Announcing: BahaiPrayers.net


More Books by Instituti Ruhi

Ruhi 1
Ruhi 2
Ruhi 3
Ruhi 3a
Ruhi 4
Ruhi 5
Ruhi 6
Ruhi 7
Ruhi 8
Free Interfaith Software

Web - Windows - iPhone








Instituti Ruhi : Ruhi 3a
Mësimi në
klasat e fëmijëve
nivel 2
Instituti Ruhi
15 shkurt 2009
Libri 3b
Mësimi në
klasat e fëmijëve
nivel 2
Institut Ruhi
Librat e Serisë:
Libri 1 Reflektime mbi jetën e shpirtit
"Të kupturarit e Shkrimeve Bahá'í"
"Lutja"
"Jeta dhe vdekja"
Libri 2 Duke u ngritur në shërbim
"Gëzimi i të mësuarit"
"Tema thellimi"
"Paraqitja e besimeve Bahá'í"

Libri 3 Mësimi në klasat e fëmijëve, nivel 1 Libri 3a Mësimi në klasat e fëmijeve, nivel 2

"Disa parime të edukimit Bahá'í" "Mësime për klasa fëmijësh, nivel 2" "Mësime për klasa fëmijësh, nivel 1" "Përmbledhje e këngëve"

"Drejtimi i klasave për fëmijë"
Libri 4 Manifestime Binjake
"Madhështia e kësaj Dite"
"Jeta e Báb-it"
"Jeta e Bahá'u'lláh-ut"
Libri 5 Duke çliruar forcat e para-të-rinjve
Libri 6 Mësimi i Kauzës
"Natyra shpirtërore e të dhënit mësim"
"Vetitë dhe qëndrimet e mësuesit"
"Akti i të dhënit mësim"

Libri 7 Duke ecur së bashku në rrugën e shërbimit

"Shtegu shpirtëror"
"Si bëhesh tutor i librave 1-6"
"Promovimi i arteve në rrënjët e komunitetit"
Original Title:
Teaching Children's Classes Grade 2
published by Palabra Publications 2003
Text: Albanian
(c) Asambleja Shpirtërore Kombëtare
e Bahá'í-ve të Shqipërisë
Rruga e Dibrës 59 - Tiranë
Botimi i parë 2008 - 165 E.B.
Pasqyra e lëndës
Bashkëpunëtorëve 1
Mësime për klasa fëmijësh, nivel 2 3
30 mësime për fëmijë 33

Përmbledhje e këngëve për mësues të klasave për fëmijët

BASHKËPUNËTORËVE

Libri 3a (ish-Libri 5) i Institutit Ruhi është i dyti në seri në fushën e edukimit shpirtëror të fëmijëve dhe të rinjve. Pason Librin 3, dhe është vazhdim i tij. Ky libër na ofron 30 mësime për të rinjtë, të cilët hyjnë në vitin e dytë të programit për edukimin Bahá'í, dhe mësuesi duhet t'i zbatojë këto mësime sipas rrethanave të veçanta që karakterizon klasën e tij/saj. Materiali në këtë libër ka për qëllim të ndihmojë edhe ata persona, të cilët edhe pse nuk janë të interesuar të jenë mësues të klasave për fëmijë, dëshirojnë të zhvillojnë në vetvete disa nga aftësitë për edukimin e fëmijëve, si dhe të përfitojnë një kuptim më të thellë të dinamikave të tij.

Për shkak se edukimi shpirtëror i fëmijëve është një çështje me një rëndësi kritike për komunitetin Bahá'í, dy libra përkushtuar kësaj fushe shërbimi janë pjesë e sekuencës kryesore të kurseve në programin e Institutit Ruhi për të rritur dhe të rinjtë. Secili në program është i inkurajuar të studiojë librat, qofshin ata mësues të klasave të rregullta, ose shërbejnë në Institucionet Bahá'í, si prindër të rinj për edukimin e fëmijëve të tyre, ose duke ndikuar tek ata si anëtarë të një familje të gjerë, pra të gjithë ne mbajmë mbi supe përgjegjësinë, për të siguruar që brezi i ri të përgatitet për përmbushjen vetë të detyrave në të ardhmen. Për këtë arsye, Libri 3a, kurset në fushën e edukimit të fëmijëve, formon një degë të specializuar, në të cilën mund të marrin pjesë ata që janë të interesuar të jenë pjesë në këtë shteg shërbimi, ndërsa janë duke vazhduar studimin e sekuencës kryesore. Kurset në këtë degë do të trainojnë mësuesit për klasat e fëmijëve Bahá'í për nivelin e tretë e sipër dhe do të vijnë progresivisht duke u bërë më komplekse në natyrë. Mendohet që me përfundimin e kësaj dege të specializuar, mësuesit do të kenë përfituar njohuri thelbësore në fushën e edukimit në përgjithësi, dhe kanë zhvilluar aftësi të sofistikuara për planifikimin e mësimeve dhe manazhimin e klasave.

Edhe pse 30 mësimet në këtë libër janë vazhdim i mësimeve të Librit 3 për nivelin e parë, ka disa ndryshime thelbësore midis tyre, sidomos në 15 mësimet e fundit. 15 mësimet e para përqëndrohen në cilësitë shpirtërore, dhe për mësuesit këto do jenë paksa të njëjta me mësimet që mësuan gjatë vitit të mëparshëm. Megjithatë, ata duhet të ushtrojnë aftësitë që përftuan gjatë mësimit të klasave për nivelin e parë, në mënyrë që të manazhojnë aktivitete më komplekse në fushën e dramës kreative. Kjo pjesë, në çdo mësim, është e skicuar në atë mënyrë, ku e rëndësishme do të jetë eksperienca e mësuesit në lojrat bashkëvepruese me studentët e tij/saj gjatë nivelit të parë. Pavarësisht, këto aktivitete, si dhe disa aspekte të tjera të mësimeve, kërkojnë një kapacitet në rritje nga ana e mësuesit.

Në 15 mësimet e fundit, përmbajtja e këtyre mësimeve është disi nga natyra më sfiduese. Çdo mësim shtjellon temën për një nga Manifestimet Binjake, dhe ne shpresojmë që mësuesit do të përpiqen të zhvillojnë temat e ndryshme, në mënyrë që fëmijët të fillojnë të përfitojnë njohuri të strukturuara mbi jetën dhe Misionin e Báb-it dhe Bahá'u'lláh-ut. Duhet të kemi parasysh, që kur fëmijët të hyjnë në vitin e dytë të programit të edukimit Bahá'í, ata duhet të kenë paraprakisht njohuri mbi Manifestimet dhe të njohin disi historinë e Fesë. Mësuesit duhet të ndërtojnë mbi këto baza, duke përdorur materialin e pasur prezantuar në këtë libër, duke e adaptuar atë sipas nivelit të kuptimit të studentëve të tyre, dhe të kenë parasysh që ata nuk po japin një kronologji të detajuar të ngjarjeve historike, por po përpiqen të zgjerojnë kuptimin e temës për çdo mësim.

Të 30 mësimet për fëmijët janë të paraprira nga seksione për tu studiuar nga mësuesit vetë në grupe, me ndihmën e një tutori. Kjo pjesë e librit i inkurajon ata të rishikojnë eksperiencën e tyre në mësimin e klasave për nivelin e parë, dhe kështu të mësojnë nga njëri-tjetri. Ata ndihmohen të mendojnë për çdo element të kurrikulës dhe rolit të saj në procesin e edukimit. Do të merret parasysh gjatë këtyre seksioneve, që jo çdo anëtar i grupit ka qenë mësues i klasave të fëmijëve pas studimit të Librit 3. Miqtë që kanë qenë të përfshirë në këto klasa me numër të madh fëmijësh, do të kenë shumë eksperienca për të treguar gjatë diskutimeve, por edhe të tjerët mund të kenë mendime për të ndarë, dhe kështu ndryshueshmëria e këtyre eksperiencave duhet të përdoret për të zgjeruar të mësuarit e grupit.

Duhet të kemi parasysh, që qëllimi i sekuencës kryesore të kurseve të programit të Institutit Ruhi, dhe degët e tij të ndryshme, është zhvillimi i burimeve njerëzore-në këtë rast të veçantë, mësuesit për klasat e fëmijëve Bahá'í. Materialet në Librat 3 dhe 3a me mësime për fëmijët, si dhe ato në librat që do të hartohen, do të kenë efekt tek fëmijët, në varësi të mësuesit që do t'i përdorë ato. Si rrjedhojë, suksesi i komunitetit kombëtar, i cili do të vendosë një program për edukimin shpirtëror të të rinjve, me klasa të rregullta për çdo grupmoshë, do të varet nga përpjekjet e tij në zhvillimin sistematikisht të aftësive të mësuesve të tij, nëpërmjet një procesi instituti gjallërues. Shpresojmë që ky libër do të kontribuojë në këto përpjekje.

Mësime për
klasa fëmijësh
nivel 2
\
Qëllimi

Të zhvillojë aftësinë për mësimin e klasave të fëmijëve,

duke konsistuar në mësimin përmendësh të lutjeve dhe citateve, këngëve, tregimeve, episodet historike, drama dhe vizatimet.

Praktika
Të mësojmë një klasë të rregullt për fëmijë
gjatë vitit të dytë të programit Bahá'í
për edukimin e tyre shpirtëror.
PJESA 1

Në këtë libër do të studjoni materiale që do t'ju ndihmojnë ju në mësimin e klasave për fëmijë, të cilët tashmë futen në vitin e dytë të Programit Bahá'í për edukimin shpirtëror, përgjithësisht nga mosha shtatë vjeç. Mendohet që ju të keni përfituar një eksperiencë të vlefshme në këtë fushë shërbimi, pasi të keni kaluar një vit të gëzueshëm duke punuar me fëmijët në nivelin e parë-pavarësisht me një grup të madh në një klasë formale, ose me një grup të vogël me fqinjët tuaj, ose në fshat, ose me të afërmit tuaj. Materiali që do të studioni në këtë libër do të jetë i ndarë në dy grupe: janë 15 mësime të përafërta me ato në Librin 3 dhe 15 mësimet e tjera do të përqëndrohen në Manifestimet Binjake të Perëndisë, Báb dhe Bahá'u'lláh.

Le të diskutojmë shkurtimisht grupin e parë, qëllimi i të cilit është vazhdimi i zhvillimit të karakterit të fëmijës. Ashtu si dhe mësimet në Librin 3, çdo mësim është i strukturuar rreth një cilësie shpirtërore të veçantë. Duke qenë të përfshirë në procesin jetësor për edukimin moral, për një vit, do të përfitoni të ndaloni për një moment, të reflektoni mbi citatet e mëposhtme, njëri prej të cilëve është mjaft i njohur për ju:

"Ushtrimi në moral e mirësjellje është shumë më i rëndësishëm sesa dituria libreske. Një fëmijë i pastër, i këndshëm, me karakter të mirë, i sjellshëm - edhe në qoftë i paditur - është i preferueshëm para një fëmije të pasjellshëm, të palarë, që vuan nga karakteri, edhe sikur ky të bëhet shumë i ditur në të gjitha shkencat e artet. Arsyeja për këtë është se fëmija që sillet mirë, edhe në qoftë i paditur, u sjell përfitim të tjerëve, ndërsa një fëmijë që vuan nga karakteri, që sillet keq, është i degjeneruar e i dëmshëm për të tjerët, edhe në qoftë i ditur. Por në qoftë se fëmija mësohet të jetë edhe i ditur edhe i mirë, rezultati është dritë mbi dritë." 1

"Këto shkolla për studime akademike duhet, në të njëjtën kohë, të jenë qendra ushtrimi në sjellje e qëndrime dhe duhet t'i japin përparësi karakterit e sjelljes mbi shkencat e mjeshtritë. Sjellja e mirë dhe karakteri i lartë moral duhet të jenë të parat, sepse po nuk u ushtrua karakteri, zotërimi i dijeve do të ishte vetëm i dëmshëm. Dija është e lavdërueshme kur ajo shoqërohet me sjellje morale e karakter të virtytshëm; përndryshe ajo është një helm vdekjeprurës, një rrezik i frikshëm. Një mjek me karakter të lig e që e tradhton besimin tek ai, mund të çojë në vdekje dhe të bëhet burim i shumë sëmundjeve e lëngatave.

"Kushtojini vëmendjen më të madhe kësaj çështjeje, sepse parimi bazë, themelor i një shkolle është pikë së pari e mbi të gjitha edukimi moral, karakteri dhe korrigjimi i sjelljes." 2

"Përsa i përket pyetjes lidhur me edukimin e fëmijëve: është detyra jote t'i ushqesh ata në gjirin e dashurisë së Perëndisë dhe t'i nxitësh drejt gjërave të shpirtit, që ata ta kthejnë fytyrën ndaj Perëndisë; që veprimet e tyre të jenë në pajtim me rregullat e sjelljes së mirë dhe karakteri i tyre i përsosur; që ata t'i bëjnë të tyret të gjitha vlerat dhe vetitë e lavdërueshme të njerëzimit; që ata të fitojnë dije të shëndosha në degët e ndryshme të diturisë, në mënyrë që qysh prej fillimit të jetës të bëhen qenie shpirtërore, banorë të Mbretërisë, të dashuruar pas flladeve të këndshme të shenjtërisë dhe të marrin një edukim fetar, shpirtëror e të Mbretërisë Qiellore." 3

1. Pse trainimi për një sjellje të mirë dhe morale, është aspekti më i rëndësishëm i edukimit?

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

2. Çfarë do t'ju thoshit atyre, të cilët mendojnë që fëmijët duhet të trainohen vetëm në fushat e shkencës dhe të arteve dhe që ata duhet të zgjedhin vetë standartet e tyre morale dhe shpirtërore?

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

3. Pse përfitimi i dijeve është i lavdërueshëm vetëm kur është i shoqëruar me sjellje të mirë dhe me një karakter të lartë moral?

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

4. Përmend disa nga eksperiencat gjatë mësimit në nivelin e parë, të cilat kanë zhvilluar aftësinë tuaj në edukimin e fëmijëve nga "gjiri i dashurisë së Perëndisë" dhe i ka nxitur ata drejt "gjërave shpirtërore".

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

PJESA 2

Në përpjekjet tuaja të nxisni zhvillimin e karakterit të fëmijës, duhet të kini parasysh që sjellja e mirë nuk mund të fitohet verbërisht. Ne nuk jemi makinerira të programuara të veprojmë sipas një mënyre të caktuar. Të gjithë ne duhet të punojmë në mënyrë të ndërgjegjshme për zhvillimin tonë shpirtëror, dhe kjo kërkon njohuri. Veçanërisht, ne duhet të njohim burimin e gjithë të mirave, që është Manifestimi i Zotit. Për këtë arsye, 15 mësimet e dyta në libër kanë si qëllim të kumtojmë fillimet e njohurisë për Manifestimet Binjake, Báb dhe Bahá'u'lláh. Çdo mësim fokusohet në një temë për një nga këto Qenie të Shenjta. Njohuritë që keni fituar gjatë studimit të Librit 4 do t'ju ndihmojnë shumë në mësimin e këtyre mësimeve.

Megjithëse ju mund ta njihni këtë fragment nga Qitapi Akdas, do të jetë e vlefshme të meditoni mbi kuptimin e tij lidhur me detyrën tuaj si edukator i fëmijëve:

"Detyra e parë që Perëndia u ka caktuar shërbëtorëve të Vet është të njohin Atë Që është Agimi i Revelacionit të Tij dhe Gurra e ligjeve të Tij, që përfaqëson Hyjninë si në Mbretërinë e Kauzës së Tij dhe në botën e krijimit. Kushdo që e kryen këtë detyrë ka arritur gjithë të mirat; dhe kushdo që është i privuar nga kjo ka humbur rrugën, edhe sikur të ketë kryer veprat më të denja. Është detyrë e cilitdo që arrin këtë pozitë kaq sublime, këtë majë lavdie të përkryer, të zbatojë çdo porosi të Atij Që është Dëshira e botës. Këto detyra binjake janë të pandara. Asnjëra nuk është e pranueshme pa tjetrën. Kështu ka dekretuar Ai Që është Burimi i frymëzimit Hyjnor." 4

PJESA 3

Përpara se të diskutojmë në detaje karakteristikat e dy grupimeve nga 15 mësime, ju kërkojmë të reflektoni mbi çfarë keni mësuar si mësues i klasave të fëmijëve gjatë vitit të kaluar. Në qoftë se keni punuar me një grup të madh, pjesë e programit formal për edukimin shpirtëror, ju tashmë keni fituar një kuptim të thellë mbi natyrën e këtij akt shërbimi kaq shumë të meritueshëm. Por edhe Në qoftë se eksperienca juaj ka qenë e kufizuar në mësimin e klasave me 2 ose 3 fëmijë, do të keni fituar tashmë shumë aftësi të brendshme dhe do të përfitoni nga një reflektim i tillë.

Libri 3 fillon me një prezantim të disa parimeve për edukimin Bahá'í. Do të jetë e vlefshme për ju të konsideroni sesi këto parime ndikuan në mënyrën sesi ju e drejtuat klasën tuaj.

1. Një nga konceptet bazë të diskutuara në pjesën e parë të Librit 3 është fisnikëria e njerëzimit. Kujtoni klasat që keni mësuar, dhe përmendni disa shembuj kur me ndihmën tuaj, fëmijët e demonstruan tërësisht këtë fisnikëri.

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

2. Pjesa e parë theksoi faktin që fëmijët kanë shumë talente dhe aftësi. Mendoni për studentët tuaj dhe përmendni një talent të veçantë që keni zbuluar dhe u përpoqët ta ushqeni tek secili.

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

3. Dy koncepte të tjera të rëndësishme të prezantuara në pjesën e parë të Librit 3 ishin, dashuria për Perëndinë dhe frika ndaj Perëndisë. Fëmijët kanë nevojë të mësohen që ne jemi krijuar nga dashuria e pakufizuar e Perëndisë dhe që ushqehemi vazhdimisht dhe mbrohemi nga ajo. Frika që kjo dashuri nuk do të na arrijë ne, në qoftë se nuk i bindemi Atij, na mban në rrugën e drejtë. Duke u nisur nga eksperienca juaj, mund të na shpjegoni sesi këto dy ndjenja bazë të zemrës njerëzore influencojnë zhvillimin e karakterit tek fëmija?

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

4. Nevoja që fëmijët të zhvillojnë zakone dhe modele sjelljeje, sipas mënyrës së jetës Bahá'í, ishte një subjekt tjetër që ju studiuat në Librin 3. Bëni një listë të disa zakoneve që fëmijët në klasën tuaj filluan të formojnë gjatë vitit.

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

Pasi të keni përfunduar ushtrimet e mësipërme, diskutoni përgjigjet me anëtarët e tjerë të grupit me të cilët po studioni librin. Ndarja e eksperiencave do të jetë një përbërës i rëndësishëm i procesit tuaj të nxënies.

PJESA 4

Pjesa e tretë e Librit 3, ju ofroi disa ide bazë sesi të mbani një klasë fëmijësh Bahá'í dhe ekzaminoi disa metoda përkatëse. Pa dyshim, gjatë gjithë kursit, ju mësuat që suksesi juaj si mësues varet nga mjedisi ju krijoni në klasë dhe cilësia e marrëdhënies suaj me fëmijët dhe prindërit e tyre. Ushtrimet e mëposhtme do t'ju ndihmojnë të mendoni rreth eksperiencës tuaj.

1. Një nga objektivat e seksionit ishte që ju të mësoni sesi të mbani një klasë të gëzueshme, por edhe të disiplinuar. Cilat ishin sfidat tuaja më të mëdha për të krijuar një mjedis të tillë?

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

2. Organizimi i klasës ishte një tjetër temë që ju studiuat. Ndërsa fitonit eksperiencë, ju sigurisht e vutë re sesi një mjedis i mirëorganizuar dhe planifikimi i aktiviteteve e bën më të lehtë për fëmijët të përqëndrohen dhe të mësojnë. Mund të përshkruani më poshtë sesi ju organizonit klasën tuaj?

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

3. Disiplina është një subjekt që keqkuptohet gjatë edukimit. Në qoftë se dikush ju kërkon të përshkruani disiplinën, që ju vendosët midis fëmijëve, çfarë do t'i tregonit?

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

4. Rregullat e sjelljes, të shpjeguara mirë fëmijëve dhe të zbatueshme nga ata me dashuri dhe mirësjellje, kontribuan që të keni një atmosferë disipline dhe respekti. Shkruani rregullat që vendosët me klasën tuaj. Në krahë të secilës, tregoni sesa efektive ishte për përmirësimin e sjelljes tek fëmijët: shume efektive, mesatare, ose jo shumë efektive.

____________________ _____________________________________________

____________________ _____________________________________________

____________________ _____________________________________________

____________________ _____________________________________________

____________________ _____________________________________________

____________________ _____________________________________________

____________________ _____________________________________________

____________________ _____________________________________________

____________________ _____________________________________________

____________________ _____________________________________________

____________________ _____________________________________________

____________________ _____________________________________________

____________________ _____________________________________________

5. Lavdërimi dhe inkurajimi ishin faktorë të rëndësishëm në suksesin tuaj. Mund të tregoni disa shembuj, ku lavdërimi i fëmijës ose i tërë grupit, ju ndihmoi në përpjekjet tuaja ndaj fëmijëve?

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

6. Gjatë kursit, ju patë efektin që kishte shpërblimi i sjelljes së mirë. Përmendni disa nga shpërblimet që ishin më efektive.

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

7. Mund të mendojmë, që sipas rasteve, ju mund të keni dhënë edhe dënime, të cilat, sigurisht nuk kanë qenë shume të rënda. Përmendni disa nga këto dhe rrethanat për të cilat ju i zbatuat këto sipas rastit.

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

8. Gjatë vitit, ju vendosët një marrëdhënie të ngushtë dhe të dashur me prindërit e studentëve në klasën tuaj, dhe pa dyshim, dëshirojnë që fëmijët e tyre të vazhdojnë edukimin e tyre shpirtëror. Mund të na jepni disa shembuj sesi konsultimet tuaja me prindërit kontribuan në progresin e fëmijës?

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

Pasi të keni përfunduar ushtrimet e mësipërme, i diskutoni me anëtarët e grupit tuaj.

PJESA 5

Le të ekzaminojmë tani elementet kryesore për 30 mësimet në këtë libër, disa prej të cilave ishin gjithashtu pjesë përbërëse në Librin 3.

Një element të kursit studimi me të cilin do vazhdoni të punoni është mësimi përmendësh i lutjeve dhe citateve. Tashmë ju jeni të ndërgjegjshëm për rëndësinë që ka mësimi përmendësh, i cili është mjaft i rekomanduar në Shkrimet e Fesë. Ka disa ide, të cilat duhet t'i kini parasysh lidhur me këtë çështje. Së pari, është vetëm falë fuqisë krijuese të Fjalës së Zotit që bota u krijua. Në disa pasazhe nga Shkrimet, ne gjejmë referenca ku Perëndia bashkon së bashku shkronjat J dhe I (JI). Së dyti, veshur me fuqinë krijuese, Fjala e Zotit zhvillon aftësi, duke përfshirë aftësinë e të kuptuarit. Së treti, duke mësuar përmendësh fragmente nga Shkrimet, ne do të jemi të aftë të kujtojmë shpesh Fjalët e Bahá'u'lláh-ut, dhe të meditojmë mbi to, dhe Në qoftë se ky zakon mësohet që në fëmijëri, Shkrimet do të influencojnë zemrën dhe mendjen gjatë viteve kyçe të formimit në jetë. Si rrjedhojë, procesi ynë i të menduarit dhe ndjenjat janë të formuara sipas Shkrimeve.

Të ndriçuar nga komentet e mësipërme, do të jetë e dobishme për ju të reflektoni mbi klasat që keni mbajtur. Së pari, si ishte atmosfera gjatë periudhës kushtuar mësimit përmendësh? Shënoni fjalët dhe frazat si vijon, për të cilën mendoni që e përshkruan më mirë këtë atmosferë.

_____ aktive _____ plot të qeshura

_____ të kthjellët _____ të lumtur
_____ të qetë _____ të bashkuar
_____ të përqëndruar _____ harmonike
_____ e zhurmshme _____ bashkëpunuese
_____ intensive _____ e shkëlqyeshme
_____ plot gjallëri _____ shpirtërore
_____ serioze _____ gjallëruese

_____ për të arritur qëllimin _____ reflektuese

_____ relaksuese _____ drithëruese
_____ me qëllim nxënie _____ sfiduese
_____ disiplinuese _____ e dashur
_____ krijuese _____ inkurajuese

Mësues të ndryshëm, kanë përjetuar eksperienca të ndryshme për të ndihmuar fëmijët të mësojnë lutje dhe citate në 15 mësimet në Librin 3. Siç e përmendëm edhe më sipër disa mund të kenë eksperiencë mësimi me vetëm dy ose tre fëmijë. Të tjerët mund të kenë punuar me grupe të vogla, ndërsa të tjerë mund të kenë patur një klasë me shumë fëmijë 20-30 fëmijë. Bazuar në eksperiencën tuaj, shpjegoni në hapsirën e mëposhtme si e keni përballuar mësimin përmendësh. Cila ishte metoda më efektive? Duke konsideruar këtë çështje, ndoshta mund të pyesni veten psh; në qoftë se, keni punuar me shume fëmijë, a i ndatë në grupe të vogla për të mësuar përmendësh? Nëse vepruat kështu, a u shpjeguat kuptimin e fjalëve dhe fjalive të vështira, përpara se t'i ndanit në grupe? Si vepruat me ata që mësojnë shpejt? Si vepruat me ata që mësojnë më ngadalë? Në qoftë se disa fëmijë patën vështirësi, si vepruat me ta? Si vepruat kur, edhe pse ai ose ajo nuk e mësoi pasazhin shumë mirë, çdo fëmijë të ndjejë që qëllimi u përmbush?

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

A jeni në dijeni nëse fëmijët në klasën tuaj recitonin lutjet dhe pasazhet, të cilat i mësonin në shtëpi? A ndihmoheshin nga prindërit e tyre? A ka komentuar ndonjë nga prindërit mbi këtë? Cilat kanë qenë disa nga komentet e tyre?

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

Pasi të keni reflektuar mbi këtë subjekt, shpresohet, që ju do të jeni edhe më efektiv në përpjekjet tuaja për të ndihmuar fëmijët në mësimin përmendësh të lutjeve dhe citateve, një element esencial ky në të gjitha 30 mësimet e këtij libri. Sigurisht e kuptoni, që mësimi përmendësh, nuk është një ushtrim mekanik që fëmijët duhet të bëjnë. Është e vështirë të mësosh një pasazh përmendësh, në qoftë se nuk ia di kuptimin. Për këtë arsye, seksioni për memorizimin në çdo mësim, si ato në Librin 3, përmban një shpjegim të shkurtër, që dhe ju vetë duhet të mendoni paraprakisht në përgatitjen e mësimit. Gjithashtu edhe ju do ndiheni më mirë, të ndihmoni fëmijët të kuptojnë temën e mësimit dhe kuptimin e citatit, të cilën duhet të mësojnë.

PJESA 6

Jemi të sigurtë, që të kënduarit e këngëve ishte një element i rëndësishëm për klasat tuaja të fëmijëve në nivelin e parë, dhe menjëherë keni vënë re, sesi muzika të ngre shpirtërisht lartë dhe mbush zemrën me gëzim. Ju sugjerojmë të reflektoni mbi citatin në vijim, të cilin e keni studiuar në Librin 3. Fjalitë shtesë të përfshira këtu, kanë lidhje me rolin që luan muzika në edukim.

"Arti i muzikës është hyjnor dhe i efektshëm. Ai është ushqimi i shpirtit. Falë fuqisë e magjepsjes së muzikës shpirti i njeriut merr frymëzim. Ajo lë gjurmë e ushtron një efekt të mahnitshëm në zemrat e fëmijëve, sepse zemrat e tyre janë të dëlira dhe meloditë kanë një ndikim të madh mbi ta. Talentet e fshehura me të cilat janë të pajisura zemrat e këtyre fëmijëve do të gjejnë shprehje nëpërmjet muzikës. Prandaj ju duhet të përpiqeni që ata të fitojnë mjeshtri; i mësoni ata të këndojnë bukur e me efekt. Çdo fëmijë duhet të dijë diçka për muzikën, sepse pa dije për këtë art meloditë e luajtura me instrumente ose të kënduara nuk mund të japin kënaqësinë e duhur. Po kështu, është e nevojshme që në shkollat të mësohet muzikë, në mënyrë që zemrat dhe shpirtrat e nxënësve të gjallërohen e të ngazëllehen dhe jetët e tyre të ndiçohen me gëzim." 5

Mendoni për klasat që keni mësuar. Ju kujtohet, ndikimi mahnitës që ka patur melodia tek studentët tuaj? Në qoftë se do t'ju duhet të shpjegoni tek dikush ndikimin që ka muzika tek fëmijët, si do ta përshkruanit? Edhe pse nuk keni mësuar muzikën profesionale me fëmiijët në klasën tuaj, a keni vënë re përmirësim në aftësinë e fëmijëve për të kënduar? A mësonin që të ishin më pak të stonuar? Kishin nevojë për të mësuar më mirë ritmin? I diskutoni këto pyetje në grupin tuaj?

Tani, siç vepruat në seksionin e kaluar, shënoni fjalët ose frazat që përshkruajnë më mirë atmosferën në klasën tuaj gjatë mësimit të këngëve.

_____ aktive _____ plot të qeshura
_____ të kthjellët _____ të lumtur
_____ të qetë _____ të bashkuar
_____ të përqëndruar _____ harmonike
_____ e zhurmshme _____ bashkëpunuese

_____ intensive _____ e shkëlqyeshme

_____ plot gjallëri _____ shpirtërore

_____ serioze _____ gjallëruese

_____ për të arritur qëllimin _____ reflektuese

_____ relaksuese _____ drithëruese
_____ me qëllim për të mësuar _____ sfiduese
_____ disiplinuese _____ e dashur
_____ krijuese _____ inkurajuese

Megjithëse muzika do të vazhdojë të jetë një element përbërës në klasën tuaj, nuk kemi përfshirë një këngë për çdo mësim, ashtu siç vepruam me mësimet për nivelin e parë. Një përmbledhje këngësh do të gjeni në fund të librit, ku përfshihen këngët nga niveli i parë dhe disa këngë të reja. Disa prej tyre në këtë përmbledhje janë për cilësitë shpirtërore, ndërsa të tjerat flasin për historinë mbi Fenë dhe për Figurat Qendrore të Bahá'u'llá-ut dhe Báb. Ju mund të zgjidhni një ose dy këngë për çdo mësim. Duhet të jeni të ndërgjegjshëm, që disa këngë si, p.sh.: "Queen of Carmel" [Mbretëresha e Karmelit], mund të jetë shumë e vështirë për tu mësuar nga fëmijët, në varësi të moshës, por megjithatë është përfshirë këtu, jo pa qëllim, sepse duke kënduar këngën dhe dëgjuar do të fisnikërojë shpirtin e tyre dhe do të prekë zemrën e tyre. Në të tilla raste, mund të jetë më e lehtë që ju të këndoni vargjet dhe studentët tuaj të bashkohen me ju duke kënduar refrenin.

Duke menduar për këtë komponent në klasën tuaj, duhet të keni parasysh një koncept të rëndësishëm: Në qoftë se këngët që keni zgjedhur do të kenë kuptim edhe me temën e mësimit të ditës që do të mësoni, ato do të përforcojnë atë çfarë fëmiijët do të mësojnë. Procesi i nxënies do të jetë më i suksesshëm, kur lëvizje të thjeshta shoqërojnë fjalët e këngës. Shikoni, p.sh. në rastin e këngës "I Thank and Praise Thee, Lord". Ndërsa janë duke kënduar këto vargje, fëmijët me mirësjellje mund të prekin kokën, zemrën e tyre, sytë, të cilat do tu japin fjalëve më tepër kuptim. Sigurisht, që jo të gjitha këngët mund të shoqërohen me këtë teknikë, prandaj lëvizjet duhet të përdoren aty ku është e nevojshme.

Ju kujtojmë, që nuk keni pse e kufizoni veten vetëm me këngët e paraqitura në këtë libër. Në çdo gjuhë të botës, ka këngë të mrekullueshme që fëmijët do t'i këndonin me kënaqësi. Si mësues i klasave Bahá'í për fëmiijët, ju mund të përpiloni librin tuaj të këngëve dhe t'i mësoni mirë duke i praktikuar me dikë që i njeh ato, ose thjesht duke i dëgjuar nga një kasetë.

Përveç se të këndoni këngët, juve mund t'ju duket e dobishme të luani me fëmijët lojra të thjeshta, të cilat do të ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë aftësitë e tyre muzikore. Për shembull, duartrokitja ose rënia e daulles, do të përmirësojë tek fëmijët sensin e ritmit. Ndoshta e dini lojën ku "drejtuesi" duartroket ose me daulle i bie një ritmi, ndërsa të tjerët e ndjekin. Pastaj, pa humbur ritmin, drejtuesi vazhdon me një tjetër ritëm, me të njëjtën kohëzgjatje si e para, dhe të tjerët e ndjekin. Loja vazhdon në të njëjtën mënyrë, me ritme të reja, dhe fëmijë të ndryshëm mund të jenë drejtuesi, me rradhë.

Një tjetër lojë ndihmuese si kjo mund të luhet në grup. Për shembull, mund t'i ndani fëmijët në dy grupe dhe grupi i parë fillon të përplasë duart sipas një ritmi. Pastaj, ju i kërkoni grupit tjetër, të bashkohet me grupin e parë duke përplasur duart sipas një ritmi tjetër, dhe të dyja grupet të vazhdojnë përplasjen e duarve, sipas ritmeve përkatëse, në të njëjtën kohë. Kjo lojë mund të luhet deri në pesë grupe, që përplasin duart, ose i bien daulles, sipas një ritmi të ndryshëm për secilin grup.

Ka edhe aktivitete të tjera që do të ndihmojnë fëmijët të aftësohen për të ruajtur ritmin, psh kur fillon njëri grup të këndojë melodinë, grupi tjetër ose disa grupe, bashkohen në kohë të ndryshme, duke kënduar të njëjtën melodi. Sigurisht, që varet nga ju, të vendosni ndërsa jeni duke punuar me fëmijët, në qoftë se këto aktivitete janë të dobishme. Mos harroni, që juve nuk po u mësoni fëmijëve të këndojnë në mënyrë profesionale. Fëmijët duan të këndojnë këngë, dhe ky moment në klasë, duhet të jetë një moment gëzimi dhe lumturie.

PJESA 7

Tashmë, pas studimit të Librit 3, ju e dini që tregimi i historive është art. U diskutuan edhe faktorët që ndihmojnë aftësinë tonë për të treguar një histori sa më mirë, të tilla si: toni i zërit, lëvizjet, emocioni, ritmi dhe mënyra. Në klasën tuaj, ju e keni parë sesi këta faktorë ndikojnë në artin e tregimit të historive, dhe përdorët teknikat e nevojshme për ta bërë historinë sa më të gjallë në mendjet e fëmijëve. Zgjidhni një nga tregimet në Librin 3 dhe tregojeni para grupit, siç do t'ua tregonit vetë fëmijëve. Pastaj, shpjegojini grupit pse e treguat historinë në këtë mënyrë.

Ndërsa u përpoqët për të perfeksionuar sa më shumë teknikat për tregimin e historive, pa dyshim keni përforcuar aftësinë e përçimit të ideve tek fëmijët, si rrjedhim, duke u mësuar atyre disa mësime të çmuara. Eksperienca juaj ka bërë që ju të vlerësoni fuqinë që ka ky art unik, për të ndryshuar sjelljen dhe për të patur një kuptim më të gjerë. A mund të përshkruani disa raste, gjatë të cilave efektet e kësaj fuqie ishin të dukshmë në klasën tuaj? Cfarë rëndësie mendoni kanë historitë në edukimin e fëmijëve?

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

Pasi të keni diskutuar idetë e mësipërme me grupin tuaj, shënoni fjalët dhe frazat që vijojnë, të cilat përshkruajnë më mirë këtë moment në klasën tuaj.

_____ aktive _____ plot të qeshura
_____ të kthjellët _____ të lumtur
_____ të qetë _____ të bashkuar
_____ të përqëndruar _____ harmonike
_____ e zhurmshme _____ bashkëpunuese
_____ intensive _____ e shkëlqyeshme
_____ plot gjallëri _____ shpirtërore
_____ serioze _____ gjallëruese

_____ për të arritur qëllimin _____ reflektuese

_____ relaksuese _____ drithëruese
_____ me qëllim për të mësuar _____ sfiduese
_____ disiplinuese _____ e dashur
_____ krijuese _____ inkurajuese

Tregimi i historive mbetet një element domethënës në klasën tuaj. Historitë në 15 mësimet e para janë të ngjashme me ato në mësimet e nivelit të parë, si nga morfologjia dhe përmbajtja. Ashtu si vepruat me ato histori, duhet që ju t'i njihni mirë, duke i kushtuar shumë kohë studimit dhe praktikimit përpara se të shkoni në klasë.

Duke filluar nga Mësimi 16, natyra e aktiviteteve ndryshon. Ndryshe nga historitë të përgatitura për fëmijët paraprakisht, në këto mësime jepen episode të gjata historie të shkruara në një gjuhë të kapshme nga mësuesi. Duhet të mësoni çdo episod paraprakisht, në mënyrë që ta tregoni me zell dhe entuziazëm, duke thjeshtuar fjalët dhe frazat sipas nevojës. Mundet, sipas dëshirës, të mos ua tregoni të tërë episodin fëmijëve gjatë një ore mësimi të caktuar. Do të ketë raste kur juve mund t'ju duket më e drejtë të bëni një përmbledhje të episodit, dhe të tregoni një pjesë të saj në një mënyrë të zbukuruar, që do të ishte si një tregim. Le të marrim episodin historik në Mësimin 21, për shembull. Pjesa ku gruaja e moshuar përkulet për të hedhur një gur ndaj Bahá'u'lláh-ut, mund të tregohet si një tregim, pasi të keni treguar paraprakisht me pak fjalë rrethanat që përshkruajnë arrestimin e Bahá'u'lláh-ut, si një informacion hyrës.

15 mësimet e dyta u ofrojnë fëmijëve shkëndija mbi historinë e Fesë, të përshtatshme për moshën e tyre. Ndërsa avancojnë nga një nivel në tjetrin, ata duhet të ndihmohen që të mësojnë historinë e Fesë, dhe ashtu si ju, do të mësojnë historinë e jetës për Manifestimet Binjake kur të bëhen pjesë e programit të institutit dhe të studiojnë Librin 4. Megjithëse ju nuk do u mësoni fëmijëve hitorinë në detaje, gjithsesi, duhet të jeni të sigurtë, që ata të mësojnë disa fakte të rëndësishme të shoqëruara me episodet në mësimet. Një listë me fakte përkatëse prezantohet në çdo mësim dhe ju duhet të përdorni teknika të përshtatshme për t'ua bërë më të lehtë fëmijëve për ta mësuar.

PJESA 8

Sigurisht eksperienca juaj me klasën, ju ka mësuar, që lojrat janë më të efektshme se aktivitetet fizike thjesht për t'i mbajtur fëmijët të zënë. Në fakt, lojrat ishin një element i rëndësishëm për procesin e edukimit, dhe një mundësi për të zhvilluar tek fëmijët disa aftësi, cilësi, qëndrime, që asnjë element tjetër ofroi. Le të analizojmë më në thellësi eksperiencën tuaj. Filloni duke shënuar në listën e mëposhtme fjalët dhe frazat që përshkruajnë më mirë këtë moment në klasë.

_____ aktive _____ plot të qeshura
_____ të kthjellët _____ të lumtur
_____ të qetë _____ të bashkuar
_____ të përqëndruar _____ harmonike
_____ e zhurmshme _____ bashkëpunuese
_____ intensive _____ e shkëlqyeshme
_____ plot gjallëri _____ shpirtërore
_____ serioze _____ gjallëruese

_____ për të arritur qëllimin _____ reflektuese

_____ relaksuese _____ drithëruese
_____ me qëllim për të mësuar _____ sfiduese
_____ disiplinuese _____ e dashur
_____ krijuese _____ inkurajuese

Për të ndihmuar fëmijët të kuptojnë sesi të luajnë një lojë, ju ndoshta duhet ta praktikoni atë disa herë. A ka patur raste kur lojrat kanë qenë ose shume të lehta ose shumë të vështira për një grup specifik fëmijësh? Si u përballët me situatën? A mundët të modifikoni disi lojën në mënyrë që t'i përshtatej nivelit të kapacitetit të fëmijëve?

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

Shumë prej lojrave në mësimet e Librit 3 kërkonin bashkëveprim. Shumë njerëz besojnë që lojrat të jenë sfiduese, fëmijët duhet të konkurojnë me njëri-tjetrin. Në qoftë se duhet t'i shjegoni dikujt rreth efekteve që kanë lojrat bashkëvepruese tek fëmijët, si do ta bënit këtë? Cfarë aftësish zhvilluan tek fëmijët? Cfarë qëndrimesh mësuan fëmijët nëpërmjet tyre? Si e mësuan fëmijët sensin për të arritur të përmbushin diçka?

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

Le të kthehemi tek mësimet në këtë libër. Në to, ne kemi prezantuar aktivitete për dramën. Në mësimet 1 deri 15, janë sugjeruar dy lloje aktivitetesh. Grupi i parë konsiston në ushtrime të përshtatshme dhe të hartuara për të zhvilluar aftësitë dhe cilësitë. Grupi i dytë i ushtrimeve është i lidhur me temën e mësimit. Në secilin prej tyre, prezantohet një skenë ose situatë për fëmijët që të improvizojnë. Në dramën krijuese kur flasim për improvizim, nënkuptojmë që dialogu nuk është i shkruar ose që të lexohet, por thjesht krijohet në vend së bashku me veprimet. Është si të shkruash një histori, në të cilën kontribuon çdo anëtar i grupit. Mësuesi prezanton linjën kryesore - aktorët, vendin, rrjedhën e historisë, që është fillimi, vazhdimi dhe fundi - dhe fëmijët të përdorin imagjinatën e tyre të luajnë në skenë. Sigurisht, që mësuesi duhet të ndihmojë vazhdimisht nga afër. Pyetje të tilla si: "Kush je ti?" "Ku je?" "Çfarë po ndodh?" "Çfarë do të bësh tani?", mund të jenë të nevojshme për suksesin e improvizimit.

Në 15 mësimet e dyta, fëmijët tashmë kanë zhvilluar aftësitë e tyre për të vënë në dramë episodet historike që po mësojnë. Lidhur me këtë, është e rëndësishme për ju, të jeni të ndërgjegjshëm për udhëheqjen që jep fragmenti i mëposhtëm shkëputur nga një letër shkruar në emër të Shoghi Effendi-ut.

"Përsa i përket pyetjes suaj nëse është e këshillueshme të dramatizohen episode historike Bahá'í: Ruajtësi sigurisht e miraton, madje edhe e inkurajon që miqtë të angazhohen në veprimtari të tilla letrare, të cilat, padyshim, mund të kenë vlerë të madhe mësimore. Çfarë ai dëshiron që besimtarët ta shmangin është dramatizimi i personazheve të Báb-it, të Bahá'u'lláh-ut e të 'Abdu'l-Bahá-it, domethënë trajtimi i tyre si figura dramatike, si personazhe që dalin në skenë. Kjo, mendon ai, siç e kemi vënë në dukje tashmë, do të ishte krejtësisht mungesë respekti. Thjesht fakti që ata të dalin në skenë përbën një akt mosmirësjelljeje, që kurrsesi nuk pajtohet me pozitën e tyre tepër të lartësuar. Mesazhi i tyre, ose fjalët e vërteta të tyre, do të ishte e preferueshme të jepeshin e përçoheshin nga dishepujt e tyre që paraqiten në skenë." 6

Citati i mëposhtëm nga një letër shkruar në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë e tejçon më tepër këtë ide:

"Ndalimi i paraqitjes së Manifestimit të Perëndisë në piktura e vizatime ose në shfaqje teatrale ka të bëjë me të gjitha Manifestimet e Perëndisë. Ka, sigurisht, vepra të mëdha e të mahnitshme arti të Dispensacioneve të së kaluarës, shumë prej të cilave portretizojnë Manifestimet e Perëndisë në një frymë nderimi e dashurie. Megjithatë, në këtë Dispensacion pjekuria më e madhe e njerëzimit dhe vetëdija më e madhe për marrëdhëniet midis Manifestimit Suprem dhe shërbëtorëve të Tij na ndihmon të kuptojmë pamundësinë e paraqitjes, në çfarëdo forme njerëzore, qoftë në pikturë, në skulpturë ose në shfaqje teatrale, të personit të Manifestimit të Perëndisë. Duke shpallur ndalimin Bahá'í, Ruajtësi i dashur e ka vënë në dukje këtë pamundësi." 7

Dhe fragmenti i mëposhtëm shkëputur nga një letër shkruar nga Shtëpia e Drejtësisë na udhëzon më shumë:

"... një vëzhgim i letrave të Ruajtësit të dashur e bën plotësisht të qartë që nuk është e lejueshme të interpretosh në skenë figurën e Manifetsimit të Perëndisë, madje as të Mjeshtrit...

"Përdorimit të dritës, qoftë të një intensiteti të madh ose në ngjyra të ndryshme, i duhet kushtuar vëmendja juaj e kujdesshme. Nëse përdorimi i dritës në çfarëdolloj mënyre simbolizon një Manifestim të Perëndisë, nuk duhet të përdoret, por nëse mund të bëhet pa dhënë në ndonjë mënyrë përshtypjen që Profeti po përfaqësohet ose po personifikohet, atëhere nuk ka kundërshtim për përdorimin e saj." 8

Duke patur këtë udhëheqje në mendje, ju do të keni mundësinë të udhëzoni fëmijët gjatë përpjekjeve të tyre në dramatizimin e episodeve historike. Kur Manifestuesi i Perëndisë nuk është pjesë e historisë, atëherë ata mund të luajnë të gjithë pjesën. Një tjetër mundësi është që një student të luajë rolin e autorit, i cili do të tregojë historinë, duke ndaluar në ato pjesë ku fëmijët e tjerë luajnë personazhet sipas pjesës. Kjo mënyrë ndihmon edhe në ato histori ku përfshihen Manifestuesit, atëherë në këtë rast pjesët përkatëse mund të tregohen nga fëmija autor.

Përveç këtyre metodave, janë edhe dy mënyra të tjera për vënien në dramë të episodeve. Njëra mund të jetë, ku fëmijët krijojnë një skenë në të cilën një grup miqsh po diskutojnë një episod të historisë. Duke bërë pyetje dhe duke treguar emocione, si habitje, lumturi dhe trishtim, ata në këtë mënyrë vënë në dukjë një ngjarje kyçe ose i japin më tepër domethënie. Një tjetër mundësi është monologu, ku një fëmijë luan disa personazhe, ndërsa ai ose ajo tregon historinë. Kjo mund të jetë shumë efektive, por kërkon shumë aftësi dhe jo çdo fëmijë në klasë mund të ketë aftësinë të luajë monologun.

PJESA 9

Le të studiojmë aktivitetin e fundit që keni bërë me klasën tuaj: ngjyrosja. Aktivitetet artistike janë të rëndësishme për zhvillimin e krijimtarisë tek fëmija dhe aftësinë e tyre mendore dhe nga fëmijëria atyre duhet tu jepet mundësia të ushtrojnë imagjinatën e tyre nëpërmjet vizatimeve të lira dhe forma të tjera të shprehjes artistike. Megjithatë, në vende të ndryshme të botës, fëmijët kanë patur pak shanse të vizatojnë përpara moshës 5 ose 6 vjeç, ose nuk kanë patur lapsa. Për ta, ngjyrosja e vizatimeve në mësimet e nivelit të parë është një ndër momentet më të gëzueshme të mësimit dhe krijon tek fëmijët besimin e nevojshëm për aktivitete artisitke më komplekse në nivelet pasardhëse. Gjithashtu ndihmon për të zhvilluar shkathtësinë e tyre dhe sensin e disiplinës. Diskutoni pyetjen e mëposhtme me grupin tuaj: Çfarë efekti pati ky aktivitetet tek fëmijët, si nga pikëpamja për zhvillimin e aftësive të tyre, por edhe për të vlerësuar të bukurën?

Pas konsultimit tuaj, shënoni fjalët dhe frazat në listën e mëposhtme që i përshtatet më shumë këtij momenti në klasën tuaj.

_____ aktive _____ plot të qeshura
_____ të kthjellët _____ të lumtur
_____ të qetë _____ të bashkuar
_____ të përqëndruar _____ harmonike
_____ e zhurmshme _____ bashkëpunuese
_____ intensive _____ e shkëlqyeshme
_____ plot gjallëri _____ shpirtërore
_____ serioze _____ gjallëruese

_____ për të arritur qëllimin _____ reflektuese

_____ relaksuese _____ drithëruese
_____ me qëllim për të mësuar _____ sfiduese
_____ disiplinuese _____ e dashur
_____ krijuese _____ inkurajuese

Kur fëmijët të kenë ardhur në nivelin e dytë, ata do të vizatojnë me kënaqësi duke përdorur imagjinatën e tyre. Në mësimet në këtë libër, fletët e ngjyrosjes janë hequr dhe janë zëvendësuar me vizatime të lira, si aktivitete kushtuar arteve vizuale. Një ose dy ide janë dhënë në çdo mësim, në mënyrë që ju tu kërkoni fëmijëve t'i vizatojnë. Këto ide janë në formën e sugjerimit, por është e qartë që situatat ndryshojnë nga një klasë në tjetrën dhe për këtë është mësuesi vetë ai që vendos në varësi të situatës. Disa grupe fëmijësh mund të vizatojnë qetësisht, ndërsa të tjerët mund të jenë më eksperimental.

PJESA 10

Në faqet që vijojnë, ju ofrojmë 30 mësime për mësimin e klasave të fëmijëve, niveli dy. Duhet t'i kaloni në tërësi të gjitha mësimet me grupin tuaj, analizoni çdo element, si dhe njihuni mirë me materialin. Jeni të inkurajuar të luani aktivitetet lidhur me dramën dhe të praktikoni këngët të përmbledhura në fund të librit me mësuesit tuaj. Shpresojmë që studimi i seksioneve të mëparshme dhe njohuritë që keni fituar nga eksperienca juaj me fëmijët, do t'ju ndihmojë të studioni materialin me vëmendje dhe të analizoni mësimet me kënaqësi.

30 mësime për fëmijë
MËSIMI 1

Filloni mësimin duke recituar një lutje dhe pastaj u kërkoni 2 fëmijëve të thonë një lutje secili. Është e rëndësishme t'ju kujtoni fëmijëve që mësimi fillon me lutje, në mënyrë që ata të kujtojnë Perëndinë dhe të luten për ndihmë dhe udhëheqje nga Ai. Ju mund tu thoni fëmijëve se kur lutemi, ne jemi duke bashkëbiseduar me Perëndinë, kjo është pse duhet të tregojmë respekt, të drejtojmë zemrat nga Ai dhe me qetësi të dëgjojmë lutjet që recitohen.

A. Të mësojmë përmendësh lutjet

Më pas mund të ndihmoni fëmijët të mësojnë përmendësh lutjen e mëposhtme. Ndërkohë që prezantoni lutjen, mbani mend që duhet të shpjegoni fjalët dhe frazat. Aty ku fjalët nuk njihen nga fëmijët, ju mund të jepni shembuj konkretë për të ilustruar kuptimin e tyre. Sigurisht, jo të gjithë fëmijët do ta mësojnë me të njëjtin ritëm. Disa do të avancojnë me shpejt se të tjerët. Por të paktën, çdo fëmijë të mund të përkushtohet ta mësojë lutjen brenda 3 herëve mësimi.

"I bekuar është trualli, dhe shtëpia, dhe vendi, dhe qyteti, dhe zemra, dhe mali, dhe streha, dhe guva, dhe lugina, dhe toka, dhe deti, dhe ishulli, dhe livadhi, ku emri i Perëndisë është përmendur, dhe lëvdata e Tij është lartësuar." 9

B. Të mësojmë përmendësh citatet

Shpjegimi që vijon do t'ju ndihmojë të prezantoni tek fëmijët citatin që do të mësohet përmendësh. Duhet të shprehni idetë me fjalët tuaja kur t'ua prezantoni fëmijëve.

Falja është një nga atributet e Perëndisë dhe duhet të përpiqemi përditë të zhvillojmë aftësinë tonë të falim të tjerët dhe të tregojmë mëshirë ndaj të gjithëve. 'Abdu'l-Bahá u thoshte gjithmonë miqve të falin njëri-tjetrin. Ne duhet të shohim me sytë e faljes dhe jo të shikojmë gabimet tek të tjerët. Në qoftë se ndjekim shembullin e 'Abdu'l-Bahá-it, ne do të falim jo vetëm miqtë tanë, por edhe ata që na dëmtojnë ne. Një herë Mjeshtri i tha një pelegrini: "Asgjë nuk është më e këndshme për një njeri sesa të bëjë mirë ndaj dikujt, që i ka bërë keq atij. Sa herë që ai të kujtojë se është treguar i mirë me armiqtë e tij, zemra e tij do të gëzohet." Që ne të ndihmohemi në përpjekjet tona për të falur, le të mësojmë përmendësh citatin e mëposhtëm:

"... le të jenë stolitë tuaja ndjesa e mëshira dhe ajo që ngushëllon zemrat e të preferuarve të Perëndisë." 10

Ashtu si dhe me lutjen më sipër, fëmijët do ta mësojnë më lehtë citatin nëse ata e kuptojnë atë fillimisht. Rekomandohet që ju të kaloni kohë duke diskutuar kuptimin e fjalëve dhe frazave me ta. Fëmijët tashmë e njohin fjalën "stolis" nga mësimet e mëparshme në nivelin e parë, por do të jetë e vlefshme nëse ju e ridiskutoni përsëri. Më poshtë janë disa fjali që ju mund t'i përdorni për të ndihmuar fëmijët të kuptojnë fjalët që janë të reja për ta:

Gëzoj

1. Ursula nuk ndihej mirë. Mikja e saj Elsa, i solli lule dhe qëndroi me të për një kohë të gjatë, duke treguar histori dhe duke biseduar me njëra-tjetrën. Vizita e Elsës bëri që Ursula të ndihej shumë më mirë. Ursula u gëzua nga vizita e saj.

2. Zonja Sançez mori një letër të gjatë nga bashkëshorti i saj që ndodhej larg, në qytetin fqinj, për punë. Letra solli lajmin e mirë që ai së shpejti do kthehej në shtëpi. Lajmi e gëzoi shumë atë.

Pëlqej

1. Mësuesja i do të gjithë studentët e saj dhe i kushton vëmendje secilit. Ajo i pëlqen të gjithë.

2. Xhejmsit i pëlqejnë të gjitha lëndët në shkollë, por doli më mirë në shkencë. Shkenca është lënda që ai pëlqen më shumë.

C. Këngë

Pasi fëmijët të kenë mësuar përmendësh citatin, këndoni me ta disa këngë nga përmbledhja në fund të librit. Mbani mend, që në qoftë se këngët kanë lidhje me temën e mësimit - në këtë rast, falja - ato do të përforcojnë çfarë fëmijët janë duke mësuar.

D. Historitë

Më pas u kërkoni fëmijëve të ulen menjëherë, ndërsa ju tregoni historinë për 'Abdu'l-Bahá-in, e cila ilustron efektet e faljes mbi ata që falin.

Gjatë ditëve që Mjeshtri jetoi në Aka, ishte një guvernator, i cili herë pas here, përpiqej tu bënte keq Bahá'í-ve. Një herë, ai planifikoi të shkatërronte mjetet e tyre të jetesës: ai urdhëroi rojet e tij të mbyllnin dyqanet e Bahá'í-ve dhe të sillnin çelsat tek ai. Por 'Abdu'l-Bahá mori vesh për këtë plan të guvernatorit dhe i këshilloi miqtë të mos i hapnin dyqanet ditën tjetër. Ai u tha atyre të prisnin dhe të shihnin se çfarë do të urdhëronte Perëndia.

Imagjinoni habitjen e guvernatorit kur dëgjoi që rojet e tij nuk i sollën çelësat, sepse dyqanet nuk ishin hapur. Por përpara se të mendonte ndonjë plan tjetër, i ndodhi diçka e papritur. Një telegram mbërriti nga shefat e tij, të cilët e pushonin atë nga puna e guvernatorit të qytetit. Dhe kështu dyqanet e Bahá'í-ve u shpëtuan.

Ish-guvernatorin e urdhëruan të largohej nga Aka dhe të shkonte në Damaskë. Ai ishte i dëshpëruar. Duhej të largohej menjëherë dhe vetëm. Çfarë do të ndodhte me familjen e tij? Kush do e ndihmonte atë, që kishte humbur pëlqimin e qeverisë? Mjeshtri dëgjoi për lajmin dhe shkoi ta takonte. Ai iu drejtua njeriut të palumtur me shumë mirësi, sikur ai të mos kishte qenë kurrë një armik i Fesë. Nuk ia përmendi as edhe njëherë gabimet e tija të kaluara. Përkundrazi, Ai ofroi ta ndihmonte në çfarëdo lloj mënyre të mundur. Ish guvernatori ishte i shqetësuar që do të linte gruan e tij dhe fëmijët vetëm. 'Abdu'l-Bahá-i e siguroi që Ai do të kujdesej për këtë çështje. Më vonë, Ai organizoi një udhëtim të rehatshëm, u siguroi një shoqërues të besueshëm, pagoi për të gjitha shpenzimet dhe e dërgoi familjen e tij në Damaskë.

Ish-guvernatori u gëzua shumë kur u bashkua me familjen e tij. Me një zemër mbushur plot me mirënjohje, ai u kthye nga shoqëruesi dhe e pyeti për shpenzimet e udhëtimit. Shoqëruesi i shpjegoi që ishte paguar nga 'Abdu'l-Bahá-i. Atëherë burri i ofroi shoqëruesit një dhuratë për mirësinë e tij dhe kujdesin gjatë udhëtimit. Por shoqëruesi nuk e pranoi dhuratën; ai i tha që po i bindej 'Abdu'l-Bahá-it dhe nuk dëshironte të pranonte ndonjë gjë për shërbimin e tij. Atëherë e ftoi të rrinte atë natë në shtëpinë e tij si i ftuari i tij. Shoqëruesi iu përgjigj, që ai ishte i lumtur që u bindej udhëzimeve të Mjeshtrit, i Cili i kishte kërkuar të kthehej në Aka pa u vonuar. Ish-guvernatori i kërkoi shoqëruesit të rrinte të paktën aq gjatë sa të shkruante një letër për 'Abdu'l-Bahá-in. Këtë, shoqëruesi e pranoi dhe me tu kthyer në Aka i dorëzoi letrën Mjeshtrit.

Në letër shkruhej: "O 'Abdu'l-Bahá, lutem që ju të më falni. Unë nuk kuptoja. Unë nuk ju njihja. Unë ju kam bërë shumë keq. Ju më shpërblyet me një të mirë të madhe."

E. Drama

Ashtu siç e shpjeguam në seksionet hyrëse në këtë libër, kemi dy lloje aktivitetesh për dramën në mësimet nga 1 deri 15. Grupi i parë i aktiviteteve ka për qëllim zhvillimin e aftësive dhe cilësive.

Në mënyrë, që të kërkojmë disiplinë kur lëvizja e lirë është e nevojshme gjatë dramës krijuese, duhet që fëmijët të mësojnë të kontrollojnë veprimet e tyre brenda një hapsire të caktuar. Aktivitetet e mëposhtme do të kontribuojnë në zhvillimin e kësaj aftësie:

1. Vendosini fëmijët të qëndrojnë rreth dy metra larg njëri-tjetrit. Çdo fëmijë duhet të imagjinojë që ai ose ajo po qëndron në një kënd të kuadratit duke matur një metër e gjysëm nga njëri dhe një gjysëm metri. Kërkojuni atyre që me sy të vizatojnë kufijtë e kuadratit të tyre imagjinar. Dhe secili të lëvizë përgjatë kufirit të kuadratit të tij ose të saj.

2. Pastaj u thoni fëmijëve të imagjinojnë që ndodhet një litar rreth gjysëm metri mbi dysheme, që shtrihet në mes të secilit prej kuadrateve. U thoni atyre të kërcejnë mbi të, të ecin përgjatë tij, përreth, pa u larguar nga kuadrati ku janë.

3. Tani u thoni që të pretendojnë sikur janë: karkaleca fluturues, flutura, lepuj që kërcejnë, mace që ecën, zog, një kal që kalëron, një bretkocë, një patë duke ecur - të gjitha këto pa lëvizur nga kuadrati i tyre.

Gjithashtu, fëmijët duhet të mësojnë të bashkëveprojnë dhe të punojnë së bashku. Aktivitetet e mëposhtme do t'i ndihmojnë ata të zhvillojnë disa nga këto aftësi:

1. I ndani fëmijët dy nga dy, në çifte. Mendoni për një objekt shumë të rëndë që njihet prej tyre dhe u kërkoni atyre të pretendojnë sikur po e mbajnë sëbashku.

2. Pastaj u kërkoni atyre të pretendojnë sikur janë duke gërmuar një pus sëbashku.

3. Tani u thoni që mamaja e njërit prej fëmijëve ka ftuar një mik, por miku ka ardhur përpara se mamaja të jetë kthyer nga puna. Njëri fëmijë nga çiftet është miku i ftuar. Fëmija tjetër e fton atë dhe i ofron diçka për të pirë ndërkohë që janë duke pritur mamanë.

Tipi i dytë i aktiviteteve lidhet me temën e mësimit, falja. U thoni fëmijëve që do të improvizojnë një histori; secili do jetë dikush tjetër dhe do të përpiqet të ndihet siç ndihet ai personi. Ndajeni grupin në çifte përsëri dhe u kërkoni që të improvizojnë dy versionet e mëposhtme të së njëjtës histori. Fëmijët duhet të lejohen që të përdorin imagjinatën e tyre në detajet.

1. Renato ka një guackë të çmuar. Guacka nuk është e çmuar sepse është e shtrenjtë, por sepse e kishte kujtim nga gjyshi. Sot ai po i tregon guackën shokut të tij të ngushtë Danielit. Ai i thotë Danielit që kjo guackë është shumë e çmuar dhe duhet të mbahet me shumë kujdes. Danieli e dëgjon dhe e mban guackën me shumë kujdes, por pas pak ai shpërqëndrohet dhe guacka i bie nga duart dhe thyet. Renato mërzitet dhe nevrikoset shumë. Ai i thotë Danielit që nuk do i flasë kurrë me gojë.

2. Versioni i dytë i historisë shpaloset në të njëjtën mënyrë. Në këtë rast, Renato, gjithashtu, mërzitet shume me pakujdesinë e shokut të tij. Megjithatë, ai sjell në mendje historinë e 'Abdu'l-Bahá-it dhe të guvernatorit të Akas dhe vendos të falë Danielin.

3. Kur fëmijët të kenë mbaruar improvizimin e tyre, pyesni klasën se ku ndryshon versioni i dytë nga i pari. A u mërzit Renato, mund të pyesni ju, në të dyja rastet kur u thye guacka? Si u ndje Renato në fund të secilit version? Çfarë të mire do të kishte sjellë nëse të dy djemtë nuk do flisnin kurrë më me njëri-tjetrin?

F. Vizatim

Sugjerohet që fëmijët të vizatojnë diçka që do përforcojë në mendjet e tyre temën e mësimit. Një mundësi do të jetë për ta, të ndajnë një copë letër përgjysëm me një vizë dhe të vizatojnë në njërën fytyrën e Renatos dhe Danielit siç do të dukeshin në fund të versionit të parë të historisë dhe në anën tjetër, ashtu siç do të dukeshin sipas versionit të dytë.

G. Lutja e mbylljes

Si shpërblim për sjelljen e tyre të lavdërueshme, ftoni dy ose tre fëmijë të mbyllin mësimin duke recituar disa lutje dhe citate që kanë mësuar përmendësh në nivelin e parë.

MËSIMI 2

Në mënyrë që të tërhiqni mirësitë e Perëndisë, filloni mësimin duke recituar një lutje dhe disa fëmijë të thonë lutjen, që kanë mësuar përmendësh. U shpjegoni përsëri qëndrimin gjatë lutjes.

A. Mësimi përmendësh i lutjeve

Si aktiviteti i parë për mësimin, fëmijët mund të vazhdojnë të mësojnë përmendësh lutjen që filluan gjatë Mësimit 1.

B. Mësimi përmendësh i citateve

Ju sugjerojmë që të formuloni shpjegimin e mëposhtëm me0 fjalët tuaja në mënyrë që të prezantoni kështu citatin për të mësuar përmendësh.

'Abdu'l-Bahá na mëson që lumturia ndihmon progresin tonë shpirtëror, që gëzimi na bën me krahë, kur jemi të gëzuar jemi më të fortë, se kur jemi të lumtur kuptojmë më shpejt. Një Bahá'í që kishte vuajtur për një kohë të gjatë nga një sëmundje, Mjeshtri i tha: "Kurimi më i mirë për sëmundjen tënde është gëzimi. Të jesh i gëzuar të bën më mirë sesa mijëra ilaçe. Në qoftë se dëshiron të shërosh një person që vuan, sill gëzim në zemrën e tij."

Gëzimi është një cilësi e zemrës njerëzore. Kur zemra është plot gëzim, tërheq bekime nga Mbretëria atje lart. Ne duhet të jemi të lumtur dhe të gëzuar pavarësisht nga kushtet. Ishte dëshira e 'Abdu'l-Bahá-it që fëmijët Bahá'í duhet të shkëlqejnë si llampa ndriçuese, të cilat përhapin kudo dritën e gëzimit. Që ne të mbajmë mend se duhet të jemi gjithmonë të gëzuar, le të mësojmë përmendësh citatin e mëposhtëm:

"O Bir i Njeriut! Gëzo në ngazëllimin e zemrës sate, që të jesh i denjë të më takosh Mua e të pasqyrosh bukurinë Time." 11

Përpara se fëmijët të fillojnë të mësojnë citatin, duhet që t'i ndihmoni ata ta kuptojnë atë. Fjala që mund të kërkojë diskutim të detajuar është "i denjë", dhe më poshtë jepen disa shpjegime për të.

1. Sjona studion shumë dhe merr nota të mira. Mësuesi e lëvdoi për punën e saj. Sjona është e denjë për lëvdimet e mësuesit.

2. Davidi gjithmonë kujdeset për vëllezërit dhe motrat. Prindërit e tij e dinin që mund të kishin besim tek ai. Davidi është i denjë për besimin e prindërve të tij.

C. Këngë

Disa nga këngët në fund të librit flasin për temën e gëzimit. Sugjerohet që ju të këndoni disa me fëmijët, pasi të keni përsëritur këngët që mësuat në mësimin e kaluar.

D. Historitë

Kur fëmijët të mbarojnë së kënduari, mblidhini bashkë të dëgjojnë historinë që tregon sesi 'Abdu'l-Bahá solli gëzim në zemrat e atyre që e rrethonin Atë. Ndërsa tregoni historinë, ju duhet të ndihmoni fëmijët të kuptojnë që veprimet e tyre mund të jenë një burim gëzimi për të tjerët.

Me fjalët dhe veprat e Tij, 'Abdu'l-Bahá solli gëzim tek të gjithë ata që kishin privilegjin ta njihnin Atë. Ai ishte i ndërgjegjshëm edhe për nevojat e pafolura të atyre, që erdhën në prezencë të Tij dhe shpesh nëpërmjet një veprimi të thjeshtë, mbushi zemrat e tyre me gëzim dhe lumturi.

Leroi Ioas ishte një Bahá'í i shquar, që u quajt Dora e Kauzës së Perëndisë nga Ruajtësi në 1951. Ai ishte një djalë i ri në 1912 kur Mjeshtri vizitoi qytetin e Çikagos. A mund të imagjinoni lumturinë e këtij djali shpirtëror që kishte mundësinë të ishte në prezencë të 'Abdu'l-Bahá-it? Një ditë, ndërsa ai dhe babai i tij po shkonin në hotelin ku qëndronte Mjeshtri, Leroit i erdhi një ide. Ai vendosi që të merrte disa lule për 'Abdu'l-Bahá. Me ato pak para që kishte, ai bleu një buqetë të bukur me trëndafila të bardhë. Por pa arritur në hotel, ai ndryshoi mendje. Ai vendosi që të mos i jepte asgjë materiale Mjeshtrit, as lulet e bukura. Ai do t'i ofronte zemrën e tij. Ajo ishte gjëja më e rëndësishme që ai mund t'i ofronte. Kështu, babai i Leroit i dha lulet 'Abdu'l-Bahá-it pa i thënë nga kush ishin.

'Abdu'l-Bahá mbajti një bisedë me të gjithë miqtë që ishin mbledhur në hotel të takonin Atë. Gjatë bisedës së Tij, Leroi u ul qetë tek këmbët e Tij dhe dëgjonte fjalët e Tij të urta dhe të dashura. Pastaj, Mjeshtri u ngrit dhe takoi duart me miqtë duke u dhënë nga një trëndafil të bardhë si shenjë e dashurisë së Tij. Leroi po qëndronte mbrapa Mjeshtrit. "Oh! Sa do doja që Ai të kthehej dhe të më japë mua një nga ato lule," mendoi djali i vogël. Ndoshta, fshehtas në zemrën e tij, ai donte që Mjeshtri ta dinte kush në të vërtetë ia kishte sjellë lulet e bukura. Por një nga një, trëndafilat e bardhë po u shpërndaheshin të tjerëve, dhe ndoshta nuk do të mbetej ndonjë për Leroin. Papritmas, Mjeshtri u kthye dhe nguli shikimin e Tij tek Leroi Ioas. Fytyra e Tij rrezatoi dashuri dhe sytë e Tij ishin plot mirësi. Dhe a i dha Ai një trëndafil të bardhë? Jo. 'Abdu'l-Bahá i dha Leroit diçka edhe më të çmuar. Ai kishte të kapur një trëndafil të kuq në pallton e Tij. E hoqi dhe ia zgjati djalit. Zemra e Leroit sa nuk shpërtheu nga gëzimi. Sigurisht, që Mjeshtri e dinte kush ia kishte sjellë karafilat e bardhë.

E. Drama

Kjo pjesë e mësimit fillon me aktivitete që do të ndihmojë fëmijët të zhvillojnë aftësi dhe cilësi për dramën.

1. Si në mësimin e mëparshëm, vendosini fëmijët të qëndrojnë 2 metra larg njëri-tjetrit dhe të imagjinojnë sikur janë brenda kuadratit të tyre. U thoni të lëvizin brenda kufinjve të kuadratit të tyre.

2. U thoni fëmijëve të ngrejnë lart krahët dhe të zgjaten sikur duan të prekin qiellin. Tani u thoni të qetësohen dhe të lënë duart dhe kokën të lirë. Përsëriteni këtë ushtrim 3 ose 4 herë.

3. Pastaj u thoni fëmijëve të ngrihen dhe të ngrenë duart mbi kokë duke bashkuar pëllëmbët e duarve bashkë. Ata janë qirinj që ndriçojnë. U thoni që ju do të numëroni ngadalë mbrapsht nga dhjeta. Ndërsa ju numëroni mbrapsht, ata duhet të mendojnë sikur po shkrihen. Kur të arrini tek zero, ata duhet të jenë si një pishinë dyshi në dysheme. Fëmijët duhet të rrinë në këtë pozicion deri në sinjalizimin tuaj për të lëvizur.

Ushtrimet e mësipërme i ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë aftësitë e lëvizjes dhe shprehjet fizike. Gjithashtu do të kenë nevojë të zhvillojnë edhe të shprehurit verbal. Për t'i ndihmuar ata, u kërkoni të thonë fjalinë "Dielli po shkëlqen" në mënyrat që vijojnë: të lumtur, të mërzitur, të inatosur, të gëzuar, të lodhur, me entuziazëm, të dëshpëruar, të habitur, me dyshim, me guxim, të turpshëm.

Grupi i dytë i aktiviteteve ka të bëjë me temën e mësimit për sot, gëzimi. Ndajini fëmijët në grupe, 3 veta në grup, dhe u thoni që ata do të improvizojnë historinë sipas situatës që vijon:

Do edhe pak javë që të afrohet Viti i ri Bahá'í, dhe komuniteti po planifikon një festë të veçantë. Sara, Marion dhe Marko kanë punuar shumë për programin e fëmijëve. Një ditë Marion dhe Marko po prisnin Sarën që të vazhdonin punën, por ajo nuk erdhi. Më vonë, mësuan që ajo ishte rrëzuar dhe kishte vrarë kyçin, si rrjedhojë duhej të bënte pushim. Menjëherë Marion dhe Marko u shqetësuar për programin e fëmijëve. Si do të përfundonin gjithçka pa ndihmën e Sarës? Por pastaj menduan për Sarën, që sa shumë do të mërzitej nëse kyçi i saj nuk shërohej në kohë që dhe ajo të merrte pjesë në programin e fëmijëve. Ata kujtuan fjalët e 'Abdu'l-Bahá-it, që mënyra më e mirë për të ndihmuar ata që nuk ndihen mirë, është të sjellësh gëzim në zemrat e tyre. Kështu që, Marko dhe Marion vendosën të vizitojnë sarën çdo ditë për ta gëzuar atë. Kur erdhi Viti i ri, kyçi i Sarës u shërua dhe të tre miqtë organizuan programin për të cilin kishin punuar aq shumë.

Për të ndihmuar fëmijët që të fillojnë me improvizimet, u kërkoni atyre të mendojnë se çfarë bënin Marko dhe Marion kur vizitonin Sarën? Si sollën gëzim në zemrën e saj?

F. Vizatim

Sot fëmijët mund të vizatojnë Marionin dhe Markon që vizitojnë miken e tyre sarën. Një tjetër mundësi është që të vizatojnë Leroin e vogël që po blen lule për 'Abdu'l-Bahá-in.

G. Lutjet e mbylljes

Për të mbyllur mësimin, ftoni dy ose tre fëmijë, sjellja e të cilëve ka qenë e lavdërueshme të recitojnë një lutje ose citat që kanë mësuar më përpara.

MËSIMI 3

Duhet ta filloni klasën në mënyrën e zakonshme duke recituar një lutje vetë dhe pastaj disa nga fëmijët të thonë lutjen që kanë mësuar përmendësh. Kujtoni që çdo fëmijë duhet të ketë mundësinë të thotë një lutje të paktën një herë në tre ose katër mësime.

A. Mësimi përmendësh i lutjeve

Sot mund të përsëritni me fëmijët lutjen që kanë mësuar në dy mësimet e para. Përderisa ata do të fillojnë të mësojnë një lutje të re, duhet që të dinë ta thonë lutjen mirë përmendësh.

B. Mësimi përmendësh i citatit

Idetë që vijojnë do t'ju ndihmojnë të prezantoni citatin që fëmijët do të mësojnë:

Durimi është një ndër virtytet më të çmuara që individi zotëron. Pa durim, ne mund të arrijmë shumë pak në këtë jetë. Në studimet tona, në punën tonë, në marrëdhëniet tona me të tjerët, në përpjekjet tona për tu rritur shpirtërisht, durimi është i domosdoshëm. Një nga miqtë, i cili ishte shkurajuar për rritjen e tij shpirtërore, pyeti njëherë 'Abdu'l-Bahá-in, sesi mund të zhvillonte të gjitha cilësitë e një Bahá'í të vërtetë. Mjeshtri iu përgjigj me dashuri, që kjo mund të bëhej pak nga pak, ditë pas dite. 'Abdu'l-Bahá-i Vetë kishte një durim të pafund, dhe kjo ishte një cilësi që admirohej shumë nga Bahá'u'lláh. Një herë Bahá'u'lláh i tha një besimtari: "Shiko Mjeshtrin, çfarë efekti të mrekullueshëm kanë veprat dhe fjalët e Tij në botë! Shiko me sa mirësi dhe durim Ai duron çdo vështirësi." Që të na ndihmojë ne në përpjekjet tona për të patur durim, le të mësojmë përmendësh citatin e mëposhtëm:

"Ai, me të vërtetë, do ta rritë shpërblimin për ata që tregojnë durim." 12

Që të ndihmoni fëmijët të kuptojnë citatin, ju mund tu shpjegoni kuptimin e fjalës "duroj". Fjalitë në vijim do të ju ndihmojnë për ta bërë këtë gjë:

1. Liksin dhe familja e saj shkuan pionerë në një vend të largët. Muajt e parë, ata patën shumë vështirësi. Por me ndihmën e miqve të mirë, ata mundën të duronin vështirësitë e tyre dhe tani janë shumë të lumtur në shtëpinë e tyre të re.

2. Hari u sëmur. Ai kishte shumë dhimbje, por nuk ankohej. Ai e duroi dhimbjen me durim.

C. Këngë

Sipas dëshirës, mund të përsërisni këngët nga mësimet e kaluara, përpara se tu mësoni atyre këngë të reja për mësimin e sotëm.

D. Historitë

Historia që vijon për Sheik Hasanin (Shaykh Ḥasan), një besimtar i hershëm, ilustron vlerën e durimit.

Sheik Hasani ishte një ndjekës i devotshëm i Báb-it, i cili për shumë vjet jetoi në qytetin Qerbela [Karbilá]. Báb-i e kishte udhëzuar Sheik Hasanin të shkonte në Qerbela dhe të qëndronte në atë qytet, sepse atje ai do të shikonte me sytë e tij "shenjat e bukura të të premtuarit Hysen". "Shenjat" ishin fytyra, dhe me "të premtuarin Hysen", Báb-i donte të thoshte Bahá'u'lláh. Në ato kohë Bahá'u'lláh nuk kishte deklaruar që ishte Ai i Premtuari i të gjitha Epokave, kështu që Pozita e Tij nuk njihej nga njerëzit. Báb-i, që ishte Vetë Manifestuesi i Zotit, sigurisht e dinte këtë të vërtetë të fshehur.

Kështu pra, Sheik Hasani erdhi në Qerbela. Ditë, javë dhe muaj kaluan dhe ai nuk e takoi të Premtuarin: por prapë nuk i humbi shpresat. Ai ishte i sigurtë, që do të vinte dita kur ai do të ndodhej në Prezencën e Tij. Sheik Hasani jetoi një jetë të thjeshtë. Ai punonte si shkrimtar dhe megjithëse paga nuk ishte e mirë dhe kishte vështirësira, ai ishte i kënaqur. Ai ishte i kujdesshëm, të mos fliste shumë për Báb-in, sepse ndodheshin shumë armiq të Fesë në Qerbela, të cilët në atë kohë ishin gati të krijonin probleme për Bábí-të, kur të mundnin. Më e rëndësishmja, ai nuk foli më askënd për premtimin që Báb i kishte bërë.

Dita erdhi kur sytë e Sheik Hasanit panë fytyrën e Bahá'u'lláh-ut. Ishte viti 1851, kur Bahá'u'lláh-u udhëtoi për në Qerbela. Madhështia e Bahá'u'lláh-ut, mirësia e Tij, ëmbëlsia e buzëqeshjes së Tij, të gjitha patën një ndikim të thellë në shpirtin e Sheik Hasanit. Ai ishte tashmë i plakur në atë kohë dhe mosha e kishte kërrusur. Bahá'u'lláh i mori dorën dhe i tha me ton të qeshur: "Në këtë ditë, kam si qëllim të të bëj të njohur si Bábí në të gjithë Qerbelan." Ndërsa ende i mbante dorën në dorën e Tij, ai vazhdoi të bisedonte me të. Eci me të përgjatë rrugës së tregut dhe i tregoi dashuri dhe dhembshuri. Sheik Hasani nuk ishte më vetja e tij. Zemra e tij ishte plot gëzim, por nuk e kuptonte nga i vinte gjithë kjo lumturi. Atëherë, me një zë që ishte në të njëjtën kohë i fuqishëm, por edhe i dashur, Bahá'u'lláh i thotë: "Lëvduar qoftë Perëndia, që ti ndenje në Qerbela dhe pe me sytë e tu fytyrën e Hysenit të premtuar."

Menjëherë Sheik Hasani e kuptoi që premtimi i Báb-it ishte përmbushur. Ai me të vërtetë po vështronte fytyrën e Hysenit të premtuar. Vitet e tij besnike me durim u shpërblyen me dhuratën më të madhe: të njihte Manifestuesin e Perëndisë për ditët e sotme.

E. Drama

Si gjithmonë, kjo pjesë e mësimit fillon me aktivitetet që ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë aftësitë e tyre për një pjesëmarrje efektive në dramën krijuese.

1. Filloni duke u thënë fëmijëve të qëndrojnë në kuadratet e tyre. Të sigurohen që kuadratet e tyre janë të përcaktuara mirë, dhe secili të ecë përgjatë vijëzimeve të kuadratit të tij, ose saj.

2. Ashtu si dhe në mësimin e mëparshëm, u kërkoni fëmijëve të ngrenë lart krahët, sikur duan të kapin qiellin, dhe pastaj të qetësohen. Duhet ta bëjnë këtë tre ose katër herë.

3. Tani u thoni, që për këtë ushtrim, ata duhet të dalin jashtë kuadratit të tyre imagjinar. U thoni që të ecin në zonën ku po zhvilloni mësimin, por të mos përplasen me njëri-tjetrin. Ndërkohë që ata ecin, ju do thërrisni disa komanda, dhe ata duhet të binden menjëherë. Komandat janë si vijojnë:

NGRI Ndaloni së lëvizuri dhe qëndroni si të ngrirë në pozicionin që jeni

KTHEHU, NGRI Kthehu gjysëm dhe pastaj ngri menjëherë

KËRCE, NGRI Kërce në ajër, duke u kthyer vetëm gjysëm, dhe pastaj ngri

RROTULLOHU, NGRI Kërce në ajër, bëj një rrotullim të plotë, dhe pastaj ngri

U shpjegoni fëmijëve që ata duhet të ndryshojnë pozicionin vetëm kur të jepni juve sinjalin për të lëvizur. U sugjeroni fëmijëve që të praktikojnë të katërta komandat ndërkohë që qëndrojnë brenda kuadratit të tyre imagjinar. Pastaj fillo. Ju mund t'i përsërisni komandat sa herë të dëshironi, dhe sipas rradhës që dëshironi.

Tani të fillojmë me aktivitetet lidhur me temën e mësimit, që është durimi. Ndajini fëmijët në çifte. U thoni që sot do të improvizojnë një histori për 2 njerëz, njëri quhet "Durim" dhe tjetri "i Paduruari". Ju krijoni skenën:

"Durimi" dhe "i Paduruari", secili kanë nga një copë tokë. Për një vit, të dy vendosin të mbjellin dhe të korrin misër në tokën e tyre. Mledhin farat dhe mjetet e punës. Si e mbjell dhe punon të korrat e tij "Durimi"? Po "i Paduruari" si vepron?

Po të dëshironi mund tu jepni fëmijëve disa ide përpara se të fillojnë improvizimin. Pasi të mbillni farat, mund tu thoni psh, "i Paduruari" gjithmonë ngacmon me gishta tokën për të parë sesi farat janë dhe dëmton disa prej tyre. Kur kërcenjtë e njomë dalin, ai hapën disa për të parë nëse ka misër brenda tyre dhe kështu dëmton më tepër nga të mbjellat e tij. "Durimi", nga ana tjetër, me shumë kujdes mbjell farat e tij, kontrollon dheun, dhe i ujit sipas nevojës. Ndërkohë që fëmijët janë duke bërë improvizimin e tyre, ju mund të bëni komente, që do të ndihmojnë ata për të çuar përpara historinë, të tilla si: "Kjo pemë është ujitur mirë", ose "Ndriçimi i diellit sot do të ndihmojë misrin tuaj të rritet."

Pastaj, thërrisni fëmijët bashkë dhe pyetini se cilat ishin rezultatet e korrjes nga "Durimi" dhe cilat nga "i Paduruari". Disa që ishin "Durimi" dhe ata që ishin "i Paduruari" mund të flasin për çfarë bënë ata.

F. Vizatim

Pas diskutimit të mësipërm, u thoni fëmijëve të ndajnë fletën përgjysëm dhe të vizatojnë rezultatet e korrjes nga "durimi"në njërën anë dhe rezultatet e korrjeve të të "paduruarit"në anën tjetër.

G. Lutjet e mbylljes

Zgjidhni dy ose tre fëmijë të mbyllin mësimin duke recituar lutjet ose citatet që ata dinë përmendësh.

MËSIMI 4

Si gjithmonë, ju dhe disa nga fëmijët recitoni disa lutje për të filluar mësimin.

A. Mësimi përmendësh i lutjeve

Sugjerohet që ju të përsërisni me fëmijët lutjen që kanë mësuar përmendësh. Pastaj, mund të prezantoni lutjen që vijon, të cilën do e mësojnë gjatë 4 mësimeve të ardhshme. Mos harroni, që ju duhet të shpjegoni kuptimin e fjalëve dhe fjalive përpara se ata të fillojnë.

"O Perëndia im! O Perëndia im! Bashkoji zemrat e shërbëtorëve të Tu dhe zbuloju atyre qëllimin Tënd të madh. Le të zbatojnë ata porositë e Tua dhe t'i binden ligjit Tënd. Ndihmoji ata, O Perëndi, në përpjekjen e tyre dhe jepu fuqi të të shërbejnë Ty. O Perëndi! Mos i lër ata me vetveten, por drejtoji hapat e tyre me dritën e dijes Sate, dhe gëzoji zemrat e tyre me dashurinë Tënde. Me të vërtetë, Ti je Përkrahësi i tyre dhe Zoti i tyre." 13

B. Mësimi përmendësh i citatit

Për të prezantuar citatin, që do të mësojnë përmendësh, ju mund të thoni me fjalët tuaja shpjegimin si më poshtë:

Dikush nderohet, kur ai ngrihet për të shërbyer të tjerët; dikush është i mjerë dhe i ulët kur injoron të mirat e shoqërisë dhe mendon vetëm për interesat e tij egoiste. 'Abdu'l-Bahá na thotë që kur ne jemi egoistë, ne adhurojmë vetveten; kur mohojmë vetveten, ne jemi si yjet që ndriçojnë dritën e së vërtetës mbi botën e njerëzimit. Sa më të çliruar nga vetvetja të jemi, më të mirë do të jemi të ndihmojmë botën të ndryshojë në një parajsë tokësore dhe të sjellim unitetin e njerëzimit.

Nëpërmjet fjalëve dhe veprave të Tij, 'Abdu'l-Bahá na tregoi mënyrat e vetmohimit. E tërë jeta e Tij duke ndihmuar njerëzit e tjerë, pa menduar ndonjëherë për nevojat e Tij, ose rehatinë e Tij. E gjithë energjia e Tij u shpenzua për shpalljen e Kauzës së Zotit dhe në vendosjen e Mbretërisë së Tij. Në një Tabelë të veçantë, Mjeshtri i lutet Perëndisë: "Zot! Më jep të pi nga kupa e vetmohimit; më vish me rrobën e tij, dhe më zhyt në oqeanin e tij. Më bëj mua pluhur në rrugën e të dashurve të Tu, dhe bëj që unë të ofroj shpirtin tim për tokën e fisnikëruar nga gjurmët e të zgjedhurve të Tu në rrugën Tënde, O Zot i Lavdisë në Lartësi." 14 Në mënyrë që të ndihmohemi të ecim në rrugën e vetmohimit, le të mësojmë përmendësh citatin e mëposhtëm:

"Në qoftë njeriu i pajisur me të gjitha cilësitë e mira, por është egoist, të gjitha virtytet e tjera do të zbehen ose do të vdesin dhe përfundimisht ai do të bëhet më keq." 15

Është e rëndësishme që fëmijët të kuptojnë citatin përpara se ata të fillojnë ta mësojnë atë përmendësh. Tashmë e kanë njohin fjalën "virtyte" nga mësimet e kaluara, por nuk do bënit keq ta ripërsërisni atë sot. Fjalitë e mëposhtme mund t'ju ndihmojnë të shpjegoni fjalët që nuk njohin:

Mbush

1. Judi, Delis, Loni, Rajan dhe Brajan kënduan lutje të bukura gjatë takimit. Vargjet që ata kënduan e mbushën takimin me frymë shpirtërore.

2. Pari dhe Rasëll ishin prindër shumë të dashur, dhe ata i mbushën fëmijët e tyre me dashurinë për njerëzimin.

Fshij

1. Pembe po shikonte albumin e fotografive të gjyshes së tij. Disa foto ishin të vjetra dhe të dëmtuara nga lagështira. Shumë fytyra nuk shiheshin; ishin fshirë.

2. Irma kujtonte vetëm disa histori nga ato që kishte dëgjuar në fëmijërinë e saj; shumë prej tyre ishin fshirë nga kujtesa e saj.

C. Këngë

Aktiviteti tjetër është, të këndoni me fëmijët disa këngë që keni parapërzgjedhur veçanërisht për këtë mësim. Mund të përsërisni me ta një ose dy nga këngët nga mësimet e mëparshme.

D. Historia

Filloni këtë pjesë të mësimit sot duke shpjeguar që 'Abdu'l-Bahá shpesh tregonte histori për të ngritur shpirtërisht miqtë dhe për tu mësuar atyre cilësi të lavdërueshme. Një histori e tillë është ajo e një mbreti dhe fshatarit.

Një herë një mbret që po vizitonte fshatin u ndesh me një fshatar plak që po punonte tokën. "Çfarë po bën?" pyeti mbreti, i habitur të shikonte një burrë të moshuar që punonte me aq energji. "Po mbjell pemë kumbulle, Madhëria Juaj," ishte përgjigjja e tij. "Sa kohë do të duhet për çdo pemë të nxjerrë frytet?" pyeti mbreti. "Shumë, shumë vite, Madhëria Juaj. Nuk do të jetoj aq gjatë sa të shoh frytet e pemëve." "Atëherë përse po i mbjell o plak?" Burri i moshuar heshti për pak dhe pastaj me një zë të qetë iu drejtua mbretit: "Brezi i vjetër mbolli pemë, frytet e të cilave i gëzova unë gjatë gjithë jetës time, prandaj unë po mbjell pemë për të mirën e atyre që do të vijnë pas meje."

Mbreti u kënaq nga përgjigjja dhe i dha atij një monedhë të artë. Fshatari i moshuar buzëqeshi. "Pse je duke buzëqeshur?"e pyeti mbreti. Ai iu përgjigj: "Këtyre pemëve nuk iu deshën shumë vite të jepnin fryte, unë sapo mbarova së mbjelluri dhe ato tashmë më sollën një shpërblim nga mbreti im."

E. Drama

Duke zhvilluar aktivitetet e mëposhtme me fëmijët, ju mund t'i inkurajoni ata në përpjekjet e tyre për të zhvilluar aftësitë për dramën krijuese.

1. Filloni duke u thënë fëmijëve të qëndrojnë në kuadratin e tyre imagjinar. Kur të jenë në pozicion, të ecin përgjatë vijës kufizuese të kuadratit të tyre.

2. Tani fëmijët të bëjnë ushtrimin e zgjatjes, përshkruar në Mësimin 2.

3. Për ushtrimin tjetër, fëmijët do të punojnë jashtë kuadratit të tyre imagjinar. U thoni të ecin të qetë nëpër klasë, siç vepruan mësimin e kaluar. Këtë herë, ata duhet të lëvizin krahët, dhe të bëjnë lëvizjë të gjera, lart e poshtë me trupin e tyre. Të lëvizin të lirë, por të kujdesshëm që të mos përplasen njëri me tjetrin. Kur ju të thoni "Ngri", ata duhet të ndalojnë menjëherë në pozicionin që janë. Pastaj pyesni njërin prej tyre, "Çfarë po bën?" Fëmiija duhet të mendojë për pozicionin në të cilin ndodhet i ngrirë dhe të japë përgjigjen që korrespondon me pozicionin, për shembull, "Po lyej gardhin," ose "Po këpus mollë." Përsëriteni udhtrimin disa herë, në mënyrë që çdo fëmijë të tregojë çfarë është duke bërë në pozicionin e tij të ngrirë.

Ushtrimi i mësipërm, si ai në mësimin e kaluar, do t'ju japë fëmijëve eksperiencën të lëvizin së bashku në një hapsirë të madhe. Tani mund të vazhdoni me aktivitetet lidhur me temën e mësimit, vetmohimi.

Sot fëmijët mund të luajnë historinë për mbretin dhe fshatarin e moshuar. Filloni duke caktuar një fëmijë si mbreti dhe një tjetër të luajë rolin e fshatarit. Pastaj, kur të gjithë fëmijët janë ulur, futini përsëri në brendësi të historisë, duke i lejuar ata që të mund ta zbukurojnë historinë sipas imagjinatës së tyre. Kjo mund të bëhet lehtë duke i pyetur ata. Mund të thoni për shembull: "Mbreti po viziton fshatin. Kush është me të? Është duke ecur, apo në kalë? Si duket burri i moshuar? Është vetëm, apo dikush po punon me të? Çfarë bën ai kur afrohet mbreti? Në këtë mënyrë, ju mund t'i ndihmoni ata të mendojnë për detajet e historisë përpara se të fillojnë. Në qoftë se është e nevojshme fëmijët mund të ndahen në grupe të vogla, ku secili grup të luajë sipas improvizimit të tij.

F. Vizatim

Fëmijët mund të vizatojnë mbretin dhe fshatarin e moshuar, ose mund të mendoni për disa ide të tjera që do të përforcojnë në mendjen e tyre temën për sot.

G. Lutjet e mbylljes

Dy ose tre fëmijë mund të mbyllin mësimin për sot duke recituar lutje dhe citate, ndërsa të tjerët janë të qetë dhe dëgjojnë.

MËSIMI 5

Filloni mësimin duke recituar disa lutje ju dhe disa fëmijë.

A. Mësimi përmendësh i lutjeve

Si aktivitet të parë, fëmijët mund të mësojnë më mirë duke përsëritur lutjen nga mësimi i kaluar.

B. Mësimi përmendësh i citatit

Mund të prezantoni citatin e sotëm duke thënë me fjalët tuaja idetë si më poshtë:

'Abdu'l-Bahá jetonte në gjendje lutje. Zemra e Tij ishte e kthyer gjithmonë nga Perëndia. Ai thoshte shpesh që nuk ka asgjë më të ëmbël në jetë sesa lutja, sepse lutja është bashkëbisedim me Perëndinë. 'Abdu'l-Bahá na siguron që në qoftë se ne lutemi për diçka që bie në marrëveshje me urtinë Hyjnore, atëherë Perëndia do na e dhurojë atë. Por ndonjëherë, pa e ditur ne kërkojmë gjëra që do të na dëmtojnë, dhe Zoti, me mençurinë e Tij të pafund, nuk na e plotëson dëshirën. Mjeku nuk do t'ia këshillonte kurrë pacientit të tij të hante ushqimin e dëmshëm, pavarësisht sa e dëshiron atë.

Zoti na do ne më shumë seç mund ta imagjinojmë. Në këtë mënyrë ne marrim bujaritë e Tij kur lutemi të na udhëheqë, të na mbrojë, dhe të na ndihmojë të meritojmë dashurinë e Tij. Sigurisht, ne nuk lutemi vetëm për veten tonë. Lutemi për miqtë tanë, familjen tonë, komunitetin tonë dhe për të gjithë njerëzimin. Në mënyrë që të jetojmë jetën tonë në gjendje lutje, le të mësojmë përmendësh citatin e mëposhtëm:

"Këndoji, O shërbëtori Im, vargjet e Perëndisë, që ti ke marrë, ashtu siç i këndojnë ata që janë avitur pranë Tij, në mënyrë që ëmbëlsia e melodisë sate të frymëzojë vetë shpirtin tënd dhe të tërheqë zemrat e të gjithë njerëzve." 16

Më poshtë janë disa fjali që do t'ju ndihmojnë të shpjegoni kuptimin e fjalëve në citatin e mësipërm, të cilat për fëmijët mund të jenë të vështira.

Këndoj

1. Ajo qëndroi përpara takimit me kokën e saj të ulur dhe sytë e saj të mbyllur. Qetësia mbushi dhomën. Pastaj ajo ngriti kokën dhe filloi të këndonte vargjet e Perëndisë me një zë melodioz.

2. Bahereh i mësoi fëmijët të këndonin lutje të bukura në fillim të çdo dite të re dhe në mbrëmje përpara se të flinin.

Ndez

1. Aksel mendoi që dhoma ishte shumë e ftohtë, prandaj ai ndezi zjarrin.

2. Pasi lexoi disa pasazhe nga Shkrimet e Bahá'u'lláh-ut, Florenca ndjeu zjarrin e dashurisë për Perëndinë të ndizte zemrën e saj.

Tërheq

1. Zemra tona tërhiqen nga Perëndia nëpërmjet fuqisë së dashurisë së Tij

2. Ne kënaqemi duke parë lulet, sepse janë të bukura. Ne tërhiqemi nga bukuria e tyre.

C. Këngë

Këndoni disa këngë me fëmijët, duke përfshirë të paktën një të zgjedhur për të përforcuar temën e mësimit, të jemi në gjendjë lutje.

D. Historia

Sugjerohet që sot t'ju tregoni fëmijëve historinë e mëposhtme:

Gjatë udhetimeve të Tij në Amerikë, njëherë 'Abdu'l-Bahá pranoi të mësonte një Bahá'í të devotshëm se si të lutej. I tha të vinte në shtëpinë e Tij në agim të ditës tjetër. Zemra e besimtarit u mbush me gëzim. U ngrit në agim dhe nxitoi për në shtëpinë e 'Abdu'l-Bahá-it. Kur hyri në dhomën e Mjeshtrit, e gjeti Atë duke u lutur. E kuptoi që nuk mund t'i bënte ndonjë pyetje Mjeshtrit, kështu që edhe ai bëri të njëjtën gjë. U ul me gjunjë në dysheme dhe filloi të lutej. U lut me qetësi për farefisin e tij, miqtë e tij dhe për veten. Kur mbaroi, hapi sytë dhe pa që 'Abdu'l-Bahá ishte thellë në lutje. Kështu, ai vendosi të lutej edhe më shumë. Përsëriti të gjitha lutjet që dinte edhe njëherë. Por përsëri asnjë lëvizje nga 'Abdu'l-Bahá.

Besimtari ndjeu që po i dhimbte njëri nga gjunjët dhe shpina e tij. Pastaj dëgjoi zogjtë që cicëronin jashtë. Duke parë nëpër dhomë, vuri re një të krisur të madhe në mur. Pastaj pa Mjeshtrin përsëri dhe papritur, shprehja në fytyrën e 'Abdu'l-Bahá-it i ndezi dëshirën për tu lutur përsëri. Harroi çdo gjë tjetër. E vetmja dëshirë në zemrën e tij ishte, të ndodhej sa më praën Perëndisë dhe të bashkëbisedonte me Të. Filloi të lutej në një mënyrë që nuk ishte lutur kurrë më parë. Mjeshtri i kishte mësuar si të lutej.

Në atë moment, 'Abdu'l-Bahá u ngrit, iu afrua me një buzëqeshje dhe tha: "Kur lutesh, nuk duhet të mendosh për trupin që të dhemb, as për zogjtë jashtë dritares, as për të krisurat në mur! Kur dëshiron të lutesh, duhet fillimisht të dish, që po qëndron në praninë e të Gjithëfuqishmit!"

E. Drama

Aktivitetet që pasojnë do të ndihmojnë fëmijët të vazhdojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre në dramën krijuese.

1. U thoni fëmijëve të qëndrojnë në kuadratet e tyre imagjinare. Pastaj të bëjnë ushtrimin e zgjatjes për të kapur qiellin përshkruar në Mësimin 2.

2. Tani u thoni fëmijëve të hapin krahët në gjatësinë e shpatullave dhe t'i rrotullojnë me ngadalë, duke bërë rretha të vegjël. Gradualisht, rrathët bëhen më të mëdhenj. Ndërsa e bëjnë këtë ushtrim, krahët e tyre do të ndihen gjithmonë e më të rëndë. U thoni fëmijëve që kur t'i ndjejnë krahët shumë të rëndë, duhet t'i lënë të lirë dhe t'i shkundin.

3. Për këtë ushtrim, fëmijët do të punojnë jashtë kuadratit të tyre imagjinar. U thoni, që ju do thërrisni me zë një formë. Pa folur me njëri-tjetrin, ata duhet të pozicionojnë veten e tyre, kështu që së bashku të krijojnë formën e kërkuar. Për ta bërë këtë, duhet të shikojnë njëri-tjetrin me kujdes dhe të shikojnë me vëmendje lëvizjet e njëri-tjetrit. Sugjerohet që ju të thërrisni me zë këto forma: rreth, trekëndësh, katror, vijë e drejtë, vijë e lakuar.

Ushtrimi i mësipërm do të ndihmojë fëmijët të mësojnë sesi t'i kushtojnë vëmendje njëri-tjetrit dhe të koordinojnë lëvizjet e tyre. Ky ushtrim është vazhdim i atyre në mësimet e kaluara, në të cilat ata lëviznin përreth së bashku në një hapsirë më të madhe. U thoni fëmijëve që tani do të improvizojnë situatën në një gjendje lutje.

1. Filloni duke u thënë fëmijëve të kthehen në kuadratet e tyre imagjinare. Sapo të jenë në pozicion, u thoni që njerëzit i luten Zotit me fjalë, por krijesat e tjera, me ekzistencën e tyre, kërkojnë bekimet dhe bujaritë e Zotit. Në këtë mënyrë, të gjitha gjërat e krijuara, i luten Zotit. Një bimë për shembull, ka nevojë për shi, që të rritet. Me ekzistencën e saj, bima lutet, "O Zot! Dërgomë shiun!"

2. Tani u thoni fëmijëve të pretendojnë sikur janë një fushë gruri, ose një tjetër bimë që ata njohin. Për disa ditë nuk ka rënë shi. Si duket fusha? Ditët kalojnë, por nuk duket as edhe një re shiu në qiell. Bimët fishken gjithmonë e më tepër, ditë pas dite. Ato luten me qetësi. Atëherë, papritmas, një bubullimë dëgjohet nga larg. Dëgjohet gjithmonë e më tepër. Ju mund të përdorni duart ose ndonjë instrument të bëni zhurmën e bubullimës. Pastaj filloni të trokisni me ngadalë në diçka, sikur të ishte shi. Gradualisht trokisni gjithmonë e më shpejt. Shiu erdhi, dhe pak nga pak, bimët ngritën gjethet e tyre të fishkura.

F. Vizatim

Me improvizimet e mësipërme do të jetë e lehtë për fëmijët të vizatojnë bimët e tyre, përpara dhe pas rënies së shiut. Sigurisht, ju mund të keni edhe ide të tjera.

G. Lutjet e mbylljes

Mësimi mbyllet me lutje dhe citate të recituara në mënyrën e zakonshme.

MËSIMI 6
A. Recitimi dhe mësimi përmendësh i lutjeve

Filloni mësimin me lutje dhe pastaj ndihmoni fëmijët të përsërisin lutjet nga Mësimi 4.

B. Mësimi përmendësh i citatit

Përdorni fjalët tuaja për të shpjeguar idetë e mëposhtme për prezantimin e citatit për këtë mësim:

'Abdu'l-Bahá na thotë që ne duhet t'i jemi mirënjohës Zotit që ka derdhur mbi ne bujaritë e Tij, që ka mbushur zemrat tona me dashurinë për Të dhe që na ka dhënë një pjesë të diturisë së Tij.

Duhet të falenderojmë Zotin në kohë të mira dhe në kohë të vështira. Sepse edhe vështirësitë mund të jenë bekim nga Perëndia dhe në qoftë se ne përpiqemi t'i kapërcejmë, ato na rrisin dhe na lumturojnë. Mirënjohja sjell paqe në shpirtin tonë. Mirënjohja për Perëndinë rrit aftësinë për të marrë mëshirën e Tij dhe tërheq më shumë bujarinë e Tij. Le të mësojmë citatin e mëposhtëm:

"Ji i lumtur dhe i kënaqur, dhe çohu t'i ofrosh faleminderime Perëndisë, në mënyrë që falenderimi të mund të çojë në rritje të bujarisë." 17

Bëj të mundur

1. Nadia është gjithmonë e pastër. Ajo e di që pastërtia është e rëndësishme për rritjen shpirtërore. Pastërtia bën të mundur shpirtëzimin.

2. Familja e Sefit bisedon rregullisht për çështje të rëndësishme që ndikojnë familjen. Sepse ata konsultohen së bashku, ata jetojnë në harmoni. Konsultimi bën të mundur harmoninë.

C. Këngë
D. Historia

Disa nga historitë e preferuara të 'Abdu'l-Bahá-it ishin për Mbretin Mahmud dhe shërbëtorin e tij të devotshëm Ajaz.

Një herë, midis frutave që ishin shërbyer në festë, mbreti i kishte ngulur sytë tek një thelë e shijshme pjepri. Si nder për shërbëtorin e tij besnik, ai i ofroi Ajazit një copë and i tha ta hante. Ajazi e hëngri pjeprin me kaq shumë kënaqësi, saqë mbreti i ofroi edhe disa thela të tjera. Pastaj ai vendosi të shijonte pjeprin vetë dhe për çudinë e tij, ai ishte i hidhur dhe aspak i shijshëm. E pështyu pjeprin dhe thirri, "Ky nuk është i shijshëm! Si mund t'i keni ngrënë gjithë këto thela? A nuk është tmerrësisht i hidhur pjepri?"

Ajazi iu përgjigj: "Po, është. Por gjatë gjithë jetës time, unë kam marrë prej jush dhuratat më të mëdha dhe mirësi. Tani që më dhe një pjepër të hidhur, nuk mund të tregoj mosmirënjohje. Hidhësia e pjeprit u shndërrua në ëmbëlsi në gojën time, sepse ishte nga dora jote që unë e mora."

E. Drama

Aktivitetet e mëposhtme do të zhvillojnë aftësitë e fëmijëve për dramën:

1. Si gjithmonë, filloni duke u thënë fëmijëve të futen brenda kuadrateve të tyre imagjinare.dhe të bëjnë ushtrimin e zgjatjes.

2. Tani u thoni fëmijëve se ata do të komunikojnë duke përdorur vetëm lëvizjet e trupit. Për të filluar, le të thonë "Ndal!" me duar. Pastaj u thoni, që të veprojnë si më poshtë vijon:

THUAJ PËRDOR
"Po" kokën
"Nuk kuptoj" sytë
"Dëgjoj diçka" veshët
"Jam e çuditur" gojën
"Nuhas erën e bukës së freskët" hundën
"Eja këtu" gishtin
"Po vrapoj" krahët
"Përplasem me murin" shpatullën
"Po rrëshqas" këmbët
"Jam e/I lodhur" gjithë trupin
"Po pres" gjithë trupin
"Po kërkoj dikë" gjithë trupin

3. Ndajini fëmijët në grupe prej 5 ose 6 veta. Vendosini fëmijët për çdo grup të qëndrojnë në rreshta, fytyra shikon kurrizin, me duart të vendosura në shpatullat e fëmijës përpara. Të gjithë fëmijët duhet të mbyllin sytë, përveç fëmijës në fund të çdo rreshti. Ky fëmijë është "shoferi" dhe të tjerët janë "autobusi". Kur ju të thoni "Nisu!", të gjithë "autobusët" duhet të lëvizin përpara. Shoferi drejton "autobusin" në të djathtë ose në të majtë duke shtyrë në mënyrë të sjellshme shpatullën e fëmijës që ka përballë, i cili, e cila bën të njëjtën me fëminë tjetër përpara dhe kështu me rradhë. Për të ndaluar "autobusin", "shoferi" me mirësi tërheq të dyja shpatullat.

Ushtrimi i mësipërm kontribuon në aftësinë e fëmijëve për të bashkëvepruar lëvizjet e tyre dhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Tashmë, ata kanë fituar disa aftësi të nevojshme për të bërë improvizime në grupe të mëdha. U shpjegoni fëmijëve që sot ata do të improvizojnë të gjithë së bashku një histori për mirënjohjen sipas situatës së mëposhtme:

1. Mamaja e Benit i kërkoi atij të kujdesej për motrën më të vogël Emin, ndërkohë që ajo do të shkonte në tregun në fshatin fqinj. Beni është një fëmijë i përgjegjshëm, dhe e bën detyrën me shumë seriozitet. Emi del jashtë të luajë me shoqet e saja dhe Beni e shikon atë me kujdes, ndërkohë që bën detyrat e shtëpisë. Por, pas pak, kur ngre kokën nga librat e tij, ajo dhe miqtë e saj nuk ishin më. Ben thërret, por ajo nuk përgjigjet. Ai është shumë i shqetësuar. Ajo mund të ishte kudo. Ai nuk do mund ta gjente dot vetëm atë. Kush do ta ndihmojë atë? Çfarë duhet të bëjë? E para gjë që vendos të bëjë është të thotë një lutje duke iu lutur Zotit ta ndihmonte. Dhe atëherë ...

2. Në këtë pikë, ju duhet të caktoni një nga fëmijët të jetë Emi dhe një tjetër të jetë Beni. Fëmijët e tjerë, duhet të mendojnë sikur janë dikush tjetër, për shembull, postier, shitës, fqinj, mësuesja e kopshtit të Emit ose një shok i Benit.

Merre Emin mënjanë. U thoni fëmijëve të pretendojnë sikur nuk e shohin atë deri kur ju ta fusni përsëri në skenë Emin. I thoni Benit të qëndrojë në mes të klasës. Fëmijët e tjerë duhet të qëndrojnë përreth tij si rastësisht. Improvizimi fillon. Beni thërret: Emi! Emi!"

3. Një nga një, fëmijët shkojnë tek Beni dhe i ofrojnë ndihmën e tyre për të kërkuar Emin. Fillimisht duhet të prezantojnë veten, sipas personazhit që përfaqësojnë. Për shembull, postieri mund t'i thotë Benit, "unë jam postieri. Jo, nuk e kam parë Emin dhe kam qenë gjatë gjithë kësaj rruge. Do të shkoj në anën tjetër të fshatit. Do të kërkoj përgjatë rrugës." Pasi largohet ai, mësuesja e kopshtit të Emit mund të thotë, "une jam mësuesja e kopshtit. E njoh shumë mirë Emin. Ndoshta ajo dhe shoqet e saja kanë shkuar në këndin e lojrave në shkollë. Do të shkoj ta kërkoj." Ndërsa fëmijët largohen, ata duhet të bëjnë shenja dhe veprime, sikur po kërkojnë Emin.

Në fund, ju silleni Emin tek Beni dhe duke pretenduar sikur jeni fqinji, thoni, "Ja, ku është Emi. E mora atë dhe shoqet e saja, për tu dhënë disa biskota. Na vjen shumë keq, por nuk ju dëgjuam kur po e thërrisnit." Beni u çlirua dhe lavdi Zotit që Emi është shëndosh e mirë. Pastaj ai falenderon edhe të tjerët që e ndihmuan atë për ta kërkuar.

4. U thoni fëmijëve të ulen të qetë dhe ju do të thoni një Lutje për Lavdërim dhe Mirënjohje. Sugjerohet, që ju të recitoni lutjen që vijon:

"I Lavdëruar je Ti, O Zot Perëndia im! Të falenderoj Ty duke qenë se Ti më ke thirrur në qenie në këtë ditë, dhe më ke mbushur me dashurinë Tënde dhe diturinë Tënde." 18

F. Vizatim

Sot fëmijët mund të vizatojnë Mbretin Mahmud dhe Ajazin. Në këtë rast, shkurtimisht tregoni historinë e pjeprit të hidhur dhe ata mund të vizatojnë një nga skenat e historisë. Një tjetër mundësi është që fëmijët të vizatojnë personazhin e tyre të improvizuar. Në qoftë se keni të gjitha mundësitë, ju mund të prisni figurat që ata kanë vizatuar dhe duke i bashkuar të gjitha bashkë, krijoni një skenë të madhe.

G. Lutjet e mbylljes
MËSIMI 7
A. Recitimi dhe mësimi përmendësh i lutjeve

Pasi të jenë recituar lutjes, fëmijët duhet të mbarojnë së mësuari lutjen në Mësimin 4, kështu që mund ta përsërisin gjatë mësimit të ardhshëm dhe të fillojnë të mësojnë një lutje të re.

B. Mësimi përmendësh i citatit

Idetë e mëposhtme do t'ju ndihmojnë të formuloni prezantimin tuaj për citatin e mësimit të sotshëm:

Bahá'u'lláh na mëson të jemi të drejtë me të tjerët. Nuk duhet të përfitojmë nga askush. Duhet ta tregojmë drejtësinë në jetën tonë të përditshme, në mënyrë që të bëhemi të denjë për besimin e të tjerëve.

'Abdu'l-Bahá njihej për drejtësinë e Tij. Në Tokën e Shenjtë jetonin njerëz të shumë racave dhe besimeve, të cilët rrallë se mund të besonin njëri tjetrin. Por të gjithë besonin 'Abdu'l-Bahá-in. Mjeshtri konsiderohej nga ata si një njeri i urtësisë dhe drejtësisë dhe do të kërkonin ndihmën e Tij kur kishin grindje ose përballeshin me vështirësitë. Ata kishin besim të plotë tek Ai, sepse e dinin që Ai sillej drejtë me të gjithë, pavarësisht nga besimi, kombësia ose raca. Ai punonte për rehatinë e të gjithëve. Që ne të kujtojmë të jemi të drejtë me të tjerët, le të mësojmë përmendësh këtë citat:

"Ne i kërkojmë Perëndisë të pajisë shpirtrat njerëzorë me drejtësi që të mund të jenë të drejtë dhe të mund të mud të përpiqen që të japin rehati për të gjithë ..." 19

Pajis

1. Meni është shumë inteligjent. Ai është i pajisur me inteligjencë.

2. Kler frikësohej lehtë dhe jetonte me frikë, por një mike i tha që Perëndia ka pajisur çdo qenie njerëzore me kurajo. Kler mendoi për këtë dhe vendosi që nuk do të kishte më frikë.

Përpiqem

1. Eduardi dëshiron të dalë më mirë në shkollë. Ai studion çdo ditë me zell, në mënyrë që të arrijë qëllimin e tij. Eduardi po përpiqet të jetë student më i mirë.

2. Gabriela mundohet shumë për çdo gjë që bën. Ajo përpiqet të jetë shumë e mirë.

C. Këngë
D. Historia

Kur Bahá'u'lláh ishte në moshë të re, një taksambledhës erdhi të takonte babanë e Tij. Në atë kohë në Persi, taksat nuk rregulloheshin me ligj sipas të ardhurave të personit. Zyrtarë të korruptuar, princat dhe ndonjëherë edhe vetë mbreti përfitonin nga njerëzit dhe i detyronin ata të paguanin më tepër nga se u takonte. Taksambledhësi që erdhi të takonte babanë e Bahá'u'lláh-ut ishte njëri prej këtyre zyrtarëve, i cili nuk ecte në rrugën e ndershmërisë dhe të drejtësisë. Herën e parë që kërkoi shumën e caktuar, babai i Bahá'u'lláh-ut pagoi pa asnjë kundërshtim. Por pastaj, taksambledhësi erdhi përsëri për herë të dytë, duke kërkuar më shumë para, dhe për herë të tretë, duke kërkuar edhe më shumë.

Bahá'u'lláh vëzhgoi me shumë kujdes situatën e krijuar dhe vendosi të bënte diçka për këtë sjellje të padrejtë të taksambledhësit. Megjithëse ishte shumë i ri, Ai kalëroi kalin e Tij për dy ditë derisa arriti në kryeqytet, në Teheran. Atje, Ai shkoi të takonte zyrtarët më të lartë në gjykatë dhe paraqiti rastin e të atit. Prezantimi i Tij ishte kaq bindës, fjalët dhe argumentat e Tij kaq rrjedhshëm, dhe një urdhër u lëshua për të pushuar taksambledhësin e padrejtë. Të gjithë u habitën nga fakti që, në një moshë kaq të re, Bahá'u'lláh ishte një kampion i palodhur i drejtësisë.

E. Drama

Aktivitetet e mëposhtme do të ndihmojnë edhe më shumë fëmijët në zhvillimin e aftësive të tyre për dramën krijuese.

1. Filloni duke i vendosur fëmijët në kuadratin e tyre imagjinar dhe pastaj ushtrimin e zakonshëm të zgjatjes. Pastaj ata mund të bëjnë rrotullimin e krahëve, siç është shpjeguar në Mësimin 5.

2. Më vonë, fëmijët të formojnë një rreth. Zgjidhni një fëmijë që do të jetë "investiguesi" dhe i thoni atij ose asaj të largohet nga klasa për pak.. Tani zgjidhni një tjetër fëmijë që do të jetë "drejtuesi". U shpjegoni fëmijëve që ky fëmijë do të drejtojë grupin në një seri lëvizjesh të thjeshta. Për shembull, si ose ajo mund të bëjnë disa rrotullime me krahun e majtë, disa të tjera me krahun e djathtë, pastaj të përkulet dhe të prekë dyshemenë disa herë, e keshtu me rradhë. Pjesa tjetër e fëmijëve duhet të përpiqen të ndjekin lëvizjet sa më mirë të jetë e mundur, në mënyrë që "investiguesi" të mos e kuptojë kush është "drejtuesi".

U thoni fëmijëve të fillojnë dhe pastaj ftoni "investiguesin" të hyjë Brenda dhe të qëndrojë në mes të rrethit. A mund ta zbulojë ai "drejtuesin"? Kur fëmija ta zbulojë atë, përsëriteni ushtrimin, duke zgjedhur një tjetër fëmijë si "investiguesi" "ose si "drejtues".

Vazhdoni me aktivitetet që lidhen me temën për sot, drejtësia. U shpjegoni fëmijëve që ata do ta improvizojnë pjesën dy herë. Herën e parë situata do të përfundojë në mënyrë të padrejtë. Herën e dytë do të zgjidhet në mënyrë të drejtë. Si gjithmonë, fëmijët të lihen të lirë nëse duan të shtojnë diçka me imagjinatën e tyre.

1. Është koha e korrjeve. Frutat janë gati për tu këputur nga pemët. Dielli po ngrihet dhe të gjithë po përgatiten të nisen drejt pemishtes. Ndërsa janë duke u mbledhur në sheshin e fshatit, flasin për të korrat, të cilat do të jenë të bollshme. Meqënëse parashikohet një stuhi për nesër, ata vendosin që do të mbledhin të gjitha frutat sot. Në këtë moment, ju futeni në skenë në rolin e mësuesit të fshatit. Edhe ju keni dëgjuar për stuhinë që po afrohej. Ju u thoni që është një e çarë në çatinë e shkollës, e cila duhet të rregullohet. "Herën e fundit që ra shi," u thoni juve, "librat e fëmijëve u lagën." Të gjithë bien dakort, që çatia duhet të rregullohet menjëherë, kështu që dy ose tre fshatarë me dëshirë shkojnë ta rregullojnë atë. Të tjerët nisen për në fushë.

Erdhi mbrëmja. Retë e zeza fillojnë të afrohen, por lavdi Zotit, çatia ishte rregulluar. Ata që e riparuan, janë të lodhur ndërsa po ktheheshin në qendrën e fshatit. Edhe të tjerët kthehen pas një dite të vështirë pune, me shportat e mbushura plot me fruta. Por a duan ata t'i ndajnë frutat me ata që shkuan të riparojnë çatinë? Jo. Ata i mbajnë frutat për veten e tyre. Ata tregohen të padrejtë ndaj miqve të tyre.

2. Tani u thoni fëmijëve të improvizojnë skenën përsëri. Këtë herë, fshatarët me fruta do të tregohen të drejtë me shokët e tyre. Ata vendosin që përderisa të gjithë ranë dakort që ishte urgjente riparimi i çatisë, është e drejtë që ata të ndajnë të korrat e ditës me ata që riparuan çatinë. Të gjithë të gëzuar mblidhen së bashku dhe ndajnë frutat me njëri-tjetrin.

F. Vizatim

Sugjerohet që fëmijët të vizatojnë fshatarët gjatë improvizimit ku ata ndajnë frutat me njëri-tjetrin.

G. Lutjet e mbylljes
MËSIMI 8
A. Recitimi dhe mësimi përmendësh i lutjeve

Sot fëmijët do të mësojnë një tjetër lutje përmendësh. Prandaj, pas hapjes së mësimit, në mënyrën e zakonshme, përsërisni me fëmijët lutjen dhe pastaj u shpjegoni fjalët dhe fjalitë e lutjes që do të mësojnë sot. Fëmijët duhet ta mësojnë mirë këtë lutje brenda 4 herëve të ardhshme.

"Perëndi, freskoje e kënaqe shpirtin tim. Pastroje zemrën time. Ndriçoji aftësitë e mia. Unë i lë të gjitha punët e mia në dorën Tënde. Ti je Udhërrëfyesi dhe Streha ime. Unë nuk do të jem më i trishtuar e i brengosur; do të jem një qenie e lumtur dhe e gëzuar. O Perëndi! Unë nuk do të jem më tërë ankth, dhe as do t'i lejoj telashet të më shqetësojnë. Unë nuk do të jetoj me gjërat e pakëndshme të jetës. O Zot, Ti je për mua më shumë mik, sesa jam unë për veten time. Unë ta përkushtoj vetveten Ty, O Zot." 20

B. Mësimi përmendësh i citatit

Ju mund të përdorni shpjegimet e mëposhtme për të prezantuar citatin fëmijëve:

'Abdu'l-Bahá ishte i kënaqur me Vullnetin e Perëndisë në të gjitha kushtet. Ai u thoshte miqve, që është e lehtë të jesh i kënaqur kur çdo gjë shkon mirë, kur je i shëndetshëm dhe jeton në rehati. Më e vështirë është, të ndihesh i lumtur dhe i kënaqur në kohë shqetësimesh, kur je sëmurë dhe në momente vështirësish. Kur Ai ishte fëmijë, Mjeshtri u sëmur me tuberkuloz. Menjëherë pas kësaj, Babai i Tij u burgos. Atëherë, të gjitha gjërat e shtëpisë iu morën atyre. Më vonë, erdhën vitet e mërgimit, burgimit dhe vdekja e shumë të dashurve. Pavarësisht, nga të gjitha këto vështirësi, 'Abdu'l-Bahá asnjëherë nuk u mërzit. Gjatë gjithë këtyre kohërave të trishta dhe të vështira, Ai qëndroi i kënaqur dhe mirënjohës ndaj Perëndisë. Ai ishte gjithmonë i gëzuar dhe optimist. Le të mësojmë përmendësh citatin e mëposhtëm, që kështu të kujtojmë të jemi të kënaqur me Vullnetin e Perëndisë.

"O Bir i Njeriut! Në të buzëqeshtë fati mos u gëzo, dhe në të ardhtë fatkeqësia mos u hidhëro, sepse të dyja do të kalojnë e s'do të jenë më." 21

Fati

1. Maja jeton në një qytet ku të gjithë njerëzit kanë punë, shumë ushqime, veshje të mira dhe shtëpi të rehatshme. Gjithashtu ata janë të bashkuar dhe jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin. Qyteti i Majës është me fat.

2. Grena dhe fqinjët e saj në fshat, kanë qenë të varfër. Por ata filluan të bashkëpunonin me njëri-tjetrin dhe të punojnë së bashku. Pas pak kohësh ata u bënë me fat.

Gëzim

1. Ronaldi jetonte larg nga gjyshërit. Kur dëgjoi që do shkonte për vizitë gjatë pushimeve, ai u lumturua. Zemra e tij u gëzua.

2. Mozhgan studionte shumë në shkollë. Zemra e saj gëzohej kur shikonte notat e provimeve.

Fatkeqësia

1. Miqtë e tij nuk dëshironin ta shikonin fatkeq. Prandaj kur ai filloi të sillej keq, miqtë e tij biseduan me të dhe e ndihmuan të korrigjonte sjelljen e tij.

2. Mbreti ishte mërzitur me një nga ministrat e tij, kështu që i hoqi të gjitha titujt dhe zotërimet. Ministri ishte fatkeq.

Hidhëroj

1. Vinah është e mërzitur, sepse qeni i saj është sëmurë. Vinah hidhërohet për qenin e saj.

2. Uragani ra në fshatin e Kimit dhe shumë njerëz humbën shtëpitë e tyre. Të gjithë janë të mërzitur, por në vend që të hidhërohen për humbjet e tyre, banorët po punojnë së bashku të ndërtojnë shtëpi edhe më të mira nga ato që prishi uragani.

C. Këngë
D. Historia

Na ishte se ç'na ishte, në një vend shumë të largët, jetonte një fermer me gruan dhe djalin e tij. Ata, të gjithë, punonin sëbashku, kujdeseshin për tokën e tyre dhe kafshët. Ferma e tyre ndodhej pranë kufirit me një shtet tjetër, i cili ishte vazhdimisht në luftë me vendin e tyre.

Një ditë pela e familjes nuk u kthye në stallë dhe shpejt u zbulua, që kishte humbur në territorin armik. Disa fshatarë erdhën tek fermeri, i dhanë lajmin e keq dhe u përpoqën ta ngushëllonin atë. Por dukej që fshatari nuk ishte fort i shqetësuar për çfarë i kishte ndodhur pelës së tij. Ai thjesht u tha: "Ky mund të jetë një bekim."

Disa muaj më vonë, pela u kthye, jo vetëm, por me një kalë të një race për të cilën vendi fqinj ishte i famshëm. Me të dëgjuar lajmin, fshatarët erdhën të takonin fermerin dhe e përgëzuan atë, që u bë pronari i një kali kaq të mrekullueshëm. Por fermeri nuk ishte shumë i kënaqur: ai tha: "Kjo mund të jetë një fatkeqësi."

Djali i fermerit donte të kalëronte kalin e ri dhe kështu bëri. Por kafsha ishte e egër dhe e hodhi djalin e ri me forcë në tokë. Kocka e kofshës iu thye dhe nuk ishte në gjendje të ecte për një kohë të gjatë. Vizitorët erdhën përsëri të ngushëllonin familjen për këtë aksident tragjik. Por fermeri si zakonisht, qëndroi i qetë dhe përsëriti: "Mund të jetë bekim."

Kaluan disa muaj të tjerë. Fiset armike pushtuan vendin dhe qeveria rekrutoi në ushtri të gjithë të rinjtë e shëndetshëm. Djali i ri i historisë tonë, per shkak të kofshës së thyer, nuk u mor ushtar, kështu që mbijetoi.

Fatkeqësia u kthye në bekim, dhe pastaj përsëri në fatkeqësi dhe më në fund përsëri në një bekim.

E. Drama

Sot mund të bëni aktivitetet e mëposhtme për të ndihmuar fëmijët të zhvillojnë aftësitë e tyre për dramën krijuese.

1. Sugjerohet të filloni, si gjithmonë, me fëmijët që qëndrojnë në kuadratet e tyre imagjinare dhe të bëjnë ushtrimin e zgjatjes.

2. Pastaj fëmijët të ulen në rreth, dhe ju vetë midis tyre. Mbani diçka si psh: një degë peme ose një stilolaps, laps dhe thoni, "Mund ta përdor këtë, sikur të ishte krehër." Pastaj bëni sikur krehni flokët me të. Kalojeni sendin tek fëmija i ulur pranë jush dhe pyeteni se për çfarë mund ta përdori. Duke ndjekur shembullin tuaj, si duhet të përgjigjet dhe të demonstrojë sesi mund ta përdorë. Ai mund të thotë, për shembull, "Mund ta përdor, si harmonikë," ose "mund ta përdorë, si kallam peshkimi." Pastaj ta kalojë sendin tek fëmija tjetër.

Për aktivitetet lidhur me temën e sotme të mësimit, të jesh i kënaqur, sugjerohet që një grup i madh fëmijësh të bëjnë një improvizim me 4 skena. Si fillim, u thoni fëmijëve të krijojnë një personazh, i cili jeton në një fshat. Mund t'i ndihmoni duke i pyetur: "Kush je ti?" "Sa vjeç je?" "Çfarë ke veshur?" "Çfarë po bën?" Kur fëmijët të kenë vendosur për një personazh, fillon historia. Ngjarja zhvillohet në një fshat dhe kjo është çfarë ndodh:

SKENA 1

Historia fillon me një ditë të zakonshme në jetën e fshatit. Fëmijët kryejnë aktivitete në varësi të personazhit që personifikojnë. Të gjithë në fshat janë të ushqyer mirë dhe të lumtur. Ata punojnë shumë dhe gëzojnë jetën.

Lërini fëmijët të improvizojnë skenën për pak minuta dhe pastaj thuaj "Ngri". Pastaj prezanto skenën e dytë.

SKENA 2

Një uragan i ashpër godet fshatin. Të gjithë vrapojnë të mbrohen. Fëmijët mund të pretendojnë sikur po mundohen të shpëtojnë zotërimet e tyre dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin.

Përsëri, lëruni kohë të mjaftueshme, që fëmijët të luajnë skenën. Pastaj thoni "Ngri" dhe prezantoni skenën e tretë.

SKENA 3

Uragani pushoi, dhe fshatarët dolën nga vendet mbrojtëse. Askush nuk ishte vrarë, por pjesa më e madhe e fshatit ishte shkatërruar. Fshatarët mundohen të shpëtojnë çfarë ka mbetur nga zotërimet e tyre. Përpjekjet e tyre janë të kota; pothuajse çdo gjë ka humbur. Megjithëse janë të mërzitur, ata nuk sillen kot nëpër fshat dhe të vajtojnë gjendjen e tyre. Ata vendosin të rindërtojnë fshatin dhe t'i bëjnë gjërat më të bukura se ç'ishin. Ata vendosin të punojnë.

Pasi fëmijët të kenë improvizuar skenën, thirr "Ngri" dhe prezanto skenën finale.

SKENA 4

Fshati u rindërtua, falë punës së madhe të të gjithë banorëve. Dhe për kënaqësinë e të gjithëve, është edhe më i bukur nga se mund ta imagjinonin. Fshatarët u mblodhën së bashku dhe festuan fatin e tyre të mirë.

F. Vizatim

U thoni fëmijëve të vizatojnë dy fytyra në një copë letër: njëra që është e palumtur dhe tjetra që është e kënaqur dhe tregon mirënjohje.

G. Lutjet e mbylljes
MËSIMI 9
A. Recitimi dhe mësimi përmendësh i lutjeve

Filloni mësimin me lutje të recituar nga ju dhe disa fëmijë. Pas kësaj, ju mund të përsërisni me fëmijët lutjen nga mësimi i kaluar, duke i ndihmuar ata ta mësojnë përmendësh.

B. Mësimi përmendësh i citatit

Prezantoni citatin e mëposhtëm duke përdorur fjalët tuaja për shpjegimin e mëposhtëm:

Në Shkrimet Bahá'í thuhet, që ne duhet të jemi si pemët me fruta, të fitojmë jetësën, të jemi punëtor dhe të lejojmë të tjerët të përdorin frytet e punës tonë. Puna e bërë në frymën e shërbimit pranohet nga Perëndia si adhurim.

'Abdu'l-Bahá ishte vazhdimisht aktiv, duke punuar për të mirën e të gjithëve. Herët, çdo mëngjes do të vizitonte një nga një banorët e Akës. Takonte të moshuarit, të varfërit dhe të sëmurët. Do të shikonte për çfarë kishin nevojë, do t'i qetësonte aa dhe do t'u ofronte ndihmë. Gjatë pjesës tjetër të ditës, Ai do të kujdesej për punët e komunitetit Bahá'í. Do të drejtonte projekte të ndryshme, diktonte letra, do t'u shkruante dhe do të priste vizitorë. Njerëzit e shtresave të ndryshme do të qanin hallet e tyre me Të, do të kërkonin udhëheqjen dhe këshillën e Tij. Ai do t'i inkurajonte ata, do tu jepte këshilla të mrekullueshme dhe t'i ndihmonte ata të zgjidhnin problemet e tyre. Ata që punonin me Mjeshtrin kishin vështirësi të ndiqnin ritmin e jetës së Tij të përditshme, por ata ndihmoheshin dhe merrnin guxim nga shpirti i Tij i Madh dhe fjalët inkurajuese. Ata nuk do e ndryshonin as edhe një sekondë në shërbim të 'Abdu'l-Bahá-it për një jetë luksoze dhe të rehatshme. Le të mësojmë citatin e mëposhtëm, që të ndihmohemi në përpjekjet tona për të qenë punëtor dhe të zellshëm.

"Mos e humbni kohën në përtesë e plogështi. Merruni me atë që do t'ju sjellë përfitim juve vetë dhe të tjerëve." 22

I plogësht

1. Kur Furio erdhi në shtëpi nga shkolla, ai bëri detyrat, ndihmoi mamanë dhe vëllezërit dhe motrat e tij më të vegjël me mësimet e tyre. Furio nuk pushoi as edhe një moment të vetëm. Ai nuk është kurrë i plogësht.

2. Një tren i vjetër me avull përshkonte qytetin për shumë vite me rradhë. Ndërsa tani, qëndron i plogësht në anë të shinave, sepse një i ri që udhëton më shpejt ka zënë vendin e tij.

Përfitoj

1. Babai i Xhozes ishte një zejtar shumë i mirë. Ai bënte objektet më të bukura dhe të dobishme me duart e tij. Nga puna e tij përfitonte jo vetëm ai, por të gjithë që e rrethonin.

2. Doktori pa gruan e moshuar. Ai e vuri re që ajo nuk ndihej mirë dhe i tha që shëndeti i saj do të përmirësohej nëse kalonte më tepër kohë në diell. Do të përfitosh, tha ai, nëse mund të shëtisësh çdo ditë jashtë.

C. Këngë
D. Historia

Na ishte njëherë, një burrë shumë krenar, i cili nuk kuptonte pozitën e 'Abdu'l-Bahá-it. Një ditë iu afrua Mjeshtrit në rrugë dhe i tha, "Kështu pra, Ti quhesh Shërbëtor i Perëndisë."

"Po," iu përgjigj 'Abdu'l-Bahá. Ky është emri Im.

"Epo mirë," iu përgjigj burri me krenari, "Unë jam Mojsiu."

"Shumë mirë Mojsi," tha 'Abdu'l-Bahá. "Takohemi këtu nesër në mëngjes dhe bashkë do të shkojmë tu shërbejmë njerëzve, ashtu siç bëri Mojsiu i madh.

Burri ra dakort, dhe të nesërmen nga mëngjesi deri në darkë ai shoqëroi Mjeshtrin ndërsa Ai vizitonte të sëmurin dhe të varfërin, u shërbeu nevojtarëve dhe u takua me ata njerëz, të cilët ishin të etur për dashurinë e Tij dhe këshillat e Tij të zgjuara. Në mbrëmje, burri ishte i dërrmuar nga lodhja, por prapë nuk e lëshoi veten për shkak të krenarisë dhe kur 'Abdu'l-Bahá i kërkoi ta shoqëronte Atë të nesërmen, ai pranoi.

Përsëri në mbrëmje të ditës së dytë burri ishte i dërrmuar, por pranoi ta shoqëronte 'Abdu'l-Bahá-in edhe ditën tjetër. Ditën e tretë, kur u kthyen nga puna e mundimshme, burri nuk mund ta mendonte të punonte kaq shumë, qoftë edhe një minutë tjetër. Atij pësimi iu bë mësim dhe ndërkohë kishte kuptuar madhështinë e 'Abdu'l-Bahá-it. Kështu që kur do niseshin dhe përpara se 'Abdu'l-Bahá ta ftonte për ditën tjetër të punës, ai tha me shumë përunjësi: "'Abdu'l-Bahá, nesër në mëngjes unë nuk do të jem më Mojsiu."

E. Drama

Për të ndihmuar fëmijët të zhvillojnë aftësitë e tyre në dramën krijuese, mund të bëni aktivitetet e mëposhtme:

1. Si për fillim, fëmijët mund të bëjnë ushtrimin e zgjatjes brenda kuadratit të tyre imagjinar.

2. Për ushtrimin tjetër, ata do të qëndrojnë në kuadratin e tyre imagjinar. U thoni të krijojnë një formë me trup, duke përdorur kokën, krahët dhe këmbët. Kjo është forma numër 1. U thoni të rrinë në këtë pozicion për disa sekonda.

Tani u thoni të përgatiten për formën e dytë. Kjo është forma numër 2. Përsëri u thoni të rrinë në pozicionin e formuar për disa sekonda. Tani numëroni - 1, 2, 1, 2, 1, 2 - ndërsa fëmijët lëvizin nga njëra formë në tjetrën. Bëjeni këtë tre ose katër herë. Thoni "Ngri" kur fëmijët të jenë në formën 2.

U thoni fëmijëve të formojnë një formë të re. Kjo është forma numër 3. U thoni të rrinë në këtë pozicion për disa sekonda dhe pastaj të riformojnë formën numër 1. Tani numëroni - 1, 2, 3, 1, 2, 3 - ndërsa fëmijët lëvizin nga njëra formë në tjetrën. Bëjeni këtë tre ose katër herë dhe thoni "Ngri" kur fëmijët të kenë formuar formën numër 3.

U thoni fëmijëve të krijojnë një formë të katërt dhe u thoni të qëndrojnë në këtë pozicion për disa sekonda. U thoni të formojnë edhe një herë formën numër 1 dhe numëroni - 1, 2, 3, 4, 1, 2, 3, 4 - ndërsa fëmijët formojnë format e ndryshme një nga një. Bëjeni këtë katër ose pesë herë. Vendosni një ritëm ndërsa numëroni.

Sot fëmijët do të improvizojnë një situatë, që do t'i ndihmojë ata të kuptojnë më shumë temën e mësimit për sot, zellshmëria. Filloni duke u treguar historinë për një breshkë dhe një grup lepujsh:

Një bubullimë dëgjohet nga larg. Breshka dhe lepujt, të cilët kishin qenë jashtë gjatë gjithë ditës duke bërë gjërat që breshkat dhe lepujt bëjnë, e kuptuan që po afrohej një stuhi e madhe dhe duhet të ktheheshin shpejt në shtëpitë e tyre. Lepujt qeshin dhe thonë, "Ne jemi lepuj. Do t'ia dalim mbanë për pak minuta." Dhe vazhdojnë të luajnë. Por breshka thotë, "Oh, unë duhet të përpiqem shumë të arrij në shtëpi përpara se të fillojë stuhia." Dhe kështu niset. Pak nga pak lëviz. Lepujt i shkonin nga pas herë pas here, duke qeshur, duke kërcyer dhe duke luajtur. Por breshka i injoron dhe vazhdon rrugën përpara. Çfarë ndodhi mendoni ju për breshkën dhe lepujt? Breshka për shkak të zellit të saj dhe punës së madhe, arrin në shtëpi përpara se të fillojë stuhia. Po lepujt? Ata, ishin aq shumë të zënë duke kërcyer dhe duke luajtur sa që i zuri gjumi rrugës. Kur filloi shiu, u zgjuan dhe ata ishin të tërë të lagur dhe duhet të shikonin rreth e qark për të gjetur ndonjë vrimë ku të mbroheshin.

I ndani fëmijët në grupe me 5 ose 6 persona. Njëri nga fëmijët e grupit të jetë breshka. Ndërsa të tjerët të pretendojnë se janë lepuj. Ndihmojini fëmijët të tregojnë sesi lëviz breshka dhe lepujt.

Tregoni një vend në largësi. "Kjo është shtëpia e breshkës dhe e lepujve," thonë fëmijët. U kujtoni atyre skenat e ndryshme të historisë dhe pastaj i ndihmoni grupet të fillojnë improvizimin. Drama fillon me një bubullimë.

F. Vizatim

Sugjerohet që fëmijët të mendojnë për dikë që punon me shumë energji dhe të vizatojnë atë person në punë. Për të nxitur paksa imagjinatën e tyre, pyetini ata për shembull, "A punon shumë mësuesja jote e shkollës?" ose "A punon shumë postieri?"

G. Lutjet e mbylljes
MËSIMI 10
A. Recitimi dhe mësimi përmendësh i lutjeve

Ju dhe disa fëmijë thoni lutjet e mbylljes, dhe pastaj fëmijët të vazhdojnë të mësojnë lutjen e filluar në Mësimin 8.

B. Mësimi përmendësh i citatit

Idetë e mëposhtme do t'ju ndihmojnë të formuloni prezantimin tuaj për citatin sot.

Zoti ka krijuar të gëzojmë çdo gjë të mirë - shëndet të mirë, ushqime të shijshme, dashuri dhe miqësi, bukurinë e natyrës dhe fuqinë e mendjes, e cila vazhdimisht zbulon misteret e universit dhe bën zbulime të reja, të cilat e bëjnë jetën më të gëzueshme dhe më të frytshme. Ne duhet të përfitojmë nga të gjitha këto bujari dhe t'i jemi mirënjohës Perëndisë për gëzimin e të jetuarit. Por duhet të jemi të kujdesshmë që të mos jemi të lidhur me këtë botë. Shpirtrat tanë duhet të jenë të lirë në të gjitha kohërat; si zogj të lirë dhe të fortë, të cilët fluturojnë në qiellin e shenjtërisë.

Jeta e 'Abdu'l-Bahá-it ishte e mbushur plot me vuajtje. Ai u burgos për shumë vite me rradhë dhe ishte vazhdimisht nën sulmet e egra të armiqve të Tij. Por, Ai ishte i lirë. Ai shpesh thoshte që ishte i lumtur në burg, sepse nuk kishte bërë ndonjë mëkat; vuajtjet e Tij ishin në rrugën e Perëndisë dhe për të vendosur Mbretërinë e Tij. Burgu i vërtetë është burgu i vetes dhe 'Abdu'l-Bahá ishte krejtësisht i çliruar nga vetja. Dhe ishte krejtësisht i shkëputur nga gjërat e kësaj bote. Askush nuk mund t'ia merrte këtë liri. Le të mësojmë përmendësh citatin e mëposhtëm:

"O Shërbëtori Im! Çliroje veten nga prangat e kësaj bote dhe liroje shpirtin tënd nga burgu i egoizmit. Mos lër të të shpëtojë rasti, sepse ai nuk do të të vijë më kurrë." 23

Verigat

1. I Burgosuri u lidh me zinxhirë. Ai kishte veriga të vendosur në këmbët e tij, kështu që nuk mund të ecte.

2. Urrejtja dhe inati mund të jenë si verigat, që na mbajnë të lidhur. Kur çlirohemi nga mendime të tilla negative, jemi të aftë të ngrihemi dhe të ndërtojmë një botë më të mirë.

Kap

1. Neda vuri re që vazoja e lules ishte gati duke rënë dhe e kapi përpara se të binte.

2. Piteri po luante përgjatë lumit dhe e ëma po e shikonte. Ai afrohet shumë në buzë të lumit dhe bie në ujë. Mamaja e tij vrapon shpejt, e kap nga krahu dhe e shpëton.

C. Këngë
D. Historia

Ishte një herë një tregtar Egjiptian i quajtur Abdul Karim ['Abdu'l-Karím], i cili ishte i përflakur me dashurinë për Perëndinë dhe vdiste nga dëshira për të qenë në praninë e Bahá'u'lláh-ut. Kështu ai shkruajti të merrte leje për të vizituar Tokën e Shenjtë. Bahá'u'lláh iu përgjigj që mund të vinte për pelegrinazh, por pasi të kishte paguar të gjitha borxhet e tija.

Abdul Karim kishte një biznes të madh, por gjithashtu edhe shumë shumë borxhe. Kur mori përgjigjen nga Bahá'u'lláh, ai iu bind menjëherë dhe filloi të paguante paratë që ua kishte kreditorëve. Por, për habinë e tij, kjo nuk ishte dhe aq e lehtë. Ai nuk mund të zgjeronte më biznesin e tij. Sa herë që merrte ca para, ai duhej të paguante borxhin në vend që të blinte një tjetër mall për të shitur. Kështu biznesi ra gjithmonë e më shumë derisa më në fund, pas 5 vjetëve, kur të gjitha borxhet e tij ishin shlyer, Abdul Karimi nuk ishte më një njeri i pasur. Në fakt ai kishte aq para sa mund të siguronte të shoqen dhe të blinte një biletë anijeje për në Tokën e Shenjtë. Dhe nuk udhëtoi me rehatinë me të cilën ishte mësuar si një tregtar i pasur, ai qëndroi në kuvertë dhe zor se mund të ngrohej nga i ftohti i erës.

Ditën që anija e Abdul Karim-it arriti në Haifa, Bahá'u'lláh i tha familjes së Tij që Ai po priste një të ftuar të nderuar. Një karrocë u dërgua në port për të marrë tregtarin e respektuar dhe e çoi në Aka ['Akká]. Por burri që shkoi për të marrë Abdul Karim-in po priste një të ftuar të pasur dhe nuk e njohu burrin e veshur keq, i cili zbriti nga anija vetëm me disa plaçka. Kështu që ai u kthye dhe raportoi që i ftuari nuk kishte mbrritur.

Imagjinoni zhgënjimin e Abdul Karim-it kur pa që askush nuk e priste në port. Ai nuk kishte adresa të njohura në Haifa dhe nuk kishte as para të mjaftueshme për të marrë një karrocë për në Akká. U ul në një stol i pikëlluar. Mendime të padëshiruara po i kalonin nëpër kokë. Vallë e ka harruar Bahá'u'lláh-u atë? Vallë e çliroi ai veten nga të gjitha detyrimet që të ishte në praninë e Zotit të tij, dhe pastaj ta gjente veten në një tokë të çuditshme pa asnjë përkrahje? Oh, sa i lumtur kishte qenë ndërsa përgatitej për pelegrinazh. Vallë ishte ky fundi i gjithë atyre vite përgatitjeje?

Pavarësisht nga lajmi që mori, Bahá'u'lláh sigurisht e dinte që i ftuari i tij kishte mbrritur. Kështu që këtë herë, Ai i kërkoi 'Abdu'l-Bahá-it të shkonte në Haifa dhe të sillte tregtarin e respektuar në prezencë të Tij. Kur 'Abdu'l-Bahá mbrriti në port, Ai menjëherë e njohu, që i ftuari i nderuar nuk ishte tjetër veçse burri i vetmuar i ulur në stol, i humbur në pikëllimin e tij. Iu afrua atij, e përshëndeti me dashuri dhe respect, dhe i shpjegoi çfarë kishte ndodhur. Tashmë ishte vonë dhe po errësohej. Ai e pyeti Abdul Karim-in nëse dëshironte të shkonte në Aka këtë mbrëmje ose të priste deri në mëngjes. Me gjithë mendimet e shtrembëra që kishin kaluar në kokën e tij, Abdul Karim-i nuk ndihej gati të ndodhej në praninë e Bahá'u'lláh-ut. Ai donte ta kalonte natën duke u lutur dhe medituar për të përgatitur veten për bujarinë e madhe që po e priste. Sigurisht që 'Abdu'l-Bahá e kuptoi këtë. Ai u ul në stol pranë Abdul Karim-it, hapi mantelin e gjatë që kishte veshur dhe e hodhi përreth tij, në mënyrë që të dy të ishin disi të mbrojtur nga i ftohti. Gjatë gjithë asaj nate, 'Abdu'l-Bahá dhe Abdul Karim-i u lutën dhe i lanë shpirtrat e tyre të mbusheshin me gëzimin e Mbretërisë. Pastaj në mëngjes Abdul Karimi i çliruar dhe i pastruar, u shfaq përpara Bahá'u'lláh-ut dhe mori një pjesë të bollshme të dashurisë dhe bujarisë Hyjnore.

E. Drama

Sugjerohet që ju të zhvilloni aktivitetet e mëposhtme me fëmijët duke i ndihmuar në aftësitë e tyre mb dramën krijuese:

1. Pasi fëmijët të bëjnë ushtrimin e zgjatjes në kuadratet e tyre imagjinare, ju duhet tu thoni të bëjnë edhe rrotullimet me krahë ashtu siç përshkruar në Mësimin 5.

2. Për ushtrimin tjetër, fëmijët duhet të qëndrojnë në kuadratet e tyre imagjinare. U thoni të mendojnë sikur janë duke bërë si më poshtë: po lajnë enët, po lajnë qenin, po ushqejnë pulat, po mbajnë dru, po mbjellin fara, po mbledhin të korrat, po mbushin dhe pijnë një gotë ujë. Këto veprime të bëhen me rradhë pasi ju t'i thoni me zë të lartë, duke i lënë fëmijët për një minutë, pak a shumë, që të improvizojnë veprimet.

3. Tani fëmijët të formojnë një rreth, dhe ju midis tyre. Krijoni një fytyrë - një fytyrë të lumtur, një fytyrë të trishtuar, një fytyrë të frikësuar. Kthehuni ndaj fëmijës që është në krahun tuaj dhe tregoni shprehjen e fytyrës që keni krijuar. Ai ose ajo duhet të kuptojë shprehjen e fytyrës dhe t'ia përcjellë fëmijës tjetër. Ju mund ta bëni këtë disa herë dhe të lejoni që një nga fëmijët të krijojë shprehjen e fytyrës çdo herë.

Tani fëmijët tuaj mund të improvizojnë një histori lidhur me temën e mësimit të sotëm, i lirë dhe i shkëputur. Ju do i tregoni fëmijëve një histori për një zog. Ndërkohë që ju do e tregoni, ata do luajnë pjesën. Ju duhet të tregoni historinë me ngadalë, duke bërë edhe pushim, në mënyrë që ata të kenë paksa kohë të përpunojnë idenë. Edhe pse fëmijët nuk duhet t'ju imitojnë, do të ishte ndihmuese nëse edhe ju e luani pjesën ndërsa e tregoni. Filloni duke u thënë fëmijëve të pretendojnë sikur janë zogj dhe të lëvizin të lirë rreth klasës. Pastaj filloni historinë:

Një zog po fluturon në qiellin e pastër dhe blu. Nga mbretëria e tij lart, ai shikon diçka atje poshtë në tokë që vezullonte. Zogu tërhiqet nga objekti, dhe ai shkon poshtë që ta kap. Ulet në tokë, duke menduar që mund ta kap objektin me sqepin e tij dhe të fluturojë menjëherë drejt qiellit. Por nuk ndodh kështu. Ai është ulur në baltë dhe përpara se ta kuptojë këtë, ai është i zhytur në të. Ai rreh krahët e tij me forcë, por është shumë vonë. Ata janë të veshur me baltë, dhe ai nuk mund të ngrihet nga toka. Me dëshirën e madhe për tu kthyer drejt qiellit, zogu zvarritet në tokë. Më në fund, mbërrin në një pellg dhe zhytet në ujë. Ai lan krahët e tij, tashmë të çliruar nga balta që i rëndonte aq shumë dhe nuk e linte të ngrihej. Zogu del nga uji i pastër dhe fluturon drejt qiellit, i lirë përsëri.

Mblidhini fëmijët përsëri së bashku. U shpjegoni atyre që ata janë si zogu. Kur jemi të lirë, ne fluturojmë në qiellin e shenjtërisë. Ndonjëherë tërhiqemi nga gjërat dhe duhet të jemi të kujdesshëm, që dëshira jonë për to, nuk na çon në kurth, si zogu i zhytur në baltë. Shpirti ynë u krijua të fluturojë dhe t'i afrohet sa më pranë Perëndisë.

F. Vizatim

Ka shumë gjëra që fëmijët mund të vizatojnë sot, në mënyrë që të përforcojnë konceptet që mësuan në këtë mësim. Më e qartë do të jetë imazhi i zogut, ose i pisët dhe i detyruar të qëndrojë në tokë, ose teksa fluturon i lirë në qiell.

G. Lutjet e mbylljes
MËSIMI 11
A. Recitimi dhe mësimi përmendësh i lutjeve

Filloni klasën me lutjet e hapjes dhe pastaj ndihmoni fëmijët të përfundojnë mësimin e lutjes prezantuar në Mësimin 8.

B. Mësimi përmendësh i citatit

Idetë e mëposhtme do t'ju ndihmojnë të prezantoni citatin për sot;

Bahá'u'lláh quajti mirësjelljen "princin e virtyteve" dhe shenja e vërtetë për të gjithë besimtarët. Në jetën tonë të përditshme, në veprimet tona, dhe në fjalët tona, ne tregojmë ndjenjat tona të vërteta me të tjerët. Një person me sjellje të mirë tregon respect ndaj njerëzve gjatë gjithë kohës, pavarësisht nga pozita e tyre në jetë, nëse janë të pasur ose të varfër, nëse janë në punë të zakonshme ose pozicione të larta në shoqëri.

'Abdu'l-Bahá ishte esenca e mirësjelljes. Ai ishte tepër i ndjeshëm, gjithmonë merrte në konsideratë ndjenjat e të tjerëve, dhe ishte shumë i kujdesshëm që kurrë të mos lëndonte ndokënd. Ai shikonte shenjat dhe bujaritë e Perëndisë në çdo qenie njerëzore. Si mund të jemi të pasjellshëm ndaj dikujt, nëse edhe ne shikojmë shenjat e Perëndisë tek të gjithë ata që takojmë! Le të mësojmë citatin e mëposhtëm:

"Ne, me të vërtetë, kemi zgjedhur mirësjelljen dhe e kemi bërë shenjën e vërtetë të atyre që janë të afërt me Të." 24

Shenja

1. Klara e do mamanë e saj. Ajo gjithmonë bën çfarë mamaja i thotë të bëjë. Bindja e saj është shenjë e dashurisë për mamanë e saj.

2. Edmondi thotë "të lutem" dhe "faleminderit" kur kërkon diçka. Ai është shumë i sjellshëm. Edmondit mund t'i vësh shenjën e xhentëllmenit.

Afroj

1. Fëmijët po prisnin me mamanë e tyre në stacionin e trenit të shkonin për vizitë tek kushërinjtë e tyre në qytet. Ata e dëgjonin trenin tek afrohej dhe shkurtonte distancën. Ata po gëzoheshin gjithmonë e më tepër ndërsa treni afrohej dhe ata së shpejti do të fillonin udhëtimin e tyre.

2. Beti kishte një provim të rëndësishëm në orën 10:00. Ajo pa orën dhe vuri re që koha po afronte. Ora e provimit po afrohej.

C. Këngë
D. Historia

Mirësjellja që dallonte 'Abdu'l-Bahá-in nuk konsistonte thjesht në fjalët e bukura dhe sjelljet. Zemra e Tij ishte e mbushur me dashuri për të gjithë, dhe Ai ishte shumë i ndjeshëm ndaj ndjenjave të atyre që ishin në praninë e Tij.

Gjatë udhëtimeve të Tij në Perëndim, në çdo qytet që qëndronte, një varg njerëzish vinin përditë të merrnin një pjesë nga mirësia e Tij e dashur dhe të dëgjonin fjalët e Tij të urtisë. Në Londër, shumë njerëz dëshironin të takonin privatisht 'Abdu'l-Bahá-in, kështu që miqtë vendosën që vizitat të rregulloheshin sipas një rregulli dhe që secili të linte një takim me Të. Një ditë, një grua erdhi në derë, pa lënë një takim paraprakisht. Ajo dëshironte të fliste me Mjeshtrin. Asaj i kishin thënë që 'Abdu'l-Bahá ishte i zënë me njerëz të rëndësishëm dhe nuk mund të shqetësohej. Ky ishte një lajm i tmerrshëm për të. Ajo u kthye me zemrën e rënduar dhe u largua. Por, për habinë e saj, ajo dëgjoi një zë që e thirri. Mjeshtri kishte dërguar dikë që ta thërriste të vinte ta takonte Atë. Me një zë të vendosur Ai u kishte thënë miqve: "Një zemër është lënduar. Nxitoni, nxitoni, silleni atë tek Unë!"

E. Drama

Aktivitetet e mëposhtme do të ndihmojnë fëmijët të marrin pjesë në dramën krijuese:

1. Si gjithmonë filloni me ushtrimin e zgjatjes brenda kuadrateve imagjinare. Pastaj ata mund të bëjnë ushtrimin e përshkruar në Mësimin 9 ku formuan 4 forma të ndryshme me trupat e tyre.

2. U shpjegoni fëmijëve që e njëjta fjalë mund të thuhet në mënyra të ndryshme. Në varësi si e themi, ndryshon dhe kuptimi. U kërkoni fëmijëve të thonë fjalën "oh" kur:

- dikush u shkel këmbën
- janë të përgjumur
- mamaja po i thërret të ngrihen në mëngjes
- dikush po u jep një dhuratë

- babai u thotë që do t'i marrë me vete në peshkim

- ai u thotë, që nuk mund të vijnë
- ata janë ftuar për një udhëtim në hënë
- po përkëdhelin një qen
- kafshuan diçka që nuk u pëlqente
- po vrapojnë shumë dhe po u merret fryma
- sapo ka ardhur gjyshi për vizitë

Tani fëmijët mund të zhvillojnë aktivitetet e mëposhtme, të cilat do t'i ndihmojnë ata të kuptojnë më mirë temën e mësimit për sot, mirësjellja:

1. Në ushtrimin e mësipërm, fëmijët panë sesi e njëjta fjalë mund të merret në kuptime të ndryshme, në varësi sesi përdoret në situata të caktuara. U shpjegoni fëmijëve, që në çdo situatë, ne mund të jemi ose të sjellshëm, ose të pasjellshëm, varet sesi shprehemi. Për shembull, mund të hyjmë në një dyqan buke dhe të themi: "me jep një bukë," ose mund të themi: "A mundet të lutem një bukë." U kërkoni fëmijëve tu përgjigjen situatave të mëposhtme, fillimisht duke qenë të pasjellshëm dhe pastaj të sjellshëm:

- dikush shkeli këmbën
- janë në një mbledhje dhe janë të përgjumur
- mamaja po i thërret të ngrihen në mëngjes
- dikush po u jep një dhuratë

- babai u thotë që do t'i marrë me vete në peshkim

- ai u thotë, që nuk mund të vijnë
- kafshuan diçka që nuk u pëlqente
- sapo ka ardhur gjyshi për vizitë

2. Tani u thoni fëmijëve, që do të improvizojnë disa skena të shkurtra, secila nga dy herë: një herë të pasjellshëm dhe pastaj të sjellshëm, por duke kujtuar sesi 'Abdu'l-Bahá i trajtonte të gjithë ata që ishin në praninë e Tij. Ndajini fëmijët në çifte. U kërkoni të improvizojnë skenën që vijon në një mënyrë të pasjellshmë: Dy njerëz po ecin në rrugë dhe përplasen me njëri-tjetrin. Si veprojnë ata? Çfarë i thonë njëri-tjetrit? Tani u thoni të improvizojnë të njëjtën skenë, vetëm se këtë herë ata duhet të jenë të sjellshëm me njëri-tjetrin. Çfarë bëjnë ata? Çfarë thonë? Le të improvizojnë skenën që vijon në dy mënyra:

- dikush po shërben pije për mikun e tij dhe ia derdh duke e bërë pis.

- dikush troket në derën e një shtëpie, dhe kërkon mamanë. Ajo nuk është atje, dhe një nga fëmijët del tek dera.

- dikush shkon në dyqan për të blerë diçka dhe kërkon shitësen për ndihmë.

- dy njerëz po shkojnë drejt dyqanit. Të dy mbrrijnë në të njëjtën kohë tek dera e dyqanit.

3. Tani ndajini fëmijët në grupe prej 5 ose 6 vetash dhe të improvizojnë skenën si vijon:

- një grup fëmijësh konsultohen bashkë se çfarë loje të luajnë. Ata kanë shumë mendime të ndryshme.

- një grup personash po presin në stacionin e autobusit. Autobusi mbrrin në stacion.

- njerëzit janë të ulur në teatër në një nga rreshtat. Është vetëm një vend bosh në fund të rreshtit dhe dikush duhet të ulet atje.

F. Vizatim

Si aktiviteti i fundit në klasë, fëmijët mund të vizatojnë një nga skenat që improvizuan sot, duke vizatuar në fillim njerëzit që janë të pasjellshëm dhe pastaj të sjellshëm. Skena tek stacioni i autobusit është një sugjerim.

G. Lutjet e mbylljes
MËSIMI 12
A. Recitimi dhe mësimi përmendësh i lutjeve

Pasi të keni recituar lutjet, përsërisni me fëmijët lutjen që kanë mësuar gjatë 4 mësimeve të fundit. Pastaj mund të prezantoni lutjen e re për të mësuar, duke shpjeguar fillimisht kuptimin e fjalëve dhe të frazave me shembuj konkretë. 3 mësime do t'i përkushtohen mësimit përmendësh të lutjes.

"Emri Yt është shërimi im, O Perëndia im, dhe kujtimi Yt është ilaçi im. Afërsia ndaj Teje është shpresa ime, dhe dashuria për Ty është bashkudhëtarja ime. Mëshira Jote për mua është shërimi im dhe shpëtimi im në këtë botë e në botën që do të vijë. Ti je, me të vërtetë, Bujariploti, i Gjithëdijshmi, Urtiploti." 25

B. Mësimi përmendësh i citatit

Sugjerohet që ju të prezantoni citatin sot duke përdorur shpjegimin e mëposhtëm me fjalët tuaja:

Fara mbillet në tokë; sakrifikon veten, që një pemë të rritet nga ajo. Lumi nuk është më lum kur derdhet në det; sakrifikon veten, që të bëhet pjesë e oqeanit të madh. Një qiri konsumon veten, që të bëhet dritë dhe të ndriçojë përreth. Sakrifica është ligj për ekzistencën. Pa atë, ndryshimi është i pamundur, rritja është e pamundur. Në qoftë se dëshirojmë të rritemi shpirtërisht, duhet të jemi të gatshëm për të sakrifikuar atë që është më pak e vlefshme, në mënyrë që të marrim atë që është më e vlefshme.

'Abdu'l-Bahá jetoi një jetë me sakrifica. Ai duroi dhimbje dhe vështirësi në rrugën e shërbimit për njerëzimin. Dhe Ai vlerësoi shumë sakrificat që të tjerët bënë për Kauzën. Një herë, një punëtor i varfër i dha ushqimin e tij një udhëtari që po shkonte për të takuar 'Abdu'l-Bahá-in: një mollë dhe një copë bukë. Ai i kërkoi që t'ia jepte Mjeshtrit si shenjë të dashurisë së tij. Kur udhëtari mbrriti në praninë e 'Abdu'l-Bahá-it, molla ishte fishkur dhe buka ishte e thatë. Por Mjeshtri, në vend që të hante ushqimin e përgatitur për Të, hëngri ushqimin e thjeshtë, duke u thënë miqve rreth e qark, "Hani me Mua nga kjo dhuratë e dashurisë së përunjur." Që gjithmonë të kujtojmë kuptimin e sakrificës, le të mësojmë përmendësh citatin e mëposhtëm:

"Misteri i sakrificës është që njeriu duhet të sakrifikojë të gjitha kushtet e veta për pozitën hyjnore të Perëndisë." 26

Kusht

1. Fshati i Shradës ishte i varfër. Por ajo dhe fshatarët e tjerë filluan të bashkëpunonin dhe të punonin bashkë. Ata ishin të bashkuar në veprimet e tyre dhe në punët me njëri-tjetrin. Në këtë mënyrë, ata gradualisht ndryshuan kushtet e tyre nga të varfër në të pasur.

2. Familja e Margaritës kultivon perime në kopshtin e saj. Ajo e di, që at të rriten të mira dhe të shëndetshme, bimët kanë nevojë për diell, ujë dhe pleh. Kur këto kushte plotësohen, kopshti prodhon më shumë perime.

Pozita

1. Z. Çingui është i kënaqur me punën e tij si mësues, sepse ai ndihmon fëmijët të zgjerojnë kuptimin e tyre, të përmirësojnë karakterin e tyre dhe të fitojnë cilësi të dobishme. Ai i ndihmoi ata të arrijnë pozitën e tyre të vërtetë në jetë.

2. Iosua po e tregonte veten budalla. Ai po vepronte nën pozitën e tij.

C. Këngë
D. Historia

Në shtegun e shërbimit të Fesë, ne të gjithë duhet të pranojmë vështirësitë si dhe vuajtjet në kohë. Por kurrë nuk duhet të harrojmë, që nëpërmjet këtyre vështirësive dhe sakrificave që bëjmë, ne vazhdimisht përparojmë shpirtërisht dhe rritemi gjithmonë e më pranë Perëndisë. Këtu është historia e një besimtari të hershëm, vuajtjet e të cilit e prunë në praninë e Bahá'u'lláh-ut.

Ju e dini që në ditët e hershme të Fesë në Persi, besimtarët persekutoheshin, sepse ata pranonin Báb-in dhe Mësimet e Tij. Ata shpesh talleshin dhe qëlloheshin nga ata të cilët verbërisht ndoqën udhëheqësit e tyre të uritur për pushtet. Në një rast të tillë, një besimtar ishte qëlluar aq keq sa me zor u tërhoq zvarr deri në rrethinat e qytetit ku, i dërrmuar, e zuri gjumi. Ndërsa ishte në gjumë, ai pa në ëndërr një Personazh të madh. Megjithëse nuk e kishte parë ose takuar kurrë më përpara këtë Personazh, ai ishte i sigurtë që ai ishte i Premtuari për të Cilin kishte thënë Báb-i. Në ëndërr, kjo Qenie e Shenjtë, iu drejtua me këto fjalë: "Pavarësisht nga plagët që të janë shkaktuar, Ne të japim mbrojtjen Tonë, që ti të mbetesh i gjallë. Mos ji i trishtuar, dhe eja tek ne në Bagdad."

"Por unë nuk kam para," iu përgjigj burri, "as nuk jam në gjendje të qëndrojë në këmbë."

"Vër besimin tënd tek Perëndia," ishin fjalët e Tij pasuese.

"Unë gjithmonë jam mbështetur tek Perëndia," ishte përgjigjja e tij.

Në atë moment burri u ngrit, dhe për habinë e tij të madhe, ai pa një grup udhëtarësh që kishin vendosur kampin e tyre pranë lumit. Pikërisht atëhere, ai pa dikë që doli nga një nga tendat dhe po i afrohej. I thanë të shkonte në kamp, gjë që ai e pranoi, edhe pse ndihej i dobët ende nga plagët e tij. Ndërsa hyri në tendë, ai pa një zotëri të shquar, i cili ndihmohej nga disa shërbëtorë. I kërkuan të ulej, dhe pastaj ky zotëri i shpjegoi si mëposhtë: Gjatë natës ai kishte parë një ëndërr, në të cilën një Burrë i Shenjtë erdhi tek ai dhe i dha përgjegjësinë të kujdesej për dikë, fytyra dhe tiparet e të cilit ishin tamam si të këtij besimtari. I ishte kërkuar që të tregonte mikpritjen më të madhe dhe ta ftonte e ta shoqëronte në udhëtimin e tij në Qerbela. "Atëherë, ti je i ftuari im deri në Qerbela," pohoi njeriu i shquar. Pa ndonjë prezantim tjetër, ata vazhduan rrugën.

Kur grupi i udhëtarëve arritit në Bagdad, besimtari njoftoi mikpritesin e shquar, "Këtu do të ndahemi." Ai e falenderoi për ftesën e tij deri në Qerbela, por i shpjegoi, që dhe ai kishte patur një ëndërr me të njëjtin Personazh të bekuar. Ky Personazh më ka ftuar në Bagdad. Dhe kështu, i tha lamtumirë mikpritësit të tij dhe u ndanë.

Duke mos e ditur se ku të kërkonte të Premtuarin, besimtari shkoi menjëherë të kërkonte miqtë e tij Bábí. Në atë kohë, Bahá'u'lláh nuk e kishte deklaruar akoma Misionin e Tij tek besimtarët dhe kështu ata nuk ishin në dijeni të Pozitës së Tij të madhe. A mund ta imagjinoni, gëzimin që ndjeu ky besimtar kur pa Bahá'u'lláh-un dhe e njohu si Personazhin e Shenjtë të ëndrrës së tij? E të qenia e tij u mbush me mirënjohje dhe lumturi të papërshkruar. Ndërsa kishte pranuar vdekjen në shtegun e Kauzës së Perëndisë, atij i ishte dhuruar një jetë e re dhe ishte udhëhequr nga Dora e të Gjithëfuqishmit direkt në praninë e të Dashurit të të gjithë zemrave.

E. Drama

Që të ndihmoni fëmijët të zhvillojnë aftësitë e tyre në performancën e dramës krijuese, ata mund të bëjnë aktivtetet e mëposhtme:

1. U thoni fëmijëve të qëndrojnë në kuadratet e tyre imagjinare dhe të bëjnë ushtrimin e zgjatjes.

2. Pastaj u thoni të pretendojnë sikur janë: një pikë loti, një re, një çadër në erë, një vezë e zjerë, një vezë e skuqur, një orë, një aeroplan, një makinë, një karrige.

3. U thoni fëmijëve tani të ecin nëpër klasë. Si gjithmonë duhet të jenë të kujdesshëm të mos përplasen me njëri-tjetrin. U shpjegoni, që ata duhet të pretendojnë sikur "janë dikush tjetër". Sipas udhëzimeve tuaja, ata duhet të ecin sikur të ishin:

- një fëmijë që sapo ka mësuar të ecë
- një gjigant i madh
- dikush duke nxituar
- dikush që nuk shikon mirë
- dikush që ka nxjerrë qenin për shëtitje
- dikush që i ka ngelur këmba në një kovë
- dikush që po mban diçka mbi kokë
- dikush që ka shkelur mbi një gjemb
- dikush që ecën në rërën e nxehtë
- një austronaut në hënë

Pasi fëmijët të kenë bërë ushtrimet e mësipërme, ju mund të vazhdoni me aktivitetet lidhur me temën e këtij mësimi, sakrifica. Filloni duke u thënë fëmijëve, që ka shumë gjëra në këtë botë, të cilat duhet të kalojnë vështirësi dhe dhimbje, në mënyrë që të ndryshohen dhe të bëhen diçka më e mirë. Ju do tu tregoni disa nga këto gjëra, dhe ndryshimet që përjetohen, si dhe që dëshironi që ata të luajnë pjesën.

1. Fara është një ndër gjërat, që duhet të sakrifikojë veten, në mënyrë që të bëhet pemë. U thoni fëmijëve, që secili të mblidhet sa më afër tokës, sikur të ishte një topth. Ata janë fara të vogla. U thoni që ju do të numëroni me ngadalë deri në dhjetë. Ndërkohë që ju veproni në këtë mënyrë, ata duhet të pretendojnë, që po rriten nga një farëz në një pemë të fortë dhe të palëkundur.

Pastaj, pyesni fëmijët: Çfarë ndodhi me farën? Ku shkoi? Si u ndje, kur u hap dhe filloi të rritej në pemë? A do mund të zhvillohej pema, pa sakrificën e farës?

2. Tani pyesni fëmijët nëse e dinë çfarë është një vemje. Ata ndoshta të gjithë kanë parë një vemje më përpara, kështu që pyesni një ose dy fëmijë të shpjegojë sesi duket vemja, dhe si lëviz në tokë. A lëviz shpejt? Apo është e ngadaltë? Pastaj pyetini nëse e dinë që vemjet bëhen flutura. Që ta bëjë këtë, një vemje mbështillet në kukulë,dhe qëndron brenda kësaj kukele derisa bëhet flutur. A e dinë fëmijët çfarë është kukula dhe sesi duket?

U thoni fëmijëve të pretendojnë sikur janë vemje. Lëruni kohë të mjaftueshme ta kuptojnë dhe ta bëjnë këtë. Pastaj u thoni të mbështillen në kukulë, dhe të mbyllin sytë dhe të qëndrojnë ashtu. Ata po transformohen në flutura. Kur ju të jepni sinjalin tuaj, ata duhet të dalin nga kukula e tyre, të hapin krahët e tyre dhe të rrahin flatrat sikur të jenë duke fluturuar në hapësirën e klasës.

Mblidhini fëmijët së bashku dhe i pyesni: Çfarë ndodhi me vemjen? Ku shkoi? Çfarë ndodhi brenda kukulës? Si ndihet vemja brenda kukulës? Çfarë sakrifikoi vemja në mënyrë që të bëhej flutur?

3. Ndajini fëmijët në çifte. Njëri është "gur" dhe tjetri është "xhevahir". Shpjegoni që, në mënyrë që guri të bëhet një xhevahir i bukur, duhet të pritet dhe të punohet nga duar të kujdesshme të një xhevahir punuesi. Xhevahir punuesi përdor çekiçin dhe daltën për të ciflosur gurin derisa forma e tij është perfekte, dhe pastaj e pastron gurin derisa të shkëlqejë.

Lërini fëmijët të ndarë në dyshe, të aktrojnë pjesën. "Guri" rri në vend dhe xhevahir punuesi e shikon. Ai pretendon sikur merr çekiçin e tij dhe daltën dhe fillon punën. Ndërsa xhevahir punuesit punojnë me gurin e tyre, ju mund të lëvizni nga njëri grup në tjetrin duke komentuar punën e tyre. Për shembull, mund të thoni: "Ky gur akoma disa pjesë të ashpra," ose "Ky gur duket tamam, që është gati për tu pastruar."

Pas kësaj, mblidhini fëmijët së bashku dhe pyetini: Si ndihej guri kur po e punonin me daltë dhe çekiç? Në qoftë se nuk do punohej dhe nuk do të pastrohej, a do ishte bërë ndonjëherë një xhevahir i bukur? Cili është ndryshimi midis gurit dhe xhevahirit? Cili është më i vlefshëm?

F. Vizatim

Zgjidhni një imazh që do të përforcojë kuptimin e sakrificës tëk fëmijët dhe lërini ata ta vizatojnë. Janë sugjeruar disa imazhe të mundshme gjatë mësimit.

G. Lutjet e mbylljes
MËSIMI 13
A. Recitimi dhe mësimi përmendësh i lutjeve

Filloni klasën me recitimn e lutjeve. Fëmijët mund të vazhdojnë me ndihmën tuaj, të mësojnë përmendësh lutjen që filluan gjatë mësimit të kaluar.

B. Mësimi përmendësh i citateve

Shpjegimi që vijon do t'ju ndihmojë të prezantoni citatin që fëmijët do të mësojnë sot:

Zoti është në dijeni të gjithçkaje që kemi në zemrën tonë. Nuk mund të fshehim asnjë sekret nga Ai. Falë hirit dhe bujarisë së Tij, Perëndia i fsheh fajet dhe mendimet e qëllimet tona të gabuara, sepse Ai nuk dëshiron që ne të turpërohemi. Në qoftë se Zoti, i cili është i Gjithëdituri nuk i vë re gabimet tona, a nuk duhet të bëjmë edhe ne kështu me të tjerët? Bahá'u'lláh na thotë që në qoftë se nuk duam që gabimet tona të vihen re nga të tjerët, ne nuk duhet të përmendim gabimet e tyre.

'Abdu'l-Bahá shquhej nga miqtë edhe nga armiqtë për syrin e Tij që nuk shikonte gabimet tek të tjerët. Edhe pse ai mund të shikonte sekretet e fshehura në zemrat e atyre, që ishin në praninë e Tij, Ai kurrë nuk turpëroi ndokënd. Këshilla e Tij për besimtarët ishte të shikonin vetëm atë që ia vlente për tu lëvduar, të ishin të heshtur për gabimet e të tjerëve, të luteshim për ta dhe me dashuri të ndihmonin ata të korrigjonin fajet e tyre. Që të kujtojmë që ne duhet të zotërojmë një sy të mbyllur ndaj gabimeve, le të mësojmë përmendësh citatin e mëposhtëm:

"O Miq! Me të vërtetë Unë them, çdo gjë që këni fshehur brenda zemrave tuaja janë për Ne të hapura e të dukshme si drita e ditës; por ajo që fshihet është nga hiri e mirësia Jonë dhe jo për meritën tuaj." 27

Fsheh

1. Znj. Lopez kishte ftuar miq për darkë. Ajo nuk donte që ata të shikonin të çarën në mur, këshut që vuri një pikturë në atë pjesë. Në këtë mënyrë, e çara u fsheh.

2. Zivari po luante në kuzhinë dhe gërvishti çajnikun e mamasë. Ajo hodhi një peshqir mbi të, duke shpresuar që mamaja nuk do e shikonte. Zivari u përpoq të fshihte të gërvishturën nga mamaja e saj. Më vonë, ajo vendosi që kjo gjë nuk ishte korrekte dhe shkoi dhe i tregoi mamasë së saj çfarë kishte ndodhur.

E dukshme

1. Asha pastroi guackën që gjeti në plazh nga rëra dhe e fërkoi së pastruari derisa u lëmua dhe shkëlqente. Kur përfundoi, bukuria e vërtetë e guackës u bë e dukshme.

2. Ndërsa dielli ngrihej dhe mjegulla e mëngjesit po largohej, bukuria e maleve u bë e dukshme.

Meritoj

1. Mësuesi kontrolloi punën e studentëve dhe secili mori notën që meritonte.

2. Një ditë Xheku shkoi poshtë tek lumi të luante me miqtë e tij, edhe pse mamaja e tij e kishte paralajmëruar që është e rrezikshme. Kur arriti në shtëpi, mamaja i tha që meqënëse nuk i ishte bindur asaj, ai nuk do të dilte të luante për dy ditët e ardhshme. Duke e parë mamanë shumë të shqetësuar, ai e kuptoi që e meritonte dënimin.

C. Këngë
D. Historia

Në Aka ['Akká], 'Abdu'l-Bahá kishte organizuar një shkollë të vogël për fëmijët Bahá'í, të cilët jetonin në Tokën e Shenjtë. Kishte shumë Bahá'í të ditur në Aka në atë kohë, kështu që fëmijët kishin mundësinë të mësonin nga një grup mësuesish shumë të mrekullueshëm. Ndër lëndët që mësonin në shkollë ishte edhe kaligrafia, i cili është një art shumë i vlerësuar nga Bahá'u'lláh dhe 'Abdu'l-Bahá. Është arti i të shkruajturit të frazave të thella dhe kuptimplote, poemave dhe tabelave në një mënyrë shumë të bukur, pothuajse sikur ato të ishin piktura.

Të enjteve mbasdite fëmijët në shkollën Bahá'í gëzonin një bujari të veçantë. Secili do të merrte pjesën më të bukur të kaligrafisë që ai ose ajo kishin shkruar gjatë javës dhe do t'ia tregonin 'Abdu'l-Bahá-it, i cili do e shikonte duke lavdëruar dhe inkurajuar fëmijët. Në qoftë se ndonjë kaligrafi ishte veçanërisht e bukur, Ai do të shkruante një fjali të shkurtër lëvdate në fund të fletës me shkrimin e Tij. Për fëmijët, një fletë e fisnikëruar me shkrimin e 'Abdu'l-Bahá-it ishte një thesar, që ata do ta ruanin për gjithë jetën e tyre.

Një vit, na ishte një djalë në shkollë 12 ose 13 vjeç, i cili ishte i zgjuar, por nuk mundohej shumë. Ai donte të luante, dhe si rezultat, i bënte detyrat me nxitim dhe keq. Ky djalosh i ri, që quhej Muhamed, kishte një dëshirë të zjarrtë të fitonte kënaqësinë e 'Abdu'l-Bahá-it. Por kur vinte koha të ulej dhe të praktikonte kaligrafinë e tij, ai mezi priste të dilte jashtë të luante. Por për një javë Muhamedi ia doli mbanë të tregonte vullnet të madh. Ai punoi shumë dhe e enjtja erdhi, ai i paraqiti 'Abdu'l-Bahá-it një fletë me kaligrafi shumë të bukur. Mjeshtri u gëzua shumë dhe shkruajti në fund të fletës fjalë lavdërimi.

Siç mund ta imagjinoni, Muhamedi ishte shumë i lumtur. Ai pa shkrimin e 'Abdu'l-Bahá-it nën kaligrafinë e tij, i bindur që ai ishte djali më me fat në të gjithë universin. "E pse mos ta bëj këtë çdo javë," mendoi ai, "dhe të marr këtë nder çdo të enjte?" Kështu që javën tjetër ai u përpoq përsëri, por fatkeqësisht vullneti i tij nuk ishte shumë i fortë. Ai nuk arriti të punonte siç duhej për kaligrafinë në asnjë fletë, që të mund të fitonte aprovimin e 'Abdu'l-Bahá-it për herë të dytë. Atëherë Muhamedi i thotë vetes, "'Abdu'l-Bahá është shumë i zënë. Ai ka shumë gjëra për të bërë. Ai nuk do të kujtojë kaligrafinë e një djali të vogël." Kështu ai mori një palë gërshërë, preu fundin e fletës që kishte paraqitur javën e mëparshme, duke hequr fjalët e lavdërimit nga 'Abdu'l-Bahá. E kuptoni se cili ishte qëllimi i Muhamedit. Ai do t'i tregonte 'Abdu'l-Bahá-it të njëjtën fletë të kaligrafisë. Ky ishte një faj, edhe pse Muhamedi gjithmonë kishte qenë një fëmijë i drejtë dhe i besueshëm. Ai u përpoq ta harronte planin e tij, por nuk mundej. Mendja e tij ishte helmuar nga një mendim i pandershëm dhe nuk ishte mjaft i fortë të mos ta bënte

Të enjten mbasdite, Muhamedi qëndroi në rresht me fletën e kaligrafisë në dorë nga java e kaluar. Ai tashmë po ndjente bretjen e ndërgjegjjes. Ai ishte kaq shumë i turpëruar saqë nuk mund të shikonte 'Abdu'l-Bahá-in. Më në fund erdhi dhe rradha e tij. Si gjithmonë, 'Abdu'l-Bahá ishte i dashur dhe i mirë. Por sigurisht, në moment që Ai pa kaligrafinë, Ai e kuptoi çfarë kishte ndodhur. Si mendoni ju veproi Mjeshtri? A e turpëroi Muhamedin para shokëve të tij duke treguar për gabimin që kishte bërë? Aspak. Me shumë dashuri, por me një vendosje të pagabueshme, Ai tha: "Muhamed, kjo ngjan shumë me fletën e kaligrafisë së javës së shkuar." Ai nuk shtoi fjalë tjetër, por e preku lehtë në sup në një mënyrë të tillë, që ishte shumë e qartë për Muhamedin, që 'Abdu'l-Bahá e kishte kuptuar çfarë ai kishte bërë.

E. Drama

Aktivtetet e mëposhtme do të kontribuojnë në zhvillimin e aftësive të nevojshme në dramën krijuese.

1. Pasi fëmijët të kenë bërë ushtrimin e zakonshëm të zgjatjes në kuadratet e tyre imagjinare, u thoni ta bëjnë trupin sa më të vogël që është e mundur, sa më të madh, sa më ulët që është e mundur, sa më të gjatë që të jetë e mundur, sa më të ngrirë, sa më të rrudhur që të jetë e mundur.

2. Filloni ushtrimin tjetër duke i thënë njërit prej fëmijëve të largohet nga klasa. Ky fëmijë është "kërkuesi". Fëmijët e tjerë të zgjedhin një vend, ku "kërkuesi" mund t'i gjejë kur të vijë dhe ndihmojini ata të zgjedhin një pozë që ai duhet të marrë kur të arrijë në atë vend. Mundohuni të zgjidhni një pozë jo shumë të vështirë. Për shembull, ata mund të duan që "kërkuesi" të qëndrojë në një vend të veçantë nën pemën me dorën e tij të djathtë të vënë në trungun e tij. Fëmijët do ia komunikojnë këtë "kërkuesit" nëpërmjet duartrokitjeve. Ndërsa "kërkuesi" i afrohet gjithmonë e më afër vendit të caktuar, duartrokitjet duhet të jenë gjithmonë e më të forta. Po të jetë duke iu larguar vendit të caktuar, duartrokitjet duhet të jenë më të qeta. Kur të ketë gjetur vendin e caktuar, duartrokitjet duhet të përdoren në të njëjtën mënyrë duke e ndihmuar atë të gjejë pozicionin e duhur. Në qoftë se e lejon koha, përsëriteni ushtrimin disa herë, në mënyrë që çdo fëmijë të jetë "kërkuesi" të paktën njëherë.

Tani fëmijët mund të bëjnë aktiivitete të tjera për të kuptuar më mirë çfarë do të thotë të zotërosh një sy të mbuluar për të parë gabimet, që është edhe tema e mësimit. U thoni që ju do tu tregoni disa histori, por nuk do të tregoni fundin. Ata do të improvizojnë fundin e historisë, duke treguar sesi në të njëjtën situatë, personi gjen gabimet dhe një tjetër zotëron një sy të mbuluar nga gabimet, që nuk shikon gabimet.

Filloni duke u kujtuar fëmijëve historinë e 'Abdu'l-Bahá-it dhe Muhamedit dhe kaligrafia e tij. Shpjegoni, që në të njëjtën situatë, një person tjetër mund të ketë poshtëruar Muhamedin kur kuptoi çfarë Muhamedi kishte bërë me kaligrafinë e tij. Por 'Abdu'l-Bahá zotëronte syrin e mbuluar për të parë gabimet, dhe kështu ai ia vuri në dukje gabimin Muhamedit, por pa e turpëruar atë.

Pastaj u tregoni fëmijëve historitë që vijojnë një nga një. Kur të mbaroni secilën histori, caktoni një fëmiijë në klasë që do të jetë "ai që gabon", tjetri të jetë ai "që gjen gabimet", dhe një tjetër të jetë ai që "zotëron syrin e mbuluar për të parë gabimet". Thirrini përpara klasës dhe u kërkoni të improvizojnë fundin e historisë.

1. Ndoshta Ksavieri duhet të kishte përsëritur më shumë poemën që duhej të mësonte përmendësh, por ai mendonte që e kishte mësuar mirë. Mamaja i kishte thënë që duhej ta përsëriste më shumë, por ai nuk e dëgjoi atë, sepse ai ishte më i interesuar të luante me djemtë në rrugë. Kështu, kur erdhi dita për të prezantuar poemën përmendësh në klasë, natyrisht që ai harroi disa rreshta dhe ngatërroi shumë nga fjalët e tij. Pjesët që i mbante mend mirë ai i recitoi bukur. Zëri i tij ishte i fortë dhe i pastër. Ksavieri e kuptoi që duhej ta kishte përsëritur më shumë. Kur u ul në bankë, ai ishte shumë i mërzitur. Tani, një nga fëmijët e ulur pranë tij, është "ai që shikon gabimet" dhe tjetri është ai që "zotëron syrin e mbuluar për të parë gabimet". Çfarë i thotë "ai që shikon gabimet"? Çfarë i thotë ai që "zotëron syrin e mbuluar për të parë gabimet".?

2. Dhe një gol tjetër dhe djemtë do të fitonin ndeshjen. Ata kishin bërë shumë stërvitje gjithë këta muaj. Kishin mbetur edhe disa minuta nga loja dhe ata kishin topin. Rruga ishte e pastër, dhe topi iu pasua Kostës. Nga pozicioni i tij, nuk kishte asnjë pengesë që ai të shënonte golin e fitores. Djemtë e tjerë ndjenë një entuziazëm të paparë. Ata ishin të sigurtë që e fituan ndeshjen. Por, Kosta dështoi në goditjen e tij. Shokët e tjerë të skuadrës nuk po u besonin syve. Ata humbën ndeshjen, dhe u larguan nga fusha të trishtuar. Si e trajton Kostën "ai që shikon gabimet"? Çfarë i thotë ai që "zotëron syrin e mbuluar për të parë gabimet".?

3. Eliza i premtoi të vëllait dhe të motrës se do të njoftonte mamanë që ata do të vinin vonë në shtëpi nga shkolla. Ata duhej të praktikonin dramën në shkollë dhe mund të ktheheshin në shtëpi pas darkës. Ata i thanë Elizës të mos harronin, sepse e dinin që mamaja do të shqetësohej nëse nuk do të merrte mesazhin. Eliza u premtoi që nuk do të harronte dhe u nis për në shtëpi. Kur arriti në shtëpi mamaja e saj ishte jashtë duke nderur rrobat, kështu që ajo hyri në shtëpi dhe filloi detyrat. Fillimisht bëri ekuacionet e matematikës. Pastaj leximin. Më vonë praktikoi bukurshkrimin. Kur mbaroi, ajo i mori leje mamasë të dilte të luante. Ajo i dha leje, por i tha që duhej të kthehej përpara darkës.

Mamaja e Elizës po shqetësohej për fëmijët e tjerë. Nuk ishte zakon që ata të mos tregonin ku ishin. Po vinte koha e darkës dhe ajo filloi të shqetësohej. Ku mund të jenë ata? Më në fund ata erdhën në shtëpi. "Ku ishit?" i qortoi ajo. Ata kërkuan ndjesë për shqetësimin që i kishin shkaktuar mamasë dhe i shpjeguan që ata i kishin kërkuar Elizës të tregonte që ata do të vonoheshin për provat e shfaqjes në shkollë. Kur Eliza erdhi në shtëpi dhe pa të vëllanë dhe të motrën, ajo menjëherë u kujtua që kishte harruar t'i tregonte nënës për ta. Përpara se ajo të kërkonte ndjesë, e motra, "që shikon gabimet", foli. Çfarë i tha Elizës? Atëherë vëllai i saj që "zotëron syrin e mbuluar për të parë gabimet" foli. Çfarë tha ai?

Në qoftë se ju lejon koha dhe fëmijët janë të dëshiruar të vazhdojnë ushtrimin, ju mund të mendoni edhe histori të tjera për të që të improvizojnë.

F. Vizatim

Lërini fëmijët të vizatojnë një imazh ose skenë që do të përforcojë idetë që mësuan në mësimin e sotëm. Një vizatim i Muhamedit me fletën e kaligrafisë në dorën e tij, mund të jetë një zgjedhje e përshtatshme.

G. Lutjet e mbylljes
MËSIMI 14
A. Recitimi dhe mësimi përmendësh i lutjeve

Filloni klasën si gjithmonë me recitimin e lutjeve. Pas kësaj, ndihmoni fëmijët të përfundojnë mësimin përmendësh të lutjes prezantuar në Mësimin 12.

B. Mësimi përmendësh i citatit

Idetë e mëposhtme do t'ju ndihmojnë tu shpjegoni fëmijëve citatin që do të mësojnë sot:

Të kesh kurajo do të thotë të thuash të vërtetën, të mbrosh ata, që kanë nevojë për ndihmën tonë, edhe në qoftë se kjo do të na vërë në rrezik. Duhet kurajo të shkosh në vende të panjohura, të përballesh me situata të reja, të bësh gjëra që të tjerë përpara nesh nuk i kanë bërë kurrë.

Gjatë njërës prej periudhave më të rrezikshme të jetës së tij, kur armiqtë e Tij po komplotonin ta mërgonin Atë nga Aka në një tokë shumë të largët, ose edhe ta vrisnin Atë, 'Abdu'l-Bahá vazhdoi të punonte me energjinë dhe qetësinë e Tij të zakonshme, sikur asgjë të mos ta shqetësonte. Njerëzit që e donin Atë ishin të shqetësuar dhe donin që Ai të largohej ku të ishte i sigurtë. Konsulli Spanjoll që ishte një admirues i madh i 'Abdu'l-Bahá-it, ofroi anijen e tij të mallrave në dispozicionin e Tij ta largonte nga Aka për në një vend të sigurtë. Mjeshtri refuzoi dhe tha: "Báb-i nuk u largua; Bahá'u'lláh nuk u largua; Unë nuk do të largohem." Që të kujtojmë, që duhet të përballemi ndaj çdo situate në jetë me kurajo, të mësojmë përmendësh citatin që vijon:

"Burimi i guximit e i fuqisë është përhapja e Fjalës së Perëndisë dhe qëndresa në Dashurinë e Tij." 28

Burim

1. Kijomi jeton në një fshat në lëndinë. Uji në fshat vjen nga dëbora e shkrirë në majë të maleve aty afër. Burimi i ujit të fshatit është dëbora në male.

2. Znj. Putters ka tre fëmijë të bukur dhe të sjellshëm. Fëmijët e saj janë burim gëzimi dhe lumturie për të.

Promovimi

1. Dy nga miqtë e Shoas filluan një argument dhe u mërzitën me njëri-tjetrin. Shoa ndihmoi secilin të kuptonte pikëpamjen e tjetrit dhe të bënin paqe. Shoa gjithmonë promovon paqe dhe kuptim midis miqsh.

2. Ndërsa Gita po shkonte në shkollë, ajo dëgjoi një njoftim në radio për një film të ri që po shfaqej në qytet. Pronarët e kinemasë po promovonin filmin.

Vendosmëria

1. Ruhollah-ut [Rúḥu'lláh] iu kërkua të mohonte besimin e tij tek Bahá'u'lláh ose do të vritej. Por ai qëndroi besnik pavarësisht nga kërcënimet e armiqve. Ruhollah ishte i vendosur në dashurinë e tij për Bahá'u'lláh-un.

2. Zvondai shkoi pionier në një fshat shumë të largët. Edhe pse kishte mall për familjen e tij dhe përballohej me shumë vështirësi, ai ishte i vendosur dhe qëndroi pionier në atë vend.

C. Këngë
D. Historia

Marta Rut [Martha Root] ishte një nga Bahá'í-të e hershëm të Perëndimit e njohur për veprat e saj heroike dhe kurajon. Ruajtësi e donte shumë atë, dhe i referohej asaj si "Shërbëtore Ylli e Bahá'u'lláh-ut". Sot, që Feja Bahá'í është e mirënjohur, është e lehtë të takosh njerëz të shtresave të ndryshme dhe tu japësh atyre Mesazhin e Bahá'u'lláh-ut. Në ato ditë të hershme, tek tuk mund të njihej Besimi, dhe duhej shumë kurajo për shpalljen e Kauzës sidomos njerëzve me influencë dhe të shquar.

Historia e sotme për Marta Rut tregohet nga vetë Amatol-Bahá Ruhijeh Khanom [Amatu'l-Bahá Rúḥíyyih Khánum], një mësuese e shquar e Besimit dhe një shembull kurajoje dhe mbështetjeje në fuqinë e Shpirtit të Shenjtë. Kur të rriteni do të mësoni më shumë mbi shërbimet e mëdha që ka bërë Ruhijeh Khanom, ndonjë ditë sigurisht do të lexoni librin e saj të bukur për Ruajtësin. Për tani, do të dëgjojmë historinë nga ajo për Marta Rut.

Kur Ruhijeh Khanom ishte një vajzë e re, Marta Rut vizitoi Montrealin, Kanada, ku jetonte familja e Ruhijeh Khanom-it. Prindërit e Ruhijeh Khanom-it ishin Bahá'í të mrekullueshëm. Mamaja e saj ishte një nga gratë e jashtëzakonshme Bahá'í të kohërave tona, të cilën 'Abdu'l-Bahá dhe Ruajtësi e donin shumë. Kështu që mund ta imagjinoni sa e mrekullueshme ishte për këto dy gra, mamaja e Ruhijeh Khanom-it dhe Marta Rut të ishin sëbashku.

Në ato ditë nuk kishte shumë Bahá'í në Amerikën e Veriut. Në Kanada, grupi kryesor jetonte në Montreal, vizita e Marta Rut në atë qytet ishte shumë e veçantë dhe mamaja e Ruhijeh Khanom-it e rregulloi për një intervistë me të dhe drejtorin në stacionin e radios locale.

"Një ditë të bukur pranvere," tregon historinë Ruhijeh Khanom-i, "nëna ime e mori Marta Rut-in në stacionin e radios ta prezantonte me drejtorin. Dolën nga dera, e cila ishte e hapur dhe drita e diellit që hynte brenda, dhe në krahun e majtë të murit ishte një raft mbi radiatorin dhe mbi këtë raft ndodhej një vazo me lule pranverore, me tulipan. Marta Rut u afrua, mori një tulipan në dorën e saj-pa e mbështjellë fare-dhe doli nga dera e përparme, hipi në makinë dhe u larguan. Dhe më kujtohej si një vajzë e vogël që mendonte: Çfarë gjëje e jashtëzakonshme; askush nuk e bën një gjë të tillë! Sepse ne ishim më të shqetësuar në ato ditë dhe në qoftë se do të çonim lule diku, ne do t'i mbështillnim. Dhe ja ku doli ajo, me një tulipan në dorën e saj, hipën në makinë dhe largohet bashkë me mamanë time."

Pasi mbaruan me intervistën dhe u kthyen në shtëpi, mamaja e Ruhijeh Khanom-it i tregoi asaj gjithçka kishte ndodhur. Ato shkuan në stacionin e radios dhe u shoqëruan për në zyrën e drejtorit. Kur u prezantuan, drejtori u ngrit nga pas tryezës për të përshëndetur Marta Rut-in. Ndërkohë, ajo iu afrua dhe i zgjati atij tulipanin e vetëm. Burri e mori tulipanin në dorën e tij, e pa, e pastaj pa Marta Rut-in, dhe sytë e tij ishin mbushur me lot, dhe tha: "Nga e dinit që tulipani është lulja ime kombëtare? Unë jam Hollandez dhe në Hollandë tulipani është lulja që përfaqëson kombin." Burri ishte shumë i mallëngjyer. Ai i ofroi 15 minuta kohë Marta Rut-it, nga programi, që të fliste çdo gjë që dëshironte mbi Fenë Bahá'í, megjithëse më përpara ai e kishte paralajmëruar mamanë e Ruhijeh Khanom-it, që zonjusha Rut mund të flaës për paqen në radio, por pa përmendur fjalën Bahá'í." Veprimi i Marta Rut-it kishte hapur zemrën e tij dhe ajo mbajti një bisedë të mrekullueshme mbi Fenë, që u dëgjua nga shumë njerëz. Ishte biseda e parë në radio mbi Fenë në Kanada, dhe një ndër të parat në historinë e Kauzës.

Amatol-Baha Ruhijeh Khanom e mbyll historinë duke thënë: "Ajo që ndodhi atë ditë më mësoi-kur isha ende një vajzë e re, një grua e re-që në qoftë se kthehesh nga Bahá'u'lláh, përqëndron zemrën dhe ndjenjat e qëllimet e tua në fuqinë e Tij, harron për veten, që mund të jesh e pazonja, mungesën e njohurive, apo mungesën e eksperiencës, do të jesh e aftë dhe do të marrësh frymëzim dhe ndihmë nga Ai duke i shërbyer Kauzës. Unë mendoj që kjo është diçka e hapur për të gjithë ne. Është e hapur për fëmijët, për adoleshentët, është e hapur për të rinjtë, të rriturit, të moshuarit, edhe për ata që janë shumë shumë të moshuar.

E. Drama

Për të ndihmuar fëmijët që të vazhdojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre në dramën krijuese, mund të zhvilloni aktivitetet e mëposhtme:

1. Filloni me ushtrimin e zgjatjes në kuadratet imagjinare. U thoni fëmijëve të qëndrojnë në kuadratet e tyre dhe të pretendojnë të ndryshojnë nga: një elefant në një mi, nga një gjarpër në luan, nga bretkosë në kalë, nga peshk në balenë, nga balerinë në futbollist, nga një burrë/grua i/e madhe në një djalë/vajzë të ri/e.

2. Tani u thoni fëmijëve të bashkojnë buzët bashkë dhe të thonë: oooo, ooooo, oooooo.

U thoni të marrin frymë thellë dhe të shohim sa shumë mund ta mbajnë frymën duke thënë: oooooooo oooooooooooooooooooooooooooooooooo.

U thoni të bëjnë një tingull të mprehtë: a. a. a. a. a. a. a. a. a. a. a.

Tani u thoni të bashkojnë tingujt bashkë: ooooo a.a.a. ooa. ooa.a. oooooooooa. oa. ooooa. ooa.a.a.a.a.

Lërini fëmijët të eksperimentojnë duke bërë kombinime të ndryshme, dhe pastaj ndajini fëmijët në grup për dy. U thoni të përdorin vetëm këta tinguj, "oooo"dhe "a" për të folur me njëri tjetrin në situatat e mëposhtme:

- Dy fëmijë po tregtojnë mermerin për lapsa.
- Dy fëmijë po lajnë një kone.
- Njëri fëmijë po mëson tjetrin t'ia mbathë.
- Nëna po bën djalin gati për shkollë.
- Dy persona po korrin grurin.

- Fëmija po i thotë shoferit të autobusit se ai/ajo nuk ka para.

- Dikush që ka humbur po kërkon ndihmë nga tjetri për drejtim.

Si gjithmonë, aktivitetet e tjera kanë lidhje me temën e mësimit, që në këtë rast është kurajo.U shpjegoni fëmijëve që sot ata do të improvizojnë një situatë, që do t'i ndihmojë ata të mendojnë se çfarë është kurajo. Filloni duke i ndarë fëmijët në grupe prej 5 ose 6 vetë:

Një grup fëmijësh po luajnë me njëri-tjetrin, ndërsa presin që të fillojë mësimi. Arrin mësuesi. Ajo është bashkë me një fëmijë të ri, të sapoardhur, të cilin e prezanton me klasën. Fëmijët e tjerë janë të gjithë miq të mirë me njeri-tjetrin dhe nuk u pëlqen shumë ideja e të sapoardhurit. Kështu që e injorojnë atë. Ai ulet vetëm. Ha drekën vetëm. Luan vetëm. Dhe kthehet nga shkolla në shtëpi vetëm.

Është vetëm njëri fëmijë në klasë që mendon, që kjo nuk është e drejtë dhe vendos të bëhet mik me nxënësin e ri. Ai e di, që nëse e bën këtë, shokët e tij do e tallin dhe do ta ngacmojnë. Por ai nuk ka frikë sepse e di që duhet të bëjë atë që është e drejtë. Por a do të ketë kurajon të jetë i vendosur, edhe nëse shokët e tij nuk do të jenë më miq me të?

Pavarësisht sesa shumë e tallin dhe e ngacmojnë atë, ai nuk e abandonon mikun e tij të ri. Më në fund vendos të bisedojë me shokët e tjerë dhe t'i bindë ata, që të gjithë mund të jenë miq. Ai e bën këtë, dhe falë kurajos së tij, shoku i ri pranohet nga të tjerët.

Cakto një fëmijë në çdo grup të jetë studenti i ri në klasë dhe tjetri është ai që i bëhet shok. Kujtojini fëmijët për pjesët e ndryshme të historisë dhe pastaj ndihmoni secilin grup të improvizojë. Drama fillon me një grup studentësh që luajnë sëbashku ndërsa presin për mësuesen të vijë. Ju hyni në skenë e shoqëruar nga nxënësi i ri. "Fëmijë, dëshiroj t'ju prezantoj një nxënës të ri në klasën tuaj."

F. Vizatim

Në mënyrë që të nënvizoni rëndësinë e mbështetjes tek Perëndia, fëmijët mund të vizatojnë Marta Rut që i jep tulipanin drejtorit të stacionit të radios, ose ajo duke mbajtur bisedën në radio për Fenë dhe që u dëgjua nga shumë njerëz.

G. Lutjet e mbylljes
MËSIMI 15

Qëllimi i mësimit është që fëmijët të kuptojnë që kërkimi i dijes për Perëndinë duhet të jetë shqetësimi qendror i jetës tonë. Idetë që duhet të përcillni tek ata për të arritur këtë kuptim janë të ndryshme. Prandaj ky mësim nuk është shkruar sipas të njëjtit format me mësimet e tjera. Përkundrazi, përmban një sërë idesh, që ju vetë duhet t'i studioni me kujdes. Kur të keni reflektuar vetë në këto ide dhe të keni arritur në përfundimet tuaja, atëherë duhet t'ua shpjegoni fëmijëve në një gjuhë, që fëmijët mund ta kuptojnë lehtë. Si fillim, ju duhet të reflektoni në citatet e mëposhtme nga Shkrimet. Pastaj mund të zgjidhni një ose dy nga ato që fëmijët t'i mësojnë përmendësh gjatë mësimit, pasi të kenë përsëritur lutjen nga Mësimi 12.

"Fillimi i të gjitha gjërave është njohja e Perëndisë dhe fundi i të gjitha gjërave është zbatimi rigoroz i gjithçkaje që është dërguar nga lartësia qiellore e Vullnetit Hyjnor, që përshkon çdo gjë që ndodhet në qiell e mbi tokë." 29

"Prandaj çdo gjë që Ai ju thotë është krejtësisht për hir të Perëndisë, që popujt e botës të pastrojnë zemrat e tyre nga njollat e dëshirave të liga, të grisin perdet e tyre dhe të arrijnë të njohin të vetmin Perëndi të vërtetë - pozita më e lartë që njeriu mund të aspirojë." 30

"Sa shkëlqejnë dritat e dijes që vezullojnë në një atom dhe sa të gjëra janë oqeanet e urtisë që valëzojnë brenda një pike!" 31

"... të gjitha gjërat, në realitetin e tyre të brendshëm, dëshmojnë për revelimin e emrave e të atributeve të Perëndisë brenda tyre. Secili, sipas kapacitetit të vet, tregon e shpreh dijen e Perëndisë." 32

"I lutemi Perëndisë t'u falë me dashamirësi gjithë njerëzve mëshirën e Tij dhe t'i bëjë ata të aftë të njohin Atë dhe vetveten." 33

Pa dyshim, që këto pasazhe ju kanë sugjeruar një numër idesh që ju mund t'i ndani me fëmijët: Fillimi i gjithçkaje është të njohësh Perëndinë; pa këtë dije asgjë që bëjmë në këtë botë ka kuptim ose rëndësi. Fundi i të gjitha gjërave është bindja ndaj urdhrave të Perëndisë; në qoftë se nuk veprojmë me shpirtin e bindjes ndaj ligjeve të Tij, çdo gjë që bëjmë në këtë botë do të jetë një hiç.

Ne e njohim Perëndinë nëpërmjet Manifestuesve të Tij. Manifestuesit e Perëndisë na edukojnë dhe këtë Ata e bëjnë vetëm për hir të Perëndisë. Nëpërmjet Mësimeve të Tyre ne pastrojmë zemrat tona nga dëshirat tokësore. Fjalët e Tyre djegin perden që na ndan nga Krijuesi ynë dhe na udhëheqin ne ta njohim Atë. Në qoftë se shikojmë përreth nesh, shikojmë që çdo gjë e krijuar na flet për madhështinë dhe fuqinë e Perëndisë. Çdo gjë e krijuar reflekton atributet e Perëndisë dhe në mënyrën e tij, shpreh njohuri për Perëndinë. Në çdo atom shkëlqejnë yjet e së vërtetës, në çdo pikë uji ne gjejmë oqeanin e urtisë.

Për ca kohë, ju keni punuar me zell me një grup fëmijësh dhe keni bërë më të mirën që ata të zhvillojnë cilësitë shpirtërore me të cilat Perëndia i ka pajisur ata. I keni inkurajuar të mësojnë përmendësh lutje dhe citate nga Shkrimet; u keni mësuar këngë dhe u keni treguar histori; keni organizuar lojra udhëzuese për ta dhe u keni dhënë mundësinë që ata të shprehin veten në drama. Nuk ka dyshime që nëpërmjet këtyre aktiviteteve, gjatë të cilave me shumë dashuri dhe mirësi, ju i keni ndihmuar fëmijët t'i zhvillojnë ato, ata kanë përmirësuar karakterin e tyre dhe kanë mësuar disa zakone të jetës shpirtërore. Ajo për të cilën duhet të reflektoni tani është lidhja midis veprimit dhe dijes.

Dhurata më e madhe që Perëndia na ka dhuruar është dhurata e kuptimit. Një lule mund të jetë shumë e bukur; por nuk është në dijeni të bukurisë së saj. Zogu mund të cicërojë meloditë më të këndshme; por nuk është i ndërgjegjshëm për vlerën e këngës së tij. Qenia njerëzore është krijuar të njohë bukurinë dhe me ndërgjegje të përpiqet për perfeksionin. Virtytet që ju ndihmuat fëmijët të zhvillojnë nuk do të zgjasin gjatë gjithë jetës së tyre, - ato do të shkatërrohen shpejt nën forcat e egos - por jo, në qoftë se karakteri shpirtëror dhe moral i secilit fëmijë ndërtohet mbi themelet e forta të njohurive dhe kuptimit të vërtetë. Prandaj, ndërsa punoni me fëmijët, ju duhet të shfrytëzoni çdo mundësi, që ata të kuptojnë rëndësinë që ka kërkimi i njohurive, veçanërisht dija për Perëndinë.

Ka shumë histori nga koha e Bahá'u'lláh-ut, që demonstrojnë sesi njerëzit tërhiqeshin nga dija e Tij dhe ishin të magjepsur nga ajo. Një histori e tillë është rreth vizitës së Bahá'u'lláh-ut në Núr, rajoni i lindjes së Tij në Mazindaran, menjëherë pasi Ai pranoi vërtetësinë e Revelacionit të Báb-it:

Entuziazmi me të cilin njerëzit e Mazindaranit e përshëndetën Bahá'u'lláh-un ishte me të vërtetë i jashtëzakonshëm. Ata ishin të magjepsur nga elokuenca e fjalimit të Tij. Argumentat dhe provat që Ai solli, ndërsa njoftoi agimin e një Dite të re, i bindi ata për madhështinë e Kauzës së Báb-it. Ata admiruan entuziazmin e Tij dhe u impresionuan shumë nga shkëputja e Tij dhe përunjësia. Askush nuk guxoi ta kundërshtonte Atë përveç xhaxhait të Tij Aziz ['Azíz], i cili ishte xheloz për dashurinë dhe respektin që Bahá'u'lláh merrte nga njerëzit.

I alarmuar nga suksesi i Bahá'u'lláh-ut, Azizi vendosi të kërkonte ndihmën e Hoxhës shumë të njohur në atë rajon, që mendoj që zotëronte njohuri të madhe dhe mbrojtës i së vërtetës të Islamit. " O zëdhënës i Profetit të Perëndisë," thirri Azizi. "Shiko çfarë i ka ndodhur Fesë. Një i ri, një laik, i veshur me rrobën e fisnikërisë, ka ardhur në Nur, ka pushtuar fortesën e ortodoksisë, dhe ka përçarë Fenë e shenjtë të Islamit. Ngrihu dhe rezistoji sulmit të tërbuar të tij." Hoxha nuk mundi të gjente në veten e tij forcën për të përballuar Bahá'u'lláh-un, këshut që bëri më të mirën e tij për të qetësuar Azizin, e siguroi atë që do të ishte i mbrojtur dhe e largoi. Por Mesazhi që Bahá'u'lláh-u kishte sjellë në rajon po përhapej me shpejtësi dhe nxënësit e Hoxhës ushtronin presion tek ai që të shkonte të vizitonte vetë Bahá'u'lláh-un dhe të zbulonte natyrën e këtij Revelacionit të ri. Përsëri Hoxha nuk pati kurajon ta bënte këtë. Më në fund, pas shumë vonese, vendosi të dërgonte dy nga nxënësit e tij më të mësuar dhe të besuar të vizitonin Bahá'u'lláh-un dhe të përcaktonin karakterin e vërtetë të Mesazhit që Ai kishte sjellë. Ai u premtoi të gjithëve që do të pranonte gjykimin e këtyre dy shpirtrave të besuar dhe do t'i bindej vendimit të tyre.

Kur këta dy misionarë erdhën në praninë e Bahá'u'lláh-ut, Ai ndodhej në një takim, teksa po zbulonte komentarin e një prej kapitujve të Kuranit. Me shumë vetë-siguri, ata hynë në takim dhe u ulën të përgatitur për të bërë pyetje dhe të ekzaminonin gjerësinë e njohurisë së Bahá'u'lláh-ut. Por ndërsa dëgjonin zërin e Bahá'u'lláh-ut, ata u prekën nga elokuenca e fjalimit të Tij dhe kuptimin e thellë të pohimeve të Tij. Mulla Abas [Mullá 'Abbás], njëri prej këtyre misionarëve, u magjeps i tëri. U ngrit nga karrikja e tij, eci mbrapsht me ngadalë dhe qëndroi pas derës me një qëndrim shumë të nënshtruar. "Shiko gjendjen time," i tha shokut të tij ndërsa dridhej nga emocioni dhe sytë e mbushur me lot. "Ndihem i pafuqishëm të pyesë Bahá'u'lláh-un. Pyetjet që kasha përgatitur për Të më janë zhdukur papritmas nga kujtesa ime. Ti je i lirë ose të vazhdosh me kërkesat e tua, ose të kthehesh vetëm tek mësuesi ynë dhe njoftoje atë për gjendjen në të cilën ndodhem. I thuaj që Abasi kurrë nuk mund të kthehet tek ai. Ai nuk mund ta braktisë këtë prag." Shoku i tij ndihej në të njëjtën gjendje. "Unë nuk e njoh më mësuesin tim," u përgjigj ai. "Në këtë moment, unë i jam betuar Zotit t'ia kushtojë ditët që më mbeten nga jeta ime shërbimit për Bahá'u'lláh-un, Mjeshtri im i vërtetë dhe i vetëm."

Kështu dy misionarët e të famshmit Hoxhë kurrë nuk u kthyen tek mësuesi i tyre. Lajmi i ndryshimit të tyre u përhap shumë shpejt. Zgjoi njerëzit nga gjumi i tyre. Njerëz të ndryshëm udhëtuan drejt Nurit që të ishin në praninë e Bahá'u'lláh-ut dhe të merrnin nga njohuria e Tij Hyjnore. Një numër i konsiderueshëm prej tyre e pranuan Fenë e re të Perëndisë. Por siç e dini, kjo dhe shumë suksese të tjera të hershme të Kauzës shtuan zilinë e atyre që përfituan nga injoranca e njerëzve për t'i sunduar ata. Shumë shpejt një valë e tmerrshme persekutimi përfshiu të gjithë vendin, me vuajtje të paimagjinueshme për Báb-in dhe Bahá'u'lláh-un.

Siç e përmendëm më parë, kjo është vetëm një nga shumë historitë për fuqinë e dijes së Bahá'u'lláh-ut. Gjatë studimeve tuaja - në shkollat verore dhe dimërore, konferencat dhe ëorkshopet ku merrni pjesë - ju mund të dëgjoni shumë nga këto histori, mësojini mirë dhe ua tregoni fëmijëve saherë që keni mundësinë.

Për sa i përket dramës krijuese, ka shumë histori për ata të etur për dije dhe kërkues të burimit të së Vërtetës, të cilën fëmijët mund të luajnë. Në çdo fe, ka histori për ata që kërkuan Manifestuesin e Perëndisë për Epokën e tyre dhe e gjetën Atë. Në historinë e hershme të Besimit, sigurisht, ju do të gjeni shumë histori të tilla. Ju mund të flisni edhe me disa miq nga komuniteti juaj dhe të mësoni sesi besimtarët e parë në vendin tuaj përqafuan Pozitën e Bahá'u'lláh-ut, në një kohë kur pjesa më e madhe e njërëzve nuk kishin dijeni për këtë Ditë të re. Ka edhe histori për shkenctarë të mëdhenj, të cilët kërkuan dhe zbuluan disa nga misteret e university. Ka gjithashtu shumë situata nga jeta e fëmijëve, që mund të diskutohen dhe të vihen në dramë prej tyre.

Kënga dhe vizatimi duhet të jenë si zakonisht pjesë e mësimit. Ju duhet me kujdes të zgjidhni disa këngë të përshtatshme për mësimin dhe mendoni për një imazh ose skenë që fëmijët mund të vizatojnë dhe që do të përforcojë idetë që ju po mundoheni t'ju mësoni.

Si përfundim, duhet të theksohet edhe njëherë që të krijosh etjen për dije tek fëmijët dhe të ndihmoni ata të zhvillojnë aftësinë e kërkimit të së vërtetës, nuk janë objektiva që mund të arrihen në një ose dy mësime. Ato duhet të jenë pjesë e përpjekjeve tuaja në tërësi gjatë mësimit. Klasa Bahá'í për fëmijë nuk ka për qëllim indoktrinimin dogmatik të fëmijëve. Përkundrazi, ato janë raste të shkëlqyera për të zgjuar tek ata dashurinë për dije, një qëndrim të hapur drejt nxënies dhe një dëshirë konstante për të kërkuar të vërtetën. Me këto mendime në mendje, ju do të hyni në 15 mësimet e tjera, të cilat mbartin dijen për Manifestimet Binjake.

MËSIMI 16

Siç e shpjeguam në seksionet preznatuese të librit, secila nga 15 mësimet e tjera të ardhshme përqëndrohet në temat, që lidhen me jetën e njërit prej Manifestimeve Binjake të Perëndisë për sot. Pesë mësimet e para flasin për Personin e Báb-it, ndërsa dhjetë të tjerat përqëndrohen në jetën dhe Misionin e Bahá'u'lláh-ut.

Megjithëse mësimet janë të njëjta në strukturë me 15 mësimet e para, ka njëfarë ndryshimi përsa i përket përmbajtjes, e cila është më kërkuese në natyrë. Prandaj është e rëndësishme për ju ta shikoni materialin në mënyrë që ta njihni sa më mirë atë dhe të vendosni sesi do ta zbatoni në varësi të rrethanave të veçanta të fëmijëve në klasë.

A. Recitimi dhe mësimi përmendësh i lutjes

Si gjithmonë, aktiviteti i parë është mësimi përmendësh i lutjeve. Prandaj, pasi lutjet e fillimit të mësimit të jenë recituar në mënyrën e zakonshme, ju mund të ndihmoni fëmijët të mësojnë lutjen që vijon nga Báb. Shumë prej tyre mund ta mësojnë përmendësh shumë shpejt, edhe pse ata duhet ta përsërisin disa herë gjatë javëve të ardhshme derisa fjalët të jenë skalitur mirë në mendjet e tyre.

"Thuaj: Perëndia është i mjaftueshëm në gjithçka e mbi gjithçka, dhe asgjë në qiell ose mbi tokë, por veç Perëndia është i mjaftueshëm. Me të vërtetë, Ai është në vetvete Njohësi, Mbështetësi, i Gjithëfuqishmi." 34

B. Prezantimi i mësimit

Qëllimi i mësimit është, që fëmijët të kenë mundësinë të mendojnë për pohimin: "Báb-i është Manifestuesi i Perëndisë." Idetë që pasojnë mund t'ju ndihmojnë t'ua shpjegoni fëmijëve këtë pohim. Sigurisht, ju duhet të përdorni fjalë të thjeshta që të mund të kuptohen nga fëmijët.

Pasqyra reflekton dritën e diellit. Reflektimi është "manifestimi" i diellit në pasqyrë. "Të manifestosh diçka" do të thotë, të tregosh cilësitë e asaj gjëje, të zbulosh karakterin e tij. Manifestuesi i Perëndisë reflektin cilësitë e Perëndisë dhe zbulon atributet e Tij Hyjnore për njerëzimin. Për shembull, Zoti është i Shumëdashuri; prandaj, Manifestuesit e Tij derdhin dashuri pakufi mbi ne.Zoti është i Gjithëpushtetshmi; Manifestuesit e Tij tregojnë fuqi dhe madhështi të madhe. Zoti është i Gjithëdituri; Manifestuesit e Tij janë burime të dijes së pakufishme për të gjithë ata që kthehen nga Ata. Ne i njohim Manifestuesit e Perëndisë nga Fjala e Tyre dhe nga cilësitë e tyre të jashtëzakonshme, që i dallojnë Ata nga njerëzit e tjerë.

Báb-i është një nga dy Manifestuesit e dërguar nga Perëndia për të udhëhequr njerëzimin në këtë kohë të veçantë historike. Në fuqinë dhe madhështinë e Tij, ne marrim një shkëndijë të fuqisë dhe madhështisë së Perëndisë. Dhe në vargjet Hyjnore që Ai reveloi, ne marrim një pjesë të urtisë dhe dijes së pakufishme të Perëndisë.

C. Pyetje

Përpara se të prezantoni citatin për të mësuar përmendësh, juve jeni të inkurajuar të pyesni fëmijët, si pyetjet që vijojnë, të siguroheni që ata i kanë kuptuar mirë idetë e mësipërme:

1. Çfarë reflekton një pasqyrë e kthyer nga dielli?

2. Çfarë do të thotë fjala "manifest"?

3. Çfarë do të thotë fraza "Manifestues i Perëndisë"?

4. Çfarë manifeston një Manifestues i Perëndisë?
5. Si e njohim "Manifestuesin e Perëndisë"?

6. Cili është njëri prej dy Manifestuesve të dërguar nga Perëndia për të udhëhequr njerëzimin në këtë kohë të veçantë historike?

D. Mësimi përmendësh i citatit

Në citatin e mëposhtëm, Bahá'u'lláh na tregon për Manifestimet e Perëndisë. Ai na shpjegon që Manifestuesit e Perëndisë nuk reflektojnë gjë tjetër veçse atributet e Tij. Ndihmojini fëmijët të mësojnë përmendësh pohimin e mëposhtëm, duke u shpjeguar fjalët e vështira dhe të panjohura nëpërmjet shembujve konkretë:

Për Manifestuesit e Perëndisë, Bahá'u'lláh thotë: "Çdo njëri prej tyre është pasqyra e Zotit, që reflekton asgjë tjetër përveçse Veten e Tij, Bukurinë e Tij, Pushtetin e Tij dhe Lavdinë e Tij, nëse je një prej atyre që kupton." 35

E. Këngë

Po të shikoni këngët në këtë përmbledhje, do të vini re që janë disa që flasin për historinë e Besimit dhe Figurat e tij Qendrore. Zgjidhni një ose dy që mendoni se do të përforcojnë idetë që mësuam në këtë mësim dhe këndojini me fëmijët sot.

F. Ngjarje historike

Ngjarja historike për këtë mësim tregon historinë sesi e njohën Báb-in dhe Pozitën e Tij, i pari dhe i fundit nga Shkronjat e të Gjallit. Duhet të vendosni përpara mësimit sesi do ta paraqisni këtë periudhë. Ajo çfarë ne kemi bërë, është tregimi i një historie të gjatë me një gjuhë të kapshme nga ju, por ndoshta shumë e vështirë për fëmijët. Nëse ju e tregoni siç është, ose e thjeshtësoni shumë, kjo varet nga niveli i të kuptuarit të fëmijëve. Mbani mend edhe çfarë thamë më sipër, që ju mund të dëshironi të tregoni vetëm një pjesë të historisë, për shembull, ose historinë e Mulla Hysenit [Mullá Ḥusayn] ose të Kodusit [Quddús].

Ne po jetojmë në kohë të jashtëzakonshme. Për qindra e qindra vjet, njerëzimi ka pritur Ditën, kur të gjithë njerëzit e botës do të bashkohen, kur luftërat dhe mjerimi do të zhdukeshin, dhe paqja do të vendosej mbi tokë. Ne jemi me fat që e dimë që kjo Ditë e re ka aguar dhe koha për të ndërtuar një botë të re ka ardhur. Kaq e veçantë është kjo Ditë, sa Zoti dërgoi jo një, por dy Manifestues për të udhëhequr njerëzimin në Mbretërinë e Tij. Báb-i dhe Bahá'u'lláh janë Manifestuesit Binjakë për sot.

Përpara se Báb-i të deklaronte Misionin e Tij, shumë njerëz në botë e dinin nga thellësia e zemrës që i Premtuari Kaim [Qá'im] - Ai që ngrihet - do të shfaqet shpejt. Një ndër këta personazhet e shenjtë ishte Sijid Kazim [Siyyid Káẓim). Sijid Kazimi kishte shumë nxënës, të cilët po i përgatiste për ardhjen e të shumëpriturit Kaim. Ku puna e tij mbaroi dhe kishte ardhur koha për të të largohej nga kjo botë, ai u tha nxënësve të tij që përgatitja mbaroi, dhe Ai për të cilin po prisnin do të shfaqej dhe ata duhet të niseshin dhe të mos pushonin derisa të ishin në praninë e Tij. Pas ndërrimit jetë të Sijid Kazimit, shumë nga nxënësit e tij u nisën të kërkonin Dëshirën e zemrës së tyre. Midis tyre ishin dy nga heronjtë më të mëdhenj të Fesë sonë, Mulla Hyseni dhe Kodusi.

Si do të vepronit ju, po të ishit një nga nxënësit e Sijid Kazimit dhe dëshironi të gjeni të Premtuarin Kaim, por nuk dini ku ta kërkoni Atë, nuk dini në cilin qytet ndodhet? Hapi i parë i Mulla Hysenit ishte të kalonte 40 ditë në lutje dhe meditim. Ai hante pak dhe flinte pak, dhe rrallë fliste me ndokënd; ai lutej vazhdimisht dhe e hapi zemrën e tij ndaj frymëzimit nga Perëndia. Pastaj u nis për ta kërkuar. Ishte sikur një forcë po e udhëhiqte atë drejt një drejtimi të caktuar. Kështu, ai ndoqi tërheqjen që ndjente në zemrën e tij dhe vazhdoi udhëtimin. Eci e eci deri sa më në fund arriti në qytetin e Shirazit. Në atë qytet, Zoti iu përgjigj lutjeve të tij.

Në portën e Shirazit, pak orë përpara perëndimit, ai takoi Personazhin e ri në moshë, I cili e ftoi dhe e mirëpriti në shtëpinë e Tij, të freskohej pas atij udhëtimi të gjatë dhe të vështirë. Kaq i lartësuar dhe i madhërishëm ishte ky i Ri i jashtëzakonshëm saqë Mulla Hyseni e mirëpriti ftesën e Tij. Atë mbrëmje, Mikpritësi tregoi shumë mirësi. Ai hodhi ujë në duart e tij dhe këmbët, në mënyrë që Mulla Hyseni të pastrohej nga pluhuri i udhëtimit. Ai Vetë përgatiti çajin dhe ia ofroi atij dhe më vonë u ul pranë tij dhe thanë lutjen e mbrëmjes.

Tashmë ju e keni kuptuar, që kjo Qenie e Shenjtë nuk ishte tjetër person veçse Vetë Báb-i.

Atë mbrëmje ndërsa bisedonin, Báb-i u kthye nga Mulla Hyseni dhe e pyeti, "Cili, pas Sijid Kazimit, mendoni ju është pasuesi i tij dhe udhëheqësi juaj?" Mulla Hyseni i shpjegoi që Sijid Kazimi nuk e kishte përmendur emrin e pasuesit të tij, por u kishte thënë nxënësve të tij të dilnin në kërkim të të Premtuarit Kaim. "Mësuesi juaj," pyeti Báb-i, "ju ka dhënë juve ndonjë tregues të detajuar të tipareve të dallueshme të të Premtuarit?" Mulla Hyseni përmendi, që Ai është pasardhës i Profetit Muhamed; që mosha e Tij do të ishte midis 20-30 vjeç; që Ai do të zotëronte dije të lindur; dhe do të ishte mesatar për nga shtati, nuk do të pinte duhan dhe nuk do të kishte defekte fizike. Báb-i ndaloi për pak dhe me një zë dridhërues tha, "Shiko, të gjitha këto shenja janë të manifestuara tek Unë!" Pastaj Ai vazhdoi t'i shpjegonte Mulla Hysenit të vërteta të mëdha shpirtërore, dhe madje reveloi kapitullin e parë të një prej Librave të Tij të Shenjtë, në praninë e tij. A mund të imagjinoni gëzimin që mbushi zemrën e Mulla Hysenit atë mbrëmje, kur pranoi Báb-in dhe ishte i pari që njohu Pozitën e Tij?

Sigurisht që, Mulla Hyseni dëshironte të ndante lajmin e asaj mbrëmje të jashtëzakonshme me të tjerët, veçanërisht me nxënësit e Sijid Kazimit. Por Báb-i e udhëzoi të mos e bënte. Ai i shpjegoi që 18 personat e parë duhet ta gjejnë vetë Atë, të udhëhequr tek Ai direkt nga frymëzimet e tyre shpirtërore, dhe vetëm atëherë, kur të ishte plotësuar numri, Feja do u mësohej edhe të tjerëve. Báb-i do t'i quante këta 18 shpirtra të bekuar Shkronjat e të Gjallit.

Gradualisht gjatë javëve që pasuan, 16 persona të tjerë, disa nëpërmjet ëndrrave, disa nëpërmjet lutjeve, të tjerë nëpërmjet meditimit, gjetën Báb-in dhe e pranuan Atë. Numri i Shkronjave të të Gjallit pothuajse ishte plotësuar. Po kush do të ishte Shkronja e 18-të e të Gjallit? Një ditë Báb-i dhe Mulla Hyseni po ecnin në rrugët e Shirazit kur Mulla Hyseni takoi mikun e tij, nxënësin e shquar të Sijid Kazimit, të cilin e njohim me emrin Kodus. Si Mulla Hyseni, Kodusi kishte lënë shtëpinë e tij dhe po udhëtonte nga qyteti në qytet me shpresën se do të arrinte në praninë e Të Premtuarit Kaim. Edhe ai, gjithashtu, kishte kaluar orë e orë duke u lutur, duke i kërkuar Perëndisë ta udhëhiqte atë drejt Objektit të dëshirës së tij. Gjithashtu edhe ai ishte udhëhequr drejt Shirazit nga Duart misterioze të Zotit.

Kodusi e përqafoi Mulla Hysenin dhe e pyeti padurim nëse e kishte arritur qëllimin e tij. Mulla Hyseni nuk dinte çfarë të thoshte. Kështu që u përpoq të qetësonte mikun e tij. Ai i tha që, pas një udhëtimi kaq të gjatë, duhet të pushojë dhe më vonë do e bisedonin këtë çështje. Por Kodusi nuk mund të qetësohej kaq lehtë. Zemra e tij po shpërthente nga gëzimi. Shikimi i tij ishte fiksuar tek Báb-i, që ndodhej vetëm disa hap larg nga ata. "Pse kërkon ta fshehësh nga unë?" i tha me padurim Mulla Hysenit. "Unë mund ta njoh Atë nga mënyra e Tij e ecjes. Me besim dëshmoj se askush përveç Tij, qoftë nga Lindja ose Perëndimi, mund të pohojë të Vërtetën. Askush tjetër mund të manifestojë fuqinë dhe madhështinë që rrezaton nga vetja e Tij e Shenjtë." Mulla Hyseni shkoi tek Báb-i dhe e informoi për bisedën e tij me Kodusin. "Mos u habit me sjelljen e tij të çuditshme," ishte përgjigjja e Báb-it, "Ne kemi komunikuar me këtë të ri në botët e shpirtit. Tashmë Ne e njohim atë. Ne me të vërtetë po e prisnim ardhjen e tij. Shko tek ai dhe thirre në praninë Tonë." Mulla Hyseni me gëzim u kthye dhe e thirri Kodusin në praninë e Báb-it. Në këtë mënyrë, në atë ditë historike, u plotësua numri i Shkronjave të të Gjallit. Shumë shpejt Mesazhi i Báb-it do të përhapej në çdo drejtim.

G. Fakte

Fëmijëve u pëlqen të marrin pjesë në lojra dhe i ndihmon ata të kujtojnë faktet. Lojrat që zhvillojmë në mësimet tona bazohen në bashkëpunimin dhe nuk nxisin shpirtin e konkurrencës. Një lojë e mundshme bashkëveprimi është ajo e letrave. Në çdo mësim ju do të mësoni disa fakte. Ju mund t'i ndani fjalitë që përcjellin informacionin në dy dhe shkruani gjysmat e fjalisë në letra të ndryshme. P.sh., në njërën letër mund të shkruani: "Báb-i lindi më ..." Në letrën tjetër mund të shkruani: "20 tetor 1819". Letra të njëjta mund të përgatiten për të gjitha faktet që do të mësoni, dhe këto do të shpërndahen tek fëmijët. Ata pastaj duhet të gjejnë personin, i cili nga gjysmën tjetër korresponduese me të tyren. Si rrjedhojë, çdo çift do të prezantojë përpara klasës çfarë kanë mësuar së bashku.

Në qoftë se aftësitë për të lexuar të fëmijëve nuk janë ende në shkallën e nevojshme, ju mund të përfshini disa skica ose viza në letrat, të cilat mund t'i bashkojnë kollaj. Kur ata të plotësojnë fjalinë, ata mund t'ua prezantojnë juve. Ju do të vini në dukje përpjekjet e tyre dhe pastaj lexoni fjalinë me zë të lartë për grupin. Për këtë mësim, ju mund të përfshini në letra informacionet që vijojnë:

1. Báb ka lindur më dt. 20 tetor 1819.

2. Báb-i deklaroi Misionin e Tij në vigjilje të 23 maj 1844.

3. Mulla Hyseni ishte i pari që njohu Báb-in.
4. Fjala "báb" do të thotë portë.

5. Báb-i i dha Mulla Hysenit titullin "Bábu'l-Báb", që do të thotë porta e Portës.

6. 18 personat e parë që besuan tek Báb-i u quajtën "Shkronjat e të Gjallit".

7. Kodusi ishte i fundit dhe më i shquari nga Shkronjat e të Gjallit.

H. Drama

Në seksionet prezantuese për këtë libër, përshkruhen një sërë mënyrash, nëpërmjet të cilave fëmijët mund të dramatizojnë historinë e Besimit. Nga opsionet e ofruara, zgjidhni një që mund t'i përshtatet historisë së sotme dhe ndihmojini fëmijët për ta vënë në skenë. Cili do qoftë opsioni që do të zgjidhni, është e rëndësishme të kujtoni që askush nuk mund të luajë pjesën e Báb-it. Ne nuk duhet kurrë të portretizojmë Manifestuesin e Zotit në një shfaqje, ose skeç, sepse duke vepruar kështu nuk do të tregonim respekt dhe e përshtatshme.

I. Vizatim

Për mësimin e sotëm, fëmijët mund të vizatojnë, në një mënyrë, idenë e pasqyrës që reflekton dritën e diellit. Kjo do të përforcojë kuptimin e tyre rreth konceptit të "Manifestuesit të Perëndisë"

J. Lutjet e mbylljes
MËSIMI 17
A. Recitimi dhe mësimi përmendësh i lutjeve

Mësimi fillon me recitimin e lutjeve nga ju dhe dy fëmijë. Pastaj, ju duhet të përsërisni me fëmijët lutjen që mësuan në Mësimin 16 dhe pastaj ndihmojini ata të mësojnë përmendësh lutjen që vijon të reveluar nga Báb-i.

"A ka ndonjë Largues të vështirësive veç Perëndisë? Thuaj: Lëvduar qoftë Perëndia! Ai është Perëndia! Të gjithë janë shërbëtorët e Tij dhe të gjithë u përmbahen urdhrave të Tij!" 36

B. Prezantimi i mësimit

Qëllimi i këtij mësimi është që fëmijët të kuptojnë që Misioni i Báb-it ishte të përgatiste njerëzimin për ardhjen e Bahá'u'lláh-ut. Për këtë themi, që Báb ishte Pararendësi i Bahá'u'lláh-ut. Mund të përdorni idetë e mëposhtme për prezantimin e temës për fëmijët:

Bahá'u'lláh është Manifestuesi Suprem për të Cilin njerëzimi ka pritur prej mijëra vitesh. Përpara se Ai të manifestohej, Zoti dërgoi Báb-in të përgatiste njerëzit, sidomos në Persi, vendi i lindjes së Tij, për të mirëpritur Bahá'u'lláh-un.

Fjala "báb" do të thotë portë, dhe Báb-i ishte vërtet si porta që hapi udhën për të gjithë njerëzit të vinin në praninë e Bahá'u'lláh-ut. Báb-i nxiti pasuesit e Tij të pastronin zemrat nga egoizmi, ambicja, xhelozia, urrejtja dhe dëshirat tokësore, dhe të ishin të përunjur, të pastër, dhe në gjendje lutje, në mënyrë që sytë e tyre shpirtërorë, të ishin në gjendje të shihnin Manifestuesin Suprem të Zotit kur Ai të shfaqej. Në Shkrimet e Tij, Báb-i i referohej Bahá'u'lláh-ut si: "Ai të Cilin Zoti do të manifestojë".

C. Pyetje

Duke iu përgjigjur pyetjeve si më poshtë, fëmijët do të përfitojnë një kuptim më të mirë për sa më sipër u përmendën:

1. Kush është Bahá'u'lláh?
2. Kush erdhi përpara Bahá'u'lláh-ut?
3. Cili ishte Misioni i Báb-it?
4. Çfarë do të thotë fjala "báb"?

5. Për çfarë i nxiti Báb ndjekësit e tij që të bënin?

6. Si i referohet Báb-i Bahá'u'lláh-ut në Shkrimet e Tij?

D. Mësimi përmendësh i citatit

Gjatë jetës së Tij të shkurtër, Báb reveloi shumë Libra dhe Tabela që konsistojnë në mijëra vargje hyjnore. Libri i Tij më i Shenjtë quhet Baján. Në mënyrë që të ndihmoni fëmijët të mësojnë Fjalët e Báb-it, u shpjegoni atyre fillimisht, që këto Fjalë i referohen Bahá'u'lláh-ut dhe flasin për madhështinë dhe lavdinë e Tij:

"Megjithëse është lartësuar në Baján, kjo nuk është veçse si një unazë në dorën Time e Unë Vetë, në të vërtetë, nuk jam veçse një unazë mbi dorën e Atij Që Perëndia do ta Shfaqë - qoftë lëvduar deklarimi për Atë!" 37

E. Këngë
F. Ngjarje historike

Ngjarja e sotme na tregon historinë e vizitës së Mulla Hysenit në qytetin e Teheranit, i cili ishte i ngarkuar me detyrën e dërgimit të disa Shkrimeve të Báb-it tek Bahá'u'lláh. Ashtu si dhe episodi i kaluar, ngjarja është e shkruar në një gjuhë të kuptueshme për mësuesin. Ju mund ta thjeshtësoni në nivelin për të qenë i kuptueshëm për fëmijët. Përpara se të filloni të tregoni historinë, mundohuni të krijoni një atmosferë paraprake dhe u thoni fëmijëve të ulen të qetë dhe të dëgjojnë me kujdes.

Herën e kaluar ju tregova pak sesi 18 Shkronjat e të Gjallit u njohën me Báb-in. Kur numri i tyre u plotësua, çdo gjë ishte gati për Mesazhin e Báb-it për tu marrë nga njerëzit. Çfarë mendoni ju ndodhi më pas? Báb-i thirri Shkronjat e të Gjallit në praninë e Tij dhe i dha secilit nga një detyrë. Ata do të përhapeshin në drejtime të ndryshme duke sjellë me vetë lajmin e gëzuar për ardhjen e të Premtuarit Kaim, për të gjithë njerëzit në çdo qytet dhe fshat gjatë rrugës së tyre. Por Báb i dha Mulla Hysenit dhe Kodusit detyra shumë të veçanta dhe ndryshe nga të tjerët. Ai i tha Kodusit që të shoqëronte Atë në pelegrinazhin e Tij për në qytetin e shenjtë në Meka dhe Mulla Hyseni për në Teheran, ku, i tha Ai, gjendet një sekret i mrekullueshëm. "Kur të manifestohet," i tha Báb, "do ta shndërrojë botën në një parajsë. Shpresa Ime është që ti mund të jesh pjesë e saj dhe të njohësh shkëlqimin e tij."

Mulla Hyseni iu bind menjëherë urdhrit të të Dashurit të tij më të Mirë dhe u largua nga Shirazi. Gjatë udhëtimit të tij, ai kaloi nëpër shumë qytete dhe fshatra dhe në disa u ndesh me shpirtra të pastër të gatshëm për të përqafuar Besimin. Kur më në fund mbrriti në Teheran, ai mori një dhomë të vogël në një shkollë për studime religjoze dhe vendosi të gjente atë Personin e veçantë, të Cilit do t'i jepte Mesazhin e Báb-it. Ai gjithashtu filloi të përhapte lajmin e gëzuar të ardhjes së Kaimit të Premtuar dhe të kërkonte për shpirtra të hapur për tu mësuar Fenë. Si gjithmonë, ai kalonte pjesën më të madhe të kohës në lutje dhe meditim, dhe iu lutur Zotit ta udhëhiqte në rrugën e tij.

Ishte një i ri, që jetonte dhe studionte në këtë shkollë, i cili ishte i tërhequr nga fuqitë shpirtërore të Mulla Hysenit dhe dëshironte të ishte miku i tij. Ku i erdhi rasti, ai me mirësjellje u prezantua tek Mulla Hyseni dhe i tha emrin dhe vendin e lindjes. Sapo dëgjoi që ishte nga një rajon i quajtur Núr, Mulla Hyseni filloi të tregonte entuziazëm të madh. "Më thuaj," tha Mulla Hyseni, "a ka sot nga familja e të fundmit Mirza Bozorg Nuri [Mírza Buzurg-i-Núri), i cili njihej për karakterin e tij, sharmin e tij, dhe prirjet e tij artistike dhe intelektuale, ndonjë njeri që ka treguar që është i aftë të ruajë traditat e kësaj shtëpie të madhe?" I riu u përgjigj, që vërtet njëri prej djemve të Mirza Bozorgut tregoi shenjat e kësaj madhështie të paimagjinueshme. "Me çfarë merret ai?" pyeti Mulla Hyseni. "Ai gëzon të pangushëlluarin dhe ushqen të uriturit." "Cili është rangu dhe pozita e Tij?" "Nuk ka asnjë nga këto, përveçse të jetë mik për të varfrin dhe të huajin." "Si quhet?" "Hysen Ali [Ḥusayn-'Alí]." Mulla Hyseni frymëzohej nga secila përgjigje. Kur të gjitha pyetjet e tij morën përgjigje të kënaqshme, Ai i dha studentit të ri Shkrimet e Báb-it të mbështjella me një copë pëlhurë dhe i kërkoi t'ia dërgonte këtij djali që sapo përshkruam të Mirza Buzurgut.

Ju sigurisht e dini, që ky Personazh i madh ishte Bahá'u'lláh Vetë. Hysen Ali ishte emri i lindjes dhe Bahá'u'lláh është titulli që Ai mori si Manifestuesi i Zotit për sot. Kur Bahá'u'lláh mori Shkrimet e Báb-it dhe filloi t'i lexonte ato, Ai u prej shumë nga përmbajtja e tyre. Ai e pranoi menjëherë Mesazhin e Báb-it dhe u bë një ndër pasuesit e Tij më të dashur dhe të respektueshëm. Për disa vjet Ai ia dedikoi kohën dhe energjinë e Tij propagandimit dhe mbrojtjes së Besimit të ri. Misioni i Tij ende nuk ishte bërë i njohur. Njerëzimi duhej të priste momentin e duhur, që Zoti kishte urdhëruar për Manifestuesin e Tij Suprem të revelonte Vetveten.

G. Fakte

Mund të përfshini informacionin e mëposhtëm në lojrat, që do të ndihmojnë fëmijët të mësojnë faktet:

1. Mulla Hyseni ishte mbajtësi i Mesazhit të Báb-it dërguar për Bahá'u'lláh.

2. Kodusi shoqëroi Báb-in në pelegrinazhin e Tij në qytetin e shenjtë të Mekës.

3. Emri i dhënë në lindje për Bahá'u'lláh-un ishte Hysen Ali.

4. Familja e Bahá'u'lláh-ut ishte nga Núr-i.
H. Drama

Nga mënyrat e ndryshme të përshkruara në prezantimin e librit, zgjidhni një për fëmijët për dramatizimin e episodit sot. Mos harroni që askush nuk duhet të luajë rolin e Bahá'u'lláh-ut ose të Báb-it. Një mënyrë e përshtatshme do të ishte që fëmijët të punonin në grup për tre. Njëri fëmijë në grup do të tregojë historinë. Kur ai ose ajo arrijnë në pjesën ku studenti i ri prezantohet me Mulla Hysenin, dy fëmijët e tjerë do të qëndrojnë në këmbë dhe do të rifillojnë bashkëbisedimin e tyre. Pastaj tregimtari do të vazhdojë dhe do të përfundojë historinë.

Ju duhet të përsërisni episodin disa herë, në mënyrë që fëmija që do të jetë autori, të mund ta tregojë mirë. Në qoftë se mendoni që fëmijët nuk mund të rrëfejnë historinë të plotë, atëherë ju mund të jeni në rolin e autorit.

I. Vizatim

Sot fëmijët mund të vizatojnë një portë të bukur, e cila të çon në kopësht. Kjo do t'i ndihmojë ata të përforcojnë çfarë mësuan në këtë mësim, që Báb ishte si porta që hapi udhën për të gjithë njerëzit të hynin në praninë e Bahá'u'lláh-ut.

J. Lutjet e mbylljes
MËSIMI 18
A. Recitimi dhe mësimi përmendësh i lutjeve

Filloni mësimin me lutje në mënyrën e zakonshme dhe pastaj përsërisni me fëmijët lutjet që mësuan në dy mësimet e mëparshme.

B. Prezantimi i mësimit

Qëllimi i mësimit është që fëmijët të njohin që Báb ishte Lajmëtari i Epokës së re. Idetë e mëposhtme do t'ju ndihmojnë të shpjegoni konceptin për fëmijët me fjalët tuaja:

Për miliona e miliona vjet, njerëzimi është rritur në numër, zhvilluar në eksperiencë dhe në dije. Më përpara njerëzit jetonin në shpella dhe endeshin nëpër botë në grupe të vogla. Ndërsa të menduarit e tyre u zhvillua, ata u bashkuan në fise; disa filluan të ndërtonin fshatra dhe më vonë qytete. Gradualisht erdhi qytetërimi i madh, secili duke dhënë kontributin e tij për progresin e njerëzimit. Gjatë njëqind viteve të fundit, bota ka parë lindjen e shumë kombeve, të cilët duhet të mësojnë tani të jetojnë së bashku në paqe.

Gjatë kësaj historie të gjatë, njerëzimi ka përmbushur gjëra të jashtëzakonshme, por shpesh jeta e tij ka qenë plot frikë dhe hidhërime. Vetëm për disa periudha të shkurtëra kohore drejtësia ka drejtuar njerëzit në tokë. Akte të tmerrshme egërsie janë kryer. Luftërat kanë sjellë vazhdimisht mjerim në botë. I varfri dhe i dobti gjithmonë kanë vuajtur nga të pafetë. Megjithatë përsa kohë ka jetuar njerëzimi, shpresa ka qenë që një ditë një botë e re do të ndërtohet, gabimet e vjetra do të fshihen dhe një epokë e lavdishme do të fillojë në jetën e njerëzimit. Ne e dimë që kjo Ditë e re tashmë ka aguar. Ne e dimë që Bahá'u'lláh ka ardhur të udhëheqë njerëzimin drejt epokës së paqes dhe begatisë së madhe. Kjo Ditë e re filloi më 1844 kur Báb deklaroi Misionin e Tij. Báb erdhi të njoftojë fillimin e një jete të re për njerëzimin. Báb është Lajmëtari i Epokës së re.

C. Pyetje

1. Si ka jetuar njerëzimi në fillimet e hershme të historisë së tij?

2. A mundet një familje e vetme të arrijë po aq sa dhe disa familje të bashkuara në fise?

3. A është më mirë për fiset të jenë të përçara, apo të bashkuara dhe të formojnë një komb?

4. Çfarë duhet të bëjnë kombet sot?

5. Cilat janë disa nga gjërat e mira që njerëzimi ka bërë në të kaluarën?

6. A kanë jetuar gjithmonë të lumtur njerëzit?
7. A ka filluar Epoka e re?
8. Nga se ndryshon kjo Epokë e re nga e kaluara?
9. Kush është Lajmëtari i Epokës së re?
D. Mësimi përmendësh i citatit

Citati që vijon nga Shkrimet e Bahá'u'lláh-ut i referohet Epokës së re lajmëruar nga Báb. Bahá'u'lláh pyet njerëzit e botës të ngrihen dhe të hyjnë në këtë Epokë. Ata që nuk kuptojnë rëndësinë e kësaj Dite, janë me të vërtetë duke bërë një gabim të madh.

"Zgjohuni, o njerëz, në pritje të ditëve të drejtësisë Hyjnore, sepse ora e premtuar tashmë ka ardhur. Kujdes se mos nuk kuptoni rëndësinë e saj dhe renditeni mestë gabuarve." 38

E. Këngë
F. Ngjarje historike

Ngjarja e sotme na tregon historinë e Tahereh-së, poetesha e madhe dhe kampionia e kauzës për barazinë e burrit dhe gruas. Ashtu si dhe në dy mësimet e para, ju duhet të vendosni përpara mësimit sesi do ta prezantoni këtë ngjarje tek fëmijët, duke e thjeshtëzuar ose duke bërë një përmbledhje të pjesëve të saj.

Një nga 18 Shkronjat e të Gjallit ishte një grua e shquar, e cila gjithmonë do të kujtohet si kampionia më kurajoze e kauzës për barazinë e burrit dhe gruas. Ajo quhej Tahereh. Ajo kishte lindur nga një familje e dëgjuar myslimane, dhe ajo vetë ishte mjaft e ditur dhe e plotësuar. Ajo shkruajti poemën më të bukur; kur një ditë të lexoni ose të dëgjoni poezinë e saj, ju do të mendoni për shpirtin e saj si një oqean të madh, të thellë dhe plot me perla të çmuara.

Nga 18 Shkronjat e të Gjallit, vetëm Tahereh pranoi Báb-in pa e takuar Atë. Ajo e dinte në zemrën e saj që Kaimi i Premtuar ishte shfaqur, dhe ajo tashmë e kishte parë në endërr Atë. Kur kunati i saj vendosi të kërkonte Kaimin e Premtuar, Tahereh i tha atij një letër të vulosur dhe i tha t'ia jepte Atij, të Cilin ajo ishte e sigurtë që ai do ta takonte. "Thuaji Atij, nga unë," tha Tahereh, "Shkëlqimi i fytyrës Tënde vezulloi përpara meje, dhe rrezet e fytyrës Tënde u ngritën lart. Pastaj u tha, "A nuk jam Unë Zoti yt?" dhe "Ti je, Ti je!" do të përgjigjemi ne të gjithë." Kunati i Taheres e takoi Báb-in, e pranoi dhe i dha Atij letrën nga Tahereh. Me shumë gëzim Báb-i e deklaroi atë një nga Shkronjat e të Gjallit.

Sa herë që një Manifestues i Zotit shfaqet, të padrejtët dhe të pafetë ngrihen kundër Tij dhe i shkaktojnë vuajtje të mëdha Atij dhe atyre që besojnë tek Ai. Kjo është çfarë i ndodhi Báb-it dhe pasuesve të Tij ndërsa fama e Tij përhapej në të gjithë vendin. Numri i Bábí-ve u rrit ndjeshëm, por po kështu edhe opozita e egër e udhëheqësve të etur për pushtet dhe pasuesve të tyre. Bábí-të u persekutuan në mënyrën më mizore. Vetë Báb-in e mërguan në malet më të largëta, në cepin veri-perëndimor të vendit. Autoritetet menduan që, duke e larguar Atë në një vend kaq të largët, ata do t'ia dilnin të shuanin dritën e Fesë së Tij. Por sigurisht, askush nuk mund të shuajë dritën që është ndezur nga Dora e Perëndisë. Sa më të mëdha ishin persekutimet, më shumë intense bëhej besimi dhe zelli i Bábí-ve.

Ishte gjatë kësaj periudhe persekutimesh, kur disa nga pasuesit e Báb-it u mblodhën së bashku për një konferencë historike e njohur si Konferenca e Badashtit. Bahá'u'lláh ishte një ndër të pranishmit në këtë konferencë, ashtu si dhe Kodusi dhe Tahereh. Një ditë ju do të njiheni me ngjarjet në Badasht dhe do të informoheni mbi detajet e saj, por për tani mjafton të themi që në atë ngjarje pasuesit e Báb-it me trimëri njoftuan pavarësinë e tyre nga Islami, që ishte feja zyrtare në vend. Të udhëhequr nga Bahá'u'lláh, i Cili nuk ishte bërë ende i njohur si Manifestuesi i Zotit për sot, ata kuptuan që me të vërtetë një Ditë e re kishte aguar, që ata duhet të hidhnin të shkuarën prapa tyre dhe të hynin në Epokën e re.

Gjatë atmosferës elektrike që kishte shkaktuar Konferenca e Badashtit, Tahereh bëri njoftimin që la të gjithë pa frymë, si kurrë ndonjëherë, për barazimin e burrit dhe gruas. Siç e dini, gjatë gjithë historisë, gruaja është trajtuar inferiore përpara burrit dhe në disa vende ato as nuk lejoheshin të tregonin fytyrën e tyre ndaj burrave të tjerë jashtë rrethit familjar. Ky zakon ende ekziston në disa vende sot, dhe gjatë kohës së Báb-it ishte e vendosur në Persi dhe në vendet e tjera islamike. Sa herë që dilte jashtë shtëpisë gruaja duhej të mbulohej me perçe kokë e këmbë, duke lënë vetëm një të çarë të vogël nga ku mund të shihnin dhe të merrnin frymë. Konsiderohej si një ndër mëkatet më të mëdha, nëse një burrë mund të shikonte flokët e gruas, e cila nuk ishte pjesëtare e familjes së tij. Kështu që imagjinoni si janë ndjerë burrat e mbledhur në Konferencën e Badashtit, kur një ditë Tahereh u shfaq pa vellon e saj me të cilën mbulonte fytyrën.

Ishte një turbullirë e madhe. Disa nga pasuesit e Báb-it u shokuan kaq shumë sa ikën me vrap. Të tjerët mbetën si të shastisur. Edhe Kodusi tregoi shenja mërzitje. Por Tahereh u ul pranë Kodusit me dinjitet dhe besim. Një ndjenjë gëzimi dhe triumfi ndriçoi fytyrën e saj. Pastaj u ngrit dhe foli. Fjalët e saj ishin kaq të fuqishme saqë përshkruan zemrat e secilit të pranishëm. Ajo u bëri thirrje besimtarëve, të braktisnin të kaluarën dhe të mbaheshin fort në ligjet e Epokës së re. Ajo foli pak edhe për madhështinë e Bahá'u'lláh-ut, ku shumë pak mund ta kuptonin. Ajo përfundoi fjalimin e saj duke thënë që ajo ishte Fjala, të cilën Kaimi i Premtuar do të shprehte. Dhe kush do të mund të mohonte atë, që ishte Fjala e fuqishme e shprehur nga Báb, që lajmëronte fillimin e Epokës së re për njerëzimin? Kush mund të mohonte atë, që ishte trumpeta që lajmëronte barazinë e burrit dhe gruas?

G. Fakte
1. Tahereh ishte Shkronja e 17-të e të Gjallëve.

2. Pavarësia e Besimit të Báb-it nga Islami u deklarua në Konferencën e Badashtit.

3. Bahá'u'lláh, Kodus dhe Tahereh ishin të pranishëm në Konferencën e Badashtit.

4. Tahereh hoqi vellon nga fytyra e saj në Konferencën e Badashtit dhe njoftoi publikisht barazimin e burrit dhe gruas.

H. Drama

Duke përdorur një nga metodat e përshkruara në prezantimin e seksioneve të librit ndihmoni fëmijët të përgatisin episodin e njoftimit kurajoz të Taheres në Konferencën e Badashtit.

I. Vizatim

Sugjerohet që fëmijët të vizatojnë lindjen e diellit. Kjo do të përforcojë tek ata temën e sotme, që një Ditë e re ka aguar në jetën e njerëzimit.

J. Lutjet e mbylljes
MËSIMI 19
A. Recitimi përmendësh i lutjes

Pasi të keni recituar lutjet e hapjes, mund të ndihmoni fëmijët të mësojnë përmendësh lutjen që vijon reveluar nga Báb. Këtë lutje duhet ta mësojnë gjatë dy orëve të mësimit.

"O Zot! Ti je Larguesi i çdo ankthi e Davaritësi i çdo të keqeje. Ti je Ai që mërgon çdo brengë dhe çliron çdo skllav, Shpëtimtari i çdo shpirti. O Zot! Jepmë çlirim nëpërmjet mëshirës Sate dhe më radhit mua midis shërbëtorëve të Tu që kanë fituar shëlbim." 39

B. Prezantimi i mësimit

Qëllimi i Mësimit është që fëmijët të mësojnë që me Báb-in filloi Epoka Heroike e Epokës Bahá'í. Ju mund të bazoni prezantimin tuaj për temës sot sipas shpjegimit që vijon. Sigurisht që ju mund ta thjeshtoni prezantimin për fëmijët.

Vitet e para të çdo dispensacioni religjoz janë shquar për veprat e heroizmit të madh. Në Epokën Bahá'í, që do të zgjasë me shekuj, 77 vitet e para njihen si Epoka Heroike. Kjo Epokë filloi më 1844 me deklarimin e Báb-it dhe dallohet për aktet e sakrificës të njëmijë e njëmijë shpirtrave kurajozë, të cilët i rezistuan persekutimit më mizor që është vuajtur ndonjëherë nga pasuesit e ndonjë besimi. Rreth 20.000 dishepuj të Báb-it dhe Bahá'u'lláh-ut dhanë jetën e tyre me gëzim, në mënyrë që feja e Zotit për sot të vendosej e patundur. Ata që u ngritën kundër Fesë së re ishin injorantë dhe të budallepsur nga udhëheqësit e tyre, të uritur për pushtet dhe të mbushur me krenari dhe arrogancë. Ata sulmuan besimtarët e rinj, i rrahën, morën zotërimet e tyre dhe i burgosën, duke shpresuar që ata do të hiqnin dorë nga besimi i tyre. Për të hequr dorë nga besimi i tyre, gjithë çfarë duhej të thoshin ishte "Unë nuk besoj që Báb është Kaimi i Premtuar", ose të thonin që, "unë nuk besoj që Bahá'u'lláh është Manifestues i Zotit." Por besimi i këtyre shpirtrave të shenjtë ishte kaq i fortë, që dashuria e tyre për Zotin dhe njerëzimin ishte kaq e madhe, që ata refuzuan të prononconin këto fjalë dhe në vend të tyre zgjodhën të ishin martirë në shtegun e Zotit të tyre. Nëpërmjet fjalëve dhe veprave të tyre, këta heronj të Perëndisë caktuan standartet e devocionit dhe vendosmërisë, që do të ndiqeshin nga Bahá'í-të në të gjitha epokat.

C. Pyetje
1. Kur filloi Epoka Heroike e Erës Bahá'í?
2. Ssa kohë zgjati Epoka Heroike?
3. Kush e nisi Epokën Heroike për Erën Bahá'í?

4. Çfarë e dallon Epokën Heroike nga të gjitha epokat e tjera?

5. Pse besimtarët dhanë jetën e tyre për Fenë?

6. Si do të ishte e ardhmja e botës nëse besimtarët e hershëm do të mohonin besimin e tyre?

7. Çfarë mësojmë nga shembulli i atyre, të cilët sakrifikuan jetën e tyre për Kauzën e Zotit?

D. Mësimi përmendësh i citatit

Pasazhi që vijon është nga Báb, i Cili u drejtohet Shkronjave të të Gjallit. Flet për pozitën e lartë, për të cilën njerëzimi është thirrur në këtë Epokë të re. Përpara se të ndihmoni fëmijët të mësojnë pasazhin, ju mund të lexoni përsëri Letrën drejtuar Shkronjave të të Gjallit, e cila gjendet në kursin që keni studiuar për jetën e Báb-it në Librin 4.

"Ditët, kur adhurimet boshe mendoheshin të mjaftueshme, kanë mbaruar. Ka ardhur koha, kur asgjë përveç motiveve të pastra, të mbështetur nga veprat e dëlirësisë së panjollë, mund të ngrihen në fronin e Më Të Lartit e të jenë të pranueshme për Të." 40

E. Këngë
F. Ngjarje historike

Historia e Fesë është plot me histori që flasin për heroizëm të madh. Për mësimin sot, kemi zgjedhur një prej tyre: episodin e hyrjes gjatë turbullirës së madhe në Mazindaran. Është një tregim i gjatë, dhe ju po të dëshironi mund ta përmblidhni dhe të thjeshtoni fjalët, në mënyrë që fëmijët të mund t'ju kuptojnë.

Ishte vera e vitit 1848, vetëm 4 vjet pas deklarimit të Báb-it dhe e gjithë Persia ishte në gjendje tronditjeje. Njëmijë, e mbi njëmijë persona pranonin Mesazhin e Báb-it, por armiqtë e Tij ngriheshin me forcë të madhe të persekutonin pasuesit e Besimit të sapolindur. Shumë kishin dhënë jetën e tyre për Kauzën. Báb-i vetë ishte burgosur në një kështjellë në një cep të largët të Persisë. Kodusi ishte izoluar në shtëpinë e një kleriku udhëheqës në provincën e Mazindaranit, dhe Vetë Bahá'u'lláh, i Cili i përkiste një familje fisnike në Persi, po vuante vuajtjet e tij për mbështetjen ndaj Kauzës së Báb-it. Mulla Hysen i kishte kaluar muajt paraardhës në provincën e Khurasanit duke shpallur Mesazhin e Báb-it me sukses të jashtëzakonshëm. Ai po bëhej gati të ndërmerrte një udhëtim të gjatë kur një lajmëtar mbrriti dhe i pruri çallmën e Báb-it dhe udhëzimet e Tij për të ngritur Standartin e Zi, shko në Mazindaran dhe ndihmo Kodusin. Mulla Hyseni menjëherë iu bind udhëzimeve të të dashurit Báb, vuri çallmën e tij jeshile në kokë, ngriti Standartin e Zi dhe i shoqëruar nga 202 burra, nisi udhëtimin e tij nga Khurasani për në Mazindaran.

Gjatë pjesës së parë të udhëtimit, këta burra kurajozë dhe virtuozë u mirëpritën në çdo fshat me krahë hapur. Në çdo fshat, njerëzit do të dëgjonin lajmet e gëzuara të ardhjes së Kaimit të Premtuar dhe shpirtra të panumërt do të pranonin Fenë e re. Madje, disa u bashkuan me grupin në udhëtimin e tyre drejt Mazindaranit. Por ndërsa i afroheshin Mazindaranit, Mulla Hyseni filloi t'i paralajmëronte ata për vuajtjet që i prisnin. Duke treguar me gisht Mazindaranin, ai i kujtoi ata, që kjo ishte rruga drejt martirizimit të tyre. Kushdo që ishte i papërgatitur për vështirësitë që e prisnin, ai u tha, që duhet të largohen dhe të kthehen në shtëpitë e tyre. Ai e përsëriti këtë paralajmërim disa herë. Rreth 20 shoqërues të Mulla Hysenit, më në fund vendosën të largoheshin, por pjesa më e madhe vazhdoi rrugën përpara, të etur për të sakrifikuar jetën në shtegun e të Dashurit të tyre.

Ndërsa po i afroheshin qytetit Barfurush në Mazindaran, Mulla Hyseni i paralajmëroi përsëri shokët e tij për fatin që po i priste ata. Pastaj u kërkoi të hidhnin të gjitha gjërat e tyre, përveç kuajve dhe shpatave, në mënyrë që banorët e fshatrave dhe qyteteve ku ata do të kalonin, nuk do të mendonin që ata ishin të interesuar për të mirat materiale. I pari që iu bind Mulla Hysenit ishte një besimtar, që kishte një çantë plot me xhevahire të çmuara nga miniera e të atit në Khurasan. Ai nuk hezitoi as edhe për një moment dhe hodhi në tokë pasurinë e tij të vogël për atë kohë. Të gjithë të tjerët ndoqën shembullin e tij dhe hoqën qafe nga vetja gjërat e kësaj toke.

Kleri udhëheqës i Barfurushit ishte një burrë arrogant dhe i etur për pushtet, i cili kishte frikë nga ndikimi që Bábí-të kishin tek secili që takonin. Kur dëgjoi që Mulla Hyseni dhe shokët e tij ishin pranë Barfurushit, ai dërgoi lajmëtarët e tij të mblidhnin njerëzit në xhami. Atje përpara turmës, u ngjit në katedër, hodhi çallmën e tij në tokë, hapi jakën e këmishës së tij dhe u tha, që armiqtë më të këqinj të religjonit të Zotit ishin vetëm pak larg qytetit. Ishte kaq elokuent ndërsa thoshte predikimin e tij të mbushur me gënjeshtra, saqë turma u tërbua, iu bind komandës së tij, u armatosën dhe shkuan në pyllin më të afërt për të sulmuar këtë grup shpirtrash të shenjtëruar, dëshira e të cilëve ishte vetëm të shpallnin lajmin e gëzuar për agimin e Epokës së re.

Kur Mulla Hyseni pa turmën, ai u tha shokëve të tij të ishin të duruar, dhe të shpresonin se ai do të mund të arsyetonte me këta njerëz injorantë, të cilët ishin mashtruar nga udhëheqësi i tyre i pasinqertë dhe ambicioz. Por turma hapi zjarr ndaj tyre dhe një nga një, shtatë prej shokëve të tij ranë në tokë. Mulla Hyseni ngriti sytë nga qielli dhe u lut: "Shikoji o Zot, Zoti im, gjendjen e vështirë të të zgjedhurve të Tu dhe Ji dëshmitar i pritjes që këta njerëz i ofruan të dashurve të Tu. Ti e di që ne nuk dëshirojmë gjë tjetër, vetëm t'i udhëheqim ata drejt udhës së të Vërtetës dhe tu japim atyre dijen për Revelacionin Tënd. Ti Vetë na ke urdhëruar të mbrojmë jetën tonë kundër sulmeve të armiqve. Besnik ndaj komandës Tënde, unë ngrihem tani me shokët e mi, për t'i bërë ballë sulmit, që ata na kanë ngritur." Pastaj nxorri shpatën dhe me shokët e tij hyri në mes të armiqve. Kaq e madhe ishte kurajo e treguar nga kjo turmë e vogël me burra që i trembeshin Zotit, sa zemrat e sulmuesve të tyre u mbush me frikë. Mulla Hyseni vetë, i patrembur nga plumbat ia doli mbanë nëpërmjet rreshtave të armikut dhe udhëhoqi për në Barfurush. Ai shkoi drejt e në rezidencën e klerikut udhëheqës, i cili duhej fajësuar për gjithë incidentin, rrethoi shtëpinë e tij tre herë dhe thirri: "Lëre këtë frikacak të përbuzshëm, i cili kundërvuri banorët e këtij qyteti të ndiznin luftën e shenjtë kundër nesh dhe u fsheh brenda mureve të shtëpisë së vet, të dalë nga streha e tij e palavdishme. ... Ka harruar ai, që ai që predikon luftën e shenjtë duhet vetë të marshojë në krye të pasuesve të tij, dhe me veprat e tij të ndezë devocionin e tyre dhe të mbështesë entuziazmin e tyre?"

Populli i Barfurushit u shastis nga këto veprime heroike dhe trimërore. "Paqe, paqe!" filluan ata të thërrisnin ndërsa dërguan disa nga udhëheqësit e tyre për të kërkuar mëshirë dhe falje nga Mulla Hyseni. Mulla Hyseni e dinte që ata nuk ishin të sinqertë, dhe do të përsërisnin aktet e tyre të egra në momentin e parë që do të kishin mundësinë, por megjithatë ai e pranoi lutjen e tyre dhe paqja u vendos, të paktën për atë ditë. Mulla Hyseni dhe shokët e tij u drejtuan pastaj triumfatisht në hanin e madh në qendër të qytetit dhe qëndruan për të pushuar.

Ky incident i jashtëzakonshëm shënoi fillimin e ngjarjeve tragjike që do të binin mbi këtë grup të vogël të pasuesve të Báb-it gjatë muajve të ardhshëm në Mazindaran. Të udhëhequr nga Kodusi dhe Mulla Hyseni, ata do të sulmoheshin përsëri nga armiqtë e egër. Sa herë, thirrja e Mulla Hysenit, "Hipini kuajve tuaj, O heronj të Zotit!" do të dëgjohej dhe do të mbushte zemrat e armiqve me frikë. NJë grup i vogël Bábí-sh do të sulmonin trupat armike dhe do t'i shpërndanin ata. Por çdo herë, disa nga këta shpirtra të devotshëm do të plotësonin dëshirën e zemrës së tyre dhe do të martirizoheshin për hir të të Dashurit të tyre. Armiqtë e pabesë atëherë do të bënin thirrje për paqe, por shpejt do ta shkelnin premtimin dhe do të shkaktonin vuajtje të mëtejshme heronjve të Zotit të Dispensacionit të Báb-it. Kjo do të vazhdonte derisa më në fund Mulla Hyseni do të bëhej viktimë e një plumbi armik dhe do të sakrifikonte jetën e tij për Të, Atë që ai i pari njohu që ishte Kaimi i Premtuar dhe Lajmëtari i Epokës së re. Pak kohë më vonë, Kodusi, i fundit nga Shkronjat e të Gjallit, do të binte në duart e armikut, të cilin e sollën në qytetin e Barfurushit dhe do të martirizohej nga këta frikacakë dhe të pabesë përpara banorëve të tij. Kur Báb-i mori vesh këto lajme, dhimbja e Tij ishte e madhe, dhe për disa muaj ai nuk mundi të revelonte tabelat dhe vargjet, të cilat buronin nga Ai me aq shpejtësi qysh nga deklarimi i Tij në Shiraz.

G. Fakte
1. Epoka heroike e Erës Bahá'í filloi më 1844.
2. Epoka heroike e Erës Bahá'í zgjati 77 vjet.

3. Mulla Hyseni dhe shokët e tij marshuan nga Khurasani drejt Mazindaranit nën Standartin e Zi, që ishte shenja të cilën Kaimi i Premtuar kishte shfaqur.

4. Mulla Hyseni dhe Kodusi u martirizuan në provincën e Mazindaranit.

H. Drama

Është e rëndësishme për fëmijët të dinë rreth turbullirës në Mazindaran dhe të preken nga aktet e heroizimit të Bábí-ve të hershëm, por është e mira që ata të mos vënë në skenë betejën e përmendur në histori. Ata mund të luajnë pjesën ku Mulla Hyseni i hipur në kalë shkon në rezidencën e klerikut udhëheqës dhe banorët e qytetit luten për paqe. Zgjidhni pjesën e duhur për këtë.

I. Vizatim

Sot fëmijët mund të vizatojnë dikë që është duke bërë një akt heroizmi.

J. Lutjet e mbylljes
MËSIMI 20
A. Mësimi përmendësh i lutjes

Filloni mësimin si gjithmonë me recitimin e lutjeve dhe pastaj ndihmoni fëmijët të vazhdojnë mësimin përmendësh in the preceding lesson.

B. Prezantimi i mësimit

Qëllimi i mësimit është të ndihmojë fëmijët të kuptojnë që Báb me gëzim sakrifikoi jetën e Tij, ndërsa përgatiste udhën për ardhjen e Bahá'u'lláh-ut. Ky është një koncept i thellë, mbi të cilin ata duhet të reflektojnë shpesh ndërsa rriten. Idetë e mëposhtme do t'ju ndihmojnë për të prezantuar temën e sotme tek fëmijët:

Një zjarr që është ndezur nga dora e njeriut, mund të shuhet. Por zjarri i dashurisë për Perëndinë e ndezur nga Dora e Vetë të Gjithëfuqishmit nuk mund të shuhet, edhe në qoftë se të gjithë njerëzit e botës të bashkohen ta bëjnë këtë. Armiqtë e Báb-it ishin të egër dhe të fuqishëm. Ata mund të jepnin urdhër të vrisnin qindra Bábí, dhe njerëzit injorantë do t'i zbatonin këto urdhra. Ata mund të ngrinin ushtri të mëdha kundër grupeve të vogla të pasuesve të Báb-it, dhe do të përdornin pabesinë për tu bërë ballë atyre. Ata mund t'i tallin ata, të zënë robër, t'i burgosin dhe t'i dëbonin nga shtëpitë e tyre dhe familjet. Të gjithë këtë e bënin herë pas here. Por persekutimet u bënë si vaji që ushqen zjarrin; zjarri bëhej gjithmonë e më ndritshëm dhe përhapej gjithmonë e më shumë. Atëherë, qeveria dhe klerikët e Persisë vendosën që zgjidhja e vetme ishte ekzekutimi i Vetë Báb-it. Ky, imagjinon ata, do të jetë fundi i kësaj lëvizje, që në pak vite, kishte shkundur themelet e pushtetit të tyre tiran.

Sigurisht Báb e dinte që Dispensacioni i Tij do të ishte i shkurtër. Qëllimi i Tij ishte të përgatiste udhën për ardhjen e Bahá'u'lláh-ut. Dhe dashuria e Tij për Bahá'u'lláh-un ishte kaq e madhe, saqë Ai nuk dëshironte gjë tjetër, veç sakrifikimit të jetës së Tij në udhën e Tij. Kjo ishte dëshira më e zjarrtë e zemrës së Tij. Në qoftë se do dëshironte të pushtonte gjithë Persinë dhe t'i jepte fund pushtetit të qeverisë së korruptuar dhe klerikëve, Ai mund ta kishte bërë kollaj këtë. Por Ai ishte i shqetësuar me gjëra më të mëdha që do të vinin. Sytë e Tij ishin të drejtuar në tërë botën dhe jo thjesht tek Persia. Ai ishte Lajmëtari i Epokës së re. Ai kishte ardhur të njoftonte praninë e Mbretërisë së Zotit. Dhe për këtë, Ai me gëzim dha jetën e Tij. Me vetë gjakun e Tij, Ai ujiti pemën e Kauzës, të cilën Ai Vetë e kishte mbjellë vetëm pak vite më parë.

C. Pyetje

1. Kush është përgjegjës për fatkeqësitë e vuajtura nga Manifestimet e Perëndisë?

2. Pse i pranoi Báb vuajtjet që armiqtë e Tij i shkaktuan?

3. Çfarë i bënë Báb-it më në fund armiqtë e Tij?
4. Cili ishte rezultati?
5. A u plotësua Misioni i Báb-it në tokë?
6. Cila ishte dëshira më e madhe e Báb-it?
D. Mësimi përmendësh i citatit

Në citatin që vijon, Báb i referohet Bahá'u'lláh-ut si: "Gjurma e Zotit" dhe shpreh dëshirën e Tij të martirizohet në udhën e Tij. U thoni fëmijëve ta mësojnë përmendësh dhe kështu do të kujtojnë gjithmonë dashurinë e Báb-it në zemrën e Tij për Bahá'u'lláh-un.

"O ti Gjurmë e Perëndisë! Unë kam flijuar veten tërësisht për Ty; kam pranuar mallkime për hirin Tënd; dhe nuk kam dëshiruar gjë tjetër veç martirizimit në shtegun e dashurisë Sate." 41

E. Këngë
F. Ngjarje historike

Ngjarja që vijon tregon historinë e martirizimit të Báb-it dhe Anisit [Anís], shoqëruesi me të cilin Ai zgjodhi të ndante Kurorën e tij. Shumë nga fëmijët mund ta njohin ngjarjen nga historia për Fenë, dhe do ta dëgjojnë shpesh gjatë jetës së tyre. Ju duhet të vendosni përpara fillimit të mësimit sesi do ta tregoni për ta sot.

Jetonte një herë në qytetin e Tabrizit një i ri, të cilin historia do ta kujtojë gjithmonë nga titulli i tij, Anis. Anisi dëgjoi për Mesazhin e Báb-it nga Báb Vetë gjatë periudhën së shkurtër të burgimit të Tij në Tabriz. Kaq e fortë ishte dashuria për Zotin e ndezur në zemrën e Anisit, sa ai nuk kishte dëshirë tjetër vetëm të kënaqte Zotin e tij. Njerku i tij, i cili nuk e kuptonte madhështinë e Kauzës, u alarmua nga sjellja e djalit të tij dhe vendosi ta mbbyllte atë në shtëpinë e tij dhe të mos ia ndante sytë. Për disa javë, Anisi i kaloi ditët duke u lutur që Zoti do ta lejonte të ishte në praninë e Báb-it përsëri. Një ditë, i humbur në lutje, ai pati një vision të jashtëzakonshëm që mbushi zemrën e tij me gëzim të pakufi dhe siguri. Në vizionin e tij, ai pa Báb-in që qëndronte përpara tij. Anisi u ul në këmbët e Tij. Në përgjigje të përgjërimeve të tij, Báb i tha: "Gëzohu, ora po afrohet kur, në këtë qytet, Unë do të shuhem përpara syve të një turme të madhe dhe do të jem viktimë e zjarrit të armiqve. Nuk do të zgjedh asnjë tjetër, përveç teje, me të cilin do të ndajë kupën e martirizimit. Ji i sigurtë që ky premtim, që po të them, do të përmbushet."

Kështu Anisi filloi të priste me durim. Çdo ditë që kalonte, ai ndjente më pranë përmbushjen e qëllimit të jetës së tij dhe arritjen e fatit të tij të lavdishëm. Dita erdhi kur Báb-in e sollën përsëri në Tabriz, këtë herë për ta martirizuar. Ndërsa po e çonin në qelinë e tij të burgut, Anisi i ra tek këmbët e Tij. Ai iu lut Báb-it ta lejonte të vinte me Të kudo që Ai të shkonte. Anisin e arrestuan menjëherë dhe e futën në të njëjtën qeli me Báb-in.

Báb e kaloi mbrëmjen përpara martirizimit të Tij në shoqërinë e Anisit dhe tre prej pasuesve të Tij besnikë. Ishte i ndezur nga lumturia dhe fliste me gëzim. "Nesër," u tha Ai shoqëruesve, "do të jetë dita e martirizimit Tim. A do të ngrihet kush nga ju, dhe me duart e tij, t'i jap fund jetës Time. Preferoj të therem nga dora e një miku, sesa nga armiku." Lotë rrodhën nga sytë e këtyre katër shpirtrave të mbërthyer nga dhimbja, të cilëve iu kërkohej të merrnin jetën e të Dashurit të tyre me duart e tyre. Ata as nuk mund ta imagjinon të kryenin një akt kaq mizor, edhe pse ishte dëshira e Vetë Báb-it. Atëherë, papritmas, Anisi u ngrit në këmbë dhe pranoi të kryente urdhrin e Báb-it. Bindja ndaj të Dashurit të tij ishte detyra më e lartë; ai nuk kishte zgjidhje tjetër, veç të plotësonte dëshirën e Báb-it. "Ky i ri që u ngrit të plotësonte dëshirën Time," deklaroi Báb, "do të vuajë, bashkë me Mua, martirizimin. Atë të cilin Unë zgjedh për të ndarë kurorën e tij."

Mëngjesin tjetër, Báb po bisedonte me sekretarin e tij kur një zyrtar qeveritar, në mënyrë të pasjellshme, e ndërpreu Atë. Báb e paralajmëroi burrin, që derisa Ai të kishte mbaruar së thëni të gjitha gjërat sekretarit të Tij, asnjë fuqi tokësore nuk mund ta ndalojë Atë. Por fjalët e Tij ranë në vesh të shurdhët dhe e çuan nga qelia e Tij në shtëpinë e klerikut më të shquar të Tabrizit, i cili pa hezitim të madh nënshkroi dekretin e ekzekutimit të Tij. E çuan pastaj në një shesh publik dhe e lanë në duart e Sam Khanit, komandanti i regjimentit të ushtarëve, që ishin zgjedhur për të ekzekutuar Atë. Por Sam Khanin e kishte zënë frika, që veprimi i tij do të shkaktonte zemërimin e Zotit mbi të. "Unë besoj në Fenë Kristiane," i tha ai Báb-it, "dhe nuk kam asnjë vullnet të lig kundër teje. Nëse Kauza jote është Kauza e së Vërtetës, më çliro mua nga detyrimi të derdh gjakun tuaj." "Ndiq udhëzimet e tua," i tha Báb, "dhe nëse qëllimi yt është i sinqertë, i Gjithëfuqishmi sigurisht do të të çlirojë nga pështjellimi yt."

Sam Khani i urdhëroi burrat e tij të ngulnin një gozhdë në shtyllë dhe të lidhnin dy litarë në atë gozhdë. Me këta litarë, ata ngritën Báb-in dhe Anisin, në një mënyrë të tillë që koka e Anisit ishte e mbështetur në kraharorin e Mjeshtrit të tij. 750 ushtarë qëndronin në tre rreshta prej 250 burrash, secili prej tyre kishte urdhër të hapte zjarr. Tymi nga të shtënat ishte i tillë, që ktheu dritën e diellit në mesditë në errësirë. Sapo retë e tymit u përhapën, habia e madhe mbërtheu ata që ishin në shesh dhe ata që ishin nëpër çati, sytë e të cilëve panë atë që nuk mund ta besonin. Anisi rrinte përpara tyre i padëmtuar, ndërsa Báb ishte zhdukur.

Zyrtarët filluan të kërkonin Báb-in dhe e gjetën Atë në qelinë e Tij teksa vazhdonte bashkëbisedimin me sekretarin e Tij. "E mbarova bashkëbisedimin Tim," tha Báb, "Tani mund të vazhdoni të përmbushni qëllimin tuaj." Sam Khani refuzoi herën e dytë të derdhte gjakun e Báb-it. Një tjetër regjiment erdhi. Báb dhe Anisi gjendeshin përsëri në të njëjtën shtyllë. Ushtarët hapën zjarr, dhe këtë herë, siç ishte tani Vullneti i Báb-it, ata ia dolën mbanë të kryenin qëllimin e tyre të turpshëm. Të dy trupat ishin bërë shosh nga plumbat e panumërt, por megjithatë fytyrat e tyre mbetën pothuajse të paprekura. "Po të kishit besuar tek Unë, o brez kokëfortë," ishin fjalët e fundit të Báb-it për turmën, "çdo njëri nga ju do të ndiqte shembullin e këtij të riu, i cili qëndron më lart se ju, dhe me dëshirë do të sakrifikonte veten e tij në udhën Time. Do të vijë dita kur ju do të më njihni Mua; atë ditë Unë nuk do të jem më me ju."

G. Fakte

1. Pasuesi i zgjedhur për tu martirizuar me Báb-in është Anisi.

2. Sam Khani ishte komandanti i regjimentit që ekzekutoi Báb-in.

3. Në përpjekjen e parë për të ekzekutuar Báb-in, 750 ushtarë hapën zjarr mbi Atë dhe Anisin.

4. Në përpjekjen e parë për t'i dhënë fund jetës së Tij, Báb nuk u prek nga plumbat dhe e gjetën teksa përfundonte bisedën e Tij të papërfunduar më sekretarin e Tij.

5. Martirizimi i Báb-it u bë në Tabriz.

6. Martirizimi i Báb-it u bë në mesditën e dt. 9 korrik 1850.

7. Báb ishte 31 vjeç kur u martirizua.
H. Drama

Pavarësisht si do të vënë në skenë ngjarjet e martirizimit të Báb-it, është e rëndësishme të kujtoni, që askush nuk duhet të luajë pjesën e Báb-it.

I. Vizatim

Sugjerohet që fëmijët të vizatojnë një farë, nga e cila është duke u rritur një pemë. Duke bërë këtë, u shpjegoni atyre, që fara është duke sakrifikuar veten, që të shfaqet pema.

J. Lutjet e mbylljes
MËSIMI 21
A. Recitimi dhe mësimi përmendësh i lutjeve

Pasi të keni recituar lutjet e hapjes, përsërisini me fëmijët lutjen që kanë mësuar gjatë dy mësimeve të fundit. Pastaj prezantoni lutjen që vijon, e cila duhet të mësohet gjatë tre mësimeve:

"I lavdëruar je Ti, O Perëndia e të gjtiha emrave dhe Krijuesi i qiejve. Të falenderoj Ty që Ti u ke bërë të njohur shërbëtorëve të Tu këtë Ditë, në të cilën lumi që është jeta me të vërtetë, ka rrjedhur nga gishtat e bujarisë Sate dhe pranvera e revelimit Tënd, dhe e pranisë Sate u është shfaqur përmes manifestimit Tënd të gjithëve që janë në qiellin Tënd, dhe të gjithëve që janë mbi tokën Tënde." 42

B. Prezantimi i mësimit

Ky mësim do të ndihmojë fëmijët të reflektojnë mbi kuptimin e pohimit: "Bahá'u'lláh është Manifestuesi i Perëndisë për sot." Megjithëse ata tashmë janë në dijeni të Pozitës së Bahá'u'lláh-ut, për disa prej tyre mund të jetë hera e parë që tema studiohet në thellësi. Mund të filloni duke ndarë me ta idetë e mëposhtme:

Tashmë ju keni mësuar që Manifestuesit e Zotit janë Qenie shumë të veçanta, të Cilët vijnë herë pas here për të udhëhequr njerëzimin në rrugën e drejtë. Ata reflektojnë atributet e Zotit, ashtu si pasqyra reflekton dritën e diellit. Ju gjithashtu keni mësuar që Báb ishte Maniefestues i Perëndisë, I Cili përgatiti udhën për ardhjen e Bahá'u'lláh-ut. Bahá'u'lláh është Manifestuesi i Perëndisë për sot, që do të thotë, duke njohur Atë, ne njohim Zotin dhe duke iu bindur Atij, ne jetojmë sipas Vullnetit të Zotit.

Njerëzimi është si një fëmijë, që ka nevojë të edukohet. Kur fëmija mëson gjithçka që i përket klasës së parë, ai duhet të vazhdojë një klasë më sipër. Në këtë klasë të re, ai do të ketë një tjetër mësues, po aq të mrekullueshëm sa dhe i pari, i cili do t'i mësojë çfarë nuk mund të kuptonte më përpara. Në qoftë se fëmija është shumë i ngjitur me mësuesin e parë dhe vendos të mohojë mësuesin e ri, ai kurrë nuk do të përparojë. Në të njëjtën mënyrë, kur një Manifestues i Zotit shfaqet mbi tokë, është detyra e pasuesve të Manifestuesve të mëparshëm ta pranojnë Atë dhe të mësojnë të jetojnë sipas Mësimeve të Tij. Ju tashmë e dini që ne jetojmë në një Ditë të veçantë, fillimi i një Epoke të re në historinë e gjatë të njerëzimit. Bahá'u'lláh është Manifestuesi i Zotit që na mëson sesi të jetojmë në këtë Epokë. Tani është detyra e pasuesve të çdo besimi të ndjekin Mësuesin e ri dhe të ndërtojnë Mbretërinë e premtuar të Zotit mbi tokë.

C. Pyetje

1. Pse Manifestuesit e Perëndisë vijnë për njerëzimin herë pas here?

2. Si mund të jetojmë sipas Vullnetit të Zotit?

3. A i dini emrat e disa prej Manifestuesve të Zotit që kanë ardhur përpara Báb-it dhe Bahá'u'lláh-ut?

4. Çfarë duhet të bëjnë njerëzit e botës tani që një Manifestues i Zotit ka ardhur për të udhëhequr ata?

D. Mësimi përmendësh i citatit

Në pasazhin që vijon Bahá'u'lláh i referohet Vetes, dhe që Ai është reflektimi i Zotit. Megjithëse pasazhi përmban disa fjalë të vështira, ai mund të kuptohet mirë nga fëmijët.

"Thuaj: Asgjë nuk shihet në tempullin tim veç Tempullit të Perëndisë, dhe në bukurinë time veç Bukurisë së Tij, dhe në qenien time veç Vetes së Tij, dhe në lëvizjen time veç Lëvizjes së Tij, dhe në pranimin tim veç Pranimit të Tij, dhe në pendën time veç Pendës së Tij, të Gjithëfuqishmit, të Gjithëlavdëruarit." 43

E. Këngë
F. Ngjarje historike

Pasi fëmijët të kenë kënduar disa këngë, u thoni të ulen në qetësi dhe filloni tu shpjegoni sesi Bahá'u'lláh mori Revelacionin nga Zoti. Ju mund ta modifikoni tregimin sipas nivelit të kuptimit të fëmijëve.

Vera e vitit 1852 solli shumë vuajtje për pasuesit e Báb-it. Báb Vetë ishte martirizuar dy vjet përpara, dhe shumë prej dishepujve të Tij të shquar kishin dhënë jetën e tyre për Fenë e tyre. Një grup i vogël Bábí-sh ishin kaq shumë të hidhëruar nga martirizimi i Báb-it kaq të dashur për ta, saqë kishin vendosur të hakmerreshin. Megjithëse Bahá'u'lláh u tha atyre t'i harronin këto idë marramendëse, ata nuk e dëgjuan Atë dhe komplotuan kundër jetës së Mbretit. Përpjekja e tyre, për të ardhur keq, dështoi, por mërziti kaq shumë Mbretin, sa ai urdhëroi një tjetër masakër për pasuesit e mirë të Báb-it. Aktet mizore që u kryen kundër Bábí-ve gjatë atyre muajve, ishin shumë shokuese, saqë po t'i përshkruanim ato do të shkaktonte një hidhërim shumë të madh në zemrat tuaja. Me siguri, ju do të lexoni më vonë kur të rriteni dhe do të çuditeni sesi një qeveri mund të kishte nxitur një egërsi të tillë midis njerëzve të saj. Për tani, ajo që duhet të dini është që kjo valë persekutimesh solli vuajtje të mëdha për Bahá'u'lláh-un, i cili deri në atë kohë kishte gëzuar disi lirinë, për shkak të pozitës së tij në shoqëri. Një urdhër ishte lëshuar për arrestimin e Tij të menjëhershëm.

Ditën që Mbreti dha urdhrin, Bahá'u'lláh ndodhej në një fshat disa kilometra larg nga qyteti Teheranit. Lajmi që Ai së shpejti do të burgosej, nuk e shqetësoi aspak, dhe e përballoi arrestimin e Tij me kurajon e zakonshme. Burgu që kishin zgjedhur për Të ishte "Sijah Çal" (Síyáh-Chál). Kjo është një fjalë që duhet ta mësoni dhe ta kujtoni. Do të thotë gropa e zezë. Në origjinën e tij Sijah Çal ka qenë një rezervuar uji për banjot publike të Teheranit dhe në atë kohë përdorej si një birucë e nëndheshme ku mbaheshin kriminelët më ordinerë.

Gjatë rrugës së Tij për në Sijah Çal, Bahá'u'lláh-un e detyruan të ecte këmbë zbathur dhe kokë zbuluar nën rrezet përvëluese të diellit të mesditës. Turma që qëndronte gjatë rrugës e trajtuan Atë në mënyrë të pasjellshme ekstreme. Por fytyra e Tij tregonte qetësinë e brendshme dhe zemra e Tij ishte e mbushur me dashuri edhe për ata që dëshironin të keqen e Tij.

Ndërsa po i afrohej Sijah Çal-it, një grua në moshë dhe e plakur doli nga turma me një gur në dorë. Sytë e saj të mbushur me vendosmëri dhe fanatizëm. Ajo ishte kaq e bindur që Bahá'u'lláh ishte një keqbërës dhe aspak në dijeni të fisnikërisë dhe dashurisë që tregonte ky i Burgosur i jashtëzakonshëm. Trupi i saj u drodh nga inati ndërsa po ecte përpara dhe ngriti dorën të hidhte gurin ndaj Tij. "Më jepni mundësinë ta godas me gur fytyrën e Tij!" u lut ajo ndërsa po i afrohej Bahá'u'lláh-ut. "Mos bëni të vuajë kjo grua nga zhgënjimi," iu drejtua Bahá'u'lláh rojeve ndërsa pa gruan që nxitonte prapa Tij. "Mos i mohoni asaj, atë që ajo e quan një akt të meritueshëm para Zotit." Edhe në mes të vuajtjes së Tij intense, Bahá'u'lláh nuk shqetësohej me veten e Tij. Kaq e madhe ishte dashuria e Tij për çdo qenie njerëzore, saqë Ai do të pranonte një abuzim të tillë, në mënyrë që të sillte lumturi në zemrën e keqinformuar, por të sinqertë të kësaj gruaje plakë.

Më në fund Bahá'u'lláh mbrriti në Sijah Çal. Atje Ai ishte i burgosur bashkë me disa pasues të Báb-it. Këmbët e tyre ishin lidhur bashkë dhe rreth qafës i kishin lidhur zinxhirë kaq të rëndë, saqë njiheshin në të gjithë Persinë nga emri i tyre i veçantë. Ajri që thithnin vinte erë të ndotur dhe dyshemeja ku uleshin ishte e mbuluar me pisllëk. As edhe një rreze drite nuk hynte në atë vrimë të errët ose të ngrohte ftohtësinë e akullt të saj. Megjithatë, pasuesit e Báb-it ishin të ndriçuar me Mësimet e Tij dhe zemrat e tyre të ndezura me zjarrin e dashurisë së Zotit. Ata i pranonin të gëzuar vuajtjet e tyre dhe shpresonin të ishin midis atyre, të cilët çdo ditë, merreshin jashtë burgut për tu martirizuar.

Bahá'u'lláh dhe shokët e Tij ishin të vendosur në dy rreshta, përballë njëri-tjetrit. Bahá'u'lláh u kishte mësuar disa vargje, të cilat do t'i këndonin çdo natë deri në orët e para të mëngjesit. "Perëndia është i mjaftueshëm për mua; Me të vërtetë, Ai është i Gjithëmjaftueshmi," do të këndonte njëri rrjesht, ndërsa rreshti tjetër përgjigjej, "Te Ai le të besojë Ai që beson!" Ata këndonin me një kurajo të tillë dhe gëzim, saqë zërat e tyre dëgjoheshin deri në pallatin e Mbretit. "Çfarë do të thotë ky tingull?" pyeti njëherë Mbreti i mërzitur. "Është himni i Bábí-ve që këndojnë në burg" iu përgjigjën. Mbreti heshti dhe nuk tha as edhe një fjalë tjetër.

Bahá'u'lláh qëndroi i burgosur në Sijah Çal për 4 muaj. Kushtet e burgut nuk u përmirësuan, por Ai i duronte vuajtjet e Tij në paqe dhe qetësi. Ndërsa trupi i Tij ishte i lidhur me zinxhirë, shpirti i Tij fluturonte i lirë në qiellin e pranisë së Zotit. Me të vërtetë, gjatë këtyre kushteve të vuajtjeve fizike intense, Bahá'u'lláh mori Revelacionin e Zotit, Revelacioni që vazhdoi të mbushte shpirtin e Tij për më tepër se 40 vjet. Vetë Bahá'u'lláh i përshkruan ato ditë në këtë mënyrë: "Gjatë ditëve që qëndrova në burgun e Teheranit, megjithëse pesha e padurueshme e zinxhirëve dhe ndotja e ajrit nuk më linin të flija veçse pak, prapë në ato momente të shkurtra dremitjeje, ndjeva sikur diçka më rridhte nga kurora e kokës në kraharor, si një rrëke e fuqishme që hidhet mbi tokë nga maja e një mali të lartë. Si rezultat, çdo gjymtyrë e trupit Tim ndizej zjarr. Në ato momente gjuha Ime recitonte ato që asnjë njeri nuk mund të dëgjojë dot." 44

Një natë në ëndërr Bahá'u'lláh dëgjoi këto fjalë të lavdishme: "Me të vërtetë, Ne do të të bëjmë Ty fitimtar nga Vetja Jote dhe nga Pena Jote. Mos u trishto për çfarë po të ndodh Ty, as mos ki frikë, sepse Ti je i sigurtë. Zoti do të ngrejë thesaret e botës - njerëzit të cilët do të të ndihmojnë Ty nëpërmjet Vetes Tënde dhe Emrit Tënd, dhe Zoti ka gjallëruar zemrat e atyre që e kanë njohur Atë." 45

Sa e madhërishme është Kauza e Zotit. Sa të jashtëzakonshme janë fuqia dhe pushteti i Tij. Revelacioni madhështor i Bahá'u'lláh-ut, i cili do të ndryshojë fatin e njerëzimit, pati fillimet e tij në burgun më të shkretë në kohën më të turbullt. Dielli i së Vërtetës u ngrit nga prapa reve të errësirës së Sijah Çalit, duke lëshuar dritën e tij në të gjithë njerëzimin.

G. Fakte
1. "Sijah Çal" do të thotë gropa e zezë.

2. Sijah Çal ishte një burg i nëndheshëm në Teheran.

3. Bahá'u'lláh-un e çuan në Sijah Çal në verën e 1852.

4. Bahá'u'lláh-u qëndroi në Sijah Çal për 4 muaj.

5. Ndërsa ishte i burgosur në Sijah Çal, Bahá'u'lláh mori ngacmimet e para të Revelacionit të Zotit në shpirtin e Tij.

H. Drama

Sugjerohet që fëmijët të venë në skenë historinë e sotme ku Bábítë janë të burgosur në Sijah Çall dhe Mbreti dëgjon këngën e tyre në pallatin e Tij. Ju e dini tashmë, që do të ishte e papërshtatshme dhe aspak e respektueshme nga fëmijët të luajnë rolin e Bahá'u'lláh-ut.

I. Vizatim

Sot fëmijët mund të vizatojnë burgun e Sijah Çallit duke shprehur imagjinatën e tyre, si do ta imagjinonin ata vetë. U kujtoni atyre që ishte e errët dhe e ftohtë akull, me aromat e ndyta dhe dyshemeja e mbyluar me pisllëqe. U shpjegoni pse nuk duhet të vizatojnë personazhet në vizatimin e tyre.

J. Lutjet e mbylljes
MËSIMI 22
A. Recitimi dhe mësimi përmendësh i lutjes

Fëmijët duhet të vazhdojnë të mësojnë lutjen e prezantuar në mësimin e fundit, pasi ju dhe dy ose tre fëmijë të keni recituar lutjen e hapjes.

B. Prezantimi i mësimit

Shpresojmë që gjatë këtij mësimi, fëmijët të mund të kuptojnë që njerëzimi është zgjuar nga Thirrja e Bahá'u'lláh-ut dhe që influenca e mësimeve të Tij po krijon një botë të re. Idetë e mëposhtme ju jepen për t'ju ndihmuar juve të shpjegoni temën sot:

Bahá'u'lláh erdhi në kohën kur njerëzimi po largohej gjithmonë e më tepër nga Zoti. Pjesa më e madhe e njerëzve kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë, të pandërgjegjshëm për natyrën e tyre shpirtërore, të humbur në gjumin e neglizhencës. Me shfaqjen e Diellit të së Vërtetës, ata që kanë sy të brendshëm të shohin zgjohen nga gjumi i tyre. Ata pranojnë Bahá'u'lláh-un dhe mbushen me një jetë të re. Ndërsa numri i atyre që ndriçohen nga Mësimet e Tij rritet, kjo botë do të ndryshojë gradualisht: Vuajtja do të zëvendësohet me mirëqenien. Hidhërimi do të kthehet në gëzim. Injoranca do t'i lëshojë vendin dijes. Shtypja do të zëvendësohet me drejtësinë, e vërteta dhe paqja do të shfaqen, dhe bashkimi, dashuria dhe miqësia do të sundojnë zemrën e njerëzve kudo.

Nga ana tjetër janë edhe ata që janë të verbuar nga dëshirat e tyre të korruptuara. Pavarësisht sesa ndriçojnë rrezet e Diellit të së Vërtetës mbi ta, ata këmbëngulin në mënyrat e tyre neglizhente duke u përpjekur të ndalojnë edhe të tjerë nga ndriçimi i lavdisë së Tij. Por ata nuk do ia dalin kurrë mbarë, dhe çdo ditë shumë e më shumë shpirtra ndriçohen me dritën e dashurisë së Bahá'u'lláh-ut. Dhe së shpejti do të shohim Mbretërinë e Zotit të vendosur mbi tokë ndërsa Mësimet e Tij vazhdojnë të përhapen kudo, duke influencuar mendimet dhe veprimet e të gjithë njerëzve.

C. Pyetje

1. Çfarë do të thotë që njerëzit janë "zhytur në gjumin e neglizhencës"?

2. Kush është "Dielli i së Vërtetës?"

3. Kur shfaqet Dielli i së Vërtetës, çfarë u ndodh atyre që kanë sy të brendshëm të shohin?

4. Çfarë ndodh me ata, sytë e brendshëm të të cilëve janë të mbyllur?

5. Çfarë do të ndodhë me botën nëse shumë e shumë njerëz bëhen Bahá'í?

D. Mësimi përmendësh i citatit

Në citatin e mëposhtëm që fëmijët do të mësojnë, Bahá'u'lláh-u u bën thirrje popujve të botës të zgjohen nga gjumi i tyre dhe të kthehen nga Zoti. Këtë mund ta bëjnë duke njohur Manifestuesin e Tij për sot dhe duke ndjekur Mësimet e Tij.

"Popujt e botës janë në gjumë të thellë. Sikur të zgjoheshin nga letargjia, ata do të nxitonin me vrull te Perëndia, i Gjithëdijshmi, Urtiploti." 46

E. Këngë
F. Ngjarje historike

Sot fëmijët do të dëgjojnë mbi ngjarjet gjatë qëndrimit të Bahá'u'lláh-ut në Bagdad. Historia e deklarimit të Tij në Kopshtin e Rizvanit, përpara nisjes së Tij për në Konstandinopojë, do të tregohet gjatë mësimit të ardhshëm. Në çfarëdo llloj mënyre ta tregoni këtë ngjarje historike, ju duhet të siguroheni që fëmijët të kenë kuptuar sadopak influencën që kanë Mësimet e Bahá'u'lláh-ut mbi njerëzimin.

Bahá'u'lláh qëndroi i burgosur në Sijah Çal për 4 muaj. Më në fund, u lirua dhe e mërguan bashkë me familjen e Tij në Bagdad, një qytet i Perandorisë Otomane. Në fillim, jeta e Tij në Bagdad ishte e mbushur me vështirësi. Pasi Báb dhe shumë prej Bábí-ve ishin martirizuar, pasuesit e Tij që kishin mbetur ishin konfuzë dhe si të humbur. Ata nuk dinin nga të ktheheshin ose çfarë drejtimi të merrnin. Dhe fatkeqësisht, disa prej tyre filluan të harronin standartet e larta për të cilat Báb u kishte bërë thirrje. Ata grindeshin dhe nuk ishin të bashkuar. Shkaku më i madh i vështirësive ishte gjysëm vëllai i Bahá'u'lláh-ut Mirza Jahja [Mírzá Yaḥyá], një njeri ambicioz dhe i pabesë, i cili ishte xheloz për ndikimin që Bahá'u'lláh kishte mbi të gjithë, që ishin në kontakt me Të. Në bashkëpunim me një tjetër partner, më të turpshëm se ai vetë, Mirza Jahja u përpoq t'i kthente besimtarët kundër Bahá'u'lláh-ut. Gjendja bëhej më e vështirë dita ditës, dhe shpirti i Bahá'u'lláh-ut ishte plot me hidhërim.

Një vit pas mbrritjes në Bagdad, familja e Bahá'u'lláh-ut vuri re një ditë në mëngjes, që Ai kishte ikur. Ai ishte larguar nga qyteti pa i treguar kujt se ku do të shkonte dhe pse. Duke parë që Mirza Jahja po krijonte përçarje, Bahá'u'lláh ishte tërhequr të qëndronte në malet e Kurdistanit, në verilindje të Bagdadit. "Objekti i tërheqjes Tonë", Vetë Ai tha më vonë "ishte, të evitonim të bëheshim subjekt i përçarjes midis besimtarëve, një burim shqetësimi mbi shokët Tanë, mjete plagosjeje për ndonjë shpirt, ose shkak brenge për ndonjë zemër." 47

Në vendet e egra, larg nga qyteti i Sulajmanijehsë, Bahá'u'lláh jetoi i vetëm. Kënaqej me pak ushqim. Ndonjëherë barinjtë në rrethinat e zonës, i sillnin pak qumësht dhe herë herë shkonte në qytet për të blerë minimumin e domosdoshëm për të jetuar. Kushtet ishin shumë të vështira, por Ai ishte i lumtur të komunikonte me Perëndinë. Ja sesi i përshkruan Ai ato ditë fizikisht të vështira:

"Ne u tërhoqëm në vendet e egërta, dhe atje, veçantë dhe vetëm, jetuam për dy vjet një jetë tërësisht vetëm. Nga sytë Tanë u derdhën lotë ankthi, dhe nga zemrat Tona që pikonin gjak buronte një oqean dhimbjeje agonie. Shumë netë nuk kishim ushqim dhe shumë ditë trupi Ynë nuk gjente prehje. Për Atë që ka qenien Time në duart e Tij! pavarësisht nga këto vuajtje dhe fatkeqësitë që nuk pushonin, shpirti Ynë ishte mbështjellë nga një gëzim i hareshëm dhe e tërë qenia Jonë shfaqi një lumturi të papërshkruar." 48

Siç mund ta imagjinoni, madhështia e Bahá'u'lláh-ut nuk mund të mbahej e fshehur nga sytë e njerëzve për shumë kohë. Një ditë, për shembull, ai pa një fëmijë të ulur në anë të rrugës duke qarë. Ai e pyeti për shkakun e mërzitjes së tij dhe fëmija iu përgjigj që fëmijët e tjerë në shkollë kishin marrë nga mësuesi një model bukurshkrimi për të praktikuar dorëshkrimin e tyre, por ai vetë nuk kishte marrë një kopje. Bahá'u'lláh-u me shumë mirësi dhe butësi i ofroi të shkruante një model për të. Kur djali tregoi modelin në shkollë tek mësuesi, të gjithë u habitën nga bukuria dhe përsosuria e bukurshkrimit të Bahá'u'lláh-ut. Dhe ky lajm u përhap në të gjithë Sulajmanijehnë.

Gradualisht, shumë e shumë banorë të Sulajmanijehsë e njohën Bahá'u'lláh-un dhe e respektonin Atë. Disa nga udhëheqësit e zgjuar të qytetit kërkuan praninë e Tij dhe i kërkuan Atij tu shpjegonte pyetje të vështira shpirtërore. Fjalët e Bahá'u'lláh-ut ndikuan tek këta njerëz si zakonisht. Shumë zemra u transformuan nga dashuria e Tij dhe shumë mendje u ndriçuan nga dijet e Tij. Fama e Tij filloi të përhapej në zonat fqinje. Lajmet e një burri me urti dhe elokuencë të jashtëzakonshme, që jetonte në rajonin e Kurdistanit, më në fund mbrritën edhe në Bagdad. Familja, e kuptoi që ky Personazh nuk mund të ishte tjetër veçse Bahá'u'lláh, kështu që dërguan një besimtar të besueshëm që t'i përgjërohej Atij të kthehej. Bahá'u'lláh-u e pranoi kërkesën e tyre, duke përfunduar kështu tërheqjen vullnetare dy-vjeçare.

Gjatë atyre dy viteve të mungesës së Bahá'u'lláh-ut nga Bagdadi, fati i Bábí-ve ishte përkeqësuar shumë. Mirza Jahja kishte treguar pazotësi dhe nuk kishte bërë asgjë për të ndaluar këtë përkeqësim të shpejtë. Bahá'u'lláh vendosi të edukonte Bábí-të dhe të rinovonte tek ata shpirtin e besimit që kishin zotëruar më përpara. Me kalimin e viteve, nëpërmjet dashurisë dhe urtisë së Tij dhe fuqisë së fjalëve të Tij, Ai ndryshoi sjelljen e pasuesve të Báb-it. Nën udhëheqjen e Tij, Bábí-të u bënë përsëri njerëz të drejtë, të cilët ishin uruesit e mirë të njerëzimit. Ata vunë mënjanë konfliktin dhe u bënë promotorë të unitetit dhe paqes.

Ndërsa kalonte koha, komuniteti Bábí u gjallërua shpirtërisht dhe admirimi për Bahá'u'lláh-un u rrit. Banorët e Bagdadit e donin dhe e respektonin Atë. Gjatë kësaj periudhe, ata që ishin pranë Tij po shijonin frytet e parajsës. Ata ishin të rrethuar nga dashuria e Tij, dhe të zhytur në detin e Fjalëve të Tij. Ja sesi i ka përshkruar Nabili ato ditë, historiani i madh i Besimit Bahá'í:

"Shumë net, jo më pak se dhjetë veta jetonin me jo më shumë se një qindarkë hurma. Askush nuk e dinte kujt i përkisnin këpucët, manteli, ose veshjet që gjendeshin në shtëpitë e tyre. Kushdo që shkonte në pazar mund të mendonte që këpucët e veshura ishin të tijat dhe kushdo që vinte në praninë e Bahá'u'lláh-ut mendonte që manteli ishte i tij. Ata kishin harruar emrat e tyre, zemrat ishin zbrazur nga gjithçka përveç adhurimit për të Dashurin e tyre. ... Oh për gëzimin e atyre ditëve, dhe lumturinë dhe habinë e atyre orëve!"49

Sa me fat janë njerëzit kur zhyten në oqeanin e mëshirës së Zotit dhe bashkohen nëpërmjet dashurisë së Manifestuesve të Tij! Sa e fuqishme është Fjala e Perëndisë për të transformuar shpirtrat që janë zgjuar nga lajmet e gëzuara të agimit të Ditës së re. Megjithëse ata pranë Bahá'u'lláh-ut gëzonin bujaritë e pranisë së Tij dhe njerëzit e Bagdatit ishin të tërhequr nga fisnikëria dhe urtia e Tij, disa nga udhëheqësit e tyre ishin të verbuar nga madhështia e Tij, për shkak të ambicjes dhe krenarisë së tyre. Ata e shikonin rritjen e prestigjit të Bahá'u'lláh-ut si kërcënim ndaj pushtetit të tyre. Dhe kështu rritej vendosmërisht kundërshtimi ndaj kësaj Kauze të re.

Në një rast, një grup udhëheqësish religjozë vendosën të dërgonin një njeri të ditur tek Bahá'u'lláh dhe t'i bënin Atij një numër pyetjesh për ta testuar. Kur Bahá'u'lláh iu përgjigj të gjitha pyetjeve në mënyrë të kënaqshme, burri i ditur pranoi, në emër të grupit, shtrirjen e gjerë të dijes së Tij. Pastaj ai prezantoi kërkesën e grupit që Bahá'u'lláh të bënte një mrekulli për t'i bindur ata për fuqitë e Tij të jashtëzakonshme.

"Megjithëse nuk keni asnjë të drejtë ta kërkoni këtë," përgjigjet Bahá'u'lláh, "sepse Zoti duhet të testojë krijesat e Tij, dhe ata nuk duhet të testojnë Zotin, megjithatë e lejoj dhe e pranoj këtë kërkesë."Ai i tha burrit që së pari grupi duhet të zgjedhë një mrekulli dhe ta deklarojë këtë me shkrim, dhe pasi të jetë bërë, ata nuk do kenë as edhe më të voglin dyshim për Të dhe do ta njohin Atë dhe të pranojnë të vërtetën e Kauzës. Ata duhet ta vulosin dokumentin dhe t'ia japin Atij. Burri u shtang nga kjo përgjigje e qartë dhe sfiduese. Ai u ngrit menjëherë, puthi gjurin e Bahá'u'lláh-ut dhe u largua. Ai i dërgoi grupit mesazhin e Bahá'u'lláh-ut. Për disa ditë, këta burra të etur për pushtet diskutuan sesi t'i përgjigjeshin, por nuk mundën të vendosnin. Më në fund, nuk kishin zgjidhje tjetër veçse ta linin këtë çështje. Medet! Ata ishin kaq pranë të zgjoheshin nga drita e dijes që Bahá'u'lláh kishte derdhur mbi ta. Por ambicja dhe frika ishin si një vello që i pengoi ata të njihnin Diellin e së Vërtetës.

G. Fakte
1. Bahá'u'lláh u mërgua nga Persia më 1853.

2. Udhëtimi shumë i vështirë i Bahá'u'lláh-ut nga Persia në Bagdad zgjati tre muaj.

3. Bahá'u'lláh u largua nga Bagdadi për në Kurdistan në prill 1854.

4. Bahá'u'lláh qëndroi në total dhjetë vjet në Bagdad, duke përfshirë dy vjet në Solajmanijeh.

5. Gjatë qëndrimit të Bahá'u'lláh-ut në Bagdad, komuniteti Bábí u rigjallërua nëpërmjet dashurisë dhe urtisë së Tij dhe fuqisë së Fjalëve të Tij.

H. Drama

Kemi të paktën dy mundësi për mësimin sot. Ju mund të pyesni fëmijët të mendojnë sesi ka qenë për besimtarët të jetonin në praninë e Bahá'u'lláh-ut gjatë periudhës së qëndrimit të Tij në Bagdad dhe të jenë kaq të zhytur në dashurinë për të saqë të harronin gjithçka tjetër. Për t'i ndihmuar ata, ju mund të shpjegoni përsëri sesi e ka përshkruar Nabil atë periudhë. Pastaj ata mund të vënë në skenë, sesi duhet të ketë qenë jeta për ata besimtarë të parë. Një tjetër mundësi është skena në klasë kur djaloshi tregon modelin e bukurshkrimit të Bahá'u'lláh-ut mësuesit të tij.

Nëse mendoni për mundësira të tjera, është mirë që fëmijët të mos interpretojnë rolet e udhëheqësve të korruptuar të Bagdadit duke komplotuar kundër Bahá'u'lláh-ut, sepse kjo nuk do të ndihmonte në përparimin e tyre shpirtëror.

I. Vizatim

Inkurajoni fëmijët të vizatojnë një person që zgjohet në agimin e një ditë të re, në mënyrë që të përforcojnë kuptimin e tyre për konceptet e prezantuara në këtë mësim. Ju gjithashtu, mund të mendoni për disa imazhe të tjera.

J. Lutjet e mbylljes
MËSIMI 23
A. Recitimi dhe mësimi përmendësh i lutjes

Si gjithmonë, mësimi fillon me recitimin e lutjeve. Të gjithë fëmijët duhet të përfundojnë të mësojnë lutjen që filluan në Mësimin 21.

B. Prezantimi i mësimit

Megjithëse fëmijët tashmë dinë diçka se çfarë do të thotë që Bahá'u'lláh është i Premtuari i të gjitha Epokave, i Cili erdhi të vendosë unitetin e njerëzimit, shpresojmë që mësimi i sotëm do të ndihmojë fëmijët të arrijnë në një vlerësim më të thellë të këtij koncepti. Filloni duke u prezantuar atyre idetë e mëposhtme:

Të gjithë besimet e mëdha të së kaluarës floën për një kohë kur Perëndia do të dërgojë për njerëzimin një Manifestues, i Cili do të vendosë paqen dhe harmoninë në tokë. Padrejtësia, urrejtja dhe lufta do të zhduken, dhe kombet e botës do të jetojnë së bashku në miqësi. Për shekuj, njerëzit kudo kanë pritur me padurim këtë Ditë të Premtuar të Zotit. Ne jemi me fat që jetojmë në këtë Ditë. Bahá'u'lláh është i Premtuari i të gjitha Epokave dhe Mësimet e Tij do ta ndihmojnë njerëzimin të largohen nga lufta dhe të vendosin paqen e përjetshme. Ai ka ardhur të bashkojë popujt e botës si një familje.

Bahá'u'lláh na thotë që paqja nuk do të vendoset mbi tokë derisa njerëzimi të bashkohet. Mësimet e Tij lindin dashurinë në zemrat tona për të gjithë. Ne i shikojmë njerëzit e tjerë jo si të huaj, por si miq. Mendoni për lulet e një kopshti. Çdo lloj lule ka ngjyrë, aromë, dhe formë të ndryshme, Këto ndryshime e bëjnë kopshtin të bukur. Megjithëse në dukje jemi ndryshe nga njëri-tjetri, ne jemi të gjithë fëmijët e një Zoti, i Cili na do ne, kujdeset për ne dhe dëshiron që të rritemi së bashku në harmoni. Ne jemi me të vërtetë vëllezër e motra dhe në qoftë se kujtojmë dashurinë që ka Zoti për secilin nga ne, ne do të bëjmë të pamundurën të jetojmë në unitet. Bahá'u'lláh dëshiron që pasuesit e Tij të tregojnë dashuri dhe vullnet të mirë ndaj gjithë njerëzimit - për çdo racë, komb dhe fe.

C. Pyetje
1. Kush është i Premtuari i të gjitha Epokave?
2. Çfarë do të përmbushë Bahá'u'lláh?

3. Çfarë duhet të kemi në zemrat tona për njëri-tjetrin?

4. Cili është rezultati i një kopshti me lule të ndryshme?

5. Cili duhet të jetë rezultati i ndryshueshmërisë së racës njerëzore?

6. Ne qoftë sekujtojmë dashurinë që ka Zoti për të gjithë ne, si do të silleshim me njëri-tjetrin?

7. Çfarë do Bahá'u'lláh që pasuesit e Tij të tregojnë për çdo racë, kombësi, dhe fe?

D. Mësimi përmendësh i citatit

Të gjithë njerëzit e botës duan të jetojnë në paqe dhe harmoni, por ata kanë lejuar që të ndikohen nga ndryshimet midis tyre. Sipas citatit të mëposhtëm nga Shkrimet e Bahá'u'lláh-ut, të cilën fëmijët duhet ta mësojnë përmendësh sot, ka ardhur koha që njerëzit t'i lënë mënjanë këto ndryshime, të jetojnë në paqe dhe të punojnë për të mirën e gjithësecilit.

"U bie për detyrë të gjithë popujve të botës të pajtojnë të gjitha mosmarrëveshjet e tyre dhe, në bashkim e paqe të përsosur, të qëndrojnë nën hijen e Pemës së kujdesit e të dashamirësisë së Tij. Ata duhet të kapen pas gjithçkaje që, në këtë Ditë, çon në lartësimin e pozitës së tyre dhe u shërben interesave të tyre më të mira." 50

E. Këngë
F. Ngjarje historike

Siç mund ta dini, periudha e qëndrimit të Bahá'u'lláh-ut në Bagdad arriti kulmin me deklarimin e Misionit të Tij në Kopshtin e Rizvanit. Sot ju do të tregoni për fëmijët rrethanat lidhur me deklarimin e Tij. Në këtë mënyrë, ju do të zgjeroni kuptimin e tyre që Bahá'u'lláh është i Premtuari i të gjitha Epokave, i Cili ka ardhur të bashkojë të gjithë njerëzit në një Kauzë universale.

Ju e dini që gjatë qëndrimit të Tij në Bagdad, Bahá'u'lláh rigjallëroi fatet e komunitetit Bábí nëpërmjet dashurisë dhe urtisë së Tij dhe fuqisë së Fjalëve të Tij. Zemrat e atyre pranë Tij ishin të ndezur me dashurinë për Zotin dhe shokët e Tij u ndjenë sikur të ishin në parajsë. Por gëzimi i atyre ditëve nuk do të zgjaste. Armiqtë e Kauzës nuk reshtën kurrë me intrigat e tyre kundër Bahá'u'lláh-ut, dhe ia arritën qëllimit të tyre.

Kishin kaluar rreth dhjetë vjet nga mbrritja e Tij në Bagdad, kur Bahá'u'lláh filloi të fliste për sprovat dhe vështirësitë që i prisnin përpara. Një ëndërr lidhur me shokët e Tij, u shkaktoi atyre shumë shqetësim. "Pashë," shkruan në një Tabelë, "Profetët dhe Lajmëtarët të mblidhen dhe të ulen rreth Meje, duke mbajtur zi, duke qarë dhe ngashëryer me zë të lartë. I habitur, i pyeta për shkakun, ndërsa të qarat dhe ngashërimi shtoheshin, dhe më thanë: 'Ne qajmë për Ty, O Ti Misteri më i Madh, O Altar i Pavdekësisë!' Ata qanin aq shumë, sa fillova dhe Unë të qaja me ta. Në këtë kohë, Kohorta e sipërme Më drejtohet duke më thënë: '... Që këtej e tutje Ti do të shikosh me sytë e Tu, atë që asnjë Profet tjetër ka parë. ... Bëj durim, bëj durim.' ... Ata vazhduan të më flisnin gjatë gjithë natës deri në afërsi të agimit." 51

Pranvera e vitit 1863 kishte hyrë kur një ditë një mesazher i solli Bahá'u'lláh-ut një komunikim për intervistë midis Tij dhe guvernatorit të Bagdadit. Ditën tjetër, Bahá'u'lláh u prezantua tek guvernatori me një letër nga Kryeministri i Perandorisë Otomane, në mënyrë të mirësjelltë, që e ftonte Bahá'u'lláh-un të udhëtonte për në kryeqytetin ottoman, Konstandinopojë. Një trupë kalorësish ishte urdhëruar për të shoqëruar Bahá'u'lláh-un për mbrojtjen e Tij. Bahá'u'lláh ishte menjëherë dakort me kërkesën, por refuzoi të pranonte paratë që qeveria i ofroi për udhëtimin e Tij. Përfaqësuesi i guvernatorit nguli këmbë, duke thënë që do të ofendoheshin autoritetet nëse Ai nuk do të pranonte paratë. Kështu Bahá'u'lláh mori paratë dhe menjëherë ua shpërndau të varfërve të qytetit.

Lajmi për mërgimin e Bahá'u'lláh-ut nga Bagdadi tronditi komunitetin Bábí. Miqtë ishin të mbushur me trishtim, dhe në fillim askush nuk ishte në gjendje të hante ose të flinte. Gradualisht, ata u qetësuan nëpërmjet fjalëve të mira dhe ngushëlluese të Bahá'u'lláh-ut. Si shenjë të dashurisë së Tij, ai shkroi me dorëshkrimin e Tij një Tabelë për secilin prej miqve, që jetonin në qytet - për çdo burrë, grua dhe fëmijë.

Pranë Bagdadit gjendej një kopësht i bukur që njihet sot me emrin Kopështi i Rizvanit. Në mbasditen e 22 prillit 1863, Bahá'u'lláh u largua nga qyteti dhe hyri në kopësht. Ky ishte hapi i parë i udhëtimit që do ta çonte Atë në Konstandinopojë. Komuniteti Bábí ishte i mbërthyer nga hidhërimi. Cila do të ishte e ardhmja e këtij besimi të ri tani që Bahá'u'lláh do të mërgohej përsëri? Bábítë zemërthyer të cilët ishin mbledhur për t'i dhënë lamtumirën Bahá'u'lláh-ut, nuk e dinin çfarë lumturie kishte përgatitur Zoti për ta.

Bahá'u'lláh qëndroi në kopësht për dymbëdhjetë ditë. Armiqtë e Tij ishin përpjekur të shkaktonin një goditje fatale për Kauzën duke e ndarë Atë nga shumica e besimtarëve. Megjithatë Zoti e ktheu lamtumirën në një ngjarje gëzimi të madh. Gjatë atyre ditëve të paharrueshme, Bahá'u'lláh u shpalli të pranishmëve, që Ai ishte i Premtuari nga Báb, që Ai ishte i Premtuari i të gjitha Epokave. Flamuri i njëshmërisë së njerëzimit ishte ngritur tani për tu parë nga të gjithë.

Deklarimi i Misionit të Tij krijoi një jetë të re në shpirtrat e shokëve të Tij. Kjo ishte Dita e Ditës që Báb kishte përgatitur për ta. Vetë Bahá'u'lláh kishte thënë që në atë Ditë "të gjitha gjërat e krijuara ishin zhytur në detin e dëlirjes". 52

Fatkeqësisht njihen shumë pak nga detajet e bisedave që Bahá'u'lláh mbajti me shumë vizitorë që Ai priti në Kopshtin e Rizvanit. Fjalët e mëposhtme të historianit Nabíl na japin vetëm një shkëndijë të lavdisë së atyre ditëve:

"Çdo ditë, që nga ora e agimit, kopshtarët këpusnin trëndafilat që vijëzonin katër rrugicat e kopshtit dhe i grumbullonin në qendër të sheshit të tendës së Tij të bekuar. Kaq i madh ishte pirgu sa kur shokët e Tij mblidheshin për të pirë çajin e mëngjesit në praninë e Tij, nuk e shihnin dot njëri-tjetrin nga njëra anë në tjetrën. Të gjithë këto trëndafila, Bahá'u'lláh me duart e Tij, ua jepte atyre që largoheshin nga prania e Tij çdo mëngjes, për miqtë arabë e persianë në qytet. ... Një natë, natën e nëntë të hënës që rritej, ndodhi që unë të isha një nga ata që ruanin jashtë tendës së Tij të bekuar. Ndërsa ora e mesnatës afrohej, pashë Atë të dilte nga tenda, kaloi nga vendet ku po flinin disa nga shokët e tij dhe filloi të shëtiste lart e poshtë nëpër rrugicat e ndriçuara nga hëna e të rrethuara nga lulet e kopështit. Kaq e fortë ishte kënga e bilbilave në çdo anë, saqë vetëm ata që ishin pranë Tij mund të dëgjonin qartësisht zërin e Tij. Vazhdoi të ecte derisa, duke pushuar në mes të njërës prej rrugicave tha: "Shqyrtoni këta bilbila, kaq e madhe është dashuria e tyre për këta trëndafila, saqë pa gjumë nga muzgu deri në agim, u këndojnë meloditë e tyre e komunikojnë me pasion të zjarrtë me objektin e adhurimit të tyre. Si mund atëherë ata që pretendojnë të digjen me zjarrin e bukurisë si trëndafil të të Shumëdashurit, si mund të flenë gjumë?' Për tre netë me rradhë, ruajta dhe i rashë qark e përqark tendës së Tij të bekuar. Sa herë që kaloja nga divani ku shtrihej, e gjeja të zgjuar, dhe çdo ditë, nga mëngjesi deri në darkë, e shihja të zënë pa pushim duke biseduar me një lumë vizitorësh, që vazhdonin të vinin nga Bagdadi. As edhe një herë nuk munda të zbuloja në fjalët që thoshte ndonjë shenjë shtirjeje." 53

Sot, Bahá'í-të e botës festojnë dymbëdhjetë ditët nga 21 prill deri në 2 maj si Festivali i Rizvanit, si njëri nga festivalet më të shenjtë dhe më domethënës ndër festivalet Bahá'í.

G. Fakte

1. Bahá'u'lláh-un e mërguan në Konstandinopojë, pas qëndrimit prej dhjetë vjetësh në Bagdad.

2. Përpara nisjes në Konstandinopojë, Bahá'u'lláh qëndroi dymbëdhjetë ditë në Kopështin e Rizvanit.

3. Kopështi i Rizvanit gjendet jashtë qytetit të Bagdadit.

4. Në Kopshtin e Rizvanit, Bahá'u'lláh deklaroi Misionin e Tij.

5. Periudha nga 21 prill deri në 2 maj festohet nga Bahá'í-të çdo vit si Festivali i Rizvanit.

6. Festivali i Rizvanit është festivali më i shenjtë dhe më domethënës ndër festivalet Bahá'í.

H. Drama

Fëmijët mund të vënë në skenë dy pjesë nga ngjarja historike për sot. Fillimisht mund të improvizojnë skenën e një grupi besimtarësh në Bagdad, të cilët sapo kanë marrë lajmin e largimit të Bahá'u'lláh-ut nga Bagdadi. Përpara se të fillojnë, u thoni fëmijëve të mendojnë për hidhërimin që mbushi zemrat e tyre kur mendonin ndarjen e tyre nga Bahá'u'lláh-u. Pas kësaj, ata mund të pretendojnë sikur ndodhen në Kopështin e Rizvanit dhe po ndajnë gëzimin pasi mësuan për deklarimin e Bahá'u'lláh-ut dhe po diskutojnë domethënien e një ngjarje të tillë.

I. Vizatim

Sugjerohet që fëmijët të vizatojnë një kopësht, në mënyrë që të përforcojnë idetë që u prezantuan në këtë mësim për unitetin e njerëzimit. Ju mund t'i kujtoni fëmijët që ndryshueshmëria e luleve e bën kopështin më të bukur.

J. Lutjet e mbylljes
MËSIMI 24
A. Recitimi dhe mësimi përmendësh i lutjeve

Filloni mësimin me lutje dhe pastaj përsërisni me fëmijët lutjen që mësuan gjatë tre mësimeve të fundit. Pas kësaj, mund të prezantoni lutjen që vijon dhe ndihmojini fëmijët të mësojnë fjalitë e para.

"Të lutem Ty, O Perëndia im, për të gjithë lavdinë e përkryer të Emrit Tënd, t'i veshësh të dashurit e Tu me rrobën e drejtësisë dhe t'i ndriçosh qeniet e tyre me dritën e besueshmërisë. Ti je Ai Që ka fuqi të bëjë ç'i pëlqen dhe Që mban në dorën e Tij frerët e të gjitha gjërave, të dukshme e të padukshme." 54

B. Prezantimi i mësimit

Mësimi i sotëm ka për qëllim që fëmijët të kuptojnë më mirë urdhrin e Bahá'u'lláh-ut për të shpallur Misionin e Tij dhe për të përhapur Mësimet e Tij. Disa ide jepen më poshtë për t'ju ndihmuar në shpjegimin e temës. Mos harroni që ju duhet t'i paraqisni idetë në një mënyrë që të kuptohen nga fëmijët.

Qëllimi i Misionit të Bahá'u'lláh-ut është uniteti i njerëzimit në një Kauzë universale dhe të vendosë një botë të drejtë dhe të paqme, ku të gjithë njerëzit mund të gjejnë lumturinë dhe mirëqenien e vërtetë. Mësimet e Tij duhet të arrijnë çdo qenie njerëzore në faqen e planetit - të rinj e të mëdhenj, burra e gra, në fshatra e qytete, në Lindje e në Perëndim. Prandaj është detyra e pasuesve të Tij të shpallin Mesazhin e Tij dhe të përhapin Mësimet e Tij gjithkund. Në shumë prej Shkrimeve të Tij, Bahá'u'lláh Vetë na bën thirrje tu mësojmë të tjerëve Kauzën e Tij dhe na shpjegon rëndësinë e këtij veprimi para syve të Perëndisë.

Të mësojmë Kauzën është tu japim të tjerëve lajmet e gëzuara të ardhjes së Bahá'u'lláh-ut. Kur ndajmë me ta Fjalën e Zotit të sjellë nga Bahá'u'lláh, ne po mësojmë Kauzën e Tij. Në këtë akt të shenjtë, fjalët që ne përdorim bëhen si një çelës që hap portat e zemrës njerëzore, duke e mbushur me dritën e Diellit të së Vërtetës dhe të ndizen flakë me dashurinë për Të. Ne mësojmë të tjerët në mënyrë që të lidhim zemrat e njerëzve me Revelacionin e Bahá'u'lláh-ut, dhurata e Tij më e çmuar për njerëzimin. Në mënyrë që të jemi mësues të suksesshëm, ne nuk përdorim vetëm fjalët. Ne duhet të kemi një karakter të drejtë dhe të lavdërueshëm, kështu që veprat tona do të jenë në harmoni me fjalët tona dhe do të tërheqë njërëzit në Fe. Dhe nëse ndeshim me kundërshtarë kur përhapim Mesazhin e Tij, nuk duhet të shqetësohemi, sepse Bahá'u'lláh na siguron që ne do të ndihmohemi nga ndihma Hyjnore dhe si rrjedhojë forcat e errësirës që kundërshtojnë Kauzën do të munden.

C. Pyetje

1. Cili është qëllimi i Misionit të Bahá'u'lláh-ut?

2. Kë duhet të arrijnë Mësimet e Tij?

3. Cila është detyra për secilin nga pasuesit e Tij?

4. Çfarë jemi duke bërë ne kur u japim të tjerëve lajmin e ardhjes së Bahá'u'lláh-ut?

5. Çfarë jemi duke bërë ne kur ndajmë me të tjerët Fjalën e Zotit të sjellë tek ne nga Bahá'u'lláh?

6. Çfarë ndodh me fjalët tona gjatë mësimdhënies?

7. Çfarë është e nevojshme përveç fjalëve, në qoftë se duam të jemi mësues të suksesshëm?

8. Për çfarë na siguron ne Bahá'u'lláh, kur të jemi duke mësuar Kauzën e Tij?

D. Mësimi përmendësh i citatit

Në citatin e mëposhtëm, Bahá'u'lláh na bën thirrje të mësojmë Kauzën e Tij. Ne të gjithë kemi detyrën të shpallim Mesazhin e Tij, e cila thotë Ai, është vepra më e meritueshme se çdo vepër tjetër.

"Thuaj: Mësoni Kauzën e Perëndisë, o njerëz të Bahá-it, sepse Perëndia i ka caktuar secilit detyrën që të shpallë Mesazhin e Tij dhe e shikon këtë si më të meritueshmen nga të gjitha veprat." 55

E. Këngë
F. Ngjarje historike

Ngjarja e sotme historike përqëndrohet në mërgimin e Bahá'u'lláh-ut në Konstandinopojë dhe Adrianopojë. Për të lidhur ngjarjet e kësaj periudhe të jetës së Tij, duhet t'ua bëni të qartë fëmijëve, që edhe pse armiqtë e besimit u ngritën kundër Tij dhe i shkaktuan vuajtje të mëdha Atij, askush nuk mundi ta ndalte për të çuar përpara Misionin e Tij.

Bahá'u'lláh dhe familja e Tij qëndroi në Konstandinopojë për katër muaj. Gjatë asaj kohe, Ambasadori Persian në oborrin mbretëror të Sulltanit - sundimtari i Perandorisë Otomane - vazhdimisht përhapte thashtheme të tmerrshme për Bahá'u'lláh-un. Ministrat e Sulltanit dhe shoqëruesit e tyre ishin në pjesën më të madhe të tyre, persona të korruptuar dhe të pavlefshëm dhe Bahá'u'lláh as nuk donte të kishte të bënte me ta. Kjo fyente krenarinë e tyre dhe i bënte ata të besonin më shumë gënjeshtrat e Ambasadorit. Më në fund, Sulltanin e bindën të lëshonte një urdhër për mërgimin e Bahá'u'lláh-ut në qytetin e Adrianopojës, akoma më larg nga kufiri Persian.

Bahá'u'lláh iu përgjigj urdhrit me një akt kurajoje të jashtëzakonshme. Ai menjëherë reveloi një Tabelë, e cila iu drejtua vetë Sulltanit dhe qortonte ashpër atë dhe ministrat e tij për mënyrën e tmerrshme si ata sundonin mbi popullin e tyre. Tabela iu dorëzua Kryeministrit në një zarf të mbyllur. Thuhet, që kur ai hapi letrën dhe filloi ta lexonte, u zverdh dhe tha: "Është sikur Mbreti i Mbretërve po ia lëshon urdhrin e tij mbretit vasal të përunjur dhe po rregullon sjelljen e tij."

Udhëtimi dymbëdhjetë-ditor nga Konstandinopoja për në Adrianopojë ishte shumë i vështirë për Bahá'u'lláh-un dhe familjen e Tij, e cila po shkonte drejt vendit të tretë të mërgimit tashmë. Ishte muaji dhjetor dhe moti ishte pamëshirshëm ftohtë. Për të marrë ujë nga burimet gjatë rrugës, duhet të ndiznin zjarrin për të shkrirë akullin.

Bahá'u'lláh mbrriti në Adrianopojë më 12 dhjetor 1863 dhe qëndroi në atë qytet për mbi katër vjet e gjysëm. Si gjithomë, vuajtjet nuk iu ndanë Atij, por po kështu edhe fitoret për Kauzën e Tij. Ndërsa influenca e Bahá'u'lláh-ut rritej, në zemrat e disa të tjerëve digjej më shumë zjarri i xhelozisë. Për më tepër, midis këtyre njerëzve të marrosur, që e kundërshtonin Atë, ishte gjysëm vëllai i Tij Mirza Jahja, i cili e shoqëronte në mërgimin e Tij. Mirza Jahja provoi gjithçka mundi për t'i ndaluar Bábí-të të pranonin Manifestuesin e Zotit për këtë Ditë. Ai shkaktoi shqetësime të mëdha për komunitetin dhe djallzitë e tij inkurajonin armiqtë e Besimit për të shtuar sulmet e tyre kundër Bahá'u'lláh-ut dhe pasuesve të Tij. Ai madje vendosi të helmonte Bahá'u'lláh-un dhe intrigë pas intrige më në fund ia doli mbanë. Efekti i helmit ishte shumë i rëndë për Bahá'u'lláh-un, dhe megjithëse e mori Veten, Atij i dridhej dora deri në fund të jetës së Tij.

Por ju tashmë e dini që Bahá'u'lláh nuk kishte frikë nga vuajtjet dhe askush nuk mund ta ndalonte Atë të ngrinte flamurin e njëshmërisë së njerëzimit. Kështu, në mes të gjithë atyre vuajtjeve, Ai vazhdoi të revelonte Fjalën e Zotit dhe dërgoi në Persi besimtarët e Tij më të shquar të vizitonin Bábítë dhe tu jepnin atyre lajmin e gëzuar që i Premtuari nga Báb-i - Ai që Zoti do të manifestojë - kishte deklaruar Misionin e Tij.

Një nga mësuesit më të mëdhenj që udhëtoi në të gjithë Persinë gjatë asaj kohe ishte Ahmadi [Aḥmad]. Ai kishte lindur në Jazd, një qytet në pjesën qendrore të vendit, dhe që nga fëmijëria kishte treguar një etje të jashtëzakonshme shpirtërimi. Nga mosha 15 vjeçare ai kishte nisur të kërkonte Kaimin. Dëshira e Tij ishte të gjendjej në praninë e Tij, nuk kishte kufi; ai do të lutej me orë të tëra, do të agjëronte dhe meditonte sesi të gjente të Dashurin e zemrës së tij. Një ditë, ai palosi rrobat e tij në një çantë krahu dhe iku nga shtëpia. Ai udhëtoi nga fshati në fshat duke kërkuar udhëheqësit shpirtërorë, të cilët mund ta ndihmonin në kërkimin e tij. Por të gjitha këto përpjekje nuk i sollën ndonjë rezultat dhe më në fund, me zemrën të trishtuar dhe të rënduar, ai u vendos në qytetin e Kashanit të punonte si rrobaqepës. Në atë qytet, ai u bë një biznesmen i suksesshëm dhe i respektueshëm. Por rehatia e kësaj bote nuk e kënaqte atë; ai nuk gjente rehat.

Në Kashan, Ahmadi dëgjoi disa zëra për Atë që Zoti kishte dërguar. Kjo zgjoi brenda tij entuziazmin e rinisë së tij. Ai pyeti e pyeti për këtë Person të madh, por askush nuk mundi t'i jepte ndonjë informacion. Dikush i tha të shkonte në provincën shumë të largët të Khurasanit, ku një klerik mund tu përgjigjej pyetjeve të tij. Ditën tjetër la shtëpinë e tij dhe u nis për në provincë. Megjithëse arriti shumë i lodhur dhe i sëmurë, nuk donte të pushonte. Kleriku, që ai kërkonte, ishte një pasues i Báb-it, por në atë kohë Bábítë persekutoheshin, kështu që nuk i besonin çdo të huaji dhe jo mënjëherë. Kur më në fund, Ahmadi e gjeti personin, atij nuk i treguan menjëherë atë që ai donte të dëgjonte. Më në fund, e çuan tek një nga pasuesit më të shquar të Báb-it, i cili hapi dyert e dijes për të.

Ahmadi u kthye në Kashan tjetër njeri. U kthye në punën e tij, por gjithëçka donte të bënte ishte tu mësonte të tjerëve Fenë. Ai e dinte, që duhej të ishte i kujdesshëm. Për ca kohë ai mendonte se ishte i vetmi Bábí në qytet, por për lumturinë e tij të madhe, ai gjeti një tjetër besimtar. Dhe imagjinoni gëzimin e tij kur një ditë ky mik i ri i tregoi që Báb-i Vetë do të kalonte nga Kashani dhe se ai do të kishte mundësinë të ishte në praninë e Tij.

Bujaritë u derdhën mbi Ahmadin, por Zoti nuk ndali këtu. Më vonë, ai shkoi në Bagdad në praninë e Bahá'u'lláh-ut. Ai ishte midis atyre njerëzve me fat, që jetuan për disa vjet në praninë e Manifestuesit. Por çdo bashkim përfundon me ndarje. Kur Bahá'u'lláh-un e mërguan në Konstandinopojë, Ahmadi nuk ishte ndër ata që ishin zgjedhur të shoqëronin Atë.

Ahmadi qëndroi disa vjet larg Bahá'u'lláh-ut, por më në fund, nuk mund ta duronte më dhimbjen e ndarjes. U nis për në Adrianopojë duke shpresuar që do ta lejonin të jetonte në atë qytet, ku i Dashuri i tij ishte mërguar. Por ai nuk arriti më larg se Konstandinopoja. Atje po e priste një Tabelë e reveluar nga Bahá'u'lláh me udhëzimet që ai duhej të shkonte në Persi dhe tu përcillte Bábí-ve Mesazhin e ri të Zotit të tij. Tabela është shumë e njohur midis Bahá'í-ve, të cilën e recitojnë shpesh sidomos në kohë vështirësish. Kur të rriteni, ju do ta mësoni këtë Tabelë përmendësh. Për tani, mund të mësoni vetëm rreshtat e parë: "Ai është Mbreti, i Gjithëdijshmi, i Urti! Ja Bilbili i Parajsës këndon mbi degët e Pemës së Përjetësisë, me melodi të shenjta e të ëmbla, duke u shpallur të sinqertëve lajmet e gëzuara të afrisë së Perëndisë, duke i ftuar besimtarët e Unitetit Hyjnor në oborrin e Pranisë së Zemërgjerit, duke informuar të shkëputurit për mesazhin e reveluar nga Perëndia, Mbreti, i Lavdishmi, i Pashoqi, duke i udhëhequr të dashurit te vendi i shenjtërisë dhe te kjo Bukuri e shndritshme." 56

Ahmadi u bind menjëherë. Detyra që e priste nuk do të ishte shumë e lehtë. Por ai ishte i siguruar nga Fjalët e Bahá'u'lláh-ut në Tabelën e Tij që "... dhe në qofsh mposhtur nga vuajtjet në rrugën Time, ose poshtëruar për hatrin Tim, mos u shqetëso për këtë. Ki besim te Perëndia, Perëndia yt dhe Zoti i etërve të tu." 57 Dhe kështu u kthye për në Persi dhe, i pamposhtur si era, përhapi Mesazhin e Bahá'u'lláh-ut në të gjithë vendin.

Ndër vendet që vizitoi ishte Khurasani, provinca ku ai mori lajmin e shfaqjes së Báb-it shumë vjet përpara. Atje ai shkoi në shtëpinë e njërit prej Bábí-ve të shquar, i quajtur Forugi [Furúghí]. Forugi ishte një person guximtar, dhe nuk bindej lehtë. Ahmadi i shpjegoi me terma shumë të qarta, që i Premtuari nga Báb, të Cilit i referohej si Ai që Zoti do të manifestonte, ishte Bahá'u'lláh. Por Forugi kundërshtoi. Ata diskutuan me orë të tëra. Në fund, Forugi u inatos, e goditi Ahmadin në gojë, theu njërin prej dhëmbëve të tij dhe e nxorri nga shtëpia.

Ahmadi sigurisht nuk dorëzohej lehtë. Në Tabelën që i drejtohej atij, Bahá'u'lláh i thoshte të ishte si "një lumë i jetës së përjetshme për të dashurit e Mi". Ahmadi u kthye në shtëpinë e Forugit, trokiti në derë dhe hyri në diskutim më të përsëri. Si, pyeti ai, Forugi mohonte që Bahá'u'lláh ishte i Premtuari, kur kaq shumë pasazhe në Shkrimet e Báb-it i referoheshin emrit më të madh Bahá. Në qoftë se Ahmadi do e provonte këtë, iu përgjigj Forugi, ai do e pranonte. Në atë kohë persekutimet ndaj Bábí-ve ishin shumë intense, kështu që ata i mbanin librat të fshehura, zakonisht në vendet brenda mureve të shtëpisë së tyre. Kështu Forugi shkoi tek muri, hoqi një pjesë të tij, dhe nxori Shkrimet e Báb-it. Dhe çfarë mendoni juve ndodhi? Në faqen e parë që ata hapën përmendej fjala "Bahá". Forugi dhe e tërë familja e tij pranuan menjëherë Bahá'u'lláh-un dhe ai u bë një ndër mësuesit më të mëdhenj të Besimit.

Pra, ishte nëpërmjet përpjekjeve të Bahá'í-ve të devotshëm si Ahmadi, i cili iu bind urdhrave për të mësuar Fenë, që pjesa dërrmuese e Bábí-ve të pranonin Bahá'u'lláh-un dhe u bënë pasuesit e Tij besnikë.

G. Fakte

1. Bahá'u'lláh dhe familja e Tij mbrritën në Konstandinopojë më 16 gusht 1863.

2. Bahá'u'lláh qëndroi në Konstandinopojë për 4 muaj.

3. Nga Konstandinopoja, Bahá'u'lláh u mërgua për në Adrianopojë.

4. Bahá'u'lláh dhe familja e Tij mbrritën në Adrianopojë më 12 dhjetor 1863.

5. Bahá'u'lláh qëndroi në Adrianopojë për më tepër se katër vjet e gjysëm.

H. Drama

Fëmijët do kënaqen po të interpretojnë disa skena nga historia e Ahmadit. Në varësi të talenteve dhe aftësive të fëmijëve, njëri prej tyre mund të jetë autori, ose merreni rolin ju vetë. Autori do të lidhë skenat e ndryshme, ndërsa fëmijët do interpretojnë, duke filluar me kërkimin e Ahmadit kur ishte i ri për Kaimin e Premtuar dhe duke e përfunduar më takimin e turbullt me Furughí.

I. Vizatim

Mendoni për një imazh që do të përforcojë në mendjen e fëmijëve idetë e përcjella në mësimin sot dhe i inkurajoni ata ta vizatojnë. Ata mund të vizatojnë psh, një çelës që hap derën, duke i kujtuar ata që në veprimet tona për mësimdhënie, fjalët tona do të jenë si çelës që hapin zemrat njerëzore.

J. Lutjet e mbylljes
MËSIMI 25
A. Recitimi dhe mësimi përmendësh i lutjes

Pas lutjeve për fillimin e mësimit, fëmijët mund të vazhdojnë, me ndihmën tuaj, të mësojnë disa fjali më shumë nga lutja e prezantuar në mësimin e kaluar.

B. Prezantimi i mësimit

Qëllimi i mësimit sot është që fëmijët të kuptojnë që Bahá'u'lláh vuajti për ne dhe tu japim atyre një shkëndijë të provave të rënda dhe vështirësive që Ai duroi për hir të njerëzimit. Idetë e mëposhtme do t'ju ndihmojnë në përpjekjet tuaja për të prezantuar temën atyre:

Të gjithë Manifestuesit e Zotit kanë vuajtur në duart e udhëheqësve, të shqetësuar vetëm për pasurinë dhe pushtetin e tyre. Këta udhëheqës vetë-kërkues përdorën influencën e tyre mbi njerëzit injorantë, të cilët në mënyrë të verbërt i ndoqën ata dhe i bindën të ngriheshin kundër Manifestuesve të Zotit. Gjithashtu edhe Bahá'u'lláh jetoi një jetë plot me vuajtje dhe hidhërime. Ai u burgos dhe u mërgua. Gënjeshtra u thanë mbi Të, Mësimet e Tij u injoruan dhe u mohuan, dhe pasuesit e Tij besnikë u persekutuan në mënyrë të pamëshirshme. Ai i pranoi këto vuajtje sepse Ai ishte i zgjedhuri nga Perëndia dhe bëri vetëm atë që Zoti i urdhëroi. Ai e donte njerëzimin dhe e dinte, që dija që Ai solli nga Perëndia do të mposhte më në fund injorancën. Ai tregoi dashuri ndaj çdo qenie njerëzore, madje edhe armiqve të Tij më të lig. Ai i pranoi vuajtjet me durim. As edhe për një moment, Ai nuk pushoi së lëshuari dritën e Perëndisë mbi të gjithë botën. Për 40 vjet, nën kushtet më të vështira, Ai udhëhoqi njerëzimin.

Duke kujtuar vuajtjet dhe hidhërimet që kaloi Bahá'u'lláh, na bën ne më të vendosur në dashurinë për Të. Zemrat tona nuk do të lëkunden në momente vështirësie. Ne do të mësojmë të jemi të palëkundur si malet kur persona injorantë të kundërshtojnë Besimin.

C. Pyetje

1. Kush u shkakton vuajtje Manifestuesve të Zotit?

2. Pse Bahá'u'lláh i pranoi me durim vuajtjet e Tij?

3. Për sa kohë Bahá'u'lláh udhëhoqi njerëzimin dhe në çfarë kushtesh?

4. Çfarë efekti ka mbi ne të kujtojmë vuajtjet që kaloi Bahá'u'lláh?

D. Mësimi përmendësh i citatit

Në citatin që vijon, Bahá'u'lláh na kërkon të kujtojmë vuajtjet që ai duroi dhe na bën thirrje të jemi të vendosur në dashurinë për Të, pavarësisht sa të vështira mund të jenë sprovat që mund të bien mbi ne në shtegun e Perëndisë. Mësimi i pasazhit do të jetë një burim force për fëmijët.

"Kujto ditët e Mia gjatë ditëve të tua, dhe fatkeqësinë e mërgimin Tim në këtë burg të largët. Dhe qofsh ti aq i patundur në dashurinë për Mua, saqë zemra jote të mos dridhet edhe sikur shpatat e armiqve të të japin breshëri goditjesh dhe gjithë qielli e toka të ngrihen kundër teje." 58

E. Këngë
F. Ngjarje historike

Sot ju do të tregoni ngjarjet që flasin për mërgimin e katërt dhe të fundit të Bahá'u'lláh-ut, në qytetin burg në Aka. Sigurisht ju e dini, që Bahá'u'lláh i referohet Akës si "një ndër qytetet më të shkreta" dhe si "Burgu më i Madh", kaq të mëdha ishin vuajtjet e Tij atje. Tregimi që vijon, megjithëse i shkurtër, do të tërheqë vëmendjen e fëmijëve. Çfarë është e rëndësishme për ju që të nxirrni në pah, është që Bahá'u'lláh lejoi Veten të burgosej, dhe pranoi kaq shumë vuajtje, në mënyrë që njerëzimi të fitojë lirinë e vërtetë.

Gjatë mësimit të kaluar ju fola shkurtimisht për internimin e Bahá'u'lláh-ut nga Konstandinopoja për në Adrianopojë. Në secilin internim, udhëheqësit e korruptuar të Persisë dhe Perandorisë Otomane kishin menduar që do ia dilnin mbanë të ndalonin ndikimin e Bahá'u'lláh-ut që rritej midis njerëzve. Por ju e dini sigurisht, që nëpërmjet përpjekjeve heroike të besimtarëve të shquar si Ahmadi, numri i pasuesve të Bahá'u'lláh-ut po rritej vazhdimisht në mënyrë të qëndrueshme. Dhe kështu autoritetet vendosën ta internonin edhe një herë, këtë herë në Burgun e Akës, një qytet burg i shkretë, në të cilin, ata ishin të sigurtë, që Besimi i ri do të shuhej shpejt.

Papritmas një mëngjes, shtëpia e Bahá'u'lláh-ut në Adrianopojë u rrethua nga ushtarë, dhe u tha që të gjithë të përgatiteshin të largoheshin menjëherë. Për ca kohë, askush nuk e dinte se çfarë e priste. Frika më e madhe ishte ndarja nga i Dashuri i tyre, sepse kishte zëra që Bahá'u'lláh dhe familja e Tij do të internohej diku dhe të tjerët do të shpërndaheshin. Më në fund, u bë e qartë që Bahá'u'lláh do të internohej në Aka, bashkë me 70 shoqërues të Tij.

Bahá'u'lláh dhe familja e Tij u larguan nga Adrianopoja më 12 gusht 1868 dhe pas një udhëtimi të vështirë në tokë e në det, mbrritën në aka më 31 gusht. Banorëve në aka u ishte thënë që të ardhurit nuk ishin thjesht kriminelë, por armiq të besimit të Zotit. Sulltani kishte urdhëruar, që të mbaheshin të izoluar. Urdhërat e tij ishin lexuar në publik në xhami, dhe të gjithë kishin kuptuar që këta Persianë ishin dënuar më burgim të përjetshëm dhe shoqërimi me ta ishte i ndaluar kategorikisht.

Pas zbarkimit në Aka, të internuarit u dërguan në barakat ushtarake ku do ishte burgu i tyre. Natën e parë, nuk u dhanë për të ngrënë dhe për të pirë, dhe pas kësaj secilit iu caktua tre copa bukë të cilësisë jo të mirë për ditë. Shumë shpejt të gjithë, përveç dy personave, u sëmurën dhe pak kohë pas kësaj, tre prej tyre vdiqën. Rojet refuzuan të varrosnin të vdekurit pa u mbuluar të gjitha shpenzimet e nevojshme. U shit një qilim i vogë dhe paratë iu dhanë rojeve. Më vonë u mësua që ata nuk e kishin mbajtur fjalën e tyre dhe i kishin varrosur të vdekurit pa i larë, pa i rregulluar dhe pa qefin. Atyre iu ishte dhënë dyfish shuma e nevojshme për varrimin e tyre.

Ngjarja më tragjike në këtë periudhë ishte vdekja e papritur e djalit të Bahá'u'lláh-ut, Mirza Mehdi, qe njihet si Dega më e Pastër, në moshën 22-vjeçare. Mirza Mehdiu ishte vëllai i vogël i 'Abdu'l-Bahá-it. Kur u internua në fillim Babai i tij nga Persia, ai ishte një fëmijë i vogël për të ndërmarrë atë udhëtim të vështirë, dhe kështu u la me të afërmit. Disa vjet më vonë, ai u bashkua me prindërit e tij në Bagdad dhe e shoqëroi Bahá'u'lláh-un në të gjitha internimet e Tij që pasuan. Ai kishte një karakter të bukur, dhe të gjithë miqtë tërhiqeshin nga shpirti i tij fisnik. Gjatë kohës, ai dhe familja e tij po shkonin në aka, ai i shërbeu të Atit si sekretar, duke shkruar dhe kopjuar Tabelat që Ai revelonte papushim.

Shpesh, pas transkriptimit të Fjalëve të Bahá'u'lláh-ut në mbrëmje, Mirza Mehdi do të ngjitej në çatinë e burgut dhe do të ecte e lutej. Një mbrëmje, rreth dy vjet pasi ai dhe familja e tij kishin mbrritur në atë vend të braktisur, ai po ecte lart e poshtë në majë të çatisë, i përkushtuar, kur u rrëzua nga një vrimë për të lënë dritën e qiellit të hynte. Ra në një arkë mallrash të drunjtë mbi dysheme, që i shpoi kraharorin. Kur dëgjoi zhurmën dhe të bërtiturat e miqve, Bahá'u'lláh nxitoi për tek djali i Tij. Mirza Mehdi i shpjegoi Babait të tij, që gjithmonë i kishte numëruar hapat deri në të çarën e çatisë, kështu që e dinte kur të ndalonte, por ishte kaq shumë i përqëndruar në lutje, që kishte harruar. Bahá'u'lláh e pyeti Degën më të Pastër që çfarë dëshironte. Ai iu përgjigj: "Uroj që njerëzit e Bahá të vijnë në praninë Tënde." "Dhe kështu do të jetë," tha Bahá'u'lláh: "Zoti do të ta plotësojë dëshirën."

Brenda njëzededy orëve nga rënia, shpirti i Mirza Mehdiut ishte ngjitur për në botën tjetër. Humbja e djalit që donte aq shumë i ishte shtuar vuajtjeve të shumta të Bahá'u'lláh-ut. Ato vitet e para të burgimit në aka ishin ndër më të vështirët. Kjo është çfarë Bahá'u'lláh Vetë ka thënë për atë periudhë:

"Dije se me mbërritjes Tonë në këtë Vend, Ne zgjodhëm ta quanim si "Burgu më i Madh". Megjithëse më përpara ndodheshim në një vend tjetër me zinxhira e litarë, Ne refuzuam ta quanim me atë emër. Thuaj: Mendo mbi këtë, O ti që je i pajisur me kuptim!"59

G. Fakte

1. Bahá'u'lláh dhe familja e Tij u internuan nga Adrianopoja për në Aka më 1868.

2. Bahá'u'lláh dhe familja e Tij u larguan nga Adrianopoja më 12 gusht 1868.

3. Bahá'u'lláh dhe familja e Tij mbrritën në Aka më 31 gusht 1868.

4. Në Aka, Bahá'u'lláh dhe shoqëruesit e Tij u burgosën në barrakat ushtarake.

5. Fraza "Burgu më i Madh" i referohet Akës.

6. Mirza Mehdi ishte vëllai i vogël i 'Abdu'l-Bahá-it.

7. Mirza Mehdi njihet si Dega më e Pastër.
8. Dega më e Pastër ishte 22 vjeç kur vdiq.
H. Drama

Ashtu si dhe në rastin e mësimit të kaluar, ju ose njëri nga fëmijët me aftësinë e duhur mund të luajë rolin e autorit të kësaj ngjarje historike. Ndërsa autori tregon skenat e lidhura mbi mbërritjen e Bahá'u'lláh-ut në Aka dhe ngjarjet që flasin për vdekjen e Degës më të Pastër, fëmijët mund të interpretojnë siç duhet, por duke mos portretizuar Vetë Manifestuesin.

I. Vizatim

Ndoshta ju mund të keni parë fotot e barrakave në Aka, ku Bahá'u'lláh dhe shoqëruesit e Tij u burgosën kur arritën. Nëse jo, mund t'i referoheni vizatimeve në Librin 4. Ua përshkruani barrakat fëmijëve dhe u thoni atyre t'i vizatojnë ato.

J. Lutjet e mbylljes
MËSIMI 26
A. Recitimi dhe mësimi përmendësh i lutjeve

Mësimi fillon me disa lutje të recituara nga ju dhe fëmijët. Pastaj ata mund të përfundojnë mësimin e lutjes prezantuar në Mësimin 24.

B. Prezantimi i mësimit

Mësimi i sotëm ka si qëllim të përforcojë kuptimin e fëmijëve që ne duhet të punojmë të përhapim Mësimet e Bahá'u'lláh-ut, në mënyrë që drejtësia të vendoset mbi tokë. Ju mund të përdorni disa nga idetë që vijojnë në prezantimin e temës:

Drejtësia është një cilësi që Zoti e do shumë. Pa drejtësi, ne bëhemi të verbërt ndaj së vërtetës dhe ecim në rrugët e gabimit. Pa drejtësi, ne bëhemi të egër dhe injorojmë të drejtat e të tjerëve. Pa drejtësi, ne nuk sjellim lumturinë tek ata që na rrethojnë. Kur bota nuk sundohet nga drejtësia, njerëzimi jeton një jetë mizerje dhe vuajtje pafund.

Bahá'u'lláh u shfaq në një kohë kur drita e drejtësisë po fanitej nga bota. Sundimtarët i mbanin të tjerët në injorancë dhe përdornin pozitën e tyre për të grumbulluar pasuri dhe pushtet për veten e tyre. Bahá'u'lláh u bëri thirrje këtyre sundimtarëve t'ia dedikonin veten e tyre mirëqenies së njerëzve të tyre. Por medet, më shumë se një shekull më vonë, bota jonë vazhdon të jetë e mbushur me padrejtësi dhe vuajtjet e njerëzimit shtohen dita ditës. Por të gjitha këto vuajtje do të zhduken ndërsa Mësimet e Bahá'u'lláh-ut përhapen gjithkund, dhe ndërsa njerëzit dhe kombet mësojnë të jetojnë me njëri-tjetrin ashtu siç dëshironte Ai. Drita e drejtësisë do të ndriçojë më shkëlqyeshëm gjithmonë e më tepër. Në këtë dritë, të gjithë banorët e botës do të bashkohen, dhe Rendi Botëror i Bahá'u'lláh-ut do të vendoset.

C. Pyetje
1. Cila është cilësia që Zoti do më shumë?

2. Çfarë mund të na ndodhë neve nëse na mungon drejtësia?

3. Çfarë i ndodh botës nëse nuk sundohet nga drejtësia?

4. Në çfarë kushtesh jeton bota sot?

5. Çfarë do të ndodhë nëse njerëzimi mëson të jetojë sipas Mësimeve të Bahá'u'lláh-ut?

D. Mësimi përmendësh i citatit

Fëmiijët mund të mësojnë pasazhin që vijon me ndihmën tuaj, në të cilin Bahá'u'lláh flet mbi rëndësinë e drejtësisë. Ju e dini sigurisht, që ky është pasazhi i hapjes në një nga Fjalët e Fshehura të Bahá'u'lláh-ut, të cilën mund të përsërisni edhe vetë në tërësi.

"O Bir i Shpirtit! Më e shumëdashura e të gjitha gjërave në sytë e Mi është drejtësia; mos u largo prej saj, nëse më do Mua, dhe mos e lër atë pasdore, që Unë të kem besim tek ti." 60

E. Këngë
F. Ngjarje historike

U thoni fëmijëve që do të tregoni historinë e Badí [Badí'], 17-vjeçar, i cili dërgoi Tabelën nga Bahá'u'lláh për Mbretin e Persisë. Si gjithmonë, mund të përshtatni tregimin në mënyrë të tillë për tu kuptuar nga të gjithë fëmijët.

Nga mësimet e mëparshme ju e dini, që edhe pse Bahá'u'lláh është internuar dhe burgosur dhe ka kaluar prova dhe vështirësi të tmerrshme, Ai kurrë nuk ndali së shpalluri Kauzën e Tij dhe të udhëheqë njerëzimin. Kujtoni që Pozita e Tij si Manifestues i Zotit iu revelua Atij në Sijah Çal në Teheran. Megjithëse nuk informoi ndokënd për çfarë i kishte ndodhur, lindja e Revelacionit të Tij, ashtu si agimi, lëvizi shpirtrat pritës. Ata gradualisht u zgjuan dhe u përgatitën të njihnin Atë. Pastaj në Kopshtin e Rizvanit, Ai deklaroi Misionin e Tij një numri të vogël personash që ishin mbledhur për t'I dhënë lamtumirën Atij, dhe shumë shpejt filluan të ndaninn Mesazhin e Tij me të tjerët, zemrat e të cilëve ishin gati.

Më në fund koha erdhi për shpalljen universale të Misionit të Tij. Duke filluar në Konstandinopojë, por sidomos në Adrianopojë dhe më vonë në Aka, Bahá'u'lláh u shkroi Tabela mbretërve dhe sundimtarëve të botës dhe shpalli Mesazhin e Tij gjithkund. Në këto Tabela, Ai u bëri thirrje sundimtarëve nga Lindja dhe Perëndimi të përkrahnin drejtësinë dhe të punonin për vendosjen e unitetit të njerëzimit. "Kurrë ndonjëherë që nga fillimi i botës", janë këto fjalët e Bahá'u'lláh-ut, "është shpallur ndonjëherë Mesazhi kaq hapur." 61

Një prej këtyre Tabelave iu drejtua Mbretit të Persisë, një njeri i padrejtë dhe një armik tiran i Kauzës. Dërgimi i Tabelës këtij sundimtari kaq mizor ishte një detyrë e rrezikshme. Udhëtimi ishte i gjatë, dhe ishte e nevojshme të tregohej urtësi për të mbrojtur këtë Tabelë nga armiqtë e Besimit, të cilët nëse do e kishin marrë vesh, do e kishin ndalur të arrinte në destinacionin e duhur. Dhe ai që do e dërgonte duhej të kishte besimin suprem dhe kurajon të përballonte inatin e tiranit, të cilit do i dorëzohej Tabela.

Ishte një i ri që banonte në Persi, që quhej Aka Bozorg [Áqá Buzurg], të cilit më vonë do i jepej titulli Badí nga Bahá'u'lláh-u. Babai i Badí-ut ishte një besimtar i shquar. Por Badí ishte i pabindur dhe nuk kishte asnjë interes për Fenë. Por ai ishte i destinuar të përqafonte të Vërtetën dhe ofroi veten për hir të të Dashurit. Një kapitull i ri i jetës së tij filloi kur Nabili, historiani më i madh dhe mësuesi i Besimit, arriti në portat e qytetit të tij gjatë udhëtimeve të të tij. Kur vizitoi babain e Badí-ut, Nabili mësoi për trishtimin e tij të thellë për sjelljen e të birit dhe vendosi nëse mund të ndihmonte Badí-un të njihte Bahá'u'lláh-un. Për gëzimin e tij, ai pa që ky i ri zotëronte një zemër të pastër dhe një shpirt të hapur. Ai vendosi një mbrëmje, t'i shpjegonte atij disa të vërteta shpirtërore dhe të ndante me të vargjet Hyjnore. Kur Badí dëgjoi vargjet e shenjta, ai qau dhe atë natë ai u transformua.

Kaq shumë u rrit dashuria e Badí-ut për Bahá'u'lláh-un, saqë ai shumë shpejt udhëtoi vetëm në këmbë për ta takuar Atë. Pas një udhëtimi të gjatë dhe të vështirë në shkretëtira dhe male, ai mbërriti më në fund në qytetin burg, në Aka, por nuk dinte si të takonte besimtarët. Nëse do të pyeste ndonjë të panjohur se ku ndodheshin Bahá'í-t, mund ta gënjenin dhe ta nxirrnin jashtë qytetit. Kështu që, vendosi të shkonte në një xhami dhe të lutej. Kur po afrohej mbrëmja, një grup Persianësh hynë në xhami për tu lutur dhe Badí u gëzua kur njohu 'Abdu'l-Bahá-in midis tyre. Ai shkroi menjëherë një shënim dhe ia hodhi 'Abdu'l-Bahá-it. Po të njëjtën mbrëmje, gjithçka u rregullua që ai të vinte në praninë e Bahá'u'lláh-ut. Badí kishte mirësinë të ishte në dy takime të tilla, gjatë të cilave, Bahá'u'lláh Vetë tha, që ai kishte lindur përsëri me Duart e fuqisë dhe ishte dërguar si një top zjarri.

Në fakt, Bahá'u'lláh e kishte reveluar Tabelën për Mbretin e Persisë disa vjet përpara. Por Ai kishte pritur, për atë që ishte i destinuar të ishte mbartësi i saj. Shumë Bahá'í dëshironin të ishin mesazheri, por askujt nuk i ishte dhënë nderi. Kur Badí dëgjoi nga Bahá'u'lláh që ekzistonte një Tabelë e tillë, ai pyeti nëse mund të lejohej t'ia dërgonte ai Mbretit. Oferta e tij u pranua nga Bahá'u'lláh, dhe Badí u nis të largohej nga aka dhe të shkonte në Haifa, ku duhej të priste për udhëzimet. Në Haifa ai mori një letër nga Bahá'u'lláh ku i thuhej: "nisu me shpejtësi në vendbanimin e Mbretit" dhe jepi atij Tabelën. Ai duhej të shkëpuste veten nga të gjitha gjërat dhe "të stoliste zemrën e tij me dekorimin e forcës dhe gjakftohtësisë". I tillë duhej të ishte shpirti i tij i mohimit, që në qoftë se Mbreti do të dekretonte vdekjen e tij, ai nuk do të shqetësohej, dhe do të lëvdonte Zotin që i kishte ofruar atij kupën e martirizimit. Por në qoftë se Mbreti do e falte dhe do e linte të shkonte, ai gjithashtu duhej të lëvdonte Zotin dhe të ishte i kënaqur me dëshirën e Tij të mirë, edhe pse ai kishte dëshiruar të jepte jetën e tij në shtegun e Tij.

Dhe kështu Badí nisi udhëtimin e tij të mundimshëm për në Persi. Iu deshën disa muaj për t'iu afruar kufinjve. Një nga besimtarët që ishte në shoqërinë e Badí-ut për një pjesë të udhëtimit ka lënë përshkrimin që vijon për këtë të ri rrezatues: "Ai ishte plot gëzim, i qeshur, plot mirënjohje dhe vetëpërmbajtje. Dhe unë vetëm dija që ai kishte qenë në praninë e Bahá'u'lláh-ut dhe po kthehej në shtëpinë e tij në Khurasan. Herë herë, vija re, që sa herë ecnim rreth njëqind hapa, ai do të largohej nga rruga dhe do të kthente fytyrën nga Aka, do të ulej përdhe dhe do të thoshte: "O Zot, atë që më ke caktuar mua nëpërmjet bujarisë Tënde, mos e merr mbrapsht nëpërmjet drejtësisë Tënde; përkundrazi më dhuro forcë ta ruajë atë.'"

Kur mbërriti në Teheran, Badí nuk kërkoi për besimtarët. Ai kaloi tri ditë e tri netë në gjendje lutje dhe agjërimi. Ditën e katërt, pasi po priste me durim në një kodër të vogël pranë kampit mbretëror veror, më në fund mbreti e vuri re dhe e sollën përpara tij. Badí iu afrua me qetësi dhe iu drejtua me respect: "O Mbret! Kam ardhur tek ty nga Sheba me një mesazh të rëndësishëm." Kështu Tabela e Bahá'u'lláh-ut iu dorëzua Mbretit të Persisë.

Ajo çfarë ndodhi më pas është shumë mizore për tu treguar. Kaq të egra ishin poshtërimet mbi Badí-un, me urdhër të Mbretit, saqë do t'ju bënte të qanit, nëse do t'ju flisja për to. Ajo çfarë është e rëndësishme për ju është që Badí qëndroi i vendosur ndërsa përballej me inatin e Mbretit tiran, mishërimi i padrejtësisë. Ai nuk e humbi kurrë qetësinë dhe gjakftohtësinë e tij. Ai sakrifikoi me gëzim jetën e tij në shtegun e të Dashurit të tij dhe u quajt nga Bahá'u'lláh "Krenaria e Martirëve".

G. Fakte

1. Bahá'u'lláh filloi shpalljen universale të Misionit të Tij në Konstandinopojë.

2. Bahá'u'lláh u bëri thirrje Mbretërve dhe sundimtarëve të botës të përkrahnin drejtësinë.

3. Titulli "Badí'" do të thotë i mrekullueshëm.

4. Badí dërgoi Tabelën e Bahá'u'lláh-ut drejtuar Mbretit të Persisë në verën e vitit 1869.

5. Badí ishte 17 vjeç kur i dorëzoi Mbretit të Persisë Tabelën nga Bahá'u'lláh.

6. Badí u quajt nga Bahá'u'lláh "Krenaria e Martirëve".

H. Drama

Tani mund t'i ndihmoni fëmijët për përgatitjen e një skeçi të shkurtër bazuar në historinë e Badí-ut.

I. Vizatim

Për mësimin sot, ju mund tu thoni fëmijëve të vizatojnë Badín të ulur në majë të kodrës me Tabelën e Bahá'u'lláh-ut në dorë, në pritje që ta shikonte Mbreti.

J. Lutjet e mbylljes
MËSIMI 27
A. Recitimi dhe mësimi përmendësh i lutjes

Filloni mësimin me lutje dhe pastaj përsërisni me fëmijët lutjen që kanë mësuar gjatë tre mësimeve të mëparshme. Pastaj mund t'i ndihmoni ata të mësojnë përmendësh disa fjali të lutjes që vijon, të cilën duhet ta mësojnë tërësisht gjatë katër mësimeve. Mos harroni tu shpjegoni atyre fjalët dhe frazat e vështira.

"O Zoti im dhe Shpresa ime! Ndihmoji të dashurit e tu që të jenë të patundur në Besëlidhjen Tënde të fuqishme, t'i mbeten besnikë Kauzës Sate të dukshme dhe të zbatojnë porositë që Ti ke shkruar për ta në Librin Tënd të Shkëlqimeve; që ata të bëhen flamuj të udhëheqjes e pishtarë të Kompanisë qiellore, burime të urtisë Sate të pafund dhe yje që tregojnë rrugën e drejtë, duke rrezatuar poshtë shkëlqimin e qiellit hyjnor. Me të vërtetë, Ti je i Pamposhturi, Fuqiploti, i Gjithëpushtetshmi." 62

B. Prezantimi i mësimit

Në këtë mësim, ju do të kontribuoni që fëmijët të kuptojnë Pozitën e Bahá'u'lláh-ut duke u folur atyre për fuqinë e Tij në transformimin e shpirtrave. Më poshtë janë disa mendime që mund t'ju ndihmojnë të prezantoni temën.

Ne tashmë e dimë që Manifestuesit e Zotit manifestojnë të gjitha emrat dhe atributet e Perëndisë për njerëzimin. Një nga këto atribute është dashuria e Tij infinite për çdo qenie njerëzore. Bahá'u'lláh ka thënë që Zoti na krijoi nga dashuria e Tij për ne. Në qoftë se do të na privohej dashuria e Zotit, sikur edhe për një moment, ne do të shkatërroheshim dhe as nuk do të ekzistonim. Dashuria e Zotit përshkon tërë krijimin. Është falë dashurisë së Tij gjithë-përfshirëse që dielli shkëlqen, që bimët rriten, që kafshët lindin dhe që qeniet njerëzore marrin bekimet nga çdo frymëmarrje e jetës së tyre. Dashuria jonë për njëri-tjetrin, mirësia që japim dhe marrim, dhembushurinë që ndjejmë në zemrën tonë për kaq shumë njerëz, nuk janë gjë tjetër veçse reflektimi i dashurisë së Zotit për krijesat e Tij. Kjo dashuri manifestohet sot nga Bahá'u'lláh. Dhe dashuria e Tij ka fuqinë të na transformojë ne.

Fjala "transformoj" do të thotë të ndryshosh nga një gjendje në një tjetër. Për shembull, vemja e mbështjell veten në kukulë dhe më vonë shfaqet si një flutur e bukur. Vemja transformohet në flutur. Pas një rryme ajri vjen shiu dhe e transformon tokën shterpë në lëndina dhe fusha të bleruara. Po kështu, nga Bahá'u'lláh shkëlqejnë rrezet e dashurisë Hyjnore që i japin jetë university. Mësimet e Tij kanë fuqinë të transformojnë shpirtrat tanë. Nëpërmjet lutjes, studimit të Shkrimeve të Tij dhe përpjekjeve të vazhdueshme, ne mund të mbushim zemrat tona me dashurinë e Tij. Fjalët e Tij kanë fuqinë të ndriçojnë mendjen e zemrën tonë dhe të krijojnë brenda nesh aftësinë për të kryer vepra të mëdha në shërbim të njerëzimit.

Kur mendoni për Bahá'u'lláh-un, atëherë mendoni gjithmonë për dashurinë e Tij të pafund për ju. Shikojeni Atë si Babain tuaj më të dashur, Mësimet dhe këshillat e të cilitdo t'ju udhëheqin dhe do të t'ju bëjnë të vendosur në hapat tuaj. Bëhuni të varur nga dashuria e Tij. Lëreni dashurinë e Tij t'ju japë kurajo, kështu që nuk do të keni frikë të ndryshoni. Lërini Fjalët e Tij t'ju ndryshojnë dhe t'ju rrisin.

C. Pyetje

1. Çfarë manifestojnë për njerëzimin Manifestuesit e Perëndisë?

2. Pse Zoti na krijoi ne?

3. Cilat janë disa nga shenjat e dashurisë së Zotit?

4. Çfarë do të na ndodhte ne nëse dashuria e Zotit nuk do të na arrinte?

5. Nga buron dashuria jonë për njëri-tjetrin?

6. Kush e manifeston dashurinë e Zotit për njerëzimin sot?

7. Çfarë do të thotë fjala "transformoj"?

8. A mund të jepni disa shembuj nga bota fizike e diçkaje që transformohet në diçka tjetër?

9. Çfarë fuqie kanë Mësimet e Bahá'u'lláh-ut për të bërë?

D. Mësimi përmendësh i citatit

Pasi të keni shtjelluar konceptin e transformimit me fëmijët, u thoni atyre të mësojnë përmendësh pasazhin e mëposhtëm.

"Qëndro vazhdimisht në lidhje dhe kërko gjithmonë konfirmimet e Bahá'u'lláh-ut, sepse ato e kthejnë pikën në det dhe e shndërrojnë mizën në shqiponjë." 63

E. Këngë
F. Ngjarje historike

Ka histori të pallogaritura në historinë e Besimit që ilustrijnë fuqinë e Bahá'u'lláh-ut për të transformuar shpirtrat. Për sot do t'ju tregojmë dy histori të tilla. E para flet për besimtarin e dalluar Nabil Akbar [Nabíl-i-Akbar] dhe e dyta për një burrë të shquar në qytetin e akës, i cili jetonte atje gjatë periudhës së internimit të Bahá'u'lláh-ut. Ju duhet të vendosni përpara mësimit nëse do të tregoni njërën prej historive apo të dyja, ose të bëni një përmbledhje për fëmijët, duke theksuar pjesët kyçe.

Çdo ditë në botë, shumë e më shumë njerëz po dëgjojnë për Bahá'u'lláh-un dhe Mësimet e Tij. Ndërsa zjarri i dashurisë së Tij është ndezur në zemrat e tyre dhe Fjalët e Tij mbushin shpirtin e tyre, ata janë në gjendje që gradualisht të largojnë zakonet e botës së vjetër dhe të fitojnë cilësitë e njerëzve të vlefshëm për detyrën që njerëzimi është thirrur sot: të vendosë Mbretërinë e Zotit në tokë.

Gjatë kohës që jetoi Bahá'u'lláh, ata që kishin hapur sytë shpirtërorë, kishin një privilegj të veçantë. Ndërsa hynin në praninë e Tij Hyjnore, ata u prekën nga dashuria dhe dhembshuria e tillë, e kombinuar me madhërinë dhe madhështinë, që shpirtrat e tyre u transformuan. Ata u bënë krijesa të reja. Sot, do t'ju tregoj historinë e Nabil Akbarit.

Nabil Akbari ishte një studiues i madh, i cili zotëronte dije të gjerë në shumë fusha. Vetëm pak mund të ishin si ai për nga elokuenca. Thuhet, që njëherë ai foli me një grup akademikësh në një qytet të largët, të cilëve nuk u kishte treguar identitetin e tij. Dëgjuesit e tij e humbën fare nga admirimi për të. "Kush mund të jetë kaq i ditur dhe të paraqesë shpjegime kaq ndriçuese?" pyetën ata veten të habitur. "Ky është me të vërtetë një burrë i jashtëzakonshëm." I vetmi që mund të ishte rival me të, ranë ata dakort me njëri-tjetrin, ishte Nabil Akbari. Kaq e gjerë ishte njohja e tij intelektuale.

Pasi përqafoi Fenë e Báb-it, Nabil Akbari u bë një figurë shumë e respektuar midis besimtarëve. Gjashtë vjet pas pranimit të besimit të ri, ndërsa ishte në Bagdad, ai vizitoi Bahá'u'lláh-un. Në atë kohë, Bahá'u'lláh ende nuk e kishte deklaruar hapur Misionin e Tij, dhe jo shumë prej Bábí-ve ishin në dijeni të Pozitës së Tij. Nabil Akbari u prit ngrohtë në shtëpinë e Bahá'u'lláh-ut dhe e ftuan të qëndronte në një nga dhomat e rezervuara për miqtë.

Menjëherë pas mbërritjes së tij, ai vuri re një Bábí të ditur dhe me shumë dinjitet të ulur në këmbët e Bahá'u'lláh-ut. Ky akt respekti ekstrem, megjithëse i sinqertë, nuk e gëzoi Bahá'u'lláh-un, i Cili i kërkoi të ngrihej menjëherë. Nabil Akbari ndjeu që Bahá'u'lláh sigurisht e meritonte respektin, por nuk arrinte të kuptonte pse një Bábí kaq i shquar ta adhuronte Atë kaq shumë. Ai vendosi të vëzhgonte Bahá'u'lláh-un me shumë kujdes për të kuptuar nëse Ai ishte i pajisur me ndonjë fuqi të veçantë. Por ai pa vetëm përunjësi dhe shërbim tek Bahá'u'lláh, dhe sa më shumë ta vëzhgonte, aq më shumë bindej për superioritetin e tij intelektual. Kështu që filloi të mendonte që ai vetë ishte më i madh se Bahá'u'lláh.

Një mbasdite Bahá'u'lláh organizoi një takim në shtëpinë e Tij. Nabil Akbari zuri vendin e nderit, ndërsa Bahá'u'lláh u ul midis miqsh dhe u shërbeu çaj me duart e Tij. Gjatë takimit, dikush drejtoi një pyetje. Nabil Akbari filloi të fliste menjëherë, duke menduar se askush tjeter nuk do ishte në gjendje t'i përgjigjej mirë pyetjes. Të gjithë miqtë ishin të heshtur, përveç Bahá'u'lláh-ut, i cili herë pas here, ndërsa ishte dakort me shpjegimin e Nabil Akbarit, do të bënte edhe disa komente mbi temën. Ndërsa Nabil Akbari i dëgjonte këto komente, ai gradualisht nuk po fliste më dhe dëgjonte me shumë kujdes Fjalët e Bahá'u'lláh-ut. Ai u magjeps nga thellësia e kuptimit të tyre. Pas pak, ai nuk mund të dëgjonte më se për çfarë flitej. Ai u ndje shumë i turpëruar që ishte ulur në vendin e nderit. Kur Bahá'u'lláh nuk po fliste më, ai u ngrit dhe doli nga dhoma dhe atje ai përplasi kokën tre herë kundër murit, i inatosur me veten që nuk kishte vënë re madhështinë e vërtetë të Bahá'u'lláh-ut.

Jo shumë vonë pas kësaj, ai mori pjesë në një tjetër takim, gjatë të cilit Bahá'u'lláh ishte i pranishëm. Këtë herë, ndërsa dëgjonte Atë, ai zbuloi se Fjalët e Tij ishin xhevahire të paçmuara krahasuar me dijen e tij, që tashmë i dukej e pavlerë. Ai i shkruajti Bahá'u'lláh-ut dhe mori një Tabelë nga Ai, e cila e ndihmoi të njihte lavdinë e plotë të Pozitës së Bahá'u'lláh-ut.

Kur sytë e tij u hapën ndaj udhëheqjes Hyjnore, Nabil Akbari u bë si flaka. Ai nuk gjente më rehat. Ai u kthye në Persi me udhëzimet e Bahá'u'lláh-ut dhe filloi të mësonte Fenë të tjerëve. Në qytetin e tij, ai udhëhoqi shpirtra të shumtë të njihnin Zotin e tyre. Madje edhe Princi i qytetit u magjeps nga elokuenca e tij, dija dhe arritjet. Ai u bë i njohur afër e larg, por këtë herë si pasues i Bahá'u'lláh-ut. Armiqtë e fesë po bëheshin më ziliqarë. Akuzimet e tyre false arritën deri tek Mbreti, inati i të cilit tmerroi Princin. Ai filloi t'i kundërvihej Nabilit dhe i ktheu banorët kundër tij. Por Nabili nuk mund të heshte. Më në fund e nxorrën jashtë qytetit. Ai shkoi në Teheran. Edhe atje ai ishte në rrezik gjatë gjithë kohës. Por ai vazhdoi të përhapte Besimin dhe u bë një llambë ndriçuese për shumë shpirtra. Më vonë u nis për në Ishkabad ['Ishqábád] dhe Bukara [Bukhárá], ku mësoi Kauzën e Zotit deri në frymën e fundit të tij, ku dhe vdiq më 1892. 'Abdu'l-Bahá ka shkruar për të: "Është e vërtetë që në këtë botë kalimtare të shpejtë, ai ishte shënjestra për shumë armiq; por megjithatë, të gjithë këta breza klerikësh të fuqishëm, ... të gjithë ata do të zhduken pa as edhe një gjurmë. Ata nuk do të lënë emër pas tyre, asnjë shenjë, asnjë frut. Asnjë fjalë e tyre nuk do të përmendet; askush nuk do të flasë për ta. Por për shkak se ai qëndroi i palëkundur në këtë Besim të shenjtë, sepse ai udhëhoqi shpirtra dhe i shërbeu kësaj Kauze dhe përhapi flakën e saj, ai yll, Nabili, do të shkëlqejë përgjithmonë nga horizonti i dritës së përhershme." 64

Nabil Akbari është një ndër besimtarët e parë të shquar të Fesë sonë, dhe kur ju të rriteni, ju do të mësoni më shumë mbi jetën dhe veprat e tij.

Sot do t'ju tregon një tjetër histori të një individi të transformuar nga Bahá'u'lláh.

Siç e dini nga mësimet tona të mëparshme, me mbërritjen e tyre në aka, Bahá'u'lláh dhe shoqëruesit e tij u denoncuan publikisht nga armiqtë e Fesë. Duke besuar këto akuza të rreme, shumë prej banorëve të qytetit ishin jashtëzakonisht të palumtur për ardhjen e tyre. Midis tyre ishte Sheik Mahmudi [Shaykh Maḥmúd], një qytetar shumë i respektuar, i cili ishte i tërbuar që qeveria kishte sjellë njerëz të tillë në qytetin e tij dhe donte që t'i hiqte qafe ata. Ai arriti në një pikë, që po të vriste Bahá'u'lláh-un ai do të ishte i justifikuar.

Sheik Mahmudi kishte harruar për një vision që i kishte treguar një mik i vjetër i babait kur ai ishte dhjetë vjeç. Sipas vizionit, një ditë, i Premtuari i të Gjitha Epokave do të arrinte në aka. Ai do të fliste Persisht dhe do të jetonte në një dhomë nga ku shiheshin yjet. Burri në moshë e kishte këshilluar djalin të ishte vigjilent, në mënyrë që të njihte të Premtuarin. Por këto fjalë ishin venitur nga mendja e tij kur ishte rritur.

Një ditë Sheik Mahmudi fshehu armën nën pallton e tij dhe shkoi në barrakat e ushtrisë, ku ishte i burgosur Bahá'u'lláh. Ai u tha rojeve që donte të takonte Bahá'u'lláh-un dhe meqë ai ishte një qytetar shumë i respektuar, ata i dhanë leje të hynte. Kur rojet lajmëruan për vizitorin tek Bahá'u'lláh, Ai tha,: "I thoni të hedhë armën dhe pastaj mund të hyjë." Kur dëgjoi këtë nga rojet, Sheik Mahmudi u habit kaq shumë dhe u largua për në shtëpi.

Pas ca kohësh, u kthye tek barrakat e ushtrisë, ende i vendosur për të vrarë Bahá'u'lláh-un. Ai ishte një burrë i fortë dhe vendosi të përdorte duart e tij. Përsëri shkoi tek rojet dhe kërkoi leje për të hyrë. Por këtë herë, kur i thanë Bahá'u'lláh-ut se Sheik Mahmudi kishte ardhur për ta takuar, Ai tha: "I thoni atij të pastrojë më parë zemrën dhe pastaj mund të vijë." Kjo e habiti atë më shumë se herën e parë, dhe u largua në një gjendje konfuze.

Më vonë ai pa një ëndërr ku babai i tij dhe miku i të atit, burri i moshuar, e kujtonin të ishte i vëmendshëm, përndryshe atij do t'i mohohej ë njihte të Premtuarin. Ëndrra pati efekt tek ai. Ai u kthye tek barrakat e ushtrisë dhe kërkoi të fliste me 'Abdu'l-Bahá-in. Ndërsa dëgjonte fjalët e Mjeshtrit, urrejtja e tij u zhduk. Tani ai mund të shkonte në praninë e Bahá'u'lláh-ut. Me respect ai hyri në praninë e Tij dhe lejoi që zemra e tij të mbushej plot me dashurinë e Tij.

G. Fakte

Meqë nuk ka fakte specifike që fëmijët të mësojnë, sugjerohet që ju të përsërisni me ta faktet që kanë mësuar në mësimet e mëparshme.

H. Drama

Zgjidhni një metodë të përshtatshme për fëmijët që ata të interpretojnë një nga historitë.

I. Vizatim

Duke marrë nisje nga prezantimi juaj, fëmijët mund të vizatojnë një vemje që transformohet në një flutur, ose mund të jepni ndonjë shembull tjetër nga bota fizike e një gjëje që transformohet në diçka tjetër.

J. Lutjet e mbylljes
MËSIMI 28
A. Recitimi dhe mësimi përmendësh i lutjes

Filloni mësimin në mënyrën e zakonshme me lutje. Fëmijët mund të vazhdojnë, me ndihmën tuaj, të mësojnë përmendësh lutjen e prezantuar gjatë mësimit të kaluar.

B. Prezantimi i mësimit

Shpresohet që në këtë mësim fëmijët të marrin një shkëndijë nga madhështia e Bahá'u'lláh-ut dhe të kuptojnë, që edhe pse Ai vuajti persekutimet më të rënda dhe nuk kalonte ditë që fatkeqësi të reja të mos binin mbi Të, Ai ishte gjatë gjithë kohë dhe në të gjitha kushtet fitimtar, duke plotësuar Qëllimin më të Shenjtë të Zotit. Mund të filloni duke u shpjeguar mendimet që vijojnë:

Siç kemi mësuar tashmë, jeta e Bahá'u'lláh-ut në tokë ka qenë e mbushur me vuajtje. Atë e burgosën, e lidhën me zinxhirë, e zhveshën nga zotërimet e Tij tokësore, dhe e internuan katër herë. Por me gjithë përpjekjet për të ndalur Zërin e Tij dhe të shkatërronin Fenë e Tij, Fjala e Tij u mboll më e vendosur në zemrat e njerëzve dhe Kauza e Tij u rrit më e fortë dhe përhapej më gjerë dita ditës.

Ju e kujtoni që kur ishte i burgosur dhe i lidhur me zinxhirë në Sijah Çal, Bahá'u'lláh dëgjoi këto fjalë në çdo anë: "Me të vërtetë, Ne do të të bëjmë fitimtar nëpërmjet Teje dhe Penës Tënde."65 Më vonë ai do të mbërrinte si një i internuar në Aka në fyerjet dhe talljet therrëse të banorëve armiqësorë. Por në realitet ajo çfarë po ndodhte ishte ndryshe. Forca të fuqishme shpirtërore ishin çliruar në të gjithë botën që do të ndikonin mbi njerëzimin. Në një Tabelë të reveluar shumë vite më përpara, përpara se Sulltani i Perandorisë Otomane të vendoste për internimin e Tij në atë vend të shkretë, Ai kishte thënë: "Me arritjen Tonë, ne u mirëpritëm me flamuj drite, ndërsa Zëri i Shpirtit thirri duke thënë: 'Shumë shpejt gjithçka që banon mbi tokë do të përfshihet nën këta flamuj."66

Ndërsa ishte një i burgosur nga pamja e jashtme, Bahá'u'lláh po fitonte gjithmonë e më tepër pushtet ndaj fuqive të tokës. Sa herë që armiqtë e tij do të gjenin mënyrën për ta ndalur Atë, fama dhe gjithçka tjetër e Tij rritej. Sundimtarët injorantë të Persisë dhe Perandorisë otomane ishin shumë të verbërt nga ambicja, që të kuptonin se ata ishin të pafuqishëm të dëmtonin Kauzën e Zotit ose të shikonin që veprimet e tyre të padrejta dhe shtypja po kontribuonin në shkatërrimin e vetë tyre. Pak kuptuan, që historia do të provonte që i Burgosuri i Akës ishte Mbreti i Lavdisë.

C. Pyetje

1. Cilat ishin disa nga vuajtjet që iu shkaktuan Bahá'u'lláh-ut?

2. Çfarë ndodhi, pavarësisht nga të gjitha përpjekjet për ta ndalur Atë?

3. Si e përshkruan Bahá'u'lláh mbërritjen e Tij në qytet-burgun e akës?

4. A mund ta ndalnin ndonjëherë armiqtë e Fesë progresin e saj?

5. Në çfarë mënyrash ishte Bahá'u'lláh fitimtar?
D. Mësimi përmendësh i citatit

Pas diskutimit tuaj të sotëm me fëmijët, ju mund t'i ndihmoni ata të mësojnë citatin që vijon, i cili na siguron që Kauza e Zotit ka fuqinë të përballojë çdo sulm.

"Edhe sikur forcat e kombeve të rreshtohen kundër Tij, edhe sikur mbretërit e tokës të lidhen për të minuar Kauzën e Tij, pushteti i fuqisë së Tij do të qëndrojë i patundur. Ai, padyshim, thotë të vërtetën dhe thërret gjithë njerëzimin në rrugën e Atij që është i Pakrahasueshmi, i Gjithëdijshmi." 67

E. Këngë
F. Ngjarje historike

Në këtë mësim do tu flisni fëmijëve për periudhën e jetës së Bahá'u'lláh-ut të kaluar në aka dhe në rrethinat pranë. Pavarësisht si do e tregoni këtë pjesë të jetës së Tij, ju duhet të përcillni ndjenjën e madhështisë së Tij dhe fuqinë e Kauzës së Tij për të arritur qëllimin.

Ju e dini që vuajtjet e Bahá'u'lláh-ut në qytetin-burg Aka, ishin kaq të mëdha saqë Ai e quajti "Burgu më i Madh". Nën kufizimet strikte në barrakat e ushtrisë, me urdhër të Sulltanit, Ai dhe grupi i Tij i vogël që e shoqëronin Atë u bënë pre e vuajtjeve më të rënda. "Askush", Ai Vetë ka shkruar, "nuk e di çfarë na ndodhi Ne, përveç Zotit, i Gjithëfuqishmi, i Gjithëdituri . . . Nga fillimi i botës e deri në ditën e sotme, as edhe një mizori e tillë nuk ka ndodhur dhe as do të ndodhë".68

Rreth dy vjet më vonë pas mbërritjes së Tij atje, humbja e djalit të Tij të dashur Mirza Mehdiu, Dega më e Pastër, iu shtua fatkeqësive të Tij të shumta. Kupa e Tij e dhimbjes dukej sikur ishte e mbushur dhe po derdhej. Por katër muaj më vonë, Ai dhe shoqëruesit e Yij u larguan nga barrakat e ushtrisë për t'ua lënë trupave ushtarake. Ata lëviznin nga një shtëpi në tjetrën, duke qëndruar vetëm disa muaj në secilën prej tyre dhe mbikqyreshin nga rojet. Bahá'u'lláh dhe familja e Tij më në fund u vendosën në atë që sot njihet si Shtëpia e Abudit ('Abbúd). Ata qëndruan atje për disa vjet, dhe në atë shtëpi Ai reveloi Librin e Tij më të Shenjtë, Qitapi Akdas, për të cilin do mësoni më shumë në mësimin e ardhshëm. Gradualisht kufizimet mbi ta nuk ishin më aq të shtrënguara, pasi banorët e qytetit filluan të njihnin pafajësinë e tyre dhe të admironin dhe respektonin Bahá'u'lláh-un. Një numër i madh pelegrinësh nga Persia patën mundësinë të ishin në praninë e Tij gjatë kësaj periudhe dhe kështu dëshira e Degës më të Madhe që portat e qytetit të hapeshin për pasuesit e Babait të Tij u përmbush.

Njerëz të rëndësishëm dhe me autoritet, gjithashtu, u bënë më miqësorë ndaj Fesë dhe erdhën të respektonin Bahá'u'lláh-un. Ishte edhe një guvernator i Akës, i cili dukej sikur të kishte kuptuar diçka nga Pozita e Tij. Ai ishte kaq shumë i prekur nga madhështia e Bahá'u'lláh-ut, saqë iu lut Atij të kishte privilegjin për t'i shërbyer Atij në çfarëdo mënyre. Bahá'u'lláh refuzoi, që nuk dëshironte gjë për Veten e Tij, por sugjeroi që ai të rregullonte një kanal uji që ishte i papërdorshëm. Uji në Aka, në atë kohë, ishte i ndotur saqë nuk mund të përshkruhet dhe restaurimi i kanalit do të mundësonte që njerëzit e qytetit të furnizoheshin me ujë të freskët.

Megjithëse Bahá'u'lláh dhe besimtarët gëzonin shumë liri në Aka, Ai ishte i kufizuar të qëndronte brenda mureve të qytetit, pasi urdhri i Sulltanit ishte ende në fuqi. Por kjo gjendje nuk do të zgjaste. Një ditë, Bahá'u'lláh tha që nuk kishte parë lëndina për nëntë vjet. Vendi, komentoi Ai, ishte bota e shpirtit dhe qyteti bota e trupit. Kur 'Abdu'l-Bahá dëgjoi këto fjalë, Ai e kuptoi që Babai i Tij dëshironte të kalonte kohë në fshat dhe të ishte i rrethuar nga bukuria e natyrës, që Ai e donte kaq shumë.

Në atë kohë jetonte një burrë i shquar në aka, i cili kishte një shtëpi shumë të bukur në vendin e quajtur Mazraih [Mazra'ih]. Fatkeqësisht burri nuk ishte shumë miqësor me Fenë. 'Abdu'l-Bahá shkoi në shtëpinë e tij dhe i kërkoi të merrte me qira shtëpinë në Mazraih. I zoti u shtang nga kjo ofertë e guximshme, por çuditërisht pranoi. 'Abdu'l-Bahá e mori shtëpinë me një qira të ulët, e riparoi, dhe zbukuroi kopshtin. Pastaj shkoi në praninë e Bahá'u'lláh-ut dhe e njoftoi që Mazraih ishte gati për Të dhe një karrocë po e priste Atë jashtë. Por Bahá'u'lláh refuzoi të shkonte duke thënë se Ai ishte ende i burgosur.

Në atë kohë, ishte një udhëheqës religjoz i respektueshëm në Aka, i cili e donte Bahá'u'lláh-un dhe gjithashtu Bahá'u'lláh. 'Abdu'l-Bahá i shpjegoi situatën këtij burri dhe i kërkoi të shkonte në praninë e Bahá'u'lláh-ut, të ulej në gjunjë, të merrte në dorën e tij duart e Bahá'u'lláh-ut dhe të mos ikte derisa Ai t'i premtonte që do të largohej nga qyteti. Burri bëri saktësisht çfarë i kishte thënë 'Abdu'l-Bahá. Bahá'u'lláh refuzoi përsëri, duke përsëritur që Ai ishte i burgosur. "Mos dashtë Zoti!, nguli këmbë burri. Kush e ka fuqinë të të burgosë Ty?" "Ti ke qenë Vetë në burg. Ishte Vullneti Yt që Ti u burgose, dhe tani unë të lutem Ty të shkosh në Mazraih. Është bukur dhe me jeshillëk. Pemët janë shumë të këndshme, dhe portokallet si topa zjarri!" Për një orë rresht burri iu lut derisa më në fund durimi i tij dhe këmbëngulja u shpërblyen dhe Bahá'u'lláh vendosi të shkonte në Mazraih. Ditën tjetër, 'Abdu'l-Bahá solli karrocën dhe e shpuri Bahá'u'lláh-un në rezidencën e Tij të re. Ndërsa të gjithë e dinin që Bahá'u'lláh-u ishte akoma një i burgosur me urdhër të Sulltanit, askush nuk guxoi të kundërshtonte. Atë, me të vërtetë, e donin dhe e respektonin sikur të ishte mbret.

Dy vjet më vonë Bahá'u'lláh shkoi të jetonte në Mazraih, një vilë e bukur. Ishte e ndërtuar në fshat për një burrë të pasur dhe familjen e tij. Vila quhej "Bahxhi" [Bahjí], që do të thotë gëzim. Kur në zonë shpërtheu një epidemi, duke vrarë shumë, njerëzit u trembën dhe lanë shtëpitë e tyre. Prandaj 'Abdu'l-Bahá mundi të merrte me qira Bahxhin për Babain e Tij, dhe në qetësinë e rrethinave të tij, Bahá'u'lláh do të kalonte 13 vitet e fundit të jetës së Tij në tokë. Ai ishte i respektuar dhe i nderuar nga të gjithë njerëzit e çdo shtrese, dhe prestigji i komunitetit të pasuesve të Tij tashmë ishte vendosur. Udhëheqësit dhe zyrtarët vendas shpesh do të kërkonin nderin të ishin në praninë e Tij. Edhe pse Besimi i Tij nuk ishte përhapur ende në botën Perëndimore, ishin disa persona që ishin në dijeni të të Burgosurit të Akas dhe ndikimi i madh që kishte tek të gjithë ata që ishin në kontakt me Të. Njëri prej tyre, Edward Granville Browne, një studiues anglez i mirënjohur, vizitoi Bahxhin në 1890, të cilit iu dha mundësia të intervistonte Bahá'u'lláh-un. Më poshtë vijon, një pjesë e regjistrimit të tij nga takimi i parë historik:

"... shoqëruesi im u ndal një cast, ndërsa unë zbathja këpucët. Pastaj, me një lëvizje të shpejtë të dorës, hapi perden e, pasi kalova unë, e mbylli; dhe unë u gjenda në një sallon të madh, në fund të të cilit ishte një divan i ulët, ndërsa në anën përballë derës ishin dy-tre karrige. Megjithëse e merrja disi me mend se ku po vija e cilin do të takoja (meqë nuk më kishin dhënë asnjë njoftim të përcaktuar), kaluan një ose dy sekonda para se, me një drithmë habie e nderimi, të bëhesha përfundimisht i vetëdijshëm se ai sallon nuk ishte pa njeri. Në qoshen ku divani puqej me murin ishte ulur një figurë e mahnitshme dhe e nderuar, me një kësulë shajaku në kokë, nga ato që dervishët i quajnë taç (por të një lartësie e forme jo të zakontë), përreth fundit të së cilës ishte mbështjellur një çallmë e vogël e bardhë. S'do ta harroj kurrë fytyrën e atij që po admiroja, megjithese nuk jam në gjendje ta përshkruaj. Ata sy depërtues dukej sikur të lexonin vetë shpirtin; balli i gjerë tregonte fuqi e autoritet; ndërsa rrudhat e thella të ballit e të fytyrës tregonin një moshë që flokët e zinj korb dhe mjekra madhështore e dendur, që i zbriste deri në mes, e përgënjeshtronin. S'ishte nevoja të pyesja në praninë e kujt ndodhesha, ndërsa përkulesha para atij që është objekti i një devocioni e dashurie të tillë, që mbretërit do ta kishin zili dhe perandorët do ta shpresonin më kot!" 69

Profesor Browne regjistroi disa nga fjalët e Bahá'u'lláh-ut gjatë intervistës së tij, dhe një pasazh, në veçanti, që njihet mirë nga të gjithë Bahá'í-të kudo:

Një zë i ëmbël e plot dinjitet më ftoi të ulesha e pastaj vazhdoi: "Lavdi Zotit që erdhe!... Ke ardhur të shohësh një të burgosur e një syrgjyn... Ne duam vetëm të mirën e botës dhe lumturinë e kombeve; e megjithatë na konsiderojnë nxitës konfliktesh e revoltash që meritojnë burgim e syrgjynosje... Që të gjitha kombet të kenë një besim e të gjithë njerëzit të jenë si vëllezër; që lidhjet e dashurisë e të unitetit midis bijve të njeriut të forcohen; që të mos ketë më dallime fesh dhe të zhduken kundërshtitë midis racave - ç'të keqe kanë këto? ... Dhe kështu do të bëhet; këto konflikte të pafrytshme, këto luftëra shkatërrimtare do të marrin fund dhe dita e "Paqes së Madhe"do të vijë... A nuk keni nevojë për këtë edhe ju atje në Europë? A nuk është kjo që parashikoi Krishti? ... E megjithatë, shohim që mbretërit e sundimtarët tuaj i shpenzojnë pakursim thesaret e tyre më me dëshirë për mjete të shkatërrimit të gjinisë njerëzore, sesa për mjete që do t'i sillnin lumturi njerëzimit... Këto konflikte, kjo gjakderdhje e kjo përçarje duhet të marrin fund dhe të gjithë njerëzit duhet të jenë si një fis e një familje... Le të mos lavdërohet njeriu se do vendin e vet, por të lavdërohet se do gjininë njerëzore...."70

Gjatë kësaj periudhe të jetës së Tij, Bahá'u'lláh vizitoi qytetin fqinj Haifa katër herë. Gjatë vizitës së Tij të fundit, ndërsa po qëndronte në shpatin e Malit Karmel, Ai i tregoi 'Abdu'l-Bahá-it vendin ku do të ndërtohej Mauzoleumi i Báb-it. Ju e dini që më vonë, pranë Mauzoleumit të Shenjtë të Báb-it u vendos Selia e Shtëpisë Universale të Drejtësisë. Sot qytetet binjake Haifa dhe aka janë bërë qendra botërore administrative dhe shpirtërore e Fesë Bahá'í, e cila është përhapur në të gjitha vendet kudo në globë.

Bahá'u'lláh ngriti flamurin e paqes universale dhe të vëllazërisë, dhe reveloi Fjalën e Zotit për njerëzimin. Megjithëse fuqitë e botës kombinuan forcat e tyre kundër Tij, Ai ishte fitimtar mbi ta, ashtu siç Zoti i kishte premtuar Atij kur ishte nën zinxhirat në Sijah Çal. Gjatë jetës së Tij, Mesazhi i Tij rigjallëroi zemrat e mijëra njerëzve, dhe sot Kauza e Tij vazhdon marshimin e saj përpara. Forcat e tërë botës nuk do të ishin në gjendje të ndalonin arritjen e qëllimit më të madh, që është uniteti i njerëzimit në një Kauzë Universale dhe në një Fe të përbashkët.

G. Fakte

1. Bahá'u'lláh kaloi 24 vjet në aka dhe rrethinat e saj, nga viti 1868 deri në vitin 1892.

2. Pas nëntë vitesh izolimi në aka, Bahá'u'lláh u bind të largohej nga portat e saj.

3. Bahá'u'lláh i kaloi 13 vitet e jetës së Tij në Bahxhi.

4. Profesor Edward Granville Browne pati intervistat e tij historike me Bahá'u'lláh-un në prill 1890.

5. Në një ndër vizitat e Tij në Haifa, Bahá'u'lláh i tregoi 'Abdu'l-Bahá-it vendin ku do të ngrihej Mauzoleumi i Báb-it.

6. Dy qytetet binjake Haifa dhe aka janë qendra botërore administrative dhe shpirtërore e Fesë Bahá'í.

H. Drama

Ju mund ta filloni këtë pjesë të mësimit duke u shpjeguar fëmijëve që, sot qindra njerëz nga e gjithë bota shkojnë për nëntë ditë pelegrinazh në Tokën e Shenjtë çdo vit dhe vizitojnë shumë prej vendeve në Haifa dhe Aka për të cilat u fol gjatë këtij mësimi. Pastaj një ose dy fëmijë mund të pretendojnë sikur janë kthyer nga pelegrinazhi dhe po diskutojnë me grupin e miqve se çfarë bënë dhe panë. Duke vepruar kështu, ata mund të flasin për domethënien e secilit vend që ata vizituan, ndërsa fëmijët e tjerë mund të bëjnë pyetje që të nxjerrin prej tyre informacione rreth aspekteve të ndryshme të historisë së Fesë. Nëse mendoni që asnjë prej fëmijëve nuk e ka mundësinë për të luajtur rolin e pelegrinit, ju mund ta interpretoni këtë pjesë vet.

I. Vizatim

Fëmijët mund të vizatojnë Selinë e Shtëpisë Universale të Drejtësisë si simboli i triumfit të Kauzës së Bahá'u'lláh-ut mbi të gjitha forcat që u ngritën kundër Tij. Nëse nuk e kanë parë kurrë foton e Shtëpisë Universale të Drejtësisë, ju mund tu tregoni një foto ose t'ua përshkruani shkurtimisht.

J. Lutjet e mbylljes
MËSIMI 29
A. Recitimi dhe mësimi përmendësh i lutjes

Pasi të jenë recituar lutjet, fëmijët mund të vazhdojnë me mësimin përmendësh të lutjes, të cilën po e mësojnë prej dy mësimesh tashmë.

B. Prezantimi i mësimit

Qëllimi i mësimit është që fëmijët të kuptojnë që Bahá'u'lláh solli Fjalën e Perëndisë dhe që Revelacioni i Tij është dhurata më e çmuar për njerëzimin. Idetë e mëposhtme do t'ju ndihmojnë të përgatiteni për diskutimin e kësaj teme me fëmijët:

Të gjithë Manifestuesit e Perëndisë kanë sjellë Fjalën e Zotit për njerëzimin. Nëpërmjet Thënieve dhe Shkrimeve, ne kuptojmë Vullnetin e Perëndisë për ne. Në këtë Epokë të re, Bahá'u'lláh reveloi Fjalën e Zotit për rreth dyzed vjet. Fjala e Zotit është si rrezet e diellit. Ashti si gjithë gjërat e krijuara kërkojnë rrezet e diellit për tu rritur dhe zhvilluar, shpirti njerëzor ka nevojë për Fjalën e Perëndisë, në mënyrë që të rritet dhe t'i afrohet Zotit. Bahá'u'lláh na thotë që: "Fjala e Perëndisë" "është mbreti i fjalëve dhe ndikimi i tij përhapës është i pallogaritshëm." 71 Na trainon dhe na edukon ne. Ka një fuqi të veçantë që asnjë fjalë tjetër mund të ketë. Është krijuese. Ka fuqinë të na transformojë ne. Ka fuqinë të krijojë brenda nesh kurajon, kuptimin, inteligjencën dhe dashurinë. Fjala e Zotit ka fuqinë ta bëjë këtë botë një botë të re, një botë ku qeniet njerëzore do të mësojnë të jetojnë së bashku në unitet dhe harmoni.

Fjala e Perëndisë është një shprehje e dashurisë së Perëndisë për ne. Ne gjejmë gëzimin e vërtetë kur ndjekim Mësimet e Perëndisë dhe i bindemi ligjeve dhe urdhëresave të Tij. Ligjet e Tij janë drita që na udhëheq ne gjatë jetës tonë. Ato janë standartet nëpërmjet të cilave ne mund të masim pastërtinë e fjalëve dhe veprave tona. Ato janë si një kështjellë që do të na mbrojë ne nga gjërat e natyrës së ulët.

C. Pyetje

1. Cila është dhurata më e çmuar që Bahá'u'lláh i ka dhënë njerëzimit?

2. Si mund ta dimë se çfarë Zoti ka dëshiruar për ne?

3. Çfarë fuqie ka Fjala e Zotit?

4. Çfarë mund të krijojë Fjala e Zotit brenda nesh?

5. Çfarë mund t'i bëjë botës Fjala e Zotit?

6. Me çfarë mund t'i krahasojmë urdhëresat dhe ligjet e Zotit?

D. Mësimi përmendësh i citatit

Në citatin që vijon, Bahá'u'lláh i referohet Librit të Tij të Ligjeve, Qitapit Akdas, si një bujari dhe thesar nga Perëndia. Ai e krahason me llampën dhe me një shteg të drejtë dhe jo me kthesa. Megjithëse citati është më i gjatë se të tjerët, fëmijët duhet të përpiqen ta mësojnë të tërin gjatë këtij mësimi.

"Kjo është këshilla e Perëndisë; veç të mund t'i vije veshin asaj! Kjo është bujaria e Perëndisë; veç të mund ta merrje atë! Kjo është fjala e Perëndisë; veç të mund ta kapje atë! Ky është thesari i Perëndisë; sikur ti të mund të kuptoje!

"Ky është një Libër që është bërë Llamba e të Përjetshmit për botën dhe Shtegu i drejtë, i pagabueshëm midis popujve të tokës. Thuaj: Ky është Agimi i dijes Hyjnore, në qofshi ndër ata që kuptojnë, dhe Vendagimi i porosive të Perëndisë, në qofshi ndër ata që marrin vesh." 72

E. Këngë
F. Ngjarje historike

Ngjarjet që vijojnë nga kujtimet e disa besimtarëve të parë, do na japin një shkëndijë të madhështisë së Revelacionit të Bahá'u'lláh-ut. Ju mund të zgjidhni të ndani disa prej tyre ose një pjesë me fëmijët sot, në varësi të rrethanave të mësimit. Çfarëdo që të vendosni për të bërë, është e rëndësishme që ata të kuptojnë se çfarë dhuratë e madhe është Revelacioni i Bahá'u'lláh-ut për njerëzimin.

Bahá'u'lláh ishte Goja e Zgjedhur nga Perëndia për këtë Ditë. Nëpërmjet Tij buron dija e Zotit dhe urtia për njerëzimin. Sesi ka qenë në ato momente kur vargjet Hyjnore iu reveluan Atij, është e vështirë për ne ta imagjinojmë. Ne dimë prej kujtimeve të atyre, që kishin dhuratën e paçmuar të ishin në praninë e Bahá'u'lláh-ut, që forcat ishin kaq të forta, saqë atmosfera dhe gjërat përreth sikur ndryshuan. Haxhi Mirza Hajdar-Ali [Ḥájí Mírzá Ḥaydar-'Alí], një besimtar i devotshëm, të cilit i ishte lejuar të hynte në praninë e Bahá'u'lláh-ut në aka ndërsa Ai po revelonte një Tabelë, na përshkruan, sado e papërshtatshme qoftë, se çfarë ndodhi në atë moment:

"Kur leja iu dha dhe perdja u tërhoq, unë hyra në dhomën ku Mbreti i mbretërve dhe Sundimtari i kësaj bote dhe botës tjetër, ose më mirë Sundimtari i të gjitha botëve të Zotit, ndodhej i ulur me autoritet të madh në divanin e Tij. Vargjet e Zotit po reveloheshin dhe fjalët rridhnin si një shi me bollëk. Për mua dera, muri, qilimi, tavani, dyshemeja dhe ajri ishin të parfumuar dhe të ndriçuar. Të gjithë ishin transformuar teksa dëgjonin, secili, dhe ishin mbushur me shpirt gëzimi dhe kënaqësie. Çdo objekt ishte gjallëruar dhe po pulsonte sikur të ishte i gjallë... Se në cilat botë isha transportuar dhe në çfarë gjendje isha, askush nuk mund ta dijë që nuk e ka këtë përvojë." 73

Një tjetër besimtar ka lënë një kujtim, që na jep ne një shkëndijë të shpejtësisë me të cilën Bahá'u'lláh revelonte Fjalën e Zotit. Ky besimtar që jetoi në Aka për shumë vite, kujton që kur Mirza Aka Jan [Mírzá 'Aqá Ján], sekretari i Bahá'u'lláh-ut, shkruante Fjalët e Tij, zhurma e mprehtë e penës së tij mund të dëgjohej nga një distancë prej 20 hapash. Në atë kohë, shkrimet Persiane dhe Arabe, gjuhët e Revelacionit të Bahá'u'lláh-ut, shkruheshin me penë kallami, që prodhon një tingull të veçantë ndërsa lëviz në letër. Kujtimet e këtij besimtari tregojnë:

"Mirza Aka Jan kishte një shishe boje sa një tas i vogël. Ai gjithashtu kishte gjendje rreth dhjetë deri në njëzed pena dhe shumë letra në stoqe. Në ato ditë, të gjitha letrat që vinin për Bahá'u'lláh-un merreshin nga Mirza Aka Jan. Ai do t'i sillte në praninë e Bahá'u'lláh-ut dhe pasi të merrte lejen, do t'i lexonte ato. Pastaj Bukuria e Bekuar do t'i thoshte të merrte penën dhe të shkruante Tabelën për përgjigje ...

"E atillë ishte shpejtësia me të cilën ai shkruante Fjalën e reveluar, saqë boja e fjalës së parë ishte pothuajse e tharë kur e tërë faqja kishte mbaruar. Ishte sikur dikush kishte zhytur kaçurrela flokësh në bojë dhe pastaj gjendeshin në të gjithë faqen. Asnjë nga fjalët nuk ishte shkruar qartë, dhe askush nuk mund t'i lexonte përveç Mirza Aka Jan-it. Madje në disa raste, as ai vetë nuk mund të kuptonte shkrimin e tij dhe kështu duhej të kërkonte ndihmën e Bahá'u'lláh-ut..." 74

Bahá'u'lláh ka reveluar qindra e qindra Libra dhe Tabela, të cilat do të udhëheqin njerëzimin të ndërtojnë një botë të re të lavdishme dhe të jetojnë në paqe dhe unitet për mijëra vitet e ardhshme. Nga koha që Ai u burgos në Sijah Çal deri në fund të jetës së Tij në Bahxhi, vargjet Hyjnore nuk reshtën kurrë së buruari nga Ai.

Gjatë periudhës së mërgimit të Tij në Bagdad, edhe pse nuk e kishte bërë të ditur Pozitën e Tij, udhëheqja Hyjnore që Ai reveloi në bashkëbisedimet dhe Tabelat e shkruara transformuan zemrat e shumë personave. Po t'i referohemi kësaj periudhe potencialiteti të jashtëzakonshëm, Ai Vetë ka thënë: "Ne reveluam, si shiu i rrëmbyeshëm, me ndihmën e Zotit dhe të Hirit e mëshirës së Tij Hyjnore, vargjet Tona, dhe i dërguam ato në vende të ndryshme të botës." 75

Gjatë qëndrimit të Tij në Bagdad, Bahá'u'lláh reveloi, ndërsa ecte në buzë të lumit Tigris i mbështjellë në meditim, Fjalët e Fshehura, kaq shumë të vlerësuara nga Bahá'í-të kudo si një udhëheqje për rritjen e tyre shpirtërore. Ju tashmë dini përmendësh disa nga xhevahiret e urtisë Hyjnore që ndodhen në këtë libërth të vogël. Ja për shembull pasazhi i parë: "O Bir i Shpirtit! Këshilla Ime e parë është kjo: ki një zemër të dëlirë, të sjellshme e rrëzëlluese, që yti të jetë një sovranitet i lashtë, i pavdekshëm e i përjetshëm." 76

Gjatë qëndrimit të Tij në Bagdad, Bahá'u'lláh reveloi gjithashtu edhe Libri e Sigurisë, ose Qitapi Ikan, ku shpjegon natyrën e Revelacionit të Perëndisë. Në atë libër, Ai shpjegon me terma të qarta unitetin e besimeve më të mëdha botërore dhe largon të gjitha pengesat që mund t'i ndanin ato. Libri u revelua si përgjigje të disa pyetjeve drejtuar Bahá'u'lláh-ut nga Haxhi Mirza Sijid Muhamedi [Ḥájí Siyyid Mírzá Muḥammad], një nga xhaxhallarët e Báb-it. Kur ndodhej në praninë e Bahá'u'lláh-ut në Bagdad më 1862, Haxhi Mirza Sijid Muhamedi nuk e kishte pranuar Báb-in si Manifestuesi i Perëndisë, si Kaimi i Premtuar, ardhjen e të Cilit njerëzit e Persisë kishin kohë që mezi po e prisnin. Bahá'u'lláh i tha të shkruante të gjitha pyetjet që e shqetësonin dhe të cilat bënin që ai të dyshonte për Pozitën e Báb-it. Ai e bëri këtë menjëherë, dhe brenda dy dtëve dhe dy netëve Bahá'u'lláh reveloi përgjigjen e Tij të gjatë. Pasi e lexoi Librin, Haxhi Mirza Sijid Muhamedi njohu Báb-in dhe u bë një besimtar i vendosur dhe i palëkundur.

Një histori për Librin e Sigurisë na tregon ne që asnjë qenie njerëzore, pavarësisht sa i ditur dhe i plotësuar të jetë, nuk mund të arrijë të shkruajë qoftë edhe një fjalë të vetme që të mund t'i përngjasojë potencialitetit të Fjalës së Zotit. Mirza Abul Fazl ishte drejtori i një shkolle religjoze të rëndësishme në Teheran përpara përqafimit të Besimit. Ai konsiderohej një njeri shumë studioz dhe i mësuar. Disa besimtarë që po mundoheshin t'i hapnin sytë për të vërtetën e Revelacionit të Bahá'u'lláh-ut i dhanë një kopje të Qitapi Ikan-it. Por kur e mbaroi së lexuari, ai nuk e vlerësoi thellësinë e tij dhe deklaroi që ai mund të shkruante një libër më të mirë.

Ditën tjetër një grua e shquar i kërkoi atij të shkruante një letër të rëndësishme për të. Asaj i kishin thënë që Mirza Abul Fazl ishte një shkrimtar i shkëlqyer. Ai pranoi dhe mori penën të fillonte, por për habinë e tij, zbuloi që nuk mund të shkruante as edhe një fjali. Duke mos ditur se çfarë të bënte, ai filloi të shkarraviste në anë të faqes, por asnjë fjalë nuk do të dilte nga pena e tij. Duke parë këtë, gruaja humbi durimin e saj dhe u ngrit të largohej. Ndërsa ishte duke dalë, ajo me qesëndisje i tha atij, që nëse kishte harruar të shkruante edhe një letër të thjeshtë, duhet ta kishte thënë këtë që në fillim dhe të mos e bënte të humbte kohë. Mirza Abul Fazl mbeti shumë i turpëruar. Papritmas, ai u kujtua për komentin që kishte bërë një ditë përpara për Librin e Sigurisë dhe e kuptoi që gjendja e tij e tanishme ishte rezultat i besimit të tij arrogant, që ai mund të shkruante një libër më të mirë se Bahá'u'lláh. Mirza Abul Fazl u ndje i turpëruar për krenarinë e tij. Asnjëherë më ai nuk devijoi nga udha e përunjësisë kur u bë një studiues i shquar i Fesë tonë.

Siç e dini tashmë, Bahá'u'lláh i shkruajti Tabela mbretërve dhe sundimtarëve të botës kur ishte në Konstandinopojë, Adrianopojë dhe më vonë në Aka. Rreth vitit 1873, kur qëndronte në Shtëpinë e Abudit, Ai reveloi Librin e Tij më të Shenjtë, Qitapi Akdas-in. Bahá'u'lláh i referohet këtij Libri si "burimi i lumturisë së vërtetë", si "Ekuilibri i Pagabueshëm", "Udha e Drejtë", dhe "përshpejtuesi i njerëzimit". Në të, Ai vendos ligjet dhe urdhëresat e këtij Dispensacioni që do të bëjë të mundur që njerëzimi të jetojë sipas Vullnetit të Perëndisë. Kur të rriteni, ju do të mësoni për këto ligje në më shumë detaje. Gjatë gjithë jetës tuaj, ndërsa ndiqni ligjet e Tij, ju duhet të kujtoni gjithmonë Fjalët e Tij: "Zbatoni Urdhëresat e Mia, për dashurinë e bukurisë Time." 77

G. Fakte

1. Bahá'u'lláh reveloi Fjalën e Perëndisë përreth 40 vjet.

2. Bahá'u'lláh i la njerëzimit volume të tëra të udhëheqjes Hyjnore që do ta mundësojë atë të ndërtojë një botë të re të lavdishme.

3. Fjalët e Fshehura të Bahá'u'lláh-ut u reveluan në Bagdad.

4. Libri i Sigurisë ose Qitapi Ikan u revelua në Bagdad.

5. Libri i Sigurisë u revelua më 1862 si përgjigje të disa pyetjeve drejtuar Bahá'u'lláh-ut nga xhaxhai i Báb-it.

6. Libri i Sigurisë u revelua në dy ditë e dy netë.

7. Gjatë internimeve të Tij në Konstandinopojë dhe Adrianopojë, e më vonë në Aka, Bahá'u'lláh u shkroi Tabela mbretërve dhe sundimtarëve të botës.

8. Qitapi Akdas u revelua më 1873 në Shtëpinë e Abudit në Aka.

H. Drama

Në varësi se cilat histori treguat sot për fëmijët, ata mund të interpretojnë një ndër skenat që vijojnë: Një nga fëmijët mund të pretendojë sikur është Haxhi Mirza Hajdar Ali dhe po tregon kujtimet e tij në një grumbullim miqsh. E njëjta mund të bëhet me besimtarin, i cili përshkroi sesi shkruante sekretari i Bahá'u'lláh-ut Fjalët e Tij. Ndërsa për historinë e xhaxhait të Báb-it, një nga fëmijët mund të marrë këtë rolin dhe të pretendojë sikur ka takuar një mik dhe po i shpjegon atij ose asaj sesi e mori Qitapi Ikan. Historia e Mirza Abul Fazl mund të interpretohet e tëra.

I. Vizatim

Fëmijët mund të vizatojnë një copë letër dhe një pendë për të kujtuar idetë e mësimit sot. Sigurisht, ju mund të mendoni për ndonjë skenë ose imazh tjetër, për të arritur këtë qëllim.

J. Lutjet e mbylljes
MËSIMI 30
A. Recitimi dhe mësimi përmendësh i lutjes.

Si gjithmonë filloni mësimin me lutjet. Pastaj përsërisni me fëmijët lutjen që po mësojnë që nga Mësimi 27. Sot fëmijët duhet të thonë të tërë lutjen.

B. Prezantimi i mësimit

Qëllimi i mësimit është që fëmijët të mësojnë që Bahá'u'lláh vendosi Besëlidhjen me besimtarët përpara ndërrimit jetë të Tij dhe është fuqia e kësaj Besëlidhje, që lidh komunitetin e pasuesve të Tij së bashku, e mbron dhe siguron progres të qëndrueshëm. Ju mund t'i ndihmoni fëmijët të kuptojnë konceptin e Besëlidhjes duke ndarë me ta idetë që vijojnë:

Siç e dini Bahá'u'lláh reveloi Fjalën e Perëndisë përreth 40 vjet dhe Shkrimet e Tij do të udhëheqin njerëzimin për shumë shekuj që do të vijnë. Një ndër veprat e Tij më të çmuara është Qitapi Ahd, në të cilin jep udhëzimet dhe dëshirat e Tij të fundit. Në të, Bahá'u'lláh proklamon qëllimin thelbësor të Revelacionit të Tij dhe jep këshilla të dashura për pasuesit e Tij, sesi duhet të sillen. Më e rëndësishmja, Ai emëroi 'Abdu'l-Bahá si Qendra e Besëlidhjes, Ai të Cilit të gjithë besimtarët duhet t'i drejtohen pas ndërrimit jetë të Tij.

Duke u përqëndruar tek 'Abdu'l-Bahá si Qendra e Besëlidhjes së Bahá'u'lláh-ut, ne jemi të bashkuar në përpjekjet tona të jetojmë sipas Mësimeve të Tij dhe të krijojmë një botë të re. Ne kujtojmë, që si pjesë e premtimit tonë tek Bahá'u'lláh, ne duhet të duam njëri-tjetrin dhe tek 'Abdu'l-Bahá ne shohim Shembullin perfekt të Atij që do të tjerët. Ne duhet të kujtojmë që duhet të mbështesim drejtësinë, që duhet të jemi bujarë, dhe nuk duhet të shohim gabimet e të tjerëve, dhe nga shembulli i jetës së 'Abdu'l-Bahá-it, ne mësojmë se çfarë do të thotë të jemi të drejtë, bujarë dhe të dimë të falim. Mbi të gjitha, duke mbajtur sytë tanë të përqëndruar tek 'Abdu'l-Bahá, ne jemi gjithmonë të ndërgjegjshëm për Besëlidhjen tonë me Bahá'u'lláh-un, që ne nuk do të lejojmë lidhjet e miqësisë dhe të dashurisë që na mbajnë ne të lidhur së bashku të thyen, dhe të bashkuar si një komunitet mbarëbotëror, ne do të punojmë derisa njëshmëria e njerëzimit është vendosur e fortë dhe kjo botë të bëhet Mbretëria e Shenjtë e Perëndisë.

Fakti që Bahá'u'lláh e la komunitetin e pasuesve të Tij nën strehën e 'Abdu'l-Bahá-it, Dega më e Madhe, është një bekim i pamatshëm. Ne nuk do të mund ta vlerësojmë kurrë mjaftueshëm bujarinë e madhe që Bahá'u'lláh derdhi mbi njerëzimin duke na dhënë jo vetëm Revelacionin e Tij më sublim, por gjithashtu edhe djalin e Tij, nëpërmjet dijes dhe urtisë së të Cilit, tha Ai, ne duhet të udhëhiqemi dhe të ndriçohemi.

C. Pyetje

1. Ndaj Kujt duhet të ktheheshim ne besimtarët, pas ndërrimit jetë të Bahá'u'lláh-ut, ashtu siç na porositi Ai?

2. Ndaj Kujt duhet të përqëndrohemi, që të mbetemi të bashkuar në përpjekjet tona të jetojmë sipas Mësimeve të Bahá'u'lláh-ut dhe të krijojmë një botë të re?

3. Tek Kush e gjejmë Shembullin perfekt të Mësimeve Bahá'í?

4. Kush është Qendra e Besëlidhjes së Bahá'u'lláh-ut?

D. Mësimi përmendësh i citatit

Në pasazhin që vijon nga Libri më i Shenjtë, Qitapi Akdas, Bahá'u'lláh u bën thirrje pasuesve të Tij të kthehen nga 'Abdu'l-Bahá, Dega më e Madhe, pasi Ai të ishte larguar nga ekzistenca e Tij tokësore.

E. Këngë
F. Ngjarje historike

Sot do tu tregoni fëmijëve ngjarjet lidhur me Ditëvdekjen e Bahá'u'lláh-ut. Ashtu siç keni vepruar gjatë këtyre mësimeve, ju duhet ta tregoni këtë ngjarje historike në një mënyrë dhe gjuhë të përshtatshme me nivelin e të kuptuarit për fëmijët.

Gjatë periudhës në të cilën jeton një Manifestues i Zotit midis njerëzimit, i tërë krijimi transformohet nëpërmjet fuqive të Tij të mëdha. Përreth 40 vjet Bahá'u'lláh reveloi Fjalën e Perëndisë për njerëzimin. Ai ishte në vitin e 75-të jetës së Tij në tokë, dhe shumë shpejt shpirti i Tij do të fluturonte dhe miqtë do të ndjenin dhembjen e ndarjes nga Ai.

Nëntë muaj përpara ditëvdekjes së Tij, Bahá'u'lláh kishte shprehur dëshirën për tu ndarë nga kjo botë. Nga ai moment e tutje, megjithëse nuk foli kurrë hapur për këtë, ishte shumë e qartë nga vërejtjet që Ai bënte dhe mënyrën sesi këshillonte miqtë, që fundi i jetës së Tij tokësore po afrohej.

Në vigjilje të së Dielës, 8 maj 1892, Bahá'u'lláh kishte temperaturë. Në ditët që pasuan, Ai vazhdonte të priste miqtë dhe pelegrinët, vetëm ose në grupe të vogla, megjithëse ishte e qartë që Ai nuk ndihej mirë. Ditën e nëntë me temperaturë, 'Abdu'l-Bahá u dha miqve që ishin mbledhur në Vilën e Bahxhit, përshëndetjet më të ngrohta të Bahá'u'lláh-ut dhe u përcolli atyre mesazhin e mëposhtëm: "Të gjithë miqtë duhet të jenë të duruar dhe të vendosur, dhe të ngrihen për Kauzën e Perëndisë. Ata nuk duhet të shqetësohen, sepse Unë do të jem gjithmonë me ta, dhe do t'i kujtojë e kujdesem për ta." Duke dëgjuar këtë mesazh, besimtarët u zhytën në detin e trishtimit, të frikësuar që këto ishin fjalët e fundit të Bahá'u'lláh-ut. Por ditën tjetër, dhimbja e tyre u kthye në gëzim kur 'Abdu'l-Bahá i zgjoi në agim dhe u ofroi atyre çajin e mëngjesit, duke u thënë ta pinin me lumturinë më të madhe dhe të falenderonin Zotin. Shëndeti i Bahá'u'lláh-ut ishte përmirësuar.

Megjithatë, gëzimi i tyre do të fshihej shpejt. Disa ditë më vonë, Bahá'u'lláh thirri në praninë e Tij të gjithë besimtarët që ishin mbledhur në Vilë. Lotë rrodhën nga sytë e tyre kur Ai po u drejtohej nga shtrati i Tij, i mbështetur tek njëri prej djemtë e Tij. Këto janë fjalët nga Bahá'u'lláh-u në atë moment të regjistruara nga Nabíli, historiani i hershëm i Besimit:

"Jam shumë i kënaqur me të gjithë ju. Ju keni bërë shumë shërbime, dhe keni qenë shumë ngulmues në punët tuaja. Ju keni ardhur këtu çdo mëngjes dhe mbrëmje. Zoti ju ndihmoftë të qëndroni të bashkuar. Ju ndihmoftë Ai të ngrini Kauzën e Zotit." 79

Kjo ishte hera e fundit që grupi i miqve ndodhej në praninë e Bahá'u'lláh-ut. Gjashtë ditë më vonë, të shtunën, 29 maj 1892, dëshira e Tij të ndahej nga kjo botë u përmbush. Në orët e e para të mëngjesit të asaj dite, shpirti i Tij la këtë ekzistencë tokësore.

"Dielli i Bahá u ngrit" ishin këto fjalët e hapjes së telegramit që 'Abdu'l-Bahá dërgoi menjëherë tek Sulltani i Perandorisë Otomane, që e informonte atë për ndërrimin jetë të Bahá'u'lláh-ut. Një dhomë e vogël në anën perëndimore të Vilës u zgjodh si vendi i bekuar ku do të qëndronin eshtrat e Tij të shenjta. Pak pas perëndimit të ditës së vdekjes së Tij, trupi i Tij u la të prehej i qetë atje. Kibla e njerëzve të Bahá'ít u vendos në Vendin më të Shenjtë.

Njerëz të shumtë nga afër e larg u mblodhën në Vilën e Bahxhit me ndërrimin jetë të më të dashurit dhe më të adhuruarit të tyre, të gjithë donin të shprehnin dhimbjen e tyre familjes së Bahá'u'lláh-ut. Shumë nga fshatrat aty afër ishin parë teksa qanin me zë dhimbjen e tyre në fushat rreth Vilës. Zyrtarë të qeverisë dhe udhëheqës religjozë u bashkuan në dhimbjen për humbjen e Tij, disa prej tyre dërguan telegrame ngushëllimi. Këto dhe mesazhe të njëjta që u dërguan nga qytetet përreth rajonit iu dhanë 'Abdu'l-Bahá-it, i Cili tani prezantonte Fenë e të Atit.

'Abdu'l-Bahá gjithmonë e mbronte Bahá'u'lláh-un nga të pafetë dhe xhelozët e kësaj bote, veçanërisht në vitet e fundit të jetës së Tij. Shërbimi ndaj Bukurisë së Bekuar ishte fokusi i ekzistencës së Tij, dhe besimtarët panë tek Ai Shembullin perfekt të Mësimeve të Babait të Tij. Tani të gjithë besimtarët besnikë të Bahá'u'lláh-ut u kthyen nga 'Abdu'l-Bahá si Qendra e Besëlidhjes. Nëpërmjet udhëheqjes së Tij të zgjuar, shpresat e tyre u rigjallëruan dhe Mesazhi i Bahá'u'lláh-ut do të shpërndahej shumë shpejt në të gjithë botën.

G. Fakte

1. Më 29 maj 1892, në 75 vjetorin e jetës së Tij, Shpirti i Bahá'u'lláh-ut u largua nga kjo botë.

2. Me ndërrimin jetë të Bahá'u'lláh-ut, një telegram me fjalët që vijojnë iu dërgua Sulltanit: "Dielli i Bahá u ngrit."

3. Trupi i Bahá'u'lláh-ut prehet në një shtëpi të vogël pranë Vilës Bahxhi.

4. Vendi i prehjes së Bahá'u'lláh-ut në Bahxhi është Vendi më i Shenjtë në botë dhe Kibla e Fesë.

H. Drama

Me rastin e ngjarjes së sotme historike, sugjerohet që të gjithë fëmijët, ose disa prej tyre me aftësinë e duhur, të tregojnë përpara klasës historinë me fjalët e tyre për ditëvdekjen e Bahá'u'lláh-ut.

I. Vizatim

Ju mund të shpjegoni rrethinat e bukura dhe të mrekullueshme në Bahxhi ku prehet trupi i Bahá'u'lláh-ut dhe u thoni fëmijëve t'i vizatojnë ato. Për t'i ndihmuar ju mund tu tregoni atyre vizatimin e Mauzoleumit të Bahá'u'lláh-ut në Librin 4.

J. Lutjet e mbylljes
REFERENCAT

1. Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Bahá-it, #110, bot. shqip 2007.

2. 'Abdu'l-Bahá, Edukimi Bahá'í, #71.

3. Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Bahá-it, #122.

4. Bahá'u'lláh, Qitapi Akdas: Libri më i Shenjtë, Q1.

5. 'Abdu'l-Bahá, Rëndësia e arteve në përhapjen e Besimit, #21.

6. Shoghi Effendi, Rëndësia e arteve në përhapjen e Besimit, #35.

7. Shtëpia Universale e Drejtësisë, Rëndësia e arteve në përhapjen e Besimit, #49.

8. Fragmente nga një letër dt. 12 gusht 1975 shkruar në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë për një besimtar, cituar në përmbledhje Arts [Artët], Departamenti i Kërkimeve në Shtëpinë Universale të Drejtësisë.

9. Bahá'u'lláh, Lutje Bahá'í dhe Shkrimet të shenjtë, f. 3.

10. Tabela të Bahá'u'lláh-ut, reveluar pas Qitapit Akdas, #9:5.

11. Bahá'u'lláh, Fjalët e Fshehura, nga arabishtja #36.

12. Qëmtime nga Shkrimet e Bahá'u'lláh-ut, #66:10.

13. Bahá'u'lláh, Lutje Bahá'í, #81.
14. 'Abdu'l-Bahá, Lutje Bahá'í, #97

15. Tablets of Abdu'l-Bahá Abbas [Tabela nga Abdu'l-Bahá Abbas-i], Bahá'í Publishing Committee, New York 1930, vëll. 1, f. 136.

16. Qëmtime, #136:2.

17. Tablets of Abdu'l-Bahá Abbas, vëll. 2, f. 483.

18. Bahá'u'lláh, Bahá'í Prayers [Lutje Bahá'í], Bahá'í Publishing Trust, Wilmette 2002, f. 171.

19. 'Abdu'l-Bahá, Foundations of World Unity [Themele të unitetit globale], Bahá'í Publishing Trust, Wilmette 1945, f. 43.

20. 'Abdu'l-Bahá, Lutje Bahá'í, #63.

21. Bahá'u'lláh, Fjalët e Fshehura, nga arabishtja #52.

22. Tabela të Bahá'u'lláh-ut, #3:22.

23. Bahá'u'lláh, Fjalët e Fshehura, nga persishtja #40.

24. Bahá'u'lláh, Epistle to the Son of the Wolf [Letër për të Birin e Ujkut], Bahá'í Publishing Trust, Wilmette 1988, f. 50.

25. Bahá'u'lláh, Lutje Bahá'í, #73.

26. Tablets of Abdu'l-Bahá Abbas, vëll. 1, f. 65.

27. Bahá'u'lláh, Fjalët e Fshehura, nga persishtja #60.

28. Tabela të Bahá'u'lláh-ut, #10:11.
29. Qëmtime, #2:1.
30. Po aty, #35:6.
31. Po aty, #90:1.
32. Po aty, #90:2.
33. Po aty, #100:10.
34. Báb-i, Lutje Bahá'í, #48.
35. Qëmtime, #30:1.
36. Báb-i, Lutje Bahá'í, #47.

37. Selections from the Writings of the Báb [Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e Báb-it], Bahá'í World Centre, Haifa 1982, f. 168. Shqip: Kurs Bazë për Edukimin Shpirtëror, Bahá'u'lláh, nivel 2, tema 4.

38. Qëmtime, #12:1.
39. Báb-i, Lutje Bahá'í, #70.
40. Nabíl, Lajmëtarët e Agimit, #176.

41. Selections from the Writings of the Báb, f. 59. Shqip: cituar në Qitapi Ikan, f. 259.

42. Prayers and Meditations by Bahá'u'lláh [Lutje e Përsiatje nga Bahá'u'lláh-u], Bahá'í Publishing Trust, Wilmette 1987, f. 272-73.

43. Bahá'u'lláh, The Summons to the Lord of Hosts: Tablets of Bahá'u'lláh [Thirrjet e Zotit të Ushtrive: Tabela nga Bahá'u'lláh], Qendra Botërore Bahá'í, Haifa 2002, f. 23-24. Shqip: J.E. Esslemont, Bahá'u'lláh dhe Epoka e re, f. 44.

44. Bahá'u'lláh, Epistle to the Son of the Wolf, f. 22. Shqip: Balyuzi, Bahá'u'lláh, #35.

45. Po aty, f. 21. Shqip: Po aty, #42.
46. Qëmtime, #71:2.
47. Bahá'u'lláh, Qitapi Ikan, #279.
48. Po aty, #279.

49. Shoghi Effendi, God Passes By [Perëndia kalon pranë], Bahá'í Publishing Trust, Wilmette 1995, f. 137. Shqip: Ruhi 4, III, cit. 20:2.

50. Qëmtime, #4:1.

51. Bahá'u'lláh, cituar në God Passes By. Shqip: Ruhi 4, III, cit. 22:1.

52. Bahá'u'lláh, Qitapi Akdas, Q75.

53. Shoghi Effendi, God Passes By, f. 153. Shqip: Ruhi 4, III, cit. 22:6.

54. Bahá'u'lláh, Compilation of Compilations [Përmbledhje e përmbledhjeve], II, #2020. Shqip: Bësueshmeria, #8.

55. Qëmtime, #128:10.
56. Bahá'u'lláh, Lutje Bahá'í, #95.
57. Bahá'u'lláh, Lutje Bahá'í, #95.
58. Bahá'u'lláh, Lutje Bahá'í, #95.

59. Bahá'u'lláh, cituar në God Passes By, f. 185. Shqip: Ruhi 4, III, cit. 25:5.

60. Bahá'u'lláh, Fjalët e Fshehura, nga arabishtja #2.

61. Bahá'u'lláh, cituar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë në Hyrjën e the Summons of the Lord of Hosts, f. i.

62. 'Abdu'l-Bahá, Lutje Bahá'í, #87.

63. Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Bahá-it, #67.

64. 'Abdu'l-Bahá, Memorials of the Faithful [Kujtime të të Besuarit], Bahá'í Publishing Trust, Wilmette 1971, f. 4.

65. Bahá'u'lláh, Epistle to the Son of the Wolf, f. 21. Shqip: Ruhi 4, III, cit. 14.

66. Bahá'u'lláh, cituar në God Passes By, f. 184. Shqip: Ruhi 4, III, cit. 25.

67. Bahá'u'lláh, Qëmtime, #109:1.

68. Bahá'u'lláh, cituar në God Passes By, f. 187.

69. Balyuzi, H.M., Bahá'u'lláh, #177.
70. Po aty, #178.
71. Tabela të Bahá'u'lláh-ut, #11:32.
72. Bahá'u'lláh, Qitapi Akdas, Q185-86.

73. Taherzadeh, Adib, The Revelation of Bahá'u'lláh [Revelacioni i Bahá'u'lláh-ut], George Ronald, Oxford 1976, vëll. 1, f. 29.

74. Po aty, f. 35-36.

75. Bahá'u'lláh, Epistle to the Son of the Wolf, f. 21. Shqip: Ruhi 4, III, cit. 20:4.

76. Bahá'u'lláh, Fjalë të Fshehura, nga arabishtja #1.

77. Bahá'u'lláh, Qitapi Akdas, Q4.
78. Po aty, Q121.

79. Shoghi Effendi, God Passes By, f. 222. Shqip: Ruhi 4, III, cit. 30:3.

2 - Bashkëpunëtoreve
2 - Bashkëpunëtorëve
32 - Mësime për klasa fëmijësh nivel 2
Mësime për klasa fëmijësh nivel 2 - 33

Table of Contents: Albanian :Arabic :Belarusian :Bulgarian :Chinese_Simplified :Chinese_Traditional :Danish :Dutch :English :French :German :Hungarian :Italian :Japanese :Korean :Norwegian :Persian :Portuguese :Romanian :Russian :Spanish :Swedish :Turkish :Ukrainian :