Announcing: BahaiPrayers.net


More Books by Hofman, David

Bahá'u'lláh, Princi i Paqes
Free Interfaith Software

Web - Windows - iPhone








Hofman, David : Bahá'u'lláh, Princi i Paqes
BAHÁ'U'LLÁH
PRINCI I PAQES
Një portret
DAVID HOFMAN

Me të vërtetë kjo është Bukuria Më e Madhe, e parashikuar në Librat e Lajmëtarëve, përmes së Cilës e vërteta do të dallohet nga gabimi dhe urtia e çdo urdhëri do të provohet. Me të vërtetë, Ai është Pema e Jetës që jep frytet e Perëndisë, të Lartësuarit, të Pushtetshmit, të Madhit.1

Koha e paracaktuar për njerëzit dhe fiset e botës ka ardhur.2

-BAHÁ'U'LLÁH

S'do ta harroj kurrë fytyrën e atij që po admiroja, megjithëse nuk jam në gjendje ta përshkruaj. Ata sy depërtues dukej sikur të lexonin vetë shpirtin; balli i gjerë tregonte fuqi e autoritet; ndërsa rrudhat e thella të ballit e të fytyrës tregonin një moshë që flokët e zinj korb dhe mjekrra madhështore e dendur, që i zbriste deri në mes, e përgënjeshtronin. S'ishte nevoja të pyesja në praninë e kujt ndodhesha, ndërsa përkulesha para atij që është objekt i një devocioni e dashurie të tillë, që mbretërit do ta kishin zili dhe perandorët do ta shpresonin më kot!3

BAHÁ'U'LLÁH
PRINCI I PAQES
Një portret
nga
DAVID HOFMAN
George Ronald, Botues
46 High Street, Kidlingdon OX5 2DN
(c) David Hofman 1992
Të gjithë drejtë të reservuar
British Library Cataloguing in Publication Data
Hofman, David
Bahá'u'lláh, Prince of Peace: A Porttrait
I. Title
297.092
ISBN 0-85398-338-0
ISBN 0-85398-340-2 Pbk
Shtypur në Britaninë e Madhe nga
Billing & Sons Ltd, Worcester

Shënim: Ky botim nuk është një përkthim zyrtar dhe mund të ketë gabime. Prandaj, i lutemi miqve që sugjerimet dhe korrigjimet e mundshme t'i dërgojnë me shkrim ose e-mail pranë Sekretarisë së Asamblesë Shpirtërore Kombëtare për Komitetin Bahá'í të Botimeve.

PERMBAJTJA
Parathënie
Hyrja
1. Shpresa për Njerëzimin
2. Epoka e Re
3. Programi Bahá'í i Paqes
4. Revelacioni i Ri
5. Fisniku i Núrit
6. Mírzá Ḥusayn-'Alí, Bábí
7. I Burgosur në Síyáh-Chál
8. Në Mërgim
9. Darvísh Muḥammad-i-Írání
10. Kthimi në Bagdad
11. Deklarata e Bahá'u'lláhut dhe Misioni i Tij
12. Me Karvan në Kostandinopojë
13. Mërgimi i Tretë
14. Shpallja për Mbretërit dhe Udhëheqësit Fetarë
15. Adrianopoja dhe Mërgimi i Fundit
16. 'Akká, Burgu Më i Madh
17. Liria
18. Bahjí - Vitet e Fundit
19. Ngjitja e Bahá'u'lláhut
(Bibliografi)
(Referenca)
(Indeks)
PARATHËNIE

Shkrimtari Perëndimor që përpiqet pa dijeni të Arabishtes apo të Persishtes gjuhët në të cilat u shpreh Revelacioni i Tij, të portretizojë Bahá'u'lláhun, nuk është dhe aq i gjymtuar sa duket në shikim të parë. Bahá'u'lláhu emëroi djalin e tij më të madh, 'Abdu'l-Baháin, si Qendrën e Besëlidhjes së Tij, Interpretuesin e Revelacionit të Tij, Kokën e Kauzës së Tij, dhe i dha fjalës së Tij të njëjtin autoritet që ekzistonte në të Tijën. 'Abdu'l-Bahái e vizitoi Evropën dhe Amerikën e Veriut, prandaj shumë nga fjalimet e Tij, disa mijëra letra të Tijat, 'Biseda e Tryezës' që bëri ai me të interesuarin Perëndimor dhe veprat e Tij më të rëndësishme janë të gjitha në gjuhën Angleze.

Në Vullnetin dhe në Testamentin e Tij, 'Abdu'l-Bahái e emëroi nipin e Tij më të madh, Shoghi Effendiun, Ruajtës të Kauzës dhe ia kaloi atij mantelin e Interpretuesit dhe të Parashtruesit të revelacionit. Përkthimi i autorizuar i Shoghi Effendiut në Anglish i teksteve të shenjta është pasuruar nga një shkallë e gjerë e punëve të tij historike dhe ekspozuese duke përfshirë esetë e tij për Rendin Botëror, regjitstrimin e tij të detajuar të njëqind vjetëve të para të historisë Bahá'í, të titulluar Perëndia kalon pranë, përkthimin e tij të volumit të parë të historisë së pavdekshme të Nabíl-i-A'ẓamit të Dispensacionit Bábí dhe veprat e tij të mëdha, Ardhja e Drejtësisë Hyjnore dhe Dita e premtuar ka ardhur që dokumentojnë ndikimin e revelacionit Bahá'í mbi botën moderne dhe hedhin bazat për zhvillimin e saj të ardhshëm. Shoghi Effendi nuk ishte vetëm një pasardhës i Bahá'u'lláhut, që kishte si gjuhë të nënës Persishten dhe Arabishten, por studimi i tij i Anglishtes filloi në një moshë të njomë dhe e vazhdoi edukimin e tij në Kolegjin Balliol, Oksford. Gjithçka në shërbimin e vjetëve është burim i parë i të gjithë Bahá'íve për dijenitë e tyre rreth Bahá'u'lláhut dhe për ta kuptuar revelacionin e Tij.

Ngjarjet e jetës së Bahá'u'lláhut dokumentohen në shënimet e arkivuara të fuqive Perëndimore, konsujt e të cilëve në shekullin e nëntëmbëdhjetë ishin epidemikë anembanë Lindjes së Mesme - në atë kohë, Perandoria Turke dhe Persia. Përveç kësaj, shumë studiues dhe orientalistë perëdimorë kanë mbajtur shënim detaje dhe kanë komentar aspekte të ndryshme të jetës së Bahá'u'lláhut dhe këto u mblodhën në një projekt kërkimesh mjeshtërore nga dr. Moojan Momen, në librin e tij Fetë Bábi dhe Bahá'í, 1844-1944: Disa Regjistrime Kontemporane Perëndimore. Asnjë regjistrim për jetën e Bahá'u'lláhut mund të quhet ndonjëherë përfundimtar, por vepra monumentale e H. M. Balyuzit, Bahá'u'lláh, Mbreti i Lavdisë, me siguri që është më i miri i mundshëm. katër volumet e para të Adib Taherzadehut, Revelacioni i Bahá'u'lláhut janë një minierë informacioni rreth Vetë Profetit dhe rreth mësimeve të Tij. Unë jam mbështetur gjerësisht në të gjitha burimet e mësipërme.

Shtëpisë Universale të Drejtësisë i shpreh falenderime dashamirëse për inkurajimin e vazhdueshëm në detyrën e pafundme dhe për ndihmesën në hulumtimet e mia në Departamentin e saj të Kërkimeve. Miku dhe ndihmuesi i vjetër, Roger White, më dha mua një ndihmesë dhe inkurajim të madh gjatë fazave të para të shkrimit dhe e lexoi dhe e kompletoi punën time, duke ofruar komentet e tij të zakonshme të logjikshme dhe të vlefshme. Por Dr Iraj Ayman, Drejtor të Akademisë Landegg dhe për ekipin e tij si dhe për Vetë Akademinë Landegg, unë iu detyrohem shumë me një mirënjohje të veçantë për mikpritjen e madhe pa marrë parasysh harxhimin e kohës dhe punën e përditshme, duke më aftësuar mua të përqëndrohem në punë. René V. Steiner, Koordinatori i Programit të Akademisë, e ka përdorur kompjuterin dhe procesorin e tij për ta transforumuar dorëshkrimin tim dhe revizionimet e vazhdueshme dhe përmirësimet në një printim të mirë, për ndihmesën e të cilit asnjë shprehje falenderimesh nuk është e mjaftueshme.

HYRJA
K

jo është Historia e Bahá'u'lláhut, Fisnikut Persian qe u bë një Bábí dhe si rrjedhim e humbi jeten e rehatëshme dhe të këndëshme, poziten e larte në mes të njerëzve mes të cilëve Ai lindi, duke përqafuar sharjet, përbuzjen, skamjen, torturën, burgimin dhe mërgimin për gjithë jetën e Tij. Por Ai e tronditi botën dhe e nisi procesin e "rrokullisjes" të rendit të vjetër në vdekje, duke hapur para mendjes sonë prospektin e një rendi të ri në të cilin tiranitë, poshtërsia, padrejtësia, sjellja çnjerëzore, paragjykimi dhe urrjetjet e hidhura me hipokrizinë e së shkuarës, do t'i hapnin rrugën paqes dhe drejtësisë, nderit dhe respektit, dashurisë për Perëndinë dhe unitetit në mes të kombeve.

Mësimet e tij ishin revolucionarizuese dhe një mallkim për udhëheqësit e njerëzimit në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Ato u përmbaheshin ideve të njëshmërisë së njerëzimit, të unitetit të fesë, të barazisë së sekseve të braktisjes së perandorive dominuese, të edukimit të të gjithë burrave dhe grave kudo. Për ta mendimi se "Toka është një vend i vetëm dhe njerëzimi qytetarët e tij"4 ishte shkatërrues. Jo armatime! Jo luftëra! E si mund t'i çojë më tej ndonjë komb interesat veta pa to? "Dhe kështu do të bëhet; këto konflikte të pafrytshme, këto luftëra shkatërrimtare do të marrin fund dhe dita e 'Paqes së Madhe' do të vijë".5

Një transformim kaq vigan në jetën njerëzore nuk ka mundësi të arrihet nga një njeri. Vetëm pushteti i Perëndisë mund ta kryejë atë. Bahá'u'lláhu, kur Ai ishte i lidhur me pranga në Síyáh-Chál - Gropa e zezë e Teheranit - dëgjoi thirrjen e zërit të Zotit dhe u vesh me autoritetin dhe pushtetin e atributeve të Vetë Zotit. Ai u bë Mbartësi i revalacionit të ri nga Zoti, themeluesi i Mbretërisë së pritur gjatë të premtuar prej Krishtit, Shpëtimtari i njerëzimit, Paraqitja, Manifestimi i Perëndisë, i Premtuari i të gjitha kohërave. 'Për Izraelin Ai ishte as më shumë e as më pak se mishërimi i "Atit të Përjetshëm", "Zoti i Ushtrive" zbritur "me dhjetë mijë shenjtorë"; për Krishtërimin ishte Krishti i kthyer "në lavdinë e Atit"; për Islamin shiit ishte kthimi i Imam Hysenit; për Islamin sunit ishte zbritja e "Frymës së Perëndisë" (Jesu Krishti); për zoroastrianët ishte Shah Bahrami i premtuar; për Hindutë ishte ritrupëzimi i Krishnës; për budistët ishte Buda i Pestë.'6

Jeta e një Manifestimi të Zotit nuk e pranon trajtimin normal biografik, cili mund t'i vlerësojë apo përcaktojë apo parashikojë për diskutim realitetin e brendshëm të Krishtit, të Budës apo të Muhametit? Kjo Qenie e lartësuar është misteri më i madh, më misterioze se sa Vetë Zoti, të Cilin ne e pranojmë pa diskutim si të panjohshëm, të vetëm dhe të pashok. Por shfaqësi i Tij banon në mesin tonë. Trupi i tij është i perceptueshëm nga të gjithë njerëzit që i rrinë përreth dhe Ai pranon për Vetveten çdo trajtim që bota i ofron Atij. Me të vërtetë, shfaqja e asaj Qenie hyjnore "në formën fisnike të tempullit hyjnor" është njëra prej reve mbi të cilat Ai zbret, perdja e errët e cila e fsheh shkëlqimin e Tij nga të gjithë, përveç të kulluarve në zemër, që "do ta shohin Zotin". Ne nuk do ta vështrojmë më personin e Tij si Profesor Brawni 'me një trokitje zemre prej mrekullimit dhe mahnisë', por ne, duke patur parasysh mesazhin e Tij dhe sublimitetin e jetës së Tij, e kuptojmë planin e madh çlirues të Perëndisë të cilin Ai e shpalos dhe e vështrojmë të mrekulluar dhe mahnitemi me madhështinë dhe madhërinë me të cilën Ai i qorton mbretërit dhe sundimtarët e botës dhe merr mbi shpatullat e Tij qeverisjen e njerëzimit.

Bahá'u'lláhu, nga ana e jashme, ishte robi i dy prej sundimtarëve më despotikë të epokës - i Shahut dhe i Sulltanit. Ai u dergj në burgjet e tyre, i vuajti torturat e tyre, i duroi mërgimet e tyre, por Ai i mundi që të dy ata dhe këdo që e kundërshtoi Atë. Ai hapi një vizion të ri për zemrat dhe mendjet njerëzore. Me mijëra e dhanë gjakun e tyre në shërbim të Tij dhe me mijëra të tjerë e ngritën flamurin e Tij në të gjitha anët e tokës dhe në qendër të zemrës së oqeanit, ku, në Samoa një Shtëpi Bahá'í e adhurimit shpalli Ditën e Zotit përmes Paqësorit të gjerë.

Për ta lexuar më me lehtësi dhe për ta kuptuar më mirë historinë e Tij, është e nevojshme të kihet parasysh ndriçimi që Ai përhapi mbi realitetin e Manifestimit të Perëndisë. Ai fliste në dy zëra; "Unë s'jam veçse një njeri si ju", dhe "para se të ishte Abrahami isha Unë". Pika më e ilustruar mirë është një anekdotë për Muhametin. Një ditë Ai konsultohet me shokët e Tij për një ide dhe ata e pyesin Atë, nëse ajo ishte e tija apo prej Zotit. Ai u përgjegj se, nëse ajo kishte qenë nga Zoti, Ai nuk do të ishte konsultuar me ta. I gjithë pushteti dhe autoriteti iu dha atij të shenjti, por Ai nuk ishte Zoti. Në njërën prej lutjeve të Tij Bahá'u'lláhu zbuloi:

Kur sodis, O Zoti im, raportin që më lidh mua me Ty, shtyhem t'u shpall të gjitha gjërave të krijuara "me të vërtetë, Unë jam Perëndia"; dhe kur unë shikoj vetë qenien time, ja, e gjej atë më të papunuar se balta!7

Ne e njohim Zotin nëpërmjet Manifestimeve të Tij; gjithçka tjetër e marrim me mend. Manifestimi shfaq Zotin para nesh, 'cilido që më ka parë Mua e ka parë Atin, por Ai nuk është ai 'Shpirt i Shpirtrave të përbrendshëm', ai 'Thelb i Thelbit të përjetshëm', Krijuesi i panjohshëm që na solli në ekzistencë prej asgjësë. Kjo e vërtetë është jetësore për heqjen e paragjykimit fetar dhe për njohjen e Perëndisë. Ky subjekt sqarohet në detaje më të qarta në Kapitullin tre. U përmend dhe po e sqarojmë se kur Bahá'u'lláhu flet me zërin e Perëndisë, ai e bën këtë me autoritetin që i jepet Atij në Síyáh-Chál, ashtu siç foli Jezusi me autoritetin që iu dha Atij nëpërmjet kumurisë, apo Moisiu nëpërmjet zërit të drizës së përflakur, apo Muhamedi nëpërmjet Engjëllit Gabriel që e urdhëroi Atë 'thirr në emër të Zotit Tënd'.

Për fat të mirë, ngjarjet e jetës së Bahá'u'lláhut (1817-92) njihen prej nesh nëpërmjet burimeve autentike, nga shkrimet e Tij dhe nga kronikat e bashkëkohësve. Faktet historike janë dokumentuar në gjendje arkivash dhe efektet e mësimeve të Tij mund t'i shohin të gjithë, me ngritjen e një komuniteti mbarëbotëror që ka emrin e Tij dhe ka vendosur ta zbatojë gjer në fund temën qëndrore të revelacionit të Tij, njëshmërinë e njerëzimit.8 Principet që Ai shpalli njëqind vjet më parë, të konsideruara si revolucionarizuese apo utopiste në atë kohë, tani, nga përhapja e tyre mbarë botërore dhe përshtatja kuptimplote me situatën e tanishme, u bënë sine qua non i një këndvështrimi modern.

Kjo histori e Bahá'u'lláhut flet për heroizmin e mrekullueshëm, fisnikërinë, të keqen e paparë, poshtërsinë dhe tradhëtinë dhe për fitoren e Zotit. ne hyjmë në mbretërinë e mbretërve dhe të mbretëreshave, të guvernatorëve të provincave dhe të qyteteve, të priftërinjve të lartë dhe të politikanëve, të diplomatëve dhe të ushtarëve, të demostratave popullore, të kërcënimeve të forcave vërshuese të ndryshimeve shoqërore dhe të çintegrimit të një sistemi në vdekje dhe 'me mjaft difekte' të marrëdhënieve botërore. Ne vështrojmë shpalosjen e një vizioni të mrekullueshëm të një njerëzimi të unifikuar shpirtërisht, të ndërgjegjshëm për Zotin, të orientuar nga Zoti, të frymëzuar nga Zoti, të sigurt në mbretëritë e Atit të vet të Plotfuqishëm dhe të Përjetshëm, nën mbretërimin e Zotit të Ushtrive të Mbretit të mbretërve të Princit të Paqes.

Kapitulli 1
SHPRESË PËR NJERËZIMIN

Nuk ka problem më urgjent dhe më të vështirë që i del përpara njerëzimit të sotëm se sa vendosja e paqes në botë. Kjo nuk është më një ëndërr e utopistëve apo një shprehje e sgpresës së paqartë deh të përkushtuar, por një parakusht thelbësor për vazhdimësinë e jetës njerëzore të këtij planeti. Megjithatë asnjë pengesë nuk është projektuar ende për ta ndaluar ecjen përpara drejt greminës dhe frika e një shkatërrimi bërthamor mbetet vazhdimisht mes nesh.

Shqetësimet vigane që tashmë e kanë përpirë planetin, janë një fakt i qartë për sëmundjen në zemër të njerëzimit, të cilën përpjekjet më të mëdha të burrave të shtetit dhe të udhëheqësve janë të paafta për ta diagnosikuar apo për ta lehtësuar. Paaftësia nuk kufizohet në sferën politike, por ndikon në çdo pjesë të jetës njerëzore, duke zbritur gjer tek familjet dhe individët. Veprimtaritë kryesore të Njeriut i kundërvihen atij: Fetë e tij sektare, politika përçarëse, industria shkatërruese, ekonomia për vete, artet e çoroditura; mbajtja e tij me kokëfortësi pas parrullës së vjetëruar të sovranitetit nacional dhe të superioritet racor, së bashku me materializmin kanceroz dhe me moskokëçarjen cinike të natyrës së tij shpirtërore, e vënë në rrezik vetë jetën e tij.

Dalja dramatike e Besimit Bahá'í në skenën botërore u pasua nga ndodhi të dendura, në kohët tona, të persekutimeve të egra që ndodhën në Iran, në vendlindjen e këtij besimi. Gjatë historisë së vet të shkurtër - më pak se njëqind e pesëdhjetë vjet - shumë sulme u bënë kundër jetës, pronës, dinjitetit dhe vetë ekzistencës së komunitetit Bahá'í në atë vend. Sulmi i fundit në 1979-90, i kishte të gjitha shenjat e një programi të planifikuar dhe të pashpirt të shfarosjes.

Këtë rradhë, sidoqoftë, në sajë të përhapjes së shpejtë të Besimit dhe rritjes së institucioneve të Tij administrative anembanë botës, ai ka qenë i aftë të mobilizojë mbrojtjen e vet dhe të tërheqë vëmendjen e qeverisve, të organizatave ndërkombëtare dhe të shtypit - të gjtihë të shqetësuar si kurrë më parë për të drejtat njerëzore dhe liritë - për çdo akt të veçantë të klerit fanatik Shi'ah kundër komunitetit të persekutuar, akte që luhaten që nga shkatërrimi i vendeve të tij të shenjta gjer në torturimin dhe ekzekutimin e burrave, të grave dhe të fëmijëve që nuk e mohonin besimin e tyre në shkëmbim të jetës dhe të lirisë.

Cili është Besimi Bahá'í dhe kush është Bahá'u'lláhu, themeluesi i tij? Nga i vjen pushteti për t'i frymëzuar anëtarët e një kombi dekadent në në heroizëm të tillë të madh sa të kujton martirët e hershëm të Kristianizmit dhe të Islamit? Me çfarë magjie e ndryshon errësirën e injorancës dhe të supersticionit të tyre në një këndvështrim botëpërfshirës më të lartë se gjithçka që njerëzimi i tërë ka menduar ndonjëherë dhe për të cilin, pikërisht në këtë moment, ka aq shumë nevojë?

Shkatërrimi në rritje i rendit të vjetër botëror të botës ka çuar në bindjen e përgjithëshme se ne po hyjmë në një periudhë të re të historisë njerëzore. Njerëzit që mendohen e kuptojnë se ky shqetësim mbarë botëror nuk është një problem kalimtar, një sëmundje fëmijërie apo një ethe adoleshence. Ky shënon një ndryshim organik në natyrën e jetës njerëzore mbi tokë, një ndryshim të tillë që ne elidhim me ardhjen e pjekurisë tek individët dhe e cila duhet me siguri të ketë paralelizmin e vet në jetën kolektive të njerëzimit dhe në organizimin e planetit. Njerëzimi po e arrin pjekurinë dhe është i rrethuar me të gjitha problemet, pa stabilitetin dhe hutimin që provojnë individët kur e arrijnë kulmin e fuqisë së tyre, fizike, mendore dhe shpirtërore.

Kjo periudhë pa stabiliteti, nëse ne nuk jemi për shkatërrimin e gjithë jetës në planetin tonë, mund të ketë vetëm një të ardhëshme - krijimin e një shoqërie botërore. Prej këtij konfuzioni, dhimbjeje dhe pune të kohës sonë, rendi botëror po lind, duke hapur për njerëzimin dyert e një epoke të re të paqes, të vëllazërisë dhe të lumturisë.

Një përsosmëri të tillë e ëndërruan dhe e shpresuan njerëzit, e imagjinuan poetët, e premtuan fetë që nga fillimi i historisë së regjistruar. Ajo u karakterizua si Dita e Zotit, Mbretëria e Zotit mbi tokë, Jeruzalemi i Ri, e kështu me rradhë dhe u lidh në të gjitha fetë me ardhjen e një lajmëtari hyjnor, apo me kthimin e themeluesit të secilit prej tyre, i Premtuari i të gjitha epokave.

Bahá'u'lláhu e shpalli Vetveten si të tillë dhe mesazhin e Tij si revelacionin e premtuar të së vërtetës mbi të cilën ai do ta themelonte atë Mbretëri: 'O turmë sundimtarësh dhe të diturish e të urtësh! Dita e Premtuar ka ardhur dhe Zoti i ushtrive është shfaqur. Gëzohuni me ngazëllim të madh për këtë lumturi supreme.'9

Por Ai e parashikoi qartësisht kaosin dhe konfuzionin e kohërave tona dhe me deklarata emfatike i paralajmëroi mbretërit dhe sundimtarët e kohës për atë që do të ndodhte:

Bota është në trazim dhe shqetësimi i saj shtohet dita ditës. Fytyra e saj është kthyer drejt mbrapshtisë e mosbesimit.10

Deri kur do të këmbëngulë njerëzimi në mosbindjen e tij? Deri kur do të vazhdojë padrejtësia? Deri kur do të sundojnë midis njerëzve kaosi e pështjellimi? Deri kur përçarja do të trazojë fytyrën e shoqërisë? ... Erërat e dëshpërimit, mjerisht, po fryjnë nga çdo drejtim dhe konfliktet që përçajnë e brengosin racën njerëzore po shtohen nga dita në ditë. Tani mund të shquhen shenjat kanosëse të trazirave e të kaosit, sepse rendi ekzistues duket se është në mënyrë të vajtueshme i çalë.11

Së shpejti rendi i sotëm do të paloset dhe një rend i ri do të shpaloset në vend të tij.12

Bahá'u'lláhu sqaroi se paqja botërore nuk do të sillej me ndonjë akt të papritur magjik, por me reagimin e njerëzimit ndaj mesazhit të ri nga Perëndia. Mesazh të cilin e mbarte Ai. Pjekuria e njerëzimit kërkon unitet dhe njeriu nuk do të jetë i pjekur gjersa ai të arrijë këtë unitet. 'Mirëqenia e njerëzimit', deklaron Ai, 'paqja dhe siguria e tij janë të paarritshme, po të mos krijohet e përderisa nuk do të jetë vendosur në mënyrë të bindëse uniteti i saj.'13

Për fat të mirë nuk i është lënë mençurisë njerëzore të përcaktojë principet dhe të kontrollojë forcat që do ta çojnë në frutëzim pemën e ekzistencës njerëzore. Njeriu është një qenie shpirtërore, që është i varur për dijenitë e tij të ligjeve dhe të të vërtetave shpirtërore nga mësuesit e mëdhenj shpirtërore. Ai kurrë nuk e ka zbuluar vetë të vërtetën shpirtërore, ndërsa ai e zbulon të vërtetën fizike nëpërmjet kërkimit dhe eksperimentit. 'Komandamentet' të Moisiut kurrë nuk janë zëvendësuar dhe mbeten ende themeli i rendit shoqëror, ndërsa janë mësimet dhe influenca e Moisiut, Jezusit, Budës, Muhamedit, Zoroastrit dhe të Krishnës të cilët kanë formuluar sdandaret etike të qytetërimeve të mëdha. megjithë dijeninë shkencore, teknologjinë, pushtetin ushtarak, edukimin, mirëqenien sociale që kemi në ditët e sotme, shumë më të përparuara se dikur, konfuzioni në botë dhe rreziku i jetës rritet çdo ditë.

Njeriu është i uritur për dijeni shpirtërore, i paaftë ta kuptojë natyrën e vet të vërtetë, megjithatë përpiqet t'i pengojë fuqitë madhore të pjekurisë të sistemeve të fëmijërisë sociale, ekonomike, politike që po merr fund. Forca shpirtërore e principit të trupëzuar në fjalët e Bahá'u'lláhut 'toka është një vend i vetëm dhe njerëzimi qytetarët e tij' po e copëton mekanizmin e vjetër të shteteve armiq në konkurencë, të balancuar rrezikshëm mbi litarin e doktrinave të tilla të vjetra që po marrin fund si sovraniteti i pakufizuar nacional, konkurenca ekonomike e pamëshirshme, paragjykimet raciale e klasore, sistemet fetare shumë anatgoniste. 'Ky është një cikël i ri i sistemit njerëzor,' shpallte 'Abdu'l-Bahái te Qyteti tempull në Londër në 10 Shtator 1911. 'Të gjithë horizontet e botës janë të shkëlqyera dhe bota do të bëhet me të vërtetë si një kopësht dhe parajsë. Eshtë ora e unitetit të bijëve të njerëzve dhe e mbledhjes së bashku të të gjitha racave dhe të të gjitha klasave. Ju shpëtuat nga bestytnitë e vjetra që e kanë mbajtur njeriun injorant, duke e shkatërruar njerëzimin e vërtetë.'14

Kapitulli 2
EPOKA E RE

Shekulli i mrekullueshëm nëntëmbëdhjetë dëshmoi transformimin e jetës njerëzore nga një grumbull formulash pa jetë, pa frymëzim dhe në amulli, në një veprimtari të furishme në çdo aspekt të jetës së planetit, në një furtunë që ende s'ka mbaruar, por që kulmizohet në problemet, terrorin dhe konfuzionin e kësaj dite. Ajo ishte me të vërtetë drenazhimi i zhvillimit njerëzor.

Në fund të shekullit, shpresat u gjallëruan nga Revolucioni Francez, i cili, siç e thotë Caylyle, i dha fundin e duhur falsitetit të shekullit të tetëmbëdhjetë, i hapi rrugë me shpejtësi deziluzionit, meqë idealet e lirisë, vëllazërisë dhe barazimit dukeshin më të largëta se kurrë. Por erdhën forca të reja në botë. Agimi i rremë u pasua nga i vërteti. Adventizmi i gjysmës së parë të shekullit, që u ndërpre në momente të ndryshme anembanë komuniteteve të ndryshme të botës, të cilat e prisnin të gjitha ardhjen e Mesisë, nuk ishte një rrethanë fatmirësie, por nxitja e parë e një pranvere të re.

Lëvizja e mrekullueshme romantike, në vend që të kufizohej në letërsi dhe dy apo tre dekada që u atribuan asaj, shprehu parashikimin e pandërgjegjshëm nga shpirti njerëzor për agimin në ardhje dhe u përhap përtej Evropës dhe nga fillimi i shekullit të nëntëmbëdhjetë shkoi në kontinentet e tjera dhe në botën objektive të politikës dhe të rendit shoqëror. Lëvizja Shaykhi15, që lindi në Persi në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë dhe thirrja jehuese e Robert Burns për vëllazëri njerëzore, mund të konsiderohen si dy prej manifestimeve të saj më të hershme. Tennysoni kush jetonte në 1892, shkroi vargjet e famshem:

Kur daullet e luftës nuk binin më dhe flamujt e betejës u mbështollën

në Parlamentin e njeriut, Federimi i botës.16

Dhe ishte tamam në shekullin e njëzetë, kur vizioni për botën i Woodrow Wilson krijoi Lidhjen e Kombeve dhe e futi në politikën botërore, edhe pse si tentativë, konceptin e një bote me një rend.

Në perëndim, revolucioni industrial po përparonte. Njerëzit që jetonin me të njëjtat vegla dhe me disa burime më të mëdha energjie se sa ato të Romakëve apo banorëve e Kaldesë, filluan të zbulonin fuqinë e avullit dhe të elektricitetit, t'i përsornin ato me mjeshtëri në rritje për mjete teknike të prodhimit dhe të komunikacionit. Hekurudha e parë publike u ndërtua në 1830. Telegrami i parë u dërgua në 24 Maj 1844. Idealet e dështuara të revolucionit Francez u gjallëruan përsëri dhe me një dekoracion të shkëlqyer të reformuesve shoqërorë duke ndriçuar qiellin e mesit të shekullit. Wilberforce, Lincoln, Shaftesbury dhe Fry dhe një grumbull të tjerësh punuan për ta përmirësuar natyrën jo njerëzore të njeriut. Skllavëria u bë e paligjshme, një shekull pas të mëparshmit, puna e të miturve u ndalua, urdhëresa për fabrikat u nxorrën për ta bërë fatin e punëtorëve më njerëzorë, u ndërmorën reformat e burgjeve, edukimi u bë universal dhe i deturueshëm, ndërsa gazetat u hodhën në qarkullim të përgjithshëm. Afrika dhe Oqeani Paqësor u eksploruan dhe hartat e të tërë planetit u krijuan; gjuhë shpirtërore u shpikën dhe emancipimi i grave filloi; dhe kështu historia vazhdoi. Mjekësia, muzika, artet dhe jeta shoqërore, çdo aktivitet njerëzor u mbështoll në këtë eksplozion vigan.

Kjo dijeni dhe ndërmarrje e re nuk u shoqërua nga avancimet përkatëse në logjikën shpirtërore. Megjithë humanizmin në rritje, besimi tek Zoti dhe besimi fetar pësuan një rënie serioze, pasi portret e universit të ofruara nga institucionet fetare u panë se ishin gjithnjë e më pak në përshtatje me realitetin me të vërtetë të mrekullueshëm dhe mahnitës të zbuluar prej shkencës. Udhëheqësit fetarë mbaheshin pas interpretimeve të tyre fjalë për fjalë, fizike dhe shpesh naive të mësimeve shpirtërore, me rezultatin e paevitueshëm të dezikuzionit të përgjithshëm përsa i përket kombinimit të së vërtetës fetare me realitetin dhe si rrjedhim çështjet praktike mbizotëruan. Kjo çoi në përhapjen e agmosticizmit dhe të ateizmit, duke e lënë njerëzimin pa udhëzim shpirtëror apo pa mbështetje morale dhe duke e bërë atë të paaftë të qeverisë energjitë jashtëzakonisht të mëdha që i viheshin në rritje në dispozicion të tij. Kjo është situata e tanishme.

Komenti i Bahá'u'lláhut mbi konditat shpirtërore të fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë ishte

Vitaliteti i besimit të njerëzve te Perëndia po shuhet në çdo vend; asgjë tjetër veç ilaçit të Tij universal nuk mund ta rikthejë atë. Gërryerja e afetarisë po bren organet jetësore të shoqërisë njerëzore; ç'gjë tjetër, veç Eliksirit të Revelacionit të Tij të fuqishëm, mund ta pastrojë e gjallërojë atë?17

Nëntëqind vjet më parë, Jezu Krishti kishte parashikuar të njëjtat kondita, siç përshkruhet në kapitullin e njëzet e katërt të Shën Mateut. Kur u pyet për ardhjen e Tij të ardhëshme dhe për fundin e epokës, Ai u përgjegj se kjo do të shoqërohej nga

luftra dhe zëra për luftë ... kombet do të ngrihen kundër kombeve dhe mbretëritë kundër mbretërive, dhe do të ketë kriza urie dhe sëmundje ngjitëse dhe tërmete në vende të ndryshme ... shumë profetë të remë do të ngrihen dhe do të gënjejnë plot ... padrejtësia do të dalë sheshit, do të ftohet dashuria e shumicës ... Pastaj do të vijë fatkeqësia e madhe, të tillë që s'ka pasur që nga fillimi i botës në këtë ditë, jo, askurrë nuk do të ketë.18

Leximi i gazetave të përditshme apo leximi i çdo buletini të rregullt të lajmeve botërore jep fakte të shumta për ta mbështetur idenë se koha e profetizuar arriti. Ne po e jetojmë atë tani.

Jezusi e krahasonte atë kohë me 'mallkimin e mizerjes të thënë nnga profeti Daniel'19. Po ashtu Bahá'u'lláhu, njëqind vjet më parë shkoi për këtë 'Fati i saj i trishtueshëm do të jetë i tillë, saqë ta zbulosh atë tani nuk do të ishte e përshtatshme.'20

Megjithë mbarimin e luftës së ftohtë dhe ngjarjet e shënuara që kanë ndodhur në Evropë, prespektiva imediate është e errët. Megjithatë dhimbjet që gjenerata jonë duhet të durojë janë dhembje të lindjes së një rendi botëror - të hapjes së një epoke të re në histori, por jo luhatjet e vdekjes së saj.

Profesor Browni është i vetmi perëndimor i njohur që ka lënë të dhëna për një inervistë me Bahá'u'lláhun. Botuar në A Traveller's Narrative ajo është cituar pjesërisht në hapje të këtij libri dhe përmban sa pason: 'Një zë i ëmbël e plot dinjitet më ftoi të ulesha e pastaj vazhdoi:

Lavdi Zotit që erdhe!... Ke ardhur të shohësh një të burgosur e një syrgjyn... Ne duam vetëm të mirën e botës dhe lumturinë e kombeve; e megjithatë na konsiderojnë nxitës konfliktesh e revoltash që meritojnë burgim e syrgjynosje... Që të gjitha kombet të kenë një besim e të gjithë njerëzit të jenë si vëllezër; që lidhjet e dashurisë e të unitetit midis bijve të njeriut të forcohen; që të mos ketë më dallime fesh dhe të zhduken kundërshtitë midis racave - ç'të keqe kanë këto?... Dhe kështu do të bëhet; këto konflikte të pafrytshme, këto luftëra shkatërrimtare do të marrin fund dhe dita e "Paqes së Madhe" do të vijë... A nuk keni nevojë për këtë edhe ju atje në Evropë? A nuk është kjo që parashikoi Krishti?... E megjithatë, shohim që mbretërit e sundimtarët tuaj i shpenzojnë pakursim thesaret e tyre më me dëshirë për mjete të shkatërrimit të gjinisë njerëzore, sesa për mjete që do t'i sillnin lumturi njerëzimit... Këto konflikte, kjo gjakderdhje e kjo përçarje duhet të marrin fund dhe të gjithë njerëzit duhet të jenë si një fis e një familje... Le të mos lavdërohet njeriu se do vendin e vet, por të lavdërohet se do gjininë njerëzore...

Browni komenton, 'Këto, me sa më kujtohet, qenë fjalët që, midis shumë të tjerave, dëgjova nga Bahái. Ata që i lexojnë, le të gjykojnë vetë nëse të tilla doktrina meritojnë vdekjen e prangat dhe nëse bota mund të ketë përfitim apo humbje nga përhapja e tyre.' 21

Kapitulli 3
PROGRAMI BAHÁ'Í I PAQES

Përpara se të përshkruhen masat që Bahá'u'lláhu paraqiti për vendosjen e paqes në botë, është e nevojshme të kemi parasysh dy faktorë thelbësorë tepër të rëndësishëm pa të cilët 'Paqja Më e Madhe' nuk do të arrihej. Këto dy kërkesa primare janë njohja universale e njëshmërisë së njerëzimit dhe njëshmërisë së fesë. Bahá'u'lláhu deklaroi,

Mirëqenia e njerëzimit, paqja dhe siguria e tij janë të paarritshme, po të mos krijohet e përderisa nuk do të jetë vendosur në mënyrë të bindëse uniteti i saj.22

ndërsa në tabelën e Tij për mbretëreshën Viktoria, Ai shkroi,

Ajo që Zoti ka porositur si mjekimin vendimtar e si mjetin më të fuqishëm për shërimin e gjithë botës është bashkimi i të gjithë popujve në një Kauzë të vetme universale, në një Besim të përbashkët. Kjo kurrsesi nuk mund të arrihet ndryshe, veçse përmes fuqisë së një Mjeku me përvojë, të gjithfuqishëm e të frymëzuar.231

Rritja e këtyre kërkesave bazë nënkupton një transformim kaq të gjerë në çdo aspekt të jetës njerëzore sa Bahá'u'lláhu parashikoi në të dy hapa të cilët Ai i emërtoi Paqja e Vogël dhe Paqja e Madhe, e para e planifikuar të hiqte luftën dhe të hapat rrugën për spiritualizim, rilindje, riedukim të tërë botës dhe riorganizim e saj në atë Mbretëri të Zotit mbi tokë që e premtoi Krishti, e cila është Paqja e Madhe.

Paqja që i solli botës Bahá'u'lláhu, edhe pse në fazën e vet fillestare u mbështet nga traktatet dhe konventat ndërkombëtare, ra dakort për përcaktimin e kufijve dhe për zbatimin e reptë të principit të sigurimit kolektiv, duke shkuar në zhvillimin e saj të mëtejshëm përtej konsideratave të tilla që, me siguri, do të konsideroheshin, me siguri, si zëri i fuqishëm i ligjit dhe i rendit që kontrollon një klasë të parregullt adoleshentësh. Ka një ndryshim të madh në mes të Paqes së Vogël dhe Paqes të Madhe. E para mund të arrihet sa herë që kombet, nën udhëheqjen e superfuqive, bien dakort për ta zbatuar atë. Ngjarjet e fundit, pasqyrojnë qartësisht të ardhëshmen, që mund të ndodhë përpara fundit të shekullit. Ndërsa e dyta kërkon aftësinë e një Mjeku të gjithëpushtetshëm dhe të frymëzuar, që të përshkruajë recetat për trupin e sëmurë të njerëzimit.

Perëndia, me të vërtetë, ka për qëllim t'i bashkojë zemrat e njerëzve së bashku, edhe pse kjo kërkon të gjitha mjetet e tokës dhe të qiellit.24

Paqja e Vogël

Pasi ua shpalli mbretërve dhe sundimtarëve dhe udhëheqësve fetarë të fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë mesazhin që iu besua atij prej Perëndisë,25 dhe pasi mori vetëm përbuzje, armiqësi, persekutim, torturë, burgim dhe mërgim, Ai i adresohet përsëri, në të njëjtën Tabelë për Mbretëreshën Viktoria, 'Grupimit të sunduesve të tokës':

Tani që ju e keni refuzuar Paqen e Madhe, përmbajuni kësaj, Paqes Më të Vogël, që të mund të përmirësoni ndoshta, deri në njëfarë shkalle, gjendjen tuaj e atë të shtetasve tuaj.

... Pajtohuni me njëri-tjetrin, që të mos keni më nevojë për armatime, veçse në atë masë që mjafton për të ruajtur territoret e zotërimet tuaja. ...

Jini të bashkuar, o Mbretër të tokës, sepse kështu stuhia e grindjes do të pushojë midis jush dhe popujt tuaj do të gjejnë qetësi, në qofshi ndër ata që kuptojnë. Nëse ndonjëri prej jush rrëmben armët kundër një tjetri, ngrihuni të gjithë kundër tij, sepse kjo s'është veçse drejtësi që duket sheshit.26

Kështu ju kominikua njerëzimit principi i sigurimit kolektiv, shumë kohë përpara se qeveritë dhe udhëheqësit politikë ta kuptonin apo ta merrnin atë në konsideratë. Në shumë pasazhe të shkrimeve të Tij, Bahá'u'lláhu e theksonte atë dhe nxiste për zbatimin e tij:

Qenia e Madhe, duke dashur të revelonte premisat e paqes e të qetësisë në botë, si dhe të përparimit të popujve të saj, ka shkruar: Duhet të vijë koha kur nevoja imperative për mbajtjen e një kuvendi të gjerë e gjithëpërfshirës njerëzish do të bëhet realitet në shkallë universale. Sundimtarët dhe mbretërit e tokës duhet medoemos të jenë të pranishëm aty dhe, duke marrë pjesë në debatet e tij, të shqyrtojnë mënyra e mjete të tilla që të hedhin themelet e Paqes së Madhe botërore midis njerëzve. Një paqe e tillë kërkon që Fuqitë e Mëdha, për hir të qetësisë së popujve të tokës, të pajtohen plotësisht me njëra-tjetrën. Në qoftë se ndonjë mbret do të rrokte armët kundër një mbreti tjetër, të gjithë së bashku duhej të ngriheshin e ta parandalonin atë. Po të bëhet kjo, kombet e botës nuk do të kenë më nevojë për kurrfarë armatimesh, veç atyre që janë të nevojshme për ruajtjen e sigurisë së mbretërive të tyre dhe për mbajtjen e rendit të brendshëm në territoret e tyre. Kjo do të sigurojë paqen e qetësinë e çdo populli, qeverie e kombi.27

'Abdu'l-Bahái "duke dhënë hollësira për këtë temë" shkruante

Qytetërimi i vërtetë do të shpalosë flamurin e tij në vetë zemrën e botës, kur disa prej sovranëve të saj të shquar e fisnikë - shembuj të shkëlqyer përkushtimi e vendosmërie - do të ngrihen me vullnet të paepur e me vizion të qartë, në të mirën e lumturinë e mbarë njerëzimit, për të hedhur themelet e Kauzës së Paqes Universale. Ata duhet ta bëjnë Kauzën e Paqes objekt të një konsultimi të përgjithshëm dhe të përpiqen me të gjitha mjetet që disponojnë të themelojnë një Bashkim të kombeve të botës. Ata duhet të përfundojnë një traktat detyrues dhe të bëjnë një besëlidhje, dispozitat e të cilave të jenë të efektshme, të padhunueshme e të përcaktuara mirë, t'i shpallin këto në gjithë botën dhe të sigurojnë miratimin e mbarë gjinisë njerëzore. Kjo përpjekje supreme e fisnike, burim i vërtetë i paqes e i mirëqenies së gjithë botës, duhet të konsiderohet e shenjtë nga të gjithë ata që banojnë mbi tokë. Të gjitha forcat e njerëzimit duhet të mobilizohen për të siguruar qëndrueshmërinë e vazhdimësinë e kësaj Besëlidhjeje Supreme. Në këtë Pakt gjithëpërfshirës duhet të fiksohen qartë caqet e kufijtë e të gjitha kombeve pa përjashtim, të përkufizohen në mënyrë përfundimtare parimet që rregullojnë marrëdhëniet midis qeverive dhe të përcaktohen të gjitha marrëveshjet e detyrimet ndërkombëtare. Po kështu, duhet të vendosen kufij të rreptë të sasisë së armatimeve të çdo qeverie, sepse po të lejohet të rriten përgatitjet për luftë dhe forcat ushtarake të një kombi, kjo do të ngjallte dyshime tek të tjerët. Parimi themelor që rregullon këtë Pakt solemn duhet të jetë aq i përcaktuar, saqë në qoftë se më pas një qeveri do të shkelte ndonjë prej dispozitave të tij, të gjitha qeveritë e tokës të ngriheshin për ta detyruar atë të nënshtrohej plotësisht, madje vetë gjinia njerëzore, si një njeri i vetëm, të vendoste që me të gjitha mjetet në dispozicion ta përmbyste atë qeveri. Në qoftë se ky ilaç më i madh do të aplikohej në trupin e sëmurë të botës, ai padyshim do të shërohej nga sëmundjet dhe do të mbetej përjetë i shëndoshë e i sigurt.28

Shoghi Effendi29, në Esenë e tij, Qëllimi i një Rendi të Ri Botëror (1931), parashtronte nënkuptimet imediate të këtyre këshillave:

E ç'gjë tjetër mund të nënkuptonin këto fjalë me peshë, nëse nuk e kanë fjalë për pakësimin e paevitueshëm të sovranitetit kombëtar të pakufishëm, si një parakusht shumë i nevojshëm i formimit të Komonwealthit të ardhshëm të të gjitha kombeve të tokës? Një formë e Supershtetit botëror duhet evoluar, në favor të të cilit të gjitha kombet e botës do të transformojnë me dëshirë çdo pretendim për të bërë luftë, të drejta të caktuara për të vënë taksa dhe të gjitha të drejtat për të mbajtur armatime, veçse për qëllimin e ruajtjes së brendshëm përbrenda dominioneve të tyrepërkatëse. Një shtet i tillë duhet të përfshijë përbrenda orbitës së vet një organ Ekzekutiv Ndërkombëtar të përshtatshëm për të imponuar autoritet suprem dhe të pakundërshtueshëm mbi çdo anëtar të pabindur të Komonwelthit.30

Përpjekjet patetike dhe të ndrojtura të udhëheqësve botërorë pas vendosjes së Lidhjes së Kombeve për të kufizuar në ndonjë shkallë pretendimet e 'sovranitetit kombëtar të pakufizuar' - të cilit ata i përmbaheshin dashamirësisht, ndërsa flisnin për idealet e Lidhjes - pa asnjë efekt pengues në progresin e betejave që çuan në Luftën II Botërore. Edhe pas asaj tragjedie të tmerrshme, asnjë autoritet mbikombëtar, siç e parashikoi Bahá'u'lláhu nuk u vendos, megjithëse Kombet e Bashkuara janë një premtim i madh. Kombet kapen pas 'parrullave të vjetëruara të kredove kombëtare' që po marrin fund,31 filozofinë ndërkombëtare të piratëve dhe të brigandëve. Asnjë qeveri kombëtare nuk i kufizon armatimet në qytetet, qytezat dhe fshatrat e saj 'vetëm në atë masë sa t'i ruajë territoret e veta', pra, një forcë policore që i nënshtrohet ligjit. Formimi i një autoriteti botëror me pushtet për të thënë, 'Jo! Mjaft më!' Për çdo qeveri nacionaliste është shpresa e vetme për sjelljen e Paqes së Vogël.

Dhjetor 1985, Shtëpia Universale e Drejtësisë - kreu botëror i Besimit Bahá'í - botoi një broshurë të titulluar Premtimi i Paqes Botërore. Botimi i saj koincidoi në kohë me përvjetorin e dyzetë të themelimit të Kombeve të Bashkuara. Ajo iu adresua 'Popujve të Botës' dhe ka, një tirazh mjaft të madh. Ajo iu paraqit Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të bashkuara, shumicës së Kryetarëve të qeverive, Kryeministrave dhe Udhëheqësve të Qeverive, një numri të madh të anëtarëve të legjislaturave botërore, trupave diplomatike dhe qindra mijëra njerëzve të logjikshëm në të gjithë fushën e përpjekjes njerëzore, në të gjitha anët e botës. Tani ajo është botuar në pesëdhjetë gjuhë. Ajo hapet me këtë deklaratë frymëzuese:

Paqja e Madhe, ndaj së cilës gjatë shekujve njerëzit me vullnet të mirë kanë drejtuar zemrat e tyre, të cilën për breza të panumërt profetë e poetë e kanë përshkruar në vegimet e tyre e Shkrimet e Shenjta të njerëzimit nga epoka në epokë e kane premtuar prape e prapë, është tani, më në fund, në një largësi të arritshme për kombet. Për herë të parë në histori, çdokush ndodhet në gjendje të shikojë, me një vështrim të përgjithshëm, mbarë planetin me shumësinë e tij të kombeve të ndryshme. Paqja botërore s'është vetëm e mundur, por e pashmangshme. Është shkallarja tjetër në evolucionin e këtij planeti - me fjalët e një mendimtari të madh: është "planetizimi i njerëzimit".32 33

Nga fundi i mesazhit të vet, Shtëpia e Drejtësisë, duke iu referuar thirrjes së Bahá'u'lláhut për 'një kuvend të gjerë, gjithëpërfshirës', bën këtë apel prekës:

Kjo mbledhje e fuqishme është e vonë qëkur.

Me gjithë zemër u bëjmë thirrje shtetarëve ta shfrytëzojnë këtë rast të favorishëm e të ndërmarrim hapa të paapelueshëm për ta mbledhur këtë kuvend botëror. Të gjitha forcat e historisë shtynë njerëzimin në këtë veprim, i cili do të karakterizojë për gjithmonë fillimin e pjekurisë së tij të pritur qëkur.

A nuk duan të ngrihen Kombet e Bashkuara, me përkrahjen e plotë të anëtarëve të tyre, për synimet e larta të një ngjarjeje kaq të lavdishme?

Njohshin burra e gra, rinia e fëmijë kudo vlerën e përjetshme të këtij veprimi doemos t:e nevojshëm për të gjithë popujt e ngritshin zërin e tyre me miratim të gatshëm! Qoftë brezi i sotëm i cili hap mbi planetin këtë periudhë të lavdishme të zhvillimit të jetës shoqërore!34

Këmbëngulja e qeverive për të refuzuar në transefimin e të ashtëquajturave të drejta sovrane ndaj një organi federal botëror, ka një efekt të dyfishtë shkatërrues. Gara ndërkombëtare e armatimeve bëhet edhe më intensive, sabotazhi në ekonominë botërore dhe përdorimi ilegal i forcës, hap hendeqe gjithnjë e më të thella përbrenda shoqërive të rregullta. Rebelimi, grushti i shtetit dhe terrorrizmi i papërmbajtur bëhen tipare të jetës së fundit të shekullit të njëzet.

Vitet fillestare të dekadës së fundit ë këtij shekulli kaq të shquar, e kanë çuditur botën nga ndryshimet në dukje të papritura përbrenda njerëzimit, duke lëvizur pikërisht drej objektivave të vendosura prej Bahá'u'lláhut, në këshillën e Tij për qeveritë dhe udhëheqësat. Krerët e dy superfuqive më të mëdha dhe shumë prej ministrave të tyre kanë filluar të flasin për rend botëror; dështimi dhe braktisja e komunizmit në vendin e vet fillestar dhe anembanë Evropës Lindore, sjellin më në fund kultin e njërit prej perëndive false35 të llogaritura prej Shoghi Effendiut, të cilat kanë sjellë një vuajtje dhe mizerje të patreguar mbi adhuruesit e tyre të mjerë; përfundimi i luftës së ftohtë po çon në pakësimin e armatimeve, që kërkohen nga Paqja e Vogël, supozimi i pritur për mjaft kohë për autoritetin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe për urdhërin e tij direkt për ndonjë shtet agresor, edhe pse nuk përputhet plotësisht me Këshillën e Bahá'u'lláhut 'Të gjithë duhet të ngrihen të bashkuar', është një hap i madh historik drejt sigurimit të Paqes së Vogël; reagimi i një partie në luftën e ftohtë të shkuar ndaj nevojave të dëshpëruara të një partie tjetër është një rreze e ndritshme në mes të reve të errëta të politikës botërore, ndërsa lëvizjet e vazhdueshme drejt një Evrope të federuar, reflektojnë qartë revolucionin që ndodh në endim dhe qëndrim, që nga fillimi i shekullit, kur pikërisht këtë koncept e tallnin dhe e përçmonin.

Bota po lëviz, e shtyrë nga pushteti i i pa parë dhe i pa deklaruar i Perëndisë, që vepron nëpërmjet Bahá'u'lláhut, drejt bekimit të vet të destinuar për realizimin e vëllazërisë njerëzore, Mbretëria e Perëndisë në zemrat e njerëzve dhe në rendin e tyre shoqëror. Si dielli, Bahá'u'lláhu është edhe shkatërruesi i dimrit të rendit të vjetër, 'të vajtueshme i çalë', dhe çuarësi më tej i pranverës së re të pjekurisë së njerëzimit:

Ekuilibri botëror është tronditur nga ndikimi drithërues i këtij Rendi Botëror madhështor e të ri. Jeta e organizuar e gjinisë njerëzore është revolucionarizuar nga veprimi i këtij Sistemi unikal, të mahnitshëm, të ngjashëm me të cilin sytë e vdekshëm kurrë s'kanë parë.36

Po gjithashtu:

Thirrja e Perëndisë, kur ngrihet, i jep një jetë të re trupit të njerëzimit dhe instalon një shpirt të ri në të gjithë krijimin. Për këtë shkak bota ka shkuar më tej dhe zemrat dhe ndërgjegjet e njerëzve janë gjallëruar.37

Në vitet që i kanë mbetur këtij shekulli, ka pa dyshim edhe më shumë ngjarje më të mëdha, të gatshme për t'u shpalosur, ndërsa njerëzimi arrin moshën e tij që po i afrohet. Sado shumë t'i afrohen njëri - tjetrit këta dy procese, kulmizimi i 'shembjes' së rendit të vjetër duhet të paraprijë 'vendosjen' përfundimtare të të riut. Afrimet e copëtimit që do të sjellin vendosjen e Paqes së Vogël tashmë shquhen qartë.

Papunësia që ka sjellë pakësimi i armatimeve, sapo filloi, ajo duhet të arrijë porporcione vigane ndërsa mbyllen industritë e armatimeve botërore. Miliona të pushuar nga ushtritë, forcat dhe fllotat ajore do ta shtojë këtë numër vigan, ndërsa presioni i popullsive të vendeve të pazhvilluara që kërkojnë drejtësi dhe shpërndarje më të drejtë të pasurisë do ta shtojë edhe më shumë konfuzionin e copëtimit universal. Në të njëjtën kohë vetë interesi i pa diskutueshëm i shfaqur prej kombeve, të paafta për ta parë ekonominë botërore si një ndërmarrje kooperuese, e bëjnë të dyshimtë referencën e rastësishme, po që ta ngrohë zemrën, ndaj rendit botëror. A është kjo thjesht retorikë apo paraqet një këndvështrim dhe një vendosmëri të pashprehur për të ndjekur kërë objektiv të pakëndshëm por të dhënë prej Perëndisë? Sidoqftë , vendosja e Paqes së Vogël, që tani u imponohet kombeve nga interesat e tyre - puna e evolucionit shoqëror - do të sjellë pa dyshim riorganizimin e botës në një rend të vetëm, 'Të unifikuar organikisht në të gjitha aspektet esenciale të jetës së tij, në makinerinë e tij politike, në frymëzimin e tij shpirtëror, në tregëtinë dhe financat e tij, në shkrimin dhe gjuhën e tij dhe, megjithatë, të pafundmë në diversitetin e karakteristikave nacionale të njësive të federuara të tij'.38

Me fjalë të tjera unitet - jo uniformitet.

Paqja e Vogël do t'i çojë edhe më tej kushtet më të favorshme për transformimin e nevojshëm të sjelljeve të kohës, të zakoneve, të pikëpamjeve, të gjitha të përfshira në termin psikologji kombëtare - në këndvështrimni botëror. Vala vigane e mirënjohjes dhe shpresës do të ngrihet nga milionat e zemrave njerëzore, kur të kuptohet se lufta që ka marrë fund me të vërtetë dhe realisht duhet të çlirojë një energji të tillë në çështjet njerëzore të cilës nuk mund t'i rezistojë asnjë obskurantizëm, paragjykim i ashpër vdekjeprurës apo fanatizëm. Do të jetë e lehtë t'i pëlqejmë njerëzit e tjerë dhe të duam për ta atë që duam për vetveten. Një lartësim i tillë i dashurisë nuk do të lihet të avullojë në ajrin e rrallë. Lufta e gjatë e njerëzimit për tek pjekuria, në vetvete, ka hedhur themelet e marrëdhënieve botërore. Në eksplorimet shkencore, në tregëti, arte, në marrëveshjet ndërkombëtare të tilla si Unionet Postare dhe ligji i detit, udhëtimi ndërkombëtar, pikëpërhapjet e valëve të radios, konventat diplomatike dhe kohët e fundit, në punën e duruar të agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe në daljen e organizatave ndërkombëtare të ndihmës dhe të të drejtave njerëzore, muzguj në rritje të një shoqërie botërore. Logjikisht gjithçka është e mundëshme. Çdo anëtar i racës njerëzore mund të ushqehet, të vishet të streohet, të edukohet dhe të marrë sot kujdes mjekësor. Uria e bukës mund të shmanget, rezultatet e shkatërrimeve natyrore të minimizohen, dëmtimi i planetit mund të pengohet, vetëm nëse ka një autoritet ndërkombëtar, mbikombëtar që t'i planifikojë dhe t'i zbatojë këto programe.

Paqja e Vogël do t'ia japë këtë institucion thelbësor botës, vlera e të cilit është të paktë me heqjen e luftës. Sepse asnjë zgjidhje të problemeve të rëndësishme të kohëve tona nuk është e mundëshme pa autoritetin mbikombëtar të aftë për të kontrolluar afirmimin e sovranitetit kombëtar të pafre.

Në Paqen e Vogël, shumë probleme të vështira që i dalin racës njerëzoer të sotme mund të zgjidhen nëpërmjet vënies në veprim të planeve dhe të agjencive ndërkombëtare të drejtuara nga autoritet ndërkombëtare. Por paqja e zemrës, që është karakteristika universale e Paqes Më të Madhe, do të arrihet vetëm kur njeriu të ktheht përsëri nga Perëndia, duke i braktisur idhujt e tij të sotshëm, kur ai të gjejë se cili është dhe të përpiqet me gëzim duke i përqëndruar të gjtiha forcat e shpirtit për t'i fituar këto dhunti sipërore që krijuesi i tij dashamirës i ka përgatitur për të në kohën e moshës së pjekurisë.

Paqja Më e Madhe

'Mbretëria e qiejve është përbrenda jush', është sot po aq e vërtetë dhe do të mbetet e tillë përjetë, siç ishte në kohën kur Jezusi e tha atë. Themeli i paqes është në zemrën njerëzore, nga e cila ai do të vendoset në atë të të gjithë njerëzimit.

Pasi për gjithçka që ka të bëjë me njerëzimin, zgjidhja e të gjithë porblemeve të tij është shpirtërore. Bahá'u'lláhu deklaron në shkëlqimin e parë nga Libri i Perëndisë

se njeriu duhet të njohë vetveten dhe të shquajë atë që çon në lartësim ose ulje, në lavdi ose poshtërim, në pasuri ose varfëri. Pasi ka ardhur në fazën e përmbushjes dhe ka arritur pjekurinë, njeriu ka nevojë për mirëqenie, e cila, kur fitohet nëpërmjet zejeve ose profesioneve, është e miratueshme dhe e lavdërueshme në gjykimin e njerëzve të pajisur me urti, veçanërisht në sytë e shërbëtorëve që i përkushtohen edukimit të botës dhe ngritjes shpirtërore të popujve të saj.39

Një ekonomi botërore është thelbësore për një shoqëri botërore. Bahá'u'lláhu nuk na parashtron ndonjë sistem të detajuar të ekonomisë botërore, por na jep disa principe bazë që ekonomistët mund t'i përdorin në një shabllon botëror që do ta përmirësonte luftën për ekzistencë, do ta zvogëlonte hendekun vigan në mes të varfërisë dhe të pasurisë së tepruar personale, do të shmangte krizat e vazhdueshme kronike në ekonominë botërore dhe do të sillte një shpërndajre të drejtë dhe të kënaqshme të pasurisë së madhe të krijuar nga aftësitë bashkëpunuese të njerëzve.

Principet ekonomike të Bahá'u'lláhut përfshijnë sa pason:

* Arritjet më të mëdha të shkencës dhe të teknologjisë duhet të jenë në dispozicion të secilit.

* Të gjithë duhet të punojnë: të pasurit të mos rrinë kot, të varfërit të mos rrinë kot.

* Të kufizohet pasuria dhe varfëria. Një minimum bazë të standardit të jetesës nga poshtë që të mos ulet më tej dhe kufizim të pasurisë individuale. Ne mund të komentojmë për këtë se asnjë individ nk duhet të harxhojë orë të tëra mundimi për t'u shpërblyer me një jetesë të papërshtatshme për vetveten dhe për ata që varen prej tij; Asnjë individ nuk duhet të mbingarkohet me administrimin dhe telashet e pasurisë së tepruar. Qeniet njerëzore u krijuan për qëllime më të larta dhe fisnike. Shkallët e pasurisë janë të nevojshme dhe duhen mbajtur.

* Konkurenca në mes të punës dhe kapitalit duhet të zgjidhet nga të gjithë të punësuarit që mund të marrin, pëveç pagave të miratuara letra me vlerë në kompaninë për të cilën ata punojnë. Ata atëhere do të bëhen bashkëpronarë deh grevat do të shmangeshin.

Përtej këtyre konsideratave praktike që mund t'i frymëzojnë ekonomistët për të planifikuar rregullim të mirë ekonomisë shtëpiake të shoqërisë botërore, Bahá'u'lláhu e ka ngritur kontributin e çdo individi për të punuar në botën në statusin e adhurimit të Perëndisë. Ky vizion i racës njerëzore që ngrihet çdo ditë, së pari duke kutjuar Perëndinë dhe duke u lutur dhe pastaj për të filluar punën ditore me zellin e nxitur nga dijenia se dedikimi për në punë është adhurim i Perëndisë, është përtej imagjinatës që mund të kenë mendjet e shekullit të njëzetë. Megjithatë kështu do të jetë, sepse pushteti i Shpirtit të Shenjtë do ta kryejë Atë.

Paqja e Vogël jo vetëm që duhet të qetësojë furinë e tërbuar të kohës së sotme, por duhet të hapë rrugën për fillimin e atyre proceseve të cilat, me ndihmën e Perëndisë, do të çojnë eventualisht dhe në mënyrë të pa evitueshme në Paqen Më të madhe. Në përgjigjen e Tij për një letër të cilën Komiteti Ekzekutiv i Organizatës Qëndrore për një Paqe të Qëndrueshme, në Hagë, ia shkruante Atij gjatë Luftës I Botërore, 'Abdu'l-Bahái theksonte se paqja e botës nuk ishte e thjeshtë apo një subjekt i vetëm dhe se, nëse ata përqëndroheshin vetëm në pushimin e luftërave, ata nuk do të arrinin më tepër se sa një rezultat të përkohshëm. Ai u referohej atyre sipas mësimeve të Bahá'u'lláhut për paqen universale, të dhëna 'pesëdhjetë vjet më parë' dhe të dërguara tek 'sovranët e mëdhenj të botës'. Ai numëronte, duke komentuar, shumë konsiderata të tjera të cilat do të plotësojnë strukturën e Paqes Më të Madhe.40

Edukimi është një pjesë jetësore e programit Bahá'í të paqes - edukim, universal dhe i detyrueshëm. Një bosht univresal duhet të përmbajë disa pika detyruese dhe gjithashtu të jetë i adaptueshëm sipas nevojave që ndryshojnë. Për shembull, secili duhet të mësojë dy gjuhë, gjuhën e nënës dhe një gjuhë ndërkombëtare të zgjedhur nga ato që ekzistojnë apo një të re që do të shpiket. Shkrimi dhe këndimi i të dyjave, jo vetëm që do të ruajë kulturën lokale dhe literaturën e pasur të botës, por përdorimi i gjuhës universale do të ndihmojë shumë për të shkallmuar barrierat e vjetra shekullore duke çuar në miqësi dhe mirëkuptim dhe duke çuar më tej sensin e qytetarisë botërore. Njëshmëria e njerëzimit duhet të mësohet në të gjitha shkollat e botës; po ashtu natyra e njeriut dhe 'ato gjëra që çojnë në fisnikëri dhe nderim', të vërtetat e përjetshme të fesë. Jo kredot dhe ritet dhe dogmat e doktrinat e shpikura por nderimi për Perëndinë, drejtësia, vërtetësia, ndershmëria, besueshmëria, qëndrueshmëria, kortezia dhe modestia, të gjitha këto karakteristika hyjnore të cilat nuk përfillen sot. Tabela e Bahá'u'lláhut, Fjalët e Parajsës, përmban sa pason:

Shkollat duhet në radhë të parë t'i ushtrojnë fëmijët në parimet e fesë, në mënyrë që Premtimi dhe Kërcënimi, që janë të shkruara në Librat e Perëndisë, t'i mbajnë larg ata prej gjërave të ndaluara dhe t'i stolisin me rrobën e porosive të Tij; por kjo duhet bërë deri në atë masë që të mos i dëmtojë fëmijët, duke i çuar ata në fanatizëm e bigotizëm.41

Me vullnetin për ta bërë këtë dhe me fondet e krijuara nga buxhetet e mëparshme të mbrojtjes, do të bëhet i mundur eleminimi i analfabetizmit nga fundi i këtij shekulli dhe do të instalohen në gjeneratat e reja elelmentët e karakterit të mirë.

Bahá'u'lláhu zbulonte tre njësi esenciale të cilat i përqafonin dhe i mbështetnin të gjitha këto principe që përbëjnë Rendin Botëror, forma përfundimtare e jetës së përcaktuar të njerëzimit të këtij planeti. Përbrenda këtij rendi, njerëzimi mund të bëjë përparaime të papara, drejt imazhit të Perëndisë, në mënyrë individuale, dhe në Mbretërinë e Perëndisë, në mënyrë shoqërore. Të dy proceset paraqesin një rafinim të pafundmë të shpirtit të njeriut, ndrësa ai penteron gjithnjë e më thellë në misteret e natyrëls së vet dhe shoqëria e tij i reflekton gjithnjë e më përsosmërisht madhëshit, vitalitetin, lumturinë e Paqes Më të Madhe.

Tri njësitë e theksuara prej Bahá'u'lláhut janë:
Njëshmëria e Perëndisë,
Njëshmëria e njerëzimit,
Njëshmëria e fesë.

Njësia e parë mund të ketë pak ose aspak diskutime. Nëse Perëndia ekziston, është i vetmi. Nëse kishte të tjerë nuk do të ishin Perëndi. Idetë dhe konceptet e njerëzve variojnë pa diskutim - Quot homines tot sententiae - pra por këto nuk e ndikojnë realitetin e Kauzës së Parë, të Vullnetit Primar, të Krijuesit para ekzistues.

Për njësitë e dyta dhe të treta, ka shumë keqkuptime, mosunitet, konflikte, paragjykime, urrejtje dhe sjellje të keqe. megjithatë Bahá'u'lláhu ka qenë në gjendje t'u ngulisë pasuesve të Tij një njohje të qëndrueshme dhe të gëzueshme të atyre të dyjave. Ndërsa Kauza e Tij rritet në numër dhe në influencë, ka shpresa se barrierat më të vjetra për unitetin njerëzor mund të mposhten, jo vetëm nga tmerri i rrjedhojave ekstreme që do të rezultojnë nga këmbëngulja në to, por edhe më pozitivisht nga përhapja në rritje e dijenisë së dashurisë hyjnore, të lëshuar me një masë të madhe prej Bahá'u'lláhut, siç dëshmohet nga vuajtjet të cilat Ai i pranoi me dëshirë dhe nga dhembshuria e pafundme e revelacionit të Tij. Ai shkruante se Ai

ka pranuar të lidhet me zinxhirë që njerëzimi të çlirohet nga zgjedha dhe ka pranuar të burgoset në këtë Fortesë të llahtarshme që gjithë bota të arrijë lirinë e vërtetë. Ai e ka pirë me fund kupën e dhimbjes që gjithë popujt e tokës të arrijnë gëzimin e përjetshëm e të mbushen me hare. Kjo bëhet me dashjen e Zotit tuaj, Zemërdhembshurit, Më të Mëshirshmit. Ne kemi pranuar të na poshtërojnë, o ju që besoni në Unitetin e Perëndisë, që ju të lartësoheni, dhe Ne kemi hequr vuajtje të shumta që juve t'ju ecë mbarë e të begatoheni.42

Njëshmëria e njerëzimit

Deklarata e Bahá'u'lláhut për njëshmërinë e njerëzimit, tema qendrore e revelacionit të Tij, ka hasur antagonizëm, paragjykim dhe obskurantizëm të madh mendor, siç ka hasur çdo deklaratë e çdo të vërtet në kohën kur vjen. Denocnimi dhe mosbesimi i përgjithshëm, këmbëngulës, i rrënjosur thellë i është kundërvënë deklaratës së thjeshtë të Bahá'u'lláhut, 'Ju jeni të gjithë gjethet e një peme'.

Kjo aksiomë bazë bëhet edhe më e pakëndëshme për insitucionet fetare dhe shoqërore të planetit që dominohen nga burrat, për shkak të dy principeve të shpallura prej Bahá'u'lláhut. Barazia e sekseve dhe harmonia e fesë dhe e shkencës janë tiparet integrale të njëshmërisë së njerëzimit. 'Njeriu', 'njerëzimi', 'njerëzit' janë termat ndërtuese të terminologjisë Bahá'í, duke përfshirë çdo anëtar të racës njerëzore, burrë, grua dhe fëmijë, në të shkuarën, në të tashmen dhe në të ardhëmen.

Principi i barazisë së burrave dhe grave e shëron skizofreninë e vjetër shekullore që ka krijuar një mizerje të tillë në mes të gjysmës së racës njerëzore dhe e ka vonuar efektivisht rendin dhe qeverisjen e botës. Forca krijuese e kësaj pengese ka shpërthyer në ditët tona me energjinë e një eksplozioni me dhunën dhe ekseset që e pasojnë. Emancipimi i gruas, ende nuk është mirëpritur nga burra dominues, ndërsa jeta e përditëshme është ndërtuar për të plotësuar kërkesat e ndryshimit të funksioneve por të barazisë së statusit. Gjersa kjo të arrihet uniteti i njerëzimit mbetet një kuçedër.

Principi i harmonisë së fesë dhe të shkencës vjen në një kohë kur revolucioni, në qëndrimin historik ka bërë një gjysmë rrethi dhe dominimi i lashtë i fesë i ka hapur rrugë atij të shkencës. Orakujt dhe priftërinjtë nuk janë më burime të mençurisë dhe të dijenisë; shkenca dhe shkencëtarët e kanë marrë në dorë. Ka një nevojë të madhe për rikthimin e balancës, por jo në mes të shkencëtarëve dhe peshkopëve, por në mes të dijenisë shkencore dhe asaj shpirtërore, mes dy aspekteve të dijenisë.

Vitaliteti i besimit të njerëzve te Perëndia po shuhet në çdo vend; asgjë tjetër veç ilaçit të Tij universal nuk mund ta rikthejë atë. Gërryerja e afetarisë po bren organet jetësore të shoqërisë njerëzore; ç'gjë tjetër, veç Eliksirit të Revelacionit të Tij të fuqishëm, mund ta pastrojë e gjallërojë atë? 43

Përshtatja e këtij qortimi me ngjarjet e kohëve të fundit në Evropë është e dukshme me shembjen dhe braktisjen e komunizmit, një ideologji e ngritur lart nga shumë prej pasuesve të saj, por e dënuar me dështim sepse i kundërvihet shkëmbi themelor mbi të cilin rendi shoqëror duhet ndërtuar - pushtetit dhe disiplinës unifikuese të fesë. Bahá'u'lláhu vendos një theks të madh mbi këtë:

Feja është me të vërtetë mjeti më i rëndësishëm për vendosjen e rendit në botë dhe për qetësinë midis popujve të saj. Dobësimi i shtyllave të fesë ka forcuar e inkurajuar të marrët dhe i ka bërë ata më arrogantë. Me të vërtetë, Unë them: Sa më shumë të bjerë feja, aq më e padurueshme bëhet kokëfortësia e të pafeve. Kjo nuk mund të çojë veçse në kaos e pështjellim. Më dëgjoni Mua, o njerëz me intuitë, dhe jini të paralajmëruar ju që jeni të pajisur me mendjemprehtësi!44

Duke referuar në Nju Jork në 1912, 'Abdu'l-Bahái tha, 'Shkenca nuk mund të krijojë miqësi dhe shoqëri në zemrat njerëzore.'45 As ideologjitë as projektet e lirisë, të vëllazërisë, të barazisë, as institucionet e gjendjes së mirëqenies nuk janë provë kundër 'korrozionit të ateizmit'. Por shkenca dhe feja së bashku mund të ndërtojnë Mbretërinë e Perëndisë mbi tokë. Shkenca moderne e ka provuar qartësisht njëshmërinë e njerëzimit. Anatomia njeh vetëm një strukturë njerëzore - të pafundme në varietet e përmasës, të proporcionit dhe të nuancave. Fiziologjia, po ashtu - ne jemi të gjtihë subjekt i të njëjtit proces të rritjes që nga foshnjëria gjer në varr, për këtë nevojitet ushqim, veshje, strehim, gjuhë dhe veprimtari. Fortesa e fundit e këmbëngulësve, psikologjia, zbulon vetëm një psiqikë njerëzore, organ i pafundmë në varietet e tij. Njeriu është një specie.

Shumë shkencëtarë citohen në mbështetje të kësaj të vërtete jetësore në veprën monumentale të profesor Toynbeet A Study of History [Një studim i historisë]. Esenca e argumentit, pas provave biologjike të përmendura më sipër, përqëndrohet në kapacitetin për qytetërim në qeniet njerëzore dhe përmblidhet nga Profesor Dorsey në Why We Behave Like Human Beings [Përse ne sillemi si qenie njerëzore]:

Nuk ka asnjë fakt të njohur të anatomisë apo të psikologjisë njerëzore që të nënkuptojë se kapaciteti për kulturë apo qytetërim apo inteligjencë trashëgohet në këtë racë apo atë tip...Cila shtytje i çoi Anlgo - Saksonët në ditët e Tut-ankh-Amen, apo të Cezarit apo të William, Pushtuesit? Sa 'i vogël' duhet të jetë dukur Evropiani i egër Afrikanit të Luginës së Nilit, kur shikonte në veri nga piramida e tij e Keopsit.46

Ne gjithashtu mendojmë se ka vetëm një rrugë për t'u bërë anëtar i racës njerëzore; nuk ka hyrje apo dalje fakultative, cilado qoftë historia e parardhësve tanë.

Metafora e thjeshtë e Bahá'u'lláhut 'gjethet e një peme' është deklarata e përsosur. Çdo gjethe mbi një pemë është e ndryshme; por çdo gjethe është e njëjtë dhe e dallueshme lehtësisht si gështenjë, lis, apo cilado qoftë.

Njeshmëria e fesë

Njeriu nuk e krijoi vetveten. Ai as i përcakton konditat dhe rrethanat e universit në të cilat ai jeton, as tendencat natyrale të natyrës së vet. Me intelektin e tij, ai ka qenë në gjendje të zbulojë diçka prej organizmit dhe ligjeve madhështore të universit fizik, duke përfshirë dhe trupin e vet. Por e gjithë dijenia e gjërave shpirtërore, e ekzistencës së një Perëndie, të ndërgjegjes së vet, të pushtetit dhe të nevojave të tij, të qëllimit të jetës së tij, ai është i varur nga 'një rradhë profetësh të Mëdhenj të përcaktuar specifikisht dhe të pajisur për këtë detyrë, që janë njerëz dhe megjithatë, më tepër se sa njerëz ... që frymëzojnë lëvizjen përpara të njerëzimit dhe përcaktojnë fazat e shumëfishta të përparimit dhe të ndriçimit njerëzor...sepse, gjithçka që e ngre atë përmbi niveliln e njeriut kafshë njerëzore, varet nga një princip i ri dhe i vaçantë që nuk gjendet në fazat e mëparshme të ekzistencës ... dhe është shkaku u gjithçkaje fisnike dhe të mirë në jetë ... [Ky] është principi i Vetë-Manifestimit të Perëndisë në shkallën njerëzore të ekzistencës.'47

Njëri prej tipareve të shquara të revelacionit të Bahá'u'lláhut është ndriçimi që hedh mbi natyrën e manifestimit të Perëndisë. Cili është Krishti? Cili është Buda? Cili është Realiteti i Tij, burimi i ekzistencës së Tij, pushteti, dijenia dhe influenca e Tij? Përgjigja për këto pyetje është themeli thelbësor për ta kuptuar unitetin e fesë, njëra nga shtyllat mbështetëse të paqes botërore. Sepse, siç shkruante Bahá'u'lláhu, 'Fanatizmi e urrejtja fetare janë një zjarr që gllabëron botën, furinë e të cilit askush s'e shuan dot. 48

Bahá'u'lláhu vendos i pari transedencialitetin e plotë të Perëndisë:

Për çdo zemër të ndieshme e të ndriçuar është e qartë se Perëndia, Thelbi i panjohshëm, Qenia Hyjnore, është pafundësisht i lartësuar tej çdo atributi njerëzor, si ekzistenca trupore, ngjitja e zbritja, shkuarja përpara e zmbrapsja. Është larg lavdisë së Tij ajo që gjuha njerëzore mund të shprehë për Ta lartësuar ose ajo që zemra njerëzore mund të kuptojë nga misteri i Tij i padepërtueshëm. Ai është, dhe gjithmonë ka qenë, i veshur me përjetësinë e lashtë të Thelbit të Tij dhe do të mbetet, në realitetin e Vet, përjetësisht i fshehur nga shikimi i njerëzve. "Asnjë shikim s'e kap dot Atë, por Ai kap çdo shikim; Ai është Mendjemprehti, Gjithëshikuesi". Asnjë marrëdhënie kontakti të drejtpërdrejtë kurrsesi nuk mund ta lidhë Atë me krijesat e Tij. Ai qëndron i lartësuar tej e mbi çdo ndarje e bashkim, mbi çdo afërsi e largësi. Asnjë shenjë nuk mund të tregojë praninë ose mungesën e Tij, meqenëse me një fjalë të urdhrit të Tij, të gjithë ata që janë në qiell e mbi tokë kanë ardhur në jetë, dhe me dëshirë të Tij, që është vetë Vullneti Parësor, të gjithë kanë dalë nga hiçi i plotë e kanë hyrë në mbretërinë e qenieve, në botën e dukshme.49

Në njërën prej qindra lutjeve që Ai zbuloi, ne gjejmë atë që pason:

E gjitha fuqia dhe lavdia të qoftë Ty, Ti i Cili në gjithçka ke dëshmuar se ti je një dhe se nuk ka tjetër Zot përveç Teje, i Cili ke qenë përjetësisht i lartësuar përmbi të gjithë barazitë apo ngjashmëritë dhe që do të mbetesh përjetësisht i tillë. Të gjithë mbretërit janë vetëm shërbëtorë të Tu dhe të gjitha qeniet, të dukshme dhe të padukshme nuk janë asgjë përpara Teje. Nuk ka tjetër Zot përveç Teje, i Miri, i Pushtetshmi, Më i Larti.50

Dhe në pothuajse në secilën prej lutjeve që Ai na ka dhënë, fjalia e fundit e mësipërme përsëritet me ndryshime të tipareve të Perëndisë: I Gjithëfuqishmi, Falësi, i Dhembshuri, Ndihma në Rrezik, Vetëjetuesi.

Por Zoti na krijoi ne që ta njohim Atë dhe ta duam Atë, si rrjedhim

... ka bërë që nga mbretëria e shpirtit, në formën fisnike të tempullit njerëzor, të shfaqen ata Margaritarë të ndritshëm të Shenjtërisë dhe t'u manifestohen të gjithë njerëzve, që ata t'i japin botës misteret e Qenies së pandryshueshme dhe të tregojnë nuansat e holla të Thelbit të Tij të pavdekshëm. Këto Pasqyra të pastra, këto Agime të lavdisë së lashtë janë, të gjithë pa përjashtim, Eksponentë mbi tokë të Atij Që është Ylli Qëndror i universit, Thelbi dhe Qëllimi i fundit i Tij. Prej Tij vijnë dija dhe pushteti i tyre; prej Tij rrjedh sovraniteti i tyre. Bukuria e pamjes së tyre s'është veçse pasqyrim i shëmbëlltyrës së Tij dhe revelacioni i tyre shenjë e lavdisë së Tij të pavdekshme. Ata janë Thesaret e dijes hyjnore, Bartësit e urtisë qiellore. Nëpërmjet tyre vjen një hir që nuk ka fund dhe nga ata revelohet drita që kurrë nuk mund të shuhet. Siç ka thënë Ai: "Nuk ka asnjë dallim midis Teje e atyre; veçse ata janë shërbëtorët e Tu dhe janë krijuar prej Teje".51

Këta janë Personat e Mëdhenj nga të cilët ne e marrim të gjithë dijeninë tonë shpirtërore. Kujtoni se nuk ka shënime të regjistruara të një shoqërie ateiste përpara Abrahamit. Ai u hodh në zjarr dhe u përzu nga vendi i Tij sepse e shpalli këtë, por Izrealitët e pranuan Atë dhe në një botë plotepërplot me Perëndi dhe Perëndesha Egjiptiane, Persiane, Asiriane, Greke, Romake dhe Arabe e njohën dhe nganjëherë e vinin në lojë, nganjëherë i trembeshin Perëndisë së tyre të vetme. Komandamentet që Moisiu i lëshoi me kërkesë të Perëndisë ende nuk janë zëvendësuar dhe janë me të vërtetë themeli i të gjithë jetës së qytetëruar. Mbi këtë bazë të një Perëndie dhe një Ligji, Jezuesi, duke konfirmuar të vërtetën e jetës së përjetëshme, lëshoi në botë një pushtet të tillë hyjnor dashurie sa vendosi një drejtim të ri në idealet dhe në shpresat e njerëzve. I tërë Kristianiteti i ak marrë të gjtiha pereceptimet e veta shpirtërore dhe arritjet më fisnike nga influenca e këtyre tre Manifestimeve të Zotit. Muhamedi, pasi shembi idhujt, fizikë dhe mendorë, të fiseve barbare të Arabisë, instaloi përbredan tyre një dashuri të tillë për Perëndinë e vetëm dhe një etje të tillë për dijeni, sa Islami u bë qytetërimi më i shkëlqyer që bota ka parë dhe Bagdati u bë qendra e botës në arte dhe shkenca. Në Lindje ishte Zoroasteri dhe Buda dhe Krishna që sollën dijenitë shpirtërore, njohuritë dhe perceptimet për gjeneratat e pandriçuara të intelektualëve që nuk e kishin udhëzimin hyjnor dhe që i pranon të gjitha iluzionet dhe imagjinatat e njerëzve primitivë.

Eshtë natyrale për njerëzit që adhurojnë Perëndinë. Nëse ata nuk mësohen, adhurojnë shkopinj dhe gurë, pemë apo male ose ndërtojnë një lapidar tribuje për ta adhuruar atë, ndërsa ëndërron për Valhalla, apo vende të lumtura gjuetie apo ndonjë parajsë tjetër fizike. Kjo, gjersa Manifestimi i Perëndisë e mëson atë se ai nuk e njeh fare realitetin e vërtetë të këtyre aspiratave të vërteta përbrenda tij. Nuk ka tjetër burim dijenie të vërtetë për Perëndinë, për Veten tonë, për botën shpirtërore. Zëri i përjetshëm shpall,'Përveç jush që hyjnë nëpërmjet meje, asnjë tjetër nuk hyn.'

Kjo qenie hyjnore ka dy natyra, si njeri, na jep ne natyrën njerëzore të trupit fizik dhe të ndërgjegjes racionale, Ai hyn në ekzistencë në një kohë të caktuar. Por thelbi i Tij i vërtetë dhe i përbrendshëm është i përjetshëm, bashkekzistues me Perëndinë, i Cili i jep Atij nëpërmjet pushtetit dhe dijenisë së Tij. Në këtë pozitë Ai është i një rendi më të lartë të ekzistencës se sa njeriu dhe njeriu nuk mund ta arrijë këtë pozitë. Kjo qenie e përjetshme është Diell shpirtëror për natyrën shpirtërore të njeriut.Ai është Dielli i Së Vërtetës, Fjala e Perëndisë, nëpërmjet të cilit jeton secili prej njerëzve. Dhe ashtu si dielli fizik, Ai shfaqet në kohëra të ndryshme duke shkëlqyer me intesitet të ndryshëm drite - mëngjes, drekë dhe mbrëmje, dimër dhe verë, e hënë, e martë dhe kështu merradhë - por në të dyja botërat mbetet gjithmonë i njëjti Diell apo diell. Dielli shpirtëror ka të njëjtin mbi zemrat dhe shpirtërat dhe mendjet e njerëzve si dielli fizik ,mbi botën fizike. Ai shkrin rreptësinë e dimrit në të cilën rendi i vjetër mbaron dhe zhvillon jetën e re në qeniet që ekzistojnë, duke sjellë përsosjen e të korrave të reja të frutave dhe të qytetërimit.

Në realitet e tyre njerëzore, Manifestimet e Perëndisë janë të ndryshme; në realitetin e tyre shpirtëror ato janë një dhe e njëjta qenie, duke pasqyruar Shpirtin e Shenjtë për botën e krijimit. Njerëzimi deri tani i ka konsideruar ato vetëm nga ana e dallimeve dhe e diferencimeve dhe si rezultat ka pasur 'fe të ndryshme', armiqësi dhe urrjetje të ashpër në mes tyre - bile edhe ndërmjet sekteve të ndryshme të së njëjtës 'fe - kur të gjithë u krijuan për dashurinë e Perëndisë. Të gjitha Manifestimet e Perëndisë kanë patur të njëtin qëllim: edukimin shpirtëror të njerëzimit në dashurinë e Perëndisë, për arritjen nga njeriu të virtuteve shpirtërore dhe për çurjen më tej të një qytetërimi gjithnjë në progres. Mësimet e tyre shpirtërore janë të njëjta; këshillat e tyre në çështjet tokësore - dieta, martesa, organizimi i shoqërisë - ndryshojnë sipas konditave dhe rrethanave.

Bahá'u'lláhu i kushtoi një pjesë të madhe të revelacionit të Tij këtij subjekti të rëndësishëm. Qitapi Ikan apo Libri i Sigurisë të nxjerra prej tij në Bagdad në 1858 në formën e një letre për një relativ të Bábit është burimi kryesori mësimeve të Tij për këtë, ndërsa 'Abdu'l-Bahái në Përgjigje për disa pyetje ka një seksion të tërë prej dhjetë kapitujsh mbi 'Fuqia dhe ndikimi i Manifestimeve Hyjnore'. Ky që pason është një pasazh karakteristik nga Qitapi Ikan:

Veç kësaj, për ty është e qartë se Bartësit e besimit të Perëndisë janë manifestuar te popujt e tokës si Përfaqësues të një Kauze të re dhe si Bartës të një Mesazhi të ri. Derisa këta Zogj të Fronit Qiellor janë dërguan të gjithë në tokë nga qielli i Vullnetit të Perëndisë, dhe derisa të gjithë janë ngritur për të shpallur Besimin e Tij të pandalshëm, ata, për rrjedhojë, konsiderohen si një shpirt i vetëm dhe si i njëjti person. Sepse ata të gjithë pinë nga e njëjta Kupë e dashurisë së Perëndisë dhe të gjithë shijojnë frytet e së njëjtës Pemë të Njëshmërisë. Këto Manifestime të Perëndisë kanë secili një pozitë të dyfishtë. Njëra është pozita e abstraksionit të kulluar dhe e unitetit thelbësor. Nga kjo pikëpamje, nëse ti i thërret të gjithë ata me të njëjtin emër, dhe u jep atyre të njëjtat atribute, ti nuk je larguar nga e vërteta. ... Sepse ata, secili e të gjithë bashkë, i ftojnë njerëzit e tokës të njohin unitetin e Perëndisë dhe u njoftojnë atyre Kawtharin52 e një mirësie e bujarie të pafund. Ata janë të gjithë të veshur me rrobën e profetërisë dhe të nderuar me mantelin e lavdisë. ... Këto Shëmbëlltyra janë bartësit e Urdhërit Hyjnor dhe Agimet e Revelacionit të Tij. ... Për ty është e qartë dhe evidente se të gjithë Profetët janë Tempujt e Kauzës së Perëndisë, të Cilët janë paraqitur të veshur me rroba të ndryshme. Në qoftë se do t'i vëzhgosh me sy dallues, do të shohësh se ata të gjithë rrinë në të njëjtën tendë, fluturojnë në të njëjtin qiell, qëndrojnë në të njëjtin fron, thonë të njëjtat fjalë dhe shpallin të njëjtin Besim. I tillë është uniteti i këtyre Thelbeve të Qenies, i këtyre Yjeve me shkëlqim të pafund e të pamatur!53

Nuk ka fe të rreme, vetëm profetë të rremë dhe priftërinj të rremë që marrin pushtet për vetvete dhe korruptojnë, përshtasin dhe shtrembërojnë kuptimin e tekstit të shenjtë, duke shtuar apo hequr prej tij dhe duke krijuar rite dhe ceremonira që përfundimisht ia zënë vendin mesazhit hyjnor. Udhëheqësit e tyre gjithnjë i kundërshtojnë dhe i persekutojnë Manifestimet e Perëndisë, siç është përshkruar.

Premisat e Perëndisë së vetme dhe të një race njerëzore çojnë pa hezitim në konkluzionin e një feje, e cila është marrëdhënia në mes Perëndisë dhe njeriut. Ekziston vetëm një fe, që ripërtërihet kohë pas kohe, ndërsa bije dashuria dhe, sipas rrethanave të ndryshme që kërkon bota, bën të mundshëm ndriçimin e saj të mëtejshëm. Sepse Revelacioni u përshtatet gjithmonë nevojave dhe kapaciteteve të fazave të rritjes së njeriut drejt pjekurisë. Jezusi tha se Ai mund të kishte shfaqur shumë gjëra të cilat ne nuk do të mund t'i përballonim në atë kohë ndërsa Bahá'u'lláhu i deklaron:

Nuk mund të ketë asnjë dyshim se popujt e botës, të çfarëdo race ose feje qofshin, e marrin frymëzimin nga i vetmi Burim qiellor dhe janë nënshtetas të të vetmit Perëndi. Ndryshimi midis ligjeve nën të cilat ata jetojnë, u duhet atribuar nevojave e kërkesave të ndryshme të epokës në të cilën ato janë reveluar.54

Mbani marrëdhënie me pasuesit e të gjitha feve në një frymë miqësie e shoqërie.55

Bahá'ít, si rrjedhim, duke e ditur se të gjithë njerëzit, duke përfshirë edhe ateistin apo dyshuesin janë krijesa të një Perëndie, se ata janë vëllezër të çdo njeriu dhe të çdo burri apo gruaje mbi tokë, të armatosur me pushtetin e Perëndisë të manifestuar përsëri në këtë Ditë të Perëndisë, mund të bëjnë kontributin më të madh dhe më të sigurt, të mundshëm, për pqaen e botës. Duke u përshëndetur me bashkëbesimtarët nga çdo komunitet, ai mund të diskutojë për zbavitjet e një fushe të gjerë të mirëkuptimit të dyanshëm, të flasë pa mllef dhe me interes për çështjet që kanë ndryshim dhe duke kujtuar se si u soll Bahá'u'lláhu me dervishin e ri që 'po piqte Perëndinë'56 mund t'i ofrojë fundamentalistit të rreptë një tjetër këndvështrim për gjarpërinjtë që flasin dhe për mollët magjike dhe për yjet që bien mbi tokë dhe për trupat që ngjiten dhe zbresin nga retë.

Feja gjithnjë i ka dhënë njeriut pamjen më të kënaqëshme të universit në çdfo fazë të zhvillimit të Tij. Siç theksonte J. B. Priestley,57 përshkrimi i tokës si një platformë e gjelbër që rri pezull ndërmjet qielli lart dhe skëterrës poshtë mbi të cilën Perëndia dhe Djalli luftonin për shpirtërat e njerëzve, ishte mjaft e kënaqëshme për njeriun mesjetar dhe jepte një bazë të fuqishme për qytetërimin në përgjithësi - në këtë rast Kristianiteti. Ndërsa beteja për jetën e shpirtit të njeriut mbetet në mes nesh, gjeografia e kësaj pamjeje të thjeshtë nuk mund t'u mbijetojë zbulimeve të shkencës; dhe feja, udhëheqësit obskurantistë të së cilës kërkonin ta kthenin mbrapsht baticën e dijenisë, e humbi në rritje influencën mbi mendjet e njerëzve.

Pa një filozofi të përgjithëshme nuk është e mundur të zhvillohet një shoqëri e unifikuar. Kur dështon feja, çështjet njerëzore bien në kaos, siç dëshmojnë ditët tona. Nëse përgjigja e 'Pse-së' është e kotë, atëhere bota bëhet një kabinë për ndjekjen përfundimtare të çdo pasioni dhe vesi njerëzor, dhe pa ndonjë sanksion mbi sjelljen e tij, njeriu bëhet më i ulët se kafsha. Paqja botërore është e pamundur në kushte të tilla.

Universi që Bahá'u'lláhu ia shpalosi mendimit tonë është njëkohësisht i kënaqshëm, lartësues, i mrekullueshëm dhe i lavdishëm. Ai zbulon sovranitetin e Perëndisë dhe qëllimin e Tij për krijimin e njeriut. Ai i bën shkencën dhe fenë partnerë të barabartë në filozofinë e çdo njeriu. Shkenca ka fatin, nëpërmjet intelektit të njeriut, të zbulojë 'çfarë' dhe 'si'; feja jep përgjigjet e 'pse' dhe 'për ç'qëllim', duke përshkruar paramtetrat e sjelljes dhe të standardeve të Mbretërisë së Perëndisë mbi këtë tokë. Bahá'u'lláhu shpall:

Të gjithë njerëzit janë krijuar për të çuar përpara një qytetërim që është në progres të vazhdueshëm.58

dhe

Qëllimi i të Vetmit Perëndi të Vërtetë, lartësuar qoftë lavdia e Tij, në revelimin e Vetes së Tij para njerëzve është të nxjerrë në dritë ata margaritarë që rrinë të fshehur brenda minierës së qenies së tyre të vërtetë e më të brendshme. 59

Këto janë qëllimet objektive që ndiqen vazhdimisht dhe arrihen vazhdimisht në shkallë, ndërsa njerëzimi rritet. Nuk ka arritje përfundimtare për asnjërin, ndërsa të dy qëllimet dhe të dy proceset janë të pafundme.

Mbi të gjitha dhe përtej çdo konsiderate tjetër është misteri i përjetshëm i 'pse-së' që na çon ne në botërat subjektive të misticizmit dhe të perceptimit shpirtëror, në pikën përtej të cilës nuk ka kalim. Kjo është mbretëria e dashurisë hyjnore, e cila sapo të provohet një herë asgjë tjetër nuk do të jetë më e mjaftueshme. Eshtë Shpirti i Shenjtë i Perëndisë që është veprimtar aktiv në të gjithë krijimin. Të gjithë mund t'i revizonojnë bujaritë; por asnjeri nuk mund t'i kuptojë ato. Kjo ndriçohet prej Manifestimit të Perëndisë dhe krijon efektin e vet në botë. Kjo është forca mbështetëse e të gjithë ekzistencës dhe nëse ajo dështon qoftë dhe sa të hapet dhe të mbyllet një sy i tërë krijimi do të pushojë së ekzistuari.

Bahá'u'lláhu, duke ecur në brisjet e Tigris, kompozoi një seri vargjesh në Persisht dhe në Arabisht të njohura si Fjalët e Fshehura. Ato janë margaritarë të komentit hyjnor mbi dashurinë e Perëndisë për njeriun, pse Perëndia e krijoi atë, sa pranë atij - më pranë se sa vetë venat e jetës së tij, qëndron Ai, dhe megjithatë se si njeriu mbetet lart Perëndisë dhe ka një dashuri tjetër në zemrën e Tij.

O BIR I NJERIUT!

Mbuluar në qenien Time aq të hershme sa s'mbahet mend dhe në përjetësinë e lashtë të thelbit Tim, Unë ndjeva dashurinë Time për ty; prandaj të krijova ty, gdhenda tek ti shëmbëll-tyrën Time, dhe të zbulova ty bukurinë Time.

O BIR I NJERIUT!

Unë e doja krijimin tënd, pra të krijova ty. Prandaj të më duash Mua, që Unë të të jap emrin tënd dhe ta mbush shpirtin tënd me frymën e jetës.

O BIR I QENIES!

Më duaj, që Unë të të dua. Nëse ti nuk më do, dashuria Ime kurrsesi nuk mund të arrijë tek ti. Dije këtë, o shërbëtor.

O BIR I SHPIRTIT!

Nuk ka paqe për ty, veçse po të heqësh dorë nga vetvetja dhe të kthehesh ndaj Meje; sepse të takon të lëvdohesh në emrin Tim e jo në tëndin; ta mbështesësh besimin te Unë e jo te vetvetja, sepse Unë dëshiroj të më duan vetëm Mua e mbi çdo gjë që ekziston.

O BIR I SHPIRTIT!

Unë të kam krijuar të pasur, përse, pra, do vetë të biesh në varfëri? Fisnik të bëra ty, përse, pra, do vetë të poshtërohesh? Prej thelbit të dijes Unë të dhashë ty qenien, përse, pra, kërkon ndriçim nga dikush tjetër veç Meje? Prej argjilës së dashurisë të artova ty, përse, pra, ti merresh me një tjetër? Ktheje vështrimin ndaj vetes, që të më gjesh Mua që qëndroj brenda teje, i fuqishëm, i pushtetshëm e i vetëqenëshëm.

15. O BIR I FJALËS!

Ktheje fytyrën tënde nga Imja dhe hiq dorë prej të gjithëve veç Meje, sepse mbretëria Ime vazhdon dhe sundimi Im nuk merr fund. Po kërkove dikë tjetër veç Meje, sikur ti të kërkoje gjithësinë përgjithmonë, kërkesa jote do të jetë e kotë.

O BIR I QENIES MË TË LARTË!

Unë e kam bërë vdekjen lajmëtare gëzimi për ty. Përse, pra, brengosesh? Unë bëra që drita të derdhë mbi ty shkëlqimin e saj. Përse i fshihesh asaj?

O BIR I KËNAQËSIVE TOKËSORE!

E këndshme është mbretëria e qenies, nëse e arrin atë; i lavdishëm është sundimi i përjetësisë, po qe se shkon tej botës së vdekshmërisë; e ëmbël është ekstaza e shenjtë, po të pish nga kupa mistike prej duarve të të Riut qiellor. Po ta arrish këtë pozitë, çlirohesh prej shkatërrimit e vdekjes, prej mundimit e mëkatit.60

* * * * *

Shoghi Effendi në njërën prej eseve të tij shpjeguese, The Unfoldment of World Civilization [Shpalosja e qytetërimit botëror], përshkruante këtë vizion të Mbretërisë së ardhshme:

Unifikimi i të gjithë njerëzimit është shenja dalluese e fazës së cilës shoqëria njerëzore po i afrohet tani. Uniteti i familjes, i fisit, i qytetit shtet dhe i kombit u provuan me sukses dhe u vendosën. Uniteti botëror është qëllimi drejt të cilit një njerëzim i torturuar po shkon me mundim. Ndërtimi i kombeve mori fund. Anarkia e pranishme në sovranitetin shpirtëror po shkon drejt kulmit. Bota, që e rrit pjekurinë, duhet të braktisë këtë fetishizim, të njohë njëshmërinë dhe kompleksitetin e marrëdhënieve njerëzore dhe të vendosë një herë e përgjithnjë makinerinë që mund ta trupëzojë më mirë këtë princip themelor të jetës së saj.

'Një jetë e re', deklaron Bahá'u'lláhu, 'po nis në këtë epokë përbrenda të gjithë popujve të tokës; dhe ende akush nuk e ka zbuluar shkakun e saj apo nuk e ka kuptuar motivin e saj.' 'O ju fëmijë të njerëzve', kështu i adresohet Ai gjeneratës së Tij, 'qëllimi themelor që e gjallëron Besimin e Perëndisë dhe fenë e Tij është t'i ruajë interesat dhe ta çojë më tej unitetin e racës njerëzore ... Ky është shtegu i drejtë, themeli i fiksuar dhe i palëkunshëm. Gjithçka që ngrihet mbi këtë themel, ndryshimet dhe mundësitë e botës, kurrë nuk mund ta arrijnë fuqinë e tij, as kalimi i shekujve të panumërta nuk mund ta shkatërrojë strukturën e tij.'

...Uniteti i racës njerëzore, siç parashikohej prej Bahá'u'lláhut, parashikon vendosjen e një komonwealthi botëror në të cilin të gjitha kombet, racat, kredot dhe klasat janë të bashkuara ngushtësisht dhe në vazhdimësi, dhe në të cilat auotonomia e anëtarëve të shtetit të tij dhe të lirive personale dhe të iniciativës së individëve që e përbëjnë atë janë të siguruara përfundimisht dhe tërësisht. ky komonwealth përsa ne mund të parashikojmë, duhet të përbëhet nga një organ legjislativ botëror, anëtarët e të cilit, si të besuar të të gjithë njerëzimit, do të kontrollojnë përfundimisht të gjitha burimet e të gjitha kombeve përbërëse, duke nxjerrë ligje të tilla që do të kërkohen për të rregulluar jetesën, për të plotësuar nevojat dhe për të kombinuar marrëdhëniet e të gjitha racave dhe popujve. Një organ ekzekutiv botëror, i mbështetur nga një Forcë ndërkombëtare, do të zbatojë vendimet e arritura dhe do t'i verë në jetë ligjet e nxjerra nga ky legjislacion botëror, duke siguruar unitetin organik të të gjithë komonwealthit. Një gjykatë botërore do të gjykojë dhe do të japë vendimin e vet të detyrueshëm dhe final për të gjitha mosmarrëveshjet që mund të dalin në mes të elementeve të ndryshme që përbëjnë këtë sistem universal. Një mekanizëm i interkomunikimit botëror do të planifikohet, duke përfshirë të gjithë planetin, të çliruar nga pengesat dhe kufizimet nacionale, duke funksionuar me një shpejtësi të mrekullueshme dhe me rregullsi të përsosur. Një kryeqytet botëror do të veprojë si qendra nervore e qytetërimit botëror, fokusi drejt të cilit forcat unifikuese të jetës do të përqëndrohen dhe nga i cili do të rrezatohen influencat energjitike. Një gjuhë botërore ose do të shpiket ose do të zgjidhet në mes të gjuhëve ekzistuese dhe do të mësohet në shkolat e të gjitha kombeve të federuara si ndihmëse për gjuhën e tyre mëmë. Një shkrim botëror, një literaturë botërore, një sistem universal dhe botëror i kartëmonedhës, i peshave dhe i përmasave, do ta thjeshtësojë dhe lehtësojë marrëdhënien dhe mirëkuptimin në mes të kombeve dhe racave të njerëzimit. Në një shoqëri të tillë botërore, shkenca dhe feja, dy forcat më të fuqishme të jetës njerëzore do të pajtohen, do të bashkëpunojnë dhe do të zhvillohen harmonikisht. Shtypi, nën një sistem të tillë, duke u dhënë fushë të plotë shprehjes së pikëpamjeve dhe bindjeve tçë ndryshme të njerëzimit, do të pushojë së qëni i manipuluar keq nga interesat, qofshin private apo publike, dhe do të çlirohet nga influenca e qeverive dhe e njerëzve në konkurencë. Burimet ekonomike të botës do të organizohen, burimet e lëndës së parë do të kontrollohen dhe do të përdoren tërësisht, tregjet e saj do të kordinohen dhe do të zhvillohen, ndërsa ndarja e produkteve të tyre do të rregullohet me barazi.

Rivalitet kombëtare, urrejtjet dhe intrigat do të marrin fund, ndërsa armiqësia dhe paragjykimi racial do të zëvendësohen nga miqësia raciale, mirëkuptimi dhe koooperimi. Shakqet e divergjencave fetare do të hiqen përfundimisht, barrierat dhe kufizimiet ekonomike do të hiqen tërësisht dhe dallimet e tepruara në mes të klasave do të fshihen. Varfëria nga njëra anë dhe akumulimi i madh i pronarëve nga ana tjetër, do të zhduket. Energjia jashtëzakonisht e madhe e çliruar dhe e harxhuar në luftën, qoftë ekonomike apo politke, do t'u përkushtohet qëllimeve të tilla që do ta zgjerojnë fushën e shpikjeve njerëzore dhe të zhvillimit teknik, për rritjen e produktivitetit të njerëzimit, për shfarosjen e sëmundjeve, për zgjerimin e kërkimeve shkencore, për rritjen e standardit të shëndetit fizik, për t'i dhënë formë dhe për ta përsosur trurin njerëzor, për shfrytëzimin e burimeve të papërdorura dhe të panjohura në planet, për zgjatjen e jetës së njeriut dhe për çuarjen më tej të çdo veprimtarie tjetër që mund të stimulojë jetën intelektuale, morale dhe shpirtërore të të gjithë racës njerëzore.

Një sistem federal botëror, që ta sundojë mbarë botën dhe të ushtrojë autoritet të pakundërshtueshëm mbi të gjitha burimet e saj aq të mëdha sa nuk imagjinohen, që të kombinojë dhe të trupëzojë idealet e Lindjes dhe të Perëndimit, të çliruar nga mallkimi i luftës dhe vështirësitë e saj dhe të drejtuar nga shfrytëzimi i të gjitha burimeve të mudëshme të energjisë mbi sipërfaqen e planetit, një sistem në të cilin Forca bëhet shërbëtore e Drejtësisë, jeta e të cilit mbështet nga njohja universale e Perëndisë së vetme dhe që i qëndron besnik një Revelacioni të përbashkët - i tillë është qëllimi drejt të cilit po lëviz njerëzimi, i shtytur nga forcat unifikuese të jetës.61

Paqja Më e Madhe është një qytetërim i ri, një rend i ri botëror, jo i imponuar nga lart si një ideologji, por që buron nga bazat e bindjes së fuqishme të njëshmërisë së njerëzimit dhe të njëshmërisë themelore të fesë. E parë nga ky këndvështrim, toka është me të vërtetë vetëm një vend dhe njerëzimi qytetarët e saj. Mbi këtë themel njëshmëria e njerëzve mund të shihet si ndryshimet që sheh kopshtari në varietet e luleve të tij apo dirigjenti në intrumenta të ndryshme të orkestrës së tij; të gjitha janë me vlera dhe të gjithë kontribojnë në të ardhmen e përsosur.

Një qytetërim botëror kërkon një 'mitologji botërore'. Nga dita në ditë Bahá'u'lláhu bëhet edhe më i njohur si figurë sipërore - Manifestim i Perëndisë - që, në momente të caktuara të historisë u shfaq në vende të ndryshme dhe nën emra të ndryshme për t'u bërë qendra mistike nga e cila buruan etike dhe energjitë shpirtërore të qytetërimeve të mëdha dhe nga të cilat u drejtuan lutjet dhe adhurimi i miliona besimtarëve. Dijenia e revelacionit të ri po depërton në ndërgjegjen njerëzore, duke e rigjallëruar shpirtin e dështuar të njeriut, duke rikthyer dashurinë e tij për Perëndinë dhe duke e nisur zogun e zemrës së tij në një drejtim të ri drejt arritjes së atij vizioni të lavdishëm apokaliptik të shpalosur në librat e shenjta të së shkuarës dhe të ngulitur thellë në aspiratat e njerëzimit.

Kapitulli 4
REVELACIONI I RI

Lindja e Mesme në mes të shekullit të tetëmbëdhjetë jo vetëm që merrte pjesë në dekadencën e përgjithshme të botës, por ishte vetë epiqendra e epokës së errët, duke u zmbrapsur nga qytetërimi i madh. Shkëlqimi i Islamit, i cili në kulmin e vet e ndriçoi botën, kishte marrë fund, ndërsa injoranca, fanatizmi, ndyrësia dhe sëmundjet ishin mbizoruese anembanë botës Myslymane. Irani ishte në pikën më të ulët të konditave të tij. Por nga horizonti i atij vendi të errët dhe të mjerë, agoi dita e shpëtimit të njerëzimit.

Revelacioni i ri u pasua nga të gjitha shenjat dhe treguesit e lidhur me lindjen e një feje botërore. Kasneci i saj - Bábi ishte një Profet me të drejtën e Tij të shpallur prej parardhësve që përgatitën rrugën për ardhjen e Tij. Në Shiraz , Ai bëri deklaratën e Tij tek nxënësi i Tij i parë, ndërsa para një dite, nga ana tjetër e botës, u dërgua telegrami i parë. Nga Baltimor në Uashington telat çuan mesazhin 'Çfarë ka bërë Perëndia'.

Bábi zë një pozitë unike në historinë fetare të njerëzimit. Ai jo vetëm që ishte i Premtuari i Islamit, por e shpalli me forcë dhe vazhdimisht daljen eminente të Atij që do t'i plotësonte parashikimet e të gjitha feve botërore. Ai, Bábi, ishte kasneci i Atij të Premtuarit të të gjitha epokave, Zotit të Ushtrive, Princit të Paqes, që do të inaguronte Mbretërinë e Perëndisë mbi tokë, që e premtoi Krishti dhe do të nxirrte ligje dhe urdhëresa, principe shpirtërore dhe shoqërore të cilat do të vendoseshin dhe do t'i jepnin jetë epokës së ardhëshme të lumturisë njerëzore. Bábi i referohet Atij si 'Ai të cilin Zoti do ta manifestojë'.

Lajmi dhe njoftimi i Bábit ngjalli menjëherë opozitën e ashpër të klerit myslyman. Reagimi i tyre ishte i njëjtë si ai i Farisejve ndaj mesazhit të Jezusit dhe ata komplotuan me të njëjtën urrejtje fanatike për shkatërrimin e Bábit dhe të pasuesve të Tij. Gjumi i vdekjes së Iranit u trondit dhe filloi një periudhë e pabesueshme rrëmuje. Gjatë persekutimeve të para, me mijëra burra, gra dhe fëmijë u martirizuan në rrethanat e një poshtërsie të tmerrëshme. Në 1850 Vetë Bábi u ekzekutua publikisht në Tabriz.

Historia e shkurtër por e vrullshme e Bábit është regjistruar në raportet dhe në letrat e diplomatëve dhe të përfaqësuesve Evropianë për oborrin e Shahut, si dhe në tregimet e pavdekshme të Nabílit,62 një Bábí që i mbijetoi holokaustit. Kjo zgjoi interesin e Evropës intelektuale dhe u bë një subjekt kryesues në diskutimet e tyre.63

Sidoqoftë, nuk ishin as mësimet e Bábit as shpallja e Tij për paraqitjen eminente të të Premtuarit të të gjitha epokave, por bukuria e Tij rinore dhe martirizimi tragjik dhe egërsia me të cilën pasuesit e Tij u shfarosën që tërhoqi vëmendjen e botës Evropiane. Ata nuk e kuptuan se Dispensacioni i tij i shkurtër ishte pika e kthimit në historinë shpirtërore të njerëzimit, revelecioni i Tij ishte hallkë, periudhë e kalimit ndërmjet epokës së vjetër, profetike, të njerëzimit në rritje dhe epokës së re të pjekurisë. Duke u ngritur në lindje, u bë agimi shpirtëror i Ditës së re të Perëndisë.

Bábi përcaktoi për secilin nga nxënësit e Tij - Germat e të Gjallit, siç u quajtën ata - një detyrë të veçantë dhe i dërgoi ata anembanë vendit për t'i përgatitur njerëzit për ardhjen e 'Atij të Cilin Perëndia do ta manifestojë'. Në referimin e tij për ta, disa ditë pas deklaratës së tij, nuk u la atyre asnjë dyshim se u hap një Dispensacion i ri në fenë e përjetshme të Perëndisë. Ky që pason është një version i shkurtër i këtij referimi:

O miqtë e Mi të shtrenjtë! Ju jeni bartësit e emrit të Perëndisë në këtë Ditë. Ju jeni zgjedhur si thesaret e misterit të Tij. Është detyra e secilit prej jush të manifestojë atributet e Perëndisë e të shëmbëlleni me fjalë e me vepra shenjat e drejtësisë, të fuqisë e të lavdisë së Tij. Pikërisht anëtarët e grupit tuaj duhet të dëshmojnë për lartësinë e qëllimit, ndershmërinë e jetës suaj, realizmin e besimit dhe karakterin e lartë të devocionit tuaj. Se, me të vërtetë, Unë them, që kjo është Dita e treguar nga Perëndia në Librin e Vet ... Peshoni fjalët e Jezusit drejtuar dishepujve të Tij, ndësa i dërgonte përpara për të propaganduar Kauzën e Perëndisë. Ai i ftoi ata të ngrihen e të përmbushin misionin e tyre me fjalë si këto: 'Bile ju jini si zjarri që, në errësirën e natës, është ndezur mbi majën e malit. Le të shkëlqejë drita juaj para syve të njerëzve. ... Ju jeni kripa e tokës, por nëse kripa humbet shijen e saj, me se do të kriposet ajo? Në çdo qytet ku hyni për të shpallur e mësuar Kauzën e Perëndisë, shkalla e mënjanimit tuaj duhet të jetë e tillë, sa që ju në asnjë mënyrë nuk duhet të prisni as mish, as shpërblim nga njerëzit e tij. Madje, kur të largoheni nga qyteti, ju duhet të shkundni edhe pluhurin nga këmbët tuaja. ... O Shkronjat e Mia! Me të vërtetë Unë them, e lartësuar pafundësisht është kjo Ditë mbi ditët e Apostujve të së shkuarës. Madje, i pamatë është ndryshimi. Ju jeni dëshmitarët e Agimit të Ditës së premtuar të Perëndisë. ... Shpërndahuni anë e kënd kësaj toke e me këmbë të forta dhe zemra të shenjtëruara, shtroni udhën për ardhjen e Tij. Mos i vini veshin dobësisë e brishtësisë suaj, përqëndroni shikimin mbi fuqinë e pathyeshme të Zotit, Perëndisë suaj, Të Plotfuqishmit. A nuk e bëri Ai Abrahamin, në kohën e shkuar, të triumfojë mbi forcat e Nimrodit, pavarësisht se dukej sikur nuk po e ndihmonte atë? A nuk e bëri Ai Moisiun, shkopi i të cilit ishte i vetmi shok i Tij, të aftë të mundë Faraonin dhe ushtritë e tij? A nuk e ngriti Ai përmbi forcat e bashkuara të popullit izraelit Jezusin, që ishte i varfër e i ulët në sytë e njerëzve? A nuk i nënshtroi Ai fiset barbare dhe militante të Arabisë ndaj disiplinës së shenjtë e transformuese të Muhametit, Profetit të Tij? Ngrihuni në emër të Tij, Vini tërë besimin tuaj te Ai dhe jini të sigurt për fitoren përfundimtare.64

Për Mullá Ḥusayn, i pari që i besoi Atij, Ai la një mision të veçantë. Ai e drejtoi atë në Teheran, 'një qytet në të cilin fshihej një mister i një shenjtërie të tillë trasedenciale që as Hijázi65 ose Shírázi66 nuk mund të shpresojnë ta rivalizojnë'.67 Mullá Ḥusayni duhet t'i dërgonte një letër nga Bábi një personi të lartë në atë qytet, tek i cili ai do të udhëhiqej nga lart.

Kapitulli 5
FISNIKU I NÚRIT

Bahá'u'lláhu lindi si një fisnik dhe njëzet e shtatë vitet e para të jetës së Tij i kaloi nën ndikimin dukal, duke gëzuar të gjitha avantazhet që i jepte lindja prej fisniku dhe pasuritë. Ai u lind në Teheran në 12 Nëntor 1817 dhe u njihej si Mírzá Ḥusayn-'Alí. Ai u rrit në mes të oborrtarëve të Shahut duke u transferuar me ndryshimin e stinëve nga çifligu provincial i shkëlqyer i familjes në pallatin në kryeqytet.

Ai e kishte prejardhjen e Tij, nga njëra anë, nga Abrahami (Ati i Besnikut) nga gruaja e tij Katurah, ndërsa nga ana tjetër prej Zoroasterit, si dhe nga Yazdigird, mbreti i fundit i dinastisë Sásánide. Ai ishte mbi të gjitha një pasardhës i Jessit,68 dhe i përkiste nëpërmjet Atit të Tij, Mirzá 'Abbás i njohur më mirë si Mírzá Buzurg - një fisnik i lidhur ngushtë me rrethet ministrore të Oborrit të Fatḥ-'Alí Sháh, me njërin prej familjet më të lashta e më të njohura të Mázindarán.691

Fisnikët Persianë të atyre kohërave nuk bënin pjesë në mes të mendimtarëve, shkencëtarëve dhe filozofëve të botës. Në përgjithësi ata kishin pas edukim përtej një dijenie sipërfaqësore të shkrimeve të shenjta të Islamit, si dhe veprat më të njohura të literaturës Persiane; ata ishin mësuar të ngisnin kalin, të përdornin pushkën dhe të luftonin me shpatë. Ata shkëlqenin në artin e kaligrafisë. Vetë Persia ishte në dekompozim shumë të madh. Ishte, sipas frazës së Lord Curzonit, 'një shtet kishë' ku e gjithë mënyra e jetesës ishte nënshtrimi ndaj interpretimit të Islamit që bëhej nga një hordhi klerikësh injorantë, që, në kundërshtim me komandën e Kuranit për të kërkuar dijeni, e dënonin shkencën si djallëzi perëndimore. Nuk kishte gjyqe apo të drejta me kushtetutë. Familja e Mírzá Buzurgut erdhi nga Núri, distrikt i Mázindarán në kufijtë e Detit Kaspik ku ishin vendosur çifligjet e tyre. Ata ishin të famshëm për pasurinë dhe përdorimin e kujdesshëm të saj, një veçanësi që i dallonte ata nga shumica e fisnikëve të tjerë.

Që nga ditët më të hershme të jetës së Tij, Bahá'u'lláhu u njoh si i veçantë. Fëmijët e parakohshëm dhe shumë të talentuar nuk janë të pazakonshëm, por dallimi i Bahá'u'lláhut shtrihej përtej këtyre karakteristikave. Kishte një lartësim tek Ai, një madhështi natyrale që, e kombinuar me modestinë dhe zemërmirësinë, e bënte Atë edhe në fëmijëri, objekt të admirimit e të dashurisë në shkallë të gjerë. Ai mësoi të lexonte dhe të shkruante, por nuk ndoqi studimet shkollore apo akademike. Megjithatë, Ai merrte pjesë lirisht në diskutimet e subjekteve normalisht të konsideruara si të veçanta për teologët dhe për shkollarët, duke i mahnitur doktorët fetarë dhe të shkolluarit me dijeninë e Tij, me arsyetimin e Tij të qartë dhe me logjikën e pakundërshtueshme. Në moshën shtatë vjeçare, Ai paraqiti një rast në emër të Atit të Tij përpara Shahut dhe, qoftë nga tërheqja e Tij fëminore apo nga aftësia e argumentit të Tij, e fitoi aprovimin e monarkut.

Nëna e Tij shprehte habinë që Ai as qante as nuk e shqetësonte dhe babai i Tij shpejt e kuptoi se kishte një bir të jashtzakonshëm, të cilin ai e donte edhe më shumë. Një natë në një ëndërr ai e pa Bahá'u'lláhun duke notuar në një oqean të gjerë, pa kufi:

Trupi i Tij lëshonte mbi valë rrezatimin që ndriçonte detin. Rreth kokës, që mund të shquhej qartë përmbi valë, përhapeshin në të gjitha drejtimet flokët e Tij të gjatë, sterrë të zez, që lundronin në një hapësirë të madhe përmbi valë. Një mizëri peshqish u grumbulluan përreth tij, secili duke u mbajtur fort në fundin e një floku. Të magjepsur nga nuri i fytyrës së Tij ata e ndiqnin në çdo drejtim nga notonte Ai. Kaq i madh ishte numri i tyre e, megjithëse kapeshin me vendosmëri pas flokëve të Tij, dukej sikur asnjë fije floku nuk iu këput nga koka dhe as lëndimi më i vogël nuk preku personin e Tij. I lirë e i papërmbajtur, Ai lëvizte përmbi ujra, ndërsa të gjithë ata e ndiqnin.

Shënimet e Nabílit se ati i Bahá'u'lláhut, vezir, thirri një fetar të shquar të krahinës dhe i kërkoi atij ta interpetonte ëndrrën.

Ky njeri, sikur të ishte frymëzuar nga parandjenja e lavdisë së ardhshme të Bahá'u'lláh-ut, deklaroi: "Oqeani i pafund që ti ke parë në ëndërr, o Vezir, s'është gjë tjetër, veçse bota e qenies. I vetëm dhe i vetmi, djali tënd do të arrijë mbi të lartësinë supreme. Ai do të shkojë i papenguar kudo që i pëlqen. Askush nuk do t'i rezistojë marshimit të Tij, askush nuk do të ndalojë përparimin e Tij. Mizëria e peshqve tregon pështjellimin që ai do të ngrejë mes njerëzve dhe fiseve të tokës. Ata do të mblidhen rreth Tij e do të mbahen pas Tij. I sigurt nga mbrojtja e pavdekshme e Fuqiplotit, kjo gurgule nuk do ta dëmtojë kurrë personin e Tij dhe vetmia mbi detin e jetës nuk do ta rrezikojë sigurinë e Tij."70

Dr. J. E. Esslemont, njëri prej Bahá'íve të parë Britanikë, rregjistroi se 'Abdu'l-Bahái një ditë i tregoi atij sa pason për Bahá'u'lláhun:

Që në fëmijëri Ai ishte tepër i sjellshëm e bujar. E donte shumë jetën në natyrë dhe kohën më të madhe e kalonte në kopsht ose në fusha. Kishte një fuqi tërheqëse të jashtëzakonshme, që e ndienin të gjithë. Rreth tij gjithmonë grumbulloheshin njerëz. Ministra dhe ofiqarë të Oborrit e rrethonin Atë dhe fëmijët e donin shumë. Kur ishte vetëm trembëdhjetë ose katërmbëdhjetë vjeç, u bë i njohur për diturinë e Tij. Ai mund të bisedonte për çdo subjekt dhe të zgjidhte çdo problem që i parashtrohej. Në mbledhje të gjera ai hynte në diskutim me ulamatë (mullahë kryesorë) dhe shpjegonte çështje të ndërlikuara fetare. Të gjithë ata e dëgjonin atë me interesin më të madh.

Kur Bahá'u'lláhu ishte njëzet e dy vjeç, i vdiq i ati dhe, siç ishte zakon në Persi, qeveria donte që Ai të zinte vendin e t'et në ministri, por Bahá'u'lláhu nuk e pranoi këtë ofertë. Atëherë kryeministri tha: "Lëreni të qetë. Një pozitë e tillë s'është e denjë për të. Ai synon ndonjë qëllim më të lartë. Unë nuk e kuptoj dot atë, por jam i bindur se është i destinuar për ndonjë karrierë më të lartësuar. Mendimet e tij nuk janë si tonat. Lëreni të qetë."71

Një incident i bukur lidhet me njërën prej atyre ditëve kur Bahá'u'lláhu me disa shokë po vraponin me kalë nëpër provincë. Duke parë nga larg një të ri, të vetmuar pranë një rrëkeje, pranë të cilës ai kishte ndezur një zjarr dhe po gatuante për të ngrënë ushqimin e tij, Bahá'u'lláhu e pyeti në mënyrë miqësore, "Më trego o dervish, ç'je duke bërë?" "Jam i angazhuar në ngrënien e Perëndisë," ishte përgjigja. Bahá'u'lláhu u interesua kaq shumë nga thjeshtësia e përgjigjes së tij dhe nga mënyra e pandikuar e të riut sa Ai u zbavit dhe hyri me të në bisedë. Sjellja miqësore e paraqitur prej Bahá'u'lláhut e fitoi me shpejtësi zemrën e të riut, që në një kohë të shkurtër e pranoi pikëpamjen më të mençur për Perëndinë që Bahá'u'lláhu ia ofroi atij dhe u bë kaq miqësor ndaj këtij të panjohuri zemërmirë, misteroiz sa la mjetet e gatimit dhe e pasoi Atë. Më këmbë, pas kalit të Tij, ai vallëzoi duke kënduar vargjet e një kënge dashurie që ai e kompozoi ndërsa ecte. "Ti je Dielli udhërrëfyes, Ti je Drita e Së Vërtetës," ai këndonte. "Zbuloje Veten," ishte refreni i tij i vazhdueshëm. Emri i tij ishte Muṣṭafá dhe poema e tij më pas pati një qarkullim të madh në mes të dervishëve të zonës. Nabíli, që e tregon këtë episod, vriste mendjen nëse dervishi i pa shkolluar, i frymëzuar në një konditë kaq të gëzuar, ishte lejuar të kapte një thërrmijë të asaj lavdie sipërore që ende u ishte fshehur syve të njerëzve.72

Bahá'u'lláhu kishte një pasion tepër të madh për drejtësi. Ai e mbronte çështjen e të varfërve dhe të të shtypurve dhe asnjë nga ata që i shkonin atij për ndihmë nuk e refuzoi. Ai u tërhoq nga jeta e oborrit dhe që në moshë të re u njoh si 'Ati i të vafërve'. Në 1835, kur Ai ishte gati tetëmbëdhjetë vjeç, Ai u martua me 'Ásíyih Khánum, të cilën Ai e titulloi Navváb,73 nga qyteti i afërt i Yálrúdit. Ajo ishte bija e një veziri të krahasueshëm në pasuri me atë të Mírzá Buzurgut, duke i bërë njerëzit të komentojnë, 'Po i shtohet pasuria pasurisë.' (Thesaret e martesës së Navvábit u mbartën mbi kurrizin e dyzet mushkave.) Por gjithashtu thuhej për Bahá'u'lláhun se megjithë pasurinë e Tij të madhe nuk mund të mbijetonte për shkak të dorhapësisë që Ai kishte. Ishte dashuria e Tij për njerëzimin, shquarësia e Tij morale dhe respekti që kishin për Të oborrtarët dhe fshatarët që e bindën Mullá Ḥusayn, me të arritur në Teheran, se Mírzá Ḥusayn-'Alí - Bahá'u'lláh - ishte person i lartësuar të cilit ai duhet t'i dorëzonte letrën nga Bábi.

Ngjarja se si Mullá Ḥusayn u çua tek Bahá'u'lláhu është me interes të madhe dhe ka lidhje me temën tonë. Arriti në Teheran dhe u vendos në dhomën e një kolegji fetar dhe u lidh me fetarin e shquar që ishte në krye të kolegjit. Atij ai i dha lajmin e revelacionit që po agonte, vetëm për t'u qortuar ashpërsisht. Biseda u dëgjuar rastësisht nga njëri prej studentëve të kolegjit të cilit i erdhi shumë keq për të, atij vetë i bëri përshtypje Mullá Ḥusayni dhe u tërhoq nga mesazhi i tij. Kaq i ndikuar ishte ai nga të gjitha ato që dëgjoi, sa në mesnatë, në gjendjen e një trbullimi të madh, ai trokiti në derën e dhomës së Mullá Ḥusaynit dhe ia zbrazi zemrën atij. Mullá Ḥusayni dalloi në këtë vizitë jo të zakonshme udhëzimin që ai kërkonte dhe biseda pasuese, e perifrazuar nga rrëfimi i Nabílit, u bë.74

'Unë mund ta shoh tani pse vendosa të banoj në këtë vend. Cili është emri juaj dhe ku banoni ju?'

'Emri im është Mullá Muḥammad dhe unë vij nga Núri në provincën e Mázindarán.'

'A ka sot, në mes të familjes së të ndjerit Mírzá Buzurg-i-Núrit, i aftë për ta mbajtur karakterin e lartë dhe traditat e asaj shtëpie të shkëlqyer?'

'Po. Njëri prej bijve të tij e ka provuar vetveten, me jetën e tij virtuoze, me arritjet e tij të larta, me dashamirësinë dhe liberalizmin e tij, një pasardhës fisnik i një ati fisnik.'

'Cili është zanati i tij?'

'Ai e gëzon të pashpresin dhe e ushqen të uriturin.'

'Cili është rangu dhe pozita e tij?'

'Ai nuk ka asnjë, përveç miqësisë së të varfërve dhe të të panjohurve.'

'Si e ka emrin?'
'Ḥusayn-'Alí.'
'Si e kalon kohën?'

'Ai shëtit pyjet dhe zbavitet me mrekullitë e provincës.'

'Cila është mosha e tij?'
'Tetë dhe njëzet.'
'Unë besoj se ju e takoni shpesh atë?'
'Unë e vizitoj dendur shtëpinë e tij.'

'A do t'i jepni atij në dorë diçka të besuar nga unë?'

'Me sigurinë më të madhe.'

Mullá Ḥusayni atëhere i dha atij letrën e Bábit, të mbështjellë me një copë basme siç ishte zakoni Persian, me kërkesën serioze që ai t'ia jepte ditën tjetër dhe ta informonte atë prë përgjigjen. Mullá Muḥammadi shkoi në mëngjesin tjetër pasues në shtëpinë e Bahá'u'lláhut në Teheran, ku ai gjeti Mírzá Músá, vëllain e Bahá'u'lláhut, duke qëndruar tek porta. Mírzá Músá e çoi atë në prezencën e Bahá'u'lláhut dhe e vendosi letrën përpara tij.

Nabíli thotë se Bahá'u'lláhu e vështroi letrën dhe pastaj filloi të lexonte fragmente të caktuara me zë të lartë. Në fund të faqes Ai ndaloi dhe, duke u kthyer nga Mírzá Músái deklaroi se ishte pajisur me të njëjtin pushtet rigjenerues si Kurani.

Ky moment ishte një pikë kritike kthese në jetën e Bahá'u'lláhut. Fisniku i madh, që posedonte influencë, pushtet dhe pasuri të mëdha, persona grata në Oborr, u paraqit me një pretendim të cilin Ai e dalloi menjëherë të ishte reformimi fetar i pritur prej kohësh, i nevojshëm aq dëshpërimisht ne vendin e Tij, dhe që, Ai e dinte mirë, do të lëshonte mbi të gjithë që e mbështetnin atë urrejtje dhe persekutim të hidhur nga klasat sunduese të mbretërisë - kleri i korruptuar dhe zyrtarët e degjeneruar.

Për asnjë moment Ai nuk hezitoi. Ai e dërgoi përsëri studentin e ri tek Mullá Ḥusayni me një dhuratë dhe u ngrit për ta shpallur mesazhin e ri, duke përqafuar këshut Vetë çdo gjë që do të dilte në rrugën e Perëndisë. Rrugë prej të cilës ai kurrë nuk u lëkund dhe nuk u tërhoq. Varfëria, vuajtja, burgimi, mërgimi, shpifjet dhe urrejtja, gjithçka që raca njerëzore mund të grumbullonte përmbi Të ishin të pafuqishme ta ndaloni arritjen e misionit të Tij, të cilin Ai ua shpalli nga burgu dhe mërgimi mbretërve dhe sundimtarëve dhe popujve të botës. Ai, me komandë të Perëndisë dhe me pushtetin e Tij, e rigjeneroi dhe e unifikoi njerëzimin, duke hedhur themelet e paqes mbi tokë.

Kapitulli 6
MÍRZÁ ḤUSAYN-'ALÍ, BÁBÍ

Udhëtimi i parë që Bahá'u'lláhu ndërmori për ta çuar më tej revelacioni e ri ishte në shtëpinë e Tij stërgjyshore në Núr. Dijenia e Tij e pallogaritshme, elokuenca e tij e shkëlqyer dhe arritjet e mëdha ishin tashmë një gjë e zakonshme në atë pjesë të Iranit dhe ai u mirëprit në zonën e tij me entuziasëm të madh. Një numër i madh zyrtarësh dhe njerëzish të shquar e vizituan Atë, kuriozë të mësonin të rejat e kryeqytetit dhe të oborrit. Por Bahá'u'lláhu e përbuzte thashethemin dhe u prezatonte me elokuencë mesazhin e një revelacioni të ri, duke theksuar dobitë që do t'i sillte vendit të tyre.

Shumë prej atyre që e dëgjuan Atë u impresionuan aq shumë, sa ata vetë u treguan të tjerëve. Lajmet e një mesazhi të ri u përhapën me shpejtësi anembanë Mázindaránit dhe provincave trë tjera të Iranit, duke fituar pasues jo vetëm nga masa e madhe e të vafërve dhe e të shtypurve, por në një masë të madhe nga të shkolluarit, nga fetarët e rinj dhe nga shkallët e larta të rendit shoqëror. Lord Curzon, në Persia and the Persian Question [Persia dhe Çështja Persiane] deklaronte se rekrutët e tij u fituan nga mendjet më fisnike të Islamit.

Bahá'u'lláhu e dha maksimumin e influencës dhe të pasurisë së Tij për ta mbështetur. Ai bëri një udhëtim në Irak në qytetin e shenjtë të Karbila për t'i inkurajuar atje Bábítë. Kur u kthye në Iran, Ai ishgte gjeniu udhëzues i Konferencës kritike të Badashtit, ku Bábítë nga provinca të ndryshme u mblodhën si të ftuarit e Tij për ta diskutuar situatën e tyre. Shumë ngjarje dramatike ndodhën, si për shembull dalja e papritur, pa vello e Táhirih, poetja e famshme dhe mbrojtsja e emancipimit të grave. Atje u shpall hapur pavarësia e Besimit të ri dhe dallimi nga feja, traditat dhe ceremonitë e shkuara u bë i qartë.

Pozita e lartë e Bahá'u'lláhut, pasuria dhe influenca e aftësoi Atë për një kohë të shkurtër që t'i bënte shërbime jashtëzakonisht të mëdha Besimit të ri, por përfundimisht Ai u përpi në dallgën e ashpër të urrejtes fanatike të cilën klerikët e Islamizmit Shi'ah hodhën kundër Tij. 'Guvernatorët, magjistratët dhe agjentët civilë, anembanë provincave, të nxitur nga fushat monstruoze e fjalëve të këqija që dirigjohej nga klerikët dhe të shtytur nga lakmia e tyre për shpërblime në para, konkuronin në sferat e tyre përkatëse me njëri - tjetrin për gjurmimin dhe për grumbullimin e sharjeve kundër pasuesve të Besimit të nxjerrë jashtë ligjit.'75 I poshtëruar nga një turmë që e goditi Atë me gurë, i burgosur dy herë nga zyrtarët lokalë, i rrahur me thupër gjersa këmbët e Tij u përgjakën, Bahá'u'lláhu u urdhërua përfundimisht nga Muḥammad Sháhu vetë, që iu dorëzua keq përfaqësimeve këmbëngulëse, të arrestohej dhe të çohej në kryeqytet. Ky urdhër nuk u zbatua kurrë për shkak të vdekjes së papritur të sovranit.

Por ky nuk ishte më shumë se sa një shtytje e përkohshme e dënimit. Të plotfuqishmit 'ulamá,76 duke çuar në vdekje Bábin dhe duke eliminuar figurat më të mëdha që e kishin ndriçuar aq heroikish historinë tragjike të dispensacionit të Tij të shkurtër, tani e shihnin Bahá'u'lláhun si një pengesë për qëllimin e tyre të deklaruar të çrrënjosjes së kësaj herezie të urryer nga toka e Iranit. Bahá'u'lláhu u bë qendra e urrejtjes së tyre dhe shkatërrimi i Tij u bë qëllimi i tyre.

Rasti që ata donin u paraqit. U bë një përpjekje për atentat kundër Shahut nga një i ri Bábí i paqartë, një ndihmës në një dyqan konfeksionesh, që, i shtyrë nga dëshpërimi prej martirizimit të Mjeshtrit të tij të shumëdashur, mbushi një pistoletë me saçme zogu të paafta për ta vrarë njeriun. Me dy shokë të rinj në moshën e tij, ai priti anash rrugës, jashtë pallatit veror të monarkut. Kur Shahu doli, mbi shpinën e kalit, i riu shtiu me pitoletë kundër tij dhe disa nga saçmet e goditën, duke e plagosur lehtë atë.

Thirrja u ngrit menjëherë se këto ishin fakte të një komploti Bábí për ta përmbysur monarkinë dhe për ta shembur qeverinë. I riu Bábí u asgjesua menjëherë dhe copat e trupit të tij u ekspozuan nëpër Teheran. Shokët e tij u torturuan dhe patën fund të ngjashëm. Brenda një kohe të shkurtër çdo Bábí i njohur dhe gjithkush që, për çfarëdo arsyeje do të planifikohej si i tillë e kishte jetën në rrezik. Egërsia e holokaustit që pasoi ngjalli indinjim dhe tmerr në Evropë, intelektualët dhe njerëzit e ditur të së cilës, siç është treguar tashmë e bënë Bábin subjekt të interesit primar.

Bahá'u'lláhu, në kohën e incidentit, ishte mysafir i Vezirit të Madh në fshatin pranë vendbanimit veror të Shahut, ku ushtria perandorake ishte në fushim. Duke refuzuar këshillën e miqve të Tij, Bahá'u'lláhu shkoi me kalë trimërisht për në kampin perandorak, duke i lënë mjaft të habitur armiqtë e Tij, të cilët kishin shkuar për ta arrestuar Atë. Ai u arrestua, megjithë ndërhyrjen e Ministrit Rus, Princit Dolgorouki dhe u çua përgjatë rrugës së Síyáh-Chálit të tmerrshëm, Gropa e Zezë e Teheranit, 'një vend i ndyrë përtej krahasimit.' Ai deklaroi pafajshmërinë e Tij të plotë për 'atë vepër të keqe' një fakt që u zgjidh nga disa gjykata. Ai kujton se u dërgua 'Më këmbë dhe i lidhur me zinxhira dhe me kokë dhe këmbë të zhveshura, në qelinë e Teheranit.'77

Turma ndodheshin ngado të rreshtuar mes rrugës për ta tallur dhe për ta hedhur refuzimin e tyre mbi atë, i Cili kishte qenë gjithnjë miku dhe bamirësi i tyre. Në mes të tyre ishte një grua e vjetër me një gur në dorë, që nuk ishte në gjendje të ecte me procesionin. 'Më jepni mundësi ta hedh gurin në fytyrën e tij', lutej ajo, Bahá'u'lláhu e nxiti rojen të mos ia mohonte asaj atë që ajo e konsideronte si akt të merituar në sytë e Perëndisë.

Shtatëdhjetë vjet më pas, bija më e madhe e Bahá'u'lláhut Bahíyyih Khánum, në fund të jetës së saj, i tregoi Zonjës Blomfield, njërës prej Bahá'íve të parë anglezë, kujtimet e saj për ngjarjet tragjike të atyre ditëve. Ato janë të rregjistruara në Autostrada e Zgjedhur nga e cila është marrë ky fragment:

Nga dyert tona përzihej askush; tryeza mikpritëse ishte shtruar për të gjithë që vinin...

Ndërsa njerëzit e thërrisnin atin Tim 'Babai i të varfërve', ata e quanin nënën time si 'Nëna e ngushëllimit', megjithëse, natyrisht, vetëm gratë dhe fëmijët e vegjël e kishin parë fytyrën e saj pa vello...

Një ditë unë e mbaj mend shumë mirë edhe pse isha vetëm gjashtë vjeçe në atë kohë. Dukej se ishte bërë një atentat kundër jetës së Shahut nga një i ri Bábí gjysëm i çmendur.

Babai im ishte larg në shtëpinë e tij të provincës në fshatin e Niyávarán që ishte prona e tij, fshatarët e të cilit kujdeseshin që të gjithë për të.

Papritur dhe me nxitim një shërbëtor erdhi me një shqetësim të madh tek nëna ime.

'Mjeshtri, Mjeshtri, ai është arrestuar - Unë e pashë atë! Ai eci shumë milje! Oh, ata e rrahën atë. Ata thonë se ai ka vuajtur torurën e rrahjes me shkop! Këmbët e tij janë përgjakur! Ai nuk ka këpucë! Manteli i tij ka ikur! rrobat janë shqyer! Ka zinxhira në qafë!'

Fytyra e nënës së mjerë u bë e bardhë dhe më e bardhë.

Ne fëmijët u trembëm tmerrësisht dhe vetëm mund të qanim me hidhërim.

Menjëherë gjithkush, të gjithë kushërinjtë, miqtë dhe shërbëtorët ikën nga shtëpia jonë me tmerr, mbeti vetëm një shërbëtor Isfandíy r dhe një grua, pallati ynë dhe shtëpitë më të vogla që i përkisnin atij u plaçkitën shumë shpejt nga gjithçka; pajisjet, thesaret, të gjitha u vodhën nga njerëzit.78

Vëllai i Bahá'u'lláhut, Mírzá Músá, që mbeti besnik përgjatë jetës së tij, e ndihmoi nënën e shqetësuar dhe tre fëmijët të shpëtojnë, duke gjetur për ta një shtëpi të vogël pranë burgut ku ato të mund të rrinin të fshehura. Ásíyih Khánum mblodhi ato thesare të vogla që ajo mundi, të tilla si flori, kopsa të veshjes së saj të dasmës dhe shiti gjithçka për të nxjerrë paratë që të paguante burgaxhinjtë që t'i çonin ushqim Bahá'u'lláhut dhe ta mbante familjen e gjallë. Navváb e Ásíyih Khánum, qëndroi heroikisht gjatë gjithë këtij episodi edhe në vitet pasuese të tragjedisë dhe të mërgimit. Ajo vdiq në 'Akká në 1886 dhe eshtrat e saj tani shtrihen përkrah atyre të bijës së saj të shkëlqyer dhe të djalit të saj më të ri, ku ngrihen monumente të përshtatshme në oborret Bahá'í mbi Malin Karmel.

Pogromi kundër Bábíve tani u la pas dore dhe të gjitha shpresat, frika, thashethemet dhe lutjet u përqyëndruan mbi Bahá'u'lláhun. A do të shkatërrohej Ai? Askush nuk e dinte të ardhmen.

Kapitulli 7
I BURGOSUR NË SÍYÁH-CHÁL

I famshmi Síyáh-Chál - Gropa e Zezë e Teheranit - ishte një burg i nëndheshëm në të cilin asnjë rreze dielli nuk ishte penetruar ndonjëherë. Dikur ai kishte qenë rezervuar i banjove publike. Të paktë ishin ata që e mbijetuan ashpërsinë e tij për një kohë të gjatë.

Me të marrë lajmin për përpjekjen për atentat kundër Shahut, autoritet në Teheran, mblodhën së bashku tetëdhjetë Bábí të njohur dhe me arritjen e Bahá'u'lláhut në rrethanat që tashmë i treguam, e lidhën Atë dhe ata së bashku me zinxhirë dhe i hodhën ata në gropën e zezë. Vetë Bahá'u'lláhu tregon:

Me arritjen tonë Unë isha i pari që u çova në korridorin krejt të errët nga i cili Unë zbrita shkallë treshe për në vendin e qelisë së caktuar për Mua. Qelia ishte mbështjellë me errësirë të dendur dhe të burgosurit e tjerë ishin afërisht njëqind e pesëdhjetë persona: hajdutë, vrasës dhe plaçkitës. Edhe pse i mbushur plot, nuk kishte dalje tjetër përveç kalimit nga i cili Unë hyra. Asnjë pendë nuk mund ta penelojë atë vend, as nonjë gjuhë nuk mund ta përshkruajë kundërmimin e tij të neveritshëm. Shumica e këtyre njerëzve nuk kishin as rroba as shtretër për t'u shtrirë. Vetëm Perëndia e di atë që ra mbi Mua në atë vend të errët dhe me erë të ndyrë!79

Ky burg vlerësohej shumë dhe ishte i famshëm për dy nga intrumentat e tij kryesorë, zinxhirët e frikshëm të njohur si Salásil dhe Qará-Guhar. Bahá'u'lláhu e deklaroi se për katër muaj Ai 'u torturua dhe u lidh me zinxhirë me njërin apo tjetrin prej tyre'.80

Të burgosurit viheshin në dy rradhë, përballë njëri - tjetrit mbi perangat e drunjta në të cilat u vendoseshin këmbët. Ajri që ata thithnin ishte i qelbur; dyshemeja e gurtë ishte mbuluar me ndyrësi dhe e mbushur me insekte dhe asnjë ngrohtësi nuk çlirohej nga errësira e akullt e burgut. Çdo ditë njëri prej tyre nxirrej nga prangat e tij të drunjta dhe zinxhirat dhe çohej në trikëmbësh. Bahá'u'lláhu tregonte se si Ai i mësonte rreshtit përballë të këndonte vargje në përgjigje të njëri - tjetrit. Një rresht do të këndonte, 'Perëndia është i mjaftueshëm për mua; Ai me të vërtetë është Plotmjaftueshmi!', ndërsa tjetri ia kthente, 'Le të besojnë tek Ai Besimtarët.'81

'Abdu'l-Bahái, tetë vjeçar, shkoi ta shihte babain e tij në burg. Ai tregonte se në gjysmën e shkallëve për në qeli u bë aq errët sa Ai nuk mund të shikonte asgjë. Ai e dëgjoi Bahá'u'lláhun kur thirri, 'largoheni atë që këtej.' Ai u nxor jashtë dhe u ul të priste që të burgosurit të nxirreshin për të ngrënë ushqim.

Unë e pashë qafën e Bahá'u'lláhut me zinxhira dhe një tjetër, që të dy të lidhur me të njëjtat pranga, një prangë rreth qafës së Tij dhe tjetra rreth personit që ishte lidhur me Të. Pesha e zinxhirit ishte aq e madhe sa qafa e Tij ishte përkulur; Ai ecte me vështirësi të madhe dhe Ai ishte në një gjendje mjaft për të ardhur keq. Rrobat e tij ishin shqyer dhe dërmuar; bile edhe kapelja mbi kokën e tij ishte grisur. Ai ishte në sprovën më të vështirë dhe shëndeti i Tij po e braktiste. Ata më çuan dhe më ulën mua dhe e morën Atë tek vendi ku ishte një pellg, në mënyrë që Ai të mund ta lante fytyrën e tij. Pastaj ata e morën Atë përsëri në burg dhe, megjithëse Unë isha fëmijë, u trondita aq shumë sa humba ndjenjat.82

Në këto vende të errëta dhe të trishtuara, në mes të konditave të tilla të tmerrshme 'Ai të cilin Perëndia do ta manifestojë', Krishti i kthyer në lavdinë e Atit, e mori mandatin e Tij hyjnor dhe u vesh me pushtetin dhe autoritetin të Premtuarit të të gjitha kohërave, Princi i Paqes, i pritur, i kërkuar, për të cilin luteshin në të gjitha krahinat e njerëzimit.

E krahasuar vetëm me episodet e Moisiut dhe të Drizës së Përflakur, të Zoroasterit dhe të Shtatë Vizioneve, të Budës nën pemën Bodhi, me zbritjen e Kumurisë mbi Jezusin, me zërin e Gabrielit që e komandonte Muḥammadin 'thirr në emër të Zotit Tënd', eksperienca e Bahá'u'lláhut në Síyáh-Chál është unike:

Gjatë ditëve që unë qëndrova në burg në Teheran, megjithë pesha marramendëse e zinxhirëve dhe ajri me erë të keqe më lejonte mua të flija fare pak, megjithatë në ato momente jo të zakonshme të dremitjes Unë ndieva se si diçka rrodhi nga maja e kokës Sime përmbi gjoksin Tim, ashtu si një përrua i fuqishëm që rrjedh mbi tokë nga maja e një mali të lartë. Çdo gjymtyrë e trupit Tim, si rezultat, u ndez zjarr. Në momente të tilla gjuha Ime recitonte atë që askush nuk do të mund ta dëgjonte dot.83

Një natë, në një ëndërr, këto fjalë të lartësuar u dëgjuan nga çdo anë: 'Me të vërtetë, Unë do të bëj Ty fitimtar me Veten Tënde dhe me Pendën Tënde. Mos të të vijë keq për atë që të ka ndodhur Ty, as mos u frikso Ti, sepse ti je i sigurt. Së shpejti Perëndia do të ngrejë thesaret e tokës - njerëz që do të ndihmojnë Ty me anë të Vetes Tënde dhe nëpërmejt Emrit Tënd, me të cilin Zoti i ka gjallëruar zemrat e atyre që e kanë njohur atë.'84

Ndërsa i gllabëruar nga telashet Unë dëgjova një zë të ëmbël aq të mrekullueshëm, që thërriste mbi kokën Time. Duke kthyer fytyrën Time, Unë pashë një Vashë - trupëzimi i kujtimit të emrit të Zotit Tim - të qëndronte pezull në ajër përpara Meje. Kaq e gëzuar ishte ajo në shpirtin e saj sa fytyra e saj ndriçonte me stolinë e kënaqësisë së mirë të Perëndisë dhe faqet e saj përskuqnin me ndriçimin e të Gjithëmëshirshmit. Në mes të tokës dhe të qiellit ajo bëri një thirrje që skllavëronte zemrat dhe mendjet e njerëzve. Ajo i dha edhe qenies Sime të brendëshme edhe qenies së jashme lajmet e gëzuara që e lumturuan shpirtin Tim dhe njerëzit e personat e shërbëtorëve të nderuar të Perëndisë. Duke treguar me gishtin e saj kokën Time, ajo iu drejtua të gjithëve që janë në qiell dhe të gjithëve që janë mbi tokë, duke thënë: 'Për Perëndi! Ky është Më i Shumëdashuri i botërave dhe ende ne nuk e kuptojmë. Ky është Mrekullia e Perëndisë në mes jush dhe pushteti i sovranitetit të Tij përbrenda jush. Nëse ju kuptoni. Ky është Misteri i Perëndisë dhe Thesari i Tij, Kauza e Zotit dhe Lavdia e Tij për të gjithë që janë në mbretëritë e Revelacionit dhe të krijimit, nëse ju jeni nga ata që kuptoni.'85

Në të gjithë historinë fetare të njerëzimit nuk ka pasur ndonjë sqarim aq direkt, të qartë dhe të detajuar të emërimit nga Perëndia të shfaqësit të Tij të zgjedhur të madhështisë, pushtetit dhe autoritetit që është gjithmonë i Tiji. Ky është Shpirti, Qenia i Cili kishte përpara Abrahamin dhe do të jetë për gjithmonë.

Kapitulli 8
MËRGIMI

Askush nuk e dinte apoteozën e Bahá'u'lláhut në atë vend tepër të lagët dhe të zymtë, një përvojë që e bëri Atë të imunizuar nga çfarëdolloj makinacionesh që urrjetja fanatike e armiqve të Tij mund të sajonte. Trupi i Tij i duronte gjurmët e poshtërsive të tyre dhe zemra e Tij do ta duronte tradhëtinë, shpifjet dhe poshtërimet, por asgjë nuk do ta pengonte Atë nga zbatimi i misionit të Tij të përcaktuar nga Perëndia.

Përpjekje të mëdha u bënë për ta nxjerrë Atë nga burgu. Motra e Tij bëri ndërhyrje personale tek Shahu për jetën e vëllait të saj. Disa nga miqtë e Tij me pozitë mundësuan ngritjen e një numri gjykatash, të cilat që të gjtiha e nxorën Atë të pafajshëm për përpjekje për atentat; vëllezërit e Tij dhe kushërinjtë e afërm ishin të palodhur në përpjekjet e tyre dhe një farë Mullá, me mbiemrin 'Azim, deklaroi publikisht fajësinë e tij në komplot dhe e nxori krejt të pafajshëm Bahá'u'lláhun. Disa herë u autorizua nxjerrja e Tij, por 'ulamát e penguan atë. Përfundimisht ishte ndërhyrja vendimtare e ministrit Rus që e arriti këtë, një shërbim që Bahá'u'lláhu e deklaroi më pas në letrën e Tij për Carin (shih kapitullin 14).

Veziri i Madh fitoi miratimin me pahir të monarkut për nxjerrjen e Bahá'u'lláhut dhe i dërgoi përfaqësuesit e Tij në Síyáh-Chál për ta marrë Atë. Duke përbuzur veshjet e pastra që iu ofruan Atij, Ai u paraqit para anëtarëve të qeverisë perandorake me veshjen e tij të burgut. I tmerruar me pamjen që Ai kishte, Veziri i Madh, iu adresua Atij: 'Nëse do ta kishe zbatuar këshillën time dhe do të shkëputeshe nga Besimi i Siyyid-i-Báb, kurrë nuk do t'i kishe vuajtur dhembjet dhe poshtërimet që u grumbulluan mbi ty.'

Bahá'u'lláhu u përgjegj,'Nëse ti, nga ana jote, do t'i pasoje këshillat e Mia, punët e qeverisë nuk do ta kishin arritur këtë fazë kritike.'

'Çfarë më këshillon ti që të bëj?' pyeti Kryeministri.

'Komandoi guvernatorët e mbretërisë që të mos derdhin më gjak të pafajshëm, të mos plaçkitin pronat e tyre, të pushojnë së çnderuari gratë e tyre dhe të mos i dëmtojnë fëmijët e tyre', ishte përgjigja e menjëhershme.

Veziri i Madh veproi menjëherë sipas kësaj këshille, por instruksionet e tij provuan të ishin vetëm të përkohshme dhe u bind vetëm pjesërisht.86

Çfarë gëzimi, çlirimi dhe mirënjohjeje vërshoi në zemrat e Navvábit dhe në fëmijët e saj kur i shumëdashuri i tyre u kthye tek ata! Çfarë keqardhjeje kur ata panë shenjat e zinxhirëve mbi qafën e Tij dhe këmbët e plagosura ende të pashëruara pas rrahjes me shkop dhe nga prangat. Kujdesi i tyre i devotshëm për shërimin e shëndetit të Tij ishte tepër i shkurtër. Ende nuk ishin ribashkuar mirë, kur morën dekretin e Shahut për t'u mërguar. Bahá'u'lláhut iu la një muaj për të ikur përjetësisht nga territori i Persisë dhe iu lejua të zgjidhte vendin e mërgimit të Tij.

Ministri Rus ofroi menjëherë mbrojtjen e qeverisë së tij dhe çdo ndihmë për Bahá'u'lláhun dhe për familjen e Tij që të vendosej në Rusi. Bahá'u'lláhu me mirënjohje nuk pranoi dhe vendosi të banonte në Bagdad. Iraku në atë kohë ishte nën sundimin Turk, Sulltani ishte gjithashtu Kalifi i gjithëfuqishëm i Islamit Sunni; Persia ishte dhe është në pjesën dërrmuese Shi'ah.87

Udhëtimi nga Teherani në Bagdad, një distancë prej katërmijë miljesh, do të kërkonte tre muaj kohë, Ai do të bëhej në mes të dimrit, mbi malet e mbuluara me borë të Persisë Perëndimore. Bahá'u'lláhu, e shpenzoi të gjithë pasurinë e Tij të madhe, megjithatë ende nuk ishte shëruar nga vuajtjet e Síyáh-Chál, nuk ishte në gjendje të përgatitej siç duhej për një udhëtim të tillë dhe ndihmesa e qeverisë ishte mjaft e papërshtatshme. Disa komentatorë shprehën opinionin se kjo ishte një politikë e vetëdijshme, e ndjekur me shpresën se robi i shquar, i dobësuar dhe në mjerim, do t'u nënshtrohej vështirësive që do të krijoheshin.

Në dymbëdhjetë Janar, 1853 karvani u nis nga Teherani: Bahá'u'lláhu; Navvábi, që ishte hipur mbi një lloj tende mbi një mushkë, 'Abdu'l-Bahái, biri më i madh, një djalë nëntë vjeçar; Bahíyyih Khánum, bija, shtatë vjeçare; dy vëllezërit e Bahá'u'lláhut, Mírzá Músá dhe Mírzá Muḥammad-Qulí që i mbetën Atij besnikë gjer në fund të jetës së tyre. Fëmija i tretë, Mírzá Mihdí, vetëm dy vjeçar dhe delikat, u la nën kujdesin e stërgjyshes së tij nga nën gjersa të vinte koha e përshtatshme për të që të bashkohej me prindërit e tij. Ky grup i vogël mërgimtarësh shoqërohej në tokën e tyre të lindjes nga një oficer i truprojës perandorake Persiane dhe nga një zyrtar që përfaqësonte Legatën Ruse.

Megjithëse kishin pak ushqim, kondita të këqija, mbrojtje të papërshtatshme kundër të ftohtit, çdo shpresë që kishin armiqtë e Tij ishte e dënuar të zhgënjehej. Mërgimtarët i mbijetuan që të gjithë rreziqet e udhëtimit dhe arritën në Bagdad në 8 Prill 1853. Në mes të shumë incidenteve gjatë rrugës - vështirësitë, shqetësimet, ngjitjet - njëri hedh dritë mbi Bahá'u'lláhun dhe mbi influencën që ushtronte Ai. Guvernatori i Karandi, një qytet në territorin Persian pranë kufirit Irakian, ofroi një 'pritje të ngrohtë dhe entuziaste' për udhëtarët. 'Atij iu kthye, si shpërblim, një mirësi e tillë prej Bahá'u'lláhut sa njerëzit e të tërë fshatit u ndikuan, dhe vazhduan, për një kohë të gjatë, t'u ofrojnë një mikpritje të tillë pasuesve të Tij, që shkonin për në Bagdad, duke u bërë të njohur si Bábítë.'88

Në një meditim të shkruar gjatë atij udhëtimi të tmerrshëm Bahá'u'lláhu shfaqte:

Perëndia Im, Mjeshtri Im, Dëshira Ime! ... Ti e ke krijuar këtë atom të pluhurit me anë të pushtetit të përkryer të fuqisë Tënde dhe e ushqeve Atë me duart e Tua që askush nuk mund t'i lidhë me zinxhirë... Ti ke destinuar për Atë, sprova dhe vështirësi që asnjë gjuhë nuk mund t'i përshkuajë, as ndonjë nga Tabelat e Tua nuk i rrëfen dot siç duhet. Fyti që Ti e kishe mësuar të ta prekte mëndafshi, ti, më në fund, e kape me zinxhira të fuqishëm, ndërsa trupi të cilin Ti e rehatoje me veshje të qëndisura dhe copa të buta, më së fundi ia nënshtrove poshtërimit të qelisë. Dekreti Yt më lidhi Mua me zinxhirë të panumërt dhe më hodhi në qafë zinxhira që akush nuk mund t'i thyejë. Një numër vitesh kaluan në vuajtje të tilla që ranë mbi mua, si shira mëshire... Sa të shumta ishin netëtë gjatë të cilave pesha e prangave dhe zinxhirave nuk më linte Mua të pushoja dhe sa të panumërta ditët gjatë të cilave paqja dhe qetësia më mohosheni Mua, për shkak të duarve dhe gjuhëve të njerëzve me të cilat më torturonin Mua! Buka dhe uji që Ti nëpërmjet mëshirës Tënde gjithëpërfshirëse e jep edhe për egërsirat e fushas, ata, për një kohë, ia ndaluan këtij shërbëtori, edhe gjërat që ata nuk ua imponuan atyre që hoqën dorë nga Kauza Jote, të gjitha m'i imponuan Mua, gjersa, më në fund, dekreti Yt u fiksua në mënyrë të padiskutueshme dhe kërkesa Jote e thirri këtë shërbëtor të ikte nga Persia, i shoqëruar nga një numër njerëzish dhe fëmijësh delikatë në moshë të njomë, në këtë kohë, kur i ftohti është aq intensiv sa askush nuk mundet as të flasë, ndërsa akulli dhe dëbora është kaq të shumtë sa është e pamundur të lëvizësh.89

Ky episod mizor mbaroi me një notë më të lumtur. Në fushimin e parë, pasi u kalua kufiri Irakian, ndaluan në një kopësht plot me lule të pemëve të portokallit dhe të kumbullave. Përrenjtë reflektonin dritën e diellit dhe zogjtë këndonin. Kur ata arritën në këtë vend pushimi të bekuar, Bahá'u'lláhu u tregoi bashkudhëtarëve të Tij se të gjitha shpresat dhe planet e armiqve të Tij përfunduan në hiç.

Por kjo nuk shënonte ditë më të mira.

Kur Bahá'u'lláhu doli nga burgu ai ishte, siç e njihte e gjithë bota, ende një Bábí. Bile as kushuririt të tij më të afërt Ai nuk ia besoi sekretin që digjej përbrenda Tij dhe Ai nuk duhej të bënte një deklratë publike të misionit të Tij gjersa të kalonin dhjetë vjet.

Shumë vjet më pas Bahíyyih Khánum tregonte se ishte një rrezatim i brendshëm tek Ai edhe Shoghi Effendi deklaron tek Perëndia kalon pranë se 'disa nga nxënësit e Tij, të shquar për urtësinë e tyre dhe përkushtimin dhe devocionin e tyre personal ndaj Atij, kuptuan rrezatimin e lavdisë ende të pazbuluar që e kishte përmbytur shpirtin Tij dhe, vetëm për shkak të influencës së Tij kufizuese, nuk e përhapën sekretin e Tij, për ta shpallur atë anembanë.'90

Bábi e kishte përcaktuar gjysmë vëllain e Bahá'u'lláhut, Mírzá Yaḥyá si kreun nominal të komunitetit Bábí, një lëvizje që mendohej prej njerëzve të logjikshëm se i sillte një mbrojtje të vogël Bahá'u'lláhut, të cilin Bábi e dinte të ishte 'Ai që Perëndia do ta shfaqë'dhe tek i cili Ai dërgoi, pikërisht përpara martirizimit të Vet, pendat, vulat dhe letrat e Tij. Megjithë avantazhet e prejardhjes së tij, Yaḥyá ishte i dobët, frikacak, tepër ambicioz dhe krejtësisht i privuar nga çdo cilësi udhëheqejeje. Pas martirizimit të Bábit dhe bile gjatë burgimit të Tij përpara asaj ngjarjeje heroike, Yaḥyá u fsheh duke ndërruar disa emra hga frika se mos humbte jetën, duke ndaluar Bábítë që ta njihnin atë, të bisedonin me të në publik apo të tregonin vendodhjen e tij. Ishte Bahá'u'lláhu të cilit ata i drejtoheshin pët udhëzime, mbështetje dhe inkurajim. Kur Ai u arrsteua dhe u burgos, u hoq faktikisht edhe figura e fundit në mes të pasuesve të Bábit me autoritet dhe me karakter të mjaftueshëm për të drejtuar udhëheqjen që nevojitej aq shumë. Gjendja e tyre ishte me të bërtetë për të ardhur keq, të mbetur pa bari, të nxjerrë jashtë ligjit, të raskapitur.

'Shpresa e tyre e vetme ishte ardhje e Atij të cilin Perëndia do ta manifestojë', për të cilin Bábi dhe mijëra bashkëbesimtarë sakrifikuan jetën e tyre. Bábi e kishte treguar qartë se paraqitja e Tij ishte e afërt - shumë vetave u ishte thënë se do ta shikonin Atë; të gjithë duhet të përgatiteshin për ardhjen e Tij. Kjo pritje tani u bë fokusi i mendimeve të tyre, i lutjeve të tyre, i perspektivës së jetës së tyre. Kaq imperative sihte nevoja dhe dëshira e tyre sa disa bile bënë pretendimin mahnitës për të qenë Ai. Fantazia tragjike e pretendimeve të tilla ishte një veprim i dëshpërimit të tyre dhe i rënies shpirtërore që i kishte pushtuar ata.

Njëri prej këtyre pretenduesve ishte Siyyid Muḥammad-i-Iṣfáhání, më pas doli si antikrishti i Revelacionit Bahá'í. I motivuar nga ambicja e tepruar, ai e shihte vetveten si kreun e komunitetit Bábí - 'Mbret i Bayánit'91 siç thuhej se e thërriste vetveten. Ai dallohej në emërimin e Yaḥyá mundësinë për të arritur ambicjen e tij. me lajka dhe duke e nxitur pretendimin e Yaḥyá për të qenë zëvendësuesi i Bábit, ai e dominoi me lehtësi Yaḥyá e dobët dhe pa mend dhe e mashtroi atë në komplotet e intrigat dhe aktet kriminale, pa u ndalur as nga vrasja.

Bahá'u'lláhu, kur arriti në Bagdad, filloi detyrën të cilën Ai ishte betuar ta ndërmerrte që kur ishte në errësirën e Síyáh-Chál. Ai do të ngrihej për rilindjen e komunitetit të pafat Bábí, të rrahur, pa shtëpi, pa udhëheqje, pa rikthim në drejtësi apo në të drejta njerëzore. Një numër i këtyre viktimave të mjera ishin arratisur për në Bagdad dhe në rrethinat e tij, duke kërkuar siguri. Ata kishin me të vërtetë nevojë për reabilitim: Të dezilizionuar, të zhytur në mjerim shpirtëror dhe mendor, pa udhëheqje apo autoritet të mjaftueshëm për t'i gëzuar zemrat e tyre, për t'i zgjidhur dyshimet e tyre apo për t'i ribashkuar ata, që t'ua kthente dinjiteti. Bahá'u'lláhu tani duhet të përballontenjë punë shumë të madhe, por e gjeti Vetveten përballë intrigava të Mírzá Yaḥyá, të drejtuar dhe të manipuluar prej Siyyid Muḥammad.

Bahá'u'lláhu e respektonte emërimin e Bábit dhe reagoi ndaj armiqësisë së madhe të Yahy me butësi dhe durim. Në ditët e para, sipas kërkesës me shkrim të Bábit, ai kishte paguar për edukimin dhe brumosjen e Yaḥyá, dhe në rastin e famshëm në Ámul, kur Ai dhe shokët e Tij u arrestuan dhe u rrahën me shkopinj, Bahá'u'lláhu ndërhyri në emër të Yaḥyá, duke thënë se ai ishte vetëm njëri nga pasuesit e Tij. Ai e ofroi Vetveten si sakrificë për të gjithë grupin dhe i vuajti torturat gjersa këmbët i nxorrën gjak.92

Ai tani iu bind kërkesës së Yahy për një sasi parash që e mundësuan atë të mbetej i panjohur, si frikacak që ishte dhe të vendosej në Bagdad si shitës qefinësh.

Dominimi i Bahá'u'lláhut ishte i tillë sa një numër i madh Bábítësh dhe të tjerët filluan të mblidhen pas prezencës së Tij. Madhështia e Tij morale dhe lartësia e shpirtit i tërhoqi njerëzit tek Ai nga të gjitha shtresat e shoqërisë, të zellshëm pëpr të marrë rreze nën ndriçimin që dilte prej Tij dhe për të shijuar lartësimin që të gjithë e provonin në prezencën e Tij. Shenjat e unitetit dhe gjallëria e dikurshme e Bábítëve filloi të ringjallej dhe, ndërsa lajmet e influencës në rritje të Bahá'u'lláhut filluan të shkojnë përsëri në Persi, filluan të shkojnë në Bagdad gjithmonë e më shumë Bábí të persekutuar, për të kërkuar strehën e Tij.

Të gjitha këto ishin karburant për urrejtjen dhe xhelozinë e papërmbajtur të Siyyid Muḥammadit, që u hodh për ta shkatërruar Bahá'u'lláhun. Ai rekrutoi një bandë rufjanësh për t'i sulmuar njerëzit në rrugë, për t'i thyer dyert e faltoreve të shenjta dhe për të vjedhur ornamentet, për të krijuar rrëmuja në pazar dhe për t'i lënë të gjitha këto poshtërsi në kurriz të Bábíve. Yahy nisi një fushatë shpifjesh, intrigash dhe makinacionesh sekrete kundër mërgimtarëve dhe atyre që kishte rreth vetes. Insinuatat e tij, të përhapura nëpërmjet letrave dhe thashethemexhinjve, u përpoqën ta potretizonin Bahá'u'lláhun si uzurpator.

Kjo fushatë që përpiqej ta injoronte qëllimin e mirë të Bahá'u'lláhut, t'i rriste dyshimet dhe konfuzionin që e kishin trazuar këtë komunitet të mundur dhe që ta bënin atë të kishte opinion të keq tek autoritet, filluan ta rrezikonin Besimin e Bábit. Çdo urdhëresë dhe këshillë që buronte nga penda e Bahá'u'lláhut keqinterpretohej, sfidohej dhe kritikohej dhe u bë një përpjekje e dështuar për ta dëmtuar Atë fizikisht. Të gjitha përpjekjet e Tij për ta rregulluar situatën e dëshpëruar pengoheshin dhe bëheshin shkak për mungesë më të madhe uniteti. kIshte vetëm një zgjidhje dhe Bahá'u'lláhu e mori atë.

Në mëngjesin e 10 Prilli 1854 familja e Tij u ngrit dhe vuri re se ai kishte shkuar.

Kapitulli 9
DARVÍSH MUḤAMMAD I-ÍRÁNÍ

Kthimi i Bahá'u'lláhut në malësitë e largëta të Kurdistanit, kujton raste të ngjashme në jetën e Manifestimeve të Perëndisë. Qëndrimi i Moisiut në shkretëtirën e Paranit, vitet e meditimit të Gautama Buddha dyzetë ditët e netët e Jezusit në shkretëtirë, kthimi i Muḥammadit në shpellat e Malit Hira, të gjitha konsiderohen si periudha të përgatitjes për detyrat e tyre botëtronditëse. Në kuadrin e rrethanave shqetësuese që mbizotëronin në Bagdad dhe mosdashja e Bahá'u'lláhut që ta deklaronte ende misionin e Tij, na bëjnë të mos habitemi kur të lexojmë nga Penda e Tij,

I vetmi qëllim i vetmisë Sonë ishte të evitonim që të bëheshim objekt përçarjeje për besimtarët, burim shqetësimi për shokët Tanë, mjet dëmtimi për çdo shpirt ose shkak brenge për çdo zemër.93

I maskuar si dervish, i veshur keq, më këmbë dhe vetëm me një shoqërues, me emrin fallco Darvísh Muḥammad-i-Irání, Bahá'u'lláhu nisi një udhëtim prej dyqind miljesh për në pjesën verilindore të Irakut në kufi me Persinë, një zonë e egër malore 'njerëzit e ashpër dhe luftarakë të së cilës ishin të njohur për armiqësinë e tyre të stërlashtë ndaj Persianëve, të cilët ata i konsideronin si tradhëtarë të Besimit të Islamit dhe nga të cilët ata ndryshonin në pikëpamje, racë dhe gjuhë'.94

Ne kërkuam strehë në majën e një mali të largët që ndodhej rreth tri ditë larg nga vendbanimi më i afërt njerëzor. Paisjet jetësore mungonin plotësisht. Në mbetëm krejt të izoluar nga shokët Tanë ...95

Zogjtë e ajrit ishin shokët e Mi dhe egërsirat e fushës bashkëpunëtorët e Mi...96

Shumë netë Në nuk kishim ushqim për jetesë dhe shumë ditë trupi im nuk gjente prehje.97

Shoku i tij, Áqá Abu'l-Qásim, duke u kthyer nga një vizitë tregëtie në Persi, u kap nga banditët dhe u vra, kështu që Bahá'u'lláhu mbeti krejtësisht i vetmuar.

Mali që i dha Atij strehë ishte Sar-Galú, në majën e të cilit - si dhe në njërën prej shpellave të tij - Ai kaloi më shumë se dy vjet të largimit të Tij. Në këtë 'strukturë të ashpër',98 të përdorur nga fshatarët e krahinës vetëm gjatë stinës së pranverës dhe të vjeshtës, Ai e shëtiti shkretëtirën i vetmuar dhe i pandihmuar në luftën e Tij për t'u aftësuar për pozitën dhe misionin e vështirë për të cilin Ai ishte thirrur. Ai dëshmoi në vitet e mëpastajme.

Nga sytë Tanë ranë lot hidhërimi e në zemrën Tonë të përgjakur u ngrit një oqean dhimbjesh agonie.99

Dhe përsëri

Për Atë që e ka qenien Time në dorën e Vet! Me gjithë ato rrebeshe hidhërimesh e fatkeqësish të pareshtura, shpirti Ynë ishte gjithë gëzim e lumturi dhe tërë qenia Jonë shfaqte një hare të parrëfyshme. Sepse në vetminë Tonë nuk ishim në dijeni as për dëm e as për fitim, as për shëndet e as për sëmundje, të cilitdo shpirti qoftë. Të vetmuar, Ne komunikonim me shpirtin Tonë, duke harruar botën dhe gjithshka gjendet në të.100

Shoghi Effendi, duke shkruar për ato ditë, u referohet 'odeve që Ai shkroi, ndërsa bënte devocionet e Tij gjatë atyre ditëve të vetmisë së plotë ... lutjet dhe monologjet të cilat, në vargje dhe në prozë, edhe në Arabisht në Persisht, derdhnin nga shpirti i Tij i bërë plumb prej mjerimit, shumë nga të cilat Ai e kishte bërë zakon t'i këndonte Vetë me zë, në agim dhe gjatë vëzhgimeve të natës...'101 Ai i përshkruante ato si'parardhëse të atyre veprave të pavdekshme - Qitapi Ikan, Fjalët e Fshehura dhe Shtatë Luginat - të cilat në vitet që pasuan Deklaratën e Tij në Bagdad, do ta pasuronin gjerësisht dhe vazhdimisht volumin e madh të shkrimeve të Tij, duke hapur rrugën për lulëzimin e mëtejshëm të gjeniut të Tij profetik në Shpalljen e Tij epokëkrijuese për botën, duke i drejtuar në formën e Letrave të fuqishme për mbretërit dhe sunduesit e njerëzimit dhe përfunidmisht për frutëzimin e Misionit të Tij në Ligjet dhe Urdhëresat e Dispensacionit të Tij të formuluar gjatë mbylljes së Tij në Burgun Më të Madh të 'Akkás.102

Zinxhiri i ngjarjeve që çuan në përfundimin e izolimit të Bahá'u'lláhut ishte një kthim i fuqishëm i atyre ndërhyrjeve të Providencës hyjnore, e cila, që në ditët më të hershme të ministrisës së Bábit, i udhëzoi disa prej Germave të të Gjallit për prezencën e Tij dhe që në disa raste të caktuara e kishte ruajtur Besimin foshnjor nga shkatërrimi i pariparueshëm.

Një natë, në një ëndërr, Profeti Muḥammad i del një farë Shaykh i Sulaymáníyyih dhe e drejton atë për të kërkuar Darvísh Muḥammad-i-Irání. Shaykh i pason instruksionet e ëndrrës së tij dhe kështu ai u bë i parë që theu izolimin e plotë të Bahá'u'lláhut dhe shenja e parë se dervishi udhëtues nga Persia ishte patjetër më tepër se ç'tregonte dukja e Tij. Pothuajse në të njëjtën kohë ndodhi dhe incidenti tjetër i përshkruar nga Lady Blomfield në librin e saj Xhadeja e zgjedhur. Ajo e mori këtë ngjarje nga e bija e Bahá'u'lláhut Bahíyyih Khánúm, gjatë vizitave që bëri ajo tek zonjat e 'Abdu'l-Baháit në shtëpinë në Haifa në 1921 dhe në 1929.

Një djalë i ri, duke shkuar në shkollë në Sulaymáníyyih, tepër i shqetësuar me lotët që i rridhnin nga sytë, pa pritur pa përpara tij një njeri dinjitoz që e pyeti, 'Pse po qan djalë i vogël?'

Djali u përgjegj, 'Mësuesi im i dha klasës të bënte disa detyre dha unë e humba timen. Mësuesi do të zemërohet.'

'Pushoji lotët djalë i vogël,' tha Bahá'u'lláhu, sepse ai ishte Ai, 'dhe Unë do të bëj një kopje për ty.'

Bahá'u'lláhu i shkroi disa rreshta dhe ia dha ato djalit që vrapoi i lumtur dhe mirënjohës.

Ai ia tregoi këto rreshta mësuesit që menjëherë e pyeti, 'Ku e more këtë shënim? Kjo është prej penës mbretërore.'

Djali i vogël e tregoi ngjarjen e tij dhe fragmenti i shkruar iu tregua studentëve dhe instruktortëve të mahnitur të seminarit. Për këtë u vu në dijeni Shaykh Ismá'íl, udhëheqësi i Urdhërit që ishte pronar i seminarit.

Kaligrafia e përsosur në këtë fragment të vogël të penës së Bahá'u'lláhut ishte ajo që ngjalli kuriozitetin e të shkolluarve. Kaq i emocionuar ishte Shaykh Ismá'íl nga kjo shenjë e aftësive dhe e cilësive të pabesueshme tek një dervish i thjeshtë si ai, sa udhëheqësi i njërit prej urdhërave më të nderuara në Sulaymáníyyih, u nis në krye të një delegacioni që përbëhej prej 'doktorëve dhe studentëve më të shquar' të Urdhrit për ta vizituar Darvísh Muḥammadin dhe për të mësuar për misterin që e rrethon atë.103

Si në çdo rast të ngjashëm të jetës së Bahá'u'lláhut, miqësia e Tij e vërtetë, e kombinuar me madhështinë e padukshme që e rrethonte Atë, i fitoi zemrat e vizitorëve të Tij. Dëshira e Tij për t'iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të tyre, gjatë të cilave ata panë thellësinë e perceptimit dhe mençurinë përtej gjithçkaje që ata kishin menduar ndonjëherë, ngjallën admirimin e tyre të menjëhershëm, një qëndrim admirues që vetëm rritej me vizitat e tyre të vazhdueshme. Kaq i përkushtuar u bë Shaykh Ismá'íl ndaj Tij, sa ai këmbënguli duke i kërkuar Atij që të banonte në Sulaymáníyyih. Pas kërkesave të vazhdueshme Bahá'u'lláhu pranoi dhe Darvísh Muḥammad e la vendin e tij të egër dhe u transferua në një dhomë në seminarin e Urdhrit që kryesohej nga Shaykh Ismá'íli.

Dominimi dhe fama e Tij në rritje tërhoqën 'një numër në rritje të 'ulamásë, shkollarësh, shaykhësh, doktorësh, njerëzish të shquar dhe princash që mblidheshin në seminaret e Sulaymáníyyih dhe Karkúk', që flisnin për Atë çdo ditë, duke dëgjuar me kënaqësi ligjëratat e Tij dhe zgjidhjet e çështjeve të komplikuara të filozfisë së tyre. Fushat e gjera që Ai i hapte mendjes së tyre e çlironin imagjinatën e tyre dhe ngjallnin shprehje të mrekullimit dhe të habisë. 'I tillë ishte vlerësimi dhe respekti që kishin për Atë sa disa e mbanin Atë si Njërin prej "njerëzve të të Padukshmit", të tjerë e mbanin Atë si mjeshtër në alkimi dhe në shkencat hyjnore, të tjerë e cilësonin Atë "Bosht të universit" kurse një numër jo i pa konsiderueshëm admiruesish të Tij shkoi aq larg sa të besonte që pozita e Tij nuk ishte më e ulët se e një profeti. Kurdët, Arabët dhe Persianët, të shkolluar dhe analfabetë, me pozitë dhe të thjeshtë, të rinj dhe të vjetër, që e njohën Atë, e konsideronin Atë me nderim të njëjtë dhe shumë prej tyre me dashuri të thellë dhe të vërtetë dhe kjo, megjithë aluzionet dhe disa konfirmime të caktuara për pozitën e Tij, që sikur Ai ta kishte bërë publikisht, nëse do të dilte nga buzët e ndonjë anëtari të racës së Tij, do të kishte provokuar një furi të tillë, sa të rrezikonte jetën e Tij.'104

'Abdu'l-Bahái tregonte për këtë episod: 'Në një kohë të shkurtër Kur dist ni u magnetizua nga dashuria e Tij. Gjatë kësaj periudhe Bahá'u'lláhu jetonte në varfëri. Rrobat e tij ishin ato të të varfërit dhe të të skamurit. Ushqimi i tij ishte i papërshtatshëm dhe i keq. Një atmosferë madhështie e përshëndeste atë si dielli i mesditës. Kudo Ai nderohej me madhështi dhe e donin.'105

Fama e Bahá'u'lláhut u përhap pa hezitim përtej kufijve të Sulaymáníyyih dhe shpejt arriti Bagdadin. Për koincidencë, Abu'l-Qásim që nuk ia doli mbanë herën e parë që Bahá'u'lláhu u bë i shquar, meqënëse ishte në gjendje, në prag të vdekjes, përshpëriti emrin e tij dhe tha se të gjitha paratë dhe trashëgimia i përkiste Darvísh Muḥammad-i-Irání, duke dyshuar shumë se personazhi i lartësuar i përmendur në Sulaymáníyyih nuk mund të ishte tjetërkush veç Bahá'u'lláhut, që u konfirmua gjerësisht.

'Abdu'l-Bahái, vetëm dymbëdhjetë vjeçar, dhe Mírzá Músá vëllai i Bahá'u'lláhut, menjëherë dërguan Shaykh Sultán, vjehrrin e Mírzá Músáit dhe një Bábí të devotshëm, të palëkundur, të pasuar nga një besimtar besnik, në Sulaymáníyyih për të gjetur Bahá'u'lláhun dhe për t'iu lutur Atij të kthehet. Ata e gjetën Atë, dhe ai u kthye.

Kështu vullneti hyjnor veproi nëpërmjet influencës së një ëndrre dhe zbulimit fatlum të një copë shpëtoi nga një shkatërrim i turpshëm dhe protagonisti i saj kryesor u përgatit për misionin e Tij gjithëpërfshirës.

Shaykh Sultán i tregoi Nabílit, historianit të famshëm të Dispensacionit të Bábit se kur ai arriti në Sulaymáníyyih dhe zbuloi Bahá'u'lláhun në seminar, 'Unë i gjeta të gjithë që jetonin në Të në atë vend, që nga Mjeshtri gjer tek fillestarët, kaq të frymëzuar dhe të emocionuar nga dashuria e tyre për Bahá'u'lláhun dhe kaq të papërgatitur për të pranuar mundësinë e largimit të Tij, sa unë isha i sigurt se nëse unë do t'i informoja ata për qëllimin e vizitës sime, ata nuk do të hezitonin t'i jepnin fund jetës sime.106

Në një pasazh të Qitapit Ikan, tani të cituar, Bahá'u'lláhu deklaron shkakun e Tij për t'u tërhequr në shkretëtirë, Ai gjithashtu deklaronte se Ai nuk kishte ndërmend të kthehej. Më pas në të njëjtin fragment, Ai shpjegon se kur iu bë thirrje për t'u kthyer, Ai ia dorëzoi vullnetin e Tij Perëndisë.

Kapitulli 10
KTHIMI NË BAGDAD

Duke u kthyer në Bagdad përmes 'Lumit të mjerimeve', në Bagdadin i cili kishte qenë qendra e botës së qytetëruar, kur Evropa po dilte nga Epoka e vet e Errët po që tani ishte kryeqyteti i kalbëzuar i një province në perandorinë e Turqve Otomanë, Bahá'u'lláhu ia besoi shokut të udhëtimit të Tij Shaykh Sultán, se ditët e atij udhëtimi ishin të fundit të 'paqes dhe të qetësisë'që Ai nuk do ta gjente më.107

Ndërsa Ai ishte larg, fati i komunitetit Bábí ishte fundosur në skajin më të poshtëm dhe Besimi i Bábit po i afrohej skajit të zhdukjes. Ndjekja kriminale të Yaḥyá dhe Siyyid Muḥammad kishin bërë që Bábítë të konsideroheshin me një përbuzje dhe turpërim të tillë, sa këta individë i sulmonin dhe i shanin në pazar, ndërsa Kauza me të cilën ata ishin identifikuar shahej hapur, Situata u bë e tillë sa, edhe Yaḥyá, duke e kuptuar se nuk kishte të ardhme për të në këto kondita, u bëri kërkesë atyre pak anëtarëve të qëndrueshëm të komunitetit, që të lypnin kthimin e Bahá'u'lláhut.

Kaq i madh ishte trishtimi që e përfshiu Bahá'u'lláhun, ndërsa Ai e kuptoi pozitën, sa Ai mbeti në shtëpinë e Tij pët disa ditë. Pastaj Ai u ngrit për rigjenerimin e komunitetit Bábí, dhe, përsëri, i njëjti proces i rritjes së dominimit dhe i influencës që ishte shpalosur në Iran dhe Sulaymáníyyih u zhvillua me shpejtësi në Bagdad, por këtë herë në një shkallë më të gjerë dhe me rezultate më të mëdha.

Prezenca e Bahá'u'lláhut në Bagdad menjëherë i solli komunitetit të demoralizuar një qendër të fuqishme autoriteti për të cilën kishte aq shumë nevojë. megjithëse Ai ende nuk e kishte shfaqur vetveten si 'Ai të Cilin Perëndia do ta manifestojë' dhe nuk do të bënte kështu për shtatë vjet të tjera, Bábítë dalluan tek Ai Këshilltarin e tyre të vërtetë, të aftë për të rikthyer presligjin dhe për të siguruar stabilitetin e Besimit. Ata u kthyen drejt Tij me mirënjohje dhe me shpresë të ripërtërirë. Shumë bile njëzet e pesë që kishin hequr dorë nga besimi gjatë mungesës së Tij, shkuan tek Ai të penduar dhe u falën. Besimtarë të devotshëm, që kërkonin strehë nga persekutimet në Iran, por gjenin deziluzionin dhe dëshpërimin nën influencën shkatërruese të Yaḥyásë, u përgatitën për kthim. Duke dëgjuar tani se Bahá'u'lláhu ishte në Bagdad, ata mblidheshin tek Ai duke sjellë besnikërinë, mirënjohjen dhe gëzimin e tyre për komunitetin e reabilituar. Numëri i tyre u rrit me shpejtësi nga rrëketë e të tjerëve Bábí Persianë që udhëtuan në Bagdad për qëllimin e vetëm të arritjes së prezencës së Bahá'u'lláhut, pastaj ata ktheheshin në komunitetin e tyre për të përhapur lajmet e rritjes së autoritetit të Tij dhe për t'u çuar bashkëbesimtarëve pushtetin rigjenerues të shpirtit dhe të këshillave të mençura të Tij. As kurioziteti i udhëheqësve në shoqërinë e Bagdadit nuk u pakësua aspak nga shfaqja e një numri të madh të adhuruesve të tij që nga Sulaymáníyyih mblidheshin në atë qytet 'me emrin e "Darvísh Muḥammad" në buzët e tyre dhe "shtëpia e Mírzá Músáit, Bábí" ishte qëllimi i tyre'. Udhëheqësit e qytetit, duke përfshirë Myftiun, filluan ta vizitonin Atë dhe shpejt u regjistruan në grumbullin në rritje të admiruesve të Tij. 'Shtëpia ... në të cilën familja e Bahá'u'lláhut kishte lëvizur para kthimit të Tij nga Kurdistani, ishte bërë qendra e fokusimit të një numri të madh kërkuesish, vizitorësh dhe pelegrinësh, duke përfshirë Kurdët, Persianët, Arabët dhe Turqit, duke arritur besimet Myslymane, Hebrenj dhe Kristiane. Ajo, për më tepër, u bë shenjtorja e vërtetë në të cilën viktimat e padrejtësisë së përfaqësuesve fetarë të qeverive Persiane ishin mësuar të gjenin shpëtim, me shpresën se siguronin kompesim për të këqijat që kishin pësuar... Të arratisur, të shtyrë nga frika e vazhdueshme e persekutimit kërkonin, me gratë dhe fëmijët e tyre, siguri relative që u jepej atyre nga lidhje e ngushtë me Atë që tani ishte bërë pikë grumbullimi për anëtarët e Komunitetit të dërrmuar. Persianët e shquar, që jetonin në mërgim, duke iu kundërvënë, në kuadrin e rritjes së presligjit të Bahá'u'lláhut, diktateve të moderimit dhe të urtësisë, duke e harruar kryelartësinë e tyre, qëndruan në këmbët e tij dhe gëlltitën, secili sipas aftësisë së tij, një sasi të shpirtit dhe të mençurisë së Tij ... Pastaj përfaqësuesi i qeverisë Britannike, Kolonel Sir Arnold Burrows Kemball, Konsulli i përgjithshëm në Bagdad, nuk mbeti pa vënë re pozitën që zinte tani Bahá'u'lláhu. Duke hyrë në korrespodencë miqësore me Të, Ai, siç dëshmohet nga Vetë Bahá'u'lláhu i ofroi Atij mbrojtjen e qytetarisë Britanike, e vizitoi Atë personalisht dhe mori përsipër t'i transmetonte Mbretëreshës Viktoria çdo komunikim që Ai mund të dëshironte t'i çonte asaj. Ai bile shprehu gadishmërinë e tij të rregullonte transformimin e Tij për banim në Indi, apo në çdo vend të pranueshëm për Të. Këtë sugjerim Bahá'u'lláhu e mohoi, duke e zgjidhur të jetonte në dominimet e Sulltanit të Turqisë.108 Ka pasur mendime të ndryshme për shkakun e kësaj zgjidhjeje prej Bahá'u'lláhut. Disa kanë sugjeruar se plotësimi i porfecive për të Premtuarin mund të ketë qenë një faktor. Eshtë sigurisht e vështirë ta imagjinosh se si Ai do të ishte kthyer në Tokën e Shenjtë nësi Ai do të kishte qenë banor në një territor Britanik dhe do ta kishte pranuar qytetarinë e tij. Sidoqoftë nuk ka autencitet për një pikëpamje të tillë, megjithëse duket racionale.

Transformimi moral që Bahá'u'lláhu bëri në karalkterin dhe në sjelljen e komunitetit Bábí edhe në Bagdad edhe anembanë Persisë, si dhe presligji dhe shquarsia shpirtërore e Tij në rritje, pa hezitim ndezën përsëri urrejtjen e zjarrtë të armiqëve të tij të vjetër të kohëve të shkuara, udhëheqësit fetarë Myslymanë, Sunni dhe Shi'ah. Duke iu kundërvënë çdo ideje për reformim apo pakësimit më të vogël të pushtetit të tyre personal, që shtrihej mbi jetë dhe mbi vdekje, ata ishin trupëzimi i atij fanatizmi, të veshur me veshje fetare që ishte përpjekur gjithnjë ta fshinte mesazhin e ri të Perëndisë, të sjellë nga Themeluesit e feve botërore. Përpjekjet e tyre të vazhdueshme ishin drejtuar që t'i bindnin autoritet Turke t'ia dorëzonin Bahá'u'lláhun dhe shokët e Tij autoritetit Persian apo t'i ekstraditonin ata në Persi, ku ata do t'i hiqnin qafe një herë e mirë. Bahá'u'lláhu e pengoi këtë skemë duke marrë për Veten dhe për shokët e Tij të mërguar qytetarinë Turke. Kjo u fitua me mbështetjen me kënaqësi të Námiq Pashá, Guvernatori i provincës, që e kishte shumë shok Bahá'u'lláhun dhe kishte për Të një vlerësim aq të lartë sa e vizitoi atë personalisht për t'i shprehur respektin.

Të shumta dhe të ndryshme janë ngjarjet e incidenteve të shquara që ndodhën gjatë shtatë viteve ndërmjet kthimit të Bahá'u'lláhut nga Kurdistani dhe deklarimit të misionit të Tij në prag të mërgimit të Tij të dytë. Ato të gjitha dëshmojnë për madhërinë, lartësimin, rrezatimin e qenies së Tij, dhembshurinë dhe dashurinë që rridhte nga Ai tek shokët e Tij të tjerë, aftësinë e Tij për t'i pajtuar armiqtë, për ta ndihmuar të varfërin, për ta ngritur lart të shtypurin dhe për ta frymëzuar të fuqishmin me qëllimin e drejtësisë dhe të mirësisë. Vazhdimisht Ai ishte superior ndaj makinacioneve të armiqve të Tij, duke i përbuzur komplotet e tyre të kota dhe përpjekjet kriminale për ta shkatërruar Atë.

Në një rast një kriminel i njohur Riḍá ishte paguar që ta vriste Atë ndërsa Ai ecte në brigjet e Tigris. Ndërsa Bahá'u'lláhu iu afrua atij, ky njeri u shqetësua aq shumë sa i ra pistoleta dhe mbeti i hutuar dhe s'dinte ç'të bënte. Bahá'u'lláhu i kërkoi Mírzá Músá, që e shoqëronte atë ta merrte ta merrte armën, t'ia kthente atë atij që donte të bënte atentat dhe t'ia tregonte rrugën për në shtëpinë e tij. 'Ai duket se e ka humbur rrugën,' tha Ai. Po ky Riḍá, në një rast të mëparshëm, kishte hyrë në një banjo publike me një pistoletë të fshehur në rroba, duke dashur të vriste Bahá'u'lláhun, por përballë Tij e kishte braktisur kurajoja dhe kishte ikur.

Bábítë i dinin mirë rreziqe të tilla nga armiqtë e tyre keqdashës. Ata mbanin roje rreth shtëpisë së Bahá'u'lláhut gjatë të gjithë natës dhe e ruanin me sa mundeshin Atë. Ai nuk mbante truproje dhe një herë pengoi një komplot, nëpërmjet të cilit disa elemente të ulët të popullsisë duhej t'i dilnin Atij përballë dhe të provokonin një incident, duke iu afruar atyre, duke i vënë në dijeni se Ai e dinte qëllimin e tyre, ai bëri shaka dhe i al ata të hutuar.

Biseda e disa prej princave që e vizituan Atë, që rrinin mbi pajisjet e këqija të një dhome modeste ku priteshin vizitorët, është shumë konstruktive. Ata të gjithë hutoeshin që një dhomë e tillë aq e thjeshtë dhe e mobiluar varfërisht ishte një vend i një lumturie të tillë të mrekullueshme të cilën e provonte kushdo që hynte. Njëri prej Princërve Persianë tha se ai do të ndërtonte një dublikat të saj në shtëpinë e vet. Kur Bahá'u'lláhu e dëgjoi këtë, Ai buzëqeshi e tha se Princi pa dyshim mund të bënte një kopje ekzakte të asaj dhome modeste, me tavan të ulët, por ç'do të bënte për aftësinë e tij për të hapur në të dyrt shpirtërore që çonin në botërat e fshehura të Perëndisë?109

Një Princ tjetër tha, 'Unë nuk e di si ta shpjegoj këtë; sikur të gjitha mjerimet e botës të mblidheshin në zemrën time, unë e ndjej, të gjitha do të zhdukeshin, në prezencë të Bahá'u'lláhut. Këtu është sikur unë hyra në vetë Parajsë.'110

Bahá'u'lláhu e ndante gjendjen e varfërisë me vështirësitë që kishin të mërguarit. Çfarëdolloj sasie parash që i shkonte Atij u shpërndahej në shkallë të gjerë të varfërve dhe përdorej për të bërë dhurata të vogla çaji për fqinjët dhe miqtë. Duke përshkruar jetën e Tij të asaj kohe, Ai kujtonte se Ai nuk kishte ndërresa dhe se këmisha e Tij e vetme do të lahej dhe do të thahej dhe do të vishej përsëri. Por në vend që ta ulte atë në vlerësimi e njerëzve, një varfëri e tillë vetëm e rriste madhërinë dhe madhështinë e Personit të Tij.

Një incident veçanërisht prekës zbulon dashurinë dhe shoqërinë e vërtetë që buronte nga zemra e Tij, veçanërisht për njerëzit pa ndihmë dhe të shtypurit. Një grua e vjetër, tetëdhjetë vjeçare, që banonte në një shtëpi të shkatërruar, priste për Të çdo ditë, sepse Ai shkonte në një kafene. Bahá'u'lláhu e përshëndeste atë, e pyeste për shëndetin dhe i jepte disa para. Ajo do t'i puthte duart e Tij dhe donta ta puthte në fytyrë, por ishte shumë e shkurtër për ta arritur Atë. Ai përkulej dhe e lejonte atë të vepronte kështu. Komenti i mëvonshëm i Tij ishte 'Ajo e di se Unë e dua atë, prandaj ajo më pëlqen Mua', që zbulon vërtetësinë e bujarisë dhe të dhembshurisë së tij. Përpara se të linte Bagdadin, Ai sajoi një pension të përditshëm për të gjer në fund të jetës së saj.111

Bahá'u'lláhu shkonte nëpër rrugët e lagjet e Bagdadit, pa marrë parasysh komplotet kundë sigurisë dhe jetës së Tij. 'Të shumta dhe prekëse janë dëshmitë e dëshmitarëve që ishin privilegjuar ta shihnin pamjen e Tij, ta vërenin ecjen e Tij apo të dëgjoni fjalët e Tij, ndërsa Ai lëvizte nëpër rrugicat dhe rrugët e Qytetit apo shëtiste në brigjet e lumit; të adhuruesve që e shikonin atë të lutej në xhamitë e tyre; të lypsarve, të të sëmurëve, të të moshuarve dhe të fatkeqëve që Ai i shpëtonte, i shëronte, i ndihmonte dhe i qetësonte; të vizitorëve, nga princi më kryelartë gjer tek lypsari më i zakonshëm, që e kalonin pragun e Tij dhe qëndronin në këmbët e Tij; të tregëtarëve, artizanëve dhe dyqanxhinjve që e Prisnin Atë dhe ia plotësonin nevojat e Tij të përditëshme; të të përkushtuarve ndaj Tij të cilët i kishin kuptuar shenjat e lavdisë së tij të fshehur; të kundërshtarëve të Tij që ishin të hutuar dhe të çarmatosur nga pushteti i ligjërimit të Tij dhe nga ngrohtësia e dashurisë së Tij; të priftërinjve dhe të atyre që nuk ishin të tillë, të fisnikëve dhe të mësuarve, që e kërkonin Atë ose me qëllim që ta sfidonin autoritetin e Tij, apo ta provonin dijeninë e Tij apo të mësonin për pretendimet e Tij apo t'ia pranonin mangësitë e tyre, apo t'i deklaronin konvertimin për Kauzën me të cilën Ai ishte lidhur.'112

Eshtë e vështirë për njerëzit e Perëndimit ta kuptojnë gjerësinë e pushtetit vigan që kanë edhe sot udhëheqësit fetarë të Islamit. Ditët në Evropë, kur Papa mund të çkishëronte dhe të përmbyste mbretërit e Kristianitetit dhe kohën kur Inkuzicioni mund të urdhëronte torturën dhe ekzekutimin e heretikëve kanë shkuar dhe janë harruar prej kohësh, Por nuk është kështu në Islam. Në shumë vende Myslymane, udhëheqësit fetarë ende ushtrojnë pushtet të jashtëzakonshëm. Edhe ata që kanë shkallë më të ulët se ata që janë në krye mund të dekretojnë vdekjen dhe burgimin dhe mund të fillojnë jihad apo luftë të shenjtë kundër cilitdo që ata e konsiderojnë si të pabesë. vetëm dje, Ayatollahs i Iranit e përmbysi Shahun dhe edhe tani me zor përmbahen të mos i shfarosin Bahá'ít e atij vendi, të cilëve ata ende ua mohojnë të drejtat njerëzore. Në ditët e Bahá'u'lláhut ky pusjtet ishte pothuajse i pakufizuar,113 dhe me të ishte veshur një hordhi 'ulamásh injorantë, plot paragjykime që luteshin mbi mbeturinat e qytetërimit Islamik dikur të lavdishëm. Çdo kërcënim i privilegjeve dhe i pushteteve të tyre do të haste me shtypjen e dhunshme, të menjëhershme, siç është parë në trajtimin e tyre jo-njerëzor të Bábit të shkëlqyer dhe të mijëra pasuesve të Tij të dedikuar.

Bagdadi, Karbila, Najafi dhe Kazimayn formuan së bashku fortesën e vërtetë të Islamit Shi'ah, baza e shumë vendeve të shenjta, e shkollave dhe e pajisjeve fetare dhe vendbanimi i disa prej udhëheqësve të tij më të fuqishëm dhe më të njohur. Shoghi Effendi e ka përshkruar periudhën kritike e cila u krijua nga 'shtrirja dhe madhështia e pushtetit në rritje e Bahá'u'lláhut' si 'një sprovë fuqie në mes të shkëlqimit në rritje të lavdisë së Tij dhe erësirrës dhe forcave kundërshtare të fanaticizmit fetar'.114

Burimi primar i xhelozive dhe urrejtjeve që ishin rigjallëruar nga fuqia në rritje e komunitetit të rilindur Bábí ishte një farë Shaykh 'Abdu'l-Ḥusayn që u dërguan nga Shahu të riparonte qytetet e shenjta në Karbila. I mbushur me urrejtje për Bahá'u'lláhun, ai u nis ta shkatërronte Atë. Ai mori në shërbimin e tij një konsull-gjeneral të porsardhur Persian, të një shkalle më të ulët se vetvetja dhe pijanec i konfirmuar, i cili së shpejti u bë vegla e tij e bindur.

Sulmi i tyre i parë për shkatërrimin e Bahá'u'lláhut kishte për qëllim ekstraditimin e Tij dhe të shokëve të Tij në Persi, përpjekje që dështoi, siç e keni parë nga veprimi energjik i Bahá'u'lláhut dhe veprimi dashamirës që kishte për Të guvernatori i ri Námiq Páshá. Përpjekja tjetër e Shaykhut ishte të përhapte përrallën se një numër ëndrrash që ai pretendonte t'i kishte parë dhe që ai i interpretonte për lartësimin e vet dhe denigrimin e Bahá'u'lláhut. Bahá'u'lláhu i riinterpretoi këto ëndrra për disavantazhin e madh të Shaykhut që u këshillua të kërkonte një bashkëbiseedim me Bahá'u'lláhun, kështu që ai të mund ta shihte vetë lartësinë e personit që kërkonte ta shkatërronte. Për këtë ai ra dakort por kur Bahá'u'lláhu pranoi ta priste atë, atë e la kurajoja dhe ai nuk shkoi në takim. Këto ngjarje të turpshme vetëm shërbyen për rritjen e zemërimit dhe të urrejtjes së tij.

Më pas, ai planifikoi nëpërmjet pasuesit të tij servil, konsullit-gjeneral, një sulm publik mbi Bahá'u'lláhun edhe ky dështoi gjithashtu, kur Bahá'u'lláhu iu kundërvua atyre që do ta sulmonin. Ishte ky konsull që ndërhyri për vrasësin Riḍá dhe i dha atij një pistoletë e cila i ra atij nga frika.

'Abdu'l-Ḥusayni tani hartoi një plan të ri për ekstraditimin e Bahá'u'lláhut. Ai hartoi dhe ua dërgoi me shpjetësi njëri pas tjetrit anëtarëve të gjyqit të Shahut, raporte të gjata krejtësisht falce për qëllimin e Bahá'u'lláhut për përmbysjen e monarkisë. Ai paraqiste me terma të ekzagjeruara, një qëllim politik të dominimit të Tij, që nuk ishte i vërtetë, duke thënë se Ai kishte fituar mbështetjen e fiseve Irakiane dhe se do të mobilizonte menjëherë një ushtri prej njëqind mijë trupave të armatosura mirë me të cilat ai kishte për qëllim të niste, në lidhje me disa udhëheqës përbrenda Persisë, një kryengritje kundër Shahut. Vezirët, oborrtarët dhe lajkatarët që e rrethonin Shahun nuk ishin shumë të presdipozuar t'i diskretitonin apo t'i hidhnin poshtë akuza të tilla të pabaza dhe monarku u bind të jepte një mandat për Shaykh 'Abdu'l-Ḥusayn që t'i jepte atij pushtet të plotë dhe t'i kërkonte 'ulamáve dhe zyrtarëve Persianë në Irak ta ndihmonin atë për çdo gjë.

Shaykhu u dërgoi menjëherë kopje të këtij mandati udhëheqësve fetarë në Najaf dhe në Karbila dhe i thirri ata në një konferencë në vendbanimin e tij në Kazimayn. 'Një grumbull shaykhësh, mullás dhe mujtahids, të zellshëm për të marrë favorin e sovranit, reaguan menjëherë.'115 Ata nisën një jihad (luftë të shenjtë) kundër Bábíve dhe me një sulm të menjëhershëm e shfarosën komunitetin në Bagdad dhe e shkatërruan kështu Besimin e Bábit në zemrën e tij. Shaykh 'Abdu'l-Ḥusayn duhet të jetë gëzuar, i sigurtse shpresat e tij më në fund u realizuan. Por ai ishte i dënuar përsëri të dështonte.

Plani i tyre aspak të famshëm mori fund mbi shkëmbin e karakterit fisnik të Shaykh Murtiḍáy-i-Anṣárí, mujtahidi udhëheqës i botës Shi'ah. I famshëm për sensin e tij të padevijueshëm për drejtësi, ai refuzoi të shpallte dënim kundër Bábíve. Ai e la mitingun, i dërgoi mesazh Bahá'u'lláhut duke shprehur keqardhjen për atë që kishte ndodhur dhe u kthye në shtëpinë e tij.

'Ulamátë e penguar, në vend që të kthenin rrugë, tani menduan një plan tjetër, i cili, përsëri, do të sillte vetëm përbuzje dhe urrjetje mbi ta dhe do tarriste edhe më tej dominimin e Bahá'u'lláhut.

Zakonisht Bahá'u'lláhu zbaviste në shtëpinë e Tij grupe të përziera të fetarëvë Myslymanë, të mësuesve Hebrenj, të Kristianëve dhe të disa shkollarëve Evropianë. Në këto mitingje secili person inkurajohej t'i bënte pyetje Bahá'u'lláhut apo të pyeste për komente në çështje të komplikuara dhe, megjithë prejardhjen e tyre të ndryshme, ata gjithnjë merrnin përgjigje të kënaqshme. njëri prej këtyre takimeve u zhvillua në kohën e konferencës së Shaykh 'Abdu'l-Ḥusaynit. Ata dërguan 'të shkolluarin dhe të përkushtuarin e papastër dhe pa shumë mend, Ḥájí Mullá Ḥasan-i-'Ammú'116 të merrte pjesë në mitingun e Bahá'u'lláhut të bënte disa pyetje për Të, dhe, kur, siç pritej, të jepeshin përgjigje plotësisht të kënaqëshme, ai të fillonte me atë që ata e konsideronin si një sfidë që nuk do të merrte përgjigje. Gjithçka shkoi siç u parashikua. Mullá Ḥasani deklaroi se 'ulamátë e njihnin gjerësinë e dijenisë së Bahá'u'lláhut dhe virtutin e tij, për të cilat Ai nuk kishte shok, se Ai kurrë nuk e kishte fituar këtë dijeni nëpërmejt studimeve, por se mençuria dhe drejtësia e Tij nuk ishin të mjaftueshme për të provuar vërtetësinë e misionit të Tij. Ata si rrjedhim e pyetën Atë që të bënte një mrekulli e cila të mund t'i kënaqte dhe t'i qetësonte plotësisht zemrat e tyre. Përgjigja e Bahá'u'lláhut ishte:

Edhe pse ju nuk keni asnjë të drejtë ta kërkoni këtë, sepse Perëndia duhet t'i vërë në provë krijesat e Veta, dhe jo këto të vënë në provë Perëndinë, përsëri Unë e lejoj dhe e pranoj këtë kërkesë. Por Kauza e Perëndisë nuk është një lojë teatrale që shfaqet çdo orë, për të cilën mund të kërkohet të bëhet një ndryshim i ri çdo ditë. Po të ishte kështu, Kauza e Perëndisë do të bëhej thjesht një lojë fëmijësh.

Ulamatë, pra, duhet të mblidhen e të bien dakord të caktojnë një mrekulli dhe ta japin me shkrim që pas kryerjes së kësaj mrekullie ata nuk do të kenë më dyshime për Mua dhe të gjithë do ta njohin e ta deklarojnë të vërtetën e Kauzës Sime. Le ta vulosin këtë letër dhe të ma sjellin Mua. Kriteri i pranuar duhet të jetë ky: në rast se mrekullia kryhet, për ta nuk do të mbetet asnjë dyshim; në rast se mrekullia nuk kryhet, Ne do të dënohemi për mashtrim."117

Mullá Ḥasani u ngrit menjëherë, puthi gjurin e Bahá'u'lláhut dhe u nis për të çuar mesazhin e tij. 'Ulamátë, të shqetësuar, harxhuan tre ditë duke diskkutuar çfarë të bënin dhe pastaj vendosën ta linin këtë çështje. Ata argumentuan se Bahá'u'lláhu ishte një magjistar dhe mund të bënte ndonjë magji, e cila do t'i vinte ata në një pozitë të vëdhtirë. Mullá Ḥasani u ndodh aq ngushtë sa ai nuk mund të shkonte përsëri tek Bahá'u'lláhu; por dërgoi përgjigje me lajmëtar dhe tha; 'Unë u turpërova nga sjellja e kolegëve të mi.'118

'Abdu'l-Bahái, duke komentuar për këtë episod, deklaronte se ishte unik në historinë fetare të njerëzimit dhe kujtonte një sfidë të ngjashme që i bëri Bahá'u'lláhu, Shahut në Lawh-i-Sultán (Letër për Shahun) që shkroi ai: 'Më thirr Mua, mblidh ulamatë dhe kërko prova e argumenta, që kështu e vërteta dhe e gënjeshtërta të dalin në shesh." 119

Mullá Ḥasani i dha një përhapje të gjerë këtij incidenti, duke folur për të në qytet e shenjta të Irakut dhe anembanë Persisë, duke theksuar gjithnjë frikën e 'ulamáve dhe refuzimin e tyre për ta pranuar sfidën.

Që kur Bahá'u'lláhu dhe shokët e Tij kishin fituar qytetarinë Turke, që u dha atyre një farë mbrojtje nga fantikët Persianë, qeveria në teheran kishte filluar një fushatë energjike tek Porta Sublime për ta nxitur Sulltanin të nxirrte një dekret të ekstraditimit në Persi apo për t'i larguar mërgimtarët larg kufirit Persian. Nëpërmjet ambasadorit të tyre në Istanbul ata e paraqitën Bahá'u'lláhun si udhëheqës të një 'sekti të gabuar dhe të urryer', që i korruptonte dhe i gënjente fshehtësisht njerëzit budallenj dhe injorantët e dobët,120 një burim shqetësimi në mes të rrëkeve të pelegrinëve që mblidheshin në vendet e shenjta të Islamit Shi'ah në afërsi të Bagdadit. Sa kohë që Sulltani 'Abdu'l-Majíd mbajti fronin, shpresat e tyre morën fund vazhdimisht, gjersa monarku preferoi t'u besonte raporteve të favorshme që ai merrte nga guvernatorët e Tij në Bagdad, më tepër se sa të atyre të ambasadorit Persian. Ai vdiq në 1861 dhe 'Abdu'l-Azíz e zëvendësoi në fron. Persianët menjëherë e dyfishuan presionin e tyre mbi Sulltanin e ri, duke e kripur kërkesën e tyre sikur i referoheshin 'një sheti mik' dhe përfundimisht 'Abdu'l-Azíz u shty të nxirrte një dekret që e ftonte Bahá'u'lláhun, familjen e Tij dhe disa nga pasuesit e Tij në Kostandinopojë.

Námiq Páshái, Guvernatori i Bagdadit, njëri prej admiruesve më të zjarrtë të Bahá'u'lláhut dhe ai që i siguroi qytetarinë Turke dhe u nxirrte pashaporta mërgimtarëve, u shqetësua shumë nga urdhri për heqjen e Bahá'u'lláhut të cilën ai e vonoi për tre muaj, kohë gjatë së cilës ai mori pesë urdhëresa njëra pas tjetrës nga 'Alí Pásh ái, Veziri i Madh për ta zbatuar atë. Përfundimisht në Mars të 1863, i paaftë për t'iu kundërvënë më gjatë detyrave të zyrës së tij apo për të mos e çuar vetë mesazhin, ai çoi një të dërguar ta takonte Bahá'u'lláhun dhe t'i tegonte Atij mesazhin origjinal nga 'Alí Pásh i. H. M. Balyuzi deklaron, 'ishte një ftesë për të shkuar në Istanbul që iu paraqit Bahá'u'lláhut, dukej qartë që nuk ishte komandë dhe ai e pranoi në shpirt për mënyrën se si u ofrua.'121 Shoghi Effendi konfirmon në Perëndia kalon pranë, duke zbuluar se ajo ishte e veshur me një gjuhë të sjellshme, që e ftonte Bahá'u'lláhun të shkonte, si i ftuar i qeverisë Otomane, në Kostandinopojë duke vendosur një sasi parsh në favor të Tij, duke urdhëruar edhe një eskortë të madhe për ta shoqëruar Atë për t'i siguruar Atij mbrojtjen.'122

Bahá'u'lláhu pranoi të transferohej por e mohoi shumën e parave. Meqënëse u këshillua se një qëndrim i tillë do t'i ofendonte autoritet, Ai e pranoi atë dhe menjëherë ua shpërndau të varfërve.

Nga fundi i qëndrimit të Tij në Bagdad, Ai filloi t'u referohej sprovave që kishte përpara. Gjatë festimeve të Naw-Rúzit123 në 1863 Ai shfaqi Tabelën e Marinarit të Shenjtë e cila profetizonte vuajtje dhe vështirësi të mëdha për Vetë Marinarin dhe për Pjesëtarët e barkës së Tij. Në ditët pas leximit të kësaj Tabele për besimtarët e mbledhur, Zëvendës-Guvernatori i dërgoi Atij letrën e 'Alí Pásháit.

Lajmi i mërgimit tjetër të Bahá'u'lláhut e zhyti komunitetin Bábí të Bagdadit në një dëshpërim të thellë. Ata u mbuluan nga tronditja dhe nga një sens tragjedie. Si mund ta harronin ata të shkuarën e tyre jo shumë të largët, kur, të privuar nga udhëheqja e Bahá'u'lláhut, ata ishin zhytur në thellësitë më të ulëta të dëshpërimit dhe të turpit? Ata e dinin se cila dorë drejtuese e kishte ripërtërirë shëndetin e tyre shpirtëror, ua ktheu dinjitetin dhe i bëri ata të dneruar në mes të qytetarëve të një kryeqyteti të huaj. Cila do të ishte e ardhmja e tyre pa Të? Cili do t'i mbronte ata nga sulmet e armikut të pashpirt? Cilit mund t'ia drejtonin ata ndjenjat e dashurisë dhe të respektit, të përuljes dhe të adhurimit që vërshonte në shpirtrat e tyre në prezencën e Tij? Kujtimi i shkëputjes prej tij që po afrohej i tmerroi kaq shumë ata sa ata vendosën të vrisnin veten nëse ata nuk lejoheshin ta shoqëronin Atë, pa marrë parasysh vështirësitë dhe skamjen e tyre të mëtejshme. Ashtu siç ua rilindi forcën shpirtërore, ai tani i qetësoi zemrat e tyre të shqetësuara, ua qetësoi frikën dhe ua ktheu atyre nënshtrimin ndaj vullnetit të Perëndisë. Secilit prej tyre, 'Arab apo Persian, burrë apo gruam fëmijë apo i rritur', që jetonte në Bagdad Ai i dha një Tabelë të veçantë me dorën e Tij, nëpërmjet të cilës Ai i përgatiste ata të mbeteshin të patundur në problemet dhe krizat e vështira që kishin përpara.

Përgatitjet për largimin e Bahá'u'lláhut përfshijnë mobilizimin e të gjitha përgatitjeve për një karvan të rëndësishëm - tenda mbi mushka për gra dhe fëmijë dhe ata që ishin të paaftë për të ecur, të gjitha pajisjet e jetesës së përditshme për rreth dyzet njerëz për një periudhë katër mojuore. Vendi i zgjedhur për nisje ishte oborri që i përkiste Najíb Pásháit, në veri të bregut të Tigrisit në periferi të Bagdait. Në pasditen e 22 Prillit 1863, Bahá'u'lláhu hyri në oborrin e Najíbíyyihut dhe ndenji atje për dymbëdhjetë ditë. Në ditën e dymbëdhjetë karvani duke përfshirë dhe Bahá'u'lláhun, familjen e Tij, njëzet e gjashtë nxënës së Tij dhe eskortë ushtarake u nis për në udhëtimin historik përmes malësive të Anatolisë për në portin e Samsunit në Detin e Zi, ku u çuan me avullore në kryeqytetin e perandorisë Turke.

Asnjë dëshmi më e madhe për madhërinë dhe madhështinë e Bahá'u'lláhut nuk mund të sillet se sa skenat e trazirave që u panë në Bagdad gjatë ditëve të fundit të banimit të Tij në atë qytet. Përveç kësaj, ato dymbëdhjetë ditë, për shkak të ngjarjeve mahnitëse që ndodhën në atë oborr, bënë që të kremtoheshin si festat më të shenjta dhe më të rëndësishme të të gjithë Bahá'íve. Ato njihen si Festivali i Riḍvánit dhe ai oborr si Oborri i Riḍvánit (Parajsës). Sepse atje Bahá'u'lláhu më në fund ua deklaroi shokëve të Tij realitetin e misionit të Tij, lajmin që ata e kishin kërkuar për një kohë aq të gjatë dhe e kishin pritur me aq zell. Shërbimi heroik dhe i vështirë i Bábit më në fund e lindi frutin e tij të destinuar dhe 'Ai të Cilin Perëndia do të manifestonte' qëndroi përpara tyre, i njohur, i shpallur dhe i adhurar.

Përpara se të përpiqemi ta përshkuajmë këtë ngjarje botëtronditëse, le të shikojmë për një moment shenjat dhe mrekullitë e dominimit të Tij dhe të rrethanave profetike në të cilat u bë deklarata e Tij.

Nga momenti kur lajmet e dekretit të Sulltanit iu çuan Bahá'u'lláhut, ato u përhapën anembanë qytetit, duke ngritur një furi në mes të të gjitha shtresave të banorëve Tij, që Bagdadi rrallë e kishte parë. Shoghi Effendiu e përshkuan atë në Perëndia kalon pranë: 'Një grumbull njerëzish të të dy sekseve dhe të çdo moshe, duke përfshirë miq dhe të huaj, Arabë, Kurdë dhe Persianë, njerëz të shquar dhe fetarë, zyrtarë dhe tregëtarë, si dhe shumë njerëz nga shtresat e ulëta, të varfër, jetimë, të hedhur tutje, disa të habitur, të tjerë me zemër të thyer, shumë me lotë dhe të shqetësuar, disa të nxitur nga kurioziteti apo një kënaqësi e fshehtë, grumbulloheshin në numër të madh duke iu afruar shtëpisë së Tij, të zellshëm për ta parë për herë të fundit Atë i Cili, për një dekadë, nëpërmjet këshillës dhe shembullit, ushtroi një influencë aq të fuqishme mbi numër aq të madh banorësh heterogjenë të qytetit të tyre.

'Duke u ndarë për herë të fundit, në mes të të qarave dhe vajtimeve ... dhe duke shpërndarë përgjatë rrugës së Tij me dorë bujare lëmoshat e fundit për të varfërit me të cilët Ai ishte miqësuar besnikërisht dhe duke thënë fjalë ngushëllimi për t'i qetësuar ata që e kërkonin Atë nga çdo anë, Ai, më në fund, arriti bregun e lumit dhe kaloi me barkë në anën tjetër, i shoqëruar nga biri dhe shkruesi i Tij, për në Oborrin Najíbíyyih, të vendosur në bregun tjetër.'124

Përpara se të hipte në barkë Ai iu adresua miqve besnikë që e rrethonin Atë:

O shokët e Mi, Unë e lë në dorën tuaj këtë qytet të Bagdadit, në gjendjen që ju e shikoni atë, kur nga sytë e miqve dhe të të panjohurve gjithashtu, që i kanë mbushur katet e sipërme të shtëpive rrugët dhe tregjet e tij, po rrjedhin lotë si shiu i pranverës, ndërsa unë largohem. Ju tani u mbetet të hapni sytë se mos vepra dhe sjellja juaj e pakësojnë zjarrin e dashurisë që digjet në gjokset e banorëve të tij.125

'Muezzini sapo e bëri thirrjen e lutjes së pasdrekes, kur Bahá'u'lláhu hyri në oborrin Najíbíyyih ... Atje miqtë dhe shokët e Tij, duke arritur valë-valë, e arritën praninë e Tij dhe i uronin Atij, me një ndjenjë keqardhjeje të thellë lamtumirën e tyre të fundit. I shquar në mes të tyre ishte i famshmi Álúsí, Myftiu i Bagdadit, që, me sy ku dalloheshin lotët e denoncoi me urrejte emrin e Násiri'd-Dín Sháhut të cilin ai e përcaktoi si përgjejgës të parë për një mërgim të tillë të pamerituar. 'Unë nuk kam më konsideratë për të', konfirmoi ai hapur, "sepse Násiri'd-Dín (ndihmës i Besimit), vetëm mund të konsiderohej si shkak për shkatërrimin e Tij". Një tjetër vizitor i shquar ishte guvernatori vetë, Námiq Páshá që pasi shprehu me termat më të respektueshme keqardhjen e tij për ngjarjet që çuan në ndarjen e Bahá'u'lláhut, dhe duke e siguruar Atë për gadishmërinë e tij që ta ndimonte Atë në të gjitha mënyrat e mundëshme, i dorëzoi oficerit të caktuar për ta shoqëruar Atë një urdhër me shkrim, duke i komanduar guvernatorët e provincave nëpër të cilat do të kalonin mërgimtarët, të kishin për ta konsideratën më të lartë. "Çdo gjë që ju kërkoni," ai, e informoi Bahá'u'lláhun pas shumë shfajsimeve,"mjafton vetëm të jepni urdhër. Unë jam gati ta zbatoj atë." "Ta kesh këtë konsideratë për të dashurit e Mia," ishte përgjigja ndaj ofertave të tij këmbëngulëse dhe të ripërsëritura, "dhe sillu me ta mirësisht" - kërkesë së cilës ai i dha miratim të ngrohtë, pa hezitim.'126

Edhe një herë Bahá'u'lláhu i hutoi armiqtë e Tij të cilët i panë me pendesë të hidhur valët e brohoritjeve dhe të dashurisë që shkaktuan në popullsi makinacionin e tyre. Aat kishin edne për të parë demostrime më të mëdha të ndjenjave të tilla, bile edhe më të thella, ndërsa afrohej dita kur Bahá'u'lláhu do të niste madhështinë dhe lavdinë e tij të shquar në kryeqytetin e perandorisë së fuqishme. Pak do të habiteshin nëse Namíq Páshái do t'i thoshte Bahá'u'lláhut, 'Më parë ata insistonin që ju të largoheshit, tani, sidoqftë, ata këmbëngulin edhe më shumë që ju të qëndroni.'127

Kapitulli 11
DEKLARATA E BAHÁ'U'LLÁHUT
E MISIONIT E TIJ

Nga fundi i qëndrimit të Bahá'u'lláhut në Irak, komuniteti Bábí, nën influencën e masave rigjeneruese dhe rindërtuese që Ai vazhdimisht bënte për ta, filloi të shquhej përsëri si një Urdhër i dallueshëm, i karakterizuar nga morali i lartë dhe standardet etike që ua nguliti Bábi. Anembanë Persisë, në qytetet dhe qytezat e mëdha, në fshatrat e saj të mëdhenj dhe të vegjël, mbeturinat e komunitietit të dërrmuar, ata që i mbijetuan holokaustit të frikshëm që kishte për qëllim fshirjen e vetë emrit të tokës Persiane, ndodheshin, të nënshtruar dhe pa udhëheqje po me zjarrin të cilin Bábi e kishte ndezur në shpirtrat e tyre dhe që ende nuk ishte shuar. Gjatë ditëve të vështira që e pasuan burgimin e Bahá'u'lláhut dhe shkëputjen e Tij nga mesi i tyre ata nuk kishin marrë mbështetje apo inkurajim nga Yaḥyá, që shkonte nga vendi në vend me maskime të ndryshme dhe duke u marrë me profesione të ndryshme, nga frika e madhe se ndonjë armik mund ta njihte atë si kreu i emëruar i komunitetit. Veprimtaritë e fshehta shkatërruese me të cilat ai u mor, kur Bahá'u'lláhu arriti herën e parë në Bagdad, të cilat ishin një faktor i rëndësishëm që çuan në largimin e Tij në shkretëtirën e Kurdistanit, sollën pothuajse disintegrimin e komunitetit Bábí, një të ardhëshme të cilën terrori dhe kasaphana e frikshme e ndërmarrë kundër tij nga 'ulamát e Islamit Shi'ah nuk mundi të arrinte.

Mnjëherë lajmet e ringjalljes së Bahá'u'lláhut dhe të kthimit në Bagdad u dëgjuan në Iran dhe i ringjallën shpresat e Bábíve, që filluan të ngrihen përsëri dhe shumë prej tyre u nisën për në Bagdad apo u bashkuan me grupet e pelegrinëve që vizitonin qytet e shenjta në ato zona. Ata ishin në gjendje ta shikonin me sytë e tyre rritjen e dominimit të Bahá'u'lláhut përbrenda komunitetit dhe jashtë tij dhe për të parë aftësitë e udhëheqjes së Tij. Disa prej tyre qëndruan për ta zgjeruar koloninë Bahá'í, por shumë u kthyen për të konfirmuar fjalët të cilat kishin filluar të përhapeshin nëpër Iran për një komunitetit të rilindur Bábí.

'Shtatë vjet të konsolidimit të pandërprerë, të duruar dhe mjaft të suksesshëm128 krijuan një transformim të tillë në komunitetin pa bari sa e bënë atë të aftë t'i mbështetëte dhe bile t'i paraprinte ngjarjet monumentale që do të ndodhnin. Në pasim të sfidës madhështore që Ai ua përplasi në fytyrë 'ulamáve të mbledhur, një gjendje pritjeje filloi të vibronte anembanë botës Bahá'í. Bábí kishte bërë aluzione të rëndësishme për 'vitin 80'(1280 A.H., 1863 A.D.) duke iu referuar 'Atij të Cilin Perëndia do ta manifestonte'. Ndërsa ora historike afrohej, Bahá'u'lláhu filloi të provojë dhe t'u komunikojë gradualisht pasuesve të Tij, manifestimin në ardhje të asaj force të fuqishme që e kishte mbuluar qenien e Tij në Siyáh-Chál. 'Vjershat festive, magjepsëse të Cilat Ai i shkruante gati çdo ditë; Tabelat, të mbushura me nënkuptime, që buronin nga Penda e Tij; aluzione të cilat, në bisedat private dhe në ligjëratat publike, Ai ia kushtonte orës që po afrohej; ekzaltimin i cili në momentet e gëzimit dhe të trishtimit, gjithashtu, e përmbyste shpirtin e Tij; ekstaza që i përfshinte të dashurit e Tij tashmë të magjepsur nga evidencat e shumta të madhështisë dhe të lavdisë së Tij në rritje; ndryshimi i dukshëm që vihej re në sjelljen e Tij; dhe përfundimisht, vendosja e Tij e taxhit (një çallmë e madhe), në ditën e ndarjes së Tij ... të gjitha shpallnin në mënyrë të pagabueshme supozimin e Tij të shquar të pozitës profetike dhe të udhëheqjes së Tij të hapur të komunitetit të pasuesve të Bábit.'129

Nabíli kujton emocionet që u krijua në zemrat e shokëve të Bahá'u'lláhut në ditët që pasuan menjëherë deklarimin e misionit të Tij: 'Shumë netë, Mírzá 'Aqá Ján i mblidhte ata së bashku në dhomën e tij, e mbyllte derën, ndizte qirinj të shumtë aromatikë dhe u këndonte atyre me zë të lartë vjershat e sapo shkruara dhe Tabelat që kishte marrë. Duke e harruar krejtësisht botën kalimtare, të zhytur tërësisht në mbretëritë e shpirtit, duke harruar kërkesat për ushqim, gjumë apo pije, ata zbulonin pa pritur se në nata bëhej ditë dhe se dielli po i afrohej zenithit të tij.'130

Ne nuk na ka arritur asnjë përshkrim i detajuar i fjalëve të asaj kohe me të cilat Bahá'u'lláhu e veshi deklaratën e Tij, as rrethanat specifike në të cilat u bë 'Njoftimi i Madh'. Ne duhet t'i jemi mirënjohës Nabílit për përshkrimin e tij të shkurtër të këtyre ditëve të mrekullueshme përtej imagjinatës, sigurisht unike në historinë e botës: 'Çdo ditë, para se të agonte, kopshtarët mblidhnin trëndafila që ishin në të katër anët e kopshtit dhe i grumbullonin ata në qendër të dyshemesë së tendës së Tij të bekuar. Kaq i madh bëhej grumbulli sa, kur shokët e Tij mblidheshin për të pirë çajin e mëngjesit në prezencën e Tij, ata nuk kishin mundësi ta shihnin njëri-tjetrin përmes saj. Të gjithë këta trëndafilë Bahá'u'lláhu, me duart e tij, ua besonte atyre që Ai i lejonte të largoheshin nga prezenca e Tij çdo mëngjes për t'i shpërndarë, në emër të Tij, për miqtë e Tij Arabë dhe Persianë në qytet. Një natë, natën e nëntë të hënës së plotë, më ndodhi të isha bashkë me ata që vështronin anash tendës së Tij të bekuar. Kur ora e mesnatës arriti, uunë e pashë Atë që doli nga tenda e Tij, i kaloi vendet ku disa nga shokët e tij po flinin dhe filloi të ecte lart e poshtë nën dritën e hënës, nëpër rrugët e rrethuara me lule të kopshtit. Kaq e lartë ishte kënga e bilbilave nga çdo anë sa vetëm ata që ishin pranë Tij mund ta dëgjonin qartë zërin e Tij. Ai vazhdoi të ecte gjersa, duke qëndruar në mes të njërës prej këtyre rrugëve, Ai tha:"Mendojini këta bilbila. Kaq e madhe është dashuria e tyre për këta trëndafila, sa të pa gjumë që nga mbrëmja gjer në agim, ata i cicërojnë meloditë e tyre dhe lidhen me pasion të zjarrtë me objektin e adhurimit të tyre. Si munden atëhere këta që premtojnë të jenë të ndezur nga bukuria si trëndafil e të Shumëdashurit të zgjedhin gjumin?" Për tre netë me rradhë unë e vështrova dhe i vajtja rrotull tendës së Tij të bekuar. Sa herë që kaloja pranë shtratit në të cilin Ai shtrihej, do ta gjeja Atë të zgjuar dhe çdo ditë, nga mëngjesi gjer në mbrëmje, e shihja Atë që ishte i zënë parreshtur duke biseduar me një rrëke vizitorësh që vazhdonin të vërshonin nga Bagdadi. Në asnjë rast unë nuk zbulova në fjalët që Ai foli ndonjë shenjë se i fshihte mendimet e Tij.'131 132

Vetë Bahá'u'lláhu ka dëshmuar me pasazhe të panumërta për rëndësinë e deklarimit të misionit të Tij. Momenti botëtronditës, i pritur aq gjatë, aq i shënuar në të gjithë historinë, më së fundi, arriti në mënyrë të paevitueshme. Mbreti i Gjithëlavdishëm i Mbretërve, Zoti i Zotërve, Këshilltari, Princi i Paqes, Jezu Krishti u kthye me lavdinë e Atit të përjetshëm, i Premtuari i të gjitha kohërave, i pritur dhe i ngritur lart prej Profetëve dhe Lajmëtarëve të së shkuarës në shkrimet e shenjta, u ngjit në fronin e Tij. Dita e Perëndisë erdhi.

Gëzohuni me ngazëllim të paparë, o njerëz të Baháit, ndërsa sillni ndërmend Ditën e lumturisë supreme, Ditën kur Gjuha e të Lashtit të Kohëve ka folur, ndërsa largohej nga Shtëpia e Tij për të shkuar në Vendin prej ku Ai lëshoi mbi gjithë krijimin vezullimet e emrit të Tij, Mëshirëplotit.

Kjo është Dita në të cilën bota e padukshme thërret: "I madh është bekimi yt, o tokë, sepse ti je bërë këmbëmbështetësja e Perëndisë Tënd dhe je zgjedhur si selia e fronit të Tij të fuqishëm."

Ngrehu dhe shpalli tërë krijimit lajmin e mirë se Ai që është Mëshirëploti i ka drejtuar hapat e Tij nga Riḍváni dhe ka hyrë aty. Pastaj udhëhiqi njerëzit në kopshtin e kënaqësisë, të cilin Perëndia e ka bërë Fronin e Parajsës së Tij.

Revelacioni, i cili që prej kohësh që s'mbahen mend është përshëndetur si Qëllimi e Premtimi i të gjithë Profetëve të Perëndisë dhe si Dëshira më e madhe e Lajmëtarëve të Tij, u është reveluar tani njerëzve në saje të Vullnetit depërtues të të Fuqiplotit dhe me urdhërin e Tij të pandalshëm. Ardhja e këtij Revelacioni është shpallur në të gjitha Shkrimet e shenjta. Shikoni ndërkaq sesi, megjithë këtë lajmërim, njerëzimi është larguar nga shtegu i tij dhe e ka privuar veten nga lavdia e tij.

Me të vërtetë, Unë them, kjo është dita në të cilën njerëzimi mund të sodisë Fytyrën dhe të dëgjojë Zërin e të Premtuarit. Thirrja e Perëndisë është shpallur dhe drita e shëmbëlltyrës së Tij është ngritur mbi njerëzit. Çdo njeri duhet të fshijë çdo gjurmë fjale të kotë nga tabela e zemrës së vet dhe të shohë me mendje të hapur e të paanshme shenjat e Revelacionit të Tij, provat e Misionit të Tij dhe treguesit e lavdisë së Tij.

E madhe është me të vërtetë kjo Ditë! Aluzionet që janë bërë për të në të gjitha Shkrimet e shenjta si Dita e Perëndisë vërtetojnë madhështinë e saj. Shpirti i çdo profeti të Perëndisë, i çdo Lajmëtari Hyjnor ka qenë i etur për këtë Ditë të mahnitshme. Edhe të gjitha fiset e ndryshme të tokës gjithashtu digjeshin nga dëshira për t'ia arritur kësaj Dite. Megjithatë, sapo Dielli i Manifestimit të Tij u shfaq në qiellin e Vullnetit të Perëndisë, të gjithë mbetën pa gojë e të shkujdesur, me përjashtim të atyre që Fuqiploti kishte dashur t'i udhëheqë.

Kjo është Dita në të cilën favoret më të çmuara të Perëndisë janë derdhur mbi njerëzit, Dita në të cilën hiri më i fuqishëm i Tij është futur në gjithë gjërat e krijuara. U bie për detyrë të gjithë popujve të botës të pajtojnë të gjitha mosmarrëveshjet e tyre dhe, në bashkim e paqe të përsosur, të qëndrojnë nën hijen e Pemës së kujdesit e të dashamirësisë së Tij. Ata duhet të kapen pas gjithçkaje që, në këtë Ditë, çon në lartësimin e pozitës së tyre dhe u shërben interesave të tyre më të mira. Të lumtur janë ata që Penda lavdiplote lëvizi për t'i kujtuar dhe të bekuar janë ata njerëz, emrat e të cilëve, në saje të vendimit Tonë të padepërtueshëm, Ne preferuam t'i mbajmë të fshehur.

Me të vërtetë kjo është Bukuria Më e Madhe, e parashikuar në Librat e Lajmëtarëve, përmes së Cilës e vërteta do të dallohet nga gabimi dhe urtia e çdo urdhëri do të provohet. Me të vërtetë, Ai është Pema e Jetës që jep frytet e Perëndisë, të Lartësuarit, të Pushtetshmit, të Madhit.133

Megjithatë kjo ngjarje madhështore ishte vetëm një prelud për një shpallje më të fuqishme dhe më të madhe të misionit të Tij të cilën Ai do ta bënte nga Adrianopoja dhe nga 'Burgu Më i Madh' i 'Akkás gjatë fazave të treta dhe të katërta të mërgimit të Tij, kur Ai do t'u adresohej mbretërve dhe sunduesve të botës, hierarkive të saj fetare dhe jo fetare, komuniteteve të saj, legjislaturave të saj, filozofëve dhe njerëzve të mençur dhe popullit.

Në ditën e nëntë të Festivalit Riḍván, familja e Bahá'u'lláhut u bashkua me Të në kopësht dhe përgatitjet përfundimtare u bënë që karvani të nisej për udhëtimin prej njëmijë miljesh. Dita e fundit e dymbëdhjetë e atij Festivali, dëshmoi skena të një entuziasmi të tillë të paparë dhe emocioni të papërmbajtshëm, sa ua kaloi demostrimeve popullore që u zhvilluan kur Bahá'u'lláhu e la shtëpinë e Tij në Bagdad nga ana tjetër e lumit.

Dëshpërimi i Bábíve nga momenti kur ata mësuan për ndarjen e imponuar të Bahá'u'lláhut nuk u pakësua aspak nga deklarata e Tij, e cila u ishte bërë e ditur vetëm atyre të paktëve që ishin në oborr në atë kohë dhe që do të shkonin me Të në Turiq. Komuniteti më i madh ishte dërrmuar nga dhimbja e ndarjes; kaq i madh ishte mjerimi i tyre, sa edhe ata pak që do ta shoqëronin Zotin e tyre qanin bashkë me ta. Lajmi i madh nuk ishte shpërndarë gjerësisht në atë kohë. Edhe pse ata e njihnin Bahá'u'lláhun si udhëheqësin, drejtuesin shpirtëror dhe mbrojtësin e tyre, ata nuk mundeshin, pa dijeninë e deklaratës së Tij, të parashikonin se komuniteti Bábí, siç kishte për qëllim Themeluesi i tij, i lavdishmi Bábí, do të lulëzonte në Komunietin Botëror Bahá'í, që së shpejti do të zinte vendin e institucioneve të tij administrative dhe shpirtërore mbi Malin e Shenjtë të Perëndisë dhe do të shpallte mesazhin e dashurisë dhe të drejtësisë dhe të unitetit në çdo pjesë të banuar të tokës.

Pasdite vonë në ditën e dymbëdhjetë të Riḍvánit, kur të gjithë ishin gati, Bahá'u'lláhu i hipi kalit të Tij. Më atë moment, të gjitha gazetat flasin një lloj, thirrje të një shqetësimi të padurueshëm, të mjerimit zemërcoptues, u ngrti nga turma e madhe. Kohë pas kohe thirrjet e Alláh-u-Akbar (Zoti është më i madh) buçisnin nga çdo anë. 'I hipur mbi kalin e Tij, një kalë i kuq i racës më të mirë, më i miri që të dashurit e Tij mund të blinin për Të dhe duke lënë pas Vetes një turmë të përulur admiruesish të zjarrtë, Ai nisi fazën e parë të një udhëtimi që do ta çonta Atë në qytetin e Kostandinopojës, sipas përshkrimit fisnik të Shoghi Effendiut për atë Skenë të paharruar. Nabíli gjithnjë i përpiktë, që ishte prezent gjatë atyre ditëve, tregon, 'Të shumta ishin kryet, që nga çdo anë, përkuleshin gjer në pluhur në këmbët e kalit të Tij dhe i puthnin patkojntë e Tij, ndërsa ishin të panumërt ata që shtyheshin për t'i përqafuar zengjitë e Tij.'134

Vetë Bahá'u'lláhu dëshmoi,

Ai [Perëndia] më aftësoi Mua të ndahem prej qytetit [Bagdad] të veshur me një madhështi të tillë që askush, me përjashtim të mohuesit dhe dashakeqit, nuk do të rrinte pa e deklaruar.135

Kapitulli 12
ME KARVAN NË KOSTANDINOPOJË

Në punën e tij monumentale,136 H. M. Balyuzi e përshkuan udhëtimin e Bahá'u'lláhut nga Bagdadi në Kostandinopojë si 'marshimi i Mbretit të Lavdisë', ndërsa ai i rrëfen rrethanat në të cilat i njëjti nderim iu akordua Atij nga turmat e pikëlluara, kur Ai e la qytetin e tyre. Nder, që vazhdoi t'i bëhej Atij dhe kortezhit të Atij ndërsa ata kalonin pllaja dhe kodra, shkretëtira dhe shtigje malash të gurta, malësish, pyjesh dhe kullota të Anatolisë. Për anëtarët e këtij karvani të pavdekshëm, kjo ishte një periudhë e një lumturie të pandërprerë, më i gjati (dhjetë ditë më pak se katër muaj) në të gjithë rrjedhën e shërbimit të Bahá'u'lláhut plot sakrifica, të mbushur me tragjedi dhe të stolisur me yje, që fillonte nga ajo ditë në 1844, kur Ai u rregjistrua si njëri prej pasuesve më të hershëm të Bábit gjer në vdekjen e Tij në 1892, një i burgosur dhe mërgimtar larg shtëpisë ku Ai lindi. Për vetë Bahá'u'lláhun, ky ishte vetëm një qetësim përpara stuhisë, siç e dinte mirë dhe e ka treguar në Tabelën e Marinarit të Shenjtë.

Në këtë gjeneratë moderne është e vështirë të imagjinohet një udhëtim si ky që ne po përshkuajmë tani. Në atë zonë të virgjër të botës, në atë kohë, nuk kishte as hekurudha, as aviona, as makina, as rrugë të shtruara, as elektricitet, as telefona; fuqia e muskujve të kafshëve apo të njerëzve ishte burimi i vetëm i energjisë. Këto karvane në 'rrugën e artë për në Samarkand' apo edhe karrocat e mbuluara të garave të mëdha Amerikane apo të savanës Afrikane kanë hyrë prejkohësh në romancat e botës dhe veprimtaria e zhurmshe dhe emocionet dhe aftësia logjike që duhet për ta mobilizuar një karvan prej pesëdhjetë mushkash, disa gomerësh, gati njëqind njerëz dhe dymbëdhjetë ushtarë, nuk mund të mbivlerësohen nga një gjeneratë që mund të transportojë gjysmë milioni ushtarë me pajisjet e tyre në anën tjetër të botës për dy javë. Megjithatë nuk kanë kaluar më shumë se njëqind e tridhjetë vjet që kur ky karvan, historia e të cilit është destinuar të tregohet dhe të ritregohet për shekuj të panumërt, u nis në udhëtimin e vet prej njëmijë miljesh.

Ishte pranverë dhe vetë Guvernatori i Bagdadit garantoi se vendet ku karvani do të shkonte do të pritej me respekt prej kërkesës së Vezirit të Madh. Si admirues i devotshëm i Bahá'u'lláhut, ai nuk kishte nevojë të informonte çdo kryeplak, mufti, kryetar bashkie apo person me autoritet në të gjitha qytet dhe fshatrat përgjatë rrugës, për nderin që u bëhej nga kalimi i një Personi kaq të lartë nëpër zonat e tyre. Ai, për më tepër i dha oficerit të eskortës një letër ku u kërkonte këtyre autoriteteve ta furnizonin karvanin me gjithçka që do ta kërkonte. Bahá'u'lláhu, sidoqoftë, e ndaloi përdorimin e këtij favori dhe këmbënguli që çdo gjë që merrej nga komunitet lokale të paguhej.

Me një vullnet të tillë të mirë dhe me brohoritjet e popullsisë së Bagdadit që ende jehonte në veshët e tyre si dhe me parfumin e trëndafilave nga oborri i Riḍvánit që ende i aromatizonte hundët e tyre, anëtarët e bekuar të atij grupi të lartësuar, shokët e Zotit të ushtrive, të të Premtuarit të të gjitha kohërave, të Atij të Cilin Perëndia e manifestoi, filluan udhëtimin e tyre mbretëror.

Nabíli shkruan për 'dëshminë unanime' të njerëzve që ata takuan përgjatë atij udhëtimi, që deklaruan se ata kurrë nuk kishin parë asnjë që të udhëtonte në një gjendje të tillë. Urdhri me shkrim i Namíq Páshá u zbatua plotësisht dhe Bahá'u'lláhut iu akordua, siç tregonte Shoghi Effendiu, 'një pritje entuziaste nga válítë, mutiṣarriftë, qá'im-maqámët, mudírtë, shaykhët, myftitë dhe kadilerë, zyrtarët qeveritarë dhe njerëzit e shquar që u përkisnin distrikteve nëpër të cilat Ai kaloi.'137

Balyuzi kujton se 'ndërsa udhëtonte' Bahá'u'lláhu zakonisht qëndronte në një tendë mbi gamile, por, kur i afroheshin një qyteti apo fshati, ai i hipte kalit të Tij për të takuar funksionarët që dilnin për ta mirëpritur Atë.

Kur Ai i afrohej ndonjë qyteti apo fshati ishte e zakonshme që një delegacion i njerëzve të shquar ta mirëpriste Atë, ta shoqëronte Atë përmes rrugëve të tij dhe ta shoqëronte Atë gjer në njëfarë distance në përparimin e udhëtimit. Në vendet ku ata qëndronin, mbaheshin festime për nder të Tij, përgatitej ushqim dhe i jepej Atij me gëzim për t'u pranuar, duke u bërë gjithçka që do të kontribonte për krijimin e konditave të mira për Të.

Në njërin prej qyteteve të mëdha përgjatë rugës, Márdín, ndodhi një situatë që na jep një shembull të mrekulluehëm për sensin e lartë të drejtësisë së Bahá'u'lláhut, një princip i theksuar në Revelacionin e Tij. Karvani kishte ndaluar për të kaluar natën në një fshat të vogël poshtë qytetit. Hasan Balyuzi vazhdon e këtë ngjarje. 'Atje, gjatë natës, dy mushka që i përkisnin një Arabi që udhëtonte me karvanin, u vodhën. Pronari mbeti vetmuar dhe mjaft i hidhëruar. Bahá'u'lláhu i kërkoi zyrtarit që e shoqëronte karvanin të përpiqej t'i gjente kafshët që mungonin. U thirrën edhe zyrtarët e tjerë, por nuk po gjendeshin kafshët. Ndërsa karvani po bëhej gati të nisej, Arabi i mjerë shkoi duke qarë tek Bahá'u'lláhu. "Ju po niseni," rënkoi ai, "ndërsa unë kurrë nuk do t'i marr përsëri kafshët e mia." Bahá'u'lláhu e anulloi menjëherë rifillimin e udhëtimit. "Unë do të shkoj në Firdaws [një çiflig aty pranë] dhe do të qëndroj atje", tha Ai, "gjersa mushkat e këtij njeriu të gjenden dhe t'i rikthehen atij."

'... Mutaṣarrifi e kërcënoi me burgim kryeplakun e fshatit, në të cilën ishin vjedhur mushkat, nëse ai nuk i gjente ato. Kryeplaku ofroi një sasi parash si dëmshpërblim për mushkat. Por Bahá'u'lláhu nguli këmbë se Arabi duhej t'i merrte përsëri kafshët e tij. Në ditën e dytë kryeplaku erdhi me një garanci premtimi për zyrtarët e lartë, duke ofruar të paguante gjashtëdhjetë paund përbrenda muajit vlera e dy mushkave. Por Bahá'u'lláhu e refuzoi edhe këtë ofertë. Atëhere kryplaku e kuptoi se loja mori fund, dërgoi për t'i marrë kafshët dhe ia dha ato pronarit të shqetësuar. Njerëzit u mahnitën sepse një gjë e tillë kurrë s'kishte ndodhur më parë. Asnjë pronë e vjedhur nuk ishte gjetur më, as rikthimi nuk i ishte bërë pronarit. Áqá Ḥusayn-i-Áshchí, në kujtimet e tij katër dekada më pas, kujton se zyrtarë të ndryshëm që i shkuan Bahá'u'lláhut për t'i treguar për punën që ata kishin bërë për rikthimin e kafshëve, morën shpërblime të mira. Mutaṣarrifit iu dha një shall i shtrenjë deveje, Myftiut një kopje e ilustruar e Kuranit, kryetarit të kalorësve një shpatë me mill me gurë të çmuar.

'Qëllimi i ndalimit në Firdaws, prandaj, në ditën e tretë, Bahá'u'lláhu urdhëroi rifillimin e udhëtimit. Dhe ajo që ndodhi atje, ishe, gjithashtu, një ngjarje e një shkëlqimi të rrallë. Udhëtimi vazhdonte nëpër rrugën kryesore të qytetit të Mardínit. Kavaleria qeveritare me flamuj që valëviteshin dhe trompeta që binin e paraprinin karvanin, pastaj vinte karvani i shoqëruar nga vetë Mutaṣarrifi me zyrtarë dhe funksionarë të tjerë të lartë. I tërë qyteti kishte dalë jashtë, duke i mbushur rrugët plot e përplot, për ta përshëndetur dhe për ta parë kalimin e kravanit. Duke zbritur ngadalë nga maja e malit, Bahá'u'lláhu i uroi lamtumirën eskortës dhe u tregoi njerëzve të ktheheshin përsëri një rrugën e tyre; ndërsa karvani vazhdoi rrugën e vet, duke udhëtuar gjithë ditën nëpër pyje me shkurre dhe mbi livadhe të begatshme, gjersa u bë ndalesa në perëndim të ditës, në një vend të gjelbëruar ku kishte ujë të rrjedhshëm.'138

Siç dukej edhe nga incidenti i mësipërm, udhëtarë të tjerë bashkoheshin me karvanin nga koha në kohë, qoftë për mbrojte apo shoqëri, apo për të dyja. Një prej tyre ishte Mírzá Yaḥyá, që i takoi në Mosul dhe qëndroi në shoqërinë e mërgimtarëve gjer në mërgimin e fundit, kur ai u dërgua në Qipro. Mosuli ishte mjaft larg kufirit Persian sa e mundësonte atë të tregonte atë se cili ishte. Por ai nuk e zbuloi idenditetin e vet, meqënëse vetëm dy apo tre pjesëtarë të grupit e njihnin atë, shumica e të tjerëve kujtonin se ai ishte një Hebre udhëtues.

Megjithëse udhëtimi ishte jashtëzakonisht lodhës - sipas 'Abdu'l-Baháit, ata shpesh mbulonin, gjatë ditës apo natës, një distancë prej njëzet e pesë gjer në tridhjetë milje, duke pushuar për dy ose më shumë ditë sipas rastit - kështu udhëtimi gjallërohej nga një varietet incidentesh, jo gjithnjë të këqija apo kritike, të cilat së bashku me mrekullinë shpesh spektakolare, të ambientit dhe të shumë paralelizmave historike të krahinës, zgjonin interes të vazhdueshëm në ato ditë. Mbi të gjitha këto ishte ndjenja e fuqishme e karakterit unik të misionit të tyre, lartësim., që ende i kishte përfshirë ata, që prej atyre ditëve të papërshkueshme në oborrin e Riḍvánit, kur Mbreti i Mbretëve e lejoi të hiqej mënjanë perdja që e fshihte lavdinë e Tij, ndaj shkëlqimi e ndiqte Atë në rrugën e Tij, kështu që të gjithë që morën pjesë në atë shoqëri të pavdekshme me gëzim dhe lartësim sipëror, do të mbeten të paharruar në kujtimin e kohërave që do të vijnë.

'Abdu'l-Bahái, gati njëzet vjeçar në atë kohë - edhe pse, siç e dëshmonte Ai Vetë përgjegjësitë që Ai kishte përballuar në Bagdad e kishin pjekur Atë - tregonte se si Ai dhe një i ri tjetër, i cili gjer atëhere kishte jetuar një jetë të rehatshme dhe të këndëshme në Persi, i numëronin së bashku miljet që kalonin. 'Ai ishte një shoku im i ngushtë i atij udhëtimi. Kishte netë, kur ne ecnim në anën e tendës së Bahá'u'lláhut dhe gëzimi që kishim nuk mund të përshkuhej. Në disa nga ato netë ai këndonte poema; në mes të tyre ai këndonte odet e Háfizit, që fillon kështu "Ejani le t'i përhapim këta trëndafilë,"'139

Në një rast dy mushka u përlanë nga ujërat vërshuese të njërit prej lumenjve të mëdhenj të krahinës. Në Arbil ata kampuan në vendin e njërës prej fitoreve të mëdha të Aleksandrit mbi Persianët në vitin 331 para Krishtit. Më tej, ishte skena ku u bë një betejë e madhe njëmijë vet më pas, në të cilën u vendos përfundimisht fati i Umayyds.

Në lumin Karkúk, të ftohtë dhe me rrjedhje të shpejtë, kishte një urë të lartë. Një gjimnast i qytetit u zhyt nga ura, një akt që e kënaqi kaq shumë Bahá'u'lláhun, sa Ai e priti personin dhe i adha atij para.

Áqá Riḍá140 humbi një natë. Karvani u nis në errësirë të thellë dhe në një erë të fortë dhe, ndërsa ai po ecte, duke fjetur me ndërprejre, ai vuri re se mushka që mbartëte tendën e Bahá'u'lláhut kishte ndaluar, ndërsa po riparohej pakëz. Kujdestari i mushkës ishte ulur, kështu bëri dhe Áqá Riḍá, duke rënë menjëherë në gjumë. Ai u zgjua pesë orë më vonë dhe vuri re se karvani kishte ikur pa të. Për fat ai qëndroi në agim për lutjet e mëngjesit dhe Áqá Riḍá arriti ta kapte atë, pikërisht kur Mírzá Músá do të dërgonte njerëz për ta kërkuar.

Sa herë që nisja e karvanit nga një vendpushimi vonohej, Bahá'u'lláhu i udhëzonte shokët e Tij ta punonin tokën dhe të hidhnin farë, kështu që pasojat e përfitimit të vizitës së tyre të linin shenjë të dukshme.

Në shumicën e vendpushimeve, zyrtarët lokalë vendosnin roje përreth kampit, për t'i ruajtur kundër kaçakëve. Në një rast, kur anëtarët e grupit duhej ta bënin këtë, ata u ndanë vetë në grupe. Një grup këndonte me zë të lartë, 'i Kujt është dominimi?', ndërsa tjetri do të përgjigjej, 'i Perëndisë, i Gjitëhpushtetshmit, i Plotfuqishmi.'

Cili nuk do të ishte bashkuar me këtë karvan qiellor?

Ata arritën Samsunin, portin në Detin e Zi, prej nga u morën me avullore për në Kostandinopojë. Atyre u duhej të prisnin tetë ditë për anijen, kohë gjatë së cilës Kryeinspektori i të gjithë provincë nëpër të cilën ata kishin kaluar e vizitoi Bahá'u'lláhun dhe u prit prej Tij për drekë. Ai dhe pashallarët e vendit treguan respekt të madh për Të. Ai zbarkoi në Kostandinopojë më 6 Gusht 1863. Kështu u mbyll 'Marshimi Mbretit të Lavdisë' për të hapur epokën më të vështirë, më tragjike, më të rëndësishme dhe më të lavdishme të të gjithë shërbimit të Tij.

Kapitulli 13
MËRGIMI I TRETË

Bahá'u'lláhu u prit me mirësjellje kur arriti në Kostandinopojë prej zyrtarit qeveritar të përcaktuar për atë qëllim, i cili e mori të gjithë grupin në shtëpinë e tij. Ajo u duk, menjëherë se ishte tepër e vogël për kaq shumë njerëz dhe brenda muajit ata u transferuan në një vendbanim më të madh që u dha atyre strehim të përshtatshëm, duke qenë i pajisur me banjon e vet Turke dhe me një oborr të gjerë.

Ambsadori Persian tek Porta e Lartë nxitej vazhdimisht nga zotërit e tij për të provokuar dhe për të nxitur amiqësinë e autoriteteve Turke kundër Bahá'u'lláhut. Ai ishte mjaft i zellshëm në këtë detyrë dhe pas disa viteve të shtrmbërimeve dhe të hpifjeve fitoi mbështetjen e dy prej ministrave më të fuqishëm të Sulltanit, të Vezirit të madh dhe të Ministrit të jashtëm. Në të vërtetë ishte influenca e këtyre të dyve, respektivisht 'Ali Páshá dhe Fu'ád Páshá, që e nxiti përfundimisht Sulltanin, i cili për dy vjet e kishte refuzuar kërkesën e vazhdueshme të qeverisë Persiane për t'i hapur rrugë presionit të tyre të vazhdueshëm që ta ftonte Bahá'u'lláhun në kryeqytetin e vet.

Armiqtë e vjetër të Bahá'u'lláhut në qeverinë Persiane ishin shumë të pakënaqur nga qëndrimi dhe toni i sjellshëm i ftesës së Sulltanit për Të. Ata kishin shpresuar për disa masa ndëshkuese që ose do ta linin Atë në duart e tyre ose do ta çonin Atë në ndonjë skaj të largët të Perandorisë Turke ku ai do të lihej të vuante në harrim të turpshëm. Turneu i Tij triumfal nga Bagdadi në kryeqytet, ku Ai vazhdoi të kishte respektin dhe kujdesin që zakonisht u përkushtohej miqve tepër të ftuar, e ndezën ambicjen e tyre keqdashëse, që ishte ta persekutonin Atë për ditët që i mbeteshin. Edhe pas vdekjes së tij, urrejtja e tyre do të binte mbi komunitetin gjithnjë në rritje të pasuesve të Tij, gjersa poshtërsia e tyre e paparë me shpërthime kronike të dhunës do të binte në sy të gjykatës më të lartë që ka krijuar ndonjëherë njerëzimi, duke iu shpallur kështu kombeve dhe agjensive ndërkombëtare të botës, pikërisht atë Mesazh të cilin ata kishin për qëllim ta çrrënjosnin nga kujtesa e njerëzimit.

Ditën pas arritjes së Bahá'u'lláhut në Kostandinopojë, një i dërguar nga ambsada Persiane e vizitoi atë që t'i paraqiste komplimentat e ambasadorit dhe t'i thoshte se e pengonin rrethanat që të vinte personalisht dhe se ai do ta priste me mjaft kënaqësi një vizitë. Bahá'u'lláhu nuk e komentoi dhe as i ktheu përgjigje atij.

Korrupsioni që mbizotëronte në oborrin e Sulltanit, jo më i vogël se ai i fisnikërisë Persiane, u duk fare qartë në sjelljen e të dërguarve mbretërorë dhe të funksionarëve Persianë që, sapo ata arritën në Portën e lartë, filluan t'u 'kërkonin për çdo derë sa më shumë peshqeshe dhe dhurata që ata mund të merrnin'. Shpejt iu tha Bahá'u'lláhut se sjellja diplomatike kërkonte që Ai ta vizitonte Ministrin e Jashtëm - pas një qëndrimi prej tre ditësh - dhe të kërkonte nëpërmjet tij një bisedë me vezirin e Madh, që do ta çonte kërkesën e Tij për aodiencë tek Sulltani. Bahá'u'lláhu iu përgjigj këtyre zërave duke thënë se Ai nuk kërkonte favor, nuk kishte plane të mëtejshme dhe, meqënëse ai kishte ardhur në kryeqytet me ftesën e qeverisë Otomane, u takonte atyre të shkonin tek Ai nëse kishin ndonjë gjë për t' i thënë.

Qëndrimi i pavarur dhe fisnik i Bahá'u'lláhut, u shfrytëzua nga ambasadori Persian si një mundësi për ta goditur Atë përsëri. Duke injoruar faktin se Bahá'u'lláhu e kishte mbrojtur Vetveten dhe shokët e Tij nga armiqësia e autoriteteve Persiane nëpërmjet qytetarisë Turke, ai u ndje i poshtëruar nga refuzimi i Bahá'u'lláhut për t'u paraqitur Vetë në ambasadën Persiane dhe i shfrytëzoi të gjitha mundësitë e postit të tij për të filluar një fushatë keqpërfaqësimi, duke e portretizuar Bahá'u'lláhun si arrogant, kryelartë dhe si një person që e kundërshtonte çdo lloj autoriteti, ambicja e të cilit ishte burimi i të gjitha telasheve në mes të Tij dhe qeverisë Persiane. Këto shpifje ishin si mishi dhe pijet e atyre intrigantëve që mbushinin rradhët e qeverisë, që e dinin të gjithë se ata vetë ishin vënë në pikëpyetje nga sjellja e drejtë e Bahá'u'lláhut. 'Abdu'l-'Azízi, Sulltani, nuk ishte në gjendje t'i rezistonte presionit që i bënin dy ministrat e tij më të besuar, përfaqsuesi i një fuqie mike dhe qëndrimi i përgjithshëm i oborrit kështu që dekreti që ata dëshironin doli.

Pa pritur, pa paralajmërim, gjithçka ndryshoi për mërgimtarët. Një kushëri i Vezirit të Madh u dërgua për ta informuar Bahá'u'lláhun për firm nin që urdhëronte mërgimin e menjëhershëm të Tij dhe të të gjithë grupit të Tij për në njërën nga pjesët më të largëta dhe më të pakëndëshme të Pernadorisë, në qytetin e vjetër dhe të shkatërruar të Adrianopojës në kufirin më verior të Turqisë në Evropë. Shoghi Effendi shkruante tek Perëndia kalon pranë141 se ky ishte një dekret që e bëri të qartë koalicionin e vërtetë të qeverive Perandorike Turke dhe Persiane kundër një kundërshtari të përbashkët dhe i cili më në fund solli pasoja të tilla tragjike mbi Sulltanatin, Kalifatin dhe Dinastinë Qájár.142

Zemërimi i Bahá'u'lláhut u ndez prej veprimit të dukshëm të padrejtë dhe qëllimi i Tij i menjëhershëm ishte refuzimi për t'u bindur, cilatdo të ishin pasojat. Për këtë Ai u mbështet nga anëtarët e palëkundshëm të familjes së tij dhe nga pasuesit. Por atëhere Mírzá Yahy , frikacak si gjithmonë, shtroi çështjen e grave dhe të fëmijëve. Bahá'u'lláhu u përgjegj se për ta do të kujdeseshin ambasadorët e huaj në qytet. Këta, bashkë me shumë persona të tjerë me pozitë, e kishin vlerësuar, edhe pse qëndrimi i Tij në mes tyre ishte mjaft i shkurtër, sepse lartësia dhe rrezatimi i tij gjithnjë i magjepste ata që kishin qëllime të mira dhe e provokonte dashakeqin. Sidoqoftë, Bahá'u'lláhu e kuptoi rrezikun e një përçarjeje në komunitet dhe ra dakort ta pranonte dekretin. Por ai tha, se nëse ata do të qëndronin fuqimisht, bile deri në pikën e martirizimit, kjo ngjarje do të ishte kthyer për famën e Kauzës së Perëndisë, dhe, në fakt, kishte shumë mundësi që atyre të mos u ndohte asgjë.

Edhe një herë grupi i vogël i mërgimtarëve me pajisjet e tyre ngarkoi karrocat, mushkat dhe qerret dhe u nis për në një mërgim tjetër. Por këtë herë ky nuk ishte marshim i lavdisë, por i vuajtjeve të hidhura, që të kujtonte fazat e hershme të udhëtimit të parë në malet e mbuluara me dëborë të Persisë perëndimore. Ky ishte një udhëtim më i shkurtër, që zgjati dymbëdhjetë ditë mbi një provincë të sheshtë të kapur nga një i ftohtë aq intensive sa 'prej kohërash nuk kujtohej ndonjë i ngjashëm me të'. Bahá'u'lláhu dëshmon, 'As familja Ime as ata që më shoqëruan Mua nuk kishin veshjet e nevojshme për t'i mbrojtut ata nga i ftohti i atij moti me ngrica.' Ata arritën në Adrianopojë, tani quhet Edirne në 12 Dhjetor 1863 dhe qëndruan atje për katër vjet.

Arritje e Bahá'u'lláhut në Kostandinopojë dhe kalimi i mëtejshëm në Adrianopojë shënon rastin e parë për të cilin ka shkrime autentike, që një Manifestim i Perëndisë ve këmbë në tokën Evropiane.143

Në mes të shkrimeve të Tij të shumta gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në kryeqytetin Turk, dy spikasin për rëndësinë e madhe në oqeanin e gjerë të revelacionit të Tij; njëri i shkurtër, tjetri mjaft i gjatë. Për ambasadorin Persian, që ishte amriku i Tij i pashpirt dhe qendra e përqëndrimit të të gjitha intrigave dhe të kundërshtimeve në zemër të Perandorisë Otomane, i cili shkaktoi mërgimin e Tij të dytë dhe të tretë, Bahá'u'lláhu shkroi në prag të udhëtimit të Tij për në Adrianopojë:

Ç'përfitim pate ti dhe të tjerët si ti, të vrisni, vit pas viti, kaq shumë të shtypur dhe t'u shkaktoni atyre vuajtje të shumta, kur ata të jenë shtuar njëqind fish dhe ju të tërboheni fare, dijeni se mendjet tuaja nuk do të kenë shpëtim nga brenga që do t'iu brejë ... Kjo Kauzë ia kalon çdo komploti që ju bëni. Dijeni mirë këtë: edhe nëse të gjitha qeveritë e tokës do të bashkoheshin për të marrë jetën Time dhe jetën e të gjithëve që mbartin këtë Emër, ky Zjarr Hyjnor nuk do të shuhet kurrë. Kauza e Tij do t'i përfshijë të gjithë mbretërit e tokës, bile të gjitha që janë krijuar prej ujit dhe argjilit ... Çdo gjë tjetër që mund të më ndodhë Mua, do të kthehet në fitoren Time dhe do të tregojë për humbjen që ata do të pësojnë.

Kjo deklaratë e fuqishme u parapërgatit nga një letër e gjatë për 'Ali Páshá, Vezirin e Madh, të shkruar prej tij në të njëjtën ditë kur lajmëtari i tij solli dekretin e Sulltanit. Ne nuk kemi kopje të asaj letre, por Nabíli, që ishte prezent kur ajo u lexua dhe ndoshta e përktheu atë, thotë 'Ajo ishte mjaft e gjatë, me fjalë që i drejtoheshin drejtpërsëdrejti Sulltanit godite ashpër ministrat e tij, ekspozonte papjekurinë dhe paaftësinë e tyre dhe përfshinte fragmentet me të cilat vetë ministrat i ishin adresuar, ku ata sfidoheshin trimërisht dhe qortoheshin me ashpërsi të mos mburreshin me pronat e tyre tokësore, as të mos i kërkonin marrëzisht pasuritë të cilat koha do t'ua merrte atyre pa mëshirë.'

Shamsí Big, zyrtari i emëruar të vepronte si mikpritës i mërgimtarëve, e mori këtë letër me një zarf të mbyllur dhe u instruktua prej Bahá'u'lláhut që t'ia jepte atë vetë Vezirit të Madh dhe t'i thoshte se ajo dërgohej prej Perëndisë. Shamsí Big i raportonte më pas Mírzá Músá, 'Unë nuk e di se ç'pëmban kjo letër, por sapo Veziri i madh e lexoi atë fytyra i mori ngjyrën e kufomës dhe tha: "Kjo është sikur mbreti i mbretërve ia dërgon kërkesën e tij mbretit vasal më të përulur për t'ia korrigjuar sjelljen." Kaq i zemëruar dukej sa unë u largova nga prezenca e tij.'

Bahá'u'lláhu komentoi:

Çfarëdo veprimi që ministrat e Sulltanit të ndërmarrin kundër Meje, pasi të kenë lexuar përmbajtjen e saj i pajustifikueshëm. Aktet që ata kanë bërë para se ta lexonin atë, sidoqoftë, nuk mund të justifikohen.

Shfaqjen dhe botimin e kësaj tabele Shoghi Effendiu e përshëndeste si fillimin e shpalljes së madhe të Mesazhit të Tij, të cilin Bahá'u'lláhu do t'ua bënte nga Adrianopoja mbretërve dhe udhëheqësve fetarë të botës. 'Abdu'l-'Azíz, 'I vetëshpalluri peshkop i Profetit të Islamit dhe sundimtar absolut i një perandorie të fuqishme ... ishte njëri prej sovranëve të botës që i mori Thirrjet hyjnore dhe i pari në mes të monarkëve orientalë që e mbështeti ndikimin e drejtësisë së Perëndisë.

Kapitulli 14
SHPALLJA PËR
MBRETËRIT DHE UDHËHEQËSIT FETARE

Qëndrimi i Bahá'u'lláhut në Adrianopojë144 ishte pika qëndrore e shërbimit të Tij dhe zgjati katër vjet e tetë muaj. Në atë vend dielli i revelacionit të Tij u ngrit në zenith, u manifestua në respektin në rritje që u tregua për Të nga zyrtarët lokalë që nga guvernatori e më poshtë, nga i gjithë trupi diplomatik - ende të shumtë në atë qytet të lashtë - nga komunitet fetare të feve të ndryshme dhe nga nisja e asaj shpalljeje të madhe të misionit të Tij për mbretërit dhe sundimtarët dhe udhëheqësit fetarë të botës, që është një tipar kaq i shquar i shërbimit të Tij. Atje u përballua dhe u kalua kriza më e madhe që e kishte kapur ndonjëher besimin e Tij. Këto dy ngjarje do ta shquajnë përgjithmonë periudhën e mërgimit në Adrianopojë.

Eshtë e vështirë ta kuptojnë se njëzet vjet kishin kaluar që nga ajo ngjarje botëtronditëse, apokaliptike - deklarata e Bábit - që ndodhej në Shiraz; vite të trazuar të mbushur me ngjarje të mëdha që shënonin shpalosjen e një epoke të re që agoi mbi horizontin e botës dhe për të cilën bota ende nuk kishte dijeni. I tërë "episodi i Bábit" me gjithë tmerrin shtazarak, heroizmin madhështor dhe sakrificat sublime që e stolisën në vitet e para të asaj periudhe u zëvendësua menjëherë nga një ngjarje e një rëndësie edhe më të madhe në historinë e të gjithë njerëzimit - veshja e Bahá'u'lláhut me pozitën e tij hyjnore dhe misioni që Ai e mori, kur ishte i lidhur me zinxhirë në Síyáh-Chál. Në ndjekje të shpejtë pasuan mërgimi i Tij në Bagdad, largimi i Tij në Sulaymáníyyih, rënia e komunitetit Bábí, kthimi i Tij, dhe rilindja dramatike e atyre njerëzve tragjike, rritja e shpejtë e dominimit të Tij në dhe përtej Bagdadit duke arritur në një majë të tillë madhështie sa tërhoqi vëmendjen e dy prej dhespotëve më autokratikë dhe të fuqishëm të epokës - Shahu dhe Sulltani - sfida e paparë që Ai u bëri udhëheqësve të mbledhur të Islamit Shi'ah, madhështia e udhëtimit të Tij në mërgimin e dytë dhe goditja e urrejtjes së helmatisur që dekretoi mërgimin e Tij të tretë. Të gjitha këto ngjarje u përqëndruan rreth një Figure të vetme, një Mërgimtari të zhveshur nga të gjitha gjërat e mëdha që Ai kishte, që u përmbys nga pozita e Tij e lartë në mes të njerëzve, për të çuar në poshtërimin e plotë të një të burgosuri në zinxhira, megjithatë i zgjedhur prej Perëndisë për të qenë Shpëtimtari i njerëzimit, i fuqizuar me efektin e alkimisë hyjnore, për transformimin e 'fuqisë satanike në pushtet qiellor'dhe për të vendosur themelet e mbretërisë së Perëndisë mbi tokë mbi 'një themel të qëndrueshëm' të cilin 'stuhitë e përpjekjeve njerëzore janë të pafuqishme për ta shkatërruar' apo 'teoritë e imagjinuara prej njerëzve' nuk e dëmtojnë dot.

Për disa kohë pasi Ai e la Bagdadin, Bahá'u'lláhu konsiderohej si Bábí. Deklarata e tij në Oborrin e Ridvánit u bë vetëm për ata të paktë që ishin të pranishëm dhe nuk kishte një shpallje publike. Për disa ishin konfirmimi i asaj që ata tashmë e dinin, ndërsa për disa të tjerë ishte plotësimi i shpresave të tyre. Kjo nuk iu komunikua ndokujt jashtë komunitetit Bábí, bile as Guvernatorit dhe atyre të shquarve që ishin aq të përkushtuar ndaj Tij. Shkrimet e Tij gjatë periudhës së Bagdadit përfshinin përveç një numri të madh odesh dhe meditimesh që buruan nga penda e Tij në Kurdistan, disa prej veprave më të mëdha të cilat formuan bazat e revelacionit të Tij, Qitapi Ikan (Libri i Sigurisë), Fjalët e Fshehura dhe Shtatë Luginat, por në asnjërën prej tyre Ai nuk e zbuloi misionin e Tij që i ishte besuar në Síyáh-Chál.

Tani në Adrianopojë, Bahá'u'lláhu e veshi hapur mantelin e Profetësisë së Tij dhe filloi shpalljen e fuqishme të ardhjes së Tij dhe të misionit të Tij, jo vetëm për mbretërit dhe sunduesit fetarë të botës, por për njerëzimin në përgjithësi dhe për përfaqësuesit e zgjedhur të tyre. Kurrë në historinë botërore nuk ishte bërë nga ndonjë Manifestim i Perëndisë një deklaratë aq e përhapur, e veçantë dhe e qartë për misionin e Tij.

Napoloni III, Cari, Mbretëresha Viktoria, Papa, Sulltani dhe Shahu morën letra individuale dhe 'Abdu'l-'Azíz, Sulltani, për më tepër mori një letër të përgjithshme 'për Mbretërit e tokës'. Perandorët e Austrisë dhe të Gjermanisë, 'Sundimtarët e Amerikës dhe Presidentët e Republikave të saj', udhëheqësit fetarë botërorë veçanërisht ata të Kristianitetit dhe të Islamit, morën adresime nëpërmjet Qitapit Akdas, Librit Më të Shenjtë të revelacionit Bahá'í, dhe në Tabelat e panumërta, në të cilat popujve të botës dhe përfaqësuesve të tyre u bëhej thirrje të shërbenin në këtë ditë të Perëndisë.

Nota e hapjes së thirrjeve të mëdha u dha nga Kostandinopoja me dërgimin e Tabelës dënuese dhe sfiduese për Sulltanin 'Abdu'l-'Azíz që u përshkrua në kapitullin e mëparshëm. Atij despoti tiranik i adresoheshin përsëri pasazhet e para të të fuqishmit Súriy-i-Mulúk (Tabelat e Mbretërve) dhe iu dërguan dy mesazhe gojore në rrjedhën e udhëtimit të Bahá'u'lláhut për në vendin e Tij përfundimtar të mërgimit145 në Tokën e Shenjtë.

Súriy-i-Mulúk është një nga veprat më me peshë dhe më madhështore të Bahá'u'lláhut. Në të Ai i adresohet 'të gjithë grupit të monarkëve të Lindjes dhe të Perëndimit [dhe veçanërisht Sulltanit 'Abdu'l-'Azíz] mbretërve të Kristianitetit, ambasadorëve Francezë dhe Persianë të akredituar në Portën e Lartë, udhëheqësve fetarë Muslumanë në Kostandinopojë, njerëzve të zgjuar dhe banorëve të tij, nejrëzve të Persisë dhe filozofëve të botës'.146

Nga kjo Tabelë e fuqishme ne citojmë sa pason:147

O mbretër të tokës! Ai i Cili është Zoti sovran i të gjithëve arriti. Mbretëria është e Perëndisë, Mbrojtësi gjithëpotent, Vetëjetuesi. Mos adhuroni asnjë pëveç Perëndisë, dhe, me zemrat rrezatuese, ngrihini fytyrat tuaja nga Zoti juaj, Zoti i të gjitha emrave. Ky është një Revelacion me të cilin gjithçka që ju posedoni nuk mund të krahasohet kurrë. Nëse ju e dini këtë. Unë iu shoh të gëzoheni me atë që ju grumbulloni për të tjerët dhe e shkëputni vetveten nga botërat të cilat asgjë përveç Tabelës Sime të Ruajtur nuk mund ta vlerësojë. Thesaret që ju keni grumbulluar iu kanë tërhequr larg prej objektivit tuaj final. Kjo nuk iu përshtatet ju, nëse ju e kuptoni këtë lajini zemrat tuaja nga të gjitha papastërtitë tokësore dhe nxitoni të hyni në mbretërinë e Zotit tuaj, krjiuesit të qiellit dhe të tokës, i Cili e bëri botën të dridhet dhe të gjithë popujt e saj të vajtojnë, me përjashtim të atyre që kanë hequr dorë nga gjithçka dhe mbahen pas asaj që përcaktohet në Tabelën e Fshehur...

Për drejtësinë e Perëndisë! Nuk është dëshira Ime të hedh në dorë mbretëritë tuaja. Misioni Im është të kap dhe të posedoj zemrat e njerëzve. Mbi ta janë ngulur sytë e Bahá's. Për këtë dëshmon Mbretëria e Emrave, nëse ju e kuptoni këtë.

Kujdes se mos silleni padrejtësisht me këdo që ju bën thirrje dhe hyn nën mbrojtjen tuaj. Ecni ju në mbrojtjen e madhe. Ecni ju me frikën e Perëndisë dhe bëhuni prej atyre që jetojnë një jetë me Zotin. Mos u mbështetni në pushtetin tuaj, në ushtritë dhe në thesaret tuaja. Vendoseni besimin dhe konfidencën tuaj të plotë tek Perëndia, i Cili iu krijoi dhe kërkoheni ndihmën e Tij në të gjitha çështjet tuaja. Shpëtimi vjen vetëm prej Tij. Ai e shpëton atë që Ai dëshiron me ushtritë e qiellit dhe të tokës.

Dijeni ju se të varfërit janë të besuarit e Perëndisë në mesin tuaj. Kujdes që të mos e tradhëtoni besimin e Tij dhe të mos silleni padrejtësisht me ta për të mos ecur në rrugët e tradhëtarit. Ju me siguri do t'iu bëhet thirrje t'i ktheni pëergjigje besimit të Tij në ditën kur balanca e drejtësisë do të vendoset, dita në të cilën për secilin do të jepet ajo që takon, kur bëmat e të gjithë njerëzve, qofshin ata të pasur apo të varfër do të vihen në peshore.

Nëse ju nuk u kushtoni vëmendje këshillave që, me një gjuhë të pashoqe dhe të qartë, unë ua zbulova në këtë Tabelë, dënimi Hyjnor do t'iu sulmojë nga çdo drejtim dhe vendimi i drejtësisë së tij do të shpallet kundër jush. Në atë ju nuk do të keni pushtet t'i rezistoni Atij dhe do ta kuptoni se sa të pafuqishëm jeni. Keni mëshirë për veten tuaj dhe për ata që janë poshtë jush dhe gjykojini ju ata sipas këshillave të përshkruara nga Perëndia në Tabelën e Tij më të shenjtë dhe më të lartësua, një Tabelë në të cilën Ai i ka dhënë secilit dhe çdo gjëje masën që i takon, në të cilën Ai, me qartësi, i shpjegon të gjitha gjërat dhe që është në vetvete një paralajmërim për ata që i besojnë Atij.

Shqyrtoni Kauzën Time, pyesin për gjërat që më kanë ndodhur Mua dhe vendosni drejtësisht në mes Meje dhe armiqve të Mij, duke u bërë nga ata që veprojnë drejtësisht ndaj fqinjëve të tyre. Nëse ju nuk e përballoni goditjen e shtypësve, nëse ju nuk i mbroni të drejtat e të shtypurve, ç'të drejtë keni ju atëhere ta mburrni veteveten në mes të njerëzve? Cila është gjëja për të cilën ju mund të mburreni me të drejtë? Eshtë kjo për ushqimin dhe pijet tuaja me të cilat mbaheni kryelartë, pasuritë që grumbulloni në thesaret tuaja, sasia dhe kostoja e ornamenteve me të cilat vishni vetveten? ...

O Mbretër të tokës! Unë iu shoh se si i rritni çdo vit shpenzimt tuaja dhe e hidhni barrën e tyre mbi nënshtetasit tuaj. Kjo, me të vërtetë, është padrejtësi e madhe dhe e plotë. Trembjuni psherëtimave dhe lotëve të këtij të Keqtrajtuari dhe mos u hidhni barrë të tepruar popujve tuaj. Mos i plaçkisni ata për të përgatitur pallate për veten tuaj; por zgjidhni për ta atë që do të zgjidhnit për vetveten. Kështu Unë iu shpalos para syve atë që sjell përfitim, nëse iu kuptoni. Popujt tuaj janë thesaret tuaj. Kujdes se mos rregullat tuaj i shkelin urdhëresat e Perëndisë dhe ju ia jepni shpërblimet tuaja dorës së plaçkitësit. Prej tyrej u sundoni, me mjetet tuaja ju jetoni, me ndihmën e tyre iu pushtoni. Megjithatë sa me përbuzje ju i shikoni ata! Sa e çuditshme, sa tepër e çuditshme!

Tani që ju e refuzuat Paqen Më të Madhe, mbahuni fort pas kësaj, pas Paqes së Vogël, që të keni mundësinë për t'i përmirësuar në njëfarë shkalle rrethanat tuaja dhe të vartësve tuaj.

O Sundimtarë të tokës! Pajtohuni në mes tuaj, që ju të mos keni më nevojë për armatime, veçse në atë masë sa të ruani territoret dhe dominimet tuaja. Kujdes se mos ju nuk e merrni parasysh këshillën e të Gjithëditurit, Besnikut.

Jeni të bashkuar, O Mbretër të tokës, sepse kështu stuhia e mosharmoninë do të qetësohet në mesin tuaj he popujt tuaj do të gjejnë prehje, nëse ju jeni nga ata që kuptoni. Nëse ndonjëri prej jush do të rrëmbejë armët kundër tjetrit, ngrihuni ju të gjithë kundër tij, sepse kjo nuk është gjë tjetër veçse manifestim i drejtësisë.

Për Sulltanin, Bahá'u'lláhu shkruante:

Dëgjo, O Mbret, ligjëratën e Atij që flet të vërtetën, të Atij që nuk të kërkon ta shpërblesh Atë me gjëra që Perëndia t'i ka dhënën ty, të Atij i Cili shkel pa gabuar në Shtegun e drejtë. Eshtë Ai që të bën thirrje për te Perëndia, Zoti yt, i Cili të tregon ty rrugën e drejtë, rrugën që të çon në lumturinë e vërtetë, që ti të kesh mundësi të bëhesh një prej atyre të cilëve do t'u shkojë mbarë.

Kujdes, O Mbret, që të mos mbledhësh rreth teje ministra që pasojnë dëshirat e nxitjeve të korruptuara, që kanë hedhur prapa shpinës së tyre atë që u është besuar duarve të tyre dhe kanë tradhëtuar hapur besimin që u është dhënë. Ji bujar me të tjerët, ashtu siç është treguar Bujare Perëndia ndaj teje dhe mos i braktis interesat e njerëzve të tu nën mëshirën e ministrave si ata. Mos e harro frikën e Perëndisë dhe bëhu prej atyre që veprojnë me drejtësi. Mblidh rreth teje ministra nga të cilët ti mund ta nuhasësh aromën e besimit dhe të drejtësisë dhe merr këshillë prej tyre por, zgjidh atë që është më e mirë për sytë e tu, duke qenë prej atyre që veprojnë me zemërgjerësi

...

Mos i kapërce kufijtë e moderimit dhe vepro drejtësisht me ata që të shërbejnë ty. Jepu atyre sipas nevojave dhe jo aq shumë sa t'i mundësosh ata të grumbullojnë pasuri për vetveten, të stolisin veten e tyre, të zbukurojnë shtëpitë e tyre, të kërkojnë gjëra që nuk u sjellin përfitim atyre dhe të rradhiten me ekstravagantët. Sillu me ta me drejtësi të padevijueshme; kështu që asnjëri prej tyre të mos jetë në skamje apo të mos vishet me lukse. Kjo është vetëm një shfaqje e drejtësisë.

Mos e lejo të poshtrin të sundojë dhe t'i dominojë ata që janë fisnikë dhe të vlefshëm për nderime dhe mos e lër mendejlartin nën mëshirën e të përbuzurit dhe të pavlerit, sepse kjo është ajo që Unë vura re me arritjen time në Qytet [Kostandinopojë], dhe për këtë Unë dëshmoj. Ne gjetëm në mes të banorëve të Tij disa që zotëronin prona të mëdha dhe jetonin në mes të pasurive të tepruara, ndërsa të tjerë që ishin të skamur dhe në varfëri maksimale. Kjo nuk i përshtatet sovranetit tënd dhe nuk është e vlefshme për rangun tënd.

Le të jetë këshilla Ime e pranueshme për ty dhe përpiqu të sundosh me drejtësi në mes të njerëzve, që Perëndia të mund ta lartësojë emrin tënd dhe ta përhapë famën e drejtësisë tënde në të gjithë botën. Kujdes se mos ti i ngre lart ministrat e tu në kurriz të nënshtetasve. Trembju psherëtimave të të varfërve dhe të të drejtëve në zemër që, në mbrëmje, vajtojnë për gjendjen e tyre të keqe dhe bëhu për ta një sovran bamirës. Ata, në të vërtetë, janë thesaret e tua mbi tokë. Eshtë detyra jote, pra, t'i ruash thesaret e tua nga ata që dëshirojnë të t'i grabisin. Gjurmoji punët e tyre dhe sigurohu, çdo vit, bile çdo muaj për kushtet e tyre dhe mos u bëj nga ata që e neglizhojnë detyrën.

Sulltani 'Abdu'l-'Azíz sigurisht që nuk i dëgjoi këto këshilla të mençura. Më pas ai nxorri dekretin e mërgimit të katërt të Bahá'u'lláhut, një tjetër mesazh iu dërgua atij, me gojë, me anë të oficerit Turk të emëruara për t'i shoqëruar mërgimtarët në Adrianopojë në portin e tyre të nisjes për në 'Akká. Në Gallipoli, Bahá'u'lláhu iu adresua këtij oficeri, Ḥasan Effendi:

Thoji mbretit se ky territor do t'i shpëtojë nga duart dhe se çështjet e tij do të bëhen rrëmujë. Nuk i flas unë këto fjalë, por Perëndia...148

Në Súriy-i-Ra'ís që u shfaq pasi Ai la Adrianopojën, Bahá'u'lláhu iu adresua Vezirit të Madh, duke e qortuar ashpërsisht atë dhe duke parashikuar rënien e tij dhe duke konfirmuar se revelacioni i Tij së shpejti do ta përfshinte botën dhe gjithçka që banonte në të'. Ai vazhdoi,

Toka e Misterit [Adrianopoja] dhe ajo që është përtej saj ... do të ikë nga duart e mbretit dhe do të nisin trazira, dhe zëri i ankesave do të ngrihet, dhe evidencat e gabimit do të shfaqen nga të gjitha anët... Konditat do të bëhen aq për të ardhur keq sa edhe rërat e kodrave të mjeruara do të rënkojnë, dhe pemët e maleve do të qajnë, dhe gjak do të rrjedhë prej të gjitha gjërave. Atëhere ti do ta shikosh popullin në kulmin e fatkeqësisë.149

Gjithçka ndodhi siç e profetizoi Bahá'u'lláhu. 'Alí Páshá ra nga pozita dhe u zhyt në harresë; Sulltani njëkohësisht ra pingulthi duke humbur edhe fronin edhe jetën e tij; një luftë shkatërruese me Rusinë filloi, që çoi në pushtimin e Adrianopojës. Vuajtjet ishin me të vërtetë të mëdha dhe gjaku me të vërtetë rrodhi prej të gjitha gjërave. Perandoria e fuqishme Otomane, kurrë nuk e mori veten nga kjo goditje shkatërruese dhe përfundimisht u shpërbë gjatë Luftës I Botërore pas të cilës Kemal Páshá vendosi një rregjim të ri në Turqi.

Në kohën e shpalljes së Bahá'u'lláhut, mbretërit dhe udhëheqsit fetarë ushtronin autoritet gati absolut mbi njerëzimin në përgjithësi 'pompoziteti dhe konditat' të monarkëve Evropianë - sa gjer në fillim të luftës botërore Kaiserit ende i drejtoheshin si i Gjithëlarti, autokracia e papërmbajtur e shumicës së sundimtarëve Aziatikë, paralelizohej prej dominimit të plotë që ushtrohej nga hierarkitë kishtare të feve të lashta. Mbretërit dhe priftërinjtë kontrollonin jetën politike dhe fetare të masave. Pak për t'u çuditur është përse Bahá'u'lláhu ua drejtoi peshën e plotë të thirrjeve tij hyjnore, atyre, për t'u çuar këshilla të mençura, për të shpalosur një vizion mbarëbotëror dhe për t'u përshkruar veprimtaritë praktike nëpërmjet të cilave ata mund t'i sillnin përfitim dhe lumturi të madhe të gjithë njerëzimit.

Napoleonit III, monarku më ambicioz, më i shkëlqyer dhe më i fuqishëm i asaj kohe, mori dy adresim prej Bahá'u'lláhut. Tabela e parë, u dërgua nga Adrianopoja me anë të një diplomati Francez, për t'i shpallur perandorit Revelacionin e ri të Perëndisë.

Kjo është, me të vërtetë, ajo që shpirti i Perëndisë [Jezu Krishti] e shpalli, kur Ai erdhi me të vërtetën tek ju...

Bahá'u'lláhu pastaj e ngre lart perandorin:

Dy deklaratat e lëshuara mirësisht prej mbretit të epokës i kanë arritur veshët e këtyre të keqtrajtuarve. Këta deklarime janë, në fakt mbretër të të gjithë deklarimeve, të ngjashëm me të cilin nuk janë dëgjuar kurrë nga ndonjë sovran. Së pari ishte përgjigjia që iu dha qeverisë Ruse, kur ajo kërkoi përse lufta [e Krimesë] filloi kundër saj. Ti iu përgjigje: 'Thirrje e të shtypurve që pa asnjë faj apo qortim, u mbytën në Detin e Zi më zgjoi në mëngjes. Prandaj, unë mora armët kundër teje.' Këta të shtypur, sidoqoftë, vuajtën edhe më keq dhe kaluan shqetësime më të mëdha, ndërsa sprovat e shkaktuara prej këtyre njerëzve zgjatën vetëm një ditë, vështirësitë që shkaktuan shërbëtorët e tyre zgjatën për njezet e pesë vjet, çdo moment i të cilëve mbante një vuajtje për të ardhur keq. Deklarata tjetër me peshë e cila ishte me të vërtetë një deklaratë mahnitëse që i manifestohej botës ishte kjo: 'Ishte përgjegjësia Ime të hakmerresha për të shtypurit dhe për t'i shpëtuar ata që s'i ndihmonte kush.' Fama e drejtësisë dhe e ndershmërisë së Perandorit ka sjellë shpresë në një numër shumë të madh personash. I përket një mbreti të epokës të mësojë për konditat e atyre që keqtrajtohen dhe i këshillohet atij të kujdeset për të dobtin. Në të vërtetë, nuk ka pasur as nuk ka mbi tokë, të shtypur sa ne apo të pandihmuar sa këta endecakë.150

Pastaj perandori nxitet,

Ngrihu ti për t'i shërbyer Perëndisë dhe për ta ndihmuar Kauzën e Tij. Ai, në të vërtetë, do të ndihmojë ty me ushtritë e dukshme dhe të padukshme dhe do të bëjë ty mbret mbi të gjithë vendet ku ngrihet dielli. Zoti yt, në fakt, është i Gjithëpushtetshëm i Plotfuqishëm.

Flladet e Më të Mëshirshmit kanë kaluar mbi të gjitha gjërat e krijuara; i lumtur është njeriu që e ka zbuluar aromën e tyre dhe e pozicionin vetveten kundrejt tyre me një zemër të shëndoshë. Vishe tempullin tënd me ornamentin e Emrit Tim dhe gjuhën tënde me kujtimin Tim dhe zemrën tënde me dashurinë për Mua, i Gjithëfuqishmi, Më i Larti. Unë nuk dëshiroj për ty asgjë tjetër përveç asaj që është për ty më e mirës se sa ajo që ti zotëron dhe se sa të gjitha thesaret e tokës. Zoti yt, në të vërtetë, është njohës, i informuar për të gjitha. Ngrihu, në Emrin Tim, në mes të shërbëtorëve të Mi dhe thuaj: 'O ju popuj të tokës! Kthehuni drejt Atij i cili u kthye nga ju. Ai, në fakt, është Fytyra e Perëndisë në mes tuaj dhe Dëshmia e Tij dhe Udhëzimi i Tij për ju. Ai ka ardhur tek ju me shenja që askkush nuk mund t'i krijojë.' Zëri i Drizës së Përflakur ngrihet në mes të zemrës së botës dhe Shpirti i Shenjtë bën thirrje në mes të kombeve. 'Shih, i Dëshiruari erdhi me dominim të dukshëm!'

Raportohet se me marrjen e këtij mesazhi të parë, monarku arrogant, i dehur nga kryelartësia e hodhi poshtë Tabelën duke thënë,'Nëse ky njeri është Perëndi unë jam dy Perëndi!' Me të dëgjuar këtë, Bahá'u'lláhu dërgoi një Tabelë tjetër, nëpërmjet të dërguarit Francez në 'Akká, duke e qortuar ashpërsisht Napoleonin, duke e ballafqauar atë me hipokrizinë e tij dhe duke i dërguar dënimin e tij.

O Mbret! Unë i dëgjova fjalët që ti ia ktheve si përgjigje Carit të Rusisë, lidhur me vendimin e bërë në lidhje me luftën [e Krimesë]. Zoti Yt, në fakt, i di, informohet për të gjitha. Ti the: 'Unë isha shtrirë në shtratin tim, kur thirrja e të shtypurve, që u mbytën në Detin e Zi, më zgjoi mua.' Kjo është ajo që e dëgjuam se ti e the, dhe, në fakt, Zoti yt është dëshmitar për atë që them Unë. Unë dëshmoj se ajo që të zgjoi ty nuk ishte thirrja e tyre, por nxitjet e pasioneve të tua, sepse Unë të provova Ty dhe pashë kërkesat e tua ... Nëse ti do të ishe i sinqertë në fjalët e tua, ti nuk do ta kishe hedhur pas shpine Librin e Perëndisë, kur ai t'u dërgua ty nga Ai i Cili është i Gjithëfuqishmi, i Gjithëmençuri. Unë të provova ty nëpërmjet Tij dhe pashë gjëra të tjera nga ato që t'i thua ... Për ato që ti ke bërë, mbretëria jote do të hidhet në konfuzion dhe perandoria jote do të ikë nga duart si dënim për ato që ti kryhen. Atëhere ti do ta dish se sa ke gabuar. Trazira do të fillojnë tek njerëzite Atij vendi, nëse ti nuk ngrihesh për ta ndihmuar këtë Kauzë dhe për ta pasuar Atë i Cili është Shpirti i Perëndisë [Jezu Krishti] në këtë, Shteg të drejtë. Mos vallë pompoziteti të ka bërë ty kryelartë? Për Jetën Time! Ai nuk do të zgjasë; bile, do të largohet shpejt, nëse ti nuk mbahesh fort pas këtij Litari të fortë. Unë shoh se poshtërimi po të afrohet ndërsa ti mbetesh neglizhent. Eshtë detyra jote që kur ti ta dëgjosh zërin e Tij që thërret nga vendi i lavdisë t'i hedhësh tutja ato që zotëron dhe të thërrasësh: 'Ja ku jam, O Zot i të gjithave që janë në qiell dhe i të gjithave që mbi tokë!'151

Disa muaj pas marrjes së kësaj Tabele të dytë, u zhvillua beteja e Sedanit dhe Napoleoni III u mund keqas. Perandoria u shemb, u shpall republika, Franca u përfshi në shkatërrim dhe në luftë civile, ndërsa Perandori i dha fund jetës së tij në mërgim të turpshëm.

Profecitë ekstreme të bëra për Kajserin Wilhelm I të gjitha u plotësuan tragjikisht në ditët e mëvonshme nga dy luftëra të njëpasnjëshme botërore, e para prej të cilave përfundoi me përmbysjen dhe shkatërrimin e dinastisë Hohenzollern.

O mbret i Berlinit! Dëgjoje Zërin që po thërret nga ky Tempull i dukshëm: Në të vërtetë, nuk ka tjetër Perëndi përveç Meje, i Përjetshmi, i Pashoku, Antiku i Ditëve. Kij kujdes se mos krenaria të pengon ty nga njohja e ditëburimit të revelacionit hyjnor, se mos dëshirat tokësore të rrethojnë si me perde, nga Zoti i Fronit të sipërm dhe të tokës poshtë. Kështu të këshillon Ty Penda e Më të Lartit. Ai, me të vërtetë, është Më i Miri, Më Bujari. A e kujton ti ato që kishte pushtet më të madh se yti [Napoleonin III], pozita e të cilit ishte më e lartë se ajo jotja. Ku është ai? Ku shkuan gjërat që ai posedonte? Merr paralajmërim dhe mos u bë prej atyre që bien në gjumë të thellë. Ishte ai që e hodhi Tabelën e Perëndisë pas shpine, kur Unë e vura në dijeni se ushtritë e tiranisë më bënë Mua të vuaj. Pra, turpi e sulmoi atë nga të gjitha anët dhe ai përfundoi në pluhur me humbje të madhe. Mendo thellë, O mbret, lidhur me të dhe lidhur me ata, që ashtu si ti, kanë pushtuar qytetet dhe i sundojnë njerëzit. I Gjithëmëshirshmi i zbriti ata nga pallatet e tyre në varre. Pralajmërohu, bëhu prej atyre që reflektojnë... O brigje të Rinit! Unë iu pashë të mbuluar me gjak, sepse shpatat e hakmarrjes u kthyen kundër jush; dhe kështu ju do të keni një tjetër të ardhme. Dhe Unë i dëgjoj rënkimet e Berlinit, edhe nëse sot është në lavdi të dukshme.

Një poshtërim i ngjashëm iu shkaktua Papës Piu IX, i cili mbante në sferën fetare të njëjtën pozitë auguste që mbante Napoleoni III në politikë. Tabela e Bahá'u'lláhut për të u dërgua nga Adrianopoja kur Shtetet Papale (Shtetet e Kishës) ishin vetëm mbeturina të parëndësishme të pushtetit përkohësisht të madh të papatit. Piu IX ishe i vendosur ta ruante autoritetin e përkohshëm që i kishte mbetur. Bahá'u'lláhu i shkruante atij:

O Papë! Shqyej perdet. Ai i Cili është Zoti i Zotërve erdhi i mbështjellë me re dhe dekreti u plotësua prej Perëndisë, i Gjithëfuqishmi, i Papërmbajtshmi... Ai me të vërtetë ka ardhur përsëri nga Qielli, tamam siç erdhi Ai herën e parë kujdes se mos ti bën debat me Të, ashtu si Farisejtë debatuan me Atë [Jezusin], pa shenja apo prova të qarta... Ngrihu në emër të Zotit tënd, Perëndia i Mëshirës, në mes të njerëzve të tokës dhe kape Kupën e Jetës me duart e besimit, që i pari të pish ti prej asaj dhe t'ua ofrosh atë pastaj njerëzve të të gjitha besimeve...

Fjala që Biri e fshehu u shfaq. Ajo u dërgua në formën e tempullit njerëzor në këtë ditë. I bekuar qoftë Zoti i cili është Ati! Ai, me të vërtetë, erdhi në kombe me madhështinë e Tij më të madhe. Kthejini fytyrat drejt Tij, O Grupim i të drejtëve... Kjo është dita në të cilën Shkëmbi (Pjetri) thërret dhe bërtet dhe e feston lavdërimin e Zotit të tij, Gjithëposeduesi, Më i Larti, duke thënë: Shihni! Ati erdhi dhe ajo që ju iu premtua në Mbretëri u plotësua!...

O Pontiff Suprem! Ktheje veshin tënd nga ajo që krijuesi i formës së eshtrave të këshillon, siç thuhet prej Atij i Cili është Emri i Tij Më i Madh. Shiti të gjitha ornamtentet zbukuruese që zotëron dhe jepi ato në shtegun e Perëndisë, i Cili e bën natën ditë dhe ditën të kthehet përsëri në natë. Braktise mbretërinë tënde të mbretërve dhe dil nga vendbanimi yt, me fytyrën tënde të drejtuar nga Mbretëria dhe të shkëputur nga bota, pastaj thuaj lavdërimet për Zotin tënd në qiell dhe mbi tokë... Kujdes se mos ti e mëson veten me gjërat e botës dhe me pasuritë e saj. Lëri ato për ata që i dëshirojnë dhe kapu pas asaj që t'u këshillua ty prej Atij i Cili është Zoti i Krijimit. Nëse ndokush t'i ofron të gjitha thesaret e tokës, refuzo qoftë edhe t'i vështrosh ato. Bëj si ka bërë Zoti yt.

Piu IX nuk përfilli t'i kthejë përgjigje. Në 1870, pas marrjes së asaj Tabele, Ai botoi Bullin e famshëm që shpallte dogmën e re të Pagabueshmërisë papale. Në po atë vit, i cili kishte dëshmuar rënien e Napoleonit III, Mbreti Viktor Emanuel II sulmoi Shtetet Papale dhe e kapi dhe e pushtoi Romën. Piu IX ngriti flamurin e bardhë mbi Çatinë e Shën Pjetriti dhe pas një mijë vjetësh 'Qyteti i Përjetshëm' u bë vendi i një gjendjeje të re politike, Mbretëria e Italisë. Piu IX u bë 'i burgosuri i parë i Vatikanit', ndërsa ajo copë e vogël toke ishte gjithçka që mbeti nga dominimet e lashta Papale. Kjo goditje dërrmuese në zemrën antike të Kristianitetit ishte vetëm preludi i katastrofave edhe më të mëdha në rrejdhën e gjysmëm tjetër të shekullit, ndërsa influenca e intitucioneve të tij fetare u fshi nga një valë ateizmi dhe mosbesimi.

Për Náṣiri'd-Dín Sháh, sundimtarin despotik të Persisë, sundimi i të cilit u njollos përjetësisht nga urdhërat e dhëna prej tij për ekzekutimin e Bábit, për burgimin e Bahá'u'lláhut në Síyáh-Chál, për internimin e Tij pasues, edhe pse e dinte pafajësinë e Tij dhe terrorin që e la të mbretëronte mbi Bábítë, Bahá'u'lláhu shkroi një Tabelë, më të gjatën e atyre që i është adresuar ndonjë sundimtari të veçantë. Në të Ai i tërhiqte vëmendjen Shahut për vuajtjet që Ai kishte vuajtur në Shtegun e Perëndisë dhe i kërkonte atij të thërriste një miting të 'fetarëve të kohës' ku, në prezencën e Madhërisë së Tij, Ai do të tregonte prova për misionin e Tij dhe do të ekspozonte perversitetin e udhëheqësve fetarë. Ai e nxiste Shahun të sundonte me drejtësi dhe i përkshruante se si thirrjet e Perëndisë e Perëndisë e arritën Atë në Síyáh-Chál:

O Mbret! Unë nuk isha veçse një njeri si të gjithë të tjerët, flija në shtratin Tim, kur shih, flladet e të Gjithëlavdishmit u përhapën mbi Mua dhe më mësuan Mua dijeninë për të gjitha sa janë. Kjo gjë nuk është prej Meje, por prej Atij i cili është i Gjithëfuqishmi dhe i Gjithëdituri. Dhe ai më urdhëroi Mua ta ngre zërin Tim mes tokës e qiellit, për këtë shkak me Mua më ndodhi gjithçkja që do të bënte t'i rridhnin lotë çdo njeriu të logjikshëm. Unë nuk e kam bërë shkollimin modern të njerëzve; në shkollën e tyre Unë nuk hyra. Pyet në qytetin ku Unë banova, se ti mund të sigurohesh se Unë nuk jam prej atyre që flas gabim. Ko është vetëm një gjethe të cilën erërat e vullnetit të Zotit tënd, i Gjithëfuqishmi, i Gjithëlavdëruari, e ka lëvizur. A mund të qetësohet ajo kur erërat e stuhishme po fryjnë? Bile, për Atë i Cili është Zoti i të gjithë Emrave dhe Atributeve! Ato lëvizin dhe anohen. E përkohshmja nuk është asgjë përpara Atij i Cili është përgjithmonëjetuesi. THirrjet e Tij gjithëdetyruese më kanë arritur Mua dhe më bënë ta lavdëroj Atë në mes të të gjithë njerëzve. Unë isha me të vërtetë si i vdekur, kur u thye kërkesa e Tij. Dora e vullnetit të Zotit tënd, i I Dhembshuri, i Mëshirshmi, më transformoi Mua. A mund ta thotë ndonjëri vullnetin e tij për atë që të gjithë njerëzit, qofshin të mëdhenj apo të vegjël, do të protestojnë kundër tij? Jo, për Atë i Cili e mësoi Pendën e mistereve të përjetëshme, askush përveç atij i Cili u fuqizua nga mirësia e të Gjithëfuqishmit, të Gjithëpushtetshmit. Penda e Më të Lartit më drejtoi Mua thënien: Mos u tremb. Vëre në dijeni madhërinë e Tij, Shahun, për ato që të ndodhën ty.

Kjo Tabelë, edhe pse u shkrua në Adrianopojë, nuk u publikua gjer pas arritjes së Bahá'u'lláhut në 'Akká, kur Ai zgjodhi një të ri shtatëmbëdhjetë vjeçar, të cilin Ai e quante Badí' (i Mrekullueshmi) për ta çuar atë në Teheran dhe për t'ia dhënë monarkut. Ngjarja e Badí'ut është me të vërtetë e mrekullueshme, tragjike dhe e lavdishme. Ai bëri një udhëtim katër mujor në këmbë, iu afrua Shahut kur ai po nisej për në një ekspeditë për gjah dhe thirri,'O Mbret! Unë erdha tek ti nga Sheba me një mesazh të rëndësishëm'.152 Ai u arrestua, u torturua për tre ditë me thupra dhe me hekur të nxehtë, duke e djegur kokën e tij. Megjithatë, ai refuzoi pa u lëkundur të jepte emrat e ndonjë Bahá'í dhe u qeshte në fytyrë torturuesve të tij. Tabela e Bahá'u'lláhut iu mor djalit dhe iu dha Shahut, i cili ua dërgoi fetarëve kryesorë të Teheranit me urdhrin për t'i kthyer përgjigje. Ata nuk dërguan përgjigje, por rekomanduan dënimin me vdekje të atij që e solli. Disa ditë më vonë Shahu e dërgoi Tabelën tek ambasadori i tij në Kostandinopojë, si një ndihmë në përpjekjet e tij për të nxitur urrejten e ministrit të Sulltanit kundër Bahá'u'lláhut.

Náṣiri'd -Dín, të cilin Bahá'u'lláhu e emëroi 'Princi i shtypësve', i cili 'i bëri të vajtonin banorët e qyteteve të drejtësisë dhe të barazisë'153 pësoi antetat në prag të këtij jubileu, ndërsa dinastia famëkeqe Qajar siç u profetizua prej Bahá'u'lláhut,154 pas një kohe të shkurtër mori fund.

Për Carin Aleksandri II, Bahá'u'lláhu e deklaroi ndihmën të cilën ambasadori Rus dha për çlirimin e Tij nga Síyáh-Chál. 'Ndërsa unë isha i lidhur me pranga dhe zinxhirë në burg, njëri prej ministrave të tu më dha Mua ndihmën e tij. Prandaj Perëndia ka përcaktuar për ty një pozitë të cilën nuk mund ta kuptojë dijenia e askujt me përjashtim të dijenisë së Tij.' Ai i bëri thirrje atij që të shpallte lajmet e ardhjes së Tij:

Ngrihu ti në mes të njerëzve, në emër të kësaj Kauze gjithëdetyruese pastaj, bëju kombeve thirrje për tek Perëndia, i Lartësuari, i Madhi... Thuaj: ky është një Njoftim prej të cilit gëzohen zemrat e profetëve dhe të lajmëtarëve. Ky është Ai të Cilin e kujton zemra e botës dhe u premtua në Librat e Perëndisë, i Fuqishmi, i Gjithëmençuari... Them: Unë, në të vërtetë, nuk kërkova të lartësoj Veten Time, por Vetë Perëndinë, nëse ju gjykoni me ndershmëri. Asgjë nuk shihet tek Unë përveç Zotit dhe Kauzës së Tij, nëse e kuptoni këtë. Unë jam Ai të Cilin gjuha e Isaihas e ngriti lart, Ai me emrin e të Cilit Torahu dhe Evangjeli u stolisën...

Tri herë Bahá'u'lláhu e paralajmëroi atë:

Kujdes se mos dëshira jote të pengon ta kthesh fytyrën nga Zoti yt, i Dhembshuri. Më i Mëshirëshmi. Unë, në të vërtetë, i dëgjova gjërat për të cilat ti iu lute Zotit tënd, ndërsa ishe lidhur fshehtas me Të...Kujdes se mos ti e shkëmben këtë pozitë sublime...Kujdes se mos sovraniteti yt të pengon prej Atij i Cili është sovrani Suprem.

Cari nuk u ktheu përgjigje këtyre thirrjeve dhe paralajmërimeve hyjnore, por e vazhdoi politikën e tij të ashpër të shtypjes kundër liberalizmit në rritje të epokës së re. Ai vdiq nga një plumb atentatori, ndërsa qeveria e tij u përmbys nga revolucioni që i dha fund dinastisë së Romanovëve, solli kaos dhe shkatërrim dhe një tirani më të ashpër në perandorinë e Carëve, duke çuar pas pesëdhjetë vjetëve në ndryshimet e tanishme dhe në shkatërrimin ekonomik.

Perandori i Austrisë, Franc Jozefi, trashëgimtari i Perandorisë së Shenjtë Romake, u qortua nga Bahá'u'lláhu, sepse e injoroi Atë kur ai vizitoi Jeruzalemin. Mbretërimi i tij ishte më shkatërrimtari në historinë e kombeve dhe mori fund me shpërbërjen e perandorisë dhe shuarjen e një dinastie tjetër, të Hapsburgëve.

Tabela e Bahá'u'lláhut për Mbretëreshën Viktoria është unike në disa aspekte. Ajo është mjaft lavdëruese në ton - 'Ti, me të vërtetë, ke bërë punë të mirë' - dhe e siguron Mbretëreshën për stabilitetin në çështjet e saj. Legjislatura Britanike dhe përfaqësuesit e zgjedhur e njerëzve nga çdo vend, është e këshillueshme; mbretërit e tokës këshillohen ashpërsisht dhe nxiten të vendosin Paqen e Vogël nëpërmjet principit të sigurisë kolektive për të cilën ata informohen. Në këtë Tabelë, Bahá'u'lláhu bën disa nga deklarimet e Tij me peshë mbi gjithësubjektin e paqes dhe veçanërisht për Paqen e Vogël drejt të cilës bota tani po shtyhet me forcë.

O Mbretëreshë në Londër! Ktheje veshin tënd nga zëri i Zotit tënd, Zoti i të gjithë njerëzimit, që thërret nga Pema Hyjnore e Lotusit ... Në të vërtetë, nuk ka Zot, përveç Meje, i Gjithëfuqishmi, i Gjithëmençuri! Hidh tutje gjithçka të tokës dhe vendos në kokën e perandorisë tënde kurorën e kujtimit të Zotit tënd, i Gjithëlavdishmi. Ai, në fakt, erdhi në botë me lavdinë e Tij më të madhe dhe të gjitha që u përmendën në Ungjill u përmbushën ...

Për anëtarët e parlamentit Britanik:

Unë gjithashtu kam dëgjuar se ti ua ke besuar drejtimin e këshilit duarve të përfaqsuesve të popullit. Ti, me të vërtetë, ke bërë mirë, sepse prej kësaj themelt e ndërtesës së çështjeve të tua do të forcohen dhe zemrat e të gjithëve që janë nën hijen tënde, qofshin të vegjël apo të mëdhenj do të qetësohen. Eshtë detyra e atyre, sidoqoftë, të jenë të besuar në mes të shërbëtorëve të Tij dhe ta konsiderojnë vetveten si përfaqësues të atyre që banojnë mbi tokë. Këtë ua këshillon atyre, në këtë Tabelë, Ai i Cili është Sundimtari, i Gjithëmençuri... I bekuar është ai që hyn në asamble për hatër të Perëndisë dhe i gjykon njerëzit me drejtësi të kulluar. Ai, në fakt, është më i lumturi ...

Për Parlamentet kudo që ndodhen:

O ju përfaqësues të zgjedhur të popujve në çdo vend! Këshillohuni ju së bashku dhe le të jetë shqetësimi juaj vetëm për atë që i sjell shqetësim njerëzimit dhe i përmirëson konditat e tij, nëse ju jeni prej atyre që janë të vëmendshëm. Konsiderojeni botën si një trup njerëzor që, edhe pse në krijimin e vet ishte kompletuar dhe e përsosur, u sëmur, prej shkaqeve të ndryshme, me sëmundje dhe çrregullime të rënda. As për një ditë gjeti qetësi, bile sëmundja e saj u bë më e ashpër, pasi ra nën kurimin e mjekëve injorantë, që i lanë të mbretërojë dëshirat e tyre personale dhe gabuan rëndë. Dhe nëse, ndonjëherë, nëpërmjet kujdesit të një mjeku të aftë, një pjesë e atij trupi u shërua, pjesa tjetër mbeti e sëmurë si më parë. Kështu iu informon i Gjithëdituri, i Gjithëmençuri.

Unë e shoh atë në këtë ditë, në mëshirë të sundimtarëve që pijnë me mendjemadhësi dhe nuk e dallojnë qartë atë që është në avantazhin e tyre, aq më pak të njohin një Revelacion kaq hutues dhe sfidues sa ky. Dhe, kur ndonjëri prej tyre përpiqet ta përmirësojë konditën e tij, motivi ka qenë përfitimi i vet, edhe nëse e pranon këtë apo jo; kështu pavlefshmëria këtij motivi e ka kufizuar pushtetin e tij për të shëruar apo për të kuruar.

Ajo që Zoti e përcaktoi si kurën sovrane dhe si instrumentin më të fuqishëm për shërimin e të gjithë botës është bashkimi i të gjithë popujve të saj në një Kauzë universale, një Besim të përbashkët. Kjo nuk mund të arrihet ndryshe, veçse nëpërmjet pushtetit të një Mjeku të aftë, të gjithëfuqishëm dhe të frymëzuar.

Tabela mbyllet me një lutje të shfaqur posaçërisht për Mbretëreshën:

Ktheju ti Perëndisë dhe thuaj: O Zoti im Sovran! Unë jam vetëm vasalja Jote dhe Ti je, në fakt, Mbreti i Mbretërve. Unë i kam ngritur duart e mia lutëse nga qielli i mirësisë Tënde dhe nga bujaritë e Tua. Dërgoji, pra, prej reve të zemërgjerësisës Tënde ato që do të më shpëtojnë mua nga gjithçka tjetër përveç Teje dhe më tërhiq mua pranë vetes tënde. Unë të kërkoj ty, O Zoti im, për emrin Tënd, që Ti e bëre mbretin e emrave dhe manifestimin e Vetes Tënde për të gjithë që janë në qiell dhe në tokë, t'i copëtosh perdet që kanë ndërhyrë ndërmjet meje dhe njohjes time për Vendin e Agimit të shenjave të Tua dhe Ditëburimin e Revelacionit Tënd. Ti je, në të vërtetë, i Gjithëfuqishmi, i Gjithëpushtetshmi, Gjithëbujari. Mos më privo, O Zoti im, prej aromave të Robes së mëshirës Tënde në ditët e Tua dhe shkruaj për mua atë që Ti e shkrove për shërbëtoret e tua që besuan tek ti dhe tek shenjat e Tua, duke të njohur ty dhe duke i kthyer zemrat nga horizonti i Kauzës Tënde. Ti je me të vërtetë Zoti i botrave dhe i atyre që tergojnë mëshirë, o Më i Mëshirshmi. Më ndihmo mua, pra, O Perëndia im, të të kujtoj ty në mes të shërbëtoreve të Tua dhe që ta ndihmoj Kauzën Tënde në tokat e Tua. Pranoje, pra, atë që nuk arrita ta shoh kur dita e pamjes tënde shkëlqeu. Ti, me të vërtetë, ke pushtet mbi të gjitha gjërat. Lavdia qoftë Jotja, O ti në dorën e të cilit është mbretëria e qiellit dhe e tokës.

Eshtë raportuar se Mbretëresha Viktoria me marrjen e kësaj Tabele tha: 'Nëse kjo është prej Perëndisë do të jetojë; nëse jo, nuk bën dëm.'155

Në 1873, kur Bahá'u'lláhu shkroi Qitapin Akdas brenda mureve të qytetit - burg të 'Akkás, dy kontenentet e amerikës ishin tepër të zëna me çështjet e tyre shumë më tepër se ato të botës në përgjithësi. Mundësia që kontinetni verior të bëhej vendi i kombit më të pasur dhe më të fuqishëm ushtarakisht në botë, nuk parashikohej, ndërsa pjesët qëndrore dhe jugore ishin të zëna me fitimin e pavarësisë së tyre nga sovraniteti Evropian. Anembanë gjithë zonës së gjerë, veri dhe jug, banorët vendas u shkatërruan dhe u nënshtruan. Megjithatë, këtij vendi premtues, por ende të paeksploruar tërësisht të botës së re, Bahá'u'lláhu iu drejtua për përgjegjësitë më sublime të qeverisë humane, për çuarjen më tej të drejtësisë të kujtimit të Perëndisë, të ngritjes së të rënëve dhe për dënimin e tiranit.

Dëgjoni ju, O Sundimtarë të Amerikës dhe Presidentë të Republikave të saj, atë që Kumuria po ligjëron mbi Degën e Përjetësisë: Nuk ka tjetër Perëndi përveç Meje, Përgjithmonëjetuesi, Falësi, Gjithëbujari. Stoliseni ju tempullin e dominimit me ornamentin e drejtësisë dhe me frikën e Perëndisë dhe kreun e tij me kurorën e kujtimit të Zotit tuaj, Krijuesit të qiejve ...

Trajtojini ju të shtypurit me dorën e drejtësisë dhe shtypeni shfrytëzuesin që fuqizohet me shkopin e urdhëresave të Zotit tuaj, Përcaktuesi, i Gjithëmençuri.

Këto qëllime fisnike përputhen me ëndrrën Amerikane të vëllazërisë së njerëzve dhe sigurisht me fjalët e dhimbshura të gdhendura ,mbi statujën e Lirisë, që vështron përtej Atlantikut të gjerë drekt botës së vjetër, ku Manifestimet e Perëndisë u shfaqën dhe qytetërime të mëdha u ngritën dhe ranë:

M'i jepni mua të lodhurit tuaj, të varfërit tuaj,

Masat tuaja të pafundme që përpiqen të marrin frymë lirisht,

Nga mohimi i mjeruar i brigjeve të tyre të shumta.

Sa keq! Sa keq, që republika e madhe Amerikane ia kishte mohuar fesë çdo funksion në çështjet shtetërore dhe ia kishte lënë asaj sferën e çështjeve personale. Pa evitim u rrit një qëndrim 'asgjë s'është e shenjtë', demi i artë ua adhura në Amerikë duke e çuar botën në një epokë lirish të tepruara. A nuk do ta mbledhë veten ajo. Ta dëgjojë thirrjen nga fortesa e burgut të 'Akkás për t'iu kthyer përsëri atyre cilësive shpirtërore që çuan në themelimin e madhështisë së saj dhe që ajo të japë përsëri shembullin e vet, nëse do t'i drejtojë kombet në një epokë të re?

Përmbysja e këtyre mbretërve dhe perandorëve që e mbështetën sipas qejfit të vet nxitjen e deklaratës së Bahá'u'lláhut dhe ose e kundërshtuan ose e injoruan thirrjen e Tij u pasua nga një rënie e përgjithshme e forcës së mbretërimit, duke pakësuar autoritetin dhe madhështinë e numrit të madh të froneve mbretërore. Një keqësim i ngjashëm bile më i keq ndodhi dhe vazhdon të ndodhë në botën e froneve kishtare fetare të botës dhe në autoritetin dhe statusin e priftërinjve. Shuarja e Kalifatit, institucioni më i fuqishëm, fetar apo jo fetar, në të gjithë botën Islamike, reduktimi përfundimtar i sovranitetit të përkohshëm të papatit në një zonë të parëndësishme të Vatikanit, që pasoi menjëherë pas kundërshtimit të tij të ashpër dhe pas persekutimit të Bahá'u'lláhut dhe në rastin e Pontiffit me kundërshtimin e tij për thirrjet dhe paralajmërimet e qarta që i drejtoi atij Sundimtari i sundimtarëve. Udhëheqësit e Kristianitetit dhe të Islamit, 'profetët e rremë që nuk e njohën Qá'imin e premtuar, kthimin e Krishtit, që bile as nuk i hodhën një sy Kauzës së tij, kur Ai u kërkoi ta bënin këtë, patën një rënie në njëqind vjetët pas shpalljes së Tij për ta, që nuk e ka shoqen në historinë fetare. Pushteti dikur i madh i udhëheqësve të kishave, i peshkopëve me hierarkitë e priftërinjve, u reduktua shumë në numër dhe bile më shumë në status dhe në influencë, pas refuzimit të mesazhit të ri nga Perëndia të cilën Ungjilli i mësoi ata ta pranojnë, duke i shembur gjithnjë e më tepër relikat e epokës së shkuar, pallatet dhe episkopatat e tyre që ishin të barabarta me kështjella të mëdha që dikur afirmonin trashëgiminë e baronëve. Katedralet e mrekullueshme të Evropës të ndërtuar në lavdinë e Krishtit, u bënë vende për të tërhequr turistët, muzeume historie dhe shtëpi të shfaqjeve muzikore dhe artistike, ndërsa në disa vende kërkoheshin para për të hyrë në to.

Bahá'u'lláhu iu adresua priftërinjve dhe njerëzve të të gjitha feve, por veçanërisht atyre të Kudeizmit, Kristianizmit, Islamizmit dhe Zoroastrianizmit.

Dikur Unë iu adresove njerëzve të Torahut dhe u bëra thirrje atyre për tek Ai i Cili është Shfaqësi i vargjeve, i Cili erdhi prej Atij që i përul qafat e njerëzve... Një herë tjetër, Unë iu adresova njerëzve të Ungjillit dhe iu thashë: 'I Gjithëlavdishmi erdhi në këtë Emër, prej të cilit Flladi i Perëndisë u përhap në të gjitha krahinat'... Ndërsa në një rast tjetër, Unë iu drejtova njerëzve të Kuranit duke u thënë: 'Trembjuni të Gjithëmëshirmshmit dhe mos e përfolni Atë nëpërmjet të Cilit të gjitha fetë u themeluan'... Dije ti, për më tepër, se Unë iu adresova Magianëve me Tabelat e Mia dhe i stolisa ata me Ligjin Tim... Unë ua zbulova atyre esencën e të gjitha nënkuptimive dhe të aluzioneve që përmbahen në librat e tyre. Zoti, me të vërtetë, është i Gjithëfuqishmi, i Gjithëdituri.

Hebrenjve Ai u shkroi:

Ligji Më i Madh erdhi, ndërsa Mrekullia antike sundon mbi fronin e Davidit... Ktheheni veshgin nga kënga e Davidit. Ai thotë: 'Cili do të më sjellë mua në Qytetin e Fuqishëm?' Qyteti i Fuqishëm është 'Akká, që u emërua Burgu Më i Madh dhe që zotëron fortesë dhe vendroje të fuqishme... Shikojeni atë që Isaiah e foli në Librin e Tij. Ai thotë: 'Ngjitu ti lart në malin e lartë, O Zion, që të sjellësh lajme të gëzuara; ngrije zërin tënde me fuqi, O Jeruzalem, që të sjellësh lajme të gëzuara. Ngrije kokën, mos u tremb; thuaju qyteteve të Judesë: "Shiheni Perëndinë tuaj! Shikojeni ardhjen e Zotit Perëndi me dorë të fuqishme dhe krahu i Tij do të sundojë për Të."' Në këtë Ditë të gjitha shenjat u shfaqën. Një Qytet i madh zbriti nga qielli dhe Zioni ngjethet dhe ekzaltohet me gëzim prej Revelacionit të Perëndisë, se ai e dëgjoi zërin e Zotit nga çdo anë.

Për priftërinjtë e lartë të Zoroastrianizmit Ai deklaroi:

O priftërinj të lartë! Veshët iu janë dhënë që të mund ta dëgjoni misterin e Tij i Cili varet nga Vetvetja dhe sytë u janë dhënë që të mund ta shikoni Atë. Përse largoheni ju? Miku i Pakrahasueshëm u shfaq, Ai flet për atë që të çon në shpëtim. Nëse ju, O priftërinj të lartë do ta zbulonit parfumin e oborrit të trëndafilave të kuptimit, ju nuk do të kërkoni ndonjë tjetër përveç Atij dhe do të dallonit, në veshjen e Tij të re, të Gjithëmençurin dhe të Pashokun, duke i larguar sytë tuaj nga bota dhe të gjithë ata që bëjnë sipas saj, për t'u ngritur në ndihmë të Tij.

Në pasazhet e panumërta anembanë volumit të madh të revelacionit të Tij, Ai u adresohet kategorive të ndryshme të priftërinjve dhe të udhëheqësve të komuniteteve të ndryshme fetare. Atyre të Kristianitetit Ai u shkruan:

O Grupim peshkopësh! Ai i Cili është Zoti i të gjithë njerëzve u shfaq. Në pllajën e udhëzimit Ai u bën thirrje njerëzimit, kurse ju rradhiteni me të vdekurit! I madh është bekimi i Atij që nxitet prej flladit të Perëndisë dhe ngrihet prej të vdekurve në këtë Emër të shquar.

O Grupim nënpeshkopësh! Ju jeni yjet e qiellit të dijenisë Time. Mëshira Ime nuk dëshiron që ju të bini mbi tokë. Drejtësia Ime, megjithatë deklaron: 'Kjo është ajo që Biri [Jezusi] deklaroi.'Dhe gjithçka që del prej gojës së Tij të paqortueshme, të besuar dhe që flet gjithnjë të vërtetën , nuk mund të ndryshohet kurrë. Këmbanat, në të vërtetë, thërrasin Emrin Tim dhe ankohen për Mua, por shpirti Im gëzohet me kënaqësi të dukshme. Trupi i të Dashurit e kërkon kryqin dhe koka e tij e kërkon shtizën, për shtegun e të Gjithëmëshirshmit. Dominimi i shtypësit nuk mund ta largojë Atë nga qëllimi i Tij ...Yjet e qiellit të dijenisë kanë rënë, ata japin provat që kanë për të demostruar të vërtetën e Kauzës Sime dhe pëmendin Perëndinë në emrin Tim, Kur Unë erdha tek ata, me madhërinë Time, megjithatë, ata u larguan prej Meje, Ata, me të vërtetë, janë të humbur. Këtë e profetizoi Shpirti [Jezusi], kur Ai erdhi me të vërtetën dhe doktorët Hebrenj e përfolën Atë, gjersa kryen atë që e bëri Shpirtin e Shenjtë të vajtojë dhe sytë e atyre që i qëndrojnë pranë Perëndisë, të lotojnë.

'Grupimit të Patriarkëve', 'Grupimit të murgjeve', 'grupimit të priftërinjve', 'fetarëve', të gjithë kristianëve u drejtohet kështu:

O grupim i Kristianëve!... Unë, në të vërtetë, erdha për hatrin tuaj dhe durova fatkeqësitë e botës për shpëtimin tuaj. A largoheni ju prej Atij i Cili e sakrifikoi jetën e Tij që ju të mund të gjallëroheni? Trembjuni Perëndisë o pasues të Shpirtit [Jezusit] dhe mos ecni në hapat e çdo fetari që ka shkuar në rrugë të gabuar...Hapini dyert e zemrave tuaja, ai që është Shpirti [Jezusi] në të vërtetë qëndron përapara tyre. Përse i qëndroni larg Atij që ka për qëllim t'iu afrojë me Vendin e Shkëlqyer? Them: Unë, me të vërtetë, ua hapa ju dyert e Mbretërisë. A do t'i mbyllni ju dyert e shtëpive tuaja para fytyrës Sime? Ky nuk do të ishte gjë tjetër veçse një gabim i rëndë.

O mbretër të botës së Krishterë! A nuk e keni dëgjuar ju thënien e Jesuit, Shpirtit të Perëndisë, "Unë po shkoj dhe do të kthehem përsëri tek ju"? Përse, pra, kur Ai u kthye përsëri te ju i mbështjellë në retë e qiellit, ju nuk u afruat pranë Tij, që të mund të soditnit fytyrën e Tij dhe të ishit ndër ata që arritën në praninë e Tij? Në një fragment tjetër Ai thotë: "Kur të vijë Ai Që është Shpirti i së Vërtetës, do t'ju udhëheqë te çdo e vërtetë." E megjithatë, shikoni sesi, kur Ai solli të vërtetën, ju refuzuat ta kthenit fytyrën ndaj Tij, duke këmbëngulur në zbavitjen me argëtimet e me kapriçot tuaja. Ju nuk e mirëpritët Atë, as nuk kërkuat Praninë e Tij, që të mund t'i dëgjonit nga goja e Tij vargjet e Perëndisë dhe të përfitonit nga urtia e shumëllojtë e të Fuqiplotit, Lavdiplotit, Urtiplotit. Ju, për shkak të dështimit tuaj, jeni bërë pengesë që fryma e Perëndisë të përhapej mbi ju, dhe u keni mohuar shpirtrave tuaj ëmbëlsinë e aromës së saj. Ju vazhdoni të endeni me kënaqësi në luginën e dëshirave tuaja të shthurura. Ju, dhe të gjitha ato që zotëroni, do të vdisni. Ju, sigurisht, do të ktheheni te Perëndia, dhe do t'ju kërkohet llogari për bëmat tuaja në praninë e Atij Që do të mbledhë bashkë gjithë krijimin...156

Pasues të Ungjillit, shikojini portat e qiellit që janë të hapura tërësisht. Ai që u ngjit në të tashmë erdhi. Dëgjojeni zërin e Tij që thërret mbi tokë e det, duke i shpallur të gjithë njerëzitmit ardhjen e këtij Revelacioni-një Revelacion nëpërmjet veprimit të të cilit Gjuha e Madhërisë tani po shpall: 'Shih, premtimi i Shenjtë u plotësua sepse Ai, i Premtuari, arriti!'157

Për fetarët e Islamit Sunni, Ai deklaroi:

Për shkakun tuaj, Apolstulli [Muḥammad] vajtoi, ndërsa e ndershmja [Fátimih] qau dhe kombet u lanë djerrë dhe errësira ra mbi të gjitha krahinat. O grupim fetarësh! Për shkakun tuaj njerëzit u poshtëruan dhe flamuri i Islamit u ul poshtë, ndërsa froni i tij i fuqishëm u përmbys. Sa herë që një njeri i mprehtë kërkoi të mbahet fort pas asaj që do ta lartësonte Islamin, ju u ngritët me zhurmë dhe kështu e penguan Atë që të arrinte qëllimin e Tij, ndërsa toka mbeti në shkatërrim të plotë.

Për Shi'ahët:

O grupim i fetarëve Persianë! Në emrin Tim ju i morët frerët e njerëzve dhe zini vende nderi për shkak të lidhjes suaj me Mua. Kur Unë e shfaqa Veten Time, përkundrazi, ju më kthyet shpinën dhe u shkaktuat lot atyre që më njohën Mua. Së shpejti gjithçka që keni ju do të humbasë dhe lavdia juaj do të kthehet në poshtërimin më të mjerë dhe ju do ta shihni dënimin për atë që keni bërë, siç dekretohet prej Perëndisë, i Përckatuari, i Gjithëmençuri.

Bahá'u'lláhu u përqëndura gjatë mbi verbërinë shpirtërore, fanatizmin dhe arrogancën e institucioneve klerike të kohës së daljes së Lajmëtarëve të Perëndisë.

Udhëheqësit e fesë. në çdo epokë, i kanë penguar njerëzit e tyre që të arrijnë brigjet e shpëtimit të tyre të përjetshëm, sepse ata mbanin frenat e autoritetit në dorën e tyre. Disa prej lakmisë për udhëheqje, të tjerë duke dashur dijeni dhe kuptim u bënë shkak për privimin e njerëzve. Me sanksionimin dhe autoritetin e Vet çdo Profet i Perëndisë piu nga kupa e sakrificës dhe nisi fluturimin e Tij për në lartësitë e lavdisë. Çfarë poshtërsish të patregueshme shkaktuan ata që zënë vendet e autoritetit dhe të shkollimit mbi Monarkët e vërtetë të botës, këta Margaritarë të virtutit hyjnor!'158

Unë kujtoj Abrahamin që u hodh në zjarr nga 'fetarët e epokës'; Moisiun që u kundërshtua nga priftërinjtë e faraonit që përhapën mashtrime dhe e përfolën Atë; Annasin dhe Caiaphasin, priftërinjtë kryesorë të Judeizmit, me Farisenjtë, çuan në kryqëzimin e Krishtit; priftërinjtë e idhujve në Arabi e persekutuan Muḥammadin, kur Ai shpalli unitetin e Perëndisë; i tërë autoriteti i Islamit Shi'ah u grumbullua për ta ekzekutuar Bábí; ndërsa Bahá'u'lláhu kaloi vuajte dhe poshtërsi të tilla që askush nuk mund t'i gjykojë.

Prandaj pak duhet të habitemi që ai të dekretonte:

O grupim fetarësh! Ju, si rrjedhim, nuk do ta shihni më veten me ndonjë zotërim pushteti, sepse Unë e mora atë prej jush dhe ua destinova atyre që i besojnë Perëndisë, të Vetmit, të Gjithëpushtetshmit, të Fuqishmit, të Papërmbajturit.

Megjithatë,

I madh është bekimi për atë fetar që nuk e ka lejuar dijeninë të bëhet një perde ndërmjet tij dhe Atij i Cili është Objekti i të gjithë dijenisë, dhe, që, kur Vetëjetuesi u shfaq, e ktheu fytyrën e tij të ndriçuar drejt Atij.

Po ashtu,

Veprat e devotshme të murgjve e të priftërinjve midis pasuesve të Shpirtit [Jezusit] ... përmenden në prani të Tij.159

Të tilla ishin shpalljet e Bahá'u'lláhut për ata që e kontrollonin fatin e pjesës më të madhe të racës njerëzore, megjithatë kjo nuk ishte veçse një dallgë në oqeanin e fuqishëm të njoftimeve të Tij. Përjigjësitë e tmerrshme që bien mbi shpatullat e atyre obskurantistëve mendjemëdhenj që, si Náṣiri'd-Dín Sháh, e torturuan dhe e vranë lajmëtarin e Tij apo e kundërshtuan, përbuzën dhe e injoruan mesazhin e Tij, mund të kenë gjetur përgjigje nga 'dënimi hyjnor' që e reduktoi me shpejtësi kryelartësinë e tyre dhe e hoqi dënimin e tyre. Bahá'u'lláhu i komentonte Mbretëreshës Viktoria se Ai e pa botën

në mëshirën e sundimtarëve që të dehur me kryelartësi nuk mund të dallojnë qartë atë që është në avantazhin e tyre, aq më pak të njohin një Revelacion kaq hutues dhe sfidues sa ky.

Ai pralajmëronte ata me tone të rënda për pasojat shkatërruese që do të vini si pasojë e hedhjes poshtë të Atij dhe të mesazhit të Tij dhe, përfundimisht,. e dha gjykimin e Tij kundër tyre:

Dy shtresave në mes të njerëzve u është marrë pushteti: mbretërve dhe fetarëve.160

Ai përcakton se priftërimi nuk do të rivendoset, por Ai nuk dëshiron që njerëzimi të mbetet pa mbretërim, që e deklaron Ai, është shenjë e madhështisë së Perëndisë. Ai e ngre lart atë monark që do të sundojë me drejtësi dhe dhembshuri dhe Ai parashikon daljen e sovranëve kushtetues që do të jenë emblema të mençurisë dhe të drejtësisë.

Kapitulli 15
ADRIANOPOJA DHE
MËRGIMI I FUNDIT

Kotësia dhe ambicja tepër e madhe e Mírzá Yaḥyá, së bashku me poshtërsinë e tij morale, e bënë atë një instrument të gadshëm për arritjen e makinacioneve të Siyyid Muḥammadit kundër Bahá'u'lláhut. Mírzá Yaḥyá jo vetëm që ishte emëruar si kreu i komuniteti Bábí, por ai gjithashtu ishte gjysëm vëlla i Bahá'u'lláhut. Bábítë dëshironin t'i akordonin atij respekt, bile dashuri, sipas imponimit që u bënte një pozitë e tillë e lartë. Por Yaḥyá ishte frikacak dhe ky ishte shkaku kryesor për të gjitha prapësitë e tij. Pas martirizimit të Bábit ai nuk grumbulloi, as nuk i ndihmoi në nndonjë mënyrë Bábítë e persekutuar, por u fsheh dhe i naloi Bábítë që ta kërkonin atë apo bile edhe t'i flisnin nëse e shihnin atë.

Siyyid Muḥammad-i-Iṣfáhání ishte një ekzemplar i atij perversiteti të çuditshëm njerëzor që e urren dritën dhe gjithçka që është e mirë. Ai përfshinte zilinë dhe kryelartësinë dhe manifestonte në vetvete një urrejtje plot pasoin për të gjithë që përpiqeshin ta ngrin njerëzimin në pozitën e fisnikëroisë shpirtërore, gjë për të cilën ai u krijua. Siyyid Muḥammad u vu të shkatërronte Bahá'u'lláhun, duke e përdorur Mírzá Yaḥyánë si instrumentin e tij të përbuzur por të duhur dhe, zuri vendin e tij në histori si antikrisht i Dispensacionit Bahá'í.

Ne mund të ndalojmë pët të sqaruar se kjo betejë e përjetshme në mes të Perëndisë dhe të vullnetit egoist njerëzor, karakterizohej në kohët e shkuara si Satan, dhe është bërë në çdo dispensacion. Manifestimi i Perëndisë është gjithnjë fitimtar dhe Satani vdes, duke e mundësuar dritën e drejtësisë, të nderit dhe të mirësisë të ndriçojë një qytetërim të ri. Por pas një kohe, pasi dashuria e Perëndisë ftohet, Satani ngre kokën. Shoqëria dikur e qytetëruar dekompozohet dhe hyn në një epokë lirish të tepruara dhe perënditë e rreme të Mammonit çojnë në një 'urrejtje të vetmisë'. Atëhere Manifestimi i Perëndisë rishfaqet për ta shëruar trupin e sëmurë të botës, për ta mbartur barrën e së keqes së përqëndruar (mëkatet e botës) dhe për ta mundur përsëri Princin e Errësirës. Këto klishe antike, të vëna në lojë shpesh, sjellin një jetë të re, ashtu si Dielli i së Vërtetës i sjell njerëzimit ndërgjegjen shpirtërore, ndërsa lufta apokaliptike që ata përpiqen të pasqyrojnë simbolizohet përsëri në ngjarjet e rrethanave që ndodhin në jetën tokësore të Manifestimit të Perëndisë.

Një përshkrim i intrigave, krimeve dhe komploteve të ndërmarra nga Yahy me nxitjen e Siyyid Muḥammadit do të ishte i lodhshëm dhe aspak i mirë. Ai përfshin vrasjen, shpifjet në shtyp, sabotimet, keqpërfaqësimet ndaj autoriteteve, ftesat për armiqtë e njohur të Bahá'u'lláhut, përpjekjet për atentate dhe për shtrembërim të tekstit të revelacionit të Bábit. Një përpjekje e zhurmshme dhe naive për ta portretizuar veten si zëvendëses të Bábit, të kombinuar me një shtesë të palejueshme të një fragmenti në thirrjen për lutje, për ta identifikuar veten e tij me Kryezotin. Në Adrianopojë, ai e helmoi pusin ku mbushnin ujë Bahá'u'lláhu dhe familja e tij dhe helmoi gotën e çajit të cilën ia ofroi Bahá'u'lláhut. Ajo i shkaktoi një sëmundje serioze, që zgjati një muaj dhe e la Bahá'u'lláhun me një dridhje të dorës për të gjithë jetën. Ai hapi thashetheme në mes të Bábíve në Persi për ta diskretituar Bahá'u'lláhun, duke shkaktuar konfuzion dhe shqetësim në mes të tyre, pikërish kur ata po fillonin të dëgjonin lajmet e deklaratës së Tij në Kopshtin e Ridvánit. Bahá'u'lláhu i mbuloi me sa kishte mundësi këto veprimtari kriminale dhe u përpoq ta shmangte armiqësinë me gjysmë vëllanë e Tij, por, kur Yaḥyái u përpoq t'i jepte rryshfet berberit, Ustád Muḥammad, për t'i bërë atentat Bahá'u'lláhut, ndërsa kujdesej për Të në banjo, ky person i fuqishëm u zemërua aq shumë sa me gjithë këshillat e Bahá'u'lláhut dhe të 'Abdu'l-Baháit, nuk e përmbajti veten por e tregoi atë që kishte ndodhur. Komuniteti i mërgimtarëve u zhyt në tronditje të madhe.

Tashmë Bahá'u'lláhu ndërmori veprim. Ai e dërgoi sekretarin e Tij tek Mírzá Yaḥyá, me një kopjen të Librit të Tij të porsabotuar Súriy-i-Amr (Tabela e Komandës), që i deklaronte me një gjuhë të pastër shpalljen dhe nënkuptimet që pasonin për njohjen dhe nënshtrimin e Tij ndaj Vullnetit të Perëndisë. Sekretari u instruktua t'ia lexonte atë Yaḥyásë me zë të lartë dhe t'i kërkonte 'një përgjigje të qartë dhe përfundimtare.'161 Kërkesës së Yaḥyásë për një ditë shtyrje që ta aftësonte atë të mendonte përgjigjen, u pranua.

Përgjigja, kur erdhi, ishte një kundër deklaratë që afirmonte se ai, Mírzá Yaḥyá, kishte marrë një revelacion të pavarur nga Perëndia, që kërkonte nënshtrimin e padiskutueshëm ndaj tij të të gjithë popullsisë së tokës.

Kjo deklaratë blasfeme shkaktoi ndarjen e plotë në mes të Bahá'u'lláhut dhe Yaḥyásë, megjithëse një peligrin Bábí nga Shiraz u përpoq të rregullonte një ballafaqim publik dhe mori një premtim nga Yaḥyá për t'u paraqitur në xhaminë e Sulltan Salímit. Bahá'u'lláhu shkoi në këmbë tek vendi i takimit, por Yaḥyá nuk erdhi. Për gëzimin më të madh të mërgimtarëve, Mírzá Yaḥyá u përjashtua nga komuniteti; dhe ai dhe familja e tij me Siyyid Muḥammad dhe një tjetër që ishte lidhur me të u bënë të njohur si Azalís, nga titulli Subḥ-i-Azal (Mëngjesi i Përjetësisë), që u përdor prej tij.

I tërë ky episod i shkaktoi shqetësime të mëdha Bahá'u'lláhut. Ai vajtoi:

Ai që për muaj dhe vite e rrita me dorën e dashamirësisë u ngrit për të më marrë jetën...Poshtërsitë e shkaktuara nga shtypësit e Mi më kërrusën Mua dhe m'i zbardhën flokët. Nëse ti do të paraqiteshe përpara fronit Tim, nuk do ta dalloje Mrekullinë antike, sepse freskia e fytyrës së tij ka ndryshuar dhe shkëlqimi i është zbehur, për shkak të shtypjes së të pabesëve.162

Ky është momenti për të kujtuar se Lajmëtari Hyjnor, Manifestimi i Perëndisë, kurrë nuk e përdor pushtetin e Tij suprem dhe të parezistueshëm për ta mbrojtur personalitetin e Tij njerëzor apo trupin fizik nga poshtërsitë, përbuzja, poshtërimet, bile dhe nga vdekja që bota hedh përmbi Të. Në të njëjtën kohë dhembshuria e Tij është e pakufishme dhe shtrihet edhe mbi amriqtë e Tij më të vjetër dhe mët ë egër. Gjashtë vjet pas largimit të Mírzá Yaḥyásë, Bahá'u'lláhu i adresohet atij në Qitapi Akdas, Libri Më i Shenjtë

...mos u tremb për bëmat e tua...ktheu tek Perëndia, i përulur, i nënshtruar dhe pa kryelartësi... Ai do t'i largojë prej teje mëkatet e tua... Zoti yt është Falësi, i Forti, i Gjithëmëshirshmi.163

Dëmtimi që sjellja e Yaḥyásë i kishte bërë Besimit foshnjor dhe Urdhërit të tij në rritje do të vazhdonte ta njolloste emrin e tij për një gjysëm shekulli më tepër edhe përtej kufijve të Turqisë. Gënjeshtrat dhe shpifjet që ai përhapi në Kostandinopojë, në asnjë mënyrë nuk u pakësuan nga ambasadori dredharak Persian, të cilit Siyyid Muḥammad i kishte bërë një vizitë me qëllim që të shpifte për Bahá'u'lláhun, duke i hetuar dhe duke hedhur dyshime në mendjet e njerëzve me pozita që ishin aq të impresionuar nga sjellja dinjitoze e Bahá'u'lláhut në kryeqytet. Presligji i Besimit u pakësua në sytë e admiruesve perëndimorë, si E. G. Browne dhe A. L. M. Nicolas, diplomati Francez dhe përkthyesi i Bayánëve Persianë dhe Arabë.

Fushata e Yaḥyásë në mes të Bábíve të Persisë dhe të Irakut, duke shpifur për Bahá'u'lláhun dhe duke e ngritur vetveten përtej çdo gjëje që specifikonte emërimi i Bábit, shkaktoi konfuzion përbrenda rradhëve të tyre. Ata nuk dini asgjë për Yaḥyánë, përveç asaj se ai u emërua prej Bábit si kreu i komunitetit Bábí. Përse atëhere nuk u gëzua ai me ata me daljen e 'Atij të Cilin Perëndia do ta manifestojë'? Shumë mbetën të hutuar krejtësisht dhe diskutime të mëdha u bënë në mes tyre. Disa u bënë partizanë të Yaḥyásë dhe e ndanë vetveten nga Bahá'ít. Por në 1912, njëzet vjet pas ngjitjes së Bahá'u'lláhut, kur Yaḥyá vdiq i turpëruar në vetmi, pa asnjë për ta varrosur atë as Bábí apo Bahá'í, Azalít as nuk llogariteshin fare, ndërsa komuniteti Bahá'í ishte i qëndrueshëm dhe po rritej me shpejtësi nën mbrojtjen e Besëlidhjes së Bahá'u'lláhut dhe nën udhëzimet e pakrahasueshme të Birit të Tij më të madh, qendra e asaj Besëlidhjeje dhe zëvendësuesi i përcaktuar i Atit të Tij të gjithëfuqishëm, zgjerim që po fillonte të përfshinte globin.

Bahá'u'lláhu shkroi Tabelën e Aḥmadit dhe ia dërgoi atë marrësit Aḥmad-i-Yazdí, një banor i Bagdadit i cili ishte në Kostandinopojë për ta parë përsëri Zotin e tij të shumëdashur, pastaj do të vazhdonte rrugën për në Adrianopojë. Ai ishte njëri prej atyre personave jashtëzakonisht të bekuar që e kishte fituar prezencën e Bábit dhe të Bahá'u'lláhut dhe kishte jetuar për gjashtë vjet në një dhomë të shtëpisë së Bahá'u'lláhut në Bagdad. me leximin e kësaj Tabele'Ai e dinte atë që duhet të bënte' dhe u kthye menjëherë në Persi duke ia përkushtuar vetveten përçimit të mesazhit të Bahá'u'lláhut për komunitetin Bábí atje.

Në këtë Tabelë, Bahá'u'lláhu i hiqte paqartësitë e Bábíve dhe e konfirmonte besimin e tyre tek Ai. Ai i siguronte ata se Bábi 'ishte i Vërteti nga Perëndia, komanda e të të Cilit ne të gjithë u bindemi'.

Për Veten e Tij, Ai deklaron:

Në të vërtetë ky është Mrekullia më e Madhe, e porfetizuar në Librat e Lajmëtarëve, nëpërmjet të Cilit e vërteta do të dallohet prej gabimit dhe mençuria e çdo komande do të vihet në provë. Me të vërtetë Ai është Pema e Jetës që nxjerr frutet e Perëndisë, i Lartësuari, i Pushtetshmi, i Madhi.

Aḥmadi udhëtoi anembanë Persisë, duke ua recituar këtë Tabelë Bábíve, duke konfirmuar se Bahá'u'lláhu ishte me të vërtetë 'Ai të cilin Perëndia do ta manifestojë', dhe i premtuari i të gjitha kohërave. Ahmadi ishte gjithashtu i aftë t'u referonte atyre një deklaratë me shkrim të Bábit e cila deklaronte se Ai të Cilin Perëndia do ta manifestojë' do të mbante emrin Bahá164.

Kjo Tabela e Aḥmadit165, është një nga lutjet për shtëpi më të njohura, më të përhapura, më të dashura dhe që përdorej më dendur se të gjitha të tjerat që bëri Bahá'u'lláhu. Ajo hapet, siç ndodh me shumë prej shkrimeve të Tij, me përmendjen e Perëndisë:

Ai është Mbreti, i Gjithëdijshmi, i Urti!

Pastaj pason menjëherë një metaforë, e pagabueshme në kuptimin e vet për të gjithë Persianët dhe mjaft e këndëshme për atë që e një qoftë edhe përciptaz simbolizmin e pasur të literaturës Persiane:

Ja, Bilbili i Parajsës këndon mbi degët e Pemës së Përjetësisë, me melodi të shenjta e të ëmbla...

Nëpërmjet influencës së kësaj Tabele, Bahá'u'lláhu i impresionoi Bahá'ít e Persisë duke i dalluar ata prej bashkatdhetarëve të tyre të asaj kohe, për heroizmin dhe qëndrueshmërinë nën torturat e tmerrshme që përballuan Bábítë përpara tyre dhe që e shtynë Lord Curzon të dëshmonte në librin e tij Persia and the Persian Question [Persia dhe çështja persiane], 'Ngjarjet e heroizmit të mrekullueshëm i ndriçojnë faqet me njolla gjaku të historisë Bábí... Zjarret e Smithfieldit166 nuk ndezën një kurajo më të madhe se ajo që u pa dhe ndodhi në dhomat më të rafinuara të torturës të Teheranit.'167 Nxitja e Bahá'u'lláhut ishte:

... qofsh ti aq i patundur në dashurinë për Mua, saqë zemra jote të mos dridhet edhe sikur shpatat e armiqve të të japin breshëri goditjesh dhe gjithë qielli e toka të ngrihen kundër teje.

Më pas në Tabelë, Ai shkroi, duke konfirmuar njëshmërinë thelbësore të të gjitha Manifestimeve të Perëndisë:

Të jesh i sigurt në veten Tënde se, me të vërtetë, ai që largohet nga kjo Bukuri është larguar, gjithashtu, nga Lajmëtarët e së Shkuarës dhe tregon krylartësi ndaj Perëndisë nga tërë përjetësia në tërë përjetësinë.

Tabela përfundon me një premtim, unik për shkrimet e shkruara të botës.

Për Perëndi! po qe se ndokush që është i brengosur ose i hidhëruar do ta lexojë këtë Tabelë me sinqeritet absolut, Perëndia do t'ia heqë trishtimin, do t'i zgjidhë vështirësitë e tij dhe do t'ia largojë vuajtjet.

Me të vërtetë, Ai është i Mëshirshmi, i Dhembshuri. Lëvduar qoftë Perëndia, Zoti i të gjitha botëve.

Kjo Tabelë e fuqishme, një fortesë e besimit dhe e kurajos, një burim i fuqisë dhe i shpresës në betejën e jetës është një prej dhuratave të shumta që Bahá'u'lláhu u dha pasuesve të Tij.

Shumë detaje dritëdhënëse rreth jetës së grupit të vogël të Bahá'íve në Adrianopojë jepen nga H. M. Balyuzi. Ai paraqit një përshkrim të një grupi të lumtur, me spiritualitet nga lidhja e ngushtë me Zotin e tyre, të unifikuar në devocionin e tyre ndaj Tij. Ata ishin mërgimtarë, në kushte të vështira, të veshur varfërisht dhe të strehur varfërisht, që kishin përpara të ardhshmen e errët, të pasigurt, por 'ata e kishin arritur dëshirën e zemrës së tyre dhe ishin të lumtur'168 Në mes të tyre lëvizte Figura madhështore, respektndjellëse e të Shumëdashurit, i mirë, i dhembshur, i dashur, Dielli i ekzistencës së tyre, ndriçimi i të cilit i përfshinte të gjithë. Lartësimi i Bahá'u'lláhut dhe dominimi në mes të njerëzve ishte, si gjithmonë, i dukshëm që nga momenti i arritjes së tij në qytet. Bile më parë, gjatë udhëtimit nga Kostandinopoja, kapitani në komandë të karvanit u bë admiruesi i Tij i devotshëm dhe respektueshëm. Tregohet një ngjarje për këtë njeri.

Emri i Tij ishte 'Alí Big. Kur ai erdhi t'i merrte leje Bahá'u'lláhut, ai e përmendi dëshirën e tij të madhe për të fituar gradën e majorit dhe për t'u vendosur në Adrianopojë. Bahá'u'lláhu e siguroi atë se ai do ta arrinte dëshirën e tij dhe pas një kohe të shkurtër ai erdhi përsëri në Adrianopojë - major 'Alí Big, duke informuar çdo njeri se gradimi i tij ishte një bujari e Bahá'u'lláhut. Pak më vonë, ai pa se po merrte gradim për një shkallë më të lartë dhe përsëri ai shkoi tek Bahá'u'lláhu. Ai u sigurua se gradimi do t'i vinte dhe më pas ai u bë Kolonel 'Alí Big. Shumë i gëzuar dhe duke deklaruar hapur se ai i detyrohej Bahá'u'lláhut për fatin e tij të mirë, ai u bashkua me pasuesit e Tij në të gjitha rastet e mundëshme. Megjithatë, iu duk atij se meqë kishte shkuar kaq larg, do të ishte shumë e arsyshme që të ndërmerrte edhe një tjetër për t'u bërë Páshá. Por për fat të keq, ai vdiq përpara se sa ta merrte gradimin - Kolonel 'Alí Big.

Shpejt pas arritjes së tyre, Bahá'u'lláhu i këshilloi miqtë të merreshin me tregëti. Áqá Riḍá, nuk kishte dëshirë tjetër veçse t'i shërbente Bahá'u'lláhut dhe ai mendoi se një profesion do ta pengonte atë nga kjo gjë. megjithatë, kur të gjithë miqtë u mblodhën së bashku një ditë, Bahá'u'lláhu tha se Ai i komandonte ata të merreshin me profesione, kështu që ata të mund të bëheshin të dobishëm, të mos mërziteshin, të fitonin disa para dhe ta ftonin Atë në festimet e tyre.

Ne i njohim me emër shumë nga anëtarët e këtij grupi të lumtur mërgimtarësh dhe ndërsa historia vazhdon ata bëhen miqtë tanë të vjetër. Atje ishte Nabíli i pavdekshëm dhe gjithnjë besnik, kronikani i Besimit nga ditët e Bábit; Áqá Riḍá, konfeksioneri, që shkroi rrëfimin e tij me kërkesë të Nabílit; Áshchí, guzhinieri, që ishte marrë që jetim në shtëpinë e Bahá'u'lláhut në Bagdad kuk ai u rrit dhe e mësoi zanatin dhe që, në shtratin e vdekjes në 1924, diktoi historinë e tij të shtatëdhjetë vjetëve; Ustád Muḥammad berber, të cilin ne tashmë e kemi njohur; Mishkín-Qalam, kaligrafi me famë botërore; Mírzá Maḥmudi-i-Káshání për të cilin tregohet ngjarja e mëposhtëme. Gjatë atij dimri të parë të arritjes së tyre, mërgimtarët vuanin shumë nga i ftohti i hidhur dhe ndryshonin vendet parreshtur nga një shtëpi e papërshtatshme në një shtëpi tjetër të papërshtatshme. Pas disa muajsh, Bahá'u'lláhu i tha Mírzá Maḥmudit, 'Ti je mjaft i gjatë dhe je më pranë Perëndisë. Lutu që Ai të mund të na japë ne një shtëpi më të mirë.' Disa ditë më pas një shtëpi e shkëlqyer iu ofrua dhe Bahá'u'lláhu shkoi ta shikonte atë. Ai e aprovoi dhe tha, 'Perëndia iu përgjigj lutjeve të Áqá Mírzá Maḥmúdit.'169

Kjo shtëpi e shkëlqyer, e quajtur shtëpia e Amru'lláhut,170 me tre kate, me një 'banjo Turke të vetën, me ujë të rrjedhshëm në kuzhinë' kishte tridhjetë dhoma. Bahá'u'lláhu dhe familja e Tij zunë katin e sipërm; Mírzá Mahmúd, gjysmë vëllai i Bahá'u'lláhut, zuri katin e dytë dhe disa prej pasuesve të tij katin e parë; ndërsa në shtëpitë përreth (bírúní) kishte hapësirë të gjerë për pjesën tjetër të miqve dhe dhoma për takime dhe pritje. Një shtëpi e mirë u gjet pranë për Mírzá Músáin dhe një tjetër për Mírzá Yaḥyánë dhe familjen e tij.

'Ne ishim të gjithë shumë të lumtur në atë shtëpi të Amru'lláhut,' deklaroi Áqá Riḍá.171 Miqtë mblidheshin çdo natë dhe Bahá'u'lláhu shpesh i vizitonte ata.

Guvernatori i Adrianopojës, Khurshíd Páshá dhe zëvendësi i tij, 'Azíz Páshá u bënë shumë të përkushtuar pas Bahá'u'lláhut dhe 'Azíz Páshá e vizitonte Atë për ta respektuar. Ata u lidhën shumë me 'Abdu'l-Baháin, atëhere akoma pa mbushur njëzet dhe më pas, kur ai u bë Vali i Bejrutit ai e vizitoi 'Akkán dy herë për të treguar nderimin e tij për Bahá'u'lláhun dhe për ta rifreskuar miqësinë e Tij me Mjeshtrin.

Khurshíd Páshá dëshironte ta zbaviste Bahá'u'lláhun në Shtëpinë e Qeverisë, por Bahá'u'lláhu nuk shkoi. Një ditë Ramadani, sidoqoftë, guvernatori i ftoi fetarët dhe njerëzit e shquar të qytetit për ta ndërprerë festën e tyre në këtë shtëpi dhe ai iu lut 'Abdu'l-Baháit 't'i lypte Bahá'u'lláhut nderin për të qenë prezent në këtë festë të madhe dhe në këtë takim të shkëlqyer. Bahá'u'lláhu e pranoi atë ftesë. Áshchí tregon se si miqtë, në mes të cilëve kishte njerëz të pasur dhe mjaft të shkolluar mbetën të mahnitur, të hutuar dhe të stimuluar nga ligjërata e Bahá'u'lláhut. përulësisht dhe me sjellje të mira ata i bënin Atij pyetje të cilave Ai u përgjigjej me një pushtet dhe autoritet të madh, duke i mrekulluar dhe duke i kënaqur plotësisht.'172

Khurshíd Páshá e ftoi 'Abdu'l-Baháin të kalonte sa më shumë mbrëmje që Ai të mundej gjatë Ramadanit në Shtëpinë Qeveritare, një ftesë që 'Abdu'l-Bahá e pranoi.

Përveç dy ngjarjeve kryesore që ndodhën në Adrianopojë, tashmë të përshkruara, ndodhën të tjera mjaft të rëndësishme për progresin e Besimit. Shoghi Effendi i referohet daljes së disa prej këtyre Thesareve të premtuar nga Perëndia për Bahá'u'lláhun, kur Ai qëndronte me zinxhirë në Síyáh-Chál. Besimtarët e dedikuar dhe të aftë u ngritën për ta mbrojtur Besimin e porsalindur dhe për t'iu kundërvënë gënjeshtrave dhe mashtrimeve të armiqve të tij fanatikë. Flamuri i Besimit u vendos në Kaukasus dhe në Siri dhe qendra e parë u vendos në Egjipt. Komuniteti Bahá'í filloi të merrte formë pas nismëm prej Bahá'u'lláhut të Pelegrinazhit dhe me daljen e lutjeve lidhur me Agjërimin vjetor, zbatimin e të cilave Ai do ta konfirmonte më vonë në Librin Më të Shenjtë, Qitapi Akdas. Ai dha instruksione në atë kohë për dy besimtarë të besuar në Teheran që t'i largonin 'në fshehtësinë më të madhe' eshtrat e Bábit nga vendi ku ishin mbyllur për në një vend tjetër,173 prej ku ata, në faza të gjata dhe të ndryshme, përfundimisht, pas gjashtë vjetëve i çuan në vendin e prehjes së tyre të përjetshme në zemrën e Karmelit, në vendin ekzakt që Vetë Bahá'u'lláhu do t'ia tregonte 'Abdu'l-Baháit, duke hedhur kështu themelet për qendrën shpirtërore të Besimit të Shenjtë të Perëndisë në Malin e Shenjtë të Perëndisë në Tokën e Shenjtë. Në Adrianopojë u shkrua Tabela e Degës, që sqaronte pozitën unike të 'Abdu'l-Baháit që më pas do të përcaktohej në Librin e Besëlidhjes dhe do të konfirmohej në Qitapi Akdas, një pozitë e cila do të kishte një rëndësi të patreguar për të ardhmen e Besimit, për mbrojtjen e tij nga fraksionet, për zgjerimin e tij, për interpretimin e tekstit të tij të shenjtë dhe për vendosjen e tij të palëkundur të tij në Perëndim.

Pak besimtarë morën rrugën nga Persia dhe Bagdadi për t'u bashkuar me Bahá'u'lláhun në Adrianopojë, në mes tyre Nabíli dhe Mishkín-Qalami, por ndërsa koha rridhte, gjithnjë e më shumë u shtuan besimtarët që merrnin udhëtime peligrinazhi, për ta parë Bahá'u'lláhun, për të hyrë në praninë e Tij dhe për t'u kthyer në shtëpi të bekuar dhe të konfirmuar në besimin e tyre.

Armiqtë e pamëshirshëm të Bahá'u'lláhut, zyrtarët Persianë dhe 'ulamátë, Sulltan 'Abdu'l-'Azízi dhe ministrat e tij, u kënaqën shumë nga kriza supreme në çështjet e Besimit që u shkaktua prej opozitës së hapur të Mírzá Yaḥyásë ndaj Bahá'u'lláhut që çoi në përjashtimin e tij pasues nga rradhët e Besimtarëve. Gjithnjë në roje për mundësira për t'i shkaktuar vështirësi të tjera Bahá'u'lláhut dhe pasuesve të Tij, ata u alarmuan tani nga numri në rritje i peligrinëve për në Adrianopojë. Kështu që u dhanë besueshmëri akuzave më të pabesueshme dhe të fryra të bëra nga Yaḥyá, si për shembull se Bahá'u'lláhu po kompllotonte me fuqi të caktuara Bullgare dhe Evropiane për të armatosur me mijëra pasues të Tij dhe për ta pushtuar Kostandinopojën. Qeveria Persiane i pengoi Bahá'ít që të ndërmerrnin peligrinazh dhe shpërthyen persekutime në shumë anë të vendit; besimtarët në Irak u sulmuan dhe në Egjipt 'një konsull i përgjithshëm lakmitar dhe i keq' arrestoi shtatë Bahá'í dhe i dënoi ata me nëntë vjet mërgim në Khartoum. Bahá'u'lláhu e dërgoi Nabílin në Egjipt që të lutej me Khedive por po ky konsull i përgjithshëm e arrestoi atë dhe e hodhi në burg. Ambasadori Persian në Kostandinopojë, armiku i vjetër i Bahá'u'lláhut, i deklaroi Fu'ád Páshá se prezenca e Bahá'u'lláhut në Adrianopojë, lirija e dukshme që mërgimtarët e Tij kishin dhe vlerësimi që guverantorët pasues kishin për Të, përbënin një rrezik të madh për shtetin.

'Abdu'l-'Azízi nxorri një dekret fatal. Bahá'u'lláhu dhe pasuesit e tij u internuan në koloninë penale të 'Akkás, ndërsa Mírzá Yaḥyái në Qipro. 'Ambasadori Persian menjëherë informoi konsujt Persianë në Irak dhe në Egjipt se qeveria Turke e kishte tërhequr mbrojtjen nga Bábítë dhe se ata mund t'i trajtonin si të dëshironin'.174

Një mëngjes, papritur, pa lajmërim, shtëpia e Bahá'u'lláhut u rrethua nga ushtarë dhe të gjithë Bahá'ít u urdhëruan të bëheshin gati për nisje. Pikëllimi i tyre ishte shumë i madh. A do të ndaheshin ata nga Bahá'u'lláhu? Ky ishte shqetësimi i tyre i vetëm; vështirësitë e një udhëtimi tjetër, nxjerrja në ankand e sendeve të tyre me gjysmën e vlerës nuk ishin asgjë në krahasim me perspektivën tmerruese të ndarjes nga Ai të Cilit ata i dhanë 'devocion dhe dashuri që mbretërit mund ta kenë zili dhe perandorët psherëtinë për të më kot.'175 Ḥájí Ja'far-i-Tabrízí, emri i të cilit u hoq nga lista e të internuarve që do ta shoqëronin Bahá'u'lláhun, preu fytin e tij. Ai u shpëtua nga vdekja prej besimtarëve të tjerë. Bahá'u'lláhu e vizitoi atë dhe duke qëndruar pranë shtratit të tij e ngushëlloi, 'mbaji sytë tek Perëndia dhe kënaqu me vullnetin e Tij.'176 Ja'far u shërua dhe më pas u dërgua në 'Akká për të rifituar prezencën e Bahá'u'lláhut.

Guvernatori e mbrojti energjikisht Bahá'u'lláhun kundër akuzave të dërguara nga Kostandinopoja dhe u vu në një pozitë aq të vështirë nga urdhri për mërgim sa refuzoi ta jepte atë dhe u largua nga posti i tij, duke lënë instruksione që sekretari ta informonte Bahá'u'lláhun për përmbajtjen e tij. Njerëzit e shquar të qytetit u shqetësuan shumë dhe shprehën keqardhjen e tyre; konsujt e fuqive Evropiane e vizituan Bahá'u'lláhun personalisht dhe i ofruan në mënyrë të përsëritur që të ndërhynin në qeveritë e tyre në emër të Tij. Ai e njohu mirësisht shqetësimin e tyre, por e mohoi fuqimisht mbështetjen e tyre duke thënë, 'Lehtësimi Im është në dorën e Perëndisë. Fokusi Im është Perëndia dhe vetëm nga Ai kthehem Unë.'177 Një numër i madh i popullsisë, që kishte filluar t'i admironte dhe t'i respektonte mërgimtarët, u mblodh përreth tyre duke shprehur dhimbje dhe keqardhje. Përpjekja për vetvrasje e Ja'farit ngjalli habinë e kuriozitetin e tyre; Áqá Riḍá tregon për komentimin që u bë, 'Ç'është kjo që i bën ata të preferojnë më mirë vuajtjet e mërgimit, burgimin bile dhe vdekjen se sa të ndahen?' Kur Bahá'u'lláhu doli nga shtëpia e Tij për të zënë vendin në karrocë, ata shkuan përpara për t'ia puthur duart dhe skajin e veshjeve të Tij. Ai Vetë dëshmonte në Súriy-i-Ra'ís:

Njerëzit e rrethonin shtëpinë dhe Muslimanë dhe Kristianë qanin për Mua ... Unë e kuptova se të qarat e njerëzve të Birit [Kristianët] ua kalonin të tjerëve në të qarë - një shenjë e përkushtimit të tyre... Konsujt e atij qyteti u mblodhën në prezencën e këtij të Riu dhe shprehën dëshirën e tyre për ta ndihmuar Atë. Ata, në fakt, shfaqën kundrejt nesh një ngrohtësi të dukshme... Ky i Ri u largua nga ky vend dhe depozitoi pranë çdo peme dhe guri një besim, që cilin Perëndia do ta çelë nëpërmjet pushtetit të së vërtetës.178

Ata u çuan në Galipoli, ku ata pritën tri ditë dhe netë në bordin e avullores që do t'i çonte ata në Aleksandri. Ata atje do të shkonin me anije në Haifa dhe prej andej me një anije tjetër përmes ngushticës në 'Akká.

Në Galipoli, ndërsa ata ishin gati për t'u nisur, Bahá'u'lláhu e njoftoi të tërë grupin se sprova më të mëdha se ato që kishin përballuar gjer atëhere ishin përgatitur për ta dhe se do të ishte më mirë për këdo që nuk ndihej

burrë sa duhej për ta përballuar të ardhëshmen të shkonte në çfarëdo vendi që ai dëshironte dhe t'u ruhej sprovave, sepse që këtu ai do ishte i paaftë për t'u larguar...

'një paralajmërim', komentoi Shoghi Effendiu, 'që shokët e Tij vendosën të mos e konsideronin unanimisht.'179

Kishte shumë zëra dhe hipoteza rreth vendit përfundimtar ku ata do të shkonin. Bëhej fjalë se të gjithë do të dërgoheshin prapë në Persi, ndërsa disa menduan se Përsosmëria e Bekuar, si kishte filluar të njihej Bahá'u'lláhu nga Bahá'ít, bashkë me vëllezërit e Tij do të dërgoheshin në një vend, ndërsa pjesa tjetër e grupit do të ndahej si mërgimtarë në vende të ndryshme. Bile bëhej fjalë për shfarosje. Por frika e tyre më e madhe ishte ndarja prej të shumëdashurit të tyre dhe, kur plani i vërtetë i qeverisë u shpall - ta dërgonin Bahá'u'lláhun dhe familjen e Tij në 'Akká ndërsa pjesën tjetër në Kostandinopojë - pati skena të një shqetësimi të papërshkrueshëm'.Bahá'u'lláhu ndërhyri dhe nëpërmjet ndihmesës së oficerit të dërguar për t'i shoqëruar ata, 'Umar Effendi, e anulloi këtë plan. Përfundimisht u vendos që Bahá'u'lláhu dhe të gjithë shokët e Tij - së bashku ata bëheshin gati shtatëdhjetë - do të shkonin në burgun e madh të 'Akkás ndërsa Mírzá Yaḥyá dhe bashkëpuntëorët e tij do të dërgoheshin në Qipro. Më tej u kushtëzua se katër prej shokëve të Bahá'u'lláhut duhet ta shoqëronin Mírzá Yahy në dhe një numër i ngjashëm Azalís do të shkonin me grupin kryesor në 'Akká. Në mes të këtyre të katërtëve ishte Siyyid Muḥammad dhe Áqá Ján Big180, aftësitë e të dyve për të bërë keq do të gjenin mundësi të bollshme në 'Akká dhe do t'i shkaktonin vuajtje të mëtejshme Bahá'u'lláhut.

Udhëtimi për në 'Akká u shoqërua nga dy incidente që kanë lidhje me ngjarjen tonë. Njëri është romantik në sensin klasik dhe, sipas rrëfimit të vetë Nabílit, një shembull zbavitës i përzierjes së epigramit dhe metaforës që e pasuron kaq shumë literaturën Persiane dhe mendjen intreguese të Perëndimorit. Ajo gjithashtu sjell një ide të shkëlqyer të efektit të ndikimit mbi një Kristian të Ri nga takimi i papritur me Bahá'u'lláhun.

Nabíli ishte në burgun e Aleksandrisë që vështronte nga porti. Përpara kësaj ai pa një ëndërr në të cilën Bahá'u'lláhu i tregoi atij se brenda tetëdhjetë e një ditëve ai do të merrte një lajm që do t'i shkaktonte gëzim. Ai u bë mik me mjekun në burg që 'u përpoq të më kthente mua në Fenë Protestante. Ne bëmë biseda të gjata dhe ai u bë një Bahá'í.'

Në ditën e tëtëdhjetë e njëtë të ëndrrës sime, nga maja e çatisë së burgut, unë vura re Áqá Muḥammad-Ibráhím-i-Názir, që po kalonte nëpër rrugë. Unë e thirra atë dhe ai u ngjit. Unë e pyeta se ç'po bënte ai atje dhe ai më tregoi se Perfeksioni i Bekuar dhe shokët e tij po çoheshin në 'Akká dhe se ai kishte zbarkuar me një grup policësh për të blerë disa gjëra. Polici tha ai,'nuk do të më lejojë mua të rri këtu më gjatë. Unë do të shkoj dhe do t'ia raportoj prezencën tënde këtu Áqáit ['Abdu'l-Baháit]. Nëse anije do të qëndrojë këtu më gjatë, unë ndoshta do të vij të të shikoj përsëri.' Ai më ndezi zjarr krejtësisht dhe u largua. Mjeku nuk ishte atje në atë kohë. Kur ai erdhi, ai më gjeti në lotë dhe duke recituar këto vargje: 'I Shumëdashuri është pranë meje dhe unë jam larg prej Tij; unë jam në bregun e ujërave të afërsisë dhe përsëri i privuar prej tyre jam. O Mik! Më ngri mua, më ço mua tek anija e afërsisë; unë jam i pandihmë, unë jam i humbur, një i burgosur jam unë.' Në mbrëmje, Fárisi (ky ishte emri i mjekut) erdhi ai e pa shqetësimin tim. Ai tha, 'Ti më tegove mua se në ditën e tetëdhjetë e njëtë të ëndrrës tuaj ju do të keni shkak për gëzim dhe sot është ajo ditë e tetëdhjetë e njëtë. Tani, në të kundërtën, unë vë re se je mjaft i shqetësuar.' Unë u përgjigja, 'Në të vërtetë shkaku për të gëzuar ka ardhur, por sa keq! "Data është mbi pemën e palmës ndërsa duart tona nuk mund ta arrijnë atë."' Ai tha, 'Më trego mua se ç'ka ndodhur ndoshta unë mund të bëj diçka për të ndihmuar. Dhe kështu unë i tregova atij se Përsosmëria e Bekuar ishte në atë anije. Ai gjithashtu, si unë, u shqetësua shumë dhe tha,'Nëse nesër nuk do të ishte e Premte dhe Seraye do të ishte mbyllur, ne, që të dy mund të kishim marrë leje për të shkuar në bordin e anijes dhe për të qëndruar në prezencën e Tij. Por megjithatë diçka mund të bëhet. Ti shkruaj çfarë të dëshirosh. Unë do t'ia çoj këto letra atij tek anija.' Unë shkrova ngjarjen time dhe i mblodha së bashku të gjitha poemat që kisha hartuar në burg. Fárisi, mjeku, gjithashtu shkroi një letër ku përshkruante keqardhjen e tij të madhe. Ajo ishte shumë prekëse. Të gjitha këto ai i futi në një zarf të cilin ai ia dha një Ruajtësi të ri të quajtur Kostandin, për ta çuar herët në mëngjes. Unë i dhashë atij emrin e Khádimit dhe të disa shokëve të tjerëve, i tregova atij se si t'i identifikonte ata dhe e sqarova atë që të mos ia jepte zarfin askujt gjersa ai ta gjente ndonjërin prej tyre. Ai u nis në mëngjes. Ne e shikonim nga maja e çatisë. Ne së pari e dëgjuam sinjalin dhe pastaj zhurmën e nisjes së anijes dhe u habitëm se mos ai nuk ia kishte dalë mbanë. Pastaj anija ndaloi dhe u nis përsëri pas një çerek ore. Ne ishim si në gjemba, kur papritur Kostandini arriti. Ai më dorëzoi mua një zarf dhe një pako në një shami dhe thirri, 'Për Perëndi! Unë e pashë Atin e Krishtit.' Fárisi, mjeku ia puthi sytë dhe tha, 'Fati ynë ishte zjarri i ndarjes, yti ishte bujaria e vështrimit të të Shumëdashurit të botës.' Në përgjigje të lutjeve tona, atje ishte një Tabelë, me shkrimin e Revelacionit,181 një Letër nga Dega Më e Madhe ['Abdu'l-Bahá] dhe një letër e mbushur me bajame nuql [të ëmbla] e dërguar nga Dega Më e Pastër.182 Në Tabelë, Fárisi, mjeku, nderohej veçanërisht. Njëri prej pasuesve kishte shkruar: 'Disa herë unë i dëshmova evidencat e pushtetit që nuk mund t'i harroj kurrë dhe kështu ndodhi sot. Anija do të nisej, kur ne pamë një varkë në largësi. Kapiteni e ndaloi anijen dhe ky i ri na arriti ne duke thirrur emrin tim. Ne shkuam tek ai na e dha zarfin. Të gjithë sytë u drejtuan nga ne dhe ne jemi mërgimtarë. megjithatë askush nuk e vuri në pikëpyetje veprimin e kapitenit.'183

Incidenti i dytë ndodhi kur Bahá'u'lláhu shkeli në varkën që do ta çonte Atë në portën detare të 'Akkás, nëpërmjet së cilës Ai do të hynte në qytet. 'Abdu'l-Ghaffár, njëri prej këtyre katër shokëve të caktuar për ta shoqëruar Yaḥyánë më Qipro, të cilin Bahá'u'lláhu e lavdëroi për shkëputjen, dashurinë dhe besimin tek Perëndia', duke e parë Zotin e tij për atë që ai e konsideroi herën e fundit, i hapi rrugë dëshgpërimit dhe e hodhi veten në det me një thirrje të madhe 'Yá Bahá'ul-Abhá' [O Ti Lavdi e Më të Lavdishmit]. Ai u shpëtua dhe u dënua të vazhdonte për në Qipro me Mírzá Yaḥyánë. Dy vjet më pas ai u arratis, e ndryshoi emrin dhe shkoi në 'Akká, ku ai u ribashkua me shokët e të Shumëdashurit të tij. Pas ngjitjes së Bahá'u'lláhut njëzet e dy vjet më pas, ai shkoi të jetonte në Damask dhe vdiq atje. Ai u bë i pavdekshëm në Kujtimet e Besnikut të 'Abdu'l-Baháit.

Kapitulli 16
'AKKÁ, BURGU ME I MADH

Shumë ngjarje që ndodhin në Tokën e Shenjtë, sot, lidhen me profecitë, parashikimet dhe premtimet e Tannachit, Bibla e Hebrenjve, e cila është Testamenti i Vjetër i Kristianëve dhe një Libër i Shenjtë për Muslimanët. Në mes të ngjarjeve më spektakulare ishte kthimi i Hebrenjëve, i profetizuar në Deutoronomy 30, dhe që filloi që nga 1844, viti i deklaratës së Bábit dhe i Dekretit të Qeverisë Turke për Tolerim që siguroi mbrojtjen e hebrenjve dhe të të tjerëve nga persekutimi në zotërimet Otomane.184 Ky proces çoi në deklaratën e Balfourit dhe vendosjen e shtetit sovran të Izraelit në 1948. Që atëhere shkretëtira ka lulëzuar si trëndafil nën kërkimet e afta dhe mekanizimin e bujqve të Izraelit dhe bukuritë e Karmelit u manifestuan në zemrën e tij me kopshtet dhe ndërtesat e Qendrës Botërore Bahá'í.

Plotësimi i këtij premtimi të lashtë u bë tema kryesore e profecive Izrealite, që peneluan piktura të mrekullushme të një bote të transformuar shpirtërisht dhe materialisht.

Unë do t'u jap atyre një zemër dhe do të vendos një shpirt të ri përbrenda jush ... që ata të mund të ecin sipas statutit tim ... dhe të jenë populli im, ndërsa Unë do të jem Zoti i tyre. (Ezekil 11:19-20)

Unë do ta shpërndaj Shpirtin tim mbi të gjithë njerëzit ... (Xhoel 2:28)

Unë do ta shkruaj ligjin Tim përbrenda tyre, në zemrën e tyre; Unë do të jem Perëndia e tyre, dhe ata do të jenë populli im. (Jeremi 31:33)

Njeriu i poshtër nuk mund të quhet i mirë, as kurrnaci nuk quhet dorëlëshuar. (Isaia 32:5)

Drejtësia dhe paqja do të përqafohen sëbashku. (Psalmet 85:10)

...toka do të jetë e mbuluar me njohjen e Zotit, siç janë detrat të mbuluar nga uji. (Isaia 11:9)

Dhe Zoti do të sundojë si mbret mbi të gjithë botën; atë ditë në të do të ketë vetëm një Zot dhe asnjë Perëndi tjetër. (Zahari 14:9)

Ai do t'i gjykojë me drejtësi në mes të gjithë njerzve dhe do t'i kritikojë kombet e mëdha. Ata do t'i farkëtojnë shpatat e tyre për t'i bërë plugje dhe heshtat e tyre për thika krasitjeje; kombi nuk do t'i marrë kurrë armët kundër kombit tjetër, as nuk do të përgatitet më kurrë për betejë. (Majkah 4:3)

Ata e identifikuan këtë të ardhshme të lavdishme me vendosjen në tokë të Mbretërisë së Perëndisë me anë të shfaqjes më në fund në Tokën e Shenjtë, të Shpëtimtarit të Botës, të Zotit të ushtrive. Isaia, më i madhi prej tyre shpalli: 'Dhe do të ndodhë në ditët e fundit që ... shtëpia e Zotit do të vendoset në majë të maleve ... dhe të gjithë kombet do të vërshojnë atje ... le të ngjitemi ne në malin e Zotitm në shtëpinë e Perëndisë së Jakobit; dhe ai do ta na i mësojë rrugën e tij dhe ne do të ecim në shtigjet e tij: sepse prej Zionit do të dalë ligji dhe fjala e Sundimtarit do të vijë nga Jeruzalemi.' 'O Zion, që sjell lajmet e gëzuara; Ngjitu në malin e lartë; O Jeruzalem, që sjell lajme të gëzuara, ngrije zërin tënd me forcë; mgrije lart, mos u tremb; thuaju qyteteve të Judesë: Shikojeni Perëndinë tuaj! Shikojeni Zotin Perëndi që do të vijë me dorë të hekurt dhe krahu i tij i fuqishëm do të sundojë për të...' 'dhe qeveria do të jetë mbi shpatullat e tij: dhe emri i tij do të jetë i Mrekullueshmi, Këshilltari, Zoti i fuqishëm, Ati i Përjetshëm, princi Paqes. Për rritjen e qeverisë së tij dhe të paqes nuk do të ketë fund, përmbi fronin e Davidit dhe mbi mbretërinë e tij, rendi i së cilës do të vendoset me gjykim dhe me drejtësi që sot e përgjithmonë. Zelli i Zotit të suhtrive do ta bëjë këtë.'185 Davidi, në Psalmet e tij, parashikoi: 'Ngriheni kokën, O ju porta; ngriheni atë lart, ju dyer të përjetshme; kështu që Mbreti i Lavdisë do të hyjë brenda. Cili është ky Mbret i Lavdisë? Zoti i ushtrive, Ai është Mbreti i Lavdisë.' Amosi parashikoi: 'Zoti do ta ngrejë zërin prej Zionit dhe fjalët e Tij do të dëgjohen nga Jeruzalemi; ndërsa vendabniemt e barinjve do të mbajnë zi dhe maja e Karmelit do të përmbyset.'186

Referenca specifike për 'Akkán citohen nga Shoghi Effendi, Perëndia kalon pranë:

'Vetë 'Akká, e barabartë me 'lavdinë e Libanit' dhe me të njëjtën pamje të 'shkëlqimit të Karmelit', në këmbët e kodrave që përmbyllin shtëpinë e Vetë Jezu Krishtit, u përshkrua nga Davidi si 'Qyteti i Fortë', i projektuar nga Hosea si 'një derë e shpresës', që u aludua prej Ezekielit si 'porta që shikon nga Lindja', në të cilën (lavdia e Perëndisë së Izraelit erdhi nga rruga e Lindjes', me zërin e Tij si 'zhurma e shumë ujvarave'. Atij profeti Arab iu referua si një qytet në Siri për të cilin Perëndia ka treguar mëshirën e Vet të veçantë', i vendosur 'në mes të dy maleve...midis një livadhi', 'pranë brigjeve të detit..që qëndron poshtë fronit', 'i bardhë, bardhësia e të cilitështë e kënaqëshme për Perëndinë'. 'I bekuar është njeriu.. që e ka vizituar 'Akkán dhe i bekuar është ai që e vizitoi viztorin e 'Akkás...'Atij që do të ngrihet atje për të bërë një lutje, do t'i lartësohet zëri në Parajsë.' Dhe përsëri: 'Të varfërit e 'Akkás janë mbretër të Parajsës princa të saj. Një muaj në 'Akká është më i mirë se mijëra vjet kudo.' Për më tepër, në një traditë të shquar ... që njihet si një thënie e vërtetë e Muḥammadatit dhe citohet nga Mírzá Abu'l-Faḍl në 'Fará'id', ku bëhet ky parashikim i rëndësishëm: Të gjithë ata [shokët e Qá'imit] do të vriten me përjashtim të Atij i Cili do ta arrijë pllajën e 'Akkás, Hollin e banketit të Perëndisë.'187

Kur Bahá'u'lláhu arritit në 'Akká në 1868, ai nuk ishte veçse një koloni dënimesh e shkatërruar, e papastër dhe plot parazitë e perandorisë turke. Kaq i ndotur ishte ajri, sa thuhet se një zog që fluturonte mbi të do të ngordhte. Ptolemeu i lashtë ka thënë së bashku me të tjerë se ishte qyteti më i vjetër mbi tokë, që u bë i famshëm gjatë Kryqëzatave si Shën Jean d'Acre, për një farë kohe ishte shtabi i Rikard Zemërluanit. Në historinë e vet u boshatis disa herë ndërsa ndodhej në mes të Perandorive kundërshtare. Në kohët moderne i qëndroi Napoleonit dhe e dëmtoi planin e tij madhështor për të marshuar në Indi. Sot është një qytet i gjallëruar, në zgjerim, një qendër turizmi dhe pikë e peligrinazhit Bahá'í.

Pas incidentit në Aleksandri të përshkruar në kapitullin e mëparshëm, anija në të cilën u transferuan mërgimtarët shkoi për në Haifa ku ata zbarkuan pas disa orësh. Në atë kohë Haifa ishte pakëz më e madhe se një fshat pehskatarësh dhe një koloni Tempullarësh Gjermanë që kishin shkuar atje nga 1868 për të mirëpritur Mesinë, ndërsa Ai do të zbriste nga retë. Shumë prej shtëpive të tyre ende kanë tekste të gdhendura në hyrje të tyre. Njëra prej tyre është 'Der Herr ist nahe' - Zoti është pranë.

Pasdreke vonë, Bahá'u'lláhu dhe shokët e Tij u morën me një anije për ta kaluar ngushticën e 'Akkás. Ishte fundi i Gushtit, kur atmosfera e asaj pjese të Izraelit i ngjan një banjoje Turke. Nuk frynte erë dhe anijes iu deshën tetë orë për të bërë një distancë të shkurtër. të ekspozuar ndaj diellit të pamëshirshëm dhe pa komoditete, mërgimtarët vuajtën nga nxehtësia dhe lagështia dhe veshjet e tepërta, po aq shumë sa ata kishin vuajtur nga i ftohti dhe mungesa e veshjeve në dy rastet e mëparshme.

Me të arritur në 'Akká, nuk kishte vend për ankorim në breg të detit dhe njerëzve u duhej të kalonin nëpër baltë për të zbritur në tokë. U propozua që gratë dhe fëmijët të merreshin në kurriz nga burrat, por 'Abdu'l-Bahái ndërhyri dhe nguli këmbë që të mbarteshin me rradhë në një karrige që u gjet nga përpjekjet e Tij. Kaq të raskapitur ishin ata nga një kalim të tillë sa bija më e madhe e Bahá'u'lláhut, Bahíyyih Khánum, gruaja më e madhe e Dispensacionit Bahá'í, u mposht dhe i humbi ndjenjat.

Pritja që iu bë grupit të vogël ishte e tillë sa do t'i fuste tmerrin edhe zemrës më të fortë. Ishte shpallur anembanë qytetit, popullsia e të cilit zakonisht priste vrasës dhe kriminelët më të këqinj të Perandorisë Turke, se këta të burgosur ishin sherrxhinjtë më të ulët dhe më të këqinj, që e meritonin dënimin më të ashpër. Plot njerëz ishin mbledhur në pikën e zbarkimit për t'i poshtëruar dhe kërcënuar ata dhe për ta parë 'Zotin e Persianëve', siç e quajtën ata Bahá'u'lláhun. Burrat e rraskapitur, gratë dhe fëmijët u çuan në mes të këtyre turmave plot me thirrje dhe përbuzje tek fortesa e madhe e barrakeve të ushtrisë, e fortifikuar me hendeqe dhe me poste vëzhgimi.

Por edhe në këto rrethana të dëshpëruara, madhështi dhe lartësimi i Bahá'u'lláhut nuk mund të fshihej tërësisht dhe një ose dy njerëz më pak të ashpër ose më me tepër logjikë, prej asaj turme, duke parë pamjen e Tij të mbuluar nga tragjedia, por të pashqetësuar dhe duke vënë re madhështinë e qetë të qëndrimit të Tij, e kuptuan lavdinë e fshehur të Tij, por që Ai nuk e përdori për t'i detyruar ta nderonin dhe t'i nënshtroheshin në sajë të pozitës së Tij.

Adib Taherzadeh, përmend dy individë të tillë.188* Njëri ishte një i moshuar i cili u tha njerëzve të 'Akkás se ai pa në fytyrën e Bahá'u'lláhut 'shenjat e madhështisë së një madhërie dhe vërtetësie' dhe se ata duhet të falenderonin Perëndinë që u dërgoi atyre një person aq të madh. Ai gjithashtu profetizoi se përfitime të mëdha do t'u vini atyre dhe qytetit të tyre nëpërmjet Atij, një e vërtetë që ata e kuptuan më pas me mirënjohje. Një tjetër njeri në turmë e ndjeu rrezatimin dhe pushtetin që buronte nga Bahá'u'lláhu dhe nuk mundi t'i rezistonte tërheqjes së Tij. Ai më pas u bë një Bahá'í, ndërsa bija e tij që lindi në ditën kur Bahá'u'lláhu arriti në 'Akká, u martua me mikun e tyre të vjetër Áshchí, djali që u rrit në mes të shokëve të mërguar të Bahá'u'lláhut dhe u bë guzhinieri i Tij.

Arritja e Bahá'u'lláhut në 'Akká, megjithëse filloi periudhën më të errët dhe më të shqetësur të shërbimit të Tij, sinjalizoi përsosjen e misionit të Tij dhe afrimin në atë periudhë të artë, kur qëllimi i jetës së njeriut mbi planet do të bëhej, siç formohej dhe kontrollohej prej Perëndisë. Njerëzimi po i afrohej pjekurisë dhe Revelacioni i Zotit për njeriun, gradualisht, po e arrinte kulmin me shpalljen e Mbretërisë së Perëndisë mbi tokë. Pas një periudhe të konfuzionit dhe të kaosit të plotë, të shoqëruar në mënyrë të paevitueshme nga 'epoka në ardhje', një periudhë e re lumturie dhe bekimi të paimagjinueshëm në skajet e një hapësire të pallogaritshme kohore do të dëshmohej gjatë pjekurisë së racës njerëzore, me lulëzimin e shfaqjen e të gjithë margaritarëve të virtutit hyjnor' të fshehura gjer tanë në minierën e njeriut, duke reflektuar shkëlqimin e sipërm të asaj mbretërie të padukshme shpirtërore që ishte si objektiv. Ky qytetërim i gjerë dhe gjithnjë në përparimdo të mbështetej dhe gjallërohej nga daljet njëra pas tjetrës të Manifestimeve të Zotit, që do të ofronin sfida të reja dhe do të zbulonin lartësi gjithnjë e më të larta në të cilat shpirti i njeriut do të mund të shpresonte, ndërsa përparonte me shkëlqimin e plotë të pozitës së vet, si i shumëdashur i Perëndisë dhe si qëllimi përfundim,tari i krijimit të Tij.

Vetë Bahá'u'lláhu ka dëshmuar, në një thënie profetike të bërë në ditët e para të mërgimit të Tij në Adrianopojë, për rëndësinë e madhe të arritjes së Tij në 'Akká:

Me arritjen Time Unë u mirëprita nga flamujt e dritës, nga të cilët Zëri i Shpirtit thirri kështu: 'Së shpejti të gjithë që banojnë mbi tokë do të rregjistrohen nën këta flamuj.'189

Megjithë rrethanat e jashtme të asaj kohe kritike, Ai shkroi:

Dije ti se me arritjen Time në këtë Vend, Unë zgjodha ta përcaktoj atë si 'Burgu Më i Madh'. Edhe pse më parë isha lidhur me pranga dhe zinxhirë në një tokë tjetër, Unë megjithatë nuk ia vura asaj këtë emër. Them: Peshojeni këtë, O ju që keni logjikë.190

Fillimi i mërgimit të tyre në Burgun Më të Madh nuk e inkurajoi aspak grupin e vogël. Barakat, megjithëse të mëdha, ishin të zhveshura dhe të ndyra. për natën e parë Bahá'u'lláhut iu caktua një dhomë pa asnjë lloj pajisjeje. Ai më pas u çua në një dhomë tjetër në të cilën suvaja e tavanit binte mbi tokë duke e mbuluar dyshemenë. Pjesa tjetër e kompanisë u mblodh në një dhomë tjetër dyshemeja e së cilës ishte e mbuluar me baltë. As ushqim as ujë nuk u soll dhe thirrjet e fëmijëve dhe shqetësimi i përgjithshëm nuk ua tërhoqi aspak vëmendjen dhjetë ushtarëve që duhet t'i ruanin ata. 'Abdu'l-Bahái u bëri thirrje rojeve që të tregonin mëshirë dhe bile i dërgoi një mesazh Guvernatorit, por më kot.

Më pas Guvernatori i qytetit erdhi për të inspektuar situatën dhe i bëri aq përshtypje qëndrimi dhe udhëheqja e 'Abdu'l-Baháit, sa ai menjëherë e kuptoi se të burgosurit e tij nuk ishin kriminelë të dëshpëruar siç përshkruhej në dokumentat zyrtare dhe se Bahá'u'lláhu dhe familja e Tij kishin një prejardhje fisnike. Ai ua zbuti konditat jo njerëzore këtyre mërgimtarëve.

Në ditën e tretë pas arritjes së Tij, Dekreti i Sulltanit që e dënonte Bahá'u'lláhun me 'burgim përjetë' u lexua publikisht në xhaminë kryesore të qytetit. Miqtë u njollosën si kriminelë dhe si korruptues të moralit që duhej të izoloheshin rreptësisht dhe të mos lejoheshin të shoqëroheshin me ndonjë tjetër.

Mëngjesin tjetër, sipas Áqá Riḍá, një tjetër mik i vjetër i ditëve të Bagdadit dhe të Adrianopojës, 'zyrtarët erdhën të shikonin se ç'po ndodhte me ne'. Bahá'u'lláhu u foli atyre me tonin e një mençurie dhe dinjiteti të tillë sa ata menjëherë u deziluzionuan nga gënjeshtrat e mëdha dhe keqdashëse që qarkullonin. Njëri prej atyre arriti gjer atje sa të thoshte se persona të tillë të pastër dhe të shenjtëruar kurrë nuk kishin parë në 'Akká.

Kështu filloi përsëri puna misterioze e atij pushteti hyjnor që kishte nxitur gjithnjë admirim të zjarrtë, miqësi dhe dashuri të thellë për ata që viheshin nën influencën e tij. Kurdët e ashpër dhe kryelartë iu nënshtruan mirësisë së tij, komuniteti Bábí në Bagdad dhe anembanë Persisë reagoi me gjithë zemër ndaj influencës së tij ripërtëritëse, ndërsa princat, guvernatorët e provincave dhe njerëzit më të thjeshtë të njerëzimit e kishin ndjerë ngrohtësinë e tij; popullsi të shumta të qyteteve u mblodhën për të mbajtur zi nga ndarjen nga mesi i tyre të Atij që rrezatonte dhe në Adrianopojë konsujt e fuqive Evropiane dhe zyrtarë të lartë të krahinës bënë maksimumin e tyre për ta mbrojtur Atë nga urrejtja e vjetër e armiqve të Tij. Grupi i vogël i shokëve të Tij mërgimtarë, gjashtëdhjetë e gjashtë vetë që hynëme Të në Burgun Më të Madh, shumë herë kishin treguar preferencë ndaj vdekjes se sa të ndaheshin prej Tij. Tani do të shihej se si prej kësaj fortese të fuqishme, Ai do të mposhtëte dy dhespotët më të mëdhenj të kohës, do të kompletonte misionin me të cilin Ai u besua, do të dilte me vullnetin e Tij nga 'burgimi i përjetshëm' duke u bërë qendra e vëmendjes për të gjithë zemrat e krahinës së Tokës së Shenjtë dhe duke përhapur famën e Tij më tej në një shkallë të tillë, sa një shkollar që do të bëhej një nga orientalistët më të shquar të kohës së tij, erdhi nga Perëndimi për ta vizituar Atë dhe rrëfeu atë bashkëbisedim të botuar nga njëri prej universiteteve më të vjetra e më të famshme. Revelacioni i Tij për epokën e re dhe ndihmesa për qeverisje do ta zhyste botën në një konfuzion dhe kaos të cilin vetëm Ai mund ta zgjidhte.

Ekuilibri botëror është tronditur nga ndikimi drithërues i këtij Rendi Botëror madhështor e të ri. Jeta e organizuar e gjinisë njerëzore është revolucionarizuar nga veprimi i këtij Sistemi unikal, të mahnitshëm - të ngjashëm me të cilin sytë e vdekshëm kurrë s'kanë parë.191

Dora e Gjithëpotencës e ka vendosur Revelacionin e Tij mbi një themel të pathyeshëm dhe të qëndrueshëm. Stuhitë e jetës njerëzore janë të pafuqishme për ta shembur bazamentin e tij, as teoritë imagjinare të njerëzve nuk do të arrijnë ta dëmtojnë strukturën e tij.192

Kondita aspak të mira sanitare të burgut, të kombinuara me raskapitjen e miqve dhe ushqimin e papërshtatshëm që u jepej, shpesh morën viktimat e para. Të gjithë përveç dy vetëve u sëmurën dhe dizanteria dhe malarja vërshoi mbi ta. As doktori nuk kujdesej as ilaçe nuk u sollën. 'Abdu'l-Bahái, me ndihmën e një anëtari tjetër ende më këmbë, kujdesej dhe i ndihmonte ata që vuanin. Tre humbën jetën duke përfshirë dy vëllezër që vdiqën të përqafuar në krahët e njëri - tjetrit. Bahá'u'lláhu e dha qilimin e Tij të lutjeve për të shitur dhe u dha para roejeve, që kishin refuzuar t'i varrosnin ata të tre pa u dhënë fillimisht shpenzimet e nevojshme. Ata i futën në dhe të tre trupat me robat që ata kishin veshur, pa i larë apo pa qefin dhe arkivol, megjithëse, siç deklaroi Bahá'u'lláhu, ata morën dyfishin e shumës të nevojshme për një varrim të përshtatshëm.

Pas kësaj, Bahá'u'lláhu zbuloi një lutje për shërim dhe u kërkoi të burgosurve ta recitonin atë vazhdimisht dhe me sinqeritet. Ata vepruan kështu dhe u shëruan të gjithë.

Keqdashja e armiqve të Bahá'u'lláhut u demostrua e ripërtërirë nga veprimet e të njëjtit ambasador të Persisë në Portën e Lartë që vepro aq shumë për ta përgatitur internimin e Bahá'u'lláhut nga Bagdadi; Kostandinopoja dhe Adrianopoja në këtë burgim përfundimtar në 'qytet më të shkreta të botës, më të shëmtuarit në pamje, më të përbuzurit në klimë dhe më të ndyrët në ujë.'193 Pasi ia dolli mbanë ta nxiste Sulltanin 'Abdu'l-'Azíz dhe ministrat e tij për të imponuar kushtet më të ashpra dhe izolimin më të rreptë të mërgimtarëve, ai tani, i nxitur nga urrejtja e pashuar, vendosi të sigurohej se nuk do të kishte asnjë shkelje të këtyre urdhrave qoftë edhe në shkallën më të vogël. Një vit pas intarnimit të Bahá'u'lláhut në 'Akká, ambasadori, Mírzá Ḥusayn Khán, i raportonte Teheranit se ai kishte lëshuar instruksione që e ndalonin Bahá'u'lláhun të shoqërohej me ndokënd, me përjashtim të familjes së Tij, duke mos u lënë të dilte nga shtëpia ku Ai ishte burgosur për asnjë shkak; ai e kishte dërguar Konsullin e Përgjithshëm të vendosur në Damask për në 'Akká, ku ai duhej të binte dakrot me Guvernatorin për një trajtim të ashpër të mërgimtarëve të burgosur dhe të emëronin një përfaqësues lokal për t'u siguruar për bindjen ndaj të gjitha urdhrave të Portës së Lartë; vetë Konsulli duhej ta vizitonte 'Akkán çdo tre muaj për të vërejtur personalisht nëse kishte ndonjë zbutje në trajtimin e të burgosurve dhe raportonte përsëri në legatën Persiane. Kjo është për t'u habitur se me çfarë autoriteti një diplomat Persian mund të zbatonte urdhëresa të tilla për qytetarët Turq në territorin Turk.

Por qëndrimi i Mírzá Ḥusayn Khánit ndaj Bahá'u'lláhut, pësoi një ndryshim të dukshëm. Ai më pas u bë Veziri i Madh i Persisë dhe deklaroi publikisht që qeveria e tij kishte bërë një gabim të madh në internimin e Bahá'u'lláhut. Ai dëshmoi, 'Me pushtetin e dy shteteve, me planifikimin politik të dy qeverive, unë u përpoqa ta përmbaj Bahá'u'lláhun dhe të konkurroj me Të; sa më shumë u përpoqa, aq më i madh u bë pushteti dhe autoriteti i Tij.' 'Unë më në fund e kuptova se pushtet e kësaj bote janë të paafta ta përballojnë këtë Kauzë.' Vetë Bahá'u'lláhu deklaroi në Letër për të Birin e Ujkut se, megjithëse ajo që Mírzá Ḥusayn Khan nuk 'nxitej nga miqësia e tij', ai nuk ishte i pandershëm, por besonte me të vërtetë se po i shërbente vendit të tij. 'Meqë ai ishte besnik, sidoqfotë, për zbatimin e detyrës së tij ai e meriton lavdërimin Tim.' Dhe në një letër për një besimtar individual, Ai paraqiste faljen e tij. E tillë ishte drejtësia dhe madhështia e Zotit të njerëzimit.

Izolimi që iu imponua mërgimtarëve në fillim të burgimit të tyre në 'Akká ishte aq e rreptë sa Bahá'ít në Persi nuk mund të merrnin lajme për ta. Një thashethem u përhap nga armiqtë e Bahá'u'lláhut që thoni se Ai u mbyt, duke u shkaktuar atyre një tronditje të tillë, sa ata e kritikuan zyrën e telegrafit Britanik në Julf me një kërkesë për ta verifikuar të vërtetën.

Dritarja e qelisë së Bahá'u'lláhut ishte me hekura të trashë, dhe i tillë ishte muri i burgut, kishte dy hendeqe të mbushura me ujë përreth tij, përforcimit e murit të detit dhe përtej deti i hapur. Peligrinët nga Persia erdhën, shumë prej tyre në këmbë, duke shpresuar t'i shpëtonin pengimit të ashpër që impononte dekreti i Sulltanit. Ata që mundën të arrinin tek portat e burgut, përbrenda mureve të qytetit, ishin të lumtur që mund ta kënaqnin vetveten me një vështrim të shkurtër tek fytyra e të shumëdashurit të tyre, që dukej në qelinë e Tij nga përtej hendekut të dytë. Ata që nuk mundnin të hynin në qytet, rrinin përtej hendekut të tretë në anën veriore të burgut dhe ndiheshin një lloj të shpërblyer nga përshëndetja e Tij me dorë nga një dritare që dukej prej tyre. Disa duheshin të ktheheshin edhe pa këtë ngushëllim. Një person i përkushtuar mundi të arrinte në breg të hendekut ku ai e vështroi 'për orë me rradhë në adhurim të magjepsur dritaren e të Shumëdashurit të tij' pa mundur ta vështronte fytyrën e Tij, për shkak të dobësisë së shikimit të tij. Ai u kthye në shpellë mbi Malin Karmel, ku ai bëri banesën e tij. Anëtarët e familjes së Bahá'u'lláhut që e vështruan këtë episod të trishtuar nga një dritare tjetër u prekën dhe derdhën lot. Nabíli i madh i çliruar nga burgu në Aleksandri, arriti të depërtonte përtej hendekut dhe arriti të fitonte një vështrim të Bahá'u'lláhut, por u njoh dhe iu desh të largohej nga qyteti. Ai 'vazhdoi të sillej në krahinë rreth Nazarethit, Haifas, Jeruzalemit dhe Hebronit, gjer në pakësimin gradual të rreptësisë që e aftësoi atë të bashkohet me mërgimtarët'.194

Tani ndodhi një tragjedi që i solli keqardhje zemrës së Bahá'u'lláhut dhe shokëve të Tij. Mírzá Ḥusayn Mihdí, vëllai më i ri i 'Abdu'l-Baháit, një i ri njezet e dy vjeçar, ndërsa po ecte në çatinë e barrakave gjatë devocioneve të tij të mbrëmjes, ra nga një dritare e çatisë mbi një arkë dërrase që ia theu brinjët. Njëzet e katër orë më pas ai vdiq, duke e lutur Atin e Tij ta pranonte jetën e tij si peng për ata besimtarë që u penguan ta arrinin prezencën e Tij. Ai ishte një shembull i fisnikërisë dhe devotshmërisë dhe përulësisë, duke u njohur si Dega Më e Pastër. Bahá'u'lláhu zbuloi një lutje në kujtim të tij në të cilën Ai shkruante:

Unë, O Zoti im; ofrova atë që ti ma dhe Mua, që shërbëtorët e Tu të mund të gjallërohen dhe të gjithë që banojnë mbi tokë të mund të bashkohen.195

Dhe Ai i adresohet birit të Tij:

Ti je Besimi i Perëndisë dhe thesari i Tij në këtë Tokë. Së shpejti Perëndia do të shfaqë nëpërmjet teje atë që Ai dëshiron.196

Vdekja e Degës Më të Pastër ndodhi në 23 Qershor 1870, një vit e dhjetë muaj pas hyrjes së të internuarve në burg. Ndryshimi në kushtet e të burgosurve gjatë kësaj kohe ishte i dukshëm nga mënyra e varrimit të tij. Një tendë u ngrit në mes të barrakave dhe mbi një tabelë përbrenda saj trupi u la dhe u mbështoll me qefin dhe u vendos në një qefin të ri nga anëtarët e komuniotetit, ndërsa 'Abdu'l-Bahái, në mjerim të thellë, ecte me hapa jashtë tendës. Kofini u mbart jashtë mureve të qytetit, i shoqëruar nga katërmbëdhjetë roje dhe u vendos pranë Mauzolesë të Sálihut një Profet i përmendur në Gjenezë197 dhe në Kuran. Shtatëdhjetë vjet më pas Ruajtësi i Besimit do t'i rinxirrte eshtrat e Degës Më të Pastër dhe të nënës së tij të shenjtë Navváb për t'i çuar në Kopshtet Monument mbi Malin Karmel përbrenda hijes së Mauzolesë së Bábit.

Katër muaj pas kësaj ngjarjeje tragjike, qeveria Otomane kishte nevojë për barrakat sepse mobilizoi ushtrinë dhe Bahá'u'lláhu bashkë me grupin e Tij dolën prej barrakave në kushtet e një komoditeti dhe lirie më të madhe. Ata lëvizën nga shtëpia në shtëpi për një farë kohe, por përfundimisht u caktuan në shtëpinë e 'Údí Khammárit, që ishte vendosur në shtëpinë e 'Abbúdit: kur grupi më pas iku që andej, e tërë ndërtesa u bë e njohur si shtëpia e 'Abbudit dhe atje Bahá'u'lláhu i kaloi vitet e Tij të tjera përbrenda qytetit të 'Akkás, përpara se të shkonte në krahinë në 1877, nëntë vjet pasi, Ai u dënua me burgim të përjetshëm. Shtëpi të tjera u gjetën për disa mërgimtarë, ndërsa disa u caktuan tek një han pranë mureve të detit.

Në kohën kur ende nuk ishin pakësuar vuajtjet e tyre dhe nuk ishte bërë heqja e rojeve, një krizë e porporcioneve katastrofike e përfshiu të gjithë komunitetin, duke përfshirë vetë Bahá'u'lláhun dhe kërcënonte ta përmbyste të gjithë përmirësimin që kishte ndodhur.

Do të kujtohet se, kur mërgimtarët u çuan në vendin e tyre të internimit, Siyyid Muḥammad dhe Áqá Ján Big armiqtë më të këqinj të Bahá'u'lláhut dhe burimi i të gjithë shpifjeve dhe keqpërfaqësimeve tek autoritet, u mbajtën në mes të grupit të shokëve të vërtetë të dërguar në 'Akká, ndërsa katër besimtarë të devotshëm u detyruan të shoqëronin Mírzá Yahy në dhe bashkëfajtorët me të në Qipro. Këta dy të poshtër nuk humbën kohë për ta shkëputur vetveten nga përfaqësuesit e Bahá'u'lláhut dhe përbrenda tre ditëve të arritjeve të tyre në barraka i bindën autoritet t'i çonin ata në një dhomë që shikonte nga porta e qytetit. Këtu ata filluan menjëherë fushatën e tyre keqdashëse të gënjeshtrave dhe shpifjeve kundër shokëve dhe vetë Bahá'u'lláhut dhe e ingranuan vetveten me rojet duke vëzhguar të gjithë që hynin në portën e vendit, duke i identifikuar ata që i njihnin si Bahá'í, që sigurisht kërkonin ta takonin Bahá'u'lláhun ose të paktën të kapnin një vështrim të Tij. ndërsa kjo veprimtari u shkaktoi një trishtim të patreguar atyre peligrinëve të paepur që u kapën dhe u kthyen përsëri në momentin kur dukej se ata po e arrinin dëshirën e zemrës së tyre, shpifjet e të burgosurve nuk kishin efekt mbi ata oficerë që kishin patur kontakte me ta dhe kishin filluar ta kuptonin të vërtetën. Por ata i shërbyen konfirmimit në mes të popullsisë për paragjykimin e mbjellë mes tyre nga shpifjet e papara që u përhapën përpara arritjes së mërgimtarëve.

Gjatë dy viteve e dy muajve të mbylljes në barraka, dy proceset e lehtësimit gradual të kufizimeve të ashpra të të burgosurve në sajë të respektit në rritje të autoriteteve u keqësuan nga efekti negativ mbi popullsi i fushatës së Siyyid Muḥammadit plot shpifje e abuzime që vazhdonte pandërprerje.

Nga fundi i kësaj periudhe, Bahá'u'lláhu, që përgjatë ministrisë së Tij vazhdimisht klishte mbajtur para miqve dhe i nxiste dhe ata të mbanin një standard të lartë sjelljeje që feja e Perëndisë gjithnjë e kishte quajtur besnik dhe që përcaktohen me detajimin në revelacionin e Tij i përjashtoi nga komuniteti këta dy persona sjellja e të cilëve ishte kaq e turpshme sa e dëmtonte ashpërsisht rritjen e emrit të mirë të Besimit. Siyyid Muḥammad e shfrytëzoi menjëherë këtë ngjarje, i rekrutoi ata për vete dhe filloi një fushatë edhe më të ashpër të 'abuzimeve, shpifjeve dhe intrigave...me qëllim që ta ngrinte popullsinë tani të paragjykuar dhe plot dyshime në një shkallë të re armiqësie dhe zemërimi'.198 Me lirinë e re të miqve për të ecur nëpër qytet, situata u bë shpërthyese, pasi ata i nënshtroheshin abuzimit dhe kërcënimit për dhunë në rrugë, ndërsa fëmijët e tyre ndiqeshin dhe goditeshin me gurë. Jeta e Bahá'u'lláhut ishte në rrezik. Vazhdimisht dhe me forcë Ai gjithnjë e ndalonte hakmarrjen kundër persekutorëve dhe, në këtë moment kritik, Ai dërgoi në Bejrut një besimtar Arab që nuk iu përmbajt kësaj urdhërese të ashpër. Por, për fat të keq, shtatë nga shokët e tij i sulmuan dhe vranë tre prej poshtëruesve të tyre, duke përfshirë Siyyid Muḥammadin dhe Áqá Ján Bigun.

Skena e këtij krimi ishte dhoma mbi portën e hyrjes ku rrinte Siyyid Muḥammadi. H. M. Balyuzi shkruante, 'Zhurma e të shtënave të pistoletës dhe thirrjet dhe bërtitjet e nxorrën S lih Pásháin [Guvernatorin], nga shtëpia e tij. Dhe pastaj shpërtheu rrëmujë e madhe.'199 'Akká zhurmonte e tëra. Áqá Riḍá shkruante: 'Të gjithë, të rinj edhe të vjetër, të shquar dhe njerëz të thjeshtë, Guvernatori, Kryetari i Policëve dhe trupat u ngritën, sikur një shtet i fuqishëm t'i kishte sulmuar ata. Të armatosur me gurë dhe shkopinj, shpata dhe pushkë ata u nisën drejt shtëpisë së Perfeksioni të Bekuar200 dhe drejt shtëpive të shokëve të tij, duke arrestuar këdo që gjetën.'199 Atë mbrëmje një avullore u ankorua në 'Akká dhe çdo komunikim me të u bllokua menjëherë.

Dy zyrtarë hynë në shtëpinë e Bahá'u'lláhut ku u takuan nga 'Abdu'l-Bahái dhe tre nga shokët e tij, të cilët ata kërkuan t'i shoqëronin për në Shtëpinë e Qeverisë. Kur i kërkuan Bahá'u'lláhut që të vinte gjithashtu, 'Abdu'l-Bahái shkoi në dhomën e Tij dhe ia tha kërkesën e tyre. Ai doli dhe ata të gjithë shkuan në Seraye, të pasuar nga turma dhe ata shokë që nuk ishin arrestuar ende. Áqá Riḍá deklaron se kushdo që e pa Atë duke ecur 'u mahnit nga pushteti që buronte nga personi i Tij', dhe njëri prej banorëve të 'Akkás duke e parë Atë, menjëherë besoi tek Ai dhe u bashkua me rradhët e shokëve.

Njëri prej atyre që ishin të pranishëm kur Bahá'u'lláhu hyri në Seraye kujton se Guvernatori, Kryetari i Policëve, Kryesekretari dhe të zyrtarë të tjerë u ngritën në këmbë ndërsa Ai shkoi në krye të dhomës dhe zuri vend. 'U bë heshtje e plotë gjersa, më në fund, foli komandanti i garnizonit:

"A është e mirë që njerëzit tuaj të bëjnë një vepër aq mizore?"'201

Bahá'u'lláhu u përgjigj: 'Nëse njëri prej ushtarëve tuaj do të bënte një akt të dënueshëm, a do të mbanit ju përgjegjësi dhe do të dënoheshit në vend të tij?'202

Përsëri u bë qetësi e plotë gjersa, sipas Áqá Riḍáit Bahá'u'lláhu u ngrit dhe shkoi në një dhomë tjetër. Ai u strehua atë natë në dhomën e një hani dhe Mírzá Áqá Jáni u lejua të shkonte në shtëpinë e Tij dhe të merrte ato që i nevojiteshin Atij për atë natë. Ai u transferua për dy netët e tjera në një vend më të mirë aty pranë.

Shoghi Effendi tregon se 'Abdu'l-Bahái u hodh në burg dhe u lidh me zinxhira gjatë natës së parë, pas së cilës Ai u lejua të bashkohet me Atin e Tij. Njëzet e pesë shokë u hodhën në një burg tjetër me pranga, që të gjithë pas gjashtë ditëve i çuan në Khán-i-Shávirdí dhe u mbyllën atje për gjashtë muaj, me përjashtim të atyre që mbanin përgjegjësi për atë vepër të urryer, burgimi i të cilëve zgjati disa vjet.'203

Në ditën e tretë, Bahá'u'lláhu përsëri u çua tek zyra e Guvernatorit. Zyrtari, ndërkohë, kishte marrë një raport nga Valiu [Guvernatori] i Sirisë në Damask që e qortonte atë për trajtimin e Bahá'u'lláhut. Shoghi Effendiu tregon, nga një shkrim i një dëshmitari që mori pjesë në bashkëbisedim: 'Kur u pyet, Atij iu kërkua që të deklaronte emrin e Tij dhe vendin nga i cili Ai vinte. "Kjo është më e dukshme se dielli," u përgjigj Ai. E njëjta pyetje iu bë Atij përsëri, për të cilën Ai dha të përgjigjen që pason: "Unë nuk e gjykoj të arsyshme ta përmend atë. Referoju fermanit të qeverisë të cilin e keni në dorë." Edhe një herë përsëri, me ndryshim të dukshëm, e përsëritën kërkesën e tyre, të cilës Bahá'u'lláhu iu përgjigj me madhështinë dhe pushtetin e këtyre fjalëve: "Emri Im është Bahá'u'lláh [Drita e Perëndisë] ndërsa vendi Im është Núr [Drita]. Qofshi të lavdëruar për këtë." Duku iu kthyer pastaj Myftiut, Ai i drejtoi atij fjalët e një qortimi të mbuluar, pastaj Ai iu drejtua të gjithë grupit, me një gjuhë të tillë të paepur dhe të lartësuar sa askush nuk u bë trim për t'i kthyer përgjigje Atij. Duke cituar vargje nga Súriy-i-Mulúk [Tabela për Mbretërit], pastaj Ai, u ngrit dhe u largua nga takimi. Guvernatori, më pas, dërgoi fjalë se Ai mund të kthehej në shtëpinë e Tij dhe i kërkoi falje për atë që ndodhi.'204

Shqetësimi që i shkaktoi Bahá'u'lláhut kjo vrasje ishte i pamatshëm. Ai ankohej,

Robëria Ime nuk më dëmton Mua. Ajo që më sjell dëm është sjellja e atyre që më duan Mua, që pretendojnë të jenë të lidhur me Mua dhe megjithatë bëjnë atë që i shkakton plot rënkime pendës dhe zemrës Time.

Robëria Ime nuk mund të më sjellë Mua turpërim. Bile, për jetën Time, ajo tregon lavdinë Time. Ajo që mund të më turpërojë Mua është sjellja e pasuesve të tillë të Mi që deklarojnë të më duan Mua megjithatë pasojnë të Keqin.205

Situata poshtëruese dhe e rrezikshme që u krijua dhe zgjati për një farë kohe, por më pas filloi 'një transformim në fatin e Besimit, bile më i dukshëm se ndryshimi revolucionar që ndodhi gjatë viteve të fundit të qëndrimit të Bahá'u'lláhut në Bagdad.'206

Faktorët kryesorë të këtij ndryshimi të dukshëm ishin madhështia dhe madhëria e Bahá'u'lláhut, që po bëhej gradualisht e dukshme për publikun, ndërsa dëgjonin për Të prej atyre ë kishin respekt për praninë e Tij apo që kishin patur kontakte me Të; dhe, edhe më dukshëm, kontakti i vazhdueshëm i 'Abdu'l-Baháit me të gjitha seksionet e popullatës, ndikuan për mirë, ndërsa Ai demostronte nëpërmjet devotshmërisë së Tij të vazhdueshme kujdes për të qenë me të vërtetë një ekzemplar i Përsosur i mësimeve Bahá'í. Shumë vjet më pas, fetari i shquar Kristian, i Përndershmi Canon Cheyne207 do të shkruante për Të. 'Askush, përsa përfshin vëzhdgimi im nuk ka jetuar një jetë të përsosur sa 'Abdu'l-Bahái.'

Udhëheqja e 'Abdu'l-Baháit për komunitetin Bahá'í dhe mbrojtja e Tij për Bahá'u'lláhun nga kurioziteti dhe dyndja e atyre që do ta prishnin qetësinë e Tij, kontriboi shumë për përmirësimin e gjendjes së mërgimtarëve dhe të Besimit që ata deklaronin. Rënia nga pushteti i atyre zyrtarëve keqdashës e lehtësoi më shumë situatën dhe përfundimisht një Guvernator i ri u emërua në 'Akká, Aḥmad Big Tawfíq.

Ky 'guvernator i urtë dhe human' i pagënjyer nga marifetet e kundërshtarëve që i mblidhnin shkrimet e Bahá'u'lláhut, i deformonin ato dhe ua paraqisnin autoriteteve si prova e korruptimit të Bahá'u'lláhut, përkundrazi, ishte mjaft i impresionuar nga ato që ai lexoi dhe u bë kurioz të mësonte më shumë. Ai e rihapi rastin e vrasjes dhe i nxorri nga burgu anëtarët e pafajshëm të Komunitetit që ishin mbyllur në Khán-i-Shávirdí. Atij i bëri shumë përshtypje 'Abdu'l-Bahái dhe tregonte publikisht një nderim të madh për Të, duke e dërguar të birin tek Ai për instruktim. I tillë ishte admirimi i tij për autorin e këtyre shkrimeve dhe për birin e Tij të shkëlqyer, sa thuhej se këshilltarët e tij të favorizuar ishin pikërisht këta mërgimtarë që ishin pasues të të burgosurit që ruhej prej tij. Ai bëri shumë kërkesa për një bashkëbisedim me Bahá'u'lláhun dhe kur përfundimisht kjo bujari u dha, ai i luti për t'u lejuar që t'i bënte Atij ndonjë shërbim. Bahá'u'lláhu i sugjeroi që ai të restauronte tubacionin e ujit që ishte ndërtuar në 1815 për t'i sjellë ujë të fresjët 'Akkás nga Burimet Kabrí, disa milje në veri të qytetit, të cilat për tridhjetë vjet ishin të shkatërruara dhe i padobishëm, me pasojat shkatërrimtare të klimës së 'Akkás që i dëmtonte aq shumë banorët e tij. Guvernatori nisi punën dhe ky veprim pa dyshim kontriboi në besimin se shumë shpejt 'Akká dhe klima e tij ndryshoi me arritjen e Bahá'u'lláhut.

Ahmad Big Tawfíq qëndroi Guvernator i qytetit për dy vjet, gjatë të cilave ndodhi një transformim i gjendjes së komunitetit Bahá'í. Bahá'u'lláhu nderohej dhe popullsia i referohej si 'udhëheqësi august' apo si 'lartësia e tij'. Miqtë sihin në gjendje të hapnin biznese dhe dyqane dhe të lëviznin me liri. Këto ndryshime nga qëllimi i Sulltanit kishin buruar nga vetë Guvernatori dhe oficerët e tij; as peticione as ankesa nuk ishin bërë nga Bahá'ít. Por, kur Ahmad Big Tawfíq u thirr për në një post tjetër, një lamtumirë e madhe u sajua për të nga Bahá'ít. 'Abdu'l-Bahái u dërgua në një çadër mbi një shesh pranë shtëpisë së 'Abbúdit, ku ai mund të priste mysafirë dhe të gjithë ata që dëshironin t'i thonin lamtumirë. Ushqim u dha për secilin që vinte. Kjo mikpritje i mahniti shumë njerëzit, të cilëve iu shpjegua se nëse një shprehje e tillë mirënjohjeje do të bëhej ndërsa Guvernatori ishte në pushtet, kjo do të keqinterpetohej; ndërsa tani mund të bëhej lirisht. Guvernatori, gjer në momentin e fundit vazhdoi të shprehte keqardhjen e tij për ndarjen nga Bahá'u'lláhu dhe nga biri i Tij i shumëdashur.

Gjatë qeverisjes së Aḥmad Big Tawfíq, Bahá'u'lláhu, në 1973, shkroi Qitapin Akdas, Librin Më të Shenjtë të Dispensacionit të Bahá'ít, depozita e urdhëresave dhe e ligjeve që do ta mbështesnin rendin e Tij të ardhshëm botëror, në të cilin institucionet e këtij rendi u përcaktuan dhe funksioni i interpetimit të revelacionit të tij dhe zëvendësimi i kryesuesit të Besimit të tij, u emërua. Në të përmbahen mesazhet e Tij për ata sundimtarë dhe monarkë që nuk u është adresuar me letra individuale dhe garancia për udhëzimin e vazhdueshëm të njerëzimit nëpërmjet vendosjes së Besëlidhjes së Tij.

Shoghi Effendiu, stërnipi i Bahá'u'lláhut dhe Ruajtësi i Besimit Bahá'í, u përshkrua në këtë libër si 'depozituesin kryesor të atij Ligji që e parashikoi Profeti Isaiha dhe që u përshkrua nga shkrimtari i Apokalipsit si "qielli i ri" dhe "toke e re", si "Shtatorja e Perëndisë", si "Qyteti i Shenjtë", si "Nusja", "Jeruzalemi i Ri që vjen nga Perëndia", ky "Libër Kaq i Shenjtë", shkrimet e të cilit duhet të mbeten të pandryshueshme për jo më pak se njëmijë vjet dhe sistemi i të cilit do ta përfshijë të gjithë planetin, mund të konsiderohet si burimi më i shkëlqyer i mendjes së Bahá'u'lláhut, si Libri Nënë i Dispensacionit të Tij, dhe Harta e Rendit të Tij të Ri Botëror.'208

Me përjashtim të njërit, Guvernatorët pasues të 'Akkás vazhduan politikën dashamirëse kundrejt mërgimtarëve, ashtu siç veproi në fillim Ahmad Big Tawfiqi. Ky përjashtim ishte zëvendësi i tij i parë, një njeri me dy fytyra që përpiqej ta përmbyste dominimin në rritje të komunitetit Bahá'í, por që shikohej me keqardhje për shkak të natyrës së tij të dyfishtë. Me të marrë pushtetin, ai ishte i sjellshëm dhe i respektuar nga pamja e jashme, por fshehtas kompllotonte me ata pak armiq të Bahá'u'lláhut që kishin mbetur në 'Akká. Së bashku ata nisën një fushatë tjetër drejt autoriteteve të provincës duke u ankuar në raporte të vazhdueshme se këta mërgimtarë të degjeneruar që ishin dërguar në 'Akká me urdhër të Sulltanit duhej të izoloheshin që të mos i korruptonin të tjerët, pasi tani gëzonin liri për të shkuar ku të dëshironin bile dhe të hapnin dyqane dhe bizneze fitimprurëse. Një urdhër nga Damasku se meqënëse Bahá'ít ishin të burgosur ata nuk ishin të drejtë të hapnin dyqane dhe të merreshin me biznes. Guvernatori i ri u gëzua dhe planifikoi një triumf dramatik për vetveten. Ishte Ramadan, muaji Musliman i agjërimit, kështu që ai planifikoi të marshonte në pazar me shoqëruesin e tij dhe t'i urdhëronte Bahá'ít t'i mbyllnin dhe t'i braktisnin dyqanet dhe zyrat e tyre, një akt publik që do të ishte shkatërrues për pozitën e komunitetit Bahá'í.

Bahá'u'lláhu u vu në dijeni për këtë plan dhe i komandoi miqtë t'i mbyllnin dyqanet dhe të rrinin larg tyre. Atë ditë, Guvernatori, i shoqëruar nga personeli i tij dhe nga armiqtë e Besimit hyri në pazar me 'pompozitet dhe bujë' të madhe, por i gjeti dyqanet Bahá'í të mbyllur. Ai mendoi se ishte Ramadan dhe pakëz herët dhe ata me siguri do të vinin së shpejti; ndërkohë ai do të priste në vendrojë. Pas një ore apo më shumë, Myftiu i 'Akkás arriti, pakëz i shqetësuar duke mbajtur një copë letër që ai ia dorëzoi Guvernatorit. Ishte një telegram nga Valiu (guvernatori i provincës) në Damask, që e pushonte Guvarnatorin dhe e emëronte Muftiun si zëvendës të tij të përkohshëm. Valiu gjithashtu kërkonte që përshëndetjet e tij t'i çoheshin Shkëlqesisë së Tij 'Abbás Effendi (emri formal i 'Abdu'l-Baháit dhe titulli i tij kreu i komunitetit fetar).

Kjo përpjekje e armiqve të vjetër në 'Akká ishte përpjekja e fundit që ata po bënin gjatë jetës tokësore të Bahá'u'lláhut, megjithëse 'Abdu'l-Bahái, zëvendësi i Tij i emëruar dhe qendra e Besëlidhjes së Tij, u bë fokus i urrejtjes së tyre dhe i duhej të duronte bezdisjen dhe përpjekjet e tyre të vazhdueshme për ta shkatërruar Atë, ndërsa persekutimi dhe shtypja e Besimit në Persi vahzdon gjer në këtë ditë.

Pas daljes në 1873 të Qitapit Akdas, 'veprimi më i dukshëm i ministrisë së Tij', katër vitet e fundit, nga nëntë që përbënin mbylljen e Bahá'u'lláhut në qytetin burg, dëshmuan një rrëke shkrimesh, duke riafirmuar, sqaruar dhe kategorizuar principet dhe doktrinat thelbësore të Besimit të Tij, duke i përmirësuar dhe shtuar shkrimet e Qitapit Akdas, duke e nxitur njerëzimin 'të rronte në harmoni me të gjithë njerëzit me një shpirt miqësie dhe shoqërie', të çonte më tej unitetin e racës njerëzore, 'monarkja e të gjitha aspiratave', të njihte drejtësinë si 'mbartëse të standardit të dashurisë dhe të bujarisë' nga e cila varej 'organizimi i botës dhe qetësia e njerëzimit' dhe duke parashtruar një filozofi të tërë të universit dhe të këshillave, të qëndrimeve dhe vlerave të qytetërimit të ri botëror.209 Gjatë gjithë misnitrisë së Tij, lutjet dhe meditimet rrodhën nga penda e Tij për edukimin, rafinimin dhe spiritualizimin e njerëzimit.

Gjatë gjithë kohës të qëndrimit të Tij në qytetin burg, ne e kemi parë Bahá'u'lláhun që t'i përballojë kushtet e tmerrshme të robërisë së Tij, të bëhet ngushëlluesi i grupit të pafat dhe pa asnjë ndihmë, megjithatë i bekuar, qendër e fokusimit të shpresave dhe dëshirave të mijërave në ato vende nëpërmjet të cilëve Ai kaloi, duke shfaqur një përmasë në rritje të pushtetit dhe të madhështisë së Tij. Bile edhe anëtarët e familjes së tij e njihnin Atë së pari si Zotin e tyre dhe ishin nderues dhe të nënshtruar ndaj Tij. Kur Ai qëndroi pranë shtratit të vdekjes së Degës Më të Pastër të atij të riu të shenjtë që u bekua dhe u lartësua përtej kushteve që një at tokësor mund të krijojë. Navvábi u mbulua kaq shumë nga hidhërimi për humbjen e birit të saj të dytë, në rrethana tragjike, sa ajo qau në mënyrë të pakontrollueshme dhe nuk mund të ngushëllohej. Bahá'u'lláhu e siguroi atë se Perëndia e kishte pranuar sakrificën e birit të Tij si peng për hapjen e dyerve të peligrinazhit dhe për gjallërimin e gjithë njerëzimit. Shqetësimi i Navvábit u largua dhe ajo u bë e kënaqur me Perëndinë.

Tani pas viteve të gjata të vuajtjeve, një periudhë paqeje dhe nderi i pasoi. I tillë ishte respekti me të cilin Bahá'u'lláhu shihej, sa popullsia e 'Akkás e shpallte kënaqësinë e vet kur Ai ishte i pranishëm në mes të tyre. Megjithë fermanin e Sulltanit, pelegrinët lejoheshin dhe bile ndihmoheshin të hynin në qytet dhe një Guvernator bile lejohej që i burgosuri të shkonte nga protat e tij kudo që Ai dëshironte, një ofertë që Bahá'u'lláhu e mohoi. 'Azíz Páshái, Guvernatori i Adrianopojës i cili ishte bërë aq i përkushtuar ndaj Bahá'u'lláhut dhe birit të Tij të madh gjatë banimit të tij atje, tani një Vali erdhi dy herë nga Bejruti për të treguar respektin e tij. Guvernatori i 'Akkás dhe një Gjeneral Evropian, patën nderin e veçantë për një bashkëbisedim me Bahá'u'lláhun, duke patur një nderim të tillë para Tij sa Gjenerali 'mbeti i përgjunjur në tokën pranë derës'.210 211

Kapitulli 17
LIRIA

Kur Bahá'u'lláhu hyri në burg ai shpalli, 'Mos u frikësoni. Këto dyer do të hapen, tenda Ime do të ngrihet mbi Malin Karmel dhe kënaqësia më e madhe do të arrihet.'212 ja si e tregon 'Abdu'l-Bahái historinë se si Ati i Tij i shumëdashur përfundimisht e la qytetin e 'burgimit të përjetshëm' të Tij.

Bahá'u'lláhu e donte bukurinë dhe gjelbërimin e provincës. Një ditë Ai bëri vërejtjen: 'Unë nuk kam parë gjelbërim për nëntë vjet. Fshati është bota e shpirtit, qyteti është bota e trupave.' Kur Unë e dëgjova indirekt këtë e kuptova se Ai kishte mallëngjim për fshatin dhe unë isha i sigurt se çfarëdo që të bëhej dëshira e Tij do të ishte e suksesshme. Në 'Akká në atë kohë, një njeri i quajtur Muḥammad Páshá Sawfat, na kundërshtonte shumë ne. Ai kishte një pallat që e thirrnin Mazra'ih, rreth katër milje në veri të qytetit, një vend i vetmuar, i rrethuar me kopshte dhe me një rrëke uji të rrjedhshëm. Unë shkova dhe e vizitova këtë Páshá në shtëpinë e Tij. I thashë: 'Páshá, ju e keni lënë pallatin bosh dhe jetoni në 'Akká.' Ai përgjigj: 'Unë jam invalid dhe nuk mund të largohem nga qyteti. Nëse unë shkoj atje mbetem i vetmuar dhe shkëputem nga miqtë e mi.' Unë i thashë: 'Meqë ju nuk jetoni atje dhe vendi është bosh, na e ler atë ne.' Ai u habit nga propozimi por shpejt pranoi. Unë e mora shtëpinë me një qera mjaft të ulët, rreth pesë paund në vit, e pagova atë për pesë vjet dhe bëra një kontratë. I dërgova punëtorët ta riparojnë vendin dhe e rregullova oborrin dhe u ndërtua një banjo. Unë gjithashtu përgatita një karrocë që të përdorej për Mrekullinë e Bekuar. Një ditë Unë vendosa të shkoj dhe ta shikoj vendin me sytë e mi. Megjithë urdhëresat e përsëritura të dhëna në fermanet pasuese se ne, në asnjë mënyrë nuk duhej t'i kalonim muret e qytet, unë kalova përmes Portës së Qytetit. Xhandarët po vëzhgonin, por ata nuk kundërshtuan, kështu që unë shkova drejt e në pallat. Ditën tjetër përsëri dola, me disa miq dhe zyrtarë, i pa shqetësuar dhe i pakundërshtuar, megjithëse rojet dhe ushtarët qëndronin nga të dyja anët e portave të qytetit. Një ditë tjetër sajova një banket, vendosa një tavolinë nën pishat e Bahjí dhe mblodha rreth saj njerëzit e shquar dhe zyrtarët e qytetit. Në mbrëmje ne të gjithë u kthyem në qytet së bashku.

Një ditë shkova tek Prezenca e Shenjtë e Mrekullisë së Bekuar dhe thashë: 'Pallati në Mazra'ih është gati për Ju dhe një karrocë për t'i çuar ju atje.' (Në atë kohë nuk kishte karroca në 'Akká apo Haifa.) Ai refuzoi të shkonte duke thënë: 'Unë jam i burgosur.' Më pas i bëra një kërkesë tjetër, por mora të njëjtën përgjigje. Unë arrita gjer atje sa e pyeta Atë për herë të tretë, por Ai përsëri më tha 'Jo!' dhe Unë nuk guxova të këmbëngul më tej. Sidoqoftë, në 'Akká ishte një farë Muḥammadan Shaykh, një njeri i mirënjohur me influencë të konsiderueshme,213 që e donte Bahá'u'lláhun dhe favorizohej shumë pre Tij. Unë e thirra Shaykhin dhe ia shpjegova gjendjen atij. I thashë, 'Ti je guximatr. Shko sonte tek Prezenca e Tij e Shenjtë, bjer në gjunjë përpara Tij, merrja duart dhe mos ia lësho gjersa Ai të premtojë të dalë nga qytetit!' Ai ishte Arab ... Ai shkoi drejt tek Bahá'u'lláhu dhe u ul pranë gjunjëve të Tij. I mori duart e Mrekullisë së Bekuar i puthi ato dhe i tha: 'Përse nuk largohesh nga qyteti?' Ai tha: 'Unë jam i burgosur.' Shaykhu u përgjegj: 'Zoti e ndaloftë! Cili ka pushtet të të burgosë ty? Ti ke ndenjur vetë në burg. Ishte vullneti yt të burgoseshe dhe tani të lutem të dalësh dhe të shkosh në pallat. Eshtë i mrekullueshëm dhe me gjelbërim. Pemët janë të këndëshme dhe portokallat si fishekzjarre!' Sa herë që Mrekullia e Bekuar thoshte: 'Unë jam i burgosur, nuk mundem, Shaykhu ia merrte duart dhe ia puthte ato. Për një orë të tërë ai vazhdoi të lutej. Më në fund Bahá'u'lláhu tha, 'Khaylí khúb (shumë mirë)' dhe durimi dhe këmbëngulja e Shaykhut u shpërblyen... Megjithë fermanin e rreptë të 'Abdu'l-Azízít që pengonte takimin tim apo ndonjë bisedë timen me Përsosmërinë e Bekuar, Unë e mora karrocën ditën tjetër dhe e çova Atë në pallat. Askush nuk pati kundërshtime. Unë e lashë Atë atje dhe u ktheva në qytet.214

Kapitulli 18
BAHJÍ - VITET E FUNDIT

Skema vazhdimisht në ndryshim e jetës tokësore e Bahá'u'lláhut tani e mbylli rrethin e plotë. I lindur në pasuri dhe në pozitë të lartë, Ai kaloi nëpër vështirësitë e poshtërimit dhe të skamjes; i burgosur, i lidhur me pranga, i përfolur, katër herë i internuar, në vitet e Tij të fundit Ai arriti një dominim dhe manifestoi një madhështi të cilës nuk i ngjason ansjë pushtet tokësor. Të gjithë që e kishin kundërshtuar Atë u fshinë ose përfunduan në turpërim. Përpjekjet e dy perandorëve despotikë, të ministrave të tyre të fuqishëm dhe ushtritë e fetarëve fanatikë Muslimanë për ta shkatërruar Atë dhe Besimin që Ai shpallte, u penguan krejtësisht dhe u bënë shkak i suksesit të Tij. Ai Vetë komentoi:

Sulltani Otoman, pa asnjë justifikim apo shkak u ngrit për të më shtypur Mua dhe më dërgoi Mua në fortesën e 'Akkás. Fermani i tij perandorak dekretonte që askush të mos shoqërohej me Mua dhe se Unë duhej të bëhesha objekt i urrejtjes së gjithkujt. Dora e pushtetit Hyjnor, megjithatë, shpejt mori hak për Mua. Së pari lëshoi erërat e shkatërrimit mbi dy ministrat dhe të besuarit e tij të padiskutueshëm, 'Alíu dhe Fu' di, pas të cilëve kjo Dorë u shtri për të hequr pushtetin e vetë 'Azízít dhe për ta zënë atë siç mund të zerë vetë Ai, i Cili është i Fuqishmi, i Forti.215

Ndërsa 'Abdu'l-Bahái dëshmoi:

Armiqtë e tij kishin për qëllim që burgimi i Tij ta shkatërronte krejtësisht dhe ta fshinte Kauzën e bekuar, por ky burg, në realitet, ishte një ndihmesë e madhe dhe u bë mjet për zhvillimin e saj... Kjo Qenie e shkëlqyer e lartësoi Kauzën e Vet në Burgun Më të Madh. Nga ky Burg drita e Tij u përhap nga të gjitha anët; fama e Tij e pushtoi botën dhe shpallja e lavdisë së Tij arriti në Lindje dhe në Perëndim ... Gjer në kohën tonë një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë.216

...dyert e madhështisë dhe të sovranitetit të vërtetë u hapën krejtësisht... Sunduesit e Palestinës e kishin zili influencën dhe pushtetin e Tij. Guvernatorët dhe mutisarifët, gjeneralët dhe zyrtarët lokalë, do ta kërkonin me përulje nderin e arritjes së pranisë së Tij.- një kërkesë të cilën Ai e pranonte rrallë.217

Mazra'ih, prona që 'Abdu'l-Bahái e siguroi për Atin e Tij, ishte me të vërtetë një vend i këndshëm. Gjatë mandatit Britanik në mes të dy luftërave botërore, ai u zu nga Gjeneral McNeill, gruaja e të cilit, së bashku me shoqen e saj të fëmijërisë dhe miken e vjetër Mbretëreshën Marie të Rumanisë, iu përkushtuan Bahá'u'lláhut dhe mësimeve të Tij. Tani ajo mbahet me dashamirëse nga Feja Bahá'í, pelegrinët e së cilës kënaqen duke e vizituar. Për dy vjet Bahá'u'lláhu mbeti atje, duke vizituar dendur shtëpitë e miqve në 'Akká, duke përfshirë ato të dy vëllezërve të Tij që kishin qenë mbështetësit e Tij të palëkundur dhe anëtarë të shquar të komunitetit të mërgimtarëve që nga fillimi në Irak. Gjithashtu në lindje të qytetit ishte një kopësht i vogël, i quajtur Na'mayn sipas lumit në mes të të cilit ishte vendosur. Ai kishte një burim dhe banga nën një pemë mani dhe një shtëpi të vogël të përshtatshme për të kaluar natën. Anëtarët e komunitetit u vendosën dhe i punuan fushat aty pranë. Këtu miqtë e takonin Bahá'u'lláhun dhe ngroheshin në ndriçimin diellor të pranisë së Tij. Organizoheshin piknikë që mbesat e Tij i përshkruanin si; 'Më të mëdhenjtë na gëzimet tanë....Sa të lumtur ishim ne me Të. Ai ishte me të vërtetë ndriçimi i jetës sonë në atë kohë vështirësie.'218

Shumë ngjarje tregohen për Bahá'u'lláhun në këtë kopësht, që Ai i referohej si 'Ishulli Im i gjelbër' dhe që Ai e emëroi Riḍván (Parajsë). May Maxwell, i paharruar, ishte anëtarja e grupit të parë të pelegrinëve nga Perëndimi që në 1898 vizituan 'Abdu'l-Baháin në 'Akká, kur disa prej kufizimeve u vendosën përsëri. Ajo e vizitoi kopshtin dhe shkroi historinë pasuese të treguar nga Abu'l-Qásimi, kopshtari që ia përkushtoi jetën e tij mbajtjes në rregull të përsosur të vendit të favorizuar të Bahá'u'lláhut. Thuhet se një verë të nxehtë një koloni karkalecash e sulmoi zonën dhe një re prej tyre ndaloi në kopësht. Abu'l-Qásimi vrapoi tek vila ku Bahá'u'lláhu po qëndronte dhe i kërkoi Atij,'Zoti Im, karkalecat kanë ardhur dhe po e gllabërojnë gjelbërimin Tënd. Unë të lutem Ty t'i bësh ata të largohen.' Bahá'u'lláhu qeshi dhe tha, 'Karkalecat duhet të ushqehen; le të ushqehen ata.' Abu'l-Qásimi i mjerë shkoi prapë për të parë shkatërrimin dhe pastaj, duke mos mundur ta durojë atë shkoi përsëri tek Bahá'u'lláhu dhe i kërkoi Atij t'i largonte insektet. Këtë rradhë Ai u ngrit dhe shkoi e qëndroi poshtë pemëve mbi të cilat karkalecat po festonin, pastaj ai tha, 'Abu'l-Q simi nuk iu do ju, Perëndia iu mbron,' dhe Ai tundi cepin e robes së Tij. Të gjithë karkalecët u ngritën menjëherë si një trup i vetëm dhe u larguan. Zonja Maxwell tregon se në fund të kësaj ngjarjeje, Abu'l-Q simi thirri me emocion të fuqishëm, 'Oh! Të bekuar janë sytë që panë gjëra të tilla; Oh, të bekuar janë veshët që dëgjuan gjëra të tilla'; dhe ajo e mbyllte kështu, 'Kur u larguam ai na dha lule për të treguar dashurinë e tij.'219 Ngjarje të tilla nga kujtimet qiellore nuk kanë autoritet në kanunin Bahá'í; ato quhen 'shënime të pelegrinit' dhe mblidhen nga Bahá'ít, sipas thënieve të atyre që e panë me të vërtetë Bahá'u'lláhun dhe i shërbyen Atij.

Një tregim me të vërtetë autentik, lidhur me kopshtin Riḍván, vjen nga Vetë Bahá'u'lláhu. Shpesh Ai tha se revelacioni hyjnor erdhi tek Ai nëpërmjet 'një vashe' apo 'një Vashe të Qiellit' dhe në Tabelat e Ishráqátit dhe Ṭarázátit që merren me elementët e një sjelljeje të mirë, ne gjejmë sa pason:

'Unë tani do të të përmend ty Besueshmërinë dhe pozitën e saj në vlerësimin e Zotit, Sundimtari yt, Sundimtari i Fronit të Fuqishëm. Një ditë prej ditësh Unë vajta në Ishullin Tim të Gjelbër. Me arritjen Time unë pashë rrjedhjen e burimeve të tij dhe pemët e dendura të tij dhe dritën e diellit që luante në mes të tyre. Duke kthyer fytyrën Time nga e djathta unë pashë atë që penda është e pafuqishme ta përshkuajë; as mund të parashtrojë atë që syri i Sundimtarit të njerëzimit dëshmoi në atë Vend aq të shenjtëruar, aq sublim, aq të bekuar dhe aq të lartësuar. Duke u kthyer, pastaj, në të majtë unë vështrova një nga Mrekullitë e Parajsës Më Sublime, duke qëndruar mbi një shtylle drite dhe duke thirrur fort thënien: "O banorë të qiellit dhe të tokës! Shikojeni ju mrekullinë Time, rrezatimin Tim dhe shfaqjen Time dhe shprehjen Time. Për Zotin, i Vetmi i vërtetë! Unë jam Besueshmëria dhe shfaqja e saj, dhe mrekullia e saj. Unë do të rikompensoj cilindo që do të kapet pas Meje dhe do të njohë rangun dhe pozitën Time, duke u mbajtur fort pas skajit Tim. Unë jam ornamenti më i madh i njerëzve të Bahá'í dhe veshja e lavdisë për të gjithë që janë në Mbretërinë e krijimit. Unë jam instrumenti suprem për bollëkun e botës dhe horizonti i sigurisë për të gjitha qeniet.'

Kur Bahá'u'lláhu ishte një i burgosur në barraka, një qytetar i pasur i 'Akkás i quajtur 'Údí Khammár, filloi të ndërtonte për veten dhe për familjen e tij një pallat për banim në fshat dy milje në veri të qytetit, ku ai u vendos në 1871. Gjatë fillimit të 1879, më pak se dy vjet pas largimit të Bahá'u'lláhut nga kufizimi i Tij, një sëmundje epidemike e sulmoi zonën dhe shumë njerëz ikën në panik. 'Údí Khammári vdiq dhe u varros pranë murit të pallatit të tij, por familja e tij iku dhe vendi mbeti bosh. 'Abdu'l-Bahái e mori me qira dhe më pas e bleu atë dhe Bahá'u'lláhu u transferua këtu në Shtator 1879. Atje Ai jetoi gjatë trembëdhjetë vjetëve të fundit të jetës së Tij tokësore, si një figurë madhështore dhe e nderuar. Dr. J. E. Esslemont, që ne tashmë e kemi përmendur, ka lënë këtë shënim:

Pasi tregoi, në vitet e mëparshme të sprovave të rënda, se si i thuret lavdi Perëndisë në gjendje varfërie e poshtërimi, Bahá'u'lláh-u, në vitet e Tij të mëvonshme në Bahjí, tregoi se si i thuret lavdi Perëndisë në gjendje nderimi e begatie. Dhurimet e qindra mijë pasuesve të devotshëm vunë në dispozicion të Tij fonde të shumta, duke iu lutur që t'i administronte. Megjithëse jeta e Tij në Bahjí është cilësuar si vërtet mbretërore, në kuptimin më të plotë të fjalës, nuk duhet menduar se atë e karakterizonin shkëlqimi material ose ekstravaganca. Përsosuria e Bekuar dhe familja e Tij jetonin në mënyrë shumë të thjeshtë e modeste; shpenzimet për luks vetiak ishin të panjohura në ekonominë e asaj familjeje. Afër shtëpisë së Tij, besimtarët ngritën një kopsht të bukur të quajtur Riḍván, ku ai shpesh herë kalonte shumë ditë ose edhe javë radhazi, dhe natën flinte në një vilë të vogël në kopsht. Nganjëherë Ai shkonte më tej nëpër fusha. Ai bëri disa vizita në 'Akká e në Haifa dhe më se një herë e vendosi tendën e Tij mbi Malin Karmel, siç e kishte parathënë kur ishte i burgosur në kazermat e 'Akkás. 220

Vila e Bahjí siç njihet tani ky pallat, ishte skena e vizitës historike të E. G. Brownit përveç atyre porpocioneve të kutjimeve të tij tashmë të cituara, ai na le këtë përshkrim të shkurtër:

...me një trokitje mrekullimi dhe respekti, unë u bëra përfundimisht i ndërgjegjshëm se dhoma nuk ishte bosh. Në cepin ku divani takonte muri qëndronte një figurë e mrekullueshme dhe e nderuar, e kurorëzuar me një një kapele të quajtur t j nga dervishët (por e një forme dhe lartësie të pazakonshme), rreth fundit të së cilës ishte mbështjellë një çallmë e vogël e bardhë.221

Nga Bahjí, Bahá'u'lláhu e vizitoi Malin Karmel tri herë dhe në secilin rast ai e ngriti tendën e Tij atje. Këto vizita ishin përveç të parës, kur avullorja me mërgimtarët nga Aleksandria çoi në Haifa të gjithë grupin që zbriti në breg për disa orë me rradhë.

Vizita e parë nga Pallati u bë në 1883, ku Ai qëndroi për disa ditë në shtëpinë e njërit prej Tempullarëve Gjermanë; rasti i dytë ishte në 1890, gjatë së cilës Ai qëndroi pjesërisht në një shtëpi të kolonisë Gjermane që njihej si shtëpia Oliphant dhe çadra e Tij u ngrit në një tokë aty pranë. Vizita e Tij e fundit ishte në 1891 e zgjati tre muaj, kohë gjatë të cilës Ai qëndroi në një shtëpi pranëkolonisë Gjermane me çadrën e Tij të ngritur aty pranë.

Gjatë kësaj vizite të fundit ndodhën dy ngjarje historike dhe të rëndësishme komanda për ngritjen e Mauzolesë së Bábit në një vend të planifikuar dhe revelacioni i Tabelës së Karmelit.

Një ditë, Bahá'u'lláhu, duke qëndruar me 'Abdu'l-Baháin në mes të një rreshti pemësh qiproje, gati në gjysmë të rrugës për në majë të malit, tregoi një vend të ulur dhe e instruktoi Mjeshtrin që t'i çonte atje eshtrat e Kasnecit - Martir të Besimit të Tij me një mauzole të përshtatshëm. Ngjarja e mrekullueshme se si këto eshtra të shenjta u nxorrën nga hendeku përtej mureve të Tabrizit, ku ato u hodhën menjëherë pasi Ai dhe dishepulli i Tij i pavdekshëm u qëllua, se si ato u transferuan nga vendi në vend derisa u çuan nën kujdesin e 'Abdu'l-Baháit në 'Akká, se si Mjeshtri e la misionin e Tij dhe Shoghi Effendi e zbukuroi ndërtesën e ngritur nga 'Abdu'l-Bahái dhe përgatiti kopshtin përreth, tregohet në detaje nga Shoghi Effendi në historinë e tij monumentale Perëndia kalon pranë, nga Nabíli në Lajmëtarët e Agimit, nga H. M. Balyuzi në 'Abdu'l-Bahá, në volumin katër të Adib Taherzadehut, Revelacioni i Bahá'u'lláhut, dhe në rrëfime të tjera. Sot, tipari dominues i skenës Haifa është mauzoleja me çati të artë e Bábit, Mbretëresha e Karmelit, që qëndron madhështore në mes të gjelbërimit dhe rrugëve dhe bile tani bukuria e saj shtohet më shumë nga ndërtimi i nëntëmbëdhjetë tarracave, secila me burimet dhe kopshtet e veta, nëntë nga këmbët e malit të Perëndisë gjer tek e dhjeta në të cilën qëndron madhështore vetë Mauzoleja dhe nëntë që atje gjer në majë.

Tabela e Karmelit u shkrua një ditë kur Bahá'u'lláhu vizitoi atë pjesë të malit pranë Shpellës së Eijahut, mbi të cilën murgjërit e Urdhërit Karmelit kishin ngritur dhe mbanin manastirin e tyre. Thuhet se ai u ndërtua për ta mirëpritur Zotin, kur Ai të kthehej sipas premtimit. Murgjit e panë Atë por nuk e njohën Atë, ashtu si priftërinjtë dhe udhëheqësit në daljen e Tij të mëparshme njëmijë e nëntëqind vjet më parë.

Tabela e Karmelit është njëra prej tri hartave më të mëdha të cilat shpalosin udhëzimet e Rendit Botëror të Bahá'u'lláhut. Forma dhe stili i saj janë karakteristikë e shquar e një pjese të madhe të revelacionit të Bahá'u'lláhut dhe janë të dukshme në përkthimin e mëposhtëm nga Shoghi Effendi:

Lavdi i qoftë kësaj Dite, Ditës në të cilën aromat e mëshirës janë përhapur mbi çdo gjë të krijuar, një Ditë kaq e bekuar saqë kohët dhe shekujt e shkuar nuk mund të shpresojnë kurrë ta konkurojnë, një Ditë në të cilën shëmbëlltyra e të Lashtit të Kohëve është kthyer drejt selisë së Tij të shenjtë. Pastaj, zërat e të gjitha gjërave të krijuara dhe, tej tyre, ata të Tubimit të epërm, u dëgjua të thërrisnin: "Nxito, O Karmel, sepse ja, drita e shëmbëlltyrës së Perëndisë, Sundimtar i Mbretërisë së Emrave e Artues i qiejve, është ngritur mbi ty."

I rrëmbyer nga vrulli i ngazëllimit dhe duke ngritur lart zërin e tij, Karmeli thirri kështu: "U flijoftë jeta ime për Ty, sepse Ti e ke mbërthyer mbi mua vështrimin Tënd, ke lëshuar mbi mua mirësitë Tuaja dhe i ke drejtuar për tek unë hapat e Tu. Ndarja prej Teje, O Ti burim jete të amshueme, gati më ka zhdukur dhe largësia prej pranisë Sate e ka bërë shkrumb shpirtin tim. Gjithë lavdia qoftë mbi Ty, që më bëre të dëgjoj thirrjen Tënde, që më nderove me hapat e Tu, që e zgjove shpirtin tim me aromat gjallëruese të Ditës Sate dhe me zërin e mprehtë të Pendës Sate, zë që Ti e caktove të buçasë si thirrje borie midis njerëzve të Tu. Dhe kur ra ora në të cilën Besimi Yt i pakundërshtueshëm duhej të shfaqej, Ti dhe frymë nga fryma e shpirtit Tënd në Pendën Tënde, dhe ja, tërë krijimi u tund nga themelet, duke i zbuluar njerëzimit misteret e fshehura në thesaret e Atij Që është Zotëruesi i të gjitha gjërave të krijuara."

Sapo zëri i Karmelit arriti Vendin më të lartësuar, Ne u përgjigjëm: "Falëndero Zotin Tënd, O Karmel. Zjarri i ndarjes sate prej Meje po të shkrumbonte me shpejtësi, kur oqeani i pranisë Sime gufoi para teje, duke gëzuar sytë e tu e ata të të gjithë krijimit dhe duke i mbushur me kënaqësi të gjitha gjërat e dukshme e të padukshme. Ngazëllehu, sepse në këtë Ditë Perëndia ka vendosur mbi ty fronin e Tij, të ka bërë ty vendlindjen e shenjave të Tij dhe agimin e provave të Revelacionit të Tij. Lum ai që sillet rreth teje, që shpall revelimin e lavdisë sate dhe rrëfen për atë që bujaria e Zotit, Perëndisë Tënd, ka derdhur mbi ty. Merre Kupën e Pavdekësisë në emër të Zotit tënd, Lavdiplotit, dhe falënderoje Atë, sepse Ai, në shenjë të Mëshirës së Tij, ta ka kthyer brengën në kënaqësi dhe ta ka shndërruar pikëllimin në gëzim fatlum. Ai, me të vërtetë, e do vendin që është bërë selia e fronit të Tij, që e kanë shkelur hapat e Tij, që e ka nderuar prania e Tij, nga ku Ai ka lëshuar thirrjen e Tij e mbi të cilin ka derdhur lotët e Tij."

"Thirre Sionin, O Karmel, dhe shpalli lajmin e gëzuar: Ai që ishte i fshehur prej syve të të vdekshmëve ka ardhur! Sovraniteti i Tij gjithpushtues u shfaq; shkëlqimi i Tij gjithpërfshirës u revelua. Hap sytë se mos ngurron ose ndalesh. Nxito dhe bjeri përqark Qytetit të Perëndisë që ka zbritur nga qielli, Qabesë qiellore, rreth së cilës janë mbledhur në adhurim të preferuarit e Perëndisë, të dëlirët në zemër, dhe aradha e engjëjve më të lartë. Oh, sa dëshiroj të shpall në çdo vend mbi sipërfaqen e tokës dhe të çoj në secilin prej qyteteve të saj lajmin e gëzuar të këtij Revelacioni - një Revelacion që ka tërhequr zemrën e Sinait dhe në emër të të cilit Driza e Përflakur po thërret: 'Perëndisë, Zotit të Zotave, i përkasin mbretëritë e qiellit e të tokës'. Me të vërtetë, kjo është Dita në të cilën toka e deti gëzohen për këtë lajm, Dita për të cilën janë përgatitur gjërat që Perëndia, me një bujari të pakonceptueshme nga mendja ose zemra e të vdekshmëve, ka vendosur të revelojë. Shumë shpejt Perëndia do të bëjë që Arka e Tij të lundrojë mbi ty dhe do të shfaqë njerëzit e Bahá-it që janë përmendur në Librin e Emrave."

Shenjtëruar qoftë Zoti i gjithë njerëzimit, me përmendjen e emrit të të Cilit të gjitha atomet e tokës kanë vibruar dhe Gjuha e Madhështisë ka lëvizur për të zbuluar atë që ishte e mbështjellë në dijet e Tij dhe qëndronte e fshehur brenda thesarit të fuqisë së Tij. Ai, me të vërtetë, me pushtetin e emrit të Tij, të Fuqishmit, të Gjithëpushtetshmit, Më të Lartit, është sundimtari i gjithçkaje që ndodhet në qiell e mbi tokë.222

Vitet e banimit të Bahá'u'lláhut në Bahjí ishin vitet e zbavitjes së lumtur për Bahá'ít që jetonin në 'Akká, që kishin liri për të takuar Atë dhe për të bërë një jetë sipas udhëheqjes bamirëse dhe të palëkundur të 'Abdu'l-Baháit. Ato ishin vite të aktivitet intensiv për Bahá'u'lláhun nga pEnda e të Cilit buruan vargje të panumërta, letra për individët lutje dhe kërkesa, Tabela me peshë që plotësonin themelet e Rendit të Tij Botëror tashmë të shfaqur në Librin Më të Shenjtë (Qitapi Akdas), apo riafirmime dhe detajime të disa librave të përshkruara në po atë libër.

Për të përmendur në veçanti është Besëlidhja unike dhe e paparë e Bahá'u'lláhut, kushtet e së cilës mbajnë unitetin e Besimit të Tij, i ruajnë shkrimet e shenjta nga keqinterpetimi dhe i mbyllin një herë e mirë dyert e sekteve dhe të franksioneve përbrenda komunitetit Bahá'í. Një numër personash janë përpjekur ta thyejnë Besëlidhjen dhe të marrin udhëheqjen por asnjëri nuk ia ka dalë mbanë; të gjitha përpjekjet kanë dështuar keqas, të thyera mbi shkëmbin e fuqishëm të emërimit të qartë dhe të shkruar të Bahá'u'lláhut si pasues i Tij, biri i Tij i madh, 'Abdu'l-Bahái, Dega Më e Madhe. Në Qitapi Akdas dhe më pas në Testamentin e Tij, Bahá'u'lláhu e emëroi 'Abdu'l-Baháin, kreun e Besimit, Qendrën e Besëlidhjes, interpetuesin e vetëm të revelacionit dhe mbi Të Ai la autoritet absolut, gjithçka që Ai do të vendoste kishte të njëjtën vlerë si fjala e Vetë Bahá'u'lláhut. 'Abdu'l-Bahái hartoi Besëlidhjen me anë të Vullnetit dhe të Testamentit të tij dhe sipas të dhënave të Qitapit Akdas, kështu që sot bota Bahá'í gëzon liri të plotë për çdo individ që mund ta kuptojë revelacionin në mënyrë të pavarur, por askush nuk mund t'ia imponojë pikëpamjen e tij tjetrit. Administrata e Rendit Botëror të Bahá'u'lláhut, edhe në fazën e tij fillestare, është një studim i gjerë dhe mahnitës, ndjekja e të cilit çon edhe më tej në një unitet të qëndrueshëm.

Libri i fundit i Revelacionit të Bahá'u'lláhut është Letër për të Birin e Ujkut, shkruar në 1891 një vit para vdekjes së Tij. Ai iu adresua Shaykh Muḥammad-Taqí, që e imitoi atin e tij duke i torturuar dhe vrarë Bahá'ít në Persi. Ajo fillon me një kërkesë të fuqishme për këtë njeri të keq që të pendohet dhe të kërkojë falje tek Perëndia. Në lutjen e gjatë të cilën ai nxitet ta thotë, aktet e tij të poshtërsisë shtazarake numërohen dhe mënyra e lutjes së tij deklarohet. Por në asnjë vend nuk ka ndonjë tregues të hakmarrjes apo shgjaksimit. Bëmat e tij dënohen, por me shpresë se ai do ta ndryshojë sjelljen e tij. Edhe këtij armiku kaq të egër, Bahá'u'lláhu iu ofron vetëm këshilla reformuese dhe i shfaq dhembshurinë dhe dashurinë e pakufishme që ai e ka për të gjithë njerëzimin.

Pjesa tjetër e kësaj letre është një ripërmbledhje për Shaykhun mesazhin e Bahá'u'lláhut për njerëzimin. Duke cituar shpesh shkrimet e tij të mëparshëm Ai ofron një mënyrë të re jetese dhe një grup të ri vlerash dhe një dijeni të re për vetveten tek ky njeri në rrugë të gabuar.

Këto frymëzuar vizionin e 'Údí Khammárit për të shkruar mbi hyrjen e pallatit të tij mesazhin pasues që i përkthyer thotë: 'Urime dhe përshëndetje pastë mbi këtë pallat që i rritet shkëlqimi me kalimin e kohës. Mrekulli dhe bukuri të shumta ndodhen brenda tij dhe pendat hutohen kur përpiqen ta përshkruajnë atë.'

Bahjí, që do të thotë 'zbavitje', me të vërtetë është rritur në shkëlqim dhe është bërë vendi i paqes njerëzore, i soditjes lumturuese dhe i pushimit qetësues. Ndërtesat e tij plotësuese janë në harmoni me parkun ekstensiv, që përfshin kopshtet e luleve, livadhet dhe rrugët me pemë anash, trotuaret dhe rreshtat e pishave dhe të eukalipteve, që hapen në një rreth të gjerë që përfshin të gjithë zonën. Në zemër të tij qëndron vendi më i shenjtë mbi tokë; Mauzoleja në të cilën ndodhet struktura e vdekshme e të Madhit nga Perëndia, Mbretit të Ushtrive, Mbretit të Mbretërve, Gjykatësit, Ligjvënësit, Shpëtimtarit, Princit të Paqes që mbretëroi me shkëlqim shpirtëror nga Pallati i Tij i Zbavitjes dhe që dëshmoi për lulëzimin e hershëm të kësaj Mbretërie të Perëndisë, qiellin e ri dhe tokën e re, për mbjelljen e së cilës zemrat njerëzore Ai ka kaluar vuajtje të pamatshme dhe të patregueshme, nga të cilat Ai doli fitimtar dhe i shkëlqyer për t'i sjellë njerëzimit farën burrërore dhe të pashkatërrueshme të pemës së fuqishme për strehimin e ruajtjen e unitetit të të gjtihëve mbi tokë.

Kapitulli 19
NGJITJA E BAHÁ'ULLÁHUT

Bahá'u'lláhu e la këtë botë në 29 Maj 1892, tetë orë pasi dielli kishte perënduar. Ai kishte marrë ethe tre javë më parë, të cilat u shtuan dhe u pakësuan gjersa më në fund u bënë akute. Fjalët e tij të fundit për grupin vajtues, në mes tyre disa peligrinë, të cilët Ai i thirri në dhomën e Tij në Pallat, u thanë 'butësisht dhe ngrohtësisht':

Unë jam i kënaqur me ju të gjithë. Ju keni bërë shumë shërbime dhe keni qenë të zellshëm në punën tuaj. Ju keni ardhur çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje. Zoti iu ndihmoftë të mbeteni të bashkuar. Ju ndihmoftë Ai ta lartësoni Kauzën e Zotit të Qenieve!223

Ai u la të prehej në një dhomë të një shtëpie ngjitur me Pallatin. Tronditja e botës Bahá'í ishte tepër e madhe dhe keqardhja e saj e papërshkrueshme. Nabíli u përpoq ta portretizonte anagoninë: 'Dukej se tronditja shpirtërore ra mbi botën e pluhurit dhe i bëri të gjtiha botërat e Perëndisë të dridhen... Gjuha ime e brendëshme dhe e jashtme është e pafuqishme të portretizojë kushtet në të cilat ishim... Në mes të një konfuzioni mbizotërues një numër i madh i banorëve të 'Akkás dhe të fshatrave përreth, që i kishin turmuar fushat përreth Pallatit, fshiheshin kur qanin, përplasnin kokat dhe thërrisnin fort mes dhimbjes së tyre.'224

Ai nuk gjeti ngushëllim për dhimbjen e tij dhe e mbyti vetveten në det.

Shoghi Effendiu tregon:

Për një javë të tërë një numër i madh njerëzish në zi, të pasur dhe të varfër, ndenjën për ngushëllime në familjen e të ndjerit, duke ndihmuar ditë e natë për ushqimin që shpërndahej me bollëk nga anëtarët e saj. Njerëz të shquar në mes të të cilëve numëroheshin Shí'ahë, Sunní, Kristianë, Hebrenj dhe Druzë si dhe poetë, 'Ulamá dhe zyrtarë qeveritarë, të gjithë bashkoheshin në humbjen vajtuese dhe duke lartësuar virtutet dhe madhështinë e Bahá'u'lláhut, shumë prej tyre i kushtonin Atij respekt me shkrime, në vargje dhe prozë, në Arabisht dhe në Turqisht, nga qytet e largëta si Demasku, Allepo, Bejrut dhe Kajro u kryen respekte të ngjashme.225

'Dielli i Bahá'ís perëndoi' ishin fjalët e hapjes së telegramit të dërguar për Sulltanin 'Abdu'l-Hamíd. Pak kuptoi ky monark se misioni tokësor ishte kryer, dielli i influencës së tij botëpërfshirëse tashmë u ngrit mbi horizont. 'Përmbysja' e rendit të vjetër do të vazhdonte nëpër shekullin e njëzetë gjer në vendosjen e Paqes së Vogël, që do të hapte rrugën për unifikimin, rigjenerimin dhe qytetërimin e të gjithë njerëzimit.

Bota e trajtoi Atë siç i ka trajtuar gjitnjë Lajmëtarët e Perëndisë, me armiqësi, urrejtje, përbuzje dhe persekutim. Ai mbeti i paprekur në madhështinë e Tij megjithë ato që bëri bota dhe iu përgjigj me vërshimin e dashurisë hyjnore dhe me dhuntitë bujare të dijenisë shpirtërore.

Jeta e tij u shtri në shekullin e nëntëmbëdhjetë, kur revolucioni i madh në pikëpamje dhe në teknikë, që u përshkrua në Kapitullin 2, i bëri shumë të mendojnë se njerëzimi po i afrohej periudhës së artë. Ata kishin të drejtë, por gabonin rëndë në vlerësimin e tyre se si do të bëheshin kombinimet sociale dhe politike. Shumë pak e njohën dorën e Perëndisë, që punonte në botë për të përmbushur qëllimin e Tij në krijimin e saj. Megjithë adventizmin universal të viteve të para të shekullit, feja ishte në rënie dhe shpresa dhe vizioni i përgjithshëm për të ardhëshmen ishte rritja e pasurisë dhe e rehatisë materiale. Në Perëndim kjo solli dominim e qytetërimit Evropian dhe të fuqive Evropiane. Bahá'u'lláhu e dinte se sa boshe ishin qëndrimet e tyre dhe me paralajmërime urgjente dhe të dhembshura parashikoi shembjen e rendit 'të vajtueshme i çalë' të botës. Me anë të udhëheqësve të saj, politikë dhe fetarë, Ai u bëri thirrje njerëzve për vetveten e tyre të vërtetë, të bashkoheshin dhe vëllazëroheshin dhe të zhvilloheshin në natyrën e tyre shpirtërore. Ai donte që ne t'i njohim dhe t'i çojmë më tej 'intereresat tona më të mira', të ngjitemi në atë pozitë fisnikërie shpirtërore që do na aftësonte ne të vendosim Mbretërinë e Perëndisë mbi tokë të kualifikohemi për të banuar në të. Ai iu drejtua çdo personi individual, duke parashtruar realitetin, duke konfirmuar qëllimin e jetës njerëzore dhe duke zbuluar lutje të panumërta për ta mbështetur kët. Gjykatësi, Ligjdhënësi, Shpëtimtari, Ai na e mësoi këto gjëra që ne nuk i dinim në kohët e mëparshme dhe na hapi ne portat e vërshimit të dhuntive qiellore. Lutjet dhe meditimet e Tij janë përsëritje të thirrjeve dashamirëse për bujari dhe dhurata hyjnore që të vërshojnë mbi ne. Duke i ditur mirë kushtet njerëzore, Ai na dha ne një shtëpi thesaresh të lutjeve për ndihmë në betejën tonë të jetës, për fuqizimin e shpirtit, për besnikëri, për lehtësim nga shtypja, për shëndet dhe lumturi, për heqje të vështirësive, për dijeni dhe kuptim dhe për t'u afruar pranë Perëndisë. Në një lutje karakteristike, duke u ankuar për persekutimet që vuajtën pasuesit e Tij ne gjejmë sa pason:

Unë të kërkoj ty, O Ti Krijues i qiejve dhe Zoti i të gjithë emrave, për Veten Tënde më të shkëlqyer dhe për Kujtimin Tënd më të lartësuar dhe të gjithëlavdishëm, të dërgosh mbi të dashurit e Tu atë që do t'i tërheqë ata më pranë teje dhe do t'i aftësojë ata t'i dëgjojnë fjalët e Tua... Dyert e shpresës u janë mbyllur zemrave që të kërkojnë ty, O Zoti im! Kyçet e tyre janë në duart e Tua; hapi ato me pushtetin e fuqisë Tënde dhe të sovranitetit Tënd. I fuqishëm je Ti që të bësh siç dëshiron. Ti je, në fakt, i Gjithëfuqishmi, Bamirësi.226

Një deklaratë e kohëve të fundit e paraqitur me kërkesë të Shtëpisë Universale të Drejtësisë për të shënuar qindjveçarin, në 1992, të largimit të Bahá'u'lláhut, përmban në parathënie sa pason:

Vizioni i Tij për njerëzimin si një popull i vetëm dhe i tokës si një atdhe i përbashkët, i lënë pas dore nga udhëheqësit botërorë të cilëve iu shpall për të parën herë njëqind vjet më parë, është bërë sot qëndra e shpresës njerëzore.227

Ky vizion është deklaruar qartë në dy thënie të Bahá'u'lláhut të cituara shpesh:

Toka është një vendi vetëm dhe njerëzimi qytetarët e tij.228

Së shpejti rendi i sotëm do të paloset dhe një rend i ri do të shpaloset në vend të tij.229

Dhe Princi i Paqes dha garancinë e tij për njerëzimin e ardhshëm:

Këto konflikte të pafrytshme, këto luftëra shkatërrimtare do të marrin fund dhe dita e "Paqjes së Madhe" do të vijë.230

1 Bahá'u'lláh, Një përzgedhje: Lutje Bahá'í, Shkrimet e Shenjtë, Tabela e Aḥmadit, #95

2 Bahá'u'lláh, Qëmtime nga Shkrimet e Bahá'u'lláhut, #10:1

3 J. E. Esslemont, Bahá'u'lláh dhe Epoka e Re, kap. 3, f. 38, bot. i katërt 1999

4 Bahá'u'lláh, Tabela të Bahá'u'lláh, reveluar pas Qitapit Akdas, #11:13

5 Bahá'u'lláh, cituar në Bahá'u'lláh dhe Epoka e Re, #3, f. 39

6 Shoghi Effendi, cituar në Qitapi Akdas, shën. 160

7 Bahá'u'lláh, Qitapi Akdas, shën. 160

8 1988 Britannica Book of the Year [1988 Britannica Libri i Vitit] e paraqit në seksionin e vet mbi shpërndarjen e feve botërore, besimin Bahá'í të asaj kohe, më pak se njëqind vjet të humbjes së themeluesit të tij, si të dytin menjëherë pas Kristianizmit.

9 Bahá'u'lláh, Tabela të Bahá'u'lláhut, #17:36
10 Bahá'u'lláh, Qëmtime, #61:1

11 Bahá'u'lláh, Tabela të Bahá'u'lláhut, #11:26,27

12 Bahá'u'lláh, Qëmtime, #4:2
13 Bahá'u'lláh, Qëmtime, #131:2

14 'Abdu'l-Bahá, 'Abdu'l-Bahá in London ['Abdu'l-Bahá në Londër], f. 19

15 Shih Momen, An Introduction to Shi'ih Islám [Një Parathënie për Islamin Shi'itë], dhe Balyuzi, The Báb [Bábi]

16 Tennyson, Locksley Hall, vijët 127-28
17 Bahá'u'lláh, Qëmtime, 99:1
18 Mateu, 24:6,7,11,12,21
19 Mate. 24:15
20 Bahá'u'lláh, Qëmtime, 61:1

21 J. E. Esslemont, Bahá'u'lláh dhe Epoka e Re, #3, f. 38-39

22 Bahá'u'lláh, Qëmtime, 131:2
23 Bahá'u'lláh, Qëmtime, 120:3

24 ..., Seeking the Light of the Kingdom [Të kërkosh Dritën e Mbretërisë], f. 5.

25 Shih kap. 14
26 Bahá'u'lláh, Qëmtime, #119:3-5
27 Bahá'u'lláh, Qëmtime, #117:1

28 'Abdu'l-Bahá, Sekreti i qytetërimit hyjnor, #121

29 Shih Parathënien

30 Shoghi Effendi, World Order of Bahá'u'lláh [Rendi botëror i Bahá'u'lláhut], f. 40

31 Shoghi Effendi, World Order of Bahá'u'lláh [Rendi botëror i Bahá'u'lláhut], f. 43

32 Shtëpia Universale e Drejtësisë, Premtimi i paqes botërore, f. 3

33 Teilhard de Chardin

34 Shtëpia Universale e Drejtësisë, Premtimi i paqes botërore, f. 27

35 Dy të tjerët janë racizmi dhe nacionalizmi
36 Bahá'u'lláh, Qëmtime, #70:1

37 'Abdu'l-Bahá, cituar në: Shoghi Effendi, The World Order of Bahá'u'lláh [Rendi botëror i Bahá'u'lláhut], f. 169

38 Shoghi Effendi, The World Order of Bahá'u'lláh [Rendi botëror i Bahá'u'lláhut], f. 43

39 Bahá'u'lláh, Tabela të Bahá'u'lláhut, #4:8

40 'Abdu'l-Bahá, Tablet to the Hague [Tabela drejtuar Konferencës së Hagës]

41 Bahá'u'lláh, Tabela të Bahá'u'lláhut, #6:28
42 Bahá'u'lláh, Qëmtime, #45:1
43 Bahá'u'lláh, Qëmtime, #99:1
44 Bahá'u'lláh, Tabela të Bahá'u'lláhut, #6:19

45 'Abdu'l-Bahá, Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], f. 171

46 Dorsey, Why We Behave Like Human Beings [Përse ne sillemi si qenie njerëzore]

47 Townshend, Promise of All Ages [Premtimi i të gjitha epokat], f. 31-32

48 Bahá'u'lláh, Qëmtime, #132:2
49 Bahá'u'lláh, Qitapi Ikan, #105

50 Bahá'u'lláh, Bahá'í Prayers [Lutje Bahá'í], Wilmette 1982, f. 122

51 Bahá'u'lláh, Qitapi Ikan, #107
52 Një lumë në parajsë
53 Bahá'u'lláh, Qitapi Ikan, #162,163
54 Bahá'u'lláh, Qëmtime, #111:1
55 Bahá'u'lláh, Qëmtime, #43:6
56 shih f. 28

57 J. B. Priestley, Literature and Western Man [Literatura dhe njeriu perëndimor]

58 Bahá'u'lláh, Qëmtime, #109:2
59 Bahá'u'lláh, Qëmtime, #132:1

60 Bahá'u'lláh, Fjalët e Fshehura, nga Arabishtja #3, 4, 5, 8, 13, 15, 32; nga Persishtja #70

61 Shoghi Effendi, World Order of Bahá'u'lláh [Rendi botëror i Bahá'u'lláhut], f. 202-04

62 Nabíl-i-A'ẓam, Lajmëtarët e Agimit
63 Shih David Hofman, George Townshend
64 Nabíl-i-A'ẓam, Lajmëtarët e Agimit, #176
65 I referohet Muhametit
66 I referohet Bábit
67 Bábi, cituar në Lajmëtarët e Agimit, #178

68 Ky nuk është Jesse, ati i Davidit, por Jesse që i referohen tek Isaja 11:1,10.

69 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 94

70 Nabíl-i-A'ẓam, Lajmëtarët e Agimit, #203,204

71 'Abdu'l-Bahá, cituar në: J. E. Esslemont, Bahá'u'lláh dhe Epoka e Re, f. 25-26

72 Nabíl-i-A'ẓam, Lajmëtarët e Agimit, #201

73 Navváb ishte gruaja e parë e Bahá'u'lláhut, e ëma e 'Abdu'l-Baháit, Bahíyyih Khánum dhe Mírzá Mihdí. Në 1849, një vëlla më i ri vdiq dhe Bahá'u'lláhu, sipas zakonit të aprovuar dhe parashikimeve, u martua me të venë. Më pas, në Bagdad, e veja e një martiri shkoi në mbrojtjen e Tij, të cilën Ai e mbrojti në mënyrën e vetme të mundëshme, duke e marrë atë si gruan e Tij të tretë. Këto martesa ishin përbrenda ligjit dhe zakonit Myslyman dhe u bënë përpara Deklaratës së misionit të Bahá'u'lláhut dhe para daljes së librit të Tij të ligjeve, Qitapi Akdas, që përshkruan monogaminë.

74 Nabíl-i-A'ẓam, Lajmëtarët e Agimit, #187-190

75 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 37

76 Udhëheqës fetar

77 Bahá'u'lláh, Epistle to the Son of the Wolf [Letër për të Birin e Ujkut], f. 20

78 Bahíyyih Khánum, cituar në: Lady Blomfield, The Chosen Highway [Xhadeja e zgjedhura], f. 40-41

79 Bahá'u'lláh, Epistle to the Son of the Wolf [Letër për të Birin e Ujkut], f. 20-21

80 Bahá'u'lláh, Epistle to the Son of the Wolf [Letër për të Birin e Ujkut], f. 77

81 Nabíl-i-A'ẓam, Lajmëtarët e Agimit, #982

82 Biseda të dhëna prej 'Abdu'l-Baháit në Los Anxhelos, 19 Tetor 1912. Ylli i Perëndimit, vol.VII

83 Bahá'u'lláh, Epistle to the Son of the Wolf [Letër për të Birin e Ujkut], f. 22

84 Bahá'u'lláh, Epistle to the Son of the Wolf [Letër për të Birin e Ujkut], f. 21

85 Bahá'u'lláh, Súriy-i-Haykal, #6-7, në: The Summons of the Lord of Hosts, Tablets of Bahá'u'lláh [Thirrja e Zotit e Ushtrive, Tabela të Bahá'u'lláhut]

86 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 105

87 Islami dhe Kristianiteti Perëndimor, janë të ndara ngjashmërisht në dy ndarje kryesore me qindra nën ndarje dhe sekte të vogla në secilën fe.

88 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 108

89 Bahá'u'll'ah, cituar në: Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pran:e], f. 101-02

90 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 103

91 Libri i Bábit quhet Bayán
92 Shih Nabil-i-A'ẓam, Lajmëtarët e Agimit, #572
93 Bahá'u'lláh, Qitapi Ikan, #279

94 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 120

95 Nabíl-i-A'ẓam, Lajmëtarët e Agimit, #921

96 Balyuzi, Bahá'u'lláh, The King of Glory [Mbreti i Lavdisë], f. 117

97 Balyuzi, Bahá'u'lláh, The King of Glory [Mbreti i Lavdisë], f. 116

98 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 120

99 Bahá'u'lláh, Qitapi Ikan, #279
100 Bahá'u'lláh, Qitapi Ikan, #279

101 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 120

102 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 121

103 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 122

104 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 123-24

105 'Abdu'l-Bahá, cituar në: Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 124

106 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 121

107 Balyuzi, Bahá'u'lláh, The King of Glory [Mbreti i Lavdisë], f. 122

108 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 129-31

109 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 134-35

110 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 135

111 Ky incident është dhënë nga H. M. Balyuzi në Bahá'u'lláh, Mbret i Lavdisë. Oksford: George Ronald, 1980

112 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 135-36

113 Për një rrëfim më të detajuar të rryshfetit, korrupsionit, degradimit dhe kalbëzimit që vinte nga një konditë e tillë shikoni Lord Curzon, Persia and the Persian Question [Persia dhe Çështja Persiane]

114 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 141

115 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 143

116 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 144

117 'Abdu'l-Bahá, Përgjigje për disa pyetje, #9:8-9

118 Balyuzi, Bahá'u'lláh, The King of Glory [Mbreti i Lavdisë], f. 145

119 'Abdu'l-Bahá, Përgjigje për disa pyetje, #9:17

120 A nuk dëgjojmë ne jehona të përmendjeve të para për një sekt të urryer të Nazarenit?

121 Balyuzi, Bahá'u'lláh, The King of Glory [Mbreti i Lavdisë], f. 155

122 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 148

123 Naw-Rúz, dita antike e vitit të ri të Zoroastrianizmit, është gjithashtu dita e parë e vitit në kalendarin e vendosur prej Bábit, 21 Mars, ekuinoksi pranveror.

124 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 149

125 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 149

126 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 149-50

127 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 150

128 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 144

129 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 152

130 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 152-53

131 Nabíl, cituar në Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 153

132 Në sekte të caktuara Islame nje besimtari në burgim i lejohet të mohojë Besimin e vet; kjo quhet 'shpërbërje'

133 Bahá'u'lláh, Qëmtime, #14:19, 14:6, 14:10, 3:1, 7:1, 7:2, 4:1; Tabela e Aḥmadit

134 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 155

135 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 155

136 Baluyzi, Bahá'u'lláh, The King of Glory [Mbreti i Lavdisë]

137 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 156

138 Balyuzi, Bahá'u'lláh, The King of Glory [Mbreti i Lavdisë], f. 187-88

139 'Abdu'l-Bahá, Memorials of the Faithful [Përkujtimore e besimtarëve], f. 146

140 Një anëtar i devotshëm dhe i besuar i kortezhit, Áqá Riḍá, tha se ai shkroi rrëfimin e tij për ato ditë vitale me kërkesë të Nabílit, që kërkonte dëshmi të ngjarjeve të cilat ai, Vetë nuk i pa. Shih Balyuzi, Bahá'u'lláh, King of Glory [Mbreti i Lavdisë]

141 Të gjitha citatet e këtij kapitulli janë nga: Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], kap. 9, f. 158-61

142 Shih kap. 14, f. 59-60, 63

143 Geoffrey Ashe dhe të tjerë vunë në skenë një shfaqje për një vizitë të supozuar të Jezusit kur ishte fëmijë, në Glastonbury në Anglinë jugperëndimore, legjenda ishte e frymëzuar nga himni i famshëm i Blekut Jeruzalemi: 'Dhe ato këmbë, në kohët e shkuara, ecën mbi malet e Anglisë të gjelbra...'

144 Ky ishte një qytet i rëndësishëm në kohët e shkuara. Ishte ndërtuar nga Perandori Romak Hadrian dhe mbante emrin e tij. Dikur ishte kryeqyteti i perandorisë Turke. Tani quhet Edirne.

145 Nga Bagdadi në Kostandinopojë, pastaj në Adrianopojë dhe përfundimisht në 'Akká.

146 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 172

147 Shumica e pasazheve pasuese mund të gjenden në Tabelat e Bahá'u'lláhut për mbretërit dhe Sunduesit e titulluar Shpallja e Bahá'u'lláhut, Haifa: Qendra Botërore Bahá'í, 1967. Ato që nuk i gjeni atje janë treguar.

148 Bahá'u'lláh, cituar në: Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 181

149 Bahá'u'lláh, cituar në: Shoghi Effendi, The Promised Day is Come [Dita e premtuar ka ardhur], f. 62

150 Shoghi Effendi, The Promised Day is Come [Dita e premtuar ka ardhur], f. 52

151 Bahá'u'lláh, Epistle to the Son of the Wolf [Letër për të Birin e Ujkut], f. 50-51

152 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 199

153 Bahá'u'lláh, cituar në: Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 197

154 'Së shpejti, ju do të shikoni fshirjen e emrit Qájár dhe toka e Iranit do të pastrohet prej tyre.' Shih Balyuzi, Bahá'u'lláh, The King of Glory [Mbreti i Lavdisë], f. 410

155 Shoghi Effendi, The Promised Day is Come [Dita e premtuar ka ardhur], f. 66

156 Bahá'u'lláh, Qëmtime, #116:1

157 Bahá'u'lláh, cituar në: Shoghi Effendi, World Order of Bahá'u'lláh [Rendi botëror i Bahá'u'lláhut], f. 104

158 Balyuzi, Bahá'u'lláh, The King of Glory [Mbreti i Lavdisë], f. 15

159 Bahá'u'lláh, Tabela të Bahá'u'lláhut, #3:13

160 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 230

161 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 166

162 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 169

163 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 170

164 Shih Taherzadeh, Revelacioni i Bahá'u'lláhut, vëll.2, kap. 5. Oksford: George Ronald, 1977.

165 Kjo Tabelë e Aḥmadit është shkruar në Arabisht. Ka një tjetër në Persisht të adresuar njërit prej mërgimtarëve sjellja e të cilit nuk ishte e mirë.

166 Smithfieldi ishte një zonë në Londër ku, në kohra të hershme katolikët dhe protestantët e digjnin njëri tjetrin.

167 Lord Cuzron, Persia and the Persian Question [Persia dhe çështja persiane]

168 Balyuzi, Bahá'u'lláh, The King of Glory [Mbreti i Lavdisë], f. 220

169 Balyuzi, Bahá'u'lláh, The King of Glory [Mbreti i Lavdisë], f. 221

170 Shoghi Effendiu e përktheu këtë si Shtëpia e komandës së Perëndisë

171 Balyuzi, Bahá'u'lláh, The King of Glory [Mbreti i Lavdisë], f. 222

172 Balyuzi, Bahá'u'lláh, The King of Glory [Mbreti i Lavdisë], f. 243

173 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 177

174 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 180

175 E. G. Browne, cituar në: 'Abdu'l-Bahá, Tregim i një udhëtar

176 Balyuzi, Bahá'u'lláh, The King of Glory [Mbreti i Lavdisë], f. 259

177 Balyuzi, Bahá'u'lláh, The King of Glory [Mbreti i Lavdisë], f. 256

178 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 179-81

179 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 179-82

180 Nuk duhet të ngatërrohet me Mírzá Áqá Ján, shkruesin e Bahá'u'lláhut

181 Stenografi privat i shkruesit.

182 Vëllai më i ri i 'Abdu'l-Baháit, Mírzá Mihdi, që do të vdiste në burgun e 'Akkás në moshën 22 vjeçare.

183 Balyuzi, Bahá'u'lláh, The King of Glory [Mbreti i Lavdisë], f. 267-68

184 Në 1867 qeveria Turke i lejoi Hebrenjtë të kishin vendin e tyre në Palestinë.

185 I Përndershmi Georg Townshend komentoi për këtë fragment në librin e tij Krishti dhe Bahá'u'lláhu: 'Konfirmimi i opinionit ortodoks Kristian bëhet zakonisht në të gjitha kishat duke lexuar në mëngjesin e Krishlindjes, sikur t'ia referojnë Jezusit, fragmentin që Isaiaha shkroi për Zotin e ushtrive (Isaia 9:6-7). Megjithatë titujt përshkrues që jepen nuk i përkasin vetë Krishtit, ndërsa disa prej tyre, Ai i mohoi veçanërisht, si për ta bërë një referencë të tillë të gabuar ndaj Vetvetes të pamundur. Ai e mohoi të ishte Zoti i Fuqishëm kur Ai e quajti vetveten 'Biri i Zotit' (Gjoni 5:18-47 ku Jezusi e mohon akuzën se Ai pretendonte barazi me Perëndinë), nuk pranoi të ishte Ati kur Ai tha,'Ati im është më i madh se sa Unë' (Gjoni 14:28); ndërsa përsa i përket Princit të Paqes, Ai thotë, 'Unë nuk erdha të sjell paqe, por shpatën' (Mateu 10:34). Ai nuk pretendonte të mbartëte qeveri mbi shpatullat e tij apo se ajo do të ishte gjykimi dhe drejtësia e Tij e përheshme, kur Ai thotë, 'Mbretëria Ime nuk është e kësaj bote' (Gjoni 18:36).

186 Isaia 2:2-3, 40:9-10, 9:6-7; Psalmet 24:9-10; Amos 1:2

187 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon prane], f. 184

188 Taherzadeh, Revelacioni i Bahá'u'lláhut, vëll. 3. Oksford: George Ronald, 1983.

189 Bahá'ulláh, cituar në: Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon prane], f. 184

190 Bahá'ulláh, cituar në: Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon prane], f. 185

191 Bahá'u'lláh, Qëmtime, #170:1

192 Bahá'u'lláh, cituar në: Shoghi Effendi, The World Order of Bahá'u'lláh [Rendi botëror i Bahá'u'lláhut], f. 109

193 Bahá'u'lláh, cituar në: Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 186

194 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 188

195 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 188

196 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 188

197 Shih Gjen. 10:24, 11:12-15.

198 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 189

199 Balyuzi, Bahá'u'lláh, The King of Glory [Mbreti i Lavdisë], f. 326

200 Njëri prej shumë titujve me të cilat besimtarët e hershëm i drejtoheshin Bahá'u'lláhut.

201 Balyuzi, Bahá'u'lláh, The King of Glory [Mbreti i Lavdisë], f. 327

202 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 190

203 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 190

204 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 190-91

205 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 190

206 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 191

207 Eshtë 'kritiku më i madh' i shquar i Biblës dhe autori i Pajtimi i Racave dhe i feve. Ai e rregulloi vizitën e 'Abdu'l-Baháit në Oksford në 1912 dhe e mbajti Atë dhe grupin e Tij në shtëpinë e vet.

208 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 213

209 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 217-18

210 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 192

211 Ka disa evidenca që sugjerojnë se ky ishte Gjeneral Gordoni; kërkimi mund ta konfirmojë këtë.

212 Bahá'u'lláh, cituar në: Balyuzi, Bahá'u'lláh, The King of Glory [Mbreti i Lavdisë], f. 360

213 Ai ishte Myftiu.

214 'Abdu'l-Bahá, cituar në: Balyuzi, Bahá'u'lláh, The King of Glory [Mbreti i Lavdisë], f. 357-59

215 Bahá'u'lláh, cituar në: Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 196

216 'Abdu'l-Bahá, cituar në: Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 196

217 'Abdu'l-Bahá, cituar në: Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 193

218 Ṭúbá Khánum, cituar në: Lady Blomfield, The Chosen Highway [Xhadeja e zgjedhur], f. 97

219 May Maxwell, An Early Pilgrimage [Një Pelegrinazh i hershëm], f. 33-34

220 J. E. Esslemont, #3, f. 37

221 Shiko kopertinën për të kujtuar përshkrimin (f. 1)

222 Bahá'u'lláh, Qëmtime, #11

223 Bahá'u'lláh, cituar në: Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 222

224 Nabíl, cituar në: Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 222

225 Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], f. 222-23

226 Bahá'u'lláh, Prayers and Meditations [Lutje dhe Meditime], # 5:2,3

227 Komuniteti Bahá'í Ndërkombetar, Bahá'u'lláh, bot. i parë, Tiranë 1994

228 Bahá'u'lláh, Tabela të Bahá'u'lláhut, #11:13
229 Bahá'u'lláh, Qëmtime, #4:2

230 Bahá'u'lláh, cituar në: J. E. Esslemont, Bahá'u'lláh dhe Epoka e Re, #3, f. 39


Table of Contents: Albanian :Arabic :Belarusian :Bulgarian :Chinese_Simplified :Chinese_Traditional :Danish :Dutch :English :French :German :Hungarian :Italian :Japanese :Korean :Norwegian :Persian :Portuguese :Romanian :Russian :Spanish :Swedish :Turkish :Ukrainian :