Announcing: BahaiPrayers.net


More Books by Përmbledhje

Asambletë Shpirtërore Lokale
Besueshmëria
Besëlidhja
Direktiva për mësimin
Edukimi Bahá'í
Fondet dhe kontributet Bahá'í
Fuqia e Ndihmës Hyjnore
Gratë
Hukukullahu, e Drejta e Perëndisë
Hukukullahu, Ligji social-ekonomik e shpirtëror i Kitáb-i-Aqdasit (Dr. A.-M. Varqá)
Hukukullahut, Ligji i (Cyrus Alá'í)
Hukukullahut, Një kodifikim i Ligjit të (Departamenti i Kërkimeve)
Jeta e familjës
Konsultimi
Krisa dhe fitorja
Lutje Bahá'í (i vogël)
Lutje Bahá'í
Muzikë
Mësimet për rendin e ri botëror
Mësimi i masave
Ndalimi i pijeve të dëmshme
Njerëzit e shquar
Një jetë e ndershme dhe e shenjtë
Opozitë
Paqe
Përmbledhja e përmbledhjeve
Përmbledhje e Trupës Kontinentale në Evropë
Përsosmëri në të gjitha gjerat
Radio
Rini
Ruajtja e Martesave Bahá'í
Rëndësia e arteve në përhapjen e Besimit
Rëndësia e lutjes, e përsiatjes, dhe e qëndrimit devocional
Shenjtëria dhe natyra e zgjedhjeve
Takimet Bahá'í & Festa e 19 Ditëve
Tek Ai do të kthehemi
Thashetheme; Stimulimi dhe Zhvillimi e Komuniteteve Bahá'í
Transformimi shpirtëror
Të jetosh jetën
Të çojmë përpara hyrjen me trupa
Varrimi Bahá'í
Free Interfaith Software

Web - Windows - iPhone








Përmbledhje : Radio

PËRDORIMI I RADIOS DHE I TELEVIZIONIT PËR MËSIMDHËNIËS

(Ekstrakte nga letrat e shkruara në emër të Shoghi Effendiut)

1881. Lidhur me dëshirën tuaj për transmetimin e mesazhit, Shoghi Effendi do t'iu këshillonte të konsultoheni me Asamblenë Shpirtërore, nëse një veprim i tillë e merr aprovimin e tyre dhe nëse po, të kërkoni ndihmesën dhe mbështetjen e tyre për të gjetur mjetet më të mira për ta zbatuar planin tuaj. Ideja për një stacion transmetues është pak si ambicioze dhe kërkon shumë shpenzime financiare. Megjithatë, nëse ju e shihni këtë të mundëshme dhe përbrenda aftësive tuaja financiare, mos hezitoni të veproni kështu, përderisa kjo do t'iu aftësojë ta përhapni Kauzën në mënyrë shumë të lehtë dhe efikase.

(13 gusht 1933 për një besimtar individual)

1882. Sugjerimi juaj lidhu me instalimin e një stacioni radioje në Tempull, është me të vërtetë i shkëlqyer. Por mbetet për t'u parë nëse Asmbleja Shpirtërore Kombëtare e shikon të mundshëm nga ana financiare ndërmarrjen e një projekti të tillë, që pa dyshim, është një ndërmarrje mjaft e kushtueshme. Cilatdo qofshin shpenzimet për këtë projekt, nuk ka arsye përse besimtarët të mos fillojnë ta shqyrtojnë me vëmendje mundësinë e një plani të tillë që, kur të zbatohet dhe përsoset, mund t'i japë një nxitje të paparë zgjerimit dhe pnës mësimore anembanë Amerikës.

Megjithatë i përket Asamble Shpirtërore Kombëtare të marrë vendimin përfundimtar për këtë çështje dhe të vendosë në se fondi kombëtar i Kauzës është, tani për tani aq i fuqishëm sa të instalojë një stacion radioje në Tempull. Megjithatë Ruajtësi ndjehet konfident se ky plan do të marrë konsideratën e kujdesshme të anëtarëve të Asamblesë Shpirtërore Kombëtare dhe shpreson se, nëse ka mundësi, ata do të ndërmarrin veprime të përcaktuara lidhur me këtë çështje.

(31 janar 1937 për një besimtar individual)

1883. Ai i lexoi me interes sugjerimet e ndryshme që i bëni Asamblesë Shpirtërore Kombëtare dhe e ndjen se ato janë në themele të shëndosha veçanërisht me përdorimin e gjerë të radios, për fat të keq, tani për tani, gjithçka që bën kërkesa për burime të reja financiare të Kauzës në Amerikë - të tilla si stacionet transmetuese Bahá'í - nuk mund të diskutohen, pasi miqtë e kanë të vështirë t'i plotësojnë nevojat e mëdha për Fondet e mësimdhënies dhe të Tempullit. Megjithatë ai e ndjen se ideja duhet mbatjur parasysh për realizimin në të ardhmen.

(14 tetor 1942 për një besimtar individual)

1884. Lidhur me punën e radios ... ai sugjeron se konsiderata kryesore është tërheqja e vëmendjes së publikut për faktin se ekziston Besimi dhe mësimet e tij. Çdo lloj transmetimi, qoftë i fragmenteve nga Shkrimet apo i subjekteve problemore apo i leksioneve duhet të përdoret. Njerëzit kanë nevojë për ta dëgjuar fjalën Bahá'í, kështu që ata, nëse e pranojnë, të reagojnë dhe ta kërkojnë Kauzën. Detyra parësore e miqve kudo në botë është t'i vënë njerëzit në dijeni për ekzistencën e një Revelacioni të tillë; detyra tjetër e tyre është ta shpjegojnë atë.

(24 korrik 1943 për një besimtar individual)

1885. Ai e ndjen se do të ishte shkëlqyer nëse Kauza do t'u prezantohej më shumë njerëzve nëpërmjet radios, pasi ajo i arrin masat, veçanërisht ata që nuk interesohen për leksionet apo nuk marrin phjesë në takime.

(7 mars 1945 për një besimtar individual)

1886. Për çështjen e fitimit të kohës në radio, i përket Komitetit të Radios dhe Asamblesë Shpirtërore Kombëtare të vendosë: por principi është se duhet bërë çdo përpjekje për t'i paraqitur mësimet për transmetim sa më shpesh që të jetë e mundur, përderisa mënyra me të cilën bëhet kjo është në përputhje me dinjitetin e besimit tonë të shumëdashur.

(15 gusht 1945 për një besimtar individual)

1887. Atij i erdhi keq kur mësoi nëpërmjet telegramit tuaj se projekti për një radiostacion Bahá'í nuk mund të zbatohet tani për tani; ai mendon se një stacion i tillë do të ishte një e ardhur shumë e madhe për Kauzën, jo vetëm si një mjet mësimsdhënës dhe si një formë e mrekullueshme publiciteti por gjithashtu si një shtytje për presligjin e tij. Ai e ndjen se Asambleja nuk duhet ta letë këtë çështje, por të vazhdojë të kërkojë rrugët për ta materializuar një projekt të tillë sa më shpejt të jetë e mundur.

(20 mars 1946 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë)

1888. Ai shpreson se ndërtimi i një radiostacioni Bahá'í do të jetë i mundshëm gjatë viteve që vijnë, pasi ew konsideron ëtë me rëndësi të madhe.

(4 maj 1946 për Komitetin e Radios të Asamblesë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë)

1889. Bahá'ít nuk duhet të jenë gjithnjë të fundit për të përdorur metodat e reja dhe që duket se janë të shkëlqyera, por më mirë të jenë të parët, pasi kjo kombinon me natyrën dinamike të Besimit që jo vetëm është progresiv, por edhe përmban përbrenda vetvetes farat e një kulture dhe qytetërimi krejtësusht të ri.

( 5 maj 1946 për një besimtar individual)

1890. Ruajtësi e aprovon principin e një radiostacioni dhe nu sheh arsye për të kundërshtur që ia të jetë në Tempull, por ai ka parasysh koston që ju cilësoni, si një barrë e rëndë në kohën e tanishme, për t'u mbatur nga Fondi, në kuadrin e shpenzimeve të shumta për Planin e Ri Shtatë Vjeçar. Nëse ka ndonjë mënyrë që kjo të bëhet për një çmim që mendoni se Fondi mund ta paguajë dhe që do të ishte më i arsyeshëm, Ai aprovon që ta bëni këtë. Në çdo rast Asambleja Shpirtërore Kombëtare duhet të nxisë fuqimisht për t'u njohur si një Organ Fetar dhe të kërkojë të drejta të plota ppër t'u përfaqësuar në transmetime me një hap të barabartë me kishat e tjera të konsoliduara.

(20 korrik 1946 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë)

1891. Ai e aprovon dëshirën tuaj për t'i shpjeguar principet e Besimit nëpërmjet radios. Por ju nxit të bëni ç'të mundni që gjithmonë, sado e vogël qoftë referenca që ju mund ta bëni, ta indentifikoni qartë apo ta lidhni atë që transmetoni me Bahá'u'lláhun. Koha është tami tepër e shkurtër për Bahá'ít që së pari ta edukojnë njerëzimin dhe pastaj t'i tregojnë atij se Burimi është ky Besim i ri botëror. Për mbrojtjen e tyre shpirtërore, njerëzit duhet ta dëgjojnë emrin Bahá'í - pastaj, nëse ata largohen verbërisht, nuk mund ta justifikoninvetveten duke thënë se kurrë nuk e dini se ekzistonte! Sepse ditët e errëta duken ende përpara botës dhe jashtë kësaj Strehe Hyjnore, njerëzit ne besojmë fuqimisht, nuk do të gjejnë bindje të brendëshme, paqe dhe siguri. Kështu ata kanë të drejtë të paktën të dëgjojnë për një Kauzë të tillë.

(24 prill 1949 për një besimtar individual)

Table of Contents: Albanian :Arabic :Belarusian :Bulgarian :Chinese_Simplified :Chinese_Traditional :Danish :Dutch :English :French :German :Hungarian :Íslenska :Italian :Japanese :Korean :Latvian :Norwegian :Persian :Polish :Portuguese :Romanian :Russian :Spanish :Swedish :Turkish :Ukrainian :