1408. Këndoji, o shërbëtori Im, vargjet e Perëndisë që ke marrë, siç i këndojnë ata që janë afruar pranë Tij, që ëmbëlsia e melodisë sate të ndezë vetë shpirtin tënd e të tërheqë zemrat e të gjithë njerëzve.
(Qëmtime nga Shkrimet e Bahá'u'lláhut, #136:2)1409. Ne jua kemi bërë të ligjshme të dëgjoni muzikë e këngë. Por kini mendjen që të dëgjuarit e tyre të mos ju bëjë të kapërceni kufijtë e sjelljes së hijshme e të dinjitetit. Le të jetë gëzimi juaj gëzim i lindur nga Emri Im Më i Madh, një emër që rrëmben zemrën dhe çon në ekstazë mendjet e të gjithë atyre që janë qasur pranë Perëndisë. Ne, me të vërtetë, e kemi bërë muzikën si një shkallë për shpirtrat tuaj, një mjet me anën e të cilit ata të mund të ngjiten në mbretërinë qiellore; mos e bëni, pra, atë krahë për egon e pasionin. Me të vërtetë, nuk Na pëlqen t'ju shohim të renditur ndër të marrët.
(Qitapi Akdas, Q51)1410. I bekuar është ai që në agim, me mendimim të ngulitur te Perëndia, i përqëndruar në kujtimin e Tij dhe duke iu lutur për ndjesë, i drejton hapat për në Mashrekol Azkar [Mashriqu'l-Adhkár] dhe, pasi hyn atje, ulet në heshtje për të dëgjuar vargjet e Perëndisë, Sovranit, të Fuqishmit, të Gjithëlavdëruarit. Thuaj: Mashrekol Azkar është çdo ndërtesë e ngritur në qytete e fshatra për të më thurur lavde Mua. Ky është emri me të cilin është quajtur ai para fronit të lavdisë, në qofshi ndër ata që kuptojnë.
Ata që recitojnë vargjet e Mëshirëplotit me zërat më të melodishëm, do të shquajnë në to gjëra me të cilat toka e qielli kurrë nuk mund të krahasohen. Prej tyre ai do të thithë aromën hyjnore të botëve të Mia, botë që sot askush nuk mund t'i shohë, veç atyre që u është dhuruar vizioni falë këtij Revelacioni sublim e të mrekulleshëm. Thuaj: Këto vargje tërheqin zemrat e dëlira në ato botë shpirtërore, të cilat nuk mund të shprehen me fjalë e as të nënkuptohen me aluzione. Bekuar qofshin ata që vënë vesh.
(Qitapi Akdas, Q115-16)1411. Mësojuni fëmijëve tuaj vargjet e reveluara nga qielli i madhështisë e i pushtetit, që ata, me zërat më të melodishëm, të recitojnë Tabelat e Mëshirëplotit në mjediset e Mashrekol Azkarëve. Cilido që është rrëmbyer nga ekstaza e lindur prej adhurimit të Emrit Tim, Më Zemërdhembshurit, do të këndojë vargjet e Perëndisë në mënyrë të tillë që të pushtojë zemrat e atyre që ende janë të mbështjellë në dremitje. Lum ai që ka shijuar Verën Mistike të jetës së pasosur nga fjala e Zotit të tij të mëshirshëm në Emrin Tim, emër përmes të cilit çdo mal i lartë e madhështor është bërë pluhur.
(Qitapi Akdas, Q150)1412. Kjo epokë e mrekullueshme i ka shqyer perdret e bestytnisë dhe e ka ndaluar paragjykimin e popujve të Lindjes.
Në mes të Kombeve të Orientit, muzika dhe harmonia nuk aprovohej, por Drita e manifestuar, Bahá'u'lláhu në këtë periudhë të lavdishme shfqai në Tabelat e Shenjta se të kënduarit dhe muzika janë ushqimi shpirtëror i zemrave dhe i shpirtërave. Në këtë dispensacion muzika është një prej arteve që aprovohej së tepërmi dhe konsiderohet të jetë shkaku i lartësimit të zemrave të trishtuara dhe të pashpresa.
Si rrjedhim ... jepuni muzikë vazgjeve dhe fjalëve hyjnore, kështu që ato të mund të këndohen me melodi nxitëse të shpirtit në takime dhe Asamle dhe që zemrat e dëgjuesve të mund të valëzohen dhe të ngrihen drejt mbretërisë 'Abhá me ndërhyrje dhe lutje.
(Bahá'í World Faith [Besimi Botëror Bahá'í], bot. i rev. (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1976), f. 378)
1413. Falenderoje ti Perëndinë që je instruktuar në muzikë dhe melodi, që këndon me zë të këndshëm për lavdërimin dhe madhështinë e të Përjetshmit, të Gjallit. Unë i lutem Perëndisë që ti të mund ta shfrytëzosh këtë talent në lutje dhe në hyrje, me qëllim që personat të mund të gjallërohen, shpirtërat të mund të gjallërohen zemrat të mund të tërhiqen dhe të gjithë të ndizen me zjarrin e dashurisë së Perëndisë!
(Tablets of `Abdu'l-Bahá Abbas [Tabela të `Abdu'l-Bahá Abbasit], vëll. 3 (Çikago: Shoqëria Botuese Bahá'í, 1916), f. 512)
1414. ...megjithëse tingulli është vetëm vibracione të ajrit që ndikojnë mbi timpanin e dëgjimit dhe vibracionet e ajrit janë një ndodhi në mes të ndodhive që varen prej ajrit, shikojeni se sa influencojnë shpirtërat, notat e mrekullueshme apo një këngë e magjishme! Një këngë e mrekullueshme të jep krahë në shpirt dhe ta mbush zemrën me ekzaltim...
(Bahá'í World Faith [Besimi Botëror Bahá'í], f. 334)
1415. Gëzimi më i madh u arrit - lavdëruar qoftë Perëndia! - sepse miqtë e kaluankohën gjatë asaj dite të gëzueshme duke kënduar në tokën e Mashrekol Azkarit dhe e shijuan përkujtimin e zotit të vargjeve me gëzimin më të madh.
...Unë shpresoj se, gjatë Rezvanit1 të ardhshëm, do të mbahet një festë e madhe në tokën e Mashrekol Azkar, do përgatitet një festim shpirtëror dhe meloditë e violinës dhe të mandolinës dhe himnet e lavdërimit dhe të madhështimit të Zotit të Ushtrive do ta bëjnë të gjithë auditorin të gëzuar dhe të emocionuar.
(Tablets of `Abdu'l-Bahá Abbas [Tabela të `Abdu'l-Bahá Abbasit], vëll. 1 (Çikago: Shoqëria Botuese Bahá'í, 1930))
1416. O shërbëtore e Perëndisë! Këndo me melodi të mrekullueshme në takimet e shërbëtoreve, duke e lavdëruar dhe lartësuar Zotin tënd suprem.
(Tablets of `Abdu'l-Bahá Abbas [Tabela të `Abdu'l-Bahá Abbasit], vëll. 1, f. 65)
1417. O ti i tërhequr prej mbretërisë! Përfundoi studimet në artin e muzikës dhe sakrifikoja vetveten pak e ashumë Zotit të mbretërisë.
(Tablets of `Abdu'l-Bahá Abbas [Tabela të `Abdu'l-Bahá Abbasit], vëll. 3, f. 671)
1418. ...një zë muzikor dhe melodioz i jepjetë një zemre tërheqëse, por i zhyt drejt epshit ata shpirtra që janë të gllabëruar prej pasionit dhe mëshirës.
(The Divine Art of Living [Arti hyjnor i të jetuarit], bot. i rev. (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1979), f. 100)
1419. O shërbëtorë të Baháit! Muzika konsiderohet si një shkencë e vlefshme në rpagun e të gjithëfuqishmit, kështu që ti të mund t'i këndosh vargjet në takimet dhe mitingje të mëdha me një melodi tepër mrekulluese dhe të krijosh himne të tilla në lavdërim të Mashrekol Azkarit sa ta magjepsësh Grupimin mbi Lartësi. Në sajë të kësaj, ta kuptosh se sa shumë admirohet dhe lavbdërohet arti i muzikës. Përpiqu, nëse mundesh, të përdorësh melodi shpirtërore, këngë dhe muzikë dhe ta çosh muzikën tokësore në harmoni me melodinë qiellore. Atëhere ti do ta vesh re se çfarë influence ka muzika dhe ç'jetë e gëzim qiellor jep ajo. Luaj një melodi dhe muzikë të tillë sa ti bësh bilbilat e mistereve hyjnore të mbushen me gëzim dhe ekzaltim.
(Nga një Tabelë për një besimtar individual - përkthyer nga Persishtja)
Nga Fjalët e 'Abdu'l-Baháit:1420. Ç'takim i mrekullueshëm është ky! Këta janë fëmijët e Mbretërisë. Kënga që porsa dëgjuam ishte shumë e mrekullueshme në melodi dhe në fjalë. Arti i muzikës është hyjnor dhe efektiv. [nga Ruhi Libri 3] "Arti i muzikës është hyjnor dhe i efektshëm. Ai është ushqimi i shpirtit. Nëpërmjet fuqisë e magjepsjes së muzikës shpirti i njeriut lartësohet. Ai ka pushtet e efekt të mrekullueshëm në zemrat e fëmijëve, sepse zemrat e tyre janë të pastra dhe muzika ka ndikim të madh mbi to. Talentet e fshehura, me të cilat janë të pajisura zemrat e këtyre fëmijëve, do të shprehen përmes mjetit të muzikës. [nga Rëndësia e Arteve & Libri 3...] Ai është ushqimi i shpirtit e i frymës. Përmes forcës e magjepsjes së muzikës, shpirti i njeriut ngrihet lart. Ajo ushtron një sundim dhe efekt të mrekullueshëm në zemrat e fëmijëve, sepse zemrat e tyre janë të pastra dhe meloditë kanë një ndikim të madh mbi to. Talentet e fshehura, me të cilat janë të pajisura zemrat e këtyre fëmijëve, do të gjejnë shprehje me ndërmjetësinë e muzikës. Prandaj ju duhet të përpiqeni vetë t'i përsosni ato; mësojini ata të këndojnë bukur e me ndjenjë. Është e nevojshme që çdo fëmijë të dijë diçka nga muzika [nga Hatcher], sepse pa dijeni për këtë art, meloditë e instrumentit dhe zërat nuk mund të shijohen siç duhen. Po ashtu, është e nevojshme që shkollat ta mësojnë atë me qëllim që shpirtrat e zemrat e nxënësve të mund të gjallërohen dhe të nxiten dhe jeta e tyre të ndriçohet me gëzim.
('Abdu'l-Bahá, The Promulgation of Universal Peace [Shpallja e Paqes Universale], bot. i dytë (Wilmette: Trusti Botues Bahá'í, 1982), f. 52)
1421. Muzika është njëprej arteve të rëndësishme. Ajo ka një efekt të madh mbi shpirtin njerëzor. Meloditë muzikore janë diçka që krijohet nga vibracionet e ajrit, sepse muzika nuk është gjë tjetër përveç shprehjes së vibracioneve, që, duke e arritur timpanin i ndikojnë nervat e dëgjimit. Meloditë muzikore, pra, janë ato efekte të çuditshme të prodhuara nga vibracioni. Megjithatë ato kanë veprimin më të madh mbi shpirtin. Në të vërtetë, megjithëse muzika është diçka materiale, megjithatë efekti i saj madhështor është shpirtëror dhe arritja e saj më të madhe është në fushën e shpirtit. Nëse një person dëshiron të mbajë një ligjëratë, ajo do të ishte më efektive pas melodive muzikore. Grekët antikë si dhe filozofët Persianë i kishin zakon t'i mbanin ligjëratat e tyre si më poshtë: - Së pari, luanin disa melodi muzikore dhe kur auditori i tyre arrinte një farë interesi ata i linin instrumentat e tyre menjëherë dhe fillonin ligjëratën. Në mes të muzikantëve më të shquar të Persisë ishte njëri i quajtur Barbot, që sa herë që shtrohej një çështje e madhe në oborrin e Mbretit dhe ministri nuk kishte mundur ta bindte mbretin, ata ia referonin menjëherë çështjen Barbodit, kështu ai do të shkonte me instrumentin e tij në oborrr dhe luante muzikën më të përshtatshme dhe më prekëse, duke arritur kështu menjëherë përfundimin, sepse Mbreti ndikohej menjëherë nga meloditë prekëse muzikore, ndjenja të caktuara zemërgjerësie ia zmadhonin zemrën dhe ai hapte rrugë. Ju mund ta provoni këtë: nëse keni dëshirë të madhe për ta arritur qëllimin tuaj, përpiquni të arrini kështu në një auditor të madh pasi të jetë luajtur një solo e madhe, por kjo duhet bërë në një auditor mbi të cilin muzika ka efekt, sepse janë disa njerëz që janë si gurët dhe muzika nuk mund të ndikojë mbi gurët.
Muzika është një mjet i rëndësishëm i edukimit dhe i zhvillimit të njerëzitmit. POr e vetmja mënyrë e vërtetë është nëpërmjet mësimeve të Perëndisë, Muzika është si ky qelq, që është krejtësisht i pastër dhe i lëmuar. Ajo është ekzaktësisht si kjo kupë e kristaltë përpara nesh dhe Mësimet e Perëndisë, ligjëratat e Perëndisë, janë si uji. Kur gota osa kupa është absolutisht e pastër dhe e tejdukshme dhe uji është krejtësisht i freskët dhe i kulluar, atëhere ai do të japë Jetën; prandaj, Mësimet e Perëndisë, qofshin ata në formën e himneve apo komunikime apo lutje, kur ato këndohen në mënyrë melodike, janë shumë mbresëlënëse. Për këtë arsye Sghenjtëria e Tij Davidi i Këndonte Psalmet në të Shenjtin e të Shenjtëve Jeruzalem me melodi të ëmbla. Në këtë rast arti i muzikës merr jnë rëndësi të jashtëzakonshme. Përsosmëria e Bekuar, kur Ai së pari erdhi në barraka (Acca përsëriti këtë deklaratë, në se në mes të pasuesve të tanishëm do të kishte prej atyre që luanin ndonjë instrument muzikor, d.m.th., fyell apo harpë, apo mund të këndonte, kjo do ta kishte magjepsur këdo: "Shkurtimisht, meloditë muzikore formojnë një rol të rëndësishëm në kombinime apo në karakteristikat e jashme apo të brendëshme apo në cilësitë e njeriut, sepse janë frymëzuese apo fuqizuee e motiveve të ndjeshmërive materiale dhe shpirtërore. Çfarë fuqie motivuese kanë të gjitha ndjenjat e dashurisë! Kur njeriu është i lidhur me dashurinë e Perëndisë, muzika ka një efekt të madh mbi këtë.
(Table Talk [Biseda Tryezë], 'Akká, korrik 1909, cituar në Herald of the South [Kasneci i Jugut], (13 janar 1933), f. 2-3)
1422. Zëri është vibracione të ajrit dhe është si valët e detit. Zëri prodhohet nëpërmjet instrumentalitetit të buzëve, të fytit, të dhëmbëve të gjuhës, etj. Këto shkaktojnë një valë në ajër dhe kjo valë arrin nervat e veshit, i cili si rrjedhim ndikohet. Ky është zëri.
...Ka dy lloje zërash. Një kur instrumenti i plotë është i përsosur, atëhere dalja e tingullit është i përsosur, së dyti, ur instrumenti nuk është i përsosur, ai ndikon mbi zërin në mënyrë të tillë sa e bën të pakënaqshëm. Ajo që sapo thamë ka të bëjë edhe me vetë zërin. Eshtë natyrale për zemrën dhe shpirtin që të kënaqen dhe gëzohen në të gjitha gjërat që kanë simetri, harmoni, dhe përsosmrëi. Për shembull: një shtëpi e mrekullueshme, një oborr i projektuar mirë, një vijë simetrike, një lëvizje e hiijshme një libër i shkruar mirë, një veshje të këndëshme, - në fakt të gjitha gjërat qëkanënë vetvete mirësi apo bukuri janë të kënaqshme për zemrën dhe shpirtin - si rrjedhim, është e sigurt se zëri i vërtetë shkakton kënaqësi të madhe.
Ç'është muzika? Ajo është kombinimi i tingujve harmonikë. Ç'është poetika? Eshtë mbledhja simetrike e fjalëve. Pra, ato janë të kënaqshme nëpërmjet harmonisë dhe ritmit. Poetika është shumë më efektive dhe më e plotë se sa proza. Ajo nxit më shumë, sepse hartohet me finesë.
Një zë i mirë kur bashkohet me muzikë të mrekullueshme shkakton një efekt të madh, sepse të dy janë të dëshirueshëm dhe të kënaqshëm. Të gjitha këto kanë në vetvete një organizim dhe janë ndërtuar mbi ligje natyrore. Si rrjedhim, ato korrespondojnë me rregullin e ekzistencës si diçka që do të përshtatej në një formë. Një zë i vërtetë përshtatet në formën e natyrës. Kur ndodh kështu, kjo i ndikon nervat dhe ato ndikojnë në zemër dhe shpirt.
Në botën e ekzistencës gjërat fizike kanë një lidhje me realitet shpirtërore. Një nga këto është zëri, që e lidh veten me shpirtin. Dhe shpirti mund të ngrihet lart nëpërmjet këtij mjeti sepse megjithëse është diçka fizike, është një prej organizimeve materiale, natyrore - si rrjedhim, është efektiv.
Të gjitha format kur kuptohet siç duhet e kënaqin shpirtin. Meloditë janë si uji. Zëri është si gota. Uji i kulluar në një gotë të pastër është i kënaqshëm. Pra është i pranueshëm. Por edhe pse uji është i pastër, nëse hidhet në një gotë që nuk është e tillë, kjo do ta bëjë atë të papranueshëm. Si rrjedhim, një zë difektoz edhe pse muzika është e mirë, është i pakëndshëm.
Shkurtëmisht: meloditë edhe pse janë materiale lidhen me shpirtëroren, si rrjedhim, ato japin një efekt të madh. Një lloj i caktuar melodie e bën shpirtin të lumtur, një tjetër e bën atë të trishtuar, një tjetër e nxit atë për të vepruar. Të gjitha këto ndjenja mund të shkaktohen nga zëri dhe muzika, sepse nëpërmjet nervave ajo lëviz dhe e nxit shpirtin. Edhe mbi kafshët muzika ka efekt. Për shembull: kur ata dëshirojnë ta bëjnë devenë të kalojë një rrugë shkretëtire, ata i vendosin asaj zile ose i bien fyellit dhe ky tingull nuk e lë atë ta kuptojë lodhjen e udhëtimit; nervat e saj ndikohen, por ajo nuk ka një nxitje të mendimit, sepse ajo nuk ndjen asgjë përveç sensacionit fizi.
...Gjithçka që ka njeriu në zemër, ndikohet dhe zgjohet prej melodisë. Nëse një zemër bëhet me ndjenja të mira dhe një zë i kulluar, bashkohet së bashku, krijohet një efekt i madh. Për shembull: nëse ka dashuri në zemër, nëpërmjet melodisë, ajo do të rritet gjersa intesiteti i saj zor se mund të përballohet; por nëse mendime të këqija janë në zemër të tilla si urrejtja, kjo do të rritet dhe shumëfishohet. Për shembull: muzika e përdorur në luftë zgjon dëshirën për gjakderdhje. Kuptimi është se melodia bën që çfarëdolloj ndjenje në zemër të rritet.
Disa ndjenja krijohen rastësisht dhe disa e kanë një bazë. Për shembull: disa njerëz janë të mirë nga natyra, por mund të shqetësohen rastësisht nga një valë zemërimi, por nëse ata e dëgjojnë muzikën, natyra e vërtetë do ta riafirmojë vetvteten. Muzika me të vërtetë zgjon realen , natyrën e vërtetë thelbin individual. Me çfarëdo qëllimi që ta dëgjoni muzikën, ky qëllim do të fuqizohet. Për shembull do të jepet një koncert për të varfërit dhe të pafatit, dhe, nëse do të shkoni atje për këtë qëllim, muzika do t'ua shtojë dhembshurinë dhe zemërgjerësinë. Kjo është arsyeja përse muzika përdoret në luftë. Dhe po ashtu me të gjitha gjërat që shkaktojnë nxitje të nervave.
(Fjalët e 'Abdu'l-Baháit për Zj. Mary L. Lucas, siç citohet në A Brief Account of my Visit to Acca [Një rrëfim i shkurtër i vizitës sime në Acca] (Çikago: Shoqëria Botuese Bahá'í, 1905), f. 11-14)
Nga letrat e shkruara në emër të Shoghi Effendiut:
1423. Lidhur me të kënduarin disa krijimeve të shkruara prej zj. ...., ai mendon se do të ishin një ide e shkëlqyer dhe kur zj. Lua Getsinger jetonte me familjen e Mjeshtrit, ajo shpesh i këndonte ato dhe përpiqej që t'ua mësonte fëmijëve të vegjël në familje.
(22 mars 1928 për një besimtar individual)1424. Ai mendon se do të ishte veçanërisht e mrekullueshme t'i shihje fëmijët e vegjël që i këndonin ato në grupe....
(22 mars 1928 për një besimtar individual)1425. Ruajtësi i vlerëson himnet që ju i kompozoni në mënyrë kaq të mekullueshme. Ato me siguri që përmbajnë realitetet e Besimit dhe do t'ju ndijmojnë ju me të vërtetë t'ua jepni Mesazhin të rinjve. Muzika na ndihmon ta ndikojmë shpirtin njerëzor; ajo është një mjet i rëndësishëm që na ndihmon të kominojmë me shpirtin. Ruajtësi shpreson se nëpërmjet kësaj ndihmese ju do t'ua jepni Mesazhin njerëzve dhe do të tërhiqni zemrat e tyre.
(15 nëntor 1932 për një besimtar individual cituar në Bahá'í News nr. 71 (shkurt 1933), f. 2)
1426. Lidhur me pyetjen kryesore që ju bëni në lidhje me këndinin e himneve në takimet Bahá'í: Ai dëshiron që unë t'ju siguroj se nuk ka asnjë kundërshtim. Elementi e muzikës, pa dyshim, është një tipar i rëndësishëm i të gjitha takimeve Bahá'í. Vetë Mjeshtri e ka theksuar rëndësinë e saj. Por miqtë duhet që në tëkët, si dhe të gjitha gjërat e tjera të mos i kalojnë kufijtë e moderimit dhe të bëjnë kujdes ta ruajnë karakterin e rreptë shpirtëror të tëgjtiha takimeve të tyre. Muzika duhet të çojë në spiritualitet dhe nëse ajo e krijon një atmosferë të tillë, nuk mund të ketë kundërshtime ndaj saj.
Një dallim i një rëndësije jetësore, megjithatë, duhet të vendoset qartësisht ndërmjet këndimit të himneve të kompozuara prej besimtarëve dhe këndimit të Ligjëratave të Shenjta.
(17 mars 1935 për një besimtar individual)1427. Përsa i përket pyetjes suaj në lidhje me përdorimin e muzikës në Festën e Nëntëmbëdhjetë Ditëve, ai dëshiron që ju t'i siguroni të gjithë miqtë se ai jo vetëm e miraton një praktikë të tillë, por mendon se madje është e këshillueshme që miqtë në takimet e tyre të përdorin himne të kompozuar nga vetë Bahá'í-të, si dhe himne, poema e psalme të bazuara në Fjalët e Shenjta.
(7 prill 1935, për një besimtar individual)1428. Edhe pse tani është vetëm fillimi iartit Bahá'í, megjithatë miqtë që e ndjejnë se janë të talentuar në çështje të tilla, duhet të përpiqen t'i zhvillojnë dhe t'i kultivojnë dhuntitë e tyre dhe nëpërmjet veprave të tyre ta reflektojnë edhe pse jo sa duhet, Shpirtin hyjnor të cilin Bahá'u'lláhu ja dha botës.
(4 nëntor 1937 për një besimtar individual)1429. Muzika, si një prej arteve është një një zvillimim kultural natyror dhe Ruajtësi nuk mendon se duhet të ketë ndonjë "kultivim të muzikës Bahá'í", për më tepër të përpiqemi të zhvillojmë një shkollë Bahá'í të pikturës apo të të shkruarit. Besimtarët janë të lirë të piktrojnë, të shkruajnë dhe të kompozojnë siç i udhëheqin talentet. Nëse shkruhet muzikë, e lidhurme shkrimet e shenjta, miqtë janë të lirë ta përdorin atë, por nuk duhet konsideruar një kërkesë e takimeve Bahá'í të kenë një muzikë të tillë. Për më tepër miqtë t'u rrinë larg formave të përcaktuara, sepse ata duhet ta kuptojnë se Kauza është absolutisht universale dhe ajo që mund të duket si një shtesë e mrekullueshme për mënyrën e tyre të festimit të një Feste etj, ndoshta do të binte në veshët e njerëzve të një vendi tjetër si tinguj të pakëndshëm - dhe anasjelltas. Për sa kohë ata e kanë mzikën ppër hatrin e vet, ajo është në rregull, por ata nuk duhet ta konsiderojnë atë muzikë Bahá'í.
(20 korrik 1946 për Asamble Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë)
1430. Muzika instrumentale mund të përdoret në festat Bahá'í.
(20 gusht 1956 për një besimtar individual)1431. Përsa i përket krijimit të një libri këngësh Bahá'í, kuptimi juaj se nuk ka shprehje kulturore që mund të quhet Bahá'í, në këtë kohë (muzikë e veçantë, literaturë, art arkitekturë etj; që të jetë lule e qytetërimit dhe që nuk vjen në fillim të një revelacioni të ri), kjo është korrekte. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi këgë Bahá'í, me fjalë të tjera, këngë të shkruara nga Bahá'ít për subjekte Bahá'í.
(21 shtator 1957 për Asamble Shpirtërore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara)
1432. Ju duhet të përpiqeni dhe t'i zgjidhni çështjet për këngët me Komitetin revizionues apo me Asamblenë Shpirtërore Kombëtare. Një Bahá'í mund të shkruajë këngë, duke e përmendur besimin. Kjo nuk është "muzikë Bahá'í", por muzikë në të cilën përmendet Besimi. Kjo ndoshta është ajo që nënkuptonte Asambleja Shpirtërore Kombëtare.
(24 tetor 1957 për një besimtar individual)(Përmbledhur për përfshirje në një letër të datuar 1 mars 1972, e shkruar nga Shtëpia Universale e Drejtësisë për të gjitha Asambletë Shpirtërore Kombëtare)
Revizionuar në korrik 1990------------------------------------------------------------
---------------------------------------------------------------------------