More Books by Shtëpia Universale e Drejtësisë

Dokument 2000-02 Institutët e trajnimit dhe rritja sistematike
Dokument 2000-07 Edukimi shpirtëror i fëmijëve dhe paratërinjve
Dokument 2003-04 Shtimi i vrullit
Letër 1988-12-05 Këshilltarëve kontinentale
Letër 2000-06-27 AShK-së së Shqipërisë
Letër 2001-01-09 Konferencës së Trupave Kontinentale të Këshilltarëve
Letër 2001-01-16 Bahá'í-ve të botës
Letër 2001-11-12 Asambleve Shpirtërore Kombëtare
Letër 2001-11-26 Këshilltarëve kontinentale
Letër 2002-01-10 Bahá'í-ve të botës
Letër 2002-05-01 Këshilltarëve kontinentale
Letër 2002-06-11 Asambleve Shpirtërore Kombëtare
Letër 2002-11-11 Komitetëve të të Rinjve Bahá'í të Europës
Letër 2003-01-17 Bahá'í-ve të botës
Letër 2005-12-27 Konferencës së Trupave Kontinentale të Këshilltarëve
Letër 2006-12-21 Bahá'í-ve të Egjiptit
Letër 2007-03-09 Bahá'í-ve të botës
Letër 2007-03-25 Bahá'í-ve të botës
Letër 2008-05-13 Bahá'í-ve të botës
Letër 2008-05-19 Ndjekësve të patundur ... të Iranit
Letër 2008-06-20 Besimtarëve në Djepin e Besimit
Letër 2008-07-28 Besimtarëve në Djepin e Besimit
Letër 2008-10-20 Bahá'í-ve të botës
Letër 2009-05-17 Asambleve Shpirtërore Kombëtare
Letër 2009-06-23 Bahá'í-ve të Iranit
Letër 2010-12-28 Konferencës së Bordeve Kontinentale të Këshilltarëve
Letër 2011-01-01 Bahá'í-ve të botës
Letër 2011-03-21 Besimtarëve në Djepin e Besimit
Letër 2011-12-12 Asambleve Shpirtërore Kombëtare
Mesazhi i ndërrimit jetë, Alí Akbar Furutan (2003-12)
Mesazhi Konferencës Rajonale në Stamboll (2009-02)
Mesazhi Kuvendit #09 Kombëtare e Shqipërisë 2000
Mesazhi Kuvendit #11 Kombëtare e Shqipërisë 2002
Mesazhi Naw-Rúz·it 2009 (166)
Mesazhi udhëheqësve fetarë të botës
Trajnim për ekipet e mësimdhënies (2006)
Free Interfaith Software

Web - Windows - iPhone








Shtëpia Universale e Drejtësisë : Mesazhi Naw-Rúz·it 2009 (166)

SHTËPIA UNIVERSALE E DREJTËSISË 21 mars 2009 Bahá’í-ve të Botës      Ky Naw-Rúz shënon përvjetorin e njëqindtë të njërës nga ngjarjet më të shënuara të Epokës Apostolike të Dispensacionit Bahá’í, eshtrat e shenjta të Báb-it u vendosën nga ‘Abdu’l-Bahá-i në vendin e prehjes së tyre të përhershme në malin e shenjtë të Perëndisë. Në fjalët e ‘Abdu’l-Bahá-it: “Lajmi më i gëzueshëm është ky, që trupi i shenjtë e i ndriçuar i Báb-it... pasi u transferua për gjashtëdhjetë vjet nga një vend në tjetrin për shkak të pushtetit të armiqve dhe nga frika e keqdashësve, pa njohur as prehje dhe as qetësi, përmes mëshirës së Bukurisë Abhá, është vendosur zyrtarisht në ditën e Naw-Rúz-it, i futur në arkivolin e shenjtë, në Mauzoleun e lartësuar të Malit Karmel.”      Në përkujtim të asaj fitoreje të Kauzës, anëtarët e Shtëpisë Universale të Drejtësisë, të shoqëruar nga anëtarët e Qendrës Ndërkombëtare të Mësimdhënies, kanë ofruar sot lutje falenderimi në Mauzoleun e Báb-it në emër të komunitetit mbarëbotër Bahá’í, duke shprehur falenderimet për mbrojtjen e pashtershme hyjnore të dhuruar ndaj Kauzës së Perëndisë. Në meditimin solemn, zemrat e tyre u tronditën kur risollën në kujtesë figurën të paharrueshme të Mjeshtrit të lënë për brezat e ardhshëm kur atë ditë, njëqind vjet më parë, duke vendosur me duart e Tij të Besuarin e pashoq në vendprehjen e fundit, Ai mbështeti kokën e Tij mbi anën e arkivolit të bekuar të Báb-it dhe, duke “u ngashëryer me zë të lartë, vajtoi me një vajtim të tillë, sa të gjithë ata që ishin në praninë e Tij vajtuan me Të.”  Ata gjithashtu kujtuan pengesat e shumëfishta me të cilat Ai ishte ballafaquar në ngritjen e kësaj ndërtese të shenjtë dhe lehtësimin e Tij të pafund në përmbushjen e njërit prej qëllimeve parësore të Misionit të Tij.      Një shekull më parë, Besimi po ngrihej nga një periudhë krize të rëndë gjatë së cilës burgosja e ‘Abdu’l-Bahá-it nga kundërshtarët e Tij të urryer në Perandorinë Osmane ishte përsëritur, një sulm i rëndë ndaj unitetit të Kauzës ishte nisur nga thyerësit e Besëlidhjes dhe një rritje e shpejtë në persekutimin e besimtarëve heroikë persianë kishte sjellë një valë të re sakrificash. Në të ardhmen e afërt këto do të sillnin fitore të shkëqyera. Udhëtimet e zellshme dhe të përcaktuara nga fati të ‘Abdu’l-Bahá-it në botën perëndimore do të çlironin fuqi të pallogaritshme shpirtërore të paracaktuara që të jepnin një zhvillim të padëgjuar të Besimit në kontinentet e Amerikës dhe të Evropës që ai vizitoi. Tabelat e Planit Hyjnor do të vinin në lëvizje proceset e paracaktuara që në rrjedhën e duhur do të sillnin transformimin shpirtëror të planetit. Vullneti dhe Testamenti i ‘Abdu’l-Bahá-it do të vendosnin themelet për një rend të ardhshëm botëror.        Sot Kauza e Perëndisë përballet përsëri me kundërshtarë mizorë e të pamëshirshëm, që kërkojnë më kot ta çrrënjosin në vendin e lindjes. Sidoqoftë, kjo po ndodh në një botë shumë më të ndyshme nga ajo e para njëqind viteve, kur Besimi ishte pak i njohur dhe mbrojtësit e saj ishin të pakët. Nga të gjitha anët e botës, pasuesit e Bahá’u’lláh-ut bëjnë thirrje për drejtësi, ndërkohë që me shembullin e jetës së tyre japin dëshmi detyruese për absurditetin e akuzave të ngritura kundër sivëllezërve të tyre iranianë. Në këtë thirrje ata bashkohen nga njerëz mendjehapur nga të gjitha prejardhjet, duke përfshirë mijëra iranianë, të cilët shprehin shqetësimin e tyre kundrejt mohimit të të drejtave njerëzore bashkatdhetarëve të tyre Bahá’í.      Sakrificat e Báb-it dhe të lajmëtarëve të agimit të Kauzës janë duke dhënë fryte të bollshme. Të mbushur me energji dhe me besim në vetvete, pasuesit e Emrit më të Madh në të gjithë botën kanë mobilizuar burimet e tyre, në një përpjekje të gjerë e të përbashkët, për t’i ofruar njerëzimit balsamin shërues të Mësimeve të Bahá’u’lláh-ut. Përparimi i madhërishëm i arritur gjatë shekullit të kaluar tregon fuqinë e pathyeshme me të cilën është pajisur Kauza. Kjo është vetëm një shenjë e përmbushjes përfundimtare të njëshmërisë së njerëzimit. [firmosur: Shtëpia Universale e Drejtësisë]


Table of Contents: Albanian :Arabic :Belarusian :Bulgarian :Chinese_Simplified :Chinese_Traditional :Danish :Dutch :English :French :German :Hungarian :Italian :Japanese :Norwegian :Persian :Portuguese :Romanian :Russian :Spanish :Turkish :Ukrainian :