More Books by Komuniteti Ndërkombëtar Bahá'í

1991-08-13 Legjislacioni ndërkombëtar për Mjedisin dhe Zhvillimin
1991-11-08 Partneritet për një planet të shëndetshëm
1992-06-04 Zhvillimi i Pandërprerë dhe Shpirti Njerëzor
1993-04-05 Barazia e Burrave dhe Grave- Një Realitet i ri
1993-06-14 Deklaratë e Komunitetit Ndërkombëtar Baha'i drejtuar Konferencës Botërore të Kombëve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut
1993-06-14 Mbrojtja e të drejtave të grave
1993-06-14 Qytetaria Botërore- Një Etikë Globale për Zhvillim të Pandërprerë
1993-11-25 Familja në një komunitet botëror
1994-01-31 Një Strategji dhe Plan Veprimi Global për Zhvillimin Shoqëror
1994-08-23 Roli i Edukimit, i Mjeteve të Informimit Publik dhe i Arteve në Zhvillimin Shoqëror
1995-03-03 Mirëqenia e njerëzimit
1995-05-03 Besimi Baha'i dhe takimi i nivelit të lartë për aleancën midis feve dhe ruajtjën mjedisit
1995-10-01 Pikë Kthese për të Gjitha Kombet
2005-10-01 Liria për të besuar Përgjigje e Komunitetit Ndërkombëtar Baha'i për Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara
2005-10-02 Kërkimi i Vlerave në një Epokë Tranzicioni Deklaratë e Komunitetit Ndërkombëtar Baha'i për 60-vjetorin e Kombeve të Bashkuara
Bahá'u'lláh
Barazia e burrave dhe grave
Besimi Bahá'í dhe takimi i nivelit të lartë për aleancën midis feve dhe ruajtjen mjedisit
Deklaratë e KNB drejtuar Konferencës botërore të KB për të drejtat e njeriut
Familja në një komunitet botëror
Gratë dhe burrat
Komuniteti Ndërkombëtare Bahá'í
Kush po e shkruan të ardhmen
Kërkimi i vlerave
Legjislacioni ndërkombëtar për mjedisin & zhvillimin
Liria për të besuar
Marrëdhëniet me qeverinë
Mbrojtja e të drejtave të grave
Mirëqenia e njerëzimit
Një strategji & plan veprimi global
Pikë kthesë për të gjitha kombet
Qytetaria botërore
Roli i edukimit, mjeteve të informimit publik
Shenjtëria dhe natyra e zgjedhjeve
Zhvillimi i pandërprerë dhe shpirti njerëzor
Free Interfaith Software

Web - Windows - iPhone








Komuniteti Ndërkombëtar Bahá'í : Mbrojtja e të drejtave të grave
Bahá'í International Community
866 United Nations Plaza, Suite 120
New York, NY 10017 USA
Tel: 212-756-3500 Fax: 212-756-3573
M b r o j t j a e t ë d r e j t a v e
t ë g r a v e
Original Title:
Protection of Women's Rights
by the Bahá'í International Community
Text: Albanian
(c) Asambleja Shpirtërore Kombëtare
e Bahá'í-ve të Shqipërisë
Rruga e Dibrës 59 - Tiranë
Botimi i parë 1996 - 153 E.B.

DEKLARATË E KOMUNITETIT NDËRKOMBËTAR BAHÁ'Í DREJTUAR KONFERENCËS BOTËRORE TË KOMBEVE TË BASHKUARA PËR TË DREJTAT E NJERIUT

V I E N Ë
14-25 qershor 1993
Mbrojtja e të drejtave të grave

__________________________________________________

Çështja 11 e programit: Shqyrtimi i rrymave të sotme dhe sfidat e reja për realizimin e plotë të të gjitha të drejtave njerëzore të grave e të burrave, duke përfshirë ato të personave që u përkasin grupeve të pambrojtura.

__________________________________________________

Komuniteti Ndërkombëtar Bahá'í përshëndet mundësinë për të folur lidhur me pikën 11 të programit në këtë Konferencë Botërore historike. Ne shpresojmë se shqyrtimi i gjithanshëm i të drejtave njerëzore të grave do të vazhdojë në të gjitha mbledhjet e ardhshme për të çuar përpara të drejtat e njeriut, dhe ne mbështesim rezolutën e adoptuar nga Komisioni për Statusin e Grave në sesionin e tij të vitit 1993, në të cilën ngulet këmbë që të drejtat e problemet e grave të merren në konsideratë në të gjitha pikat thelbësore të programit provizor për Konferencën Botërore mbi të Drejtat e Njeriut.

Ruajtja dhe rritja e dhunës që drejtohet kundër grave, qoftë personale dhe institucionale, i atribuohet gjerësisht përjashtimit tradicional të grave nga proceset e zhvillimit e të vendim-marrjes. Eshtë i nevojshëm një rregullim i thellë në pikëpamjen kolektive të njerëzimit, i cili të udhëhiqet nga vlera universale e parime shpirtërore. Eshtë i nevojshëm një legjislacion që të shprehë praktikisht barazinë e sekseve, duke trajtuar padrejtësitë konkrete me të cilat ndeshen gratë.

Dhuna në familje është një fakt i jetës për shumë gra në gjithë botën, pavarësisht nga raca, klasa ose niveli arsimor. Në shumë shoqëri, bindjet tradicionale se gratë janë një barrë i bëjnë ato një objekt të kollajshëm të zemërimit. Në situata të tjera, zhgënjimet e burrave nga vështirësitë e humbjet ekonomike u shkarkohen grave e fëmijëve. Në të gjitha anët e botës dhuna kundër grave vazhdon sepse ajo nuk dënohet.

Bindjet dhe praktikat që ndikojnë për shtypjen e grave duhen rishikuar në dritën e drejtësisë. Kur të jetë kuptuar drejt, parimi i barazisë themelore midis burrave dhe grave do të transformojë më në fund të gjitha marrëdhëniet shoqërore, duke i lejuar çdo personi të zhvillojë dhuntitë e talentet unike të tij ose të saj. Përdorimi i forcës së secilit do të ndihmojë në arritjen e pjekurisë së shoqërisë. Ndërkohë që parimi i barazisë fiton njohje, prindërit, shkollat, qeveritë dhe organizatat joqeveritare (OJQ) duhet të marrin mbi vete detyrën për t'ia transmetuar atë brezit tjetër.

Familja është njësia bazë e shoqërisë: të gjithë pjesëtarët e saj duhet të edukohen sipas parimeve shpirtërore. Të drejtat e të gjithëve duhen mbrojtur dhe fëmijët të mësohen të respektojnë vetveten e të tjerët. Sipas shkrimeve Bahá'í, "Integriteti i lidhjes familjare duhet mbajtur vazhdimisht parasysh dhe të drejtat e pjesëtarëve individualë nuk duhet të shkelen".

Edukimi me vlera shpirtërore është i nevojshëm jo vetëm për të mbrojtur gratë, por në të vërtetë për të ushqyer respektin për të gjithë njerëzit, në mënyrë që nderi e dinjiteti të ruhen dhe të zhvillohet një etikë globale, e cila të mbështesë të gjitha të drejtat njerëzore. Komuniteti Ndërkombëtar Bahá'í është i bindur se vetëm rrënjosja e vlerave shpirtërore mund të kryejë atë transformim të individëve e të institucioneve, i cili do të sigurojë respektin për të drejtat njerëzore të të gjithë njerëzve.

Komuniteti Bahá'í, me anë të këshillave administrative lokale e kombëtare në më shumë se 165 vende, po punon në shumë rrugë për të ndryshuar statusin e grave dhe konceptin për to. Një shembull që e vlen të vihet në dukje është bashkëpunimi midis UNIFEM-it dhe komuniteteve Bahá'í në Bolivi, Kamerun e Malajzi, që ka si synim të përmirësojë gjendjen e grave fshatare duke përdorur mjete komunikimi tradicionale, si muzika e vallet, të stimulojë diskutimet në shkallë fshati për rolet e grave. Përvojat e komunitetit tonë dhe Mësimet e Bahá'u'lláh-ut na forcojnë besimin se bota jonë është e destinuar të kalojë nga gjendja e sotme në një gjendje të re, në të cilën të gjithë pjesëtarët e familjes njerëzore të gëzojnë në mënyrë të barabartë realizimin e plotë të të drejtave të tyre njerëzore.

__________________________________________________

_______
Bahá'í International Community

866 United Nations Plaza, Suite 120, New York, NY 10017

(212) 756-3500, (212) 756-3566/73 (fax)

____________________________________________________________

93-0611

Table of Contents: Albanian :Arabic :Belarusian :Bulgarian :Chinese_Simplified :Chinese_Traditional :Danish :Dutch :English :French :German :Hungarian :Italian :Japanese :Norwegian :Persian :Portuguese :Romanian :Russian :Spanish :Turkish :Ukrainian :