Announcing: BahaiPrayers.net


More Books by Instituti Ruhi

Ruhi 1
Ruhi 2
Ruhi 3
Ruhi 3a
Ruhi 4
Ruhi 5
Ruhi 6
Ruhi 7
Ruhi 8
Free Interfaith Software

Web - Windows - iPhone








Instituti Ruhi : Ruhi 3

Mesimi në klasat e fëmijëve nivel 1 Instituti Ruhi Libri 3 versioni shqip i 15 shkurtit 2009 Mësimi në klasat e fëmijeve nivel 1 Original Title: Teaching Children's Classes Grade 1 published by Palabra Publications 1995 Text: Albanian Pasqyra e lëndës Bashkëpunëtorëve 1 Disa parime të edukimit Bahá'í 5 Mësime për klasa fëmijësh, niveli 1 21 15 Mësime për fëmijë 33 Drejtimi i klasave për fëmijë 99 BASHKËPUNËTORËVE Ky libër është përmbledhja e tri njësive, e cila ka për qëllim të ndihmojë individët që duan t'i futen shërbimit shumë të lavdërueshëm të mësimdhënies në klasa të rregullta për edukimin shpirtëror të fëmijëve. Supozohet se ata që e studiojnë atë kanë marrë pjesë që më parë në kurse ku është përfshirë të paktën përmbajtja e librit 1 të Institutit Ruhi. Bahá'í-të që kanë dhënë mësim të Besimit në zona të prirura ndaj tij nuk çuditen kur shohin se Instituti Ruhi e vë theksin me forcë te klasat e fëmijëve. Është e njohur dëshira këmbëngulëse e besimtarëve të deklaruar rishtas, veçanërisht në zonat rurale e në rrethinat e qyteteve të mëdha, që fëmijët e tyre të edukohen nga mësues Bahá'í. Fatkeqësisht, asnjëherë nuk ka pasur mësues të mjaftueshëm për t'iu përgjigjur kësaj kërkese krejt të justifikuar, dhe për këto apo ato arsye shumë Bahá'í të zotë që mund të mësojnë fëmijët nuk i kanë dhënë rendësinë e duhur këtij akti shërbimi, nga i cili varet e ardhmja e brezave të rinj. Ka rëndësi të vihet në dukje se klasat Bahá'í për fëmijë nuk janë si klasat e indoktrinimit, të cilat janë të zakonshme në shumë fe të tjera. Edhe pse fëmijëve u janë shpjeguar parimet, mësimet dhe bindjet bazë të Besimit, theksi vihet tek të mësuarit për të menduar, për të reflektuar dhe për t'i vënë në zbatim ligjet shpirtërore në jetën e individit dhe të shoqërisë. Veçanërisht gjatë viteve të hershme të fëmijërisë, një vëmendje e madhe u kushtohet zhvillimit të cilësive shpirtërore dhe atyre besimeve, zakoneve e sjelljeve që përbëjnë atributet thelbësore të një qenieje shpirtërore. Dëshira për të shmangur indoktrinimin ose katekizmin nuk duhet, sidoqoftë, të çojë në shkujdesje ndaj shkollimit fetar. Doktrinat që e kanë shpërfillur edukimin fetar për fëmijët dhe i kanë lënë ata të përpunojnë standardet e besimet e veta, gjoja të zgjedhura lirisht, gjatë ndërveprimit të tyre me shoqërinë, kanë kontribuar së tepërmi për gjendjen e tanishme të shpërbërjes morale. Ithtarët e këtyre doktrinave duket nuk e vlerësojnë faktin që në shoqëri ka interesa politike, ekonomike dhe kulturore që nxisin me agresivitet modelet e veta të të menduarit e të sjelljes. Por edhe sikur të mos ishte kështu, nuk ka arsye të supozohet se një brez i ri fëmijësh do të jetë në gjendje të krijojë një botë më të mirë pa një edukim në themel shpirtëror. Njerëzimi, i lënë të bëjë ç'të dojë, pa udhëheqje hyjnore, nuk ka sjellë gjë tjetër veçse kaos, padrejtësi e vuajtje. Megjithëse dinamika e edukimit të fëmijëve ndryshon shumë nga komuniteti në komunitet në botën Bahá'í, rëndësia e kësaj ndërmarrjeje është një çështje për të cilën të gjithë mund të bien dakord. Për më tepër, është e qartë se çelësi i suksesit në çdo plan ambicioz për edukimin shpirtëror të një numri të madh fëmijësh është përgatitja e mësuesve. Shpresojmë se ky libër do të ndihmojë institucionet Bahá'í dhe agjensitë e tyre, veçanërisht institucionet rajonale e kombëtare, në përpjekjet e tyre për të shtuar shumë numrin e mësuesve të përkushtuar e të përgatitur mirë për klasa fëmijësh. Njësia e parë e librit, "Disa parime të edukimit Bahá'í" lidhet me disa koncepte bazë. Në botën e sotme nuk ekziston ndonjë sistem edukimi që mund të quhet me të vërtetë "Bahá'í". Një sistem i tillë mund të krijohet vetëm përmes përpjekjeve të një numri të madh edukatorësh që punojnë për një kohë të gjatë në mjedise e kultura të ndryshme. Megjithatë, mund të përcaktohen disa parime e koncepte që duhet të ndikojnë në përpjekjet për të zhvilluar elemente të edukimit Bahá'í, dhe në këtë njësi shqyrtohen shkurtimisht disa prej tyre. Një koncept bazë në këtë njësi është fisnikëria e njeriut. Është thelbësore që pjesëmarrësit e këtij kursi, mësues të ardhshëm të fëmijëve, të kuptojnë ndikimin që ky parim tejet i rëndësishëm do të ketë mbi atë lloj edukimi që ai ose ajo do të ofrojë më në fund. Thjesht duke pranuar se çdo student është "një minierë e pasur xhevahirësh me vlerë të paçmuar", mësuesi i një klase fillestare fëmijësh bën një hap vigan duke iu larguar praktikave të tanishme edukative. Por pranimi i këtij koncepti muk është i mjaftueshëm në vetvete. Mësuesit Bahá'í duhet gjithashtu të njohin natyrën e cilësive shpirtërore dhe të kenë dijeni të mjaftueshme rreth talenteve e aftësive njerëzore, në mënyrë që të jenë në gjendje t'i zbulojnë këta xhevahirë te nxënësit e tyre dhe t'i ndihmojnë ata për t'i shkëlqyer. Ata duhet të jenë gjithashtu plotësisht të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është t'i ndihmojmë fëmijët të zhvillojnë shprehi e modele sjelljeje që janë në pajtim me mënyrën Bahá'í të jetesës.. Në përgjithësi, kjo njësi nuk është komplekse dhe, ashtu si të gjitha materialet e Institutit Ruhi, mësohet në kurse të drejtuara nga mbikëqyrës. Kjo gjë bëhet më mirë duke i ndarë pjesëmarrësit në grupe të vogla dhe duke e lejuar çdo grup të avancojë me hapin e ritmin e tij. Kjo pikë është vendimtare, sepse përpjekja për të përshpejtuar apo ngadalësuar hapin e cilitdo pjesëmarrësi, duke e detyruar atë të ecë me të njëjtin hap si dhe të tjerët, mund të pengojë procesin mësimor. Lidhur me këtë duhet vënë në dukje se roli i mbikëqyrësit nuk është më pak i rëndësishëm për ata që mësojnë shpejt se ç'është për ata që mësojnë me një ritëm më të ulët.. Mbikëqyrësi duhet t'i diskutojë të gjitha pjesët me secilin grup studentësh. Nuk duhet që një kurs i Institutit Ruhi të trajtohet si një studim i pavarur i pjesëmarrësve, që thjesht kontrollohet prej mbikëqyrësit. Është i nevojshëm njëfarë diskutimi me mbikëqyrësin, në mënyrë që pjesëmarrësit të kuptojnë materialet e paraqitura në çdo pjesë në tri nivele të të kuptuarit: kuptimin e fjalëve e të fjalive, vënien në zbatim të koncepteve në jetën e punën e secilit, dhe pasojat që ato sjellin në disa situata që lidhen me to. Për një shpjegim më të plotë të këtyre tri niveleve të të kuptuarit dhe si të ndihmohen pjesëmarrësit t'i arrijnë ato, lutemi t'i referoheni hyrjes së Librit 1 të titulluar "Për bashkëpunëtorët". Njësia e dytë, "Mësime për klasa fëmijësh, niveli 1" synon përgatitjen e mësuesve për nivelin e parë të klasave Bahá'í për fëmijë. Për t'ia arritur këtij qëllimi, aty shqyrtohen metoda që i ndihmojnë mësuesit të drejtojnë klasat me efektivitet. Kjo njësi përmban gjithashtu 15 mësime për vetë klasat e fëmijëve. Çdo mësim përbëhet nga pesë pjesë: mësimi përmendësh i lutjeve e citateve, këngë, histori, lojra dhe ngjyrosje. Sugjerohet që këto 15 mësime të përsëriten me fëmijët dy ose tri herë gjatë vitit, duke bërë një total prej 30 deri 45 mësimesh. Për të ndihmuar pjesëmarrësit e kursit të kuptojnë planet mësimore dhe metodat për t'i zhvilluar ato, mbikëqyrësi duhet të mbajë parasysh pikat e mëposhtme: * Zhvillimi i kapaciteteve për mbajtjen e një klase të thjeshtë fëmijësh dhe fitimi i aftësive përkatëse kërkon shumë praktikë.Duhet kuptuar, pra, se ky kurs do të jetë i gjatë e ndonjëherë madje edhe i vështirë. T'u japësh një mësim fëmijëve kërkon më shumë se leximi i materialit dhe të kuptuarit e përmbajtjes së tij. Mbikqyrësi duhet t'i lërë shumë kohë mësuesve të ardhshëm që të praktikojnë dhënien e mësimit gjatë studimit të kursit. * Shumica e njerëzve që mësojnë fëmijë në përgjithësi përpiqen të riprodhojnë për ta të njëjtën përvojë mësimdhënieje që ata kanë pasur në stadin e tyre formues. Për t'iu kundërvënë kësaj tendence normale, kjo njësi ofron sugjerime të hollësishme të cilave mbikëqyrësi dhe pjesëmarrësit duhet t'i kushtojnë shumë vëmendje. * Shpresohet që klasat e fëmijëve do të japin mënyrat për të zhvilluar te fëmijët qëndrime e cilësi shpirtërore që do t'i sjellin ata më pranë Perëndisë. Në mësimin për nivelin e parë, theksi vihet te cilësitë shpirtërore dhe pak vëmendje u kushtohet njohurive të përgjithshme për Besimin. Pasi është hedhur themeli i karakterit të fëmijëve, ka kohë të mjaftueshme në vitet e mëvonshme për të dhënë njohuritë e nevojshme. * Metodologjia e klasave për fëmijë kombinon aktivitete të ndryshme, të përqëndruara të gjitha në parimin kryesor të nxitjes së zhvillimit të qëndrimeve e cilësive shpirtërore. Të gjitha këto aktivitete vërtiten rreth Fjalës Krijuese, e cila edhe vetëm ajo ka fuqinë të zgjojë te fëmijët ndjeshmëri shpirtërore, dhe vihet me forcë theksi te ngulitja në kujtesë e Fjalës Krijuese. Ngulitja në kujtesë ka madje një efekt edhe më të të madh në se që çka është futur në kujtesë është kuptuar mirë. Për këtë arsye, çdo mësim përmban material që i ndihmon fëmijët të kuptojnë domethënien e citatit, si dhe aktivitete që ndihmojnë për një kuptim të mëtejshëm. Fatkeqësisht, lidhur me këtë pikë nuk ka këngë, lojëra e histori të mjaftueshme që të përforcojnë drejtpërsëdrejti idetë e paraqitura në citatet që duhen fiksuar në kujtesë. Shpresohet që, në të ardhmen, do të krijohen shumë më tepër aktivitete të tilla dhe do të bëhen përmbledhje për përdorim nga mësuesit e klasave Bahá'í për fëmijë. * Tregimet e 'Abdu'l-Bahá-it të paraqitura në mësimet kanë rëndësi shumë të madhe, sepse Ai është Shembulli i jetës Bahá'í. Ato ilustrojnë në mënyrë konkrete cilësitë shpirtërore që shqyrtohen, dhe dihet mirë që situatat konkrete ndihmojnë, veçanërisht fëmijët, të kuptojnë shpjegimet abstrakte. Disa pjesëmarrës mund ta kenë të vështirë mësuojnë si të tregojnë histori në një mënyrë që i bën ato të kapshme për fëmijët. Aftësia për të kujtuar hollësitë që i japin gjallëri një tregimi dhe i paraqesin ngjarjet e një historie në mënyrë të efektshme mund të fitohet me praktikë të vazhdueshme. * Planet mësimore që përfshihen në këtë njësi kërkojnë shumë pak përsa u përket materialeve dhe burimeve të jashtme. Përveç njohurive të mësuesit, të fituara përmes trajnimit të ofruar në këtë kurs, janë të nevojshme vetëm fletët për ngjyrosje dhe bojrat. Fletët e ngjyrosjes thjesht mund të riprodhohen prej vetë mësuesve duke i kopjuar ato nga fletët model që i korrespondojnë secilit mësim. * Rekomandohet që pjesëmarrësit të fillojnë të venë në praktikë aftësitë e tyre gjatë kalimit të këtij kursi. Kjo do t'i lejojë ata të përgatiten për kohën kur do të marrin përsipër klasat e veta. Mësuesit e rinj mund të ndihen nervozë kur përballen për herë të parë me një klasë të themi, 20 fëmijësh, kështu që është e këshillueshme t'i lëmë ata të fillojnë përkrah mësuesish me përvojë ose me një numër të vogël fëmijësh, ndoshta katër apo pesë. Është gjithashtu e mundur të mbash klasa të cilat në fillim vetëm mësojnë citate, pa u shqetësuar për historitë, këngët dhe aktivitetet e tjera. Sa më shumë mësuesit rritin besimin, aq më shumë fëmijë dhe mund të futen elementë të tjerë. * Një kasetë me këngët që përdorura në mësimet shoqëron këtë material. Mësuesit mund të duan ta përdorin këtë kasetë, jo vetëm për t'u përgatitur ata vetë për mësimin, por edhe për t'i ndihmuar fëmijët të mësojnë këngët. Kur rezultatet e përpjekjeve fillestare të Institutit Ruhi për të ndihmuar në trajnimin e mësuesve u vlerësuan, u bë e qartë që një kurs se si të drejtohet një klasë fëmijësh ishte gjithashtu e nevojshme, veçanërisht për ata që kanë zgjedhur edukimin e fëmijëve si një fushë të posaçme të shërbimit të tyre për Kauzën. Njësia e fundit në këtë libër, "Drejtimi i klasave për fëmijë", u zhvillua për t'iu përgjigjur asaj nevoje. Si në kurset e tjera, pjesëmarrësit duhet të studiojnë këtë njësi në grupe të vogla me persona më me përvojë si mbikqyrës i tyre. Çdo pjesë duhet të lexohet me zë të lartë një ose dy herë dhe pastaj të bëhen konsultime nga pjesëmarrësit. Një objektiv i rëndësishëm i kësaj njësie është të ndihmojë pjesëmarrësit të arrijnë një kuptim të ekuilibruar sesi të mbajnë një klasë të gëzuar e plot dashuri, por edhe me një disiplinë të lartë. Mësuesit e klasave Bahá'í për fëmijë duhet të zhvillojnë aftësinë për të ngulitur te çdo fëmijë disiplinën shpirtërore që rrjedh nga dashuria dhe besimite Perëndia, dhe jo të imponojnë disiplinën përmes frikës së ndëshkimit. Disa parime të edukimit Bahá'í Qëllimi Të kuptojmë disa nga parimet bazë të edukimit Bahá'í për fëmijët. PJESA 1 Qëllimi i kësaj njësie është që t'ju ndihmojë të zhvilloni aftësitë tuaja si mësues të klasave Bahá'í për fëmijë. Këto janë klasa të vogla, ku çdo person i interesuar mund t'ju japë mësim çdo javë grupeve të vogla fëmijësh në një komunitet Bahá'í. Në këto klasa fëmijët mësojnë përmendësh lutje dhe pjesë nga Shkrimet, dëgjojnë histori e shpjegime të thjeshta mbi Mësimet Bahá'í, dhe këndojnë e luajnë. Padyshim, ju jeni shumë i etur të filloni punën si mësues klasash Bahá'í për fëmijë, prandaj duhet t'i studioni me kujdes këto faqe dhe të meditoni mbi përmbajtjen e tyre. Nga studimi i citateve të mëposhtme të Bahá'u'lláh-ut e të 'Abdu'l-Bahá-it ju do të filloni ta vlerësoni punën tuaj si mësues klasash Bahá'í për fëmijë. Kjo do t'ju ndihmojë edhe që të mësoni përmendësh këto fjalë dhe t'i keni ato gjithmonë në mendje kur jepni mësim. "Lum ai mësues që do të ngrihet të mësojë fëmijët...".1 "Ndër shërbimet më të mëdha që njeriu mund t'i bëjë Perëndisë Fuqiplotë është edukimi dhe ushtrimi i fëmijëve...".2 "Sipas Shkrimit të qartë hyjnor, të mësosh fëmijët është e domosdoshme dhe e detyrueshme. Që këtej rrjedh se mësuesit janë shërbëtorë të Zotit Perëndi, përderisa ato janë ngritur të kryejnë këtë detyrë, e cila është njësoj si adhurimi. Prandaj në çdo frymëmarrje ju duhet t'i thurni lavde Atij, sepse po edukoni fëmijët tuaj shpirtërorë".3 1. Përgjigjjuni pyetjeve të mëposhtme: a. Cili është një prej shërbimeve më të mëdha që mund t'i bëjë njeriu Perëndisë Fuqiplotë? ________________________________________________________ b. Ç'thonë Shkrimet Bahá'í për mësimin e fëmijëve? _________________________ __________________________________________________________________ __________________________________________________________________ c. Cili akt është i njëjtë me atë të ngritjes për të mësuar fëmijët? ___________ __________________________________________________________________ 2. Vendosni nëse thëniet e mëposhtme janë të vërteta apo të gabuar: a. Në Besimin Bahá'í, mësimi i fëmijëve është i detyrueshëm. V G b. Kur ne mësojmë fëmijët, ne adhurojmë Perëndinë. V G c. Bahá'í-të nuk ka përse të mendojnë për edukimin e fëmijëve, sepse shumica e fëmijëve shkojnë në shkollë. V G d. Duke edukuar fëmijët ju rritni bij dhe bija shpirtërorë. V G e. Mësuesit janë shërbëtorë të Zotit Perëndisë. V G PJESA 2 Në studimin e Shkrimeve të Fesë Bahá'í, ne gjejmë këshilla dhe mësime që na tregojnë ne se si të ofrojmë një edukim të vërtetë. Njëri prej mësimeve ka të bëjë me qëndrimin e dashurisë e të mirëkuptimit që mësuesit duhet të tregojnë ndaj të gjithë nxënësve të tyre. Nxënësit tuaj duhet të konsiderohen si shumë të veçantë për ju; ata nuk janë thjesht disa njerëz dosido që ju kanë ngarkuar t'i mësoni. Çdo nxënës është një krijesë unike e Perëndisë, e pajisur me talentet e aftësitë e veta të tij ose të saj. Më vonë do të flasim për disa nga këto talente, por tani për tani më e rëndësishmja është të kuptohet që secili ka aftësinë të njohë Manifestimet e Perëndisë, t'u bindet ligjeve të Tyre dhe të përparojë shpirtërisht. Asnjë fëmijë nuk është i pakorrigjueshëm. Të gjithë mund të jenë të mirë dhe të gjithë mund të zhvillojnë cilësi shpirtërore. Ju duhet të keni në zemër sigurinë që qeniet njerëzore janë krijuar të fisme. Në klasat tuaja ju mund t'i ndihmoni nxënësit tuaj që ta shfaqin këtë fisnikëri. 1. Këtu poshtë janë shkruar disa fraza rreth atyre që sapo lexuam, por me hapësira bosh midis tyre. I mbushni hapësirat bosh me fjalët përkatëse. Për shembull, nëse ne shkruajmë: "Asnjë fëmijë nuk është _________________________________", ju duhet të shkruani fjalën "i pakorrigjueshëm". Qëndrimi i dashurisë e ______________________________ që mësuesit duhet të tregojnë ndaj të gjithë ________________________ të tyre është shumë i rëndësishëm. Qëndrimi i __________________ e i mirëkuptimit që mësuesit duhet të tregojnë ndaj nxënësve të tij është shumë _______________________. Çdo nxënës është një krijesë e Perëndisë e pajisur me ________________ e ________________ e veta. Sidoqoftë ____________________ ka aftësinë të njohë ________________________ e Perëndisë, t'u ____________ ligjeve të Tyre dhe të __________________ shpirtërisht. Nxënësit tuaj duhet të konsiderohen _________________________________ për ju; ata nuk janë thjesht __________________________ që ju kanë ngarkuar t'i mësoni. Qëndrimi i __________________ e ____________________________ që mësuesit tregojnë ndaj ________________________ të tyre është shumë i rëndësishëm. Nxënësit tuaj do të konsiderohen si shumë _______________________ për ju. Çdo nxënës është ______________________ unike e Perëndisë, e pajisur me ________________ dhe _______________ e veta. Të gjithë kanë aftësinë __________________ Manifestimet e Perëndisë, t'u ____________ ligjeve të Tyre dhe të ____________________ shpirtërisht. Të gjithë fëmijët mund të jenë _____________ dhe të gjithë mund të ________________ ___________________. Ju duhet të keni ______________________ ________________ që qeniet janë krijuar ________________. Në klasat tuaja, ju mund t'i ___________________ nxënësit tuaj që ta _____________________ këtë fisnikëri. 2. A mund të shkruani dy fraza të kësaj pjese që ju i konsideroni më të rëndësishmet? Pse janë të rëndësishme? ______________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ PJESA 3 Lexoni me kujdes citatin e mëposhtme të Bahá'u'lláh-ut, dhe plotësoni frazat që vijojnë me fjalët e duhura: "Shihe njeriun si një minierë të pasur në gurë të çmuar me vlerë të pamatur. Vetëm edukimi mund t'i zbulojë thesaret e tij dhe t'i japë mundësi njerëzimit të përfitojë prej tyre".4 Bahá'u'lláh-u na mëson se njeriu është si një ________________ e pasur në gurë ___________________. Njeriu është si një minierë__________________ në ___________________ me ____________________ të__________________. Vetëm __________________ mund t'i _________________ thesaret e tij dhe t'i japë mundësi njerëzimit të____________________ prej tyre. PJESA 4 Tani mësoni përmendësh fjalët e mësipërme të Bahá'u'lláh-ut dhe mendoni rreth pyetjeve të mëposhtme: Cilët janë disa nga gurët e çmuar që ne zotërojmë? A mund t'i konsiderojmë ne virtytet e fshehura brenda nesh, si dashuria e mirësia, drejtësia, vërtetësia, besueshmëria, besnikëria, ndershmëria dhe sinqeriteti si disa prej këtyre gurëve të çmuar? Ç'mendoni ju për aftësitë e mendjes njerëzore, fuqinë e saj për të zbuluar botën e natyrës, për të bërë vepra të bukura arti, për të shprehur mendime të bukura e fisnike? Dhe çfarë do të ndodhte pa një edukim të vërtetë? A do të mund t'i shpalosnim ne të gjitha këto thesare që na ka dhuruar Perëndia? Konsultohuni për këto ide me pjestarët e grupit tuaj. PJESA 5 Ne mund të mendojmë dy lloje mësuesish: ata që besojnë në fjalët që ju sapo mësuat përmendësh, dhe ata që nuk i kuptojnë ato. Lloji i dytë i mësuesit beson se nxënësit e tij nuk dinë asgjë dhe se ata e kanë shumë të vështirë të mësojnë. Madje ai edhe mund t'i akuzojë ata se janë budallenj. Është sikur ai të kishte disa enë bosh, të cilat dalëngadalë ai shpreson t'i mbushë me informacion. Ju, nga ana juaj, besoni se nxënësit tuaj zotërojnë gurë të çmuar të fshehur, të cilët ju do t'i ndihmoni ata t'i zbulojnë. Për këtë arsye ju do të bëni të pamundurën që t'i ndihmoni ata që të marrin pjesë në mësim: ju do të bashkëbisedoni me ta, do të dëgjoni mendimet e tyre dhe do të kujdeseni që mësimet e Bahá'u'lláh-ut zhvillojnë tek ata aftësitë që u ka dhuruar atyre Perëndia. Le të supozojmë që dikush ka vendosur para jush tridhjetë enë të mëdha dhe ju ka thënë t'i mbushni ato me ujë, lugë pas luge. A do t'ju pëlqente juve ta bënit këtë? A do të ishit ju i lumtur po të ishte kjo detyra juaj në jetë? Tani, të supozojmë që juve ju kanë dhënë një minierë gurësh të çmuar dhe ju duhet që çdo ditë të kërkoni e zbuloni të tjerë gurë të çmuar të fshehur në tunelet e minierës. A nuk ju duket më e këndshme kjo? Ne e shohim, pra, se duke zbatuar fjalët e Bahá'u'lláh-ut në punën tuaj, ju jo vetëm ndihmoni fëmijët, por edhe e bëni shumë më të këndshme detyrën tuaj të të dhënit mësim. PJESA 6 Kemi thënë se fëmijët kanë shumë aftësi. Tani të mendojmë pak për këtë fjalë të rëndësishme "aftësi". Në fillim të marrim disa objekte fizike. Ne mund të themi se qiriu ka aftësinë (apo mundësinë) të lëshojë dritë. A do të thotë kjo se qiriu e lëshon dritën vetvetiu, apo duhet që më parë të bëjmë diçka me të? Është e qartë se qiriu duhet ndezur që të lëshojë dritë; megjithatë edhe kur nuk është i ndezur, ai e ka aftësinë për të ndriçuar ambjentin përreth. Sigurisht objekte të tjera nuk e kanë këtë aftësi. Për shembull, lapsi nuk do të japë dritë, çfarëdo që që të bëjmë me të. Nga ana tjetër, lapsi ka një aftësi tjetër; ne mund ta përdorim atë për të shkruar. Por, a mund të shkruajë lapsi pa e mprehur? Apo ne duhet ta mprehim lapsin që të mund të përdorim aftësinë e tij? Të shohim tani aftësitë e fëmijëve. Disa prej aftësive të tyre janë talentet e veçanta që ata kanë. Njëri mund të jetë i aftë të vrapojë shumë mirë; një tjetër mund të ketë zë shumë të bukur. Dikush mund të ketë talent për punë artistike; një tjetër mund të japë shenja se është i mirë në shkencat. Çfarë talentesh të tjera mund të kenë nxënësit tuaj? Ju, si mësues Bahá'í, duhet të kërkoni të gjeni në secilin prej nxënësve tuaj talentet që kanë dhe të kujdeseni për zhvillimin e tyre. Ju duhet të jeni gjithmonë të vetëdijshëm për secilin prej nxënësve tuaj, të mendoni për ta dhe të përpiqeni të zbuloni aftësitë e tyre. Me disa fëmijë kjo detyrë do të jetë e vështirë, por ju duhet të këmbëngulni. Mbani parasysh se nga të gjitha talentet e aftësitë, ato që kanë të bëjnë me cilësitë shpirtërore janë më të rëndësishmet. 1. Për t'i mbajtur mend më mirë këto ide, mbushni hapësirat bosh me fjalët e duhura. Ne themi se qiriu ka aftësinë apo __________________ të lëshojë __________. __________ ka ________________ apo mundësinë të japë dritë. Qiriu nuk __________ __________________________ derisa dikush ____________________________; megjithatë edhe kur nuk është i ndezur ai e ka ________________ të ndriçojë. Objekte të tjera që nuk mund të japin dritë kanë ________________ të tjera. Ka objekte të tjera që nuk japin __________, por kanë aftësi ____________. Për shembull, një laps përdoret për __________________. Përpara së të _____________, lapsi e kishte ________________ për të ______________, por nuk e kishte shfaqur ende atë aftësi. 2. E njëjta gjë është edhe me aftësitë e fëmijëve; fëmijët duhet të edukohen që të shfaqin dhuntitë që zotërojnë. Vazhdoni të plotësoni vendet bosh me fjalët e duhura lidhur me disa prej këtyre aftësive. Fëmijët kanë ________________ të ndryshme për të bërë gjëra të ________________. Për shembull, njëri mund të ________________ shumë mirë, një tjetër mund të ketë __________ shumë të bukur, një tjetër mund të ketë talent për punë artistike, dhe një tjetër mund të japë shenja se është i mirë në ______________. Ju si mësues Bahá'í duhet të ____________________ të gjeni në secilin prej ______________ tuaj talentet e tyre dhe të kujdeseni për ____________________ e tyre. Ju duhet të kërkoni në ________________ prej nxënësve tuaj që të gjeni talentet e tyre dhe __________________ për zhvillimin e tyre. Ju duhet të jeni _________________ të vetëdijshëm për _________________ prej nxënësve tuaj, të __________________ për ta dhe të përpiqeni të __________ ___________ e tyre. Ju duhet të jeni gjithmonë _________________ për secilin prej _________________ tuaj, të mendoni për ta dhe të përpiqeni të __________________ aftësitë e tyre. Me disa fëmijë kjo nuk do të jetë e lehtë, por ju duhet të ________________________. PJESA 7 Pasi kemi formuar njëfarë kuptimi për fisnikërinë e njeriut si një temë shumë e rëndësishme në mësimet Bahá'í, tani mund ta drejtojmë vëmendjen tonë në disa objektiva të edukimit Bahá'í. Pse i mësoni ju fëmijët? Çfarë rezultatesh doni të arrini? Për të nisur gjykimin tuaj për këto pyetje, lexoni dhe meditoni lidhur me fjalët e mëposhtme të 'Abdu'l-Bahá-it: "Përsa i përket pyetjes lidhur me edukimin e fëmijëve: është detyra jote t'i ushqesh ata në gjirin e dashurisë së Perëndisë dhe t'i nxitësh drejt gjërave të shpirtit, që ata ta kthejnë fytyrën ndaj Perëndisë; që veprimet e tyre të jenë në pajtim me rregullat e sjelljes së mirë dhe karakteri i tyre i përsosur; që ata t'i bëjnë të tyret të gjitha vlerat dhe vetitë e lavdërueshme të njerëzimit; që ata të fitojnë dije të shëndosha në degët e ndryshme të diturisë, në mënyrë që qysh prej fillimit të jetës të bëhen qenie shpirtërore, banorë të Mbretërisë, të dashuruar pas flladeve të këndshme të shenjtërisë dhe të marrin një edukim fetar, shpirtëror e të Mbretërisë Qiellore. Me të vërtetë unë do t'i lutem Perëndisë t'u dhurojë atyre në këtë një përfundim fatlum".5 1. Plotësoni frazat me fjalë nga citati i mësipërm: 'Abdu'l-Bahá thotë se ____________________ t'i ushqejmë fëmijët në gjirin e _____________ së Perëndisë, __________________ ata të shkojnë drejt gjërave të ______________. Mësuesi duhet _______________ ata të shkojnë drejt gjërave të ______________ , që ata ta kthejnë fytyrën ndaj _________________. Mësuesi duhet t'i ndihmojë fëmijët që veprimet e tyre të jenë ________________ me _______________ e _______________ së mirë. Ata duhet të bëjnë ________________ të gjitha ________________ dhe ________________ e lavdërueshme të njerëzimit. Mësuesi duhet t'i ndihmojë fëmijët që veprimet e tyre të jenë në pajtim me ________________ e ______________ së mirë, dhe që ata të bëjnë të tyret të gjitha ____________ dhe vetitë e ________________________ të njerëzimit. Fëmijët, qysh prej ________________ të ____________, duhet të bëhen qënie ________________, ________________ të ________________, të dashuruar pas flladeve të këndshme të ___________________, dhe të marrin një edukim ____________, ________________ e të ________________ Qiellore. Fëmijët qysh prej ______________ të jetës, duhet të bëhen qënie ________________, ____________ të ________________, të ________________ pas ______________ të këndshme të shenjtërisë, dhe të mund të marrin një edukim ________________, ________________ e të ________________ Qiellore. Kini parasysh që ne duhet t'i ushqejmë ________________ në ____________ e ______________ së Perëndisë dhe t'i nxitim ata të shkojnë drejt gjërave të ________________, t'i ndihmojmë ata që veprimet e tyre _________ ________________ me rregullat e _____________ së mirë, dhe që ata t'i bëjnë të tyret të gjitha _____________ dhe vetitë e ________________ të njerëzimit. Ata duhet të fitojnë ___________ të shëndosha të degëve të ndryshme të ______________, në mënyrë që qysh prej ________________ të _____________ të bëhen ________________ shpirtërore, banorë të ________________, të dashuruar pas ______________ të këndshme të ________________, dhe të marrin një edukim ____________, shpirtëror e të ________________ Qiellore. 2. Pasi të keni studiuar fjalët e 'Abdu'l-Bahá-it, cilat mendoni se janë objektivat e klasave Bahá'í? Çfarë doni të arrini me fëmijët? Tashmë ju e dini se qëllimi juaj kryesor është t'i ndihmoni ata të zhvillojnë në veten e tyre cilësitë shpirtërore të një Bahá'í të vërtetë. Qysh nga fëmijëria, ata duhet të edukohen shpirtërisht dhe të tërhiqen nga veprat e pastra, të drejta e të shenjta. Tani, plotësojini vijat e mëposhtëme me fraza, si në këta shembuj: Shembujt: Unë duhet t'i ndihmoj fëmijët të jenë të vërtetë. Unë duhet t'i ndihmoj fëmijët të jenë të drejtë. Unë duhet _________________________________________________________ Unë duhet _________________________________________________________ Unë duhet _________________________________________________________ Unë duhet _________________________________________________________ Unë duhet _________________________________________________________ Unë duhet _________________________________________________________ PJESA 8 Tani mendoni pak për këtë pyetje: A mund t'i ndihmoni ju fëmijët që të fitojnë cilësi shpirtërore kur vetë ju nuk i demonstroni ato? Lexoni dhe mësoni përmendësh fjalët e Bahá'u'lláh-ut: "Kushdo që ngrihet midis jush për t'u mësuar të tjerëve Kauzën e Zotit të tij, le t'ia mësojë atë para së gjithash vetes së vet, në mënyrë që fjala e tij të mund të tërheqë zemrat e atyre që e dëgjojnë".6 A mendoni ju se është e rëndësishme vetëm t'i demonstrojmë këto cilësi para fëmijëve? Të supozojmë se një mësues thotë një gënjeshtër kur asnjë nga nxënësit e tij nuk është i pranishëm. A do të ndikojë kjo mbi klasën? A do të kenë efekt fjalët e tij më pas, kur ai t'u mësojë nxënësve të tij të flasin të vërtetën? PJESA 9 Për t'ia arritur t'u mësoni fëmijëve virtytet qiellore, ju duhet të mbillni farat e dashurisë për Perëndinë dhe të druajtjes së Perëndisë në dheun e pastër të zemrave të tyre. Ata duhet të mësojnë se ne jemi krijuar falë dashurisë së pafund që Perëndia ka për krijesat e tij dhe se vazhdimisht ne na mbron e na ushqen kjo dashuri. Ju mund t'i mësoni ata të jenë të vetëdijshëm për të gjitha bekimet e Perëndisë: për mirësinë që kanë njohur Bahá'u'lláh-un, për gëzimin që janë të aftë të rriten nëpërmjet Fjalëve të Tij, madje edhe për bekimet më të vogla të jetës së tyre të përditshme. Dhe ju duhet t'u mësoni atyre që, për arsye se e duan Bahá'u'lláh-un, ata duhet t'u binden ligjeve të Tij. Tani lexoni dhe meditoni për fjalët e mëposhtme të Bahá'u'lláh-ut: "Gjuha e pushtetit Tim i ka drejtuar nga qielli i lavdisë Sime fuqiplotë krijimit Tim këto fjalë: 'Zbato porositë e Mia, për hir të bukurise Sime'. Lum dashuruesi që ka thithur aromën hyjnore të të Shumëdashurit të tij prej këtyre fjalëve të mbushura me kundërmimin e një mirësie që asnjë gjuhë s'e përshkruan dot."7 "Lëreni flakën e dashurisë së Perëndisë të digjet me shkëlqim brenda zemrave tuaja të ndritshme. Ushqejeni atë me vajin e udhërrëfimit hyjnor dhe mbrojeni brenda strehës së besnikërisë suaj. Ruajeni atë brenda globit të besimit e të shkëputjes nga gjithçka tjetër veç Perëndisë, në mënyrë që pëshpëritjet e liga të të pafeve të mos e shuajnë dritën e saj".8 "O bir i Qenies! Dashuria Ime është fortesa Ime; kush hyn në të është i paprekshëm e i sigurt, dhe kush largohet prej saj, me siguri do të humbasë e do të vdesë".9 1. Plotësoni frazat e mëposhtme me fjalë nga citatet e mësipërme: Ne duhet të zbatojmë porositë e Perëndisë për hir të __________________ së Tij. Ne duhet të __________________ porositë e Perëndisë për __________________ të bukurisë së Tij. Ne duhet të __________________ porositë e Perëndisë për __________ të __________________ së Tij. Flaka e dashurisë së Perëndisë duhet të digjet __________________ brenda __________________ tona __________________. _____________ e dashurisë së Perëndinë duhet të digjet __________________ brenda zemrave tona __________________. ______________ e __________________ së Perëndisë duhet _____________ me shkëlqim brenda _______________ tona _______________________. Ne duhet të zbatojmë ____________________ e Perëndisë për hir të __________________ së Tij. Ne duhet ta ushqejmë flakën e __________________ së Perëndisë me ____________ e __________________ Hyjnor. Ne duhet __________________ flakën e __________________ së Perëndisë me vajin e udhërrëfimit __________________. Ne duhet __________________ flakën e __________________ së Perëndisë me vajin e __________________ Hyjnor. Ne duhet ta mbrojmë atë brenda _______________ së besnikërisë sonë. Ne duhet të mbrojmë flakën e dashurisë së __________________ brenda __________________ së besnikërisë sonë. Ne duhet __________________ atë brenda strehës së __________________ sonë. Ne duhet __________________ flakën e __________________ së Perëndisë brenda globit të __________________ e të __________________ nga gjithçka tjetër veç Perëndisë. Ne duhet __________________ flakën e __________________ së Perëndisë brenda globit të __________________ e të __________________ nga gjithçka tjetër veç Perëndisë. Ne duhet ta ruajmë atë brenda globit të __________________ e të __________________ nga gjithçka tjetër veç Perëndisë. Ne duhet ta ruajmë atë brenda _____________ të __________________ e të __________________ nga gjithshka tjetër veç __________________. Flaka e __________________ së Perëndisë duhet të digjet __________________ brenda __________________ tona të ndritshme. Ne duhet ta ushqejmë këtë flakë me vajin e udhërrëfimit _____________. Ne duhet ta mbrojmë atë brenda strehës së __________________ sonë. Ne duhet ta ruajmë atë brenda globit të _______________ e të __________________ nga gjithshka tjetër veç Perëndisë. Ne duhet ta ushqejmë flakën e dashurisë së Perëndisë, ta mbrojmë e ta ruajmë atë në mënyrë që pëshpëritjet e liga të të pafeve të mos e shuajnë _____________ e saj. Kush hyn në fortesën e __________________ së Perëndisë, është i paprekshëm e __________________. Kush hyn në __________________ e __________________ së Perëndisë është i __________________ e i __________________. PJESA 10 Ne thamë se që t'ia arrini të kultivoni cilësi shpirtërore te fëmijët ju duhet të mbillni në zemrat e tyre farat e dashurisë e të druajtjes së Perëndisë. Koncepti i druajtjes së Perëndisë është shumë i thellë e i rëndësishëm; ne vetëm sa do ta prekim atë këtu. Kur ne e duam shumë dikë dhe digjemi nga dëshira për dashurinë e tij, zemrës sonë i shkaktohet dhimbja më e madhe nëse dashuria e tij nuk arrin tek ne. Ne e dimë se dashuria e Perëndisë është vetë shkaku i qënies sonë. Nëse për një çast nuk do të merrnim bekimet e Perëndisë, ne do të binim në degradimin më të thellë. Veprat tona të këqia dhe mosbindjet tona ndaj ligjeve të Bahá'u'lláh-ut janë si ledhe që na ndajnë nga bota shpirtërore dhe i pengojnë bekimet e asaj bote të arrijnë tek ne. Ja pse ne ndiejmë druajtjen e Perëndisë: druajtjen që po të mos i bindemi Atij nuk do të kemi favoret e Tij. Druajtja e Perëndisë është ajo që na mban ne në rrugën e drejtë dhe na mbron nga egoja jonë, nga dëshirat tona të zvetënuara dhe nga veprat që janë të papëlqyeshme për Perëndinë. Kështu që mësuesi duhet të përmendë herë pas here se disa veprime nuk janë të pëlqyeshme për Perëndinë; ose, kur një fëmijë bën diçka të lavdërueshme, mësuesi mund t'i thotë asaj, për shembull, se kjo do ta gëzojë zemrën e 'Abdu'l-Bahá-it. 1. Plotësoni frazat e mëposhtme me fjalë nga paragrafi i mësipërm: Që t'ia arrini të kultivoni cilësi shpirtërore te fëmijët ju duhet të mbillni në zemrat e tyre farat e __________________ e të __________________ së Perëndisë. QPë t'ia __________________ të kultivoni _______________ shpirtërore te fëmijët ju duhet __________________ në zemrat e tyre farat e __________________ e të __________________ së Perëndisë. Kur ne __________________ shumë dikë dhe digjemi nga dëshira për dashurinë e tij, zemrës sonë i shkaktohet __________________ më e madhe nëse __________________ e tij nuk arrin tek ne. Kur ne ____________ shumë ______________ dhe digjemi nga dëshira për dashurinë e tij, zemrës sonë i shkaktohet __________________ më e madhe nëse dashuria _____________ nuk arrin tek ne. Kur ne ____________ shumë dikë dhe digjemi nga dëshira për ________________ e tij, zemrës sonë i shkaktohet _______________ më e madhe nëse dashuria __________ nuk arrin tek ne. Dashuria e __________________ është shkaku i ____________ sonë. Veprat tona të këqia dhe ________________ tona ndaj ligjeve të Bahá'u'lláh-ut janë si ______________ që __________________ nga bota __________________ dhe i pengojnë _____________ e asaj bote të arrijnë tek ne. __________________ dhe __________________ tona janë si _____________ që na ndajnë nga _____________ __________________ dhe i pengojnë _______________ e asaj bote të arrijnë tek ne. Kur ndodh kjo, ne duhet të ndiejmë __________________ e Perëndisë: druajtjen që po të mos i bindemi Atij, nuk do të kemi favoret e Tij. Kur ndodh kjo, ne ________________ __________________ e __________________: druajtjen se po të mos __________________ Atij, nuk do të kemi __________________ e Tij. Kjo druajtje e __________________ na mban ne në __________________ e drejtë dhe __________________ nga ______________ jonë, nga __________________ tona __________________, dhe nga __________________ që janë të papëlqyeshme për __________________. 2. Mësoni përmëndësh fjalët e mëposhtëme të Bahá'u'lláh-ut: "Le të jetë Perëndia druajtja juaj, o njerëz, dhe jini ndër ata që ecin në shtegun e të drejtëve".10 PJESA 11 Në këtë kurs ne mësuam se, sipas fjalëve të 'Abdu'l-Bahá-it, është detyrë e jona që të ushqejmë fëmijët në gjirin e __________________ së Perëndisë, dhe t'i nxisim ata drejt gjërave të __________________. Ne duhet t'i ndihmojmë fëmijët me qëllim që veprimet e tyre të jenë __________________ me rregullat e __________________ së mirë, dhe që ata të bëjnë të tyret të gjitha ______________ e vetitë __________________ të njerëzimit. Fëmijët, që nga fillimi i jetës së tyre, duhet të bëhen __________________, banorë të __________________, të dashuruar pas flladeve të këndshme të shenjtërisë, dhe të marrin një edukim _______________, __________________ e të __________________ ______________. Për t'ia arritur t'u mësojnë fëmijëve virtytet qiellore, farat e ________________ së Perëndisë dhe të __________________ së Perëndisë duhet të mbillen në dheun e pastër të zemrave të tyre. Ata duhet të mësojnë se ne jemi krijuar falë dashurisë së pafund që Perëndia ka për krijesat e Tij dhe se ne u bindemi ligjeve të Bahá'u'lláh-ut nga dashuria që ndiejmë për të. Ne duhet të zbatojmë ligjet e Bahá'u'lláh-ut për hir të __________________ së Tij. Flaka e __________________ së Perëndisë duhet të digjet plot shkëlqim në __________________ tona ndritshme. Ne duhet ta ushqejmë këtë flakë me vajin e __________________ Hyjnor, dhe ta mbrojmë atë brenda __________________ së __________________ sonë. Ne duhet ta ruajmë atë brenda __________________ të __________________ e të shkëputjes, në mënyrë që __________________ e liga të të pafeve të mos e __________________ dritën e saj. Ne mësuam gjithashtu se, që fëmijët të fitojnë cilësi shpirtërore, ne vetë në veprimet tona të përditshme duhet të tregojmë se i zotërojmë këto cilësi. Ne duhet t'i bindemi mësimit të Bahá'u'lláh-ut: "Kushdo që ngrihet midis jush për t'u mësuar të tjerëve Kauzën e Zotit të tij, le t'ia mësojë atë para së gjithash vetes së vet, në mënyrë që fjala e tij të mund të tërheqë zemrat e atyre që e dëgjojnë".6 PJESA 12 Zakonet që ne mësojmë në fëmijëri bëhen pjesë e veprimeve tona të përditshme për gjithë jetën. Ju duhet të njihni rëndësinë e zakoneve, si dhe të cilësive shpirtërore të nxënësve që ju i ndihmoni t'i zhvillojnë. Çfarë bën një person kur ngrihet nga gjumi në mëngjes, a lexon ndonjë gazetë, çfarë ha për mëngjes, ku shkon për t'u argëtuar, a i pëlqen të rrijë në natyrë të hapur, apo të dëgjojë radion gjithë kohën, këto si dhe mijra zakone të tjera fitohen zakonisht në moshë fare të re dhe, të mira a të këqia qofshin, është shumë e vështirë t'i ndryshosh më vonë. Ju duhet të përpiqeni të ndikoni që fëmijët tuaj të formojnë zakone që janë në harmoni me mënyrën Bahá'í të jetesës. Midis zakonesh të tilla janë janë lutja në mëngjes e në darkë, pjesëmarrja në Festën e Nëntëmbëdhjetë Ditëve, dhe pastërtia. Gjatë disa muajve të ardhshëm, mendoni për vetë zakonet tuaja; shqyrtojini mirë ato dhe vendosni nëse ju duhet të ndryshoni disa prej tyre. Ndërsa mendoni për zakonet tuaja bëni një listë të zakoneve shpirtërore që ju do t'u mësoni nxënësve tuaj: _______________________________________________________________________ _______________________________________________________________________ _______________________________________________________________________ _______________________________________________________________________ _______________________________________________________________________ PJESA 13 Situatat e mëposhtme fare lehtë mund t'ju ndodhin gjatë mësimit. A mund të zbatoni parimet që keni mësuar deri tani për t'i zgjidhur ato? A. Gjergji është një djalë shumë mistrec. Ai gjithmonë bezdis fëmijët e tjerë dhe flet gjatë orës së mësimit. Kur ju e pyesni për mësimin, ai pothuajse gjithmonë e di përgjigjen. Çfarë do të bëni me të? 1. Do ta nxirrni nga klasa, sepse i bezdis të gjithë dhe nuk i lë fëmijët e tjerë të mësojnë. 2. Do t'i jepnit një punë më të vështirë që ai të përdorë zgjuarsinë e tij, të mos mërzitet vetë dhe të mos bezdisë as të tjerët. Do t'i kërkoni gjithashtu, që të ndihmojë edhe të tjerët në mësim. 3. Do ta vendosnit atë në një qoshe të klasës larg nga fëmijët e tjerë, ku nuk mund të bezdisë asnjërin; në këtë mënyrë ju mund të harroni kollaj për të. B. Gita nuk shqetëson asnjëherë. Ajo vjen në mësim dhe është shumë e vëmendshme, por ajo kurrë nuk i përgjigjet ndonjë pyetjeje. Ju i mësoni asaj diçka, por ajo pas një minute e harron. Ç'mund të bëhet me të? 1. Të përjashtohet nga mësimi, sepse duket që ajo nuk mëson asgjë. 2. Të përpiqesh me durim të gjesh rrugë të tjera për ta inkurajuar atë të provojë nëse mund të përgjigjet. 3. T'i thuash asaj se është budallaqe, dhe se gjëja më e mirë do të ishte ta mbash pas mësimit, pasi nxënësit e tjerë kanë ikur në shtëpi, për ta mësuar veçanërisht. 4. Të tjera _____________________________________________________________ ____________________________________________________________________ ____________________________________________________________________ ____________________________________________________________________ C. Beni është shumë më i vogël se fëmijët e tjerë. Ai kurrë nuk qesh e nuk flet derisa dikush ta pyesë atë. Ai përpiqet shumë, por shokët tallen me të pasi nuk është në gjendje të përgjigjet si duhet. Çfarë do të bënit me Benin? 1. Do t'i thoshit të largohej se është shumë i vogël. 2. Do t'u thonit fëmijëve të mos qeshin kur ai nuk përgjigjet drejt, sepse të gjithë njerëzit, duke përfshirë edhe fëmijët e vegjël, duhen respektuar. 3. Do të thërrisnit prindët dhe t'u thoshit atyre të pritnin sa të rritet ca para se ta dërgonin përsëri në shkollë. 4. Të tjera ___________________________________________________________ D. Agroni është shumë më i madh se të tjerët, mëson dhe kupton shumë; por ai rrallë vjen në mësim, sepse e ndien veten tepër të madh për grupin. Ç'mund të bëhet me Agronin? 1. Të largohet sepse është tepër i madh. 2. Të bëhen projekte të veçanta për të. Për shembull, ta mësoni atë t'u japë mësim fëmijëve më të vegjël: të ndihmojë disa prej fëmijëve çdo javë, dhe nëse ju jepni mësim në një klasë tjetër në po atë qytet, ta merrni atë me vete që të fitojë përvojë. 3. T'i thoni atij se është tashmë tepër i madh për të studiuar dhe se, po të dojë, ju do t'i mësoni një zanat, si marangoz ose murator. 4. Të tjera _____________________________________________________________ ____________________________________________________________________ E. Luisi ngre gjithmonë dorën në mësim edhe pse kurrë nuk e di përgjigjen e saktë. Ai është gjithmonë kritik ndaj fëmijëve që bezdisin të tjerët ose flasin gjatë mësimit. Çfarë do të bënit me Luisin? ____________________________________________________________________ ____________________________________________________________________ F. Në një klasë ka disa fëmijë që e kuptojnë mësimin shumë më shpejt se pjesa tjetër dhe që bëjnë pyetje shumë të avancuara. Ç'mendoni se duhet të bëjë mësuesi me këta fëmijë? 1. T'i qortojë ata, sepse duket që kërkojnë të tregohen më të zotët se të tjerët dhe kjo nuk është e drejtë. 2. T'i shtyjëtë tjerët të mësojnë më shpejt. 3. T'u përgjigjet pyetjeve të tyre në mënyrë të tillë që të gjithë nxënësit të kuptojnë. Gjithashtu t'u japë detyra më të vështira nxënësve më të avancuar, por pa e bërë të ditur dallimin, në mënyrë që asnjëri të mos ndihet inferior ose superior ndaj të tjerëve. 4. T'i dallojë nxënësit më të avancuar dhe të thotë se ata janë shembull për të tjerët. G. Një mësues dërgon një prej fëmijëve për të blerë disa materiale mësimore. Fëmija kthehet vetëm me një pjesë të kusurit. Pak më vonë mësuesi e sheh fëmijën duke ngrënë sheqerka dhe mendon se ai i ka blerë këto me paratë e kusurit. Ç'duhet të bëjë mësuesi? 1. Ta qortojë fëmijën, duke i thënë se është hajdut dhe se nuk duhej kurrsesi të blinte sheqerka. 2. Të shkojë pas mësimit te dyqani dhe do të pyesë sa kushtonin materialet. Nëse fëmija nuk ka treguar të vërtetën, më vonë ta thërrisë atë veç dhe t'i kujtojë atij në mënyrë të vendosur, por me dashuri, se mësimet e Bahá'u'lláh-ut na e ndalojnë të vjedhim e të gënjejmë. 3. Të shkojë menjëherë në dyqan e të pyesë sa kushtojnë materialet, dhe nëse fëmija kishte gënjyer të vijë në klasë dhe të thotë: "Është për të ardhur keq se në klasën tonë ka një fëmijë të cilit nuk mund t'i besohet"; dhe pastaj t'i tregojë klasës ç'kishte ndodhur. 4. T'i thotë klasës, "Kush dëshiron të shkojë në dyqan dhe të shohë nëse është e vërtetë që materialet kushtojnë aq para?". 5. Të heshtë e të mos bëjë asgjë. H. Disa fëmijë luajnë në klasë në vend që të dëgjojnë mësuesen, megjithëse ajo me përzëmërsi u ka kërkuar atyre të jenë të vëmendshëm Ç'duhet të bëjë mësuesja në këtë rast? 1. Të analizojë pse ata sillen keq. Nëse shkaku është lodhja, të ndryshojë programin. Ndoshta është vetëm një fëmijë që shkakton probleme; në këtë rast ai duhet ndarë nga të tjerët. 2. T'u thotë atyre që po luajnë, se meqë ata kanë kohë që po sillen keq, ajo do t'i dënojë ata. 3. T'u thotë të largohen nga mësimi sepse nuk i duron dot më. 4. Të thërrasë prindët e tyre, t'u tregojë për sjelljen e keqe dhe t'i qortojë që kanë fëmijë kaq të bezdisur. I. Fëmijët dorëzojnë detyrat që kanë bërë. Ju vini re se disa janë bërë me shumë kujdes dhe disa jo. Fëmijët kërkojnë që ju të vini nota për detyrat e shtëpisë, por ju nuk doni që disa prej tyre të lëndohen. Cila është gjëja më e mirë që duhet bërë? 1. Të thoni se disa detyra janë bërë shumë dobët dhe se duhen ribërë më me kujdes. 2. Të merrni njërën nga detyrat e bëra mirë dhe t'ia tregoni fëmijëve duke u thënë "Ja kështu duhen bërë detyrat e shtëpisë: qartë dhe me shkrim të bukur". 3. Të dënoni fëmijët që nuk i kanë bërë mirë detyrat dhe t'i kërcënoni se ditën tjetër nuk do t'i lejoni të marrin pjesë në mësim në qoftë se nuk do t'i bëjnë mirë detyrat. 4. Të përgëzoni veçmas çdo nxënës që ka sjellë detyrë shtëpi të bërë me kujdes; dhe po ashtu veçmas t'u thoni të tjerëve, "Detyra e shtëpisë që ke bërë mirë është, por do të ishte më e mirë po ta kishe bërë më qartë e më pastër. Unë jam i sigurt se detyrën për nesër do ta bësh më mirë". J. Një mësues sjell në klasë një pllakat për t'ua treguar fëmijëve. Më pas ai e gjen atë të zhgarravitur dhe dy nxënës akuzojnë njëri-tjetrin për këtë gjë. Si do ta mësojë mësuesi se kush e bëri atë? 1. Derisa nuk di asgjë, ai duhet t'i dënojë të dy fëmijët. 2. Derisa nuk di asgjë, ai nuk dënon askënd. 3. Ai pyet secilin fëmijë individualisht dhe pastaj gjithë klasën. Në këtë mënyrë ai e ka më të lehtë për të marrë një vendim të drejtë dhe të dijë cilin fëmijë të dënojë. 4. Mësuesi i kërkon nxënësit të tij të preferuar të gjejë ç'ka ndodhur e t'i tregojë më pas, në mënyrë që ai të dënojë fëmijën fajtor. 5. Të tjera _____________________________________________________________ ____________________________________________________________________ K. Një vajzë e vogël e ka problem të mësojë në një grup. Ajo ulet në një qoshe, luan dhe nuk e ka mëndjen te mësimi. Mësuesi vë re se ajo nuk i kupton mësimet aq mirë sa të tjerët. Ç'mund të bëjë mësuesi? 1. Ta thërrasë përsëri në grup dhe t'i thotë se duke u treguar më e vëmendshme do t'i kuptojë gjërat më mirë. 2. Ta dënojë atë se është e pabindur. 3. Ta largojë atë nga mësimi sepse, duke pasur 20 nxënës të tjerë në klasë që duan të ecin përpara, mësuesi nuk mund të humbasë kohë me një fëmijë që mbetet gjithmonë prapa. 4. Sakohë ajo nuk e pengon mësimin, ta lërë atë të bëjë ç'të dojë; dhe ndërsa të tjerët punojnë me detyra individuale, t'i kushtojë asaj kohë të posaçme. L. Një fëmijë ka mësuar përmendësh më shumë lutje se të tjerët. Sa herë që bie rasti ajo i thotë ato me zë të lartë, të ëmbël e plot përkushtim. A duhet lejuar gjithmonë që ky fëmijë t'i thotë lutjet sepse i reciton ato më mirë se fëmijët e tjerë? M. Në klasën tuaj një fëmijë vjen gjithmonë pis dhe askush nuk dëshiron të rrijë afër tij. Sigurisht fëmija ndihet i pikëlluar e i përbuzur. Çfarë duhet të bëni ju? Ta dërgoni në shtëpi të pastrohet? Të bisedoni veçmas me të për të mësuar rreth gjendjes në shtëpinë e tij? A jeton ai me prindët e vet? Mos e ëma niset herët për në punë? A e ka mësuar ndokush atë në shtëpi si të rrijë pastër? N. Andrea është një fëmijë që askush nuk e kupton. Kur shokët e tij të klasës fillojnë të bëjnë diçka, si p.sh. të vizatojnë, ai dëshiron të luajë; dhe kur ata luajnë, atij i pëlqen të vizatojë. Me fjalë të tjera, ai i bën gjërat jo në kohën e duhur. Çfarë do t'i thoni atij? A është ky një zakon i Andreas apo një shenjë e shpirtit të tij të kundërshtimit? O. Sashenka është shumë e vëmendshme e studioze. Në shtëpi atë e inkurajojnë të jetë e para në çdo gjë dhe shpesh i thonë se ajo di më shumë se fëmijët e tjerë. Kjo është arsyeja që kur ju i bëni një pyetje klasës ajo përgjigjet e para, edhe pse mund të mos e dijë përgjigjen e saktë. Sa herë që ju i jepni klasës një detyrë, ajo e mbaron e para dhe pyet, "A nuk është imja më e mirë se e cilitdo tjetri?". Ç'do të bëni ju për ta ndryshuar këtë zakon të Sashenkës? Si mund ta ndihmoni ju atë që të ndiejë veten se e duan dhe e vlerësojnë? Çfarë cilësish shpirtërore i përshtaten gjendjes së saj? REFERENCAT 1. Bahá'u'lláh, Edukimi Bahá'í, bot. shqip 1999, #25:3. 2. 'Abdu'l-Bahá, Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Bahá-it, #106:1, bot. shqip 2007. 3. 'Abdu'l-Bahá, Edukimi Bahá'í, #63:3. 4. Bahá'u'lláh, Qëmtime, bot. shqip 1995, #122. 5. 'Abdu'l-Bahá, Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Bahá-it, #122. 6. Bahá'u'lláh, Qëmtime, #128:6. 7. Bahá'u'lláh, Qitapi Akdas, bot. shqip 2004, Q4. 8. Bahá'u'lláh, Qëmtime, #153:5. 9. Bahá'u'lláh, Fjalët e Fshehura, #9 arabisht. 10. Bahá'u'lláh, Qëmtime, #128:2. Mësime për klasa fëmijësh nivel 1 Qëllimi Të mësojmë të japim mësim në klasa të tjeshta fëmijësh nëpërmjet mësimit përmendësh të lutjeve e citimeve, këngëve, tregimeve, lodrave e ngjyrosjes. PJESA 1 'Abdu'l-Bahá-i na thotë se: "...të dashurit e Perëndisë dhe shërbëtoret e të Mëshirshmit duhet t'i përgatisin fëmijët e tyre me zemër e shpirt dhe t'i mësojnë ata në shkollën e virtytit e të përsosurisë. Ata nuk duhet të jenë të shkujdesur në këtë çështje; ata nuk duhet të jenë joefektivë".1 Një mënyrë për të siguruar që kjo dëshirë e 'Abdu'l-Bahá'ít të përmbushet është krijimi i klasavet për fëmijë në çdo komunitet. Për ta bërë këtë, është imperative që sa më shumë njerëz t'i përkushtohen edukimit të fëmijëve. Kur një person fillon të japë mësim nuk është shumë e rëndësishme që ai ose ajo të dijë shumë rreth teorive të edukimit. Ajo që ka rëndësi është është dëshira dhe përkushtimi. Mësimdhënia është një shkencë e një art që mund të mësohet gradualisht përmes studimit e përvojës. Pyetje: 1. Çfarë thotë 'Abdu'l-Bahá-i në citatin e mësipërm për edukimin e fëmijëve? ___________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ 2. Si mund të ndihmoni ju për të vënë në zbatim këtë udhëzim të 'Abdu'l-Bahá-it? _______ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ 3. Sa duhet të dini ju për edukimin që të filloni një klasë të thjeshtë për fëmijë? __________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ 4. Ç'është më e rëndësishme sesa dijet tuaja për edukimin? __________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ 5. Si mendoni se mund ta mësoni artin dhe shkencën e edukimit? _____________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ PJESA 2 Seritë e para të klasave që ju do të ngrini me fëmijët do të përbëhen prej pak veprimtarish. Para çdo mësimit ju duhet t'i rishikoni këto veprimtari dhe të përgatitni mirë mësimin. Një prej veprimtarive duhet të jetë gjithmonë mësimi përmendësh i një citati nga Shkrimet e Shenjta ose pjesë e një lutjeje. Prandaj duhet të mendojmë për natyrën e mësimit përmendësh. Pse, mendoni ju, është kaq e rëndësishme mësimi përmendësh i Shkrimeve të Shenjta? Fjala e Perëndisë e reveluar nga Manifestimi i Tij ka një efekt të madh në zemrën e fëmijës. Sillni ndërmend se në kuptimin mistik, universi u krijua përmes nga shqiptimit nga Perëndia të fjalës "Të bëhet". Imagjinoni, pastaj, efektet në jetët e fëmijëve kur Fjalët e Perëndisë, me gjithë fuqinë e tyre, gdhenden në zemrat e tyre. Për t'i ndihmuar fëmijët të mësojnë një lutje ose citat përmendësh, duhet që më parë t'u shpjegoni atyre kuptimin që ka. Pra, një nga aftësitë e para që ju duhet të zhvilloni si mësues është ajo e shpjegimit të qartë të kuptimit të lutjeve dhe citateve. Së pari, studioni me kujdes mënyrën e mëposhtme që një mësues me përvojë ka përdorur për t'u shpjeguar fëmijëve kuptimin e kësaj lutjeje: "O Perëndi, më udhëhiq, më mbro, më bëj një llampë ndriçuese e një yll me shkëlqim. Ti je i Fuqishmi e i Pushtetshmi".2 Udhëheqje: 1. Gjoni ka humbur rrugën për në shtëpi. Pas pak, ai takon një shok i cili i tregon rrugën. Shoku e udhëheq Gjonin për në shtëpi. 2. Alma është shumë e mërzitur sepse nuk di nëse duhet të studiojë apo të kërkojë punë. Ajo pyet prindët e saj se ç'mendim kanë. Ata i japin një këshillë të mirë. Ata e udhëheqin Almën. Perëndia është Miku ynë Më i Mirë; ja përse në këtë lutje thuhet "O Perëndi, më udhëhiq". Për ku na udhëheq Perëndia? Mbrojtje: 1. Ne jemi jashtë dhe fillon të bjerë shi, kështu që ne vrapojmë e futemi nën një çati. Çatia na mbron. 2. Një qen shumë i egër sulmon Elën, e cila vrapon tek e ëma që e mbron nga qeni. 3. Prindët tanë na mbrojnë nga njerëz që kanë qëllime të këqia. Perëndia është Mbrojtësi ynë i Vërtetë, ja përse ne lutemi, "O Perëndi ....më mbro". Aty ku s'ka dritë ka errësirë. Aty ku ka errësirë, ne nuk mund të shohim dhe humbasim. Një llampë mund të japë dritë, por duhet që dikush ta ndezë atë. Zemra është si një llampë që mund të lëshojë dritë shpirtërore; ja përse ne i lutemi Perëndisë, ".... më bëj mua një llampë ndriçuese". Bahá'u'lláh-u dëshiron që gjithë bota ta dijë se Bahá'í-të janë fisnikë, të sjellshëm e të ditur, dhe që me gëzim ndihmojnë të tjerët. Bahá'u'lláh-u do që ne të jemi si yje të shndritshëm që udhëheqin botën e njerëzimit. Prandaj ne i kërkojmë Perëndisë "...më bëjmua...një yll me shkëlqim". Së fundi, ne dëshmojmë se Perëndia është i Fuqishmi e i Pushtetshmi. PJESA 3 Pasi t'u keni shpjeguar fëmijëve kuptimin e një citati, hapi tjetër është t'i ndihmoni ata ta mësojnë atë përmendësh. Ju, me siguri, në jetën tuaj keni mësuar përmendësh shumë citate e poema. Si mund të bëhet kjo? Kur domethënia e një citati është kuptuar, ta mësosh atë përmendësh është shumë e thjeshtë. Citati është i ndarë në pjesë dhe ju filloni të mësoni përmendësh pjesën e parë. Më pas mësohet pjesa e dytë, dhe pastaj përsëriten të dyja bashkë. Ju vazhdoni në këtë mënyrë derisa i gjithë citati mësohet përmendësh. Për shembull, që të mësoni lutjen në Pjesën 2, ju filloni me "O Perëndi, më udhëhiq...," dhe pyetni fëmijët, ndonjëherë individualisht dhe herë të tjera si grup, të përsërisin fjalët. Më pas ju kombinoni "O Perëndi, më udhëhiq" me "më mbro...", i përsëritini të dyja frazat së bashku, pastaj shtoni "...më bëj një llampë ndriçuese...", e kështu me radhë me çdo frazë deri në fund të lutjes. Kur i gjithë grupi të ketë përsëritur të gjithë lutjen, çdo fëmijë ndihmohet me durim ta thotë lutjen përmendësh. Padyshim, si mësues i ndërgjegjshëm Bahá'í, ju do të dëshironit t'i fillonit detyrat tuaja të reja duke mësuar vetveten. Prandaj, kur shikoni 15 mësimet për fëmijë të paraqitura më tej në këtë njësi, kushtojini ca kohë studimit të domethënies së citateve, duke menduar rreth shembujve që jepen për t'ua sqaruar atë fëmijëve, dhe mësimit përmendësh të citateve. PJESA 4 Një veprimtari tjetër që mund të zhvillohet me fëmijët është të kënduarit e këngëve shpirtërore, të cilat mbushin zemrat e fëmijëve me lumturi. 'Abdu'l-Bahá ka thënë: "Arti i muzikës është hyjnor dhe i efektshëm. Ai është ushqimi i shpirtit e i frymës. Nëpërmjet fuqisë e magjepsjes së muzikës shpirti i njeriut lartësohet. Ai ka pushtet e efekt të mrekullueshëm në zemrat e fëmijëve, sepse zemrat e tyre janë të pastra dhe meloditë kanë një ndikim të madh mbi to. Talentet e fshehura, me të cilat janë të pajisura zemrat e këtyre fëmijëve, do të shprehen përmes mjetit të muzikës".3 Ky citat nga Shkrimet e 'Abdu'l-Bahá-it tregon rëndësinë që ka muzika në jetën tonë. Pra, ne mund ta imagjinojmë ç'mrekulli është për fëmijët të mësojnë të këndojnë këngë të bukura qysh nga koha që janë fare të rinj. Në përgjithësi, fëmijëve u pëlqen të këndojnë, dhe mësimi i këngëve është gjëja më e lehtë që mund të bëhet në një klasë Bahá'í për fëmijë. Edhe këtu, çelësi i suksesit është praktika. Ju vetë duhet të këndoni këngë me dikë që i di ato, duke i kushtuar vëmendje të posaçme ritmit dhe melodisë. Në qoftë se ju mund t'i dëgjonit këngët në manjetofon, do t'i mësoni ato shumë më shpejt. Me fëmijët duhet gjithashtu t'i këndoni këngët shumë herë, derisa t'i mësojnë mirë. Fjalët e këngëve mësohen përmendësh në të njëjtën mënyrë si ato të citateve, veçse këtu fjalët përsëriten bashkë me melodinë. Që ju të jeni në gjendje drejtoni fëmijët me mjeshtri në këtëveprimtari, ne ju sugjerojmë të mësoni mirë këngët e 15 mësimeve të kësaj njësie osenga mbikqyrësi juaj, ose duke dëgjuar manjetofonin. PJESA 5 Një veprimtari tjetër shumë e rëndësishme që mund të zhvillohet në një klasë për fëmijë është tregimi i historive. Ç'rëndësi ka tregimi i historive në edukimin e fëmijëve? Shumë histori e tregime ilustrojnë parimet e cilësitë shpirtërore dhe na tregojnë si t'i aplikojmë ato. Histori të tjera na tregojnë qartë shpërblimet për veprime të mira dhe pasojat e sjelljes së keqe. Fëmijët mund të përfitojnë shumë nga idetë që përmbajnë historitë dhe, në botën e imagjinatës, mund të fitojnë përvojë që do të jetë e dobishme për ta në formimin e karakterit dhe të personalitetit të tyre. Ne dimë që Bahá'u'lláh-u emëroi djalin eTij, 'Abdu'l-Bahá-in, si Shembullin e Përsosur të mësimeve Bahá'í. Historitë rreth jetës së tij na ndihmojnë të kuptojmë si t'i aplikojmë mësimet Bahá'í në jetën tonë. Fëmijët duhet të mësojnë shumë tregime mbi 'Abdu'l-Bahá-in, në mënyrë që t'a kenë gjithnjë në mendje shembullin e Tij. Pyetje: 1. Pse tregimet janë kaq të rëndësishme në edukimin e fëmijëve? ______________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ 2. Kush është 'Abdu'l-Bahá-i? _________________________________________________ ________________________________________________________________________ 3. Pse është e rëndësishme të mësojmë tregime për jetën e 'Abdu'l-Bahá-it? _____________ ________________________________________________________________________ PJESA 6 Tregimi i historive është art. Në mënyrë që të arrini një shkallë përsosmërie, duhet të njiheni me parimet bazë të këtij arti dhe më pas t'i kushtoni shumë orë praktikimit të tij. Para së gjithash, që të tregosh një histori si duhet, është e nevojshme ta dish mirë atë. Në këtë pjesë, do të studiojmë në detaje një histori mbi fëmijërinë e 'Abdu'l-Bahá-it, në mënyrë që të shohim sesi një mësues duhet ta tregojë atë për fëmijët. Një ditë Bahá'u'lláh-u e dërgoi 'Abdu'l-Bahá-in të inspektonte punën e barinjve që kujdeseshin për delet e Tij. 'Abdu'l-Bahá-i në atë kohë ishte një fëmijë i vogël, dhe përndjekjet kundër Bahá'u'lláh-ut dhe familjes së Tij ende nuk kishin filluar. Bahá'u'lláh-u kishte një sasi të madhe toke në male dhe zotëronte tufa të mëdha delesh. Kur inspektimi u krye dhe 'Abdu'l-Bahá-i ishte gati të largohej, burri që e kishte shoqëruar Atë tha: "Babait yt e ka zakon të lërë një dhuratë për secilin bari". 'Abdu'l-Bahá-i qëndroi i heshtur për disa çaste, sepse nuk kishte asgjë që t'u jepte atyre. Por burri këmbënguli që barinjtë po prisnin diçka. Atëherë 'Abdu'l-Bahá-i pati një ide që e gëzoi shumë. Ai do t'u jepte barinjve delet për të cilat ata kujdeseshin! Bahá'u'lláh-u u kënaq shumë kur dëgjoi për mendimet bujare të 'Abdu'l-Bahá-it kundrejt barinjve. Ai me humor tërhoqi vëmendjen që gjithësecili të tregonte kujdes për 'Abdu'l-Bahá-in, sepse ndonjë ditë Ai do të dhuronte edhe Veten e Tij. Sigurisht, kjo është tamam ajo që bëri 'Abdu'l-Bahá-i gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës së Tij. Ai i dha njerëzimit çdo gjë që kishte, çdo moment të jetës së Tij, që të na bashkonte dhe të na sillte lumturinë e vërtetë. Gjëja e parë që duhet shqyrtuar në një histori është tema kryesore e saj. Në këtë rast, ne mund të themi që tema kryesore e kësaj historie është zemërgjerësia e 'Abdu'l-Bahá-it. Pastej duhet të përcaktojmë ato pjesë të historisë që cilat kanë lidhje të drejtpërdrejtë me temën kryesore. Cilat janë këto pjesë? Mendimi i 'Abdu'l-Bahá-it ishte që t'ua jepte delet barinjve, si dhe gëzimi i shfaqur nga Bahá'u'lláh kur dëgjoi për këtë shpirt zemërgjerësie. Prandaj është shumë e rëndësishme që këto pjesë të theksohen mirë kur ua tregoni historinë fëmijëve. Si do të ishte në qoftë se ju do të linit në harresë pjesën e fundit, ose në qoftë se nuk do t'i jepnit zërit theksimin e duhur kur thatë: "Ai do t'u jepte barinjve delet për të cilat ata kujdeseshin?" Për ta treguar qartë këtë moment, lexojeni me zë të lartë historinë dhe kushtojini vëmendje të veçantë mënyrës se si i thoni dy pjesët e kësaj historie që lidhen me temën kryesore. Përsëriteni këtë ushtrim me pjesëmarrësit e tjerë të klasës suaj. Tani, megjithëse i kemi përcaktuar pjesët thelbësore të kësaj historie, nu duhen harruar pjesët e tjera të saj. Ajo duhet treguar në një mënyrë të atillë që fëmijët të bëhen entuziastë, të interesuar dhe të mësojnë mesazhin qendror. A do të ishte kjo një histori, në qoftë se ju thjesht do të thonit se 'Abdu'l-Bahá-i, në fëmijërinë e vet, u dha një tufë të tërë delesh barinjve që punonin për Babain e Tij, dhe se Bahá'u'lláh-u pa në këtë veprim zemërgjerësinë e madhe të djalit të Tij? Gjithmonë në një tregim detaje që i japin atij më shumë ndjenjë dhe e bëjnë më interesant. Cilat janë këto elemente në historinë tonë? • 'Abdu'l-Bahá ishte një djalë i vogël kur ndodhi kjo. • Kur inspektimi ishte kryer, burri që e kishte shoqëruar 'Abdu'l-Bahá-in i tha Atij se Bahá'u'lláh-u e kishte zakon që t'u jepte diçka barinjve si dhuratë. • 'Abdu'l-Bahá qëndroi i heshtur për disa çaste, sepse nuk kishte asgjë që t'u jepte atyre. • Më në fund, i erdhi kjo ide, e cila e gëzoi shumë. Tani që ju i njihni këto pika, tregojuani historinë një grupi shokësh të klasës suaj. Që të përgatiteni mirë si mësues i klasave për fëmijë, do të ishte me dobi për ju t'i kushtonit disa orë studimit dhe mësimit të historive në pesëmbëdhjetë mësimet e këtij kursi. Kini parasyshqë, para se të tregoni një histori, ka tri pyetje kryesore që kërkojnë përgjigje: 1) Cila është tema kryesore e historisë? 2) Cilat janë pjesët që lidhen drejtpërsëdrejti me këtë temë? 3) Cilat janë disa detaje të rëndësishme që e bëjnë historinë më interesante? PJESA 7 Pasi të keni mësuar mirë historitë, është e rëndësishme që ju të zhvilloni teknikat tuaja treguese. Ju duhet t'i tregoni historitë shumë herë, të dëgjoni zërin tuaj dhe të vëzhgoni gjestet tuaja. Por përmes gjithë kësaj, ju duhet të mbani parasysh se qëllimi i tregimit të një historie është që t'u mësoni diçka të rëndësishme fëmijëve, dhe se ju nuk po luani në një pjesë teatrale. Pra, ju duhet t'i tregoni historitë me gëzim e me ndjenjë, por ndjenjat tuaja duhet të jenë të sinqerta. Ju duhet të dini se fëmijët e zbulojnë lehtë mungesën e sinqeritetit. Ju duhet të ndjeni një dashuri të madhe për fëmijët gjatë tregimit të historisë dhe të krijon kështu një atmosferë të veçantë afërsie midis jush dhe tyre. Por kjo atmosferë duhet të jetë në të njëjtën kohë parashikim dhe dramë. Toni dhe vëllimi i zërit tuaj duhet të ndryshojë sipas zhvillimit të ngjarjeve, dhe gjestet tuaja, sado të thjeshta, duhet t'i korrespondojnë çdo pjese të historisë. Fëmijët nuk do të tregojnë interes për një histori të treguar në mënyrë monotone nga dikush që është si statujë. Ju duhet të praktikoheni derisa të keni mësuar të komunikoni emocione si gëzimi, trishtimi, zemërimi, frika dhe guximi përmes ndryshimeve të tonit të zërit dhe të gjesteve. Ju duhet të mendoni gjithashtu për ritmin e tregimit të historisë. Në qoftë se flitni shumë ngadalë, fëmijët do të mërziten, dhe në qoftë se flitni shumë shpejt, ata nuk do t'a ndjekin dot historinë. Me një fjalë, ka një varg faktorësh që ndikojnë në artin e tregimit të historive. Për ta përsosur këtë art, mbi gjithçka ju keni nevojë ta praktikoni atë. Prandaj, i kushtoni njëfarë kohe tregimit të historive që i keni analizuar më parë me disa prej shokëve tuaj të klasës. Mendoni për faktorët e ndryshëm, si zëri, gjestet, emocionet. Përshkruani veç këtyre faktorë të tjerë që janë pjesë e artit të tregimit të historive. PJESA 8 Dikush ka thënë njëherë se puna e fëmijëve është të luajnë. Në fakt, lojrat i ndihmojnë fëmijët të mësojnë dhe të vënë në praktikë shumë mjeshtri e koncepte. Për shembull, përmes lojrave fëmijët mësojnë të bashkëpunojnë, të tregojnë vëmendje, t'u binden rregullave dhe të koordinojnë lëvizjet e tyre. Kështu pra, mësuesi mund të përdorë lojrat njëlloj si dërrasën e zezë ose një libër leximi. Kjo është arsyeja që një element tjetër i klasave tona për fëmijë të vegjël janë lojrat. Pjesa më e madhe e lojrave që janë zgjedhur për këto klasa janë lojra bashkëpunimi. Kooperimi dhe bashkëpunimi janë elemente kyçe për arritjen e unitetit të familjes ose të komunitetit. Shpesh ne ankohemi shumë që nuk ka bashkëpunim në komunitet. Arsyeja e kësaj mund të jetë shumë e thjeshtë, ndoshta njerëzit nuk i kanë mësuar kurrë si të bashkëpunojnë. Për të arritur bashkëpunimin, para së gjithash juve ju duhet një synim i përbashkët. Të gjithë njerëzit e përfshirë këtu duhet të kenë të njëjtin qëllim, për shembull, ngritjen e një shkolle. Megjithatë, pasja e një synimi të përbashkët nuk sjell automatikisht suksesin. Është thelbësore që gjithësecili të mbështesë personalisht projektin që çon në përmbushjen e qëllimit. Veç kësaj, çdo person duhet t'a kuptojë se mbështetja e tij është thelbësore për arritjen e qëllimit. Fjala "thelbësore" nuk do të thotë vetëm që diçka është e rëndësishme, por edhe se është e nevojshme. Kështu, mbështetja e çdo personi nuk është vetëm e rëndësishme, por edhe e nevojshme, sepse në qoftë se nuk jep gjithsecili kontributin e tij, mund të jetë madje e pamundur të arrihet qëllimi. Bashkëpunimi ka një element të tretë që meriton të mbahet parasysh. Nuk është e mjaftueshme që të gjithë pjesëmarrësit të kenë të njëjtin qëllim dhe të gjithë të bashkëpunojnë. Kontributi i njërit dhe ai i të tjerëve duhet të koordinohen. Për shembull, dy vetë do të bashkëpunojnë për të bërë një gardh me tela me gjemba. Të dy duan të ndërtojnë gardhin dhe të dy duan të bashkëpunojnë. Por njëri vjen të shtunën dhe tjetri të dielën. Ata nuk e përmbushën qëllimin e tyre, sepse për të vendosur telin me gjemba, që të dy duhej të ishin atje në të njëjtën kohë. Ndonjëherë është e vështirë të kuptosh pse koordinimi është i rëndësishëm për të arritur bashkëpunimin. Me siguri, ju e keni pasur përvojën që keni vendosur të bashkoheni me të tjerë në një grup për të bashkëpunuar për një projekt, por jo të gjithë janë paraqitur. Rezultati ka qenë se ata që u paraqitën, janë dekurajuar dhe e kanë lënë projektin të papërfunduar, ndoshta as që e kanë filluar atë. Ose ndoshta disa prej tyre kanë ardhur në një kohë të caktuar, dhe disa të tjerë me tri orë vonesë. Ata që arrijnë të parët lodhen duke pritur dhe largohen, ose dekurajohen dhe fryma e grupit bie në mënyrë të konsiderueshme. Lojërat e bashkëpunimit ndihmojnë për të zhvilluar te fëmijët qëndeimet e nevojshme për bashkëpunim: 1. Objekti i lojës siguron një qëllim të përbashkët. 2. Për arritjen e këtij qëllimi, fëmijët mësojnë të bashkëpunojnë dhe të koordinojnë përpjekjet e tyre. Ky mësim nuk arrihet qysh herën e parë që luhet loja. Lojërat duhet të përdoren në mënyrë të përsëritur derisa fëmijët të nisin të zbulojnë mënyra për të bashkëpunuar. Pyetje: 1. Çfarë mendoni për lojërat e bashkëpunimit? ____________________________________ ________________________________________________________________________ 2. Në ç'mënyrë shumë lojëra krejt të zakonshme krahasohen me lojërat e bashkëpunimit? __ ________________________________________________________________________ 3. Çfarë mendoni për garat? ___________________________________________________ ________________________________________________________________________ 4. Çfarë ndikimi do të dëshironit ju të kishin lojërat mbi fëmijët? ______________________ ________________________________________________________________________ PJESA 9 Për t'ua mësuar mirë lojërat fëmijëve, ju natyrisht duhet të dini si luhen ato. Kjo arrihet duke i luajtur e praktikuar ato. Prandaj do të ishte shumë e dobishme që ju dhe disa miq t'i praktikoni të gjitha lojërat që paraqiten në 15 mësimet e kësaj njësie. PJESA 10 Për t'u mësuar një lojë fëmijëve, njeriu duhet të bëjë shumë mirë tri gjëra: 1. Të shpjegojë qartë qëllimin e lojës. 2. Të sigurohet që të gjithë fëmijët e kuptojnë sesi ta luajnë lojën. 3. Të sigurohet që të gjithë ata kanë ndjenjën e suksesit kur loja ka mbaruar. Mënyra se si mësuesi e shpjegon qëllimin e lojës ndikon shumë në entuziazmin e fëmijëve. Mësuesi duhet të komunikojë lumturi dhe ndjenjën garës tek fëmijët, në mënyrë që t'i bëjë ata të interesuar për lojën. Shpjegimi i mirë jo vetëm i nxit fëmijët, por shërben edhe për të fokusuar entuziazmin e tyre. Për shembull, në lojën e quajtur "Ndihmo të sëmurin" nga Mësimi 5, dy fëmijë rrokin duart për të formuar një karrige me të cilën një "person i sëmurë" çohet në "qendrën shëndetësore". Pa shpjegimin e duhur, fëmijët mund të mendojnë se është më për të qeshur ta lënë shokun e tyre të rrëzohet sesa të kujdesen për të. Mësuesi mund ta parandalojë këtë duke thënë: "Në rregull fëmijë, sot do të luajmë 'Ndihmo të sëmurin'". Kjo lojë është shumë për të qeshur, sepse ne të gjithë do të bashkëpunojmë për ta çuar të sëmurin në qendrën shëndetësore. Në qoftë se ne do ta lemë të sëmurin të rrëzohet, ai do të vritet, dhe ne të gjithë do të mërzitemi shumë. Në qoftë se ne arrijmë në qendrën shëndetësore pa probleme, do të ndihemi shumë të lumtur e të kënaqur sepse e kemi ndihmuar atë". Ushtrime: 1. Përmendni dy gjëra që mësuesi duhet t'i bëjë mirë kur ai shpjegon një lojë të re. a. _____________________________________________________________________ b. _____________________________________________________________________ 2. Bëni praktikë duke u shpjeguar tri lojëra shokëve tuaj të klasës. 3. Pse është e nevojshme të nxiten fëmijët dhe t'u shpjegohet atyre qëllimi i lojës, edhe pse ata mund të jenë tashmë të familjarizur me të? __________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ PJESA 11 Kur fëmijët kanë kuptuar qëllimin e lojës dhe janë nxitur, ka rëndësi të shpjegohet qartë si luhet loja. Në përgjithësi, do të jetë e nevojshme ta praktikoni pak me fëmijët. Për shembull, në lojën "Ura", të paraqitur në mësimin 4, ju me kujdes mund t'i drejtoni fëmijët në vendet e tyre të fillimit, dhe t'i ndihmoni ata të kalojnë hap pas hapi tërë lojën. Në disa raste, ju mund të filloni me disa nga fëmijët më të vegjël dhe më pas të lejoni të tjerët të marrin pjesë. Në vend që t'i vendosni të gjithë fëmijët njëherësh në "urë", ju mund ta praktikoni me disa prej fëmijëve dy e nga dy. Pas disa demostrimeve, numri i fëmijëve në "urë" mund të rritet, derisa të marrin pjesë të gjithë. Kur shpjegoni lojën, është thelbësore t'u tregoni atyre se si ta bëjnë dhe ta praktikoni atë me ta. PJESA 12 Gjatë gjithë lojës, është e rëndësishme që fëmijët të përjetojnë ndjenjën e suksesit. Roli i mësuesit është shumë i rëndësishëm për t'ia arritur kësaj. Ai i inkurajon ata ndërsa luajnë, i duartroket ata kur e bëjnë mirë, dhe tregon lumturinë që ai ndjen për arritjet e tyre. Kur ndjehet i suksesshëm, fëmija rritet psikologjikisht. Fëmija fillon të ndihet i sigurt në aftësitë e veta; ai zhvillon kurajon për të provuar gjëra të reja e të vështira, dhe zhvillon ndjenjën e shoqërisë. Dëshira për t'iu bindur rregullave të lojës forcohet. Bindja mund të kanalizohet kundrejt prindëve të tij dhe ligjeve të Perëndisë. Ndjenja e suksesit forcon gjithashtu dëshirën e tij për të arritur gjëra të ndryshme, duke përdorur në maksimum aftësitë e tij. Për konsultim: 1. Si kontribuon mësuesi për të ngjallur ndjenjën e suksesit te fëmijët? 2. Çfarë veprimesh të mësuesit kontribuojnë për të ngjallur ndjenjën e dështimit te fëmijët? 3. A duhet që fëmijët ta luajnë lojën në mënyrë të përsosur që të ndjehen të suksesshëm? 4. Cilat janë disa nga shprehjet që mund të përdorë mësuesi për të kontribuar në ngjalljen e ndjenjës së suksesit te fëmijët? PJESA 13 Veprimtaria e fundit e klasës suaj do të jetë ngjyrosja e vizatimeve. Faktikisht, kjo do të jetë një nga veprimtaritë më të pëlqyeshme nga fëmijët, dhe ata do të jenë gjithnjë në pritje të saj. Ndoshta ajo që tërheq vëmendjen e tyre është mundësia që u jepet për të provuar aftësitë e tyre artistike dhe për të zhvilluar konceptet e tyre për të bukurën. Zhvillimi artistik është shumë i rëndësishëm në edukimin e fëmijëve. Në klasat më të avancuara juve do t'ju duhet të bëni veprimtari më komplekse për të zhvilluar shprehjen artistike të tyre. Tani për tani, është e mjaftueshme të lihen të lirë fëmijët të ngjyrosin vizatime të ndryshme. Për secilën klasë ju duhet të zgjidhni vizatimin përkatës në fund tëaj njësie dhe të bëni kopje të mjaftueshme për të gjithë fëmijët. Ndonjëherë fëmijët sjellin lapsa nga shtëpia, në raste të tjera çdo familje mund të japë një kontribut të vogël për të blerë kuti me lapsa për gjithë klasën. Në këtë rast, Asambleja Shpirtërore Lokale sigurisht mund t'ju ndihmonte për të kërkuar ndihmë nga familjet. Si ushtrim përpara zhvillimit të kësaj veprimtarie me fëmijët, vendos nëse fjalitë e mëposhtme janë të vërteta apo të gabuara: 1. Është e rëndësishme që fëmijët të mësojnë si të ndajnë lapsat. V G 2. Nuk ka rëndësi në qoftë se, në fillim, fëmija ngjyros jashtë vijave, përderisa përpiqet të ngjyrosë mire. V G 3. Kur një fëmijë nuk ngjyros dot mirë, vizatimi duhet t'i hiqet atij dhe t'i jepet një fëmije tjetër. V G 4. Ndërsa fëmijët ngjyrosin, mësuesi mund të ulet dhe të pushojë. V G 5. Ndërsa fëmijët ngjyrosin, mësuesi duhet të kalojë midis tyre, duke u dhënë ndihmë e kurajo. V G 6. Ndërsa janë duke ngjyrosur, fëmijët duhet të rrinë të heshtur. V G 7. Përpara shpërndarjes së vizatimeve, mësuesi duhet të thotë diçka se ç'kuptim mund të ketë vizatimi. V G 8. Do të ishte interesante që mësuesi të mendonte për një histori të imagjinuar lidhur me vizatimin, e cila mund të ishte e dobishme për t'u mësuar fëmijëve diçka të rëndësishme. V G 15 MËSIME PËR FËMIJË MËSIMI 1 Në mënyrë që të tërheqim bekimet hyjnore dhe të krijojmë një atmosferë shpirtërore, filloni klasën tuaj me një lutje. Lutja e sugjeruar për këtë mësim është: "O Perëndi! Edukoji këta fëmijë. Këta fëmijë janë bimët e pemishtes Sate, lulet e livadhit Tënd, trëndafilat e kopshtit Tënd. Le të bjerë mbi ta shiu Yt; le të shkëlqejë mbi ta Dielli i Realitetit me dashurinë Tënde. Le t'i freskojë ata Flladi Yt, që të ushtrohen, të rriten e të zhvillohen, dhe të shfaqen me bukurinë më të madhe. Ti je Dhënësi. Ti je Zemërdhembshuri".4 Pas lutjes, fëmijët mund të pyeten nëse ndonjëri prej tyre di ndonjë lutje përmendësh. Pastaj ju mund t'i ndihmoni ata të mësojnë përmendësh lutjen e mëposhtme në mënyrën që është shpjeguar në Pjesët 2 dhe 3: "O Perëndi, më udhëhiq, më mbro, më bëj një llambë ndriçuese e një yll me shkëlqim. Ti je i Fuqishmi dhe i Pushtetshmi".2 Pritet që fëmijët të mësojnë të paktën një pjesë të lutjes në këtë mësim. Kur kjo të jetë arritur, ju mund të kaloni në veprimtarinë e dytë, të mësoni të këndoni një këngë: Pika uji jemi ne Pika uji jemi ne Të një oqeani, Gjethe jemi ne Të së njëjtës pemë. Bashkohu me ne Unitet të kërkojmë Kështu duhet un'e ti të jetojmë. Toka mbarë Një vend i vetëm është Dhe njeriu është një, A nuk e sheh? Bashkohu me ne Unitet të kërkojmë Kështu duhet un'e ti të jetojmë. Ne jemi lulet Ne jemi lulet (Ne jemi lulet) e një kopshtit (e një kopshtit), ne jemi valët (Ne jemi valët) e një deti (e një deti), Ejani me ne (Ejani me ne) të punojmë për unitet. Kjo është rruga e jetës për mua dhe ty. Veprimtaria tjetër është mësimi përmendësh i një citati nga Shkrimet e Shenjta. Ju mund t'ua shpjegoni citatin fëmijëve në mënyrën që vijon: Parimi kryesor i Besimit Bahá'í është uniteti i njerëzimit. Ne përpiqemi të jetojmë në unitet dhe ta shohim çdo njeri si vëllain apo motrën tonë. Eshtë veçanërisht e rëndësishme që ne ta bëjmë këtë në komunitetin ku jetojmë. Bahá'í-të i shmangin debatet dhe zënkat. Në qoftë se lindin mospajtime, ne i zgjidhim ato miqësisht e me dashuri. Që të ndihmojmë vetveten të jetojmë në unitet, le të mësojmë përmendësh citatin e mëposhtëm nga Bahá'u'lláh-u: "Kaq e fuqishme është drita e unitetit, sa mund të ndriçojë gjithë botën". 5 Fëmijët mund ta mësojnë citatin më me lehtësi nëse e kuptojnë mirë atë. Ata do të ndihmohen për këtë nëse ju do t'i inkurajonit ata të flasin rreth kuptimit të citatit. Këtu janë disa fjali që mund t'i ndihmojnë ata të kuptojnë fjalët që mund të jenë të reja për ta: I fuqishëm 1. Kumari lexoi një poemë kaq të ëmbël, saqë iu mbushën sytë me lotë. Poema ishte shumë e fuqishme. 2. Rrezet e diellit ngrohin tokën dhe i japin jetë çdo krijese. Rrezet e diellit janë të fuqishme. Ndriçon 1. Dhoma ishte e errët derisa ndezëm dritën. Drita ndriçoi dhomën. 2. Në mëngjes, dielli lind dhe lëshon dritën e tij mbi tokë e det. Dielli ndriçon tokën dhe detin. Pasi fëmijët të kenë mësuar përmendësh citatin dhe të kenë menduar për rëndësinë e unitetit, ju mund t'u tregoni atyre një histori mbi 'Abdu'l-Bahá-in që tregon merakun e Tij për unitetin. Siç është diskutuar në pjesët 5, 6 dhe 7, fëmijët do t'i ndihmonte ta kuptojnë historinë nëse ju do të theksonit disa pika të veçanta, si tema qëndrore, pjesët e historisë që lidhen me të dhe përfundimi. Këshillohet që ju t'i kaloni me mënd këto çështje para se të tregoni historinë. Cila është tema qendrore e kësaj historie? Cilat pjesë të historisë lidhen drejtpërsëdrejti me këtë temë? Cilat janë disa detaje të rëndësishme që e bëjnë historinë interesante? Në kohën e Bahá'u'lláh-ut e të 'Abdu'l-Bahá-it, shumë njerëz në 'Akká ishin gabuar lidhur me Bahá'í-të dhe menduan se ishte e drejtë të ishin kundër tyre. Por 'Abdu'l-Bahá-i, me mençurinë dhe dashurinë e Tij të madhe, i ndryshoi zemrat e shumëprej këtyre njerëzve. Ai tregoi dashamirësi ndaj njerëzve të të gjitha feve dhe i ndihmoi ata të bashkohen. Ishte në 'Akká një tregtar i krishterë, i cili ashtu si bashkëqytetarët e tij nuk i respektonte Bahá'í-të. Një ditë, jashtë mureve të qytetit ai pa një deve të ngarkuar me qymyrdruri që u përkiste Bahá'í-ve. Ai e ndaloi atë që ngiste devenë dhe tha, "Ky është qymyr më i mirë nga ç'mund të gjej unë!" Pa paguar asnjë grosh, ai e mori qymyrin për vete. Kur 'Abdu'l-Bahá-i dëgjoi për këtë ngjarje, Ai shkoi te dyqani i tregtarit që t'i kërkonte t'i kthente qymyrin. Tregtari nuk ia vari fare, por 'Abdu'l-Bahá-i u ul dhe priti. Më në fund, pas tri orësh, tregtari u kthye nga Ai dhe me ftohtësi e pyeti, "Ti mos je një nga të burgosurit? Çfarë ke bërë ti që të burgosën?" 'Abdu'l-Bahá-i iu përgjigj se krimi i Tij ishte i njëjtë me atë për të cilin u persekutua Krishti. Tregtari u çudit dhe pyeti "Çfarë di ti për Krishtin?" Atëherë 'Abdu'l-Bahá-i me qetësi e mirësjellje filloi t'i fliste për Krishtin dhe mësimet e Tij. Ndërkohë që 'Abdu'l-Bahá-i fliste, zemra e tregtarit filloi të shkrihej dhe krenia e arroganca e tij u zhdukën. Më në fund ai tha se fatkeqësisht qymyrin e kishte harxhuar, por se me gjithë qejf do të paguante për të. Pastaj 'Abdu'l-Bahá u ngrit të shkonte. Edhe tregtari u ngrit dhe doli me Të në rrugë, duke e trajtuar me shumë respekt e nderim. Veprimtaria tjetër për këtë klasë është një lojë e quajtur "Gjigandët": Dy fëmijë qëndrojnë krah për krah dhe këmba e majtë e njërit është e lidhur me këmbën e djathtë të fëmijës tjetër. Pastaj ata ecin nga një vend i caktuar te një tjetër. Variante: a. Tre, katër ose më shumë fëmijë janë lidhur me njëri-tjetrin dhe përpiqen të ecin së bashku. b. Pengesa mund të vendosen përgjatë kalimit, si degë pemësh dhe gurë, duke u siguruar që çdo gjë është e parrezikshme. c. Në vend që të ecin, fëmijët kërcejnë si bretkoca, ecin si gaforre, etj. Për ta përfunduar mësimin çdo nxënësi i jepet Vizatimi 1 për ta ngjyrosur. MËSIMI 2 Sot sugjerohet që ju ta filloni mësimin me lutjen e mëposhtme: "O Perëndi! Rrite këtë foshnjë të vogël në prehërin e dashurisë Sate, dhe jepi qumësht nga gjiri i Kujdesit Tënd. Rrite këtë bimë të njomë në kopshtin e trëndafilave të dashurisë Sate dhe ndihmoje të rritet nën shiun e bujarisë Sate. Bëje atë fëmijë të Mbretërisë dhe çoje drejt hapësirave të Tua qiellore. Ti je i pushtetshëm e i dashur dhe Ti je Dhuruesi, Zemërgjëri, Zoti i bujarisë së pafund". 6 Pas lutjes duhet t'u kërkohet fëmijëve të thonë një lutje të cilën e dinë që më parë. Pastaj ju mund t'i ndihmoni ata ta përsëritin lutjen që filluan të mësojnë përmendësh gjatë mësimit të kaluar. Veprimtaria që vijon përbëhet prej dy këngësh, një që ju e paraqitët herën e fundit dhe një tjetre të re. Këshilla e parë e Tij Dëgjoje zërin Që zemrat tona gëzon, Këshilla e parë e Tij na fton: Një zemër të dëlirë zotëro, Një zemër të dashur, Një zemër që dritë rrezaton. Zemra është një thesar Një dhunti që s'njeh kufi, Një dhuratë e Zotit tënd bujar. Mbroje atë, Që zjarri i dëshirave tokësore të mos e pushtojë, Lirshëm lart le të fluturojë. Pas këngëve, fëmijët mund të mësojnë përmendësh një citat nga Bahá'u'lláh-u. Ju mund ta shpjegonit atë në mënyrën që vijon: Zemrat tona janë si pasqyra. Ne duhet t'i mbajmë ato gjithnjë të pastra. Urrejtja, zilia dhe mendimet negative janë si pluhuri që nuk e lë pasqyrën të shkëlqejë. Kur zemrat tona janë të pastra, ato reflektojnë dritën e Perëndisë, dhe ne bëhemi shkak lumturie për të tjerët. Për të na ndihmuar t'i mbajmë të pastra zemrat tona, le të mësojmë përmendësh këtë citat nga Bahá'u'lláh-u: "O Bir i Shpirtit! Këshilla Ime e parë është kjo: Zotëro një zemër të dëlirë, të dashur e rrëzëlluese..." 7 Këshillë 1. Një ditë Gerardi dhe Meri po ngjyrosnin disa vizatime. Gerardi kishte nevojë për ngjyrën e verdhë, por Meri nuk donte t'ia jepte. Mësuesja i tha Merit që duhet t'i ndajë gjërat me të tjerët. Mësuesja i dha Merit një këshillë të mençur. 2. Patricia duhet të vendosë në se duhet t'i shpenzojë paratë e saj për të blerë biskota ose nje libër me tregime. Prindët e saj e këshilluan të blinte librin me tregime. Prindët i dhanë Patricias një këshillë të mençur. Të zotërosh 1. Tinës i pëlqen të lexojë lutje para se të shkojë për të fjetur. Ajo ka një libër të vogël lutjesh nga lexon. Tina zotëron një libër të vogël lutjesh. 2. Pati një përmbytje dhe shumë njerëz humbën gjithçka që zotëronin, por miqtë u erdhën në ndihmë dhe shpejt ata kishin përsëri gjërat që u nevojiteshin. Zemër e dëlirë 1. Keti u nevrikos dhe i bërtiti Suzanës. Suzana u mërzit, por shpejt e fali Ketin. Suzana zotëron një zemër të dëlirë. 2. Gjergjit i pëlqen t'u japë biskota të gjithë fëmijëve, madje edhe Benit që e qëllon me gurë. Gjergji zotëron një zemër të dëlirë. Zemër e dashur 1. Kur njerëz që kanë nevojë shkojnë në shtëpinë e saj, Linda kujdeset gjithnjë për ta. Linda zotëron një zemër të dashur. 2. Z. Robertson është shumë i vjetër. Xhimi e ndihmon atë të çojë në pazar frutat e mbledhura. Xhimi zotëron një zemër të dashur. Zemër rrëzëlluese 1. Kur ndjehem i mërzitur, nëna ime më merr me të mirë e më bën të lumtur. Nëna ime zotëron një zemër rrezëlluese. 2. Agimi u sëmur dhe i duhej ta kalonte gjithë kohën në shtrat. Ai thotë shumë lutje, nuk mërzitet dhe vazhdon të tregohet i lumtur. Agimi zotëron një zemër rrezëlluese. Pasi fëmijet të kenë mësuar citatin, ju mund t'u tregoni atyre një histori. Si gjithmonë, nëse ju i keni në mendje në mënyrë të qartë pjesët e ndryshme të historisë dhe ua tregoni historinë me gëzim e sinqeritet, fëmjët do ta kuptojnë më mirë atë. 'Abdu'l-Bahá-i gjithmonë mund të tregonte çfarë kishte në zemrën një njeri dhe i donte shumë ata njerëz që kishin zemër të dëlirë e rrezëlluese. Ishte një zonjë që pati nderin e madh të ishte mysafire e 'Abdu'l-Bahá-it për darkë. Ndërsa ajo dëgjonte fjalët e Tij të mençura, pa para saj një gotë uji dhe mendoi, "Ah! Sikur 'Abdu'l-Bahá-i ta merrte zemrën time e ta zbraste nga çdo dëshirë tokësore dhe pastaj ta mbushte përsëri me dashuri e kuptim hyjnor, siç do të bënit ju me këtë gotë uji". Ky mendim përshkoi me shpejtësi mendjen e saj, dhe ajo nuk tha asgjë, por shpejt ndodhi diçka që i dha të kuptonte se 'Abdu'l-Bahá e dinte se çfarë po mendonte ajo. Ndërsa ishte në mes të bisedës së Tij, Ai ndali dhe thirri një shërbëtor të cilit i tha disa fjalë në persisht. Shërbëtori qetësisht shkoi pranë tryezës së zonjës, e mori gotën e saj, e zbrasi dhe e vuri përsëri para saj. Pak më vonë 'Abdu'l-Bahá-i, ndërsa vazhdonte bisedën, mori nga tryeza një brokë dhe në mënyrën më të natyrshme, me ngadalë e mbushi përsëri gotën e zonjës. Askush nuk e vuri re çfarë ndodhi, por zonja e dinte që 'Abdu'l-Bahá po i përgjigjej dëshirës së zemrës së saj. Ajo u mbush me gëzim. Tani ajo e dinte se mendjet dhe zemrat ishin si libra të hapur për 'Abdu'l-Bahá-in, i Cili i lexonte ato me shumë dashuri e ngrohtësi. Veprimtaria që vijon pas historisë është një lojë e quajtur "Etja përvëluese": Në krahët e fëmijëve lidhen shkopinj në mënyrë që ata të mos i përkulin dot bërrylet. Pastaj fëmijët bëjnë sikur janë duke ecur në shkretëtirë dhe janë shumë, shumë të etur. Diku ata gjejnë ujë në gota dhe duhet të gjejnë një mënyrë për ta pirë atë. (Ata do të zbulojnë se mënyra e vetme është të ndihmojnë njëri-tjetrin, duke bërë kujdes që të mos lagin njëri-tjetrin). Për ta mbaruar mësimin, çdo nxënësi i jepet Vizatimi 2 për ta ngjyrosur. MËSIMI 3 Tani ju me siguri e vlerësoni sa rëndësi ka ta filloni çdo mësim me një lutje, duke u kërkuar fëmijëve të recitojnë lutje që ata i dinë përmendësh, me qëllim që gradualisht të mësohen të fillojnë çdo përpjekje duke u përgjëruar që të kenë ndihmën e Perëndisë. Lutja që sugjerojmë për ditën e sotme është kjo: "O Zoti im! Bëje bukurinë Tënde ushqimin tim, dhe praninë Tënde pijen time, dhe kënaqësinë Tënde shpresën time, dhe lëvdimin Tënd veprimin tim, dhe përkujtimin tënd shoqëruesin tim, dhe fuqinë e sovranitetit Tënd përkrahësen time, dhe banesën Tënde shtëpinë time, dhe vendqëndrimin tim selinë që Ti e ke çliruar nga kufizimet që u vihen atyre që janë të ndarë si me një perde prej Teje. Ti je, me të vërtetë, i Gjithëfuqishmi, Lavdiploti, Më i Pushtetshmi". 8 Pas kësaj lutjeje, dhe lutjeve të tjera të recituara nga disa prej nxënësve, ju mund ta drejtoni vëmendjen për të ndihmuar fëmijët që të mësojnë përmendësh lutjen mbi të cilën kanë punuar gjatë dy mësimeve të fundit. Këtë herë sigurohuni që të gjithë fëmijët e kanë mësuar atë. Veprimtaria tjetër fillon duke i vënë fëmijët të këndojnë dy këngët që kanë mësuar në mësimet e mëparshme. Kur e shihni që ata i kanë mësuar mirë këto këngë, mund të paraqitni këngën e sotme: Drejtësia është rruga Kori: Drejtësia është rruga Që dita më mirë të ndriçojë, Kur njerëzit janë në nevojë. Drejtësia është drita, Një dritë plot shkëlqim, Që përmes veprash të mira jep ndriçim. Sa herë kishin dëgjuar që 'Abdu'l-Bahá Ndan me të tjerët çdo gjë që ka. Ai kënaqej me pak e thjeshtë jetonte, Që të tjerët të gëzonte. Kori: Drejtësia është pak më shumë se i pastër të jesh. Për të qenë të drejtë ne duhet të japim, Të ndajmë me të tjerët atë që zotërojmë, Të ndajmë me ta atë që kemi dashuruar, Të ndajmë gëzimin për të jetuar. Për të paraqitur citatin tjetër që duhet mësuar përmendësh, ju mund t'u kërkoni disa prej fëmijëve të recitojnë dy citatet që tashmë i dinë. Pastaj shpjegoni këtë që vijon: Perëndia e do drejtësinë. Ai është i kënaqur kur na sheh t'i trajtojmë të tjerët me ndershmëri e drejtësi. Ne duhet të respektojmë të drejtat e çdo qenieje njerëzore dhe të sigurohemi që nuk kemi lënë mangut ndaj askujt atë që ai meriton. Për të na ndihmuar të jemi të drejtë, le të mësojmë përmendësh këtë citat nga Bahá'u'lláh-u: "Ecni në shtegun e drejtësisë, sepse ky me të vërtetë është shtegu i drejtë". 9 Ecni 1. Shumë gjethe kanë rënë nga pemët në pyll, duke mbuluar shtigjet. Fumiko ecën përmes pyllit. Ajo ndjek shtegun e mbuluar me gjethe. 2. Pedros i pëlqen të ndihmojë të gjithë shokët të luajnë me gëzim së bashku. Pedro dhe shokët e tij janë shumë të bashkuar. Pedro ecën në shtegun e unitetit. Shteg 1. Luisi ka një gomar. Ai e çoi atë të kulloste në një lëndinë dhe e la vetëm. Gomari e gjeti vetë shtegun për në shtëpi. 2. Ka dy rrugë për të shkuar në shkollë. Milit i pëlqen gjithmonë të ndjekë shtegun që kalon pranë shtëpisë së gjyshes së saj. Drejtësia 1. Karlos i dhanë lapsa me ngjyra që t'i shpërndante në klasë. Ishin dhjetë lapsa dhe pesë nxënës. Karlos i dha nga dy lapsa çdo fëmije. Ai i shpërndau lapsat me drejtësi. 2. Shtëpia e Anit ka shumë ujë në pusin e saj, por nganjëherë pusi i komshinjve thahet. Ani asnjëherë s'lejon që komshija të vuajë dhe gjithmonë bën që ajo të ndihet e mirëpritur për të marrë ujë. Ani e do drejtësinë. Pasi fëmijët ta kenë mësuar citatin dhe të keni folur me ta për domethënien e tij, ju mund t'u tregoni atyre këtë histori mbi 'Abdu'l-Bahá-in, që ndihmon për të ilustruar drejtësinë. Gjatë tregimit ju mund të theksoni veprimet e 'Abdu'l-Bahá-it që tregojnë natyrën e drejtësisë së Tij dhe mund t'i ndihmoni fëmijët të mendojnë sesi mund të ndjekin shembullin e Tij. Një ditë 'Abdu'l-Bahá-i donte të shkonte nga 'Akká në Haifa. Ai zuri një vend shumë të lirë në një karrocë të rëndomtë. Karrocieri u çudit dhe duhet të ketë pyetur veten pse 'Abdu'l-Bahá-i ishte aq i kursyer sa të udhëtonte me një karrocë të tillë. "Sigurisht që Shkëlqesia Juaj do të preferonte të udhëtonte me një mjet privat", tha ai. "Jo" u përgjigj Mjeshtri dhe udhëtoi deri në Haifa në karrocën e mbushur plot. Sapo zbriti nga karroca në Haifa, një peshkatare e shqetësuar erdhi tek Ai dhe i kërkoi ndihmë. Gjithë ditën ajo s'kishte kapur asgjë dhe tani i duhej të kthehej në familjen e saj të uritur. 'Abdu'l-Bahá-i i dha asaj një shumë të mirë parash dhe u kthye nga karrocieri e tha "Pse unë duhet të udhëtoj në lluks kur kaq shumë njerëz vuajnë urie?" Veprimtaria që pason historinë është një lojë e quajtur "Të ndajmë me të tjerët": Një gomë makine (ose ndonjë objekt tjetër pa vlerë) është vendosur përtokë. Pastaj fëmijët përpiqen të shohin se sa veta mund të qëndrojnë mbi të në të njëjtën kohë. Për ta përfunduar mësimin, çdo fëmije i jepet Vizatimi 3 për ta ngjyrosur. MËSIMI 4 Ju mund ta filloni mësimin e sotëm me lutjen e mëposhtme: "O Perëndi, freskoje e gëzoje shpirtin tim. Dëlire zemrën time. Ndriçoji aftësitë e mia. Unë i lë të gjitha punët e mia në dorën Tënde. Ti je Udhërrëfyesi dhe Streha ime. Unë nuk do të jem më i trishtuar e i brengosur; do të jem një qenie e lumtur dhe e gëzuar. O Perëndi! Unë nuk do të jem më tërë ankth, dhe as do t'i lejoj telashet të më shqetësojnë. Unë nuk do të jetoj me gjërat e pakëndshme të jetës. O Perëndi, Ti je për mua më shumë mik, sesa jam unë për veten time. Unë ta përkushtoj vetveten Ty, O Zot". 10 Pasi disa prej fëmijëve kanë thënë lutje, ju mund të përsërisni me ta lutjen që e kanë mësuar përmendësh në tre mësimet e fundit. Meqë ata do të nisin të mësojnë një lutje të re në mësimin e sotëm, ju duhet të siguroheni që ata ta thonë mirë lutjet e mëparshme. Ndërsa paraqisni lutjen e re, kujtoni se ajo duhet të shpjegohet fjalë për fjalë. Aty ku fjalët janë të vështira, duhet të jepen shembuj konkretë për të ilustruar kuptimin e tyre. Fëmijët mund të harxhojnë shtatë orë mësimi për ta mësuar këtë lutje, kështu që mund ta ndani lutjen në pesë pjesë, duke lënë dy orët e fundit për të përsëritur të gjithë lutjen. "O Ti Zot i Mirë! Unë jam një fëmijë i vogël, më lartëso duke më pranuar në mbretërinë. Unë jam i tokës, më bëj të qiellit; unë jam i botës këtu poshtë, më lejo t'i përkas mbretërisë atje lart; jam i vrenjtur, lejo të bëhem rrezëllues; jam material, më bëj shpirtëror, dhe jep pëlqimin që unë të shfaq dhuntitë e Tua të pafund. Ti je i Fuqishmi, Ai Që të gjithë i do". 11 Duke kaluar në veprimtarinë tjetër, fëmijët mund të mësojnë të këndojnë këngën e mëposhtme dhe të përsërisin këngët që kanë mësuar në mësimet e mëparshme: Dashuri, dashuri, dashuri Duaje, duaje, duaje, duaje, Duaje shokun tënd njeri. Dashuria, dashuria, dashuria është Si nisi bota të ekzistojë. Perëndia e deshi krijimin, Prandaj ty të krijoi, Që ta duash, ta duash, ta duash Atë Dhe të duash njerëzimin. Tani ju mund të shpjegoni një citat të ri që fëmijët ta mësojnë përmendësh sipas mënyrës së mëposhtme: Dashuria e Perëndisë ndriçon mbi njerëzimin si rrezet e diellit. Rrezet e diellit bien njëlloj si mbi shkretëtirat dhe mbi kopshtet. Dashuria jonë duhet të jetë si rrezet e diellit: ne duhet t'i duam të gjithë, madje dhe ata që sillen keq me ne. Për të na ndihmuar që ta duam gjithë njerëzimin, le të mësojmë përmendësh këtë citat nga Bahá'u'lláh-u: "O Mik! Në kopshtin e zemrës sate mos mbill asgjë veç trëndafilit të dashurisë..." 12 Në këtë citat fjala e vetme që mund të kërkojë shpjegim është 'asgjë'. 1. Eltonit i pëlqen të këndojë këngë për diellin dhe lulet, dhe ai nuk këndon këngë për ndonjë gjë tjetër. Eltoni nuk i këndon asgjëje tjetër veç diellit dhe luleve. 2. Jani donte të shkonte poshtë te lumi, por ai nuk kishte kryer detyrat e shtëpisë. I ati i tha se nuk do të largohej derisa të kishte mbaruar punën e tij, dhe fatkeqësisht Jani u nevrikos. Gjyshja i tha, "I dashur, të gjitha planet e tua do të jenë asgjë nëse nuk do i bindesh babait". Veprimtaria tjetër është tregimi i një historie. Sillni ndërmend se, që fëmjët ta pëlqejnë historinë, ju vetë duhet ta lexoni me kujdes dhe të mendoni rreth temës kryesore e detajeve që mund të tërheqin vëmendjen e fëmijëve. Në kohën që 'Abdu'l-Bahá-i ishte i burgosur në 'Akka, kishte një njeri që vazhdimisht sillej shumë keq me të. Ky njeri injorant besonte se ndiqte mësimet e Muhametit. Ai mendonte se 'Abdu'l-Bahá-i nuk ishte njeri i mirë dhe se Perëndia s'donte t'ia dinte sa keq trajtoheshin Bahá'í-të. Në fakt ai besonte se po tregonte dashuri ndaj Perëndisë duke shfaqur urrejtje ndaj Bahá'í-ve. Ai e urrente 'Abdu'l-Bahá-in me tërë zemrën. Kjo urrejtje shtohej e forcohej brenda tij, duke u derdhur nganjëherë prej tij ashtu si derdhet uji nga një enë e thyer. Në xhami, kur njerëzit vinin të luteshin, ky njeri bërtiste kundër 'Abdu'l-Bahá-it dhe thoshte gjëra të tmerrshme kundër tij. Kur takonte 'Abdu'l-Bahá-in në rrugë, ai mbulonte fytyrën me rrobë që të mos e shihte Atë. Ky njeri ishte shumë i varfër dhe nuk kishte mjaft për të ngrënë as rroba të ngrohta për të veshur. Ç'mendoni ju se bëri 'Abdu'l-Bahá-i me të? Tregoi mirësi ndaj tij, i çoi ushqim e rroba dhe u sigurua që të tregohej kujdes për të Për shembull, njëherë që ky njeri ishte shumë i sëmurë, 'Abdu'l-Bahá-i i çoi një doktor, pagoi për ilaçet e ushqimin, madje i dha edhe ca para. Ai i pranoi dhuratat nga 'Abdu'l-Bahá-i, por nuk e faëenderoi Atë. Në fakt ky njeri i zgjati njërën dorë doktoritqë t'i maste pulsin, ndërsa me tjetrën mbuloi fytyrën që të mos shihte fytyrën e 'Abdu'l-Bahá-it. Dhe kështu vazhdoi për shumë vite. Dhe pastaj, një ditë zemra e atij njeriu më në fund ndryshoi. Ai shkoi në shtëpinë e 'Abdu'l-Bahá-it, ra në gjunjë dhe me zemrën tepër të rënduar e me lotë që i rridhnin faqeve si dy lumenj binjakë, thirri "Më fal, Zotëri! Për njëzet e katër vjet të kam bërë vetëm të këqia. Për njëzet e katër vjet Ju keni treguar vetëm mirësi ndaj meje. Tani unë e di që e kam pasur gabim. Të lutem më fal!" Kështu, dashuria e 'Abdu'l-Bahá-it triumfoi mbi urrejtjen dhe e shpëtoi këtë njeri nga injoranca. Veprimtaria që pason historinë është një lojë që quhet "Ura": Vendoset një vijë në dysheme duke përdorur stola (ose dërrasa apo pllaka) dhe quhet "ura". Dy grupe fëmijësh duhet ta kalojnë urën në të njëtën kohë, duke ecur në drejtime të kundërta, duke mos lënë asnjërin të bjerë nga ura. Fëmijët duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin për të ndërruar vendet, duke kaluar njëri-tjetrin një nga një. Për ta përfunduar mësimin, çdo fëmije i jepet Vizatimi 4 për ta ngjyrosur. MËSIMI 5 Ndërkohë, ju do të keni mësuar përmendësh të katër lutjet që keni përdorur për të paraqitur orët e mësimit. Ju mund të përdorni njërën prej këtyre lutjeve për të nisur çdo orë mësimi. Vetë fëmijët do të dinë të paktën një lutje përmendësh, dhe disa prej tyre duhet ta recitojnë atë pas lutjes së hapjes. Çdo fëmije duhet t'i jepet mundësia të recitojë një lutje të paktën një herë në çdo tre-katër mësime. Gjithashtu, në secilën orë mësimi ju do të vazhdoni me mësimin përmendësh të lutjes që ju keni paraqitur në Mësimin 4. Kjo veprimtari do të ndiqet deri në Mësimin 9, ku pritet që të gjithë fëmijët të dinë përmendësh lutjen e dytë. Veprimtaritë e tjera të mësimit të sotëm janë si më poshtë: A. Këngë (Përfshini disa prej këngëve të mësuara në mësimet e mëparshme): Më shiko mua Më shiko mua, Më ndiq mua, bëhu si unë 'Abdu'l-Bahá, 'Abdu'l-Bahá. Mëso, mëso, mëso, Më ndiq mua, bëhu si unë 'Abdu'l-Bahá, 'Abdu'l-Bahá. Shërbeji Zotit tënd, Më ndiq mua, bëhu si unë 'Abdu'l-Bahá, 'Abdu'l-Bahá. Duaje njerëzimin, Më ndiq mua, bëhu si unë 'Abdu'l-Bahá, 'Abdu'l-Bahá. B. Mësim përmendësh i citateve: Perëndia na do ne dhe gjithmonë do që ne të jemi pranë Tij. Mënyra më e mirë për të arritur në praninë e Perëndisë është të bëhemi shërbëtorë të Tij. Ne jemi shërbëtorë të Perëndisë kur ne i shërbejmë njerëzimit. Ka shumë mënyra shërbimi, për shembull, të vizitosh të sëmurët, të ndihmosh ata që janë në nevojë, dhe atë që di njeriu t'ua mësojë të tjerëve. Ne duhet t'i shërbejmë gjithsecilit, pa menduar nëse janë të pasur apo të varfër, miq apo të huaj. Për të na ndihmuar të bëhemi shërbëtorë të njerëzimit, të mësojmë përmendësh këtë citat nga Bahá'u'lláh-u: "Me të vërtetë njeri është ai që sot i përkushtohet shërbimit të mbarë gjinisë njerëzore". 13 Përkushtohet 1. Dervi kurdoherë i kushton shumë vëmendje mësimit të artit dhe harxhon shumë orë duke u përgatitur për çdo mësim. Dervi ia ka përkushtuar veten e saj artit. 2. I ati i Lulit ka një kopësht me perime. Çdo ditë Luli e ndihmon të atin për të shkulur barërat e këqia dhe për ta ujitur kopshtin. Luli i përkushtohet ndihmës për të atin. Shërbimi 1. Ana, Dorina dhe Juli pastruan shtëpinë e gjyshes dhe gjyshit. Ato ishin shumë të gëzuara për shërbimin që bënë. 2. Ela eci katër kilometra për të zhvilluar klasën e fëmijëve. Ajo e bën këtë çdo javë sepse i pëlqen t'i shërbejë komunitetit. Gjinia njerëzore 1. Në shkollë ne kemi parë piktura njerëzish me lëkurë të bardhë, të kuqe, të zezë, bojë kafe dhe të verdhë nga shumë vende të ndryshme. Të gjithë këta njerëz i përkasin gjinisë njerëzore. 2. Zonja pyeti Kenxhin nëse i pëlqenin njerëzit nga vendet e tjera po aq sa ata të fshatit të tij. Ai u përgjigj se i donte të gjithë, sepse të gjithë janë pjesë e gjinisë njerëzore. C. Histori : Lua Getsinger, njëprej Bahá'í-ve të parë në Amerikë, tregon mbi një përjetim që pati në 'Akká. Ajo bëri pelegrinazhin në qytetin-burg për të parë 'Abdu'l-Bahá-in. Një ditë Ai i tha se atë ditë ishte shumë i zënë për të vizituar një mik të tij, që ishte shumë i varfër e i sëmurë. Ai donte që Lua të shkonte në vend të Tij. Ai iI tha asaj t'i çonte ushqim të sëmurit dhe të kujdesej për të siç kishte bërë Ai. Lua mësoi adresën dhe menjëherë shkoi të bënte atë që i kërkoi 'Abdu'l-Bahá-i. Ajo u ndjukrenare që 'Abdu'l-Bahá-i i kishte besuar asaj diçka nga puna e Tij. Por shpejt ajo u kthye tek 'Abdu'l-Bahá-i me një ndjenjë emocioni të thellë. "Mjeshtër"-thirri ajo, "Ju më dërguat në një vend të tmerrshëm! Gati sa s'më ra të fikët prej erës së tmerrshme, dhomave të pista, gjendjes së shkatërruar të atij njeriu e të shtëpisë së tij. Ika para se tëmerrja ndonjë sëmundje të tmerrshme". 'Abdu'l-Bahá e pa zymtë e me hidhërim. Ai i tha që, nëse ajo dëshironte t'i shërbente Perëndisë, duhej t'u shërbente njerëzve të tjerë, sepse në çdo krijesë duhet të shihte shembëlltyrën dhe ngjasimin e Perëndisë. Pastaj i tha të kthehej përsëri në shtëpinë e atij njeriu. Nëthe guy se shtëpia ishte e pisët, duhej ta pastronte. Nëse ai njeri ishte i ndotur, the duhej t'i And bënte banjo. Nëse ishte i uritur, duhej ta ushqente. Ai i kërkoi asaj të mos kthehej derisa t'i kishte bërë të gjitha. 'Abdu'l-Bahá-i i kishte bërë shumë herë këto gjëra për atë njeri, dhe i tha Lua Getsinger-it se ajo duhej ë ishte në gjendje t'i bënte ato të paktën një herë. Kështu 'Abdu'l-Bahá-i e mësoi Lua Getsinger-in t'u shërbente njerëzve të tjerë. D. Lojë: "Ndihmo të sëmurin" Një fëmijë bën sikur është i sëmurë. Dy fëmijë të tjerë bashkojnë duart e tyre (të djathtën me të djathtën dhe të majtën me të majtën) për të formuar një si karrige. Fëmija i sëmurë ndihmohet të ulet në karrigen dhe të tjerët e çojnë atë në Qendrën Shëndetësore. (Mësuesi zgjedh një pemë ose ndonjë vend tjetër që mund të shërbejë si Qendra Shëndetësore). Variacion: Personi i sëmurë shtrihet në një tezgë të formuar nga disa fëmijë që kanë bashkuar duart. Fëmijët rradhiten në dy rreshta përballë njëri-tjetrit. Ata zgjatin duart të përthyera në bërryle dhe i bashkojnë me ato të fëmijëve që kanë përballë. E. Ngjyrosje: Vizatimi 5 MËSIMI 6 Ashtu si dhe në mësimet e mëparshme, sugjerohet që ju ta filloni orën e mësimit me një nga lutjet që ju e dini dhe pastaj kërkoi ndonjërit prej fëmijëve të thotë një lutje. Mbas këtyre lutjeve, fëmijët vazhdojnë të mësojnë përmendësh lutjen që e paraqitët në Mësimin 4. Veprimtaritë e tjera të mësimit të sotëm janë si më poshtë: A. Këngë (përfshini disa prej këngëve të mësuara në mësime të mëparshme) Thuaj të vërtetën Kori: Kur ti thua të vërtetën Besimin e njerëzve fiton. Gjithnjë thuaj të vërtetën, Kështu drejt ti vepron. Kur të vërtetën thua, kurrë i turpëruar s'do të jesh. Pëlqimin e Perëndisë gjithmonë ti do të kesh. Nëse një gënjeshtër thua, ti pajetër do të shahesh, Dhe nga një mik a dy ti ndoshta do të ndahesh. Kori B. Mësim përmendësh i citateve: Vërtetësia është një nga cilësitë shpirtërore më thelbësore. Bahá'í-të nuk duhet kurrë të thonë qoftë edhe gënjeshtrën më të vogël. Pse njerëzit thonë gënjeshtra? Ndonjëherë kjo ndodh sepse kanë frikë të tregojnë të vërtetën. Por ne të gjithë e dimë se Perëndia është në dijeni të të gjitha veprimeve tona dhe ne nuk mund të fshehim asgjë prej Tij. Nëse ne nuk themi të vërtetën, do të jetë shumë e vështirë të zhvillojmë virtyte të tjera, dhe nuk do të arrijmë afërsinë e Zotit. Le të mësojmë përmëndësh citatin e mëposhtëm nga 'Abdu'l-Bahá-i: "Vërtetësia është themeli i të gjitha virtyteve njerëzore". 14 Vërtetësia 1. Samiu rrëzoi një gotë me ujë dhe e theu atë. Kur e ëma e pyeti se ç'ndodhi, në vend që t'i thoshte një gënjeshtër ai i tregoi të vërtetën. Samiu shfaqi virtytin e vërtetësisë. 2. Një shoqe donte të luante me Gitën dhe shkoi te shtëpia e saj për ta takuar. Gita ishte e zënë punë shtëpie dhe nuk dilte dot për të luajtur. I vëllai i tha Gitës se do t'i thoshte asaj shoqes që ajo nuk ishte në shtëpi, por Gita nuk donte që vëllai i saj të thonte një gënjeshtër. Ajo doli jashtë dhe i tha shoqes së vet se nuk mund të dilte për të luajtur. Gita shfaqi virtytin e vërtetësisë. Themeli 1. Babai i Fredit po ndërtonte një shtëpi. Para se të ngrinte muret, ai vendosi gurë të mëdhenj dhe çimento mbi vendin ku do të ngriheshin muret. Gurët dhe çimentoja përbëjnë themelin e shtëpisë. 2. Para se të mësoni të shkruani e të lexoni ju duhet të dini tingujt e germave. Mësimi i tingujve të germave është themeli për të mësuar shkrim e lexim. Virtytet 1. Aurora është miqësore, e sjellshme dhe gazmore. Aurora zotëron shumë virtyte. 2. Znj. Patel u mëson fëmijëve për drejtësinë, bujarinë, pëvuajten dhe ndershmërinë. Ajo u mëson atyre shumë virtyte njerëzore. C. Histori: Në një vend diku larg, disa kohë më parë jetonte një bari i ri, i cili ndërsa i ati punonte në arë dhe e ëma kujdesej për shtëpinë, kishte detyrën të kujdesej për delet e familjes. Një ditë, djali e ndjeu veten shumë të mërzitur dhe vendosi t'i bënte një lojë fqinjëve të tij. Papritur filloi të bërtiste me të madhe "Ujku! Ujku! Ujku po më ha delet". Të gjithë shokët e tij vrapuan ta ndihmonin të përzinte ujkun, por kur arritën atje e panë bariun e ri duke u tallur me ta që ishin trembur aq shumë kur rreth e rrotull nuk kishte asnjë ujk. Ata u kthyen në punë duke thënë se djali kishte vepruar shumë keq. Të nesërmen ai e përsëriti sërish budallallëkun e tij. "Ujku! Ujku! Më ndihmoni". Disa prej fqinjëve përsëri vrapuan për ta ndihmuar, vetëm gjetën bariun e ri që tallej me ta, sepse edhe këtë herë ishte një gënjeshtër që ujku ishte aty afër. Ditën e tretë, kur ata dëgjuan thirrjen e djalit "Ujku! Ujku! Ujku po më ha delet Ju lutem më ndihmoni!" askush nuk i kushtoi vëmendje sepse menduan që ishte një gënjeshtër tjetër. Atë ditë ujku erdhi me të vërtetë dhe i hëngri delet! Bariu i ri ishte shumë i pikëlluar, por ai mori një mësim të mirë. Nëse themi gënjeshtra, do të vijë një ditë që askush, as prindët, as motrat e vëllezërit, as shokët e shoqet, nuk do ta besojnë atë që themi, edhe kur kjo është e vërtetë! D. Loja: "Telefon me prekje" Disa fëmijë qëndrojnë në një rrjesht duke parë të gjithë në të njëjtin drejtim, ndërsa fëmija i fundit vështron në një copë letër e varur në mur apo në një dru, dhe po qe se ka në dërrasën e zezë. Po qe e nevojshme, mund të krijohet më shumë se një rrjesht. Mësuesi vizaton me gisht diçka në shpinën e fëmijës së parë. Pastaj me radhë e vizaton atë në shpinën e fëmijës së dytë, i cili nga ana e tij e vizaton atë në shpinën e fëmijës së tretë, e kështu me radhë derisa arrihet te fëmija i fundit, që e vizaton atë në letrën ose dërrasën e zezë. Pastaj mësuesi vizaton pas tij të njëjtën gjë që pat vizatuar në shpinën e fëmijës së parë. Vizatimet duhet të jenë të thjeshta, në mënyrë që që të gjithë fëmijët të mund t'i bëjnë ato. E. Ngjyrosje: Vizatimi 6 MËSIMI 7 Mbasi ju dhe fëmijët recitoni lutjet dhe fëmijët mësojnë më tepër nga lutja që po mësojnë përmendësh, vazhdoni me veprimtaritë e tjera të mësimit të sotëm. A. Këngë (Përfshini këngë nga mësimet e mëparshme): Ne jemi njerëzit e Bahá-it Ne jemi njerëzit e Bahá-it, Ne jemi njerëzit e Bahá-it, Ne jemi njerëzit e, Ne jemi njerëzit e, Ne jemi njerëzit e Bahá-it. Já Bahá'u'l-Abhá, Já Bahá'u'l-Abhá, Ne jemi njerëzit e, Ne jemi njerëzit e, Ne jemi njerëzit e Bahá-it. Të vendosur ecim ne në shtegun e Perëndisë, Të vendosur ecim ne në shtegun e Perëndisë, Deri në fund, Asgjë nuk na lëkund, Të vendosur ecim ne në shtegun e Perëndisë. B. Mësim përmendësh i citateve: Një nga cilësitë më të rëndësishme të një personi që e do me të vërtetë Perëndinë është qëndrueshmëria, apo vendosmëria. Si Bahá'í, ne e kemi pranuar Bahá'u'lláh-un dhe jemi të sigurt se Ai është Manifestimi i Perëndisë për ditën e sotme. Prandaj, asgjë nga ato që të tjerët mund të na thonë ose të na bëjnë nuk duhet të prekë besimin tonë tek Ai. Ne duhet ta duam gjithnjë Atë dhe t'u bindemi ligjeve e mësimeve të Tij. Për ta kujtuar gjithmonë këtë, le të mësojmë përmendësh këtë citat nga Bahá'u'lláh-u: "Pamasë e lartësuar do të jetë pozita jote, në rast se ti qëndron i patundur në Kauzën e Zotit tënd". 15 Pamasë 1. Kopshtet që rrethojnë Mauzoleun e Bahá'u'lláh-ut janë pamasë të bukura, më të bukura se ëndrrat tona më të mrekullueshme. 2. Mamaja e Marias bëri një kek shumë të veçantë për familjen. Të gjithë e hëngrën me shumë kënaqësi dhe të gjithë thanë se ishte pamasë i shijshëm. E lartësuar 1. Çdo natë para se të flejë Marta lutet dhe ndihet pranë Perëndisë. Kur ajo bie të flejë shpirti i saj është në një gjendje të lartësuar. 2. Në takim, Kumari po bën një bisedë lidhur me paqen dhe të mirën e njerëzimit. Kumari po flet për gjëra të lartësuara. Qëndron i patundur 1. Dikush i tha Rozmarisë se yjet janë njolla të bardha të vizatuara në qiell, por Rozmaria ka mësuar që çdo yll është në të vërtetë një diell i largët. Rozmaria nuk e ndryshon mendjen e saj. Ajo qëndron e patundur në atë që di. 2. Dikush i tha Monës se nuk është e rëndësishme të lutesh çdo ditë, por ajo vazhdoi të lutej sepse e dinte që lutja ishte një ligj i Perëndisë. Mona qëndroi e patundur në ndjekjen e ligjit të lutjes. C. Histori: Kushdo ka dëgjuar për heronjtë e parë të Besimit Bahá'í, të cilët në kohën e Báb-it dhe të Bahá'u'lláh-ut dhanë jetën në shtegun e Perëndisë. Kjo është historia e një heroi shumë të posaçëm që jetonte në kohën e 'Abdu'l-Bahá-it. Emri tij është Rúḥu'lláh Varká dhe ishte vetëm një fëmijë 13 vjeç kur flijoi jetën e tij në shtegun e të Shumëdashurit, Bahá'u'lláh-ut. Kur Rúḥu'lláh-u ishte 12 vjeç, ai udhëtoi me të atin në 'Akká për të qenë në praninë e 'Abdu'l-Bahá-it. Ai kishte dëgjuar shumë për dashurinë dhe mirësjelljen e madhe të 'Abdu'l-Bahá-it, dhe gjatë udhëtimitmezi e zinte gjumi nga padurimi për të arritur në 'Akká. Më në fund, kur arriti në praninë e 'Abdu'l-Bahá-it, zemra e tij ishte plot gëzim e lumturi. 'Abdu'l-Bahá e donte shumë Rúḥu'lláh-un dhe i pëlqente sidomos të dëgjonte sesi Rúḥu'lláh-u këndonte me një zë shumë të ëmbël lutjet që i dinte përmendësh. Rúḥu'lláh-u jetoi ca kohë në parajsën e pranisë së 'Abdu'l-Bahá-it. Me kalimin e çdo dite dashuria e tij për besimin rritej gjithnjë më tepër. Por më në fund këto ditë të afërsisë kaluan, dhe Rúḥu'lláh-u me të atin u larguan nga 'Akká dhe u kthyen në Persi. Atje ata iu kushtuan mësimit të shpirtrave të sinqertë dhe çuarjes së mesazhit të Bahá'u'lláh-ut nga një vend në tjetrin. Fjalët e Rúḥu'lláh-ut kishin një ndikim të madh mbi të gjithë ata që e dëgjonin. I ati e donte shumë dhe të gjithë lavdëronin sjelljet dhe frymën e tij shpirtërore. Ai ishte shumë i çiltër, i ndershëm, i sjellshëm e i dashur me të tjerët. Ai i recitonte shumë bukur lutjet dhe dinte përmendësh shumë të tilla. Çdo mëngjes ai ngrihej që në agim për t'u lutur. Një ditë armiqtë e besimit i kapën Rúḥu'lláh-un me të atin dhe i çuan ata në një burg në Teheran. Kushtet e atij burgu ishin shumë të këqija dhe ishte shumë e vështirë të flije nën peshën e zinxhirëve të rëndë. Por pavarësisht nga të gjitha këto, Rúḥu'lláh-u ndjehej shumë i lumtur. Ai lutej, këndonte lutjet dhe krijoi poema shumë të bukura që shprehnin dashurinë e tij për Bahá'u'lláh-un. Çdo ditë, jeta në burg bëhej gjithnjë më e rëndë për këta dy heronj, derisa ngjarja që ata shpresonin të ndodhte, ndodhi. Në orët e para të një mëngjesi një zyrtar i lartë qeveritar erdhi në burg. Ai ishte i dehur e harbut. Ai pa asnjë bazë i akuzoi Rúḥu'lláh-un dhe babanë e tij për gjëra të tmerrshme, por ata iu përgjigjën qetësisht se ishin të pafajshëm dhe se nuk i kishin bërë keq asnjeriu. Zyrtari, duke u inatosur gjithnjë e më shumë, i ulëriti babait të Rúḥu'lláh-ut dhe e pyeti, "Kë duhet të vras të parin, ty apo djalin tënd?" "Për mua nuk ka rëndësi se cilin", u përgjigj Varká qetësisht. Kur dëgjoi këto fjalë, zyrtari iu afrua babait të Rúḥu'lláh-ut dhe e vrau atë me mizorinë më të madhe. "Baba, Baba, më merr me vete!" thërriste papushim Rúḥu'lláh-u. Ai dëshironte me gjithë zemër të ndiqte shembullin e babait të tij dhe të flijonte jetën e vet. Zyrtari u përpoq që t'i fliste miqësisht Rúḥu'lláh-ut, duke i thënë, "Bir i dashur, ti je ende një fëmijë dhe unë të dua shumë. Unë mund të të ndihmoj të zësh një post të lartë e të rëndësishëm. Unë mund të të jap ty pasuri dhe çdo gjë që dëshiron. Vetëm thuaj që nuk je Bahá'í"."Unë nuk dua post të lartë apo para", u përgjigj Rúḥu'lláh-u, "unë dua vetëm të shkoj me babanë tim". Kur zyrtari e kuptoi që ky fëmijë ishte i vendosur dhe askush nuk mund ta bënte të ndryshonte rrugë, ai dha urdhër që Rúḥu'lláh-u të varej. Të dy trupat e tyre i hodhën në një pus aty afër, vend që njihet sot me emrin Varkájih. Kështu ndodhi që Rúḥu'lláh-u, ndonëse një fëmijë, u bë një nga heronjtë e Besimit Bahá'í, duke përmbushur dëshirën e zemrës së tij që, ashtu si e kishte shprehur edhe poezia e tij, nuk ishte tjetër veçse të jepte jetën në shtegun e Bahá'u'lláh-ut. D. Loja: "Ujqit dhe dhitë" Njëherë ishte një tufë me dhi e cila duhej të kalonte mbi një urë shumë të vjetër që të arrinte në një livadh me bar të freskët. Poshtë urës jetonte një familje ujqish që ngordhnin për të ngrënë keca. Por ujqit ishin shumë dembelë dhe gjithmonë flinin shumë, duke u zgjuar vetëm kur dëgjonin zhurmën e dhive që kalonin mbi urë. Dhitë ishin shumë të shkathëta dhe mësuan si të ecnin shumë lehtas mbi urë pa bërë asnjë zhurmë, sepse, natyrisht, ato nuk donin të zgjonin ujqit. Ato dëgjonin me vëmendje të gërrhiturat e ujqërve dhe kur ata pushonin së gërrhituri, dhitë qëndronin pa bërë zhurmë, sepse e dinin që ujqit po dëgjonin. Nëse dhitë qëndronin pa bërë zhurmë, ujqit do të binin prapë në gjumë. Mësuesi bën një urë me shkopinj dhe stola, disa më lart dhe disa më poshtë. Fëmijët duhet të "kalojnë" urën duke ecur poshtë shkopinjve të lartë dhe mbi ata të ulët. Mësuesi, duke rrahur shuplakat ose duke i rënë një tigani, përfaqëson ujqit që gërhasin. Herë pas here ujqit zgjohen. Fëmija duhet të qëndrojë krejt në heshtje, edhe në qoftë se ka njërën këmbë të ngritur në ajër, derisa ujqit të bien përsëri në gjumë. Në qoftë se fëmija rrëzon një shkop ose bën qoftë dhe zhurmën më të vogël, ujqit zgjohen dhe e gllabërojnë kecin e vogël. E. Ngjyrosje: Vizatimi 7 MËSIMI 8 Mbasi ju dhe disa nga nxënësit kanë thënë disa lutje, ju mund të përsërisni me ta lutjen që ata po mësojnë përmendësh. Veprimtaritë e tjera të ditës janë këto që vijojnë: A. Këngë (përfshirë disa nga këngët e mëparshme): Ji si toka Shiko tokën, Sa e përunjur është ajo. Tërë pasurinë ajo na jep që Perëndia ka krijuar Çdo gjë që na duhet për të jetuar. Por ndonjëherë të thotë a ke dëgjuar: M'e pasur jam se ju e më e çmuar? Shiko pemën, Sa e përunjur është ajo. Sa më shumë me fruta ngarkohet, Aq më tepër kokulur drejt tokës afrohet. Dhe ashtu frutat e veta na dhuron, Por ndonjëherë të thotë a ke dëgjuar: M'e pasur jam se ju e më e çmuar? Ji si toka, Ji si toka, Ngjitu në qiellin e lavdisë Me krahët e përunjësisë. B. Mësim përmendësh i citateve: Një virtyt shumë i rëndësishëm është përunjësia. Një person që është i përunjur para Perëndisë arrin të kuptojë madhështinë e Tij dhe vogëlsinë e vetes. Ai ia dorëzon tërësisht vetveten Vullnetit të Perëndisë. Kur ne ia dorëzojmë vullnetin tonë vullnetit të Tij, Perëndia i mbush zemrat tona me gëzim. Për të na ndihmuar të jemi të përunjur para Perëndisë, le të mësojmë përmendësh citatin e mëposhtëm: "O Bir i Njeriut! Përunje veten përpara Meje, që Unë hirësisht të të vizitoj ty". 16 Përunjësi 1. Kur Zenepja i lutet Perëndisë, ajo shpesh përkul kokën dhe mendon rreth madhështisë së Perëndisë. Zenepja është e përunjur para Perëndisë. 2. Para se niset për një udhëtim mësimor, Jong Fu mendon rreth madhështisë së Perëndisë dhe lutet të ketë ndihmën e Tij. Jong Fu është i përunjur para Perëndisë. C. Histori: Përunjësia ishte një nga cilësitë më mbresëlënëse të 'Abdu'l-Bahá-it. Miqtë donin t'i jepnin Atij tituj të mëdhenj, por Ai dëshironte ta thërrisnin vetëm "'Abdu'l-Bahá" që do të thotë "Shërbëtor i Lavdisë". Gjithashtu Atij i pëlqente thjeshtësia. Një herë disa miq të pasur perëndimorë bënë një plan të menduar mirë për Të që të lante duart para buke. Ata e rregulluan që një djalë i veshur posaçërisht për këtë punë të mbante një enë të stolisur me "ujë të kristaltë" dhe kishin edhe një peshqir të parfumuar për të fshirë duart. Kur Mjeshtri i pa të gjitha këto, ndërsa grupi i miqve me djalin e vogël, enën dhe peshqirin po i afroheshin Atij përmes lëndinës, Ai e kuptoi qëllimin e tyre. Ai shpejt e shpejt gjeti pak ujë aty pranë, lau duart dhe i fshiu me një copë leckë që kishte kopshtari. Pastaj, me fytyrë që i shkëlqente nga gëzimi, u kthye të takonte miqtë dhe u tha ta përdornin ujin dhe peshqirin për të larë duart e tyre. D. Lojë: "Nganjëherë unë jam i gjatë" Një fëmije i lidhin sytë dhe pjesa tjetër formojnë një rreth përqark tij. Me një gojë ata thonë: "Unë jam shumë i gjatë." (Ata qëndrojnë në majë të gishtave dhe zgjaten sa më shumë që të të mundin). "Unë jam shumë i shkurtër." (Ata ulen galiç duke u bërë sa më të shkurtër që të mundin). "Nganjëherë unë jam i gjatë." (Ata drejtojnë trupin përsëri). "Nganjëherë unë jam i shkurtër." (Ata ulen përsëri). Mësuesi u bën me shenjë fëmijëve kur duhet të jenë të gjatë ose të shkurtër, dhe pastaj ata thonë së bashku: "Gjeje se çfarë jemi tani!" Fëmija që i ka sytë e lidhur përpiqet të gjejë nga lartësia e zërave të tyre nëse janë të gjatë apo të shkurtër. Çdo fëmije i vjen radha që t'i lidhen sytë. E Ngjyrosje: Vizatimi 8 MËSIMI 9 E filloni mësimin me recitimin e një lutjeje përmendësh, pastaj kërkojuni disa prej fëmijëve të recitojnë lutje. Në këtë mësim, fëmijët duhet të përfundojnë së mësuari lutjen që filluan të mësojnë përmendësh në Mësimin 4. Sot ju duhet ta përsëritni lutjen me ta për t'u siguruar që e dinë mirë. Veprimtaritë e tjera të mësimit janë janë këto që vijojnë: A. Këngë (përfshirë disa nga këngët e mëparshme): Prefero vëllain tënd Kori: Ësht' një bekim vëllain tënd të preferosh. Kështu kujdesin tënd tregon për të. Ësht' një bekim që motrën ti të preferosh. M'i pasur je, sa më shum' çdo gjë e ndan me të. Jam i etur, jam i etur, Por vëllait të parit i takon. Dhe atij ia jap unë ujin Etjen të shuajë që e përvëlon. Jam i urët, jam i urët, Motra ime gjithashtu, Nga ushqimi im asaj i jap, M'e mira gjë bëhet kështu. B. Mësim përmendësh i citateve: Perëndia do që të gjithëve ne të jetojmë të lumtur. Ai do që ne të gjejmë mënyra të ndryshme si t'u shërbejmë të tjerëve dhe t'u sjellim atyre gëzim. Për të jetuar në këtë mënyrë, ne duhet jo vetëm të dëshirojmë për të tjerët gjërat e mira që duam për veten tonë, por edhe të dëshirojmë për ta gjëra edhe më të mira. Le të mësojmë përmendësh citatin e mëposhtëm nga Bahá'u'lláh-u: "I bekuar është ai që preferon vëllain e tij para vetvetes". 17 I bekuar 1. Është një pus dhe një kovë, por nuk ka asnjë mënyrë që të marrësh ujë. Amelia, duke përdorur zgjuarsinë e saj, gjen një litar për të lidhur kovën, e zbret kovën dhe merr ujë. Zgjuarsia e Amelias është një dhuratë e Perëndisë. Perëndia e ka bekuar Amelian me zgjuarsi. 2. Familja e Viktorit lutet çdo mëngjes në dhomën e ndenjjes në shtëpinë e tyre. Shtëpia e familjes së Viktorit është e bekuar. Preferon 1. Xhoni i pëlqen të hajë akullore me çokollatë dhe me vanilje, por kur i duhet të zgjedhë, ai zgjedh vaniljen. Ai preferon vaniljen. 2. Anindo mund të shkojë jashtë të luajë, ose të shkojë për të ndihmuar të atin në kopësht. Ajo vendos të ndihmojë të atin në kopësht. Anindo preferon të ndihmojë të atin. C. Histori: 'Abdu'l-Bahá-i preferonte rroba jo të shtrenjta për Veten e Tij. Kur kishte rroba të tepërta, Ai gjithmonë ua jepte të tjerëve. Një ditë Ai do të shkonte për vizitë te Guvernatori i 'Akká-s. Gruaja e Tij mendoi se palltoja e Tij nuk ishte mjaft e mirë për këtë rast. Kështu ajo me kohë shkoi te rrobaqepësi dhe porositi një pallto të mirë për 'Abdu'l-Bahá-in. Ajo mendoi se Ai me siguri nuk do ta vinte re që palltoja e Tij e vjetër ishte zëvendësuar; fundi i fundit, Ai dëshironte vetëm që palltoja të ishte shumë e pastër. Kur erdhi dita e vizitës te Guvernatori, për 'Abdu'l-Bahá-in ishte nxjerrë palltoja e re, por Ai filloi të kërkonte të vjetrën. Ai kërkoi pallton e Tij të vjetër, duke thënë se ajo që i kishin nxjerrë nuk ishte e Tij. E shoqja u përpoq t'i shpjegonte se për rastin ajo i kishte blerë Atij një pallto të re, por Ai nuk donte ta pranonte. Ai i tha asaj se me çmimin e kësaj palltoje ata mund të blinin pesë pallto të thjeshta nga ato që Ai vishte normalisht. Ai tha se nuk kishte asnjë arsye që të harxhonin kaq shumë para për një pallto pikërisht për Të. Nëse Ai kishte nevojë për një pallto të re, ata mund ta çonin pallton e shtrenjtë te rrobaqepësi dhe të porositnin pesë pallto të zakonshme për të njëjtën sasi parash. "Atëherë unë do të kem jo vetëm një pallto të re për vete, por edhe katër të tjera për t'ua dhënë të tjerëve!" D. Lojë: "Kërmilli" Të gjithë fëmijët rrjeshtohen duke lidhur duart me njëri-tjetrin. Fëmijët që ndodhen në njërën anë të rrjeshtit qëndrojnë në vend, ndërkohë që të tjerët fillojnë të ecin rreth e qark tyre.Pak nga pak ata formojnë një spirale në formën e një kërmilli. Variacione: a. Ata që janë në njërin cep fillojnë të formojnë një rreth, duke i vënë të tjerët në mes. (Duhet bërë kujdes të mos shkelin këmbët e njëri-tjetrit). b. Pasi të jetë formuar kërmilli, ata që janë në mes mund të ulen dhe të kalojnë poshtë këmbëve të të tjerëve, pa i shkëputur duart e njëri-tjetrit. E. Ngjyrosje: Vizatimi 9 MËSIMI 10 Mbasi të filloni mësimin me lutje, përsërisni me fëmijët dy lutjet që keni mësuar në mësimet e mëparshme. Pastaj vazhdoni me veprimtaritë e tjera. A. Këngë (përfshirë disa nga këngët e mëparshme): Vërtetësia Vërtetësia më shumë ndrit se drit' e diellit. Vërtetësia më shumë ndrit se drit' e diellit. Me vërtetësi, o njerëz, zbukuroni gjuhët tuaja. Me vërtetësi, o njerëz, zbukuroni gjuhët tuaja. Ndershmëria stolis shpirtin e çdonjërit. Ndershmëria stolis shpirtin e çdonjërit. Ndershmëria më shumë ndrit se drit' e diellit. Ndershmëria më shumë ndrit se drit' e diellit. B. Mësim përmendësh i citateve: Ne të gjithë dimë për gjëra të bukura që Perëndia ka krijuar për të stolisur jetët tona dhe për të sjellë gëzim në zemrat tona. Megjithatë, më shumë se gjërat materiale, janë cilësitë shpirtërore ato që i bëjnë të bukura qëniet njerëzore. Një nga cilësitë më të bukura që mund të stolisë jetët tona është ndershmëria. Kur ne e zbukurojmë veten tonë me ndershmëri, ne nuk marrim gjërat që u takojnë të tjerëve, dhe anjëherë nuk mashtrojmë asnjeri. Për të na ndihmuar të mësojmë këtë cilësi të ndershmërisë, le të mësojmë këtë citat të Bahá'u'lláh-ut: "Zbukuroni gjuhët tuaja, o njerëz, me vërtetësi dhe stolisini shpirtrat tuaj me ornamentin e ndershmërisë". 18 Zbukuroni 1. Maliti mbolli trëndafilë të bukur në kopësht. Trëndafilët e zbukurojnë kopshtin. 2. Sunili shpesh thoshte gënjeshtra, por tani ai thotë të vërtetën. Sunili e zbukuroi gjuhën e tij me vërtetësi. Stolisni 1. Një pikturë e bukur varkash me vela është e varur në mur. Piktura e stolis murin. 2. Në pranverë pemët janë të stolisura me lule të bukura. 3. Mamaja e Sindit stoliset me një palë vathë veçantë para se të shkojë në Festë. 4. Kur Akbari ishte djalë i vogël, vendosi ta stoliste karakterin e tij me cilësi shpirtërore. Ai zhvilloi një karakter shumë të bukur. C. Histori: Mullá Bahrami ishte një nga Bahá'í-të më të shquar të Iranit. Një ditë ai mori një letër që e dëshpëroi shumë. Fëmija i vogël i kushëririt të tij kishte vdekur. Meqë fëmija ishte Bahá'í, ata kishin bërë një funeral Bahá'í. Kjo i kishte zemëruar klerikët myslimanë, që u ankuan në polici. Babain e fëmijës e futën në burg. Pasi lexoi letrën, Mullá Bahrami u mendua thellë rreth këtij problemi dhe vendosi të shkonte të takonte një zyrtar të lartë qeveritar per t'i kërkuar ndihmë. Kur Mullá Bahrami arriti në shtëpinë e këtij zyrtari, e gjeti atë duke festuar me shumë mysafirë. Njëri prej tyre, duke parë që një njeri i veshur keq po hynte brenda, donte që atë ta nxirrnin jashtë. Por i zoti i shtëpisë e pa Mullá Bahramin dhe me shumë dashuri e respekt e ftoi atë të hynte brenda. Të gjithë të ftuarit u befasuan nga mirësjellja dhe ngrohtësia me të cilën zyrtari e trajtoi Mullá Bahramin, një njeri të varfër e të përvuajtur. I zoti i shtëpisë u shpjegoi: "Respekti që unë kam për Mullá Bahramin është krejt i merituar, sepse ai është një njeri i drejtë e i ndershëm edhe në momente provash". Mullá Bahrami shpjegoi problemin e tij dhe zyrtari me shumë kënaqësi shkroi në një copë letër urdhërin për lirimin e menjëhershëm të kushëririt të tij. Të ftuarit u befasuan dhe e pyetën zyrtarin se nga e dinte ai që Mullá Bahrami ishte një njeri kaq i ndershëm saqë të meritonte një respekt të tillë nga një zyrtar i lartë qeveritar. Zyrtari u përgjigj: "Disa kohë më parë unë kisha një borxh që duhej ta paguaja menjëherë, por nuk kisha sasinë e duhur të parave. Kështu bëra një marrëveshje me huadhënësin që ai të merrte si shkëmbim një pjesë të pronave të mia. Çështjen nuk mund ta gjykonte një shok i tij ose i imi, sepse secili prej nesh mund ta paguante atë që ta ndryshonte çmimin e pronës në favor të secilit. Kështu që ne i kërkuam një tregtari të dërgonte një nëpunës të tijin që të vlerësonte pronën. Ai dërgoi Mullá Bahramin. Për të qenë të sigurtë që prona ishte e mjaftueshme për të paguar të gjithë borxhin, unë shkova tek ai ditën që ai do të vlerësonte pronën dhe i ofrova atij nje çantë të madhe me para me qëllim që ai të vendoste në favorin tim. Ai nuk do t'i kishte fituar aq para edhe sikur të punonte shumë për gjashtë vjet, por ai nuk i pranoi ato. Ai tha se do të qe më mirë të prisnin dhe të shihnin pronën. Doli se Mullá Bahrami e vlerësoi pronën shumë më tepër sesa kisha menduar unë. Kështu që unë shkova që t'i jepja një çantë me më shumë para që ta kënaqja atë. Ai edhe këtë radhë nuk i pranoi ato. Ai tha se arsyeja e vetme që ai kishte vënë atë vlerë pronës ishte sepse ajo qe vlera e vërtetë e saj. Vlerësimi i gjërave ishte pjesë e punës së tij, për të cilën ai merrte një rrogë, dhe nuk do të ishte e drejtë që ai të merrte ndonjë gjë më tepër për të". "Tani", u tha zyrtari mysafirëve të tij, "ju mund ta vlerësoni pse unë them që Mullá Bahrami zotëron një ndershmëri e drejtësi që është shumë e rrallë në këto kohë. Ah, sikur çdo njeri të ishte aq i ndershëm sa Mullá Bahrami!" D. Lojë: "Katror, Rreth, Trekëndësh" Mësuesi përmend një renditje formash (p.sh: rreth, rreth, katror) dhe i kërkon njërit prej fëmijëve ta përsërisë atë. Pastaj fëmijës i kërkohet t'i vizatojë sipas renditjes. Çdo fëmije i jepen disa mundësi, duke përdorur çdo herë renditje të ndryshme. Nëse fëmija nuk e mban mend dot renditjen me tri forma, atëhere përdorni një renditje me dy forma. Nëse renditja me tri është e lehtë, përdorni një me katër. Variacione: a. Në vend që ta jepni renditjen me gojë, përgatisni disa fletë me renditje të ndryshme të vizatuara në to. Tregojani njërën nga fletët çdo fëmije dhe pasi t'i kenë parë, ta përsërisin atë, në fillim me gojë dhe pastaj ta vizatojnë në letër. b. Kjo mund të bëhet me renditje veprimesh. P.sh: kërce, kthehu, prek gishtat e këmbëve, prek hundën tënde, rrih shuplakat, bëj një hap përpara. E. Ngjyrosje: Vizatimi 10 MËSIMI 11 Duke filluar nga ky mësim dhe duke vazhduar me katër mësimet e tjera, fëmijët do të mësojnë përmendësh një lutje të re. Prandaj, pasi ta keni nisur mësimin me lutje, do t'ju duhet t'u shpjegoni atyre kuptimin e fjalëve dhe fjalive në lutjen e mëposhtme dhe t'i ndihmoni ata për të mësuar përmendësh dy fjalitë e para. "O Zoti im! O Zoti im! Unë jam një fëmijë i njomë. Më ushqe nga gjiri i mëshirës Sate, më ushtro me dashurinë Tënde, më eduko në shkollën e udhërrëfimit Tënd dhe më zhvillo nën hijen e bujarisë Sate. Më shpëto nga errësira, më bëj një dritë vezulluese; më çliro nga trishtimi, më bëj një lule të kopshtit të trëndafilave; më lejo të bëhem shërbyes në pragun Tënd dhe më dhuro prirjen e natyrën e të drejtit; më bëj shkak bujarie për botën njerëzore dhe kurorëzoje kokën time me diademën e jetës së përjetshme! Me të vërtetë, Ti je i Pushtetshmi, i Fuqishmi, Shikuesi, Dëgjuesi". 19 Veprimtaritë e tjera të këtij mësimi janë këto që vijojnë: A. Këngë (përfshirë një përsëritje të këngëve të mësuara deri tani): Ji gurrë bujarie Ji një gurrë, Ji një burim, Ji një gjë që rrjedh pa pushim. Po ta bësh këtë, me të vërtetë Lumturia me ty do të jetë. Çdo ditë zemra duhet hetuar A ka gjë aty për ta dhuruar? Lumturinë ti kërko, Prandaj zemrën tënde Dhe shpirtin tënd dhuro. Po ta bësh këtë, me të vërtetë Perëndia me ty gjithmonë do jetë. B. Mësim përmendësh i citateve: Perëndia është shumë bujar me krijesat e Tij. Ai kujdeset për secilin nga ne. Ai i jep ushqimin e përditshëm çdonjërit. Ai na ka dhënë ne shumë dhunti, si shikimin, dëgjimin dhe inteligjencën. Ashtu si Perëndia është bujar me ne, Ai na do të jemi bujarë me njëri-tjetrin. Ne duhet t'u japim gjithçka kemi atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë. Në mënyrë që të mos harrojmë të jemi bujarë, le të mësojmë përmendësh këtë citat nga Bahá'u'lláh-u: "Të japësh e të jesh bujar janë veti të Miat; lum ai që stoliset me virtytet e Mia". 20 Bujar 1. Ramiu dhe Raxhi kishin kursyer ca para. Ata vendosën të blinin disa libra për vëllezërit dhe motrat e tyre më të vegjël. Ramiu dhe Raxhi janë bujarë. 2. Znj. Marfi harxhoi gjithë mëngjesin duke bërë torta. Përpara se t'i çonte ato në qytet për t'i shitur, ajo u dha dy torta të mëdha fqinjëve. Znj. Marfi është bujare. Veti 1. Suela i dha një trëndafil të bukur mësuesit. Bukuria është një veti e trëndafilit. 2. Guri është shumë i fortë. Fortësia është një veti e gurëve. 3. "Një nga vetitë e tua është se ti je e gatshme të punosh shumë", i tha mësuesi Karolinës. Stolis 1. Sonte është Festa e Nëntëmbëdhjetë Ditëve. Fëmijët mblodhën lule për t'i vendosur në dhomën e takimit. Fëmijët e stolisën dhomën e takimeve me lule. 2. Ta Zhen ka buzëqeshje të bukur. Të shumtën e kohës një buzëqeshje stolis fytyrën e tij. C. Histori: Një ditë Bahá'u'lláh-u e dërgoi 'Abdu'l-Bahá-in të inspektonte punën e barinjve që kujdeseshin për delet e Tij. 'Abdu'l-Bahá-i në atë kohë ishte një fëmijë i vogël, dhe përndjekjet kundër Bahá'u'lláh-ut dhe familjes së Tij ende nuk kishin filluar. Bahá'u'lláh-u kishte një sasi të madhe toke në male dhe zotëronte tufa të mëdha delesh. Kur inspektimi u krye dhe 'Abdu'l-Bahá-i ishte gati të largohej, burri që e kishte shoqëruar Atë tha: "Babait yt e ka zakon të lërë një dhuratë për secilin bari". 'Abdu'l-Bahá-i qëndroi i heshtur për disa çaste, sepse nuk kishte asgjë që t'u jepte atyre. Por burri këmbënguli që barinjtë po prisnin diçka. Atëherë 'Abdu'l-Bahá-i pati një ide që e gëzoi shumë. Ai do t'u jepte barinjve delet për të cilat ata kujdeseshin! Bahá'u'lláh-u u kënaq shumë kur dëgjoi për mendimet bujare të 'Abdu'l-Bahá-it kundrejt barinjve. Ai me humor tërhoqi vëmendjen që gjithësecili të tregonte kujdes për 'Abdu'l-Bahá-in, sepse ndonjë ditë Ai do të dhuronte edhe Veten e Tij. Sigurisht, kjo është tamam ajo që bëri 'Abdu'l-Bahá-i gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës së Tij. Ai i dha njerëzimit çdo gjë që kishte, çdo moment të jetës së Tij, që të na bashkonte dhe të na sillte lumturinë e vërtetë. D. Lojë: "Binjakët" Dy, tre ose katër fëmijë qëndrojnë kurriz më kurriz dhe ulen ndenjur. Pastaj ata lidhin krahët me njëri-tjetrin në bërryla dhe përpiqen të ngrihen në këmbë. E. Ngjyrosje: Vizatimi 11 MËSIMI 12 Ky mësim përsëri fillon me lutje dhe vazhdon me mësimin përmendësh të lutjes që e paraqitët në mësimin e mëparshëm. Veprimtaritë e tjera të mësimit janë: A. Këngë (përfshirë disa këngë të mëparshme): Krijesa të Perëndisë Krijesat e kësaj bote të madhe, Ecin ato a fluturojnë në lartësi, Janë pjesë e krijimit të Perëndisë Siç jemi un' e ti. Kori: Ja pse i trajtojmë ato me dashuri. Mos harroni se kështu, Për krijim'n e Perëndis' kujdes duke treguar, Bekime sjell për ju. Qeni që ruan te dera e shtëpisë Është shoku ynë besnik, Dhe lopën e qum'shtit ne falënderojmë Dhe bletët që në erë vijn' e shkojnë. Kori Gomari mbi shpinë barrën mban, Në prehrin tonë macja kerrnjon, Dhe zogu ëmbël ia thotë, Kur gjumi qepallat na rëndon. Kori B. Mësim përmendësh i citateve: Perëndia do që Bahá'í-të të punojnë për të mirën e njerëzimit. Ai do që çdo gjë që krijon përçarje ndërmjet njerëzve të zhduket, në mënyrë që të gjithë të mund të jetojnë së bashku si një familje. Që të ndodhë kjo, ne duhet të pastrojmë zemrat tona nga ndjenjat e këqia ndaj të tjerëve. Ne duhet të shoqërohemi me njerëz të çdo besimi, race, kombi dhe klase në frymën e mirësisë e të dashurisë. Që ta mbajmë mend këtë, le të mësojmë përmendësh këtë citat nga Bahá'u'lláh-u: "Lum ai që shoqërohet me të gjithë njerëzit në një frymë mirësie e dashurie të thellë". 21 Shoqërohet 1. Çafkat e bardha dhe çafkat e përhime janë dy lloje shpendësh që jetojnë në livadhe. Ato shpesh shihen së bashku. Këto dy lloje shpendësh shoqërohen me njëri-tjetrin. 2. Në Festën e Nëntëmbëdhjetë Ditëve njerëz të racave të ndryshme ishin aq të shoqëruar me njëri-tjetrin, sa mund të thoje që të gjithë e donin njëri-tjetrin. C. Histori: Hakim Áqá Xháni, një doktor hebre, shkonte me nxitim pas Muhamet-Beqirit, që me llampë në dorë, vraponte drejt shtëpisë së tij përmes rrugëve të ngushta të Hamadanit. Gruaja e tij kishte konvulsione dhe ishte gati në të vdekur. Disa orë më parë Hakim Áqá Xháni e kishte vizituar atë dhe i kishte dhënë disa hapje për t'i ulur ethet që kishte, megjithatë gjendja e saj ishte keqësuar. Sapo mbërriti tek shtrati i saj ai u bë dhé nga gabimi që kishte bërë. Në vend që t'i jepte kininë ai i kishte dhënë strikninë, që është një helm i fortë. Gruaja ishte shumë rëndë dhe kishte shumë mundësi që ajo të vdiste për shkak të gabimit të mjekut. Duke sjellë ndërmend keqtrajtimin që hebrenjtë pësonin nga duart e myslimanëve të atij qyteti, Hakim Áqá Xháni kishte frikë që, në rast se gruaja vdiste, ai dhe familja e tij, si dhe hebrenjtë e tjerë të qytetit do të vriteshin. Keto mendime e bënë atë të dridhej dhe ai as që po e dëgjonte Muhamet-Beqirin, i cili po e pyeste pse po dridhej dhe ishte aq i shqetësuar. Doktori vendosi të tregonte të vërtetën dhe shpjegoi gabimin e tij. Për habinë e tij të madhe, Muhamet-Beqiri iu përgjegj: "Çdo njeri mund të gabojë. Ti nuk e bëre me qëllim. Edhe sikur gruaja ime të vdesë, asnjeri nuk do t'ju fajësojë ju". Doktori nuk mund t'u besonte veshëve të tij. Atij i dukej e pamundur që një mysliman t'i fliste kështu një hebreu. Por meqë duhej të vepronte shpejt, ai vrapoi në farmacinë më të afërt dhe bleu ilaçin me të cilin shpresonte t'i shpëtonte jetën gruas. Ai harxhoi gjithë natën pranë saj duke bërë çdo gjë që ishte e mundur për ta shpëtuar atë. Muohamet-Beqiri e ndihmoi doktorin me aq sa kishte mundësi dhe u tregua shumë i sjellshëm, miqësor e i dashur me të. Më në fund, kur zbardhi drita e mëngjesit, gruaja dha shenja se rreziku kishte kaluar dhe se ajo do të përmirësohej. Hakim Áqá Xháni ishte shumë i hutuar nga kortezia e mirësjellja që kishte treguar ndaj tij Muhamet-Beqiri. Ai nuk mund ta fshihte habinë e tij dhe më në fund e pyeti Muhamet-Beqirin se përse e kishte trajtuar atë me aq mirësjellje. "Arsyeja", shpjegoi Mohammed-Beqiri, "është se gruaja ime dhe unë jemi Bahá'í dhe i duam njerëzit e të gjithë besimeve të tjera". Kjo është historia sesi Hakim Áqá Xháni u tërhoq nga Besimi Bahá'í. Më pas ai u bë besimtar. D. Lojë: "Cilësia e fshehur" Të gjithë fëmijët formojnë një rreth me duart përpara. Mësuesja mban në dorë një monedhë ose një gur. Monedha përfaqëson një cilësi, p.sh. "mirësjellje". Pastaj ndërsa ecën rreth e qark, mësuesja i kalon duart mbi duart e secilit prej fëmijëve dhe thotë: "Xhoni është i sjellshëm, Marta është e sjellshme, Dervi është i sjellshëm, etj." Çdo fëmijë mbyll duart e tij sikur mësuesja t'ia kishte dhënë atij monedhën. Mësuesja në fakt e lë monedhën në duart e vetëm njërit prej fëmijëve. Kur të ketë mbaruar së ecuri rotull gjithë rrethit, njëri prej fëmijëve mundohet të gjejë se kush e ka monedhën, duke thënë p.sh. "Kenxhi është shumë i sjellshëm". Pastaj Kenxhi duhet ti hapë duart e tij dhe të tregojë në se e ka apo jo monedhën. Fëmija ka tri mundësi për të gjetur se kush e ka monedhën. Pastaj loja përsëritet duke përdorur një cilësi tjetër. E. Ngjyrosje: Vizatimi 12 MËSIMI 13 Mësimi fillon me lutje të recituara nga ju dhe nga disa prej fëmijëve. Pastaj fëmijët duhet të vazhdojnë mësimin përmendësh të lutjes që filluan në Mësimin 11. Veprimtaritë e tjera të orës së mësimit janë këto: A. Këngë (përfshirë disa këngë të mëparshme): Dua të jem i lumtur Ka diçka që s'duhet ta harrojmë. Në këtë besim ne duhet të tregojmë Se njerëz të veprave, jo të fjalëve, ne jemi. Vetë jeta jonë Besimin tonë mikut e armikut t'ia tregojë. Kori: Dua të jem i lumtur, dhe i fortë në qëndrime, Shërbëtor të jem i Tij Gjatë tërë jetës sime. Kështu ligjeve të Perëndisë t'u bindem duhet unë. Po, ligjeve të Perëndisë t'u bindem duhet unë. Ka diçka që s'duhet ta harrojmë. Në këtë botë salltanetsh e paradash Njerëzit të lodhur janë nga fjalët boshe. Në praktikë duan ata të shohin si e zbatoni ju atë që thoni. Kori B. Mësim përmendësh i citateve: Perëndia është i Gjithëfuqishëm. Nga dashuria e Tij e pafund, Ai krijoi njeriun. Prandaj ne duhet ta duam Atë dhe t'u bindemi urdhrave të Tij. Ne duhet t'u bindemi urdhrave të Perëndisë jo vetëm kur është e lehtë për t'i zbatuar ato, por edhe kur prova e vështirësi shfaqen në jetën tonë. Ne duhet të jemi të bindur ndaj Perëndisë, dhe të duruar në kohë sprovash. Që ta mbajmë mend këtë, le të mësojmë përmendësh fjalët e mëposhtme nga Bahá'u'lláh-u: "Shenja e dashurisë është qëndrueshmëria nën urdhërin Tim dhe durimi nën sprovat e Mia". 22 Shenjë 1. Vëllai i vogël i Nensit, Niku, ishte shumë i sëmurë natën e shkuar dhe të gjithë ishin shumë të shqetësuar. Sot ai është i gëzuar dhe sytë e tij shkëlqejnë. Kjo është një shenjë që tregon se Niku po bëhet më mirë. 2. Kalia i dha së motrës një buqetë me lule. Kalia e do shumë të motrën. Buqeta me lule është shenjë e dashurisë së saj. Qëndrueshmëri 1. Megjithëse foshnja kishte qarë gjithë ditën, Karolina vazhdoi ta përkundëte e të kujdesej për të me dashuri. Karolina nuk u këput duke vazhduar të kujdesej për foshnjën. Karolina tregoi qëndrueshmëri. 2. Djemtë përpiqeshin gjithnjë ta fusnin Adin në zënka, por Adi e dinte që kjo ishte e gabuar, kështu që i shmagte zënkat. Adi tregoi qëndrueshmëri. Urdhër 1. Xherri lutet çdo ditë në mëngjes dhe në mbrëmje. Lutja e përditshme është porosi e Perëndisë. Duke u lutur, Xherri ndjek urdhrin e Perëndisë. 2. Tereza kurrë nuk thotë gënjeshtra. Tereza i bindet porosisë së Perëndisë për të thënë të vërtetën. Tereza i bindet urdhrit të Perëndisë. C. Histori: Na ishte një herë një njeri që quhej Haxhi Muhamet i cili qe një gjahtar shumë i mirë. Plumbat e tij gjithnjë qëllonin në shenjë. Madje ai mund të qëllonte një zog të vogël në fluturim e sipër ndërsa vraponte me galop mbi kalë. Një ditë me pushkën në krah ai takoi një grup Bahá'í-sh që kishin dalë për ekskursion me Bahá'u'lláh-un dhe vendosi të bashkohej me ta. Kur Bahá'u'lláh-u pa që Haxhi Muhameti po bëhej gati të përdorte pushkën, i tha atij të mos qëllonte mbi zogjtë e pafajshëm. Haxhi Muhameti nuk i kushtoi vëmendje fjalëve të Tij, sepse e kishte mendjen te gjuetia që ai e donte aq shumë. Kështu ai vazhdoi të qëllonte mbi çdo zog që shihte. Por ai u çudit shumë kur pa që asnjë nga plumbat e tij nuk po godiste asnjë zog. Ai qëlloi një herë, dy herë, shumë herë, por nuk vrau as edhe një zog. Ai qëllonte mbi zogj të mëdhenj dhe mbi zogj të vegjël, por pa sukses. Grupi po kthehej nga ekskursioni kur Haxhi Muhametit i zuri syri një zog të madh, të bardhë e të bukur. Ai ishte aq i madh sa nuk mund të fluturonte shpejt dhe Haxhi Muhameti mendoi se do të qe shumë e lehtë ta vriste atë. Plumbi i parë nuk qëlloi në shenjë. Pastaj ai hapi zjarr edhe katër herë të tjera, por asnjë herë nuk qëlloi në shenjë. Në panik e sipër zogu i frikësuar fluturoi afër tyre. Haxhi Muhameti mendoi se këtë radhë qe e pamundur të mos e godiste. Ai qëlloi edhe dy herë të tjera, por zogu shpëtoi. Haxhi Muhameti u habit dhe filloi të mendonte rreth gjithë incidentit që ndodhi. Sakaq ai kuptoi diçka shumë të rëndësishme. Ai e kuptoi se Bahá'u'lláh-u i kishte dhënë një urdhër të qartë, por duke e pasur mendjen tek ajo që donte të bënte, ai s'ia kishte vënë veshin Bahá'u'lláh-ut. Atë ditë Haxhi Muhameti mori një vendim të prerë që të zbatonte kurdoherë porositë e Perëndisë. D. Lojë: "I verbëri" Një fëmije i lidhen sytë. Një fëmijë tjetër bëhet udhëheqësi i tij dhe e drejton atë rreth e qark, duke u kujdesur që asgjë të mos i ndodhë atij. Variacione: a. Disa radhë fëmijësh që i kanë sytë e lidhur formojnë një tren dhe dikush i drejton ata. b. Personin me sytë e lidhur e drejtojnë rreth pengesash (trungje pemësh, hendekë, shkëmbinj, goma etj.). c. Për të rritur aftësinë e fëmijëve për të dhënë e marrë udhëzime, personi me sy të lidhur mund të drejtohet vetëm nga zëri i dikujt. Drejtuesi (dhe ndoshta mësuesi) e ndjekin atë nga afër që ta mbajnë në rast se pengohet. E. Ngjyrosje: Vizatimi 13 MËSIMI 14 Pas lutjeve, fëmijët vazhdojnë të mësojnë përmendësh lutjen e paraqitur në Mësimin 11. Gjatë këtij mësimi fëmijët duhet të mësojnë të gjithë lutjen, kështu që në mësimin tjetër të mund ta përsërisin atë. Veprimtaritë e tjera të mësimit janë këto: A. Këngë (përfshirë disa prej të mëparshmeve): Dashuria Ime është kështjella Ime O bir i qenies, Dashuria Ime është kështjella Ime. Kush hyn në të Është i paprekshëm e i sigurt Dhe kush largohet prej saj Me siguri do të humbasë e do të marrë fund. O bir i qenies, Dashuria Ime është kështjella Ime. O bir i qenies, Dashuria Ime është kështjella Ime. B. Mësim përmendësh i citateve: Dashuria e Perëndisë është si një kështjellë. Kështjella është një godinë e madhe me mure të fortë, të trashë dhe me dyer e dritare nga të cilat askush nuk mund të hyjë me forcë. Nëse dikush dëshiron të na godasë dhe ne shkojmë në këtë kështjellë, jemi jashtë rrezikut. Të duash Perëndinë është tamam si të ndodhesh brenda kësaj kështjelle, një kala ku askush nuk mund të na bëjë dëm, ku ne jemi plotësisht të mbrojtur. Le të mësojmë përmendësh citatin e mëposhtëm nga Bahá'u'lláh-u: "O Bir i Qenies! Dashuria Ime është kështjella Ime; kush hyn në të është i paprekshëm e i sigurt, dhe kush largohet prej saj, me siguri do të humbasë e do të marrë fund". 23 Kështjellë 1. Për t'u mbrojtur nga armiqtë, njerëzit ndërtuan një mur të madh rreth e qark qytetit. Qyteti u kthye në një kështjellë. 2. Një djalë fqinjë me Denin e gjuante atë shpesh me gurë. Në fillim kjo e frikësonte Denin dhe e zemëronte atë, por ai e dinte se nuk duhej t'i kundërpërgjigjej. Ai kishte mësuar të sillte ndërmend dashurinë e Perëndisë dhe të mbështetej në mbrojtjen e Tij. Dashuria e Perëndisë u bë një kështjellë për Denin. Pas njëfarë kohe djali u bë shok i Denit. I paprekshëm e i sigurt 1. Delet humbën në kaçube dhe Beni duhet t'i gjente ato nëmënyrë që qentë e egër të mos i mbytnin. Tani delet janë kthyer në vathë, të paprekshme e të sigurta. 2. Shokët e Markut po e kritikonin atë. Në fillim ai u mërzit, por më pas ai e ktheu zemrën e tij ndaj Perëndisë dhe ndjeu dashurinë e tij. Duke e kthyer zemrën e tij ndaj Perëndisë, Marku ishte i paprekshëm e i sigurt. Merr fund 1. Kur druri digjet në zjarr, më së fundi zhduket krejtësisht dhe nuk ekziston më si më parë. Ai merr fund. 2. Pasi gjethet bien nga pemët, ato bëhen pluhur dhe zhduken në dhé. Ato marrin fund. C. Histori Na ishin një herë tre peshq të vegjël. Ata jetonin në një liqen të madh dhe ishin shumë të lumtur që luanin e notonin gjithë ditën në ujë. Liqeni ishte i parrezikshëm. Nuk kishte peshq të mëdhenj apo krokodilë të uritur. Uji ishte shumë i qetë dhe nuk kishte rryma të forta që mund t'i ndanin ata nga nëna e tyre. Peshq të tjerë jetonin në liqen, kështu që tre peshqit e vegjël kishin mjaft shokë për të luajtur. Ata bënin gara, notonin njëri para tjetrit. Ata kërcenin në ajër dhe zhyteshin thellë në fund të liqenit. Ata luanin gjithashtu një lojë që quhej "fshihu". Ata fshiheshin mbrapa shkëmbinjve e bimëve dhe kur mamaja, babai ose gjyshërit kalonin pranë, ata dilnin me shpejtësi nga vendi ku ishin fshehur duke thirrur për t'i trembur ata. Të rriturit bënin sikur trembeshin, pasi e dinin se nuk kishte asgjë në liqen që t'u shkaktonte ndonjë të keqe. Një ditë tre peshqit e vegjël shkuan në një pjesë të liqenit ku nuk kishin qenë kurrë më parë. Ata filluan të luanin, duke notuar shpejt dhe duke kërcyer në ajër. Në njërin prej kërcimeve njëri prej peshqve të vegjël pa një mur shumë të madh. Ai nuk kishte parë kurrë një gjë të tillë! Ai u fut shpejt përsëri në ujë dhe u tha dy vëllezërve të tij se çfarë kishte parë. Vëllezërit nuk e besuan. Ata e pyetën, "e ç'bën ky mur këtu në liqenin tonë?" "Nuk e di", u përgjigj ai. "Por nëse ju nuk më besoni, kërceni në ajër dhe do ta shihni atë". Dy vëllezërit, duke u tallur me tjetrin, morën vrull për të bërë një kërcim të madh.. Papritmas ata u përplasën në mur. "Oh" thirrën ata. Me hundë të lënduara, ata zgjatën kokën mbi ujë për të parë. Me te vërtetë ishte një mur. Dhe ishte i madh! Ata notuan përgjatë murit deri në buzë të liqenit dhe panë se muri shtrihej deri në breg. Ata notuan në anën tjetër dhe panë se muri shtrihej nga njeri breg në tjetrin. Ata u zhytën thellë dhe panë se muri arrinte deri në fund të liqenit. Tre peshqit e vegjël nuk mund ta shpjegonin pse ndodhej ai mur aty dhe vendosën të pyesnin gjyshin e tyre. Kur e gjetën, ai ishte duke fjetur, por ngaqë ishin shumë të merakosur për të mësuar rreth murit ata e zgjuan atë. "Gjysh!" thirrën ata me një zë. "Ka një mur!" tha peshku i parë. "Shtrihet nga njëri breg në tjetrin" tha i dyti. "Arrin deri në fund të liqenit!" tha i treti. "Çfarë?" tha gjyshi. "Një mur?" "Po!" thanë ata menjëherë. "Një mur?" tha përsëri gjyshi duke ndukur qimet e mjekrës. "Ç'punë ka muri atje, gjysh?" pyetën tre peshqit e vegjël. "Është një digë! Ajo na mban ne jashtë rrezikut", tha gjyshi. "Ajo i mban jashtë krokodilët, peshqit e mëdhenj të uritur dhe kafshët e tjera që mund të na hanë ne. Ajo gjithashtu na ruan nga rrymat e forta që përplasen pas shkëmbinjve. Diga bën që uji të qëndrojë në liqen. Për shkak të digës ne nuk duhet të shqetësohemi për asgjë. Diga na mbron ne. Ajo është kështjella jonë". "Çfarë ka në anën tjetër të digës, gjysh?" e pyetën ata. "Ka shumë rreziqe", tha gjyshi. "Mund të ndodhë që nëse ju kaloni në anën tjetër të mos ktheheni më prap". Për njëfarë kohe, tre peshqit e vegjël u kënaqën me shpjegimin e gjyshit, por çdo ditë ata donin të dinin gjithnjë më shumë në lidhje me atë që ndodhej në anën tjetër të digës. Më në fund ata vendosën të shkonin dhe të shihnin. Ata u larguan shumë prej digës me qëllim që të merrnin vrull mirë dhe kërcyen sa më lart që mundën mbi digë. Gjëja e parë që panë në anën tjetër ishte se niveli i ujit ishte më i ulët se në liqen, kështu që ata ranë. Ata u trembën shumë dhe donin të ktheheshin sa më parë në liqen, por nuk dinin se si! Ata vazhdonin të binin përherë e më poshtë, deri sa më në fund ata ranë në ujë, duke u përplasur aq fort, saqë i dhembi gjithë trupi. Uji rridhte me shumë rrëmbim dhe i mori ata me vete duke i larguar nga diga, i përplasi pas shkëmbinjve dhe ua çorri hundët në rërë. Më në fund ata arritën një vend ku uji nuk rridhte me aq rrëmbim. Ata u shtrinë mbi disa gurë të lëmuar për t'u çlodhur. "Më dhemb i gjithë trupi," tha peshku i parë i vogël. "Që nga koka deri në bisht", tha i dyti. "Ne kurrë nuk duhet ta kishim lënë liqenin", tha i treti. Befas, një krokodil kaloi aty pranë. Ata nuk kishin parë ndonjë krokodil më parë, dhe kur panë gojën e tij plot dhëmbë, thirrën të gjithë menjëherë: "Fshihuni!" Për fatin e tyre të mirë, një peshk tjetër që se kishte parë krokodilin, kaloi aty pranë. Krokodili u kthye drejt tij dhe e kullufiti të tërin me një kafshatë. Kur ai ktheu kokën përsëri, të tre peshqit e vegjël ishin fshehur prapa shkëmbinjve. Krokodili notoi më tutje duke kërkuar ushqim tjetër. "A e patë si e kullufiti?" i pyeti peshku i parë vëllezërit e tij. "Po," tha i dyti. "Së shpejti do të na kullufitë edhe ne", tha i treti. Zemrat e tyre rrahën fort dhe bishtat e tyre u drodhën. "Hajde të largohemi që këtej", thanë ata. Ata filluan të notojnë përgjatë lumit, duke luftuar kundër rrymës. Duke çarë rërën ma bark, duke kaluar me mundim nga një shkëmb në tjetrin dhe duke notuar me të gjitha fuqitë, ata notonin drejt digës. Ata luftuan e luftuan pa u ndalur. Kur më në fund arritën në këmbët e digës, nxorrën kryet mbi ujë dhe, duke u kapur pas shkëmbinjve që të mos i rrëmbente rryma përsëri, hodhën vështrimin lart. Diga ishte aq e lartë saqë ata i humbën të gjitha shpresat për të kërcyer mbi digë. "Ne kurrë nuk do të kthehemi në kështjellën tonë", thanë ata duke qarë. Pikërisht në atë moment një peshk i madh i uritur notoi pranë tyre. Kur peshqit e vegjël e panë, sytë sa nuk u dolën vendit nga frika! Ai erdhi më pranë tyre me gojën e hapur cep më cep. Nuk kishte më kohë për të ikur e për t'u fshehur. Pa u ndalur për të menduar, ata kërcyen aq lart sa mundën, të tre njëherësh! Frika u dha atyre aq forcë saqë kërcyen mjaft lart mbi digë dhe ranë përsëri në anën tjetër të saj në liqen. "Kurrë nuk do ta lemë përsëri kështjellën tonë!" thirrën ata dhe notuan drejt nënës së tyre. D. Lojë: "Kush po troket në derën time?" Një fëmije i lidhen sytë dhe ulet në një stol me kurrizin e kthyer nga gjithë të tjerët. Mësuesi tregon me gisht një nxënës tjetër, i cili afrohet tek fëmija që është i ulur dhe troket në stol. Fëmija që është i ulur thotë: "Kush po troket në derën time?" Tjetri duke u përpjekur të ndërrojë zërin thotë: "Jam unë". Fëmija që është ulur përpiqet të gjejë se kush është ai që troket. Fëmija me sy të lidhur ka tri mundësi për të gjetur se kush po troket, pastaj e ka radhën një fëmijë tjetër t'i lidhen sytë. E. Ngjyrosje: Vizatimi 14 MËSIMI 15 Ky është mësimi i fundit i këtij kursi. Ashtu siç e dini, gjatë vitit, ju do të përsërisni çdo mësim të paktën tre herë me qëllim që fëmijët ta përvetësojnë mirë përmbajtjen e tij. Mbani mend se në këtë mësim, mbas lutjeve fëmijët duhet të përsërisin lutjen që po mësojnë në katër mësimet e fundit. Veprimtaritë e tjera të mësimit janë si më poshtë: A. Këngë (përfshirë këngë të mësuara më parë): Ja si duhet Bahá'í-të të jenë Un'e dua Mjeshtrin, Mjeshtri më do mua. Ai më tregon si duhet Bahá'í-të të jenë. Të besojn' besnikërisht te Perëndia, Ja si duhet Bahá'í-të të jenë Un'e dua Mjeshtrin, Mjeshtri më do mua. Ai më tregon si duhet Bahá'í-të të jenë. Vazhdimisht për udhrrëfim të luten, Ja si duhet Bahá'í-të të jenë. Un'e dua Mjeshtrin, Mjeshtri më do mua. Ai më tregon si duhet Bahá'í-të të jenë. Vullneti i Perëndisë, jo imi, do të jetë lutja ime. Ja si duhet Bahá'í-të të jenë. B. Mësim përmendësh i citateve: Ndonjëherë situatat në jetë bëhen të vështira dhe ne nuk dimë ç'të bëjmë. Perëndia, Krijuesi ynë, di gjithçka. Ai e di kur dikush është i mërzitur ose në hall. Ai na do dhe na vëzhgon në çdo moment të jetës sonë. Ne duhet ta mbështesim vendosim gjithë besimin tonë te Perëndia kur kemi nevojë për ndihmë, t'i drejtohemi Atij për ndihmë. Për të na ndihmuar të sjellim ndërmend t'i drejtohemi gjithmonë Perëndisë, le të mësojmë përmendësh citatin e mëposhtëm: "Mbështeteni besimin te Perëndia dhe i leni punët tuaja në dorën e Tij". 24 Besim 1. Eduardi kishte një problem dhe shkoi te Hun Vei për ndihmë. Eduardi e di që Hun Vei do të bëjë ç'është e mundur për ta ndihmuar atë. Eduardi ka besim Hun Veit. 2. Atieno do të riparojë çatinë e shtëpisë së saj, por nuk e bën dot vetëm atë. Shokët i thanë Atienos se do ta ndihmonin. Duke pasur besim te shokët e saj, Atieno blen materialet. Punët 1. Këtë mëngjes z. Paulson shkoi të takonte gjykatësin, pastaj shkoi në treg dhe më vonë në shtëpinë e kushëririt të tij. Në çdo vend ai kishte shumë gjëra për të bërë. Ai duhej të merrej me shumë punë. 2. Roza kujdeset për vëllezërit dhe motrat e saj të vegjël, bën detyrat e shtëpisë që i kanë caktuar në shkollë, dhe viziton një komshi që është i sëmurë. Roza është shumë e zënë duke u marrë me punët e saj. C. Histori Sinái ishte tashmë shumë i moshuar. Për shumë vjet ai kishte udhëtuar gjithandej për t'u mësuar njerëzve Besimin Bahá'í. Sot ai do të nisej në një udhëtim të ri mësimdhënieje. Djali i tij, Habibi, do ta shoqëronte atë për herë të parë. Binte borë dhe ishte shumë ftohtë, por Sináit nuk i durohej të nisej, kështu që ata përgatitën mushkat dhe u nisën për rrugë. Ditën e parë ata udhëtuan deri natën vonë derisa gjetën një qytet ku mund të pushonin dhe të hanin diçka. Megjithëse nuk ishte një qytet i rrezikshëm, njerëzit nuk ishin shumë miqësorë, kështu që Sináit dhe Habibit iu desh të flinin në një stallë. Stalla ishte shumë e vjetër sa dukej sikur më shumë shi binte brenda sesa jashtë. Ata e kaluan natën duke pritur agimin, kur mund të vazhdonin udhëtimin e tyre. Më në fund doli dielli dhe ata u hipën përsëri mushkave. Ata udhëtuan gjithë ditën pa pushim, por në mbrëmje i vetmi vend që mundën të gjenin për të fjetur ishte një hotel i vjetër e i pistë. Shtretërit ishin plot çimka, kështu që ata e kaluan gjithë natën pa gjumë. Kështu udhëtuan ata për shumë ditë me radhë. Një ditë Habibi i tha të atit: "Tani e mora vesh pse vëllai i madh nuk donte të vinte në këtë udhëtim". Sinái qeshi dhe tha: "Po, ndonjëherë është ca e bezdisshme të udhëtosh në këto anë". Pavarësisht nga vështirësitë, ata u gëzuan shumë kur arritën në një qytezë ku kishte Bahá'í-nj. Bahá'í-të i prisnin gjithmonë ata me gëzim dhe Sinái i inkurajonte e i ndihmonte ata t'i kuptonin më mirë mësimet e Bahá'u'lláh-ut. Një ditë Sinái i tha Habibit: "Jemi shumë afër një qyteti ku banon një miku im i ngushtë Bahá'í. Na duhet vetëm të kalojmë përmes një fshati për të arritur atje. Unë nuk njoh asnjeri në atë fshat, dhe nëse kalojmë përmes tij pa ndaluar, mund të arrijmë në shtëpinë e mikut tim në mbrëmje". Dhe kështu u nisën. Shumë shpejt filloi të binte shi. Ndërsa kalonin nëpër fshat, ata ishin bërë qull, por vazhduan të ecnin pa u ndalur. Për shkak të shiut, lumi ishte fryrë dhe kishte përmbytur pyllin. Ishte shumë e vështirë të gjeje rrugën dhe kur ra nata ata humbën.Për më keq, Sinái u sëmur. Pas pak ai u paralizua dhe nuk mundej as të fliste. Habibi vendosi ta çonte të atin përsëri në fshatin që kishin kaluar. Ndoshta atje do të gjenin të paktën një stallë ku të flinin. Më në fund, gjysmë të ngrirë nga të ftohtit dhe të lyer me baltë, ata hynë në fshat. Banorët e atjeshëm i pritën me ngrohtësi e miqësi. Ata i dërguan menjëherë në një shtëpi, ku i zoti ndezi zjarrin, e shtriu Sináin në shtrat, e mbuloi me batanie dhe bëri çmos për ta ndihmuar. Një grua e moshuar qëndroi tek koka e tij gjithë natën dhe nuk mund t'i mbante lotët. Në orët e para të mëngjesit gjendja e Sináit u përmirësua dhe ai përsëri mund të fliste. Sinái filloi të bisedonte me gruan e moshuar, e cila i tha se kishte parë në ëndërr Sinán dhe djalin e tij tri ditë më parë. Në ëndërr ajo e kishte parë Sinán të shtrirë pa ndjenja, pikërisht ashtu siç e kishin gjetur një natën më parë. Kështu që ajo e dinte se vizita e tij duhej të kishte një domethënie të veçantë. Gruaja e moshuar e pyeti Sináin: "Për ku ishit nisur?" Sinái iu përgjigj "Ishin nisur për të vizituar një mikun tonë në qytetin më tutje". Duke folur me kujdes, Sinái zbuloi se miku i tij ishte nipi i gruas së moshuar dhe se ajo ishte gjithashtu Bahá'í. Dhe me të vërtetë, për habinë e tyre, të gjithë banorët e atij fshatit ishin Bahá'í-nj. E madhe është fuqia dhe udhëheqja e Perëndisë. Ai bëri që të binte shi dhe të përmbytej pylli. Ai bëri që ata të humbnin rrugën dhe Sinái të sëmurej, me qëllim që t'i udhëhiqte ata për në këtë fshat dhe t'i thellonte vëllezërit e motrat e tij. Askush nuk duhet të verë kurrë në dyshim fuqinë dhe udhëheqjen e Perëndisë. D. Lojë: "Ritmi" Të gjithë fëmijët ulen duke formuar një rreth. Shumë ngadalë ata kryejnë me rradhë veprimet e mëposhtme: 1. Përplasin këmbët një herë. 2. Rrahin shuplakat një herë. 3. Kërcasin gishtat. 4. E përsërisin veprimin disa herë. Kur secili të ketë mësuar të mbajë ritmin, lëreni grupin të thotë emrin e çdo fëmije me radhë, duke e thënë emrin në momentin e kërcitjes së gishtave. Pas kësaj, lëreni njërin prej fëmijëve të thotë emrin e secilit ndërkohë që ritmi vazhdon me zë të lartë. Variacion: Në vend të emrave, çdo person mund të thotë një formë, ngjyrë ose cilësi; ose të përdorë numra. E. Ngjyrosje: Vizatimi 15 REFERENCAT 1. 'Abdu'l-Bahá, Tablets of 'Abdu'l-Bahá [Tabela të 'Abdu'l-Bahá-it], vëll. III, f. 579. 2. 'Abdu'l-Bahá, Lutje Bahá'í, 2001, #37. 3. 'Abdu'l-Bahá, Rëndësia e arteve në përhapjen e Besimit, 2000, #21:1. 4. 'Abdu'l-Bahá, Lutje Bahá'í, #14. 5. Bahá'u'lláh, Qëmtime, 1995, #132:3. 6. 'Abdu'l-Bahá, Lutje Bahá'í, #12. 7. Bahá'u'lláh, Fjalët e Fshehura, nga arabishtja, #1. 8. Bahá'u'lláh, Lutje Bahá'í, #67. 9. Bahá'u'lláh, Qëmtime, #118:4. 10. 'Abdu'l-Bahá, Lutje Bahá'í, #63. 11. 'Abdu'l-Bahá, Bahá'í Prayers [Lutje Bahá'í], Wilmette 1985, f. 36-37. 12. Bahá'u'lláh, Fjalët e Fshehura, nga persishtja, #3. 13. Bahá'u'lláh, Qëmtime, #117:1. 14. 'Abdu'l-Bahá, Besueshmëria, #40. 15. Bahá'u'lláh, Qëmtime, #115:13. 16. Bahá'u'lláh, Fjalët e Fshehura, nga arabishtja, #42. 17. Bahá'u'lláh, Tabelat e Bahá'ulláh-ut, #6:38. 18. Bahá'u'lláh, Qëmtime, #136:6. 19. 'Abdu'l-Bahá, Lutje Bahá'í, #16. 20. Bahá'u'lláh, Fjalët e Fshehura, nga persishtja, #49. 21. Bahá'u'lláh, Qëmtime, #156:1. 22. Bahá'u'lláh, Fjalët e Fshehura, nga arabishtja, #48. 23. Po aty, #9. 24. Bahá'u'lláh, Fuqia e ndihmës hyjnore, #1650. Drejtimi i klasave për fëmijë Qëllimi Të zhvillohen aftësitë dhe mundësitë e nevojshme për drejtimin e klasave për fëmijë, duke drejtuar klasën me dashuri të madhe e mirëkuptim dhe, në të njëjtën kohë, me disiplinën e nevojshme për të krijuar një mjedis të përshtatshëm për mësim. PJESA 1 - Drejtimi i klasave për fëmijë Qëllimi i kësaj njësie të materialit është të mësohen disa metoda dhe të kuptohen disa ide bazë sesi drejtohet një klasë Bahá'í. Në njësinë e mëparshme ju keni studiuar atë që përmban programi i një klase të thjeshtë, që përfshin mësimin përmendësh të citateve e lutjeve, mësimin e historive të shkurtra, lojra, këngë dhe ngjyrosje. Njohuritë tuaja mbi përmbajtjen e programit të çdo klase dhe entuziazmi me të cilin ju përgatiteni për to, janë faktorë të rëndësishëm për suksesin e përpjekjeve tuaja; megjithatë, njohuritë dhe entuziazmi nuk janë të mjaftueshme për të garantuar rezultate të mira. Suksesi varet gjithashtu nga mënyra sesi e drejtoni klasën dhe nga cilësia e marrëdhënieve tuaja me fëmijët dhe prindët e tyre. Ju tashmë e dini se këto marrëdhëne duhet të bazohen në një dashuri të pakushtëzuar e në një respekt të thellë. Megjithatë, ia vlen të mendohet lidhur me disa metoda që do t'ju ndihmojnë të jeni më të efketshëm në këtë shërbim të merituar. PJESA 2 - Organizimi i klasës Siç e dini tashmë, fëmijët nuk vijnë në klasë që të qëndrojnë të qetë e pa lëvizur. As që duhet të jetë qëllim juaj t'i mbani ata kështu. Ju duhet të përpiqeni të përfitoni nga energjia e tyre rinore dhe t'i kanalizoni ato në mësim. Për ta bërë këtë, është e nevojshme të planifikoni momente të qeta, si dhe periudha veprimtarie e spontaniteti. Në të gjitha rastet, organizimi është një element bazë. Kur një klasë është e organizuar mirë, është më e lehtë për fëmijët të përqendrohen e të mësojnë. Për të filluar të mendoni rreth organizimit të klasës suaj, ia vlen të mbani parasysh tri pika: 1. Çdo klasë duhet të fillojë në mënyrë të qartë e të logjikshme, dhe gjithashtu të mbarojë në mënyrë të rregullt. 2. Duhet të vendoset një rutinë ditore. Kështu, pak nga pak, fëmijët të mësojnë se cila veprimtari ndjek tjetrën dhe çfarë duhet pritur nga mësuesi. 3. Koha që i kushtohet çdo veprimtarie duhet të jetë elastike dhe duhet të varet nga entuziazmi e energjia e fëmijëve. Pesë veprimtaritë që ju zhvilloni me fëmijët janë: a. Mësimi përmendësh i lutjeve dhe citateve nga Shkrimet Bahá'í b. Këndim këngësh c. Tregim historish d. Lojra e. Ngjyrosje vizatimesh të lidhura me koncepte shpirtërore Koha që u kushtohet këtyre veprimtarive natyrisht do të priret të ndryshojë për nga intensiteti dhe për nga shkalla e lëvizjes, disa do të jenë periudha shumë aktive dhe disa të tjera shumë të qeta. 1. Cilat nga këto pesë veprimtari kërkojnë më shumë lëvizje? ________________________ ________________________________________________________________________ 2. Cilat janë veprimtaritë më të qeta? ___________________________________________ ________________________________________________________________________ Shkalla e intesitetit të veprimtarive do t'ju ndihmojë të organizoni klasat sipas një rregulli të caktuar. Lexoni përshkrimin e mëposhtëm të një klase dhe vendosni nëse ka llogjikë në vijimësinë e veprimtarive. Fëmijët vetorganizohen jashtë klasës dhe më pas hynë në dhomë sipas një rregulli të caktuar. Ju shfrytëzoni atmosferën e qetë për ta filluar klasën me lutje, për të përsëritur citatet që fëmijët kanë mësuar përmendësh dhe për t'u mësuar atyre një citat të ri. Veprimtaria tjetër që ju zhvilloni është këndimi i këngëve dhe pastaj, pasi të keni krijuar një atmosferë parandjenje, i tregoni fëmijëve një histori. Më pas ata shkojnë jashtë të luajnë. Kur kthehen, ju u shpërndani fletet e ngjyrosjes dhe i lejoni ata të ngjyrosin për njëfarë kohe. Në mbarim të mësimit, fëmijët rrinë ulur në heshtje për të menduar rreth atyre që kanë mësuar, pastaj thonë një lutje në mbyllje. Tani bëni një listë të veprimtarive sipas renditjes që ju do të dëshironit t'i përdornit ato gjatë mësimit. Sa kohë mendoni ju se është e nevojshme për secilën veprimtari? Veprimtaria Koha ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ PJESA 3 - Si të fillojmë Në se e lejojnë rrethanat, mësuesi duhet t'i organizojë fëmijët para se të hyjnë në klasë. Mësuesi mund të bëjë apelin gjatë kësaj kohe. Menjëherë pas dëgjimit të emrit të tyre, fëmijët thonë: "Mirëmëngjes" dhe të zënë vendet e tyre në rresht. Në secilën klasë duhet t'i jepet mundësia të zërë vendin e parë fëmijëve të ndryshëm. Ky mund të jetë shpërblim për një sjellje të mirë ose për përpjekje të shfaqura në klasat e mëparshme. Atëherë kur fëmijët të jenë rreshtuar, mësuesi mund t'i flasë për disa aspekte të sjelljes së mirë. Për shembull, ai ose ajo mund të thonë: "Tani fëmijë, ne do të ulemi në qetësi dhe do të themi disa lutje. Sot do të përpiqemi veçanërisht të jemi të sjellshëm me njëri-tjetrin". Pasi të hyjnë në klasë fëmijët mund të vendosin diku gjërat e tyre dhe të ulen për lutje. Në qoftë se fëmijët mësojnë që në ditën e parë se kjo është mënyra se si zhvillohet mësimi, do të jetë e thjeshtë të fillojmë mësimin dhe të arrijmë disiplinën dhe rregullin. Konsultohuni me grupin tuaj rreth pyetjeve të mëposhtme: 1. Çfarë do të bënit ju nëse fëmijët do fillonin të shtynin njëri-tjetrin, duke bërë shumë zhurmë dhe duke prishur rreshtin? a. _____________________________________________________________________ b. _____________________________________________________________________ c. _____________________________________________________________________ 2. Çfarë do të bënit nëse një fëmijë nuk do të kishte dëshirë të rrinte pranë një tjetri në rresht? a. _____________________________________________________________________ b. _____________________________________________________________________ c. _____________________________________________________________________ 3. Çfarë do të bënit në se në klasë fëmijët do fillonin të grindeshin për një karrige? a. _____________________________________________________________________ b. _____________________________________________________________________ c. _____________________________________________________________________ 4. Çfarë do të bënit nëse fëmijët rreshtohen në mënyrë shumë të rregullt, hyjnë në klasë me qetësi dhe ulen në heshtje për t'u lutur? a. _____________________________________________________________________ b. _____________________________________________________________________ c. _____________________________________________________________________ 5. Çfarë do të bënin fëmijët, në se, pasi të jenë ulur dhe gati për të filluar, mësuesi do të ishte ende i papërgatitur dhe do të ishte duke kërkuar materialet për veprimtarinë e parë? a. _____________________________________________________________________ b. _____________________________________________________________________ c. _____________________________________________________________________ PJESA 4 - Periudha e lutjeve Periudha e lutjeve në fillim të çdo mësimi është shumë e rëndësishme. Së pari, lutjet sjellin fëmijëve bekimet dhe ndihmën e Perëndisë. Inteligjenca e tyre zgjohet dhe rritet aftësia e tyre për të kuptuar. Lutjet ndihmojnë gjithashtu për të krijuar një atmosferëë adhurimi ndaj Perëndisë, e cila favorizon procesin e mësimit. 'Abdu'l-Bahá-i thotë: "Çdo ditë, sapo agon, ju mblidhni bashkë fëmijët Bahá'í dhe u mësoni atyre tekstet e lutjet. Ky është një veprim shumë i lavdërueshëm dhe u sjell gëzim zemrave të fëmijëve: që ata, çdo mëngjes, t'i kthejnë fytyrat ndaj Mbretërisë, të përmendin Zotin e të lavdërojnë Emrin e Tij dhe, me zërat më të ëmbël, të këndojnë e të recitojnë". 1 Kur fëmijët janë duke u lutur, ju duhet të përpiqeni të mbani një atmosferë shpirtërore në klasë. Kjo kërkon që të gjithë fëmijët të rrinë ulur në heshtje e me respekt kur një tjetër është duke thënë një lutje. Kur lutja e parë ka mbaruar, çdonjëri duhet të qëndrojë në heshtje për disa çaste para se të fillojë lutja tjetër. Shpesh herë fëmijët e vegjel e kanë të vështirë të qëndrojnë ulur e në qetësi për periudha të gjata kohe. Është më mirë që vetëm tre ose katër fëmijë të thonë lutje në një atmosferë shpirtërore, sesa të luten të gjithë fëmijët kur ka zhurmë e lëvizje. Është e këshillueshme të zgjidhen që më parë tre ose katër fëmijë që do të thonë lutje, dhe që mësuesin të jetë personi i parë që të thotë një lutje. Konsultohuni me grupin tuaj rreth pyetjeve të mëposhtme: 1. Pse është e domosdoshme që mësimi të fillojë me lutje? 2. Çfarë bekimesh marrin fëmijët nëpërmjet lutjes? 3. Si duhet t'i thonë lutjet e tyre fëmijët? 4. Çfarë do të thotë të rrish ulur me respekt? A mund ta demonstroni këtë? 5. Si mund t'i shpërblenit ju fëmijët që sillen shumë mirë gjatë lutjeve? 6. Gjatë lutjeve, një fëmijë e humbet vëmendjen dhe fillon të bisedojë me shokun e tij. Cilat do të ishin rezultatet e veprimeve të mëposhtme që ju mund të ndërmerrnit? a. Të ndërprisni lutjet dhe t'u kujtoni fëmijëve që ata duhet të mbajnë qetësi. b. T'i kërkosh fëmijës të dalë nga klasa. c. Të mos e lejoni fëmijën të thotë lutje me zë të lartë për disa ditë. d. Të mos i kushtosh vëmendje fëmijës. e. T'a qortosh rreptë fëmijën. 7. Disa fëmijë fillojnë të qortojnë shokët e tyre të klasës që kanë bërë shumë zhurmë gjatë lutjeve. Cilat do të ishin avantazhet e veprimeve të mëposhtme që ju do të mund të ndërmerrnit? a. T'u kujtoni atyre se është detyrë e mësuesit të qortojë fëmijët. b. T'i lini fëmijët të qortojnë njëri-tjetrin. c. Të ndërpritni lutjet dhe t'u kërkoni fëmijëve të mbajnë qetësinë. d. T'u kujtoni atyre qysh në fillim të mësimit si duhet të sillen ata. e. T'i kërkoni fëmijës që filloi të bënte muhabet të largohet nga klasa. PJESA 5 - Disiplina 'Abdu'l-Bahá-i thotë: "... shkolla e fëmijëve duhet të jetë një vend ku të mbretërojnë disiplina e rregulli më i madh, se mësimi duhet të jetë i kujdesshëm dhe se duhet të merren masa për të korrigjuar e përsosur karakterin; kështu që, në vitet e tij të para, brenda vetë thelbit të fëmijës, të shtrohet themeli hyjnor dhe të ngrihet godina e shenjtërisë". 2 Në të gjitha veprimtaritë e ndryshme të klasës suaj ka një faktor shumë të rëndësishëm që ndikon mbi suksesin: sjellja e fëmijëve. Një pjesë e madhe e artit të mësimdhënies është të dish si të drejtosh çdo fëmijë në mënyrë që sjellja e tij ose e saj të kontribuojë për krijimin e një atmosfere të gëzueshme, por edhe të disiplinuar, të mësimit. Ka shumë detaje që inkurajojnë këtë lloj sjelljeje, të cilat ju do t'i mësoni nëpërmjet vetë përvojës suaj. Megjithatë, idetë e mëposhtme do t'ju ndihmojnë të organizoheni që në fillim. Fëmijët kanë një interes të natyrshëm për të mësuar. Në përgjithësi, ata do të punojnë mirë, pa u sjellur keq, nëse atyre u jepet diçka interesante për të bërë, e cila nuk është as shumë e vështirë as shumë e lehtë. Për shembull, si mundet një mësues të parandalojë vështirësitë në situatat e mëposhtme? 1. Një fëmijë ose një grup fëmijësh kanë mbaruar një veprimtari dhe nuk kanë asgjë tjetër për të bërë. 2. Një fëmijë ose një grup fëmijësh nuk e kuptojnë se çfarë duhet të bëjnë, ose puna është tepër e vështirë për ta. 3. Veprimtaria është shumë e lehtë për një ose disa fëmijë. 4. Fëmijët janë lënë për një kohë të shkurtër duke pritur që mësuesi të fillojë një veprimtari. Mendoni për çdo situatë të përmendur më lart dhe shkruani disa ide për të parandaluar rrëmujën në klasë. 1. ________________________________________________________________________ 2. ________________________________________________________________________ 3. ________________________________________________________________________ 4. ________________________________________________________________________ Pasi të keni shkruar idetë tuaja, konsultohuni me grupin rreth zgjidhjeve tuaja. Rrëmujë mund të shkaktohet edhe gjatë periudhës së pushimit ndërmjet veprimtarive. Disa mësues me përvojë sugjerojnë përdorimin e disa këngëve në këto raste. Angazhimi i fëmijëve në këngë i bën që ata të mos bëjnë muhabet me njëri-tjetrin dhe të mos humbasin vëmendjen. Të kënduarit është gjithashtu një mënyrë e mirë për të ndjerë kënaqësi nga ato veprimtari që në përgjithësi nuk janë interesante për fëmijët. Për shembull, kur është koha për të rregulluar e pastruar klasën, ata mund të këndojnë: "Tani është koha të pastrojmë klasën, të pastrojmë klasën, të pastrojmë klasën!" PJESA 6 - Rregullat 'Abdu'l-Bahá-i thotë: "Shkaku që qëndron në themel të keqbërjes është injoranca, prandaj ne të mbahemi fort pas mjeteve të njohjes e të dijes. Karakteri i mirë i duhet mësuar njeriut. Drita duhet të përhapet larg, në mënyrë që, në shkollën e njerëzimit, të gjithë të fitojnë karakteristikat qiellore të shpirtit dhe ta provojnë vetë që, pa pikë dyshimi, nuk ka Skëterrë më të keqe, humnerë më të thellë sesa të kesh karakter të lig e të sëmurë; nuk ka pus më të errët as vuajtje më të urryer sesa të kesh veti që meritojnë të dënohen". 3 Edukimi shpirtëror bën të panevojshme disiplinën e rreptë e cila përdor qortime të vazhdueshme e ndëshkime të ashpra. Që në ditën e parë, mësuesi duhet t'u fusë fëmijëve dashurinë për Perëndinë, dashuri e cila ngulit një sjellje të mirë tek çdo pasues i zjarrtë i Bahá'u'lláh-ut. Atëherë dëshira e fëmijëve për të jetuar sipas ligjeve shpirtërore do të shtohet nga dita në ditë. Histori për 'Abdu'l-Bahá-in, Shembullit të Përkryer të jetës Bahá'í, mund të shërbejnë si udhëheqje. Megjithatë, nganjëherë mësuesi e sheh që pavarësisht nga një vëmendje e madhe plot dashuri fëmijët nuk sillen siç duhet. Idetë e mëposhtme mund ta ndihmojnë mësuesin të mbajë disiplinën dhe rregullin në klasë: 1. Ditët e para të mësimit janë ditët më të rëndësishme të vitit. Në qoftë se një atmosferë disipline e respekti vendoset gjatë këtyre ditëve, ajo do të vazhdojë gjatë gjithë vitit. Një atmosferë e tillë mund të mbahet në qoftë se mësuesi shpjegon qartë rregullat më të rëndësishme të sjelljes. Kjo varet shumë nga mënyra se si mësuesi i shpjegon rregullat dhe i vë ato në zbatim. Mësuesi duhet të jetë i vendosur e këmbëngulës, dhe në të njëjtë kohë miqësor e plot butësi. 2. Në fillim mësuesi duhet të zgjedhë disa rregulla të rëndësishme të sjelljes (jo më shumë se tre ose katër çdo herë). Këto rregulla u shpjegohen fëmijëve me një gjuhë të thjeshtë. Rregulla të formuluara në mënyrë shumë të përgjithshme si "Fëmijët duhet të sillen" nuk i ndihmojnë shumë ata, por të tjera si "fëmjët nuk duhet të zihen", ose "fëmijët duhet të flasin me radhë" janë të lehtë për t'u kuptuar. Konsultohuni me grupin dhe shtoni katër rregulla listës së mëposhtme. Fëmijët: a. Nuk duhet të zihen. b. Duhet të dëgjojnë me vëmendje. c. Duhet të presin radhën me mirësjellje. d. Duhet të mbarojnë punën e tyre. e. _____________________________________________________________________ f. _____________________________________________________________________ g. _____________________________________________________________________ h. _____________________________________________________________________ 3. Kur fëmijët t'i kenë përvetësuar këto rregulla, mësuesi mund të paraqesë rregulla të tjera, por duke mbajtur gjithmonë parasysh se nuk duhen dhënë shumë njëherësh. Kur një fëmijë sillet keq vazhdimisht, mësuesi duhet të mendojë për mënyra se si ta korigjojë atë. Zakonisht kur një mësues humbet durimin, kjo ndodh sepse ai nuk ka një zgjidhje të vlefshme në kokë. Le të sjellim fjalët e mëposhtme të 'Abdu'l-Bahá-it: "Sa herë që një nënë sheh se fëmija i saj ka vepruar mirë, ta lavdërojë e miratojë atë, duke ia gëzuar zemrën; dhe nëse tek ai shfaqet qoftë edhe tipari më i vogël i padëshirueshëm, ta këshillojë e ta dënojë fëmijën, duke përdorur mjete të mbështetura në arsyen, qoftë edhe vetëm një qortim të lehtë me fjalë, po qe se është e nevojshme. Por, gjithsesi, nuk është e lejueshme të rrihet fëmija ose të poshtërohet ai, sepse karakteri i fëmijës do të zvetënohej krejtësisht po qe se do t'u nënshtrohej goditjeve ose sharjeve". 4 PJESA 7 - Dashamirësia Fjalët që përdor një njeri me fëmijët pasqyrojnë ndjenjat e mësuesit. Shikoni, për shembull, këto dy fraza: Elena! Mos lëviz dhe përsërit me të tjerët! Elena, e dashur, përsërite tani me të tjerët. Fraza e dytë përdor fjalë që duke qartë se janë më të buta. Por është e mundur të thuash "e dashur" jo sinqerisht, pa ndjerë dashuri. Të qënit dashamirës varet në radhë të parë nga sinqeriteti i mësuesit; pastaj ai mund të shprehet në fjalët, nga toni i zërit ose nëpërmjet gjesteve. Fjalët që ne përdorim për të folur me fëmijët e për fëmijët tregojnë qëndrimin tonë ndaj tyre. Për shembull, ç' do të ndjenit ju ndaj një fëmije të cilin shpesh e quani budalla e të pasjellshëm? A ndjeni dashuri? A ndjeni dhembshuri? Përkujdesje? Çfarë ndjenjash lindin në zemrën tuaj kur mendoni për një fëmijë të vëmendshëm e bashkëpunues? Tani lexoni fjalët e mëposhtme dhe tregoni se cilat janë fjalët e përshtatshme që mund të përdoren nga një mësues Bahá'í kur u referohet fëmijëve. Cilat nga këto fjalë ju i dëgjoni shpesh? budalla bashkëpunues tepër i prapë egoist i vëmendshëm fisnik i pavlefshëm i lumtur memec i çmueshëm i këndshëm i bindur i pasjellshëm i pahijshëm inteligjent si zonjë me edukatë ngatërrestar Në botë sot janë dy mendime të skajshme që një mësues Bahá'í duhet t'i shmangë. Idetë tradicionale të nënshtrimit të fëmijëve ndaj ndëshkimeve të rrepta dhe disiplinës së ngurtë ende aplikohen në shumë vende. Si reagim ndaj këtij këndvështrimi të ngurtë, po shtohet numri i njerëzve të cilët i lejojnë fëmijët të sillen ashtu si dëshirojnë, duke u dhënë atyre liri absolute. Detyra e mësuesit Bahá'í është të ndjekë një rrugë të moderuar, duke ndihmuar për të formuar karakterin shpirtëror të fëmijëve, me dashuri, durim e mençuri. Veç vetë mësimeve, nxënësit mësojnë nga mënyra e zhvillimit të çdo mësimi, ata mund të përfitojnë nga disa praktika që përdor mësuesi për të përmirësuar sjelljen e tyre. 1. Një element i rëndësishëm është këshillimi. Mësuesi duhet të gjejë kohë të flasë me një fëmijë që ka nevojë për ndihmë dhe ta këshillojë atë. Natyrisht, gjatë këtyre momenteve mësuesi duhet të jetë shumë i dashur dhe, në të njëjtën kohë, i vendosur. Ai nuk duhet të shfaqë zemërim ose padurim. Konsultohuni me grupin tuaj rreth fjalëve që duhet të përdorni për të këshilluar një fëmijë ose një grup fëmijësh. 2. Nëse mësuesi ndjek këshillën e 'Abdu'l-Bahá-it dhe shpesh lavdëron veprimet pozitive të fëmijëve, ata do ta vënë re se mungesa e lavdërimit në një moment të dhënë është shenjë që mësuesi nuk e miraton këtë apo atë sjellje. Kjo është një mënyrë shumë e hollë e megjithatë efektive ndëshkimi. 3. Nëse një fëmijë përsërit një sjellje të pahijshme pasi ka qënë këshilluar të sillet ndryshe, mësuesi mund të shprehë hapur mosmiratimin. Kjo bëhet me një ton zëri që është i vendosur e me respekt. Për një fëmijë të cilit i është bërë zakon të ketë vëmendjen plot dashuri të mësuesit, ky përbën një ndëshkim të rreptë. PJESA 8 - Shpërblimi Për të ndjekur këshillat e 'Abdu'l-Bahá-it, duhet të mendojmë për mënyra se si t'i lavdërojmë fëmijët, t'i ushqejmë dhe t'u sjellim gëzim zemrave të tyre. 1. Nuk mund të pritet që fëmijët të sillen mirë gjatë gjthë kohës. Kur ata bëjnë kështu, mësuesi duhet t'i duartrokasë e lavdërojë dhe t'u japë atyre një shpërblim. 2. Shpërblimet ndonjëherë mund të jenë materiale, si ndonjë frut. Por në më të shumtën e rasteve shpërblimi duhet të jetë që ta lejojë fëmijën të harxhojë më shumë kohë me diçka që atij i pëlqen të bëjë. Si do t'u përgjigjeshit ju pyetjeve të mëposhtme: 1. Çfarë vëmë re në një klasë ku mësuesi nuk thotë asgjë kur fëmijët nuk sillen mirë? 2. Çfarë do të vinim re në një klasë ku mësuesja thotë herë pas here se është e kënaqur me fëmijët kur ata sillen mirë. 3. Çfarë efekti do të kishte në qoftë se mësuesja u thotë fëmijëve që më në fund ata janë duke u sjellur mirë, edhe pse mendon se ata janë të paaftë të veprojnë kështu. Tani mendoni për disa veprimtari që fëmijëve do t'u pëlqente të bënin dhe që mund të përdoren si shpërblime. Kur shkaku pse jepen shpërblime shpjegohet, do të ketë një efekt më të madh: për shembull, të thuash "Sot Xheni do të shpërndajë fletët, sepse ajo u tregua shumë e sjellshme me shoqet e saj të klasës", është më efektive sesa thjesht ta lësh atë të shpërndajë fletët. 1. Të ulet afër mësuesit. 2. Të zgjedhë lojën. 3. _______________________________________________________________________ 4. _______________________________________________________________________ 5. _______________________________________________________________________ PJESA 9 - Ndëshkimet Në disa raste mund të jetë e nevojshme që mësuesi të mbajë një qëndrim edhe më të vendosur dhe të aplikojë ndëshkime të drejtpërdrejta. Shembuj ndëshkimesh të tilla janë: të mos e lejojë fëmijën të ngjyrosë, ose të mos e lejojë atë të marrë pjesë në një lojë për disa minuta. Ka tri ide thelbësore lidhur me këtë lloj ndëshkimi. E para është se fëmija duhet ta dijë saktësisht pse dënohet. Mësuesi duhet ta shpjegojë qartë pse-në duke thënë, për shembull: "Meqenëse bëre këtë e atë gjë, do të presësh pesë minuta para se të hysh në lojë." Ideja e dytë është se ndëshkimi duhet të jepet menjëherë pas sjelljes së keqe të fëmijës, sepse fëmija e harron shpejt ç'ka bërë. Ideja e tretë është se ndëshkimi duhet të jetë i vogël e i arsyeshëm. Për shembull, nuk ka kuptim të mos e lejosh një fëmijë të luajë gjatë një jave të tërë. Konsultohuni tani me grupin tuaj lidhur me këtë pikë të fundit. Bëni një listë të ndëshkimeve të përshtatshme dhe një listë tjetër me ndëshkime që nuk do të ishin të përshtatshme për një klasë Bahá'í. Dënime të përshtatshme: 1. ________________________________________________________________________ 2. ________________________________________________________________________ 3. ________________________________________________________________________ 4. ________________________________________________________________________ 5. ________________________________________________________________________ Dënime të papërshtatshme: 1. ________________________________________________________________________ 2. ________________________________________________________________________ 3. ________________________________________________________________________ PJESA 10 - Bashkëpunimi Periudha që i kushtohet ngjyrimit gjithashtu u ofron mundësi fëmijëve të mësojnë atë lloj sjelljeje të denjë që duhet t'i shquajë Bahá'í-të. Kjo periudhë mund të përdoret veçanërisht për të zhvilluar durimin, rregullin, disiplinën, bashkëpunimin dhe dëshirën për të ndarë me të tjerët. Fëmijët shfaqin gjithnjë një dëshirë të madhe për të ngjyrosur; megjithatë, në qoftë se mësuesi nuk është në gjendje ta drejtojë klasën, ajo mund të bëhet shumë e çrregullt. Përgjithësisht, mësuesja gjatë mësimit të parë ndihmon çdo fëmijë të gjejë një vend të mirë ku mund ta zhvillojë këtë veprimtari. Ajo fillon duke gjetur njëvend për ata fëmijë të cilët shfaqin cilësitë e durimit, të bashkëpunimit e të mirësjelljes. Fëmija që shtyn, që kërkon t'i kushtohet vëmendje dhe bërtet duhet të presë radhën e tij. Megjithatë, në qoftë se po ky fëmijë diten tjetër tregon durim, mësuesja duhet ta shfrytëzojë këtë rast për ta lavdëruar atë për këtë sjellje të re. Edhe në rastin e shpërndarjes së lapsave dmësuesja uhet të ndjekë të njëjtat parime. Në fillim fëmijët mund të lejohen të zgjedhin një laps nga kutia që mban në dorë mësuesja. Kur fëmijët duan të ndërrojnë lapsat, ata duhet të dorëzojnë atë që kanë dhe ta ndërrojnë me një tjetër. Kështu fëmijëve do t'u bëhet zakon të kenë vetëm lapsin që janë duke përdorur. Pas disa mësimesh, kur fëmijët janë më të disiplinuar, lapsat mund të vendosen në një vend në mes. Në qoftë se fëmijët e vazhdojnë zakonin e përdorimit të një lapsi në një kohë, ata kanë fituar më shumë disiplinë dhe sensin e bashkëpunimit. Në qoftë se ata fillojnë të marrin disa lapsa njëherësh dhe t'i mbajnë për veten e tyre, mësuesja duhet të kthehet te mënyra e mëparshme e shpërndarjes së lapsave. Pyetje: 1. Gjatë Përmëndni katër cilësi që mund të zhvillojnë fëmijët kur janë duke ngjyrosur. ____ ________________________________________________________________________ 2. Gjatë mësimeve të para, kush duhet të ngarkohet me shpërndarjen e lapsave? Pse? _____ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ 3. Si e merr vesh mësuesi që fëmijët kanë bërë progres në disiplinë e bashkëpunim? ______ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ PJESA 11 - Ushtrime Kjo pjesë paraqet një varg problemesh e ushtrimesh që kanë të bëjnë me çështjen e disiplinës e të sjelljes. Ju duhet të mendoni për këto ushtrime dhe të konsultoheni për secilin prej tyre me drejtuesin dhe me grupin tuaj. 1. Kumari dhe Sanxhei gjithmonë mësojnë shumë shpejt dhe pastaj fillojnë të luajnë së bashku e të bëjnë shumë zhurmë. Kjo mund të tregojë se: a. Këta fëmijë janë shumë të prapë. b. Ata janë të lodhur. c. Mësimet janë tepër të vështira. d. Mësimet janë shumë të lehta ose të shkurtra dhe ata janë mërzitur. e. Mësuesja është e lodhur. 2. Gita asnjëherë nuk u përgjigjet pyetjeve dhe duket sikur nuk e ka fare mendjen. Kjo mund të nënkuptojë se: a. Ajo është një vajzë shumë e mirë. b. Ajo mund të jetë e lodhur. c. Mësimet janë shumë të vështira për të. d. Mësimet janë tepër të lehta. e. Asaj nuk i pëlqen të vrasë mendjen. f. Ajo mund të jetë e sëmurë. 3. Pas pesë minutash mësimi, të gjithë fëmijët fillojnë të lëvizin dhe nuk i kushtojnë vëmendje mësueses. Kjo mund të tregojë se. a. Fëmijët janë të pasjellshëm. b. Ata janë të lodhur. c. Atyre nuk u pëlqen të vrasin mendjen. d. Mësimi është tepër i lehtë. e. Mësuesja nuk tregon interes për atë që u mëson. 4. Enidi punon rreth 15 minuta por pastaj fillon të ngacmoj Elsën. Kjo mund të tregojë se: a. Hun Vei gjithmonë bezdis fëmijët e tjerë. b. Ai është shumë i lëvizshëm. c. Ai është i lodhur. d. Atij nuk i pëlqen mësuesja. e. Ai nuk është i interesuar për mësimin. f. Hun Vei ka nevojë të zgjat kohën që të përqendrohet në detyrën e dhënë. 5. Çfarë duhet të bënit ju për të ndrequr secilën nga katër situatat që u përdorën si shembuj? Rasti 1: _________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ Rasti 2: _________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ Rasti 3: _________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ Rasti 4: _________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ 6. Si mund ta merrni vesh ju nëse arsyeja që një fëmijë bezdis një tjetër është sepse ai është i prapë ose sepse është i lodhur? _____________________________________________ ________________________________________________________________________ 7. Si mund ta dini ju nëse një fëmijë është i lodhur apo detyra është tepër e vështirë për të? _ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ 8. Nëse mësuesja e humbet durimin dhe zemërohet me fëmijët, kjo tregon se: a. Fëmijët janë të padurueshëm. b. Mësuesja është e padurueshme. c. Mësuesja nuk i kupton fëmijët. d. Mësuesja është e lodhur. e. Mësuesja nuk është përgatitur për mësimin. f. Fëmijët thjesht po sillen keq. g. Mësuesja nuk duhet t'i mësojë më fëmijët. h. Mësuesja duhet të flasë me prindët në mënyrë që ata t'i disiplinojnë fëmijët. 9. Çfarë duhet të bëjë mësuesja që të mos zemërohet me fëmijët? a. Të mos japë më mësim. b. Të pranojë vetëm fëmijë të mirë. c. Të lutet para çdo mësimi. d. Të përpiqet të kuptojë sjelljen e fëmijëve. 10. Në fillim të lojrave Sashiko fillon të bërtasë e të shtyjë, dhe don të jetë e para. Kjo tregon një prirje për: a. Durim. b. Udhëheqje. c. Egoizëm. d. Bashkëpunimi. Shpjegojeni përgjigjen tuaj: _______________________________________________ _______________________________________________________________________ _______________________________________________________________________ _______________________________________________________________________ 11. Në rastin e Sashikos, mësuesja duhet: a. Ta lërë atë të jetë e para, në mënyrë që ajo të qetësohet. b. Të mos e lejojë atë të marrë pjesë në këtë lojë dhe t'i thotë asaj që, nëse ajo dëshiron të marrë pjesë në lojën tjetër, nuk duhet të bërtasë e të shtyjë kështu. c. Të zgjedhë një fëmijë të duruar dhe të thotë: "Toko do të jetë i pari, sepse është më i duruar". Pastaj, nëse Sashiko qetësohet dhe është e duruar, ta lërë atë të marrë pjesë në lojë e treta ose e katërta. d. Ta lërë atë të jetë e para, por t'i thotë asaj se nuk duhej të bërtiste ashtu. Shpjegojeni përgjigjen tuaj: _______________________________________________ _______________________________________________________________________ _______________________________________________________________________ _______________________________________________________________________ 12. Cili nga veprimet e mëposhtme ju duken më të mira? a. Mësuesja qëndron ulur në një vend dhe fëmijët vijnë tek ajo për t'i treguar fletën e tyre të ngjyrosur ose për të këmbyer lapsat. b. Mësuesja kalon midis fëmijëve duke u shpërndarë lapsat dhe duke i ndihmuar ata. c. Mësuesja i lë fëmijët të ngjyrosin dhe shkon jashtë të bisedojë me miqtë e saj. 13. Ç'duhet të bëjë mësuesja në qoftë se, kur ajo vendos lapsat mbi tavolinë, disa fëmijë bashkëpunojnë dhe ia japin njëri-tjetrit, por disa të tjerët duan ende të marrin më shumë se një, për t'i përdorur vetëm ata? a. Të zgjedhë një nga fëmijëtqë ia japin lapsat njëri-tjetrit, t'ia japë atij/asaj të gjithë lapsat dhe ta lërë atë t'i shpërndajë ato. b. Të mbledhë të gjithë lapsat e tepërt, t'i japë nga një laps çdo fëmije dhe t'ua marrë fletët fletët e ngjyrosjes fëmijëve egoistë, kështu që ata të mos ngjyrosin dot për disa minuta. c. T'i mbledhëlapsat dhe fletët e ngjyrosjes dhe të mos lejojë askënd të ngjyrosë më. d. Të sjellë edhe më lapsa për fëmijët që nuk kanë asnjë ngaqë të tjerët kanë marrë shumë. e. T'u kërkojë fëmijëve t'i vendosin lapsat që nuk po i përdorin në mes të tavolinës. Shpjegojeni përgjigjen tuaj: _______________________________________________ _______________________________________________________________________ _______________________________________________________________________ _______________________________________________________________________ PJESA 12 - Regjistri Suksesi i klasave tona varet në një masë të madhe nga cilësitë e mira të mësueses dhe nga mënyra si i zhvillon ajo veprimtaritë e ndryshme. Por edhe mësuesja duhet të ketë disa mjete që e ndihmojnë atë të organizojë mësimin dhe të ndjekë përparimin e nxënësve të saj. Një mjet i tillë është regjistri i përparimit, të cilin do ta shqyrtojmë në këtë pjesë. Anxhela, një Bahá'í nga komuniteti i një zone të caktuar ka dëshirë të mësojë fëmijët. Ajo do që fëmijët të fillojnë të zhvillojnë cilësi shpirtërore, kështu që komuniteti do të kthehet në një parajsë të dashurisë e harmonisë. Ajo e ndjen që fëmijët duhet të mësojnë secilin nga mësimet e ndryshme që ajo ka përgatitur, por e di që disa nga fëmijët mësojnë më shpejt se të tjerët. Prandaj ajo ka vendosur të ketë një regjistër që të jetë në gjendje të ndjekë përparimin e çdo fëmije. Ja ç'vërejmë ne pas disa muajsh. Si fillim, Anxhela e njoftoi komunitetin se ajo dëshironte të jepte mësim për fëmijët çdo të diel pasdite. Ditën e parë të shtatorit nxënësit e mëposhtëm ishin regjistruar në klasën e saj: Xhudi, 5 vjeç Ines, 5 vjeç Franklini, 5 vjeç Mikeli, 6 vjeç Mauricio, 6 vjeç Arlena, 5 vjeç Marta, 6 vjeç Aleksandri, 6 vjeç Lusi, 6 vjeç Xhoi, 5 vjeç Marcela, 6 vjeç Elena, 5 vjeç Paula, 6 vjeç Andrea, 6 vjeç Për t'i regjistruar ata, Anxhela shkroi secilin emër dhe moshën në një formular siç tregohet në fund të kësaj pjese. Anxhela e filloi mësimin e parë më 6 shtator dhe u ndje shumë e gëzuar kur Xhudi, Franklini, Arlena, Elena dhe Andrea mësuan citatin e parë. Anxhela shkroi datën në kolonën e parë bri emrit të secilit fëmijë që dinte si ta thoshte citatin pa ndihmë. A mund t'i gjeni këto të dhëna në formularin regjistër? Mësimi i dytë, më 13 shtator, ishte më i vështirë; vetëm Franklini, Marcela, Elena dhe Andrea e mësuan citatin e dytë. Edhe Mauricio, Paula dhe Aleksandri mbaruan së mësuari përmendësh citatin e parë. Për mësimin e tretë, më 20 shtator, Anxhela vendosi të përsëriste citatet 1 dhe 2, në vend që t'u mësonte diçka të re. Xhoi mësoi thënien e parë mirë. Dhe Xhudi, Mauricio, Lusi, Marta, Paula, Mikeli dhe Aleksandri mësuan mirë thënien e parë. Në mësimin e katërt, më 27 shtator, Anxhela filloi t'u mësonte citatin e tretë. Në fund të mësimit, Franklini, Mauricio, Lusi, Marcela, Paula dhe Elena e kishin mësuar atë. Edhe Ines kishte mësuar citatin 1. Anxhela ishte shumë e gëzuar tek pa që Ines kishte mësuar citatin e parë me ndihmën e s'ëmës dhe, me kënaqësi të madhe, e shkroi datën në regjistër. Ishte shumë emocionuese për Anxhelën tek i shihte të mbushura kuadratet në regjistrin e ecurisë. Një ditë disa nga fqinjët vunë në dukje se kishin vënë re një ndryshim tek fëmijët. Ata ishin shumë të kënaqur me mësimin. Kur dëgjoi këtë, Anxhela u bë edhe më entuziaste. Ajo e vazhdoi mësimin e saj, dhe me shumë dashuri e përkushtim arriti rezultatet e mëposhtme: Rezultatet e 4 Tetorit: Mësuan citatin 3: Xhudi, Marta, Arlena, Aleksandri dhe Xhoi. Mësuan citatin 4: Franklini, Lusi, Paula, Andrea, Elena, Marcela, Mauricio dhe Mikeli. Rezultatet e 18 Tetorit: Mësuan citatin 5: Xhudi, Marta, Lusi dhe Aleksandri. Shënim: Shumë prej fëmijëve nuk e ndoqën mësimin sepse ishin të sëmurë me të ftohtë. Rezultatet e 24 Tetorit: Mësuan citatin 5: Franklini, Andrea, Ines dhe Arlena. Shënim: Shumë nga fëmijët ishin ende të sëmurë. Rezultatet e 1 Nëntorit: Anxhela ia kushtoi këtë ditë ndihmës për fëmijët që ishin mbrapa, duke arritur rezultatet e mëposhtme: Ines mësoi citatin 3, Aleksandri mësoi citatin 4, dhe Andrea mësoi citatin 3. Rezultatet e 8 Nëntorit: Mësuan citatin 6: Mauricio, Lusi, Andrea, Ines, Mikeli, Arlena dhe Xhoi. Tani shikoni regjistrin tuaj dhe përgjigjjuni pyetjeve të mëposhtme: 1. Sa fëmijë e dinë tani citatin 6? _______________________________________________ 2. Sa fëmijë nuk e dinë ende citatin 4? __________________________________________ 3. Sa citate di Xhoi? ________________________________________________________ 4. Me cilët fëmijë duhet të punojë Anxhela të dielën e ardhshme për t'i ndihmuar ata të ecin pak më përpara? __________________________________________________________ 5. Cilat citate ka ende për të mësuar Marta? ______________________________________ 6. Cilat ka ende për të mësuar Andrea? _________________________________________ 7. Shkruaj tre mendime si mund ta ndihmonit Xhoin: a. _____________________________________________________________________ b. _____________________________________________________________________ c. _____________________________________________________________________ 8. Çfarë duhet t'u mësojë Anxhela nxënësve në mësimin tjetër? ______________________ ________________________________________________________________________ 9. Nga kontrolli i regjistrit, a mendoni se Anxhela duhet të kishte vepruar ndryshe pasi pa përfundimet e mësimit të 4 tetorit? ___________________________________________ ________________________________________________________________________ Kur ju filloni mësimin mee fëmijët, që të keni parasysh citatet e mësuara nga nxënësit tuaj, ju mund të dëshironi të përdorni regjistrimin që gjendet në faqen 117. Raporti i përparimit Emri Mosha Mës. 1 Mës. 2 3 4 5 6 7 8 9 Xhudi 5 Sh 6 Sh 20 T 4 T 18 Franklin 5 Sh 6 Sh 13 Sh 27 T 4 T 24 Mauricio 6 Sh 13 Sh 20 Sh 27 T 4 N 8 Marta 6 Sh 6 Sh 20 T 4 T 18 Lusi 6 Sh 6 Sh 20 Sh 27 T 4 T 18 N 8 Marcela 6 Sh 6 Sh 13 Sh 27 T 4 Paola 6 Sh 13 Sh 20 Sh 27 T 4 Ines 5 Sh 27 N 1 T 24 N 8 Mikel 5 Sh 6 Sh 20 T 4 N 8 Arlena 5 Sh 6 T 4 T 24 N 8 Aleksandër 5 Sh 13 Sh 20 T 4 N 1 T 18 Xhoi 5 Sh 20 T 4 N 8 Elena 5 Sh 6 Sh 13 Sh 27 T 4 Andrea 6 Sh 6 Sh 13 N 1 T 4 T 24 N 8 Sh 6 = 6 shtator, T 4 = 4 tetor, N 8 = 8 nëntor, etj. Raporti i përparimit Emri Mosha 1 2 3 4 5 6 7 8 9 Aleksandër 5 PJESA 13 - Familja e çdo fëmije Veç njohurisë sesi të drejtosh mirë mësimet e fëmijëve, ju keni nevojë të vendosni lidhje shumë miqësore me familjet e çdo fëmije. Ne të gjithë e dimë se fëmijët mësojnë gjatë çdo momenti të jetës së tyre. Madje edhe para se të shkojnë në shkollë, fëmijët kanë mësuar shumë e shumë gjëra. Ata kanë mësuar të flasin e të ecin, ata mund të gjejnë shtëpinë e tyre, dyqanet, shtëpitë e shokëve e të të afërmëve. Ata dinë për shumë kafshë e bimë dhe dinë se ka gjëra që blihen me para. Këta janë shembuj të njohurive të shumta që fëmijët kanë akumuluar deri në kohën që fillojnë shkollën. Ku i kanë mësuar ata gjithë këto gjëra? Ata, natyrisht, i kanë mësuar këto gjatë veprimtarive e përditshme me familjet dhe fqinjët e tyre. Ata mësojnë shumë gjëra nga prindërit, motrat dhe vëllezërit e tyre, duke imituar çfarë thonë e bëjnë ata. Megjithatë, edukimi që ata marrin nga familja të tyre nuk është shumë i madh. Babai e kalon të shumtën e kohës së tij duke punuar dhe shumë pak kohë i mbetet për ta kaluar me familjen. Mamaja pothuajse gjithmonë është e zënë me punë të ndryshme dhe nuk ka shumë kohë për të mësuar drejtpërsëdrejti fëmijët. Fëmijët shikojnë prindët e tyre, i imitojnë ata dhe mësojnë nga shembulli i tyre. Kjo është mënyra kryesore me të cilën fëmijët mësojnë. Duke qenë se as anëtarët e tjerë të familjes nuk disponojnë kohë të mjaftueshme, ata nuk mund të organizojnë mësime të posaçme për fëmijët. Prandaj, kur një person vendos t'i kushtojë një pjesë nga koha e tij ose e saj mësimit të fëmijëve, ai ose ajo i bën një shërbim shumë të rëndësishëm komunitetit. Kurdoherë që një klasë fëmijësh organizohet, bëhet e mundur të përfitohet nga vitet gjatë të cilave fëmijët mund të mësojnë me lehtësi e shpejt. Pra, lidhja midis familjeve dhe klasës është krejt e posaçme. Familjet u besojnë mësuesve fëmijët e tyre që t'i mësojnë në mënyrë të drejtë, dhe mësuesit u besojnë familjeve për të siguruar mbështetje morale e materiale. Në klasë, fëmijët i mësojnë sipas dëshirave e aspiratave shpirtërore të prindëve. Prindët mbështesin programin e edukimit nëpërmjet shembullit të tyre dhe duke i nxitur fëmijët të marrin pjesë. Prandaj, është shumë e rëndësishme të kultivohet dhe të arrihet një lidhje shumë e ngushtë e dashamirëse ndërmjet familjeve dhe mësuesit. 1. Shkruaj disa shembuj se çfarë mësojnë fëmijët në shtëpi. _________________________ ________________________________________________________________________ 2. Si mësojnë fëmijët gjatë jetës së përditshme në shtëpi? ___________________________ ________________________________________________________________________ 3. Cila është metoda kryesore që përdorin familjet për të mësuar fëmijët? ______________ ________________________________________________________________________ 4. Pse duhet të vendoset një marrëdhënie e ngushtë nidis familjeve dhe mësuesit për klasa fëmijësh Bahá'í? _________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ PJESA 14 - Marrëdhëniet me familjet Fatkeqësisht, marrëdhëniet midis mësuesit dhe familjeve të fëmijëve shumë shpesh konceptohen sipas atyre që shihen në shkollat e zakonshme jashtë Besimit. Në atmosferën armiqësore në të cilën veprojnë shumë sisteme arsimore, këto janë marrëdhënie të mosbesimit e të akuzave të ndërsjella. Kështu, mësuesit ua hedhin fajin familjeve për sjelljen e keqe të fëmijëve, ndërsa prindët ankohen se mësuesit nuk dinë si t'i mësojnë fëmijët e tyre. Është e qartë se mësuesi i klasave Bahá'í duhet të bëjë ç'është e mundur për t'i kapërcyer këto situata gjerësisht të përhapura. Detyra e një Bahá'í është të ndihmojë gjithmonë të tjerët, duke u përpjekur t'i falë gabimet e tyre në vend që t'i zmadhojë ato. Atëherë, mësuesi duhet të përpiqet të afrohet me prindët e fëmijëve dhe të konsultohet vazhdimisht me ta rreth sjelljes së fëmijëve në klasë e në shtëpi. Duhet bërë shprehi pasja e bisedave shoqërore e të vazhdueshme, gjatë të cilave të diskutohen vetitë e arritjet e shquara të fëmijëve, sado të vogla qofshin ato. Më pas, në konsultim me prindët, ju mund të vendosni se si do t'i përdorni këto arritje për ta nxitur më tej fëmijën të zhvillojë vetitë që zotëron. Vetëm në këto kushte, dhe me një maturi të madhe, mund të përmendet ndonjë gabim i fëmijëve. Qëllimi duhet të jetë të gjenden rrugë pozitive të bashkëpunimit midis familjes e mësuesit, duke e ndihmuar kështu fëmijën të korrigjojë gabimet e tij ose të saj. Kjo çështje e marrëdhënieve formalemidis mësuesit dhe familjeve është shumë e gjerë dhe nuk mund të mbulohet tërësisht në këtë njësi. Pak nga pak, ju do të mësoni ta përdorni mësimin si mjet për për të ndihmuar në përparimin e komunitetit, për të sjellë edukimin tek të gjithë, dhe për të kontribuar në zhvillimin e bashkëpunimit e të solidaritetit midis familjeve. Meqënëse ju sapo jeni duke filluar, nuk mund të kërkohen shumë detyra prej jush. Detyra e parë, shumë e rëndësishme që qëndron tani para jush është të krijoni një klasë shembullore që çdokush në komunitetin tuaj të admirojë cilësinë e mësimit tuaj dhe progresin e fëmijëve që marrin pjesë në të. Gjithsesi, ju nuk mund ta arrini këtë i vetëm dhe, siç thuhet më lart, ju duhet të shfrytëzoni avantazhet e mundësive për t'u konsultuar me anëtarë të familjeve të çdo fëmije dhe për të kërkuar mbështetjen e tyre. Për të filluar këto konsultime, ne ju sugjerojmë të bëni një listë me cilësitë shpirtërore që dëshironi të zhvillojnë fëmijët, dhe për secilën cilësi të gjeni një citat nga Shkrimet. Shumë citate mund t'i gjeni në materialet që po u mësoni fëmijëve. Ju mund të gjeni citate të tjera në njësitë që po studioni, si dhe gjatë leximeve tuaja të Shkrimeve të Shenjta. Në diskutimet tuaja me familjet e fëmijëve ju duhet t'i përmendni këto cilësi dhe t'i komentoni ato, t'i shpjegoni citatet përkatëse dhe të konsultoheni sesi gjithësecili mund të ndihmojë në zhvillimin e këtyre cilësive tek fëmijët e komunitetit. Edhe njëherë, mbani mend që komentet tuaja duhet të jenë pozitive dhe asnjë gjurmë kriticizmi nuk duhet të hyjë në bisedim, qoftë në fjalët tuaja ose në tonin e zërit tuaj. Referencat 1. Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Bahá-it, #115:2 2. Po aty, #111:4 3. Po aty, #111:1 4. Po aty, #95:2 2 - Bashkëpunëtoreve Bashkëpunëtoreve - 3 - 7 20 - Disa parime të edukimit Bahá'í Disa parime të edukimit Bahá'í - 19 Mësime për klasa fëmijësh, nivel 1 - 31 30 - Mësime për klasa fëmijësh, nivel 1 Mësime për klasa fëmijësh, nivel 1 - 23 34 38 - Mësime për klasa fëmijësh, nivel 1 Mësime për klasa fëmijësh, nivel 1 - 37 118 - Drejtimi i klasave për fëmijë Drejtimi i klasave për fëmijë - 117 101 - Drejtimi i klasave për fëmijë


Table of Contents: Albanian :Arabic :Belarusian :Bulgarian :Chinese_Simplified :Chinese_Traditional :Danish :Dutch :English :French :German :Hungarian :Italian :Japanese :Korean :Latvian :Norwegian :Persian :Polish :Portuguese :Romanian :Russian :Spanish :Swedish :Turkish :Ukrainian :