Reflektime mbi Jetën e Shpirtit Instituti Ruhi Mars 2009 Libri 1 Instituti Ruhi Librat në seri: Më poshtë janë titujt në seri të planifikuara nga Instituti Ruhi. Librat janë caktuar që të përdoren si sekuenca kryesore e kurseve të një programi formal edukimi për të rinj dhe të rritur që kanë si qëllim të ndërtojnë aftësi shërbimi. Intstituti Ruhi gjithashtu po zhvillon një strukturë kursesh që degëzohen nga libri i tretë në seri për trajnimin e mësuesve të klasave Bahá'í për fëmijë dhe kjo gjithashtu tregohet në listë. Duhet theksuar se lista do të ndryshojë ndërkohë që eksperienca në këtë degë përparon dhe do të shtohen tituj të ri ndërkohë që një numër në rritje elementësh kurrikulare në zhvillim arrijnë fazën në të cilën mund të bëhen të gjerësisht të disponueshme. Libri 1 Reflektime mbi jetën e shpirtit Libri 2 Duke u ngritur në shërbim Libri 3a Mësimi në klasat e fëmijëve, niveli 1 Libri 3b Mësimi në klasat e fëmijeve, niveli 2 (kurs degë) Libri 4 Manifestime Binjake Libri 5 Të çliruar mundesitë e paratërinjve (variant i para botuar) Libri 6 Mësimdhënia e Kauzës Libri 7 Duke ecur së bashku në rrugën e shërbimit Libri 8 Besëlidhja (në fazat e fundit të zhvillimit) Original Title: Reflections on the Life of the Spirit, Ruhi Institute, Book 1 (c) 2007 by Ruhi Foundation, Colombia, edition 3.1.1 March 2007 Text: Albanian Përkthyesi: Agim Popa nën kujdesin e Komitetit të përkthimeve e botimeve Bahá'í (c) Asambleja Shpirtërore Kombëtare e Bahá'í-ve të Shqipërisë Rruga e Dibrës 59 - Tiranë Botimi i tretë 2008 - 166 E.B. BASHKËPUNËTORËVE Instituti Ruhi e përdor termin "bashkëpunëtor" për t'iu referuar të gjithë atyre që i studiojnë, ua mësojnë të tjerëve ose i venë në zbatim kurset e tij, kudo që jetojnë. Këta pjesëmarrës janë vërtet bashkëpunëtorë, pasi të gjithë i përmbahen qëllimit të Institutit: t'i përdorin kurset si mjet për t'i shërbyer Kauzës dhe për t'i dhënë shtysë mirëqenies së njerëzimit. Në çdo grup studimi ka gjithmonë një person më me përvojë i cili luan rolin e drejtuesit. Anëtarët e tjerë të grupit përfaqësojnë "studentët" që kërkojnë ndihmën e drejtues në studimet e tyre. Megjithatë për të gjithë pjesëmarrësit është e qartë se ata janë angazhuar në një proces të ndërsjellë, në të cilin çdonjëri prej tyre mëson diçka. Përgjegjësinë për të mësuar e ka çdo pjesëmarrës. Studenti kryen punën aktive për të mësuar. Drejtuesi e lehtëson këtë proces, por gjithashtu fiton një shikim të ri lidhur me materialin. Marrëdhënia midis tyre nuk është ajo e një njeriu të ditur ndaj një grupi njerëzish të paditur. "Të kuptuarit e Shkrimeve Bahá'í", "Lutja" dhe "Jeta e vdekja" janë shpesh herë njësi të parë që një grup bashkëpunëtorësh zgjedhin studimin e tyre. Ne shpresojmë se drejtuesi do t'i shohë me kujdes idetë e paraqitura këtu. Ata që i studiojnë këto njësi për herë të parë nuk duhet të shqetësohen nga kjo hyrje, duke qenë se do t'u duhet ta analizojnë më vonë, kur ata vetë do të jenë në rolin e drejtuesit për këtë libër në grupe të tjera fillestarësh. Në studimin e kurseve të Institutit Ruhi, pritet që pjesëmarrësit të arrijnë tre nivele të të kuptuarit. Niveli i parë është një kuptim bazë i domethënies së fjalëve e fjalive nga tekstet e Shkrimeve të Shenjta, gjë që përbën thelbin e këtyre kurseve. Kështu për shembull, pas leximit të citatit "Përmirësimi i botës mund të arrihet përmes veprave të kulluara e të bukura, me një sjellje të lavdërueshme e të hijshme", studentit i bëhet pyetja "Si mund të arrihet përmirësimi i botës?" Në vështrim të parë kjo lloj pyetjeje mund të duket tepër e thjeshtë. Por dy vrojtimet e mëposhtme nga përvoja e deritanishme tregojnë se ka arsye që në këtë nivel të parë të të kuptuarit të adoptohet një trajtim i thjeshtë. Shpesh, për studimin e njësisë së parë në libër, drejtuesi e ndan grupin studimor në çifte; një personi në çdo çift i kërkohet ta lexojë citatin me zë të lartë, kurse tjetrit i kërkohet të formulojë një pyetje, përgjigjja për të cilën duhet të jetë citati. Për disa, një ushtrim i tillë është tmerrësisht i thjeshtë dhe kryhet shumë shpejt. Të tjerëve hartimi i një pyetjeje nga një fjali u duket sfidues në fillim dhe duhet të stërviten para se të fitojnë aftësitë e nevojshme. Ky lloj ushtrimi sigurisht nuk është i zbatueshëm në shumicën e njësive të Institutit Ruhi dhe kryhet gjithnjë e më rrallë ndërsa studentët përparojnë në studimet e tyre. Vrojtimi i dytë ka të bëjë me ata pjesëmarrës që këmbëngulin për të dhënë mendimet e veta dhe kundërshtojnë me forcë përsëritjen e citatit si përgjigje ndaj një pyetjeje. Është e qartë se nuk ka asgjë të keqe të kesh mendime të tuat e t'i shprehësh ato; por të kuptuarit e Shkrimeve të Shenjta duhet të fillojë me përqendrimin e mendjes në atë çka është lexuar, para se të lejohet që imagjinata e ndokujt të endet andej këtej dhe mendimet personale të rrjedhin lirshëm. Ka shumë të ngjarë që duke zhvilluar te besimtarët, në fazat fillestare të studimit të tyre mbi Besimin, aftësinë për të përqendruar vëmendjen në kuptimin e qartë e të saktë të fragmenteve që ata lexojnë nga Shkrimet e Shenjta, ne kontribuojmë në krijimin e unitetit të mendimit në komunitetet tona, përderisa ky unitet mund të arrihet vetëm kur mendimet personale ndriçohen nga Urtia Hyjnore. Ka rëndësi të theksohet këtu se arritja e nivelit të parë të të kuptuarit nuk përfshin kurrë një diskutim të gjatë mbi kuptimin e fjalëve të veçuara, jashtë kontekstit të materialit që po studiohet. E vërtet shumë drejtues e shohin se duke përdorur një fjalor për t'i ndihmuar pjesëmarrësit të kuptojnë fjalët e vështira, kjo faktikisht i pengon ata në mësimin e tyre. Duket se është shumë më e dobishme t'i ndihmojnë ata ta nxjerrin kuptimin e fjalëve përmes diskutimit të frazave e të paragrafëve të tërë. Niveli i dytë i të kuptuarit ka të bëjë me aplikimin në jetën e përditshme të disa prej koncepteve që përmbahen në citatet. Për shembull, ushtrimi nr. 1 në pjesën e parë të njësisë "Të kuptuarit e Shkrimeve Bahá'í", ku i kërkohet pjesëmarrësit të përcaktojnë disa sjellje të cilësuara si të lavdërueshme, është i lehtë për t'iu përgjigjur; prapëseprapë kjo kërkon që grupi të mendojë rreth disa prej aplikimeve të kapshme të citatit përkatës të mësimit. Megjithatë, jo të gjitha ushtrimet e këtij niveli mund të marrin përgjigje të menjëhershme e të qarta. Për shembull, për të vendosur nëse shprehja "Ka aq pak njerëz të mirë në botë, saqë veprimet e tyre nuk kanë ndonjë efekt" është e vërtetë apo e rreme, studentët duhet të shohin se si kjo shprehje vjen në kundërshtim me citatin përkatës që kanë studiuar nga Shkrimet e Bahá'u'lláh-ut. Niveli i tretë i të kuptuarit kërkon që pjesëmarrësit të mendojnë rreth gërshetimit të citateve me situata që nuk kanë lidhje të dukshme ose të drejtpërdrejtë me temën e citatit. Për shembull, çështja a duhet që Bahá'í-t t'u rrëfejnë mëkatet e tyre të tjerëve i referohet ndalimit të rrëfimit si mjet për të shlyer mëkatet, që është një praktikë e rrënjosur thellë e Katolicizmit. Drejtuesi duhet ta paraqesë këtë ndalim kur grupi të konsultohet në lidhje me nënkuptimet e vargut, "Gjyko vetveten çdo ditë para se të thirresh për të dhënë llogari". Shumë vjet përvojë me kurset e Institutit Ruhi kanë treguar se shqyrtimi i ideve në këto tre nivele të të kuptuarit i ndihmon bashkëpunëtorët të krijojnë një bazë të vetëdijshme për jetën në shërbim të Kauzës. Por ajo çka mund të habisë dikë që nuk është i familjarizuar me këtë përvojë është se përpjekjet për të zgjatur konsultimin për çdo ide përtej këtyre niveleve, duke paraqitur shumë koncepte që kanë lidhje me njëri-tjetrin, praktikisht e zvogëlon në një masë të madhe efektshmërinë e kursit. Kjo ndodh pjesërisht për faktin se çdo kurs duhet të vendosë një ritëm të caktuar përparimi, në mënyrë që studentët të kenë një ndjenjë të qartë se po përparojnë me shpejtësi në përputhje me aftësitë e tyre. Kjo nuk do të thotë se mësimet duhet të kalohen me nxitim e përciptazi pa bërë një shqyrtim të kujdesshëm të ushtrimeve. Grupet që kanë ndjekur rrugën e kalimit përciptazi, thjesht duke plotësuar përgjigjet, kurrë nuk kanë vazhduar më shumë sesa pak seanca. Duhet mbajtur parasysh se pasi një ide është kuptuar dhe është hedhur njëfarë drite lidhur me të, grupi duhet të kalojë në pikën tjetër të mësimit. Një arsye tjetër përse duhen shmangur diskutimet e zgjatura ka të bëjë me zakonin e të përfituarit nga rasti për t'u treguar të ditur, që për fat të keq ndeshet ndonjëherë në disa prej komunitetet tona nga koha në kohë. Është e natyrshme që një varg nga Shkrimet e Shenjta të zgjojë në mendje një mori mendimesh të bukura e fisnike. T'i ndash këto mendime me miqtë në raste të përshtatshme, sjell gëzim e lumturi. Por duhet patur kujdes që kjo praktikë të mos bëhet një zakon i shprehjes së unit dhe një këmbëngulje në fuqinë e mendimit personal. Përvoja e Institutit Ruhi ka treguar se ne nuk e ndrydhim imagjinatën ose personalitetin e pjesëmarrësve kur nuk bëjmë pyetje të tilla si, "Çfarë kupton ti me këtë?" Përkundrazi, kështu ne ndihmojmë për të nxitur zhvillimin e komuniteteve që të shohin para së gjithash Shkrimet e Shenjta si bazën kryesore të konsultimit saherë që përballen me ndonjë problem. Ne kemi bindjen se shprehia e të menduarit rreth implikimeve të Shkrimeve me minimumin e interpretimit vetjak do të mënjanonte në një masë të konsiderueshme mospërputhjet që dëmtojnë atmosferën e konsultimit në shumë komunitete, dhe do t'i bënte më të efektshme veprimtaritë e komuniteteve tona. Gjatë përgatitjes për të shpjeguar të tri njësive e këtij libri, drejtuesi do të bënte mirë të shqyrtonte secilën pjesë, t'i kategorizonte ushtrimet sipas tre niveleve të të kuptuarit dhe, po qe e nevojshme, të mendojë për ushtrime shtesë që të nxitin konsultimin për çdo koncept. Qëllimi i njësisë së parë të këtij libri, "Të kuptuarit e Shkrimeve Bahá'í", shërben për të zhvilluar te pjesëmarrësit shprehinë e të lexuarit të Shkrimeve dhe të të menduarit rreth tyre, duke nisur në fillim me thënie të përbëra prej një fjalie të vetme. Të lexosh Shkrimet e Shenjta çdo ditë, të paktën në mëngjes e në mbrëmje, është një nga porositë më të rëndësishme të Besimit tonë. Por të lexosh Shkrimet nuk është e njëjta gjë si të lexosh mijëra faqe që një njeriu të shkolluar i bien në dorë gjatë jetës së vet. Të lexosh Fjalën e Shenjtë do të thotë të pish prej oqeanit të Revelacionit Hyjnor. Kjo çon në të kuptuarit e vërtetë shpirtëror dhe ngjall forca që janë të nevojshme për përparimin e shpirtit. Por, për të arritur një kuptim të vërtetë, secili duhet të mendojë thellë për domethënien e çdo shprehjeje dhe aplikimet e saj në jetën e tij vetjake si dhe në jetën e shoqërisë. "Lutja" është njësia e dytë që përfshihet në këtë libër. Duke u përgatitur për të shpjeguar këtë njësi, drejtuesi duhet të mendojë për të tre objektivat kryesorë të saj. E para është të sqarojë konceptin e vetë lutjes dhe t'i ndihmojë pjesëmarrësit të kuptojnë rëndësinë e madhe të saj si një prej ligjeve të këtij Dispensacioni. Për ta arritur këtë objektiv, ndonjëherë është e nevojshme të luftohen dyshimet dhe të këqyren me kujdes mendimet që i kanë rrënjët në interpretime të gabuara të së kaluarës. Mbi të gjitha, arritja e këtij objektivi kërkon një kuptim të qartë të nevojës për t'iu përmbajtur këtij ligji, nevojë që nuk është më pak thelbësore sesa të ushqyerit e përditshëm të trupit tonë. Veç zbatimit të ligjit mbi lutjen, çdo njeri duhet të ndjejë një dëshirë të thellë për t'u lutur. Prandaj objektivi i dytë i këtij kursi është të ngjallë te pjesëmarrësit dëshirën për të "biseduar me Perëndinë" dhe për të ndjerë gëzimin e të qënit pranë Tij. Për më tepër, qysh në moshë fare të re, secili duhet të zhvillojë në veten e tij shprehi shpirtërore; shprehia për t'u lutur çdo ditë është ndër më të rëndësishmet prej tyre. Objektivi i tretë i këtij kursi ka të bëjë me qëndrimet se si duhet trajtuar lutja. Për fat të keq, njerëzimi po e humbet vazhdimisht të kuptuarit se si të lutet, duke i zëvendësuar kushtet e brendshme të domosdoshme me rite boshe e të pakuptimta. Prandaj grupet e studimit duhet të konsultohen shumë për ato pjesë të njësisë të cilat u referohen atyre qëndrimeve të zemrës e të mendjes që e ndihmojnë njeriun të hyjë në gjendje lutjeje, si dhe kushteve që duhen krijuar rreth tij gjatë kohës së lutjes. Njësia e tretë e këtij libri, "Jeta dhe vdekja", është një provë e posaçme për bashkëpunëtorët e Institutit Ruhi kur e studiojnë këtë për herë të parë, si dhe më pas, kur si drejtuesit ndihmojnë të tjerët të mësojnë përmbajtjen e saj. Tema e jetës dhe e vdekjes është përfshirë në librin e parë të programit të Institutit, meqë mendohet se është thelbësore për çështjen sesi i kuptojnë pjesëmarrësit rrugët e shërbimit që do të vendosin të ndjekin. Shërbimi në këtë botë duhet kuptuar në tërë kontekstin e jetës që shtrihet tej ekzistencës sonë tokësore dhe vazhdon përgjithmonë kur shpirtrat tanë përparojnë përmes botëve të Perëndisë. Në një proces edukimi, ndryshe nga përvetësimi i thjeshtë i aftësive, është thelbësore që pjesëmarrësit të bëhen gjithnjë e më të vetëdijshëm për kuptimin dhe domethënien e asaj që bëjnë. Kur krijohet kjo vetëdijë, studentët arrijnë ta shohin veten si "zotërues" aktivë të mësimit të tyre, e jo si marrës pasivë të informacionit që u jepet atyre nga drejtuesit e vet. Çdo pjesë e kësaj njësisë hapet me nje thënie ose citat tematik nga Shkrimet Bahá'í dhe vazhdon me një seri ushtrimesh që kanë për qëllim t'i ndihmojnë pjesëmarrësit të kuptojnë gjuhën dhe konceptet e asaj thënieje. Ndryshe nga dy njësi të tjera, që përfshijnë ushtrime për t'i ndihmuar pjesëmarrësit të mendojnë lidhur me aplikimin e këtyre ideve në jetën e vet dhe në komunitetet e tyre, këtu, për shkak të karakterit abstrakt të materialit, të gjitha ushtrimet bëhen në nivelin konceptual. Vetëm në pjesën e fundit pjesëmarrësve u kërkohet të reflektojnë lidhur me implikimet e kursit në jetën e tyre. Siç e kemi vënë në dukje më lart, pjesëmarrësit e kurseve të Institutit Ruhi duhet të nxiten që të shmangin arsyetimet e panevojshme dhe të mjaftohen me përgjigje konkrete që mund të nxirren si përfundim drejtpërsëdrejti nga thëniet përkatëse. Megjithatë, disa ushtrime përmbajnë pyetje të cilave nuk mund t'u jepet një përgjigje e shpejtë ose e prerë. Këto pyetje kanë për qëllim të ngjallin vetëdijën lidhur me çështjen në fjalë. Në rast se pjesëmarrësit thjesht mendojnë lidhur me pyetje të tilla, objektivi i të mësuarit arrihet. Duhet vënë në dukje gjithashtu se gjuha e citateve që sillen lidhur me këtë njësinë është më e vështirë sesa ajo e dy njësisi të tjera. Drejtuesi duhet të tregohet shumë i kujdesshëm që të mos u kushtojë shumë vëmendje fjalëve të vështira, por të bëjë që pjesëmarrësit të kuptojnë idenë qendrore të çdo citati, gjë që është pikërisht ajo që përpiqen të arrijnë ushtrimet. Për të arritur rezultate të mira nga studimi i kësaj njësisë, është thelbësore të shmanget futja e shumë ideve gjatë një séance të vetme. Mbi të gjitha, është me rëndësi të ndiqet vazhdimësia e ideve siç paraqitet më poshtë: 1. Si fillon jeta, ç'është vdekja. • Shpirti është qenie shpirtërore, e krijuar nga Perëndia. • Shpirti dhe trupi së bashku përbëjnë qenien njerëzore • Vdekja është pikërisht një ndryshim i gjendjes; pas kësaj, shpirti përparon përjetësisht. 2. Qëllimi i jetës sonë. • Qëllimi i jetës është të njohësh Perëndinë dhe të arrish në praninë e Tij. • Kush njeh Revelacionin afrohet te Perëndia, dhe kush nuk e pranon Atë dënon vetveten me një jetë të mjeruar e larg Perëndisë. • Ashtu si në mitrën e nënës njeriu fiton vetitë që janë të nevojshme për këtë botë, po kështu në këtë botë ne duhet të fitojmë vetitë e nevojshme për botën tjetër. 3. Natyra e shpirtit. • Shpirti është një shenjë e Perëndisë. • Një shpirt që është besnik ndaj Perëndisë pasqyron dritën e Tij dhe shkon tek Ai. • Dhënia pas gjërave tokësore dhe dëshirat e kota e pengojnë fluturimin e shpirtit drejt Perëndisë dhe më në fund e bëjnë atë të dobët e të pafuqishëm. • Perëndia i ka dhuruar njeriut aftësinë për të pasqyruar të gjithë emrat e atributet e Tij. 4. Nevoja për Manifestimin e Perëndisë si Edukatori Universal. • Aftësitë e qenieve njerëzore janë të fshehura; ato mund të zhvillohen vetëm me ndihmën e Revelacioneve të Perëndisë. • Të njohësh Revelacionin e Perëndisë do të thotë të njohësh Perëndinë. • Përmes edukimit shpirtëror, thesaret e fshehura brenda nesh mund të dalin në shesh. 5. Gjendja e shpirtit pas vdekjes. • Shpirtrat besnikë do të arrijnë një pozitë sublime dhe lumturi të përjetshme, ndërsa shpirtrat e pabesë do të njohin humbjen e saj dhe do të digjen në pendim të përjetshëm. • Askush nuk e di fundin e vet; prandaj duhet t'i falim të tjerët dhe të mos ndjehemi më lart në krahasim me ta. • Në jetën tjetër shpirtrat e shenjtë njihen me të gjitha të fshehtat dhe soditin bukurinë e Perëndisë. • Në jetën tjetër ne do të njohim të dashurit tanë dhe do të gëzojmë shoqërinë me miqtë e Perëndisë; ne do të kujtojmë jetën që kemi pasur në këtë botë materiale. 6. Qëndrimi i duhur ndaj kushteve të tanishme të jetës sonë. • Asgjë nuk duhet të na hidhërojë në këtë botë, sepse ditë gëzimi të hareshëm na presin. Të kuptuarit e Shkrimeve Bahá'í Qëllimi Të zhvillojmë aftësinë për të lexuar Shkrimet Bahá'í dhe të përsiasim rreth kuptimit të tyre, që të përmbushim detyrimin për të studiuar Shkrimet çdo ditë. Praktikë Lexoni përditë, në mëngjes e në mbrëmje, disa nga Shkrimet e Besimit. PJESA 1 Në këtë njësi do të studioni fragmente të shkrutra nga Shkrimet e Fesë dhe të mendoni se si mund t'i zbatoni ato në jetën tuaj. Do të filloni në nivelin më të thjeshtë, duke lexuar një formulim me një fjali nga Shkrimet dhe pastaj duke iu përgjigjur një pyetjeje, përgjigja e së cilës është formulimi vetë. Për qëllimin e këtij ushtrimi do të jetë e dobishme për ju të studioni fjalinë me ndihmën e një pjesëmarrësi tjetër të kursit. Në një rast të tillë njëri prej jush do të parashtrojw pyetjen dhe tjetri do të përgjigjet. Pastaj do të ndërroni rolet. Ky lloj ushtrimi nuk është një që do të përsërisni gjatë gjithë kurseve të Institutit Ruhi, megjithëse, në të ardhmen, mund të ketë pasazhe që do të studiohen sipas kësaj teknike. Ndonëse i thjeshtë, ushtrimi do të ju ndihmojë të reflektoni mbi kuptimin e pasazheve dhe t'i mësoni ato përmendësh. "Përmirësimi i botës mund të arrihet me anë të veprave të kulluara e të bukura, me një sjellje të lavdërueshme e të hijshme".1 1. Si mund të arrihet përmirësimi i botës? ________________________________________ _______________________________________________________________________ "Kini mendjen, o njerëz të Bahá-it, të mos ecni në rrugët e atyre që fjalët u ndryshojnë nga veprat".2 2. Në rrugën e kujt nuk duhet të ecim ne? ________________________________________ _______________________________________________________________________ "O Bir i Qenies! Gjyko vetveten çdo ditë para se të thirresh për të dhënë llogari...".3 3. Ç'duhet të bëjmë ne para se të thirremi për të dhënë llogari? _______________________ _______________________________________________________________________ "Thuaj, o vëllezër! Stolia juaj le të jenë veprat e jo fjalët".4 4. Çfarë duhet të jetë stolia jonë e vërtetë? _______________________________________ _______________________________________________________________________ "Fjalët e shenjta dhe veprat e kulluara e të bukura ngjiten në qiellin e lavdisë hyjnore".5 5. Çfarë bëjnë fjalët e shenjta dhe veprat e kulluara e të bukura? ______________________ _______________________________________________________________________ PJESA 2 Më poshtë ka disa ushtrime lidhur me citatet që sapo keni studiuar. Disa prej pyetjeve janë të thjeshta për t'u përgjigjur dhe nuk ia vlen të shpenzosh tepër kohë duke diskutuar rreth tyre. Kur ushtrimi është sfidues, sidoqoftë, duhet të ndaleni dhe me ndihmën e tutorit ta studioni tërësisht. 1. "E lavdërueshme" do të thotë diçka që meriton të lëvdohet. Cilat nga këto që vijojnë janë të lavdërueshme? a. Të jesh punëtor i mirë? _____ b. Të respektosh të tjerët? _____ c. Të jesh studioz? _____ d. Të jesh gënjeshtar? _____ e. Të jesh përtac? _____ f. Të ndihmosh të tjerët që të përparojnë? _____ 2. Çfarë do të thotë fraza "para se të thirresh për të dhënë llogari"? ___________________ _______________________________________________________________________ 3. Vendos nëse thëniet që vijojnë janë të vërteta apo të gabuar: a. Ka aq pak njerëz të mirë në botë, saqë veprimet e tyre nuk kanë ndonjë efekt. V G b. Diçka është e drejtë kur është në pajtim me mendimet e njerëzve të tjerë. V G c. Diçka është e drejtë kur është në pajtim me mësimet e Perëndisë. V G 4. Këto që vijojnë janë vepra të kulluara e të bukura: a. T'u mësosh njerëzve Besimin. V G b. Të vjedhësh. V G c. Të kujdesesh për fëmijët e t'i mësosh ata. V G d. Të lutesh për përparimin e të tjerëve. V G e. Të thuash një gënjeshtër të vogël për të shpëtuar nga një situatë e vështirë. V G f. Të ndihmosh të tjerët që të kesh një shpërblim. V G 5. Veprimet e mëposhtme janë në pajtim me fjalët e një Bahá'í: a. Të pish një pije alkoolike. V G b. Të jesh i sjellshëm. V G c. Të trajtosh gjithsecilin në mënyrë të barabartë. V G d. Të kesh marrëdhënie seksuale jashtë martese. V G 6. A i lejohet një Bahá'í t'i rrëfehet një personi tjetër? ______________________________ 7. Ç'bëjmë ne në vend të rrëfimit? _____________________________________________ ________________________________________________________________________ 8. Çfarë do të thotë "qielli i lavdisë hyjnore"? ____________________________________ ________________________________________________________________________ 9. Cilat janë pasojat e veprave të këqia në botë? ___________________________________ ________________________________________________________________________ 10. Ç'pasoja kanë veprat e këqia për ata që i kryejnë? ____________________________ ________________________________________________________________________ PJESA 3 Në këtë pjesë ju kërkohet përsëri të studioni citate nga Shkrimet. Vini re se për disa pasazhe është e mundur të formulohen më shumë se një pyetje. Por kjo nuk duhet të teprohet; mos u përpiqni të mendoni për çdo pyetje të mundshme. "Vërtetësia është themeli i të gjitha virtyteve njerëzore".6 1. Cili është themeli i të gjitha virtyteve njerëzore? ________________________________ "Pa vërtetësinë janë të pamundur përparimi e suksesi i cilitdo shpirti në të gjitha mbretëritë e Perëndisë".7 2. Çfarë është e pamundur pa vërtetësinë? _______________________________________ _________________________________________________________________________ "Zbukuroni gjuhët tuaja, o njerëz, me vërtetësi dhe stolisini shpirtrat tuaj me ornamentin e ndershmërisë".8 3. Me çfarë duhet t'i zbukurojmë gjuhët tona? ____________________________________ 4. Me çfarë duhet t'i stolisim shpirtrat tanë? _____________________________________ ________________________________________________________________________ "Le të jetë syri juaj i dëlirë, dora juaj besnike, gjuha juaj e vërtetë dhe zemra juaj e ndriçuar".9 5. Si duhet të jetë syri ynë? ___________________ Dora jonë? ______________________ Gjuha jonë? ________________________ Zemra jonë? __________________________ "Ata që banojnë në faltoren e Perëndisë e janë ulur në fronet e lavdisë së përjetshme, edhe po të jenë duke vdekur urie do të refuzojnë të zgjatin dorën e të rrëmbejnë në rrugë të paligjshme pronën e të afërmit të tyre, sado i poshtër e pa vlerë të jetë ai".10 6. Çfarë do të refuzojnë të bëjnë Bahá'í-t edhe po të jenë duke vdekur urie? _____________ _______________________________________________________________________ _______________________________________________________________________ PJESA 4 Siç mbase e keni vënë re në Pjesën 2, disa nga ushtrimet kërkojnë përgjigje të sakta. Në këto raste, nëse ka dyshim mbi përgjigjen, tutori juaj do të kërkohet t'ju ndihmojë të arrini në përfundimin e dëshiruar. Për ushtrime të tjera, është diskutimi vetë që është i vlefshëm dhe tutori mund të pranojë përgjigje të gjithfarme nga pjesëmarrësit. Në vijueset, në pyetjen numër 4, megjithëse e ndërlikuar është e llojit të parë, dhe pyetja numër 6 e llojit të dytë. 1. Vërtetësia është themeli i të gjitha virtyteve njerëzore. Rendit pesë virtyte. ___________ _______________________________________________________________________ 2. A mund t'i fitojmë këto virtyte pa vërtetësinë? __________________________________ 3. Vendos nëse thëniet e mëposhtme janë të vërteta apo të gabuar: a. Një person mund të jetë i drejtë edhe nëse thotë gënjeshtra. V G b. Ndokush që vjedh ka dorë besnike. V G c. Një dorë besnike nuk prek kurrë atë që nuk është e vetja. V G d. Leximi i librave e i revistave pornografike është në kundërshtim me këshillën e Bahá'u'lláh-ut që të kemi sy të dëlirë. V G e. Vërtetësi do të thotë të mos gënjesh. V G f. Ndershmëria është stoli e shpirtit. V G g. Një person që nuk ka vërtetësi mund të përparojë shpirtërisht. V G h. Nuk ka ndonjë të keqe të thuash gënjeshtra herë pas here. V G i. Vjedhja është e pranueshme në sytë e Perëndisë po qe i uritur. V G j. Të marrësh diçka pa lejë nga pronari i saj, duke menduar se do t'ia kthejmë atë më vonë, nuk është vjedhje. V G k. Nëse një mik ka një pemë plot me fruta, të marrësh disa pa kërkuar lejë nuk ka ndonjë të keqe. V G l. Kur veprojmë ndershmërisht dhe jemi të pastër e të çiltër, zemra jonë ndriçohet. V G 4. A është e mundur të gënjesh vetveten? _______________________________________ 5. Ç'humbasim ne kur themi një gënjeshtër? _____________________________________ 6. Si do të dukej bota po të ishim të gjithë të çiltër e të ndershëm? ____________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ PJESA 5 Studioni citatet vijuese dhe mundohuni t'i mësoni përmendësh. Të mësosh përmendësh citate nga Shkrimet është shumë shpërblyese, dhe duhet të bëni çdo përpjekje për ta bërë. Sidoqoftë disa njerëzve për shkaqe të ndryshme, të mësuarit përmendësh u duket pothuaj e pamundur. Nëse keni një vështirësi të tillë, atëherë duhet të mundoheni të mësoni citatet aq mirë sa të mund t'i shprehni idetë me fjalë sa më afër me tekstin origjinal të jetë e mundur. "Një gjuhë e ëmbël është magnet për zemrat e njerëzve. Ajo është buka e shpirtit, ajo i vesh fjalët me kuptim. Ajo është burimi i dritës së urtisë e të mirëkuptimit...".11 1. Si mund të cilësohet një gjuhë e ëmbël? _______________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ 2. Ç'efekt ka mbi fjalët një gjuhë e ëmbël? _______________________________________ ________________________________________________________________________ "O ju të shumëdashurit e Zotit! Në këtë Dispensacion të shenjtë konfliktet e përplasjet kurrsesi nuk lejohen. Çdo agresor i mohon vetes hirin e Perëndisë".12 3. Sipas këtij citati, çfarë nuk lejohet në këtë Dispensacion? _________________________ ________________________________________________________________________ 4. Çfarë i bën vetes agresori? __________________________________________________ ________________________________________________________________________ "Asgjë në këtë Ditë nuk mund t'i shkaktojë kësaj Kauze më shumë dëm sesa mosmarrëveshja e grindja, sherri, ftohtësia e apatia midis të dashurve të Perëndisë".13 5. Ç'farë kushtesh i shkaktojnë dëmin më të madh Kauzës së Perëndisë? ________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ "Mos kënaquni duke treguar miqësi vetëm me fjalë; le të digjen zemrat tuaja nga dashamirësia për të gjithë ata që hasni në rrugën tuaj".14 6. Me ç'lloj miqësie nuk duhet të kënaqemi? _____________________________________ 7. Me çfarë duhet të digjet flakë zemra jonë? _____________________________________ _________________________________________________________________________ "Kur të vjen një mendim lufte, kundërviju atij me një mendim më të fortë paqeje. Një mendim urrejtjeje duhet zhdukur me një mendim më të fuqishëm dashurie".15 8. Çfarë duhet t'i kundërvihet një mendimi lufte? __________________________________ ________________________________________________________________________ 9. Me çfarë duhet të zhduket një mendim urrejtjeje? ________________________________ ________________________________________________________________________ PJESA 6 Kryeni ushtrimet vijuese: 1. Në ç'mënyrë një gjuhë e ëmbël vepron si magnet? _______________________________ ________________________________________________________________________ 2. Vendosni nëse frazat e mëposhtme vijnë nga një gjuhë e ëmbël: a. "Mos më Mirzat"! Po Jo b. "Si nuk e kupton këtë"! Po Jo c. "A mund të prisni, ju lutem"? Po Jo d. "Ç'fëmijë të tmerrshëm"! Po Jo e. "Ju faleminderit, jeni shumë i sjellshëm". Po Jo f. "S'kam kohë tani. Jam i zënë". Po Jo 3. Përcaktoni nëse situatat e mëposhtme paraqesin konflikt apo jo: a. Dy njerëz paraqesin pikëpamje të ndryshme gjatë një konsultimi Bahá'í. Po Jo b. Dikush nuk vete në një takim Bahá'í sepse nuk shkon mirë me të zotin e shtëpisë. Po Jo c. Ata që jetojnë në Institutin Bahá'í ankohen vazhdimisht se të tjerët nuk i kryejnë detyrat e tyre. Po Jo d. Dy drejtues Bahá'í nuk bien dakord se ku duan të shkojnë për një udhëtim mësimdhënieje. Po Jo 4. Vendosni nëse këto që vijojnë paraqesin ftohje e apati apo jo: a. Një mik arrin në Institutin Bahá'í dhe askush nuk e përshëndet ngrohtësisht atë. Po Jo b. Në Institutin Bahá'í studentët janë ndarë në grupe të vogla dhe secili grup qëndron i veçuar në vete. Po Jo c. Në Institut, gjatë orëve të studimit, secili studion e nuk flet. Po Jo d. Dy drejtues, edhe pse nuk zihen me njëri-tjetrin, refuzojnë të shkojnë për të dhënë mësim së bashku. Po Jo 5. Vendosni nëse frazat e mëposhtme janë të vërteta apo të gabuar: a. Njeriu duhet të thotë tamam atë që mendon për të tjerët dhe s'ka rëndësi nëse i fyen në zemër. V G b. Nuk është gabim të gënjesh për të shmangur konfliktet. V G c. Konfliktet mund të kapërcehen me dashuri e mirësjellje. V G d. Fjalët kanë më shumë efekt kur thuhen me dashuri. V G e. Nuk është gabim të grindesh me dikë nëse fajin e ka ai. V G f. Njeriu ka të drejtë të tregohet i vrazhdë me të tjerët kur është i sëmurë ose i brengosur. V G g. Nuk është e sjellshme të tallesh me të tjerët kur ata bëjnë ndonjë gabim. V G h. Të përmendësh gabimet e të tjerëve është e drejtë sepse nuk është përgojosje. V G i. Kur midis dy shokësh ka ftohtësi, secili prej tyre duhet të bëjë përpjekje të veçanta për t'u afruar me tjetrin. V G j. Kur midis dy shokësh ka ftohtësi, secili prej tyre duhet të presë që tjetri të bëjë përpjekje për t'u afruar. V G PJESA 7 Studioni citatet më poshtë dhe mësojini ato përmendësh: "...Përgojosja fik dritën e zemrës dhe shuan jetën e shpirtit".16 "Mos pëshpërit për mëkatet e të tjerëve sakohë ti je vetë mëkatar".17 "Mos fol keq, që të mos dëgjosh të flasin keq për ty, dhe mos i zmadho të metat e të tjerëve, që të mos duken të mëdha të metat e tua...".18 "Si munde të harrosh gabimet e tua dhe u more me gabimet e të tjerëve? Kush e bën këtë është i mallkuar prej Meje".19 1. Çfarë pasojash ka e folura pas shpine për atë që e bën këtë gjë. _____________________ ________________________________________________________________________ 2. Çfarë duhet të kemi parasysh përpara se të mendojmë për mëkatet e të tjerëve? ________ ________________________________________________________________________ 3. Çfarë do të na ndodhë neve nëse i zmadhojmë gabimet e të tjerëve? _________________ ________________________________________________________________________ 4. Çfarë duhet të sjellim ndërmend ne kur mendojmë për gabimet e të tjerëve? ___________ ________________________________________________________________________ PJESA 8 Kryeni ushtrimet vijuese: 1. Çfarë ndodh me përparimin e shpirtit të një personi i cili e përqendron vëmendjen në gabimet e të tjerëve? ______________________________________________________ 2. Çfarë ndikimi ka përgojosja në komunitetin Bahá'í? _____________________________ ________________________________________________________________________ 3. Ç'bëni ju kur një mik fillon t'ju flasë rreth gabimeve të një personi tjetër? ____________ ________________________________________________________________________ 4. Vendosni nëse thëniet e mëposhtme janë të vërteta apo të gabuar: a. Nëse flasim rreth të metave reale të dikujt, nuk jemi duke përgojuar. V G b. Nëse ne flasim për cilësitë e mira dhe gabimet e një personi në të njëjtën kohë, nuk jemi duke përgojuar. V G c. Përgojosja është bërë zakon në shoqërinë tonë dhe ne duhet të zhvillojmë disiplinën për ta mënjanuar. V G d. Nëse bashkëbiseduesi ynë premton të mos e nxjerrë atë që themi për një tjetër, përgojosja nuk është e dëmshme. V G e. Përgojosja është një ndër armiqtë më të mëdhenj të unitetit. V G f. Nëse e bëjmë shprehi që gjithë kohës të flasim për të tjerët, ka rrezik të biem në përgojosje. V G g. Kur aftësitë e njerëzve të ndryshëm diskutohen në Asamblenë Shpirtërore Lokale me qëllim që të caktohen me detyra të ndryshme, kjo është përgojosje. V G h. Kur ndjejmë përbrenda dëshirën për të përgojosur, duhet të mendojmë për të metat tona. V G i. Kur e dimë se një person po bën diçka që dëmton Besimin apo komunitetin, duhet ta diskutojmë këtë me Bahá'í-t e tjerë. V G j. Kur dimë se dikush po bën diçka që dëmton Besimin apo komunitetin, duhet vetëm të informojmë Asamblenë Shpirtërore Lokale. V G k. Nuk është gabim për një çift të martuara të flasin për gabimet e njerëzve të tjerë, meqë ata s'duhet të kenë sekrete nga njëri-tjetri. V G Kursi që ju sapo mbaruat ka një qëllim tepër të veçantë. Bahá'u'lláh-u na mëson se çdo njeri duhet të lexojë diçka nga Shkrimet e Shenjta çdo mëngjes e mbrëmje. Gjatë këtij kursi ju keni filluar ta formoni këtë shprehi, që është shumë e rëndësishme për përparimin tuaj shpirtëror. Tani ju mund të keni dëshirën të merrni një libër nga Shkrimet e Bahá'u'lláh-ut dhe të lexoni çdo ditë pjesë të tij. Fjalët e Fshehura do të ishin një zgjedhje e parë shumë e mirë. REFERENCAT 1. Bahá'u'lláh, cituar në: Shoghi Effendi, Ardhja e drejtësisë hyjnore, bot. shqip, f. 31. 2. Qëmtime nga Shkrimet e Bahá'u'lláh-ut, # 139:8, bot. shqip. 3. Bahá'u'lláh, Fjalët e fshehura, arabisht # 31, bot. shqip. 4. Po aty, persisht # 5. 5. Po aty, persisht # 69. 6. 'Abdu'l-Bahá, cituar në: Shoghi Effendi, Ardhja e drejtësisë hyjnore, f. 31. 7. Po aty, f. 31. 8. Qëmtime, # 136:6. 9. Tabela të Bahá'u'lláh-ut, # 9:5, bot. shqip. 10. Qëmtime, # 137:3. 11. Qëmtime, # 132:5. 12. Vullneti dhe Testamenti i 'Abdu'l-Bahá-it, #23, bot. shqip. 13. Qëmtime, # 5:5. 14. 'Abdu'l-Bahá, Bisedat e Parisit, # 1:7, bot. shqip. 15. Po aty, # 6:7. 16. Qëmtime, # 125:3. 17. Bahá'u'lláh, Fjalët e fshehura, arabisht # 27. 18. Po aty, persisht # 44. 19. Po aty, arabisht # 26. Lutja Qëllimi Të kuptojmë rëndësinë e lutjes së përditshme dhe të zhvillojmë qëndrimin e duhur ndaj lutjes. Të mësjojmë përmëndësh pesë lutje dhe të përvetësojmë kuptimin e tyre. Praktikë Vizitoni të paktën dy Bahá'í dhe studioni një lutje me ta. PJESA 1 'Abdu'l-Bahá na thotë se lutja është "bashkëbisedim me Perëndinë." Të bashkëbisedosh do të thotë të flasësh me dikë; kështu, kur jemi duke u lutur ne jemi duke folur me Perëndinë. Në qoftë se një njeri e do me të vërtetë një tjetër, dëshira e tij më e zjarrtë është që të jetë në praninë e të dashurit të tij dhe të bisedojë me të. Lutja jonë duhet të jetë një bashkëbisedim i përzemërt me Krijuesin tonë, të Vetmin Perëndi të Vërtetë. Gjatë lutjes, ne që jemi të dobët mund t'i lutemi e t'i përgjërohemi Perëndisë dhe të kërkojmë ndihmën e Tij. Ne duhet ta kemi gjithmonë parasysh që lutja në formën e saj më të pastër shërben për të na afruar pranë Perëndisë dhe na ndihmon ne të arrijmë Praninë Hyjnore. Pasi keni studiuar dy paragraphët e mësipërm, pëgjigjuni këtyre pyetjeve: 1. Ç'është lutja? ____________________________________________________________ 2. Cila është dëshira më e zjarrtë e një njeriu që ka dashuri për një tjetër? ______________ ________________________________________________________________________ 3. Si duhet të jetë, pra, bashkëbisedimi ynë me Perëndinë? __________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ 4. Çfarë kuptimi kanë fjalët "të lutesh" dhe "të përgjërohesh"? _______________________ ________________________________________________________________________ 5. A është qëllimi i lutjes vetëm që të kërkojmë atë që duam? _____________________ ________________________________________________________________________ 6. Cilat janë efektet më të rëndësishme të lutjes? __________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ 7. Kush është 'Abdu'l-Bahá-i? _________________________________________________ ________________________________________________________________________ PJESA 2 Muhameti ka thënë se lutja është si një shkallë e varur midis qiellit dhe tokës, me anën e së cilës ne mund të ngjitemi në parajsë. Në lutjen e gjatë të përditshme, Bahá'u'lláh ka zbuluar: "Të kërkoj përunjësisht ... ta bësh lutjen time një zjarr që do t'i djegë perdet që më kanë zënë pamjen e bukurisë Sate, dhe një dritë që do të më udhëheqë drejt oqeanit të pranisë Sate."1 1. Kush është Muhameti? _____________________________________________________ 2. Çfarë thotë Muhameti për lutjen? ____________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ 3. Në ç'kuptim lutja është si një shkallë? _________________________________________ ________________________________________________________________________ 4. Përmendni disa perde që na kanë zënë pamjen e Perëndisë? ________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ 5. A mund të jetë lutja si një zjarr? Çfarë djeg ajo? _________________________________ 6. A mund të jetë lutja si një dritë? Për ku na udhëheq ajo? __________________________ 7. A mund të shkruani katër fraza për natyrën e lutjes? ______________________________ a. Lutja është ________________________________________________________ b. Lutja është ________________________________________________________ c. Lutja është ________________________________________________________ d. Lutja është ________________________________________________________ PJESA 3 Studioni fjalët e mëposhtme të 'Abdu'l-Bahá-it dhe përsiatni rreth tyre: "Nuk ka gjë më të ëmbël në botën e qenies sesa lutja. Njeriu duhet të jetojë në gjendje lutjeje. Gjendja më e bekuar është gjendja e lutjes dhe e përgjërimit. Lutja është bashkëbisedim me Perëndinë. Arritja më e madhe apo gjendja më e ëmbël s'është tjetër veçse bisedimi me Perëndinë. Ai krijon shpirtëzim, krijon vëmendje dhe ndjenja qiellore, sjell tërheqje të reja të Mbretërisë dhe lind ndjeshmëritë e një inteligjence më të lartë".2 1. Cila është gjëja më e ëmbël në botën e qenies? __________________________________ ________________________________________________________________________ 2. Ç'do të thotë "gjendje lutjeje"? ______________________________________________ ________________________________________________________________________ 3. Përmendni disa prej kushteve që krijon lutja. ___________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ PJESA 4 Studioni fjalët e mëposhtme të Bahá'u'lláh-ut dhe përsiatni rreth tyre: "Këndoji, o shërbëtori Im, vargjet e Perëndisë që ke marrë, siç i këndojnë ata që janë afruar pranë Tij, që ëmbëlsia e melodisë sate të ndezë vetë shpirtin tënd e të tërheqë zemrat e të gjithë njerëzve. Kur dikush reciton, në vetminë e dhomës së vet, vargjet e reveluara nga Perëndia, engjëjt e dërguar nga i Fuqiploti do të përhapin gjithkund aromën e fjalëve të shqiptuara nga goja e tij, duke bërë të rrahin fort zemrat e njerëzve të drejtë. Edhe pse, në fillim, ai mund të mos e kuptojë efektin e tyre, por virtyti i mirësisë që i është dhuruar atij shpejt a vonë do të ushtrojë patjetër ndikimin e vet mbi shpirtin e tij. Kështu janë vendosur misteret e Revelacionit të Perëndisë falë Vullnetit të Atij që është Burimi i fuqisë e i urtisë".3 1. Ç'kuptim ka fjala "këndoji"? ________________________________________________ ________________________________________________________________________ 2. Si duhet t'i këndojmë vargjet e Perëndisë? ______________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ 3. Çfarë efekti do të ketë ëmbëlsia e melodisë sonë mbi vetë shpirtrat tanë? _____________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ 4. Çfarë efekti do të ketë ëmbëlsia e melodisë sonë mbi zemrat e të gjithë njerëzve? _______ ________________________________________________________________________ 5. Ç'kuptim ka fjala "reciton"? ________________________________________________ ________________________________________________________________________ 6. Ç'kuptim ka fjala "përhap"? _________________________________________________ ________________________________________________________________________ 7. Çfarë efekti mund të kenë lutjet tona tek ata që as e dinë se ne jemi duke u lutur? _______ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ PJESA 5 Ne e dimë që na ka krijuar Perëndia. Ai është i Gjithëdijshmi, Urtiploti. Ai e di se ç'duam ne dhe për çfarë kemi nevojë. Atëherë përse duhet të lutemi? Perëndisë nuk i duhen lutjet tona; megjithatë, përparimi i shpirtrave tanë varet nga lutja, sepse lutja është ushqimi i shpirtit. Kur lutemi ne marrim ushqim shpirtëror. Përmes lidhjeve të dashurisë që na lidhin me botët hyjnore, ne marrim bekimet e Perëndisë. Lutja rrit aftësinë tonë për të gëzuar dhuratat shpirtërore dhe për të provuar lumturinë e vërtetë. Shtegu për te Perëndia është i drejtë e i ngushtë. Pengesa të panumërta mund të na zënë rrugën. Me anë të përgjërimit të etshëm, të sinqertë e të vazhdueshëm, ne mund t'i kapërcejmë pengesat dhe të udhëhiqemi gjatë kësaj rruge. Porsa kemi marrë drejtimin, lutja na ndihmon të përparojmë drejt Perëndisë dhe të mos humbasim nga shikimi synimin tonë të veçantë. Ja përse ne duhet të lutemi vazhdimisht, që përmes dashurisë së Perëndisë shpirtrat tanë të mund të zhvillohen e të forcohen, dhe që ne të mund të ecim të palëkundur e me vendosmëri në shtegun e lumturisë së përjetshme. 'Abdu'l-Bahá-i thotë: "Në lutjen më të lartë, njerëzit luten vetëm për dashurinë e Perëndisë, jo sepse kanë frikë prej Tij apo prej ferrit, apo se shpresojnë për shpërblim a për qiell... Kur një njeri bie në dashuri me një qenie njerëzore, është e pamundur që ai të rrijë pa përmendur emrin e të dashurit të tij. Sa më e vështirë është të rrish pa përmendur Emrin e Perëndisë kur dikush ka arritur ta dojë Atë... Njeriu shpirtëror nuk gjen kënaqësi në asgjë përveç kujtimit të Perëndisë".4 "Nëse një mik do një tjetër, a nuk është e natyrshme që ai do të dëshironte t'ia shprehte këtë? Megjithëse ai e di që ky mik është në dijeni për dashurinë e tij, a nuk dëshiron ai t'ia tregojë atij përsëri këtë?... Është e vërtetë që Perëndia i di dëshirat e të gjitha zemrave; por shtytja për t'u lutur është e natyrshme, buron nga dashuria e njeriut për Perëndinë".5 1. Përse ne duhet të lutemi? ___________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ 2. Plotësoni fjalitë e mëposhtme: Në lutjen ____________________, njerëzit __________ vetëm për _________________ e Perëndisë, jo sepse kanë frikë prej Tij apo ________ ____________, apo se shpresojnë për __________________ a qiell. Kur një __________ bie në ______________ me një qënie njerëzore, është ____________________ që ai të rrijë pa përmendur ______________________________________ të tij. Sa më ____________________ është të rrish pa __________________ Emrin e __________________ kur dikush ka arritur ta ________ Atë. Njeriu shpirtëror nuk gjen ________________ në asgjë përveç ________________ të Perëndisë. PJESA 6 Mësoni përmendësh citatet e mëposhtme të Bahá'u'lláh-ut të marra nga Lutja e Gjatë e Përditshme: "O Perëndi, Perëndi im! Mos shiko shpresat e mia dhe bëmat e mia, përkundrazi shiko vullnetin Tënd që ka përfshirë qiejt dhe tokën. Për Emrin Tënd Më të Madh, O Ti Zot i të gjitha kombeve! Unë kam dëshiruar vetëm atë që Ti ke dëshiruar, dhe kam dashur vetëm atë që do Ti".6 "Bëje lutjen time, O Zoti im, një burim të ujërave të jetës, me anë të të cilave unë të mund të jetoj aq sa të zgjasë sovraniteti Yt, dhe të të përmend Ty në çdo botë të botëve të Tua".7 "Ti qëndron tepër lart kundrejt lavdërimit të atyre që janë pranë Teje për t'u ngjitur në qiellin e afrisë Sate, ose kundrejt zogjve të zemrave të atyre që të janë përkushtuar Ty për të arritur pragun e portës Sate. Unë dëshmoj se Ti ke qënë shenjtëruar mbi të gjitha atributet e mbi të gjithë emrat. Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje, Më të Lartësuarit, Lavdiplotit".8 PJESA 7 Kur lutemi ne duhet t'i përqëndrojmë mendimet tona te Perëndia. Ne duhet t'i harrojmë të gjitha gjërat e botës, atë çka ndodh rreth nesh, madje dhe veten tonë. Bahá'u'lláh-u thotë: "O bir i dritës! Harro gjithçka veç Meje dhe kungohu me shpirtin Tim. Ky është thelbi i urdhrit Tim, prandaj përmbaju kësaj".9 Të harrosh gjithçka veç Perëndisë nuk është e lehtë. Duhen përpjekje. Kjo kërkon një dëshirë të zjarrtë të papërmbajtshme. Kur zemrat tona janë të dëlira dhe të çliruara prej imagjinatave e dëshirave tona, lutjet tona kanë efektin më të madh. "Mbështetu te Perëndia. Hiq dorë nga vullneti yt dhe kapu pas vullnetit të Tij, lëri mënjanë dëshirat e tua dhe mbaju pas të Tijave...".10 Përfytyroni një gotë me qumësht të pastër e të ëmbël. Ne mund të nxjerrim nënprodukte të ndryshme prej këtij qumështi, si gjalpë, djathë, etj. Por në qoftë se i hedhim një pikë helm, ai qumësht është i ndotur dhe e ka humbur dobinë. Ai s'është më i pastër. Ne s'mund ta përdorim atë për asgjë. Helmi që njeriu hedh në jetën e tij është egoja e tij. Ne duhet ta çlirojmë veten tonë nga egoja nëse duam që lutjet tona të kenë efekt të madh. Një kërkesë tjetër shumë e rëndësishme për të arrituur gjendjen e vërtetë të lutjes është besimi. Ne duhet të besojmë plotësisht në mëshirën e Perëndisë dhe të jemi të sigurtë se Ai do të na dhurojë atë çka është më e mira për ne. 'Abdu'l-Bahá-i thotë: "Shpirti ka ndikim; lutja ka efekt shpirtëror. Prandaj, ne lutemi 'O Perëndi! Shëroje këtë të sëmurë!' Ndoshta Perëndia do të përgjigjet. A ka rëndësi se kush lutet? Perëndia do t'i përgjigjet lutjes së çdo shërbëtori nëse ajo lutje është e ngutshme. Mëshira e Tij është e gjerë, e pakufi. Ai u përgjigjet lutjeve të të gjithë shërbëtorëve të Tij. Ai i përgjigjet lutjes së kësaj bime. Bima mund të lutet, 'O Perëndi! Dërgomë shi!' Perëndia i përgjigjet lutjes dhe bima rritet. Perëndia i përgjigjet gjithsecilit".11 1. Si duhet të jetë qëndrimi ynë kur lutemi? ______________________________________ ________________________________________________________________________ 2. Ku duhet të përqendrohen mendimet tona kur lutemi? ____________________________ ________________________________________________________________________ 3. Si mund të harrojmë gjithçka veç Perëndisë? ________________________________________________________________________ 4. Ç'efekt kanë lutjet tona kur zemrat tona janë të pastra dhe të çliruara nga imagjinatat e kota e dëshirat egoiste? ____________________________________________________ ________________________________________________________________________ 5. Përmendni disa prej cilësive shpirtërore që kërkohen në lutjet tona. __________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ 6. Shpjegoni pse është e rëndësishme të lutesh me besim. ___________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ 7. Çfarë do të thotë shprehja "mëshira e Perëndisë"? _______________________________ ________________________________________________________________________ 8. Çfarë ndodh kur ne lutemi, por mendjet tona janë të zëna me gjëra të tjera? ___________ ________________________________________________________________________ PJESA 8 Në pjesët e mëparshme mësuam për natyrën e lutjes, si të lutemi dhe përse duhet të lutemi. Është gjithashtu e rëndësishme të kuptohet se lutja është një ligj i Bahá'u'lláh-ut dhe duhet zbatuar. Jo vetëm që ne duhet të lutemi çdo ditë, por edhe të recitojmë Fjalët e Perëndisë, të paktën çdo mëngjes e mbrëmje. Bahá'u'lláh-u thotë: "Recitojini vargjet e Perëndisë çdo mëngjes e mbrëmje. Ai që nuk i reciton ato, me të vërtetë nuk i ka qëndruar besnik Besëlidhjes së Perëndisë e Testamentit të Tij, dhe kush largohet prej këtyre vargjeve në këtë Ditë, me të vërtetë është ndër ata që në përjetësi janë larguar prej Perendisë. Druajuni Perëndisë, O shërbëtorë të Mi".12 Lutjet që ne recitojmë në mëngjes, në mbrëmje ose në çdo kohë tjetër mund të zgjidhen midis shumë lutjeve të reveluara nga Báb-i, Bahá'u'lláh-u dhe 'Abdu'l-Bahá-i. Koha që harxhojmë për t'u lutur dhe numri i lutjeve që themi varet nga nevojat tona dhe nga etja jonë shpirtërore. Megjithatë, Bahá'u'lláh-u ka reveluar tri lutje të detyrueshme. Shoghi Effendi thotë: "Lutjet e detyrueshme të përditshme janë tri në numër. Më e shkurtra përbëhet prej një vargu të vetëm që duhet recituar një herë në njëzetekatër orë në mesditë. E mesmja (lutja) duhet të recitohet tri herë në ditë, në mëngjes, në drekë dhe në mbrëmje. Lutja e gjatë, që është më e përpunuara ndër të trija, duhet të recitohet një herë në njëzetekatër orë dhe në çdo kohë që dikush ndjehet i prirur të veprojë kështu. "Besimtari është krejt i lirë të zgjedhë cilëndo prej tyre, por është i detyruar të recitojë njërën prej tyre dhe në përputhje me ndonjë udhëzim specifik me të cilin ato mund të shoqërohen. "Këto lutje të përditshme të detyrueshme, së bashku me disa lutje të tjera të veçanta, siç janë Lutja Shëruese, Tabela e Aḥmadit, janë veshur prej Bahá'u'lláh-ut me një fuqi e domethënie të veçantë, prandaj duhet të pranohen si të tilla dhe të recitohen prej besimtarëve me siguri e besim të padiskutueshëm, në mënyrë që nëpërmjet tyre të mund të hyjnë në një bashkim shumë më të afërt me Perëndinë, dhe të njëjtësojnë veten në mënyrë më të plotë me ligjet dhe porositë e Tij". 13 1. Si Bahá'í, ne lutemi vetëm kur na duhet diçka? ________________________________ 2. Përse u bindemi ne ligjeve të Bahá'u'lláh-ut? _________________________________ ______________________________________________________________________ 3. Të paktën sa herë në ditë duhet të lutemi? ____________________________________ 4. Ç'bëjmë ne duke mos lexuar vargjet e Perëndisë në mëngjes e në mbrëmje? _________ ______________________________________________________________________ 5. Ç'do të thotë shprehja "kthej shpinën"? _____________________________________ 6. Sa lutje të detyrueshme të përditshme ka reveluar Bahá'u'lláh? __________________ ______________________________________________________________________ 7. A duhet t'i recitojmë të trija lutjet çdo ditë? __________________________________ 8. Nëse zgjedhim për të thënë Lutjen e Gjatë të Detyrueshme, sa herë duhet ta themi atë çdo ditë? _____________________________________________________________ 9. Sa herë, nëse zgjedhim për të thënë Lutjen e Mesme të Detyrueshme? _____________ 10. Sa herë, nëse zgjedhim për të thënë Lutjen e Shkurtër të Detyrueshme? ____________ 11. Përmendni disa nga lutjet që kanë fuqi të veçantë? ____________________________ ______________________________________________________________________ ______________________________________________________________________ 12. Recitoni Lutjen e Shkurtër të Detyrueshme. 13. Për çfarë dëshmoni ju në këtë lutje? ________________________________________ ______________________________________________________________________ ______________________________________________________________________ 14. Ç'do të thotë fjala "e detyrueshme"? ________________________________________ ______________________________________________________________________ PJESA 9 Ne kemi mësuar se Bahá'u'lláh-u e ka bërë lutjen një ligj për kohën tonë dhe se kur lutemi dhe recitojmë vargjet e Perëndisë ne i qëndrojmë besnikë Besëlidhjes së Tij. Dimë gjithashtu se Bahá'u'lláh-u na ka dhënë lutje për të gjitha rastet dhe se Ai Vetë i ka veshur disa prej tyre me fuqi të veçantë. Ndër to janë lutjet e detyrueshme. Këto lutje të detyrueshme thuhen kur jemi vetëm, në shoqëri të Perëndisë. Lutjet e tjera mund të thuhen kur jemi vetëm ose kur jemi me njerëz të tjerë. Duhet të mbajmë parasysh që lutja në bashkësi ku një lutje e detyrueshme recitohet në një grup sipas ritualeve të caktuara nuk ekziston në Fenë Bahá'í. Lutja për të Vdekurit është lutja e vetme në bashkësi e parashkruar nga ligji Bahá'í. Duhet recituar nga një njeri nga të pranishmit, ndërsa pjesa tjetër e grupit qëndron në qetësi. Kur lutemi ne i përqendrojmë mendimet tona dhe qënien tonë më të brendshme te Perëndia. Ne duhet të presim për pak kohë para se të fillojmë të lutemi, që të përpiqemi ta dëlirim mendjen tonë nga gjërat e kësaj bote. Për t'ia arritur këtij qëllimi, disa njerëz përsërisin me vete Emrin Më të Madh. Kur mbarojmë lutjen, duhet të reflektojmë për fjalët që sapo lexuam dhe jo të kalojmë menjëherë në një veprim tjetër. Kjo praktikë vlen si kur lutemi vetëm dhe kur lutemi bashkë me njerëz të tjerë. Kur një person tjetër është duke u lutur, duhet të ndihemi sikur po lutemi ne vetë. Ne duhet t'i dëgjojmë me vëmendje fjalët që po thotë tjetri dhe të mbajmë një qëndrim lutjeje. 1. Ndaj çfarë jemi besnikë kur lutemi çdo ditë? __________________________________ 2. Ç'lloje lutjesh ka reveluar Bahá'u'lláh-u? ____________________________________ ______________________________________________________________________ 3. Sa lloje lutjesh të detyrueshme ka? __________________________________________ 4. A mund t'i recitojmë lutjet e detyrueshme në mbledhje? _________________________ 5. Ç'duhet të bëjmë para se të lutemi? _________________________________________ ______________________________________________________________________ 6. Ç'duhet të bëjmë në fund të lutjes? _________________________________________ ______________________________________________________________________ 7. Ç'qëndrim duhet të kemi ne kur në një mbledhje është duke u lutur një person tjetër? __ ______________________________________________________________________ 8. Për çfarë duhet të mendojmë ne kur në një mbledhje është duke u lutur një person tjetër? ________________________________________________________________ 9. A është e drejtë të shohim në librin e lutjeve se çfarë do të lexojmë, ndërkohë që një person tjetër është duke u lutur? ___________________________________________ 10. Shkruani një përshkrim të qëndrimit me respekt që ne duhet të tregojmë kur lutemi, veçanërisht në mbledhje. _________________________________________________ ______________________________________________________________________ ______________________________________________________________________ ______________________________________________________________________ ______________________________________________________________________ ______________________________________________________________________ ______________________________________________________________________ REFERENCAT 1. Bahá'u'lláh, në: Lutje Bahá'í - Shkrime të shenjta, bot. i dytë shqip 2001, f. 18. 2. Fjalë të 'Abdu'l-Bahá-it cituar në Star of the Ëest [Ylli i Perëndimit], vëll. VIII, nr. 4 (17 maj 1917), f. 41. 3. Qëmtime nga Shkrimet e Bahá'u'lláh-ut, #136:2, bot. shqip 1995. 4. 'Abdu'l-Bahá, në: Rëndësia e lutjes, e përsiatjes, e qëndrimit devocional, #35, bot. shqip 1999. 5. Po aty, # 34. 6. Bahá'u'lláh, në: Lutje Bahá'í, f. 19. 7. Po aty, f. 19. 8. Po aty, f. 22. 9. Bahá'u'lláh, Fjalët e fshehura, arabisht # 16. 10. Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Bahá-it, # 38. 11. 'Abdu'l-Bahá, në: The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], Bahá'í Publishing Trust, Ëilmette 1995, f. 246. 12. Bahá'u'lláh, Qitapi Akdas, Q149. 13. Shoghi Effendi, Principles of Bahá'í Administration [Parimet e Administrimit Bahá'í], Bahá'í Publishing Trust, London 1973, f. 7. Jeta dhe vdekja Qëllimi Të kuptojmë se jeta nuk janë ndryshimet dhe ngjarjet e rastit të kësaj bote dhe se domethënia e vërtetë e saj qëndron në zhvillimin e shpirtit. Jeta e vërtetë, jeta e shpirtit, shfaqet në këtë botë për një kohë të shkurtër dhe vazhdon përjetësisht në botët e tjera të Perëndisë. PJESA 1 Shpirti e ka origjinën në botët shpirtërore të Perëndisë. Ai është i lartësuar mbi lëndën dhe botën fizike. Individi e ka fillesën e tij kur shpirti bashkohet me embrionin në kohën e ngjizjes. Por ky bashkim nuk është material; shpirti as futet në trupin as ikën prej tij dhe nuk zë hapësirë fizike. Shpirti nuk i përket botës materiale dhe bashkimi i tij me trupin është i ngjashëm me atë të dritës e paqyrës e cila e reflekton atë. Drita që shfaqet në pasqyrë nuk ndodhet brenda pasqyrës; ajo vjen nga një burim i jashtëm. Po kështu, shpirti nuk është brenda trupit; por ka një marrëdhënie të veçantë midis tij e trupit, dhe së bashku ata formojnë qenien njerëzore. 1. Vendos nëse thëniet e mëposhtme janë të vërteta apo të gabuar duke u mbështetur në paragrafin e mësipërm: a. Shpirti e ka origjinën në botët shpirtërore të Perëndisë. V G b. Individi e ka fillesën kur shpirti bashkohet me embrionin. V G c. Shpirti i përket botës materiale. V G d. Shpirti është brenda trupit. V G e. Shpirti dhe trupi së bashku përbëjnë qënien njerëzore. V G f. Shpirti është i lartësuar mbi botën fizike. V G g. Marrëdhënia që ekziston midis shpirtit dhe trupit është si ajo e dritës dhe pasqyrës e cila e reflekton atë. V G 2. Ky paragraf nënkupton se: a. Jeta e vërtetë fillon kur individi lind në këtë botë. V G b. Ekzistenca materiale vazhdon në botët e tjera të Perëndisë. V G c. Trupi është zotëruesi i shpirtit. V G d. Jeta përbëhet prej gjërave që na ndodhin çdo ditë. V G 3. Pyetje: a. Ku e ka origjinën shpirti? ________________________________________________ _____________________________________________________________________ b. Kur ndodh fillesa e individit? _____________________________________________ _____________________________________________________________________ _____________________________________________________________________ c. Çfarë e përbën një qenie njerëzore? _______________________________________ _____________________________________________________________________ d. Cilave botë i përket shpirti? ______________________________________________ _____________________________________________________________________ PJESA 2 Ka një marrëdhënie shumë të veçantë midis shpirtit dhe trupit, të cilët së bashku formojnë qënien njerëzore. Kjo marrëdhënie zgjat vetëm në harkun kohor të jetës së vdekshme. Kur kjo mbaron, çdonjëri prej tyre kthehet në origjinën e vet, trupi në botën e pluhurit dhe shpirti në botët shpirtërore të Perëndisë. Duke e pasur burimin nga sferat shpirtërore, i krijuar në shëmbëlltyrën e ngjashmërinë e Perëndisë dhe i aftë për të përfituar cilësi hyjnore dhe atribute qiellore, shpirti, pas ndarjes nga trupi, përparon në tërë përjetësinë. 1. Pyetje: a. Sa zgjat marrëdhënia midis shpirtit dhe trupit? _______________________________ _____________________________________________________________________ b. Ku shkon trupi pas vdekjes? _____________________________________________ c. Ku shkon shpirti pas vdekjes? ___________________________________________ _____________________________________________________________________ d. Sa zgjat përparimi i shpirtit? _____________________________________________ e. Cili është më i rëndësishëm, shpirti apo trupi? _______________________________ _____________________________________________________________________ f. Nga vjen shpirti? ______________________________________________________ g. Cila pjesë e njeriut është krijuar në shëmbëlltyrën e ngjashmërinë e Perëndisë? _____ _____________________________________________________________________ h. Si ndryshon jeta jonë kur vdesim? ________________________________________ _____________________________________________________________________ i. Kur mbaron jeta? _____________________________________________________ j. Ç'ndodh në marrëdhëniet midis trupit dhe shpirtit kur ne vdesim? _______________ _____________________________________________________________________ _____________________________________________________________________ 2. Paragrafi thotë ose nënkupton se: a. Vdekja është një ndëshkim. V G b. Trupat tanë janë bërë në shëmbëlltyrën e ngjashmërinë e Perëndisë. V G c. Marrëdhënia midis trupit dhe shpirtit zgjat vetëm në harkun kohor të jetës së vdekshme. V G d. Trupi është i aftë të fitojë cilësi hyjnore. V G e. Shpirti do të përparojë përgjithmonë. V G f. Vdekja është fundi i jetës. V G g. Pas vdekjes trupat tanë do të ngrihen nga varri. V G h. Kur vdes, shpirti ynë ka më shumë liri sesa ka pasur në këtë botë. V G i. Jeta mbaron me vdekjen. V G j. Ne duhet t'i druhemi vdekjes. V G PJESA 3 Bahá'u'lláh-u thotë: "Dhe tani lidhur me pyetjen tënde për shpirtin e njeriut dhe mbijetesën e tij pas vdekjes. Dije, me të vërtetë, se shpirti, pas ndarjes së tij nga trupi, do të vazhdojë të përparojë derisa të arrijë praninë e Perëndisë, në një gjendje e në kushte që as rrokullisja e epokave dhe e shekujve, as ndryshimet e ngjarjet e kësaj bote nuk mund t'i ndryshojnë. Ai [shpirti] do të vazhdojë aq gjatë sa vetë Mbretëria e Perëndisë, sovraniteti, sundimi e fuqia e Saj. Ai do të manifestojë shenjat e Perëndisë e atributet e Tij dhe do të shfaqë mirëdashjen e zemërgjerësinë e Tij".1 1. Pyetje: a. Si quhet ndarja e shpirtit dhe e trupit? ______________________________________ b. Sa gjatë do të vazhdojë shpirti të përparojë? _________________________________ _____________________________________________________________________ c. Cilat janë atributet dhe shenjat që do të shfaqë shpirti në botën tjetër? ____________ _____________________________________________________________________ _____________________________________________________________________ _____________________________________________________________________ d. Çfarë do të shfaqë ai? __________________________________________________ e. A vazhdon shpirti të jetojë pas vdekjes? ____________________________________ 2. Këto fjalë të Bahá'u'lláh-ut nënkuptojnë se: a. Shpirti do të arrijë praninë e Perëndisë. V G b. Gjendja e shpirtit do të ndikohet nga ndryshimet e kësaj bote, madje edhe pas vdekjes. V G c. Mbretëria e Perëndisë do të zgjasë përgjithmonë. V G d. Shpirti ka aftësinë të shfaqë atributet e Perëndisë, si dashamirësinë e përzemërt dhe bujarinë. V G e. Gjendja e shpirtit pas vdekjes është më e lartësuar sesa gjendja e tij në këtë botë. V G PJESA 4 Bahá'u'lláh thotë: "Dije se çdo vesh që dëgjon, po të mbahet i pastër e i pandotur, duhet që, vazhdimisht e nga çdo drejtim, të dëgjojë zërin e atij që thotë këto fjalë të shenjta: 'Me të vërtetë, ne jemi të Perëndisë dhe tek Ai do të kthehemi.' Misteret e vdekjes fizike të njeriut e të kthimit të tij ende nuk janë përhapur dhe deri më sot mbeten të panjohura. Për drejtësinë e Perëndisë! Sikur të reveloheshin, ato do të shkaktonin një frikë e një brengosje të tillë saqë disa do të vdisnin, ndërsa të tjerë do të mbusheshin me aq gëzim sa do të dëshironin vdekjen dhe do t'i luteshin pareshtur me zjarr të vetmit Perëndi të vërtetë - lartësuar qoftë lavdia e Tij - të shpejtonte fundin e tyre. "Vdekja i ofron çdo besimtari besnik kupën që është jeta e vërtetë. Ajo jep gëzim dhe sjell kënaqësi. Ajo dhuron dhuntinë e jetës së përjetshme. "Sa për ata që kanë shijuar frytin e ekzistencës tokësore të njeriut, që është njohja e të vetmit Perëndi të vërtetë, lartësuar qoftë lavdia e Tij, jeta e mëtejshme e tyre do të jetë e tillë, që Ne nuk jemi në gjendje ta përshkruajmë. Për këtë ka dijeni vetëm Perëndia, Zoti i të gjitha botëve".2 1. Shëno nëse është e vërtetë apo e gabuar: a. Shpirti i njeriut vjen nga Perëndia dhe do të kthehet tek Ai. V G b. Vdekja fizike e njeriut është një mister. V G c. Sikur misteret e vdekjes të zbuloheshin, çdo njeri do të dridhej nga frika. V G d. Sikur ato të zbuloheshin, gjithësecili do të dëshironte me zjarr vdekjen. V G e. Për besimtarin e vërtetë, vdekja është jetë. V G f. Dijeni për jetën pas vdekjes ka vetëm Perëndia. V G g. Vdekja sjell kënaqësi. V G h. Misteret e vdekjes janë reveluar dhe janë lexuar nga të gjithë. V G i. Është e rëndësishme që ne të dimë rreth jetës pas vdekjes. V G 2. Plotëso vendet bosh: a. Misteret e vdekjes nuk janë ______________________________________________ _____________________________________________________________________ b. Nëse ato do të ishin reveluar, ato do të ngjallnin ______________________________ _____________________________________________________________________ c. Ata që nuk kanë qënë të vendosur në Besëlidhje do të ndjenin __________________ _____________________________________________________________________ d. Ata që kanë qenë të vendosur në Besëlidhje do të mbusheshin me kaq shumë ______ saqë do të ____________________ të vdisnin. PJESA 5 Bahá'u'lláh-u thotë: "Duke krijuar njeriun, qëllimi i Perëndisë ka qenë, dhe do të jetë gjithmonë, ta bëjë atë të aftë të njohë Krijuesin e vet dhe të arrijë në praninë e Tij. Të gjithë Librat qiellorë dhe të gjitha Shkrimet e reveluara në mënyrë hyjnore e me peshë e vërtetojnë pa mëdyshje këtë. Kush ka njohur Agimin e udhëheqjes Hyjnore dhe ka hyrë në oborrin e Tij të shenjtë, i është afruar Perëndisë dhe ka arritur Praninë e Tij, Prani që është Parajsa e vërtetë, për të cilën pallatet më të larta të qiellit s'janë veçse një simbol. ... Por ai që nuk ka mundur ta njohë Atë e ka dënuar veten me gjëmën e veçimit, veçim që s'është veçse hiçi i plotë dhe thelbi i zjarrit më gllabërues. I tillë do të jetë fati i tij, edhe pse ai mund të ketë pozitat më të larta të botës dhe mund të rrijë në fronin e saj më të lartësuar".3 1. Pyetje: a. Cili është qëllimi i Perëndisë në krijimin e njeriut? ____________________________ _____________________________________________________________________ b. A ndryshon ky qëllim nga epoka në epokë? _________________________________ c. Cilat libra e konfirmojnë këtë qëllim? ______________________________________ _____________________________________________________________________ d. Kush është "Agimi i udhëheqjes Hyjnore"? _________________________________ e. Kujt i afrohemi ne kur njohim "Agimin e udhëheqjes Hyjnore"? _________________ _____________________________________________________________________ f. Cila është "Parajsa e vërtetë"? ____________________________________________ _____________________________________________________________________ g. Ç'mund të presim nëse nuk e njohim "Agimin e udhëheqjes Hyjnore"? ___________ _____________________________________________________________________ h. Ç'gjendjeje i referohen shprehjet "veçse hiçi i plotë" dhe "thelbi i zjarrit më gllabërues"? __________________________________________________________ _____________________________________________________________________ _____________________________________________________________________ PJESA 6 'Abdu'l-Bahá-i thotë: "Në fillim të jetës së tij njerëzore njeriu ishte në embrion në botën e mitrës. Aty fitoi aftësinë dhe dhuntinë për realitetin e ekzistencës njerëzore. Forcat dhe fuqitë e nevojshme për këtë botë iu dhuruan atij në atë gjendje të kufizuar. Në këtë botë atij i duheshin sytë; i mori ato potencialisht në atë tjetrën. Atij i duheshin veshë; i fitoi ato atje për të qënë në gatishmëri e për t'u përgatitur për ekzistencën e tij të re. Fuqitë që kërkohen në këtë botë iu dhanë atij në botën e mitrës... "Prandaj në këtë botë ai duhet ta përgatisë veten për jetën e përtejme. Ajo çka i duhet atij në botën e Mbretërisë duhet të fitohet këtu. Ashtu siç e përgatiti veten në botën e mitrës duke fituar forcat e nevojshme në këtë sferë të ekzistencës, po kështu forcat e domosdoshme të ekzistencës hyjnore duhet të fitohen potencialisht në këtë botë".4 1. Shëno nëse është e vërtetë apo e gabuar: a. Ne i fituam aftësitë dhe dhuntitë që na nevojiten në këtë botë në botën e mitrës. V G b. Gjendja jonë në mitër nuk ishte e kufizuar. V G c. Gjithë forcat dhe fuqitë e nevojshme për këtë botë na janë dhëne neve në botën e mitrës. V G d. Nuk ka nevojë të përgatisim veten tonë për jetën tjetër. V G e. Ajo çka na duhet në botën e Mbretërisë mund të fitohet atje. V G f. Qëllimi i kësaj jete është që të fitojmë forcat e aftësitë e nevojshme për jetën tjetër. V G g. Jeta e vërtetë fillon kur njeriu vdes dhe shkon në Mbretërinë Hyjnore. V G h. Jeta e vërtetë është jeta e shpirtit. V G i. Jeta e vërtetë fillon në këtë botë dhe vazhdon pas vdekjes fizike. V G 2. Pyetje: a. Si e fillon jetën e tij njeriu? ______________________________________________ _____________________________________________________________________ b. Ku i merr ai aftësitë dhe dhuntitë e tij? _____________________________________ _____________________________________________________________________ _____________________________________________________________________ c. Cilat janë disa nga gjërat që i duhen njeriut në këtë jetë dhe që i jepen atij në botën e mitrës? ______________________________________________________________ _____________________________________________________________________ _____________________________________________________________________ d. Çfarë dhuntish duhet të fitohen këtu për jetën pas vdekjes? _____________________ _____________________________________________________________________ PJESA 7 Bahá'u'lláh thotë: "Gjithë detyra e njeriut në këtë Ditë është të marrë atë pjesë të vërshimit të mirësisë që Perëndia ka caktuar për të. Askush të mos shikojë sa e madhe ose e vogël është masa e saj. Pjesa e disave mund të jetë sa të mbahet në pëllëmbën e dorës, pjesa e disa të tjerëve mund të mbushë një kupë, ndërsa ajo e disa të tjerëve madje edhe një fuçi".5 1. Ushtrime: a. Përmend disa prej bekimeve që ke marrë prej Perëndisë. ______________________ _____________________________________________________________________ _____________________________________________________________________ b. Jep shembuj sesi njeriu e pengon veten për të marrë pjesën e tij prej mirësisë së Perëndisë. ___________________________________________________________ _____________________________________________________________________ _____________________________________________________________________ c. Përse nuk duhet të vemë re "sa e madhe apo e vogël" është ajo që marrim? ________ _____________________________________________________________________ _____________________________________________________________________ 2. Shëno nëse është e vërtetë apo e gabuar: a. Vetëm filozofët e mëdhenj kanë aftësinë që të njohin Perëndinë. V G b. Që t'i shërbejmë Perëndisë, ne duhet të harrojmë dobësinë tonë dhe të besojmë tek Ai. V G c. Nëse në këtë botë ne nuk zhvillojmë atë çka Perëndia na ka dhënë, shpirtrat tanë do të jenë të dobët kur të arrijmë në botën tjetër. V G PJESA 8 Bahá'u'lláh thotë: "Ti Më ke pyetur lidhur me natyrën e shpirtit. Dije, në të vërtetë, se shpirti është një shenjë e Perëndisë, një Margaritar qiellor, realiteti i të cilit u ka shpëtuar edhe njerëzve më të ditur dhe misterin e të cilit asnjë mendje, sado e mprehtë, kurrë nuk mund të shpresojë ta zbulojë. Ai është i pari midis gjërave të krijuara që shpall përsosurinë e Krijuesit, i pari që njeh lavdinë e Tij, që kapet pas së vërtetës së Tij dhe përulet me adhurim para Tij. Në qoftë se do t'i jetë besnik Perëndisë, do të pasqyrojë dritën e Tij dhe, më në fund, do të kthehet tek Ai. Por në qoftë se nuk i përmbahet besnikërisë ndaj Krijuesit të vet, do të bjerë viktimë e egos dhe e pasionit e në fund do të zhytet në humnerën e tyre".6 1. Plotëso vendet bosh: a. Shpirti është një ____________ e Perëndisë. b. ______________ është një margaritar qiellor. c. ______________ është i pari që shpall përsosurinë e Krijuesit të tij. d. Shpirti do të kthehet te Perëndia nëse ai është _______________________________. e. Shpirti do të bëhet një viktimë e egos dhe e pasionit nëse _______________________ _____________________________________________________________________ f. Nëse ai bëhet një viktimë e egos, shpirti do të zhytet në humnerën e ______________ _____________________________________________________________________ g. Shpirti pasqyron dritën e Perëndisë nëse është _______________________________. 2. Shëno në se është e vërtetë apo e gabuar: a. "Të zbulosh" do të thotë të gjesh çfarë është. V G b. Ndër të gjitha gjërat e krijuara, e para që njeh Perëndinë është mendja. V G c. "I mprehtë" do të thotë që i kap gjërat shpejt. V G d. Një njeri i ditur e kupton misterin e shpirtit. V G e. Nuk është e nevojshme të përsiatim rreth shpirtit, sepse s'do të jemi kurrë në gjendje ta kuptojmë atë. V G PJESA 9 Bahá'u'lláh thotë: "Ju jeni si ai zogu që fluturon lart, me tërë forcën e krahëve të tij të fuqishëm, me besim të plotë e gazmor, përmes pafundësisë së qiejve, derisa i detyruar të kënaqë urinë e tij, kthehet i etur tek uji e balta e tokës poshtë tij dhe, i zënë në grackën e dëshirës së tij, ndihet i pafuqishëm për të rimarrë fluturimin drejt mbretërive nga kishte ardhur. I pafuqishëm të shkundë barrën që peshon mbi krahët e tij të lerosur, ai zog, deri atëherë banor i qiejve, është i detyruar tani të kërkojë një banesë në pluhur. Prandaj, o shërbëtorët e Mi, mos i lerosni krahët tuaj me baltën e kokëfortësisë e të dëshirave të kota, dhe mos lejoni që ata t'ju njollosen me pluhurin e smirës e të urrejtjes, që të mos pengoheni të fluturoni në qiejt e dijes Sime hyjnore".7 1. Plotëso vendet bosh: a. Zogu të cilit Bahá'u'lláh-u i referohet në këtë citat është ____________ i njeriut. b. Ky zog është një banor i ____________. c. Ky zog tani është i detyruar të kërkojë shtëpi në ____________. 2. Ushtrime: a. Si mund të bëhen "krahët" e shpirtit "të lerosur"? _____________________________ _____________________________________________________________________ b. Përshkruaj disa barrë që janë si "uji dhe balta e tokës". ________________________ _____________________________________________________________________ _____________________________________________________________________ _____________________________________________________________________ c. Çfarë na pengon të fluturojmë përsëri lart në qiellin e dijes hyjnore? ______________ _____________________________________________________________________ d. Jepni disa shembuj gjërash që pengojnë fluturimin tonë drejt qiejve të dijes hyjnore. _ _____________________________________________________________________ _____________________________________________________________________ e. Përse shpirti do të shkëmbente shtëpinë e tij qiellore për pluhurin e kësaj bote? _____ _____________________________________________________________________ _____________________________________________________________________ PJESA 10 Bahá'u'lláh thotë: "Pasi e krijoi botën dhe çdo gjë që jeton e lëviz në të, Ai, me anë të veprimit të drejtpërdrejtë të Vullnetit të Tij të lirë e sovran, vendosi t'i dhurojë vetëm njeriut dallimin dhe aftësinë për ta njohur e për ta dashur Atë - aftësi që duhet parë si shtytja krijuese dhe si qëllimi parësor që qëndron në themel të gjithë krijimit... Mbi realitetin më të thellë të çdo gjëje të krijuar Ai ka lëshuar dritën e njërit prej emrave të Vet dhe e ka bërë atë bartëse të lavdisë së njërit prej atributeve të Veta. Por mbi realitetin e njeriut Ai ka përqëndruar shkëlqimin e të gjithë emrave e atributeve të Tij dhe e ka bërë atë pasqyrë të vetë Vetes së Tij. Nga të gjitha gjërat e krijuara, vetëm njeriu është zgjedhur për një favor kaq të madh, për një bujari kaq të qëndrueshme".8 1. Ushtrime: a. Çfarë dallimi të veçantë i ka dhuruar njeriut Perëndia? _________________________ _____________________________________________________________________ b. Përmend disa nga atributet e Perëndisë. _____________________________________ _____________________________________________________________________ _____________________________________________________________________ c. Perëndia ka hedhur mbi realitetin e çdo gjëje dritën e njërit prej _________________ të Tij. d. Mbi realitetin e njeriut Ai ka përqëndruar shkëlqimin e ________________________ _________________________________ dhe e ka bërë atë një pasqyrë të __________ ________________________. e. Përmend disa prej atributeve të Perëndisë të pasqyruara në shpirtin e njeriut ________ _____________________________________________________________________ _____________________________________________________________________ f. Si mund të shfaqen këto atribute? _________________________________________ _____________________________________________________________________ g. Për ç'favor të veçantë është zgjedhur njeriu? _______________________________ _____________________________________________________________________ _____________________________________________________________________ 2. Shëno në se është e vërtetë apo e gabuar, duke u bazuar në dy citatet e fundit: a. Lidhjet me këtë botë pengojnë përparimin tonë shpirtëror. V G b. Pasionet dhe dëshirat tona nuk janë barriera që pengojnë fluturimin tonë drejt Mbretërisë së Perëndisë. V G c. Ne mund t'i heqim qafe barrat që na pengojnë për t'u ngjitur tek Perëndia duke e shkëputur veten nga gjërat e kësaj bote. V G d. Shtëpia e shpirtit është pluhuri. V G e. Smira, urrejtja dhe zemërligësia nuk janë barrë për përparimin e shpirtit. V G f. Asgjë s'mund ta pengojë Vullnetin e Perëndisë. V G g. Njeriu është i barabartë me pjesën tjetër të krijimit. V G h. Dija e Perëndisë është shtytja krijuese dhe qëllimi parësor që përshkon gjithë krijimin. V G i. Realiteti i çdo gjëje të krijuar shfaq një nga atributet e Perëndisë. V G PJESA 11 Bahá'u'lláh thotë: "Por këto energji me të cilat Dielli i Bujarisë Hyjnore dhe Burimi i udhërrëfimit qiellor ka pajisur realitetin e njeriut qëndrojnë të fshehura brenda tij, ashtu si flaka fshihet brenda qiririt dhe rrezet e dritës janë potencialisht të pranishme në llambë. Ndriçimi i këtyre energjive mund të errësohet nga dëshira tokësore, ashtu si drita e diellit mund të fshihet nën pluhurin e papastërtitë që mbulojnë pasqyrën. As qiriri, as llamba nuk mund të ndriçojnë me përpjekjet e veta, pa ndihmë, ashtu siç nuk do të ishte kurrë e mundur që pasqyra të pastrohej vetë nga papastërtitë. Është e qartë dhe e dukshme, që derisa të mos shkrepet një zjarr, llamba kurrë nuk do të ndizet dhe nëse papastërtitë nuk fshihen nga faqja e pasqyrës, ajo kurrë nuk do të mund të paraqesë shëmbëlltyrën e diellit, as të reflektojë dritën e lavdinë e tij".9 1. Pyetje: a. Çfarë do të thotë fjala "të fshehura"? _______________________________________ _____________________________________________________________________ _____________________________________________________________________ b. Çfarë aftësish ndodhen të fshehura në shpirtin e njeriut? _______________________ _____________________________________________________________________ _____________________________________________________________________ _____________________________________________________________________ c. Çfarë aftësish ka llamba? _______________________________________________ d. Çfarë aftësish ka pasqyra? _______________________________________________ e. Ç'duhet t'i bësh një llambe që ajo të ndriçojë? ______________________________ _____________________________________________________________________ f. Ç'duhet t'i bësh një pasqyre që ajo të reflektojë dritën? ________________________ _____________________________________________________________________ g. A ka mundësi që llamba dhe pasqyra t'i shfaqin aftësitë e tyre vetë? _____________ h. Si mund t'i lidhim këta dy shembuj me gjendjen e shpirtit të njeriut? _____________ _____________________________________________________________________ _____________________________________________________________________ _____________________________________________________________________ i. Kush mund ta bëjë shpirtin e njeriut të shfaqë aftësitë e tij? _____________________ _____________________________________________________________________ _____________________________________________________________________ PJESA 12 Bahá'u'lláh thotë: "Dera e dijes e Qenies së Lashtë gjithmonë ka qenë, dhe do të vazhdojë të jetë përgjithnjë e mbyllur për njerëzit. Asnjë mendje njerëzore kurrë nuk do të lejohet të hyjë në oborrin e Saj të shenjtë. Por, si shenjë të mëshirës së Tij dhe si provë të dashamirësisë së Tij, Ai u ka shfaqur njerëzve Diejt e udhëheqjes së Tij hyjnore, Simbolet e unitetit të tij hyjnor, dhe ka urdhëruar që dija e këtyre Qenieve të shenjtëruara të jetë e njëjtë me dijen e Vetë Atij. Kush i njeh këta, ka njohur Perëndinë. Kush i vë veshin thirrjes së tyre, i ka vënë veshin Zërit të Perëndisë, dhe kush dëshmon të vërtetën e Revelacionit të tyre, ka dëshmuar të vërtetën e Vetë Perëndisë. Kushdo që largohet prej tyre, është larguar nga Perëndia, dhe kushdo që nuk beson në ta, nuk ka besuar te Perëndia. Çdonjëri prej tyre është Rruga e Perëndisë që lidh këtë botë me mbretëritë e epërme, është Flamuri i së Vërtetës së Tij për të gjithë ata që janë në mbretëritë e tokës e të qiellit. Ata janë Manifestimet e Perëndisë midis njerëzve, provat e së Vërtetës së Tij dhe shenjat e lavdisë së Tij".10 1. Ushtrime: a. Ne e dimë se vetëm Perëndia mund të bëjë që shpirti i njeriut të shfaqë aftësitë e tij, por a është e mundur për njeriun që ta njohë Perëndinë drejtpërsëdrejti? __________ b. Atëherë, si ka mundësi ta njohim Perëndinë? _______________________________ _____________________________________________________________________ c. Përmendni disa nga Diejt e udhëheqjes hyjnore. _____________________________ _____________________________________________________________________ d. Cila dije është e njëjtë me dijen e Perëndisë? _______________________________ _____________________________________________________________________ e. Zërit të kujt i kanë vënë veshin ata që kanë dëgjuar Manifestimet e Perëndisë? _____ _____________________________________________________________________ f. Kujt i kthejmë shpinën kur nuk ia vemë veshin thirrjes së Manifestimeve të Perëndisë? ___________________________________________________________ 2. Plotëso fjalitë e mëposhtme: a. Dera e dijes e të Lashtit të Kohëve gjithmonë ka qenë, dhe do të vazhdojë të jetë përgjithnjë ___________________________________________________________ b. Asnjë mendje njerëzore kurrë nuk do të lejohet të hyjë në ____________________ __________________________________. c. Perëndia i ka dërguar Manifestimet e Tij si shenjë të __________________________ d. Dija e Manifestimeve të Perëndisë është e njëjtë me ___________________________ _____________________________________________________________________ e. Kush njeh Ata ka _____________________________________________________ f. Kush i vë vesh thirrjes së tyre, i ka ________________________________________ _____________________________________________________________________ g. Çdonjëri prej Tyre është Rruga e Perëndisë që _______________________________ _____________________________________________________________________ PJESA 13 Bahá'u'lláh thotë: "Njeriu është Hajmalia hyjnore. Por mungesa e edukimit të përshtatshëm i ka hequr atij atë që zotëron në mënyrë të qenësishme. Nëpërmjet një fjale që doli nga goja e Perëndisë, ai u soll në ekzistencë; me anë të një fjale tjetër, ai u udhëhoq për të njohur Burimin e edukimit të tij dhe, përsëri përmes një fjale, iu siguruan pozita dhe fati i tij. Qenia e Madhe thotë: Shihe njeriun si një minierë të pasur në gurë të çmuar me vlerë të pamatur. Vetëm edukimi mund t'i zbulojë thesaret e tij dhe t'i japë mundësi njerëzimit të përfitojë prej tyre. Sikur çdo njeri të mendonte për ato që kanë reveluar Shkrimet e dërguara nga qielli i Vullnetit të shenjtë të Perëndisë, ai fare lehtë do të shihte se qëllimi i tyre është që të gjithë njerëzit të konsiderohen si një shpirt i vetëm, në mënyrë që vula me fjalët "Mbretëria do të jetë e Perëndisë" të mund të gdhendej në çdo zemër dhe drita e bujarisë Hyjnore, e mirësisë dhe e mëshirës të përfshinte gjithë njerëzimin".11 1. Pyetje: a. Ç'kuptim ka fjala "hajmali"? ____________________________________________ b. Çfarë efektesh ka mungesa e edukimit te njeriu? ____________________________ _____________________________________________________________________ c. Ç'mund të sjellë edukimi i duhur? _________________________________________ _____________________________________________________________________ _____________________________________________________________________ d. Cili është Burimi i edukimit të njeriut? _____________________________________ e. Cili është fati i njeriut? _________________________________________________ _____________________________________________________________________ f. Cilat janë disa nga margaritarët që edukimi zbulon te njeriu? ___________________ _____________________________________________________________________ g. Cili është qëllimi i Revelacionit hyjnor të Perëndisë? _________________________ _____________________________________________________________________ h. Ç'fjalë do të gdhenden në zemrat e njerëzve? _______________________________ _____________________________________________________________________ 2. Shënoni në se është e vërtetë apo e gabuar: a. Njeriu do të bëhet qenie shpirtërore me forcat e veta. V G b. Perëndia i dha njeriut mendjen dhe kjo është e mjaftueshme për përparimin e tij. V G c. Njeriu do të përparojë shpirtërisht duke njohur Manifestimin e Perëndisë dhe nuk duhet të bëjë përpjekje të tjera. V G d. Njeriu mund të përparojë shpirtërisht vetëm duke njohur Manifestimin e Perëndisë dhe më pas duke u përpjekur të jetojë në përputhje me mësimet e Tij. V G e. Njeriu mund ta njohë drejtpërdrejt Perëndinë. V G f. Njeriu mund të bëhet si Perëndia. V G g. Perëndia është i lartësuar mbi kuptimin e njerëzve. V G h. Kur u vëmë veshin Fjalëve të Manifestimit të Perëndisë, ne i vëmë veshin Zërit të Perëndisë. V G i. Vetëm përmes Manifestimit të Perëndisë njeriu është në gjendje të pasqyrojë atributet e Perëndisë. V G PJESA 14 Bahá'u'lláh thotë: "I bekuar është ai shpirt që në kohën e ndarjes nga trupi është spastruar nga përfytyrimet e kota të njerëzve të kësaj bote. Një shpirt i tillë jeton e lëviz në pajtim me Vullnetin e Krijuesit të Tij dhe hyn në Parajsën më të lartë. Shërbëtorët e Qiellit, banore të pallateve më të larta, do të mblidhen rreth Tij, dhe Profetët e të zgjedhurit e Perëndisë do të kërkojnë shoqërinë e tij. Ai shpirt do të bisedojë lirshëm me ta dhe do t'u tregojë ç'i është dashur të vuajë në shtegun e Perëndisë, Zotit të të gjitha botëve".12 "Kurse shpirtrat e të pabesëve, - dhe Unë dëshmoj për këtë, - në çastin që japin frymën e fundit, do të bëhen të vetëdijshëm për gjërat e mira që u kanë shpëtuar dhe do të vajtojnë për fatin e tyre të keq, dhe do ta përunjin veten para Perëndisë. Ata do të vazhdojnë të bëjnë kështu pas ndarjes së shpirtrave të tyre nga trupi".13 "Ai duhet ta falë mëkatarin dhe kurrë të mos e përçmojë gjendjen e tij të dërrmuar, sepse askush nuk e di sesi do të jetë fundi i vet. Sa shpesh ka ndodhur që një mëkatar, në orën e vdekjes, ka arritur thelbin e besimit dhe, duke shijuar flladin e pavdekshëm, ka nisur fluturimin drejt Tubimit atje lart! Dhe sa shpesh ka ndodhur që një besimtar i devotshëm, në orën e ngjitjes së shpirtit të tij, ka ndryshuar aq shumë sa ka rënë në zjarrin e humnerës!"14 1. Pyetje: a. Si duhet të jetë gjendja e shpirtit tonë kur të shkëputet prej trupit? ___________ __________________________________________________________________ b. Cilat janë disa përfyrime të kota? ______________________________________ __________________________________________________________________ __________________________________________________________________ __________________________________________________________________ c. Ku shkojnë shpirtrat e spastruar prej përfytyrimeve të kota? _________________ __________________________________________________________________ __________________________________________________________________ d. Me kë do të takohen këta shpirtra? _____________________________________ __________________________________________________________________ e. A do të kenë mundësi këta shpirtra të kuvendojnë me Profetët e Perëndisë? _____ f. A ju duket e lartë kjo pozitë? A dëshironi që ta arrini atë? ____________________ g. Cilët janë të pabesët? ________________________________________________ __________________________________________________________________ h. Çfarë do të kuptojnë shpirtrat e të pabesëve kur të japin frymën e fundit? _______ __________________________________________________________________ i. Çfarë do të bëjnë ata kur ta kenë kuptuar gjendjen e tyre? ___________________ __________________________________________________________________ __________________________________________________________________ j. A e dimë ne që më parë se si dhe kur do të mbarojë jeta jonë? ________________ k. Çfarë mund të bëjmë ne tani që të sigurojmë jetën tonë të përjetshme? _________ __________________________________________________________________ __________________________________________________________________ l. Çfarë cilësish shpirtërore janë të lidhura me arritjen e jetës së përjetshme? ______ __________________________________________________________________ __________________________________________________________________ PJESA 15 'Abdu'l-Bahá thotë: "Misteret për të cilat njeriu është i pavëmendshëm në këtë botë tokësore, do t'i zbulojë në botën qiellore dhe atje do të informohet ai rreth sekretit të së vërtetës; aq më tepër do të njohë e do të zbulojë ai personat me të cilët ai është shoqëruar. Padyshim, shpirtrat e shenjtë të cilët kanë sy të dëlirë dhe janë të favorizuar me mendjemprehtësi, do të njihen, në mbretërinë e dritave, me të gjitha misteret dhe do të kërkojnë dhuntinë për të dëshmuar realitetin e çdo shpirti të madh. Madje edhe ata do të sodisin haptazi Bukurinë e Perëndisë në atë botë. Po kështu ata do të gjejnë të pranishëm në mbledhjen hyjnore të gjithë miqtë e Perëndisë, si të kohëve të shkuara dhe të tashme".15 "Dallimet e ndryshimet do të kuptohen natyrshëm midis të gjithë njerëzve pas largimit të tyre nga kjo botë e vdekshme. Por këto (dallime) nuk kanë të bëjnë me vendin, por me shpirtin e ndërgjegjjen. Sepse Mbretëria e Perëndisë është e spastruar (apo e lirë) nga vendi e koha; është tjetër botë e tjetër univers. Por shpirtrave të shenjtë u është premtuar dhuntia e ndërhyrjes. Dhe dije me siguri se në botët hyjnore të dashurit shpirtërorë (besimtarët) do ta njohin njëri-tjetrin, dhe do të kërkojnë bashkim (me njëri-tjetrin), por një bashkim shpirtëror. Po kështu, një dashuri që dikush mund të ketë ushqyer për dikë nuk do të harrohet në botën e Mbretërisë. Po kështu, ti nuk do të harrosh (atje) jetën që ke kaluar në botën materiale".16 1. Pyetje: a. Çfarë misteresh do të zbulojë njeriu në botën qiellore? ______________________ __________________________________________________________________ __________________________________________________________________ b. A do t'i njohim ne njerëzit që i kemi njohur në këtë botë? ___________________ c. Cilët shpirtra do të njihen me të gjitha misteret? ___________________________ __________________________________________________________________ d. A do të ketë dallime e ndryshime midis shpirtrave? ________________________ __________________________________________________________________ e. Nga çfarë është e lirë Mbretëria e Perëndisë? _____________________________ __________________________________________________________________ f. Çfarë do të mbetet prej lidhjeve të dashurisë që bashkojnë dy njerëz në këtë botë? __________________________________________________________________ 2. Shënoni nëse është e vërtetë apo e gabuar: a. Shpirtrat nuk do ta njohin njëri-tjetrin në botët qiellore. V G b. Shpirtrat e shenjtë do të kërkojnë hirin e pranisë së çdo shpirti të madh. V G c. Tubimi qiellor përfshin shpirtrat e pastër të kohëve të shkuara. V G d. Natyrisht, dallimet e ndryshimet nuk do të shfaqen pasi shpirtrat të kenë lënë këtë botë. V G e. Mbretëria e Perëndisë është e lirë nga koha dhe hapësira. V G f. Bota tjetër i përket një tjetër universi. V G g. Në botën tjetër njeriu do të harrojë dashurinë që ka pasur për një person tjetër. V G PJESA 16 Bahá'u'lláh thotë: "Ti Më ke pyetur, veç kësaj, për gjendjen e shpirtit pas ndarjes së tij nga trupi. Dije, me të vërtetë, që në qoftë se shpirti i njeriut ka ecur në rrugën e Perëndisë, ai, me siguri, do të kthehet tek i Shumëdashuri dhe do të pritet në lavdinë e Tij. Për drejtësinë e Perëndisë! Ai do të arrijë një pozitë të tillë që asnjë pendë nuk mund ta paraqesë e asnjë gjuhë ta përshkruajë. Shpirti që i ka mbetur besnik Kauzës së Perëndisë dhe ka qëndruar i patundur në Shtegun e Tij, do të zotërojë pas ngjitjes një fuqi të tillë saqë të gjitha botët që Fuqiploti ka krijuar do të përfitojnë prej tij".17 1. Plotësoni fjalitë e mëposhtme: a. Në qoftë se shpirti i njeriut ka ecur në rrugën e Perëndisë, ai, me siguri, do të ____ __________________________________________________________________ __________________________________________________________________ b. Ai do të arrijë një pozitë të tillë që ______________________________________ __________________________________________________________________ c. ______________ që i ka mbetur _______________________ së _____________ dhe ka ________________ i patundur në ___________________________, do të zotërojë pas ________________ një ________ e tillë saqë të gjitha botët që _________________ ka ______________ do të ____________________ prej tij. PJESA 17 Bahá'u'lláh thotë: "O shërbëtorët e Mi! Mos u hidhëroni në qoftë se, në këtë ditë e në këtë tokë, nga Perëndia janë urdhëruar e manifestuar gjëra që janë në kundërshtim me dëshirat tuaja, sepse ditë gëzimi të hareshëm, kënaqësie qiellore janë ruajtur në mënyrë të sigurt për ju. Botë, të shenjta e shpirtërisht të lavdishme, do të zbulohen para syve tuaj. Ju jeni destinuar prej Tij, në këtë botë dhe në atë të ardhme, të jeni pjesëtarë në të mirat e tyre, të merrni pjesë në gëzimet e tyre dhe të fitoni një pjesë të hirit të tyre mbështetës. Në secilën e te cilado prej tyre ju, padyshim, do të arrini".18 1. Shënoni nëse është e vërtetë apo e gabuar: a. Ne duhet të trishtohemi kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç i duam ne të jenë. V G b. Gjithçka, qoftë e mirë apo e keqe, është urdhëruar prej Perëndisë. V G c. Ne jemi të siguruar për ditë të lumtura. V G d. Botët e tjera të Perëndisë janë të shenjta e shpirtërisht të lavdishme. V G e. Është fati ynë të marrim pjesë në të mirat e këtyre botëve, në këtë jetë dhe në jetën e përtejme. V G 2. Plotësoni fjalitë e mëposhtme: a. Ne nuk duhet __________________ në qoftë se ndodhin gjëra që janë në kundërshtim me dëshirat tona. b. Ditë ________________________________ dhe _________________________ janë ruajtur për ne. c. Ne do të shohim botë _________________ dhe ___________________________ __________________. d. Perëndia na siguron ne një pjesë nga hiri i tyre mbështetës në _______ botë dhe në ________________________. e. Në këto botë ne do të jemi pjesëtarë në ________________ e tyre, do të marrim pjesë ________________ e tyre, dhe do të fitojmë një pjesë ________________ të tyre ______________________. 3. Pyetje: a. Pse ne nuk duhet të hidhërohemi kur ndodhin gjëra që janë në kundërshtim me dëshirat tona? ______________________________________________________ __________________________________________________________________ b. Çfarë premtimi na jep Bahá'u'lláh-u në këtë citat? _________________________ __________________________________________________________________ PJESA 18 Në këtë kurs ju keni studiuar e përsiatur mbi kuptimin e vërtetë të jetës njerëzore. Ju keni mësuar nga citatet e ndryshme të Bahá'u'lláh-ut e të 'Abdu'l-Bahá-it shumë gjëra rreth natyrës së shpirtit, qëllimit të jetës, dhe nevojës së zhvillimit të cilësive shpirtërore në këtë botë, si dhe rreth premtimeve për një jetë të përjetshme, plot gëzim dhe lavdi, për ata që e kanë njohur Manifestimin e Perëndisë dhe kanë qëndruar besnikë në dashurinë për Të. Do të ishte e përshtatshme për ju ta mbaroni këtë kurs duke menduar për ndikimin që ky botëkuptim i ri do të ketë mbi jetën tonë. Si do të jetoni ju tani e tutje, duke e ditur se jeta juaj tokësore s'është veçse një pjesë e vogël e një jete që është e përjetshme, e një jete për të cilën ju duhet të përgatiteni me këmbëngulje? Për t'ju ndihmuar që të mendoheni rreth vendimeve që do të duhet të merrni në jetën tuaj, këtu janë përmendur disa tema çdonjëra prej të cilave mund të bëhet subjekt i orëve të tëra meditimi. Ju ndoshta do të doni të shkruani disa paragrafë rreth çdo teme, ose t'i diskutoni ato me një grup të vogël shokësh. Tani që unë e kuptoj se jeta ime fillon këtu në tokë, por më çon drejt Perëndisë për tërë përjetësinë, sa të rëndësishme janë aspektet e mëposhtme të jetës sime për mua? 1. Bindje ndaj ligjeve të Bahá'u'lláh-ut 2. Kontributi im për mirëqënien e gjinisë njerëzore 3. Shërbimi im ndaj Kauzës dhe ndaj njerëzimit 4. Vendosmëria ime në Besëlidhje REFERENCAT 1. Qëmtime nga Shkrimet e Bahá'u'lláh-ut, # 81:1. 2. Po aty, #165. 3. Po aty, #29:1. 4. 'Abdu'l-Bahá, në: The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], (Bahá'í Publishing Trust, Ëilmette 1995), f. 225-26. 5. Qëmtime, # 5:4. 6. Po aty, # 82:1. 7. Po aty, # 153:6. 8. Po aty, # 27:2. 9. Po aty, # 27:3. 10. Po aty, # 21. 11. Po aty, # 122. 12. Po aty, # 81. 13. Po aty, # 86:3. 14. Po aty, # 125:3. 15. Tablets of `Abdu'l-Bahá Abbas [Tabela të `Abdu'l-Bahá Abbasit], Bahá'í Publishing Committee, Neë York 1930, vëll. 1, f. 205. 16. Po aty, f. 205-06. 17. Qëmtime, # 82:7. 18. Po aty, # 153:9.