More Books by Mesazhe të Riḍvánit

Riḍván 2000 (157)
Riḍván 2001 (158)
Riḍván 2002 (159)
Riḍván 2003 (160)
Riḍván 2004 (161)
Riḍván 2005 (162)
Riḍván 2006 (163)
Riḍván 2007 (164)
Riḍván 2008 (165)
Riḍván 2009 (166)
Riḍván 2010 (167)
Riḍván 2011 (168)
Riḍván 2012 (169)
Free Interfaith Software

Web - Windows - iPhone








Mesazhe të Riḍvánit : Riḍván 2010 (167)

SHTËPIA UNIVERSALE E DREJTËSISË Riḍván 2010 Bahá’í-ve të Botës Shumë të dashur Miq, (1) Me zemrat e mbushura me admirim për pasuesit e Bahá’u'lláh-ut, jemi të kënaqur të shpallim që, ndërsa kjo stinë më e gëzuar e Riḍván-it nis, në çdo kontinent të globit ka filluar një numër i ri programesh intensive të rritjes, duke e rritur numrin e përgjithshëm mbarëbotëror mbi cakun e 1’500 dhe duke e mbyllur mirë synimin e Planit Pesëvjeçar, një vit përpara përfundimit të tij. Ne përkulim kokat tona në mirënjohje ndaj Perëndisë për këtë arritje mahnitëse, këtë fitore tё shёnuar. Të gjithë që kanë punuar në fushë do ta çmojnë bujarinë që Ai i ka dhuruar komunitetit të Tij, duke i dhënë atij një vit të plotë për ta përforcuar modelin e përhapjes dhe konsolidimit tashmё gjithkund të ngritur, në përgatitje të detyrave që do t’i kërkohet të ndërmarrë në sipërmarrjen e ardhshme botërore – një plan prej një zgjatjeje pesëvjeçare, i pesti në një seri me synimin e qartë të përparimit të procesit të hyrjes me trupa. (2) Ndihemi të prekur, ndërsa ndalemi në këtë rast të gëzueshëm, të qartësojmë që ajo që ndjell një ndjenjë kaq të thellë krenarie dhe mirënjohjeje në zemrat tona nuk është aq bëma numërore që ju keni arritur, megjithëse është mbresёlёnёse, por një ndërthurje zhvillimesh në nivelin më të thellë të kulturës, të cilën kjo arritje dëshmon. Kryesor midis tyre është rritja që ne kemi vëzhguar në aftësinë e miqve për të biseduar me të tjerët mbi çështje shpirtërore dhe për të folur me lehtësi rreth Vetë Bahá'u'lláh-ut dhe Revelacionit të Tij. Ata kanë kuptuar mirë që mësimdhënia është një nevojë themelore e një jete bujare nё tё dhënё. (3) Në mesazhe të kohëve të fundit ne kemi shprehur lumturi në të dëshmuarit e shtimit të vazhdueshëm të tempit të mësimdhënies anembanë globit. Kryerja e këtij detyrimi shpirtëror themelor nga besimtari individual ka qenë gjithmonë dhe vazhdon të jetë një tipar i domosdoshёm i jetës Bahá’í. Atё qё ngritja e 1’500 programeve të rritjes ka bërë të dukshme ёshtё se sa guximtare dhe e matur është bërë tërësia e besimtarëve në daljen nga rrethi i ngushtë i familjes dhe i miqve të tyre, të gatshëm për t’u udhëhequr nga Dora udhёrrёfyese e të Gjithëmëshirshmit drejt shpirtrave receptivë në çfarëdo lagjeje që ata të jetojnë. Madje, edhe llogaritjet më të thjeshta sugjerojnë se tani ka me dhjetëra mijëra që marrin pjesë në fushata periodike për të vendosur lidhje miqësie, mbështetur mbi kuptim të përbashkët, me ata qё konsideroheshin më parë si të huaj. (4) Në përpjekjet e tyre për ta paraqitur thelbin e Besimit thjesht dhe qartë, besimtarët kanë përfituar shumë nga shembulli ilustrues në Librin 6 të Institutit Ruhi. Aty ku logjika që ndodhet nën atë parashtrim vlerësohet dhe shtysa për ta shndërruar në një formulë kapërcehet, ajo bëhet shtysë për një bashkëbisedim midis dy shpirtrave – një bashkëbisedim që shquhet nga thellësia e kuptimit të arritur dhe natyra e marrëdhënies së vendosur. Në masën që bashkëbisedimi vazhdon përtej takimit fillestar dhe ndërtohen miqësi të vërteta, një përpjekje mësimdhënieje të drejtpërdrejtë e këtij lloji mund të bëhet një katalizator për një proces të qëndrueshëm shndërrimi shpirtëror. Nëse kontakti i parë me këta miq të gjetur rishtas nxit një ftesë që ata të anëtarësohen në komunitetin Bahá’í, ose të marrin pjesë në një prej aktiviteteve të tij, nuk është një shqetësim i pakalueshëm. Më e rëndësishme është që çdo shpirt të ndihet i mirëpritur të bashkohet me komunitetin për të kontribuar në përmirësimin e shoqërisë, duke nisur një shteg shërbimi për njerëzimin gjatë të cilit, në fillim ose më vonë, mund të ndodhë anëtarësimi zyrtar. (5) Domethënia e këtij zhvillimi nuk duhet të nënvlerësohet. Në çdo zonë, sapo një model i qëndrueshëm veprimi vendoset, vëmendja i duhet kushtuar për ta shtrirë atë më gjerësisht përmes një rrjeti bashkëpunëtorësh dhe të njohurish, ndërkohë që energjitë, në të njëjtën kohë, përqendrohen në segmente më të vogla të popullatёs, secili prej të cilave duhet të bëhet një qendër veprimtarie intensive. Në një zonë urbane, një qendër e tillë veprimtarie mund të përkufizohet më mirë nga kufijtë e një lagjeje; në një zonë që është kryesisht rurale në karakter, një fshat i vogël do të ofronte një hapësirë të përshtatshme shoqërore për këtë qëllim. Ata që shërbejnë në këto rrethana, si banorë vendas ashtu edhe mësues vizitues, do ta shihnin me tё drejtё punën e tyre si ndërtim komuniteti. Përcaktimi i përpjekjeve tё tyre të mësimdhënies me etiketime të tilla si “derë më derë”, megjithëse kontakti i parë mund të përfshijë takimin e banorëve të një shtëpie pa njoftim të mëparshëm, nuk do të tregojë drejtësi kundrejt një procesi që kërkon të ngrejë kapacitet në një popullatё për të marrë përsipër zhvillimin e vet shpirtëror, shoqëror dhe mendor. Veprimtaritë që e shtyjnë këtë proces dhe në të cilat miq të gjetur rishtas ftohen të marrin pjesë – takime të cilat kalitin karakterin devocional të komunitetit; klasa të cilat ushqejnё zemrat dhe mendjet e buta të fëmijëve; grupe të cilat drejtojnë energjitë vërshuese të paratërinjve; qarqe studimi, të hapura për të gjithë, që aftësojnë njerëz nga prejardhje të larmishme të përparojnë me hap të barabartё dhe të eksplorojnё zbatimin e mësimeve në jetët e tyre vetjake dhe kolektive – ka shumë mundësi të nevojitet të mirëmbahen me ndihmë nga jashtë popullatёs vendase për një kohë. Duhet pritur, sidoqoftë, që shumëfishimi i këtyre aktiviteteve bazë do të mbështetet shpejt nga burime njerëzore vendase të vetë lagjes apo fshatit – nga burra dhe gra të etur për t’i përmirësuar kushtet materiale dhe shpirtërore në mjediset e tyre. Një ritëm jete komunitare duhet të shfaqet shkallë-shkallë, atëherë, në përputhje me aftësinë e një bërthame në rritje individësh të përkushtuar ndaj vizionit të Bahá'u'lláh-ut për një Rend të ri Botëror. (6) Në këtë kontekst, receptiviteti shfaqet në një gatishmëri për të marrë pjesë në procesin e ndërtimit të komunitetit të vënë në lëvizje nga aktivitetet bazë. Zonë pas zone ku një program intensiv i rritjes është tani në veprim, detyra para miqve këtë vit të ardhshëm është të bëjnë mësimdhënie në një ose më shumë popullata receptive, duke përdorur një metodë të drejtpërdrejtë në parashtrimin e thelbit të Besimit të tyre dhe të gjejnë ata shpirtra që kanë dëshirë të madhe të shkundin përgjumjen e ngarkuar mbi ta nga shoqëria dhe tё punojnё pranё njëri-tjetrit në lagjet dhe fshatrat e tyre, për të filluar një proces shndërrimi kolektiv. Nëse miqtë këmbëngulin në përpjekjet e tyre për të mësuar mënyrat dhe metodat për ndërtimin e komunitetit në mjedise të vogla në këtë mënyrë, synimi i ushqyer gjatë i pjesëmarrjes universale në punët e Besimit do të lëvizë, ne jemi të sigurt, me disa rende madhësie që mund të arrihen. (7) Për ta kapёrcyer këtë sfidë, besimtarët dhe institucionet që u shërbejnë atyre do të duhet ta fuqizojnё procesin e institutit në zonë, duke rritur në sasi të konsiderueshme brenda kufjve të saj numrin e atyre që janë të aftë të shërbejnë si lehtësues qarqesh studimi; sepse duhet kuptuar që mundësia e hapur tani për miqtë që të ushqejnë një jetë komunitare të gjallë në lagje dhe fshatra, e karakterizuar nga një ndjenjë kaq e zellshme qëllimi, u bë e mundur vetëm nga zhvillime të rëndësishme që ndodhën gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar në atë aspekt të kulturës Bahá’í që i përket thellimit. (8) Kur në dhjetor 1995 ne kërkuam ngritjen e instituteve të trajnimit në botën mbarë, modeli më i përhapur në komunitetin Bahá’í për t’i ndihmuar besimtarët individualë të thellonin njohuritë e tyre në Besim përbëhej kryesisht nga kurse dhe klasa të rastёsishme me kohëzgjatje të ndryshme, kushtuar një shumëllojshmërie temash. Ai model i kishte plotësuar mirë nevojat e një komuniteti Bahá’í të përbotshëm në zhvillim, relativisht ende të pakët në numër dhe të përqendruar kryesisht te përhapja e tij gjeografike në të gjithë globin. Ne e bëmë të qartë në atë kohë, megjithatë, se një qasje tjetër drejt studimit të shkrimeve duhet të merrte formë, një që do të nxiste numra të mëdhenj në fushën e veprimit, nëse procesi i hyrjes me trupa do të përshpejtohej dukshëm. Në lidhje me këtë, ne kërkuam që institutet e trajnimit të mbështesnin kontigjente gjithnjë në rritje të besimtarëve për t'i shërbyer Kauzës përmes ofrimit të kurseve që do të jepnin njohuritë, kuptimet e brendshme dhe aftësitë e nevojshme për të kryer detyrat e shumta që lidhen me përhapjen dhe konsolidimin e përshpejtuar. (9) Leximi i shkrimeve tё Besimit dhe orvatja për të fituar një kuptim më të përshtatshëm mbi domethёnien e Revelacionit mahnitës të Bahá’u’lláh-ut janë detyrime të caktuara për çdonjërin prej pasuesve të Tij. Të gjithë janë të urdhëruar të kёrkojnё në oqeanin e Revelacionit të Tij dhe të marrin, në përputhje me aftësitë dhe prirjet e tyre, nga perlat e urtisё që gjenden në të. Në këtë këndvështrim, klasat lokale të thellimit, shkollat dimërore e verore dhe takimet e organizuara posaçërisht, në të cilat besimtarë individualë me njohuri të thella në shkrimet mundnin të ndanin me të tjerët kuptime të brendshme të temave të veçanta, u shfaqën natyrshëm si tipare me rëndësi të jetës Bahá’í. Ashtu siç zakoni i leximit të përditshëm do të mbetet një pjesë integrale e identitetit Bahá’í, kështu edhe këto forma studimi do të vazhdojnë të zënë vend në jetën kolektive të komunitetit. Por të kuptuarit e rrjedhojave të Revelacionit, si në aspektin e rritjes individuale, edhe nё atë të përparimit shoqёror, rritet shumëfish kur studimi dhe shërbimi bashkohen dhe kryhen njëkohësisht. Atje, në fushën e shërbimit, njohuritë vihen në provë, lindin pyetje nga praktika dhe arrihen nivele të reja të të kuptuarit. Në sistemin e edukimit në distancë, që tani është ngritur vend pas vendi – elementet kryesore të të cilit përfshijnë qarkun e studimit, lehtësuesin dhe programin mësimor të Institutit Ruhi – komuniteti mbarëbotëror Bahá’í ka fituar aftësinë për të mundësuar mijëra, madje miliona, të studiojnë shkrimet në grupe të vogla, me qëllimin e qartë të kthimit të mësimeve Bahá’í në realitet, duke e çuar punën e Besimit përpara në stadin e mëtejshёm: përhapje dhe konsolidim në shkallë të gjerë të qëndrueshëm. (10) Le të mos dështojë askush për t’i vlerësuar mundësitë e krijuara nё kёtё mёnyrё. Pasiviteti ushqehet nga forcat e shoqërisë së sotme. Një dëshirë për t’u argëtuar ushqehet që nga fëmijëria, me efikasitet në rritje, duke kultivuar breza të gatshëm për t’u udhëhequr prej kujtdo që dëshmon të jetë i aftë në tërheqjen drejt emocioneve sipërfaqësore. Madje në shumë sisteme arsimore nxënësit trajtohen si të ishin enё të projektuara për t’u mbushur me informacion. Që bota Bahá’í ia ka dalë mbanë në zhvillimin e një kulture e cila përkrah një mënyrë të menduari, të studiuari dhe të vepruari, në të cilën të gjithë e konsiderojnë veten sikur ecin në shtegun e përbashkët të shërbimit – duke mbështetur njëri-tjetrin dhe duke përparuar së bashku, plot respekt për njohuritë që secili prej tyre zotëron në cilindo moment të dhënë dhe duke shmangur prirjen për t’i ndarë besimtarët në kategori, si për shembull të thelluar dhe të paditur – është një arritje me përmasa të stërmëdha. Dhe aty qëndrojnë forcat shtytëse të një lëvizjeje të papërmbajtshme. (11) Çfarë është e domosdoshme është që cilësia e procesit mësimor të ushqyer në nivelin e qarkut të studimit të rritet ndjeshëm gjatë vitit të ardhshëm, në mënyrë që tё arrihet potenciali i popullatave lokale për të krijuar forca lëvizëse të tilla. Pjesa mё e madhe do të bjerë mbi ata që shërbejnë si lehtësues në këtë drejtim. E tyrja do të jetë sfida për të siguruar mjedisin që përfytyrohet në kurset e institutit, një mjedis i përshtatshëm qё çon nё fuqizimin shpirtëror të individëve, të cilët do ta shohin veten si faktorë aktivë në të mësuarit e vetes së tyre, si protagonistë të një përpjekjeje të vazhdueshme për të vënë në zbatim njohuritë për të ndikuar në shndërrimin individual e kolektiv. Në rast se kjo nuk ndodh, pavarësisht se sa shumë qarqe studimi qofshin formuar në një zonë, forca e nevojshme për të vënë në lëvizje ndryshimin nuk do të krijohet. (12) Në qoftë se puna e lehtësuesit është që të arrijë shkallë gjithnjë e më të larta të përsosmërisë, duhet të mbahet mend se përgjegjësia kryesore për zhvillimin e burimeve njerëzore në një rajon apo vend qëndron mbi institutin e trajnimit. Ndërsa përpiqet të rrisë numrin e pjesëmarrësve të tij, instituti si një strukturë – nga bordi, te koordinatorët në nivele të ndryshme, te lehtësuesit në bazë – duhet të vërë të njëjtin theks mbi efektshmërinë e sistemit në tërësi, sepse, në analizën përfundimtare, pёrfitimet sasiore të qëndrueshme do të varen nga zhvillimi cilësor. Në nivelin zonal, koordinatori duhet të sjellë si përvojë praktike, ashtu edhe gjallëri në përpjekjet e tij ose të saj për t’i shoqëruar ata që shërbejnë si lehtësues. Ai ose ajo duhet të organizojnë takime të herëpashershme që ata të reflektojnë mbi përpjekjet e tyre. Rastet e organizuara për të përsëritur studimin e pjesëve të zgjedhura nga materiali i institutit mund të jenë të dobishme herë pas here, me kusht që të mos rrënjosin nevojën për trajnim të vazhdueshëm. Aftësitë e lehtësuesit zhvillohen vazhdimisht kur individi hyn në fushën e veprimit dhe ndihmon të tjerë për të kontribuar në qëllimin e serisё aktuale të Planeve botërore, përmes studimit të sekuencёs së kurseve dhe zbatimit të elementit të tyre praktik. Dhe ndërsa burra dhe gra të moshave të ndryshme kalojnë përgjatë sekuencёs dhe përfundojnë studimin e tyre të çdo kursi me ndihmën e lehtësuesve, të tjerë duhet të qëndrojnë të gatshëm për t’i shoqëruar ata në aktet e shërbimit ndërmarrë në përputhje me fuqitë dhe interesat e tyre – veçanërisht koordinatorët përgjegjës për klasat e fëmijëve, për grupet e paratërinjve dhe qarqet e studimit, vepra shërbimi vendimtare për vazhdimin e vetë sistemit. Të sigurohet që masa e duhur e gjallërisë po vërshon pёrmes kёtij sistemi duhet të vazhdojë të jetë synimi i nxënies intensive në çdo vend përgjatë rrjedhës së dymbëdhjetë muajve të ardhshëm. (13) Interesimi për edukimin shpirtëror të fëmijëve ka qenë prej kohësh një element i kulturës së komunitetit Bahá’í, një interesim ky që rezultoi në dy realitetete bashkekzistuese. Njëri, hyrja në garë me arritjet e Bahá’í-ve të Iranit, u karakterizua nga aftësia për të ofruar klasa të rregullta, nivel pas niveli, për fëmijë nga familje Bahá’í, në përgjithësi me synim dhënien e njohurive bazë për historinë dhe mësimet e Besimit për brezat në rritje. Në pjesën më të madhe të botës, numri i cili përfitoi nga klasa të tilla ka qenë relativisht i vogël. Realiteti tjetër u shfaq në zonat ku ndodhën anëtarësime në shkallë të gjerë, si nё ato rurale, ashtu dhe në ato urbane. Një qëndrim më përfshirës e mbizotëroi atë përvojë. Megjithatë, ndërsa fëmijë nga familje të të gjitha llojeve ishin njëkohësisht të etur dhe u mirëpritën që të merrnin pjesë në klasat Bahá’í, faktorë të ndryshëm i penguan mësimet të zbatoheshin me shkallën e nevojshme të rregullsisë, vit pas viti. Sa të kënaqur jemi ne të shikojmë këtë dualizëm, pasojë e rrethanave historike, tek fillon të gremiset, ndërsa miqtë e trajnuar nga institutet kudo përpiqen të ofrojnë klasa, të hapura për të gjithë, në një bazë sistematike. (14) Fillime të tilla premtuese tani duhet të ndiqen me zell. Në çdo zonë me një program intensiv të rritjes në veprim duhet të bëhen përpjekje për ta bërë më sistematik ofrimin e edukimit shpirtëror pёr një numёr në rritje fëmijësh, nga familje me prejardhje të shumta – një kërkesë e procesit të ndërtimit të komuniteteve qё po merr vrull në lagjet dhe fshatrat. Kjo do të jetë një detyrë kërkuese, që kërkon durim dhe bashkëpunim, si nga ana e prindërve, ashtu dhe e institucioneve. Është kërkuar tashmë nga Instituti Ruhi t’i përshpejtojë planet, për të kompletuar kurset për trajnimin e mësuesve të klasave të fëmijëve në nivele të ndryshme, duke përfshirë mësimet përkatëse, duke filluar nga më të vegjëlit, mosha 5 ose 6 vjeç dhe duke vazhduar me moshën 10 ose 11 vjeç, në mënyrë që të mbyllet edhe hapësira boshe midis mësimeve ekzistuese dhe librave për paratërinjtë, të tilla si “Shpirti i Besimit” dhe libri në dalje “Fuqia e Shpirtit të Shenjtë”, të cilat sigurojnë një përbërës Bahá’í të dallueshëm në programin pёr kёtё grupmoshё. Në momentin që këto kurse dhe mësime shtesë do të ofrohen, institutet në çdo vend do të jenë të afta të përgatisin mësues dhe koordinatorë, të cilët do të zhvillojnë, vit pas viti, bazën e programit për edukimin shpirtëror të fëmijëve, përreth të cilit mund të organizohen edhe elemente dytësore. Ndërkohë, institutet duhet të bëjnë më të mirën për t’u ofruar mësuesve materiale të përshtatshme, ndër ato që ekzistojnë, për përdorim në klasat e fëmijëve të moshave të ndryshme, sipas nevojës. (15) Qendra Ndërkombëtare e Mësimdhënies ka fituar mirënjohjen tonë të pёrhershme për nxitjen jetësore që u dha përpjekjeve, për të siguruar në këtë mënyrë përmbushjen në kohë të synimit të Planit Pesëvjeçar. Të shihje shkallën e energjisë që solli në këtë sipёrmarrje mbarëbotërore, duke ndjekur me këmbëngulje progresin në çdo kontinent dhe duke bashkëpunuar ngushtë me Këshilltarët Kontinentalë, qe të kapje një shikim të shpejtë të fuqisë së pamasë e të qenësishme në Rendin Administrativ. Ndërsa Qendra e Mësimdhënies e kthen tani vëmendjen e saj me të njëjtën energji, drejt pyetjeve lidhur me efikasitetin e aktiviteteve në nivel zone, ajo do t’i japë pa dyshim konsideratë të veçantë zbatimit tё klasave Bahá’í për fëmijët. Ne kemi besim që analiza e Qendrës së Mësimdhënies mbi pёrvojёn e fituar në disa zona të përzgjedhura këtë vit të ardhshëm, përfaqësuese të realiteteve të ndryshme sociale, do të hedhё dritë mbi çështjet praktike, të cilat do ta bëjnë të mundur ngritjen e klasave të rregullta, për fëmijët e çdo moshe, në lagje dhe fshatra. (16) Përhapja e shpejtë e programit për fuqizimin shpirtëror të paratërinjve është një tjetër shprehje e përparimit kulturor në Komunitetin Bahá’í. Ndërkohë që prirjet botërore shfaqin një imazh të kësaj grupmoshe si problematike, e humbur në grahmat e ndryshimeve fizike dhe emocionale të trazuara, të papërgjegjshëm dhe të vetëkonsumuar, komuniteti Bahá’í – në gjuhën e përdorur dhe përqasjet që përvetësojnë – është duke lëvizur vendosmërisht në drejtimin e kundërt, duke parë te paratërinjtë altruizmin, një ndjenjë të mprehtë drejtësie, zell për të mësuar mbi universin dhe dëshirë për të kontribuar në ndërtimin e një bote më të mirë. Histori pas historie, në të cilat paratërinjtë nga vende nё të gjithë planetin shprehin mendimet e tyre si pjesëmarrës në program, dëshmojnë për vlefshmërinë e këtij vizioni. Ekziston çdo tregues që programi përfshin ndërgjegjësimin e tyre të gjerë në eksplorimin e realitetit, që i ndihmon ata të analizojnë forcat ndërtuese dhe shkatërruese të shoqërisë dhe të pranojnë ndikimin që këto forca ushtrojnё në mendimet dhe veprimet e tyre, duke ua mprehur perceptimin shpirtëror, duke ua shtuar forcën e të shprehurit dhe duke ua forcuar strukturat morale, që do t’u shërbejnë gjatë gjithë jetës. Në një moshë kur janë duke zhvilluar me shpejtësi fuqitë intelektuale, shpirtërore dhe fizike, atyre u ofrohen instrumentet e nevojshme për të mposhtur forcat që do të rrëmbenin identitetin e tyre të vërtetë si qenie fisnike dhe për të punuar për të mirën e përbashkët. (17) Fakti që komponenti kryesor i programit i trajton temat nga një këndvështrim Bahá’í, por jo në mënyrën e udhëzimeve fetare, ka hapur udhën për shtrirjen e tij te paratërinj nga një larmi mjedisesh dhe rrethanash. Në shumë prej këtyre rasteve, atëhere, ata që e zbatojnë programin, hyjnë me besim në fushën e veprimit social, duke hasur një seri pyetjesh dhe mundësish, të cilat po ndiqen dhe po organizohen në një proces global të nxënies nga Zyra e Zhvillimit Social dhe Ekonomik në Tokën e Shenjtë. Tashmë, tёrёsia e njohurive dhe pёrvojёs nё rritje ka ngritur kapacitetin në zona të ndryshme në të gjithë globin, që të mbështesë secili mbi njëmijë paratërinj në program. Për të ndihmuar të tjerët të përparojnë lehtësisht në këtë drejtim, Zyra është duke krijuar një rrjet qendrash në të gjitha kontinentet, me ndihmën e një grupi besimtarësh, qё mund tё pёrdoren pёr t’i ofruar trajnime koordinatorëve, zonё pas zone. Këto burime njerëzore vazhdojnë t’i mbështesin koordinatorët, sapo kthehen në zonat e tyre përkatëse, duke i aftësuar ata të krijojnë një mjedis shpirtërisht të mbushur, ku mund të zërë rrënjë programi i paratërinjve. (18) Edhe pse një model veprimi është tashmë i qartë, është e sigurt që njohuri të mëtejshme do të shtohen në këtë fushë përpjekjesh. Vetëm kapaciteti i komunitetit Bahá’í e kufizon ofertën ndaj kërkesës për programin nga shkollat ose grupet e shoqёrisё civile. Brenda zonave të cilat sot janë fokusi i programit intensiv të rritjes, ekzistojnë një seri rrethanash, nga ato me disa grupe sporadike të paratërinjve e deri në një numër të mjaftueshëm për të kërkuar shërbimin e një koordinatori të përkushtuar, i cili mund të mbёshtetet vazhdimisht nga njё qendër për përhapjen e nxënies. Për t’u siguruar që kjo aftësi rritet kudo në të gjithë spektrin e këtyre zonave, ne kemi bërë thirrje për 32 qendra nxënieje, secila duke u shërbyer rreth 20 zonave me koordinatorë me kohë të plotë, për të qenë funksionale deri në fund të Planit të tanishëm. Në të gjitha zonat e tjera tё tilla këtë vit duhet t’i jepet përparësi krijimit të kapacitetit për të ofruar programin, duke shumëfishuar në mënyrë sistematike numrin e grupeve. * (19) Zhvillimet që kemi përmendur deri tani – ngritja e kapacitetit për ta mësuar Besimin drejtpërdrejt dhe hyrja në diskutime të qëllimshme mbi tema me përmbajtje shpirtërore me njerëz nga të gjitha shtresat e jetës, lulëzimi i një qasjeje studimi të shkrimeve që ecёn krah pёr krah me veprimin, ripёrtёritja e përkushtimit për t’u ofruar edukim shpirtëror në mënyrë sistematike të rinjve në lagje dhe fshatra dhe përhapja e programit me qëllim që të rrënjosë te paratërinjtë sensin e qëllimit moral të dyfishtë: për të zhvilluar potencialet e tyre të qenësishme dhe për të kontribuar në transformimin e shoqërisë – janë të gjitha të përforcuara, jo në masa të vogla, nga njё tjetёr përparim në nivelin e kulturës, ndikimet e të cilave arrijnë, me të vërtetë, shumë larg. Ky evolucion në ndërgjegjësimin kolektiv është i dallueshëm në shpeshtësinë në rritje me të cilën fjala ‘shoqërim’ shfaqet në bisedat midis miqve, një fjalë e cila është veshur me një kuptim të ri, ndërsa integrohet në fjalorin e përbashkët të komunitetit Bahá’í. Kjo sinjalizon forcimin domethënës të një kulture, në të cilën nxënia është mënyra e veprimit, një mënyrë e cila nxit pjesëmarrjen e informuar të shumë e më shumë njerëzve, në përpjekje të bashkuar për t’i zbatuar mësimet e Bahá’u’lláh-ut për ndërtimin e qytetërimit hyjnor, për të cilin Ruajtësi pohon se është misioni parësor i Besimit. Një qasje e tillë ofron një kontrast goditës ndaj mënyrave shpirtёrisht tё falimentuara e në prag të vdekjes të një rendi të vjetër shoqëror, që shpesh kërkon të shfrytëzojë energjinë njerëzore nëpërmjet dominimit, lakmisë, fajit ose manipulimit. (20) Pra, nё marrёdhёnie me miqtё, ky zhvillim nё kulturё gjen shprehje nё cilёsinё e ndёrveprimeve tё tyre. Nxёnia si mёnyrё veprimi kёrkon qё tё gjithё tё marrin njё qёndrim pёrunjёsie, njё gjendje nё tё cilёn secili e lё nё harresё veten, duke e vёnё besimin e plotё te Perёndia, të sigurt në fuqinë e Tij gjithёmbёshtetёse dhe me besim nё ndihmёn e Tij tё pashtershme, duke ditur qё Ai, dhe vetёm Ai, mund ta shndёrrojё mizёn nё shqiponjё, pikёn e ujit nё një det tё pamatë. Dhe nё njё gjendje tё tillё shpirtrat punojnё bashkё papushim, duke mos iu gёzuar shumё arritjeve tё veta, por përparimit dhe shёrbimeve tё tё tjerёve. Në këtë mënyrë, mendimet e tyre pёrqendrohen nё çdo kohё nё ndihmёn ndaj njёri-tjetrit pёr t’iu ngjitur lartёsive tё shёrbimit nё Kauzёn e Tij dhe pёr tё fluturuar nё qiellin e dijes sё Tij. Kjo ёshtё ajo qё shohim nё modelin e tanishёm tё veprimtarisё qё shpaloset nё tё gjithё globin, e pёrhapur nga tё rinjtё e tё moshuarit, nga veteranёt e tё sapodeklaruarit, tek punojnё krah pёr krah. (21) Jo vetёm qё ky pёrparim nё kulturё i ndikon marrёdhёniet mes individёve, por ndikimet e tij mund tё ndihen gjithashtu nё drejtimin e çёshtjeve administrative tё Besimit. Ndёrsa nxёnia ёshtё bёrё tipar dallues i mёnyrёs sё veprimit tё komunitetit, aspekte tё caktuara tё vendim-marrjes, qё lidhen me pёrhapjen dhe konsolidimin, u janё caktuar trupёs sё besimtarёve, duke i mundësuar që planifikimi dhe zbatimi tё bёhen mё reagues ndaj rrethanave nё terren. Veçanërisht, ёshtё krijuar njё hapёsirё, nё agjencinё e takimit tё reflektimit, pёr ata qё janё angazhuar nё aktivite nё nivel zone, pёr t’u mbledhur herё pas here, me qёllim qё tё arrijnё konsensus mbi statusin aktual tё situatёs sё tyre, nёn dritёn e pёrvojёs dhe udhёheqjes prej institucioneve dhe qё tё pёrcaktojnё hapat e menjёhershёm përpara. Njё hapёsirё e ngjashme krijohet edhe prej institutit, i cili merr masa pёr ata qё shёrbejnё si tutorё, mёsues pёr klasat e fёmijёve dhe animatorё tё grupeve tё paratёrinjve nё njё zonё, pёr t’u takuar veçmas e pёr t’u konsultuar mbi pёrvojёn e tyre. Tё lidhura ngushtё me kёtё proces konsultativ nё terren janё agjencitё e Institutit tё trajnimit dhe Komiteti i Mёsimdhёnies pёr Zonёn, bashkё me anёtarёt e Trupës Ndihmёse, ndёrveprimet e pёrbashkёta tё tё cilёve sigurojnё njё tjetёr hapёsirё, nё tё cilёn merren vendime qё lidhen me rritjen dhe, nё kёtё rast, me njё shkallё mё tё lartё formaliteti. Veprimet e kёtij sistemi nё nivel zone, tё lindura nga nevojat, tregojnё pёr njё karakteristikё tё rёndёsishme tё administratёs Bahá’í: Ashtu si një organizëm i gjallё, ajo ka koduar brenda vetes kapacitetin pёr t’u bёrё vend shkallёve gjithnjё e mё tё larta tё kompleksitetit, pёrsa u pёrket strukturave dhe proceseve, marrёdhёnieve dhe veprimtarive, ndёrsa evoluon nёn udhёheqjen e Shtёpisё Universale tё Drejtёsisё. (22) Fakti qё institucionet e Besimit nё tё gjitha nivelet – nga ai lokal dhe rajonal, tek ai kombёtar e kontinental – janё nё gjendje ta menaxhojnё tё tillё kompleksitet nё rritje me shkathtёsi gjithnjё e mё tё madhe, ёshtё si shenjё, ashtu edhe domosdoshmёri e pjekurisё sё tyre tё vazhdueshme. Marrёdhёniet në evoluim midis strukturave administrative e kanё sjellё Asamblenё Shpirtёrore Lokale te pragu i njё etape tё re nё ushtrimin e pёrgjegjёsive tё saj pёr ta pёrhapur Fjalёn e Perёndisё, pёr t’i mobilizuar energjitё e besimtarёve dhe pёr tё pёrkrahur njё mjedis qё ёshtё shpirtёrisht lartёsues. Nё raste tё mёparshme ne kemi shpjeguar se pjekuria e Asamblesё Shpirtёrore nuk mund tё matet vetёm nga rregullsia e takimeve tё saj dhe nga efikasiteti i funksionimit tё saj. Nё fakt, forca e saj duhet matur, nё njё masё tё gjerё, nga gjallёria e jetёs shpirtёrore e sociale tё komunitetit qё ajo i shёrben – njё komunitet nё rritje, qё mirёpret kontributet dobiprurëse, qoftё tё atyre qё janё tё anëtarësuar zyrtarisht, ashtu edhe tё atyre qё nuk janё. Ështё kёnaqёsi e madhe kur sheh qё pёrqasjet, metodat dhe instrumentet e tanishme po sigurojnё mjetet pёr Asambletё Shpirtёrore Lokale, qofshin ato edhe tё formuara rishtas, pёr t’i pёrmbushur kёto pёrgjegjёsi, ndёrsa ato marrin masat tё sigurojnё qё kёrkesat e Planit Pesёvjeçar të plotёsohen siç duhet nё lokalitetet e tyre. Nё tё vёrtetё, pёrfshirja e duhur e Asamblesё me Planin bёhet thelbёsore pёr çdo pёrpjekje pёr tё pёrqafuar numra tё mёdhenj – vetё kjo njё kёrkesё pёr shfaqjen e gamёs sё plotё tё veprimit tё fuqive dhe kapaciteteve tё saj. (23) Zhvillimi qё do tё dёshmojmё me siguri nё Asambletё Shpirtёrore Lokale nё disa nga vitet e ardhshme mundёsohet nga forca nё rritje e Asambleve Shpirtёrore Kombёtare, aftёsia e tё cilave pёr tё menduar e pёr tё vepruar strategjikisht ёshtё rritur dukshëm, veçanёrisht duke qenë se ato kanё mёsuar ta analizojnё procesin komunitet-ndёrtues nё terren me mendjemprehtёsi dhe efektshmëri nё rritje dhe pёr tё injektuar nё tё, sipas nevojёs, ndihmё, burime, inkurajim dhe udhёheqje tё pёrzemёrt. Nё vendet ku rrethanat e kёrkojnё, ata ia kanё kaluar njё pjesё tё pёrgjegjёsive tё tyre lidhur me kёtё, Kёshillave Rajonalё, duke decentralizuar funksione tё caktuara administrative, duke rritur kapacitetin institucional nё zonat nёn juridiksionin e tyre dhe duke pёrkrahur bashkësi mё tё sofistikuara ndёrveprimesh. Nuk ёshtё ekzagjerim tё thuhet se përfshirja e plotё e Asambleve Kombёtare ishte ndihmuese nё krijimin e shtysёs pёrfundimtare qё nevojitej pёr tё arritur synimin e Planit e tanishëm dhe ne presim tё shohim zhvillime tё mёtejshme nё kёtё drejtim ndёrsa, nё bashkërendim me Kёshilltarёt, ushtrojnё nё vazhdёn e muajve kritikё e fluturakё pёrpara, njё pёrpjekje supreme pёr t’i pёrgatitur komunitetet e tyre pёr tё nisur sipёrmarrjen tjetёr pesёvjeçare. (24) Pa diskutim, evoluimi i institucionit tё Kёshilltarёve pёrbёn njё ndёr pёrparimet mё domethёnёse nё Rendin Administrativ Bahá’í gjatё dhjetёvjeçarit tё fundit. Ky institucion kishte bёrё tashmё kapёrcime tё jashtëzakonshme nё zhvillimin e tij, kur, nё janar tё viti 2001, Kёshilltarёt dhe anёtarёt e Trupёs së Ndihmёs u mblodhёn nё Tokёn e Shenjtё pёr konferencёn qё shёnoi zёnien nga Qendra Ndёrkombёtare pёr Mёsimdhёnien tё selisё sё saj tё pёrhershme nё Malin Karmel. Nuk ka dyshim se energjitё e çliruara nga ajo ngjarje e kanё dhёnё shtyrë këtë institucion shpejtё pёrpara. Shkalla e ndikimit qё Kёshilltarёt dhe ndihmёsit e tyre kanё ushtruar nё progresin e Planit tregon se ata kanё marrё vendin e tyre tё natyrshёm nё vijёn e parё tё frontit nё fushёn e mёsimdhёnies. Ne kemi besim se viti që sapo ka filluar do t’i lidhё mё tej nё bashkёpunim institucionet e Rendit Administrativ, ndёrsa tё gjithё pёrpiqen tё pёrforcojnё, secili nё pёrputhje me funksionet dhe pёrgjegjёsitё e veta në evoluim, mёnyrёn e nxёnies, qё ёshtё kthyer nё aspekt dallues nё funksionimin e komunitetit – kjo, mё urgjentisht nё ato zona qё po pёrjetojnё programe intensive tё rritjes. * (25) Revelacioni i Bahá’u’lláh-ut ёshtё i pafund. Ai bёn thirrje pёr ndryshim tё thellё jo vetёm nё nivelin individual, por gjithashtu nё strukturёn e shoqёrisё. “A nuk ёshtё synimi i çdo Revelacioni”, Ai Vetё shpall, “tё shkaktojё njё shndërrim nё tёrё karakterin e njerёzimit, njё shndërrim qё do ta shfaqë veten e tij, si së brendshmi, ashtu edhe së jashtmi, qё do tё ndikojё si në jetёn e tij tё brendshme, ashtu edhe në kushtet e jashtme?” Puna qё po pёrparon nё çdo cep tё globit sot pёrfaqёson etapёn mё tё fundit tё pёrpjekjes sё vazhdueshme Bahá’í pёr tё krijuar bёrthamёn e qytetёrimit tё lavdishёm tё skalitur nё mёsimet e Tij, ndёrtimi i tё cilit ёshtё njё sipёrmarrje e njё kompleksiteti dhe shkalle tё pafund, një që do tё kёrkojё shekuj pёrpjekjesh nga ana e njerёzimit pёr t’u përmbushur. Nuk ka rrugё tё shkurtёr, nuk ka formula. Vetёm kur bёhet pёrpjekje pёr tё marrё prej kuptimeve tё brendshme nga Revelacioni i Tij, pёr ta çliruar dijen e grumbulluar tё racёs njerёzore, pёr t’i zbatuar mёsimet e Tij nё mёnyrё inteligjente në jetёn e njerёzimit dhe pёr t’u konsultuar mbi çёshtjet qё ngrihen, do tё ndodhё nxёnia e nevojshme dhe do tё zhvillohet kapaciteti. (26) Nё kёtё proces afatgjatё tё rritjes sё kapacitetit, komuniteti Bahá’í i ka pёrkushtuar pothuajse njё dhjetёvjeçar e gjysmë sistematizimit tё pёrvojёs sё tij nё fushёn e mёsimdhёnies, duke mёsuar t’ua hapë aktivitete tё caktuara gjithnjё e mё shumё njerёzve dhe t’i bёjё tё qёndrueshëm pёrhapjen dhe konsolidimin e tij. Tё gjithё janё tё mirёpritur tё hyjnё nё pёrqafimin e ngrohtё tё komunitetit dhe tё marrin ushqim prej mesazhit jetёdhёnёs tё Bahá’u’lláh. Të jeni të sigurt që nuk ka lumturi mё tё madhe, sesa pёr njё shpirt, qё ёshtё i pёrmalluar pёr tё Vёrtetёn, tё gjejё strehё nё fortesёn e Kauzёs dhe tё marrё forcё prej fuqisё bashkuese tё Besёlidhjes. Sidoqoftë, çdo qenie njerёzore dhe çdo grup individёsh, pavarёsisht nёse numёrohen ndёr pasuesit e Tij, mund tё marrin frymёzim prej mёsimeve tё Tij, duke pёrfituar nga cilido prej gurёve të çmuar tё urtisё e tё dijes, që do t’i ndihmojnё ata tё përballen me sfidat me të cilat ata përballen. Nё tё vёrtetё, qytetёrimi qё ia bёn me shenjё njerёzimit nuk do tё arrihet vetёm pёrmes pёrpjekjeve tё komunitetit Bahá’í. Njё sёrё grupesh dhe organizatash, tё shpirtёzuara nga fryma e solidaritetit botёror qё ёshtё shfaqje e tёrthortё e konceptimit tё Bahá’u’lláh-ut mbi parimin e njёshmёrisё sё njerёzimit, do tё kontribuojnё nё qytetërimin e paracaktuar tё ngrihet nga trazira dhe kaosi i shoqёrisё sё sotme. Duhet tё jetё e qartё pёr cilindo qё kapaciteti i krijuar nё Komunitetin Bahá’í pёrgjatё Planeve globale tё njёpasnjёshme, e bёn atё tё gjithnjё e më shumë të aftë pёr tё dhёnё ndihmё nё dimensionet e shumta e tё larmishme tё ndёrtimit tё qytetёrimit, duke hapur para tij horizonte tё reja nxёnieje. (27) Nё mesazhin tonё tё Riḍván-it 2008 treguam se, ndёrsa miqtё vazhdonin tё punonin nё nivelin e zonёs, ata do ta gjenin veten tё tёrhequr gjithnjё e mё shumë brenda jetёs sё shoqёrisё dhe do tё sfidoheshin ta shtrinin më tej procesin e nxёnies sistematike nё tё cilin janë angazhuar, pёr tё pёrfshirё njё fushё gjithnjë nё zgjerim tё pёrpjekjeve njerёzore. Njё pёlhurё e pasur jete komunitare fillon tё shfaqet nё çdo zonё, ndёrsa veprat e adhurimit komunitar, tё pёrziera me diskutime qё ndёrmerren nё mjedisin e ngushtë tё shtёpisё, ndёrthuren bashkё me veprimtari qё sigurojnё edukimin shpirtёror tё tё gjithё anёtarёve tё popullsisё – tё rritur, tё rinj dhe fёmijё. Ndёrgjegjja sociale rritet natyrshёm ndёrsa, pёr shembull, biseda tё gjalla shtohen midis prindёrve rreth aspiratave tё fёmijёve tё tyre dhe projektet e shёrbimit lulёzojnё me nismёn e paratёrinjve. Sapo burimet njerёzore nё njё zonё janё në sasi tё mjaftueshme dhe modeli i rritjes ёshtё vendosur mirё, angazhimi i komunitetit me shoqёrinё mund dhe, nё nё tё vёrtetё, duhet tё rritet. Nё kёtё pikё kyçe tё shpalosjes sё Planit, kur kaq shumё zona po i afrohen njё etape tё tillё, duket me vend qё miqtё kudo tё reflektojnë mbi natyrёn e kontributeve qё komunitetet e tyre nё rritje e plot gjallëri do t’i japin progresit material e shpirtёror tё shoqёrisё. Nё lidhje me kёtё, do tё ishte e frytshme tё mendohet pёrsa u pёrket dy fushave tё veprimtarisё, tё ndёrlidhura e dyanёsisht pёrforcuese: pёrfshirja nё veprimin social dhe pjesёmarrja nё diskutimet mbizotёruese tё shoqёrisё. (28) Pёrgjatё dhjetёvjeçarёve, komuniteti Bahá’í ka fituar shumё pёrvojё nё kёto dy fusha tё pёrpjekjes. Ka, natyrisht, shumё Bahá’í qё janё angazhuar individualisht nё veprimin social dhe diskutimet publike pёrmes profesioneve tё tyre. Njё sёrё organizatash joqeveritare, tё frymёzuara nga mёsimet e Besimit dhe qё veprojnё nё nivel rajonal e kombёtar, po punojnё nё fushёn e zhvillimit social dhe ekonomik pёr pёrmirёsimin e jetёs sё popullit të tyre. Agjenci tё Asambleve Shpirtёrore Kombёtare po kontribuojnё pёrmes rrugёve tё ndryshme pёr përkrahjen e ideve qё çojnё nё mirёqenien publike. Nё nivel ndёrkombёtar, agjenci tё tilla si Zyra pranё Kombeve tё Bashkuara e Komunitetit Ndёrkombёtar Bahá’í po kryejnё njё funksion tё ngjashёm. Nё masёn e nevojshme e tё dёshirueshme, miqtё qё punojnё nё bazёn e komunitetit do tё marrin prej kësaj pёrvojё dhe kapacitet, ndёrsa orvaten t’i trajtojnё shqetёsimet e shoqёrisё përreth tyre. (29) I konceptuar nё mёnyrёn mё tё duhur nё termat e njё spektri, veprimi social mund tё shtrihet nga pёrpjekjet thuajse jozyrtare tё njё kohёzgjatjeje tё kufizuar tё ndёrmarra nga individё apo grupe tё vogla miqsh, deri nё programe tё zhvillimit social dhe ekonomik me njё nivel tё lartё kompleksiteti dhe sofistikimi, qё zbatohen nga organizata tё frymёzuara nga mёsimet Bahá’í. Pavarёsisht nga synimi apo fusha e tij, gjithë veprimi social kёrkon tё aplikojё mёsimet dhe parimet e Besimit pёr tё pёrmirёsuar një aspekt tё jetёs sociale apo ekonomike tё njё popullate, nё mёnyrё sado modeste. Pёrpjekje tё tilla shquhen, mё pas, nga qёllimi i tyre i pohuar pёr tё përkrahur mbarёvajtjen materiale tё popullatёs, pёrveç mirёqenies së saj shpirtёrore. Qё qytetёrimi botёror, i cili duket tashmё nё horizontin e njerёzimit, duhet tё arrijё njё koherencё dinamike ndёrmjet kёrkesave materiale e shpirtёrore tё jetёs, ёshtё temё qendrore e mёsimeve Bahá’í. Qartёsisht, ky ideal ka rrjedhoja tё thella pёr natyrёn e çdo veprimi social tё ndёrmarrё nga Bahá’i-tё, cilido qoftё synimi dhe fusha e ndikimit tё tij. Megjithёse kushtet do tё ndryshojnë nga vendi nё vend dhe ndoshta, nga zona nё zonё, duke kёrkuar nga miqtё njё larmi pёrpjekjesh, ka disa koncepte themelore qё tё gjithё duhet t’i mbajnё parasysh. Njё ёshtё pozicioni qendror i dijes pёr ekzistencёn shoqёrore. Zgjatja e injorancёs ёshtё njё nga format mё tё rёnda tё shtypjes; ajo pёrforcon muret e shumta tё paragjykimit, tё cilat qёndrojnё si pengesa nё tё kuptuarin e njёshmёrisё sё njerёzimit, qё ёshtё njёkohёsisht synimi dhe parimi veprues i Revelacionit tё Bahá’u’lláh-ut. Mundësia për të marrë dije ёshtё e drejta e çdo qenieje njerёzore dhe pjesёmarrja nё gjenerimin, zbatimin dhe pёrhapjen e saj ёshtё pёrgjegjёsi qё tё gjithё duhet ta mbёshtesin nё sipёrmarrjen e madhёrishme tё ngritjes sё njё qytetёrimi botёror tё begatё – çdo individ, sipas talenteve dhe aftёsive tё tij apo tё saj. Drejtёsia kёrkon pjesёmarrje universale. Kёshtu, ndёrsa veprimi social mund tё pёrfshijё sigurimin e tё mirave dhe shёrbimeve nё njё lloj forme, interesi i tij parёsor duhet tё jetё tё ngrejё kapacitetet brenda njё popullate tё caktuar pёr tё marrё pjesё nё krijimin e njё bote mё tё mirё. Ndryshimi social nuk ёshtё njё projekt qё njё grup njerёzish e kryen nё dobi tё njё tjetri. Synimi dhe kompleksiteti i veprimit social duhet tё jetё nё pёrpjesёtim me burimet njerёzore nё dispozicion tё njё fshati apo lagjeje pёr ta çuar atё pёrpara. Pra, pёrpjekjet fillojnё më mirë nё njё shkallё modeste dhe rriten nё mёnyrё organike, ndёrsa zhvillohet kapaciteti brenda popullatёs. Kapaciteti rritet nё nivele tё reja, natyrisht, ndёrkohё qё protagonistёt e ndryshimit social mёsojnё t’i zbatojnë me efektshmëri nё rritje elementet e Revelacionit tё Bahá’u’lláh, bashkё me pёrmbajtjen dhe metodat e shkencёs, nё realitetin e tyre shoqëror. Kёtё realitet ata duhet tё pёrpiqen ta lexojnё nё njё mёnyrё qё pёrputhet me mёsimet e Tij – duke parё nё qeniet njerёzore gurёt e çmuar tё njё vlere tё pamatё dhe duke i njohur ndikimet e procesit tё dyfishtё tё integrimit dhe të disintegrimit si nё zemra e nё mendje, ashtu edhe nё strukturat shoqёrore. (30) Veprimi social i efektshёm shёrben nё pasurimin e pjesёmarrjes nё bisedat e shoqёrisё, ashtu siç kuptimet e brendshme të fituara nga angazhimi nё diskutime tё caktuara mund tё ndihmojnё nё qartёsimin e koncepteve qё modelojnë veprimin social. Nё nivel zone, pёrfshirja nё diskutimet publike mund tё luhaten nga njё akt i thjeshtё i parashtrimit tё ideve Bahá’í nё bashkёbisedimet e pёrditshme, deri nё aktivitete mё zyrtare tё tilla si pёrgatitja e artikujve dhe pjesёmarrja nё takime qё u pёrkushtohen temave tё interesit shoqёror – ndryshimi i klimёs dhe mjedisi, qeverisja dhe tё drejtat e njeriut, sa pёr tё pёrmendur disa. Ai sjell, po kёshtu, ndёrveprime kuptimplota me grupe tё shoqёrisё civile dhe organizata lokale nё fshatra dhe lagje. (31) Nё lidhje me kёtё, ndihemi tё shtyrё tё bёjmё njё paralajmёrim: Do tё jetё e rёndёsishme pёr tё gjithё tё kuptohet se vlera e angazhimit nё veprimin social dhe diskutimet publike nuk duhet tё gjykohet nga aftёsia pёr tё sjellё anëtarësime tё reja. Megjithёse pёrpjekjet nё kёto dy fusha tё veprimtarisё mund tё shkaktojnё njё rritje nё madhёsinё e komunitetit Bahá’í, ato nuk ndёrmerren pёr kёtё qёllim. Lidhur me kёtё, sinqeriteti ёshtё njё domososhmёri. Pёr mё tepёr, duhet ushtruar kujdes nё shmangien e mbitheksimit tё pёrvojёs Bahá’í apo tё tёrheqjes sё tepruar të vёmendjes nё pёrpjekjet nё rritje e sipёr, tё tilla si programi pёr fuqizimin shpirtёror tё paratёrinjve, tё cilat duhen lёnё mё mirё tё piqen sipas ritmit tё tyre. Fjala kyçe nё çdo rast ёshtё pёrunjёsia. Ndёrkohё qё pёrcjellin entuziazёm rreth bindjeve tё tyre, miqtё duhet tё ruhen ndaj shfaqjes sё njё ndjesie triumfi, thuajse të papërshtatshme midis vetë atyre, aq mё pak nё rrethana tё tjera. (32) Nё pёrshkrimin pёr ju tё kёtyre mundёsive tё reja qё hapen nё nivel zone, ne nuk po ju kёrkojmё ta ndryshoni nё ndonjё mёnyrё kursin tuaj. As nuk duhet përfytyruar se mundёsi tё tilla pёrfaqёsojnё njё arenё alternative pёr shёrbim, duke u vёnё nё garё me punёn pёrhapёse dhe konsoliduese pёr burimet dhe energjitё e kufizuara tё komunitetit. Gjatё vitit të ardhshëm, procesi i institutit dhe modeli i veprimtarisё qё ai krijon duhet tё vazhdojё tё forcohet dhe mёsimdhёnia duhet tё mbetet mё e larta nё mendjen e çdo besimtari. Pёrfshirja e mёtejshme nё jetёn e shoqёrisё nuk duhet tё kёrkohet para kohe. Ajo do tё vijё natyrshёm, ndёrkohё qё miqtё nё çdo zonё kёmbёngulin nё zbatimin e parashikimeve tё Planit pёrmes njё procesi veprimi, reflektimi, konsultimi e studimi dhe mësojnë si rrjedhojë. Pёrfshirja nё jetёn e shoqёrisё do tё lulёzojё ndёrkohё qё kapaciteti i komunitetit pёr ta përkrahur rritjen e tij dhe pёr ta mbajtur gjallёrinё e tij rriten gradualisht. Ajo do tё arrijё koherencё me pёrpjekjet pёr t’u pёrhapur e pёr ta konsoliduar komunitetin, nё atё shkallё qё ajo bazohet nё elemente tё kuadrit konceptual qё qeverisin serinё aktuale tё Planeve globale. Dhe ajo do tё kontribuojё nё lёvizjen e popullatave drejt vizionit tё Bahá’u’lláh-ut pёr njё qytetёrim botёror tё begatё e paqёsor nё atё gradё sa t’i angazhojё kёto elemente nё mёnyrё kreative nё fushat e reja tё nxёnies. * (33) Të dashur miq: Sa shpesh Mjeshtri i Shumëdashur ka shprehur shpresën që zemrat e besimtarëve do të mbusheshin me dashuri për njëri-tjetrin, që ata nuk do të pranonin kufij ndarës, por do ta shihnin gjithë njerëzimin porsi një familje. “Mos shihni askënd si të huaj”, është këshilla e Tij; “përkundrazi, shihini të gjithë njerëzit si miq, sepse dashuria dhe uniteti vështirësohen kur shikimi drejtohet te dallimet.” Të gjitha zhvillimet e shqyrtuara në faqet e mësipërme janë, në nivelin më të thellë, veç një shprehje e dashurisë së përbotshme të arritur nëpërmjet fuqisë së Shpirtit të Shenjtë. Sepse a nuk është dashuria për Perëndinë që i djeg të gjitha vellot e ftohjes e të ndarjes dhe i bashkon zemrat së bashku në unitet të përkryer? A nuk është dashuria e Tij që ju shtyn në fushën e shërbimit dhe ju aftëson të shihni në çdo shpirt aftësinë për ta njohur dhe adhuruar Atë? A nuk jeni ju të nxitur nga dija që Manifestimi i Tij e duroi me gëzim një jetë plot vuajtje për hir të dashurisë së Tij për njerëzimin? Shikoni në radhët tuaja, vëllezërit dhe motrat tuaj të dashur Bahá’í në Iran. A nuk janë ata shembull i qëndresës së lindur nga dashuria për Perëndinë dhe dëshira për t’i shërbyer Atij? A nuk tregon aftësia e tyre për të kapërcyer përndjekjet më mizore dhe më të hidhura aftësinë e miliona e miliona njerëzve të shtypur në botë për t’u ngritur e për të marrë një pjesë vendimtare në ndërtimin e Mbretërisë së Perëndisë në tokë? Të papenguar nga formimet shoqërore përçarëse, nxitoni dhe silluani Mesazhin e Bahá’u'lláh-ut shpirtrave në pritje në çdo lagje qytetase, në çdo katundth fshatar, në çdo cep të globit, duke i avitur drejt komunitetit të Tij, komunitetit të Emrit më të Madh. Kurrë nuk largoheni nga mendimet dhe lutjet tona dhe ne do të vazhdojmë t’i përgjërohemi të Gjithëfuqishmit t’ju përforcojë me hirin e Tij të mahnitshëm. [Shtëpia Universale e Drejtësisë] Qendra Botërore Bahá’í Kutia Postare 155 31001 Haifa, Izrael Tel: 972 (4) 835 8358 Fax: 972 (4) 835 8280 Adresa elektronike: secretariat@bwc.org


Table of Contents: Albanian :Arabic :Belarusian :Bulgarian :Chinese_Simplified :Chinese_Traditional :Danish :Dutch :English :French :German :Hungarian :Italian :Japanese :Norwegian :Persian :Portuguese :Romanian :Russian :Spanish :Turkish :Ukrainian :