Announcing: BahaiPrayers.net


More Books by Përmbledhje

Asambletë Shpirtërore Lokale
Besueshmëria
Besëlidhja
Direktiva për mësimin
Edukimi Bahá'í
Fondet dhe kontributet Bahá'í
Fuqia e Ndihmës Hyjnore
Gratë
Hukukullahu, e Drejta e Perëndisë
Hukukullahu, Ligji social-ekonomik e shpirtëror i Kitáb-i-Aqdasit (Dr. A.-M. Varqá)
Hukukullahut, Ligji i (Cyrus Alá'í)
Hukukullahut, Një kodifikim i Ligjit të (Departamenti i Kërkimeve)
Jeta e familjës
Konsultimi
Krisa dhe fitorja
Lutje Bahá'í (i vogël)
Lutje Bahá'í
Muzikë
Mësimet për rendin e ri botëror
Mësimi i masave
Ndalimi i pijeve të dëmshme
Njerëzit e shquar
Një jetë e ndershme dhe e shenjtë
Opozitë
Paqe
Përmbledhja e përmbledhjeve
Përmbledhje e Trupës Kontinentale në Evropë
Përsosmëri në të gjitha gjerat
Radio
Rini
Ruajtja e Martesave Bahá'í
Rëndësia e arteve në përhapjen e Besimit
Rëndësia e lutjes, e përsiatjes, dhe e qëndrimit devocional
Shenjtëria dhe natyra e zgjedhjeve
Takimet Bahá'í & Festa e 19 Ditëve
Tek Ai do të kthehemi
Thashetheme; Stimulimi dhe Zhvillimi e Komuniteteve Bahá'í
Transformimi shpirtëror
Të jetosh jetën
Të çojmë përpara hyrjen me trupa
Varrimi Bahá'í
Free Interfaith Software

Web - Windows - iPhone








Përmbledhje : Lutje Bahá'í (i vogël)
LUTJE BAHÁ'Í
Një Përzgjedhje
Extracts from:

Bahá'í Prayers - A Selection for All Occasions; published by Bahá'í Publishing Trust Committee, Spiritual Assembly of the Bahá'ís of Malaysia, 1989,

and seven added prayers
Text: Albanian
Përkthyer e botuar nën kujdesin e
Komitetit të Botimeve Bahá'í
(c) Asambleja Shpirtërore Kombëtare
e Bahá'í-ve të Shqipërisë
Rruga e Dibrës 59 - Tiranë
Botimi i parë 2000 - 157 E. B.
I
bekuar është trualli, dhe shtëpia,
dhe vendi, dhe qyteti,
dhe zemra, dhe mali,
dhe streha, dhe guva,
dhe lugina, dhe toka,
dhe deti, dhe ishulli,
dhe livadhi, ku emri i Perëndisë
është përmendur
dhe lëvdata e Tij është lartësuar.
- Bahá'u'lláh
LUTJE E SHKURTËR E DETYRUESHME

Të thuhet një herë në ditë, ndërmjet mesditës dhe perëndimit të diellit.

Unë dëshmoj, O Perëndia im, se Ti më ke krijuar që të të njoh e të të adhuroj Ty. Unë dëshmoj në këtë çast pafuqinë time dhe fuqinë Tënde, varfërinë time dhe begatinë Tënde.

Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje, Ndihmës në Rrezik, të Vetëqenëshmit.

- Bahá'u'lláh
AGJËRIMI

Lëvduar qofsh Ti, O Zot, Perëndia im! Unë të lutem për këtë Revelacion që e ktheu errësirën në dritë, me anë të së cilës Tempulli i Frekuentuar u ndërtua dhe Tabela e Shkruar u revelua, dhe pergamena e shpalosur u zbulua, të dërgosh këtu poshtë mbi mua e mbi ata që janë në shoqërinë time atë që do të na bëjë të aftë të fluturojmë në qiejt e lavdisë Sate të lartë, që do të na spastrojë nga njollat e mëdyshjeve të tilla, që i kanë penguar ata që dyshojnë të hyjnë në faltoren e unitetit Tënd.

Unë jam, O Zoti im, ai që mbahet fort pas fillit të dashamirësisë Sate dhe kapet pas cepit të mëshirës e të favoreve të Tua. Cakto për mua dhe për të dashurit e mi të mirat e kësaj bote e të botës që do të vijë. Dhuroju, pra, atyre Dhuntinë e Fshehur që Ti ke caktuar për krijesat e Tua më të zgjedhura.

Këto janë, O Zoti im, ditët në të cilat Ti i ke urdhëruar shërbëtorët e Tu të zbatojnë agjërimin. Lum ai që e zbaton agjërimin tërësisht për hatrin Tënd dhe me shkëputje të plotë nga gjithçka veç Teje. Më ndihmo mua dhe ndihmoji ata, O Zoti im, që të të binden Ty dhe të zbatojnë porositë e Tua. Ti, me të vërtetë, ke pushtet të bësh atë që mendon.

Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje, të Gjithëdijshmit, Urtiplotit. Lëvduar qoftë Perëndia, Zoti i të gjitha botëve.

- Bahá'u'lláh
ASAMBLEJA SHPIRTËRORE

O Perëndi, Perëndia im! Ne jemi shërbëtorët e Tu që janë kthyer me përkushtim ndaj Fytyrës Sate të Shenjtë, që janë shkëputur nga gjithçka veç Teje në këtë Ditë të lavdishme. Ne jemi mbledhur në këtë Asamble Shpirtërore, të bashkuar në pikëpamjet e mendimet tona, me qëllimet tona të harmonizuara për të lartësuar Fjalën Tënde midis gjinisë njerëzore. O Zot, Perëndia Ynë! Bëna ne shenjat e Udhëheqjes Sate Hyjnore, Flamujt e Besimit Tënd të lavdëruar midis njerëzve, shërbëtorë të Besëlidhjes Sate të fuqishme. O Ti Zoti ynë Më i Lartë, Bëna ne shfaqje të Unitetit Tënd Hyjnor në Mbretërinë Tënde Abhá, bëna yje vezullues që shkëlqejnë mbi të gjitha vendet. Zot! Ndihmona të bëhemi dete që ngrihen nga valët e Hirit Tënd mahnitës, rrëke që rrjedhin nga Lartësitë e Tua të gjithëlavdishme, fryte të mira në pemën e Kauzës Sate qiellore, pemë që tunden në flladet e Bujarisë Sate në Vreshtin Tënd qiellor. O Perëndi! Bëji shpirtrat tanë të varur prej Vargjeve të Unitetit Tënd Hyjnor, gëzoji zemrat tona me vërshimet e Hirit Tënd, që ne të bashkohemi si dallgët e një deti dhe të shkrihemi së bashku si rrezet e Dritës Sate të shkëlqyeshme; që mendimet tona, pikëpamjet tona, ndjenjat tona të bëhen si një realitet i vetëm, të manifestojnë frymën e bashkimit në mbarë botën. Ti je i Hirshmi, Bujari, Dhuruesi, Fuqiploti, i Mëshirshmi, Zemërdhembshuri.

- 'Abdu'l-Bahá
FËMIJËT DHE TË RINJTË

O Perëndi! Rrite këtë foshnjë të vogël në prehërin e dashurisë Sate, dhe jepi qumësht nga gjiri i kujdesit Tënd. Rrite këtë bimë të njomë në kopshtin e trëndafilave të dashurisë Sate dhe ndihmoje të rritet nën shiun e bujarisë Sate. Bëje atë fëmijë të Mbretërisë dhe çoje drejt hapësirave të Tua qiellore. Ti je i pushtetshëm e i dashur dhe Ti je Dhuruesi, Zemërgjeri, Zoti i bujarisë së pafund.

- 'Abdu'l-Bahá

O Perëndi, më udhëhiq, më mbro, më bëj një llampë ndriçuese e një yll me shkëlqim. Ti je i Fuqishmi e i Pushtetshmi.

- 'Abdu'l-Bahá

O Perëndi! Edukoji këta fëmijë. Këta fëmijë janë bimët e kopshtit Tënd, lulet e livadhit Tënd, trëndafilat e lulishtes Sate. Le të bjerë shiu Yt mbi ta; le të shkëlqejë mbi ta Dielli i Realitetit me dashurinë Tënde. Le t'i freskojë ata Flladi Yt, që të ushtrohen, të rriten e të zhvillohen, dhe të shfaqen me bukurinë më të madhe. Ti je Dhënësi. Ti je Zemërdhembshuri.

- 'Abdu'l-Bahá

O Zot! Bëje këtë të ri që të shkëlqejë dhe dhuroji bujarinë Tënde kësaj krijese të shkretë. Dhuroji atij dije, shtoja fuqinë në agim të çdo dite dhe ruaje atë nën strehën e mbrojtjes Sate, që ai të çlirohet nga gabimet, t'ia përkushtojë veten shërbimit të Kauzës Sate, të drejtojë të pabindurin, të udhëheqë të pafatin, të çlirojë robërit dhe të zgjojë të shkujdesurit, që të gjithë të bekohen me kujtimin dhe lavdërimin Tënd. Ti je i Fuqishmi dhe i Pushtetshmi.

- 'Abdu'l-Bahá
KONTRIBUTET PËR FONDIN

O Perëndi, Perëndia im! Ndriçoje ballin e të dashurve të Tu të vërtetë dhe ndihmoji ata me ushtritë engjëllorë të triumfit të sigurt. Vendose fort këmbën e tyre në rrugën Tënde të drejtë dhe me bujarinë Tënde të lashtë hapi para tyre portat e bekimeve të Tua; sepse ata po shpenzojnë në rrugën Tënde ato që Ti u ke dhuruar, duke ruajtur Besimin Tënd, duke besuar në kujtimin Tënd, duke ia ofruar zemrat dashurisë për Ty dhe duke mos e mbajtur atë që zotërojnë, nga adhurimi për Bukurinë Tënde, në kërkim të rrugëve për të të kënaqur Ty.

O Zoti im! Urdhëro që ata të marrin me bollëk, të kenë një kompensim të paracaktuar dhe një shpërblim të sigurt.

Me të vërtetë, Ti je Mbështetësi, Ndihmuesi, Zemërgjeri, Bujari, Gjithmonëdhënësi.

- 'Abdu'l-Bahá
LAVDËRIM DHE MIRËNJOHJE

Të gjitha lavdërimet, O Perëndia im, qofshin mbi Ty që je burimi i çdo lavdie e madhështie, madhërie e nderimi, sovraniteti e sundimi, lartësimi e mirësie, frike e pushteti. Cilindo që Ti dëshiron e afron pranë Oqeanit Më Të Madh dhe cilitdo që Ti dëshiron i jep nderin që të njohë Emrin Tënd Më të Lashtë. Nga të gjithë ata që janë në qiell e mbi tokë, askush nuk mund t'i qëndrojë veprimit Të Vullnetit Tënd sovran. Nga përjetësia Ti ke qeverisur gjithë krijimin dhe do të vazhdosh përgjithmonë të ushtrosh sundimin Tënd mbi të gjitha gjërat e krijuara. Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje, të Gjithëfuqishmit, Më të Lavdëruarit, të Gjithëpushtetshmit, Urtiplotit.

Ndriçoji, O Zot, fytyrat e shërbëtorëve të Tu, që ata të të shohin Ty; që duke pastruar zemrat e Tyre të hyjnë në oborrin e favoreve të Tua qiellore, dhe të njohin Atë që është Manifestimi i Vetes Sate dhe Agimi i Thelbit Tënd. Me të vërtetë, Ti je Zoti i të gjitha botëve. Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje, të Padetyruarit, Gjithënënshtruesit.

Bahá'u'lláh
MARTESA

Lavdia qoftë mbi Ty, O Perëndia im! Me të vërtetë ky shërbëtor Yti dhe kjo shërbëtore Jotja u mblodhën nën hijen e mëshirës Sate, të bashkuar nëpërmjet favorit e zemërgjerësisë Sate. O Zot! Ndihmoji ata në këtë botë Tënden e në Mbretërinë Tënde dhe caktoju atyre çdo të mirë nëpërmjet bujarisë e mirësisë Sate. O Zot! Mbështeti ata në shërbimin Tënd dhe ndihmoji që të të shërbejnë Ty. Bëji ata shenjat e Emrit Tënd në botën Tënde dhe mbroji ata përmes dhurëtive të Tua, të cilat janë të pashtershme në këtë botë dhe në botën që do të vijë. O Zot! Ata lusin mbretërinë e mëshirës Sate dhe kërkojnë fushën e njëshmërisë Sate. Me të vërtetë ata martohen duke iu bindur urdhërit Tënd. Bëji ata shenja të harmonisë e të unitetit gjer në mbarim të kohës.

Me të vërtetë, Ti je i Gjithëpushtetshmi, i Gjithëpranishmi dhe Fuqiploti!

- 'Abdu'l-Bahá
MBLEDHJET

O Ti zemërdhembshur, Ti i Gjithëfuqishmi! Ky grumbullim njerëzish i ka kthyer fytyrat ndaj Teje duke t'u lutur. Me përuljen e nënshtrimin më të madh, ata shohin drejt Mbretërisë Sate dhe të luten Ty për ndjesë e falje. O Perëndi! Afroji këta pranë Vetes Sate. Shenjtëroji këta njerëz dhe lësho mbi ta rrezet e udhërrëfimit Tënd. Ndriçoji zemrat e Tyre dhe gëzoji shpirtrat e tyre me lajmet e Tua të gëzuara. Merri ata të gjithë në Mbretërinë Tënde të Shenjtë, lësho mbi ta bujarinë Tënde të pashtershme, bëji ata të lumtur në këtë botë dhe në botën që do të vijë.

- 'Abdu'l-Bahá
MBROJTJA

O Perëndi, Perëndia im! Ruaji shërbëtorët e Tu të besuar nga e keqja e egos dhe e pasionit, mbroji ata me syrin vëzhgues të dashamirësisë Sate nga çdo mllef, urrejtje e cmirë, strehoji ata në fortesën e papushtueshme të kujdesit Tënd dhe, të siguruar nga shigjetat e dyshimeve, bëji ata shfaqje të shenjave të Tua të lavdishme, ndriçoji fytyrat e tyre me rrezet e shkëlqyeshme që përhapen nga Agimi i unitetit Tënd hyjnor, gëzoji zemrat e tyre me vargjet e reveluara nga mbretëria Jote e shenjtë, forcoji shpatullat e tyre me fuqinë Tënde gjithësunduese që vjen nga mbretëria Jote e lavdisë. Ti je Bujariploti, Mbrojtësi, i Gjithëfuqishmi, i Hirshmi.

- 'Abdu'l-Bahá

Në Emër të Tij, të Lavdëruarit, Më të Lartit, Më Fisnikut!

I lavdëruar je Ti, O Zot Perëndia im! O Ti Që je Perëndia im, dhe Mjeshtri im, dhe Zoti im, dhe Mbështetja ime, dhe Shpresa ime, dhe Streha ime, dhe Drita ime. Kërkoj prej Teje që, për Emrin Tënd të Fshehur e të Ruajtur, që askush nuk e di veçse Ti Vetë, të mbrosh prurësin e kësaj Tabele nga çdo fatkeqësi e nga çdo e keqe, dhe nga çdo burrë e grua e djallëzuar; nga e liga e keqbërësve dhe nga intrigat e jobesimtarëve. Ruaje atë, veç kësaj, O Perëndia im, nga çdo dert e shqetësim, O Ti Që mban në dorën Tënde mbretërinë e të gjitha gjërave. Ti, me të vërtetë, je i pushtetshëm mbi të gjitha gjërat. Ti bën si do Vetë dhe urdhëron ashtu si Të pëlqen.

O Ti Mbret i Mbretërve! O Ti Zot dashamirës! O Ti Burim i bujarisë së lashtë, i hirit, i zemërgjerësisë e i blatimit! O Ti Shërues i sëmundjeve! O Ti Plotësues i nevojave! O Ti Dritë e Dritës! O Ti Revelues i çdo Manifestimi! O Ti Zemërdhembshuri! O Ti i Mëshirshmi! Ki mëshirë për prurësin e kësaj Tabele, me mëshirën Tënde më të madhe dhe me hirin Tënd të pashtershëm, O Ti i Hirshmi, Bujari. Ruaje atë, veç kësaj, me mbrojtjen Tënde, nga çdo gjë që zemra dhe mendja e tij e gjen të neveritshme. Ndër ata që janë të veshur me pushtet, Ti, me të vërtetë, je më i pushtetshmi. Lavdia e Perëndisë qoftë mbi Ty, O ti diell që po lind! Dëshmo për atë që Perëndia ka dëshmuar Vetë, se nuk ka Perëndi tjetër veç Tij, Fuqiplotit, Më të Shumëdashurit.

- Bahá'u'lláh
MËNGJES

U ngrita këtë mëngjes për hir të mirësisë Sate, O Perëndia im, dhe e lashë shtëpinë time duke besuar tërësisht tek Ti dhe duke e lënë veten nën kujdesin Tënd. Dërgo, pra, këtu poshtë mbi mua, nga qielli i mëshirës Sate, një bekim nga ana Jote, dhe bëj të mundur që të kthehem në shtëpi shëndoshë e mirë, ashtu siç bëre të mundur të vihem nën mbrojtjen Tënde, me mendimet e mia të ngulura vendosmërisht tek Ti.

Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje, të Vetmit, të Pakrahasueshmit, të Gjithëdijshmit, Urtiplotit.

- Bahá'u'lláh

O Perëndia im dhe Mjeshtri im! Unë jam shërbëtori Yt e bir i shërbëtorit Tënd. Unë u ngrita nga shtrati në këtë vakt mëngjesi, kur Ylli i Ditës i Njëshmërisë Sate ka shkëlqyer nga Agimi i vullnetit Tënd, duke derdhur shkëlqimin e vet mbi botën mbarë, në përputhje me atë që është urdhëruar në Librat e Dekretit Tënd.

Lëvduar qofsh Ti, O Perëndia im, që u zgjuam për shkëlqimet e dritës së dijes Sate. Dërgo, pra, mbi ne, O Zoti im, atë që do të na bëjë të aftë të lëmë mënjanë këdo veç Teje, të shkëputemi nga dashuria për cilindo veç Teje. Veç kësaj, shkruaj për mua dhe për ata që janë të shtrenjtë për mua, për farefisin tim, burra a gra qofshin, mirësitë e kësaj bote dhe të botës që do të vijë. Na ruaj shëndoshë e mirë me anë të mbrojtjes Sate të sigurtë, O Ti i Shumëdashuri i gjithë krijimit dhe Dëshira e mbarë universit, nga ata që ti i ke bërë manifestime të Përshpëritësit të Mbrapshtë, të cilët përshpërisin në gjokset e njerëzve. I pushtetshëm je Ti për të bërë ashtu si të pëlqen. Ti je, me të vërtetë, Fuqiploti, Ndihma në Rrezik, i Vetëqenëshmi.

Bekoje, O Zot Perëndia im, Atë Që Ti e ke vendosur mbi Titujt e Tu më të shkëlqyer dhe nëpërmjet të Cilit Ti ke ndarë të mirët e të liqtë dhe na ke ndihmuar me dashamirësi të bëjmë atë që do e dëshiron Ti. Bekoji, gjithashtu, O Perëndia im, ata Që janë Fjalët e Shkronjat e Tua dhe ata që i kanë kthyer fytyrat ndaj Teje, që janë kthyer nga fytyra Jote dhe kanë dëgjuar Thirrjen Tënde.

Ti je, me të vërtetë, Zoti e Mbreti i gjithë njerëzve dhe ke pushtet mbi të gjitha gjërat.

- Bahá'u'lláh
MËSIMDHËNIA

O Perëndi! O Perëndi! Ky është një zog krahëthyer dhe fluturimi i tij është shumë i ngadalshëm - ndihmoje atë që të fluturojë drejt majave të begatisë e të shpëtimit, që ta bëjë rrugën e tij, me gëzimin e lumturinë më të madhe, përmes hapësirës së pakufishme, që ta ngrejë melodinë e tij në Emrin Tënd Më të Lartë në të gjitha krahinat, të kënaqë veshët me këtë thirrje dhe të ndriçojë sytë duke soditur shenjat udhërrëfyese!

O Zot! Unë jam një i vetëm, i vetmuar e i këputur. Nuk ka tjetër mbështetje për mua veç Teje, asnjë që të më ndihmojë përveç Teje dhe asnjë përkrahës veçse Ti. Më mbështet në shërbimin Tënd, më ndihmo me aradhat e engjëjve të Tu, më bëj fitimtar në përhapjen e Fjalës Sate dhe më lejo të shpreh urtinë Tënde midis krijesave të Tua. Me të vërtetë, Ti je përkrahësi i të dobëtit dhe mbrojtësi i të vegjëlve, dhe me të vërtetë, Ti je i Pushtetshmi, i Fuqishmi dhe i Padetyruari!

- 'Abdu'l-Bahá.

O Ti Perëndi i pakrahasueshëm! O Ti Zoti i Mbretërisë! Këta shpirtra janë ushtria Jote qiellore. Ndihmoji ata me aradhat e Grupimit Suprem, bëji ata fitimtarë, në mënyrë që cilido prej tyre të bëhet si një regjiment e t'i pushtojë kombet nëpërmjet dashurisë së Perëndisë dhe ndriçimit të mësimeve hyjnore.

O Perëndi! Bëhu përkrahësi e ndihmësi i tyre dhe në shkretëtirë, në male, në lugina, në pyje, në fusha e në dete bëhu i besuari i tyre - në mënyrë që ata të ngrejnë zërin, përmes pushtetit të Mbretërisë dhe frymës së Shpirtit të Shenjtë!

Me të vërtetë, Ti je i Pushtetshmi, i Fuqishmi dhe Ai që ka në dorë gjithçka, dhe Ti je i Urti, Dëgjuesi dhe Shikuesi.

- 'Abdu'l-Bahá

Le ta thonë këtë lutje çdo mëngjes përhapësit e aromave të Perëndisë:

O Zot, Perëndia im! Lëvduar qofsh e faleminderit Ty, sepse Ti më ke udhëhequr në rrugën e madhe të mbretërisë, ke bërë që unë të eci në këtë shteg të drejtë e që çon larg, i ke ndriçuar sytë e mi duke soditur shkëlqimet e dritës Sate, e ke prirur veshin tim ndaj melodive të zogjve të shenjtërisë nga mbretëria e mistereve dhe e ke tërhequr zemrën time me dashurinë Tënde midis të drejtëve.

O Zot! Më mbështet me Shpirtin e Shenjtë, që unë të ngrej zërin në Emrin Tënd midis kombeve dhe të çoj lajmin e mirë të manifestimit të mbretërisë Sate midis njerëzimit.

O Zot! Unë jam i dobët, më forco me pushtetin e fuqinë Tënde. Gjuha ime belbëzon, bëj që unë të shqiptoj përkujtimin e lavdërimet për Ty. Unë jam i përvuajtur, më ndero duke më pranuar në mbretërinë Tënde. Unë jam i largët, bëj që unë të avitem te pragu i përdëllimit Tënd. O Zot! Më bëj mua një llambë që shkëlqen, një yll të shndritshëm e një pemë të bekuar, të stolisur me fruta, me degët që i japin hije të gjitha këtyre anëve. Me të vërtetë, Ti je i Fuqishmi, i Pushtetshmi e i Padetyruari.

- 'Abdu'l-Bahá
(Reveluar Bahá'í-ve të shteteve qëndrore)
NATË

O Perëndia im, Mjeshtri im, Qëllimi i dëshirës sime! Ky, shërbëtori Yt, kërkon të flejë nën strehën e mëshirës Sate dhe të pushojë nën tendën e mirësisë Sate, duke u lutur t'i japësh kujdesin Tënd e mbrojtjen Tënde.

Unë të lutem Ty, O Zoti im, për syrin Tënd që nuk fle, t'i ruash sytë e mi nga soditja e çdo gjëje tjetër veç Teje. Forcoje, pra, pamjen e tyre, që të mund të shquajnë shenjat e Tua dhe të shikojnë Horizontin e Revelacionit Tënd. Ti je Ai, para revelacionit të gjithëfuqisë së të Cilit është dridhur thelbi i pushtetit.

Nuk ka Perëndi veç Teje, Fuqiplotit, Gjithënënshtruesit, të Pakushtëzuarit.

- Bahá'u'lláh
NDIHMA

A ka ndonjë Largues të vështirësive veç Perëndisë? Thuaj: Lëvduar qoftë Perëndia! Ai është Perëndia! Të gjithë janë shërbëtorët e Tij dhe të gjithë u përmbahen urdhrave të Tij.

- Báb

Thuaj: Perëndia është i mjaftueshëm në gjithçka e mbi gjithçka, dhe asgjë në qiell ose mbi tokë, por veç Perëndia, është i mjaftueshëm. Me të vërtetë, Ai është në Vetvete Njohësi, Mbështetësi, i Gjithëfuqishmi.

- Báb

O Zot! Për të të ardhur keq jemi ne, dhurona favorin Tënd; të varfër jemi, jepna një pikë nga oqeani i pasurisë Sate; të skamur jemi, plotësona nevojat; të poshtëruar jemi, jepna lavdinë Tënde. Shpendët e ajrit dhe egërsirat e fushës marrin çdo ditë ushqimin prej Teje dhe të gjitha qëniet gëzojnë kujdesin dhe dashamirësinë Tënde.

Mos ia moho këtij të dobëti mirësinë Tënde të mrekullueshme dhe siguroja me fuqinë Tënde këtij të pashpresi bujarinë Tënde.

Jepna bukën tonë të përditshme dhe dhurona shtesën Tënde në nevojat e jetës, që të mos jemi të varur prej askujt veç Teje, që të lidhemi tërësisht me Ty, të ecim në rrugët e Tua dhe të shpallim misteret e Tua. Ti je Fuqiploti, Mirëdashësi dhe Dhënësi i gjithë njerëzimit.

- 'Abdu'l-Bahá

O Zot, Perëndia im! Ndihmoji të dashurit e Tu të jenë të vendosur në Besimin Tënd, të ecin në rrugët e Tua, të jenë të qëndrueshëm në Kauzën Tënde. Jepu atyre hirin Tënd për t'u qëndruar sulmeve të vetes e të pasionit, për të ndjekur dritën e udhëheqjes hyjnore. Ti je i Pushtetshmi, i Hirshmi, i Vetëqenëshmi, Dhuruesi, i Dhembshuri, i Gjithëfuqishmi, Bujariploti.

- 'Abdu'l-Bahá

O Ti, sprovat e të Cilit janë ilaç shërues për ata që ndodhen pranë Teje, shpata e të Cilit është dëshira e zjarrtë e të gjithë atyre që të duan Ty, heshta e të Cilit është dëshira më e shtrenjtë e atyre zemrave që digjen për Ty, urdhri i të Cilit është e vetmja shpresë e atyre që e kanë njohur të vërtetën Tënde! Unë të përgjërohem për ëmbëlsinë Tënde hyjnore dhe për shkëlqimin e lavdisë së Fytyrës Sate, të na dërgosh nga streha Jote atje lart atë që do të na japë mundësi të avitemi pranë Teje. Bëj, pra, O Perëndia im, që këmbët tona të qëndrojnë të patundura në Kauzën Tënde, dhe ndriçoji zemrat tona me shkëlqimin e dijes Sate, dhe ndriti gjokset tanë me ndriçimin e emrave të Tu.

- Bahá'u'lláh
NDJESA

O Perëndia im, O Zoti im, O Mjeshtri im! Unë të lutem të më falësh që kam kërkuar çfarëdolloj kënaqësie tjetër veç dashurisë Sate, ose çfarëdolloj rehatie veç afrisë Sate, ose çfarëdolloj kënaqësie veç pëlqimit Tënd, ose çfarëdolloj ekzistencë tjetër veç lidhjes me Ty.

- Báb
PËR TË VDEKURIT

O Perëndia im! O Ti falësi i mëkateve! Dhënësi i dhurëtive! Larguesi i brengave!

Me të vërtetë, unë të lutem t'i falësh mëkatet e atyre që e kanë braktisur veshjen fizike dhe janë ngjitur në botën shpirtërore.

O Zoti im! Pastroji ata nga gabimet, largoji hidhërimet e tyre dhe ktheje errësirën e tyre në dritë. Bëj që ata të hyjnë në kopshtin e lumturisë, pastroji ata me ujin më të kulluar dhe bëji të shikojnë shkëlqimet e Tua mbi malin më të lartë.

- 'Abdu'l-Bahá
PRINDËRIT

Ti i shikon, O Zot, duart tona që luten të shtrira drejt qiellit të favorit e të bujarisë Sate. Bëj që ato të mbushen me thesaret e bollëkut e të favoreve të Tua bujare. Ndjena ne dhe etërit tanë e nënat tona, dhe plotësona gjithçka dëshirojmë nga oqeani i hirit e i bujarisë Sate Hyjnore. Pranoji, O i Shumëdashuri i zemrave tona, të gjitha bëmat tona në rrugën Tënde. Ti je, me të vërtetë, Më i Pushtetshmi, Më i Lavdëruari, i Pakrahasueshmi, i Vetmi, Falësi, i Hirshmi.

-Bahá'u'lláh
RRITJA SHPIRTËRORE

Të lutem Ty, O Perëndia im, për pushtetin Tënd dhe për fuqinë Tënde, dhe për sovranitetion Tënd, që ka përfshirë të gjithë ata që janë në qiellin Tënd e mbi tokën Tënde, t'u bësh të njohur shërbëtorëve të Tu këtë Rrugë të ndritshme e këtë Shteg të drejtë, që ata të njohin unitetin Tënd e njëshmërinë Tënde, me një siguri që imagjinatat e kota të atyre që dyshojnë nuk mund ta dobësojnë dhe as mund ta errësojnë fantazitë boshe të njerëzve kokëfortë. Ndriçoji, O Zoti im, sytë e shërbëtorëve të Tu dhe ndriti zemrat e tyre me shkëlqimet e dritës së dijes Sate, që ata të kuptojnë madhështinë e kësaj pozite kaq sublime dhe të njohin këtë Horizont kaq të shkëlqyer, që ndoshta klithma e njerëzve të mos e largojë shikimin e tyre nga drita llamburitëse e unitetit Tënd dhe as t'i pengojë ata ta kthejnë fytyrën ndaj Horizontit të shkëputjes.

-Bahá'u'lláh

O Zoti im! Bëje bukurinë Tënde ushqimin tim, dhe praninë Tënde pijen time, dhe kënaqësinë Tënde shpresën time, dhe lëvdimin Tënd veprimin tim, dhe përkujtimin Tënd shoqëruesin tim, dhe fuqinë e sovranitetit Tënd përkrahësen time, dhe banesën Tënde shtëpinë time, dhe vendqëndrimin tim selinë që Ti e ke çliruar nga kufizimet që u vihen atyre që janë të ndarë me një perde prej Teje. Ti je, me të vërtetë, i Gjithëfuqishmi, Lavdiploti, Më i Pushtetshmi.

- Bahá'u'lláh

Krijo tek unë një zemër të kulluar, O Perëndia im, dhe përtëri një ndërgjegje të qetë brenda meje, O Shpresa ime! Përmes shpirtit të pushtetshëm mbështetmë në Kauzën Tënde, O Më i Shumëdashuri im, dhe me dritën e lavdisë Sate zbulo para meje shtegun Tënd, O Ti qëllimi i dëshirës Sime! Nëpërmjet pushtetit të fuqisë Sate të përsosur, më ngrej në qiellin e shenjtërisë Sate, O Burimi i qenies sime, dhe me flladet e përjetësisë Sate më ngazëlle, O Ti që je Perëndia im! Le të më sjellin meloditë e Tua të përjetshme qetësinë, O Bashkudhëtari im, dhe thesaret e pamjes Sate të lashtë të më çlirojnë nga gjithçka veç Teje, O Mjeshtri im, dhe lajmet e gëzuara të revelimit të Thelbit Tënd të pashkatërrueshëm të më sjellin gëzim, O Ti që je më i dukshmi i të dukshmëve dhe më i fshehuri i të fshehurve!

- Bahá'u'lláh

O Perëndi, freskoje e kënaqe shpirtin tim. Pastroje zemrën time. Ndriçoji aftësitë e mia. Unë i lë të gjitha punët e mia në dorën Tënde. Ti je Udhërrëfyesi dhe Streha ime. Unë nuk do të jem më i trishtuar e i brengosur; do të jem një qenie e lumtur dhe e gëzuar. O Perëndi! Unë nuk do të jem më tërë ankth, dhe as do t'i lejoj telashet të më shqetësojnë. Unë nuk do të jetoj me gjërat e pakëndshme të jetës.

O Zot, Ti je për mua më shumë mik, sesa jam unë për veten time. Unë ta përkushtoj vetveten Ty, O Zot.

- 'Abdu'l-Bahá

Thuaj: O Perëndi, Perëndia im! Stolise kokën time me kurorën e drejtësisë dhe ballin tim me ornamentin e barazisë. Ti, me të vërtetë, je Zotëruesi i të gjitha dhurëtive e bujarive.

- Bahá'u'lláh

O Zoti im, i Shumëdashuri im, Dëshira ime! Më ji mik në vetminë time dhe shoqëromë në mërgimin tim. Hiqmi brengat e mia. Bëmë që t'i përkushtohem bukurisë Sate. Largomë nga gjithçka veç Teje. Tërhiqmë me aromat e Tua të shenjtërisë. Përfshimë në Mbretërinë Tënde bashkë me ata që janë ndarë nga gjithçka veç Teje, që digjen për t'i shërbyer pragut Tënd të shenjtë dhe që nuk kursehen të punojnë për Kauzën Tënde. Bëmë të aftë të jem një prej shërbëtoreve të Tua që ka arritur të ketë pëlqimin Tënd. Me të vërtetë, Ti je i Hirshmi, Zemërbujari.

- 'Abdu'l-Bahá

O Zot! Ne jemi të dobët; forcona. O Perëndi! Ne jemi injorantë; bëna të ditur. O Zot! Ne jemi të varfër; bëna të pasur. O Perëndi! Ne jemi të vdekur; jepna jetë. O Zot! Ne jemi poshtërimi vetë; lartësona në mbretërinë Tënde. Në qoftë se Ti na ndihmon, O Zot, ne do të bëhemi si yje vezullues. Në qoftë se Ti nuk na ndihmon, ne do të biem më poshtë se pluhuri. O Zot! Forcona. O Perëndi! Jepna fitoren. O Perëndi! Bëna të aftë të pushtojmë vetveten e të mposhtim dëshirën. O Zot! Çlirona nga zgjedha e botës materiale. O Zot! Gjallërona me frymën e Shpirtit të Shenjtë, që të ngrihemi e të të shërbejmë Ty, të të adhurojmë Ty dhe të përpiqemi në mbretërinë Tënde me sinqeritetin më të madh. O Zot! Ti je i Pushtetshëm! O Perëndi, Ti je Falësi! O Zot, Ti je Zemërdhembshuri!

- 'Abdu'l-Bahá
SPROVA E VËSHTIRËSI

Largoje brengën time me bujarinë e zemërgjerësinë Tënde, O Perëndi, Perëndia im, dhe largoje ankthin tim me sovranitetin Tënd e fuqinë Tënde. Ti më sheh, O Perëndia im, me fytyrën ndaj Teje, në një kohë që hidhërimet më kanë mbuluar nga të gjitha anët. Unë të lutem Ty, O Ti që je Zoti i çdo qenieje dhe që mbulon të gjitha gjërat, të dukshme e të padukshme, për Emrin Tënd, me të cilin Ti ke nënshtruar shpirtrat e zemrat e të gjithë njerëzve, dhe për valët e Oqeanit të mëshirës Sate e për shkëlqimet e Yllit të Agimit të bujarisë Sate, më radhit mua me ata që asgjë, çfarëdo qoftë, nuk i ka penguar t'i kthejnë fytyrat e tyre ndaj Teje, O Ti Zoti i të gjithë emrave e Formues i qiejve.

Ti i shikon, O Zoti im, gjërat që më kanë ndodhur mua në ditët e Tua. Unë të lutem, për Atë që është Ditëburimi i emrave të Tu dhe Vendagimi i atributeve të Tua, të porositësh për mua atë që do të më bëjë të aftë të vihem në shërbimin Tënd dhe të lartësojë virtytet e Tua. Ti je, me të vërtetë, Fuqiploti, Më i Pushtetshmi, Ai që e ka zakon t'u përgjigjet lutjeve të të gjithë njerëzve!

Dhe, së fundi, unë të lutem Ty, për dritën e fytyrës Sate, t'i bekosh punët e mia, t'i shlyesh borxhet e mia dhe t'i plotësosh nevojat e mia. Ti je Ai për pushtetin e për sundimin e të Cilit çdo gjuhë ka dëshmuar dhe që madhështinë e sovranitetin e të Cilit e ka njohur çdo zemër që kupton. Nuk ka asnjë Perëndi veç Teje, Që dëgjon dhe je i gatshëm të përgjigjesh.

- Bahá'u'lláh
SHËRIMI

Emri Yt është shërimi im, O Perëndia im, dhe kujtimi Yt është ilaçi im. Afërsia ndaj Teje është shpresa ime, dhe dashuria për Ty është bashkëudhëtarja ime. Mëshira Jote për mua është shërimi im dhe shpëtimi im në këtë botë e në botën që do të vijë. Ti je, me të vërtetë, Bujariploti, i Gjithëdijshmi, Urtiploti.

- Bahá'u'lláh
TABELA E AHMAD-IT

Kjo Tabelë u vesh prej Bahá'u'lláh-ut me fuqi e rëndësi të posaçme.

Ai është Mbreti, i Gjithëdijshmi, i Urti! Ja, Bilbili i Parajsës këndon mbi degët e Pemës së Përjetësisë, me melodi të shenjta e të ëmbla, duke u shpallur të sinqertëve lajmet e gëzuara të afrisë së Perëndisë, duke i ftuar besimtarët e Unitetit Hyjnor në oborrin e Pranisë së Zemërgjerit, duke informuar të shkëputurit për mesazhin e reveluar nga Perëndia, Mbreti, i Lavdishmi, i Pashoqi, duke i udhëhequr të dashurit te vendi i shenjtërisë dhe te kjo Bukuri e shndritshme.

Me të vërtetë kjo është Bukuria Më e Madhe, e parashikuar në Librat e Lajmëtarëve, përmes së Cilës e vërteta do të dallohet nga gabimi dhe urtia e çdo urdhëri do të provohet. Me të vërtetë, Ai është Pema e Jetës që jep frytet e Perëndisë, të Lartësuarit, të Pushtetshmit, të Madhit.

O Ahmad! Dëshmo se me të vërtetë Ai është Perëndia dhe se nuk ka Perëndi tjetër veç Tij, Mbretit, Mbrojtësit, të Pakrahasueshmit, Fuqiplotit. Dhe se Ai të Cilin e ka dërguar me emrin 'Ali* ishte me të vërtetë nga Perëndia, urdhërave të të Cilit u përmbahemi të gjithë.

Thuaj: O njerëz, bindjuni urdhërave të Perëndisë, që na jepen në Bajan nga i Lavdishmi, i Urti. Me të vërtetë, Ai është Mbreti i Lajmëtarëve dhe Libri i Tij është Libri Mëmë, që ta dini.

Kështu Bilbili jua shprehu juve thirrjen e Tij nga ky burg. Ai duhej vetëm të lëshonte këtë mesazh të qartë. Kush dëshiron le t'i kthejë shpinën kësaj këshille dhe kush dëshiron le të zgjedhë rrugën për te Zoti i tij.

O njerëz, në qoftë se i mohoni këto vargje, me çfarë prove keni besuar te Perëndia? Tregojeni këtë, o grumbull hipokritësh.

Jo, për Atë që ka në dorë shpirtin tim, ata nuk janë, dhe kurrë nuk do të jenë, në gjendje ta bëjnë këtë, edhe sikur të merreshin vesh për të ndihmuar njëri-tjetrin.

O Ahmad! Mos i harro bujaritë e mia, në kohën që Unë mungoj. Kujto ditët e Mia gjatë ditëve të tua, dhe fatkeqësinë e mërgimin Tim në këtë burg të largët. Dhe qofsh ti aq i patundur në dashurinë për Mua, saqë zemra jote të mos dridhet edhe sikur shpatat e armiqve të të japin breshëri goditjesh dhe gjithë qielli e toka të ngrihen kundër teje.

Qofsh si flaka e zjarrit për armiqtë e Mi dhe një lumë i jetës së përhershme për të dashurit e Mi, dhe mos ji ndër ata që dyshojnë.

Dhe në qofsh mposhtur nga vuajtjet në rrugën Time, ose poshtëruar për hatrin Tim, mos u shqetëso për këtë.

Ki besim te Perëndia, Perëndia Yt dhe Zoti i etërve të tu. Sepse njerëzit po enden në rrugët e zhgënjimit, të privuar nga aftësia për të parë Perëndinë me sytë e vet, ose për të dëgjuar Melodinë e Tij me veshët e tyre. Të tillë i pashë Unë ata, siç dëshmon gjithashtu edhe ti.

Kështu, bestytnitë që ata kanë janë bërë perde midis tyre dhe zemrave të tyre, dhe i mbajnë ata larg rrugës së Perëndisë, të Lartësuarit, të Madhit.

Të jesh i sigurt në veten tënde se, me të vërtetë, ai që largohet nga kjo Bukuri është larguar, gjithashtu, nga Lajmëtarët e së Shkuarës dhe tregon kryelartësi ndaj Perëndisë nga tërë përjetësia në tërë përjetësinë.

Mësoje mirë këtë Tabelë, O Ahmad. Këndoje atë gjatë ditëve të tua dhe mos u ndaj prej saj. Sepse me të vërtetë, Perëndia ka caktuar për atë që e këndon shpërblimin e njëqind martirëve dhe shërbime në të dy botët. Këto favore t'i kemi dhuruar ty, si bujari nga ana Jonë dhe si mëshirë nga prania Jonë, që ti të jesh ndër ata që janë mirënjohës.

Për Perëndi! po qe se ndokush që është i brengosur ose i hidhëruar do ta lexojë këtë Tabelë me sinqeritet absolut, Perëndia do t'ia heqë trishtimin, do t'i zgjidhë vështirësitë e tij dhe do t'ia largojë vuajtjet.

Me të vërtetë, Ai është i Mëshirshmi, i Dhembshuri. Lëvduar qoftë Perëndia, Zoti i të gjitha botëve.

- Bahá'u'lláh
UDHËHEQJE

Të lutem Ty, O Perëndia im, për pushtetin Tënd dhe për fuqinë Tënde, dhe për sovranitetin Tënd, që ka përfshirë të gjithë ata që janë në qiellin Tënd e mbi tokën Tënde, t'u bësh të njohur shërbëtorëve të Tu këtë Rrugë të ndritshme e këtë Shteg të drejtë, që ata të njohin unitetin Tënd e njëshmërinë Tënde, me një siguri që imagjinatat e kota të atyre që dyshojnë nuk mund ta dobësojnë dhe as mund ta errësojnë fantazitë boshe të njerëzve kokëfortë. Ndriçoji, O Zoti im, sytë e shërbëtorëve të Tu dhe ndriti zemrat e tyre me shkëlqimet e dritës së dijes Sate, që ata të kuptojnë madhështinë e kësaj pozite kaq sublime dhe të njohin këtë Horizont kaq të shkëlqyer, që ndoshta klithma e njerëzve të mos e largojë shikimin e tyre nga drita llamburitëse e unitetit Tënd dhe as t'i pengojë ata ta kthejnë fytyrën ndaj Horizontit të shkëputjes.

-Bahá'u'lláh
[Lutje dhe përsiatje, f. 275]
UNITETI

O Ti Dhënësi! Dëshira më e shtrenjtë e këtij shërbëtori të Pragut Tënd është të sodisë miqtë e Lindjes e të Perëndimit të përqafuar fort; të shohë të gjithë pjesëtarët e shoqërisë njerëzore të mbledhur me dashuri në një kuvend të madh të përbashkët, ashtu si pikat e veçanta të ujit mblidhen në një det të gjerë; t'i sodisë të gjithë ata si zogjtë në një kopsht trëndafilash, si margaritarë të një oqeani, si gjethe të një peme, si rreze të një dielli. Ti je i Fuqishmi, i Pushtetshmi, dhe Ti je Perëndia i Forcës, Fuqiploti, Ai Që Sheh Gjithçka.

- 'Abdu'l-Bahá
[Bahá'í Prayers (US edition), f. 159]

Dhëntë Zoti që drita e unitetit të përfshijë gjithë botën dhe që vula "Mbretëria është e Perëndisë" të stampohet mbi ballin e të gjithë popujve të saj.

- Bahá'u'lláh

O Perëndia im! O Perëndia im! Bashkoji zemrat e shërbëtorëve të Tu dhe zbuloju atyre qëllimin Tënd të madh. Le të zbatojnë ata porositë e Tua dhe t'i binden ligjit Tënd. Ndihmoji ata, O Perëndi, në përpjekjen e tyre dhe jepu fuqi të të shërbejnë Ty. O Perëndi! Mos i lër ata me vetveten, por drejtoji hapat e tyre me dritën e dijes Sate, dhe gëzoji zemrat e tyre me dashurinë Tënde. Me të vërtetë, Ti je Përkrahësi i tyre dhe Zoti i tyre.

- Bahá'u'lláh

Lavdia qoftë mbi Ty, O Perëndi, për shfaqjen e dashurisë Sate për njerëzimin! O Ti që je Jeta dhe Drita jonë, udhëhiqi shërbëtorët e Tu në rrugën Tënde dhe na bëj të pasur në Ty, e na çliro nga gjithçka veç Teje.

O Perëndi, na mëso Njëshmërinë Tënde dhe na bëj të kuptojmë Unitetin Tënd, që ne të mos shohim askënd tjetër veç Teje. Ti je i Mëshirshmi dhe Dhënësi i bujarisë!

O Perëndi, krijo në zemrat e të dashurve të Tu zjarrin e dashurisë Sate, që ai të djegë mendimin për gjithçka, veç Teje.

Na revelo, O Perëndi, përjetësinë Tënde të lavdëruar - që Ti ke qenë gjithmonë e gjithmonë do të jesh, që nuk ka Perëndi tjetër veç Teje. Me të vërtetë, tek Ti ne gjejmë ngushëllim e forcë.

- Bahá'u'lláh
VENDOSMËRIA NË BESËLIDHJE

O Zoti im dhe Shpresa ime! Ndihmoji të dashurit e Tu që të jenë të patundur në Besëlidhjen Tënde të fuqishme, t'i mbeten besnikë Kauzës Sate të dukshme dhe të zbatojnë porositë që Ti ke shkruar për ta në Librin Tënd të Shkëlqimeve; që ata të bëhen flamuj të udhëheqjes e pishtarë të Kompanisë qiellore, burime të urtisë Sate të pafund dhe yje që tregojnë rrugën e drejtë, duke rrezatuar poshtë shkëlqimin e qiellit hyjnor. Me të vërtetë, Ti je i Pamposhturi, Fuqiploti, i Gjithëpushtetshmi.

- 'Abdu'l-Bahá
* Báb-i
---------------

------------------------------------------------------------

---------------

------------------------------------------------------------

6
49
5

Table of Contents: Albanian :Arabic :Belarusian :Bulgarian :Chinese_Simplified :Chinese_Traditional :Danish :Dutch :English :French :German :Hungarian :Italian :Japanese :Korean :Norwegian :Persian :Portuguese :Romanian :Russian :Spanish :Swedish :Turkish :Ukrainian :