1. Në katër vjet e gjysëm më parë, ndërsa besimtarët e të gjithë botës janë përpjekur në ndjekje të objektivit të çuarjes përpara të proçesit të hyrjes me trupa, u bë gjithnjë e më e qartë që mbyllja e Planit të tanishëm Pesëvjeçar do të shënojë një moment vendimtar në shpalosjen e një ndërmarrjeje historike në të cilën është angazhuar Komuniteti i Emrit Më të Madh. Elmentet e kërkuar për një përpjekje intensive për të shpërndarë në rajone të ndryshme të botës shpirtin e Revelacionit të Bahá'u'lláh-ut tanimë janë konkretizuar në një strukturë veprimi që duhet vetëm të vihet në veprim.
2. Mesazhi ynë i 26 Dhjetorit 1995, që fokusoi botën Bahá'í në shtegun e nxënies intensive për rritjen vetëmbështetëse e të shpejtë të Besimit, përshkruante, në terma të përgjithshme, natyrën e punës që duhet të ndërmerrej për t'u bërë ballë sfidave të ardhshme. Si hap i parë, komuniteteve Bahá'í iu rekomandua të sistemonin përpjekjet e tyre për zhvillimin e burimeve njerëzore të Kauzës përmes një rrjeti institutesh trajnimi. Ndërsa çdo komunitet kombëtar merrte masat për të krijuar kapacitetin institucional për kryerjen e këtij funksioni të domosdoshëm, vetëm me fillimin e Planit Pesëvjeçar filloi të vlerësohej gjerësisht rëndësia e i një programi trajnimi të konceptuar mirë. Hyrja e konceptit të zonës bënte të mundshme për miqtë të mendonin për rritjen e përshpejtuar të komunitetit në një masë të mundshme dhe ta konceptonte në formën e dy lëvizjeve plotësuese e që përforcoheshin reciprokisht: rrjedhja konstante e personave në sekuencat e kurseve të institutit dhe kalimi i zonës nga një fazë zhvillimi në tjetrën. Ky vizion i ndihmonte besimtarët të analizonin mësimet e marra në terren dhe të përdornin fjalë të zakonshme për të shpjeguar çka ishte kuptuar. Kurrë më parë nuk qe kuptuar më mirë që mjete per stabilizimin e një modeli për aktivitete që ve theks të njëjtë mbi proçeset binjake të përhapjes dhe konsolodimit. Në fakt, eksperienca me programet intensive të rritjes, e zbatuar në bazë të këtij kuptimi, në zona të ndryshme ka qenë kaq e konsiderueshme, sa që s'mbetet asnjë mundësi për paqartësi. Rruga përpara është e qartë dhe në Ridván 2006 do t'i thërasim besimtarët të fuqizojnë vendosmërinë e tyre dhe të vazhdojnë me të tërë forcën e energjive të tyre në rrugën që është vendosur kaq vendosmërisht.
3. Në prezantimin për ju të karakteristikave të Planit të ardhshëm Pesëvjeçar, temë e diskutimit tuaj në këtë konferencë, do të rishikojmë evidencat e sukseve të kohëve të fundit të botës Bahá'í dhe do të tregojmë se si arritjet e tanishme, metodat dhe instrumentet duhen sjellë në fazën e ardhshme. Analizat do të vënë në dukje që përgjigjja me gjithë zemër e besimtarit individual, e komunitetit dhe e institucioneve ndaj udhëheqjes që ata morën pesë vjet më parë ka ngritur kapacitetin e tyre në nivele të reja. Zhvillimet në vazhdim të këtij kapaciteti do të mbeten jetësore për synimin e çuarjes përpara të procesit të hyrjes me trupa fokusimi i botës Bahá'í gjatë viteve të fundit të shekullit të parë të Epokës Formuese.
Individi4. Nuk është e nevojshme të përshkruajmë në detaje arritjet e besimtarit individual, sepse i kemi shënuar tashmë këto në mesazhin tonë të 17 janarit 2003 drejtuar botës Bahá'í. Në këtë mesazh kemi nxjerrë në pah sensin në rritje të iniciativës e të ndërmarjes, si dhe kurajon e guximin, që karakterizoi besimtarët kudo. Cilësi të tilla, si: shenjtёrimi, zelli, besimi dhe këmbëngulja dëshmojnë vitalitetin në rritje të besimit të tyre. Gjithashtu kemi njohur rolin e institutit të trajnimit në inkurajimin e shpirtit të ndërmarrjes, që është baza e rritjes së aktivitetit, i njohur në të gjithë botën shprehja konkrete i këtij vitaliteti.
5. Zhvillimet e ndjekura kanë shërbyer vetëm që të demonstrojnë edhe më shumë efikasitetin e një sekuence të kurseve, që kërkon të ndërtojnë kapacitetin e shërbimit duke u përqendruar në aplikimin e rizgjimit shpirtëror të fituar gjatë studimit të thellë të Shkrimeve. Pjesëmarrësit i janë ekspozuar një mase të dijes që ushqen një seri zakonesh, qëndrimesh e cilësish të lidhura dhe ndihmojnë në përmirësimin e disa aftësive dhe kapaciteteve të nevojshme për kryerjen e akteve të shërbimit.
6. Diskutimet që qarkojnë rreth Fjalës Krijuese, në atmosferë serioze dhe frymëzuese të një qarku studimi, ngrenë nivelin e ndërgjegjësimit për detyrat personale ndaj Kauzës dhe krijojnë bindjen që gëzimi buron nga mësimi i Fesë dhe të shërbyerit interesave të saj. Rethanat shpirtërore në cilat përballen me veprime specifike i pajisin ato me kuptim. Besimi është ndërtuar me durim, ndërsa miqtë angazhohen në veprime shërbimi gjithnjë më komplekse e të vështira. Por, mbi të gjitha, ajo që i mbështet ata në përpjekjet e tyre është besimi në Perëndinë. Sa të shumta janë rrëfimet e besimtarëve që hyjnë në fushën e mësimit me frikë dhe më pas e gjejnë veten të fuqizuar nga konfirmimet që i vijnë nga të gjitha anët. Duke parë me një sy të ri mundësitë dhe rastet që dalin para tyre, ata dëshmojnë direkt fuqinë e ndihmës Hyjnore, ndërsa përpiqen të vënë në praktikë çfarë kanë mësuar dhe arrijnë rezultate më të mëdha nga sa prisnin. Është padyshim një fenomen i ri që shpirti i besimit, që lind nga kontakti i afërt me Fjalën e Perëndisë, të ketë një efekt të tillë mbi shpirtrat. Eshtë frymëzuese që procesi i institutit i ndihmon të gjthë këto persona në numër të madh të eksperimentojnë fuqinë transformuese të Besimit. Shtrirja e kësaj influence edukuese te qindra mijra të tjerë duhet të jetë objekt i një përpjekjeje intensive në pesë vjetët e ardhshme.
7. Një rezultat i dukshëm i të theksuarit të kapacitetit ndërtues ka qenë një rritje e vazhdueshme në vënien në veprim të iniciativës individuale, që disiplinohet nga kuptimi i kërkesës për një veprim sistematik në çuarjen përpara të proçesit të hyrjes me trupa. Përpjekjet vazhdojnë me një qëndrim përunjës të nxënies brenda kuadrit të përcaktuar në Plan. Si rezultat, aktivitetet që i japin shprehje një varieteti talentesh të harmonizuara në një lëvizje të mëtejshme, dhe evitohet qëndrimi në vend që shkakton debate pafund mbi preferencat personale të afrimeve të ndryshme. Rriten angazhimet për veprime afatgjata dhe futen së bashku me to iniciativat e ndërmarra nga besimtarët në çdo moment të veçantë.
8. Në asnjë fushë nuk është demonstruar më qartë se në fushën e mësimdhënies rritja e iniciativës personale. Përpjekjet individuale për të mësuar Fenë, qoftë në formën e takimeve pranë zjarrit apo të qarqeve të studimit, janë padiskutim në rritje. Besimtarët, të pajisur me aftësi dhe metoda efektive e të vlefshme për të gjithë dhe të inkurajuar nga përgjigjja e veprimeve të tyre të fituara, shoqërohen gjithnjë e më shumë me njerëz të çdo shtrese sociale, duke i përfshirë ata në një seri bisedimesh me tema prezantimi shpirtëror. Me një perceptim shpirtëror gjithnjë e më të madh, ata arrijnë të ndjejnë aftësi marrëse dhe të njohin etjen për ujërat jetëdhënëse të Mesazhit të Bahá'u'lláh-ut. Ndër të gjithë ata që takojnë - prindërit e fëmijëve fqinjë, kolegë të punës, njohje të rastësishme, - ata kërkojnë shpirtrat me të cilët mund të ndajnë pjesë nga ajo që Ai i ka dhuruar kaq hirësisht njerëzimit. Rritja e eksperiencës i lejon ata të adaptojnë prezantimet e tyre sipas nevojave të kërkuesve, duke përdorur metoda të mësimit direkt të nxjerra nga Shkrimet për ta ofruar mesazhin në një mënyrë sa dashamirëse aq edhe ftuese.
9. Shumë e vlefshme për t'u përmendur në lidhje me këtë është shpirti i iniciativës i shfaqur nga besimtarët, të cilët e zgjerojnë rrezen e përpjekjeve të tyre për të ndihmuar të tjerët që gjithashtu përpiqen të shkelin në shtegun e shërbimit. Duke fituar kapacitetin për të shërbyer si lehtësues të kurseve të institutit, ata angazhohen në sfidën e të shoqëruarit të pjesëmarrësve në përpjekjet fillestare të tyre për të kryer akte shërbimi, deri në momentin që edhe ata të jenë të gatshëm të hapin qarqet e tyre të studimit dhe të ndihmojnë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë, duke zgjeruar kështu fushën e ndikimit të institutit dhe duke sjellë shpirtra të ndezur në kontakt me Fjalën e Perëndisë. Ky aspekt i veçantë i procesit të institutit, që shërben për të shumëfishuar numrin e mbështetësve aktivë të Besimit në një mënyrë vetëriprodhuese, mban shumë premtime, dhe shpresojmë që potenciali i tij të realizohet në Planin e ardhshëm. "Të mos jetë i kënaqur", janë fjalët e Ruajtësit që i referohen çdo mësuesi të Kauzës, "derisa ai të ketë ngulitur brenda fëmijës së tij shpirtëror një dëshirë kaq të thellë sa ta shtyjë atë të ngrihet për veten e tij i pavarur, dhe t′ia përkushtojë energjitë e tij zgjimit të shpirtrave të tjerë, dhe të mbështesë ligjet dhe principet e vendosura të Besimit të tij të sapoadoptuar".
Komuniteti10. Vitaliteti në rritje që dallon jetën e besimtarit individual dallohet njëlloj në jetën e komunitetit Bahá'í. Shkalla në të cilën manifestohet ky vitalitet varet natyrisht nga faza e zhvillimit të zonës. Një zonë në një fazë të avancuar rritjeje ofron një vizion më të madh për sa mundet të realizohet se sa në një fazë më të hershme, ku miqtë janë akoma duke u përpjekur për të përkthyer në veprim kërkesat e Planit. Pra duhet të shikojmë këto zona të avancuara për të analizuar arritjet e komunitetit, të bindur që eksperienca e tyre do të ndiqet nga të tjerët ndërsa ato vazhdojnë të avancojnë.
11. Në disa raste i jemi referuar bashkimit që proçesi i rritjes e fiton me stabilizimin e qarqeve të studimit, takimeve devocionale dhe klasave të fëmijëve. Shumëfishimi konstant i aktiviteteve bazë, i shtyrë nga instituti i trajnimit, krijon një model mbajtës për shtrirjen dhe konsolidimin,që është në të njëjtën kohë i strukturuar dhe organik. Ndërsa kërkuesit u bashkohen këtyre aktiviteteve dhe deklarojnë besimin e tyre, përpjekjet e mësimdhënies individuale dhe kolektive marrin vrull. Nëpërmjet përpjekjeve të bëra për të siguruar që një përqindje e besimtarëve të rinj të përfshihen në qarqet e studimit, rezerva e burimeve njerëzore kërkon për të çuar përpara punët e Besimit që rritet. Të gjitha këto aktivitete, kur punohet në mënyre të palodhur në një zonë, në fund sjellin kushte të favorshme për të hedhur në veprim një program intensiv rritjeje.
12. Një shqyrtimi intim i zonës që gjendet në këtë fazë konfirmon që bashkimi i fituar shtrihet në aspekte të ndryshme të jetës së komunitetit. Studimi dhe vënia në zbatim e mësimeve bëhet një zakon i përgjithshëm dhe shpirti i adhurimit kolektiv i lindur nga takimet devocionale fillon të shpërndahet në aktivitetet kolektive të komunitetit. Një integrim i pëlqyeshëm i arteve në aktivitete të ndryshme shton vrullin e energjisë që mobilizon besimtarët. Klasat për edukimin shpirtëror të fëmijëve e të paratërinjve shërbejnë për të përforcuar rrënjët e Besimit në popullatën lokale. Madje edhe një akt i thjeshtë shërbimi, siç mund të jetë vizita në shtëpinë e një besimtari të ri, - në një fshat të Ishujve të Paqësorit apo në një zonë metropolitane si Londra, - përforcon lidhjet e miqësisë që bashkon anëtarët e komunitetit. "Vizita në shtëpi", e ideuar si një mjet për t'u prezantuar besimtarëve bazat e Besimit, po i jep jetë një formacioni të përpjekjeve të intensifikuara, si individuale ashtu dhe kolektive, ku miqtë thellohen më tej në Shkrimet dhe hulumtojnë implikimet në jetën e tyre.
13. Në këtë mënyrë, ndërsa themelet shpirtërore të komunitetit janë përforcuar, niveli i bashkëbisedimit kolektiv është ngritur, marrëdhëniet sociale midis miqve marrin një kuptim të ri dhe një ndjenjë e qëllimit të përbashkët frymëzon ndërveprimet e tyre. Nuk na çudit fakti që një studim i bërë nga Qendra Ndërkombëtare e Mësimit tregon se, në rreth pesëdhjetë zona të avancuara që janë analizuar, cilësia e Festës së Nëntëmbëdhjetë Ditëve është përmirësuar. Raportime të tjera tregojnë që kontributet në Fonde janë rritur, ndërsa ndërgjegjësimi i kuptimit të tij shpirtëror përhapet dhe nevojat për mjete materiale janë kuptuar më mirë. Takimet e Reflektimit në nivelin e zonës bëhen forume për diskutimin e nevojave dhe planeve, duke krijuar një identitet kolektiv dhe duke fuqizuar vullnetin kolektiv. Aty ku lulëzojnë zona të tilla të avancuara, influenca që ushtrojnë fillon të shpërndahet përtej kufijve, duke pasuruar aktivitete më të gjera, siç janë shkollat verore apo dimërore.
14. Ndërsa në rastin e individit, të nxënit është një karakteristikë e kësaj faze në zhvillimin e komunitetit. Ju kërkojmë që ju dhe ndihmësit tuaj të ushtroni përpjekjet maksimale në vitet e ardhshme për të siguruar që, zonë pas zone, kuptimi të jetë integruar në procesin e vendimmarrjes.
15. Një nga preokupimet tuaja parësore duhet të jetë fuqizimi i vlerësimit të veprimit sistematik, tashmë i dalë në pah nga sukseset e fituara. Për të arritur në një vizion të unifikuar të rritjes, mbështetur mbi një vlerësim realist të mundësive dhe burimeve, për të zhvilluar strategjitë që mundësojnë realizimin e tij, për të hartuar dhe zbatuar plane veprimi të matshme me kapacitetin, duke i përsosur hap pas hapi ndërsa ruhet vazhdimësia, të ndërtosh mbi rezultatet - këto janë disa nga kërkesat e të qenit sistematik, që çdo komunitet duhet të mësojë ta ketë një element jetësor të vetin.
16. Në mënyrë të ngjashme, dëshira dhe gatishmëria për t'i hapur publikut tё gjerё disa elemente të jetës së komunitetit, duhet të jenë të integruara në një model sjelljeje që tërheq shpirtëra dhe i konfirmon ato. Në lidhje me këtë është arritur shumë, ndërsa miqtë kanë adaptuar mënyra të reja të menduari dhe tё vepruari në nivel kolektiv. Komuniteti, në mikpritjen e numrave të mëdha në krahët e tij, po mëson të shikojё mё me shpejtësi potencialitetin e fshehur te njerёzit dhe të evitojë formimin e barrierave artificiale bazuar në ide të paragjykuara. Kultivimi i një mjedisi dashamirës, në të cilin çdo person është i inkurajuar të avancojë me ritmin e tij, pa presione të njё pritshmërie të paarsyeshme. Në zemër të zhvillimeve të tilla qëndron një ndërgjegjësim në rritje i implikimeve të universalitetit dhe tërësisë së Besimit. Veprimi kolektiv është udhёhequr gjithnjë e më shumë nga principi që mesazhi i Bahá'u'lláh-ut duhet t'i prezantohet njerëzimit bujarisht dhe i pakushtëzuar. Përpjekjet e bëra për t'i bërë të arritshme popullatat pranuese me mësimet e fesë janë shumë pëlqyeshme. Ndërsa forcat e pamëshirshme sociale dhe politike vazhdojnë të çrrënjosin njerёzit nga vendlindja e tyre dhe i zhvendosin ata nga një kontinent në tjetrin, një vlerësim pakompromis për shumёllojshmërinë e origjinave dhe të forcës që ajo i sjell të gjithë së bashku do të provojë kritike për shtrirjen dhe konsolidimin e komunitetit.
17. Ndoshta detyra që duhet të okupojë vëmendjen tuaj dhe të ndihmësve tuaj mbi gjithë të tjerat është të ndihmojë komunitetin në përpjekjet e tij të ruajё fokusimin. Ky kapacitet, i fituar ngadalësisht nëpërmjet Planeve në vazhdim, përfaqëson një nga avantazhet më të vyera tё fituar me vështirësi nëpërmjet disiplinës, angazhimit dhe vizionit, ndërsa miqtë dhe institucionet e tyre kanë mësuar të ndjekin të vetmin synim të çuarjes përpara të hyrjes me trupa. Por ruajtja e fokusimit nuk ka tё bёjё me tendencёn pёr uniformitet apo ekskluzivitet. Të ruash fokusimin nuk do të thotë që nevoja dhe interesa të veçanta të lihen mënjanë, dhe akoma më pak që aktivitetet- bazë të ndërpriten për t'ua lënë vendin të tjerave. Është e qartë që janё një seri elementesh që përfshijnë jetën e komunitetit Bahá'í, i modeluar ne dekada, që duhet për më tepër përpunuar dhe zhvilluar. Nga ana tjetër, dëshironi të kapni çdo mundësi për të përforcuar pozicionimin për vendosje përparësie - një gjë që dihet që jo të gjitha aktivitetet kanë të njëjtën rëndësi në një fazë të dhënë rritjeje, që disa duhet domosdoshmërisht të kenë përparësi nga të tjerat, madje propozimet me ide më të mira mund të shkaktojnë tërheqje vemëndjeje, harxhim energjie apo pengojnë avancimin përpara. Ajo që duhet të jetë njohur me thjeshtësi është qё, nё çdo komunitet, koha e vlefshme e miqve për t'i shërbyer fesë është e kufizuar. Është mëse e natyrshme që pjesa dominuese e këtij burimi të kufizuar duhet të harxhohet për tё pёrballuar parashikimet e Planit.
Institucionet18. Në mungesë të udhëheqjes, inkurajimit dhe mbështetjes të pjesëmarësit të tretë në Plan - institucioneve tё Fesë - asnjë nga sukseset e individit apo të komunitetit nuk do të realizohej. Është inkurajuese të shohësh se në çfarë mase institucionet inkurajojnë iniciativën individuale dhe kanalizojnë energjitë në fushën e mësimit, duke nënvizuar vlerën e veprimit sistematik, i japin shtysë jetës shpirtërore të komunitetit dhe kultivojnё e ushqejnë një mjedis mikpritёs. Duke ndihmuar komunitetin të qëndrojë i fokusuar në synimin e Planit, ato mësojnë nё praktikё ç'do të thotë të mbash unitetin e vizionit midis miqve, vendosin mekanizmat që lehtësojnë përpjekjet e tyre dhe shpërndajnë burimet sipas përparësive të vendosura me urtësi. Këto përparësi, natyrisht, përfshijnë fusha aktiviteti që kërkojnë aftësi specifike të individëve. Vlen të përmendet, veçanërisht, qё në këtë kategori janë punët me marrёdhëniet e jashtme, tё cilat Asambletë Shpirtërore Kombëtare i ndjekin me vëmëndje, si dhe projektet e zhvillimit social-ekonomik, si për shembull nga organizatat e frymëzuara Bahá'í. Ndërkohë që institucionet kujdesen për nevojat e këtij lloji, ndjehen gjithnjë e më shumë të afta për të drejtuar energjitë e përpjekjeve të ushtruara nga shumica e besimtarёve në drejtim të ekzekutimit të detyrave qendrore të Planit.
19. Janë shumë inkurajuese edhe hapat specifike të marra nga Asambletë Shpirtërore Kombëtare, në bashkëpunim me këshilltarët, për t'iu përgjigjur sfidave administrative të shkaktuara nga rritja në shkallë të gjerë në nivelin e zonës. Planet që dalin tentojnë të kërkojnë një apo më shumë persona të emëruar nga instituti i trajnimit për të koordinuar realizimin e kurseve në sekuencat kryesore, si dhe programet për fëmijët dhe paratërinjtë. Për të administruar aspekte të tjera të përpjekjeve sistematike për realizimin e shtrirjes dhe konsolidimit tё përshpejtuar, ёshtё kёrkuar gjithashtu një Komitet mёsimdhёnieje pёr zonën, i emëruar nga Këshilli rajonal apo nga vetë Asambleja Kombëtare. Anëtarët e Trupit Ndihmës tashmё po punojnë në të dy frontet, për të siguruar që të avancohen pa pengesa të dyja lëvizjet që karakterizojnё tanimë procesin e rritjes. Ndërkohë që elementë të ndryshëm janë stabilizuar zonë mbas zone, mbetet akoma shumë për të mësuar për funksionet që duhen kryer të çdonjerit dhe rreth marëdhënijet midis tyre. Është e rëndësishme që shkalla e tanishme e fleksibilitetit, që lejon krijimin e instrumentave të tjerë sipas nevojës, nuk negociohet derisa plani i koordinimit përfaqëson një përgjigje të kërkesave të vetë rritjes. Besojmë në ju dhe në Asambletë Kombëtare për të drejtuar këtë proces nxënieje.
20. Përgjatë rrugës së Planit, kemi vrojtuar me interes të madh efektet e këtyre zhvillimeve mbi funksionimin e Asambleve Shpirtërore Lokale. Jemi të kënaqur që dallojmë se janë bërë dy tipe progresi. Në ato zona ku shumica e Asambleve Lokale kanë qenë jashtëzakonisht të dobёta, një numër gjithnjë në rritje po merr gradualisht përgjegjësinë e vet ndërkohë që mësojnë të drejtojnë aktivitete specifike të Planit në zonat nën autoritetin e tyre. Në të njëjtën kohë Asambletë Shpirtërore Lokale më të vjetra demonstrojnë shenja të një force shtesё ndёrkohё që përqafojnë një vizion të rritjes sistematike - kjo shpesh ndiqet nga një periudhë modifikimi, në të cilën disa kanë vështirësi për të kuptuar realitetet e reja që krijohen në nivelin e zonës.
21. Ndjejmё njё gёzim tё veçantё kur shohim që procesi i rritjes që shpaloset në tё gjithë botën po merr vrull si në qendrat urbane ashtu dhe në zonat rurale. Një hap i rëndësishëm i marrë në fillim të Planit në shumë qytete të mëdha ishte ndarja në sektorë. Kjo u provua vitale për të planifikuar një rritje të vazhdueshme. Nërkohë që komunitetet zgjerohen, është e arsyeshme të pritet që qytetet kanë nevojë të ndahen në zona më të vogla - ndoshta edhe në lagje - ku në çdonjёrёn prej tyre mbahet Festa e Nëntëmbëdhjet Ditëve. Për zhvillimet e mëtejshme të Asambleve Lokale është e rëndësishme ruajtja e një vizioni të dimensioneve potenciale të komuniteteve të ardhshme. Për të administruar marrëdhëniet e komuniteteve në të cilat anёtarësimi do të arrijё në mijёra, si dhe për të realizuar qëllimet e tyre si "të besuarit e të Mëshirshmit midis njerёzve", ata që shërbejnë në Asambletë Shpirtërore duhet domosdoshmërisht të kalojnë periudha intensive nxënieje në vitet e ardhshme. Synimi ynё ёshtё të monitorojmë nga afër zhvillimet e Asambleve Shpirtërore Lokale gjatë Planit të ardhshëm dhe të autorizojmë rast për rast, kur dimensionet e popullatës Bahá'í dhe rrethanat e tjera në një lokalitet kërkojnë një proces elektoral në dy faza, në ndjekje të modelit të zhvilluar në Teheran gjatë qeverisjes së Ruajtёsit.
Programe Intensive të Rritjes22. Përpjekja e mbështetur nga ana e individit, komunitetit dhe institucioneve për të përshpejtuar proçesin e Institutit në zonë, ndërsa kontribuohet për avancimin e saj nga një fazë zhvillimi në tjetrën - përmes mjeteve të eksperimentuara mirë, - kulmon me hedhjen në veprim të një programi intensiv të rritjes. Në fakt, progreset më të rëndësishme të nxënies gjatë Planit të tanishëm janë fryt i përpjekjeve në rreth dyqind zona për t'i vënë në veprim të tilla programe. Jemi të bindur që ky mësim tani mund të përhapet sistematikisht në çdo kontinent, dhe në Ridvan 2006 do t'i kërkojmë të gjithë botës Bahá'í të stabilizojё, në Planin e ardhshëm, programe intensive të rritjes në jo më pak se 1500 zona.
23. Një program intensiv i rritjes, siç konceptohet aktualisht, është i drejtë, i thjeshtë dhe efektiv, por nënkupton një shkallё përpjekjesh që vë në provë vendosmërinë e miqve. Në pёrputhje me vizionin që kemi prezantuar pesë vjet më parë, ky program përdor disa masa që janë provuar të jenë të domosdoshme për shtrirjen dhe konsolidimin në shkallë të gjerë. Ai përbëhet prej cikleve të aktiviteteve, në përgjithësi prej tre muajsh secili, që vazhdon sipas fazave dalluese të shtrirjes, konsolidimit, reflektimit dhe planifikimit.
24. Faza e shtrirjes shpesh zgjat dy javë dhe kërkon një nivel të lartë intensiteti. Objektivi i saj është të zgjerojё qarkun e atyre që janë të interesuar Besimin, për të gjetur shpritra pranues tё Besimit dhe t'i mësojnë ata. Kjo fazë, megjithëse mund të përfshijë disa elemente të shpalljes, nuk duhet parë si një rast për të organizuar disa aktivitete për këtë qëllim ose për të ndërmarrë një seri aktivitetesh që transmetojnë vetëm informacion. Eksperienca sugjeron që, sa më shumë përafrimet dhe metodat e mësimdhënies janë në një linjë me kapacitetin e fituar nga studimi i kurseve të institutit, aq më shpërblyese do të jenë rezultatet.
25. Planet e hartuara për këtë fazë angazhojnë në mënyrë të pandryshueshme realizimin e projekteve të mësimdhënies të hartuara me kujdes, fushatat e vizitave nëpër shtëpi dhe takimet pranё vatrës, shpesh nëpërmjet mobilizimit të grupeve të mësimdhënies. Mbi të gjitha, modeli i shtrirjes që zhvillohet ndryshon nga zona në zonë. Aty ku popullata ka demonstruar tradicionalisht një nivel të lartë pranues ndaj Fesë, duhet pritur një rritje e shpejtë e besimtarëve të rinj. Në një zonë të këtij lloji, për shembull, objektivi për pesëdhjetё deklarime në një lokalitet për një periudhë prej tre javësh u tejkalua që ditën e dytë dhe grupi vendosi me zgjuarsi ta mbyllë fazën e shtrirjes, në pritje të aktiviteteve të konsolidimit. Një nga objektivat e parë të kësaj faze në vazhdim është të përfshijë një përqindje të besimtarëve të rinj në proçesin e institutit derisa një rezervë e përshtatshme e burimeve njerёzore të jetë e vlefshme në ciklet e ardhshme për të mbajtur rritjen. Ato që nuk morën pjesë në qarqet e studimit u mbështetën me një seri vizitash në shtëpi dhe të gjithë u ftuan në takime devocionale, në Festën e Nëntëmbëdhjetё Ditëve apo në festimin e Ditëve të Shenjta dhe gradualisht hynë në aktivitetet e jetës së komunitetit. Ndodh shpesh që faza e konsolidimit u jep jetë deklarimeve të mëtejshme, ndërsa anëtarë të familjes dhe miq të deklaruesve të rinj pranojnë Besimin.
26. Në zona të tjera deklarimet mund të jenë të pakta në fazën e shtrirjes, veçanërisht në ciklet e para, dhe objektivi është rritja e numrit të atyre që dëshirojnë të marrin pjesë në aktivitetet-bazë. Kështu kjo përcakton natyrën e fazës së konsolidimit, e cila angazhon gjerësisht kultivimin e interesave të kërkuesve dhe i shoqëron ata në kërkimet shpirtërore derisa ata konfirmohen në besimin e tyre. Kjo fazë, në masën në të cilën këta tregues ndiqen energjikisht, mund t'i japё jetë një numri të konsiderueshëm deklarimesh. Duhet të vihet re se, ndërsa të nxënët përparon dhe eksperiencat fitohen, zhvillohen aftësi jo vetëm për të mësuar shpirtra pranues, por edhe identifikohen segmente të popullatës në përgjithësi që janë shumë pranues, dhe shuma e besimtarëve të rinj rritet nga cikli në cikël.
27. Cilado qoftë natyra e zonës, është urgjente për t'u kushtuar vemëndje kudo fëmijëve dhe paratërinjve. Preokupimi për edukimin moral e shpirtëror tё të rinjve deklarohet me forcë në vetёdijen e njerëzimit, dhe asnjë përpjekje për zhvillimin e komuniteteve nuk mund të lejojë ta injorojë atë. Efikasiteti i programeve edukative që synon fuqizimin shpërtëror të paratërinjve është bërë veçanërisht i dukshёm në Planin Pesëvjeçar të tanishëm. Kur shoqërohen për tre vjet përmes një programi që rrit ndjeshmëritë e tyre shpirtërore dhe i inkurajon të hyjnë në sekuencat bazë të kurseve të institutit në moshën pesëmbёdhjetё vjeç, ata përfaqёsojnë një rezervuar të madh energjish dhe talentesh, që mund t'i përkushtohen avancimit të civilizimit shpirtëror dhe material. Jemi kaq të emocionuar nga rezultatet e arritura tashmë dhe nevojat janë kaq të forta sa që u japim shtysë të gjitha Asambleve Shpirtërore Kombëtare të marrin në konsideratë grupet e paratërinjve të formuar përmes programeve të realizuara nga institutet e tyre të trajnimit, si aktiviteti i katërt bazë pikërisht i tyre dhe t'i japin shtysë shumёfishimit të tij në shkallë të gjërë.
28. Çelёsi i progresit të një programi intensiv të rritjes është faza e dedikuar reflektimit, në të cilën mësimet e marra nga veprimi shprehen dhe përfshihen në planet për ciklin tjetër të aktiviteteve. Karakteristika e saj kryesore është Takimi i Reflektimit - koha e festimeve të gëzueshme dhe në të njëjtën kohë e konsultimit serioz. Analiza të kujdesshme të eksperiencës, përmes diskutimeve të pjesëmarrjes aktive më të dëshirueshme se prezantimet shumë komplekse e të parapërgatitura shërbejnë për mbajtjen e unitetit të vizionit, mprehin qartësinё e mendimit dhe rrisin entuziazmin. Në qendër të analizave të tilla është rishikimi i statistikave vitale, që sugjerojnë serinë e re të objektivave për t'u adaptuar. Planet hartohen që të marrin në konsideratë nga njëra anë kapacitetin në rritje në termat e burimeve njerёzore të vlefshme në fund të ciklit për të kryer disa detyra dhe nga ana tjetër dijet e fituara për pranueshmërinë e popullatës dhe mbi dinamikat e mësimdhënies. Kur burimet njerёzore rriten në mënyrë propocionale me rritjen e popullatës Bahá'í së bashku nga cikli në cikël, është e mundshme jo vetëm e ta mbështesësh por edhe ta përshpejtosh rritjen.
29. Për të realizuar synime ambicioze për stabilizimin e 1500 programeve intensive të këtij tipi, bota Bahá'í duhet të shfrytëzojё plotësisht eksperiencën e fituar dhe kapacitetet e zhvilluara në dhjetë vitet e fundit. Mbas largimit nga Toka e Shenjtë, ju duhet të hyni në një konsultim të detajuar me Asambletë Shpirtërore Kombëtare e me Këshillat Rajonale dhe së bashku të rishikoni me kujdes kushtet e çdo komuniteti kombëtar, për të identifikuar zonat që do të marrin një vëmendje të fokusuar dhe të hartoni plane strategjike.
30. Ekzekutimi i këtyre planeve duhet të fillojё sa më shpejt të jetë e mundur mbas Ridvan 2006. Eksperienca në avancimin e zonave nga një fazë në tjetrën tashmë është kaq e përhapur saqë metodat dhe instrumentet janë kuptuar mirë. Proçesi I institutit duhet të fuqizohet derisa një numër mjaft I madh miqsh vazhdojnë përgjatë sekuencave kryesore të kurseve. Në këtë kuptim do të jetë mjaft e rëndësishme pёr fushatat intensive të institutit që kërkojnë vëmëndje të mjaftueshme për elementin praktik. Numri I aktiviteteve bazë duhet të shumёfishohet gradualisht dhe duhet të shtrihet sistematikisht afrimi te komuniti I gjerë (komuniteti i interesit). Takimet e reflektimit duhet të mbahen periodikisht që të mbikqyret progresi, të mbahet uniteti I mendimit dhe të mobilizohen energjitë e miqve. Edhe sistemi për administrimin e proçesit të rritjes duhet gradualisht të vihet në vend, për sa rrethanat e kërkojnë. Ndërsa kapaciteti në nivelin e zonës për të mbështetur rritjen do të mbetet preokupimi më I rëndë në vitet që do të vijnë, nuk duhet të neglizhohen zhvillimi në vazhdim i strukturave rajonale dhe kombëtare, për të lehtësuar rrjedhjen e informacionit dhe të burimeve nga fusha e veprimit dhe anasjelltas.
31. E një rëndësie të njёjtë do të jetë mbështetja e dhënë një zone përmes arritjes së pionierёve. Dëshira për pionier lind natyrshёm nga thellësia e zemrës së besimtarit individual si përgjigje e thirrjeve Hyjnore. Kushdo qё lë shtëpinë e vet për qëllimin e mësimit të Kauzës i bashkohet rangut të atyre shpirtrave fisnikё suksesi i të cilëve në dekada ka ndriçuar kronikat e pionierizimit Bahá'í. Vlerësojmë shpresën që shumë do të jenë të frymëzuar për të ofruar këtë shërbim të lavdërueshëm përgjatë Planit tjetër, si brënda ose në fushën ndërkombëtare - një veprim që në vetvete tërheq bekime të mëdha. Institucionet nga ana e tyre, do të vigjilojnë me drejtësi, për të siguruar që miq të tillë të sistemohen në mënyrë strategjike. Prioritet do t'i jepet pionierizimit afatshkurtër dhe afatgjatë në ato zona që janë fokusi i vëmendjes sistematike, si me mjete për përforcimin e aktiviteteve që hedhin bazat për një rritje të përshpejtuar apo për stabilizimin e cikleve të aktiviteteve në veprim. Është e arsyeshme të mendosh që një përpjekje intensive për të ndërtuar mbi forcën e fituar do të rezultojё në një rrjedhje të fundit të pionierёve nga rajone të tilla në zona të destinuara të bëhen skena të fitoreve të ardhshme.
32. Të dashur miq, në javët dhe muajt që do të vijnë në rrugën e Planit, ju dhe ndihmësit tuaj do të jeni një burim konstant I inkurajimit të besimtarëve ndërsa ata ngrihen për të pranuar sfidat që u paraqiten atyre. Ju kërkojmë të kapni çdo mundësi për t'u transmetuar atyre besimin tuaj në kapacitetin e tyre për të kapërcyer pengesat që padyshim do të shfaqen në shtegun e tyre. Atyre nuk duhet t'u mungojë të njohin shkallën e asaj që ata kanë arritur nëpërmjet hirit mbështetës të Bahá'u'lláh-ut në dekadën e fundit. Gjatë pesë viteve e para ata krijuan në tërë globin kapacitetin institucional për t'u dhënë një edukim shpitëror kontigjenteve në rritje të besimtarëve. Duke ndërtuar mbi këto suksese, ata janë angazhuar në një proçes rigoroz të nxënies, që ka hapur para syve të tyre prespektiva të mëdha dhe, mbi të gjitha, mundësi të realizueshme. Fakti që bota Bahá'í ia arriti të gjashtëfishojë numrin e takimeve devocionale në pesë vitet e fundit, që në të njëjtën periudhë klasat për fëmijë dhe paratërinj janë më shumë se të trefishuara, numri i qarqeve të studimit në të gjithë botën është mbi njëmbëdhjetë mijë - kjo jep masën e forcës së jashtëzakonshme nga e cila besimtarët mund të tërheqin për të marrë mbi shpatulla përgjegjësinë që u është besuar.
33. Mbi të gjitha, miqtë duhet të mbeten gjithmonё të ndërgjegjshëm nga madhështia e forcave shpirtërore që janë në dispozicion të tyre. Ata janë anёtarë të një komuniteti " aktivitetet universale tё tё cilit konsolidohen vazhdimisht, ato përbëjnë një proçes të vetëm të integrimit në një botë ku institucionet e të cilës shekullore dhe fetare, janë në pjesën më të madhe duke u zhbërë". Nga të gjithë popujt e botës "vetëm ata mund të njohin, në vorbullën e një epoke të stuhishme, Duart e Shpëtimtarit Hyjnor që skicon drejtimin e saj dhe kontrollon fatet e saj. Vetëm ata janë të ndërgjegjshëm për rritjen e heshtur të komunitetit tё rendit tё ri botëror, strukturën e së cilës ata po e ndërtojnë". Janë institucionet e tyre që "do të konsiderohen si vula dhe lavdia e epokës" qё ata janë thirrur për ta rindërtuar. "Proçesi ndërtues" tek e cila janë bekuar, është "e vetmja shpresë për një shoqëri që vuan". Sepse është "vënë në veprim përmes influencës gjeneruese të Qëllimit të pandryshueshëm të Perëndisë, dhe po përpunohet brënda strukturës së Rendit Administrativ të Fesë se Tij." Dhe i kujtoni se ata janë shpirtra të ndriçuar të parashikuar nga 'Abdu'l-Bahá në lutjen e Tij: "heronj janë, O Zoti im, udhëhiqi ata në fushën e betejës. Udhërrëfyes janë, bëji ata të flasin me argumenta e prova. Shërbëtorë furnizues janë, bëj që ta kalojnë qark kupën e mbushur me verën e sigurisë. O Perëndia im, bëj që ata të jenë zogj kanarine që këndojnë lavdërime në kopshtin e bukurisë, bëji ata luanë që vigjёlojnё në zabele, balena që zhyten në thellësi të pamatura."
9