Announcing: BahaiPrayers.net


More Books by Instituti Ruhi

Ruhi 1
Ruhi 2
Ruhi 3
Ruhi 3a
Ruhi 4
Ruhi 5
Ruhi 6
Ruhi 7
Ruhi 8
Free Interfaith Software

Web - Windows - iPhone








Instituti Ruhi : Ruhi 2
Duke u ngritur
në shërbim
Instituti Ruhi
15 shkurt 2009
Libri 2
Duke u ngritur
në shërbim
Institut Ruhi
Librat e Serisë:
Libri 1 Reflektime mbi jetën e shpirtit
"Të kupturarit e Shkrimeve Bahá'í"
"Lutja"
"Jeta dhe vdekja"
Libri 2 Duke u ngritur në shërbim
"Gëzimi i të mësuarit"
"Tema thellimi"
"Paraqitja e besimeve Bahá'í"

Libri 3.1 Mësimi në klasat e fëmijëve, niveli 1 Libri 3.2 Mësimi në klasat e fëmijeve, niveli 2

"Disa parime të edukimit Bahá'í" "Mësime për klasa fëmijësh, niveli 2"

"Mësime për klasa fëmijësh, niveli 1" "Një përmbledhje e këngeve për

"Drejtimi i klasave për fëmijë" mësuese e klasave fëmijësh"

Libri 4 Manifestime Binjake
"Madhështia e kësaj Dite"
"Jeta e Báb-it"
"Jeta e Bahá'u'lláh-ut"
Libri 5 Duke çliruar mundësite e paratërinjve
Libri 6 Mësimdhënia e Kauzës
"Natyra shpirtërore e të dhënit mësim"
"Vetitë dhe qëndrimet e mësuesit"
"Akti i të dhënit mësim"
Libri 7 Duke ecur së bashku në rrugën e shërbimit
"Shtegu shpirtëror"
"Si bëhesh tutor i librave 1-6"
"Promovimi i arteve në rrënjët e komunitetit"
Libri 8 Besëlidhja
"Besëlidhja e Perëndisë"
"Besëlidhja e Bahá'u'lláh-ut"
Libri 9 Mirëqenia e familjes
"Jeta familjare Bahá'í"
"Dhënia: Baza shpirtërore e mirëqenies"
Original Title:
Arising to Serve, Ruhi Institute, Book 2
published by Palabra Publications, 1995
Text: Albanian
Përkthyesi: Agim Popa

nën kujdesin e Komitetit të përkthimeve e botimeve Bahá'í

(c) Asambleja Shpirtërore Kombëtare
e Bahá'í-ve të Shqipërisë
Rruga e Dibrës 59 - Tiranë
Botimi i dytë 2006 - 163 E.B.
Pasqyra e lëndës
Bashkëpunëtorëve 1
Gëzimi i të mësuarit 3
Tema thellimi 17
Paraqitja e besimeve Bahá'í 51
BASHKËPUNËTORËVE

Kurset e Institutit Ruhi, në tërësinë e tyre, synojnë arritjen e tre objektivave të përgjithshëm: të përfitojnë kuptime të brendshme të çështjeve shpirtërore, të kuptojnë dije lidhur me Besimin, the të ndihmojnë në zhvillimin e shprehive për akte të posaçme shërbimi. Një pjesë e caktuar mundet, sigurisht, ta verë theksin te ky ose ai prej tre objektivave. Pjesët e Librit 1 kërkojnë kryesisht t'i ndihmojnë studiuesit në sqarimin e disa çështjeve shpirtërore. Libri 2 merret gjerësisht me shprehitë e aftësitë për akte të posaçme shërbimi.

Koncepti bazë që qëndron në themel të të gjirha kurset të Institutit Ruhi, pavarësisht nga theksimi i veçantëi secilës prej tyre, është ai i "ecjes në shtegun e shërbimit". Ata që përfshihen në programin e Institutitfuten në shtegun e rritjes shpirtërorepersonale e të shërbimit ndaj të tjerëve. Kurset e ndrysgme i ndihmojnë ataduke u parashtruar atyre konceptet e rëndësihsme, duke i përqëndruar ata në zhvillimin e vetive të veta shpirtëroree të qëndrimeve të tyre dhe duke i pajisur ata me shprehitë e aftësitë që u nevojiten për të përcaktuar shtegun e vet të shërbimit. Ky shteg fillon medoemos me akte shumë të thjeshta shërbimi, që pastaj rriten për nga kompleksiteti me shtimin e aftësive të pjesëmarrësve.

Akti i parë i shërbimit parashtrohet në pjesën e dytë të këtij libri, "Tema thellimi", që ka për qëllimt'i ndihmojë studiuesit në zhvillimin e aftësisëpër të bërë vizita periodike në shtëpitë e besimtarëve të anëtarësuar rishtas dhe për t'i njohur ata me një numër temash - Besëlidhja e Përjetshme e Perëndisë, jeta e Bahá'u'lláh-ut, dashuria dhe uniteti në komunitetin Bahá'í, takimet Bahá'í dhe Festa e Nëntëmbëdhjetë Ditëve, rënmdësia e të kontribuarit për Fondin dhe mësimdhënia e Kauzës. Çdo temë pasohet nga një seri pyetjesh e ushtrimesh. Disa prej tyre kanë për qëllim të rriten kuptimin e studiuesve për vetë temën.

Disa të tjera synojnë t'i ndihmojnë ata të zvillojnë shprehitë sesi t'ua paraqesin përmbajtjen e sah familjeve që vizitojnë. Dhe një varg tjetër ushtrimesh ka të bëjë me vetitë shpirtërore dhe qëndrimet që duhet të stolisin këtë akt shërbimi.

Për shumë prej studiuesve kjo pjesë do të ofrojë rastin e parë për të studiuar këto tema të posaçme me njëfarë thellësie. Është e rëndësishme të vihet në dukje se dijet që ata marrin fitohen në kontekstin e ndarjes së tyre me të tjerët. Shpresohet se kjo do të sënojë pikënisjen për një jetë në të cilën rrithja vetjake dhe shërbimi ndaj të tjerëveshihen si një e tërë e vetme, e jo si dy anë të ndara e disa herë në konflikt me njëra-tjetrën.

Si në të gjitha kurset e Institutit Ruhi, në qoftë se ka shumë studiues në klasë, tutori duhet t'i ndajë ata në grupe të vogla. Pjesët që ata kanë studiuar më parë përbëhen kryesisht prej citatesh të shkurtra, që pasohen nga pyetje e ushtrime, të cilat i ndihmojnë ata të depërtojnë në kuptimin e citateve. Në këtë pjesë, temat e thellimit paraqiten në pasazhe relativisht të gjata, të mbushura me citate. Pas një leximi të parë të një teme, disa prej pjesëmarrësve me siguri pak do të kenë kapur nga përmbajtja dhe do të jetë e nevojshme që ata t'i rikthehen e ta lezojnë gjithë pasazhin disa hjerë, paragraf për paragrafi, t'i bëjnë njëri-tjetrit pyetje dhe t'i përsërisin idetë me fjalët e veta. Pasi e kanë bërë kët, studiuesit kalojnë në ushtrimet që pasojnë, të cilat do t'i ndihmojnë ata të depërtojnë më tej në kuptimin e citateve dhe të mendojnë sesi t'ua paraqesin temën të tjerëve si një akt shërbimi.

Sigurisht, për të zhvilluar shprehitë dhe aftësitë e nevojshme, nuk mjafton që pjesëmarrësit thjesht të studiojnë temat në këtë pjesë dhe të plotësojnë ushtrimet përkatëse. Duhen krijuar raste që ata t'i venë në zbatim shprehitë që po fitojnë. Gjëja më e dëshirueshme do të ishte që për këtë qëllim ata të vizitojnë, qoftë në grupe ose individualisht të shoqëruar nga një mik më me përvojë, shtëpitë e familjeve që jetojnë atry pranë. Në qoftë se kjo nuk është e mundur, atëherë sugjerohet që ata të bëjnë ushtrime me luajtje rolesh, në të cilat njëti vepron në rolin e mësuesit që shkon për vizitë dhe të tjerët atë të pjesëtarëve të familjes së anëtarësuar rishtas në Besimin.

Pjesa e tretë e këtij libri, "Paraqitja e besimeve Bahá'í", ka të bëjë me disa prej shprehive që lidhen me mësimdhënien e Kauzës. Duke fituar përvojë në mësimdhënie të Besimit, njeriu pajiset me një numër shprehish e aftësish.Në një nivel të parë të thjeshtë, kjo pjesë shërbern për t'i ndihmuar studiuesit të zhvillojnë aftësinë për të futur në një bisedë idetë Bahá'í. Për ta bërë këtë, kjo pjesë u paraqit atyre një numur pasazhesh të shkurtra për tema të ndryshme, të cilat, eshe pse nuk janë citate të sakta të 'Abdu'l-Bahá-it, por janë të bazuar në bisedat e Tabelat e Tij dhe përmbajnë shumë prej fjalëve e frazave që përdorte Ai. Si dhe në pjesën e mëpershme, studiuesit duhet t'i lexojnë pasazhet me kujdes dhe t'i studiojnë ato në grupe të vegjël, në mënyrë që të njihen mirë me idetë e shtjelluara dhe të mund t'i shprehin lehtësisht ato me fjalët e veta. Ushtrime që pasojnë çdo pasazh kanë për qëllim t'i ndihmojnë studiuesit të mendojnë sesi t'i fusin idetë që kanë mësuar në një bisedë dhe si t'u përgjigjen pyetjeve. Shpresohet se duke i mësuar këto pasazhe, pjesëmarrësit do të zhvillojnë një model të menduari në harmoni me Mësimet. Kjo pjesë duhet t'i ndihmojë ata të fitojnë shprehinë për ta parë mënyrën e të shprehurit të 'Abdu'l-Bahá-it si shembull të shpjegimit të Besimit. Përsëri, si dhe me pjesën e dytë, zbatimi në praktikë i shprehive të tyre të reja do të jetë një komponent thelbësor në procesin e mësimit të studiuesve.

Kur Instituti Ruhi nisi në fillim të ofronte përmbajtjen e asaj që tani është pjesa e dytë e këtij libri, u vu re se disa prej pjesëmarrësve do të vazhdonin të vizitonin familje, duke i njohur ato me temat e thellimit, ndërsa disa të tjerë e humbën shpejt entuziazmin. U bënë shumë takime konsultative për të zbuluar shkakun. Si rezultat, u bë e qartë se dallimi kryesor qëndronte në vetëdijën relative të besimtarit për burimin e gëzimit që njeriu nxjerr nga mësimdhënia e Besimit. Ata që ndienin kënaqësi nga ngacmimi i çastit, ose që kërkonin njohje ose lavdërim për atë që kishin bërë, zakonisht nuk këmbëngulnin në përpjekjet e tyre. Miqtë që vizitonin me këmbëngulje familje gjenin gëzim në vetë aktin e mësimdhënies. Pjesa e parë e këtij libri, "Gëzimi i të mësuarit", përpiqet të përçojë se ç'sjell me vete ky dallim i rëndësishëm. Renditja e ideve të parashtruara në këtë pjesë është kjo që vijon:

1. Kur u mësojmë Kauzën njerëzve, ne marrim pjesë nga një bekim i posaçme - nga ajo e njohjës së të tjerëve me Fjalën e Perëndisë të reveluar nga Bahá'u'lláh-u. Ky bekim na mbush me një gëzim të thellë shpirtëror.

2. Revelacioni i Revelacionit të Bahá'ulláh-ut mund të krahasohen me një oqean , në thellësitë e të cilit ka margaritarë të udhërrëfimit hyjnor. Ne duhet të bëjmë të gjitha oërpjekjet për të arritur në brigjet e këtij oqaeani dhe të marrim të bekimet e tij.

3. Oqeani i Revelacionit të Bahá'ulláh-ut është çuditërisht pranë nesh. Mjafton të kemi dëshirë, dhe ne mund të arrijmë në bregun e tij sa të hjapësh e të mbyllësh sytë.

4. Pasi kemi marrë bujarinë e njohjes së Bahá'u'lláh-ut, ne kemi dëshirë të ndajmë me të tjerët margaritarët e udhërrëfimit hyjnor që përmbahen në Revelacionin e Tij. Duke vepruar kështu, ne përdorim fuqinë e vetë Fjalës së Tij, vetëm ajo mund të transformojë zemrat e njerëzve.

5. Nga të gjitha veprimtaritë me të cilat merremi në jetën tonë të përditshme, ato që kanë të bëjnë me njohjen e të tjerëve me Fjalën e Perëndisë janë të posaçme.

6. Gëzimi që mbush zemrat tona kur u mësojmë të tjerëve Kauzën vjen nga vetë akti i mësimdhënies - nga ndarja me të tjerët e Fjalës së Perëndisë të reveluar nga Bahá'u'lláh-u. Marrja me gjëra të tjera, siç janë lavdërimi e njohja e meritave, e prish këtë gëzim. Shkëputja është një kusht i mësimdhënies së gëzueshme.

7. Ne mund të kemi gjithashtu dëshirë të bëjmë përpjekje e të flijojmë. Ne duhet të kemi parasysh se kështu fitojmë lumturi shpirtërore dhe çojmë më tej përparimin tonë shpirtëror. Flijim do të thotë të heqësh dorë nga diçka që është më e ulët për hir të diçkaje që është më e lartë. Megjithëse kjo shkakton dhimbje, në të vërtetë sjell gëzim.

Gëzimi i të mësuarit
Qëllimi

Të kuptojmë që gëzimi i mësimit qëndron në vetë aktin

e ndarjes së Fjalës së Perëndisë me të tjerët,
pavarësisht nga rezultati i menjëhershëm.
PJESA 1

Tani që keni përfunduar disa kurse bazë të ofruara nga Instituti Ruhi dhe keni fituar aftësinë e të parit të disa çështjeve shpirtërore bazë, është koha të bëni një pushim dhe të mendoni në mënyrë sistematike lidhur me shërbimet tuaja të ardhme për Kauzën. Kur analizoni nevojat e Besimit dhe përpiqeni të zbuloni sesi mund t'u përgjigjeni atyre, mund t'ju duket e dobishme ta mendoni veten sikur ecni në një shteg shërbimi me gëzim e të mahnitur. Ndërkohë që ecni në këtë shteg, ju merrni pjesën tuaj të bujarive të pamatura të Perëndisë dhe përpjekjet tuaja janë vazhdimisht të bekuara me konfirmime hyjnore. Në fillim, veprat e shërbimit që ju bëni janë të thjeshta e kryhen lehtë, por ndërsa njohuritë tuaja rriten dhe aftësitë tuaja zhvillohen, ju jeni në gjendje të merrni pjesë në fusha të shërbimit që kanë më shumë kërkesa. Ecja në shtegun e shërbimit, sjell sigurisht shumë prova e sprova. Por nëse ju kujtoheni të jeni mirënjohës ndaj Perëndisë për mundësitë që Ai ju ofron për t'i shërbyer Atij, nëse nuk do të pushoni për asnjë çast të jeni i përunjur para Tij dhe para krijesave të Tij, rezultati përfundimtar i çdo përpjekjeje që bëni, do të jetë një fitore për Kauzën, e madhe apo e vogël qoftë.

Shumë prej veprimtarive që ju kryeni duke ecur në shtegun e shërbimit do të jenë në fushën e mësimdhënies. Ju do t'i sillni shpirtra të rinj Besimit. Do të drejtoni klasa fëmijësh. Do të ndihmoni miq Bahá'í të thellohen dhe do të merrni pjesë në konsolidimin e komuniteteve lokale. Në të gjitha këto veprimtari ju do të merrni pjesën tuaj të një bekimi të posaçëm - të ndarjes me të tjerët të Fjalës së Perëndisë, të reveluar nga Bahá'u'lláh-u. Ky bekim do t'ju mbushë me një gëzim të thellë shpirtëror.

Ushtrime:

1. Me mësim të Kauzës njerëzve kuptojmë vetëm anëtarësimin e besimtarëve të rinj? ______

2. Në listën e mëposhtme të veprimtarive, shënoni ato që mund të konsiderohen veprimtari mësidhënieje.

____ Të ndash me një mik lajmin e gëzuar të ardhjes së Bahá'u'lláh-ut.

____ Të ndihmosh një besimtar të ri të thellohet në Besimin.

____ Të mbash një "takim pranë vatrës" në shtëpinë tënde.

____ Të marrësh pjesë në një fushatë përhapjeje dhe konsolidimi.

____ Të hapësh një lokalitet të ri për Besimin.

____ Të drejtosh një klasë Bahá'í për një grup të vogël fëmijësh.

____ Të ndihmosh për krijimin e një grupi të rinjsh Bahá'í.

____ Të ndihmosh një komunitet të organizojë Festën e Nëntëmbëdhjetë Ditëve.

____ Të zhvillosh një bisedë për Besimin në një shkollë ose në ndonjë institucion tjetër publik.

3. Në ç'bekim të veçantë marrim pjesë kur u mësojmë të tjerëve Besimin? ______________

________________________________________________________________________

4. Cili është një ndër burimet e gëzimit të thellë shpirtëror për ata që u mësojnë njerëzve Kauzën? ________________________________________________________________

5. Në grupin tuaj, konsultohuni se ç'e shtyn një Bahá'í t'u mësojë njerëzve Kauzën e Perëndisë.

6. Mësoni përmendësh citatin e mëposhtëm:

"O udhëtar në shtegun e Perëndisë! Merr pjesën tënde të oqeanit të mirësisë së Tij, dhe mos ia moho vetes gjërat që fshihen në thellësitë e tij. Ji ndër ata që kanë marrë pjesë nga thesaret e tij. Një pikë e vetme e këtij oqeani, po të derdhej mbi të gjithë ata që janë në qiejt e mbi tokë, do të mjaftonte për t'i mbushur ata me bujarinë e Perëndisë, Fuqiplotit, të Gjithëdijshmit, Urtiplotit. Me duart e vetëmohimit merr nga ujërat e tij jetëdhënëse dhe spërkat të gjitha gjërat e krijuara, që ato të pastrohen nga të gjitha kufizimet e krijuara prej njeriut dhe t'i aviten fronit të fuqishëm të Perëndisë, këtij Vendi të shenjtëruar e të ndritshëm".1

PJESA 2

Ne e dimë se të ndash me të tjerët Fjalën e Perëndisë të reveluar nga Bahá'u'lláh është një burim gëzimi të pamatur në të gjitha veprimtaritë tona të mësimdhënies. Prandaj duhet që secili prej nesh të reflektojë shpesh për madhështinë e Revelacionit të Bahá'u'lláh-ut dhe të përpiqemi të zbulojmë margaritarët e paçmuar që përmbahen në të. Le të fillojmë duke studiuar këtë citat nga Bahá'u'lláh:

"O shërbëtorë të Mi! Revelacioni Im i shenjtë dhe i urdhëruar në mënyrë hyjnore mund të krahasohet me një oqean, në thellësitë e të cilit fshihen margaritarë të panumërt me vlerë të madhe e me shkëlqim të pashoq. Është detyrë e çdo kërkuesi të vërë veten në lëvizje e të bëjë çmos që të arrijë brigjet e këtij oqeani, për të mundur që, në përputhje me zellin e kërkimit e me përpjekjet që ka bërë, të ketë ato përfitime që janë caktuar në Tabelat e pakundërshtueshme e të fshehta të Perëndisë".2

Ushtrime:

1. Me çfarë mund të krahasohet Revelacioni i Bahá'u'lláh-ut? ________________________

________________________________________________________________________

2. Disa nga margaritarët e fshehur në thellësitë e oqeanit të Revelacionit të Bahá'u'lláh janë:

Margaritari i _____________________________________________________________

Margaritari i _____________________________________________________________

Margaritari i _____________________________________________________________

Margaritari i _____________________________________________________________

3. Plotësoni fjalitë e mëposhtme:

a. Është detyra jonë të __________________________________________ e ________________________ që të ____________________________ e oqeanit të Revelacionit të Bahá'u'lláh-ut.

b. Ne duhet të përpiqemi të arrijmë brigjet e oqeanit te Revelacionit të Bahá'u'lláh-ut, në mënyrë që të mundim, në __________________ me __________ e ________________ tonë dhe me ____________________ që kemi bërë, të ________ ato __________________ që janë caktuar në Tabelat e pakundërshtueshme e të fshehta të Perëndisë.

4. Ç'do të thotë "të vësh veten në lëvizje"? ______________________________________

________________________________________________________________________

5. Ç'do të thotë "të përpiqesh të arrish diçka"? ___________________________________

________________________________________________________________________

6. Çfarë duhet të përpiqet të arrijë çdo kërkues? ___________________________________

________________________________________________________________________

7. Çdo të thotë të jesh "në përputhje" me diçka tjetër? ______________________________

________________________________________________________________________

8. Bahá'u'lláh na thotë se do të kemi përfitime nga oqeani i Revelacionit të Tij në përputhje me përpjekjet që bëjmë.

a. Jepni disa shembuj të përpjekjeve që mund të bëjmë në mënyrë që të kemi këto përfitime.

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

b. Jepni disa shembuj të përfitimeve që kemi.

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

PJESA 3

Duke e ditur Revelacioni i Bahá'u'lláh-ut është si një oqean në thellësitë e të cilit ka margaritarë me vlerë të madhe, secili prej nesh bën të gjitha përpjekjet për të marrë pjesë nga përfitimet që ai sjell dhe për të ndihmuar të tjerët të arrijnë brigjet e tij. Po sa e largët është rruga për në brigjet e këtij oqeani? Bahá'u'lláh thotë:

"O shërbëtorë të Mi! I vetmi Perëndi i vërtetë Më është dëshmitar! Ky Oqean kaq i madh, i pafund e i valëzuar është pranë, çuditërisht pranë, jush. Shikoni, ai më është më pranë jush sesa damari i qafës suaj! Shpejt, sa të hapësh e mbyllësh sytë, veç po të dëshironi, ju mund ta arrini atë dhe të merrni nga ky favor i përjetshëm, nga kjo mirësi e dhënë prej Perëndisë, nga kjo dhuratë që s'ka prishje, nga kjo bujari e fuqishme dhe e lavdishme sa s'thuhet."3

Ushtrime:
1. Plotësoni fjalitë e mëposhtme:

a. Oqeani kaq i madh i Revelacionit të Bahá'u'lláh-ut është pranë, _________________ __________, nesh.

b. Oqeani i Revelacionit të Bahá'u'lláh-ut është ________________ sesa damari i qafës sonë.

c. Shpejt, sa ______________________________________________, ne mund, veç të dëshirojmë, ____________________ dhe __________________ nga oqeani i Revelacionit të Tij.

d. Shpejt, sa të hapësh e të mbyllësh sytë, _____________________________________, ______________ ta arrijmë e të marrim pjesë nga oqeani i Revelacionit të Tij.

2. Çfarë gjëje i referohet fraza "ky oqean kaq i madh, i pafund e i valëzuar?

________________________________________________________________________

3. Sa pranë nesh është ky oqean? ______________________________________________

4. Sa shpejt mund ta arrijmë ne këtë oqean? ______________________________________

PJESA 4

Pasi kemi njohur madhështinë e Bahá'u'lláh-ut dhe duke qenë të ndërgjegjshëm për afrinë tonë ndaj oqeanit të Revelacionit të Tij, në thellësitë e të cilit ka margaritarë me vlerë të paçmuar, ne i mbushim shpirtrat tanë me frymën e besimit dhe i ndajmë me të tjerët këta margaritarë të udhërrëfimit hyjnor, margaritarë që ne i zbulojmë vazhdimisht në studimin, lutjet e përsiatjet tona. Duke vepruar kështu, ne përdorim fuqinë e vetë Fjalës së Tij. Është e rëndësishme, pra, që ne të përsiatim thellësisht për fuqinë e Fjalës së Perëndisë dhe ndikimin e saj mbi zemrën njerëzore. Citati i mëposhtëm i Bahá'u'lláh-ut do të na ndihmojë të vlerësojmë këtë fuqi të madhe. Bahá'u'lláh-u thotë:

"Fjala e Perëndisë i ngjet një peme të njomë, rrënjët e së cilës janë mbjellë në zemrat e njerëzve. Është detyra juaj ta ndihmoni rritjen e saj me ujërat e gjalla të urtisë, të fjalëve të kulluara e të shenjta, në mënyrë që rrënjët e saj të mund të ngulen thellë dhe degët e saj të përhapen deri në qieejt e më tej."4

Ushtrime:

1. Me se mund të krahasohet Fjala e Perëndisë? _________________________________

_______________________________________________________________________

2. Ku janë mbjellë rrënjët e pemës së Fjalës së Perëndisë? ________________________

_______________________________________________________________________

3. Si mund të ndihmojmë ne rritjen e kësaj peme? _______________________________

_______________________________________________________________________

4. Permendni disa nga cilësitë që ne do të shfaqim kur Fjala e Perëndisë të jetë vendosur thellë në zemrat tona? _____________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

5. Çfarë do të thotë fraza: "degët e saj të përhapen lart deri në qiejt e më tej"? __________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

6. Spjegoni me pak fjali pse të ndash Fjalën e Perëndisë me të tjerët ka rëndësie shumë të madhe. ________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

PJESA 5

Mendoni tani për veprimtaritë e ndryshme me të cilat merremi në jetën tonë të përditshme. Ne ushqejmë trupat tanë. Ne punojmë dhe sigurojmë jetesën tonë. Marrim pjesë në sporte dhe argëtime të tjera çlodhëse. Studiojmë qe të fitojmë njohuri të reja e të zgjerojmë aftësitë tona mendore. Zhvillojmë zotësi që na ndihmojnë të përmirësojmë kushtet e jetesës. Veprimtari të shumta si këto, të gjitha të rëndësishme për përparimin tonë intelektual dhe mirëqenien tonë materiale, zënë një pjesë të madhe të kohës sonë. Por si mund ta krahasojmë kohën e shpenzuar në këto veprimtari me ato momente plot frymë shpirtërore, kur ne lutemi, thellohemi, kur ndajmë Fjalën e Perëndisë me qeniet e tjera njerëzore? A nuk janë orët që ne i kushtojmë studimit të Shkrimeve të Besimit tonë vetëm ose bashkë me miq, koha që ne i përkushtojmë edukimit të fëmijëve, për tu siguruar se rrënjët e pemës së Fjalës së Perëndisë janë mbjellë në zemrat e tyre, dhe momentet në të cilat Perëndia na dhuron mirësinë që të udhëheqim shpirtrat drejt brigjeve të oqeanit të Revelacionit të Bahá'u'lláh-ut dhe për t'i ndihmuar ata të zbulojnë margaritarët e fshehur aty - a nuk janë këto momente tej mase të çmuara? A ka gëzim më të madh se sa të jesh në gjendje të marrësh pjesë nga këto bekime qiellore? Ne duhet ta kujtojmë gjithmonë sesi 'Abdu'l-Bahá-i ia kushtonte energjitë e Tij mësimdhënies dhe dëshironte me zjarr ta çonte Besimin e Atit të Tij në çdo skaj të botës.

"O sikur të mund të udhëtoja, qoftë edhe në këmbë e në varfërinë më të madhe, në këto rajone, dhe duke lëshuar thirrjen "Yá Bahá'u'l-Abhá" [Ja Baha'ul Abha] në qytete, fshatra, male, shkretëtira e oqeane, të përhapja mësimet hyjnore. Këtë, mjerisht, nuk e bëj dot. Sa keq më vjen për këtë! Dashtë Perëndia, që ju të mund t'ia arrini kësaj".5

Ushtrime:

1. Bëni një listë të gjërave që duhet ti bëni në jetë pavarësisht nëse doni apo jo: _________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

2. Mendoni për gjërat që ju doni të bëni dhe i renditni ato sipas shkallës së gëzimit që iu sjellin. _________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

3. Padyshim gjërat që ju pëlqen të bëni janë të dobishme për ju dhe për të tjerët. Gëzimi që rrjedh prej tyre vjen vetëm razultatet që ato sjellin apo edhe nga vetë akti i kryerjes së tyre? __________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

PJESA 6

Ne kemi vendosur që, nga gjitha gjërat që bëjmë në jetën tonë, momentet që shpenzojmë duke ndarë Fjalën e Perëndisë me të tjerët janë të veshura me bekime të posaçme. Por ne duhet të kujtojmë gjithmonë se gëzimi që ndjejmë kur japim mësim vjen nga vetë akti i të mësuarit, nga të qenit të angazhuar në diskutime e përsiatje për Fjalën e Perëndisë. Nëse e harrojmë këtë, lejojmë që mendime të tjera të pakësojnë, madje edhe të shuajnë dritën e gëzimit në zemrat tona. Nëse i japim shumë rëndësi sesi të tjerët reagojnë ndaj Mësimeve të Besimit, nëse prekemi tej mase nga kritikat e njerëzve, nëse presin lavdërime për atë që bëjmë, atëherë e humbasim gëzimin e të dhënit mesim. Ajo që duhet të na frymezojë për mesimdhënie është dashuria për Perëndinë e jo dëshira per sukses, për të pasur përfitime, për t'u bërë të njohur ose për t'u lavdëruar nga të tjerët. Shkëputja nga gjithë këto gjëra është një kërkesë e të dhënit mësim me hare. Studimi i citateve të mëposhtëm do t'ju ndihmojë të reflektoni mbi këtë temë kaq të rëndësishme.

"O njeri me dy pamje! Mbylle njërin sy dhe hap tjetrin. Mbylle njërin për botën e të gjitha gjërat që janë në të, dhe hape tjetrin për bukurinë e shenjtëruar të të Shumëdashurit".6

"O miq! Mos e braktisni bukurinë e përjetshme për një bukuri që duhet të vdesë, dhe mos ia kushtoni dashurinë tuaj kësaj bote të vdekshme prej pluhuri".7

"O bir i fjalës! Ktheje fytyrën tënde nga Imja dhe hiq dorë prej të gjithëve veç Meje, sepse mbretëria Ime vazhdon dhe sundimi Im nuk merr fund. Po kërkove dikë tjetër veç Meje, kërkesa jote do të jetë e kotë, sikur ti të kërkoje gjithësinë përgjithmonë".8

"O i huaj i miqësuar! Qiriu i zemrës sate është ndezur nga dora e fuqisë Sime, mos e shuaj atë me erërat e kundërta të egos e të pasionit. Shëruesi i të gjitha sëmundjeve të tua është kujtimi për Mua, mos e harro këtë. Bëje dashurinë Time thesarin tënd dhe kujdesu për të si për vetë syrin e jetën tënde".9

"Shkëputja është si dielli; në çfarëdo zemre që të shkëlqejë shuan zjarrin e lakmisë.e të egos. Ai që e ka pamjen të ndrioçuar me dritën e të kuptuarit me siguri do ta shkëpusë veten nga bota e kotësitë e saj... Le të mos ju brengosë bota dhe poshtërsitë e saj. Lum ai që pasuria nuk e fryn me vetëmburrje, dhe as e mbush me trishtim varfëria".10

Ushtrime:

1. Të jesh i shkëputur nga kjo botë a do të thotë të jetosh si heremit? __________________

2. A është e mundur të jesh i shkëputur nga bota dhe në të njëjtën kohë të zotërosh gjëra? __

_______________________________________________________________________

3. A është i shkëputur nga gjërat e botës një person që praktikisht i dedikon çdo orë të jetës punës së tij? ____________________________________________________________

4. A është i shkëputur nga gjërat e botës një person që punon vetëm per të siguruar nevojat bazë të jetës dhe pjesën tjetër të kohës së vet e shpenzon duke mos bërë asgjë? ________

_______________________________________________________________________

5. Veç posedimeve materiale ka shumë gjëra me të cilat mund të jemi të lidhur. Me çfarë do të ishit të lidhur ju nëse do të ishit një person që:

a. Ndihet i hidhëruar kur kryen një shërbim për Besimin dhe askush nuk ia njeh atë? ___

_____________________________________________________________________

b. Ndihet i demoralizuar kur dikush nuk e pranon Mesazhin që ai ofron? ____________

_____________________________________________________________________

c. Shkon për mësimdhënie në ndonjë fshat aty afër vetëm kur ndonjë nga miqtë e merr me makinën e tij? ______________________________________________________

d. Nuk u thotë fare njerëzve se është Bahá'í nëse mendon se ata nuk do ta pranojnë atë? _

_____________________________________________________________________

e. Shpesh shpenzon para për ekskursione e piknikë, por nuk ka kurrë para për të shkuar në një konferencë Bahá'í? _______________________________________________

6. Ne e dimë se nuk duhet të kërkojmë lavdërime për shërbimet tona ndaj Kauzës. Megjithatë, është e rëndësishme që ne të ndajmë me të tjerët histori nga përvoja jonë e mësimdhënies. Por duke vepruar kështu, duhet të jemi megjithatë të kujdesshëm të mos mburremi me arritjet tona. Më poshtë janë disa deklarata që mund të bëjë dikush pasi ka marrë pjesë në një fushatë mësimdhënieje. Shënoni ato që do të bënit ju pa e ndier veten se po i kalonit kufijtë e modestisë.

_____ Unë kam aq shumë përvojë në fushata mësimdhënieje, sa fare lehtë mund të anëtarësoj 15 ose 20 besimtarë të rinj në ditë.

_____ Sot takova një grua me një intuitë shpirtërore aq të thellë saqë ma pak shpjegime ajo e pranoi Besimin. Pjesën më të madhe të kohës që kalova me të e harxhova më tepër për ta thelluar sesa për ta bindur për vërtetësinë e Revelacionit të Bahá'u'lláh-ut.

_____ Dorina është bërë një mësuese shumë e mirë. Ia kam mësuar me të vërtetë mirë Besimin.

_____ E dija se po të mos shkoja unë me ekipin e mësimdhënies, ata nuk do të kishin anëtarësuar shumë besimtarë të rinj, kështu që mora një ditë pushim nga puna për të marrë pjesë në fushatën e mësimdhënies.

_____ Zemra m'u mbush me gëzim kur pashë Marion, një nga besimtarët e rinj që anëtarësuam javën që shkoi, tek i mësonte Besimin familjes së vet.

_____ Më së fundi e gjeta mënyrën se si t'a paraqes Besimin që njerëzit të mos mundin të thonë 'jo'.

_____ Sa herë që marr pjesë në një fushatë mësimdhënieje, mrekullohem me forcën transformuese të Fjalës së Perëndisë.

_____ Jam ende plot emocion sepse kur fillova tu spjegoj Mësimet atij çiftit të vjetër, burri më tha se disa ditë më parë kishte parë në ëndërr se dikush do t'u vinte me një Mesazh nga Perëndia.

7. Kaq e rëndesishme është shkëputja për një mësues të Kauzës, saqë ju sugjerohet të mësoni përmendësh të gjitha citatet e kësaj pjese.

PJESA 7

Një kusht tjetër që na ndihmon të jemi të gëzueshëm në shërbimin tonë ndaj Kauzës është dëshira jonë për të bërë përpjekje e për të sakrifikuar. Ne e përdorim shpesh fjalën "sakrificë" në jetën tonë të përditshme. Nëse një mik i afërt është duke u nisur në një udhëtim herët në mëngjes, ne ngrihemi herët të jemi me të para se të niset. Në këtë rast themi se kemi sakrifikuar disa ore gjumë. Dikush që është i dashur për ne mund të jetë sëmurë;. ne sakrifikojmë disa orë nga kohë jonë e lirë për tu kujdesur për të. Ne themi se sakrifikojmë rehatinë tonë nëse na duhet të bëjmë në këmbë një rrugë të gjatë për të shkuar në shkollë çdo ditë. Dhe themi se po sakrifikojmë para që normalisht do t'i shpenzonim për familjen kur kontribuojmë për një kauzë të denjë.

Shërbimi për Besimin gjithashtu kërkon sakrifica. Neve na duhet të marrim kohë nga gjëra të tjera për të vajtur në veprimtaritë Bahá'í. Na duhet të pranojmë prishjen e rehatit, të shpenzojmë një pjesë të mjeteve tona materiale, madje edhe të heqim dorë nga disa plane e ëndrra tonat. Por ne duhet të kuptojmë se duke bërë këtë jemi duke lënë pas dore gjërat e kësaj bote, duke fituar lumturi shpirtërore e duke çuar përpara përparimin tonë shpirtëror. Mos e dhëntë Zoti, ne nuk duhet aspak të mendojmë se jemi duke i bërë një nder Atij kur i shërbejmë Besimit. Mundësitë e shërbimit që na paraqiten na janë dhuruar nga Perëndia, dhe sjellja jonë në shërbim duhet të jetë një sjellje mirënjohjeje e falënderimi të përunjur. Bahá'u'lláh-u thotë:

"Puna e zellshme është e nevojshme nëse ne kërkojmë Atë; pasioni është i nevojshëm nëse duam të pimë nga mjalti i bashkimit me Të; dhe nëse shijojmë nga kjo kupë, do ta flakim tej botën".11

'Abdu'l- Bahá thotë:

"... mos pushoni, mos kërkoni qetësi, mos rendni pas kënaqësive të kësaj bote jetëshkurtër, çlirojeni veten nga çdo lidhje me të dhe përpiquni me mish e me shpirt të vendoseni plotësisht në Mbretërinë e Perëndisë. Fitoni thesaret qiellore. Bëhuni çdo ditë e më të ndriçuar. Qasuni gjithnjë e më pranë pragut të njëshmërisë".12

Ne duhet të kemi ndërmend kurdoherë se natyra e vërtatë e sakrificës është të mohosh atë që është më e ulët për hir të asaj që është më e lartë. Prandaj, edhe pse sakrifica shkakton dhimbje, ajo në të vërtetë sjell gëzim. 'Abdu'l- Bahá-i thotë:

"Përderisa një qenie të vendosë këmbën në rrafshin e flijimit, ajo është e privuar nga çdo favor edhe hir; dhe ky rrafsh flijimi është mbretëria e vdekjes për vete, që shkëlqimi i Perëndisë jetëdhënës të ndriçojë pastaj përpara".13

Ushtrime:

1. Një djalë i vogël ka një xhep plot me gurë. Ai kalon pranë dikujt që i ofron një grusht plot margaritarë. Ai duhet t'i hedhë gurët që të marrë margaritarët. Çfarë po sakrifikon ai?

2. Një fermer ka një kopsht me pemë të vjetra që nuk japin më fryte. Ai duhet t'i presë ato që të mund të mbjellë të reja. Çfarë po sakrifikon ai?

3. Fara pranon të çahet kur fillon të mbijë. Pse po e sakrifikon ajo veten?

_______________________________________________________________________

4. Më poshtë janë disa fraza që një person mund t'i thotë ose vetëm mund t'i mendojë me vete. Për çdo çift frazash shënoni atë që pëlqeni më shumë.

_____ Sakrifikova gjithë ditën që të shkoj për të dhënë mësim.

_____ Pata gëzimin e privilegjin që të jap mësim gjithë ditën.

_____ Do të sakrifikoj tre orë studim për të shkuar në Festën e Nëntëmbëdhjetë Ditëve.

_____ Sot do të studioj më vonë se zakonisht, sepse do të shkoj në Festën e Nëntëmbëdhjetë Ditëve.

_____ Do të sakrifikoj blerjen e një palë këpucëve të tjera që të mund të jap para për Fondin.

_____ Me paratë që kam kursyer për të blerë një palë këpucëtë tjera do të kontribuoj për Fondin. Sigurisht këtë nuk do t'ia them askujt.

_____ Sot punova kaq shumë për Besimin saqë sakrifikova edhe drekën, megjithëse isha shumë i uritur, dhe hëngra vetëm pak bukë.

_____ Isha kaq shumë i përqendruar në punën për Besimin saqë një copë e vogël buke ishte mjaft për mua.

5. Për të arritur objektivat tona duhen përpjekje. Më poshtë janë renditur disa objektiva të komunitetit Bahá'í. Nën secilin ka disa veprimtari që lidhen me to, të cilat pasqyrojnë nivele të ndryshme perpjekjesh. Për çdo objektiv shënoni atë veprimtari që pasqyron më mirë sa përpjekje janë të nevojshme për ta arritur atë.

Edukimi shpirtëror i fëmijëve:
____ Të bëhet një konferencë fëmijësh çdo vit.

____ Të mblidhen fëmijët e çdo fshati gjysëm ore sa herë që vjen një mësues shëtitës.

____ Të stërviten çdo vit një numër të rinjsh nga fshati, që të mund të zhvillojnë klasa të rregullta fëmijësh të moshave të ndryshme.

Forcimi i komuniteteve lokale:

____ Vizita në komunitetet lokale një herë në vit në Ridvan për t'i ndihmuar ata në zgjedhjen e Asamblesë Shpirtërore Lokale të tyre.

____ T'i japësh çdo Asambleve Lokale një listë detyrash që duhet të kryejë.

____ Të shoqërosh çdo komunitet lokal dhe Asamblenë Shpirtërore Lokale tëtij në zhvillimin e tyre, duke i ndihmuar në çështje të tilla si organizimi i Festës së Nëntëmbëdhjetë Ditëve, zhvillimi i klasave për fëmijët, krijimi i fondit lokal dhe kryerja e projekteve locale të mësimdhënies.

Thellimi i një numri të madh besimtarësh:

____ Thirrja një herë në disa muaj e një konference, ku anëtarët e institucioneve ose miq të tjerë me përvojë mbajnë biseda.

____ T'u kujtosh miqve në çdo rast sesa e rëndësishme është të studiosh Shkrimet.

____ Zhvillimi i një programi sistematik për thellimin e besimtarëve, i cili të përfshijë materiale të përshtatshme dhe mësues të kualifikuar për t'i përdorur ato.

Anëtarës imi i besimtarëve të rinj nëpërmjet mësimdhënies personale:

____ T'i japësh dikujt që tregon interes për Besimin ca literaturë për të lexuar.

____ T'i shpjegosh me shumë entuziazëm të vërtetat thelbësore të Besimit dikujt dhe sapo ai aianëtarësohet, ta lësh atë të vazhdojë të studiojë vetë nëse dëshiron.

____ Të afrohesh me dikë që tregon interes për Besimin, të vendosësh sesi t'ia paraqesësh atij sa më mirë Mesazhin atij, ta rrethosh atë me dashamirësi, ta ushqesh e ta ndihmosh të shpallë se e pranon Bahá'u'lláh-un, ta thellosh e ta ndihmosh atë derisa të arrijë një stad që ai vetë të ngrihet për të mësuar shpirtra të tjerë.

PJESA 8

Më poshtë janë disa ide për një skeç të quajtur "pozitive-negative". Zgjidhni një mik dhe, pasi secili të ketë mësuar një pjesë, "pozitive" ose "negative", luani skeçin përpara grupit. Mos u kënaqni vetëm me këta pak shembuj, por konsultohuni dhe shkruani disa situata të tjera për t'i përfshirë në skeçin tuaj.

Pozitive: Unë jam Bahá'í, dhe më jep gëzimin më të madh ta ndaj Mesazhin e Tij me të tjerë. Sa herë që i mësoj dikujt Besimin, zemra ime mbushet plot gëzim.

Negative: Unë jam Bahá'í dhe me të vërtetë më pëlqen të merrem me mësimdhënie. Po ç'e do! Më duhet të ngrihem aq herët në mëngjes për të shkuar në fshatin ku komiteti më ka caktuar të shkoj.

Pozitive: Të mësosh fëmijët është e rëndishme dhe një gjë që mua më pëlqen shumë ta bëj. Fëmijët e fshatit që vizitoj unë janë krejt të veçantë dhe unë i konsideroj ata ndër miqtë e mi më të mirë.

Negative: Të mësosh fëmijët është shumë e rëndësishme, por mua më duket një detyrë e pamundur. Fëmijët e sotëm sillen aq keq saqë s'ka jeri të durojë të rrijë me ta.

Pozitive: Kam një klasë të përjavshme fëmijësh që po shkon shumë mirë. Sigurisht, fëmijët e mi nuk janë ëngjëj. Nganjëherë ka edhe probleme, dhe ka telashe kur i mëson. Por duke ndjekur këshillat e Bahá'u'lláh-ut e të 'Abdu'l-Bahá-it, dhe me dashuri e durim, ia dal mbanë. Sa gëzim kur sheh përparimin që kanë bërë këta fëmijë gjatë vitit që ata i kam mësuar unë.

Negative: Pra, një nga gjërat që më duhet të bëj është të mësoj fëmijët. Por ata nuk ia varin fare. Nisa me një klasë me tridhjetë veta dhe shpejt u katandisen në njëzet. Tani vijnë vetëm pesë. E ç'do të mësojnë edhe këta nga ato pak orë mësim që u bëj ndonjëherë kur e kam me qejf?

Pozitive: Dje shkova të vizitoja një familje Bahá'í dhe tu jepja atyre buletinin e lajmeve. Ata nuk ishin në shtëpi, por atje takova një kushëririn e tyre që më parë nuk e njihja. Shfrytëzova rastin dhe i mësova atij Besimin. Ai pranoi.

Negative: Dje shkova të vizitoja një familje Bahá'í dhe t'u jepja atyre buletinin e lajmeve. Një kushëri i tyre, që nuk e kisha takuar kurrë më parë, më tha se ata nuk ishin në shtëpi. Unë u mërzita dheika.

Pozitive: Në këtë rajon është pak e vështirë të arrish që njerëzit të mblidhen rregullisht. Por me këmbëngulje, ia arrin qëllimit. Një vit më parë nisëm një klasë thellimi në komunitetin tim të mërkurrave në mbrëmje. Në fillim vinin dy vetë. Por ne nuk u shkurajuam. Nuk patëm kurrë mendime negative për ata që nuk vinin. Ne vazhduam t'i vizitonim miqtë dhe t'u tregonim atë që kishim studiuar gjatë takimeve. Gjatë pak muajve të fundit, dhjetë Bahá'í kanë ardhur në kurs rregullisht, dhe ky numër po rritet më tej.

Negative: Shih, njerëzit nuk vijnë në takime! Ata nuk mblidhen! Nuk mblidhen dhe pikë!

PJESA 9

Ne kemi reflektuar rreth madhështisë së Revelacionit të Bahá'u'lláh-ut dhe kemi parë sa e rëndësishme është për ne të ndajmë me të tjerët Fjalën e Tij. Ne e kuptojmë plotësisht se gëzimi i mësimdhënies qëndron në aktin e ndarjes së Fjalës së Tij me të tjerët. Për ta ruajtur këtë gëzim, ne duhet të jemi të shkëputur nga gjërat e kësaj bote, nga dëshira për lavdërime e famë, dhe duhet të jemi të gatshëm për të bërë përpjekje e sakrifica.

Në citatet e mëposhtme Bahá'u'lláh-u na thotë se ne duhet të ngrihemi për të udhëhequr shpirtra drejt Kauzës së Tij. Ai na siguron se kur veprojmë kështu, ushtritë e frymëzimit hyjnor zbresin mbi ne dhe na ndihmojnë. Me besim në ndihmën e sigurt të Bahá'u'lláh-ut, ne duhet ta shkëpusim veten nga gjithshka, të jemi të lirshëm si era, dhe të përhapim lajmin e gëzuar të Revelacionit të Tij në çdo drejtim. Rekomandohet që ju ta përfundoni këtë kurs duke mësuar përmendësh këto citate.

"Shtrëngo këllqet, që ndoshta të mund të udhëheqësh të afërmin tënd drejt ligjit të Perëndisë, Më të Mëshirshmit. Një veprim i tillë, me të vërtetë, ua kalon të gjitha veprimeve të tjera në sytë e Perëndisë, Gjithzotëruesit, Më të Lartit".14

"Për drejtësinë e Perëndisë! Cilido që hap gojën në këtë Ditë dhe përmend emrin e Zotit të tij, ushtritë e frymëzimit Hyjnor do të zbresin mbi të nga qielli i emrit Tim, të Gjithëdijshmit, Urtiplotit".15

"Ai që ngrihet për t'u mësuar njerëzve Kauzën Tonë duhet të shkëputet nga të gjitha gjërat tokësore dhe ta shohë kurdoherë triumfin e Besimit Tonë si objektivin e vet më të lartë".16

"Ji i lirshëm si era ndërsa bart mesazhin e Atij Që ka bërë të zbardhë Agimi i Udhërrëfimit Hyjnor".17

"Kur të ketë ardhur fitorja, çdo njeri do ta shpallë veten besimtar dhe do të nxitojë të strehohet nën besimin e Perëndisë. Lum ata që në ditët kur sprovat kanë përfshirë botën kanë qëndruar të patundur në Kauzën dhe kanë refuzuar të shmangen nga e vërteta e saj".18

"O bir i qenies! Më përmend mua në tokën time, që Unë të mund të të kujtoj ty në qiejt e mi, kështu do të ngushëllohen sytë e Mi dhe të tutë".19

REFERENCAT

1. Qëmtime nga Shkrimet e Bahá'u'lláh-ut, #129, bot. shqip.

2. Po aty, #153.
3. Po aty, #153.
4. Po aty, #43.

5. 'Abdu'l-Bahá, Tablets of the Divine Plan [Tabelat e Planit Hyjnor], Wilmette: Bahá'í Publishing Trust 1993, f. 41-42.

6. Bahá'u'lláh, Fjalët e Fshehura, persisht, #12, bot. i dytë shqip.

7. Po aty, persisht, #14.
8. Po aty, arabisht, #15.
9. Po aty, persisht, #32.

10. Bahá'u'lláh, i cituar në The Bahá'í World [Bota Bahá'í], vëll. 1, Wilmette: Bahá'í Publishing Trust 1980, f. 42.

11. Bahá'u'lláh, The Seven Valleys and the Four Valleys [Shtatë luginat dhe Katër luginat], Wilmette: Bahá'í Publishing Trust 1986, f. 7.

12. Tablets of the Divine Plan, f. 87.

13. Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Bahá-it, #36, bot. shqip 2007.

14. Qëmtime, #161.
15. Po aty, #129.
16. Po aty, #157.
17. Po aty, #161.
18. Po aty, #150.
19. Fjalët e Fshehura, arabisht, #43.
Tema thellimi
Qëllimi
Të zhvillojmë aftësinë për të realizuar vizita
në mënyrë periodike në shtëpitë e besimitarëve
të anëtarësuar rishtas dhe të zhvillojmë
bashkë me ta disa tema thellimi.
Praktika

Të vizitojmë disa familje dhe të studiojmë bashkë me to

të paktën tri temat e para që janë paraqitur brenda kësaj nënndarjeje.

PJESA 1

Një ndër veprimet më të thjeshta të shërbimit me të cilin mund të filloni të merreni tani që po përcaktoni shtegun e shërbimit për veten tuaj, është të vizitoni Bahá'í-nj të anëtarësuar rishtas dhe së bashku të thelloni njohuritë tuaja për Mësimet e Besimit. Tregimi që vijon, i cili bazohet në përvojat e miqve Bahá'í nga zona të ndryshme, do t'ju ndihmojë të organizoni mendimet tuaja e të vendosni si do t'i drejtoni këto veprime të lavdërueshme shërbimi.

Le të përfytyrojmë që ju keni marrë pjesë në një fushatë mësimdhënieje mjaft të suksesshme, që tashmë ka përfunduar. Fushata qe organizuar nga Asambleja juaj Shpirtërore Lokale, e cila me ndihmën e Komitetit të Mësimdhënies të zonës, kishte ftuar disa mësues me përvojëë nga komunitetet fqinjë për të ndihmuar në përhapjen dhe konsolidimin e Besimit në komunitetin tuaj. Megjithëse të lodhur fizikisht pas disa ditësh veprimtarie intenive, ju ndieheni të gëzuar dhe mendja juaj është aktive. Ju mbani mend në mënyrë të gjallë gëzimin e pjesëmarrjes në veprimtaritë e ndryshme të fushatës në shoqërinë e mësuesve me përvojë - vizitat tek drejtuesit e komunitetit në mënyrë për të fituar miqësinë e tyre dhe për t'i ndihmuar ata të ngjallin respekt ndaj Besimit, vizitat e përsëritura në shtëpi gjatë të cilave familje të tëra ishin mësuar e thelluar, klasat e fëmijëve, të cilat ju ngjallnin dëshirën për ta ndier veten përsëri fëmijë e për të marrë pjesë në to, takimet e komunitetit mbrëmjeve që ngrejnë shpirtin në nivele gjithnjë e më të larta të frymës shpirtërore, dhe sesionet e thellimit mbajtur nga mësuesit vizitorë ku edhe ju patët rastin të merrnit pjesë. Dhe ju ruani kujtimet më të dashura të këtyre rasteve kur Asambleja Lokale takohej me pjesëmarrësit e fushatës dhe ju jepte juve udhëheqje dashamirëse e ndriçuese.

Mendimi më ngulmues në mendjen tuaj është si të thelloni një numër të konsiderueshëm besimtarësh, të cilët kanë hyrë në komunitet në një periudhë kohe prej rreth 30 ditësh. Juve ende ju kujtohen fjalët e një mësuesi me përvojë, i cili theksonte vazhdimisht rëndësinë e vizitave në shtëpitë e besimtarëve të anëtarësuar rishtas, për të vendosuar lidhje të ngushta miqësore me ta dhe për t'i ndihmuar ata në thellimin e tyre. Pasi keni menduar e jeni lutur rreth kësaj çështjeje, zgjidhni disa familje që pak a shumë i njihni dhe vendosni t'i vizitoni ato rregullisht.

Familja e parë, Gjikat*, është e e mirënjohur dhe e respektuar në qytetet dhe fshatrat e zonës. Zoti dhe zonja Gjika i përkasin një familjeje të shtrirë gjerësisht që ka jetuar në këtë zonë brez pas brezi. Ata janë mbi të pesëdhjetat dhe, pasi djemtë e vajzat e tyre janë rritur, jetojnë vetëm në një shtëpi pranë jush.

Zoti dhe zonja Gjika dinë shkrim e këndim, por nuk kanë ndonjë shkollë të madhe. Ata kanë fituar respekt në komunitet për veprat të tyre dhe për motivet e pastra që kanë treguar në marrëdhëniet me të tjerët. Ju sigurisht nuk i gjykoni njerëzit nga pasuria apo niveli i tyre. Ju kurrë nuk duhet t'i lejoni vetes ndjenja superioriteti, për shkak të shkollimit apo të pozitës suaj në jetë. As nuk duhet t'i lejoni vetes të bini pre e atij armiku të tmerrshëm e tinzar të mësuesit Bahá'í, pre e ndjenjës së tutelës ndaj atyre që mësoni. Një ndër mësimet më të vlefshme që ju keni mësuar gjatë fushatës nga mësuesit me përvojë është që, për hir të thjeshtësisë, nu u duhet "hedhur ujë" Mësimeve dhe nuk duhet përdorur gjuha e fëmijëve kur u flet të rriturve, të cilët, pnvarësisht nëse janë të shkolluar apo analfabetë, kanë një mençuri që vetë jeta ua ka dhuruar. Me përunjësi e me një qëndrim lutjeje, ju uleni atëherë për të organizuar mendimet tuaja lidhur me temën e parë të thellimit që e keni zgjedhur me kujdes, Besëlidhja e Përjetshme e Perëndisë. Duke qenë se mund të ndieheni disi shqetësuar për takimin tuaj të parë të këtij lloji, ju vendosni të shkruani disa paragrafë rreth subjektit, jo për t'i lexuar në familjet që do të vizitoni, por për të rritur besimin në veten tuaj.

Ushtrime:

1. Nga sa patë në pohimet e mësipërme, mendimet dhe qëndrimi juaj kur vizitoni shtëpitë e besimtarëve të rinj do të jenë faktorë të rëndësishëm për suksesin tuaj. Atëherë do të ishte mirë të ndaleshit pak dhe të arsyetonit se si disa prej mendimeve tuaja mund të jenë më të frutshme. Të supozojmë për shembull se ju do të shkoni për një vizitë te familja Gjika. Më poshtë janë disa nga mendimet që mund t'ju lindin gjatë vizitës suaj në familjen Gjika dhe mënyra se si ju do t'ua shpjegoni gjërat atyre. Shënoni ato që ka më shumë të ngjarë të kontribuojnë në suksesin e përpjekjes suaj për t'i ndihmuar këta miq të thellohen.

Rreth vizitës:

______ Është detyra ime t'i udhëzoj ata lidhur me Besimin dhe të sigurohem mësojnë shumë për të.

______ Është një privilegj i madh të jesh në gjendje të kalosh ca kohë me këtë familje të mrekullueshme dhe të bisedosh me ta rreth citateve nga Shkrimet e Shenjta.

______ Unë e di se është e rëndësishme të ndihmosh besimtarët e rinj dhe jam i lumtur ta bëj këtë. Por shpresoj kjo nuk do të zgjasë shumë, pasi kam gjëra të tjera për të bërë sot.

______ Kam një listë të gjatë gjërash që dua t'ia bëj të ditura familjes Gjika sot, dhe do të përpiqem t'u shpjegoj atyre çdo pikë pa përjashtim.

Rreth familjes Gjika:

______ Gjikat janë njerëz të mirë, me zemër pastër, por të pashkollë. Ata mund të kenë pranuar Bahá'u'lláh-un, por ç'mund të kenë kuptuar ata rreth Besimit.

______ Unë duhet të jem shumë i kujdesshëm kur të flas me Gjikat dhe të sigurohem se nuk do t'u them ndonjë gjë të vështirë. Shumë nga idetë e Besimit ka të ngjarë të jenë të vështira për ta. Ajo që ka rëndësi ështe të tregoj dashuri ndaj tyre. Në fund të fundit, unë e kuptoj që ata kanë bërë shum pak shkollë.

______ Të shkretët Gjika! Çfarë mund të mësojnë ata në moshën e tyre!

______ Çdo besimtar i ri sjell talente të reja në komunitet. Duke u përfshirë nga dashuria për Bahá'u'lláh-un dhe duke u pasuruar dijet e tyre, Gjikat do t'i bëjnë komunitetit shërbimegjithnjë e më të vlefshme.

Rreth mënyrës si mund t'ua shpjegoni gjërat atyre:

______ Ata janë të rritur. Ata dinë të lexojnë. Thjesht do t'u lë atyre disa citate të shkurtra, që t'i studiojnë vetë.

______ Tani unë duhet të kem parasysh se do të më duhet të ulem dhe me durim t'u shpjegoj atyre çdo fjalë, përndryshe ata nuk do mund t'i kuptojnë këto ide të vështira.

______ Është shumë e rëndësishme që unë të vendos një dialog me ta. Kur t'u shtjelloj idetë, do të duhet që shpesh të bëj pauza, në mënyrë që të mund t'i studiojmë citatet së bashku dhe të konsultohemilidhur me to.

______ Ta shohim njëherë. Në fillim do t'u shtjelloj atyre idetë e mia dhe pastaj, në fund, do t'i pyes nëse kanë pyetje.

2. Në grupe të vogla, dhe me ndihmën e tutorit tuaj mendoni rreth vizitës suaj së parë në një familje si Gjikat. Çdo pjesëtar i grupit duhet të luajë një skeç të shkurtër sesi do të hyjë në shtëpinë e tyre, si do t'i përshëndesë ata dhe si do t'ua paraqesë atyre idenë e thellimit për temën e Besëlidhjes. Grupi duhet të japë vlerësimin për paraqitjen e çdo pjesëtari të tij nga pikëpamja e mirësjelljes, e dashamirësisë dhe e përunjësisë. Pasi secili ka luajtur skeçin e tij, grupi duhet që së bashku të shprehet për përshëndetjet dhe idetë e hyrjes që mendon se janë më të përshtatshme.

PJESA 2

Shpjegimi i shkurtër këtu poshtë për temën Besëlidhja e Përjetshme e Perëndisë, është pak a shumë i nngjashëm me atë që ju keni shkruar për vizitat tuaja te besimtarët e anëtarësuar rishtas:

Krijuesi i të gjitha gjërave është Perëndia, i Vetmi, i Pakrahasueshmi, i Vetëqenëshmi. Ai krijoi qiellin dhe tokën me malet dhe lëndinat e saj, pyjet, livadhet, shkretëtirat,lumenjtë dhe detet e saj. Perëndia ka bërë që çdo gjë e gjallë të vijë në jetë. Ai krijoi njeriun dhe skaliti në të shëmbëlltyrën e Tij.

Bahá'u'lláh-u na mëson se thelbi i Perëndisë është i pakapshëm nga mendja njerëzore,sepse ajo që është e kufizuar nuk mund të përfshijë të pakufishmen. Paraqitjet që pasuesit e feve të ndryshme i bëjnë Atij, s'janë veçse fryte të imagjinatës së tyre. Perëndia nuk është njeri, dhe Ai nuk është thjesht një forcë e shpërndarë në mbarë Gjithësinë. Fjalët që detyrimisht duhet të përdorim për t'iu referuar Burimit të qenies sonë, si Ati Qiellor, Fuqia Qiellore, Shpirti i Madh, shprehin secila një nga emrat dhe atributet e Tij në gjuhën njerëzore, e cila është krejt e papërshtatshme për ta përshkruar Atë.

Në Fjalët e Fshehura, lexojmë:

"O Bir i Njeriut! Unë e doja krijimin tënd, pra të krijova ty. Prandaj të më duash Mua, që Unë të të jap emrin tënd dhe ta mbush shpirtin tënd me frymën e jetës".1

Sipas këtyre fjalëve të Bahá'u'lláh-ut, dashuria e Perëndisë për ne është vetë shkaku i ekzistencës sonë. Ne duhet të jemi gjithmonë të vetëdijshëm për këtë dashuri që na mbron, na mbështet dhe na mbush me shpirtin e jetës. Në çaste vështirësie ose qetësie, brenge ose gëzimi, ne duhet të kujtojmë se dashuria e Tij reshet vazhdimisht mbi ne.

Nga Mësimet Bahá'í mësojmë se duke na krijuar ne nga dashuria e Tij, Perëndia ka vendosur me ne një Besëlidhje, e cila do të zgjasë pambarimisht ndër epoka. Fjala "besëlidhje" do të thotë një pakt ose premtim midis dy ose më shumë vetave. Sipas Besëlidhjes së Përjetshme, Krijuesi Bujariplotë kurrë nuk na braktis, dhe kohë pas kohe na bën të njohur Vullnetin dhe Qëllimin e Vet nëpërmjet njërit prej Manifestimeve të Tij.

Folja "të manifestosh" do të thotë të revelosh, të tregosh diçka që më parë nuk njihej. Manifestimet e Perëndisë janë ato Qenie të veçanta, që na revelojnë neve Fjalën ePerëndisë. Ata janë Edukatorë Universalë, që na mësojnë si të jetojmë sipas Vullnetit të Perëndisë dhe si të arrijmë lumturinë e vërtetë. Midis këtyre Manifestimeve janë Krishna, Moisiu, Zoroastri, Buda, Krishti, Muhameti dhe, sigurisht, Báb-i dhe Bahá'u'lláh-u, Manifestimet binjake për epokën e sotme.

Pakti ka dy palë: ai përfundohet midis dy palëve, çdonjëra prej të cilave premton të veprojë në një mënyrë të caktur. Në Besëlidhjen e Përjetshme tëPerëndisë, pjesa që i takon Atij gjithmonë është përmbushur. Por si mund të sigurohemi që edhe ne e përmbushim pjesën tonë në këtë Besëlidhje të fuqishme?

Besëlidhja na bën thirrje të njohim Manifestimin e Perëndisë dhe t'i nënshtrohemi Vullnetit të Tij. Ne duhet të kujtojmë se qëllimi i jetës sonë është të njohim e të adhurojmë Perëndinë. Kjo shpjegohet në shumë pasazhe nga Shkrimet e Bahá'u'lláh-ut. Lutja e shkurtër e detyrueshme është shembulli më i njohur për ne.

"Unë dëshmoj, O Perëndia im, se Ti më ke krijuar që të Të njoh e të Të adhuroj Ty. Unë dëshmoj në këtë çast pafuqinë time dhe fuqinë Tënde, varfërinë time dhe begatinë Tënde. Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje, Ndihmës në Rrezik, të Vetëqenëshmit".2

Përderisa ne mund ta njohim Perëndinë vetëm nëpërmjet Manifestimeve të Tij, ne mund të përmbushim qëllimin e jetës sonë vetëm duke njohur Manifestimin e Tij për kohën tonë. Ata nga ne që kanë pasur fatin të pranojnë Bahá'u'lláh-un, duhet të jenë mirënjohës që jetojnë në një kohë kur të gjitha premtimet e së kaluarës janë përmbushur. Ne duhet t'i jemi mirënjohës Perëndisë që na ka dhuruar dhuntinë e çmuar të njohjes së Bahá'u'lláh-ut në një kohë kur pjesa më e madhe e banorëve të tokës janë të pavetëdijshëm për lavdinë e Tij. Bahá'u'lláh-u thotë:

"Kjo është Dita në të cilën favoret më të çmuara të Perëndisë kanë reshur mbi njerëzit, Dita në të cilën hiri i Tij më i fuqishëm u është futur të gjitha gjërave të krijuara. U bie për detyrë të gjithë popujve të botës të pajtojnë të gjitha mosmarrëveshjet e tyre dhe, në bashkim e paqe të plotë, të gjejnë strehë nën hijen e Pemës së kujdesit e të dashamirësisë së Tij".3

Sa e trishtueshme do të ishte, sikur sot dikush të dëgjonte lajmin e gëzuar të Revelacionit të Bahá'u'lláh-ut, por të mos e pranonte Atë dhe të vazhdonte të ndiqte traditat e së kaluarës. Ai do t'u shtohej atyre që në çdo epokë kanë shpresuar për ardhjen e të Premtuarit, por kur Ai shfaqej e mohonin Atë, dhe duke mos i qëndruar besnikë Besëlidhjes së Përjetshme të Perëndisë, mbaheshin pas paragjykimeve tëveta.

Pasi e kemi pranuar Bahá'u'lláh-un, ne duhet të qëndrojmë të vendosur e të patundur në Besimin e Tij dhe t'u bindemi porosive të Tij. Ne nuk duhet të lejojmë që kritikat e njerëzve kokëfortë të na largojnë nga rruga e vërtetë që kemi zgjedhur. Duhet të qëndrojmë të vendosur e të palëkundur në Besëlidhjen. Bahá'u'lláh-u thotë:

"Detyra e parë e kryesore e caktuar për njerëzit, pas njohjes së Atij që është e Vërteta e Përjetshme, është detyra e vendosmërisë në Kauzën e Tij. Mbahuni pas saj dhe jini ndër ata mendjet e të cilëve janë ngulitur e rrënjosur fort në Perëndinë".4

Vendosmëria jonë për të qenë të vendosur në Besëlidhjen do të forcohet nëse në kohë sprovash ne kujtojmë jetën e Bahá'u'lláh-ut, vuajtjet dhe fitoret e Tij të jashtëzakonshme, nëse sjellim ndërmend dashurinë e pafund që Ai ka për çdo qenie njerëzore. Le të skaliten në mendjet dhe zemrat tona këto fjalë:

"Bukuria e Lashtë ka pranuar të lidhet me zinxhirë që njerëzimi të çlirohet nga zgjedha dhe ka pranuar të burgoset në këtë Fortesë kaq të tmerrshme që gjithë bota të arrijë lirinë e vërtetë. Ai e ka pirë me fund kupën e dhimbjes që të gjithë popujt e tokës të arrijnë gëzimin e përjetshëm e të mbushen me hare. Kjo bëhet me dashjen e Zotit tuaj, Zemërdhembshurit, Mëshirëplotit. Ne kemi pranuar të na poshtërojnë, o ju që besoni në Unitetin e Perëndisë, që ju të lartësoheni, dhe Ne kemi hequr vuajtje të shumta që juve t'ju ecë mbarë e të përparoni. Ai që ka ardhur për të ndërtuar sërish botën mbarë, shihni sesi është detyruar të jetojë në qytetin më të zymtë nga ata që e krahasojnë veten me Perëndinë!" 5

Ushtrime:

1. Ndryshe nga ushtrimet e mëparshme që keni studiuar, kjo nënndarje ju njeh me pasazhe të gjata për tema të ndryshme. Nëse është hera e parë që studioni temën Besëlidhja e Përjetshme ePerëndisë", ju duhet ta lexoni shpjegimin e mësipërm disa herë në grupet tuaja, paragraf për paragraf, që të mësoni t'i parashtroni idetë me fjalët tuaja. Ka mënyra të ndryshme që të ndihmoni njëri-tjetrin për të mësuar përmbajtjen. Për shembull, mund të lexoni një paragraf dy ose tre herë dhe pastaj t'i drejtoni njëri-tjetrit pyetje, përgjigjet e të cilave të gjenden në vetë paragrafin që sapo lexuat. Sigurisht, mësimi mirë i citateve është veçanërisht i rëndësishëm, sepse njohja e të tjerëve me citateve nga Shkrimet do të përbëjë pjesën kryesore të konsultimeve tuaja për çdo lloj teme me besimtarët e anëtarësuar rishtas. Ushtrimet e mëposhtme do t'ju ndihmojnë të reflektoni për kuptimin e citateve të kësaj pjese:

a. Kush është Krijuesi i të gjitha gjërave?
b. A ka ndonjë gjë që nuk e ka krijuar Perëndia?
c. Përse Perëndia krijoi njerëzimin?
d. Ç'do të thotë fjala "Besëlidhje"?
e. Pse Perëndia bëri një Besëlidhje me njeriun?

f. A është e drejtë të thuhet që në qoftë se ne nuk e duam Perëndinë, dashuria e Tij nuk do të arrijë deri te ne?

g. A është e drejtë të thuhet që në qoftë se ne nuk e duam Perëndinë, Ai nuk do të na dojë ne?

h. A do të na braktisë ndonjëherë Perëndia?
i. Cili është qëllimi i jetës sonë?

j. A është e mundur që ne të njohim ndonjëherë thelbin e Perëndisë?

k. Nëse ne nuk mund të njohim kurrë thelbin e Perëndisë, çfarë do të thotë se qëllimi i jetës tonë është të njohm Perëndinë?

l. Ç'do të thotë fjala "të manifestosh"?
m. Përmendni disa nga Manifestimet e Perëndisë.
n. Plotësoni fjalitë e mëposhtme:

Kjo është Dita ______________________________________ të Perëndisë kanë reshur mbi njerëzit.

Kjo është Dita ____________________________________ i Tij më i fuqishëm u është futur të gjitha gjërave të krijuara.

Në këtë ditë ne duhet ________________ mosmarrëveshjet e tyre dhe në bashkim e paqe të plotë

o. Çfarë kërkohet nga ne për të përmbushur pjesën tonë në Besëlidhje?

p. A është e drejtë të thuhet se kur pranojmë Bahá'u'lláh-un ne kemi mohuar Manifestimet e mëparshme të Perëndisë?

q. Pse reflektimi mbi vuajtjet e Bahá'u'lláh-ut na ndihmon që të qëndrojmë të patundur në Besëlidhjen?

r. Pse Bahá'u'lláh-u pranoi të lidhej me zinzhirë?

s. Pse Bahá'u'lláh-u pranoi të burgosej?
t. Pse Bahá'u'lláh-u piu kupën e hidhërimit?
u. Pse Bahá'u'lláh-u pranoi të poshtërohej?
v. Pse Bahá'u'lláh-u vuajti kaq shumë fatkeqësi?

w. A pranoi Bahá'u'lláh-u të vuante, sepse ishte i pafuqishëm të vepronte ndryshe?

x. Nëse Bahá'u'lláh-u nuk ishte i pafuqishëm përpara armiqve të Tij, atëherë përse Ai pranoi të vuante?

y. Pse duhet të pranojmë vuajtjen e mjerime në shërbim të Kauzës së Perëndisë?

2. Kur zhvilloni një temë thellimi me ata që vizitoni, ju duhet të keni të qartë në mendje pikat thelbësore që dëshironi të përçoni tek ata. Cilat janë idetë thelbësore që përfshihen në paraqitjen e mësipërme? Mund t'i renditni ato në një listë?

3. Që të kuptohen mirë, idetë duhen pasraqitur në një rrjedhë logjike. Nëse nuk keni vepruar kështu më parë, sigurohuni që lista juaj të paraqesë një rrjedhje logjike të ideve, duke u vënë atyre numra.

4. Tregoni në grupin tuaj një histori, qoftë nga historia e hershme e Besimit ose të bazuar në ngjarje të kohëve të fundit të njohura për ju, që tregon vendosmërinë në Besëlidhje. Disa histori mund të jenë të përshtatshme të luhen si skeçe.

5. Siç e kemi thënë më parë, veç përmbajtjes së konsultimeve tuaja me besimtarë të anëtarësuar rishtas, janë ndjenjat dhe qëndrimi juaj, faktorë të rëndësishëm për një rezultat të frytshëm të vizitës suaj do të jenë ndjenjat dhe qëndrimet tuaja.. Veçanërisht e rëndësishme do të ishte për ju të mbani një qëndrim lutjeje gjatë të gjitha konsultimeve tuaja. Ndërsa konsultoheni me të tjerët gjatë vizitës suaj, ju duhet vazhdimisht të ktheheni drejt Perëndisë, duke iu lutur Atij të ndriçojë mendjen dhe zemrën tuaj, si dhe të të gjithë të pranishmëve. Ka shumë fraza e fjali që ju mund t'i mësoni përmendësh e të pushtojnë mendjen tuaj. Këto janë vetëmdisa prej tyre:

"Ndriçoji zemrat tona, na dhuro sy që shohin e veshë të vëmendshëm".6

"O Zot! Na jep dhuratat Tuaja të pafund dhe lëre dritën e udhërrëfimit Tënd të ndriçojë".7

"Hapi portat e kuptimit të vërtetë dhe lëre dritën e besimit të shkëlqejë e shndritshme".8

"Ndriçoji, O Zot, fytyrat e shërbëtorëve të Tu, që ata të mund të të shohin Ty..."9

"O Zoti ynë! Ktheji fytyrat tona drejt fytyrës Sate të mëshirshme..."10

PJESA 3

Vizita e parë te Gjikat ju ka mbushur me gëzim. Sikurse e prisnit, ata ishin mikpritës e plot dëshirë për të mësuar. Kujdesi që treguat për t'u përgatitur për këtë rast u shpërblye. Ju ishit në gjendje të jepnit idetë tuaja me qartësi dhe të merrnit pjesë në një diskutim të vlefshëm të citateve që kishit zgjedhur. Ndaj pyetjeve që ju bënë, ju mbajtët një qëndrim të përunjur dhe shpesh pranuat se ju duhej të flisnit me besimtarë me më shumë njohuri sesa ju dhe të gjenit në Shkrimet e Shenjta përgjigjet e përshtatshme.

Një surprizë tepër e këndshme ishte që në këtë takim të parë ishte e pranishme Merita, njëra prej mbesave të Z. dhe Znj. Gjika, e cila po kalonte disa javë me ta. Ju bëri shumë përshtypje mënyra me të cilën ajo merrte pjesë në konsultim. Megjithëse vetëm pesëmbëdhjetë vjeç, ajo tregoi një aftësi të madhe për të kuptuar çështje të thella, tej asaj që është e zakonshme për moshën e saj. Për këtë arsye ju vendosët që t'i kushtonit më tepër vëmendje Meritës dhe ta ndihmonit atë për të thelluar njohuritë e saj mbi Besimin me një ritëm që përputhej me interesin dhe aftësinë e saj. Ju u kënaqët kur ajo pranoi të studionte disa faqe nga jeta e Bahá'u'lláh-ut dhe me ndihmën tuaj të bënte një paraqitje për këtë çështje gjatë vizitës suaj të ardhme. E gëzuar, ajo ju siguroi se do të ftonte madje edhe disa miq të tjerë për këtë rast.

Më poshtë është një përmbledhje e shkurtër e jetës së Bahá'u'lláh-ut, e njëjtë me atë që Merita do të studionte e përgatiste për bisedën e saj:

Bahá'u'lláh-u lindi më 12 Nëntor 1817 në Teheran, kryeqytetin e Persisë. Që në fëmijëri Ai shfaqte cilësi të jashtëzakonshme dhe sjellja e Tij i bindi prindërit e Tij se Ai ishte i destinuar për diçka të madhërishme. I ati i Bahá'u'lláh-ut, një ministër i shquar në oborrin e mbretit, ushqente një dashuri të pafund për Djalin e tij. Një natë ai pa në ëndërr sikur Bahá'u'lláh-u po notonte në një oqean të paanë dhe trupi i tij shkëlqente e ndriçonte detin e gjerë. Rreth kokës i përhapeshin flokët e tij të gjatë, që pluskonin në të gjitha drejtimet. Një mori peshqish ishin mbledhur rreth Tij, duke u mbajtur secili pas një fije floku. Numri i peshqve ishte i madh, por asnjë fije floku nuk u shkul nga koka e Bahá'u'lláh-ut. I lirë e i shpenguar, ai lëvizte mbi ujërat dhe ata të gjithë i vinin pas. I ati i Bahá'u'lláh-ut pyeti një njeri të njohur për urtinë e tij që t'i shpjegonte ëndrrën. Ai i tha se oqeani i paanë ishte bota e qenies. I vetëm e pa kurrfarë ndihme, Bahá'u'lláh-u do të fitonte sovranitet mbi të. Moria e peshqve përfaqësonte trazirën që Ai do të shkaktonte midis popujve të botës. Ai do të kishte mbrojtjen e sigurt të Fuqiplotit, dhe asgjë nuk do të mund ta lëndonte Atë.

Në moshën katërmbëdhjetë vjeç, Bahá'u'lláh-u ishte i njohur në Oborrin e mbretit për urtinë dhe dijet e tij. Ai ishte njëzetë e dy vjeç kur i vdiq i ati dhe qeveria i ofroi Atij të njëjtën pozitë të lartë. Por Bahá'u'lláh-u nuk kishte si synim të harxhonte kohën për drejtimin e punëve të kësaj bote. Ai la oborrin dhe ministrat e tij për të ndjekur rrugën që kishte caktuar për Të Fuqiploti. Ai e kalonte kohën duke ndihmuar të shtypurit, të sëmurët e të varfrit dhe shpejt u bë i njohur si mbrojtjës i çështjes së drejtësisë.

Në moshën njëzetë e shtatë vjeçare, Bahá'u'lláh-u mori nëpërmjet një të dërguari të posaçëm disa nga Shkrimet e Báb-it, i cili shpallte afrinë e Ditës së Perëndisë, të Ditës kur një Manifestim i riu i Perëndisë do t'i sillte botës paqen, unitetin dhe drejtësinë, që njerëzimi kishte kohë që i priste. Bahá'u'lláh-u e pranoi menjëherë Mesazhin e Báb-it dhe u bë një nga pasuesit e Tij më entuziastë. Por fatkeqësisht, ata që sundonin mbi popullin e Persisë, të verbuar nga dëshirat e tyre egoiste, vendosën t'i përndiqnin pasuesit e Báb-it me egërsi të madhe. Bahá'u'lláh-u, megjithëse i njohur për fisnikërinë e Tij, nuk u përjashtua nga përndjekjet. Kishin kaluar pak më shumë se tetë vjet pas deklarimit të Báb-it dhe dy vjet pas martirizimit të Tij, kur Bahá'u'lláh-un e futën në një birucë të errët, të quajtur Pusi i Zi. Zinxhirët që i kishin vendosur në qafë ishin aq të rëndë saqë Ai nuk e ngrinte dot kokën. Aty Bahá'u'lláh-u kaloi katër muaj të tmerrshëm vuajtjesh të rënda. Por pikërisht në atë birucë Fryma e Perëndisë mbushi shpirtin e Tij dhe i zbuloi se Ai ishte i Premtuari i të gjitha kohëve. Nga ky burg i errët dielli i Bahá'u'lláh-ut u ngrit duke ndriçuar gjithë krijimin.

Pas atyre katër muajve në Pusin e Zi, Bahá'u'lláh-un e zhveshën nga të gjitha zotërimet dhe së bashku me familjen e syrgjynosën. Në të ftohtin e hidhur të dimrit, ata udhëtuan përgjatë maleve perëndimore të Persisë drejt Bagdadit, që në atë kohë ishte një qytet i Perandorisë Osmane, ndërsa sot është kryeqyteti i Irakut. Nuk mund të përshkruhen me fjalë vuajtjet e tyre duke ecur në këmbë qindra milje nëpër dëborë e mbi tokën e mbuluar nga akulli gjatë rrugës për në atë qytet i destinuar nga fati.

Fama e Bahá'u'lláh-ut u përhap shpejt në të gjithë Bagdadin dhe në qytetet e tjera të asaj zone. Gjithnjë e më tepër njerëzit vinin te dera e këtij të Burgosuri syrgjyn për të marrë Bekimet e Tij. Por ishin disa të tjerë që u bënë xheloz për famën e tij. Midis tyre ishte edhe vetë vëllai i Bahá'u'lláh-ut nga babai, Mirza Jahja-i [Mírzá Yaḥyá], i cili jetonte nën kujdesin e Tij dashamirës. Mirza Jahja-i iu kundërvu Bahá'u'lláh-ut duke menduar se Bábí-t, të cilët në atë kohë tregonin respekt të madh për të, do ta pranonin si udhëheqës të tyre. Ai nuk e dinte se duke u kthyer kundër Manifestimit të Perëndisë do të sillte rënien e vet. Sepse kur shfaqet një Manifestim i Shenjtë, vetëm ata që jetojnë në shërbim të Tij mund të shpresojnë për madhështi të vërtetë. Madje edhe të afërmit e Tij nuk mund ta harrojnë se Ai qëndron veç të gjitha qënieve të tjera njerëzore dhe ka një pozitë të tillë, që askush nuk mund ta ndajë me Të.

Komploti i Mirza Jahja-it solli përçarje midis pasuesve të Báb-it dhe i shkaktoi hidhërim të madh Bahá'u'lláh-ut. Një natë, pa i thënë askujt, Ai u largua nga shtëpia dhe shkoi në malet e Kurdistanit. Atje Ai bënte një jetë të veçuar, i zhytur në lutje e meditime. Ai rrinte në një shpellë të vogël dhe ushqehej me ushqimet më të thjeshta. Askush nuk e dinte prejardhjen e Tij dhe askush nuk ia dinte emrin. Por më pas, gradualisht, njerëzit e asaj zone filluan të flisnin për "Atë Pa emër'', një Shenjtor i madh që kishte njohuri të dhuruara nga Perëndia. Kur 'Abdu'l-Bahá-i, Djali i madh i Bahá'u'lláh-ut, mësoi lajmet për Personin e Shenjtë, Ai menjëherë njohu shenjat e Babait të Tij të dashur. Atij i dërguan letra me një ltë dërguar të posaçëm, ku i luteshin Bahá'u'lláh-ut të kthehej në Bagdad. Ai e pranoi këtë, duke i dhënë fund një periudhe ndarjeje të dhimbshme, që kisht zgjatur për dy vjet.

Gjatë mungesës së Bahá'u'lláh-ut, gjendja e komunitetit Bábi kishte pësuar rënie të shpejtë. Bahá'u'lláh-u vendosi që t'i mbushte me shpirt të ri pasuesit e përndjekur e të pësshtjelluar të Báb-it. Megjithëse Ai ende nuk e kishte shpallur Pozitën e vet të lartë, fuqia dhe urtia e fjalëve të Tij filloi të fitonte besnikëria e një numri gjithnjë e të madh Bábí-sh dhe admirimin e njerëzve nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Por klerikët myslimanë fanatikë dhe vëllai i Tij xheloz Mirza Jahja-i nuk e duronin dot kur shihnin ç'ndikim kolosal kishte Bahá'u'lláh-u mbi një numër aq të madh shpirtërash. Ata bënë ankesa pas ankesash pranë autoriteteve, derisa qeveria e Persisë u mor vesh me disa zyrtarë të perandorisë Osmane për ta çuar Bahá'u'lláh-un akoma me larg atdheut të Tij, kësaj radhe në Kostandinopojë.

Prilli i vitit 1863 qe muaj i një hidhërimi të madh për popullin e Bagdadit. Ai, për të cilin ata kishin arritur të kenë aq shumë dashuri, po largohej nga qyteti i tyre, për të shkuar diku në një destinacion të paditur për ta. Pak ditë para nisjes së Tij, Bahá'u'lláh-u u vendos në një kopsht në rrethinat e qytetit, ngriti Tendën e Tij dhe për dymbëdhjetë ditë priti turma vizitorësh që vinin për t'i dhënë lamtumirën. Pasuesit e Báb-it erdhën në këtë kopsht me zemër të lënduar, disa prej tyre do të shoqëronin Bahá'u'lláh-un në këtë fazë tjetër të syrgjynosjes së Tij, po shumë të tjerëve u duhej të mbeteshin pas dhe të privoheshin nga kontaktet e ngushta me Të. Por Perëndia nuk kishte dashurr që ky të ishte një rast ëshpërimi. Dyert e bujarisë së Tij të pafund u hapën dykanatësh dhe Bahá'u'lláh-u u shpalli atyre që ndodheshin rreth Tij se ishte Ai për të cilin kishte folur Báb-i - Ai Që Perëndia do ta shfaqte. Dëshpërimi ia la vendin haresë; zemrat u ngritën dhe shpirtrat u ndezën me zjarrin e dashurisë për Të. Për shekujt që do të vinin më pas, këto dymbëdhjetë ditë, nga 21 prilli deri më 2 maj do të festohen nga Bahá'í-t kudo si "Festa e Riḍvánit", përvjetori i deklarimit të Bahá'u'lláh-ut, të Misionit të Tij mbarëbotëror.

Kostandinopoja ishte selia e Perandorisë Osmane. Edhe këtu urtia e madhe dhe hiri vetjak i Bahá'u'lláh-ut filluan përsëri të tërhiqnin një numër gjithnjë e më të madh njerëzish. "Ai nuk duhet të qëndrojë më tepër në Kostandinopojë", pëshpërisnin klerikët fanatikë myslimanë, të cilët i bindën autoritetet që ta syrgjynosnin Atë në qytetin e Adrianopojës. Në Adrianopojë Bahá'u'lláh-u u shkroi Tabela (letra) mbretërve e sundimtarëve të botës, duke u bërë thirrje atyre të hiqnin dorë nga shtypja dhe t'i përkushtoheshin mirëqenies së popullit të vet. Më pas, armiqtë e Tij menduan një ndëshkim tepër mizor. Ai dhe familja e Tij do të syrgjynoseshin në 'Akká, e cila në atë kohë ishte kolonia penale më e keqe në mbarë perandorinë. Me siguri, Ai do të vdiste në kushtet e vrazhdëta të atij qyteti-burg, mendonin njerëzit mendjelehtë, që imagjinonin se mund të ndalnin atë që Vetë Perëndia kishte vënë në lëvizje.

Vuajtjet që Bahá'u'lláh-u përjetoi në `Akká nuk kanë të numëruar. Në fillim Ai u burgos i vetëm në një qeli, ku as fëmijët e Tij nuk lejoheshin ta takonin. Ai nuk kishte asnjë pajisje për t'u rehatuar dhe ishte i rrethuar ditë e natë nga armiq. Por kushtet e burgimit gradualisht ndryshuan. Banorët e 'Akká-s dhe qeveritarët e saj u bindën për pafajësinë e grupit të vogël Bahá'í të syrgjynosur në qytetin e tyre. Përsëri njerëzit u tërhoqën nga urtia dhe dashuria e këtij Personi të jashtëzakonshëm, megjithëse shumica nuk e kuptonin Pozitën e Tij të lartë. Pas disa vitesh dyert e qytetit-burg u hapën për Bahá'u'lláh-un dhe pasuesit e Tij. Ai Vetë së fundi u lejua të jetonte në rrethinat relativisht më të rehatshme, të cilat ne tani i njohim si Vila e Bahxhisë [Bahjí]. Atje Ai ndërroi jetë në maj 1892 në kulmin e madhështisë e të lavdisë së Tij.

Bahá'u'lláh-u ngriti flamurin e paqes e të vëllazërisë së përbotshme dhe reveloi Fjalën e Perëndisë. Megjithëse armiqtë e Tij bashkuan forcat kundër Tij, Ai doli fitimtar mbi ta, ashtu sikurse i kishte premtuar Atij Perëndia kur ishte i lidhur me zinxhirë në burgun e Teheranit. Gjatë jëtës së Tij, Mesazhi i sjellë prej Tij ringjalli zëmrat e mijëra njerëzve dhe shumë prej tyre dhanë jetën në Shtegun e Tij. Dhe sot Mësimet e Tij vazhdojnë të përhapen në mbarë botën. Asgjë nuk mund të ndalojë Atë të arrijë qëllimin e Tij të fundit, që është unifikimi i njerëzimit në një Kauzë mbarëbotërore, në një Besim të përbashkët.11

Ushtrime:

1. Përmbledhja e mësipërme mbi jetën e Bahá'u'lláh-ut është një pjesë relativisht e gjatë. Para se të kalojmë në ushtrimet e mëposhtme, ju duhet të lexoni pjesën disa herë, paragraf për paragraf, në grupin tuaj dhe t'i bëni njëri-tjetrit pyetje deri sa të keni mësuar mirë përmbajtjen dhe të mund ta shtjelloni atë me fjalët tuaja.

2. Gjatë jetës suaj si Bahá'í, ju do t'ia tregoni historinë e Bahá'u'lláh-ut shumë dëgjuesve, herë shkurtimisht e herë me hollësi të mëdha. Do të jetë e rëndësishme, pra, që ngjarjet më domethënëse të jetës së Tij të jenë të ngulitura fort në mendjen tuaj. Në hapësirën e mëposhtme, shkruani të renditura ngjarjet më të rëndësishme të jetës së Tij, bazuar në përmbledhjen e mësipërme. Sigurisht renditja që ju do të bëni do të jetë fillestare. Me rritjen e njohurive tuaja për historinë e Besimit, ju do t'i shtoni shumë fakte të rëndësishme renditjes që keni bërë.

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

3. Kur ju shtjelloni një temë, siç është "Besëlidhja" ose jeta e Bahá'u'lláh-ut, me besimtarë tëanëtarësuar rishtas, nuk duhet të prisni prej tyre që ata të kujtojnë çdo hollësi. Por, siç vihet në dukje në pjesën e mëparshme, ka gjithmonë ide të caktuara që janë thelbësore për të kuptuar një temë, të cilat duhet të përpiqeni t'i theksoni. Cilat janë disa nga idetë thelbësore që përmbahen në shtjellimin e mësipërm të jetës së Bahá'u'lláh-ut? Po japim një shembull për t'ju ndihmuar.

Bahá'u'lláh pësoi vuajtjë të mëdha.

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

4. Fakti që Bahá'u'lláh-u vuajti shumë për dashurinë e Tij për njerëzimin është një nga idetë, të cilën ne si Bahá'í duhet ta kujtojmë e të reflektojmë mbi të. Po kur flasim për këtë temë duhet të jemi të sigurt që nuk po e paraqesim Atë si viktimë të pafuqishme të armiqve të Tij. Ai zgjodhi vullnetarisht udhën e syrgjynosjes e të burgimit; Ai pranoi të lidhej në zinxhirë, me qëllim që të çlironte njerëzimin. Historia e jetës së Tij, megjithëse e mbushur plot vuajtje të mëdha, në thelbin e saj është një triumf. Duke u bazuar në njohuritë tuaja për jetën e Bahá'u'lláh-ut, a mund të përgatisni, me ndihmën e tutorit tuaj, një bisedë të shkurtër mbi vuajtjet dhe fitoret e Tij?

5. Një nga vetitë kryesore që ju duhen për të kryer këtë akt shërbimi është përunjësia. Themeli i çdo përunjësie është përunjësia para Perëndisë. Që këtej rrjedh përunjësia para krijesave të Tij. Asnjëherë qëndrimi i përunjur nuk është më i rëndësishëm sesa kur dikush flet për Perëndinë dhe Manifestimet e Tij. Ju duhet të reflektoni për citatin e mëposhtëm dhe të bëni të gjitha përpjekjet që ta mësoni atë përmendësh.

"Ata që janë të shumëdashurit e Perëndisë, kudo që të mblidhen e këdo që të takojnë, duhet të tregojnë, në qëndrimin e tyre ndaj Perëndisë dhe në mënyrën sesi e lartësojnë e i thurin lavdi Atij, një përunjësi e nënshtrim të tillë saqë çdo grimcë e pluhurit nën këmbët e tyre të dëshmojë për thellësinë e devocionit të tyre. Biseda e këtyre shpirtrave të shenjtë duhet të përshkohet nga një fuqi e tillë, saqë vetë këto grimca pluhuri të drithërohen nga ndikimi i tyre. Ata duhet të sillen në mënyrë të tillë, saqë toka që shkelin të mos mundë kurrë t'u thotë atyre fjalë si këto: 'Unë duhet të preferohem kundrejt jush. Sepse shikoni sa e duruar jam unë duke mbajtur barrën që hedh mbi mua bujku. Unë jam instrumenti që u shpërndan vazhdimisht të gjitha qenieve bekimet që më ka besuar Ai që është Burimi i çdo mirësie. Me gjithë nderin që më është dhënë dhe dëshmitë e panumërta të pasurisë sime - një pasuri që plotëson nevojat e gjithë krijimit - shkikoni sa e përunjur jam unë dhe me çfarë nënshtrimi të plotë lejoj të më shkelin këmbët e njerëzve...'".12

PJESA 4

Paraqitja që Merita i bëri jetës së Bahá'u'lláh-ut ishte e shkëlqyer, më e mirë nga ç'prisnit. Ajo foli me ëmbëlsi dhe bindje. Zoti dhe zonja Gjika shihej se ishin të prekur. Të dy miqtë që ajo kishte ftuar me këtë rast, megjithëse kishin qeshur mjaft nën hundë disa herë, filluan të interesoheshin qartë për Besimin. Ju jeni shumë të inkurajuar nga rezultatet e dy vizitave tuaja në familjen Gjika dhe keni dëshirë të vazhdoni të thelloni besimtarëanëtarësuar rishtas. Çështja tani është se çfarë drejtimi duhet të marrin këto takime të shkurtra e të këndshme. Cilat janë disa nga temat që do t'i ndihmonin zotin dhe zonjën Gjika të bëhen anëtarë të konfirmuar e aktivë të komunitetit dhe të ndihmojnë në përparimin e tij? Kjo çështje vërtitet në kokën tuaj prej ditësh. Nga njëra anë, ka tema si lutjet, jeta e shpirtit, kuptimi i vërtetë i sakrificës, të cilat ju dëshironi t'i diskutoni me ta, në mënyrë që jeta e tyre shpirtërore të vendoset mbi baza të shëndosha. Nga ana tjetër, ju e dini se sa e rëndësishme është të ndihmoni besimtarë të rinj të integrohen në jetën e komunitetit Bahá'í dhe të marrin pjesë në veprimtaritë e tij. Në fund të fundit, ju nuk do të shkoni për vizitë te Gjikat gjithmonë, sepse kjo do t'i bënte ata të varur nga ju dhe nuk do t'i ndihmonte të bëheshin Bahá'í që munden, me iniciativën e tyre, t'i shërbejnë Besimit. "Por gjithçka në kohën e vet," mendoni ju me vete, "tani për tani më duhet të mendoj lidhur me temën për vizitën tjetër që do të jetë për nja dy ditë".

Përgjigjja për dilemën tuaj vjen në mënyrë të papritur. Në një takim Bahá'í ku keni shkuar një mbrëmje, ju e ndjeni se ka një tension të madh midis miqve. Është sikur re të errëta kanë mbuluar qiellin dhe shkëlqimi i gëzimit është zhdukurt. Arsyeja është e dukshme:përçarja, ky armik i madh i Kauzës, ka hyrë fshehurazi në komunitet. "Dashuri dhe unitet në komunitetin Bahá'í", i thoni vetes, "kjo do të jetë tema për vizitën time të ardhshme".

Ju jeni kaq i paduruar për t'u treguar Gjikave për të këqijat e përçarjes, saqë në vizitën tjetër ju për pak sa nuk thyeni rregullat e mirësjelljes. Pas një përshëndetjeje të shkurtër, ju papritmas i pyesni ata: "E dini se çfarë mund t'i shkaktojëndëmin më të madh Kauzës së Bahá'u'lláh-ut?" Zoti dhe zonja Gjika befasohen nga mënyra sesi ju ua drejtuat pyetjen atyre, por tani ata ju duan mjaft që të mos u mbetet hatri nga sjellja juaj. "Të shohim të shqetësuar", thotë zonja Gjika me buzëqeshje. "Pyetja juaj është e rëndësishme, dhe unë mendoj se kemi një përgjigje. Kur e pranuam këtë Besim, ne e kuptuam se Bahá'u'lláh-u ka ardhur të bashkojë gjininë njerëzore. Kështu që asgjë nuk mund ta dëmtojë më shumë Kauzën e Tij, siç e quani ju, sesa përçarja midis Bahá'íve".

Qetësia dhe dashuria me të cilën zoti dhe zonja Gjika folën ju kthejnë qetësinë dhe vetpërmbajtjen tuaj të zakonshme. "Ju kërkoj ndjesë për ashpërsinë time", thoni ju me zë të ulët. "Kam sjellë me vete disa citate për çështjen e unitetit. A mund t'i studjojmë ato së bashku?" Kështu ju nisni një konsultim shumë të këndshëm rreth një teme kaq të rëndësishme. Ja një listë me disa nga idetë që mund të hidhni në konsultimin tuaj:

● Që një komunitet Bahá'í të jetë me të vërtetë i bashkuar, çdo besimtar duhet të largohet njëherë e mirë nga grindjet dhe zënkat. Bahá'u'lláh-u thotë:

"Asgjë në këtë Ditë nuk mund t'i shkaktojë kësaj Kauze më shumë dëm sesa mosmarrëveshja e grindja, sherri, ftohtësia e apatia midis të dashurve të Perëndisë. Shmangiuni atyre me fuqinë e Perëndisë e me ndihmën e Tij sovrane, dhe përpiquni t'i bashkoni zemrat e njerëzve në emër të Tij, që është Bashkuesi, i Gjithëdijshmi, Urtiploti". 13

● Ne duhet t'i duam të gjithë besimtarët në komunitetin tonë, dhe këtë duhet ta bëjmë krejtësisht për hir të dashurisë së Perëndisë. 'Abdu'l-Bahá-i thotë:

"Të jeni në unitet të plotë. Mos u zemëroni kurrë me njëri-tjetrin.... Duajini krijesat për hir të Perëndisë e jo për veten e tyre. Ju kurrë nuk do të zemëroheni as do të jeni të paduruar nëse i doni ato për hir të Perëndisë. Njerëzimi nuk është i përsosur. Ka papërsosuri në çdo qenie njerëzore, dhe ju kurdoherë do të ndieheni të hidhëruar nëse do të shpresoni te njerëzit në vetvete. Por nëse shpresoni te Perëndia, ju do t'i doni ata dhe do të jeni të përzemërt me ta, sepse bota e Perëndisë është bota e përsosurisë dhe e mëshirës së plotë". 14

● Nëse, me gjithë dashurinë që ndiejmë për njeri tjetrin, lindin tensione midis nesh, ne duhet menjëherë të kujtojmë këtë këshillë të 'Abdu'l- Bahá-it:

"Ju porosis të gjithë ju t'i përqendroni të gjitha mendimet e zemrës suaj te dashuria e uniteti. Kur vjen një mendim lufte, kundërvijuni atij me një mendim më të fortë paqeje. Një mendim urrejtjeje duhet fshirë me një mendim më të fuqishëm dashurie. Mendimet e luftës sjellin shkatërrimin e çdo harmonie, mirëqenieje, qetësie e kënaqësie. Mendimet e dashurisë sjellin vëllazërim, paqe, miqësi e lumturi".15

● Dhe nëse, megjithëse kemi bërë të gjitha përpjekjet për t'i mbajtur ato nën kontroll, ne shohim se pasionet tona po na mposhtin e po hyjmë në konflikt, këto fjalë të Bahá'u'lláh-ut do të na ndihmojnë në këto momente dobësie:

"Në qoftë se midis jush shfaqen mosmarrëveshje, më shikoni Mua që qëndroj para jush dhe mos shihni të metat e njëri-tjetrit, për hir të emrit Tim dhe si shenjë e dashurisë suaj për Kauzën Time të dukshme e të shndritshme".16

● Disiplina shpirtërore për të mos vënë re gabimet e të tjerëve e për t'u përqendruar te cilësitë e tyre të lavdërueshme dhe mosmarrja absolutisht me thashetheme, është një masë tepër efektive kundër përçarjes. Ne duhet të mos harrojmë se ne priremi të mos shohim gabimet e atyre që i duam dhe nuk e kemi vështirë t'i shohim ata me syrin e mbulimit të gabimeve. 'Abdu'l- Bahá-i thotë:

"Syri i papërsosur kap papërsosuritë. Syri që i mbulon gabimet sheh drejt Krijuesit të shpirtrave. Ai i ka krijuar ata, i ushtron e kujdeset për ta, u jep atyre aftësi e jetë, shikim e dëgjim; prandaj ata janë shenja të madhështisë së Tij. Ju duhet të doni e të jeni të përzemërt me të gjithsecilin, të kujdeseni për të varfërit, të mbroni të dobëtit, të shëroni të sëmurët, të mësoni dhe edukonitë paditurit". 17

Bahá'u'lláh-u thotë:

"O Shok i Fronit Tim! Mos dëgjo e mos shih asnjë të keqe, mos e poshtëro veten, as mos psherëti e vajto. Mos fol keq, që të mos dëgjosh të flasin keq për ty, dhe mos i zmadho të metat e të tjerëve, që të mos duken të mëdha të metat e tua; mos dëshiro poshtërimin e askujt, që të mos dalë në shesh poshtërimi yt. Jetoji, pra, ditët e jetës sate, që janë më të shkurtëra sesa një çast kalimtar, me mendje të pastër, me zemër të panjollë, me mendime të kulluara dhe me karakter të shenjtëruar, në mënyrë që, i lirë e i kënaqur, të flakësh tutje këtë trup të vdekshëm dhe të shkosh në parajsën mistike e të jetosh përgjithmonë në mbretërinë e përjetshme".18

● Uniteti, sigurisht, nuk është thjeshtë mungesa e kundërshtive dhe grindjeve, dhe dashuria nuk mund të shprehet vetëm me fjalë. Ne mund të themi se uniteti i vërtetë egziston në komunitetin tonë Bahá'í, vetëm nëse dashuria jonë për njëri - tjetrin shprehet me shërbim, dhe nëse aktivitetet tona mbizotërohen nga një shpirt bashkëpunimi dhe ndihme të ndërsjelltë. 'Abdu'l- Bahá thotë:

"Disa prej krijesave të ekzistencës mund të jetojnë të vetmuara e vetëm. Një pemë, për shembull, mund të jetojë pa ndihmën e bashkëpunimin e pemëve të tjera. Disa kafshë janë të izoluara dhe bëjnë një jetë të ndarë larg nga lloji i tyre. Por kjo është e pamundur për njeriun. Në jetën dhe qenien e tij, bashkëpunimi dhe shoqërizimi janë thelbësore. Nëpërmjet shoqërimit e takimit ne gjejmë lumturi dhe zhvillim, individual dhe kolektiv".19

● Një çelës i rëndësishëm për veprimin e sukseshëm të një komuniteti është konsultimi i çiltër e i përzemërt për çdo çështje. Nëpërmjet konsultimit mënyrat e ndryshme sesi secili prej nesh e sheh çështjen shkrihen së bashku dhe ne zbulojmë drejtimin më të mirë që duhet të ndjekim në veprimet tona kolektive. Nëpërmjet konsultimit ne arrijmë unitetin e mendimit, dhe me mendimet e këndvështrimet tona të bashkuara, krijojmë plane plot imagjinatë për rritjen e komuniteteve tona. 'Abdu'l-Bahá-i thotë për ata që konsultohen:

"... kur mblidhen së bashku, ata duhet t'i kthejnë fytyrat drejt Mbretërisë së epërme dhe të kërkojnë ndihmë nga Mbretëria e Lavdisë. Pastaj duhet të shprehin pikëpamjet e tyre me përkushtimin, mirësjelljen, dinjitetin, kujdesin e maturinë më të madhe. Në çdo çështje ata duhet të kërkojnë të vërtetën dhe të mos ngulin këmbë në mendimet e tyre. Sepse kokëfortësia e ngulmimi në pikëpamjet e veta çon në fund të fundit në mosmarrë¬veshje e grindje dhe e vërteta mbetet e fshehur. Anëtarët e nderuar duhet të shprehin me liri të plotë mendimet e veta dhe askujt nuk i lejohet kurrsesi të nënvleftësojë mendimin e tjetrit, përkundrazi, secili duhet të parashtrojë me modesti të vërtetën dhe nëse ka opinione të ndryshme, duhet të mbizotëojë vota e shumicës dhe të gjithë duhet t'i binden e nënshtrohen shumicës".20

● Uniteti i mendimit nuk është i plotë nëse nuk shndërrohet në unitet veprimi. Të veprosh në unitet nuk do të thotë se të gjithë ne bëjnë të njëjtën gjë. Në të kundërtën, kur një komunitet përpunon një plan veprimi të përbashkët, atëhere talentet e ndryshme të çdo individi përdoren plotësisht. Fuqitë tona shumëfishohen, madje edhe një komunitet i vogël është në gjendje të realizojë atë që organizatat më të mëdha e të fuqishme në botë nuk janë të afta ta bëjnë. 'Abdu'l-Bahá-i thotë:

"Nevoja supreme e njerëzimit është bashkëpunimi e reciprociteti. Sa më të forta të jenë lidhjet e miqësisë e të solidaritetit midis njerëzve, aq më e madhe do të jetë fuqia dobiprurëse dhe e arritjeve në të gjitha rrafshet e veprimtarisë njerëzore".21

Ushtrime:

1. Pasi t'i keni lexuar me kujdes disa herë, pikë për pike, idetë e mësipërme, në grupin tuaj, duhet të plotësoni ushtrimin e mëposhtëm, që do t'ju ndihmojë të reflektoni për kuptimin e citateve të kësaj pjese:

a. Plotësoni fjalitë e mëposhtme:

Asgjë në këtë Ditë nuk mund t'i shkaktojë kësaj Kauze më shumë dëm sesa ____________________________ e grindja, sherri, ftohtësia e apatia midis të dashurve të Perëndisë.

Asgjë në këtë Ditë nuk mund t'i shkaktojë kësaj Kauze më shumë dëm sesa mosmarrëveshja e ______________ sherri, ftohtësia e apatia midis të dashurve të Perëndisë.

Asgjë në këtë Ditë nuk mund t'i shkaktojë kësaj Kauze më shumë dëm sesa mosmarrëveshja e grindja, ____________, ftohtësia e apatia midis të dashurve të Perëndisë.

Asgjë në këtë Ditë nuk mund t'i shkaktojë kësaj Kauze më shumë dëm sesa mosmarrëveshja e grindja, sherri, __________________ e apatia midis të dashurve të Perëndisë.

Asgjë në këtë Ditë nuk mund t'i shkaktojë kësaj Kauze më shumë dëm sesa mosmarrëveshja e grindja, sherri, ftohtësia e ____________ midis të dashurve të Perëndisë.

Asgjë në këtë Ditë nuk mund t'i shkaktojë kësaj ________ më shumë dëm sesa mosmarrëveshja e grindja, sherri, ftohtësia e apatia midis të dashurve të Perëndisë.

__________ në këtë Ditë nuk mund t'i shkaktojë kësaj Kauzë më shumë dëm sesa mosmarrëveshja e grindja, sherri, ftohtësia e apatia midis të dashurve të Perëndisë.

b. Hartoni një listë të gjërave që mund të bëni për të ndihmuar që të parandalohet përçarja në komunitetin tuaj. ____________________________________________

_____________________________________________________________________

___________________________________________________________________

___________________________________________________________________

___________________________________________________________________

c. Si mund të jemi të sigurt që ne gjithmonë t'i duam njërëzit dhe të jemi të sjellshëm me ta? ______________________________________________________________

d. Në citatin e dytë 'Abdu'l- Bahá na thotë se:
Ne duhet të jemi në ____________ të plotë.

Kurrë të mos __________________ me __________________________.

Ne duhet t'i duam njerëzit për __________________________________ dhe jo për ata vetë.

Ne kurrë nuk do të ____________________ ose të ________ _________________ nëse i duam njerëzit për hir të __________________.

Njerëzimi nuk është ____________________.

Ne gjithnjë do të ndjehemi të __________________ nëse do të shpresojmë te ______________________________________.

Nëse shpresojmë tek ________________, ne do t'i __________________ njerëzit dhe do të jemi __________________________ me ta.

e. Në citatin e tretë 'Abdu'l-Bahá na thotë se:

Secili prej nesh duhet t'i përqendojë të gjitha mendimet e zemrës së vet te ______________ dhe ____________.

Kur vjen një mendim lufte, kundërvijuni atij me një __________________________

____________________________.

Një mendim urrejtjeje mund të eliminohet me _______________________________

_______________________________________.

Mendimet e luftës sjellin shkatërrimim e __________________________, ______________________, ______________________________________.

Mendimet e dashurisë sjellin ___________________, ____________, ____________

__________________.

f. Çfarë duhet të bëni kur shihni lindinmosmarrëveshje midis jush e të tjerëve në komunitetin tuaj? ______________________________________________________

____________________________________________________________________

____________________________________________________________________

____________________________________________________________________

g. Përshkruani disiplinën shpirtërore që ju ndihmon të kontribuoni në ruajtjen e unitetit në komunitetin tuaj: ____________________________________________________

____________________________________________________________________

____________________________________________________________________

____________________________________________________________________

____________________________________________________________________

h. Pëcaktoni nëse veprimet e mëposhtme janë në përputhje më mësimet e Bahá'u'lláh-ut:

Të shohësh gabimet e të tjerëve. Po Jo
Të mos i vësh re gabimet e të tjerëve. Po Jo

T'i thuash Asamblesë Shpirtërore për punët e këqia

të dikujt tjetër. Po Jo

Të komentosh gabimet e një tjetri e një mik. Po Jo

Të egzagjerosh apo dhe të ndryshosh një histori

me qëllim që të bësh dikë të duket i keq. Po Jo

Të mendosh për gabimet e të tjerëve. Po Jo

i. Përse ne i kritikojmë disa njerëz kur bëjnë një gabim, por jo disa të tjerë kur bëjnë pikërisht të njëjtën gjë? _________________________________________________

_____________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

j. A është e mundur të kemi unitet në një situatë kur njerëzit merren me thashetheme për njëri-tjetrin? Pse jo? ___________________________________________________

_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

k. Dihet se të thuash me qëllim një gënjeshtër për dikë është e gabuar. Por a është e drejtë të bësh vërejtje kritike për dikë tek të tjerët lidhur me diçka që ai ose ajo vërtet ka bërë? _____________________________________________________________

_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

l. Çfarë efekti ka përgojimi në përparimin shpirtëror të atyre që merren me këtë? _____

_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

m. Cili është ndryshimi midis përgojimit, thashethemeve dhe kritikës? ______________

_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

n. Si mund t'i eliminojmë këto zakone nga jeta jonë? ____________________________

_____________________________________________________________________

__________________________________________________________________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

o. Çfarë mund të bëjmë kur dikush fillon të na flasë për gabimet e dikujt tjetër? _______

_____________________________________________________________________

__________________________________________________________________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

p. A duhet të heshtim kur e dimë se një Bahá'í po bën diçka të gabuar, për shembull duke gënjyer ose vjedhur, edhe kur e dimë se veprimet e tij dëmtojnë të tjerët? Nëse jo, çfarë duhet të bëjmë? ________________________________________________

_____________________________________________________________________

__________________________________________________________________________________________________________________________________________

q. Çfarë pasojash kanë përgojimi dhe thashethemet në një komunitet Bahá'í? ________

_____________________________________________________________________

__________________________________________________________________________________________________________________________________________

r. Çfarë do të ndodhte nëse do të flisnim për njerëz njëlloj sikur tëishin të pranishëm?

_____________________________________________________________________

__________________________________________________________________________________________________________________________________________

s. Nëse merremi me thashetheme në sy të fëmijëve, çfarë efekti do të kishte kjo tek ata? _____________________________________________________________________

__________________________________________________________________________________________________________________________________________

t. Si mendoni, nga se e kemi prirjen për t'u marrë me thashetheme për njëri-tjetrin? ___

_____________________________________________________________________

__________________________________________________________________________________________________________________________________________

u. Dashuria nuk shprehet thjesht me fjalë. Çfarë duhet tjetër? _____________________

_____________________________________________________________________

. Cili është çelësi më i rëndësishëm për një veprim të suksesshëm të komunitetit? _____

_____________________________________________________________________

w. Përmendni disa nga armiqtë kryesorë që pengojnë një veprim të suksesshëm të komunitetit. _______________________________________________________

_____________________________________________________________________

x. Plotësoni fjalitë e mëposhtme me fjalë nga citati i kësaj pjese për konsultimin:

Kur mblidhemi së bashku për t'u konsultuar, duhet ta kthejmë fytyrën ndaj ______________________________________ dhe të kërkojmë ndihmë nga ______________________________________.

Pastaj duhet të shprehim pikëpamjet tona me ____________________, ________________________, ____________________, ________________ e __________________ më të madh.

Në çdo çështje ne duhet ______________________________________________ e të mos ___________________________________________________________, sepse ________________________ e ______________________ në mendimin e që ka një njeri çon në fund të fundit në ____________________________ e ______________ dhe __________________ mbetet __________________.

Ne duhet ______________________ krejt lirisht.

Neve nuk na lejohet të nënvleftësojmë ___________________________________.

Nëse ka dallime në mendimet, duhet të mbizotërojë ______________________________, dhe ne të gjithë duhet __________________ e ______________________________ shumicës.

2. Bëni një listë të disa veprimtarive Bahá'í që besimtarët një komunitet duhet të zhvillojë në një frymë bashkëpunimi.

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

3. Bëni një listë të disa prej miqve tuaj në komunitetin Bahá'í dhe mendoni sesi mund të ndihmoni secilin në shërbimet e tij ose të saj për Kauzën.

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

PJESA 5

Zgjedhja e temave për vizitën tjetër te familja Gjika u bë e qartë gjatë konsultimit tuaj për temën e unitetit në komunitetin Bahá'í. Duke treguar interes të madh për këtë temë, zonja Gjika tha veçanërisht se, që të bëhemi gjithnjë e më të bashkuar, Bahá'í-të duhet të takohen shpesh për t'u lutur dhe për të lexuar Shkrimet e Shenjta. Zoti Gjika tha se unitet nuk do të thotë thjesht të kënaqemi në shoqërinë e njëri-tjetrit, por nënkupton të punojmë së bashku, dhe të ndërtojmë së bashku. "Por projektet e komunitetit kërkojnë para", vazhdon ai,"dhe unë nuk mund ta kuptoj përse nuk na është thënë kurrë të kontribuojmë me para për Besimin. E di që s'jemi të pasur, por ne kontribuonim për kishën tonë dhe ata nuk i refuzonin shumat tona të vogla". Ca të befasuar nga këto thënie të Gjikajve, ju përgatiteni për një diskutim mbi Festën e Nëntëmbëdhjetë Ditëve dhe Fondin Bahá'í. Në fakt, meqenëse Merita po mendonte të qëndronte me gjyshërit e saj dhenja dy javë të tjera, ju i kërkoni asaj nëse ka dëshirë të paraqesë disa ide për Fondin gjatë vizitës tjetër që do të bëni. Ajo pranon me shumë dëshirë dhe ju e ndihmoni atë të përgatisë një paraqitje të shkurtër.

"Ajo që tha znj. Gjika për takimet", thoni ju pasi keni rregulluar gjithçka për të filluar studimin tuaj, "është shumë e rëndësishme dhe, me lejen tuaj, unë do të doja t'ju paraqisja disa ide mbi takimet Bahá'í, veçanërisht për Festën e Nëntëmbëdhjetë Ditëve. Përsa i përket asaj që tha zoti Gjika për fondet, unë i kam kërkuar Meritës të na bëjë një paraqitje të shkurtër për Fondin, që mund ta dëgjojmë e pastaj të diskutojmë". Pastaj ju vazhdoni me shtjellimin e disa ideve për takimet Bahá'í, duke u bazuar në pasazhe nga Shkrimet, dhe e ndihmoni grupin tuaj të vogël të konsultohet për kuptimin e çdo pasazhi. Këtu janë disa nga idetë që ka shumë të ngjarë të paraqisni:

● Në komunitetin Bahá'í besimtarët takohen shpesh, me njeri-tjetrin dhe me të tjerë, për një varg arsyesh - për tu lutur, për të studiuar Besimin, për të përhapur Besimin, për të kremtuar raste të ndryshme, për tu konsultuar për punët e komunitetit, për të hartuar plane e projekte, për të vënë në jetë planet e tyre dhe për tu konsultuar se çfarë kanë mësuar nga veprimet e tyre të përbashkëta e si mund t'i përmirësojnë ato. Dhe, sigurisht, ndonjëherë Bahá'í-të takohen thjesht për të qenë së bashku në dashuri e unitet, për tu kënaqur në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ajo që ka rëndësi të kujtohet gjithmonë është se takimet Bahá'í janë shpirtërore në thelbin e tyre, prandaj kanë fuqi shpirtërore. Bahá'u'lláh-u thotë:

"Për Jetën Time dhe Kauzën Time! Rreth çdo vendi ku mund të hyjnë miqtë e Perëndisë e nga i cili do të ngrihet thirrja e tyre ndërsa i thurin lavde e lartësojnë Perëndinë, do të sillen qark shpirtrat e besimtarëve të vërtetë dhe të gjithë engjëjt e favorizuar".22

'Abdu'l-Bahá-i thotë:

"Çdo takim i organizuar duke pasur si qëllim unitetin e harmoninë do të bëjë që të huajt të shndërrohen në miq, armiqtë në shokë, dhe 'Abdu'l-Bahá-i do të jetë i pranishëm me zemër e shpirt në atë takim".23

● Të mbash takime të tilla shpirtërore, sado të vogla të jenë, kjo sjell bekime të patregueshme në shtëpitë e Bahá'í-ve. 'Abdu'l-Bahá-i i shkruante njëherë një besimtari:

"Kemi marrë vesh se ti ke ndërmend të stolisësh herë pas here shtëpinë tënde me një takim të Bahá'í-ve, ku disa prej tyre do t'i thurin lavde Zotit Lavdiplotë ... Dije se po e realizove këtë, ajo shtëpi balte do të bëhet një shtëpi qielli dhe ajo ndërtesë guri një kongres i shpirtit".24

● Leximi i pasazheve nga Shkrimet Bahá'í në mbledhjet e miqve është burimi i gëzimit më të madh dhe është i domosdoshëm për përparimin e Kauzës. Bahá'u'lláh-u na ka urdhëruar kështu:

"Është detyrë e miqve në çdo vend që të jenë, të mblidhen së bashku në takime dhe atje të flasin me urti e elokuencë, dhe të lexojnë vargjet e Perëndisë; sepse janë Fjalët e Perëndisë që ndezin e flakërojnë zjarrin e dashurisë".25

'Abdu'l-Bahá ka shkruar:

"Bëni takime dhe lexoni e këndoni mësimet hyjnore, që ai qytet të ndriçohet me dritën e realitetit dhe ai vend të bëhet një parajsë e vërtetë nga forca e Shpirtit të Shenjtë, sepse ky cikël është cikli i Zotit të Lavdishëm dhe melodia e njësishmërisë dhe e solidaritetit të botës së njerëzimit duhet të arrijë në veshët e Lindjes e të Perëndimit".26

● Bashkëbisedimi i miqve në takimet Bahá'í duhet të përqendrohet tërësisht në çëshjet shpirtërore dhe në përparimin e Kauzës. 'Abdu'l-Bahá-i ka thënë:

"Sot të gjithë pa përjashtim duhet të heqin dorë nga përmendja e gjithçkaje tjetër dhe të shpërfillin të gjitha gjërat... le t'i përqendrojnë ata të gjitha mendimet, të gjitha fjalët e tyre në të mësuarit e Kauzës së Perëndisë, në përhapjen e Besimit të Perëndisë dhe në frymëzimin e të gjithëve që ta karakterizojnë vetveten me karakteristikat e Perëndisë; që ta duan njerëzimin; që të jenë të dëlirë e të shenjtë në të gjitha gjërat dhe të panjollë në jetën e tyre publike e private; që të jenë të drejtë e të çliruar nga interesi vetjak, të zellshëm e të zjarrtë".27

● Nga gjithë takimet Bahá'í, Festa e Nëntëmbëdhjetë Ditëve, takimet e miqve një herë në 19 ditë, ka një domethënie të veçantë. Kalendari Bahá'í ka 19 muaj me nga 19 ditë secili, dhe vetë Bahá'u'lláh-u i ka urdhëruar të gjithë t'i përmbahen këtij takimi të përmuajshëm:

"Me të vërtetë, juve ju është urdhëruar të bëni një festë një herë në muaj, edhe sikur aty të shërbehet vetëm ujë; sepse Perëndia ka për qëllim t'i lidhë zemrat së bashku, si me mjete tokësore dhe me mjete qiellore".28

● Festa e Nëntëmbëdhjetë Ditëve përbëhet nga tri pjesë. E para është pjesa shpirtërore gjatë së cilës thuhen lutje dhe lexohen pjesë nga Shkrimet e Shenjta të Besimit. Pjesa e dytë është pjesa administrative, gjatë së cilës miqtë konsultohen për punët e komunitetit, Pjesa e tretë ështëfesta materiale, takimi shoqëror i miqve.

● Mund t'i hedhim një shikim fluturimthi rëndësisë së pjesës devocionale të Festës së Ditës së Nëntëmbëdhjetë, nga fjalët e mëposhtme të 'Abdu'l-Bahá-it:

"O ju shërbëtorë besnikë të Bukurisë së Lashtë! Në çdo cikël e dispensacion festat i kanë pëlqyer e i kanë dashur dhe shtruarja e sofrës për ata që duan Perëndinë është konsideruar një vepër e lavdërueshme. Kjo është e vërtetë veçanërisht sot, në këtë dispensacion të pakrahasueshëm, në këtë epokë kaq bujare, në të cilën ato përshëndeten nxehtësisht, sepse me të vërtetë renditen ndër tubimet që mbahen për të adhuruar e lëvduar Perëndinë. Këtu këndohen vargjet e shenjta, oda e himne qiellore dhe zemra gjallërohet e entuziazmohet".29

● Gjatë pjesës konsultative të Festës, miqtë dëgjojnë raporte për veprimtaritë e komunitetit Bahá'í afër e larg, konsultohen për punët e Besimit në komunitetin e tyre dhe reflektojnë lidhur me përparimin e tij, njihen me udhëzimet e dërguara nga Shtëpia Universale e Drejtësisë dhe i bëjnë sugjerime Asamblesë Lokale, që të shqyrtohen prej saj ajo ose që t'i kalohen Asamblesë Kombëtare e, po qe nevoja, edhe Shtëpisë Universale të Drejtësisë. Konsultimet e Festës së Nëntëmbëdhjetë Ditëve kanë rëndësi të veçantë, sepse në këtë mënyrë çdo besimtar merr pjesë në punët e komunitetit Bahá'í mbarëbotëror.

● Për sa i përket pjesës sociale të Festës, kjo është koha për shoqëri, mikpritje e dashuri. Mund të luhet muzikë, të mbahen biseda frymëzuese, të jepen shfaqje nga fëmijët, me një fjalë mund të përdoren shprehje të kulturës të zgjedhura me kujdes, që janë dinjitoze e të gëzueshme, për ta gjallëruar këtë pjesë të Festës.

● Festa e Nëntëmbëdhjetë Ditëve është një tipar unikal i Rendit Administrativ të Besimit. Ajo bashkon aspektin devocional, administrativ e shoqëror të jetës së komunitetit. Theksi duhet të vihet njësoj mbi të gjitha këto aspekte, sepse suksesi i Festës varet nga baraspesha e drejtë midis këtyre tri pjesëve përbërëse. Në një mesazh të shkruar në gusht 1989, drejtuar pasuesve të Bahá'u'lláh-ut kudo në botë Shtëpia Universale e Drejtësisë thotë:

"Rendi i Botëror i Bahá'u'lláh-ut përfshin të gjitha grupet e shoqërisë njerëzore; integron proceset shpirtërore, administrativedhe e shoqërore të jetës; dhe kanalizon shprehjen njerëzore në format e saj të ndryshme drejt ndërtimit të një qytetërimi të ri. Festa e Nëntëmbëdhjetë Ditëve i përfshin të gjitha këto aspekte që në vetë bazën e shoqërisë. Duke funksionuar në fshat, në qytetet e vogla e të mëdha, ajo është një institucion ku të gjithë njerëzit e Bahá-it janë anëtarë. Qëllimi i saj është të mbështesë unitetin, të sigurojë përparimin dhe të ngjallë gëzim".30

● Një ngjarje kaq e rëndësishme si Festa e Nëntëmbëdhjetë Ditëve nuk mund të organizohet me ngut. Nëpërmjet lutjes e përsiatjes, çdo besimtar duhet ta përgatisë veten shpirtërisht për Festën dhe gjatë saj gjithsecili duhet të marrë pjesë me mendje e zemër, qoftë duke lexuar në pjesën devocionale ose thjesht duke dëgjuar pasazhet që lexohen, qoftë duke raportuar, duke marrë udhëzime, ose duke bërë sugjerime, qoftë duke vepruar si mikpritësi i Festës ose thjesht si njeri që me gëzim e kënaqësi merr pjesë në mikpritjen e të zotit të shtëpisë. Në po atë letër mbi Festën e Nëntëmbëdhjetë Ditëve, Shtëpia Universale e Drejtësisë thotë:

"Aspekte të rëndësishme të përgatitjes së Festës janë zgjedhja e teksteve të përshtatshme për lexim, caktimi që më parë i lexuesve të mirë dhe një sens dekori si në paraqitjen dhe në mënyrën si pritet programi devocional. Kujdesi për mjedisin ku do të mbahet Festa, qoftë brenda ose jashtë në natyrë, ndikon së tepërmi në zhvillimin e saj. Pastërtia, rregullimi i vendit në mënyrë praktike e bukur - të gjitha luajnë një rol të rëndësishëm. Përpikmëria është gjithashtu tregues i një përgatitjeje të mirë.

"Në një masë të madhe suksesi i Festës varet nga cilësia e përgatitjes dhe e pjesëmarrjes së individit. Mjeshtri i shumëdashur jep këtë këshillë: 'Kushtojini rëndësi të madhe mbledhjeve të Nëntëmbëdhjetë Ditëve, në mënyrë që në këto raste të dashurit e Zotit dhe shërbëtoret e të Mëshirshmit ta kthejnë fytyrën drejt Mbretërisë, të këndojnë lutjet, t'i luten Perëndisë për ndihmë, të mbushen me gëzim e dashuri për njëri-tjetrin, të rriten nga pikëpamja e dëlirësisë dhe e shenjtërisë, e druajtjes së Perëndisë dhe e rezistencës ndaj pasioneve e vetvetes. Kështu ata do ta shkëpusin veten nga kjo botë lëndore dhe do të zhyten në hovet e shpirtit'".31

Ushtrime:

1. Si gjithmonë, ju duhet të lexoni me kujdes idetë e mësipërme disa herë dhe t'i diskutoni ato me grupin tuaj, në mënyrë që të mund t'i thoni ato me fjalët tuaja. Ushtrimet e mëposhme do t'ju ndihmojnë të fitoni aftësinë për të kuptuar brendinë e citateve të kësaj pjese:

a. Çfarë e karakterizon çdo vend ku miqtë janë mbledhur së bashku për të lavdëruar e adhuruar Perëndinë? ___________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

b. Cilat janë disa nga pasojat e takimeve që organizohen duke pasur si qëllim unitetin e harmoninë? __________________________________________________________

_____________________________________________________________________

c. 'Abdu'l-Bahá na thotë se një shtëpi në të cilën miqtë takohen herë pas here për t'i thurur lavde Perëndisë do të bëhet një "shtëpi e qiellit". Ç'përfytyrim ju sjell në mendje fraza "shtëpi e qiellit"? ___________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

d. Kur ne jemi së bashku në takime, ne duhet:

- të flasim _____________________________ dhe __________________________

- të lexojmë _________________________________________________________ .

- të lemë mënjanë ____________________________________________________

- t'i përqendrojmë të gjitha mendimet dhe fjalët tona në _____________________ e

Kauzës së Perëndisë dhe ___________________________ e Besimit të Perëndisë,

dhe __________________________ të gjithë _____________________ me karak-

teristikat e Perëndisë; të __________ njerëzimin; të _________________________

e të _____________ në të gjitha gjerat, dhe ______________________ në jetën tonë

______________ e ______________.

e. Sa muaj ka kalendari Bahá'í? ___________________________________________

f. Sa ditë ka secili muaj? __________________________________________________

g. Çfarë takimi të veçantë zhvillojnë Bahá'ít një herë në muaj? ____________________

_____________________________________________________________________

h. Cilat janë tri pjesët e Festës së Nëntëmbëdhjetë Ditëve? ________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

i. A ka ndonjë radhë në zhvillimin e këtyre pjesëve të Festës? ____________________

_____________________________________________________________________

j. Cili është qëllimi i pjesës devocionale të Festës? ____________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

k. Cili është qëllimi i pjesës administrative të festës? ___________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

l. Cili është qëllimi i pjesës sociale të Festës? _________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

m. Cila nga temat e mëposhtme do të ishte e përshtatshme të diskutohej në pjesën administrative të Festës?

Progresi i fushatës lokale të mësimdhënies. Po Jo

Nevojat e Fondit. Po Jo

Rezultatet e skuadrës kombëtare të futbollit. Po Jo

Si të zgjidhet një mosmarrëveshje midis dy anëtarëve të

komunitetit. Po Jo

Orari i anëtarëve të komunitetit për pastrimin e Qendrës Bahá'í. Po Jo

Synimet e pionerizmit të caktuara nga Asambleja Kombëtare Po Jo

Edukimi i fëmijëve të komunitetit Bahá'í Po Jo

Edukimi i fëmijëve të gjithë fshatit ose qytetit. Po Jo

Kuptimi i një pasazhi që një prej anëtarëve të komunitetit ishte

duke studiuar më parë gjatëjavës, por nuk e kishte kuptuar Po Jo

2. Diskutoni pyetjen e mëposhtme me grupin tuaj: Pse është aq e rëndësishme baraspesha midis tri pjesëve të Festës?

3. Tani diskutoni pyetjet që vijojnë:

a. Si do të përgatiteshit ju për Festën sikur ajo të zhvillohej në shtëpinë tuaj?

b. Si do të përgatiteshit ju për Festën sikur të ishit thjesht pjesmarrës në të?

4. Sipas asaj që kemi thënë, ju e zgjidhni temën e konsultimit tuaj të bazuar në disa komente të bëra nga z. dhe zj Gjika gjatë vizitës suaj të mëparshme. Duke vepruar kështu, ju keni demonstruar një nga cilësitë më të rëndësishme të një mësuesi Bahá'í: të dëgjuarit me kujdes të asaj që thonë njerëzit që po mëson dhe sjellja e të vërtetave që përmbahen në Shkrimet e që u përgjigjen nevojave e interesave të tyre specifike. Përmendni disa nga cilësitë shpirtërore që karakterizojnë dikë që është dëgjues i mirë dhe i ndjeshëm ndaj nevojave të të tjerëve.

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

PJESA 6

Konsultimet tuaja për temën e takimeve Bahá'í dhe Festën e Nëntëmbëdhjetë Ditëve lanë shumë pak kohë për të biseduar për Fondin. Për fat, Merita, që është gjallëruar shumë nga idetë që po diskutohen, sugjeron që shtjellimi i saj të shtyhet meqë ajo do të rrijë te gjyshërit edhe disa ditë të tjera. Kjo ju jep mundësinë për të rishikuar edhe një herë idetë që ajo ka planifikuar të paraqesë:

Qytetërimi që ne Bahá'í-të po përpiqemi të ngremë do të jetë i begatë, si materialisht dhe shpirtërisht. Pasuria është e pranueshme vetëm nëse plotësohen disa kushte. Atë duhet ta arrijmë me anë të një pune të ndershme dhe ta shpenzojmë për të mirën e njerëzimit. Dhe gjithë komuniteti duhet të gëzojë mirëqenie; nuk është e pranueshme që disa të jenë të pasur pamasë, ndërsa shumica nuk plotësojnë dot as nevojat minimle të jetesës.

Që të ndërtojmë një shoqëri të lirë nga çdo padrejtësi e mjerim, ne të gjithë duhet të jemi bujarë e dhënës. Sado të varfër të jemi, ne megjithatë duhet të japim diçka për përparimin e njerëzimit sepse mirëqenia e vërtetë mund të arrihet vetëm duke dhënë. Bujaria është një veti e shpirtit njerëzor dhe nuk ka fare të bëjë me faktin nëse jemi të varfër apo të pasur. Në Fjalët e Fshehura, Bahá'u'lláh-u thotë:

"Të japësh e të jesh bujar janë tipare të Miat; lum ai që stoliset me virtytet e Mia".32

Nuk duhet të harrojmë se burimi i vërtetë i çfarëdo pasurie që zotërojmë është Perëndia, Bujariploti. Ai na siguron neve mjetet e jetesës; Ai bën të mundur që ne të përparojmë, dhe kur ne kontribuojmë për Fondin, shpenzojmë për Kauzën e Tij, një pjesë të asaj që Ai na ka dhënë. Prandaj të japësh për Fondin e Besimit nuk është thjesht çështje bujarie; është gjithashtu një mirësi shpirtërore dhe një përgjegjësi e madhe individuale. Ruajtësi na ka thënë se ne duhet të jemi si një shatërvan që vazhdimisht zbraz veten nga gjithçka që zotëron dhe që vazhdimisht mbushet sërish nga një burim i padukshëm.

Ka një numër Fondesh Bahá'í, dhe secili prej tyre mbështet punën e Besimit në një nivel të caktuar. Kështu kemi Fondin Lokal, Fondin Kombëtar, Fondin Kontinental dhe Fondin Ndërkombëtar. Çdo individ Bahá'í ka privilegjin të kontribuojë në secilin prej këtyre fondeve, dhe vetëm Bahá'í-t kanë të drejtën ta bëjnë këtë. Kontributi për Fondin është një akt vullnetar. Për më tepër ai është konfidencial në kuptimin që është një çështje midis individit dhe institucioneve tëBesimit; kontributet nuk i njoftohen komunitetit. Edhe disa praktika të shumë feve të tjera, që ushtrojnë presion pa vend mbi besimtarët, janë shmangur. Institucionet u bëjnë miqve thirrje të përgjithshme, u kujtojnë atyre rëndësinë e Fondit dhe diskutuar me ta për nevojat e tij. Jo rrallë një komunitet vendos ai vetë një objektiv lidhur me kontributin. Por kurrë nuk caktohen shuma për individë dhe nuk kërkohen pará. U është lënë vetë besimtarëve të vendosin sa duhet të kontribuojnë për Fondet e ndryshme sipas kuptimit që kanë ata për parimet përkatëse.

"Nëse askush asnjëherë nuk na thotë sa të japim për Fondin", mund të na lindë pyetja, "atëhere si do ta dimë ne sesa pritet prej nesh. Si mund ta kuptojmë nëse Perëndia është apo jo i kënaqur me atë që po kontribuojmë për Kauzën e Tij?" Përgjigjja për këto pyetje qëndron në një frazë të vetme: misteri i sakrificës. Në Besimin Bahá'í një qindarkë e dhuruar nga një besimtar me mundësi të pakta është po aq e vlefshme sa edhe një shumë e madhe e dhuruar nga një besimtar i pasur; ajo që përcakton vlerën e një kontributi është sakrifica me të cilën ai bëhet. Dhe sigurisht askush nuk mund të gjykojë për shkallën e sakrificës së tjetrit. Secili prej nesh duhet të reflektojë në zemrën e vet për natyrën e sakrificës kur vendos sesa do të kontribuojë në Fond.

Ne duhet të sjellim ndërmend se kur bëjmë sakrifica për Kauzën e Perëndisë nuk po i bëjmë Perëndisë një favor. Perëndia nuk ka nevojë për ne. Paratë që ne japim për Fondin shërbejnë për ndërtimin e një bote më të mirë. Kjo është një nga mënyrat sesi ne kryejmë detyrat tona ndaj shoqërisë. Sakrifica është heqje dorë nga diçka më e ulët për të marrë diçka më të lartë. Sakrifica shkakton vuajtje, por në të vërtetë sjell gëzim e lumturi të vërtetë. 'Abdu'l-Bahá-i ka thënë:

"Misteri sakrificës është që njeriu duhet të sakrifikojë gjithë gjendjen e tij për pozitën hyjnore të Perëndisë. Pozita e Perëndisë është mëshira, dashamirësia, ndjesa, sakrifica, favori, hiri dhe dhënia jetë shpirtrave dhe ndezja e zjarrit të dashurisë së Tij në zemra e damarë".33

Ushtrime:

1. Duke ndihmuar Meritën për të përgatitur bisedën e saj për Fondin, ju i keni treguar asaj një renditje idesh që duhet të ndjekë. Cilat janë këto ide? _________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

2. Me ndihmën e tutorit tuaj përgatitni një bisedë të shkurtër për temën: "Dhënia: baza shpirtërore e mirëqenies".

PJESA 7

Vizitat tuaja të rregullta në shtëpinë e besimtarëve të rinj kanë qenë burim i një gëzimi të madh për ju. Sigurisht, jo të gjitha familjet u janë përgjigjur temave të thellimit me të njëjtin entuziazëm si Gjikajt. Në fakt një familje ju dha qartë të kuptoni se anëtarësimi i tyre në Besim kishte qenë i nxituar dhe se ata do të dëshironin t'i linit të qetë. Dy-tre besimtarë të tjerë u larguan që andej para se ju të kishit shansin t'i njihnit mirë ata. Megjithatë, me një fjalë ju keni ndihmuar një numër Bahá'í-sh të thellohen në Besimin dhe keni parë frytet e mahnitshme të një përpjekjejesistematike të mësimdhënies.

Të inkurajuar nga rezultatet e përpjekjeve tuaja, ju vendosni të ndërmerrni një hap të rëndësishëm PëR t'i ndihmuar besimtarët e rinj të jenë më të pavarur nga vizitat tuaja. "A nuk është koha tani të vendosim një lloj mbledhje të rregullt", i thoni vetes, "në mënyrë që këta miq, bashkë me disa besimtarë të tjerë më të vjetër, të takohen një herë në javë dhe të studiojnë Shkrimet? Po nuk vendosën ata vetë një lidhje të drejtpërdrejtë me Shkrimet, dhe po nuk qenë të integruar në komunitet, ata kurrë nuk do të ecin me këmbët e veta në rrugën e shërbimit të Kauzës". Mendimet tuaja për këtë çështje konfirmohen kur ju konsultoheni me disa nga familjet dhe merrni një përgjigje entuziaste. "Është me të vërtetë koha të shkojmë përpara", thotë zoti Gjika. "Le ta bëjmë këtu takimin e parë".

Në ditën e caktuar, rreth shtatë vetë mblidhen në shtëpinë e Gjikajve. Ju jeni disi i zhgënjyer nga numri i vogël i njerëzve, por duke kujtuar konsultimet tuaja për takimet Bahá'í, ju e kuptoni që, po qe se takimi do të mbahet në një atmosferë të vërtetë shpirtërore, edhe shpirtra të tjerë do të tërhiqen. Por si mund të siguroheni se një atmosferë e tillë do të krijohet e do të ruhet? Në vizitat e bëra në shtëpitë e besimtarëve, biseda zhvillohej midis jush dhe dy-tre vetave të tjerë, dhe në njëfarë mënyre ju mund të kontrollonit drejtimin e saj. Në këto takime juve do t'ju duhet t'i lejoni pjesmarrësit të ndërveprojnë me njëri-tjetrin pa shumë ndërhyrje nga ana juaj. Megjithatë ju e shihni se dikush duhet t'i ndihmojë konsultimet, përndryshe do të bëhet kaos dhe miqtë do të zhgënjehen. "Le të kemi besim se gjithçka do të shkojë mirë", i thoni ju vetes. "Do të mësojmë në punë e sipër. Sakohë që bisedat tona janë të përqendruara në Shkrimet e Shenjta, do t'ia arrijmë qëllimit".

Citatet që ju keni zgjedhur për studim në këtë sesion të parë janë të gjitha të lidhura me mësimdhënien. Ju shpresoni që në fund të takimit çdo pjesëmarrës do të ketë marrë vendimin e patundur që t'u mësojë Kauzën njerëzve. Si gjithmonë ju keni zgjedhur me kujdes një numër pasazhesh nga Shkrimet e Shenjta sipas një renditjeje të ideve, që ju mendoni se do t'i ndihmojë miqtë të shqyrtojnë temën. Mësimi i Besimit njerëzve është një subjekt shumë i gjerë dhe në këtë sesion të parë ju nuk pretendoni të prekni më shumë se disa pika thelbësore që mund t'i nxisin miqtë për të vepruar. Ju e kuptoni, sigurisht, se do t'ju duhet të jeni elastik në mënyrën se si e ndihmoni diskutimin, sepse dinamika e takimit numd t'ju largojë nga renditja e ideve që keni zgjedhur:

● Qëllimi i mësimdhënies është të hapë zemrat e njerëzve për Bahá'u'lláh-un. Bahá'u'lláh-u thotë:

"Gjërat që Ai ka rezervuar për Veten e Tij janë qytetet e zemrave të njerëzve, për t'i spastruar ato nga çdo ndotje tokësore dhe për t'u dhënë atyre mundësi t'i afrohen Vendit të shenjtë, të cilin duart e të pabesëve kurrë nuk mund ta përdhosin. Hapni, o njerëz, qytetin e zemrës njerëzore me çelësin e fjalës suaj. Kështu Ne, sipas një norme të paracaktuar, ju kemi treguar detyrën tuaj".34

● Fuqia më e madhe në këtë botë është fuqia e Fjalës së Perëndisë. Në aktin e mësimdhënies fuqia e Fjalës Krijuese depërton në shpirtin e dëgjuesit dhe fillon transformimi i tij. Bahá'u'lláh thotë:

"Çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë ka një fuqi të tillë, që mund t'i japë jetë të re çdo forme njerëzore, në qofshi ndër ata që e kuptojnë këtë të vërtetë".35

● Mësimdhënia është një detyrë e shenjtë e caktuar nga Bahá'u'lláh-u për të gjithë besimtarët pa përjashtim. Bahá'u'lláh-u thotë:

"Perëndia i ka caktuar secilit detyrën që t'u mësojnë njerëzve Kauzën e Tij. Kushdo që ngrihet për ta kryer këtë detyrë, duhet që, para se të shpallë Mesazhin e Tij, të stoliset me ornamentin e një karakteri të drejtë e të lavdërueshëm, në mënyrë që fjalët e tij të mund të tërheqin zemrat e atyre që i vënë vesh thirrjes së tij".36

● Mësuesi i Kauzës është si një qiri që digjet, duke shpërndarë dritën e dijes në çdo drejtim. 'Abdu'l- Bahá-i ka shkruar njëherë një besimtari që kish qenë në praninë e Tij:

"Unë po pres rezultatet e këtij takimi, që të shoh ty të ndezur si qiri dhe duke u djegur si flutur nate me zjarrin e Dashurisë për Perëndinë, duke lëshuar lot si re nga madhështia e dashurisë e tërheqja, të qeshur si luadhi e të gjallëruar nga gëzimi si një pemë e re nga përhapja e flladit të Parajsës së Abhá-së!"37

● Mësuesi i Kauzës është i pandalshëm si era, duke çuar mesazhin e Bahá'u'lláh-ut gjithandej. Bahá'u'lláh thotë:

"Ji i lirshëm si era, ndërsa bart mesazhin e Atij Që ka bërë të zbardhë Agimi i Udhërrëfimit Hyjnor. Shih sesi era, besnike ndaj asaj që ka urdhëruar Perëndia, fryn mbi të gjitha rajonet e tokës, të banuara ose të shkreta qofshin. As pamja e shkretimit, as provat e begatisë nuk mund t'i shkaktojnë asaj dhimbje ose kënaqësi. Ajo fryn në çdo drejtim, siç e ka urdhëruar Krijuesi i saj. Kështu duhet të jetë cilido që pretendon se dashuron të vetmin Perëndi të vërtetë. Ai e ka për detyrë ta ngulë shikimin mbi parimet themelore të Besimit të Tij dhe të punojë me zell për përhapjen e tij. Vetëm e vetëm për hir të Perëndisë, ai duhet të shpallë Mesazhin e Tij dhe në të njëjtën frymë të pranojë çdo lloj përgjigje që fjalët e tij mund të shkaktojnë te dëgjuesi i tij. Ai që do të pranojë e besojë do të marrë shpërblimin e tij; ai që do të largohet s'do të marrë gjë tjetër veç dënimit të vet".38

● I frymëzuar nga fuqia e dashurisë, mësuesi i Kauzës lufton në shtegun e Perëndisë me energji të pashtershme. 'Abdu'l-Bahá-i na thotë:

"Kur ju kërkoni mëshirën e Perëndisë në pritje që ajo t'ju mbështesë, forca juaj do të dhjetëfishohet. Më shikoni mua: unë jam kaq i dobët, por kam pasur forcën që më është dhënë për të ardhur midis jush: një shërbëtor i shkretë i Perëndisë, të cilit i është dhënë mundësia t'ju sjellë juve këtë mesazh! Unë nuk do të jem gjatë me ju! Njeriu kurrë nuk duhet të shohë dobësinë e vet, është forca e Shpirtit të Shenjtë të Dashurisë që të jep fuqinë për mësimdhënie. Mendimi për dobësinë tonë mund të sjellë vetëm dëshpërim. Ne duhet të shohim më lart se të gjitha mendimet tokësore; shkëputeni veten nga çdo ide materiale, kini dëshirë për gjërat e shpirtit; ngulini sytë te Mëshira bujare e përjetshme e Fuqiplotit, që do t'ju a mbushë zemrat me ngazëllimin e shërbimit të gëzueshëm ndaj urdhrit të Tij 'Duajeni Njëri-Tjetrin'".39

● Ne duhet të ngrihemi të gjithë me kurajo e besim për t'u mësuar njerëzve Kauzën. Ne nuk duhet të ngurrojmë. Nuk duhet të ngurojmë. 'Abdu'l- Bahá-i thotë:

"Prandaj fol; fol me guxim të madh në çdo takim. Para se të nisësh fjalën, ktheje fytyrën ndaj Bahá'u'lláh-ut dhe lutu që të kesh konfirmimet e Shpirtit të Shenjtë, pastaj hape gojën dhe thuaj çdo gjë që të sugjeron zemra; por këtë bëje me kurajon, dinjitetin e bindjen më të madhe".40

● Edhe Ruajtësi na thotë:

"Mësuesi Bahá'í duhet të jetë plot besim. Në këtë qëndron forca dhe sekreti i suksesit të tij. Megjithëse të vetëm dhe sado e madhe që të jetë apatia e njerëzve rreth jush, ju duhet të keni bindje se ushtritë e Mbretërisë janë përkrah jush dhe se me ndihmën e tyre ju me siguri do të mposhtni forcat e errësirës që i kundërvihen Kauzës së Perëndisë. Këmbëngulni, pra, jini të lumtur e kini besim".41

Ushtrime:

1. Shkuarja në takime me miqtë tuaj, në të cilat studioni Shkrimet dhe konsultoheni për to, do të jetë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e jetës suaj Bahá'í. Me anëtarët e grupit tuaj, zhvilloni një takim të tillë ku të konsultoheni për temën e mësimdhënies bazuar në idetë e citatet e mësipërme. Në hapësirën poshtë shkruani disa nga idetë më të rëndësishme që dalin gjatë konsultimeve tuaja.

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

2. Një nga rezultatet e dëshiruara të takimeve të tilla është që pjesëmarrësit marrin vendime konkrete për veprimet e tyre të ardhshme në fushën e shërbimit. Cilat ishin disa nga vendimet e marra nga pjesëmarrësit në takimin tuaj?

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

REFERENCAT

1. Bahá'u'lláh, Fjalët e Fshehura, arabisht #4, bot. i dytë shqip 1996.

2. Bahá'u'lláh, Lutje Bahá'í - Shkrime të shenjtë, bot. i dytë shqip 2001, f. 14.

3. Bahá'u'lláh, Qëmtime nga Shkrimet e Bahá'u'lláh-ut, #4, bot. shqip 1995.

4. Po aty, #134.
5. Po aty, #45.

6. 'Abdu'l-Bahá, Bahá'í Prayers [Lutje Bahá'í], Wilmette: Bahá'í Publishing Trust 2002, f. 83.

7. Po aty, f. 113.
8. Po aty, f. 113.
9. Bahá'u'lláh, Lutje Bahá'í, #22, f. 44.
10. 'Abdu'l-Bahá, Lutje Bahá'í, #3, f. 29.

11. Përshtatur nga një pjesë e The New Garden, Nju Delhi: Bahá'í Publishing Trust 1992.

12. Qëmtime, #5.
13. Po aty, #5.

14. 'Abdu'l-Bahá, The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], Wilmette: Bahá'í Publishing Trust 1982, f. 93.

15. 'Abdu'l-Bahá, Bisedat e Parisit, #6:7-8, bot. shqip 2000, f. 29.

16. Qëmtime, #146.
17. The Promulgation of Universal Peace, f. 93.
18. Fjalët e Fshehura, persisht #44.
19. The Promulgation of Universal Peace, f. 35.

20. Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Bahá-it, #45, bot. shqip 2007.

21. The Promulgation of Universal Peace, f. 338.

22. Bahá'u'lláh, cituar në Takimet Bahá'í dhe Festa e Nëntëmbëdhjetë Ditëve (bot. shqip, 2000), I:2, f. 4 (5).

23. Tablets of Abdu'l-Bahá Abbas [Tabela të Abdu'l-Bahá Abbasit] (Chicago: Bahá'í Publishing Committee, 1930), vëll. 3, f. 553.

24. Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Bahá-it, #57.

25. Bahá'u'lláh, cituar në Takimet Bahá'í..., I:1, f. 5.

26. Tablets of Abdu'l-Bahá Abbas, vëll. 3, f. 631.

27. Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Bahá-it, #54.

28. Bahá'u'lláh, Qitapi Akdas (bot. shqip, 2004), Q57.

29. Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Bahá-it, #48.

30. Shtëpia Universale e Drejtësisë, Takimet Bahá'í..., f. 17 (18).

31. Po aty, f. 19 (20).
32. Fjalët e Fshehura, persisht #49.
33. Tablets of Abdu'l-Bahá Abbas, vëll. 1, f. 65.
34. Qëmtime, #139.
35. Po aty, #74.
36. Po aty, #158.

37. Tablets of Abdu'l-Bahá Abbas, vëll. 2, f. 473.

38. Qëmtime, #161.
39. Bisedat e Parisit, 9:25-26.

40. Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Bahá-it, #216.

41. Letër e datës 30 qershor 1937 e shkruar në emër të Shoghi Effendiut drejtuar një besimtari individual, botuar në Fuqia e ndihmës hyjnore (bot. ship, 1996), #1707.

Paraqitja e
besimeve Bahá'í
Qëllimi
Të zotërojmë aftësinë për të paraqitur
ide Bahá'í në një bisedë.
PJESA 1

Ju e dini tashmë se në rrugën e shërbimit ndaj Kauzës ju do të keni gëzim të pamasë duke përçuar tek të tjerët Fjalën e Perëndisë të reveluar nga Bahá'u'lláh-u. Mundësitë për të njohur të tjerët me margaritarët e paçmuar të urtisë që ruhen në Revelacionin e Bahá'u'lláh-ut ju paraqiten në shumë mënyra. Ju mund të keni një takim në shtëpinë tuaj, ku mund të njihni disa prej miqve tuaj me mësimet Bahá'í. Mund të mbani një bisedë mbi Besimin në një organizatë lokale. Ju mund të merrni pjesë në fushata mësimdhënieje në lokalitete kudo. Mund të vizitoni besimtarë të anëtarësuar rishtas dhe të studioni me ta pasazhe të zgjedhura nga Shkrimet. Dhe nëse jeni të prirur për edukimin e fëmijëve, mund të zhvilloni klasa për ta dhe t'i ndihmoni të jetojnë jetën në përputhje me Mësimet e Bahá'u'lláh-ut.

Shumë nga mundësitë për mësimdhënie do të paraqiten në bashkëbisedimet e përditshme me miqtë tuaj. Duke biseduar për tema të ndryshme, ju do të jeni në gjendje të ndani me miqtë tuaj ndriçimet që keni fituar nga Shkrimet dhe t'i ndihmoni ata t'i shohin gjërat nën dritën e Revelacionit të Bahá'u'lláh-ut. Mënyra sesi ju i paraqisni idetë Bahá'í gjatë një bisede kurrë nuk duhet të duket si jo e natyrshme ose e sforcuar. Nganjëherë ju mund t'i shtjelloni mendimet tuaja pa e përmendur fare Besimin. Në mjaft raste ju mund të paraqisni idetë tuaja duke thënë, për shembull, "Bahá'u'lláh-u na mëson se..." ose "'Abdu'l-Bahá-i ka thënë se...". Duke bërë ndërhyrje të tilla, nuk ka përse të ndiheni i detyruar të shpjegoni se kush është Bahá'u'lláh-u, ose se ç'është Besimi Bahá'í. Nëse i shprehni lirshëm idetë tuaja dhe përmendni krejt natyrshëm burimin e pikpamjeve tuaja, mundësia për të folur drejtpërsëdrejti për Besimin do të paraqitet më shpejt nga ç' mendoni.

Në këtë pjesë do t'ju paraqiten disa pasazhe të cilat, edhe pse nuk janë citate ekzakte, janë të bazuara të gjitha në bisedat e Tabelat e 'Abdu'l-Bahá-it dhe përfshijnë shumë nga frazat që ai përdorte. Ju duhet t'i lexoni disa herë pasazhet, t'i studioni ato me kujdes dhe të praktikoheni t'i thoni po ato ide me fjalët tuaja. Shpresohet që në këtë mënyrë ju do të zhvilloni aftësinë për t'u shpjeguar Mësimet të tjerëve me kujdesin e duhur, duke u qëndruar gjithmonë besnikë kuptimit të saktë të fjalëve të Bahá'u'lláh-ut, 'Abdu'l-Bahá-it dhe të Shoghi Effendiut.

Ju duhet ta kuptoni, gjithsesi, se studimi që po filloni tani nuk është një zëvendësues për të mësuarit përmendësh të Fjalës Krijuese, e cila ka një fuqi të veçantë dhe depërton në zemrat e njerëzve. Prandaj shpesh ju do të doni të jeni në gjendje të citoni pasazhe nga shkrimet kur mësoni të tjerët. Por të citosh Shkrimet në mënyrë të tepruar mund të jetë e paleverdishme. Ashtu si dhe në shumë aspekte të jetës Bahá'í, është i domosdoshëm moderimi,-në këtë rast ruajtja e ekuilibrit midis citimit të drejtpërdrejtë nga Shkrimet dhe shtjellimit me fjalët tuaja për të shpjeguar Besimin. Për të arritur këtë ekuilibër, sigurisht ju duhet t'i kushtoni shumë kohë e energji studimit të Shkrimeve, në mënyrë që ato t'u japin formë mendimeve e ndjenjave tuaja.

Ushtrim:

1. Jo të gjitha bisedat ju japin mundësinë t'i njihni të tjerët me mësimet e Bahá'u'lláh-ut. Në fakt, shumë gjëra për të cilat flasin njerëzit janë vogëlsira të parëndësishme, ose edhe të dëmshme. Kjo nuk do të thotë se të gjitha bisedat duhet të përqendrohen në çështje të rëndësishme. Disa duhet të jenë edhe gazmore. Megjithatë ju duhet të jeni kundër bisedave të kota dhe të siguroheni që marrëdhëniet me me miqtë tuaj janë frymëzuese për shpirtin dhe mendjen tuaj. Mendoni për disa nga bisedat që keni patur me miqtë tuaj gjatë javëve të fundit. Bëni një listë të atyre që përqendroheshin në tema frymëzuese. Në cilat prej tyre ju mund të kishit paraqitur Mësimet e Besimit?

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

PJESA 2

Para se të filloni të studioni pasazhet e paraqitura në këtë pjesë, është e nevojshme të ndaleni e mendoheni pak për pozitën që zë 'Abdu'l-Bahá-i në dispensacionin e Bahá'u'lláh-ut. Në raste të tjera gjatë studimeve tuaja ju, sigurisht, që ju do të lexoni me hollësi për jetën e Tij dhe do të merni një pjesë gjithnjë e më të madhe nga urtia e fjalëve të Tij.

'Abdu'l-Bahá-i-i është një figurë krejt unikale në historinë njerëzore, dhe asnjë nga besimet e mëparshme nuk ka qenë bekuar me një Personazh të tillë. Fakti që Bahá'u'lláh-u kur ndërroi jetë e la komunitetin Bahá'í nën strehën e 'Abdu'l- Bahá-it, të Degës më të Madhe, është një mirësi që nuk mund të shprehet me fjalë. Bahá'u'lláh-u jo vetëm i dha njerëzimit Zbulesën e Tij Sublime, por i dha artij edhe Birin e Vet, nëpërmjet dijes e urtisë së të cilit, siç ka thënë Ai, njerëzimi do të ndriçohej. Është e vështirë të kuptosh qoftë edhe një thërrime nga madhështia e kësaj Kauzës, pa qenë të vetëdijshëm për pozitën unikale të 'Abdu'l-Bahá-it.

Së pari, 'Abdu'l-Bahá-i është Qendra e Besëlidhjes së Bahá'u'lláh-ut. Fuqia e kësaj Besëlidhjeje e mban komunitetin Bahá'í të bashkuar dhe e mbron atë nga sulmet e armiqve, nga përçarja e shpërbërja. Është fuqia e kësaj Besëlidhjeje që siguron fitoren përfundimtare.

Në themel, Besëlidhja që Bahá'u'lláh ka bërë me pasuesit e Tij kërkon që ne të gjithë t'i drejtojmë zemrat drejt një Qendre dhe t'i qëndrojmë besnikë asaj. 'Abdu'l-Bahá-i është kjo qendër dhe, në pajtim me Vullnetin e Testamentin që Ai la, pas Tij Shoghi Effendiu, Ruajtësi i Besimit, ishte qendra drejt së cilës duhet ta kthejnë fyryrën të gjithë. Sot Qendra e Besimit është Shtëpia Universale e Drejtësisë, e cila u krijua në përputhje me urdhrin e drejtpërdrejtë të Bahá'u'lláh-ut dhe me orientimet e qarta të 'Abdu'l-Bahá-it dhe të Ruajtësit.

Së dyti 'Abdu'l-Bahá-i është Interpretuesi i pagabueshëm i Fjalës së Bahá'u'lláh. Kaq i gjerë është Revelacioni i Bahá'u'lláh-ut, kaq të thella janë kuptimet që përmban çdonjëra prej fjalëve të Tij, saqë Ai e gjykoi të nevojshme të linte pas një interpretues, të Cilin Ai Vetë do ta frymëzonte. Kështu për brezat që do të vijnë, njerëzimi do të jetë në gjendje të kuptojë Mësimet e Bahá'u'lláh-ut duke studiuar interpretimet e 'Abdu'l-Bahá-it në Tabelat e Tij të shumta dhe në riprodhimet e verifikuara të bisedave të Tij. Ruajtësi ishte interpretuesi i Mësimeve të Bahá'u'lláh-ut pas 'Abdu'l-Bahá-it; me të detyra e inerpretimit u përfundua dhe askush nuk ka të drejtën të interpretojë Fjalët e Bahá'u'lláh-ut për gjithë kohën e Dispensacionit të Tij që mbetet.

Sërish ne duhet të jemi të vetëdijshëm se, duke lënë pas një interpretues të caktuar nga Ai Vetë, Bahá'u'lláh i ka dhuruar komunitetit Bahá'í një të mirë të madhe. Në të shkuarën të gjitha fetë kanë vuajtur nga ndarja në sekte të shumta për mungesë të një burimi me autoritet, të cilit të mund t'i drejtoheshin besimtarët kur ata nuk binin dakort për kuptimin e pasazheve të Librave të tyre të Shenjtë. Kurse në këtë Dispensacion, kur ka ndonjë pasiguri për kuptimin e një thënieje të Bahá'u'lláh-ut, të gjithë u drejtohen interpretimeve të 'Abdu'l-Bahá-it e të Ruajtësit. Nëse mbetet ndonjë pasiguri, njeriu mund t'i drejtohen për sqarim Shtëpisë Universale të- Drejtësisë. Kështu nuk lihet vend për konflikte rreth kuptimit të Mësimeve dhe uniteti i Besimit ruhet.

Së treti, 'Abdu'l-Bahá-i është shembulli i përsosur i Mësimeve të të Atit të Tij. Megjithëse ne nuk mund të shpresojmë kurrë të arrijmë një shkallë të tillë përsosurie, ne duhet të kemi gjithnjë parasysh Atë dhe të përpiqemi të ndjekim shembullin e Tij. Kur lexoni në Shkrimet për dashurinë, kthehuni ndaj 'Abdu'l-Bahá-it dhe do të shihni tek Ai vetë thelbin e dashurisë e të përzemërsisë. Kur lexoni për dëlirësinë, drejtësinë, virtytshmërinë, gëzimin e bujarinë, kthehuni ndaj Tij, mendoni për jetën e Tij, dhe do të shihni sesi i shfaqte Ai këto cilësi me përsosmërinë më të madhe.

Shenja dalluese e jetës së 'Abdu'l-Bahá-it është sigurisht, shërbimi i Tij. Ju e dini se emri 'Abdu'l-Bahá do të thotë shërbëtori i Bahá-it, dhe është titulli që 'Abdu'l-Bahá-i parapëlqente nga të gjithë titujt që besimtarët dëshironin t'i atribuonin Atij. Fjalët e mëposhtme të 'Abdu'l-Bahá-it janë shprehje e dëshirës së Tij të zjarrtë për të shërbyer, dhe në qoftë se ju i mësoni përmendësh, ato do të jenë kurdoherë një udhëheqje për ju në rrugën tuaj të shërbimit:

"Emri im është 'Abdu'l-Bahá. formimi im është 'Abdu'l-Bahá. Realiteti im është 'Abdu'l-Bahá. Lëvdimi im është 'Abdu'l-Bahá. Skllavëria ndaj Përsosurisë së Bekuar është diadema ime e lavdishme e plot shkëlqim, dhe shërbimi ndaj mbarë gjinisë njerëzore është feja ime e përhershme... Asnjë emër, asnjë titull, asnjë shquarsi, asnjë lavdërim nuk kam unë, dhe kurrë nuk do të kem, përveçse 'Abdu'l-Bahá. Kjo është dëshira ime më e zjarrtë. Kjo është aspirata ime më e madhe. Kjo është jeta ime e përjetshme. Kjo është lavdia ime e pasosur".1

Si e përmendëm në pjesën e mëparshme, pasazhet që ju do të studioni në këtë nënndarje nuk janë citate ekzakte të 'Abdu'l-Bahá-it, por janë të bazuara në bisedat e Tabelat e Tij të shumta. Duke fituar përvojë në mësimdhënien e Kauzës, ju do të doni ta mbushni mendjen me fjalë të 'Abdu'l-Bahá-it dhe të mësoni mënyrën sesi Ai i shpjegonte gjerat. Ju, me siguri, do të doni të mësoni përmendësh pasazhe të tëra nga bisedat e Tabelat e Tij. Shpresojmë se kjo nënndarje do t'ju ndihmojë t'i përvisheni kësaj pune.

PJESA 3

Pasazhi i parë që ju kërkohet të studioni e që shpesh do t'ju ndihmojë në bisedat tuaja, ka të bëjë me nevojën për një Edukador:

Kur shqyrtojmë jetën në të gjitha aspektet e saj, shohim se gjithmonë ka një nevojë për një edukator. Nëse një njeri lihet vetëm në një vend të shkretë, ai do të marrë mënyrat e sjelljes të një kafshe. Ndërsa po tëedukohet, mund të arrijë majat më të larta të mjeshtrisë. Po të mos kishte edukatorë, nuk do të kishte kurrfarë qytetërimi.

Edukimi është tre llojesh: material, njerëzor dhe shpirtëror. Edukimi material ka të bëjë me zhvillimin e trupit. Edukimi njerëzor ka të bëjë me qytetërimin dhe përparimin. Ai ka të bëjë me qeverisjen, me administrimin, me punët e bamirësisë, me profesionet, artet e zejet, me shkencat, me shpikjet e zbulimet e mëdha. Edukimi shpirtëror është të fituarit e përsosurive hyjnore. Ky është edukim i vërtetë, sepse me ndihmën e tij zhvillohet shpirtërorja, natyra më e lartë e njeriut.

Që të ecë përpara, njerëzimi ka nevojë për një edukator që ka autoritet të qartë si edukator material, njerëzor dhe shpirtëror. Nëse dikush do të thoshte "Unë kam inteligjencë të përsosure dhe nuk kam nevojë për një edukator të tillë", ai do të mohonte atë që është e qartë e që duket sheshit. Ai do të ishte si një fëmijë që thotë: "Unë nuk kam nevojë për edukim; unë do të veproj sipas arsyes e inteligjencës sime, dhe vetë do të arrij përsosurinë".

Njerëzimi gjithmonë ka pasur nevojë për një edukator të tillë të përsosur, një të tillë që ta ndihmojë të organizojë punët që kanë të bëjnë me ushqimin dhe shëndetit trupor, ta frymëzojë që të përparojë në dijet, shpikjet e zbulimet, dhe ç'është më e rëndësishmja, të futë në të jetën e vërtetë të shpirtit. Asnjë qenie njerëzore e zakonshme nuk mund t'i kryejë këto detyra madhështore. Vetëm Manifestimet e Perëndisë kanë fuqi t'i kryejnë ato. Këta janë Shpirtra të zgjedhur që dërgohen nga Perëndia kohë pas kohe për të qenë Edukatorët Universalë të njerëzimit.

Ushtrime:

1. Lexojeni pasazhin e mësipërm disa herë në grupin tuaj dhe ndihmoni njëri-tjetrin të kuptoni mirë përmbajtjen e tij. Si dhe në kurset e tjera, ju duhet t'i drejtoni njëri-tjetrit pyetje të tjera lidhur me idetë e shtjelluara në këtë pasazh dhe të praktikoheni t'i shprehni ato me fjalët tuaja.

2. Disa biseda mund të jenë për ju më të përshtatshme për të shtjelluar idetë e paraqitura në këtë pasazh. Më poshtë është një listë me tema bisedash. Shënoni ato që ju duket se ju japin mundësinë të paraqitni idetë e mësipërme në mënyrë të natyrshme. Do të ishte e dobishme të diskutoni në grupin tuaj sesi mund ta bëni këtë.

______ Gjendja e shoqërisë sot.
______ Jeta pas vdekjes.
______Të diturit shkrim e këndim.

______ Nevoja që njeriu të ketë një zeje ose profesion në jetë.

3. Thënie të ndryshme gjatë bisedave si kjoqë sapo keni studiuar, shpesh çojnë në diskutime të ndonjë aspekti të Besimit. Si do të përgjigjeshit ju nëse dikush do t'ju pyeste: "Cilët janë disa nga këta Edukatorë për të cilët po flisni?" ______________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

4. Më poshtë janë disa citate nga Shkrimet e Bahá'u'lláh-ut lidhur me idetë e paraqitura në paragrafët e mësipërm. Reflektoni për to dhe bëni ç'është e mundur që t'i mësoni ato përmendësh. Kështu do të jeni në gjendje të fusni pasazhe nga Shkrimet në fjalët tuaja dhe të ndikoni mbi zemrat e dëgjuesve tuaj.

"Të gjithë njerëzit janë krijuar për të çuar përpara një qytetërim në progress të përhershëm".2

"Qëllimi i të vetmit Perëndi të vërtetë, lartësuar qoftë Lavdia e Tij, duke ua reveluar Veten e Tij njerëzve, është të nxjerrë në dritë ata margaritarë që rrinë të fshehur brenda minierës së qenies së tyre të vërtetë e më intime".3

"Qëllimi i Perëndisë duke dërguar profetët e Tij midis njerëzve është i dyfishtë. I pari është t'i çlirojë bijtë e njerëzve nga errësira e padijes dhe t'i udhëheqë ata drejt dritës së të kuptuarit të vërtetë. I dyti është të sigurojë paqen e qetësinë e njerëzimit dhe të gjejë të gjitha mjetet me të cilat ato mund të vendosen".4

"Njerëzit në çdo kohë e në të gjitha kushtet kanë nevojë për dikë që t'i këshillojë, t'i udhëheqë, t'i udhëzojë e t'i mësojë ata".5

PJESA 4

Idetë e mëposhtme për temën "hetimi i pavarur i së vërtetës" do të jenë të përdorshme për ju në shumë raste:

Ne duhet ta duam dritën, pavarësisht nga ç'llambë vjen ajo. Ne duhet ta duam trëndafilin, pavarësisht se në ç'kopësht lulëzon ai. Ne duhet të jemi kërkues të së vërtetës, pavarësisht nga ç'burim vjen ajo. Tërheqja pas një llambe mund të na pengojë të vlerësojmë dritën kur ajo ndriçon në një llambë tjetër. Tërheqja pas formave e praktikave të jashtme të një feje mund të na pengojë të kuptojmë të vërtetën e të gjitha feve. Ne duhet të braktisim paragjykimet dhe traditat e vjetëruara, nëse duam të kemi sukses në kërkimin e së vërtetës. Ka një dallim midis dogmës, bestytnisë e paragjykimit, nga njëra anë, dhe së vërtetës, nga ana tjetër. Nëse e kuptojmë këtë, ne do të jemi në gjendje të shohim se Drita Hyjnore e së Vërtetës shkëlqen tek të gjitha Manifestimet e Perëndisë - te Krishna, Moisiu, Zoroastri, Buda, Jezusi, Muhameti, Báb-i dhe Bahá'u'lláh-u.

Kur kërkojmë të vërtetën, duhet të çlirohemi nga të gjitha mendimet e idetë tona të paraformuara. Ne duhet të flakim paragjykimet e konceptet tona të rëndomta. Është e nevojshme të kemi një mendje të hapur e të predispozuar. Nëse kupa jonë është plot me veten tonë, në të nuk ka vend për ujin e jetës. Fakti që ne mendojmë se kemi të drejtë dhe se gjithë të tjerët e kanë gabim është pengesa më e madhe në rrugën e unitetit. Dhe uniteti është i nevojshëm nëse duam të gjejmë të vërtetën, sepse e vërteta është një.

Ushtrime:

1. Si dhe në pjesën e mëparshme, ju duhet ta lexoni pasazhin e mësipërm disa herë, t'i drejtoni njëri-tjetrit pyetje lidhur me idetë dhe të praktikoheni t'i thoni ato me fjalët tuaja.

2. Idetë e mësipërme mund të shtjellohen më lehtë në disa biseda sesa bë disa të tjera. Nga temat e renditura më poshtë, shënoni ato që mendoni se ju japin mundësi t'i paraqitni idetë në mënyrë të natyrshme dhe diskutoni në grupin tuaj sesi mund ta bëni këtë.

______ Praktikat tradicionale të bujqësisë përballë teknolgjive të reja.

______ Katastrofat e mjedisit.
______ Konflikti fetar.
______ Barazia e burrave me gratë.

3. Shtjellimi në një bisedë me miqtë tuaj i ideve të paraqitura në këtë pasazh mund të krijojë mundësinë që të diskutoni me ta në mënyrë më të hollësishme ndonjë aspekt të Besimit. Si do të përgjigjeshit ju nëse njëri prej tyre ju bën pyetjen që pason: "Cilat janë disa nga të vertetat e përbashkëta për të gjitha fetë? _______________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

4. Ju sugjerohet të mësoni përmendësh citatet e mëposhtme të Bahá'u'lláh-ut, në mënyrë që të mund të ndërthurni ndonjë prej tyre në fjalën tuaj:

"Nuk mund të ketë asnjë dyshim se popujt e botës, të çfarëdo race apo feje qofshin, e marrim frymëzimin nga i njëjti Burim qiellor, dhe janë nënshtetas të të vetmit Perëndi".6

"Shoqërohuni me pasuesit e të gjitha feve në një frymë miqësie e vëllazërie".7

"Qëllimi themelor që frymëzon Besimin e Perëndisë dhe Fenë të Tij është të mbrojë interesat e racës njerëzore dhe t'i japë shtytje unitetit të saj...".8

"Feja e Perëndisë është për dashurinë dhe unitetin; mos e bëni atë shkak armiqësie e përçarjeje".9

PJESA 5

Paragrafët e mëposhtëm tregojnë sesi Perëndia mund të njihet vetëm nëpërmjet Manifestimeve të Tij, dhe do të jenë një ndihmë për ju kur të bisedoni me miqtë.

Shihni gjithësinë e pafund. A është e mundur që ajo të jetë krijuar pa një Krijues? Ose që krijuesi i kësaj bote të pafund të jetë pa inteligjencë? Materialistët thonë se është krijuar nga vetë natyra. Por natyra nuk ka inteligjencë. Si është e mundur që ajo të krijojë një qenie njerëzore e cila ka inteligjencë?

Nëse vrojtojmë gjithë krijimin, vemë re se gjithshka që është më e ulët nuk e kupton dot fuqinë e asaj që që është më e lartë. Kështu, guri, pema, kafsha, sado të evoluojnë, nuk mund ta kuptojnë realitetin e njeriut dhe nuk mund ta imagjinojnë fuqinë e tij. Atëherë si mundet njeriu, i krijuari, të kuptojë realitetin e Krijuesit?

Megjithëse mendja e njeriut nuk mund ta arrijë kurrë Perëndinë, ai nuk është i privuar nga njohja e Tij. Herë pas here në tokë shfaqet një Qenie Njerëzore që është Manifestimi i Perëndisë. Gjithë përsosuria, mirësia dhe shkëlqimi që vijnë nga Perëndia duken te Manifestimi i Shenjtë, ashtu si dielli që shkëlqen në një pasqyrë të lëmuar e të pastër. Të thuash se këto Pasqyra janë Manifestimi i Diellit të së Vërtetës nuk do të thotë se Dielli ka zbritur nga lartësitë e Tij të Lavdisë dhe është mishëruar te Pasqyra. Kuptimi i kësaj është se gjithçka që njerezimi di, zbulon e kupton nga emrat, atributet dhe përsosuritë e Perëndisë u referohet Manifestimeve të Tij të Shenjta.

Ushtrime:

1. Pasi ta keni lexuar këtë pasazh disa herë në grupin tuaj dhe t'u jeni përgjigjur pyetjeve që i keni drejtuar njeri-tjetrit në lidhje me përmbajtjen e tij, duhet të praktikoheni ta thoni atë me fjalët tuaja.

2. Më poshtë janë renditur disa tema për bisedë. Shënoni ato përmes të cilave ju mund t'i paraqitni idetë tuaja më me lehtësi, dhe diskutoni në grupin tuaj sesi mund ta bënit këtë.

______ Krijimi i gjithësisë
______ Dobia e energjisë diellore
______ Ekzistenca e Perëndisë
______ Fuqia e inteligjencës njerëzore

3. Supozoni që në një bisedë me miqtë tuaj ju keni mundësi të paraqitni temën që sapo studiuat. Si do të përgjigjeshit ju sikur dikush t'ju bënte këtë pyetje: "Cilat janë disa nga gjërat që ne dimë për Perëndinë përmes Manifestimeve të Tij?" _____________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

4. Ju mund të dëshironi të mësoni përmendësh pasazhet e mëposhtme nga Shkrimet e Bahá'u'lláh-ut, në mënyrë që të mund t'i citoni ato kur flisni me miqtë për këtë temë:

"Dijet për Atë, Që është origjina e të gjitha gjërave, dhe arritja tek Ai janë të pamundura ndryshe, veçse nëpërmjet dijes për këto Qenie të shndritshme që rrjedhin nga Dielli i së Vërtetës".10

"Asnjeri, sado i mprehtë që të jetë, nuk mund të shpresojë kurrë të arrijë lartësitë që ka arritur urtia e kuptimi i Mjekut Hyjnor".11

"Personi i Manifestimit gjithmonë ka qenë përfaqësuesi e zëdhënësi i Perëndisë. Ai, me të vërtetë, është Agimi i Titujve më të shkëlqyer të Perëndisë dhe Burimi i Atributeve të Tij të larta".12

"Sidomos të jeni të sigurt se punët dhe veprat e secilit prej këtyre Manifestimeve të Perëndisë pa përjashtim, madje çdo gjë që u përket atyre ose që ata do të shfaqin në të ardhmen, janë urdhëruar të gjitha prej Perëndisë dhe pasqyrojnë Vullnetin e Qëllimin e Tij".13

PJESA 6

Nganjëherë ju do të keni nevojë të flisni shkurtimisht për jetën dhe Misionin e Bahá'u'lláh-ut. Pasazhi i mëposhtëm do t'ju ndihmojë për këtë.

Rreth 150 vjet më parë Bahá'u'lláh-u u shfaq në Persi dhe iu përkushtua ngritjes së gjithanshme e edukimit të njerëzve. Ai shpalli njëshmërinë e botës së njerëzimit dhe na mësoi se të gjithë jemi krijuar nga i njëjti Perëndi dashamirës e i mëshirshëm. Ai u dha shtysë parimeve të tilla si barazia e burrit me gruan, zhdukja e paragjykimeve, harmonia midis shkencës e fesë dhe nevoja për edukim universal.

Mbretërit e Lindjes dhe kleri i Persisë u ngritën kundër Tij, sepse e shihnin që interesat e tyre nuk mbështeteshin nga Mësimet e Tij. Atë e përndoqën, e tallën dhe e lidhën me zinxhirë. Në Persi iu morën të gjitha pronat e zotërimet që kishte. Në fillim e syrgjynosën nga Persia në Bagdad, pastaj në Kostandinopojë, më vonë në Adrianopojë dhe së fundi në qytetin-burg të Akká-s.

Gjatë të gjitha këtyre sprovave, Ai ishte i gëzuar. Armiqtë e Tij bënë gjithçka që të minimizonin madhështinë e Tij, por fama e Tij u rrit dita ditës më shumë. I rrethuar nga armiq, Ai nuk bëri asgjë për të mbrojtur Vetveten; përkundrazi, me fuqinë dhe pushtetin eTij shpirtëror Ai ishte gjithmonë i dukshëm përpara fytyrës së njerëzve.

Gjatë tërë jetës së Tij Ai ishte tepër aktiv. Energjia e Tij nuk njihte kufi. Zor se Ai kaloi një natë në gjumë të qetë. Ai vuajti që vetmohimi e shërbimi të shfaqeshin në botën e njerëzimit, që Paqja e Madhe të vendosej, që besimi njerëzor të forcohej, që mendja njerezore të zhvillohej deri në kapacitetin e saj të plotë dhe që njeriu të mund të bëhej pasqyrimi e shëmbëlltyra e Perëndisë. Bahá'u'lláh-u ishte me të vërtetë Manifestim i Perëndisë dhe një Edukator Universal i njerëzimit.

Ushtrime:

1. Si gjithmonë, lexojeni pasazhin disa herë në grupin tuaj, paragraf pas paragrafi, dhe i bëni njëri-tjetrit pyetje derisa ta mësoni mirë përmbajtjen dhe të mund ta paraqitni atë me fjalët tuaja.

2. Në listën e temave për bisedë të renditura më poshtë shënoni ato që ju e ndjeni se janë më të përshtatshme për të futur një përmbledhje të shkurtër për jetën e Bahá'u'lláh-ut. Diskutojeni në grupin tuaj sesi do ta futnit këtë temë në bisedën tuaj.

_____ Të drejtat e njeriut
_____ Mungesa e drejtësisë sot në botë
_____ Gjendja në Lindjen e Mesme
_____ Figura të mëdha të historisë

3. Si do të përgjigjeshit nëse dikush do t'ju bënte pyetjen e mëposhtme: "Ç'nevojë kemi për Bahá'u'lláh-un kur kemi mësimet e Manifestimeve që kanë ardhur përpara Tij?" _______

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

4. Sugjerohet të mësoni përmendësh këto pasazhe që të mund t'i citoni kur flisni për jetën e Bahá'u'lláh-ut:

"E vërteta e përjetshme ka ardhur tani. Ai ka ngritur Emblemën e Fuqisë, dhe po lëshon tani mbi botë shkëlqimin e kthjellët të Revelacionit të Tij".14

"Është Ai Manifestimi i Atij Që është i Panjohshmi, i Padukshmi i të Padukshmëve, sikur të mund ta kuptonit këtë".15

"Kjo është dita, në të cilën Mëshirëploti ka zbritur i rrethuar nga retë e dijes, i veshur me sovranitet të dukshëm".16

PJESA 7

Arritja e moshës së pjekurisë nga njerëzimi është tema e pasazhit që do të studioni:

Nga fillimi deri në fund të jetës së vet, çdo gjë e gjallë në këtë botë kalon përmes disa fazash. Çdo fazë ka kushtet dhe kërkesat e veta. Në jetën e qenieve njerëzore kushtet dhe kërkesat e foshnjërisë, të fëmijërisë, të asoleshencës, të rinisë e të pjekurisë nuk janë të njëjta. Çdo fazë na përgatit për tjetrën, duke mprehur aftësitë tona dhe duke ushtruar inteligjencën tonë.

Në mënyrë të ngjashme ka periudha e faza të jetës së njerëzimit si një e tërë. Njerëzimi është tani duke lënë pas fëmijërinë e tij dhe duke hyrë në periudhën e shumëpritur të pjekurisë. Ajo që plotësonte nevojat e historisë së tij të hershme nuk u përgjigjet kërkesave të kohës së sotme. Lodrat e kohës së foshnjërisë nuk e kënaqin më mendjen e rritur.

Nga çdo këndvështrim bota e njerëzimit po përjeton ndryshime revolucionare, qoftë në qeverisje ose ligje, në shkencë ose industri. Standartet e vjetra të etikës, të kodeve morale e të mënyrave të jetesës në të shkuarën nuk janë të përshtatshme për kohën e tanishme të përparimit e të progresit.

Kjo është koha e pjekurisë dhe e reformimit edhe përsa i përket fesë. Fanatizmi dhe imitimet dogmatike të besimeve të lashta janë bërë burim armiqësie. Ato duhet të kalojnë dhe t'i hapin rrugën mësimeve hyjnore që janë reveluar për të siguruar përparimin e njerëzimit në epokën e sotme. Ky reformim e përtëritje e realitetit themelor të fesë përbën frymën e vërtetë të modernizmit, dritën e pagabueshme të botës dhe ilaçin hyjnor për të gjitha sëmundjet e njerëzimit.

Ushtrime:

1. Për t'ju ndihmuar të mësoni idetë e paraqitura në këtë pasazh ju duhet, si gjithmonë, ta lexoni atë disa herë në grupin tuaj dhe t'i bëni njëri-tjetrit pyetje, përgjigjet për të cilat gjenden në vetë pasazhin.

2. Më poshtë jepet një listë temash bisede. Shënoni ato në të cilat mund të paraqisnit idetë e mësipërme krejt natyrshëm dhe diskutoni në grupin tuaj sesi do ta bënit këtë.

_____ Historia
_____ Letërsia moderne
_____ E ardhmja e njerëzimit
_____ Trazirat sociale në botën e sotme

3. Si do të përgjigjeshit ju sikur dikush t'ju bënte pyetjen "Si e dimë ne që njerëzimi po arrin fazën e pjekurisë? ________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

4. Ju mund të dëshironi të mësoni përmendësh fjalët e mëposhtme të Bahá'u'lláh-ut.

"Çdo epokë ka problemin e vet dhe çdo shpirt aspiratën e vet të veçantë. Ilaçi për të cilin ka nevojë bota në fatkeqësitë e saj të sotme nuk mund të jetë kurrë i njëjtë me atë që mund të kërkojë një epokë e mëvonshme".17

"Interesohuni me shqetësim për nevojat e epokës në të cilën jetoni dhe i përqendroni diskutimet tuaja në domosdoshmëritë e kërkesat e saj".18

Një jetë e re po lëvrin në këtë epokë brenda gjithë popujve të tokës; e megjithatë, askush nuk e ka zbuluar shkakun e as e ka dalluar motivin e saj".19

PJESA 8

Vendosja e paqes është në mendjen e secilit dhe paragraphët e mëposhtëm do t'ju ndihmojnë të paraqitni pikpamjen Bahá'í për këtë çështje në një bisedë:

Sot nuk ka sfidë më të madhe per njerëzimin sesa vendosja e paqes. Paqja është dritë; lufta është errësirë. Paqja është jetë; lufta është vdekje. Më shumë se një shekull më parë Bahá'u'lláh-u shpalli kauzën e paqes mbarëbotërore. Ai solli një numër mësimesh, që së bashku bëjnë të mundur vendosjen e paqes.

Midis këtyre Mësimeve është hetimi i pavarur i realitetit. Nëse njerëzit lejohen të hetojnë të vërtetën ata do të arrijnë të shohin njëshmërinë e njerëzimit. E vërteta është një dhe nëpërmjet saj uniteti i botës mund të bëhet realitet. Paragjykimet e çdo lloji - të racës, klasës, ngjyrës, bindjeve, kombit, seksit dhe shkallës së qytetërimit material - janë shkaqe konfliktesh. Nëse pranojmë të hetojmë realitetin, në vend që të imitojmë verbërisht besimet e së shkuarës, ne do të ngrihemi tëzhdukim çdo formë paragjykimi.

Mësimet e Bahá'u'lláh-ut për Fenë bëjnë një dallim të qartë midis fesë së vërtetë dhe bestytnisë. Feja e vërtetë duhet të jetë në harmoni me shkencën dhe arsyen. Feja duhet të jetë shkak miqësie e dashurie. Nëse ajo bëhet shkak mosmarrëveshjesh e urrejtjeje, atëherë është më mirë të mos jetë fare. Midis Mësimeve të Bahá'u'lláh-ut është gjithashtu barazia e burrave me gratë. Ne mund ta mendojmë botën e njerëzimit si një zog - njëri krah i tij është burri dhe tjetri gruaja. Të dy krahët duhet të jenë njëlloj të zhvilluar që zogu të fluturojë. Mësime të tjera të Bahá'u'lláh-ut hedhin dritë mbi rëndësinë e edukimit mbarëbotëror, përfitimet e adoptimit të një gjuhe mbarëbotërore dhe domosdoshmërinë e kërkimit të zgjidhjeve shpirtërore per problemet ekonomike.

Njerëzimi duhet të jetë i lirë nga robëria e botës së natyrës. Ai është krijuar që të çojë përpara një qytetërimnë zhvillim të pandërprerë. Por ka dy aspekte te qytetërimit - material dhe shpirtëror - dhe nëse ato nuk kombinohen, lumturia njerëzore nuk arrihet. Derisa drejtësia të mos lejohet të qeverisë punët njerëzore, të gjitha gjerat do të jenë rrëmujë dhe do të mbeten të papërsosura..

Ushtrime:

1. Pasi ta keni studiuar këtë pasazh në grupin tuaj, shënoni temat e bisedave të renditura më poshtë, në të cilat idetë e mësipërme mund të paraqiten natyrshëm. Diskutoni në grupin tuaj sesi do t i thurni këto ide në bisedë.

______ Ndalimi i armëve të shkatërrimit në masë

______ Përhapja e anarkisë dhe e terrorizmit në botë

______ Brutaliteti i luftës
______ Gjërat që na sjellin lumturi

2. Si do të përgjigjeshit nëse dikush do t'ju bënte pyetjen e mëposhtme: "Lufta ka ekzistuar gjithmonë. Çfarë ju bën të mendoni se paqja është e mundur tani?" ___________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

3. Sugjerohet që të mësoni përmendësh citatet e mëposhtme nga Bahá'u'lláh-u:

"Përparimi i botës, zhvillimi i kombeve, qetësia e popujve dhe paqja e të gjithë atyre që banojnë mbi tokë janë ndër parimet dhe urdhrat e Perëndisë".20

"Feja është me të vërtetë instrumenti kryesor për vendosjen e rregullit në botë e të qetësisë midis popujve të saj".21

"Mirëqenia e njerëzimit, paqja dhe siguria e tij janë të paarritshme, në qoftë se e përderisa nuk do të jetë vendosur në mënyrë të patundur uniteti i tij".22

PJESA 9

Njëshmëria e njerëzimit është një temë kaq qëndrore e Mësimeve Bahá'í saqë ju do të doni shpesh ta përmendni në bisedat tuaja.

Një kopshti ku të gjitha bimët kanë të njëjtën formë e ngjyrë i mungon bukuria; ai është i mërzitshëm d monoton. Kopshti që të kënaq syrin është ai ku lule të çdo ngjyre e arome rriten përkrah njëra-tjetrës. Është pikërisht kontrasti i gëzueshëm i ngjyrave që i jep kopshtit bukurinë e lezetin e tij. Dhe megjithëse të ndryshme, secila lule freskohet nga i njëjti shi dhe merr ngohtësi nga i njëjti diell. Kjo është e vërtetë edhe për njerëzimin. Ai është i perbërë nga raca e ngjyra të ndryshme. Por të gjithë vijnë nga i njëjti Perëndi dhe të gjithë kamnëtë njëjtën prejardhje. Ndryshueshmëria në familjen njerëzore duhet të jetë shkak dashurie e harmonie, si në muzikë; nota të ndryshme përziehen së bashku për të bërë një akord të përkryer.

Uniteti është i domosdoshëm për ekzistencën. Dashuria është shkaku i mirëfilltë i jetës. Në botën materiale, të gjithë gjërat ia detyrojnë jetën unitetit. Elementet e tyre mbahen së bashku nga ligji i tërheqjes. Ligji i tërheqjes mbledh së bashku disa elemente në formën e një luleje të bukur. Por kur tërheqja hiqet, lulja shpërbëhet dhe pushon së ekzistuari. E njëjta gjë ndodh me njerëzimin. Tërheqja, harmonia dhe uniteti janë forcat që e mbajnë njerëzimin së bashku.

Bahá'u'lláh-u ka bërë një projekt për të bashkuar të gjithë popujt e botës. Ne duhet të bëjmë të gjitha perpjekjet për t'i tërhequr ata në këtë qark uniteti. Kur takojmë njerëz te racave, kombësive dhe opinioneve të ndryshme, ne nuk duhet të lejojmë që këto dallime të bëhen barriera midis nesh. Ne duhet t'i mendojmë ato si trëndafila të ngjyrave të ndryshme që rriten në kopshtin e bukur të njerëzimit dhe duhet të jemi të gëzuar që ndodhemi mes tyre.

Ushtrime:

1. Studioni pasazhin e mësipërm në grupin tuaj dhe pastaj shënoni temat e bisedave të renditura më poshtë, në të cilat do ta kishit më të përshtatshme të paraqitnit idetë që mësuat. Diskutoni në grup sesi do t'i thurni idetë në bisedë.

______ Kopshtaria
______ Ndryshueshmëria
______ Bukuria e natyrës
______ Paragjykimet klasore

2. Si do t'i përgjigjeshit dikujt që do t'ju bënte pyetjen e mëposhtme: "Çfarë mund të bëjmë ne për të ndihmuar bashkimin e popujve të botës?" ______________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

3. Ju mund të dëshironi të mësoni permendësh citatet e mëposhtme për t'iu referuar atyre kur flisni për këtë temë me miqtë tuaj:

"Faltorja e unitetit është ngritur; mos e shikoni njëri-tjetrin si të huaj. Ju jeni frytet e një peme të vetme dhe gjethet e së njëjtës degë".23

"Kaq e fuqishme eshtë drita e unitetit, sa mund të ndriçojë gjithë tokën".24

"Kthejini fytyrat drejt unitetit dhe lereni të ndriçojë mbi ju shkëlqimi i dritës së tij. Mblidhuni së bashku dhe, për hir të Perëndisë, vendosni të shkulni nga rrënjët çdo gjë që është burim kundërvënieje midis jush".25

"Njeriu duhet t'i përmbahet me këmbëngulje asaj që do t'i japë shtysë vëllazërinë, mirësisë e unitetit".26

PJESA 10

Drejtësia është një çështje tjetër me interes të madh për shumë njerëz, dhe pasazhi që vijon do t'ju ndihmojë të njihni me disa nga Mësimet për këtë temë ata që takoni.

Dallimet midis individëve për nga aftësitë janë themelore për ekzistencën njerëzore. Nuk është e mundur të jenë të gjithë njësoj, të gjithë të barabartë. Megjithatë punët njerëzore, në tërësinë e tyre, duhet të qeverisen nga parimi i drejtësisë.

Drejtësia nuk është e kufizuar; është një cilësi universale. Ajo duhet të veprojë në të gjitha nivelet e shoqërisë. Drejtësia duhet të jetë e shenjtë, dhe të drejtat e të gjithë njerëzve duhen mbrojtur. Ligjet e shoqërisë duhet të formulohen e të ushtrohen në mënyrë të tillë që të mos jetë e mundur që disa të grumbullojnë pasuri të madhe dhe disa të tjerë të jenë skamës. Midis Mësimeve të Bahá'u'lláh-ut është dhe eliminimi i pasurisë e i varfërisë së skajshme.

Çdo pjesëtar i shoqërisë duhet të gëzojë të mirat e e qytetërimit, sepse çdo individ është një pjesëtar i trupit të njerëzimit. Po qe se një pjesëtar i këtij trupi është në ankth e shtrëngesë, të gjithë pjesëtarët e tjerë duhet domosdoshmërisht të vuajnë. Si mundet që një pjesëtar i tij të jetë në hall dhe të tjerët t'ia kalojnë mirë? Megjithatë sot për shkak të mungesës së marrëdhënieve harmonike, disa pjesëtare të shoqërisë kanë të të gjitha të mirat dhe jetojnë në komoditetin e luksin më të madh, kurse disa të tjerë vuajnë për ushqim e strehim. Shoqërisë së sotme i mungon reciprociteti dhe simetria e nevojshme; ajo nuk është e rregulluar mirë. Janë të nevojshme ligje e parime që të sigurojnë mirëqenien dhe lumturinë e pjesëtarëve të familjes njerëzore.

Drejtësia është e vendosur mbi shtyllat e shpërblimit e të dënimit. Njerëzit nxiten të jenë të drejtë nga shpresa për shpërblim dhe nga frika e dënimit. Këto dy ndjenja janë të domosdoshme nëse duam të parandalojmë shtypjen. Ligjvënësit dhe administruesit e ligjeve duhet të jenë të vetëdijshëm për pasojat shpirtërore të vendimeve të tyre. Kur një zyrtar e di se do të jetë përgjegjës për veprimet e tij tej kësaj jete tokësore, ai do të frymëzohet të veprojë me drejtësi. Sundimtari që e di se gjykimet e tij do të peshohen në peshoren e Drejtësisë Hyjnore do të shmangë me siguri shtypjen.

Ushtrime:

1. Pasi ta keni lexuar gjithë këtë pasazh dhe ta keni studiuar në grupin tuaj, shënoni temat e bisedave që do të çonin vetvetiu në paraqitjen e ideve që ai përmban. Diskutoni në grupin tuaj se si do t'i thurni këto ide në bisedë.

_____ Të drejtat njerëzore
_____ Shtypja
_____ Eliminimi i varfërisë
_____ Papunësia

2. Si do të përgjigjeshit nëse dikush që ju ka dëgjuar të flisni për këtë temë do t'ju bënte pyetjen e mëposhtme: "Si mund të arrihet eliminimi i pasurisë e i varfërisë së skajshme?"

3. Sugjerohet që ju të mësoni përmendësh citatet e mëposhtme:

"Drita e njerëzve është drejtesia. Mos e shuani atë me erërat e kundërta të shtypjes e të tiranisë. Qëllimi i drejtësisë është shfaqja e unitetit midis njerëzve".27

"Asnjë ndriçim nuk mund të krahasohet me atë të drejtësisë. Organizimi i botës dhe qetësia e njerëzimit varen prej saj".28

"Ajo që e mëson botën është Drejtësia, sepse ajo mbahet nga dy shtylla, shpërblimi dhe dënimi. Keto dy shtylla janë burimet e jetës për botën".29

PJESA 11

Kur bisedoni me miq, shpesh do të keni mundësinë të përdorni edhe idetë e pasazhit që vijon mbi barazinë e burrave me gratë:

Dielli fizik, përmes dritës e nxehtësisë së tij, zbulon realitetin e të gjitha gjërave mbi tokë. Pa rrezet e tij, këto realitete do të mbeteshin të fshehura në errësirë.Po kështu, Dielli i Bahá'u'lláh-ut, duke ndriçuar me tërë shkëlqimin në qiellin shpirtëror, ka bërë të shfaqen realitete që nuk ishin të dukshme në të kaluarën. Një realitet i tillë është barazia e burrave me gratë. Përmes rrezeve të Diellit të së Vertetës, aftësitë e gruas janë ndriçuar kaq shumë saqë barazia e burrave me gratë është tani një fakt i vendosur.

Bahá'u'lláh-u ka deklaruar me termat më të qartë se në sytë e Perëndisë nuk ka dallim midis burrave e grave. Gjendja e pabarazisë që ka ekzistuar në shekuj nuk është rezultat i epërsisë së burrit; është thjesht sepse grave nuk u janë dhënë të njëjtat mundësi për të zhvilluartë gjitha aftësitë e tyre. Pavarësisht nga paragjykimet kundër tyre, historia, megjithatë, flet për jetët e shumë grave që kanë pasur arritje nga më të mëdhatë.

E para grua që pranoi të Vertetën e Revelacionit të ri të Perëndisë ishte poetesha e re persiane Tahire [Táhirih]. Kur pa agimin e një dite të re, ajo u bë krejtësisht e vetëdijshme për realitetin e barazisë së burrave me gratë dhe ia kushtoi energjitë e saj shpalljes së kësaj të vërtete. Dijet dhe gojëtaria e saj mahnisnin burrat më të ditur e kohës së saj. Edhe pse të gjitha forcat e një mbreti shtypës e një kleri injorant e fodull u ngritën kundër saj, ajo nuk ngurroi për asnjë çast moment të fliste të vërtetën. Dhe në fund ajo dha jetën për Besimin që kish përqafuar në mënyrë aq të vendosur.

Të besosh atë që nuk ka qenë qëllimi i Perëndisë është injorancë e bestytni. Sot grave duhet t'u jepet çdo mundësi për t'u shkolluar e për të zënë një pozitë të barabartë me burrin në të gjitha fushat e përpjekjeve njerëzore. Sakohë barazia e burrave me gratë të mos jetë bërë realitet në këtë botë, ashtu siç është në mbretërinë shpirtërore, përparimi i vërtetë i njerëzimit nuk është i mundur.

Ushtrime:

1. Duhet ta studioni, si gjithmonë, këtë pasazh me grupin tuaj dhe pastaj të shënoni temat e bisedave të mëposhtme në të cilat do të mund të paraqitnit natyrshëm idetë e mësipërme. Diskutoni në grupin tuaj se si do t'i thurnit ju këto ide në bisedë.

_____ Jeta familjare
_____ Vendosja e paqes
_____ Gra të famshme në histori
_____ Përparimi njerëzor.

2. Si do të përgjigjeshit ju nëse dikush do t'ju bënte pyetjen e mëposhtme: "Në qoftë se gratë do të kenë pozitë të barabartë me burrat në të gjitha fushat e veprimtarisë, kush do të kujdeset për fëmijët?" _____________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

3. Do të ishte e dobishme që ju të mësonit përmendësh citatet e mëposhtme nga Bahá'u'lláh-u lidhur me këtë temë:

"Gratë dhe burrat kanë qenë dhe do të jenë kurdoherë të barabartë në sytë e Perëndisë".30

"Nuk e dini pse ju kemi krijuar të gjithë nga i njëjti pluhur? Që askush të mos e lëvdojë veten mbi tjetrin".31

"Në këtë Ditë Dora e mëshirës hyjnore i ka hequr të gjitha dallimet. Shërbëtorët e Perëndisë dhe shërbëtoret e Tij shikohen në të njëjtin rrafsh".32

PJESA 12

Pasazhi përfundimtar që ju kërkohet të studioni është për temën e shkollimit universal.

Një nga parimet që Bahá'u'lláh-u ka theksuar në Mësimet e Tij është shkollimi universal. Mbështetja e shkollimit universal është një kërkesë tepër e ngutshme e kohës sonë. Asnjë komb nuk mund të arrijë begatinë nëse nuk e bën shkollimin një nga peokupacionet kryesore të tij. Arsyeja parësore e rënies së popujve është injoranca. Shkollimi i sjell nder, begati, pavarësi e liri një qeverie dhe popullit të saj.

Edukimi duhet të fillojë që në fëmijëri. Eshtë detyra e babait dhe e nënës të përpiqen me çdo mjet të edukojnë fëmijët e tyre, të përsosin karakterin e tyre sipas ligjeve shpirtërore e morale dhe t'i ushtrojnëata në zeje e shkenca. Nënat janë edukatoret e para të njerëzimit, ato kujdesen për foshnjën që në djep dhe e ushqejnë atë me gjirin e dijes. Çdo fëmijë duhet të shkollohet; kjo nuk është një çështje që mund të lihet pasdore. Nëse prindërit janë në gjendje të përballojnë shpenzimet, ata duhet ta bëjnë këtë. Përndryshe, komuniteti duhet të sigurojë mjetet për shkollimin e fëmijës.

Edukimi duhet të zhvillojë në çdo qenie njerëzore dëshirën qër të arritur përsosmëri. Njeriu duhet të dashurohet pas përsosmërisë njerëzore dhe ta ndjekë atë me pasion. Ai duhet të aspirojë për shquarsi shpirtërore, të bëhet i njohur për virtytet njerëzore - sinqeritet, ndershmëri, shërbim ndaj njerëzimit, dashuri e drejtësi. Ai duhet të kërkojë të shquhet nëpërmjet përpjekjeve të tij në mbështetje të paqes e të unitetit dhe të përkrahjes së diturisë. Të udhëheqësh njerëzit0 në këtë rrugë është qëllimi i vërtetë i edukimit.

Ushtrime:

1. Pasi ta keni studiuar këtë pasazh në grupin tuaj, shënoni temat e bisedave të mëposhtme, në të cilat ka më shumë të ngjarë të paraqitni idetë e mësipërme. Diksutoni në grupin tuaj se si do t'i thurnit këto ide në bisedë.

_____ rritja e fëmijëve
_____ përparimi shoqëror
_____ fuqia e shkencës
_____ sistemi shkollor

2. Si do përgjigjeshit ju, nëse dikush ju pyet: "Si propozoni ju t'u jepet shkollim miliarda njerëzve që popullojnë sot tokën?" ___________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

3. Sugjerohet të mësoni përmendësh citatet e mëposhtme nga Shkrimet e Bahá'u'lláh-ut:

"Nuk është e dëshirueshme që një njeri të lihet pa dije ose mjeshtëri, sepse atëherë do të ishte një pemë shterpë".33

"Prireni mendjen e vullnetin nga edukimi i popujve e i fiseve të tokës...".34

"Artet, zejet e shkencat e ngrejnë botën e qenies dhe çojnë në lartësimin e saj. Dijet janë si krahë në jetën e njeriut dhe si një shkallë për ngjitjen e tij".35

"Me të vërtetë, dijet janë një thesar i vërtetë për njeriun dhe një burim lavdie, bujarie, gëzimi, entuziazmi, ngazëllimi e kënaqësie tek ai".36

REFERENCAT

1. 'Abdu'l Bahá, cituar në Shoghi Effendi, The World Order of Bahá'u'lláh [Rendi Botëror e Bahá'u'lláh-ut], Wilmette: Bahá'í Publishing Trust 1991, f. 139.

2. Bahá'u'lláh, Qëmtime nga Shkrimet e Bahá'u'lláh-ut, #109, bot. shqip 1995.

3. Po aty, #132.
4. Po aty, #34.

5. Tabela të Bahá'u'lláh-ut të reveluar pas Qitapit Akdas #11:2, bot. shqip 2002.

6. Qëmtime, #111.
7. Po aty, #43.
8. Po aty, #110.
9. Tabela të Bahá'u'lláh-ut, #15:4.

10. Bahá'u'lláh, Kitáb-i-Íqán, #152, bot. shqip 1998.

11. Qëmtime, #34.
12. Po aty, #28.
13. Po aty, #24,.
14. Po aty, #25.
15. Po aty, #14.
16. Po aty, #18.
17. Po aty, #106.
18. Po aty, #106.
19. Po aty, #96.
20. Tabela të Bahá'u'lláh-ut, #8:63.
21. Po aty, #6:19.
22. Qëmtime, #131.
23. Po aty, #112.
24. Po aty, #132.
25. Po aty, #111.
26. Tabela të Bahá'u'lláh-ut, # 7:21.
27. Po aty, #6:26.

28. Bahá'u'lláh, cituar në Shoghi Effendi, Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, bot. shqip 1996,

f. 33.
29. Tabela të Bahá'u'lláh-ut, #3:25.

30. Bahá'u'lláh, cituar në Përmbledhja e përmbledhjeve, Gratë, #2145:1, bot. shqip 2005.

31. Bahá'u'lláh, Fjalët e Fshehura, arabisht #68, bot. i dytë shqip 1996.

32. Bahá'u'lláh, cituar në Përmbledhja e përmbledhjeve: Gratë, #2094:2.

33. Bahá'u'lláh, cituar në Përmbledhja e përmbledhjeve: Përsosmëri në të gjitha gjerat, #770.

34. Qëmtime, #156.

35. Bahá'u'lláh, Epistle to the Son of the Wolf [Letër për të Birin e Ujkut] (Wilmette: Bahá'í Publishing Trust, 1988), f. 26.

36. Po aty, f. 27.

* Për ta bërë shtjellimin më të afërt e më të natyrshëm për shqiptarët, kemi zëvendësuar emrat e mbiemrat që në origjinal janë me prejardhje spanjolle me emra e mbiemra të përhapur në Shqipëri. (Shën. i botuesit në gjuhën shqipe).

---------------

------------------------------------------------------------

---------------

------------------------------------------------------------

2 - Bashkëpunëtorëve
Për bashkëpunëtorët - 3
14 - Gëzimi i të mësuarit
16 - Gëzimi i të mësuarit
Gëzimi i të mësuarit - 15
48 - Tema thellimi
Tema Thellimi - 49
Tema Thellimi - 19
68 - Paraqitja e besimeve Bahá'í
Paraqitja e besimeve Bahá'í - 69
Paraqitja e besimeve Bahá'í - 53

Table of Contents: Albanian :Arabic :Belarusian :Bulgarian :Chinese_Simplified :Chinese_Traditional :Danish :Dutch :English :French :German :Hungarian :Italian :Japanese :Korean :Latvian :Norwegian :Persian :Polish :Portuguese :Romanian :Russian :Spanish :Swedish :Turkish :Ukrainian :