Announcing: BahaiPrayers.net


More Books by Përmbledhje

Asambletë Shpirtërore Lokale
Besueshmëria
Besëlidhja
Direktiva për mësimin
Edukimi Bahá'í
Fondet dhe kontributet Bahá'í
Fuqia e Ndihmës Hyjnore
Gratë
Hukukullahu, e Drejta e Perëndisë
Hukukullahu, Ligji social-ekonomik e shpirtëror i Kitáb-i-Aqdasit (Dr. A.-M. Varqá)
Hukukullahut, Ligji i (Cyrus Alá'í)
Hukukullahut, Një kodifikim i Ligjit të (Departamenti i Kërkimeve)
Jeta e familjës
Konsultimi
Krisa dhe fitorja
Lutje Bahá'í (i vogël)
Lutje Bahá'í
Muzikë
Mësimet për rendin e ri botëror
Mësimi i masave
Ndalimi i pijeve të dëmshme
Njerëzit e shquar
Një jetë e ndershme dhe e shenjtë
Opozitë
Paqe
Përmbledhja e përmbledhjeve
Përmbledhje e Trupës Kontinentale në Evropë
Përsosmëri në të gjitha gjerat
Radio
Rini
Ruajtja e Martesave Bahá'í
Rëndësia e arteve në përhapjen e Besimit
Rëndësia e lutjes, e përsiatjes, dhe e qëndrimit devocional
Shenjtëria dhe natyra e zgjedhjeve
Takimet Bahá'í & Festa e 19 Ditëve
Tek Ai do të kthehemi
Thashetheme; Stimulimi dhe Zhvillimi e Komuniteteve Bahá'í
Transformimi shpirtëror
Të jetosh jetën
Të çojmë përpara hyrjen me trupa
Varrimi Bahá'í
Free Interfaith Software

Web - Windows - iPhone








Përmbledhje : Njerëzit e shquar
NJERËZIT E SHQUAR
PJESË TË ZGJEDHURA NGA SHKRIMET DHE LETRAT

E SHKRUARA NGA SHOGHI EFFENDIU DHE NGA SHTËPIA UNIVERSALE TË DREJTËSISË, OSE NË EMËR TË TYRIT

E përgatitur nga Departamenti i Kërkimeve
i Shtëpisë Universale të Drejtësisë
Shtator 1990
Pasqyra e lëndës

I. RENDËSIA E UDHËZIMIT TE "PERSONAVE TË SHQUAR DREJT KAUZËS"

II. DISA UDHËZIME PËR ARRITJËN E NJERËZVE TË SHQUAR.

2.1. "VENDOSJA E LIDHJEVE TE MIQËSISË"
2.2. QENDRIMET E METODAT
2.3. ROLI I ASAMBLEVE SHPIRTËRORE
2.4. "RRUGA E MATURISË"

I. Rëndësia e udhëzimit të "personave të shquar drejt Kauzës"

Nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit:

1821. Unë shpresoj se ti do të ... përpiqesh të mësosh disa persona me influencë dhe të një rrangu të lartë, sepse zemrat e njerëzve janë tërhequr drejt Kauzës së Perëndisë dhe mendjet e tyre janë hutuar dhe mahnitur nga madhështia mrekulluese. ta që zenë pozita të larta, gjtihashtu, janë bërë mjaft të hapur ndaj këtij mesazhi. Të dashurit e Perëndisë, si rrjedhim duhet të bëjnë një përpjekje të vendosur dhe duhet t'i udhëheqin këta persona të shquar drejt Kauzës.

(Nga një Tabelë për një besimtar individual - përkthyer nga Persishtja)

1822. Ju duhet që gjithnjë të kërkoni t'i udhëzoni njerëzit e shquar, sepse sapo një person i tillë është rilindur, ai ka mundësi të sjellë gjallërimin e një mijë personave. Kështu shpirti i së vërtetës do të fluturojë i pandalur nëpër venat dhe artieret e turmave.

(Nga një Tabelë për një besimtar individual - përkthyer nga Persishtja)

1823. Prandaj ti duhet të kërkosh ta çosh Mesazhin tek personi me influencë dhe të bëhesh një shak udhëzimi për të shkolluarit dhe për të shquarit, që të ketë mundësi të ngrihen në Iran persona të mençur, të urtë që do të jenë mbrojtës edhe për të mirën e shtetit dhe për mirëqenien e popullsisë, që do të punojnë me zell ditë e natë gjer në fund, që kombi i tyre i madh të mund ta rimarrë dhe rifitojë lavdinë e mëparshme që e gjithë bota ta shikojë shkëlqimin e mbretërve të K¡y n¡y n dhe që populli i tij i shkëlqyer të mund të ndriçojë në mes të popujve të njerëzimit me një vezullim të jashtëzakonshëm duke arritur lumturinë dhe kënaqësinë e qëndrueshme.

(Nga një Tabelë për një besimtar individual - përkthyer nga Persishtja)

1824. Ju duhet t'i kushtoni vëmendje serioze çështjes së mësimdhënies dhe t'i mendoni rrugët për përhapjen e Mesazhit tek njerëzit e shquar, sepse sapo një person i tillë ia ka dhënë besnikërinë besimit, ai do të bëjë që njerëzit të udhëhiqen, grup pas grupi, në burimin e udhëzimit të pagabueshëm.

(Nga një Tabelë për një besimtar individual - përkthyer nga Persishtja)

Nga Letrat e Shkruara në Emër të Shoghi Effendiut:1

1825. Eshtë detyrë e Bahá'íve t'i shfrytëzojnë mundësitë e tanishme dhe me mençuri, vendosmëri të palëkundur dhe gëzim, t'i ngulisin të vërtetat e Besimit të tyre në vëmendjen e çdo personi me mendje të arsyeshme tek i cili ata gjejnë dëshirën për të dëgjuar, t'u shpjegojnë atyre, principet fisnike, mësimet universale, doktrinat bazë dhe ligjet themelore të epokës së re të inaguruar prej Bahá'u'lláhut. Në të njëjtën mënyrë, ata duhet t'u demostrojnë qartë dhe bindshëm bashkëqytetarëve të tyre, qofshin me ose pa pozitë, nevojën e pranimit dhe të njohjes së mësimeve të shkëlqyera të Manifestimit Universal të Perëndisë; duhet t'u tregojnë udhëheqësve të vendit të tyre, se uniteti, forca dhe vitaliteti shpirtëror i komunitetit Bahá'í është realitet i perceptueshëm dhe konkret; duhet t'i leeminojnë dhe t'i anullojnë efektet e paragjykimeve, bestytnive, keqkuptimeve dhe të të gjitha koncepteve të kota dhe të gabuara në zemrat e njerzve të pastër dhe të drejtë dhe duhet ta tërheqin komunitetin e Emrit Më të Madh, nëpër të gjitha kanalet dhe me të gjitha mjetet, personat me kapacitet, eksperiencë dhe devocion, që duke u bashkuar me rradhët e besimtarëve, duke shkëputur vetveten nga lidhjet e jashme do ta identifikojnë vetveten me gjithë zemër me komunitetin e organizuar të Bahá'íve në zonë, do të punojnë me shpirt dhe me zemër për të konsoliduar themelet e besimit Bahá'í dhe për t'i shpallur lajmet e gëzuara të Ditës së Premtuar.

Lidhur me mësimin Bahá'í për shkrim dhe këndim, vahzdimi në kohën e tanishme është një shërbim i madh edhe i dëshirueshëm edhe fitimprurës. Po ashtu vendosja e kontaktit dhe mbajtja e marrëdhënieve miqësore me zyrtarët qeveritarë dhe me figura të tjera të shquara në vend është një çështje që duhet të konsiderohet prej miqvesinjë detyrim i padiskutueshëm.

(2 nëntor 1928 shkruar nga Shoghi Effendiu për Asamblenë Shpirtërore Qendrore të Iranit - përkthyer nga Pesishtja)

1826. Shoghi Effendi u gëzua kur dëgjoi për bisedën tuaj me zotëri...Sa shumë shpreson ai që shkollarë të tillë të fitojnë një kuptim të vërtetë për shpirtin dhe mësimet e Kauzës dhe të ngrihen për ta shpërndarë mjegullën e keqkonceptimeve që e paragjykon mendjen e shkollarëve në botën Perëndimore. Kauza ka nevojë të madhe për njerëz të tillë kompetentë dhe me mendje shpirtërore që pas një studimi të përgjithshëm të Lëvizjes do të ndajnë me botën frutin e punës së tyre.

(11 mars 1929 shkruar në emër të Shoghi Effendiut)

1827. ...ai e ndjen se nj çështje e rëndësishme është t'u konfirmohet njerëzve me kapacitet dhe aftësi të vërteta - nga çfarëdolloj shtrese shoqërore qoftshin - se Kauza ka nevojëtani dhe do të ketë nevojë në rritje për persona me aftësi të mëdha që të mund ta paraqesin atë përpara publikut të gjerë, t'i administrojnë çështjet e saj gjithnjë e në rritje dhe kontribuojnë për avancimin e saj në çdo fushë.

(30 tetor 1941 shkruar në emër të Shoghi Effendiut)

1828. Sa më shumë njerëz me kapacitet e pranojnë Besimin, aq më ilarë do të bëhet standarti i të gjithë grupit.

(17 qershor 1942 shkruar në emër të Shoghi Effendiut)

1829. Kauza e Perëndisë ka vend për të gjithë. Ajo, në fakt, nuk do të ishte Kauza e Perëndisë, nëse nuk do të pranonte dhe do të mirëpriste këdo - të pasur dhe të varfër, të edukuar dhe injorantë, të paditur dhe të shquar - Perëndia me sihuri i do ata të gjithë pasi ai i krijoi ato të gjithë.

(10 dhjetor 1942 shkruar në emër të Shoghi Effendiut)

1830. Ai u kënaq shumë kur mësoi...se pritja juaj ishte e suksesshme dhe se ju tani e ndjeni se njerëzit e klasave të larta po fillojnë të zgjohen nga gjumi i tyre dhe ta shikojnë dritën e Bahá'u'lláhut. Duhet të vijë koha kur ata të veprojnë kështu; vetëm çështja është se sa shpejt. Shumë, gjithashtu, varet nga futja përbrenda e Besimit, mjaft njerëz me kapacitet të vërtetë për të futur një bërthamë që do të tërheqë persona të ngjashëm me ta...

(22 nëntor 1949 shkruar në emër të Shoghi Effendiut)

1831. Ai shpreson se kontratat juaj me Kryetarin...do të jetë e frutshme dhe se zemra e tij mund të hapet për Mesazhin që ju i çuat atij. Do të ishte një përfitim i madh për Besimin, nëse një Kryetar i shquar i një fisi do ta pranonte dhe do t ngrihej për t'i shërbyer asaj.

(31 maj 1952 shkruar në emër të Shoghi Effendiut)

Nga letrat e shkruara prej Shtëpisë Universale të Drejtësisë:

1832. ...një prej detyrave më të rëndësishme të secilës Asamble Shpirtërore Kombëtare është t'i njohë udhëheqësit e mendimit dhe burrat e gratë eshquar në atë vend me qëllimet themelore, historinë dhe statusin e tanishëm të arritjeve të Kauzës. Një veprimtari e tillë duhet të zbatohet me mençurinë më të madhe, me gjykim dhe dinjitet.

(2 korrik 1967 për të gjitha Asambletë Shpirtërore Kombëtare botuar në Wellspring of Guidance: Messages 1963-1968 [Burimi i Udhëzimit: Mesazhe 1963-1968], bot. i parë i rev. (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1976), f.117)

1833. Qëllimi tepër i madh i punës mësimore të kohës së tanishme është mbartja e Mesazhit të Bahá'u'lláhut në çdo shtresë të shoqërisë njerëzore dhe të çdo drejtimi të jetës. Një reagi i mirë ndaj mësimeve shpesh do të gjendet në zonat që nuk e presin dhe një reagim i tillë duhet të pasohet me shpejtësi, sepse suksesi në një zonë pjellore zgjon një reagim tek ata që u interesuan në fillim.

I njëjti prezantim i mësimeve nuk do ta tërheqë këdo, metoda e shprehjes dhe e punës duhet të ndryshojë në përputhje me këndvështrimin dhe interesat e dëgjuesit. Një metodë që është e projektuar t'i bëjë thirrje cilitdo zakonisht rezulton në tërheqjen e seksionit të mesëm, duke i lënë të paprekura të dy ekstremet. Nuk duhet kursyer asnjë përpjekje për t'u siguruar se Fjala shëruese e Perëndisë i arrin të pasur dhe të varfër, të mësuar dhe analfabetë, të vjetër dhe të rinj, besimtarë dhe atesitë, si dhe banorët e kodrave të largëta dhe të ishujve, banorët e qyteteve të mëdha,biznesmenët e periferisë, punëtorët në lagjet e varfëra, fiset nomade, fermerët, studentët e universitetit; të gjithë duhet të ndërgjegjësohen për planet mësimore të Komunitetit Bahá'í.

(31 tetor 1967 për të gjitha Asambletë Shpirtërore Kombëtare, botuar në Wellspring of Guidance [Burimi i Udhëzimit], f.124)

1834. Ka pasur përparime të dukshme në procesin e fitimit të një njohjeje më të gjerë për Kauzën e Perëndisë dhe për rritjen e marrëdhënieve të ngrohta me autoritet qytetare, një çështje e një rëndësije jetësore në këto ditë kur ka një rritje të opozitës për Besimin nga ata që, duke keqinterpretuar, natyrën dhe qëllimet e saj të vërteta, alarmohen nga përparimi i saj.

(Riḍván 1978 për Konventën Ndërkombëtare Bahá'í)

1835. Megjithatë këto shkatërrime2 kanë sjellë energji të reja në zemrat e miqve, i kanë ushqyer rrënjët e thella të Kauzës dhe kanë arritur të korra të mëdha që sinjalizojnë fitore. Kryesuese në mes të tyre janë mbyllja e Planit Pesë Vjeçar; fillimi i Planit Shtatë Vjeçar, tani në vitin e fundit të fazës së tij të dytë; dhe shpallja e pakryesuar e Besimit për Krerët e Shteteve, pralamentet e parlamentarët, ministrat e zyrtarët qeveritarë, udhëheqësit e mendimit dhe njerëzit e shquar në profesione, që rezultoi në ndryshimin e qëndrimit nga një pjesë e shtypit, që tani në rritje na afrohet për t'u informuar rreth Kauzës. ...

Pjekuria në rritje e komunitetit fetar mbarëbotëror që të gjitha kto procese tregojnë se po evidentohet duke arritur, në një numër komunitetesh kombëtare, jetën shoqërore dhe ekonomike të vendit të tyre, jep shembull me themelimin e shkollave ttoriale, hapjen e stacioneve të radiove ndjekjen e e programeve të zhvillimit fshatar dhe kooperimin në planet mjekësore dhe bujqësore. Këtyre fillimeve të hershme mund t'u shtohen aftësitë e padyshueshme që fitohen, si rezultat i krizës Iraniane, në kontaktet me organizatat Nëdrkombëtare, qeveritë kombëtare dhe masmedian - vetë elementet e shoqërisë me të cilat duhet të bashkëpunohet në rritje drejt realizimit të paqes në tokë.

(Riḍván 1983 për Bahá'ít e botës)

1836. Hyrja e Kauzës në skenën botërore është e dukshme nga numri i delaratave publike nga të cilat ne jemi deklaruar si "qytetarë model", "të sjellshëm", "të bindur pas ligjit", "jo fajtorë për ndonjë gabim apo krim politik"; të gjitha jnaë të mira, por jo në lartësinë e duhur përsa i pëket realitetit të besimit dhe qëllimeve dhe synimeve të tij. Megjithatë njerëzit dëshirojnë të dëgjojnë për Besimin dhe dhuet shfrytëzuar mundësia. Përpjekje këmbëngulëse më të mëdha duhet të bëhen për njohjen e udhëheqësve të botës, në të gjitha zonat e jetës, me natyrën e vërtetë të revelacionit të Bahá'u'lláhut si shpresën e vetme për paqëtimin dhe unifikimin e botës. Njëkohësisht me programe të tilla duhet të ndiqet në mënyrë të pandërprerë, me enrgji, puna mësimore, kështu që ne të mund të shihemi si një komunitet në rritje, ndërsa zbatimi universal prej miqve i Ligjeve Bahá'í në jetën personale do të sigurojë për tërësinë e rritjen e dëshirës për të marrë pjesë në mënyrën Bahá'í të jetesës. Prej të gjitha këtyre mjeteve imazhi publik i Besimit do të bëhet, gradualisht por në mënyrë konstante, mëi ngjashëm me karakterin e tij të vërtetë. ...

Nuk mund të ketë dyshim se përparimi i Kauzës që tani e tutje do të karakterizohet nga një marrëdhënie gjithnjë e në rritje me agjencitë, veprimtaritë, institucionet dhe individët udhëheqës të botës jo-Bahá'í. ne do të kërkojmë një pozitë më të lartë në Kombet e Bashkuara, të bëhemimë të njohur me vendimet e qeverive, një figurë e njohur në shtyp, subjekt i interesit të akademikëve dhe në mënyrë të paevitueshme zilia e strukturave të dështuara. Përgatitja jonë për të reaguar ndaj kësaj situate duhet të jetë thellimi i vazhdueshëm në besimin tonë, një pasim i palëkundur i principeve të abstenimit nga politika partiake dhe liria nga paragjykimet, përmbi të gjithanjë kuptim në rritje i të vërtetave dhe lidhjes së tij themelore me botën moderne.

(Riḍván 1984 për Bahá'ít e botës)

II. Disa udhëzime për arritjen e njerëzve të shquar

2.1 "Vendosja e lidhjeve të miqësisë"
Nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit:

1837. Disa nga të dashurit duhet të vendosin lidhje miqësie me të shquarit e krahinës dhe të manifestojnë kundrejt tyre konsideratën më të ngrohtë. Në këtë mënyrë ata njerëz do të bëhen të njohur me mnyrën Bahá'í të jetesës, do t'i mësojnë mësimet e të Mëshirshmit dhe dotë informohen me influencën dominuese të Fjalës së Perëndisë në çdo pjesë të globit. Në se vetëm njëri prej këtyre personave tërhiqet prej Kauzës, të tjerët do të tërhiqen po ashtu me shpejtësi, me që njerëzit kanë prirje të pasojnë hapat e njerëzve të tyre.

(Nga një Tabelë për një besimtar individual - përkthyer nga Persishtja)

1838. Ju duhet të përpiqeni që ta zgjeroni rrethin e atyre me të cilët ju keni marrëdhënie miqësore dhe të vendosni kontakte më të ngushta me ata persona dashamirës mendimi i vetëm i të cilëve është të bëjnë mirë, që po punojnë për çështjen e paqes universale dhe që nuk ushqejnë dëshirë tjetër veçse të dëshmojnë për bashkimin e njerëzimit botëror. Ju duhet të kërkoni shoqërinë e njerëzve si ata, që të mund t'i pajisni me dijeni për Mbretërinë Qiellore, sepse megjithëse motivet e tyre janë tepër të mira, përsëri ata nuk e kuptojnë se të gjitha pushtet e tokës janë të pafuqishme për ta vendosur paqen universale apo për ta çuar përpara njëshmërinë e botës njerëzore. Asgjë pa pushtetin e Fjalës së Perëndisë dhe pa frymëmarrjen e Shpirtit të Shenjtë nuk mund të ketë sukses ndonjëherë.

(Nga një Tabelë për një besimtar individual - përkthyer nga Persishtja)

Nga Letrat e Shkruara në Emër të Shoghi Effendiut:3

1839. Ruajtësi ynë shpreson dhe lutet se ju do të udhëhiqeni në përpjekjen tuaj për të mbledhur së bashku në banket qytetarë të ndryshëm të shquar të racave dhe feve të ndryshme me qëllimin e vetëm për t'i fituar ata përfundimisht për njohjen e Besimit të Shenjtë të Perëndisë. Ju duhet të theksoni aspektin universal të Kauzës dhe të tregoni dashamirësinë dhe dashurinë më të madhe ndaj tyre, të gjitha si përgatitje për pranimin e tyre eventual të të gjithë të vërtetës.

(8 tetor 1927)

1840. Disa nga çështjet ishin me interes të madh për të, veçanërisht ajo pjesë që fliste për kontaktet që ju keni bërë me njerëzit e shquar duke i bërë ata të flasin në takimet tuaja. Kjo është një metodë efektive për t'i bërë ata të marrin pjesë në mënyrë aktive për çuarjen përpara të Besimit dhe në rritjen e dijenisë së tyre për shpirtin dhe mësimet e tij bazë.

Shoghi Effendi shpreson se ndonjë ditë ata do të dalin si shërbëtorë të devotshëm dhe do t'ia përkushtojnë jetën kësaj. ...ka njerëz të shquar që janë miq dhe admirues të Kauzës, por në sajë të qëndrimit të tyre të natyrshëm konservator dhe të kujdesshëm kundrejt gjithçkaje të re preferojnë të jenë vëzhgues më tepër se sa mbrojtës të pasionuar. Megjithatë ata nuk mund të vazhdojnë me atë gjendje mendore pa pasion, ndonjë ditë do të ndjehen të tërhequr pa dashje në të....

Ai po iu dërgon dy kopje të Lajmëtarët e Agimit që t'u jepen dy miqve të shquar të Kauzës. Një prej tyre ai dëshiron t'i jepet zotit ... si njohjeje e shërbimeve që ai na ka bërë ne... Kjo është një formë për ta ngjallur inteersin e njerëzve të tillë të shquar për përparimin e Besimit. Ndoshta një ditë ata do të marrin pjesë aktive.

(6 maj 1932)

1841. Ai gjithashtu ishte shumë i kënaqur kur pa se Kauza po merr publicitet gazete atje dhe se ju po fitoni interesin dhe simpatinë e redaktorëve dhe të njerëzve të rëdësishëm. Besimi ka nevojë për miq si dhe përpasues dhe ju duhet të përpiqeni gjithnjë t'i arrini zemrat e udhëheqësve të ndriçuar nëpërmjet mësimeve të tij.

(5 tetor 1945 për një Asamble Shpirtërore Lokale)

1842. Ka, siç thoni ju me të vërtetë, shumë adhurues të rëndësishëm të Besimit në Sh.B.A. - dhe në fakt, në vende të tjera, por nuk ka mundësi që njerëz të tillë ta përqafojnë tani për tani Kauzën, ata nuk janë ende të gatshëm ta identifikojnë veten me një Lëvizje që ende lufton me një numër relativisht të vogël pasuesish; për më tepër, shumë njerëz të tillë nuk do të donin t'i bënin përpjekjet e kërkuara për të jetuar sipas standardeve të sjelljes Bahá'í! Megjithatë, është e sjkëlqyeshme që ne t fitojmë më shumë miq dhe admirues; kjo në vetvete e ndihmon Kauzën dhe e ndihmon presligjin e saj, ndësa gradualisht disa prej këtyre njerëzve mund të bëjnë sakrificën në hyrjen në shërbimin e saj.

(25 shkurt 1947)

1843. Ai e ndjen se besimtarët duhet të bëjnë çdo përpjekje, në mënyrën e duhur dhe me gjykim, për t'i mbajtur kontaktet me njerëzit e rëndësishëm... Ne duhet të bëjmë çdo përpjekje për t'u siguruar se udhëheqësit e mendimit në jetën publike nuk janë thjesht të familjarizuar me emrin Bahá'í, por, brenda mundësive, të kenë marrëdhënie të ngrohta me disa anëtarë të komunitetit tonë, nëse jo me organin e Besimit.

(18 shkurt 1951 për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

Nga Letrat e shkruara prej Shtëpisë Universale të Drejtësisë:

1844. Një veprimtari shumë e rëndësishme që është ndjekur efektivisht në shumë pak vende është ndërmarrja e Asamblesë Shpirtërore Kombëtare për një përpjekje të mbështetur, të planifikar, për t'i çuar më tej marrëdhëniet miqësore me njerëzit e shquar dhe me zyrtarët përgjegjës të qeverisë dhe për t'i familjarizuar ata personalisht me doktrinat bazë dhe me mësimet e Besimit. Një veprimtari e tillë duhet të vazhdohet me mençuri dhe gjykim dhe kërkon vëmendjen konstante të një komiteti përgjegjës si dhe revizionimin periodik nga vetë Asambleja Shpirtërore Kombëtare. Atje ku është e suksesshme kjo mund ta mënjanojë efektivisht opozitën ndaj Besimit dhe e lehtëson rrugën për shumë aspekte themelore të zhvillimit të komunitetit Bahá'í.

(Naw-Rúz 1974 për të gjitha Asambletë Shpirtërore Kombëtare)

1845. Shtëpia e Drejtësisë e ndjen se Asambleja juaj Kombëtare duhet të bëjë më shumë për të shpërndarë informacione të shtypura rreth Besimit, që është i vlefshëm. Një fillim duhet bërë për t'i identifikuar personat e rëndësishëm në vendin tuaj dhe të gjenden mënyrat për t'u takuar me ta personalisht që të njihen me Besimin. Për këtë qëllim Shtëpia e Drejtësisë përsëri ju nxit të emëroni një komunitet për t'i studiuar mundësitë, nëse disa Bahá'í të shquar...janë tepër të zënë për të marrë pjesë, atëhere ju ose duhet t'i ridrejtoni përpjekjet e tyre ose të thërrisni të tjerët për këtë detyrë.

(22 gusht 1934 për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

2.2 Qendrimet e metodat
Nga Shkrimet e Bahá'u'lláhut:

1846. Jini të drejtë, o shërbëtorë në veprimet tuaja! Mos u largoni nga i dobëti; më përmendi mua në mes të më të mëdhenjve dhe mos kini frikë.

(Nga një Tabelë për një besimtar individual - përkthyer nga Persishtja)

1847. Sepse ne, pasuesit e Bukurisë së Bekuar, duhet të merremi të gjithë me shërbimin ndaj Kauzës së Perëndisë dhe të bëhemi burime të udhëzimit për njerëzimin. Ti duhet, në se e gjykon atë të këshillueshme dhe të mundëshme të vazhdosh përpara me organizmin e takimeve me funksionarët. Dhe kur miqtë e tu të shquar të mblidhen, folu atyre për Kauzën. Ti duhet që po ashtu t'i këshillosh miqtë të sajojnë takim tjetër me të njëjtat persona, qëdo të mbahet në mbrëmje për t'iu adresuar atyre. Ky është një shërbim i madh dhe unë po ta besoj ty, dhe unë i lutem Perëndisë, që Ai të mund të ta japë ndihmesë dhe konfirmimin e Tij dhe t'i sjellë bekimet e Tij mbi Familjen tënde.

(Nga një Tabelë për një besimtar individual - përkthyer nga Persishtja)

Nga Letrat e Shkruara në Emër të Shoghi Effendiut:4

1848. Unë shpresoj se zjarri yt pasional, eksprienca e pjekur dhe flaka e dashurisë suaj do të arrijë shumë nga klasa e lartë e njerëzve me të cilët shoqërohesh. Kauza duhet t'i arrijë lartësitë dhe unë të shikoj ty si një apostull të shumëdashur dhe entuziast të 'Abdu'l-Baháit që fiton për Kauzën, persona të kulturuar dhe të aftë. Mos u dekurajo dhe të jesh i sigurt për lutjet e mia dashamirëse të vazhdueshme për suksesin e përpjekjeve të tua shumë të çmuara.

(Në dorëshkrimin e Shoghi Effendiut, shtuar në një letër të datuar 2 prill 1925 shkruar në emër të tij)

1849. Që nga fillimi i saj5 Shoghi Effendi ka ushqyer shpresën për ta bërë atë një punë që do të ishte interesante dhe ndriçuese për lexuesin. E destinuar kryesisht për jo-Bahá'ít, ai u përpoq të tërhiqte nëpër faqet e saj vëmendjen e njerëzve të edukuar dhe të ndriçuar, veçanërisht të udhëheqësve në çdo vend, me pikëpamjen e njohjes së tyre me principet e gjera dhe themelore të Besimit për të fituar konsideratën e tyre për Lëvizjen si një forcë në rritje për mirë dhe për paqe anembanë të tërë botës. Si rrjedhim me kënaqësi të madhe ai e ka parë rritjen e përvitshme të rëndësisë së botimit dhe ndjenja e tij kohët e fundit është nxitur shumë nga fjalët e interesit dhe të vlerësimit që janë marrë nga shumë anë dhe nga njerëz kryesues, në mes të të cilëve ishte një letër shumë inkurajuese nga Sir Herbert Samuel. Në të vërtetë Shoghi Effendi ka vendosur t'u dërgojë kopje sa më shumë udhëheqësve që të jetë e mundur dhe kopjet e vitit të shkuar iu dhanë Perandorit të Japonisë, Shahut të Persisë dhe Mbretëreshës Marie të Rumanisë.

(12 dhjetor 1929, shkruar në emër të Shoghi Effendiut)

1850. Sa për punën mësimore në kolegje dhe universetet kjo është shumë e rëndësishme, sepse studentët në tërësi janë të hapur dhe pak të influencuar nga tradita. Ata do të hyjnë me lehtësi në Kauzë, nëse subjekti paraqitet siç duhet dhe kënaqet siç duhet intelekti dhe ndjenjat e tyre. Megjithatë kjo duhet provuar vetëm nga persona që kanë patur edukim universitar dhe si rrjedhim e njohin mendjen e rinisë inteligjente dhe të edukuar.

(3 shkurt 1932 shkruar në emër të Shoghi Effendiut, botuar në Bahá'í News [Bota Bahá'í] nr. 64 (korrik 1932), fq. 4)

1851. Letrën që ju ia dërgonit Sekretarit të shtetit ai e pëlqeu shumë ai beson sinqerisht që nëpërmjet metodash dhe komunikimesh të tilla autoritet do ta marrin në konsideratë rëndësinë e Kauzës dhe gradualisht do të ndiejnë simpati dhe admirim të thellë për shpirtin e saj. Eshtë shumë e rëndësishme që ata ta dijnë se ku qëndrojmë ne dhe cili është qëndrimi ynë kundrejt disa prej çështjeve dhe problemeve të rëndësishme që përballon bota në ditët e sotme. Këtojanë çështje të vështira dhe mjaft delikate, por shpirti i Mjeshtrit me siguri do t'i udhëheqë dhe frymëzojë për të bërë atë që është e duhur dhe e mençur.

(4 maj 1932 shkruar në emër të Shoghi Effendiut për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë)

1852. Eshtë me të vërtetë për t'u çuditur se sa shumë mendimtarë modernë, me dëshirën e vet, po tërhiqen pranë mësimeve të Besimit dhe po shprehin pikëpamje shumë të ngjashme me tonat. Kjo tregon qartë të vërtetën e thënies së Mjeshtrit se shpirti i lëvizjes i ka përshkuar zemrat e të gjithë njerëzve të botës. Duart e Perëndisë veprojnë dhe i udhëheqin kombet, njerëzit intelektualë dhe udhëheqësit e shoqërisë në pranimin gradual të Mesazhit të Tij të zbuluar nëpërmjet Bahá'u'lláhut.

Mënyra me të cilën ne mund ta nxitojmë zhvillimin e këtij procesi është të luajmë rolin tonë në përhapjen e Fjalëve të Perëndisë anembanë. Edhe pse ne mund të mos shikojmë ndonjë rast të kthimit të menjëhershëm nga ana e këtyre intelektualëve, megjithatë ata do të influencohen në pikëpamjen dhe kënvështrimin e tyre ndaj Besimit me admirim më të madh dhe me një dëshirë më pozitive për t'u udhëhequr nga këshillat e tij,. Shoghi Effendi, pra, dëshiron që unë t'ju inkurajoj në punën tuaj, duke dërguar literaturën e duhur për njerëz të tillë të shkolluar.

(7 maj 1933 shkruar në emër të Shoghi Effendiut)

1853. Nëpërmjet leximit të një vepre6 të tillë interesante dhe studioze shumë, pa dyshim, do të zgjihen dhe nxiten ndërsa të tjertë do të zemërohen gjer në shkallën e sulmimit të ashpër të Besimit. Publiciteti i paparë me të cilin Kauza do të pritet, do të përbëjë në vetvete një hap të rëndësishëm drejt një njohje më të gjerë dhe më të madhe të lëvizjes nga personalitet e shquara, edhe në rrethet intelektuale, edhe në ato shoqërore.

(15 maj 1934 shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

1854. Lidhur me punën tuaj me klasat e larta, Ruajtësi është plotësisht dakord me ju që njerëzit e pasur dhe të kulturuar e kanë nganjëherë kapacitetin e madh për gjëra shpirtërore. Por ata kanë nevojë për tipin e duhur të njerëzve që t'u drejtohen atyre dhe një metodë që t'u përshtatet atyre shpirtërisht. Metodat tona mësimore duhet të lejojnë një shkallë të caktuar elasticiteti në vendosjen e kontakteve me tipa të ndryshëm kërkuesash individualë. Çdo kërkues duhet të punojë nga këndi i vet. Ata që janë në thelb të tipit mistik duhet që së pari të japin ato mësime të Kauzës që e theksojnë natyrën e vlerën e realiteteve shpirtërore; ndërsa ata që kanë mendime praktike dhe një tip pozitiv janë natyrisht më të gatshëm dhe të predispozuar të pranojnë aspektin shoqëror të Mësimeve. Por sigurisht, i tërë Mesazhi, në të gjitha aspektet dhe me të gjitha nënkuptimet që përfshin duhet t'i shpjegohet të porsaardhurit. Sepse të jesh besimtar nënkupton ta pranosh Kauzën në tërësinë e vet dhe jo të pasosh disa nga mësimet e saj. Megjithatë, siç është deklaruar tashmë, kjo duhet të bëhet gradualisht dhe me takt. Sepse ky kthim është në fund të fundit një proces i ngadalshëm.

(28 dhjetor 1936 shkruar në emër të Shoghi Effendiut)

1855. Eshtë e mrekullueshme të shihet më së fundi, se intelektualët po u kthehen problemeve të botës dhe po kërkojnë t'i zgjidhin ato. Përkrah punës me jo-Bahá'ít, që janë pranë shumë mësimeve të Bahá'u'lláhut, ne besimtarët duhet të vazhdojmë punën tonë të kulluar Bahá'í, që vetëmne mund ta bëjmë dhe që ka pasoja shumë të mëdha për të ardhëshmen e njerëzimit në çdo sferë.

(14 prill 1947 shkruar në emër të Shoghi Effendiut)

1856. Ata7 duhet të mos jenë as provokativë as të tërhequr, as fanatikë as shumë liberalë, në paraqitjen e tipareve thelbësore dhe dalluese të besiit të tyre. Ata nu duhet të jenë as luftarakë apo tepër të guximshëm, por duhet të veprojnë shpejt ose ta kenë parasysh kohën, duhet të përdorin një metodë të drejtpërdrejtë ose indirekte, duhet të jenë sfidues ose pajtues, në përshtatje të rreptë me pranimin shpirtëror me personin me të cilin ata vijnë në kontakt, nëse ai është një fisnik apo njeri i zakonshëm, veroir apo jugor, i rëndomtë apo prift, kapitalist apo socialist, qytetar apo princ, artizan apo lypës. Në paraqitjen e tyre të Mesazhit të Bahá'u'lláhut ata as nuk duhet të hezitojnë as të tërhiqen. Ata duhet të mos jenë përbuzës ndaj të të pasurit as të ndrojturit përpara të madhit. Në ekspozimin të tyre të të vërtetave ata as nuk duhet ta mbitheksojnë as ta kalojnë shkarazi të vërtetën që ata mbrojnë, qoftë dëgjuesi i tyre anëtar i familjes mbretërore apo një udhëheqës Kishe, apo politikan, apo tregëtar, apo një njeri i zakonshëm. Të gjithëve, të mëdhenj apo të vegjël, të pasur apo të varfër ata duhet t'u ofrojnë me duar të hapura, me një zemër të dashur, me gjuhë të rrjedhëshme, me durim të pafund me besnikëri pa kompromis, me mençuri të madhe, me kurajo të palëkundur Kupën e Shpëtimit, në një kohë kaq kritike për të hutuarit, të uriturit, të trishtuarit dhe turmat e trembura.

(5 qershor 1947 shkruar nga Shoghi Effendiu për Bahá'ít e Perëndimit, botuar në Citadel of Faith: Messages to America 1947-1957 [Kështillja e Besimit: Mesazhe për Amerikën 1947-1957] (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1980), f. 25-26)

1857. Mungesa e paragjykimit (në më të shumtën e rasteve) altruizimi i vërtetë i shkencëtarit të kulluar demostrohet fare mirë dhe, nëse njerëzve të tillë u prezantohet siç duhet besimi, ky do të ketë ndikim të madh; për më tepër njerëz të tillë mund të bëjnë gjëra madhështore për Kauzën, nëse bashkohen me të.

Sigurisht që ka një vend në Kauzë për njerëzit e shquar dhe ne kemi nevojë për më shumë prej tyre por administrimi duhet të funksionojë mbi baza konsultative, jo udhëheqëse.

(5 korrik 1947 shkruar në emër të Shoghi Effendiut)

1858. Duket se ajo që na nevojitet tani është studimi më i thellë dhe koordinuar Bahá'í me qëllim që të tërheqim njerëz të tillë si ata që ju kontaktoni. Bota - të paktën bota e mendimtarëve- është kapur tani prej të gjitha principeve të mëdha dhe universale të shpallura prej Bahá'u'lláhut mbi 70 vjet më parë dhe kështu që sigurisht këto nuk u tingëllojnë atyre "të reja". Por ne e dimë se mësimet e thella, kapaciteti i Rendit të Tij të projektuar Botëror për ta rikrijuar shoqërinë janë të reja dhe dinamike. Këto ne duhet të mësojmë t'i paraqisim me zgjuarsi dhe me takt për njerëz të tillë!

(3 korrik 1949 shkruar në emër të Shoghi Effendiut)

1859. ...Zgjidhja e dhënë për problemet botërore prej Bahá'u'lláhut është e vetmja zgjdhje - duke qenë hyjnore në origjinë - dhe nevojitet dëshpërimisht; si rrjedhim ne, ata pak që e kemi kapur vizionin, nuk duhet t'i harxhojmë energjitë tona duke ndjekur rrugët e pasuara nga njerëzimi të cilat nuk i zgjidhin problemet e tij të rënda të ditëve të tanishme. ne duhet të përqëndrohemi tek Kauza, sepse ajo nevojitet për të kuruar botën. ky është një qëndrim i shëndoshë, sepse nëse ne nuk ja përkushtojmë vetveten punës dhe mësimit Bahá'í, cili do ta bëjë këtë?

Nga ana tjetër ka një ndryshim të madh midis kësaj dhe të mësuarit. Nëse Bahá'ít dëshirojnë të jenë me të vërtetë efektivë në mësimdhënien e Kauzës, ata kanë nevojë të diskutojnë me zgjuarsi, në mënyrë intelektuale për gjendjen e tanishme të botës dhe problemet e saj. Ne kemi nevojë për shkollarët Bahá'í, jo vetëm për njerëz që i dijnë thellë mësimet, por gjithashtu njerëz që lexojnë shumë dhe janë të edukuar, të aftë për t'i lidhur mësimet tona me mendimet e kohës të udhëheqësve të shoqërisë.

Ne Bahá'ít, me fjalë të tjera, duhet t'i armatosim mendjet me dijeni, me qëllim që ta demostrojmë më mirë, veçanërisht për klasën e edukuar, të vërtetën që jep Besimi ynë. Megjithatë Ruajtësi i këshillon miqtë të mos e humbin kohën dhe energjitë e tyre për t'u shërbyer lëvizjeve që janë pasqyrim i principeve tona, por që besojmë të paafta për t'i zgjidhur krizat e tanishme shpirtërore në të cilat bota e gjen vetveten. Ne mund të bashkëveprojmë me lëvizje të tilla dhe me nxitësit e tyre për rezultate të mira, ndërsa në të njëtjn kohë qëndrojmë hapur si Bahá'í me një program specifik për t'ia afruar shoqërisë.

(5 korrik 1949 shkruar në emër të Shoghi Effendiut)

Nga letrat e shkruara në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë

1860. Në kuadrin e vështirësive që ju keni kaluar për ta publikuar Besimin në shtypin kombëtar në..., Shtëpia e Drejtësisë na instruktoi të themi se ka tre rrugë veprimi për ta arritur këtë në të ardhëshmen. E para, është e rëndësishme që të ketë besimtarë të caktuar, të tillë si anëtarët e komitetit publik të informacionit, që t'u jepet detyra e rritjes së kontakteve personale me figurat me influencë në median e informacionit kombëtar. Ky kontakt personal është një element jetësor në rritjen e pranueshmërisë së medias për lajme rreth Besimit. Së dyti, si një ndihmesë për çuarjen më tej të lidhjeve të tilla, përfaqësuesi juaj mund të marrin me vete shembuj të materialeve të shkëlqyera rreth Besimit që janë botuar në gazeta të tilla të rëndësishme si "Le Monde", "The Times" e Londrës dhe "New York Times"... Së treti, përmendja e përsëritur e besimit në shtrypin lokal do të kontribuojë dëshirën e shtypit kombëtar për ta konsideruar Besimin Bahá'í si një material i vlefshëm për gazetën.

(5 janar 1931 shkruar në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë për një Asambleje Shpirtërore Kombëtare)

1861. Me afrimin e Vitit të Paqes dhe me rritjen e shpejtë të dijenisë në mes të njerëzve mendimtarë për nevojën e zgjidhjeve mbarëbotërore të problemeve që e kërcënojnë njerëzimin, Shtëpia e Drejtësisë e ndjen se ka nevojë për kërkime dhe për të shkruar libra dhe në gazeta për subjektet që janë të interesit imediat për udhëheqësit e mendimit dhe për njerëzimin në përgjithësi.

(31 mars 1935 e shkruar në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë për Shoqatën e Studimeve Bahá'í në Kanada)

1862. Gjithashtu përmend se ka nevojë të arrijë tek udhëheqësit e mendimit dhe njerëzit autoritarë me Mësime; se ka një tendencë për njerëzit që të jenë më të gatshëm për t'i pranuar idetë e reja, në se ato janë pranuar tashmë nga shtresat e larta të shoqërisë. Po të jetë kështu, ndoshta mund të zhvillohet një program i projektuar për të ftuar Bahá'í të shquar nga vende të tjera që të vizitojnë... me qëllim që të kontaktohen individët e shquar të një pozite apo profesioni të ngjashëm.

(16 shkurt 1987 e shkruar në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

1863. Komuniteti Kombëtare Bahá'í kanë organizuar dhe drejtuar me sukses konferenca ndërfetare, seminare paqeje, simpoziume mbi racizmin dhe subjekte të tjera mbi të cilat ne kemi bërë një kontribut specifik, shpesh duke e arritur publicitetin e gjerë dhe duke bërë të interesohen udhëheqës të lartë të shoqërisë.

(Riḍván 1987 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë për Bahá'ít e botës)

2.3 Roli i Asambleve Shpirtërore

Nga letrat e shkruara në emër të Shoghi Effendiut:8

1864. Njohja me persona të tillë të mirënjohur të rëndësishëm është gjithnjë çështje shumë delikate sepse kërkon mjaft mençuri, kurajo dhe aftësi, por ata miq që me të vërtetë ndjejnë një nxitje për të vepruar kështu dhe që i kanë cilësitë e nevojshme, duhet të punojnë me miq të tillë që, nëse veprohet kështu, mund t'i japin një përfitim shumë të madh Kauzës. Megjithatë, në çdo rast, mbështetja dhe ndihma e Asamblesë Lokale apo Kombëtare jo vetëm është e dobishme por edhe e nevojshme, nëse kontaktet e rëndësishme të këtij lloji duhet të jenë të dobishme dhe premtuese...

(30 gusht 1933 e shkruar në emër të Shoghi Effendiut)

1865. ...Një përpjekje e vendosur duhet të bëhet nga përfaqësuesit e zgjedhur kombëtar të të gjithë komunitetit, të ndihmuar nga Lidhjet e tyre publike, Uniteti Racor, Takimet Publike, edukimi Vizual, Byroja e Folësve Universitarë dhe Komitetet e Radios, për të vendosur masat tashmë të adpatuara për shpalljen nëpërmjet shtypit e radios së të vërtetave të Besimit për masat dhe për vendosjen e një kontakti më të ngushtë me udhëheqësit e mendimit publik, me kolegjet dhe universitetet dhe me redaktorët e gazetave dhe të revistave.

(5 qershor 1947 e shkruar nga Shoghi Effendiu për Bahá'ít e Perëndimit, botuar në Citadel of Faith: Messages to America 1947-1957 [Kështjella e Besimit: Mesazhe për Amerikën 1947-1957], f . 8-9)

1866. Asambleja Kombëtare nuk duhet të jetë e ndrojtur në përpjekje për të kontaktuar vizitorë të rëndësishëm.... Pozita e Besimit tani është e tillë që përfaqësuesit mund të kërkojnë dhe të marrin vëmendje. Nëse ata janë gjithnjë të suksesshëm apo jo nuk është e rëndësishme, e rëndësishme është t'u lihet njerëzve me influencë ta kuptojnë që ne jemi aktivë dhe në skenën botërore, po të shprehemi kështu.

(23 nëntor 1951 e shkruar nga Shoghi Effendiu për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

1867. Ruajtësi ishte shumë i kënaqur kur mësoi se Asambleja juaj kishte patur takim të suksesshëm me Prefektin e... dhe Ministrin për Punët e Jashme; kontakte të tilla duhet të zbatohen në një nivel të lartë dhe vetëm besimtarët e aftë që ndoshta ofrojnë mikpritje apo kanë disa pika kontakti me zyrtarët në fjalë apo që janë vetë të interesuar për t'u takuar, duhet të përdoren nga Asambleja juaj dhe në lidhje me anëtarët tuaj të takojnë personazhe të tillë.

(30 qershor 1952 e shkruar nga Shoghi Effendiu për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

1868. Ai e ndjen se tani ka ardhur koha kur ju duhet të ngrini një komitet kombëtar që duhet të bëjë kontakte me autoritet qytetare në një nivel qytetar dhe me figurat e rëndësishme publike të Shtetit dhe me administrat e mëdha të Qytetit. Qëllimi i këtyre kontateve është të vendosin marrëdhënie miqësore me figurat e rëndësihme publike, kështu që ata të mund të jenë të informur plotësisht për Besimin e principet e tij, të mund të fitojnë besim tek Bahá'ít dhe veprimtaritë e tyre, të mund ta kuptojnë aspektin jo politik të besimit, dhe, në të ardhmen, të jenë të nxitur për të na ndihmuar ne ndërsa zhvillohet Besimi.

(29 dhjetor 1953 e shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

Nga letrat e shkruara në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë:

1869. Asambletë Shpirtërore Kombëtare duhet të përdorin metoda të mençura dhe dinjitoze për njerëzit e shquar në të gjitha zonat e përpjekjeve njerëzore. T'i njohin ata me natyrën e komunitetit Bahá'í dhe me doktrinat bazë të Besimit duke fituar vlerësimin dhe miqësinë e tyre.

(Naw-Rúz 1979 e shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë për Bahá'ít e botës)

1870. ...Shtëpia e Drejtësisë është jashtëzakonisht e lumtur që Asambleja juaj Kombëtare po i vazhdon përpjejet e saj të mençura, efektive dhe të pandërprera për t'i familjarizuar zyrtarët ne vendin tuaj me Besimin. Metoda të tilla duhen planifikuar sa herë që të paraqitet rasti. Ndërkohë, nëpërmjet përpjekjeve tuaja të ndryshme të deklaratave, Komuniteti Bahá'í duhet që në mënyrë indirekte të tërheqë vëmendjen e njerëzve nga të gjitha shtresat e shoqërisë për Kauzën, kështu që do të jetë më e lehtë për Bahá'ít që të kenë një rrugë pozitive drejt zyrtarëve në rast nevoje.

(26 korrik 1987 shkruar në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

1871. Shkëndija që ndezi interesin në rritje të Kauzës së Bahá'u'lláhut u bë prej qëndresës heroike dhe durimit të miqve të shumëdashur në Iran, të cilët e prekën komunitetin botëror Bahá'í që të drejtonte një program këmbëngulës të orkestruar me kujdes për t'i bërë thirrje ndërgjegjes së botës. Kjo ndërmarrje e gjerë, që përfshin të tërë komunitetin vepron në mënyrë të bashkuar nëpërmjet Rendit të Tij Administrativ, të shoqëruar nga veprimtaritë energjike dhe të dukshme të atij komuniteti në sfera të tjera që janë detajuar veças. Megjithatë, ne jemi të shtytur të përmendim se një e ardhëshm e rëndësishme e kësaj pune ekstensive është njohja e një faze të re në punët e jashme të Kauzës, e karakterizuar nga pjekuria e shënuar e Asambleve Shpirtërore Kombëtare në marrëdhëniet e tyre në rritje me organizatat qeveritare dhe joqeveritare dhe me publikun në përgjithësi.

Kjo njohje nxiti një takim në Gjermani, nëntorin e shkuar, nga përfaqësuesit kombëtarë Bahá'í të punëve të jashme prej Europës dhe Amerikës së Veriut së bashku me përfaqësuesit më të lartë të Zyrave të Komunitetit Ndërkombëtar Bahá'í, me qëllim që ta përmirësonin koordinimin e punës së tyre. Ky ishte një hap i parë drejt grumbullimit të më shumë Asambleve Shpirtërore Kombëtare në një funksionim harmonik, të një rrjeti ndërkombëtar të aftë për zbatimin e ndërmarrjeve globale në këtë fushë që zgjerohet me shpejtësi. E lidhur me këto zhvillime ishte arritje e rëndësishme e njohjes ndërkombëtare akorduar Besimit nëpërmjet pranimit të tij formal tetorit të shkuar në anëtarësinë e rrjetit për konservimin e fenë të Fondit të mirënjohur mbarëbotëror për natyrën.

(Riḍván 1988 shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë për Bahá'ít e botës)

2.4 "Rruga e maturisë"
Nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit:

1872. ...ti fillimisht duhet të adaptosh atë rrugë maturie që urdhëron Besimi. Në fazat e hershme ti duhet të kërkosh shoqërinë e anëtarëve të shquar të zonës dhe, duke e bërë vetveten tërësisht modest përpara mbretërisë së padukshme të lavdisë ti duhet të lutesh për shpëtim dhe mbrojtje, kështu që Shpirti i Shenjtë të mundet që nëpërmjet vërshimit të mirësisë së tij të të japë ndihmesë. Kur, me sjelljen tëdfe dhe qëndrimin e mirë, me ngrohtësinë tënde, me fjalimet e panjola dhe të shkëlqyera ti do t'ia arrish të fitosh dashamirësinë e secilit prej tyre, pastaj portat e udhëzimit qiellor do të hapen krejtësisht; atëhere kupa bujare do të kalojë përreth të gjithë personave që të pijnë prej saj dhe të dehen me verën e mistereve dhe të vërtetave të shenjta.

(Nga një Tabelë për një besimtar individual - përkthyer nga Persishtja)

Nga letrat e shkruara në emër të Shoghi Effendiut:9

1873. Ju përmendi në letrën tuaj qëllimin për të kontaktuar me përfaqësuesit e lëvizjes që janë pasqyrim i Kauzës në principet që ata mbrojnë. Shoghi Effendi beson se në të gjitha këto komunikime dhe veprimtari ju duhet ta ruani presligjin dhe superioritetin e Kauzës. Ne kurrë duhet të bëjmë kompromis me principet për disa përmirësime të përkohshme që ne do t'i arrijmë. Eshtë e rëndësishme që ta nxjerrim Kauzën para vëmendjes të udhëheqësve të tillë të mendimit dhe për këtë qëllim ne duhet të kontaktojmë me ta, por synimi ynë duhet të jetë t'i tërheqim ata tek Kauza në vend që t'i pasojmë hapat e tyre.

(29 nëntor 1926 shkruar në emër të Shoghi Effendiut për një Asamble Shpirtërore Kombëtare)

1874. Unë jam dakord plotësisht me ju se mosndërhyrja në politikë nuk nënkupton shoqërimin nga ana e miqve me botën e jashme. Unë e kuptoj se ju do t'i impresioni miqtë me nevojën e mbajtjes së marrëdhënieve të ngushta por jo shumë itnime, me autoritet, përfaqësuesit e huaj dhe udhëheqësit e mendimit publik në kryeqytet. Ata duhet të jenë në vëzhgim, megjithatë se mos një shoqëtrim tepër i ngushtë, çon në mënyrë të pakuptueshme në kompromis për principet që ne i ushqejmë dhe i mbajmë lart. Ata duhet të përzihen me të gjitha klasat e shoqërisë pa e lidhur vetveten me politikën dhe planet e tyre.

(Në dorëshkrimet e Shoghi Effendiut shtuar nga një letër të datuar 8 tetor 1927, shkruar në një letër në emër të tij)

1875. Eshtë detyrimi ynë suprem të përpiqemi të sjellim dijeninë e këtij Revolucioni tek autoritet më të larta dhe tek personalitet kryesuese në mes të bashkatdhetarëve tanë, por të mos e lidhim vetveten apo të mos e identifikojmë besimin tonë me rrugët e tyre politike, me ambicjet dhe planet e tyre partiake. I Gjithëfuqishmi le t'ju udhëheqë dhe t'iu mbështesë në përpjekjet tuaja të larta dhe t'iu aftësojë të fitoni për Kauzën e tij udhëheqësat më të aftë më virtuozë dhe më të ndriçuar të opinionit publik të atij vendi.

(Në dorëshkrimet e Shoghi Effendiut shtuar nga një letër të datuar 15 prill 1932, shkruar në një letër në emër të tij)

1876. Shoghi Effendi e aprovon plotësisht takimi tuaj me njerëzit e fuqishëm që janë në pushtet dhe që kanë kontrollin e qeverisjes në duart e tyre. Në fdakt ai të nxit ta përdorësh vetveten në të gjitha mundësitë e tilla që paraqiten, por ti duhet të jesh shumë i kujdesshëm qwë të mos diskutosh çështje që janë politike dhe që janë çështje debatimi ndërmjet partive të ndryshme. Kjo do ta tërhiqte Kauzën në çështjet politike, gjë që është rreptësisht e ndaluar prej Mjehshtrit. Shqetësimi juaj në takimin me njerëz të tillë do të jetë t'i familjarizoni ata me mësimet të Kauzës dhe t'i mbushni ata me shpirtin e lëvizjes. Në rast se njerëz të tillë e përfaqësojnë lëvizjen ata do të udhëheqin me veten e tyre mijëra të tjerë drejt Kauzës.

(15 prill 1932 shkruar në emër të Shoghi Effendiut)

Nga letrat e shkruara në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë:

1877. Eshtë plotësisht e rregullt për institucionet Bahá'í të paraqisin pikëpamjet apo rekomandimet Bahá'í për ndonjë subjekt të rëndësisë jetësore për Besimin, që është nën shqyrtimin e një qeverie. Nëse vetë autoriteti qeveritar e shtron një e fton një parashtrim të tillë apo, nëse është i gatshëm t'i pranojë rekomandimet. Sidoqoftë Asambletë Bahá'í nuk duhet t'u bëjnë presion autoriteteve për çështje të tilla, as veças, as së bashku me të tjerët. Bahá'ít do t'i parashtrojnë pikëpamjet e tyre, nëse lejohet, duke i shprehur ato sa më qartë dhe me forcë kur paraqitet rasti, por të mos shkojnë përtej saj në fazën e shtytjes së autoriteteve për t'i adaptuar këto pikëpamje, kur shqyrtohet nëse ësht apo jo e mençur ta bëjmë një parashtrim të tillë për ndonjë çështje të veçantë, Asambleja Bahá'í në këtë rast duhet të ketë kujdes që të mos i harxhojë energjitë e Komitetit apo t'i devijojë burimet duke bërë parashtrime nëse interesat e besimit nuk e kërkojnë atë. Po ashtu Asambleja duhet të sigurohet se kjo, duke e analizuar situatën në hollësira dhe detaje, "nuk i largon pa nevojë ose i zemëron qeverinë apo njerëzit", apo e përfshin Besimin në "thirrjet e ulëta dhe sherret e sekteve ndërlufuese të fraksioneve dhe të kombeve".

(21 nëntor 1971 për një besimtar individual)

Nga letrat e shkruara në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë)

1878. Shtëpia e Drejtësisë e mori letrën tuaj të 13 dhjetorit 1986 që pyet nëse janë të lejueshme veprimtaritë e Bahá'íve lidhur me qeveritë...

...

Politika e përgjithshme e shpallur prej Shoghi Effendi tek The World Order of Bahá'u'lláh [Rendi Botëror Bahá'í], fq. 63-67, duhet të mbahet lart me ndërgjegje prej miqve, megjithatë, ndërsa Besimi del nga errësira, zbatimi i aspekteve të caktuara të kësaj politike do të kërkojë sqarimet e Shtëpisë së Drejtësisë. Me kalimin e kohës, praktikat në fushën politike do të pësojnë përfundimisht ndryshime të thella të parashikuara në shkrimet Bahá'í. Si rrjedhim, ajo që ne kuptojmë tani për politikën e mosndërhyrjes në çështjet politike do të pësojë gjithashtu ndryshime; por siç ka shkruar Shoghi Effendi, ky instruksion, "Në fazën e tanishme të evolucionit të Besimit tonë, duhetë të theksohet në rritje, qoftë në Lindje apo Perëndim."

Në kuadrin e nevojës të komunitetit Bahá'í për t'u lidhur me qeveritë, qoftë për arsye të mbrojtjes së anëtarëve të tij të persekutuar apo për reagim ndaj mundësive që dalin për shërbim, një kuptim korrekt i atij që është veprim legjitim Bahá'í, përballë politikës së mosndërhyrjes në çështjet qeveritare është mjaft i vështirë për t'u arritur nga ana e miqve individualë. Forca e rrethanave, që vepron nga jashtë dhe nga brenda, po e nxit komitetin Bahá'í në marrëdhëniet e caktuara me qeveritë.

Si rrjedhim, është e rëndësishme që vendimi për drejtimin e marrëdhënieve të tilla të bëhet nga institucione të autorizuara të Besimit dhe jo nga individët. Çështje të këtij lloji, nën kompleksitetin e plotë të çështjeve njerëzore me të cilat komuniteti Bahá'í duhet të ndeshet me kompleksitetin e plotë të çështjeve njerëzore me të cilat komuniteti Bahá'í duhet të ndeshet në rritje edhe shpirtërisht, edhe praktikisht, gjyimi individual nuk është i mjaftueshëm.

(23 qershor 1987 për një besimtar individual)

1879. Kjo është një fushë shërbimi në të cilën duhet t'u jepet individëve shumë mundësi për iniciativë për shembull, në aspektin e punës që duhet bërë pët arritjen e personave të rëndësishëm, është e nevojshme të mbështetmi në lidhjen personale që Bahá'ít individualë kanë zhvilluar apo janë të aftë të zhvillojnë, të mbështetemi mbi lidhjet personale që Bahá'ít individualë kanë zhvilluar apo janë të aftë t'i zhvillojnë, të mbështetemi në aftësinë e tyre për të tërhequr vëmendjen e personave të tillë sepse këta Bahá'í janë tërhequr pët vete në mënyra të veçanta, ndërsa ushtroni gjykim të kujdesshëm në zgjedhjen e individëve, ju mund të bëni thirrje për shërbime të tilla dhe t'u jepni atyre çdo udhëzim të nevojshem. Ju gjithashtu duhet të jeni të ndjeshëm ndaj këtyre çështjeve dhe ta shmangni kontrollin e tepruar apo bile edhe dukjen e tij, në marrëdhëniet tuaja me ata që merren me këto shërbime të rëndësishme.

(26 prill 1988 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare)

1880. Komentet tuaja lidhur me mbajtjen e konteakteve me zyrtarët e nivelit të ulët të hierarkisë së Qeverisë suaj janë pritur mirë dhe ju duhet të ndiheni i sigurt në ndjekjen e kësaj rruge të mençur veprimi.

Nuk ka kundërshtime për nisjen e kntakteve me zyrtarët e lartë të Kishës Katolike. Kjo do të kërkojë konsideratën tuaj të kujdesshme përsa i përket kohës së një veprimi të tillë dhe vendosmërisë nga ju për mënyrën e veprimit pa shkaktuar pa dashje ngritej e opozitës për Besimin. Asambleja juaj inkurajohet të vendosë kontakte me shoqatat kombëtare, duke patur parasysh nevojën për t'i zgjedhur me mençuri këto organizata, kështu që të mos i shfrytëzoni burimet tuaja njerëzore dhe financiare përtej kufijve të arsyeshëm apo të mos e largoni komunitetin komunitetin nga përpjekjet e tij parësore të mësimdhënies. Meqë kjo balancë ndonjëherë është e vështirë për t'u arritur, ju mund të dëshironi ta përfshini këtë si një element të konsultimit tuaj me Këshilltarët në rolin e ... në procesin e daljes së Besimit nga errësira në Amerikën Latine dhe në botë.

(23 mars 1989 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare)

1 Për besimtarët individualë nëse nuk shënohet ndryshe.

2 "Humbja e gjashtë Duarve të Kauzës" dhe "valët e persekutimit të hidhur" drejtuar kundër komunitetit Bahá'í në Iran.

3 Për besimtarët individualë nëse nuk shënohet ndryshe.

4 Për besimtarët individualë nëse nuk shënohet ndryshe.

5 The Bahá'í World [Bota Bahá'í]

6 George Townshend, The Promise of All Ages [Premtimi i të gjitha Epokave]

7 Pionerët Amerikanë

8 Për besimtarët individualë nëse nuk shënohet ndryshe.

9 Për besimtarët individualë nëse nuk shënohet ndryshe.

---------------

------------------------------------------------------------

---------------

------------------------------------------------------------


Table of Contents: Albanian :Arabic :Belarusian :Bulgarian :Chinese_Simplified :Chinese_Traditional :Danish :Dutch :English :French :German :Hungarian :Italian :Japanese :Korean :Latvian :Norwegian :Persian :Polish :Portuguese :Romanian :Russian :Spanish :Swedish :Turkish :Ukrainian :