Një përmbledhje e përgatitur nga Departamenti i Kërkimeve
i Shtëpisë Universale të Drejtësisë1562. Kjo është Dita në të cilën favoret më të çmuara të Perëndisë janë derdhur mbi njerëzit, Dita në të cilën hiri më i fuqishëm i Tij është futur në gjithë gjërat e krijuara. U bie për detyrë të gjithë popujve të botës të pajtojnë të gjitha mosmarrëveshjet e tyre dhe, në bashkim e paqe të përsosur, të qëndrojnë nën hijen e Pemës së kujdesit e të dashamirësisë së Tij. Ata duhet të kapen pas gjithçkaje që, në këtë Ditë, çon në lartësimin e pozitës së tyre dhe u shërben interesave të tyre më të mira.
(Qëmtime nga Shkrimet e Bahá'u'lláhut, #4:1)1563. Qëllimi i Perëndisë në dërgimin e Profetëve të Tij midis njerëzve është i dyfishtë. I pari është t'i çlirojë bijtë e njerëzve nga errësira e injorancës dhe t'i çojë ata drejt dritës së të kuptuarit të vërtetë. I dyti është të sigurojë paqen e qetësinë e njerëzimit dhe të gjejë të gjitha mjetet me të cilat ato mund të vendosen.
(Qëmtime, #34:5)1564. O ju që banoni mbi tokë! Tipari dallues që shquan karakterin mbizotërues të këtij Revelacioni Suprem qëndron në faktin që Ne ... kemi parashtruar kërkesat thelbësore të harmonisë, të mirëkuptimit, të unitetit të plotë e të qëndrueshëm. Lum ata që u përmbahen ligjeve të Mia.
(Qëmtime, #43:10)1565. Qenia e Madhe, duke dashur të revelonte premisat e paqes e të qetësisë në botë, si dhe të përparimit të popujve të saj, ka shkruar: Duhet të vijë koha kur nevoja imperative për mbajtjen e një kuvendi të gjerë e gjithëpërfshirës njerëzish do të bëhet realitet në shkallë universale. Sundimtarët dhe mbretërit e tokës duhet medoemos të jenë të pranishëm aty dhe, duke marrë pjesë në debatet e tij, të shqyrtojnë mënyra e mjete të tilla që të hedhin themelet e Paqes së Madhe botërore midis njerëzve. Një paqe e tillë kërkon që Fuqitë e Mëdha, për hir të qetësisë së popujve të tokës, të pajtohen plotësisht me njëra-tjetrën. Në qoftë se ndonjë mbret do të rrokte armët kundër një mbreti tjetër, të gjithë së bashku duhej të ngriheshin e ta parandalonin atë. Po të bëhet kjo, kombet e botës nuk do të kenë më nevojë për kurrfarë armatimesh, veç atyre që janë të nevojshme për ruajtjen e sigurisë së mbretërive të tyre dhe për mbajtjen e rendit të brendshëm në territoret e tyre. Kjo do të sigurojë paqen e qetësinë e çdo populli, qeverie e kombi. Ne do të guxonim të shpresojmë se mbretërit dhe sundimtarët e tokës, pasqyrat e emrit të hirshëm e të gjithëfuqishëm të Perëndisë, mund të ngrihen në këtë shkallë dhe ta mbrojnë njerëzimin nga kasaphana e tiranisë... Po afrohet dita kur të gjithë popujt e botës do të adoptojnë një gjuhë universale dhe një shkrim të përbashkët. Kur të jetë arritur kjo, në çdo qytet që të udhëtonte njeriu, do të ishte sikur të vinte në shtëpinë e vet. Këto gjëra janë të detyrueshme e absolutisht thelbësore. Është detyrë e çdo njeriu me intuitë e të arsyeshëm të përpiqet ta kthejë në realitet e veprim atë që është shkruar... Me të vërtetë njeri është ai që sot ia përkushton veten shërbimit të mbarë racës njerëzore. Qenia e Madhe thotë: I bekuar e i lumtur është ai që ngrihet për të mbështetur interesat e vërteta të popujve e të fiseve të tokës. Në një fragment tjetër Ai proklamon: Nuk duhet të krenohet ai që do vendin e vet, por ai që do gjithë botën. Toka është një vend i vetëm dhe njerëzimi qytetarët e tij.
(Qëmtime, #117)1566. O ju sundimtarë të tokës! Përse keni errësuar shkëlqimin e Diellit dhe keni bërë që ai të mos ndriçojë më? Vini veshin këshillës që ju jep Penda e Më të Lartit, në mënyrë që si ju dhe të varfërit të mund të arrini qetësinë e paqen. Ne i lutemi Perëndisë t'i ndihmojë mbretërit e tokës të vendosin paqen mbi tokë. Ai, me të vërtetë bën atë që do.
O mbretër të tokës! Ne shohim sesi çdo vit ju i rritni shpenzimet tuaja dhe ua ngarkoni barrën e tyre shtetasve tuaj. Kjo është, me të vërtetë, krejtësisht e jashtëzakonisht e padrejtë. Frikësojuni fshamjeve e lotëve të këtij të Munduari dhe mos u ngarkoni barrë të tepërta popujve tuaj. Mos i plaçkitni ata për të ngritur pallate për veten tuaj; përkundrazi, zgjidhni për ta atë që zgjidhni për veten tuaj. Kështu Ne shpalosim para syve tuaj atë që do t'ju sjellë përfitim, sikur ta kuptonit këtë. Njerëzit tuaj janë thesaret tuaja. Kujdes që sundimi juaj të mos dhunojë porositë e Perëndisë dhe që të mos i lini ata që ju janë besuar në duart e grabitësve. Ju nga popujt sundoni, me mjetet e tyre mbaheni, me ndihmën e tyre arrini fitore. Megjithatë, me ç'përbuzje i shikoni ata! Sa e çuditshme, vërtet tepër e çuditshme!
Tani që ju e keni refuzuar Paqen e Madhe, përmbajuni kësaj, Paqes Më të Vogël, që të mund të përmirësoni ndoshta, deri në njëfarë shkalle, gjendjen tuaj e atë të shtetasve tuaj.
O sundimtarë të tokës! Pajtohuni me njëri-tjetrin, që të mos keni më nevojë për armatime, veçse në atë masë që mjafton për të ruajtur territoret e zotërimet tuaja. Hapni sytë mos e lini pasdore këshillën e të Gjithëdijshmit, Besnikut.
Jini të bashkuar, o Mbretër të tokës, sepse kështu stuhia e grindjes do të pushojë midis jush dhe popujt tuaj do të gjejnë qetësi, në qofshi ndër ata që kuptojnë. Nëse ndonjëri prej jush rrëmben armët kundër një tjetri, ngrihuni të gjithë kundër tij, sepse kjo s'është veçse drejtësi që duket sheshit.
(Qëmtime, #119)1567. Mirëqenia e njerëzimit, paqja dhe siguria e tij janë të paarritshme, po të mos krijohet e përderisa nuk do të jetë vendosur në mënyrë të bindëse uniteti i saj. Ky unitet nuk mund të arrihet kurrë sa kohë do të lejohet që këshillat e reveluara prej Pendës së Më të Lartit të kalojnë pa u vënë re.
(Qëmtime, #131:2)1568. Ne i lutemi Zotit - e lartësuar qoftë lavdia e Tij - dhe ushqejmë shpresën se Ai do t'i ndihmojë mirësisht manifestimet e ndikimit dhe të pushtetit dhe ditëburimet e sovranitetit dhe të lavdisë, mbretërit e tokës - Zoti i ndihmoftë ata nëpërmejt mirësisë së Tij fuqizuese - për vendosjen e Paqes së Vogël. Ky, me të vërtetë, është mjeti më i mirë për sigurimin e qetësisë së kombeve, është detyra e siovranëve të botës - Zoti i ndihmoftë ata - që të mbahen fort të bashkuar pas kësaj Paqeje, e cila është instrumenti kryesor për mbrojthjen e të gjithë njerëzimit. Është shpresa Ime se ata do të ngrihen për të arritur atë që do të çojë në mirëqenien e njeriut. Është detyra e tyre të mbledhin një asamble gjithëpërfshirëse, në të cilën duhet të marrin pjesë ata ose ministrat e tyre, për të marrë ato masa që kërkohen për të vendosur unitetin dhe harmoninë në mes të njerëzve. Ata duhet t'i heqin armët e luftës dhe t'u kthehen mjeteve për rindërtimin universal. Nëse një mbret do t'i ngrejë armët kundër një tjetri, të gjithë mbretërit e tjerë duhet të ngrihen për ta penguar atë. Armët dhe armatimet, atëhere, nuk do të nevojiten më, veçse në një masë të tillë sa të ruajnë sigurinë e brendëshme të vendeve të tyre përkatëse. Nëse ata e arrijnë këtë bekim tepër të madh, popujt e çdo kombi do të shikojnë, me qetësi dhe të kënaqur, punën e tyre dhe rënkimet dhe ankimet e shumicës së njerëzve do të pushonin. Ne i kërkojmë Zotit t'i ndihmojë ata të bëjnë vullnetin dhe kënaqësinë e Tij. Ai, me të vërtetë, është Zoti i fronit në lartësi dhe i tokës poshtë, dhe zot i kësaj bote dhe i botës tjetër. Do të ishte e preferueshme dhe më e përshtatshme që mbretërit e shumëndershëm të vinin vetë në një asamble të tillë dhe të shpallnin dekretet e tyre. Çdo mbret që do të ngrohet dhe do të zbatojë detyrën e tij, ky, në të vërtetë, në sytë e Zotit, do të bëhet qendra e vëmendjes së të gjithë mbretërve. I lumtur është ai dhe i madh është bekimi i tij!
(Epistle to the Son of the Wolf [Letra për të Birin e Ujkut], (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1988), f. 30-31)
1569. I gjasthi Lajm i Gëzuar është vendosja e Paqes së Vogël, hollësitë e së cilës janë reveluar më parë nga Pena Jonë Më e Lartësuar. I madh është bekimi i atij që e mbështet atë dhe i përmbahet çdo gjëje që ka urdhëruar Perëndia, i Gjithëdijshmi, Urtiploti.
(Tabela të Bahá'u'lláhut, të reveluara pas Qitapit Akdas, #3:11)
1570. ... Në çdo gjë kërkohet moderim. Çdo gjë që çohet në ekstrem, bëhet burim të këqiash. Shikoni qytetërimin e Perëndimit, sa trazime e shqetësim u ka shkaktuar ai popujve të botës. U shpik një mjet skëterre dhe u pa se ishte një armë shkatërrimi aq e tmerrshme, saqë diçka e ngjashme kurrë nuk ishte parë e dëgjuar. Është e pamundur të spastrohen këto shthurje të rrënjosura kaq thellë e dërrmuese, veç në qoftë se popujt e botës bashkohen për të ndjekur një qëllim të përbashkët dhe përqafojnë një besim të vetëm universal. Mbani vesh e dëgjoni Thirrjen e këtij të Munduari dhe aderoni me vendosmëri në Paqen e Vogël.
(Tabela të Bahá'u'lláhut, #6:31)1571. E para: Është detyrë e të ngarkuarve të Shtëpisë së Drejtësisë t'i japin shtysë Paqes së Vogël, në mënyrë që popujt e tokës të lehtësohen nga barra e shpenzimeve të tepruara. Kjo është një çështje imperative dhe absolutisht e domosdoshme, sepse luftërat e konfliktet qëndrojnë në rrënjët e vuajtjeve e të fatkeqësive.
(Tabela të Bahá'u'lláhut, #7:19)1572. Ai bëri gjëra që mbollën tmerr në zemrat e njerëzve. Por për Penën e Lavdisë tirania e botës kurrë nuk ka qenë e as do të jetë pengesë. Me begatinë e hirit e të dashamirësisë Sonë, Ne kemi reveluar në mënyrë të posaçme për sundimtarët dhe ministrat e botës atë që sjell shpëtim e mbrojtje, qetësi e paqe, që ndoshta bijtë e njerëzve të jenë të siguruar nga të këqiat e shtypjes. Ai, me të vërtetë, është Mbrojtësi, Ndihmëdhënësi, Ai Që Sjell fitoren. Është detyrë e njerëzve të Shtëpisë së Drejtësisë të Perëndisë ta ngulin ditë e natë shikimin mbi atë që ka rrezatuar prej Penës së Lavdisë për edukimin e popujve, për ndërtimin e kombeve, për mbrojtjen e njeriut dhe për ruajtjen e nderit të tij.
(Tabela të Bahá'u'lláhut, #8:52)1573. ...Ata që zotërojnë pasuri dhe janë të veshur me autoritet e pushtet duhet të shfaqin konsideratën më të thellë për fenë. Në të vërtetë, feja është një dritë rrezatuese e një kështjellë e pamposhtur për mbrojtjen dhe mbarëvajtjen e popujve të botës, sepse frika e Perëndisë e detyron njeriun të mbahet fort pas së mirës dhe të shmangë të keqen. Po të shuhej llampa e fesë, do të lindnin kaosi e pështjellimi dhe dritat e ndershmërisë e të drejtësisë, të qetësisë e të paqes do të pushonin së ndriçuari. Për këtë dëshmon çdo njeri që me të vërtetë kupton.
(Tabela të Bahá'u'lláhut, #8:53)1574. Kemi urdhëruar gjithë njerëzimin të vendosë Paqen e Madhe, mjetin më të sigurt për mbrojtjen e njerëzimit. Sovranët e botës duhet, në marrëveshje të përbashkët, të kapen fort pas saj, sepse ajo është mjeti suprem që mund t'u sjellë sigurinë e mbarëvajtjen gjithë popujve e kombeve. Ata, me të vërtetë, janë manifestimet e pushtetit të Perëndisë dhe agimet e autoritetit të Tij. I lutemi Fuqiplotit të ketë mirësinë t'i ndihmojë ata në atë që u sjell mirëqenien nënshtetasve të tyre. Pena e Lavdisë ka dhënë më parë për këtë çështje një shpjegim të plotë; lum ata që veprojnë në përputhje me të.
(Tabela të Bahá'u'lláhut, #8:54)1575. Qëllimi i fesë, i reveluar nga qielli i Vullnetit të shenjtë të Perëndisë, është të vendosë unitetin dhe mirëkuptimin midis popujve të botës; mos e bëni atë shkak mosmarrëveshjesh e grindjesh. Feja e Perëndisë dhe ligji i Tij i shenjtë janë instrumentet më të fuqishme dhe mjetet më të sigurta për lindjen e dritës së unitetit midis njerëzve. Përparimi i botës, zhvillimi i kombeve, qetësia e popujve dhe paqja për të gjithë ata që banojnë mbi tokë janë ndër parimet e urdhrat e Perëndisë. Feja i fal njeriut më të çmuarën e të gjitha dhuratave, ofron kupën e mirëqenies, jep jetë të pasosur dhe resh të mira të pavdekshme mbi njerëzimin. Është detyrë e krerëve dhe e drejtuesve të botës, veçanërisht e të Besuarve të Shtëpisë së Drejtësisë të Perëndisë, të përpiqen me të gjitha forcat të ruajnë pozitën e saj, të mbështesin interesat e saj dhe të lartësojnë rangun e saj në sytë e botës. Po kështu, është detyrë e tyre të interesohen për kushtet e nënshtetasve të tyre dhe të njihen me punët e veprimtaritë e komuniteteve të ndryshme në zotërimet e tyre. I ftojmë manifestimet e pushtetit të Perëndisë - sovranët e sundimtarët mbi tokë - të vihen në lëvizje dhe të bëjnë gjithçka varet prej tyre, që ndoshta të dëbojnë nga kjo botë mosmarrëveshjet dhe ta ndriçojnë atë me dritën e mirëkuptimit.
(Tabela të Bahá'u'lláhut, #8:63)1576. Shpresojmë që prijësit fetarë dhe sundimtarët e botës do të ngrihen të bashkuar për ta reformuar këtë epokë dhe për të rimëkëmbur fatet e saj. Pasi të kenë reflektuar për nevojat e saj, le të këshillohen ata së bashku dhe, përmes një debati të pjekur e të plotë, t'i japin botës së sëmurë rëndë ilaçin e duhur.
Qenia e Madhe thotë: Qielli i urtisë hyjnore është ndriçuar nga dy yjet e konsultimit e të dhembshurisë. Këshillohuni së bashku për të gjitha çështjet, sepse konsultimi është feneri udhërrëfyes që ndriçon rrugën dhe dhuron mirëkuptim.
(Tabela të Bahá'u'lláhut, #11:15,16)1577. Këshillohuni ju së bashku dhe shqetësimi juaj le të jetë vetëm ajo që i sjell përfitim njerëzmit dhe i përmirëson konditat e tij. ... Konsiderojeni botën si trup njerëzor i cili, edhe pse i krijuar i plotë dhe i përsosur, është sëmurur, për shkaqe të ndryshme, me sëmundje dhe probleme të rënda. As për një ditë nuk gjeti prehje, bile sëmundja e saj u bë edhe më serioze, pasi ra nën kurat e mhjekëve të paaftë që i kanë hipur kalit të dëshirave të tyre tokësore dhe kanë gabuar shumë keq. Dhe, nëse dikur, nëpërmjet kujdesit të një mjeku të aftë, një anëtar i atij trupi shërohej, pjesa tjetër mbetej e sëmurë si më parë. Kështu iu informon ju i Gjithëdituri, i Gjithëmençuri. ... Ajo që Zoti ka përcaktuar si kurën sovrane dhe si instrumentin më të fuqishëm për shërimin e të gjithë botës është bashkimi i të gjithë popujve të saj në një Kauzë universale, në një Besim të përbashkët. Kjo nuk mund të arrihet ndryshe, veçse nëpërmjet pushtetit të një Mjeku të aftë, të gjithëfuqishëm dhe të frymëzuar. Kjo është në fakt e vërteta dhe gjithçka tjetër nuk është veçse gabim.
Kujtoni këto ditë në të cilat Mrekullia Antike, Ai i Cili është Emri Më i Madh, u dërgua për ta rigjeneruar dhe për ta unifikuar njerëzmin. Shikoni se si me shpata të zhveshura ata u ngritën kundër Tij dhe bënë atë që e shkaktoi shpirtin Besnik të tronditet. Dhe kur Unë u thashë atyre: 'Shih, Reformuesi i Botës erdhi,' ata u përgjigjen: 'Ai, në fakt, është njëri nga nxitësit e trazirave'...
(Nga Tabela për Mbretëreshën Viktoria, cituar nga Shoghi Effendi, The World Order of Bahá'u'lláh [Rendi Botëror i Bahá'u'lláhut], bot. i rev. (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1982), f. 39-40; f. 163)
Nga Fjalët e Bahá'u'lláhut:1578. Lavdi Zotit që erdhe!... Ke ardhur të shohësh një të burgosur e një syrgjyn... Ne duam vetëm të mirën e botës dhe lumturinë e kombeve; e megjithatë na konsiderojnë nxitës konfliktesh e revoltash që meritojnë burgim e syrgjynosje... Që të gjitha kombet të kenë një besim e të gjithë njerëzit të jenë si vëllezër; që lidhjet e dashurisë e të unitetit midis bijve të njeriut të forcohen; që të mos ketë më dallime fesh dhe të zhduken kundërshtitë midis racave - ç'të keqe kanë këto?... Dhe kështu do të bëhet; këto konflikte të pafrytshme, këto luftëra shkatërrimtare do të marrin fund dhe dita e "Paqes së Madhe" do të vijë... A nuk keni nevojë për këtë edhe ju atje në Evropë? A nuk është kjo që parashikoi Krishti?... E megjithatë, shohim që mbretërit e sundimtarët tuaj i shpenzojnë pakursim thesaret e tyre më me dëshirë për mjete të shkatërrimit të gjinisë njerëzore, sesa për mjete që do t'i sillnin lumturi njerëzimit... Këto konflikte, kjo gjakderdhje e kjo përçarje duhet të marrin fund dhe të gjithë njerëzit duhet të jenë si një fis e një familje... Le të mos lavdërohet njeriu se do vendin e vet, por të lavdërohet se do gjininë njerëzore..."
(Fjalë folur E.G. Browne, nga portreti i pendës së tij për Bahá'u'lláhun, nga J. E. Esslemont, Bahá'u'lláhu dhe epoka e re, bot. i katërt, Tiranë 1999, f. 38-39)
Nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit:1579. Dije ti se gjithë fuqitë e kombinuara nuk e kanë forcën për të vendosur paqen universale, as për t'i rezistuar, në çdo kohë e stinë, sundimit të pakapërcyeshëm të këtyre luftërave pafund. Megjithatë së shpejti fuqia e qiellit, sundimi i Shpirtit të Shenjtë, do të ngrejë mbi majat e larta flamujt e dashurisë dhe paqes dhe atje sipër kështjellave të madhërisë dhe të fuqisë këta flamuj do të valëviten nga erërat e rrëmbyera që fryjnë prej dorës së ngrohtë të Perëndisë.
(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #146:6)
1580. Flini të qetë se në këtë epokë të shpirtit Mbretëria e Paqes do të ngrejë tabernakullin e saj mbi majat e botës, në këtë mënyrë urdhrat e Princit të Paqes do të sundojnë arteriet dhe nervat e çdo njeriu për të tërhequr nën hijen e Tij mbrojtëse gjithë kombet e dheut. Bariu i vërtetë do t'u japë deleve të tij të pinë prej burimeve të dashurisë, të së vërtetës dhe të unitetit.
O shërbëtore e Perëndisë, paqja në fillim duhet të vendoset midis individëve deri sa ajo çon në fund në paqen midis kombeve. Prandaj, o ju Bahá'ít, përpiquni me gjithë fuqinë për të arritur nëpërmjet fuqisë së Fjalës së Perëndisë dashurinë e vërtetë, shkrirjen shpirtërore dhe lidhjet e qëndrueshme midis individëve. Kjo është detyra juaj.
(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #201:1,2)
1581. Për sa kohë këto paragjykime [fetare, raciale, kombëtare, politike] mbijetojnë do të ketë luftëra të vazhdueshme dhe të frikshme.
Për të dalë nga kjo gjendje duhet të ekzistojë paqja universale. Për ta sjellë këtë duhet të krijohet një Gjykatë Supreme, përfaqësuese e gjithë qeverive dhe popujve; atje duhet të drejtohen si çështjet kombëtare dhe ato ndërkombëtare dhe të gjithë duhet të zbatojnë urdhrat e asaj Gjykate. Sikur ndonjë qeveri apo popull të mos bindet, le të ngrihet e tërë bota kundër asaj qeverie apo atij populli.
(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #202:10,11)
1582. Tani paqja universale është një çështje me rëndësi të madhe, por uniteti i ndërgjegjes është thelbësor, në mënyrë që themeli i kësaj çështjeje të jetë i sigurtë, ndërtimi i saj i qëndrueshëm dhe godina e saj e fortë.
Për këtë arsye Bahá'u'lláhu, pesëdhjetë vjet më parë, e shtjelloi çështjen e paqes universale në një kohë kur Ai ishte i mbyllur në fortesën e Akkas, i munduar dhe i burgosur. ...
Midis mësimeve të Tij ishte deklarata e paqes universale. ... mësimet e Bahá'u'lláhut për vendosjen e paqes universale nuk ishin të kufizuara. Ata përqafuan shumë mësime që plotësonin dhe mbështesnin paqen universale.
...Si përfundim, të tilla mësime janë të shumta. Këto parime të shumëllojshme që përbëjnë bazat më të mëdha për lumturinë e njerëzimit e që janë prej bujarive të të Mëshirshmit, i duhen shtuar çështjes së paqes universale dhe të kombinohen me të që rezultatet të shtohen. Përndryshe realizimi i paqes universale në vetvete në botën njerëzore është i vështirë. Pasi mësimet e Bahá'u'lláhut kombinohen me paqen universale, ato janë si një tavolinë e pajisur me çdo lloj ushqimi të freskët e të shijshëm. Çdo shpirt mund të gjejë atë që dëshiron në atë tavolinë të bujarisë pambarim. Në qoftë se çështja kufizohet vetëm në paqen universale, nuk do të arrihen rezultatet e shquara që priten e dëshirohen. Kuadri i paqes universale duhet të jetë i tillë që gjithë komunitetet dhe fetë të gjejnë të realizuara në të dëshirat e tyre më të larta. Mësimet e Bahá'u'lláhut janë të tilla që gjithë komunitetet e botës, qofshin fetare, politike apo etike, të lashta apo moderne, gjejnë në to shprehjen e dëshirës së tyre më të lartë. ...
Për shembull, çështja e paqes universale rreth së cilës Bahá'u'lláhu thotë se duhet krijuar një Gjykatë Supreme: megjithëse Lidhja e Kombeve është krijuar, sidoqoftë ajo është e paaftë për vendosjen e paqes universale. Por Gjykata Supreme të cilën e ka përshkruar Bahá'u'lláhu do të përmbushë këtë detyrë të shenjtëruar me fuqi e pushtet maksimal. Dhe plani i Tij është ky: që asambletë kombëtare të çdo vendi e kombi - domethënë parlamentet - duhet të zgjedhin dy ose tre persona që janë njerëzit më të zgjedhur të atij kombi e që janë të mirinformuar në lidhje me të drejtën ndërkombëtare e marrëdhëniet midis qeverive, që janë në dijeni për nevojat kryesore të botës njerëzore në këtë kohë. Numri i këtyre përfaqësuesve duhet të jetë në përpjesëtim me numrin e banorëve të atij vendi. Zgjedhja e këtyre shpirtrave që janë votuar nga asambleja kombëtare, që është parlamenti, duhet të miratohen nga shtëpia e lartë, kongresi e kabineti, gjithashtu nga presidenti ose monarku që këta persona të jenë të zgjedhurit e gjithë kombit dhe të qeverisë. Gjyqi Suprem do të përbëhet prej këtyre njerëzve, kështu që i gjithë njerëzimi do të marrë pjesë atje, sepse secili prej këtyre delegatëve është një përfaqësues i të tërë kombit të vet.1 Kur Gjykata Supreme jep një vendim mbi ndonjë çështje ndërkombëtare, ose njëzëri ose me shumicë, nuk do të ketë më tej ndonjë pretekst për paditësin apo vend për kundërshtim për të paditurin. Në rastin kur ndonjë nga qeveritë apo kombet, në ekzekutimin e vendimit të pakundërshtueshëm të Gjykatës Supreme është mospërfillës ose i vonuar, pjesa tjetër e kombeve do të ngrihen kundër tij, sepse gjithë qeveritë e kombet e botës janë mbështetësit e kësaj Gjykate Supreme. Shikoni se ç'themel i fortë është ky! Por qëllimi nuk do të realizohet siç duhet me një Lidhje të kufizuar e të cunguar. Kjo është e vërteta rreth situatës që është deklaruar. ...
(Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit, #227:4,5,6,25,)
1583. Qytetërimi i vërtetë do të shpalosë flamurin e tij në vetë zemrën e botës, kur disa prej sovranëve të saj të shquar e fisnikë - shembuj të shkëlqyer përkushtimi e vendosmërie - do të ngrihen me vullnet të paepur e me vizion të qartë, në të mirën e lumturinë e mbarë njerëzimit, për të hedhur themelet e Kauzës së Paqes Universale. Ata duhet ta bëjnë Kauzën e Paqes objekt të një konsultimi të përgjithshëm dhe të përpiqen me të gjitha mjetet që disponojnë të themelojnë një Bashkim të kombeve të botës. Ata duhet të përfundojnë një traktat detyrues dhe të bëjnë një besëlidhje, dispozitat e të cilave të jenë të efektshme, të padhunueshme e të përcaktuara mirë, t'i shpallin këto në gjithë botën dhe të sigurojnë miratimin e mbarë gjinisë njerëzore. Kjo përpjekje supreme e fisnike, burim i vërtetë i paqes e i mirëqenies së gjithë botës, duhet të konsiderohet e shenjtë nga të gjithë ata që banojnë mbi tokë. Të gjitha forcat e njerëzimit duhet të mobilizohen për të siguruar qëndrueshmërinë e vazhdimësinë e kësaj Besëlidhjeje Supreme. Në këtë Pakt gjithëpërfshirës duhet të fiksohen qartë caqet e kufijtë e të gjitha kombeve pa përjashtim, të përkufizohen në mënyrë përfundimtare parimet që rregullojnë marrëdhëniet midis qeverive dhe të përcaktohen të gjitha marrëveshjet e detyrimet ndërkombëtare. Po kështu, duhet të vendosen kufij të rreptë të sasisë së armatimeve të çdo qeverie, sepse po të lejohet të rriten përgatitjet për luftë dhe forcat ushtarake të një kombi, kjo do të ngjallte dyshime tek të tjerët. Parimi themelor që rregullon këtë Pakt solemn duhet të jetë aq i përcaktuar, saqë në qoftë se më pas një qeveri do të shkelte ndonjë prej dispozitave të tij, të gjitha qeveritë e tokës të ngriheshin për ta detyruar atë të nënshtrohej plotësisht, madje vetë gjinia njerëzore, si një njeri i vetëm, të vendoste që me të gjitha mjetet në dispozicion ta përmbyste atë qeveri. Në qoftë se ky ilaç më i madh do të aplikohej në trupin e sëmurë të botës, ai padyshim do të shërohej nga sëmundjet dhe do të mbetej përjetë i shëndoshë e i sigurt.
Mendoni sesi, po të krijohej një situatë e tillë fatlume, asnjë qeveri nuk do të kishte nevojë të grumbullonte vazhdimisht armë lufte, dhe as do të detyrohej të prodhonte pareshtur armë të reja për të nënshtruar gjininë njerëzore. Do të ishte e mjaftueshme një forcë e vogël për të ruajtur sigurinë e brendshme, për të bërë zap kriminelët dhe elementët turbullues, si dhe për të parandaluar rrëmujën në vend, asgjë më shumë. Në këtë mënyrë e gjithë popullsia, para së gjithash, do të çlirohej nga pesha dërrmuese e shpenzimeve që sot i imponohen për qëllime ushtarake dhe, së dyti, një numër i madh njerëzish nuk do t'ia kushtonin më kohën shpikjes së vazhdueshme të armëve të reja shkatërruese, dëshmi të lakmisë e të etjes për gjak, aq të papajtueshme me dhuntinë e jetës, përkundrazi do t'i drejtonin përpjekjet e tyre për të prodhuar çdo gjë që i shërben ekzistencës, paqes e mirëqenies së njeriut, duke u bërë faktor zhvillimi e begatie për të gjithë. Kështu çdo komb mbi tokë do të jetonte me nder dhe çdo popull do të përkundej në qetësi e gëzim.
Disa njerëz të pavetëdijshëm për fuqinë e fshehtë të përpjekjes njerëzore, e konsiderojnë këtë si krejt të pazbatueshme, madje tej caqeve të angazhimit njerëzor më të madh. Por nuk është kështu. Në të kundërtën, falë mëshirës së pashtershme të Perëndisë, dashamirësisë së të dashurve të Tij, përpjekjeve të pakrahasueshme të shpirtrave të urtë e të zotë, si dhe mendimeve e ideve të udhëheqësve të pashoq të epokës së sotme, asgjë nuk mund të konsiderohet e paarritshme. Ajo që kërkohet është përpjekja, përpjekja e pareshtur. Asgjë veç vendosmërisë së paepur nuk mund ta arrijë këtë. Shumë kauza, që në epokat e shkuara quheshin si krejt vizionare, janë bërë sot shumë të lehta e të mundshme. Përse, pra, ta konsiderojmë të pamundur realizimin e kësaj Kauze kaq të madhe e të lartë - ylli i ditës i qiellit të qytetërimit të vërtetë dhe burimi i lavdisë, i përparimit, i mirëqenies e i suksesit për mbarë njerëzimin? Me siguri do të vijë dita kur drita e saj e mahnitshme do ta shtrijë shkëlqimin e vet mbi tërë bashkësinë njerëzore. ...
Në qoftë se përgatitjet ushtarake do të vazhdojnë me ritmin e tanishëm, aparati i konfliktit do të arrijë një pikë të tillë që lufta do të bëhet e padurueshme për njerëzimin.
Nga ato që thamë del qartë se lavdia dhe madhështia e njeriut nuk qëndrojnë në etjen për gjak e në kthetrat e mprehta, në sheshimin përtokë të qyteteve e në rrënimet, në kasaphanën e ushtarakëve e të civilëve. Ajo që mund t'i sigurojë atij një të ardhme të ndritur është, përkundrazi, nami i tij për drejtësi, mirësia e tij ndaj të gjithëve, të shtresave të larta apo të ulëta qofshin; është ndërtimi i qyteteve, i fshatrave e i distrikteve; është ta bëjë jetën të lehtë, paqësore e të lumtur për të gjithë njerëzit; është të vendosë parime themelore për progresin, të ngrejë nivelin e jetesës dhe të shtojë pasurinë për tërë popullsinë. ...
Asnjë pushtet mbi tokë nuk mund të mposhtë ushtritë e drejtësisë dhe çdo kala duhet të bjerë përballë tyre, sepse njerëzit përkulen me dëshirë nën goditjet e kësaj shpate vendimtare, dhe vende që më parë ishin të rrënuara lulëzojnë nën hapat e kësaj ushtrie. Ka dy flamuj të fuqishëm të cilët, kur lëshojnë hijen e tyre mbi kurorën e çdo mbreti, bëjnë që ndikimi i qeverisjes së tij të përshkojë shpejt e me lehtësi, ashtu si drita e diellit, gjithë tokën: i pari nga këta dy flamuj është urtia; i dyti është drejtësia. Kundër këtyre dy forcave tepër të fuqishme nuk qëndrojnë dot kodrat e hekurta, dhe muri i Aleksandrit do të shembej përballë tyre. Është e qartë se jeta në këtë botë të vagëlluar është fluturake dhe e paqëndrueshme si era e mëngjesit, dhe duke qenë kështu sa me fat janë të mëdhenjtë që lënë pas një emër të mirë dhe kujtimin e një jete të harxhuar në shtegun e pëlqimit të Perëndisë.
Pushtimi mund të jetë edhe diçka e lavdërueshme, dhe ka raste që lufta bëhet baza e fuqishme e paqes, ndërsa rrënimi mjeti më i mirë i rindërtimit. Në qoftë se, për shembull, një sovran i virtytshëm i udhëheq trupat e tij për të bllokuar një sulm rebelësh e agresorësh, ose zbret në fushën e betejës dhe shquhet në një luftë për të bashkuar një shtet e një popull të ndarë, me një fjalë në qoftë se ai shpërthen një luftë për një qëllim të drejtë, atëherë ky zemërim në dukje është vetë mëshira, dhe kjo tirani në pamje të jashtme është vetë thelbi i drejtësisë e kjo luftë është guri themeltar i paqes. Sot detyra që u ka hije sundimtarëve të mëdhenj është të vendosin paqen e përgjithshme, sepse në të qëndron liria e të gjithë popujve.
('Abdu'l-Bahá, Sekreti i qytetërimit hyjnor, #121-23,124-25,128,130)
1584. Në ciklet e shkuara, edhe pse ishte vendosur harmonia, përsëri, për shkak të mungesës së mjeteve, uniteti i njerëzimit nuk u arrit. Kontinentet mbetën të përçara në tërësi, bile edhe në mes popujve të të njëjtit kontinent, uniteti dhe shkëmbimi i mendimeve ishin gati të pamundura. Si rrjedhim, marrëdhëniet, kuptimi dhe uniteti në mes të të gjithë popujve dhe racave të botës ishte i pamundur. Sot, megjithatë, mjetet e komunikimit janë shtuar dhe pesë kontinentet e tokës praktikisht janë shkrirë në një. ... Në të njëtën mënyrë të gjithë anëtarët e familjes njerëzore, qofshin popuj apo qeveri, qytete apo fshatra, janë bërë të ndërvarur prej njëri-tjetrit. Sepse askush nuk e siguron më vetë gjithçka, përderisa lidhjet politike i bashkojnë të gjithë popujt dhe kombet dhe lidhjet tregëtare dhe industriale, të bujqësisë dhe të edukimit, po fuqizohen nga dita në ditë. Si rrjedhim uniteti i të gjithë njerëzimit mund të arrihet në këtë ditë. Në fakt kjo nuk është gjë tjetër, veçse një prej mrekullive të kësaj epoke mrekullirash, të këtij shekulli të lavdishëm. Prej kësaj gjëje epokat e mëparshme ishin të privuara, ndërsa ky shekull - shekulli i dritës - u pajis me lavdinë unike dhe të pa parë, me pushtet dhe me ndriçim. Si rrjedhim, mrekullitë shpalosen të reja dhe magjepsëse çdo ditë. Dhe do të shihet eventualisht se si drita e qirinjve të tij do të ndriçojë në grupet e njerëzve.
Shiko se si drita e tij tashmë po agon përmbi horizontin e botës së errësuar. Qiriri i parë është uniteti në fushën politike, vezullimet e para të të cilit tashmë mund të shquhen. Qiriri i dytë është uniteti i mendimit në ndërmarrjet botërore, arritja e të cilit do të dëshmohet së shpejti, qiriri i tretë është uniteti në liri i cili me siguri do të bëhet realitet. Qiriri i katërt është uniteti fetar që është baza e vetë themelit dhe i cili, me pushtetin e vetë Zotit, do të shfaqet me gjithë shkëlqimin e vet. Qiriri i pestë është uniteti i kombeve - një unitet që në këtë shekull do të vendoset me siguri, duke bërë që të gjithë popujt e botës ta konsiderojnë vetvteen si qytetarë të të njëjtit komb të përbashkët. Qiriri i gjashtë është uniteti i racave, që do t'i bëjë të gjithë banorët e tokës popuj e farefis të së njëjtës racë. Qiriri i shtatë është uniteti gjuhësor, pra, zjgedhja e një gjuhe universale me të cilën të gjithë popujt do të instruktohen dhe do të bisedojnë. Secila dhe të gjitha këto do të bëhen realitet i paevitueshëm, sepse pushteti i Mbretërisë së Zotit do të ndihmojë për realizimin e tyre.
(Cituar në Shoghi Effendi, The World Order of Bahá'u'lláh [Rendi Botëror i Bahá'u'lláhut], f. 38-39, dhe The Promised Day Is Come [Dita e Premtuar ka ardhur], bot. i rev., (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1980), f. 120-21)
1585. ...çdo kauzë e madhe në këtë botë të ekzistencës gjen një shprehje të dukshme me anë të tre mjeteve: i pari, qëllimi; i dyti, konfirmimi; i treti, veprimi. Sot në botë ka shumë njerëz që çojnë më tej paqen dhe pajtimin dhe kërkojnë realizimin e njëshmërisë dhe të unitetit të botës njerëzore; por ky qëllim ka nevojë për një pushtet dinamik, në mënyrë që të mund t'i manifestohet botës së qenieve: Në këtë ditë instruksionet hyjnore dhe nxitjet e Zotit i shërbejnë çuarjes më tej të këtij qëllimi të madh, ndërsa konfirmimet e Mbretërisë gjithashtu e mbështesin dhe ndihmojnë realizimin e këtij qëllimi. Si rrjedhim, megjithëse forcat dhe mendimet e kombinuara të popujve të botës nuk munden të vetmuara të arrijnë këtë qëllim të lartësuar, pushteti i Fjalës së Zotit depërton në të gjitha gjërat dhe ndihmesa e Mbretërisë Hyjnore është e vazhdueshme. Së shpejti do të bëhet evidente dhe e qartë se emblema e paqes Më të madhe janë mësimet e Bahá'u'lláhut, ndërsa tenda e bashkimit dhe e harmonisë në mes të kombeve është Shtatorja e Mbretërisë Hyjnore sepse nën të, qëllimi, pushteti dhe veprimi, që të treja, mblidhen së bashku. Realizimi i gjithçkaje në botën e qenieve varet prej këtyre tre elementeve.
(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)1586. Sa më shumë të jetë e mundur, mos rri i qetë për asnjë çast, udhëto në veri dhe në jug të vendit dhe bëju thirrje të gjithë njerëzve të njëshmërisë së botës njerëzore dhe të paqes universale, duke thënë: O njerëz! Bahá'u'lláhu parashtroi themelin e pqaes universale pesëdhjet vjet më parë. Ai bile u adresoi Letra mbretërve, duke deklaruar se lufta mund të shkatërronte themelet e njerëzimit botëror, se paqja mundëson jetën e përjetëshme dhe se një rrezik ekstrem e pret njerëzimin. Gjithashtu tre vjet para se të shpëtonte lufta botërore, 'Abdu'l-Bahái udhëtoi në Amerikë dhe në shumicën e Europës, ku ai e ngriti zërin e tij përpara mitingjeve, shoqatave dhe kishave, duke bërë thirrje: O ju grumbull njerëzish! Kontineti i Europës është bërë tashmë me të vërtetë një arsenal i mbushur me eksploziv. Ka depozita të mëdha materiale shkatërruese që fshihen nën tokë, të gatshme për të shpërthyer me një shkëndijë të vetme, që mund ta bëjnë botën të tronditet. O ju njerëz që kuptoni! Nxiteni vetveten që të krijoni mundësinë që ky akumulim materiali të rrezikshëm të mos shpërthejë. Por kjo thirrje shkoi pa ia vënë veshin dhe si rrjedhim kjo luftë vrasëse shpërtheu.
Shumica e njerëzimit tashmë e kupton se çfarë fatkeqësia e madhe është lufta dhe se si lufta e kthen njeriun në një kafshë të egër, duke bërë që qytete dhe fshatra të begatëshme të reduktohen në rënoja dhe themelet e ndërtesave njerëzore të shemben. Tani, meqë të gjithë njerëzit i kanë hapur sytë dhe janë bërë të vëmendshëm, është koha për përhapjen e pqaes universale - një paqe të bazuar mbi drejtësinë dhe principialitetin - që njerëzimi të mos u ekspozohet rreziqeve të mëtejshme në të ardhmen. Tani është agimi i paqes universale dhe ylli i saj i ndritshëm shkëlqen dhe hedh dritë në Lindje dhe Perëndim, duke vezulluar. Vendosja e paqes universale nuk është e mundur, veçse nëpërmjet pushtetit të Zotit...
(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)1587. Trazirat dhe konfuzioni po rriten çdo ditë në botë. Ato do të arrijnë një intesitet të tillë, sa do ta bëjnë strukturën njerëzore të paaftë për t'i duruar më. Atëhere njerëzit do të zgjohen dhe do t'u bëhet e qartë se feja është fortesa e pathyeshme dhe manifestimi i dritës së botës, ndërsa ligjet e saj, këshillat dhe mësimet e saj janë burimi i jetës mbi tokë.
(Nga një Tabelë e përkthyer nga Persishtja)1588. Sot bota njerëzore ka nevojë për një unitet dhe pajtim ndërkombëtar. Për t'i vendosur këto principe të mëdha fundamentale duhet një pushtet i fuqishëm shtytës. Është mjaft e qartë se uniteti i botës njerëzore dhe paqja Më e Madhe nuk mund të arrihet nëpërmjet mjeteve materiale. Ato nuk mund të vendosen as nëpërmjet pushtetit politik, sepse imteresat politike të kombeve janë të ndryshme dhe politika e popujve ndryshon dhe është kontradiktore. Ato nuk mund të themelohen nëpërmejt pushtetit radikal apo patriotik., sepse këto janë pushtete njerëzore, egoiste dhe të dobëta. Vetë natyra e diferencave raciale dhe e paragjykimeve patriotike e pengon realizimin e këtij uniteti dhe të kësaj marrëvesheje. Si rrjedhim, evidentohet se çuarja më tej e njëshmërisë së mbretërisë së njerëzimit, e cila është esenca e mësimeve të të gjitha manifestimeve të Zotit, është e pa mundur veçse nëpërmjet pushtetit hyjnor dhe frymës së Shpirtit të Shenjtë. Pushtetet e tjera janë shumë të dobëta dhe janë të pa afta për ta arritur këtë.
(The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], bot. i dytë, (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1982), f. 11-12)
1589. Ne do të lutemi që emblema e paqes ndërkombëtare të ngrihet lart dhe që njëshmëria e botës njerëzore të mund të arrihet dhe të realizohet. E gjitha kjo bëhet e mundëshme dhe e zbatueshme nëpërmjet përpjekjeve tuaja. Qoftë kjo demokraci Amerikane, kombi i parë që do të vendosë themelet e marrëveshjes ndërkombëtare. Qoftë ky kombi i parë që do të shpallë universalitetin e njerëzimit. Qoftë ky i pari që do ta çojë më tej Paqen Më të Madhe dhe nëpërmjet këtij kombi të demokracisë le të përhapen më tej këto qëllime dhe institucione filantropike duke shkuar anembanë botës. Në të vërtetë, ky është një komb i madh dhe i nderuar. Këtu liria ka arritur shkallën e vet më të lartë. Qëllimet e popullit të saj janë më të vlefshmet. Ata janë me të vërtetë të vlefshëm për të qenë të parët në ndërtimin e Shtatores së Paqes Më të Madhe dhe për të shpallur njëshmërinë e njerëzimit. Unë do t'i lutem Zotit për asistencë dhe afirmim në emrin tuaj.
(Po aty, f. 36-37)1590. Sot nevoja më e madhe e njerëzimit është ndërpreja e keqkuptimeve që ekzistojnë në mes të kombeve. Kjo nëse uniteti i gjuhëve nuk realizohet, paqja Më e Madhe dhe njëshmëria e botës njerëzore nuk mund të organizohet me efektivitet dhe nuk mund të vendoset, për shkak se funksioni i gjuhës është portretizimi i mistereve dhe i sekreteve të zemrave njerëzore. Zemra është si një kuti dhe gjuha është kyçi. Vetëm duke përdorur çelësin ne mund ta hapim kutinë dhe të shikojmë gurët e çmuar që ajo përmban. Prandaj, çështja e një gjuhe ndihmëse ndërkombëtare ka një rëndësi shumë të madhe. ... Është shpresa ime se ajo mund të prefeksionohet nëpërmjet bujarive të Zotit dhe se njerëz të zgjuar mund të zgjidhen nga vende të ndryshme të botës për të organizuar një kongres ndërkombëtar qëllimi kryesor i të cilit do të jetë çuarja më tej e këtij mjeti ndërkombëtar të ligjërimit.
(Po aty, f. 60-61)1591. ...meqenëse unë e shoh se kombi Amerikan është kaq i aftë për arritje dhe se kjo qeveri është më e ndershmja e qeverive perëndimore, institucionet e saj janë superiore ndaj të tjerave, dëshira dhe shpresa ime është që flamuri i pajtimit ndërkombëtar të ngrihet së pari në këtë kontinet dhe standardi i paqes Më të madhe të shpaloset këtu. Populli Amerikan dhe qeveria e tyre qofshin të bashkuar në përpjekjet e tyre në mënyrë që kjo dritë të mund të agojë në këtë vend dhe të përhapet në të gjitha zonat, sepse kjo është njëra nga dhuratat më të mëdha të Zotit. Me qëllim që Amerika ta shfrytëzojë këtë mundësi, unë lutem që ju të përpiqeni dhe të luteni me shpirt dhe me zemër, duke ia përkushtuar të gjitha energjitë tuaja këtij qëllimi: që flamuri i paqes ndërkombëtare të mund të ngrihet këtu dhe që kjo demokraci të mund të bëhet shkaku i përfundimit të gjendjes së luftës në të gjitha vendet.
(The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], f. 83-84)
1592. Në epokat e shkuara njerëzimi kishte mangësira dhe pa aftësi sepse nuk ishte i kompletuar. Lufta e egërsitë e saj e kishin dëmtuar botën; edukimi i gruas do të jetë një hap i fuqishëm që do të çojë në heqjen dhe fundin e tyre, sepse ajo do ta përdorë influencën e saj kundër luftës. Gruaja i rrit fëmijët dhe edukon rininë gjer në pjekuri. Ajo do të refuzojë t'i japë bijtë e saj si sakrifica për fushën e betejës. Në fakt, ajo do të jetë faktori më i madh për vendosjen e paqes universale dhe të arbritaritetit ndërkombëtar. Me siguri që gruaja do ta heqë gjendjen e luftës në mes të njerëzimit....
(Po aty, f. 108)1593. Dhe të gjithë ne e dimë se paqja ndërkombëtare është e mirë, se ajo çon në mirëqenien njerëzore dhe në lavdinë e njeriut, por dëshira dhe veprimi nevojiten për ta vendosur atë. Veprimi është thelbësor. Meqenëse ky shekull është një shekull i dritës, mundësia për veprim i jepet njerëzimit. Do të bëhet e nevojshme që principet hyjnore të përphapen në mes të njerëzve gjersa koha për veprime të arrijë. Me siguri që do të ndodhë kështu dhe me të vërtetë koha dhe kushtet janë pjekur për veprim tani....
(Po aty, f. 121)1594. Kjo ka për të ndodhur. Pushteti i tokës nuk mund t'i pengojë privilegjet dhe dhuratat që Zoti i ka përcaktuar për këtë shekull të madh dhe të lavdishëm. Kjo është nevojë dhe nxitje e kohës. ... Le të bëhet ky shekull një diell për shekujt e mëparshëm, shkëlqimi i të cilit do të zgjasë përgjithmonë, kështu që në të ardhëshmen ata do ta lavdërojnë shekullin e njëzet, duke thënë se shekulli i njëzet ishte shekulli i dritave, shekulli i njëzet ishte shekulli i jetës, shekulli i njëzet ishte shekulli i paqes ndërkombëtare, shekulli i njëzet ishte shekulli i dhuratave hyjnore dhe shekulli i njëzet ka lënë gjurmë që do të mbeten përjetë.
(Po aty, f. 125-26)1595. Çështja më e madhe e ditëve të sotme është paqja dhe arbitrimi ndërkombëtar dhe kjo paqe ndërkombëtare është e pamundur pa arbitrimin e përgjithshëm. Fëmijët edukohen nga gratë. Nëna mbart shqetësimet për rritjen e fëmijës, kalon vështirësitë e lindjes dhe të edukimit të tij. Si rrjedhim, është shumë vështirë për nënën që t'i dërgojë në fushën e betejës ata për të cilët ato kanë përkushtuar kaq shumë dashuri dhe kujdes. Mendo një bir që u rrit dhe u edukua për njëzet vjet rrjesht nga një nënë e devotshme. Sa netë të lodhëshme pa gjumë, sa ditë me shqetësime ka shpenzuar ajo! Ajo e ka shpëtuar atë prej rreziqeve dhe vështirësive gjer në moshën e pjekurisë, por sa e vështirë do të ishte ta sakrifikonte atë në betejë! Prandaj, nënat nuk do ta pranojnë luftën, as do të kënaqen me të. Kështu do të ndodhë, kur gratë të marrin pjesë tërësisht dhe me barazi në çështjet e botës, kur ato do të hyjnë me besim dhe aftësi në arenën e madhe të ligjeve dhe të politikës, lufta do të marrë fund; sepse gruaja do të jetë pengesë për këtë gjë. Kjo është e vërtetë pa asnjë dyshim.
(Po aty, f. 134-35)1596. Tani shekulli i lavdishëm dhe i shkëlqyer i njëzetë agoi dhe bujaria hyjnore po rrezaton ngado...
Në fakt, ky mund të quhet mrekullia e shekujve, sepse është plot me manifestime mrekullish. Koha ka ardhur, që i gjithë njerëzimi do të bashkohet, kur të gjitha racat do t'i mbeten besnike të njëjtit atdhe, të gjitha fetë do të bëjnë një fe dhe ndarja fetare dhe raciale do të marrin fund. Është dita në të cilën njëshmëria e njerëzimit do ta ngrejë lart standardin e vet dhe paqen ndërkombëtare, si një mëngjes të vërtetë, që do ta përmbytë botën me dritën e tij....
(Po aty, f. 153)1597. Ai përhapi adaptimin e të njëjtës rrugë për edukimin e burrit e të gruas. Vajzat dhe djemtë duhet të ndjekin të njëjtin program studimi, si rrjedhim të çojnë më tej unitetin e sekseve. Kur i gjithë njerëzimi do të ketë të njëjtat mundësi edukimi dhe barazia e burrit me të gruas do të realizohet, themelet e luftës do të shkatërrohen plotësisht. Pa barazi kjo do të ishte e pa mundur, sepse të gjithë ndryshimet dhe dallimet çojnë në disharmoni dhe sherr. Barazia në mes burrave dhe grave çon në heqjen e gjendjes së luftës për shkak se gratë kurrë nuk do të dëshironin ta pranonin atë. Nënat nuk do t'i jepnin bijtë e tyre si sakrifica për fushën e betejës pas njëzet vjetësh shqetësimesh dhe përkushtim dashurie për t'i rritur ata që nga fëmijëria, nuk ka rëndësi shkaku përse ata po thirren në luftë. Nuk ka dyshim se kur gruaja të fitojë barazi të drejtash, lufta do të ndërpritet krejtësisht në mes të njerëzimit.
(The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], f. 175)
1598. Bota ka nevojë më të madhe për paqe ndërkombëtare. Gjersa ajo të vendoset, njerëzimi nuk do ta fitojë qetësinë dhe rehatinë. Është e nevojshme që të gjitha kombet dhe qeveritë të organizojnë një gjyq ndërkombëtar në të cilin të referohen të gjitha mosmarrëveshjet dhe diferencat. Vendimi i këtij gjyqi do të jetë përfundimtar. Kundërvëniet individuale do të gjykohen nga gjyqet lokale. Çështjet ndërkombëtare do të paraqiten përpara gjyqit universal dhe kështu shkaku për luftë do të hiqet fare.
(Po aty, f. 301)1599. Unë e shikoj se këta dy kombe të mëdha Amerikane [Shtetet e Bashkuar dhe Kanadaja] janë mjaft të aftë dhe të avancuar... Është shpresa ime se këta kombe të nderuara do të mund të bëhen faktorë spikatës për vendosjen e paqes ndërkombëtare dhe për njëshmërinë e botës njerëzore...
(Po aty, f. 318)1600. Bota njerëzore përbëhet nga dy krahë: mashkulli dhe femra. Përsa kohë këta dy krahë nuk janë të barabartë në forcë, zogu nuk mund të fluturojë. Gjersa graria të arrijë të njëjtën shkallë si burrat, gjersa ajo të ketë të njëjtën fushë veprimtarish, arritje të jashtëzakonshme për njerëzimin nuk mund të ketë; njerëzimi nuk mund të fluturojë drejt majave të larta. Kur të dy krahët apo pjesët bëhen të barabarta në forcë, kanë të njëjtat privilegje, fluturimi i njeriut do të bëhet jashtëzakonisht i lartë dhe i jashtëzakonshëm. Prandaj, gruaja duhet të marrë të njëjtin edukim si burri dhe të gjitha barazitë të vendosen. Kështu, e pajisur me të njëjtat virtute si burri, e rritur me të gjitha shkallët e arritjeve njerëzore, gruaja do të bëhet e barabartë me burrin dhe pa u arritur kjo barazi, progresi dhe arritjet e vërteta për racën njerëzore nuk do të lehtësohen.
Shkaqet evidente që parashtrohen janë si më poshtë: gruaja nga natyra i kundërvihet luftës; ajo është mbrojtëse e paqes. Fëmijët rriten dhe brumosen nga nënat që u japin atyre principet e para të edukimit dhe të punës këmbëngulëse në emër të tyre. Mendo për shembull një nënë që e ka rritur me kujdes të birin për njëzet vjet gjer në moshën e pjekurisë. Me siguri ajo nuk do pranojë të ketë një bir që t'i merret për t'u vrarë në fushën e betejës. Prandaj, ndërsa gruaja shkon përpara drejt shkallës së burrit, në pushtet dhe privilegj, me të drejtën e votës dhe kontrollin në qeverisjen njerëzore, me siguri që lufta do të marrë fund; sepse gruaja nga natyra është mbrojtëse më e devotëshme dhe e palëkundur e paqes ndërkombëtare.
(Po aty, f. 375)1601. Një Gjykatë Supreme do të zgjidhet nga popujt dhe qeveritë e çdo kombi, ku anëtarë nga çdo vend e qeveri do të mblidhen në unitet. Të gjitha konfliktet do të sillen para kësaj Gjykate, misioni i së cilës do të jetë të parandalojë luftën.
(Bisedat e Parisit, #40:28)1602. Një gjykatë Supreme do të vendoset nga popujt dhe qeveritë e çdo kombi, e përbërë prej anëtarësh të zgjedhur nga çdo vend e qeveri. Anëtarët e këtij Këshilli të Madh do të mblidhen në unitet. Të gjitha mosmarrëveshjet e karakterit ndërkombëtar do t'i paraqiten kësaj Gjykate, e cila do të ketë për detyrë të rregullojë nëpërmjet arbitrazhit çdo gjë që përndryshe mund të bëhej shkak për luftë. Misioni i kësaj Gjykate do të ishte të parandalojë luftën.
(Bisedat e Parisit, #40:28)1603. Sa për çështjen e çarmatimit, të gjithë kombet duhet të çarmatosen në të njëjtën kohë. Nuk do të funksiononte, dhe nuk propozohet, që disa kombe të hedhin armët, ndërsa të tjerët fqinjët e tyre, të mbeten të armatosur. Paqja e botës duhet të krijohet me marrëveshje ndërkombëtare. Të gjitha kombet duhet të pranojnë të çarmatosen njëkohësisht...
Asnjë konmb nuk mund të ndjekë politikë paqësore ndërsa fqinji i tij mbetet luftarak. Nuk ka drejtësi në këtë gjë. Askush nuk duhet të ëndërrojë sugjerimin se paqja botërore mund të vijë nëpërmjet një rruge të tillë veprimi. Ajo do të vijë nëpërmjet marrëveshjeve të përgjithëshme dhe të plota ndërkombëtare dhe jo në rrugë tjetër...
Veprimi i njëkohshëm, vazhdonte ai, është i nevojshëm në çdo plan për çarmatim. Të gjitha qeveritë e botës duhet t'i transformojnë anijet e tyre të luftës në anije tregëtare. Por asnjë komb nuk mund ta fillojë i pari një politikë të tillë dhe do të ishte budallallëk nëse ndonjë fuqi do të përpiqej të vepronte kështu...Kjo thjesht do t'i hapte rrugë shkatërrimit...
...A ka ndonjë shenjë se paqja përfundimtare e botës do të vendoset në ndonjë periudhë të mundëshme? U pyet 'Abdu'l-Bahái. Ajo do të vendoset në këtë shekull, u përgjigj ai. Ajo do të jetë universale në shekullin e njëzet. Të gjithë kombet do të imponohen për të...
...Po: kombet do të imponohen për të bërë paqe dhe për të rënë dakort për heqjen e luftës. Barra e tmerrshme e taksave për qëllime lufte do të bëhet e padurueshme për njerëzit...
Jo, tha 'Abdu'l-Bahái në mbyllje, unë përsëris, asnjë komb nuk mund të çarmatoset në këto rrethana. Çarmatimi me siguri që do të vijë, por ai duhet vijë dhe do të vijë me anë të miratimit të përgjithshëm të kombeve të qytetëruara të tokës. me marrëveshje ndërkombëtare ata do t'i hedhin arnët dhe një epokë e re paqeje do të fillojë.
Vetëm kështu dhe në asnjë mënyrë tjetër paqja do të vendoset mbi tokë.
(Nga intervista me një reporter gazete, cituar në 'Abdu'l-Bahá in Canada ['Abdu'l-Bahái në Kanada], (Thornhill: Botimet Kanadeze Bahá'í, 1987), f. 34-35)
1604. Sapo Parlamenti i Njeriut të vendoset dhe pjesët e tij përbërëse të organizohen, qeveritë e botës do të hyjnë në besëlidhjen e miqësisë së përjetëshme dhe nuk do të kenë nevojë të mbajnë ushtri dhe flota të mëdha. Disa batalione për të ruajtur rendin e brendshëm dhe një Polici Ndërkombëtare për të ruajtur rrugët dhe detrat do të jenë të nevojshme. Atëhere këto shuma të mëdha do të kthehen për kanale të tjera më të dobishme, varfëria do të zhdueket, dijenia do të shtohet, fitoreve të Paqes do t'u këndohet nga poetët dhe këngëtarët, dijenia do të përmirësohet dhe konditat e njeriut do të lëkunden në djepin e lumturisë dhe të gëzimit. Atëhere, nëse një qeveri është kushtetuese apo republikane, monarki e trashëguar apo demokraci, sunduesit do t'ia kushtojnë kohën e tyre begatisë së kombit, zgjedhjes së ligjeve të drejta dhe me mend dhe përmirësimit dhe afërsisë më të madhe të lidhjeve miqësore me fqinjët e tyre - kështu bota e njerëzimit do të bëhet një pasqyrë që reflekton virtutet dhe atributet e Mbretërisë së Zotit.
Me një marrëveshje të përgjithëshme të gjithë qeveritë e botës do të çarmatosen njëkohësisht... Nuk do të funksiononte nëse njëri hedh armët ndërsa të tjerët refuzojnë të bëjnë kështu. Kombet e botës duhet të kombinojnë me njëri-tjetrin lidhur me këtë subjekt jashtëzakonisht të rëndësishëm. Kështu ata mund t'i braktisin së bashku armët vdekjeprurëse të kashapanës njerëzore. Për sa kohë një komb i rrit buxhetet e tij ushtarake dhe detare, edhe kombet e tjera do të nxiten në këtë konkurrencë të çmendur për shkak të interesave të tyre natyrale dhe të drejta....
...Tani çështja e çarmatimit duhet vënë në praktikë nga të gjitha kombet dhe jo vetëm nga një ose dy. Si rrjedhim mbrojtësit e Paqes do të përpiqen natë e ditë, kështu që individët e çdo vendi të mund të bëhen paqedashës, opinioni publik të mund të fitojë një mbështetje të madhe dhe të vazhdueshme dhe nga dita në ditë ushtria e Paqes Ndërkombëtare të shtohet çarmatimi plotë të arriohet dhe Flamuri i Pajtimit Universal të valëvitet mbi majat e maleve të tokës.
...Idealet e paqes duhet të ushqehen dhe të përhapen në mes të banorëve të tokës; ata duhet të instruktohen në shkollën e Paqes dhe për të këqijat e luftës. Së pari: financierët dhe bankierët duhet të mos i japin para asnjë qeverie që planifikon të fillojë një luftë të padrejtë mbi një komb të pafajshëm. Së dyti: presidentët dhe drejtuesit e hekurudhave dhe të kompanive detare duhet të kufizohen duke mos transportuar municione lufte, motora armësh, mitraloza, topa dhe barut nga një vend në tjetrin. Së treti: ushtarët duhet të bëjnë peticion, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre, tek Ministrat e Luftës, politikanët, anëtarët i Kongresit dhe gjeneralët për t'ua sqarar me gjuhë të kuptueshme shkaqet dhe arsyet përse ata e kanë çuar vendin në prag të një katastrofe të tillë kombëtare. Ushtarët duhet (ta kërkojnë këtë si një privilegj. "Na i demostroni ne", ata duhet të thonë, "se kjo është një luftë e drejtë dhe vetëm atëhere ne do të hyjmë në betejë, përndryshe ne nuk do të ndërmarrim asnjë hap. ... Dilni nga vendet ku jeni fshehur, hyni në betejë, nëse doni të sulmoni njëri - tjetrin dhe shqyeni njëri-tjetrin në copëra, nëse ju dëshironi të hidhni tutje të ashtëquajturat konventa tuajat. Mosmarrëveshja dhe sherri janë në mes jush; përse na bëni ne një popull të pafajshëm, pjesëtarë në të? Nëse beteja dhe gjakderdhja janë gjëra të mira, atëhere na udhëhiqni ju me prezencën tuaj!"
Shkurtimisht, çdo mjet që sjell luftë duhet të kontrollohet dhe shkaqet që e pengojnë fillimin e luftës të vendosen; - kështu që konflikti fizik të mund të bëhet një pamundësi. Nga ana tjetër, çdo vend duhet të jetë përkufizuar mirë, me kufijtë e veta egzakte të shënuara, me integritetin e vet Kombëtar të siguruar, me indipendencën e vet të vazhdueshme të ruajtur dhe me interesat e veta jetësore të nderuara nga familja e kombeve. Këto shërbime duhet të bëhen nga një komision i paanshëm, ndërkombëtar. Në këtë mënyrë të gjitha shkaqet për fërkime dhe diferenca do të hiqen. Dhe në rast se do të ketë mosmarrëveshje në mes tyre, ata mund të arbitrojnë përpara Parlamentit të Njeriut, përfaqësuesit e të cilit do të zgjidhen nga njerëzit më të mençur dhe më me gjykim të të gjithë kombeve të botës.
(Star of the West [Ylli i Perëndimit], vëll. 5, no. 8 (Gusht 1914), f. 115-17)
1605. Çdo shekull mbart zgjidhjet e një problemi dominues. Megjithëse mund të jenë shumë probleme, përsëri njëri prej problemeve të panumërta do të zmadhohet dhe do të bëhet më i rëndësishmi i të gjithëve.
...në këtë shekull të ndritshëm dhurata më e madhe për botën e njerëzimit është Paqja Universale, që duhet të themelohet, kështu që mbretëria e krijimit të mund ta fitojë qetësinë, Lindja dhe Perëndimi, që përfshijnë në krahët e tyre pesë kontinente të globit, të mund ta përqafojnë njëri-tjetrin, që njerëzimi të mund të pushojë nën tendën e njëshmërisë së njerëzimit botëror dhe flamuri i paqes universale të mund të valëvitet mbi të gjitha krahinat...
..Sot detyra e vërtetë e një mbreti të fuqishëm është të vendosë paqen universale; sepse në të vërtetë ajo shënon lirinë e të gjithë popujve të botës. Disa persona që janë injorantë për botën e njerëzimit të vërtetë dhe për ambicjet e saj të larta për të mira të përgjithëshme, mendojnë se një konditë e tillë e lavdishme për jetën është shumë e vështirë, bile gati e pamundur për t'u arritur. Por nuk është kështu, përkundrazi.
(Star of the West [Ylli i Perëndimit], vëll. 7, no. 14 (Nëntor 1916), f. 186)
1606. O ju individë të njerëzimit, gjejini ju mjetet për parandalimin e kësaj vrasjeje dhe gjakderdhjeje të madhe. Tani është koha e caktuar! Tani është koha e duhur! Ngrihuni ju, bëni ju një përpjekje, vini në zbatim forcën tuaj të jashtëzakonshme dhe shpaloseni Flamurin e Paqes Universale dhe bllokojeni furinë e papërmbajtur të këtij përroi të egër që po e shkatërron dhe dëmton gjithçka.
(Star of the West [Ylli i Perëndimit], vëll. 18, no. 11 (Shkurt 1928), f. 345)
1607. Nëpërmjet çfarë procesi, vazhdonte pyetësi, do të vendoset kjo paqe mbi tokë? A do të vijë ajo menjëherë pas deklaratës universale të së Vërtetës?
Jo, ajo do të vijë gradualisht, tha 'Abdu'l-Bahái. Një bimë që rritet shumë shpejt zgjat për një kohë të shkurtër. Ju jini familja juaj dhe ai vështroi përreth me një buzëqeshje, fëmijët e mi të rinj! Nëse një familje jeton në harmoni, rezultate të larta mund të arrihen. Zgjeroheni rrethin; kur një qytet jeton në harmoni intime rezultate më të mëdha do të pasojnë dhe një kontinet që është tërësisht i bashkuar në të njëjtën mënyrë do t'i bashkojë të gjitha kontinentet e tjera. Atëhere do të vijë koha e rezultateve më të mëdha, sepse të gjithë banorët e tokës do t'i përkasin të njëjtës vendlindje.
('Abdu'l-Bahá in London: Addresses, and Notes of Conversations ['Abdu'l-Bahá në Londër: Fjalime, dhe shënime të bisedave], bot. përkujtimor (Londër: Trusti Botues Bahá'í, 1987), fq.106)
Nga Shkrimet e Shoghi Effendiut:1608. Miq të shumëdashur! Njerëzimi, nëse shikohet në dritën e sjelljes individuale të njeriut apo në marrëdhëniet ekzistuese ndërmjet komuniteteve dhe kombeve të organizuar, për fat të keq, ka shkuar në rrugë të gabuar dhe ka bërë një rënie të madhe që nuk mund të korrigjohet me anë të përpjekjeve të pa ndihmuara të sunduesve dhe burrave të shtetit më të njohur dhe më të mirë të tij - sado pa interes të jenë motivet e tyre, sado të dedikuar të jenë veprimet e tyre, sado të pakuryser të jenë në zellin dhe në përkushtimin ndaj kësaj kauze. Asnjë skemë të cilën kalkulimet e politikanit më të mirë mund ta planifikojnë, asnjë doktrinë të cilën eksponentët më të shquar të teorive ekonomike mund të mendojnë ta parashtrojnë, asnjë princip që moralistët më të zjarrtë përpiqen ta paraqesin, nuk mund të sjellë, në fund të fundit, themele të përshtatëshme mbi të cilat e ardhëshmja e botës së çrregulluar mund të ndërtohet. Asnjë thirrje pët tolerancë të dyanëshme që të mençurit e botës mund të ngrenë, sado nxitëse dhe këmbëngulëse, nuk mund t'i paqësojë pasionet e saj apo ta ndihmojë të rimarrë qetësinë. As ndonjë skenë e përgjithëshme e kooperimit të organizuar ndërkombëtar, në çfarëdo lloj sfere të veprimtarisë njerëzore, sado gjenial në konceptim apo i gjerë në fushë, nuk do t'ia dalë mbanë të shmangë thelbin e shkakut të së keqes që e ka përmbysur kaq keq ekuelibrin e shoqërisë së ditëve të sotme. Bile, unë marr guximin të afirmoj, edhe vetë veprimi i mënyrës së planifikimit që kërkon unifikim politik dhe ekonomik të botës - një princip që po mbrohet në rritje kohët e fundit - nuk jep në vetvete antidotin kundër helmit që në mënyrë konstante po e dërrmon enerjginë e popujve dhe të kombeve të organizuara. Ç'gjë tjetër, do të mundeshim ne të afirmonim me besim, përveç pranimit pa rezerva të Programit Hyjnor të shpallur me një thjeshtësi dhe me një forcë të tillë gjashtëdhjet vjet më parë prej Bahá'u'lláhut, duke trupëzuar në thelbin e vet planin me përcaktim hyjnor të Zotit për unifikimin e njerëzimit në këtë epokë, të dubluar me një bindje të palëkundur në efikasitetin e sigurt të të gjitha ideve të tij, që përfundimisht janë të afta t'i ndalojnë forcat e çintegrimit të përbrendshëm i cili, nëse mbetet i pakontrolluar, do të vazhdojë të gllabërojë oragent e një shoqërie të dëshpëruar. Drejt këtij qëllimi - qëllimi i një Rendi Botëror, me origjinë Hyjnore, gjithëpërfshirës në fushën e vet, i barabartë në princip, sfidues në tipare - për të cilin njerëzimi i shqetësuar duhet të përpiqet.
Të pretendosh t'i kesh kuptuar të gjitha nënkuptimet e skemës së komplikuar të Bahá'u'lláhut për solidaritetin njerëzor mbarë botëror apo të thellohesh në rëndësinë e tyre, do të ishte mendjemadhësi nga ana e bile mbështetësve të deklaruar të Besimit të Tij. Të përpiqesh t'i shikosh të gjitha mundësitë e tij, të vlerësosh përfitimet e tij të së ardhëmes, të penelosh lavdinë e tij, do të ishte e parakohëshme bile edhe në një fazë kaq të avancuar të evolucionit të njerëzimit.
Të gjithë ne mund të përpiqemi në mënyrë të arsyeshme për t'u munduar të fitojmë një thërrmijë të vezullimeve të para të Agimit të premtuar që duhet, në kohën e duhur, ta përzërë errësirën që e ka rrethuar njerëzimin. Gjithçka që ne duhet të bëjmë është të zgjedhim, duke e veçuar mirë, ato që ne na duken të jenë principet udhëzuese të parashtruara në Rendin Botëror të Bahá'u'lláhut, siç përforëcohet dhe shpallet prej 'Abdu'l-Baháit, Qendra e Besëlidhjes së Tij në të gjithë njerëzimin dhe Përkthyesi i emëruar dhe Parashtruesi i Fjalës së Tij.
Revolta dhe vështirësitë e masës së përvuajtur të njerëzimit krijoi në një shkallë aspak të vogël pasoja direkte të Luftës Botërore që i atribohet mendjengushtësisë dhe miopisë së Hartuesve të Traktateve të Paqes, gjë që vetëm një mendje e njëanëshme refuzon ta pranojë...
Do të ishte e kotë sidoqoftë të debatoje se lufta, megjithë humbjet që përfshiu, me zemërimin që ngjalli dhe me urrejtjen që la pas, ishte përgjegjëse vetëm për konfuzionin e paparë në të cilin gati çdo seksion i botës së qytetëruar është zhytur në të tashmen. Nuk është një fakt - dhe kjo është ideja qëndrore që unë dua të theksoj - se qëllimi kryesor i trazirave të kësaj bote i atribohet, jo dhe aq shumë pasojave që shpjet ose vonë do të konsiderohen si zhvendosje tranzitore në çështjet e një bote në ndryshim të vazhduar, por më tepër janë dështimi i atyre në duart e të cilëve është lënë fati imediat i popujve dhe i kombeve, që rregullojnë sistemet e tyre të institucioneve ekonomike dhe politike për nevojat imperative të një epoke që zhvillohet me shpejtësi? A nuk janë këto kriza kronike që trondisin shoqrinë e ditëve tona në sajë të paaftësisë ankuese të udhëheqësve të njohur të botës që nuk i lexojnë siç duhet shenjat e kohërave, që nuk e çlirojnë vetveten një herë e mirë nga idetë e tyre të parakrijuara dhe nga besimet e tyre të kushtëzuara, duke mos e ristrukturuar makinerinë e qeverive të tyre respektive sipas atyre standardeve që janë të qarta në deklaratën supreme të Bahá'u'lláhut për njëshmërinë e njerëzimit - tipari i parë dhe spikatës i Besimit që Ai shpalli?....
Sa patetike me të vërtetë janë përpjekjet e këtyre udhëheqësve të institucioneve njerëzore që, në mospërfillje të shpirtit të epokës, përpiqen t'i rregullojnë proceset Kombëtare, në përshtatje me ditët e vjetra të kombeve të vetë qeverisura të një epoke e cila ose duhet të arrijë unitetin e botës, siç parashtrohej prej Bahá'u'lláhut, ose duhet të vdiste. Në një kohë kaq kritike në historinë e qytetërimit, është detyra e udhëheqësve të të gjitha kombeve të botës, të mëdhenj apo të vegjël, qofshin në Lindje apo në Perëndim, qofshin fitimtarë apo të humbur, t'i kushtojnë vëmendje tingullit të thirrjes së Bahá'u'lláhut dhe, të përshkruar tërësisht në një sens solidariteti botëror, thelbi i besnikërisë ndaj Kauzës së Tij, të ngrihen burrërisht për ta zbatuar në tërësinë e vet planin e shërimit që Ai, Mjeku Hyjnor, përshkroi për një njerëzim të sëmurë. Le t'i diskreditojnë ata, një herë e mirë, të gjitha idetë e parapërgatitura, çdo paragjykim kombëtar, duke i kushtuar vëmendje këshillës sublime të 'Abdu'l-Baháit, Parashtruesi i autorizuar i mësimeve të Tij. Ju mund t'i shërbeni më mirë vendit tuaj, ishte këshilla e 'Abdu'l-Baháit për një zyrtar të lartë në shërbim të qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që e pyeti Atë për mënyrën më të mirë se si ai mund t'i çonte më tej interesat e qeverisë dhe popullit të vet, nëse ti përpiqesh, me kapacitetin si qytetar i botës, të ndihmosh për zbatimin përfundimtar të principit të federalizmit duke i parashtruar qeverisë së vendit tënd marrëdhëniet që ekzistojnë tashmë ndërmjet popujve e kombeve të botës.
...Një formë e një supershteti botëror ka nevojë të krijohet, në favor të të cilit të gjithë kombet e botës do të dorëzojnë çdo pretendim për të bërë luftë, të drejtat e caktuara për të vendosur taksa dhe të gjitha të drejtat për të mbajtuar armatime, përveç për qëllim të ruajtes së rendit të përbrendshëm përbrenda dominimeve të tyre përkatëse. Një shtet i tillë do të duhet të përfshijë përbrenda orbitës së tij një aparat ndërkombëtar ekzekutiv të përshtatshëm për të imponuar autoritet suprem dhe të pakëndurshtueshëm për çdo anëtar të pabindur të Komonwealthit; një parlament botëror anëtarët e të cilit do të zgjidhen nga populli në vendet e tyre përkatëse dhe zgjedhja e të cilave do të konfirmohet nga qeveritë e tyre përkatëse; dhe një gjyq suprem gjykimi i të cilit do të ketë efekt detyrues bile edhe në ato raste kur grupet e interesuara nuk pranojnë vullnetarisht ta parashtrojnë rastin e tyre për shqyrtim. Një komunitet botëror në të cilin të gjitha barrierat ekonomike do të shkatërrohen përfundimisht dhe ndërvarësia e Kapitalit dhe e Punës do të njihet përfundimisht; në të cilin zhurma e fanatizmit fetar dhe e sherrit do të marrë fund përgjithmonë; në të cilin flamuri i zemërimit racial do të shueht përfundimisht; në të cilën një kod i veçantë i ligjit ndërkombëtar - produkti i gjykimit të thellë të përfaqësueve të federuar të botës - do të ketë si miratim të vetin ndërhyrjen e menjëhershme dhe të njëkohëshme të forcave të kombinuara të grupeve të federuara; dhe përfundimisht do të kemi një komunitet botëror në të cilin furia e Kombëtarizmit kapriçoz e militant do të kthehet në një qytetari të bindur dhe të ndërgjegjëshme - e tillë duket në fakt, në vija të gjera, Rendi i parashikuar prej Bahá'u'lláhut, një Rend që do të konsiderohet si fruti më i mirë i një epoke që po piqet ngadalë.
...Le të mos ketë keqkuptime përsa i përket kuptimit gjallërues të Ligjit mbarëbotëror të Bahá'u'lláhut. Në vend që të ketë për qëllim përmbysjen e themeleve ekzistuese të qeverisë, ai kërkon ta zgjerojë bazën e saj në përshtatje me nevojat e një bote përherë në ndryshim. Kjo nuk u kundërvihet pretindimeve legjitime, as nuk i mohon besnikëritë thelbësore. Qëllimi i saj është që as të mos e ulë flakën e patriotizmit të shëndoshë dhe inteligjent në zemrat e njerëzve, as të mos e heqë sistemin e autonomisë kombëtare, kaq esenciale, nëse të këqiat e centralizimit të tepruar duhet të shmangen. Kjo nuk injoron, as nuk përpiqet ta ndrydhë diversitetin e origjinave etnike, të klimës, të historisë, të gjuhës dhe të traditës, të mendimit dhe të zakoneve, që i diferencojnë kombet dhe popujt e botës. Ajo kërkon për një besnikëri më të madhe, për një aspiratë më të madhe se ato që e kanë gjallëruar racën njerëzore. Ajo konsiston në nënshtrimin e shtytjeve dhe të interesave kombëtare ndaj kërkesave imperative për një botë të unifikuar. Ajo e mohon centralizmin e tepruar nga një anë dhe i shmang të gjitha përpjekjet për uniformitet nga na tjetër. Parrulla e saj është uniteti në diversitet ashtu siç e ka sqaruar Vetë 'Abdu'l-Bahái.
...Nënkuptimet e tij [të Principit të Njëshmërisë së Njerëzimit] janë më të thella, pretendimet e tij më të mëdha se të secilit prej Profetëve më të avancuar të mëparshëm. Mesazhi i saj aplikohet jo vetëm për individët, por ka të bëjë në rradhë të parë me natyrën e këtyre marrëdhënieve thelbësiore që duhet t'i lidhin të gjithë shtetet dhe kombet si anëtarë të një familjeje njerëzore. Ajo nuk përbën thjesht shpalljen e një ideali, por qëndron e lidhur në mënyrë të pazgjidhëshme me një institucion të përshtatshëm për trupëzimin e të vërtetës së tij, për demostrimin e vlerës së tij dhe për përjetësimin e influencës së tij. Ai nënkupton një ndryshim organik në strukturën e shoqërisë së ditëve tona, një ndryshim të tillë që bota kurrë nuk e provuar akoma. Ai përbën një sfidë, njëkohësisht trimërore dhe universale, për t'i nxjerrë jashtë përdorimit parrullat e kredove kombëtare - kredo që ka ardhur koha të marrin fund dhe të cilat, sipas rrjedhës së rregullt të ngjarjeve që marrin formë dhe kontrollohen nga Providenca, duhet t'i hapin rrugë një ungjilli të ri, në thelb i ndryshëm dhe shumë më superior ndaj asaj që bota ka kuptuar tashmë. Ai bën thirrje për jo më pak se sa rindërtimi dhe demilitarizimi i të gjithë botës së qytetëruar - një botë e unifikuar në mënyrë organike në të gjitha aspektet thelbësore të jetës së saj, me makinerinë e vet politike, me aspiratat e veta shpirtërore, me financat dhe tregëtinë e vet, me gjuhën dhe shkrimin e saj dhe megjithatë e pafundme në diversitetin e karakteristikave Kombëtare të pjesëve të federuara të saj.
Kjo përfaqëson përsosmërinë e evolucionit njerëzor - një evolucion që i ka patur fillimet e tij të para në lindjen e jetës familjare, në zhvillimin e mëpastajmë për arritjen e solidaritetit farefisnor, që çoi më pas në krijimin e qytetit shtet dhe në zgjerimin e mëvonshëm në institucionin e kombeve të pavarura dhe sovrane.
...Të marrim vetëm një shembull. Sa të sigurta ishin konfirmimet e bëra në ditët para konfirmimit të shteteve të kontinentit Amerikano Verior lidhur me barrierat e pakalueshme që pengonin rrugën për federimin e tyre përfundimtar! A nuk ishte deklaruar gjerësisht dhe me forcë se interesat kontradiktore, mosbesimi i dyanshëm, ndryshimet e zakoneve dhe të qeverive që i ndanin shtetet ishin të tilla sa asnjë forcë, qoftë shpirtërore apo kohore, nuk do të shpresonte ta harmonizonte apo ta kontrollonte këtë? Dhe megjithatë sa të ndryshme ishin konditat që mbizotëronin njëqind e pesëdhjetë vjet më parë nga ato që e karakterizojnë shoqërinë e ditëve të sotme! Me të vërtetë nuk do të ishte egzagjerim po të thuhej se mungesa e këtyre lehtësirave që progresi shkencor modern i ka vënë në shërbim të njerëzimit të kohës së sotme, e bënte problemin e shkrirjes së shteteve Amerikane në një federatë të vetme, megjithëse kishin njëfarë ngjashmërie në tradita të caktuara, një detyrë shumë herë më komplekse se sa ajo që ka përballë njerëzimi i përçarë në përpjekjet e tij për të arritur unifikimin e të gjtihë njerëzve.
Kush e dinte se për zbatimin e një koncepti kaq të lartësuar, vuajtje edhe më intensive se ato që janë provuar gjer tani do të shkaktoheshin mbi njerëzimin? A do të mundte ndonjë gjë tjetër përveç zjarrit të një lufte civile megjithë dhunën dhe të apriturat - një luftë që gati e copëtoi Republikën e madhe Amerikane - t'i shkrinte shtetet, jo vetëm në një bashkim të grupeve të veçanta, por në një Komb, megjithë ndryshimet etnike që i karakterizonin pjesët e tij përbërëse? Një revolucioni tillë kaq fundamental, që përfshiu ndryshime të mëdha në strukturën e shoqërisë, do të dukej mjaft i pamundur të arrihej nëpërmjet procesit të zakonshëm të diplomacisë dhe të edukimit. Ne duhet vetëm ta kthejmmë vçështrimin në historinë e përgjakur të njerëzimit për ta kuptuar se asgjë pa një agoni intensive mendore dhe fizike nuk ka qenë e aftë t'i kryejë këto ndryshime epokë krijuese që përbëjnë majat më të larta në historinë e qytetërimit botëror.
Të mëdha dhe me prespektivë kanë qenë këto ndryshime të së shkuarës, që mund të kuptohen vetëm nëse shikohen në perspektivën e tyre të duhur, veçse si korrektime të një pas njëshme që çojnë në transformimin e fushës dhe madhështisë së pashoqe të cilën njerëzimi duhet ta kryejë në këtë epokë. Që forcat e një katastrofe botërore mund të krijojnë një fazë të tillë të re të mendimit njerëzor, për fat të keq, kjo po bëhet e qartë në rritje. Se asgjë pa zjarrin e një trazire të ashpër, të paparë në intesitet, nuk mund t'i shkrijë dhe t'i bashkojë pjesët e kundërta, që përbëjnë elementët e qytetërimit të sotshëm, duke i bërë komponentë integralë të Komunwelthit botëror të së ardhëshmes, që është një e vërtetë të cilën ngjarjet e ardhëshme do ta demostrojnë në rritje.
Zëri profetik i paralajmërimit të Bahá'u'lláhut, në fragmentet përmbyllëse të "Fjalëve të Fshehura", "popujt e botës" se një "fatkeqësi e paparë po i ndjek ata dhe se një shpërblim i trishtuar i pret ata" hedh me të vërtetë një dritë tronditëse mbi fatin imediat të njerëzimit të përvuajtur. Asgjë përveç një trazire të ashpër, prej së cilës njerëzimi do të dalë i pastruar dhe i përgatitur, nuk mund të çojë në vënien para përgjegjësisë të udhëheqësve të një epoke të re që do t'u vihet mbi shpinë.
Unë përsëri do ta ktheja vëmendjen tuajk në këto fjalë shumëkuptimëshe të Bahá'u'lláhut të cilin unë tashmë e kam cituar: "Dhe kur ora e caktuar të vijë, atëhere papritur do të shfaqet ajo që do t'i bëjë gjymtyrët e njerëzimit të dridhen."
A nuk e ka konfrimuar 'Abdu'l-Bahái vetë me një gjuhë fare të qartë se "Një luftë tjetër, më e ashpër se e para do të shpërthejë me siguri?"
Me arritjen e kësaj ndërmarrjeje kolosale dhe të papërshkruar në lavdi - një ndërmarrje që ua kalonte burimeve të politikës Romake dhe të cilin përpjekjet e dëshpëruara të Napoleonit nuk mundën ta arrijnë - do të ketë në dorë realizimin e atij mijëvjeçari që poetët e të gjitha epokave i kanë kënduar dhe që vëzhguesit e kanë ëndërruar për një kohë të gjatë. Prej tij do të varet plotësimi i profecive të thëna nga Profetët e vjetër, kur shpatat do të kthehen në plugje dhe luani dhe qengji do të rrinë së bashku. Vetëm kjo mund të çojë në Mbretërinë e Atit Qiellor siç parashikohet nga Besimi i Jezu Krishtit. Vetëm kjo mund të vendosë themelin e një Rendi të Ri Botëror të paraparë prej Bahá'u'lláhut - një Rend Botëror që do të reflektojë, sado zbehtësisht, mbi këtë plan tokësor, shkëlqimet e mëdha të Mbretërisë Abha.
Edhe një fjalë më tepër në mbyllje. Shpallja e njëshmërisë së Njerëzimit - guri kryesor i themelit të dominimit gjithëpërfshirës të Bahá'u'lláhut - në asnjë rrethanë nuk mund të krahasohet me shprehje të tilla të shpresës së devotshme siç bëhej në të shkuarën. Nuk është vetëm një thirrje ajo që bëri Ai, e vetmuar dhe e pandihmuar përballë kundërshtimit të madh dhe të kombinuar të dy prej fuqive më të mëdha Orientale të kohës së Tij - ndërsa ai Vetë, një i mërguar dhe i burgosur në duart e tyre. Ajo nënkupton menjëherë një paralajmërim dhe një premtim - një paralajmërim se në të është mjeti i vetëm për shpëtimin ew një bote që po vuan shumë, një premtim se realizimi i tij është në rrugë e sipër.
I thënë në një kohë, kur mundësia e tij ende nuk ishte parashikuar seriozisht në asnjë vend të botës, në sajë të fuqisë qiellore që Shpirti i Bahá'u'lláhut u dha atyre, bëri që më në fund të konsiderohet nga një numër në rritje njerëzish mendimtarë, jo vetëm si një mundësi në afrim, por si një e ardhëshme e nevojshme e forcave që tashmë veprojnë në botë.
Sigurisht që bota, e zvogëluar dhe e transformuar në një organizëm të vetëm mjaft kompleks nga progresi mahnitës i arritur në fushën e shkencave fizike, me zgjerimin mbarëbotëror të tregëtisë dhe të industrisë dhe të luftrave, nën presionin e forcave botërore ekonomike në mes të humnerave të qytetërimit materialist, qëndron në nevojë ekstreme për rideklarimin e së Vërtetës që parashtrohet në gjithë Revelacionet e së shkuarës me një gjuhë që u përshtatet kërkesave të tij esenciale. Dhe cili zë tjetër përveç atij të Bahá'u'lláhut - fjala e Zotit për këtë epokë - është i aftë të bëjë një transformim aaq radikal të shoqërisë, sa atë që Ai tashmë ka kryer në zemrat e atrye burrave dhe grave, kaq të ndryshëm dhe në dukje të papajtueshëm që përbëjnë trupin e pasuesve të Tij të deklaruar anembanë botës?
Se një koncept i tillë i fuqishëm po lulëzon në mendjet e njerëzve, se zëra po ngrihen në mbështetje të tij, se tiparet e tij në rritje duhet të kristalizohen me shpejtësi në ndërgjegjen e atyre që janë në autoritet, për këtë shumë pak mund të dyshojnë. Ky është një fillim modest që tashmë ka marrë formë në Administratën mbarëbotërore me të cilën pasuesit të Besimit të Bahá'u'lláhut janë bashkuar, përveç atyre zemrat e të cilëve janë infektuar nga paragjykimi dhe nuk mund të kuptojnë.
(28 nëntor 1931 për Bahá'ít e Perëndimit, botuar në The World Order of Bahá'u'lláh: Selected Letters [Rendi Botëror i Bahá'u'lláhut: Letra të zgjedhura]; f.33-37, 40-43, 45-48)
1609. Asnjë makineri që nuk është në standardin e paraqitur prej Revelacionit Bahá'í, dhe sipas shabllonit suprim të përcaktuar prej mësimeve të Tij, edhe nëse përpjekjet e përbashkëta të njerëzimit mund ta projektojnë, kurrë nuk mund të shpresojë të arrijë gjë tjetër përveç "Paqes së Vogël" të cilën Autori i Besimit tonë e ka nënkuptuar Vetë në shkrimet e Tij. "Tani që ju e keni refuzuar Paqen Më të Madhe", Ai, duke i qortuar mbretërit dhe sunduesit e tokës, shkruante, "mbahuni ju fort pas kësaj Paqeje të Vogël, që të keni mundësinë që gjer në njëfarë shkalle të përmirësoni konditat tuaja dhe ato të vartësve tuaj." Duke u zgjatur në këtë Paqe të Vogël, Ai u adresohet kështu në të njëtjën Tabelë sunduesve të tokës: "Pajtohuni në mes tuaj, që jz të mos keni më nevojë për armatime veçse aaq sa të ruani territoret dhe dominimet tuaja... Bashkohuni, o Mbretër të tokës, sepse kështu stuhia e mosharmonisë do të qetësohet në mesin tuaj dhe njerëzit tuaj do të gjejnë prehje, nëse ju jeni nga ata që kuptoni. Nëse ndonjëri në mes tuaj do të rrëmbejë armët kundër tjetrit, ngrihuni ju të gjithë kundër tij, sepse ky s'është gjë tjetër veçse manifestim i drejtësisë."
Paqja Më e Madhe, nga ana tjetër, siç mendohej prej Bahá'u'lláhut - një paqe që në mënyrë të paevitueshme do të pasojë si një pasojë praktike e spiritualizimit të botës dhe e shkrirjes e të gjitha racave, kredove, klasave dhe kombeve - nuk mund të qëndrojë mbi ndonjë bazë tjetër dhe nuk mund të ruhet nëpërmjet ndonjë mënyre tjetër, veçse nëpërmjet urdhëresave me përcaktim hyjnor që janë sqaruar në Rendin Botëror që qëndron i lidhur me Emrin e Tij të shenjtë....
...Revalacioni i Bahá'u'lláhut, misioni suprem i të cilit nuk është tjetër veçse arritja e këtij uniteti organik dhe shpirtëror të të gjithë trupit të kombevce, nëse ne u përmbahemi nënkuptimeve të tij, duhet të konsiderohet si sinjalizues nëpërmjet ardhjes së tij për ardhjen e epokës së të gjithë racës njerëzore.Ai duhet parë jo thjesht si një tjetër ringjallje shpirtërore me fatin gjithmonë në ndryshim të njerëzimit, jo vetëm si një fazë e mëtejshme në një zinxhir të Revelacioneve progresive, bile as si një kulmizim i një serie ciklesh të ripërsërituar profetike, por si një shenjë e fazës së fundit dhe më të lartë ne evolucionin e mrekullueshëm të jetës skolektive të njerëzve mbi këtë planet. Shfaqja e komunitetit botëror, ndërgjegja e qytetërimit botëror, themelimi i një qytetërimi dhe i një kulture botërore - të gjitha këto duhet të sinkronizohen me fazat fillestare në shpalosjen e Epokës së Artë të Erës Bahá'í - që, nga vetë natyra e tyre duhet të konsiderohen, përsa i përket jetës së këtij planeti, si skajet më të largëta në organizimin e shoqërisë njerëzore, megjithëse njeriu, si një individ, do të vazhdojë pafundësisht të ecë përpara dhe të zhvillohet, bile duhet ta bëjë këtë me të vërtetë si rezultat i një përsosmërie të tillë.
...I gjithë njerëzimi po rënkon, po vdes për të udhëhequr në unitet dhe për t'i dhënë fund këtij martirizimi të epokës së gjatë. Dhe megjithatë ai refuzon me kokëfortësi të përqafojë dritën dhe të shpallë autoritetin sovran të një Pushteti që mund ta shpëtojë nga komplikimet dhe ta shmangë fatkeqësinë armiqësore që kërcënon ta gllabërojë atë.
Kërcënues me të vërtetë është zëri i Bahá'u'lláhut që tingëllon nëpërmjet këtyre fjalëve profetike: "O ju njerëz të botës! Dijeni, me të vërtetë, se një fatkeqësi e paparë ju pason dhe shpërblimi trishtues ju pret. Mos mendoni se ajo që keni bërë më ka humbur prej vështrimit Tim." Dhe përsëri: "Unë kam një orar të caktuar për ju, O njerëz. Nëse ju dështoni në kohën e caktuar, të ktheheni nga Zoti, Ai, me të vërtetë, do t'u kapë me forcë dhe do të bëjë që vuajtje për të ardhur keq t'u sulmojnë ju nga çdo drejtim. Sa i ashpër, me të vërtetë, është dënimi që Zoti juaj do t'ua japë ju!"
A duhet që njerëzimi, i poshtëruar siç është tani, të vuajë me vështirësi edhe më të mëdha, përpara se influenca e tij purifikuese mund ta përgatisë atë që të hyjë në Mbretërinë qiellore të destinuar për t'u vendosur mbi tokë? A duhet që inagurimi i një epoke kaq të gjerë, kaq unike, kaq të ndriçuar të historisë njerëzore të drejtohet drejt një katastrofe kaq të madhe të çështjeve njerëzore dhe as nuk kujton, bile nuk e vë re, përmbysjen e tmerrshme të qytetërimit romak në shekujt e parë të Erës Kristiane? A duhet që një seri konvulsionesh të thella ta trondisë dhe ta godasë racën njerëzore, përpara se Bahá'u'lláhu të zerë vend në mendjet dhe në ndërgjegjet e masave, përpara se trashëgimia e Tij e pakundërshtueshme të njihet universalisht dhe ndërtesa fisnike e Rendit të Tij Botëror të ngrihet dhe të vendoset?
Epokat e gjata të foshnjërisë dhe të fëmijërisë, nëpërmjet të cilave raca njerëzore duhet të kalonte, e kanë kthyer atë përsëri në pikën e nisjes. Njerëzimi tashmë po provon trazira të lidhura me epokën më të turbullt të evolucionit të tij, fazën e adoleshencës, kur padurimi i rinisë dhe furia e saj arrijnë kulmin dhe duhet të zëvendësohen gradualisht nga durimi, mençuria dhe pjekuria që e karakterizojnë fazën e burrërisë atëherë raca njerëzore do të arrijë atë pozitë pjekurie që do ta aftësojë atë t'i fitojë të gjithë pushtetet dhe kapacitetet prej të cilave zhvillimi i tij përfundimtar do të varet.
Unifikimi i të gjithë njerëzimit është shenjë dalluese e fazës së cilës shoqëria njerëzore po i afrohet tashmë. Uniteti i familjes, i fisit, i qytetit shtet dhe i kombit u provuan me sukses dhe u zbatuan plotësisht. Uniteti botëror është qëllimi drejt të cilit njerëzimi i hallakatur po shkon. Ndërtimi i kombeve mori fund. Anarkia që jetonte me sovranitetin e shtetit po shkon drejt kulmit. Një botë, që rritet në pjekuri, duhet ta braktisë këtë vrull, të njohë njëshmërinë dhe tërësinë e marrëdhënieve njerëzore dhe të vendosë një herë e mirë makinerinë që mund ta trupëzojë më së miri këtë princip njerëzor të jetës së saj.
...Uniteti i racës njerëzore, siç parashikohet prej Bahá'u'lláhut, nënkupton vendosjen e një Komenwealthi botëror në të cilin të gjitha kombet, racat, kredot dhe klasat janë të lidhura ngushtë dhe vazhdimisht dhe në të cilin autonomia e anëtarëve të shtetit dhe lirija personale dhe iniciativa e individëve që i përbëjnë ato janë përfundimisht dhe tërësisht të ruajtura. Ky Komonwelth duhet, për aq sa ne mund ta kuptojmë, të përbëhet prej një legjislacioni botëror, anëtarët e të cilit, si të besuar të të gjithë njerëzimit, do t'i kontrollojnë përfundimisht të gjitha burimet e të gjitha kombeve përbërëse dhe do të nxjerrin ligje të tilla që do të kërkohen për të rregulluar jetën, për të plotësuar nevojat dhe për të rregulluar marrëdhëniet e të gjitha racave dhe popujve. Një organ ekzekutiv botëror, i mbështetur nga një forcë ndërkombëtare, do t'i vërë në jetë vendimet e marra dhe do t'i zbatojë ligjet e aprovuara nga ky legjislacion botëror, duke e ruajtur unitetin organik të të gjithë Komonwelthit. Një gjyq botëror do të gjykojë dhe do të japë gjykimin e tij të detyrueshëm dhe përfundimtar për çdo mosmarrëveshje që mund të dalë në mes të elementëve të ndryshme përbërës të këtij sistemi universal. Një mekanizëm i komunikimit ndërbotëror do të planifikohet, duke përfshirë të gjithë planetin, i çliruar nga pengesat dhe kufizimet Kombëtare dhe do të funksionojë me shpejtësi të mrekullueshme dhe rregullsi të përsosur. Një kryeqytet botëror do të veprojë si një qendër nervore e qytetërimit botëror, si një fokus drejt të cilit forcat unifikuese të jetës do të bashkohen dhe nga i cili influenca energjidhënëse do të burojë. Një gjuhë botërore ose do të shpiket ose do të zgjidhet nga gjuhët që ekzistojnë dhe do të mësohet në shkollat e të gjitha kombeve të federuara si ndihmëse për gjuhën e tyre nënë. Një shkrim botëror, një literaturë botërore, një sistem i njëjtë dhe universal monedhe, peshe dhe përmasash, do të thjeshtësojë dhe lehtësojë marrëdhëniet dhe kuptimin në mes të kombeve dhe racave njerëzore. Në një shoqëri të tillë botërore, shkenca dhe feja, dy forcat më të fuqishme në jetën njerëzore, do të pajtohen, do të bashkëveprojnë dhe do të zhvillohen me harmoni. Shtypi, nën një sistem të tillë, ndërsa i hap fushë të lirë shprehjes së pikëpamjeve të ndryshme dhe bindjeve të njerëzimit do të pushojë së qëni i manipuluar nga interesat e caktuara, qofshin private apo publike dhe do të çlirohet nga influenca e qeeverive dhe e popujve që konkurrojnë. Burimet ekonomike të botës do të organizohen, burimet e saj të lëndës së parë do të kontrollohen dhe do të përdoren tëlrësisht, tregjet e saj do të kooordinohen dhe do të zhvillohen dhe shpërndarja e produkteve të saj do të rregullohet me barazi.
Rivalitetet kombëtare, urrejtjet dhe intrigat do të marrin fund, ndërsa armiqësia racore dhe paragjykimi do të vendosen nga miqësia raciale, kuptimi dhe bashkëpunimi. Shkaqet e sherrit fetar do të zhduken përfundimisht, barrierat ekonomike dhe kufizimet do të hiqen tërësisht dhe dallimi i parregullt në mes të klasave do të fshihet. Dhe akumulimi i madh i pronave nga ana tjetër do të zhduket.
Energjia e jashtëzakonshme e çliruar dhe e humbur në luftë, qoftë ekonomike apo politike, do të përdoret për qëllime të tilla që do të zgjerojnë shkallën e shpikjeve njerëzore dhe të zhvillimit teknik, për rritjen e produktivitetit të njerëzimit, për zhdukjen e sëmundjeve, për zgjerimin e kërkimeve shkencore, për rritjen e standardit të shëndetit fizik, për mprehjen dhe rafirimin e mendjes njerëzore, për shfrytëzimin e burimeve të papërdorura dhe të panjohura të planetit, për zgjatjen e jetës njerëzore dhe për çuarjen më tej të çdo veprimtarie tjetër që mund të stimulojë jetën intelektuale, morale dhe shpirtërore të të gjithë racës njerëzore.
Një sistem botëror federal, që do ta sundojë të gjithë tokën dhe do të ushtrojë autoritet të pakundërshtueshëm mbi të gjitha burimet e tij jashtëzakonisht të mëdha, që do të shkrijë dhe do të trupëzojë idealet e Lindjes dhe të Perëndimit, i çliruar nga mallkimi i luftës dhe nga vuajtjet e saj dhe i kthyer nga shfrytëzimi i të gjitha burimeve të mundëshme të energjisë mbi sipërfaqen e planetit, një sistem në të cilin forca bëhet shërbëtore e Drejtësisë, jeta e të cilit mbështet nga njohja universale e një Zoti dhe nga devotshmëria ndaj një Revelacioni të përbashkët - i tillë është qëllimi drejt të cilit njerëzimi, i nxitur nga forcat unifikuese të jetës, po lëviz.
(11 mars 1936, botuar në The World Order of Bahá'u'lláh [Rendi Botëror i Bahá'u'lláhut], f. 162-63, 201-04)
1610. Sprova botëtronditëse, të cilën Bahá'u'lláh-u, siç është cituar në faqet e mëparshme, e ka profetizuar në mënyrë aq të gjallë, mund ta gjejë atë të përfshirë, në një shkallë të paparë, në vorbullën e saj. Nga kjo vorbull ai me sa duket do të dalë, ndryshe nga reagimet e tij në konfliktin e fundit botëror, i vendosur në mënyrë të ndërgjegjshme që të shfrytëzojë mundësinë e vet, të ushtrojë me tërë peshën ndikimin e vet në zgjidhjen e problemeve kolosale që kjo sprovë duhet të lerë pas, dhe të largojë përgjithmonë, bashkë me kombet motra të Lindjes e të Perëndimit, mallkimin më të madh, i cili që prej kohësh që s'mbahen mend ka cfilitur e poshtëruar gjininë njerëzore.
Atëherë, dhe vetëm atëherë, kombi amerikan, i formuar e i spastruar nga prova e rëndë e luftës së përgjithshme, i regjur nga vështirësitë e saj dhe i disiplinuar nga pësimet e saj, do të jetë në gjendje ta ngrejë zërin në këshillat e kombeve, të vendosë ai vetë gurin e themelit të një paqeje të qëndrueshme e universale, të shpallë solidaritetin, unitetin dhe pjekurinë e njerëzimit dhe të ndihmojë për vendosjen e mbretërisë së premtuar të drejtësisë mbi tokë. Atëherë, dhe vetëm atëherë, kombi amerikan, ndërsa komuniteti i besimtarëve amerikanë në zemrën e tij kryen misionin e vet të përcaktuar në mënyrë hyjnore, do të jetë në gjendje të përmbushë fatin e lavdishëm sa s'thuhet, të caktuar për të nga i Gjithëfuqishmi dhe të ruajtur në mënyrë të pavdekshme në shkrimet e 'Abdu'l-Bahá-it. Atëherë, dhe vetëm atëherë, kombi amerikan do të arrijë "atë që do të stolisë faqet e historisë", "do të bëhet zilia e botës dhe i bekuar si në Lindje dhe në Perëndim".
(25 dhjetor 1938, botuar në Ardhja e Drejtësisë Hyjnore, f. 76-77)
1611. Bota, në të vërtetë, po shkon drejt fatit të saj. Ndërvarësia e popujve dhe e kombeve të tokës, çfarëdo që mund të thonë apo të bëjnë udhëheqësit e forcave përçarëse të tokës, mbetet tashmë një fakt i kryer. Uniteti i saj në sferën ekonomike tashmë është kuptuar dhe njohur. Mirëqenia e një pjese nënkupton mirëqenien e tërësisë dhe dëmtimi i një pjese dëmton tërësinë. Revelacioni i Bahá'u'lláhut, sipas fjalëve të Tij, "Jep një shtytje të re dhe hap një drejtim të ri" në këtë proces të gjerë që tashmë vepron në botë. Zjarret e ndezura nga kjo trazirë e madhe janë rrjedhojat e dështimit të njerëzve për ta njohur atë. Ata, për më tepër, po nxitojnë drejt përsosmërisë së saj. Kundërshtimi i stërzgjatur anembanë botës së përvuajtur, i bashkuar me kauzën dhe shkatërrimin universal, po i trondit kombet, po nxit ndërgjegjen botërore, deziluzionin e masave, përgatit ndryshime radikale në vetë konceptin e shoqërisë dhe lidh përfundimisht gjymtyrët e shkëputura dhe të përgjakura të njerëzimit në një trup të vetëm, të bashkuar organikisht dhe të pandashëm.
...Për karakterin e përgjithshëm, nënkuptimet dhe tiparet e këtij Komonwealthi botëror, të destinuar për të dalë, shpejt apo vonë prej kasaphanës, agonisë dhe trazirës së këtij konvulsioni të madh botëror, unë tashmë referova në sqarimet e mia të mëparëshme. Mjafton vetëm të thuhet se kjo përsosje, nga vetë natyra e saj, do të jetë një proces gradual dhe, siç e ka parashikuar Vetë Bahá'u'lláhu, duhet të çojë së pari në vendosjen e Paqes së Vogël të cilën kombet e tokës do ta vendosin vetë, megjithëse ende jo të ndërgjegjshëm për revelacionin e Tij dhe ende pa e ditur se po vendosin principet e përgjithshme që Ai i shpalli. Ky hap monumental dhe historik, që përfshin rindërtimin e njerëzimit si rezultat i njohjes universale të njëshmërisë dhe të tërësisë, do të sjellë në prag të tij spiritualizimin e masave, njohjen konsekuente të karakterit dhe të deklarimit të thënieve të Besimit të Bahá'u'lláhut - kushti themelor që do të përfundojë shkrirjen e të gjitha racave, kredove, klasave dhe kombeve që duhet të sinjalizojë shfaqjen e Rendit të Tij të Ri Botëror.
Pastaj, epoka pasuese e të tërë racës njerëzore do të shpallet dhe do të festohet nga të gjithë popujt e kombet e botës. Atëhere flamuri i Paqes Më të Madhe do të ngrihet. Atëhere sovraniteti mbarëbotëror i Bahá'u'lláhut - Themeluesi i Mbretërisë së Atit e profetizuar prej Birit dhe e parashikuar nga Profetët e Zotit përpara Atij dhe pas Atij, do të njihet, shpallet dhe do të vendoset përfundimisht. Atëherë qytetërimi botëror do të lindë, do të lulëzojë dhe do ta përjetësojë vetveten, një qytetërim me tërësinë e jetës i tillë që bota kurrë as nuk e ka parë as nuk e ka imagjinuar. Atëhere Besëlidhja e Përjetëshme do të plotësohet në tërësinë e saj. Atëhere me premtimin e përmbyllur në të gjithë Librat e Zotit siç jepet dhe të gjitha profecitë e thëna prej profetëve të vjetër do të bëhen realitet duke i realizuar vizionet e vëzhguesve dhe të poetëve. Atëhere planeti i nxitur prej besimit universal të banorëve të tij tek i vetmi Zot dhe nga besnikëria e tyre ndaj të njëjtit revelacion të përnashkët, do të pasqyrojë, përbrenda kufizimve të paraqitura në të, lavdinë e shkëlqyer të sovranitetit të Bahá'u'lláhut, duke ndriçuar në maksimumin e shkëlqimit të tij në Parajsën Abha dhe do të bëhet bazamenti i Fronit të Tij në lartësi duke u shpallur si parajsa tokësore, i aftë për plotësimin e destinacionit të shenjtë të planifikuar për të, që nga kohët që s'mbahen mend, prej dashurisë dhe mençurisë së Krijuesit të Tij.
(28 mars 1941, botuar në The Promised Day Is Come [Dita e Premtuar ka ardhur], f. 122-124)
1612. Principin e sigurimit të përgjithshëm Ai [Bahá'u'lláhu] e përkrah pa rezerva; rekomandon pakësimin e armatimeve kombëtare; dhe e shpall si të nevojshme dhe të paevitueshme mbajtjen e një takimi botëror në të cilin mbretërit dhe sunduesit e botës do të marrin vendim për të vendosur paqen në mes të kombeve.
(God Passes By [Perëndia kalon pranë], bot. i rev. (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1987), f. 217-18)
1613. Gjatë Epokës Formuese të Besimit dhe në kursin e epokave të tashme dhe pasuese, faza e fundit dhe kurorëzuese në ngritjen e strukturës së Rendit Administrativ të Besimit të Bahá'u'lláhut - zgjedhja e Shtëpisë Universale të Drejtësisë - do të plotësohet Qitapi Akdas, Libri-Nënë i Revelacionit të Tij, do të jetë kodifikuar dhe ligjet e tij do të jenë përhapur, dhe Paqja e Vogël do të jetë vendosur, uniteti i njerëzimit do të jetë arritur dhe pjekuria e tij do të jetë fituar, Plani i menduar prej Bahá'u'lláhut do të jetë ekzekutuar, emancipimi i Besimit prej prangave të ortodoksisë fetare do të jetë realizuar dhe statusi i tij i pavarur fetar do të jetë njohur universalisht...
......ne nuk mund të mos i shikojmë veprimet e dy proceseve të ngjashme, që kanë filluar që në vitet përfundimtare të Epokës Heroike të Besimit tonë, secili përcaktohet qartë, secili i ndarë dhe i veçantë, megjithatë të lidhur ngushtë dhe të destinuar për t'u kulmizuar, në kohën e duhur, në një përsosmëri të vetme të lavdishme.
Njëri prej këtyre proceseve lidhet me misionin e komunitetit Amerikan Bahá'í, tjetri me destinacionin e kombit Amerikan. Ky u shërben drejtpërsëdrejti interesave të Rendit Administrativ të Besimit të Bahá'u'lláhut...
Procesi tjetër kthehet pas në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore që e hodhi Republikën e Madhe të perëndimit në shtjellën e fazës së parë të një trazire botërore. Ai e mori shtytjen e vet fillestare nëpërmjet formulimit të katërmbëdhjetë Pikave të Presidentit Vilson, duke e lidhur ngushtë, për herë të parë, atë Republikë me fatin e Botës së Vjetër. Ajo u tërhoq për herë të parë me shkëputjen e asaj Republike nga Liga e sapo krijuar e Kombeve të cilën Ai President kishte punuar ta krijonte. Kjo kërkoi një shtytje përpara kur shpërtheu Lufta e dytë Botërore, që shkaktoi vuajtje të papara mbi atë Republikë dhe e përfshiu atë edhe më shumë në çështjet e të gjithë kontinenteve të globit. Ajo u përforcua edhe më tej nëpërmjet deklaratës së trupëzuar në Kartën e Atlantikut, siç u parashtrua prej njërit prej krijuesve të saj kryesorë, Franklin D. Roosevelt. Ajo mori një kontur të përcaktuar nëpërmjet lindjes së Kombeve të Bashkuara në Konferencën e San Françiskos. Pastaj kërkoi një rëndësi më të madhe nëpërmjet zgjedhjes së vetë Qytetit të Besëlidhjes si vendin e organizatës së porsalindur, nëpërmejt deklaratës së bërë kohët e fundit, nga Presidenti Amerikan në lidhje me detyrat e vendit të tij në Greqi dhe në Turqi si dhe për nënshtrimin ndaj Asamblesë së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara ndaj problemit të mprehtë dhe të vështirë të Tokës së Shenjtë, qendra shpirtërore dhe administrative e Besimit Botëror të Bahá'u'lláhut. Sado e gjatë dhe me dredha të jetë rruga, ajo duhet të çojë, nëpërmjet një serie fitoresh dhe zbrapsjesh, në unifikimin politik të Hemisferave Lindore dhe Perëndimore, në shfaqjen e një qeverie botërore dhe në vendosjen e Paqes së Vogël, siç parashikohej prej Bahá'u'lláhut dhe konturohej prej Profetit Isaja. Më në fund, kjo duhet të kulmizohet me shpalosjen e flamurit të Paqes Më të Madhe, në Epokën e Artë të Dispensacionit të Bahá'u'lláhut.
(5 qershor 1947 për Bahá'ít e Perëndimit, botuar në Citadel of Faith: Messages to America 1947-1957 [Kështillja e Besimit: Mesazhe për Amerikën 1947-1957], (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1980), f. 6, 32-33)
1614. Ngritja e kësaj Ndërtese nga ana tjetër do të shpallë ndërtimin, në rrjedhën e periudhave pasuese të Epokës Formuese të Besimit, të disa strukturave të tjera, të cilat do të shërbejnë si vendet administrative të institucioneve të tilla me përcaktim hyjnor si Ruajtësiteti, Duart e Kauzës dhe Shtëpia Universale e Drejtësisë. Këto Ndërtesa, në formën e një harku të madh dhe të pasuar nga një stil harmonik arkitekture, do të rrethojnë vendet e pushimit të Gjethes Më të Madhe të Shenjtë, që rradhitet si e para në mes të anëtarëve të seksit të saj në Dispensacionin Bahá'í, të Vëllait të saj, të ofruar si peng prej Bahá'u'lláhut për gjallërimin e botës dhe unifikimin e saj, dhe të Nënës së tyre të shpallur prej Tij si e zgjedhura e Tij "Bashkëpunëtore në të gjitha botrat e Zotit". Kompletimi përfundimtar i kësaj ndërmarrjeje madhështore do të shënojë kulmin e zhvillimit të një Rendi Administrativ mbarëbotëror me përcaktim hyjnor, fillimet e të cilit mund të gjenden që në vitet e fundit të Epokës Heroike të besimit.
Ky proces i gjerë dhe i parezistueshëm, i paparë në historinë shpirtërore të njerëzimit dhe i cili do të sinkronizohet me dy zhvillime jo më pak të rëndësishme - vendosja e Paqes së Vogël dhe evolucioni i institucioneve Kombëtare dhe lokale Bahá'í - njëri jashtë dhe tjetri përbrenda botës Bahá'í - duke çuar në përsosjen përfundimtare, në Epokën e Artë të Besimit, nëpërmjet ngritjes së standardit të Paqes Më të Madhe dhe daljes, në madhështinë e pushtetit dhe të lavdisë së vet, të Qendrës së fokusimit të veprimtarive përbërëse të Rendit Botëror të Bahá'u'lláhut. Vendosja përfundimtare e këtij vendi në Konfederatën e ardhshëm Botërore Bahá'í do të sinjalizojë menjëherë shpalljen e sovranitetit të Themeluesit të Besimit tonë dhe ardhjen e Mbretërisë së Atit të lavdëruar vazhdimisht dhe të premtuar prej Jezu Krishtit.
Ky Rend Botëror, nga ana e tij, gjatë rrjedhës së Dispensacioneve pasuese të Ciklit Bahá'í, do të japë frutet e tij më të mira nëpërmjet lindjes dhe lulëzimit të një qytetërimi me frymëzim hyjnor, unik në tiparet e tija, botëpërfshirës në shtrirje dhe thellësisht spiritual në karakter - një qytetërim i destinuar ndërsa shpaloset, ta marrë shtytjen fillestare nga gjallërimi shpirtëror i atyre institucioneve të cilat, në gjendjen e tyre embrionale, tani lëvizin në barkun e Epokës së tanishme Formuese të Besimit.
(27 nëntor 1954 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtarë të Shteteve të Bashkuara, botuar në Messages to the Bahá'í World 1950-1957 [Mesazhe për Botën Bahá'í 1950-1957] (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1971), f. 74-75)
Nga letrat e shkruara në emër të Shoghi Effendiut:
1615. Bota është në trazirë të madhe dhe më patetikja është se ajo u mësua të qëndrojë larg nga Zoti, i Cili është i vetmi që mund ta shpëtojë atë dhe t'ia heqë vuajtjet. Është detyra jonë, ne që na është besuar detyra e zbatimit të kurës hyjnore të dhënë prej Bahá'u'lláhut, ta përqëndrojmë vëmendjen tonë mbi realizimin e kësaj detyre dhe të mos prehemi gjersa paqja e profetizuar nga Profetët e Zotit të vendoset përfundimisht....
(9 dhjetor 1931 për Bahá'ít e Tokios)1616. Shoghi Effendi e shkroi letrën e tij të fundit për miqtë perëndimorë, sepse ai e ndiente se publiku duhet bërë ta kuptojë qëndrimin që Besimi Bahá'í mban kundrejt problemeve mbizotëruese ekonomike dhe politike. Ne do ta vëmë botën në dijeni për qëllimin e vërtetë të Bahá'u'lláhut. Gjer tani Uniteti i njerëzimit kishte vetëm një rëndësi shkollore tani ai po bëhet gjithnjë e më shumë një subjekt ku thellohen politikanët ndërkombëtarë. Ai po hyn edhe në fushën e politikës praktike. Si rrjedhim, ky është një shans i mrekullueshëm për ne që të dalim përpara dhe t'i parashtrojmë mësimet që janë arsyeja dhe qëllimi i këshillave shoqërore të Bahá'u'lláhut. Shoghi Effendi shpreson se miqtë do ta përhapin këtë thirrje për një unitet organik të njerëzimit gjersa ai të formojë pjesë të besimit të ndërgjegjes në çdo njeri të gjallë të botës. Kujdes i madh duhet bërë sidoqoftë se mos ne keqkuptohemi dhe Besimi ynë klasifikohet në mes të lëvizjeve radikale.
(28 janar 1932 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë)
1617. Shoghi Effendi dëshiron që unë të deklaroj marrjen e letrës suaj të datës 26 janar 1932 e cila shoqëronte një kopje të shtypur të letrës së tij të fundit. Ai iu falenderon të dyve për këtë si dhe për njëqind kopjet që do t'ia dërgoni atij. Ai është mjaft mirënjohës kur mëson se miqtë interesohen dhe e vlerësojnë mirë duke e bërë subjektin e asaj çështjeje në rend të ditës së fushatës së tyre mësimore. Ai shpreson sinqerisht se kjo gjithashtu do të zgjojë disa miq për rëndësinë e këtij mësimi të Kauzës dhe do t'i stimulojë ata që të bëjnë një studim të plotë dhe të thellë të tij. Sepse ai pa dyshim formon qëllimin e këshillave shoqërore të Besimit. Nuk ka asnjë arsye përse Bahá'í nuk duhet të udhëheqë në mbrojtjen e një federimi të tillë të botës, drejt të cilit bota po shtyhet nga forca të cilat ajo nuk mund t'i kontrollojë dot....
(16 janar 1932 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe të Kanadasë)
1618. Kombet e ndryshme të botës kurrë nuk mund ta arrijnë paqen, veçse pas njohjes së rëndësisë së mësimeve dhe ngritjes lart megjithë zemër të tyre, sepse nëpërmjet këtyre këshillave, të gjitha problemet ndërkombëtare do të zgjidhen dhe çdo njeri do të sigurojë një ambient shpirtëror në të cilin ndërgjegja e tij mund të evoluojë dhe të prodhojë frutet e saj më të mira.
(15 janar 1933 për një besimtar individual)1619. Ruajtësi gjithashtu i lexoi me interes të madh të gjitha letrat e mbyllura. Ai është mjaft i bindur se nëpërmjet këmbënguljes dhe veprimeve të vazhduara, kauza e Paqes do të triumfojë përfundimisht mbi të gjitha forcat e errëta që e kërcënojnë mirëqenien dhe progresin e botës së sotme. Por përpjekje të tilla thjesht njerëzore janë pa dyshim jo efikase, nëse nuk frymëzohen dhe udhëhiqen nga pushteti i besimit. Pa ndihmën e Zotit, siç jepet nëpërmjet mesazhit të Bahá'u'lláhut, paqja kurrë nuk mund të vendoset e sigurt dhe siç duhet. Mos konsiderimi i zjgidhjes Bahá'í për paqen botërore do të thotë ndërtim i themeleve mbi rërë. Pranimi dhe zbatimi i tij e bën paqen jo një ëndërr të thjeshtë apo një ideal, por një realitet të gjallë. Kjo është çështja që Ruajtësi dëshiron që ju ta zhvilloni, ta theksoni përsëri e përsëri dhe ta mbështetni me argumenta bindëse. Programi Bahá'í i paqes është me të vërtetë jo vetëm një rrugë për arritjen e këtij qëllimi. Ai është jo vetëm relativisht më i miri, ai është në fund të fundit, i vetmi instrument efektiv për vendosjen e mbretërimit të paqes në këtë botë. Ky qëndrim nuk përfshin ndonjë mohim të plotë të zgjidhjeve të tjera të ofruara nga filantropistë të ndryshëm. Ai thjesht tregon pa përsosmërinë e tyre të krahasuar me Planin Hyjnor për unifikimin e botës. ne nuk mund t'i shpëtojmë të vërtetës se asgjë tokësore, në fund të fundit, nuk mumnd të zgjasë shumë, nëse nuk mbështetet dhe ndihmohet nga pushteti i Zotit.
(25 shtator 1933 për një besimtar individual)1620. Cilado qofshin mangësitë tona dhe sado të tmerrëshme të jenë forcat e errësirës që na rrethojnë ne sot, unifikimi i njerëzimit siç ravijëzohet dhe sqarohet nga Rendi Botëror i Bahá'u'lláhut, në kohën e duhur, do të vendoset përfundimisht dhe mme forcë. Ky është premtimi i Bahá'u'lláhut dhe asnjë pushtet mbi tokë nuk mund të zgjasë aq shumë sa ta pengojë apo qoftë edhe vetëm ta vonojë realizimin e tij të duhur. Miqtë duhet, si rrjedhim, të mos i humbin shpresat, por tërësisht të ndërgjegjshëm për pushtetin dhe rolin e tyre ata duhet të këmbëngulin në përpjekjet e tyre të fuqishme në zgjerimin dhe në konsolidimin e dominimit universal të Bahá'u'lláhut mbi tokë.
(6 nëntor 1933 për një besimtar individual)1621. Përsa i përket organit Ekzekutiv Ndërkombëtar të referuar prej Ruajtësit në "qëllimi i Rendit të Ri Botëror" të tij, duhet shënuar se kjo deklaratë kurrësesi nuk i referohet Komonwelthit Bahá'í të së ardhëshmes, por thjesht asaj qeverie botërore që do të shpallë ardhjen dhe që do të udhëheqë për vendosjen përfundimtare të Rendit Botëror të Bahá'u'lláhut. Formimi i këtij organi Ekzekutiv Ndërkombëtar, që korrespondon me kreun apo komitetin ekzekutiv të qeverive më kombëtare të ditëve tona, është vetëm një hap që çon në qeverinë botërore Bahá'í të së ardhëshmes dhe si rrjedhim, nuk duhet identifikuar me institucionin e Ruajtësitetit apo me atë të Shtëpisë Ndërkombëtare të Drejtësisë.
(17 mars 1934 për dy besimtarë)1622. Në lidhje me punën tuaj mësimore: ajo që Ruajtësi dëshiron që ti ta theksosh veçanërisht në të gjitha punët e tua, është nevoja e madhe për të gjithë individët e kombet e sotme që të adaptojnë në tërësinë e tyre, programet sociale të dhëna prej Bahá'u'lláhut për rindërtimin e jetës ekonomike dhe politike të njerëzimit. Ai dëshiron që ju t'i shpjegoni dhe t'i analizoni elementët që ndihmojnë në ngritjen e këtij Rendi Botëror Hyjnor në dritën e ngjarjeve të sotme dhe të konditave në botë. Theks i veçantë, ai e ndien, duhet vënë mbi nevojën nxitëse për ngritjen e një shteti botëror sovran dhe superKombëtar, si ai që përshkruhet prej Bahá'u'lláhut. Në botën që bëhet në rritje subjekt i rrëmujave dhe i trazirave që kurrë nuk i ka provuar më parë, realizimi i një nevoje të tillë po hyn jo vetëm në ndërgjegjen e të mençurve dhe të shkolluarve, por edhe tek njerëzit e zakonshëm gjithashtu. Besimtarët, si rrjedhim, duhet ta shfrytëzojnë mundësinë dhe të bëjnë një përpjekje shumë të madhe për ta paraqitur me një gjuhë bindëse dhe elokuente, këto mësime shoqërore dhe humanitare të Besimit, i cili besojmë se përbën kurimin e vetëm për sëmundjet e panumërta që e kanë zënë botën e ditëve tona.
(15 nëntor 1945 për dy besimtarë)1623. Lidhur me pyetjen tëndenë lidhje me referencën e 'Abdu'l-Baháit për "unitet në fushën politike": është dalluar qartë nga "uniteti i kombeve". I pari është një unitet që shtetet politikisht indipedente dhe sovrane e arrijnë në mes të tyre; ndërsa i dyti është ai që sillet midis kombeve, diferenca ndërmjet një shteti dhe një kombi është se ky i pari, siç e dini, është një tërësi politike pa qenë e nevojshme të jetë homogjen në racë, ndërsa i dyti nënkupton homogjenitet kombëtar si dhe politik.
(26 korrik 1936 për një besimtar individual)1624. Përsa i përket punës suaj mësimore: Ruajtësi tashmë iu këshillon të theksoni në bisedat tuaja idenë e një supershteti botëror dhe konceptin e njëshmërisë së Njerëzimit si bazament të tij. Për më tepër, ai dëshiron gjithashtu që ju të theksoni faktin se njerëzimi, i marrë në tërësi, ka hyrë në epokën më kritike dhe më të madhe të evolucionit të vet, faza e pjekurisë. Kjo ide e epokës së ardhëshme të njerëzimit përbën boshtin qëndror të Mësimeve Bahá'í dhe është tipari më dallues i Revalacionit të Bahá'u'lláhut. Një kuptim i mirë i këtij koncepti jep kyçin për një vlerësim saktë të pretendimit të madh të bërë prej autorit të Besimit, edhe në lidhje me pozitën e Tij edhe për madhështinë e pakrahasueshme të Dispensacionit të Tij.
(12 tetor 1936 për një besimtar individual)1625. Në lidhje me pyetjen që ti bëje në lidhje me kohën dhe mjeteve nëpërmjet të cilave Paqja e Vogël dhe Më e Madhe, e referuar prej Bahá'u'lláhut, do të vendoset, pas Luftës Botërore që vjen: pikëpamja jote se Paqja e Vogël do të vijë nëpërmejt përpjekjeve politike të Shteteve dhe të kombeve të botës, pavarësisht nga planet apo përpjekjet Bahá'í, ndërsa Paqja Më e Madhe do të vendoset nëpërmjet përdorjes së besimtarëve dhe me veprimin e drejtpërdrejtë të ligjeve të parashtruara prej Bahá'u'lláhut dhe me funksionimin e Shtëpisë Universale të Drejtësisë si organi suprem i supershtetit Bahá'í - pikëpamja juaj për këtë subjekt është shumë korrkte dhe në tërësi përputhet me shpalljet e Ruajtësit siç paraqiten në "Shpalosja e Qytetërimit Botëror."
(14 mars 1939 për Asamblenë Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe të Kanadasë dhe për një besimtar individual)
1626. Edhe pse është e parakohëshme të përpiqesh dhe të mundohesh të parashikosh se mbi ç'baza kombet e ndryshme do të paraqiten në ndonjë këshill ndërkombëtar apo në ndonjë formë ndërkombëtare qeverisjeje, është e qartë se nga këndvështrimi Bahá'í kjo mund të zbatohet vetëm mbi bazën e drejtësisë së vërtetë; dhe drejtësia nuk nënkupton një racë që ka një votë superiore mbi përfaqësuesit e një race tjetër, duke i vënë kështu ata në pozitë dominuese.
(12 prill 1942 për një besimtar individual)1627. Ajo që 'Abdu'l-Bahái nënkuptonte për gratë që ngrihen për paqe është se kjo është një çështje që ndikon në mënyrë jetike tek gratë dhe kur ato formojnë një masë të ndërgjegjëshme dhe të madhe të opinionit publik kundër luftës, nuk mund të ketë luftë. Gratë Bahá'í tashmë janë organizuar nëpërmjet anëtarësimit të Besimit dhe të Rendit administrativ. Nuk nevojitet organizim tjetër, por ato, nëpërmjet mësimit dhe nëpërjet mbështetjes aktive morale që ato japin, duhet që çdo lëvizje ta drejtojnë drejt paqes, të kërkojnë të ushtrojnë një influencë të madhe mbi mendimin e grave të tjera në lidhje me këtë çështje esenciale.
(24 mars 1945 për dy besimtarë)1628. Shtatë Dritat e Unitetit nuk është e nevojshme që të shfaqen sipas rendit që jepet. Një frut i së dytës mund të jetë edhe kultura universale.
(19 nëntor 1945 për një besimtar individual)1629. Mësimet e Bahá'u'lláhut do të vendosin një rrugë të re jetese për njerëzimin. Ata që janë Bahá'í duhet të përpiqen ta zbatojnë këtë mënyrë jetese sa më shpejt të jetë e mundur. Tani që koha arriti, kur Besimi Bahá'í po fiton shquarsi dhe po rishikohet nga kaq shumë popuj, është e nevojshme që pasuesit e Besimit të jetojnë sipas idealeve të larta të Besimit në të gjitha mënyrat. Kështu ata mund të demonstrojnë se Besimi Bahá'í krijon një mënyrë të re jetese, që i sjell individit një bashkëpunim të plotë me Vullnetin e Zotit dhe në këtë mënyrë vendos një shoqëri paqësore dhe universale. Lidhjet e përçara janë të njerëzve, ndërsa shërbimi universal është i Zotit.
Ruajtësi tani shqetësohet që të gjithë miqtë të arrijnë një ndërgjegje universale dhe një mënyrë universale jetese.
(20 nëntor 1955 për një besimtar individual)1630. Qeveria botërore do të vijë, por ne nuk e dimë datën.
(15 gusht 1957 për një besimtar individual)1631. Kur Bahá'u'lláhu e shpalli Mesazhin e Tij për botën në shekullin e nëntëmbëdhjetë, Ai e bëri mjaft të qartë se hapi i parë thelbësor për paqe dhe progresin e njerëzimit ishte unifikimi i saj. Pasi Ai thotë, "Mirëqenia e njerëzimit, paqja dhe sigurimi janë të paarritshme, nëse dhe gjersa uniteti i saj nuk është vendosur fuqimisht."2 Sot, sidoqoftë, ju do të gjeni shumë njerëz që marrin anën e pikëpamjes së kundërt: ata e shikojnë unitetin si një qëllim përfundimtar, gati të paarrritshëm dhe përqëndrohen së pari në kurimin e të gjitha sëmundjeve të tjera të njerëzimit. Ata le të dinë vetëm këtë, këto sëmundje të tjera janë vetëm simpotma dhe efekte anësore të sëmundjes bazë - mungesë uniteti.
Bahá'u'lláhu, për më tepër, deklaronte se rigjallërimi i njerëzimit dhe kurimi i të gjitha sëmundjeve të tij mund të arrihet vetëm nëpërmjet përdorimit të Besimit të Tij...
...Ne na është thënë nga Shoghi Effendiu se dy procese të mëdha veprojnë në botë: Plani i Madh i Zotit, tronditës në progresin e tij, duke vepruar mbi njerëzimin e tërë, duke dërrmuar barrierat që pengojnë unitetin e botës dhe duke e bërë njerëzimin një trup të unifikuar në zjarret e vuajtjes dhe të eksperiencës. Ky proces do të prodhojë, në kohën e duhur të Zotit, Paqen e Vogël, unifikimin politik të botës. Njerëzimi atëhere mund t'i ngjajë një trupi që është unifikuar, po pa jetë. Procesi i dytë, detyra e dhënies frymë të këtij trupi të unifikuar - i krijimit të unitetit të vërtetë dhe i spiritualitetit që kulmizohet në Paqen Më të madhe - që është kur Bahá'ít, që janë duke punuar me ndërgjegje, me instruksione të detyjuara dhe duke vazhduar me udhëzimiet hyjnore, të ndërtojnë rrjetën e Mbretërisë së Zotit mbi tokë, në të cilën ata t'i thërrasin krijesat e tjera njerëz, duke u dhënë kështu atyre jetë të përjetëshme.
(8 dhjetor 1967, botuar në Wellspring of Guidance: Messages 1963-1968 [Burimi i Udhëzimit: Mesazhe 1963-1968], bot i parë i rev. (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1976), f. 131-34)
1632. Është e vërtetë se 'Abdu'l-Bahái bëri deklarata që lidhin vendosjen e unitetit të kombeve në shekullin e njëzet. Për shembull: "Qiriri i pestë është uniteti i kombeve - një unitet që, në këtë shekull, do të vendoset me siguri, duke bërë që të gjithë popujt e botës ta konsiderojnë vetveten si qytetarë të një atdheu të përbashkët." Dhe, tek Dita e Premtuar ka ardhur, duke pasuar një deklaratë të ngjashme të cituar nga Përgjigje për disa pyetje, Shoghi Effendi bën këtë koment: "Kjo është faza në të cilën bota tani po i afrohet fazës së unitetit botëror, e cila, siç na siguronte 'Abdu'l-Bahái do të vendoset me siguri në këtë shekull."
Keni gjithashtu këtë deklaratë nga një letër e shkruar në 1946 për një besimtar individual me emër të Gardinit të shumëdashur nga sekretari i tij:
Ajo që ne dimë është se Paqja e Vogël dhe Më e Madhe do të vijë - datat e tyre ekzakte ne nuk i dimë. E njëjta është e vërtetë përsa i përket mundësisë për një luftë të ardhëshme; ne nuk mund të deklarojmë në mënyrë dogmatike se ajo do të bëhet apo jo - ajo që ne dimë është se njerëzimi duhet të vuajë dhe të dënohet mjaftueshëm për ta bërë atë t'i kthehet Zotit.
(29 korrik 1974)Nga letrat e shkruara në emër të Shtëpisë Universale të Drejtësisë:
1633. ...Besimi Bahá'í ka për qëllim eliminimin e të gjitha luftrave, duke përfshirë edhe atë bërthamore. Qëllimi themelor i Besimit tonë është uniteti dhe vendosja e paqes. Ky qëllim, i cili është kërkesa e njerëzve anembanë botës së pasigurt në rritje, mund të arrihet vetëm nëpërmjet Mësimeve të Bahá'u'lláhut. Meqënëse vetëm Bahá'ít mund t'i japin këto mësime ndja njerëzimit, miqtë duhet të mendohen mirë se si do ta harxhojnë kohën dhe energjinë dhe të ruhen për të mos u lidhur me aktivitete që në mënyrë jo të duhur i largojnë ata nga përgjegjësia primare e përhapjes së Mesazhit të Bahá'u'lláhut.
(4 korrik 1982 për një besimtar individual)1634. Në kohën e sotme, subjekti i çarmatimit bërthamor është bërë një çështje e madhe politike, me demostrata që zhvillohen jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por gjithashtu në Angli dhe në disa vende Evropiane Perëndimore. Të merremi me çarmatimin bërthamor nuk i përket pozitës Bahá'í dhe do ta përfshinte Besimin në mosmarrëveshjet e sotme në mes të kombeve. Është shumë e qartë se Bahá'ít besojnë në çarmatim, jo vetëm për armët bërthamore por edhe biologjike, kimike dhe të gjitha format është esenciale...
(12 janar 1933 për një besimtar individual)1635. Lidhur me kalimin nga sistemi i tanishëm i sovranitetit kombëtar në një sistem qeverisje botërore, Shtëpia e Drejtësisë është dakort plotësisht me pikëpamjen tuaj se Bahá'ít duhet që tani të bëjnë gjithçka në dorën e tyre për ta çuar më tej këtë tranzicion. Kjo kërkon disa veprimtari të lidhura me këtë, të gjitha janë qëllimet e Planit të tanishëm Shtatë Vjeçar. Njëri është vendosja sa më shpejt të jetë e mundur e Asambleve Lokale Shpirtërore të bazuara fuqimisht që funksionojnë me efiçencë në çdo pjesë të botës, kështu që kërkuesit, kudo, do të kenë një pikë referimi të cilës ata mund t'i drejtohen për udhëzim dhe për Mësime Besimi. E dyta është thellimi i besimtarëve, në të gjitha moshat, për kuptimin dhe bindjen ndaj mësimeve. E treta është shpallja e Besimit në të gjitha shtresat e shoqërisë dhe në veçanëri tek ata që sundojnë dhe tek udhëheqësit e mendimit, kështu që ata që mbajnë drejtimin e popullit në duart e tyre do të mësojnë me saktësi për natyrën e urdhëresat e Besimit dhe do të fillojnë ta respektojnë atë dhe t'i zbatojnë principet e tij. E katërta është çuarja më tej e shkollimit Bahá'í, kështu që një numër në rritje besimtarësh do të jetë i aftë të analizojë probleme të njerëzimit në çdo fushë dhe të tregojë se si Mësimet i zgjidhin ato. E pesta është zhvillimi i marrëdhënieve në mes të Komunitetit Ndërkombëtar Bahá'í dhe Kombeve të Bashkuara, edhe drejtpërsëdrejti me institucionet më të larta të K.B. edhe në zonat e bazës së zhvillimit fshatar, të edukimit, etj.
Siç e dini pa dyshim, Ruajtësi tregonte se zhvillimi i njerëzimit nga kondita e tij e tanishme kaotike në fazën e Komonwealthit Botëror Bahá'í do të jetë i gjatë dhe gradual. Dalja në ekzistencë e Autoritetit Botëror dhe fillimi i Paqes së Vogël janë një transformim i madh në këtë proces dhe do të pasohen nga faza të tjera të zhvillimit të Besimit siç ravijëzohet nga Shoghi Effendi në shkrimet e tij. Pa dyshim, ndërsa këto ngjarje kryhen, këshillat që institucionet e Besimit mund t'u japin qeverive, skemat e administrimit botëror të ofruara nga komuniteti Bahá'í dhe projektet e mëdha humanitare që do të zhvillohen nën kujdestarinë e Shtëpisë Universale të Drejtësisë, do të ushtrojnë një influencë të madhe në rrjedhën e progresit.
(19 janar 1983 për një besimtar individual)1636. Është e vërtetë se Bahá'ít nuk janë pacifistë, përderisa ne e mbajmë lart përdorimin e forcës në shërbim të drejtësisë dhe të vendosjes së ligjit. Por ne nuk besojmë se lufta është ndonjëherë e nevojshme dhe heqja e saj është njëri prej qëllimeve kryesore dhe prej premtimeve më të ndritshme të revelacionit të Bahá'u'lláhut. Komanda e Tij specifike për mbretërit e tokës është: "Nëse ndonjëri prej jush do të marrë armët kundër tjetrit, ngrihuni ju të gjithë kundër tij, sepse kjo nuk është gjë tjetër veçse manifestim drejtësie."3 Ruajtësi i shumëdashur ka shpjeguar se uniteti i njerëzimit nënkupton vendosjen e një Konfederata botërore, një sistem federal botëror, "...të çliruar nga mallkimi i luftës dhe të këqijat e saj në të cilin Forca bëhet shërbëtore e Drejtësisë..." Organi ekzekutiv botëror i së cilit "i pasuar nga një Forcë ndërkombëtare, ...do të ruajë unitetin organik të të gjithë Konfederatës." Kjo duket qartë se nuk është luftë, por mbajtje e ligjit dhe e rendit në një shkallë botërore. Gjendja e luftës është një tragjedi përfundimtare e mosunitetit në mes të kombeve, ku nuk ka asnjë autoritet ndërkombëtar të fuqishëm sa duhet për t'i përmbajtur ata nga arritje e qëllimeve të tyre të kufizuara. Bahá'ít, si rrjedhim, kërkojnë t'u shërbejnë vendeve të tyre në mënyrë jo luftuese gjatë një lufte të tillë; ata pa dyshim do të shërbejnë në një forcë të tillë ndërkombëtare siç e parashikon Bahá'u'lláhu, nëse ajo krijohet.
(11 shtator 1984 për një besimtar individual)1637. Misioni kryesor i Bahá'u'lláhut në paraqitjen në këtë kohë të historisë njerëzore është realizimi i njëshmërisë së njerëzmit dhe vendosja e paqes në mes të kombeve; si rrjedhim, të gjitha forcat që janë përqëndruar në arritjen e këtyre qëllimeve janë influencuar nga Revelacioni i Tij. Ne e dimë, sidoqftë, se paqja do të vijë me faza. Së pari, do të vijë Paqja e Vogël kur uniteti i kombeve do të arrihet, pastaj gradualisht Paqja Më e Madhe - uniteti shpirtëror si dhe shoqëror politik i njerëzimit, kur Konfederata Botërore Bahá'í, duke vepruar në përputhje të plotë me ligjet dhe urdhëresat e Librit Më të Shenjtë të Revalacionit Bahá'í, do të vendoset nëpërmjet përpjekjeve të Bahá'íve.
Sa për Paqen e Vogël, Shoghi Effendi ka shpjeguar se kjo fillimisht do të jetë një unitet politik i arritur me vendim të qeverive të kombeve të ndryshme; ajo nuk do të vendoset me veprimin e drejtpërdrejtë të komunitetit Bahá'í. Kjo nuk do të thotë, sidoqftë, se Bahá'ít do të rrijnë mënjanë dhe do të presin për Paqen e Vogël që të vijë, përpara se ata të bëjnë diçka për paqen e njerëzimit. Në të vërtetë, duke çuar më tej principet e Besimit, që janë shumë të nevojshme për ruajtjen e paqes dhe duke krijuar instrumentat Administrativ Bahá'í, të cilat siç na thotë Ruajtësi i shumëdashur janë skemat e shoqërisë së ardhëshme, Bahá'ít veprojnë vazhdimisht për përgatitjen e terrenit për një paqe të vazhdueshme, Paqa Më e Madhe mbetet qëllimi i tyre përfundimtar.
Paqja e Vogël në vetvete do të arrihet nëpërmjet fazave; në fazën fillestare qeveritë do të veprojnë tërësisht nga ana e tyre pa përfshirjen e ndërgjegjëshme të Besimit; më pas, në kohën e duhur të Zotit, Besimi do të ketë një influencë direkte mbi të në rrugët e treguara nga Shoghi Effendi në "Qëllimi i Rendit të Ri Botëror" të tij. Në lidhje me hapat që do të çojnë në këtë fazë të mësipërme, Shtëpia Universale e Drejtësisë me siguri do të vendosë se ç'duhet bërë, në përputhje me udhëzimet e Shkrimeve, të tilla si pasazhi që ju cituat nga Tablets of Bahá'u'lláh, f. 89.4 Ndërkohë, Bahá'ít pa dyshim do të vazhdojnë të bëjnë gjithçka në dorën e tyre për ta çuar më tej vendosjen e paqes.
(31 janar 1985 për një besimtar individual)1 Përkthimi i kësaj fjalie është revizionuar pas publikimit të Pjesë të zgjedhura nga Shkrimet e 'Abdu'l-Baháit.
2 The World Order of Bahá'u'lláh [Rendi Botëror i Bahá'u'lláhut], f. 203
3 Tabela për Mbretëreshën Viktoria, Proclamation of Bahá'u'lláh [Shpallja e Bahá'u'lláhut], f. 13
4 Tabela e Bahá'u'lláhut, #7:19------------------------------------------------------------
---------------------------------------------------------------------------
28