Lëvduar qofsh Ti, O Zot, Perëndia im! Bëj mirësisht që kjo foshnjë të mëkohet nga gjiri i mëshirës Sate të dhembshur dhe nga kujdesi Yt dashamirës, të ushqehet me frytet e pemëve të Tua qiellore. Mos lejo që ajo të lihet nën kujdesin e ndokujt tjetër veç Teje, sepse Ti Vetë, nëpërmjet forcës së vullnetit e të pushtetit Tënd sovran, e krijove dhe e thirre atë në jetë. Nuk ka tjetër Perëndi veç Teje, Fuqiplotit, të Gjithëdijshmit.
I lëvduar je Ti, O Më i Shumëdashuri im, përhap mbi të shijet e ëmbla të bujarisë Sate të përkryer dhe aromën e dhuratave të Tua të shenjta. Bëje, pra, atë të aftë të kërkojë strehë nën hijen e Emrit Tënd më të lartësuar, O Ti që mban në dorën Tënde mbretërinë e emrave e të atributeve. Me të vërtetë, Ti je në gjendje të bësh atë që dëshiron dhe je vërtet i Fuqishmi, i Lartësuari, Gjithmonëfalësi, i Hirshmi, Bujari, i Mëshirshmi.
-Bahá'u'lláhO Ti Zot i pashoq! le të mëkohet kjo foshnjë e vogël nga gjiri i dashamirësisë Sate, ruaje atë brenda djepit të sigurisë e të mbrojtjes Sate dhe bëj që ajo të rritet në krahët e dashurisë Sate të dhembshur.
-`Abdu'l-BaháO Perëndi! Rrite këtë foshnjë të vogël në prehërin e dashurisë Sate, dhe jepi qumësht nga gjiri i Kujdesit Tënd. Rrite këtë bimë të njomë në kopshtin e trëndafilave të dashurisë Sate dhe ndihmoje të rritet nën shiun e bujarisë Sate. Bëje atë fëmijë të Mbretërisë dhe çoje drejt hapësirave të Tua qiellore. Ti je i pushtetshëm e i dashur dhe Ti je Dhuruesi, Zemërgjeri, Zoti i bujarisë së pafund.
-`Abdu'l-BaháO Perëndi, më udhëhiq, më mbro, më bëj një llambë ndriçuese e një yll me shkëlqim. Ti je i Fuqishmi e i Pushtetshmi.
-`Abdu'l-BaháO Perëndi! Edukoji këta fëmijë. Këta fëmijë janë bimët e pemishtes Sate, lulet e livadhit Tënd, trëndafilat e kopshtit Tënd. Le të bjerë mbi ta shiu Yt; le të shkëlqejë mbi ta Dielli i Realitetit me dashurinë Tënde. Le t'i freskojë ata Flladi Yt, që të ushtrohen, të rriten e të zhvillohen, dhe të shfaqen me bukurinë më të madhe. Ti je Dhënësi. Ti je Zemërdhembshuri.
-`Abdu'l-BaháO Ti Zot i mirë! Këta fëmijë të këndshëm janë vepra e gishtave të fuqisë Sate dhe shenjat mahnitëse të madhështisë Sate. O Perëndi! Mbroji këta fëmijë, ndihmoji me mirësi ata që të edukohen, dhe bëji të aftë që t'i shërbejnë botës së njerëzimit. O Perëndi! Këta fëmijë janë margaritarë, bëj që ata të ushqehen brenda guackës së dashamirësisë Sate.
Ti je Bujari, Dashuriploti.Unë jam një fëmijë i njomë. Më ushqe nga gjiri i mëshirës Sate, më ushtro me dashurinë Tënde, më eduko në shkollën e drejtimit Tënd dhe më zhvillo nën hijen e bujarisë Sate. Më nxirr nga errësira, më bëj një dritë vezulluese; më çliro nga trishtimi, më bëj një lule të kopshtit të trëndafilave; më ço të shërbej në Pragun Tënd dhe më jep vetitë e natyrën e të drejtit; më bëj shkak bujarie për botën njerëzore dhe kurorëzoje kokën time me diademën e jetës së përjetshme!
Me të vërtetë, Ti je i Pushtetshmi, i Fuqishmi, Shikuesi, Dëgjuesi.
-`Abdu'l-BaháO Ti, më i lavdishmi Zot! Bëje të bekuar e të lumtur shërbëtoren Tënde të vogël; bëj që ajo të ushqehet në pragun e njëshmërisë Sate dhe lëre atë të pijë me fund nga kupa e dashurisë Sate, që të mbushet me magjepsje e ekstazë dhe të përhapë aromë të këndshme. Ti je i Fuqishmi e i Pushtetshmi, dhe Ti je i Gjithëdijshmi, Ai që Sheh Gjithçka.
-`Abdu'l-BaháO Zot! Bëje këtë të ri që të shkëlqejë dhe dhuroji bujarinë Tënde kësaj krijese të shkretë. Dhuroji atij dije, shtoja fuqinë në agim të çdo dite dhe ruaje atë nën strehën e mbrojtjes Sate, që ai të çlirohet nga gabimet, t'ia përkushtojë veten shërbimit të Kauzës Sate, të drejtojë të pabindurin, të udhëheqë të pafatin, të çlirojë robërit dhe të zgjojë të shkujdesurit, që të gjithë të bekohen me kujtimin dhe lavdërimin Tënd. Ti je i Fuqishmi dhe i Pushtetshmi.
-`Abdu'l-Bahá