U ngrita këtë mëngjes falë hirit Tënd, O Perëndia im, dhe e lashë shtëpinë time duke besuar tërësisht tek Ti dhe duke e lënë veten nën kujdesin Tënd. Dërgo, pra, këtu poshtë mbi mua, nga qielli i mëshirës Sate, një bekim nga ana Jote, dhe bëj të mundur që të kthehem në shtëpi shëndoshë e mirë, ashtu siç bëre të mundur të vihem nën mbrojtjen Tënde, me mendimet e mia të ngulura vendosmërisht tek Ti.
Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje, të Vetmit, të Pakrahasueshmit, të Gjithëdijshmit, Urtiplotit.
-Bahá'u'lláhO Perëndi, Perëndia im! Unë dola nga shtëpia ime duke u mbajtur fort pas fillit të dashurisë Sate dhe e lashë veten tërësisht nën kujdesin Tënd e nën mbrojtjten Tënde. Unë të lutem, për pushtetin Tënd, përmes të cilit Ti i mbron të dashurit e Tu nga i pabinduri e i mbrapshti, nga çdo shtypës kokëfortë e nga çdo keqbërës që ka qëndruar larg Teje, më ruaj shëndoshë e mirë me bujarinë e hirin Tënd. Jepmë, pra, mundësi të kthehem në shtëpi, për pushtetin Tënd e fuqinë Tënde. Ti je, me të vërtetë, Fuqiploti, Ndihma në Rrezik, i Vetëqenëshmi.
-Bahá'u'lláh