More Books by Shtëpia Universale e Drejtësisë

Dokument 2000-02 Institutët e trajnimit dhe rritja sistematike
Dokument 2000-07 Edukimi shpirtëror i fëmijëve dhe paratërinjve
Dokument 2003-04 Shtimi i vrullit
Letër 1988-12-05 Këshilltarëve kontinentale
Letër 2000-06-27 AShK-së së Shqipërisë
Letër 2001-01-09 Konferencës së Trupave Kontinentale të Këshilltarëve
Letër 2001-01-16 Bahá'í-ve të botës
Letër 2001-11-12 Asambleve Shpirtërore Kombëtare
Letër 2001-11-26 Këshilltarëve kontinentale
Letër 2002-01-10 Bahá'í-ve të botës
Letër 2002-05-01 Këshilltarëve kontinentale
Letër 2002-06-11 Asambleve Shpirtërore Kombëtare
Letër 2002-11-11 Komitetëve të të Rinjve Bahá'í të Europës
Letër 2003-01-17 Bahá'í-ve të botës
Letër 2005-12-27 Konferencës së Trupave Kontinentale të Këshilltarëve
Letër 2006-12-21 Bahá'í-ve të Egjiptit
Letër 2007-03-09 Bahá'í-ve të botës
Letër 2007-03-25 Bahá'í-ve të botës
Letër 2008-05-13 Bahá'í-ve të botës
Letër 2008-05-19 Ndjekësve të patundur ... të Iranit
Letër 2008-06-20 Besimtarëve në Djepin e Besimit
Letër 2008-07-28 Besimtarëve në Djepin e Besimit
Letër 2008-10-20 Bahá'í-ve të botës
Letër 2009-05-17 Asambleve Shpirtërore Kombëtare
Letër 2009-06-23 Bahá'í-ve të Iranit
Letër 2010-12-28 Konferencës së Bordeve Kontinentale të Këshilltarëve
Letër 2011-01-01 Bahá'í-ve të botës
Letër 2011-03-21 Besimtarëve në Djepin e Besimit
Letër 2011-12-12 Asambleve Shpirtërore Kombëtare
Mesazhi i ndërrimit jetë, Alí Akbar Furutan (2003-12)
Mesazhi Konferencës Rajonale në Stamboll (2009-02)
Mesazhi Kuvendit #09 Kombëtare e Shqipërisë 2000
Mesazhi Kuvendit #11 Kombëtare e Shqipërisë 2002
Mesazhi Naw-Rúz·it 2009 (166)
Mesazhi udhëheqësve fetarë të botës
Trajnim për ekipet e mësimdhënies (2006)
Free Interfaith Software

Web - Windows - iPhone








Shtëpia Universale e Drejtësisë : Letër 2001-01-16 Bahá'í-ve të botës
SHTËPIA UNIVERSALE E DREJTËSISË
16 Janar 2001
Bahá'í-ve të Botës,
Shumë të dashur Miq,

Ndërsa ju shkruajmë këtë mesazh, Konferenca e Këshilltarëve Kontinentalë po i afrohet një përfundimi triumfues.

Për tetë ditë Këshilltarët nga të gjitha kontinentet u konsultuan mbi fazën tjetër të procesit të hyrjes me trupa. Ndërkohë që ata zhvillonin mbledhje gjatë pesë ditëve të para, 849 anëtarë të Trupave të tyre Ndihmëse nga 172 vende po mbërrinin në Qendrën Botërore Bahá'í dhe po bënin nderimet e tyre në Mauzoletë e Shenjtë në pritje të momentit kur ata të gjithë do të mblidheshin së bashku në një sërë ngjarjesh që të prekin shpirtin: ngjitja e Tarracave të sapo ndërtuara në Malin Karmel; ecja rreth e përqark Mauzoleut të Báb-it; procesioni përgjatë udhës së Harkut për një vizitë në Ndërtesën e Qendrës Ndërkombëtare të Mësimdhënies; një ceremoni devocionale për të shënuar zënien nga Qendra e Mësimdhënies të selisë së saj të përhershme; dhe konsultimet e përbashkëta më pas në lidhje me rolin e tyre të domosdoshëm në Planin Pesë Vjeçar në të cilin bota Bahá'í do të hyjë në Ridván-in 2001.

Diskutimet e shtruara të vetë Këshilltarëve kanë qenë zemra e këtyre aktiviteteve të mahnitshme. Konsultimet e tyre u përshkuan nga një kombinim i kthjelltësisë së mendjes dhe ngazëllimit që ka stërholluar karakterin e diskutimeve të tyre dhe ka ndriçuar kuptimin. Nga atmosfera e besimit në të cilën ata kanë diskutuar duket qartë që institucioni i tyre ka arritur një fazë të re në pjekjen e tij. Megjithëse ata funksionojnë kryesisht si individë, Këshilltarët në të gjitha Trupat janë bërë të një mendjeje. Duke ndërkombëtarizuar dhe integruar mësimet dhe përvojën e sistematizimit që kërkohej në Planin Katër Vjeçar, ata vërtet janë shndërruar në kanale të mendimit të bashkuar. Ne gjithashtu çmojmë që lartësia e re në evolucionin e institucionit të tyre është një reflektim i masës me të cilën, nëpërmjet këshillimit të mençur dhe konstant të tyre, Asambletë Shpirtërore dhe institucionet e tjera të komunitetit botëror kanë evoluar.

Ndërsa koha për mbajtjen e Konferencës po afrohej, pati shenja që tregonin se Besimi kishte arritur në një pikë në zhvillimin e tij përtej së cilës një horizont i ri hapet para nesh. Aludime të tilla u komunikuan në raportin tonë Ridván-in e fundit në lidhje me ndryshimin në kulturë të komunitetit Bahá'í ndërsa filluan të dalin në pah institutet e trajnimit, ndërsa projektet ndërtuese në Malin Karmel iu afruan përfundimit të tyre, dhe ndërsa proceset e brendshme të konsolidimit institucional dhe ato të jashtme drejt unitetit botëror u sinkronizuan edhe më shumë. Ato u shtjelluan imtësisht në mesazhin që pak ditë më parë ne i drejtuam Konferencës së Trupave Kontinentale të Këshilltarëve. Por dinamika e pazakontë që veproi gjatë gjithë Konferencës i kristalizoi këto shenja treguese në një realitet të njohshëm. Me një shpirt ngazëllimi ne jemi të prekur t'ju shpallim juve: Besimi i Bahá'u'lláh-ut tani hyn në etapën e pestë të Epokës së tij Formuese.

Njohja e këtij momenti historik bie brenda modeleve të vendosura nga Shoghi Effendiu për të shënuar masa kohe në historinë e Kauzës; ai parashikoi midis tyre një varg etapash që do të haseshin në Epokën Formuese. Çdo pasues i devotshëm i Bahá'u'lláh-ut duhet të mbushet me gëzim dhe mahnitje që Rendi i Tij Administrativ ka arritur një pikë kaq të rëndësishme në një kohë kaq vendimtare, kur kaq shumë anëtarë të institucionit të Këshilltarëve janë mbledhur në një rreshtim plot shkëlqim në Qendrën Botërore të Besimit të Tij. Ata do të kthehen në skajet e largëta të tokës si pishtarë të përflakur nga shpirti i shërbimit. Nuk ka asnjë dyshim që ata do të derdhin energji të reja në aktivitetet e tyre. Përpjekjet e tyre me siguri do të zgjerojnë shtegun që çon në suksesin e Planit Dymbëdhjetë Mujor, dhe nëpërmjet tij në nisjen në Ridván të sipërmarrjes pesë vjeçare që do të jetë e para në një seri Planesh që do të ndiqen deri në qindvjeçarin e Epokës Formuese.

Këshilltarët do të largohen që këtej duke pritur me padurim konsultimet e tyre fillestare me Asambletë Shpirtërore Kombëtare përsa i përket veprimit të Planit të ardhshëm në vendet e tyre. Me përfshirjen e ndihmësve të tyre të etur, ata gjithashtu do të ndihmojnë në mbartjen me shpejtësi të procesit të nevojshëm të planifikimit në zonat rajonale dhe lokale të komunitetit në çdo vend.

Në momentet që po treten të këtyre ditëve kaq të mbushura me ngjarje, zemrat tona kthehen plot mirënjohje të përunjur ndaj Bukurisë së Lashtë për bollëkun e bekimeve që Ai na ka dhuruar. Vetë dheu i Karmelit po vibron me mrekullitë e hirit të Tij ndërsa ai i përgjigjet thirrjes shëlbyese që Ai ngriti në Tabelën që mban emrin e tij. Dëshira e Tij e zjarrtë e shprehur aty kumbon në shpirtrat e dashuruesve të Tij anembanë planetit: "Oh, sa digjem që t'i shpall çdo cope trualli mbi faqen e tokës, dhe të çoj në çdonjërin prej qyteteve të saj, lajmet e gëzuara të këtij Revelacioni...." Miqtë tashmë të mbledhur midis shkëlqimit në zemër të Karmelit e kanë dëgjuar atë me veshë të rinj dhe kanë ripohuar zotimin e tyre t'i përgjigjen këtij dëshirimi hyjnor. Ne urojmë që arritjet e tyre të guximshme në Emrin e Bahá-it të përhapin më gjerësisht aromën e Revelacionit të Tij, të forcojnë më fort themelet e institucioneve të Tij dhe të inkurajojnë më vendosmërisht aktivitetet e komunitetit të Tij mbarëbotëror, duke e shtyrë përpara procesin nëpërmjet të cilit trupë pas trupe do të hyjnë në fortesën e Arkës së Shpëtimit.

Shtëpia Universale e Drejtësisë

Table of Contents: Albanian :Arabic :Belarusian :Bulgarian :Chinese_Simplified :Chinese_Traditional :Danish :Dutch :English :French :German :Hungarian :Italian :Japanese :Norwegian :Persian :Portuguese :Romanian :Russian :Spanish :Turkish :Ukrainian :