More Books by Përmbledhje

Asambletë Shpirtërore Lokale
Besueshmëria
Besëlidhja
Direktiva për mësimin
Edukimi Bahá'í
Fondet dhe kontributet Bahá'í
Fuqia e Ndihmës Hyjnore
Gratë
Hukukullahu, e Drejta e Perëndisë
Hukukullahu, Ligji social-ekonomik e shpirtëror i Kitáb-i-Aqdasit (Dr. A.-M. Varqá)
Hukukullahut, Ligji i (Cyrus Alá'í)
Hukukullahut, Një kodifikim i Ligjit të (Departamenti i Kërkimeve)
Jeta e familjës
Konsultimi
Krisa dhe fitorja
Lutje Bahá'í (i vogël)
Lutje Bahá'í
Muzikë
Mësimet për rendin e ri botëror
Mësimi i masave
Ndalimi i pijeve të dëmshme
Njerëzit e shquar
Një jetë e ndershme dhe e shenjtë
Opozitë
Paqe
Përmbledhja e përmbledhjeve
Përmbledhje e Trupës Kontinentale në Evropë
Përsosmëri në të gjitha gjerat
Radio
Rini
Ruajtja e Martesave Bahá'í
Rëndësia e arteve në përhapjen e Besimit
Rëndësia e lutjes, e përsiatjes, dhe e qëndrimit devocional
Shenjtëria dhe natyra e zgjedhjeve
Takimet Bahá'í & Festa e 19 Ditëve
Tek Ai do të kthehemi
Thashetheme; Stimulimi dhe Zhvillimi e Komuniteteve Bahá'í
Transformimi shpirtëror
Të jetosh jetën
Të çojmë përpara hyrjen me trupa
Varrimi Bahá'í
Free Interfaith Software

Web - Windows - iPhone








Përmbledhje : Lutje Bahá'í
Një Përzgjedhje
LUTJE
BAHÁ'Í
SHKRIME
TË SHENJTA
Një Përzgjedhje
LUTJE
dhe
SHKRIME TË SHENJTA
BAHÁ'Í
ASAMBLEJA SHPIRTËRORE KOMBËTARE
E BAHÁ'Í-VE TË SHQIPËRISË
Original Title:
Bahá'í Prayers - A Selection for All Occasions
Published by: Bahá'í Publishing Trust,

Spiritual Assembly of the Bahá'ís of Malaysia, 1985

and some additional prayers
Text: Albanian
(c) Asambleja Shpirtërore Kombëtare
e Bahá'í-ve të Shqipërisë
Rruga e Dibrës 59 - Tiranë
Botimi i dytë 2001 - 158 E.B.
LUTJE BAHÁ'Í
Një Përzgjedhje për të Gjitha Rastet
I bekuar është trualli, dhe shtëpia,
dhe vendi, dhe qyteti,
dhe zemra, dhe mali,
dhe streha, dhe guva,
dhe lugina, dhe toka,
dhe deti, dhe ishulli,
dhe livadhi, ku emri i Perëndisë
është përmendur,
dhe lëvdata e Tij është lartësuar.
- Bahá'u'lláh

O Perëndi, Perëndia im, i Shumëdashuri im, Dëshira e zemrës sime.

- Báb

KËNDOJI, O shërbëtori Im, vargjet e Perëndisë, që ti ke marrë, ashtu siç i këndojnë ata që janë avitur pranë Tij, në mënyrë që ëmbëlsia e melodisë sate të frymëzojë vetë shpirtin tënd dhe të tërheqë zemrat e të gjithë njerëzve. Cilido që reciton, në vetminë e dhomës së vet, vargjet e reveluara nga Perëndia, engjëjt shpërndarës të Fuqiplotit do të përhapin gjerësisht aromën e fjalëve të shqiptuara nga goja e tij, duke e bërë të rrahë fort zemrën e çdo njeriu të drejtë. Edhe pse, në fillim, ai mund të mos e kuptojë efektin e tyre, vetia e favorit që i është dhuruar atij shpejt a vonë do të ushtrojë patjetër ndikimin e vet mbi shpirtin tij. Kështu janë diktuar misteret e Revelacionit të Perëndisë falë Vullnetit të Atij që është Burimi i fuqisë e i urtisë.

- Bahá'u'lláh
PASQYRA E LËNDËS

(Fillimet e radhitura më poshtë janë thjesht arbitrare për ta bërë të lehtë referimin, ato nuk janë pjesë e teksteve të mirëfillta)

Faqe

I bekuar është trualli ... 3 Këndoji, O shërbëtori Im... 4 Shërbëtorit i ka hije... 12 Është urdhëruar që çdo besimtar...

Lutja e Shkurtër e detyrueshme 13

15 Lutja e Shkurtër e detyrueshme 14 Lutja e Mesme e detyrueshme 15 Lutja e Gjatë e detyrueshme 18 Asambleja Shpirtërore (1) O Perëndi, Perëndia im! Ne jemi

shërbëtorët e Tu...

26 (2) O Ti Zot i Mbretërisë... 27 (3) O Perëndi! O Perëndi! Prej mbretërisë

së padukshme...

28 Bashkëshortët (4) O Perëndi, Perëndia im! Kjo

shërbëtore Jotja...

30 Duart e Kauzës së Perëndisë (5) Drita dhe lavdia... 31 Ndjesa (6) O Perëndi, Perëndia im! Unë të lutem...

Ty... 32 (7) Lëvduar qofsh Ti, O Zot... 33 (8) O Perëndia im, O Zoti im, O Mjeshtri im...

... 34 (9) O Ti Zot që fal!... 34 Fëmijët dhe të Rinjtë (10) Lëvduar qofsh Ti, O Zot Perëndia!...

Im!... 36 (11) O Ti Zot i pashoq!... 37 (12) O Perëndi! Rrite këtë foshnjë të...

vogël.... 37 (13) O Perëndi, më udhëhiq, më mbro...

mua... 37 (14) O Perëndi! Edukoji këta fëmijë... 38 (15) O Ti Zot i mirë! Këta fëmijë të

këndshëm...

38 (16) O Zoti Im! O Zoti Im... 39 (17) O Ti, më i lavdishmi Zot... 39 (18) Të rinjtë O Zot! Bëje këtë të ri... 40 Fondet (19) O Perëndi, Perëndia im! Ndriçoje... 41 (uqúqu'lláh (20) I Madhërishëm je Ti, O Zot... 42 (21) I lavdëruar je Ti, O Zoti im... 42 Lavdërim dhe Mirënjohje (22) Të gjitha lavdërimet, O Perëndia im,

qofshin mbi Ty...
44 (23) O Perëndi zemërdhembshur! Të
falënderoj...

45 Lutje për Pionierët (24) Ti e di, O Perëndi, dhe je dëshmitari im...

(Për Lua Getsinger, përcaktuar si
autentike më 1985)

46 Martesa (25) Lavdia qoftë mbi Ty, O Perëndia im... 47 Mbledhjet (26) O Ti Zemërdhembshur, i Gjithëfuqishmi... 48 (27) O Perëndi! Me të vërtetë, ne jemi

mbledhur...

49 (28) O Providencë Hyjnore! Ky grumbullim... 49 Mbrojtja (29) Lëvduar qoftë Emri Yt, O Zot

Perëndia im...
51 (30) O Ti Providencë hyjnore, ne jemi për të
të ardhur keq...
51 (31) Ai është Perëndia! O Zot, Perëndia im!...

(U referohet martirëve dhe përndjekjeve) 52 (32) O Perëndi, Perëndia im! Ruaji

shërbëtorët e Tu të besuar...

55 (33) Ai është Zemërdhembshuri... 55 (34) Në emër të Tij, të Lavdëruarit... 56 Mëngjes (35) O Perëndia im dhe Mjeshtri im... 58 (36) U zgjova nën strehën Tënde... 59 Mësimdhënia (37) Lëvduar qoftë Emri Yt...

(për jobesimtarë) 60 (38) O Perëndi! O Perëndi! Ky është një zog

krahëthyer... 61 (39) O Perëndia im, ndihmoje shërbëtorin

Tënd... 62 (40) O Ti Perëndi i pakrahasueshëm!... 62 (41) O Perëndi, Perëndia im! Ndihmoji

shërbëtorët e Tu... 63 (42) O Zot, Perëndia im! Lëvduar... 64 Natë (43) O Perëndia im, Mjeshtri im, Qëllimi... 65 (44) Si mund të zgjedh gjumin... 66 Mesnatë (45) O Zot, e kam kthyer fytyrën... 67 Ndihma (46) O Perëndia im! Të kërkoj Ty... 68 (47) A ka ndonjë Largues... 68 (48) Thuaj: Perëndia është i mjaftueshëm në

gjithçka...

68 (49) O Zot! Për të të ardhur keq jemi ne... 69 (50) O Zot, Perëndia im! Ndihmoji të dashurit

e Tu...

69 (51) O Ti, sprovat e të Cilit... 70 Nënat e pritshme (52) Zoti im! Zoti im! Të lëvdoj... 71 Njerëzimi (53) O Ti Zot i mirë! Ti e ke krijuar... 72 (54) O Perëndi! Ne jemi të dobët... 73 Për të vdekurit (55) O Perëndia im! Ky është shërbëtori Yt... 74 (56) Lavdia qoftë mbi Ty, O Zot... 75 (57) O Perëndia im! O Ti, falësi i mëkateve!... 77 Prindërit (58) Ti i shikon, O Zot, duart tona që luten... 78 (59) O Zot! Në këtë Dispensacion Më të Madh... 78 Rritja Shpirtërore (60) Krijo tek unë një zemër të kulluar... 79 (61) Perëndia im, i Adhuruari im... 80 (62) Thuaj: O Perëndi, Perëndia im! Stolise

kokën time...

81 (63) O Perëndi, freskoje e kënaqe... 81 (64) O Zot! Ne jemi të dobët... 82 (65) O Perëndi, Perëndia im! Ti je Shpresa ime... 82 (66) O Zoti im, i Shumëdashuri im, Dëshira

ime... 83 (67) O Zoti im! Bëje bukurinë Tënde... 84 Sprova e Vështirësi (68) Largoje brengën time me bujarinë... 85 (69) Unë të përgjërohem, për fuqinë Tënde... 86 (70) O Zot! Ti je Larguesi... 86 (71) O Zoti im! Ti e di... 87 (72) O Zot, Perëndia im dhe Streha ime... 88 Shërimi (73) Emri Yt është shërimi im... 90 (74) Ti je Ai, O Perëndia im... 91 Shkëputja (75) O Zot! Ty të drejtohem për strehë... 92 (76) O Perëndia im, Zoti im dhe Mjeshtri im... 93 Udhëheqje (77) Të lutem Ty, O Perëndia im... 94 Udhëtimi (78) U ngrita këtë mëngjes... 95 (79) O Perëndi, Perëndia im! Unë dola... 95 Uniteti (80) Dhëntë Zoti që drita e unitetit... 96 (81) O Perëndia im! O Perëndia im! Bashkoji

zemrat...

96 (82) Lavdia qoftë mbi Ty, O Perëndi... 97 (83) O Ti që je Zoti i Zotave... 97 (84) O Ti Dhënësi!... 98 (85) Dhëntë Zoti që drita e unitetit... 99 Vendosmëria në Besëlidhje (86) Bëji të vendosur hapat tanë... 99 (87) O Zoti im dhe Shpresa ime... 100 Udhërrëfim (88) Ne i lutemi Zotit t'i ndihmojë... 101 Ditët e Shtuara (89) Perëndia im, Zjarri im dhe Drita ime... 102 Agjërimi (90) Lëvduar qofsh Ti, O Zot... 104 (91) O Providencë Hyjnore! Edhe pse unë po

përmbahem...

105 (92) Lutja e gjatë për Agjërimin 106 Novruzi (93) Lëvduar qofsh Ti, O Perëndia im... 114 Tabela e Ri(ván-it (94) Pranvera Hyjnore ka ardhur... 117 (95) Tabela e A(mad-it 120 (96) Tabela e Vizitimit të Bahá'u'lláh-ut 124 (97) Tabela e Vizitimit të 'Abdu'l-Bahá-it 128 (98) Tabela e Zjarrit 130 (99) Lutja e Gjatë e Shërimit 138 Lutja më e pranueshme... 146 Fjalët e Perëndisë (përzgjedhje) 147 Pjesë nga Fjalët e Fshehura 148 Fragmente nga disa Tabela të Bahá'u'lláh-ut 153 Nga Shkrimet e 'Abdu'l-Bahá-it 157 Merru me kujtimin... 158 Tema Plotësuese Festa e Nëntëmbëdhjetë Ditëve 159 (100) O Perëndi! Largoji... 160 Kalendari i Festës së Nëntëmbëdhjetë

Ditëve
162 Dinamika e Lutjes për zgjidhjen e
Problemeve

163 Përvjetorët dhe Festat Bahá'í 166 'Shërbëtorit i ka hije të falet e t'i kërkojë ndihmë Perëndisë dhe t'i përgjërohet e t'i lutet që t'i japë mbështetjen e Tij.

E tillë është pozita e shërbyesisë dhe Zoti do të dekretojë çdo gjë që Ai dëshiron, në përputhje me urtinë e Tij të përkryer.'

- 'Abdu'l-Bahá

Rëndësia e lutjes, e përsiatjes dhe e qëndrimit devocional

Është urdhëruar që çdo besimtar në Perëndinë, Zotin e Gjykimit, duhet çdo ditë, pasi të ketë larë duart e pastaj fytyrën, të ulet dhe, duke iu drejtuar Perëndisë, të përsërisë nëntëdhjetë e pesë herë "Alláh-u-Abhá". I tillë ishte urdhri i Artuesit të Qiejve kur, me madhështi e fuqi, Ai u vendos në fronet e Emrave të Tij. Merrni edhe ju avdes për Lutjen e Detyrueshme; ky është urdhri i Perëndisë, të Pakrahasueshmit, të Papërmbajtshmit.

- Bahá'u'lláh
Kitáb-i Akdas
LUTJA E DETYRUESHME

"Lutjet e detyrueshme janë të tilla, sepse çojnë në përunjësi e nënshtrim, e bëjnë njeriun ta kthejë fytyrën drejt Perëndisë e të shprehë përkushtim ndaj Tij. Përmes lutjesh të tilla njeriu mban lidhje me Perëndinë, kërkon t'i avitet pranë Atij, bisedon me të Shumëdashurin e vërtetë të zemrës së vet dhe ngrihet në pozita shpirtërore."

- 'Abdu'l-Bahá

Bahá'u'lláh ka reveluar tri lutje të posaçme (të shkurtër, të mesme dhe të gjatë), çdonjëra prej të cilave mund të zgjidhet dhe, kur përdoret në mënyrën e përshkruar, e përmbush detyrimin.

_________________
LUTJA E SHKURTËR E DETYRUESHME

Të thuhet një herë në ditë, ndërmjet mesditës dhe perëndimit të diellit

Unë dëshmoj, O Perëndia im, se Ti më ke krijuar që të të njoh e të të adhuroj Ty. Unë dëshmoj në këtë çast pafuqinë time dhe fuqinë Tënde, varfërinë time dhe begatinë Tënde.

Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje, Ndihmës në Rrezik, të Vetëqenëshmit.

- Bahá'u'lláh
LUTJA E MESME E DETYRUESHME

Të thuhet çdo ditë në mëngjes, në mesditë e në mbrëmje

Cilido që dëshiron të thotë këtë lutje, të lajë duart dhe duke u larë të thotë:

Forcoje dorën time, O Perëndia im, që ajo të mund të mbajë Librin Tënd me një qëndrueshmëri të tillë që ushtritë e botës të mos kenë pushtet mbi të. Ruaje, pra, atë që të mos përziehet me asgjë që s'i përket atij. Ti je, me të vërtetë, Fuqiploti, Më i Pushtetshmi.

Dhe duke larë fytyrën, të thotë:

E kam kthyer fytyrën ndaj Teje, O Zoti im! Ndriçoje atë me dritën e pamjes Sate. Mbroje, pra, atë që të mos kthehet ndaj askujt veç Teje.

Pastaj të ngrihet dhe, i kthyer ndaj Kiblës (Pikës së Adhurimit, dmth. Bahxhi-së, 'Akká), të thotë:

Perëndia dëshmon se nuk ka Perëndi tjetër veç Tij. Të Tijat janë mbretëritë e Revelacionit e të krijimit. Ai, me të vërtetë, ka shfaqur Atë Që është agimi i Revelacionit, Atë që bisedoi në Sinai, Atë përmes të Cilit Horizonti Suprem është ndriçuar dhe Pema e Lotosit, tej së cilës nuk ka kalim, ka folur, Atë me anën e të Cilit të gjithë atyre që janë në qiell e mbi tokë u është shpallur: "Ja, Gjithëzotëruesi ka ardhur. Tokë e qiell, lavdi e sundim i përkasin Perëndisë, Zotit të gjithë njerëzve, Zotëruesit të Fronit atje lart e të tokës këtu poshtë!"

Pastaj të përkulet, me duart të mbështetura mbi gjunjë, dhe të thotë:

I lartësuar je Ti mbi lëvdatat e mia e mbi lëvdatat e cilitdo tjetër veç meje, mbi përfytyrimin tim dhe mbi përfytyrimin e të gjithë atyre që janë në qiell e mbi tokë!

Pastaj, duke qëndruar në këmbë me duart të hapura, me pëllëmbët lart në drejtim të fytyrës, të thotë:

Mos e zhgënje, O Perëndia im, atë që me gishta lutës kapet pas rrobës së mëshirës Sate e të mirësisë Sate, O Ti Që je Më i Mëshirshmi ndër ata që tregojnë mëshirë!

Pastaj të ulet e të thotë:

Unë dëshmoj për unitetin Tënd e për njëshmërinë Tënde, dëshmoj se Ti je Perëndia dhe se nuk ka Perëndi tjetër veç Teje. Ti, me të vërtetë, ke reveluar Kauzën, ke përmbushur Besëlidhjen Tënde dhe ua ke hapur gjerësisht portën e mirësisë Sate të gjithë atyre që janë në qiell e mbi tokë. Bekimi e paqja, përshëndetja e lavdia zbritshin mbi të dashurit e Tu, mbi ata që ndryshimet e rastet e botës nuk i kanë penguar ta kthejnë fytyrën ndaj Teje dhe që kanë dhënë gjithçka kishin, me shpresën për të fituar atë që është në Ty. Ti je, me të vërtetë, Gjithmonëfalësi, Bujariploti.

(Në rast se ndonjëri, në vend të vargut të gjatë, preferon të recitojë këto fjalë: "Perëndia dëshmon se nuk ka Perëndi tjetër veç Tij, Ndihmës në Rrezik, të Vetëqenëshmit", kjo do të ishte e mjaftueshme. Dhe po kështu, do të ishte e mjaftueshme që ai, ndërsa qëndron ndenjur, të recitonte këto fjalë: "Unë dëshmoj për unitetin Tënd e për njëshmërinë Tënde, dëshmoj se Ti je Perëndia dhe se nuk ka Perëndi tjetër veç Teje.")

- Bahá'u'lláh
LUTJA E GJATË E DETYRUESHME
Të thuhet një herë në njëzet e katër orë

Cilido që dëshiron ta thotë këtë lutje, të qëndrojë në këmbë e t'i drejtohet Perëndisë dhe, ndërsa qëndron në vendin e vet, të vështrojë nga e djathta e nga e majta, sikur pret mëshirën e Zotit të tij, Mëshirëplotit, Zemërdhembshurit. Pastaj të thotë:

O Ti Që je Zoti i të gjithë emrave dhe Artuesi i qiejve! Të kërkoj përunjësisht, për ata Që janë Agimet e Thelbit Tënd të padukshëm, Më të Lartësuar, Lavdiplotë, ta bësh lutjen time një zjarr që do t'i djegë perdet që më kanë zënë pamjen e bukurisë Sate, dhe një dritë që do të më udhëheqë drejt oqeanit të pranisë Sate.

Pastaj, në lutje të përunjur, të ngrejë duart ndaj Perëndisë - bekuar e lartësuar qoftë Ai - dhe të thotë:

O Ti Dëshira e botës dhe i Shumëdashuri i kombeve! Ti më sheh sesi e kthej fytyrën ndaj Teje, i shkëputur nga çdo lidhje me cilindo qoftë veç Teje, dhe mbahem pas fillit Tënd, lëvizja e të cilit ka tronditur gjithë krijimin. Unë jam shërbëtori Yt, O Zoti im, dhe bir i shërbëtorit Tënd. Shihmë, jam i gatshëm të përmbush vullnetin Tënd e dëshirën Tënde, pa dëshiruar asgjë tjetër veç pëlqimit Tënd. Të përgjërohem, për Oqeanin e mëshirës Sate dhe për Yllin e Ditës të mirësisë Sate, të bësh me shërbëtorin Tënd si të duash e si të të pëlqejë Ty. Për fuqinë Tënde, që qëndron shumë më lart se çdo fjalë e lavdërim! Çdo gjë që të revelosh Ti është dëshira e zemrës sime dhe e shumëdashura e shpirtit tim. O Perëndi, Perëndia im! Mos u vër veshin shpresave të mia e bëmave të mia, por shih, përkundrazi, vullnetin Tënd, që ka përfshirë qiejt e tokën. Për Emrin Tënd Më të Madh, O Ti Zoti i të gjitha kombeve! Unë kam dëshiruar vetëm atë që Ti dëshiron dhe kam dashur vetëm atë që Ti do.

Pastaj të bjerë në gjunjë dhe duke e ulur ballin në tokë të thotë:

Lëvduar je Ti tej përshkrimit të cilitdo qoftë, veç Vetes Sate, dhe kuptimit të çdo gjëje tjetër, veç Teje.

Pastaj të ngrihet e të thotë:

Bëje lutjen time, O Zoti im, burim ujërash jetëdhënëse, falë të cilave unë të mund të jetoj aq sa zgjat sovraniteti yt dhe të të përmend Ty në çdo botë të botëve të Tua.

T'i ngrejë përsëri duart në lutje dhe të thotë:

O Ti, në ndarje nga i Cili zemrat e shpirtrat janë shkrirë dhe që me zjarrin e dashurisë Sate ke ndezur flakë tërë botën. Të përgjërohem për Emrin Tënd, përmes të cilit ke nënshtruar gjithë krijimin, të mos më mohosh atë që është në Ty, O Ti Që sundon mbi të gjithë njerëzit. Ti e sheh, O Zoti im, këtë të huaj që nxiton për në shtëpinë e tij më të lëvduar nën tendën e madhërisë Sate e brenda vathës së mëshirës Sate; dhe këtë mëkatar që kërkon oqeanin e ndjesës Sate; dhe këtë të përvuajtur që kërkon oborrin e Lavdisë Sate; dhe këtë krijesë të varfër që kërkon margaritarin e pasurisë Sate. Ty të përket pushteti për të urdhëruar çdo gjë që dëshiron. Dëshmoj se Ti duhet të lavdërohesh në bëmat e Tua, porosive të Tua u duhet bindur, dhe Ti mbetesh i padetyruar në urdhrat që jep.

Pastaj të ngrejë duart dhe të përsërisë tri herë Emrin Më të Madh. Pastaj të përkulet me duart mbi gjunjë para Perëndisë - bekuar e lëvduar qoftë Ai - dhe të thotë:

Ti e sheh, O Perëndia im, sesi shpirti më është gjallëruar në gjymtyrët e organet e mia nga dëshira e zjarrtë që të të adhurojë Ty dhe nga etja që të të kujtojë e lartësojë Ty; sesi ai dëshmon për atë që Gjuha e Urdhrit Tënd ka dëshmuar në mbretërinë e fjalës Sate dhe në qiellin e dijes Sate. Më pëlqen, në këtë gjendje, O Zoti im, të të lyp çdo gjë që është në Ty, për të treguar varfërinë time dhe për të lartësuar bujarinë Tënde e pasuritë e Tua, për të shpallur pafuqinë time e për të shfaqur pushtetin Tënd e fuqinë Tënde.

Pastaj të çohet e t'i ngrejë dy herë duart në lutje dhe të thotë:

Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje, të Gjithëfuqishmit, Bujariplotit. Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje, Urdhëruesit, si në fillim dhe në mbarim. O Perëndi, Perëndia im! Ndjesa Jote më ka dhënë zemër, dhe mëshira Jote më ka forcuar, dhe thirrja Jote më ka zgjuar, dhe dashamirësia Jote më ka ngritur e më ka sjellë tek Ti. Ndryshe, cili jam unë që të guxoj të qëndroj në portat e qytetit të afrisë Sate, ose ta kthej fytyrën nga dritat që shkëlqejnë prej qiellit të vullnetit Tënd? Ti e sheh O Zoti im, këtë krijesë të mjerë që troket në derën e dashamirësisë Sate, dhe këtë shpirt jetëshkurtër që kërkon lumin e jetës së pasosur nga duart e bujarisë Sate. Jotja është në çdo kohë komanda, O Ti Që je Zoti i të gjithë emrave; dhe imja është bindja e dëshira për t'iu nënshtruar vullnetit Tënd, O Krijues i qiejve.

Pastaj të ngrejë tri herë duart e të thotë:
Perëndia është më i madh se çdo i madh!

Pastaj të bjerë në gjunjë dhe, duke e ulur ballin në tokë, të thotë:

Ti je tepër lart që lëvdimi i atyre që ndodhen pranë Teje të mund të ngjitet në qiellin e afrisë Sate, ose që zogjtë e zemrave të atyre që të janë përkushtuar Ty të arrijnë pragun e portës Sate. Unë dëshmoj se Ti je shenjtëruar mbi të gjitha atributet dhe je i shenjtë mbi të gjithë emrat. Nuk ka Perëndi veç Teje, të Shumëlartësuarit, Lavdiplotit.

Pastaj të ulet e të thotë:

Unë dëshmoj për atë që kanë dëshmuar të gjitha krijesat, dhe Tubimi qiellor, dhe banorët e Parajsës më të lartë, dhe veç tyre për atë që vetë Gjuha e Madhështisë dëshmon nga Horizonti lavdiplotë, se Ti je Perëndia, se nuk ka Perëndi veç Teje, dhe se Ai Që u shfaq është Misteri i Fshehur, Simboli i Ruajtur, përmes të Cilit shkronjat T dhe B (Të bëhet) u lidhën e u bashkuan. Unë dëshmoj se është Ai, emri i të Cilit është shkruar nga Penda e Më të Lartit dhe Që është përmendur në Librat e Perëndisë, Zotit të Fronit atje lart dhe të tokës këtu poshtë.

Pastaj të ngrihet në këmbë dhe të thotë:

O Zot i të gjitha qenieve dhe Zotërues i të gjitha gjërave të dukshme e të padukshme! Ti i sheh lotët e mi dhe i dëgjon psherëtimat që nxjerr, rënkimet e mia, vajtimin tim dhe ankesat e zemrës sime. Për fuqinë Tënde! Fajet që kam bërë më kanë penguar të afrohem pranë Teje; dhe mëkatet e mia më kanë mbajtur larg oborrit të shenjtërisë Sate. Dashuria Jote, O Zoti im, më ka pasuruar dhe ndarja prej Teje më ka shkatërruar e largësia nga Ti më ka cfilitur. Të përgjërohem Ty, për gjurmët e Tua në këtë vend të shkretë, dhe për fjalët "Ja ku jam, ja ku jam", që të Zgjedhurit e Tu kanë shqiptuar në këtë pamatësi, dhe për fërfërimat e Revelacionit Tënd, dhe për flladet e lehta të Agimit të Manifestimit Tënd, të urdhërosh që unë të mund të sodis bukurinë Tënde dhe të vërej çdo gjë që ka në Librin Tënd.

Pastaj të përsërisë tri herë Emrin Më të Madh dhe të përkulet me duart mbi gjunjë e të thotë:

Lëvduar qofsh Ti, O Perëndia im, që më ke ndihmuar të të kujtoj e të të lëvdoj Ty, dhe që më ke bërë të njohur Atë Që është Agimi i shenjave të Tua, dhe që më ke lejuar të përkulem para Zotërisë Sate, dhe të përunjem para Hyjnisë Sate, dhe të njoh atë që ka folur Gjuha e madhështisë Sate.

Pastaj të ngrihet e të thotë:

O Perëndi, Perëndia im! Shpina më është kërrusur nga pesha e mëkateve të mia dhe shkujdesja ime më ka shkatërruar. Sa herë peshoj bëmat e mia të liga dhe dashamirësinë Tënde, zemra ime shkrin brenda meje dhe gjaku më vlon në vena. Për Bukurinë Tënde, O Ti Dëshira e botës! Më skuqet faqja ta ngre fytyrën ndaj Teje dhe duarve të mia që përgjërohen u vjen turp të zgjaten ndaj qiellit të zemërgjerësisë Sate. Ti e sheh, O Perëndia im, sesi lotët nuk më lënë të të kujtoj Ty dhe të lëvdoj virtytet e Tua, O Ti Zoti i Fronit atje lart dhe i tokës këtu poshtë! Të lutem, për shenjat e Mbretërisë Sate dhe për misteret e Sundimit Tënd, të bësh me të dashurit e Tu siç i përshtatet Bujarisë Sate, O Zoti i të gjitha qenieve, dhe siç i ka hije mirësisë Sate, O Mbret i së dukshmes e i së padukshmes!

Të përsërisë pastaj tri herë Emrin Më të Madh dhe të bjerë në gjunjë, me ballin të ulur në tokë, e të thotë:

Lëvduar qofsh Ti, O Perëndia ynë, që na ke dërguar atë që na afron pranë Teje dhe që na jep çdo gjë të mirë që Ti na ke sjellë me anë të Librave të Tu e të Shkrimeve të Tua. Mbrona, Të lutemi, O Zoti im, nga barra e fantazive boshe dhe e imagjinatave të kota. Ti je, me të vërtetë, i Fuqishmi, i Gjithëdijshmi.

Pastaj ta ngrejë kokën, të ulet dhe të thotë:

Unë dëshmoj, O Perëndia im, për atë që kanë dëshmuar të Zgjedhurit e Tu dhe njoh atë që kanë njohur banorët e Parajsës më të lartë dhe ata që janë mbledhur rreth Fronit Tënd të fuqishëm. Mbretëritë e tokës e të qiellit janë të Tuat, O Zot i botëve!

- Bahá'u'lláh

"Dije se në çdo fjalë e lëvizje të lutjes së detyrueshme ka nënkuptime, mistere e një urti që njeriu nuk është në gjendje t'i kuptojë dhe që letra e pergamena nuk mund t'i përmbajnë."

- 'Abdu'l-Bahá

Rëndësia e lutjes, e përsiatjes dhe e qëndrimit devocional

ASAMBLEJA SHPIRTËRORE

Sa herë hyni në dhomën e konsultimit, thuajeni këtë lutje me zemrën që ju rreh nga dashuria për Perëndinë dhe me gjuhën të pastruar nga gjithçka veç kujtimit të Tij, që Fuqiploti t'ju ndihmojë me dashamirësi për të arritur fitoren më të lartë.

1

O Perëndi, Perëndia im! Ne jemi shërbëtorët e Tu që janë kthyer me përkushtim ndaj Fytyrës Sate të Shenjtë, që janë shkëputur nga gjithçka veç Teje në këtë Ditë të lavdishme. Ne jemi mbledhur në këtë Asamble Shpirtërore, të bashkuar në pikëpamjet e mendimet tona, me qëllimet tona të harmonizuara për të lartësuar Fjalën Tënde midis gjinisë njerëzore. O Zot, Perëndia Ynë! Bëna ne shenjat e Udhëheqjes Sate Hyjnore, Flamujt e Besimit Tënd të lavdëruar midis njerëzve, shërbëtorë të Besëlidhjes Sate të fuqishme. O Ti Zoti ynë Më i Lartë, bëna ne shfaqje të Unitetit Tënd Hyjnor në Mbretërinë Tënde Abhá, bëna yje vezullues që shkëlqejnë mbi të gjitha vendet. Zot! Ndihmona të bëhemi dete që ngrihen nga valët e Hirit Tënd mahnitës, rrëke që rrjedhin nga Lartësitë e Tua të gjithëlavdishme, fryte të mira në pemën e Kauzës Sate qiellore, pemë që tunden në flladet e Bujarisë Sate në Vreshtin Tënd qiellor. O Perëndi! Bëji shpirtrat tanë të varur prej Vargjeve të Unitetit Tënd Hyjnor, gëzoji zemrat tona me vërshimet e Hirit Tënd, që ne të bashkohemi si dallgët e një deti dhe të shkrihemi së bashku si rrezet e Dritës Sate të shkëlqyeshme; që mendimet tona, pikëpamjet tona, ndjenjat tona të bëhen si një realitet i vetëm, të manifestojnë frymën e bashkimit në mbarë botën. Ti je i Hirshmi, Bujari, Dhuruesi, Fuqiploti, i Mëshirshmi, Zemërdhembshuri.

- 'Abdu'l-Bahá

Mblidhuni së bashku me gëzim të pastër dhe, në fillim të mbledhjes, thoni këtë lutje:

2

O Ti Zot i Mbretërisë! Edhe pse trupat tanë janë mbledhur këtu së bashku, zemrat tona të magjepsura janë çuar larg prej dashurisë Sate dhe ne jemi rrëmbyer prej rrezeve të fytyrës Sate të ndritshme. Edhe pse të dobët, ne presim revelacionet e pushtetit e të fuqisë Sate. Edhe pse të varfër, pa pasuri ose mjete, ne marrim nga thesaret e Mbretërisë Sate. Edhe pse jemi pika, ne dalim nga thellësitë e oqeanit Tënd. Edhe pse jemi thërrmija, ne vezullojmë nga lavdia e Diellit Tënd të shkëlqyeshëm.

O Ti Dhuruesi Ynë! Dërgona ndihmën Tënde, që çdo njeri i ardhur këtu të bëhet një qiri i ndezur, një qendër tërheqëse, një thirrje e mbretërive të Tua qiellore, gjersa, më në fund, ta bëjmë këtë botë të poshtme pasqyrimin e Parajsës Sate.

- 'Abdu'l-Bahá

Lutje që duhet thënë në mbyllje të mbledhjes së Asamblesë Shpirtërore:

3

O Perëndi! O Perëndi! Prej mbretërisë së padukshme të njëshmërisë Sate, na shih të mbledhur në këtë takim shpirtëror, që besojmë tek Ti, që kemi besim në shenjat e Tua, të patundur në Besëlidhjen e në Testamentin Tënd, të prirur ndaj Teje, të ndezur me zjarrin e dashurisë Sate e të sinqertë në Kauzën Tënde. Ne jemi shërbëtorë të vreshtit Tënd, përhapës të fesë Sate, adhurues të devotshëm të fytyrës Sate, të përunjur ndaj të dashurve të Tu, të nënshtruar para portës Sate dhe që të lutemi Ty të na mbështesësh në shërbimin ndaj të zgjedhurve të Tu, të na përkrahësh me ushtritë e Tua të padukshme, të forcosh shpatullat tona në shërbimin Tënd dhe të na bësh të nënshtruar e nënshtetas adhurues që komunikojnë me Ty.

O Zoti ynë! Ne jemi të dobët dhe Ti je i Fuqishmi, i Pushtetshmi. Ne jemi të pajetë dhe Ti je Shpirti i madh jetëdhënës. Ne jemi në nevojë, dhe Ti je Mbështetësi, i Pushtetshmi.

O Zoti ynë! Ktheji fytyrat tona ndaj fytyrës Sate të mëshirshme, na ushqe nga tryeza Jote qiellore me mirësinë Tënde të begatë, na ndihmo me ushtritë e engjëjve të Tu më të lartë dhe na mbështet nëpërmjet shenjtorëve të Mbretërisë Abhá.

Me të vërtetë, Ti je Fisniku, i Mëshirshmi. Ti je Zotëruesi i bujarisë së madhe dhe, me të vërtetë, Ti je Zemërbuti e i Hirshmi.

- 'Abdu'l-Bahá
BASHKËSHORTËT
4

O Perëndi, Perëndia im! Kjo shërbëtore Jotja të thërret Ty, beson në Ty, e kthen fytyrën ndaj Teje, të lutet Ty të lëshosh mbi të bujaritë e Tua qiellore, t'i shfaqësh asaj misteret e Tua shpirtërore dhe të hedhësh mbi të dritat e Hyjnisë Sate.

O Zoti im! Bëj që sytë e bashkëshortit tim të shohin. Gëzoja atij zemrën me dritën e dijes për Ty, tërhiqe mendjen e tij drejt bukurisë Sate të ndritshme, gëzoja atij shpirtin duke i reveluar shkëlqimet e Tua të dukshme.

O Zoti im! Hiqe perden nga sytë e tij. Derdhi bujaritë e Tua të shumta mbi të, dehe atë me verën e dashurisë për Ty, bëje atë njërin prej engjëjve të Tu, këmbët e të cilëve ecin mbi këtë tokë edhe pse shpirtrat e tyre fluturojnë në qiejt e lartë. Bëje atë një pishtar ndriçues, që shkëlqen me dritën e urtisë Sate midis njerëzve të Tu.

Me të vërtetë, Ti je i Çmuari, Gjithmonëdhënësi, Dorëhapuri.

- 'Abdu'l-Bahá
DUART E KAUZËS SË PERËNDISË

"...Administratorët Kryesorë të Komunitetit Botëror embrional të Bahá'u'lláh-ut, që janë veshur nga Penda e pagabueshme e Qendrës së Besëlidhjes së Tij me funksionin e dyfishtë për të ruajtur sigurinë dhe për të siguruar përhapjen e Besimit të Atit të Tij".

- Shoghi Effendi

Messages to the Bahá'í World [Mesazhe për Botën Bahá'í]

5

Drita dhe lavdia, përshëndetjet dhe lavdërimi qofshin mbi Duart e Kauzës së Tij, nëpërmjet të cilëve drita e qëndresës ka shkëlqyer dhe është vërtetuar se autoriteti për të zgjedhur i mbetet Perëndisë, të Pushtetshmit, të Fuqishmit, të Padetyruarit, përmes të cilëve është shfaqur oqeani i bujarisë dhe janë përhapur aromat e favoreve të hirshme të Perëndisë, të Zotit të njerëzimit. Ne i lutemi Atij - i Lavdëruar është Ai - t'i ruajë ata me fuqinë e ushtrive të Tij, t'i mbrojë me pushtetin e sundimit të Tij dhe t'i ndihmojë me forcën e Tij të pamposhtur, që mbizotëron mbi të gjitha gjërat e krijuara. Sovraniteti është i Perëndisë, i Krijuesit të qiejve dhe Zotit të Mbretërisë së Emrave.

- Bahá'u'lláh
NDJESA

(Lutje nga i nënti Lajm i Gëzuar i Bahá'u'lláh-ut)

...Rrëfimi i mëkateve e i gabimeve para qenieve njerëzore nuk është i lejueshëm,...Mëkatari duhet që, midis vetes së tij dhe Zotit, të kërkojë mëshirë nga Oqeani i mëshirës, të lypë ndjesë nga Qielli i zemërgjerësisë dhe të thotë:

6

O Perëndi, Perëndia im! Unë të lutem Ty, për gjakun e të dashurve të Tu të vërtetë, aq të magjepsur nga fjala Jote e ëmbël, sa që kanë nxituar drejt Majës së Lavdisë, vendit të martirizimit më të lavdishëm, të kërkoj Ty, për misteret që fshihen në dijet e Tua dhe për margaritarët që ruhen në oqeanin e bujarisë Sate, të më dhurosh ndjesë mua dhe atit tim e nënës sime. Me të vërtetë, Ti je Më i Mëshirshmi nga ata që tregojnë mëshirë. Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje, Gjithmonëfalësit, Bujariplotit.

O Zot! Ti e sheh këtë thelb të mëkatit që kthehet drejt oqeanit të favorit Tënd, dhe këtë të dobët që kërkon mbretërinë e pushtetit Tënd hyjnor, dhe këtë krijesë të mjerë që priret drejt yllit të ditës të pasurisë Sate. Për mëshirën dhe hirin Tënd, mos e zhgënje, O Zot, mos e privo atë nga revelacionet e bujarisë Sate në ditët e Tua, as mos e largo nga porta Jote, që Ti ua ke hapur të gjithë atyre që banojnë në qiellin Tënd e mbi tokën Tënde.

Sa keq! Sa keq! Mëkatet e mia më kanë penguar t'i avitem Oborrit të shenjtërisë Sate dhe gabimet e mia më kanë bërë t'i largohem Faltores së madhërisë Sate. Unë kam bërë atë që Ti ma ke ndaluar dhe kam lënë pasdore atë që Ti më ke urdhëruar të zbatoj.

Të lutem Ty, për Atë që është Zoti sovran i Emrave, të shkruash për mua me Pendën e bujarisë Sate atë që do të më bëjë të aftë të avitem pranë Teje, dhe do të më pastrojë nga gabimet e mia, që kanë ndërhyrë midis meje dhe ndjesës Sate.

Me të vërtetë, Ti je i Pushtetshmi, Bujari. Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje, të Fuqishmit, të Hirshmit.

- Bahá'u'lláh
7

Lëvduar qofsh Ti, O Zot. Na i fal mëkatet tona, ki mëshirë për ne dhe bëna të aftë të kthehemi drejt Teje. Bëna të mos mbështetemi në asgjë tjetër veç Teje dhe denjo të na japësh, përmes bujarisë Sate, atë që do dëshiroje Ti dhe që të vjen për mbarë Ty. Lartësoje pozitën e atyre që vërtet kanë besuar dhe fali ata me ndjesën Tënde të hirshme.

Me të vërtetë Ti je Ndihma në Rrezik, i Vetëqenëshmi.

- Báb
8

O Perëndia im, O Zoti im, O Mjeshtri im! Unë të lutem të më falësh që kam kërkuar çfarëdolloj kënaqësie tjetër veç dashurisë Sate, ose çfarëdolloj rehatie veç afrisë Sate, ose çfarëdolloj kënaqësie veç pëlqimit Tënd, ose çfarëdolloj ekzistencë tjetër veç lidhjes me Ty.

- Báb
9

O Ti Zot që fal! Ti je streha e të gjithë shërbëtorëve të Tu. Ti i di të fshehtat dhe i njeh të gjitha gjërat. Ne të gjithë jemi të pafuqishëm dhe Ti je i Fuqishmi, Ai që ka në dorë gjithçka. Ne të gjithë jemi mëkatarë, dhe Ti je Falësi i mëkateve, i Mëshirshmi, Zemërdhembshuri. O Zot! Mos i vër re të metat tona. Vepro me ne sipas dashamirësisë e bujarisë Sate. Të metat tona janë të shumta, por oqeani i ndjesës Sate është i pakufishëm. Dobësia jonë është e madhe, por faktet e ndihmës e të mbështetjes Sate janë të dukshme. Prandaj na përkrah e na forco. Na jep mundësi të bëjmë atë që është e denjë për Pragun Tënd të shenjtë. Ndriçoji zemrat tona, na dhuro sy që shohin e veshë të vëmendshëm. Ringjall të vdekurit dhe shëro të sëmurët. Jepu pasuri të varfërve dhe paqe e siguri atyre që kanë frikë. Pranona në mbretërinë Tënde dhe ndriçona me dritën e udhërrëfimit. Ti je Zemërgjeri. Ti je Zemërdhembshuri. Ti je i Miri.

- 'Abdu'l-Bahá
FËMIJËT DHE TË RINJTË
10

Lëvduar qofsh Ti, O Zot, Perëndia im! Bëj mirësisht që kjo foshnjë të mëkohet nga gjiri i mëshirës Sate të dhembshur dhe nga kujdesi Yt dashamirës, të ushqehet me frytet e pemëve të Tua qiellore. Mos lejo që ajo të lihet nën kujdesin e ndokujt tjetër veç Teje, sepse Ti Vetë, nëpërmjet forcës së vullnetit e të pushtetit Tënd sovran, e krijove dhe e thirre atë në jetë. Nuk ka tjetër Perëndi veç Teje, Fuqiplotit, të Gjithëdijshmit.

I lëvduar je Ti, O Më i Shumëdashuri im, përhap mbi të shijet e ëmbla të bujarisë Sate të përkryer dhe aromën e dhuratave të Tua të shenjta. Bëje, pra, atë të aftë të kërkojë strehë nën hijen e Emrit Tënd më të lartësuar, O Ti që mban në dorën Tënde mbretërinë e emrave e të atributeve. Me të vërtetë, Ti je në gjendje të bësh atë që dëshiron dhe je vërtet i Fuqishmi, i Lartësuari, Gjithmonëfalësi, i Hirshmi, Bujari, i Mëshirshmi.

- Bahá'u'lláh
11

O Ti Zot i pashoq! le të mëkohet kjo foshnjë e vogël nga gjiri i dashamirësisë Sate, ruaje atë brenda djepit të sigurisë e të mbrojtjes Sate dhe bëj që ajo të rritet në krahët e dashurisë Sate të dhembshur.

- 'Abdu'l-Bahá
12

O Perëndi! Rrite këtë foshnjë të vogël në prehërin e dashurisë Sate, dhe jepi qumësht nga gjiri i Kujdesit Tënd. Rrite këtë bimë të njomë në kopshtin e trëndafilave të dashurisë Sate dhe ndihmoje të rritet nën shiun e bujarisë Sate. Bëje atë fëmijë të Mbretërisë dhe çoje drejt hapësirave të Tua qiellore. Ti je i pushtetshëm e i dashur dhe Ti je Dhuruesi, Zemërgjeri, Zoti i bujarisë së pafund.

- 'Abdu'l-Bahá
13

O Perëndi, më udhëhiq, më mbro, më bëj një llambë ndriçuese e një yll me shkëlqim. Ti je i Fuqishmi e i Pushtetshmi.

- 'Abdu'l-Bahá
14

O Perëndi! Edukoji këta fëmijë. Këta fëmijë janë bimët e pemishtes Sate, lulet e livadhit Tënd, trëndafilat e kopshtit Tënd. Le të bjerë mbi ta shiu Yt; le të shkëlqejë mbi ta Dielli i Realitetit me dashurinë Tënde. Le t'i freskojë ata Flladi Yt, që të ushtrohen, të rriten e të zhvillohen, dhe të shfaqen me bukurinë më të madhe. Ti je Dhënësi. Ti je Zemërdhembshuri.

- 'Abdu'l-Bahá
15

O Ti Zot i mirë! Këta fëmijë të këndshëm janë vepra e gishtave të fuqisë Sate dhe shenjat mahnitëse të madhështisë Sate. O Perëndi! Mbroji këta fëmijë, ndihmoji me mirësi ata që të edukohen, dhe bëji të aftë që t'i shërbejnë botës së njerëzimit. O Perëndi! Këta fëmijë janë margaritarë, bëj që ata të ushqehen brenda guackës së dashamirësisë Sate.

Ti je Bujari, Dashuriploti.
- 'Abdu'l-Bahá
16
O Zoti im! O Zoti im!

Unë jam një fëmijë i njomë. Më ushqe nga gjiri i mëshirës Sate, më ushtro me dashurinë Tënde, më eduko në shkollën e drejtimit Tënd dhe më zhvillo nën hijen e bujarisë Sate. Më nxirr nga errësira, më bëj një dritë vezulluese; më çliro nga trishtimi, më bëj një lule të kopshtit të trëndafilave; më ço të shërbej në Pragun Tënd dhe më jep vetitë e natyrën e të drejtit; më bëj shkak bujarie për botën njerëzore dhe kurorëzoje kokën time me diademën e jetës së përjetshme!

Me të vërtetë, Ti je i Pushtetshmi, i Fuqishmi, Shikuesi, Dëgjuesi.

- 'Abdu'l-Bahá
17

O Ti, më i lavdishmi Zot! Bëje të bekuar e të lumtur shërbëtoren Tënde të vogël; bëj që ajo të ushqehet në pragun e njëshmërisë Sate dhe lëre atë të pijë me fund nga kupa e dashurisë Sate, që të mbushet me magjepsje e ekstazë dhe të përhapë aromë të këndshme. Ti je i Fuqishmi e i Pushtetshmi, dhe Ti je i Gjithëdijshmi, Ai që Sheh Gjithçka.

- 'Abdu'l-Bahá
18
Të rinjtë

O Zot! Bëje këtë të ri që të shkëlqejë dhe dhuroji bujarinë Tënde kësaj krijese të shkretë. Dhuroji atij dije, shtoja fuqinë në agim të çdo dite dhe ruaje atë nën strehën e mbrojtjes Sate, që ai të çlirohet nga gabimet, t'ia përkushtojë veten shërbimit të Kauzës Sate, të drejtojë të pabindurin, të udhëheqë të pafatin, të çlirojë robërit dhe të zgjojë të shkujdesurit, që të gjithë të bekohen me kujtimin dhe lavdërimin Tënd. Ti je i Fuqishmi dhe i Pushtetshmi.

- 'Abdu'l-Bahá
KONTRIBUTET PËR FONDIN

Të gjithë miqtë e Perëndisë... duhet të kontribuojnë sa të kenë mundësi, sado modeste qoftë oferta e tyre. Perëndia nuk e ngarkon njeriun tej asaj që ky ka mundësi. Kontribute të tilla duhet të vijnë nga të gjitha qendrat e nga të gjithë besimtarët...O miq të Perëndisë! Të jeni të sigurt se, pas këtyre kontributeve, bujqësia juaj, industria dhe tregtia juaj do të bekohen me rritje të shumëfishta, me dhunti e dhurata të mëdha. Ai që vjen me një vepër të mirë do të marrë shpërblim të dhjetëfishtë. Nuk ka dyshim që Zoti i gjallë do t'i mbështesë pakursim ata që shpenzojnë pasurinë e tyre në rrugën e Tij.

19

O Perëndi, Perëndia im! Ndriçoje ballin e të dashurve të Tu të vërtetë dhe ndihmoji ata me ushtritë engjëllorë të triumfit të sigurt. Vendose fort këmbën e tyre në rrugën Tënde të drejtë dhe me bujarinë Tënde të lashtë hapi para tyre portat e bekimeve të Tua; sepse ata po shpenzojnë në rrugën Tënde ato që Ti u ke dhuruar, duke ruajtur Besimin Tënd, duke besuar në kujtimin Tënd, duke ia ofruar zemrat dashurisë për Ty dhe duke mos e mbajtur atë që zotërojnë, nga adhurimi për Bukurinë Tënde, në kërkim të rrugëve për të të kënaqur Ty.

O Zoti im! Urdhëro që ata të marrin me bollëk, të kenë një kompensim të paracaktuar dhe një shpërblim të sigurt.

Me të vërtetë, Ti je Mbështetësi, Ndihmuesi, Zemërgjeri, Bujari, Gjithmonëdhënësi.

- 'Abdu'l-Bahá
(UQÚQU'LLÁH-U
20

I Madhërishëm je Ti, O Zot i të gjithë Krijimit, Ai tek i Cili duhet të kthehet gjithçka. Me gjuhët e mia të brendshme dhe të jashtme, Unë dëshmoj se Ti e shfaqe dhe e zbulove veten Tënde, i dërgove këtu poshtë mrekullitë e Tua, dhe i shpalle dëshmitë e Tua. Unë dëshmoj për vetëmjaftueshmërinë Tënde nga të gjithë të tjerët, me përjashtim të Vetes Sate dhe për shenjtërinë Tënde mbi gjithçka tokësore. Unë të lutem Ty që për lavdinë qiellore të Kauzës Sate dhe për fuqinë supreme të Fjalës Sate t'ia japësh miratimin atij që dëshiron ta ofrojë atë që Ti përshkrove për të në Librin Tënd dhe të zbatosh atë që do ta përhapë aromën e pranimit Tënd. Në të vërtetë, Ti je Fuqiploti, i Miri, Falësi, Zemërgjeri.

- Bahá'u'lláh
21

I lavdëruar je Ti, O Zoti im i dhembshur! Unë të lutem për vrumbullitjen e Oqeanit të të folurit Tënd të shenjtë, dhe për shenjat e shumta të Sovranitetit Tënd suprem, dhe për dëshmitë imponuese të Hyjnisë Sate, dhe për misteret e fshehura që qëndrojnë të mbuluara prej dijeve të Tua, më dhuro favorin që të të shërbej Ty e të zgjedhurve të Tu, dhe më bëj të aftë të të ofroj si duhet Huqúq-un Tënd, siç ke porositur Ti në Librin Tënd.

Unë jam ai, O Zoti im, që e ka vendosur dashurinë e vet në mbretërinë Tënde të lavdisë dhe është kapur fort pas cepit të zemërgjerësisë Sate. O Ti, që je Zoti i të gjitha qenieve dhe Sundimtari i mbretërisë së emrave, Unë të lutem të mos m'i mohosh gjërat që zotëron, as të mos më pengosh në atë që Ti ke urdhëruar për të zgjedhurit e Tu.

Unë të përgjërohem, O Zot i të gjithë emrave e krijues i qiejve, të më ndihmosh të jem i qëndrueshëm në Kauzën Tënde, përmes hirit Tënd forcues, në mënyrë që kotësitë e botës të mos më veçojnë si me një perde, as të mos më pengojnë rrëmujat e dhunshme të keqbërësve, të cilët janë ngritur në ditët e Tua për t'i çuar njerëzit në rrugë të shtrembër. Caktoje, pra, për mua, O Dëshira e zemrës sime, të mirën e kësaj bote dhe të botës që do të vijë. Me të vërtetë, Ti e ke në dorë të bësh atë që dëshiron. Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje, Gjithmonëfalësit, Bujariplotit.

- Bahá'u'lláh
LAVDËRIM DHE MIRËNJOHJE
22

Të gjitha lavdërimet, O Perëndia im, qofshin mbi Ty që je burimi i çdo lavdie e madhështie, madhërie e nderimi, sovraniteti e sundimi, lartësimi e mirësie, frike e pushteti. Cilindo që Ti dëshiron e afron pranë Oqeanit Më të Madh dhe cilitdo që Ti dëshiron i jep nderin që të njohë Emrin Tënd Më të Lashtë. Nga të gjithë ata që janë në qiell e mbi tokë, askush nuk mund t'i qëndrojë veprimit Të Vullnetit Tënd sovran. Nga përjetësia Ti ke qeverisur gjithë krijimin dhe do të vazhdosh përgjithmonë të ushtrosh sundimin Tënd mbi të gjitha gjërat e krijuara. Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje, të Gjithëfuqishmit, Më të Lavdëruarit, të Gjithëpushtetshmit, Urtiplotit.

Ndriçoji, O Zot, fytyrat e shërbëtorëve të Tu, që ata të të shohin Ty; që duke pastruar zemrat e Tyre të hyjnë në oborrin e favoreve të Tua qiellore, dhe të njohin Atë që është Manifestimi i Vetes Sate dhe Agimi i Thelbit Tënd. Me të vërtetë, Ti je Zoti i të gjitha botëve. Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje, të Padetyruarit, Gjithënënshtruesit.

- Bahá'u'lláh
23

O Perëndi zemërdhembshur! Të falënderoj, sepse Ti më ke hapur sytë e më ke bërë të ndërgjegjshëm. Ti më ke dhënë sy që të shikoj e më ke dhuruar veshë që të dëgjoj, më ke çuar në udhën e mbretërisë Sate dhe më ke treguar shtegun Tënd. Ti më ke rrëfyer rrugën e drejtë dhe më ke futur në Arkën e Shpëtimit. O Perëndi! Më mbaj të patundur dhe më bëj të qëndrueshëm e të vendosur. Më mbro nga sprovat e dhunshme dhe më ruaj e më streho në fortesën e pamposhtur të Besëlidhjes e të Testamentit Tënd. Ti je i Pushtetshmi. Ti je Shikuesi. Ti je Dëgjuesi.

O Ti Perëndi Zemërdhembshur! Më dhuro një zemër që, si pasqyrë, të ndriçohet nga drita e dashurisë Sate dhe më jep mendime që mund ta shndërrojnë këtë botë në një kopësht trëndafilash përmes zbritjes së hirit qiellor.

Ti je Zemërdhembshuri, i Mëshirshmi. Ti je Perëndia i Madh Mirëbërës.

- 'Abdu'l-Bahá
LUTJE PËR PIONIERËT
24

Ti e di, O Perëndi, dhe je dëshmitari im, se unë nuk kam dëshirë tjetër në zemrën time, veçse të fitoj pëlqimin Tënd, të konfirmohem në shërbimin Tënd, t'ia përkushtoj veten time shërbimit për Ty, të punoj në vreshtin Tënd të madh dhe të sakrifikoj gjithçka në shtegun Tënd. Ti je i Gjithëdijshmi dhe Ai që Sheh Gjithçka. Unë nuk kam dëshirë tjetër, veçse t'i kthej hapat e mi, në dashurinë time për Ty, drejt maleve e shkretëtirave, për të shpallur me zë të lartë ardhjen e Mbretërisë Sate dhe për të përhapur Fjalën Tënde midis gjithë njerëzve. O Perëndi! Hape rrugën për këtë të pafuqishëm, jepi ilaçin këtij të sëmuri dhe dhuroji shërimin Tënd këtij të vuajturi. Me zemrën që më digjet zjarr e me sy të përlotur, të përgjërohem Ty në Pragun Tënd.

O Perëndi! Unë jam i përgatitur t'i qëndroj çdo sprove në shtegun Tënd dhe dëshiroj me gjithë zemër e me shpirt t'i bëj ballë çdo vështirësie.

O Perëndi! Mbromë nga tundimet. Ti e di fare mirë se unë jam ndarë nga të gjitha gjërat dhe e kam çliruar veten nga të gjitha mendimet. Unë nuk kam punë tjetër veç përmendjes Sate dhe asnjë aspiratë tjetër, veçse të të shërbej Ty.

- 'Abdu'l-Bahá
MARTESA

Premtimi i martesës, vargu që thuhet individualisht nga nusja dhe dhëndri në praninë e të paktën dy dëshmitarëve të pranueshëm për Asamblenë Shpirtërore është, siç afirmohet në Kitáb-i Akdas:

"Ne të gjithë, me të vërtetë, i bindemi Vullnetit të Perëndisë."

25

Lavdia qoftë mbi Ty, O Perëndia im! Me të vërtetë ky shërbëtor Yti dhe kjo shërbëtore Jotja u mblodhën nën hijen e mëshirës Sate, të bashkuar nëpërmjet favorit e zemërgjerësisë Sate. O Zot! Ndihmoji ata në këtë botë Tënden e në Mbretërinë Tënde dhe caktoju atyre çdo të mirë nëpërmjet bujarisë e mirësisë Sate. O Zot! Mbështeti ata në shërbimin Tënd dhe ndihmoji që të të shërbejnë Ty. Bëji ata shenjat e Emrit Tënd në botën Tënde dhe mbroji ata përmes dhurëtive të Tua, të cilat janë të pashtershme në këtë botë dhe në botën që do të vijë. O Zot! Ata lusin mbretërinë e mëshirës Sate dhe kërkojnë fushën e njëshmërisë Sate. Me të vërtetë ata martohen duke iu bindur urdhërit Tënd. Bëji ata shenja të harmonisë e të unitetit gjer në mbarim të kohës.

Me të vërtetë, Ti je i Gjithëpushtetshmi, i Gjithëpranishmi dhe Fuqiploti!

- 'Abdu'l-Bahá
MBLEDHJET
26

O Ti zemërdhembshur, Ti i Gjithëfuqishmi! Ky grumbullim njerëzish i ka kthyer fytyrat ndaj Teje duke t'u lutur. Me përuljen e nënshtrimin më të madh, ata shohin drejt Mbretërisë Sate dhe të luten Ty për ndjesë e falje. O Perëndi! Afroji këta pranë Vetes Sate. Shenjtëroji këta njerëz dhe lësho mbi ta rrezet e udhërrëfimit Tënd. Ndriçoji zemrat e Tyre dhe gëzoji shpirtrat e tyre me lajmet e Tua të gëzuara. Merri ata të gjithë në Mbretërinë Tënde të Shenjtë, lësho mbi ta bujarinë Tënde të pashtershme, bëji ata të lumtur në këtë botë dhe në botën që do të vijë.

- 'Abdu'l-Bahá
27

O Perëndi! Me të vërtetë, ne jemi mbledhur këtu në aromën e dashurisë Sate. Ne e kemi kthyer fytyrën ndaj Mbretërisë Sate. Ne nuk kërkojmë asgjë veç Teje dhe nuk dëshirojmë asgjë veç asaj që të jep kënaqësi Ty. O Perëndi! Le të jetë ky ushqim mana Jote që bie nga qielli, dhe bëj që ky grumbullim të jetë një grupim i qenieve të Tua supreme. Qofshin ata shkak i ngjalljes së dashurisë për njerëzimin dhe burim ndriçimi për gjininë njerëzore. Qofshin ata mjete të udhërrëfimit Tënd mbi tokë. Me të vërtetë, Ti je i Pushtetshmi, Ti je Dhuruesi, Ti je Falësi dhe Ti je Fuqiploti!

- 'Abdu'l-Bahá
28

O Providencë Hyjnore! Ky kuvend përbëhet prej miqve të Tu, që i ka tërhequr bukuria Jote dhe janë ndezur nga zjarri i dashurisë Sate. Ktheji këta njerëz në engjëj qiellorë, ringjalli ata me anë të frymës së Shpirtit Tënd të Shenjtë, jepu atyre gjuhë elokuente dhe zemra të vendosura, dhuroju atyre pushtet qiellor dhe ndjenja shpirtdhembshurie, bëji ata përhapës të njëshmërisë së gjinisë njerëzore dhe nxitje për dashuri e harmoni në botën e njerëzimit, në mënyrë që errësira e rrezikshme e paragjykimit injorant të zhduket nëpërmjet dritës së Diellit të së Vërtetës, kjo botë e zymtë të ndriçohet, kjo mbretëri materiale të thithë rrezet e botës së shpirtit, këto ngjyra të ndryshme të shkrihen në një ngjyrë dhe melodia e lavdërimit të ngrihet në mbretërinë e shenjtërisë Sate.

Me të vërtetë, Ti je i Gjithëpushtetshmi e Fuqiploti!

- 'Abdu'l-Bahá

Sa herë që një grup njerëzish do të mblidhen në një vend takimi, do të lartësojnë Perëndinë dhe do të flasin me njëri-tjetrin për misteret e Perëndisë, pa pikë dyshimi frymëmarrja e Shpirtit të Shenjtë do të dihasë butësisht mbi ta, duke i dhënë secilit pjesën e vet.

- 'Abdu'l-Bahá

Përmbledhje nga Shtëpia Universale e Drejtësisë për "Mbledhjet Bahá'í"

MBROJTJA
29

Lëvduar qoftë Emri Yt, O Zot Perëndia im! Unë të përgjërohem, për Emrin Tënd, përmes të cilit ka rënë Ora dhe ka ndodhur Ringjallja, dhe frika e të dridhurat kanë zënë të gjithë ata që janë në qiell e mbi tokë, të lëshosh nga qielli i mëshirës dhe nga retë e zemërdhembshurisë Sate plot dashuri atë që do të gëzojë zemrat e shërbëtorëve të Tu, që i kanë kthyer fytyrat ndaj Teje dhe kanë ndihmuar Kauzën Tënde.

Ruaji shërbëtorët e Tu dhe shërbëtoret e Tua, O Zoti im, nga shigjetat e fantazisë së kotë e nga imagjinatat boshe, dhe jepu atyre nga duart e hirit Tënd një rrëke të ujrave të qeta të dijes Sate.

Ti, me të vërtetë, je i Gjithëfuqishmi, Më i Lavdëruari, Gjithmonëfalësi, Bujariploti.

- Bahá'u'lláh
30

O Ti Providencë hyjnore, ne jemi për të të ardhur keq, na jep mbështetjen Tënde; ne jemi endacakë pa shtëpi, na jep strehën Tënde; jemi të shpërndarë, na bashko; jemi në rrugë të shtrembër, na mblidh në vathën Tënde; jemi të braktisur, na dhuro një pjesë e një copë; jemi të etur, na udhëhiq te burimi i Jetës; jemi të brishtë, na forco që të ngrihemi për të ndihmuar Kauzën Tënde dhe për ta ofruar veten si një sakrificë të gjallë në rrugën që na ke treguar.

- 'Abdu'l-Bahá
31
Ai është Perëndia

O Zot, Perëndia im! O Ti Ndihmuesi i të dobtëve, Mbështetësi i të varfërve dhe Shpëtuesi i të pashpresëve që e kanë kthyer fytyrën ndaj Teje.

Me përunjësinë më të madhe, shtrij me lutje duart drejt mbretërisë Sate të bukurisë dhe të drejtohem Ty me zjarr, duke thënë me gjuhën e shpirtit: O Perëndi, Perëndia im! Më ndihmo të të adhuroj Ty; forcoji shpatullat e mia që të të shërbej Ty; më ndihmo me mirësinë Tënde në shërbimin Tënd; më bëj të qëndroj i patundur në bindjen time ndaj Teje; derdhe me bollëk mbi mua bujarinë Tënde, hidhe vështrimin e syrit të dashamirësisë Sate nga unë, dhe më zhyt në oqeanin e mëshirës Sate. Më mbështet në devotshmërinë time ndaj Besimit Tënd dhe më jep më shumë bindje e siguri, që unë të shkëputem krejtësisht nga bota, ta kthej fytyrën me përkushtim të plotë ndaj fytyrës Sate, të forcohem me fuqinë bindëse të provave e të dëshmive dhe, i veshur me madhështi e pushtet, të mund të kaloj tej çdo ane të qiellit e të tokës. Me të vërtetë Ti je i Mëshirshmi, Lavdiploti, i Miri, Zemërdhembshuri.

O Zot! Këta janë ata që mbijetuan prej martirëve të Tu, prej atij reparti shpirtrash të bekuar. Ata kanë përballuar çdo vuajtje dhe kanë treguar durim para padrejtësisë së madhe. Ata kanë braktisur çdo rehati e begati, i janë nënshtruar me dëshirën e vet vuajtjeve e fatkeqësive të tmerrshme në rrugën e dashurisë për Ty, madje ende mbahen robër në kthetrat e armiqve të tyre, që vazhdimisht i torturojnë me vuajtje të padurueshme dhe i shtypin, sepse ata ecin të patundur në rrugën Tënde të drejtë. Askush nuk i ndihmon ata, askush nuk miqësohet me ta. Veç të poshtërve e të ligjve, askush nuk shoqërohet e nuk shkon me ta.

O Zot! Këta shpirtra kanë provuar agoni të hidhur në këtë jetë tokësore dhe, si shenjë të dashurisë së tyre për bukurinë e shndritshme të fytyrës Sate e në zellin për të arritur mbretërinë Tënde qiellore, kanë duruar çdo poshtërim të madh që njerëzit e tiranisë u kanë shkaktuar.

O Zot! Mbushi veshët e tyre me vargjet e ndihmës hyjnore e të një fitoreje të shpejtë, dhe shpëtoji ata nga shtypja e kësaj fuqie aq të tmerrshme. Mbaje dorën e të ligut dhe mos i lër këta shpirtra të shqyhen prej kthetrave e dhëmbëve të bishave të egra, sepse ata i ka pushtuar dashuria për Ty, besojnë në misteret e shenjtërisë Sate, qëndrojnë të përunjur në portën Tënde dhe kanë arritur në oborrin Tënd të lavdëruar.

O Zot! Forcoji mirësisht ata me një frymë të re; ndriçoji sytë e tyre, duke i bërë të aftë të sodisin provat e Tua mahnitëse në errësirën e natës; cakto për ta çdo gjë të mirë që është me bollëk në Mbretërinë Tënde të mistereve të përjetshme; bëji ata të shkëlqyer si yjet që ndriçojnë mbi të gjitha vendet, pemë të begata plot fruta e degëza që lëvizin nga flladet mëngjesore.

Në të vërtetë, Ti je Bujari, i Fuqishmi, Ai që ka në dorë gjithçka, i Padetyruari. Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje, Perëndisë së dashurisë e të mëshirës së dhembshur, Lavdiplotit, Gjithmonëfalësit.

- 'Abdu'l-Bahá
32

O Perëndi, Perëndia im! Ruaji shërbëtorët e Tu të besuar nga e keqja e egos dhe e pasionit, mbroji ata me syrin vëzhgues të dashamirësisë Sate nga çdo mllef, urrejtje e cmirë, strehoji ata në fortesën e papushtueshme të kujdesit Tënd dhe, të siguruar nga shigjetat e dyshimeve, bëji ata shfaqje të shenjave të Tua të lavdishme, ndriçoji fytyrat e tyre me rrezet e shkëlqyeshme që përhapen nga Agimi i unitetit Tënd hyjnor, gëzoji zemrat e tyre me vargjet e reveluara nga mbretëria Jote e shenjtë, forcoji shpatullat e tyre me fuqinë Tënde gjithësunduese që vjen nga mbretëria Jote e lavdisë. Ti je Bujariploti, Mbrojtësi, i Gjithëfuqishmi, i Hirshmi.

- 'Abdu'l-Bahá
33

Ai është Zemërdhembshuri, Bujariploti! O Perëndi, Perëndia im! Ti më sheh, Ti më njeh mua; Ti je Qielli im dhe Streha ime. Unë nuk kam kërkuar as do të kërkoj askënd veç Teje; nuk kam shkelur as do të shkel asnjë shteg veç shtegut të dashurisë Sate. Në natën e errët të dëshpërimit, syri im drejtohet në pritje e plot shpresë nga agimi i favorit Tënd të pakufishëm dhe në atë çast shpirti im i lëshuar freskohet e forcohet duke kujtuar bukurinë e përsosurinë Tënde. Ai që hiri i mëshirës Sate e ndihmon, edhe në qoftë një pikë e vogël, do të bëhet një oqean i pakufi, dhe atomi më i thjeshtë që vërshimi i dashamirësisë Sate e mbështet do të shkëlqejë si ylli i ndritshëm.

Fute nën mbrojtjen Tënde, O Ti Shpirt i dëlirësisë, Ti që je Dhënësi Bujariplotë, shërbëtorin Tënd të magjepsur e të frymëzuar. Ndihmoje atë në këtë botë të qenies që të qëndrojë fort e i patundur në dashurinë Tënde, dhe bëje këtë zog krahëthyer të gjejë strehë në folenë Tënde hyjnore që ndodhet në pemën qiellore.

- 'Abdu'l-Bahá
34

Në Emër të Tij, të Lavdëruarit, Më të Lartit, Më Fisnikut!

I lavdëruar je Ti, O Zot Perëndia im! O Ti Që je Perëndia im, dhe Mjeshtri im, dhe Zoti im, dhe Mbështetja ime, dhe Shpresa ime, dhe Streha ime, dhe Drita ime. Kërkoj prej Teje që, për Emrin Tënd të Fshehur e të Ruajtur, që askush nuk e di veçse Ti Vetë, të mbrosh prurësin e kësaj Tabele nga çdo fatkeqësi e nga çdo e keqe, dhe nga çdo burrë e grua e djallëzuar; nga e liga e Keqbërësve dhe nga intrigat e jobesimtarëve. Ruaje atë, veç kësaj, O Perëndia im, nga çdo dert e shqetësim, O Ti Që mban në dorën Tënde mbretërinë e të gjitha gjërave. Ti, me të vërtetë, je i pushtetshëm mbi të gjitha gjërat. Ti bën si do Vetë dhe urdhëron ashtu si Të pëlqen.

O Ti Mbret i Mbretërve! O Ti Zot dashamirës! O Ti Burim i bujarisë së lashtë, i hirit, i zemërgjerësisë e i blatimit! O Ti Shërues i sëmundjeve! O Ti Plotësues i nevojave! O Ti Dritë e Dritës! O Ti Revelues i çdo Manifestimi! O Ti Zemërdhembshuri! O Ti i Mëshirshmi! Ki mëshirë për prurësin e kësaj Tabele, me mëshirën Tënde më të madhe dhe me hirin Tënd të pashtershëm, O Ti i Hirshmi, Bujari. Ruaje atë, veç kësaj, me mbrojtjen Tënde, nga çdo gjë që zemra dhe mendja e tij e gjen të neveritshme. Ndër ata që janë të veshur me pushtet, Ti, me të vërtetë, je më i pushtetshmi. Lavdia e Perëndisë qoftë mbi Ty, O ti diell që po lind! Dëshmo për atë që Perëndia ka dëshmuar Vetë, se nuk ka Perëndi tjetër veç Tij, Fuqiplotit, Më të Shumëdashurit.

- Bahá'u'lláh
MËNGJES
35

O Perëndia im dhe Mjeshtri im! Unë jam shërbëtori Yt e bir i shërbëtorit Tënd. Unë u ngrita nga shtrati në këtë vakt mëngjesi, kur Ylli i Ditës i Njëshmërisë Sate ka shkëlqyer nga Agimi i vullnetit Tënd, duke derdhur shkëlqimin e vet mbi botën mbarë, në përputhje me atë që është urdhëruar në Librat e Dekretit Tënd.

Lëvduar qofsh Ti, O Perëndia im, që u zgjuam për shkëlqimet e dritës së dijes Sate. Dërgo, pra, mbi ne, O Zoti im, atë që do të na bëjë të aftë të lëmë mënjanë këdo veç Teje, të shkëputemi nga dashuria për cilindo veç Teje. Veç kësaj, shkruaj për mua dhe për ata që janë të shtrenjtë për mua, për farefisin tim, burra a gra qofshin, mirësitë e kësaj bote dhe të botës që do të vijë. Na ruaj shëndoshë e mirë me anë të mbrojtjes Sate të sigurt, O Ti i Shumëdashuri i gjithë krijimit dhe Dëshira e mbarë universit, nga ata që ti i ke bërë manifestime të Pëshpëritësit të Mbrapshtë, të cilët pëshpërisin në gjokset e njerëzve. I pushtetshëm je Ti për të bërë ashtu si të pëlqen. Ti je, me të vërtetë, Fuqiploti, Ndihma në Rrezik, i Vetëqenëshmi.

Bekoje, O Zot Perëndia im, Atë Që Ti e ke vendosur mbi Titujt e Tu më të shkëlqyer dhe nëpërmjet të Cilit Ti ke ndarë të mirët e të liqtë dhe na ke ndihmuar me dashamirësi të bëjmë atë që do e dëshiron Ti. Bekoji, gjithashtu, O Perëndia im, ata Që janë Fjalët e Shkronjat e Tua dhe ata që i kanë kthyer fytyrat ndaj Teje, që janë kthyer nga fytyra Jote dhe kanë dëgjuar Thirrjen Tënde.

Ti je, me të vërtetë, Zoti e Mbreti i gjithë njerëzve dhe ke pushtet mbi të gjitha gjërat.

- Bahá'u'lláh
36

U zgjova nën strehën Tënde, O Perëndia im, dhe u bëra ai që e kërkon këtë strehë brenda Tempullit të mbështetjes Sate e Fortesës së mbrojtjes Sate. Ndriçoje qenien time të brendshme, O Zoti im, me shkëlqimet e Agimit të Revelacionit Tënd, ashtu siç ke ndriçuar qenien time të jashtme me dritën mëngjesore të favorit Tënd.

- Bahá'u'lláh
MËSIMDHËNIA
37

Lëvduar qoftë Emri Yt, O Zot, Perëndia im! Ti e sheh sesi vështrimi im është përqendruar në favoret e Tua plot përkujdesje dhe si i kam ngulur sytë te horizonti i hirit Tënd, sesi duart e mia janë shtrirë drejt qiellit të dhuratave të Tua. Ti më je dëshmitar! Çdo gjymtyrë e trupit tim të thërret Ty dhe thotë: "O Ti që je i Shumëdashuri i botëve dhe Zoti i gjithçkaje në qiell e mbi tokë, e vetmja Dëshirë e zemrave që të janë përkushtuar Ty! Unë të lutem, për Oqeanin Tënd, ku Ti ke thirrur të gjithë banorët e qiellit dhe të gjithë ata që jetojnë mbi tokë, t'i ndihmosh shërbëtorët e Tu të cilëve nuk u është lejuar të shkojnë atje dhe t'u aviten brigjeve të Tij. Bëji, pra, ata, O Perëndia im, të shkëputen nga gjithçka tjetër veç Teje, dhe jepu mundësinë të të thurin lavde Ty e të ngrenë lart virtytet e Tua. Jepu atyre, veç kësaj, O Perëndia im, Verën e zgjedhur të mëshirës Sate, që t'i bëjë ata të harrojnë cilindo qoftë veç Teje, të ngrihen e t'i shërbejnë Kauzës Sate dhe të jenë të patundur në dashurinë e tyre për Ty. Ti je, me të vërtetë, Zoti i jetëve të tyre dhe Objekti i adhurimit të tyre. Në qoftë se ata largohen prej Teje, kush do të kujdeset për ta; dhe në qoftë se ata mërgohen larg Teje, kush do të mund t'i ndihmonte t'i aviteshin Pranisë Sate? Unë betohem për fuqinë Tënde! Asnjë skutë ku të futin kokën nuk ka veç Teje, dhe asnjë strehë nuk gjendet veç strehës Sate, dhe asnjë mbrojtje veç mbrojtjes Sate. Mjer ai që ka marrë si Zot cilindo qoftë veç Teje, dhe lum ata që kanë flakur çdo lidhje me të gjithë banorët e tokës Sate e janë kapur pas cepit të bujarisë Sate. Këta! njerëzit e Bahá-it, para të gjithë atyre që ndodhen në qiell e mbi tokë. Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje, të Gjithëdijshmit, Urtiplotit."

Lëvduar qoftë Perëndia, Zoti i të gjitha botëve.
- Bahá'u'lláh
38

O Perëndi! O Perëndi! Ky është një zog krahëthyer dhe fluturimi i tij është shumë i ngadalshëm - ndihmoje atë që të fluturojë drejt majave të begatisë e të shpëtimit, që ta bëjë rrugën e tij, me gëzimin e lumturinë më të madhe, përmes hapësirës së pakufishme, që ta ngrejë melodinë e tij në Emrin Tënd Më të Lartë në të gjitha krahinat, të kënaqë veshët me këtë thirrje dhe të ndriçojë sytë duke soditur shenjat udhërrëfyese!

O Zot! Unë jam një i vetëm, i vetmuar e i këputur. Nuk ka tjetër mbështetje për mua veç Teje, asnjë që të më ndihmojë përveç Teje dhe asnjë përkrahës veçse Ti. Më mbështet në shërbimin Tënd, më ndihmo me aradhat e engjëjve të Tu, më bëj fitimtar në përhapjen e Fjalës Sate dhe më lejo të shpreh urtinë Tënde midis krijesave të Tua. Me të vërtetë, Ti je përkrahësi i të dobëtit dhe mbrojtësi i të vegjëlve, dhe me të vërtetë, Ti je i Pushtetshmi, i Fuqishmi dhe i Padetyruari!

- 'Abdu'l-Bahá
39

O Perëndia im, ndihmoje shërbëtorin Tënd të shpallë Fjalën e të flakë atë që është e kotë dhe e rreme, të vendosë të vërtetën, të përhapë ngado vargjet e shenjta, të revelojë shkëlqimet, dhe ta bëjë dritën e mëngjesit të agojë në zemrat e të drejtëve.

Ti je, me të vërtetë, Zemërgjeri, Falësi.
- 'Abdu'l-Bahá
40

O Ti Perëndi i pakrahasueshëm! O Ti Zoti i Mbretërisë! Këta shpirtra janë ushtria Jote qiellore. Ndihmoji ata me aradhat e Grupimit Suprem, bëji ata fitimtarë, në mënyrë që cilido prej tyre të bëhet si një regjiment e t'i pushtojë kombet nëpërmjet dashurisë së Perëndisë dhe ndriçimit të mësimeve hyjnore.

O Perëndi! Bëhu përkrahësi e ndihmësi i tyre dhe në shkretëtirë, në male, në lugina, në pyje, në fusha e në dete bëhu i besuari i tyre - në mënyrë që ata të ngrejnë zërin, përmes pushtetit të Mbretërisë dhe frymës së Shpirtit të Shenjtë!

Me të vërtetë, Ti je i Pushtetshmi, i Fuqishmi dhe Ai që ka në dorë gjithçka, dhe Ti je i Urti, Dëgjuesi dhe Shikuesi.

- 'Abdu'l-Bahá
41

O Perëndi, Perëndia im! Ndihmoji shërbëtorët e Tu të besuar që të kenë dashuri e dhembshuri në zemrat e tyre. Ndihmoji ata të përhapin, në mes të gjitha kombeve të tokës, dritën e udhëheqjes që vjen nga Kompania qiellore. Me të vërtetë, Ti je i Forti, i Pushtetshmi, i Fuqishmi, Ai që Nënshtron Gjithçka, Gjithmonëdhënësi. Me të vërtetë, Ti je Zemërgjeri, i Ëmbli, i Buti, Më Bujari.

- 'Abdu'l-Bahá
42

Le ta thonë këtë lutje çdo mëngjes përhapësit e aromave të Perëndisë:

O Zot, Perëndia im! Lëvduar qofsh e faleminderit Ty, sepse Ti më ke udhëhequr në rrugën e madhe të mbretërisë, ke bërë që unë të eci në këtë shteg të drejtë e që çon larg, i ke ndriçuar sytë e mi duke soditur shkëlqimet e dritës Sate, e ke prirur veshin tim ndaj melodive të zogjve të shenjtërisë nga mbretëria e mistereve dhe e ke tërhequr zemrën time me dashurinë Tënde midis të drejtëve.

O Zot! Më mbështet me Shpirtin e Shenjtë, që unë të ngrej zërin në Emrin Tënd midis kombeve dhe të çoj lajmin e mirë të manifestimit të mbretërisë Sate midis njerëzimit.

O Zot! Unë jam i dobët, më forco me pushtetin e fuqinë Tënde. Gjuha ime belbëzon, bëj që unë të shqiptoj përkujtimin e lavdërimet për Ty. Unë jam i përvuajtur, më ndero duke më pranuar në mbretërinë Tënde. Unë jam i largët, bëj që unë të avitem te pragu i përdëllimit Tënd. O Zot! Më bëj mua një llambë që shkëlqen, një yll të shndritshëm e një pemë të bekuar, të stolisur me fruta, me degët që i japin hije të gjitha këtyre anëve. Me të vërtetë, Ti je i Fuqishmi, i Pushtetshmi e i Padetyruari.

- 'Abdu'l-Bahá
Reveluar Bahá'í-ve të Shteteve Qendrore
NATË
43

O Perëndia im, Mjeshtri im, Qëllimi i dëshirës sime! Ky, shërbëtori Yt, kërkon të flejë nën strehën e mëshirës Sate dhe të pushojë nën tendën e mirësisë Sate, duke u lutur t'i japësh kujdesin Tënd e mbrojtjen Tënde.

Unë të lutem Ty, O Zoti im, për syrin Tënd që nuk fle, t'i ruash sytë e mi nga soditja e çdo gjëje tjetër veç Teje. Forcoje, pra, pamjen e tyre, që të mund të shquajnë shenjat e Tua dhe të shikojnë Horizontin e Revelacionit Tënd. Ti je Ai, para revelacionit të gjithëfuqisë së të Cilit është dridhur thelbi i pushtetit.

Nuk ka Perëndi veç Teje, Fuqiplotit, Gjithënënshtruesit, të Pakushtëzuarit.

- Bahá'u'lláh
44

Si mund të zgjedh gjumin, O Perëndi, Perëndia im, kur sytë e atyre që dëshirohen për Ty janë të hapur për shkak të ndarjes prej Teje; dhe si mundem unë të prehem, ndërsa shpirtrat e të dashurve të Tu janë të shqetësuar sepse ndodhen larg pranisë Sate?

Unë i kam vendosur, O Zoti im, shpirtin dhe qenien time të brendshme në anën e djathtë të fuqisë Sate e të mbrojtjes Sate, dhe e kam mbështetur kokën mbi jastëkun tim përmes pushtetit Tënd dhe e kam ngritur sipas vullnetit Tënd e pëlqimit Tënd. Ti je, me të vërtetë, Ruajtësi, Mbajtësi, Fuqiploti, Më i Pushtetshmi.

Për fuqinë Tënde! Nuk dua tjetër gjë, kur fle ose jam zgjuar, veç asaj që dëshiron Ti. Unë jam shërbëtori Yt e në duart e Tua. Ki mirësinë e më ndihmo të bëj atë që do të përhapë aromën e pëlqimit Tënd. Kjo, me të vërtetë, është shpresa ime dhe shpresa e atyre që gëzojnë afrinë Tënde. Lëvduar qofsh Ti, O Zot i botëve!

- Bahá'u'lláh
Mesnatë

O kërkues i së Vërtetës! Po qe se dëshiron që Perëndia të t'i hapë sytë, duhet t'i përgjërohesh Perëndisë, t'i lutesh Atij dhe të komunikosh me Të në mesnatë, duke thënë:

45

O Zot, e kam kthyer fytyrën ndaj Mbretërisë Sate të njëshmërisë dhe jam zhytur në detin e mëshirës Sate. O Zot, ndriçoje vështrimin tim me soditjen e dritave të Tua në këtë natë të errët dhe më bëj të lumtur me verën e dashurisë Sate në këtë periudhë të mahnitshme. O Zot, më bëj që të dëgjoj thirrjen Tënde dhe hapi përpara meje dyert e qiellit Tënd, që të mund të shoh dritën e lavdisë Sate dhe të më tërheqë bukuria Jote.

Me të vërtetë, Ti je Dhënësi, Zemërgjeri, i Mëshirshmi, Falësi.

- 'Abdu'l-Bahá
NDIHMA
46

O Perëndia im! Të kërkoj Ty, për Emrin Tënd më të lavdishëm, të më ndihmosh në atë që do t'i bëjë punët e shërbëtorëve të Tu të përparojnë dhe qytetet e Tua të lulëzojnë. Me të vërtetë, Ti ke pushtet mbi të gjitha gjërat!

- Bahá'u'lláh
47

A ka ndonjë Largues të vështirësive veç Perëndisë? Thuaj: Lëvduar qoftë Perëndia! Ai është Perëndia! Të gjithë janë shërbëtorët e Tij dhe të gjithë u përmbahen urdhrave të Tij.

- Báb
48

Thuaj: Perëndia është i mjaftueshëm në gjithçka e mbi gjithçka, dhe asgjë në qiell ose mbi tokë, por veç Perëndia, është i mjaftueshëm. Me të vërtetë, Ai është në Vetvete Njohësi, Mbështetësi, i Gjithëfuqishmi.

- Báb
49

O Zot! Për të të ardhur keq jemi ne, dhurona favorin Tënd; të varfër jemi, jepna një pikë nga oqeani i pasurisë Sate; të skamur jemi, plotësona nevojat; të poshtëruar jemi, jepna lavdinë Tënde. Shpendët e ajrit dhe egërsirat e fushës marrin çdo ditë ushqimin prej Teje dhe të gjitha qëniet gëzojnë kujdesin dhe dashamirësinë Tënde.

Mos ia moho këtij të dobëti mirësinë Tënde të mrekullueshme dhe siguroja me fuqinë Tënde këtij të pashpresi bujarinë Tënde.

Jepna bukën tonë të përditshme dhe dhurona shtesën Tënde në nevojat e jetës, që të mos jemi të varur prej askujt veç Teje, që të lidhemi tërësisht me Ty, të ecim në rrugët e Tua dhe të shpallim misteret e Tua. Ti je Fuqiploti, Mirëdashësi dhe Dhënësi i gjithë njerëzimit.

- 'Abdu'l-Bahá
50

O Zot, Perëndia im! Ndihmoji të dashurit e Tu të jenë të vendosur në Besimin Tënd, të ecin në rrugët e Tua, të jenë të qëndrueshëm në Kauzën Tënde. Jepu atyre hirin Tënd për t'u qëndruar sulmeve të vetes e të pasionit, për të ndjekur dritën e udhëheqjes hyjnore. Ti je i Pushtetshmi, i Hirshmi, i Vetëqenëshmi, Dhuruesi, i Dhembshuri, i Gjithëfuqishmi, Bujariploti.

- 'Abdu'l-Bahá
51

O Ti, sprovat e të Cilit janë ilaç shërues për ata që ndodhen pranë Teje, shpata e të Cilit është dëshira e zjarrtë e të gjithë atyre që të duan Ty, heshta e të Cilit është dëshira më e shtrenjtë e atyre zemrave që digjen për Ty, urdhri i të Cilit është e vetmja shpresë e atyre që e kanë njohur të vërtetën Tënde! Unë të përgjërohem për ëmbëlsinë Tënde hyjnore dhe për shkëlqimin e lavdisë së Fytyrës Sate, të na dërgosh nga streha Jote atje lart atë që do të na japë mundësi të avitemi pranë Teje. Bëj, pra, O Perëndia im, që këmbët tona të qëndrojnë të patundura në Kauzën Tënde, dhe ndriçoji zemrat tona me shkëlqimin e dijes Sate, dhe ndriti gjokset tanë me ndriçimin e emrave të Tu.

- Bahá'u'lláh

Jini të duruar në të gjitha kushtet dhe mbështeteni tërësisht besimin e shpresën tuaj te Perëndia.

- Bahá'u'lláh, Qëmtime 136
NËNAT E PRITSHME
52

Zoti im! Zoti im! Të lëvdoj e të falënderoj për ato që i ke dhënë shërbëtores Sate të përunjur, skllaves Sate që të lutet e të përgjërohet Ty, sepse Ti me të vërtetë e ke udhëhequr atë në Mbretërinë Tënde të dukshme dhe ke bërë që ajo të dëgjojë Thirrjen Tënde të frymëzuar në botën e përkohshme dhe të shohë shenjat e Tua, që provojnë ardhjen e sundimit Tënd fitimtar mbi të gjitha gjërat.

O Zoti im, unë ta përkushtoj Ty atë që është në barkun tim. Bëj, pra, që ai të jetë një fëmijë i denjë e me fat në Mbretërinë Tënde, në sajë të favorit Tënd e të zemërmirësisë Sate; që ai të zhvillohet e të rritet nën kujdesin e edukimit Tënd. Me të vërtetë, Ti je Zemërmiri! Me të vërtetë, Ti je Zoti i Favorit të madh!

- 'Abdu'l-Bahá

O shërbëtore të të Mëshirëshmit! Është detyra juaj t'i ushtroni fëmijët që në fëmijërinë e hershme! ...dhe nuk është aspak e lejueshme që kjo të lihet pasdore.

- 'Abdu'l-Bahá

Tablets of 'Abdu'l-Bahá [Tabelat e 'Abdu'l-Bahá-it], f. 606

NJERËZIMI
53

O Ti Zot i mirë! Ti e ke krijuar gjithë njerëzimin nga i njëjti material. Ti ke vendosur që të gjithë i përkasin së njëjtës familje. Në Praninë Tënde të Shenjtë ata janë të gjithë shërbëtorët e Tu dhe gjithë njerëzit strehohen në Faltoren Tënde; të gjithë mblidhen së bashku në Tryezën Tënde të Bujarisë; të gjithë ndriçohen nëpërmjet dritës së Providencës Sate.

O Perëndi! Ti je i mirë me të gjithë, Ti kujdesesh për të gjithë, i strehon të gjithë, u jep jetë të gjithëve. Ti i ke pajisur të gjithë pa përjashtim me talente e aftësi, dhe të gjithë janë zhytur në Oqeanin e Mëshirës Sate.

O Ti, Zot i mirë! Bashkoji të gjithë. Le të pajtohen fetë dhe bëji kombet të jenë një, në mënyrë që ato ta shohin njëri-tjetrin si një familje dhe të gjithë tokën si një shtëpi. Le të jetojnë të gjithë së bashku në harmoni të plotë.

O Perëndi! Ngrije lart flamurin e njëshmërisë së njerëzimit.

O Perëndi! Vendos Paqen Më të Madhe.
Bashkoji fort, O Perëndi, zemrat së toku.

O Ti atë i Mirë, Perëndi! Gëzoji zemrat tona me aromën e dashurisë Sate. Ndriçoji sytë tanë me Dritën e Udhëheqjes Sate. Kënaqi veshët tanë me melodinë e Fjalës Sate dhe na streho të gjithë në fortesën e Providencës Sate.

Ti je i Fuqishmi e i Pushtetshmi, Ti je Falësi dhe Ti je Ai që nuk i vë re të metat e gjithë njerëzimit.

- 'Abdu'l-Bahá
54

O Perëndi! Ne jemi të dobët; jepna fuqi. Ne jemi të varfër; dhurona thesaret e Tua të pafund. Ne jemi të sëmurë; jepna neve shërimin Tënd hyjnor. Ne jemi të pafuqishëm; jepna fuqinë Tënde hyjnore. O Zot! Bëna të dobishëm në këtë botë; çlirona nga sundimi i egoizmit e i dëshirës. O Zot! Bëna të palëkundur në dashurinë Tënde dhe dashamirës ndaj gjithë njerëzimit. Mbështetna në shërbimin ndaj botës së njerëzimit, që ne të bëhemi shërbëtorë të shërbëtorëve të Tu, që ne t'i duam të gjitha krijesat e Tua dhe të bëhemi zemërgjerë ndaj të gjithë njerëzve të Tu. O Zot! Ti je Fuqiploti! Ti je i Mëshirshmi! Ti je Falësi! Ti je Ai që ka në dorë gjithçka!

- 'Abdu'l-Bahá
PËR TË VDEKURIT

Kjo lutje duhet përdorur nga Bahá'í-të mbi moshën pesëmbëdhjetë vjeç. "Është e vetmja lutje e detyrueshme Bahá'í që duhet thënë në grumbullime; duhet të thuhet nga një besimtar, ndërsa gjithë të pranishmit qëndrojnë në këmbë. Nuk kërkohet të kthehet fytyra drejt Kiblës kur thuhet kjo lutje."

- Kitáb-i Akdas
55

O Perëndia im! Ky është shërbëtori Yt e bir i shërbëtorit Tënd, që ka besuar në Ty e në shenjat e Tua dhe e ka kthyer fytyrën ndaj Teje, krejt i shkëputur nga gjithçka veç Teje. Ti je, me të vërtetë, më i mëshirshmi ndër ata që tregojnë mëshirë.

Merru me të, O Ti Që i fal mëkatet e njerëzve dhe i fsheh gabimet e tyre, siç i ka hije qiellit të bujarisë Sate dhe oqeanit të mirësisë Sate. Lejoje atë të hyjë brenda kufijve të mëshirës Sate të lartë, që ka qenë para themelimit të tokës e të qiellit. Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje, Gjithmonëfalësit, Më Fisnikut.

Pastaj le të përsërisë gjashtë herë përshëndetjen "Alláh-u-Abhá", dhe pastaj të përsërisë nëntëmbëdhjetë herë secilin prej vargjeve që vijojnë:

Ne të gjithë, me të vërtetë, adhurojmë Perëndinë.

Ne të gjithë, me të vërtetë, përulemi para Perëndisë.

Ne të gjithë, me të vërtetë, jemi të përkushtuar ndaj Perëndisë.

Ne të gjithë, me të vërtetë, i thurim lavde Perëndisë.

Ne të gjithë, me të vërtetë, falënderojmë Perëndinë.

Ne të gjithë, me të vërtetë, jemi të duruar në Perëndinë.

(Në qoftë se e ndjera është grua, ai të thotë: Kjo është shërbëtorja Jote dhe bijë e shërbëtores Sate, etj...)

- Bahá'u'lláh
56

Lavdia qoftë mbi Ty, O Zot, Perëndia im! Mos e poshtëro atë që Ti e ke lartësuar përmes fuqisë së sovranitetit Tënd të përjetshëm dhe mos e largo prej Teje atë që Ti e ke bërë të hyjë në faltoren e përjetësisë Sate. A do ta flakësh tutje, O Perëndia im, atë që Ti e ke strehuar nën Pushtetin Tënd dhe a do të largohesh Ti, O Dëshira ime, prej atij për të cilin Ti ke qenë mbrojtje? A mund ta ulësh Ti atë që e ke ngritur lart, apo të harrosh atë që Ti e ke bërë të aftë për të të kujtuar Ty?

I lavdëruar, pafundësisht i lavdëruar je Ti! Ti je Ai që përjetësisht ke qenë Mbreti i gjithë krijimit e Lëvizësi i Parë, dhe Ti do të mbetesh në përjetësi Zoti i të gjitha krijesave dhe Urdhëruesi i tyre. I lavdëruar je Ti, O Perëndia im! Nëse Ti pushon së qeni i mëshirshëm me shërbëtorët e Tu, kush pra do të tregojë mëshirë për ta; dhe nëse Ti refuzon t'i ndihmosh të dashurit e Tu, kush mund t'i ndihmojë ata?

I lavdëruar, pafundësisht i lavdëruar je Ti! Ti je i adhuruar në të vërtetën Tënde, dhe Ty, me të vërtetë, të adhurojmë ne të gjithë; Ti shfaqesh në drejtësinë Tënde dhe për Ty dëshmojmë, me të vërtetë, të gjithë ne. Ti je, vërtet, i shumëdashur në mirësinë Tënde. Nuk ka tjetër Perëndi veç Teje, Ndihmës në Rrezik, të Vetëqenëshmit.

- Bahá'u'lláh
57

O Perëndia im! O Ti falësi i mëkateve! Dhënësi i dhurëtive! Larguesi i brengave!

Me të vërtetë, unë të lutem t'i falësh mëkatet e atyre që e kanë braktisur veshjen fizike dhe janë ngjitur në botën shpirtërore.

O Zoti im! Pastroji ata nga gabimet, largoji hidhërimet e tyre dhe ktheje errësirën e tyre në dritë. Bëj që ata të hyjnë në kopshtin e lumturisë, pastroji ata me ujin më të kulluar dhe bëji të shikojnë shkëlqimet e Tua mbi malin më të lartë.

- 'Abdu'l-Bahá

"Vdekja i ofron çdo besimtari besnik kupën që është jeta e vërtetë...Ajo dhuron dhuntinë e jetës së përjetshme."

- Bahá'u'lláh
Qëmtime 165
PRINDËRIT

"Lum ai që i kujton prindërit e vet kur lidhet me Perëndinë."

- Báb
58

Ti i shikon, O Zot, duart tona që luten të shtrira drejt qiellit të favorit e të bujarisë Sate. Bëj që ato të mbushen me thesaret e bollëkut e të favoreve të Tua bujare. Ndjena ne dhe etërit tanë e nënat tona, dhe plotësona gjithçka dëshirojmë nga oqeani i hirit e i bujarisë Sate Hyjnore. Pranoji, O i Shumëdashuri i zemrave tona, të gjitha bëmat tona në rrugën Tënde. Ti je, me të vërtetë, Më i Pushtetshmi, Më i Lavdëruari, i Pakrahasueshmi, i Vetmi, Falësi, i Hirshmi.

- Bahá'u'lláh
59

O Zot! Në këtë Dispensacion Më të Madh, Ti e pranon ndërhyrjen e fëmijëve në favor të prindëve të Tyre. Kjo është një prej dhurëtive të pafundme e të posaçme të këtij Dispensacioni. Prandaj, O Ti Zot i mirë, pranoje kërkesën e këtij shërbëtori Tënd në pragun e vetësisë Sate dhe zhyte atin e tij në oqeanin e hirit Tënd, sepse ky bir u rrit për të të shërbyer Ty dhe bën vazhdimisht përpjekje në shtegun e dashurisë Sate. Me të vërtetë, Ti je Dhënësi, Falësi dhe i Miri!

- 'Abdu'l-Bahá
RRITJA SHPIRTËRORE
60

Krijo tek unë një zemër të kulluar, O Perëndia im, dhe përtëri një ndërgjegje të qetë brenda meje, O Shpresa ime! Përmes shpirtit të pushtetshëm mbështetmë në Kauzën Tënde, O Më i Shumëdashuri im, dhe me dritën e lavdisë Sate zbulo para meje shtegun Tënd, O Ti qëllimi i dëshirës Sime! Nëpërmjet pushtetit të fuqisë Sate të përsosur, më ngrej në qiellin e shenjtërisë Sate, O Burimi i qenies sime, dhe me flladet e përjetësisë Sate më ngazëlle, O Ti që je Perëndia im! Le të më sjellin meloditë e Tua të përjetshme qetësinë, O Bashkudhëtari im, dhe thesaret e pamjes Sate të lashtë le të më çlirojnë nga gjithçka veç Teje, O Mjeshtri im, dhe lajmet e gëzuara të revelimit të Thelbit Tënd të pashkatërrueshëm le të më sjellin gëzim, O Ti që je më i dukshmi i të dukshmëve dhe më i fshehuri i të fshehurve!

- Bahá'u'lláh
61

Perëndia im, i Adhuruari im, Mbreti im, Dëshira ime! Cila gjuhë mund t'i shprehë falënderimet e mia për Ty? Isha i shkujdesur, por Ti më zgjove. Të kisha kthyer shpinën Ty, por Ti më ndihmove me dashamirësi të kthehem drejt Teje. Isha si i vdekur, por Ti më gjallërove me ujin e jetës. Isha i vyshkur, por Ti më ringjalle me rrëkenë qiellore të fjalës Sate, që ka buruar nga Penda e Mëshirëplotit.

O Providencë Hyjnore! Çdo ekzistencë lind nga bujaria Jote; mos ia moho asaj ujërat e zemërgjerësisë Sate, as mos ia ndalo oqeanin e mëshirës Sate. Unë të lutem të më ndihmosh dhe të më përkrahësh vazhdimisht e në të gjitha rrethanat, dhe kërkoj nga qielli i hirit Tënd favorin Tënd të lashtë. Ti je, me të vërtetë, Zoti i bujarisë dhe Sovrani i mbretërisë së përjetësisë.

- Bahá'u'lláh
62

Thuaj: O Perëndi, Perëndia im! Stolise kokën time me kurorën e drejtësisë dhe ballin tim me ornamentin e barazisë. Ti, me të vërtetë, je Zotëruesi i të gjitha dhurëtive e bujarive.

- Bahá'u'lláh
63

O Perëndi, freskoje e gëzoje shpirtin tim. Dëlire zemrën time. Ndriçoji aftësitë e mia. Unë i lë të gjitha punët e mia në dorën Tënde. Ti je Udhërrëfyesi dhe Streha ime. Unë nuk do të jem më i trishtuar e i brengosur; do të jem një qenie e lumtur dhe e gëzuar. O Perëndi! Unë nuk do të jem më tërë ankth, dhe as do t'i lejoj telashet të më shqetësojnë. Unë nuk do të jetoj me gjërat e pakëndshme të jetës.

O Perëndi, Ti je për mua më shumë mik, sesa jam unë për veten time. Unë ta përkushtoj vetveten Ty, O Zot.

- 'Abdu'l-Bahá
64

O Zot! Ne jemi të dobët; forcona. O Perëndi! Ne jemi injorantë; bëna të ditur. O Zot! Ne jemi të varfër; bëna të pasur. O Perëndi! Ne jemi të vdekur; jepna jetë. O Zot! Ne jemi poshtërimi vetë; lartësona në mbretërinë Tënde. Në qoftë se Ti na ndihmon, O Zot, ne do të bëhemi si yje vezullues. Në qoftë se Ti nuk na ndihmon, ne do të biem më poshtë se pluhuri. O Zot! Forcona. O Perëndi! Jepna fitoren. O Perëndi! Bëna të aftë të pushtojmë vetveten e të mposhtim dëshirën. O Zot! Çlirona nga zgjedha e botës materiale. O Zot! Gjallërona me frymën e Shpirtit të Shenjtë, që të ngrihemi e të të shërbejmë Ty, të të adhurojmë Ty dhe të përpiqemi në mbretërinë Tënde me sinqeritetin më të madh. O Zot! Ti je i Pushtetshëm! O Perëndi, Ti je Falësi! O Zot, Ti je Zemërdhembshuri!

- 'Abdu'l-Bahá
65

O Perëndi, Perëndia im! Ti je Shpresa ime dhe i Shumëdashuri im, Qëllimi dhe Dëshira ime më e lartë! Me përunjësinë më të madhe e me përkushtim të plotë, të lutem Ty më bëj mua minare të dashurisë Sate në tokën Tënde, dritë të dijes Sate midis krijesave të Tua dhe flamur të bujarisë hyjnore në mbretërinë Tënde.

Më numëro midis atyre shërbëtorëve të Tu që e kanë shkëputur vetveten nga gjithçka veç Teje, që e kanë spastruar vetveten prej gjërave kalimtare të kësaj bote dhe e kanë çliruar veten nga joshjet e predikuesve të fantazive të kota.

Le të zgjerohet zemra ime prej gëzimit nëpërmjet frymës së mbështetjes nga mbretëria Jote dhe le të ndriçohen sytë e mi duke soditur ushtritë e ndihmës hyjnore, që zbresin vazhdimisht drejt meje prej mbretërisë së lavdisë Sate të gjithëfuqishme.

Ti je, me të vërtetë, Fuqiploti, Lavdiploti, i Gjithëpushtetshmi.

- 'Abdu'l-Bahá
66

O Zoti im, i Shumëdashuri im, Dëshira ime! Më ji mik në vetminë time dhe shoqëromë në mërgimin tim. Hiqmi brengat e mia. Bëmë që t'i përkushtohem bukurisë Sate. Largomë nga gjithçka veç Teje. Tërhiqmë me aromat e Tua të shenjtërisë. Përfshimë në Mbretërinë Tënde bashkë me ata që janë ndarë nga gjithçka veç Teje, që digjen për t'i shërbyer pragut Tënd të shenjtë dhe që nuk kursehen të punojnë për Kauzën Tënde. Bëmë të aftë të jem një prej shërbëtoreve të Tua që ka arritur të ketë pëlqimin Tënd. Me të vërtetë, Ti je i Hirshmi, Zemërbujari.

- 'Abdu'l-Bahá
67

O Zoti im! Bëje bukurinë Tënde ushqimin tim, dhe praninë Tënde pijen time, dhe kënaqësinë Tënde shpresën time, dhe lëvdimin Tënd veprimin tim, dhe përkujtimin tënd shoqëruesin tim, dhe fuqinë e sovranitetit Tënd përkrahësen time, dhe banesën Tënde shtëpinë time, dhe vendqëndrimin tim selinë që Ti e ke çliruar nga kufizimet që u vihen atyre që janë të ndarë si me një perde prej Teje.

Ti je, me të vërtetë, i Gjithëfuqishmi, Lavdiploti, Më i Pushtetshmi.

- Bahá'u'lláh
SPROVA E VËSHTIRËSI
68

Largoje brengën time me bujarinë e zemërgjerësinë Tënde, O Perëndi, Perëndia im, dhe largoje ankthin tim me sovranitetin Tënd e fuqinë Tënde. Ti më sheh, O Perëndia im, me fytyrën ndaj Teje, në një kohë që hidhërimet më kanë mbuluar nga të gjitha anët. Unë të lutem Ty, O Ti që je Zoti i çdo qenieje dhe që mbulon të gjitha gjërat, të dukshme e të padukshme, për Emrin Tënd, me të cilin Ti ke nënshtruar shpirtrat e zemrat e të gjithë njerëzve, dhe për valët e Oqeanit të mëshirës Sate e për shkëlqimet e Yllit të Agimit të bujarisë Sate, më radhit mua me ata që asgjë, çfarëdo qoftë, nuk i ka penguar t'i kthejnë fytyrat e tyre ndaj Teje, O Ti Zoti i të gjithë emrave e Formues i qiejve.

Ti i shikon, O Zoti im, gjërat që më kanë ndodhur mua në ditët e Tua. Unë të lutem, për Atë që është Ditëburimi i emrave të Tu dhe Vendagimi i atributeve të Tua, të porositësh për mua atë që do të më bëjë të aftë të vihem në shërbimin Tënd dhe të lartësoj virtytet e Tua. Ti je, me të vërtetë, Fuqiploti, Më i Pushtetshmi, Ai që e ka zakon t'u përgjigjet lutjeve të të gjithë njerëzve!

Dhe, së fundi, unë të lutem Ty, për dritën e fytyrës Sate, t'i bekosh punët e mia, t'i shlyesh borxhet e mia dhe t'i plotësosh nevojat e mia. Ti je Ai për pushtetin e për sundimin e të Cilit çdo gjuhë ka dëshmuar dhe që madhështinë e sovranitetin e të Cilit e ka njohur çdo zemër që kupton. Nuk ka asnjë Perëndi veç Teje, Që dëgjon dhe je i gatshëm të përgjigjesh.

- Bahá'u'lláh
69

Unë të përgjërohem, për fuqinë Tënde, O Perëndia im! Asnjë dëm të mos më ndodhë në kohë sprovash, dhe në momente shkujdesjeje drejtoji hapat e mi me anë të frymëzimit Tënd. Ti je Perëndia, Ti e ke në dorë të bësh atë që dëshiron. Askush nuk mund t'i qëndrojë Vullnetit Tënd ose të prishë synimin Tënd.

- Báb
70

O Zot! Ti je Larguesi i çdo ankthi e Davaritësi i çdo të keqeje. Ti je Ai që mërgon çdo brengë dhe çliron çdo skllav, Shpëtimtari i çdo shpirti. O Zot! Jepmë çlirim nëpërmjet mëshirës Sate dhe më radhit mua midis shërbëtorëve të Tu që kanë fituar shëlbim.

- Báb
71

O Zoti im! Ti e di se njerëzit janë të rrethuar me dhembje e fatkeqësi dhe janë të pushtuar nga vështirësi e telashe. Gjithfarë sprovash e sulmojnë njeriun dhe gjithfarë gjëmash të frikshme e godasin atë si kafshim i një gjarpri. Nuk ka strehë e mbrojtje për të, veçse nën krahun e mbrojtjes, të ruajtjes, të kujdesit e të strehës që jep Ti.

O Ti, i Mëshirshmi! O Zoti im! Bëje përkrahjen Tënde parzmoren time, ruajtjen Tënde mburojën time, përunjësinë para portës së njëshmërisë Sate rojen time dhe sigurimin e mbrojtjen Tënde fortesën e vendbanimin tim. Më ruaj nga tundimet e egos e të dëshirës dhe më mbro nga çdo sëmundje, sprovë, vështirësi e gjëmë.

Me të vërtetë, Ti je Mbrojtësi, Mbikqyrësi, Ruajtësi, i Mjaftueshmi, dhe me të vërtetë Ti je i Mëshirshmi i Më të Mëshirshmëve!

- 'Abdu'l-Bahá
72

O Zot, Perëndia im dhe Streha ime në hallet e mia! Mburoja ime dhe Tenda ime në mjerimet e mia! Azili e Strehimi im në rast nevoje, dhe Shoku im në izolimin tim! Ngushëllimi im në ankthin tim dhe mik i dashur në vetminë time! Larguesi i dhembjeve të mjerimeve të mia dhe Falësi i mëkateve të mia!

Nga Ti kthehem tërësisht unë, duke t'u përgjëruar me zjarr e me gjithë zemër, mendje e gjuhë Ty, që të më mbrosh nga gjithçka që është kundër vullnetit Tënd, në këtë cikël të unitetit Tënd hyjnor, dhe të më pastrosh prej të gjitha papastërtive që do të më pengojnë të kërkoj, i panjollë, hijen e pemës së hirit Tënd.

Ki mëshirë, O Zot, për të dobëtin, shëroje të sëmurin dhe shuaje etjen përvëluese.

Kënaqe kraharorin ku zjarri i dashurisë Sate digjet përbrenda, dhe ndize flakë të tërin me zjarrin e dashurisë e të frymës Sate qiellore.

Vishi faltoret e unitetit hyjnor me rrobën e shenjtërisë dhe vendos mbi kokën time kurorën e favorit Tënd.

Ndriçoje fytyrën time me shkëlqimin e yllit të bujarisë Sate dhe më ndihmo me dashamirësi për t'i shërbyer pragut Tënd të shenjtë.

Bëj që zemra ime të mbushet me dashuri për krijesat e Tua dhe lejo që unë të bëhem shenjë e mëshirës Sate, simbol i mirësisë Sate, nxitës i harmonisë midis të dashurve të Tu, i përkushtuar ndaj Teje, duke folur për të të kujtuar Ty, duke harruar vetveten, por kurdoherë i vëmendshëm ndaj asaj që është Jotja.

O Perëndi, Perëndia im! Mos i largo prej meje flladet e lehta të faljes e të hirit Tënd, dhe mos m'i moho burimet e ndihmës e të favorit Tënd.

Nën hijen e krahëve të Tu mbrojtës më lejo ta bëj folenë dhe hidh mbi mua vështrimin e syrit Tënd gjithëmbrojtës.

Zgjidhe gjuhën time për të lavdëruar Emrin Tënd midis njerëzve të Tu, që zëri im të ngrihet në kuvendet e mëdha dhe nga buzët e mia të burojë vërshimi i lavdërimeve për Ty.

Ti je, me të vërtetë, i Hirshmi, i Lavdëruari, i Fuqishmi, Ai Që ka në dorë gjithçka!

- 'Abdu'l-Bahá

I armatosur me fuqinë e emrit Tënd, asgjë nuk mund të më dëmtojë kurrë, dhe me dashurinë Tënde në zemër të gjitha vuajtjet e botës kurrsesi nuk mund të më shqetësojnë.

- Bahá'u'lláh

Prayers and Meditations [Lutje dhe Përsiatje], f. 208

SHËRIMI

"Lutjet që janë reveluar për të kërkuar shërim përdoren si për shërim fizik dhe për shërim shpirtëror. Thuajini, pra, për të shëruar si shpirtin dhe trupin..."

- 'Abdu'l-Bahá
73

Emri Yt është shërimi im, O Perëndia im, dhe kujtimi Yt është ilaçi im. Afërsia ndaj Teje është shpresa ime, dhe dashuria për Ty është bashkudhëtarja ime. Mëshira Jote për mua është shërimi im dhe shpëtimi im në këtë botë e në botën që do të vijë. Ti je, me të vërtetë, Bujariploti, i Gjithëdijshmi, Urtiploti.

- Bahá'u'lláh
74

Ti je Ai, O Perëndia im, përmes emrave të të Cilit të sëmurët shërohen dhe shëndetligjtë rimëkëmben, të eturve u jepet për të pirë dhe plagëlënduarit qetësohen, të pabindurit udhëhiqen dhe të poshtëruarit lartësohen, të varfërit pasurohen dhe të paditurit ndriçohen, të trishtuarit çelen dhe të brengosurit gëzohen, të ngrirët ngrohen dhe të rrëzuarit ngrihen. Përmes emrit Tënd, O Perëndia im, të gjitha gjërat e krijuara u gjallëruan, qiejt u hapën dhe u krijua toka, retë u ngritën dhe derdhën shiun mbi tokë. Kjo, me të vërtetë, është simbol i Hirit Tënd për të gjitha krijesat e Tua.

Unë të lutem, pra, për emrin Tënd, përmes të cilit Ti shfaqe Hyjninë Tënde dhe lartësove Kauzën Tënde mbi tërë krijimin, dhe për secilin prej titujve të Tu aq të shkëlqyer e prej atributeve më madhështore, dhe për të gjitha virtytet me të cilat Qenia Jote e përsosur e aq e lavdëruar është ngritur, të derdhësh këtë natë nga retë e mëshirës Sate shirat e shërimit Tënd mbi këtë foshnjë gjiri, të cilën Ti e ke lidhur me veten Tënde lavdiplote në mbretërinë e krijimit Tënd. Vishe, pra, atë, O Perëndia im, përmes mëshirës Sate, me rrobën e mirëqenies e të shëndetit, dhe ruaje, O i Shumëdashuri im, nga çdo hidhërim e pështjellim, dhe nga gjithçka e papëlqyeshme për Ty. Me të vërtetë, fuqia Jote është e barabartë me të gjitha gjërat. Ti, me të vërtetë, je Më i Pushtetshmi, i Vetëqenëshmi. Veç kësaj, dërgo poshtë, mbi të, O Perëndia im, të mirat e kësaj bote e të botës tjetër, dhe të mirat e brezave të kaluar e të atyre që do të vijnë. Fuqia Jote dhe urtia Jote, me të vërtetë, janë të barabarta me këtë.

- Bahá'u'lláh
SHKËPUTJA
75

O Zot! Ty të drejtohem për strehë dhe ndaj të gjitha shenjave të Tua e ktheva zemrën.

O Zot! Qoftë kur jam në udhëtim ose në shtëpi, në punë ose në profesionin tim, unë tërë besimin e mbështes tek Ti.

Më jep, pra, ndihmën Tënde të mjaftueshme, që të më bësh të pavarur nga të gjitha gjërat, O Ti që je i pakapërcyeshëm në mëshirën Tënde!

Jepmë mua pjesën time, O Zot, sa të dëshirosh Ti, dhe bëj që unë të kënaqem me atë që Ti ke caktuar për mua.

Ty të takon autoriteti absolut për të urdhëruar.
- Báb
76

O Perëndia im, Zoti im dhe Mjeshtri im! Unë e kam shkëputur veten nga të afërmit e mi dhe kam kërkuar nëpërmjet Teje të bëhem i pavarur nga gjithçka që jeton mbi tokë, gjithmonë i gatshëm të marr atë që është e lavdërueshme në sytë e Tu. Më dhuro një mirësi të tillë që të më bëjë të pavarur nga gjithçka tjetër veç Teje, dhe më jep një pjesë më të madhe nga favoret e Tua të pakufishme. Me të vërtetë Ti je Zoti i hirit të pashtershëm.

- Báb
UDHËHEQJE
77

Të lutem Ty, O Perëndia im, për pushtetin Tënd dhe për fuqinë Tënde, dhe për sovranitetin Tënd, që ka përfshirë të gjithë ata që janë në qiellin Tënd e mbi tokën Tënde, t'u bësh të njohur shërbëtorëve të Tu këtë Rrugë të ndritshme e këtë Shteg të drejtë, që ata të njohin unitetin Tënd e njëshmërinë Tënde, me një siguri që imagjinatat e kota të atyre që dyshojnë nuk mund ta dobësojnë dhe as mund ta errësojnë fantazitë boshe të njerëzve kokëfortë. Ndriçoji, O Zoti im, sytë e shërbëtorëve të Tu dhe ndriti zemrat e tyre me shkëlqimet e dritës së dijes Sate, që ata të kuptojnë madhështinë e kësaj pozite kaq sublime dhe të njohin këtë Horizont kaq të shkëlqyer, që ndoshta klithma e njerëzve të mos e largojë shikimin e tyre nga drita llamburitëse e unitetit Tënd dhe as t'i pengojë ata ta kthejnë fytyrën ndaj Horizontit të shkëputjes.

- Bahá'u'lláh

Prayers and Meditations [Lutje dhe Përsiatje], f. 275

UDHËTIMI
78

U ngrita këtë mëngjes falë hirit Tënd, O Perëndia im, dhe e lashë shtëpinë time duke besuar tërësisht tek Ti dhe duke e lënë veten nën kujdesin Tënd. Dërgo, pra, këtu poshtë mbi mua, nga qielli i mëshirës Sate, një bekim nga ana Jote, dhe bëj të mundur që të kthehem në shtëpi shëndoshë e mirë, ashtu siç bëre të mundur të vihem nën mbrojtjen Tënde, me mendimet e mia të ngulura vendosmërisht tek Ti.

Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje, të Vetmit, të Pakrahasueshmit, të Gjithëdijshmit, Urtiplotit.

- Bahá'u'lláh
79

O Perëndi, Perëndia im! Unë dola nga shtëpia ime duke u mbajtur fort pas fillit të dashurisë Sate dhe e lashë veten tërësisht nën kujdesin Tënd e nën mbrojtjten Tënde. Unë të lutem, për pushtetin Tënd, përmes të cilit Ti i mbron të dashurit e Tu nga i pabinduri e i mbrapshti, nga çdo shtypës kokëfortë e nga çdo keqbërës që ka qëndruar larg Teje, më ruaj shëndoshë e mirë me bujarinë e hirin Tënd. Jepmë, pra, mundësi të kthehem në shtëpi, për pushtetin Tënd e fuqinë Tënde. Ti je, me të vërtetë, Fuqiploti, Ndihma në Rrezik, i Vetëqenëshmi.

- Bahá'u'lláh
UNITETI
80

Dhëntë Zoti që drita e unitetit të përfshijë gjithë botën dhe që vula "Mbretëria është e Perëndisë" të stampohet mbi ballin e të gjithë popujve të saj.

- Bahá'u'lláh
81

O Perëndia im! O Perëndia im! Bashkoji zemrat e shërbëtorëve të Tu dhe zbuloju atyre qëllimin Tënd të madh. Le të zbatojnë ata porositë e Tua dhe t'i binden ligjit Tënd. Ndihmoji ata, O Perëndi, në përpjekjen e tyre dhe jepu fuqi të të shërbejnë Ty. O Perëndi! Mos i lër ata me vetveten, por drejtoji hapat e tyre me dritën e dijes Sate, dhe gëzoji zemrat e tyre me dashurinë Tënde. Me të vërtetë, Ti je Përkrahësi i tyre dhe Zoti i tyre.

- Bahá'u'lláh
82

Lavdia qoftë mbi Ty, O Perëndi, për shfaqjen e dashurisë Sate për njerëzimin! O Ti që je Jeta dhe Drita jonë, udhëhiqi shërbëtorët e Tu në rrugën Tënde dhe na bëj të pasur në Ty, e na çliro nga gjithçka veç Teje.

O Perëndi, na mëso Njëshmërinë Tënde dhe na bëj të kuptojmë Unitetin Tënd, që ne të mos shohim askënd tjetër veç Teje. Ti je i Mëshirshmi dhe Dhënësi i bujarisë!

O Perëndi, krijo në zemrat e të dashurve të Tu zjarrin e dashurisë Sate, që ai të djegë mendimin për gjithçka, veç Teje.

Na revelo, O Perëndi, përjetësinë Tënde të lavdëruar - që Ti ke qenë gjithmonë e gjithmonë do të jesh, që nuk ka Perëndi tjetër veç Teje. Me të vërtetë, tek Ti ne gjejmë ngushëllim e forcë.

- Bahá'u'lláh
83

O Ti Që je Zoti i Zotave! Unë dëshmoj se Ti je Zoti i gjithë krijimit dhe Edukatori i të gjitha qenieve, të dukshme e të padukshme. Unë dëshmoj se pushteti Yt ka përfshirë gjithë universin dhe se ushtritë e tokës kurrë nuk mund të të frikësojnë Ty, as mundet sundimi i të gjithë popujve e kombeve të të pengojë Ty të zbatosh qëllimin Tënd. Unë e pohoj se Ti nuk ke tjetër dëshirë veç ripërtëritjes së mbarë botës, vendosjes së unitetit të popujve të saj dhe shëlbimit të të gjithë atyre që jetojnë në të.

- Bahá'u'lláh
84

O Ti Dhënësi! Dëshira më e shtrenjtë e këtij shërbëtori të Pragut Tënd është të sodisë miqtë e Lindjes e të Perëndimit të përqafuar fort; të shohë të gjithë pjesëtarët e shoqërisë njerëzore të mbledhur me dashuri në një kuvend të madh të përbashkët, ashtu si pikat e veçanta të ujit mblidhen në një det të gjerë; t'i sodisë të gjithë ata si zogjtë në një kopsht trëndafilash, si margaritarë të një oqeani, si gjethe të një peme, si rreze të një dielli. Ti je i Fuqishmi, i Pushtetshmi, dhe Ti je Perëndia i Forcës, Fuqiploti, Ai Që Sheh Gjithçka.

- 'Abdu'l-Bahá
Bahá'í Prayers (US edition) [Lutje Bahá'í,
bot. Sh.B.A.], f. 159
85

Dhëntë Zoti që drita e unitetit të mbështjellë gjithë tokën dhe që vula "Mbretëria është e Perëndisë" të stampohet në ballin e të gjithë popujve të Tij.

- Bahá'u'lláh
Qëmtime 7
VENDOSMËRIA NË BESËLIDHJE
86

Bëji të vendosur hapat tanë, O Zot, në rrugën Tënde dhe forcoji zemrat tona në bindjen ndaj Teje. Ktheji fytyrat tona ndaj bukurisë së Njëshmërisë Sate dhe gëzoji gjokset tona me shenjat e Unitetit Tënd Hyjnor. Stolisi trupat tanë me rrobën e bujarisë Sate, largoje nga sytë tanë vellon e mëkatit dhe na jep kupën e hirit Tënd, që thelbi i të gjitha qenieve të këndojë lavde për Ty para pamjes së Madhështisë Sate. Reveloje, pra, Veten Tënde, O Zot, për të folurit Tënd të mëshirshëm dhe për misterin e Qenies Sate Hyjnore, që ekstaza e shenjtë e lutjes të mbushë shpirtrat tanë - një lutje që do të ngrihet mbi fjalët e germat dhe do ta mbulojë mërmërimën e rrokjeve e të tingujve - që të gjitha gjërat të shkrihen në hiç para revelimit të shkëlqimit Tënd.

O Zot! Këta janë shërbëtorët që kanë qëndruar të vendosur e të patundur në Besëlidhjen Tënde e në Testamentin Tënd, që janë mbajtur fort pas fillit të besnikërisë në Kauzën Tënde dhe janë kapur pas cepit të rrobës së madhështisë Sate. Ndihmoji ata, O Zot, me mirësinë Tënde, mbështeti me pushtetin Tënd dhe forcoji shpatullat e tyre në bindje ndaj Teje.

Ti je Falësi, i Hirshmi.
- 'Abdu'l-Bahá
87

O Zoti im dhe Shpresa ime! Ndihmoji të dashurit e Tu që të jenë të patundur në Besëlidhjen Tënde të fuqishme, t'i mbeten besnikë Kauzës Sate të dukshme dhe të zbatojnë porositë që Ti ke shkruar për ta në Librin Tënd të Shkëlqimeve; që ata të bëhen flamuj të udhëheqjes e pishtarë të Kompanisë qiellore, burime të urtisë Sate të pafund dhe yje që tregojnë rrugën e drejtë, duke rrezatuar poshtë shkëlqimin e qiellit hyjnor. Me të vërtetë, Ti je i Pamposhturi, Fuqiploti, i Gjithëpushtetshmi.

- 'Abdu'l-Bahá
88
Udhëheqje për ata që shkojnë në rrugë të gabuar

Ne i lutemi Zotit t'i ndihmojë me dashamirësi ata që kanë gabuar rrugë të bëhen të drejtë e të ndershëm, dhe t'i bëjë të kuptojnë shkujdesjen e Tyre. Ai është, me të vërtetë, Bujariploti, Më Zemërgjeri. Mos i pengo shërbëtorët e Tu, O Zoti im, në portën e hirit Tënd dhe mos i dëbo ata nga oborri i pranisë Sate. Ndihmoji ata të shpërndajnë mjegullën e fantazive boshe dhe të grisin perdet e imagjinatave e të shpresave të kota. Ti je, me të vërtetë, Gjithëzotëruesi, Më i Larti. Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje, Fuqiplotit, të Hirshmit.

- Bahá'u'lláh
DITËT E SHTUARA

Ditët e shtuara (nga 26 shkurti deri më 1 mars) duhet të jenë ditë përgatitjeje për Agjërimin, ditë mikpritjeje, bamirësie e dhuratash.

89

Perëndia im, Zjarri im dhe Drita ime! Ditët që Ti i ke quajtur Ayyám-i-Há* në Librin Tënd kanë filluar, O Ti që je Mbreti i emrave, dhe agjërimi, që Penda Jote më e lavdëruar ua ka urdhëruar ta zbatojnë të gjithë atyre që janë në mbretërinë e krijimit Tënd, po afrohet. Të lutem, O Zoti im, për këto ditë dhe për të gjithë ata që gjatë kësaj periudhe janë kapur pas fillit të porosive të Tua e që janë mbajtur pas dorëzës së këshillave të Tua, të bësh që çdo shpirti t'i caktohet një vend brenda kufijve të oborrit Tënd dhe një ndenjëse në revelimin e shkëlqimeve të dritës së fytyrës Sate.

Këta, O Zoti im, janë shërbëtorët e Tu, të cilët asnjë prirje e degjeneruar nuk i ka larguar nga ato që Ti ke sjellë me Librin Tënd. Ata janë përulur përpara Kauzës Sate dhe e kanë marrë Librin Tënd me një vendosmëri të tillë që e ka burimin tek Ti, dhe kanë kryer atë që u ke urdhëruar Ti, dhe kanë zgjedhur të zbatojnë atë që u ke kërkuar Ti.

Ti e shikon, O Zoti im, sesi ata kanë njohur e pranuar gjithçka që Ti ke reveluar në shkrimet e Tua. Jepu atyre të pinë, O Zoti im, nga duart e dashamirësisë Sate, ujin e përjetësisë Sate. Shkruaj, pra, për ta shpërblimin që ke caktuar për atë që është zhytur në oqeanin e pranisë Sate dhe ka shijuar verën e zgjedhur të takimit me Ty.

Të lutem Ty, O Ti Mbret i mbretërve dhe Mëshirues i të shtypurve, të caktosh për ta të mirat e kësaj bote dhe të botës që do të vijë. Shkruaj për ta, veç kësaj, atë që asnjë nga krijesat e Tua nuk e ka zbuluar dhe radhiti ata midis atyre që janë mbledhur rreth Teje dhe që lëvizin pranë fronit Tënd në çdo botë të botëve të Tua.

Ti, me të vërtetë, je Fuqiploti, i Gjithëdijshmi, i Gjithinformuari.

- Bahá'u'lláh
AGJËRIMI

"...ky agjërim trupor është një shenjë e jashtme e agjërimit shpirtëror; është simbol i vetëpërmbajtjes, i të përmbajturit të vetvetes nga të gjitha orekset e Unit, duke marrë karakteristikat e shpirtit, duke u rrëmbyer nga frymëmarrjet e qiellit dhe duke marrë zjarr nga dashuria e Perëndisë."

- Bahá'u'lláh
Kitáb-i Akdas
90

Lëvduar qofsh Ti, O Zot, Perëndia im! Unë të lutem për këtë Revelacion që e ktheu errësirën në dritë, me anë të së cilës Tempulli i Frekuentuar u ndërtua dhe Tabela e Shkruar u revelua, dhe pergamena e shpalosur u zbulua, të dërgosh këtu poshtë mbi mua e mbi ata që janë në shoqërinë time atë që do të na bëjë të aftë të fluturojmë në qiejt e lavdisë Sate të lartë, që do të na spastrojë nga njollat e mëdyshjeve të tilla, që i kanë penguar ata që dyshojnë të hyjnë në faltoren e unitetit Tënd.

Unë jam, O Zoti im, ai që mbahet fort pas fillit të dashamirësisë Sate dhe kapet pas cepit të mëshirës e të favoreve të Tua. Cakto për mua dhe për të dashurit e mi të mirat e kësaj bote e të botës që do të vijë. Dhuroju, pra, atyre Dhuntinë e Fshehur që Ti ke caktuar për krijesat e Tua më të zgjedhura.

Këto janë, O Zoti im, ditët në të cilat Ti i ke urdhëruar shërbëtorët e Tu të zbatojnë agjërimin. Lum ai që e zbaton agjërimin tërësisht për hatrin Tënd dhe me shkëputje të plotë nga gjithçka veç Teje. Më ndihmo mua dhe ndihmoji ata, O Zoti im, që të të binden Ty dhe të zbatojnë porositë e Tua. Ti, me të vërtetë, ke pushtet të bësh atë që mendon.

Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje, të Gjithëdijshmit, Urtiplotit. Lëvduar qoftë Perëndia, Zoti i të gjitha botëve.

- Bahá'u'lláh
91

O Providencë Hyjnore! Edhe pse unë po përmbahem nga dëshirat trupore dhe nuk po ha e nuk po pi, megjithatë pastroma e çliroma zemrën nga dashuria për cilindo qoftë veç Teje, ruama e mbroma shpirtin nga dëshirat e liga e nga tiparet djallëzore, në mënyrë që shpirti im të bashkohet me frymëmarrjen e shenjtërisë dhe të përmbahet nga përmendja e gjithçkaje veç Teje.

- 'Abdu'l-Bahá
92
Lutje e gjatë për Agjërimin

Të përgjërohem Ty, O Perëndia im, për Shenjën Tënde të fuqishme dhe për revelimin e hirit Tënd midis njerëzve, të mos më flakësh tutje nga porta e qytetit të pranisë Sate dhe mos i zhgënjesh shpresat që kam mbështetur në manifestimin e hirit Tënd midis krijesave të Tua. Ti më sheh, O Perëndia im, tek mbahem pas Emrit Tënd, Më të Shenjtit, Më të Ndritshmit, Më të Fuqishmit, Më të Madhit, Më të Lartësuarit, Më të Lavdishmit, dhe tek kapem pas cepit të rrobës, pas së cilës janë kapur të gjithë në këtë botë dhe në botën që do të vijë.

Të përgjërohem Ty, O Perëndia im, për Zërin Tënd më të ëmbël dhe për Fjalën Tënde më të lartësuar, të më afrosh gjithnjë e më pranë pragut të portës Sate dhe të mos lejosh që unë të mërgohem larg hijes së mëshirës Sate dhe tendës së bujarisë Sate. Ti më sheh, O Perëndia im, tek mbahem pas Emrit Tënd, Më të Shenjtit, Më të Ndritshmit, Më të Fuqishmit, Më të Madhit, Më të Lartësuarit, Më të Lavdishmit, dhe tek kapem pas cepit të rrobës, pas së cilës janë kapur të gjithë në këtë botë dhe në botën që do të vijë.

Të përgjërohem Ty, O Perëndia im, për shkëlqimin e ballit Tënd të shndritshëm dhe për vezullimin e dritës së fytyrës Sate, që ndrit nga horizonti më i lartë, të më tërheqësh me aromën e veshjes Sate dhe të më bësh të pi nga vera e zgjedhur e fjalës Sate. Ti më sheh, O Perëndia im, tek mbahem pas Emrit Tënd, Më të Shenjtit, Më të Ndritshmit, Më të Fuqishmit, Më të Madhit, Më të Lartësuarit, Më të Lavdishmit, dhe tek kapem pas cepit të rrobës, pas së cilës janë kapur të gjithë në këtë botë dhe në botën që do të vijë.

Të përgjërohem Ty, O Perëndia im, për flokët e Tu që lëvizin mbi fytyrën Tënde, ashtu si penda Jote më e lartësuar lëviz mbi faqet e Tabelave të Tua, duke shpërndarë aromën e myshkut të kuptimeve të fshehta mbi mbretërinë e krijimit Tënd, të më ngresh për t'i shërbyer Kauzës Sate në mënyrë të tillë që unë të mos zmbrapsem dhe as të mos më pengojnë pëshpëritjet e atyre që kanë nxjerrë yçkla për shenjat e Tua dhe i kanë kthyer shpinën fytyrës Sate. Ti më sheh, O Perëndia im, tek mbahem pas Emrit Tënd, Më të Shenjtit, Më të Ndritshmit, Më të Fuqishmit, Më të Madhit, Më të Lartësuarit, Më të Lavdishmit, dhe tek kapem pas cepit të rrobës, pas së cilës janë kapur të gjithë në këtë botë dhe në botën që do të vijë.

Të përgjërohem Ty, O Perëndia im, për Emrin Tënd që Ti e ke bërë Mbretin e Emrave, pas të cilit janë magjepsur të gjithë ata që janë në qiell e mbi tokë, të më bësh të aftë të sodis Yllin e Ditës të Bukurisë Sate dhe të më japësh verën e fjalës Sate. Ti më sheh, O Perëndia im, tek mbahem pas Emrit Tënd, Më të Shenjtit, Më të Ndritshmit, Më të Fuqishmit, Më të Madhit, Më të Lartësuarit, Më të Lavdishmit, dhe tek kapem pas cepit të rrobës, pas së cilës janë kapur të gjithë në këtë botë dhe në botën që do të vijë.

Të përgjërohem Ty, O Perëndia im, për Tempullin e madhështisë Sate mbi majat më të lartësuara dhe për Tendën e Revelacionit Tënd mbi kodrat më të larta, të më ndihmosh me dashamirësi të bëj atë që vullneti Yt ka dëshiruar dhe që qëllimi Yt ka shfaqur. Ti më sheh, O Perëndia im, tek mbahem pas Emrit Tënd, Më të Shenjtit, Më të Ndritshmit, Më të Fuqishmit, Më të Madhit, Më të Lartësuarit, Më të Lavdishmit, dhe tek kapem pas cepit të rrobës, pas së cilës janë kapur të gjithë në këtë botë dhe në botën që do të vijë.

Të përgjërohem Ty, O Perëndia im, për Bukurinë Tënde që shkëlqen mbi horizontin e përjetësisë, një Bukuri para së cilës, sapo ajo revelon vetveten, mbretëria e bukurisë përulet me adhurim, duke e madhëruar atë me melodi kumbuese, të bësh që unë të vdes për gjithçka që zotëroj dhe të jetoj për gjithçka që të përket Ty. Ti më sheh, O Perëndia im, tek mbahem pas Emrit Tënd, Më të Shenjtit, Më të Ndritshmit, Më të Fuqishmit, Më të Madhit, Më të Lartësuarit, Më të Lavdishmit, dhe tek kapem pas cepit të rrobës, pas së cilës janë kapur të gjithë në këtë botë dhe në botën që do të vijë.

Të përgjërohem Ty, O Perëndia im, për Manifestimin e Emrit Tënd, të Shumëdashurit, përmes të Cilit zemrat e atyre që të duan Ty janë djegur dhe shpirtrat e të gjithë atyre kanë fluturuar lart, të më ndihmosh të të kujtoj Ty midis krijesave të Tua dhe të të lartësoj Ty midis njerëzve të Tu. Ti më sheh, O Perëndia im, tek mbahem pas Emrit Tënd, Më të Shenjtit, Më të Ndritshmit, Më të Fuqishmit, Më të Madhit, Më të Lartësuarit, Më të Lavdishmit, dhe tek kapem pas cepit të rrobës, pas së cilës janë kapur të gjithë në këtë botë dhe në botën që do të vijë.

Të përgjërohem Ty, O Perëndia im, për fëshfërimën e Pemës Hyjnore të Lotosit dhe mërmërimën e flladeve të fjalës Sate në mbretërinë e Emrave të Tu, të më largosh nga çdo gjë që vullneti Yt e neverit dhe të më afrosh pranë pozitës në të cilën Ai Që është Agimi i shenjave të Tua ka ndritur. Ti më sheh, O Perëndia im, tek mbahem pas Emrit Tënd, Më të Shenjtit, Më të Ndritshmit, Më të Fuqishmit, Më të Madhit, Më të Lartësuarit, Më të Lavdishmit, dhe tek kapem pas cepit të rrobës, pas së cilës janë kapur të gjithë në këtë botë dhe në botën që do të vijë.

Të përgjërohem Ty, O Perëndia im, për atë Shkronjë, e cila sapo doli nga goja e vullnetit Tënd, i bëri oqeanet të dallgëzohen, erërat të fryjnë, frutat të dalin, pemët të çelin sythe, të gjitha gjurmët e së kaluarës të zhduken, të gjitha perdet të grisen dhe ata që të janë besnikë Ty të nxitojnë drejt dritës së fytyrës së Zotit të tyre, të Padetyruarit, të më bësh të ditur atë që qëndron e mbuluar në thesaret e dijes Sate dhe e fshehur në koleksionet e Urtisë Sate. Ti më sheh, O Perëndia im, tek mbahem pas Emrit Tënd, Më të Shenjtit, Më të Ndritshmit, Më të Fuqishmit, Më të Madhit, Më të Lartësuarit, Më të Lavdishmit, dhe tek kapem pas cepit të rrobës, pas së cilës janë kapur të gjithë në këtë botë dhe në botën që do të vijë.

Të përgjërohem Ty, O Perëndia im, për zjarrin e dashurisë Sate, i cili e largoi gjumin nga sytë e të zgjedhurve të Tu e të të dashurve të Tu, dhe për përkujtimin e lëvdimin e tyre për Ty në orën e agimit, të më numërosh mua ndër ata që kanë arritur atë që Ti ke dërguar me librin Tënd dhe ke manifestuar përmes vullnetit Tënd. Ti më sheh, O Perëndia im, tek mbahem pas Emrit Tënd, Më të Shenjtit, Më të Ndritshmit, Më të Fuqishmit, Më të Madhit, Më të Lartësuarit, Më të Lavdishmit, dhe tek kapem pas cepit të rrobës, pas së cilës janë kapur të gjithë në këtë botë dhe në botën që do të vijë.

Të përgjërohem Ty, O Perëndia im, për dritën e fytyrës Sate, që i detyron ata që janë pranë Teje të presin shigjetat e urdhrit Tënd dhe ata që të janë besnikë Ty t'u bëjnë ballë shpatave të armiqve të Tu në shtegun Tënd, të shkruash për mua me Pendën Tënde më të lartësuar atë që Ti ke shkruar për të besuarit e Tu e për të zgjedhurit e Tu. Ti më sheh, O Perëndia im, tek mbahem pas Emrit Tënd, Më të Shenjtit, Më të Ndritshmit, Më të Fuqishmit, Më të Madhit, Më të Lartësuarit, Më të Lavdishmit, dhe tek kapem pas cepit të rrobës, pas së cilës janë kapur të gjithë në këtë botë dhe në botën që do të vijë.

Të përgjërohem Ty, O Perëndia im, për Emrin Tënd, përmes të cilit Ti ke dëgjuar thirrjen e atyre që të duan Ty dhe psherëtimat e atyre që kanë mall për Ty, dhe për vajin e atyre që gëzojnë afrinë Tënde e për rënkimin e atyre që të janë besnikë Ty, me anë të të cilit Ti ke përmbushur dëshirat e atyre që i kanë mbështetur shpresat tek Ti dhe ua ke plotësuar kërkesat, përmes hirit Tënd e favoreve të Tua, dhe për Emrin Tënd përmes të cilit oqeani i ndjesës është dallgëzuar para fytyrës Sate dhe retë e bujarisë Sate kanë reshur mbi shërbëtorët e Tu, të shkruash për këdo që është kthyer ndaj Teje dhe ka zbatuar agjërimin që Ti ke urdhëruar, shpërblimin e dekretuar për ata që nuk flasin veçse me lejën Tënde dhe që kanë braktisur të gjitha ato që zotëronin në shtegun Tënd e për dashurinë për Ty.

Të përgjërohem Ty, O Zoti im, për Veten Tënde, dhe për shenjat e Tua e provat Tuaja të qarta, dhe për dritën e shkëlqyeshme të Yllit të Ditës të Bukurisë Sate, dhe për Degët e Tua, t'i fshish shkeljet e atyre që janë mbajtur fort pas ligjeve të Tua dhe kanë zbatuar atë që Ti u ke urdhëruar atyre në Librin Tënd. Ti më sheh, O Perëndia im, tek mbahem pas Emrit Tënd, Më të Shenjtit, Më të Ndritshmit, Më të Fuqishmit, Më të Madhit, Më të Lartësuarit, Më të Lavdishmit, dhe tek kapem pas cepit të rrobës, pas së cilës janë kapur të gjithë në këtë botë dhe në botën që do të vijë.

- Bahá'u'lláh

Agjërimi bie gjatë muajit 'Alá' (Lartësi) nga 2 marsi deri në 20 mars inkluzivisht. Gjatë këtyre ditëve asnjë ushqim ose pije nuk duhet përdorur që nga agimi deri në perëndim të diellit. Kjo është kohë lutjesh dhe përtëritjeje shpirtërore. Ata që janë nën pesëmbëdhjetë vjeç, udhëtarët, të sëmurët dhe të drobiturit, gratë shtatzëna dhe nënat me fëmijë gjiri përjashtohen nga Agjërimi.

NOVRUZI

Novruzi, 21 mars, është dita e parë e vitit Bahá'í dhe një ditë gëzimi e mikpritjeje.

93

Lëvduar qofsh Ti, O Perëndia im, që ke caktuar Novruzin si festë për ata që kanë zbatuar agjërimin nga dashuria për Ty dhe janë përmbajtur nga gjithçka që është e urrejtjshme për Ty. Bëj, O Zoti im, që zjarri i dashurisë Sate dhe nxehtësia e shkaktuar nga agjërimi i urdhëruar prej Teje t'i ndezë ata për Kauzën Tënde dhe t'i angazhojë në lavdërimin Tënd e në përmendjen Tënde.

Meqë Ti i ke stolisur ata, O Zoti im, me ornamentin e agjërimit, të porositur prej Teje, stolisi ata edhe me ornamentin e pranimit Tënd, përmes hirit e favorit Tënd bujar. Sepse bëmat e njerëzve varen të gjitha nga pëlqimi Yt dhe kushtëzohen nga kërkesa Jote. Në rast se Ti e konsideron atë që e ka prishur agjërimin si njërin që e ka zbatuar atë, një njeri i tillë do të renditet ndër ata të cilët që nga përjetësia e kanë mbajtur agjërimin.

Dhe në rast se Ti vendos se ai që e ka zbatuar agjërimin e ka prishur atë, ky njeri do të renditet me ata që e kanë njollosur me pluhur Rrobën e Revelacionit Tënd dhe që është larguar nga ujërat e kristalta të këtij Burimi të gjallë.

Ti je Ai, nëpërmjet të Cilit flamuri ku shkruhet "I lëvduar je Ti në veprat e Tua" është ngritur lart dhe flamuri "Ty të binden në urdhrin Tënd" është shpalosur. Bëjua të ditur këtë pozitë Tënden, O Perëndia im, shërbëtorëve të Tu, që ata ta dinë se përsosuria e të gjitha gjërave varet nga urdhëri Yt e nga fjala Jote, se edhe vlera e çdo veprimi kushtëzohet nga leja Jote e nga pëlqimi i vullnetit Tënd, që ata ta kuptojnë se frerët e bëmave të njerëzve janë në dorën e pranimit Tënd e të porosisë Sate. Bëjua të ditur atyre këtë, në mënyrë që asgjë të mos i largojë ata prej Bukurisë Sate në këto ditë kur Krishti thërret: "Çdo zotërim është i Yti, O Ti Lindës i Shpirtit (Jezusi)"; dhe Miku Yt (Muhameti) thërret: "Lavdia qoftë mbi Ty, O Ti Më i Dashuri, për atë që Ti ke zbuluar me Bukurinë Tënde dhe ke shkruar për të zgjedhurit e Tu, duke bërë që ata të arrijnë vendin e Revelacionit të Emrit Tënd Më të Madh, i Cili të gjithë njerëzve u ka munguar, me përjashtim të atyre që e kanë shkëputur veten nga gjithçka veç Teje dhe janë vendosur drejt Atij që është Reveluesi i Vetes Sate dhe Shfaqja e atributeve të Tua".

Ai që është Dega Jote dhe gjithë shoqëria Jote, O Zoti im, e ka prishur këtë ditë agjërimin e tij, pasi e ka zbatuar atë brenda kufijve të oborrit Tënd në zellin e vet për të të kënaqur Ty. Urdhëro Ti për atë, dhe për ata, dhe për të gjithë njerëzit që kanë hyrë në praninë Tënde në këto ditë të gjitha të mirat që Ti ke destinuar në Librin Tënd. Jepu atyre, pra, gjithçka që do t'u sjellë përfitim, si në këtë jetë dhe në jetën e përtejme.

Ti je, me të vërtetë, i Gjithëdijshmi, Urtiploti.
- Bahá'u'lláh

Festa e Novruzit duhet të mbahet më 21 mars para perëndimit të diellit dhe nuk ka të bëjë fare me Festën e 19 Ditëve. Festa e 19 Ditëve është administrative për nga funksioni, kurse Novruzi është Viti ynë i Ri, një Festë mikpritjeje dhe gëzimi.

- Shoghi Effendi
[Nga një letër e shkruar në emër të Ruajtësit]
Fragmente nga
TABELA E RI(VÁN-IT

Festa e Ri(ván-it [Rizvan], 21 prill - 2 maj, përkujton Deklarimin e Misionit të Bahá'u'lláh-ut pasuesve të Tij. Bahá'u'lláh-u e shpalli atë si "Mbretin e Festave", dhe i referohet asaj në Kitáb-i Akdas si Dita në të cilën "të gjitha gjërat e krijuara u zhytën në detin e pastrimit".

94

Pranvera Hyjnore ka ardhur, O Penda Më e Lavdëruar, sepse Festimi i Mëshirëplotit po afrohet me shpejtësi. Çohu dhe lartëso para gjithë krijimit emrin e Perëndisë, dhe thuri lavde Atij në mënyrë që të gjitha gjërat e krijuara të rigjenerohen e përtërihen. Fol e mos pusho. Ylli i ditës i lumturisë shkëlqen mbi horizontin e emrit Tonë, Fatlumit, sepse mbretëria e emrit të Perëndisë është stolisur me ornamentin e emrit të Zotit Tënd, Krijuesit të qiejve. Çohu para kombeve të tokës dhe armatosu me fuqinë e këtij Emri Më të Madh, dhe mos ji ndër ata që vonojnë...

Kjo është Dita, në të cilën bota e padukshme thërret: "I madh është bekimi yt, O tokë, sepse ti je bërë këmbëmbështetësja e Perëndisë Tënd dhe je zgjedhur si selia e fronit të Tij të fuqishëm." Mbretëria e lavdisë thërret: "U flijoftë jeta ime për ty, sepse Ai Që është i Shumëdashuri i Mëshirëplotit ka vendosur sovranitetin e Tij mbi ty, përmes fuqisë së Emrit të Tij, që u është premtuar të gjitha gjërave, qoftë të së shkuarës ose të së ardhmes."...

I Shumëdashuri ka ardhur. Në dorën e djathtë të Tij është Vera e vulosur e emrit të Tij. Lum njeriu që kthehet nga Ai, pi pjesën e vet dhe thërret "Lavdia qoftë me Ty, O Revelues i shenjave të Perëndisë!" Për drejtësinë e të Gjithëfuqishmit! Çdo gjë e fshehur është shfaqur përmes fuqisë së të vërtetës. Të gjitha favoret e Perëndisë janë dërguar si shenjë e mirësisë së Tij. Të gjitha ujërat e jetës së amshueme u janë ofruar njerëzve. Çdo kupë është çuar përqark nga dora e të Shumëdashurit. Afrohuni e mos ngurroni as edhe për një çast të vetëm...

Gëzohuni me ngazëllim të paparë, O njerëz të Bahá-it, ndërsa sillni ndërmend Ditën e lumturisë supreme, Ditën kur Gjuha e të Lashtit të Kohëve ka folur, ndërsa largohej nga Shtëpia e Tij për të shkuar në Vendin prej ku Ai lëshoi mbi gjithë krijimin vezullimet e emrit të Tij, Mëshirëplotit. Perëndia Na është dëshmitar. Sikur Ne të revelonim sekretet e fshehura të asaj Dite, të gjithë ata që jetojnë mbi tokë dhe në qiej do të humbnin ndjenjat e do të vdisnin, me përjashtim të atyre që do t'i ruante Perëndia, i Gjithëfuqishmi, i Gjithëdijshmi, Urtiploti...

- Bahá'u'lláh
Qëmtime 14
TABELA E A(MADIT

Kjo Tabelë u vesh prej Bahá'u'lláh-ut me fuqi e rëndësi të posaçme.

95

Ai është Mbreti, i Gjithëdijshmi, i Urti! Ja, Bilbili i Parajsës këndon mbi degët e Pemës së Përjetësisë, me melodi të shenjta e të ëmbla, duke u shpallur të sinqertëve lajmet e gëzuara të afrisë së Perëndisë, duke i ftuar besimtarët e Unitetit Hyjnor në oborrin e Pranisë së Zemërgjerit, duke informuar të shkëputurit për mesazhin e reveluar nga Perëndia, Mbreti, i Lavdishmi, i Pashoqi, duke i udhëhequr të dashurit te vendi i shenjtërisë dhe te kjo Bukuri e shndritshme.

Me të vërtetë kjo është Bukuria Më e Madhe, e parashikuar në Librat e Lajmëtarëve, përmes së Cilës e vërteta do të dallohet nga gabimi dhe urtia e çdo urdhëri do të provohet. Me të vërtetë, Ai është Pema e Jetës që jep frytet e Perëndisë, të Lartësuarit, të Pushtetshmit, të Madhit.

O A(mad! Dëshmo se me të vërtetë Ai është Perëndia dhe se nuk ka Perëndi tjetër veç Tij, Mbretit, Mbrojtësit, të Pakrahasueshmit, Fuqiplotit. Dhe se Ai të Cilin e ka dërguar me emrin 'Alí* ishte me të vërtetë nga Perëndia, urdhërave të të Cilit u përmbahemi të gjithë.

Thuaj: O njerëz, bindjuni urdhërave të Perëndisë, që na jepen në Bajan-in nga i Lavdishmi, i Urti. Me të vërtetë, Ai është Mbreti i Lajmëtarëve dhe Libri i Tij është Libri Mëmë, që ta dini.

Kështu Bilbili jua shprehu juve thirrjen e Tij nga ky burg. Ai duhej vetëm të lëshonte këtë mesazh të qartë. Kush dëshiron le t'i kthejë shpinën kësaj këshille dhe kush dëshiron le të zgjedhë rrugën për te Zoti i tij.

O njerëz, në qoftë se i mohoni këto vargje, me çfarë prove keni besuar te Perëndia? Tregojeni këtë, O grumbull hipokritësh.

Jo, për Atë që ka në dorë shpirtin tim, ata nuk janë, dhe kurrë nuk do të jenë, në gjendje ta bëjnë këtë, edhe sikur të merreshin vesh për të ndihmuar njëri-tjetrin.

O A(mad! Mos i harro bujaritë e mia, në kohën që Unë mungoj. Kujto ditët e Mia gjatë ditëve të tua, dhe fatkeqësinë e mërgimin Tim në këtë burg të largët. Dhe qofsh ti aq i patundur në dashurinë për Mua, saqë zemra jote të mos dridhet edhe sikur shpatat e armiqve të të japin breshëri goditjesh dhe gjithë qielli e toka të ngrihen kundër teje.

Qofsh si flaka e zjarrit për armiqtë e Mi dhe një lumë i jetës së përhershme për të dashurit e Mi, dhe mos ji ndër ata që dyshojnë.

Dhe në qofsh mposhtur nga vuajtjet në rrugën Time, ose poshtëruar për hatrin Tim, mos u shqetëso për këtë.

Ki besim te Perëndia, Perëndia Yt dhe Zoti i etërve të tu. Sepse njerëzit po enden në rrugët e zhgënjimit, të privuar nga aftësia për të parë Perëndinë me sytë e vet, ose për të dëgjuar Melodinë e Tij me veshët e tyre. Të tillë i pashë Unë ata, siç dëshmon gjithashtu edhe ti.

Kështu, bestytnitë që ata kanë janë bërë perde midis tyre dhe zemrave të tyre, dhe i mbajnë ata larg rrugës së Perëndisë, të Lartësuarit, të Madhit.

Të jesh i sigurt në veten Tënde se, me të vërtetë, ai që largohet nga kjo Bukuri është larguar, gjithashtu, nga Lajmëtarët e së Shkuarës dhe tregon krylartësi ndaj Perëndisë nga tërë përjetësia në tërë përjetësinë.

Mësoje mirë këtë Tabelë, O A(mad. Këndoje atë gjatë ditëve të tua dhe mos u ndaj prej saj. Sepse me të vërtetë, Perëndia ka caktuar për atë që e këndon shpërblimin e njëqind martirëve dhe shërbime në të dy botët. Këto favore t'i kemi dhuruar ty, si bujari nga ana Jonë dhe si mëshirë nga prania Jonë, që ti të jesh ndër ata që janë mirënjohës.

Për Perëndi! po qe se ndokush që është i brengosur ose i hidhëruar do ta lexojë këtë Tabelë me sinqeritet absolut, Perëndia do t'ia heqë trishtimin, do t'i zgjidhë vështirësitë e tij dhe do t'ia largojë vuajtjet.

Me të vërtetë, Ai është i Mëshirshmi, i Dhembshuri. Lëvduar qoftë Perëndia, Zoti i të gjitha botëve.

- Bahá'u'lláh
TABELA E VIZITIMIT
TË BAHÁ'U'LLÁH-UT

Kjo Tabelë lexohet në Mauzoletë e Bahá'u'lláh-ut dhe të Báb-it. Ajo, gjithashtu, përdoret shpesh në përkujtimin e përvjetorëve të Tyre.

96

Lavdërimi që ka aguar nga Vetja Jote më auguste dhe lavdia që ka shkëlqyer nga Bukuria Jote më e shndritshme, qofshin mbi Ty, O Ti që je Manifestimi i Madhështisë dhe Mbreti i Përjetësisë, dhe Zoti i të gjithë atyre që janë në qiell e mbi tokë! Unë dëshmoj se nëpërmjet Teje sovraniteti i Perëndisë dhe sundimi i tij, dhe madhështia e Perëndisë dhe madhëria e Tij, janë reveluar, dhe Yjet e Ditës të shkëlqimit të lashtë kanë hedhur ndriçimin mbi qiellin e vendimit Tënd të parevokueshëm, dhe Bukuria e të Padukshmit ka shkëlqyer mbi horizontin e krijimit. Unë dëshmoj, për më tepër, se vetëm me një lëvizje të Pendës Sate, urdhëri Yt 'Të bëhet' u imponua dhe Sekreti i fshehur i Perëndisë u shpall dhe të gjitha gjërat e krijuara u sollën në qenie, dhe të gjitha Revelacionet u dërguan.

Unë dëshmoj, për më tepër, se nëpërmjet Bukurisë Sate bukuria e të Adhuruarit është zbuluar, dhe nëpërmjet fytyrës Sate fytyra e të Dëshiruarit ka shkëlqyer, dhe nëpërmjet një fjale Tënden Ti ke vendosur midis të gjitha gjërave të krijuara, duke bërë që besnikët e Tu të ngjiten në majat e lavdisë dhe të pabesët të bien në humnerën më të thellë.

Unë dëshmoj se ai që të ka njohur Ty ka njohur Perëndinë, dhe ai që ka arritur praninë Tënde ka arritur praninë e Perëndisë. I madh është, pra, bekimi i atij që ka besuar tek Ti dhe te Shenjat e Tua, dhe e ka përunjur veten përpara sovranitetit Tënd, dhe është nderuar duke të takuar Ty, dhe ka arritur pëlqimin e vullnetit Tënd, dhe ka ardhur pranë Teje e ka qëndruar para fronit Tënd. Mjer ai që është fajtor ndaj Teje, dhe të ka mohuar Ty, dhe ka refuzuar shenjat e Tua, dhe i është kundërvënë sovranitetit Tënd, dhe është ngritur kundër Teje, dhe është bërë kryelartë para fytyrës Sate, dhe ka kundërshtuar dëshmitë e Tua, dhe është larguar nga sundimi Yt e nga zotërimi Yt, dhe është radhitur me të pabesët, emrat e të cilëve janë shënuar në Tabelat e Shenjta nga gishtat e urdhëruar prej Teje.

Çoji, pra, drejt meje, O Perëndia im e i Shumëdashuri im, frymëmarrjet e shenjta të favoreve të tua prej dorës së djathtë të mëshirës Sate e të dashamirësisë Sate, që ato të më largojnë nga vetvetja e nga bota dhe të më çojnë në oborret e afrisë Sate e të pranisë Sate. Ti e ke në dorë të bësh ç'të duash. Ti, me të vërtetë, ke qenë më i larti mbi të gjitha gjërat.

Kujtimi i Perëndisë e lavdërimi i Tij, dhe Lavdia e Perëndisë e shkëlqimi i Tij, qofshin mbi Ty, O Ti që je Bukuria e Tij! Unë dëshmoj se syri i krijimit nuk ka parë kurrë një të munduar si Ti. Ti u zhyte gjatë të gjitha ditëve të jetës Sate në oqeanin e fatkeqësive. Dikur Ti ishe në zinxhirë e pranga; një herë tjetër u kërcënove nga shpata e armiqve të Tu. Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha këto, Ti i këshillove të gjithë njerëzit të zbatojnë ato që qenë caktuar për Ty nga Ai që është i Gjithëdijshmi, Urtiploti.

Shpirti im u bëftë fli për të këqijat që ke vuajtur Ti, dhe shpirti im qoftë haraç për fatkeqësitë që Ti ke pësuar. I përgjërohem Perëndisë, për Ty dhe për ata, fytyrat e të cilëve janë ndriçuar nga shkëlqimet e dritës së fytyrës Sate dhe që, për hir të dashurisë për Ty, kanë zbatuar gjithçka që u ishte urdhëruar, t'i largojë perdet që janë vendosur midis Teje e krijesave të Tua, dhe të më japë mirësitë e kësaj bote e të botës që do të vijë. Ti je, me të vërtetë, Fuqiploti, Më i Lavdëruari, Lavdiploti, Gjithmonëfalësi, Më i dhembshuri.

Bekoje, O Zot Perëndia im, Pemën Hyjnore të Lotosit dhe gjethet e saj dhe degëzat e saj, dhe degët e saj, dhe trungun e saj, dhe filizat e saj, për aq kohë sa do të jetojnë titujt e Tu më të shkëlqyer dhe do të jenë atributet e Tua më madhështore. Mbroje, pra, atë nga ligësitë e agresorit dhe nga hordhitë e tiranisë. Ti je, me të vërtetë, Fuqiploti, Më i Pushtetshmi. Bekoji, gjithashtu, O Zot Perëndia im, shërbëtorët dhe shërbëtoret e Tua, që kanë arritur tek Ti. Ti je, me të vërtetë, Bujariploti, hiri i të Cilit është i pafund. Nuk ka Perëndi tjetër veç Teje, Gjithmonëfalësit, Më Bujarit.

- Bahá'u'lláh

Perëndia është i mjaftueshëm për mua; Ai, me të vërtetë, është i Gjithëmjaftueshmi! Tek Ai le të besojë besimploti.

- Bahá'u'lláh

Kënga e të burgosurve Bábí në Síyáh-Chál [Sijah Çall],Teheran

The Dawn-Breakers [Lajmëtarët e Agimit], f. 462
TABELA E VIZITIMIT TË 'ABDU'L-BAHÁ-IT

Kjo lutje thuhet në Mauzoleun e 'Abdu'l-Bahá-it. Ajo përdoret gjithashtu në lutje private. 'Abdu'l-Bahá-i thotë:

"Cilido që e thotë këtë lutje me përunjësi e me zell do të sjellë gëzim e kënaqësi në zemrën e këtij Shërbëtori; madje do të jetë sikur ta ketë takuar Atë ballëpërballë."

97

Ai është Lavdiploti! O Perëndi, Perëndia im! I përunjur e me lot në sy, une i ngre duart me lutje drejt Teje dhe e mbuloj fytyrën në pluhurin e Pragut Tënd, të lartësuar mbi dijet e të gjithë të shkolluarve dhe mbi lavdërimin e të gjithë atyre që të thurin lavde Ty. Vështroje me dashamirësi shërbëtorin Tënd, kokulur e të përunjur në derën Tënde, me syrin e mëshirës Sate dhe zhyte atë në oqeanin e mirësisë Sate të përjetshme.

Zot! Ai është një shërbëtor i Yt i gjorë e i përunjur, i magjepsur e që të përgjërohet Ty, rob në dorën Tënde, që të lutet Ty me zjarr, që beson në Ty, i përlotur para fytyrës Sate, që të thërret Ty e të kërkon Ty, duke thënë:

O Zot, Perëndia im! Më dhuro mirësinë Tënde për t'u shërbyer të shumëdashurve të Tu, më forco në shërbimin ndaj Teje, ndriçoje ballin tim me dritën e adhurimit në oborrin Tënd të shenjtërisë dhe të lutjes për mbretërinë Tënde të madhështisë. Më ndihmo të jem vetëmohues në hyrjen qiellore të portës Sate, dhe më përkrah që të shkëputem nga të gjitha gjërat brenda rrethinave të Tua të shenjta. Zot! Më jep të pi nga kupa e vetëmohimit; më vish me rrobën e tij dhe më zhyt në oqeanin e tij. Më bëj si pluhur në shtegun e të dashurve të Tu dhe bëj që unë të ofroj shpirtin tim për dheun e fisnikëruar nga hapat e të zgjedhurve të Tu në shtegun Tënd, O Zot i Lavdisë më të Lartë.

Me këtë lutje shërbëtori Yt të thërret Ty, në të gdhirë të ditës e në kohë nate. Plotësoje dëshirën e zemrës së tij, O Zot! Ndriçoje zemrën e tij, gëzoje gjoksin e tij, ndize dritën e tij, që ai t'i shërbejë Kauzës Sate e shërbëtorëve të Tu.

Ti je Dhuruesi, i Mëshirshmi, Më Bujari, i Hirshmi, Mëshiruesi, Zemërdhembshuri!

- 'Abdu'l-Bahá
TABELA E ZJARRIT
Tabelë e reveluar nga Bahá'u'lláh-u
me titull "Qad-I(taraqua'l-Mukhli(ún"
98
Në Emër të Perëndisë, Më të Lashtit,
Më të Madhit.

Me të vërtetë zemrat e të sinqertëve janë djegur në zjarrin e ndarjes:

Ku është vezullimi i dritës së Fytyrës Sate,
O i Shumëdashuri i botëve?

Ata që janë pranë Teje janë braktisur në errësirën e vetmisë:

Ku është shkëlqimi i agimit të ribashkimit Tënd, O Dëshirë e botëve?

Trupat e të zgjedhurve të Tu fërgëllojnë të shtrirë në shkretëtira të largëta:

Ku është oqeani i pranisë Sate,
O Magjepsës i botëve?

Duar gjithë lutje janë shtrirë drejt qiellit të hirit e të bujarisë Sate:

Ku janë shirat e blatimit Tënd,
O Zgjidhës i çështjeve të botëve?
Të pabesët janë ngritur me tirani nga çdo anë:
Ku është pushteti detyrues i pendës
Sate urdhëruese, O Pushtues i botëve?
Lehja e qenve dëgjohet qartë nga çdo anë:
Ku është luani i pyllit i fuqisë Sate,
O Ndëshkues i botëve?
Të ftohtët ka mbërthyer gjithë njerëzimin:
Ku është ngrohtësia e dashurisë Sate,
O Zjarr i botëve?
Mynxyra ka arritur kulmin:
Ku janë shenjat e ndihmës Sate,
O Shpëtim i botëve?
Errësira ka mbështjellë shumicën e popujve:
Ku është vezullimi i shkëlqimit Tënd,
O Ndriçim i botëve?
Qafat e njerëzve zgjaten me ligësi:
Ku janë shpatat e hakmarrjes Sate,
O Shkatërrues i botëve?
Rënia ka arritur thellësinë më të madhe:
Ku janë emblemat e lavdisë Sate,
O Lavdi e botëve?

Brengat kanë hidhëruar Reveluesin e Emrit Tënd, Mëshirëplotit:

Ku është gëzimi i Agimit të Revelacionit Tënd,
O Ngazëllim i botëve?
Ankthi ka mbërthyer gjithë popujt e tokës:
Ku janë shenjat e haresë Sate,
O Gëzim i botëve?

Ti e sheh Vendagimin e shenjave të Tua të mbuluar nga sugjerime djallëzore:

Ku janë gishtat e fuqisë Sate,
O Pushtet i botëve?
Një etje e madhe ka mposhtur të gjithë njerëzit:
Ku është lumi i bujarisë Sate,
O Mëshirë e botëve?
Lakmia ka pushtuar gjithë njerëzimin:
Ku janë mishërimet e shkëputjes,
O Zot i botëve?
Ti e sheh këtë të Munduar të vetmuar në mërgim:
Ku janë ushtritë e qiellit të Komandës Sate,
O Sovran i botëve?
Unë jam braktisur në tokë të huaj:
Ku janë emblemat e besnikërisë Sate,
O Besim i botëve?
Agonitë e vdekjes kanë mbërthyer gjithë njerëzit:
Ku është dallgëzimi i oqeanit Tënd
të jetës së amshueme, O Jetë e botëve?
Pëshpëritjet e Satanit i janë fryrë çdo krijese:
Ku është meteori i Zjarrit Tënd,
O Dritë e botëve?

Dehja e pasionit ka zvetënuar shumicën e njerëzimit:

Ku janë agimet e dëlirësisë,
O Dëshirë e botëve?

Ti e sheh këtë të Munduar të mbuluar nga tirania në mes të sirianëve:

Ku është rrezatimi i dritës Sate në agim,
O dritë e botëve?
Ti e sheh se Mua më ndalohet të flas:
Atëherë, nga do të burojnë meloditë e Tua,
O Bilbil i botëve?

Shumica e njerëzve janë mbështjellë nga fantazi e imagjinata të kota:

Ku janë shprehësit e sigurisë Sate,
O Siguri e botëve?
Bahá-i po mbytet në detin e vuajtjeve:
Ku është Arka e shpëtimit Tënd,
O Shpëtimtar i botëve?

Ti e sheh Agimin e fjalës Sate në errësirën e krijimit:

Ku është dielli i qiellit të hirit Tënd,
O Dritëdhënës i botëve?

Llambat e së vërtetës e të dëlirësisë, të besnikërisë e të nderit, janë shuar:

Ku janë shenjat e zemërimit Tënd hakmarrës,
O Lëvizës i botëve?

A nuk sheh Ti asnjë që ka luftuar për Veten Tënde, ose që sjell ndër mend çfarë i ka ndodhur Atij në shtegun e dashurisë Sate?

Tashmë Penda ime ndalon,
O i Shumëdashuri i botëve?

Degët e Pemës së Lotosit Hyjnor janë thyer prej erërave të rrëmbyeshme të fatit:

Ku janë flamujt e ndihmës Sate,
O Mbrojtës i botëve?

Kjo Fytyrë është mbuluar prej pluhurit të shpifjeve:

Ku janë flladet e dhembshurisë Sate,
O Mëshirë e botëve?

Rroba e shenjtërisë është njollosur prej njerëzve mashtrues:

Ku është veshja e shenjtërisë Sate,
O Stolisës i botëve?

Deti i mirësisë ka ngrirë prej asaj që kanë bërë duart e njerëzve:

Ku janë dallgët e bujarisë Sate,
O Dëshirë e botëve?

Dera që çon në Praninë Hyjnore është mbyllur nga tirania e armiqve të Tu:

Ku është kyçi i dhuntisë Sate,
O Hapës i botëve?

Gjethet janë zverdhur nga erërat helmuese të rebelimit:

Ku janë rrëketë e reve të mirësisë Sate,
O Dhënës i botëve?
Gjithësia është errësuar nga pluhuri i mëkatit:
Ku janë flladet e ndjesës Sate,
O Falës i botëve?
Ky i Ri është i vetmuar në këtë tokë të shkretë:
Ku është shiu i mirësisë Sate qiellore,
O Dhurues i botëve?

O Penda Më e Lartë, Ne kemi dëgjuar thirrjen Tënde më të ëmbël në mbretërinë e përjetshme:

Mbaj vesh e dëgjo ato që flet Gjuha
e Madhështisë, O i Munduari i botëve!
Po të mos ishte të ftohtët,
Si do të mbizotëronte nxehtësia e fjalëve të Tua,
O Sqarues i botëve?
Po të mos kishte fatkeqësi,
Si do të ndriçonte dielli i durimit Tënd,
O Dritë e botëve?
Mos u anko për të ligun.
Ti je krijuar të mbash e të durosh,
O Durim i botëve.

Sa i ëmbël ishte agimi Yt në horizontin e Besëlidhjes midis nxitësve të rebelimit,

dhe dëshira Jote e zjarrtë për Perëndinë,
O Dashuri e botëve.

Prej Teje flamuri i pavarësisë u vendos mbi majat më të larta,

dhe deti i bujarisë u dallgëzua,
O Magjepsje e botëve.
Me vetminë Tënde Dielli i Njëshmërisë ndriçoi,
dhe me mërgimin Tënd toka e Unitetit u stolis.
Ji i duruar,
O Ti i Mërguari i botëve.
Ne e kemi bërë poshtërimin veshjen e lavdisë,
dhe vuajtjen zbukurimin e ballit Tënd,
O Krenari e botëve.
Ti e sheh se zemrat janë mbushur me urrejtje,
por Ti i mbyll sytë ndaj kësaj,
O, Ti, Fshirës i mëkateve të botëve.
Kur shpatat vetëtijnë, shko përpara!
Kur shigjetat fluturojnë, sulu përpara!
O Ti Sakrificë e botëve.

A vajton Ti, apo të vajtoj unë? Më mirë të qaj unë se pak janë ata që luftojnë për Ty,

O Ti Që ke shkaktuar vajtimin e botëve.

Me të vërtetë, unë e kam dëgjuar Thirrjen Tënde, O i Shumëdashuri Lavdiplotë; dhe tani fytyra e Bahá-it përflaket nga nxehtësia e vuajtjeve dhe me zjarrin e fjalës Sate ndriçuese, dhe Ai është ngjitur me besnikëri në vendin e sakrificës, në pritje të pëlqimit Tënd, O Urdhërues i botëve.

O Ali-Akbar, falëndero Zotin tënd për këtë Tabelë, prej së cilës ti mund të nuhatësh aromat e butësisë Sime dhe të mësosh se ç'na ka ndodhur Neve në shtegun e Perëndisë, të Adhuruarit të të gjitha botëve.

Sikur të gjithë shërbëtorët ta lexojnë e të thellohen në të, në damarët e tyre do të ndizet një zjarr që do t'i përflakë botët.

LUTJA E GJATË E SHËRIMIT
99
Ai është Shëruesi, i Mjaftueshmi, Ndihmuesi,
Ai që Fal Gjithçka, Mëshirëploti.
Unë të thërras Ty, O Ti i Lavdëruari,
O Ti Besniku, O Ti i Lavdishmi!
Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!

Unë të thërras Ty O Sovran, O Lartësues, O Gjykatës,

Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!

Unë të thërras Ty, O Ti i Pashoqi, O Ti i Përjetshmi,

O Ti i Vetmi!
Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!
Unë të thërras Ty O Më i Lavdëruari,
O Ti i Shenjti, O Ti Ndihmuesi!
Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!
Unë të thërras Ty O i Gjithëdijshmi,
O Më i Urti, O Më i Madhi!
Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!
Unë të thërras Ty, O Ti Mëshirëmadhi,
O Ti Madhështori, O Ti Urdhëruesi,
Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!
Unë të thërras Ty, O i Shumëdashuri,
O i Çmuari, O i Admiruari!
Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!
Unë të thërras Ty O Më i Fuqishmi,
O Mbështetës, O i Pushtetshmi!
Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!
Unë të thërras Ty, O Ti Sunduesi,
O i Vetëqenëshmi, O i Gjithëdijshmi!
Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!

Unë të thërras Ty O Shpirt, O Dritë, O Më i Dukshmi!

Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!

Unë të thërras Ty O i Vizituari nga të Gjithë, O Ti i Njohuri nga të Gjithë, O Ti i Fshehuri nga të Gjithë!

Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!
Unë të thërras Ty, O Ti i Fshehuri,
O Ti Triumfuesi, O Ti Dhuruesi!
Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!
Unë të thërras Ty O Fuqiplotë,
O Ti Ndihmuesi, O Ti Fshehësi!
Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!
Unë të thërras Ty O Krijues,
O Përmbushës, O Çrrënjosës!
Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!
Unë të thërras Ty, O Ti që Ngrihesh,
O Ti Mbledhësi, O Ti Lartësuesi!
Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!
Unë të thërras Ty, O Ti Përsosësi,
O Ti i Zgjidhuri nga Prangat, O Ti Bujari!
Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!
Unë të thërras Ty O Bamirës,
O Përmbajtës, O Krijues!
Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!
Unë të thërras Ty O Më Sublimi,
O Ti i Hijshmi, O Ti Zemërgjeri!
Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!
Unë të thërras Ty, O Ti i Drejti,
O Ti i Hirshmi, O Ti Bujari!
Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!
Unë të thërras Ty O Gjithëdetyrues,
O i Përherëpranishmi, O Më i Dijshmi!
Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!
Unë të thërras Ty O i Madhërishmi,
O i Lashti i Kohëve, O Ti Zemërgjeri!
Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!
Unë të thërras Ty O i Mirëruajturi,
O Zot i Gëzimit, O i Dëshiruari!
Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!
Unë të thërras Ty, O Ti i Miri me të gjithë,
O Ti i Dhembshuri me të Gjithë,
O Ti Më Dashamirësi!
Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!
Unë të thërras Ty O Liman i të gjithëve,
O Strehë për të gjithë, O Ti Gjithëruajtësi!
Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!
Unë të thërras Ty O Ti Ndihmuesi i të gjithëve,
O Ti i Thirruri nga të gjithë, O Ti Gjallëruesi!
Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!
Unë të thërras Ty O Shpalosës, O Rrënues,
O Më i Mëshirshmi!
Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!
Unë të thërras Ty, O Ti Shpirti im,
O Ti i Shumëdashuri im, O Ti Besa ime!
Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!
Unë të thërras Ty O Shuarës i etjeve,
O Zot i Përsosur, O Më i Çmuari!
Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!
Unë të thërras Ty O Kujtimi Më i Madh,
O Emri Më Fisnik, O Rruga më e Lashtë!
Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!
Unë të thërras Ty O Më i Lëvduari,
O Më i Shenjti, O i Shenjtëruari!
Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!
Unë të thërras Ty O Zbërthyes,
O Këshilltar, O Çlirues!
Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!
Unë të thërras Ty O Mik, O Mjek,
O Ti Magjepësi!
Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!
Unë të thërras Ty O Lavdi, O Bukuri,
O Ti Bujari!
Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!
Unë të thërras Ty O Më i Besuari,
O Dashuruesi Më i Mirë, O Zot i Agimit!
Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!
Unë të thërras Ty O Ndezës, O Ndriçues,
O Sjellës i kënaqësisë!
Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!
Unë të thërras Ty O Zot i Bujarisë,
O Më i Dhembshuri, O Më i Mëshirshmi!
Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!
Unë të thërras Ty O i Vetmi i Pandryshueshëm,
O Ti Jetëdhënësi, O Burim i çdo qenieje!
Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!

Unë të thërras Ty O Ti që përshkon të gjitha gjërat,

O Zot Që i Sheh të Gjitha, O Zot i Fjalës!
Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!

Unë të thërras Ty O i Dukshëm e megjithatë i Fshehur, O i Padukshëm e megjithatë i Mirënjohur, O Dëshmitar i kërkuar nga të gjithë!

Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!

Unë të thërras Ty, O Ti Që mbyt me emocione të dashuruarit, O Zot i Mirësisë për të ligun!

Ti i Mjaftueshmi, Ti Shëruesi,
Ti i Përhershmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!
O Plotësues, unë të thërras Ty, O Plotësues!
O Shërues, unë të thërras Ty, O Shërues!

O i Përhershëm, unë të thërras Ty, O Ti i Përhershmi!

Ti i Përherëpranishmi, O Ti i Vetmi i Përhershëm!

I shenjtëruar je Ti, O Perëndia im! Unë të lutem, për zemërgjerësinë Tënde, nga e cila portat e bujarisë e të mirësisë janë hapur tërësisht dhe Tempulli i Shenjtërisë Sate është vendosur mbi fronin e përjetësisë; dhe për mëshirën Tënde, me të cilën Ti i ftove të gjitha krijesat në tryezën e bujarive e të dhurëtive të Tua; dhe për hirin Tënd, me të cilin Ti Vetë u përgjigje me fjalën Tënde "Po!" në emër të të gjithë atyre që janë në qiell e në tokë, në orën kur sovraniteti Yt dhe madhështia Jote u reveluan, në atë agim kur fuqia e sundimit Tënd u bë e dukshme. Dhe përsëri unë të lutem, për këta emra kaq të hijshëm, për këto atribute kaq fisnike e sublime, dhe për Kujtimin Tënd më të Lavdëruar, dhe për Bukurinë Tënde të kulluar e të panjollë, dhe për Dritën Tënde të fshehur në tendën më të fshehtë, dhe për Emrin Tënd të veshur me rrobën e vuajtjes çdo mëngjes e mbrëmje, ta mbrosh bartësin e kësaj Tabele të bekuar, dhe cilindo që e thotë atë, dhe cilindo që vjen tek ajo, dhe cilindo që kalon pranë shtëpisë ku ndodhet ajo. Shëro Ti, pra, me të çdo të sëmurë e të varfër nga çdo telash e hidhërim, nga çdo mërzi cfilitëse e brengë, dhe udhëhiq me anë të tij cilindo që dëshiron të hyjë në shtigjet e udhërrëfimit Tënd, dhe në rrugët e faljes e të mirësisë Sate.

Ti je me të vërtetë i Fuqishmi, i Gjithëmjaftueshmi, Shëruesi, Mbrojtësi, Dhuruesi, Zemërdhembshuri, Bujariploti, i Gjithëmëshirshmi.

- Bahá'u'lláh

Lutja më e pranueshme është ajo që ofrohet me gjithë shpirt e me gëzimin më të madh; zgjatja e tepruar e saj nuk ka qenë dhe nuk është e pëlqyer nga Perëndia.

Sa më e shkëputur dhe më e kulluar të jetë lutja, aq më e pranueshme bëhet ajo në prani të Perëndisë.

- Báb

(Selections from the Writings of the Báb [Pjesë të Zgjedhura nga Shkrimet e Báb-it], f. 77-78)

FJALËT E PERËNDISË

Këto pjesë të zgjedhura të Shkrimeve të Shenjta, së bashku me një numër lutjesh, të cilat janë përfshirë të gjitha në këtë libër, janë përgatitur në Qendrën Botërore Bahá'í më 1981, nën titullin "Fjalët e Perëndisë".

Pjesë të zgjedhura nga Fjalët e Fshehura

të Bahá'u'lláh-ut ................................148

Fragmente nga disa Tabela

të Bahá'u'lláh-ut * ...........................153

Nga Shkrimet e 'Abdu'l-Bahá-it * ...............157

_________________________

* Disa nga pasazhet e Shkrimeve të Shenjta janë paraqitur në formë vargjesh vetëm për lehtësi në të kuptuar.

PJESË TË ZGJEDHURA
NGA FJALËT E FSHEHURA
TË BAHÁ'U'LLÁH-UT
O BIR I QENIES!

Parajsa jote është Dashuria Ime; shtëpia jote qiellore është ribashkimi me Mua. Hyr brenda e mos vono. Kjo është caktuar për ty në mbretërinë Tonë atje lart dhe në sundimin Tonë të lavdëruar.

O BIR I SHPIRTIT!

Mos kërko prej Meje atë që Ne nuk e dëshirojmë për ty, ji pra i kënaqur me ato që Ne kemi paracaktuar për të mirën tënde, sepse kjo të sjell përfitim ty, në qoftë se ti e ndien veten të kënaqur me këtë.

O BIR I NJERIUT!

Mos pëshpërit për mëkatet e të tjerëve sakohë ti je vetë mëkatar. Po e shkele këtë porosi, do të jesh i mallkuar dhe Unë dëshmoj për këtë.

O BIR I NJERIUT!

Mos ia moho shërbëtorit Tim në qoftë se kërkon ndonjë gjë prej teje, sepse fytyra e tij është fytyra Ime; ji, pra, i përunjur para Meje.

O BIR I QENIES!

Gjyko vetveten çdo ditë para se të thirresh për të dhënë llogari; sepse vdekja do të vijë tek ti pa paralajmërim, dhe ti do të thirresh të japësh llogari për bëmat e tua.

O BIR I QENIES MË TË LARTË!

Unë e kam bërë vdekjen lajmëtare gëzimi për ty. Përse, pra, brengosesh? Unë bëra që drita të derdhë mbi ty shkëlqimin e saj. Përse i fshihesh asaj?

O BIR I SHPIRTIT!

Me lajmet e gëzuara të dritës unë të përshëndes: gëzohu! Në oborrin e shenjtërisë Unë të thërres; qëndro atje, që të jetosh në paqe përgjithmonë.

O BIR I NJERIUT!

Mos i lër pasdore porositë e mia, në qoftë se e do bukurinë Time, dhe mos i harro këshillat e Mia, në qoftë se dëshiron të kesh pëlqimin Tim.

O BIR I NJERIUT!

Në të buzëqeshtë fati mos u gëzo, dhe në të ardhtë fatkeqësia mos u hidhëro, sepse të dyja do të kalojnë e s'do të jenë më.

O BIR I QENIES!

Në qoftë se të pushton varfëria, mos u trishto; sepse në kohën e duhur Zoti i pasurisë do të të vizitojë. Mos iu tremb poshtërimit, sepse lavdia do të ndalet tek ti një ditë.

O BIR I QENIES!

Mos u merr me gjërat e kësaj bote, sepse arin Ne e provojmë me zjarr, dhe me ar Ne vemë në provë shërbëtorët Tanë.

O BIR I QENIES!

Zemra jote është banesa Ime; dëlire atë për zbritjen Time. Shpirti yt është vendi Im i revelacionit; pastroje atë për shfaqjen Time.

O MIK!

Në kopshtin e zemrës sate mos mbill asgjë veç trëndafilit të dashurisë, dhe mos e lësho bilbilin e simpatisë e të dëshirës. Ruaje si thesar shoqërinë e të drejtëve dhe shmangiu çdo miqësie me të pafetë.

O BIR I PLUHURIT!

Verboji sytë, që të shohësh bukurinë Time; mbylli veshët, që të dëgjosh melodinë e ëmbël të zërit Tim; zbraze veten nga çdo dituri, që të marrësh pjesë nga dija Ime; dhe spastroje veten nga pasuritë, që të fitosh një pjesë të përhershme nga oqeani i pasurisë Sime të përjetshme. Domethënë verboji sytë për gjithçka veç bukurisë Sime; mbylli veshët për gjithçka veç fjalës Sime; zbraze veten nga çdo dituri veç dijes për Mua; që me shikim të qartë, me zemër të pastër e me vesh të vëmendshëm të hysh në oborrin e shenjtërisë Sime.

O FORMË E LËVIZSHME PLUHURI!

Unë dëshiroj bashkim me ty, por ti nuk ke pasur besim tek Unë. Shpata e rebelimit tënd e ka rrëzuar pemën e shpresës sate. Në çdo kohë Unë jam pranë teje, por ti je gjithnjë e më larg prej Meje. Lavdi të pavdekshme kam zgjedhur Unë për ty, por turp të pamasë ke zgjedhur ti për veten tënde. Sa nuk është vonë, kthehu e mos e humb shansin tënd.

O BIR I TOKËS!

Në qoftë se më ke Mua, mos kërko asnjë tjetër veç Meje; dhe në qoftë se sodit bukurinë Time, mbylli sytë për botën e për gjithçka që ndodhet aty; sepse vullneti Im dhe vullneti i dikujt tjetër, ashtu si uji dhe zjarri, nuk mund të bashkëjetojnë në të njëjtën zemër.

O MIK I PANJOHUR!

Qiriu i zemrës sate është ndezur nga dora e fuqisë Sime, mos e shuaj atë me erërat e kundërta të egoizmit e të pasionit. Shëruesi i të gjitha sëmundjeve të tua është kujtimi për Mua, mos e harro këtë. Bëje dashurinë Time thesarin tënd dhe ruaje atë si dritën e syrit e si jetën tënde.

O JU TE PASUR MBI TOKE!

Të varfërit midis jush janë shpresa Ime; ruajeni shpresën Time, dhe mos shikoni vetëm rehatinë tuaj.

O BIR I PASIONIT!

Pastroje veten nga ndyrësia e pasurisë dhe në qetësi të plotë shko përpara drejt mbretërisë së varfërisë; që nga burimi i shkëputjes të pish verën e jetës së pavdekshme.

O BIR I SHËRBËTORES SIME!

Prej gjuhës së të mëshirshmit pi me fund rrëkenë e misterit hyjnor, dhe sodit prej agimit të fjalës hyjnore shkëlqimin e zbuluar të yllit të ditës të urtisë. Hidhi farat e urtisë Sime hyjnore ne dheun e pastër të zemrës, dhe ujiti ato me ujërat e sigurisë, që zymbylat e dijes e të urtisë të mbijnë të freskët e të gjelbër nga qyteti i shenjtë i zemrës.

FRAGMENTE NGA DISA TABELA
TË BAHÁ'U'LLÁH-UT

Me të vërtetë Unë them, kjo është Dita në të cilën njerëzimi mund të shohë Fytyrën e të dëgjojë Zërin e të Premtuarit. Thirrja e Perëndisë ka buçitur dhe drita e fytyrës së Tij është ngritur mbi njerëzit. Është detyrë e çdo njeriu të fshijë nga tabela e zemrës së tij gjurmët e çdo fjale të kotë dhe të sodisë me mendje të hapur e pa paragjykime shenjat e Revelacionit të Tij, provat e Misionit të Tij dhe simbolet e lavdisë së Tij.

O ju fëmijë të njerëzve! Qëllimi themelor që frymëzon Besimin te Perëndia e te Feja e Tij është të mbrojë interesat e të çojë përpara unitetin e gjinisë njerëzore, të kultivojë frymën e dashurisë e të miqësisë midis njerëzve. Mos e bëni atë burim grindjeje e mosmarrëveshjeje, urrejtjeje e armiqësie. Kjo është rruga e drejtë, themeli i qëndrueshëm e i pandryshueshëm. Çdo gjëje që ngrihet mbi këtë themel, ndryshimet e përpjekjet e botës kurrë nuk mund t'ia dobësojnë fuqinë, dhe as mundet përparimi i shekujve të panumërt t'ia ndryshojë strukturën.

Zhytuni në oqeanin e fjalëve të mia, që të gjeni sekretet e tij, dhe të zbuloni të gjithë margaritarët e urtisë që fshihen në thellësitë e tij. Kini mendjen të mos lëkundeni në vendosmërinë tuaj për të përqafuar të vërtetën e kësaj Kauze - Kauzë, nëpërmjet së cilës potencialet e fuqisë së Perëndisë janë reveluar e është vendosur sovraniteti i Tij. Me fytyrat që ju shkëlqejnë nga gëzimi, nxitoni drejt Tij. Ky është Besimi i pandryshueshëm i Perëndisë, i përjetshëm në të shkuarën, i përjetshëm në të ardhmen. Ai që e kërkon le ta gjejë atë; dhe sa për atë që ka refuzuar ta kërkojë - me të vërtetë, Perëndia është i Vetëmjaftueshëm, mbi çdo nevojë të krijesave të Tij.

Thuaj: Kjo është Peshorja e pagabueshme, që e mban dora e Perëndisë, në të cilën të gjithë ata që janë në qiell e mbi tokë peshohen dhe përcaktohet fati i tyre, në qofshi ndër ata që e besojnë dhe e pranojnë këtë të vërtetë. Thuaj: Nëpërmjet saj i varfëri është pasuruar, i dituri është ndriçuar, dhe kërkuesit janë bërë të aftë të ngjiten në praninë e Perëndisë. Kini mendjen mos e bëni këtë shkak sherri ndërmjet jush. Jini aq të patundur, sa mali i palëvizshëm, në Kauzën e Zotit tuaj, të Fuqishmit, Dashuruesit.

Ji bujar në mirëqenie
dhe mirënjohës në mjerim.
Ji i denjë për besimin e fqinjit tënd
dhe shihe atë me fytyrë të qeshur e miqësore.
Ji thesar për të varfërin
e paralajmërues për të pasurin,
përgjigjju thirrjes së nevojtarit
dhe ruaje si gjë të shenjtë premtimin që jep.
Ji i ndershëm në gjykim
e i kujdesshëm në fjalë.
Mos ji i padrejtë ndaj askujt
dhe tregohu i butë me të gjithë njerëzit.

Ji si një llambë për të gjithë ata që enden në errësirë,

gëzim për të brengosurit, det për të eturit,
qiell për të vuajturit,
mbështetje e mbrojtje për atë
që është viktimë e shtypjes.
Le t'i shquajnë ndershmëria e drejtësia
të gjitha veprimet e tua.
Ji shtëpi për jabanxhiun,
balsam për atë që vuan,
kullë e sigurt për të arratisurin.
Ji sy për të verbërin
dhe dritë udhëheqëse në këmbët e atij që endet.
Ji stoli në shëmbëlltyrën e së vërtetës,
kurorë në ballin e besnikërisë,
shtyllë në tempullin e jetës së drejtë,
frymë jete për trupin e gjinisë njerëzore,
flamur i ushtrive të drejtësisë,
yll ndriçues mbi horizontin e virtytit,
vesë në tokën e zemrës njerëzore,
anije në oqeanin e dijes,
diell në qiellin e bujarisë,
gur i çmuar në diademën e urtisë,

dritë e shkëlqyer në kupën qiellore të brezit tënd,

fryt në pemën e përunjësisë.

Bukuria e Lashtë pranoi të lidhet me pranga, që njerëzimi të shpëtojë nga zinxhirët e tij, dhe pranoi të burgosej brenda kësaj Fortesë kaq të fuqishme, që gjithë bota të arrijë lirinë e vërtetë. Ai e piu gjer në fund kupën e vuajtjeve, që gjithë njerëzit e botës të arrijnë gëzimin e përjetshëm dhe të mbushen me gaz. Kjo vjen nga mëshira e Zotit tuaj, e Zemërdhembshurit, Mëshirëplotit. Ne pranuam të poshtërohemi, O besimtarë në Unitetin e Perëndisë, që ju të lartësoheni, dhe kemi vuajtur hidhërime të shumëllojshme, që ju të begatoheni e të lulëzoni. Atë që erdhi për ta rindërtuar sërish gjithë botën, shikoni sesi ata që e krahasuan veten me Perëndinë e detyruan të jetojë në qytetin më të shkretuar!

NGA SHKRIMET E 'ABDU'L-BAHÁ-IT
O ti që e ke kthyer fytyrën ndaj Perëndisë!

Mbylli sytë për gjithçka tjetër dhe hapi ata për mbretërinë e Lavdiplotit.

Lyp gjithçka dëshiron vetëm prej Tij;
kërko gjithçka që të duhet vetëm prej Tij.
Me një vështrim Ai jep
Njëqind mijë shpresa,
me një shikim Ai shëron
njëqind mijë sëmundje të pakurueshme,
me një të parë Ai vë balsam mbi çdo plagë,
me një pohim me kokë Ai i çliron zemrat
nga prangat e trishtimit.
Ai bën siç do Vetë,
e ç'rrugëdalje kemi ne?
Ai zbaton Vullnetin e Vet,
Ai urdhëron atë që i pëlqen.

Atëherë është më mirë për ty të përulësh kokën në shenjë nënshtrimi dhe ta mbështesësh besimin te Perëndia Mëshirëplotë.

Merru me kujtimin e Bukurisë së Atij Që është i Padetyruari herët në mëngjes dhe kërko kungatë me të në orën e agimit...

Të kujtuarit Tim është një ilaç shërues për shpirtrat dhe dritë për zemrat e njerëzve.

- Bahá'u'lláh

Rëndësia e Lutjes, e Përsiatjes dhe e Qëndrimit Devocional

Tema Plotësuese
Festa e Nëntëmbëdhjetë Ditëve 159
Kalendari i Festës së Nëntëmbëdhjetë Ditëve 162
Dinamika e Lutjes 163
Festat dhe Përvjetorët Bahá'í 166
FESTA E NËNTËMBËDHJETË DITËVE

"Juve ju është kërkuar të bëni një festë një herë në muaj, edhe sikur aty të shërbehet vetëm ujë. Perëndia në të vërtetë ka për qëllim t'i lidhë zemrat e njerëzve së bashku, si me mjete tokësore dhe me mjete qiellore."

- Bahá'u'lláh. Kitáb-i Akdas
____________________

"...Kur shkoni në mbledhje, para se të hyni atje çlirojeni vetveten nga gjithçka që keni në zemër, çlirojini mendjen dhe mendimet tuaja nga gjithçka tjetër veç Perëndisë, dhe folini zemrës suaj. Të gjitha këto mund ta bëjnë atë një mbledhje të dashurisë, ta bëjnë atë shkak ndriçimi, ta bëjnë një takim të tërheqjes së zemrave, ta rrethojnë këtë takim me Dritat e Grupimit Suprem, në mënyrë që ju të mblidheni së bashku me dashurinë më të madhe."

100

O Perëndi! Largoji të gjithë ata elementë që janë shkak mosmarrëveshjeje dhe përgatit për të gjithë ne ato gjëra që sjellin unitet e harmoni! O Perëndi! Zbrit mbi ne Aromat Qiellore dhe ktheje këtë takim në një takim të Qiellit! Na jep neve çdo përfitim e çdo ushqim. Përgatit për ne Ushqimin e Dashurisë! Na jep neve Ushqimin e Dijes! Dhurona Ushqimin e Ndriçimit Qiellor!

- 'Abdu'l-Bahá

Kujtojini këto gjëra në zemrat tuaja, dhe pastaj hyni në Festën e Unitetit.

"Secili prej jush duhet të mendojë si t'i bëjë të lumtur e të kënaqur anëtarët e tjerë të Asamblesë suaj, dhe secili duhet t'i konsiderojë të gjithë ata që janë të pranishëm si më të mirë e më më të mëdhenj sesa vetja e tij, dhe secili duhet ta konsiderojë veten si më pak se të tjerët. Njiheni pozitën e tyre si të lartë dhe mendojeni pozitën tuaj si të ulët. Sikur ju të veproni e të jetoni sipas këtyre kërkesave, dijeni me të vërtetë e me siguri se ajo Festë është Ushqimi Qiellor. Se ajo Darkë është 'Darka e Zotit!' Unë jam shërbëtori i atij takimi."

...Edhe nëse ekziston ftohtësia më e vogël midis shpirtrash të caktuar - mungesë dashurie - kjo duhet zhdukur krejtësisht. Duhet të ketë transparencë e pastërti maksimale qëllimesh...

Sa për Festën e Nëntëmbëdhjetë Ditëve, ajo gëzon mendjen dhe zemrën. Në qoftë se kjo Festë bëhet si duhet, miqtë, një herë në nëntëmbëdhjetë ditë, do ta ndiejnë veten shpirtërisht të rimëkëmbur dhe do të fitojnë një fuqi që nuk është e kësaj bote.

Udhëzime të 'Abdu'l-Bahá-it nga Përpilimi për Mbledhjet Bahá'í dhe Festën e Nëntëmbëdhjetë Ditëve nga Shtëpia Universale e Drejtësisë.

KALENDARI I FESTËS SË NËNTËMBËDHJETË DITËVE
Muaji Ditët e para
1. Bahá (Shkëlqim) 21 mars
2. Jalál (Lavdi) 9 prill
3. Jamál (Bukuri) 28 prill
4. 'Aẓamat (Madhështi) 17 maj
5. Núr (Dritë) 5 qershor
6. Ra(mát (Mëshirë) 24 qershor
7. Kalimát (Fjalë) 13 korrik
8. Kamál (Përsosuri) 1 gusht
9. Asmá' (Emra) 20 gusht
10. 'Izzat (Fuqi) 8 shtator
11. Mashíyyat (Vullnet) 27 shtator
12. 'Ilm (Dije) 16 tetor
13. Qudrat (Pushtet) 4 nëntor
14. Qawl (Ligjëratë) 23 nëntor
15. Masá'il (Pyetje) 12 dhjetor
16. Sharaf (Nder) 31 dhjetor
17. Sul(án (Sovranitet) 19 janar
18. Mulk (Sundim) 7 shkurt
19. 'Alá' (Lartësi) 2 mars

Ayyám-i-Há (Ditët e shtuara) shtrihen nga 26 Shkurti deri në 1 Mars, duke i përfshirë këto dy data.

DINAMIKA E LUTJES
PËR ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE
Hapi i parë:

Lutu dhe përsiat për të. Përdor lutjet e Manifestimeve, pasi ato kanë fuqinë më të madhe. Pastaj qëndro në heshtje i zhytur në mendim për pak minuta.

Hapi i dytë:

Arri në një vendim dhe qëndro tek ai. Ky vendim zakonisht lind gjatë përsiatjes. Ai mund të duket pothuajse i pamundur për t'u zbatuar, por në rast se duket që është përgjigje për një lutje ose një mënyrë për zgjidhjen e problemit, atëherë menjëherë bëj hapin tjetër.

Hapi i tretë:

Ji i vendosur për ta zbatuar vendimin. Shumë njerëz dështojnë në këtë pikë. Vendimi, ndërsa duhet të çojë në vendosmëri, dobësohet dhe, në vend të kësaj, bëhet një dëshirë apo një kërkesë e mjegullt. Kur lind vendosmëria, kaloni menjëherë në hapin tjetër.

Hapi i katërt:

Kini besim e bindje se fuqia do të vijë tek ju, rrugëzgjidhja do t'ju shfaqet, dera do t'ju hapet, mendimi i duhur, mesazhi i duhur, parimi i duhur ose libri i duhur do t'ju jepet. Kini besim dhe gjëja e duhur do t'jua plotësojë nevojën. Pastaj, ndërsa ngriheni nga lutja, bëni menjëherë hapin e pestë.

Hapi i pestë:

Veproni sikur gjithçka ka marrë përgjigje. Pastaj veproni në mënyrë të palodhur, me energji të pareshtur. Dhe ndërsa veproni, ju vetë do të bëheni një magnet, i cili do të tërheqë më tepër fuqi në qenien tuaj, derisa të bëheni një kanal i pazënë që fuqia hyjnore të vërshojë përmes jush.

Shumë veta luten, por nuk shkojnë më shumë sesa gjysma e fundit e hapit të parë. Disa që përsiatin arrijnë në një vendim, por nuk e zbatojnë atë. Të paktë janë ata që kanë vendosmërinë ta zbatojnë vendimin, edhe më të paktë janë ata që kanë besim se ajo që duhet do t'ua plotësojë nevojën. Por sa janë ata që kujtohen të veprojnë sikur gjithçka ka marrë përgjigje? Sa të vërteta janë këto fjalë: "Më e madhe se lutja është fryma me të cilën ajo thuhet", dhe më e madhe sesa mënyra si thuhet është fryma sesi ajo zbatohet.

- Shoghi Effendi

Këta pesë hapa janë sugjeruar nga Ruajtësi i shumëdashur, Shoghi Effendiu, për një besimtar, si mjete për të gjetur zgjidhje nëpërmjet përdorimit të lutjes. Kjo deklaratë, i përket kategorisë së deklaratave të njohura si "shënimet e pelegrinit", dhe si e tillë nuk ka fuqi detyruese, por meqënëse duket që është veçanërisht e dobishme dhe e qartë, u mendua se nuk duhet t'u mohohet besimtarëve.

PËRVJETORËT DHE FESTIMET BAHÁ'Í
* Festa e Novruzit (Viti i Ri Bahá'í),21 mars.
* Dita e parë e Ri(ván-it [Rizvanit] (Deklarimi i
Bahá'u'lláh-ut), 21 prill 1863.
* Dita e nëntë e Ri(ván-it, 29 prill.
* Dita e dymbëdhjetë e Ri(ván-it, 2 maj.
* Shpallja e Báb-it, 23 maj 1844.
* Ditëvdekja e Bahá'u'lláh-ut, 29 maj 1892.
* Martirizimi i Báb-it, 9 korrik 1850.
* Ditëlindja e Báb-it, 20 tetor 1819.
* Ditëlindja e Bahá'u'lláh-ut, 12 nëntor 1817.
* Ditë në të cilat puna duhet pezulluar.
Datëlindja e 'Abdu'l-Bahá-it, 23 maj 1844.
Dita e Besëlidhjes, 26 nëntor.
Ditëvdekja e 'Abdu'l-Bahá-it, 28 nëntor 1921.

Agjërimi, nëntëmbëdhjetë ditë duke filluar nga 2 marsi.

Ruajtësi këshillon që, po qe e mundur, miqtë t'i përkujtojnë disa nga festat e përvjetorët në kohët që vijojnë:

- Shpallja e Báb-it më 22 maj, rreth dy orë pas perëndimit të diellit.

- Dita e parë e Ridvan-it, rreth orës 3:00 pasdite, më 21 prill.

- Martirizimit i Báb-it më 9 korrik, rreth mesditës.

- Ditëvdekja e Bahá'u'lláh-ut, më 29 maj, në orën 3:00 të mëngjesit.

- Ditëvdekja e 'Abdu'l-Bahá-it më 28 nëntor, në orën 1:00 të mëngjesit.

* Ditët e Há, Ditë të Shtuara
* Báb-i
---------------

------------------------------------------------------------

---------------

------------------------------------------------------------

166
165
3

Table of Contents: Albanian :Arabic :Belarusian :Bulgarian :Chinese_Simplified :Chinese_Traditional :Danish :Dutch :English :French :German :Hungarian :Italian :Japanese :Norwegian :Persian :Portuguese :Romanian :Russian :Spanish :Turkish :Ukrainian :