More Books by Mesazhe të Riḍvánit

Riḍván 2000 (157)
Riḍván 2001 (158)
Riḍván 2002 (159)
Riḍván 2003 (160)
Riḍván 2004 (161)
Riḍván 2005 (162)
Riḍván 2006 (163)
Riḍván 2007 (164)
Riḍván 2008 (165)
Riḍván 2009 (166)
Riḍván 2010 (167)
Riḍván 2011 (168)
Riḍván 2012 (169)
Free Interfaith Software

Web - Windows - iPhone








Mesazhe të Riḍvánit : Riḍván 2009 (166)

SHTËPIA UNIVERSALE E DREJTËSISË Riḍván 2009 Bahá’í-ve të Botës Miq të shumëdashur, Vetëm tre vjet më parë, ne vendosëm para botës Bahá’í sfidën e vënies në jetë të strukturës së veprimit që kishte dalë me kaq qartësi në përfundimin e Planit të kaluar botëror. Përgjigjja, sikurse ne kishim shpresuar, ishte e menjëhershme. Me vrull të madh, miqtë në çdo vend filluan të përpiqeshin për të realizuar vendosjen e programeve intensive të rritjes në jo më pak se 1,500 zona në mbarë botën, dhe numri i programeve të tilla shpejt filloi të rritej. Por askush nuk do të mund ta imagjinonte atëherë se sa thellësisht Zoti i Ushtrive, në urtësinë e Tij të padepërtueshme, kishte caktuar ta transformonte komunitetin e Tij në një periudhë kaq të shkurtër kohe. Ç’komunitet i vendosur e i sigurtë ishte ai që kremtoi arritjet e veta, në pikën e mesit të rrugës së Planit aktual, në dyzet e një konferencat rajonale nëpër të gjithë globin! Çfarë kontrasti të jashtëzakonshëm dhanë koherenca dhe energjia e tij kundrejt çorientimit dhe konfuzionit të një bote të zhytur në vorbullën e krizës! Ky, me të vërtetë, ishte komuniteti i të hareshmëve të cilit i referohet Ruajtësi. Ky ishte një komunitet i vetëdijshëm për potencialet e pafundme me të cilat është pajisur dhe i ndërgjegjshëm për rolin e destinuar të luajë në rindërtimin e një bote të rënë. Ky ishte një komunitet në rritje, i ekspozuar ndaj shtypjes së egër në njërën pjesë të globit, tashmë duke u ngritur i papërmbajtur dhe i patrembur si një i tërë dhe duke forcuar kapacitetin për të arritur qëllimin e Bahá'u'lláh-ut për të çliruar njerëzimin nga zgjedha e shtypjes më të madhe. Dhe në pothuajse tetëdhjetëmijë pjesëmarrës që morën pjesë në këto konferenca ne pamë shfaqjen në skenën historike të një besimtari individual me bindjen më të lartë në efikasitetin e metodave e të instrumenteve të Planit dhe mrekullisht të shkathët në përdorimin e tyre. Secili dhe çdo shpirt i këtij deti të gjerë qëndronte si një dëshmi e fuqisë transformuese të Besimit. Secili dhe gjithkush ishte një tregues i premtimit të Bahá'u'lláh-ut për të ndihmuar të gjithë ata që ngrihen me shkëputje dhe sinqeritet për t’i shërbyer Atij. Secili dhe gjithkush ofroi një vezullim të asaj race qeniesh, të përkushtuar e guximtarë, të dëlirë e të shenjtëruar, të paracaktuar të zhvillohen ndër breza nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Revelacionit të Bahá'u'lláh-ut. Në ta pamë shenjat e para të plotësimit të shpresës sonë të shprehur në fillimin e Planit, që influenca edukuese e Besimit, përmes procesit të Institutit, do të shtrihej në qindra mijëra të tjerë. Janë të gjitha gjasat që, me mbarimin e periudhës së Riván-it, numri i programeve intensive të rritjes në të gjithë botën të jetë më shumë se 1,000. Çfarë mund të bëjmë ne më tepër, në hapjen e këtij Festivali gëzimplotë, se sa të përkulim kokën përunjësisht para Perëndisë dhe t’I ofrojmë lutje falenderimi për bujarinë e Tij të pakufishme kundrejt komunitetit të Emrit më të Madh. Shtëpia Universale të Drejtësisë


Table of Contents: Albanian :Arabic :Belarusian :Bulgarian :Chinese_Simplified :Chinese_Traditional :Danish :Dutch :English :French :German :Hungarian :Italian :Japanese :Norwegian :Persian :Portuguese :Romanian :Russian :Spanish :Turkish :Ukrainian :