TRAJNIM PËR EKIPET E MËSIMDHËNIES (2 orë) 1. Mësimdhënie (1 orë) A. Lexoni më poshtë udhëzimet e fundit dhe përgjigjuni pyetjeve që pasojnë: “Shpirti që vë në jetë komunitetin Bahá’í të Mbretërisë së Bashkuar është gjallërues. Sa larg ka udhëtuar komuniteti juaj që prej fillimit të Planit Pesëvjeçar në 2001! Sa energjidhënëse janë përvojat e besimtarëve, të cilët, duke luftuar plogështinë dhe frikërat e kufizimeve të veta, ia dolën të bëhen kampionë në fushën e mësimdhënies.” Shtëpia Universale e Drejtësisë drejtuar ASHK-së së Mbretërisë së Bashkuar, 17 prill 2006 1) Me çfarë kanë luftuar besimtarët e Mbretërisë së Bashkuar? 2) Çfarë janë bërë ata? “Pasuesit e Bahá’u’lláh-ut kudo me të drejtë mund të jenë krenarë për madhështinë e arritjeve të tyre gjatë Planit Pesëvjeçar që tani po i afrohet fundit. Dhe ata mund ta shikojnë të ardhmen me një besim që u jepet vetëm atyre, vendosmëria e të cilëve është çelikosur përmes përvojës.” Shtëpia Universale e Drejtësisë, Riḍván 2006 3) Kush mund të shikojë drejt të ardhmes me besim? “Në asnjë fushë nuk është demonstruar më qartë se në fushën e mësimdhënies rritja e iniciativës personale. Përpjekjet individuale për të mësuar Fenë, qoftë në formën e takimeve pranë zjarrit apo të qarqeve të studimit, janë padiskutim në rritje. Besimtarët, të pajisur me aftësi dhe metoda efektive e të vlefshme për të gjithë dhe të inkurajuar nga përgjigjja e veprimeve të tyre të fituara, shoqërohen gjithnjë e më shumë me njerëz të çdo shtrese sociale, duke i përfshirë ata në një seri bisedimesh me tema prezantimi shpirtëror. Me një perceptim shpirtëror gjithnjë e më të madh, ata arrijnë të ndjejnë aftësi marrëse dhe të njohin etjen për ujërat jetëdhënëse të Mesazhit të Bahá’u’lláh-ut. Ndër të gjithë ata që takojnë - prindërit e fëmijëve fqinjë, kolegë të punës, njohje të rastësishme, - ata kërkojnë shpirtrat me të cilët mund të ndajnë pjesë nga ajo që Ai i ka dhuruar kaq hirësisht njerëzimit. Rritja e eksperiencës i lejon ata të adaptojnë prezantimet e tyre sipas nevojave të kërkuesve, duke përdorur metoda të mësimit direkt të nxjerra nga Shkrimet për ta ofruar Mesazhin në një mënyrë sa dashamirëse aq edhe ftuese.” Shtëpia Universale e Drejtësisë, 27 Dhjetor 2005 (paragr.7) 4) Në çfarë lloj aktivitetesh mësimdhënieje po angazhohen njerëzit? 5) Me çfarë aftësish dhe metodash jemi pajisur tani? 6) Identifiko disa nga këto aftësi dhe metoda. 7) Nga çfarë jemi inkurajuar ne? “Në mënyrë të ngjashme, dëshira dhe gatishmëria për t’i hapur publikut tё gjerё disa elemente të jetës së komunitetit, duhet të jenë të integruara në një model sjelljeje që tërheq shpirtëra dhe i konfirmon ato. Në lidhje me këtë është arritur shumë, ndërsa miqtë kanë adaptuar mënyra të reja të menduari dhe tё vepruari në nivel kolektiv. Komuniteti, në mikpritjen e numrave të mëdha në krahët e tij, po mëson të shikojё mё me shpejtësi potencialitetin e fshehur te njerёzit dhe të evitojë formimin e barrierave artificiale bazuar në ide të paragjykuara.” Shtëpia Universale e Drejtësisë, 27 Dhjetor 2005 (paragr. 15) 8. Cili kurs na trajnon që ‘të ndjejmë predispozicionin’ (receptivitetin, pranueshmërinë)? 9. Shkurtimisht identifiko disa nga shenjat e predispozicionit (receptivitetit, pranueshmërisë). 10. Me çfarë lloj njerëzish kemi të bëjmë? 11. Çfarë na lejon të bëjmë eksperienca e shtuar? “Faza e shtrirjes shpesh zgjat dy javë dhe kërkon një nivel të lartë intensiteti. Objektivi i saj është të zgjerojё qarkun e atyre që janë të interesuar për Besimin, për të gjetur shpritra pranues tё Besimit dhe për t’i mësuar ata. Kjo fazë, megjithëse mund të përfshijë disa elemente të shpalljes, nuk duhet parë si një rast për të organizuar disa aktivitete për këtë qëllim ose për të ndërmarrë një seri aktivitetesh që transmetojnë vetëm informacion. Eksperienca sugjeron që, sa më shumë përafrimet dhe metodat e mësimdhënies janë në një linjë me kapacitetin e fituar nga studimi i kurseve të institutit, aq më shpërblyese do të jenë rezultatet.” Shtëpia Universale e Drejtësisë, 27 Dhjetor 2005 (paragr. 23) 12. Cili është objektivi i fazës dyjavore të përhapjes? 13. Çfarë nuk duhet të përfshihet shumë në këtë fazë? 14. Çfarë duhet të bëjmë nëse duam rezultate shpërblyese? “Planet e hartuara për këtë fazë angazhojnë në mënyrë të pandryshueshme realizimin e projekteve të mësimdhënies të hartuara me kujdes, fushatat e vizitave nëpër shtëpi dhe takimet pranё vatrës, shpesh nëpërmjet mobilizimit të grupeve të mësimdhënies. Mbi të gjitha, modeli i shtrirjes që zhvillohet ndryshon nga zona në zonë. Aty ku popullata ka demonstruar tradicionalisht një nivel të lartë pranues ndaj Fesë, duhet pritur një rritje e shpejtë e besimtarëve të rinj... Në zona të tjera deklarimet mund të jenë të pakta në fazën e shtrirjes, veçanërisht në ciklet e para, dhe objektivi është rritja e numrit të atyre që dëshirojnë të marrin pjesë në aktivitetet-bazë. Kështu kjo përcakton natyrën e fazës së konsolidimit, e cila angazhon gjerësisht kultivimin e interesave të kërkuesve dhe i shoqëron ata në kërkimet shpirtërore derisa ata konfirmohen në besimin e tyre.” Shtëpia Universale e Drejtësisë, 27 Dhjetor 2005 (paragr. 24+25) 15. Çfarë përfshin në mënyrë të pandryshueshme faza e përhapjes? 16. Në zonat që nuk kanë treguar një shkallë të lartë predispozicioni, cili është qëllimi i fazës së përhapjes? 17. Çfarë përfshin në mënyrë të gjerë faza e konsolidimit? “Pra është e qartë që një qasje sistematike ndaj trajnimit ka krijuar një rrugë për Bahá’i-të për të arritur shoqërinë që na rrethon, për të ndarë Mesazhin e Bahá’u’lláh’-ut me miqtë, familjarët, fqinjët e bashkëpunëtorët dhe për t’iu paraqitur atyre pasurinë e mësimeve të Tij. Ky orientim i të shikuarit jashtë është një nga frytet më të mira të mësimeve të nxjerra nga puna në terren.” Shtëpia Universale e Drejtësisë, Janar 2003 B. Lexoni historitë e mëposhtme që përshkruajnë eksperienca mësimdhënieje të kohëve të fundit në Angli dhe diskutoni se si mund të aplikohen ato në punën tuaj të mësimdhënies. 1. Një nënë nuk pati mundësi të merrte pjesë në javën e parë të një programi intensiv rritjeje, por ishte e vendosur që të bënte më shumë javën e dytë. Ajo bëri tre vizita shtëpie, njërën te mësuesja e saj e jogës, e cila më vonë solli tetë persona në takimin e saj devocional. Ajo bëri një vizitë te një familje nga Sri lanka, që kishte të afërm Bahá’í dhe pati mundësi të përdorte një pjesë të Prezantimit të Anës. Ajo gjithashtu ndau lutje me nënat e tjera dhe i ftoi ato në Takimin e saj devocional. Ajo tha që po mëson kaq shumë dhe që kjo ishte me të vërtetë përvoja e saj e parë e mësimdhënies. “Ishte fantastike. Unë u mbusha shpirtërisht me të”. Ajo madje përgatiti disa fletushka, ku shpjegonte dhe ftonte nënat e tjera të shkollës së fëmijëve të saj në një qark studimi të Librit 1. Kjo kërkonte me të vërtetë kurajo. Ajo thotë për merakun e saj: “Nuk fjeta gjithë natën. Këto janë dobësitë tona, por nuk duhet t’i mbajnë larg të tjerët për shkak të druajtjes tonë.” Tre nëna morën pjesë në seksionin e parë dhe shumë të tjera kanë bërë të ditur dëshirën e tyre për të marrë pjesë. 2. Vajza ime adoleshente dhe unë shkuam në shtëpinë e fqinjëve tanë. Ata kanë katër fëmijë me moshë nga 11-16 vjeç. Ne të dyja bëmë pjesën tonë praktike për Librin 2. Unë ndava me ta temën mbi Besëlidhjen dhe vajza ime ndau atë rreth jetës së Bahá'u'lláh-ut. Ajo gjithashtu u mësoi atyre një lutje, që ishte argëtim për katër fëmijët. U kërkuam të ndanin me ne lutjet e tyre dhe ata e bënë këtë, patëm një thellim të vogël mbi lutjen dhe efektin e saj, që është ajo që mësojmë nga Libri 1. Vendosëm të kemi takime lutjesh së bashku, mundësisht çdo dy ose tre javë, duke ndarë lutje nga Besimet tona. Ata ndjekin besimin Hindu. Tani fillon puna e vërtetë! 3. Mikja ime dëshironte të mësonte më tepër. Ajo kërkoi që të merrte pjesë në një “takim kishe”. Unë i thashë që ne nuk kemi kishë, por kemi takime devocionale. Kështu që ekipi ynë përgatiti një të tillë menjëherë ditën tjetër. 4. Me ndihmën e një të riu dhe një anëtari të ekipit tim të mësimdhënies, vendosa ta bëj klasën time sistematike të fëmijëve më “miqësore ndaj të rriturve”, që t’u mundësohej prindërve të ndjeheshin më të përfshirë. Ne organizuam një projekt artistik me temën e dashurisë, meqenëse dita e Shën Valentinit po afronte. Ne zgjodhëm citatin “Në kopshtin e zemrës tënde mos mbill tjetër veç trëndafilit të dashurisë” dhe prindërit e fëmijët bënë karta së bashku. Ishte pikërisht ky plan për të përfshirë të rriturit që më dha kurajon për të ftuar edhe një zotëri me fëmijën e tij, të cilët i kasha takuar pak ditë më parë në park. Ne patëm folur dhe ai me tha se ishte një baba i vetëm. Vlerësova se ai kishte nevojë për mbështetje dhe dija se klasat e fëmijëve si aktivitet-bazë mund ta përmbushnin këtë nevojë. Përmenda që edukimi i fëmijëve është një nga gjërat më të rëndësishme për të cilat mund të mendojme dhe ai ishte dakord, kështu që e ftova atë në klasë, edhe pse fëmija i tij ishte shumë i vogël për të marrë pjesë siç duhet. E dija që ishte me vend ta ftoja atë, sepse unë kisha planifikuar aktivitete ku mund të angazhoheshin edhe të rriturit. 5. Një mik komentoi se ai dhe gruaja e tij ishin “kënaqur shumë!” nga oferta për të shkuar e për ta vizituar atë në shtëpinë e tij. Ai tha “faleminderit” shumë herë për vizitën tonë. Kuptova se duke vizituar miqtë tanë dhe familjet e tyre, nuk jemi duke u hequr atyre diçka (siç kemi frikë shpesh), por jemi duke u bërë një dhuratë. 6. Shkova të vizitoj një nga mamatë e klasës së para-të rinjve që po ndihmoj për të mësuar. E pyeta nëse mund t’i thoja asaj historinë e Bab-it dhe ajo ra dakord duke më pyetur: “Sa dëgjues do të preferoje? Unë mund të ftoj fqinjët e mi.” Në të vërtetë fqinjët e saj nuk mundën të vijnë, por vajza e saj, djali dhe një mik i djalit u ulën dhe me shumë respekt dëgjuan historinë. Mund të them se miku i djalit të saj u kënaq nga historia në mënyrë të veçantë, sepse dukej shumë i përqendruar në fytyrë. Në fund pyeta se cila pjesë u pëlqeu më shumë. Vajza tha që asaj i pëlqeu pjesa ku Bab-i tha “E kam mbaruar punën time tani. Mund të më merrni”, kur rojet e marrin atë për herë të dytë për ta martirizuar. Pyeta nënën se cila ishte përgjigja e saj. Ajo tha: “Duke dëgjuar këtë histori, do të bëhesha edhe më pak e prirur për të besuar”. Nuk e kisha paramenduar që formimi i saj është shkencor dhe se ka disa pjesë të historisë që janë krejt të mbinatyrshme dhe që mbase do të ishin të veshtira për t’u pranuar nga disa njerëz. Kjo zonjë di shumë pak për Besimin, pra ndoshta ishte thjesht një histori për të. Sidoqoftë nuk e konsiderova aspak një dështim këtë! Ndërsa dilja ajo megjithatë shprehu dëshirën të mësonte një çikë më shumë për Besimin. E pyeta cilin aspekt do të donte të njihte. I kisha folur më parë për një prezantim që do të bëja mbi barazpeshën e nevojshme mes shkencës dhe fesë dhe ajo tha që kjo do të ishte interesante për të. Sugjerova që ta bënim këtë temën e bisedës tonë të ardhshme. Gjatë Fazës së Konsolidimit e ndoqa këtë situatë dhe shkova t’i takoja ata përsëri, kësaj radhe me citate mbi Shkencën dhe Fenë, të printuara në copëza letre. Kësaj radhe bashkëshorti i zonjës mori pjesë për herë të parë dhe lexoi citatet që unë i shpërndava në mënyrë që ata t’i lexonin gjatë prezantimit. Në fund të ‘takimit rreth vatrës’, zonja tha: “Kjo m’u duk më shumë si një lutje se sa një prezantim. Do të doja disa minuta qetësi për të menduar rreth asaj që sapo the”. 7. Kudo që shkova gjatë Fazës së Përhapjes mora një bllok të vogël shënimesh dhe laps me vete. Kështu që kur takova njerëz me të cilët u angazhova, të cilët doja t’i ftoja në aktivitetet e planifikuara, mund të shkruaja emrin tim, adresën dhe një numër telefoni në një copëz letër dhe t’ua jepja atyre. Rezultati i kësaj është që një zotëri dhe fëmija e tij po marrin pjesë në klasat e fëmijëve. 8. Faza e Përhapjes e ka nënvizuar nevojën time për të bërë miqësi të reja dhe për t’i ushqyer ato ekzistueset. Jam nënë e dy fëmijëve dhe vendosa të marr pjesë në një takim për kafe në mëngjes te kopështi i fëmijëve të mi, në mënyrë që të takoj nënat. Gjithashtu takova disa miq që s'i kisha takuar prej muajsh, gjë që na çoi në disa biseda shpirtërore dhe shpresoj të na çojë gjithashtu edhe në vizita në një të ardhme të afërt. 9. U ktheva papritur nga ana tjetër dhe pashë një zonjë që ishte ulur vetëm në tavolinën prapa meje, duke lexuar një libër. Isha kurioze të dija çfarë po lexonte, ndaj e anova pak kokën dhe lexova: “Hapa drejt një balance të brendshme shprtërore”. Po qeshja brenda meje duke menduar se çfarë konfirmimi më të madh se ky mund të më jepte akoma Bahá’u’lláh. Po mendoja çfarë hapi mund të bëja që të mos dukesha si e çmendur. Pastaj mora frymë thellë dhe e pyeta çfarë po lexonte. Biseda pastaj na çoi drejt të folurit për Besminin për rreth më shumë se një orë, derisa mikja e saj erdhi. I ftova ato në një takim devocional dhe ‘takim rreth vatrës’ në shtëpinë time po atë fundjavë, që do të ndiqej nga një ftesë për të marrë pjesë në qarkun e studimit të librit 1. 10. U prezantova dhe i thashë se e kontaktova në sajë të një miku të saj në Wales, i cili pati përmendur se ajo ishte e interesuar të mësonte për Besimin. Ajo menjëhere pranoi të më takonte dhe unë sugjerova të mërkurën, meqë e dija se kisha shumë takime atë ditë dhe të nesërmen. Por ajo sugjeroi të takoheshim atë ditë dhe unë pranova, sepse e dija që nuk mund t’i rezistosh dot vullnetit të Baha’u’llah-ut, hipën mbi dallgë dhe lejon që Ai të përkujdeset për të gjithë takimet e tua. Ftova te vinte edhe një mik Bahá’í. Ndamë Tabelën e Ahmadit dhe disa lutje dhe po prisnim me padurim. Në orën 12:20 të drekës pashë një zonjë me biçikletë që po shihte një copëz letre në dorë dhe e kuptova që ishte ajo. Zonja hyri dhe përgjatë një ore i gjithë prezantimi i Anës u nda me të. I treguam fotografi të Tokës së Shenjtë në një libër të madh Bahá’í dhe i shpjeguam gjerë e gjatë për Rendin Administrativ. Përdorëm dy lutje dhe citate të tjera gjatë prezantimit. Vura re se ajo po buzëqeshte në heshtje, duke ndenjur në karrigen e saj më e qetë se në fillim. Po pyesja veten se çfarë po mendonte, ndaj e pyeta: “ Mos keni qenë Bahá’í prej kohësh por thjesht s’e keni pranuar?” Ajo u përgjigj: “Mendoj se po”. Pastaj i thashë: “Epo, nëse e njihni Bahá’u’lláh-un si Manifestim të Perëndisë për sot, atëherë jeni Bahá’í.” Ajo u përgjigj: “Po.” Pyeta prapë: “E njihni Baha’u’llah-un si Manifestim të Perëndisë?” Ajo dha përgjigje afirmuese. Pastaj i thashë: “Po, ju jeni Bahá’í; a mund t’ju regjistroj si Bahá’í?” Ajo pranoi. Pastaj u ngritëm dhe u përqafuam. 2. Duke punuar në ekipe mësimdhënieje (1 orë) 1) Në grupe të vogla studioni udhëzimet për ekipet e mësimdhënies dhe diskutoni çdo pikë që ka nevojë për sqarim. 2) Diskutoni se çfarë lloj veprimi mund të ndërmarrë ekipi juaj i mësimdhënies për t’u përgatitur paraprakisht për fillimin e ciklit, p.sh. të takoni njerëzit, zhvillimi i miqësive, praktikimi i vizitave në shtëpi, pjesëmarrja në kurset e rifreskimit për Librin 2 dhe 6 etj. 3) Diskutoni se si do ta ndërtoni ekipin tuaj të mësimdhënies. Kur do të takoheni dhe sa shpesh? Kush do të jetë koordinatori? Përdorni fletën e planifikimit personal për të identifikuar ata që do të takoni dhe se ku do t’i përfshini. Pastaj transferojeni këtë plan në një plan të përbashkët për ekipin tuaj dhe kalojani informacionin KZM (Komitetit Zonal të Mësimdhënies). Udhëzime për ekipet e mësimdhënies Ekipet • Ekipi formohet dhe punon së bashku për gjithë ciklin e rritjes, për të mbështetur njëri-tjetrin në mësimdhënie, duke përdorur aftësitë e fituara nëpërmjet kurseve të institutit. • Ekipet duhet të jenë të shkathëta, 2 apo 3 vetë është numër i mirë. Në Londër miqtë panë se ekipe më të mëdha e patën shumë më të vështirë për t’u takuar, për të bërë plane dhe për të qëndruar në kontakt. • Secili ekip ka një koordinator, i cili qëndron në lidhje me Komitetin Zonal të Mësimdhënies dhe/ose anëtarët e Bordit, për të ndarë mësimet dhe përparimin. Duhet të jetë dikush i cili e ka përfunduar serinë e kurseve të institutit, në mënyrë që të ketë një vizion të qartë të procesit. • Në secilin ekip duhet të jetë një apo më shumë miq që e kanë përfunduar serinë e kurseve në mënyrë që ekipi të mund t’i ofrojë të tre aktivitetet-bazë. Çfarë bëjnë ekipet • Gjatë fazës intensive ekipet përqendrohen mbi MËSIMDHËNIEN (duke ndarë një pjesë apo gjithë prezantimin e Anës nga Libri 6), duke përfituar në veçanti nga VIZITAT NË SHTËPI (duke përdorur aftësitë që kanë mësuar nëpërmjet kursit të institutit), dhe duke mbajtur TAKIME RRETH VATRËS. • Gjatë fazës konsoliduese mësimdhënia vazhdon, por ne përqendrohemi më shumë në vendosjen e AKTIVITETEVE-BAZË, për të ushqyer ato që kemi mësuar gjatë fazës intensive. Si e organizon veten ekipi • Gjatë fazës dyjavore intensive, ekipi punon së bashku dhe bën një përpjekje intensive (p.sh. në një nivel që nuk mund të mbahet më shumë se 2 javë!). • Plani i ekipit është përvijuar në fazën përgatitore (p.sh. gjatë Takimit të Reflektimit apo menjëherë pas tij), dhe përfshin një listë njerëzish që ju planifikoni t’i vizitoni në shtëpitë e tyre, njerëz që ju synoni t’i prezantoni me Besimin, t’i ftoni në aktivitetet-bazë etj. • Ekipi punon në mënyrë fleksibël për të arritur qëllimin e tij. Për shembull vizitat në shtëpi mund të bëhen vetëm ose në çifte, në varësi të nevojave të njerëzve që do të vizitohen. • Takohuni së bashku sa më shpesh që të jetë e mundur për t’u lutur, për të studiuar Shkrimet mbi mësimdhënien dhe konsultohuni. Librat 2 dhe 6 janë plot me shkrime, frymëzim dhe udhëzime të cilat mund të memorizohen. Uniteti dhe përpjekjet sakrifikuese të ekipit tuaj do të tërheqin konfirmime hyjnore. Një program tipik takimesh të ekipeve Takimi i parë • Lutuni për mësimdhënie • Bëni një listë të atyre që janë tashmë në komunitetin tuaj të interesit • Pastaj secili anëtar i ekipit mund të bëjë një listë të gjatë të të gjithë njerëzve me të cilët bini në kontakt – jo vetëm ata të cilët ju vijnë në mend për momentin. • Nga kjo listë e gjatë, bëni një listë të shkurtër të atyre mbi të cilët mendoni të përqendroheni. Lista juaj mund të ndryshojë me kalimin e kohës. • Planifikoni se si dhe kur do të bisedoni me secilin prej personave të identifikuar nëpërmjet dy metodave të lartpërmendura, d.m.th. me ata që janë pjesë e komunitetit të interesit dhe me ata që do të ftohen nëpër aktivitetete dhe do t’u mësohet Besimi. A mund të bëni vizita shtëpie? A do t’i ftoni ata në aktivitetet-bazë? Të ndani me ta të gjithë apo një pjesë të Prezantimit të Anës? Konsultohuni për qasjet që mund të bëni dhe se si mund të mbështesni njëri-tjetrin. • Kujtojeni veten për fuqinë e ndihmës hyjnore. Midis takimeve: • Lutuni me zjarr çdo ditë për njerëzit në listën tuaj të gjatë. • Kujtohuni gjatë gjithë kohës për ndihmën e fuqisë hyjnore. • Zbatoni planet tuaja dhe jini vigjilentë ndaj mundësive të reja. Takimi pasardhës • Takohuni shpesh. Këto takime mund të jenë të përditshme apo më pak të shpeshta, në varësi të mundësive. • Lutuni • Ndani çfarë keni mësuar nga përpjekjet tuaja për mësimdhënie që nga takimi i fundit. • Reflektoni mbi rezultatet dhe konsultohuni se si të përmirësoni qasjen tuaj. • Kthehuni nga Shkrimet për përgjigje dhe modifikoni planet në bazë të përvojës së fituar. Përsëritni ciklin • Takohuni sërish dhe përsëriteni këtë cikël të shkurtër nxënieje. • Ndani mësimet tuaja me të tjerët, nëpërmjet asistentëve dhe anëtarëve të Bordit. Çfarë bëjnë ekipet në fazën intensive të mësimdhënies? Rrisni komunitetin e interesit dhe arrini një farë rritjeje Synimi juaj fillestar mund të jetë që të rrisni ‘komunitetin e interesit’ siç përshkruhet në Mesazhin e Ridván 2004: “...bërthamës së besimtarëve të deklaruar po i shtohet një rreth më i gjerë njerëzish, ende jo Bahá’í, por të përfshirë me entuziazëm në aktivitetet-bazë të Planit.” Individët më pranues midis komunitetit të interesit mund të ftohen që të deklarohen Bahá’í dhe disa prej tyre do të jenë gati të veprojnë kështu mjaft shpejt. Mund të ketë shpirtra në komunitetin tuaj ekzistues të interesit të cilët janë gati të diskutojnë më në thellësi për Besimin. Kështu që, gjatë gjithë ciklit ne synojmë të ftojmë më shumë njerëz, të shtojmë numrin apo pjesëmarrjen në aktivitetet-bazën dhe të fillojmë të kemi rritje. Gjatë fazës së mësimdhënies intensive vëmendja është mbi mësimdhënien dhe vizitat e shtëpisë. Përdorni aftësitë nga Libri 2 dhe 6 Duhet të kemi parasysh qëndrimet dhe aftësitë e reja që kemi fituar nga Libri 2 dhe 6. Në Librin 2 mësuam rreth të ushqyerit të individëve që shkojnë përgjatë shtegut shpirtëror, nëpërmjet vizitave në shtëpitë e tyre. Ndërkohë që veprojmë në mënyrë të tillë, takojmë miqtë dhe anëtarët e familjes së tyre, ashtu si Beatriçe dhe miqtë e saj në Librin 2, të cilët vërtet hedhin e presin batuta ngacmuese me njëri-tjetrin, por janë të interesuar në Besim. Në Librin 6, është Ana që ia mëson shoqes Besimin. Në vend që ta ftonte Emilinë në një takim për të dëgjuar një prezantim, Ana e mëson atë duke u përfshirë në një bisedë dhe e fton që ta ndihmojë me klasën e fëmijëve. Mësoni ta çoni Besimin pranë shtëpive Përvoja midis popullatave pranuese ka treguar se mund të jetë më e efektshme të çohet Besimi te familjet, sesa të bëhet përpjekja për t’i sjellë ato tek aktivitetet e komunitetit ekzistues. Për shembull, t’u ofrosh që të mbash një takim devocional me familjen, të mbash një qark studimi me familjen, të kesh një klasë me fëmijët e tyre dhe miqtë e tij/saj. Deri në një fazë të mëvonshme, nuk është e nevojshme të merakosemi për t’i përfshirë besimtarët e rinj në komunitet. Përvojat tregojnë që mbajtja e një aktiviteti bazë në shtëpinë tuaj është shumë herë më efektive sesa përdorimi i një vendi publik dhe mbajtja e aktiviteteve pranë shtëpive të miqve tuaj, pjesë e komunitetit të interesit, është akoma më efektive. Dalin mundësi që nuk mund t’i kishit parashikuar kurrë. Në vijim mund të gjeni disa shembuj të aktiviteteve që mund të ndërmerren nga ekipi. Për disa prej këtyre aktiviteteve do t’ju nevojitet planifikimi paraprak. TAKIMET DEVOCIONALE • Ftoni fqinjtë tuaj te takimi juaj devocional. • Ofroni të vizitoni shtëpinë e besimtarëve, të cilët nuk i shikoni shpesh dhe bëni takime devocionale me ta. • Nisni takime devocionale pranë shtëpive të familjeve pranuese. • Nëse është e përshtashme për lagjen tuaj, organizoni takime devocionale në një vend publik afër shtëpisë suaj dhe ftoni banorët e lagjes në mënyrë të drejtpërdrejtë. VIZITAT NËPËR SHTËPI • Ndërmerrni vizitat nëpër shtëpi të Librit 1 për të ndarë një lutje me dikë. Mendoni rreth asaj që mund t’i nevojitet personit dhe gjeni një lutje për të (p.sh. udhëtimi, shërimi, fëmijët, etj.) • Vizitoni shtëpitë e besimtarëve ose të miqve të interesuar për të ndarë tema thellimi me ta. • Vizitoni shtëpitë për të ndarë tregimet e jetës së Báb-it dhe Bahá’u’lláh-ut. • Vizitoni shtëpitë për të paraqitur një pjesë ose të gjithë Prezantimin e Anës. • Shtëpitë e kujt mund t’i vizitoni? o Të personave që tashmë janë pjesë e komunitetit tuaj të interesit o Të miqve, familjarëve/fisit, kolegëve të punës, fqinjëve. o Të besimtarëve që nuk mund të marrin pjesë nëpër takime apo të besimtarëve që nuk janë më aktivë. o Të besimtarëve, familjarët e të cilëve nuk janë Bahá’í. o Të personave të njohjeve tona të reja. o (Mund të njiheni me Beatriçen te Libri 2!) TAKIMET RRETH VATRËS Takimet rreth vatrës janë ngjarje intime ku njerëzit mund të kenë biseda të thella rreth Besimit, pra nuk po flitet per takime të mëdha me folës. • Organizoni aktivitete ku mund ta paraqisni Besimin duke përdorur Prezantimin e Anës. • Takoni miq për takime rreth vatrës në forma drekash apo kafesh. • Takohuni me miqtë në ambiente ku mund të zhvilloni biseda të thella – në park, në një lokal të qetë, në shtëpinë tuaj, në shtëpinë e tyre. • Takime rreth vatrës ku jeni vetëm për vetëm me një person tjetër janë shumë efektive. • Takime muzikore rreth vatrës. • Mbrëmje ku ndahen tregime. • Prezantime të vogla dramatike si p.sh. improvizime nga Libri 4. QARQET E STUDIMIT • Formoni një qark studimi. Funksionon mirë për Bahá’í-të që ta përsërisin kursin me miqtë e tyre dhe është më e thjeshtë për ta krijuar një grup në këtë formë. • Mbani një qark studimi për një familje në shtëpinë e tyre. • Nëse kontaktet tuaja nuk janë gati akoma për të filluar një qark studimi, ata mund të bëhen gati gjatë fazës së konsolidimit të Planit. Megjithatë, ftojini ata – shumë miq habiten me numrin e lartë të miqve që pranojnë ftesat për të marrë pjesë në një qark studimi. KLASAT E FËMIJËVE • Sigurohuni që e keni gati Librin Ruhi për Fëmijë. Nëse nuk keni aplikuar, bëjeni synim të rëndësishëm, pasi klasat mund të lindin brenda ditës dhe duhet të jemi gati për këtë. • Shqyrtoni çdo mundësi për ofrimin e një klase fëmijësh për një grupmoshë të caktuar në lagjen tuaj. (Një gamë e gjerë moshash ka tendencën të mos funksionojë mirë.) • Përvojat në Angli treguan se mund të jetë e vështirë të mblidhen disa fëmijë Bahá’í për të krijuar një klasë; shpesh është më e thjeshtë të niset një klasë në shtëpinë e një fëmije Bahá’í dhe të ftohen miqtë e tij. Çdo fëmijë Bahá’í mund të shihet si një klasë fëmijësh potenciale lokale. • Ofroni një klasë si model në mënyrë që prindër dhe fëmijë të mund ta provojnë. GRUPET E PARATËRINJVE • Sigurohuni të keni gati Librin për paratërinj. • Nëse kohët e fundit keni përfunduar trajnimin e Animatorëve, shqyrtoni mundësitë për hapjen e një grupi para-të rinjsh. Është grupmoshë tepër pranuese. HARTIMI I PLANIT TUAJ • Tani merrni disa çaste për të bërë një plan individual mësimdhënieje, duke vendosur se kë doni të arrini, në ç’mënyrë dhe kur. Ndajeni me ekipin tuaj dhe konsultohuni rreth mënyrës sesi mund të mbështesni njëri-tjetrin në përpjekjet tuaja.