masave
Ndalimi i pijeve të dëmshme
Njerëzit e shquar
Një jetë e ndershme dhe e shenjtë
Opozitë
Paqe
Përmbledhja e përmbledhjeve
Përmbledhje e Trupës Kontinentale në Evropë
Përsosmëri në të gjitha gjerat
Radio
Rini
Ruajtja e Martesave Bahá'í
Rëndësia e arteve në përhapjen e Besimit
Rëndësia e lutjes, e përsiatjes, dhe e qëndrimit devocional
Shenjtëria dhe natyra e zgjedhjeve
Takimet Bahá'í & Festa e 19 Ditëve
Tek Ai do të kthehemi
Thashetheme; Stimulimi dhe Zhvillimi e Komuniteteve Bahá'í
Transformimi shpirtëror
Të jetosh jetën
Të çojmë përpara hyrjen me trupa
Varrimi Bahá'í
Free Interfaith Software

Web - Windows - iPhone








Përmbledhje : Direktiva për mësimin

DIREKTIVA PËR MËSIMIN PËRMBLEDHJE NGA SHKRIMET Një Përmbledhje Përmbledhur nga Departamenti i Kërkimeve i Shtëpisë Universale të Drejtësisë Original Title: Guidelines for Teaching Materials assembled by the Research Department of the Universal House of Justice, February 1978, Revised July 1990 Published by: BAHÁ’Í PUBLICATIONS AUSTRALIA In The Compilation of Compilations, VOLUME II, 1991 Text: Albanian © Asambleja Shpirtërore Kombëtare e Bahá’í-ve të Shqipërisë Rruga e Dibrës 59 - Tiranë botimi i parë 1996 - 153 E.B. Nga Shkrimet e Bahá’u’lláh-ut: 1898. O miq! Ju të gjithë duhet të ndizeni flakë në këtë ditë me zjarrin e dashurisë së Perëndisë, që nxehtësia e tij të shfaqet në të gjitha venat tuaja, në gjymtyrët e pjesët e trupit tuaj dhe që popujt e botës të ndizen prej kësaj nxehtësie e të kthehen drejt horizontit të të Shumëdashurit. (Nga një Tabelë, përkthyer prej persishtes) 1899. Predikoje Kauzën e Perëndisë me një të folur që do t’i bëjë shkurret të ndizen zjarr dhe nga to të ngrihet thirrja ‘“Me të vërtetë nuk ka Perëndi tjetër, veç Meje, të Gjithfuqishmit, të Padetyruarit’”. Thuaj: Të folurit njerëzor është një thelb që priret të ushtrojë ndikim dhe duhet të moderohet. Sa për ndikimin e tij, ai kushtëzohet nga delikatesa që, nga ana e saj, varet nga zemrat e çinteresuara e të kulluara. Përsa i përket moderimit, ai duhet të kombinohet me taktin e urtinë, siç tregohet në Shkrimet e Tabelat e Shenjta. (‘“Tabelat e Bahá’u’lláh-ut të Reveluara pas Qitapi Akdasit [Kitáb-i-Aqdas]’”,(Wilmette: Trusti Botues Bahá’í, 1988), f. 143) 1900. Moderimi është me të vërtetë shumë i dëshirueshëm. Çdo person që në njëfarë shkalle i drejtohet së vërtetës, më pas mund të kuptojë vetë shumë nga ajo që kërkon. Megjithatë, në qoftë se qysh në fillim thuhet një fjalë që është jashtë kapacitetit të tij, ai do të refuzojë ta dëgjojë atë dhe do të kundërvihet. (Nga një Tabelë, përkthyer prej persishtes.) 1901. …Devotshmëria dhe shkëputja janë si dy yje të mëdhenj të qiellit të të mësuarit. I bekuar është ai që ka arritur këtë pozitë supreme… (‘“Tabelat e Bahá’u’lláh-ut të Reveluara pas Qitapi Akdasit [Kitáb-i-Aqdas]’”, f. 253) 1902. Sikur ndonjëri prej jush të mos ishte i aftë të kapte ndonjë të vërtetë, ose t’i duhej të bënte përpjekje për ta kuptuar atë, duke biseduar me të tregoni një frymë mirësie të pakufishme e vullneti të mirë. Ndihmojeni atë ta kuptojë e ta njohë të vërtetën, pa e vlerësuar aspak veten superior ndaj tij ose se zotëroni dhunti më të mëdha. Gjithë detyra e njeriut në këtë Ditë është të fitojë atë pjesë të vërshimit të mirësisë që Perëndia ka caktuar për të. Askush të mos shikojë sa e madhe ose e vogël është masa e saj. Pjesa e disave mund të jetë sa të mbahet në pëllëmbën e dorës, pjesa e disa të tjerëve mund të mbushë një kupë, ndërsa ajo e disa të tjerëve madje edhe një fuçi. (‘“Qëmtime nga Shkrimet e Bahá’u’lláh-ut’”, bot. i rish., (Wilmette: Trusti Botues Bahá’í, 1983) f. 8) 1903. Shoqërohuni me të gjithë, o njerëz të Baha-it, në një frymë miqësie e shoqërie. Në qoftë se dini ndonjë të vërtetë, në qoftë se zotëroni një gur të çmuar që të tjerë nuk e kanë, ndajeni atë me ta me fjalët më të sjellshme e me vullnet të mirë. Në qoftë se e pranojnë, qëllimi është përmbushur dhe objektivi juaj është arritur. Në qoftë se dikush e refuzon atë, lëreni të qetë dhe lutjuni Perëndisë që ta drejtojë. Kini mendjen të mos silleni në mënyrë të panjerzishme me të. Një gjuhë mirëdashëse është magnet për zemrat e njerëzve. Ajo është buka e shpirtit, ajo u jep fjalëve kuptim, është burimi i dritës së urtisë e të mirëkuptimit…. (‘“Qëmtime nga Shkrimet e Bahá’u’lláh-ut’”, f. 289) 1904. Në qoftë se ai ndizet me zjarrin e dashurisë së Tij, në qoftë se ai harron të gjitha gjërat e krijuara, fjalët që thotë ai do të ndezin zjarr këdo që i dëgjon ato. (Cituar në Shoghi Effendi, ‘“Ardhja e Drejtësisë Hyjnore’”, (Wilmette: Trusti Botues Bahá’í, 1984), f. 51) 1905. Thuaj: O njerëz të Perëndisë! Ato që mund të sigurojnë fitoren e Atij që është e Vërteta e Përjetshme, ushtritë e ndihmësit e Tij mbi tokë, janë shkruar në Librat e Shkrimet e shenjta dhe janë të qarta e të dukshme si dielli. Këto ushtri janë veprat e drejta, një sjellje e karakter që janë të pranueshme në sytë e Tij. Kush ngrihet, në këtë Ditë, për të ndihmuar Kauzën Tonë, dhe thërret në ndihmë ushtritë e një karakteri të denjë e të një sjelljeje të drejtë, ndikimi që do të rrjedhë nga një veprim i tillë, me siguri, do të përhapet në botën mbarë’”. (Cituar në Shoghi Effendi, ‘“Ardhja e Drejtësisë Hyjnore’”, f. 24) Nga shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it 1906. Tani është koha që ju të zhvishni rrobën e lidhjes me këtë tokë që vdes, të shkëputeni krejtësisht nga bota fizike, të bëheni engjëj qiellorë dhe të udhëtoni në këto vende… (‘“Tabelat e Planit Hyjnor të Reveluara nga ‘Abdu’l-Bahá për Bahá’í-të Amerikanoveriorë’”, bot. i rish. (Wilmette: Trusti Botues Bahá’í, 1980), f. 34) 1907. Me zemrat të tejmbushura me dashurinë për Perëndinë, me gjuhët që lavdërojnë përmendjen e Perëndisë, me sytë të kthyer nga Mbretëria e Perëndisë, ata duhet të çojnë tek të gjithë njerëzit Lajmin e Gëzuar të shfaqjes së Zotit të Ushtrive. Dijeni me siguri se në çdo tubim që hyni ju, dallgët e Shpirtit të Shenjtë valëzojnë mbi të, dhe mirësia qiellore e Bukurisë së Bekuar shtrihet mbi atë takim. (‘“Tabelat e Planit Hyjnor të Reveluara nga ‘Abdu’l-Bahá për Bahá’í-të Amerikanoveriorë’”, f. 38-39) 1908. Qëllimi është ky: Synimi i mësuesit duhet të jetë i pastër, zemra e tij e pavarur, shpirti i tij i frymëzuar, mendimi i tij në paqe, vendosmëria e tij e patundur, shpirtmadhësia e tij e lartësuar dhe një pishtar i ndritshëm në dashurinë e Perëndisë. Po të bëhet i tillë, fryma e tij e shenjtëruar do të prekë edhe shkëmbin; ndryshe nuk do të ketë kurrfarë rezultati. Sakohë një shpirt nuk është i përsosur, si mund të fshijë ai të metat e të tjerëve. Në qoftë se nuk është i shkëputur nga çdo gjë tjetër veç Perëndisë, si mund t’ua mësojë ai këtë të tjerëve! (‘“Tabelat e Planit Hyjnor të Reveluara nga ‘Abdu’l-Bahá për Bahá’í-të Amerikanoveriorë’”, f. 51) 1909. …Të jeni të sigurt për konfirmimet e të Mëshirshmit e ndihmat e Më të Lartit; shenjtërohuni mbi këtë botë e banorët e saj dhe spastrohuni prej tyre; bëni që synimi juaj të jetë për të mirën e të gjithëve; prejini lidhjet tuaja me botën dhe, ashtu si thelbi i shpirtit, bëhuni dritë e të ndjeshëm. Pastaj me vendosmëri të patundur, me zemër të pastër, me shpirt të gëzuar dhe me një gjuhë elokuente përdoreni kohën tuaj për përhapjen e parimeve hyjnore… (‘“Tabelat e Planit Hyjnor të Reveluara nga ‘Abdu’l-Bahá për Bahá’í-të Amerikanoveriorë’”, f. 67) 1910. …besimtarët e Perëndisë duhet të tregojnë vetmohim dhe të ndizen ashtu si qirinjtë e udhërrëfimit… Sikur ata të tregojnë një shpirtmadhësi të tillë, është e sigurt se do të marrin konfirmime hyjnore universale, ushtritë qiellore do t’i përforcojnë ata pareshtur dhe do të arrihet një fitore shumë e madhe…. (‘“Tabelat e Planit Hyjnor të Reveluara nga ‘Abdu’l-Bahá për Bahá’í-të Amerikanoveriorë’”, f. 27) 1911. O ju besimtarë të Perëndisë! Mos u shqetësoni për numrin tuaj të vogël, as mos u dëshpëroni nga numri i madh i mosbesimtarëve në botë. Pesë kokrra gruri kanë bekimin qiellor, ndërsa njëmijë tonë buxhak nuk japin rezultat apo efekt. Një pemë frytdhënëse është e volitshme për jetën e shoqërisë, ndërsa njëmijë pyje drurësh të egër nuk japin fryte. Pllaja është e mbuluar me guralecë, por gurët e çmuar janë të rrallë. Një margaritar është më mirë sesa njëmijë shkretëtira rëre, veçanërisht ky margaritar i çmuar, që ka bekimin hyjnor. Së shepjti mijëra margaritarë të tjerë do të lindin prej tij. Kur ky margaritar shoqërohet dhe bëhet i afërt me guralecët, këta gjithashtu shndërrohen në margaritarë. …mos pushoni, mos kërkoni qetësi, mos e lidhni veten pas begatisë së kësaj bote jetëshkurtër, çlirojeni veten nga çdo lidhje dhe përpiquni me mish e me shpirt të vendoseni plotësisht në Mbretërinë e Perëndisë. Fitoni thesaret qiellore. Bëhuni dita ditës më të ndriçuar. Afrojuni pranë e më pranë pragut të njëshmërisë. Bëhuni shprehës të favoreve shpirtërore e agime të dritave të pafundme!… Përsa u përket mësuesve, ata duhet ta zhveshin veten krejtësisht nga rrobat e vjetra dhe të vishen me një rrobë të re. Siç ka thënë Krishti, ata duhet të arrijnë pozitën e rilindjes – domethënë, ndërsa herën e parë ata lindën nga barku i nënës, këtë herë duhet të lindin nga barku i botës së natyrës. Ashtu si tani ata janë krejt në padijeni të përjetimeve të botës së embrionit, ata duhet gjithashtu të harrojnë krejtësisht të metat e botës së natyrës. Ata duhet të pagëzohen me ujin e jetës, me zjarrin e dashurisë së Perëndisë dhe me frymën e Shpirtit të Shenjtë; kënaquni me pak ushqim, por merrni një fetë të madhe nga tryeza qiellore. Ata duhet të shkëputen nga tundimi e lakmia dhe të mbushen me shpirt. Përmes veprimit të zemrës së tyre të kulluar, ata duhet ta kthejnë gurin në rubin të shkëlqyeshëm dhe guackën në margaritar. Ashtu si reja e një shiu pranveror, ata duhet ta shndërrojnë tokën e zezë në kopësht trëndafilash e lulishte. Ata duhet ta bëjnë të verbërin të shohë, të shurdhërin të dëgjojë, të shuarin të ndizet e të marrë flakë dhe të vdekurin të ngjallet. (‘“Tabelat e Planit Hyjnor të Reveluara nga ‘Abdu’l-Bahá për Bahá’í-të Amerikanoveriorë’”, f. 86-88) 1912. O ti shërbëtore e Perëndisë! Sa herë që ke ndërmend të mbash një ligjëratë, ktheje fytyrën nga Mbretëria e Abhá-së dhe, me zemër të shkëputur, fillo të flasësh. Fryma e Shpirtit të Shenjtë do të të ndihmojë… (‘“Tabelat e `Abdu'l-Bahá Abbas’”, vëll 2, (Çikago: Komiteti Botues Bahá’í, shtypur më 1930, f. 246) 1913. Për Zotin e Mbretërisë! Nëse dikush ngrihet për të përhapur Fjalën e Perëndisë me zemër të pastër, i mbushur me dashurinë për Perëndinë e i shkëputur nga bota, Zoti i Ushtrive do ta ndihmojë atë me një fuqi të tillë që do të depërtojë thelbin e qenieve që ekzistojnë. (‘“Tabelat e `Abdu'l-Bahá Abbas’”, vëll 2, f 348) 1914. Mesazhi duhet çuar me çdo kusht, por me mençuri. Në qoftë se nuk është e mundur të bëhet haptazi, atëherë duhet bërë urtë e butë. Miqtë duhet të merren me edukimin e shpirtrave dhe të bëhen instrumenta për të ndihmuar botën njerëzore që ajo të fitojë gëzim e aromë shpirtërore. Për shembull: Në qoftë se cilido nga miqtë (besimtarët) do të vendoste marrëdhënie miqësie e raporte të drejta me një prej shpirtrave të shkujdesur, do të shoqërohej e do të jetonte me të në dashamirësi të plotë, e ndërkaq, përmes një sjelljeje të mirë e të moralshme do ta udhëhiqte atë drejt njohurive hyjnore, drejt këshillave e mësimeve qiellore, ai me siguri do ta ngrinte gradualisht këtë person të shkujdesur e do ta shndërronte në dije injorancën e tij. Shpirtrat janë të prirur drejt ftohjes. Duhen adoptuar metoda të tilla, në mënyrë që në fillim të mënjanohet ftohja, pastaj Fjala do të ketë efekt. Në qoftë se një nga besimtarët sillet me përzemërsi ndaj një të shkujdesuri dhe tërë dashuri e bën gradualisht atë të kuptojë realitetin e Kauzës së Perëndisë, në një mënyrë të tillë që ai të njohë se si është themeluar Feja e Perëndisë dhe cili është objekti i saj, ai padyshim do të ndryshojë; përjashtim bëjnë ata shpirtra anormalë që janë reduktuar në shkrumb dhe zemra e të cilëve është e ashpër si guri, madje edhe më keq. (‘“Tabelat e `Abdu'l-Bahá Abbas’”, vëll. 2, f 391) 1915. Në qoftë se dëshiron të udhëheqësh shpirtrat, e ke për detyrë të jesh i vendosur, i mirë dhe i pajisur me atribute të lavdërueshme e cilësi hyjnore në të gjitha rrethanat. Ji shenjë dashurie, shprehje e mëshirës, burim zemërmirësie, i mirë e i sjellshëm me shërbëtorët e Perëndisë, sidomos me ata që kanë të bëjnë me ty, burra a gra qofshin. Përballoje vetë e mbaje larg nga të tjerët çdo sprovë që bie mbi ty dhe trajtoi ata vetëm me mirësjellje, me dashuri të madhe e dëshira të mira. (‘“Tabelat e `Abdu'l-Bahá Abbas’”, vëll. 3, (Çikago: Komiteti Botues Bahá’í, shtypur më 1930, f. 619-20) 1916. Kur jep mësim, mësuesi duhet të jetë vetë tërë frymëzim, në mënyrë që fjala e tij, si flaka e një zjarri, të ushtrojë ndikim e ta djegë perden e egos e të pasionit. Ai duhet gjithashtu të jetë tepër i përunjur e i thjeshtë, që të tjerëve t’u hapen sytë, të zhvishet krejt nga vetvetja e të mos bjerë në sy, në mënyrë që të ketë mundësi t’i mësojë ata me melodinë e Tubimit të epërm, ndryshe mësimet e tij nuk do të kenë efekt. (‘“Pjesë të Zgjedhura nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it’”, [bot. i rish.] (Haifa: Qendra Botërore Bahá’í, 1982), sek. 217, f. 270) 1917. Kur miqtë nuk përpiqen të përhapin mesazhin, ata nuk e kujtojnë si duhet Perëndinë dhe nuk u kushtojnë vëmendje shenjave të ndihmës e të konfirmimit nga Mbretëria Abhá, as nuk i kuptojnë misteret hyjnore. Ndërsa kur gjuha e mësuesit angazhohet në mësimin, ai nxitet në mënyrë të natyrshme, bëhet një magnet që tërheq ndihmën e bujarinë hyjnore të Mbretërisë dhe është si zogu herët në agim, që nxitet nga vetë kënga e tij, nga cicërimi e melodia e vet. (‘“Pjesë të Zgjedhura nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it’”, sek. 211, f. 267-68) 1918. Në përputhje me mësimet hyjnore, në këtë Dispensacion të lavdishëm ne nuk duhet të nënvleftësojmë asnjeri dhe të mos e quajmë atë injorant duke i thënë: ‘“Ti nuk di, kurse unë di’”. Përkundrazi, ne duhet t’i shohim të tjerët me respekt dhe, kur përpiqemi të shpjegojmë e të provojmë diçka, duhet të flasim sikur jemi duke hetuar të vërtetën, duke thënë: ‘“Ja, këto fakte kemi përpara. Le t’i shqyrtojmë që të vendosim se ku e në ç’formë mund të gjendet e vërteta’”. Mësuesi nuk duhet ta konsiderojë veten njeri të mësuar dhe të tjerët injorantë. Një mendim i tillë ngjall kryelartësi dhe kryelartësia nuk sjell ndikim. Mësuesi nuk duhet ta shohë veten si superior; ai duhet të flasë me dashamirësinë më të madhe, me përunjësi e thjeshtësi, sepse kjo mënyrë të foluri ushtron ndikim dhe edukon shpirtrat. (‘“Pjesë të Zgjedhura nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it’”, sek. 15, f. 30) 1919. Pikërisht në kohë të tilla miqtë e Perëndisë përfitojnë nga rasti, shfrytëzojnë mundësinë dhe hidhen përpara e fitojnë çmimin. Në qoftë se detyra e tyre do të kufizohej me sjelljen e mirë dhe me dhënie këshillash, atëherë asgjë nuk do të arrihej. Ata duhet të flasin me zë të lartë, të shtjellojnë provat, të parashtrojnë argumenta të qartë, të nxjerrin përfundime të pakundërshtueshme që tregojnë të vërtetën e manifestimit të Diellit të Realitetit. (‘“Pjesë të Zgjedhura nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it’”, sek. 212, f. 268) 1920. Kur balli i një folësi, gjatë kohës që parashtron një subjekt, shkëlqen me ndriçimin e dashurisë së Perëndisë dhe ai gjallërohet nga vera e kuptimit të vërtetë, ai bëhet qendra e një force të fuqishme, e cila do të tërheqë zemrat si magnet. Ja përse parashtruesi duhet të jetë në një gjendje frymëzimi të lartë. (Nga një Tabelë, përkthyer prej persishtes) 1921. Flisni pra; shprehni mendimet me kurajo të madhe në çdo mbledhje. Para se të nisni fjalën tuaj, në fillim kthehuni nga Bahá’u’lláh-u dhe kërkoni mbështetjen e Shpirtit të Shenjtë, pastaj hapni gojën dhe thoni atë që ju sugjeron zemra; kjo, sidoqoftë, duhet bërë me kurajon, dinjitetin dhe bindjen më të madhe. (‘“Pjesë të Zgjedhura nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it’”, sek. 216, f. 269) 1922. Sa për pyetjen nëse është e lejueshme të përhapen mësimet hyjnore pa i lidhur ato me Emrin më të Madh, ju duhet të përgjigjeni: ‘“Ky Emër i bekuar ndikon mbi realitetin e gjërave. Po qe se këto mësime përhapen pa i njejësuar me këtë Emër të shenjtë, ato nuk do të ushtrojnë një ndikim të qëndrueshëm në botë. Mësimet janë si trupi, ndërsa ky Emër i shenjtë është si shpirti. Ai i jep jetë trupit. Ai i bën njerëzit e botës të zgjohen nga gjumi’”. (Nga një Tabelë, përkthyer prej persishtes) 1923. Puna e mësimit duhet të ndiqet në mënyrë aktive nga besimtarët në çfarëdolloj kushtesh, sepse nga kjo varen konfirmimet hyjnore. Në qoftë se një besimtar Baha’í nuk do të impenjohej tërësisht, energjikisht e me gjithë shpirt në punën e mësimit, ai padyshim do të privohej nga bekimet e Mbretërisë Abhá. Por edhe në rast se e bën këtë, kjo veprimtari duhet përforcuar me urtinë – jo me atë urti që kërkon të jesh i heshtur e harraq ndaj një detyre të tillë, por me atë urti që kërkon të shfaqësh tolerancë hyjnore, dashuri, shpirtmirësi e durim, karakter të mirë dhe vepra të shenjta. Me pak fjalë, i inkurajoni individualisht miqtë, që ata t’u mësojnë të tjerëve Kauzën e Perëndisë dhe tërhiqni vëmendjen e tyre në këtë kuptim të urtisë që përmendet në shkrimet, i cili është në vetvete thelbi i të mësuarit të Besimit. Por e gjithë kjo duhet bërë me tolerancën më të madhe, në mënyrë që përkrahja qiellore dhe konfirmimi hyjnor t’i ndihmojnë miqtë. (Pjesë të Zgjedhura nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it’”, sek. 213, f. 268) 1924. Miqtë e Perëndisë duhet të thurin lidhje miqësie me të tjerët dhe të tregojnë dashuri e ngrohtësi absolute ndaj tyre. Këto lidhje kanë një ndikim të thellë mbi njerëzit dhe ata do të dëgjojnë. Kur miqtë ndjejnë shenja pranimi ndaj Fjalës së Perëndisë, atëherë duhet ta përhapin Mesazhin me urti. Më parë ata duhet të përpiqen të largojnë çdo shqetësim te njerëzit që ata mësojnë. Në fakt, secili prej besimtarëve duhet të zgjedhë çdo vit nga një person dhe të përpiqet të vendosë lidhje miqësie me të, në mënyrë që atij t’i dalë gjithë frika. Vetëm atëherë, e në mënyrë graduale, ai duhet ta mësojë atë person. Kjo është metoda më e mirë. (Nga një Tabelë, përkthyer prej persishtes) 1925. Ndiq rrugën e Zotit tënd dhe mos thuaj gjëra që veshët s’mund t’i durojnë, sepse fjalë të tilla janë si një ushqim i rëndë që u jepet fëmijëve të vegjël. Sado i shijshëm, i rallë e i pasur të jetë ky ushqim, ai nuk mund të asimilohet nga organet tretëse të një fëmije gjiri. Prandaj, kujtdo që ka një të drejtë, le t’i jepet në masën e duhur. ‘“Jo çdo gjë që di njeriu mund të tregohet, jo çdo gjë që ai mund të tregojë mund të jetë në kohën e duhur, dhe jo çdo gjë e folur në kohën e duhur mund të konsiderohet si e përshtatëshme për aftësinë e atyre që e dëgjojnë’”. E tillë është urtia e përkryer që duhet të zbatosh në veprimtarinë tënde. Mos e harro këtë, në qoftë se dëshiron të jesh njeri i veprimit në të gjitha rrethanat. Në fillim bëji diagnozën së keqes dhe përcakto sëmundjen, pastaj jep recetën e mjekimit, sepse kjo është metoda e përsosur e një mjeku të aftë. (‘“Pjesë të Zgjedhura nga Shkrimet e ‘Abdu’l-Bahá-it’”, sek. 214, f. 268-69) 1926. Mos hyni në debat me askënd dhe jini të kujdesshëm në diskutim. Thoni të vërtetën. Në qoftë se ai që ju dëgjon pranon, qëllimi është arritur. Në qoftë se është kokëfortë, lëreni rehat dhe mbështeteni besimin te Perëndia. E tillë është vetia e natyre që janë të qëndrueshëm në Besëlidhje. (Nga një Tabelë, përkthyer prej persishtes) 1927. Në këtë ditë çdo besimtar duhet t’i përqëndrojë mendimet në mësimin e besimit… O të dashur të Perëndisë! Secili prej miqve duhet të mësojë të paktën një shpirt çdo vit. Kjo është lavdi e përjetshme. Kjo është mirësi e amshueme. (Nga një Tabelë, përkthyer prej persishtes) Nga Shkrimet e Shoghi Effendiut dhe Letrat e Shkruara në Emër të Tij: 1928. Para së gjithash e mbi të gjitha, duhet përdorur çdo mjet i mundshëm për spastrimin e zemrës e të motiveve të njeriut, ndryshe do të ishte e kotë ndërmarrja e çdo veprimi. Është gjithashtu thelbësore të shmangen hipokrizia e imitimi i verbër, përderisa era e keqe e tyre do të diktohej shpejt nga çdo njeri me mend e që kupton. Për më tepër, miqtë duhet të zbatojnë kohën e posaçme për kujtimin e Perëndisë, për përsiatje, përkushtim e lutje, sepse ka fare pak të ngjarë, madje është krejt e pamundur, që çfarëdo veprimtari të shkojë mbarë e të zhvillohet pa dhuntitë e konfirmimin hyjnor. Është vështirë të imagjinohet se ç’ndikim të madh ushtrojnë mbi shpirtrat e njerëzve dashuria e vërtetë, vërtetësia dhe pastërtia e motiveve. Por këto tipare nuk mund të fitohen në qoftë se çdo besimtar nuk bën përpjekje të përditshme për t’i arritur ato…. Në radhë të parë përmes fuqisë së veprave e të karakterit fisnik, si dhe përmes forcës së parashtrimit e të provave, miqtë e Perëndisë duhet t’i tregojnë botës se ajo që është premtuar nga Perëndia do të ndodhë patjetër, se ajo tashmë ka filluar të bëhet dhe se lajmet e gëzuara hyjnore janë të qarta, të kuptueshme e të plota. (Nga një letër e datës 19 Dhjetor 1923, shkruar nga Shoghi Effendi për Bahá’í-të e Lindjes – përkthyer prej persishtes) 1929. Pasi … të kemi fituar një kuptim të qartë të karakterit të vërtetë të misionit tonë, të metodave që duhen zbatuar, të rrugës që duhet ndjekur, dhe pasi të jetë arritur përtëritja individuale e mjaftueshme – që përbëjnë kërkesat thelbësore të mësimit – le të ngrihemi e t’u mësojmë njerëzve Kauzën e Tij me drejtësi, bindje, mirëkuptim dhe energji. Le të jetë kjo detyra më e lartë e më urgjente e çdo Baha’í. Le ta bëjmë atë pasionin mbizotërues të jetës sonë. Le ta përhapim atë deri në skajet më të largëta të tokës, të flijojmë interesat vetjake, rehatinë, shijet e kënaqësitë tona; të përzjehemi me fiset e popujt e ndryshëm të botës; të familjarizohemi me doket, traditat, mendimet dhe zakonet e tyre; të ngrejmë, të stimulojmë e të mbajmë të gjallë interesin universal për Lëvizjen dhe, në të njëjtën kohë, të përpiqemi me çdo mjet që kemi, me vëmendje të përqëndruar e këmbëngulëse, të sigurojmë besnikërinë pa rezerva dhe mbështetjen aktive të dëgjuesve më shpresëdhënës e më të hapur. Le të mbajmë gjithashtu parasysh shembullin që na e ka dhënë të qartë Mësuesi ynë i shumëdashur. I mençur e me takt në qëndrimin e Tij, i zgjuar e i vëmendshëm në marrëdhëniet fillestare të Tij, i gjerë e liberal në të gjitha ligjëratat e Tij publike, i kujdesshëm e gradual në shpalosjen e të vërtetave thelbësore të Kauzës, plot pasion në thirrjen e Tij e megjithatë i arsyeshëm në argumentim, me ton të sigurt, i patundur në bindje, dinjitoz në sjelljet e Tij – të tilla ishin tiparet dalluese të paraqitjes fisnike të Kauzës së Baha’u’llah-ut nga ana e të Shumëdashurit tonë. (‘“Administrimi Bahá’í: Mesazhe të Zgjedhura 1922-1932’” [bot. i rish.], (Wilmette: Trusti Botues Bahá’í, 1980), f. 69-70) 1930. Pasi ka vendosur me iniciativën e vet, dhe pa iu trembur pengesave me të cilat miku ose armiku i tij, padashje ose me paramendim, i zë rrugën, le të ngrihet i vendosur e t’i përgjigjet thirrjes për mësim, le të shqyrtojë me kujdes çdo rrugë trajtimi që mund të përdorë në përpjekjet e tij vetjake për të tërhequr vëmendjen, për të ruajtur interesimin dhe për të thelluar besimin e atyre që ai kërkon të sjellë në rrugën e Besimit të tij. Le të studiojë mundësitë që i ofrojnë atij rrethanat e veçanta në të cilat jeton, të vlerësojë avantazhet e tyre dhe të vazhdojë me zgjuarësi e sistematikisht t’i shfrytërojë ato për arritjen e objektivit që ka në mendje. Le të përpiqet gjithashtu të përpunojë metoda të tilla si bashkëpunimi me klubet, ekspozitat dhe shoqatat, leksionet për subjekte të afërta me mësimet e me idealet e Kauzës së tij si moderimi, morali, mirëqenia shoqërore, toleranca fetare e raciale, kooperimi ekonomik, Islami, Feja e Krahasuar, ose pjesëmarja në organizata e ndërmarrje shoqërore, kulturore, humanitare, bamirëse dhe edukative, të cilat, ndërsa ruajnë integritetin e Besimit të tij, hapin para tij një mori rrugësh e mjetesh, përmes të cilave ai mund të fitojë vazhdimisht simpatinë, mbështetjen e, më në fund, besnikërinë e atyre me të cilët hyn në kontakt. Ndërsa vendosen kontakte të tilla, ai le të ketë parasysh kërkesat që Besimi i tij i bën vazhdimisht atij për të ruajtur dinjitetin dhe pozitën e Besimit, për të siguruar integritetin e ligjeve e të parimeve të tij, për të treguar gjerësinë e universalitetin e tij, si dhe për të mbrojtur pa frikë interesat e tij të shumta e jetësore. Le të vlerësojë ai shkallën e ndjeshmërisë së dëgjuesit të tij dhe të vendosë vetë nëse është e përshtatshme metoda e drejtpërdrejtë ose e tërthortë e mësimit, me të cilën ai mund të ngulitë te kërkuesi rëndësinë jetësore të Mesazhit Hyjnor, dhe ta bindë atë që ta bashkojë fatin me ata që tashmë e kanë përqafuar këtë Mesazh. Le të sjellë ndërmend shembullin e dhënë nga ‘Abdul’-Bahá-i dhe si Ai tërhiqte vazhdimisht vëmendjen për të treguar ndaj kërkuesit një mirësjellje të tillë, për të shprehur në një shkallë të tillë frymën e mësimeve që ai shpreson t’i rrënjosë atij, saqë marrësi të shtyhet spontanisht për ta njejësuar veten me Kauzën që mishëron mësime të tilla. Në fillim le të mos ngulë këmbë në ligje e praktika të tilla që mund të shkaktojnë një presion tepër të rreptë mbi besimin e porsazgjuar të kërkuesit, dhe të përpiqet ta përgatisë atë me durim, me takt, e megjithatë me vendosmëri, derisa të arrijë pjekurinë e plotë, dhe ta ndihmojë atë të shpallë pranimin pa rezerva të çdo gjëje që ka porositur Bahá’u’lláh-u. Sapo kjo fazë të jetë arritur, le ta njohë atë me grupin e bashkëbesimtarëve të tij dhe të përpiqet, përmes shoqërisë të vazhdueshme e pjesëmarrjes aktive në veprimtaritë lokale të komunitetit të tij, ta bëjë atë të aftë të japë kontributin e vet në pasurimin e jetës së këtij komuniteti, në zhvillimin e detyrave të tij, në konsolidimin e interesave të tij dhe në bashkërendimin e veprimtarive të tij me ato të komuniteteve motra. Ai të mos kënaqet derisa të ketë rrënjosur në fëmijën e vet shpirtëror një dëshirë të flaktë aq të thellë sa ta shtyjë që edhe ai nga ana e tij të ngrihet në mënyrë të pavarur dhe t’ia kushtojë energjitë e veta zgjimit të shpirtrave të tjerë dhe mbështetjes së ligjeve e parimeve të përpunuara nga Besimi që sapo ka adoptuar. (‘“Ardhja e Drejtësisë Hynjore’”, f. 51-52) 1931. Çdo punonjës i këtyre fushave, qoftë ky mësues udhëtues ose i vendosur diku, mendoj se duhet të bëjë objekt kryesor e të vazhdueshëm të kujdesit të tij që të përzjehet, në mënyrë miqësore, me të gjitha kategoritë e popullsisë, pa dallim klase, bindjesh, kombësie apo ngjyre, dhe ta familjarizojë veten me idetë, shijet e zakonet e tyre, të studiojë mënyrën e afrimit që u përshtatet më mirë atyre, të përqëndrohet, me durim e takt, në disa që tregojnë aftësi e gatishmëri të theksuar dhe të përpiqet, me dashamirësi të madhe, të mbjellë një dashuri, zell e devocion të tillë në zemrat e tyre, që t’i aftësojë ata për t’u bërë vetë nismëtarë të pavarur të Besimit në lokalitetet e tyre përkatëse. (‘“Ardhja e Drejtësisë Hyjnore’”, f. 65) 1932. Duhet gjithashtu që cilido prej pionierëve, në këtë fazë të hershme të ndërtimit të komuniteteve kombëtare Bahá’í, të mos harrojë parakushtin themelor të çdo ndërmarrjeje mësimore të suksesshme, që është përshtatja e paraqitjes së parimeve themelore të Besimit të tyre ndaj prejardhjeve kulturore e fetare, ideologjive e temperamentit të racave e të kombeve të ndryshme, të cilat ata kanë për detyrë t’i ndriçojnë e t’i tërheqin. Prekshmëritë e këtyre racave e kombeve, që vijnë nga klimat veriore e ato jugore, që rrjedhin nga trungu gjermanik ose latin, që u përkasin sekteve katolike ose protestante, disa demokratë, të tjerë totalitaristë në pikëpamjet e veta, disa socialistë, të tjerë kapitalistë në prirjet e tyre, që ndryshojnë shumë në zakonet e në mënyrat e jetesës, duhen pasur vazhdimisht parasysh dhe kurrsesi të mos neglizhohen. Këta pionierë, në kontaktet e tyre me pjesëtarë të besimeve, të racave e të kombeve të ndryshme, që përfshijnë një gamë të paparë qoftë në kontinentet veriore dhe ato jugore, nuk duhet as t’u kundërvihen atyre as të bëjnë kompromis me parimet e veta thelbësore. Ata nuk duhet të jenë as provokues as pasivë, as fanatikë as tepër liberalë në paraqitjen e tipareve themelore e dalluese të Besimit të tyre. Ata duhet të jenë edhe të kujdesshëm edhe të guximshëm, duhet edhe të veprojnë me shpejtësi edhe të kenë parasysh kohën, duhet të përdorin metodat e drejtpëdrejta ose ato të tërthorta, duhet të jenë sfidues ose pajtues, në përputhje të rreptë me ndjeshmërinë shpirtërore të personit me të cilin kanë rënë në kontakt, qoftë ky fisnik ose njeri i rëndomtë, nga veriu ose nga jugu, jurist ose prift, kapitalist ose socialit, burrë shteti ose princ, zejtar ose lypës. Në paraqitjen e mesazhit të Bahá’u’lláh-ut ata nuk duhet të ngurrojnë as të lëkunden. Ata nuk duhet të jenë përbuzës me të varfërin as të drojtur para të madhit. Në parashtrimin e të vërtetave të tij ata as duhet ta mbitheksojnë as ta ulin të vërtetën që ata mbrojnë, qoftë dëgjuesi i tyre prej familjeje mbretërore ose kryetar kishe, ose politikan, tregëtar apo njeri nga rruga. Të gjithëve njëlloj, të mëdhenjve a të vegjëlve, të pasurve a të varfërve, ata duhet që, krahëhapur, me zemër të gëzuar, me gjuhë elokuente, me durim të pafund, me besnikëri të patundur, me mençuri të madhe, me kurajë të pamposhtur, t’u ofrojnë Kupën e Shëlbimit në një moment kaq kritik turmave të hutuara, të uritura, të tronditura e të frikësuara, në veri, në perëndim, në jug dhe në zemër të atij kontinenti të mbushur me dhimbje. (‘“Kështjella e Besimit: Mesazhe për Amerikën 1947-1957’”, (Wilmette: Trusti Botues Bahá’í, 1980), f. 25-26) 1933. Vetë individi duhet ta vlerësojë karakterin e vet, të konsultohet me ndërgjegjen e vet, t’i gjykojë me lutje të gjitha aspektet e saj, të luftojë burrërisht kundër inercisë natyrore që e rëndon në përpjekjet e tij për t’u ngritur, të flakë, me heroizëm e pa lëkundje, lidhjet e parëndësishme e të kota që e tërheqin prapa, ta zbrasë vetveten nga çdo mendim që mund të priret ta pengojë në rrugën e tij dhe, duke iu bindur këshillave të Krijuesit të Besimit të Tij e duke imituar Atë Që është Shembulli i vërtetë i tij, të shkrihet me burra e gra, në të gjitha shtigjet e jetës, të kërkojë të prekë zemrat e tyre me shquarsinë që karakterizon mendimet e tij, me fjalët e me veprimet e tij, dhe t’i tërheqë ata me takt, me dashuri, me lutje e këmbëngulje, në Besimin që ai vetë ka përqafuar. (‘“Kështjella e Besimit: Mesazhe për Amerikën 1947-1957’”, f. 148) 1934. …vizitoji përsëri të gjitha qendrat ku më parë ke mbjellë farën, me qëllim që t’i ujitësh farishtet që kanë hedhur rrënjë dhe të mbjellësh farë të re të mirë në tokën e përgatitur. (Nga një letër e datës 9 prill 1925, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për dy besimtarë) 1935. Përkushtimi total e vetëmohues është ajo që nevojitet më shumë. Sa më ndritshëm të digjet pishtari ynë, aq më shumë dritë do të japë ai dhe aq më lehtë do të përçojë flakën e tij tek të tjerët. (Nga një letër e datës 3 maj 1925, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1936. Shoghi Effendiu e ndjen se ai nuk mund të hartojë ndonjë rregull se kur dikush duhet t’i paraqesë emrat e Báb-it, të Bahá’u’lláh-ut e të ‘Abdu’l-Bahá-it kur jep mësim. Varet shumë nga temperamenti e aftësia si e mësuesit dhe e atij që mësohet… Ne duhet të kemi parasysh shembullin e Mjeshtrit dhe të ndjekim ‘“Dritën tonë të Brendshme’”, duke ia përshtatur sa më mirë mesazhin tonë kapacitetit e shkallës së ‘“pjekurisë’” të atij që kërkojmë të mësojmë…. Aftësitë tretëse shpirtërore të njeriut kanë ligje të ngjashme me ato që kushtëzojnë tretjen fizike. Kur njerëzit janë të uritur e të etur shpirtërisht, atyre u duhet dhënë ushqim shpirtëror i shëndetshëm e i përshtatshëm, por në qoftë se u japim me tepricë brenda një kohe të shkurtër, ose u japim ushqim shumë të pasur për aftësitë e tyre tretëse, kjo vetëm shkakton të përzier dhe të vjella ose asimilim të keq. (Nga një letër e datës 20 tetor 1925, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për dy besimtarë) 1937. Edhe pse mësimi i Kauzës është detyrë e çdo Bahá’í të vërtetë dhe duhet të jetë qëllimi ynë kryesor në jetë, për të arritur rezultatet më të mira duhen bërë përpjekje të gjithanshme e të organizuara mësimore me miratimin dhe me ndihmën e nën mbikqyrjen qoftë të Asambleve Shpirtërore Lokale ose të atyre Kombëtare. Shoghi Effendiu shpreson se ju do ta ktheni seriozitetin dhe entuziasmin tuaj në shërbim të vërtetë, në bashkëpunim të ngushtë me miqtë e me Asambletë. (Nga një letër e datës 31 maj 1926, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1938. Në përhapjen e Kauzës duhet të tregohemi të kujdesshëm që të mos ulim prestigjin e saj, si dhe të përpiqemi që njerëzit të cilëve u afrohemi të tërhiqen me të vërtetë. Shoghi Effendiu e ka përmendur shpesh në letrat e tij rëndësinë e punës që ndiqet hap pas hapi. Fara e mbjellë, por që nuk ujitet e kultivohet, nuk piqet e nuk jep fryte. (Nga një letër e datës 13 gusht 1928, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1939. Ndoshta arsyeja që ju nuk keni bërë aq shumë në fushën e mësimit është shkalla e konsideratës suaj lidhur me dobësinë e paaftësitë tuaja për të përhapur Mesazhin. Si Bahá’u’lláh-u dhe Mjeshtri, që të dy na kanë shtyrë vazhdimisht të mos i përfillim shumë të metat tona dhe të mbështetemi tërësisht te Perëndia. Ai do të na vijë në ndihmë, mjafton që ne të ngrihemi e të bëhemi një kanal aktiv i hirit të Perëndisë. A mendoni se janë mësuesit ata që kthejnë njerëzit dhe ndryshojnë zemrat njerëzore? Jo, sigurisht jo. Ata janë vetëm shpirtra të pastër që bëjnë hapin e parë, dhe pastaj lenë frymën e Bahá’u’lláh-ut t’i verë në lëvizje e t’i përdorë ata. Në rast se ndonjëri prej tyre mendon, qoftë edhe për një çast, se arritjet e tij i detyrohen vetë aftësive të tij, atëherë puna e tij ka marrë fund dhe fillon rënia e tij. Kjo është, në fakt, arsyeja që kaq shumë njerëz kompetentë, pasi kanë bërë shërbime të mrekullueshme, papritur e kanë parë veten absolutisht të pafuqishëm, e ndoshta edhe të flakur mënjanë nga Shpirti i Kauzës si njerëz të pavlefshëm. Kriter është shkalla që ne jemi të gatshëm të pranojmë vullnetin e Perëndisë të veprojë nëpërmjet nesh. Prandaj mos vini re më dobësitë tuaja; mbështetuni tërësisht te Perëndia; le të digjet zemra juaj nga dëshira për t’i shërbyer Misionit të Tij dhe për të shpallur thirrjen e Tij; dhe do ta shikoni sesi elokuenca dhe fuqia për të ndryshuar zemrat e njerëzve do të vijnë në fakt. Shoghi Effendiu, sigurisht, do të lutet për suksesin tuaj, në qoftë se ju do të ngriheni e të filloni të jepni mësim. Në fakt, thjesht akti i ngritjes do t’ju sigurojë ndihmën dhe bekimet e Perëndisë. (Nga një letër e datës 13 gusht 1928, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1940. Pikërisht në Bahá’í të rinj e aktivë si ju, Ruajtësi i mbështet të gjitha shpresat për përparimin e shtrirjen e ardhshme të Kauzës, mbi shpatullat e tyre hedh ai të gjithë përgjegjësinë për të mbajtur lart shpirtin e shërbimit vetmohues midis bashkëbesimtarëve të tyre. Pa këtë shpirt nuk mund të kryhet me sukses asnjë vepër. Me një shpirt të tillë, triumfi, edhe pse arrihet me vështirësi, është i pashmangshëm. Prandaj ju duhet të përpiqeni me të gjitha forcat për ta mbajtur të ndezur brenda jush pishtarin e besimit, sepse përmes tij ju do të gjeni me siguri udhëheqje, forcë dhe suksesin përfundimtar. …secili prej tyre është i aftë, në masën e vet, të çojë Mesazhin… Gjithkush është një mësues i mundshëm. Ai duhet vetëm të përdorë atë që i ka dhënë Perëndia, duke provuar kështu se është i denjë për besimin që i është dhënë. (Nga një letër e datës 1 shtator 1933, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1941. Të mësuarit e Kauzës varet shumë nga personaliteti i mësuesit dhe nga metoda që ai zgjedh për të parashtruar mesazhin. Personalitete të ndryshme dhe klasa e tipa të ndryshëm individësh kanë nevojë për metoda të ndryshme trajtimi. Dhe është tregues i aftësisë së mësuesit, kur ai di sesi t’ua përshtasë më mirë metodat e tij tipave të ndryshëm të njerëzve me të cilët i ndodh të takohet. Nuk ka një metodë të vetme që një njeri mund ta ndjekë gjithmonë. Duhet të ketë aq mënyra trajtimi sa ç’ka tipa të ndryshëm kërkuesish individualë. Lakueshmëria dhe larmia e metodave është, pra, një kusht thelbësor për të pasur sukses në çdo veprimtari mësimore. (Nga një letër e datës 31 maj 1934, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1942. Ka rrugë të panumërta për shpjegimin e Kauzës. Ju mund të zgjidhni atë që i përshtatet më mirë natyrës e aftësisë suaj. (Nga një letër e datës 13 nëntor 1935, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1943. Një dije e vërtetë e kompetente për Kauzën është vërtet e domosdoshme për këdo që dëshiron të shpjegojë me sukses Mesazhin. Libri ‘“Qëmtime’” u jep miqve një mundësi të shkëlqyer për ta fituar këtë dije e kuptim të nevojshëm. Ai u jep atyre, veç kësaj, atë frymëzim e pasion shpirtëror që vetëm leximi i Fjalëve të Shenjta mund ta japë. (Nga një letër e datës 2 dhjetor 1935, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1944. Ajo që Ruajtësi e ndjen se ka rëndësi jetësore që ta bëjnë miqtë është ta shpjegojnë Kauzën drejtpësëdrejti e përmes transmetimit të Fjalëve të Shenjta…. (Nga një letër e datës 6 maj 1936, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1945. Pikërisht në rrethe intelektuale si ky besimtarët duhet të përpiqen të japin mësim, të bindur se, sado e kufizuar të jetë aftësia e tyre, përpjekjet që ata bëjnë udhëhiqen e përforcohen vazhdimisht nga lart. Kjo frymë e shpresës dhe e bindjes, e kurajës optimiste dhe e një entuziasmi të guximshëm në vetvete, pavarësisht se ç’rezultat konkret mund të arrihet, vetëm ajo mund të sigurojë suksesin përfundimtar të përpjekjeve tona mësimore. (Nga një letër e datës 31 tetor 1936, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1946. …klasat e larta…kanë nevojë për një tip të përshtatshëm njerëzish që t’u drejtohet dhe për një metodë që t’u shkojë mendërisht atyre. Metodat tona mësimore duhet të lejojnë një shkallë të caktuar elasticiteti në vendosjen e kontakteve me tipa të ndryshëm kërkuesish idividualë. Çdo kërkuesi i duhet afruar nga këndvështrimi i tij. Atyre që janë thelbësisht të tipit mistik u duhen dhënë më parë ato mësime të Kauzës që e venë theksin te natyra dhe vlera e realiteteve shpirtërore; ndërsa ata që kanë mendje praktike e të tipit pozitiv janë nga natyra më të gatshëm e të prirur për të pranuar aspektin shoqëror të Mësimeve. Por sigurisht, tërë Mesazhi, në të gjitha aspektet e tij dhe me të gjitha ato që nënkupton, duhet t’i shpjegohet gradualisht të porsaardhurit. Sepse të jesh besimtar do të thotë të pranosh Kauzën në tërësinë e saj dhe jo të aderosh në disa prej mësimeve të saj. Sidoqoftë, siç është thënë më sipër, kjo duhet bërë gradualisht e me takt. Sepse konvertimi [në një fe të caktuar] është tekembramja një proces i ngadalshëm. (Nga një letër e datës 28 dhjetor 1936, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1947. Mos u ndjeni të dekurajuar nëse përpjekjet tuaja nuk japin gjithmonë fryte të bollshme. Sepse një sukses i shpejtë e i arritur me nxitim nuk është gjithjë më i miri e më i qëndrueshmi. Sa më shumë të përpiqeni të arrini qëllimin tuaj, aq më të mëdha do të jenë konfirmimet e Bahá’u’lláh-ut dhe aq më të sigurt mund të ndjeheni se do të keni sukses. Jini, pra, të gëzuar dhe veproni me besim e siguri të plotë. Sepse Bahá’u’lláh-u i ka premtuar ndihmën e Tij Hyjnore cilitdo që ngrihet me zemër të pastër e të çinteresuar për të përhapur Fjalën e Tij të shenjtë, edhe sikur ai të jetë i privuar nga çdo dije e aftësi njerëzore, edhe në qoftë se forcat e errësirës e të kundërvënies do të radhiteshin kundër tij. Qëllimi është i qartë, shtegu i parrezikshëm e i sigurt dhe garancitë e Bahá’u’lláh-ut për suksesin përfundimtar të përpjekjeve tona krejt absolute. Le të mbahemi fort dhe të vazhdojmë me gjithë zemër punën e madhe që Ai ua ka besuar duarve tona. (Nga një letër e datës 3 shkurt 1937, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1948. Mësuesi Bahá’í duhet të jetë plot besim. Në këtë qëndron forca e tij dhe e fshehta e suksesit të tij. Edhe pse pa ndihmë, dhe sado e madhe qoftë apatia e njerëzve që ju rrethojnë, ju duhet të keni besim se ushtritë e Mbretërisë janë në anën tuaj dhe se ju jeni caktuar që me ndihmën e tyre të mposhtni forcat e errësirës që i dalin Kauzës së Perëndisë. Këmbëngulni, pra, jini të lumtur e të sigurt. (Nga një letër e datës 30 qershor 1937, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1949. …frenohuni, në çfarëdo rrethanash, nga implikimi juaj, aq më pak i Kauzës, në diskutime të gjata të karakterit kundërvënës, pasi këto jo vetëm janë të pafrytshme, por praktikisht i shkaktojnë Besimit dëme të pallogaritshme. Bahá’u’lláh-u vazhdimisht kërkonte prej nesh të mos hyjmë në polemika fetare, siç kanë bërë ithtarët e feve të mëparshme. Mësuesi Bahá’i duhet të kujdeset mbi të gjitha për të paraqitur Mesazhin, për të shpjeguar e sqaruar të gjitha aspektet e tij, në vend që të sulmojë fetë e tjera. Ai duhet të shmangë të gjitha situatat që ai e ndjen se mund të çojnë në grindje, në diskutime meskine e të pafund. (Nga një letër e datës 29 nëntor 1937, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1950. Besimtarët duhet t’ua japin Mesazhin edhe atyre që duket se nuk janë të gatshëm për të, sepse ata kurrë nuk mund të gjykojnë shkallën e vërtetë në të cilën Fjala e Perëndisë mund të ndikojë mendjet dhe zemrat e njerëzve, madje edhe të atyre që duket se nuk kanë asnjë aftësi ndjeshmërie ndaj Mësimeve. (Nga një letër e datës 14 janar 1938, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1951. Dashuria që ne kemi për njerëzimin, bindja jonë se besimi i Bahá’u’lláh-ut përmban kurën e vetme e Hyjnore për të gjitha sëmundjet e tij, duhet të tregohet sot me vepra, duke e sjellë Kauzën para publikut. Nuk ka dyshim se shumica ende nuk janë në gjendje të kuptojnë rëndësinë e saj të vërtetë, por ata nuk duhet të privohen, për shkak se ne nuk e kemi plotësuar këtë detyrim, nga mundësia për të dëgjuar për të. Dhe ka plot shpirtra të çmuar që e kërkojnë atë dhe janë të gatshëm ta përqafojnë. (Nga një letër e datës 19 mars 1942, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1952. Në qoftë se miqtë do të prisnin gjithnjë derisa të ishin plotësisht të kualifikuar për të kryer një detyrë të caktuar, puna e Kauzës do të ishte pothuajse në një pikë të vdekur! Por vetë akti i përpjekjes për të shërbyer, sado i pavlefshëm që të ndjehet njeriu, tërheq bekimet e Perëndisë dhe e aftëson atë për t’u bërë më i përshtatshëm për detyrën. Sot njerëzimi ka aq shumë nevojë të dëgjojë Mesazhin Hyjnor, saqë besimtarët duhet të zhyten në punë, kudo e si të munden, pa u kushtuar vëmendje të metave të veta, por duke i kushtuar kurdoherë vëmendje nevojës së mprehtë të bashkëkohësve të tyre për të dëgjuar për mësimet në orën e tyre më të errët të vuajtjes. (Nga një letër e datës 4 maj 1942, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1953. Kauza e Perëndisë ka vend për të gjithë. Ajo, në fakt, nuk do të ishte Kauza e Perëndisë, në qoftë se nuk do të pranonte e mirëpriste këdo – të pasur e të varfër, të shkolluar e të paditur, të panjohurin dhe njeriun e shquar – Perëndia me siguri i do ata të gjithë, sepse Ai i ka krijuar të gjithë ata. (Nga një letër e datës 10 dhjetor 1942, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për dy besimtarë) 1954. …nuk ekziston asnjë sistem që ta praktikojnë mësuesit. Por është e qartë që sa më shumë të dijnë njerëzit rreth mësimeve dhe Kauzës, aq më mirë do të jenë ata në gjendje ta paraqesin subjektin. Në qoftë se disa njerëz shohin se lutja dhe mbështetja e tërë besimit të tyre te Perëndia u jep atyre një vërshim frymëzimi, ata duhen lënë të lirë të ndjekin këtë metodë, në rast se ajo jep rezultate. (Nga një letër e datës 25 janar 1943, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për dy besimtarë) 1955. Përmes shembullit, shoqërisë dashamirëse, lutjes e mirësisë, miqtë mund të tërheqin zemrat e njerëzve të tillë dhe t’u japin atyre mundësi të kuptojnë se kjo është Kauza e Perëndisë me vepra, e jo thjesht fjalë!… (Nga një letër e datës 24 shkurt 1943, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1956. Në qoftë se e përderisa besimtarët nuk do të kenë kuptuar se ata janë një familje e vetme shpirtërore, të lidhur së bashku nga një hallkë më e qëndrueshme sesa lidhjet e thjeshta fizike, ata nuk do të jenë në gjendje të krijojnë atë atmosferë të ngrohtë të komunitetit, e cila është e vetmja që mund të tërheqë zemrat e njerëzimit, të ngrira nga mungesa e dashurisë dhe e ndjenjës së vërtetë. (Nga një letër e datës 5 maj 1943, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1957. Jo të gjithë ne jemi të aftë të shërbejmë në të njëjtën mënyrë, por e vetmja rrugë me të cilën çdo Bahá’í mund ta përhapë Besimin është shembulli. Ky i prek zemrat e njerëzve shumë më thellë se ç’mund të bëjnë fjalët. Dashuria që ne tregojmë për të tjerët, mikpritja e mirëkuptimi, dëshira për t’i ndihmuar ata, këto janë reklamat më të mira për Besimin… (Nga një letër e datës 14 tetor 1943, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1958. Me të gjitha mjetet këmbëngulni e afrohuni në frymë miqësore me grupe të tjera të rinjsh, veçanërisht të një tjetër race ose pakice kombëtare, sepse një afrim i tillë do të tregojë bindjen tuaj të plotë për njëshmërinë e njerëzimit dhe do t’i tërheqë të tjerët te Besimi, të rinj a të vjetër qofshin. Një shpirt i lirë nga paragjykimet, shoqëria dashamirëse me të tjerët janë ato që do t’u hapin sytë njerëzve më shumë se çdo grumbull fjalësh. Shoqërimi me vepra të tilla do ta bëjë më të lehtë të shpjegoni Besimin. (Nga një letër e datës 18 qershor 1945, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për Bahá’í-të e Dejtonit, Ohio) 1959. …dija e shëndoshë për historinë, duke përfshirë historinë fetare, si dhe për çështjet shoqërore-ekonomike, ndihmon shumë për t’u mësuar Kauzën njerëzve inteligjentë… (Nga një letër e datës 4 maj 1946, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1960. Ai e ndjen se në mësimin, ju sigurisht nuk duhet të filloni me një çështje të tillë të vështirë si heqja dorë nga vera; por, kur personi dëshiron të bashkohet me Besimin, atij i duhet thënë për këtë…. (Nga një letër e datës 7 prill 1947, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1961. Të gjithë Bahá’í-të, të rinj a të vjetër qofshin, duhet t’i kushtohen sa më shumë që munden shpjegimit të Besimit; ata duhet ta kuptojnë gjithashtu se atmosfera e dashurisë dhe e unitetit të vërtetë që ata shfaqin në gjirin e Komunitetit Bahá’í do të prekë drejtpërsëdrejti publikun dhe do të jetë magneti më i madh për t’i tërhequr njerëzit në Besimin e për t’i konfirmuar ata. (Nga një letër e datës 4 prill 1947, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për Asamblenë Shpirtërore të Shtutgartit, Gjermani) 1962. Në shpjegimin e mësimeve njerëzve, kur ata fillojnë ta studiojnë seriozisht Besimin, nuk ka kundërshtim që t’u theksohet atyre se ky mesazh kërkon një përgjegjësi të madhe shpirtërore dhe se ai as pranohet e as lihet mënjanë me lehtësi. Por ne duhet të jemi shumë të sjellshëm, me takt e të dururar dhe të mos u shkaktojmë tronditje njerëzve. Ne duhet t’i shpjegojmë mësimet gjithnjë në mënyrë konstruktive dhe të jemi shumë të sigurt që asnjë prej nesh të mos i ftohë shpirtrat e kërkuesve me mosmarrëveshje në vetë gjirin tonë ose me sjellje të pahijshme. (Nga një letër e datës 14 tetor 1947, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1963. Nuk ka kundërshtim që të lihet Literaturë Bahá’í në një vend publik, sakohë që kjo nuk teprohet e nuk bie erë proselitizëm. [1] (Nga një letër e datës 22 dhjetor 1947, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1964. …janë shpirti, vendosmëria, besimi e devocioni që sjellin fitore njëra pas tjetrës në Britani, dhe jo bollëku e koha e lirë…. (Nga një letër e datës 29 prill 1947, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Ishujve Britanikë) 1965. Ne kurrë nuk duhet të këmbëngulim për të mësuar ata që nuk janë vërtet të gatshëm për Kauzën. Nëse një njeri nuk është i uritur ju s’mund ta bëni atë të hajë. Midis teosofistëve [2] ka, padyshim, shumë persona të hapur, por ata që janë të kënaqur duhet të trajtohen në mënyrë miqësore, por të lihen të qetë. Sapo një kërkues arrin ta pranojë konceptin e fesë së shkallëzuar dhe e pranon Bahá’u’lláh-un si Manifestimin e kohës së sotme, koncepti i rimishërimit do të zhduket në dritën e së vërtetës; ne duhet të përpiqemi dhe të shmangim çështjet e diskutueshme në fillim, nëse është e mundur. (Nga një letër e datës 23 qershor 1948, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1966. Duket se ajo që kemi nevojë tani është një shkollim më i thellë e i koordinuar Bahá’í, për të tërhequr njerëz si ata që po kontaktoni ju. Bota – të paktën bota që mendon – ka arritur tani të gjitha parimet e mëdha e universale të shpallura nga Bahá’u’lláh-u mbi 70 vjet më parë, dhe kështu, sigurisht, kjo nuk u tingëllon ‘“e re’” atyre. Por ne e dimë se mësimet e thella, aftësia e Rendit Botëror të projektuar prej Tij për të rikrijuar shoqërinë janë të reja e dinamike. Ja këto gjëra ne duhet të mësojmë t’ua paraqesim me zgjuarsi e në mënyrë tërheqëse njerëzve të tillë. (Nga një letër e datës 3 korrik 1949, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1967. …ne, ata pak që e kemi arritur këtë vizion, nuk duhet t’i harxhojmë energjitë tona duke u endur poshtë e lart shtigjeve që ka ndjekur njerëzimi dhe që nuk po i zgjidhin problemet e tij të tmerrshme të kohës së sotme. Ne duhet të përqëndrohemi te Kauza, sepse është kjo që duhet për të shëruar botën…. Në qoftë se Bahá’í-të duan të jenë vërtet efektivë në shpjegimin e Kauzës, ata duhet të jenë shumë më të informuar e të aftë për të diskutuar me zgjuarsi, në mënyrë intelektuale, për gjendjen e tanishme të botës dhe për problemet e saj…. Ne Bahá’í-të duhet, me fjalë të tjera, t’i armatosim mendjet tona me dije, në mënyrë që t’u paraqesim më mirë, veçanërisht klasave të shkolluara, të vërtetat që përmban Besimi ynë…. (Nga një letër e datës 5 korrik 1949, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1968. Shpjegimi individual i mësimeve ka rëndësi të madhe dhe shpesh të jep mundësi t’i konfirmosh [3] njerëzit, ndërsa të folurit në publik, edhe pse e çon Mesazhin në më shumë njerëz, nuk konfirmon shumë të tillë. Ju mund t’i bëni të dyja. (Nga një letër e datës 5 gusht 1949, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1969. …por ne e mbështesim besimin tek Ai, Bahá’u’lláh-u i zgjidh problemet tona dhe na hap rrugën. (Nga një letër e datës 12 tetor 1949, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1970. Të gjejë shpirtra të tillë të hapur dhe t’i mësojë ata, me takt e mirëkuptim, është detyra dhe privilegji i çdo Bahá’í të veçantë. (Nga një letër e datës 20 tetor 1949, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1971. Pa një frymë dashurie të vërtetë për Bahá’u’lláh-un, për Besimin e Tij dhe institucionet e Tij, dhe të besimtarëve për njëri-tjetrin, Kauza kurrë nuk mund të tërheqë një numër të madh njerëzish. Sepse bota nuk do predikim e rregulla, por dashuri e veprim. (Nga një letër e datës 25 tetor 1949, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1972. Edhe vetëm një njeri i pjekur, me kuptim shpirtëror e me njohuri të thella për Besimin, mund të ndezë flakë një vend të tërë – kaq e madhe është fuqia e Kauzës për të vepruar nëpërmjet një kanali të pastër e vetmohues. (Nga një letër e datës 6 nëntor 1949, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1973. Duke qenë se ne kemi të tilla lutje e meditime të mrekullueshme në shkrimet tona, leximi i tyre me miqtë që janë të interesuar e kanë dëshirë të zjarrtë për këtë lloj takimi të vogël është shpesh një hap drejt tërheqjes së tyre në Besimin. Ndoshta ju mund të filloni një veprimtari të tillë në qytetin tuaj. (Nga një letër e datës 4 shkurt 1950, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1974. Besimtarët janë krejt të lirë të zhvillojnë aq grupe mësimore ose takime rreth vatrës në shtëpitë e tyre sa të dëshirojnë… Në fakt kjo mësimdhënie personale, jozyrtare, në shtëpi është ndoshta më produktivja nga rezultatet. (Nga një letër e datës 24 shkurt 1950, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1975. …bëje një çështje të veçantë të luturit me zjarr jo vetëm për suksese në përgjithësi, por që Perëndia të të dërgojë ty shpirtrat që janë të gatshëm. Shpirtra të tillë ka në çdo qytet… (Nga një letër e datës 18 mars 1950, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për Asamblenë Shpirtërore Lokale të Punta Arenas) 1976. Njerëzit e botës janë zhytur në një atmosferë që nga ana morale është vetë antiteza e atmosferës Bahá’í; ne duhet t’i mësojmë ata. Po të jemi tepër të rreptë në fillim, shumica e tipave – jo të gjithë – do të refuzojnë mejëherë ose do të largohen nga ajo që përndryshe mund ta pranonin. Nga ana tjetër, ne nuk duam Bahá’í që të mos përpiqen seriozisht të jetojnë sipas mësimeve – prandaj ne duhet të përdorim takt të madh, të sfidojmë shpirtra të fortë dhe të udhëheqim shpirtra të dobët. (Nga një letër e datës 7 gusht 1950, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1977. Ne kurdoherë duhet të shohim madhështinë e Kauzës dhe të kemi parasysh se Bahá’u’lláh-u do t’i ndihmojë të gjithë ata që ngrihen për t’i shërbyer Atij. Kur shohim vetveten, ne me siguri ndjehemi të dekurajuar për shkak të mangësive e të parëndësisë sonë. (Nga një letër e datës 12 dhjetor 1950, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1978. Puna e shkëlqyer që ju bëni në fushën mësimore vlerësohet shumë prej tij dhe ai dëshiron që ju të këmbëngulni e të vazhdoni të mësoni njerëz të rëndësishëm. Edhe në qoftë se ata nuk paraqisin gjithmonë perspektiva të mira përsa i përket tërheqjes në Besimin, është shumë e nevojshme që ata të dëgjojnë për të dhe të bëhen dashamirës ndaj tij. (Nga një letër e datës 10 shkurt 1951, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1979. Edhe pse është mirë të mos i provokojmë shumë njerëzit e zakonshëm, nga ana tjetër, ne nuk duhet t’i lejojmë ata të ndërhyjnë midis nesh dhe bindjes ndaj Bahá’u’lláh-ut; dhe ne e dimë se Ai i ka udhëzuar shërbëtorët e Tij të përhapin Mesazhin e Tij…. (Nga një letër e datës 1 maj 1951, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1980. …ndërsa mësojnë aktivisht të tjerët, vetë miqtë duhet të mësohen e të thellohen në frymën e Besimit, i cili sjell dashuri e unitet. (Nga një letër e datës 17 korrik 1951, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1981. Këta njerëz, duke e parë se Bahá’í-të sinqerisht nuk kanë paragjykime – ose as atë qëndrim edhe më të keq, mendjemadhësi – jo vetëm mund të shfaqin interes për Mësimet tona, por edhe të na ndihmojnë për të vendosur lidhje me njerëzit e tyre në rrugën e duhur. Është gabim i madh të besosh se, meqë njerëzit janë analfabetë ose jetojnë në mënyrë primitive, ata nuk kanë inteligjencë ose ndjeshmëri. Në të kundërtën, ata fare mirë mund të na shohin ne, me të këqijat e qytetërimit tonë, me korrupsionin e tij moral, me luftërat shkatërruese, me hipokrizinë dhe fodullëkun e tij, si njerëz që meritojnë të shihen me dyshim e përbuzje. Ne duhet t’i takojmë ata si të barabartë, dashamirës, si njerëz që e admirojnë dhe e respektojnë prejardhjen e tyre të lashtë dhe që e ndjejnë se ata do të bëhen të interesuar, siç jemi ne, për një fe të gjallë dhe jo për format e vdekura të kishave të kohës së sotme. (Nga një letër e datës 21 shtator 1951, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për Comite Nacional de ensenanza Bahá’í para los indigenas [Komitetin Kombëtar të mësimit Bahá’í për indigjenët]) 1982. Mësimi është sigurisht guri kryesor i themelit për të gjitha shërbimet Bahá’i, por suksesi i mësimit varet nga shumë faktorë, një prej të cilëve është zhvillimi i një mënyre të vërtetë Bahá’í të të jetuarit dhe kryerja e përgjegjësive që ne kemi marrë mbi vete. (Nga një letër e datës 3 qershor 1952, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1983. Sidoqoftë nuk duhet harruar se mjedisi më i fuqishëm e më efektiv i gjetur gjer tani është takimi rreth vatrës, sepse në takimin rreth vatrës mund t’u jepet përgjigje pyetjeve intime personale, dhe studiuesi gjen aty më me bollëk frymën e Besimit. (Nga një letër e datës 11 dhjetor 1952, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një Asamble Shpirtërore Lokale dhe një besimtar individual) Sot, si kurrë më parë, magneti që tërheq bekimet nga lart është shpjegimi i Besimit të Perëndisë. Ushtritë e Qiellit qëndrojnë midis qiellit e tokës, duke pritur me durim që Bahá’í-të të bëjnë përpara, me devocion e përkushtim të kulluar, për të shpjeguar Kauzën e Perëndisë, në mënyrë që të hidhen për t’i ndihmuar e përkrahur. Ruajtësi lutet që Miqtë të mund t’i trefishojnë përpjekjet e tyre, sepse koha është e shkurtër – ndërsa, për fat të keq, punëtorët janë të paktë. Ata që dëshirojnë të arrijnë pavdekësinë, le të bëjnë përpara dhe të lëshojnë Thirrjen Hyjnore. Ata do të habiten me fitoret shpirtërore që do të arrijnë. (Nga një letër e datës 28 mars 1953, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1984. Ajo që nevojitet për të pasur sukses në fushën mësimore është një përkushtim i plotë nga ana individuale, përkushtim në detyrën e lavdishme të përhapjes së Besimit, dhe të jetuarit e jetës Bahá’í, sepse kjo krijon magnetin për Shpirtin e Shenjtë, dhe është Shpirti i shenjtë që e zgjon shpirtin e ri. Kështu, individi duhet të jetë si një kallam, përmes të cilit Shpirti i Shenjtë të vërshojë, t’i japë jetë të re shpirtit që kërkon. Duhen kërkuar ata që janë të ndjeshëm ndaj Besimit dhe pastaj duhet përqëndruar në këta persona në dhënien e mësimit. (Nga një letër e datës 18 dhjetor 1953, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1985. Popujt në përgjithësi po kërkojnë dritën e Udhërrëfimit Hyjnor. Problemet e botës e kanë zgjuar popullsinë. Mbetet vetëm që Bahá’í-të të lëshojnë Thirrjen dhe të japin Mesazhin sipas standardeve të larta të shpallura nga Mjeshtri i Shumëdashur. Bota mund të marrë jetë me dhuntitë e Shpirtit të Shenjtë, në qoftë se Bahá’í-të e përmbushin detyrimin e tyre të shenjtë. Në fushat e pionerimit dhe në frontin e brendshëm, miqtë duhet të ngrihen me të njëjtin shpirt dedikimi e përkushtimi që u dha shtytje pionierëve të parë. Po të veprojnë kështu, ata do të habiten me rezultatet e mëdha që do të arrijnë. …Duke flakur mënjanë të gjitha shprehitë e jetesës së sotme, duke lënë prapa standardet e rrema të atyre qëndrimeve që përpiqen t’i zgjidhin problemet e botës me banalitete të dobëta, dhe duke treguar mënyrën e re Bahá’í të jetesës shpirtërore dinamike, le të ngrihen ata për të përhapur ujin e Jetës mbi Amerikën, duke u mbështetur në udhëheqjen e Shpirtit të Shenjtë. Kjo do të japë rezultatet që kërkojnë klithmat e njerëzimit të sotëm. Ku janë personat shpirtërorë që do të shfrytëzojnë rastin dhe do të fitojnë lavdi të përjetshme në shërbim të Besimit! (Nga një letër e datës 14 prill 1954, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara) 1986. Kur bën të interesuar njerëz të ndryshëm për Besimin, duhet treguar shumë kujdes dhe t’i çosh gradualisht ata në Dritën e Udhërrëfimit Hyjnor, veçanërisht në praktikat e jetesës Bahá’í. Pra, nuk duhet qënë dogmatikë lidhur me cilëndo prej praktikave dytësore të Besimit…. (Nga një letër e datës 5 qershor 1954, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1987. Ruajtësi e ndjen se për Bahá’í-të mënyra më efektive të shpjeguar Besimin është miqësimi i ngushtë me fqinjët e me shokët e tyre. Kur miqtë kanë besim te Bahá’í-të dhe Bahá’í-të te miqtë e tyre, ata do ta çojnë Mesazhin dhe do t’ua mësojnë Kauzën. Ky lloj të mësuari individual është më efektiv se çdo lloj tjetër. Parimi i takimeve rreth vatrës, i cili është vendosur për të lejuar e inkurajuar idividin të shpjegojë mësimet në shtëpinë e vet, është provuar si mjeti më efektiv për përhapjen e Besimit…. (Nga një letër e datës 27 dhjetor 1954, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1988. Është më mirë të kesh një Bahá’í që i kupton Mësimet dhe është i bindur me gjithë zemër për të vërtetën e tyre, sesa një numër Bahá’í-sh që nuk e njohin mirë Kauzën dhe nuk kanë rrënjë të thella në Besëlidhje. (Nga një letër e datës 22 janar 1955, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1989. Përkushtimi, dedikimi dhe shërbimi entuziast është Çelësi Kryesor për mësim të sukseshëm. Njeriu duhet të bëhet si një kallam përmes të cilit Shpirti i Shenjtë zbret deri te studiuesi i Besimit. Ne e çojmë Mesazhin dhe i shpjegojmë Mësimet, por është Shpirti i Shenjtë që jep gjallëri e konfirmon. (Nga një letër e datës 16 shkurt 1955, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1990. Ruajtësi mendon se ndoshta një metodë e ndryshme për aborigjenët mund t’i tërheqë ata; metoda e interesimit për jetën dhe folkorin e tyre dhe e përpjekjes për t’u bërë mik i tyre, në vend që të përpiqet t’i ndryshojë ose t’i përmirësojë ata. (Nga një letër e datës 9 prill 1955, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1991. Bahá’í-të duhet ta kuptojnë se suksesi i kësaj pune varet nga individi. Individi duhet të ngrihet si kurrë më parë për të shpallur Besimin e Bahá’u’lláh-ut. Mënyra më efektive për të vazhduar punën e tyre është që individët të kenë kontakte të shumta, të zgjedhin disa që e ndjejnë se do të bëhen Bahá’í, të zhvillojnë me ta miqësi të ngushtë, pastaj konfidencë të plotë dhe, më në fund, t’u mësojnë atyre Besimin, derisa ata të bëhen mbështetës të fortë të Kauzës së Perëndisë. (Nga një letër e datës 13 maj 1955, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për të gjitha Asambletë Shpirtërore Kombëtare) 1992. Sigurisht gjëja më e rëndësishme është që çdo veprimtari … të ketë për qëllim mësimin e Besimit dhe konfirmimin e njerëzve. Prandaj ju dhe Bahá’í-të e tjerë duhet ta ndiqni situatën shumë nga afër. Ju duhet t’i studioni ata që vijnë në takime dhe kur gjeni dikë që e ndjeni se do të bëhet një Bahá’í i fortë e aktiv, atëherë duhet të përqëndroheni në mësimin e tij. Kështu, në qoftë se ju jeni në gjendje të konfirmoni disa shpirtra, keni bërë një shërbim të shquar e të madh. Praktikisht ky është qëllimi i të gjitha veprimtarive të tilla në të gjitha universitetet. (Nga një letër e datës 1 qershor 1955, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1993. Ushtritë e Tubimit të Epërm janë radhitur për luftë, të vendosura midis Tokës e Qiellit, të gatshme për t’u hedhur në ndihmë të atyre që ngrihen për të Shpjeguar Besimin. Nëse ndokush kërkon konfirmimin e Shpirtit të Shenjtë, ai mund ta gjejë atë me bollëk në Fushën e Mësimit. Bota po e kërkon këtë si kurrë më parë dhe, në qoftë se Miqtë do të ngrihen me një vendosmëri të re, të përkushtuar tërësisht ndaj detyrës fisnike që kanë përpara, fitore pas fitoresh do të korren për Besimin e Lavdishëm të Perëndisë. (Nga një letër e datës 2 shkurt 1956, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1994. Lavdia dhe nderi më i madh që mund t’i vijë një individi është t’i sjellë dritën e udhërrëfimit një shpirti të ri. Fuqia ndriçuese e Shpirtit të Shenjtë, që ka ardhur në botë nëpërmjet Bahá’u’lláh-ut, është burim i jetës së pavdekshme; dhe ata që janë ndriçuar nga ky shpirt në këtë botë do ta shohin veten të nderuar e në lavdi të madhe në botën tjetër. Shërbimi më i merituar që mund të bëjë ndokush është të sjellë dritën e udhërrëfimit hyjnor dhe fuqinë ndriçuese të shpirtit në një zonë krejt të re. Njerëzimi po thërret për shpëtim; dhe ai mund t’u sillet njerëzve vetëm nëpërmjet Bahá’í-ve që shkojnë në zona të ndryshme të botës. Ky është shkaku që Ruajtësi i ka inkurajuar të gjithë miqtë të shpërndahen nëpër territore të reja, sepse kjo është ora e ndriçimit të botës. (Nga një letër e datës 11 mars 1956, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1995. Nevoja e kësaj Ore është Mësimi në Frontin e Brendshëm. Pikësynimet e tij mund të arrihen me një shpirt të ri dedikimi e përkushtimi nga ana e miqve, secili në vendin e vet, në shtëpinë e vet…. Ata nuk duhet të lënë kurrë të kalojë asnjë ditë pa mësuar ndonjë shpirt, duke ia besuar Bahá’u’lláh-ut që fara të rritet. Miqtë duhet të kërkojnë shpirtra të kulluar, të fitojnë besimin e tyre dhe pastaj ta mësojnë atë person me kujdes derisa ai të bëhet Bahá’í, dhe pastaj ta ushqejnë atë derisa të bëhet një përkrahës i vendosur e aktiv i Besimit. Gjithkush duhet të mos harrojë se është ‘“Shpirti i Shenjtë që jep jetë’”, prandaj mësuesi duhet të bëhet si një kallam përmes të cilit Shpirti i Shenjtë mund të arrijë te shpirti që kërkon. Ruajtësi i shumëdashur ka theksuar shumë herë me radhë se, që të shpjegojë me efektivitet Besimin, individi duhet të studiojë thellë Fjalën Hyjnore, të shijojë ujërat e Saj jetëdhënës dhe të gostitet me mësimet e Saj të lavdishme. Ai pastaj duhet të meditojë për rëndësinë e Fjalës dhe, duke arritur thellësitë e saj shpirtërore, të lutet për udhërrëfim e ndihmë. Por më e rëndësishmja pas lutjes është veprimi. Pasi personi të jetë lutur dhe të ketë medituar, ai duhet të ngrihet, duke u mbështetur tërësisht në udhëheqjen e konfirmimin e Bahá’u’lláh-ut, për të shpjeguar Besimin e Tij. Këmbëngulja në veprim është thelbësore, po ashtu si urtia e guximi janë të nevojshme për mësim efektiv. Individi duhet të sakrifikojë të gjitha gjërat për këtë qëllim të madh, dhe pastaj do të arrihen fitoret. (Nga një letër e datës 30 maj 1956, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për Duart e Kauzës në Shtetet e Bashkuara) 1996. Shpirti i kësaj ore është mësimi në Frontet e Brendshme. Pikësynimi i tij mund të arrihet vetëm me një shpirt të ri dedikimi e përkushtimi nga ana e miqve në vendin e tyre. Fitore të mrekullueshme janë arritur në zonat e virgjëra të vështira, sepse pionierët ia kanë kushtuar jetën e tyre Misionit Fisnik në të cilin janë angazhuar. Miqtë në vendin e tyre duhet të shfaqin të njëjtin përkushtim e dedikim. Ata kurrë nuk duhet të lenë të kalojë asnjë ditë pa mësuar ndonjë shpirt, duke shpresuar se Bahá’u’lláh-u do të bëjë që çdo farë të rritet. Miqtë duhet të kërkojnë shpirtra të kulluar, të fitojnë besimin e tyre dhe pastaj ta mësojnë atë person me kujdes derisa ai të bëhet një Bahá’í – dhe pastaj ta ushqejnë atë derisa të bëhet një përkrahës i vendosur e aktiv i Besimit. (Nga një letër e datës 15 qershor 1956, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për Bahá’í-të e Lafajet, In) 1997. Ai shpreson se ju do të keni udhëheqje e konfirmim në punën tuaj, kështu që shumë shpirtra do të mund të gjejnë jetën e amshueme përmes shërbimeve tuaja vetëmohuese. Është e rëndësishme që ju të vendosni kontakte me individë me zemër të pastër, të fitoni besimin e tyre, ata të fitojnë besim tek ju dhe pastaj gradualisht t’i mësoni ata. Është më mirë të përqëndroheni në pak veta, në vend që të përpiqeni të mësoni shumë vetë në të njëjtën kohë. Përkushtimi, devocioni, dedikimi, përunjësia janë thelbësore, që Shpirti i Shenjtë të mund t’ju përdorë si një kallam për përhapjen e rrezeve të Tij krijuese. (Nga një letër e datës 15 korrik 1956, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 1998. Ruajtësi e ndjen që, në qoftë se miqtë do të meditonin pak më objektivisht për marrëdhënien e tyre me Kauzën dhe për publikun jo Bahá’í që ata shpresojnë të ndikojnë, ata do t’i shihnin gjërat më qartë…. Ai e kupton fare mirë se kërkesat që u shtrohen Bahá’i-ve janë të mëdha dhe se shpesh ata ndjehen të pazotë, të lodhur e ndoshta të frikësuar përballë detyrave që qëndrojnë para tyre. Kjo është krejt e natyrshme. Nga ana tjetër, ata duhet ta kuptojnë që fuqia e Perëndisë mund dhe do t’i ndihmojë ata; dhe të kuptojnë që për shkak se janë të privilegjuar që kanë pranuar Manifestimin e Perëndisë për Ditën e sotme, pikërisht ky veprim u ka ngarkuar atyre një përgjegjësi të madhe morale kundrejt bashkëkohësve të vet. Është pikërisht kjo përgjegjësi morale për të cilën Ruajtësi tërheq vazhdimisht vëmendjen e tyre… (Nga një letër e datës 19 korrik 1956, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara) 1999. Sigurisht që miqtë duhet të eksplorojnë kanale të reja dhe të kenë më shumë guxim, në qoftë se duan të bëjnë diçka për të shtuar numrin e tyre. (Nga një letër e datës 6 tetor 1956, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 2000. Metoda më efektive e mësimit është grupi rreth Vatrës, ku njerëzve që vijnë të rinj mund t’u tregohet mikpritja Bahá’í dhe ata mund të bëjnë çdo pyetje që i shqetëson. Ata mund të ndjejnë atje shpirtin e vërtetë Bahá’í – dhe ky është shpirti që gjallëron. (Nga një letër e datës 20 tetor 1956, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 2001. Ai e ndjen se shpërndarja e pamfleteve Bahá’í derë më derë … nuk është dinjitoze dhe mund të krijojë një përshtypje të keqe për Besimin… (Nga një letër e datës 20 tetor 1956, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Kanadasë) 2002. Ne duhet të jemi të kujdesshëm të mos i shpjegojmë mësimet në mënyrë fanatike. Ne duhet të shpjegojmë siç shpjegonte Mjeshtri. Ai ishte Shembulli i përsosur i Mësimeve. Ai shpallte të vërtetat universale dhe, përmes dashurisë e demonstrimit të mençur të të vërtetave universale të Besimit, tërhiqte zemrat e mendjet. (Nga një letër e datës 20 tetor 1956, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 2003. Mjeshtri na siguronte se, kur harrojmë vetveten dhe përpiqemi me të gjitha forcat t’i shërbejmë e ta shpjegojmë Besimin, ne marrim ndihmë hyjnore. Nuk jemi ne që e bëjmë punën, por ne jemi instrumentat e përdorur në atë kohë për qëllimin e mësimit të Kauzës së Tij. (Nga një letër e datës 8 nëntor 1956, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 2004. Mësimi i Besimit varet nga individi dhe përpjekjet e tij. Kur individi ngrihet me entusiazëm, me dedikim e përkushtim të plotë dhe nuk lejon asgjë që ta pengojë, atëhere arrihen rezultate…. (Nga një letër e datës 17 dhjetor 1956, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për Bahá’í-të e mbledhur në Kuvendin Shtetëror të Indianës) 2005. Ruajtësi shpreson se Miqtë … do të shfaqin frymën dashamirëse të Mjeshtrit në kontaktet e tyre, dhe kështu do t’i fitojnë këta shpirtra për Besimin. Metoda e mësimit rreth vatrës duket se jep rezultatet më të mëdha, kur secili fton miq në shtëpinë e vet një herë në nëntëmbëdhjetë ditë dhe i njeh ata me Besimin. Shoqëria e ngushtë dhe shërbimi dashamirës prek zemrat; dhe kur preket zemra, atëhere mund të hyjë shpirti. Është Shpirti i Shenjtë që jep jetë dhe Miqtë duhet të bëhen kanale për përhapjen e Tij. (Nga një letër e datës 27 janar 1957, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 2006. Ruajtësi u gëzua shumë kur mori lajmet e vërshimit të papritur përsa i përket numrit të Miqve që u bashkuan me Besimin. Kjo tregon se duhet këmbëngulur deri në fund, në qoftë se duam të arrihet sukses…. (Nga një letër e datës 19 prill 1957, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 2007. …bota po tronditet nga themelet dhe njerëzit janë në kërkim. Në qoftë se Bahá’í-të do të ngrihen si kurrë më parë për të shpjeguar Kauzën, ata do të gjejnë shumë dëgjues dhe shumë do të gjejnë jetë të amshueme përmes përpjekjeve të tyre vetmohuese. (Nga një letër e datës 17 maj 1957, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Kanadasë) 2008. E vërteta hyjnore është relative dhe kjo është arsyeja përse ne jemi të detyruar t’i rekomandojmë kërkuesit vazhdimisht vetë Fjalën – dhe përse çdo shpjegim që bëjmë për të lehtësuar udhëtimin e shpirtit të çdo individi duhet të bazohet te Fjala – e vetëm te Fjala. (Nga një letër e datës 4 qershor 1957, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Kandasë) 2009. Besimtarët duhen inkurajuar të japin mësim individualisht në shtëpitë e tyre. Bahá’u’lláh-u u ka urdhëruar Bahá’í-ve detyrën e shenjtë të mësimit. Ne nuk kemi priftërinj, prandaj shërbimi që dikur kryhej nga priftërinjtë për fetë e tyre është shërbimi që çdo Bahá’í pritet ta bëjë individualisht për fenë e tij. Duhet të jetë ai që ndriçon shpirtra të rinj, që i konfirmon ata, që shëron të plagosurit e të drobiturit nga rruga e jetës dhe që u jep atyre të pinë nga kupa e jetës së amshueme dijen për Manifestimin e Perëndisë në Ditën e Tij. (Nga një letër e datës 5 korrik 1957, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të vendeve të Beneluksit) 2010. Ruajtësi i Shumëdashur më ka udhëzuar t’ju informoj se ju nuk duhet të lodheni nga puna e mirë. Ai e di se nganjëherë ju dekurajoheni kur zemërgurësia e vendasve nuk lejon që të lulëzojnë farat që ju mbillni me aq zell. Megjithatë, ai ju siguron se të gjitha farat që janë mbjellë do ta japin më në fund frytin e tyre. (Nga një letër e datës 7 gusht 1957, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 2011. Mësimi është burimi i Konfirmimit Hyjnor. Nuk është e mjaftueshme të luteni me zell për udhërrëfim, por kjo lutje duhet të pasohet nga përsiatja rreth metodave më të mira të veprimit e pastaj për vetë veprimin. Edhe sikur veprimi të mos japë menjëherë rezultate, ose ndoshta të mos jetë krejtësisht i drejtë, kjo nuk ka shumë rëndësi, sepse lujtet mund të marrin përgjigje vetëm përmes veprimit, dhe në qoftë se veprimi i ndonjërit është i gabuar, Perëndia mund ta përdorë këtë metodë për të treguar shtegun e drejtë…. (Nga një letër e datës 22 gusht 1957, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një besimtar individual) 2012. Nuk është e mjaftueshme që miqtë të justifikohen se mësuesit e tyre më të mirë dhe besimtarët shembullorë janë ngritur dhe i janë përgjigjur thirrjes për pionerizëm. Një ‘“mësues i mirë’” dhe një ‘“besimtar shembullor’” në fund të fundit nuk është as më shumë as më pak sesa një Bahá’í i zakonshëm që ia ka kushtuar veten punës së Besimit, që ka thelluar dijet e kuptimin e Mësimeve të tij, që e ka mbështetur besimin te Bahá’u’lláh-u dhe është ngritur për t’i shërbyer Atij me të gjitha aftësitë e veta. Kjo derë është ajo që ne jemi të sigurt se do të hapet para çdo pasuesi të Besimit që troket, të themi, aq fort sa duhet. Kur vullneti dhe dëshira janë mjaft të forta, do të gjenden mjetet dhe do të hapet rruga ose për të bërë më shumë punë në atë zonë, ose për të shkuar me synim në një qytet të ri … ose për të hyrë në fushën e pionerizmit në vende të huaja…. Bahá’í-të janë majaja e Perëndisë, që duhet të fermentojë masën e kombit të tyre. Në përpjesëtim të drejtë me suksesin e tyre do të jetë mbrojtja që jepet, jo vetëm për ta, por edhe për vendin e tyre. Këto janë ligjet e pandryshueshme të Perëndisë, nga të cilat nuk ka shpëtim: ‘“Sepse nga secili aq sa i jepet po aq do të kërkohet’”. (Nga një letër e datës 21 shtator 1957, shkruar në emër të Shoghi Effendiut për Asamblenë Shpirtërore të Shteteve të Bashkuara) Rishikuar në korrik 1990 [1] Proselitizëm: zell për të fituar pasues të rinj, duke i kthyer nga një fe, besim ose parti, në një tjetër. – Shën. i përkth. [2] Teosofistët: pasues të Teosofisë, doktrinë fetare mbi Perëndinë dhe Botën, e bazuar në intuitën mistike, e cila synon njohjen e Perëndisë dhe bashkimin me Hyjninë – shën. i përkth. [3] Është fjala për konfirmimin, forcimin e njerëzve në Besimin – shën. i përkth.


Table of Contents: Albanian :Arabic :Belarusian :Bulgarian :Chinese_Simplified :Chinese_Traditional :Danish :Dutch :English :French :German :Hungarian :Íslenska :Italian :Japanese :Korean :Latvian :Norwegian :Persian :Polish :Portuguese :Romanian :Russian :Spanish :Swedish :Turkish :Ukrainian :