O Zot! Ty të drejtohem për strehë dhe ndaj të gjitha shenjave të Tua e ktheva zemrën.
O Zot! Qoftë kur jam në udhëtim ose në shtëpi, në punë ose në profesionin tim, unë tërë besimin e mbështes tek Ti.
Më jep, pra, ndihmën Tënde të mjaftueshme, që të më bësh të pavarur nga të gjitha gjërat, O Ti që je i pakapërcyeshëm në mëshirën Tënde!
Jepmë mua pjesën time, O Zot, sa të dëshirosh Ti, dhe bëj që unë të kënaqem me atë që Ti ke caktuar për mua.
Ty të takon autoriteti absolut për të urdhëruar.O Perëndia im, Zoti im dhe Mjeshtri im! Unë e kam shkëputur veten nga të afërmit e mi dhe kam kërkuar nëpërmjet Teje të bëhem i pavarur nga gjithçka që jeton mbi tokë, gjithmonë i gatshëm të marr atë që është e lavdërueshme në sytë e Tu. Më dhuro një mirësi të tillë që të më bëjë të pavarur nga gjithçka tjetër veç Teje, dhe më jep një pjesë më të madhe nga favoret e Tua të pakufishme. Me të vërtetë Ti je Zoti i hirit të pashtershëm.
-Báb-i